32

Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

  • Upload
    others

  • View
    36

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë
Page 2: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

2 business news qershor - dhjetor 2010

Agna Group ndihmon familjet shkodrane të prekura nga përmbytja

Agna Group vazhdon trajnimet mbi “Kulturën e re të Korporatës”.

‘Star Academy’ dhe Pepsi në kërkim të talenteve të reja.

AGNA Group nis bashkëpunimin me kompaninë Mega 12

15

4 9

Page 3: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

3business news qershor - dhjetor 2010

Paul Van Dyk performon në Dhërmi

Skuadra e Agna Group fiton kampionatin e Volejbollit ndërmjet kompanive

Agna Group mbështet Forumin Rinor të Ball-kanit Perëndimor

‘October Fest’ mbërrin në Shqipëri 26

13

16 18

Page 4: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

4 business news qershor - dhjetor 2010

Agna Group vazhdon tra-jnimet mbi “Kulturën e re të Korporatës”. Gjatë gjithë vitit 2010 departamenti i Burimeve Njerëzore në Agna Group i ka kushtuar një rëndësi të veçantë trajnimit të gjithë punonjësve mbi “Kulturën e re të Korporatës”. ‘Kultura e re e Korporatës’ përf-shin aspekte të rëndësishme si ‘Frymë udhëheqje në çdo nivel’, ‘Komunikim i hapur dhe i sinqertë’, ‘Prioritet Vlerave’, ‘Përmirësohemi Vazhdimisht’, ‘Shpejtësi dhe Thjeshtësi’, ‘Përballemi me Realitetin’, ‘Cilësi në çdo gjë’, ‘Meritokraci’, ‘Kulturë Disipline’, ‘Punojmë Fort dhe Argëtohemi Fort’. Këto parime të rëndësishme që

mbartin në thelb filozofinë e biznesit në Agna Group, mund të kenë sukses vetëm nëse kuptohen mirë nga punonjësit, nëse zbatohen nga çdo departament, duke u bërë kështu pjesë e bashkëpunimit dhe vendimmarrjes në çdo aspekt. Trajnimet synojnë t’i ndihmojnë punonjësit t’i kup-tojnë më mirë këto parime dhe të sqarojnë aspekte të ndryshme në kuadrin e zbatimit të tyre në praktikë, sipas çdo departamen-ti. Në kuadrin e kulturës së re në Agna Group ne kërkojmë udhëheqës në çdo niv-el, që frymëzojnë njerëzit dhe nuk i ndry-dhin apo kontrollojnë. Sfida jonë kryesore është të mos mendojmë thjesht si menax-herë, por edhe si liderë, të udhëheqim me zemër dhe jo thjesht me mendje, të motivojmë skuadrat, t’u japim shansin të rriten profesionalisht, duke u rritur vetë së

pari. Ne synojmë të reflektojmë tek skuad-rat tona dashuri dhe përkushtim për pu-nën, të bëhemi shembull i të punuarit me vlera, të bëhemi çdo ditë më profesionistë, të respektojmë veten dhe njerëzit që na rrethojnë. Në Agna Group ne duam njerëz që komunikojnë hapur, që hedhin në tavolinë idetë e tyre, pa patur frikë nga gjykimet a paragjykimet. Duam që gjithsecili të thotë të vërtetën, jo atë që të tjerët duan të dëgjojnë. Por që kjo të ndodhë duhet integritet, duhen njerëz me vlera. Ndaj në Agna Group ne ju japim prioritet vlerave. Vlerat për të cilat flasim kanë të bëjnë me integritetin, me punën me përkush-tim, pasion dhe dashuri, me pasjen e kli-entit si prioritet, me shpirtin e fitores, me profesionalizmin, me frymën e skuadrës, fleksibilitetin në marrjen e vendimeve, të punuarit me mendje të hapur etjera. Puna jonë në Agna Group do të përfaqësohet në çdo hap dhe aspekt nga cilësia. Nuk do të pranojmë asnjë kom-promis në dëm të cilësisë së produkteve dhe shërbimeve, të kënaqësisë së punon-jësve, të garancisë së konsumatorit. Do të sigurojmë cilësi maksimale, por edhe çmime shumë të mira. Do të fokusohemi tek vlerat dhe do të kemi rezultate shumë të mira tek numrat. Do të kujdesemi

Page 5: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

5business news qershor - dhjetor 2010

për një biznes fitimprurës, por edhe për mirëqënien e komunitetit ku jetojmë. Ne e shikojmë ndryshimin si një mundësi, por kuptojmë se duhet të për-gatitemi për ndryshimin. Ne e kuptojmë se pa përmirësim të vazhdueshëm nuk do të mundemi të përballemi me realitetin që ndryshon vazhdimisht. Sekreti për suksesin mund të gjen-det në axhendat tona ditore. A bëjmë ne diçka qëllimisht për t’u rritur çdo ditë? A shkojmë më afër arritjes së potencialit tonë? Ndaj çdo punonjës nxitet të ndër-tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë jeta reduktohet në një gjë: përballja me realitetin dhe më pas marrja e vendimeve të drejta, bazuar mbi këtë realitet. Por asnjë ndryshim nuk mund të vijë nëse nuk do të kemi Kulturë Disi-pline. Disiplina është gjëja më fisnike në

botë. Ku nuk ka disiplinë nuk ka karakter dhe pa karakter nuk ka progres. Shumica e përgjigjeve për pyetjen “si të bëhemi më të mirë” qëndron tek pasioni dhe disi-plina. Punonjësit janë aseti ynë më i rëndësishëm. Në Agna Group gjithmonë jemi kujdesur që shpërblimi i punonjësve të reflektojë kontributet që gjithsecili jep në kompani, ndaj i japim rëndësi difer-encimit në shpërblim, duke vlerësuar ata pjestarë të skuadrës që e meritojnë. Nëse dëshirojmë të kemi njerëzit më të mirë në skuadrën tonë, duhet të përballemi me diferencimin. Diferencimi me bazë matjen e performancës ndihmon biznesin të funk-sionojë më mirë në çdo hallkë. Por çfarë do të ndodhë nëse nuk e shikojmë punën si argëtim, nëse nuk mar-rim kënaqësi brenda saj? Vetë jeta jonë do të ketë më pak kuptim, ndaj ‘Punojmë fort dhe argëtohemi fort’ është pjesë e filozo-

fisë së biznesit në Agna Group. Punojmë fort dhe argëtohemi fort’ do të thotë të shikojmë punën si argëtim, të gjejmë argëtim brenda saj, ta kemi pasion atë që bëjmë, të bëhemi më të mirë çdo ditë, të kuptojmë se nëse nuk bëjmë punën që duam, ne po çojmë dëm ditët e jetës sonë. Të gjitha këto aspekte të Kulturës së re të Korporatës marrin kuptim përmes trajnimeve, diskutimeve në grup dhe çfarë është më e rëndësishme, përmes zbatimit të tyre në praktikë. Një biznes do të shkojë aq larg sa shkon “hapi” i punonjësve të tij. Janë njerëzit që kanë punuar dhe punojnë ndër vite me Agna Group, ata që i kanë dhënë suksesin këtij biznesi, ndaj trajnimi i njerëzve, investimi tek ata, fuqizimi i tyre, bëhet faktor kyç në projektimin e hapave të biznesit të Agna Group për vitet që vijnë.

Page 6: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

6 business news qershor - dhjetor 2010

Vaji i Ullirit Altis është tashmë prezent në tregun shqiptar, si pjesë e portofolit të produkteve të Agna Group.Çdo varietet vaj ulliri Altis ka karakateristikat e tij të veçanta, lloje të ndryshme shijesh, erërash dhe aromash. Portofoli i Altis është rezultati i një tradite të gjatë të përzgjedhjes dhe përzierjes së vajrave më të mira të ullirit që prej 1967. Vaji i Ullirit Altis është lider në tregun grek, dhe shitet me sukses në tregjet Europiane, si dhe në Australi e Kanada, duke ju dhënë mundësi konsumatorëve të gëzojnë shijen dhe cilësinë superiore.

Vaji i Ullirit Altis

IVI Fruitea

Produkte të reja

Një freskuese me lëng natyral dhe ekstrakte të çajit të kuq. Më pak i gazuar, pa ngjyrues artificialë, me 2 shije: shegë & çaj i kuq, luleshtrydhe & çaj i kuqMe lëng natyral të frutave të kuqe dhe ekstrakte të çajit të kuq, IVI Fruitea plotëson nevojat e konsumatorëve për një zgjedhje më natyrale dhe të shën-detshme, duke ruajtur shijen dhe freskinë!

Altis Extra Virgin Oil dhe Altis Olive Oil

Page 7: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

7business news qershor - dhjetor 2010

Çokollatat NESTLÉÇokollata NESTLÉ® me Qumësht Çokollata NESTLÉ® me Qumësht është prodhuar me qumësht çokollatë Nestle, duke ofruar një shije të mrekullueshme.

Çokollatë e zezë Nestlé mrekullon konsumatorët çdo ditë, kudo në botë. Nestlé ofron çokollatën ideale për t’u shijuar, si dhe për të qenë pjesë e një diete të balancuar dhe një jetese aktive.Çokollata e zezë njihet veçanarisht për kënaqësinë që të dhuron, por gjithashtu lavdërohet për substancën parandaluese të oksidimit. Studimet tregojnë se çokollata e zezë përmban më shumë substancë anti-oksiduese sesa vera e kuqe apo çaji dhe nëse përdoret me dozë të caktuar, çokollata e zezë ka përfitime shëndetësore duke filluar nga tensioni i gjakut dhe ulja e kolesterolit.

Çokollatat LION® Nestle shton gamën e çokollatave në tregun Shqiptar. Çokollatat Lion prezantohen për herë të parë këtë vit në Shqipëri. Lion është paraqitur në tregjet Europiane qysh prej viteve ‘70 dhe ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me shitje vjetore mbi 36,000 ton për vit. Në vitin 2002 ky produkt u bë një ndër 10 liderat në segmentin e çokollatave në të gjithë Europën. Pse LION?-Sepse të jep fuqi: çdo kafshatë të jep ndjesinë e një Luani të vërtetë! -Sepse të frymëzon me vetëbesim: ky qëllim arrihet lehtë me LION; -Sepse të tundon me shijen e pasur të krem karamelit, kikirikë dhe çokollatë; -Sepse është unik: me LION ndjen lirinë e vërtetë dhe mund të kapërcesh çdo kufi

LION Standart; LION me Kikirikë; LION e Bardhë

Page 8: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

8 business news qershor - dhjetor 2010

DUEL & SPIN Selection Aroma të reja për festat e fundvitit! DUEL dhe SPIN- Edicion i limituar me Aroma Festive!Aromat tunduese të DUEL dhe SPIN mund t’ju bëjnë të fitoni një udhëtim ekzotik. Por jo vetëm kaq:DUEL Selection pluhur 3kg +300g GRATIS DUEL Selection zbutës 2l + 250ml GRATISSPIN larës pjatash 1250ml + 250ml GRATIS Prisni kuponin nga secili paketim i Duel Selection dhe Spin Selection, vendoseni në një zarf me emrin tuaj, mbiemrin, numrin e tele-fonit dhe dërgojeni deri në 23 Janar 2011 në adresën: Agna sha, Autostrada Tirane-Durres km 0, Kodi Postar 1001,Tiranë. Shorteu do te hidhet në 30 Janar 2011. Fituesit e shorteut do te shpallen ne gazetën “Panorama’’ dt 31 Janar 2011, si dhe në faqen e internetit: www.agnagroup.com

Subrina Subrina daton në vitin 1958 dhe njihet si kom-pania e parë në tregjet ish-Jugosllave që prezantoi një risi- balsamin e flokëve-Subrina. Gjatë viteve, Subrina u bë sinonim për balsamin e flokut dhe brandi më i fortë në kategorinë e rigjeneruesve për flokun. Sot, Subrina ofron produkte për kujdesin e plotë të flokut dhe lëkurës së kokës. Është një brand i njohur, me shumë vite eksperiencë, me alternativa origjinale dhe të freskëta. Subrina jo vetëm që ndjek tendecat, por përshtat dhe zhvillon produktet sipas dëshirave dhe nevojave të përdoruesve të saj (meshkuj dhe femra).

Page 9: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

9business news qershor - dhjetor 2010

AGNA Group nis bash-këpunimin me kompaninë Mega Agna Group ka shtrirë sëfundmi bashkëpunimin e saj me kompaninë e mirënjohur greke MEGA, e cila prodhon dhe tregëton një gamë të gjërë të produk-teve të higjenës personale. Ky bash-këpunim i shton gamës së produkteve të Agna Group, një gamë të re produktesh në fushën e higjenës personale, duke shtuar kështu kujdesin për konsumatorin edhe në këtë fushë të rëndësishme dhe delikate. Kompania MEGA ka një eksperi-encë 30 vjeçare në tregun grek dhe atë ndërkombëtar. Markat e saj të mirënjohura si EVERYDAY, POM PON, BABYCARE, BAB-YLINO, WET HANKIES, SANI, MEGAFORM fitojnë çdo ditë besimin e konsumatorëve në shumë vende të botës. Kompania MEGA ashtu si dhe AGNA GROUP kanë traditë në përkushtimin ndaj cilësisë më të lartë

të produkteve. Prej vitesh ajo investon në projekte kërkimore për të kuptuar dëshi-rat dhe nevojat e konsumatorëve, si dhe për të zhvilluar produkte inovative, që ju përgjigjen këtyre dëshirave dhe nevo-jave. Dhe për këtë ajo investon vazhdi-misht në makineri dhe paisje prodhimi të teknologjisë së fundit, lëndë të para tepër cilësore duke e bërë këtë kompani një nga prodhuesit më të rëndësishëm të produk-teve të higjenës personale në mbarë Eu-ropën. Ndër bashkëpunëtorët e saj në të gjithë botën, tashmë renditet edhe Agna Group. Agna Group, një ndër bizneset më të suksesshmë në Shqipëri, ka pjesë të portofolit të saj brande të mirënjohura në të gjithë botën si Pepsi, Glina, Lipton, Heineken, Molto, McCain, Karelia, Diageo, Nestle, etjerë. Bashkëpunimi i Agna Group

Produkte të higjenës personale të cilësisë së lartë

me kompaninë MEGA, ju sjell konsuma-torëve shqiptarë premtimin për produkte cilësorë, të shumëllojshme, në fushën e higjenës personale. Kategoria e Higjenës Personale është një fushë delikate dhe kërkon produkte të cilësisë së lartë, që sjellin vazhdimisht risi për konsumatorët, si dhe dedikim dhe përkushtim të vazh-dueshëm ndaj tyre.

Page 10: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

10 business news qershor - dhjetor 2010

Pepsi pjesë e aktivitetit kundër shfrytëzimit

të fëmijëve Shoqata BKTF ‘Bashkë Kundër Trafi-kimit të Fëmijëve’ organizoi një fushatë sensibilizuese kundër shfrytëzimit të pu-nës së fëmijëve. Kjo fushatë pati në thelb respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe largimin e fëmijëve nga puna e zezë dhe lypja. Në këtë aktivitet u bashkuan dhe përfaqësues nga Ministria e Punës, Min-istria e Brendshme, Bashkia Tiranë, Am-basada Amerikane, Ambasada Hollandeze, Komisioni Europian dhe organizata të shoqërisë civile. Në këtë akt sensibilizimi u bashkuan rreth 500 fëmijë nga qendrat e koalicionit BKTF.Ky aktivitet u mbështet nga Pepsi.

Agna Group pranë Kryqit të Kuq Shqiptar në nismën “Rinia pa kufij” Rreth 200 të rinj vullnetarë të Kryqit të Kuq nga vendet e Ballkanit (Shqipëria, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria, Serbia, Sllovenia, Bosnja-Herzegovina, Maqedonia e Kroacia) morën pjesë në aktivitetin me moto “Rinia pa kufij”. Në qendër të këtij akti humanitar ishte konkursi ballkanik për dhënien e ndihmës së parë në raste aksidentesh. Aktiviteti zgjati katër ditë ku morën pjesë rreth 200 të rinj.Agna Group mbështeti këtë aktivitet i cili u finalizua me një ceremoni çmimesh në Am-fiteatrin e Akademisë së Arteve.

Sociale

Page 11: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

11business news qershor - dhjetor 2010

Shqipëria FestonLiberalizimin e Vizave Nën moton “pa viza në Europë”, mi-jëra qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shq-ipërisë festuan në pika të ndryshme të kryeqytetit, vendimin për liberalizimin e vizave. Edhe në zonën e ish bllokut të rinjtë e ardhur nga mbarë vendi festuan deri në orët e para të mëngjezit, pranë stendave të ngritura posaçërisht për aktivitetin. Kësaj feste iu bashkua edhe Pepsi.

Festa kombëtare e SHBA Festohet dhe në Tiranë Edhe këtë vit, Dhoma Amerikane e Tregtisë organizoi në ambjentet e Shkollës Wilson një aktivitet festiv me rastin e festës së Pavarësisë së SHBA, me pjesmar-rjen e gjerë të anëtarëve të kësaj Dhome, të ftuar nga fusha e artit, biznesit si dhe nga organizatat ndërkombëtare që veproj-në në Shqipëri. Ky aktivitet u mbështet nga Pepsi.

Agna Group pjesmarrëse në panairin “Work & Study” Studentët e universiteteve pub-like dhe atyre private patën mundësinë e aplikimit për punë gjatë ditëve të panairit “Work & Study”, që u zhvillua në 17-19 Shtator në Pallatin e Kongreseve. Shumë studentë përfituan nga prania e një numri të madh kompanish në këtë aktivitet. Edhe këtë vit Agna Group ishte pjesëmarrëse në këtë panair, për të ofruar mundësi punësi-mi për studentët më të mirë.

Festohet Ditëlindja e Mad-hërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeth II Ambasada Britanike në Tiranë festoi si cdo vit Ditëlindjen Zyrtare të Madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeth II, me një ceremoni të veçantë në rezidencën e Am-basadorit Britanik në Tiranë. Agna Group mbështeti këtë aktivitet.

Page 12: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

12 business news qershor - dhjetor 2010

Agna Group ndihmon famil-jet shkodrane të prekura nga përmbytja Agna Group ndihmoi me 15 mijë euro familjet shkodrane të prekura nga përmbytja. Kamionët e Agna Group transportuan në magazinat e emergjencës ujë, lëngje frutash dhe produkte ushqimore, për t’i çuar më pas në vendet ku strehohen këto familje. Agna Group ndihmoi familjet shkodrane edhe në emergjencën e fil-limvitit dhe ndër vite mbështet grupet në nevojë, pasi vëmendja për komunitetin është pjesë e filozofisë së biznesit të Agna Group.

Pepsi bashkohet me të rinjtë në konkursin e përvitshëm të Ese-së Rrjeti Rinor shqiptar, nën moton “Let’s Get Started”, organizoi në ambientet e British Council konkursin e përvitshëm të esesë me temë: “Shqipëria është, le të bëjmë Shqiptarët”. Në këtë aktivitet morën pjesë të rinj të moshave 17-27 vjeç. Ese-të më të mira u vlerësuan me çmime të ndryshme monetare, sete librash, mundesi punësimi sezonal, anëtarësime në organizatë, etjerë. Edhe këtë vit, konkurrsi i esesë u mbështet nga Pepsi. Pepsi dhuroi çmimin e vendit të parë i cili u fitua nga Fatjon Likoskëndaj.

Page 13: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

13business news qershor - dhjetor 2010

Agna mbështet Forumin Rinor të Ballkanit Perëndimor Në ambientet e pallatit të kongreseve u zhvillua konferenca e Forumit Rinor të Ball-kanit Perëndimor me nismën “Lëvizja nuk duhet të ndalojë tek kufijtë e EU”. Në këtë aktivitet 3 ditor morën pjesë të rinj nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare. Në këtë konferencë u diskutua gjerësisht mbi proçedurat e domo-sdoshme për liberalizimin e vizave. Agna Group mbështeti këtë aktivitet.

Page 14: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

14 business news qershor - dhjetor 2010

Amstel Pulse dhe Johnnie Walker, pjesë e ‘International Film Summer Fest’ Këtë verë u zhvillua sërisht në qyte-tin e Durrësit edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit. Amfiteatri antik romak i Durrësit u kthye në një ki-nema gjigande verore ku mijëra pushues shijuan deri në orët e vona të natës filmat e këtij Festivali. ‘International Film Summer Fest’ gjallëroi gjithë qytetin dhe në veçanti qendrën e tij, të kthyer në një “Ishull Fes-tivali”. Amstel Pulse dhe Johnnie Walker u bënë pjesë e netëve speciale të filmit dhe festave të organizuara në kuadrin e ‘Inter-national Film Summer Fest’.

Uji Glina, sponsor gjeneral i ‘Miss Shqipëria 2010’ Konkursi i bukurisë ‘Miss Shq-ipëria 2010’ organizuar nga Deliart As-sociation, u zhvillua këtë vit në kalanë e Gjirokastrës, me pjesëmarrjen e 32 bu-kurosheve shqiptare nga të gjitha krahi-nat e Shqipërisë dhe pati mbështetjen e veçantë të ujit mineral natyral Glina. Në këtë spektakël ku mbizotëron-te konkurrenca, kishte të ftuar person-azhe të botës së spektaklit, po ashtu edhe këngëtarë të njohur shqiptarë, si dhe të ftuar nga Italia dhe Greqia. Konkursi i bukurisë shënoi një natë të paharrueshme në kalanë e lashtë të Gjirokastrës.

Kulturore

Page 15: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

15business news qershor - dhjetor 2010

‘Star Academy’ dhe Pepsi në kërkim të talenteve të reja. Edhe këtë vit ‘Star Academy’ solli në skenë të rinj të talentuar nga Shqipëria dhe Kosova. Netë të gjata ethesh dhe emocionesh shoqëruan edhe edicionin e pestë të këtij formati televiziv. Interpretime mbresëlënëse, materiale muzikore të përzgjedhura me shumë kujdes, momente ankthi dhe kthesa të papritura emocionale me një konkurrencë të fortë gjatë gjithë garës. Një natë speciale ishte finalja e “Star Academy 5”. Më shumë se një sfidë e fundit mes nxënësve, nata finale ngjasoi me një shfaqje të madhe. Ishte beteja e fundit për çmimin e madh. ‘Star Academy’ u mbështet për të pestin vit nga Pepsi.

Page 16: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

16 business news qershor - dhjetor 2010

Pepsi mbështet Edicionin e Tretë të Milan Junior Camp Për të tretën herë u organizua në Tiranë “Milan Junior Camp”, ku morën pjesë 350 fëmijë të talentuar nga e gjithë Shqipëria. Ata patën mundësinë të stërviten nga trajnerë profesionistë të klubit të mirënjohur italian A.C. Milan. Pesë prej fëmijëve u përzgjodhën për të marrë pjesë në aktivitetin sportiv në stadiumin e San Siros ku ndodhet dhe vetë klubi i Milan. Pepsi mbështeti këtë aktivitet për të tre-tin vit rradhazi.

Sportive

Uji Spring, pjesë e Turit Miqësor Çiklistik Federata Shqiptare e Çiklizmit zhvilloi me 20 Shtator Turin Miqësor çiklistik me objektiv sensibilizimin e sa më shumë njerëzve për këtë lloj sporti. Këtë vit aktivitetet e kalendarit sportiv u shtrinë në të gjitha hapësirat e Shq-ipërisë dhe në to morën pjesë klubet sportive më të mira të vendit. Aktivitetet e Federatës së Ciklizmit mbështeten në vazhdimësi nga uji mineral natyral Spring.

Page 17: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

17business news gusht - dhjetor 2009

Page 18: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

18 business news qershor - dhjetor 2010

Page 19: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

19business news qershor - dhjetor 2010

Page 20: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

20 business news qershor - dhjetor 2010

Paul Van Dyk performon në Dhërmi 31 Korriku në Havana Club, Dhërmi, shënoi një nga netët më të paharrueshme për mijëra fansa të muz-ikës tekno, nën performancën e Paul Van Dyk, një nga DJ-të më të njohur në botë. Mijëra fansa u shkrinë në at-mosferën elektrizuese të muzikës dhe festuan me Amstel Pulse dhe Smirnoff vodka deri në orët e para të mëngjesit. Ky aktivitet i madh bashkoi pesë mijë fansa nga e gjithë Shqipëria dhe shumë grupe të rinjsh nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

AKTIV

ITETE

Page 21: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

21business news qershor - dhjetor 2010

Tirana Summer Nightfestohet me Smirnoff Vodka ‘Tirana Summer Night’, organizuar në ambjentet e Mai Tai Resort, ishte një nga aktivitetet muzikore më të mëdha të këtij viti në jetën e kryeqytetit. Mar-tin Solveig, i cili njihet nga të gjithë si DJ themelues i muzikës elektro pop dhe funky house, ishte gjithashtu i pranishëm në këtë natë festive. Shumë fansa patën shansin të festonin së bashku me të deri në orët e para të mëngjesit, të shoqëru-ar me Smirnoff Vodka.

Page 22: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

22 business news qershor - dhjetor 2010

‘October Fest’ mbërrin në Shqipëri “Oktober fest” e njohur si festa e birrës në traditën gjermane, u organizua këtë vit në kryeqytet pranë Qendrës Kristal. Kjo traditë 200 vjeçare marrë nga Mynih, tashmë nuk festohet vetëm në Gjermani, por në mbarë botën. Në Shqipëri kjo festë ka lidhur traditën gjermane me kul-turën festive shqiptare. Në këtë festë morën pjesë kompanitë prodhuese vendase dhe kompani distributore të markave botërore. Amstel, një ndër birrat më popullore në Shqipëri, ishte pjesë e kësaj feste. Orkestra profesionale shqiptare, e përgatitur dhe me një repertor të pasur të muzikës shqiptare dhe gjermane, ishte pjesë e festës. Të githë u dëfryen në këtë ditë të paharrueshme, nën shijen e birrës Amstel.

Page 23: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

23business news qershor - dhjetor 2010

amstel reklame

Page 24: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

24 business news gusht - dhjetor 2010

Të dashur miq, Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2011!

Dear friends, Merry Christmas and Happy New Year 2011!

gëzuar festat, gëzuar festat, gëzuar festat,

Një u

rim sp

ecial

dhe

një

falen

derim

i ng

roht

ë për

par

t-

nerë

t dhe

bas

hkëp

unët

orët

tanë

në k

ëtë p

rag

festa

sh.

Prej

vites

h pu

nojm

ë sëb

ashk

u në

pro

jekte

bizn

esi d

he

ndihm

ojmë n

jëri -

tjet

rin n

ë sfid

a të p

ërba

shkë

ta.

Dear

par

tner

s and

frien

ds,

We w

armly

than

k you

, and

send

our

spec

ial g

reet

ings

on th

e occ

asion

of C

hrist

mas an

d Ne

w Year

celeb

ratio

ns.

We w

ork t

oget

her t

hrou

ghou

t the

year

s in

busin

ess p

roj-

ects

and

supp

ort e

ach

othe

r in

common

chall

enge

s.

Page 25: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

25business news gusht - dhjetor 2009

Page 26: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

26 business news qershor - dhjetor 2010

Spring dhe Vivid, pjesë e Kampionatit Botëror të Dancit Sportiv Më 18 Shtator u zhvillua për herë të parë në Shqipëri, kampionati botëror i Dancit Sportiv. Organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Dancit Sportiv, me mo-ton “Albania open to the world, MOTHER THERESA CUP 2010”, kampionati përballi sportistë të shquar nga 5 kontinente, mbi 100 çifte nga e gjithë bota ku midis tyre ishte dhe ekipi ynë kombëtar. Ky aktivitet bëri të mundur që Shq-ipëria të tregojë vlerat e saj në këtë sport dhe të njihet pozitivisht në arenën sportive ndërkombëtare. Kampionati Botëror i Dan-cit Sportiv u zhvillua në pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’ dhe u mbështet nga uji Spring dhe Vivid.

Page 27: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

27business news qershor - dhjetor 2010

albartex reklame

Page 28: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

28 business news qershor - dhjetor 2010

Skuadra e Agna Group fiton kampionatin e Volejbollit ndërmjet kompanive Finalja e kampionatit të Volejbollit mes kompanve, përfundoi në datën 31 Tetor, me fitoren e ekipit të Agna Group. Të gjitha ndeshjet kanë pasur rivalitet, por më i spikatur ka qenë takimi final, i zhvilluar në pallatin e sportit “Farie Hoti”, ndërmjet ekipit të Fakultetit Ekonomik dhe Agna Group.Zhurmat e vuvuzelave, brohoritjet dhe entuziazmi i tifozëve ndezën dhe më tepër atmos-ferën. Për rreth 120 minuta të dyja skuadrat kanë shfaqur shpirtin e tyre luftarak, duke ‘mos lëshuar pe’ deri në fund të takimit. Ndeshja reflektoi përqëndrim, etjen për të rrëm-byer Kupën, shpirtin e fitores, ritmikën e një volejbolli modern në skemë dhe gëzimin e pamatë përftuar prej çasteve emocionuese.

Trajneri i skuadrës së Agna Group, Hektor Kordhaku, i kënaqur nga loja e ekipit të tij, u shpreh se arritja e fitores nuk ishte thjesht rastësi, por rrjedhojë e dëshirës, përkush-timit, parapërgatitjes dhe ven-dosmërisë së djemve dhe va-jzave të Agna Group. Skuadrat pjesëmarrëse në kampionatin e volejbollit ishin DHL, Dudaj, Ambasada Amerikane, ISN Albania, Rai-feissen Bank, Alpha Bank, Fakulteti Ekonomik, Unioni Shqiptar Kursim Kredi, Voda-fone Al, Tirana Airport, Public Affairs e Ambasadës Ameri-kane, Cez Albania, Digitalb, Kalo & Associates, Banka e Shqipërisë, Abissnet, BKT, ZKT Law dhe ICST Albania.

Page 29: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

29business news qershor - dhjetor 2010

Page 30: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

30 business news qershor - dhjetor 2010

FRIENDS

Achristmas

is a dayDAY

ANDTRADITIONS

ASPECIALDAY

OFMEANING

SPENT IN

OF familythe warm circle

and

Page 31: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë

Agna Group - Business News

31business news qershor - dhjetor 2010

Page 32: Agna Group Agna Group Qershor... · tojë një plan për rritjen e tij personale, në bashkëpunim me eprorin përkatës dhe departamentin e Burimeve Njerëzore, pasi biznesi si vetë