36
AKTIVITETI I USAID EMPOWER SEKTORI PRIVAT - NË PARTNERITET ME SIDA VLERËSIMI I KLLASTEREVE TË ENERGJISË TË SEKTORIT PRIVAT Flamur Breznica Maj 2018 Implementuar nga Cardno Emerging Markets USA, Ltd. Nr. i kontratës: AID-167-C-14-00005 Ky dokument është prodhuar për shqyrtim nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida). Autor i raportit është Z. Flamur Breznica. DEKLARATË E MOHIMIT TË PËRGJEGJËSISË Pikëpamjet e shprehura nga autori në këtë publikim nuk i pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara apo Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar apo Qeverisë Suedeze.

AKTIVITETI I USAID EMPOWER SEKTORI PRIVAT - NË …empowerkosovo.org/al/wp-content/uploads/sites/2/Empower_Energy-Sector... · të cilat 40.8 milion euro janë import, ndërsa 21

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

AKTIVITETI I USAID EMPOWER SEKTORI

PRIVAT - NË PARTNERITET ME SIDA

VLERËSIMI I KLLASTEREVE TË ENERGJISË TË

SEKTORIT PRIVAT

Flamur Breznica

Maj 2018

Implementuar nga Cardno Emerging Markets USA, Ltd.

Nr. i kontratës: AID-167-C-14-00005

Ky dokument është prodhuar për shqyrtim nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar

dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida). Autor i raportit është Z. Flamur Breznica.

DEKLARATË E MOHIMIT TË PËRGJEGJËSISË

Pikëpamjet e shprehura nga autori në këtë publikim nuk i pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e Agjencisë së

Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara apo Agjencisë Suedeze për

Zhvillim Ndërkombëtar apo Qeverisë Suedeze.

1

Përmbledhje e përgjithshme

Në këtë raport është vlerësuar sektori i biznesit të gjelbër në Kosovë, veçanërisht trendet e

prodhimit vizavi importit në këta sektorë: (1) sektorin e biomasës së drurit (stufat/kaldajat, peleti

dhe briketi), (2) efiçiencën e energjisë (stiropori, leshi i xhamit, vitrinat, dhomat e ftohjes, furrat,

llaqet dhe fasadat (3) riciklimin (vaji i motorit, pllakat e mozaikut nga qelqi dhe granulatet), dhe

(4) energjinë e ripërtëritshme (panelet diellore FV).

Kjo analizë është kryer me anë të dy llojeve të të dhënave. Së pari, të dhënat e importit që u

përkasin sektorëve me interes dhe që shtrihen përgjatë viteve 2014-2016/2017 janë marrë nga

Doganat e Kosovës. Së dyti, një anketë në nivel të kompanive është zhvilluar me 43 kompani në

mbarë Kosovën. Kjo varet nga një varg supozimesh që janë bazuar në trendin e tregut, kapacitetin

prodhues të biznesit dhe krahasimin e tij me bizneset e tjera që janë identifikuar si pjesë e të

njëjtit sektor, por që nuk kanë dashur të merrnin pjesë në studim. Për shkak të mungesës së të

dhënave, në një varg nënsektorësh prodhimi llogaritet duke u bazuar edhe në të dhënat aktuale

që janë ofruar nga kompanitë, edhe në vlerat e vlerësuara (sipas nevojës).

Rezultatet e studimit janë mjaft inkurajuese për disa nënsektorë. Biomasa ka shfaqur mundësi të

konsiderueshme për ta zëvendësuar lëndën e importuar, me rritjen e prodhimit vendor dhe

krijimin e vendeve të punës. Vlera e përgjithshme e tregut e grupit të biomasës së drurit

(stufat/kaldajat, briketi dhe peleti) për vitin 2017 ka qenë 30 milionë €, nga të cilat 18.5 milionë

euro ka qenë vlera e importit, ndërsa 11.2 milion euro janë prodhuar në vend. Nga ky grup, peleti

e ka pasur ngritjen më të lartë në prodhim, nga 2.46 milion euro në vitin 2014 në 18.76 milionë

euro në vitin 2017.

Sa i përket vlerës totale të tregut të grupeve të efiçiencës së energjisë (ngjyrat, llaqet, fasada,

rrjeta fasaduese dhe stiropori), ky raport tregon se në vitin 2016 ka qenë 61.8 milionë euro, nga

të cilat 40.8 milion euro janë import, ndërsa 21 milionë janë prodhuar në vend. Përveç kësaj,

raporti tregon se gjithsej më shumë se 20,100 panele diellore fotovoltaike (FV) janë prodhuar në

vend në vitin 2016 dhe 2017. Në vitin 2017, prodhimi vendor i paneleve diellore FV është rritur

ndjeshëm, për 923%, duke e arritur vlerën e 2.16 milionë eurove (72% të tregut në total), që e

paraqet vlerën monetare të paneleve diellore FV të prodhuara.

2

Analiza e të dhënave sugjeron se kërkesa e kosovarëve për panelet diellore FV është rritur. Sa u

përket nënsektorëve, tregu i përgjithshëm për pllakat mozaikë nga qelqi është rritur vazhdimisht

nga viti 2014 deri në vitin 2016 duke e arritur një vlerë të përgjithshme prej 442 mijë eurove në

vitin 2016, 63.4% nga të cilat janë prodhuar brenda vendit. Përveç kësaj, granulat dhe regranulat

e prodhuara nga procesi i riciklimit të plastikës kanë pasur një treg total prej 21.30 milion eurove

në vitin 2016 (nga të cilat 11.5% janë prodhuar në vend), krahasuar me vlerën prej 17.05 milionë

eurove në vitin 2014, nga të cilat vetëm 10% janë prodhuar brenda vendit.

Në tërësi, studimi ka treguar se duket se kompanitë që janë anketuar janë mjaft të afta për t’i

shtuar kapacitetet prodhuese të tyre, pas tejkalimit të disa sfidave të mëdha me të cilat janë

përballur, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar me parashikueshmërinë e furnizimit me

energji elektrike, mungesën e punonjësve të shkathtë dhe kufizimet në disponueshmërinë e

lëndëve të para. Gjetjet e këtij raporti në përgjithësi mbeten inkurajuese, sidomos duke pasur

parasysh se sasitë dhe vlerat e përgjithshme të prodhimeve vendore janë rritur gjatë tërë kohës

së analizuar.

3

Përmbajtja Akronimet dhe shkurtesat ............................................................................................................................ 4

Lista e figurave dhe tabelave ........................................................................................................................ 4

1. Hyrje ...................................................................................................................................................... 5

2. Historik .................................................................................................................................................. 6

3. Metodologjia ......................................................................................................................................... 9

4. Rezultatet ............................................................................................................................................ 11

4.1. Biomasa e drurit .......................................................................................................................... 11

4.1.1. Stufat/kaldajat .................................................................................................................... 12

4.1.2. Briketi .................................................................................................................................. 13

4.1.3. Peleti ................................................................................................................................... 14

4.2. Efiçienca e energjisë .................................................................................................................... 16

4.2.1. Rrjeta Fasaduese ................................................................................................................. 17

4.2.2. Ngjyrat, llaqet dhe fasadat .................................................................................................. 18

4.2.3. Vitrinat dhe dhomat e ftohjes ............................................................................................. 20

4.2.4. Furrat ................................................................................................................................... 21

4.2.5. Stiropori .............................................................................................................................. 23

4.3. Energjia e ripërtëritshme ............................................................................................................ 24

4.3.1. Panelet diellore fotovoltaike ............................................................................................... 24

4.3.2. Instalimet e paneleve diellore fotovoltaike në kW ............................................................. 26

4.4. Riciklimi ....................................................................................................................................... 27

4.4.1. Pllakat mozaikë nga qelqi .................................................................................................... 27

4.4.2. Granulat .............................................................................................................................. 29

4.4.3. Vaji motorik ......................................................................................................................... 30

5. Sfidat e biznesit ................................................................................................................................... 31

6. Përfundim ........................................................................................................................................... 32

7. Referencat ........................................................................................................................................... 34

4

Akronimet dhe shkurtesat

MAT Marrëveshja për Masat Autonome të Tregtisë të

BE-së

CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Qendrore

EFTA Marrëveshja Evropiane e Tregtisë së Lirë

EMPOWER EMPOWER Sektor Privat i USAID-it

BE Bashkimi Evropian

HOREKA Hotelet/restorantet /kafenetë

Lista e figurave dhe tabelave

Figura 1. Importi dhe eksporti i Kosovës (në vitet 2000) .............................................................................. 8

Figura 2. Vlera e përllogaritur e stufave/kaldajave të prodhuara dhe të importuara në Kosovë .............. 13

Figura 3. Vlera e përllogaritur e stufave/kaldajave të prodhuara dhe të importuara në Kosovë .............. 14

Figura 4. Vlera e peletit të prodhuar dhe importuar në Kosovë ................................................................. 15

Figura 5. Sasia e prodhimit dhe importit vjetor të peletit në Kosovë ......................................................... 16

Figura 6. Vlera e prodhimit, importit dhe eksportit të rrjetës fasaduese në Kosovë ................................. 18

Figura 7. Vlera e prodhimit dhe importit të ngjyrave, llaqeve dhe fasadave në Kosovë ............................ 20

Figura 8. Prodhimi i vitrinave dhe dhomave të ftohjes në Kosovë ............................................................. 21

Figura 9. Vlera e furrave të prodhuara në Kosovë ...................................................................................... 22

Figura 10. Sasia e prodhimi dhe prodhimi i vlerësuar i furrave në Kosovë ................................................ 23

Figura 11. Vlera e prodhimit të stiroporit në Kosovë ................................................................................. 24

Figura 12. Vlera e prodhimit dhe importit të paneleve diellore FV në Kosovë ......................................... 26

Figura 13. Instalimet e paneleve diellore FV (në kW) në Kosovë 2014-2017 ............................................. 27

Figura 14. Vlera e prodhimit dhe importimit të pllakave mozaikë nga qelqi në Kosovë ............................ 28

Figura 15. Vlera e prodhimit,prodhimit të vlerësuar dhe importit të granulave në Kosovë ...................... 30

Figura 16. Vlera e vaji motorik të importuar në Kosovë ............................................................................. 31

Figura 17. Prodhimi vendor dhe importet e nënsektorëve të EMPOWER Sektor Privat të USAID-it në vitin

2015 dhe 2016 (në vitet 2000) .................................................................................................................... 34

Tabela 1. Vlera e prodhimit, prodhimi i vlerësuar dhe importi (të shprehur në terma kumulativë gjatë

periudhës së specifikuar) .............................................................................................................................. 6

Tabela 2: Prodhuesit e identifikuar për secilin nga sektorët e përfshirë në këtë studim ........................... 11

5

1. Hyrje

Ky studim ka për qëllim ta vlerësojë prodhimin vendor të sektorit të biznesit të gjelbër në Kosovë,

i cili përbëhet nga sektorët në vijim të energjisë në të cilët fokusohet USAID EMPOWER Sektor

Privat: biomasa e drurit, efiçienca e energjisë, energjia e ripërtëritshme dhe riciklimi. Më

saktësisht, objektivi është që të analizohen trendet e prodhimit vendor të këtyre nënsektorëve

në raport me importet. Projekti EMPOWER i USAID-it synon ta nxisë krijimin e vendeve të punës

në Kosovë duke i mbështetur bizneset vendore që veprojnë në sektorin e biomasës së drurit

(stufat/kaldajat, peleti dhe briketi), efiçiencës së energjisë (stiropori, rrjeta fasadore, vitrinat,

dhomat ftohëse, furrat, llaqet dhe fasadat), riciklimit (vaji i motorit, pllakat mozaikë nga qelqi dhe

granulat) dhe energjisë së ripërtëritshme (panelet diellore FV).

Kjo analizë, e cila është bazuar në të dhëna që janë marrë nga prodhuesit e anketuar, tregon se

prodhimi vendor është rritur për të gjitha produktet e shqyrtuara. Për shumicën e produkteve,

prodhimi vendor është rritur më shumë se importi. Disa nga ndryshimet që vlejnë të përmenden

janë rritja e prodhimit vendor të peletit nga viti 2014 deri në vitin 2017 (rreth 330 përqind në ton

dhe 455 përqind në vlerë) dhe marrja e tregut nga prodhuesi i vetëm i paneleve FV të Kosovës.

Kjo kompania prodhimin e ka filluar në vitin 2016 dhe, brenda një viti, vlera monetare e prodhimit

është rritur për 923 përqind. Ky prodhuesi i paneleve diellore në vitin 2017 ka prodhuar 2.58 herë

më shumë se shuma totale e asaj që u importuar në mbarë Kosovën.

Hapja e fabrikës së parë të riciklimit të qelqit në vitin 2016 ka treguar një efekt pozitiv të

menjëhershëm në sistemin e riciklimit. Këtë vit, importi, në krahasim me vitin 2015, ka rënë për

rreth 56 përqind, ndërsa prodhimi vendor ka arritur në 280 mijë euro, duke përfaqësuar një vlerë

më të lartë se importet. Disa nga kompanitë përgjegjëse për prodhimin e këtyre produkteve kanë

marrë mbështetje nga projekti EMPOWER i USAID-it. Në Tabela 1 është paraqitur një

përmbledhje (kumulative) e vlerave të prodhimit vendor dhe importit.

6

Tabela 1. Vlera e prodhimit, prodhimi i vlerësuar dhe importi (të shprehur në terma kumulativë gjatë periudhës së specifikuar)1

Njësitë e

prodhuara brenda vendit

Prodhimi i shprehur në €

Prodhimi i vlerësuar i

shprehur në €

Importet

Stufat/kaldajat (2015-2017) 8,900 copë N/A 11,334,671€ 18,000,419€

Briketi (2014-2016) 1,670 tonë 267,200€ N/A 224,905€

Peleti (2014-2017) 65,073 tonë 12,941,358€ N/A 22,065,807€

Rrjeta Fasaduese (2015 – 2017) N/A 2,056,594€ N/A 8,533,864€

Ngjyrat, llaqet dhe fasada (2015 – 2017)

N/A N/A 27,545,317€ 107,571,186€

Vitrinat (2014 – 2016) 1,137 copë 1,031,000€ N/A N/A

Dhomat ftohëse (2014 – 2017) N/A 2,784,000€ N/A N/A

Furrat (2014 – 2016) 459 copë 272,500€ 372,163€ 285,075€

Stiropori (2014 – 2016) 753,575 m3 30,143,000€ N/A 4,197,744€

Panelet diellore FV (2014-2017) 20,193 panele

2,375,430€ N/A 2,191,650€

Pllakat mozaikë nga qelqi (2014-2016) N/A 280,418€ N/A 839,951€

Granulat dhe rigranulat (2014 - 2016) N/A N/A 6,518,084€ 50,502,000€

Burimi: Llogaritjet e autorit dhe të dhënat e Doganës së Kosovës.

2. Historik

Importi i përgjithshëm i mallrave në Kosovë është rritur për 9.2 përqind në vitin 2017 krahasuar

me vitin 2016, duke e arritur nivelin më të lartë në histori me 3.05 miliardë euro. Ndarja e importit

sipas disa prej partnerëve kryesorë tregtarë të Kosovës janë: Serbia 16.1 përqind, Gjermania 10.4

përqind dhe Kina 6.6 përqind. Ndërkohë, eksporti në vitin 2017 është rritur për 22 përqind

krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 378 milionë euro. Gjatë këtij viti, eksporti në Indi

është rritur për 458 përqind, ndërsa ai në Shqipëri për 43.2 përqind2.

Megjithatë, bilanci tregtar negativ i vazhdueshëm mbetet njëri nga faktorët çekuilibrues

makroekonomikë më të theksuar në vend që nga viti 1999. Deficiti tregtar është zgjeruar

vazhdimisht gjatë dhjetë viteve të fundit duke e arritur shkallën më të lartë në vitin 2017, në 2.67

miliardë euro3. Përkundër faktit se eksporti është rritur vazhdimisht nga viti 2003 deri në vitin

1 Prodhimi është llogaritur duke i përdorur të dhënat aktuale, ndërsa prodhimi i parallogaritur është llogaritur duke i përdorur të dhënat aktuale dhe një varg supozimesh që janë shpjeguar në kaptinën e metodologjisë. 2 Trading Economics (2018), Kosovo Imports and Exports, Kosovo Customs Office. 3 UNDP (2015), Potential Export Markets for Food Processing, Agriculture, Wood Processing, Construction Materials, Tourism and Artisanal Crafts Sectors.

7

2017, hapësira e deficitit tregtar ka vazhduar të zgjerohet, sepse ritmi i rritjes së importit në

përgjithësi është shtuar më shpejt se ritmi i rritjes së eksportit.

Partnerët tregtarë të Kosovës janë kategorizuar në shtatë grupe, sipas udhëzimeve të Agjencisë

së Statistikave të Kosovës. Partnerët kryesorë tregtarë të saj janë në përgjithësi vendet anëtare

të Bashkimit Evropian (BE) dhe vendet anëtare të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës

Qendrore (CEFTA-s). Kategoria e vendeve të BE-së në këtë analizë u referohet 28 shteteve të BE-

së, duke përfshirë Austrinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Greqinë, Holandën dhe Bullgarinë.

Ndërkohë, kategoria e vendeve të CEFTA-s përfshin vendet fqinje si Shqipëria, Maqedonia, Mali

i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Sot Kosova importon mallra nga më shumë se 120 vende

nga pesë kontinente të ndryshme. Megjithatë, mbi shtatëdhjetë përqind e importit të

përgjithshëm në vend vjen nga vendet anëtare të BE-së dhe CEFTA-s, siç është paraqitur në

figurën 1. Kjo shifër i tregon edhe mallrat e importuara të Kosovës nga vendet e Asociacionit

Evropian të Tregtisë së Lirë (EFTA-s), përfshirë Zvicrën, Islandën, Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin,

të cilat përbëjnë pjesën më të vogël të importit të Kosovës. Kategoria e Amerikës Veriore dhe

Jugore ka të bëjë me ShBA-të, Kanadanë, Brazilin dhe Meksikën, ndërsa kategoria e Azisë përfshin

Japoninë, Kinën dhe Indinë. Kategoria e "vendeve të tjera evropiane" përfshin Turqinë dhe

Ukrainën, ndërsa Turqia është një partner tregtar tjetër i rëndësishëm i Kosovës kur bëhet fjalë

për importet. Mesatarisht, shtatë përqind e importeve të vendit vijnë nga Turqia çdo vit. Importet

nga Shtetet e Bashkuara (ShBA-të) dhe Zvicra mbeten të ulëta, me tre përqind të importeve totale

që kanë ardhur nga këto vende gjatë dekadës së fundit4.

4 Ibid.

8

Figura 1. Importi dhe eksporti i Kosovës (në vitet 2000)

Burimi i të dhënave: Agjencia e Statistikave të Kosovës, 2017

Ashtu si edhe me importet, eksportet e Kosovës janë të orientuara kryesisht kah vendet e CEFTA-

s dhe BE-së, kryesisht për shkak të marrëveshjeve tregtare që janë në fuqi. Siç është paraqitur në

Figura 1, 80 përqind e mallrave të eksportuara që prodhohen në Kosovë, gjejnë treg në vendet

anëtare të CEFTA-s dhe BE-së. Zvicra është aktualisht tregu i pestë më i madh për produktet e

prodhuara në Kosovë - me një eksport që arrin në 21.35 milionë euro. Kjo mund t'i atribuohet

pjesërisht përqendrimit të madh të diasporës kosovare në këtë vend, i cili zë njëzetepesë përqind

të diasporës së përgjithshme të Kosovës, ose mbi 700 mijë njerëz, më saktësisht5. Produktet e

Kosovës po eksportohen gjithnjë e më shumë në Holandë dhe ky trend kulmin e ka arritur në vitin

2017 me 3.3 përqind të totalit të eksporteve ose një vlerë totale prej 12.8 milion euro.

Disa instrumente për lehtësim të tregtisë janë vendosur nga Kodi Doganor i Kosovës, i cili është

plotësisht në përputhje me kërkesat e BE-së dhe Organizatës Botërore të Doganave. Sistemi

doganor bazohet kryesisht në modelin modern të BE-së të një administrate doganore, ku

autorizimet, taksat, garancitë, procedurat dhe veprat penale që kanë ndikim ekonomik janë të

5 UNDP (2014), Kosovo Human Development Report.

2014 2015 2016 2017 2014 2015 2016 2017

Export Import

Others € 348,876 € 392,376 € 425,148 € 471,537 € 348,876 € 392,376 € 425,148 € 471,537

Asia € 74,763 € 60,203 € 61,724 € 65,329 € 237,260 € 270,284 € 301,581 € 317,802

North and South America € 503 € 474 € 1,809 € 2,437 € 111,675 € 80,054 € 96,767 € 87,491

Other European Countries € 12,189 € 9,265 € 7,826 € 7,371 € 249,491 € 260,871 € 296,203 € 302,781

EFTA € 10,082 € 11,749 € 16,881 € 21,950 € 32,448 € 25,975 € 23,223 € 26,015

CEFTA € 99,854 € 91,484 € 102,938 € 134,787 € 720,383 € 769,366 € 753,183 € 856,097

EU € 93,662 € 105,620 € 69,935 € 94,012 € 1,074,99 € 1,105,65 € 1,194,35 € 1,302,83

0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%

100%V

LER

A N

Ë M

IJËR

A E

UR

O

9

përcaktuara me ligj, ose më saktësisht me Kodin Doganor. Në anën tjetër, aktivitetet ditore në

këtë drejtim realizohen dhe zbatohen nga Shërbimi Doganor.

Aktualisht, Kosova përfiton nga tregtia pa taksa doganore dhe joreciproke me tregun e BE-së

sipas Marrëveshjes për Masat Autonome të Tregtisë të BE-së (MAT-it). Sipas kësaj marrëveshjeje

të veçantë, kufizimet cilësore dhe sasiore zbatohen vetëm për një numër të kufizuar të mallrave.

Përveç kësaj, sipas CEFTA-s, Kosova e ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me vendet e Evropës

Juglindore, një marrëveshje e cila u siguron eksportuesve të Kosovës qasje pa taksa tek më shumë

se 520 milionë klientë6. Për më tepër, sa i përket tregtisë, Kosova ka marrë vlerësim pozitiv nga

Raporti i të Bërit Biznes i Bankës Botërore për vitin 2018, pasi është renditur në vendin e

dyzetetetë7.

Krahas kësaj, kur kemi të bëjmë më shumë me energjinë, disa ndryshime tatimore që për qëllim

kanë mbështetjen e prodhuesve vendorë në Kosovë kanë hyrë në fuqi nga 1 janari i vitit 2018.

Bazuar në dy vendime8 që janë aprovuar nga qeveria e Kosovës në vitin 2017, akciza është hequr

nga importet e të gjitha burimeve të energjisë, si dhe taksat doganore janë hequr për importet e

lëndëve të para, pajisjet dhe makinat e teknologjisë informative si dhe produktet e

gjysmëpërpunuara të shfrytëzuara gjatë veprimtarive prodhuese. Parashikohet që ndryshimet

tatimore të kenë ndikim pozitiv në sektorin privat, kryesisht duke e shtuar aftësinë konkurruese

të prodhuesve vendorë në rajon9.

3. Metodologjia

Për këtë analizë janë përdorur dy lloje të të dhënave. Në fillim, të dhëna të papërpunuara janë

marrë nga Dogana e Kosovës për të nxjerrë vlerën e importeve nga viti 2014 deri në vitet 2016

dhe 2017. Produkte me interes për këtë analizë kanë qenë ato që i përkasin këtyre sektorëve:

biomasës së drurit (stufat/kaldajat, peleti dhe briketi), efiçiencës së energjisë (stiropori, rrjeta

6 UNDP (2015), Potential Export Markets for Food Processing, Agriculture, Wood Processing, Construction Materials, Tourism and Artisanal Crafts Sectors. 7 “Doing Business in Kosovo - World Bank Group.” 8 Vendimet e Qeverisë Nr. 13/07 dhe 14/07. 9 SeeNews (2018), Kosovo scraps levies on imports of energy products, raw materials from 2018.

10

fasaduese, vitrinat, dhomat e ftohjes, stufat si dhe llaqet dhe fasadat), riciklimit (vaji motorik,

pllakat mozaikë nga qelqi dhe granulat) dhe energjisë së ripërtëritshme (panelet diellore).

Pastaj është përpiluar një instrument anketimi (përkatësisht një pyetësor në nivel të kompanive)

dhe janë mbledhur të dhëna nga kompanitë anembanë Kosovës për prodhimin e produkteve të

lartpërmendura. Pjesëmarrja në anketë ka qenë vullnetare, ndërsa përgjigjet e të anketuarve

(përfaqësuesve të kompanive) janë trajtuar si rreptësisht konfidenciale. Të anketuarit kanë pasur

mundësi që të mos përgjigjen në pyetjet që u janë bërë.

Për t’i vlerësuar sa më mirë vlerat dhe sasitë reale të prodhimit, janë bërë një varg supozimesh.

Secili supozim është bazuar në trendin e tregut, kapacitetin prodhues të biznesit dhe krahasimin

e tij me bizneset e tjera që janë identifikuar si pjesë e të njëjtit sektor, por që nuk kanë dashur të

marrin pjesë në studim. Për disa nga produktet, për shkak të ndryshimit të çmimeve nëpër

kompani të ndryshme, për ta llogaritur vlerën e prodhimit është përdorur një çmim mesatar.

Prandaj, prodhimi aktual që është etiketuar vetëm si "prodhim" buron drejtpërsëdrejti nga të

dhënat që janë marrë nga kompanitë, ndërsa "prodhimi i vlerësuar" është nxjerrë nëpërmjet

çmimeve mesatare dhe/ose supozimeve për prodhimin. Supozimet për prodhimin janë ndërtuar

përmes dy metrikave, përkatësisht parallogaritjes së pranisë në treg dhe informatave të

pjesshme që janë marrë nga kompanitë. Prania në treg është vlerësuar për disa kompani duke e

analizuar vendosjen e produktit dhe shpërndarjen e produktit në pikat kryesore të shitjes në

komunat e vizituara. Në tërë raportin, për disa nënsektorë është llogaritur edhe prodhimi sipas

të dhënave aktuale që janë ofruar nga kompanitë, edhe prodhimi i përafërt i parallogaritur në

bazë të supozimeve si rrjedhojë e mungesës së të dhënave aktuale nga disa kompani. Kjo metodë

është zgjedhur me qëllimin e vetëm për ta përcaktuar vlerën përfaqësuese më të përafërt në

raport me vlerat që ndërlidhen me prodhimin real.

Është e rëndësishme të theksohet se shumica dërrmuese e kompanive janë identifikuar apriori,

ndërsa të tjerat janë zgjedhur sipas rastit. Megjithatë, për shkak se në shumë raste numri i

kompanive të intervistuara ose të dhënat e të cilave janë nxjerrë për secilin nënsektor besohet

se e përfaqësojnë pjesën dërrmuese të tregut vendor, autori i raportit mund ta bëjë një supozim

të arsyeshëm se të dhënat aktuale dhe të nxjerra për çdo nënsektor janë vlera mjaft të afërta të

11

prodhimit vendor në Kosovë. Qëllimi i studimit ka qenë që të mbulohej pjesa më e madhe e

prodhimit vendor, prandaj, ndonëse vlerat dhe sasitë e paraqitura në tekstin e mëposhtëm mund

të mos e mbulojnë tregun e brendshëm në tërësi, mund të supozohet me arsye se të dhënat

aktuale dhe të nxjerra të kompanive e mbulojnë pjesën më të madhe të tregut vendor.

Prodhimi vendor është pasqyrim ose i të dhënave të vërteta apo supozimeve që janë krijuar për

kompanitë e identifikuara brenda sektorit dhe/ose nënsektorit. Prandaj, kurdo që ka ndonjë

referencë për prodhimin vendor në këtë raport, veçanërisht sa u përket shifrave të shitjeve,

shifrat e tilla duhet të kuptohen se rrjedhin nga logjika metodologjike që është shpjeguar më lart.

Numri i kompanive të identifikuara për secilin sektor është përshkruar në Tabela 2.

Tabela 2: Prodhuesit e identifikuar për secilin nga sektorët e përfshirë në këtë studim

Sektori Prodhuesit e identifikuar

Biomasa e drurit 20

Efiçienca e energjisë 17

Energjia e ripërtëritshme 10

Riciklimi 5

Gjithsej 43

4. Rezultatet

4.1. Biomasa e drurit

Sektori i biomasës së drurit ndahet në dy grupe kryesore të prodhuesve. Grupi i prodhuesve të

pajisjeve përbëhet nga kompani që prodhojnë stufa/kaldaja dhe pajisje të tjera të ngjashme.

Grupi i prodhuesve përfshin kompanitë prodhuese të biomasës së drurit (peletit dhe briketit).

Vlera vjetore e prodhimit të këtyre grupimeve të biomasës së drurit siç është përcaktuar më lart

(stufa/kaldaja, briket dhe pelet) në vitin 2015 ka qenë 4.6 milionë euro, ndërsa në vitin 2016

është rritur për 2.62 milionë euro (57%) në 7.22 milionë euro. Një trend i ngjashëm ka ndodhur

12

në vitin 2017, ku vlera vjetore e prodhimit ka arritur në 11.32 milionë euro10, një rritje prej më

shumë se 4.1 milionë eurove krahasuar me një vit më parë. Është e rëndësishme të përmendet

se këto vlera janë nxjerrë nga 20 kompani që kanë marrë pjesë në studim.

4.1.1. Stufat/kaldajat

Stufat/kaldajat janë pajisje kyçe për ngrohje në shtëpi të cilat përdorin lloje të ndryshme të

burimeve të energjisë. Disa nga burimet e energjisë që mund të përdoren në stufa/kaldaja janë

briketi dhe peleti, që janë hulumtuar në hollësi më vonë në këtë raport, konkretisht në pikat

4.1.2. dhe 4.1.3. të kaptinës për biomasën e drurit. Në Kosovë janë disa kompani që prodhojnë

stufa/kaldaja. Dy kompani që e mbulojnë pjesën më të madhe të tregut kanë ofruar të dhëna,

ndërsa kompania e tretë të cilës i jemi drejtuar nuk ka dashur që të shpalosë asnjë lloj

informacioni.

Çmimi i stufave/kaldajave sipas informacionit që është marrë nga tregu sillet nga 250€ në 12,000

€, varësisht nga madhësia e tyre. Përveç kësaj, informatat që janë marrë nga prodhuesit tregojnë

se pjesa më e madhe (60-70 përqind) e stufave/kaldajave është shitur me një çmim prej 250 deri

800 eurove. Vlera e prodhimit vendor është vlerësuar duke e përdorur këtë metrikë.

Karakteristikat e stufës/kaldajës ndryshojnë sipas prodhuesve. Stufat/kaldajat rezidenciale të

prodhuesve të lartpërmendur kanë kapacitet prej 20 deri 80 kW-ve, ndërsa ato që janë projektuar

për përdorim komercial kanë kapacitet prej 1.000 kW. Siç është paraqitur në Figura 2, nga

informatat që janë marrë nga prodhuesit që e mbulojnë pjesën dërrmuese të tregut në Kosovë,

vlerësohet se vlera e stufave/kaldajave të prodhuara në vend në vitin 2015 ka qenë rreth 3.25

milionë euro, ndërsa vlera e atyre të importuara ka qenë 4.78 milionë euro. Është llogaritur se në

vitin 2015 rreth 2,560 stufa/kaldaja janë prodhuar brenda vendit. Në vitin 2016, një trend ngritës

është vërejtur edhe në importe, edhe në prodhimin vendor. Në shkallë vendi, prodhimi është

rritur për 20 përqind në 3,088 stufa/kaldaja, ose shprehur në vlerë monetare në 3,91 milionë

euro, ndërsa importet janë rritur për 1,5 milionë euro, duke arritur në 6,28 milionë euro. Në vitin

10 Kjo vlerë përjashton vlerën e prodhimin e briketit në vitin 2017, për të cilin nuk janë marrë informata.

13

e ardhshëm, në vitin 2017, importet dhe prodhimi vendor e kanë ndjekur një trend të ngjashëm.

Në vitin 2017, vlerësohet se janë prodhuar të paktën 3,292 stufa/kaldaja në vend, me një vlerë

të përllogaritur prej 4,17 milionë eurosh, dhe janë importuar stufa/kalda me një vlerë totale prej

6,94 milionë eurosh. Dogana e Kosovës nuk jep informata për numrin e saktë të njësive që janë

importuar. Megjithatë, vlerësohet se mbi 8,000 stufa/kaldaja janë importuar nga viti 2015 deri

në vitin 2017.

Figura 2. Vlera e përllogaritur e stufave/kaldajave të prodhuara dhe të importuara në Kosovë11

Burimi: Llogaritjet e autorit

4.1.2. Briketi

Prodhimi dhe importimi i briketit në Kosovë, bazuar në informatat që janë nxjerrë nga katër

prodhues dhe në të dhënat nga Dogana e Kosovës, ka kaluar nëpër zhvillime interesante gjatë

periudhës 2014-2016. Në Figura 3 është shfaqur vlera e briketit të prodhuar dhe të importuar

gjatë kësaj periudhe kohore. Në vitin 2014, vlera e prodhimit ka qenë 434 përqind më e lartë se

ajo e importeve – në vend janë prodhuar briket në vlerë prej 112 mijë eurove dhe rreth 26 mijë

euro briket janë importuar. Megjithatë, prodhimi ka rënë për 4.8 mijë euro (4.28 përqind) në vitin

11 Rezultatet pasqyrojnë prodhimin e tre prodhuesve të identifikuar.

14

2015, ndërsa importet janë rritur ndjeshëm për 65 mijë euro ose 254 përqind, duke arritur në 91

mijë euro. Një rënie e ndjeshme në prodhimin vendor është vënë re në vitin 2016, kur vlera e

briketit të prodhuar ka rënë për 55.2 përqind në 48 mijë euro. Rënia në prodhimin vendor për të

paktën njërin nga prodhuesit është rezultat i vështirësisë për ta mbledhur lëndën e parë. Arsyeja

tjetër e rënies së prodhimit të briketit është përqendrimi i konsumatorëve në pelet, i cili

konsiderohet si alternativë më praktike.

Figura 3. Vlera e përllogaritur e stufave/kaldajave të prodhuara dhe të importuara në Kosovë 12 Burimi: Llogaritjet e autorit

4.1.3. Peleti

Kërkesa gjithnjë në rritje për pelet në Kosovë gjatë viteve të fundit13 ka rezultuar në një rritje të

qëndrueshme të prodhimit vendor të peletit, siç mund të shihet në Figura 5. Sasia e peletit të

prodhuar në vend pothuajse është trefishuar nga viti 2014 deri në vitin 2017, duke u rritur nga

7,900 tonë në 34,048 tonë brenda kësaj periudhe. Pavarësisht nga sasia e prodhuar, edhe çmimi

mesatar i peletit në treg është ngritur nga 163€ në 230€ për ton. Në vitin 2017, çmimi për një ton

pelet ka arritur në 230 euro, por mesatarja ka qenë rreth 210 euro për ton. Vlera vjetore e

prodhimit të peletit gjatë periudhës kohore të analizuar është rritur për më shumë se 5.8 milionë

12 Të dhënat janë marrë nga 4 prodhues vendorë. 13 Empower (2016), Kosovo Takes Solids Steps Toward Production of Renewable Energy Sources

15

euro. Siç është paraqitur në Figura 4, vlera e peletit të prodhuar në Kosovë në vitin 2014 ka qenë

rreth 1.3 milion euro, ndërsa vlera e tij në vitin 2017 ka arritur në gati 7.15 milionë euro. Në

mënyrë të ngjashme, edhe sasia e peletit të importuar është rritur gjatë viteve të fundit. Vlera e

peletit të importuar nga viti 2014 deri në vitin 2017 është rritur nga 1.2 milionë euro në 11.6

milionë euro.

Vlera e përgjithshme e peletit (importet dhe prodhimi vendor) gjatë kësaj periudhe ka ndryshuar

nga 2.46 milionë euro në vitin 2014 në 18.76 milionë euro në vitin 2017, një rritje prej më shumë

se 660 përqind. Vlen të përmendet se në vitet 2016 dhe 2017, prodhimi vendor në kuptim të

vlerës monetare e ka mbuluar 37 përqind të tregut të përgjithshëm (prodhimi dhe importi).

Figura 4. Vlera e peletit të prodhuar dhe importuar në Kosovë14 Burimi: Llogaritjet e autorit

Siç është paraqitur në Figura 5, prodhimi i peletit në vend (në ton) pothuajse është katërfishuar

gjatë tri viteve të fundit. Në vitin 2014, në vend janë prodhuar 7.900 tonë pelet, ndërsa në vitin

2017 kjo vlerë është ngritur për 330 përqind, në 34.048 tonë. Në mënyrë të ngjashme, edhe sasia

e peletit të importuar është rritur nga 6,872 tonë në vitin 2014 në 80,714 tonë në vitin 2017,

14 Vlera e prodhimit është llogaritur duke i përdorur informatat që i kanë ofruar 13 prodhues vendorë.

2014 2015 2016 2017

Production € 1,287,700 € 1,244,220 € 3,259,270 € 7,150,168

Import € 1,170,236 € 3,803,325 € 5,482,161 € 11,610,085

Total (Production + Import) € 2,457,936 € 5,047,545 € 8,741,431 € 18,760,253

€ -

€ 2,000,000

€ 4,000,000

€ 6,000,000

€ 8,000,000

€ 10,000,000

€ 12,000,000

€ 14,000,000

€ 16,000,000

€ 18,000,000

€ 20,000,000

Prodhimi dhe importimi i peletit në Kosovë (në €)

16

duke e treguar një rritje të kërkesës për pelet në tregun vendor, i cili nuk do të kishte qenë e

mundur që të plotësohej vetëm nga prodhimi vendor. Rritja e kërkesës për pelet, siç ka treguar

tregu, rrjedh nga mundësia e përdorimit të produkteve dhe qëndrimi i tij më i mirë në krahasim

me konkurrentët e tij. Prodhuesit vendor në këtë drejtim kanë theksuar se po përballen me

probleme në mbledhjen e lëndës së parë të nevojshme për prodhimin e peletit. Prandaj,

kapacitetet e tyre të prodhimit janë të kufizuara.

Figura 5. Sasia e prodhimit dhe importit vjetor të peletit në Kosovë15

Burimi: Llogaritjet e autorit

4.2. Efiçienca e energjisë

Sektori i efiçiencës së energjisë që është paraqitur në këtë studim përfshin produktet e

mëposhtme: rrjetën fasaduese, ngjyrat, fasada dhe llaqet, vitrinat, dhomat e ftohjes, furrat dhe

stiroporin. Për këtë studim janë identifikuar gjithsej 17 kompani që kanë marrë pjesë në

prodhimin e këtyre produkteve, 13 nga të cilat kanë ofruar informata për prodhimin e tyre. Vlera

e prodhimit të vlerësuar të këtyre produkteve në vitin 2015 ka qenë 19.1 milionë euro, ndërsa në

15 Vlera e prodhimit rrjedh nga të dhënat e 15 kompanive që kanë pranuar të jenë pjesë e studimit.

17

vitin 2016 kjo vlerë është rritur për 3.26 milionë euro (17 përqind) në shumën 22.36 milionë

eurove.

4.2.1. Rrjeta Fasaduese

Rrjeta fasaduese përdoret kryesisht si izolues termik komercial dhe banesor. Si izolues, rrjeta

fasaduese e ngadalëson përhapjen e ftohjes, nxehtësisë si dhe të zërit në ndërtesa. Duke i zënë

xhepat e ajrit, ky lloj i izolimit i mban dhomat të freskëta gjatë verës dhe të ngrohta gjatë dimrit,

duke shërbyer kështu si teknikë e volitshme për ta rritur efiçiencën e energjisë. Njëra nga arsyet

pse rrjeta fasaduese është zgjedhje e përshtatshme për izolimin e ndërtesave është se nuk

paraqet rrezik nga zjarri dhe është me kosto efektive – izolimi me rrjeta fasaduese, krahasuar me

materialet izoluese të tjera, ka çmim më të ulët të instalimit për rezistencë termike ekuivalente.

Në përpjekje për t’i ilustruar dobitë e tij për efiçiencë të energjisë, Shoqata Ndërkombëtare e

Inspektorëve të Certifikuar të Shtëpisë ka vlerësuar se izolimi termik me rrjetë fasaduese i ul

shpenzimet banesore për energji deri në 40 përqind16.

Prodhimi vendor i rrjetës fasaduese në Kosovë është rritur gjatë viteve të fundit. Importet janë

rritur gjithashtu për rreth 1.22 milionë euro ose 52.5 përqind, duke arritur në gati 3.5 milionë

euro në vitin 2017 krahasuar me 2.28 milionë euro në vitin 2015. Prodhimi vendor në vitin 2015

ka qenë rreth 379 mijë euro dhe është rritur për 272 mijë euro (64 përqind) në vitin 2016,

përkatësisht në afro 621 mijë euro. Në vitin 2017, vlera e prodhimit vendor është rritur më tej,

duke arritur në 1.06 milionë euro, një rritje prej 178 përqind krahasuar me vitin 2015. Si rrjedhojë

e këtyre ndryshimeve, vlera totale e tregut (prodhimi vendor dhe importet) në vitin 2017 është

rritur në 4.53 milionë euro, që paraqet një rritje prej 1.14 milion eurove krahasuar me vitin 2015.

Në këtë aspekt, prodhimi vendor ka qenë përgjegjës për 23.3 përqind të tregut total në vitin 2017,

një përmirësim substancial prej rreth 9 pikë përqindjeje në krahasim me vitin 2015.

Çmimi i rrjetës fasaduese në tregun vendor nuk ka ndryshuar në këtë periudhë kohore.

Sidoqoftë, eksportet janë rritur, ndërsa tregu vendor ende përballet me një kërkesë të madhe

për rrjeta fasaduese. Kjo është treguar nga rritja e importeve dhe prodhimit të produkteve

16 Gromicko dhe Shepard (2014), Fiberglass Insulation: History, Hazards and Alternatives

18

vendore. Një nga kompanitë e intervistuara ka bërë të ditur se është duke u fokusuar në

eksportet, veçanërisht në tregun shqiptar, meqë kjo do t’i shtonte fitimet për atë kompani.

Figura 6. Vlera e prodhimit, importit dhe eksportit të rrjetës fasaduese në Kosovë17 Burimi: Llogaritjet e autorit

4.2.2. Ngjyrat, llaqet dhe fasadat

Ngjyrat, llaqet dhe fasadat janë substanca që përdoren për t’i mbrojtur ose dekoruar sipërfaqet,

të cilat, pas tharjes, konvertohen në veshje të forta18. Sipas të dhënave të marra nga Dogana e

Kosovës, importi i ngjyrave dhe llaqeve nuk është rritur ndjeshëm në vitet 2016 dhe 2017. Siç

është paraqitur në figurën 7, vlera e importeve të këtyre produkteve në vitin 2016 ka qenë 33.16

milionë euro, që paraqet një rritje prej 2.56 milionë eurosh krahasuar me vitin 2015. Ndërsa në

vitin 2017, importet janë rritur për 2.95 milionë euro krahasuar me një vit më parë, duke arritur

në 38.68 milionë euro.

Për ta vlerësuar prodhimin vendor të këtyre produkteve, janë kontaktuar tetë prodhues.

Megjithatë, vetëm pesë kanë ofruar të dhëna, ndërsa të tjerat e kanë ushtruar të drejtën e tyre

për të mos zbuluar informata. Prandaj, janë bërë disa supozime për ta vlerësuar prodhimin

17 Pjesëmarrëse në këtë studim kanë qenë vetëm fabrikat (2) që mund të gjurmoheshin si prodhuese të rrjetës fasaduese. 18 Merriam-Webster (2002), Paint Definition

19

vendor të ngjyrave, llaqeve dhe fasadave. Duke e marrë parasysh ngjashmërinë në praninë e tyre

në treg dhe kapacitetet e tyre të prodhimit, në studim është supozuar se këto dy kompani

prodhojnë së paku 90 përqind të kapacitetit të disa prej kompanive që kanë dhënë informata për

prodhimin e tyre. Duke e përdorur të njëjtën logjikë, aktori i tretë në treg është supozuar se e

prodhon të paktën 70 përqind të vlerës së prodhimit të prodhuesve të lartpërmendur. Rezultatet

e vlerësimit janë paraqitur në tekstin e mëposhtëm:

Prodhimi i vlerësuar vendor i ngjyrave, llaqeve dhe fasadave shfaq një trend interesant. Në vitin

2016, prodhimi vendor është rritur për 1.69 milion euro krahasuar me një vit më parë, duke

arritur në një shumë prej 9.57 milionë eurosh. Në vitin 2017, vlera e prodhimit është ngritur më

tej për 5 përqind. Me fjalë të tjera, vlera e prodhimit është rritur nga përafërsisht 7.88€ milionë

në vitin 2015 në 10.09€ milionë në vitin 2017.

Vlera totale e tregut (prodhimi i vlerësuar dhe importi) i këtyre produkteve të veçanta vlerësohet

se ka ndryshuar nga 41.04 milionë euro në vitin 2015 në 48.77 milionë euro në 2017. Një fakt

pozitiv që vlen të përmendet është se prodhimi vendor i vlerësuar e ka ruajtur përqindjen e tij në

treg në vitet 2016 dhe 2017. Me fjalë të tjera, në vitin 2015, përqindja e prodhimit të vlerësuar

vendor në kuadër të tregut total ka qenë 19.2 përqind, ndërsa në vitet 2016 dhe 2017 ka arritur

të zgjerohet, duke e marrë më shumë se 21 përqind të tregut të përgjithshëm.

20

Figura 7. Vlera e prodhimit dhe importit të ngjyrave, llaqeve dhe fasadave në Kosovë19 Burimi: Llogaritjet e autorit

4.2.3. Vitrinat dhe dhomat e ftohjes

Informatat nga Dogana e Kosovës nuk kanë qenë mjaft specifike për ta mundësuar krahasimin

midis vlerave të importit dhe eksportit për vitrinat dhe dhomat e ftohjes. Kjo është për shkak se

kategoria e vitrinave në të dhëna është e paqartë dhe përfshin shumë produkte të pandërlidhura,

që është e pamundur të filtrohen. Po ashtu , Dogana e Kosovës nuk i ka ofruar as të dhënat e

importit për sasitë dhe shumën në euro të dhomave të ftohjes.

Prodhimi i vitrinave dhe dhomave të ftohjes në Kosovë është paraqitur në Figura 8. Informatat

janë marrë nga pesë prodhues të identifikuar. Çmimi mesatar i vitrinave gjatë tërë kësaj periudhe

ka variuar nga 800 deri në 1500 euro, varësisht nga kompania prodhuese dhe lloji i vitrinës.

Në vitin 2014, numri total i vitrinave të prodhuara nga kompanitë që janë intervistuar ka qenë

315. Shprehur në terma monetarë, vlera e përllogaritur e vitrinave ka qenë rreth 272 mijë euro.

Në vitin e ardhshëm, numri i vitrinave të prodhuara është rritur për 23 përqind në gati 335 mijë

euro. I njejti trend ka vazhduar edhe në vitin 2016, kur vlera e prodhimit ka arritur në 423 mijë

euro nëpërmjet prodhimit të 451 vitrinave.

Prodhimi vendor i dhomave të ftohjes është rritur ndjeshëm ( 322 përqind) nga viti 2014 në vitin

2017. Në vitin 2014, vlera e dhomave të ftohjes të prodhuara ka qenë 258 mijë euro, ndërsa në

vitin 2015 është rritur për 122.5 përqind, në 574 mijë euro. Trendi ngritës i prodhimit ka vazhduar

në vitin 2016 me 50.5 përqind më shumë prodhim, duke arritur në rreth 1.09 milionë euro në

vitin 2017.

19 Vlera e prodhimit vendor përfshin 4 prodhues, 1 prodhues ka refuzuar të bëhet pjesë e studimit dhe 1 prodhues nuk ka mundur të japë përgjigje për shkak të vështirësive teknike.

21

Figura 8. Prodhimi i vitrinave dhe dhomave të ftohjes në Kosovë20 Burimi: Llogaritjet e autorit

4.2.4. Furrat

Furrat janë dhoma të mbyllura që përdoren për ta gatuar apo ngrohur ushqimin. Përkundër

shumë ndryshimeve ekzistuese, për shkak të karakteristikave të ndryshme operative ose

burimeve të energjisë, koncepti i furrës ka të bëjë me kontrollimin e temperaturës21. Duhet të

përmendet se fokus i studimit janë furrat e përdorura në hotele, restorante apo kafene

(HOREKA). Në Kosovë, nga viti 2014 deri në vitin 2016, janë importuar gjithsej 285 mijë euro furra,

mesatarisht 95 mijë euro në vit. Kërkesa për produkte të tilla plotësohet edhe nga prodhimi

vendor. Prandaj, për qëllimet e këtij studimi, janë kontaktuar tre prodhues, prej të cilëve dy kanë

ofruar informata, ndërsa një nuk ka zbuluar kurrfarë informate.

20 Vlera e prodhimit është llogaritur duke i përdorur informatat e 5 prodhuesve të identifikuar. 21 “What Are the Different Types of Ovens?”

22

Figura 9. Vlera e furrave të prodhuara në Kosovë22 Burimi: Llogaritjet e autorit

Siç është treguar në Figura 9, vlera e furrave të prodhuara ka qenë rreth 80 mijë euro në vitin

2014 dhe 2015. Në vitin 2016, për shkak të rritjes së kërkesës, prodhimi i furrave është rritur për

28.6 përqind, duke arritur në 108 mijë euro. Një varg supozimesh janë bërë për ta mundësuar

vlerësimin e një vlere të përafërt të prodhimit për furrat. Përcaktimi i kësaj vlere përfshin

supozimin se prodhuesi që nuk ka pranuar të shpalosë informata prodhon së paku 70 përqind të

prodhimit mesatar vjetor të prodhuesve të tjerë23. Si rezultat, vlera e prodhimit tregon se

prodhimi i përgjithshëm lokal (2014-2016) e tejkalon vlerën totale të importeve (2014-2016) për

më shumë se 30 përqind. Vlera kumulative e vlerës së llogaritur të prodhimit në këtë periudhë

kohore është rreth 372 mijë euro.

Në Figura 10 është paraqitur prodhimi vendor dhe prodhimi i vlerësuar në kuptim të sasisë.

Rezultatet tregojnë se çdo vit së paku 102 furra prodhohen nga kompanitë që janë intervistuar.

Prodhimi i vlerësuar është pozitivisht i ndërlidhur me vlerën e prodhimit dhe qëndron më lart me

të paktën 135 furra të prodhuara në vit. Sa i përket prodhimit të vlerësuar në vitin 2016, vërehet

një rritje prej 29 përqind krahasuar me vitin 2014. Çmimi i furrave ka ndryshuar sipas kompanisë

prodhuese dhe është sjellë nga 750 në 950 euro dhe ka ndryshuar dukshëm çdo vit.

22 Janë identifikuar dhe kontaktuar tri kompani, dy nga to kanë dhënë përgjigje. 23 Shikoni kaptinën për metodologjisë për grupin e supozimeve që janë përdorur për prodhimin e vlerësuar.

23

Figura 10. Sasia e prodhimi dhe prodhimi i vlerësuar i furrave në Kosovë Burimi: Llogaritjet e autorit

4.2.5. Stiropori

Stiropori është shkumë polistiroli me celula të mbyllura e ekstruduar me rëndësi të madhe për

reduktimin e konsumit të energjisë në ndërtesa24. Prodhimi vendor i stiroporit në Kosovë është

rritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit, nga 239,375m3 sa janë prodhuar në vitin 2014 në

268,325m3 që janë prodhuar në vitin 2016. Çmimi mesatar për metër kub (40 euro) ka mbetur i

njejtë gjatë tërë kësaj kohe, ndërsa vlera e prodhimit të stiroporit është rritur me kalimin e kohës

për më shumë se 1 milion euro. Vlera e prodhimit vendor të polisterolit, siç është paraqitur në

Figura 11, ka qenë 9.57 milionë euro në vitin 2014, 9.83 milion euro në vitin 2015, ndërsa ka

arritur në 10.73 milionë euro në vitin 2016.

Importi i stiroporit është i vogël, për shkak të shkallës së lartë të prodhimit vendor. Në vitin 2014

importi ka qenë 10 përqind krahasuar me gjithsej vlerën e prodhimit dhe në vitin 2015 kjo vlerë

ka rënë në 8.3 përqind. Edhe pse në vitin 2016 ka pasur një ngritje të konsiderueshme të vlerës

së stiroporit të importuar, vlera e tij në raport me prodhimin vendor ka mbetur nën 23 përqind.

Vlera e importit për këtë produkt ka pësuar një rënie të vogël në vitin 2015, duke rënë në 825

24 Forte EPS Solutions Inc (2014), Rigid High Density EPS Insulation in Ontario

24

mijë euro nga 976 mijë euro sa ka qenë në vitin 2014. Ndryshimi i madh ka ndodhur në vitin 2016,

kur importi është rritur për 190 përqind në 2.4 milionë euro.

Figura 11. Vlera e prodhimit të stiroporit në Kosovë25 Burimi: Llogaritjet e autorit

4.3. Energjia e ripërtëritshme

4.3.1. Panelet diellore fotovoltaike

Energjia diellore i referohet burimit të energjisë që vjen nga dielli dhe që mund të konvertohet

në energji elektrike përmes një pajisjeje të caktuar26. Energjia diellore është burim i pastër i

energjisë së ripërtëritshme dhe shfrytëzimi i një burimi të tillë të energjisë bëhet përmes

paneleve diellore27. Shumë studime theksojnë se Kosova ka potencial të rëndësishëm në këtë

aspekt, për shkak të bollëkut të orëve të rrezatimit diellor gjatë tërë vitit. Është vlerësuar se në

vit Kosova ka mesatarisht 278 ditë me diell dhe 2,000 orë me diell28.

Në këtë aspekt, analiza e të dhënave sugjeron se kërkesa e kosovarëve për panelet diellore FV

është rritur. Është e rëndësishme të përmendet se në vitin 2016, në Kosovë, është hapur fabrika

e parë e prodhimit të paneleve diellore. Kjo e ka katalizuar një trend interesant në shitjen e

25 Rezultatet përfshijnë 4 nga prodhuesit më të mëdhenj të stiroporit në Kosovë. 26 “About Solar Energy.” 27 “About Solar Energy”; “What Are Solar Panels?” 28 “Kosovo Must Do More for Renewables, EU Says – Pv Magazine International.”

25

paneleve diellore PFV brenda vendit. Në vitin 2014, bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës,

të gjitha panelet diellore janë importuar dhe, siç është paraqitur në Figura 12, vlera e importit ka

arritur në afro 240 mijë euro. Në vitin 2015, kërkesa për panele diellore FV më shumë se është

dyfishuar, meqë shifrat e importit janë rritur për 219 përqind, duke arritur në përafërsisht 769

mijë euro. Në vitin tjetër, duke koinciduar me hapjen e fabrikës së parë për prodhimin e paneleve

diellore FV në Kosovë, vlera e importit të paneleve diellore FV ka rënë për 55 përqind krahasuar

me vitin 2015. Prodhimi i përgjithshëm vendor gjatë vitit 2016 ka arritur në rreth 211 mijë euro,

me rreth 556 mijë euro vlerë të paneleve diellore FV të blera në Kosovë. Pavarësisht nga vlera e

shtuar në treg nga prodhuesi vendor, vlera monetare e paneleve diellore FV të importuara dhe

të prodhuara në vend në vitin 2016, krahasuar me 2015, ka rënë për 27.6 përqind. Kjo rënie mund

t'i atribuohet rënies së çmimit të paneleve diellore FV në mbarë botën. Të dhënat e marra nga

Dogana e Kosovës nuk kanë ofruar informata shtesë (p.sh. për numrin e paneleve diellore) për ta

mundësuar një analizë më të detajuar.

Në vitin 2017 është vërejtur një ndryshim substancial në prodhimin e paneleve diellore FV (shih

Figura 12). Prodhimi vendor i paneleve diellore FV është shtuar substancialisht. Vlera monetare

e paneleve diellore FV të prodhuara brenda vendit në vitin 2017 është shtuar për 923 përqind

krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 2.16 milionë euro. Në ndërkohë, importi e ka arritur

vlerën prej 838 mijë eurosh, një rritje për 143 përqind krahasuar me vitin 2016. Në total, janë

prodhuar dhe importuar panele diellore FV në vlerë prej 3 milionë eurove, nga të cilat prodhimi

vendor e ka mbuluar 72 përqind të konsumit të tërësishëm. Krahas kësaj, vlen të përmendet se

një total prej më shumë se 20,100 paneleve diellore FV janë prodhuar brenda vendit në vitet

2016 dhe 2017. Çmimi aktual i paneleve diellore FV të prodhuara në Kosovë është 1,035 euro për

kW për biznese dhe 1,635 për kW për amvisëri, përshirë TVSh-në.

26

Figura 12. Vlera e prodhimit dhe importit të paneleve diellore FV në Kosovë29 Burimi: Llogaritjet e autorit

4.3.2. Instalimet e paneleve diellore fotovoltaike në kW

Të dhënat e prodhimit dhe importit tregojnë se instalimi i paneleve diellore FV në Kosovë është

rritur ndjeshëm nga viti 2014 në vitin 2017. Siç shihet në Figura 13, gjatë vitit 2014, kapaciteti i

paneleve FV të instaluara ka qenë rreth 237 kW. Në vitet në vijim sasia e instalimeve në kW është

rritur në mënyrë eksponenciale. Gjatë vitit 2015, në Kosovë janë instaluar gjithsej 660 kW FV me

panele diellore, që paraqet një rritje prej 179 përqind krahasuar me një vit më parë. Ndërsa, gjatë

vitit 2017 kapaciteti i instaluar ka arritur në 2,454.5 kW. Kapaciteti total i paneleve diellore FV që

janë instaluar nga viti 2014 deri në vitin 2017 ka qenë 4,519.8 kW (608 kW janë pjesë e FIT30-së,

dy projekte janë instaluar në vitin 2015 dhe 2016, njëri me kapacitet prej 102 kW, ndërsa tjetri

me kapacitet prej 506 kW).

29 Rezultatet janë nxjerrë duke i përdorur informatat që janë marrë nga prodhuesi i vetëm i paneleve diellore në Kosovë. 30 Tarifës nxitëse

27

Figura 13. Instalimet e paneleve diellore FV (në kW) në Kosovë 2014-2017 Burimi: Llogaritjet e autorit

4.4. Riciklimi

Sektori i riciklimit në Kosovë është në fazat fillestare, megjithëse është e rëndësishme të

përmendet se granulat plastike janë ricikluar për një kohë brenda vendit. Kompania e riciklimit

të qelqit që e riciklon qelqin dhe prodhon pllaka mozaikë nga qelqi është hapur në vitin 2016.

Produkt tjetër që ka qenë cak i këtij studimi është edhe vaji motorik, i cili është ricikluar që nga

viti 2008. Të ardhurat e përbashkëta vjetore (të kompanive që kanë qenë pjesë e studimit ) të

produkteve të riciklueshme të paraqitura që janë paraqitur poshtë (pllakat mozaikë nga qelqi dhe

granulat) në vitin 2016 vlerësohet se janë së paku 2.73 milion euro. Në vitet para vitit 2016, kjo

vlerë ka qenë dukshëm më e ulët, për shkak të mungesës së fitimeve të gjeneruara nga

prodhuesit e pllakave mozaikë.

4.4.1. Pllakat mozaikë nga qelqi

Pllakat mozaikë nga qelqi janë pllaka nga qelqi që mund të përdoren në trajta dhe forma të

ndryshme për qëllime dekorative. Në Kosovë është identifikuar një fabrikë e tillë, e cila i mbledh

mbeturinat e sheshta nga qelqi dhe i riciklon ato me qëllim të prodhimit të pllakave mozaikë nga

28

qelqi si produkt përfundimtar. Krijimin e zinxhirit furnizues të riciklimit të saj e ka mbështetur

EMPOWER Sektor Privat i USAID-it.

Të dhënat nga Doganat e Kosovës tregojnë se në vitin 2014 në Kosovë janë importuar pllaka

mozaikë nga qelqi në vlerë gjithsej 305,750 eurosh (shih Figura 14). Në vitin 2015 mund të

vërehet një zhvillim interesant – vlera totale e pllakave mozaikë nga qelqi që janë importuar është

rritur për afro 66.5 mijë euro, por sasia e importuar është ulur për afro shtatë përqind. Kjo do të

thotë se ka pasur një rritje në çmimin e këtij produkti. Trendi i rritjes së kërkesës për pllakat

mozaikë nga qelqi ka vazhduar në vitin 2016, kur pllakat mozaikë nga qelqi kanë filluar të

prodhohen në vend. Gjatë vitit 2016, prodhimi vendor ka përfaqësuar 63.4 përqind të hises së

tregut31 të pllakave mozaikë nga qelqi. Në nivel lokal janë prodhuar pllaka mozaikë nga qelqi në

vlerë prej afro 280 mijë euro, ndërsa rreth 162,000 euro ose 36,6 përqind e tregut është furnizuar

nga importi. Është e rëndësishme të përmendet se në vitin 2017 kjo kompani ka arritur të

mbledhë dhe riciklojë 700-800 tonë të mbeturinave të qelqit të sheshtë.

Figura 14. Vlera e prodhimit dhe importimit të pllakave mozaikë nga qelqi në Kosovë32 Burimi: Llogaritjet e autorit

31 Llogaritja e tregut në këtë rast është e barabartë me shumën e prodhimit dhe importeve . 32 Rezultatet janë marrë nga informatat që janë marrë nga ndërmarrja e vetme e riciklimit të qelqit dhe prodhimit të pllakave mozaikë nga qelqi në Kosovë.

29

4.4.2. Granulat

Granulat e plastikës janë grimca të vogla që përdoren për prodhimin e produkteve nga plastika.

Për këto grimca ka kërkesë të madhe për shkak të larmisë së madhe të produkteve që mund të

prodhohen kur granulave u jepet trajtë. Janë disa fabrika në Kosovë që i prodhojnë këto lloje të

produkteve përmes riciklimit, tri prej të cilave janë identifikuar për këtë studim. Granulat e

prodhuara nga procesi i riciklimit të plastikës janë etiketuar si rigranula. Dy nga fabrikat që

riciklojnë për të prodhuar regranula kanë ofruar vullnetarisht informata për këtë studim, ndërsa

me njërën prej tyre nuk ka qenë e mundur që të kontaktohej. Figura 15 e përmban një prodhim

të përafërt që është vlerësuar duke i përdorur supozimet që janë paraqitur në kaptinën për

metodologjinë.

Importet, siç janë paraqitur në Figura 15, variojnë nga 15.34 milion në 18.85 milionë euro,

varësisht nga periudha kohore. Në vitin 2014, importet e granulave kanë arritur në 15.34 milionë

euro, ndërsa në vitin 2015 janë rritur për 6.3 përqind, duke e arritur një vlerë prej 16.3 milionë

eurove. Një ngritje e mëtejme është vërejtur në vitin 2016, meqë vlera e granulave të importuara

ka arritur në 18.85 milionë euro.

Prodhimi i vlerësuar i brendshëm i granulave përmes riciklimit ka shënuar një rritje të

konsiderueshme në vitin 2016 krahasuar me vitin 2014 – prodhimi në këtë periudhë kohore është

rritur për 737 mijë euro (43 përqind), duke arritur në 2.45 milionë euro. Kjo shifër në fakt

nënkupton minimumin e prodhimit të rigranulave. Me fjalë të tjera, mund të thuhet se në vitin

2016, në Kosovë, janë prodhuar të paktën granula në vlerë prej 2.45 milion euro, duke mbuluar

rreth 13 përqind të importeve.

Në total, përdorimi i granulave dhe rigranulave, duke u bazuar në këto shifra, është rritur

ndjeshëm gjatë viteve. Në vitin 2015, prodhimi total i vlerësuar i kombinuar me vlerën e importit

ka arritur në 18.66 milion euro, ndërsa në vitin 2016 kjo shumë është rritur për 2.64 milion euro

për të arritur 21.3 milionë euro.

30

Figura 15. Vlera e prodhimit,prodhimit të vlerësuar dhe importit të granulave në Kosovë33 Burimi: Llogaritjet e autorit

4.4.3. Vaji motorik

Sasia e vajit motorik të importuar në Kosovë është shtuar në mënyrë progresive nga viti 2014 deri

në vitin 2016, fakt ky që ndërlidhet me shtimin e numrit të automjeteve të regjistruara në vend34.

Në vitin 2014, Kosova i ka importuar 5,539,000 litra vaj, me një kosto prej 8,250,000 eurove.

Figura 16 tregon se sasia e vajit motorik të importuar në vitin 2015 është shtuar për 12.4 përqind,

duke arritur në gjithsej 6,226,000 litra, me një kosto prej 8,985,000 eurove. Sasia e importuar në

vitin 2016 ka qenë 7,253,000 litra, që paraqet një ngritje prej 16.5 përqind nga viti i kaluar, me

një kosto prej 9,598,000 eurove.

33 Rezultatet përfshijnë tre riciklues të identifikuar të granulave. 34 EMPOWER Sektori Privat i USAID-it (2016), Oil Recycling Supply Chain Assessment

31

Figura 16. Vlera e vaji motorik të importuar në Kosovë Burimi: Të dhënat e Doganës së Kosovës

5. Sfidat e biznesit

Gjatë vizitave në fabrikat prodhuese për qëllimet e këtij studimi, përfaqësuesit e bizneseve i kanë

vënë në pah disa sfida me të cilat përballen. Përkundër llojeve të ndryshme të proceseve

prodhuese, të gjithë prodhuesit kanë vërejtur se problemet me energji shkaktojnë dëmtime të

rënda financiare në mënyrë indirekte dhe të drejtpërdrejtë. Shpenzimet direkte kanë qenë

pajisjet e dëmtuara, ndërkohë që shpenzimet indirekte kanë përfshirë kufizimin në prodhimin e

produktit për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Një shembull për ta ilustruar më mirë

këtë çështje është se aftësia prodhuese e njërit prej prodhuesve të peletit është përgjysmuar si

pasojë e ndërprerjeve të energjisë elektrike. Kështu, në vend që të prodhonte pelet në vlerë prej

8-9 mijë eurove në vitin 2017, ai ka arritur të prodhojë pelet në vlerë prej vetëm katërmijë deri

pesëmijë eurove.

Problem tjetër me të cilin përballen një numër i konsiderueshëm i këtyre bizneseve është

mungesa e punonjësve të shkathtë. Disa nga ta kanë deklaruar se nuk janë në gjendje ta zgjerojnë

kapacitetin e tyre të prodhimit për shkak të mungesës së punonjësve të shkathtë në treg.

IMPORTET E VAJIT MOTORIK NË KOSOVË

Vlera

32

Së fundmi, është e rëndësishme që të theksohet se prodhimi i peletit siç është shtjelluar më lart

më shumë se është pesëfishuar, por potenciali i tij është i kufizuar për shkak të mungesës së

lëndëve të para. Këtë çështje e kanë theksuar shumica e prodhuesve. Siç tregon analiza, ka

potencial të madh për këtë industri dhe zgjedhja e masa alternative për t’i siguruar lëndët e para

është domosdoshmëri. Një studim i kryer nga Martin Englisch, i mbështetur nga EMPOWER

Sektor Privat i USAID-it, sugjeron se një nga zgjidhjet alternative për këtë problem mund të jetë

krasitjet e hardhisë së rrushit35.

6. Përfundim

Në përgjithësi, sektorët e prodhimit që janë analizuar më lart kanë treguar përmirësime. Sektori

i efiçiencës së energjisë që është analizuar në këtë studim, me fokus të veçantë në furrat, llaqet,

ngjyrat dhe fasadat, stiroporin, vitrinat, dhomat e ftohjes dhe rrjetën fasaduese, vlerësohet se e

ka pasur një vlerë të tregut prej 61.8 milionë eurove në vitin 2016 dhe se, si rezultat i kësaj, e

përfaqëson sektorin me vlerën më të lartë të tregut. Nga kjo vlerë, 34 përqind apo 21 milion euro

janë mbuluar nga prodhuesit vendorë. Në këtë sektor, rrjeta fasaduese e ka pasur njërën nga

rritjet më të mëdha në sasinë e prodhimit. Vlera e prodhimit vendor të këtij produkti në vitin

2015 ka qenë 379 mijë euro dhe është rritur për 671 mijë euro (178 përqind) në 1.05 milion në

vitin 2017. Bojërat, llaqet dhe fasadat kanë qenë nënsektori me zgjerimin më të madh në këtë

kategori, pasi janë rritur për 2.20 milionë euro. Është e rëndësishme të theksohet se një rritje si

në sasinë ashtu edhe dhe vlerën e prodhimit mbizotëron në të gjitha produktet e tjera që hyjnë

në këtë kategori.

Sektori i riciklimit ka përjetuar rritje të konsiderueshme të prodhimit gjatë disa viteve të fundit.

Prodhuesit e riciklimit në Kosovë që kanë marrë pjesë në këtë studim përfshijnë prodhuesit e

pllakave mozaikë nga qelqi dhe të granulave. Vlera e vajit motorik të importuar – e cila paraqet

veçori interesante meqë e demonstron potencialin e riciklimit të këtij produkti – gjithashtu e

potencuar në këtë raport. Pllakat mozaikë nga qelqi janë prodhuar përmes riciklimit që nga viti

2016 dhe vlera e prodhimit ka arritur në afro 280,000 euro. Nga ana tjetër, riciklimi i materialeve

35 Martin Englisch, “Feasibility Study for Production of Briquettes and Pellets in Kosovo Using Agricultural Waste.”

33

plastike për të fituar rigranula është krijuar në Kosovë qe një kohë të konsiderueshme. Prodhimi

i rigranulave nga viti 2014 deri në vitin 2016, duke u bazuar në të dhënat dhe supozimet që janë

bazuar në këto të dhëna, është rritur për rreth 737 mijë euro. Në total, vlera e prodhimit të këtyre

prodhuesve (të pllakave mozaikë nga qelqi dhe (ri) granulave) ka qenë 2.63 milionë euro në vitin

2016. Vlen të përmendet se sektori i riciklimit që ka qenë cak i këtij raporti e ka pasur një vlerë

tregu prej 31.34 milionë eurove në vitin 2016.

Në përgjithësi, sektori i biomasës së drurit ka përjetuar një rritje të konsiderueshme si në

prodhimin vendor, ashtu edhe në import. Vlera e përgjithshme e tregut të sektorit të biomasës

së drurit në vitin 2017 ka qenë rreth 29.7 milionë euro, nga të cilat 11.2 milion euro janë prodhuar

në vend, ndërsa 18.5 milion euro janë importuar. Siç tregon analiza, ky sektor ka potencial të

madh, për shkak të veçorive që i ka. Sasia e stufave/kaldajave të prodhuara në vend është rritur

për 3.08 milionë euro (2015-2017), sasitë e peletit që janë prodhuar në vend janë rritur për më

shumë se 26 mijë euro (2014-2017), ndërsa vlera e prodhimit lokal është rritur për rreth 5.86

milionë euro, duke arritur në 7.15 milion euro në vitin 2017. Produkti i vetëm në këtë kategori që

ka pësuar rënie në prodhim është briketi. Në total, vlera e vlerësuar e prodhimit të këtij sektori

nga vitit 2015 deri në 2017 është rritur për 6.72 milionë euro duke arritur në 11.32 milion euro.

Energjia e ripërtëritshme është njëri nga sektorët me zhvillimet më interesante. Prodhimi i

paneleve diellore FV në Kosovë ka filluar simbolikisht në vitin 2016, me rreth 1800 panele të

prodhuara me vlerë prej rreth 211,000 eurove. Megjithatë, kjo industri është rritur shumë pas

një viti, pasi vlera e prodhimit vendor është ngritur në 2.1 milion euro si rezultat i më shumë se

18,000 paneleve të prodhuara në vend. Vlera e prodhimit vendor të paneleve diellore FV në vitin

2017 ka qenë 258 përqind më e lartë se e importit.

Sasitë dhe vlerat e përgjithshme të prodhimit vendor janë rritur gjatë tërë periudhës kohore që

është analizuar në këtë raport. Importet në disa nënsektorë janë zëvendësuar pothuajse

krejtësisht (p.sh. panelet diellore FV, mozaiqet nga qelqi, stiropori), disa të tjera janë duke u

zëvendësuar gradualisht (p.sh. peleti, rrjeta fasaduese, bojërat, llaqet dhe fasada), ndërsa të

tjerat mbesin të qëndrueshme me disa rënie të vogla apo pa rënie në favor të importeve, ose nuk

ka pasur të dhëna të importit në dispozicion për krahasim. Përkeqësimi i vetëm serioz si në vlerën

34

e prodhimit, ashtu edhe në proporcionin me importet vërehet në prodhimin e briketit, i cili është

zvogëluar me shpejtësi. Figura 17 i paraqet prodhuesit dhe importet e nënsektorëve të fokusit të

EMPOWER Sektori Privat të USAID-it që janë analizuar në këtë raport në vitet 2015 dhe 2016.

Figura 17. Prodhimi vendor dhe importet e nënsektorëve të EMPOWER Sektor Privat të USAID-it në vitin 2015 dhe 2016 (në vitet 2000)36

Burimi: Llogaritjet e autorit dhe të dhënat e Doganës së Kosovës

7. Referencat

36 Granulat e prodhuara në vend janë në të vërtetë (ri)granula.

35

“About Solar Energy.” SEIA. E qasur më 2 shkurt 2018. /initiatives/about-solar-energy. “Doing Business in Kosovo - World Bank Group.” Qasur më 2 maj 2018.

http://www.doingbusiness.org/data/exploreeconomies/kosovo#trading-across-borders. Empower Sektori Privat (2016), Kosovo Takes Solids Steps Toward Production of Renewable Energy Sources. Marrë

nga: http://empowerkosovo.org/blog/2016/06/02/kosovo-takes-solids-steps-

toward-production-of-renewable-energy-sources/

EMPOWER Sektori Privat (2016), Oil Recycling Supply Chain Assessment. Marrë nga:

http://empowerkosovo.org/wp-content/uploads/2015/04/EMPOWER_Oil-Recycling-Supply-

Assessment_ENG1.pdf

Forte EPS Solutions Inc (2014), Rigid High Density EPS Insulation in Ontario. Marrë nga: http://www.forte-eps-

solutions.com/styrofoam-sheets-polystyrene-insulation-difference-new-jersey-new-york-ontario-quebec.html

Gromicko and Shepard (2014), Fiberglass Insulation: History, Hazards and Alternatives. Marrë nga:

https://www.nachi.org/fiberglass-insulation-history-hazards-alternatives.htm

Jakob Modéer. " Kosovo Wood Biomass Assessment ", 2015. Kosovo Must Do More for Renewables, EU Says – Pv Magazine International." E qasur më 2 shkurt 2018.

https://www.pv-magazine.com/2017/04/27/kosovo-must-do-more-for-renewables-eu-says/ . Martin Englisch. “Feasibility Study for Production of Briquettess and Pellet in Kosovo Using Agricultural Waste.”

EMPOWER Privat Sector, 2018. Merriam-Webster (2002), Paint Definition, marrë nga: https: //www.merriam-

webster.com/dictionary/paint

UNDP (2015), Potential Export Markets for Food Processing, Agriculture, Wood Processing, Construction

Materials, Tourism and Artisanal Crafts Sectors, marrë nga:

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=6&ved=0ahUKEwjf5LyZsMzYAhXo

4IMKHUwgCWYQFghHMAU&url=httppercent3Apercent2Fpercent2Fwww.ks.undp.orgpercent2Fcontentp

ercent2Fdampercent2Fkosovopercent2Fdocspercent2FAFTpercent2FPotentialpercent2520Exportpercent

2520Markets.pdfpercent3Fdownload&usg=AOvVaw2X8HZptKqke5Ne4CzJUwvL

UNDP (2014), Kosovo Human Development Report, marrë nga:

http://hdr.undp.org/sites/default/files/khdr2014english.pdf

SeeNews (2018), Kosovo scraps levies on imports of energy products, raw materials from 2018, marrë nga:

https://seenews.com/news/kosovo-scraps-levies-on-imports-of-energy-products-raw-materials-from-

2018-596762

Ekonomia Tregtare (2018), Kosovo Imports and Exports, marrë nga:

https://tradingeconomics.com/kosovo/imports “What Are Solar Panels?” Qasur më 2 shkurt të vitit 2018.

http://www.qrg.northwestern.edu/projects/vss/docs/power/1-what-are-solar-panels.html.

“What Are the Different Types of Ovens?” eBay. Qasur më 4 shkurt të vitit 2018. http://www.ebay.com/gds/What-

Are-the-Different-Types-of-Ovens-/10000000177628300/g.html.