54
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT POTENCIALET EKONOMIKE TË PRIZRENIT Mbështetur nga Komuna e Prizrenit Realizuar nga: në kuadër të Forumit të Bashkë – Investimeve dhe Rrjetëzimit.

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

POTENCIALET

EKONOMIKE TË

PRIZRENIT

Mbështetur nga Komuna e Prizrenit Realizuar nga:

në kuadër të Forumit të Bashkë

– Investimeve dhe Rrjetëzimit.

Page 2: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

Deklaratë mohimi: Ky publikim është prodhuar me

mbështetjen e Komunës së Prizrenit. Përmbajtja e këtij

publikimi është përgjegjësi e Organizatës Germin dhe në

asnjë mënyrë nuk pasqyron pikëpamjet e Komunës së

Prizrenit.

©2019 Germin

Organizata Germin kanë të gjitha të drejtat e rezervuara

dhe asnjë pjesë e këtij botimi nuk lejohet të riprodhohet

ose të transmetohet në çfarëdo forme, mekanike apo

elektronike, përfshirë fotokopjimin ose çdo sistem tjetër

të ruajtjes dhe nxjerrjes së materialeve, pa lejen e

botuesit.

Për çdo vlerësim, vërejtje, kritikë apo sugjerim, luteni të

na kontaktoni përmes mundësive të ofruara më poshtë:

E-mail:

[email protected];

[email protected]

Web:

www.investinprizren.com

Kontribuesit:

Lirim Krasniqi, Fjolla Vukshinaj, Lira Haxhijakupi,

Shpetim Shujaku, Kaltrina Temaj, Kaltrina Kusari, Lulzim

Syla dhe Liza Gashi.

Page 3: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

KJO FAQE ËSHTË LËNË QËLLIMISHT E ZBRAZËT

Page 4: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

FALËNDERIM!

Invest in Prizren, si një platformë për promovimin e potencialit

ekonomik të Prizrenit do të ishte e pamunduar pa mbështetjen

e Komunës së Prizrenit, përkatësisht Kryetarit z. Mytaher

Haskuka dhe ekipit të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit

Ekonomik, në krye me znj. Sevil KazazI.

Organizata jo-qeveritare GERMIN falënderon partnerët e këtij

projekti: Komunën e Prizrenit; Shoqatën e Zejtarëve dhe

Afaristëve (SHZAP); Shoqatën e Afaristëve dhe Biznismenëve

“ESNAF”; Bizneset lokale si: CITY Hotel; Komot Chocolate;

Ponte Coffee & More; Hote Alvida; Fluidi Corporation; dhe të

gjitha bizneset që duke ju përgjigjur pyetjeve tona kanë

kontribuar në këtë punim.

Në punën kërkimore dhe në analizën e këtij punimi u angazhua

ekipi i përbërë nga: Lirim Krasniqi, Fjolla Vukshinaj, Lira

Haxhijakupi, Shpëtim Shujaku. Po ashtu, falënderojmë Kaltrina

Kusarin, Lulzim Sylën dhe Liza Gashin, për komentet dhe

monitorimin e zhvillimit të këtij punimi, si dhe për Kaltrina

Temajn për interpretimin dhe analizën e rezultateteve nga

pyetësori me bizneset.

Page 5: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

1

PËRMBAJTJA

SHKURTESAT 3

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE 4

HYRJE 5

METODOLOGJIA 6

Tabela Nr. 1: Rezultatet e 10 sektorëve të renditura më së larti sipas vlerësimit nga bizneset. 7

STRUKTURA FIZIKE, SOCIALE DHE EKONOMIKE E PRIZRENIT 8

Sipërfaqja dhe struktura topografike 9

Figura I: Plani zhvillimor komunal i Prizrenit: 2009 10

Figura II: Harta Satelitore e Prizrenit 11

Popullsia 11

Tabela Nr. 2: Struktura e popullsisë sipas nacionalitetit dhe pjesëmarrjes në përqindje në numrin total

të banorëve të komunës së Prizrenit. (Burimi: ASK) 11

Ekonomia dhe bizneset 12

Tabela Nr. 3: Struktura e bizneseve në komunën e Prizrenit 13

Tabela Nr. 4. Popullsia e moshës 15 vjeç e mbi sipas statusit të aktivitetit aktual 13

TURIZMI DHE HOTELIERIA 14

Pasqyra e sektorit 14

Tabela Nr. 5: Numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj dhe numri i netëqëndrimeve në periudhën 2008-

2017 (Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës) 14

Tabela Nr. 6: Numri i bizneseve në sektorin e turizmit dhe hotelierisë dhe pjesëmarrja me % në

numrin total të bizneseve në komunën e Prizrenit 16

Tabela Nr. 7: Kapacitetet akomoduese (Burimi: MTI) 16

Fuqia punëtore 17

PRODHIMI DHE PËRPUNIMI I USHQIMIT 17

Pasqyra e sektorit 17

Tabela 8: Përqendrimi i kompanive në sektorin e përpunimit dhe paketimit të ushqimit (Burimi:

KIESA) 18

Tabela 9: Nën-sektorët në industrinë e prodhimit dhe përpunimit të ushqimit 18

Tabela 10: Prodhimi i bukës dhe volumi sektorial 19

BUJQËSIA 20

Pasqyra e Sektorit 20

Page 6: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

2

Tabela 11: Pronat bujqësore në rajonin e Prizrenit 2014 21

Tabela 12. Toka e shfrytëzueshme bujqësore, Prizren (Burimi: ASK) 22

Fuqia punëtore 22

Tabela 13: Numri i të punësuarëve me normë të plotë dhe sezonal për komunë (Jo- Familjarë) 22

NDËRTIMI 23

Pasqyra e sektorit 23

Tabela 14: Raporti meshkuj/femra në sektorin e ndërtimtarisë 23

Tabela 15: Struktura e ndërmarrjeve në sektorin e ndërtimtarisë (2018) 24

SFIDAT, PERFORMANCA DHE ZHVILLIMI I BIZNESEVE 26

Profili i bizneseve të anketuara 26

Fuqia Punëtore 28

Rezultatet nga Anketa - Sfidat, Tregu dhe Performanca 31

Zhvillimi i kompanisë 35

KONKLUZIONE 40

Turizimi - Konkluzione: 40

Prodhimi dhe përpunimi i ushqimit - Konkluzione: 41

Ndërtimi - Konkluzione: 41

Bujqësia - Konkluzione: 42

REKOMANDIME 42

SHTOJCA 44

FIGURAT 44

PYETËSORI PËR HULUMTIMIN E AMBIENTIT BIZNESOR NË PRIZREN 45

Page 7: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

3

SHKURTESAT

ASK - Agjencia e Statistikave të Kosovës

ATK - Administrata Tatimore e Kosovës

MTI - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

KIESA - Agjencia e Kosovës për Përkrahje të Ndërmarrësisë dhe Investimeve

MPMS - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

IHD - Investimet e Huaja Direkte

BQK - Banka Qendrore e Kosovës

Page 8: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

4

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Prizreni është qyteti i dytë më i madh në Kosovë për nga numri i banorëve, sipas vlerësimit të fundit të

Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK:2017), me 191.565 banorë dhe krahasuar me regjistrimin e

popullsisë të vitit 2011 (177.781), del se është një nga komunat e rralla me rritje prej 7.2% të numrit të

banorëve. Përtej kësaj, Prizreni është një nga qytetet me traditën më të madhe të tregtisë, zejtarisë dhe

prodhimit në Kosovë. Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe

kulturore si dhe resurset diverse njerëzore, përbëjnë karakteristikat kryesore të këtij qyteti.

Prizreni ka një vendosje gjeografike jashtëzakonisht të volitshme, duke qenë se ndodhet në një udhëkryq

midis tre shteteve, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Për këto arsye, Germin përmes këtij raporti ka

bërë identifikimin dhe paraqitjen e disa prej sektorëve ekonomik me potencial më të madh zhvillimi në

Komunën e Prizrenit. Synimi është që të ofrohen informata të përgjithshme që u shërbejnë investitorëve

potencial vendor, të huaj dhe me veçanti atyre nga diaspora për të shqyrtuar mundësitë e investimeve në

qytetin e Prizrenit.

Raporti “Potenciali ekonomik i Prizrenit” paraqet një pasqyrë të përgjithshme për sektorët kyç dhe

konkurrues të cilët kërkojnë punë intenzive, dhe kanë potencial për investime dhe rritje të qëndrueshme

ekonomike në komunën e Prizrenit. Objektivi i këtij studimi është të identifikojë disa prej sektorëve me

potencial zhvillimor në Komunën e Prizrenit. Ky studim nuk specifikon politikat që duhet të miratojnë

institucionet politikëbërëse, por paraqet mundësitë dhe rekomandimet për vëmendje më të madhe në

politikat e zhvillimit të sektorëve me potencial të lartë zhvillimor.

Page 9: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

5

HYRJE

Që nga viti 2006 shteti i Kosovës ka bërë përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e ambientit biznesor,

në kuptimin e hartimit të politikave të favorshme për bizneset. Vlen të theksohen hapat legjislativ për të

tërhequr investimet e huaja, fillimisht duke miratuar Ligjin nr. 02/L-33, i cili më vonë është përmirësuar

dhe përshtatur me ligjin e ri në vitin 2014 (04/L-220). Gjatë kësaj periudhe janë integruar dhe hartuar një

grup politikash dhe instrumentesh që janë përdorur për të maksimizuar promovimin dhe inkurajimin e

investimeve të huaja në Republikën e Kosovës. Raporti i vitit 2017 nga Grupi i Bankës Botërore “Të bërit

biznes 2018”1, e renditi Kosovën në mesin e 10-të ekonomive që kanë pasur përmirësim më të madh në

reformat e të bërit biznes në mbarë botën. Kosova është përmirësuar dukshëm në këtë drejtim dhe

aktualisht, sipas raportit, të ,,Grupit të Bankës Botërore,, “Të bërit biznes”2, të vitit 2019 rendit Kosovën

ne vendin e 44, nga gjithsej 190 ekonomi në botë. Sipas këtij raporti, vetëm Maqedonia e Veriut (në vendin

e 10-të) qëndron para Kosovës në krahasim me vendet etjera të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, sipas

,,Indeksit të Barometrit të Ballkanit’’, Republika e Kosovës ka ende shumë punë për të bërë,për të arritur

një mjedis të qëndrueshëm dhe institucional për mbështetjen e biznesit. 3

Sipas Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, “Investimet e Huaja Direkte” (IHD) në vitin 2018, arritën

vlerën prej 213.7 milionë euro.4 Mirëpo, në pesë (5) vitet e fundit, investimet kanë pasur një trend

relativisht në rënie për shkak të arsyjeve të ndryshme. Sipas një raporti të institutit ,,Riinvest,, sfidat

kryesore që hasin investitorët janë: jostabliliteti i sektorit energjetik, pengesat infrastrukturore (si cilësia

e rrugëve dhe hekurudhat), barriera institucionale (si korrupsioni, evazioni fiskal dhe informaliteti, kostoja

e financimit, cilësia e sistemit gjyqësor, cilësia e administratës tatimore, ndër të tjera) barriera të

brendshme (të tilla si cilësia dhe disponueshmëria e fuqisë punëtore).

Ky punim, përveç se është në funksion të komunitetit vendor të biznesit dhe institucioneve relevante, ka

për qëllim dhe i drejtohet potencialit ekonomik të diasporës. Pra, të dhënat e paraqitura synohet t’u

shërbejnë investitorëve potencial të huaj dhe nga diaspora, me qëllim të rritjes së angazhimit ekonomik

të diasporës në nivelin lokal. Vlen të theksohet se komuna e Prizrenit ka një numër të madh të qytetarëve

të saj që jetojnë jashtë vendit. Sipas raportit Migrimi Kosovar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës5, janë

25.008 persona të lindur në Prizren, të cilët aktualisht jetojnë jashtë vendit. Por, pavarësisht faktit që ka

vite që ata janë larguar, shumica prej tyre vazhdojnë të mbajnë ende lidhje të forta me vendin e origjinës,

dhe kanë shprehur interesim të vazhdueshëm për të dhënë kontribut në zhvillimin e Prizrenit. Në anën

tjetër, regjistrimi i popullsisë i vitit 2011, tregoi rezultate se mbi 14% e banorëve të lindur në komunën e

Prizrenit, sot jetojnë jashtë saj dhe Kosovës. Komuna e Prizrenit në dokumente të rëndësishme ka

paraqitur një numër prej 227,449 banorëve që jetojnë në Prizren duke u bazuar në nivelin e regjistrimit

lokal të institucioneve lokale. Ndërsa nga regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare të zhvilluar në

1World Bank, Doing Business in Kosovo (2018). https://www.worldbank.org/sq/news/press-release/2017/10/31/doing-business-

2018-kosovo-among-top-ten-reformers-in-the-world

2 World Bank, Doing Business in Kosovo (2018).

http://www.doingbusiness.org/content/dam/doingBusiness/country/k/kosovo/KSV.pdf

3 Regional Cooperation Council (2017). Business opinion survey - Balkan Barometer

4 Banka Qendrore e Kosovës (2017) https://bqk-kos.org/repository/docs/time_series/33.1%20Direct_investment_flows_In_&_Out.xls

5 Agjencia e Statistikave të Kosovës (2014), http://ask.rks-gov.net/media/1379/migrimi-kosovar-2014.pdf

Page 10: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

6

vitin 2011 në komunën e Prizrenit jetojnë 177,781 banorë. Ky regjistrim ka përfshirë banorët me

vendbanim të përhershëm. Duke krahasuar dy shifra të dhëna mund të nxjerrim një përfundim që komuna

e Prizrenit ka një shifër prej 49,668 banorëve jo rezident dhe konsiderohen të jenë pjesëtarë të Diasporës.6

METODOLOGJIA

Duke përdorur të dhënat primare dhe sekondare, studimi përqendrohet në tri segmente të ndryshme.

Fillimisht analizon karakteristikat kryesore të Komunës së Prizrenit, duke u fokusuar në të dhëna me

relevancë për ambientin ekonomik dhe biznesor. Këtu janë paraqitur karakteristikat tipike të Prizrenit të

nxjerra nga të dhënat e marra nga institucionet zyrtare.

Së dyti, është analizuar përmes burimit të njëjtë të të dhënave, mjedisi i industrive përkatëse dhe

konteksti në të cilin këto kompani veprojnë. Theks i veçantë i’u është dhënë situatës së përgjithshme të

sektorëve në vend të rasteve specifike të kompanive. Rezultatet themelore të këtij segmenti përfshijnë:

numrin dhe madhësinë e bizneseve aktive në Komunën e Prizrenit; karakteristikat e fuqisë punëtore;

sfidat dhe barrierat e kompanive në të bërit biznes. Studimi më pas analizon karakteristikat e biznesit në

secilin nga sektorët e identifikuar me potencail zhvillimor për qëllimet e këtij raporti: Turizmi/hoteleria,

prodhimi dhe përpunimi i ushqimit, tekstili, bujqësia dhe ndërtimtaria.

Segmenti i tretë përmban të dhënat nga pyetësori i realizuar me bizneset lokale. Këtu vihen në pah tipare

themelore të bizneseve, aspekte të planifikimit biznesor, detajet e fuqisë punëtore, sfidat, pengesat dhe

performanca, zhvillimi i mëtutjeshëm dhe relacioni me institucionet publike lokale dhe qendrore.

Kompanitë janë pyetur gjithashtu për zhvillimet e fundit në ekonominë lokale, si i presin mundësitë e reja

dhe çfarë kërkesash kanë ato për të ardhmen.

GERMIN ka përdoruar metoda të përziera kërkimore, përmes shqyrtimit të të dhënave statistikore,

intervistave dhe pyetësorëve.

Fillimisht, përzgjedhja e sektorëve është bërë duke iu referuar sektorëve në klasifikimin e NACE Rev.27.

Sektorët e rëndësishëm kategorizohen në formën e një rrjeti vlerësues, përveç shërbimeve me interes të

përgjithshëm publik siç janë: uji, furnizimi me energji, menaxhimi i mbeturinave, edukimi dhe shëndetësia.

Vlerësimi i sektorëve është bërë nga vetë bizneset duke përdorur shkallën e Likert-it (nga një deri në pesë),

për shtatë karakteristika kryesore, të cilat për nga rëndësia janë renditur si vijon:

● Intensiteti punues;

● Kërkesa e tregut të brendshëm;

● Kërkesa e tregut ndërkombëtar;

● Konkurrenca në tregun e brendshëm;

● Konkurrenca në tregun ndërkombëtar;

● Potenciali i investimit; dhe

6 https://kk-arkiva.rks-gov.net/prizren/getattachment/35e0dd9f-e419-4d7c-a65b-97bf302d8a15/Dokumenti-Stretgjik-per-zhvillimin-e-

turizmit-ne-P.aspx

7 The Statistical classification of economic activities in the European Community

http://ask.rks-gov.net/media/2474/klasifikimi-i-veprimtarive-ekonomike-neca-rev_-2.pdf

Page 11: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

7

● Vlera e shtuar.

Për këtë proces të klasifikimit, intensiteti punues është peshuar më shumë në krahasim me karakteristikat

e tjera duke pasur parasysh që qëllimi kryesor i politikave ekonomike në përgjithësi dhe specifikisht në

këtë rast është rritja e mundësive të punësimit. Fuqia punëtore e lartë në numër dhe synimi për të rritur

punësimin shtyjnë që investimet të fokusohen në industritë me intensitet të lartë punues. Zhvillimi i

sektorëve me intensitet të lartë pune krijon mundësi të reja pune për të përmbushur rritjen e punësimit

e rrjedhimisht edhe mirëqenies e zhvillimit të qytetarëve të Prizrenit.

Identifikimi i potencialit të investimeve të këtyre sektorëve është i domosdoshëm meqenëse efektet e

këtyre investimeve ndikojnë drejtëpërsëdrejti në rritjen prodhimit, konkurrencës dhe eksportit. Vlera e

lartë e shtuar është një tjetër tipar i përdorur, në radhë të parë pasi gjeneron nivele të larta të të ardhurave

dhe ka potencial të madh të rritjes, dhe si e tillë kërkesa për produkte dhe shërbime me vlerë të lartë të

shtuar është në rritje. Tregjeve vendore dhe atyre ndërkombëtare iu është dhënë më pak peshë, edhe pse

ato janë tregues të prodhimit të brendshëm dhe nivelit të eksportit dhe importit.

Konkurenca vendore dhe ndërkombëtare e tregut janë dy karakteristikat e fundit për nga rëndësia të

përfshira në këto llogaritje. Renditjet mesatare për secilin nga sektorët, bazuar në karakteristikat kryesore,

janë vendosur së bashku për të llogaritur mesataret totale për çdo sektor.

s=(∑ wi xi /n)*100/5

ku,

s është pika për përzgjedhjen e secilit sektor, w është pesha, x është rangimi i dhënë nga secili

respondent dhe i=1,2,....,n qëndron për secilin respondent.

Njësitë matëse në vazhdim janë përdorur për secilin kriter (pesha në kllapa):

intensiteti punues (0.25); potenciali investues (0.15); vlera e shtuar (0.15); kërkesat e tregut vendor (0.1);

kërkesat e tregut ndërkombëtarë (0.1); konkurrenca e tregut vendor (0.05); konkurrenca e tregut

ndërkombëtarë (0.05).

Tabela Nr. 1: Rezultatet e 10 sektorëve të renditura më së larti sipas vlerësimit nga bizneset.

Sektori NACE

Intensiteti

i punës së

fuqisë

punëtore

Potencia

li për

investim

e

Vlera e

shtuar

Kërkesa

tregun e

vendor

Kërkesa

tregun

ndërko

mbëtar

Konkure

nca në

tregun e

vendor

Konkure

nca në

tregun e

ndërko

mbëtar Indeksi

Turizmi/Hoteleria I, R 4.1 4.6 4 3.4 4.5 3.45 4.75 4.11

Prodhimi/përpunimi i ushqimit C 4.4 4.38 4.19 4.05 3.21 3.05 4.7 4.00

Bujqësia A 4.45 4.2 3.6 4.5 3.85 3.15 4.2 3.99

Page 12: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

8

Ndërtimtaria F 4.27 3.93 3.91 3.71 3.9 3.4 4.1 3.88

Prodhimi/përpunimi i tekstilit C13 4.35 4.1 3.8 3.46 3.83 2.98 4.6 3.87

Përpunimi i drurit/prodhimi i

mobiljeve C16 4.09 3.64 3.66 3.41 4.11 3.33 4.31 3.79

Përpunimi i plastikës C22 3.83 3.5 4.04 2.36 3.95 2.44 4.2 3.47

TIK / Shërbimet teknologjike T 3.2 3.2 4.4 2.4 4.1 2 4.7 3.43

Aktivitetet e shërbimeve

financiare K 2.9 3.4 3.45 3.15 3.76 3.21 4.3 3.45

Energjia B 3.7 2.5 3.11 3 4.1 1.6 3.9 3.13

Pas përzgjedhjes së sektorëve strategjik, ekipi hulumtues i GERMIN ka realizuar intervista me bizneset

lokale përmes pyetësorëve gjysmë të strukturuar në fushat e lartëcekura nga data 10 maj deri më 21

qershor. Pyetësori për intervista përmbledh pyetje që kanë të bëjnë me menaxhimin, konkurrencën,

karakteristikat kryesore të kompanive, si dhe sfidat me të cilat ato përballen.

Poashtu, për të ilustruar sa më mirë ambientin biznesor në Prizren, janë shfrytëzuar të dhëna relevante

mbi temën nga institucionet si: Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Agjencioni i Statistikave të

Kosovës (ASK), Agjencioni për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), Open Data, Zyra e Kryeministrit, dhe

Komuna e Prizrenit.

Në pjesën e fundit të këtij raporti, paraqiten konkluzionet edhe rekomandimet për sektorët apo industritë

atraktive, të cilat mund të përdoren prej institucioneve, bizneseve dhe investitorëve potencial. Për gjetjen

dhe analizat janë konsultuar edhe ekspertët e industrive përkatëse, dhe studimet në dispozicion dhe janë

zbuluar tiparet kryesore të secilës industri, duke nxjerr në pah sektorët me potencial më të madh zhvillimi

në komunën e Prizrenit.

STRUKTURA FIZIKE, SOCIALE DHE EKONOMIKE E PRIZRENIT

Komuna e Prizrenit është komuna e dytë për nga madhësia në Kosovë si dhe qendra rajonale në juglindje

të Kosovës. E vendosur nën shpatet e maleve të Sharrit, qyteti i Prizrenit është një nga vendbanimet më

të vjetra të banuara në Evropën juglindore. Ky qytet në perëndim ndan kufirin me Shqipërinë, në jug me

komunën e Dragashit, në juglindje me Maqedoninë, në lindje me komunën e Shtërpcës, në verilindje me

komunën e Suharekës, në veri me komunën e Rahovecit dhe në veriperëndim me komunën e Gjakovës.

Prizreni ka qenë gjithmonë një udhëkryq i kulturës dhe tregtisë përgjatë historisë. Për shkak të historisë

dhe ngjarjeve që datojnë nga Lidhja e Prizrenit, Prizreni është zgjedhur edhe “Kryeqytet Historik” në vitin

2019.

Page 13: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

9

Në Komunën e Prizrenit dominon klima kontinentale për shkak të maleve të afërta të cilat e rrethojnë

komunën. Klima mediterane, gjithashtu depërton nga rrymat e Adriatikut që vijnë nëpërmjet kanjonit të

Drinit të Bardhë. Temperatura vjetore mesatare në komunën e Prizrenit është 12.5 ℃, me temperaturën

më të ulët 1.3 ℃ gjatë muajit janar dhe me temperaturën më të lartë 23.2 ℃ gjatë muajit korrik.

Sipërfaqja dhe struktura topografike Për sa i përket sipërfaqes tokësore, Komuna e Prizrenit është më e madhja në nivel nacional në Republikën

e Kosovës, duke zënë 5.94% të territorit, me 640 k㎡, apo 638.71,68 ha. Përveç qendrës së qytetit / zonës

urbane, komuna përfshin edhe një numër prej 76 fshatrash të ndarë në 6 zona/regjione:

1. Regjioni i Zhupës, i përbërë nga 13 fshatra, i vendosur në zonën lindore dhe juglindore të qytetit

dhe i banuar kryesisht nga pjesëtarët e nacionalitetit boshnjak dhe goran. Në këtë zonë ndodhet

pjesa më e madhe e rrjedhës së Lumbardhit, si dhe sipërfaqja më e madhe e Parkut Nacional

“Malet e Sharrit”. Këtu zhvillohen blegtoria dhe pylltaria, por që ka potencial edhe të turizmit

malor.

2. Regjioni i Lumës, i cili pëmbledh gjithsej 7 fshatra dhe ndodhet në pjesën jugperendimorë të

Prizrenit. Kjo zonë është e populluar me shumicë absolute të etnisë shqiptare. Përvec bujqësisë

dhe blegtorisë, këtu ka një potencial të theksuar edhe të peshkatarisë dhe kultivimit të peshkut

por edhe hotelierisë e turizmit, duke qenë se këtë zonë e përshkon rrjedha e lumit “Drini i

Bardhë”, si dhe vendbanimi neolitik, fshati Vlashnje. Rëndësia e kësaj zonë është rritur edhe më

shumë pas ndërtimit të autostradës “Ibrahim Rugova”, e cila kalon dhe ka një dalje në këtë regjion.

3. Regjioni i Vrrinit, i cili ndodhet në jug të Prizrenit, në kufi me Komunën e Sharrit, dhe përbëhet

nga gjithsej 8 fshatra. Ky regjion ka potencial të madh të zhvillimit të bujqësisë, mirëpo mungesa

e infrastrukturës së nevojshme si pasojë e mungesës së investimeve ka bërë që kapacitetet

bujqësore të jenë të pashfrytëzuara.

4. Regjioni i Kabashit përbëhet nga 8 fshatra të vendosura në lindje të komunës së Prizrenit. Kjo zonë

ka një reliev karakteristik me një luhatje prej 350m deri në 1800m lartësi mbidetare. Ka potencial

për blegtori dhe kultivim të produkteve qumështore. Gjithashtu, në këtë regjion ndodhen disa

qendra të trashëgimisë historike si: Kalaja e Korishës, Kisha Iliro-Romake dhe disa atraksione tjera

natyrore, potenciali i të cilave nuk ka ardhur në shprehje për shkak të mungesës së investimeve

infrastrukturore. Ky regjion pritet të bëhet edhe më i rëndësishëm më hapjen e Parkut Industrial

në fshatin Lubizhdë, në të cilin pritet të vendosen investitorë prodhues.

5. Zona veriore e Prizrenit përbëhet nga 14 fshatrat e regjionit të Anadrinisë. Vlen të theksohet se

kjo zonë ka tokë shumë të plleshme dhe me potencial të madh bujqësor në kultivimin e kulturave

të ndryshme. Gjithashtu, këtu është relativisht e zhvilluar edhe vreshtaria e cila ka një vazhdimësi

Page 14: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

10

të zbehtë të ish-fabrikës së verës e cila ndodhej para luftës së vitit 1998 në fshatin Krushë e Vogël.

Në këtë zonë vërehet diversitet etnik dhe fetar pasi që ky regjion popullohet nga shqiptarët e

besimit islam dhe katolik por edhe nga një numër relativisht i vogël i komunitetit serb dhe atij

turk.

6. Regjioni i Hasit ndodhet në zonën perendimore të Prizrenit dhe është më i madhi për nga numri i

lokaliteteve/fshatrave, gjithsej 16. Tipari kryesor i këtij regjioni është traditë e mjeshtërië së

bukëpjekësit. Pothuajse cdo e dyta familje ka kultivuar në kohë të ndryshme këtë zeje e cila

përbën akoma veprimtarinë më të përhapur ekonomike të këtij rajoni. Ekziston gjithashtu një

potencial bujqësor dhe blegtoral mirëpo mungon një sistem i ujitjes dhe infrastrukturë relativisht

e dobët rrugore.

Figura I: Plani zhvillimor komunal i Prizrenit: 20098

Qyteti i Prizrenit ka një topografi të valëzuar ku lartësia mbidetare varion në mes të 300m - 2600m.

Përderisa zona urbane e Prizrenit ndodhet në sipërfaqen e rrafshët, topografia kodrinore vërehet në

pjesën perëndimore dhe lindore të komunës. Lartësia mbidetare mesatare e zonës urbane është tek rreth

400m, ndërsa asaj rurale varion nga 700m - 1000m.

8 https://www.online-transparency.org/repository/docs/Plani_Zhvillimor_i_Komunes_se_Prizrenit_2013-20251.pdf

Page 15: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

11

Figura II: Harta Satelitore e Prizrenit9

Popullsia Prizreni është qyteti i dytë në Kosovë për nga numri i banorëve. Karakteristikë e këtij qyteti është struktura

diverse e popullsisë, në të cilën bashkëjetojnë pjesëtarët e mbi 8 etniciteteve dhe më shumë se 3

religjioneve. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, në Prizren jetojnë 177,781 banorë, pjësa më e

madhe e të cilëve janë shqiptarë të besimit islam.

Tabela Nr. 2: Struktura e popullsisë sipas nacionalitetit dhe pjesëmarrjes në përqindje në numrin

total të banorëve të komunës së Prizrenit. (Burimi: ASK)

Nacionaliteti Nr. i banorëve Pjesëmarrja në përqindje

Shqiptarë 145,718 81,96 %

Boshnjak 16,896 9,50 %

Turq 9,091 5,11 %

Romë 2,899 1,63 %

9 https://satellites.pro/#E42.175747,20.679276,11

Page 16: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

12

Ashkali 1,350 0,76 %

Goran 655 0,37 %

Serb 237 0,13 %

Egjiptian 168 0,09 %

Të tjerë 767 0,43 %

Ekonomia dhe bizneset Për shkak të pozitës strategjike, në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomike

- tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1,500 dyqane ku zhvilloheshin 124 zeje të ndryshme10. Lulëzimin

më të madh e përjetoi në shekullin XIV gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, kur bëhet qytet i hapur

tregtar, metropol i shtetit dhe fidanishte e zejtarisë, kulturës dhe artit.11 Përtej trashëgimisë, Prizreni, me

burimet natyrore dhe pozitën e favorshme gjeografike, vazhdon të jetë qendër e rëndësishme e shumë

bizneseve dhe qytet i mundësive të ndërmarrësisë. Siç shihet në Tabelën Nr. 1, janë disa sektorë që kanë

potencial zhvillimor dhe treg gjithnjë e në rritje.

Të dhënat për bizneset dhe numrin e fuqisë punëtore në Kosovë janë përgjithësisht vështirë të

përputhshme me njëra tjetrën dhe është pothuajse e pamundur të kemi një numër të saktë të numrit të

ndërmarrjeve dhe veprimtarive funksionale. Kjo vlen edhe për komunën e Prizrenit. Për shkak të

korrektësisë me publikun, gjatë hulumtimit të të dhënave, ne kemi vërejtur një shpërputhje të statistikave

mbi bizneset dhe të dhëna të ndryshme nga burimet zyrtare të institucioneve relevante. Aktualisht, sot

në këtë komunë, sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), në Prizren janë 13.005 biznese

aktive, të cilat shtrijnë fushëveprimtarinë e tyre në 433 sektorë apo nënsektorë të ndryshëm. Ndërsa sipas

ATK-së, janë të regjistruara 17,880 biznese. Mirëpo, vetëm gjatë vitit 2017, sipas ASK-së janë 3926 biznese

të cilat kanë deklaruar qarkullim financiar. Kjo diferencë prej 13,954 sosh, sipas zyrtarëve të ASK-së është

për shkak të numrit aktiv të bizneseve të cilat kanë qarkullim ose të punësuar gjatë vitit referues. Në anën

tjetër, ATK prezanton edhe ato biznese të cilat deklarojnë vlerat zero, dhe nuk kanë deklaruar qarkullim

apo punë të kryera.

Ndërkohë, sipas platformës Open Data “Bizneset e Hapura”12, në komunën e Prizrenit janë 13,594 biznese

aktive, kurse 3,231 të shuara. Nga numri total i bizneseve aktive në Prizren, prej tyre

● 85.31% janë të regjistruara si bizneseve individuale,

● 11.94% janë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar,

● 2.25% ortakëri,

● Ndërsa pjesa tjetër përbëjnë: kooperativa bujqësore, degë të shoqërive së huaja, dhe shoqëri

aksionare.

10 https://www.ecmandryshe.org/repository/docs/PRIZRENI-VENDTAKIM_I_CIVILIZIMEVE_shq.pdf

11 https://uni-prizren.com/sq/qyteti-PZ

12 http://biznesetehapura.com/sq/vizualizimet

Page 17: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

13

Tabela Nr. 3: Struktura e bizneseve në komunën e Prizrenit

Po sipas kësaj platforme, 68.08% e pronarëve të bizneseve aktive janë burra, apo 10,198, kurse vetëm

8.12%, apo 1216 janë gra. Kurse 23.06% apo 3565 e bizneseve nuk e kanë të deklaruar gjininë e pronarit,

dhe paraqiten si “e panjohur”. Sipas regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave 2011

në Kosovë nga ASK, në Prizren ishin 52,451 persona ekonomikisht aktiv mbi moshën 15 vjecare (ASK:

2011)13.

Tabela Nr. 4. Popullsia e moshës 15 vjeç e mbi sipas statusit të aktivitetit aktual

Ekonomikisht aktiv

Të punësuar

Të papunësuar,

ka punuar më parë

Të papunësuar,

nuk kanë punuar kurrë

më parë

Presin të fillojnë punën

në të cilën janë pranuar

Ekonomikisht jo aktiv Gjithsej

52,451 29,710 9,966 12,311 464 76,131 128,582

Numri i të papunëve sipas këtyre shifrave por edhe atyre që kërkojnë punë në Zyrën e Punësimit në Prizren

varion në mes 15,000 dhe 20,000. Ky numër pasqyron punëkërkuesit e regjistruar të cilën janë paraqitur

në Zyrën e Punësimit për të kërkuar punë. Gjithësesi sipas një raporti të Ministrisë së Punës dhe

Mirëqenies Sociale (MPMS), numri i të papunëve të regjistruar në Prizren është 15,004. (MPMS: 2014).14

13 http://ask.rks-gov.net/media/2074/te-dhenat-kryesore.pdf

14 https://www.researchgate.net/publication/313845370_Puna_dhe_punesimi_2014_-_Kosove

Page 18: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

14

TURIZMI DHE HOTELIERIA

Pasqyra e sektorit Prizreni është qyteti me potencialin më të madh turistik në Kosovë. Pozita e favorshme gjeografike,

pasuritë natyrore dhe vlerat kulturore, historike dhe religjioze janë karakteristikat e veçanta që ky qytet

i posedon. Turizmi është një nga sektorët të cilit nuk i është kushtuar vëmendje direkte në vitet e kaluara,

por i cili ka ardhur në shprehje me rritjen e vazhdueshme të turistëve dhe burimet e shumta që ka qyteti

i Prizrenit. Ky sektor vjen e bëhet edhe më i rëndësishëm për shkak të kompleksitetit dhe shumë-

dimensionalitetit që ka, duke u ndërlidhur me resurset dhe potencialin e sektorëve tjerë, dhe duke rritur

gjithashtu impaktin ekonomik të tyre.

Profili turistik i Prizrenit përmbledh në vete tre nën-sektorë me potencial për zhvillim të qendrueshëm:

Atraksionet natyrore, të cilat kanë potencial të zhvillimit të sporteve dhe turizmit alternativ

Trashëgimia kulturore dhe historike e përbërë nga një numër i madh monumentesh dhe objektesh të

vjetra historike, kulturore dhe religjioze, dhe

Ngjarjet dhe manifestimet kulturore dhe artistike të cilat tërheqin numër të madh dhe divers të

vizitorëve për çdo vit.

Statistikat janë tregues shumë i rëndësishëm për të përcjellur trendin dhe potencialin në sektorin e

turizmit. Vlen të theksohet se edhe në këtë sektor ka mungesë të dhënash dhe se burimet statistikore

si ASK, ofrojnë të dhëna vetëm për sektorin e hotelierisë. Gjithsesi, nga të dhënat e qasshme në

dispozicion vërehet se numri i turistëve është gjithnjë në rritje dhe se trendi është pozitiv.

Sipas ASK-së, numri turistëve në qytetin e Prizrenit është rritur për rreth 500% në 10 vitet e fundit (2008-

2017). Kjo tregon se sektori i turizmit dhe hotelierisë ka potencial për rritje të qëndrueshme, prandaj

edhe nevojitet fokus më i madh dhe politika të favorshme për bizneset në këtë fushë. Vlerësohet një

rritje e numrit të vizitorëve prej 14 mijë e 726, për një periudhe 10 vjeçare. Ndërkohë, numri i

netëqëndrimeve supozohet të jetë edhe më i madh duke pasur parasysh se një numër i madh i

subjekteve hoteliere nuk i deklarojnë një pjesë të fjetoreve.

Tabela Nr. 5: Numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj dhe numri i netëqëndrimeve në periudhën 2008-2017 (Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës)15

2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017

Vizitorë 3.632 4.639 4.663 5.434 6.212 8.109 8.615 16.316 16.479 18.358

Netë 4.095 5.792 9.210 6.946 7.962 10.360 11.144 21.396 21.482 31.472

Page 19: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

15

Kjo rritje e vizitorëve, ka ndikuar po ashtu edhe në rritjen e numrit të bizneseve të cilat ofrojnë shërbime

akomodimi. Në Prizren, sipas studimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ekzistojnë 54 njësi

akomoduese me kapacitet prej 808 dhomash dhe 1.702 shtretërish.16

Në komunën e Prizrenit janë 392 biznese aktive (të cilat kanë deklaruar qarkullim dhe punonjësit e

regjistruar) në sektorin e hotelerisë. Prej tyre 370 janë mikro-biznese, 21 konsiderohen biznese të vogla

dhe vetëm një biznes i mesëm. (ASK: 2017). Shumica e njësive akomoduese janë hotele dhe motele,

ndërsa shumë pak ka hostele, guest-house apo edhe apartamente, të cilat kanë filluar të zhvillohen vitet

e fundit. Numri i bizneseve në këtë sektor tregon volum e aktivitetit por edhe potencialin zhvillimor.

Sipas ARBK-së, janë 1897 biznese aktive në sektorin e turizmit, hotelierisë dhe gastronomisë (duke

përfshirë edhe nënsektorët përcjellës). Krahasuar me numrin e përgjithshëm të bizneseve të

regjistruara, ky sektor mbulon 14.59 % të numrit total të bizneseve në Prizren.

15http://askdata.rks-

gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__Tourism%20and%20hotels/ht03.px/table/tableViewLayout1/?rxid=3b1bf2fd-8c60-

41c3-8157-ad5f49369727

16 https://mti.rks-gov.net/desk/inc/media/668FB890-619C-4B36-85BF-DF290F384BCD.pdf

Page 20: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

16

Tabela Nr. 6: Numri i bizneseve në sektorin e turizmit dhe hotelierisë dhe pjesëmarrja me % në numrin total të bizneseve në komunën e Prizrenit

Në këtë sektor, aktivitetin më të madh deri tani e kanë bizneset e shërbimit të ushqimit dhe pijeve. Sipas një studimi nga MTI, “Raport analitik për sektorin akomodimit në Republikën e Kosovës”, Prizreni renditet i dyti sa i përket kapaciteteve akomoduese në nivel të Kosovës.17 Bazuar në këtë studim, Prizreni ka 54 njësi akomoduese, me 808 dhoma, dhe 1702 shtretër.

Tabela Nr. 7: Kapacitetet akomoduese (Burimi: MTI)

Page 21: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

17

Fuqia punëtore Marrë parasysh bizneset aktive sipas të dhënave nga ASK, në këtë sektor në total janë të punësuar 1174

punëtorë. 728 persona punojnë në bizneset mikro, 396 në ato të vogla dhe 50 punëtorë në biznesin e

vetëm të mesëm. Shumica e bizneseve janë të vogla dhe kryesisht familjare me numër jo më të madh

se 9 punëtorë. Marrë parasysh faktin se me shumë se 26% (1193) të bizneseve në këtë sektor e përbëjnë

bizneset me aktivitete të shërbimit të ushqimit dhe pijeve, numri i të punësuarve është vazhdimisht i

luhatshëm, për faktin se intensiteti i punës varion nëpër periudha të ndryshme kohore brenda vitit.

Mungesa e kualifikimeve të nevojshme në fushën e turizmit dhe hotelerisë është një nga brengat e

bizneseve në këtë sektor. Kjo ndikon në një pagë mesatare relativisht të ulët, meqenëse kompanitë

punësojnë kryesisht njerëz lokal për t’i ndihmuar ata financiarisht apo për shkak të zvogëlimit sa më të

madh të shpenzimeve.

Paga mesatare sillet nga 250 deri në 300 Euro kurse punonjësit me kohë të pjesshme paguhen me 10

deri në 20euro në ditë gjatë sezonit veror. Tendenca e tillë është në rritje dhe do të vazhdojë edhe në

të ardhmen. Vlen të theksohet fakti që viteve të fundit është gjithnjë e në rritje fenomeni i lëshimit të

hapësirave private të banimit për qëllime akomodimi të turistëve, gjë e cila ndikon negativisht në

konkurencën e bizneseve dhe është vështirë e matshme edhe në aspektin e aktiviteteve të fuqisë

punëtore në këtë sektor.

PRODHIMI DHE PËRPUNIMI I USHQIMIT

Industria e përpunimit të ushqimit interpretohet si procesi i transformimit të produkteve blegtorale dhe

bujqësore në produkte për konsum të ndërmjetëm apo përfundimtar. Korniza e klasifikimit të

veprimtarive ekonomike, e njohur ndryshe si “Klasifikimi Statistikor i Aktiviteteve Ekonomike në

Komunitetin Evropian (NACE)” kategorizon industrinë e përpunimit të ushqimit në Sektorin C.

Nën sektorët në këtë kategori përfshijnë përpunimin dhe ruajtjen e mishit dhe prodhimin e produkteve

të mishit, përgatitjen dhe paketimin e ushqimit të detit, ruajtjen e frutave dhe perimeve dhe prodhimit

të ushqimit për specialitete, prodhimin e produkteve të qumështit, farës dhe bluarjes së kokrrës,

prodhimit të bukës, prodhimit të ushqimit të kafshëve, sheqerit, prodhimit të produkteve të ëmbëlsirave,

dhe prodhimeve tjera ushqimore, (NACE Rev.2: 2008).18

Pasqyra e sektorit Prizreni renditet i dyti në Kosovë në këtë industri. Sipas të dhënave nga ATK shumica e kompanive të

përpunimit dhe paketimit të ushqimit janë të përqendruara në komunën e Prishtinës (33%), Prizrenit

(16.5%) dhe Ferizajit (11.3%). Mitrovica, Lipjani, Podujeva, Gjakova dhe Peja, janë secila me rreth 7% të

kompanive të përpunimit dhe paketimit të ushqimit, ndërsa 5.6% e tyre janë me vendndodhje në Gjilan.19

17 https://mti.rks-gov.net/desk/inc/media/668FB890-619C-4B36-85BF-DF290F384BCD.pdf

18 https://ec.europa.eu/eurostat/documents/3859598/5902521/KS-RA-07-015-EN.PDF

19 Profili i Sektorit të përpunimit dhe paketimit të ushqimit, KIESA: 2014.https://kiesa.rks-gov.net/desk/inc/media/77D309E3-372E-

4D66-8A14-5E5E4FD29607.pdf

Page 22: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

18

Tabela 8: Përqendrimi i kompanive në sektorin e përpunimit dhe paketimit të ushqimit (Burimi:

KIESA)

Biznese aktive në sektorin e përpunimit të ushqimit, sipas ARBK-së, në komunën e Prizrenit, janë 555. Prej

tyre, më shumë se 50% janë biznese mikro (1-9 punëtorë). Ndërmarrjet aktive nga ky sektor në komunën

e Prizrenit janë të ndara në 19 nën-sektorë, ku përfshihen:

Tabela 9: Nën-sektorët në industrinë e prodhimit dhe përpunimit të ushqimit

Sektori/nën-sektori Nr. i bizneseve

Përpunimi dhe konservimi i mishit 29

Prodhimi i produkteve të mishit dhe i mishit të shpezëve 5

Përpunimi dhe konservimi i patates 2

Përpunimi i lëngut të frutave dhe perimeve 8

Përpunimi dhe konservimi tjetër i frutave dhe perimeve 16

Përpunimi i vajrave dhe yndyrnave 2

Prodhimi i produkteve të qumështit 25

Prodhimi i akullores 6

Përpunimi i produkteve të drithërave 6

Prodhimi i bukës, simiteve dhe ëmbëlsirave të freskëta 377

Prodhimi i biskotave dhe galetave; prodhimi i pastave dhe kekëve të konservuar 9

Page 23: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

19

Prodhimi i makaronave, shpagetave dhe produkteve të ngjashme nga mielli 8

Prodhimi i sheqerit 3

Prodhimi i kakaos, çokollatës dhe ëmbëlsirave 5

Përpunimi i çajit dhe kafes 37

Përpunimi i erëzave dhe salcave 2

Përpunimi i ushqimeve dhe gjellëve të gatshme 3

Përpunimi i ushqimeve të homogjenizuara dhe ushqimeve dietike 1

Përpunimi i produkteve të tjera ushqimore p.k.t 11

Përpunimi i ushqimeve të përgatitura për kafshët e fermës 3

Siç mund të shihet nga tabela e mësipërme, prodhimi i bukës është nënsektori me më së shumti biznese

dhe volum të aktivitetit në komunën e Prizrenit. Kjo vie natyrshëm duke pasur parasysh traditën

shumëvjeçare të rajonit të hasit në zejen e furrëtarisë.

Tabela 10: Prodhimi i bukës dhe volumi sektorial

Kompanitë që merren me përpunimin e ushqimit që fokusohet në përpunimin e konservimit të perimeve

janë ndër produktet më të kërkuara brenda dhe jashtë vendit. Megjithatë, disa kufizime logjistike

ekzistojnë në lidhje me kapacitetet e eksportit, siç janë objektet e magazinimit të ftohtë, kamionët-

frigoriferë, dhe pajisje të klasifikimit të frutave.

Produktet e importuara, jo vetëm në këtë nën-sektor dominojnë në tregun e Kosovës; kështu, zhvillimi i

produkteve të reja ose plotësuese nga përpunuesit vendorë janë strategji zgjerimi dhe rritje vetëm për

kompanitë vetë, dhe jo për produkte të reja për tregun. Mundësitë në industrinë e përpunimit të ushqimit

janë të mëdha, por në të njëjtën kohe ka edhe sfida. Adaptimi i teknologjisë, lënda e parë e

paqëndrueshme, infrastruktura e dobët, inxhinierët e ushqimit të pakualifikuar, konkurrenca e

pandershme, janë disa nga shumë pengesa në mesin e sfidave të tjera që përpunuesit e ushqimit përballen

në aktivitetet e tyre të përditshme dhe kjo e ngarkon rritjen e biznesit.

Page 24: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

20

Industria e përpunimit të ushqimit është e përbërë kryesisht nga bizneset familjare. Sipas ASK-së, janë

gjithsej 3011 të punësuar në këtë sektor në komunën e Prizrenit. Ndër ta, 1081 punojnë në bizneset mikro

apo individuale, 907 në bizneset e vogla (10-49 punëtorë) dhe mbi 1000 në bizneset e mesme (50-249

punëtorë. Kualifikimet e stafit ndryshojnë varësisht nga roli i të punësuarve në kompani, menaxherët e

departamenteve kanë arsimim superior (menaxher i prodhimit p.sh. ka përgatitjen superiore në fushën e

inxhinierisë së ushqimit), ndërsa të punësuarit që punojnë në vijën e përpunimit nuk kanë nevojë të kenë

kualifikime superiore. Paga mesatare varion nga 300 deri në 400 euro. Trendi i pagave është rritur gjatë

viteve të fundit, dhe ky trend pritet të rritet edhe më tej në vitet e ardhshme.

Një pengesë në lidhje me rekrutimin e punonjëseve është numri i ulët i aplikantëve me kualifikim në

fushën e inxhinierisë së ushqimit. Prandaj, ka raste kur kompanitë e angazhojnë stafin e jashtëm si

ekspertët të inxhinierisë të ushqimit nga vendet e BE-së apo nga vende të tjera fqinje. Një problem tjetër

në të cilin këto kompani hasin gjatë procesit të rekrutimit është niveli i ulët i interesimit të të rinjve për

punë artizanale, dhe mungesa e të kualifikuarve por edhe atyre me përvojë pune në sektor.

Është karakteristike e kësaj industrie shitja Biznesi te Biznesi (B2B), ku B2B blerësve ju intereson më së

shumti çmimi. Blerësit e kësaj industrie janë bizneset HORECA (Hotel / Restorant / Kafe) dhe

supermarketet. Interesi i veçantë i blerësit është të ulin kostot e tyre duke ulur marzhën e fitimit të

përpunuesëve të ushqimit. Fuqia negociuese e blerësve dhe aftësitë jo shumë të larta përgatitore për B2B

apo B2C nga prodhuesit shihen si pengesë në rritjen e prodhimit dhe rritjen e fitimit në këtë sektor.

Përveç sfidave konkurruese, çështje të tjera që brengosin këtë sektor janë infrastruktura, tarifat doganore,

dhe mungesa e inxhinierëve ushqimor të kualifikuar vendas. Përmirësimet teknologjike në këtë sektor do

të krijojnë një mjedis më të mirë biznesi për përpunuesit e ushqimit gjatë viteve në vijim. Trendi i

potencialeve të këtij sektori për momentin nuk është duke përjetuar një përmirësim të dukshëm, kryesisht

për shkak të konkurrencës së lartë nga produktet e importuara.

BUJQËSIA

Pasqyra e Sektorit

Prizreni ka një sipërfaqe prej 25.181ha të sipërfaqes bujqësore. Nga kjo sipërfaqe, 21.77 është tokë e

shfrytëzueshme bujqësore, 5.704 ha apo 22.65% është tokë e punueshme apo ara, 15.677 ha përbëhet

nga livadhet dhe kullotat dhe 348 ha kultura bujqësore shumëvjecare. (ASK: 2014)20.

Tabela nr. 10 tregon pjesëmarrjen në përqindje të pronave dhe njësive bujqësore të komunës së Prizrenit

në nivel të Kosovës. Sic mund të shihet në tabelë, sipërfaqja e shfrytëzuar bujqësore në komunën e

Prizrenit përbën rreth 1/20 në nivel të Kosovës, dhe hyn në mesin e 10 komunave me më së shumti

hapësirë të shfrytëzuar bujqësore.21

20 Agjencia e Statistikave të Kosovës (2014) http://askdata.rks

gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__12%20Agriculture%20census%202014__2%20Land%20Use/Tabela%202_3.px/table/t

ableVieëLayout1/?rxid=42e82a29-a394-481a-ba6c-9710f8b77b51

21 Komuna e Prizrenit (2017) http://dd-bsc.com/ëp-content/uploads/2018/09/STRATEGJIA-KOMUNALE-PER-BUJQESI-KOMUNA-

E-PRIZRENIT_2017-2019_2020.pdf

Page 25: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

21

Tabela 11: Pronat bujqësore në rajonin e Prizrenit 2014

Tokë e shfrytëzuar bujqësore (Ha)

Numri i pronave bujqësore

Tokë e punueshme/ara (Ha)

Njësitë e Blegtorisë (Ha)22

Livadhe dhe kullota (Ha)

Kultura shumëvjecare (Ha)

Prizren, Komuna

21.777 6.580 5.704 14.047 15.677 348

Prizren, Rajoni

80.647 23.425 22.210 58.388 56.868 1.372

Kosovë, total

413.635 130.775 180.381 281.747 224.410 7.788

Nga sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore, 64.5% përbëhet nga livadhet dhe kullotat, 23.5% tokë e

punueshme/ara, 9% tokë pyjore, 1.4% kultura shumëvjecare, 0.8, 0.2% kopshte dhe vetëm 0.01%

fidanishte. Ajo çka vlen të theksohet është se shumica absolute e pronave të shfrytëzuara bujqësore u

përkasin ekonomive bujqësore familjare. Bazuar në regjistrimin e bujqësisë 2014, nga 6.580 ekonomi të

regjistruara bujqësorë, 6.557 (99.65%) janë ekonomi familjare bujqësore apo biznese individuale, ndërsa

vetëm 23 janë (0.35%) subjekte juridike.23

Komuna e Prizrenit ka gjithashtu një fond realtivisht të pasur të blegtorisë. Numri I gjedheve është gjithsej

12.701, duke përfaqësuar 4.85% të të gjithë Kosovës. Numri i deleve është 22.809, duke përfaqësur në

këtë mënyrë 12.42% të deleve në nivel vendi. Numri i përgjithshëm i dhive është 1493 duke përfaqësuar

5.25 % të të gjithë Kosovës. Numri i përgjithshëm i shpendëve të regjistruara në komunën e Prizrenit

llogaritet të jetë 111.006 duke përfaqësuar 4.12 % të të gjithë Kosovës.

22 Njësia Blegtorale (LSU) është një njësi standarde e matjes që lejon agregimin e kategorive të ndryshme të kafshëve për të

mundësuar që ato të krahasohen në mes të viteve ose midis vendeve të ndryshme. Një LSU përfaqëson 500 kg peshë të kafshëve

të gjalla.

23 Ekonomitë Bujqësore sipas statusit ligjor sipas Regjionit / Komunave, gjendja 25.04.2019: http://askdata.rks

gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__12%20Agriculture%20census%202014__1%20Key%20indicators/Book1.px/table/table

ViewLayout1/?rxid=44f28e59-f222-40cd-adf4-2c4b8b2c9386

Page 26: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

22

Tabela 12. Toka e shfrytëzueshme bujqësore, Prizren (Burimi: ASK)

Fuqia punëtore Gjatë vitit 2014, rreth 362.700 punonjës kanë punuar në sektorin e bujqësisë në Kosovë (duke përfshirë

anëtarët familjarë dhe ata jo-familjarë). Niveli i arsimimit të punëtorëve bujqësore është i ulët. Për sa i

përket edukimit / trajnimeve në bujqësi, më shumë se 95 për qind e menaxherëve kanë vetëm përvoja

praktike në bujqësi.

Në Komunën e Prizrenit numri i punëtorëve në sektorin e bujqësisë (përfshirë familjarët), në vitin 2014

është 17.104, ku 6.557 janë bartës dhe 8.482 anëtarë tjerë të familjes. Numri i të punësuarëve të rregullt

në ekonomitë familjare është 47, ndërsa i atyre në subjektet juridike bujqësore është 118. Numri i

punëtorëve sezonal në vitin 2014 ka arritur 1.843, ndërsa i të kontraktuarëve indirekt 57.24

Tabela 13: Numri i të punësuarëve me normë të plotë dhe sezonal për komunë (Jo- Familjarë)

Të punësuar të rregullt në ekonomitë shtëpiake bujqësore dhe bizneset individuale

Të punësuarit në pronat juridike bujqësore

Punëtorët sezonal

Komuna Prizren

47 118 1.843

Rajoni Prizren

189 436 4.204

Kosovë total 1,482 2,436 68,035

24 Fuqia punëtore në bujqësi sipas regjioneve dhe komunave 2014, gjendja 25.04.2019: http://askdata.rks

gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__12%20Agriculture%20census%202014__4%20Agricultural%20labour%20force/Tabela

%204_1.px/table/tableViewLayout1/?rxid=03c75bb7-b655-44cd-94dc-7f56db21d03a

Page 27: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

23

Sektori i Bujqësisë karakterizohet nga bizneset e vogla familjare të cilat e përbëjnë njëkohësisht edhe

fuqinë punëtore në këtë sektor.

NDËRTIMI

Pasqyra e sektorit Sektori i ndërtimit në Kosovë, përbën një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë së vendit. Në vitin

2018, me një pjesëmarrje prej 11.9 %, ky sektor ishte punëdhënësi i 2-të më i madhi në Kosovë, me rreth

40 mijë punonjës.25

Paga mesatare në këtë sektor është vlerësuar të jetë rreth 420 Euro, apo paga e 3-të më e lartë nga të

gjithë sektorët. Sektori i ndërtimit gjithashtu luan një rol të rëndësishëm, si një nga kontribuuesit më të

rëndësishëm në GDP-në e vendit. Në vitin 2013, ishte kontribuuesi i 6-të me rend në GDP-në e vendi.

Sektori është gjithashtu një nga kontribuesit më të rëndësishëm kur bëhet fjalë për investimet e huaja

direkte. Pas sektorit të pasurive të patundshme i cili në vitin 2013 përbënte 35% të investimeve të huaja

direkte në Kosovë, sektori i ndërtimit ka qenë sektori i dytë me një pjesë prej 15%. Meqë ka një lidhje në

mes të këtyre dy sektorëve, në vitin 2013 së bashku ata përbënin 50% ose gjysmën e investimeve totale

të huaja direkte në Kosovë. Sipas një studimi nga Riitja e Punësimit për te Rinjë (EYE), kryer në vitin 2015,

sektori i ndërtimit në Kosovë dominohet nga investimet private me një mesatare prej 71%, ndërkohë që

investimet publike të financuara me fokus kryesor në infrastrukturë rrugore llogaritet për më pak se 30%

të investimeve në këtë sektor. Projektet e banimit përbëjnë 70% të aksioneve të investimeve private.

Tabela 14: Raporti meshkuj/femra në sektorin e ndërtimtarisë

Sipas ARBK-së, numri i biznesve në sektorin e ndërtimtarisë në Prizren është 731, i dominuar nga bizneset

që merren me ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore (384). Ndërsa sipas ASK-së, gjatë vitit

referues 2018, bizneset aktive të cilat kanë deklaruar të ardhura kanë qenë 159. Sipas po të njëjtit burim,

25 ASK: Anketa e Fuqisë Punëtore 2018 http://ask.rks-gov.net/media/4671/anketa-e-tregut-te-punes-2018.pdf

Page 28: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

24

në vitin 2018 në këtë sektor në Prizren kanë punuar 884 punëtorë, në 135 ndërmarrje mikro, 22 të vogla

dhe 2 të mesme.

Tabela 15: Struktura e ndërmarrjeve në sektorin e ndërtimtarisë (2018)

Sektori i ndërtimit në rajonin e Prizrenit ngjashëm si në tërë Kosovën po kalon ende një periudhë

tranzicioni. Lufta në Kosovë, që u zhvillua në mes të viteve 1998-1999 ka shkaktuar dëmtime të rënda për

sektorin, duke shkatërruar qindra dhe mijëra prona private, dhe publike. Procesi i rindërtimit është kryer

me një mungesë të një kuadri ligjor, plani rregullues dhe mbikëqyrje nga ana e qeverisë qendrore dhe

lokale. Çështjet e pronësisë u bënë shumë të qarta kur dokumentet arkivore kadastrale ishin dëmtuar dhe

marrë peng nga forcat serbe. Kjo krijoi një kaos të madh në këtë sektor. Si qendër e dytë në Kosovë,

popullsia e Prizrenit u rrit jashtëzakonisht shumë dhe u bë një nga komunat më të prekura nga migrimi i

brendshëm.

Në vitet e fundit nga të qenit një treg kaotik, sektori i ndërtimit ka treguar shenja të rregullimit. Kjo është

nxitur nga kërkesa e konsumatorit i cili vazhdimisht ka kërkuar përmirësimin e cilësisë, sigurisë juridike,

dhe financim të përballueshëm. Në anën tjetër i ka detyruar kompanitë e ndërtimit që të përmirësojnë

ofertat e tyre, duke përmirësuar cilësinë e përgjithshme të produktit të tyre, duke mundësuar forma të

ndryshme të pagesës, dhe duke u siguruar që ata posedojnë dokumentet ligjore, dhe leje ndërtimi për

produktin që ofrojnë. Gjatë dy viteve të fundit, një rol kyç në rregullimin e sektorit ka luajtur edhe Komuna

e Prizrenit.

Në një përpjekje për të ndaluar kaosin urban dhe të vënë rend duke ndalur projektet në vazhdim të

ndërtimit pa leje ndërtimi, dhe zbatimin e procedurave të nevojshme dhe teknike për të marrë një leje

ndërtimi. Sipas raportit të bërit biznes të Bankës Botërore, nga 189 vende, Kosova radhitet në vendin e

135, kur është fjala për marrjen e një leje ndërtimi. Ndalesat e punës së ndërtimit pa leje ndërtimi dhe pa

zbatimin e rregulloreve nga komuna e Przrenit, kanë krijuar efekt, sidomos në zonën e qendrës historike

të Prizrenit, ku ndërtimet kohëve të fundit kanë shkaktuar reagime shoqërore. Duke qenë se janë pikërisht

Page 29: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

25

ndërtimet karakteristike arkitektonike ato të cilat i japin një vlerë të shtuar Prizrenit, janë ngritur një sërë

mekanizmash ligjor dhe institucional. Mirëpo, kjo zonë vazhdon të jetë e kërcënuar, dhe këtë e pohon

edhe raporti i fundit i progresit i BE-së.26

Duke qenë se mbrojtja nga ndërtimet e egra në këtë qendër hyn në kompentencat e disa institucioneve,

sugjerohet koordinim më i mirë dhe vigjilencë më e madhe nga ana e institucioneve lokale dhe qëndrore

sa i përket ndërtimeve.27

Një karakteristikë e këtij sektori në Prizren, sikurse në shumicën e qendrave të Kosovë, është se ka dy

aktivitete kryesore që lidhin pothuajse të gjitha kompanitë. Shumica e tyre janë të përfshira në ndërtime

të larta, kryesisht në ndërtesa të larta banimi. Rritja e ndërtimtarisë së lartë është rezultat i zonave me

popullsi shumë të dendur, ku ka mungesë të tokës, dhe ndërtesat e larta të banimit janë ndërtuar për të

përmbushur kërkesat e popullsisë. Aktiviteti tjetër i përbashkët për të gjithë firmat është ai i shitjes. Që

të gjitha janë motivuar nga fitimi në këtë sektor dhe për këtë arsye të gjitha janë të angazhuar në shitjen

e apartamenteve që ata prodhojnë.

Kur është fjala për fuqinë e konkurrencës, rivaliteti është relativisht i lartë. Numri i investitorëve në

sektorin e ndërtimit është i lartë. Një konkurrencë e fortë ka prekur firmat e ndërtimit, që nga cilësia e

punës së tyre është përmirësuar në një përpjekje për të përmirësuar dhe të dallojnë nga konkurrentët.

Edhe pse kompanitë besojnë se konkurrenca është e fortë, ata mendojnë se një numër i madh i tyre nuk

kanë një plan të qartë strategjik të biznesit të nevojshëm për investime të qëndrueshme afatgjate.

Sfidat në këtë sektor janë të ndryshme. Kriza e likuiditetit apo mungesa e rrjedhës së parasë është një

çështje me të cilën bizneset kryesore të përballen në sektorin e ndërtimit, duke i detyruar ata që të

punojnë me anë të metodave të ndryshme të pagesës, si kompensim. Mungesa e tokës komerciale për

shitje dhe investimet e bëra në infrastrukturë, si dhe qasja në infrastrukturën rrugore, furnizimi me energji

elektrike, trajtimin e ujërave të zeza dhe ngrohjet qendrore janë ato kryesore. Për sa i përket trendit të

shitjes në këtë sektor, edhe pse vlerësohet se sektori do të përjeton një rënie të vogël të çmimeve për

shkak të ofertës më të madhe në treg, trendi i shitjes do të mbetet i njëjtë.

Blerësit në sektorin e ndërtimit vijnë nga klasa të ndryshme shoqërore. Ka dy lloje të blerësve: atyre nga

diaspora dhe ata nga brenda. Vlerësohet se blerësit e diasporës përbëjnë 40-50 % të shitjeve totale të

tyre. Ndërkohë blerësit e brendshëm vijnë nga klasa e mesme dhe nuk janë shumë të fuqishëm. Profili i

një blerësi të klasës së mesme është i përbërë prej një çifti të vjetër 35-45 vjeçare që vijnë nga sektorë të

ndryshëm të tregut të punës, të cilët në shumicën e rasteve marrin një kredi për të financuar blerjet prej

tyre. Për sa i përket materialeve të ndërtimit, firmat deklarojnë se rreth 30% e materialit është e

importuar, ndërsa 70% është blerë nga furnizuesit vendorë.

26 https://ndertimi.info/raporti-i-progresit-nuk-e-gjen-te-mirembrojtur-qendren-historike-ne-prizren/

27 https://www.ecmandryshe.org/repository/docs/EC_UW_Qendra_Historike_Zone_e__Pa_Mbrojtur.pdf

Page 30: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

26

SFIDAT, PERFORMANCA DHE ZHVILLIMI I BIZNESEVE

Ky segment i këtij raporti është realizuar përmes një ankete me biznese që veprojnë në Prizren në

veprimtari të ndryshme. Gjithsej 122 biznese janë përfshirë në këtë studim, duke dhënë informata lidhur

me aktivitetin e biznesit të tyre, sfidat që hasin gjatë zhvillimit të biznesit, planet e investimeve, eksportit

dhe tematika të tjera.

Profili i bizneseve të anketuara Prej 122 bizneseve të përfshira në këtë studim, rreth 23% kanë si aktivitet kryesor prodhimin dhe

përpunimin e ushqimit, rreth 18% e tyre veprojnë në industrinë e turizmit, 14% në tregti me shumicë dhe

pakicë, dhe 14% veprojnë në sektorin e ndërtimtarisë. Rreth 8% e bizneseve të intervistuara kanë si

veprimtari kryesore prodhimin dhe përpunimin e tekstilit, dhe ushqimit. Ndërkaq 23% e bizneseve

zhvillojnë aktivitete të ndryshme si ofrimin e shërbimeve të biznesit, konsulencë, tekstil dhe të tjera.

Anketa kryesisht është zhvilluar me menaxherë të biznesit apo drejtorë ekzekutiv (36%) si dhe me pronarë

të biznesit (6%) dhe punonjës të tjerë (19%).

Shumica e bizneseve kanë deklaruar se themelimi i kompanisë së tyre daton para vitit 1999, ndërkaq 32%

e bizneseve tjera janë themeluar gjatë viteve 2008-2019 dhe 23% e bizneseve janë themeluar gjatë viteve

2000-2008.

Figura 1. Viti i themelimit të bizneseve të anketuara

Arsyeja për themelimin e biznesit të më shumë se gjysmës nga kompanitë e përfshira në këtë studim

(55%) ka qëne identifikimi i mundësisë për të zhvilluar biznesin (profit) dhe 26% e bizneseve të tjera kanë

vazhduar traditën familjare. Disa biznese të tjera kanë cekur investimin në vendlindje si arsyen kryesore

dhe 4% e bizneseve tjera kanë potencuar se është vërejtur një mungesë e vendeve të punës, andaj edhe

kanë vendosur të themelojnë biznesin e tyre.

Page 31: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

27

Figura 2. Arsyet për themelimin e biznesit

Gjysma e bizneseve të intervistuara në këtë studim janë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, dhe 45% janë

biznese individuale. Një numër më i vogël i bizneseve (5%) janë ortakëri e përgjithshme.

Figura 3. Lloji i biznesit

Shumica e këtyre bizneseve kanë deklaruar se nuk kanë ndonjë certifikim ndërkombëtar (82%), krahas

18% të bizneseve që kanë certifikimi si HACCP, ISO 9001:2008, ISO 22000, ISO 22000:2005 e të tjera.

Figura 4. Kompanitë me certifikim ndërkombëtar

Page 32: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

28

Bizneset të cilat nuk posedojnë ndonjë certifikim ndërkombëtar (82%), janë pyetur nëse planifikojnë të

marrin ndonjë në të ardhmen. Nga këto biznese, 88% prej tyre kanë deklaruar se planifikojnë të marrin

certifikime në krahasim me bizneset e tjera që nuk planifikojnë të certifikohen ndërkombëtarisht (12%).

Figura 5. A planifikoni të merrni ndonjë certifikim ndërkombëtar?

Fuqia Punëtore Gjysma e bizneseve (50%) kanë deklaruar se janë biznese mikro, me 1 deri në 9 punëtorë, 18% e tyre janë

biznese të vogla, me 10-49 punëtorë, 23% e tyre janë biznese të mesme me 50 deri në 249 punëtorë,

ndërkaq 9% janë biznese të mëdha me mbi 250 punëtorë. Numri mesatar i grave të punësuara nga këto

kompani është 23 duke pas parasysh numrin total të kompanive të intervistuara.

Figura 6. Sa është numri i përgjithshëm i punëtorëve në kompaninë tuaj?

Page 33: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

29

Shumica e kanë deklaruar se numri i të punësuarëve në kompaninë e tyre është rritur gjatë viteve të fundit

(59%), ndërkaq për 27% të bizneseve numri i të punësuarëve ka mbetur i njejtë. Për 14% të bizneseve

numri i të punësuarëve gjatë viteve të fundit është zvogëluar.

Figura 7. Rritja/zvogëlimi i numrit të punësuarve në kompaninë tuaj gjatë viteve të fundit

Disa nga atributet kryesore që bizneset konsiderojnë gjatë rekrutimit të punëtorëve janë kryesisht përvoja

e mëparshme në sektor (55%), arsimimi (32%), aftësitë bazë për ushtrimin e profesionit (9%) dhe të tjera.

Figura 8. Atributet e vlerësuara kur kërkohen punëtorë?

Page 34: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

30

Page 35: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

31

Rezultatet nga Anketa - Sfidat, Tregu dhe Performanca

Për 59% nga këto biznese, sfida më e madhe që hasin gjatë ushtrimit të aktivitetit biznesor është

konkurrenca e padrejtë ku përfshihet informaliteti dhe evazioni fiskal (67%). Sfidat e tjera të hasura nga

bizneset përfshijnë edhe mungesën e punëtorëve dhe kualifikimit të tyre (52%), tregun e vogël të

papërshtatshëm (38%), taksat e larta doganore (29%) dhe arsye të tjera.

Figura 9. Sfidat/barrierat gjatë ushtrimit të aktivitetit biznesor

Burimet e financimit për bizneset janë të ndryshme, gjithsesi burimi kryesor i investimeve për shumicën

nga bizneset është kapitali vetanak (81%), përcjellë nga kreditë nga institucionet bankare dhe

mikrofinanciare (62%) si dhe huatë nga familja dhe miqtë (19%). Një numër më i vogël i bizneseve kanë si

burim të investimeve grantet nga organizatat dhe institucionet e ndryshme (14%).

Figura 10. Burimet e Investimeve

Gajtë periudhave me fluks të bashkatdhetarëve, 77% e bizneseve që veprojnë në Prizren të përfshirë në

këtë studim kanë deklaruar se kanë rritje të të hyrave krahas 23% të bizneseve tjera që nuk kanë rritje.

Page 36: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

32

Nga bizneset që kanë deklaruar se kanë rritje të të hyrave 41% e tyre kanë potencuar se kjo rritje ndodh

gjatë verës dhe periudhave të festave, dhe 36% kanë rritje sidomos gjatë verës.

Figura 11. Ndikimi i fluksit të bashkatdhetarëve

Sa i përket plotësimit të kërkesës në treg gjatë fluksit të vizitorëve në komunën e Prizrenit, rreth 41% të

intervistuarve kanë deklaruar se kane kapacitet për të përmbushur kërkesat e tregut dhe rreth 50% e

bizneseve të tjera kanë mbështetur këtë deklaratë duke shtuar se janë të hapur për mundësinë e ngritjes

së kapaciteteve. Ndërkaq, 5% e bizneseve nuk mund të ofrojnë siguri në këtë deklaratë pasiqë nuk e kanë

matur asnjëherë performancën e biznesit të tyre, dhe rreth 4% e bizneseve tjera nuk kanë kapacitet për

të përmbushur kërkesat e tregut gjatë periudhës kur ka fluks të vizitorëve në Prizren.

Figura 12. Kapacitetet e bizneseve gjatë periudhës kur ka fluks të vizitorëve

Furnizimi me lëndën e parë për 45% të bizneseve është brenda Kosovës, ndërsa 18% e bizneseve të tjera

furnizohen me lëndë të parë nga Evropa, dhe 14% furnizohen nga vendet e rajonit. Një përqindje më e

Page 37: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

33

vogël e bizneseve të përfshira në studim kanë deklaruar se furnizohen më lëndë të parë nga Turqia dhe

vendet e tjera (5%).

Figura 13. Furnizimi me lëndë të parë

Rreth 50% e bizneseve të intervistuara kanë realizuar takime “Biznes me Biznes-B2B” me kompanitë nga

jashtë vendit krahas 45% të kompanive tjera që nuk kanë realizuar takime të tilla.

Figura 14. A keni realizuar takime “Biznes me Biznes - B2B” me kompanitë nga jashtë?

Realizmi i takimeve B2B të këtyre bizneseve është mundësuar kryesisht nga Odat Ekonomike (73%),

Organizatat ndërkombëtare dhe organizatat e tjera joqeveritare (64%) dhe përmes

konferencave/forumeve të ndryshme. Ndërkaq një përqindje më e vogël e bizneseve kanë deklaruar se

Qeveria ka realizuar takime të tilla (27%). Për më tepër, realizimi i takimeve B2B për 27% të bizneseve ka

qenë iniciativë vetanake.

Page 38: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

34

Figura 15. Realizimi i takimeve B2B, lehtësuesit/ndërmjetësuesit

Rreth 55% e bizneseve të përfshira në këtë studim ofrojnë shërbime vetëm brenda Kosovës, ndërkaq 45%

e bizneseve tjera ofrojnë shërbimet e tyre në Kosovë dhe jashtë vendit.

Figura 16. A ofron kompania juaj shërbime vetëm brenda Kosovës apo dhe jashtë saj?

Në pyetjen se sa ju besojnë bizneset institucioneve publike në Kosovë si komuna, gjykata, administrata

tatimore, doganat dhe inspekcioni, rreth 45% e bizneseve janë përgjigjur se nuk ju besojnë, dhe 9% nuk

ju besojnë aspak. Ndërkaq 41% e bizneseve tjera ju besojnë dhe 5% ju besojnë shumë institucioneve

publike në Kosovë.

Page 39: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

35

Figura 17. Besimi tek institucionet publike (Qeveria, Gjykatat, Komuna, etj.)

Rreth 68% e bizneseve kanë deklaruar se qeveria/komuna nuk i ka konsultuar gjatë hartimit të ndonjë prej

politikave për biznese, krahas 32% të bizneseve të tjera të cilat kanë deklaruar të kundërtën.

Figura 18. A ju ka konsultuar qeveria dhe/ose komuna gjatë hartimit të ndonjë prej politikave për

bizneset?

Zhvillimi i kompanisë Sa i përket strategjive të biznesit, biznes planeve dhe strategjisë së shitjeve, rezultatet nga hulumtimi

tregojnë se shumica e bizneseve, rreth 82% posedojnë strategjinë e tyre të biznesit. Ndërkaq 9% e

bizneseve posedojnë biznes plane, dhe 5% e tyre posedojne strategji të marketingut dhe shitjes. Disa

biznese të tjera kanë cekur se nuk kanë asnjë strategji të biznesit të tyre.

Page 40: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

36

Figura 19. A ka kompania juaj strategji të biznesit?

Për më teper, strategjia e eksportit është prezente ndër 41% të kompanive të përfshira në këtë studim,

krahas 27 % të bizneseve të tjera që nuk posedojnë strategji të tillë. Rreth 32% e bizneseve kanë deklaruar

që planifikojnë që në të ardhmen të hartojnë një strategji të eksportit.

Figura 20. A ka kompania juaj strategji për eksport?

Shumica e të intervistuarve (55%), kanë deklaruar se biznesi ka performuar mirë gjatë 5 viteve të fundit

mirëpo nuk i ka tejkaluar objektivat e performancës ndërkaq 35% e bizneseve i kanë tejkaluar këto

objektiva. Biznesi ka dështuar në përbushjen e objektivave të performancës për rreth 5% te bizneseve,

ndërkaq 4% e bizneseve të tjera nuk e masin perforrmancën e biznesit të tyre.

Page 41: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

37

Figura 21. Performanca e biznesit tuaj gjatë pesë viteve të fundit?

Respodentët nga anketa janë pyetur se sa janë të kënaqur me përfshirjen e tyre në debatet publike të

komunës dhe në vendimmarrje, në një shkalle prej 1 - aspak të kënaqur deri në 5 - shumë të kënaqur.

Rezultatet nga studimi tregojnë se 45% e bizneseve kanë qëndrime neutrale sa i përket përfshirjes së

bizneseve nga Komuna e Prizrenit në debatet publike dhe vendimarrje dhe 23% qendrojnë të kënaqur.

Ndërkaq, rreth 18% e bizneseve jane paksa të kënaqur dhe 14% aspak të kënaqur me përfshirjen e

bizneseve në vendimarrje dhe debate publike në këtë komunë.

Figura 22. Përfshirja e bizneseve në debatet publike dhe vendimmarrje

Sa i përket investimeve që janë një pjesë integrale e zhvillimit të mëtutjeshëm të bizneseve, gjatë tri viteve

të fundit, rreth 86% e bizneseve kane investuar në makineri dhe teknologji, krahas 14% të bizneseve tjera

që nuk kanë pasur ndonjë investim. Në pyetjen se a kanë plane të investimeve për tri vitet e ardhshme

Page 42: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

38

2019-2021, 82% e bizneseve kanë pohuar se do të investojnë në krahasim me 18% biznese tjera që nuk

planifikojnë ndonjë investim gjatë tri viteve të ardhshme.

Figura 23. Investimet ekzistuese dhe planifikimet

Bizneset të cilat planifikojnë të investojnë në zhvillim të mëtutjeshëm gjatë tri viteve të ardhshme kanë

deklaruar se kryesisht këto investime do të fokusohen në ngritje të kapaciteteve (65%),

teknologji/makineri (65%), marketing (50%) dhe infrastrukturë (20%).

Figura 24. A keni vendosur se ku do të investoni?

Rreth 68% e bizneseve kanë deklaruar se janë të gatshëm të pranojnë bashke-investitorë nga jashtë për

zgjerim të biznesit aktual apo bashke-investim të ri, ndërkaq 18% e bizneseve të tjera nuk kanë ndonjë

planifikim aktual. Ndërkaq, 14% e bizneseve nuk janë të gatshëm për ndonjë bashkë-investim.

Page 43: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

39

Figura 25. Gatishmëria për bashkë-investitorë

Shumica e bizneseve (82%) mendojnë se hapja e Parkut të Trajnimeve dhe Inovactionit (ITP) si dhe zonës

industriale do të ndikojë pozitivisht në klimën e biznesit dhe zhvillimin e partneriteteve publiko-private në

qytetin e Prizrenit. Rreth 23% e bizneseve mendojnë se kjo do të ketë një ndikim relativisht pozitiv, krahas

rreth 4% e bizneseve që mendojnë se parku i biznesit dhe zona industriale nuk do të kenë ndonjë ndikim

në klimën e biznesit në qytetin e Prizrenit.

Figura 25. Pritjet për Zonat Ekonomike

Page 44: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

40

Më specificifikisht, disa nga mendimet e ndara nga bizneset në këtë studim janë se kjo qendër dhe zona

industriale, do të ndikojnë në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të bizneseve duke i mundësuar edhe rritjen

e kapaciteteve për prodhim dhe investim në makineri inovative.

Disa biznese kanë potencuar se kjo zonë do të sigurojë më shumë vizitorë, fenomen, i cili do të krijojë më

shumë shitje të produkteve vendore, si dhe rritjen e punësimit.

Për më tepër, biznese të tjera kanë ndarë mendime se Parku i Trajnimeve dhe Inovacionit dhe zona

industriale krijon mundësi për hapësirë të përshtatshme të punës, mundësi për punë profesionale,

shkëmbim të përvojës dhe promovim të produkteve të bizneseve.

KONKLUZIONE

Qëllimi i këtij studimi ishte për të identifikuar, zgjedhur dhe analizuar sektorët konkurrues të natyrës me

punë intenzive, që shfaqin potencial të lartë për investime, krijojnë vlerë të shtuar dhe si të tilla kanë

potencial të çojnë në rritje të qëndrueshme ekonomike në komunën e Prizrenit. Në këtë seksion, është

paraqitur një përmbledhje e gjetjeve nga sektorët e trajtuar.

Turizimi - Konkluzione: Prizreni është qyteti me potencialin më të madh turistik në Kosovë. Pozita e favorshme gjeografike,

pasuritë natyrore dhe vlerat kulturore, historike dhe religjioze janë karakteristikat e vecanta që ky qytet i

posedon. Turizmi është një nga sektorët të cilit nuk i është kushtuar vëmendje direkte në vitet e kaluara,

por i cili ka ardhur në shprehje me rritjen e vazhdueshme të turistëve dhe burimet e shumta që ka qyteti

i Prizrenit. Numri i turistëve në qytetin e Prizrenit është rritur për rreth 500% në 10 vitet e fundit (2008-

2017). Kjo tregon se sektori i turizmit dhe hotelerisë ka potencial për rritje të qendrueshme, prandaj edhe

nevojitet fokus më i madh dhe politika të favorshme për bizneset në këtë fushë. Kapacitetet e akomodimit

janë të shfrytëzueshme mirëpo kërkesat janë gjithnjë e në rritje dhe ndonjëherë edhe tejkalojnë ofertën.

Konkurrenca në nën-sektorin e akomodimit është relativisht e lartë për nga sasia por jo edhe aq për nga

cilësia.

60% (1193) të bizneseve në këtë sektor e përbëjnë bizneset me aktivitete të shërbimit të ushqimit dhe

pijeve, numri i të punësuarve është vazhdimisht i luhatshëm, për faktin se intensiteti i punës varion nëpër

periudha të ndryshme kohore brenda vitit. Mungesa e kualifikimeve të nevojshme në fushën e turizmit

dhe hotelerisë është një nga brengat e bizneseve në këtë sektor. Kjo ndikon në një pagë mesatare

relativisht të ulët, meqenëse kompanitë punësojnë kryesisht njerëz lokalë për të i ndihmuar ata

financiarisht apo për shkak të zvogëlimit sa më të madh të shpenzimeve. Konkurrenca jo-fer mund të jetë

sfidë në të ardhmen duke pasur parasysh që trendi i lëshimit të njësive shtëpiake për turistë është shfaqur

kohëve të fundit.

Page 45: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

41

Prodhimi dhe përpunimi i ushqimit - Konkluzione: Industria e përpunimit të ushqimit është një sektor potencial për zgjerimin në tregun e vendor dhe të

huaj. Megjithatë, kjo industri përballet me shumë sfida të adaptimit të teknologjisë, lëndë të parë të

paqëndrueshme, infrastrukturë të dobët, mungesë të inxhinierëve ushqimor të kualifikuar, konkurrenca

të padrejtë. Kompanitë e themeluara në këtë sektor në Kosovë, dhe veçanërisht në Prizren kanë filluar

kryesisht si biznese familjare dhe posedohen nga një person (pronësi individuale). Për më tepër,

performanca e kompanive ekzistuese është rritur paralelisht me kapacitetet e kompanive, investimet, dhe

të standardeve të ushqimit.

Sektori në vetvete është mjaft i favorshëm; Megjithatë, barrierat e hyrjes janë të pashmangshme. Përveç

interesit, përvojës dhe burimeve të përshtatshme njerëzore, janë të nevojshme edhe investime të mëdha

për makineri dhe logjistikë për të qenë konkurrues në treg (sidomos konkurrues ndaj mallrave të

importuara). Shuma e lartë e fondeve të nevojshme për investime dhe niveli i lartë të produkteve të

importuara mund të sfidojë shumë investitorët e rinj për të filluar punën në këtë sektor.

Besnikëria e konsumatorit / blerësit është e moderuar, por edhe varet në masë të madhe në çmimet e

produkteve. Në industrinë përpunuese, niveli i konkurrencës nga produktet e importuara është i lartë dhe

shumica e kompanive përpiqet të vendosë çmimet që janë të njëjta me ato të përcaktuara nga

konkurrentët e tyre. Blerësit e kësaj industrie janë bizneset HORECA dhe supermarketet. Interesi i veçantë

i blerësit është ulja e kostos së tyre me anë të uljes së marzhes së fitimit për përpunuesit e ushqimit (fuqia

e lartë e blerësit). Ndërsa, fuqia e furnizuesve vendas është e ulët, pasi ata kanë shumë konkurrentë dhe

është e lehtë për të gjetur zëvendësim nga importet.

Për të vepruar në një sektor të tillë siç është përpunimi dhe prodhimi i ushqimit përmbushja e standardeve

të sigurisë dhe higjienës është shumë e rëndësishme. Shumica e kompanive në Prizren kanë standardet si

ISO, HACCAP, Hallall, dhe kanë marrë certifikimet nga ministria e bujqësisë dhe pylltarisë, dhe zhvillimit

rural. Disa nga përpunuesit kanë testuar prodhimet e tyre në institutin kombëtar të shëndetit publik të

Kosovës.

Ndërtimi - Konkluzione: Sektori i ndërtimit është i dominuar nga bizneset mikro të cilët përbëjnë 83% të firmave aktive. Arsyeja

kryesore pse këto firma janë angazhuar në ndërtim është tradita familjare. Ndërsa aktiviteti kryesor është

ndërtimi i lartë, kryesisht i ndërtesave të larta të komplekseve për banim. Kur është fjala për investime,

firmat kanë deklaruar se kanë investuar gjatë dy viteve të fundit prej 1.5 deri në 6 milion euro në projekte

të ndryshme të banimit. Shumica e firmave janë duke planifikuar të investojë në vitet e ardhshme. Lidhur

me burimin e investimeve të tyre, pothuajse të gjithë përdorin fondet nga shitja e tyre, si dhe nga shitja e

pronave. Asnjë nga kompanitë nuk janë duke përdorur kapacitetet e tyre në maksimum për shkak të

faktorëve të ndryshëm. Dimri dhe temperaturat e ftohta nuk lejojnë firmat të shfrytëzojnë kapacitetet e

tyre në maksimum. Një faktor tjetër është vonesat në pajisjen me leje ndërtimi.

Sfidë në këtë sektor është mungesa e qasjes në furnizimin me energji elektrike, sistemin e ngrohjes, dhe

në trajtimin e ujërave të zeza, pronarët e firmave janë të detyruar të investojnë vetë në mënyrë që të

kenë qasje në të mirat publike. Kriza e likuiditetit apo mungesa e parave të gatshme në këtë sektor, është

një sfidë tjetër me të cilën bizneset përballen, duke i detyruar ata të veprojnë me forma të ndryshme të

Page 46: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

42

pagesave sikurse kompensimi. Mungesa e tokës komerciale për shitje, çështjet me Agjencinë Kadastrale

të Kosovës dhe sistemin gjyqësor, janë sfida të tjera të përmendura nga firmat. Për sa i përket forcave

konkurruese, varësisht prej aspekteve të ndryshme disa janë të larta dhe disa të ulëta. Firmat e

përceptojnë rrezikun nga hyrje të reja në sektor të jetë i ulët. Edhe pse procedurat për të regjistruar një

firmë të re janë të lehta, nevojiten investime të mëdha kapitale për të hyrë në këtë sektor.

Bujqësia - Konkluzione: Ngjashëm me të gjithë Kosovën, sektori i bujqësisë në Prizren karakterizohet me ferma të vogla që dallojnë

në madhësi nga 1 deri në 3 hektarë. Kompanitë zakonisht janë pronësi individuale në pronësi të meshkujve

pa strukturë organizative. Arsyet kryesore për të u angazhuar në prodhimin primar janë tradita e familjes

dhe mungesa e punësimit. Numri i stafit me kohë të plotë dallon në shifra të ulëta, ndërkohë stafi sezonal

mund të arrijë numra dyshifrorë, sidomos gjatë korrjeve. Mosha mesatare në kompanitë dallon nga 25

deri në 40.

Kërkesa për produktet bujqësore është e paqëndrueshme dhe blerësit nuk janë besnikë. Nëse ndonjë nga

prodhuesit vendos të rrisë çmimet, blerësit do blinin produktet nga shitësit tjerë të ndryshëm pa u

shkaktuar asnjë kosto. Blerësit vendosin të gjitha kushtet e shitjes dhe ndonjëherë janë në gjendje të

diktojnë çmimin. Sfida kryesore me të cilën përballen prodhuesit që operojnë në sektorin e bujqësisë

është ajo e tregut jo stabil.

Prodhuesit nuk kanë një garanci se produktet e tyre do të shiten. Kjo është veçanërisht e vështirë për

fermerët që nuk kanë qendrat e magazinimit/ruajtjes dhe që përfundojnë me produkte të pa shitura. Këto

produkte ose duhet të shiten me çfarëdo çmimi ose të përfundojnë deri në hedhje. Blerësi i produkteve

mund të vendosë për të blerë produktet nga dikush tjetër meqë ata nuk kanë marrëveshje me shkrim dhe

të mos pësojë asnjë kosto nga kjo. Një tjetër pengesë e rëndësishme që po e pengon zhvillimin e biznesit

është konkurrenca e pandershme nga importi. Shto faktin që produktet e importuara nuk janë të

kontrolluara për përmbajtje të pesticideve. Sipas shumë prodhuesve, produktet e importuara kanë shumë

më shumë pesticide se sa ato lokale sepse shuma e pesticideve që përdoret në Kosovë është shumë herë

më e vogël. Një tjetër pengesë e përmendur nga prodhuesit është kostoja e lartë e financave dhe

periudhës shumë të shkurtër të mospagimit.

REKOMANDIME ● Qeveria të jetë më e angazhuar në përmirësimin e ambientit të përgjithshëm të biznesit.

● Të bëhet një studim më i thellë mbi potencialin turistik të Prizrenit

● Të implementohet strategjia për turizmin me qëllim të orientimit të turistëve dhe zgjatjes së

qëndrimit në Prizren.

● Të funksionalizohet plotësisht dhe të monitorohet puna e Qendrës Informuese

● Të rritet bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile në fushën e turizmit

● Të mundësohet pjesëmarrja për bizneset në sektorin e hotelerisë në panaire ndërkombëtare

Page 47: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

43

● Qeveria të miratojë politika që sigurojnë konkurrencë të drejtë në sektorin e bujqësisë, sidomos

në përshpejtimin e procesit të hakmarrjes me kufizim tregtar ndaj praktikave të pandershme të

partnerëve tregtarë.

● Gjithashtu, të krijohen skema mbështetëse për të inkurajuar prodhimin vendor që do të mund të

përmirësonte papunësinë marrë parasysh natyrën e punës intensive të sektorit.

● Të aplikohen lehtësime të akcizës për burimet e energjisë që përdoren për prodhim.

● Për kompanitë të cilit përdorin sisteme efikase të energjisë për prodhim, të ofrohen stimuj tatimor

shtesë.

● Qeveria të përmirësojë promovimin e skemave të granteve të tyre në sektorin e bujqësisë:

Procedurat për aplikim në skemat përkatëse të grantit duhet të thjeshtuar, ndërsa procesi i

përzgjedhjes së grant fituesit duhet të bëhen më transparente.

● Gjithashtu, kompanitë e shërbimeve publike duhet të lehtësojnë procesin e qasjes në furnizimin

me energji elektrike, sistemin e ngrohjes, ujit dhe kanalizimit.

● Duhet të zgjerohet bashkëpunimi mes qeverisë qendrore dhe lokale me firmat në sektorin e

ndërtimit.

● Ministria e Planifikimit Hapësinor, Ministria e Infrastrukturës, si dhe komuna, duhet të

organizojnë më shumë debate publike, duke përfshirë firmat në industrinë e ndërtimit, për të

përvetësuar kontributin e tyre gjatë hartimit të politikave për planifikimin dhe zhvillimin

hapësinor.

● Agjencitë dhe shkollat e arsimit profesional në bashkëpunim me kompanitë e industrisë të

zhvillojnë profilet e specializuara të ndërtimit.

● Puna ndërtimore duhet të inspektohet në mënyrë më rigoroze nga inspektorët në nivel qendror

dhe lokal dhe kur zbulohen parregullsi duhet të merren masat e duhura të parandalimit.

● Për të rritur konkurrencën në sektorin e përpunimit të ushqimit në Prizren, prodhuesit vendas

duhet të adresojnë problemet e lidhura me diversifikimin e dobët të produktit, cilësinë e pasigurt,

furnizimin e ulët, dhe shfrytëzimin jo të mjaftueshëm të kapaciteteve.

● Prandaj, në nivelin e tregut përpunuesit e ushqimit duhet të:

→ Rrisin produktivitetin dhe ofrojnë produkte të reja

→ Përmirësojnë cilësinë dhe qasje në segmente të reja tregu për përpunuesit e vegjël

→ Rrisin shfrytëzimin e kapaciteteve

→ Promovim të prodhimeve vendore të përpunuara në tregun e brendshëm

● Kompanitë në sektorin e prodhimit të ushqimit dhe pijeve duhet të:

→ Promovojnë produktet e përpunuara në tregjet ndërkombëtare / panaire ndërkombëtare

→ Promovojnë vendosjen e produkteve të përpunuara në zinxhirët e huaj të shitjes me pakicë

→ Përmirësojnë logjistikën për eksport; si, rritjen e numrit të objekteve të magazinimit të ftohtë,

kamionëve frigoriferë, dhe pajisjeve të klasifikimit të frutave.

● Mungesa e inxhinierëve të kualifikuar të ushqimit në Kosovë është një pengesë që përpunuesit e

ushqimit vendor duhet ta kapërcejnë.

● Kompanitë duhet të angazhojnë ekspertë për të trajnuar punonjësit e tanishëm dhe ata të

ardhshëm.

Page 48: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

44

SHTOJCA

FIGURAT

Figura 1. Viti i themelimit të bizneseve të anketuara

Figura 2. Arsyet për themelimin e biznesit

Figura 3. Lloji I Biznesit

Figura 4. Kompanitë me certifikim ndërkombëtar

Figura 5. A planifikoni të merrni ndonjë certifikim ndërkombëtar?

Figura 6. Sa është numri i përgjithshëm i punëtorëve në kompaninë tuaj?

Figura 7. Rritja/zvogëlimi i numrit të punësuarve në kompaninë tuaj gjatë viteve të fundit

Figura 8. Atributet e vlerësuara kur kërkohen punëtorë?

Figura 9. Sfidat/barrierat gjatë ushtrimit të aktivitetit biznesor

Figura 10. Burimet e Investimeve

Figura 11. Ndikimi i fluksit të bashkatdhetarëve

Figura 12. Kapacitetet e bizneseve gjatë periudhës kur ka fluks të vizitorëve

Figura 13. Furnizimi me lëndë të parë

Figura 14. A keni realizuar takime “Biznes me Biznes - B2B” me kompanitë nga jashtë?

Figura 15. Realizimi i takimeve B2B, lehtësuesit/ndërmjetësuesit

Figura 16. A ofron kompania juaj shërbime vetëm brenda Kosovës apo dhe jashtë saj?

Figura 17. Besimi tek

Figura 18. A ju ka konsultuar qeveria dhe/ose komuna gjatë hartimit të ndonjë prej politikave për

bizneset?

Figura 19. A ka kompania juaj strategji të biznesit?

Figura 20. A ka kompania juaj strategji për eksport?

Figura 21. Performanca e biznesit tuaj gjatë pesë viteve të fundit?

Figura 22. Përfshirja e bizneseve në debatet publike dhe vendimmarrje

Figura 23. Investimet ekzistuese dhe planifikimet

Figura 24. A keni vendosur se ku do të investoni?

Figura 25. Gatishmëria për bashkë-investitorë

Figura 25. Pritjet për Zonat Ekonomike

Page 49: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

45

PYETËSORI PËR HULUMTIMIN E AMBIENTIT BIZNESOR NË PRIZREN

TË DHËNAT E KOMPANISË

Emri i kompanisë: ___________________________

Emri i/e Pronarit/es: ___________________________

Emri i i/e të intervistuarit: ___________________________ / Pozita: _______________

A2. Viti i themelimit të kompanisë

● Para 1999

● 2000-2008

● 2008-2019

A3. Viti i regjistrimit të kompanisë: __________

A4. Cilat ishin arsyet për hapjen e këtij biznesi?

● Është identifikuar mundësia (profiti)

● Tradita familjare

● Mungesa e vendeve të punës

● Tjetër, specifikoni:__________________

A4. Lloji i biznesit

● Biznes Individual

● Ortakëri e përgjithshme

● Ortakëri e kufizuar

● Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar

● Shoqëri aksionare

● Kooperativë bujqësore

● Tjetër, specifikoni:______________________

A6. A ka kompania juaj ndonjë certifikim ndërkombëtar?

● Po ● Jo

A6.1 (a) Nëse po, çfarë lloj certifikimi keni?

A6.2 (b) Nëse jo, a planifikoni të merrni ndonjë?

● Po ● Jo ● Nuk e di si duhet ta bëjmë

Page 50: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

46

A7. Sa është qarkullimi vjetor i kompanisë tuaj (në euro)?

● 0 - 50,000€

● 50,000€ - 100,000€

● 100,000€ - 500,000€

● 500,000€ - 1,000,000€

● Mbi 1,000,000€

● Nuk dua të deklarohem

FUQIA PUNËTORE

B1. Sa është numri i përgjithshëm i punëtorëve në kompaninë tuaj?

#Total (_____)

#Femra të punësuara (_____)

#Persona me aftësi të kufizuara (_____)

B2. Mosha mesatare e të punësuarve: _________

B3. Rroga mesatare e të punësuarve?

● (_____)

B4. Numri total i femrave në pozita menaxheriale?

● _________ ● Nuk ka femra në pozita menaxheriale

B5. Struktura e punëtorëve sipas kualifikimeve akademike

● Shkollim fillor (____)

● Shkollim i mesëm (____)

● Bachelor (____)

● Master (____)

● Doktoraturë - PhD (____)

B6. A është rritur apo zvogëluar numri i të punësuarve në kompani gjatë viteve të

fundit?

● Po, është rritur për (___) punëtorë

● Jo, ka mbetur i njëjtë

● Eshtë zvogëluar për (___) punëtorë

B7. Çfarë atribute vlerësoni ju kur kërkoni punëtorë?

● Përvojën e mëparshme në sektor,

Page 51: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

47

● Arsimin

● Tjetër:___________

B8. Cilat janë problemet kryesore që has kompania juaj gjatë rekrutimit dhe punësimit të punonjësve të rinj?

SFIDAT, TREGU DHE PERFORMANCA

C1. Cilat janë sfidat/barrierat që hasni gjatë ushtrimit të aktivitetit biznesor?

● Tregu i vogël/i papërshtatshëm

● Korrupsioni

● Normat tatimore

● Konkurenca jo fer (evazioni fiskal, informaliteti)

● Ngarkesat administrative

● Krimi dhe vjedhja

● Furnizimi me energji elektrike

● Qasje në kredi

● Tarifat e larta doganore

● Transporti

● Eksporti jashtë Kosovës

● Mungesa e punëtorëve dhe kualifikimit të tyre

● Qasja në financa

● Tjetër, specifikoni: _________________________

C2. Cilat janë burimet e investimeve?

▢ Kapitali vetanak

▢ Kredi nga institucionet bankare dhe mikrofinanciare

▢ Hua nga familja, miqtë

▢ Grante nga organizatat, institucionet

▢ Tjetër, specifikoni:_____________________

C3. A keni rritje të të hyrave gjatë periudhave kur kemi fluks të bashkatdhetarëve?

a. Po, sidomos gjatë verës

b. Po, gjatë verës dhe periudhave të festave

c. Vetëm gjatë periudhave të festave kur bashkatdhetarët janë në Kosovë

d. Jo

C4. A mendoni që biznesi juaj ka kapacitetet për të përmbushur kërkesat gjatë fluksit të vizitorëve në Komunën e

Prizrenit?

● Po, kemi kapacitete të mjaftueshme

● Kemi kapacitet, por jemi të hapur për mundësinë e ngritjes së kapaciteteve

Page 52: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

48

● Jo, nuk kemi kapacitet për të përmbushur të gjitha kërkesat

● Nuk e di, ngase nuk e kemi matur ndonjëherë performancën e biznesit

C5. Nga ku furnizoheni me lëndën e parë (Në rast se furnizoheni)?

● Brenda Kosovës

● Rajoni (specifiko)________

● Shtetet evropiane (specifiko)_______

● Azi (specifiko)_______

● Tjetër (specifiko)___________

C6. Sa e lehtë është për të gjetur një alternativë për produktin/shërbimin që ju ofroni? A mund të kontraktohet?

Ose të importohet? Çfarë është gatishmëria e blerësit për të zëvendësuar?

C7. A keni realizuar takime “Biznes me Biznes - B2B” me kompanitë nga jashtë?

● Po

● Jo

C7. (a) Në rast se po, nga kush u janë mundësuar këto takime

● Qeveria e Kosovës

● Komuna

● Organizatat ndërkombëtare

● Odat ekonomike

● Organizatat e ndryshme jo-qeveritare

● Kompani të tjera të sektorit të njëjtë

● Iniciativë vetanake

C8. A ofron kompania juaj shërbime vetëm brenda Kosovës apo dhe jashtë saj?

● Vetëm brenda Kosovë

● Edhe në Kosovë dhe jashtë

● Vetëm jashtë Kosovës

C8 (a) Nëse po ju lutem tregoni ku? ___________________________

C8 (b) Si i keni arritur këto bashkëpunime?

● Kam punuar/jetuar jashtë vendit

● Përmes rrjetit familjar apo të miqve;

● Njoftime dhe rrjetëzim gjatë konferencave/forumeve/samiteve të ndryshme

● Panaireve

● Vizitave studimore

● Online (internetit)

● Takimeve “Bizneset tek Bizneset B2B”

C9. A mund të na thoni sa besim keni tek institucionet publike (Qeveria, komunat, gjykatat, administrata tatimore,

doganore dhe inspektimet)?

Page 53: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

49

● Ju besoj shumë

● Ju besoj

● Nuk ju besoj

● Nuk ju besoj aspak

C10. A ju ka konsultuar Qeveria dhe/ose komuna gjatë hartimit të ndonjë prej politikave për bizneset?

___________________________________________________________________

ZHVILLIMI I KOMPANISË

D1. A ka kompania juaj strategji të biznesit?

● Po, kemi strategji të biznesit

● Kemi vetëm biznes planin

● Kemi vetëm strategjinë e marketingut dhe shitjes

● Jo

D1.1 (Për bizneset prodhuese)

A ka kompania juaj strategji për eksport?

● Po

● Jo

● Planifikojmë në të ardhmen të përpilojmë një të tillë

D2. Ju lutem të zgjidhet përgjigjja që e përshkruan më së miri gjendjen financiare të kompanisë:

● Nuk ka prirje për t’u rritur

● Ka prirje për t’u rritur

● Mundësi për t’u shqetësuar për të ardhmen

D3. Cila deklaratë pasqyron më së miri performancën e biznesit tuaj gjatë pesë viteve të fundit?

1. Ne nuk e masin performancën e biznesit

2. Biznesi ka dështuar në përmbushjen e objektivave të performancës

3. Biznesi ka arritur, por nuk i ka tejkaluar objektivat e performancës

4. Biznesi i ka tejkaluar objektivat të performancës

D4.Sa jeni të kënaqur me përfshirjen e bizneseve në debatet publike të komunës dhe në vendimarrje (1 do të

thotë aspak, 5 do të thotë shumë)?

● 1 (aspak i/e kënaqur)

● 2 (deri diku i/e kënaqur)

Page 54: ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË … · Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe kulturore si dhe resurset diverse njerëzore,

ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

50

● 3 (neutral)

● 4 (i/e kënaqur)

● 5 (shumë i/e kënaqur)

D5. Gjatë tre viteve të fundit a keni investuar në makineri/teknologji?

● Po

● Jo

D6. A keni plan të investimeve për periudhën 2019-2021?

● Po

● Jo

D7. Nëse po, a keni vendosur se ku do të investoni?

● Teknologji/Makineri

● Ngritje të kapaciteteve

● Infrastrukturë

● Marketing

● Tjetër, specifikoni:___________________

D7 (a) Nëse jo, pse?

● Kemi mungesë të rrjedhjes së parasë

● Kemi investuar vitet e fundit

● Planifikojmë të investojmë pas pesë (5) viteve

● Nuk e kemi planifikuar

D8. A jeni të gatshëm të pranoni bashkë-investitorë nga jashtë për zgjerim të biznesit tuaj aktual apo bashkë-

investim të ri?

● Po

● Jo

● S’e kemi planifikuar për tani

● Më vonë

D9. A mendoni që hapja e Parkut të Trajnimeve dhe Inovacionit si dhe Zonës Industriale do të ndikojë pozitivisht

në klimën e biznesit dhe zhvillimin e partneriteve publiko-private?

● Po

● Jo

D10. Si mendoni se do të ndikojnë këto qendra?

_________________________________________________________.