2
K O S O V O Republika e Kosovës Qeveria e Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme Policia e Republikës së Kosovës Shërbimet Shëndetësore Përgaditur nga: Dr. Luljeta Durmishi-Maqedonci; Redaktor: Dr. Linditë Kajtazi; Design: Çajup Kajtazi & Bashkim Perçuku Tel: 038 5080-1126; Fax: 038 5080-1130; E-mail: [email protected] MBIPESHA Mbipesha (lat.Obesitas) paraqet një sëmundje kronike në të cilën personi ka më shumë peshë trupore dhe masë yndyrore. Çdo tejkalim i peshës ideale mbi 10% njihet si mbipeshë. A KA MBIPESHA SHËRIM ? Varësisht nga shkaku që e shkakton mbipeshën e kemi edhe shërimin. Andaj nevojitet aplikimi i këtyre masave : -Që ta kontrollojmë kaloritë që fusim brenda -Duhet aktivitet fizik më shumë -Nëse ekziston sëmundje metabolike,duhet të mjekohet sëmundja bazë. -Kur këto dështojnë duhet edhe intervenimi kirurgjik për personat me rrezik të lartë.. A KEMI MBIPESHË ? Këtë mund ta përcaktojmë duke u bazuar në Indexin e Masës Trupore, e cila mund të caktohet me këtë formulë: BMI=Pesha ( në Kg) / ( Gjatësia në m2) p.sh Pesha-70kg Gjatësia-170cm=1.70 BMI=70 / (1.70) = 24.22 pra BMI = 24.22 KU < 18.5 Shumë i dobët > 18.5-25 Normal i ushqyer > 25-30 Teper i ushqyer > 30-35 I plotë > 35-40 Tepër i plotë > 40 Ekstrem i plotë Ku BMI normale është 18.5-25. Merreni lapsat dhe llogaritni BMI e juaj!

Shërbimet Shëndetësore - Kosovo Police · tij gjegjësisht në qelizat yndyrore. Mirëpo nëse këto rezerva nuk djegën (nuk harxhohen) ato qëndrojnë aty dhe kështu shkaktohet

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Shërbimet Shëndetësore - Kosovo Police · tij gjegjësisht në qelizat yndyrore. Mirëpo nëse këto rezerva nuk djegën (nuk harxhohen) ato qëndrojnë aty dhe kështu shkaktohet

K O S O V O

Republika e KosovësQeveria e Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme Policia e Republikës së Kosovës

Shërbimet Shëndetësore

Përgaditur nga: Dr. Luljeta Durmishi-Maqedonci; Redaktor: Dr. Linditë Kajtazi; Design: Çajup Kajtazi & Bashkim Perçuku

Tel: 038 5080-1126; Fax: 038 5080-1130; E-mail: [email protected]

MBIPESHA

Mbipesha (lat.Obesitas) paraqet një sëmundje kronike në të cilën personi ka më shumë peshë trupore dhe masë yndyrore. Çdo tejkalim i peshës ideale mbi 10% njihet si mbipeshë.

A KA MBIPESHA SHËRIM ?Varësisht nga shkaku që e shkakton mbipeshën e kemi edhe shërimin. Andaj nevojitet aplikimi i këtyre masave :

-Që ta kontrollojmë kaloritë që fusim brenda

-Duhet aktivitet fizik më shumë

-Nëse ekziston sëmundje metabolike,duhet të mjekohet sëmundja bazë.

-Kur këto dështojnë duhet edhe intervenimi kirurgjik për personat me rrezik të lartë..

A KEMI MBIPESHË ?Këtë mund ta përcaktojmë duke u bazuar në Indexin e Masës Trupore,

e cila mund të caktohet me këtë formulë:

BMI=Pesha ( në Kg) / ( Gjatësia në m2)

p.sh Pesha-70kg

Gjatësia-170cm=1.70 BMI=70 / (1.70) = 24.22 pra BMI = 24.22

Ku

< 18.5 Shumë i dobët

> 18.5-25 Normal i ushqyer

> 25-30 Teper i ushqyer

> 30-35 I plotë

> 35-40 Tepër i plotë

> 40 Ekstrem i plotë

Ku BMI normale është 18.5-25. Merreni lapsat dhe llogaritni BMI e juaj!

Page 2: Shërbimet Shëndetësore - Kosovo Police · tij gjegjësisht në qelizat yndyrore. Mirëpo nëse këto rezerva nuk djegën (nuk harxhohen) ato qëndrojnë aty dhe kështu shkaktohet

TIPET E MBIPESHËSekzistojnë 2 tipe të mbipeshës: ginoid( femëror) forma e dardhës,

ku yndyra shpërndahet në pjesën e poshtme të barkut dhe tipi

android (mashkullor) forma e mollës ,ku yndyra shpërndahet në

qendër të trupit.

SI NDIKON MBIPESHA NË SHËNDET

njerëzit me mbipeshë kanë më të shprehur morbiditetin (sëmun-

djen) dhe mortalitetin (vdekjen). Sëmundjet që paraqiten te këta

persona janë:

-Hipertensioni arterial - paraqet një ndër komplikimet më të shpeshta. njerëzit që kanë peshë 15kg. më shumë se pesha ideale e tyre rrisin rrezikun për hipertension për 30%.

-Sëmundjet kardiovaskulare dhe cerebrale

-Dislipidemia-prania e yndyrave dhe kolesterolit në gjak.

-Diabetus mellitus-paraqitja sëmundjes së sheqerit

-Karcinoma

-Arthritis-dhimbja e nyjeve për shkak peshës

-Cholelithiasis-prania e gurëve në idhëz

-Çrregullimet e traktit digjestiv

-Çrregullime psiqike etj.

SI MUND TA PENGOJMË MBIPESHËN -Të jemi fizikisht aktiv,së paku 3 herë në javë nga 30 min.ushtrime

-Të ndërpritet tymosja e duhanit dhe pirja e alkoolit

-Hani më shumë pemë dhe perime.

-Largoni ushqimet që përmbajnë shumë yndyra dhe sheqerna

MBIPESHA

Mbipesha (lat.Obesitas) paraqet një sëmundje kronike në të cilën personi ka më shumë peshë trupore dhe masë yndyrore. Çdo tejkalim i peshës ideale mbi 10% njihet si mbipeshë.

Ky është një problem i botës moderne i cili është në rritje e sipër. Përveç që ndikon në dukje estetike mbi-pesha shkakton probleme të shumta shëndetësore e kështu ndikon në kualitetin e jetës.

ETIOLOGJIAShkaktarë janë shumë faktorë, siç janë: trashëgimia, keq shprehitë e të ushqyerit, faktori psikologjik( ku njeriu han që të largohet nga streset dhe situatat e ndryshme emocionale),metabolike(sëmundjet e ndryshme),etj. Në përgjithësi ndër shkaqet kryesore është marrja e tepërt e ushqimit dhe mos aktiviteti fizik.

PATOGJENEZAMateriet energjetike siç janë hidratet e karbonit, që futen në organizëm kalojnë nëpër mëlçi dhe atje transformohen (shëndrrohen) në trigliceride (yndyra) ku deponohen në organizëm në pjesë të ndryshme të tij gjegjësisht në qelizat yndyrore. Mirëpo nëse këto rezerva nuk djegën (nuk harxhohen) ato qëndrojnë aty dhe kështu shkaktohet mbipesha.