24
Regjisorë të ndryshëm shprehen se me real- izimin e filmit përballen me vështirësi të ndrys- hme, por dhe kur del një vepër e mirë artistikë nuk ka treg. Sipas tyre, janë dhe të tjera probleme në fushën e kinemasë, që duhet të rregullohen me ligj për filmin shqiptar. Në intervistën për “SOT”, kineasti Skënder Jaçe shprehet se... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Premte 26 Korrik 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Enver CAKAJ Nga Besi BEKTESHI Basha zbraz thesin e peshqesheve të javës së parë kryeministrore! Kush po e prish pluralizmin në Shqipëri? “Kunjat e Parrucës” ose domethënia katërvjeçare e një pushteti!? Shkrirja e LSI alarmon Metën, pas refuzimit nga Basha për 13 tetorin, kthen sytë nga OSBE për të negociuar mbi zgjidhjen e krizës Bankat në lupë për pastrim parash, verifikim për kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale, ja si do kontrollohen aksionerët Zbardhen detajet e vizitës së Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut në Moskë më 1957, ja elozhet e liderëve të Partisë Komuniste për BRSS Gjykata Kushtetuese po merr formë pak nga pak. Në një kohë kur janë disa çështje që janë në pritje të një përgjigjeje nga kjo gjykatë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po bën të pamundurën që ringritja e saj të jetë sa më e shpejtë. Dje KED dis- kutoi për plotësimin e Kushtetueses... Në 3 vjetorin e ndryshimeve kushtetuese, reforma në drejtësi duket se po hyn në shina. Deri më tani, pati vonesa që nga ngritja e KLGJ dhe KLP e deri te SPAK apo plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese. Por dy të parat u ngritën dhe kriza në gjyqësor po shkon drejt fundit. Dje KLGJ ka mbyllur listën... Afron shkarkimi i Ilir Metës, KED hap rrugën e kandidimit në Gjykatën Kushtetuese për 4 emra, javën e ardhshme publikohet lista finale Drejtësia hyn në shina, ja 21 kandidatët për Gjykatën e Lartë, nga Theodhori Sollaku, te Sokol Sadushi Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final për mënyrën si do të vijojë gjyqi, dëshmitë dhe provat e reja dalin në prag të SPAK Faqe 18 Nuk kanë fund skandalet me falimentimin e “Vento Banak”. Kjo e fundit u largua nga vendi ynë dhe mori miliona euro nga shteti italian, por ata që kanë mbetur në rrugë janë punonjësit dhe kredimarrësit. E gjitha kjo për shkak të papërgjeg- jshmërisë së guvernatorit Gent Sejko... SKËNDER JAÇE: Jemi në kufijtë minimalë për realizimin e një filmi, mungesa e sallave të kinemasë është vrastare Skandali me “Veneto Banka”, SGA fundos Gent Sejkon: Tranzit nën mbikëqyrjen e BSH, prandaj e kontraktuam Politika në panik, tjetër kandidat i SPAK rezulton i pastër në veting, shkojnë në 9 emrat që do të marrin në dorë luftën antikorrupsion Lulzim Basha jep sqarime për çështjen e “Toyota Yaris”, prokurorët belgë dyshime për financim të fushatës së PD nga të arrestuarit Faqe 2,3 Struktura e Posaçme Antikorrupsion është më pranë se kurrë. Pak ditë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë kualifikoi 15 prokurorë kandidatë si anëtarë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Nga të 15-të, tetë prej tyre e kanë kaluar me sukses procesin e vetingut. Por pritet që ky numër të shkojë në nëntë ditën e sotme. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet që paraditen e sotme të konfirmojë... Faqe 6 Falë presionit të Drejtorisë së Pastrimit të Parave, Guvernatori Gent Sejko ka vendosur të marrë masa ndaj bankave, e sidomos ndaj atyre që janë regjistruar në kompani offshore. Në vendin tonë ka... Faqe 10 Faqe 5 Faqe 4 Faqe 7 Faqe 9 Faqe 12,13

Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

Regjisorë të ndryshëm shprehen se me real-izimin e filmit përballen me vështirësi të ndrys-hme, por dhe kur del një vepër e mirë artistikë nuk ka treg. Sipas tyre, janë dhe të tjera probleme në fushën e kinemasë, që duhet të rregullohen me ligj për filmin shqiptar. Në intervistën për “SOT”, kineasti Skënder Jaçe shprehet se...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Premte 26 Korrik 2019

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Bardhyl BEJKO

Nga Enver CAKAJ

Nga Besi BEKTESHI

Basha zbraz thesin e peshqesheve të javës së parë kryeministrore!

Kush po e prish pluralizmin në Shqipëri?

“Kunjat e Parrucës” ose domethënia katërvjeçare

e një pushteti!?

Shkrirja e LSI alarmon Metën, pas refuzimit nga Basha për 13 tetorin, kthen sytë nga OSBE për të negociuar mbi zgjidhjen e krizës

Bankat në lupë për pastrim parash, verifikim për kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale, ja si do kontrollohen aksionerët

Zbardhen detajet e vizitës së Enver Hoxhës dhe Mehmet

Shehut në Moskë më 1957, ja elozhet e liderëve të Partisë

Komuniste për BRSS

Gjykata Kushtetuese po merr formë pak nga pak. Në një kohë kur janë disa çështje që janë në pritje të një përgjigjeje nga kjo gjykatë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po bën të pamundurën që ringritja e saj të jetë sa më e shpejtë. Dje KED dis-kutoi për plotësimin e Kushtetueses...

Në 3 vjetorin e ndryshimeve kushtetuese, reforma në drejtësi duket se po hyn në shina. Deri më tani, pati vonesa që nga ngritja e KLGJ dhe KLP e deri te SPAK apo plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese. Por dy të parat u ngritën dhe kriza në gjyqësor po shkon drejt fundit. Dje KLGJ ka mbyllur listën...

Afron shkarkimi i Ilir Metës, KED hap rrugën e kandidimit në Gjykatën Kushtetuese për

4 emra, javën e ardhshme publikohet lista finale

Drejtësia hyn në shina, ja 21 kandidatët për Gjykatën

e Lartë, nga Theodhori Sollaku, te Sokol Sadushi

Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final për mënyrën

si do të vijojë gjyqi, dëshmitë dhe provat e reja dalin në prag të SPAK

Faqe 18

Nuk kanë fund skandalet me falimentimin e “Vento Banak”. Kjo e fundit u largua nga vendi ynë dhe mori miliona euro nga shteti italian, por ata që kanë mbetur në rrugë janë punonjësit dhe kredimarrësit. E gjitha kjo për shkak të papërgjeg-jshmërisë së guvernatorit Gent Sejko...

SKËNDER JAÇE: Jemi në kufijtë minimalë për realizimin e një filmi,

mungesa e sallave të kinemasë është vrastare

Skandali me “Veneto Banka”, SGA fundos Gent Sejkon: Tranzit nën mbikëqyrjen e

BSH, prandaj e kontraktuam

Politika në panik, tjetër kandidat i SPAK rezulton i pastër në veting, shkojnë në 9 emrat që do të marrin në dorë luftën antikorrupsion

Lulzim Basha jep sqarime për çështjen e “Toyota Yaris”, prokurorët belgë dyshime për financim të fushatës së PD nga të arrestuarit

Faqe 2,3

Struktura e Posaçme Antikorrupsion është më pranë se kurrë. Pak ditë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë kualifikoi 15 prokurorë

kandidatë si anëtarë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Nga të 15-të, tetë prej tyre e kanë kaluar me sukses procesin e vetingut. Por

pritet që ky numër të shkojë në nëntë ditën e sotme. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet që paraditen e sotme të konfirmojë...

Faqe 6

Falë presionit të Drejtorisë së Pastrimit të Parave, Guvernatori Gent Sejko ka vendosur të marrë masa ndaj bankave, e sidomos ndaj atyre që janë regjistruar në kompani offshore. Në vendin tonë ka... Faqe 10

Faqe 5

Faqe 4

Faqe 7

Faqe 9

Faqe 12,13

Page 2: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

GAZETA SOT2 E Premte 26 Korrik 2019

.........

p o l i t i k e www.sot.com.al

Basha jep sqarime për “Toyota Yaris”, prokurorët belgë dyshime për financim

të fushatës së PD nga të arrestuarit

Basha: Dhashë informacione të plota për çështjen, Bala duhet të jetë në burg

Dosja “Toyota Yaris”, Balla i përgjigjet akuzave të Bashës: Shpifës serial, mos harro të paguash gjobën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Social-iste, Taulant Balla ka reaguar ditën e djeshme, pas dëshmisë së kreut të PD, Lulzim Basha të dhënë para prokurorëve belg në Prokurorinë për Krimet e Rënda, sa i takon dosjes “Toyota Yaris”, ku u gjetën 3.4 milionë euro. Përmes një statusi në rrjetet sociale, deputeti socialist i ka rikujtuar kryedemokratit të paguajë gjobën prej 50 mijë le-kësh të vendosur nga gjykata për “Shpifje”. Madje, reagimin e tij Balla e shoqëroi edhe me publikimin

e vendimit të Gjykatës së Tiranës, që dënon për shpifje me 50 mijë lekë gjobë, Lulzim Bashën. Në vendimin e Gjykatës së Tiranës të publikuar nga numri dy i PS dhe që mban datën 21 janar 2019, thuhet se Basha deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes” së kryer botërisht në dëm të viktimës abuzuese, Taulant Balla. “Don Kishotit që mori në qafë Partinë Demokratike, e që sot për turp gënjeu e shpifi përsëri, kujtesë të paguajë gjobën”, shkruan ndër të tjera deputeti

socialist. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është thirrur dje në prokurori për të dëshmuar për çështjen e “Toyota Yaris”. “Dhashë informacion për “Toyota Yaris” më shumë se çfarë kisha dhënë për publikun”, deklaroi dje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa, theksoi se Taulant Balla duhet të ishte sot në pranga. Ndërkohë, dy ditë më parë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e etiketoi Bashën si Don Kishot, duke e bërë fajtor

sa i takon çështjes së teatrit. “Ja si Don Kishoti i SHQUP-it e mori në qafë Partinë Demokratike me “beteja” qesharake kundër zhvillimit, modernes dhe të bukurës. E vetmja parti politike në botë që protestoi e armatosur kundër një këndi lojërash”, nënvizoi kreu i grupit parlamentar të Partisë So-cialiste, Taulant Balla, ndërsa postoi dhe një video të Bashkisë së Tiranës ku përfshihet ndërtimi i këndit të lojërave te Liqeni, sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri, Stadiumi “Qemal Stafa”.

Rigels SELIMAN

Kryetari i Partisë Demokra-tike, Lulzim Basha ka dhënë dje për gati 90 minuta sqarime, sa i takon

çështjes së “Toyota Yaris”. Basha u paraqit në Prokurorinë për Krimet e Rënda paraditen e djeshme rreth orës 09:00, ku ka dëshmuar në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”. Kryedemokrati u pyet nga katër prokurorët belgë dhe dy prokurorët shqiptarë Ened Nakuçi dhe Doloreza Musabelliu, të cilët po kryejnë hetime në Shqipëri. Sipas informacioneve, atij i janë bërë disa pyetje, të cilat duket se e kanë “gozhduar” lideri demokrat. Mësohet se prokurorët kanë ngritur dyshime, duke pyetur Bashën se a ka lidhje shoqërore me personat, të cilët janë arrestuar dhe janë shpallur në kërkim. Po ashtu, mësohet se prokurorët kanë ngritur dyshime, duke pyetur kreun e PD se a ka qenë ndonjë nga këto persona sponsorë të Partisë Demokratike. “Si u informua Lulzim Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro në makinën tip “Toyota Yaris”?; Cilat ishin infor-macionet ekzakte dhe kush ishte burimi I këtij informacioni?; Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?; A ka lidhje shoqërore apo farefisnore Lulzim Basha me personat Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj; A ka qenë ndonjë nga këto persona sponsorë të Partisë Demokratike apo zyrtarë shtetërorë gjatë kohës kur PD, drejtonte qever-inë?”, mësohet se janë disa nga py-etjet që prokurorët e dosjes “Toyota Yaris” ia kanë bërë Bashës. Hetimet për “ToyotaYaris” ku u sollën nga Bel-gjika 3.4 milion euro po kryhen edhe në Shqipëri. Për këtë procedim janë arrestuar 4 persona dhe janë shpallur në kërkim dy kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat “Toyota Yaris”. Katër të ar-restuarit në Shqipëri janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

Reagon BashaPas përfundimit të dëshmisë,

kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dha një deklaratë për mediat, teksa deklaroi se dha infor-

macion më shumë se ç’ka dhënë në publik, ndërsa theksoi se infor-macionet ishin të plota. Ndërkohë, Basha hodhi edhe akuza në drejtim të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për të cilin tha se duhet të ishte në burg tani. Sipas tij, PD ka si objektiv luftën kundër pastrimit të parave. “Dhashë sot informacione të plota për “Toyota Yaris” edhe më shumë se kam dhënë në publik. Taulant Balla duhet të ishte sot në pranga. Qeveria e Edi Ramës janë kthyer në shërbim të pastrimit të parave të drogës. Sot gjithçka

po bëhet për pastrimin e parave të drogës. Synimi kryesor i Edi Ramës është që përmes bashkëpunimit me krimin të akumulojë sa më shumë pushtet. Synimi i vetëm është grum-bullim dhe mbajta e pasurive dhe parave të krimit. Milot-Balldren është pastrim parash. Pastrimi i parave po vret ekonominë. Për këtë arsye PD e ka prioritet luftën kundër pastrimit të parave. Do vëmë para drejtësisë të gjithë ata që pastrojnë para krimi dhe do i konfiskojmë paratë e krimit. Dëshmia është dhe do të mbetet në kuadër të rregullave.

Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa i ka drejtuar disa py-etje publikisht Lulzim Bashës, ku shprehet se vazhdojnë të thuhen disa të vërteta përgjysmë. Kulluri akuzon Bashën se nuk hyri qëllimisht në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, duke i lënë Partisë Socialiste 61 bashki në tavolinë, ndërsa e etike-toi kryedemokratin si mjeshtër të tradhëtive. “Po në zgjedhje lokale kush nuk hyri, duke i lënë PS 61 bashki në “tavolinë”?! Kush dhe kujt i ankohen për ndarje politike administrative dhe “diktaturën” e pushteteve në dorë të Ramës?! Për tradhtitë e Bashës e ka fajin Edi Rama dhe ndërkombëtarët?!! Mos ju hakërre ndërkombëtareve se “e ke të keqen brenda”!!! Kim Philby-n e keni në krye të opozitës! Mos e kërkoni në Uashington apo gjetkë se ja ku është “mjeshtri i tradhë-tive”, në mes të Tiranës”, deklaroi ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri.

Balliu: Rama provokon banorët, kërkon dhunë

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar dje për dhunimin e banorëve të Unazës së Re përpara Gjykatës së Tiranës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Balliu ka akuzuar kryeministrin Rama se po provokon banorët sepse kërkon dhunë. “Dhunë barbare nga narkopolicia te Gjykata për të ter-rorizuar dhe arrestuar pa asnjë fakt, pa asnjë provë banorët e Unazës. Rama po provokon banorët sepse kërkon dhunë, kërkon gjak, kërkon viktima. I bëj thirrje qytetarëve ti bashkohen njëri-tjetrit tek Unaza, tek Teatri kundër këtij regjimi dik-tatorial. Përballë kemi diktaturën e narkoshtetit e bërë nga narkokryem-inistri. Dhuna ndaj qytetarëve është kthyer në ritual. Po dhunohen dhe po arrestohen për të ndërtuar pallatet e oligarkëve, për të vjedhur paratë e qytetarëve. Qindra miliona euro pal-late tek Unaza, qindra miliona euro tek Teatri që i vidhen qytetarëve. Dhe ja si kërkojnë të arrijnë vjedhjen e tyre me dhunë me arrestime të paligjshme”, deklaroi Balliu.

Prokuroria belge prej disa muajsh po heton pa-ralelisht me Shqipërinë për të zbuluar personat e imp-likuar në pastrimin e parave, sa i takon dosjes “Toyota Yaris”, ku u sekuestruan plot 3.4 milionë euro. Aksioni për bllokimin e eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar. Rastin asokohe e denoncoi në Kuvend kryedemokrati Lulzim Basha. Ky i fundit iu drejtua

Taulant Ballës nga foltorja, duke i thënë se kishte poros-itur një makinë “Toyota Yaris”, ku brenda kësaj makinë ishin fshehur 1.5 milion euro.“Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri. Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda”, deklaroi asokohe Basha.

BASHA DENONCOI RASTIN E “TOYOTA YARIS” NË KUVEND

1. Si u informua Lulzim Basha për sasinë prej 3,4 milionë euro në makinën tip “Toyota Yaris”?

2. Cilat ishin informacionet ekzakte dhe kush ishte burimi i këtij informacioni?

3. Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?

4. A ka lidhje shoqërore apo fare-fisnore Lulzim Basha me personat e arrestuar dhe personat që janë në kërkim?

5. A ka qenë ndonjë nga këto per-sona sponsorë të Partisë Demokra-tike apo zyrtarë shtetërorë gjatë kohës kur PD, drejtonte qeverinë?

DISA NGA PYETJET QË I JANË BËRË BASHËS

Dhashë informacione të plota mbi çështjen duke i qëndruar asaj që kam dhënë në publik”, nënvizoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pas përfundimit të dëshmisë, kryetari i Partisë Demokra-tike, Lulzim Basha dha një deklaratë për mediat, teksa deklaroi se dha infor-macion më shumë se ç’ka dhënë në publik, ndërsa thek-soi se informacionet ishin të plota...

Page 3: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

GAZETA SOT E Premte 26 Korrik 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Që në fillim kam kërkuar që të për-ballem me drejtësinë shqiptare dhe kam kërkuar ballafaqim me Sali Berishën nëse më pranohet dhe garantohet siguria e jetës dhe e drejta për tu ridëgjuar e rigjykuar. Ek-stradimi im nuk i interesonte qeverisë “Ber-isha” dhe familjes Berisha. Unë u arrestova dhe ndaj meje u ndoqën të njëjta procedura gjyqësore si me Aldo Baren. Mirëpo ai u

ekstradua, ndërsa unë jo deri sa ndryshoi sistemi. Përse ndodh një gjë e tillë? Kjo ka ndodhur sepse unë di shumë gjëra, shumë ngjarje kriminale. Nga viti 1990 deri në vi-tin 1998 unë jam në dijeni për shumë gjëra që mund t’i djegin Berishës. Por unë jam i gatshëm që të flas dhe të bashkëpunoj me drejtësinë shqiptare nëse më jepet e drejta”, tha Izet Haxhia pak kohë më parë.

Ish-truproja: Dua të përballem me Berishën

Izet Haxhia deklaroi pak kohë më parë se ish-kryeministri Sali Berisha ka tentuar elimin-imin e tij fizik. Sipas tij, gjatë kohës që ishte në Turqi, Berisha ka paguar persona për ta vrarë. “Gjatë kohës që unë kam qenë në kërkim në Turqi klanet mafioze të Sali Berishës të paguara me 1 milion euro tentuan eliminimin tim fizik, kanë tentuar të më vrasin”, tha Izet Haxhia. Ish-truproja e Berishës ka përmendur edhe mar-

rëveshjen e Rognerit, ku sipas tij pjesëmarrës kanë qenë edhe Berisha bashkë me Metën, ku është planifikuar vrasja e Azem Hajdarit. “Unë di shumë gjëra, shumë ngjarje kriminale. Nga viti 1990 deri në vitin 1998 unë jam në dijeni për shumë gjëra që mund t’i djegin Berishës. Por unë jam i gatshëm që të flas dhe të bashkëpunoj me drejtësinë shqiptare nëse më jepet e drejta”, u shpreh Haxhia para pak kohësh.

IZET HAXHIA: BERISHA KA TENTUAR TË MË VRASË

KLGJ krijon Regjistrin e Gjyqtarëve, çdo gjyqtar me dosje personale, ja të dhënat që duhet të përfshihen në tëKëshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të

krijojë Regjistrin e Gjyqtarëve. Regjistri do të jetë një një bazë unike e të dhënave profesionale dhe personale të gjyqtarëve, që plotësohet mbi bazën e dosjes personale të çdo gjyqtari. Në Regjistrin e Gjyqtarëve administrohen të dhënat e mëposhtme: emri, mbiemri; datëlindja; vendlindja; vendbanimi; arsimimi; kualifikimet dhe trajnimet; pjesëmarrja në aktivitete shkencore; përvoja profesionale; data e emërimit dhe lëvizjet brenda dhe jashtë sistemit gjyqësor; vlerësimet e etikës dhe veprimtarisë pro-fesionale; masat disiplinore. Në vendimin e KLGJ

është sqaruar se kur krijohet dosja personale për një gjyqtar. “Dosja personale e gjyqtarit merr një numër identifikimi të veçantë dhe krijohet që nga momenti i emërimit. Për gjyqtarët që vijnë nga Shkolla e Magjistraturës, dosja personale krijohet mbi bazën e dosjes së përcjellë prej saj. Për gjyqtarët e tjerë, dosja personale krijohet mbi bazën e dosjes së emërimit. Dosja personale e gjyqtarit administrohet dhe përditësohet në mënyrë të vazhdueshme, në format shkresor dhe elektronik, nga njësia përgjegjëse e buri-meve njerëzore në Këshillin e Lartë Gjyqësor”,

thuhet në vendim. Dosja personale e gjyqtarit duhet të përmbajë të dhënat personale: emrin dhe mbiemrin; atësinë; datëlindjen; vendlindjen; gjininë; adresën e vendbanimit; gjendjen civile; gjendjen gjyqësore; fotografi; jetëshkrimin. Po ashtu, në të duhet të përfshihen emri dhe mbiemri i bashkëshortit/es ose bashkëjetuesit/es; atësia e bashkëshortit/es ose bashkëjetuesit/es; profesioni i bashkëshortit/es ose bashkëjetuesit/es; emri e mbiemri i fëmijëve; profesioni i fëmijëve. Pjesë e dosjes personale duhet të jenë edhe të dhënat për arsimin e lartë, studimet pasuniversitare, aktivite-

tin mësimdhënës e shkencor apo edhe të dhënat për formimin fillestar dhe formimin vazhdues: studimet në Shkollën e Magjistraturës; kryerjen e stazhit profesional; pjesëmarrjen në trajnimet e kryera në kuadrin e formimit vazhdues. Gjithash-tu, në të duhet të jenë edhe të dhënat për përvojën profesionale dhe zhvillimin e karrierës. “Gjyqtari duhet të njoftojë Këshillin e Lartë Gjyqësor për çdo ndryshim të të dhënave që janë pjesë e dosjes së tij personale”, thuhet në vendim. Dosjet per-sonale të gjyqtarëve do të ruhen në ambiente të veçanta me kamera sigurie.

Mimoza IBRA

Terreni për përballjen e Izet Haxhisë me Sali Berishën në gjyq po bëhet gati. Që në maj të vitit 2018 ish-truproja e Ber-ishës po lufton me drejtësinë shqiptare

për të nxjerr në pah, sipas tij, të vërtetën e vrasjes së Azem Hajdarit. Për këtë ai akuzon Sali Berishën, ndërsa dosja e tij është në proces rigjykimi në Gjykatën Penale të Shkallës së Parë. Ditën e sotme Haxhia do të dalë sërish para treshes gjykuese, këtë herë për t’u njohur me vendimin për lehtësim mase apo jo. Në një nga seancat e mëparshme avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri kërkoi që për ish-trupro-jën të lehtësohet masa e sigurisë dhe të lirohet nga burgu. Por deri tani trupa gjykuese nuk është shprehur, ndërsa pritet që vendimi për këtë kërkesë të jepet ditën e sotme në orën 12:00. Në seancën e javës së kaluar treshja gjykuese deklaroi se nuk mund të shprehet për këtë kërk-esë pa patur dosjen e ekstradimit nga Turqia. Për ta vënë në dispozicion këtë dosje, u vunë në lëvizje Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Tiranës. Sipas burimeve të gazetës, tashmë Gjykata e Shkallës së Parë e zotëron dosjen e ekstradimit dhe nuk ka më asnjë pengesë që trupa gjykuese të shpre-het për lehtësim ose jo të masës së sigurisë për Izet Haxhinë. Pra, sot pritet të merret vendimi final për mënyrën sesi do të vijojë gjyqi: Me Haxhinë nën masën e sigurisë “Arrest me burg” apo me Haxhinë jashtë hekurave. Dëshmitë dhe provat e reja në prag të SPAK

Me vendimin për lehtësim mase ose jo, sheshohet edhe çdo pengesë dhe hapet rruga për përballjen e Izet Haxhisë me Sali Berishën. Si të jetë në burg, si të përfitojë një masë më të lehtë sigurie, beteja gjyqësore që Haxhia ka nisur synon që të përballet me ish-kryeministrin dhe ta vërë atë para drejtësisë. Për këtë arsye ai ka përpiluar edhe një listë me 42 dëshmitarë që pritet të thirren për të dhënë llogari për vrasjen e Azem Hajdarit. I pari që pritet të thirret për të dëshmuar do të jetë Sali Berisha. Ky i fundit akuzohet nga ish-truproja e tij se është ai idea-tori i atentatit ndaj Azem Hajdarit. Madje Izet Haxhia pretendon se zotëron prova të reja që e provojnë këtë gjë. Por interesant është fakti se marrja e dëshmive dhe provat e reja do të dalin në pah në të njëjtën kohë kur pritet të fillojë nga puna edhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Seanca që do të mbahet sot për Izet Haxhinë pritet të jetë e fundit për këto dy muaj duke qenë se në gusht gjykatat marrin pushimet. Kështu që seanca e radhës gjyqësore për të pritet të mbahet në shtator. Por të gjitha gjasat janë që në shtator të nisë nga funksioni edhe Proku-roria e Posaçme Antikorrupsion. Rastësi ose jo, Haxhia do të përballet me Berishën dhe do

Trupa gjykuese pritet të vendosë nëse do të lehtësojë masën për Haxhinë

mund ta fundosin Sali Berishën dhe ta vendosin atë pas hekurave për vrasjen e Azem Hajdarit. Duhet theksuar fakti se nëse gjatë rigjykimit të Izet Haxhisë dalin në pah detaje të pathëna më parë, mundet që gjykata të vendosë riçeljen e plotë të hetimit, duke hetuar dhe nxjerrë kështu para drejtësisë fajtorët e vërtetë. Sipas Haxhisë, ky fajtor është Sali Berisha ndaj mund të themi se ai është në panik dhe i rrezikuar, aq më tepër kur këto lëvizje po kryhen në prag të SPAK.

Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final për mënyrën si do vijojë gjyqi,

dëshmitë dhe provat e reja dalin në prag të SPAKKPA vendos sot për fatin

e Nertina KosovësGjyqtarja e Apelit për Krimet e

Rënda, Nertina Kosova do të njihet sot me vendimin përfundimtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ajo përfundoi në KPA pas ankimimit që bëri Komi-sioneri Publik. Në seancën e datës 22 korrik, Komisioneri Publik deklaroi se të gjitha shkaqet e ankimit të ngritura prej tij, gjetën përgjigje në provat e depozituara nga subjekti i rivlerësimit gjatë procesit në Kolegj dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 43, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por me një arsyetim ndryshe nga ai i Komisionit të Pavar-ur të Kualifikimit. Ndërsa subjekti i rivlerësimit parashtroi konkluzionet përfundimtare, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. “Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 26.07.2019, ora 09.00”, njoftoi KPA.

KPA përjashton për 15 vite nga sistemi

Valbona BalënKolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi

dje vendimin për ankimin e Komision-erit Publik dhe subjektit të rivlerësimit Valbona Bala (Pajo), kandidate për në Gjykatën Kushtetuese. Kolegji arsyetoi se nuk mund të interpreton-te Kushtetutën, duke bërë me dije se pavarësisht rrethanave të dorëheqjes së magjistratëve pas hyrjes në fuqi të ligjit 84/2016 për rivlerësimin kalimtar, ky vendim sillte si pasojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe përjashtimin nga institucionet e drejtësisë për 15 vjet. Bazuar në këtë vendim Bala që ishte kandidate për një nga vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të zgjidhet. Trupi gjykues vendosi në fund të ndryshonte vendimin e KPK duke sanksionuar se Valbona Bala (Pajo) nuk mund të emërohet gjyqtare ose proku-rore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtë-sisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

të publikojë provat e reja në të njëjtën kohë kur do të ngrihet SPAK. Sipas informacioneve, Izet Haxhia zotëron bllokun e shënimeve sekrete të Perikli Tetës; bllokun e shënimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Albert Dervishi; tabulatet e celularëve; kronikën e regjistruar e gazetarit Artan Hoxha; regjistrimin e bisedës me diktofon të Ylli Rakipit me të plagosurin rëndë, Zenel Neza, në prani të Berishës tek Spitali Ushtarak. Ai pretendon se këto prova

Page 4: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

4 GAZETA SOTE Premte 26 Korrik 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Dje KED diskutoi për plotësimin e Kushtetueses dhe ngritjen e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Sa i takon Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Emëri-meve në Drejtësi vendosi t’iu hapë rrugën e kandi-

dimit katër emrave. Më konkretisht, Arta Vorpsi, Fiona Papa-jorgji, Bensik Muçi dhe Regleta Panajoti u lejuan nga KED që të vijojnë garën për të zënë një vend në karriget bosh të...

Po ditën e djeshme, Këshilli i Emëri-meve në Drejtësi vendosi edhe për fatin e tre kandidatëve për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Sipas njoftimit të KED, Artur Malaj është lejuar të vijojë kandidimin për ILD, ndërsa Altin Hazizaj dhe Mimoza Qi-nami janë përjashtuar nga gara. Këshilli i

Emërimeve në Drejtësi vendosi: Lejimin e kandidimit të kandidatit Artur Malaj, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Dre-jtësisë. Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si më poshtë: Altin Hazizaj; Mi-moza Qinami”, thuhet në njoftimin e KED.

VENDIMET E KED PËR ILD

ONM kërkoi shkarkimin e tij, KPK zbardh arsyet pse e konfirmoi në detyrë kryegjyqtarin Kastriot Selita

Kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, Kastriot Selita rrezikon shkarkimin pas rekomandimit që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit bëri për Komisionerin Publik. Teksa pritet që Komisioneri të vendosë nëse do ta anki-mojë vendimin e konfirmimit për Selitën, Komi-sioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur të gjitha arsyet pse dha një vendim pozitiv për kryeg-jyqtarin. Sipas vendimit të KPK, ai ka arritur të justifikojë pasuritë e tij. “Trupi gjykues, në rezul-tatet e hetimit për burimin e krijimit të shumave

3.724 euro për blerjen e apartamentit dhe 21.354 euro për mobilim, duke pasur parasysh faktet e dala të arsyetuara më sipër, si dhe provat dhe ana-lizën financiare të kryer, konkludoi se subjekti i rivlerësimit ka të ardhura të mjaftueshme për të blerë pasuritë, si dhe për të kryer shpenzimet e deklaruara”, thuhet midis të tjerash në vendim. Sa i takon shtëpisë private në pronësi të Selitës, në fillim janë konstatuar mospërputhje, por sipas vendimit, pasi kryegjyqtari ka dorëzuar dokumentacion shtesë, është provuar e kundërta.

KPK ka gjetur të rregullt edhe një apartament në Lezhë. “Lidhur me pagesat për blerjen e aparta-mentit në Sh. të Lezhës, në rezultatet e hetimit për këtë pasuri, trupi gjykues, duke pasur parasysh faktet e dala dhe provat, konkludoi se deklarimi i subjektit në deklaratën “Veting” përputhet me dokumentacionin e administruar gjatë hetimit e për rrjedhojë, çmon se deklarimi i tij është i saktë dhe në përputhje me ligjin nr. 84/2017. Rezulton se në deklaratën “Veting”, subjekti ka sqaruar se apartamentin e blerë nga shoqëria “C.” sh.p.k. e

ka shitur me gjithë mobilie në vitin 2011 kundrejt shumës: 35.000 euro për apartamentin dhe 3.000 euro për mobilie”, vijon më tej vendimi i KPK. Një tjetër arsye që e ka çuar trupën gjykuese drejt konfirmimit të Kastriot Selitës është edhe përshtatshmëria e figurës së tij për të vijuar detyrën. Për kryegjyqtarin është dorëzuar një raport pozitiv nga DSIK, ku nuk janë gjetur probleme apo lidhje me krimin e organizuar. Sa iu takon aftësive profesionale, në vendim thuhet se subjekti ka aftësi ligjore për të gjykuar.

Mimoza IBRA

Gjykata Kushtetuese po merr formë pak nga pak. Në një kohë kur janë disa çështje që janë në pritje të një përgjigjeje nga kjo gjykatë, Këshilli i

Emërimeve në Drejtësi po bën të pamundurën që ringritja e saj të jetë sa më e shpejtë. Dje KED diskutoi për plotësimin e Kushtetueses dhe ngritjen e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Sa i takon Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Emëri-meve në Drejtësi vendosi t’iu hapë rrugën e kan-didimit katër emrave. Më konkretisht, Arta Vorp-si, Fiona Papajorgji, Bensik Muçi dhe Regleta Panajoti u lejuan nga KED që të vijojnë garën për të zënë një vend në karriget bosh të Gjykatës Kushtetuese. KED lejoi kandidimin e tyre pasi nuk konstatoi probleme gjatë verifikimit rigoroz dhe të thelluar të kryer për pasurinë, integritetin dhe kushteve ligjore të kandidimit. Të përzgjed-hurit do t’i nënshtrohen pikëzimit dhe renditjes përfundimtare nga KED për 6 vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe nga Kuvendi. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ven-dosi: Lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë: Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës; Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi; Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës; Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi; Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës; Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi; Besnik Muçi, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presi-denti i Republikës; Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës; Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpal-lur nga Kuvendi; Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës; Regleta Panajoti, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës”, njoftoi KED. Të njëjtin fat me ta nuk e patën 5 kandidatët e tjerë Ilir Mustafaj, Dedë Kasneci, Anila Guri, Mimoza Qinami dhe Vladimir Gërmenji që u përjashtuan nga gara.

Javën e ardhshme lista finaleTeksa KED po seleksionon kandidatët për

në Gjykatën Kushtetuese, javën e ardhshme pritet që të jenë gati edhe listat finale për Presidencën dhe Kuvendin. “Në fillim të gushtit përcjellim renditjet përkatëse tek Presidenti dhe Kuvendi brenda një muaji përfundon pro-cedura e tyre. Nëse ata nuk e gjejnë shumicën e nevojshme ose nëse nuk shprehen me ven-dimmarrjet përkatëse, ligji parashikon edhe mekanizmin që nuk e bllokon procesin”, tha Ardian Dvorani pak ditë më parë. Kjo do të

Arta Vorpsi, Regleta Panajoti, Besnik Muçi dhe Fiona Papajorgji marrin “OK” nga KED

thotë që javën tjetër Kuvendi dhe Presidenca do të marrin në dorë listat e KED dhe më pas do të jetë çështje ditësh përzgjedhja e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Brenda shtatorit pritet që kjo gjykatë të nisë nga puna.

Afron shkarkimi i MetësMe ringritjen e Kushtetueses, afron edhe

shkarkimi i Presidentit Ilir Meta. Çështja e parë për të cilën pritet të shprehet Gjykata Kushtetuese do të jetë shkarkimi i Presidentit. Pritshmëritë janë që Parlamenti ta shkarkojë

në shtator e më pas për të duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese, që jep verdiktin përfun-dimtar. Çështja është e ngutshme sepse Meta ka dekretuar një datë të re zgjedhjesh në 13 tetor. Prandaj gjykata duhet të shprehet para kësaj date me qëllim që të vendoset se çfarë do të ndodhë me këto zgjedhje. Megjithatë, gjasat janë që Kushtetuesja ta shkarkojë Metën sepse vendimi i tij për çdekretimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh është cilësuar nga ekspertë të fushës si shkelje e rëndë e Kushtetutës.

Afron shkarkimi i Ilir Metës, KED hap rrugën e kandidimit në Kushtetuese për 4 emra, javën e ardhshme gati lista finale

KLP zëvendëson krerët e shkarkuar

në Përmet e ShkodërKëshilli i Lartë i Prokurorisë nuk

humbi kohë, por ditën e djeshme u vu në lëvizje për të zëvendësuar dy krerët e prokurorisë në Përmet e Shkodër të shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Nën drejtimin e nënkryeta-rit Alfred Balla, KLP vendosi që në vend të Elvin Gokajt në krye të Prokurorisë së Apelit të Shkodrës të emërojë Brahim Dragjoshin. “KLP vendosi: Z. Brahim Dragjoshi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funk-sionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër. Z. Brahim Dragjoshi do të ushtrojë funksionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, përkohësisht nga data 26.07.2019-26.10.2019”, thuhet në vendimin e KLP. Ndërsa në vend të kryetarit të Prokurorisë së Përmetit, po ashtu i shkarkuar nga KPK, u emërua prokurori i Përmetit Asllan Bajramaj.

Ja pse u ndërpre procesi i vetingut

për Arjana FullaninKomisioni i Pavarur i Kualifikimit

ka zbardhur vendimin për ndërprerjen e procesit të vetingut për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani. Ajo re-fuzoi të emërohej gjyqtare e Apelit pasi i mbaroi mandati si gjyqtare e Lartë, duke dhënë kështu dorëheqjen. Për këtë arsye i është ndërprerë vetingu. “Znj. Arjana Fullani, me refuzimin e të drejtës së saj për t’u caktuar në pozicionin e parë që publikohet i lirë, me shfaqjen e vullnetit të saj se heq dorë nga kjo e drejtë edhe në të ardhmen, që sjell dhe mbarimin e statusit të magjistratit, ka konsumuar në mënyrë indirekte aktin e dorëheqjes dhe se ky akt është paraqitur në një prej institucioneve të caktuara me ligj në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Si rrjedhim Komisioni çmon se, vullneti i subjektit të rivlerësimit për të dhënë dorëheqje është i pavesuar. Komisioni çmon se, subjekti i rivlerësimit ka shfrytëzuar të drejtën që i njeh Kushtetuta për dorëheqje”, thuhet në vendim.

4KANDIDATËT PËR GJK QË U LEJUAN TË VIJOJNË GARËN

1. Arta Vorpsi2. Fiona Papajorgji3. Besnik Muçi4. Regleta Panajoti

Page 5: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

GAZETA SOT E Premte 26 Korrik 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

KPK nuk gjeti probleme për Brahon as për kriterin e figurës dhe as për atë të profesionalizmit. Prandaj të gjitha gjasat janë që sot ai të konfirmohet në detyrë. Një vendim i tillë do të thotë se Klodian Braho bëhet automatikisht anëtar i SPAK,

nëse vendimi për të nuk ankimohet nga Komisioneri Publik. Në këtë mënyrë, shkon në nëntë numri i prokurorëve të kualifikuar nga KLP që kanë kaluar sfidën e vetingut dhe që janë gati të marrin në dorë frenat...

Nuk justifikoi pasurinë, KPK shkarkon nga detyra kryetarin e Prokurorisë së Përmetit, Hysen Keta

Rrjeta e vetingut ka kapur dje një tjetër njeri të drejtësisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ditën e djeshme shkarkimin nga detyra të kreut të Prokurorisë së Përmetit, Hysen Keta, pas problemeve të konstatuara me pasurinë e tij. Vendimi u shpall mëngjesin e djeshëm nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun. Hysen Keta e ka nisur karrierën e tij në vitin 1979 dhe përveç pozicionit si prokuror, ka punuar për një periudhë edhe si avokat. Për më

shumë se një dekadë, ai e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa në vitin 2015 u transferua me dekret të Presidentit në Prokurorinë e Tiranës. Keta u përball me vetingun si kreu i Prokurorisë së Përmetit, pas komandimit në këtë pozicion në vitin 2017. Problemet që duket se e penalizuan subjektin lidhen me ndërtimin e një shtëpie tre-katëshe mbi një truall të trashëguar nga i ati, mungesën e dokumentacionit për të ardhurat e përfituara si avokat në vitet ’90 si dhe mungesë burimesh të ligjshme. Komisioni kishte

rrëzuar më herët me vendim të ndërmjetëm një kërkesë të tijën për të bërë ekspertizë të pavarur për kostot e dy ndërtimeve, një shtëpie tre-katëshe dhe një shtese mbi një shtëpi të ndërtuar në vitet ’60. Ndërkohë, tre ditë më parë relatorja Bekteshi vuri në dukje se ishin gjetur disa pasaktësi në deklarimet e Ketës ndër vite dhe po ashtu edhe në deklaratën veting. Ajo vuri në dukje se një shtëpi 3-katëshe e ndërtuar nga viti 1996 deri në vitin 2001, ishte deklaruar në vitin 2003 me sipërfaqe 120 metra, ndërsa rezultoi nga dokumentet me

sipërfaqe 196 metra. Keta sipas Bekteshit, kishte pranuar diferencën dhe kishte shpjeguar se në deklarimin e parë nuk ishte shënuar papafingoja, pasi ajo nuk ishte e banueshme dhe nuk ishte konsideruar si sipërfaqe banimi. Po ashtu, rela-torja tha se për të njëjtën pasuri kishte në dukje pasaktësi edhe në deklarimin veting, pasi trualli rreth 550 metra ku ishte ndërtuar shtëpia ishte pretenduar si i trashëguar, por nga hetimet kishte rezultuar se 54 metra kishin qenë tokë shtet dhe ishin blerë vetëm në vitin 2017.

Klodian Braho pa probleme, drejt konfirmimit në detyrë

Politika në panik, tjetër kandidat i SPAK rezulton i pastër në veting, shkojnë në 9 emrat që do të marrin në dorë luftën antikorrupsion

Mimoza IBRA

Struktura e Posaçme Antikorrupsion është më pranë se kurrë. Pak ditë më parë Këshilli i

Lartë i Prokurorisë kualifikoi 15 prokurorë kandidatë si anëtarë të Prokurorisë së Posaçme Antiko-rrupsion. Nga të 15-të, tetë prej tyre e kanë kaluar me sukses procesin e vetingut. Por pritet që ky numër të shkojë në nëntë ditën e sotme. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet që paraditen e sotme të konfirmojë në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Klodian Braho. Ai u përball dje me trupën gjykuese, por seanca për të ishte pa probleme. I vetmi problem që u konstatua nga trupa gjykuese ishte një hua e pado-kumentuar prej 5 mijë eurosh që Braho kishte marrë nga babai i tij në vitin 2010 për të blerë një apar-tament në Yzberisht. Sipas KPK, Klodian Braho, që është edhe pjesë e listës së prokurorëve të kualifikuar nga KLP për në SPAK, për blerjen e apartamentit ka deklaruar edhe një kredi bankare prej 2.8 milionë lekësh. Për këtë të fundit nuk janë gjetur probleme, por Brahos iu kërkua llogari në seancë për mos-justifikimin e huasë së marrë nga i ati. Proku-rori Braho shpjegoi në fjalën e tij se babai i tij, i vetëpunësuar në bujqësi i kishte mundësitë për të krijuar shumën e 5 mijë eurove. Ai kontestoi vlerësimin e të ard-hurave të babait nga KPK me ref-erencën më të ulët. Në vijim, trupa gjykuese shtoi se Klodian Braho ka depozituar shpjegime shtesë që do të merren në shqyrtim. Profesionalizmi dhe figura e Brahos

KPK nuk gjeti probleme për Brahon as për kriterin e figurës dhe as për atë të profesionalizmit. Prandaj të gjitha gjasat janë që sot ai të konfirmohet në detyrë. Një vendim i tillë do të thotë se Klodian Braho bëhet automatik-isht anëtar i SPAK, nëse vendimi për të nuk ankimohet nga Komi-sioneri Publik. Në këtë mënyrë, shkon në nëntë numri i proku-rorëve të kualifikuar nga KLP që kanë kaluar sfidën e vetingut

dhe që janë gati të marrin në dorë frenat e luftës antikorrupsion. Tetë prokurorët e tjerë që janë kualifikuar nga KLP dhe janë konfirmuar edhe nga KPK janë: Arben Kraja, Manjola Kajana, Enkelejda Millonai, Ened Nakuçi, Edvin Kondili, Besnik Muçi, Behar Dibra dhe Elida Kaçini. Nga këta, deri tani është ankimuar vendimi i KPK nga Komisioneri Publik vetëm për Besnik Muçin. Për këtë

të fundit Kolegji i Posaçëm i Ape-limit pritet të vendosë në shtator sepse në datën 3 do të mbahet edhe seanca e parë gjyqësore. Ndërkohë, në pritje të vetingut janë akoma Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Do-loreza Musabelliu , Ndini Tavani dhe Anita Jella.

Politika në panikAfrimi i Strukturës së

Posaçme Antikorrupsion ka futur

Ja kur e merr vendimin KPA për Gentian OsmaninKolegji i Posaçëm i Apelimit

do të mblidhet në datën 31 korrik për të marrë vendimin për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmani. Osmani, i kon-firmuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, rrezikon shkarkimin pas ankimit të bërë nga Komisioneri Publik. Në seancën e fundit palët parashtruan konkluzionet për-fundimtare. Komisionieri Publik i qëndroi kërkesës për ndryshimin e vendimit nr.61, datë 02.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të sub-jektit të rivlerësimit Gentjan Osm-ani. Ndërsa subjekti i rivlerësimit kundërshtoi secilin prej shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, ba-zuar në të gjitha provat e depozituara prej tij gjatë procesit gjyqësor dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK. Trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 31.07.2019, ora 10.00.

Ramiz Lala njihet sot me vendimin e KPK

Kryetari i Gjykatës Adminis-trative të Gjirokastrës do të dalë sot sërish para trupës gjykuese të Komi-sionit të Pavarur të Kualifikimit për t’u njohur me vendimin nëse konfir-mohet ose jo në detyrë. Seanca për të u mbajt në datën 24 korrik. Gjatë kësaj seance, trupa gjykuese gjeti të saktë deklarimin e gjyqtarit Lala për një sipërfaqe toke bujqësore në fshatin Buzmadh të Kukësit si dhe deklarimin për 755 m2 tokë-arë në Paskuqan. Për këtë pasuri Lala ka deklaruar si burim krijimi përp-jesëtimin e pasurisë mes pronarëve dhe të ardhurat e shitjes së një toke. Ndërkohë, Komisioni ngriti dyshime për vlerën e deklaruar të një banese në Paskuqan. Për një gjendje cash në vlerën 750 mijë lekë, si burim i së cilës janë deklaruar të ardhurat nga paga e tij dhe e bashkëshortes, Komisioni gjeti mungesë burimesh për shumën 72 mijë lekë. Për pro-fesionalizimin, KPK konstatoi se gjyqtari Lala tregon nivel minimal kualifikues në arsyetimin e çësht-jeve gjyqësore.

në panik politikën. Kjo strukturë e re po ngrihet me qëllim që të shfarosë korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivel politi-kanësh. Prokuroria e Posaçme do të ketë të drejtë të hetojë presi-dentin, ish-presidentët, kryeminis-trin, ish-kryeministrat, ministrat, ish-ministrat, deputetët e ish-de-putetët apo çdo zyrtar tjetër të lartë. Çdo emër i lakuar për afera korrupsioni do të kalojë në sitën e SPAK dhe gjasat janë që ata nuk do të shpëtojnë pa u ndëshkuar. Kjo për vetë faktin se SPAK do të asistohet nga ndërkombëtarët. Tetë prokurorët që janë konfir-muar nga KPK do të trajnohen nga FBI, çka do të thotë se ata do të jenë gati së shpejti që të marrin frenat e luftës antikorrupsion në duar dhe të godasin çdo zyrtar të korruptuar.

1. Altin Dumani2. Anton Martini3. Elisabeta Imeraj4. Arben Kraja5. Manjola Kajana

6. Enkelejda Millona7. Doloreza Musabelliu8. Klodian Braho9. Ened Nakuçi10. Edvin Kondili

11. Besnik Muçi12. Ndini Tavani13. Behar Dibra14. Elida Kaçini15. Anita Jella

15 prokurorët e kualifikuar për në SPAK

Page 6: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

6 GAZETA SOTE Premte 26 Korrik 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Opozita sikurse ju e dini, ka bërë një veprim tepër të nxituar dhe të papranueshëm siç ishte ai i djegieve të man-dateve. Por, për fat të keq mazhoranca gjithashtu, ka bërë një veprim të nxituar për shpejtimin për zëvendësimin e këtyre mandateve. Ndërkohë, ka patur dhe ka një kohë relativisht të gjatë gati 30 ditë, për të shqyrtuar mandatin e çdo deputeti, kohë që mund të ishte shfrytëzuar për

të evituar një situatë edhe më të përshkallëzuar se kjo, që paraqitet sot. Pra, jemi në një situatë ku të dyja palët duhet të bëjnë hapa pas dhe të gjejmë rrugën e duhur për të shkuar drejt zgjedhjeve demokratike, sepse kjo është e panegociueshme si kriter bazë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian”, deklaroi pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta.

KRIZA POLITIKE, META: TË DYJA PALËT POLITIKE, FAJTORE

Kreu demokrat Lulzim Basha ka lënë në baltë Ilir Metën për 13 tetorin, pasi e ka bërë të qartë se nuk shkon në zgjedhje pa një qeveri transitore. “Aksioni politik i opozitës do të vazhdojë deri në përmbush-jen e objektivit, që janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale nën kujdesin e një qeverie tranzitore, pa

Edi Ramën. Farsa e 30 qershorit i shërbeu mbarë botës për të parë se ky njeri nuk bën dot zgjedhje. Edhe kur vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron, vetë tabulon, vetë shpall rezultatin, prapëseprapë, nuk rri dot pa i vjedhur zgjedhjet. Për pushtetin dhe pasurinë e tij, është i gatshëm t’i vërë kazmën pluralizmit dhe demokracisë”, tha Basha.

JA REFUZIMI I LULZIM BASHËS

Kriza politike, sekretari i OSBE vizitë në Tiranë: Po ndjekim me kujdes situatën, dialogu të zgjidhet sipas Kushtetutës

Kriza politike që ka kapluar prej 7 muajsh vendin është komentuar ditën e djeshme edhe nga sekretari i OSBE, Tomas Greminger. Ky i fundit zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u takua me një sërë zyrtarësh të lartë të vendit. Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, sekretari i OSBE bëri me dije se ndodhej në Shqipëri për të dhënë mbështetjen e pakufizuar që vendi të merrte Presidencën e OSBE-së në 2020. “Falënderoj përpjekjet e bëra nga Shqipëria deri tani për të

marrë kryesimin e OSBE-së për vitin 2020. Do të takohem me kryeministrin Rama dhe Presidentin Meta. Kryesia e OSBE nuk është një përpjekje e vogël, jo vetëm sipërmarrje nga aleatët, por duhet të mbështetet nga i gjithë shteti, do investim kohë përpjekjesh dhe burimesh. Nuk kam dyshim që mund ta kaloni me sukses. Do jetë një udhëtim fry-mëzues dhe shpërblyes që do rrisë profilin politik të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, deklaroi ai. Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Greminger nuk iu shmang dot pyetjeve mbi krizën politike që po

kalon vendi, zgjidhja e së cilës mund të vijë vetëm nga palët politike shqiptare. Ai inkurajoi dialogun dhe tha se ky i fundit realizohet vetëm duke zbat-uar Kushtetutën dhe institucionet e vendit. “Neve padiskutim i ndjekim nga afër zhvillimet politike të Shqipërisë. Shpresojnë që ngërçi të kapërcehet, zgjedhja duhet të gjendet brenda për brenda, ne inkurajojmë dialogun, kërkimin e përbashkët të problemeve që ekzistojnë në vend. Aktorët politikë të angazhohen të gjithë për funksionin e institucioneve demokratike. Dialogu të realizohet

duke respektuar Kushtetutën dhe institucionet. OSBE është e gatshme të ofrojë mbështetje por asnjë zgjidhje nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse të gjithë aktorët nuk përfshihen në një zg-jidhje”, nënvizoi Greminger. Nga ana e tij, ministri Cakaj u shpreh se të vetmet institucione legjitime janë ato ekzistueset. “Çdo lloj dialogu duhet të zërë fill tek institucionet. Ne jemi të hapur për dialog, të fillojmë punën për të negociuar mbi reformën elektorale si me forcat jashtë, ashtu edhe brenda Parlamentit”, deklaroi Cakaj.

Meta: OSBE të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës politike në vend

Shkrirja e LSI alarmon Ilir Metën, pas refuzimit nga Basha për 13 tetorin, kthen sytë nga

OSBE për të negociuar mbi zgjidhjen e krizësRigels SELIMAN

Presidenti Ilir Meta duket se e ka kuptuar që nuk mund të negociojë dot zgjidhjen e krizës politike që ka kaplu-

ar vendin prej 7 muajsh. Edhe pse kreu i shtetit me dekretin e 13 te-torit u shpreh se ishte një lëvizje për të nxitur palët që të gjejnë gjuhën e dialogut, si Partia Demokratike ashtu edhe Partia Socialiste nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesë së Metës për të njohur 13 tetorin si datë zgjedhjesh lokale. Ndërkohë që, dekretin e Presidentit nuk e kanë njohur as Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Euro-pian. Në këto kushte, Meta duket se është tërhequr nga negociatat për krizën, duke i kthyer sytë nga ndërkombëtarët.

Kërkon ndërhyrjen e OSBEDitën e djeshme Presidenti i

Republikës, Ilir Meta është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, të cilit i ka kërkuar ndihmë për krizën. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Meta u shpreh se e in-formoi Greminger për thellimin e krizës së gjithanshme, politike dhe institucionale që po kalon vendi. Po ashtu, Presidenti Meta theksoi se i kërkoi Greminger ndërmjetësimin sa më parë të jetë e mundur midis palëve politike në vend për zgjidh-jen e kësaj krize. “Për rivendosjen e funksionimit normal të institucion-eve demokratike dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës mjaft kritike ku ndodhet vendi, është në interes të kredibi-litetit të OSBE, të angazhohet për tejkalimin e krizës së rëndë në Shqipëri sa më parë të jetë e mun-dur. Ky angazhim do të shërbejë si mundësi tepër e rëndësishme për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë dhe sundimit të ligjit, por dhe konsolidimit të lidershipit të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, gjatë marrjes së Kryesisë së radhës së OSBE, por edhe së ard-hmes europiane të Shqipërisë, për më tepër kur presim që në 17-18 tetor Këshilli i Bashkimit Europian të vendosë për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, deklaroi Meta. Por kjo lëvizje e Presidentit Ilir Meta

vjen në një moment tepër delikat, pasi partia që ai lindi, sikundër është Lëvizja Socialiste për Integ-rim rrezikon të shkojë drejt grem-inës. Pra, Meta duket se po e sheh se nëse nuk gjendet konsensusi, në mënyrë që partitë poltike të pranojnë 13 tetorin, LSI është e des-tinuar të shkrihet. Kjo pasi të gjitha

bashkitë që ajo ka i mori PS, duke bërë që shumë militantë të saj të humbin vendet e punës. Kështu që, nisur nga kjo situatë Meta kërkon ndërhyrjen e OSBE për t’i dhënë fund krizës politike.Meta: Fajin për krizën e ka politika

Presidenti Ilir Meta ka vijuar më tej në deklaratën e tij, duke

Pollo: Bashkia dhe qeveria po grabisin qytetarëtIsh-deputeti i Partisë Demokra-

tike, Genc Pollo ka kritikuar ditën e djeshme qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës, sa i takon planit për të shembur teatrin. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Pollo mbështet Presidentin Ilir Meta lidhur me pad-inë që bëri në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e teatrit, ndërsa akuzoi kryebashkiakun e Tiranës së po grabit pronat e qytetarëve. “Thelbi i padisë në Gjykatën Kushtetuese të depozituar dje nga Presidenti Meta është se Ligji Special Fusha shpk/Teatri Kombëtar i miratuar për herë të tretë nga shumica rilindiste në Kuvend vërtet heq emrin e kompa-nisë së dashur të lalit të vogël e atij të madh por kushtet e shtuara vetëm tek Fusha shpk të çojnë. Ky ishte edhe dhunimi kryesor i Kushtetutës e i Marrëveshjes së Stabilizim Aso-ciimit i kontestuar shumë fort nga opozita në verën e 2018. Dhunimi mbetet siç ishte; thjesht është shtuar një fasadë Potjomkini GP”, deklaroi ish-deputeti i PD, Genc Pollo.

Maliqi: Ministria e Drejtësisë e zhytur në korrupsionDeputeti Lefter Maliqi ka shpër-

thyer dje në akuza në adresë të qeverisë dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa i referohet raportit të DASH për korrupsionin, Maliqi i kërkoi ministres që të dorëhiqej, pasi sipas tij, dikasteri që ajo drejton është i zhytur në ko-rrupsion. “Znj. ministre e Drejtësisë ose jep dorëheqjen ose rri vetëm zëdhënëse e qeverisë për luftën ndaj korrupsionit (DASH: Shqipëria ven-di më i korruptuar në Ballkan dhe Evropë). Shko ose verifiko skanda-lin te burgu 302 në qendër të Tiranës e padëgjuar më parë, i gjithë zinx-hiri drejtues i komanduar. Drejtori i burgut, shefi policisë, shefi i regjimit të brendshëm, shefi i regjimit të jashtëm, shefi i sektorit ligjit, shefi i çështjeve shoqërore të edukimit dhe shëndetësisë, shefi i personelit tek 302, të gjithë të komanduar. 4 oficerë policie të vendosur jashtë ligjit në poste drejtuese të koman-duar”, deklaroi Maliqi.

theksuar se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të tij për zgjidhjen e situatës, aktorët politikë kanë refuzuar thirrjet e tij të sinqerta, në mënyrë që i jep zgjidhje të plotë e përfundimtare kësaj krize. “Pavarë-sisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe konkrete që kam ndërmarrë deri tani për parandalimin e kësaj situate, përpjekje që janë minuar nga aktorë të ndryshëm, jam edhe më i bindur tani se rruga e vetme është dialogu politik gjithëpërf-shirës dhe i sinqertë që i jep zg-jidhje të plotë e përfundimtare kësaj krize”, nënvizoi Presidenti Meta. Ndërkohë, në një postim në rrjetet sociale, Thomas Greminger tha se në takimin me Metën ranë dakord që stabiliteti dhe uniteti kombëtar janë çelësi për progresin dhe suksesin.

Page 7: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

GAZETA SOT E Premte 26 Korrik 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Në garë për në Gjykatën e Lartë

janë 21 kandidatë jogjyqtarë. Mes kan-didatëve janë edhe juristët e njohur The-odhori Sollaku, Sokol Sadushi dhe Jordan Daci. Një tjetër emër që kandidon për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë është edhe...

1. Sergjio Mazreku2. Ndue Pjetra3. Ergys Misha4. Jetmira Rragami5. Aldona Sulaj6. Jordan Daci7. Lindita Troja

8. Alma Loci9. Hermina Albunesa10. Rezarta Melo11. Agron Lamaj12. Ervin Pupe13. Theodhor Sollaku14. Irena Nino

15. Vjosa Bodo16. Shaqir Hasanaj17. Kestrin Kato18. Sokol Sadushaj19. Ilir Panda20. Ardita Buna21. Anton Lleshaj

JA KANDIDATËT PËR GJYKATËN E LARTË

Kuvendi miratoi rregullat dhe kushtet për kandidatët jomagjistratë të Inspektoratit të Drejtësisë, ja 3 fazat që duhet të kalojnë

Kuvendi i Shqipërisë me propozim të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të zgjedhë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, më pas dre-jtuesi do të zgjedhë një pjesë të inspektorëve. Në mbledhjen e ditës së djeshme të qeverisë, u miratuan rregullat se si do të zgjidhen inspek-torët dhe filtrat që duhet të kalojnë më parë. Kandidatët jomagjistratë do të duhet të kalojnë në tre hapa kryesore: në verifikimin e pasurisë, verifikimi i integritetit dhe verifikimi i kushteve të tjera ligjore. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë do i dërgojë ILDKPKI listën e plotë të kandidatëve

jomagjistratë, ku do i vendosen në dispozicion të gjitha të dhënat mbi deklarimet e pasurive. Por në rast se kandidatët nuk dorëzojnë brenda afatit formularin me plotësimin e deklarimeve të pasurisë, atëherë ILDKPKI vë në dijeni ILD-në për mungesë informacioni. Ndërsa kur kandidatët jomagjistrat dorëzojnë formularin e pasurisë, në përfundim të verifikimit të kryer sipas ligjit, ILDKPKI-ja i dërgon menjëherë Inspektorit raportin e kontrollit të plotë për pas-uritë, interesat private dhe detyrimet financiare të kandidatit dhe të personave të lidhur. Ndërsa

sa i përket verifikimit të integritetit, do të kryhet nga Prokuroria e Përgjithshme. Në varësi të rezultateve të kontrollit dhe të nevojave të veri-fikimit të mëtejshëm të integritetit të kandidatit, Inspektori mund të kërkojë edhe informacione shtesë nga institucionet përkatëse. Nëse nga gjetjet dhe përfundimet e raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, si edhe gjetjet e përfundimet e nxjerra nga të dhënat e dërguara nga institucio-net e tjera të përmendura në këtë seksion, Ins-pektori vlerëson se nuk ka të dhëna që mund të sjellin ndalimin e kandidimit, procedon me

përgatitjen e pjesës së relacionit përkatës mbi gjendjen e faktit dhe të ligjit të zbatueshëm për sa i përket verifikimit të integritetit të kandidatit jomagjistrat. Ndërsa për verifikimin e kushteve të tjera ligjore, Inspektori shqyrton dokument-acionin e paraqitur nga kandidati jomagjistrat për të vlerësuar nëse, për efekt të verifikimit të kushteve dhe kritereve të tjera ligjore të kandi-dimit, të dhënat e deklaruara janë të plota, kanë përmbajtje të saktë dhe nuk gjenden elemente që sjellin dyshime për vërtetësinë e dokumentit apo të përmbajtjes së tij.

Elisjeda KIKO

Në 3 vjetorin e ndryshimeve kushtetuese, reforma në dre-jtësi duket se po hyn në shina. Deri më tani, pati vonesa

që nga ngritja e KLGJ dhe KLP e deri te SPAK apo plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese. Por dy të parat u ngritën dhe kriza në gjyqësor po shkon drejt fundit. Dje KLGJ ka mbyllur listën e kandidatëve jogjyqtarë për në Gjykatën e Lartë, duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm të zbatimit të reformës në drejtësi. Me miratimin e rregullores në fillim të këtij muaji, Këshilli i Lartë Gjyqësor i hapi rrugë garës për anëtaret jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë. Rregullorja përcaktonte pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve, jo gjyqtarë që kandidojnë për Gjykatën e Lartë. Në garë për në Gjykatën e Lartë janë 21 kandidatë jogjyqtarë. Mes kandidatëve janë juristët e njohur Theodhori Sollaku, Sokol Sadushi dhe Jordan Daci. Një tjetër emër që kandidon për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë është edhe Ilir Panda, duke vazhduar me Shaqir Hasanaj dhe Ervin Pupe. Anton Lleshaj dhe Ndue Pjetra janë dy emra të tjerë të cilët janë në garë për tu bërë pjesë e Gjykatës së Lartë.

Verifikimi i kandidatëveTashmë që gara për Gjykatën e

Lartë u mbyll, KLGJ do të nis punën me verifikimin e materialeve duke skualifikuar fillimisht nga lista ata që nuk plotësojnë kriteret e parashikuar në ligj. Faza e dytë e procesit do të jetë verifikimi i figurës, pasurisë dhe aftësisë profesionale të secilit prej kandidatët. Në përfundim KLGJ do të bëjë renditjen e emrave që do të plotësojnë kriteret dhe më pas listën do t’ia kalojë Parlamentit ku do të votohen 4 prej tyre. Kandidatët duhet të kenë të paktën 15 vite karrierë si juristë të spikatur dhe të kenë merita profesionale, personale dhe organizative. Ata duhet të kenë ekspertizë të spikatur, si dhe të vlerësohen për përgjegjshmëri dhe paanësi. Gradat shkencore të ju-ristëve kanë një vlerësim të shtuar në përzgjedhjen e tyre. Aktualisht Gjykata e Lartë është në ngërç, pasi ka mbetur me dy anëtarë: kryetarin Xhezair Zaganjorin për të cilin do të vendos sot Gjykata e Apelit nëse do të konfirmohet në detyrë dhe Medi Bici. Për shkak të bllokimit në gjykatë, kanë mbetur pezull 32 mijë dosje. Gjykata e Lartë do të ketë 19 anëtarë dhe anëtarët jo-gjyqtarë do të përbëjnë vetëm

Ja se si do të bëhet verifikimi i kandidatëve

Drejtësia hyn në shina, ja 21 kandidatët e parë për Gjykatën e Lartë, nga

Theodhori Sollaku, te Sokol Sadushi1. Shqyrtimi i çështjeve në lidhje me kërkesat

për ekstradim, të cilat në rast të tejkalimit të afateve sjell edhe shfuqizim të masës “arrest ne burg”.

2. Pamundësia e ankimeve të veçanta të gjykat-ave civile për kompetencë apo juridiksion.

3. Pamundësia e ankimeve të veçanta të gjykat-ave administrative për kompetencë juridiksion.

4. Pamundësia e ankimeve te veçanta të gjykat-

ave për kompetencë juridiksion.5. Pamundësia për të shqyrtuar kërkesat për mo-

sekzekutim të vendimeve të formës së prerë, që mund të krijojnë efekte të pakthyeshme.

6. Eksodi i ankimeve që shkojnë në Strasburg pa u ezauruar në Gjykatën e Lartë.

7. Zgjatja e proceseve.8. Pamundësia për vendimeve që unifikojnë prak-

tikën gjyqësore.

8 PROBLEMATIKAT EMERGJENTE TË GJL Skënderi: Kryebashkiakët e rinj nuk do betohen

në të njëjtën ditëAnëtari i KQZ, Bledar Skënderi

u shpreh se kryebashkiakët e rinj nuk do të betohen të gjithë në të njëjtën ditë. Në një intervistë televizive, ai tha se kjo arsye lidhet me betimin e kryebashkiakëve aktualë në vitin 2015. “Ligji thotë se mandati i çdo kryetari bashkie mbaron të njëjtën ditë të viti të katër që ka marrë detyrën. Kështu që besoj se për çdo kryetar bashkie data do te jetë e ndryshme se në 2015 çdo kryetar bashkie dhe çdo këshille është konsistuar në ditë të veçantë. Ligji për qeverisjen vendore e ka përcaktuar se si bëhet proceduar nëse mbledhjen e këshillit nuk e thërret sekretari aktual i këshillit, prefekti ka të drejtë ta thërras dhe nëse kalon afati 10 ditore atëherë këshilli mblidhet vet për të bërë kon-stituimin. Kështu që besoj se është një situatë e zgjidhur pasi nëse sekretari nuk thërret këshillin, besoj se prefekti do marri masa për të bërë mbledhjen e parë të këshillit, të bëj konstituimin dhe ne momentin që bën betimin kryetari i ri, mandati i kryetarit tjetër tashme ka mbaruar”, tha ai.

PD akuza Ramës: Mashtrues arrogant

Zëdhënësja e Partisë Demokra-tike, Ina Zhupa ka shpërthyer ditën e djeshme në akuza të forta ndaj kryem-inistrit Edi Rama. Në një postim në rrjetin social Facebook, Zhupa deklaroi se Rama është një mashtrues që ka vetëm një ideal dhe moral, paranë duke e akuzuar se po grabit Shqipërinë. “Edi Rama është një mashtrues arrogant dhe hajdut psikik që ka vetëm një ideal, një aspiratë, një moral: paranë. Për para po grabit dhe shet gjithë Shqipërinë. Për para bën aleancë me krimin dhe me çdokënd”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa. Ajo publikoi një video nga nisja e punimeve në shtator 2013 për Bulevardin e Ri dhe inaugurimi nga Lulzim Basha, atë kohë kryetar bashkie. Më pas ajo u shpreh se kryeministri Edi Rama bllokoi punimet për Bulevardin e Ri. E njëjta gjë edhe për projektin e Pazarit të Ri të Bashës. “Edi Rama gënjen. Ai punon kundër interesit publik. Interesi i tij është vetëm grabitja”, u shpreh ajo.

1/5 e trupës së kësaj gjykate.Sulmet e Metës

Por mungesa e Gjykatës së Lartë ka bërë që presidenti Ilir Meta të shpërthejë në sulme dhe akuza të forta në drejtim të ndërkombëtarëve dhe reformës në drejtësi. Kreu i shtetit iu drejtua pak ditë më parë përmes një letre Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke i kërkuar informacione lidhur me hapat që po ndërmerren për të plotësuar vendet vakante në Gjykatën

e Lartë. Në letër, kreu i shtetit i kërkoi informacion shterues edhe mbi rekoman-dimet e misionit të ekspertizës së BE-së Euralius rreth çështjes në fjalë. Po ashtu, Meta sulmoi misionin Euralius, pasi sipas tij po tenton të kufizojnë rolin e presiden-tit për emërimet në drejtësi. “Referuar gjithashtu të dhënave të bëra publike, Presidenti i Republikës ka kërkuar in-formacion nëse pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor është administruar opinion i

misionit të ekspertizës së BE-së ‘Euralius V’, ku i sugjerohet Këshillit (KLGJ) për-dorimi i një skeme provizore/zgjidhje sui generis për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë, duke caktuar anëtarë ‘të përkohshëm’ në këtë gjykatë nëpërm-jet skemës së delegimit nga gjykatat e niveleve më të ulta, për të formuar trupën gjyqësore të përkohshme në Gjykatën e Lartë, derisa të riformohet numri i tri kolegjeve”, thuhej në letrën e Metës.

Page 8: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

8 GAZETA SOTE Premte 26 Korrik 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Regjisori Edmond Budina ko-mentoi ditën e djeshme marrëvesh-jen e nënshkruar nga kreu demokrat Lulzim Basha dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në një pronon-cim për mediat, Budina tha se kjo kontratë nuk duhej nënshkruar nga artistët por nga populli "Nuk jam kundra asaj kontrate por gjërat duhet të jenë të vërteta. Përderisa kontrata është simbolike duhej të firmosej me popullin dhe të zbatohej në vijim. Pse unë paskam më shumë të drejtë se ata të tjerët që kanë qenë çdo ditë këtu. Nëse ai nuk e zbaton ne do jemi kundër. Në këtë situatë që është Shqipëria kam besim. Jam i mendimit se ndërrimi i pushteteve lë vend për ndryshim", tha Budina.

BUDINA: KONTRATA DUHEJ TË FIRMOSEJ NGA POPULLI, JO ARTISTËT

Pas nënshkrimit të kontratës me Partinë Demokratike, aktori Neritan Liçaj ka mbajtur fjalën e tij duke e quajtur marrëveshjen një lëvizjes qytetare për kombin dhe flamurin. Gjatë fjalës së tij Liçaj përdori edhe moton e opozitës duke thënë 'E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa. "Kjo mbetet një lëvizje qytetare, për kombin dhe flamurin. Kemi qenë studentë të dhjetorit dhe fati solli që të përmbyllim atë detyrë të nisur. Sa herë dëgjoj 'E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa më kujtohen ato kohë. Jemi 30 vite pas edhe ende nuk e kemi arritur. Pas 30 vitesh nënshkruam një pakt njerëzor", u shpreh Neritan Liçaj.

FIRMOSJA E MARRËVESHJES, REAGON NERITAN LIÇAJ

Rama citon Rajmonda Bulkun për ndërtimin e një teatri të ri, aktorja ndryshon mendje për prishjen e godinës

Protestat kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar ka vijuar edhe ditën e djeshme. Por pa-varësisht kundërshtimit të artistëve, qeveria shpre-het e bindur që projektin e teatrit do e çojë deri në fund. Kryeministri Edi Rama përmes tre postimeve të njëpasnjëshme ka shprehur vendosmërinë për ndërtimin e një teatri të ri. Në postimin e parë në rrjetin social, shefi i qeverisë zgjodhi një shprehje popullore. “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, tha Rama duke e ilustruar me projektet e realizuara tek Liqeni Artificial, Pazari i Ri e Sheshi Skënderbej. Në një tjetër reagim, kreu i ekzekutivit citoi shkrimtarin Paulo Coelho, ku u shpreh se disa

persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët e vetveten, e prandaj shpikin vepra teatrale imag-jinare. “Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre! Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre”, shkruan Rama. Ndërsa në postimin e tretë, kreu i qeverisë citoi aktoren dhe ish deputeten e PD Rajmonda Bulku, e cila pak kohë më parë doli pro ndërtimit të një teatri të ri, pasi ekzistuesi nuk ka kushtet e duhura. “Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo - politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për

projektin e Teatrit Kombëtar! Ja çfarë mendon një aktore e njohur e skenës kombëtare, e cila jo vetëm s’ka asnjë lidhje me këtë shumicë qeverisëse, po ka qenë aktive si qytetare qysh në kohën e ndrys-himeve historike dhe më pas edhe si deputete, në radhët e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku: Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël”, u shpreh Rama në postimin e tij të tretë. Por aktorja e njohur

Rajmonda Bulku iu përgjigj kryeministrit Rama në lidhje me postimin e tij për Teatrin Kombëtar. Përmes një postimi në rrjetin social, ajo tha se i qëndron deklaratave të saj, duke shtuar se krahas teatrit të ri, i vjetri nuk duhet shembur. “Unë jam për një teatër të ri, dhe i qëndroj deklaratave të mia, por jo në dhunim të ligjeve, kolegëve, miqve e shokëve të mi! Respekto traditën! Ruaje historinë! Ndërto teatër të ri, jo duke shkulur të vjetrin! Jam larg dhe më vjen keq që mungoj të jem mes kolegësh në teatër. Në krahët e mi mbaj mbesën time që më mrekullon dhe dëshiroj që të bëhet aktore teatri”, u shpreh Raimonda Bulku.

Elisjeda KIKO

Protesta e artistëve për shem-bjen e godinës të Teatrit Kombëtar ka vijuar edhe ditën e djeshme. Në ditën e

dytë të rezistencës së tyre, aktorët shprehen të bindur për ti shkuar deri në fund kauzës së tyre. Ditën e djeshme u nënshkrua një marrëve-shje midis Partisë Demokratike dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Artistët dhe opozitarët ranë dakord për të mos lejuar zbatimin e pro-jektit të përzgjedhur nga qeveria për ndërtimin e një teatri të ri. Në draft-rezolutë thuhet se të dyja palët janë zotuar publikisht që t’iu përm-bahen pikave të marrëveshjes mes tyre. Në marrëveshje shprehet qartë angazhimi i PD, ku thuhet se që në muajin e parë që do të vijë në pushtet do të shfuqizojë ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Gjithashtu në marrëveshje theksohet se Partia Demokratike do të angazhohet që, brenda vitit të parë nga momenti kur opozita të jetë në drejtimin e vendit, të rrisë buxhetin për artin dhe kulturën në nivelet më të larta të rajonit. Gjithashtu, PD në qeveri angazhohet që, në konsultim më artistët, të reformojë sektorët e artit dhe të kulturës, nëpërmjet decen-tralizimit të institucioneve kulturore, reformimin e ligjeve për shpërblimin e drejtë financiar të artistëve dhe garantimit të të drejtave të autorit.

Zbatimi i marrëveshjesNga godina e teatrit, kreu

demokrat Lulzim Basha u shpreh se marrëveshja e firmosur prej tij dhe artistëve do të marrë jetë sapo PD të vijë në pushtet, duke shtuar se mbështetja ndaj artistëve do të vijojë. Basha deklaroi se ka ardhur koha që të gjithë politikanët e korruptuar të ndëshkohen dhe vendi të futet në rrugën e duhur. "Së bashku ndërmar-rim këtë akt besimi dhe përkushtimi për të mbështetur me të gjitha format ligjore, politike, diplomatike dhe ak-sioni qytetar ashtu si kemi bërë deri më sot. Nënshkrimi i kësaj kontrate besimi mes opozitës së sotme është akti i parë që ne ndërmarrim për mbrojtjen e interesit publik, për fut-jen e vendit në shina, të ndëshkimit

Basha: Marrëveshja do të marrë jetë sapo të vijë PD në pushtet

Vijon rezistenca për teatrin, Lulzim Basha firmos marrëveshje me artistët, premton

shfuqizimin e ligjit për shembjen e godinësVasili: Rama dhe policët

dhunuan artistëtIsh deputeti i LSI Petrit Vasili reagoi

sërisht në lidhje me situatën në Teatrin Kombëtar. Në një postim, ai tha se Rama dhe policët ushtruan dhunë mbi artistët. “Gjyqit të popullit nuk i shpëtojnë dot kurrë! Dje i çmenduri Edi Rama dhe policia rrethuan artistë dhe qytetarë duke i lënë edhe pa ujë, ndaj në pranga do të përfundojnë! Policia e të çmendurit Edi Rama ka “luftuar heroikisht dhe psikopatikisht” që asnjë pikë ujë dhe asnjë kafshatë ushqim të mos arrinte tek mbrojtësit e teatrit. Ky shkollëpak dhe trurrënuar së bashku me policinë, që sillet kafshërisht, nga dje janë dhe do mbeten fytyrat më të urryera dhe të neveritshme të një Shqipërie që ndry-she nga ata është fisnike, me ideale, zemërgjerë dhe e mençur. Të gjithë ata komandantë policie, gangsterë dhe perversë, që urdhëruan turpin më të zi të policisë në 29 vjet pluralizëm, janë të gjithë të evidentuar dhe ndëshkimi i tyre do të jetë shumë i rreptë dhe shembullor. Këta maskarenj të policisë, kundër çdo ligji, rrethuan mbrojtësit e teatrit, artistë dhe qytetarë”, tha ai.

Mustafaj: Regjimi që godet artistët, i rrezikshëm

Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj komentoi ditën e djeshme situatën e krijuar për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një intervistë televizive, ai deklaroi se ka qenë emo-cionalisht me ata që e kanë kundërsh-tuar prishjen, duke shtuar se regjimi që godet mbi artistët është një regjim i rrezikshëm ndaj demokracisë. “Kam qenë emocionalisht pjesëtar i atyre që e kanë kundërshtuar prishjen e teatrit. Në logjikën time nuk duhet prishur por restaurohet. Një regjim që godet mbi artistët, është një regjim i rrezikshëm. Jam ndjerë keq edhe njerëzisht sepse një pjesë e atyre që ishin në përleshje me policinë janë miqtë e mi personalë. Jam në mbështetje të teatrit. Kryeministri gabohet kur thotë se janë në minorancë. Unë besoj se për Teatrin duhet të mer-ret në konsideratë mendimi i atyre që bëjnë teatër. Nuk besoj se janë pak, me aq sa kam parë janë jashtëzakonisht shumë, duke parë komunitetin teatror në Shqipëri”, tha Mustafaj.

qershori, drita në fund të tunelit po shkëlqen fort”, tha Basha.

Mbështetja e artistëvePas firmosjes së marrëveshjes,

regjisori Edmond Budina deklaroi nga godina e teatrit se kjo kontratë duhet të materializohet sapo PD të vijë në pushtet, duke shtuar se nëse nuk bëhet i mundur shfuqizimi i ligjit kundër teatrit do të dalë edhe kundër Bashës. “E përshëndes këtë kontratë të sotme, e gjej me shumë vend dhe nesër kur opozita me PD të jetë në pushtet kjo

kontratë duhet të materializohet. Unë përpara të gjitha gjërave dua ta shikoj në sy kryetarin e PD. Të marr një prem-tim, po premton para popullit, ne nuk jemi askushi po të mos ishte populli. Nëse nesër nuk realizoni ato që keni shkruar unë i pari do jem kundër jush. E lexova kontratën, e dëgjova edhe sot, o kjo kontratë firmoset nga të gjithë ju, se 5 veta më duket çik absurde, nëse nuk e firmosim të gjithë nuk e firmos, jam me ju. Jam me ju, mos na tradht-oni”, u shpreh ai.

të politikanëve të korruptuar dhe të politikave të zhvillimit ekonomik. Është domethënëse që këtë akt e nënshkruajmë me një grup i cili këmbëngul për të mbrojtur jo një interes privat por një kauzë. Do gjur-mojmë çdo qindarkë të marrë nga populli dhe do ia kthejmë pronarit legjitim. Mesazhi i 30 qershorit është mesazh për një ndryshim të vërtetë. Shkelja e kësaj kontrate na ngarkon me përgjegjësi para publikut dhe votuesit shqiptar. Siç e tregoi dhe 30

Page 9: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

.........GAZETA SOT E Premte 26 Korrik 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Anila Denaj interpelancë me bizneset: Do eliminojmë evazionin fiskal, lufta ndaj informalitetit do jetë e vazhdueshmeMinistrja e Financave dhe Ekonomisë, Anilda

Denaj, zhvilloi dje një interpelancë me përfaqësues të biznesit lidhur me Planin Operacional në kuadër të luftës kundër Informalitetit. Gjatë interpelancës të realizuar nëpërmjet Platformës së Bashkëqever-isjes, ministrja Denaj, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjo-kuta, iu përgjigjën pyetjeve të biznesit në lidhje me vizionin dhe qëllimin që ka qeveria për zbatimin e këtij plani. Ministrja Denaj theksoi para për-faqësuesve të biznesit se puna për hartimin e këtij

plani ka nisur në muajin prill dhe zbatimi i tij do të shtrihet gjatë gjithë vitit, ndërkohë që tre janë sek-torët më me risk, hoteleri-turizëm, sektori i ndërtimit dhe produktet e akcizës. “Më duhet të ritheksoj se nuk kemi të bëjmë me një aksion, por me një plan operacional. Lufta kundër informalitetit ka qenë dhe do të jetë e orientuar drejt jetëgjatësisë, drejt eliminimit të gjithë evazionit dhe kjo do të bëhet me instrumente të tjerë përveç atyre që janë sot në fuqi. Informaliteti është një problem që shqetëson jo vetëm ministrinë, administratën tatimore e dogan-ore, por edhe biznesin, sidomos atë të ndershëm, i

cili punon sipas rregullave ligjorë. Përpjekjet tona do të jenë të vazhdueshme për të mbështetur sipër-marrjen dhe për të rritur konkurrueshmërinë sipas të gjithë vlerave e standardeve ligjore në vend”, tha ministrja Denaj. Nga ana e tyre përfaqësuesit e biznesit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë u shprehën se mbështesin fort qeverinë në betejën kundër informalitetit dhe angazhimin për një qasje të re në modernizimin e instrumenteve fiskalë. Ata kërkuan që lufta ndaj informalitetit të mos jetë një aksion momental, por një punë e vazhdueshme nga ana e institucioneve shtetërore. “Kjo kornizë ligjore

synon që në vitin 2021 ne të kemi fatura elektronike në të gjithë marrëdhëniet, si “cash”, pra biznes- klient, ashtu edhe “jo cash”, biznes me biznes, që kalojnë nëpërmjet sistemit bankar, por pse jo të përfshijë të gjithë spektrin e transaksioneve edhe nëpërmjet sistemit dhe qeverisë. Kjo do të thotë se e gjithë platforma e qarkullimit do të jetë elektronike dhe nuk do të jetë për totalin e xhiros në fund të ditës, por do të jetë për çdo faturë, për çdo artikull, në mënyrë që të mundësojë një informacion të plotë, të jemi efektivë dhe të shkojmë drejtpërdrejt aty ku ndodh evazioni më i madh”, tha Denaj.

Skandali me falimentimin e “Veneto Banka”, SGA fundos Gent Sejkon: Tranzit nën

mbikëqyrjen e BSH, prandaj e kontraktuam

Zbardhen të tjera detaje nga falimentimi i bankës italiane

Kliti TOPALLI

Nuk kanë fund skandalet me falimentimin e “Vento Banak”. Kjo e fundit u lar-gua nga vendi ynë dhe mori

miliona euro nga shteti italian, por ata që kanë mbetur në rrugë janë punon-jësit dhe kredimarrësit. E gjitha kjo për shkak të papërgjegjshmërisë së guver-natorit Gent Sejko. Gazeta po tregon sot të tjera detaje. Portali italian Vicenzapiu.com është marrë gjerë e gjatë me këtë çështje dhe në një shkrim tregohet se përgjegjësia e Bankës së Shqipërisë. Historia e “Veneto Banka” është e tillë: Pasi qeveria italiane miratoi falimentin, asetet e saj dhe kreditë e mira kaluan te “Intesa Sanapolo Bnak”, por kreditë e këqija i mori në administrim kompania SGA me seli në Napoli. Kjo e fundit kontraktoi në Shqipëri kompaninë “Tranzit”, me qëllim që të kontaktonte kredimarrësit dhe t’u kërkonte që të paguanin kreditë. Portali italian ka kërkuar sqarime nga SGA se përse vendosën të kontraktojnë Tranzit. "Ne kemi trashëguar portofole të vogla në Rumani, në Moldavi, në Kroaci dhe në Shqipëri. Duke mos pasur prani të drejtpërdrejtë në këto vende, SGA ka lidhur marrëveshje me operatorë privatë që veprojnë aty, të cilët janë të përfshirë në menaxhimin e kredive me probleme. U kërkuan të dhëna dhe më pas u bëjnë një sërë verifikimesh dhe kontrollesh. SGA ka vendosur që në Shqipëri të bashkëpunojë me Tranzit. Tranzit është një subjekt i mbikëqyrur nga Banka e Shqipërisë”, thuhet në deklaratë. Gazeta e tregoi pak ditë më parë se si në marrëveshjen që ishte firmosur mes SGA dhe Tranzit thek-sohej se ishte Banka e Shqipërisë ajo që kishte sugjeruar që të kontraktohej një kompani shqiptare. Nëse hyhet në raportet vjetore të Bankës së Shqipërisë i kushtohet mjaft rëndësi kompanisë Tranzit. Pra pyetja që shtrohet është: A ishte Gent Sejko ai që lidhi italianët me Tranzit? Përveç kësaj, SGA shprehet qartë se Tranzit është një kompani që mbikëqyret nga BSH dhe kjo u ia dhënë atyre siguri se gjithçka do shkojë sipas ligjit. Por sa ka bërë Sejko që ligji të zba-tohet? Sipas të dhënave të deritanishme nuk ka bërë sa duhet. Shumë njerëz ankohen për presione dhe që janë lënë në terr informacioni. BSH duhej të ishte ajo që të merrte në dorë situatën.

Ja kush është TranzitTranziti është i autorizuar nga

Banka e Shqipërisë për të vepruar si institucion financiar jobankar. Ajo ofron mundësi të ndryshme financimi, këshillime financiare dhe asistencë për kompani në Shqipëri. Kjo kompani është pjesë e rrjetit NCH Capital Inc. Ky rrjet është themeluar në vitin 1993 dhe është një nga investitorët më të mëdhenj në Rusi, Evropën Qendrore e Lindore.

Ka një kapital prej 3 miliardë dollarë. Që nga viti 2007, NCH zotëron dhe menaxhon disa kompani në të gjithë rajonin që ofrojnë kredi për kompan-itë dhe sipërmarrësit në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë: ndërtim, turizëm, pasuri të paluajtshme, naftë dhe gaz, etj. NCH menaxhon rreth 3 miliardë dollarë kapital nëpërmjet një rrjeti prej nëntë zyrave në Rusi, në Evropën Lindore dhe në Brazil. Tranzit varet drejtpërdrejt nga NCH

Balkan Fund, LP, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar regjistruar në Ishujt Cayman, me numër regjistri MC-15214 dhe me seli në PO Box 309, Ugland House, South Church Street, George Toën, Grand Cayman, KY1-1104, Cayman Islands, (“NYCH Balkan”). (Sipas vendimit me shkrim të ortakëve të shoqërisë “Tranzit” shpk, datë 19.10.2009, të dorëzuar në QKB). Pronari i Tranzit është Adi Ballta, i cili drejton dhe ABI Bank.

Fuga vijon kritikat për ligjin e Akademisë së Shkencave

Akademiku Artan Fuga fton të gjithë profesorët, doktorët, pedagogët e universiteteve publike dhe private të marrin pjesë në paraqitjen shkencore që tregon se si e dëmton lirinë univer-sitare, statusin socioprofesional të tyre, por jo vetëm ligji i ri për Akademinë e Shkencave. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Fuga u bën thirrje që bren-da kuadrit të ligjeve dhe moralit intele-ktual të jenë aktivë, në mos për të tjerët për veten e tyre. “Profesorë, doktorë, pedagogë të universiteteve private dhe publike, kudo që jeni! Brenda ditëve të ardhshme, sikurse kam njoftuar, do të organizoj një paraqitje shkencore dhe analitike se ku dëmton liritë uni-versitare, autonominë e universiteteve dhe statusin tonë socioprofesional Ligji i ri për Akademinë e Shkencave, i përpiluar pa kontributin e asnjë eksperti të pavarur, nga militantë ose nga uzurpatorë me konflikt interesi të tejskajshëm! Mjaft kolegë më kanë konfirmuar pjesëmarrjen! Mjafton të më drejtoheni në messenger ose në inbox të faqes sime Facebook, për t'ju komunikuar detajet”, tha ai.

Miratohet kompensimi për shpronësimet e aksit

Buzuq-ÇorovodëKëshilli i Ministrave vendosi në

mbledhjen e sotme shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Studim-pro-jektim, masa inxhinierike Buzuq – Çorovodë”. Shpronësimi bëhet në favor të Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH). Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse për pasuritë e llojit “truall”, “mur rrethues” dhe “kultura bujqësore”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 422 145.31 (një milion e katërqind e njëzet e dy mijë e njëqind e dyzet e pesë pikë tridhjetë e një) lekësh. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 1 422 145.31 (një milion e katërqind e njëzet e dy mijë e njëqind e dyzet e pesë pikë tridh-jetë e një) lekësh, të përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2019 për Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Pra, kemi një situatë aspak normale. SGA kontrak-ton një kompani offshore, e cila do të bëjë mbledhjen e kredive të shqiptarëve. Sipas klientëve të “Veneto Banka”, ndaj tyre është ushtruar presion i madh, pasi të gjithë janë njoftuar se duhet të paguajnë menjëherë detyrimet, ndryshe do nisin procedurat gjyqësore dhe të përmbarimit. Por kjo kompani nuk jep sqarime se ku janë kolateralet e lëna në bankë. Shumë kredimarrës kanë lënë tapitë e banesave, por ato janë zhdukur. Asgjë

nuk figuron në regjistrin e Hipotekës apo Bankës së Shqipërisë. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të neg-lizhencës së Bankës së Shqipërisë. Nëse kjo e fundit do e kishte monitoruar si duhet largimin e “Veneto Banka”, gjithçka mund të kalonte pa probleme. Por kredimar-rësit prej muajsh nuk marrin një përgjigje se çfarë do të ndodhë me ta. Lojërat me SGA dhe Tranzit kanë bërë që shumë qytetarë me 1 apo dy muaj vonesë, kreditë tu futen te kreditë e këqija.

KOLATERALET E SHQIPTARËVE

Pasi u mbyllën procedurat e falimentit, u përgatit materiali i totalit të kredive dhe shuma u dërgua në Itali. Më pas i kërkohet qeverisë italiane që këto para të shkojnë në llogari të Intesa San Paolo. Shuma e parë ishte 25 mln euro, provigjionime për Bankën e Shqipërisë. Pra një bankë që kishte maksimumi 12-13 mln euro kredi të keqe NPL, shkon në 50 mln euro kredi të keqe menjëherë. Pra bëhet një fryrje e kredive sepse paguan qeveria italiane. Në këtë

moment banka punon për raportimin e tyre, në Itali dhe në Bankën e Shqipërisë. U jepet statusi “kredi e shitur”. Që një kredi të quhet e keqe, duhet që të kalojë së paku 3 muaj pa u paguar. Por nuk ka ndod-hur kështu, për faktin se janë futur dhe persona me 1 ose 2 muaj vonesë, duke bërë që numri i kredive të këqija të rritet. Por nëse Banka e Shqipërisë do ndërhynte, kjo do shmangej. Kjo sigurisht ndikon në imazhin e sistemit bankar në vend.

RRITJA E KREDIVE TË KËQIJA

Page 10: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

GAZETA SOT10 E Premte 26 Korrik 2019

.........

e k o n o m i www.sot.com.al

Bankat në lupë për pastrim parash, verifikim për kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale, ja si do kontrollohen aksionerët

Drejtoria e Pastrimit të Parave detyron Sejkon të ndryshojë rregulloren

Qeveria ka përcaktuar metodikën e llogaritjes së masës së qerasë për banesat sociale. Përmes një vendimi të marrë dje, janë dhënë detaje se si duhet të veprojnë ata persona që banojnë me qera në këto banesa. Sipas vendimit, masat e llogaritjes së qerasë vlen për: banesat sociale me qira, që sigurohen nëpërmjet ndërtimit të banesave të reja; banesave sociale që blihen në treg dhe objekteve të dala jashtë funksionit, të transformuara në banesa sociale. Më tej theksohet se masa e qirasë, e shprehur në lekë/m2, llogaritet në varësi të kostos së ndërtimit ose të vlerës së blerjes së banesës në treg. Por, masa vjetore e qirasë nuk mund të jetë më e madhe se 3% e kostos së ndërtimit ose e vlerës së banesës së blerë në treg. Për llogaritjen e masës së qirasë për

banesat sociale, që sigurohen nëpërmjet ndërtimeve të reja, në koston e ndërtimit (K) përfshihen të gjitha shpenzimet e kryera për ndërtimin e objektit të banimit, të tilla si: vlera e investimit për ndërtimin e ndërtesës; vlera e plotë e projektit teknik; kostoja e blerjes së tokës, kur ajo nuk është pronë e njësisë së vetëqeverisjes vendore; vlera e investimit për lirimin e sheshit të ndërtimit; vlera e mbikëqyrjes së punimeve; taksat, tatimet dhe tarifat e aplikueshme gjatë ndërtimit të objektit; kostot e menaxhimit të zbatimit të projektit; kostot për kolaudimin dhe ato për tarifën e regjistrimit të pronës në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK). Në koston e ndër-timit nuk përfshihen: vlera e truallit, kur investimi është bërë në truall, pronë e njësisë së vetëqeverisjes

vendore; investimet për lidhjen me rrjetin kryesor të infrastrukturës, si ujësjellës, kanalizime, telefoni, energji elektrike; vlera e investimit për katet e para, kur këto nuk janë të parashikuara për banesa sociale; taksat, tatimet dhe tarifat vendore, të cilat, për projektin në fjalë mund të jenë konsideruar si kontribut i njësisë së vetëqeverisjes vendore. Për objekte të dala jashtë funksionit, të përshtatura në banesa sociale, masa e qirasë llogaritet mbi vlerën kapitale të transferuar dhe kostot e ndërhyrjes për përshtatjen e tyre. Në këtë vlerë përfshihen: vlera kapitale e transferuar e objektit (siç pasqyrohet në regjistrin e kontabilitetit), duke llogaritur edhe shkallën e amortizimit për shkak të përdorimit normal dhe të zakonshëm të tij; kostoja e ndë-

Vendimi i qeverisë, ja si do të bëhet llogaritja e masës së qerasë për banesat sociale

rhyrjes/investimit për përshtatjen e tyre në banesë sociale; tarifa për regjistrimin e pasurisë; çdo shpenzim tjetër, i kryer me financime të buxhetit të shtetit ose të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Falë presionit të Drejtorisë së Pastrimit të Parave, Guverna-tori Gent Sejko ka vendosur të marrë masa ndaj bankave, e

sidomos ndaj atyre që janë regjistruar në kompani offshore. Në vendin tonë ka banka që rezultojnë të themeluar në parajsa fiskale, por që për Bankën e Shqipërisë nuk krijonte problem. Mirëpo Drejtoria e Pastrimit të Parave ka ngritur dyshime se bankat përdor-en dhe për pastrim parash, e për këtë arsye ka kërkuar të merren masa. Banka e Shqipërisë ka ndryshuar rreg-ulloren “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së bankave dhe degëve të bankave të huaja në Republikën e Shqipërisë”. Gazeta e tregoi pak ditë më parë se si u futën në skaner kom-panitë e sigurimit dhe shoqatat, ndërsa tani ka ardhur radha e bankave, të cilat qëndrojnë në krye të “listës së zezë” për pastrimin e parave. Me dyshim shihen bankat që figurojnë në parajsat fiskale, ku parashikohet dhe pezullim aktiviteti. Rregullorja sanksionon se, në rast se Banka e Shqipërisë konstaton, apo ka dyshime të arsyeshme se struktura e kapitalit apo burimi i tij lidhet me per-sona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë, që kanë lidhje familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me aksionerët e propozuar, apo lidhet me shoqëri të regjistruara në pa-rajsa fiskale ose offshore, njofton dhe kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave nëse ka informacion në lidhje me aksionerët e propozuar, si dhe pezullon procedurën e licencimit deri në një përgjigje nga kjo e fundit.

Kontrolli i aksionerëve Gazeta prej ditësh po denoncon

fakte nga falimentimi i “Vento Banka”, ndërsa janë ngritur dyshime mbi indi-vidët e përfshirë. Edhe në rregulloren e re, vëmendja fokusohet të verifikimi i aksionerëve. Sot kushdo mund të hapë një bankë nëse ka kapital, pasi Banka e Shqipërisë është në gjumë. Ndryshimet më të fundit janë projekti i Drejtorisë së Pastrimit të Parave dhe falë saj pritet që të ketë një skaner të qartë në banka. Rregullorja e bankës vendos si kriter që në fillim të saj, se në dokumentacionin e nevojshëm për licencimin e bankës dhe degës së bankës së huaj është e

nevojshme që të paraqitet struktura e kapitalit të aksionerit të propozuar, deri në përfituesin e fundit me pjesëmarrje influencuese dhe joinfluencuese në ka-pitalin e bankës. Në informacionin sipas kësaj shkronje duhet të deklarohen nëse kjo strukturë përmban ose jo aksione të mbajtësit ose aksioner përfaqësues. Më herët në rregullore kërkohej struktura e kapitalit të shoqërisë dhe pjesëmarrjet në shoqëritë në të cilat aksioneri i propozuar zotëron jo më pak se 10%. Po kështu, ndërsa më herët kërkohej lista e aksion-erëve që kanë pjesëmarrje influencuese në shoqëri të tjera. Me ndryshimet në rregullore kërkohen pjesëmarrjet e aksionerit të propozuar në shoqëritë, në të cilat zotëron jo më pak se 10 përqind të të drejtave të votës (në qoftë se është e aplikueshme), të shoqëruar me një përm-bledhje të veprimtarisë/ve që këto të fun-

JA SI DO BËHET RISTRUKTURIMI

I KREDIVE

1. Bankat, në marrëveshje me kredimarrësin, ristrukturojnë kred-inë, sipas kritereve të përcaktuara në manualin e kredisë, të miratuar nga organet e saj drejtuese. Ristrukturi-mi i kredisë kryhet kur, mbështetur në analizat e tyre, bankat gjykojnë se në të ardhmen gjendja financiare e kredimarrësit do të përmirësohet ndjeshëm, ose të ardhurat nga vep-rimtaria e tij do të rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe se kredimar-rësi do ta paguajë (shlyejë) të gjithë kredinë, sipas kushteve të reja.

2. Kredia, e cila para ristruk-turimit klasifikohet në kategoritë “standarde” ose “në ndjekje”, nëse ristrukturohet për herë të parë, pas ristrukturimit nuk mund të klas-ifikohet, në asnjë rast, më lart se kategoria “nënstandarde”, deri në plotësimin e kushteve të pikës 5 të këtij neni. Kredia, e cila para ristruk-turimit klasifikohet në kategoritë ”nënstandarde”, “të dyshimta” ose “të humbura”, nëse ristrukturohet për herë të parë, pas ristrukturimit ruan të njëjtën klasë, deri në plotësimin e kushteve të pikës 5 të këtij neni.

3. Kredia, e cila para ristruk-turimit klasifikohet në kategoritë “standarde” ose “në ndjekje”, nëse ristrukturohet për herë të dytë, pas ristrukturimit nuk mund të klasifikohet, në asnjë rast, më lart se kategoria “e dyshimtë”, deri në plotësimin e kushteve të pikës 5 të këtij neni. Kredia, e cila para ristruk-turimit klasifikohet në kategoritë ”nënstandarde”, “të dyshimta” ose “të humbura”, nëse ristrukturohet për herë të dytë, pas ristrukturimit klasifikohet në një klasë më të ulët nga kategoria në të cilën ishte klas-ifikuar përpara ristrukturimit, deri në plotësimin e kushteve të pikës 5 të këtij neni. 4. Kredia, e cila është ristrukturuar për më shumë se dy herë, pas ristrukturimit klasifikohet, në kategorinë “të humbura”, deri në plotësimin e kushteve të pikës 5 të këtij neni. 5.

1. Subjektet krijojnë funksionin/njësinë e kontrollit të brendshëm, si pjesë të sistemit të kontrollit të brendshëm.

2. Funksioni/njësia e kontrollit të brendshëm është njësi organizative e veçantë e subjektit, e pavarur nga veprimtaritë, strukturat dhe personat që ajo shqyrton ose kontrollon, e cila raporton përpara këshillit të ad-ministrimit/mbikëqyrës dhe/ose komitetit të kontrollit të subjektit.

3. Çdo veprimtari, çdo departament, çdo degë dhe çdo

njësi tjetër organizative e subjektit, përfshihet në fushën e kontrollit të funksionit/njësisë së kontrollit të brendshëm.

4. Funksioni/njësia e kontrollit të brendshëm siguron, në mënyrë të pavarur, organet drejtuese mbi cilësinë dhe efektivitetin e kontrollit të brendshëm të subjektit, si dhe mbi sistemin dhe proceset e drejtimit/qeverisjes dhe të administrimit të rreziqeve.

5. Funksioni/njësia e kontrollit të brendshëm zbaton standardet ndërkombëtare të kontrollit të brendshëm.

KONTROLLI PËR SUBJEKTET JO BANKA

dit kryejnë. “Të dhëna për veprimtarinë tregtare për shtatë vitet e fundit të aksion-erit që propozon të zotërojë pjesëmarrje influencuese, si dhe pasqyrat financiare të audituara, të tre viteve të fundit, për çdo aksioner, që tregojnë se natyra dhe burimet financiare të aksionerit të propozuar janë të tilla që mund të

sigurojnë mbështetje me kapital shtesë të veprimtarisë së bankës, si dhe evi-dencën e mjaftueshmërisë së mjeteve monetare në dorë dhe në banka, për pagimin e kapitalit”, thuhet në nenin 7. BSH ka marrë të njëjtat masa dhe sa i takon institucioneve financiare jo banka dhe kursim kreditit.

Në rast se Banka e Shqipërisë konstaton, apo ka dyshime të ar-syeshme se struktura e kapitalit apo burimi i tij lidhet me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë, që kanë lidhje familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcakti-meve ligjore, me aksionerët/ortakët

e propozuar, apo lidhet me shoqëri të regjistruara në parajsa fiskale ose offshore, njofton dhe kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Paran-dalimit të Pastrimit të Parave nëse ka informacion në lidhje me aksionerët/ ortakët e propozuar, si dhe pezullon procedurën e licencimit deri në një përgjigje nga kjo e fundit”;

MASAT PËR PIKAT E KËMBIMIT VALUTOR

Page 11: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

.........GAZETA SOT E Premte 26 Korrik 2019 11

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Thaçi prononcohet për zgjedhjet: Javën e ardhshme nisin konsultimet

me udhëheqësit e partive politike

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPresidenti i Kosovës dorëzohet ndaj presionit të partive për zgjedhje

Andi LAMKO

Pas thirrjeve të vazhdueshme nga politika vendase presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është prononcuar dje me hezitim për

dorëheqjen e kreut të qeverisë, duke thënë se javën që vjen do të nisë takimet me udhëheqësit e partive politike për të diskutuar zgjedhjet e reja. Në një njoftim të Presidencës së Kosovës, thuhej se do të nisin hapat e nevojshme pas dorëheq-jes së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe se çdo veprim do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. “Bazuar në kompetencat kushtetuese, presidenti i Kosovës përfaqëson unitetin e popullit dhe është garantues i funksionimit demokratik të institucioneve shtetërore. Prandaj, çdo hap që do të ndërmarrë Presidenti do të jetë në përputhje vetëm me interesat e qytetarëve dhe interesat shtetërore”, shtohej në njoftimin e zyrës së presidentit, duke qetësuar disi pritjen e partive politike, të cilat kanë bërë thirrje të vazhdueshme që të dis-kutohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Javën e kaluar, kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i tij, pasi u thirr për t’u marrë në pyetje nga Proku-roria e Posaçme në Hagë. Dorëheqja e zotit Haradinaj i dha fund koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate që garuan së bashku ne zgjedhjet e 11 qershorit të vitit 2017.

Kurti: Koha për shpërndarjen e Kuvendit

Thirrjet për shpalljen e zgjedhjeve të

Rusia dhe Kuba bisedojnë për zgjidhje politike në Venezuelë

Përmbytet anija në brigjet libiane, raportohet për 150 të vdekur

Rusia dhe Kuba kanë konfir-muar qëndrimin e tyre në favor të zgjidhjes politike në Venezuelë, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë. "Ne shpreso-jmë që kontaktet, që nxisin dia-log të drejtpërdrejt mes qeverisë dhe opozitës do të zhvillohen në çdo mënyrë të mundshme", tha ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, gjatë një konference për media të mbajtur në Havana. Pas takimit me homologun e tij nga Kuba, Bruno Rodriguez Parilla, Lavrov tha se dy shtetet "në mënyrë aktive" po merrnin

pjesë në krijimin e kushteve për të arritur marrëveshje mes qever-isë dhe opozitës në Venezuelë. "Ne shpresojmë që kontaktet, që nxisin dialog të drejtpërdrejt mes qeverisë dhe opozitës do të zhvillohen në çdo mënyrë të mundshme. Do të doja të thekso-ja edhe një herë se këto duhet të jenë kontakte për të promovuar dialogun, e jo kontakte me qëllim të imponimit të rezultateve të atij dialogu dhe paracaktimit të rezu-ltateve", tha ai, ndërsa gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin "shem-bullor" ruso-kuban në OKB.

Të paktën 150 njerëz mund të jenë mbytur nga përmbytja e një anije me refugjatë në brigjet e Libisë, tha dje agjen-cia e OKB për refugjatët, duke shtuar se rreth 150 emigrantë të tjerë janë shpëtuar nga peshkatarët dhe u kthyen në Libi nga rojet bregdetare. Nuk është e qartë nëse emigrantët po udhëtonin në 1 apo 2 anije që u nisën nga qytetin libian i al Khoms, rreth 120 km në lindje të Tripolit. OKB ka thënë në mënyrë të përsëritur se njerëzit e shpëtuar në Mesdhe

nuk duhet të kthehen në Libi për shkak të konfliktit dhe kushteve çnjerëzore në të cilat mbahen emigrantët. Të paktën 65 emigrantë vdiqën në maj pasi barka e tyre u përmbyt në brigjet e Tunizisë. 16 të mbijetu-ar u sollën në breg nga marina tuniziane. Mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë në Mesdhe për në Evropë çdo vit, dhe Libia është një pikë kyçe e nisjes. Ata udhëtojnë me anije që janë pak të mirëmbajtura dhe të mbipopulluara dhe shumë prej tyre kanë vdekur.

Spasovski: Është intensifikuar gjuha e urrejtjes në prag të festës së Ilindenit

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, tha dje në parlament se kërcënimet dhe gjuha nacionaliste e urrejt-jes në rrjetet sociale janë inten-sifikuar përpara festës kom-bëtare maqedonase të Ilindenit më 2 gusht, dhe se autoritetet po punojnë për çështjen. “Kërcëni-met dhe gjuha e urrejtjes janë intensifikuar gjatë nënshkrim-it të marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bullgarinë dhe Greqinë, para ngjarjeve spor-tive përpara vizitës së Papës,

tani para zgjidhjes së statusit të Prokurorisë Speciale Publike para festimit të festës kombëtare Ilindenit. Ne po punojmë për të zhdukur thirrjet për linçim dhe vrasje publike dhe do të intensifikohen në periudhën e ardhshme”, tha Spasovski. Ai shtoi se janë paraqitur 82 raste të përhapjes së gjuhës së urrejtjes, por se edhe prokuroria edhe gjykata duhet të bëjnë punën e tyre. Ai shtoi se autoritetet puno-jnë me OSBE dhe strukturat e tjera për trajnim ndërgjegjësimi mbi gjuhën e urrejtjes.

Kosovë, UNICEF: 38.000 fëmijë më aftësi të

kufizuar nuk shkollohen

Daçiç: Serbia do të vazhdojë të punojë për tërheqjen e njohjeve

Australia miraton ligjin ndalin riatdhesimit të ekstremistëve

Parlamenti i Australisëmiratoi dje ligjin që parandalon për dy vite, kthimin në vend të luftëtarëve të huaj apo ekstremistëve të dyshuar. Ministri i Brendshëm i Australisë, Peter Dutton, tha se riatdhesimet do të shqyrtoheshin rast për rast, veçanërisht aty ku përfshihen fëmijët nën moshë. Organizatat humanitare vlerësojnë se të paktën 50 gra dhe fëmijë australianë janë bllokuar në kampet e refugjatëve, pas humbjes së territorit të grupit ekstremist ISIS.

Gjermania regjistroi sot për herë të parë një maksimum nxehtësie më të lartë se 41 gradë Celsius teksa vala aktuale të nxehtit ka thyer të gjitha rekor-det për vendet e Evropës perëndimore. Paris shënoi dje ditën më të nxehtë që ka regjistruar ndonjëherë, teksa vala e dytë e rrezikshme e të nxehtit ka nisur të sjellë panik. Një rekord i ri provizor prej 41,5 gradë Celsius u mat sot në Lingen, në perëndim të Gjermanisë, ndërsa në disa qytete është kaluar rekordi i një ditë më parë prej 40,5 gradë Celsius. Holanda shënoi të mërkurën temperaturën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë me 39.3 Celsius në Eindhoven, rekord që zgjati vetëm 24 orë kur stacioni në bazën ushtarake në Gilze-Rijen shënoi 40.4C, të enjten, njoftonin meterologët holandezë.

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Jonhson, tha dje në fjalimin e tij në parlamentin britanik, se Brexit do ta bëjë Britaninë vendin më të mirë në botë, me retorikë patriotike apo populiste të stilit të presidentit amerikan Donald Trump. Johnson premtoi që do mundohet që ta nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Evropian me një marrëveshje “divorci” dhe t’i jap energji ekonomisë. “Misioni ynë është që ta bëjmë realitet Brexit me datën 31 tetor me qëllim që të bashkojmë dhe t’i japim energji Mbretërisë së Bashkuar, duke e bërë këtë vend më të mirin në botë” tha Johnson para parlamentit. Por kërkesat për ndryshime të marrëveshjes së ndarjes të kërkuara nga Johnson, janë refuzuar dje si të papranueshme nga negociatori i BE, Michel Barnier.

Pas Francës dhe Holandës, Gjermania kalon 41 gradë Celsius Johnson me stil “Trump”: Bëj Britaninë vendin më të mirë në botë

reja kanë ardhur nga të gjitha drejtimet e politikës së Kosovës dhe nga vetë kryeministri i dorëhequr, që kërkon të rikandidojë. Partitë opozitare kanë bërë gjithashtu thirrje se do të refuzo-jnë qeveri teknike. Lideri i opozitarëve Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se është koha kur duhet të thir-ret një seancë e jashtëzakonshme për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës. Gjatë takimit të tij me bashkatdhetarë në Kuvendin e Kosovës, ai tha dje se vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), janë opozita e vërtetë, ku sipas tij është e logjikshme që qeverinë e re për ndry-shime demokratike, ta formojnë këto dy parti. I pyetur se si e komenton mbledh-jen e qeverisë e thirrur nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj e cila pritet të mbahet të premten ai tha:

“Mendoj që është e gabuar, e padrejtë. Tash është koha që të thërrasim seancë të jashtëzakonshme për shpërndarje të Kuvendit dhe për zgjedhje të lira dhe demokratike, e jo mbledhje të qeverisë e cila ka rënë”. Kurti po ashtu tha se prioritet i qeverisë së re duhet të jetë mundësia se si bashkatdhetarët të vo-tojnë nëpër ambasada dhe konsullata, nëpër vendet ku ata jetojnë.

Haradinaj kandidon Disa zëra kanë akuzuar Haradinaj

se dha dorëheqjen për të fituar popullar-itet në rikandidimin e tij, dhe në fakt ai e ka konfirmuar këtë, si dhe ka insistuar në zgjedhje të reja. “Jam detyruar të jap dorëheqje, jemi të detyruar të shkojmë në zgjedhje, jemi detyruar të rihapim gjendjen e brendshme. Për fat të mirë ka qëndrueshmëri në Kosovë, për fat të mirë është demokraci dhe gjërat po

ndodhin në mënyrë demokratike. Nëse populli më jep besim, e respektoj atë bes-im dhe vazhdoj punën”, shtoi Haradinaj. Edhe partitë tjera në pushtet, përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës, poho-jnë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja të cilët kryetari i saj Kadri Veseli, i cilësoi të “pashmangshme”. Opozita pret që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të fillojë këshillimet për të caktuar datën e tyre. Por heshtja e tij ka nxitur spekulime për ndonjë përp-jekje tjetër për të tejkaluar situatën, ndonëse duket shumë e vështirë duke pasur parasysh qëndrimet e partive politike. Pak ditë para dorëheqjes së zotit Haradinaj dolën sheshazi më shumë se kurrë edhe përplasjet e brendshme ndërmjet drejtuesve të koalicionit qeverisës që lidheshin më shumë me qasjen ndaj tarifave të Kosovës ndaj mallrave serbe dhe bisedimeve me Serbinë.

Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) vlerëson se rreth 38.000 fëmijë me aftësi të kufizuara në Kosovë, nuk do të vijojnë mësimin më 1 shtator. Nga gjithsej, 43.000 fëmijë me aftësi të kufizuara, sa vlerësohet të jenë në Kosovë, vetëm 5.300 prej tyre vijo-jnë mësimet në shkollat e rregullta, thotë organizata. “Fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilëve iu mohohet e drejta për arsim, kanë gjasa të për-jashtohen edhe nga shoqëria”, thu-het në një komunikatë të UNICEF.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç tha dje se ardhmja e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës është shumë e pasigurt, pasi nuk dihet se çfarë do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i situatës në Kosovë. Daçiç ka thënë se mbi Serbinë po kryhet presion që të jetë konstruktive dhe të ndalojë së lobuari për tërheqjen e njohjeve dhe mos të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkom-bëtare. “Do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve”, tha ai.

Javën që vjen do të nisin takimet me udhëheqësit e par-tive politike pë hap-at e nevojshme pas dorëheqjes së kryemi-nistrit Ramush Harad-inaj. Çdo veprim do të jetë në pajtim me Kus-htetutën e Kosovës...

Page 12: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

12 GAZETA SOTE Premte 26 Korrik 2019 GAZETA SOT E Premte 26 Korrik 2019 13

d o s s i e r www.sot.com.al

Zbardhen detajet e vizitës së Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut në Moskë më 1957, ja

elozhet e liderëve të Partisë Komuniste për BRSS

Zbardhen detajet e vizitës që Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu zhvilluan më 1957 në Rusi. Sipas raportimeve

të “New York Times”, të dy liderët shqiptarë vlerësuan jashtë mase marrëdhënien me BRSS. Nga ana tjetër, tregohet se si Shqipëria donte të përmirësonte bashkëpunimin dhe me SHBA.

12 prill 1957Udhëheqësit shqiptarë

priten në MoskëKryeministri Mehmet Shehu dhe

kreu i Partisë Komuniste Shqiptare Enver Hoxha u pritën sot në Moskë për bisedime me udhëheqësit e Bashkimit Sovjetik. Rusët i bënë aleatit të tyre më të vogël një pritje të rangut më të lartë. Në stacionin e trenit ata u pritën nga kryeministri Nikolai Bulganin, kreu i partisë Nikita Hrushov, ministri i Jashtëm Andrei Gromujko dhe ish-ministri i Jashtëm Dmitri Shepilov tashmë sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. Shqiptarët janë grupi i fundit i zyrtarëve nga vendet satelite që vijnë në Moskë pas rënies së revoltës anti-sovjetike në Hungari. Takime të mëparshme të këtij lloji kanë përfunduar me deklarata të përbashkëta mbështetjeje për poli-tikat e Kremlinit dhe premtime për rritje të ndihmës ekonomike. Duke folur për pritjen e sotme kryemi-nistri shqiptar Shehu tha se populli shqiptar është i ndërgjegjshëm për faktin se Bashkimi Sovjetik është baza e fitoreve të tyre aktuale dhe të ardhshme. “Ne kemi ardhur në Bashkimin Sovjetik në një kohë kur marrëdhëniet tona vëllazërore janë më të forta se kurrë dhe kur uniteti i kampit socialist po i bën ballë me sukses të gjitha sulmeve”, tha Shehu.

16 prill 1957Hrushovi bën thirrje për një botë më të sjellshme

Kreu i partisë sovjetike Niki-ta Hrushov në një frymë të rrallë miqësore tha sot se bota socialiste dhe ajo kapitaliste duhet të jetojnë përkrah njëra-tjetrës, gjatë pritjes për delegacionin shqiptar. Ai shtoi se ishte i sigurt se situata ndërkom-bëtare po përmirësohej dhe se gjithsesi dy kampet kundërshtare nuk kanë zgjedhje tjetër përveç bashkekzistencës paqësore mes tyre, pasi asnjëri nuk ka një rrugë shpëtimi jashtë planetit. Ky ishte një fjalim i papritur rikëshillimi nga kreu komunist i cili zakonisht gjen hapë-sirë në fjalimet e tij për të lëshuar disa hoka apo dhe kërcënime ndaj Perëndimit. Hrushovi foli nga salla kryesore e hotel Sovietskaja pranë Ambasadës Shqiptare, në nder të delegacionit të drejtuar nga Enver Hoxha, që ka ardhur në Bashkimin Sovietik për negociata ekonomike e politike.

Zhvillimet në HungariEdhe duke folur për ngjarjet

në Hungari, Hrushov mbajti një ton shumë më të butë se zakonisht, duke thënë: Situata hungareze është pak e mprehtë, djegëse si speci hun-garez. Këtij speci djegës i shtohet dhe Egjipti, por tashmë gjërat janë duke u qetësuar”. Ai më tej i shtriu dorën e miqësisë Jugosllavisë, me të cilën rusët dhe shqiptarët kanë pasur replika të ashpra. Hrushov tha se Jugosllavia është pak e llas-tuar dhe duke u kthyer nga Hoxha tha se Jugosllavia është e BRSS por më shumë e Shqipërisë. “Ne duhet ta korrektojmë këtë situatë. Nuk presim të arrijmë unitetin ideolog-jik brenda natës. Kjo do të kërkojë punë të vazhdueshme por unë jam optimist”. Duke parë njerëzit e ftuar

Ja si Shqipëria donte të rishikonte marrëdhëniet me SHBA, por duke mos ndalur kritikat dhe sulmet

në darkë, në tryezat e mbushura që po e dëgjonin, Hrushovi gjeti me sy ambasadorin jugosllav Vejko Miçu-noviç që ishte në një cep të largët të sallës, dhe tha se “nuk është nevoja që i dërguari i Beogradit të qëndrojë në një vend aq të largët” dhe i kërkoi të vinte në tryezën kryesore. Kur diplomati i gjatë e i pashëm jugosllav u afrua ai u prit përzemërsisht nga të ftuarit dhe ngriti një dolli me rusët e shqiptarët, me të cilët vendi i tij kishte debatuar ashpër. Hrushovi tha se ishte i sigurt se populli jugosllav dhe të paktën disa nga udhëheqësit e tyre e dëshironin këtë miqësi me Bashkimin Sovjetik. “Ne kemi luftuar gjermanët dhe japonezët por nuk kemi luftuar kurrë kundër jugosl-lavëve dhe nuk dëshirojmë ta bëjmë”, tha Hrushov, duke shtuar se mezi priste kohën kur të gjitha akordet ushtarake të eliminohen dhe bota të mos ketë nevojë për to. Më vonë Hrushov i foli ambasadorit norvegjez duke thënë publikisht: “Ai është miku ynë, edhe pse ne nuk shkojmë mirë me NATO-n. Nuk ka arsye pse të mos e pëlqejmë”, dhe në linja të ngjashme foli dhe për ambasadorin francez.

17 prill 1957Bulganin mbështet linjën

e butë të HrushovKryeministri sovjetik Nikolai

Bulganin mbajti fjalimin e tij pas atij të Hrushov në darkën e pritjes së delegacionit shqiptar, ku në linja të njëjta tha se bota është gati për më pak tensione këtë pranverë. Me fjalë më solemne se Hrushov,

kryeministri tha se Kremlini dëshi-ronte që tensionet e kësaj vjeshte t’i linin vend ditëve më të qeta. “Tani që ndërhyrja në Egjipt ka përfunduar, ashtu si dhe kundër-revolucioni në Hungari, duket se ka mundësi për zbutje të tensioneve ndërkombëtare, për përmirësim të lidhjeve dhe zh-villim të kontakteve mes kombeve”, tha Bulganin. Sekretari i partisë shqiptare Enver Hoxha dënoi ato që quante tentativa të revizionistëve por shtoi se gjendja e keqe e mar-rëdhënieve me Jugosllavinë është për të ardhur keq. Kryeministri Mehmet Shehu tha se megjithë diferencat me Jugosllavinë “ne duhet të krijojmë kontakte me komunistët jugosllavë pasi kjo është në interesin tonë”. Ai tha më tej se shpreson se udhëheqësit jugosllavë të mendojnë në të njëjtën mënyrë.

18 prill 1957Shqipëria, sovjetikët ofrojnë

miqësi për Jugosllavinë Bashkimi Sovjetik dhe Shqipëria,

të cilat kanë kritikuar Jugosllavinë në termat më të ashpra javët e fun-dit, shprehën sonte dëshirën për të përmirësuar lidhjet. Në një deklaratë të përbashkët nga salla parlamentare e Kremlinit ku delegacioni i lartë shqiptar ka ardhur për vizitë, ato shprehën dëshirën që dhe qeveria e Titos ta mendojë në të njëjtën mënyrë. Dokumenti ishte nënshkru-ar nga Nikita Hrushov dhe Enver Hoxha i Shqipërisë dhe në të thuhet se "shumë varet nga Jugosllavia për këtë çështje". Përfaqësuesit sovjetikë u treguan shumë të angazhuar në një bisedë me ambasadorin jugosl-lav Veljo Miçunoviç gjatë pritjes në Kremlin, por jugosllavët besohet se e presin lëvizjen me skepticizëm

dhe do të preferonin që BRSS ta zbatojë deklaratën me vepra dhe jo vetëm me fjalë. Deklarata sovje-to-shqiptare sugjeronte gjithashtu se ekzistonte një mundësi për qetësimin e tensioneve në të gjithë botën dhe se marrëdhëniet Lindje-Perëndim tashmë mund të vendosen pas ndal-imit të sulmit në Egjipt dhe shtypjes së komplotit në Hungari. Deklarata e përbashkët përsëriste pretendimin komunist se revolta në Hungari ishte pjesë e komploteve dhe intrigave të reaksionarëve ndërkombëtarë. Ajo paralajmëronte kundër përpjekjeve perëndimore për të trazuar ndjen-jat kombëtare e nacionaliste me anë të termave si “komunizëm apo demokraci kombëtare”. Deklarata kritikonte Paktin e Ballkanit për bashkimin e Greqisë, Turqisë e Ju-gosllavisë, dhe theksonte se Greqia ishte anëtare e NATO ndërsa Turqia edhe e NATO edhe e Paktit të Bag-

dadit. Ndërsa çështjet ekonomike u përfshinë në një traktat të nën-shkruar nga kryeministri sovjetik Nikolai Bulganin dhe homologu i tij shqiptar Mehmet Shehu. Aty rusët pranuan të anulonin borxhin prej 348 milionë rubla (87 milionë dollarë) të dhëna për ndërtimin e katërmbëdhjetë ndërmarrjeve indus-triale në Shqipëri. Një tjetër borxh i Shqipërisë prej 74 milionë rubla u anulua. Mes zotimeve të tjera ekono-mike përfshiheshin 31 milionë rubla drithë, oriz e vaj vegjetal në gjysmën e parë të 1958 “me kushte lehtësuese kreditimi”.

19 korrik 1957Kreu shqiptar takohet me ndihmësit e Titos

Udhëheqësit shqiptarë, bullgarë, jugosllavë e sovjetikë u takuan sot në një mbledhje shoqërore në një vilë pranë Moskës, raportonte agjencia sovjetike TASS. Në takim folën kreu

Shqiptarët janë grupi i fundit i zyr-tarëve nga vendet satelite që vijnë në Moskë pas rënies së revoltës anti-sovjetike në Hungari. Takime të mëparshme të këtij lloji kanë përfun-duar me deklarata të përbashkëta mbështetjeje për politikat e Krem-linit dhe premtime për rritje të ndi-hmës ekonomike.

Page 13: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

12 GAZETA SOTE Premte 26 Korrik 2019 GAZETA SOT E Premte 26 Korrik 2019 13

d o s s i e r www.sot.com.al

Zbardhen detajet e vizitës së Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut në Moskë më 1957, ja

elozhet e liderëve të Partisë Komuniste për BRSS

Ja si Shqipëria donte të rishikonte marrëdhëniet me SHBA, por duke mos ndalur kritikat dhe sulmet

sovjetik Nikita Hrushov, i cili kishte si audiencë kreun shqiptar Enver Hoxha, atë bullgar Todor Zhivkov dhe dy zv. presidentët jugosllavë Edvard Kardelj dhe Aleksandar Rankoviç. Njoftimi sovjetik thotë se Hrushov u takua veçmas me Zhivkov dhe me dy presidentët jugosllavë, në takimin që besohet gjerësisht si një pikë madhore kthese për t’i dhënë fund antagonizmave mes Jugosl-lavisë dhe fqinjëve të saj komuniste në Evropën Juglindore. Në takim ishte prezent ambasadori shqiptar në Moskë Mihal Prifti, ambasadori jugosllav Velko Miçunoviç si dhe anëtarë të familjeve të qeveritarëve. Përveç zotit Hrushov fjalime u mba-jtën nga Kuusinen, Kardelj, Rank-oviç, Hoxha e Zhivkov.

21 korrik 1957Jugosllavia merr në

konsideratë ofertën sovjetikeKomunistët jugosllavë raporto-

het se po marrin në konsideratë me kujdes mundësinë e ofruar për riaf-rim me Bashkimin Sovjetik, edhe pse jo sipas të gjitha kushteve të Nikita Hrushov. Në asnjë rrethanë, burimet

nga Beogradi thonë se vendi nuk do të bashkohet me bllokun sovjetik dhe nuk do të dobësojë lidhjet e tij të pavarura me Perëndimin. Insistimi i hapur i kreut të Partisë Sovjetike, zotit Hrushov, gjatë vizitës në Pragë javën e kaluar ku tha se jugosllavët duhet t’i bëjnë këto dy gjëra bëri që udhëheqja e Beogradit të humbte shpresat për ndryshim të vërtetë në politikat e Kremlinit.

Bisedime në vjeshtëDiskutimet politike mes Beogra-

dit e Moskës mund të ndodhin kësaj vjeshte kur marshall Kliment Voro-shilov i BRSS të vijë në Jugosllavi për një vizitë shtetërore. Beogradi është në pritje të bisedimeve ekonomike me BRSS si një provë për përkush-timin e vërtetë të Moskës. Jugosllavët kërkojnë që Rusia të respektojë premtimet e vonuara ekonomike të BRSS të bëra vitin e kaluar. Ato përbënin fillimisht rreth 250 milionë dollarë por ndërtimin e një impianti përpunim alumini në Malin e Zi, një hidrocentral dhe një fabrikë fertilizuesish në vende të tjera të Jugosllavisë. Moska i ka mohuar këto premtime në dimër gjatë konf-liktit ideologjik me Titon dhe gjatë ngjarjeve në Hungari. Në fakt ajo që kërkojnë jugosllavët është rivendosja e marrëdhënieve miqësore me res-pekt ndaj të drejtave të secilit vend për të interpretuar komunizmin në mënyrën e tyre. Zyrtarët jugosllavë thonë se vizita e shtyrë disa herë e Voroshilov me siguri do të kryhet para fundit të vitit dhe ndoshta që në shtator. Ende nuk është vendosur nëse Voroshilov do të shoqërohet nga zyrtarë të tjerë sovjetikë në vizitën e tij por nëse lideri Hrushov ose zëvendësi Mikojan do të vinin me të, vizita do të ishte më shumë se një çështje protokolli. Shtypi i Beogra-dit nuk i ka dhënë shumë rëndësi bisedimeve të mundshme dhe atyre të së enjtes në Moskë mes Hrushov dhe krahut të djathtë të Titos, Kar-delj e Rankoviç, të cilët në mënyrë demonstrative kryen pushime dy javorë në Bashkimin Sovjetik dhe kanë mbajtur bisedime me Hoxhën e Shqipërisë dhe Zhivkov të Bullgar-isë. Takimi kishte gjithashtu anën e tij shoqërore pasi me zyrtarët ishin dhe gratë e tyre. Megjithatë njëfarë mar-rëveshje apo mirëkuptim do të ketë ndodhur atje, zyrtarët nuk thonë gjë. Shumë komunistë në Beograd janë skeptikë për takimet me Hrushov.

7 gusht 1957Në Beograd shihet kthesa

e madhe sovjetikeRrethet jugosllave raportojnë

për ndryshime të mëdha të pritura nga Bashkimi Sovjetik për politikat e Evropës Lindore. Ato raportojnë se diskutimet e Titos me kreun sov-jetik Hrushov i kanë bindur liderët se BRSS dëshiron me sinqeritet

të punojë për një zgjidhje me më shumë pavarësi për satelitët e saj në Evropën Lindore. Në të njëjtën kohë ato thonë se vetë Hrushov nuk është i qartë në atë që ka shprehur mbi mënyrën sesi do të arrihet kjo, por kërkojnë që qëllimet e tij të mbështeten. Jugosllavët insistojnë se dëshira e Hrushov për ndryshim ishte dhe motivi kryesor i vizitës së tij në Çekosllovaki, i takimit me Marshall Tito dhe i udhëtimit në Berlinin Lindor. Ndryshimet në politika përkundër atyre në personelin udhëheqës janë më të rëndësishme aktualisht, thonë ana-listët jugosllavë. Kjo vlen dhe për udhëheqësin shqiptar Enver Hoxha megjithë konfliktet e ashpra me të, si dhe për një pjesë të personelit të Bullgarisë e Rumanisë. Nëse të tre këto vende ndryshojnë politikën relativisht armiqësore ndaj Be-ogradit duke u kthyer në fqinjë më të pranueshëm, atëherë për ta nuk ka rëndësi nëse udhëheqësit e tyre mbeten në poste. E njëjta mendësi ekziston për kryeministrin sovjetik Bulganin. Nuk ka dyshime se pozita e tij është në rënie pas hamendjes së gabuar për pasimin e udhëheq-jes sovjetike, por gjithsesi pritet të mbajë postin gjysmë ceremonial të kryeministrit për disa kohë.

29 gusht 1957Shqipëria kërkon lidhje me SHBA,

por denoncon politikat e sajKryeministri shqiptar Mehmet

Shehu ka bërë sot kombinimin e veçantë të apelit për rinisje të mar-rëdhënieve të vendit me Shtetet e Bashkuara, me një denoncim të ashpër ndaj politikave të Ajzen-hauer-Dulles për Evropën Lindore. Shehu bëri sulmin e tij gjatë një interviste në SHBA e cila kulminoi me një vizitë në Shqipëri të gazetarit amerikan, e cila ishte e para në dh-jetë vjet nga një gazetar amerikan në vendin e vogël ballkanik. Shqipëria komuniste, kryesisht myslimane është e vendosur në Adriatik dhe është e ndarë nga blloku sovjetik prej Jugosllavisë e Greqisë. Ajo ka ndërprerë marrëdhëniet me SHBA

në vitin 1946. Kryeministri vepronte si zëdhënës i qeverisë shqiptare në mungesë të kreut të partisë Enver Hoxha, i cili është me pushime në Bashkimin Sovjetik. Shehu insistoi me forcë se qeveria e tij dëshironte normalizimin e lidhjeve jo vetëm me SHBA por dhe me kombe të tjera perëndimore, por ofertën e tij ai e shoqëroi me denoncim të poli-tikave amerikane me një gjuhë të ngjashme me atë të “luftës së ftohtë”.

9 shtator 1957Shqipëria duke dalë nga izolimi

Gazetari i parë amerikan që ka vizituar Shqipërinë në këto 10 vjet, ka raportuar se pas disa udhëti-meve në Shqipëri, do të ishte mjaft e thjeshtë të thoshe se vendi është një fragment i Rusisë staliniste, i cili në mënyrë anakronike ka arritur të mbijetojë në botën post-staliniste. Por kjo është vetëm njëra anë e monedhës, pasi udhëtari thotë se shpejt zbuloi se Shqipëria është një vend i harruar nga perëndimi. Tepër i varfër, i dëmtuar nga Lufta II Botërore dhe nga armiqësitë e ‘Luftës së Ftohtë’, Shqipëria po përpiqet ta përmirësojë veten me mjetet që i ndodhen, populli i të cilës ka pësuar vetëm tragjedi gjatë historisë. Vendi sot nuk është diçka e bukur për t’u parë, standardi i jetesës është më i ulëti në Evropë dhe vetëm në rajonet e largëta të Siberisë apo Azisë Qendrore mund të shihen kaq shumë njerëz të reckosur dhe pa mbështetje. Prej kohësh e harruar nga Perëndimi dhe e izoluar prej ‘Luftës së Ftohtë’ Shqipëria tashmë ka sy vetëm për Moskën. Kjo ishte përshtypja të cilën mori korrespondenti nga të gjithë ata me të cilët bisedoi, dhe sipas qëllimit të propagandës së Hoxhës, populli gjithashtu beson se vendi është i rrethuar me armiq, të cilët po ndalohen vetëm nga vigjilenca e forcave të armatosura dhe ndihma e Bashkimit Sovjetik. Qeveria shqiptare bën me faj për problemet dhe shqetësimet e popul-lit, Shtetet e Bashkuara. Shqiptarët jetojnë në një sistem që i bën të

besojnë se bota është e mbushur me ‘armiq’ dhe më i madhi i tyre është SHBA. Megjithëse politikat zyrtare tashmë nuk e shprehin këtë, shumica e urrejtjes drejto-het ndaj Jugosllavisë, me të cilën Shqipëria lufton prej disa vitesh në kufirin malor mes vendeve. Greqia dhe Italia gjithashtu të identifi-kuara në propagandën komuniste shqiptare si aleate të Jugosllavisë në komplotin për nënshtrimin e Shqipërisë, janë gjithashtu në listën e përçmimeve shqiptare. Ndoshta një në çdo pesë gjashtë meshkujt të aftë shqiptarë është ushtarak, dhe kjo paranojë është një pengesë e madhe për zhvillimin ekonomik të vendit, prej varfërisë së trashëguar që prej regjimit të mbretit Zog. Standardi i jetesës është rritur disi, por regjimi është detyruar t’i nënshtrohet tërësisht politikisht e ekonomikisht sovjetikëve për të mbijetuar. Nëse udhëzimet e ndih-ma sovjetike e ka ndihmuar apo jo Shqipërinë, kjo është një çështje e hapur. Vendi ishte 99 për qind rural në kohën kur komunistët erdhën në pushtet dhe nuk mund të ushqente veten e tij. Normat e lindjeve ishin të larta, siç ishin dhe sëmundjet e uria. Masa e analfabetizmit qën-dronte në rreth 85 për qind. Kishte disa koncesione të huaja për mini-erat, mbreti Zog ishte pronari më i madh i tokave dhe eksportues i produkteve ushqimore.

Nxitja industriale sovjetikeAshtu si në të gjitha vendet e

tjera evropiane, sovjetikët kanë nxitur edhe në Shqipëri indus-trializimin dhe kolektivizimin e bujqësisë edhe pse politikat e përmirësimit të prodhimit dhe fitimeve të fshatarëve privatë do të kishin përmirësuar më shpejt kushtet e jetesës së shqiptarëve. Përmirësimi i kushteve të jetesës nuk mund të provohet por ka pasur një dyfishim të rritjes së popull-sisë. Ka pasur dhe një reduktim të përhapjes së sëmundjeve dhe kohët e fundit ka nisur një fushatë e gjerë lufte ndaj mizave, me postera por ndërgjegjësimin e publikut. Pleshtat e rriqat sulmohen me vajguri dhe insekticide të tjera. Shumë fëmijë, në kontrast me të rriturit, duken të shëndetshëm, ndërsa në zonat malore ata duken të pickuar nga insektet.

Përçmimi ndaj PerëndimitPro ka ende shumë punë për të

bërë. Shumica e shqiptarëve janë ende tepër të varfër e tepër të padi-tur se kanë një rrugë të vështirë për-para. Nga mungesa e ushqimit ata kanë jetuar me përçmim dhe urrejtje ndaj “Perëndimit”, një koncept ky që përfshin mbretin Zog, pushtuesit italianë dhe Shtetet e Bashkuara. Ata ndoshta rezervojnë urrejtjen më të madhe për ata që propaganda komuniste quan “tradhtarë” duke iu referuar ish-klasës borgjeze, të cilët fajësohen nga regjimi se nuk kanë krijuar industri në vend. Drejtoresha ish-partizane e Muzeu-mit Kombëtar në Tiranë thotë se “borgjezia në vende të tjera ndërtoi industritë të cilat ndihmuan revolu-cionin. Ndërsa borgjezia shqiptare nuk e bëri këtë”. Muzeumi shtetëror është në ndërtesën që më parë stre-honte xhandarmërinë italiane, ku shumë komunistë janë torturuar për vdekje. Instrumente dhe fotografi që tregojnë detajet janë ruajtur me ku-jdes. Teksa drejtoresha flet për dësh-timet e borgjezisë së vjetër shqiptare dhe arritjet e regjimit komunist, sytë e saj mbeten te instrumentat e tor-turës dhe mendimet e saj nuk janë të vështira për t’u lexuar.

Kryeministri shqiptar Mehmet Shehu ka bërë sot kombinimin e veçantë të apelit për rinisje të mar-rëdhënieve të ven-dit me Shtetet e Bashkuara, me një denoncim të ashpër ndaj politikave të Ajzenhauer-Dulles për Evropën Lindore. Shehu bëri sulmin e tij gjatë një interv-iste në SHBA e cila kulminoi me një vizitë në Shqipëri të gazetarit amerikan, e cila ishte e para në dhjetë vjet nga një gazetar amer-ikan në vendin e vogël ballkanik.

Page 14: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

GAZETA SOT14 E Premte 26 Korrik 2019

.........

k r o n i k e www.sot.com.al

“Gruaja 64 vjeçare hiqej si pjesë e fondacionit të huaj,

duke mashtruar biznesmenë se për t'u bërë pjesë e projekteve të tyre, kryesisht me çerdhe për fëmijë e azile të moshuarish, fillimisht duhet të paguanin nga 1 deri në 5 % të vlerës që do të shkonte ndërtesa...

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraUNICEF: E arrestuara nuk është punonjëse e jona

Shpërthen transformatori, vdes punonjësi i firmës së ndërtimit Një shpërthim i fuqishëm në një trans-

formator elektrik ka ndodhur mesditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, në një objekt që ishte në ndërtim e sipër. Kjo ngjarje e rëndë i mori jetën një punëtori të firmës së ndërtimit, ndërsa u plagosën dy punëtorë të tjerë. Ata po mbahen nën kujdesin mjekësor në Spitalin “Nënë Tereza”, në repartin e Djegie-Plastikës. Sipas informacioneve nga Policia e Ti-ranës, shpërthimi ndodhi në një objekt në ndërtim në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa të plagosur mbetën Gjergji Sula, Fari Çollaku rreth 50 vjeç

dhe Sari Çollaku 22 vjeç. Por Gjergji Sula, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës ndërsa dy të tjerët ndodhen në QSUT me djegie në të gjithë sipërfaqen e trupit. Policia thotë se transformatori shpërtheu si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa në një reagim më të detajuar për ngjarjen, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sqaroi se: Një kompani private, ishte duke kryer punime në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 KV të OST, çka ka shkaktuar masë. Për ngjarjen reagoi edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke

shtuar se, “kompania private, ishte duke kryer punime në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë tentuar të shkëpusin rry-mën elektrike”. Pas këtij shpërthimi, kanë mbetur për rreth 1 orë pa energji bizneset përgjatë autostradës, konkretisht në zonat e Kamzës, Vorës dhe Mëzezit. Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar të gjithë praktikën e ndjekur nga punëtorët e firmës private për të ndërhyrë në linjën e tensionit të lartë. OSHEE ka ndërhyrë duke stakuar energ-jinë elektrike në nënstacionin e Kasharit, për të shmangur pasoja më tragjike nga shpërthimi i shkaktuar. Ndërkohë, stafi

mjekësor i QSUT është në gatishmëri të plotë për t’u kujdesur për pacientët, duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore dhe duke i mbajtur në monitorim të vazh-dueshëm në reanimacionin e shërbimit të Djegie Plastikës. Për ngjarjen reagoi edhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, ku teksa i shpreh ngushëllime familjes së viktimës, i kërkon autoriteteve të zbardhin ngjarjen. KSSH kërkon të zbardhet nëse ka pasur mangësi për plotësimin e kushteve të sigurisë teknike. Nëse rezulton kështu thotë Konfederata, atëherë përgjegjësit duhet të ndëshkohen sipas ligjit.

Akuzohen për shpërdorim detyre, procedohen tre inspektorët e IMT

Tre inspektorë të IMT-së janë proceduar penalisht nga policia e Bulqizës, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Burime zyrtare nga policia e Bulqizës thonë se inspektorët kishin lejuar zaptimin e hapësirave publike. Të proceduarit janë shtetasit me inicialet B. Ç., 25 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë kryeinspektor i IMT, Bashkia Bulqizë; A. T., 42 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Inspektor në IMT bashkia Bulqizë dhe E. A., 24 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Inspektor në IMT bashkia Bulqizë. “Këta shtetas në neglizhencë të kryerjes së detyrave si punonjës shtetërorë nuk kanë kryer me dashje marrjen e masave ligjore për prishjen e ndërtimeve të kundraligjshme ndaj subjekteve që kanë zaptuar hapësirat publike të Bashkisë Bulqizë”,- njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim.

Dhjetëra të helmuar në Kukës, analizat e nxjerrin ujin të pastër

Rreth 50 persona janë paraqitur në Spitalin Rajonal të Kukësit me shenja të helmimit. Bëhet fjalë për banorë të lag-jeve të Vilave dhe asaj numër 1 në Kukës. Kjo situatë ka sjellë panik tek banorët duke njohur si shkaktar të helmimit ujin e pijshëm. Por, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Kukës, ka sqaruar se uji i pijshëm është i pastër dhe nuk ka vend për panik. Denisa Duraku, shefe e Epidemiologjisë në një dalje publike bën të ditur se uji i pijshëm është i pastër bakterioligjik dhe se niveli i klorit është në parametrat e duhura. Spitali i Kukësit në këto ditë me temperatura të larta, po përballon një fluks të lartë pacientësh pranë urgjencës spitalore. Nga këto një pjesë e mirë janë pediatrike dhe pjesa tjetër janë të rritur, të cilët paraqiten pranë urgjencës dhe marrin të gjitha shërbimet mjekësore. Mjekët këshillojnë qytetarët se duhet të qëndrojnë në vende të freskëta si dhe të kenë kujdes me ushqimet që konsumojnë gjatë kësaj periudhe.

Tentuan të korruptojnë policët rrugorë, pranga dy shoferëveDy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës nën akuzën

e tentativës së korruptimit të punonjësve të policisë rrugore. Tek-sa kanë qenë duke udhëtuar, një prej tyre, shtetasi me inicialet H. K., 43 vjeç, në sheshin “Karl Topia”, por pa rrip sigurimi është ndaluar nga policia. Drejtuesi i mjetit pretendon se të gjitha dokumentet i ka në rregull ndërsa për mos vënien e rripit të sigurimit, i ka ofruar shumën 20 mijë lekë të vjetra. Menjëherë polici ka njoftuar autoritetet për arrestimin e tij. Edhe në rastin e dytë, shoferi me iniciale K. C., 24 vjeç, është ndaluar në rrugën "Jordan Misja", pasi është konstatuar se nuk i ka dhënë përparësi këmbësorëve. Sikurse dëgjohet edhe nga video, shoferi ka ten-tuar të korruptojë policin me shumën 10 mijë lekë të vjetra. Dy shoferët u arrestuan në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, gjithashtu janë bërë procedurat administrative për kundravajtjet e konstatuara”, njofton policia.

Elvis Myrta

Kur kanë kaluar tre ditë nga arrestimi i 64-vjeçares, të akuzuar se nëpërm-

jet mashtrimit i merrte shuma të mëdha biznesmenëve, de-noncimet ndaj saj janë shtuar. Burime nga uniformat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se ndaj Petros janë depozituar edhe katër kallëzime të reja. Mësohet se numri i personave që kanë bërë kallëzim ndaj Violeta Petros ka shkuar në 13, e ndërsa dëmi i shkaktuar arrin në vlerën e rreth 1 milionë eurove. Ajo akuzohet se ka mashtruar biznesmenë duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj, UNICEF. Gruaja 64 vjeçare hiqej si pjesë e fondacionit të huaj, duke mashtruar biznesmenë se për t'u bërë pjesë e projekteve të tyre, kryesisht me çerdhe për fëmijë e azile të moshuarish, fillimisht duhet të paguanin nga 1 deri në 5 % të vlerës që do të shkonte ndërtesa. Pas zbu-limit të kësaj skeme mashtrimi nga ana e 64-vjeçares, policia i kërkoi informacion edhe organizatës UNICEF, sipas së cilës në asnjë moment nuk ka pasur të regjistruar punonjëse të identifikuar me emrin Violeta Petro. Këtë gjë e ka konfirmuar dhe vetë organizata e cila ka mohuar se shtetësia e arrestu-ar është apo ka qenë pjesë e saj. Ndërkohë në dëshminë e saj, Petro ka mohuar të ketë mashtruar njeri, por duke mos i dhënë policisë asnjë argument bindës. Gjithashtu kujtojmë se një nga ndërtuesit që ka rënë pre e mashtrimit të 64-vjeçares Violeta Petro, është edhe vëllai i Rebani Jaupit, drejtorit të Pol-icisë së Tiranës. Arrestimi u bë pas kallëzimit nga pronarë të disa bizneseve të cilët thanë se gruaja, nëpërmjet mashtrimit, kishte përvetësuar fondet e tyre për përfitime personale duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate të huaj. Duke

përdorur emrin e organiza-tës, 64-vjeçarja mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërti-mi. Deri tani oficerët e Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës kanë dokumentuar 2 raste mashtrimi, një në shumën prej 60 mijë dollarësh dhe një tjetër prej 32 mijë dollarësh. 64-vjeçarja akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

HetimetNga hetimet e deritan-

ishme rezulton se rreth 1 milion euro është dëmi që Violeta Petro

iu ka shkaktuar biznesmenëve, ku i mashtronte duke u premtu-ar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organ-izatë e huaj. Mësohet se ndaj 64-vjeçares, në Seksionin për Krimin Ekonomik dhe Finan-ciar në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit, kishin mbërritur disa kallëzime nga pronarë e biznesmenë të ndryshëm se një shtetase, nëpërmjet mashtrimit, kishte përvetësu-ar fondet e tyre. 64-vjeçarja prezantohej si përfaqësuese e një organizate ndërkombëtare, dhe u premtonte financime në projekte ndërtimi jo vetëm në Tiranë por edhe në zonat bregdetare. Burime bëjnë me dije për gazetën “Sot” se në

emër të 64-vjeçares Violeta Pet-ro, deri tani janë bërë të paktën 13 kallëzime nga qershori deri në korrik, katër prej të cilave janë bërë pas arrestimit të të moshuarës. Nga hetimi rezul-toi se paratë që biznesmenët ia kanë dërguar në rrugë bankare Petros për parapagim janë tërhequr nga e arrestuara dhe për gjetjen e tyre do të kërko-het edhe bashkëpunimi i saj. Ndërkohë dyshohet se dëmi i shkaktuar është rreth 1 milion euro. Edhe në të kaluarën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë bërë shumë kallëzime për vepra penale të Mashtrimit. Në 2018 u proceduan 215 au-torë, ndërsa shifra nga viti në vit ka ardhur në rritje. Sipas prokurorisë së Tiranës, qyte-tarët që kanë rënë më shumë pre e mashtrimeve kanë qenë ata persona që kishin po-rositur njësi banimi pranë shoqërive të ndërtimit, duke bërë edhe pagesën e plotë të pronës. Por ka rezultuar nga hetime se apartamentet apo njësitë e shërbimit të cilat ata kanë blerë, janë shitur rishtas nga shoqëritë e ndërtimit të tretëve, e për këtë arsye nuk mund të jenë pronarë të këtyre pasurive, duke çuar në pran-gosjen e shumë prej pronarëve të firmave të ndërtimit.

Zbardhet skema, ja si “përfaqësuesja” e UNICEF mashtronte biznesmenët,

shkon në 13 numri i kallëzimeve ndaj saj

Page 15: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

GAZETA SOT E Premte 26 Korrik 2019 15

www.sot.com.alk r o n i k e

Nga veprimet heti-more dhe analizimi me shumë vëmendje të pamjeve filmike të një kamere që ka filmuar thuajse të gjithë konfliktin, del qartë se konflikti është provokuar nga autori i krimit Olger Mustafa, pasi ka...

Elvis MYRTA

Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen ndaj Oleger Mustafës, i cili në

fillim të këtij viti vrau se i kishte zënë rrugën Altin Balliu. Organi i akuzës të qytetit verilindor ka ngritur ndaj të riut dy akuza atë të “Vrasjes me dashje” dhe “Mba-jtjes pa lejë të armëve luftarake”. Çështja penale kundër Mustafës tashmë ka shkuar në Gjykatën e Korçës, ku pritet që në datën 30 korrik gjyqtarja Flojera Davidhi, të zhvillojë seancën e parë para-prake ndaj këtij të pandehuri. Olger Mustafa, në 17 janar 2019 ka vrarë me katër plumba, dy në kokë, një në gjoks dhe një në kof-shë, të riun Altin Balliu nga fshati Slabinjë i Pogradecit. Ngjarja që tronditi Korçën vetëm pak ditë pas Vitit të Ri, ka ndodhur për shkak të një zënke për bllokimin e rrugës, ku autori i krimit ka filluar të konf-liktohet me viktimën Altin Balliu dhe shokët e tij që ndodheshin në makinë. Nga veprimet hetimore dhe analizimi me shumë vëmend-je të pamjeve filmike të një kamere që ka filmuar thuajse të gjithë konfliktin, del qartë se konflikti është provokuar nga autori i krimit Olger Mustafa, pasi ka dalë nga makina e tij dhe ka qëlluar me grushte në drejtim të njërit prej shokëve të viktimës, që ndodhej në sediljen e parë të pasagjerit. Olger Mustafa kishte vetëm disa kohë që ishte liruar nga gjykata e Korçës, pasi në shkallën e parë, Mustafa ishte dënuar në nëntor 2010 me 12 vite burgim për “Vras-jen me paramendim” të mbetur në tentative në dëm të qytetarit Marko Hysolli. Pas daljes nga qelia, sërish Mustafa përfshihet në një konflikt të dytë, ku për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri të riun nga Pogradeci, Altin Balliu.

Dosja Hetimi i kësaj vrasje është

ndjekur për 6 muaj me radhë nga prokurori i çështjes Ed-mond Shytko. Pikërisht prokurori Shytko, relaton në vendimin përfundimtar të hetimeve ndaj Olger Mustafës se në datën 17

janar 2019 viktima Ilir Balliu ka qenë nën shoqërinë e shokëve të tij në një lokal në lagjen nr.10 të qytetit Korçë. Pas rreth dy orësh qëndrim në këtë lokal, Altin Balliu dhe shokët e tij janë larguar duke u shpërndarë në dy automjete. Në ikje e sipër, makina ku ndodhej dhe viktima kishte zënë rrugën, ku për shkak të sasisë së akullit në rrugë, mjeti po bënte lëvizje të ngadalta për të hapur rrugën. I gjithë ky moment, por edhe momenti i vrasjes është filmuar nga një kamera e instaluar në një biznes aty pranë. Në këto kohë vjen në kahun e kundërt me mjetin që kishte zënë rrugën, Olger Mustafa, i cili me mjetin me targë AA296UB i bënte me drita drejtuesit të makinës ku ndodhej viktima, që t’i hapte rrugën për të kaluar. Por mjeti bënte lëvizje të ngadalta, kjo për shkak edhe të sasisë së akullit në rrugë. Por ngadalësia e tyre nuk i ka pëlqyer Olger Mustafës, i cili ka zbritur nga makina e tij dhe ka shkuar drejt makinës ku qëndronte Balliu me shokët e tij. Mustafa fillon të konfliktohet dhe në debat e sipër godet me grushte pasagjerin e parë që ndodhej në makinë, shokun e viktimës Altin Balliu, i cili ndodhej në sediljen e pasme. Pas kësaj Mustafa largo-het, por ndiqet nga pesë djemtë që ndodheshin në makinë, të cilët e

arrijnë dhe e qëllojnë me grushte. Pikërisht në këtë moment njëri nga shokët e Altin Balliut ka njoftuar policinë e Korçës, për atë që kishte ndodhur dhe dëmtimin e makinës dhe ishin në pritje të mbërritjes së policisë në vendng-jarje. Sipas Prokurorisë së Korçës katër minuta më vonë, pikërisht në orën 22:15:53 sekonda sipas regjistrimit filmik, Mustafa rikthe-het, ku në dorë mbante një armë zjarri pistoletë. Sapo kanë parë Mustafën me armë, personat që ndodheshin në vendngjarje janë shpërndarë duke u larguar me vrap. Mustafa ka filluar të qëllojë me armë në drejtim tyre, por një plumb ka prekur në kofshë Altin Balliun, i cili është rrëzuar

në tokë. Mustafa e ka ndjekur Balliun, i është afruar dhe e ka qëlluar me pistoletë nga shumë afër, thuajse me puthitje, njëherë në gjoks dhe dy herë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e men-jëhershme. Sipas prokurorisë së Korçës në momentin e vrasjes së Altin Balliu nga Olger Mustafa, nuk ka pasur njeri, veç qytetarit Saimir Spaho, i cili ka shkuar tek viktima dhe ka filluar të bërtasë “e vrau, e vrau djalin”. Mustafa është larguar nga vendi i krimit duke mos u arrestuar në kohë nga policia. Për dy muaj ai ka qëndruar i fshehur, por në datën 7 mars 2019 është vetëdorëzuar në policinë e Korçës, duke pranuar autorësinë e krimit.

Kundërshtojnë punonjësit e policisë, arrestohen babë e bir

Atë e bir kanë përfunduar dje në prangat e policisë së Korçës pasi kundërshtuan me forcë oficerët e Policisë Gjyqësore. Burime zyrtare thanë se u arrestua shtetasi me inicialet A. J., 22 vjeç dhe babi i tij me inicialet R. J, 49 vjeç, banues në fshatin Voskop. Mbrëmjen e së mërkurës babë e bir kanë kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, dy oficerë të Policisë Gjyqësore, në ambientet e Komisariatit ku shtetasi me inicialet A. J., ndodhej i shoqëruar si i dyshuar për kryerjen e një vepre penale. Ata u arrestuan në flagrancë në ambientet e komisariatit të Korçës. Kanë qenë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë ata që bënë të mundur arrestimin e tyre. Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

I riu akuzohet për “vrasjes me dashje” dhe “mbajtje pa lejë të armëve luftarake”

Vrau 30-vjeçarin se i kishte zënë rrugën, Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim Olger Mustafën

Sarandë, dhunuan policët në lokal, arrestohen dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi ditën e djeshme në një lokal të këtij qyteti kanë kundër-shtuar me dhunë punonjësit e policisë. Burime zyrtare thanë se në prangat e uniformave blu të qytetit jugor përfunduan shtetasit me inicialet I. D., 18 vjeç, banues në Himarë dhe Dh. Ç., 58 vjeç, banues në Sarandë. Mbi ta rëndojnë dy akuza ajo e “Kundërshtimit të punonjësit të policisë ose rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”. “Policia ka arrestuar në fla-grancë shtetasit me inicialet I. D., 18 vjeç, banues në Himarë dhe Dh. Ç., 58 vjeç, banues në Sarandë. Policia e Sarandës ka bërë kapjen dhe arrestimin e tyre pasi më datë 24.07.2019, në një lokal të lagjes nr.1 Sarandë, kanë kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë ose rendit publik" dhe "Goditja për shkak të detyrës”, tha policia.

Policia e Durrësit arrestoi ditën e djeshme një person të dënuar për vrasje. Në prangat e uniformave blu të qytetit bregdetar përfundoi 46-vjeçari Ilir Haku. Burime zyrtare thanë se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi akuzohet se në 7 shtator të 2017 qëlloi për vdekje me thikë Afrim Llanën në tregun industrial të Durrësit. Llana mbeti fillimisht i plagosur por vdiq pas 5 ditësh nga plagët e marra. Autori u arrestua fillimisht por u la i lirë pasi dysho-hej se vdekja kishte ardhur nga një infarkt. Më pas ekspertiza vërtetoi se viktima humbi

jetën për shkak të plagëve të marra nga thikë. Më pas ekspertiza vërtetoi se viktima humbi jetën për shkak të plagëve të marra nga thika. Gjykata e Durrësit e ka dënuar Hakun me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 6 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”. Haku e kishte plagosur në këmbë Llanën në spital dhe gjendja e tij shëndetësore u vlerësua nga mjekët si jashtë rrezikut për jetën, por më pas, ai u përkeqësua dhe 5 ditë më vonë ndërroi jetë nga plaga e

marrë. Viktima, 44 vjeç, punonte si tregtar dhe kishte 3 fëmijë. Familja e tij shpesh herë ka kërkuar të vendoset drejtësi, duke kërcënuar dhe për hakmarrje, pasi autori i krimit ishte lënë i lirë nga gjykata, i cili bëri vetëm 4 muaj burg dhe më pas iu ndërrua masa dhe u la në “arrest shtëpie”. Policia tha zyrtarisht se arrestimi i 44-vjeçari u bë në vijim të punës së uniformave blu për kapjen e personave të shpallur në kërkim. “Shtetasi Ilir Haku,46 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës, është arrestuar nga Shërbimet e Komisariatit të

Policisë Durrës sepse më datë 07.09.2017, në tregun industrial Durrës është konfliktuar me shtetasin Afrim Llana të cilin e ka goditur me thikë dhe më datë 12.09.2017 ai ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra. Shtetasin Ilir Haku. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 13.03.2019, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 6 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje ". Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, sqaroi policia.

Qëlloi me thikë për vdekje tregtarin ambulant, arrestohet 44-vjeçari

Kapen duke transportuar drogë, arrestohen katër persona

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ata udhëtonin policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis sativa. Në prangat e uniformave blu të policisë së Korçës përfunduan shtetasit me inicialet A. T., 21 vjeç, banues në Pajovë, Peqin; E. H., 22 vjeç, banues në Kamenicë, Korçë; F. D, 29 vjeç, banues në Elbasan dhe P. Ç., 22 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pranë vendit të quajtur Qafë-Plloçë, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë ushtruar në mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin me inicialet P. Ç, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Page 16: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

16 GAZETA SOTE Premte 26 Korrik 2019

Nga Bardhyl BEJKO

Lulzim Basha prej ditësh, sapo u mbyll sipari i zgjedhjeve të 30 qershorit, nisi tu-

rin e falënderimeve në gjithë bashkitë ku kanë drejtuar të djathtët. I relaksuar, i buzëqe-shur, krenar, këto kontakte i justifiokoi me braktisjen që shqiptarët sipas tij i bënë regjimit të Ramës, duke iu bashkuar kauzës opozitare të bojkotit. Tregues i mospjesëmarrjes të shqiptarëve në zgjedhje, referuar listave kom-plet, ku janë të regjistruar edhe votues që kanë tridhjetë vjet që nuk kanë shkelur në Shqipëri, i llogariti si fitore të koalicionit opozitar. Ishte kjo shifër që e entuziazmoi Bashën edhe pse ai e di më mirë se gjithkush, se është një gënjeshtër dhe hipokrizi ekstreme. Lista është një numër teorik. Mbështetur në këta numëratorë goglash, si në klasë të parë, u dha militantëve sihariqin e fitores. U mburr për arritjen më të madhe në këto gjashtë vjet kur i humbi të gjitha, jo vetëm kryetarët e bashkive, po edhe përfaqësuesit në parlamentet e pushtetit lokal. Po për Bashën nuk ka rëndësi çfarë humbi. Ai llogarit fitoren imagjinare dhe këtë e konsideron madhështore. Realisht falënderimet, Basha kryebashkiakëve, ua bën për të vetmen arsye se ata nuk pranuan të hynin në garë. Pra si soldaritet me kauzën e partisë, bojkotin total. Si gjithë këto vite Basha pasi bëri copë sistemin, qeverinë, mazhorancën, goditi rëndë institucionet edhe fizikisht, me pro-testat e përditshme, përdorimin e dhunës më të egër, duke zbrazur sot thesin e peshqesheve, u premton qytetarëve që mblidhen tërë të mirat e kësaj bote. Si të zbriste nga qielli në emër të zotit, në rolin e Santa Klausit, i duket se tërheq karrocën në vend të drerëve mbushur me dhura-ta për ti shpërndarë kudo ku gjenden militantët që e brohorasin. Po ndryshe nga dhuratat e

Nga Enver CAKAJ

Ta kërkosh fajin tek të tjerët kur i ke humbur të gjitha pushtetet dhe aksionet opozitare do

të thotë të mos ndreqesh kurrë. Si duket kjo farë opozite e paska traditë se as kur ishte në pushtet, edhe pse bëri tërë ato zarare, nuk i pranoi kurrë gabimet dhe as u korrigjua. Kjo ishte një politikë me të cilën e mbajti pushtetin opozita e sotme. Veç atyre broçkullave që ka lëshuar këto ditë, Lulushi ka marrë arratinë nga Veriu dhe që andej kritikon Ramën, se ai na paska prishur pluralizmin në Shqipëri! Për ata që kanë qenë në Shqipëri dhe u ka mbetur ndonjë lugë mend në kokë, kjo nuk pranohet, sepse Rama u ngjir së kërkuari dialog, ia dërgoi dhe me shkrim në shtatë letra, po Lulushi vuri veton: “Me Ramën nuk ulem kurrë në dialog!” S’la rrugë e rrugica pa protestuar, s’la sharje e akuza pa baza pa bërë dhe më në fund korri dështimin.

Le të ndalemi tek akuza e fundit për prishjen e pluralizmit. Nja dy par mend duhet t’i ketë Lu-lushi për të kuptuar se si krijohet pluralizmi. Dhe ky pluralizëm ishte dhe është i plotë, se kemi nja 120 parti pavarësisht se mund të përfaqësohen vetëm nga kryetarët. Pavarësisht se ndonjë forcë politike refuzon të konkurrojë në zgjedhje dhe vetëpërjashtohet, kjo s’do të thotë se në Shqipëri është prishur pluralizmi. Lulushi i humbi zgjedhjet politike në vitin 1917 dhe detyrimisht do të bënte detyrën e opozitës, sepse kjo është formula e plu-ralizmit. Por ekipi i opozitës nuk ishte mësuar me opozitarizmin dhe bënte ca shfaqje në Kuvend që s’kishin asnjë lidhje me çfarë diskutohej. Kjo sepse nuk kishte asnjë program e alternativë për t’iu kundërvënë qeverisë, edhe pse kryetari i kuvendit

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Basha zbraz thesin e peshqesheve të javës së parë kryeministrore!

Kush po e prish pluralizmin në Shqipëri?

Baba Gjyshit që janë reale dhe gëzojnë fëmijët, peshqeshet e Bashës, janë fruta helmatisëse dhe gënjeshtra të trasha që ua hedh para këmbëve të gjithëve. Kush ti hajë, le ti hajë. Në këtë mision populist të dhuruesit shëtitës, Basha të parin pe-shqesh si kryeprokuror kryeministër që do i bëjë popullit sapo të hyjë në zyrën kryeministrore do të jetë futja në burg e kryeministrit Rama dhe tërë ministrave të cilët do paguajnë për gjithë vjedhjet që kanë bërë. Ai duke bërë prokurorin, cakton edhe vitet e burgut. Po qeveritarët nuk do ti lërë vetëm. Shoqërues të tyre do të jenë të tërë ata që kanë fituar tendera dhe PPP, si dhe kanë punuar me para publike. Oligarkët do jenë preja e radhës të cilët duhet të dridhen se Basha po vjen dhe do iu bëjë gjëmën, duke i shpronësuar dhe ndjekur paratë e krimit kudo që ti kenë fshehur. Dhe për të arritur zbrazjen e xhepave të pasanikëve të rinj të shoqërisë kapitaliste do ndjekë rrugëtimin e parasë që nga momenti që janë marrë deri në bankat ku janë vendosur. Për tu bërë më i besueshëm, premton se do jetë Falkone. Do bëjë prokurorin e famshëm të Ital-isë. Do sigurojë, veç informacionit të brendshëm përmes mobilizimit të specialistëve vendas edhe agjenci ndërkombëtare për të gjetur edhe qindrakën e fundit për tua rrëmbyer oligarkëve dhe për tua dhënë të varfërve dhe nga Falkone, hop do konvertohet në Robin Hudin e kohëve moderne. Kjo e shpronësimit të pronarëve të mëdhenj, vjeljen e parave të tyre, duket si tatim i jashtëzakonshëm i Diktaturës së Proletariatit në vitet 1945-1946, duke konfiskuar dhe grum-bulluar tërë arin dhe pasuritë e patundshme. Pasanikët e sotëm duhet të dridhen dhe të nx-itojnë ti fshehin pasuritë. Ndryshe java e parë kryeministrore e Bashës do ti lërë trok. Nëse ndiqet me kujdes itinerari që përshkon lideri Basha, gjatë udhëtimeve nëpër Shqipëri, krahas thirrjes për të mbrojtur kështjellat e bashkive për mos ti dorëzuar në duart e armikut, prem-timet vërshojnë lumë. Sipas zonës dhe qytetit, problemave dhe shtresave shoqërore rreshto-

ua kishte lëshuar foltoren pafundësisht. Mirëpo Kuvendi nuk ishte fushë ringu dhe me ndryshimin e kryetarit ndryshoi dhe rregulli në Kuvend. Në rastet kur problemet i kthenin në sharje, fjala u pritej, sepse shumica kishte programin e saj për të realizuar me të cilat mori votëbesimin. Nga ana tjetër opozita harroi që nuk ishte në pushtet dhe filloi avazin e kotësive. Në të gjithë periudhën që qëndroi në Kuvend nuk kërkoi një interpelancë me ministrat ose kryeministrin. Në këto kushte, pas disa ndëshkimeve që morën disa deputetë të saj për thyerje disipline, grupi kuvendor i opozitës vendosi largimin nga vendi, ku përplaseshin problemet. Pas PD edhe Lulushka e LSI iu ngjit si bisht dhe dogjën mandatet, po në esencë dogjën veten. Tani kemi të drejtë ta pyesim Lulushin dhe Lulushkën, që na hidhen si zorra në prush. Kush e prishi pluralizmin në Kuvend, Rama apo ju? Të ikësh nga tempulli, ku rrihen e zgjidhen problemet e popullit, do të thotë se opozita nuk kishte aftësi për të përballuar alternativën e pushtetit. Opozita mund të thotë si të dojë, po kjo nuk ka emër tjetër. Lulushëria hyri në opozitë e papërgatitur ashtu siç është dhe tani. Zgjodhi rrugën, jo për të rrëzuar Ramën, po për të penguar popullin dhe zhvillimin e vendit. Sipas ndërkombëtarëve dhe disa prej ish-deputetëve dhe aleatëve të saj, na qenkan bërë pishman që dogjën mandatet, po u vjen turp të kthehen!

U bë si u bë, Kuvendit i vunë një gur e një plis.

Ajo quhej opozitë se kishte ca bashki të fituara ak-sidentalisht. Dhe deri këtu ishte mirë, se ekzistonte një farë opozite. Por opozitës iu fukareps mendja dhe donte të ishte fener ndriçues në gjithë botën duke na u largua dhe nga zgjedhjet e pushtetit lokal, ku humbi dhe ato që kishte. Në krah të saj doli dhe Presidenti, kur të gjitha organizmat e botës e kritikuan veprimin e tyre. Unë kam të drejtë të pyes sërish. Po tani kush e prishi pluralizmin? Në të vërtetë pluralizmi nuk prishet pse u kanë rrjedhur trutë nja pesë partive, të cilat përbetohen: “O marrim pushtetin, o nuk mund të jemi fasadë!” Dhe na ka nxjerrë një lëvizje të çuditshme: “Pas parasë!” Si duket ka marrë përsipër të kontrollojë dhe drejtojë financat e shtetit, duke krijuar një qeveri paralele. Po si mund ta bëjë këtë një opozitë pa pushtet? Po a e di Lulushi se çfarë do të thotë kjo? Kontrolli do të fillojë tek Rruga e Kombit, ku Lulushi la milionat e popullit. A thua ta bëjë dot këtë? Po se filloi që andej, të tjerat nuk kanë asnjë vlerë. Nuk mund të marrë përsipër kontrollin e financave të shtetit një hajdut. Mos të harrojmë se, populli kërkon ende paratë që humbi në firmat piramidale që krijuat për të mbajtur pushtetin, po populli u rrëzoi dhe u ka mallkuar rëndë, sa nuk mund ta ngrini më kokën. Se dhe popullit i vjen një ditë për të gjykuar, pavarësisht se me vonesë. Populli duron, mirëpo ju po quani popull ca huliganë, me të cilët mburreni se do rrëzoni Ramën. Keni ndërmarrë

punë angari, se keni dështuar pa e filluar. Ku i ka opozita deputetët që të kërkojë komision hetimi për të kontrolluar financat dhe projektet e shtetit? Më mirë mos e laturisni më veten, se do t’u mbetet njolla përjetësisht. Opozita i ka humbur zgjedhjet sa herë janë bërë tok me aksionet dhe ndrikulla që e heq si branë plaku i fshatit, vazhdon të mburret se jemi shumicë! Atëherë përse nguroi të hynte në zgjedhje, madje nuk pranon as për datën e zgjedhjeve që u dha Presidenti, pa larguar Ramën! Kush do ta largojë Ramën kur forcohet çdo ditë e më shumë me pushtete që u fal opozita? Edhe tani ulurijnë ca çakej brenda PD, se Ramën do ta rrëzojmë, siç kanë uluritur pesë vjet rresht. Është provuar katërcipërisht, se Lulushi me Lulushkën nuk kanë këllqe për të mundur Ramën e as të udhëheqin më opozitën, prandaj në atë pastrimin që kanë ndërmend të bëjnë brenda partisë, le ta fillojnë nga kreu dhe ta rimëkëmbin partinë, se ia shpunë gurët në lumë. Dhe kjo farë opozite që i ka braktisur të gjitha pushtetet dhe kontaktet me pushtetin, na ulërin se vendi na qenka në krizë, se na qenka prishur pluralizmi! Si mund të jetë në krizë vendi kur qeveria dhe kuvendi funksionojnë normalisht. Në të vërtetë ekziston një farë krize, sepse opozita nuk ka aftësi të bëjë detyrën e saj. Por kjo krizë ekziston brenda opozitës jo brenda vendit. Mirëpo detyrën e saj po e bën shumë mirë opozita brenda kuvendit.

politikë, ish pronarët?! Të ardhurat e tyre mos vallë do vijnë me “Toyota Yaris” apo do mbijnë në pemët e piramidave të 1997-ës?! Po thesi i peshqesheve të "kryeministrit" në pritje që mezi duron tu sjellë shqiptarëve lumturinë përmes zhvillimit të ekonomisë, shtimit të pagave, duke ia kaluar tërë shteteve përreth nuk mbaron me kaq. Bile këtu fillon. Ky thesi i peshqesheve të javës së parë, është aq i madh sa nxë gjithë të mirat e kësaj bote dhe atje ka për të gjithë dhe hiç mos të merakoset askush se të gjitha do bëhen realitet sa hap e mbyll sytë. Në thesin e peshqesheve, duket se Basha ka futur vetë Alibabën dhe Aladinin që sa herë të kërkojë populli diçka, fap fërkohet kandili i Aladinit të përrallave dhe mbushet tryeza me gjithë të mirat. Po nuk mbaron këtu java e parë kryeministrore. Ajo përmban aq shumë zgjidhje dhe objektiva që do bëhen realitet, sa të do na duket java si dhjetë vjet. Dhe kaq janë fare pak për të vënë në binarë kaq shumë halle dhe zgjidhur kaq shumë shqetësime me të cilat ndeshet populli shqiptar. Peshqeshi i radhës është ai i ndalimit plotësisht të emi-grimit. Lufta kundër informalitetit. Krimi i organizuar do zerohet përmes antimafias. In-tegrimi do mbyllet që javën e parë të qeverisjes së Bashës. Kanabisi do mbetet si kujtim nga e kaluara. Largimi i trurit, mjekët, mësuesit, inxhinierët do ndalet. Bile do kthehen gjithë ata që janë larguar. Zgjidhje brenda një jave do bëhen edhe për shumë problematika të tjera. Të gjitha brenda shtatë ditëve. Dhe në këtë mënyrë, Luzim Basha, si në Bibël, do rivalizojë edhe vet Krijuesin e Gjithësisë i cili nuk bëri më shumë brenda shtatë ditëve. Dhe Basha do matet me Mesian do ia kalojë edhe Krijuesit të botës. Shtatë ditët do jenë triumfi i kryeminis-trit Basha gjatë qeverisjes së tij. Besojeni. Nuk është thesi i gënjeshtrave të zakonshme. Janë të gjitha të vërteta. Do ndodhin brenda një jave deri sa e premton lideri Basha, kryeministri në pritje në krye të Shqipërisë!

hen edhe sihariqet për peshqeshet që shtohen sipas zonave dhe individëve që brohorasin “kryeministrin” në pritje të fronit. Për kuksianët Lulzimi, kishte ruajtur një peshqesh vërtetë me vlerë të pallogaritshme. Nuk mund të linte pa u premtuar se sapo të vinte në pushtet, ditën e parë vendimin numër një do kishte heqjen e tarifës të “Rrugës së Kombit”. Dhe këtë do ta bënte në interes, jo vetëm të shqiptarëve të këtushëm, por së pari të atyre matën kufirit, kosovarëve. Një peshqesh për dy shtete, ose një e shtënë për të vrarë dy zogj. Duke u premtuar kuksianëve heqjen e traut të “Rrugës së Kombit” ku paguhet një vlerë simbolike dhe e seleksionuar e pranu-ar nga qytetarët e Kukësit dhe zonave përreth pas konsultimeve të bëra, sapo u shkatërruan kabinat e vjeljes së taksave nga protesta e dhunshme me të cilën Basha bëri propagandë të gjatë edhe pse është kundër ekonomisë së tregut dhe praktikave më të mira botërore, ku kalimet në autostrada paguhen për të mirëm-bajtur këto objekte kaq të kushtueshme, ai mburret se do jetë lideri anti-taksa. Po kapi-talizëm pa taksa vetëm revolucionari Basha mund të ndërtojë. Me këtë punën e taksave, ai nuk kufizohet thjeshtë tek “Rruga e Kombit”. Ajo është njëra prej objekteve me të cilën është marrë kur e ndërtoi dhe llogaritë humbje fitim dhe groposje e mbi 250 milionë eurove dihen dhe sot kur do heqë taksat e qeverisë “Rama” për tua dhënë në përdorim falas qytetarëve të cilët nuk ka rëndësi nëse do kalojnë në një rrugë të shkatërruar për mungesë fondesh. Me taksat ai është në armiqësi dhe shumë dorëlëshuar. Kështu taksat do i zerojë për naftën, fermerët, bujqit, peshkimin. Të gjithë do hanë, do pinë dhe nuk do futin dorën në xhep. Dhe shqiptarët që e dinë këtë punën e taksave, fërkojnë duart dhe vënë buzën në gaz. A, ah, - thonë shqiptarët, këtë nuk e hamë është broçkull aguridhe. Se ku do gjenden le-kët për të kryer pagesat dhe pagat, pensionet e ndihmën ekonomike, ish të persekutuarit

Page 17: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

GAZETA SOT E Premte 26 Korrik 2019 17

Nga Besi BEKTESHI

Në fillim të rrugës "pedonale" e kon-sideruar si "gu-rorja me gurë

Skrapari" në Shkodër, por që kalon në Parrucë drejt Bashkisë së Shkodrës, është bërë dhe "investimi" më i dukshëm, më sinjikativ i Qendrës Administrative të Shkodrës! Në mënyrë krejt të pa logjikshme, jashtë koherencës në trafik dhe urbanitet, Bashkia e Shkodrës dhe sigurisht kreu i saj, marrin përsipër të trajtojnë një rrugë, një shëtitore dhe një piacë, si një hyrje në bankë, aeroport dhe zonë sigurie maksimale! Për këtë arsye vendosin katër pistona, ose "kunja" sikundër thonë shkodranët, të cilët realisht nuk kanë punuar dy ditë bashkë! Nuk kanë punuar, sepse kur çohen qëllon të kalojë ndonjë makinë dhe prishen! Shkurt investimi më i madh në "qendër", është jo vetëm një marrëzi urbaniteti, por dhe një mosfunksion tipik tragjik, si e gjithë Bashkia e Shkodrës këto katër vite! Bashkia e Shkod-rës ka funksionuar si "kunjat" e Parrucës, për katër vite rresht! Pra dhe logjikisht gabim dhe asnjëherë në funksion real! Mjafton të mos largohesh nga Parruca, apo qendra administrative e Shkodrës për të kuptuar se kjo bashki (administratë dhe kryetare) e këtyre katër viteve, nuk ka bërë asgjë, ose pothuaj asgjë! Parruca nuk ka një fasadë të lyer në këto katër vite, në ndryshim me çdo qytet tjetër dhe qendër tjetër administrative në Shqipëri! Qoftë dhe një fasadë të vetme të lyer për katër vite!? Nuk ka një modern-izim të vetëm, një rimodelim dhe përparim urban për katër vite rresht! Po ka një punë te shatërvani që kishte të bënte me riparimin dhe jo rikonstruksionin e plotë të tij, por që sot ai shatërvan nuk ka ujë, nuk shërben si shatërvan!? Nuk ka ujë në Shkodër!!? Parru-ca dhe qendra administrative ka në periferitë

Nga Stiljan DEDJA

Shprehje popullore shumë e goditur “i dalun durësh”, përdoret shpesh sot,

për një person i cili vepron jashtë vullnetit të familjes, shoqërisë etj, dmth:- me të nuk merresh dot më dhe ja ke hequr vizën, gjen vend edhe në realitetin e sotëm shqiptar. Klasa politike shqiptare në Shqipëri është një klasë politike “e dalun durësh” që e kanë çuar këtë vend në destabilitet dhe në anarshi. Në fakt kjo shprehje është shumë e përdorur në ambientet tona familjare dhe shoqërore, si edhe përdorur nga shkrimtarët tanë të njohur në shkrimet e tyre. Në zonat veriore, përdoret edhe një shprehje tjetër shumë e goditur e ngjashme me këtë “e dalun mensh”. Ky epitet apo nofkë, përdoret vetëm për ata persona të cilët nuk njohin asnjë parim apo normë sociale, por vetëm interesat e tyre meskine. Një pjesë e klasës politike shqiptare e ka humbur drejtimin e saj evropian dhe perëndimor, ajo po shkon drejt një rruge pa krye, pa busull, orientale dhe vetshkatërrimit. Si është e mundur që Presidenti, i cili duhet të jetë uniteti i kom-

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

"Kunjat e Parrucës" ose domethënia katërvjeçare e një pushteti!?

Politikanë të “dalun durësh”!

e saj, gjashtë rrugica të pa shtruara rreth saj! Të pashtruara fare, me gur, shkatërrim, pa kanalizime dhe në gjendje katastrofike! Banojnë qytetarë të vjetër shkodranë, taksa-pagues të gjithmonshëm! Nuk është bërë as-gjë për këto rrugë, përveç faktit të një rrugice të vetme prej 20 metrash! Qendra Administra-tive e Shkodrës, ka rrugë që kanë degraduar, të shtruara keq dhe me pusteta e kanale të kryera në mënyrë të dobët! Kanë bërë vetëm një riparim pusetash që është i shëmtuar edhe ai dhe lë rrugët në mënyrën më të keqe të mundshme, si në asnjë qendër tjetër të çdo qyteti në Shqipëri! Qëndra e Shkodrës nuk ka ndriçim të ri, nuk ka një rikonceptim të ri që të tregonte se administrata e re, bën diçka për të qenë, në garë me qytetet e tjera si afër dhe larg në modernizimin e qendrave! Mund të mos ishte pjesë e "rilindjes urbane", por duhet të kishte bërë punë për "Rilindjen Demokratike" dhe jo të mos ketë mundësi të një makine uji për të larë pedonalet që bëhen rrëshirë dhe pis nga pemët e blirit, duke pasur shtrim gurësh Skrapari në vend të pllakave dhe gurëve të Kirit! Qendrës së Shkodrës i mungojnë elementët e qendrave të mëdha urbane! Asnjë logjikë e tillë nuk është sot dhe nuk ka qenë që në fillimet e administratës Ademi në Bashkinë e Shkodrës! Qendra e Shkodrës ose Parruca, ka vetëm një të mirë, sepse nga qytetarët e saj është dashamirëse për qentë ardhacakë (i shkarkojnë me maki-na në Parrucë) dhe endacakë të cilët kanë jetën e tyre, sepse në kazanët e qendrës hid-hen copa kockash dhe mbeturinash vetëm 50 metra larg ndërtesës të bashkisë! Janë mësuar aty dhe njerëzit ankohen por nuk i "persekutojnë"! Vetëm në afërsinë e Bashkisë së Shkodrës, ka akoma burra që pinë raki në kafet e shumta të ish Pallatit të Kinezëve, duke mos pasur shumica e tyre banjo brenda (e as ju kërkon kush llogari ligjore) shkojnë të bëjnë nevojat urinare në lulishte! Kjo marrëzi dhe mungesë e madhe kulture dhe sensin qytetar, ndodh në qendrën e Shkodrës dhe për më tepër "Policia Bashkiake Demokrate"

bit, merr vendime që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit, po që agravojnë edhe më shumë situatën? Si është e mundur që Presidenti i bën thirrje opozitës për revolta paqësore dhe ndërkohë bashkëshortja e tij bën thirrje dhe nxit veprime të dhunshme? A nuk merret vesh ky njeri me gruan e tij, apo në një krah Presidenti bën thirrje për qetësi dhe pastaj në darkë i kërkon gruas së tij të thyejnë dhe të shkatërrojnë çdo gjë? Të gjitha vendimet e tij për zgjedhjet nuk e qetësuan situatën, siç pretendonte Presidenti, por vetëm krijuan anarshi dhe konflikte institucionale. Çuditërisht kjo klasë politike e dështuar dhe ky President, i janë kundërvënë emisarëve të Bashkimit Evropi-an në Shqipëri, apo Euralius, si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Z Sali Berisha lideri i anarshisë dhe i gjithë të këqijave në këtë vend, megjithëse u përmbys me votën plebishitare të popullit shqiptar më 2013 si një njeri i urryer nga pjesa më e madhe e popullit shqiptar, ai vazhdon të dëgjohet nga opozita shqiptare për të kryer dhunë anarshi dhe destabilitet. Të gjithë këta politikanë janë të “dalun durësh” po e çojnë Shqipërinë në çekuilibër institucional dhe elektoral. Atyre nuk mund tu besosh më për asgjë. Tani ata kanë nxjerrë në shesh fytyrën e tyre të vërtetë prej hipokriti, duke pasur si qëllim,

ardhjen në drejtimin e vendit, për interesat e tyre dhe jo për interesat e popullit shqiptar. Ata janë njerëz pa vlera dhe patjetër duhet të largohen nga drejtimet dhe pozicionet që ata kanë. U desh Reforma në Drejtësi, si dhe nev-oja dhe momenti për hapjen e” negociatave” me BE, që të dilte në shesh fytyra e vërtetë e këtyre” patriotëve” që gjoja duan ta çojnë Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian dhe që e “duan Shqipërinë si gjithë Evropa”, por penetrimi i tyre në radhët e partive opozi-tare po tregon se ata po luftojnë vetëm për pushtetin e tyre personal. Si është e mundur dhe janë të pabesueshme dhe të lënë pa fjalë, deklaratat e Presidentit si dhe gufimi tij si “gjel deti”:- ”kam gjak shqiptari, do i dal për zot Shqipërisë, jam politikan i racës së Avni Rustemit, jam trim si Mic Sokoli, Vojo Kushi” etj. Këto deklarata janë fëminore, të thëna në gjaknxehtësi dhe janë të turpshme të thuhen nga një president normal. Por kuptohet që edhe ky njeri ka “dalun durësh” apo ka “dalun mensh”, i dalë nga binarët është në një dise-kulibër dhe në rënie të lirë. Mjerë ky komb që drejtohet nga ky njeri i tërbuar, i pabesë, mburravec dhe inatçi, që çdo gjë e ka bërë për së mbrapshti. Edhe drejtuesit e opozitës po merren me zgjedhjet e 30 qershorit, duke deklaruar, se gjoja ato ishin të manipulu-ara, ndërkohë që ata janë shprehur se nuk i

njohin ato. Opozita duhet të merret patjetër me problemet e saj dhe jo të shikojë se çfarë bën mazhoranca. Edhe drejtuesit e opozitës mendoj se janë persona të “dalë durësh” pasi shikoj që nuk kanë asnjë objektiv, nuk kanë asgjë në kokën e tyre, apo qartësi për mënyrën demokratike që mund ti çojë ata drejt marrjes së pushtetit. Dorëzimi i man-dateve prej tyre, si nga opinion i brendshëm ashtu edhe nga ai evropian është vlerësuar si një veprim i pamenduar, i kryer në nxitim, nga njerëz të sëmurë për pushtet. Këta dre-jtues gjoja” të rinj” janë një kopje e shëmtuar, trashëgimi, e drejtuesit komunist Sali Berisha. Po përdoren të njëjtat metoda të vjetëruara ekstremiste për marrjen e pushtetit dhe jo asnjëherë ato demokratike. Edhe më 1997 Partia Demokratike nën udhëheqjen shkatër-rimtarit të Shqipërisë, z Sali Berisha pushtoi dhe uzurpoi institucionet e shtetit, por pastaj i dorëzoi turpërisht, pasi bota demokrative dënon pushtimit dhe marrjen e institucioneve me dhunë duke i etiketuar ato anti-demokra-tike. Kjo "farë e keqe" që nuk po e lë popullin shqiptar të qetë dhe të ngrejë kokën, patjetër që duhet të shkulet nga rrënjët, pasi këta persona janë të dështuar, të “dalun durësh” dhe të” dalun mensh”. Koha e tyre po mbaron, dre-jtësia e re shqiptare që po vjen, do të ndalojë çmendurinë e tyre që ka filluar prej kohësh.

urban të studiuar, duke mbetur ato të viteve më përpara! Ka rrugë të gjata urbane që janë shëtitore pa lejuar trotuar normal dhe pse ka një të tillë! Lagja Zdralej është marrëzia e pa stabilizuar urbane bashkë me stadiumin e rrethuar prej saj! Akoma llamarina dhe akoma marrëzi shitjesh banale, pa kontroll dhe në kushtet higjienike dhe ajrosjeje jo për 2019-ën, por si në Mesjetë ose fillimet e viteve 90-të! Pedonalja e molit ka filluar të jetë pis, të rrënohet dhe të keq përdoret, por tashmë bashkia është në mungesë prej kohësh! Nuk u rregullua një projekt i madh për ujërat e zeza të qytetit! Jo, ato akoma derdhen në mes liqen-it dhe Bunës në mënyrë tragjike! Kur unë bëj këto konstatime të "vogla" ju e imagjinoni se çfarë bëhet me bashkinë e madhe! Po pra duke filluar nga Velipoja në Theth! Që po bëhen "tokë e zanun" kur qytetarin nuk e kuptojnë, nuk e duan dhe e luftojnë për ti marrë lekë apo për të mos e lejuar të ketë një copë publike! Ku nuk ka shërbime dhe ka afera të vogla dhe të mëdha tenderash sidomos të kohëve të fundit! Bashkia lavdërohet se ka bërë punë, sidomos me një kontenier portokall mes një pedonaleje por njerëzit thonë se i ngjan pak as shumë WC-ve publike të lëvizshme! Por për të mos u zgjatur unë them se puna më sinjikative e Bashkisë së Shkodrës janë "kunjat" e Par-rucës" si domethënie e një bashkie që jo vetëm nuk ka logjikë urbane dhe dëshirë të tillë, por që kryesisht nuk funksionon! Kjo është sot dhe ka qënë për katër vite Bashkia e Shkodrës me Kryetare Voltana Ademin! Tani do të duhet të presim një bashki tjetër e cila uroj të mos jetë kundra qytetarëve shkodranë, sidomos atyre të vjetër të çdo religjoni sikundër janë dhe sponsorizuesit real të saj, ose koman-duesit politikë dhe personalë të saj! Unë uroj, por jam i qartë se qytetarët shkodranë do të shikojnë edhe veprime kundër interesave të tyre në trashëgimi kulturore dhe ato urbane! Uroj për mirë, por shenjat janë që Shkodra do të ketë rrugë për të bërë për tu ngritur nga humnera ekonomike dhe sidomos qytetare ku ka rënë! Po po, shumë rrugë!

nuk reagon kurrë! Pastaj po të shtrihesh në qytetin e madh, shikon marrëzi të plota ndriçimi, papastërtie, rrugësh që janë abso-lutisht të çara mes për mes, nga individë dhe nga "projekte" tenderash të kohëve të fundit etj etj! Bashkia e Shkodrës ka lagje të rëndë-sishme që unë besova që do të rregulloheshin si bie fjala Bahçallaku, akoma pa trotuare (vetëm kohët e fundit u vu ndriçimi duke çarë rrugët për faqe të zezë) duke prezantuar keq që në hyrje qytetin e madh! Ka një moskon-troll fantastik të Drinit dhe Bunës apo Kirit! Ndërtime anës Bunës dhe ujdhesa apo ura të ndërtuara mbi Bunë, kushedi me lejen e kësaj bashkie! Marrëzi urbaniteti ekstremisht pa kontroll mbi territorin dhe logjikën normale urbane! Bllokim të anëve të Drinit dhe Kirit, por dhe gjatë rrjedhës së Bunës nga individët pronarë të shpikur dhe që bashkia iu bën fresk! Bashkia e Shkodrës ka shtruar vetëm metra katrorë asfalt! Ka sharë dhe akuzuar politikisht, por nuk ka bërë pothuaj asgjë si investime praktikisht! Nuk ka stabilizuar asnjëherë tregjet dhe asnjëherë nuk vuri kontroll mbi shitjet në rrugë! Është sjellë si njerkë me qendrën dhe periferinë pa kuptim dhe është kujdesur vetëm për politikë dhe fjali morboze me delire, sigurisht politike! Në Shkodër nuk janë ndërtuar shkolla të reja! Në ndryshim drastik jo me Tiranën, por dhe qytete të tjera! As kopështe! Trotuare të reja nuk janë ndërtuar dhe projektuar, por tashmë janë bërë shumë për tu riparuar dhe ajo ( Bashkia) nuk i riparon dot! Lag-jet e brendshme janë në emergjencë si për ndriçimin dhe shkatërrimin e rrugëve apo dhe ndërhyrjeve të qytetarëve, jo kaq shumë qytetarë, por bashkia nuk ka sovranitet, as në qendër dhe jo më në brendësi dhe periferi! Nuk u rregulluan njëherë të vetme parkimet! As në qendër dhe as periferitë në brendësi! Ka rrugë biçikletash fare kot dhe jo funk-sionale, por që iu bien në qafë parkimeve të makinave të shumta, sepse janë në rrugë dhe jo në trotuar! Ka bllokim qarkullimi nga non senset e tabelizimeve idiote dhe pa kriter

Page 18: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

GAZETA SOT18 E Premte 26 Korrik 2019

.........

k u l t u r e www.sot.com.al

Natyrisht për një kineast mungesa e sallave të kinemasë është vrastare, për ne sheshet e xhirim-it dhe vendi, ku ekzekutohet një ve-për kinematografike janë të shenjta. Filmi në të gjithë botën ka shtëpinë e tij, që është kin-emaja. Mungesa e kinemave përbën një shqetësim, por janë shumë faktorë...

Kineasti shprehet se filmi është luks, por dhe kur del një vepër e mirë nuk ka treg

Jemi në kufijtë minimalë për realizimin e një filmi, mungesa e sallave të kinemasë është vrastare

Regjisorë të ndryshëm shpre-hen se me realizimin e filmit përballen me vështirësi të ndryshme, por dhe kur del

një vepër e mirë artistikë nuk ka treg. Sipas tyre, janë dhe të tjera probleme në fushën e kinemasë, që duhet të rreg-ullohen me ligj për filmin shqiptar. Në intervistën për “SOT”, kineasti Skënder Jaçe shprehet se sot jemi në kufijtë minimal për realizimin e një filmi. Ai tregon se filmi vuan edhe për skenarë dhe dialogu lë për të dëshiruar. Sipas tij, mungesa e sallave të kinemasë është vrastare, ku për regjisorët sheshet e xhirimit dhe vendi, ku ekzekutohet një vepër kinematografike janë të shenjta. Duke folur për kinematografinë kine-asti Jaçe pohon se sot kinemaja se zh-villimet në vendin tonë duhet të gjejnë më shumë pasqyrim në filmin shqiptar. Ai shprehet se mungon kino komedia, temat e ditës dhe se më shumë duhet ti kushtohet vëmendje njeriut të thjeshtë me hallet dhe problemet, që ai kalon. Sa i takon jetës artistike në vend, kin-easti Skënder Jaçe vijon se duhet të ndërtojmë institucionet, të ndryshojmë mentalitetin ndaj kulturës dhe më pas të flasim për jetën artistike.

-“Open kinema” një projekt që po mirëpritet jo pak. Si nisi në fillimet e tij?

Jemi në sezonin e tretë me “Open Cinema” dhe mendoj se ky format tashmë e ka krijuar shtratin e tij dhe pritet me interes nëpër qytetet e Shqipërisë, pse jo edhe në kryeqytetin tonë Tiranë. Ideja lindi tek kinemaja shëtitëse dhe ato verore, të cilat në kohën që lamë pas ishin tepër të preferuara në Shqipëri. Natyrisht është një format, që në botë është tepër prezent e sidomos në stinën e verës, ku njerëzit duan sa më shumë argëtim të kulturuar. Aq më tepër mungesa e kin-emasë në shumë rrethe të Shqipërisë e bën këtë aktivitet edhe më të dobishëm për të ndjekur në ekranin e madh filmat e rinj shqiptar dhe nostalgjinë e kine-masë së shkuar.

-Në qytetet ku ju jeni të pranishëm mbi ç’bazë bëhet përzgjedhja e filmave, që shfaqen për publikun që ju ndjek?

Ne jemi përpjekur të sjellim afër publikut të çdo qyteti vlerat më të mira të kinemasë së re shqiptare, duke risjellë në vëmendje edhe filma në retrospektivën e kohës, të cilët kanë lënë gjurmë në vite, si për shembull nga regjisorët e shquar si Viktor Gjika, Anagnosti, Piro Milkani, Esat Mysliu, Ibrahim Muça e Kristaq Mitro, apo Mu-harem Fejzo, Fehmi Oshafi, etj. Krahas filmit të ri shqiptar, i cili afrohet nga QKK ne sjellim dhe kinemanë evropi-ane dhe atë botërore në bashkëpunim edhe me ambasadat në vendin tonë dhe njëkohësisht edhe ndonjë film arkivor për nostalgjikët e kinemasë së vjetër nëse do ta quanim kështu.

-Filma të huaj dhe prodhime shqiptare, ju ftoni dhe aktorë e reg-jisorë të ndryshëm. Çfarë sjell kjo para publikut?

“Open Cinema” e kemi kthyer në një show artistik, muzikë LIVE me

këngëtarë të ftuar, si dhe aktorë dhe regjisorë të ftuar, gjë e cila e bën më të prekshme dhe më të bukur këtë festë të filmit. Kjo ka tërhequr vëmendjen e spektatorit, i cili është kureshtar të dijë rreth realizimit të një filmi, vështirësitë që hasen në xhirim, pse jo dhe një foto me artistët. Kjo ka sjell jo vetëm inter-esimin e spektatorit shqiptar, por dhe të turistëve të huaj, të cilët e shijojnë mirë filmin shqiptar, pasi ai projektohet me titra anglisht. Vjet në Gjirokastër regjisori dhe aktori i njohur Edmond Budina u pyet nga një grup turistësh gjerman, të cilët e pëlqyen filmin "Të Thyer" dhe ishin kureshtar të mësonin rreth xhirimeve të tij.

-Ju bashkëpunoni me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, si dhe me AQSHF. Si ka qenë deri tani ky bashkëpunim dhe çfarë pritet më tej?

Qendra Kombëtare e Kine-matografisë ka qenë promotore dhe mbështetësja kryesore në përhapjen dhe projeksionet më të mira të kine-masë shqiptare, bashkëpunimi ynë ka qenë i frytshëm dhe natyrisht ky dialog do të vazhdojë, pasi filmi duhet të jetë prezent edhe në qytetet pa kinema, duke mos privuar zhvillimin kulturor të këtij zhanri të fuqishëm, artit të shtatë. Edhe me AQSHF marrëdhëniet tona janë pozitive kemi organizuar disa herë nostalgjinë e kinemasë në vite, duke sjellë në vëmendje të spektatorit ëndrrën e bukur të kinemasë së vjetër dhe kolosëve të kinemasë botërore.

-Mungesa e kinemave sa është shqetësuese për ju, pasi filmat jeni të detyruar ti shfaqni dhe në salla të tjera?

Natyrisht për një kineast mung-esa e sallave të kinemasë është

SKËNDER JAÇE:

vrastare, për ne sheshet e xhirimit dhe vendi, ku ekzekutohet një vepër kinematografike janë të shenjta. Filmi në të gjithë botën ka shtëpinë e tij, që është kinemaja. Mungesa e kinemave përbën një shqetësim, por janë shumë faktorë subjektivë, që sollën në këtë gjendje që jemi me sot rrjetin e kinemave, pas ndryshimit të sistemeve. Për mua mendimi që sot e kësaj dite pritet nga shteti, është i gabuar. Duhen ndërtuar politika duke nxitur privatin, vetëm kështu filmi do të futet në rrjedhën e tij si në të gjithë botën. Gabimet nuk fillojnë sot, ato janë të mbartura të trashëguara prej shumë vitesh tashmë, dhe këtu nuk duhet luajtur si me lojën e kungulleshkave e ke ti e kam unë, por vetëm duke ecur para me politika dhe dashuri ndaj filmit. Edhe ato pak salla, që kanë mbetur nëpër rrethe, të cilat janë në gjendje të mjerueshme, bashkitë duhet pat-jetër t'ia u dorëzojnë privatëve me destinacion vetëm për kinema, ato nuk mund të mbajnë dot salla kin-emaje, por të ndërtojnë politika për mbështetje në aktivitete kulturore me fondet, që shteti u jep në dispo-zicion për kulturën. Nga ana tjetër asnjë s’mund të jetë i përgjegjshëm pse spektatori nuk e frekuenton aq sa duhet kinemanë sot. Zhvillimi i teknologjisë, interneti, TV, etj, në këtë marramendje e lukuni globale do të thosha, s’ka se si që publiku të jetë ai i djeshmi ku e vetmja dritare komu-nikimi ishte kinemaja. Me dhimbje, por si thotë dhe Tornatore i madh ke filmi "Cinema Paradiso" jemi të detyruar ti nënshtrohemi zhvillimit të teknologjisë.

-Si kineast, realizimi i një filmi çfarë vështirësish sjell?

Natyrisht me një treg si yni, filmi është një lloj luksi, sot në ekonominë e tregut të lirë çdo minutë në xhirim përkthehet në lek, filmi për të qenë sa më i bes-ueshëm në rekuizitë, skenografi, aktorë, etj, kërkon buxhet. Jemi në kufijtë minimal për realizimin e një filmi, nga ana tjetër filmi ynë vuan për skenarë, dialogu lë për të dëshiruar. Por dhe kur një vepër del mirë artistikisht ai nuk ka treg, edhe televizionet tallen me shifrat që afrojnë për ta blerë, duhet të rregullohet me ligj, që filmi shqiptar të ketë prioritet në blerje nga ana e tyre.

-Sa bëhet sot nga shteti për kinematografinë në vend?

Tani gjithmonë e përmen-dim fjalën shteti, unë mendoj se shteti në këtë mori problemesh që trashëgojmë s'mund ta nd-jek dot filmin në gjithë gamën e tij të problemeve, por një gjë mund të rregullohet me ligj, duke lehtësuar biznesin nga ana fiskale dhe një përqindje ti sponsorizohet nga biznesi kin-emasë shqiptare, ka ekzistuar një ligj i tillë më parë dhe nuk di pse u abrogua.

- Filmat e para ’90 të Kinostudios, ju si e shikoni kinematografinë e asaj kohe?

Kur flasim për kinemanë e djeshme duhet të jemi të kujdesshëm, pasi filmi mban vulën e kohës. Natyr-isht ashtu si shumë shtete të Evropës lindore edhe ne kishim kinematograf-inë tonë, e cila për hir të vërtetës, pavarësisht ideologjisë së kohës krijojë vlera kombëtare mjaft të mira në fushën e kinematografisë. Filmi shqiptar krijoj një lloj fizionomie dhe ishte brenda psikologjisë së kombit tonë në traditë e kulturë. Ishte një armatë e tërë që krijoj një industri të vërtet të filmit, të shkolluar edhe jashtë, specialistë që s’kishin asnjë ndryshim nga ata jashtë. Ndaj respekt pa fund për atë brez ustallarësh do të thosha, që ditën të notojnë brenda atij oazi censure duke na dhënë vepra dinjitoze kinematografike, si “Nëntori i dytë”, “Kapedani”, “Mësonjtorja”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Gjeneral Gramafoni”, “Beni ecën vetë”, “Liri a vdekje”, “Zon-ja nga qyteti”, etj. Ndaj një komb që harron historinë dhe kulturën e vetë është i destinuar të shuhet.

-Çfarë mund të na thoni për filmin sot dhe temat, që trajtohen?

Sot kinemaja ka ndryshuar edhe si format edhe si shpejtësi, zhvillimet në vendin tonë duhet të gjejnë më shumë pasqyrim në filmin shqiptar, mungon kino komedia, temat e ditës dhe mendoj se më shumë duhet ti kushtohet vëmendje njeriut të thjeshtë me hallet dhe problemet, që ai kalon. Mendimi se filmi bëhet për festival

më duket pak i vakët. Filmi në radhe të parë duhet të përcjell mesazhin tek publiku ynë. Shpesh herë çalon dramaturgjia në film, ngjarja zvarritet dhe ngjarja nuk të intrigon. Por duhet thënë se ka pasur dhe prurje të mira si filmi “Delegacioni” i Bujar Alimanit, i cili mori dhe çmimin e parë në festi-valin e Varshavës, apo "Balkan Pazar" i Edmond Budinës etj. Unë kam besim te gjenerata e re të cilën e shikoj vizion-ale dhe me një vështrim evropian.

-Si i shikoni aktorët e brezit të ri sot?

Aktorët e rinj janë të mrekul-lueshëm, por duhen promovuar dhe besuar më shumë tek ata.

- Artistë të ndryshëm flasim për jo pak probleme. Ju merreni me kinemanë, por çfarë i mungon jetës artistike sot në vend?

Çfarë i mungon jetës artistike sot? Pyetje interesante. Do t'ju tregojë një gojëdhënë, në një fshat kishte kohë që nuk binin kambanat e një kishe. Dhespoti niset me dhjakun në drejtim të fshatit i inatosur se përse ndodhte kjo? Në të hyrë, prifti i fshatit doli që ta pres hirësinë e tij me nderime. I inato-sur Dhespoti e pyet priftin e fshatit, se përse ka kohë që nuk bien kambanat? Imzot i thotë prifti janë 3 arsye që nuk bien kambanat. Lëri 3 arsye më thuaj vetëm njërën i tha Dhespoti i inatosur. Nuk ka kambanë ju përgjigj prifti i fshatit! Duhet të ndërtojmë institucio-net, të ndryshojmë mentalitetin ndaj kulturës, pastaj të flasim për jetën artistike!

Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

.........GAZETA SOT E Premte 26 Korrik 2019 19

k u l t u r e www.sot.com.al

“Streha mes reve” u përzgjodh për shkak se është fitues me tre çmime në festival, si filmi më i mirë, çmimi aktori më i mirë Arben Ba-jraktaraj dhe çmimi aktorja më e mirë Irena Cahani, ndërkohë që dhe filmi “Delegacioni”

ka pasur interesim edhe në Prishtinë...

Në gjashtë muaj janë zhvilluar 219 aktivitete nga Teatri i Operës dhe Baletit si dhe Ansambli Popullor. Të dhënat u bënë të ditura gjatë prezantimit të raportit të ecurisë artistike për këtë institucion, ku këto aktivitete janë ndjekur nga një numër mbi 37 mijë spektatorë. “219 aktivitete artistike janë realizuar nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor në këto 6 muaj në praninë e 37880 spektatorëve, në këto 6 muaj në praninë e 37880 spektatorëve”, shkruan TOB, për raportin e ecurisë artistike dhe financiare për periudhën janar - qershor 2019. Në faqen e institucionit bëhet me dije se edhe pse pa teatër, ky sezon artistik që përfundoi është kalendari më numrin më të madh të shfaqjeve, numrin më të madh të spektatorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të pesë viteve të fundit. Opera “Il Trova-tore” ka qenë një nga produksionet më të mëdha në skenën e Pallatit të Kongreseve . Me një kast ar-tistësh të huaj dhe shqiptarë regjia e veprës ishte nga italiani Mariano Bauduin dhe di-rigjent Sebastiano Rolli. Por sezonin artistik Teatri i Operës dhe Balet-it e mbylli me një trio shfaqjesh. “Opera në park” solli për publikun një format të veçantë nga artistët e tre trupave artistike. Këtë herë shfaq-jet ishin jo në skenë të mbyllur, por në park. Koncertet “Kur perëndon dielli”, ai me artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, si dhe baleti “Fado” që u shfaq më 20 korrik ishin pjesë e “Opera në park”. Koncerti “Kur perëndon dielli” erdhi për publikun me këngë qytetare të përpunuara dhe të tjera, të interpretuar nga orkestra e harqeve, kori dhe solistët lirikë të operës si Eva Golemi, Armaldo Kllogjeri, Denis Skura, Xhieldo Hyseni, Nina Muho, Sokol Tomorri. Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve me koncertin e tij solli një program me këngët më të bukura nga e gjithë Shqipëria. Po në të njëjtën skenë në park u shfaq edhe baleti “Fado”, një patentë suksesi e koreografit me famë botërore, Daniel Cardoso. Një shfaqje me një muzikë të ritmeve portugeze dhe me një koncept tepër mod-ern. Për institucionin këto tre koncerte erdhën si një dhuratë në shenjë mirënjohje për qytetarët e Tiranës, që i ka ndjekur kudo ku artistët kanë perfomuar.

Drejtoresha e “PriFest” Vjosa Berisha: Filmat kishin interes për publikun

bate të zjarrta në komunitetet e ndrys-hme fetare që jetojnë aty. Besniku është pjesë e një familjeje anëtarët e së cilës kanë besime të ndryshme dhe bashkëjetojnë në paqe me njëri tjetrin, deri ditën që Fadili babai ish komunist i familjes vdes, dhe atyre u duhet të ndajnë shtëpinë e vjetër në fshat mes tyre. Këtë vendim e bën të vështirë, amaneti që babai ish ko-munist ka lënë. Në të ri të tij, Besniku ra në dashuri me një vajzë nga një familje e persekutuar dhe Fadili duke qenë komunist i thekur nuk e lejoi të birin të realizonte ëndrrën e tij. Kjo i shkaktoi Besnikut një traumë që koha nuk e shëroi. Fadili e vuajti gjithë jetën kompleksin për traumën që i shkaktoi të birit, të cilën u përpoq ta shlyente me amanetin që la në fund të jetës. Amaneti i babait, do t’ia vështirësojë Besnikut përpjekjen për të mbajtur së bashku familjen dhe komunitetet me besime të ndryshme fetare në fshat, dhe do ta bëjë të marrë një vendim

të rëndësishëm për jetën e tij. Filmi “Delegacioni” u dha premierë botërore në “Warsaw Film Festival”. Luajnë aktorët Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, ndërsa nga Kosova në film janë Bislim Muçaj, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Ismajli, Gani Morina, Artan Selimi, Imer Loshi. Ngjarjet nisin në tetor 1990, regjimi komunist në Shqipëri po përpiqet të mbajë pushte-tin. Një delegacion evropian vjen në Tiranë për të monitoruar zbatimin e reformave të qeverisë, një parakusht i madh që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo është marrë fshehurazi nga një burg i largët dhe është sjellë në kryeqytet. Delegacioni evropian udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Detyra e tij është të kontrollojë progresin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Leo mund ta bindë atë se gjithçka është në rregull. Por asgjë nuk shkon siç është planifikuar.

TOB dhe Ansambli Popullor, në 6 muaj

219 aktivitete artistike

Filmat “Delegacioni” dhe “Streha mes reve” shfaqen premierë në Gjakovë

Julia VRAPI

Filmat “Delegacioni” dhe “Streha mes reve” shfaqen për publi-kun në Gjakovë. Organizatorët e “PriFest” shprehen se pas

përfundimit të festivalit në Prishtinë, festa e filmit është në Gjakovë. Filmi “Delegacioni”, me skenar nga i ndjeri Artan Minarolli dhe regji nga Bujar Alimani u shfaq mbrëmë për publikun në parkun kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, ndërsa sonte është “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina, film i cili mori dhe tre çmime në festivalin “PriFest”. Drejtore-sha e festivalit Vjosa Berisha shprehet se këto dy filma nuk janë shfaqur më parë në qytetin e Gjakovës. “Filmat janë premierë në Gjakovë, nuk janë shfaqur më parë. Sigurisht që “Streha mes reve” u përzgjodh për shkak se është fitues me tre çmime në festival, si filmi më i mirë, çmimi aktori më i mirë Arben Bajraktaraj dhe çmimi aktorja më e mirë Irena Cahani, ndërkohë që dhe filmi “Delegacioni” ka pasur interesim edhe në Prishtinë, dhe publiku gjak-ovar i ndjek filmat shqiptarë, kështu që kemi menduar se këta dy filma do të zgjojnë interesim” tregon Vjosa Ber-isha drejtore e festivalit “PriFest”. Në edicionin e 11 “Prishtina International Film Festival” (PriFest) solli 70 filma. Festivali në ditët e tij kishte gjithsej 10 programe të ndryshme, nga të cilat pesë garuese dhe pesë jogaruese. Për publikun erdhën 6 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 17 premiera regjionale dhe 34 premiera të tjera ishin në ditët e festivalit. Edhe këtë edicion të 11 të festivalit në Prishtinë, që nisi më datë 16 për të përfunduar mbrëmjen e datës 21 korrik nuk munguan të ftuarit spe-cial të industrisë së filmit.

Ngjarjet në dy filmat“Streha mes reve”, që shfaqet

sonte për publikun ishte premierë botërore në “Black Night”, në Tallinn të Estonisë. Në film interpretojnë aktorë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova, si Arben Bajraktaraj, Esela Pysqyli, Bruno Shllaku, Irena Cahani, Osman Ahmeti, Muzbajdin Qamili dhe Virus Shala. Filmi rrëfen, his-torinë e Besnikut një bariu, besimtar i devotshëm mysliman, i cili zbulon që xhamia e vjetër e fshatit të vogël ku ai jeton, në Veri të Shqipërisë mes Alpesh, ka qenë dikur kishë. Ky zbulim hap de-

Tre këngëtarë të muzikës popullore, dekorim në Prishtinë

Restaurimi i afreskut në kishën e Shën Mërisë drejt përfundimit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar tre këngëtarë të muzikës popullore. Fja-la është për Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Për-parim Tomçinin, të cilët kanë kontribuar ndër vite me muzikën e tyre. Kjo u bë e ditur nga vetë presidenti përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetin so-cial, Facebook. “Për kontrib-utin e madh në muzikë dhe art, sot dekorova Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Për-parim Tomçinin. Këngët e

tyre kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata, që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi”, shkruan Thaçi në postimin e tij. Presidenti i Kosovës po ashtu ka dekoruar edhe disa artistë të tjerë për kontributin, që kanë dhënë në fusha të ndryshme të artit. Tre artistët që janë dekoruar nga pres-identi Thaçi kanë dhënë një kontribut të madh në muz-ikën shqiptare. Me interpre-timin e këngëtarit Arfi Vladi janë dhe këngë të njohura që i janë kushtuar UÇK.

Në Sinjë të Beratit po shkon drejt fazës përfundimtare res-taurimi i afreskut të kishës së “Shën Mërisë. Specialistët e veprave të artit po punojnë përditë dhe ky proces po shkon drejt fazës përfundimtare të in-tegrimit piktorik dhe tonimit të sipërfaqes së pikturës. Projekti u hartua nga specialistët e se-ktorit të artit pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kom-bëtare Berat dhe ndërhyrja e tyre deri më tani ka qenë në konsolidimin e shtresës së suvasë me murin, konsolidimi i bordurave me llaç, konsolidi-

min e shtresës së pelikulit me shtresën përgatitore dhe pas-trimi i depozitimeve të blozave dhe kripërave që ndodhen në afresk. Kisha e “Shën Mërisë” mendohet të jetë ndërtuar në shekujt XI-XII, kur pati një lulëzim të madh të arkitekturës së kishave-shpellë, periudhë e cila shquhet për realizimin e kishave dhe ambienteve për-reth në disa raste me volume të vogla, duke shfrytëzuar me mjeshtëri gjithë hapësirën e mundshme, që jepte shpella natyrore në atë pjesë të for-macionit.

Artan Imami: Duhet një teatër i ri, projekti po negociohet

Aktori i njohur Artan Imami shprehet se në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar fi-toi pala që kishte argument më të mirë. I ftuar në një studio tel-evizive aktori i njohur njëkohë-sisht dhe kryetari i sindikatës së artistëve të Teatrit Kombëtar, u shpreh se projekti për teat-rin është duke u negociuar. “Marrëveshja është tërësisht qesharake, pasi sot duhet një teatër i ri. Projekti për teatrin tashmë është duke u negociuar. Jemi në pritje të ofertave që do të vijnë nga privatet. Ne kemi kërkuar më shumë, jo salla

me 150 vende. Mbaruan fjalët, diskutimet dhe mallkimet. Fitoi ajo palë që kishte një argument më shumë. Ata duhet të bash-kohen me ne. Ata që ia vlejnë. Merri një për një me emër ata dhe do shohësh, që do zhgën-jehesh. Ky është momenti kur përballë kemi ata që duhet të zbatojnë detyrën. Kjo bëhet me njerëz që duhet të bëjnë punën e tyre. Çdo grupim i ndershëm dhe i papolitizuar", tha mes të tjerave aktori Artan Imami, i cili dhe më herët ka pohuar se kërkon një teatër të ri, ku sot është Teatri Kombëtar.

Page 20: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

GAZETA SOT20 E Premte 26 Korrik 2019

.........

SOTSOT sport www.sot.com.al

Milot Rashica shpërtheu që nga fillimi i vitit 2019 me gola dhe asistime, duke shënuar 8 gola në Bundesligë. Për këtë, drejtori sportiv i klubit, Frank Bauman po mendon t’ia vazhdojë kontratën 23-vjeçarit për një kohë afatgjatë, derisa kontra-ta aktuale e tij skadon në vitin 2022. “Miloti e ka bërë një zhvillim mjaft pozitiv me ne. Naturisht, ne e kemi parasysh këtë dhe do të lëvizim”, ka thënë Bauman për tabloidin gjerman, “Bild”. Por vazhdimi i kontratës së “Raketës”, siç po e quajnë në Gjermani, nuk do të ndodhë shumë shpejt. “Miloti i ka edhe tri vjet të tjera kontratë. Nuk mund ta presim një vazhdim të kontratës qysh tani”, është shprehur menaxheri i futbol-listit, Altin Lala.

DEKLARATA

QËNDRIMI

MESFUSHORI

Të kuqtë bëjnë një nga ndeshjet më të dobëta, vendosi një gol “aksidental” në pjesën e parë

Partizani dorëzohet përballë Sherifit, “demat e kuq” zhgënjejnë me moldavëtAdriatik BALLA

Partizani është në prag të eliminimit edhe në Eu-ropa League. Në raundin e parë të Champions ishte

eliminuar nga Karabag, kurse në këtë raund të dytë të Ligës së Europës po shkon drejt elimin-imit nga kampionia e Moldavisë, Sherif Tiraspoli. Moldavët fituan dje duelin e parë në këtë raund ndaj “demave të kuq” pikërisht në stadiumin “Selman Stërmasi”, 0-1, një rezultat që favorizon dukshëm në duelin e kthimit Sherifin. Pra, Partizani dështoi të përmbushë me objektivitet misionin e tij, megjithëse ka ende kohë për të bërë kthesë. Janë në lojë edhe 90 minuta dhe të kuqtë duhet të bëjnë maksimumin, një ndeshje perfekte ku u duhet patjetër të shënojnë gol.

Ndeshja/ Partizani i vakët dhe pa ide, sulmi katastrofë

Pas paraqitjeve të mira ndaj Karabagut në Champions, për Par-tizanin ishin krijuar pritshmëri të mëdha për duelin ndaj moldavëve të Sherif Tiraspol, por “demat” zh-gënjyen tërësisht duke u mposhtur me rezultatin minimal 0-1. Për takimin e “Selman Stërmasit”, trajneri Lerda kishte bërë disa ndryshime në krahasim me për-balljen me azerët, pasi aktivizoi nga minuta e parë Solomon dhe Brojën, duke lënë në stol Jasir Asa-nin, ashtu si edhe Trashin. Ndonëse “të kuqtë ishin favoritë në letër, moldavët “treguan dhëmbët” që në minutat e para, duke organizuar disa aksione sulmuese, ku shpesh protagonist ishte edhe sulmuesi

i Kombëtares Shqiptare, Liridon Latifi. Fillimisht ishte Godrienko për Sherifin, që me portën e bos-hatisur dhe vetëm dy metra larg vijës fatale, fali Alban Hoxhën, duke nxjerrë topin jashtë, ndërsa në minutën e 24-t, sulmuesi Tambe nuk gaboi dhe zhbllokoi sfidën. Reagimi i “të kuqve” ishte i vakët, me aksione të çrregullta dhe me topin që shkonte shumë rrallë në zonën kundërshtare, pasi shpesh Broja e Melo tentonin goditjen nga distanca, por duke mos pasur sak-tësinë e duhur. Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën tablo, me Partizanin që u mundua të marrë frenat e lo-jës, por që moldavët mbyllën mirë hapësirat dhe zbritën disa herë në kundërsulme, duke i shkuar pranë edhe golit të dytë. Me këtë rezultat, komplikohet kualifikimi i Parti-zanit për në turin tjetër, ndonëse gjithçka do të vendoset në sfidën e

të enjtes së ardhshme në Moldavi, por për të besuar, “të kuqtë” duhet të ndryshojnë tërësisht qasjen në ndeshje.

Lerda: Nuk luajtëm mirë, por asgjë s’ka mbaruar

Pas ndeshjes, në daljen para gazetarëve, trajneri i Partizanit, Franko Lerda, nuk e fshehu zh-gënjimin e tij për rezultatin, duke thënë se kundërshtari kishte përfi-tuar nga goli në pjesën e parë, por që Partizani sipas tij nuk ia doli të shfrytëzojë ato pak raste që pati në këtë përballje. “Humbëm se ata bënë gol, ne nuk ia dolëm në 2-3 raste që kishim, nuk arritëm ta nisim mirë. Në 10 minutat e parë ishim të kontraktuar, terreni nuk na ndihmoi. Pastaj me kalimin e minutave fituam kurajë, në fund e mbyllëm në sulm. Kundër Kara-bakut ne duhej të bënim një lloj ndeshjeje, mund ta bënim edhe sot,

Ekziston mundësia që Skënder-beu të penalizohet nga FSHF me zbrit-jen nga kategoria. Por zbritje mund të ketë edhe për Luftëtarin që nuk ka shanse të licencohet. Pra lind shpresa për ekipet e Kategorisë së Parë që t’i zëvendësojë. Në media është folur për Dinamon dhe Besën, por Kastrioti doli dje me deklaratë, duke thënë se i takon atij të jetë në Superiore. “Askush nuk e merr parasysh faktin që Superiorja kishte një renditje sezonin e fundit dhe në bazë të saj, nëse një klub përjashto-het, përfiton ai i rendituri poshtë saj,

në rastin tonë Kastrioti. Askush nuk e di realisht se ku do bazohej kthimi i Dinamos dhe Besës në Superiore, por nëse shohim në gjithë botën, në raste të tilla përfitojnë ekipet e rëna nga kat-egoria. Një shembull? Para pak javësh Palermo falimentoi dhe u dënua me zbritje nga kategoria. Vendin e skuad-rës siçiliane në Serinë B e mori Vene-cia, që ra nga Seria B pas humbjes në finale play-off kundër Salernitanas. A nuk është e njëjta situatë?”, shkruan ndër të tjera klubi krutan. Më tej në deklaratën e Kastriotit analizohet pse

nuk i takon Dinamos e Besës të ng-jiten në elitë. “Kastrioti është skuadra e vendit të nëntë dhe merr vendin e një prej ekipeve të dënuara, ndërsa më pas vendos FSHF për mënyrën si do përcaktohet ekipi që merr vendin e ekipit të dytë, sepse Kamza është dënuar me kohë. Edhe për kupat e Europës, kur doli Skënderbeu i dyti dhe kur u konfirmua që Flamurtari nuk shkonte dot në Europa League, skuadrat poshtë tyre në renditje përfi-tonin, jo Dinamo e Besa”, përfundon deklarata e klubit krutan.

Kastrioti kundër ngjitjes së Besës e Dinamos: Na takon ne Superiorja

Rashica nuk nxitohet për rinovim, mban “peng” Verderin

Trajneri i Sherifit: Ishim më mirë se Partizani,

e merituam fitoren

por pësuam golin dhe na detyroi që të shtynim pak ekipin para, duke e ditur që duke dalë para jo shpesh arrijmë të mbyllim distancat mes reparteve”, theksoi ndër të tjera Lerda. Më pas ai komentoi edhe pritshmëritë, duke pasur besim se Partizani mund të përmirësohet në ndeshjen e kthimit, megjithëse situata nuk është premtuese. “Nuk po ndodh asgjë, kemi pasur raste, nuk kemi bërë gol, ndodh në fut-boll. Unë e besoj, sepse kemi parë që kjo skuadër ka vlera por edhe ne nuk jemi më pak cilësorë. Du-het të besojmë, të mundohemi të limitojmë gabimet, se shpesh në pjesën e parë sot kemi bërë gabime teknike, duhet t’i limitojmë e do të na bëjmë të kemi besim. Në fillim kishim disa vështirësi, ishim pak të qetë, kjo na çoi të bënim gabime që herë të tjera nuk i bënim”, shtoi trajneri i Partizanit, Franko Lerda.

Shpëtim Duro u prezantua dje në krye të Kukësit, duke thënë se një skuadër e tillë nuk mund të refuzohej, pasi luan për trofe. “Puna e trajnerit është përgjegjësi në çdo skuadër. Te Kukësi është përgjegjësi edhe më e madhe, sepse në këto 6-7 vite është një nga skuadrat më të mira në kampionatin shqiptar, ka qenë protagoniste me Skënderbeun dhe Partizanin duke fituar edhe trofe. Është një kënaqësi të marr drejtimin dhe falënderoj drejtuesit dhe presidentin Gjici për besimin ndaj meje. Pozitive është që është fillimi i kampionatit. Kjo është pozitive për një trajner, për projektin e tij, për

gjithë sezonin. Janë disa skuadra kryesore si Partizani, Kukësi që nuk refuzohen. Projekti dhe objektivat, skuadra cilësorë që ka, këto më binden të pranoj ofertën”, theksoi Duro. Më pas ai foli për marrëdhëniet që ka me presidentin Safet Gjici, të cilin e vlerësoi ambicioz dhe fitues. “Puna e trajnerit e tillë është. Është hera e parë që bashkëpunoj profesionalisht me Gjicin, është president ambicioz, që ka fituar shumë. Nga jashtë e kam parë që skuadrat e ndërtuara këtu kanë qenë gjithnjë të forta, shpresojmë të bëjmë më të mirën. Një njeri kur investon sigurisht që kërkon maksimumin. Këto gjera i kam marrë

parasysh. Shpresoj të bëj më të mirën”, shtoi ai. Nuk mbeti jashtë vëmendjes merkato, ku Duro tha se nuk do të kishte lëvizje të mëdha. “Nuk ka arsye për të ndërhyrë fuqimisht në ekip. Do ketë ndonjë largim që do zëvendësohet. Skuad-ra është cilësore. Unë kam mendimet e mia ku mund të përforcohemi, në bashkëpunim me Nex-hipin, të cilin e kam pasur edhe futbollist, tani e kam drejtues. Sot po tregoj një sekret: ofertën e parë që Gjici i ka bërë një trajneri shqiptar në Superiore në vitin 2012, ma ka bërë mua, por zgjodha rrugë tjetër në atë kohë, pas periudhës që drejtova Skënderbeun. Unë bëra një zgjedhje

tjetër. Ishte Kukës tjetër në atë kohë, natyrisht. Me Nexhipin kemi bashkëpunuar mirë, te Par-tizani e Shkëndija, ka eksperiencë të madhe në futboll dhe ndihem i vlerësuar nëse ai ka ndikuar te Gjici”, nënvizoi Duro. Në fund ai komentoi rivalët dhe ekipin e tij të ardhshëm. “Kukësi dhe Partizani kanë qenë dhe mbeten skuadra kryesore. Ashtu siç mendojmë ta përballojmë ne, edhe ata mendojnë si të na përballojnë ata. Tani nis puna jonë për kompletimin e ekipit në rast largimesh, të shohim si do përshtaten në fushë lojtarë të veçantë. Sezoni ka qenë pozitiv. Skuad-ra është aty. Ka konkurrencë”, vijoi më tej Duro.

Kukësi prezanton Shpëtim Duron: Kjo skuadër nuk refuzohet

Gavazaj dhe Rama, kuqezinjtë e Kukësit,

Duro entuziast

Trajneri i Sherif Tiraspolit, Zoiran Zekiç, tha pas ndeshjes se ekipi i tij ishte më i mirë se Partizani dhe e meritoi fitoren. “Mendoj se ekipi im ishte më i mirë se kundërshtari, shënuam një gol dhe patëm disa raste të tjera. Nuk i shënuam dhe kjo ndodh sepse ky është futbolli, shpresoj që ndeshjen tjetër të luajmë si në pjesën e parë këtu. Pas ndeshjes së parë, shanset janë 50 me 50. Ne tani e njohim se si luan Partizani, por do të presim për të parë nëse do të ndryshojnë diçka. Jemi përgatitur për çdo gjë, nëse mendojmë se jemi kual-ifikuar atëherë do të jetë një problem për ne. Partizani ka një trajner të mirë, por ne arritëm të shënonim të parët dhe fituam ndeshjen”, tha Zekiç.

Trajneri Shpëtim Duro, në konfer-encën e djeshme për shtyp komentoi edhe praninë në skuadrën e Kukësit të dy lojtarëve të Kombëtares, Enis Gavazaj dhe Valdet Rama. “Duhet të bëjmë një skuadër cilësore, me konkur-rencë në çdo repart. Skuadra 70-80% është ajo e sezonit të kaluar. Unë dje e mbylla marrëveshjen. Gavazaj? E njohim, nuk ka nevojë për koment, është përforcim shumë cilësor. Daku është cilësor, luan me U-21 e Kosovës i ri, por me shumë të ardhme. Të shi-kojmë si do ambientohet. Kurse Valdet Rama, që është futbollist mjaft cilësor për kushtet e kampionatit shqiptar. Është shumë cilësor, me eksperiencë, që vlen edhe për Kombëtaren. Klubi po flet me të, të shohim”, tha Duro.

“Moldavët fituan dje duelin e parë në këtë raund ndaj “demave të kuq” pikërisht në sta-diumin “Selman Stër-masi”, 0-1, një rezultat që favorizon dukshëm në duelin e kthimit Sherifin. Pra, Partizani dështoi të përmbushë misionin e tij...

Page 21: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

.........GAZETA SOT E Premte 26 Korrik 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ekipi i Albasetes është i lumtur se duke shfrytëzuar negociatat për huazimin dhe më pas blerjen përfun-dimtare të kartonit të Rei Manajt, ka krijuar lidhje me një prej klubeve më të njohura në Europë, Interin. Këto njohje i kanë shërbyer ekipit që ka ambicie të ngjitet në La Liga, që të kërkojë e sigurojë nga zikaltrit në huazim një tjetër futbollist intere-sant. Bëhet fjalë për Gabriel Brazao, portierin e talentuar 18–vjeçar të Brazilit U-17. “Ai është një lojtar i cili ka një vlerë të jashtëzakonshme. Falë marrëdhënieve të mira që kemi me Interin për shkak të Rei Manajt, gjithçka ishte më e lehtë për ne”, tha Mauro Perez, drejtori sportiv i Al-bacetes gjatë prezantimit të Brazaos.

VLERËSIMI

LËVIZJA

SURPRIZA

Mesfushori ka dëmtuar gjurin dhe ka bërë ndërhyrje kirurgjikale, pritet të mungojë gjatë

Lajm i keq për Rejën, Ndoji dëmtohet dhe humbet ndeshjet

e Kombëtares në shtatorAdriatik BALLA

Trajneri Edi Reja ka bërë një përmirësim të gjendjes së Kom-bëtares pas katastrofës që la pas Kristian Panuçi, duke

mbledhur teknikisht dhe faktikisht grupin dhe duke përmirësuar gjendjen psikologjike të skuadrës, e cila në dy ndeshjet e fundi nën drejtimin Rejës ka bërë performancë të mirë, paçka se dueli ndaj Islandës u humb 1-0, dhe fituam ndaj Moldavisë 2-0. Reja nuk guxoi të bënte ndryshime emrash për ndeshjet e qershorit, duke u bazuar tek elementët e mëparshëm, por përmirësoi dukshëm lojën në aspektin mbrojtës dhe në një farë mase iu kthye strategjisë së De Bi-azit me mbrojtje solide e kundërsulm të shpejtë, me një formacion të zgjedhur të skemës taktike 3-5-2. Natyrisht, disa lo-jtarë po kapin moshën e “pensionit” dhe Kombëtarja ka nevojë të vazhdueshëm për rinovim, por ka të tjerë që po shndër-rohen në aktorë të rëndësishëm në fushë me skuadrat e tyre dhe një prej këtyre lojtarëve është mesfushori i Breshias, Emanuele Ndoji. Ai bëri një edicion të mrekullueshëm sezonin e shkuar, duke qenë në top-20 lojtarët më të mirë të Serisë B dhe bashkë me Breshian e tij do të luajë edicionin tjetër në Serie A. Por futbollisti ka pësuar një dëmtim që mund t’i kushtojë, madje rrezikon të jetë jashtë ndeshjeve të Kombëtares që luhen në muajin shtator kundër Francës dhe Islandës. Sikurse shkruajnë me-diumet sportive italiane, Ndoji ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale. Në fakt, një

nga afrimet e shumta në Kombëtare, është pra edhe mesfushori i Breshias, Emanulue Ndoj, i cili këtë sezon do të luajë me skuadrën e tij në Serinë A ital-iane. Mesfushori kuqezi, kaloi një sezon mjaft të mirë me skuadrën dhe nisën interesimet e para për shërbimet e tij, ndërkohë që mediat italiane flisnin edhe për një kalim të mundshëm te skuadra e Milanit. Kur në Itali flasin për të dhe momentin më të mirë, Ndoj ka pësuar një dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës dhe është larguar nga grumbullimi me skuadrën e tij. Dëmtimi i pësuar, e ka detyruar që të bëjë edhe një ndërhyrje kirurgjikale dhe mediat italiane flasin për një dëmtim që mund ta mbajë larg fushave për shumë kohë. Në kushte të tilla, drejtuesit e Breshias kanë nisur nga puna për të gjetur një pasues të Ndojit, duke shpresuar që mesfushori i

Kombëtares të rikthehet sa më shpejtë në fushë me skuadrën.Bulku merr detyra nga Reja, vrojton

kuqezinjtë në Europa LeagueNdërsa Ndoji pret të njihet me

kohën që i duhet për rikuperim, trajneri Edoardo Reja vijon të japë udhëzime për kuqezinjtë nëpërmjet kontakteve telefonike dhe rrjeteve sociale, si dhe duke bashkëpunuar me vartësit e tij për çështje të veçanta, sikurse janë lojtarët kuqezinj që luajnë në kampionatin shqiptar, apo ata që luajnë në Ligën e Europës. Kështu, në ndeshjen mes Par-tizanit dhe Sherif Tiraspolit, e cila ishte e vlefshme për turin e dytë eliminator Ligës së Europës, në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ ishte i pranishëm edhe Ervin Bulku, i cili është pjesë e stafit të trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Edi Rejas. Bulku është në ndjekje të elementëve

Partizani zhgënjeu në Europa League, në duelin e parë me Sherif Tiraspolin, duke u mundur në kryeqytet 0-1, por për shqiptarët e tjerë pati dhe momente pozi-tive në këtë raund kualifikues të kompeticionit të UEFA-s. Kështu, sulmuesi Elis Bakaj, i cili aktivi-zohet me skuadrën bjelloruse të Shakhtjor Soligorskut, pati dje një performancë të mirë dhe madje me gol europian në këtë aktivitet, duke marrë vëmendjen e medi-eve. Kështu, Elis Bakaj vazhdon

formën e mirë të sezonit të kaluar, ndërsa në ndeshjen e djeshme mes Shaktjor Soligorskit dhe Esbjergut ka shënuar në minutën e pestë të takimit, një gol me peshë për skuadrën e tij. Sulmuesi shqiptar ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi, teksa kaloi topin është murit duke shtangur kundërshtarët, ndërsa portieri ngeli i pa lëvizur. Një goditje e cila të kujton ekzekutimet e Me-sit, megjithatë këtë herë është në versionin e ish-futbollistit të

Tiranës. Ndërkohë, ndeshja është e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Europës, teksa me Bakajn, i cili udhëheq repartin e sulmit, skuadra bjelloruse do të kërkojë sa më larg në kompeticionin europian. Kësh-tu, këtë ndeshje e kanë nisur në formën më të mirë të mundshme, falë golit të sulmuesit 32-vjeçar. Siç dihet, Bakaj ka një eksperiencë të konsiderueshme me skuadrat e Lindjes, pasi ka luajtur në Ukrainë, Rumani etj dhe është ekspert edhe në realizimin e golave të bukur.

Sulmuesi/ Elis Bakaj gol “alla-Mesi” në Europa League

Albasete falënderon Manajn për huazimin

e portierit brazilian

Enriko Papa në formacionin

e javës në Rumani

për kuqezinjtë, ndërsa disa lojtarë të Partizanit janë në radarët e Kombëtares. Një ftesë për në Kombëtare pret Jasir Asani, pas një sezoni fantastik me të kuqtë, megjithatë sulmuesi ishte i pafat teksa në ndeshjen e sotme, trajneri ital-ian Lerda, nuk e kishte hedhur në fushë nga minuta e parë, duke e aktivizuar në pjesën e dytë. Ndërkohë, edhe një element tjetër i Kombëtares, si Lorenc Trashi, nuk e nisi nga fillimi lojën, por ndryshe nga Asani, mbrojtësi nuk zbriti për asnjë minutë në fushë. Megjithatë, Bulkut nuk i ka shkuar dëm rruga, pasi në vëmendje do të ketë qenë mesfushori Esat Mala, i cili është pjesë e shpresave. Sakaq, nga krahu tjetër, me skuadrën e Sherif Tiraspolit u aktivizua Liridon Latifi. Ish-sulmuesi i Skënderbeut, ka qenë më parë pjesë e Kombëtares, ndër-sa tashmë kërkon të rifitojë vendin falë paraqitjeve me ekipin moldav.

Shqipëria dhe Kosova janë tashmë dy palë më vete edhe në UEFA e FIFA. Siç dihet, prej tre vjetësh futbolli kosovar është i anëtarësuar në këto organizma ndërkombëtare dhe paraqitet në kompeticionet e ndryshme zyrtare si në rang klubesh, ashtu dhe në rang përfaqësuesesh. Madje kombëtarja shqiptare e Kosovës ka pasure një për-parim të ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit, ku ka shënu8ar edhe një rekord me 14 ndeshje pa humbje, si dhe ka pozita të mira shprese për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Europian të vitit 2020. Ndryshe nga përfaqësuesja e Kosovës, ajo e Shqipërisë kaloi një moment të vështirë në Ligën

e Kombeve, por edhe në startin e eliminatoreve të Euro-2020, por me ndryshimin e pankinës, ku u largua Kristian Panuçi dhe erdhi veterani Edi Reja, gjërat kanë nisur të përmirësohen. Ky përmirësim u duk në lojë, në rezultate dhe natyrisht edhe në ranglistën e FIFA-s, ku si Shqipëria dhe Kosova kanë pasur një rritje modeste, por domethënëse. Kështu, në përditësimin mujor të klasifikimit të ekipeve nacionale në FIFA, Shqipëria dhe Kosova përmirësojnë pozicionet respektive në renditjen e përgjithshme. Edhe pse nuk kanë zhvilluar ndeshje gjatë muajit korrik. Kështu, kuqezinjtë, kanë fituar dy vende, duke u ngjitur në minutë

e 64-t, teksa një muaj më parë ishin në vendin e 66-të. Në përmirësimin e renditjes së Shqipëria ka ndikuar rënia e Hondurasit dhe Ekuadorit. Edhe “Dardanët” përmirësuan me një pozicion renditjen (tashmë janë në vendin e 120-të) pas rrëshqitjes së Namibisë dhe Guinea-Biseau, që morën pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës. Sa i përket top-10-shes, vazhdon të kryesojë Belgjika, ndërsa Brazili ka zhvendosur në vendin e tretë Francën. Nuk ndryshon pozicioni i Anglisë (4), ndërsa Uruguaj (5) la lënë pas Portugalinë (6) dhe Kroacinë (7). Katapultohet në vendin e 6-të Kolumbia, ndërsa Spanja dhe Argjentina mbyllin 10-shen më të mirë.

Shqipëria dhe Kosova ngjiten në FIFA, optimizëm për sfidat e reja

Pas rinovimit me trajnerin Josa, Prishtina shpërthen në merkato

Enriko Papa e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin në Rumani, teksa aktivizohet me skuadrën e Bo-toshanit. Ish-mesfushori i Tiranës në Kategorinë Superiore, shënoi një su-pergol nga jashtë zonës në triumfin e skuadrës 4-1, ndërsa veç golit edhe performanca ishte pozitive. Kështu, Papa është vlerësuar teksa është përfshirë në formacionin e javës në kampionatin rumun. Për Papën ky është sezoni i dytë me Botoshanit, teksa ka arritur të fitojë vendin në formacion. 26-vjeçari është kthyer në një lider të skuadrës në mesfushë, ndërsa mesfushori tashmë mund të pretendojë edhe një ftesë nga ekipi Kombëtar duke qenë se aventura me Botoshanin po shkon në mënyrën më pozitive.

Skuadra e Prishtinës mbylli ën-drrën europiane e tashmë vëmendja është te kampionati, teksa do të kërko-jnë të rikthehen te titulli. Drejtuesit e Prishtinës rikonfirmuan në krye të klu-bit trajnerin Mirel Josa, ndërsa tashmë janë vënë në lëvizje për të përforcuar skuadrën. Në këtë formë, ekipit në stërvitje këto ditë i është bashkuar edhe mesfushori me tipare sulmuese, Anxhelo Rudoviç. 23-vjeçari duket se ka bindur Josën në këto ditë prove dhe me shumë mundësi do të jetë pjesë e kryeqytetasve. Më parë lojtari ka qenë pjesë edhe e skuadrës së të rinjve të PSV, ndërsa është aktivizuar edhe me skuadra si Mlladost Podgorica, OFK Petrovac apo Spartak Subotika.

“Ndërsa Ndoji pret të njihet me kohën që i duhet për rikuperim, trajneri Edoardo Reja vijon të japë ud-hëzime për kuqezinjtë nëpërmjet kontakteve telefonike dhe rr-jeteve sociale...

Page 22: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

22 GAZETA SOTE Premte 26 Korrik 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Matt LeBlanc: Kur fillova në serialin “Friends” kisha vetëm 11 dollarë

Aktori i njohur Matt LeBlanc është shprehur se ditën kur u angazhua në serialin “Friends”, kishte vetëm 11 dollarë në xhep. Shumë yje aktorësh nuk kishin të lekë para se të fitonin ndonjë rol filmik apo në seriale dhe njëri prej tyre është Matt LeBlanc, një nga gjashtë shokët e serisë popullore të viteve ‘90 të shekullit të kaluar. Në një nga intervistat, ai foli për periudhën para se të shfaqej në serialin e njohur tel-eviziv, “Friends”. “Është e mahnitshme se në çdo brez ka tifozët e kësaj serie. Duket se ajo kurrë nuk do të pushojë të jetë popullor”, tha aktori, duke pranuar se kjo po e bën të ndihet mirë. LeBlanc tregoi më tej se

para se të angazhohej në serinë e njohur, ai kishte fare pak dollarë në llogarinë bankare. “Në qoftë se nuk ishin “Friends”, unë ndoshta do të kishte vdekur nga uria. Kam pritur shumë gjatë për të kërkuar një punë të rregullt dhe po mos të angazhohesha, do t’i harxhoja ato 11 dollarët e fundit që kisha. “Friend” ka arritur në momentin e duhur”, thotë mes të tjerave aktori Matt LeBlanc. Ai shtoi se nuk kishte sigurim shëndetësor në atë kohë dhe është detyruar që me para të xhepit të rregullojë dhëmbët. Ndërkaq që LeBlanc është duke punuar në projekte të reja filmike, që do të shfaqen në muajt në vazhdim.

DhuratatNë kohën e Krishtlindjeve një

prift shkon në Afrikë. Përshëndet fëmijët duke i thënë:

-Shpresoj se jeni të kënaqur tani që e dini se ju kam sjellë shumë dhurata.

Fëmijët e shkretë, të dobët dhe të uritur mbeten të çuditur. Dhe një pjesëtarë i asaj krahine i afrohet dhe i pëshpërit:

-E dini se fëmijët nuk hanë....?Prifti i drejtohet edhe një herë

fëmijëve: -Nuk ka dhurata, nëse nuk hani

ushqim.

Në kampin e përqendrimit

Hitleri vendos një ditë të zhvilloj një lojë të re në kampin e përqen-drimit, për të vrarë personat: mara-tonën! Pasi ka mbaruar planet e tij del përpara të burgosurve dhe me një ton të ashpër e të prerë u thotë:

-Atëherë, sot do të zhvillojmë një garë të fortë. Personi, që do të mbërrijë i pari, do të pushkatohet. Personi, që do të mbërrijë i fundit, do të pushkatohet. Besoj se e kuptuat qëllimin e kësaj gare. Menjëherë të nisin garën dy të parët!

6 1

2 7 8

5 6

2 4 5

8 5 7 4

8 2 7 4 5 9

1 4 3 9 2 5

3 5 9 8 4

5 8 6 4 1

9 5 3

7 3 5 2 8

4 9 6 7 8

1 8 4 7

6 2

8 5 9

6 4 7

9 2 6 8

5 7

6 1

9 6 4 8 3 7

2 3 7 1 4 6

4 2

1 9

3 9 1 5

Colin Jost, një unazë me diamant për

Scarlett JohanssonNë botën e çifteve të Hollywood,

Scarlett Johansson dhe Colin Jost mundohen ta mbajnë lidhjen e tyre private, por kjo është pak e vështirë kur del në publik me një unazë fejesë gjigante. Aktorja e famshme u shfaq në Comic-Con, ku prezantohej filmi “Black Widow”, kur unaza e saj e fejesës rrëmbeu gjithë vëmendjen. Unaza ka diamant 11 karat dhe thuhet se kushton 400.000 dollarë. Çifti u lidh në vitin 2017 edhe pse janë takuar një dekadë më parë. Scarlett dhe Colin konfirmuan marrëdhënien e tyre në Emmy 2017 dhe tani po planifikojnë të martohen. Aktorja Johansson lindi më 22 nëntor 1984 në New York. Prindërit e saj ishin të ndarë, për këtë arsye ajo jetoi disa kohë te babai saj në New York dhe disa kohë te nëna saj në Los Angeles. Kur ishte fëmijë Scarlett vizitoi “The Actors Studio” në New York. Ajo mbaroi në 2002 shkollën profesionale në Manhattan. Karrierën e aktrimit e filloi 1992 në Los Angeles.

1-Aktorja italiane Lisi...2-Dirigjenti Koço...3-Mane e skenës...4-Ajo është burimi i të gjitha të mirave materiale...5-Poeti dhe shkrimtari kosovar Pod-rimja...6-Etnografja dhe publicistja angleze Durhan në inic...7-Ish futbollisti turk Shukur...8-Rite, i ngatërruar...9-Stacion hapësinor rus...10-Automjetet e Shqipërisë...11-Ujë i ngrirë...13-Fortesë...14-I pandershëm, njeri që merret me punë të pista morale si ndërmjetës...16-Një ngjyrë...17-I thonë edhe çit-jane apo brekushe që veshin gratë çame...18-Automjet i madh transporti, pa fund...20-Zgavër e thellë që hapet në mal...21-Personazh tek komedia “Pallati 176”...22-Humoristja Rita që na bën të qeshim...23-Gur i çmuar...24-Kripos apo...25-Titull i Kryeministrit në kohën e Sulltanit...26-Një shtet në Lindjen e Mesme...27-Foshnjë...29-Një gazetë e përditshme...30-Burim frymëzimi poet-ik...31-Vullkan në Itali në zonën e Lacios...33-Viç 1-3 vjeç mashkull që mbahet për nderëzim...34-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente...35-Një fjalë pa kuptim...36-Seksioni Hetimor...37-Notë muzikore...

1-Këngëtarja sllave Brema...4-Akuzë, kallxim...7-Një qytet bregde-tar në jug...12-Rama e drejtësisë...13-Dhori...i Universitetit...14-Vrasës, barbar, i pamëshirshëm...15-Ka kuptimin e popullit që vendos...17-Është hamall në port...18-Bën lopa...19-Një ndër shfaqjet e para të baletit shqiptar...20-Veçori dalluese...21-Terren i thyer...22-“...botën e çudirave”, një tregim për fëmijë nga Luis Karoli...23-Banor i Bukureshtit...24-Ish fut-bollisti spanjoll Gonzales...25-Shkuan...26-Është fshat i Librazhdit...27-Ka për kryeqytet Zvicra...28-Organizatë terroriste baske...29-Ultësira të pafund në Kinën Qëndrore...30-Aktorja amerikan Rajan, e shquar...32-Zyrat Italiane...33-Njeri i mefshët që s’para mbush...34-Përmbajtja, pa fund...36-Lumi që kalon përmes Fierit...37-Një opera e Puçinit...38-Një lloj peshku i madh grabitqar ngjyrë blu i ujrave të ëmbla...39-I ndjeri Parllaku që vdiq kohët e fundit në moshën 100 vjeç Luftëtar në luftën Nac-çlirimtare...40-Krahina, troje...41-Autobusi urban...

Page 23: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

GAZETA SOT E Premte 26 Korrik 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Ndjeni nevojën për të shpëtuar dhe pakënaqësia mund të kalojë në lidhje emocionale. Mos i hiqni pakënaqësitë tuaja në kurriz të partnerit.

23 shattor - 22 tetor

Një pagesë e veçantë ero-tike mund të karakterizojë ditën e shumë Virgjëreshave, të cilat do t’i kushtojnë sa më shumë kohë të dashurit të tyre.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Sot është më mirë ti lini gjërat të rrjedhin vetë. Mund të ngatërroheni dhe të veproni në mënyrë impulsive në çësht-je të ndjeshme si ato të zemrës

Yjet njoftojnë një periud-hë të karakterizuar nga një nd-jenjë e fortë e harmonisë. Disa probleme lidhur me punën mund të sjellin debate sot.

Një kohë e mirë në dashuri, çiftet e vjetra do të jetojnë gjatë një periudhe konsolidimi të fortë dhe do të fshijnë çdo dyshim të vogël.

Dashi Demi

Dëshira për të manifestu-ar atë që ndjeni nuk ju braktis, megjithatë ju duhet të kërkoni momentin e duhur. Partneri do vlerësojë nismat tuaja.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Mund të mos jetë një kohë e mirë për t’u marrë me çështjet sentimentale. Mung-esa e dëshirës për të komuni-kuar komplikon situatat.

Lajm i mirë për frontin sentimental, ju do ta hiqni racionalitetin dhe le të flasë zemra. Qielli i sotëm është i fa-vorshëm dhe në aktivitetin tuaj.

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Dita mjaft e dobishme për ata që janë lindur nën shenjën e Luanit, por në anën sentimen-tale gjërat nuk mund të shkojnë pikërisht sipas dëshirës.

Snapchat, arrin popullaritetin më të lartë

Do të jetë një ditë shumë e zënë, komunikimet me njerëzit e tjerë janë të qeta dhe madje dialogu me të dashurin tuaj vazhdon pa probleme.

Horizontal

Shumë nga ju preferojnë të kalojnë momente në vetmi, në vend që t’i lënë ndjenjat e tyre të ndriçojnë. Në punë mund të ketë disa ndryshime pozitive.

Sot ju do t’i jepni përparësi jetës private, shtëpisë dhe famil-jes, ata do të jenë në qendër të mendimeve tuaja. Sqaroni një çështje të pazgjidhur.

Rrjeti social Snapchat është rritur shumë së fundmi, duke arritur popullar-itetin më të lart deri më tani, si dhe duke shtuar përfitimet. Kompania ka treguar rezultatet e çerekut të dytë të vitit 2019, duke shfaqur rritjen shumë të madhe, që ka pësuar. Bazuar në një matje metrike nga afër, shfrytëzuesit ditorë në Snap-chat, janë rritur në gjithsej 2013 milionë, ndërsa çerekun e kaluar e kishte pak më shumë se 190 milionë. Kjo konsiderohet si arritja më e lart e popullaritetit deri më tani, që e ka pësuar Snapchat që nga vitit 2016. Në të njëjtën kohë, kompanisë i janë rritur të ardhurat në 388 milionë dollarë, apo 48 për qind më shumë se në vitin e kaluar, dhe në të ardhmen pritet të ketë bilanc më të mirë.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Vertikal

Fjalëkryq i shifruar

1-Njësi ushtarake e përbërë nga disa divizione dhe brigada...6-Khajami i ru-bairave...7-Xheki...aktor i hollivudit...8-Babal-liu e këngës në inic...9-Atkinson i humorit an-glez në inic...10-Fuçi druri për verë...11-Ish fut-bollisti vlonjate...Çipi...12-Vargmale në Kinën Perëndimore, në veri të Himalajeve...16-Ndrys-he për mbledhjen...17-Qoshet...18-Magazinë e madhe drithi, hangar ose...19-Piktori shkodran Kodheli...20-Njeri gojështhurur që përdor një fjalor të ndyrë...22-Myler, futbollist gjerman i Bajernit, inic...23-Vend i rregulluar para portës së shtëpisë për të ndenjur...24-Meksi e poli-tikës në inic...25-Shkak, arsye apo...26-Barelë primitive...27-Krahinat, viset, tokat...29-Masë ose...30-Ka për kryeqytet Libani...31-Spartaku regjisor...32-Fjalë që tregon një njeri me trup të madh...33-Shpend i bukur me dy rrathë në qa-fë...35-Bujtinë primitive...36-Pagesë mbi vlerën e faturës...37-Ramazoti i këngës italiane në in-ic...38-Plazhi në Lezhë...39-U rrëzua...40-Është hamall në port...41-Një fshat karakteristik buzë Ohrit...43-Krahinë në veri...

1- Kalli misri pa kokrra...2-Ish aktori egjiptian i Lauruar...Sharif...3-Lumë në Gjermani...4-Rosi, ish futbollist italian në inic...5-Bën një xhiro në lulishte dhe në bulevard...8-Opera “...Godunov” nga Musorg-si...10-Notë në pentagram që tregon se një nga notat muzikore duhet të ulet gjysmë toni...11-Stërqokat, shpend shumë të shtuar dhe që ushqehen me kërma, ndryshe i thonë femrat e gallofit...12-Janë si marrëvesh-jet...13-Mungesë e theksuar gjaku, pa fund...14-Aktori amerikan...Gibson...15-Terpini, operatori i lauruar në inic...16-Bar me farëza djegëse dhe të hidhura, përdoret në mjekësi dhe përgatisim mustardën...18-Ish futbollisti i Partizanit Berisha...20-Zvonimir...ish futbollist kro-at...21-Aktori amerikan...Rajan...23-Bamirësi, darovit të pamundurit dhe të vobegtët...24-Kështu quhej më parë Egjipti...25-Lumi që kalon përmes Fierit...26-Monedhë e huaj...28-Aparate për zbulimin e objekteve...29-Parash-qevia këngëtare pa fund...31-Gjendërr e huaj në trupin e njeriut...32-Luani, këngëtar lirik...33-I thonë plëncit të pulës...34-Ish Cari i tmerrshëm i Rusisë...36-Ngjyrë si e barit të thatë, i verdhë i errët e pak në të kuq...38-Prift ortodoks...39-Ka edhe një të tillë fetar...40-Notë në pentagram...41-Notë muzikore...

Lokali 104 vjeçar shpallet më i miri në botë

Caffe Dante është hapur në fshatin Greenwich në vitin 1915, një ndërtesë e frekuentuar nga emigrantët italianë që banonin në lagjen. Kafja historike u rihap në vitin 2015 nga pronarët aktual, aus-tralianët Linden Pride dhe Natalie Hudson. Vetëm disa vjet pas rilindjes së saj, Dante ka arritur përsosmëri në një shkallë globale. Vjeshtën e kaluar Dante është emëruar i 9-të në listën e 50 World's Best Bars. Ndërsa në fundjavë u emërua nga Tales of the Cocktail Foundation si lokalin më të mirë në botë dhe bar-restorantin më të mirë në Amerikë në 2019 Spirited Awards, që u mbajt në New Orleans. Dante është e hapur gjithë ditën dhe në orët e vona të natës, dhe pothuajse gjithmonë është i mbushur.

Page 24: Gati përballja e Izet Haxhisë me Sali Berishën, sot vendimi final … · Kulluri: Basha mjeshtri i tradhëtive Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar

GAZETA SOT24 E Premte 26 Korrik 2019

.........

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Roma, ky klub i njohur i futbollit italian, ka gati dy dekada që nuk fiton

titullin. Edhe pse ka rivalizuar fuqishëm me Juventusin, Mi-lanin dhe Interin, por edhe me Napolin, nuk ia ka dalë të sigurojë titullin kampion në “Scudeto” gjatë viteve të fundit, kjo falë meritës së rivalëve të saj që kanë qenë cilësisht më lart dhe kanë korrur më shumë sukses. Dy ikonat e këtij klubit, Franc-esko Toti dhe Daniele De Rosi janë tërhequr nga skuadra. Dhe ndërsa Toti pret të shpër-blehet me rang drejtues, De Rosi kapërceu Oqeanin dhe tani ndodhet në Argjentinë, ku është bërë pjesë e klubit të njohur, Boka Xhuniors. Është një lëvizje e papritur, pasi futbollistët që luajnë për të mbyllur karrierën zgjedhin më shumë skuadra në SHBA, sikurse bëri Ibrahimoviç, Bekham e ndonjë tjetër, zg-jedhin Lindjen e Mesme, sikurse bëri Ksavi, apo Kinën dhe Japoninë, sikurse bëri Iniesta që zgjoji një klub japonez për të mbyllur karri-

Zbulohen medaljet e Tokio-2020, kanë

simbolin grek të fitores

SITUATA Referuar medieve angleze, përveç Dibalasë, për të cilin Toten-hemi ka ofruar shumën e 90 milionë eurove, edhe Mandzukiç, Higuain e Kin pritet të largohen nga skuadra e Juventusit. Nëse bardhezinjtë arri-jnë të sistemojnë sulmuesit, atëherë drejtuesit e klubit do të mbyllnin menjëherë bisedimet me Interin për transferimin e Mauro Ikardit, i cili pret vetëm një sinjal për t’u transferu-ar në Torino. I pari që mund t’i japë lamtumirën ekipit të Sarrit dhe që

ka më shumë kërkesa është pikërisht Moise Kin, i cili shkëlqeu në pjesën e dytë të sezonit me fanellën bardhezi. Kontrata e 19-vjeçarit skadon në vitin 2020 dhe kjo e detyron Juventusin të mos pretendojë një shifër të çmendur për të shitur futbollistin. Për momen-tin transferimi në Premier League duket më i mundshëm për Kin, që kërkohet me insistim nga Evertoni, edhe pse Paratiçi ka marrë oferta nga shumë ekipe europiane. Për të lënë të lire lojtarin, klubi Italian pretendon

shumën e 40 milionë eurove, por nuk dëshiron ta humbasë përfundimisht futbollistin. Idealja për klubin torinez është që të përfshijë në tratativë klau-zolën për riblerjen e futbollistit, por që është shumë e vështirë të pranohet, pasi do t’i linte Juventusit gjithmonë fjalën e fundit sa i takon të ardhmes së lojtarit. Nga ana e tij, Kin kërkon të luajë me vazhdimësi, pasi nuk dëshi-ron të mungojë në Euro 2020. Ditët në vijim priten të jenë vendimtare për të ardhmen e futbollistit.

SULMUESI QËNDRIMI LËVIZJA

Marrin fund dilemat, Kabajos firmos për Arsenalin

Ksavi e Iniesta të lumtur që Grizman zgjodhi Barçën

Merkato po futet pak nga pak në fazën e vet finale dhe klubet po nxitojnë të përm-bushin objektivat e tyre në treg,m me ambicie të qarta për të marrë lojtarët e dëshiruar brenda afatit zyrtar kalimtar të kësaj vere. Një nga lojtarët që është lakuar më shumë në treg në këtë periudhë është braziliani Nejmar, i cili po kërkon largimin nga “Parku i Princave”, mirëpo derisa të paguhet çmimi prej 230 mil-ionë euro ai nuk do të shitet. Braziliani pos Barcelonës kërkohet edhe nga Reali dhe Juventusi. Presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi nuk

Legjendat e Barcelonës kanë thënë se nuk kanë dy-shim për suksesin e Antuan Griezmanit në Barcelonë. Ish-sulmuesi i Atletiko Ma-dridit u transferua në “Camp Nou”, javën e kaluar për një shumë masive prej 120 milionë eurosh. Ksavi, i cili është trajneri i ekipit Al Sad në Katar ka thënë se Griez-man është një yll botëror dhe është i gëzuar që është trans-feruar në Barcelonë. Edhe ish-kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, ka folur për arritjen e francezit. “Nuk mendoi se arritja e Griezman do të vë në pyetje domin-

Një tjetër lëvizje e bu-jshme ndodhi dje në merka-to. Ka të bëjë me një blerje cilësore të klubit londinez të Arsenalit, i cili konfirmohet si një pretendent për titull gjatë sezonit të ri. Kështu, Arsenali ka kompletuar marrëveshjen me Realin e Madridit për të siguruar shërbimet e mes-fushorit si huazim. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Arsenalit nëpërmes një posti-mi në rrjetet sociale, ku i ka uruar mirëseardhje Kabajos. Mbetet të shihet manovrimi taktik i trajnerit Unai Emeri, pasi dihet ë tek Arsenali ka shumë konkurrencë në të

planifikon ta shesë brazilianin, mirëpo klubi blaugrana nuk e ka plan të dorëzohet dhe këtë javë pritet një tjetër ofertë prej gjigantit spanjoll.

gjitha repartet. Këtë edicion “Topçinjtë”, aty ku është ka-piten shqiptari G. Xhaka, synojnë titullin kampion në Premier League.

erën. E përbashkëta e këtyre klubeve është se japin rroga faranike, të denja për kam-pionët, dhe përfitojnë nga shitja e fanellave dhe rekla-mat e ndryshme që tërheq futbollisti. Por De Rosi bëri zgjedhje tjetër, ndoshta një zgjedhje zemre, pasi Arg-jentina është një vend paksa italian, me një komunitet shumë të madh pasardhësish nga Italia. Popullariteti i De Rosit, cilësitë e tij, roli prej lideri dhe njëherësh dashu-ria për klubin nga Buenos

Legjenda De Rosi mbërrin në Buenos Aires, pritje madhështore nga tifozët e Boka Xhuniors

Airesi ndikuan që mijëra tifozë të dalin e t’i bëjnë atij një pritje madhështore në aeroport dhe në ambientet e klubit, teksa lojtari firmoste marrëveshjen njëvjeçare me një prej klubeve më të zjarrta të Amerikës Latine. E thënë ndryshe, Daniele De Rosi përgatitet të nisë një tjetër aventurë në karrierën e tij. Mesfushori italian u largua nga Roma, klubi i zemrës teksa drejtuesit nuk patën mirënjohjen t’i ofronin një kontratë të re. Në fakt, u

Mesfushori italian bëri një zgjedhje zemre pasi u largua nga Roma, nënshkroi kontratë njëvjeçare me klubin e njohur argjentinas

imin e Mesit. Ai ka kualitete të mëdha, e ka shansin të tregojë vetëm dhe të luajë me lojtarët më të mirë në botë”, u shpreh Inesta.

mendua se 36-vjeçari do të tërhiqej nga futbolli i lua-jtur, mirëpo dëshira e e tij ishte të mbetej ende aktiv në futbollin e luajtur. I gjen-dur pa skuadër, De Rosit i mbërritën shumë oferta nga klube të Serisë A, megjithatë ish-kapiteni i verdhekuqve për të mos tradhtuar klubin kryeqytetas, zgjodhi alterna-tivën Boka Xhuniors. De Rosi ka pasur gjithnjë një lidhje me skuadrën e Bokës, ndërsa është shprehur se ndoshta një ditë mund të luante në Arg-jentinë. Më në fund ajo ditë është bërë realitet dhe prej ditës së sotme De Rosi është pjesë e Bokës. Mesfushori ka mbërritur në aeroportin e Buenos Aires, ndërkohë që është pritur nga një turmë madhështore tifozësh. De Rosi ka firmosur një kontratë njëvjeçare, teksa më pas do të kryejë edhe vizitat mjekësore. Dita e debutimit pritet të jetë më datë 4 gusht për ndeshjen e dytë të kampionatit. De Rosi luan mirë si mesfushor dhe si mbrojtës. Kalimi në Argjentinë është një moment i veçantë edhe për klubin që kërkon të rrisë kreditit e tij në rang ndërkombëtar.

PSG sqaron situatën: Nejmar nuk shitet

Juventus s’ka ku çon sulmuesit, Moise Kin drejt Evertonit

Medaljet për lojërat ol-impike "Tokio 2020" janë zb-uluar të mërkurën, saktësisht një vit para fillimit të kësaj ngjarjeje. Zbulimi i këtyre medaljeve, të dizajnuara nga Juniçi Kavanishi, ishte atrak-sioni kryesor i një ceremonie madhështore të organizuar në kryeqendrën e Japonisë, për të shënuar afrimin e ng-jarjes së madhe. Në ceremoni ishin prezentë presidenti i

Komitetit Olimpik Ndërkom-bëtar (IOC), Thomas Baç, dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe. Medaljet, që janë me diametër 85 milime-tra, kanë perëndeshën greke të fitores Nike në dizajnin përkrah simbolit olimpik. Medaljet janë bërë nga meta-let e ricikluara, të mbledhura nga 6.21 milionë pajisje ele-ktronike të dhëna donacion nga mbarë Japonia.

MILIMETRA është diametri i medaljeve që do të jepen për fituesit në disiplina të ndryshme sportive gjatë Lojërave Olimpike Verore. Siç

dihet, Tokio po pret për herë të dytë këtë aktivitet, pasi për herë të parë e ka realizuar 55 vjet më parë.

85