24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 2 Mars 2019 Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa herë ka dalë në opozitë, Uashingtoni e futi në listën e zezë që më 1997 Ç m i m i 2 0 l e k ë Kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe një herë sinjale të qarta se mbështet një marrëveshje finale Kosovë-Serbi. Çështja e kufijve ka ndezur debate shumë të ashpra në Shqipëri, BE dhe SHBA. Por ndryshe nga Sali Berisha... Institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit rreth 1.7 miliardë euro dëme, 5 vjeçarin e fundit. Konstatimi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në raportin e tij të fundit... Shtyhet sërish ngritja e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Momentalisht gjithë sistemi i drejtë- sisë është në kaos, pasi gjyqtarët dhe prokurorët nuk mund të hetohen për shkelje... Vendi i lënë bosh nga Antoneta Sevdari në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të zëvendësohet më shpejt nga ç’pritej. Dikur prokurore e Tiranës, Sevdari për dy muaj gëzoi edhe... Shtyhet ngritja e Inspektoratit të Drejtësisë, KED rihap garën, gjyqtarët dhe prokurorët mbeten imunë ndaj hetimeve Zgjidhet ngërçi në KLP, mandati i Antoneta Sevdarit i kalon Dritan Prençit, vihet në lëvizje komisioni i monitorimit të reformës KLSH zbardh shifrat, institucionet shtetërore i shkaktuan 1.7 mld euro dëm buxhetit në vitet 2014-2018 Samiti i Diasporës, Rama jep sërish sinjale në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi për kufirin, Thaçi i prerë kundër pazareve me Beogradin Faqe 7 Faqe 6 Faqe 8 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 3 marsi, Dita Kombëtare e Bullgarisë Nga Selim HOXHAJ Nga Riza HOXHA Një shtet familjar nuk mund të rrëzohet me protesta dimërore! Nga Besi BEKTESHI Shkrihet partia e presidentit, 4 kandidatë të LSI pranojnë mandatin e deputetit, SHBA, BE dhe OSBE takime intensive me emrat pasardhës Gati ligji i ri për naftëtarët dhe minatorët, kreu i federatës së sindikatave zbardh detajet: Ja benefitet që do të sjellë CIA zbardh detajet: Ja si Partia Komuniste mbante të izoluar shqiptarët përmes propagandës dhe si justifikoheshin nga regjimi fushatat vullnetare Rama-Basha drejt një 17 maji të dytë? Kryeministri i shtrin dorën e bashkëpunimit liderit të opozitës, PS e gatshme për dialog Faqe 10 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] Skenarët rusë të Berishës dhe Metës rrezikojnë gjithë Ballkanin, Moska kthen sytë nga vendet në krizë politike, ndërkombëtarët japin alarmin Faqe 4 Faqe 2,3 Presin të fitojnë populistët anti BE, për t’u shpallur “heronj”?! Federata e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë ka përgatitur një ligj, i cili do të sjellë më shumë përfitime për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët. Duke qenë se kjo kategori po has... Lëvizja Socialiste për Integrim po shkon zyrtarisht drejt shkrirjes.Teksa një ditë më parë gazeta tha se janë 11 emra që mund të pranojnë mandatin e deputetit, 4 prej tyre kanë dorëzuar dje formularin e dekriminalizimit në KQZ dhe shumë shpejt do të hyjnë në Parlament. Bëhet fjalë për 4 anëtarë të LSI dhe më konkretisht për Ylli Shehun, Enver Roshin, Aurora Marrën dhe Edmond Rrushin.Të 4 këta emra... Faqe 9 Faqe 5 Faqe 12,13

Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 2 Mars 2019

Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa herë ka dalë në opozitë, Uashingtoni e futi në listën e zezë që më 1997

Çmimi 20 lekë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe një herë sinjale të qarta se mbështet një marrëveshje finale Kosovë-Serbi. Çështja e kufijve ka ndezur debate shumë të ashpra në Shqipëri, BE dhe SHBA. Por ndryshe nga Sali Berisha...

Institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit rreth 1.7 miliardë euro dëme, 5 vjeçarin e fundit. Konstatimi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në raportin e tij të fundit...

Shtyhet sërish ngritja e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Momentalisht gjithë sistemi i drejtë-sisë është në kaos, pasi gjyqtarët dhe prokurorët nuk mund të hetohen për shkelje...

Vendi i lënë bosh nga Antoneta Sevdari në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të zëvendësohet më shpejt nga ç’pritej. Dikur prokurore e Tiranës, Sevdari për dy muaj gëzoi edhe...

Shtyhet ngritja e Inspektoratit të Drejtësisë, KED rihap garën, gjyqtarët

dhe prokurorët mbeten imunë ndaj hetimeve

Zgjidhet ngërçi në KLP, mandati i Antoneta Sevdarit

i kalon Dritan Prençit, vihet në lëvizje komisioni i monitorimit të reformës

KLSH zbardh shifrat, institucionet shtetërore i

shkaktuan 1.7 mld euro dëm buxhetit në vitet 2014-2018

Samiti i Diasporës, Rama jep sërish sinjale në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi për kufirin, Thaçi i prerë kundër

pazareve me Beogradin

Faqe 7

Faqe 6

Faqe 8

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

3 marsi, Dita Kombëtare e Bullgarisë

Nga Selim HOXHAJ

Nga Riza HOXHA

Një shtet familjar nuk mund të rrëzohet me protesta dimërore!

Nga Besi BEKTESHI

Shkrihet partia e presidentit, 4 kandidatë të LSI pranojnë mandatin e deputetit, SHBA, BE dhe OSBE takime intensive me emrat pasardhës

Gati ligji i ri për naftëtarët dhe minatorët, kreu i federatës së sindikatave zbardh detajet:

Ja benefitet që do të sjellë

CIA zbardh detajet: Ja si Partia Komuniste mbante të izoluar

shqiptarët përmes propagandës dhe si justifikoheshin nga regjimi

fushatat vullnetare

Rama-Basha drejt një 17 maji të dytë? Kryeministri i shtrin dorën e bashkëpunimit liderit të opozitës, PS e gatshme për dialog

Faqe 10

NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

elektronike: [email protected]

Skenarët rusë të Berishës dhe Metës rrezikojnë gjithë Ballkanin, Moska kthen sytë nga vendet në krizë politike, ndërkombëtarët japin alarmin

Faqe 4

Faqe 2,3

Presin të fitojnë populistët anti BE, për t’u shpallur “heronj”?!

Federata e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë ka përgatitur një ligj, i cili do të sjellë më shumë përfitime për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët. Duke qenë se kjo kategori po has...

Lëvizja Socialiste për Integrim po shkon zyrtarisht drejt shkrirjes. Teksa një ditë më parë gazeta tha se janë 11 emra që mund të pranojnë

mandatin e deputetit, 4 prej tyre kanë dorëzuar dje formularin e dekriminalizimit në KQZ dhe shumë shpejt do të hyjnë në Parlament. Bëhet

fjalë për 4 anëtarë të LSI dhe më konkretisht për Ylli Shehun, Enver Roshin, Aurora Marrën dhe Edmond Rrushin. Të 4 këta emra...

Faqe 9

Faqe 5

Faqe 12,13

Page 2: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

2 GAZETA SOTE Shtunë 2 Mars 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Revista amerikane “Mother Jones” përmes një in-vestigimi tregoi kohë më parë se LSI dhe Ilir Meta, kanë lobuar në SHBA përmes personave të dyshimtë nga Rusia. “Doli se Dorelita ishte një kompani guaskë e që kishte vetëm një qëllim: të jepte pagesën për lobimin që McKeon do të bënte për LSI-në. Firma u inkorporua në vitin 2013 nga një avokat grek, i quajtur Andreas Petrou. Ai ka një zyrë të vogël ligjore në kryeqytetin e Qipros, e cila krijon dhe administron kompani guaskë. Një e treta

e klientëve të kësaj firme janë rusë, dhe madje kompania ka te reklama një numër enkas për klientët që flasin ru-sisht. Sipas regjistrimeve të bizneseve ruse dhe qipriote, firma e Petrout ishte e përfshirë me kompani me bazë në Qipro, të lidhura me Oleg Deripaskan, manjatin rus të biznesit të aluminit, i cili është përfshirë në skandalin e lidhjeve ruse të presidentit Trump për shkak të bizne-seve që ka pasur me Paul Manafort, kreun e fushatës së Trump-it që është nën hetim”, thuhej në artikull.

META E LSI LOBIME NË SHBA PËRMES RUSËVE

Taulant Balla: Berisha, Basha dhe Zonja e Parë kanë hallin e reformës në drejtësi, prandaj sulmojnë me bomba molotov

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka lëshuar dje të tjera akuza në drejtim të opozitës sa i takon djegies së mandateve. Gjatë një takimi me banorët e Gramshit, Balla tha se situata e krijuar, jo vetëm nuk ka asnjë mbështetje ndërkombëtare, por mbi të gjitha dëmton rrugën europiane të Shqipërisë dhe lë pa përfaqësim një pjesë të mirë të qytetarëve shqiptarë. Balla ka sulmuar drejtpërdrejt Bashën, Berishën dhe Kryemadhin. “Sali Beri-sha, i biri i tij politik Lulzim Basha dhe Zonja e

Parë Monika Kryemadhi sot sulmojnë Kuvendin, shkojnë deri aty sa të sulmojnë edhe deputetët e PS, teksa shkonin në Kuvend për të votuar strukturën e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që këto institucione të mos ngrihen, që këto institucione të mos zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm; por ne nuk tërhiqemi”, tha ai. Balla ka deklaruar më tej se frika e opozitës është te reforma në drejtësi dhe prandaj duan vetëm skenarë destabilizues. “Arsyet pse Lulzim Basha qëllon me gurë dhe

bomba molotov institucionet e shtetit, nuk kanë të bëjnë me ne, por me hallet e tij me drejtësinë. Por një gjë është e sigurt, drejtësia e re që po lind do t’i rihapë të gjitha dosjet e korrupsionit. Sot është momenti që ne të flasim me të gjithë. Të flasim me ata 6 mijë votues këtu në Gramsh që sot ndihen të pa përfaqësuar në institucionin e themelit të demokracisë, në Parlament”, tha ai. Balla ju drejtua dhe demokratëve, duke ju thënë se partia i tradhtoi dhe PS është e gatshme që t’i përfaqësojë. Djegia e mandateve nga ana e

opozitës ka krijuar një krizë të fortë politike në vend. Edhe pse mazhoranca ka paralajmëruar se do të vijojë punën pavarësisht vendimit të tyre, PD e LSI kanë dhënë sinjale se janë të gatshëm ta shtyjnë vendin dhe te mosbindja civile. Vetë Lulzim Basha ka deklaruar se në protestën e ardhme turma nuk do të pyesë fare për polici. Protesta e radhës do të jetë para Parlamentit dhe këtë herë opozita do të tentojë të futet në godinë, duke shkaktuar kështu përplasje dhe me policinë.

Kliti TOPALLI

Ndërkombëtarët japin alarmin se Rusia po tenton destabilizimin e Ballkanit. Gazeta e ka thënë prej disa

ditësh se opozita po ndjek skenarë që i shërbejnë vendeve armike. Madje dhe ndërkombëtarët kanë deklaruar disa herë se individë të caktuar në vend, e sidomos Sali Berisha kanë lidhje me rusët. Faktet deri më tani kanë treguar se vetëm dy parti kanë pasur kontakte me Moskën: PD dhe LSI. Falë ndihmës së tyre bënin lobime në SHBA. Edhe tani dyshimet janë se Meta e Berisha po ndjekin skenarë për interesat e Moskës, me qëllim që vendi të shkojë drejt mosbindjes civile. Ajo që e fakton një gjë të tillë është se sipas ekspertëve ndërkombëtarë, Ru-sia ka kthyer sytë nga vendet në krizë dhe me paqëndrueshmëri politike. Sipas tyre, në shtetet Ballkanike ku ka përplasje operojnë dhe fraksionet ruse. Dimitar Bechev, hulumtues në Qendrën për Studime Sllave, Euroa-ziatike dhe Lindore në Universitetin e Karolinës së Veriut, në një intervistë për “European Western Balkans”, ka treguar se si Rusia po shtrin tentakulat në vendet ballkanike. I pyetur se çfarë sjell ndikimi rus, ai ka thënë: “Skenari më i keq është izolimi. Korrupsioni dhe kapja e shtetit do lulëzojnë. Dhu-na me intensitet të ulët në ose mes shteteve do kthehet përsëri. Pak më vonë ndërhyrja e huaj mund të jetë shumë më kërcënuese. Edhe tani është shqetësuese, por as Rusia as Kina nuk mund të bëjnë shumë për të zëvendësuar Perëndimin. As Turqia nuk mundet. Aktorë të tillë përfitojnë vetëm nga përplasjet e brendshme që janë tashmë në shtete e Ballkanit”. Pra ai ka treguar qartë se Ballkani po përfshihet nga kriza të thella në shumë vende dhe kjo mund të shfrytëzohet nga Moska. Po ashtu ai ka thënë se Rusia ka filluar të ndikojë hapur në Bullgari, Serbi e Kosovë. Megjithatë ka treguar se çdo skenar krize i shërben Moskës. Kjo forcon dhe një herë idenë se dhe në Shqipëri kemi një skenar të fortë rus.

Ndikimi rus në BallkanBallkani është mbërthyer nga

kriza të forta ditët e fundit. Në Shqipëri, në Mal të Zi, në Bullgari dhe në Serbi opozitat janë larguar nga Parlamenti. Por për ekspertët rol

Eksperti tregon pasojat që do sjellë ndikimi rus në Ballkan

Skenarët rusë të Berishës e Metës rrezikojnë gjithë Ballkanin, Moska kthen sytë nga vendet në krizë politike, ndërkombëtarët japin alarmin

Gazi lotsjellës, policia letër bizneseve Drejtori i Përgjithshëm i Policisë

së Shtetit Ardi Veliu përmes një letre drejtuar bizneseve në rrugën para Parlamentit ka shprehur ndjesën për shqetësimin e krijuar si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës gjatë pro-testës së opozitës më 26 shkurt. Letra u shpërnda nga një grup punonjësish të Policisë së Shtetit pranë këtyre bizne-seve. “Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e cila tentoi të çante kordonin e sigurisë së vendosur për të ruajtur rendin dhe sigurinë, ndërkohë që në ambientet e parlamentit zhvillo-hej seanca plenare. Protestuesit tentuan të hynin në ambientet e brendshme të Parlamentit që po zhvillonte punimet, duke thyer kordonin e parë të Policisë dhe goditur me sende të forta punon-jësit e saj. Policia e Shtetit u vendos në kushtet e përdorimit për disa herë të gazit lotsjellës, kjo në përputhje me rregulloren e shpërndarjes së pro-testuesve. Policia e Shtetit ju kërkon ndjesë nëse përdorimi i gazit lotsjellës në protestë ka sjellë shqetësim për shëndetin Tuaj, apo klientëve në bizne-sin tuaj”, thuhet në letër.

Vasilit nuk i del inati me ndërkombëtarët

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar dje policinë se i trajtoi protestuesit e opozitës si armiq, ndërsa e konsideron antinjerëzore faljen nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ndaj bizneseve në zonë. Po ashtu ai ka sulmuar sërish eurodeputetët. “Policia i trajtoi si armiq protestuesit, ndërsa eurodeputetët e “verbër” e harruan Rezolutën e PE për dhunën. Policia e Edi Ramës e pranon publikisht se i ka trajtuar protestuesit si armiq. Policia pranon edhe sjelljen prej egërsirash ndaj opozitës në 26 shkurt. Me një hipokrizi kriminale dhe antinjerëzore të padëgjuar, policia bën sikur gjoja u kërkon falje bizneseve për gazin lotsjellës, me një letër ku vetëdenon-cohet. Policia ka përdorur në 26 shkurt helm në sasi çnjerëzore aq sa toksikoi gjysmën e Tiranës duke marrë përg-jegjësinë shumë të rendë të dëmtimit shëndetësor afatgjate te mijëra qytet-arëve protestues. Dëmtimet neurotike, kardiorespiratore dhe metabolike ndaj protestuesve janë krime të vërteta kundër njerëzimit”, tha ai.

një takim që ka pasur me shoqërinë civile kishte akuzuar Berishën për lidhje me rusët. Ish-nëndrejtori i FBI deklaroi po ashtu të njëjtën gjë për ish-kryeministrin. Ndërkohë mediat ruse i bëjnë elozhe vetëm Ilir Metës. Kjo tregon qartë se skenarët desta-

bilizues të opozitës nuk bëhen vetëm për kredo politike, por po ndihmojnë Moskën që të shtrijë ndikimin e saj në Ballkan. Fakti që shumë vende janë në krizë të thellë politike, kjo është një mundësi e artë për Moskën që rajoni të mos dominohet i gjithi nga Perëndimi.

në këtë mes ka dhe Rusia. Sipas tij, në Serbi nuk ka diskutim që Rusia ka ndikim të madh, ndërsa e njëjta gjë po ndodh dhe në Bullgari. Medvedev pritet që të bëjë një vizitë në Sofje. Por interesante është se në Shqipëri, Mal të Zi dhe në Serbi qeveritë drejtohen nga persona që kanë mbështetje amerikane. Në Mal të Zi amerikanët frenuan ndikimin rus në zgjedhje, në Serbi Vuçiç ka qetësuar marrëdhëniet me Trump, ndërsa dhe në Shqipëri, Rama po mban marrëdhënie të mira me SHBA. Fakti që opozitat në këto shtete po dalin kundër, ka bërë që shumë ekspertë ndërkombëtarë të mendojmë se kemi të bëjmë me një skenar të zgjedhur rus për të goditur pro amerikanët dhe për të destabili-zuar Ballkanin. Dje gazeta tregoi se si eurodeputeti Knut Fleckenstein në

Ish-nëndrejtori i FBI, Mark Ross-ini, ka dhënë alarmin pak ditë më parë përmes rrjeteve sociale se frenat e protestës i ka marrë Sali Berisha me urdhër të rusëve. Sipas tij, ish-kryem-inistri është njeriu i Putinit në Ballkan dhe gjithçka po bëhet për interes të Moskës. Madje ai ka ngritur alarmin se nëse Berisha rimerr pushtetin, atëherë Rusia do marrë kontrollin në Tiranë dhe Prishtinë. “Protestat që po ndodhin

sot janë të thirrura nga Sali Berisha i ndikuar nga Rusia. Ai dhe familja e tij e kanë humbur fuqinë. Nëse SB merr pushtetin, Putini do të kalojë nëpër Kosovë dhe Shqipëri. Putini merr qasje në portin e Adriatikut”, ka thënë ai, duke konfirmuar atë që gazeta e kishte thënë prej ditësh. Madje ai ka treguar dhe arsyet se përse po tentohet në këtë periudhë destabilizimi. Gjithçka lidhet me integrimin në BE.

Ish-zyrtari i FBI: Berisha lidhje me rusët

Page 3: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT E Shtunë 2 Mars 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kliti TOPALLI

Nd ë r ko m b ë t a r ë t duket e kanë lënë vetëm opozitën në tentativat e saj për

të rrëzuar qeverinë. Ndonëse shpresat e Bashës dhe Kryema-dhit ishin se SHBA e BE do i bënin presion Ramës që të shkonte te qeveria teknike, në fakt të gjithë zyrtarë e lartë ndërkombëtarë kanë dalë kundër. Po ashtu, ata kanë qenë shumë të ashpër dhe ndaj skenarëve të dhunës dhe ske-narëve destabilizues. Por çdo ditë që kalon, shtohen faktet dhe bindjet se pas gjithçkaje fshihet ish-kryeministri Sali Berisha. Edhe pse të enjten mbrëma Berisha deklaroi në një studio televizive se ai nuk ka ndikuar në vendimet e par-tisë, mënyra se si po sillet PD tregon qartë se është lojë e tij. Gazeta po tregon sot fakte dhe informacione se si Sali Berisha sa herë që ka qenë në opozitë, gjithmonë ka tentuar skenarë destabilizues. Dhe po ashtu ndërkombëtarët, e veçanërisht SHBA, nuk e kanë përkrahur. Djegia e mandateve nuk është e vetmja krizë, pasi që nga viti 1997 e në vijim, Berisha sa herë ka humbur në zgjedhje, është përballur ashpër me qeverinë. Gazeta ka siguruar një raport të Departamenti Amerikan të Shtetit, në të cilin bëhet një përmbledhje e situatës politike që nga vit 1997 e deri në vitin 2000. Aty tregohet qartë sjellja e opozitës që drejtohej nga Berisha, e cila në fokus ka pas-ur po bojkotin. Aty përmendet se si u manipuluan zgjedhjet e 1996 ku PD fitoi me 87.1 për qind dhe si më pas Berisha pasi doli në opozitë më 1997, nisi bojkotin parlamentar. “Partia Socialiste dhe aleatët e saj fituan 121 nga 15 vendet në parlament në zgjedhjet e 1997, të mbajtura 5 muaj pas periudhës së kaosit dhe anark-isë. Vëzhguesit i vlerësuan zgjedhjet të pranueshme dhe të kënaqshme për rrethanat e tyre. Grupi më i madh opozitar Partia Demokratike i dha fund në korrik bojkotit të saj 10 mujor të parlamentit (bojkoti i dytë i tillë në 2 vjet pas aku-zave për praktika abuzive nga socialistët dhe aleatët e tyre)”, thuhet në raport. Po ashtu përmendet dhe grushti i shtetit më 1998, ku dhe në atë kohë ngjarjet ndodhën pikërisht se Berisha donte pushtetin.

Përplasja me amerikanëtNgjarjet e ndodhura në

vitet 1996 dhe 1997 sollën dhe krisjen e para të Berishës me amerikanët. Gazeta ka sig-uruar një artikull të gazetës

fijve, Administrata bëri të qartë se Berisha duhet të largohet. Kjo është arsyeja kryesore që SHBA refuzoi thirrjet në Eu-ropë dhe nga vetë Berisha për të sjellë forcën ndërkombëtare për të vendosur qetësinë. Ai është problemi tani. Ne nuk do të kemi zgjidhje për sa kohë ai do të jetë aty” thotë një zyrtar i vjetër i Administratës”, thuhet në artikull.

Zhgënjimi amerikan nga Berisha

Gazeta amerikane ka shkruar më tej se zyrtarët amerikanë ishin mërzitur me Berishën, pasi ai kishte refuzuar këshillat e tyre. “Evoluimi i marrëdhënies së SHBA me Berishës – nga afrimi i parë deri te zhgënji-mi-thekson vullnetin e Uash-ingtonit për të ndihmuar

amerikane “The New York Times” të datës 20 mars 1997, ku tregohet se si amerikanët i vunë vizën Berishës. “Tashmë Shqipëria në kaosin e dësh-timit të skemave piramidale në të cilat shumë thonë se ishin të përfshirë zyrtarë të qeverisë Berisha, Administrata e SHBA ka hequr dorë nga njeriu ‘karizmatik’ që fillimisht joshi Uashingtonin në fillim të viteve 1990, si lideri opozi-tar që premtonte të nxirrte Shqipërinë nga e kaluara e izoluar. Në publik Shtëpia e Bardhë e Departamenti i Shtet-it nuk mbështesnin të ardhmen politike të Berishës, ndërsa në prapaskenë dhe në diskutimet me diplomatët evropianë dhe të NATO-s, që përpiqeshin të përmbanin konfliktin në Shqipëri të mos dilte jashtë ku-

Më 26 maj 1996 u bënë zgjedhjet për legjislaturën e XIV të Kuvendit Popullor. Zgjedhjet që u zhvilluan në bazë të ligjit elektoral të vitit 1992 të ndryshuar me ligjin e ri të shkurtit 1996, u karakterizuan nga shkelje të shumta, si falsifikime dhe veprime të dhunshme, që i detyruan partitë opozi-tare të bojkotonin procesin e mëtejshëm të votimit, duke larguar përfaqësuesit e tyre nga komisionet e qendrave të votimit dhe të zonave lektorale. Ky vendim dha mundësi

edhe më të mëdha për shpërdorime dhe për ndryshime në rezultatet reale të votimit. Partitë opozitare nuk i njohën këto rezultate dhe as parlamentin e dalë nga këto zgjedh-je. Në një raport të përgatitur nga ODHIR kritikohej seriozisht qeveria për shkelje të procesit elektoral, por vihej në dukje edhe përgjegjësia e opozitës për tërheqjen nga ky proces. Edhe SH.B.A nuk e njohën legjitim-itetin e parlamentit të ri dhe u shprehën për nevojën e zgjedhjeve të reja.

JA SI U MANIPULUAN ZGJEDHJET E 1996

Ngjarjet e marsit 1997 do të vazhdonin të mbanin të acaruar situatën politike në vend. Fryma e urrejtjes ishte e lartë, ndërsa pajtimi shihej si një mjet i vështirë. Në tetor 1997 U ngrit një komision parlamentar për hetimin e ngjarjeve të marsit 1997, raporti përfundimtar i të cilit u debatua në fillim të korrikut 1998 në Kuvendin Popullor. Pas kësaj grupi parlam-entar i PD vendosi të dalë përfundimisht nga Kuvendi Popullor dhe të nisë protestat e saj. Vrasja e deputetit Azem Hajdari më 12 shta-

tor 1998 ishte ngjarja më e rëndë e ndodhur në vend. PD e konsideroi si vrasje politike. Trazirat pushtuan Tiranën më 13 dhe 14 shtator 1998. Turmat e revoltuara u futën në selinë e kryeministrisë, të radiotelevizionit. Opozita kërkoi dorëheqjen e kryeministrit dhe formim-in e një qeverie kalimtare. Trazirat e ndodhura e detyruan kryeministrin Fatos Nano të jepte dorëheqjen. Më 7 tetor 1998 Kuvendi Popullor dha votëbesimin për formimin e qeverisë së drejtuar nga Pandeli Majko.

JA GRUSHTI I SHTETIT MË 1998

Zbardhen mendimet që kishin amerikanët ndaj Berishës gjatë përplasjeve politike

Amerikanët fundosin Sali Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa herë ka dalë në opozitë, Uashingtoni e futi në listën e zezë që më 1997

demokratët në vendet ish-ko-muniste, por kjo ka treguar dhe kufizimet e kësaj poli-tike. Zyrtarët thanë se zoti Berisha kishte neglizhuar këshilla të vazhdueshme për të përmirësuar udhëheqjen e tij, por kur Administrata nisi të distancohej prej tij ai nuk kishte më ku të drejto-hej. Uashingtoni nuk është se kishte zgjedhur kalin e gabuar por thjesht kishin besuar shumë vetëm te njëri”, thuhet më tej. Në artikull bëhet dhe një rezyme se si amerikanët e zgjodhën Ber-ishën si person që do sillte frymën e demokracisë në vend, por që dështoi. “Prej fillimit kishte paralajmërime se Berisha mund të ishte një autokrat, veçanërisht pas arrestimeve të liderëve të

minoritetit grek në 1994. Por ndihma amerikane vazhdoi duke arritur në $27 milionë në 1995. Administrata Klinton u zhgënjye nga Berisha kur ai refuzoi thirrjet për zbatimin e rendit ligjor kurse prishja nisi në vjeshtën e 1995. Në prag të vizitës së tij në Uashington, Berisha kërcënoi të vepronte kundër një prej kryetarëve të gjykatës së lartë Zef Bro-zi. Ambasadori amerikan asokohe Joseph E. Lake, paralajmëroi zotin Berisha

se me këtë rrezikonte vizitën e tij me Klinton. Por Berisha rezistoi dhe bëri vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë. Ai më pas u kthye në Shqipëri dhe shkarkoi zotin Brozi. Kjo nxiti rishikimin e parë serioz të Ad-ministratës amerikane ndaj Berishës dhe solli anulimin e 3 milionë dollarë trajnime për gjykatësit, prokurorët dhe oficerët e policisë”, thuhet aty. Pra, duket qartë se situata që kemi sot, ngjason shumë me atë të 20 viteve më parë.

SHBA doli kundër Berishës për zgjedhjetNë artikullin e “New York Times” tregohen se si

evoluuan përplasjet mes Berishës dhe SHBA. “Admin-istrata nisi të kritikonte hapur regjimin e Berishës pas zgjedhjeve të majit që u konsideruan si të manipuluar nga shumë faktorë. Shqetësimi për skemat piramidale të cilat zhdukën kursimet e mijëra shqiptarëve, u ngrit pak pas kësaj. ''Nuk besoj se ndonjë e kishte idenë se do të shembeshin aq shpejt, por flamurët e kuq ishin ngritur që në fillim të '96'' tha një zyrtar i administratës. Një qetësi relative në Shqipëri ditët e fundit ka lehtësuar zyrtarët në Uashington, por Berisha, me gjithë rënien e popullar-itetit, i ka rezistuar thirrjeve të brendshme e të jashtme për dorëheqje. Zyrtarët në SHBA shpresojnë që qeveria e koalicionit e emëruar javën e shkuar nga Berisha ta detyrojë të dorëhiqet. Ne nuk kemi shpresë te individët por te procesi demokratik. Nuk merremi me zgjedhjen e individëve”, tha një nga zyrtarët”, thuhet në artikull.

Sali Berisha në përgjim nga autoritetetNjë tjetër ngjarje që mbahet mend nga të gjithë, është

kur u tentua grusht shteti më 1998. Edhe në atë kohë PD ishte në opozitë dhe bënte gjithçka për të rrëzuar qever-inë. Po ahut DASH ka treguar se si kundërshtonte në pas dhe masat që u morën pas grushtit të shtetit. Në raport tregohet dhe një detaje tjetër se si Berisha ishte vënë në përgjim nga autoritetet. “Partia Demokratike pretendon se kryetari i partisë së Legalitetit, Ekrem Spahia dhe 12 anëtarë të partisë së tij po gjykohen padrejtësisht për pjesëmarrje në ngjarjet e 14 shtatorit 1998, të cilat erdhën si rrjedhojë e vrasjes së deputetit të PD, Azem Hajdari nga persona të panjohur... Partia Demokratike ka pretenduar në gusht se policia ka rrethuar shtëpinë e një deputeti demokrat të parlamentit, Myslim Mur-rizi, dhe në pas hyri me forcë brenda duke terrorizuar familjen e tij, ndërsa kishte konfiskuar dy armë gjahu të mbajtura me leje. Në shkurt lideri i opozitës PD, Sali Berisha raportoi se një gjykatë kishte urdhëruar përg-jimin e telefonit të tij”, thuhet në raport.

Ja si Berisha bojkoti parlamentin më 1997Në raportin e DASH jepen të tetar detaje nga bojkoti

i PD në 1997. “Kushtetuta shqiptare thotë se qeverisja bazohet në sistemin e zgjedhjeve të të drejta, të barabarta e periodike. Në 1997 qytetarët zgjodhën një qeveri dhe sipas vëzhguesve procesi ishte i pranueshëm, duke mar-rë parasysh se vinte pas disa muajsh kaosi dhe anarkie. Grupi kryesor politik Partia Demokratike, bojkotoi par-lamentin për shumicën e vitit, duke refuzuar të merrte pjesë thuajse në të gjitha funksionet qeveritare. Zyrtarë të lartë të PD duke përfshirë dhe kryetarin Sali Berisha refuzuan të dëshmojnë në hetimet për vrasjen në shtator 1998 të deputetit Azem Hajdari, duke argumentuar se hetimet janë të motivuara politikisht. Berisha u rikthye në parlament pasi qeveria u zotua të hetojë vrasjen e Hajdarit në tërësi dhe me drejtësi. Kushtetuta ndalon formimin e partive dhe organizatave me natyrë total-itare, që nxisin ose mbështesin racizmin apo urrejtjen fetare dhe etnike”, thuhet në raport.

Page 4: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT4 E Shtunë 2 Mars 2019

4,5,10,11,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Deputetët e PS: Mazhoranca e hapur për të negociuar me opozitën, do të vazhdojmë para përtej pengesave të vëna nga “të humburit”

Socialistët e shohin si të mundur uljen në tryezë të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha për të negociuar e për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar pas djegies së mandateve. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Ru-ral, Niko Peleshi komentoi ditën e djeshme ftesën e Ramës ndaj opozitës për dialog. Nga një studio televizive, Çuçi u shpreh se mazhoranca është e hapur për këtë proces negocimi. “Vetë kryeministri ka përmendur shprehjen e tij të famshme: “Kur do flasim”. Ne s’kemi pasur kompleks nga pres-

identi. Ai ka treguar se nuk është shumë komod me zgjedhjet tona, edhe pse ka qenë në shkelje të Kushtetutës, ka pasur kompleks ta pranojë këtë. Shprehja “Kur do flasim” është diçka normale e Ramës sepse ai njihet për natyrën e tij dialoguese. Nuk e di tamam si e ka thënë, por nuk është çudi. Edi Rama s’ka qenë kurrë kundër dialogut edhe me ata që kundërshtojnë e dalin në protesta. Pozicioni i tij politik ka qenë gjithnjë për të dialoguar”, tha ministri i Bujqësisë. Megjithatë, Bledi Çuçi theksoi se përtej çdo vendimi të opozitës, mazhoranca po

përgatitet për zgjedhjet vendore në qershor të këtij viti. Sipas tij, zgjedhje të parakohshme ashtu siç kërkon opozita nuk do të ketë. “Fakti që po shto-het numri i kandidatëve që po tregojnë vullnet t’i bashkohen parlamentit është moment përgjegjësie nga këta individë. Pra kanë autoritet dhe peshë politikë edhe ata. Mendoj që kjo gjë vjen edhe si pasojë e një reflektimi nga thirrjet që ka bërë faktori ndërkombëtar politik. Të jemi të sigurt që do kemi të tjerë. Zgjedhjet janë legjitime, qeveria po ashtu. Zgjedhjet e tjera i përkasin vitit 2021”, tha Bledi

Çuçi. Në sinkron me të sa i takon rrugës përpara të qeverisë ishte edhe kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj. “Në Kuçovë, Berat, Urë dhe Poliçan, do duhej të takonim asambletë, por në fakt takuam me qindra qytetarë të interesuar dhe dëshiruar për të ndare së bashku, atë çfarë sot është bërë rendi i ditës, ecjen përpara të vendit në integrimin evropian, përkundër çdo pengese a çdo stërkëmbëshi, që Shqipërisë duan t’i vënë “të humburit”, atyre që u vret sytë shkëlqimi i ditës së re!”, tha Felaj në rrjetet sociale.

Rama-Basha drejt një 17 maji të dytë? Kryeministri i shtrin dorën e bashkëpunimit liderit të opozitës, PS e gatshme për dialog

Kryeministri pyet kreun e PD: Kur do të flasim?

Mimoza IBRA

Kryeministri Edi Rama ka hapur dje rrugën për një pakt të dytë me opozitën. Ndonëse deputetët e PD-

LSI bashkë me liderët e tyre, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, i kanë djegur mandatet, ditët e fundit po jepen sinjale për një 17 maj të dytë. Edi Rama, nga Samiti i Dias-porës i drejtoi një thirrje publike liderit demokrat për negociata. Shefi i qeverisë i kërkoi Bashës që të ulen të flasin për t’i dhënë një zgjidhje situatës së krijuar. “Sot po ju them, ne jemi nën akuzë, jo sepse kjo është e vërteta, por sepse shqiptarët janë vënë kundër shqiptarëve. Atyre shqiptarëve që sot ishin të ftuar e nuk janë këtu, unë u them vetëm një gjë: Kur do flasim?”, tha Edi Rama. Kjo deklaratë e kryeministrit tregon se qeveria është e hapur dhe e gatshme për dialog me opozitën që ajo të bëjë një hap pas sa i takon temës së djegies së mandateve. Një thirrje e tillë e Ramës vjen në një kohë shumë të rëndësishme për Shqipërinë sepse në muajin qershor do të jepet vendimi për hapjen e negociatave. Ndërkombëtarët janë shprehur të shqetësuar se kjo situatë e rëndë politike do të ndikojë tek hapja e negociatave. Mesa duket, për të mos u minuar procesi i integrimit evro-pian, Rama është i gatshëm për të biseduar me Bashën për të gjetur një zgjidhje konsensuale. Në tavolinë janë shumë çështje për tu diskutu-ar, por burimet i thanë gazetës se socialistët janë të prerë për të mos pranuar qeveri tranzitore. Diçka të tillë e pohoi dje edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Ma-jko. Pas deklaratës së Ramës, Majko dha detaje dhe u shpreh se gjëja më e mirë që mund të bëjnë palët politike është të negociojnë, por jo për qeveri kalimtare. “Unë mendoj që dialogu është gjëja më e mirë që mund të bëjë politika, sidomos në këto momente. Dhe shprehja “Kur do flasim” sigurisht që ishte një ftesë shumë e qartë edhe në vazhdim për dialog mes palëve. Edhe presidenti mund të ulë palët në negociata. Kushdo që do të nisë dialogun është i rëndësishëm dhe i mirëpritur. Të ulemi një herë, pastaj gjërat disku-

Balliu i përgjigjet Ramës: Flasim vetëm kur të

shkosh në burgIsh-deputeti i Partisë Demokra-

tike, Klevis Balliu iu kundërpërgjigj dje thirrjes së kryeministrit Edi Rama për dialog. Teksa ishte në krah të pro-testuesve të “Astirit”, Balliu deklaroi se opozita do të dialogojë me Ramën vetëm kur ky i fundit të arrestohet. Në fjalën e tij, demokrati nuk la pas sulmuar as eurodeputetin Knut Fleckenstein. “Do flasim kur të vësh byzylykët e të shkosh në burg. Ky projekt i qeverisë për Unazën e Re po u heq të drejtën e pronës qytetarëve shqiptarë. Ky Niçja jonë këtu është narko-trafikant. Ne nuk dimë që në BE, të ndodhë që një narko-trafikant të vendosë kush do bëhet deputet. Ky Niçja jonë është marrë me trafik droge e armësh. Ka ikur koha kur një organizatë të vendoste fatet e shqiptarëve. Ky projekt te Unaza po u heq të drejtën e pronës qytetarëve shqiptarë. Këtu jemi në një krizë, prej 6 vjetësh. Nuk ka Gjykatë të Lartë as Kushtetuese. Djegia e mandateve ishte efekt i kësaj krize dhe për zgjidh-jen e saj”, tha Klevis Balliu.

Vokshi: Rama do të mbajë përgjegjësi për sjelljen kriminaleIsh-deputetja e PD, Albana Vokshi

reagoi dje pas letrës që Policia e Shtetit u dërgoi bizneseve pranë Parlamentit për tu kërkuar ndjesë për gazin lots-jellës në protestën e fundit të opozitës. Në rrjetet sociale, Vokshi e cilësoi këtë letër si tallje, ndërsa theksoi se dita kur kryeministri Edi Rama do të mbajë përgjegjësi për sjelljet e tij kriminale po afron. “Bandat me uniformë të Edi Ramës të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Ndjesa e policisë për bizneset pranë parlamentit është tallje me qytetarët dhe hipokrizi e neveritshme. Pamjet tregojnë se kanë hedhur aq shumë gaz lotsjellës, sa kanë helmuar edhe njerëzit brenda qendrës tregtare pranë parlamentit. Ftoj bizneset dhe banorët pranë Parlamentit të bashko-hen me ne në 5 mars për të protestuar kundër qeverisë. Është shumë afër dita kur banda me uniformë e Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi para ligjit për sjelljen e saj kriminale”, tha ajo.

tohen jo në formën e pazarit, por transparent sepse është publiku që kërkon të dijë sepse i kemi nxirë jetën. “Kjo (qeveria tranzitore) nuk hyn tek shprehja “Kur do flasim””, tha Pandeli Majko. Të gjitha sinjalet janë se palët politike mund të ulen në tryezë për të diskutuar, çka do të ripërsëriste paktin e 17 majit. Meg-jithatë mbetet për tu parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë dhe nëse do të lëkundet kryetari i PD, Lulzim Basha për të negociuar me Edi Ramën.

Ndëshkimi i politikanëve nga drejtësia

Përveç ftesës publike për opozitën, Rama dje kishte rezervuar edhe një paralajmërim të fortë për të gjithë politikanët që kanë kryer afera. Në fjalën e mbajtur në Sami-tin e Diasporën, shefi i qeverisë u shpreh se ndëshkimet nga drejtësia e re për kastën politike nuk do të vo-nojnë. Për Ramën, të ndëshkuar nga drejtësia do të jenë edhe gjyqtarët

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se drejtësia e re është e pandikuar nga politika. Nga Samiti i Dias-porës, ai theksoi se koha kur drejtësia ishte në dorë të partisë ka vdekur. “Kjo nuk është një histori, siç është të shkruash komente në Facebook dhe siç është të kërkosh drejtësinë, siç ndodhte dikur. Lavdi Zotit për popullin

shqiptar, koha kur drejtësinë e bënte partia apo qeveria dhe koha kur vendoste Kryeministri apo shumica se kush duhet të shkonte në burg ka vdekur në vitin 1990! Kjo është koha për të ndërtuar një sistem drejtësie, siç është në të gjitha vendet nga ju keni ardhur dhe ne këtë po bëjmë”, tha Edi Rama.

SPAHO SULMON AMBASADËN FRANCEZE

dhe prokurorët e korruptuar. “Kujt dhe kur i ka shkuar në mend se në Shqipëri, gjykatësit dhe prokurorët, ata që e kanë mbajtur drejtësinë si ta kishin pronë private dhe që i kanë bërë pronat e shqiptarëve, i kanë bërë të drejtat e shqiptarëve lesh e li, do të vinte dita që do të jepnin llogari? Prokurorë dhe gjykatës në nivele më të larta, sot janë jashtë sistemit. Hap pas hapi po ndërtohet

sistemi i ri i drejtësisë, duke pas-truar llumin nga pallati i drejtësisë. Sigurisht që asnjë shqiptar nuk do ketë paqe deri ditën që do të shohë politikanët, vendimmarrësit, ata që në gjithë këto vite kanë bërë të mira, por kanë bërë dhe të këqija, kanë bërë punë, por kanë bërë dhe zarare të mëdha, për ata, të cilët kanë sjellë haraçe për të paguar, që të paraqite para drejtësisë”, tha Edi Rama.

RAMA: KOHA KUR DREJTËSINË E BËNTE PARTIA KA VDEKUR

“Marrëveshja e çadrës ishte kundër produk-tive. Basha dhe LSI janë të qartë në objektivat që kanë. Po vijuam kështu do të shkojmë drejt një përplasje me shqiptarët. Pasi kështu do të shkojë ajo punë. Presidenti në momentet e krizave mund

të marrë përsipër një iniciativë për të ulur palët për të gjetur një zg-jidhje. Do të jetë e mirëpritur nëse merr një iniciativë për një tryezë. Por tani kemi shkuar shumë larg. Po shikoj tendenca për të mbushur atë Parlament, do të ishte një diskreditim, do të ishte një njollë turpi”, tha dy ditë më parë ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti

PANARITI: NEGOCIOJMË ME RAMËN NËSE NA THËRRET META

Page 5: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

4,5,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 2 Mars 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Basha: Zgjedhje të parakohshme për t’u kthyer Parlamentin qytetarëve të thjeshtë dhe protesta të fuqishme për të ardhmen

Ndonëse Partia Demokratike dhe Lëviz-ja Socialiste për Integrim kanë bojkotuar Parlamentin përmes djegies së mandateve, kreu demokrat Lulzim Basha tha se vendimi i opozitës është i pakthyeshëm, nëse vendi nuk kalon në zgjedhje të parakohshme. Gjatë një takimi me bazën në Lezhës, në kuadër të turit “Shpresa”, ku po përgatiten për protestën e datës 5 mars para Parlamentit, Basha bëri të qartë se aksioni opozitar për largimin e Edi Ramës, do të ndërthurë protestat qytetarë me

shpalosjen e programit të PD për një Shqipëri Europiane. “Jemi pa kthim drejt Lezhës së vlerave europiane dhe Shqipërisë së vler-ave europiane, të lirisë, të mundësisë dhe të mirëqenies së qytetarëve shqiptarë që kalon përmes zgjedhjeve të parakohshme, për tu rikthyer shqiptarëve Parlamentin e marrë peng nga krimi. Aksioni i radhës do të jetë ndërthurja e protestave të fuqishme qytetare, me shpa-losjen e vizionit dhe programin tonë për një Shqipëri të shpresës dhe të ardhmes që i takon

shqiptarëve, i takon njerëzve të thjeshtë dhe jo bandave të krimit”, u shpreh kryedemokrati. Basha mësohet se ka vlerësuar maksimalisht punën e Fran Frrokajt si kryebashkiak i Lezhës, duke dhënë një sinjal për ta rikandiduar për një mandat të dytë. Por i pyetur nëse opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të cilat mba-hen në 30 qershor, Lulzim Basha u shpreh shkurt se ka kohë, duke mos dalë në një përfundim konkret. Pak ditë më parë, kreu i demokratëve tha se zgjedhje të ardhshme me narkomafian

dhe Maduron e Ballkanit siç e cilëson ai Ramën, nuk do të ketë. “Ne nuk do ti lëmë as zgjedhjet e ardhshme dhe as fatin e shqiptarëve në dorë të narkomafias që po përgatitet të blejë zgjedhjet e ardhshme. Zgjedhje të ardhshme me narkoma-fian dhe Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Për këtë arsye, PD, opozita e bashkuar dhe të gjithë qytetarët do të marrin të gjitha masat, protestë pas proteste pa asnjë pengesë dhe frenim të zemërimit popullor derisa ta shporrim këtë bandit”, tha Basha.

Shkrihet partia e presidentit, 4 kandidatë të LSI pranojnë mandatin e deputetit, SHBA, BE dhe OSBE takime intensive me emrat pasardhës

Gjuzi: Po krijohet opozitë e re me 33 deputetë

Elisjeda KIKO

Lëvizja Socialiste për Inte-grim po shkon zyrtarisht drejt shkrirjes. Teksa një ditë më parë gazeta tha se

janë 11 emra që mund të pranojnë mandatin e deputetit, 4 prej tyre kanë dorëzuar dje formularin e dekriminalizimit në KQZ dhe shumë shpejt do të hyjnë në Par-lament. Bëhet fjalë për 4 anëtarë të LSI dhe më konkretisht për Ylli Shehun, Enver Roshin, Aurora Marrën dhe Edmond Rrushin. Të 4 këta emra kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit, duke i dhënë një goditje të fortë partisë së pres-identit. Por këtyre emrave pritet që t’i bashkohet edhe Ralf Gjoni, i cili nuk ka firmosur djegien e mandatit. Vetë Gjoni ka deklaruar pas takimit me raportuesin për Shqipërinë, eurodeputetin Knut Fleckenstein, se do të vendosë për mandatin mbas disa konsul-timeve. Gazeta e paralajmëroj pak ditë më parë, se nga djegia e mandateve LSI rrezikon shkrirjen dhe PD rrudhjen. Përveç 4 em-rave nga radhët e LSI, pritet që të pranojnë mandatin edhe disa emra nga PD. Gazmend Bardhi ka dorëzuar në KQZ dorëheqjet nga kandidimi të 38 kandidatëve, të cilët nuk pranojnë të bëhen pjesë e parlamentit. Por dy kandidatë kanë “tradhtuar” PD, duke mos pranuar të firmosin dorëheqjen nga mandati dhe më konkretisht Lefter Maliqi e Ligoraq Karamelo. Nuk ka ende një vendim të qartë për Erion Picirin dhe Selami Jen-isherin. Ndërsa deputetët aktual të cilët nuk i dorëzuan mandatet janë Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari nga PD dhe Lefter Koka nga radhët e LSI. Kandidatët në listën pritëse kanë 10 ditë afat për të vendosur, pas thirrjes që marrin nga KQZ për të pranuar mandatin. Nga emrat që e kanë pranuar man-datin e deputetit, Parlamenti pritet të jenë 13 deputetë të opozitës, 7 prej të cilëve nga të PD dhe 6 të LSI, përballë 75 deputetëve të Partisë Socialistë dhe PDIU-së që i janë bashkuar mazhorancës. Por gazeta ka mësuar se përfaqësues të OSBE, SHBA dhe të BE janë duke lobuar fort te kandidatët

Patozi: Të shembet sistemi i kalbur politikIsh nënkryetari i PD, Astrit Patozi

u shpreh se nga ata që po marrin mandatin me të njëjtën lehtësi siç e dogjën paraardhësit e tyre, nuk do të ketë as heronj e as tradhtarë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se ajo që duhet të ndodhë është shembja e një sistemi të kalbur politik. “Për filozofët e revolucionit, që, sipas tyre ka nisur në Shqipëri, kam vetëm një këshillë: Ta marrin me të qetë dhe të mos mërziten shumë nga këta të vijimit të listës, që po pranojnë të shkojnë në parlament. Sepse është e njëjta gjë. Ata po e marrin mandatin me të njëjtën lehtësi që ata të tjerët para tyre e dogjën. Ndaj mos kërkoni, as heronj dhe, as tradhtarë, tek të dy kategoritë, sepse nuk ka të tillë. Aq më e theksuar është kjo tek Lista e Lulit, për të cilën, ngaqë është edhe de jure e gjitha personale, dhe po të duash, nuk ke kë bën përgjegjës tjetër. Është kriza e një sistemi të kalbur politik, i cili duhet shembur një orë e më parë, qoftë edhe sikur të ishte vetëm kjo arsye”, tha Patozi.

Ylli Manjani: Parlamenti, një varrezë

Pranimi i emrave pasardhës në listë duket se kanë alarmuar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Dje 4 emra nga kjo forcë politike kanë dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedh-jeve formularin e dekriminalizimit për të qenë pjesë e Parlamentit shumë shpejt. Pas pranimit të 4 kandidatëve, ka reaguar ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili e krahason Parlamentin me varrezat, ku ndodhet mazhoranca. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Manjani i quan kandidatët e rinj që do jenë pjesë e Parlamentit si lule artificiale. “Tashmë Parlamenti po merr formën e një varreze ku prehet Rilindja . Deputetët e listave që hyjnë janë lulet artificiale mbi të”, u shpreh ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në postimin në Facebook. Po ashtu ai ka mbajtur po të njëjtin qëndrim edhe kur deputeti i LSI Lefter Koka nuk dorëzoj mandatin e deputetit, duke thënë se qëndrimi i tij personal është i papranueshëm dhe nuk mund të zh-bëjë dot vendimin politik të opozitës përfshi këtu edhe LSI.

në lista, në mënyrë që t’i bindin të pranojnë mandatet. Kjo do të thotë se PD e LSI mund të prekin fundin, pasi do ketë opozitë të re.

Kandidati i LSI paralajmëron për opozitë të re

KQZ iu ka lënë 10 ditë kohë kandidatëve që pasojnë në listat e opozitës, për të dorëzuar for-mularin e dekriminalizimit. Emrat që nuk kanë firmosur dorëheq-jen nga mandati dhe që pritet të hyjnë në Parlament po shtohen. Kujtim Gjuzi, një nga emrat që

renditët në listën e PD, tha se shumë kandidatë të tjerë janë të gatshëm të pranojnë mandatin e deputetit. Gjatë një prononcimi për media, ai tha se po krijohet një opozitë e re, e cila do të quhet Aleanca Kombëtare për Drejtësi, dhe pritet që numri i deputetëve të kësaj opozite të shkojë në 33. “Ju bëj me dije se dhe Sazan Guri s’ka firmosur dokumentin. Janë edhe shumë të tjerë dhe lista është mjaft e lartë, mund të shkojë në numrin 33. Opozita e re sapo ka lindur, Aleanca Kombëtare për Drejtësi quhet. Janë 11 parti poli-tike që janë brenda, kanë firmosur dhe i janë bërë prezent faktorit ndërkombëtar në Tiranë përmes një dokumenti zyrtar”, tha ai. Gju-

zi u shpreh se kanë pasur kontakte me ndërkombëtarët, të cilët janë të inkurajuar për të mbështetur pranimin e mandateve nga kandi-datët e listës. “Kemi pasur dje një kontakt me këshilltarin më të lartë të zyrës së OSBE-së në Tiranë, i cili thotë se jemi të inkurajuar nga ambasadori që të mos e lëshojmë mandatin”, tha ai. Gjuzi deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të lësh-uar mandatin, duke shtuar se ai është një ndër drejtuesit më të lartë të opozitës së re që po lind. “Nuk kam asnjë arsye që ta lëshoj mandatin sepse nuk është i Kujtim Gjuzit, por i Partisë Konservatore. Në këtë moment unë jam një ndër drejtuesit më të lartë të grupit të ri opozitar”, u shpreh Kujtim Gjuzi.

1.Ylli Shehu-LSI2.Enver Roshi-LSI3.Aurora Mara-LSI4.Edmond Rrushi-LSI

kandidatët që pranuan mandatin

4

1. Myslym Murrizi-PD2.Rudina Hajdari-PD3.Lefter Koka-LSI

deputetët që nuk dorëzuan

mandatin3

Janë edhe shumë të tjerë dhe lista është mjaft e lartë, mund të shkojë në numrin 33. Opozita e re sapo ka lindur, Aleanca Kom-bëtare për Drejtësi quhet. Janë 11 parti politike që janë brenda, kanë firmosur dhe i janë bërë prezent faktorit ndërkombëtar në Tiranë përmes një dokumenti zyrtar...

Page 6: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

6 GAZETA SOTE Shtunë 2 Mars 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, vlerëson se subjekti i rivlerësimit Antoneta Sevdari ka kryer deklarim të pamjaftueshëm dhe se nga vlerësimi tërësor i të tre kritereve rezulton se ka cenuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Për këto arsye, tru-pi gjykues me shumicë votash, bazuar në nenet D,

pika 1 dhe 3 të Aneksit të Kushtetutës, nenit 61, pika 3 dhe 5, si dhe nenit 66, pika 1, shkronja “b” të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Ven-dosi: Ndryshimin e vendimit nr.42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit znj.Antoneta Sevdari”, njoftoi KPA dy ditë më parë.

JA VENDIMI I KPA PËR SHKARKIMIN E SEVDARIT Alma Kolgjoka “troket” në KPA për t'u rikthyer në detyrëIsh-kryetarja e Gjykatës së Kru-

jës, Alma Kolgjoka i është drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për të kërkuar prishjen e vendimit të Komi-sionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rikthimin në detyrë. KPA dje ka reg-jistruar çështjen e saj dhe ka caktuar edhe trupën gjykuese. “Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.10/2019, datë 19.02.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimi nr.86, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të riv-lerësimit Alma Kolgjoka. Sot, në datën 01.03.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Luan Daci; Relatore: Albana Shtylla; Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo”, njoftoi KPA.

Ja trupa gjykuese që do të vendosë për fatin e Besnik Canit

Fati i anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani do të vendoset nga trupa gjykuese e për-bërë nga Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari, Albana Shtylla, Luan Daci dhe Sokol Çomo. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka regjistruar dje çështjen e tij. Besnik Cani përfundoi në KPA pas ankimimit të bërë nga Komision-eri Publik. “Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimi nr.84, datë 27.11.2018 të KPK që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Cani. Sot, në datën 01.03.2019, në Koleg-jin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz; Relator: Ardian Hajdari; Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo”, thuhet në njoftimin e KPA.

3ANËTARËT E KLP TË

ANKIMUAR NGA KOMISIONERI

1. Gentjan Osmani2. Besnik Cani3. Arben Dollapaj

Mimoza IBRA

Vendi i lënë bosh nga An-toneta Sevdari në Këshil-lin e Lartë të Prokurorisë do të zëvendësohet më

shpejt nga ç’pritej. Dikur prokurore e Tiranës, Sevdari për dy muaj gëzoi edhe detyrën e anëtares së KLP. Por dy ditë më parë ajo u shkarkua nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pas ankimimit të bërë nga Komisioneri Publik. Shkarkimi i Antoneta Sevdarit bëri që KLP të mbesë me 10 prokurorë momentalisht, ndërsa duhet që të nisin procedurat për zëvendësimin e saj. Por si do të kryhet ky pro-ces? Anëtari i Këshillit të Pavarur për Monitorimin e Reformës në Drejtësi, Saimir Vishaj zbuloi ditën e djeshme se vendin e Sevdarit do ta zërë prokurori i Kukësit, Dritan Prençi, i cili aktualisht është prokuror i përkohshëm tek Krimet e Rënda. Gjatë një prononcimi mediatik, juristi Vishaj u shpreh se në këtë rast nuk është e nevojshme që të hapet gara sërish, të thirret Mbledhja e Përgjithshme e Proku-rorëve dhe më pas të votohet për kandidatët. Sipas tij, zgjidhja gjen-det tek emrat që tashmë janë votuar nga Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve dhe zëvendësuesi i Antoneta Sevdarit do të jetë emri pas saj që ka marrë më shumë vota se kandidatët e tjerë. “Mbledhja e përgjithshme e prokurorëve e ka dhënë verdiktin e saj sipas listës dhe kritereve që ka pozicionuar. Mendoj që vendin e zonjës Anton-eta Sevdari do ta zërë Dritan Prençi i cili ka marrë pikat maksimale sipas votave të vetë prokurorëve. Nuk do të ketë përsëri votim, por mendoj që votimi është kryer”, tha Saimir Vishaj. Me qëllim që të ap-likohet kjo skemë, do të ndërhyjë edhe Komisioni i Pavarur për Mon-itorimin e Reformës në Drejtësi në mënyrë që të mos ketë asnjë vonesë në zëvendësimin e anëtarëve të shkarkuar. Kujtojmë që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka në përbër-jen e tij edhe 3 prokurorë të tjerë, për të cilët vendimet e konfirmimit janë ankimuar. Më konkretisht, bëhet fjalë për Gentjan Osmanin, Besnik Canin dhe Arben Dollapaj.

Marsi muaj i ngjeshur për KPA, do të vendosë për fatin e 5 gjyqtarëve dhe prokurorëve, në pritje edhe Islamaj me Gashin

Muaji mars duket se do të jetë i ngjeshur me punë për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Nëse i hidhet një sy kalendarit të seancave dëg-jimore në faqen zyrtare të KPA, vihet re se gjatë këtij muaji ky organ do të kalojë në sitë plot 5 subjekte rivlerësimi. Seanca e parë dëgjimore për këtë muaj është dedikuar për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Në datën 5 mars trupa gjykuese e KPA do të mblidhet për të vijuar më tej me procesin gjyqësor ndaj Islamajt sepse kjo nuk është seanca e parë për të. Islamaj përfundoi në KPA pas ankimimit të

bërë nga Komisioneri Publik sepse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin e tij në detyrë. Gjatë seancës gjyqësore që pritet të mbahet të martën, palët do të shpre-hen rreth analizës financiare për periudhën kohore 2004-2016 të përgatitur nga Njësia e Shërbimit Ligjor për Edmond Islamajn. Seanca e radhës dëgjimore do të jetë në datën 7 mars, ku për herë me KPA do të përballet gjyqtari i Tiranës, Astrit Faqolli. Njësoj si Islamaj, edhe Faqolli mori një vendim pozitiv nga KPK, por Komisioneri Publik e ankimoi. Pas Faqollit,

në seancë publike para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit do të dalë edhe gjyqtarja e Tiranës, Alma Brati. Brati është përballur edhe një herë tjetër me trupën gjykuese të KPA, e cila pak kohë më parë vendosi rihapjen e hetimit për të, pavarësisht vendimit të rikonfirmimit nga KPK. Pas tri seancave publike njëra pas tjetrës, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të vijojë punën me seancat në dhomë këshillimi. Në datën 18 mars trupa gjykuese do të mblidhet për të vendosur për fatin e ish-prokurores Rovena Gashi. E njohur si krahu i djathtë i ish-krye-

prokurorit Adriatik Llalla, Gashi trokiti në KPA sepse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi për probleme të shumta me pasurinë. Një ditë pas Gashit, në dhomë këshillimi do të vendoset edhe fati i ish-prokurorit të Korçës, Elsion Sadiku, gjithashtu i shkarkuar nga KPK. Kujtojmë që deri tani KPA, për të gjithë të shkarkuarit nga vetingu që kanë kërkuar rikthimin në detyrë, ka lënë në fuqi vendimin e KPK. Pritshmëritë janë që edhe për Gash-in dhe Sadikun organi kolegjial të vendosë shkarkimin nga detyra, njësoj si KPK.

Saimir Vishaj: Nuk do të ketë përsëri votim për zëvendësimin e Sevdarit

Zgjidhet ngërçi në KLP, mandati i Antoneta Sevdarit i kalon Dritan Prençit, vihet në

lëvizje komisioni i monitorimit të reformës

dhe gjyqtarësh. Sipas tij, ka disa raste kur organet e vetingut kanë shkarkuar disa persona që nuk duhej dhe ka mbajtur në detyrë të tjerë që nuk e meritonin. “E vërteta është që reforma ë drejtës ka fil-luar dhe nuk mund të ndalet. Ka dhënë efektet të saj por çuditërisht mendoj se ka disa subjekte të rivlerësimit që nuk e meritojnë të

largohem. Ashtu siç ka subjekte për të cilët janë dhënë vendime për të vazhduar punën, por meritojnë të largohen, qoftë për paaftësi profe-sionale, ashtu edhe për probleme të tjera ligjore. Por ajo që neve na bën më shumë përshtypje është që në përbërjen e KLP ose në këto in-stitucione kushtetuese ka njerëz pa integritet”, tha Saimir Vishaj.

Nëse edhe ndonjëri prej tyre ka fatin e njëjtë me Sevdarin, atëherë pritet që pasuesi i tyre të dalë nga kandidatët e votuar tashmë nga Mbledhja e Prokurorëve. Një skemë e tillë nuk mund të aplikohet vetëm në rast se anëtari momental i KLP ka qenë edhe kandidati i vetëm për këtë post. Në këtë rast, duhet që të hapet edhe një herë gara dhe të thirret Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve për të votuar për aplikantët.Vishaj kritika për procesin e vetingut

Avokati Saimir Vishaj shtoi më tej në fjalën për mediat se pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë edhe disa persona që nuk e meritojnë. Në këtë pikë, ai nuk kurseu as kritikat për procesin e vetingut dhe punën e bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifi-kimit me disa emra prokurorësh

Gjatë një prononcimi media-tik, juristi Vishaj u shpreh se në këtë rast nuk është e nevo-

jshme që të hapet gara sërish, të thirret Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve dhe më pas të votohet për kandidatët...

Page 7: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT E Shtunë 2 Mars 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Jetëshkrimin e përditësuar, përfshirë adresën pos-tare dhe elektronike, si dhe numër telefoni;

2. Fotokopje të kartës së identitetit;3. Deklaratë personale motivimi, ku shpjegon arsyen

e kandidimit dhe objektivat që synon të ndjekë nëse emërohet;

4. Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 147/d të Kushtetutës dhe në nenin 199 të ligjit nr. 115/2016;

5. Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në

përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Ky formular gjendet i publikuar në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë;

6. Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nën-shkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Ky formular gjendet i publikuar në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e posaçme për KED.

6 DOKUMENTET QË DUHEN PËR T’U BËRË PJESË E ILD Gjonaj: Të vendosur për të zbatuar reformën në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh dje e vendosur për të zbatuar më tej reformën në drejtësi. Gjatë një vizite dy-ditore në Austri, Gjonaj u takua me homologun austri-ak me të cilin nënshkroi edhe mem-orandumin e bashkëpunimit. “Mem-orandumi pritet të ritë kapacitetet e Ministrisë së Drejtësisë, veçanërisht në fushën e kodifikimit dhe hartimit të legjislacionit, duke përfituar edhe nga eksperienca më e mirë austriake. Min-istria e Drejtësisë do të asistohet edhe në rritjen e kapaciteteve në fushën e statistikave gjyqësore, planifikimin dhe raportimin strategjik, si dhe në rritjen e standardeve dhe mekanizmave të kon-trollit të brendshëm. I shpreha gjithë vlerësimin homologut austriak për ndihmën dhe asistencën që ka dhënë për zbatimin e reformave në Shqipëri. Çdo reformë e ndërmarrë nga Minis-tria e Drejtësisë ka edhe kontribut të vyer, dhe ekspertizën e Ministrisë së Drejtësisë së Austrisë”, deklaroi Gjonaj.

Çlirim Gjata: Reforma në drejtësi ka vdekurDemokrati Çlirim Gjata shpër-

theu dje në akuza kundër reformës në drejtësi. Në një dalje për mediat, Gjata u shpreh se diçka të tillë e tregon fakti që kryeprokurorja e Krimeve të Rënda u konfirmua në detyrë dhe më pas kandidoi për tu bërë pjesë e SPAK. “Sot ne, faktikisht nuk kemi një Prokurori të Krimeve të Rënda, por kemi një celulë kriminale. Më herët, PD ka denoncuar faktin se, në kohën që Donika Prela drejtonte Prokuror-inë e Durrësit, është liruar nga burgu kreu i bandës së Avdylajve, Astrit Avdyli, në makinën e të cilit u gjet një armë pa leje janarin e vitit që shkoi. Shërbimi kriminal që Donika Prela ka kryer për bandën që blinte vota për llogari të Edi Ramës në qarkun e Durrësit gjendet në dosjen 339, si pjesë e përgjimeve të bandës së Avdylajve. Këtë fakt nuk mund ta mohojë asnjë prej vartësve të saj. Me Donika Prelën në sistemin e drejtësisë dhe pjesë e SPAK, është konfirmuar se reforma në drejtësi ka vdekur, se kryeprokuror është Edi Rama”, deklaroi Gjata.

4

2KANDIDATËT AKTUALË PËR INSPEKTORATIN E DREJTËSISË Marsida Xhaferllari- ka qenë inspektore e Këshillit të Lartë

të Drejtësisë Artur Malaj- gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit

Përplasjet Erdogan-Gylen mbërrijnë në Shqipëri? Skënder Bruçaj tërhiqet nga gara për kreun e Komunitetit Mysliman

Kryetari aktual i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj është tërhequr ditën e djeshme nga gara për një mandat të dytë në krye të këtij institucioni. Vendimin e ka bërë të di-tur dje vetë Bruçaj, ndonëse sot pritet të zhvillohet gara për kreun e KMSH-së. Por pikëpyetja është se pse u tërhoq Bruçaj nga gara për një mandat të dytë për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë? Disa media online dje kanë zbuluar se Bruçaj është tërhequr për shkak të përplasjeve Erdogan-Gylen dhe presionit të presidentit turk, pasi Ankaraja zyrtare e akuzon kreun aktual të KMSH-së si të lidhur me Fetullah Gylen. Mad-

je, pak kohë më parë kur Shqipërinë e vizitoi ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ky i fundit i kërkoi Tiranës zyrtare që të mbyllë shkollat dhe mediat afër klerikut, Fetullah Gylen. Pra, duket qartë se Bruçaj është tërhequr nga presionet e presidentit Erdogan. Dhe këtë tezë e ka mbështetur dje edhe Partia Demokratike. Ka qenë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo teksa shpërndau një artikull sipas të cilit, Bruçaj është tërhequr nga gara për shkak të presionit të Presidentit të Turqisë, e konsideron veprimin si një presion kuisling. Sipas Pollos, duan të eliminojnë atë që nuk e kontrollojnë

për ta servirur kokën e KMSH në sini të ar-gjendtë. Megjithatë, tërheqja e Bruçajt nuk e pengon zgjedhjen e kreut të ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, pasi janë disa kandida-tura të tjera që kanë shfaqur interes. Aktualisht, në garë kanë mbetur Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së prej 10 vitesh, Ylli Gurra, Myfti i Ti-ranë, Islam Hoxha, Myfti i Kukësit dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjës. Kandidatura e Gëzim Abdishahit, imam i Golemit, ka rënë pasi sipas komisionit nuk plotëson pikën 3 të nenit 26 të statutit. Po kush është kandidati favorit? Me një shkollim të mirëfilltë teologjik në universitetin

më të mirë në botë, pikërisht atë të Al-Azharit në Kajro të Egjiptit, Bujar Spahiu mban detyrën e nënkryetarit të KMSH-së prej një dekade. Spahiu me origjinë nga Kukësi, është një zë me peshë në Këshillin e Teologëve të Komunitetit Mysliman. “Vendosa të kandidoj për kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, nisur nga kërkesa e brendshme e besimtarëve shqiptarë. Prej 10 vitesh mbaj detyrën e Nënkryetarit në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Unë gjykoj të ngrihem mbi këtë podium të mbroj vlerat morale dhe historike të Islamit dhe pop-ullit shqiptar”, ka thënë ai për mediat.

Rigels SELIMAN

Shtyhet sërish ngritja e Inspek-toratit të Lartë të Drejtësisë. Momentalisht gjithë sistemi i drejtësisë është në kaos, pasi

gjyqtarët dhe prokurorët nuk mund të hetohen për shkelje që bëjnë si dhe nuk mund të shkarkohen, sepse këto masa i merr Inspektorati i Drejtësisë. Për të marrë drejtimin e këtij Inspektorati kanë shfaqur interes dy persona, të cilët janë gjyqtari i Gjykatës Administrative të Ape-lit, Artur Malaj dhe Marsida Xhaferllari, e cila ka qenë inspektore e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Por Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur ditën e djeshme të hapë garën me arsyen se minimalisht duhen të jenë 5 kandidatë, të cilët duhet të shfaqin interes për të marrë drejtimin e ILD. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, KED bëri me dije se do të dërgohet në Kuvend lista me 5 kandidatë të përzgjedhur dhe renditur mbi bazën e meritave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me qëllim zgjedhjen e kreut të ri të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me qëllim plotësimin e pozicionit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe të dërgimit në Kuvend, për ta zgjedhur atë, të një listë prej 5 kandidatësh, të përzg-jedhur dhe renditur mbi bazën e mer-itave nga ky Këshill sipas një procedure transparente dhe publike, shpall hapjen e procedurës së aplikimit në pozicionin vakant “Inspektor i Lartë i Drejtësisë” dhe fton, çdo person të interesuar, që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në nenin 147/d të Kushtetutës dhe në nenin 199 të ligjit nr. 115/2016, të marrë pjesë në këtë procedurë konkurrimit publik dhe të paraqesë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, shprehjen e vullnetit për të kandiduar në pozicionin vakant për “Inspektor i Lartë i Drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Kriteret dhe dokumentet për kandidatët

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi më tej në njoftim fton çdo person të interesu-ar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara që të aplikojë për të marrë për të marrë drejtimin e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, siç janë certi-fikata se nuk ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo formularin e dekriminalizimit. “Kandidati duhet të

funksione publike”, thuhet në njoftim.Afati i aplikimeve

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po ashtu iu kujton të interesuarve se afati i fundit i aplikimeve është data 20 mars 2019 dhe dokumentet të dorëzo-hen në Gjykatën e Lartë. “Kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të paraqitet brenda datës 20 Mars 2019 dhe të dorëzohen në Gjykatën

e Lartë, pranë zyrës së posaçme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, thuhet në njoftimin e KED. Kujtomë që Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve dhe fillimin e pro-cedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Drejtuesi i institucionit zgjidhet nga Kuvendi, me tri të pestat e votave me 84 kartonë në Kuvend dhe ka një mandat 9-vjeçar.

Ngritja e Inspektoratit të Drejtësisë, KED: Duhen 5 kandidatura në garë

Shtyhet ngritja e Inspektoratit të Drejtësisë, KED rihap garën, gjyqtarët dhe prokurorët imunë ndaj hetimeve

paraqesë: jetëshkrimin e përditësuar, përfshirë adresën postare dhe elektron-ike, si dhe numër telefoni; fotokopje të kartës së identitetit; deklaratë personale motivimi, ku shpjegon arsyen e kandi-dimit dhe objektivat që synon të ndjekë nëse emërohet; formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, “Për të drejtën e informimit për doku-mentet e Ish-sigurimit të Shtetit”. Ky formular gjendet i publikuar në faqen el-ektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e posaçme për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi; formularin e vetëdeklar-imit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë

Page 8: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

8 GAZETA SOTE Shtunë 2 Mars 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Çfarë diskutoi Kosova me Malin e zi që u bë gjithë ajo që u bë? Kufirin. Si nuk do u diskutohet kufiri mes Kosovës dhe Serbisë? Do diskutohet që ç’ke me atë punë. Do bëhet edhe në këtë rast ai procesi i demark-acionit. Sa i takon Albin Kurtit po bëhet bajat duke treguar përrallën e përsëritur që kush nuk është me të, është spiun dhe shërbëtor i Beogradit. Goditja që i bëri Gent Cakës dhe Besa Shahinit nuk e nderon. Futja e dy kosovarëve në qeveri, nëse ai do ishte ai patrioti i madh, për të duhet të ishte ditë feste. Ai foli me një gju-hë që i shkon Sali Berishës. Bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është plan B, por plan A. Unë nuk e imagjinoj bashkimin si nacional-folkloristët e shekullit të 21”, tha kryeministri Rama pak kohë më parë.

“Sot ka ide të ndryshme, por ajo që dua të them është kjo: Nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë or-ganizimin e ndonjë konferencë ndërkombëtare është pjesëmarrëse edhe Rusia. Kosova do të angazhohet vetëm në një proces, ku BE e udhëheq dhe e mbështet SHBA. Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do lejojmë të qarkullojë si ide, edhe pse unë jam dashamirës i diskutimit të ideve, por këto ide duhet të ndërpriten. Ideja e ndonjë unioni ballkanik, është cenim i kombit tonë. Ideja për një union ballkanik është rikthim prapa për Kombin tonë. Unioni i Kosovës, por edhe i Kombit Shqiptar është unioni i BE, NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA”, u shpreh presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

EDI RAMA: BASHKIMI KOSOVË-SHQIPËRI NË PLAN TË PARË

HASHIM THAÇI: ASNJË KONFERENCË NË PRANI TË RUSISË

Samiti i Diasporës bën të gjithë shqiptarët bashkë, Ali Ahmeti: Momentet historike rrjedhin nga Diaspora, Rilindja Kombëtare në shërbim të atdheut

Samiti i II i Diasporës ka bërë dje bashkë të gjithë shqiptarët. I pranishëm në Samit ishte kreu i BDI në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, i cili gjatë fjalës së tij tha se momentet më të rëndësishme historike të kombit shqiptar rr-jedhat i kanë pasur nga diaspora. Ai u shpreh se Rilindja Kombëtare veproi në perëndim dhe në lindje, por energjitë i vendosi në shërbim të atdheut. “Momentet më të rëndësishme historike rrjedhat i kanë pasur nga mërgata. Skënderbe u mobilizua dhe zbarkoi në djepin ku u përkund

Rilindja Kombëtare veproi në perëndim dhe në lindje, por energjitë i vendosi në shërbim të ven-dit dhe të atdheut”, tha kreu i BDI, Ali Ahmeti. Po ashtu i ftuar në Samitin e II të Diasporës ishte edhe ministri për Marrëdhëniet me Diasporën në Maqedoninë e Veriut, Edmond Ademi. Ai u shpreh se Maqedonia e Veriut i ka dhënë të drejtën e votës çdo shtetasi që jeton dhe punon atje, duke shtuar se kjo e drejtë duhet të jepet edhe në Diasporë, në mënyrë që të mos ndihen të huaj. Ademi deklaroi se të gjithë shtetasit

kanë të drejtën e votës në çdo seli diplomatike. Ministri për Marrëdhëniet me Diasporën në Maqedoninë e Veriut u shpreh se e drejta e votës nuk shkëput asnjë shtetas nga vendlindja e tij, por përkundrazi e bën pjesë të vendit ku jeton. “Politikat e reja duke i dhënë të drejta Diasporës e bëjnë atë më vitale. E drejta e votës për Dias-porën e bën atë të mos ndihet e huaj. E drejta e votës është rëndësia më e madhe për qytetarët. E drejta e votës përcakton demokracinë. Demokra-cia lejon që pushteti të ndryshohet pa gjak dhe

dhunë. Republika e Maqedonisë së Veriut është deklaruar gjithëpërfshirëse për dhënien e së drejtë së votës së çdo shtetasi, pavarësisht nëse është në Maqedoninë e Veriut apo jashtë saj. Të gjithë shtetasit kanë të drejtën e votës në selitë diplomatike kudo në botë. E drejta e votës për Diasporën nuk e shkëput atë nga shteti amë, por e bën pjesë të saj dhe thyhen largësinë gjeografike. E bën politikën mjet inkluziv dhe jo përçarës”, tha ministri për Marrëdhëniet me Diasporën në Maqedoninë e Veriut Edmond Ademi.

Elisjeda KIKO

Kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe një herë sin-jale të qarta se mbështet një marrëveshje finale

Kosovë-Serbi. Çështja e kufijve ka ndezur debate shumë të ashpra në Shqipëri, BE dhe SHBA. Por ndry-she nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët kanë dalë hapur kundër, kryeministri mbështet zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Beogradit dhe Prishtinës. Dje u mbajt Samiti i II i Diasporës, në fokus të cilit ishin bashkimi i shqiptarëve, por dhe in-tegriteti territorial i Kosovës. Gjatë fjalës para të pranishmëve, Rama doli edhe një herë në mbështetje të Hashim Thaçit, i cili kërkon korrig-jim kufijsh. “Ndërkohë që historia e Kosovës është historia e bashkimit. Këtë solli bashkimi, Kosovën që kemi sot. Por Kosova që kemi sot, nuk është ende Kosova që duam; Nuk është ende Kosova që duhet të njihet nga të gjithë; Nuk është ende Kosova që duhet të ulet njësoj si të gjithë në Kombet e Bashkuara; Nuk është ende Kosova që duhet të futet si të tjerët në NATO; Nuk është ende Kosova që duhet të jetë bashkë me të tjerët në Bashkimin Europian; Dhe kjo është një sfidë për të cilën të gjithë duhet të japin kontributin e tyre, por, mbi të gjitha, askush që flet shqip nuk duhet të gëzojë që në gjuhën shqipe t’i thotë një tjetër shqiptari që flet po shqip, që unë jam patrioti e ti je tradhtari. Kush e bën këtë, është kërcënimi kryesor për të fituar sfidën”, tha Rama.

Mundësitë e KosovësSipas Ramës, Kosova ka një

mundësi shumë të artë tani në dorë, duke ju referuar indirekt çështjes së kufijve. “Kosova dhe shqiptaria përmes Kosovës është përballë një sfide historike. Është një sfidë, e cila vendoset sot, por përcakton se si do të jetojnë mbas 230 vjetësh, ata që sot nuk kanë lindur akoma. Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk mund të ketë asgjë më të rrezikshme dhe asgjë më penguese për shqiptarët, sesa kur ju dalin përballë shqiptarët dhe kur për hesapet e vogla të katundit, apo për hesapet e vogla të klubit, e marrin flamurin dhe e kthejnë në një armë për të luftuar me njëri-tjetrin se kush është patrioti, kush është tradhtari”, tha ai. Rama

huni dhe jepini vetes mundësinë që ta drejtoni atë komunitet me dinjitet dhe të mos lejoni që përsëri të humbni vetëm për shkak të arm-iqësive të kota dhe të panevojshëm me njëri-tjetrin”, tha Rama. Thaçi kundër pazareve me Beogradin

Gjatë Samitit të II të Diasporës ishte i pranishëm edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili tha se shkëmbimi i territoreve është pazar dhe do lejohet vetëm po të kalojnë mbi trupin e tij. Ai u shpreh se është për korrigjim kufijsh, por pa cenuar territorin e Kosovës. “Shkëmbimi i territoreve kurrë nuk do të ndodhë.

Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe askush nuk do bëjë pazar me kauzën kombëtare. Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupin tim nuk do të mund ta cenojë kush. Ask-ush nuk mund ta cenojë as Trepçën, as Mitrovicën, as Ujmanin dhe asnjë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër korrigjimi i kufijve, po. Nuk ka njeri në botë që ma mohon angazhimin tim për realizimin e aspiratës të drejtave legjitime të Preshevës, Medvegjës, Bujanovcit për bashkëngjitje me territorin e Kosovës pa cenuar ter-ritorin e Kosovës”, tha Thaçi.

Samiti i Diasporës bën bashkë shqiptarëtSamiti i Dytë i Diasporës zhvil-

loi dje punimet në ditën e dytë ku merrnin pjesë personalitete të larta të politikës dhe botës shqiptare në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri. Qëllimi i samitit është bash-këpunimi i diasporës në mbarë botën shqiptare për më shumë zhvillim ekonomik, kulturor në vend. Rosario Pettea, kryetare e bashkisë Piana del Albanez u shpreh se është shumë i emocionuar të flasë shqip dhe italisht në Samitin II të Diasporës. “Ne jemi zëri i arbëreshëve të Italisë që nuk kanë harruar kurrë nënën e madhe Shqipëri. Kur flet për impenjimin e diasporës shqiptare, kur flet për zh-villimin e Shqipërisë, arbëreshët janë si ata shqiptarë që kanë mbërritur tani në Itali. Diaspora është hapur që të impenjohet në zhvillimin e Shqipërisë dhe nuk ka të bëjë vetëm me kulturën dhe gjuhen por dhe te zhvillimi social ekonomik. Diaspora ka shumë për t’i dhënë Shqipërisë dhe duhet të ngremë mekanizma konkretë”, tha ajo.

Besa Shahini: Kurrikula të përbashkëta

për gjuhën shqipeMinistrja e Arsimit Besa Sha-

hini tha se Shqipëria dhe Kosova është dakordësuar për kurrikula të përbashkët të gjuhës shqipe në diasporë. “Tri arritje të viteve të fundit që dua të theksoj, Kosova dhe Shqipëria kanë arritur të da-kordësohen për një kurrikula të përbashkët të gjuhës shqipe dhe kulturës në diasporë, e cila pastaj do të zbërthehet në produkte mësi-more, në tekste shkollore që mund të përdoren prej mësuesve shqiptarë ne diasporë. Sivjet mbahet seminari i 15 jubilar i mësuesve nga diaspo-ra ku bëhen diskutime për të reja dhe ndryshimet në kurrikulat e mësimdhënies shqip në diasporë si dhe bëhen trajnimet e mësuesve në diasporë dhe sivjet kemi arrit-ur të organizojmë strukturën për regjistrin e mësuesve në diasporë dhe kemi nevojë të identifikojmë të gjithë mësuesit dhe ku ato kanë nevojë për trajnime në mësimdhënie për të rritur cilësinë e mësimdhënies në diasporë”, u shpreh Shahini.

Thaçi: Pro korrigjimit të kufijve, pa cenuar territorin e Kosovës

Samiti i Diasporës, Rama jep sërish sinjale në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi për kufirin, Thaçi i prerë kundër pazareve me Beogradin

deklaroi se historia ka treguar se shqiptarët janë armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve dhe kur ata janë të bashkuar gjithmonë fitojnë. “Kudo ku shqiptarët bashkohen, shqiptarët janë më të mirët dhe fi-tojnë dhe historia e ka treguar, nuk dua të sjell këtu as Gjergj Fishtën, as Faik Konicën, as Fan Nolin, se çfarë të tjerë na kanë thënë, por edhe e sotmja tregon, se armiku më i madh i shqiptarëve janë shqiptarët. Ne, kudo ku bashkohe-mi, nuk na mund dot askush dhe prandaj, shqiptarëve në Tuz u them, bashkohuni, bashkohuni, bashko-

Page 9: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT E Shtunë 2 Mars 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Federata e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë ka përgati-tur një ligj, i cili do të sjellë më shumë përfitime për minatorët, naftëtarët

dhe metalurgët. Duke qenë se kjo kategori po has shumë probleme, është menduar që të dilet me një ligj të unifikuar. Presidenti i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë, Taf Koleci ka treguar në një intervistë për gazetën “SOT”, të gjitha benefitet që do të sjellë ky ligj. Sipas tij, qëllimi kryesor është që të ketë më shumë benefite financiare si për naf-tëtarët e minatorët, ashtu dhe për metalurgët.

-Zoti Koleci, ju përfaqësoni punonjësit e in-dustrisë në Shqipëri. Sa është bërë nga qeveritë në vend për të mbështetur këtë kategori?

Me thënë të drejtën nga të gjitha qeveritë, që nga vitit 1992 e mbrapa, është bërë shumë pak. Pra është folur shumë dhe është bërë pak. Është folur shumë në kohë fushatash elektorale dhe është bërë shumë pak, pasi kanë mbaruar fushatat dhe poli-tikanët kanë hipur në karriget e pushtetit. Pushtetarët kur hipin në karrige bëhen si egërsira dhe të shkatërrojnë, duke mos mar-rë parasysh premtimet që kanë dhënë në fushatat elektorale ku ata kanë marrë votën. Flasim për minatorët e Shqipërisë, ku është grupi më i lodhur, grupi si mund të themi ne më i shkatër-ruar për vite e vite me radhë. Minatorët i kanë dhënë zhvillimin këtij vendi që në kohën e komunizmit dhe në vazhdim, duke ndërtuar shtetin, duke i dhënë vota shtetit, madje kanë dhënë karrige e mbështetje, por pushtetarët u kanë kthyer krahët kësaj kategorie. Dhe në fund minatorët nuk kanë fituar asgjë, madje edhe sot e kësaj dite që flasim minatorët janë në ditët më të këqija të tyre, me një pension prej 133 mijë lekësh të vjetra, ku këta nuk mund të mbulojnë asnjë gjë me këtë pension duke mos paguar dot ujin, nuk marrin dot ilaçet, pasi të gjithë janë me sëmundje profesionale. Ashtu siç ju thashë më sipër, mina-torët kanë një pension qesharak, ndërsa e njëjta gjë është edhe për naftëtarët, të cilët me pensionin që marrin jovetëm që nuk paguajnë dot ilaçet, por as ujin, pasi për energjinë elektrike as që bëhet fjalë. Pra janë lënë në mes të katër rrugëve. Kështu që unë si drejtues i Federatës së Industrisë së Shqipërisë, ku në këtë federatë bëjnë pjesë disa sindikata si ajo e Energjisë, Minierat, Metalurgjia, Kimi-Metalurgjia, Nafta e gazi dhe Rrymat e dobëta dhe Mekanika, por unë jam i pakënaqur nga veprimet që pushtetarët e djeshëm dhe të sotëm nuk po e marrin parasysh vendimin për t’i dhënë një ligj të posaçëm trajtimit të minatorëve, naftëtarëve dhe metalurgëve.

-Çfarë parashikon ligji që keni hartuar ju? Sot minatorët dhe naftëtarët kanë shumë

probleme. Për naftëtarët është bërë një ligj dhe ka dalë edhe në Fletoren Zyrtare, por qeveria nuk është dakord për këtë ligj që ka dalë. Kështu që këtu është një ngërç që mund ta zgjidhë vetëm gjykata, pasi ne si Federatë nuk mund ta zgjidhim dot. Ndërsa ligji për mi-natorët, naftëtarët dhe metalurgët është tani në prag të përfun-dimit të tij. Dhe aktualisht po dis-kutojmë mbi vlerën

Taf Koleci: Ligji sjell mbështetje financiare për naftëtarët, minatorët e metalurgët

Gati ligji i ri për naftëtarët dhe minatorët, kreu i federatës së sindikatave zbardh

detajet: Ja benefitet që do të sjellëse sa do të përfitojë çdo minator, metalurg dhe naf-tëtarët, të cilët nuk duhet ta quajnë masë zbatuese por duhet ta quajnë ligj mbi përfitimet mbi pension. Dhe unë do t’iu kujtoja disa nene të projektligjit që jemi duke bërë sa i takon trajtimit financiar të punonjësve të minierave që kanë punuar nën tokë, të punonjëseve të industrisë së naftës dhe të punonjësve që kanë punuar në Metalurgjik. Unë po citoj disa nene që ka ky projektligj, i cili vendos trajtimin financiar suplementar për profesionet e vështira dhe shumë të vështira të minatorëve nën tokë, punonjësve të naftës dhe metalurgët. Projektligji është dhe flet për trajtimin financiar që është shtesë dhe nuk është një status për këto profesione, pasi statuset janë në një spektër më të gjerë, që lidhen jo vetëm me përfitimet financiare në moshë pensioni.

-Pse janë përfshirë në një ligj 3 profesione dhe çfarë risish ka?

Përfshirja në një ligj i tre pro-fesioneve të vështira, është bërë për shkak të ngjashmërisë dhe lidhjeve të vështirësisë në punë brenda këtij parimi, ku janë bërë dallime në punë të vështira dhe shumë të vështira. Nuk është rasti i parë që një ligj hartohet për disa kategori të ndryshme punësh, por edhe karakteristika të ngjashme dhe që adresojnë problematika të njëjta. Ky projektligj u jep pen-sion para kohe deri në dhjetë vjet para moshës normale të daljes në pension, pra kjo do të thotë që nga 65 vjeç të shkojë 55 vjeç, ose nga 55 vjeç në 45 vjeç. Po ashtu,

ky projektligj iu jep moshën normale të daljes në pension këtyre profesioneve dhe iu jep shtesë mbi pension për të gjithë pensionistët aktualë dhe ata që do të dalin në periudhën afat shkurtër. Kjo shtesë në pension nuk është e financuar nga kontributet e paguara por është një ligj dhe një privilegj i pastër që iu bëhet këtyre kategorive të financuara nga buxheti i shtetit. Në këtë shtesë të ardhurat e shumicës së minatorëve arrijnë një pen-sion maksimal që përfitojnë pension, pen-sionistët e tjerë. Në ligjin aktual është ulur dal-ja e moshës në pension. Qever-ia “Berisha” e çoi 60, ndërsa qeveria “Rama” n ë

55 vjeç.-Si do të zgjidhet çështja për pensionin e

ish-minatorëve, të cilët marrin pension duke llog-aritur pagën minimale të viteve të mëparshme dhe jo tani?

Këtu është një ngërç që ne kemi kërkuar si Sindikatë, që në projektligjin që kemi paraqitur në qeveri për statusin e minatorëve, që kush ka 10 vjet e 6 muaj të përfitojë pension pleqërie të plotë. Dhe kush ka mbi 10 vjet e 6 muaj punë nëntokë të llogaritet dhe të flitet me 1% për gjithë secilin për çdo vit mbi 10 vite e 6 muaj. Gjatë konsultimeve që kemi bërë ne me grupet e interesit dhe me qeverinë nuk është marrë parasysh, kjo kërkesë por është reklamuar ligji që sapo thamë mbi trajtimin financiar mbi profesionin. Aktualisht ky projektligj është një projektligj që së shpejti do të kalojë në qeveri. Ne kemi shpresë por kjo varet nga problemi që ka dalë tani siç janë këto trazirat mes opozitës dhe mazhorancës. Ky projekt-ligj duhet të kishte kaluar që në muajin shkurt. Megjithatë, ne do të shikojmë dhe përsëri do të flasim me grupet e interesit dhe grupin e punës të ngritur nga qeveria për të rënë dakord mbi rritjen e fashës së dhënies së pensionit suplementar të minatorëve. Dhe këtu flitet nga viti 1993 deri në vitin 2018. Sipas parashikimeve që ka bërë qeveria ne nuk jemi dakord me këtë përqindje që kanë vënë ata, pra nga 1% ne si sindikatë duam 4% ose 40 % të rritjes së pensionit. Nga kjo rezulton se këta njerëz nuk kanë paguar sigurimet shoqërore dhe nuk kanë paguar ndër vite sigurimet shoqërore, të cilën e thotë qeveria. Por këtu nuk është faji i minatorëve, por i qeverive, këtu përfshihet privati, pasi qever-ia e ka toleruar që të ketë evazion fiskal, duke mos paguar sigurimet shoqërore të minatorëve por edhe kategorive të tjera. Pra punëdhënësi i ka paguar këto kategori me një pagë qesharake me 120 mijë lekë të vjetra. Por me 120 mijë lekë të paguash sigurime shoqërore do të thotë që pensioni është qesharak, pasi i bie që të dalë 7 mijë lekë të vjetra pension, më keq se dikur kooperativat bujqësore. Dhe kjo ka hapur një debat të jashtëzakonshëm që ne po diskutojmë me problemin që kanë ngritur edhe Sigurimet Shoqërore edhe përfaqësuesit e sindikatave edhe qeveria. Sidoqoftë, do të shikojmë se

çfarë do të bëhet. Këtu është një rritje sipas një tabele që na kanë sjellë ata, për shembull

për pensionet 133 mijë lekë të vjetra, sipas rritjes që thonë ata pen-

sioni shkon në 171 mijë lekë. Po ashtu, në disa tabela që kemi ne tregon fashat e pen-sioneve që kanë dalë në pension në harkun kohor 2014-2018 në këtë fashë krye-sisht persona që kanë përfi-tuar trajtim të veçantë si minator që nga viti 2001. Kjo kategori ka dalë në pen-sion që

në moshën 37 vjeç. Pra, këta kanë kontribuar vetëm 11 vite e gjysmë nëntokë dhe vitet e tjera i kanë jo kooperativa bujqësore, jo ferma, etj, po jo që kanë kontribuar për sigurimet shoqërore. Pasi për sigurimet kanë kontribuar 11 vjet e 6 muaj. Pjesa tjetër e vjetërisë është si sigurimet si bujk privat. Këta persona duke filluar nga viti 2001 e deri në vitin 2014 përveç se kanë përfituar tra-jtimin e veçantë nga buxheti dhe i shtetit iu është paguar kontributi në nivelin e masës minimale. Dhe kjo periudhë iu është njohur si vjetërsi pune kur dalin në pension qeverie.

-Ku qëndron problemi konkretisht?Rreth 50% e pensionistëve që kanë dalë

këto vite kanë një shumë të ardhurash më pak se pensioni mesatar dhe në shtesën që propozohet nga qeveria rritet mesatarisht me 17 mijë lekë të vjetra, pra për këtë fashë pensionesh. Por edhe për

këta persona që kanë vite pune më shumë se 11 vjet e gjysmë, shtesa është më e lartë. Personat që kanë dalë si ish-minatorë nëntokë ndër vite kanë masë pensioni pleqërie mesatar deri në masën maksimale të pen-sionit pa shtesën. Kjo pasi shtesa mesatare për këto kategori është me 26 mijë lekë të vjetra. Dhe këtu stopohet gjithçka. Por ne do t’i bëjmë ballë edhe kësaj, pasi nuk kemi qenë dakord me këtë projektligj që po përgatitet nga qeveria për minatorët. Por si fillim ne do të bëjmë ballafaqime me qeverinë për sa kohë që nuk është votuar projektligji, pasi

më pas po nuk u morën parasysh kërkesat tona do t’i drejtohemi gjykatave. Madje, në rast se nuk merren në konsideratë dhe nuk reflektohen nga qeveria në projektligjin e minatorëve, ne do nisim me protestat, ballafaqimet gjyqësore. Kështu që ne jemi të prerë me atë që themi, asnjëherë nuk do të them jo, duke mos humbur këtu qoftë edhe një cent nga ky shans. Qeveria duhet të marrë në konsider-atë kërkesat tona si sindikatë, pasi ky ligj njëherë bëhet. Duke përfituar nga rasti, unë iu bëj thirrje edhe sindikatave të tjera, edhe grupeve të interesit që të bashkohen dhe të jemi në një mendje. Dhe kështu mund të fitohet dhe të kemi një ligj të mirë, ku padyshim do jenë reflektuar kërkesat tona, sa i takon minatorëve. Pasi në të kundërt duke qenë të përçarë nuk zgjidhet gjë. Pasi edhe qeveria e ka më të lehtë për të na thënë bashkohuni ju që ta bëjmë ligjin. Unë jam dakord që në këto momente të jemi të bashkuar që ish-minatorëve dhe minatorëve që do të dalin në pension t’iu rregullohet kjo punë njëherë e mirë. Pasi në vite kësaj kategorie i janë bërë padrejtësi që e kanë vuajtur mbi shpatullat e tyre, kanë derdhur gjak e djersë dhe t’i shikosh sot minierat janë në ditën më të zezë.

-Duke qenë se statusi për naftëtarët është miratuar, çfarë risie do të ketë për këtë kategori?

Po patjetër që naftëtarët kanë përfitimet e veta. Por mesa duket këtu është një ngërç ligjor. Ligji për naftëtarët është miratuar në Parlament dhe ka dalë në Fletoren Zyrtare, por kemi një problem që duhet ta ankimojmë në gjykatë. Por aktualisht derisa të ngrihen gjykatat, do nisim konsultimet. Kështu që iu bëj me dije se edhe kategoria e naftëtarëve do të kalojë në sitë si projektligji i minatorëve dhe do të llogaritet me 0,6% për çdo vit pune që kanë naftëtarët. Nuk është se jemi të kënaqur por meqenëse buxheti i shtetit aq e ka kapacitetin shpresojmë të merret në konsideratë. Ne jemi të gatshëm dhe shumë shpejt do të ulemi me qeverinë që të bëj gjithçka edhe për naftëtarët.

Intervistoi: Rigels Seliman

Ligji për minatorët, naftëtarët dhe meta-lurgët është tani në prag të përfundimit të tij. Dhe aktualisht po diskutojmë mbi vlerën se sa do të përfitojë çdo mina-tor, metalurg dhe

naftëtar...

Unë do t’iu kujtoja disa nene të pro-jektligjit që jemi

duke bërë sa i takon trajtimit financiar të punonjësve të

minierave që kanë punuar nën tokë, të punonjëseve të in-

dustrisë së naftës...

Page 10: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT10 E Shtunë 2 Mars 2019

4,5,10,11,14,15,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

KLSH zbardh shifrat, institucionet shtetërore i shkaktuan 1.7 miliardë euro

dëm buxhetit në vitet 2014-2018

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraAuditimet janë shtrirë në institucione qendrore dhe njësi të varësisë

Institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit rreth 1.7 miliardë euro dëme, 5 vjeçarin e fundit. Konstatimi vjen nga

Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në raportin e tij të fundit, KLSH bën me dije se niveli i dëmeve dhe shpenzimeve joefektive apo me efekte negative në buxhetin e shtetit në mënyrë të përmbledhur nga aktiviteti audi-tues përgjatë vitit 2018, vazhdon të mbetet i lartë. Në raport përfshihen dëmi ekonomik i konstatuar, të ard-hurat e munguara dhe shpenzimet e kryera jo në përputhje me parimet e efektivitetit, eficiencës dhe eko-nomicitetit (3E), masat disiplinore dhe administrative të rekomandu-ara, rekomandime për ndryshime apo përmirësim të legjislacionit. Për periudhën janar – dhjetor 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer 179 auditime dhe ka përfunduar dhe evaduar 171 të tillë. Auditimet janë shtrirë në institucione qendrore dhe njësi të varësisë. Këtu përfshihen ministritë dhe agjencitë në varësi të tyre, drejtoritë e përgjithshme dhe degët e tatimeve dhe doganave si dhe shoqërive aksionere me kapital shtetëror, njësi të vetëqeverisjes vendore (qarqe, bashki, komuna) dhe duke e mbyllur me auditimin e projekteve me financim të huaj. Në këto auditime, kanë rezultuar parregullsi dhe shkelje financiare,

Në këto auditime, kanë rezultuar parreg-ullsi dhe shkelje finan-ciare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 24,093,742 mijë lekë ose 193 milionë euro; Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e sub-jekteve të audituara, në shumën totale prej 189,799,245 mijë lekë, afërsisht 1,518 milionë euro...

në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 24,093,742 mijë lekë ose 193 milionë euro; Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e sub-jekteve të audituara, në shumën totale prej 189,799,245 mijë lekë, afërsisht 1,518 milionë euro nga e cila: I. 116,018,792 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 923 milionë euro; 73,780,453 mijë lekë afërsisht 587 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me efi-

ciencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 213,892,987 mijë lekë ose afërsisht 1,711.1 milionë euro. Këto shkelje financiare përg-jithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periud-hën kohore 2014-2018.

Kallëzimet penale KLSH bën me dije gjithashtu

se gjatë vitit 2018 ka adresuar reko-mandime për institucionet publike të audituara. Masa për përmirësime ligjore, masa organizative, masa

Në 2018 u dhanë rreth 1200 leje ndërtimi, numri më i lartë në 6 vjet

Holandezët, projekt në Shqipëri për mbrojtjen ndaj stuhive në Adriatik

Numri i lejeve të ndër-timit për vitin 2018 shë-noi nivelin më të lartë për gjashtë vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vitin e kaluar u miratuan afro 1200 leje ndërtimi, në rritje me 46% krahasuar me vitin 2017. Vlera e përafërt e lejeve të miratuara ishte 59 miliardë lekë, edhe kjo shifër rekord për gjashtë vitet e fundit dhe 20% më e lartë krahasuar me vitin 2016. Në dy vitet e fundit vërehet një rritje e ndjeshme e nismës ndërtuese në ekonominë shqiptare. Pas

shfuqizimit të moratoriumit për lejet dhe përmirësimit të ngadaltë të ekonomisë, inter-esi i bizneseve për të ndërtuar është rritur. Sipas statistikave të detajuara, lejet janë të shpërndara si tek ndërtimet rezidenciale, ashtu edhe në ato për qëllime biznesi, ndër-tesa tregtare, industriale apo hotele. Një efekt në rritjen e numrit të lejeve po jep edhe kufizimi i praktikës së ndër-timeve pa leje. Kështu, rreth 80% e lejeve të dhëna për ndërtime rezidenciale vitin e kaluar janë për ndërtesa një ose dy katëshe.

Kompania holandeze Delta Marine Consultants ka nënshkruar një marrëveshje licence me kompaninë zvicer-ane SEL AG për përdorimin e XblocPlus në projektin Mari-na Porto Albania. Do të jetë aplikimi i parë ndërkombëtar i versionit më të fundit të DMC-së për njësitë e blindu-ara XBloc. Prodhimi i Xbloc pritet të fillojë në fillim të vitit 2019 dhe objektivi është të përfundojë deri në fillim të vitit 2020. Blloqet janë parashikuara për të mbrojtur marinën kundër valëve të stuhishme në detin Adriatik

, të cilët mendohet të jenë 2.5 m3 XblocPlus në bagazhin e valëve të anijes në kombin-im me 3 m3 njësi Xbloc në kokën e valëve të ngritjes. Me gjashtë muaj pas futjes në treg, XblocPlus tashmë është përzgjedhur për dy projekte të profilit të lartë. Projekti i parë holandez me XblocPlus është zbatimi i projektit ‘Afsluitdijk’ ku blloku zbatohet me emrin Blloqet Levvel, të emëruar pas konsorciumit Levvel (Bam, Van Oord dhe Rebel), që do të forcojë bregun kombëtar holandez, zbatuar nga au-toriteti Rijksëaterstaat.

Banka e Shqipërisë, memorandum me Sekretariatin e Shtetit Zviceran

Është nënshkruar dje memorandumi i mirëkuptimit midis Bankës së Shqipërisë dhe Sekretariatit të Shtetit Zviceran për Çështjet Ekono-mike. Ky memorandum lidhet me zbatimin e fazës së dytë të programit të asistencës dyp-alëshe dhe zhvillimit të kapac-iteteve për bankat qendrore për vitet 2018 – 2022. Marrëve-shja u nënshkrua nga Guver-natori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, SH.T.Z Adrian Maitre. Sejko u shpreh se falë marrëveshjes së re, Banka e Shqipërisë do të jetë

pjesë e programit të asistencës dypalëshe në fushën e bankin-gut qendror. Ambasadori i Zvicrës shprehu vlerësimet e tij për këtë bashkëpunim dhe theksoi rëndësinë e vazh-dimësisë së tij në të ardhmen. Maitre nënvizoi se Shqipëria ka nevojë për institucione të efektshme në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet. Sek-retariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike është qendra e ek-spertizës së qeverisë federale të Zvicrës, e cila shqyrton të gjitha çështjet kryesore që lid-hen me politikat ekonomike dhe ato të tregut të punës.

administrative dhe masa disiplinore gjithsej për periudhën Janar – Dhjetor 2018 janë 4232 masa, nga të cilat janë pranuar 858 e masave të rekoman-duara dhe 3392 masa janë në proces shqyrtimi nga subjektet. Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 41 kallëzime dhe indicie penale, për drejtues kryesisht të rangut të mesëm dhe të lartë, konkretisht në këto institucione: Drejtoria e Përg-jithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, Ministria e Kulturës, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (Indicie për dijeni, ana-lizë dhe vlerësim të elementëve të veprës penale), Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Kamëz – Vorë, ZVRPP Malësi e Madhe, ZVRPP Elbasan, Enti Rregullator i Energjisë, Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, Bashkia Belsh, Bashkia Rrogozhinë, Univer-siteti Fan S.Noli Korçë, ZVRPP Fier, ZVRPP Tiranë, Drejtoria Rajonale e Mjedisit Berat, Hekurudha Shqiptare Sha Durrës, Spitali Rajonal Shkod-ër, Bashkia Lezhë, ish komuna Ungrej, ish komuna Blinisht, ish komuna Zejmen, Bashkia Lezhë (In-spektorati i Mbrojtjes së Territorit); Bashkia Këlcyrë, Bashkia Konispol, ALUIZNI Qarku Durrës, ZVRPP Sarandë, Bashkia Dibër, Bashkia Korçë, Bashkia Kolonjë, Bashkia Gjirokastër, Bashkia Shijak, Drejto-ria e Përgjithshme e Tatimeve, Porti

Shkaktar për bllokimin e buxhetit në Bashkinë e Skraparit është bërë vetë Kryetari i Bashkisë. Ministria e Financave dhe Ekono-misë, nëpërmjet një deklarate për median ka sqaruar situatën e krijuar në këtë institucion të pushtetit vendor. “Ministria e Financave nuk ka asnjë përgjegjësi për bllokimin e buxhetit, dhe nga të gjitha informacionet që disponon shkaktar kryesor për këtë situatë është Kryetari i Bashkisë. Në bazë të Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore dhe Ligjit për Financat

Vendore, Këshilli i Bashkisë, Skrapar me datë 04.01.2019, ka bërë miratimin e buxhetit për vitin 2019. Në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, ky vendim është konfirmuar nga Prefekti i Qarkut Berat. Sipas pikës 2 të nenit 43 të ligjit 68, datë 27.04.2017, “Për financat e vetëqeveris-jes vendore”, nëpunësi autorizues që në rastin konkret është Kryetari i Bashkisë Skrapar, duhet të dërgojë në degën e thesarit detajimin e buxheti të vitit 2019, sipas vendimit të Këshillit. Pretendimi i Kryetarit të Bashkisë, Skrapar për

përdorimin e buxhetit të përkohshëm vendor për vitin 2019, 1/12 e shpenzimeve të një viti më parë është në kundërshtim me ligjin për sa kohë që këshilli i kësaj bashkie është shprehur me një vendim për miratimin e buxhetit të vitit 2019”. Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën me dije se i është drejtuar Kryetarit të Bashkisë Skrapar përmes shkresës nr. 1250/1, datë 04.02.2019, të bëjë detajimin e buxhetit dhe ta dërgojë atë për zbatim në degën e thesarit Skrapar. Në vijim, MFE bën sërish me dije se

Ministria e Financave: Bllokimi i buxhetit në Bashkinë e Skraparit nga vetë kryetari, ja situata

fondet janë të disponueshme në thesar dhe presin vetëm kërkesën e kryetarit të bashkisë për detajimin e buxhetit. Pa këtë detajim, që vetëm kryetari i bashkisë ka të drejtën në bazë të ligjit për ta dërguar si nëpunësi autorizues i bashkisë, thesari është në pamundësi ligjore të çeljes të fondeve. “Në këto kushte, për krijimin e kësaj situate, bazuar në kuadrin ligjor Ministria e Brendshme si autoriteti qendror përgjegjës për pushtetin vendor, përmes Drejtorisë së Çështjeve Vendore dhe Prefekturave ka nisur procedurat për inspektimin e të gjithë praktikës të dokumentacionit për këtë rast dhe në ditët në vijim merret një vendim për zgjidhjen. Ministria e Financave do të bëjë çeljen e fondeve men-jëherë sapo të depozitohet detajim i buxhetit sipas ligjit”, thuhet në deklaratë.

Detar sh.a.Vlorë, ZVRPP Pogradec, Agjencia e Trajtimit të Pronave Tiranë, Spitali Rajonal Durrës etj.

Page 11: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

4,5,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 2 Mars 2019 11

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Stoltenberg, Rusisë: NATO nuk kërkon një tjetër Luftë të Ftohtë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraShkelja e traktatit raketor nga Rusia, sfidë e ngutshme e sigurisë

Andi LAMKO

Sekretari i përgjithshëm i NA-TO-s, Jens Stoltenberg parala-jmëroi dje Rusinë se me raketat e saj të reja është në shkelje të

traktatit të armëve të Luftës së Ftohtë SHBA-Rusi, dhe i bëri thirrje t’i rikthe-het kufizimeve të akordit, që kanë qenë baza e kontrollit botëror të armëve në dekada. "NATO nuk dëshiron një tjetër Luftë të Ftohtë, nuk duam një garë armatimesh dhe i bëjmë thirrje Rusisë të rikthehet në zbatim të rregullave të traktatit të armëve", tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin bullgar Boyko Borissov në Sofie. Muajin e kaluar SHBA pezulloi formalisht detyrimet e saj ndaj traktatit të vitit 1987 i cili ndalon raketat balistike të rangut 500 deri në 5,500 kilometra. Rusia ka mohuar shkeljen e traktatit por veproi si SHBA. "Raketat e reja ruse janë të afta për sulme bërthamore, ato mund të arrijnë qytetet evropiane në një kohë shumë të shkurtër për reagim, prandaj është e rëndësishme që Rusia të rikthehet në akord”, tha Stoltenberg, ndërsa shtoi gjithashtu se NATO duhet të jetë e përgatitur dhe për një botë pa traktat kufizimi armësh.

Efekti i kërcënimeve ruseDeklarata e Stoltenberg vjen pas

zhvillimeve nga Rusia që vazhdimisht ka promovuar në mediat e saj forcën dhe kapacitete e armëve të reja raketore, duke i quajtur “të pakrahasueshme” me armë të prodhuara më parë. Raketat me rreze të mesme veprimi konsidero-hen veçanërisht destabilizuese pasi ato kërkojnë një kohë më të shkurtër për të arritur objektivat e tyre në krahasim me raketat balistike ndërkontinentale. Kjo praktikisht u lë pak kohë vendimmar-

Zvicër, hyjnë në fuqi rregullat e reja për azilkërkuesit

Rusia premton më shumë ndihma e mbështetje për Maduron

Rregulla të reja mbi pro-cedurat e azilit kanë hyrë në fuqi në gjithë Zvicrën, duke siguruar vendime më të shpe-jta dhe këshilla ligjore falas për azilkërkuesit. Shumica e procedurave të azilit tani duhet të përfundojnë brenda 140 ditëve në qendrat federale të azilkërkuesve, në krahasim me një mesatare prej 280 ditësh në 2015. Që nga 1 marsi, kërk-esat për azil kryesisht do të përpunohen në qendrat e reja federale të azilkërkuesve, në vend të kantoneve të veçanta.

Rreth 80% e kapaciteteve ako-moduese janë gati, tha minis-tria e drejtësisë në një njoftim për shtyp të enjten. Kërkuesit e azilit do të shpërndahen vetëm në kantonet nëse kërkohen hetime të mëtejshme. Këto procedura të zgjatura duhet të përfundohen brenda një viti, sipas dispozitave të reja lig-jore. Këshilla ligjore falas për azilkërkuesit është përfshirë në reformat në përpjekje për të siguruar që procedurat janë ende të drejta, pavarësisht se janë më të shpejta.

Rusia është zotuar dje të ruajë mbështetjen e saj për reg-jimin nën presion të Venezuelës dhe për presidentin Nicolas Maduro, duke premtuar ndihmë humanitare. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha gjatë bi-sedimeve me zv. presidenten e Venezuelës Delcy Rodriguez në Moskë, se presidenti Vladimir Putin ka shprehur "mbështetje dhe solidaritet për kolegun dhe mikun e tij" Maduro. "Rusia do të vazhdojë të asistojë autorite-tet në Venezuelë për zgjidhjen e problemeve ekonomike e sociale,

duke përfshirë dhe dhënien e ndi-hmave legjitime humanitare”, tha Lavrov në konferencën e shtypit me Rodriguez. Kriza në Venezue-lë u përkeqësua kur kryeopozi-tari Juan Guaido e shpalli veten president të përkohshëm në janar duke thënë se Maduro nuk është më lider legjitim. Por Madu-ro dhe aleatët e tij kanë akuzuar Uashingtonin se po tenton një grusht shteti kundër qeverisë. Lavrov tha se Rusia ka dërguar 7.5 ton ndihma mjekësore dhe po merr në konsideratë dërgimin e ndihmave të tjera.

Haradinaj, akuza ndaj Thaçit: I ka bërë shumë dëme vendit

Kryeministri Ramush Ha-radinaj ka thënë dje se presi-denti Hashim Thaçi i ka bërë dëme të mëdha Kosovës, me përcaktimin e tij për t’i vënë kufijtë e shtetit në tryezën e dialogut me Serbinë. “Presidenti i ka bë dëme të mëdha vendit me idetë e tij lidhur me dialogun dhe me avancimet për ndarje të Kosovës. Pra, diskutimet e tij e kanë pru gjendjen ku jemi sot”, ka thënë Haradinaj në një event përkujtimor. Me tej kryeminis-tri ka bërë gjithashtu kritika të ashpra dhe ndaj krerëve të

tjerë të shtetit si krye-parlamen-tari Kadri Veseli, kreu i Nismës, Fatmir Limaj dhe opozitari Isa Mustafa, për pranimin e idesë së heqjes së taksës ndaj Serbisë si kusht për nisjen e dialogut. “Unë habitna edhe në Isa Mustafën, edhe në Thaçin, Veselin, e Limajn. Pse kaq shpejt me i pranu kus-htet e Serbisë, qysh na me shku me kushte në tavolinë. Unë kam thënë se jam për pezullim, por pasi të shohim marrëveshjen se çka përmban. Por nuk e pezullo-jmë taksën sa për turizëm”, ka shtuar Haradinaj.

BE dënon pretendimet e Orban për

emigracionin në EvropëKomisioni Evropian ka dënuar

dje atë që quajti fushatë lajmesh të rreme të kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili thotë se Brukseli po përpiqet të dobësojë kufijtë e Hungarisë për të lejuar kalimin ma-siv të emigrantëve. Në një fushatë të gjerë mediatike anti-emigracion në vend Orbani ka hapur luftë politi-kave të BE për emigracionin. Komi-sioni Evropian tha në deklaratën e tij se kryeministri po përpiqet të "përshkruajë një pamje të errët" të politikave të Brukselit.

Sondazhi: Lega do të jetë partia më

e madhe italiane në PEPartia euro-skeptike anti-emigra-

cion në pushtet në Itali, Lega do të jetë më e madhja nga ky vend në Parlamen-tin Evropian pas zgjedhjeve të majit, tre-gonte dje një sondazh i votuesve. Grupi i djathtë i ministrit të brendshëm Matteo Salvini pritet gjithashtu të jetë grupi i dytë më i madh i PE me 34 vende pas koalicionit gjerman në pushtet CSU/CDU, tha sondazhi i PE. Ndërsa part-nerja e saj e koalicionit Lëvizja 5-Yje pritet të fitojë 21 vende, në krahasim me 14 që mori në 2014.

SHBA ofron 1mln USD për informata mbi djalin e Bin Laden

Shtetet e Bashkuara thanë dje se kanë ofruar një shpërblim deri në një milion dollarë, për personat që ofrojnë informacione për njërin nga djemtë e ish liderit të al-Kaidas, Osama Bin Laden. Hamza Bin Laden thuhet se po udhëheq grupin militant islamik, raportojnë zyrtarët amerikanë. Sipas autoriteteve, ai është i vendosur afër kufirit që ndan Afganistanin dhe Pakistanin, nga ku ka dërguar disa mesazhe audio e video, duke bërë thirrje për sulm ndaj SHBA.

Turqia ka nisur dje manovra masive ushtarake në tri dete, që konsiderohen si më të mëdhatë në historinë e këtij vendi. Kjo është hera e parë që janë duke marrë pjesë edhe forcat ajrore dhe ato tokësore. Zhvillimi vjen një ditë pas lajmit se burime të konsiderueshme gazi natyror janë zbuluar në ujërat që pretendohen të Qipros. Ushtrimet katërdi-tore janë duke u zhvilluar me emrin e koduar “Mavi Vatan” (Atdheu Blu) që përfshijnë 103 luftanije, dhe ka filluar të mërkurën në Detin e Zi, Egje dhe në lindje të Mesdheut, duke i lejuar kështu Turqisë hapësira të mjaftueshme për të shfaqur flotën e saj moderne. “Asgjë nuk mund të ndodh në Mesdhe pa Turqinë”, ka deklaruar gjatë javës së kaluar ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Duke përmbushur premtimin e kryeministrit Imran Khan, Pakistani ka dorëzuar dje te autoritetet e Indisë, pilotin indian që u rrëzua dhe u kap pas konfrontimit ajror mes dy vendeve kësaj jave. Ep-isodi shënon një ulje të dëshiruar të tensioneve në konfliktin mes dy fqinjëve bërthamorë që kësaj jave kanë goditur me bomba zonat respektive në territorin e Kashmir. Piloti Abhinandan Varthaman, u trans-portua në kufi me një karvan ushtarak të nisur nga qyteti lindor i Pakistanit, Lahore. Turma të gëzuara njerëzish ishin mbledhur në anën indiane të kufirit për të mirëpritur pilotin. Shumë indianë shprehën gëzimin e tyre në mediat sociale duke falënderuar Pakistanin e duke thënë se “gjesti i paqes” i Pakistanit nuk duhet nënvlerësuar.

Manonvrat detare/ Turqia shfaq fuqinë me 103 luftanije në tre dete Konflikti, Pakistani i dorëzon Indisë pilotin e kapur të forcave ajrore

rësve, të bëjnë dallimin mes një konflikti bërthamor botëror dhe një paralajmërimi të rremë. Presidenti rus Vladimir Putin i bëri një paralajmërim të ashpër SHBA kundër vendosjes së raketave të reja në Evropë, duke thënë në fjalimin e tij vjetor për vendin muajin e kaluar se Moska do të hakmerret duke dislokuar armë të reja që kërkojnë pak kohë për të arritur objek-tivin. Dy ditë më parë madje televizioni shtetëror rus listoi objektet ushtarake në SHBA, që Moska do të shënjestronte në rastin e një sulmi bërthamor, për të cilat tha se raketat hipersonike që Rusia po prodhon do të jetë në gjendje t’i godasë ato brenda më pak se 5 minutash.

SHBA nuk mund të rrëzojë raketat ruse

Një ditë më parë një gjeneral i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara

pranoi se do të kenë probleme të rrëzojnë raketat moderne ruse në të ardhmen, prandaj është e do-mosdoshme të zgjerohet Traktati i ri për Reduktimin e Armëve Strategjike në mënyrë që të mbulojë edhe armët e tilla. Gjenerali John Hyten, kreu i Komandës Strategjike të SHBA para Komitetit të Senatit për Forcat e Ar-matosura, tha: "Unë shqetësohem që 10 vjet dhe më tej, me modernizimin e torpedove, raketave kruiz dhe armëve hipersonike të Rusisë, ne do të kemi vështirësi t'i perceptojmë ato. Nuk kam asnjë problem të them se unë mund ta mbroj kombin sot, këtë mund ta bëjë edhe komandanti pas meje, por unë shqetësohem për komandantin që vjen më pas". Hyt-en i referohej posaçërisht raketës

bërthamore nënujore Poseidon, një dron nënujor i pajisur me një raketë kruiz ndërkontinentale dhe një ra-kete hipersonike bërthamore të Ru-sisë , të cilat ai tha se nuk mbulohen nga Traktati START. "Unë mbështes një START të ri, por ju duhet të keni një partner që dëshiron të marrë pjesë," tha Hyten, duke shtuar se ai dëshiron të shohë zgjerimin e trak-tatit START deri në vitin 2026 për të mbuluar sistemet e reja të armëve të Rusisë. Traktati i ri START midis Ru-sisë dhe Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi në vitin 2011 dhe mbulon një periudhë 10-vjeçare me mundësinë e zgjatjes pesëvjeçare.

NATO nuk dëshiron një tjetër Luftë të Ftohtë dhe i bëjmë thirrje Rusisë të rikthehet në zbatim të të traktatit të armëve. Raketat e reja ruse janë të afta për sulme bërthamore, ato mund të arrijnë qytetet evropiane në një kohë shumë të shkurtër për reagim, prandaj është e rëndë-sishme që Rusia të rikthehet në akord...

Page 12: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

12 GAZETA SOTE Shtunë 2 Mars 2019

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

d o s s i e r www.sot.com.al

CIA ka hedhur dritë mbi makiner-inë e propagandës që përdorte sistemi komunist për të mbaj-tur të izoluar qytetarët. Në një

dokument të deklasifikuar tregohet se si përmes saj qytetarëve u bëhej në një farë mënyre lavazh truri. Po ashtu jepen detaje dhe mbi fushat vullnetare.

Situata politikeInfluencat kryesore të politikës së

brendshme e të jashtme të Shqipërisë është masa e saj e vogël, ekonomia e pazhvilluar dhe izolimi i thellë, të cilat bë-jnë që vendi të mbajë gjithmonë një pozitë defensive dhe rrjedhimisht të qeveriset nga regjime diktatoriale. Deri kohët e fun-dit politika e jashtme e regjimit ka qenë mbi lidhjet e ngushta me vendet padronë si Jugosllavia, BRSS e Kina, por prej vitit 1969 vendi ka nisur të krijojë më shumë lidhje normale me fqinjët dhe vende të tjera. Politika e vetëmjaftueshmërisë ka bërë që mes të tjerave regjimi të mbajë një sistem të gjerë e të ashpër sigurie dhe politika të mbështetura nga slogane si “Në njërën dorë kazmën e në tjetrën pushkën”. Çdo vendimi rëndësishëm është i lidhur ideologjikisht me nevojën për të luftuar kërcënimet e “revizionizmit”, “imperializmit” dhe “kapitalizmit”. Me realizimin e këtij programi ideologjik është justifikuar mobilizimi për punë vullnetare, normat e prodhimit apo rritja e pjesëmarrjes së grave në forcën punëtore.

PropagandaMekanizmat e propagandës janë

nga elementët më të zhvilluar të shoqërisë shqiptare dhe depërtojnë në çdo aspekt të jetës. Partia e Punës kontrollon jo vetëm agjencitë e posaçme të propagandës por dhe aktivitetet e masave dhe organizatat e specializuara në vend. Pikëpamjet opozitare janë të ndaluara ashtu si dhe përhapja e materialeve kritike ndaj regjimit. Kontrolli i propagandës kryhet nga drejtoria e Agjitacion e Propagandës në Komitetin Qendror, i cili shpërndan direktivat e tij në ministritë e ndryshme, në bordin e gazetave e televizionit dhe gjithashtu në studiot e filmit dhe agjenci të tjera. Qëllimet kryesore të propagandës së brendshme janë sheshimi i zakoneve të vjetra dhe ndalimi i pikëpamjeve arm-iqësore ndaj regjimit, të cilat mund të sjellim inkurajim të rezistencës. Një tjetër objektiv është sigurimi i mbështetjes pub-like për politikat e qeverisë, me anë të kriti-kave apo lavdërimit, sipas rastit. Regjimi i konsideron fjalët po aq të fuqishme sa dhe rrogat për rritjen e prodhimit ekonomik, dhe harton fushata të tëra publicitare mbi ngjarje si konkurset e prodhimit në fabrika, projektet e punës vullnetare dhe arritjet individuale të planit të prodhimit. Grupet lokale të agjitacion-propagandës vendosin nëpër mure artikujt lavdërues të gazetave dhe hartojnë fletërrufe për elementë dembelë ose anti-shtet, si dhe organizojnë takime periodike ku thek-sohet nevoja e realizimit të planeve. I ashtuquajturi revolucion kulturor në vitet 1966-1969 bëri që punonjësit e qytetit të dërgoheshin në kultivimin e tokave të reja në fushatën e “decentralizimit të administratës” dhe të punës vullnetare në projektet e ndërtimit. Fushata të tilla u justifikuan me slogane si “përpjekja kundër burokracisë dhe mentalitetit ka-pitalist” ose me emancipimin e gruas dhe luftën kundër zakoneve të prapambetura. Propaganda e brendshme është kufizuar disi nga numri i vogël i aparateve radio në qarkullim, i megafonave në qytete dhe faktorë të tjerë teknikë. Gjithashtu ekspozimi i popullit ndaj pretendimeve të ekzagjeruara dhe keqinterpretimeve të propagandës, prandaj ka krijuar një mendësi apatie ndaj saj. Mediat krye-sore të shpërndarjes së propagandës së brendshme janë shtypi, radio, filmat dhe fjalimet publike. Të gjitha këto janë për-dorur në vitet 1960-1961 për të kushtëzuar popullin mbi prishjen me Bashkimin Sov-

Amerikanët japin informacione mbi teknikat që përdorte sistemi komunist

por pas largimit të stafit sovjetik nga vendi mundësitë e tij u minimizuan. Si Greqia dhe Jugosllavia janë përfshirë në aktivi-tete klandestine kundër regjimit komunist shqiptar, por janë kufizuar nga ndërhyrjet e hapura prej frikërave të njëra-tjetrës dhe faktorëve ndërkombëtarë. Kohët e fundit tre fqinjët e Shqipërisë kanë rënë dakord të përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre dhe të hepin dorë për momentin nga pretendimet e tyre në Shqipëri. Pretendi-met greke për jugun e Shqipërisë e kanë origjinën nga pushtimi i zonës nga ushtria greke gjatë Luftës Ballkanike në 1912 dhe më tej në periudha të shkurtra gjatë Luftës së I dhe II Botërore. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar prej pretendimeve se Shqipëria keqtrajton atë që Greqia quan minoritet i saj në Shqipëri. Një përmirësim i marrëdhënieve mes të dyjave ndodhi në 1970 kur u raportua për një shkëmbim të arratisurish dhe në 1971 dy vendet vendosën marrëdhëniet diplomatike.

Marrëdhëniet me JugosllavinëJugosllavia ka sponsorizuar aktiv-

itete kundër udhëheqjes shqiptare që prej prishjes së lidhjeve në 1948, por prej vitit 1960 duket se politika e saj ka qenë ajo e tejkalimit të urrejtjes së hershme të shqiptarëve për Jugosllavinë, dhe jo më tentativat e përmbysjes së regjimit të Hoxhës. Infiltrimet e agjentëve jugosllavë dhe aktet e izoluara të sabotazhit mund të vazhdojnë por në nivel të reduktuar nga vitet 1950-të. Fillimisht aktivitetet subver-sive jugosllave drejtoheshin nga Komiteti i Lidhjes së Prizrenit i krijuar në 1951, i cili pati fillimisht disa suksese në rekrutimin dhe infiltrimin e agjentëve shqiptarë, por nuk arriti të fitonte mbështetjen e popullit për të dobësuar regjimin. Pas disa dështi-meve grupi u shpërbë pas 3-4 vjetësh në aktivitet. Në fund të viteve 1950-të e fillim vitet 1960-të një tjetër grup subversiv shqiptar ishte krijuar në Jugosllavi nga Dushan Mugosha, në rajonin autonom të Kosovës. Edhe kjo iniciativë zgjati disa vjet pa sukses dhe humbi impaktin e saj

pas transferimit të Mugoshës në Beograd në maj 1965. Pas ndarjes së Tiranës me BRSS në 1961 Jugosllavia qetësoi aktivitetin e saj anti-Hoxha për arsye të ruajtjes së politikës së saj ndërkombëtare të paanësisë dhe të bashkëekzistencës paqësore. Pas lëvizjeve sovjetike në 1956 për përmirësim të lidhjeve me Jugosllav-inë, Moska raportohet se nisi të ushtronte presion dhe ndaj Shqipërisë për të bërë të njëjtën gjë. Hoxha ka thënë në një fjalim në 1961 se Moska i ka kërkuar rehabilit-imin e figurës së Koçi Xoxes, një ngjarje

që koinçidonte në konferencën e bashkisë së Tiranës ku elementë disidentë folën hapur kundër politikave të qeverisë. Pas dështimit të përmbysjes së qeverisë me puçin e brendshëm, BRSS nisi aplikimin e presionit ekonomik, që më vonë do të përfundonte me ndalimin e ndihmave dhe prishjen e marrëdhënieve. Largimi i teknikëve sovjetikë dhe ndërprerja e ndi-hmës e vuri regjimin shqiptar në një provë të vështirë, por Hoxha e Shehu ruajtën pushtetin prej ardhjes së ndihmës kineze.

Terrori komunistPër ruajtjen e rendit publik dhe

shuarjen e opozicionit ndaj regjimit min-istria e Brendshme ka tre forca të veçanta policie e sigurie: Drejtorinë e Kufijve e ndjekjes, Policisë dhe Sigurimin. ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu ka lidhje fis-nore me ish-ministrin e brendshëm Meh-met Shehu, që tani është kryeministër. Më parë Hazbiu ka qenë drejtues i Sigurimit, ndërsa është anëtar i Byrosë Politike. I gjithë personeli i aparatit të sigurisë në Shqipëri llogaritej në rreth 18 000 vetë në 1967. Shumë shqiptarë janë të detyruar të bëhen informatorë dhe llogaritet se një në gjashtë qytetarë raporton e Sigurimi. Një dekret i majit 1966 anuloi gradat tradicionale ushtarake, siç raportohet për të eliminuar rivalitetin mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme. Ka pasur gjithashtu fjalë se Sigurimi është përpjekur të zmadhojë gradat e tij për kaluar pushtetin e forcave të armatosura.

CIA zbardh detajet: Ja si Partia Komuniste mbante të izoluar shqiptarët përmes propagandës dhe si

justifikoheshin nga regjimi fushatat vullnetarejetik dhe bashkimin me Kinën komuniste. E përditshmja partiake “Zëri i Popullit” është krijuar gjithashtu dhe për konsum të jashtëm, shkruan vetëm brenda ter-mave të ideologjisë marksiste ndërsa për propagandën e brendshme përdor temat nacionaliste. Publiciteti i gjerë që iu kushtua 500 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeu në 1968 dëshmon për theksin që i jep regjimi përforcimit të nacionalizmit. Ndërsa qëllimi kryesor i propagandës shqiptare ndërkombëtare është avancimi i pikëpamjeve të regjimit dhe të Kinës në çështjet e bllokut, si dhe përpjekjet për të fituar mbështetjen e ko-muniteteve të emigrantëve jashtë vendit. Vende të tjera evropiano-lindore janë përpjekur të ndalojnë përhapjen e mate-rialeve shqiptare në kufijtë e tyre dhe ka pasur disa përplasje mes diplomatëve, pas shpërndarjes së stafit shqiptar të ambasa-dave të broshurave me fjalimet e Hoxhës.

RezistencaRegjimi has rezistencë sporadike ak-

tive dhe pasive nga brenda dhe aktivitete subversive të motivuara nga jashtë. Por ai ka ruajtur stabilitetin me anë të terrorit të rrjetit të fuqishëm të sigurisë dhe policisë që ushtron presion ndaj popullatës, elim-inon elementët disidentë dhe parandalon kristalizimin e pakënaqësive në veprim të organizuar. Kërcënimi kryesor është subversioni i drejtuar nga jashtë. Deri para vitit 1961 BRSS kishte kapacitete të mëdha influence në vend dhe në 1960 tentoi të përmbyste regjimin e Hoxhës,

“Kontrolli i propa-

gandës kryhet nga drejtoria e Agjitacion

e Propagandës në Komitetin Qendror, i cili shpërndan di-

rektivat e tij në min-istritë e ndryshme,

në bordin e gazetave e televizionit dhe

gjithashtu në studiot e filmit dhe agjenci të tjera. Qëllimet krye-

sore të propagandës së brendshme janë sheshimi i zakoneve të vjetra dhe ndalimi i pikëpamjeve armi-

qësore...

Page 13: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT E Shtunë 2 Mars 2019 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

d o s s i e r www.sot.com.al

Amerikanët japin informacione mbi teknikat që përdorte sistemi komunist

Sistemi i policisë është përgjegjës për ruajtjen e rendit publik, por gjithashtu të bashkëpunojë me Sigurimin në eli-minimin e elementëve anti-komunistë. Policia ka shumë nën-degë në fshatra e lokalitete, të cilat ndihmohen nga një numër i madh “vullnetarësh”. Drejtoria e Ndjekjes Kufitare është përgjegjëse për kontrollin e zonave kufitare, parandalim-in e arratisjeve dhe kapjen e të infiltruarve nga jashtë. Kjo drejtori u krijua në 1957 me bashkimin e Brigadave të Ndjekjes me Mbrojtjen Kufitare. Pro grupet e ku-firit gjithsesi nuk kanë arritur të ndalojnë kalimet ilegale të kufirit si me arratisjet e disidentëve të pakënaqur nga Shqipëria, ashtu dhe me infiltrimin e agjentëve të Perëndimit në Shqipëri.Planet e CIA për dërgimin e agjentëve

Siç është konceptuar prej fillimit, projekti për Shqipërinë ka një objektiv minimal nxitjen e konfliktit të brendshëm në Shqipëri, me qëllim reduktimin e aftësisë së saj për mbështetjen e grupeve guerile në Greqi, dhe objektiv maksimal përmbysjen e regjimit Hoxha. Aktual-isht kemi një koordinim të ngushtë të politikave me britanikët, por jo angazhin operacional. Që prej aprovimit të projektit, kanë ndodhur dy ndryshime madhore të situatës ndërkombëtare: ndalimi i luftës guerile në Greqi dhe përkeqësimi i marrëdhënieve mes Titos dhe vendeve sovjetike. Rritja e presionit të Kremlinit ndaj Titos ka sjellë ndryshime në politi-

kat e SHBA, e cila dëshiron që të ruajë regjimin e Titos si një bllok pengues i influencës sovjetike në rajon. Ndryshimet e fundit kanë sjellë zhvendosje edhe në kushtet bazë të projektit dhe rishikim të objektivave të tij. Kështu, më 6 shtator 1949, Departamenti i Shtetit dhe ministria e Jashtme britanike vendosën se objektivi maksimal i përmbysjes së regjimit në Shqipëri, duhej braktisur për momentin. Objektivat e tjerë duhet të ndiqeshin nga afër, me fokus në krijimin e kushteve të tilla në Shqipëri, që aftësojnë OPC (grupi

në bazë për furnizime. Transmetimet nga kjo anije pritet të nisin në fund të vjeshtës, mundësisht në 15 nëntor. Si një shtesë ndaj transmetuesve të anijes dhe dy transmetuesve të lëvizshëm po nisin prokurimet edhe për një transmetues tjetër me valë të mesme prej 50 kilovat, që do të ketë një fuqi më të madhe se aparaturat e përmendura më sipër.

Fletëpalosjet dhe trajnimetNjë lëshim broshurash propagande

u krye më 16 qershor 1950. Njëqindmijë fletë të pagatitura nga OPS në SHBA u lëshuan me avion mbi Shqipëri nga britanikët. Broshura të ngjashme janë përsëri duke u përgatitur dhe sapo or-ganizmi i lëshimit të tyre të përfundojë do të nisin lëshimet e përmuajshme të fletëve të propagandës. Një kamp për grumbullimin e shqiptarëve të përshtat-shëm për agjentë infiltrimi në Shqipëri po operon në formën e kampi të gardës në Gjermani. Për momentin ai përbëhet nga 250 shqiptarë, një numër i vogël i të cilëve do të tërhiqen nga kampi për t’u trajnuar në shkolla të fshehta agjenture. Tre instruktorë tanë janë tashmë atje dhe tre të tjerë po shkojnë në Gjermani.

Plani për lëshimin e agjentëve me avion

Po mendojmë për lëshimin me avion në Shqipëri të pesë grupeve me nga katër agjentë, më datë 30 shtator. Për këtë qëllim është siguruar një avion C-47 nga OPC, i cili do të operohet nga një ekuipazh polak. Avioni do të raportoje në Gjermani më 25

shtator. Dy avionë C-47 janë caktuar nga ushtria për operacionet e OPC në Gjerma-ni, për operacione komunikimi tokë-ajër, të frekuencave ultra të larta, me agjentët e OPC në Shqipëri. Pajisjet e nevojshme të komunikimit po instalohen aktualisht në avionë, të cilët do të operojnë prej një bazë greke, dhe do të fluturojnë me personel ushtarak amerikan. Është duke u organ-izuar një kamp në Greqi për agjentët e kthyer nga infiltrimi në Shqipëri. Krijim i kamp[it u bë i nevojshëm për eliminimin e ndërhyrjeve të autoriteteve greke me këta të infiltruar (shpeshherë janë detyruar të rikthehen në Shqipëri nga rojet kufitare) dhe marrjen e kujdestarisë së tyre nga OPC. Për arsye të natyrës primitive të ekonomisë shqiptare, vendi nuk është ob-jektiv i përshtatshëm i luftës ekonomike, por mund të bëjmë ndërhyrje në tregtinë shqiptare në Trieste apo nxitjen me anë të propagandës së ndalimit të dërgimit të ushqimit të fshatarëve drejt qyteteve.

Futja e agjentëve në ShqipëriNjë grup prej gjashtë njerëzish ka

hyrë në Shqipëri në këmbë gjatë natës së 9-10 gushtit 1951. Guida që i drejtonte ata në zonën kufitare u kthye mbrapsht dhe tha se infiltrimi kishte qenë i suksesshëm. Dy burime raportonin se një grup prej katër njerëzish të lëshuar me parashutë në jug të Shqipërisë gjatë një operacioni të fshehtë të OPC më 22-23 korrik, u zunë në pritë nga forcat shqiptare të sigurisë. Të dyja burimet raportonin se një agjent u vra, dy kryen vetëvrasje dhe i fundit i shpëtoi grackës. Ky grup besohet se është tradhtuar nga një prej guidave.Një tjetër grup prej katër njerëzish të parashutuar në Shqipëri natën e 22-23 korrikut, arri-tën të shpëtonin duke u tërhequr jashtë kufirit grek në datën 15 gusht. Grupi kishte humbur të gjithë materialet që ishin lëshuar bashkë me ta dhe u tërhoqën prej mungesës së ushqimit. Anëtarët e këtij grupi do të infiltrohen përsëri në Shqipëri gjatë muajit shtator, në varësi të moralit të tyre (aktualisht morali i tyre është pozitiv). Deri në fund të gushtit një total prej dym-bëdhjetë njerëz kanë hyrë në Shqipëri; dy grupe, një prej dy njerëzish dhe një prej katër njerëzish janë në veri të saj, kurse një grup me gjashtë njerëz janë në jug.

Lëshimet e furnizimeveNjë tentativë për lëshime furnizimesh

për grupin tonë prej katër personash në jug të Shqipërisë më 11 gusht, rezultoi e pasuksesshme për arsye të kushteve të motit. Një tentativë e dytë më 12 gusht ishte gjithashtu e pasuksesshme për arsye se nuk u dalluan dritat e palës pritëse. Gjatë kryerjes së këtij misioni u has edhe zjarri i avionëve armiq, që u dalluan në afërsi të zonës së lëshimit. Një tentativë e tretë për furnizimin e grupit, e planifikuar për natën e mëpasshme u anulua për ar-sye të aktivitetit armik të hasur më parë. Natën e 16-17 gushtit një mision rifur-nizimi fluturoi në zonën e dy grupeve në veri të Shqipërisë. Dhjetë pako u lëshuan për grupin e agjentëve me dy persona, pas njohjes në terren të sinjaleve të rëna dakord më parë. Ndërsa në zonën e grupit me katër agjentë nuk u bë lëshimi i pro-gramuar për arsye të mosnjohjes së sinja-leve paraprake. Një tentativë rifurnizimi e një avioni sekret të OPC për grupin e OSO në Shqipërinë jug-qendrore, natën e 22-23 gushtit ishte e pasuksesshme për arsye të mosdallimit të sinjaleve paraprake. Një tentativë lëshimesh furnizime për grupin me gjashtë persona në jug të Shqipërisë, natën e 25-26 gushtit, ishte e pasuk-sesshme për arsye të motit. Megjithëse ka pak të dhëna mbi misionin, arsyeja zyr-tare ishte mosdallimi i sinjaleve të lëshimit. Në total, nga pesë misione furnizimi gjatë muajit gusht, njëri dështoi për arsye të motit, njëri prej veprimit armiqësor, dhe dy prej mosdallimit të sinjaleve përkatëse të lëshimit. Një mision i 16-17 gushtit ar-riti të lëshonte me sukses furnizimet për grupin e caktuar, por nuk arriti të dallonte sinjalet në zonat e tjera të lëshimit.

i CIA që punonte për Shqipërinë) të kryejë operacione guerile në kundërveprim të ndonjë sulmi të mundshëm të sovjetikëve drejt Jugosllavisë, apo ndaj një ringjalljeje të mundshme të aktivitete guerile komu-niste në Greqi.

Lufta ekonomikePas krijimit të tij, detyra e Komiteti

për Shqipërinë e Lirë (NCFA) ishte dhënia e ndihmës në zgjedhjen e agjentëve të përshtatshëm për infiltrim në Shqipëri, dhënia e asistencës në objektivat e prop-agandës, dhe në përgjithësi ndihma në të gjitha fazat e operacioneve dhe mbulim i fshehtësisë së projektit. Një zyrë për NCFA është krijuar në Nju Jork nën emrin e Komitetit Kombëtar për Evropën e Lirë. Zyra drejtohet nga dy anëtarë të komitetit ekzekutiv, dhe përveç funksioneve të tjera është përgjegjëse për një gazetë në gjuhën shqiptare. Elementi evropian i NCFA e ka selinë e tij në Romë. Elementi evropian i komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë përfshin një organ shtypi dhe propagande që veprojnë sipas udhëzimeve të OPC, me një staf prej tre shqiptarësh dhe një specialist propagande amerikan. Njësia e propagandës është përgjegjëse për përgatitjen e teksteve si ato të broshurave dhe karikaturave që shpërndahen ilegal-isht ose nga ajri në Shqipëri nga kanalet amerikane e britanike.

Propaganda radiofonikePërveç stabilimentit thuajse të hapur

të propagandës së përmendur më sipër, OPC ka krijuar dhe një qendër propa-gande në Greqi për përgatitjen e propa-gandës së “zezë” dhe “gri” për Shqipërinë dhe Bullgarinë. Kjo qendër aktualisht ka në dispozicion edhe dy transmetues radio me valë të shkurtra, të lëvizshëm që pritet të nisin transmetimet në shtator. Përveç këtyre, një transmetues me valë të mesme është instaluar në një mjet detar që lundron në detin Jon ose Adriatik, që përdoret për transmetime propagande në Shqipëri. Anija është me bazë në Greqi dhe e aftë të operojë për periudha prej dy javësh, përpara se të kthehet

CIA zbardh detajet: Ja si Partia Komuniste mbante të izoluar shqiptarët përmes propagandës dhe si

justifikoheshin nga regjimi fushatat vullnetare

“Regjimi has rezist-

encë sporadike aktive dhe pasive

nga brenda dhe ak-tivitete subversive të motivuara nga jashtë. Por ai ka

ruajtur stabilitetin me anë të terrorit të rrjetit të fuqishëm të sigurisë dhe pol-

icisë që ushtron presion ndaj popul-latës, eliminon el-ementët disidentë

dhe parandalon kristalizimin e pa-

kënaqësive në vep-rim të organizuar...

Page 14: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT14 E Shtunë 2 Mars 2019

4,5,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë, u zhvillua me dyer të mbyl-lura, ndërsa mësohet nga

burime brenda seancës se autori i dyshuar më herët ka pranuar krimin dhe ka thënë se ka qenë marrja e disa pronave nga ana e viktimës, në cilësinë e të vesë së vëllait të tij, si dhe fjalët që ajo kishte lidhje të tjera...

U kapën me 100 kg drogë, gjykata lë në burg 4 të arrestuarit

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg anëtarin e këshillit bashkiak të Vaut të Dejë, Dod Dodani, i cili bashkë me tre persona të tjerë u kapën duke transportuar një sasi prej 100 kg lëndësh narkotike të llojit marijuanë. Ndaj Dodanit u vendos masa e sigurisë “arrest me burg” për 35 ditë, ndërsa për tre të arrestuarit e tjerë Nardi Malaj, 45 vjeç; Jozef Ndoci, 34 vjeç dhe Aurel Tanushi, 24 vjeç, gjykata caktoi masën e sigurisë “burg pa afat”. Jozef Ndoci dhe Nardi Malaj kanë pranuar akuzën dhe pala mbrojtëse kërkoi një masë më lehtësuese, por gjykata e rrëzoi duke i lënë në burg. Dodani dhe Aurel Tanushi nuk e kanë pranuar akuzën, por kërkesa e mbrojtjes për detyrim paraqitje u rrëzua. Ata u arrestuan dy ditë më parë në rrugën Lezhë-Shkodër, pasi gjatë kontrollit në pjesën e pasme të makinës së tyre “Audi” të parkuar në një pikë kar-buranti jofunksionale u gjet droga e paketuar në 7 thasë të zinj plastikë e mbuluar me çarçafë. Gjithashtu në shtëpinë e Dodanit u gjetën 179.8 gram fara të bimëve narkotike.

Hetimet, Martin Ndreca u vra nga fqinji në sy të djalit 10-vjeçarMartin Ndreca u vra në sy të djalit të tij 10-vjeçar. Fqinji i

tij Ndue Zefi nuk ka pyetur që fqinji i tij në makinë kishte edhe të birin. Nuk është kursyer, dhe e ka qëlluar me automatik duke e lënë të vdekur në vend. Ka shtënë me 5 plumba, ku fatmirësisht vogëlushi 10-vjeçar ka shpëtuar, por nuk është e lehtë trauma që ai ka përjetuar, të shohë babain e tij teksa ndërron jetë. Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e së dielës në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Martin Ndreca dhe Ndue Zefi, fqinj me njëri-tjetrin ndodheshin të dy në një lokal të lagjes, kur kanë nisur një debat mes tyre, që çoi më tej edhe në rrëmbimin momental të autorit, duke e ndjekur Martin Ndrecën deri tek makina, teksa ai ikte për në banesë, ku edhe e vrau. Vëllai i të ndjerit, Arben Ndreca, ka kundërshtuar se vëllai i tij nuk u vra për çështje nderi, siç u përfol në disa media. Sipas tij konflikti mes vëllait të tij dhe Ndue Zefit ka ndodhur për një sherr krejtësisht banal: "Pse më shikon"

Arrestohet në Durrës 23-vjeçari i akuzuar për vrasje në Angli

Policia e Durrësit dhe Interpol Tirana kanë arrestuar një 23-vjeçar, i cili akuzohet nga autoritetet britanike për vrasje. Në kuadër të operacionit të koduar "Eagle" u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasit me inicialet E. S., 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Shijak. I riu u arrestua pasi akuzohet për një vrasje në Angli. "Gjykatës Magjistratëve në Westmin-ster/Mbretëri e Bashkuar, ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”, par-ashikuar nga Kodi Penal Britanik”, tha policia. Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Mbretërisë së Bashkuar. Policia thotë se ky është rezultati i parë pas Marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën Europiane të Ekstradimit të vitit 1957.

Dashamir Xhepa pranon vrasjen e kunatës: Kishim konflikte pronësie, Liria na cenoi nderin e familjes

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraGjykata për Krimet e Rënda lënë në burg 39 vjeçarin

Elvis MYRTA

Gjykata për Krime të Rënda caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”,

deri në përfundim të hetimeve ndaj Dashamir Xhepës, i cili masakroi dhe më pas e qëlloi me tre plumba kunatën e tij, Lirie Xhepën. Ngjarja që tron-diti kryeqytetin në ditën e të dashuruarve, duket se ka mo-tiv një konflikt për pronën, si dhe dyshimet se viktima kishte lidhje me persona të tjerë. Në seancën e djeshme, u vlerësua masa edhe për personin që dyshohet se e ndihmoi atë të fshihej, për të cilin gjykata nuk caktoi masë sigurie. Prokurori i çështjes, Behar Dibra, kërkoi nga gjyqtarja Liljana Baku, caktimin e arrestit në burg pa afat, për Xhepën, si dhe detyrim paraqitje për shtetasin me inicialet M.S. Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë, u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet nga burime brenda seancës se autori i dyshuar më herët ka pranuar krimin dhe ka thënë se ka qenë marrja e disa pronave nga ana e viktimës, në cilësinë e të vesë së vëllait të tij, si dhe fjalët që ajo kishte lidhje të tjera, duke cenuar sipas tij, nderin e familjes që çuan në vrasjen 45-vjeçares, nënë e 4 fëmijëve. Ndërkohë, për rreth dy javë, Xhepa ndenji në arrati, teksa u arrestua në një hotel në Peshkopi. Mësohet se në hotel, Xhepa është regjistruar me një emër tjetër, duke bërë që të mos pikasej për rreth 2 javë. Ndërkohë, hetuesit kanë arritur të gjejnë vendndodhjen e tij në rrugë operative dhe në datën 26 shkurt bën ndë-rhyrjen për prangosjen e tij. I pyetur për armën e krimin, Dashamir Xhepa, ka thënë se nuk e mbante mend se ku e kishte lënë. Ndërkohë, proku-roria ka paraqitur si prova, një sërë dëshmish sa i takon marrëdhënies së viktimës me autorin e dyshuar, ndërsa më herët ata kanë pasur edhe nje konflikt, po për arsye të

pronës ku Xhepa e ka dhun-uar viktimën dhe djalin e saj. Ndërkohë, referuar dyshimeve për një lidhje të tij, me Lirie Xhepën, autori i dyshuar nuk e ka pranuar, megjithëse një gjë e tillë është dëshmuar edhe nga njerëz të tjerë.

NgjarjaLirie Xhepa, 49 vjeçe, do të

gjendej pranë liqenit të Sharrës në shkurre, e masakruar nga kalimtarë të rastit, mëngjesin e 14 shkurtit. 49-vjeçarja, pasi është torturuar dhe goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit, u qëll-ua tre herë me pistoletë nga kunati i saj. Pas këqyrjes së kufomës, burimet thanë se gruaja e masakruar ka marrë

një plumb në kokë, dhe dy në bark. Pas ngjarjes së rëndë dhe hetimeve policia identifikoi autorin e krimit makabër, i cili ishte kunati i Lirie Xhepës. Gjithashtu nga hetimet para-prake ditën e ngjarjes u zbulua se viktima ishte vrarë në një vend tjetër dhe më pas ishte hedhur në një ferrë pranë liq-enit të Sharrës. Sipas hetuesve vrasja e 49-vjeçares, është bërë rreth orës 21:00-22:00 të datës 13 shkurt. Lirie Xhepa ishte larguar nga banesa pasditen e datës 13 pa lenë adresë. Pasi nuk erdhi as në mëngjes, djemtë e saj shkuan në komis-ariatin nr.6 për të denoncuar zhdukjen dhe aty morën edhe lajmin se nëna e tyre ishte

ekzekutuar. 49-vjeçarja, ishte e ve, prej 15 vitesh ajo ka hum-bur bashkëshortin dhe është nënë e 4 fëmijëve. Ajo jeton me dy djemtë e saj të vegjël ndërsa dy të tjerët i kishte në emigrim një në Angli dhe tjetri në Greqi. Ndërkohë, fqinjët e viktimës thanë pas ngjarjes së rëndë se ajo ishte një grua punëtore dhe e urtë. Lirie Xhepa merrej me bujqësi dhe blegtori, ndërsa prej pak kohësh kishte filluar punë në një fabrikë këpucësh. Gruaja u gjet në shkurre nga banorë të zonës, ndërsa ishte e veshur hollë dhe jo me xhup, çka hedh dyshimet se mund të jetë vrarë në ambient tjetër dhe më tej është hedhur në shkurret e kodrave të liqenit të Sharrës. Mes viktimës 49 vjeçare, dhe kunatit të saj Dashamir Xhepa mësohet se ka patur konflikte për një tokë që autori i dyshuar i ngjarjes pretendon se ia ka lënë vëllai para se të ndërronte jetë nga kanceri. Viktima, Liri Xhepa, ka pasur edhe konflikte te mëparshme me kunatin, duke bërë disa denoncime në polici për dhunë, por që më pas i ka tërhequr. Kujtojmë se në vitin 2008 ajo është paraqitur në spitalin e Traumës me fraktu-ra të shumta në kokë, ku pas hetimeve rezultoi se ishte ai 39-vjeçari, që i mori jetën 11 vite më pas që ja shkaktoi.

U arrestua në sajë të përgjimeve telefonike për trafik qeniesh njerëzore, lirohet shurdh memeci

Një muaj më parë Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndërmori operacionin “rruga e gabuar”, ku u vunë në pranga 22 persona të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që merreshin me trafikimin e qenieve njerëzore. Në sajë të këtij operacioni në pranga përfundoi dhe Edmond Omeri, 52 vjeç. Omeri është me aftësi të kufizuara, ai as nuk dëgjon dhe as nuk flet. 52-vjeçari, u arrestua në sajë të operacionit “Rruga e gabuar”, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku si provë ndaj tij organi

i akuzës kishte përgjimet telefonike. Në këto kushte, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, ditën e djeshme i ka hequr masën e sigurisë, 52-vjeçarit, duke e lënë të lirë. Ai qëndroi për një muaj në qeli pasi pritej përgjigja e një akt ekspertimi mjeko-ligjor, ku është vërtetuar se nuk mund të flasë. Pas kësaj marrjes së përg-jigjesh, ku u vërtetua se Omeri nuk ka asnjë mundësi që ai të ketë zhvilluar biseda telefo-nike që ta implikojnë në kryerjen e një vepre penale. 52-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar "Rruga e gabuar"

që vuri në pranga 22 persona. Prokuroria e akuzonte si pjesë të grupit që koordinonte trafikun e emigrantëve drejt SHBA, kundrejt pagesave. Prokuroria kishte paraqitur si provë kundër tij përgjime telefonike ku pretendon-te si ishte zëri i Omerit. Megjithatë, organi i akuzës u shpreh se do të vijojë hetimet, pasi ka dyshime se telefoni i Edmond Omerit të jetë përdorur nga persona të tjerë. Në sajë të këtij operacioni u arrestuan 22 persona, ndërkohë kur kanë kaluar rreth një muaj nga ky opera-cion pas qelive kanë mbetur vetëm 8 persona,

pasi ndaj të arrestuarve të tjerë nuk ka asnjë provë. Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal rezultoi se pjesëtarët e këtij grupi në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin persona, të cilët kishin interes për të udhëtuar në shtetet e BE-së, si dhe atyre shtetasve që iu ishte ndaluar hyrja në një nga vendet e hapësirës SCHENGEN. Anëtarët e këtij grupi kriminal, pasi i pajisnin shtetasit me dokumente identifikimi të falsifi-kuara, kundrejt përfitimit monetar u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt vendeve të BE-së, me linja ajrore ose tokësore e më pas drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke paguar shuma të konsiderueshme nga 10 mijë paund për në Mbretërinë e Bashkuar, deri në 20 mijë euro për në SHBA e Kanada.

Page 15: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

4,5,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 2 Mars 2019 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

Bardhi mësohet se ka lënë kolateral në bankë banesën në fjalë e cila i është sekuestruar

pasi nuk e ka shlyer kredinë. Sipas procedurave, banka e ka nxjerrë apartamentin në shitje, i cili është blerë më pas nga Vasillaq Stavri, por autori i dyshuar nuk e njeh këtë akt shitje, duke pasur ende pretendime mbi pronësinë e banesës...

Zjarr në Ministrinë e Brendshme, flakët pranë serverit të TIMESNjë zjarr ka përfshirë mbrëmjen e djeshme bodrumin e

Ministrisë së Brendshme. Ngjarja është shënuar rreth orës 20:30 minuta të mbrëmjes. Mësohet se vatra e zjarrit ka qenë shumë pranë serverit të sistemit TIMES. Nuk dihen ende çfarë dëmesh ka shkaktuar zjarri në Ministri, pasi institucioni nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje. Men-jëherë pas zjarrit dy zjarrëfikese kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Burime për gazetën thonë se zjarri ka qenë aksidental. Sipas burimeve mësohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti të kabujve elektrikë. Menjëherë për këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor i cili po punon për të mësuar shkaqet që sollën zjarrin në këtë institucion të rëndësishëm të vendit. Ky nuk është rasti parë që institucione kaq të rëndësishëm përfshihen nga flakët. Kujtojmë se disa muaj më parë flakët përfshinë Ministrinë e Mbrojtjes dhe Prokurorinë e Durrësit, ku shkaktuan dëme të shumta materiale.

Arratiset pas lejes, arrestohet pas 4 muajsh 35-vjeçari

Një 35-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, për shkak se pasi kishte marrë leje nga burgu nuk ishte kthyer më, është vënë në prangat e policisë së Tiranës mëngjesin e djeshëm. Kanë qenë efektivët e komisariatit nr.3, të cilët bënë të mun-dur arrestimin e Leksi Cekës, 35 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë. Ceka vuante dënimin në burgun e Peqinit, pasi ishte i dënuar me vendim të formës së prerë me 9 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narko-tike”. 35-vjeçari mori leje me 9 nëntor 2018 për të shkuar në shtëpi në Tepelenë dhe nuk u kthye në institucion në datën e përcaktuar. Ky veprim vuri menjëherë në lëvizje autoritetet policore, të cilët e arrestuan atë pas katër muajsh. Mëngjesin e djeshëm ky shtetas u lokalizua nga ana e policisë dhe u vu menjëherë në pranga, ndërkohë, përveç vuajtjes së dënimit për trafikun e drogës ai do të akuzohet për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ekzekutohet vendimi, pronat e Nasufit i kalojnë shtetit

Prokuroria e Tiranës ka vënë në ekzekutim vendimin e gjykatës së kryeqytetit, për konfiskimin e 9 pasurive në emër të biznesmenit të kromit, Sokol Nasufi, të cilat kapin vlerën prej 2.3 milion euro. Tashmë të gjitha këto pasuri janë konfiskuar dhe i kanë kaluar për administrim shtetit shqiptar. Dosja penale e ndërtuar gjatë fazës së hetimit nga prokurorja Antoneta Sevdarasi, e cila u shkarkua dy ditë më parë nga KPA dhe e ndjekur në fazën e gjykimit nga prokurori Ervin Karanxha, flet për krijimin e 9 pasurive në mënyrë të paligjshme, pasi pronari i tyre ka ushtruar vep-rimtari kriminale, për sa i përket mashtrimit me rimbursimin e TVSH. Sipas prokurorisë së kryeqytetit i dënuari Sokol Nasufi si dhe shoqëritë “Eurospeed Trans Chrom” dhe “Euro Trade Minerals”, akuzohen për ”Krijim të skemave mash-truese lidhur me tatimin mbi vlerёn e shtuar”, ”Falsifikimit të formularëve” dhe ”Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Tritol banesës së biznesmenit pas konfliktit për pronën, arrestohet në Lezhë autori

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraVasillaq Stavrit i është djegur makina dhe i është vënë dhe herë tjetër tritol

Elvis MYRTA

Pa kaluar 24 orë nga vënia e tritolit në banesën e Vasillaq Stavrit në zonën e

“Vasil Shantos”, policia ka arrestuar autorin e dysh-uar të kësaj ngjarjeje. Në prangat e uniformave blu përfundoi Arben Bardhi 58 vjeç. Bardhi u arrestua mes-ditën e djeshme në qytetin e Lezhës, pas informacioneve që policia kishte marrë për vendndodhjen e tij, ndë-rhyri duke e arrestuar në flagrancë. Pas arrestimit, 58-vjeçari është shoqëru-ar për në komisariatin e kryeqytetit për tu marrë në pyetje nga Oficerët e Policisë Gjyqësore për të hedhur dritë më shumë për ngjarjen e rëndë, e cila fat-mirësisht nuk solli viktima. Pas arrestimit policia tha se ky shtetas mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dy-shohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale. Bardhi dyshohet se është autori i ngjarjes dhe gjithçka pas konflikteve, lidhur me apar-tamentin në fjalë, i cili ishte blerë nga i dyshuari dhe që ishte sekuestruar nga banka. Po sipas të njëjtave burime Bardhi mësohet se ka lënë kolateral në bankë banesën në fjalë e cila i është sekuestruar pasi nuk e ka shlyer kredinë. Sipas procedurave, banka e ka nx-jerrë apartamentin në shitje, i cili është blerë më pas nga Vasillaq Stavri, por autori i dyshuar nuk e njeh këtë akt shitje, duke pasur ende pretendime mbi pronësinë e banesës. Shpërthimi në ka-tin e dytë të pallatit, shkak-toi panik të banorët ndërsa dëme material u regjistruan edhe në katin e tretë. Forca shpërthyese e eksplozivit dëmtoi dyert e apartamentit

në katin sipër të cilat mbet-en të mbyllura. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.

NgjarjaN j ë s h p ë r t h i m m e

eksploziv ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e së enjtes. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në një pal-lat pranë Gjykatës Civ-ile së Tiranës në zonën e 'Vasil Shantos'. Saktësisht shpërthimi tek pallati i njohur si i gjyqtarëve dhe

prokurorëve në rrugën “Mi-hal Popi” Tritoli u vu në derën e banesës së Vasil-laq Stavrit, i cili ka qenë dhe shënjestër e atentatit. Tritoli ka qenë vendosur në katin e dytë në derën e banesës, ndërsa shpërthimi ka qenë tepër i fortë dhe ka sjellë panik tek fqinjët e 60-vjeçarit. Në derën e eksplozivit u vendos rreth 200 gram eksploziv. Fat-mirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, ndërsa u shkaktuan dëme të shumta materiale. Dera kryesore e familjes Stavri është shkall-muar nga shpërthimi i fu-

qishëm, ndërsa janë thyer edhe xhamat e dritareve. Gjithashtu nga shpërthimi janë dëmtuar dhe disa dyer dhe dritare të fqinjëve të 60-vjeçarit, që iu sulmua banesa me tritol që fat-mirësisht nuk pati pasoja në njerëz. Shpërthimi ishte i komanduar dhe është bërë me anë të telekomandës nga një distancë të largët me banesën. Menjëherë pasi ka bërë shpërthimin, 58-vjeçari, Bardhi, tashmë i arrestuar duke përfituar dhe nga errësira është larguar menjëherë nga vendngjarja. Pallati ku u vu eksplozivi është ndërtuar në vitet '95-'96 dhe njihet si i gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi kanë banuar dhe banojnë funk-sionarë të drejtësisë. Por nga të dhënat e para mëso-het se shënjestra nuk është pjesë e sistemit të drejtësisë po një biznesmen i cili sipas burimeve ka në pronësi dy pastiçeri në kryeqytet. Pas njoftimit policia ka mbërrit-ur në vendin e ngjarjes duke e zbardhur atë brenda 24 orëve. Ka qenë dhe dëshmia e pronarit të banesës ku u vu tritoli, i cili ka ndihmuar policinë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjat me 3 muaj hetimet për drogën e kapur në Maminas

Prokuroria për Krime të Rënda vendosi të zgjasë edhe me tre muaj hetimet për dos-jen e 613 kilogramë kokainë të sekuestruar në Maminas. Afati hetimeve përfundoi në datë 28 shkurt, ndërsa akuza vlerësoi se duhet kohë për të pritur edhe përgjigjen e një letër porosie të dërguar në Gjermani, ku do të kërkohen deklarimet e Arbër Çe-kajt. Kështu, për Armando Pezakun dhe Donaldo Lushajn, të cilët janë të vetmit të arrestuar për sasinë rekord të kokainës së kapur në vendin tonë, hetimet do të vazh-

dojnë deri në muajin maj të këtij viti. Gjatë muajve që kanë kaluar në paraburgim, dy të arrestuarit kanë kërkuar nga gjykata ndryshimin e masës së sigurisë, kërkesa të cilat nuk janë pranuar. Vetë Lushaj dhe Pezaku, nuk kanë pranuar të kenë lidhje me kokainën, ndërsa janë shprehur se ata kanë qenë të punësuar te kompania Arbi Garden dhe kanë bërë punën e tyre si punonjës. Por për prokurorinë, nga hetimet e deritanishme, ata janë pjesë e një grupi me të madh, për të cilin që prej

ndalimit të kokainës është duke u hetuar. Ndërkohë, sa i takon ekstradimit të Çekajt, ndaj të cilit në Shqipëri është në fuqi masa e sigurisë "Arrest në burg" si pjesë e grupit, burime nga Prokuroria thonë se ende nuk do të bëhet e mundur. Arsyen për mos ek-stradimin e Çekajt, e dha publikisht edhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili bëri të ditur se tashmë nuk bëhej më fjalë për ekstradim, por një hetim të përbashkët të autoriteteve gjermane dhe atyre shqiptare në lidhje me kokainën.

Referuar burimeve zyrtare, kontejneri me banane, në shasinë e të cilit u gjetën plot 613 kilogramë kokainë, prej datës 19 shkurt, kur edhe u fut në portin e Durrësit dhe deri në 27 shkurt u mbajt nën vëzhgim nga hetuesit, të cilët ishin informuar për ngarkesën. Edhe pse u tha se ishin shër-bimet e huaja që sinjalizuan për rastin e trafikimit të lëndës narkotike, policia e Shtetit e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se operacioni ishte i gjithi i palës shqiptare, ndërsa tashmë po punohet me agjencitë e tjera ligjzbatuese për zbardhjen e të gjithë rrjetit. Po sipas burimeve zyrtare, u bë e ditur se sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët.

Page 16: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

16 GAZETA SOTE Shtunë 2 Mars 2019

Nga Selim HOXHAJ*

Ishte viti 1878, data 3 mars, ku një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua afër kryeqytetit të Peran-

dorisë Osmane, Traktati i Shën Stefanit, Traktati i Paqes që i dha fund luftës midis Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane, traktat i cili i shkëpuste peran-dorisë osmane 80% te territoreve të saj nga gadishulli Ballkanik. Pikërisht me Trakta-tin e Shën Stefanit, bullgaria u çlirua nga sundimi pesë shekullor otoman. Kjo është një datë e shënuar për popullin bullgar, datë e cila evidenton luftën e popullit bullgar për pavarësi kombëtare. Ndaj data 3 Mars festohet çdo vit si Festë Kombëtare, si dita e Çlirimit të Bullgarisë, këtu e 141 vite më pare.

Por çlirimi i popullit bullgar nga robëria pesë shekullore turke nuk ishte një rastësi. Ajo erdhi pas luftës së zhvilluar në vite, pas përpjekjeve dhe gjakut të derdhur nga heronjtë e dalë nga populli bullgar.

Si pararendëse e çlirimit nga perandoria os-mane evidentohet nga ana e historianëve Kryengrit-ja e prillit e vitit 1876, pra dy vite përpara Traktatit të Shën Stefanit. Dhuna për shtypjen e kryengritjes së prillit 1976 është trajtuar nga shumë gazetarë, shkrimtarë, figura publike në afro 3000 materiale, ku shumë prej tyre janë ekspozuar këto ditë, me rastin e 3 marsit 2019, në ekspozitën dokumentare “Zërat në përkrahje të Lirisë”. “Kryengritja e prillit e bullgarëve në vitin 1876 tronditi tërë Europën në atë kohë, ku sakrifica e tyre i provokoi njerëzit për të deklaruar qartë se ky popull i mjerë në Ballkan nuk meriton një fat të tillë”, tha Nadezhda Ivanova nga Muzeu Historik në Dobriç.

Si beteja të rëndësishme shënohen betejat për

Nga Riza HOXHA

Se Shqipëria është zënë peng nga një klasë poli-tike krejtësisht e pamor-alshme, nga një klasë

politike që ka ngritur një klan oligarkësh ekonomikë, këtë tashmë e dimë të gjithë. Bash kjo është arsyeja, që të gjithë ne që kemi mbetur jashtë kësaj oli-garkie po ia japim vrapit për t’u larguar ku të mundemi. Vetëm të vetmen dëshirë: të shpëtojmë pasardhësit tanë. Më e keqja është se ne shqiptarëve të varfëruar deri në ashtin e kockës kanë nisur të na bëjnë thirrje për protestë pikërisht një grup i kësaj oligarkie, kundër grupit tjetër. Përmes kësaj thirrjeje po na trajtojnë thjesht si skllevër që marrim frymë vetëm për t’u shërbyer atyre. Për t’u shërbyer herë njërit grup e herë grupit tjetër një herë në 8 vjet.

Kështu po ndodh edhe këtë rradhë. Sepse protesta është dashur të nisë prej kohësh. Pasi edhe rilindasit sot i ngjajnë më tepër një sekti, se një force politike që mendon për votuesin, i cili çuditërisht vazhdon të heshtë. Befas i bëhet thirrje për t’u ngritur në protestë. Po e çuditshme është se kush janë ata që e ftojnë për të dalë në sheshin e protestës. Me ironi të tejskajshme i thonë: sheshi i protestës nesër është i juaji. Ndërsa vota të pasnesërmen është krejt e jona.

Është e çuditshme që oligarkia po na lëshon sheshin, pasi deri dje të gjithë qëndronin dhe nuk ia lëshonin askujt vendin në krye të sofrës. Duke i patur ata në krye të sofrës ua pamë rëndshëm hajrin. Ata që sot na lëshojnë sheshin, i larguam pak vite më parë, po deri tani nuk na thanë asnjë fjalë, nuk kërkuan asnjë ndjesë për gomarllëqet që na lanë peshqesh

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

3 marsi, Dita Kombëtare e Bullgarisë

Një shtet familjar nuk mund të rrëzohet me protesta dimërore!

grykën Shipka në malin Stara platina ku në muajin gusht, ushtarët rus dhe bullgarë luftuan kundër ushtrisë së Sulejman Pashës, apo beteja tjetër e rëndësishme për qytetin Pleven në Bullgarinë Qen-drore Veriore, zhvilluar në nëntor të vitit 1877. Lëvizja bullgare për çlirim pati mbështetje nga personalitete botërore si shkrimtarët Viktor Hygo, Turgenev e Dostojevski, politikanët perëndimorë si italiani Xhuzepe Galibardi dhe britaniku Uiljam Gladstoun. Nuk mund të lëmë pa përmendur faktin se erërat perëndimore, pavarësisht influencave ruso-turke, kishin filluar të frynin edhe në bullgari, ku ëndrra për pavarësi ishte edhe nën ndikimin e Revolucionit Francez, lidhur me ndërtimin demokratik të shtetit të ardhshëm.

Nuk është rastësi, që vetëm një vit pas çlirimit, pikërisht që më 10 shkurt 1879, pra 140 vjet më parë, Kuvendi i Madh Popullor i shtetit të çliruar bullgar nga zgjedha osmane, hapi për herë të pare punimet. Në Kuvendin e Madh Popullor të shtetit të çliruar bullgar morën pjesë 229 përfaqësues të popullit të cilët brënda tre muajve miratuan Kushtetutën duke afirmuar vlerat demokratike të popullit bullgar.

Por Traktati i paqes i Shën Stefanit nuk e pati jetën të gjatë. Duke parë se Traktati i Shën Stefanit e rriste fuqinë ruse në Ballkan, vendet perëndimore sidomos Anglia dhe Austro-Hungaria nuk e njohën atë dhe për rishikimin e tij u mblodh pak muaj më vonë, Kongresi i Berlinit, në 13 qershor të vitit 1878. Kongresi i Berlinit e ndau në dy pjesë Bullgarinë, ku një pjesë (Bullgaria Veriore dhe qarku i Sofjes) u quajt Principata Bullgare e cila ishte vasale e Per-andorisë Osmane, kurse pjesa tjetër (trojet në jug të malit Starapllatina u konsideruar krahinë autonome: me emrin Rumelia Lindore. Por kjo ndarje ishte kundër interesave të popullit bullgar dhe hapi i parë ishte bashkimi i Principatës Bullgare me Rumelinë Lindore çka u deshën tre dekada përpjekje dhe

kur i kishim në krye të sofrës. Sepse bash për këtë, ne sollëm në krye të sofrës rilindasit. Patëm shpresë shumë të ata. Po edhe ata bënë vetëm një vërë në ujë. Aq sa sot, edhe vetë e pohojnë se, “meritojmë të larg-ohemi”. Jo vetëm pse e kthyem Shqipërinë në bahçe kanabisi, jo vetëm se i rritëm përmasat e korrupsionit, jo vetëm se sollëm më shumë varfëri në sofrën e shqiptarëve, po edhe se rritëm deri në ekstrem kor-rupsionin bashkë me grupin tonë oligark. Edhe pse u treguam kopjacë të këqinj të paraardhësve duke ngritur një gjysmë shtet krejtësisht familjar, për të cilin sot edhe ndjehemi të gjithë të turpëruar. Sot, ky grup i oligarkëve të pashpirt dhe pa asnjë ndjenjë morali kujtohen të na lëshojnë sheshin. A thua se ky shesh është vetëm i tyre. Thjesht për të na mashtruar dhe thjesht që nesër për t’u dhënë të shkretën votë, sot na thonë se, “protesta nuk është e partive po e shqiptarëve”.

Ne shqiptarët e stërlodhur nga mashtrimet 30 vjeçare të kësaj oligarkie politike të pashpirt, që na kanë bërë që sërish nëpër protesta të përsërisim thirrjen e dhjetorit të vitit ’90 se, “E duam Shqipërinë si Evropa”. Mjafton ky detaj i jetës sonë, që kësaj klase politike t’i nxihet faqja. Po ku do t’ia dijë ajo? Ajo nuk i lejon as t'i zgjedhin vetë deputetët, apo kryetarët e bashkive. Jo kryetari i saj – mbret ua dër-gon kartë postale nga zyra dhe i urdhëron: Ja, votoni këtë kanakarin tim për deputet, a kryetar bashkie. Pse nuk e ndryshon kjo klasë politike atë kodin që miratoi një mesnatë të vitit 2008? E gjithë kjo klasë politike është e pabesueshme. Ndaj shqiptarët po ia mbathin me vrap, duke ikur ku të mundin. Po ikin duke këlthitur me të madhe: Po ikim se ky vend sot drejtohet nga maskarenjtë. A jeni a s'jeni të tillë, këtë e dinë shqiptarët, që nuk u keni lënë një ditë të bardhë. Sa krenohemi sot se zëmë vendin e parë në këtë botë

për numrin e azilantëve për numër të popullsisë. Është kjo klasë politike tashmë e mbushur me

“shkencëtarë” që nuk kanë lexuar ndoshta as edhe një libër, po kanë fituar gradën shkencore krejtësisht të kopjuar, që ende na bën thirrje për t’i besuar. Hesht gjithë lukunia e politikanëve me grada shkencore, edhe pse gjatë gjithë parlamentit vetëm kanë heshtur, apo kanë llomotitur një grumbull fjalësh pa kuptim. Janë bash këta, që sot kujtohen e na llomotisin se “nesër pa na lëshokan sheshin në dorën tonë”. Ja, në ç’nivel ka arritur maskarallëku i klasë politike shqiptare. Ndërsa heshtin e nuk bëzajnë se janë pikërisht këta palo-deputetë që po e detyrojnë BE-në të na mbajë larg vetes. Jo për këtë vit, po ndoshta edhe shume vite te tjera. Se për këtë vit, as që duhet të pretendojmë që BE të nisë bisedimet për pranimin tonë në radhët e saj, kur vetë ajo ka zgjedhje. Dhe të rinjve nuk do t’u shkojë mendja të merren me ne shqiptarët, që i kemi lodhur aq shumë ndër vite.

Për çfarë po ndodh në këtë Shqipërinë tonë është për të qeshur e për të qarë. Kjo klasë politike na fton të na lëshojë sheshin, a thua se na fton në dasmë. Se përgatitjet për dasmë nisin thuajse një muaj para. Tamam si këtë radhë, kur opozita ka nisur përgatitjet. Bile edhe ftesat nuk i dërgon me postë, po duke shkuar vetë kryetari – mbret i saj, vetë Lulzim Basha. Po na jep ftesat për dasmë, po asnjë fjalë nuk na thotë, edhe pse të gjithë e dimë se ajo bashkë me PS e LSI - në janë bashkëfajtoret e vetme për gjendjen tragjike në të cilën janë sot shqiptarët. Vetëm nga kjo treshe, shqiptarët janë plaçkitur pa u ndalur gjatë këtyre 30 viteve. Dhe paturpësisht asnjë prej tyre nuk është ndëshkuar. Se është kjo treshe, që ka in-staluar si në asnjë vend tjetër pandëshkueshmërinë. Sepse mbrohen nga plazhistët e Durrësit. Ata nuk po mundet t’i pastrojë as Vettingu. Shqiptarët ndjehen

të çuditur se, të gjithë ata që Vettingu po i largon nga sistemi, jo vetëm po e mbajnë pasurinë e grabitur dhe po largohen qetësisht për të vijuar jetën e tyre si milionerë. Ata janë të paprekshëm, bile gati – gati sa nuk u jepet edhe një dekoratë për largimin nga sistemi. Edhe pse na broçkullisin se janë bërë mil-ionerë me paratë që u kanë falur gjyshet e gjyshërit, apo ndonjëri edhe duke luajtur bixhoz. Turpe të tilla vetëm kjo tokë shqiptare i mban.

Mirë të gjitha, çfarë thamë deri tani, po çfarë do të na sjellë e nesërmja? Me protesta, a do ta mun-dim gjysmë shtetin familjar, që kjo klasë politike ka ngritur? Me kë do ta mundim? Me këta që ende na krenohen me Gërdecin, që ta themi të drejtën është krimi më monstruoz shtetëror. As mos të presim se do të ndodhë ndonjë gjë. Thjesht një protestë dhe të gjithë do të vazhdojnë jetën e rëndë, do të vazhdojnë të largohen në kërkim të një jete më të mirë diku nëpër botë. Sepse asgjë nuk mund të ndryshojë cilësisht me një siç thotë populli, “hiqe Lenën për të vënë Prenën”. Do të ndodhë kështu me çdo pro-testë, sepse kjo klasa jonë politike nga e majta në të djathtë, as nuk ia ka idenë se ç’do të thotë turp. Ajo di të plaçkitë e të pasurohet për vete duke shkelur pa iu dridhur qerpiku mbi gjakun e djersën e gjithë shqiptarëve të tjerë.

Ngritja e shtetit krejtësisht familjar është turpi më i madh i kësaj klase politike, që po na çudit kur na broçkullis te veshi: Unë ju dua shumë, ndaj votën ma jepni mua! Janë këto disa prej shkaqeve që na bëjnë të mos shpresojmë në ndonjë ndryshim. Pasi asgjë nuk mund të ndodhë me një protestë një ditë dimri. Dy vjet më parë, protesta nisi një ditë dimri e bitisi me një marrëveshje një ditë vere, po asgjë nuk na solli. Bile na solli më shumë grotesk, më shumë plaçkitje e më shumë varfëri.

Këtë vit është 26 vjetori i nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Bullgaria ka mbështetur antarësimin e Shqipërisë në NATO dhe mbështet integrimin në Bashkimin Europian. Shprehje e bashkëpunimit dhe mirëkupti-mit midis dy vendeve është edhe njohja nga Qeveria Shqiptare, para dy vitesh e minoritetit bullgar në Shqipëri. Nga ana tjetër edhe marrëdhëniet ekono-mike midis dy vendeve janë në rritje. Investimet bullgare janë në fushën bankare, mobilare, tregtare, turizëm etj. Prej disa vitesh në tregun bankar është e pranishme banka bullgare FIBANK, apo blerja e “Telecom Albania” nga kompania mobile bullgare “Vivacom”, e cila do të fillojë aktivitetin këtë vit e ku janë dy aksionere; bullgari Spas Roussev dhe shqiptari Elvin Guri, një sipërmarrës shqiptar i mirënjohur në Bullgari. Zhvillim ka patur edhe në fushën e turizmit ku Bullgarinë e kanë e kanë vizituat vitin që shkoi rreth 40 mijë shqiptarë.

Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe mar-rëdhëniet kulturore midis dy vendeve, ku ansamble folklorike nga Bullgaria dhe Shqipëria kanë dhënë shfaqje ne vendet respektive. Konkretisht këto ditë me rastin e 3 Marsit, Festës Kombëtare të Bullgarisë, me inisiativën e Ambasadës Bullgare në Tiranë, ansambli folklorik “Vangeloff” ka sjellë në vendin tonë folklorin e pasur bullgar, i cili u interpretuar në 28 shkurt në Tiranë, 28 mars në Kukës dhe 2 mars në Berat. Spikati si pjese e ansamblit, prania e këngëtarit të njohur bullgar Vasil Vasiliev i cili ka in-terpretuar këngën bullgare por ka kënduar edhe në gjuhën shqipe, këngën “Shqipëri o nëna ime”. “Këto koncepte janë tregues i afrimitetit të popujve tanë, kulturave tona dhe shpirtit tonë të pasur artistik”, tha ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, zoti Momtchil Stoyanov Raytchevski.

*Konsull Nderi i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

luftë të vazhdueshme deri sa Bullgaria të shpallte pavarësinë në 22 shtator 1908. Duket thënë Dita e Çlirimit të Bullgarisë dhe Pavarësia e saj pati ndik-imet e veta pozitive edhe tek mendimtarët e Rilindjes shqiptare të cilët mërguan në Bullgari ku në Sofje patën mundësi të mëdha për punuar dhe për të ar-tikuluar mendimin dhe përpjekjet për pavarësinë e Shqipërisë. Patriotët shqiptarë hapën shtypshkronjë, filluan botimin e librave dhe gazetave në shërbim të zgjimit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Tashmë Bullgaria është shtet modern, antare me të drejta të plota në organizmat rajonale dhe ndërkombëtare si: OKB, KE, OSBE, Organizata e Detit të Zi, etj. Bullgaria ka nënshkruar Traktatin e Anëtarësimit në Bashkimin Evropian më 25 prill të vitit 2005 dhe u bë antare e Unionit më 1 janar 2007. Ndërkohë Bullgaria u antarësua si vend antar i NATO-s me 29 mars 2004, krahas me disa vende të tjera të Europës Lindore të cilat më parë kishin qenë në Traktatin e Varshavës si: Sllovenia, Sllovakia, Rumania, Letonia, Lestonia dhe Estonia. Ndërsa vitin që kaloi, Bullgaria në gjashtëmujorin e parë kishte Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Viti 2019 shënon 105 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe 26 vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Bullgarisë janë vendosur në vitin 1914 dhe më vonë janë hapur përfaqësitë diplomatike në të dy vendet. Bullgaria është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Shqipërisë të shpallur në Vlorë nga Ismail Qemali më 28 nëntor 1912. Ndërkohë është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Marrëdhëniet politike midis Shqipërisë dhe Bullgarisë janë të shkëlqyera. Personalitet më të larta zyrtare të dy vendeve kanë zhvilluar vizita reciproke.

(1878-2019: 141 vjetori i çlirimit të Bullgarisë nga perandoria Osmane)

Page 17: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT E Shtunë 2 Mars 2019 17

Nga Pirro PRIFTI

Rëndësia e Kuvendit të Lezhës të mbajtur me 2 mars 1444, 575 vite më parë, është e

padiskutueshme përsa i përket dëshirës për t’u bashkuar për të luftuar armikun e përbashkët osmanët, por edhe në ditët e sotme do të ishte një nga shem-bujt e shkëlqyer, por të rrallë se si shqiptarët lanë grindjet dhe cic-micet ndërmjet tyre dhe u bashkuan për të mbrojtur tokat e tyre dhe popullin e tyre, si dhe për të ruajtur identitetin e tyre kulturor, fetar, dhe dëshirën për të qëndruar me kombet e krishtera.

Kjo për fat të keq kjo ngjarje e para 575 vitesh, përbën një kontrast të madh në ditët e sotme kur shikon se si ̀princërit̀ e sotëm të politikës shqiptare vazhdojnë me kokëfortësi të grinden, dhe nuk përpiqen fare për t’u bashkuar dhe për tu integruar sa më parë në BE.

Sipas Historisë Besëlidhja e Lezhës, e organi-zuar nga Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skën-derbeu me përkrahjen e plotë të Princit fitimtar Gjegj Arianit Komneni dhe me pjesëmarrjen e shumë princërve orthodoksë të Arbërisë dhe Epirit, që quhet rëndom nga historianët edhe si Kuvendi i Parë i Lezhës, u mbajt si sot 575 vite më parë në Katedralen e Shën Kollit (Shën Nikolla) Lezhë, një kishë e cila duhet të ketë qenë brenda murit rrethues të Kështjellës (Kalasë) së Lezhës dhe jo jashtë saj.

Qëllimi kryesor i kësaj Besëlidhjeje ishte mbrojtja e tokave dhe popullatës së Arbërisë dhe Epirit nga Perandoria e fuqishme osmane si dhe bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botë krishtere ishin të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi me këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalësohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame.

Objektivat kryesore të cilat u shtjelluan dhe u miratuan nga të gjithë princërit e asaj kohe të Arbërisë dhe Epirit ishin:

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës-575 vite më parë1. Krijimi i një Besëlidhje Arbërore në krye me

Skënderbeun. 2. Formimi i një ushtrie të përbashkët të ko-

manduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm. 3. Krijimi i një arke të përbashkët për të përbal-

luar shpenzimet e luftës.Lidhja e Lezhës ishte aleancë politiko-ush-

tarake e princërve arbëror dhe njëherit ata ruanin dhe autonominë e luftës https://www.ikvi.at/?p=7679.

Pjesëmarrësit në këtë Kuvend madhështor ishin princërit e tokave të Arbërisë dhe të Epirit: Gjergj Arianiti- Komneni, princ i lavdishëm i cili për herë të parë mundi osmanët rreth vitit 1436, dhe e kishte kështjellën në Kaninë të Vlorës (nga ky fis rrjedh dhe Ismail Qemal bej Vlora por si familje e islamizuar). Më vonë Princi Gjergj Arianit-Komneni (me gjak blu, sepse rridhte nga Komnenët e Epirit Perandorë të Bizantit), u bë vjehrri i Gjergj Kastriot –Skënderbut sepse i dha Donika Arianitin për nuse, por ishte edhe babai i Angjelina Arianiti, shënjtore e Serbisë (dhe oshënare e Shqipërisë) siç quhet sot Shën Angjelina disa e të cilës është në kalendarin orthodox me 31 korrik.

Andrea Topia (Thopia), Stërnip i Karl Thopisë (Karl Topia futi për herë të parë osmanët në Arbërinë e asaj kohe më1862, duke i ftuar që të luftonin Bal-shajt), princi i krahinës midis Krujës dhe Durrësit, i shoqëruar nga dy djemtë e tij Kominin e Muzakën dhe nga i nipi Tanush Topia.

Teodor Korona Muzaka, princ i Beratit dhe disa princër të tjerë të Myzeqesë.

Gjergj Stres Balsha, princ i krahinës midis Krujës dhe Lezhës.

Pal dhe Nikollë Dukagjini, principata e të cilëve zgjatej nga Drini në Kosovë (Dukagjin-Metohi) gjer në kufi të Serbisë.

Lek Zaharia Altisferi, princ i Danjës.

Zaharia Gropa, Princi i zonave përreth liqenit të Pogradecit.

Pjetër Spani, princ i Malësive të Shalës e të Shoshit i shoqëruar nga të katër djemtë e tij: Aleksin, Bozhidarin, Vruon dhe Mirkon.

Lek Dushmani, princ i Zadrimës. Stefan Çernoviçi (Gjurashi), princ i Malit të Zi

se bashku me djemtë Gjergj dhe Gjon.Moisi Golemi –Dibrani- ushtarak dhe drejtues

i dibranëve, kushëri i Kastriotëve.Hamza (Dhanil) Kastrioti –nipi i Gjegj Kastriotit,

djali i Stanisha Kastrioti (konvertuar në islam, jetonte pas pushtimit në Kostandinopojë).

Përfaqësues të Venedikut, meqenëse Lezha ishte pushtuar nga Venediku duke kthyer edhe kishat i kishat orthodokse në katolike megjithëse popullata fshatare ishte orthodokse dhe ajo qytetare ishte e përzier.

Vendimet e kuvendit ashtu si u tha më lart ishin:Krijimi i një Besëlidhje Arbërore në krye me Skënderbeun,formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përg-jithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës. Ushtria e besëlidhjes u krijua e përbërë nga repartet e bujarëve shqiptarë dhe garda personale e Skënderbeut. Të gjithë princërit u zotuan të përkrahnin me ushtri, me ushqime dhe para kundër Sulltan Muratit i I. Të ardhurat e ushtrisë së Besëlidhjes, në vit, vinin nga pagesat e princërve të Besëlidhjes, nga të ardhurat e principatës së Kastriotëve dhe nga shëllinat (minat e kripës) e Kampopeshkupit, afër Shën Kollit, në veri të Durrësit. Vlerën e një ushtrie të gatshme për luftë në çdo minutë Skënderbeu e kishte parë tek shërbimet e Jeniçerëve. Fitimet e Turqisë i detyroheshin këtij tru-pi ushtarak i cili ishte themeluar nga Sulltan Orhani (https://ëëë.shqiperia.com/Kuvendi-i-Lezhes-dhe-

krijimi-i-Beselidhjes-Shqiptare-(2-mars-1444).156/).Pas Kuvendit të Arbërit Skënderbeu or-

ganizoi një ushtri prej 8000 kalorësish dhe 7000 këmbësoresh, ku një të tretën e përbënte garda e tij. Rreth 3000 veta formonin ushtrinë e rajoneve kufitare nën komandën Moisi Golemit. Në rast mobilizimi, do të krijoheshin reparte vullnetare. U organizua rrjeti i informacionit për lëvizjen e armi-kut. https://sq.wikipedia.org/wiki/Bes%C3%ABlidh-ja_e_Lezh%C3%ABs

Sikurse na njofton Barleci, sapo shpalosi në Kalanë e Krujës flamurin e kuq me shkabën e zezë dykrenare, Skenderbeu shkoi prej një vend në vend tjetër për ta ftuar popullatën në luftë çlirimtare kundër zgjedhjes së huaj. Krahas kësaj ai shikonte si një hapë përpara e të domosdoshme, thirrjen e një kuvendi të përgjithshëm në të cilin do të për-faqësoheshin sundimtarët e Arbërisë dhe të Epirit (të cilët i përmendëm më lart) https://ina-online.net/kuvendi-beselidhja-e-lezhes-2-mars-1444/.

Kjo ngjarje përbën hapin e parë për bashkim të të gjithë trojeve të Arbërisë dhe të Epirit përfshi dhe Kosovën. Hapi tjetër i dytë për formimin e shtetit shqiptar tashme, mbetet28 Nëntori i vitit 1912, ku përsëri Ismail Bej Qemal Vlora, një pinjoll i Princit të famshëm vlonjat Gjergj Arianit- Komnenit me gjak blu. Beslidhja e Parë e Lezhës së 2 MARS 1444, mbetet një shembull se si fisnikët shqiptarë i lanë mosmarrëveshjet midis tyre dhe u bashkuan për një qëllim të përbashkët-luftën kundër perandorisë më të fuqishme të asaj kohe-Perandorisë osmane, duke mbrojtur gjithashtu dhe vlerat fetare kristiane të popullit dhe të Europës. Le të shërbejë kjo datë përkujtimore edhe për drejtuesit e sotëm politik të Shqipërisë për të lënë mënjanë grindjet dhe për t’u bashkuar, për të hyrë në BE.

[email protected]

Presin të fitojnë populistët anti BE, për t’u shpallur "heronj"?!

gori demokratësh! E para, militantë bazikë pa asnjë mundësi interpretimi të qartë të demokracisë dhe e dyta, demokratë të interesuar për tu ngjitur sipër, duke luajtur pjesën e daljes në periferi të ekstremit populist dhe anti Bashkim Europian në Shqipëri! Duke shpallur të blerë nga Rama zyrtarët ë Brukselit dhe Strasburgut, duke shpallur praktikisht Brukse-lin dhe Strasburgun të korruptuar, duke fyer dhe sharë sikundër janë mësuar në kuvend gjithkënd, familjet, individët, sot po luajnë aventurën e fundit që është kalimi në populizëm arrogant, idiot politik dhe gati për aventurë anti ligjore e anti demokratike! Tani për to, OSBE-ja në Tiranë është armike me një gjerman që urdhërohet "nga Rama", zyra e BE-së e "korruptuar me italianin sot, njësoj si me Kroaten dje", ambasada amerikane e Sorosit, ajo gjermane dhe britanike kundër tyre etj., etj! Sipas tyre dhe analizave të analistëve të tyre, Flakenshtajn dhe Kukan janë zyrtarucë të vegjël që i ka blerë Rama dhe të gjithë ato që ishin dje "një organizatë socialiste partie" nga BE dhe KE! Janë njerëz të shitur sipas lidershipit të opozitës dhe që "e kanë me opozitën shqiptare" sepse i ka blerë Rama!? Kjo është gjendja psiqike e tyre! Ky është momenti që ato kanë, jo përballë mazhorancës dhe Ramës, por përballë shoqërisë shqiptare dhe ndërkombëtarëve! Një pyetje del vetvetiu! Kaq dementë dhe papërgjegjshëm vallë janë apo bëjnë vetë! Pra në shkodrançe, janë të marrë (çmendur) apo shtihen (bëjnë vetë) si të marrë! Sigurisht nuk janë të marrë! Individë që kanë bërë abuzime miliona e miliona euro, që kanë vrarë njerëz, që kanë shitur interesat kombëtare me firma dhe vula, që kanë hed-hur në erë një fshat, duke vrarë dhe plagosur njerëz, nuk janë të marrë! Kryeindividi i tyre që ka shkaktuar fatkeqësinë më të madhe mbas diktaturës së Enver Hoxhës dhe për nga përmasat edhe më të madhe

se sa të kriminelit diktator ideologjik, pra doktor Sali Berisha dhe viti 1997 i tij, janë shembulli i mirë se çfarë po tentohet të përsëritet në Shqipëri! Por të huajt nuk janë tashmë as me të, as me partinë e tij dhe as me shpurën demente fajtore që ai i tërheq zvarrë! Të huajt kanë një "bast" që është fillimi reformës në drejtësi! Ky është momenti që aventura e Berishës dhe pas tij njerëzit e delirit patologjik shqiptar në politikë, kanë bërë llogari për irracionalizëm politik dhe bazuar në një marrëzi tjetër! Kjo marrëzi e ka emrin "pritje për fitoren e populistëve, nacionalist shovinistëve europianë, ksenofobëve në zgjedhjet e sivjetshme për parlamentin dhe pastaj komisionin Europian"! Tanimë lidershipi i SHQUP-it po pret ndihmën e madhe të kohës së zgjedhjeve dhe jo nga e djathta europiane, por nga anti Europianistët dhe populistët e acaruar me Brukselin dhe Strasburgun bashkë! Tashmë aventurierët politikë në Tiranë janë bërë bashkë (në fakt bëjnë sikur, sepse askush nuk jua vë veshin) me partitë antisistem në Europë dhe sidomos ato anti BE! Dashurojnë Orban dhe dre-jtimin e tij anti BE dhe anti sistem, dashurojnë Le Pen, po dëgjoja disa "ideologë" të tyre që ishin me "Alter-native fuer Deutschland”! Po po dhe me Kaczynskin polak, ose me (Fpoe) i Norbert Hofer, duan Salvinin dhe padyshim ju pëlqen që të konsiderohen tashmë anti sistem dhe anti BE! Nuk shpallen haptas kundër CDU-së së Merkel, por për Makronin, një njeri i shëmtimit politik thoshte se "është i mbaruar"!? Tani po përpunohet gjysmë haptas se mbështetja e tyre e madhe është përmbysja e raportit politik në Europë dhe fitorja madhështore e populistëve të saj, që normalisht sipas logjikës së tyre, do të ishin në mënyrë imediate kundra Ramës dhe pro Berishës e Bashës! Po po, tentohet bashkimi me ksenofobë dhe anti integrim europian! Kjo është karta e tyre e

zhubravitur që po presin dhe pak! Ky është momenti i fundit i tyre përbashkues, i fundit dhe tashmë basti i tyre për të jetuar politikisht si një formacion normal partiak! Kanë vetëm një ndihmë në vend! Një lloj "kualiteti" në arrogancë që ka Rama me të vetët dhe pjesën e njerëzve të shtresës së mesme si qytetarë të mirë, të cilët Kryeministri e di që nuk përbëjnë rrezik për askënd dhe ju shet mend, i ngarkon, apo ju thotë batuta! Po sepse me horrat tregohet tolerant dhe i mëshirshëm! Duken te faktet që me politikanët kriminelë, të cilëve jo vetëm nuk ju ka bërë gjë, por ju ka rritur kapitalet dhe vlerat e përballjes politike! Ju ka rritur kuotat financiare dhe PH-në e delirit politik!

Tashmë kjo opozitë e kërcënimeve të mëdha dhe sharjeve e fyerjeve akoma më të mëdha, po luan gurët e fundit! Sigurisht do të ndezë zjarr! përpara se të fillojnë zgjedhjet Europiane! Qëllimi nuk është thjesht ndalimi i integrimit, por krijimi i lobit anti integrim me anën e populizmit dhe anti in-tegrimit politik të forcuar në disa vende të Europës! Do bëjnë të gjitha përpjekjet që të duken "heronj" në sytë e këtij tarikati partish dhe eurodeputetësh në qershor dhe më vonë!

Tanimë pritet që të dalin fare hapur Europës sepse "janë të sigurtë" që do të fitojnë në Europë populistët ksenofobë dhe anti sistem! Duan të bëjnë heronjtë e fillimit të "shkatërrimit të saj" në aventurën e pushtetit të synuar! Por nuk është vetëm kjo! Është lufta për të ndalur Reformën e Drejtësisë dhe anulimin e plotë të saj! Krijimin e çdo zhurme dhe përplasjeje politiko shoqërore deri në gjakderdhje (ruajna zot) për të arritur diçka! Po pra, që të mos realizohet kjo reformë dhe sidomos pjesa SPAK dhe BKH! Janë gati të bëhet "heronj" dhe të krijojnë "dëshmorë" që të mos krijohen këto organizma drejtësie të vërtetë te ne! Ky është qëllimi i tyre!

Nga Besi BEKTESHI

Nuk ka kaluar shumë kohë kur "lidershipi i djathtë" demokrat, por kryesisht njerëzit

e pushteteve të shpërdoruara dhe shkërmoqura, prisnin që Presidenti Trump t’ju vinte në ndihmë!? Së pari si "hakmarrje" e batutave të Ramës kundër tij, të thëna sigurisht nxitueshëm diplomatikisht edhe pse në një koncept europian të drejtë realisht! Prisnin që njeriu i shtetit të madh demokratik gjënë e parë që do të bënte ishte të lëshonte "rrufe" mbi qeverinë e Ramës! Kështu e kanë logjikën "të djathtët" e dalë nga zgafellat e diktaturës si pjesë lëtyre e saj! Por hiç, asgjë, Trampi as që çau me nder jush menderen! I dha dhe dorën atij që kishte bërë batuta! Atë kohë u lodhën duke kërcënuar "jua tregon Trumpi ju"! Po ja tregon dhe Lu-së?! Prisnin dhe pak, se çfarë do t’ju bëjë "Amerika e djathtë ju"!? Pra socialistëve, Rilindjes, mazhorancës dhe Ramës! Por, as u mor kush në USA me të tilla marrëzi tipike folklorike shqiptare, përkundrazi "i futën një bazë NATO" dhe ca mos aprovime për daljen nga kuvendi të një force politike, e cila tashmë është pre e delirit të një klike drejtuese sipër, e cila ka filluar prej kohësh aventurën e rrënimit të saj dhe tashmë i ka mbetur aventura e madhe e rrënimit të vendit për hatër të pushtetit të humbur të tyre! Them e një klike e cila ka për të dhënë llogari dhe ka probleme të mëdha me reformën e drejtësisë! Ka probleme të mëdha ajo dhe jo demokratët! Sikundër kanë individë dhe te PS apo dhe diku tjetër LSI e kompani. Tani ka ardhur dita që në aventurën e tyre të tërheqin zvarrë dhe dy kate-

Page 18: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT18 E Shtunë 2 Mars 2019

4,5,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Shfaqja "Gusht: portret familjar" vepër nga Tracy Letts me regji nga Spiro Duni vijon te “arTurbina” për publikun mbrëmjen e të shtunës dhe të dielës. Me role të ndryshme në skenën e teatrit këtë herë Flaura Kureta vjen me një nga personazhet e dramës me tre akte, që është Keren Ueston. Për aktoren, problematika që trajton vepra e gjejmë dhe sot në shoqërinë shqiptare. “Unë luaj në shfaqje një nga motrat që janë në vepër, pasi janë tre në dramë dhe interpretoj Keren Ueston. Roli im është motra që është larguar më herët nga kjo familje dhe ka shkuar në Florida. Ajo pas vdekjes së babait vjen në shtëpi, ku është mbledhur e gjithë familja. Por aty është një familje disfunksionale nga drogat që përdorin, ilaçet, mungesa e komuni-kimit. Një familje amerikane por siç po kthehet sot dhe familja shqiptare me problemet që mbartin. Një vepër shumë koherente”, tregon aktorja e njohur Flaura Kureta. Për aktoren, kjo vepër që i kishte munguar deri tani skenës shqiptare është shkruar nga një autor i njohur për krijimtarinë e tij. “Është një autor amerikan shumë i njohur me veprat e tij. Mbahet një aktor i vlerësuar dhe është pak Çehov, është një pjesë shumë e mirë dhe fat i madh që e kemi në dorë dhe po e punojmë. Një vepër që është bërë dhe një film i famshëm në Amerikë”, tregon aktorja Flaura Kureta. Me regji nga Spiro Duni dhe me një kast aktorësh të njohur aktorësh rikthehet me këtë vepër pas shumë vitesh mungesë në jetën artistike në Shqipëri aktorja Merita Xhani, për të vijuar në role me Luli Bitri, Eva Alikaj, Dritan Boriçi, Flaura Kureta, Elia Zaharia, Ligoraq Riza, Neritan Liçaj, Myzafer Zilfa, Niada Sailiasi, Marget Caushi dhe Dori-ana Caushi. Teatri Kombëtar shkruan se është një interpretim brilant. “Vijon dhe më 1-2-3 mars, ora 19:00, në “arTurbina”. Eja të zbuloni interpretimin brilant dhe të vërtetat e familjes Weston”, bën me dije Teatri Kombëtar. “Gusht: Portret Familjar” është historia e familjes Ueston, që ka probleme të thella të cilat shpërfaqen me tërë fuqinë e tyre kur pjesëtarët e saj mblidhen në shtëpinë e tyre në Oklahoma, ku patriarku i familjes Beverli Ueston ka humbur. Gruaja e tij Violeta është një egoiste, manipuluese dhe e varur nga droga. Ajo përdor dhunë psikologjike dhe i torturon tre vajzat e saj. Drama konsiderohet komedi e zezë, pasi vepra përshkohet nga humori. Përveç çmimit Pulitzer në vitin 2008, autori Tracy Letts është vlerësuar dhe me çmime të tjera.

Specialistët pohojnë se nuk ka ndërhyje me projekte konkrete në monumentet e kulturës

kësaj situate për studiuesin Moikom Zeqo monumentet e kulturës në këto zona kërkojnë një plan kombëtar dhe përgjegjësia është e institucioneve, që nuk duhet ti lënë të degradojnë. “Një nga kishat që unë kam kërkuar disa herë që të ketë ndërhyrje është Kisha e Shirgjit, sepse është e kërcën-uar nga shkatërrimi. Po ashtu duhet ndërhyrë dhe në monumentet arke-ologjike të qytetit të Drishtit. Aty nga gërmimet arkeologjike që janë bërë në strukturën e Komanit janë disa kisha që nuk janë shpallur ende monument kulture dhe duhet bërë restaurimi që mos të degradohet më tej. Ministria dhe IMK duhet të kenë plane projekte për kishat, objektet që kërkojnë ndërhyrje urgjente”, shprehet arkeologu dhe studiuesi Moikom Zeqo. Më tepër propagandë se projekte

Sipas studiuesit Moikom Zeqo objektet me probleme janë nga veriu në jug të vendit dhe kishat rrezikojnë jo pak. “Përgjithësisht kishat ilire në antikitetin e vonë, që quhet shekulli i gjashtë kanë nevojë urgjente për restaurimin në Shqipëri. Ndodhen në gjithë territorin e vendit nga veriu në jug. Ministria duhet të ketë një program kombëtar për restaurimin e kishave. Ne kemi kishat e tjera që janë shkatërruar dhe nuk ekzistojnë më si ajo e Vaut të Dejës, që është

bërë një rindërtim por nuk është autentik, sepse ajo e vjetra është shkatërruar”, shprehet Zeqo. Me kritika për institucionet studiuesi Moikom Zeqo pohon se më tepër bëhet propagandë se sa bëhen ndërhyrje konkrete në objekte. “Di që është folur për një projekt për Kishën e Shirgjit, por unë nuk e di se çfarë bërë apo si ka vijuar puna me atë projekt. Institucionet i kanë projektet si propagandë, por jua e kam thënë dhe më parë, ne nuk kemi më specialistë. Kemi IMK, por nuk ka specialistë. Kultura te ne prodhon më tepër propagandë se sa shkencë. Ka një kontradiktë midis propagandës dhe shkencës. Duhet program kombëtar dhe ndërhyrje në objektet, që po rrënohen”, shprehet si specialist i trashëgimisë Moikom Zeqo. Arkitekti Latif Lazimi, i cili për katër dekada punoi në IMK pohon se kjo është një gjendje e trashëguar ndër vite, por në monumentet e rrezi-kuara duhen ndërhyrje emergjente. “Normalisht monumentet duhet të mirëmbahen vazhdimisht. Nëse nuk mirëmbahen ato degradohen dhe kjo çon në shkatërrimin e tyre. Kur ka emergjenca duhet të ndërhyhet menjëherë, në se jo mbajnë përg-jegjësi institucionet. Duhet të kenë fonde për emergjencë patjetër”, shprehet dr. Lazimi.

Flaura Kureta: “Gusht: portret familjar”, vepra që i kishte munguar

skenës shqiptare

Julia VRAPI

Monumentet e kulturës në vend rrezikojnë jo pak, të lëna prej vitesh pa ndërhyrje dhe projekte

restaurimi sot një pjesë e tyre lënë për të dëshiruar. Sipas specialistëve të trashëgimisë, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kul-turës nuk kanë mundur dot deri tani të sjellin një përmirësim të kësaj situate. Nëse flasim për Lezhën dhe Shkodrën ka objekte monument kul-ture që janë drejt shkatërrimit. Rasti më i fundit është dhe kisha e Shën Premtes në Balldre të Lezhës. Spe-cialist i trashëgimisë kulturore histo-riani Paulin Zefi bën thirrje, që IMK duhet të marri masa urgjente për të ndaluar më tej shkatërrimin e kishës. “Era e fuqishme e këtyre ditëve nuk e ka kursyer as këtë perlë mesjetare, Kishën e Shën Premtes në Balldre të Lezhës. Nëse DRKK-Shkodër dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk marrin masa urgjente, atëherë sapo të fillojnë reshjet e para të shi-ut lagështira rrezikon dëmtimin e afreskeve të mrekullueshme të kësaj kishe”, shkruan Zefi ndërsa ka publi-kuar dhe disa foto nga kisha në Ball-dre. Më herët specialisti Paulin Zefi ka bërë me dije se janë disa kisha që kërkojnë ndërhyrje emergjente. “Kishat që kanë më shumë probleme janë ato mesjetare, ka pasur shumë pak ndërhyrje ndër vite. Në gjendje më të vështirë dhe më e amortizuar është kisha e Shën Nikollit në fsha-tin Zejmen. Afresket janë fshirë dhe kanë mbetur gjurmë të vogla, janë dëmtuar dhe muret. Kemi probleme dhe kishën e Shën Barbarës me afre-sket, që kanë ardhur duke u dëmtuar si rezultat i lagështirës, si dhe çatia ka probleme. Tavani po ashtu ka rënë. Dera kryesore është shumë e dëmtuar. Kjo kishë është mesjetare dhe ka nevojë urgjente për ndërhyrje” shprehet ai. Kisha e Blinishtit po ash-tu ka nevojë për ndërhyrje, por sipas tij ka probleme dhe me disa kulla jo vetëm Lezha, por dhe Mirëdita e Kurbini. “Janë totalisht të harruara, ndërhyrje as nuk ka pasur”, ka tre-guar specialisti Paulin Zefi. Përballë

“Mirënjohje për artistët tanë”, 2 mbrëmje në Kuçovë

Shfaqja “Graviteti”, premierë në teatrin “Oda”

"Mirënjohje për artistët tanë" është formati kine-matografik, që do të ngrejë siparin në datat 7 dhe 8 Mars. Ky aktivitet organizohet nga Production Cinemania, Bash-kia e qytetit Kuçovë, Qendra Kulturore Fenix, nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bash-kisë Selfo Kapllani. “Emra të spikatur të skenës dhe ekranit nën moderimin e prezantueses së njohur Silvana Braçe do të surprizojnë dy mbrëmjet e një spektakli show duke vlerësuar figura të shquara si Regjisori Kujtim Gjonaj dhe Artisten

Adivie Alibali, kujtime në një sfond muzikal, me të ftuar poetë, shkrimtarë, skenaristë etj, do të sjellin plot emocion bukurinë dhe magjinë e kine-masë Shqiptare në vite” bëhet me dije për këtë aktivitet. Aktiviteti pritet të zhvillohet në kinema "Kadri Roshi" që ndodhet në qytetin e Kuçovës dhe është ndërtuar nga sho-qëritë italiane në vitin 1936. Duke qenë e vetmja dritare komunikimi në këtë qytet ka shërbyer ndër vite si një shtëpi argëtimi dhe një institucion kulturor për filmin.

Teatri “Oda” shënoi 16 vjetorin e themelimit me pre-mierën e shfaqjes “Graviteti”. Ishte një shfaqje teatrore e përbërë prej skenave- kronikë të bazuara në personazhe reale, ngjarje e fenomene nga e kalu-ara dhe e sotmja, që të përbash-kët kanë lidhjen, shpeshherë edhe të pashpjegueshme, me atdheun. Graviteti është forca që tërheq në mënyrat më të ndryshme personazhet e kë-tyre kronikave. Tablo e ngjarje fiktive të “muzeut gravitacional” nisin prej Skënderbeut, Ar-bëreshëve, emigrantëve të parë

të Shqipërisë e deri te per-sonazhet e ditëve të sotme të mërguar apo të kthyer. “Graviteti” ofron një ekspe-riencë artistike të eksplorim-it të lidhjes së veçantë të shqiptarëve me atdheun, prej këndvështrimeve dhe situat-ave nga më të ndryshmet, ku fuqia e gravitetit arrin deri edhe në aktet më sublime njerëzore. Teatri “Oda” prej vitesh po vijon aktivitet duke sjellë në skenë shfaqje të ndryshme teatrore, disa prej tyre nuk kanë munguar dhe në skenën e Tiranës.

Dita e Verës, nisin aktivitetet në qytetin e Korçës

Në Pazarin e Vjetër të Korçës kanë nisur aktiv-itetet me rastin e Ditës së Verës. Dekor, muzikë, argëtim dhe gjithçka tradi-cionale kushtuar stinës së pranverës. Kjo është pamja që ofron Korça këto ditë, duke synuar të kthehet në epiqendrën e festave. Një atmosferë fantastike u kr-ijua mbrëmjen e sotme tek Pazari i Vjetër i Korçës, ku nën tingujt e serenatave dhe pranë zjarreve, korçarët presin ardhjen e pranverës. Aktivitetet do të vazhdo-

jnë gjatë gjithë këtyre ditëve për të kulmuar në 14 mars, Ditën e Verës. Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet që janë në këtë qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. Është e mirënjohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqipëri për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qenë pushtuar disa herë, ndik-imet e huaja përbëjnë një pjesë të vogël te kulturës korçare.

Specialistët e trashëgimisë japin alarmin: Po humbasim monumentet kulturore, duhet ndërhyrje emergjente në Shkodër dhe Lezhë

Page 19: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

4,5,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 2 Mars 2019 19

k u l t u r e www.sot.com.al

E shkruar në vitin 1942, kur trupat naziste push-tuan Francën, historia sillet rreth konfliktit të An-tigonës idealiste dhe xhaxhait të saj të ngurtë, Kreonit, në lidhje me varrimin e vëllait të An-tigonës, Poliniku. Gjithashtu vepra u interpretua se përfaqësonte luftën e lëvizjes së Rezistencës franceze kundër forcave të qeverisë Vishi...

Aktiviteti kulturor “Muzeu im” u zhvillua me nxënësit e shkollave në Muzeun Historik Kombëtar. Nxënësit kishin sjellë nga shtëpitë e tyre objekte të vjetra, që me kalimin e viteve kanë marrë dhe vlera muzeale. Punime dore, objekte zbukurimi, libra, piktura, objekte porcelani e bronzi, mulli kafeje etj. Muzeun Historik Kombëtar bën me dije se nxënësit ishin impenjuar për të nxjerrë nga errësira, ku mbaheshin të fshehura prej vitesh objekte që dikur ishin përdorur nga gjyshet apo gjyshërit e tyre. “Ata ishin veshur me kostume popullore. Eksperienca e nxënësve për risjelljen në vëmendje të objekteve të vjetra e që marrin vlera muzeale vjen si pjesë projektit “Muzeu im”. Në këtë projekt çdo qytetar mund të ekspozojë objekte të vjetra të trashëguara nga të parët e tyre. Ky projekt ka për qëllim që edhe qytetarët të jenë më afër muzeut dhe muzeu të jetë më afër shkollave duke sjellë sendet e tyre të vjetra”, shprehet MHK. Muzeu Historik Kom-bëtar synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, k o m b ë t a r d h e n d ë r k o m b ë t a r dhe të inkurajojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tash-men dhe të ard-hmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai përfton, ruan dhe studion, provat materiale dhe jo materiale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis, që nxit edukimin dhe argëtimin. Ai organizon dhe mundëson gjithash-tu aktivitetet, të cilat përkrahin vizionin dhe misionin e tij. Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. Mes pavioneve të ndryshme ai i Lashtësisë është i më i rëndësishmi dhe nga më të pasurit në “Muzeun Historik Kombëtar” me afro 400 objekte të ndryshme. Objektet e paraqitura nisin me paleolitin e vonë, ku kultura prehistorike dëshmohet e gjallë dhe e fuqishme në trojet tona. Në stendat e muzeut gjenden objekte që i përkasin epokës së bronzit (2100-1200 para Krishtit) si dhe objekte të epokës së hekurit (1200-450 para Krishtit), periudha këto që përvijojnë tiparet e popullit ilir. Prej shekullit të VII para Krishtit kemi vendosjen e kolonive helene gjatë vijës bregdetare të detit Jon dhe Adriatik. Nga kjo periudhë i kanë rezistuar kohës disa enë prej qeramike dhe disa shpata.

Vepra e autorit Jean Anouilh, në skenë nga regjisorja Andrea Brusque

titull. E shkruar në vitin 1942, kur trupat naziste pushtuan Francën, historia sillet rreth konfliktit të Antigonës idealiste dhe xhaxhait të saj të ngurtë, Kreonit, në lidhje me varrimin e vëllait të Antigonës, Poliniku. Gjithashtu vepra u interpret-ua se përfaqësonte luftën e lëvizjes së Rezistencës franceze kundër forcave të qeverisë Vishi gjatë kulmit të pushtimit nazist. Varianti i Anouilh i Antigonës prek tema si tragjedia, meta-teatri, ide-alizmi i rinisë, kompromiset e moshës madhore, dueli mes moralit dhe poli-tikës, si edhe zgjedhjet dhe paqartësitë e jetës në një botë komplekse jo bardhë

e zi. Antigona është njëra nga seria e pjesëve dramatike të Anouilh, që kanë si bazë mitologjinë greke. I zhgënjyer dhe i tronditur nga ngjarjet e Luftës II Botërore, ai shkroi gjithashtu Euridika (1942) dhe Medea (së pari e vënë në skenë në 1937 dhe e botuar në 1946), të cilat ishin gjithashtu variante të për-shtatura të klasikeve origjinale greke. Këto vepra eksploronin rolin e fatit në jetët e njerëzve. E vlerësuar shpesh si kryevepra e tij, Antigona çimentoi rep-utacionin e Anouilh si autor dramatik. Vepra qe sukses i menjëhershëm, kur u vu në skenë së pari në Paris në vitin 1944.

“Muzeu im”, një aktivitet kushtuar objekteve me vlera muzeale

Julia VRAPI

Drama “Antigona” së shpejti vjen premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperi-mental “Kujtim Spahivogli”.

Vepra shkruar nga Jean Anouilh është përkthyer nga Ekrem Basha dhe e sjell në skenë regjisorja Andrea Brusque. Vepra shfaqet premierë më datë 9 mars në skenën e teatrit dhe regjisorja Brusque shprehet se përcjell mesazhe, që kalojnë kufijtë. “Jam e apasionuar me Antigonën e Jean Anouilh, sepse kjo heroinë kontemporane përcjell mesazhe që i kalojnë kufijtë. Është historia e një vajze të re që thotë jo, që kundërshton. Ajo thotë atë që mendon, dhe kjo liri e të shprehurit do ti kushtoj jetën, një jetë që nuk ia vlen ta jetojë ndryshe”, shkruan regjisorja Andrea Brusque. Ndërsa puna me aktorët ka disa kohë që ka nisur për të sjellë shfaqjen në teatër, regjisorja shprehet më tej se të gjithë e kanë brenda vetes një Antigonë. “Përballë Antigonës edhe më i fuqishmi bëhet i dobët, sepse e vetmja që nuk e bëjmë dot është të detyrojmë dikë të jetojë. Unë besoj se të gjithë ne kemi brenda vetes një Antigonë, e cila kur zgjohet na inkurajon të bëjmë zgjedhje radikale. Ky konflikt konflikt midis tiranit dhe revolucionarit është diçka që na prek thellësisht pasi ka të bëjë me të gjithë ne”, shprehet mes të tjerave regjisorja në tekstin e saj mbi veprën, që pritet të vijë premierë në Teatrin Eksperimental për publikun. Sipas regjisores autori Jean Anouilh luan mrekullisht me kodet e tragjedisë. “Me humor dhe me distancë ai të kujton së të gjithë personazhet do të vdesin dhe kjo është e pashmangshme, por lajmi i mirë është që ne, spektatorët, jemi gjallë, ndaj ka ende shpresë”, vijon regjisorja Andrea Brusque. Premiera vjen në skenë më aktorët e teatrit Laura Nezha, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Xhino Musollari, Xhulia Musagalliu, Adriana Tolka, Endri Çela, Klejdi Metaj. Ske-nograf Beqo Nanaj dhe kostumografe Sofi Kara

Vepra në skenëJean Anouilh (1910 - 1987) ishte

autor dramatik, teoricien, kritik dhe shkruante për film e televizion. Ai interesohej për rolin e individit në sho-qëri dhe përplasjen mes idealizmit dhe realizmit brenda individit. “Antigona” e Jean Anouilh është një përshtatje e tragjedisë së Sofokliut me të njëjtin

Ministria: Projekti i shtatores së Skënderbeut, me probleme

Olen Çezari: Ta mbartim gjuhën edhe tek gjeneratat e tjera

Ministria e Kulturës bën me dije se DRKK Shkodër konstatoi kryerjen e punimeve pa leje nga ana e Bashkisë Lezhë në sheshin “Gjergj Fishta” dhe mori masat për pezullimin e çdo punimi. “Sheshi “Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës ndodhet brenda zonifi-kimit arkeologjik, zona “A”, sipas Vendimit e Këshillit të Ministrave Nr. 728, datë 01.09.2010 “Për shpalljen e zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Lezhës dhe miratimin e rregullores së administrimit”, për këtë arsye Instituti i Monumenteve të Kul-turës kërkoi nga Bashkia Lezhë

dorëzimin e projektit për shqyr-tim. Projekti “Vendosja e shta-tores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut”, në sheshin “Gjergj Fishta”, u dorëzua me mangësi nga Bash-kia Lezhë me datë 26. 2.2019 si dhe me datë 27. 2.2019”, njofton ministria. Ministria vijon se duke vlerësuar situatën, IMK i drejto-het Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit me datë 27.2.2019 për pezullimin e puni-meve dhe marrjen e masave të menjëhershme për prishjen e punimeve të kryera në kundër-shtim me ligjin.

Në Samitin e dytë të Dias-porës violinisti me famë botërore Olen Çezari në fjalët e tij u ka bërë thirrje të gjithë prindërve shqiptarë jashtë kufijve që t’i mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe. “Jam mësuar të bëj kon-certe, jo fjalime. Përfaqësoj atë pjesë të vogël shqiptare në Itali, 800 mijë jemi pak a shumë, s’e mbaj mend. Kam pasur fatin të shkoj në Itali si muzikant, ne ishim ata që hanim grushtin, por thoni hej ne jemi shqiptarë. Jeta ka vazhduar, ne jemi integruar në jetën e përditshme italiane, dhe ne si artistë kemi pasur fatin që me

zanatin që kemi të jemi përpa-ra botës. Unë udhëtoj shumë, dhe kudo ku shkoj thonë: po vjen një violinist shqiptar”, u shpreh Çezari. Sipas tij, muzi-ka është një mur që lidh botën dhe nuk ka nevojë për fjalë, kurse si shqiptarë kemi nevojë ta rikujtojmë shqipen. “Prindër, mos ja lëshoni shqipen fëm-ijëve se kjo është thelbësore, që ta mbartin gjuhën edhe tek gjeneratat e tjera”, u shpreh mes të tjerave violinisti i njohur Olen Çezari. Aktiviteti artistik i violinistit të njohur po vijon me sukses në skena të ndryshme.

Zbulime të reja në “Pazarin historik” të Gjirokastrës

Gjatë punimeve për re-habilitimin e rrjetit të kall-drëmeve në “Pazarin historik” të Gjirokastrës, ekspertët kanë rënë në gjurmët e një shtrese historike rrugësh, kalldrëmesh dhe kubesh, që mund të çonin në një rivlerësim të historisë së pazarit. Gjetjet në thellësinë rreth 2.5 metra janë mbuluar sërish pa marrë zgjidhje dati-mi dhe pa iu dhënë mundësi ekspozimi. Inxhinieri zbatues për punimet Pilo Dhame thotë se befasitë gjatë gërmimeve provojnë gojëdhënat e përc-jella brez pas brezi, për një

sistem të sofistikuar kolektorësh e katakombesh nën pazar. “Kol-ektori historik është ruajtur dhe do të vijojë të jetë funksional me rrjetin e ri, që po ndërtohet”, tha Pilo Dhame, inxhinier i punimeve. Drejtoria e Monumenteve mori vendim për rihapjen e shtresave të zbuluara për të rivlerësuar situ-atën. Punimet për rehabilitimin e rrjetit të rrugëve e kanalizimeve në pazar pritet të përfundojnë në tetor. Gjirokastra, është qytet i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman.

Shfaqja “Antigona”, premierë së shpejti në skenën e Teatrit Eksperimental

Page 20: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT20 E Shtunë 2 Mars 2019

4,5,10,11,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Vllaznia luan sot me Korabin e Peshkopisë. Shkodranët edhe në trans-fertën e parë të fazës së tretë duket se do të kenë probleme mungesash. Nga kampi kuqeblu bëhet e ditur se janë tre titullarë nuk do të jenë. Gilman Lika ende nuk është gati e po ashtu edhe Malota në mbrojtje. Shqetësime ka ndjerë edhe një nga lojtarët më në formë të shkodranëve, Arssen Hajdari. “Edhe 2-3 lojtarë të tjerë kanë probleme, megjithatë, Vllaznia ka një skuadër të mirë organizuar dhe ka kualitete edhe në stol. Kam besim se ata lojtarë që do të hyjnë në fushën e lojës do të dinë që të bëjnë më të mirën. Besojmë se do ta fitojmë ndeshjen, ne në çdo fushë luajmë për 3 pikët”, tha Hasan Lika.

TRAJNERI

KOSOVA

KATEGORIA E PARË

Spektakël në prani të 10 mijë vetëve, bardheblutë zhvillojnë ndeshje të madhe, por vetëm 1 pikë

Adriatik BALLA

Tirana nuk fiton sërish ndaj Partizanit, nuk fiton as pas pesë vjetësh. Në fakt, për herë të parë në kaq vite Tirana bëri

një ndeshje të madhe, edhe pse përbërja e skuadrës së saj nuk është më e mirë sesa e Partizanit. Ishte shpirti bard-heblu dhe mbështetja e më shumë se mijë zemrave bardheblu në stadiumin “Selman Stërmasi”, i tejmbushur si asnjëherë tjetër në vitet e fundit, që sollën një rivalitet të spikatur dhe re-alisht dominimin e Tiranës në fushën e lojës, por këtij derbi i mungoi gjëja më e rëndësishme, i mungoi goli. Pra derbi i mbrëmshëm Tirana-Partizani nuk “shkrepi” dhe skuadrat e mbyllën në barazim 0-0, duke marrë nga një pikë që nxori të kënaqur vetëm të kuqtë, pasi ata ruajnë epërsinë në renditje. Alban Hoxha dhe shtylla e Abibit mohuan golin në këtë derbi, që ishte i paqtë në shumë aspekte të tij me Partizanin që mundi vetëm njëherë në 90 minuta të godiste portën. Një derbi mbetet i jashtëzakonshëm dhe për ngjyrat e pasionin që dhuron në tribuna dhe në këtë aspekt as përpara kësaj sfide, Tira-na-Partizani nuk zhgënjeu ndërkohë që e veçanta ishte asistentja Emanuela Rus-ta, me një gjyqtare femër që përbënte një risi për herë të parë në një derbi. Gega surprizoi me hedhjen e Dukës në vend të Atandës nga minuta e parë, lëvizje që nuk rezultoi shumë e goditur pasi Tirana kishte më tepër lirshmëri dhe madje ishte ajo që udhëhoqi bindshëm lojën në 45 minutat e para. Pas një shkëndije mes Ngo dhe Telushit pas vetëm 50 sekondash, Tirana mendoi të ndizte shkëndijën dhe në portën e Hoxhës, por ky i fundit ishte gati. Në të 24-tën Hoxha u bë shpëtimtar i Partizanit, me

Hoxhallarin që harkoi shumë bukur për Ngo, por goditja e këtij të fundit u ndal nga portieri i të kuqve. Dueli mes të dyve vazhdoi dhe në të 30-tën me Hoxhën që fitoi sërish. Dominimi i Tiranës bëri Gegën që të hidhte Atandën përkrah Telushit duke nxjerrë Dukën. Sfida ishte sërish e luftuar dhe në të 55-tën një dëmtim i rëndë për Idrizaj që preku dhe trajnerin Gega, me lojtarin që u largua nga fusha nëpërmjet autoambulancës. Në të 61-tën tjetër ndërprerje por këtë herë për shkak të mjeteve piroteknike që “sunduan” mbi derbin e fushës. Partizani më në fund ju afrua portës së kundërshtarëve në të 74-ën, por dhe në këtë rast ishin bardheblutë që rrezikuan portën e tyre. Në të 80-tën Mala ju afrua zonës, por Hoxhallari ndërhyri në çastin e fundit. Goditjen e parë drejt portës të kuqtë e realizuan pak sekonda më pas, por Telushi ishte i pafat kur gjeti shtyllën dhe pse një ndëshkim do të ishte shumë i rëndë për Tiranën. Në të 95-tën tjetër

rast për Tiranën, me Hoxhallarin që gjeti rrjetën, vetëm se duke vajtur vetë brenda saj, pasi topi shkoi në fundore. U mbyll me pak fjalë pa gola kjo ndeshje, me Tiranën që nuk fitoi dot ndaj Partizanit as me sulmin më të mirë të kampionatit, ndërkohë që për të kuqtë një barazim që duket se kënaq, sepse një pikë në derbi jo vetëm e ruan kreun, por tani Partizani shkon në 50 pikë dhe sheh i qetë ndesh-jet e rivalëve. Presioni tani kalon nga kampi i kuq tek ai verilindor i Kukësit.

Mema: Meritonim ta fitonim, luajtëm më mirëTrajneri i Tiranës, Ardian Mema,

theksoi pas ndeshjes se skuadra e tij meritonte më shumë se një pikë në këtë takim. “Po flitnim në korridor dhe nëse do të ishte boks do të fitonim me pikë. Jam i kënaqur me ekipin se luajtëm me Partizanin e vendit të parë. Duhet të rregullojmë disa gjëra, sidomos në pjesën e dytë, se kishte mangësi në in-terpretimin e pasimeve nga lojtarët, Par-

Skënderbeu ka probleme, mad-je probleme të thella. Që nuk do të ishte më i njëjti ekip si ai i edicioneve të shkuara kjo u kuptua që në fillim, por askush nuk priste një ecuri të tillë në muajt e fundit. Korçarët e nisën mirë edicionin, madje duke befasuar me lojën dhe rezultatet e regjistruara. Por që nga muaji dh-jetor i vitit të kaluar kurba ka qenë gjithmonë në rënie për formacionin e Orges Shehit, që është ndikuar shumë edhe nga mungesat në for-macion. 1 fitore dhe 8 humbje në 9

javët e fundit kanë bërë që të bien kambanat e alarmit. Nga Teuta te Teuta, korçarët kanë marrë vetëm 3 pikë dhe kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, për të hum-bur terren me kreun e klasifikimit. Më 1 dhjetor të vitit të kaluar Teuta i shkaktoi humbjen e parë në këtë ecuri negative në këto 9 javë, duke triumfuar në Korçë me rezultatin minimal 0-1 falë golit të Kamara, edhe pse luajti me një lojtar më pak për të gjithë pjesën e dytë. Sot sit-uata ka ndryshuar, pasi Teuta vjen

me pretendime të mëdha, ndërkohë që Skënderbeu si sfidues për të synuar kthesën e kësaj ecurie neg-ative. Durrsaku i stolit të korçarëve, Orges Shehi, duhet ende të bëjë llogaritë me mungesat e shumta, por mbi të gjitha me mënyrën se si duhet të menaxhojë dhe numrin e lartë të të huajve në skuadër. Ndaj Teutës nuk është e lehtë, por në Korçë të gjithë presin kthesën e skuadrës në rezultate, pasi një ecuri e tillë rrezikon që Skënderbeu të rrëshqasë në zonën e rënies.

Skënderbeu në Durrës me mision të bëjë të pamundurën, Teuta qëndron më lart

Lika: Vllaznia nuk e ka frikë Korabin,

fitojmë kudo

Gega: E deshëm fitoren në këtë derbi,

por futbolli kështu është

tizani u vendos shumë poshtë dhe ishte në ekuilibër dhe ndodh të humbasësh topin. Disa gjëra kemi bërë mirë, kemi luajtur futboll dhe kjo më ka gëzuar sot. Shpresojmë të kemi vazhdimësi edhe në vijim. Ndoshta ekipi dha gjithçka në pjesën e parë për të fituar, edhe Partizani është ekip i fortë, edhe ata deshën të fi-tonin në derbi. Ne mendoj se e zgjidhëm goxha mirë manovrën dhe i kemi ndalur nga krahët si e pësuam në të kaluarën me Partizanin. Daljet e Hoxhallarit e Kërçikut ishin më të mira, nuk kishim freski në pjesën e dytë se ranë Greca, Ngo e Asani, lodhja fizike bëri të vetën. Ne jemi tifozë fillimisht dhe flasim emo-cionalisht për fitoren. Me shpirt deshëm të fitonim ndoshta nuk ishte fati. Po të shfrytëzonim më mirë pjesën e parë, ndoshta do të shënonim atë gjysmë goli që thotë Kola”, u shpreh Mema.

Trajneri Armand Cungu i Kukësit doli dje në konferencë për shtyp, ku shpalosi objektivat e skuadrës së tij në prag të duelit me Luftëtarin, një nga ndeshjet kiu verilindorët nuk kanë rrugë tjetër veç fitores dhe Cungu e pohoi edhe vetë këtë. Madje ai e nisi nga objektivin që ka vënë presidenti Safet Gjici. “Natyrshëm, është e drejtë e presidentit për të kërkuar maksimumin, sikurse edhe ne duam t’i marrim ndeshjet një e nga një. Tani duhet të flasim vetëm për ndeshjen me Luftëtarin, ku duam të dalim me sukses dhe të marrim pikët e plota. Situata në skuadër është e mirë. Mund të ketë ndonjë individ tek-tuk, me

probleme lëndimesh. Pjesa tjetër e grupit është e shëndoshë dhe gati për të zbritur nesër në fushën e lojës. Unë e kam thënë gjithmonë se ky kampionat nuk është i lehtë për askënd. Nuk mund të parashikosh asgjë, sa iu përket rezultat-eve. Duhet të djersish e të luftosh shumë për të marrë fitoren ndaj kujtdo. Të gjitha ekipet dinë të luajnë futboll, duan të marrin maksimumin. Këtu nuk bën përjashtim as Luftëtari. Është një kundërshtar, që duhet respektuar, aq më tepër që po kalon një formë të mirë për momentin. E dimë se gjirokastritët kanë nevojë për pikë, por kjo vlen edhe për ne. Nesër (sot) do të hyjmë në

fushën e lojës pa asnjë lloj dyshimi, për të marrë tri pikët”, theksoi Cungu. M,ë pas tekniku foli për lëvizjet e bëra në janar, duke qenë optimist për vazhdimësinë. “Të them të drejtën u ndjeva mirë, për faktin se të tre lojtarët e merkatos së janarit arritën të shënojnë gol ndaj Kamzës. Ata na dhanë tri pikë të rëndësishme. Shpresoj që të kenë të njëjtin ndikim me gola edhe në vazhdimësi, sidomos sulmuesi Shkurtaj. Nuk është akoma maksimumi i skuadrës, ajo që unë pres nga ky grup lojtarësh. Gjithsesi, jemi në përmirësim. Lojtarët kanë filluar të merren vesh me njëri-tjetrin në fushë, por nuk mund të

them se ky është maksimumi ynë”, vijoi Cungu. Në fund një koment dhe për dëmtimet, që këtë edicion kanë qenë shqetësuese për Kukësin. “Për mua është hera e parë si trajner në Superiore, që ndeshem me kaq shumë dëmtime të lojtarëve. Sa i përket procesit stërvitor, mund të them se vetëm dy lojtarë janë dëmtuar aty. Kjo është një shifër e pranueshme për një ekip futbolli. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Kundërshtarët karikohen maksimalisht, kur luajnë ndaj nesh. Kjo është normale, sepse Kukësi është një ekip me emër dhe kërkon të jetë në krye të renditjes”, shtoi në fund trajneri i Kukësit, Armando Cungu.

Cungu rrit pretendimet e Kukësit: Për ne s’ka rrugë tjetër veç fitores

Drita u kthye te fitore në kam-pionat pas largimit të Duros dhe ka mundur Drenicën me rezultatin 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 20 të Ipko-Superligës së Kosovës. Gjilana-sit kanë arritur të marrin një trepikësh të plotë vetëm në kohën shtesë, me golat e shënuar nga Nuabueze dhe Shabani. Fitore të rëndësishme ka arritur të marrë në shtëpi edhe Ferizaj përballë Ballkanit, fitore e cila rikthen shpresën për mbijetesë. Ndërkohë, Liria e Prizrenit nuk di të fitojë dhe sot është ndalur në një tjetër barazim në shtëpi. Skuadra prizrenase ka barazuar 1-1 ndaj Gjilanit dhe tani e sheh veten në vendin e parafundit me 20 pikë pas 20 javësh, plot 6 pikë më pak se Flamurtari i vendit të tetë.

Pasi iku Duro, Drita u kthehet

fitoreve në Superligë

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, u shpreh pas ndeshjes së mbrëmshme me Tiranën se skuadra e tij e vuajti jo pak presionin, por njëherësh pranoi se në një duel derbi ky barazim është i pranueshëm. “Prisja më tepër, derbi ka adrenalinën me vete por edhe presionin. Tirana dha maksimumin në pjesën e parë. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Besoj se bëmë më të mirën në pjesën e parë, në pjesën e dytë mund të korrigjonim, por me lojtarët që kishim në dispozicion mendoj se dhamë më të mirën. Ndonjëherë ndodh që je titullar dhe nuk bën më të mirën, futesh nga stoli dhe vendos ndeshjen. Ne duhet që të ruajmë ritmin dhe kryesimin dhe fitorja ishte domosdoshmëri për ne, por futbolli kështu e ka.

Derbi nuk “shkrep”, Tirana nuk e mposht as pas 5 vjetësh Partizanin

NDESHJET, JAVA 24

TË PREMTENTirana-Partizani 1-1

TË SHTUNËNKukësi-Luftëtari 14:00Teuta-Skënderbeu 17:00

TË DIELËNKamza-Laçi 14:00Flamurtari-Kastrioti 17:00

RENDITJA1.Partizani 502.Kukësi 413.Teuta 394.Laçi 355.Skënderbeu 336.Flamurtari 337.Tirana 298.Luftëtari 259.Kastrioti 2010.Kamza 16

Page 21: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

4,5,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 2 Mars 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Sindrit Guri ka pranuar se përsh-

tatja me nivelin e futbolli në Belgjikë ka qenë shumë më e vështirë se sa kishte parashikuar. Sulmuesi shkoi në Belgjikë tek Ostende si një nga golashënuesit më të mirë të kampion-atit shqiptar, por deri tani ka shënuar vetëm dy herë në portat kundërshtare në ndeshje zyrtare. “Diferenca në niv-el mes kampionatit shqiptar dhe atij belg ishte shumë më e madhe se sa e prisja”, pranoi Guri në një intervistë për “HLN”. “Megjithatë, në muajt e fundit unë jam bërë një futbollist më i mirë dhe tani gjërat duket se po shko-jnë në drejtimin e duhur”, tha lojtari i cili pak ditë më parë shënoi golin e tij të dytë në kampionat në një ndeshje ku arriti edhe të fitonte penallti.

PESHËNGRITJE

SUKSESI

SULMUESI

Atleti i kërcimit së gjati pëson një tërheqje në kofshë dhe trajneri vendos të mos e fusë në garë

Adriatik BALLA

Izmir Smajlaj nuk do të ketë mundësinë t’i sjellë medalje Shqipërisë nga Kampionati Ev-ropian që startoi dje në Gllasgou

të Skocisë. Shkak është një dëmtim i papritur i tij, një tërheqje muskulare në kofshë dhe që nuk e lejon atë të bëjë garë. Ishte planifikuar ditën e djeshme të niste garën dhe në fund të ditës të bënte edhe kërcimin final, por Smajlaj nuk na doli, duke zbehur kështu shan-set e Shqipërisë për medalje në këtë Europian. Sikurse raportojnë mediat sportive online, të cilat u referoeen infor-macioneve që ka përcjellë vetë trajneri i Smajlajt, Gjergj Ruli, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, shkodrani i cili shpesh herë ka arritur të hipë në podium, duke bërë që në Botë të këndohet himni shqiptar, këtë radhë nuk ia ka dalë. Ai është dëmtuar pak ditë më parë në Londër, teksa kryente seancat stërvitore dhe deri më sot ka qenë me shpresën e rikuperimit por pavarësisht punës dhe dëshirës së tij për t’u rikthyer, nuk ka arritur të rikuperohet dhe ka preferuar që të mos rrezikojë dëmtim më të rëndë. Në fakt, referuar edhe kalendarit të garave, Smajlaj pritej që të konkurronte në kualifikuese ditën e djeshme më 1 mars në ora 11:00 me orën e Shqipërisë, por për shkak të një dëmtimi, të paktën edhe sipas trajnerit të tij, Gjergji Ruli, nuk mund të merrte pjesë në garë. Vetë presidenti i atletikës dhe tekniku i atletit shkodran është shprehur i zh-gënjyer nga ky dëmtim në kofshë, por

ka siguruar që më e mira ishte të mos garonte për të mos përshkallëzuar më keq dëmkti8minq ë mund të kishte pasoja afatgjata. “Izmirin e tërhoqa pa bërë garë në Gllazgou, sepse përpara gjashtë ditësh në stërvitje ka bërë një tërheqje. Është e pamundur. Megjithëse kofshën rrahëse e banduam tek mjekët italianë, ngacmimi është shumë i madh. Nëse do të rrezikonim qind për qind do të bënte rrupturë. Përpara kemi gara të tjera dhe Kampionatin Botëror”, është shprehur Ruli. Do të jetë një mungesë e rëndësishme për Shqipërisë, pasi ishte planifikuar që Smajlaj të kapte një rezultat të lartë, që mund t’i jepte pikët e mjaftueshme për të marrë pjesë vitin tjetër në Lojërat OIlimpike të Tokios. Edhe pse do të jetë Botërori gara më e madhe dhe më serioze e atletikës për këtë vit, një veprimtari që do të mba-het në Doha, sërish Europiani ishte

një zhgënjim për atletin e kërcimit së gjati. Mbetet që ai të tejkaloi problemet muskulare dhe të kthehet në pistë në formën optimale për sfidat e ardhshme, kur dihet që ky vit ka vlerë kualifikuese për Shqipërinë në Olimpiadë. Në Skoci, nën flamurin shqiptar do të garojë edhe atletja Luiza Gega cila merr pjesë në disiplinën e 3 mijë metrave dhe synon që të marrë një tjetër medalje ari, pas asaj që arriti në Stamboll. Gega zbret në pistë në datën 3 mars dhe ka shanse reale për medalje. Madje në garën e 3000 metrave sportistja jonë ka qenë vazh-dimisht një nga më të mirat në Europë dhe shpresohet që të paktën ajo të mbajë lart flamurin shqiptar në këtë aktivitet. Së fundmi, nuk mund të lëmë pa për-mendur dhe një rast që ha debat, që ka të bëjë me mosmarrjen në Kampionatin Evropian të atletit të 800 metrave Eraldo Qerama, i cili e kishte kapur normën e

Një nga futbollistët më të mirë të Napolit është dhe Elseid Hysaj, shqiptari që këtë edicion ka pasur probleme vijimësie me trajnerin Karlo Ançeloti në pankinë. Nuk është e lehtë, pasi Ançeloti preferon skema loje sulmuese, ku mbrojtësit e krahut zhvendosen gjatë ofen-sivës në sulmues të mirëfilltë dhe ku një lojtar duhet të shkojë tek flamuri i këndit të japë kontribut për ekipin në vijën e parë. Por me Hysajn situata është ndryshe pasi ai nuk e aplikon këtë skemë loje, për

pasojë preferon mbrojtjen dhe kjo ka sjellë qëndrimin e tij të shpeshtë në stol për këtë sezon. gjithsesi, vi-jon të luajë, herë në të majtë e herë në të djathtë. Ndërkohë, Napoli-Ju-ventus është një ndeshje mjaft e rëndësishme dhe napolitanët duan të fitojnë me çdo kusht. Kapiteni i skuadrës, Lorenco Insinje, është fil-muar gjatë seancës stërvitore duke bërë gjestin e trajnerit të Atletiko Madrid, Diego Simeone, në ndesh-jen e Championsit me Juventusin. Duket se dëshiron ta imitojë në rast

të një fitoreje të mundshme ndaj bardhezinjve. Një gjest që nuk u ka shpëtuar kamerave dhe që tani po bëhet viral. Sulmuesi i Napolit, gjatë një ushtrimi në stërvitje në kuadër të ndeshjes së madhe me Juventusin, ka bërë shaka me Hy-sajn dhe Mario Ruin, duke treguar organet gjenitale, ashtu siç bëri trajneri Simeone në Madrid, kur Atletiko e tij mundi Juventusin. Insinje provat i ka bërë, tani duhet të shënojë dhe të mundë Juventusin për të festuar siç dëshiron ai.

MBROJTËSI/ Hysaj ndez atmosferën para duelit me Juventusin, lojëra me Insinjen

Guri: Diferenca mes kampionatit shqiptar dhe atij belg shumë e madhe

Qerimaj fiton duelin me Caljen në Kupën

e Shqipërisë

pjesëmarrjes në këtë veprimtari, por Federata Shqiptare e Atletikës nuk e përfshi në ekip, duke shkaktuar një skandal. Edhe pse presidenti Gjergj Ruli është munduar të justifikojë mungesën e tij me vështirësitë financiare që ka federata e atletikës, është e dukshme që sportistit i duhej dhënë një shans, përderisa pranohet edhe nga vetë krerët e federatës që Qerama e kishte kapur normën e pjesëmarrjes nga aktiviteti i fundit që u zhvillua në Kam-pionatin Ballkanik. Gjithsesi, ky debat ka shanse të vazhdojë pasi delegacioni sportiv i atletikës shqiptare të kthehet nga Europiani i Gllasgout.

“Te Breshia po lind një yll i ri”. Kështu e ka nisur “Gazzetta dello Sport” ditën e djeshme një artikull të cilin ia ka kushtuar shqiptarit Emanuele Ndoji. Në artikull flitet për jetën e tij, karrierën si edhe vështirësitë apo edhe sukseset të cilat po korr së fundmi talenti i Kombëtares shqiptare. Te Breshia, Ndoj ka arritur të sigurojë një vend titul-lari dhe nga vetë trajneri Panuçi shihet si një lojtar i rëndësishëm edhe për Kombëtaren shqiptare. Shpesh herë e ka grumbulluar edhe në moshë më të re, kur ai ishte pjesë e Shpresave, ndërkohë që tani konsiderohet si një lojtar i skuadrës A. I lindur në Katania, i rritur në Padova për të kaluar më

pas në Romë. Ai është kthyer në pikën e fortë të Breshias por dhe pjesë e rëndësishme e organikës së kombëtares shqiptare. Emanuele Ndoj është shembulli perfekt i integrimit. Lidhja e fortë më rrënjët e origjinës nuk kundërshton por është në sintoni me ndjenjat për vendin që e adoptoi, Italinë. Zgjedhja e tij të sjellë në kujtesë atë të Gigs apo Boateng nuk bie ndesh me anëtarësimin e tij në të njëjtin klub me Bisolin apo Tonalin. Ndoji tashmë një profesionist i klubit bardhekaltër klasifikohet ndër lojtarët më të kuotuar dhe të kortezhuar të Serisë B. Kështu e etiketon e përditshmja italiane Gazetta Dello Sport talentin 22-vjeçar shqiptar

meritat e të cilit nuk kufizohen vetëm tek goli i shënuar të martën në Padova me një trajektore të qëndisur alla sipas Del Pieros, me një stil të bukur dhe të paparashikueshëm që ngjit këtë mesfushor në podin e kualiteteve të futbollit italian por edhe performanca e tij mbresëlënëse me një prekje të butë dhe goditje potente. Emanuele Ndoj prezan-tohet tanimë si një lojtar i maturuar çka është bërë evidente prej kohësh dhe që konvertohet në një kontribut të vlefshëm edhe në ecurinë pozitive të skuadrës së Breshias gjatë muajve të fundit. Ndryshe nga Bisoli dhe Tonali, i riu Ndoj vjen si një veteran që përfaqëson mënyrat efektive të vjetra.

Emri i tij u kërkua të integrohej tek Breshia nga Sa-gramola, ish administratori i deleguar. Presidenti i klubit italian Cellino që nga 2017-ta nuk dyshoi kurrë tek ai, dhe akoma më shumë besoi tek ai trajneri Korini. Shërbimet e Ndoj janë lakmuar edhe nga Spal për disa milionë euro ndërkohë që afrimi i tij tek Breshia u shënua për 150 mijë euro bashkë më kartonin e Mishele Soma. Këtë edicion Ndoji po rezulton gjithnjë e më shumë deciziv ndaj e ardhmja e tij premton akoma për më shumë me shqiptaro-italianin që falë vazhdimësisë, kualitetit, talentit dhe efikasitetit i ka kthyer vërshëllimat në duartrokitje.

Ndoji yll në ngjitje i Serisë B, mediat italiane elozhe për shqiptarin

Komiteti Olimpik i Kosovës ndau dje çmimet për më të mirët e vitit 2018. Epiteti i sportistit më të mirë për vitin 2018 i takoi xhudisti Akil Gjakova. Akili pati paraqitje të mrekullueshme gjatë vitit 2018. Në Zagreb ai u bë xhu-ditsi i parë mashkull nga Kosova që e fiton një “Gran Prix”, u bë kampion për U 23 në Hungari, dhe fitoi edhe medalje tjera. Kurse sportistja më e mirë për vitin 2018 nga KOK-u është vlerësuar xhudistja, Nora Gjakova. Nora pati një vit brilant, ku u shpall kampione e Evropës në kategorinë 57 kilogramë, teksa gjatë vitit 2018 fitoi edhe medalje të shumta - 5 të arta, dy të argjendta e një të bronztë. Si Norën, ashtu edhe Akilin, KOK-u i shpërbleu edhe me nga 2 mijë euro.

Kosova shpall më të mirët e vitit 2018, dominojnë xhudistët

Të enjten u zhvillua në Tiranë Kupa e Shqipërisë në peshëngritje, e cila dhuroi emocione të forta dhe rivalitet. Morën pjesë mbi 100 spor-tistë, 30% e të cilëve ishin femra. Për t’u mbajtur mend në këtë aktivitet ishte rivaliteti midis Erkand Qerimajt dhe Briken Caljes, të cilët garuan në peshën 81 kg. Shkodrani, me ekspe-riencën e tij rezultoi vendimtar. Në shkëputje Calja ngriti 157 kg, ndërsa Qerimaj e mbylli me 155 sepse dështoi në 158 kg. Por në shtytje Calja ngriti vetëm 186 kg, ndërkohë që dështoi me 190. Por Qerimaj ngriti në fund 193 duke merituar kupën si sportisti më i mirë me 348 kg në total. Në këtë ak-tivitet shkodrani theu 5 rekorde kom-bëtare, shenjë e mirë para Europianit.

Dëmtohet Smajlaj dhe del jashtë Europianit, shpresat e

Shqipërisë tek Luiza Gega“Shkak është një dëm-tim i papritur i tij, një tërheqje muskulare në kofshë dhe që nuk e lejon atë të bëjë garë. Ishte planifikuar ditën e djeshme të niste garën dhe në fund të ditës të bënte edhe kërcimin fi-nal, por Smajlaj nuk na doli, duke zbehur kësh-tu shanset e Shqipërisë për medalje në këtë Europian...”

Page 22: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

22 GAZETA SOTE Shtunë 2 Mars 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Kina censuron filmin “Bohemian Rhapsody” me Freddy Mercury

1-Është grimcë elementare. 2- “Mbreti” i Shekspirit. 3- Art i gdhëndjes në dru, gurë e metal. 4- Bukuri, hijeshi, i ka ra një ... i bukur. 5- Një nënë nga Gjirokastra. 6- Korça në makina. 7-... Peçi botoi gazetën e parë shqip në Boston të Amerikës. 8- Njëri nga musketierët. 9- Duzhk ose... 10- Virna, aktore itali-ane në inic. 11- Një opera nga Vinçenso Belinit. 13- Është kafshë shtëpijake femër. 14- “... Baterflaj” opera me tre akte nga Puçini. 16- Këngëtarja me ngjyrë Tërner. 17- Fukara. 18- Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit. 20- Punonjës i sigurimit të fshehtë civil. 21- Stoli i rezervave në futboll. 22- Akuzë, kallxim. 23- Shkrimtari turk Aziz.... 24- Automjet i rëndë transporti, pa të fundit. 24- Është miku më i mirë i njeriut. 26- Fjalë që tregon burimin nga është marrë lajmi. 27- Më gjeti të papërgatitur ose... 29- Shkrimtari ... Gurakuqi. 30- Një ekip futbolli në Itali. 31- Regjistër ku shënohen ngjarjet më të rëndësishme të një periudhe. 33- Kush?, ital. 34- Vlerëson rezistencën. 35- Stacioni televiziv ... Njus. 36- Kompozitori Daija në inic. 37- Meksi e politikës në inic.

1-Janë bimë pa rrënjë që rriten në ujë. 4- Shkrimtari Stërmilli, autori i romanit “Sikur isha një djalë”. 7- Ka të tillë bukurije dhe modë. 12- Automjetet e transportit ndërkombëtar. 13- ... Zof, ish-portieri i përfaqësueses italiane. 14- Arsye apo shkak. 15- Ciceron, ai që flet e ligjëron bukur. 17- Aktori ... Haxhiraj. 18- Ish-futbollisti Rragami në inic. 19- Krahina, treva, toka. 20- Qytet bregdetar në jug të Spanjës, pothuajse në brigjet e Gibraltarit. 21- Firmë e njohur e baterive të automejteve. 22- Është burimi i të gjitha automjeteve. 23- Njëlloj si zili apo smirë. 24- Filipe .. e Formulës Uno. 25- Stavri ... tek filmi “Vitet e para”. 26- Afërdita ... e RTV, pa të fundit. 27- Qytet në Francë ku zhvillohet festivali i filmit. 28- Ndryshe për mendimin. 29- Është drith. 30- Një fshat shumë afër Tiranës. 32- Në fillim të bisedës. 33- Vendosja e gjërave mbi njëra-tjtrën. 34- Mendim i përgjithshëm për një çështje. 36- Sundimtar që qeveris me dhunë si Pinoçeti. 37- Lëndë për veshjen e pjesëve metalike. 38- Ndërrmarrja Rajonale Arbane. 39- Ndryshe i thonë tregues. 40- Zola i letërsisë franceze. 41- Konkret, i vërtetë.

Filmi mbi legjendën muzikës Freddy Mercury, “Bohemian Rhapsody” do të censurohet në kinematë kineze. Mediat raportojnë se skenat nga komuniteti LGBT do të hiqen kur filmi të dalë në Kinë. Gjithashtu edhe skenat e përdorimit të drogës nuk do transmeto-hen. Me gjithë suksesin e madh në të gjithë globin dhe rrëmbimin e 5 çmimeve Oscar, “Bohemian Rhapsody” do të sigurojë një treg të vogël në Kinë, ndryshe nga fituesit e tjerë të Oscar si “Moonlight” dhe “Call Me By Your Name”, që nuk arritën të publikoheshin fare. Filmi i kushtohet jetës së legjendës së muzikës Freddie Mercury, i cili ishte lider i grupit “Queen”. “Rapsodia

Bohemiane” është një celebrim kinematografik në nder të grupit legjendar “Queen” dhe, në veçanti, të liderit të tyre Freddie Mecury. Freddie luftoi paragjy-kimet, duke fituar simpatinë e qindra fansave dhe duke u kthyer në një nga këngëtarët më të dashur në planet në vitet ’70. Filmi tregon ngjitjen e grupit në majat e muzikës përmes këngëve të tyre ikonë dhe muzikës revolucionare. I diagnostikuar me AIDS, Freddie bash-kon anëtarët e “Queen” në performancën më të madhe të të gjitha kohërave në historinë e muzikës, koncertin e tyre “live” 33 vite më parë, një koncert që mblodhi në stadiumin e Londrës 72 mijë njerëz.

Fëmija-Babi, babi, pashë në ëndërr

sikur më fale njëmijë lekë.-Mirë bir, mbaji dhe harxho-

ji për çfarë të duash.

Ligji i GravitetitBabi, çfarë është ligji i

gravitetit?-Të të them të drejtën nuk e

di. Ku ka kohë babai yt të ndje-kë punimet e Parlamentit dhe të mësojë për të gjitha ligjet që ai miraton?

Gagaçi Parashutist

Ishin një herë disa parashut-istë të cilët bënin prova.

Një ditë kishin ardhur ins-pektorët që kontrollonin hedh-jet, dhe kishin dhënë urdhër që parashutistët para se të hapnin parashutat të numëronin një herë deri në numrin 10, pastaj të hapnin parashutat.

Kur u hodhën parashutistat filluan ti hapnin parashutat me një periudhë kohe prej 10-15 sekondash, vetëm njëri prej tyre që ishte gagaç nuk po e hapte.

Inspektorët shikonin që poshtë, dhe po vinin re qeë gagaçi po i afrohej tokës dhe nuk po e hapte parashutën. Ata e ndoqën me sy, dhe panë që ai ra 100 metra larg tyre mbi një mullar me bar.

Ata shkuan me vrap dhe e panë që ai ishte gjallë dhe po përshpëriste diçka!

Kur u afruan afër e dëgjuan mirë që ai po thoshte:

-P-pe-pesë Gj-gja-gjash-gjashtë....

Te doktori-Doktor, doktor vuaj nga

amnezia. -Që kur?-Që kur, çfarë?!

Trashëgimtari-A të ndihmoi ilaçi që të

dhashë herën e fundit?-Shumë!-Gabimisht xhaxhai i piu

ato, dhe unë mbeta i vetmi trashëgimtar i pasurisë së tij.

5 9 4 8

6 2 9 7

1 5

7 2 1 9

5 8

8 5 4 7

1 7

9 7 3 5

3 2 6 1

9

8 9 4

1 3

7 2

8 5 7

6 7 5 2

3 1 9 4 8

8 7 6

2 3 9

9 3 1

8 2 9

3 7 5 2

5 8 4

3 4

6 9 2

1 9 2 4

9 4 8

6 1 3

Page 23: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT E Shtunë 2 Mars 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Duhet të flisni më tepër me partnerin. Nëse nuk jeni çift, do të takoni miqtë më të mirë që keni. Në aspektin financiar nuk mund të kryeni shpenzime.

23 shattor - 22 tetor

Ju duhet të bisedoni me partnerin, për një projekt që doni të filloni. Në aspektin financiar nuk do të bëni asnjë shpenzim të tepërt.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Sot do të tregoheni realist, duke hedhur hapat e duhura në aspektin afektiv. Në aspek-tin financiar nuk duhet të bëni shpenzime.

Duhet të keni një komuni-kim të duhur me partnerin. Ju do të pranoni idetë e partnerit, që kanë të bëjnë me një çështje ekonomike.

Do të realizoni disa nga objektivat tuaja duke bash-këpunuar me partnerin. Në aspektin financiar nuk do të keni shumë të ardhura.

Dashi Demi

Nëse nuk jeni çift, do të takoni do të takoni persona të këndshëm. Në aspektin financiar nuk duhet të kryeni shpenzime të pamenduara.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Sot duhet të tregoheni bu-jar me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, nuk do të keni dëshirë të takoni njeri. Mendohuni mirë para se të shpenzoni.

Nuk do të keni një komu-nikim të mirë me partnerin. Në aspektin financiar do të keni të ardhura shumë të mira prandaj shpenzoni pa problem.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Duhet të pranoni idetë e partnerit, pasi ato do të real-izohen siç duhet. Do kryeni shumë shpenzime, pasi keni të ardhura të mjaftueshme.

Apple, në fund të muajit mars

prezanton AirPod 2

Tregohuni tolerant me part-nerin. Nëse nuk jeni çift, pranoni ftesat që do t’ju vijnë nga sho-qëria. Në aspektin financiar do t’ju vijnë disa të ardhura.

Horizontal

Sot do të keni ide të qarta. Ju do të hidhni hapat e duhura në aspektin afektiv. Në aspek-tin financiar, ju nuk duhet të kryeni më shumë shpenzime.

Duhet të zgjidhni fjalët e duhura, për të biseduar me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të keni njohje të reja. Ku-jdes me shpenzimet e tepruara.

Apple pritet të organizojë një aktivi-tet në fund të marsit dhe një nga pajisjet që mund të prezantohet është AirPod i gjeneratës së dytë. Ndërsa gjithçka është ende në fazën e zhurmës, Applesfera raporton që burimet në zinxhirin e fur-nizimit morën një dokument duke vënë në dukje se AirPods fillestar do të ndër-pritet në mars. Faqja e internetit spekulon se kjo është për shkak se AirPods 2 mund të lançohet këtë muaj, ndoshta për të dalë në shitje vetëm disa ditë pas ngjarjes së zbulimit. Ndërkohë që Apple ka mbetur krejtësisht e heshtur në çdo gjë që ka të bëjë me AirPod-ët e ri, OnLeaks zbuloi në shkurt se AirPods të ri me ngjyra të reja priten këtë vjeshtë, ndoshta së bashku me gjeneratën e iPhone 2019.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Është edhe film, i thonë edhe ulli, vija që bën plori kur punon tokën. 6- Lumë në Rusinë Lindore, buron nga malet Verkojansk dhe derdhet në detin e Veriut. 7- Masë e vjetër peshe e barabartë me 1.250 kg. 8- Posedon. 9- Zyber Allumi. 10- Françesko ...ish-futbollist i Romës, pa fund. 11- Boksieri durrsak Kreshnik...12- Vend i ndotur me baltë dhe lluc. 16- Futbollisti i Bajernit Tomas...17- Ish-aktori i lauruar egjiptian ...Sharif. 18- Kryeqyteti Santiago ka për shtet... 19- Sinjali i koduar për ndërhyrje emergjente. 20- Diku atje tej. 22- Himni Ndërkombëtar. 23- Mbulesë prej lesh dhije. 24- Vend i cekët ku mund të kalohet lumi. 25- Ato mund të jenë ehde elektro-magnetike. 26- Vilhelm ...heroi Kombëtar i Zvicrrës. 27- Gadishulli në jug të Europës. 29- 30-Është aneks i kombinatit. 31- I thonë në Durrës e Kavajë. 32- Vend në mal ku rrinë bagëtia gjatë sezonit të verës dhe ku bëhet edhe përpunimi i qumështit. 33-...Faith, këngëtare dhe aktore angleze. 35- E meriton ose e ka.. 36- Pa dashje. 37- Universitet i Kosovës. 38- Qytet bregdetar në jug të spanjës pothuajse në brigjet e Giblartarit. 39- Humoristi anglez Atikson në inic. 40-...Peçi botoi gazetën e parë shqip në Amerikë. 41- I vogli i dhisë. 42- Një mik spanjoll. 43- Ndihmës mjeke në maternitet.

1- Skorje e tymit në oxhak. 2- More-na e këngës lirike. 3- Agjensia e lajmeve greke. 4- Zyber Alluni. 5- Fillestar, dile-tant. 8- Njëlloj si përgjumen. 10- Ka për kryeqytet Estonia. 11- Qeleshe. 12- Aksi. 13- Përbëhet nga azoti dhe hidrogjeni, hyn në përbërjen e shumë kriprave. 14-Pjatë shumë e thellë.15- Flori. 16- Shkrimtari dhe politikani ... Frashëri. 18- I thonë plencit të pulës. 20- Penjë për qëndisje, pa fund. 21- I thotë vëllai i vogël, vëllaut të madh. 23-... Barleti. 24- Sëmundje e rëndë e mushkërive. 25- Oval. 26- Gjendërr e huaj në trupin e njeriut. 28- Kafshë e vogël pa shtyllë kurrizore. 29- magazinë e madhe drithi, hangar ose mbrapsht. 31- Akademiku Domi. 32- Totali. 33- Akuzoj, kallxoj. 34- Shtëpia e një prifti të famullisë. 36- Aleksandër ... futbollist brazilian ka luajtur me Milanin. 38- lloj qymyri industrial. 39- Ndryshe për bakrin. 40- Pohojnë italianët. 41- Disponon.

Macja mban “peng” dy gra, shpëtohen nga zjarrfikësit

Dy gra mbahen “peng” nga macja, e cila u bë agresive papritur dhe u shpëtuan nga zjarrfikësit. Kjo u ndodhi dy grave, nënë e bijë pasditen e 28 shkurtit në Gjenova të Italisë. Dy gratë u sulmuan nga kafsha, e cila i gërvishti dhe kaf-shoi deri sa t'i detyrojë të mbyllen në një dhomë. Në atë pikë, gratë telefonuan shërbimin e zjarrfikëses. Zjarrfikësit hynë në shtëpi dhe pas disa tentativave, arritën ta fusnin në një kuti transportuese për kafshët për ta çuar tek veterineri. Ky i fundit është detyruar të qetësojë maçokun me tre injeksione. Me t'u qetësuar, macja iu rikthye pronareve. Duket se kafshëza, sipas asaj që thonë nënë e bijë, një vajzë adoleshente, është bërë agresive pasi ka parë një sherr midis të dyjave.

Page 24: Amerikanët fundosin Berishën, ja si ka tentuar destabilizim sa … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT24 E Shtunë 2 Mars 2019

4,5,10,11,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Sot në mbrëmje, në orën 20:45 do të luhet kryendeshja e kam-pionatit spanjoll, ajo

midis Realit të Madridit dhe Barcelonës, në kuadër të javës së 26-të të kampionatit spanjoll. Do të jetë një duele vendimtar për të dyja skuad-rat, pasi diferenca ndërmjet tyre në renditje aktualisht është 9 pikë dhe një fitore e katalanasve do të bënte që ata ta “vrisnin” kampionatin për këtë sezon, në të kundërt, një fitore do të afronte ndjeshëm Realin me kryesuesit dhe do ta ngushtonte ndjeshëm dif-erencën, duke hapur garën për titull. Natyrisht, barazi-mi i vlen Barcelonës, sepse kështu ruan epërsinë ndaj rivalëve dhe udhëton e qetë drejt titullit në kampiona-tin spanjoll. Pra mbrëmja e sotme në “Santiago Bernabeu” është vendimtare për fatet e titullit këtë edicion dhe të dyja skuadrat do të përplasen në “El Clasicon” e tretë për këtë sezon. në fakt, Barcelona ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë duke mundur me rezultatin e

SULMUESI/ Reali vuan mungesën e golave

të Kristiano Ronaldos

SULMUESI Në duelin e parë “El Clasico” midis Realit dhe Barcelonës, ai ishte futbol-listi më i spikatur në fushë për ekipin madrilen, duke qenë thuajse i papërm-bajtur në krahun e majtë të sulmit dhe njëherësh lojtari që prodhoi më shumë raste nga futbollistët e “Los Blancos” në duelin gjysmëfinal për Kupën e Mbretit me Barcelonën. Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar brazilian Vini-cius, i cili po merr vëmendje botërore për shkak të kualitetit dhe shpejtësisë së lartë në veprime, duke rënë në

sy për mirë edhe tek specialistët më skeptikë. Kështu, Vinicius Junior, pati një nga performancat më të mira të karrierës të mërkurën mbrëma në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Spanjës kundër Barcelonës. Ai impresionoi tifozerinë në "Santiago Bernabeu" dhe tallej me mbrojtjen e Barçës. “Por pati vetëm një problem: braziliani lëshoi shumë raste dhe kështu bënë edhe bashkëlojtarët e tij, ndërsa Barcelona disi triumfoi 3:0, duke arritur për herë të gjashtë rresht

në finale të Kupës së Spanjës teksa eliminoi Realin”, shkruan agjencia e madhe e lajmeve “Reuters”. Skuadrat më e mëdha të elitës spanjolle tako-hen sërish të shtunën në ndeshjen e vlefshme për kampionat, që mund të hap luftën për titull apo t'i jap fund gjasave të Realit edhe në La Liga. Bar-celona është nëntë pikë duke kryesuar para Realit. Atletiko Madridi, që zë vendin e dytë në renditje dhe është shtatë pikë prapa Barcelonës, do të jetë mysafir i Real Sociedadit të dielën.

PORTIERI SURPRIZA MESFUSHORI

De Gega: Dua të paguhem njëlloj si Aleksis Sançez

Çelsi i ofron kontratë të re Eden Hazardit

Raul Gonzales merr drejtimin e të rinjve të Realit

David De Gea dëshiron të qëndrojë te Mançester Junajtid, por ka kërkesat e tij. Sipas “Daily Telegraph”, Mançesteri duhet të sakri-fikojë financiarisht për të mbajtur portierin De Gea edhe gjatë sezoneve të ard-hshme në Premier League. “Djajtë e kuq” duhet ta bëjnë atë më të pagurin e skuadrës. Spanjolli ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit anglez se nuk do të përfitojë më pas se Aleksis Sançez, aktualisht lojtari që paguhet më shumë te Mançesteri. Mbetet për t’u parë se çfarë qëndrimi do të mbajnë drejtuesit e Mançes-

Një surprizë e bukur ndodhi në gjirin e Realit të Madridit në prag të duelit me Barcelonën në javën e 26-të të kampionatit spanjoll, në “El Clasico”-n e radhës midis tyre. Në fakt, ish-sulmuesi i madh Rauil Gonzales është prezantuar në klub si trajner i njërës prej skuadrave të moshave të Realit të Madrid-it, duke dhënë sinjale të forta shprese për vazhdimësinë e klubit dhe njëherësh cilësinë e tij. Ish-futbollisti i madrilenëve është rikthy-er në pozitën e trajnerit te “Los Blancos”. Legjenda e “Mbretërve”, ka marrë dre-

Ai është në fokusin e shumë klubeve europiane, por Çelsi që e ka në pronësi nuk dëshiron që ai të largohet nga “Stamford Bridge” edhe në se-zonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare sul-muese të Çelsit dhe kombëtare belge, Eden Hazard, i cili ka nisur bisedimet me Çelsin, për vazhdimin e kontratës. Sipas mediave angleze, pas dënimit të shqiptuar nga FIFA, drejtuesit e klubit londinez shpresojnë se belgu, do ta vazhdojë kon-tratën. Marrëveshja aktuale e Hazardit me Çelsin, vlen deri në qershor të vitit 2020. Për bel-gun, interesim të vazhdueshëm

terit, nëse do t’ia plotësojnë kërkesat ekonomike portierit De Gea, apo do të refuzojnë për të mos krijuar ndonjë precedent të rrezikshëm.

ka shprehur Real Madridi. 28-vjeçari këtë sezon me “Blutë e Londrës”, në 36 ndeshej në të gjitha garat ka shënuar 15 gola dhe ka 10 asistime.

pastër 0-3 Realin në gjysmë-finalen e Kupës së Mbretit. Dyluftimet dhe ndërhyrjet në takime të tilla, janë të shpeshta dhe natyrisht nuk mund të mungonin as në këtë ndeshje dhe një nga to ishte dueli mes Modriç dhe Mesit. Kroati duke mund arritur të ndalë Mesin teksa ai vrapon-te, ka menduar ta tërheqë nga fanella në mënyrë që argjen-tinasi të mos ketë mundësi për të avancuar më shumë dhe për të rrezikuar portën e madrilenëve. Fotoja që po

Barça provokon rëndë Realin: Nëse doni bluzën e Mesit kontaktoni dyqanin tonë

Largimi i Kristiano Ron-aldos nga Real Madridi, duket se ka lënë një boshllëk të madh te skuadra bardhezi duke qenë se në krahasim me sezonet e kaluara, Real numëron 26 gola më pak të shënuar në të njëjtën periudhë. Por, paradoksi lidhet me prezencën e Ronaldos te Juventu-si duke qenë se edhe bardhezinjtë po e vuajnë mungesën e golit. Këtë sezon, kur në Itali janë luaj-tur 25 javë kampionat duke shtuar këtu edhe ndeshjet në Kupë e

Champions, Juventusi numëron 65 gola të shënuar deri më tani. Në krahasim me sezonin e kaluar, Juventusi numëron plot 12 gola më pak duke qenë se një vit më parë, bardhezinjtë numëronin deri më tani 77 gola. Në 5 sezonet e fundit, vetëm në sezonin 2015-16, Juventusi ka shënuar më pak gola duke qenë se deri në këtë pikë të kampionatit, numëronte 61 gola. Numrin më të lartë të golave, Juventusi e ka sezonin e kaluar me 77 të shënuar.

bën xhiron e botës, është përdorur edhe nga Barcelona e cila është tallur me fituesin e “Topit të Artë” duke i dhënë edhe këshillë. “Është shumë më e lehtë që të marrësh një fanellë të Mesit duke vizit-uar dyqanin tonë online”, shkruhej në postimin e kat-alanasve me foton e dyshes Modriç-Mesi. Kujtojmë që rastet kur klubet tallen në “Tuiter” me kundërshtarët janë të shpeshta. Ndërkohë, një lajm i mirë për Barce-lonën vjen në këtë pragdueli

Vinicius, talenti që pret të shpërthejë në Madrid me “Los Blancos”

GOLA më pak ka realizuar Reali i Madridit në këtë fazë të kampionatit krahasuar me një vit më parë. Kjo tregon se pa Ronaldon “Los Blancos” e

kanë të pamundur të rivalizojnë me Barcelonën.

26

El Clasico në La Liga do të luhet këtë fundjavë, pak ditë pas gjysmëfinales së Kupës së Mbretit ku triumfoi Barcelona me shifrat 0-3 dhe siguroi finalen

jtimin Real Madridit U17, pas shkarkimit të Alvaro Benitos. Rauli u kthye në Madrid tre vjet më parë duke punuar me gjeneratat e reja në klub.

të madh me Realin. Mesfush-ori Ivanm Rakitiç do të qën-drojë blaugrana edhe për tre vitet e ardhshme. Mediat italiane raportuan një mar-rëveshje thuajse të mbyllur mes tre palëve të cituara, ku flitej për një transferim që do të lidhte Rakitiç për tre vitet e ardhshme me zikaltrit e Interit me italianët që do të paguanin 40-45 milionë euro për kartonin e tij, por real-iteti tani flet se mesfushori nënkampion bote me kom-bëtaren e Kroacisë dëshiron qëndrimin në “Camp Nou”. Sikundër e ka përsëritur disa herë në daljet e fundit publike Rakitiç synon të vijojë të luajë më fanellën e katalanëve dhe tashmë gjigandët spanjollë po punojnë për rinovimin e kontratës për numrin katër të tyre që sigurisht pritet të ketë përmirësime edhe në termat financiarë, por diçka e tillë nuk mund të ndodhë gjatë këtij sezoni për shkak të ku-fizimeve monetare, gjithsesi as klubi i Barcelonës dhe as kroati Rakitiç nuk duket ta kenë me ngut një çështje të tillë me kontratën e lojtarit që është e vlefshme deri në 30 qershor të vitit 2021.