20
1 ANALIZA E GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË APELIT PËR VITIN 2014 Të nderuar anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë! Të nderuar Zonja dhe Zotërinj gjyqtarë! Gjykata Administrative e Apelit gjatë vitit 2014 përballoi një volum jashtëzakonisht të lartë pune. U regjistruan 11240 çështje dhe u gjykuan 4745 çështje administrative. Gjykimi i këtyre çështjeve u bë nga trupa gjyqësore e kësaj gjykate, prej 7 gjyqtarësh, si dhe 750 çështje u shqyrtuan nga gjyqtarët e deleguar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Gjatë vitit 2014, Gjykata Administrative e Apelit e ushtroi veprimtarinë e vet me një angazhim të jashtëzakonshëm të të gjithë gjyqtarëve, të cilët arritën të gjykonin rreth 4745 çështje. Volumi i çështjeve të ardhura në Gjykatën Administrative të Apelit gjatë vitit 2014, pati një aspekt të veçantë, për shkak se ky volum çështjesh erdhi nga gjykatat civile të apeleve të cilat shpallën moskompetencën e tyre të gjykimit. Ky volum çështjesh u transferua në Gjykatën Administrative të Apelit në një periudhë tepër të shkurtër kohore nga muaji Shkurt deri në muajin Korrik 2014. Një volum i tillë çështjesh, krijoi vështirësi serioze për administratën gjyqësore në procesin e kryerjes së veprimeve administrative, si dhe një pamundësi objektive për trupën gjyqësore që ti shqyrtonte ato si brenda afatit 30 ditor ashtu edhe brenda vitit 2014. Kështu, gjatë muajve të parë të vitit 2014, konkretisht në muajt Janar-Shkurt-Mars 2014, çështjet e ardhura në gjykatë u gjykuan brenda 30 ditëve sipas përcaktimeve të ligjit. Në muajin Prill e në vazhdim, gjykimi brenda 30 ditëve u bë objektivisht i pamundur, për shkak se numri i çështjeve të ardhura ishte tepër i lartë. Gjatë tre muajve të parë të vitit 2014, u gjykuan brenda 30 ditëve rreth 1500 çështje. Në kushtet në të cilat numri i çështjeve ishte tepër i lartë si dhe detyrimi në ligj është që të gjykohen brenda 30 ditëve, nga ana e gjykatës iu kërkua Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të delegonte gjyqtarë për shqyrtimin e çështjeve brenda 30 ditëve. Në dy delegimet që u bënë gjatë vitit 2014, rezultoi tepër e efektshme zgjidhja, për shkak se u shqyrtuan edhe 750 çështje të tjera brenda 30 ditëve.

ANALIZA E GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË APELIT Gjykata ... · 1 ANALIZA E GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË APELIT PËR VITIN 2014 Të nderuar anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë!

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

1

ANALIZA

E GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË APELIT

PËR VITIN 2014

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë!

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj gjyqtarë!

Gjykata Administrative e Apelit gjatë vitit 2014 përballoi një volum

jashtëzakonisht të lartë pune.

U regjistruan 11240 çështje dhe u gjykuan 4745 çështje administrative.

Gjykimi i këtyre çështjeve u bë nga trupa gjyqësore e kësaj gjykate, prej 7

gjyqtarësh, si dhe 750 çështje u shqyrtuan nga gjyqtarët e deleguar nga Këshilli i

Lartë i Drejtësisë.

Gjatë vitit 2014, Gjykata Administrative e Apelit e ushtroi veprimtarinë e vet me

një angazhim të jashtëzakonshëm të të gjithë gjyqtarëve, të cilët arritën të

gjykonin rreth 4745 çështje.

Volumi i çështjeve të ardhura në Gjykatën Administrative të Apelit gjatë vitit

2014, pati një aspekt të veçantë, për shkak se ky volum çështjesh erdhi nga

gjykatat civile të apeleve të cilat shpallën moskompetencën e tyre të gjykimit. Ky

volum çështjesh u transferua në Gjykatën Administrative të Apelit në një

periudhë tepër të shkurtër kohore nga muaji Shkurt deri në muajin Korrik 2014.

Një volum i tillë çështjesh, krijoi vështirësi serioze për administratën gjyqësore në

procesin e kryerjes së veprimeve administrative, si dhe një pamundësi objektive

për trupën gjyqësore që ti shqyrtonte ato si brenda afatit 30 ditor ashtu edhe

brenda vitit 2014.

Kështu, gjatë muajve të parë të vitit 2014, konkretisht në muajt Janar-Shkurt-Mars

2014, çështjet e ardhura në gjykatë u gjykuan brenda 30 ditëve sipas përcaktimeve

të ligjit. Në muajin Prill e në vazhdim, gjykimi brenda 30 ditëve u bë objektivisht

i pamundur, për shkak se numri i çështjeve të ardhura ishte tepër i lartë. Gjatë

tre muajve të parë të vitit 2014, u gjykuan brenda 30 ditëve rreth 1500 çështje.

Në kushtet në të cilat numri i çështjeve ishte tepër i lartë si dhe detyrimi në ligj

është që të gjykohen brenda 30 ditëve, nga ana e gjykatës iu kërkua Këshillit të

Lartë të Drejtësisë që të delegonte gjyqtarë për shqyrtimin e çështjeve brenda 30

ditëve. Në dy delegimet që u bënë gjatë vitit 2014, rezultoi tepër e efektshme

zgjidhja, për shkak se u shqyrtuan edhe 750 çështje të tjera brenda 30 ditëve.

2

Mosvazhdimi i delegimit të gjyqtarëve e bëri të pamundur evadimin e të gjitha

çështjeve gjatë vitit 2014 nga Gjykata Administrative e Apelit, duke shkaktuar një

volum pune të mbartur nga viti 2014 në vitin 2015, prej 7000 dosjesh.

Gjatë vitit 2014 rreth 4698 çështje erdhën për kompetencë nga gjykatat civile të

apeleve ndërsa 6543 çështje erdhën nga gjykatat administrative të shkallës së parë.

Konkretisht nga gjykatat civile të apeleve u transferuan për kompetencë gjykimi

çështjet sipas gjykatave si më poshtë:

Numri i çështjeve të ardhura për kompetencë gjykimi nga gjykatat civile të apeleve:

Çështje Administrative Themeli

Tiranë Durrës Vlorë Gjirokastër Shkodër Korçë

Totali sipas

muajve

Janar 122 0 14 0 167 0 303

Shkurt 174 154 45 17 206 0 596

Mars 186 151 37 4 151 29 558

Prill 301 243 200 10 113 5 872

Maj 408 151 56 4 5 624

Qershor 567 68 2 19 7 663

Korrik 164 52 112 6 26 360

Shtator 167 10 110 8 6 2 303

Tetor 30 4 160 7 7 208

Nëntor 42 21 36 7 8 1 115

Dhjetor 20 12 6 1 6 45

Totali sipas

Gjykatës 2181 866 776 66 714 44 4647

Sigurim Padie

Gjykata Tiranë Durrës Vlorë Shkodër Gjirokastër Korçë Totali

Numri 19 8 4 2 2 1 36

Juridiksione Fillestare

Gjykata e Apelit Tiranë

3

Numri 7

Kërkesa

Gjykata Tiranë Vlorë Shkodër Totali

Numri 4 3 1 8

Ndërsa nga gjykatat administrative të shkallës së parë erdhën me ankim çështjet

sipas gjykatave si më poshtë:

Numri i çështjeve të ardhura me ankim nga gjykatat administrative te shkallëve të

para:

Çështje Themeli

Tiranë Durrës Vlorë Shkodër Gjirokastër Korçë Totali

3497 937 713 362 472 320 6301

0

500

1000

1500

2000

2500

Tirane Durres Vlore Gjirokaster Shkoder Korce

Çështjet e ardhura nga apelet civile

Totali sipas Gjykatave te Rretheve

4

Sigurim Padie

Gjykata Tiranë Durrës Vlorë Shkodër Gjirokastër Korçë Totali

Numri 46 19 10 10 7 9 101

Juridiksione Fillestare

Gjykata Tiranë Durrës Gjirokastër Totali

Numri 11 4 2 17

Pranë Gjykatës Administrative të Apelit janë depozituar 25 Juridiksione Fillestare.

Kërkesa

Gjykata Tiranë Durrës Vlorë Gjirokastër Korçë Totali

Numri 8 3 3 7 1 22

Pranë Gjykatës Administrative të Apelit janë depozituar 64 Kërkesa me objekte të

ndryshme.

Disponim Ankimi

Gjykata Durrës Shkodër Totali

Numri 6 6 12

Nga numri prej 11240 çështjesh u shqyrtuan gjatë vitit 2014 gjithësej 4745, numër

prej të cilit, 745 çështje janë shqyrtuar nga gjyqtarët e deleguar nga Gjykata e

Apelit Tiranë.

Gjykimi i këtyre çështjeve nga 7 gjyqtarët e Gjykatës Administrative të Apelit

gjatë vitit 2014, përfaqëson edhe angazhimin maksimal të këtyre gjyqtarëve në

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

3500

4000

Tiranë Durrës Vlorë Shkodër Gjirokastër Korçë

Çështje Themeli

Çështje Themeli

5

vitin e parë të fillimit të funksionimit të Gjykatës Administrative të Apelit që

mundësoi ndër të tjera:

1. Gjykimin e të gjitha çështjeve administrative të cilat kishin mbi tre vjet që

prisnin për tu gjykuar në gjykatat civile.

2. U vunë në zbatim procedurat e reja të gjykimit të përcaktuara në ligjin nr.

49/2012 duke patur një përpjekje për njehsimin e qëndrimeve në gjykatën

e apelit për sa i përket situatave të njëjta procedurale apo faktike.

3. Gjatë muajve të parë të vitit 2014, Janar, Shkurt, Mars gjykimi i çështjeve

administrative u realizua brenda afatit ligjor prej 30 ditëve, ku në këtë afat

ligjor janë shqyrtuar rreth 1500 çështje.

Gjykimi i çështjeve në gjykatën administrative të apelit, u bë në kushte të vështira

për gjyqtarët për shkak se:

1. Gjyqtarët e gjykatës Administrative të Apelit, gjatë vitit 2014 nuk u asistuan

nga ndihmësit ligjor sipas përcaktimeve të nenit 6 të ligjit nr. 49/2012. Kjo

ka përbërë një vështirësi serioze për secilin gjyqtar, dhe njëkohësisht një

pengesë po kaq serioze për evadimin e një numri më të madh çështjesh nga

ana e kësaj gjykate. Nga ana e gjykatës është kërkuar në mënyrë të

përsëritur caktimi i numrit të ndihmësve ligjor, por gjatë vitit 2014 një

kërkesë e tillë e ligjit dhe nevojë themelore e gjykatës mbeti e paplotësuar

nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

2. Gjyqtarët e Gjykatës Administrative të Apelit, nuk u asistuan në mënyrë të

mjaftueshme nga personeli administrativ, për shkak të numrit të vogël të

punonjësve të administratës gjyqësore të caktuar për këtë gjykatë. Megjithë

kërkesën e vazhdueshme dhe të argumentuar që i është bërë Bordit të

Administrimit të Buxhetit Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë një kërkesë

e tillë nuk u plotësua gjatë vitit 2014 duke passjellë vështirësi në kryerjen e

punës.

3. Gjyqtarët e gjykatës Administrative të Apelit si dhe e gjithë administrata e

kësaj gjykate e përmbushi detyrën gjatë vitit 2014 në kushte tepër të

vështira infrastrukturore, pasi godina në të cilën ushtron veprimtarinë kjo

gjykatë është e papërshtatshme për të ushtruar veprimtarinë e vet një

gjykatë, e pamjaftueshme nga pikëpamja hapësinore si dhe pa standardet e

kërkuara bashkëkohore.

Pavarësisht nga rrethanat e përshkruara më sipër, seicili prej gjyqtarëve të kësaj

gjykate ka shqyrtuar mesatarisht në çdo muaj rreth 60 çështje, numër ky i cili

i përllogaritur në ditët e punës i bie rreth 3 çështje seicili gjyqtar çdo ditë.

6

Ndërsa duke u raportuar kjo shifër me faktin që gjykimi në apel bëhet me trup

gjykues, çdo trup gjykues rezulton të ketë bërë mesatarisht 9-10 gjykime në

ditë.

Në analizë të punës së gjyqtarëve, në raport me numrin e çështjeve që duhet të

shqyrtojë një gjyqtar apeli në një vit, rezulton se çdo gjyqtar i Gjykatës

Administrative të Apelit ka shqyrtuar 3 herë më shumë çështje sesa ç’është

normativa për efekte të vlerësimit të punës së gjyqtarëve të miratuar nga KLD-

ja.

Duke qenë se jemi në vitin e parë të plotë, të punës së Gjykatës Administrative

të Apelit, nuk ekziston mundësia për të bërë vlerësime krahasimore në

aspektin kohor, por vlerësimi bëhët në bazë të të dhënave standard të

mirëpranuara nga ana e KLD-së.

Veprimtaria gjyqësore

Gjatë vitit 2014, në gjykatat administrative nuk funksionoi sistemi elektronik i

menaxhimit të integruar të çështjeve gjyqësore, për rrjedhojë e gjithë veprimtaria

administrative dhe procedurale ka funksionuar në mënyrë manuale. Kështu

regjistrimi i dosjeve gjyqësore, shortimi i çështjeve, procesverbali i seancës etj,

janë veprime të cilat nuk janë kryer në sistem, për shkak se organet kompetente

për instalimin e sistemit nuk e kishin realizuar një detyrim të tillë. Instalimi i

sistemit ICMIS u bë në fund të vitit 2014 dhe filloi funksionimin e tij në fillim të

vitit 2015.

Gjatë vitit 2014, ndarja e çështjeve midis gjyqtarëve është bërë në mënyrë të

barabartë midis gjyqtarëve, me diferenca të shkaktuara nga kërkesat e tjera dhe

çështjet e juridiksionit fillestar.

Ngarkesa e gjyqtarëve me çështjet gjyqësore

Kastriot

Selita

Alkelina

Gazidedja

Altina

Nasufi

Artur

Malaj

Blerona

Hasa

Lindita

Sinanaj

Rilinda

Selimi TOTALI

Themeli 406 1626 1635 1631 1636 1633 1631 10198

Sigurim

Padie 21 27 11 18 14 25 21 137

Juridiksione 1 9 6 7 11 10 5 49

Disponim

Ankimi 3 1 3 5 12

Kerkesa 1 19 17 13 14 16 11 91

TOTALI 429 1684 1669 1670 1678 1684 1673 10487

7

Gjykimi i çështjeve sipas gjyqtarëve

Numri i çështjeve të shqyrtuara nga seicili gjyqtar në Gjykatën Administrative të

Apelit gjatë vitit 2014.

Kastriot

Selita

Alkelina

Gazidedja

Altina

Nasufi

Artur

Malaj

Blerona

Hasa

Lindita

Sinanaj

Rilinda

Selimi TOTALI

Vendime

themeli 384 571 600 647 507 609 534 3852

Vendime

Sigurim

padie

17 8 9 7 10 7 14 72

Vendime

Juridiksion

fillestar

2 5 5 4 3 5 2 26

Vendime

Kerkesa 1 9 12 8 5 9 6 50

TOTALI 404 593 626 666 525 630 556 4000

0

100

200

300

400

500

600

700

KastriotSelita

AlkelinaGazidedja

Altina Nasufi Artur Malaj Blerona Hasa LinditaSinanaj

Rilinda Selimi

Vendime për çështjet e themelit

Vendime themeli

8

Numri i çështjeve të shqyrtuara nga seicili gjyqtar i deleguar nga Gjykata e Apelit

Tiranë në Gjykatën Administrative të Apelit.

Gjyqtari Totali

Agim Bendo 50

Artur Kalaja 50

Edmond Gogo 50

Ervin Metalla 50

Edlira Petri 50

Evjeni Sinoimeri 48

Flutura Skenderi 50

Fatmira Hajdari 51

Ilir Toska 49

Marie Qirjazi 49

Valdete Hoxha 47

Zamir Poda 51

Zegjine Sollaku 50

Ridvan Hado 50

Gramoz Levanaj 50

TOTALI 745

0

2

4

6

8

10

12

14

16

18

KastriotSelita

AlkelinaGazidedja

Altina Nasufi Artur Malaj BleronaHasa

LinditaSinanaj

RilindaSelimi

Sigurim padie

Juridiksion fillestar

Kerkesa

9

Gjyqtarët e deleguar kanë shqyrtuar edhe 3 kërkesa për sqarim dhe interpretim

vendimi të marrë nga ana e tyre.

SHPEJTËSIA NË GJYKIMIN E ÇËSHTJEVE

Në Gjykatën Administrative të Apelit funksionon parimi “Një çështje një senacë”.

Gjykimi në Dhomë Këshillimi, përfaqëson rregullin e ri të gjykimit në apel dhe

që përbën edhe thelbin e aspektit procedural të veprimtarisë së Gjykatës

Administrative të Apelit.

Shpejtësia në gjykimin e çështjeve, për shkak të specifikës së krijuar nga volumi i

madh i çështjeve, duhet vlerësuar në raport me numrin e çështjeve që ka

shqyrtuar seicili gjyqtar si dhe në raport me numrin e çështjeve të përfunduara në

dhomë këshillimi.

Gjithashtu, me ndryshimet që iu bënë ligjit nr. 49/2012, në lidhje me mënyrën e

njoftimit të palëve për shqyrtimin e çështjes në Gjykatën Administrative të Apelit,

solli lehtësi në procesin e komunikimit, si dhe një garanci për përfundimin e

çështjeve në një seancë të vetme, duke shmangur në çdo rast mundësinë për

shtyrjen e seancës së shqyrtimit të çështjes në dhomë këshillimi.

Rastet e shtyrjes së seancave të shqyrtimit të çështjes në dhomë këshillimi, kanë

qenë tepër të rralla, dhe vetëm për shkaqe tërësisht objektive, si ato të

mosformimit të trupit gjykues për arsye shëndetësore ose arsye tjetër të përligjur.

E përkthyer në shifra, më shumë se 93% e çështjeve janë shqyrtuar dhe përfunduar

në një seancë të vetme.

Sfida mbetet, evadimi i çështjeve të akumuluara gjatë vitit 2014, dhe kalimi i

gjykatës në fazën që çdo çështje jo vetëm të shqyrtohet në një seancë, por të

shqyrtohet edhe brenda 30 ditëve nga data e ardhjes në gjykatë.

Ky është thelb i Gjykatës Administrative të Apelit, ky është modeli i ri i gjykimit

në apel, i cili përfaqëson aspektin më të rëndësishëm të reformës në drejtësinë

administrative të realizuar me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 49/2012 dhe me fillimin

e funksionimit të gjykatave administrative.

Në Gjykatën Administrative të Apelit, nuk ekziston zvarritja e gjykimit në

kuptimin procedural. Shtyrja e seancës së shqyrtimit të çështjes në dhomë

këshillimi nuk mund të bëhet veçse në rastet e pamundësisë absolute për të marrë

vendim, dhe për këtë shkak shpallja e vendimit mund të shtyhet deri në 5 ditë.

Gjatë vitit 2014 janë përfunduar në dhomë këshillimi gjithsej 4421 çështje ndërsa

kanë kaluar në seancë gjyqësore 324 çështje.

10

Tabela për numrin e çështjeve të përfunduara në Dhomë Këshillimi, tabela e

çështjeve që kanë kaluar në seancë gjyqësore

Sipas gjyqtarëve:

Dhomë Këshillimi Seancë gjyqësore

1 Muaj Mbi 1 Muaj

Kastriot Selita 333 37 34

Alkelina Gazidedja 208 301 84

Altina Nasufi 221 376 29

Artur Malaj 212 434 20

Blerona Hasa 200 274 51

Lindita Sinanaj 213 378 39

Rilinda Selimi 201 296 59

Totali 1588 2096 316

0

50

100

150

200

250

300

350

400

450

500

Dhome Keshillimi 1 Muaj

Dhome Keshillimi Mbi 1 Muaj

Seance gjyqesore

11

Gjyqtarët e deleguar i kanë gjykuar çështjet në dhomë këshillimi dhe në seancë

gjyqësore si më poshtë:

Dhomë Këshillimi Seancë gjyqësore Totali

1 Muaj Mbi 1 Muaj

Agim Bendo 50 50

Artur Kalaja 50 50

Edmond Gogo 49 1 50

Ervin Metalla 50 50

Edlira Petri 47 2 1 50

Evjeni Sinoimeri 46 2 48

Flutura Skenderi 50 50

Fatmira Hajdari 51 51

Ilir Toska 48 1 49

Marie Qirjazi 49 49

Valdete Hoxha 45 2 47

Zamir Poda 51 51

Zegjine Sollaku 50 50

Ridvan Hado 49 1 50

Gramoz Levanaj 47 2 1 50

TOTALI 732 5 8 745

Agim Bendo Edlira Petri Ilir Toska Zegjine Sollaku

0

10

20

30

40

50

60

Dhome Keshillimi 1 Muaj

Mbi 1 Muaj

Seance gjyqesore

12

Cilësia në gjykimin e çështjeve

Duke qenë në vitin e parë të veprimtarisë së kësaj gjykate, si dhe në kushtet në të

cilat, Gjykata e Lartë nuk ka filluar shqyrtimin e çështjeve të kësaj gjykate, me

përjashtim të konflikteve të kompetencës, çështja e cilësisë mbetet e pamundur

për të gjetur shprehjen e vet në këtë analizë të punës së vitit 2014. Pavarësisht

nga ky fakt, nga ana e gjyqtarëve të kësaj gjykate, në mënyrë të vazhdueshme

është vënë theksi veç të tjerash edhe tek unifikimi i qëndrimeve në lidhje me

çështje të caktuara, siç mund të jenë çështjet që kanë të bëjnë me vendimet e

paankimueshme, rastet e kthimit për rigjykim të çështjeve në kushtet e reja ligjore

të përcaktuara në ligjin nr. 49/2012 etj.

Unifikimi i qëndrimeve në Gjykatën Administrative të Apelit paraqet një aspekt

të rëndësishëm si dhe një sfidë në të ardhmen e cila do të ndikojë si në cilësinë e

vendimmarrjes ashtu edhe në performancën më të mirë të mundshme të kësaj

gjykate. Kjo do të krijojë praktika në lidhje me trajtimin e aspekteve të caktuara

dhe do jetë shprehja më e lartë e profesionalizmit dhe uniformizmit në zgjidhjen

e çështjeve të njëjta gjyqësore.

Në analizë të të gjithë veprimtarisë së trupës gjyqësore, gjatë vitit 2014, rezulton

se, vendimmarrja e Gjykatës Administrative të Apelit ka qenë si më poshtë:

Për çështjet e ardhura me ankim nga gjykatat administrative të shkallëve të para:

Administraitve

Lënie në

fuqi

Mospranim

Ankimi Rigjykim Ndryshuar Pushuar

Tiranë 347 42 99 207 19

Durrës 96 21 49 101 12

Vlorë 56 12 25 66 6

Shkodër 40 6 14 25 3

Gjirokastër 62 10 19 42 5

Korçë 49 3 9 30 1

Totali 650 94 215 471 46

13

Tabela e vendimmarrjes për çështjet e ardhura nga gjykata civile të apeleve

Lenie ne

fuqi Mospranim Rigjykim Ndryshuar Pushuar

Kthim

Aktesh Totali

Tiranë 794 64 144 400 43 13 1458

Durrës 287 29 122 170 35 0 643

Vlorë 106 23 44 63 12 0 248

Shkodër 211 16 268 153 28 0 676

Gjirokastër 13 4 22 13 3 0 55

Korçë 18 5 5 8 2 0 38

TOTALI 1429 141 605 807 123 13 3118

0

50

100

150

200

250

300

350

400

Tiranë Durrës Vlorë Shkodër Gjirokastër Korçë

Lënie në fuqi

Mospranim Ankimi

Rigjykim

Ndryshuar

Pushuar

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë

0

100

200

300

400

500

600

700

800

900

Lenie ne fuqi Mospranim Rigjykim Ndryshuar Pushuar Kthim Aktesh

Tiranë

Durrës

Vlorë

Shkodër

Gjirokastër

Korçë

Çështjet e ardhura për kompetencë nga Gjykatat e Apeleve

14

VEPRIMTARIA E ADMINISTRATËS GJYQËSORE

Administrata e Gjykatës Administrative të Apelit ka qenë maksimalisht e

angazhuar në përmbushjen e të gjitha detyrimeve ligjore dhe nënligjore në kuadër

të veprimtarisë së kësaj gjykate.

Megjithëse në një numër tepër të vogël, përballë një volumi pune tepër të madh,

administrata e gjykatës administrative të apelit ia doli, që jo vetëm të regjistronte

dhe të përfundonte të gjitha praktikat administrative në lidhje me 11240 çështje,

por njëkohësisht të informonte publikun në mënyrë të vazhdueshme dhe të

përmbushte të gjitha kërkesat e qytetarëve gjatë vitit 2014.

Me një Kryesekretare dhe me 7 sekretarë gjyqësor nga muaji Mars e në vazhdim

është përballuar veprimtaria administrative dhe gjyqësore e kësaj gjykate. Nga 4

sekretarët gjyqësor të emëruar në fillim të funksionimit të Gjykatës

Administrative, vetëm 2 sekretarë kishin punar në gjykatë, ndërsa 2 sekretarë të

tjerë rezultonin se nuk kishin njohuri në lidhje me profilin e punës. Kjo krijoi

vështirësi në përmbushjen në muajt e parë të vitit 2014 të detyrave nga sekretarët

gjyqësore, veçanërisht detyra të aspektit procedural.

Në gjysmën e dytë të vitit 2014, procesi i regjistrimit të çështjeve, i përgatitjes së

shortit, i kalimit të dosjeve të gjyqtarët, i dorëzimit të dosjeve nga sekretarët

gjyqësor në kryesekretari, i komunikimit të vendimeve si dhe i dërgimit të dosjeve

respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, në gjykatën e Lartë apo në arkivë, ka

funksionuar normalisht.

Vlen për tu theksuar që, për shkak të infrastrukturës, të mënyrës së gjykimit në

Gjykatën Administrative të Apelit në të cilën, gjykimi zhvillohet në dhomë

këshillimi, palët ndërgjyqëse në mënyrë të vazhdueshme kanë kërkuar

informacion në Kryesekretarinë e Gjykatës. Kjo ka përbërë një problem të madh,

në punën e përditëshme, për shkak të mungesës së një zyre të informimit të

publikut si dhe për shkak të mospasjes së një personeli të mjaftueshëm si për të

kryer detyrat e kryesekretarisë ashtu edhe për të dhënë informacion publikut. Në

lidhje me këtë problematikë, i është kërkuar Ministrisë së Drejtësisë shtimi i

strukturës dhe i organikës së gjykatës me punonjës për të patur një zyrë të tillë në

gjykatë. Një kërkesë e tillë nuk u plotësua gjatë vitit 2014.

Kjo analizë le të shërbejë edhe si një kërkesë e shtuar për organet kompetente për

të vlerësuar mundësinë e shtimit të organikës së gjykatës për shkak të nevojës

themelore në veprimtarinë e saj.

15

Pavarësisht numrit të pamjaftueshëm të punonjësve të administratës, kjo e fundit

ia ka dalë, duke punuar edhe jashtë orarit zyrtarë që të përmbushë të gjitha

detyrimet ligjore dhe nënligjore, në kuadër të veprimtarisë së vet si dhe për të

informuar në mënyrë korrekte dhe profesionale çdo qytetar.

Nga ana e sekretarisë gjyqësore është bërë i mundur nxjerrja e të dhënave

statistikore në mënyrë periodike për Ministrinë e Drejtësisë, KLD si dhe

njëkohësisht janë përmbushur kërkesa e Avokatit të Popullit si dhe kërkesa të

tjera për informacion.

Gjithashtu në muajin Dhjetor 2014 në Gjykatën Administrative të Apelit u

ushtrua kontrolli i plotë i veprimtarisë së kësaj gjykate nga ana e Ministrisë së

Drejtësisë dhe gjykata i krijoi kushtet e nevojshme ekipit të kontrollit për

përmbushjen e detyrës së tyre.

Në muajin Shtator 2014, u bë e mundur hapja e faqes zyrtare elektorinke të

Gjykatës Administrative të Apelit, faqe kjo e organizuar në mënyrë të tillë që të

mund të gjenden informacione në lidhje me çështjet e ardhura, në lidhje me

shortin, trupat gjykues, datat e gjykimit të planifikuara, vendimmarrjen e gjykatës

etj.

Faqja zyrtare e gjykatës, jo vetëm ka lehtësuar marrjen e informacionit nga

qytetarët në rrugë elektronike, por ka lehtësuar edhe punën në kryesekretarin e

gjykatës.

Kjo përbën një hap të rëndësishëm për transparencën dhe njëkohësisht edhe për

realizimin e të drejtës së aksesit në Gjykatën Administrative të Apelit.

Sekretarët gjyqësor, gjatë gjysmës së parë të vitit 2014, kanë përballuar një volum

të jashtëzakonshëm pune, duke iu referuara faktit që do të kryenin njoftimin e

palëve nominalisht si dhe juridiksionit të Gjykatës Administrative të Apelit në të

gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Me ndryshimet që iu bënë ligjit nr. 49/2012, ndryshime të cilat hynë në fuqi në

datën 16 shtator 2014, puna e sekretarëve gjyqësor u lehtësua.

Pavarësisht nga ky fakt, për shkak të ngarkesës dhe volumit të punës, një sekretar

gjyqësor e ka të pamundur të përballojë punën e 2 gjyqtarëve.

Pikërisht për këtë shkak Ministrit të Drejtësisë i është kërkuar që të caktojë një

sekretar për çdo gjyqtar, veç sekretarëve që duhet të punojnë në kryesekretari.

Plotësimi i një kërkese të tillë është domosodshmëri për shkak të ngarkesës së

punës, që përballon një sekretar, për shkak të ngarkesës së punës që planifikojnë

gjyqtarët si dhe detyrimeve ligjore që konsistojnë ndër të tjera edhe në

komunikimin nominalisht të të gjitha vendimeve, secilit prej palëve në gjykim.

16

ASPEKTE QË KANË TË BËJNË ME DISIPLINËN NË PUNË

Gjatë vitit 2014, nga ana e gjyqatrëve të Gjykatës Administrative të Apelit janë

respektuar rregullisht rregullat në lidhje me solemnitetin e gjykimit si dhe me

disiplinën në punë.

Gjithashtu edhe nga administrata gjyqësore është respektuar disiplina në punë,

dhe në ato raste kur janë vërejtur shkelje të disiplinës në punë janë marraë masat

e nevojshme.

Administrimi i Buxhetit gjatë vitit 2014

Viti 2014 ishte viti i pare i funksionimit te Gjykates Administrative te Apelit,Dega

e Buxhetit nisur nga fakti se nuk kishte nje vit reference u orientua referuar

rezultateve mujore si dhe planifikimeve afatshkurtra. Keshtu buxheti fillestar i

planifikuar ne fillim te vitit 2014 referuar ngarkeses ne pune dhe proceseve

gjyqesore qe shoqeruan kete vit pesoi ndryshime ne varesi te nevojave te

paraqitura me kerkesat e duhura. Planifikimi dhe Manaxhimi i fondit buxhetor

eshte bere ne funksion te Zhvillimit te proceseve gjyqesore,dhe rritjes se cilesise

se sherbimit ndaj publikut me qellim rritjen e standarteve bashkohore,ku

konsiston si me poshte:

-Hartimi i Projekt –Buxhetit afatmesem duke u mbeshtetur ne nevojat e

domosdoshme qe kjo Gjykate te arrije dhe te plotesoj misionin e vet ne te gjitha

aspektet si ne cilesi dhe transparence te plote .

-Ndarja e buxhetit te planifikuar per vitin kalendarik 2014 me zerat dhe nenzerat

e tij ne muaj dhe tremujor eshte bere sipas prioriteteve dhe nevojave te

domosdoshme qe i gjithe procesi te zhvillohet ne harmoni dhe normalisht .

-Menaxhimi i buxhetit eshte bere ne repektim te plote te ligjit nr.10296 date

8.07.2010 (Per Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin),si dhe Udhezimi nr.2 date

06.02.2012.Ministria e Financave si dhe udhezimet perkatese te ardhura

nepermes Z.A.B.GJ.si zyre mbikqyrese ndaj zbatimit te buxhetit tone ne

Gjykaten e Administrative te Apelit .

Duke bere nje analize sa më te hollesishme dhe ne detaje per te gjithe zerat e

buxhetit pe vitn 2014 i perbere nga kater zera:

1-Fondi i pagave te personelit (Artikulli 600) i planifikuar sipas organikes se

Gjykates te miratuar nga Ministria e Drejtesise nr.563 date 25.10.2013 te

planifikuar prej 14 punonjes, organike e cila ka pesuar ndryshime me shkresen e

17

Nr.153,date 04.03.2014 , sipas se ciles organika e kesaj Gjykate behet me 22

punonjes.Me gjithe ndryshimin e bere ne organike nevojat per personel shtese

kane qene domosdoshmeri , per te patur nje funksionim normal te kesaj Gjykate.

Nisur nga ndryshimi ne organike u kerkua shtese fondi ne zerin 600 shoqeruar

dhe ne zerin 601. Fond i cili eshte shperndare sipas ndryshimeve ligjore ardhur

ne dinamike gjate vitit 2014. I shprehur ne vlere Page :

Fondi pagave 600 i shprehur ne vlere :

Plani fillestar 19.800.000 leke

Plani perfundimtar 22.600.000 leke

Fakti 21.185.015 leke

Realizimi i shprehur ne perqindje 93.7 %

Fondi i Sigurimeve shoqerore 601 i shprehur ne vlere:

Plani Fillestar 2.300.000leke

Plani perfundimtar 3.100.000 leke

Fakti 2.821.602 leke

Realizimi shprehur ne perqindje 91%

2-Fondi per shpenzimet operative (Artikulli 602)i perbere ne zerat

-Materiale dhe sherbime zyre si Leter,shtypshkrime,Tonera,kanceleri,,materiale

rutine te castit emergjent

-Sherbime ; si Energji ,Uji,Telefona ,Posta

-Shpenzime te tjera speciale si Sherbim ruajtje me roje civile,Perkthyes . Te

shprehur ne vlere:

Plani Fillestar – 5.900.000 leke

Plani perfundimtar - 9.100.000 leke

Fakti - 8.196.097 leke

Realizimi i shprehur ne perqindje 90%

Sic shihet dhe nga plani fillestar gjate vitit referuar problematikave ne dinamike

eshte bere shtese fodi ne kete artikull.

Nisur nga numri i madh i ceshtjeve te ardhura per gjykim zeri posta dhe sherbim

korrieri u shoqerua me shpenzime te paparashikuara ,cka na detyroj qe here pas

here ne varesi te nevojave te benim kerkese per shtese fondi per kete ze.

Duke analizuar shpenzimet ne zerin posta dhe sherbim korieri shpenzime te cilat

paten luhatje nga muaj ne muaj e konkretisht:

18

Mars Prill Maj Qersho

r

Korrik Gusht Shtato

r

Tetor Nento

r

Dhjeto

r

34188

6

19699

2

27118

8

688554 47067

6

47837

4

278652 24420

0

31038

0

233.97

6

Referuar muajve Qershor, Korrik,Gusht ,U kerkua shtese fondi prej 2.100.000

leke ne muajin shtator fond i cili u rialokua nga ZABGJ-ja.

Ndryshimi i Ligjit specifik per gjykaten administrative te apelit duke hequr

proceduren e njoftimeve u shoqerua me renije te shpenzimeve postare qe duket

qarte dhe ne grafikun e paraqitur. Kjo situate solli mosrealizim te zerit 602.

3-Fondi per Investime (Artikulli 231) Paisje elektronike per Personelin .

Te shprehura ne vlere :

Plani – 2.950.000 leke

Fakti - 2.939.50 1leke

Realizimi i shprehur ne perqindje 99.64 %

Nevojat per investime gjate vitit 2014 ishin te medha, por infrastruktura e godines

aktuale nuk mundesoj kryerjen e investimeve te nevojshme .

4-Realizimi i te ardhurave per vitin 2014 konsiston si me poshte;

-Te ardhurat nga Taksa e Pullave per vitin 2014 u realizuan ne vleren 540.000

leke shume e cila eshte derdhur ne masen 100 %, per llogari te Deges Tatim

Taksave.

Ndjekja dhe zbatimi i buxhetit eshte bere ne menyre rigoroze dhe i

dokumentuar me dokumentet standarte finnciare dhe kontable sipas

Udhezimeve te Ministrise Finacave i fundit nr.2 date 06.02.2012 (Per Procedurat

Standarte Te Zbatimit Te Buxhetit) ku percakton detyrat e Nenpunesit Zbatues

te njesise Publike.

Dega e Buxhetit ben cdo muaj azhornimin e dokumentacionit ekonomik

financiar dhe kontabel duke dhene informacionin ne menyre shkresore sipas

detyrimit ligjor si me poshte :

1- Nenpunesit Autorizues(Kyetari i Gjykates)

2- Z.A.B.GJ

3- Dega e Thesarit

4- Ministria e Drejtesise

5- Dega Tatim TaksaveTirane (taksen e pullave )

Duke analizuar ndikimin e buxhetit ne veprimtarine e vitit 2014 kemi detajuar

planifikimin e buxhetit per vitin 2015 duke rritur performancen ne zbatimin

korrekt dhe ne cdo detaj te zërave te buxhetit ne kryejen e detyrave te misionit.

19

TRANSPARENCA dhe AKSESI në GJYKATË

Gjatë vitit 2014, një ndër aspektet ku është fokusuar veprimtaria administrative e

Gjykatës Administrative të Apelit ka qenë garantimi i transparencës në të gjithë

veprimtarinë administrative dhe proceduriale të kësaj gjykate.

Siç u theksua edhe më lart në përmbajtje të këtij raporti, të gjitha aspektet e

veprimtarisë së kësaj gjykate kanë garantuar parimin e transparencës, ku çdo

qytetar ka patur mundësi të marrë të gjithë informacionin e kërkuar nga

administrate e kësaj gjykate. Gjithashtu ju është dhënë informacioni i kërkuar të

gjithë operatorëve mediatikë dhe subjekteve të tjera të cilat kanë kërkuar

informacion.

Zbatimi i parimit të transparencës është i lidhur ngushtë edhe me aksesin në

gjykatë. Çdokush ka patur mundësinë të aksesojë në përputhje me të drejtat që

burojnë nga legjislacioni në fuqi informacione apo të dhëna që kanë të bëjnë me

veprimtarinë e gjykatës apo me aspektet të natyrës procedurale.

Kështu një kërkese për informacion, në bazë të ligjit të ri për të drejtën e

informimit iu dha informacioni i kërkuar sëbashku me aktet brenda 3 ditëve nga

paraqitja e kërkesës. Gjithashtu një subjekti tjetër i cili kërkoi informacion në

lidhje me zhvillimin e gjykimeve dhe dorëzimin e dosjeve iu dha informacioni i

kërkuar brenda ditës.

MARRËDHËNIET ME INSTISTUCIONET E TJERA

Gjykata Administrative e Apelit është udhëhequr në veprimtarinë e vet nga

filozofia e bashkëpunimit institucional korrekt dhe në funksion të mbarëvajtjes së

punës së kësaj gjykate.

Gjatë vitit 2014, Gjykata Administrative e Apelit ka kërkuar në mënyrë të

vazhdueshme mbështetje nga institucionet e tjera si Këshilli i Lartë i Drejtësisë,

Ministria e Drejtësisë etj në funksion të përmbushjes së veprimtarisë së vet

administrative.

Si rezultat i nevojës për gjeten e një godine të përshtatëshme për ushtrimin e

aktivitetit të kësaj gjykate, u bë e mundur që Këshilli Bashkiak Tiranë të mund të

kalonte në përdorim të Gjykatës Administrative të Apelit godinën e quajtur ish

drejtoria e konvikteve të shkollave të mesme, e cila kaloi më pas në administrim

të Ministrisë së Drejtësisë me vendim të Këshillit të Ministrave.

Çështja e godinës vazhdon të mbetet një problem i pa zgjidhur, për shkak se nga

ana e ZABGJ nuk është bërë ende e mundur zhvillimi i procedurës së prokurimit

për detyrën e projektimit.

20

Në vazhdim, Gjykata Administrative e Apelit, është në nevojë funksionale për

zgjidhjen e problemeve infrastrukturore dhe të burimeve njerëzore, për të cilat

angazhimi është maksimal, për zgjidhjen e tyre në bashkëpunim me Bordin e

Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, ZABGJ-në dhe Ministrinë e Drejtësisë, si dhe

me Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Gjykata Administrative e Apelit udhëhiqet në veprimtarinë e vet nga sensi i

bashkëpunimit institucional me të gjitha institucionet kompetente të cilat kanë

tagër për të zgjidhur çështjet që lidhen me veprimtarinë e kësaj gjykate.

Gjithashtu, vlen për tu theksuar, se gjatë vitit 2014, ka patur një bashkëpunim të

rëndësishem me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri e cila ka kontribuar në

trajnimin e gjyqtarëve si dhe në diskutimin e ndryshimeve ligjore për çështjen e

emërimit të ndihmësve ligjorë.

Bashkëpunimi i plotë ka qenë edhe me Misionin EURALIUS, Projektin Just etj.

PRIORITETE GJATË VITIT 2015

1. Marrja e masave për rikonstruksionin e godinës që ka kaluar në administrim

të Ministrisë së Drejtësisë për sistemimin e Gjykatës Administrative të

Apelit, në bashkëpunim me Zyrën e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

dhe institucione të tjera.

2. Gjetja e një zgjidhje sa më të shpejtë për çështjen e godinës së gjykatës deri

në rikonstruksionin e godinës në bashkëpunim me Ministrin e Drejtësisë

dhe ZABGJ-në.

3. Përpjekja për të shtuar numrin e punonjësve të administratës gjyqësore për

të mundësuar proporcionalitetin midis volumit të punës që kërkohet të

përballohet me punonjësit që duhet ta realizojnë atë.

4. Vënia në jetë e sistemit ICMIS në proceset gjyqësore regjistrimi i të cilave

ka filluar me këtë sistem.

5. Rritja e aksesit të publikut në Gjyaktën Administrative të Apelit.

6. Krijimi i kushteve më të përshatëshme të punës në të gjitha aspektet e saj.

KRYETAR

Kastriot SELITA