26
Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014 1 Agon Topxhiu, student, viti i III, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE- RASTI I KOSOVËS ABSTARKT Qëllimi i punimit është që të analizohet roli i eksportit në rritje ekonomike në kushtet dhe rrethanat e Kosovës. Në këtë drejtim janë prezantuar aspekte teorike të rolit të eksportit në rritje ekonomike, ku hulumtimet e shumta teorike dhe praktike kanë dokumentuar se ekziston një lidhje pozitive në mes të rritjes ekonomike dhe eksportit. Në punim kam përdorë modelin e regresionit të thjeshtë linear dhe metodën e katrorëve më të vegjël për të verifikuar supozimin se eksporti ka efekt pozitiv në rritje ekonomike. Rezultatet e nxjerra nga analiza empirike shpijnë në konkludimin se në Kosovë eksporti ka efekt pozitiv në rritje ekonomike, mirëpo ndikimi i tij për periudhën e vrojtuar statistikisht nuk ka qenë signifikant. Kjo është edhe e kuptueshme për rrethanat e ekonomisë së Kosovës për arsye se pjesëmarrja e eksportit të mallrave në GDP e Kosovës është mjaft e ulët. Duke pasur parasysh se shpërpjesëtimet në mes të eksportit dhe importit janë shumë të mëdha, si dhe faktin se rritja e eksporteve është vitale për ekonominë e vendeve në zhvillim siç është Kosova, janë analizuar edhe potencialet natyrore dhe njerëzore me të cilat disponon Kosova që mund të mobilizohen për rritje ekonomike dhe zhvillim të eksportit si dhe strategjitë të cilat mund të aplikohen në Kosovë për rritjen e eksporteve dhe rritjen ekonomike në përgjithësi. Fjalët kyçe: rritja ekonomike, eksporti, importi, bilanci tregtar, promovimi i eksportit, analiza e regresionit linear I. HYRJE Bota sot karakterizohet me trende interesante dhe të shpejta. Në botën në të cilën jetojmë, sot mund të konsumojmë çdo produkt ngado që është prodhuar. Trendët globale tregojnë se çdo javë 1 milion persona lëvizin nga fshatrat në qytete , që do të thotë 4 milionë persona në muaj lëvizin nga fshatrat në qytete. Për herë të parë në historinë e njerëzimit sot ka më shumë persona të cilët jetojnë në qytete sesa në fshatra. Sot ka më shumë persona të cilët vuajnë nga mbipesha, sesa persona të cilët vuajnë nga uria. Trendët demografike tregojnë se në disa shtete të botës ka më shumë persona të moshuar 65-70 sesa fëmijë 1-4vjet. Kjo tregon qe popullsia botërore është duke u vjetruar. Trendët globale tregojnë se India në vitin 2030 do të jetë shteti me popullimin

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

1

Agon Topxhiu, student, viti i III, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE- RASTI I KOSOVËS

ABSTARKT

Qëllimi i punimit është që të analizohet roli i eksportit në rritje ekonomike në kushtet dhe

rrethanat e Kosovës. Në këtë drejtim janë prezantuar aspekte teorike të rolit të eksportit në rritje

ekonomike, ku hulumtimet e shumta teorike dhe praktike kanë dokumentuar se ekziston një

lidhje pozitive në mes të rritjes ekonomike dhe eksportit. Në punim kam përdorë modelin e

regresionit të thjeshtë linear dhe metodën e katrorëve më të vegjël për të verifikuar supozimin se

eksporti ka efekt pozitiv në rritje ekonomike. Rezultatet e nxjerra nga analiza empirike shpijnë

në konkludimin se në Kosovë eksporti ka efekt pozitiv në rritje ekonomike, mirëpo ndikimi i tij

për periudhën e vrojtuar statistikisht nuk ka qenë signifikant. Kjo është edhe e kuptueshme për

rrethanat e ekonomisë së Kosovës për arsye se pjesëmarrja e eksportit të mallrave në GDP e

Kosovës është mjaft e ulët.

Duke pasur parasysh se shpërpjesëtimet në mes të eksportit dhe importit janë shumë të mëdha, si

dhe faktin se rritja e eksporteve është vitale për ekonominë e vendeve në zhvillim siç është

Kosova, janë analizuar edhe potencialet natyrore dhe njerëzore me të cilat disponon Kosova që

mund të mobilizohen për rritje ekonomike dhe zhvillim të eksportit si dhe strategjitë të cilat

mund të aplikohen në Kosovë për rritjen e eksporteve dhe rritjen ekonomike në përgjithësi.

Fjalët kyçe: rritja ekonomike, eksporti, importi, bilanci tregtar, promovimi i eksportit, analiza e

regresionit linear

I. HYRJE

Bota sot karakterizohet me trende interesante dhe të shpejta. Në botën në të cilën jetojmë, sot

mund të konsumojmë çdo produkt ngado që është prodhuar. Trendët globale tregojnë se çdo javë

1 milion persona lëvizin nga fshatrat në qytete , që do të thotë 4 milionë persona në muaj lëvizin

nga fshatrat në qytete. Për herë të parë në historinë e njerëzimit sot ka më shumë persona të cilët

jetojnë në qytete sesa në fshatra. Sot ka më shumë persona të cilët vuajnë nga mbipesha, sesa

persona të cilët vuajnë nga uria. Trendët demografike tregojnë se në disa shtete të botës ka më

shumë persona të moshuar 65-70 sesa fëmijë 1-4vjet. Kjo tregon qe popullsia botërore është

duke u vjetruar. Trendët globale tregojnë se India në vitin 2030 do të jetë shteti me popullimin

Page 2: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

2

më të madh në botë, ndërsa në vitin 2020 Kina pritet që të jetë ekonomia më e madhe në botë

duke kaluar SHBA-të . Për herë të parë në historinë e njerëzimit klasa e mesme apo personat me

të ardhura mesatare i tejkalojnë ata me të ardhura të vogla. Këto trende kanë ndikim në çdo cep

të botës, e po ashtu edhe në Kosovë. Të gjitha këto trende janë pjesë e globalizmit. Globalizimi

sot është një proces i cili përfshin lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit , dhe po ashtu

të njerëzve. Tregues të globalizimit p.sh janë: Sa persona janë duke e përdorur internetin , sa

persona janë duke udhëtuar si turist, sa shkëmbime ditore të parave janë bërë etj. Të gjithë e

dimë se globalizimi është një proces i cili është duke ndodhur mirëpo a ekziston ndonjë mënyrë

për ta matur atë ? Njëra nga mënyrat për matjen e globalizimit është nëse analizojmë Indikatorët

agregat global.

Tab. 1. Disa nga treguesit agregat të globalizimit

Indikatorët: 1980 1985 1990 1995 2000 2005 2010

A. Ekonomik:

Eksportet + importet e të mirave dhe shërbimeve si % e

GDP-së.

38.4 37.8 38 41.8 48.8 53.7 56

Shtetet e zhvilluara , si % e GDPS-së. 39.5 39.1 38 40.9 48.1 52 55.9

Shtetet në zhvillim, si % e GDP-së. 32.8 31.2 38.1 46.4 52.5 62 56.7

Investimet e huaja direkte, si % e GDP 6.5 8.3 9.4 11.3 23.1 25.2 29.7

Shtetet e zhvilluara ,si % e GDP-së. 4.9 6.5 8.9 10.8 22.7 25.3 30.7

Shtetet në zhvillim, si % e GDP-së. 11.8 14.7 13.6 16.4 40.1 50.2 60.3

B.Financiar: Shkëmbimet ditore të parave, si % GDP-së botërore.

0.7

1.3

3.8

5.6

6.8

4.6 k

6.3

Asetet e jashtme bankare ndërkufitare, % e GDP-së 13.7 19.9 28.1 28.5 34.2 54 47.9

Kreditë bankare dhe depozitat ndëkufitare si % e GDP 13.9 19.0 34.3 33.1 37.6 39.1 34.9

C. Interneti:

Përdoruesit, % e popullsisë së botës. … … 0.1 0.8 6.7 16 30.2

Shtetet e zhvilluara … … 0.3 3.7 30.5 59.4 73.4

Shtetet në zhvillim … … 0 0 1.5 7.3 21.5

D. Demografia.

Emigrantët ndërkombëtarë, % e popullsisë botërore 2.2 2.3 3 2.9 2.9 3 3.1

Popullsia e refugjatëve, % e popullsisë botërore … … … 0.3 0.2 0.1 0.2

Remitancat nga punëtoret, % e GDP-së botërore. 0.41 0.39 0.42 0.36 0.43 0.63 0.75m

F. Kultura

Turistet ndërkombëtarë % e popullsisë botërore. 3.5 6.7 8.6 9.5 11.4 13 13.7

Libra mbi temën e globalizimit 577 1107 2152 4853 10525 22405 38440

Burimi:Mauro Gullen “Analyzing Global Trends for Business and Society” online course

through coursera, Wharton School University of Pennsylvania.

Page 3: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

3

Në qoftë se e shikojmë agregatin e parë: Eksportet + Importet si % e GDP-së vërejmë se në vitin

1980 ato përbënin vetëm 38% të GDP-së, ndërsa në vitin 2010 ato përbëjnë 56% të GDP-së

Botërore. Një pjesëmarrje përafërsisht e njëjtë vërehet si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato

në zhvillim. Nëse e analizojmë më thellë, do të shohim se vendet në zhvillim kanë rritur

pjesëmarrjen e tyre më shpejtë se sa vendet e zhvilluara, kështu që në vitin 2005 tregtia

ndërkombëtare si përqindje e GDP arrin në 62%. Po ashtu në qoftë se e shikojmë Internetin si

indikator me rëndësi, e shohim se në vitin 2000 vetëm 6.7% e popullsisë së botës e kanë përdorur

internetin, ndërsa në vitin 2010 afërsisht 30.2% e botës e përdor internetin. Nga tabela vërehet se

të gjithë indikatorët agregat të globalizimit kanë pasur trende të rritjes përgjatë periudhës 1980-

2010.

Në kontekst të globalizimit, flasim edhe për tregtinë ndërkombëtare. Për tregtinë ndërkombëtare

fillimisht u shfaqen merkantilistët. Merkantilistët argumentuan se një shtet mund të zhvillohet

ekonomikisht në qoftë se zhvillon eksportin dhe eliminon importin. Ata ishin për proteksionizëm

maksimal, duke përdorur kuota dhe tarifa të majme. Sipas tyre, mallrat të cilat eksportoheshin

jashtë, në shkëmbim te tyre ata fitonin ari. Kur kishte më shumë pronësi të arit, shtetet

zhvilloheshin më shumë dhe më shpejt. Si rezultat i këtij zhvillimi, krijoheshin mundësi të reja

punësimi, mirëqenie më e mirë për qytetarët e kështu me radhë, po ashtu ata mund të investonin

në ushtri që e bënte shtetin edhe më të fuqishëm. Ata konstatonin se rritjen ekonomike e krijon

rritja e eksportit. Mirëpo kjo rritje ekonomike bëhej në kurriz të shteteve tjera.

Pikëpamje të ndryshme për tregtinë ndërkombëtare kishte Adam Smithi. Ai mendonte se shtetet

përfitojnë nga tregtia e jashtme, mirëpo që ky përfitim të jetë i dyanshëm , ato duhet të

shkëmbejnë me njëra tjetrën. Ai thoshte se shtetet duhet të specializohet në ato të mira ku kishin

përparësi absolute. Kjo do të thotë se një shtet në nëse është më efikas në prodhimin e një

produkti (d.m.th mund ta prodhojë atë produkt me kosto më të ulët), atëherë ai shtet duhet që ta

eksportojë atë të mirë dhe ta importoj të mirën tjetër ku ka disavantazh absolut d.m.th ku

kostoja e prodhimit është më e lartë.

Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo ai mendonte se një shtet duhet që

të specializohet në një produkt ku ka përparësi krahasuese, d.m.th ku e ka koston oportune më të

vogël. Duke u specializuar shtetet në ato produkte ku kanë përparësi krahasuese, bëhet

Page 4: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

4

përdorimi më efecient i resurseve. Përfundimisht Adam Smithi dhe Rikardo argumentuan se

tregtia ndërkombëtare është faktori kyç për zhvillim ekonomik.

Eksporti i mallrave dhe i shërbimeve përfaqëson një burim shumë të rëndësishëm të ardhurave

nga shkëmbimi me shtetet e jashtme, dhe si pasojë bënë uljen e presionit në bilancin e pagesave

(për shkak të uljes së deficitit tregtar). Një strategji për rritjen e eksportit ka për qëllim të

stimulojë prodhuesit që të eksportojnë mallrat e tyre jashtë, përmes politikave të ndryshme

ekonomike. Po ashtu, kjo strategji synon për të rritur aftësinë dhe kapacitetet për ato firma të

cilat janë në gjendje për të konkurruar në tregun botëror, duke ju siguruar kështu teknologji të

përparuara , dhe po ashtu për të siguruar shkëmbime të huaja të nevojshme për të importuar

mallra kapitale (d.m.th eksportet bëhen për të paguar mallrat e importit). Eksportet mund të rrisin

tregtinë brenda industrisë, të ndihmojnë vendin që të integrohet në tregjet ndërkombëtare, dhe

kështu ato bëjnë që të zvogëlohet ndikimin i goditjeve(recesioneve) të jashtme në ekonominë e

vendit. Përvoja e ekonomive të Azisë dhe të Amerikës Latine japin shembuj të mirë për

rëndësinë e sektorit të eksporteve në rritjen ekonomike dhe zhvillimin ekonomik. Ekspertet e

ekonomisë vlerësojnë se roli i eksportit është thelbësor për zhvillimin e një shteti.

Efekti i tregtisë së jashtme në rritjen ekonomike ka qenë një subjekt i rëndësishëm i debatit për

disa dekada. Shumë studime të mëparshme kanë gjetur një lidhje pozitive midis normës së rritjes

së tregtisë së jashtme dhe normës së rritjes së prodhimit.

Zhvillimi ekonomik është njëri nga objektivat kryesorë të çdo shoqërie në botë, dhe rritja

ekonomike është thelbësore për zhvillimin ekonomik. Të shumët janë kontribuuesit në rritjen

ekonomike , mirëpo eksporti është konsideruar si një nga kontribuuesit më të rëndësishëm.

II. DISA ASPEKTE TEORIKE TE ROLIT TË EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE

Ekziston një literaturë e gjerë që analizon lidhjet teorike midis eksporteve dhe rritjes ekonomike.

Sipas kësaj literature, marrëdhënia midis eksporteve dhe rritjes ekonomike përcaktohet nga

faktorë të ndryshëm. Në mënyrë të qartë , pasi që eksporti është komponent i PBB-së, rritja e

eksporteve kontribuon direkt në rritjen PBB-së. Po ashtu eksportet ndihmojnë shtetet e varfra dhe

me treg të vogël, të përfitojnë nga shtetet me ekonominë e shkallës (Helpman dhe Krugman

1985). Përveç kësaj, eksportet çojnë në përmasimin e shpërndarjes të burimeve, dhe në veçanti

shfrytëzimin e përmirësuar të kapitalit për shkak të konkurrencës në tregjet botërore. (Balassa

1978).

Page 5: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

5

Shumica e autorëve që kanë publikuar punime në lidhje me raportin në mes të eksportit dhe GDP

kanë ardhur në përfundim se në përgjithësi ekzistojnë katër pikëpamje në këtë drejtim.

Sipas pikëpamjes së parë , gjegjësisht hipotezës së neoklasikëve në lidhje me eksportin , jepen

këto pikëpamje:

Zgjerimi i eksportit do të rrisë produktivitetin , dhe po ashtu do të rrisë ekonomitë e

shkallës. (Helpman dhe Krugman 1985).

Zgjerimi i eksporteve sjell produkte me kualitet më të lartë për shkak të ekspozimit të

eksportuesit ndaj kërkesave të konsumatorëve ndërkombëtar. (Krueger 1985).

Eksportet do të ndikojë që një firmë të investojë në teknologji të reja , si strategji për

angazhimin e rritjes së shkalles së outputit.(Ghirmay, Grabowski and Sharma 2001).

Një qasje e orientuar kah eksporti në ekonomitë që kanë tepricë të fuqisë punëtore,

mundësojnë rritje të shpejtë të punësimit dhe rritjen e pagave reale. (Krueger 1985).

Eksporti kontribuon në relaksiminin e pengesave në këmbimin e jashtëm.

Pikëpamja e dytë është lidhja shkak-pasojë e cila shkon nga rritje ekonomike te eksportet.

Produktiviteti më i lartë do të thotë kosto më e ulët për njësi, dhe kjo rezulton në lehtësimin e

rritjes së eksporteve. Rritja ekonomike ndikon në rritjen e eksporteve në qoftë se produkti i

brendshëm rritet më shpejt se kërkesa e brendshme. (Shan dhe Tian 1998).

Pikëpamja e tretë, është një kombinim i pikëpamjeve , e cila sugjeron se mund të ketë një

marrëdhënie dypalëshe shkakësore midis eksporteve dhe rritjes ekonomike.

Dhe së fundmi, është pikëpamja e katërt ku sipas saj, nuk ka ndonjë lidhje shkakësore ndërmjet

eksportit dhe rritjes ekonomike, rritja e eksportit dhe e ekonomisë është rezultat i zhvillimit dhe

ndryshimit teknologjikë.

Diskutimi i tanishëm është i përqendruar se çfarë lloj strategjie të ndjekin shtetet në zhvillim. A

duhet të ndjekin strategji për zëvendësimin e importit, apo strategji për promovimin e eksportit.

Qeveria vendos tarifa dhe kuota për zvogëlimin e importit në vend. Tarifat dhe kuotat bëjnë që

çmimet e atyre produkteve të cilat janë me tarifa të rriten. Kjo rritje ndikon që kërkesa në vend

të ulet për këto produkte dhe kështu të zvogëlohet importi. Ndërsa një strategji e rritjes së

eksportit bëhet duke mbështetur sektorët e prodhimit ku këta sektorë kanë një potencial

zhvillimi dhe po ashtu përparësi krahasuese.

Page 6: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

6

E gjithë ekonomia kombëtare do të përfitojë për shkak të derdhjes dinamike të rritjes së sektorit

të eksportit. Rritja e eksporteve përmirëson bilancin e pagesave dhe zgjeron rezervat e huaja

monetare, të cilat si pasojë mundësojnë rritjen e investimeve në ata sektorë ku është e

nevojshme rritja e prodhimit vendor. (Helpman, Krugman, 1985). Evidencat empirike dhe

përvojat e ndryshme kanë treguar dhe kanë mbështetur idenë se shtetet të cilat në mënyrë aktive

ndjekin politikën e promovimit të eksportit, kanë qenë më të suksesshme se ato shtete të cilat

kanë ndjekur politikat e zëvendësimit të importit. Rritja e eksportit të udhëhequr nga (ELG)

teorikisht u shfaq në mesin e ekonomistëve neoklasik për shkak të eksportit të Azisë Lindore.

Kjo hipotezë është jo vetëm e njohur gjerësisht nga akademikët ( Feder, 1983, Krueger, 1990),

por edhe ka formuar rritjen ekonomike dhe zhvillimin e shumë vendeve, dhe po ashtu politikat e

Bankës Botërore (Banka Botërore , 1987). Bela Balassa (1978) ka shqyrtuar marrëdhënien

ndërmjet eksporteve dhe rritjes ekonomike, duke përdorur metodën e zakonshme të katroreve të

vegjël për njëmbëdhjetë vende në zhvillim për periudhën 1960-73. Ai vlerësoi marrëdhëniet në

mes të totalit të eksporteve dhe të prodhimit . Në studimin e tij, eksporti u shfaq si një faktor i

rëndësishëm në përcaktimin e rritjes ekonomike. Ai dha mbështetjen në orientimin e zhvillimit

të eksporteve, në kontrast me politikat e zëvendësimit të importit. Ram(1987) analizoj

marrëdhëniet në mes të eksportit dhe rritjes ekonomike në vendet në zhvillim , duke përdorur

seritë kohore, dhe të dhëna me prerje horizontale. Ky studim sugjeron se roli i eksporteve në

rritje duket kryesisht pozitiv. Ka edhe shumë hulumtime të tjera që analizojnë raportet në mes të

rritjes ekonomike dhe rritjes së eksportit, dhe përgjithësisht shumica e punimeve vlerësojnë se

ekzistojnë lidhje pozitive në mes të eksportit dhe rritjes ekonomike.

III. NJË VËSHTRIM MBI ZHVILLIMIN E TREGTISË NDËRKOMBËTARE NË

KOSOVË- ME THEKS TË VEÇANTË LËVIZJA E EKSPORTEVE

Bilanci i Pagesave në Kosovë vazhdon të karakterizohet me deficit të llogarisë rrjedhëse dhe me

bilanc pozitiv në llogarinë kapitale dhe financiare. Deficiti i llogarisë rrjedhëse (i prirë kryesisht

nga deficiti në bilancin tregtar), përkundër përmirësimeve gjatë vitit 2012 dhe gjysmës së parë të

vitit 2013, vazhdon të mbetet në nivel relativisht të lartë. Tregtia e mallrave, si komponenti

Page 7: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

7

kryesor i llogarisë rrjedhëse, në vazhdimësi është duke u karakterizuar me shkallë të lartë të

deficitit tregtar. (BQK, 2014)

Bilanci tregtar paraqet një prej zërave më dominues në llogarinë rrjedhëse dhe rëndësia tij

qëndron në atë se na jep informacione në lidhje me shkëmbimin tregtar me botën e jashtme dhe

si e tillë na mundëson që të identifikojmë fuqinë prodhuese të një vendi, fuqinë konsumuese të

atij vendi, kërkesën vendore, kërkesën e huaj, prirjet për konsum apo për kursim si dhe na jep

informacione detale se me cilat vende jemi të lidhur ngushtë ekonomikisht, cilët janë sektorët më

frytdhënës dhe më të brishtë të ekonomisë kombëtare.

Kosova është një ekonomi e hapur; pjesëmarrja e eksportit dhe importit në BPV (ose faktori i

hapjes së tregut, d.m.th. eksport + import / BPV) ishte mbi 0,7 në vitin 2010 (për vitet e

mëparshme situata nuk ndryshon ndjeshëm). Tregtia e jashtme është e dominuar nga importet;

niveli i eksportit është i vogël duke rezultuar në deficit të lartë tregtar që paraqet njërën prej

karakteristikave kryesore të tregtisë së jashtme të Kosovës dhe njërën nga sfidat më të mëdha për

institucionet e Kosovës.

Tab. 2 Rrjedha e mallrave në tregtinë e jashtme (000 €)

Periudha Exporti Importi Bilanci

tregtar

Perqindja e

mbulimit

1 2 Indekset

zinxhir 3 Indekset

zinxhir

4=2-3 5=2/3

2001 10 559 - 684 500 - -673 941 1.54

2002 27 599 261.38 854 758 124.87 -827 159 3.23

2003 35 621 129.07 973 265 113.86 -937 644 3.66

2004 56 567 158.80 1 063 347 109.26 -1 006 780 5.32

2005 56 283 99.50 1 157 492 108.85 -1 101 209 4.86

2006 110 774 196.82 1 305 879 112.82 -1 195 105 8.48

2007 165 112 149.05 1 576 186 120.70 -1 411 074 10.48

2008 198 463 120.20 1 928 236 122.34 -1 729 773 10.29

2009 165 328 83.30 1 935 541 100.38 -1 770 213 8.54

2010 295 957 179.01 2 157 725 111.48 -1 861768 13.72

2011 319 165 107.84 2 492 348 115.51 -2 173 184 12.8

2012 276 100 86.51 2 507 609 100.61 -2 231 509 11.0

2013 293 919 106.45 2 450 363 97.72 -2 156 444 12.0

Burimi: Agjencia e statistikave të Kosovës, Tregtia e jashtme 2014, Qershor 2014, fq.,10, dhe

kalkulimet e autorit

Page 8: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

8

Tregtia e jashtme në Kosovë prej periudhës së pasluftës ka pasur trende rritëse të eksportit dhe të

importit. Përkundër rritjes më të shpejtë të eksportit, baza e ulët e eksporteve bënë që rritja e tyre

të ketë ndikim relativisht të ulët në zvogëlimin e deficitit tregtar të Kosovës.

Edhe pse ndër vite, aftësia eksportuese e Kosovës ka shkuar duke u rritur, në të njëjtën kohë

edhe importi ka shkuar duke u rritur, duke i mbajtur deficitin tregtar gjithnjë të lartë.

Tregtia me Kosovën konsiderohet të jetë në rritje e sipër, duke pasur parasysh se importet kanë

arritur një vlerë prej mbi 2.4 miliardë euro kurse eksportet janë afër 300 milion euro në vitin

2013. Ekonomia e Kosovës është ende shumë e varur nga importet (raporti në mes të importit

dhe eksportit është 8:1). Integrimi i kufizuar me tregjet regjionale dhe globale e kanë ‘ruajtur’

Kosovën ndaj një ekspozimi më të theksuar kundrejt krizës globale financiare, por në anën tjetër

kjo bën që edhe të kufizohet interesimi për investime të huaja. Remitancat ende mbeten shtyllë

kryesore për financimin e ekonomisë në Kosovë.

Eksportet e mallrave për periudhën 2001-2013 janë rritur mesatarisht 32 % për çdo vjet, kurse

në vitin 2009, për shkak të ndikimit të krizës globale financiare dhe rënies së çmimeve në tregjet

ndërkombëtare, eksporti ka shënuar rënie për afër 18%, gjithashtu edhe në vitin 2012 krahasuar

me vitin paraprak kemi një rënie të dukshme të eksporteve për 13.5%. Një trend rritës i

eksporteve vërehet edhe nga paraqitja grafike e eksporteve me dhe pa përshtatje sezonale.

Fig. 1 Eksportet me të dhëna të papërpunuara dhe me përshtatje sezonale, në milionë euro

Burimi: BQK BOP, nr. 12, fq 21

Page 9: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

9

Komponentët kryesorë të eksportit të Kosovës janë metalet e papërpunuara ku në vitin 2013 ato

përbënin rreth 48% të eksporteve, produktet minerale(19% të importeve), e po ashtu edhe pijet

dhe duhani. (me afro 7% pjesëmarrje).

Fig.2 Struktura e eksporteve në përqindje (2013)

Burimi BQK (2014)

Kategoria me peshën më të lartë në kuadër të gjithsej eksporteve të Kosovës mbetet kategoria e

metaleve bazë, e cila shënoi rënie të lehtë në vitin 2013 kryesisht për shkak të rënies së çmimeve

të metaleve gjatë kësaj periudhe Ndërsa, eksportet e produkteve minerale, pijeve dhe duhanit,

produkteve të gomës, plastikës dhe të tjera, si dhe produktet bujqësore ndikuan pozitivisht në

rritjen e eksporteve të Kosovës gjatë kësaj periudhe. Kontributin më të madh në rritjen e gjithsej

eksporteve të Kosovës gjatë kësaj periudhe e kishte eksporti i produkteve minerale, që kryesisht

përbëhet nga koncentrati i zinkut dhe plumbit dhe energjia elektrike. Gjithashtu, rritja e

eksporteve të produkteve bujqësore si dhe artikujve të letrës në vitin 2013, kundrejt rënies së

importeve të këtyre kategorive në këtë periudhë, është indikacion për rritjen e prodhimit vendor

në këto kategori duke ndikuar në zëvendësimin e këtyre mallrave paraprakisht të importuara.

(BQK 2014)

48%

19%

6%

6% 5%

16%

Metalet bazë, dhe artikujt e metaleve bazë

Produktet minerale

Pije dhe duhan

Plastikë, gomë, dhe artikujt e tyre

Pemë dhe perime

Të tjera

Page 10: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

10

Fig. 3 Gjithsej eksportet (jo kumulative) dhe çmimet ndërkombëtare të metaleve

Burimi: BQK 2014

Ky grafik tregon se si ndikohet eksporti nga çmimet ndërkombëtare të metaleve. Siç vërehet

nëse çmimi ndërkombëtarë i metaleve rritet, atëherë do të kemi edhe rritje të eksporteve (në

vlerë) në të shumtën e rasteve, dhe nëse çmimi i tyre zvogëlohet atëherë do të kemi rënie të

eksporteve. Kjo do të thotë se eksporti i mallrave në Kosovë është i varur nga çmimi

ndërkombëtarë i metaleve, dhe një ndryshim në çmimin ndërkombëtar të metaleve, do të ndikojë

që edhe eksportet tona të ndryshojnë. Me qëllim të rritjes së eksporteve, Kosova duhet të tërheq

investitor të huaj. Tërheqja e investitorëve nënkupton investim në vend. Ky investim mund të

bëhet në metalet bazë, duke bërë përpunimin e tyre. Ky përpunim kërkon punëtorë, dhe ndikimi

është direkt në rritjen e punësimit. Pasi që metalet tona përpunohen, ato mund të eksportohen

jashtë me një çmim më të lartë, dhe kjo nënkupton rritje të eksportit në vlerë. Sa i përket

shpërndarjes gjeografike të tregtisë së jashtme të Kosovës, struktura e tregtisë mbeti pothuajse e

pandryshuar nga periudhat paraprake. Aktiviteti tregtar mbeti i përqendruar më shumë në vendet

e BE-së. Importet kanë origjinë kryesisht nga vendet e BE-së që përfshijnë rreth 40 përqind të

gjithsej importeve të Kosovës. Më konkretisht, pjesa më e madhe e importeve të Kosovës vjen

nga Gjermania, Italia dhe Greqia. Në kuadër të vendeve tjera evropiane dhe vendeve nga Azia,

Turqia dhe Kina gjithashtu kanë një pjesëmarrje të konsiderueshme në gjithsej importet e

Kosovës. Ndërkaq, në kuadër të vendeve të rajonit, Serbia dhe Maqedonia përfaqësojnë partnerët

kryesor tregtar sa i përket importeve në vend.

0

50

100

150

200

250

300

-

5,000,000.00

10,000,000.00

15,000,000.00

20,000,000.00

25,000,000.00

30,000,000.00

35,000,000.00

40,000,000.00

Jan

-10

Mar

-10

May

-10

Jul-

10

Sep

-10

No

v-1

0

Jan

-11

Mar

-11

May

-11

Jul-

11

Sep

-11

No

v-1

1

Jan

-12

Mar

-12

May

-12

Jul-

12

Sep

-12

No

v-1

2

Jan

-13

Mar

-13

May

-13

Jul-

13

Sep

-13

No

v-1

3

Eksportet. Cmimet ndërkombëtare të metaleve

Page 11: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

11

Në anën tjetër, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së përfshijnë rreth 44 përqind të gjithsej

eksporteve të Kosovës, të përqendruara kryesisht në Itali dhe në masë më të vogël në Gjermani.

Sa i përket vendeve të rajonit, Kosova vazhdon të eksportojë më shumë në Shqipëri, Mal të Zi

dhe Maqedoni. Një pjesëmarrje e konsiderueshme e eksporteve të Kosovës ka për destinacion

edhe Indinë dhe Turqinë. (BQK, 2014) Një pasqyrë më premtuese do të paraqitet në qoftë se

merret në konsideratë edhe i ashtuquajturi eksporti”virtual” - i cili përfshin konsumin e pranisë

ndërkombëtare në Kosovë - sipas të cilit eksporti mbulon 20 për qind të importeve (në llogaritë

kombëtare, kjo pjesë e eksportit konsiderohet si “eksport i shërbimeve”) (MTI 2009). Sa i përket

partnerëve tregtar, Kosova kryesisht eksporton në vendet e Bashkimit Evropian rreth 30,4% të

eksporteve totale në prill të vitit 2014 dhe në vendet e CEFTA-as rreth 47.3% në prill të vitit

2014), kurse në vendet e tjera rreth 22.3% të eksporteve. Italia, Shqipëria dhe Serbia janë tri

vendet në të cilat Kosova eksporton më së shumti, respektivisht 16.7%; 16.5%; dhe 12.7% e

gjithsej eksporteve. (ASK, 2014)

Importet për periudhën 2001-2013 kanë shënuar rritje mesatare vjetore për 11,2%, me një trend

rritës të vazhdueshëm deri në vitin 2013 kur kemi një rënie prej më pak se 3% në krahasim me

vitin paraprak. Rritja e importeve ishte më e ngadalshme krahasuar me rritjen e eksporteve,

megjithatë, pesha e lartë që kanë importet në strukturën e përgjithshme të tregtisë së Kosovës

vazhdon të neutralizojë efektin e rritjes së eksporteve, kështu që shkalla e mbulimit në mesatare

vjetore është rreth 7%., kurse në vitin 2013 shkalla e mbulimit është 12%. Rritja me e madhe e

importeve është në vitin 2010 krahasuar me vitin 2009 importet nga Shqipëria u rriten me 60.5%.

Arsyeja e rritjes kaq të madhe të importeve ishte rezultat i ndërtimit të autostradës së Shqipërisë,

dhe po ashtu edhe një pjesë të autostradës së Kosovës. Vlera e importeve gjatë vitit 2013 arriti në

2.450 miliardë euro, e cila paraqet një rënie prej 2.3 përqind. Rënia e importeve gjatë kësaj

periudhe mund të jetë shkaktuar si pasojë e stabilizimit dhe rënies së çmimeve të produkteve

kryesore ushqimore dhe produkteve minerale, ku në produktet minerale përfshihet

nafta.Produktet minerale paraqesin kategorinë me pjesëmarrjen më të madhe në gjithsej importet

ku në këtë kategori përfshihen derivatet e naftës, ndërsa vlera e tyre në vitin 2011 arriti në 538.1

milionë euro. (Pjesëmarrja në import rreth 23%). Importet e produkteve ushqimore, pijeve, dhe

duhanit edhe pse shënuan rritje vjetore prej 16.2 përqind, duke arritur kështu vlerën prej 303.9

milion euro, kishin një pjesëmarrje në strukturën e importeve pothuajse të njëjtë me vitin 2010

(12.3 përqind). Një pjesëmarrje të konsiderueshme në importe shënuan edhe kategoritë e tjera si

Page 12: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

12

makineritë, metalet bazë , mjetet e transportit, plastika, goma, perime, kafshë të gjalla etj. (BQK,

2011)

Fig. 4 Dinamika e eksportit , importi dhe bilancit tregtar të Kosovës 2001-2013

Edhe pse mbulimi i importit është ende shumë i ulët, ai është rritur në mënyrë të qëndrueshme që

nga viti 2001, duke arritur tregues dyshifror në 2007 dhe 2008, respektivisht 10,5% ; 10,2%,

Gjithashtu edhe prej vitit 2010 e më tutje shkalla e mbulimit është dyshifrore që sillet prej 11%

deri në mbi 13%.

Edhe përkundër rrjedhave pozitive të rritjes së eksporteve nëpër vite, deficiti tregtar i Kosovës

vazhdimisht ka ardhur duke u thelluar për shkak të importit të shumë të madh që ka Kosova.

Deficiti tregtar prej viti 2011 e tutje arrin mbi 2 miliard euro që përfaqëson mbi 40% të GDP së

Kosovës.

Fig. 5. Bilanci tregtar si % e GDP (2004-2012)

Burimi: BQK, 2012

-3000000

-2000000

-1000000

0

1000000

2000000

3000000

2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013

Eksporti Importi

-2500000

-2000000

-1500000

-1000000

-500000

0

-

10.00

20.00

30.00

40.00

50.00

1 2 3 4 5 6 7 8 9 Ne

t-Ek

spo

rti n

e 0

00

Ne

t-e

ksp

ort

i si %

e G

DP

Net-eksporti si % e GDP Net-Eksporti ne 000 € (Boshti vertika i djathte)

Page 13: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

13

Siç shihet nga figurat e prezantuara (fig 4 dhe 5) dhe analiza e mësipërme, shohim qe Kosova

historikisht ka një shkëmbim tregtar deficitar që sillet mesatarisht prej afër 1.5 miliard për

periudhën 2001-2013, apo mesatarisht 41.2% e GDP ( periudha 2004-2013). Ky net eksport

negativ nënkupton që paratë e Kosovarëve shkojnë për të blerë mallra dhe shërbime të huaja,

duke reduktuar prodhimtarinë vendore e cila pastaj shkakton tkurrje si në tregun e punës ashtu

edhe në tregun e të mirave. Nga tregtia e jashtme secili shtet përfiton, por natyrisht që edhe

tregtia e jashtme gjeneron fitues dhe humbës. Kosova është një humbëse në tregtinë

ndërkombëtare kjo si rezultat se firmat Kosovare nuk mund të konkurrojnë me prodhuesit e

jashtëm. Gjërat pozitive të cilat i përfiton Kosova nga tregtia e jashtme janë të shumta. Ajo

përfiton më shumë mallra dhe shërbime nga jashtë, përfiton mallrat me llojllojshmëri shumë te

madhe, përfiton mallra me kualitet më të lartë e më të qëndrueshëm, përfiton mallra dhe

shërbime me çmime më të ulëta, e kështu me radhë. Kosova përfiton të mira të cilat nuk mund

t’i prodhojë vetë, si p.sh kafe, kakao, banane , ananas e shumë gjëra të tjera . Fituesit më të

mëdhenj nga tregtia ndërkombëtare në Kosovë janë konsumatorët, ndërsa humbësit më të

mëdhenj nga tregtia e jashtme janë prodhuesit vendor. Prodhuesit vendor janë më të dëmtuarit

nga tregtia ndërkombëtare. Prodhuesit vendor nuk janë konkurrent me vendet e rajonit dhe më

gjerë. Shumë firma në Kosovë nuk e kanë ekonomizimin e shkallës e që nënkupton se ata nuk

janë shumë produktiv në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve. Kosova mund të prodhojë dhe

ka kapacitete të mjaftueshme por nuk i shfrytëzon ato në mënyrën më te mire te mundshme.

Deficiti tregtar mund të vije edhe si rezultat i mungesës se subvencioneve në Kosovë. Nëse e

marrim rastin e Alpskos së Sllovenisë ne mund të vërejmë se Qeveria sllovene e subvencion

Alpskon duke e paguar ambalazhin e saj. Qumështi kur vjen në Kosovë vjen me çmim të

volitshëm dhe po ashtu me cilësi më të lartë. Rritja e eksportit është cilësuar të jetë përcaktuesi

në prodhim dhe po ashtu në rritje të punësimit. Qëllimi kryesor i Kosovës në vitet në vazhdim

është që të arrij rritje të madhe dhe të shpejtë ekonomike , dhe zhvillim të eksporteve pasi qe

pothuajse është pika kryesore e rritjes së punësimit.

Page 14: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

14

IV. NDIKIMI I EKSPORTIT NË RRITJEN EKONOMIKE TË KOSOVËS- SPECIFIKIMI I

MODELIT

Qëllimi kryesor i punimit është që të hulumtohet rëndësia e eksportit në ekonominë kombëtare

dhe të hulumtohet në mënyrë empirike efekti i eksportit në rritjen ekonomike në Kosovë gjatë

periudhës së vrojtimit. Për këtë studim do të përdorë procedurën e regresionit të thjeshtë linear

një metodë mjaft e përdorur për analiza të ndryshme ekonomike. Në bazë të literaturës që kam

shfletuar për rolin e eksportit në rritjen ekonomike kam vërejtur se autorë të ndryshëm kanë

përdorë modele të ndryshme të regresionit për të shikuar lidhjen ndërmjet këtyre variablave.

Modeli që do të përdorë në këtë punim mund të shtrohet si në vijim:

Rritja ekonomike f eksportit ......................................1.

ashtu që rritjen ekonomike do ta shqyrtoj në funksion të eksportit.

Simbolikisht ekuacioni i lartshënuar mund të transformohet dhe të shprehet si në vijim.

0 1Rritja EXP ……………………………………………………..2

Ku:

Rritja= norma e rritjes së GDP ( norma vjetore e rritjes së GDP në %)

EXP= eksporti si përqindje (%) e GDP

ε = Komponentë e gabimit të rastësishëm, gjegjësisht variabla reziduale e cila paraqet dallimet

që ndodhin në mes të dhënave nga modeli teorik dhe atyre që janë reale në ekonomi,

gjegjësisht termi stohastik i cili tregon efektet e faktorëve të tjerë.

β0 dhe β1 , janë parametra të modelit të regresionit që duhet të llogariten, ashtu që β0 është vlera

e vlerësuar e rritjes ekonomike nëse vendi nuk eksporton fare, kurse β1 është ndryshimi mesatar i

rritjes ekonomike për ndryshimin e një njësie të eksportit ( në përqindje) gjatë periudhës së

vrojtuar.

Ekuacioni (2) thekson se ndikimi i eksporteve të mallrave në rritjen ekonomike pritet të jetë

pozitiv gjegjësisht koeficienti β1>0.

Në bazë të Salvatore dhe Hatcher (1991) eksporti është variabël kyçe që kontribuon në procesin

e rritjes ekonomike. Kështu një rritje e eksportit pritet që të nxisë zhvillimin ekonomik dhe

Page 15: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

15

zgjerojë tregun për prodhuesit vendas dhe i nxit ata që të jenë më efikas në rritjen e

konkurrencës. Kështu ky studim supozon se ka lidhje pozitive në mes të eksportit dhe rritjes

ekonomike.

Hulumtimi është bazuar në të dhënat sekondare të cilat janë të publikuara nga Agjencia e

Statistikave të Kosovës për periudhën 2001-2013 ( niveli i eksportit të mallrave në 000 euro) si

dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ( GDP e Kosovës për periudhën 2001-2013 në çmime

konstante dhe të dhënat për normën e rritjes së GDP (në %) në çmime konstante. Modeli i

regresionit të thjeshtë linear dhe metoda e katrorëve më të vegjël është përdorë për të vlerësuar

parametrat. Për bërjen a analizës është përdorur programi Excel. Për një analizë profesionale

dhe shkencore të ndikimit të eksportit në GDP-s, përmes modelit të regresionit është e

nevojshme që të disponojmë me seri më të gjatë të të dhënave. Në rastin tonë ne disponojmë

vetëm me të dhënat për 13 vite (2001-2013) dhe jemi të vetëdijshëm për këtë mangësi, por

shpresojmë që rezultatet e nxjerra të jenë valide dhe të besueshme.

Rezultatet dhe diskutimi

Rezultatet empirike të këtij studimi përmes përdorimit të regresionit linear dhe metodës së

katrorëve më të vegjël janë si më poshtë:

Ekuacioni i rritjes ekonomike në funksion të eksportit të mallrave është “

Rritja = 3.54 + 0.118 EXP/GDP

Vlera e koeficienteve dhe treguesve të tjerë që lidhen me to janë të prezantuar në tabelën vijuese:

Vlerësimi Koeficientët Gabimi standard i

koeficienteve Statistika t Probabiliteti- Vlera

p

Konstanta (β0) 3.543 1.244 2.85

Exporti (β1) 0.1176 0.3026 0.39 0.705

S = 2.35583 R-Sq = 1.4% R-Sq(adj) = 0.0%

Nëse e analizojmë funksionin linear të regresionit do të shohim se koeficienti β1 është pozitiv,

gjegjësisht β1= 0.118. Kjo nënkupton që eksporti ka efekt pozitiv në rritjen ekonomike dhe se të

dyja, rritja dhe eksporti, shkojnë në drejtim të njëjtë. Nga ekuacioni mund të konkludojmë që

nëse eksporti i mallrave në Kosovë në mesatare ka rritje për 1% , atëherë rritja ekonomike në

mesatare do të shtohet për 0.118%. Mirëpo nëse analizojmë statistikën t dhe vlerën e p ,

atëherë mund të konkludojmë që në nivelin e signifikanës 0.05 , ndikimi i eksportit në

Page 16: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

16

rritjen ekonomike statisikisht nuk është signifikant, gjegjësisht nuk është i rëndësishëm, për

faktin se vetëm 1.4% ( koeficienti i determinacionit) e variacioneve në rritjen ekonomike të

Kosovës mund të shpjegohen përmes eksporteve të mallrave, kurse rritja ekonomike është

funksion i faktorëve të tjerë që nuk janë të përfshirë në këtë model. Kjo është e kuptueshme për

rrethanat e ekonomisë së Kosovës, duke pasur parasysh se vëllimi i eksportit të mallrave dhe

pjesëmarrja e tij në GDP e Kosovës është shumë e vogël, kurse GDP e Kosovës ndikohet nga

komponentët e tjera që janë konsumi i familjeve dhe qeverive, investimet dhe faktorë të tjerë.

Në të njëjtat konkludime mund të vijmë edhe përmes analizës së Variancës, gjegjësisht tabelës

Anova ku do të shohim që pjesa e variacioneve të shpjegueshme, (1.4%), gjegjësisht eksporti i

mallrave si % e GDP është shumë e vogël dhe statisikisht e parëndësishme në nivelin e

signifikanës 0.05 . Kjo mund të konkludohet nëse bëjnë krahasimin me vlerën p. Vlera p =

0.705, e që dukshëm është më e madhe se 0.05 . Në këto kushte, mund të themi se edhe pse

eksporti i mallrave ka efekt pozitiv, gjegjësisht koeficienti i korrelacionit është pozitiv (r =

0.1163 ), ndikimi i tij në rritje ekonomike të Kosovës statisikishisht nuk është signifikant. Shih

tabelën vijuese:

Analiza e Variancës

Burimi DF (Shkallët e

lirisë)

SS MS Statistika F Vlera p

Regression 1 0.838 0.838 0.15 0.705

Residual Error 11 61.050 5.550

Total 12 61.887

Rezultatet e modelit që prezantojnë lidhjen në mes të rritjes ekonomike dhe eksportit në Kosovë

tregojnë se ekziston lidhje pozitive në mes të këtyre variablave, gjegjësisht ndikimi i eksportit në

rritje ekonomike është pozitiv, një lidhje që është vërtetuar edhe në shume studime të tjera

empirike. Duke pasur parasysh këtë fakt, Kosova duhet të orientojë politikat e veta tregtare në

favor të stimulimit të eksportit. Kosova ka potencial ekonomik dhe njerëzor që të stimuloj rritjen

ekonomike përmes stimulimit të eksportit.

Page 17: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

17

V. POTENCIALET E KOSOVËS PËR ZHVILLIM EKONOMIK DHE RRITJE TË

EKSPORTIT

Ekonomia e Kosovës është e vogël, edhe në nivel regjional, dhe prospekti për zhvillim afatgjatë

do të varet shumë nga zhvillimi i potencialit të saj për eksport. Nevojitet shumë më tepër që

Kosova të dalë në një rrugë të qëndrueshme. Konkurrenca e rritur e eksportit megjithatë nuk

mund të arrihet përmes politikës së normave të shkëmbimit sepse Kosova e përdor Euron si

valutë të saj. Kosova do të ketë nevojë të shfrytëzojë pasuritë e saj për rritje më të madhe dhe të

qëndrueshme: furnizimi i konsiderueshëm me kapital fizik dhe njerëzor, pjesa më e madhe e të

cilit është duke ndenjur kot, si dhe pozita e saj e favorshme gjeografike. Pasuria me resurse

natyrore, fuqia punëtore e bollshme dhe qasja në tregun regjional dhe evropian ofrojnë potencial

të madh për rritje ekonomike dhe shtim të eksportit. Kosova është shumë e pasur me depozita

mineralesh, por potenciali i tyre është lënë pa shfrytëzuar për arsye të ndryshme. Dheu i

Kosovës ka depozita të mëdha të linjitit, ferronikelit, plumbit, zinkut, magnetitit dhe xeheve

tjera. Zhvillimi i këtyre industrive do të jepte kontribut të madh për zhvillimin ekonomik përmes

vendeve të punës dhe eksportit .

Para shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, sektori i minierave ishte një motor i rëndësishëm i rritjes së

ekonomisë së Kosovës. Mirëpo kapacitetet e xehetarisë kanë vuajtur nga neglizhimi gjatë viteve

1990, si dhe nga dëmi i luftës. (ASHAK 2002),

Resurset e bollshme të linjitit, të vlerësuara të tejkalojnë 10 miliardë tonë, kanë potencial ta

bëjnë sektorin e energjisë një kontribuues kryesor të rritjes, duke stimuluar punësimin dhe

aktivitetet ekonomike që lidhen me të, si dhe eksportin e mundshëm (nëse rriten kapacitetet e

termocentraleve ekzistuese dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja). Resurset tjera të paprekura

përfshijnë plumbin, zinkun dhe magnezitin. Kosova është e pasur me depozita të plumbit dhe

zinkut që vlerësohet të jenë rreth 38 milionë tone si dhe shfrytëzimi i tyre mund të zgjasë mbi 20

vjet . Kompania e plumbit dhe zinkut, Trepça ka qenë miniera më e madhe në ish Jugosllavi dhe

ka përfshirë aktivitete të integruara të xehetarisë dhe prodhimit. Miniera ka vazhduar të operojë

si kompani shtetërore në vitet 1990, por aktivitetet janë ndërprerë në vitin 2000, kryesisht për

arsye politike, por edhe për arsye mjedisore. (ASHAK 2002). Ringjallja e sektorit të minierave

kërkon investime të konsiderueshme dhe mund të arrihet vetëm duke u mbështetur në investitorët

e huaj, dhe mundësisht disa investitorë vendorë privatë.

Page 18: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

18

Toka bujqësore gjithashtu shfrytëzohet pak, me gjithë dheun e favorshëm dhe kushtet atmosferike

të favorshme. Bujqësia tradicionalisht ka qenë aktivitet i rëndësishëm ekonomik në Kosovë, duke

përfshirë edhe një të katërtën e produktit total. Procesi i tranzicionit, mungesa e investimeve,

dhe lufta kanë shkaktuar një rënie të shpejtë në këtë sektor. Pjesëmarrja e tij në produktin total ka

rënë në rreth 12 përqind në vitet e fundit. Edhe pse është bërë pak progres në privatizimin e

tokës, shfrytëzimi i tokës mbetet i ulët, dhe shpërbërja e ndërmarrjeve të mëdha shtetërore agro

kulturore ka krijuar pengesa të reja për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. (BB, 2010)Shfrytëzimi

i tokave bujqësore është penguar edhe nga mungesa e rregullimit të të drejtave pronësore dhe

rregullat joadekuate ose që nuk ekzistojnë për zonat tokësore. (MAFRD 2010).

Fuqia punëtore e Kosovës mund të jetë një potencial tjetër i rëndësishëm i zhvillimit. Kosova ka

popullsinë më të re në Evropë, një e treta vlerësohet se janë nën moshën 15 vjeçare, rreth gjysma

janë nën moshën 24 vjeçare, dhe vetëm 6 përqind të popullsisë janë mbi moshën 65 vjeçare

(SOK 2011b). Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e këtij kapitali njerëzor ka qenë pasive për një

periudhë të gjatë.

Një përparësi kryesore e Kosovës është që pagat e saj janë të ulëta në krahasim me shumicën e

shteteve në rajon. Deri në mes të viteve 2009, paga mesatare mujore në sektorin privat në

Kosovë arrin €300, sa rreth gjysma e pagës mesatare në shtetet me paga të larta në rajon. (ASK

2010c). Pagat relativisht të ulëta në Kosovë shpjegohen pjesërisht me dallimin ndërmjet pagës

neto dhe pagës bruto, që është më i ulët në krahasim me shtetet tjera të rajonit. Kjo përparësi në

konkurrencë duhet të luajë rol të rëndësishëm në promovimin e eksportit të Kosovës dhe

tërheqjen e investimeve të huaja që orientohen kah eksporti. Por produktiviteti është elementi i

dytë dhe po aq i rëndësishëm i ekuacionit të konkurrencës në punë. Konkurrenca e pagave në

Kosovë në krahasim me rajon është shumë e fuqishme në sektorët me kualifikime të ulëta, por

sipas të gjitha gjasave shumë më pak në sektorët me kualifikime të larta për shkak të premiumit

të lartë për kualifikime të larta. Prandaj, në planin afatshkurtër deri në afatmesëm, Kosova mund

të tërheqë më shumë investime të huaja në sektorin me kualifikime të ulëta, të fuqisë punëtore, të

orientuar kah eksporti. Pagat e ulëta në sektorin me kualifikime të ulëta i japin një

konkurrueshmëri edhe eksportit vendor, që mund të mundësojë rritje më të madhe të eksportit

sapo të merren në shqyrtim kufizimet tjera. Megjithatë, nëse konkurrenca bazohet në koston e

ulët dhe aktivitetet e fuqisë punëtore që janë në nivelin e ulët të kualifikimeve nuk do të jenë

Page 19: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

19

strategji afatgjatë për të arritur konvergjencë me BE-në. Arsimimi më i mirë dhe kualifikimi i

fuqisë punëtore, dhe prandaj edhe produktiviteti, janë me rëndësi themelore për të arritur

zhvillim të lartë dhe të qëndrueshëm. (BB, 2010).

Kosova ka përparësinë e qasjes së lirë dhe relativisht të lehtë në dy tregjet e saj më të

rëndësishme: ekonomitë regjionale (CEFTA) dhe Bashkimin Evropian. Kosova është pjesë e

tregut regjional të CEFTA-s, që i mundëson asaj të ketë qasje të lirë nga dogana në një treg prej

mbi 20 milion konsumatorë dhe një PVB prej rreth €120 miliard. Tregu i CEFTA-s ofron tregti

të lirë në mallrat e gatshme dhe shumicën e produkteve bujqësore. Ajo gjithashtu parasheh

liberalizimin e plotë të tregtisë bujqësore dhe liberalizimin e shërbimeve. Për të shfrytëzuar

plotësisht potencialin e tregut regjional, Kosova si edhe shtetet tjera të CEFTA-s, duhet të

shqyrtojnë kufizimet e mbetura jo tarifore ndaj integrimit më të gjerë regjional të tregtisë.

Rëndësia e tregut rajonal për Kosovën është e veçantë për faktin se faktorët që kanë të bëjnë me

gjuhën, kulturën dhe historinë e përbashkët do të mbeten të rëndësishme për shkëmbimet tregtare

midis disa vendeve të rajonit të Ballkanit. Pastaj, shpenzimet e ulëta të transportit, pjesëmarrja e

përbashkët në iniciativat e integrimit, dhe qëllimi i përbashkët për t’iu bashkuar BE-së, janë

faktorët që duhet të merren parasysh në marrëdhëniet e ardhshme tregtare të Kosovës me vendet

e rajonit. (BB, 2010)

VI. STRATEGJITË E TREGTISË SË JASHTME PËR SHTETET NË ZHVILLIM 1

Ekzistojnë shumë mënyra përmes të cilave shtetet mund të zhvillohen ekonomikisht, mirëpo dy

janë kryesore në kuadër të tregtisë ndërkombëtare. E para mënyrë është stimulimi apo

promovimi i eksportit, dhe mënyra tjetër është zëvendësimi i importit. Fillimisht paraqiten dy

hipoteza të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin. Sipas Paul Streeten, hipoteza e parë politikat e

zhvillimit të orientuara jashtë (politikat për zhvillim te jashtëm)“ inkurajojnë jo vetëm tregtinë e

lirë ndërmjet vendeve, por ato inkurajojnë edhe lëvizjen e lirë të kapitalit, punëtorëve, firmave,

studentëve dhe po ashtu një sistem të hapur komunikimi. Në kontrast “politikat e zhvillimit të

orientuara nga brenda” citojnë se shtetet në zhvillim, duhet që të kontrollojnë fatin e tyre dhe të

zhvillohen brenda kufjeve. Sipas tyre, shtetet duhet që ta ndalojnë tregtinë e jashtme, lëvizjen e

lirë të personave, dhe duhet stimuluar një zhvillim teknologjik që ju përshtatet zhvillimit të atij

1 Kjo pjesë kryesisht është marrë nga Todaro. M. & Smith C. S (2012) “Economic Development” 11 edition,

Pearson Addison Wesley, USA.

Page 20: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

20

vendi. Ndërmjet këtyre dy pikëpamje të gjëra ka ekzistuar një debat që nga vitit 1950. Ky debat

kryesisht ka qenë se cilën strategji duhet ndjekur një shtet që të zhvillohet ekonomikisht,

zëvendësimin e importit, apo stimulimin e eksportit? Mënyra e zëvendësimit të importit

sugjeron se një vend, zëvendësimin e importit fillimisht duhet ta bëjë në produkte ushqimore,

dhe pasi që fillon të bëjë këtë zëvendësim duhet të specializohet në të duke krijuar ekonomizimin

e shkallës. Sipas teorisë së (ZI) në periudha afat-gjata shtetet përfitojnë më shumë produkte të

prodhimit të mirave të brendshme, dhe po ashtu bëhet zhvillimi i industrive të ndryshme. Me

zhvillim e industrive arrihet ekonomizimi i shkallës dhe ky ekonomizim ulë koston për njësi për

firmat prodhuese. Në të kundërtën, stimulimi i eksporteve të mirave primare në tregtinë e lirë

ndikon që të rritet konkurrenca, zgjerohet tregu, nga tregu i ngushtë brenda vendit, në treg të

gjerë jashtë vendit. Shembujt më të mirë të stimulimit të eksportit janë Koreja e Jugut, Tajvani,

Singapori, dhe po ashtu Hong Kongu. Këto shtete kanë promovuar eksportin e tyre dhe si

rezultat janë zhvilluar shumë mirë ekonomikisht.

Gjatë viteve 1950 dhe 1960 ka dominuar strategjia e zëvendësimit të importit. Sidoqoftë, mesi i

viteve 1970 paraqet fillimin e strategjisë së provimit të eksportit, dhe fillon të adaptohet nga

një numër i madh i shteteve. Shtetet të cilat kishin strategji “te orientuara nga brenda” ishin, Kili,

Peru, Argjentina, India, Pakstani etj.

Në këtë kontest , mund të shqyrtohet çështja e nxitjes së eksporteve kundrejt politikave të

zëvendësimit të importeve në mënyrë më të detajuar përmes kategorizimit të mëposhtëm.

1. Nxitja e eksportit të produkteve bujqësore, dhe e lëndës së parë.

2. Promovimi i eksportit të mallrave.

3. Zëvendësimi i mallrave të prodhuara.

1. Nxitja e eksportit të produkteve bujqësore dhe e lëndës së parë

Shumë shtete të cilat janë në zhvillim dhe me të ardhura të ulëta, eksportet e tyre janë të

përfaqësuara nga produktet primare siç janë: lënda e parë dhe produktet minerale. Këto produkte

përbëjnë përafërsisht 50% gjitha eksporteve që është karakteristikë për vendet në zhvillim e po

ashtu edhe në rastin e Kosovës. Por pavarësisht se këto paraqesin një pjesë të rëndësishme për

eksportet në vendet në zhvillim, këto produkte kanë shënuar rënie në vitet e fundit. Në anën e

kërkesës, paraqiten së paku 5 faktorë të cilët e ngadalësojnë procesin e eksportimit të produkteve

Page 21: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

21

bujqësore prej shteteve në zhvillim tek ato të zhvilluara. Në anën e ofertës, ekzistojnë shumë

faktorë të cilët ndikojnë në zvogëlimin e aktivitetit të eksporteve të shteteve në zhvillim. Për

shembull mund të jenë kushtet natyrore, klima, vende jo adekuate rurale, resurse të pa

mjaftueshme etj. Ne mund të konkludojmë, se suksesi i promovimit të eksportit nuk mund të

bëhet në nëse nuk ka ndonjë riorganizim të shoqërisë rurale, dhe strukturës ekonomike për të

rritur totalin e produkteve bujqësore, dhe produktivitetin. Objektivi kryesor i Kosovës duhet të

jetë , që fillimisht të bëjë shpërndarjen e resurseve dhe të përmbush kërkesën vendore për

ushqime , dhe pastaj të mendojë për eksportet. Por pasi që e përfundojnë këtë detyrë shtetet në

zhvillim mund që të prodhojnë produkte aty ku kanë përparësi krahasuese.

2. Rritja e eksportit të mirave të prodhuara.

Rritja e eksporteve të shteteve në zhvillim ka qenë kryesisht si rezultat i të mirave të përpunuara

apo të prodhuara. Praktika më e mire është tek shtetet e Kores së Jugut, Singaporit, Hong Kongut

të cilat tashmë janë shtete të zhvilluara për arsye të rritjes së eksportit. Në vitin 1950 eksporti

total i botës përbëhej vetëm me 6% prej të mirave të përpunuara. Ndërsa në vitin 2000 kjo

përqindje është më e lartë se 60%. Katër tigrat e Azisë argumentojnë se eksportet e tyre janë

rritur si rezultat i ndërhyrjes së qeverisë. Ata argumentojnë se qeveria ka bërë intervenim dhe një

plan të detajuar për zhvillimin e eksportit. Dhe për këtë arsye ka arritur që t’i rrisë eksportet e

saja.

Prej 800 milionë personave të cilët janë të uritur në botë , dhe nuk kanë ushqim të mjaftueshëm

që t’i përmbushin nevojat e tyre 2/3 e tyre jetojnë në zonat rurale. Nëse fillohet të zhvillohet

shteti atëherë ai duhet t’i përfshijë zonat rurale, dhe po ashtu bujqësinë. Tradicionalisht roli i

bujqësisë në zhvillim ekonomik është i njohur si pasivë, dhe mbështetës. Në shtetet e perëndimit

është parë dhe është konstatuar që duhet bërë transformimi dhe alokimi i burimeve nga bujqësia

në degë më komplekse, siç janë industria dhe shërbimet.

3. Strategjia për zëvendësimin e importit.

Strategjitë për zëvendësimin e importit siç u cekë edhe më lartë, kanë qenë shumë të sukseshme

gjatë viteve 1950-1960. Sot këto strategji përdoren më pak në shtetet e zhvilluara, dhe më shumë

në ato shtete në zhvillim. Dy janë mënyrat kryesore për ta zëvendësuar importin. E para mënyrë

është nëse shteti vendos taksa në importe, që nënkupton tarifa, dhe e dyta është në nëse shteti

vendosë kuota e qe nënkupton shkurtim sasior të mallrave të importuara.

Page 22: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

22

Si ndikon tarifa dhe kuota në zëvendësimin e importit. Tarifa është një taks e cila përdoret për

mallra të caktuara. Tarifa përdoret për dy arsye kryesore. Arsyeja e parë është ndikon në rritjen e

të ardhurave të Qeverisë. Kur firmat e jashtme eksportojnë mallin e tyre në Kosovë, ato janë të

detyruara që të paguajnë një taks. Kjo taks paraqet fitim për qeverinë, dhe kjo taks ndikon

automatikisht në rritjen e të ardhurave të qeverisë. Arsyeja e dytë është që të stimulojë prodhuesit

vendorë dhe t’i mbrojë ata. Nëse Qeveria vendosë tarifa në produkte të caktuara, kjo nënkupton

edhe çmim më të shtrenjta për mallrat të cilat janë importuar në vend. Për shembull nëse çmimi

ndërkombëtar i një malli X është 1 euro dhe atë mall Kosova e importon, atëherë shumë pak

firma kosovare mund që të konkurrojnë me këtë çmim, pasi me çmimin 1euro vetëm pak firma

mund t’i bëjnë ballë. Supozojmë se qeveria vendosë një tarifë në mallin e importuar , pas

vendosjes çmimi i atij malli do të rritet 2euro. Me çmimin dy euro prodhuesit vendorë janë të

gatshëm të konkurrojnë

Në rastin vendosjes së tarifës, qeveria fiton të ardhura, ndërsa prodhuesit vendorë rrisin fitimet e

tyre, kurse humbësit janë konsumatoret vendorë. Por pasi qe prodhuesit vendorë janë në gjendje

të prodhojnë me çmimin 2 euro ata dëshirojnë që të zgjerojnë kapacitetet e tyre , duke rritur

kapitalin e tyre, duke marrë tokë me qera më shumë, dhe më e rëndësishmja nga kjo duke

gjeneruar vende të reja punësimi.

Cilën Strategji duhet të ndjekë Kosova?

Strategjia e orientuar kah rritja e eksportit duhet të konsiderohet si një faktor kyç në sendërtimin

e ekonomisë së hapur dhe të lirë të tregut dhe në reduktimin e debalanceve të mëdha në Kosovë.

Duke u bazuar në eksperiencën e Azisë Lindore, të vendeve që kanë avancuar në tranzicion,

është argumentuar se kusht esencial për promovimin e eksportit është strategjia e integruar në

bazë të së cilës konkurrenca në tregun e brendshëm është njësoj e rëndësishme si konkurrenca në

tregun e jashtëm. Qasja e UNCTAD-it ndaj politikës së eksportit vë theksin në tri elemente.

Elementi i parë përfshin një gamë të politikave që merren me “çështjet brenda kufijve”, ku

përfshihen masat që merren me rritjen e konkurrencës ndërmjet kompanive në tregun e

brendshëm. Elementi i dytë ka të bëjë me politikat që merren me “çështjet në kufi”- masat që

tentojnë të përmirësojnë procedurat në kufi dhe të zvogëlojnë shpenzimet e transaksioneve me të

cilat ballafaqohen bizneset me rastin e kalimit të kufirit. Nganjëherë këto masa quhen “masa të

lehtësimit të tregtisë” Elementi i tretë përfshin politikat që kanë të bëjnë me “çështjet jashtë

Page 23: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

23

kufijve”. Këto janë politikat tradicionale të promovimit të eksportit që fokusohen në

përmirësimin e performansave të ndërmarrjeve të vendit në tregjet e jashtme, nëpërmes ofrimit të

informatave mbi tregjet e jashtme, mënyrat për kërkimin e partnerëve të jashtëm si nëpër panaire

dhe vizita tregtare, marketingu për ndërmarrjet eksportuese, krijimi i ueb-sajtit për eksportues

dhe bazës së të dhënave, trajnimi për procedura dhe teknika të eksportit, dhe masat tjera për

promovimin e eksportit. (Riinvest, 2003).

Hap esencial me rastin e krijimit të një ekonomie konkurruese të orientuar kah eksporti është

krijimi i ndërmarrjeve të forta konkurruese në tregun e brendshëm. Hapi i parë për një strategji

efektive të eksportit duhet të jetë në përmirësimin e konkurrencës në tregun e brendshëm.

Arsyeja për këtë është mjaft e thjeshtë. Së pari, duke konkurruar me sukses kundër kompanive të

huaja dhe atyre të vendit në tregun e brendshëm, ndërmarrjet mund t’i zhvillojnë aftësitë e tyre

konkurruese. Së dyti, duke operuar me sukses në tregun e brendshëm dhe duke rritur

pjesëmarrjen e tyre në treg, ndërmarrjet kosovare mund të rrisin prodhimin e tyre, të zvogëlojnë

shpenzimet për njësi dhe, si rezultat, bëhen më konkurruese se më parë. Së treti, instrumentet e

politikave që duhet të zhvillohen për të përkrahur prodhuesit e vendit në tregun e brendshëm

gjithashtu janë të nevojshme për të përkrahur bizneset e suksesshme kur ato vendosin të hyjnë në

tregje eksportuese. Me rastin e implementimit të këtyre politikave prioritet duhet dhënë

zhvillimit të sektorit të vogël privat.

Përparësitë e një politike të integruar për promovimin e eksportit duhet të materializohen

nëpërmjet ngritjes së proceseve drejt progresit të qëndrueshëm në fusha si: Zhvillimi i

Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme; Promovimi i Investimeve të Huaja Direkte dhe

Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore dhe publike. Me qëllim të avancimit të politikave

ekonomike që favorizojnë industrinë eksportuese në Kosovë, nevojiten një sërë masash të tjera

për të koordinuar aktivitetet e aktorëve të ndryshëm të përfshirë në zhvillimin e eksportit, siç

janë: Qeveria, komuniteti i biznesit dhe shoqatat e tij, bankat, donatorët dhe organizatat e

ndryshme ndërkombëtare që operojnë në Kosovë. Qeveria e Kosovës ka zyrtarizuar dokumentin

e Politikave tregtare të Kosovës në gusht të vitit 2009 në të cilin dokument janë dhënë orientimet

kryesore të politikës tregtare të Kosovës dhe politikës së tregtisë së jashtme në veçanti. Në bazë

të këtij dokumenti strategjik Kosova është e përkushtuar për liberalizimin e tregtisë dhe për

politikë të integruar të tregtisë së jashtme e cila kërkon tri aspekte të merren në konsiderim:

Page 24: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

24

racionalizimi dhe zëvendësimi i importit, lehtësimi i tregtisë dhe promovimi i eksporteve. Kjo në

të vërtetë paraqet strategjinë e integruar të eksportit sipas Konferencës së Kombeve të Bashkuara

për tregti dhe zhvillim (UNCTAD). (MTI, 2009).

VII. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

Shpërpjesëtimet në tregtinë e jashtme gjenerojnë shpërpjesëtime makroekonomike me implikime

afatgjata në qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike si dhe stabilitetin makroekonomik në Kosovë.

Së këndejmi, reduktimi i këtyre shpërpjesëtimeve duhet të jetë një prioritet afatgjatë.

Kosova ka bazë shumë të vogël të eksportit—10 herë më pak se importet – dhe eksportet janë

shumë të përqendruara. Si në tregun regjional ashtu edhe në tregun e Bashkimit Evropian,

Kosova është duke konkurruar me shtetet tjera të Evropës Juglindore të cilat jo vetëm që kanë

sektor më të fuqishëm të eksportit, por edhe klimë më të mirë të përgjithshme të investimeve, një

element kryesor për tërheqjen e IHD-ve të orientuara kah eksporti.

Për më tepër, autoritetet nuk mund të shfrytëzojnë politikën e shkëmbimit të valutës për t‘i

vendosur eksportet e Kosovës në pozitë më të mirë në konkurrencë.

Përmirësimi i pozitës së eksporteve të Kosovës në konkurrencë do të kërkojë investime në

infrastrukturë, përmirësime të legjislacionit dhe forcim të kapacitetit institucional duke

përfshirë:

- Investimin në infrastrukturën e transportit për tu përballur me kërkesat në rritje;

- Rritja e efikasitetit të infrastrukturës institucionale që merren me tregti;

- Zhvillimi i “infrastrukturës së cilësisë “(standardizimi, akreditimi dhe meteorologjia) për të

siguruar që produkti mund të plotësojë kërkesat e standardeve ndërkombëtare dhe të

Bashkimit Evropian.

Në një botë që është gjithnjë e më e globalizuar, suksesi në tregjet për eksport ndikohet gjithnjë e

më shumë nga aftësia e qeverive të përkrahin një ambient që ndihmon shërbimet tregtare dhe

logjistikën efikase dhe të lirë.

Politikat ekonomike për tejkalimin e kësaj gjendje duhet të kenë në fokus rritjen e bizneseve

prodhuese, rritjen e aftësisë konkurruese dhe promovimin e eksportit.

Page 25: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

25

Dizajni dhe implementimi i strategjisë së integruar të promovimit të eksportit kërkon

koordinimin e aktiviteteve nga Qeveria, shoqatat afariste dhe aktorë të tjerë në disa fusha të

rëndësishme.

BIBLIOGRAFIA

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ( 2014) Statistikat e tregtisë së jashtme, p. 4-9

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), (2010a), Series 3: Economic Statistics, External

Trade 2010, Pristina

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës (ASHAK)

(2002), “Kosova – Strategjia e zhvillimit ekonomik”

Balassa, B. (1985), “Exports, policy choices, and economic growth in developing countries

after the 1973 oil shock”, Journal of Development Economics, 18

Balassa, B., (1978) ‘‘Export and Economic Growth: Further Evidence’’, Journal of

Development Economics, 5, 181 – 189.

Banka Botërore, (2011), (BB, 2011), Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë,

Washington DC.USA

Banka e Shqipërisë, ( 2006), Metodika e Bilancit të Pagesave, Banka e Shqipërisë, Sheshi

“Skënderbej”, Nr.1, Tiranë, p.40-47

Banka Qendrore e Kosovës (BQK (2012), Raporti Vjetor 2011, Prishtinë, p. 72-76

Banka Qendrore e Kosovës (BQK ) (2011), Raporti Vjetor, Prishtinë, p. 72-76

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) (2010), Raporti Vjetor , Prishtinë, p. 48-54

Banka Qendrore e Kosovës, (BQK) (2013), Bilanci i pagesave, Numër 12,

Banka Qendrore e Kosovës, (BQK) (2014), Raporti Vjetor 2013, Prishtinë, 4, p. 26-27

Chenery, H, and Strout, A., (1966), ‘‘Foreign Assistance and Economic Development’’,

American Economic Review, 56, 679 – 733.

Feder, G. Exports and Economic Growth”, Journal of Development Economics, 12, 1982,

pp. 59–73

Ghirmay, T., Garbowski, R., & Sharma, S. (2001) “Exports, Investment Efficiency and

Economic Growth in LDC: an Empirical Investigation”, Applied Economics, 33, 689-700.

Hatemi-J., A., (2002) “Export Performance and Economic Growth Nexus in Japan: a

Bootstrap Approach”, Japan and the World Economy, 14(1), 25-33.

Helpman, E., Krugman, P.R. (1985). Market Structure and Foreign Trade. Cambridge: MIT

Press

Irwin, Douglas A., “Did Import Substitution Promote Growth in the Late Nineteenth

Century?”, NBER

Krueger, A. (1980) ‘‘Trade Policy as an Input to Development’’, American Economic

Review, 70, 288 – 292.

Ministria e tregtisë dhe tregtisë (MTI), (2009), Politika tregtare e Kosovës, p. 7-16

Page 26: Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR … Topxhiu-Roli_dhe... · kostoja e prodhimit është më e lartë. Rikardo ishte në pajtim me Smithin deri në një masë, mirëpo

Agon Topxhiu - ROLI DHE RËNDËSIA E EKSPORTIT PËR RRITJE EKONOMIKE - RASTI I KOSOVËS 2014

26

Ram, R. (1987), “Exports and economic growth in developing countries: evidence from time-

series and cross-section data”, Economic Development and Cultural Change, 36, p. 51-72.

Riinvest Institute (2003), Politikat tregtare dhe promovimi i eksportit në Kosovë, (Raport

hulumtues), p.44-49

Shan, J., and Tian, G. (1998) “Causality Between Exports and Economic Growth: The

Empirical Evidence From Shangai”, Australian Economic Papers 37 (2), 195 –202.

Todaro. M. @ Smith C. S (2012) “Economic Development” 11th

edition, Pearson Addison

Wesley, USA

Tyler, W. (1981), “Growth and export expansion in developing countries”, Journal of

Development Economics 9, pp 121- 30

Working Paper No. W8751, February, 2002

World Bank. (2010). (WB, 2010), Unlocking Growth Potential: Strategies, Policies, Actions-

Kosovo. A Country Economic Memorandum, Report no. 53185-XK, p. 10.

Yagmaian, B., (1994) ‘‘An Empirical Investigation of Exports, Development and Growth in

Developing Countries: Challenging the Neo-Classical Theory of Export led Growth’’, World

Development, 22, 1977-1995.