10
Albatros Rexhaj 1 Filozofia Urbane

Albatros Rexhaj 1 Filozofia Urbane · PDF fileAlbatros Rexhaj 7 Filozofia Urbane Zhurma është shurdhuese dhe një nga avionët i lanson dy raketa në dalje të fshatit. Edhe pse

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Albatros Rexhaj 1 Filozofia Urbane · PDF fileAlbatros Rexhaj 7 Filozofia Urbane Zhurma është shurdhuese dhe një nga avionët i lanson dy raketa në dalje të fshatit. Edhe pse

Albatros Rexhaj 1Filozofia Urbane

Page 2: Albatros Rexhaj 1 Filozofia Urbane · PDF fileAlbatros Rexhaj 7 Filozofia Urbane Zhurma është shurdhuese dhe një nga avionët i lanson dy raketa në dalje të fshatit. Edhe pse

Sec3:B Misioni

Albatros RexhajMISIONITregim i shkurtër filmik

Design by: Shpend Bërbatovci

FilozofiaUrbane – 2012kolona: Botimet elektronike (PDF, EPUB)

www.filozofiaurbane.comwww.albatrosrexhaj.com

Copyright: Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj)

Autori e jep të drejtën e shumëzimit, shtypit dhe distribuimit me kushtin që të ceket autorësia.

Page 3: Albatros Rexhaj 1 Filozofia Urbane · PDF fileAlbatros Rexhaj 7 Filozofia Urbane Zhurma është shurdhuese dhe një nga avionët i lanson dy raketa në dalje të fshatit. Edhe pse

4 Misioni

Ngjarja zhvillohet nëmuajin prill të vitit 1999

Page 4: Albatros Rexhaj 1 Filozofia Urbane · PDF fileAlbatros Rexhaj 7 Filozofia Urbane Zhurma është shurdhuese dhe një nga avionët i lanson dy raketa në dalje të fshatit. Edhe pse

Albatros Rexhaj 5Filozofia Urbane

EXT. FSHAT, DIKU NË KOSOVË – DITË

Tym i madh ngrihet në qiell derisa në prapavijë disa shtëpi janë duke u djegur. Pesë policë serb të armatosur, me helmeta në kokë dhe të veshur me uniforma luftarake, dalin nga porta e madhe e shtëpisë që sapo i është vënë zjarri. Para tyre janë tre meshkuj të moshës madhore. I pari është plak 70 vjeçar, ka plis të bardhë, ndërsa dy të tjerët janë të bijtë e tij rreth të 50-tave. Duken të rraskapitur por e mbajnë veten krenar. Policët i detyrojnë të ecin nën kërcënimin e armëve.

POLICI I PARË(flet serbisht)Përpara! Lëviz!

Nga ana tjetër e rrugës afrohet një autoblindë. Autoblinda është rreth 50 metra larg. Nëpër tym dhe ajrin e nxehtë nga zjarri, vërehet një polic i maskuar se si qëndron prapa mitralozit Gulinov. Rreshteri, që dallohet nga epoletat, del në mes të rrugës dhe në një shfaqje arrogante i del përballë siluetës së autoblindës që vazhdon të afrohet.

RRESHTER ACA(flet serbisht)

Për muri!

Policët i shtyjnë burrat me tyta armësh.Burrat nuk protestojnë. Fytyrat i kanë të qeta, e ruajnë krenarinë e tyre. Burrat radhiten për muri. Rreshteri e heq helmetën dhe i fshin djersët.Policët u dalin përballë burrave dhe marrin formacion për pushkatim.

RRESHTER ACA(flet serbisht)

Zjarr!

Dëgjohen krismat dhe të pushkatuarit bien për toke. Autoblinda ndalet tek këmbët e rreshterit. Polici në krye të autoblindës shpejt e kthen mitralozin në drejtim të oborrit të shtëpisë. Shihet se është i shqetësuar nga diçka dhe për këtë menjëherë e karikon mitralozin. Bëhet gati të qëlloj në gjithçka që lëviz. Prej oborrit dalin disa gra dhe fëmijë që shkojnë dhe qajnë mbi trupat e të vrarëve. Policët e tjerë, me armë gati, lëvizin disa hapa prapa. Janë nervoz.

Page 5: Albatros Rexhaj 1 Filozofia Urbane · PDF fileAlbatros Rexhaj 7 Filozofia Urbane Zhurma është shurdhuese dhe një nga avionët i lanson dy raketa në dalje të fshatit. Edhe pse

6 Misioni

RRESHTER ACA(duke u ngjitur në autoblindë, flet në serbisht)

Lërini! Leni diçka edhe për nesër.

EXT. BRENDA NË FSHAT – DITË

Bekimi, i veshur me uniformë kamufluese, është pozicionuar rrëzë një kamioni të djegur e të përplasur për muri. Në trup e ka rrethatoren me plumba. Kapelën e ka të kthyer mbrapsht.Konfiguracioni ia mundëson një strehë të mirë dhe prej aty me snajperin e tij e vështron terrenin. Në sheshin qendror të fshatit, larg rreth 50 metra, shihen mjaft policë serb duke pushuar. Nuk e vërejnë prezencën e Bekimit.Mes policëve dhe Bekimit gjendet një hapësirë boshe në të cilën gjen-den vetëm dy traktorë të braktisur nga fshatarët. Mbi traktorë ka ende plaçka të lëna. Frymëmarrja e Bekimit është futur në rezonancë me vibrimet e armës dhe ai është tmerrësisht i qetë. Nëpër dylbinë e snajperit Bekimi e dallon shenjën PJP në krahun e policëve, të shkruar në alfabetin ci-rilik. Shumica prej tyre janë tullacë. Në kalim e sipër Bekimi i mat një nga një.Janë cak i lehtë por Bekimi nuk shtien. Vëmendjen ia tërheqin disa hapa që afrohen. Bekimi e kthen kokën.Afër tij afrohet dhe ulet Zana e cila duket e shqetësuar. Flokët i ka të shkurtuara ushtarakisht. Është e veshur në uniformë të njëjtë si Bekimi dhe është e armatosur me automatik AK -47. Në trup e ka një çantë të vogël ushtarake.

BEKIMI(me zë të ulët)

Ku hupe?

ZANAKëtu isha. Nuk më vërejte se e kishe mendjen te ata. Çka po ndodhë

atje?

BEKIMIJanë rehatuar por Aca nuk ka ardhur ende.

ZANAA je i sigurtë se do të vijë?

BEKIMINjë milion përqindë. Ka sa ditë ia përcjelli lëvizjet. Nuk e ndër-

ron për asnjë milimetër rutinën e tij.

Dëgjohet zhurma e avionëve të NATO-së që fluturojnë mbi fshat. Bekimi dhe Zana shikojnë drejt tyre.Në qiell tani duken dy avionë që fluturojnë ulët. Është manovër sulmi.

Page 6: Albatros Rexhaj 1 Filozofia Urbane · PDF fileAlbatros Rexhaj 7 Filozofia Urbane Zhurma është shurdhuese dhe një nga avionët i lanson dy raketa në dalje të fshatit. Edhe pse

Albatros Rexhaj 7Filozofia Urbane

Zhurma është shurdhuese dhe një nga avionët i lanson dy raketa në dalje të fshatit. Edhe pse avioni gjuan larg pre tyre, në një pozicion tjetër që e mba-nin forcat serbe, policët në shesh trazohen dhe kërkojnë strehim. Disa sekonda më pas dëgjohet eksplodim i madh. Raketa bie në cak dhe prej fundit të fshatit shihen re pluhuri dhe tymi.

BEKIMINuk ka ndryshuar aspak. Është po ai që na ndiqte rrugëve nëpër

Prishtinë.

Avionët sillen edhe në një rrotullim. Janë shumë ulët. Ushtojnë aq shumë saqë i mbulojnë fjalët e Bekimit që vazhdon të flet por nuk dëg-johet. Zhurma e avionëve largohet.

BEKIMI(vazhdon)

... mund t’i ikë raketës por nuk do të mund t’i ikë plumbit tim.

Bekimi e karikon armën.

EXT. SHESHI I FSHATIT – DITË

Policët fillojnë të dalin nga streha. Dëgjohet zhurma e motorit të au-toblindës. Pas pak në shesh hynë autoblinda me rreshterin mbi të. Pos tij është vetëm polici i maskuar te mitralozi. Policët e tjerë, që ishin me rreshterin, në ndërkohë kanë zbritur dhe vijnë në vrap pas autoblindës. Derisa autoblinda bën vend, policët e strehuar i afrohen asaj.

EXT. TEK POZICIONI I BEKIMIT

Bekimi përqendrohet në armën e tij. Fokusohet tek rreshteri. Kryqin e cakut e ka të fokusuar në kokën e tij derisa rreshteri e ndez një cigare dhe me gishtin e mesëm u drej-tohet avionëve që largohen.

BEKIMI(duke e afruar gishtin te këmbëza, flet me veten)

Shitesh trim. Mendon se je Zot.

Bekimi është bërë një me armën. Ky është rasti që ai e pret.

ZANAMos u ngut. Janë shumë. Nuk do të mund të tërhiqemi.

Rreshteri edhe më tutje është në kryqin e armës së Bekimit.Rreshteri zbret nga autoblinda dhe lëviz poshtë sheshit. Del nga kën-di prej ku mund ta kap arma e Bekimit.

Page 7: Albatros Rexhaj 1 Filozofia Urbane · PDF fileAlbatros Rexhaj 7 Filozofia Urbane Zhurma është shurdhuese dhe një nga avionët i lanson dy raketa në dalje të fshatit. Edhe pse

8 Misioni

Bekimi pa pritur e tërheq armën. Ia mbledh këmbëzat.

BEKIMINuk kam ardhur në luftë që të iki.

ZANANuk thash të ikim. Vetëm mendoj se si të dalim gjallë nga këtu.

BEKIMINëse frikohesh nuk është dashur të vije në këtë mision.

ZANANuk ka punë frika këtu. Çka po ngutesh?

BEKIMIPo ngutna se misioni im është ta vras Acën e jo të filozofoj!

Bekimi e rregullon armën dhe ngrihet. E injoron Zanën dhe duke u kujdesur që mos të vërehet, lëviz në anën tjetër të rrugës. E zënë pozicionin pas një muri gjysmë të rrënuar. Bekimi e shikon Diellin, dhe pasi që bindet se Dielli gjendet pas tij, e shtrin armën për toke. Paloset për muri. Këndi i vështrimit nga ana tjetër është pothuaj se i vdekur kurse xhami i dylbisë nuk reflekton dritë pasi që nuk është përballë Diel-lit. Për policët ai është i padukshëm. Bekimi menjëherë e zë përsëri në shënjestër rreshterin. I vë kryqin në kokë. Rreshteri ende është duke pirë cigare dhe shikon diku jashtë perimetrit te Bekimit. Bekimi e afron gishtin në këmbëz. Është gati të qëllojë.Rreshteri në çast lëviz dhe futet në autoblindë. Del nga këndvështrimi i Bekimit.Rrugën me kujdes e kalon edhe Zana dhe vjen afër Bekimit. E mbështet automatikun për muri. I nxjerr dylbitë nga çanta. Ngrihet dhe shikon në drejtim të sheshit.

ZANAKu u zhduk?

BEKIMINë autoblindë. Tash del posa ta gjen shishen.

ZANAÇfarë shishe?

BEKIMIDurim. Kështu bënë gjithnjë sa herë që është nervoz.

EXT. SHESHI I FSHATIT - DITËNga autoblinda del rreshteri. Në dorë njëmend e ka një shishe me raki. E pinë sikur ujë dhe më pas i fshin buzët. Shishen nuk e lëshon

Page 8: Albatros Rexhaj 1 Filozofia Urbane · PDF fileAlbatros Rexhaj 7 Filozofia Urbane Zhurma është shurdhuese dhe një nga avionët i lanson dy raketa në dalje të fshatit. Edhe pse

Albatros Rexhaj 9Filozofia Urbane

nga dora.

EXT. TEK POZICIONI I BEKIMITZana ulet me shpinë pas muri.

ZANAMendoje mirë. Ata janë kudo nëpër fshat. Njëherë duhet ta sigurojmë

tërheqjen.

Bekimi e ngrit kokën dhe me zemërim e shikon Zanën.

BEKIMIBoll ma me atë tërheqje? A je këtu të më ndihmosh apo të më hutosh?

ZANAMos fol palidhje. Nuk je veç ti ai që e urren atë.

BEKIMIBoll ma! Nuk e njeh ti atë.

ZANANë këtë luftë na nevojitet secili ushtarë. Misioni im është që ti

të kthehesh gjallë!

BEKIMINdërsa misioni im është ta vrasë atë. Nuk është me rëndësi a kthe-

hem gjallë!

ZANAMos shit trimëri ...

Zana nuk arrin të vazhdojë sepse që të dy stepen në çast. Dëgjohen krisma që vinë nga sheshi.

EXT. SHESHI I FSHATIT – DITË

Në ndërkohë një familje e madhe fshatare, burra, gra dhe fëmijë është sjellë në shesh.

RRESHTER ACA(flet serbisht)

A ka UÇK këtu? Ku i keni fshehur?

Gratë dhe fëmijët janë duke qarë. Para tyre shtrihet i vdekur trupi i një të riu, anëtar i familjes së tyre. Polici që e kishte vrarë e shkelmon trupin e tij. Familja nuk guxon t’i afrohet trupit sepse policët e tjerë i mbajnë në shënjestër kurse rreshteri i merr në pyetje.

Page 9: Albatros Rexhaj 1 Filozofia Urbane · PDF fileAlbatros Rexhaj 7 Filozofia Urbane Zhurma është shurdhuese dhe një nga avionët i lanson dy raketa në dalje të fshatit. Edhe pse

10 Misioni

RRESHTER ACA(vazhdon)

Ju pyeta diçka. Tregoni! Rreshteri shkon dhe e rrotullon me këmbë trupin e vdekur. E derdh shishen në trupin e tij kurse gratë dhe fëmijët e rrisin intensitetin e vajit. Fëmijët ngjiten për nënat e tyre.

RRESHTER ACA(flet serbisht)

Çka po dridheni? Keni kërkuar NATO e tash shikoni. Ku është NATO tash të ju ndihmojë?

Rreshteri afrohet tek fshatarët dhe i kërcënon me shikime. Askush nuk përgjigjet. Rreshteri është i mllefosur por megjithatë vijat e fytyrës i ka të ftohta. I afrohet një djaloshi 10 vjeçar dhe e kap për krahu. E shkëput nga nëna e vet. Babai mundohet të reagojë, por në çast tytat e armëve i drejtohen atij.

RRESHTER ACAKy do të rritet dhe do të bëhet UÇK. Nuk kemi çka presim deri

atëherë. Do ta lirojmë nga mundimet.

Rreshteri e kap thikën në brez.

POV – NËPËR DYLBIN E SNAJPERIT

Nëpër dylbinë e snajperit Bekimi e përcjell rreshterin që po e nxjerr thikën dhe po ia afron fytit të djaloshit. Nuk ka më çka të pres.

EXT. TEK POZICIONI I BEKIMIT – DITË

Në çast Bekimi e lanson plumbin e parë.

EXT. SHESHI I FSHATIT – DITË

Rreshteri goditet para se të arrijë ta prekë djaloshin. Rreshterit gjaku i del nga balli dhe trupi i shembet për toke.

EXT. TEK POZICIONI I BEKIMIT – DITËMe një shpejtësi të madhe, Bekimi e gjen cakun tjetër. E lëviz armën krejt pak dhe shtien përsëri. Mekanizmi gjysmë automatik i mundëson manovrim të shpejtë.

Page 10: Albatros Rexhaj 1 Filozofia Urbane · PDF fileAlbatros Rexhaj 7 Filozofia Urbane Zhurma është shurdhuese dhe një nga avionët i lanson dy raketa në dalje të fshatit. Edhe pse

Albatros Rexhaj 11Filozofia Urbane

EXT. SHESHI I FSHATIT – DITË

Polici në krye të autoblindës është i hutuar. E lëviz mitralozin në disa drejtime duke shikuar ta dallojë pozicionin e Bekimit. Pas pak edhe ai goditet në kokë dhe përplaset i vdekur për mitralozi.Policët e tjerë trazohen. Vihen në lëvizje të shpejta. Fillojnë të shtien në drejtim të pozicionit të Bekimit. Fshatarët e zënë rob e shfrytëzojnë tollovinë dhe fillojnë të ikin.Djaloshi e merr revolen e rreshterit dhe i bashkëngjitet në ikje familjes. Të gjithë dalin nga sheshi.

EXT. TEK POZICIONI I BEKIMIT – DITË

Plumbat e zjarrit të armikut bien përreth por larg prej Bekimit dhe Zanës. Bekimi është duke e mbledhur armën e tij.

ZANAE tash?

Bekimi e lidh armën për shpine. Është i qetë por në fytyrë i shihet një masë e kënaqësisë.

BEKIMITash mund të shkojmë.

Bekimi ec i pari. Pas tij niset edhe Zana. Lëvizin poshtë rrugës, në drejtim të kundërt prej sheshit. Edhe më tutje dëgjohen të shtënat.

(FUND)