Upload
burim-guri
View
218
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
7/23/2019 Almina Ramizi
http://slidepdf.com/reader/full/almina-ramizi 1/7
SH.M.M. “DR. ASLLAN ELEZI”
- GJILAN-
Punoi: Almina Ramizi
Profesori i Informatikës:
Ramiz Kastrati
7/23/2019 Almina Ramizi
http://slidepdf.com/reader/full/almina-ramizi 2/7
DHEMBEVE
A përbën rrezik për ty? Eshte një nga sëmundjet orale më të zakonshme në botë. Por,
në fazat e para kjo sëmundje mund të mos ketë simptoma të
menjëhershme.
Kjo fshehtësi e rrezikshme është tipike e sëmundjes sëmishrave të dhëmbëve. Një botim periodik ( International
Dental Journal) e rendit sëmundjen periodontale ndër
çrregullimet orale që paraqesin «një problem serioz për
shëndetin publik».
Ai shton se ndikimi i kësaj sëmundjeje orale «është ikonsiderueshëm te individët dhe komunitetet sepse sjell
dhembje e vuajtje, vështirësi në të ngrënë dhe jetë më pak
cilësore».
Një shqyrtim i kësaj sëmundjeje të përhapur mund të të
ndihmojë të ulësh rrezikun.
7/23/2019 Almina Ramizi
http://slidepdf.com/reader/full/almina-ramizi 3/7
FAKTE
Kjo sëmundje ka faza të ndryshme:
Faza e parë, e quajtur gingivit, është acarimi i mishrave të
dhëmbëve. Një shenjë e kësaj faze mund të jetë gjakosja e mishravetë dhëmbëve. Kjo mund të ndodhë kur përdor furçën dhe fillin
dentar ose pa ndonjë arsye të qartë. Po kështu, nëse gjatë kontrollit
dentar del gjak nga dhëmbët, edhe kjo mund të jetë tregues igingivitit.
Kur sëmundja e mishrave në këtë fazë përparon, kalon në atë që
quhet periodontit. Në këtë pikë, fillon të shkatërrohet strukturaorale që mban dhëmbët, si kocka dhe indi mishor. Kjo lloj
sëmundjeje mund të mos japë simptoma derisa arrin në një fazë të
përparuar.Periodontiti mund të ketë disa shenja, si:
formim të xhepave në mishrat e dhëmbëve; lëvizje të dhëmbëve;
krijim të hapësirave midis dhëmbëve; erë të keqe të gojës; gjakosjetë mishrave dhe tërheqje të mishit nga dhëmbët, domethënë
mishrat e dhëmbëve nuk janë më të puthitura pas dhëmbit, gjë që e
bën dhëmbin të duket më i gjatë.
7/23/2019 Almina Ramizi
http://slidepdf.com/reader/full/almina-ramizi 4/7
DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI
A është e kurueshme kjo
sëmundje?
Në fazat e para, dëmet mund
të zhbëhen. Nëse arrihet deri
në periodontit, atëherë synimi
është të ndalohet përparimi isëmundjes para se të
shkatërrojë kockën dhe
mishin anës dhëmbëve.
Profesionistët në fushën
dentare përdorin mjete të
specializuara për të hequrpllakëzat dhe gurëzat nga
dhëmbët, si sipër edhe poshtë
vijës ndarëse.
7/23/2019 Almina Ramizi
http://slidepdf.com/reader/full/almina-ramizi 5/7
PASTRIMI I DHEMBEVE
Rasti I Pare Rasti I dyte
7/23/2019 Almina Ramizi
http://slidepdf.com/reader/full/almina-ramizi 6/7
SHKAQET DHE PASOJAT
Ka disa faktorë që mund të rritin rrezikun e kësaj sëmundjeje.
Pllakëzat dentare, shtresat e holla të baktereve që formohen
vazhdimisht mbi dhëmbë, janë shkaku më i zakonshëm. Nëse
pllakëzat nuk hiqen, bakteret mund të shkaktojnë ënjtje të
mishrave.
Ndërsa gjërat përkeqësohen, mishrat fillojnë të veçohen ngadhëmbët, duke i lejuar pllakëzat plot baktere të hyjnë poshtë vijës
ndarëse të mishrave me dhëmbët. Kur bakteret hyjnë deri në këtë
pikë, acarimi përkeqësohet duke shkatërruar kockën dhe indin
mishor.
Pllakëzat dentare, qoftë sipër, qoftë poshtë vijës ndarëse, mundtë ngurtësohen e të kthehen në gurëza. Edhe gurëzat mbulohen
nga baktere dhe ngaqë janë të ngurta e të ngjitura pas dhëmbëve,
nuk hiqen aq kollaj sa pllakëzat. Kështu, bakteret mund të
vazhdojnë t’i dëmtojnë mishrat e dhëmbëve.
7/23/2019 Almina Ramizi
http://slidepdf.com/reader/full/almina-ramizi 7/7
KUJDESI NDAJ DHEMBEVE