20
Dallimi është vlerë universale Studimi i rastit për kompanitë SH.A ,,Dauti Komerc’’ dhe NP ,,Higjiena Komunale’’ Punuar nga Mentorë: nxënësit e SHMQSH Arseni Jovkov, Shkup Angjella Ileska Rozita Zakeva Emine Haxhiu Shenasi Toçi Angjella Gocevska Llazar Llazarevski Emir Fetai Darko Kallovski 1 Projekti për integrim ndëretnik në arsim

ANALIZA E PËRVOJAVE POZITIVE NGA REALIZIMI I ...pmio.mk/wp-content/uploads/2013/05/Studija-na-slucaj... · Web viewStudimi i rastit për kompanitë SH.A ,,Dauti Komerc’’ dhe

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ANALIZA E PËRVOJAVE POZITIVE NGA REALIZIMI I ...pmio.mk/wp-content/uploads/2013/05/Studija-na-slucaj... · Web viewStudimi i rastit për kompanitë SH.A ,,Dauti Komerc’’ dhe

Dallimi është vlerë universale

Studimi i rastit për kompanitë SH.A ,,Dauti Komerc’’ dhe NP ,,Higjiena Komunale’’

Punuar nga Mentorë:nxënësit e SHMQSH Arseni Jovkov, Shkup

Angjella Ileska Rozita ZakevaEmine Haxhiu Shenasi ToçiAngjella Gocevska Llazar Llazarevski Emir FetaiDarko Kallovski

Data: Shkurt 2013Shkup

“Ky aktivitet është bërë nga Qendra maqedonase për edukim qytetar (QMEQ) në partneritet me ”KARIERA IME ”

1

Projekti për integrim ndëretnik në arsim

Page 2: ANALIZA E PËRVOJAVE POZITIVE NGA REALIZIMI I ...pmio.mk/wp-content/uploads/2013/05/Studija-na-slucaj... · Web viewStudimi i rastit për kompanitë SH.A ,,Dauti Komerc’’ dhe

Përmbajta

1. Falënderim....................................................................................................................3

2. Dallimi është vlerë universale...................................................................................... 4

3. Përshkrimi i kompanisë SH.A ,,Dauti Komerc’’ Shkup..............................................5

4. Përshkrimi i kompanisë NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup......................................6

5. Shumëllojshmëria në kompanitë..................................................................................7

6. Metodologjia................................................................................................................9

7. Përfundim.....................................................................................................................9

8. Përshkrimi i rastit.......................................................................................................10

Shtojca...............................................................................................................................12

2

Page 3: ANALIZA E PËRVOJAVE POZITIVE NGA REALIZIMI I ...pmio.mk/wp-content/uploads/2013/05/Studija-na-slucaj... · Web viewStudimi i rastit për kompanitë SH.A ,,Dauti Komerc’’ dhe

1. Falënderim Me nder dhe kënaqësi të veçantë e dërgojmë këtë falënderim së pari te profesorët tanë (mentorë), Rozita Zakeva dhe Shenasi Toçi të cilët na përkrahën dhe ndihmuan gjatë punës së këtij projekti. Falënderim deri tek udhëheqësia dhe të punësuarit në SHA ,,Dauti Komerc’’ dhe NP ,,Higjiena Komunale’’ për mikpritjen e këndshme dhe ndihmën dhe bashkëpunimin që na i dhanë, si dhe “Projekti i USAID - it për integrim ndëretnik në arsim dhe Karriera Ime –Shoqatë për përkrahjen e zhvillimit të karrierës, praktikantë dhe ndihmë gjatë punësimit’’ pa ndihmën e të cilëve nuk do të kishim sukses ta realizojmë tërë projektin, nuk do të përfitonim dituri të reja dhe përvoja dhe miqësi të cilët do vazhdojnë të qëndrojnë.

2. Dallimi është vlerë universale

3

Page 4: ANALIZA E PËRVOJAVE POZITIVE NGA REALIZIMI I ...pmio.mk/wp-content/uploads/2013/05/Studija-na-slucaj... · Web viewStudimi i rastit për kompanitë SH.A ,,Dauti Komerc’’ dhe

Asnjëherë nuk mund ti detyrojmë tjerët të mendojnë si ne. Të gjithë kanë pikëpamje të ndryshme të gjërave. Përderisa në të dy anët ju jepet ta shikojnë numrin gjashtë, njëra palë do të thotë se ai numër me të vërtetë është gjashtë, a tjetra do të thotë se është nëntë. Aktualisht ai është numri gjashtë, por pikëpamjet e ndryshme tonat i japin kuptim të ndryshëm secilit prej nesh. Zgjidhja e vetme është të vihemi në vend të tjetrit dhe ti shohim gjërat nga një perspektivë tjetër, me sytë e tjetrit dhe të fitojmë pasqyrë se si duken gjërat nga ana e tij. Kjo nuk është dobësi siç e sheh shumica , e kundërta kjo është një vlerë që duhet të respektohet. Ta pranosh tjetrin ashtu siç është karakteristikë e njerëzve të mëdhenj. Në nivelin global gjithashtu ballafaqohemi me këtë dukuri, përmbajtje të ndryshme etnike në kuadër të një kompanie. Siç thotë Dag Konant „Ne mundohemi të jemi kompani ku njerëzit e të gjitha sferave me përkushtim dhe punë të palodhshme do ta arrijnë maksimumin e tyre dhe do të inspirohen ta arrijnë më të mirën. E kuptuam se nëse e keni ekipin e vërtetë që do të ju mundëson të punojmë më shpejt dhe më me kualitet. Konsumatorët tanë janë të ndryshëm dhe mjedisi jonë i punës duhet ta reflekton dallimin. Nëse këtë e bëjmë me përgjegjësi dhe aftësi, respekt , dituri dhe shkathtësi do të arrijmë sukses në treg dhe në shoqëri , dhe njëkohësisht do ta bëjmë botën vend më të mirë për të jetuar. Dallimi ynë na ndihmon të bëhemi më të mençur dhe më të ndjeshëm ndaj njerëzve.“ Kjo tregon se çdo biznesmen mundohet ta zgjeron biznesin e tij dhe ai të jetë i suksesshëm. Për atë shkak i nevojiten kuadro kualitative të cilët do të zgjidhen për shkak të aftësive dhe diturive që i posedojnë, pa dallim përkatësisë së tyre etnike ose fetare. Njëra nga përparësive më të rëndësishme që i mundëson „dallimin“ është komunikim më i lehtë dhe më kualitativ me konsumatorët. Të gjithë njerëzit pa dallim të ngjyrës së lëkurës, religjionit të cilës i takojnë, gjuhën me të cilën flasin dhe vendin të cilën e marrin në shoqëri kanë të njëjtat nevoja. Ekzistimi i dallimeve kulturore në mes njerëzve është e dukshme. Ato dalin nga aftësia e tyre në mënyra të ndryshme ti zgjedhin problemet të cilat i vendos jetesa e përbashkët. Nga këtu del kërkesa për respektimin e dallimeve kulturore (toleranca kulturore). Problemi ndodh kur një grup do të fillon ti vlerëson dallimet kulturore të grupeve tjera si të mira ose të këqija. Kjo çon deri te diskriminimi, tek gjendja kur të drejtat dhe liritë të cilët i kërkojmë për veti ua shkurtojmë të tjerëve. E gjithë kjo çon kah konflikti, atëherë kur popullsia shumicë nuk shpreh interesim për zgjidhen e kërkesave të popullsisë pakicë, e cila në pjesë të caktuara të shtetit është shumicë. Të dy palët janë këmbëngulës në kërkesat e tyre, shumica - mos të lëshohet gjendja e përparshme, dhe pakica - në tërësi të zgjidhen kërkesat e tyre. Kjo gjendje e antagonizmit të skajshëm, nuk çon kah zgjidhja e problemit, por shkakton gjendje konfliktuoze. Në një rast, problemi fillestar i popullsisë pakicë, (për shembull: arsim në gjuhë amtare, diskriminim gjatë punësimit jo tolerancë fetare dhe të tjera) bëhet problem për zgjidhjen e popullsisë shumicë. Duhet të gjithë së bashku të luftojmë për tejkalimin e këtyre problemeve dhe të ndërtojmë bashkëjetesë. Çdo individ, të ndikon tek të tjerët për ta ngritur vetëdijen e popullatës për gjendjen ku jemi tani dhe dallimet në mes veti të cilët i posedojmë. Përgatitja e nxënësve të jetojnë në shoqëri multikulturore, pa pasur paragjykime negative ndaj etniteteve tjera dhe gjuhëve bëhet nëpërmjet projekteve të shumëllojshme të cilët realizohen te shkolla. „Projektin e bëjmë për shkak të afërsisë ndëretnike të fëmijëve, rritjes së tolerancës në mes veti dhe prishjes së barrierave ndëretnike. Po orvatemi nëpërmjet këtyre projekteve fëmijët ti tejkalojnë stereotipat dhe paragjykimet, të cilët i kanë. Prindërit mirë e pranuan projektin dhe e përkrahin. Për atë jemi edhe ne të

4

Page 5: ANALIZA E PËRVOJAVE POZITIVE NGA REALIZIMI I ...pmio.mk/wp-content/uploads/2013/05/Studija-na-slucaj... · Web viewStudimi i rastit për kompanitë SH.A ,,Dauti Komerc’’ dhe

vetëdijshëm, të rriturit, se jetojmë në aso rrethi ku duhet të ekziston bashkësi dhe ndërtim të ardhmërisë në bashkësi. Në astarë mënyre ndryshe.“- Vera Stanoeviq, pedagog në shkollën fillore „Kirili dhe Metodij “.

3. Përshkrimi i kompanisë SH.A ,,Dauti Komerc’’ Shkup

,,Dauti Komerc’’ është shoqëri aksionare me seli në Shkup dhe me veprimtari kryesore eksport-import dhe shitje të prodhimeve.

Fillimet e kompanisë ishin para 20 vjetëve në fshatin Bojanë, kur vëllezërit Dauti dhe Besim Dauti e krijuan sipërmarrjen me ide primare të bëhet biznes familjar. Në fillim erren me distribuim, me theks të veçantë të prodhimeve ushqimore në përmasa të vogla, deri më vitin 1994 kur vendosin ta zgjerojnë veprimtarinë e tyre në rajon dhe më gjerë. Pas disa viteve më vitin 1999 ,,Dauti Komerc’’ bën transformim në shoqëri aksionare. Pas punës disavjeçare, kompania bëhet udhëheqëse si në tregun vendor ashtu edhe atë rajonal. Me përfaqësitë e tyre kryesisht në Maqedoni, e më vonë në Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri shoqëria aksionare e rrit shtrirjen e saj të punës si kompani e cila shpejt adaptohet kushteve që i diktojnë tregjet e reja. Me këtë plotësohet dëshira më e madhe e formuesve, a kjo është formimi i kompanisë e cila është funksionale dhe e arsyeton besimin tek klientët në Maqedoni dhe në rajon duke përdorur metoda më bashkëkohore. Strategjia të cilën e krijojnë për zhvillimin e ,,Dauti Komerc’’ bazohet në politikën e shëndoshë afariste që e udhëheqin. Kjo i mundëson përshtatje me trendët e tregut varësisht nga karakteri i tyre, qëllimi dhe kërkesat që bazohet në standardet ISO 2001, НАССР dhe Hallall certifikim. Praktikojnë lidhje stabile me kompanitë globale me marrjen e licencave për linçimin e prodhimeve të reja. Kompania ka (CEMT) leje për qasje të lirë në tregun Evropian.

Ndërmarrja është e ndarë në më shumë sektorë (shtojca 1), dhe këto janë disa nga ato:1. Sektori financiar.2. Sektori juridik.3. Marketingu.4. Sektori për çështje komerciale. 5. Sektori për shitje.

4. Përshkrimi i kompanisë NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup

NP ,,Higjiena komunale ” – Shkup është njëra nga ndërmarrjet më të mëdha nga fusha e komunaleve në Republikën e Maqedonisë. Është formuar nga Qyteti i Shkupit dhe shumë vjet kujdesen për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në qytet. Duke i ndjekur risitë në fushën e teknologjisë , i vendosin në listën e prioriteteve , me çka disponojnë me pajisjen

5

Page 6: ANALIZA E PËRVOJAVE POZITIVE NGA REALIZIMI I ...pmio.mk/wp-content/uploads/2013/05/Studija-na-slucaj... · Web viewStudimi i rastit për kompanitë SH.A ,,Dauti Komerc’’ dhe

më bashkëkohore që kontribuon për ekzekutimin më efikas dhe më kualitativ të detyrave të punës. Gjithë këtë e bën NP ,,Higjiena Komunale ” – Shkup lider në fushën e higjienës komunale në vend.

Aktivitetet e NP „Higjiena Komunale“ nënkuptojnë mbledhje dhe transportim të mbeturinave komunale nga kontejnerët e vendosur në sipërfaqe publike trafiku, nga kantat plastike të vendosura tek amvisëritë individuale dhe nga shportat për mbeturina në qytetin e Shkupit, në tri ndërrime gjatë 24 orëve, shtatë ditë të javës, 365 ditë në vit. Shërbejnë nëpërmjet 140 mijë amvisërive dhe dhjetëra mijë subjekteve afariste edhe institucione nga vendbanimet urbane dhe rurale. Në deponinë „Drislla “ në vit transportohen dhe deponohen mbi 140 mijë tonë mbeturina komunale, a në ditë mesatarisht me 400 tonë nga të cilat 100 tonë janë letër, dhe 50 tonë plastikë , kurse pjesa tjetër është mbeturinë tjetër. Bëhet përzgjedhja e paketimit dhe mbeturinat nga paketimi (plastikë, letër, dhe kanaqe) me mbi 250 kontejnerë me rrjetë të përshtatshme të vendosura në më tepër lokacione në Qytetin e Shkupit dhe mbi një mijë garnitura nga 4 kanta plastike të vendosura në institucione publike dhe arsimore. Përpunimi dhe ballimi i mbeturinave të selektuara në oborrin reciklues në lagjen Karposh 3, ku janë të vendosura enë të veçanta në të cilën qytetarët e Qytetit të Shkupit mund ti hedhin mbeturinat e tyre të panevojshme të mbushura plot, elektronik, qelqor dhe metalik. Gjithashtu kujdesen edhe për mirëmbajtjen e higjienës në sipërfaqe publike trafiku në territorin e Qytetit të Shkupit, larja e tyre me dorë ose me makinë dhe fshirje. Risi në HKS janë kontejnerët e rinj nëntokësor që janë të vendosura në rrugët Maksim Gorki dhe Dame Gruev, në qendrën më të ngushtë të qytetit. Në kuadër të projektit për instalimin e Sistemit për kontejnerë nëntokësorë në Qytetin e Shkupit, është paraparë vendosja e gjithsej 50 enëve në 14 lokacione në komunën e Qendrës, tre lokacione me nga katër kontenjerë në komunën e Kisella Vodës dhe me nga tre kontenjerë në komunën e Çairit. Zbrazja e kontejnerëve nëntokësor bëhet me hidraulikë, me çka do të përdoren tre nga automjetet ekzistuese të NP „Higjiena Komunale “, të cilët në veçanti janë vendosur për këtë qëllim.

Sistemi për mbledhjen e mbeturinave komunale në kontejnerë nëntokësor është në veçanti i sofistikuar dhe i suksesshëm dhe gati se një periudhë të gjatë zbatohet në korniza botërore, me efekte të shkëlqyeshme në mbrojtjen dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe ambientit natyror. NP „Higjiena Komunale “ disponon me Stacionar për kujdesinë e qenve endacakë „Vardarishte “, ku me sukses zbatohet Projekti për trajtim human të qenve endacakë në territorin e qytetit të Shkupit, sipas programit „Catch, neuter, release“ („Gjuaje, sterilizo, lësho“), e menduar nga Shoqata Botërore për mbrojtjen e kafshëve (WSPA) dhe Shoqata Mbretërore për mbrojtjen e kafshëve në Britaninë e Madhe (RSPCA), a e përkrahur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO).

Gjithashtu organizohen edhe Eko - patrolla të cilët i edukojnë qytetarët për mënyrën e sjelljes me mbeturinat komunale, respektimi i rendit të vendosur me mbeturinat komunale, me qëllim që të mbrohet mjedisi i shëndoshë jetësor. Edukimi i popullatës së re për sjelljen e duhur ndaj higjienës dhe ndaj mjedisit jetësor ndikon pozitivisht , dhe tërë ideja dhe realizimi i saj fiton përkrahje dhe organizim të manifestimeve publike nga aspekti i mirëmbajtjes së higjienës publike. (shtojca 2 – Certifikatë për ISO 9001 : 2008)

Në vit HKS bën profit prej 74 milion denarëve. NP „Higjiena Komunale “ – Shkup është ndarë në 3 sektorë.

6

Page 7: ANALIZA E PËRVOJAVE POZITIVE NGA REALIZIMI I ...pmio.mk/wp-content/uploads/2013/05/Studija-na-slucaj... · Web viewStudimi i rastit për kompanitë SH.A ,,Dauti Komerc’’ dhe

1. Higjiena Komunale dhe Mekanizimi

2. Çështje financiare, Kuadro juridik dhe Punët e përgjithshme

3. Kualiteti, Planfikimi, Teknologjia informative dhe Zhvillimi

5. Shumëllojshmëria në kompanitë

,,Dauti Komerc’’ SHA Shkup

Gjatë vizitës së kompanisë dhe intervistës së bërë me të punësuarit morëm informata për veprimtarinë e tyre për të cilat paraprakisht nuk kishim dijeni, dhe njëkohësisht morëm dhe fotografi më të qartë për funksionimin e një kompanie me përbërje multietnike të të punësuarve .

Komunikimi në mes të punësuarve në firmën „Dauti Komerc“ zhvillohet në dy gjuhë maqedonisht dhe shqip, ku edhe ashtu kryesisht janë të përfaqësuara grupet etnike në firmë. Çdo vit „ Dauti Komerc “ pjesën e të ardhurave të saj i ndan për trajnimin e të

punësuarve të saj. Për atë shkak secili sektor ndan nga 5000 euro nga buxheti i përgjithshëm i firmës që është më tepër se e mjaftueshme për avancimin e të punësuarve.

NP „Higjiena Komunale “ – Shkup

Nga intervista e dhënë në Ndërmarrjen Publike morëm informata autentike për punën e tyre, dhe njëkohësisht edhe për marrëdhëniet në mes të punësuarve të cilët janë me përbërje të përzier

etnike, Maqedonas, Romë dhe Shqiptar. Suksesi i tyre dhe mbijetesa si njëra nga më të mirat në rajon e vërtetuam në vetë vendin. „Në momentet më të vështira gjatë konfliktit më 2001 punë në ndërmarrjen publike komunale zhvilloheshe pa asnjë tension ndëretnik. Nga ky aspekt ndërmarrja paraqet shembull të shkëlqyeshëm për atë se si të punësuarit pa dallim të përkatësisë fetare dhe kombëtare munden bashkërisht të funksionojnë pa kurrfarë paragjykime njëri ndaj tjetrit edhe në kushte të konfliktit në nivel shtetëror, bashkëjetesa e të punësuarve vazhdon edhe me obligimet jashtë punës. Pjesa e madhe e të punësuarve janë shokë dhe kalojnë kohë së bashku dhe pas mbarimit të orarit të punës. Duke i thyer pengesat etnike ato përvojën e tyre pozitive e bartin edhe tek gjeneratat e ardhshme. Përbërja e përzier etnike në vendin e punës ka më tepër përparësi se sa mungesa. Dobitë që të punësuarit i përfitojnë i formësojnë në persona komplet dhe në ndër kohë kontribuojnë në punë më efikase dhe më të suksesshme. Por përparësitë nuk mbarojnë këtu. Ndërmarrja çdo vit ndan mjete financiare nga buxheti i saj për trajnime të ndryshme dhe seminare. Me këtë kontribuohet për zgjerimin e spektrit të diturive të

7

Page 8: ANALIZA E PËRVOJAVE POZITIVE NGA REALIZIMI I ...pmio.mk/wp-content/uploads/2013/05/Studija-na-slucaj... · Web viewStudimi i rastit për kompanitë SH.A ,,Dauti Komerc’’ dhe

punësuarve dhe përmirësimin e tyre. Dhe në këtë fushë të punësuarit nuk janë të diskriminuar në asnjë bazë, ashtu që të gjithë kanë të drejtën e njëjtë të shfrytëzimit të mjeteve të ndara për avancimin e tyre .² Dobre Bosillkovski – Ndihmës Drejtor çështjeve financiare - juridike .

Me këtë e dimë se Ndërmarrja Komunale kujdeset për të punësuarit e tyre në tërësi që është një realitet i vërtetë për biznese të çfarëdo karakteri në kohën e sotme. Komunikimi zhvillohet në dy gjuhë (gjuhë maqedone dhe shqipe), a risi është se llogaritë nga mesi i këtij viti do të shkruhen në dy gjuhë që do të jetë një rrethanë lehtësuese për anëtarët e kombësisë shqiptare që nuk e njohin gjuhën maqedonase. Ndërmarrja komunale gjithashtu kujdeset për avancimin dhe rritjen e diturive nëpërmjet organizimit të diturive. Secili sektor në ndërmarrje ka buxhet të caktuar që i përdor për trajnime dhe seminare për të punësuarit.

6. Metodologjia

Me qëllim që të përfitojmë më tepër informata për veprimtarinë e dy kompanive të cilët i hulumtojmë, përdorëm dy metoda kryesore: përfitimi i informatave nëpërmjet burimeve sekondare dhe përfitimi i të dhënave të drejtpërdrejta.

Të dhënat sekondare i fitojmë nëpërmjet hulumtimeve të ndryshme që i kemi bërë si grupi në internet, hulumtimi i artikujve të ndryshëm nga revista dhe gazeta, kurse të dhënat e drejtpërdrejta janë rezultat i vizitave që i kemi realizuar në të dy kompanitë.

8

Page 9: ANALIZA E PËRVOJAVE POZITIVE NGA REALIZIMI I ...pmio.mk/wp-content/uploads/2013/05/Studija-na-slucaj... · Web viewStudimi i rastit për kompanitë SH.A ,,Dauti Komerc’’ dhe

Zgjodhëm ditë të veçanta ku kaluam disa orë së bashku me të punësuarit në nivele të ndryshme në dy ndërmarrjet. Gjatë vizitave së pari na i prezantuan aktivitetet e tyre si kompani, punën që e realizojnë dhe mënyrën se si i arrijnë të pozicionuarit. Më pastaj vijuan pyetjet tona që më konkretisht na interesonte në lidhje me shumëllojshmërinë në kompanitë.

Pasonin intervista me të punësuarit në dy kompanitë të cilët kanë arritur të avancohen nga nivelet më të ultë deri te ato më të lartat në hierarkinë e kompanisë.

Dy mënyrat e marrjes së informatave kishin rëndësi të barabartë për këtë hulumtim, sepse neve si grup ishin të një dobie të madhe që në fund ti nxjerrim përfundime dhe rekomandime. Të dhënat e fituara të përparshme i vërtetuam gjatë vizitave në kompanitë. Kombinimi i këtyre dy metodave na ndihmuan të kemi një studim të plotë të rastit, e cila në të njëjtën kohë është e dobishme për zbatim në të ardhmen.

Në fazën e ardhme ne së bashku si grup i zgjodhëm informatat më të rëndësishme dhe më adekuate për studimin e rastit. Secilit anëtar të grupit i është dhënë të bën një detyrë të caktuar, dhe pastaj së bashku e përgjithësuam punën tonë në këtë studim të rastit.

7. Përfundim

Pjesëmarrja në këtë projekt ishte privilegj për të gjithë ne. Përfitimet nga ai janë të pa fund me rëndësi të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në të. Duke e punuar këtë rast studimi ne jo vetëm se kuptuam se bashkëpunimi në mes njerëzve të përkatësisë të ndryshme etnike është i mundshëm por ajo kontribuar për ndryshim pozitiv në mënyrën në të cilën mendojmë për komunitetin tjetër etnik. Pranimi reciprok, marrëveshja dhe udhëzimet nga të gjithë ata që janë të ndryshëm nga ne është shumë me rëndësi.

Vizita në këto dy kompani (,,Dauti Komerc” dhe “Ndërmarrja Publike Komunale”) kontribuoi në perceptimin tonë në realitet dhe zhvillimin e ndjenjave tona për përkatësinë në shoqëri. Pa dallim se cilit grup etnik i përkasim që është pakicë në një shtet, të gjithë ne kemi të drejta të njëjta dhe të tjerët ndjehen si pjesë e një tërësie. Shoqëria në të cilën jetojmë është shtëpi për gjithë ne pa dallim të përkatësive tona. Dallimet tona nuk janë arsye për ndarjet tona, për kundër ata janë ato që na lidhin njërin me tjetrin. Ata janë arsyet më shumë për unitet dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Këto vlera janë të cilat ruhen dhe janë pjesë e karakterit dhe karakteristikat personale të të punësuarve në këto kompani. Dallimet midis tyre asnjëherë nuk qenë shkas për çfarëdo ndarje, përkundrazi ata kontribuojnë shumë më shumë për suksesin dhe zhvillimin e dy kompanive se çdo gjë tjetër. Duke pasur në përbërjen e të punësuar nga përkatësia tjetër etnike ishte dhe ende është pika kyçe në zhvillimin dhe zgjerimin e kompanive në treg. Komunikimi në të dy gjuhët (maqedonisht dhe shqip), të cilat janë në përdorim më të madh në kompanitë , nuk paraqesin asnjë pengesë në punën dhe bashkëpunimin në mes të punësuarve. Ajo që kompanitë që e kishin në dispozicion të punësuar që flasin gjuhë të komuniteteve etnike në shtet vetëm e ka përmirësuar dhe zgjeruar komunikimin me konsumatorët. Madje dhe në momentin kur paqëndrueshmëria dhe dallimet mes komuniteteve gjatë viteve ndodhën në shtetin tonë, atmosfera e punës në dy kompanitë

9

Page 10: ANALIZA E PËRVOJAVE POZITIVE NGA REALIZIMI I ...pmio.mk/wp-content/uploads/2013/05/Studija-na-slucaj... · Web viewStudimi i rastit për kompanitë SH.A ,,Dauti Komerc’’ dhe

ka qenë shumë i favorshëm që është edhe një dëshmi për profesionalizmin dhe respektin e të punësuare në këto kompani.

“Dauti Komerc’’ dhe ,”Ndërmarrja Publike Higjienike’’ janë shembull i përkryer për atë se si njerëzit në një shoqëri të përzier mundet së bashku të funksionojmë dhe punojnë si shembull, drejt arritjes së qëllimeve të vendosura për të mirën dhe suksesin e kompanive të tyre. Secili i punësuar nga ata janë pjesë integrale e tërësisë të cilën ata e paraqesin dhe në atë mënyrë ata të dërgojnë në sukses më të madhe dhe prosperojnë si personal ashtu edhe ekipore në aktivitetet që i kryejnë.

Funksionimi i tyre, respekti dhe bashkëpunimi në nivel profesional dhe privat , paraqet vetëm motiv shtesë dhe inspirim për ne si grup e cila arriti dhe mësoj shumë nëpërmjet këtij bashkëpunimi. Qëllimi ynë, duke punuar në këtë projekt, mbeti i njëjtë, mirëpo qëndrimet dhe mendimet tona personale u ndryshuan në të mirë dhe atë duke e falënderuar nën ndikimin që këto dy kompani e kanë mbi ne. Tani qëllimi ynë do të jetë që ti ndjekim hapat e tyre dhe punën të cilat do të jenë motiv më shumë në zhvillimin dhe përparimin si personalitet, a në të njëjtë kohë si qytetarë të këtij shteti.

8. Përshkrimi i rastit

Inkuadrimi ynë në këtë projekt kishte dobi të panumërta për ne, së pari si anëtarë të kësaj shoqërie, dhe si nxënës me qëllim të përmirësimit të diturive dhe aftësive tona. Ajo që jemi së bashku në realizimin e këtij studimi, e reflekton faktin se të jetuarit së bashku me kombësitë tjera mund ta zhvillon shoqërinë tonë dhe vendin ku jetojmë. U munduam që këto të mos jenë vetëm fjalë, por të jenë de facto vepra, d.m.th tu jepet shembull për atë që e mësojmë , aktivitetet ekonomike të bizneseve në vendin tonë.

U munduam që ta zgjerojmë horizontin tonë dhe mënyrën me të cilën i pranojmë dhe i kuptojmë të tjerët. Zgjerimi i përmasës së mirëkuptimit dhe dhënies së theksit të veçantë për tejkalimin e paragjykimeve për bashkësitë tjera etnike është shumë e rëndësishme. Koha e kaluar së bashku na mundësoi të zbulojmë gjëra për njëri tjetrin që më parë nuk i kemi ditur. Shkëmbimi i ndërsjellët i informatave na ndihmoi në përpunimin e këtij studimi të rastit dhe e rriti nivelin e respektit dhe mirëkuptimit në mes nesh. Ne jo vetëm që nuk përfituam mirëbesim njëri ndaj tjetrit por edhe filluam të kalojmë më tepër kohë së bashku në kuadër të këtij projekti.

Fakti që grupi ynë ishte i përbërë nga dy bashkësi të ndryshme etnike na ndihmoi më mirë, më lehtë dhe më shpejtë ta kryejmë punën tonë, posaçërisht gjatë vizitave që i bëmë të dy kompanive. Duke pasur parasysh se në kompanitë arritëm kontakte me njerëz të bashkësive të ndryshme etnike, përbërja jonë e përzier kontribuoi për komunikim më të mirë dhe përfitimin e më tepër informatave nga të punësuarit.

Studimi i rastit ishte në të njëjtën kohë e bërë edhe në shqip edhe në maqedonisht, kurse

gjatë mbledhjeve përkthenim së bashku, që më së shumti na ndihmoi në njohjen e gjuhëve.

10

Page 11: ANALIZA E PËRVOJAVE POZITIVE NGA REALIZIMI I ...pmio.mk/wp-content/uploads/2013/05/Studija-na-slucaj... · Web viewStudimi i rastit për kompanitë SH.A ,,Dauti Komerc’’ dhe

Përvoja jonë e këtij projekti është pozitive duke shikuar nga ky aspekt. Përfitimet janë të shumë numërta, por posaçërisht mund të theksojmë se kemi dëshirë të vazhdojmë të komunikojmë njëri me tjetrin me shpresë për bashkëpunim të përsëritur në të ardhmen. Ky projekt na mundësoi ti shqyrtojmë se të gjithë së bashku mund të funksionojmë në një shoqëri. Dallimet tona aktualisht janë edhe përparësitë tonë.

Bashkëpunimi i përbashkët është hapi i parë kah ardhmëria më e mirë për sukses të ndërsjellë.

Shtojca Shtojca 1 – Оrganogrami ,,Dauti Komerc“

11

Page 12: ANALIZA E PËRVOJAVE POZITIVE NGA REALIZIMI I ...pmio.mk/wp-content/uploads/2013/05/Studija-na-slucaj... · Web viewStudimi i rastit për kompanitë SH.A ,,Dauti Komerc’’ dhe

12

Page 13: ANALIZA E PËRVOJAVE POZITIVE NGA REALIZIMI I ...pmio.mk/wp-content/uploads/2013/05/Studija-na-slucaj... · Web viewStudimi i rastit për kompanitë SH.A ,,Dauti Komerc’’ dhe

Shtojca 2 - Сertifikatë për ISO 9001 : 2008

13