189
Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. Besiana PETANAJ 1 DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE Program i studimeve të Doktoraturës në Shkencat Juridike Penale DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE “DOKTOR” “ ANALIZA SISTEMATIKE E VEPRAVE PENALE NË FUSHËN E DREJTËSISË ” KANDIDATI: UDHËHEQËSI SHKENCOR: BESIANA ( MUKA) PETANAJ Prof.Dr SOKOL MËNGJESI Tiranë 2018

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 1

DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE

Program i studimeve të Doktoraturës në Shkencat Juridike Penale

DISERTACION

PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE

“DOKTOR”

“ ANALIZA SISTEMATIKE E VEPRAVE PENALE NË FUSHËN E

DREJTËSISË ”

KANDIDATI: UDHËHEQËSI SHKENCOR:

BESIANA ( MUKA) PETANAJ Prof.Dr SOKOL MËNGJESI

Tiranë 2018

Page 2: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 2

© E drejta e autorit: Besiana PETANAJ

Nën përgjegjësinë time personale deklaroj për origjinalitetin e këtij punimi, pasqyrimin

me korrektësi të referencave, citimeve dhe burimeve sipas standardeve të përcaktuara në

Rregulloren “Për Organizimin e Programeve të Studimit të Doktoratave”, miratuar në

Mbledhjen e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës me vendimin nr. 20, të datës

13.11.2008.

Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim,

përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim,

përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo

lloj mjeti apo forme, pa lejen përkatëse me shkrim të autorit.

Page 3: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 3

Falenderimet

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë, është një temë e vështirë, e

cila ka kërkuar një hulumtim shkencor të gjithanshëm për evidentimin dhe zgjidhjen e

problematikave të hasura. Përfundimi i këtij disertacioni, padyshim që iu nënshtrua

këshillave, ndihmës, dashamirësisë dhe përkrahjes së një serë personash, të cilët në

përfundim të këtij rrugëtimi të gjatë, meritojnë një falenderim mëse të veçantë dhe të

sinqertë.

Në radhë të parë dua të falenderoj udhëheqësin e këtij studimi, Prof.Dr. Sokol Mëngjesin,

i cili nëpërmjet këshillave, sugjerimeve dhe ndihmës së vazhdueshme, arrita të përfundojë

me sukses këtë disertacion.

Gjithashtu, një mirënjohje dhe falenderim i shkon edhe kolegëve të mi që me këshillat dhe

diskutimet e tyre më kanë ndihmuar në hulumtimet dhe përpjekjet e mia për realizimin e

këtij punimi.

Por, krahas përkrahjes profesionale qëndron edhe ajo morale dhe për këtë arsye

falenderoj familjen time. Një falenderim i veçantë shkon për bashkëshortin tim, i cili

nëpërmjet mbështetjes së tij emocionale, besimit, durimit dhe inkurajimit, më dha forcë

që unë të vazhdoja edhe atëherë kur unë dorëzohesha. Falenderoj prindërit e mi dhe të

bashkëshortit tim për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhuruar, si dhe për

kujdesin që kanë treguar gjatë gjithë kësaj kohe në mënyrë të pakushtëzuar.

Mbi të gjitha dua të falenderoj dhe dy fëmijët David & Noel, të cilëve ju dedikoj dhe këtë

punim.

Page 4: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 4

Lista e Shkurtimeve.

K.P Kodi Penal

K.Pr.P Kodi i Procedurës Penale

K.P.Z Kodi Penal i Zogut

K.P.I Kodi Penal Italian

K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile

K.F Kodi i Familjes

PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit

KEDM Kodi i Etikës dhe i Deontologjisë Mjekësore

KEDNj Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

GJEDNj Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

GJ L Gjykata e Lart

KPT Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës

KShH Komiteti Shqiptar i Helsinkit

IEVP Institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale

ILDKPKI Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe

Konfliktit të Interesave

CEPEJ Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë.

Page 5: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 5

TABELA PËRMBLEDHËSE

Hyrje.................................................................................................................................viii

Qëllimi dhe objektivat......................................................................................................xvi

Hipoteza kryesore............................................................................................................xvii

Metodologjia...................................................................................................................xviii

Struktura e punimit...........................................................................................................xix

KREU I: Kallëzimi dhe moskallëzimi i krimit. Problematikat e saj.

Hyrje....................................................................................................................................1

1.1 Analiza juridike e veprës penale të moskallëzimit të krimit..........................................2

1.1.1 Karakteristikat e veprës penale të moskallëzimit të krimit.........................................5

1.1.2 Moskallëzimi i krimit nga subjektet e posaçme. ........................................................7

1.1.2.1 Moskallëzimi i krimit nga personeli mjekësor. .......................................................7

1.1.2.2 Moskallëzimi i krimit nga nëpunësi publik...........................................................11

1.1.3 Problematikat e moskallëzimit të krimit në praktikën gjyqësore..............................14

1.2 Analiza juridike e veprës penale të detyrimit për të kallëzuar provën.........................16

1.3 Analiza juridike e veprës penale të kallëzimit të rremë.............................................. 19

1.3.1 Dallimi që ekziston ndërmjet kallëzimit të rremë dhe veprës penale të shpifjes......22

KREU II: Veprat penale që pengojnë zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj

Hyrje..................................................................................................................................26

2.1 Vepra penale e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Problematikat e saj...27

2.2 Analiza juridike e veprës penale të përkrahjes së autorit të krimit..............................29

2.3 Vepra penale e fshehjes ose asgjësimi i kufomës.......................................................31

KREU III: Dëshmia e rreme dhe refuzimi për të dëshmuar

Hyrje..................................................................................................................................32

3.1 Nocioni i dëshmitarit...................................................................................................33

3.1.1 Të drejtat dhe detyrat e dëshmitarit..........................................................................34

3.2 Dëshmia e rreme dhe refuzimi për të dëshmuar..........................................................38

3.2.1 Analiza juridike e kundravajtjes penale të dëshmisë së rreme.................................39

3.2.1.1 Disa çështje në lidhje me vërtetësinë e thënies së dëshmitarit dhe të pandehuri...42

3.2.2 Analiza juridike e kundravajtjes penale të refuzimit për të dëshmuar......................45

3.3 Dëshmitari okulare dhe shtrembërimi i dëshmisë.......................................................47

3.3.1 Prania e stresit dhe ankthit të dëshmitarit në vendin e ngjarjes ose gjatë procesit të

identifikimit.......................................................................................................................48

3.3.2 Rindërtimi i kujtesës................................................................................................48

3.3.3 Prezenca e armës......................................................................................................49

3.3.4 Efekti i dezinformimit..............................................................................................49

3.3.5 Kontaminimi i bashkë-dëshmitarëve........................................................................50

3.4 Kujtesa verbale, njohja e zërit dhe problematikat e saj...............................................51

Page 6: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 6

KREU IV: Eksperti dhe përkthyesi. Subjekte aktive dhe pasive të veprave penale

kundër drejtësisë.

4.1 Eksperti të drejtat dhe detyrat e ti……….…………………………………………...52

4.2 E drejta për përkthyes. Të drejtat dhe detyrat e përkthyesit…………………………54

4.3 Eksperi dhe përkthyesi subjekte aktive të veprës penale……………………………56

4.3.1 Analiza juridike e veprës penale të përkthimit dhe ekspertimit të rremë…….……56

4.3.2. Analiza juridike e veprës penale të mos paraqitjes së dëshmimtarit, ekspertit apo

përkthyesit. ..............................................................................................................58

4.3 Eksperti dhe përkthyesi subjekte pasive të veprave penale të sanksionuara në nenet

312 dhe 312/a të kodit penal………………………..……………………………………60

PJESA E II

KREU V: Veprat penale që kryhen gjatë procedimit penal

5.1 Vepra penale e fillimit të paligjshëm të ndjekjes penale............................................63

5.2 Vepra penale e zhdukjes apo humbjes së fashikullit.............. ..................................67

5.3 Analiza juridike e veprës penale të ndalimit të dhënies dhe shpalljes së të dhënave në

kundërshtim me ligjin.......................................................................................................68

KREU VI: Përdorimi i dhunës gjatë hetimeve dhe problematikat e saj

6.1 E drejta e heshtjes dhe mos-inkriminimit të vetes gjatë procesit të hetimeve

paraprake............................................................................................................................72

6.2. Parashikimet ligjore në lidhje me parandalimin e ushtrimit të dhunës gjatë procesit

hetimor...............................................................................................................................76

6.3 Analiza juridike e veprës penale të përdorimit të dhunës gjatë hetim.........................78

6.4. Zbatimi në praktikë i nenit 314 të Kodit Penal dhe problematikat e saj.....................83

PJESA III

KREU VII: Veprat penale të korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

7.1 Pavarësia e gjyqësorit dhe ndikimi i korrupsionit........................................................87

7.2 Analiza juridike e veprave penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv në fushën e

drejtësisë............................................................................................................................93

7.2.1. Analiza juridike e veprave penale të korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve

dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë..............................................................................93

7.2.2 Analiza juridike e veprave penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të gjyqtarëve

ndërkombëtar, të anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja, si dhe të arbitrit vendas apo të

huaj.....................................................................................................................................97

7.2.3 Karakteristikat e veprës penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sistemin e

drejtësisë............................................................................................................................99

7.3 Problematikat e veprës penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv në fushën e

drejtësisë......................................................................................................................... 100

7.4 Parandalimi i korrupsionit në sistemin e drejtësisë....................................................107

Page 7: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 7

PJESA E IV

KREU VIII: Veprat penale që lidhen me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

8.1 E drejta e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore dhe përmbaruesi gjyqësor..............114

8.2 Procedura e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.....................................................117

8.2.1 Ekzekutimi i vendimeve penale të formës së prerë................................................118

8.2.2 Ekzekutimi i vendimeve penale nga prokurori. ....................................................119

8.3 Analiza juridike e veprës penale të pengimit për ekzekutimin e vendimeve

gjyqësore..........................................................................................................................119

8.4 Vepra penale e mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të

gjykatës............................................................................................................................120

8.5 Analiza juridike e kundravajtjes penale të veprime në kundërshtim me vendimin e

gjykatës............................................................................................................................122

KREU IX: Analiza juridike e veprave penale të largimit të të dënuarit nga vendi i

qëndrimit dhe dhënia ndihmë e të dënuarit për largim............................................128

KREU X: Gjyqtari subjekt pasiv i veprave penale në fushën e drejtësisë.

Hyrje................................................................................................................................137

10.1 Analiza juridike e veprës penale të kundërshtimit dhe goditjes së gjyqtarit...........137

10.2 Analiza juridike e veprës penale të kanosjes së gjyqtarit........................................138

10.3 Kundravajtja penale e fyerjes së gjyqtarit...............................................................139

Konkluzionet dhe Rekomandimet................................................................................142

Bibliografia.....................................................................................................................157

Abstrakt..........................................................................................................................166

Abstract...........................................................................................................................167

Page 8: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 8

Hyrje

Ndarja dhe balancimi i pushteteve, konsiderohet si një gur themeli për zhvillimin e

demokracisë dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës. Një gjyqësor i pavarur përbën

garanci për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, ku sipas nenit 42 të

Kushtetutës" Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij

kushtetues dhe ligjor, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një

gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e

paanshme e caktuar me ligj"

Një ndër mjetet efikase të shtetit për forcimin e sistemit të drejtësisë është mbrojtja

juridike penale e këtij sistemi për realizimin e drejtësisë si dhe të drejtave të sanksionuar

me ligj të personave që janë subjekte pjesëmarrëse në një proces gjyqësor civil ose

penal.1 Prandaj ” mbrojtja e këtij parimi varet ne radhë të parë nga konceptimi dhe

qëndrimi i drejtë i vet funksionarëve të drejtësisë ndaj zbatimit të ligjit dhe nga ana

tjetër varet nga konceptimi dhe qëndrimi i drejtë i organeve të tjera shtetërore ndaj

ligjeve, respektimit të pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe mos ndërhyrja në zgjidhjen e

çështjeve gjyqësore”2 Nocioni i pavarësisë nënkupton faktin se në dhënien e një vendimi

gjyqësor, gjykata duhet të jetë e pavarur nga organet e pushtetit legjislativ, ekzekutiv, nga

partitë politike si dhe nga institucionet shtetërore të nivelit qëndror dhe vendor, pavarësi

kjo e cila realizohet edhe nga pavarësia individuale, kolektive dhe e brendshme e

gjyqtarit.

Veprat penale kundër drejtësisë janë ato vepra që prekin sferën e sigurisë së pavarësisë

së pushteti gjyqësor, të veprimtarisë e të funksionimit normal të sistemit gjyqësor, si dhe

të organeve të tjera të ngarkuara me ligj për të ndihmuar në realizimin e drejtësisë penale

dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, të cilat zënë një vend të veçantë ne dispozitat e

Kodit Penal.

Këto vepra penale si çdo vepër tjetër kanë historikun e tyre të sanksionimit dhe teknikës

legjislative të përdorur në ligjin material penal. Në kodin e parë penal shqiptarë,3veprat

penale kundër drejtësisë kanë kanë qenë të sanksionuar në Titullin IV, me emërtimin “

Delikte kundër administrationit të drejtësisë”.

Gjatë studimit dhe analizimit të delikteve kundër administrationit të drejtesisë, ajo që të

bie në sy, është ndarja e delikteve kundër administrationit të drejtësisë4, në tetë kaptina.

Klasifikimi i këtyre veprave penale në kaptina është bërë në bazë të objektit grupor të

këtyre delikteve. Kaptina e parë, përbëhej nga delikti i refuzimit të një funksioni të

detyrueshëm me ligj. 5 Sipas kësaj dispozite, kushdo që është thirrur nga autoriteti 1 Ismet Elezi “ E drejta penale pjesa e posacme” Tirane 2005, fq 535 2 Ismet Elezi “ E drejta penale, pjesa e posacme “ Tirane 1997, fq 143 3 Kodi penal 1928,ose sic njihet ndryshe KP I Zogut, I cili u hartua në vitin 1927, dhe hyri në fuqi në janar

të vitit 1928. 4 Kjo sipas emërtimit të bërë nga dispozitat e Kodit Penal 1928 5 Neni 239 I Kodit Penal.

Page 9: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 9

gjyqësor me cilësinë e dëshmitarit, eksperti ose dragomanit6dhe arrin të mos paraqitet

përpara autoritetit gjyqësor duke përdorur pretekste të rreme, ose në rastin kur paraqitet

përpara autoritetit gjyqësor refuzon të dëshmojë ose të ushtrojë detyrën e ekspertit ose të

përkthyesit, dënohet me burgim ose me gjobë.

Në këtë kaptinë janë sanksionuar marrëdhëniet juridike të vendosura nga shteti, kundër

veprimeve dhe mosveprimeve të kundraligjshme, për të siguruar funksionimin normal të

autoritetit gjyqësor. Përsa i përket subjektit është e rëndësishme të theksojmë faktin se

delikti i refuzimit të një funksioni të detyrueshëm me ligj, kryhej nga subjekte të posaçme

siç ishin dëshmitarët, ekspertët dhe përkthyesit.

Kaptina II e emërtuar me titullin “ Simulation fajesh dhe personash”, përbëhej nga tre

dispozita7, në të cilën ashtu si në kaptinën e parë, janë të sanksionuar marrëdhëniet

juridike të vendosura nga shtetit për të siguruar funksionimin normal të autoritetit

gjyqësore, nga veprimet ose mosveprimet e kundraligjshme, veprime këto të kryera nga

subjekte të përgjithshme.

Sipas këtyre dispozitave, kushdo që bënë një kallëzim përpara autoritetit gjyqësor, për një

faj ose vepër që e di që nuk ka ndodhur, ose që simulon gjurmët e këtij faji, në mënyrë të

tillë që ndaj një personi të fillojë hetimi penal, ndëshkohet me gjobë ose me burgim.8

Një veçori tjetër e këtyre dispozitave, është edhe ndëshkimi i atyre personave të cilët

paraqiten përpara autoriteteve gjyqësor, dhe prezantohen në vend të një personi tjetër,

edhe në mënyrë vullnetare.9

Kaptina e tretë përbehet nga tre dispozita konkretisht nga neni 243, 244, 245, ku trajtohet

vepra penale e shpifjes.

Veprat penale të të rrenurit në gjyqë dhe përpara këshillave janë trajtuar në kaptinën IV, e

cila përbëhet nga tre dispozita, konkretisht nga nenet 246-255.

Vepra penale, abuzimi i avokatëve dhe i përfaqësuesve të tjere është sanksionuar në

kaptinë V të Kodit Penal të Zogut. Kjo kaptinë përvec veprës penale ku është sanksionuar

përdorimi i preteksteve për të siguruar favorizimin e një dëshmitari, eksperti, përkthyesi

prokurori apo gjykatësi nëpërmjet shpërblimit të tyre, parashikon dhe dy nene të tjera të

6 Termi dragoman sipas fjalorit të gjuhës shqipëe, do të thotë përkthyes. 7 Nenet 240-242 Kodit Penal 1928 8 Neni 240 I Kodit Penal 1928. Po me këtë dënim ndëshkohet edhe ay që deklaron përpara Autoritetit

gjyqësuer, rrenësisht, se ka ba një faj ose ka bashkëpunue në të kryemit e një faji, përvec se kur një i tillë

deklarim i remë bahet për me shëptue ndonjanin nga gjinia a e afërme e vet. 9 Neni 241 Kodi Penal 1928. Kushdo, që prezenton vehten përpara Autoriteteve në vend të një

personi tjetër, dhe sikur këtë vepër t’a ketë ba pa mos i thirrun ose pa mos u kërkue,

ndëshkohet me burgim nga pesë ditë deri në një muej,ose me gjobë të randë nga

pesëdhjet deri në pesqind fr.ari

Page 10: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 10

cilët kanë si qëllim dënimin e avokatëve dhe përfaqësuesve ligjor të palëve nëqoftëse këta

dëmtojnë cështjen që u është ngarkuar10.

Në kaptinën VI është trajtuar vepra penale e “ përkrahje fajtorësh dhe të banunit strehtë të

këtyne”. Kjo kaptinë përbehet nga një dispozitë e vetme.

Në kaptinën VII të Kodit Penal të Zogut, janë sanksionuar veprat penale të arratisë dhe

pakujdesisë në vuajtjen e dënimeve. Ajo që të bei në sy në këtë kaptinë, është teknika

legjislative e përdorur, e cila është mjaft e arrirë. Në nenin 260 dënohet arratia që bëhet

me anën e violencës apo rruptunave. Neni 262 parashikon dënimin e çdo personi që

ndihmon ose lehtëson ikjen e një ndaluari apo të dënuari. Në paragrafë të tjerë

parashikohet dënimi më i rëndë për këta persona nëse ai përdor mjetet e lartëpërmendura.

Dipozita vijuese ka sanksionuar kryerjen e kësaj vepre penale nga subjekte të posaçme

sic janë nëpunësit e shtetit të ngarkuar me një detyrë të caktuar etj. Në kaptinën e fundit

janë sanksionuar veprat penale të titulluar me emërtimin “ Vet-gjyqësie”, kaptinë kjo e

cila përbëhet nga nenet 269-271

Me ndryshimin e rregjimit politik në Shqipëri pësuan ndryshime edhe ligjet ekzistuese.

Kështu lindi nevoja e hartimit të kodeve të reja. Në këtë kuadër u hartau dhe hyri në fuqi

kodi penal i vitit 1952. Në kodin penal të vitit 1952, veprat penale kundër drejtësisë u

sanksionuan në kreun X me emërtimin “ Krimet kundër drejtësisë” Ky kre përbëhej nga

17 dispozita si më poshtë.

Neni 217 Përkrahja pas kryerjes së krimit.

Neni 218 Moskallëzimi I krimit.

Neni 219 Kallëzimi i rremë.

Neni 220 Dëshmia, ekspertimi dhe përkthimi i rremë.

Neni 221 Krijimi i provave të rreme.

Neni 222 Korruptimit.

Neni 223 Fillimi i procedimit penal pa të drejtë.

Neni 224 Shtrëngimi për të bërë deklarata.

Neni 225 Dhënia e një vendimi të padrejtë.

Neni 226 Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit, përkthyesit, ose dëshmitarit të pranishëm.

10 Sipas nenit 256, në raste se avokati ose përfaqësuesi ligjor I palëve dëmton një cështje civile ata do të kenë përgjegjësi penale. Ndërsa neni 257 ju referohet rastit ku dëmtohen interest e palëve.

Page 11: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 11

Neni 227 Pengimi i paraqitjes së dëshmitarit, ekspertit, përkthyesit ose dëshmitarit të

pranishëm.

Neni 228 Pengimi i paraqitjes së ndihmës gjyqtarit.

Neni 229 Arratisja e të arrestuarit dhe të dënuarit.

Neni 230 Lirimi i paligjshëm i njëtë arrestuarit.

Neni 231 Ushtrimi i një veprimtarie ose mjeshtërie të ndaluar me vendim gjyqi.

Neni 232 Marrja e shpërblimeve të padrejta nga avokati.

Neni 233 Përhapja e rezultateve hetimore dhe gjyqësore.

Duke analizur dispozitat e këtij kodi ajo që të bie në sy është fakti se në këtë kod u

parashikuan disa subjekte të reja të cilat nuk i gjemë në kodin penal të Zogut siç është

dëshmitari i pranishëm. Ky kod parashikon dhe katër dispozita të reja cilat nuk

përfshiheshin në Kodin Penal të Zogut. Nenet 227 dhe 228 parashikojnë pengimin e

paraqitjes së dëshmitarit, eksperit, përkthyesit, ose dëshmitarëve të pranishëm si dhe të

ndihmës gjyqtarit për të kryer detyrat e tyre. Subjekti aktiv për kryerjen e këtyre veprave

penale është personi prej të cilit varen materialisht apo për shkak shërbimi, subjektet

pasiv të përmendur më sipër. Nenet 231 dhe 233 kishin si synim dënimin përkatësisht të

personave që kanë ushtruar një veprimtari ose mjeshtëri të ndaluar me vendim gjyqi si

dhe të personave që kanë përhapur rezultatet hetimore apo gjyqësore të gjyqëve të

zhvilluara me dyer të mbyllura, pa lejen e organeve kopetente.

Me miratimin nga Kuvendi Popullor më datë 15.06.1997 të Kodit Penal të Republikës

Popullore Socialiste të Shqipërisë, veprat penale kundër drejtësis pësuan disa ndryshime

të cilat ҫuan në zvogëlimin e dispozitave kundër drejtësisë. Sipas këtij kodi, veprat

penale kundër drejtësisë janë të parashikuara në dy krerë të veçantë, kjo pasi veprat

penale ndaheshin në krime dhe në kundravajtje penale.11Në kreun shtatë të këtij kodi janë

sanksionuar të gjitha krimet kundër drejtësisë, konkretisht:

Neni 111

Përkrahja pas kryerjes së krimit.

Fshehja e personit që kryen një krim, fshehja e gjurmëve apo e sendeve të rrjedhura nga

një krim, kur për këtë krim parashikohet dënim me heqje të lirisë më tepër se dy vjet

dënohet me heqje të lirisë gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, në lidhje me një krim për të

cilin parashikohet dënim me heqje të lirisë jo më pakë se dhjetë vjet, dënohet me heqje të

lirisë gjer në dhjetë vjet.

Neni 112

11 Neni 4 Kodi Penal I Republikës Popullore Socialiste të Shqipërsë, Shtëpia botuese “ 8 Nëntori”

Page 12: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 12

Moskallëzimi i krimit.

Moskallëzimi i një krimi, të parashikuar nga nenet 62.65.67 paragrafi i dytë, 72

paragrafi I dytë, 76 paragrafi I dytë, 83,84 e 102 të këtij kodi dënohet me heqje lirie gjer

në tre vjet. Moskallëzimi i një krimi kundër shtetit, të parashikuar nga nenet 47-57 dhe 60

të këtij kodi, që dihet me siguri se përgatitet ose është kryer dënohet ne heqje të lirisë gjer

në dhjetë vjet.

Neni 113

Kallëzimi i rremë

Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi

nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si dhe krijimi i provave të rreme, i bërë me

qëllim që të fillojë procedimi penal, dënohet me heqje të lirisë gjer në pesë vjet

Neni 114

Fillimi i paligjshëm i procedimit penal

Fillimi i procedimit penal nga ana e organeve të hetimit, të prokurorisë ose të gjykatës

kundër një personi, që dihet se është I pafajshëm, dënohet, me heqje të lirisë gjer në pesë

vjet.

Neni 115

Shtrëngimi për të bërë deklarata

Përdorimi i dhunës për të bërë deklarata nga ana e personit që zhvillon hetime dënohet,

me heqje të lirisë gjer në tetë vjet.

Neni 116

Dhënia e një vendimi të padrejtë.

Dhënia e një vendimi gjyqësor përfundimtar që dihet se është i padrejtë dënohet, me

heqje të lirisë gjer në dhjetë vjet.

Neni 117

Largimi i të arrestuarit ose i të dënuarit.

Largimi i të arrestuarit a i të dënuarit me heqje të lirisë ose i të internuarit nga vendi i

qëndrimit të detyrueshëm a gjatë udhëtimit dënohet, me heqje të lirisë gjer në tre vjet.

Page 13: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 13

Ndërsa në seksionin B, në kreun pesë të tij, janë sanksionuar kundravajtjet penale kundër

drejtësisë, të cilat janë si më poshtë:

Neni 202

Dëshmia, ekspertimi ose përkthimi i rremë

Dëshmia, ekspertimi ose përkthimi, që dihet se janë të rremë, të bërë përpara organeve të

hetimit ose gjykatës, dënohen, me riedukim nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë gjer në

dy vjet.

Neni 203

Mosparaqitja e dëshmitarit, e ekspertit ose e përkthyesit, pa shkaqe të arsyeshme, në

organet hetimore a gjyqësore ose mospranimi për të dëshmuar ose për të kryer detyrat e

tyre dënohet, me qortim shoqëror, me riedukim nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë

gjer në tre muaj.

Karakteristikat e veprave penale kundër drejtësisë sipas Kodit Penal të Republikës

Popullore Socilaistë ishin si më poshtë:

Objekti grupor i këtyre veprave penale ishin marrëdhëniet juridike të vendosura me

Kushtetutën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë 12 për të garantuar

funksionimin e rregullt të organeve të ndjekjes penale dhe të gjykatave nga veprimet

ose mosveprimet e kundra ligjshme.

Veprat penale kundër drejtësisë kryheshin me veprime dhe mosveprime të

kundraligjshme. Vepra penale të cilat kryheshin me veprime aktive ishin ato të

përkrahjes pas kryerjes së krimit, kallëzimi i rremë, dhënia e një vendimi të padrejtë,

largimi i të arrestuarit ose të dënuarit, dëshmia, ekspertimi ose përkthimi i rremë,

ndërsa vepra penale të cilat kryheshin me mosveprime ishin moskallëzimi i krimit dhe

mosparaqitja e dëshmitarit, e ekspertit ose e përkthyesit.

Përsa i përket subjekteve aktive të veprave penale kundër drejtësisë, të cilat përbëjnë

krim, ato klasifikoheshin në subjekte aktive të përgjithshme dhe në subjekte aktive të

posaçme. Subjekt i përgjithshëm ishte çdo person që kishte mbushur moshën për

përgjegjësinë penale13, dhe ishte i përgjegjshëm.14 Ndërsa subjekte aktive të posaçme

ishin ato subjekte të cilat për shkak të statusi që kishin gjatë ndjekjes penale ose gjatë

zhvillimit të procesit gjyqësor, kryenin veprime ose mosveprime të kundra ligjshme të

cilat cënonin mos funksionimin në rregull të organeve që realizonin drejtësinë.

Subjektet e posaçme ishin hetuesi, prokurori, gjyqtari, personi i ndaluar ose i

12 Sipas nenit 2 të këtij kodi, në të cilën është sanksionuar baza e legjislacionit penal. 13 Neni 7 I Kodit Penal “ Mosha për përgjegjësi penale”

Ka përgjegjësi penale personi, I cili, kur ka kryer veprën penale, ka mbushur moshën katërmbëdhjet vjec. 14 Në nenin 8, janë sanksionuar rastet kur një person nuk do të ketë përgjegjësi penale. Sipas kësaj dispozite

nuk ka përgjegjësi penale, personi cili, kur ka kryer veprën penale, nuk ka pasur vetëdijen e rëndësisë së

saj ose nuk ka mundur të kontrollojë veprimin ose mosveprimin e tij për shkak të sëmundjes psikike, të

zhvillimit mendor të metë ose të ndonjë sëmundje tjetër që shoqërohet me turbullime psikike. Efektete e

kësaj dispozite nuk shtrihen mbi personat që kë krye rveprën penale duke qenë të dehur.

Page 14: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 14

arrestuar. Përsa i përket kundravajtjeve penale kundër drejtësisë ato kryheshin vetëm

nga subjekte të posaçme të cilat ishin eksperti, përkthyesi dhe dëshmitari.

Për shkak të ideologjisë së përdorur nga ky kod, numri i veprave penale kundër

drejtësisë ishte i kufizuar15.

Vepra penale e moskallëzimit të krimit konsumohej në momentin që nuk bëhet

kallëzim për një numër të caktuar krimesh, dhe jo për të gjitha krimet e sanksionuar

në këtë kod. Më shumë vëmendje i është kushtuar moskallëzimit të krimeve që lidhen

në cënimin dhe shkatrimin e pronës socialiste dhe krimet kundër shtetit.

Sanksionet e përdorura nga legjislatori për kryerjen e veprave penale kundër

drejtësisë janë disa. Për krimet aplikohej si dënim heqja e lirisë ndërsa për

kundravajtjet penale në varësi të rrezikshmërisë shoqërore, aplikohej si sanksione

penale këto dënime:

a. Riedukimi nëpërmjet punës, i cili konsistonte në detyrimin e autorit të krimit të

punonte për një kohë nga një muaj gjer në një vit në qendrën e punës që caktohej

me vendim gjyqësor ose në vendet që caktonin organet e ekzekutimit.16

b. Qortimi shoqëror, i cili konsistonte në qortimin që i jepej fajtorit nga ana e

gjykatës në qendrën e punës ose të banimit

c. Heqja e lirisë.

Nga ana subjektive krimet dhe kundravajtjet penale kundër drejtësisë, kryheshin me

dashje direkte.

Duke ju referuar kodeve penale të mësipërme, ajo që bie në sy është fakti se veprat

penale kundër drejtësis karakterizoheshin nga periudha të arta kur teknika legjislative e

përdorur ishte shumë e arrirë dhe shumë efektive, ku do të veçoja kodin e parë penal

shqiptar si dhe nga periudha të errëta kur dispozitat në të cilën bëhej parashikimi i

veprave penale kundër dhënies së drejtësisë ishin të pakta në numër të cilat shpesh herë

nuk gjeni zbatim në praktik. Një fenomen i tillë ndeshej në kodin penal të Republikës

Popullore Socialiste dhe të Kodit Penal të Republikës Socialiste të Shqipërisë.

Si rrjedhojë e ndryshimeve politike e sociale- ekonomike që ndodhën në Shqipëri pas

viteve 90 dhe zbatimit të reformës legjislative, Kuvendi Popullor i Republikës së

Shqipërisë, më datë 27.01.1995 me ligjin nr 7895, datë 27.01.1995 miratoi kodin e ri

penal, i cili hyri në fuqi më datë 1.06.1995. 17 Ky kod në krahasim me kodet e

mëparëshme karakterizohej nga parime demokratike si parimi i shtetit të së drejtës,

parimi i barazizë përpara ligjit, i humanizmit në kuadër të respektimit të të drejtave dhe

lirive themelore të njeriut. Veprat penale kundër drejtësisë u saksionuan në kreun IX të

tij, të cilat kanë qenë vazhdimisht objekt i reformave ligjore të ndodhura në vendin tonë.

Aktualisht në kodin penal parashikohen rreth 40 nene për veprat penale kundër drejtësisë

dhe në kategorinë tjetër, veprat penale të kryera nga subjekte të posaçëm (gjyqtarë,

prokurorë, avokatë etj.). Në kategorinë e parë përfshihen sidomos: moskallëzimi i krimit

(neni 300); veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës (neni 301); përkrahja e autorit të

krimit (neni 302); fshehja ose asgjësimi i kufomës (neni 303); detyrimi për të kallëzuar

15 Për më tepër shiko nenin . 16 Neni 20/1 Kodit Penal 17 Prof.Dr.Ismet Elezi, Prof.As.Dr. Skënder Kacupi, Prof.As.Dr. Maksim R. Haxhia “Komentari i kodit

penal të Republikës së Shqipërisë.” Tiranë 2005, Shtëpia botuese GEER, fq 12.

Page 15: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 15

provën (neni 304); kallëzimi i rremë (neni 305), dëshmia e rreme, përkthimi i rremë etj.

Në kategorinë tjetër hyjnë veprat penale që kryhen nga subjekte të posaçme të drejtësisë:

fillimi paligjshëm i ndjekjes penale (neni 313); zhdukja ose humbja e fashikullit (neni

313/a); përdorimi i dhunës gjatë hetimeve (neni 314). Gjithashtu parashikohen vepra

penale të tjera si kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit (neni 316), kanosja e fyerja e

gjyqtarit prokurorit etj. Por efektiviteti më i madh i legjislacionit penal duket në goditjen

e korrupsionit aktiv e pasiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë

(nenet 319, 319/a).18

Pavarësisht faktit se veprat penale kundër drejtësisë kanë qenë objekt i reformave ligjore,

ajo që të bie në sy është mungesa e praktikës ligjore për pjesën më të madhe të veprave

penale kundër drejtësisë. Gjetja e shkaqeve dhe faktorëve për të cilat dispozitat e veprave

penale kundër drejtësi nuk gjejnë zbatim në praktik do të jetë një nga objektivat e këtij

punimi.

18 Komisioni I Posacem Parlamentar I Reformes ne sistemin e drejtesise. Grupi i Eksperteve te Nivelit te

Larte, “ Analize e sistemit te drejtesise ne Shqiperi” , Qershor 2015, fq 155.

Page 16: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 16

QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT

Duke u bazuar në parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Duke u bazuar në parimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së organeve gjyqësore në

dhënien e vendimeve.

Duke u bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të subjekteve pjesëmarrëse të

procesit gjyqësor.

Duke u nisur nga perceptimi i publikut në lidhje me funksionimin e organeve të

drejtësisë dhe nivelin e korrupsionit.

Duke ju referuar vakumit ligjor që krijohet si rrjedhojë e ndërthurjes së ligjit material

penal dhe procedural.

Duke ju referuar llojit dhe masës së dënimit të aplikuara nga gjykatat në dhënien e

vendimeve gjyqësore.

Duke u nisur nga papërshtatshmëria e masave të dënimit në raport më rëndësinë e

veprës .

Duke ju referuar se drejtës për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Duke ju referuar praktikës gjyqësore në lidhje me veprat penale në fushën e

drejtësisë.

Duke ju referuar përdorimit të termave që lënë vend për interpretime të ndryshme nga

organet e ndjekjes penale dhe nga gjykatat, të tilla si temat “ dhunë”, intensiteti i

dhunës”, transportimi i kufomës”, “ mosparaqitja e menjëhershme” etj.

Ky punim ka si qëllim;

Të jap një panoramë të përgjithshme të veprave penale në fushën e drejtësisë,

karakteristikat specifike të tyre si dhe aplikimin e tyre në praktikë.

Të identifikoj hapësirat ligjore që krijohen si pasojë e aplikimit njëkohësisht të ligjit

material penal dhe atij procedural, si dhe qëndrimin që duhet të mbaj organi

procedues dhe ai gjykues.

Të jap një parashikim ligjor në lidhje me sanksionimin e rrethanave cilësuese dhe

aplikimin e dënimeve plotësuese për disa nga vepra penale në fushën e drejtësisë.

Të jap një informacion në lidhje me qëndrimet e doktrinës penale italiane, franceze

dhe asaj zviceriane për problematikat e gjetura në doktrinën penale shqiptare.

Të jap rekomandime për ndryshimin e disa dispozitave të veprave penale kundër

drejtësisë, si dhe shtimin e disa figurave të reja të veprave penale në fushën e

drejtësisë.

Disertacioni përmban edhe rekomandime për ndryshimin e dispozitave, aplikimi i të

cilave duket i pazbatueshëm nga organet gjyqësore, duke u përpjekur të gjej zgjidhje në

doktrinën dhe legjislacionin e vendeve të huaja, si atij italian, francez dhe zviceran.

Page 17: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 17

HIPOTEZA KRYESORE

Ky studim ka si qëllim të bëjë një analizë sistematike të thelluar të veprave penale në

fushën e drejtësisë, duke analizuar elementët përbërëse të çdo vepre penale konkrete në

fushën e drejtësisë, nëpërmjet së cilës do të evidentohen dhe problematikat që lindin si

pasoj e hapësirës ligjore që ekziston në ligjin material penal për disa nga këto vepra

penale, dhe vështirësitë me të cilat është përballur organi i akuzës dhe gjykatat në lidhje

me kualifikimin dhe cilësimin ligjor të disa veprave penale. Nëpërmjet këtij punimi

synohet të jepet një sqarim në rastet e konkurrimit të veprave penale se çfarë qëndrimi

duhet të mbaj gjykata si pasojë e mungesës së një praktike unifikuese gjyqësore nga

Gjykata e Lartë, si dhe zgjidhjen disa çështjeve të cilat janë evidentuar gjatë analizës

juridike të veprave penale konkrete kundër drejtësisë.

Në këtë disertacion jepen propozime konkrete në lidhje me ndryshimin tërësisht apo

pjesërisht të disa dispozitave në të cilën janë sanksionuar këto vepra penale, në lidhje me

parashikimin e rrethanave cilësues, aplikimin e dënimeve plotësuese si dhe shtimin e

dispozitave të reja për vepra penale që kryhen nga subjektet e posaçme.

Gjithashtu kjo tezë është edhe një përpjekje për të dhënë sqarimin e disa termave të cilat

janë të diskutueshme nga organet gjyqësore dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në cilësimin

ligjor të veprës penale.

Ky studim është i ndërtuar mbi disa hipoteza, zgjidhje e të cilave përbën edhe bazën dhe

qëllimin shkencor të studimit. Hipotezat e ngritura në këtë studim vijnë si përgjigje e

pyetjeve të renditura si më poshtë.

1. A janë të qarta termat e përdoruara nga legjislatori për përshkrimin e veprave penale

konkrete në fushën e drejtësisë, apo lënë vend për interpretime të ndryshme nga

organet e ndjekjes penale dhe nga gjykata?

2. A ekzistojnë hapësira ligjore si pasojë e ndërthurjes dhe aplikimit të ligjit material

penal dhe procedural? Çfarë qëndrimi duhet të mbajnë organet e ndjekjes penale dhe

gjykata?

3. Veprat penale në fushën e drejtësisë a gjejnë zbatim në praktikën gjyqësore?

4. Masa dhe lloji i dënimit i sanksionuar për çdo vepër penale në fushën e drejtësisë, a

është në raport të drejtë me rrezikshmërinë e veprës penale dhe me shkallën e fajit të

autorit?

5. Veprat aktuale a i përgjigjen ndryshimeve të bëra në reformën në drejtësi, apo duhen

rishikuar?

6. A është e nevojshme sanksionimi i rrethanave rënduese për disa nga veprat penale në

fushën e drejtësisë?

Rreth këtyre pyetjeve ngrihen këto hipoteza:

1. Termat dhe nocionet e përdorura në legjislacionin material penal për përshkrimin e

veprave penale në fushën e drejtësisë nuk janë shumë të qarta, të cilat shpesh herë

Page 18: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 18

lënë hapësira për interpretime të ndryshme nga organet e procedimit penal dhe nga

gjykata, të cilat ndikojnë negativisht në cilësimin ligjor të veprës penale.

2. Aplikimi i llojit dhe masës së dënimit nuk është në raport të drejtë me natyrën e

veprës penale, me statusin e subjektit aktiv të veprës penale dhe rrezikshmërinë

shoqërore. Në pjesën më të madhe të veprave penale në fushën e drejtësisë është

mjaftuar vetëm me aplikimin e dënimit kryesor dënim me burgim dhe jo me

aplikimin e denimeve plotesuese, siç është ndalimin për të ushtruar funksione

publike në rastet kur vepra penale kryhet nga subjekte aktive të posaçme, siç janë

prokurori, gjyqtari, përmbaruesi gjyqësor, eksperti, avokati etj.

3. Në ligjin material penal, ekzistojnë hapësira ligjore, përsa i përket analizës juridike të

veprave penale kundër drejtësisë, e cila bëhet si pasojë e përdorimit njëkohësisht të

ligjit material penal dhe atij procedural, siç është rasti i moskallëzimit të krimit nga

personeli mjekësor dhe nëpunësi publik.

4. Disa prej veprave penale kundër drejtësisë nuk gjejnë zbatim në praktikën gjyqësore.

Përgjigjet e pyetjeve të lart përmendura vërtetojnë hipotezat e ngritura në fillim të

studimit duke përcaktuar saktësinë e konkluzioneve të sjella në këtë studim si dhe duke

krijuar hapësirë për propozime të nevojshme.

METODOLOGJIA

Objektivi kryesor i këtij punimi është analizimi sistematik juridik i thelluar i veprave

penale ne fushën e drejtësisë. Ky studim bazohet ne ndarjen dhe grupimin e veprave

penale me pikënisje fazën e procesit të dhënies së drejtësisë, kjo për faktin se disa prej

këtyre veprave kryhen para fillimit të procesit të dhënies së drejtësisë, siç janë vepra

penale e moskallëzimit të krimit, i kallëzimit të rremë, i detyrimit për të kallëzuar provën,

pengimi për zbulimin e së vërtetës, përkrahja e autorit të veprës penale si dhe transferimi

dhe asgjësimi i kufomës etj. Disa prej tyre kryhen gjatë procesit të dhënies së drejtësisë,

siç janë dëshmia e rreme, ekspertimi i rremë, refuzimi për të dëshmuar, kanosja e

gjyqtarëve, fyerja e gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë,

korrupsioni aktiv dhe pasiv ne fushën e drejtësisë, etj. Ndërsa të tjerat kryhen pasi

përfundon procesi i dhënies së drejtësisë, dhe janë veprat penale që lidhen me

ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, dhe me vuajtjen e dënimit nga personat e dënuar me

vendim gjyqësore të formës së prerë.

Punimi i kësaj teme pati vështirësitë jo të vogla, të cilat buronin nga literatura dhe

doktrina e kufizuar në gjuhën shqipe, si dhe mungesa në praktik e veprave penale kundër

drejtësisë.

Për zgjidhjen e hipotezave, mbledhjen e informacionit, trajtimin e tij si dhe arritjen e

konkluzioneve janë përdorur metodat e mëposhtme kërkimore shkencore;

Ky studim është bazuar në metodën analitike, duke analizuar të gjithë elementët përbërës

të figures së veprës penale, si dhe duke intepretuar elementët e këtyre veprave penale

sipas praktikës gjyqësore. Nëpërmjet kësaj metode, synohet të bëhet analiza e çdo vepre

penale konkrete në fushën e drejtësisë duke gërshetuar aspektin teorik dhe atë praktik.

Page 19: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 19

Metoda krahasuese- sinkron është përdorur për të analizuar disa figura të veçanta të

veprave penale kundër administrimit të drejtësisë, sipas ligjit material penal Italian,

Frances dhe Zvicerian duke nxjerr në pah se çfarë qëndrimi ka doktrina italiane, ajo

franceze dhe zviceriane për çështje të cilat janë të diskutueshme sipas doktrinës penale

shqiptare. P.sh metoda krahasuese – sikron është përdorur për ti dhënë përgjigje çështjes:

a do të konsiderohen kontratat e shërbimit duke u marrë në raport me çështjen objekt

gjykimi si përfitim i parregullt në rastet e korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të

drejtësisë?. Kjo metodë është përdorur edhe për çështje të tjera të cilat janë shtruar për

diskutim gjatë punimit të këtij disertacioni, sa herë që është vërejtur një vakum ligjor në

doktrinën penale shqiptare.

Metoda e hulumtimit është një metod tjetër kërkimore shkencore për zhvillimin e këtij

punimi. Nëpërmjet kësaj metode për të bërë një analiz sa më të thelluar të veprave penale

kundër drejtësisë, kam përdorur të dhënat sekondare që janë përfituar nga publikimet e

ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Konkretisht të dhënat sekondare të përdorura

janë: bibliografitë e autorëve të ndryshëm kryesisht të huaj, por edhe vendas, botimet e

institucioneve të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës që kanë të bëjnë me

reformën në sistemin e drejtësisë si dhe publikimin e çështjeve të trajtuara në

jurisprudencën e tyre, në lidhje me të drejtën për një proces të rregullt ligjor si dhe me

ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Gjithashtu kjo metod është bazuar edhe në raportet,

studimet, analizat, statistikat e institucioneve shtetërore dhe organizatave të tjera.

Konkretish për zhvillimin e këtij punimi shkencor u jam referuar raporteve dhe analizave

vjetore të Prokurorisë së Përgjithshme, të Ministrisë së Drejtësisë. Raporteve dhe

studimeve të kryera nga institucioni i Avokatit të Popullit dhe nga ana e Komitetit

Shqiptarë të Helsinkit, në lidhje me situatën e të drejtave të njeriut të personave të privuar

nga liria në drejtoritë dhe komisariatet e policisë dhe institucionet e paraburgimit dhe të

ekzekutimit të vendimeve penale, studimit mbi veprat penale të torturës, trajtimit

çnjerëzor dhe degradues si dhe praktikat e hetimit dhe gjykimit të tyre në rrethet

gjyqësore. Raportit studimor për vendimet e prokurorisë për mos fillimin dhe pushimin e

procedimeve penale dhe procedurat për ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe raportit

studimor për veprat penale të korrupsionit dhe formave të shpërdorimit të detyrës.

Metoda përshkruese e cila është zbatuar që në fazën fillestare të punës kërimore

shkencore dhe ka shërbyer që të mund të përshkruajmë në punim gjetjet e dala nga

hulumtimi dhe analiza, duke i përshtatur në funksion të realizimit të qëllimit të punimit.

STRUKTURA E PUNIMIT

Një nga veҫorit e veprave penale kundër drejtësisë është fakti se një pjesë e veprave

penale kryhen para fillimit të procesit të dhënies së drejtësisë, disa të tjera gjatë procesit

të gjykimit të këtyre veprave penale dhe pjesa tjetër kryhet pasi përfundon procesi i

dhënies së drejtësisë. Duke u nisur nga kjo veҫori si dhe nga subjekti aktiv i kryerjes së

veprave penale në fushën e drejtësisë, i cili është subjekt i përgjithshëm dhe i posaçëm,

punimin e këtij disertacioni e kam ndarë në katër pjesë, ku secila pjesë përbëhet nga kre

të veçanta sipas objektit të diskutimit.

Page 20: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 20

Pjesa e parë përbëhet nga katër kre, ku në kreun e parë është trajtuar kallëzimi dhe

moskallëzimi i krimit dhe problematikat e saj. Studimi është përqendruar në analizën

juridike të moskallëzimit të krimit dhe karakteristikat e saj. Një vëmendje e veçan i është

kushtuar moskallëzimit te krimit nga nëpunësit publik dhe personeli mjekësor, për faktin

se ekziston një vakum ligjor në ligjin material penal për kryerjen e veprës penale të

moskallëzimit të krimit nga subjektet e lart përmendura. Për trajtimin e kësaj vepre

penale nga subjektet e posaçme, u jam referuar dispozitave të ligjit procedural penal, ku

sipas të cilit subjektet që detyrohen të kallëzojnë kryerjen e një krimi në organet

kompetente janë tre ku dy prej të cilave janë të posaçme dhe një është subjekt i

përgjithshëm. Sipas kodit të procedurës penale vepra e moskallëzimit të krimit kryet nga

shtetasit, nga nëpunësit publik dhe nga personeli mjekësor. Më tej është vazhduar me

trajtimin e analizës juridike të veprës penale të detyrimit për të kallëzuar provën si dhe

me analizën juridike të veprës penale të kallëzimit të rremë, si dhe ndryshimet që

ekzistojnë ndërmjet kallëzimit të rremë dhe veprës penale të shpifjes.

Në kreun e dytë, janë trajtuar veprat penale që kanë si qëllim përkrahjen e autorit të

veprës penale dhe pengimin e organeve të ndjekjes penale për zbulimin e veprës penale

dhe të autorit të saj. Konkretisht është bërë analiza juridike e veprës penale e veprimeve

që pengojnë zbulimin e së vërtetës, e përkrahjes së autorit të krimit, dhe të veprës penale

të fshehjes dhe asgjësimit të kufomës. Në bazë të problematikave të evidentuara në lidhje

me cilësimin ligjor të këtyre vepra penale kam dal dhe me propozime konkrete.

Në kreun e tretë është trajtuar dëshmitari si subjekt aktiv i vepra penale në fushën e

drejtësisë, duke bërë një analizë të thelluar të kundravajtjes penale të dëshmisë së rreme

dhe refuzimit për të dëshmuar. Në këtë kre, jam përpjekur të evidentojë se cilat janë

faktorët të cilat çojnë në shtrembërimin e dëshmisë nga dëshmitari, a do të konsiderohen

këto dëshmi si dëshmi të rreme? Çfarë qëndrimi duhet të mbajnë organet proceduese dhe

gjykatat në rastin e dëshmive të shtrembëruara? Rëndësi i është dhënë dhe trajtimit të

nocionit të kujtesës verbale, njohjes së zërit dhe problematikave të saj.

Në kreun e katër, janë trajtuar veprat penale në fushën e drejtësisë, ku përkthyesi dhe

eksperti janë subjekte aktive dhe pasive të veprave penale.

Pjesa e dytë e këtij disertacioni trajton veprat penale të kryer nga subjektet e posaçme

gjatë procedimit penal. Analiza juridike e këtyre veprave është trajtuar dy kapituj në

kreun pese dhe gjashtë. Në kreun pesë trajtohen veprat penale të fillimit të paligjshëm të

ndjekjes penale, ajo e zhdukjes apo humbjes së fashikullit, si dhe vepra penale e ndalimit

të dhënies dhe shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin, duke analizuar elementët

përbërës të tyre si dhe duke evidentuar problematikat që lidhen me cilësimin ligjor të

tyre.

Kreu i gjashtë konsiston në një trajtim juridik të thelluar të veprës penale të përdorimit të

dhunës gjatë hetimeve e sanksionuar në nenin 314 të kodit penal. Në këtë kre një

vëmendje të madhe i është kushtuar së drejtës për të heshtur dhe mos inkriminuar veten

gjatë hetimeve paraprake si dhe trajtimit të akteve ligjore në lidhje me parandalimin e

ushtrimit të dhunës gjatë hetimeve. Më tej kam vazhduar me analizën juridike të

Page 21: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 21

elementëve përbërës të veprës penale të përdorimit të dhunës gjatë hetime, duke

evidentuar problematikat që lidhen me zbatimin në praktik të kësaj dispozitë dhe

vështirësitë që hasin organet e procedimit penal dhe gjykata në cilësimin ligjor të veprës

penale të përdorimit të dhunës gjatë hetimeve paraprake. Në bazë të problematikave të

evidentuara është dalë edhe me propozime konkrete në lidhje me ndryshimin e

dispozitave penale.

Duke u nisur nga fakti se pjesën më të madhe të veprave penale kundër drejtësisë e zënë

dispozitat në të cilën është trajtuar korrupsioni pasiv dhe aktiv në fushën e drejtësisë,

analizën juridike të këtyre veprave e kam trajtuar në një kre më vete, duke përbërë kështu

pjesën e tretë të këtij punimi. Krahas analizës juridike dhe karakteristikave të veprës

penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv në fushën e drejtësisë, janë trajtuar edhe

problematikat e këtyre veprave penale si dhe masat që duhen të merren për të parandaluar

këtë fenomen. Në bazë të problematikave janë bërë rekomandime për të ndryshuar nenet

e korrupsionit aktiv dhe pasiv të korrupsionit në lidhje me parashikimin dhe sanksionimin

në to të rrethanave cilësuese, si dhe me ndryshimin e llojit dhe masës së dënimit.

Gjithashtu janë bërë rekomandime për të shtuar edhe dy dispozita të reja për veprën

penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të kryer nga ndërmjetësi.

Në vijim studimi është përqendruar në veprat penale të kryera pas dhënies së drejtësisë, i

cili është i ndarë në dy kre në kreun tetë dhe nëntë. Është bërë analiza juridike e veprave

penale të cilat lidhen me pengimin e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, si dhe

mosekzekutimin e tyre pa shkaqe të përligjura etj. Gjithashtu janë trajtuar edhe elementët

e veprës penale të largimit të të dënuarit nga vendi i qëndrimit, dhënia ndihmë e të

dënuarit për largim, si dhe futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionet e

ekzekutimit të vendimeve me burgim.

Në kreun dhjetë janë trajtuar veprat penale në të cilën gjyqtari, prokurori, dhe

funksionarët e tjerë të drejtësisë janë subjekte pasive të veprës penale. Në këtë kre

studimi është përqendruar në analizën juridike të elementëve përbërës të veprës penale të

kanosjes, të kundërshtimit dhe goditjes së gjyqtarit dhe kundravajtjes penale të fyerjes,

së subjekteve të lart përmendura.

Në vijim është vazhduar me konkluzione dhe rekomandimet.

Page 22: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 22

PJESA E I

KREU I

KALLËZIMI DHE MOSKALLËZIMI I KRIMIT. PROBLEMATIKAT E SAJ.

Përmbledhje: Hyrje. 1.1 Analiza juridike e veprës penale të moskallëzimit të krimit. 1.1.1

Karakteristikat e veprës penale të moskallëzimit të krimit. 1.1.2 Moskallëzimi i krimit nga

subjektet e posaçme. 1.1.2.1 Moskallëzimi i krimit nga personeli mjekësor. 1.1.2.2

Moskallëzimi i krimit nga nëpunësi publik. 1.1.3 Problematikat e moskallëzimit të krimit

në praktikën gjyqësore .1.2 Analiza juridike e veprës penale të detyrimit për të kallëzuar

provën. 1.3 Analiza juridike e veprës penale të kallëzimit të rremë. 1.3.1 Dallimi që

ekziston ndërmjet kallëzimit të rremë dhe veprës penale të shpifjes.

Hyrje.

Krimi duke qenë një dukuri shoqërore, sociale dhe ekonomike është i pranishëm dhe

përbën një kërcënim serioz për vlerat demokratike, jo vetëm të një shteti ose rajoni, por

më gjerë. Parandalimi dhe zbulimi i tij përbën sfidën më të rëndësishme me të cilën

merren organet e investigimit të krimit, ku në themel të procesit investigues në çdo kohë

duhet të qëndrojë respektimi maksimal i të drejtave të njeriut, veçanërisht kujdesi ndaj

viktimave të krimit. Që procesi i parandalimit të krimit të jetë sa më efikas, në radhë të

parë duhet të ekzistojë një frymë e ngushtë bashkëpunimi ndërmjet, punonjësve të

policisë, organeve të ndjekjes penale dhe komunitetit, bashkëpunim ky që përbën një

faktorë përcaktues të garantimit të rendit dhe të sigurisë për qytetarët. Kjo, për vetë faktin

se të gjithë qytetarët janë të interesuar për sigurinë e tyre, të familjes dhe të mjedisit ku

jetojnë. Me anë të aftësive të tyre individuale ata reagojnë ndaj veprimeve dhe sjelljeve

që cenojnë interesat, vlerat dhe normat ligjore të përcaktuara.19

Krahas reagimit qytetar, legjislacioni penal e procedural penal parashikon të drejtat dhe

detyrat ndaj shtetasve për të kallëzuar veprat penale, kur marrin dijeni rreth tyre,20 në të

kundërt moskallëzimi i tyre, përbën vepër penale të parashikuar nga kodi penal. Sipas

KP, çdo shtetas është i detyruar të kallëzojë për një krim që është duke u kryer apo është

kryer, në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit publik, të pushtetit ose

të administratës, pasi në të kundërt rrezikon të dënohet me gjobë ose me burgim gjer në

tre vjet.21 Ndërsa ligji procedural penal, për një kategori të caktuar personash, siç janë

19 A.Kosta, A. Nasufi, N.Rica, Dr.B.Yzeiri “ Policia dhe Qytetarët”, Qëndra Shqiptare për të Drejtat e

Njeriut, Shtypshkronja ‘ MORAVA”, Tiranë 2004, fq 162 20 Kjo sipas nenit 300 të Kodit Penal të R.Shqipërisë dhe neneve 281,282,283 të K.Pr.Penale 21 Neni 300/1 K.Penal, “ Moskallzimi i krimit”

“Moskallëzimi i krimit në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit public, të pushtetit ose

të administratës I një krmi që është duke u kryer apo që është kryer, dënohet me gjobë ose me burgim gjer

në tre vjet.”

Page 23: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 23

nëpunësit publik22 dhe personeli mjekësor23, parashikon një detyrim të veçantë për të

kallëzuar mbi veprat penale për të cilat ato marrin dijeni gjatë veprimtarisë së tyre.

Për të kuptuar më mirë problematikat e moskallëzimit të krimit dhe diskordancën që

ekziston ndërmjet normave penale dhe procedurale penale në lidhje me detyrimin e

kallëzimit të një krimi, është e rëndësishme që të ndalemi fillimisht tek analiza juridike e

figurës së veprës penale të moskallëzimit të krimit dhe tek karakteristikat e kësaj vepre

penale sipas kodit penal.

1.1 Analiza juridike e veprës penale të moskallëzimit të krimit.

Vepra penale e moskallëzimit të krimit është e sanksionuar në nenin 300 të Kodit Penal,

ku sipas së cilës:

“ Moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit publik, të

pushtetit ose të administratës, i një krimi që është duke u kryer apo që është kryer

dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Përjashtohen nga detyrimi për kallëzim të paralindurit dhe të paslindurit, vëllezërit dhe

motrat, bashkëshorti, birësuesi dhe të birësuarit si dhe personat që janë të detyruar të

ruajnë një sekret të njohur për shkak të detyrës ose profesionit”

Objekti i veprës penale të moskallëzimit të krimit janë marrëdhëniet juridike të vendosura

nga shteti për të siguruar funksionimin e rregullt të organeve të drejtësisë, të mbrojtura

posaçërisht nga legjislacioni penal nga veprimet ose mosveprimet kriminale.24

Përsa i përket anës objektive kjo vepër penale kryhet me mosveprim, nga personat që

kanë detyrimin ligjor për të kallëzuar një krim që është duke u kryer apo është kryer në

organet e ndjekjes penale, në gjykatë, ato të rendit publik ose të administratës dhe nuk

bëjnë një kallëzim të tillë.

Subjekti aktiv25 i veprës penale të moskallëzimit të krimit sipas nenit 300 të kodit penal,

është i përgjithshëm, është çdo person që ka mbushur moshën për përgjegjësin penale dhe

është i përgjegjshëm. Subjekt janë personat që kanë dijeni për një krim që është duke u

kryer ose është kryer dhe nuk e kallëzojnë atë në organet kompetente.

Që një person të cilësohet si subjekt aktiv i veprës penale të moskallëzimit të krimit,

duhet që njëkohësisht të plotësohen dy kritere:

22 Neni 281 K.Pr.Penale 23 Neni 282 K.Pr Penale 24 Prof. Dr. I.Elezi, “ E drejta penale ( Pjesa e Posacme)”, Arzhornuar e plotësuar me shtesat e ndryshimet e

bëra me reformat ligjore të viteve 2000 deri 2013, Tiranë 2014, faqja 516 25 Përsa I përketë subjekteve të veprave penale, ato janë klasifikuar në subjekt aktiv dhe subjekt pasiv, kur

subjekt aktiv I veprës penale është personi që konsumon elementet e një figure të vepre penale, pra me pak

fjalë personi që ka kryer veprimin ose mosveprimin e kundraligjshëm të parashikuar si krim ose

kundravajte penale sipas kodit penal. Ndërsa subjekt pasiv janë viktimat e veprës penale, personi ose

personat ndaj të cilëve janë drejtuar veprimet ose mosveprimet e kundra ligjshme.

Page 24: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 24

1. Duhet të ketë një dijeni të saktë se një vepër penale po kryhet apo është kryer.

2. Të mos raportoj ndaj këtij fakti, të mos bëj kallëzimi në organet kompetente. 26

Të njëjtën qëndrim ka mbajtur edhe kolegji penal i Gjykatës së Lartë në vendimin

gjyqësor nr 651 Vendim, datë 22.12.2004, në të cilën është shprehur: “I pandehuri tjetër

H.B është deklaruar fajtor në bazë të nenit 300 të kodit penal me arsyetimin se “….është

njohur me këto fakte dhe megjithëse ka qenë trajneri i skuadrës së basketbollit “ Durrës

Basket”, dhe ka vënë re se një pjesë e lojtarëve nuk ishin sportistë, nuk ka reaguar duke

konsumuar elementët e veprës penale të moskallëzimit të krimit………I pandehuri H.B i

cili edhe pse sipas nenit 300/1 të Kodit penal kishte detyrimin të kallëzonte në organet

kompetente kryerjen e kësaj vepre penale, ka heshtur duke kryer kështu veprën penale të

moskallëzimit të krimit………..Moskallëzimi i krimit në organet e ndjekjes penale, në

gjykatë, në organet e rendit publik, të pushtetit ose të administratës, i një krimi që është

duke u kryer apo është kryer, është vepër penale dhe për pasojë edhe e dënueshme. Për

këto arsye edhe i pandehuri H.B është subjekt i veprës penale për të cilën është akuzuar

dhe është dënuar..”

Sipas Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nuk përgjigjet për moskallëzim të krimit,

personi që nuk ka dijeni të saktë se po përgatitet ose është kryer një krim si dhe ai që

është implikuar vetë në çështjen dhe po të denonconte do të vihej edhe vetë para

përgjegjësisë ligjore” 27 Konkretisht ky kolegj është shprehur;28

”Pa të drejtë gjykata ka dënuar V.P, edhe sipas paragrafit të dytë të nenit 218 të KP,

sepse ai nuk ka kallëzuar krimin për të cilin u vu në dijeni. Nga shpjegimet që kanë

dhënë të gjykuarit në hetuesi e para gjykatës, rezulton e provuar se mbasi ka dëgjuar

për hetimet që po zhvilloheshin për vjedhjen e kasafortës, të gjykuarit V.P i ka shkuar në

mendje se këtë vjedhje duhet ta kishin kryer të gjykuarit S.K dhe F.S. Përderisa ai nuk

kishte dijeni të sakta se kush e kish kryer një vjedhje të tillë, vetëm mendonte se kasaforta

mund të ketë qenë vjedhur nga këta dy të gjykuar, natyrisht që nuk ka pasur ndonjë

detyrim ligjor për ti kallëzuar ata në organet kompetente. Përsa i përket marrjes së 100

lekëve nga të hollat e vjedhura, ai mban përgjegjësi sipas nenit 82 KP, por në të njëjtën

kohë, nuk do të përgjigjet edhe për krimin e parashikuar prej paragrafit të dytë të nenit

218 të KP. I gjykuari VP, ka qenë i kompromentuar me veprimtarinë shoqërisht të

rrezikshëm të dy të gjykuarve të tjerë, dhe prandaj ai nuk mund të kryente detyrën si

qytetarë dhe të denonconte për krimin e kryer prej tyre, sepse në këtë mënyrë mund të

zbulohej edhe veprimtaria e tij shoqërisht e rrezikshme. Prandaj për mungesë të

elementëve të krimi, sipas pikës 2 të nenit 284 KP, ai duhet të deklarohej i pafajshëm për

këtë krim”

Në bazë të paragrafit të dytë të veprës penale të moskallëzimit të krimit, nga detyrimi për

kallëzimin e një krimi përjashtohen personat e mëposhtëm:

26 Vendimi gjyqësor nr 888/232 Regj. Themeltar. Nr 651 Vendimit, datë 22.12.2004, I Gjykatës së Lartë. 27 “Udhëzime dhe vendime të gjykatës së lartë të RPSSH-së”, përmbledhje të viteve

1974,1975,1976,1977,” Shtëpia Botuese”, “ 8 Nëntori”, fq 189 28 Vendimi I Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë , datë 19.9.1974.

Page 25: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 25

1. Të paralindurit dhe të paslindurit e autorit të veprës penale.

2. Vëllezërit dhe motrat e tij

3. Bashkëshorti ose bashkëshortja.

4. Birësuesi dhe i birësuari.

5. Personat që janë të detyruar të ruajnë një sekret të njohur për shkak të detyrës apo të

profesionit.

Kuptohet që këta persona e kanë të vështirë të bëjnë kallëzim në organet e ndjekjes

penale, për shkak të marrëdhënieve familjare që ekzistojnë në shoqërinë shqiptare. Është

e vështirë të konceptohet fakti që në një marrëdhënie familjare të mendohet që babai ose

nëna të kallëzojë fëmijët ose anasjelltas për kryerjen e një krimi ose bashkëshorti të

kallëzojë bashkëshorten si dhe anasjelltas, sa herë që ata vihen në dijeni se kanë kryer një

krim, sipas parashikimeve të bëra në kodin penal.29

Sipas këtij paragrafi, kategoria e subjekteve që përjashtohen nga detyrimi për të kallëzuar

kryerjen e krimit është përcaktuar duke u bazuar në dy kritere, atë të lidhjeve të posaҫme

si ajo familjare dhe birësuese si dhe të detyrimit për ruajten e një sekreti shtetëror dhe

profesional. Po ti referohemi kriterit të parë atë të marrëdhënieve të posaҫme lind pyetja

po bashkëjetuesi apo bashkëjetuesja sipas institutit të bashkëjetesës të sanksionuar në

kodin e familjes a do të ketë përgjegjësi penale për moskallëzimin e krimit?

Sipas kodit të familjes bashkëjetesa është një bashkim fakti midis burrit dhe gruas që

jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti

dhe vazhdueshmërie 30. Duke ju referuar këtij instituti dhe mbrojtjes ligjore që i është

dhëne, duke e barazuar pothuajse me atë të familjes, jam e mendimit se bashkëkjetuesja

ose bashkëjetuesi në rastin e kryerjes së një krimi nga ana e bashkëjetuesit dhe

bashkëjetueses e ka pothuajse të pa mundur bërjen e kallëzimit në organet kompetente,

kjo duke ju referuar edhe faktit se aktualisht në vendin tonë ka shumë ҫifte të cilat

bashkëjetojnë, kanë konsoliduar lidhjen e tyre duke krijuar familje por nuk kanë lidhur

martesë sipas parashikimeve ligjore. Po ti referohemi praktikës gjyqësor në lidhje me

përgjegjësin penale për moskallëzimin e krimit nga ana e bashkëjetuesit ose

bashkëjetueses gjykata ka mbajtur një qëndrim negativ në lidhjen me përjashtimin nga

përgjegjësia penale të këtij subjektit me argumentimin se ligjvënësi nuk ka përfshirë në

rrethin e personave që përjashtohen nga detyrimi për kallëzimin bashkëjetuesin e një

personi që ka kryer një vepër penale dhe ndodhur në këto kushte nuk mund të bëjë

interpretim të zgjeruar apo të përdorë analogjinë në zbatimin e kodit penal, pasi nenin1/c

i tij ka parashikuar se zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet.31

Përsa më lartë duke ju referuar argumentimit ligjor të përdorur nga organi gjyqësor në

lidhje me përgjegjësin penale të bashkëjetuesit të autorit të veprës penale, sugjeroj që në

listën e subjekteve që përjshtohen nga përgjegjësia penale e moskallëzimit të krimit të

29 Prof. Dr. I.Elezi, “ E drejta penale ( Pjesa e Posacme)”, Azhornuar e plotësuar me shtesat e ndryshimet e

bëra me reformat ligjore të viteve 2000 deri 2013, Tiranë 2014, faqja 517 30 Neni 163 Kodi i Familjes. 31 Vendimi Nr 239, datë 04.03.2015 i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Page 26: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 26

shtohet edhe një subjekt tjetër bashkëjetuesi ose bashkëjetuesja e autorit të veprës penale

sipas përcaktimit të bërë në kodin e familjes.

Përsa i përket anës subjektive krimi i moskallëzimit kryhet gjithnjë me dashje të

drejtpërdrejtë, pasi personi është në dijeni të kryerjes së një krimi por për motive të

ndryshme32 , nuk e kallëzon atë në organet kompetente. Motivet për të cilën nuk është

kallëzuar krimi, nuk kanë rëndësi për cilësimin juridik të veprës penale.

1.1.1 Karakteristikat e veprës penale të moskallëzimit të krimit.

Duke u bazuar në analizën juridike të figurës së veprës penale të moskallëzimit të krimit

dhe në praktikën gjyqësore në lidhje me këtë vepër penale, karakteristikat e

moskallëzimit të krimit janë si më poshtë.

Kjo vepër penale konsiston në moskallëzim vetëm të veprimeve ose mosveprimeve të

kundra ligjshme të parashikuara nga dispozitat e kodit penal si krime dhe jo për

kundravajtjet penale. Është e rëndësishme të theksohet fakti se sipas kodit penal

aktual, vepra penale e moskallëzimit konsiston në moskallëzimin e të gjitha krimeve

pa përjashtim, dhe jo vetëm në kallëzimin e disa krimeve të veçanta siç

parashikoheshin në kodet penale të 1952-it dhe të 1977-së. P.sh, sipas nenit 112 të

Kodit Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë33, dënoheshin me heqje

të lirisë gjer në tre vjet, shtetasit të cilët nuk kallëzonin për krimin e përvetësimit të

pasurisë socialiste, grabitjen e pasurisë socialiste, shkatërrimin ose dëmtimin e

pasurisë socialiste me mjete të rrezikut të përbashkët, kontrabandën, vrasjen,

grabitjen, si dhe për krimet kundër shtetit.

Rrethi i organeve në të cilën bëhet kallëzimi i krimeve është mjaft i zgjeruar, kjo për

faktin se në Kodet penale të mëparshme, organet në të cilën mund të bëhej kallëzimi i

një krimi ishin vetëm tre, prokurori, organi i hetimit dhe në gjykatë, ndërsa sipas

kodit aktual kallëzimi i krimit mund të bëhet në një sërë organesh si më poshtë:

a) Në organet e ndjekjes penale, pra në prokurori 34dhe në policinë gjyqësore.35

b) Në gjykatë.

c) Në organet e rendit publik, pra në organet e policisë36, të Shërbimit Informatikë

Shtetëror37.

32 Motiv mund të jenë; interesi, frika, lidhje miqësore, lidhjet shoqërore, mitmarrja etj 33 Neni 112, Kodi Penal 1977,

“ Moskallëzimi I një krimi, të parashikuar nga nenet 62, 65, 67 paragrafi I dytë, 72 paragrafi I dytë, 83, 84

e 102 të këtij kodi, dënohet me heqje të lirisë gjer në tre vjet.

Moskallëzimi I një krimi kundër shtetit, të parashikuar nga nenet 47-57 dhe 60 të këtij kodi, që dihen me

siguri se përgatitet ose është kryer dënohet me heqje të lirisë gjer në dhjetë vjet.” 34 Sipas nenit 2 të ligjit nr 8737, datë 12.02.2001 “ Për organizimin dhe funksionimin e rolit të Prokurorisë

në Republikën e Shqipërisë”, prokuroria ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit

në gjyq………………… 35 Sipas nenit 3 të ligjit nr 8677, datë 2.11.2000 “ Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”,

I ndryshuar, “ Policia gjyqësore është subjekt I procedimit penal që ka për detyrë kryesore të marri dijeni

për veprat penale, të parandalojë pasojat e mëtejshme për shkak të tyre, të kryejë veprime hetimore të plota

e të gjithëanshme, kryesisht ose me urdhërin e delegimit, për zbulimin e autorëve dhe për sigurimin e

provave për veprimtarinë e tyre kriminale, si dhe detyrat e tjera të parashikuara në Kodin e Procedurës

Penale dhe në dispozita të tjera ligjore, me qëllim zbatimin e ligjit penal”

Page 27: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 27

d) Në ato të pushtetit dhe të administratës.

Nëpërmjet zgjerimit të këtyre organeve legjislatori i ka krijuar mundësi individëve që të

bëjnë kallëzimin e një krimi që është duke u kryer apo është kryer sa herë që ata vihen në

dijeni të këtij fakti si dhe duke mundësuar njëkohësisht dhe mos kryerjen e krimeve nga

ana e tyre, pasi ata rrezikohen të kallëzohen nga individë të tjerë.

Subjekti i veprës penale të moskallëzimit të krimit, është një subjekt i përgjithshëm,

është çdo person që ka mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe është i

përgjegjshëm. Që një individ të jetë subjekt aktiv i moskallëzimit të krimit, në radhë

të parë ai duhet të ketë një dijeni të plotë dhe jo dyshime, se është duke u kryer një

krim apo është kryer një krim. Është e rëndësishme që subjekti i cili ka detyrimin

ligjor për të kallëzuar një krim në organet kompetente, të vihet në dijeni dhe nuk ka

rëndësi njohja e autorit, mjafton të jetë kryer një krim apo përgatitja e tij. Nuk duhet

të ketë dyshime por dijeni të plotë për kryerjen e krimit. Karakteristikë tjetër e kësaj

dispozite në krahasim me kodet e mëparshme konsiston në përjashtimin nga

përgjegjësia penale e një sërë personash, persona të cilët janë të përmendur në

paragrafin e dytë të nenit 300 të Kodit Penal.

Një element i rëndësishëm në lidhje me përcaktimin apo jo të përgjegjësisë penale për

moskallëzimin e një krimi është elementi kohë, kjo për faktin se koha se kur është

kryer krimi për të cilin është i detyrueshëm kallëzimi, ka rëndësi lidhur me afatet e

parashkrimit. Sepse nëse krimi është parashkruar, kuptohet se nuk do të ketë

përgjegjësi penale personi për moskallëzimin e këtij krimi. 38 Pasi me institutin e

parashkrimit të ndjekjes penale39 kuptohet ndalimi që ekziston në ligj për të bërë

ndjekje penale, nëqoftëse, nga koha kur është kryer vepra penale, e deri në momentin

e marrjes si i pandehur i autorit të saj kanë kaluar afatet e parashkrimit të

parashikuara në nenin 66 të Kodit Penal40. Është e rëndësishme të dihet koha brenda

së cilës është bërë kallëzimi i kryerjes së një krimi, pasi vonesa e raportimit të

kryerjes së një krimi, nga ana ligjore do të trajtohet në mënyrë të barabartë si

mosveprim, dhe në këtë aspekt do të kemi konsumimin e veprës penale të

36 Neni 130 i Ligjit nr 108/2014” Për policinë e shtetit”, “Punonjësi i policisë detyrohet të pranojë dhe të

vlerësojë çdo informacion që vjen nga persona dhe që lidhet me mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike

dhe/ose parandalimin dhe zbulimin e veprave penale” 37 Ne bazë të Ligjit 8391, datë 28.10.1998’ Për Shërbimin Informatik Kombëtar”, Shërbimi Informatik

Kombëtar është një organ informativë në funksion të sigurimit kombëtar, që vepron në përputhje me

Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Shqipërise dhe siguron informacionin e domosdoshëm nga

zbulimi dhe kundërzbulimi për problemet që lidhen me sigurimin kombëtar. 38 Prof. Dr. I.Elezi, “ E drejta penale ( Pjesa e Posacme)”, Azhornuar e plotësuar me shtesat e ndryshimet e

bëra me reformat ligjore të viteve 2000 deri 2013, Tiranë 2014, faqja 517 39 Për më tepër shiko Vendimin Unifikues të Gjykatë së Lartë, nr 8 I Regji.Themeltar, nr 7 Vendim, datë

11.10.2002 40 Neni 66 i Kodit Penal “Nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në çastin e

marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar: a) njëzet vjet për krimet që parashikojnë dënim jo më të ulët

se dhjetë vjet burgim ose dënim tjetër më të rëndë; b) dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim nga pesë

gjer në dhjetë vjet burgim; c) pesë vjet për krimet që parashikojnë dënim gjer në pesë vjet burgim ose

gjobë; ç) tre vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim gjer në dy vjet burgim; d) dy vjet për

kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim me gjobë.”

Page 28: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 28

moskallëzimit41. Nuk mund të ketë efekt kallëzimi nga personi që është në dijeni të

kryerjes së një krimi, mbasi ka filluar procedimi penal.

Krimi i moskallëzimit të krimit nuk konkurron me përkrahjen e autorit të

krimit,42sepse kjo e fundit përmban në vetvete elementët e moskallëzimit të krimit

dhe është krim më i rëndë që e thith moskallëzimin e krimit.

Nga ana objektive moskallëzimi i krimit kryhet me mosveprim, pasi shtetasi

megjithëse vihet në dijeni të një krimi, nuk e kallëzon atë në organet përkatëse,

megjithëse e ka për detyrë ta bëjë këtë gjë.

1.1.2 Moskallëzimi i krimit nga subjektet e posaçme.

Në bazë të nenit 300 të kodit penal, në të cilën është sanksionuar vepra penale e

moskallëzimit të krimit, rezulton se subjekti i këtij krimi është një subjekt i përgjithshëm,

është çdo persona që ka mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe është i përgjegjshëm

dhe është në dijeni të faktit se një krim është duke u kryer apo është kryer po nuk e

kallëzon atë në organet kompetente. Ndërsa po ti referohemi ligjit procedural penal, ky

ligj, për një kategori të caktuar personash parashikon një detyrim të veçantë për të

kallëzuar mbi veprat penale për të cilat ato marrin dijeni gjatë veprimtarisë së tyre. Sipas

nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale43, parashikohet detyrimi i nëpunësve publik për

të kallëzuar veprat penale, kur gjatë ushtrimit të detyrës ose për shkak të funksioneve a të

shërbimit, ato marrin dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht. Kjo dispozitë u

ngarkon detyrime shtesë personave me cilësinë e nëpunësit publik, pikërisht për shkak të

raporteve të veçanta që ata kanë me shtetin dhe për atë pjesë të veprimtarisë së tyre që

janë në detyrë, duke i veçuar nga shtetasit e tjerë ose nga veprimtaria e tyre jashtë

raporteve me detyrën.

Një kategori tjetër e personave që kanë detyrimin e veçantë për të bërë kallëzim për

kryerjen e një krimi është personeli mjekësorë,44i cili gjatë ndërhyrjes ose dhënies së

ndihmës mjekësore, vihet në dijeni të faktit të kryerjes së një krimi, i cili ndiqet kryesisht,

dhe brenda 48 orëve nga dhënia e ndihmës mjekësore, duhet ta raportojë këtë fakt në

organet kompetente. Gjithashtu nëse ai ka mundësi duhet të japë informacion në lidhje

me vendbanimin e pacientit, krimin e kryer etj.

Ndërsa kategoria e tretë e personave që kanë detyrimin për të bërë kallëzim në organet e

ndjekjes penale për kryerjen e një krimi janë personat që kanë marrë dijeni për kryerjen e

një vepre penale që ndiqet kryesisht dhe duhet ta kallëzojnë atë.45

1.1.2.1 Moskallëzimi i krimit nga personeli mjekësor.

Përsa i përket detyrimit të personelit mjekësorë për të bërë kallëzim për një krim të cilët

ata janë vënë në dijeni gjatë ushtrimit të profesionit të tyre, ky detyrim për herë të parë 41 F. Antolisei, “ Manuale di Diritto Penale” Parte Speciale II, Dodicesima edizione integrate e aggiornata a

cura di Luigi Conti, Milano-DOTT. A. GIUFFRE” EDITORE - 1997 42 Neni 302 i kodit penal 43 Kallëzimi nga nënpunësit publik 44 Neni 282 Kodi I procedurës Penale. 45 Neni 283/1 Kodi I Procedurës Penale.

Page 29: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 29

është parashikuar në Kodin Penal të Zogut 1928. Konkretisht sipas nenit 478 “

profesionistët e kujdesit shëndetësor të tillë si mjeku, kirurgu, mamia apo persona të

tjerë të angazhuar në dhënien e kujdesit shëndetësor, të cilët pasi kanë dhënë ndihmë

mjekësore në një rast që ka shenjat e një vepre penale kundër personit, nuk kanë vepruar

ose kanë vonuar për të lajmëruar Autoritetin, përveç se kur nga ky raportim personi do të

ekspozohej ndaj ndjekjes penale.”

Të njëjtën qëndrim në lidhje me detyrimin e personelit mjekësorë për të raportuar mbi një

krim për të cilin ai ka ardhur në dijeni gjatë ushtrimit të profesionit të tij, ka mbajtur edhe

sistemi italian penal. Sipas kodit penal italian, 46 referuar profesionistit të kujdesit

shëndetësor përcakton se;” kushdo 47 që ka ndihmuar apo ka vepruar në ushtrim të

profesionit të kujdesit shëndetësor në raste që mund të jenë të lidhura më një krim

ndjekja penale e të cilit fillon kryesisht e nuk ka raportuar apo ka vonuar ta raportojë

pranë autoritetit përkatës të cilësuar në nenin 361 (KPI) që janë organi i ndjekjes penale

apo çdo autoritet së cilit subjekti ka detyrimin t’i raportojë, dënohet me gjobë deri në 516

€”. Në paragrafin 2 përcaktohet se kjo dispozitë nuk zbatohet kur raportimi do ta

ekspozonte të asistuarin ndaj një procedimi penal.

Ndryshe nga kodi penal italian, kodi penal aktual nuk ka parashikuar detyrimin për të

raportuar apo për të referuar një krim nga subjektet që ushtojnë një profesion mjekësor,

pra nuk ka parashikuar detyrimin nga një subjekt i posaçëm. Kjo dispozitë, në paragrafin

e dytë të saj, ka vijuar më tej duke përjashtuar një kategori personash nga përgjegjësia

penale e moskallëzimit të krimit. Një nga subjektet e përjashtuar, janë personat që janë të

detyruar të ruajnë një sekret të njohur për shkak të detyrës apo të profesionit.

Duke ju referuar paragrafit të dytë me të drejtë lindë pyetja – A do të ketë përgjegjësi

penale mjeku i cili gjatë ushtrimit të profesionit të tij ( p.sh. mjekimit të pacientit),

vëren se pacienti ka qenë subjekt aktiv ose pasiv i një krimi dhe nuk e raporton këtë

fakt në organet kompetente? Apo do përjashtohet nga përgjegjësia penale, sepse

informacioni i siguruar gjatë funksionit të tij, përbën sekret profesional?

Konflikti i interesit që mund të ngrihet mes detyrimit për të ruajtur sekretin profesional

dhe detyrimit për të kallëzuar kryerjen e një krimi, zgjidhjet nga KEDM.48 Kodi i Etikës

dhe i Deontologjisë Mjekësore, ka mirë përcaktuar rastet kur informacioni përbën sekret

profesional, në cila raste lejohet zbulimi i sekretit si dhe detyrimin që ka personeli

mjekësorë për të raportuar këtë informacion.Sipas KEDM-së49, të dhënat që mjeku mëson

46 Neni 365 KPI “Omissione di referto” 47 Pavarësisht se përdoret ky term, subjekti është i posaçëm mjek. 48 Kodi i Etikës dhe Deontologjisë Mjeksorë, i miratuar nga Këshilli Kombëtar i U.M.SH-së me vendim Nr

9, datë 11.11.2011. 49 Neni 22 i KEDM-së “ Ruajtja e sekretit” Të dhënat që mjeku mëson rreth të sëmurit të tij gjatë kryerjes

së detyrës, konsiderohen të fshehta mjekësore dhe përbëjnë sekret profesional. Me dëshirën e të sëmurit

dhe në interes të tij, mjeku është i detyruar të mbajë të fshehtë edhe ndaj familjarëve e personave të tjerë

gjithçka që i është besuar dhe gjithë çka parë e dëgjuar gjatë punës së tij me të sëmurin. Madje edhe pas

vdekjes së të sëmurit, me përjashtim të rasteve kur ajo përbën rrezik për shëndetin dhe jetën e të tjerëve,

mjeku duhet të mos zbulojë sekretin profesional.

Page 30: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 30

rreth të sëmurit të tij gjatë kryerjes së detyrës, konsiderohen të fshehta mjekësore dhe

përbëjnë sekret profesional. Mjekut i lejohet të zbulojë të fshehtat mjekësore të sëmurit

vetëm në dy raste:50

Kur fshehja e këtyre të dhënave rrezikojnë jetën e të sëmurit.

Kur këto të dhëna mjekësore kërkohen nga një organ i njohur me ligj.

Gjithashtu KEDM-ja në nenin 66, paragrafi katër përcakton se: “Pavarësisht institucionit

shëndetësor publik a privat në të cilin punon një mjek, ai e ka për të detyrë t’i përgjigjet

çdo kërkese zyrtare për t’u vënë në dispozicion dhe bashkëpunuar kur bëhen hetime apo

kërkohen informacione të ndryshme lidhur me të sëmurin e tij apo çfarëdo çështje tjetër.

Ai duhet të ndihmojë autoritet e interesuara, të cilat detyrimisht duhet të jenë të

përligjura zyrtarisht, duke iu përmbajtur dispozitave të këtij kodi për respektimin dhe

ruajtjen e sekretit profesional.”

Një rast tjetër përjashtimor, kur mjeku detyrohet të japë informacion është në rastin kur

mjeku ka detyrimin tu referojë organeve të procedimit penal51, siç është rasti i kallëzimit

të detyrueshëm të personelit mjekësor për kryerjen e krimeve që ndiqen kryesisht, sipas

parashikimeve të bëra nga neni 282. Në bazë të kësaj dispozite, personeli mjekësorë është

i detyruar të bëjë kallëzimin në prokurori ose pranë oficerëve të policisë gjyqësore,

brenda 48 orëve nga momenti i ndërhyrjes ose dhënies ndihmë. Nëpërmjet kallëzimit të

bërë personeli mjekësor duhet të tregoje personin të cilit i është dhënë ndihma mjekësore,

dhe kur është e mundur, gjeneralitetet, banimin e tij dhe çdo gjë tjetër që vlen për ta

identifikuar, si dhe rrethanat e faktit, mjetet me të cilat është kryer dhe pasojat që ka

shkaktuar.

Është pikërisht kjo dispozitë e kodit të procedurës penale, që parashikon kushtet që duhen

të respektohen nga ana e personelit mjekësorë, ndërkohë që një rregullim i tillë mungon

në neni 300 të kodit penal.

Kushtet që duhen të respektohen nga personeli mjekësor janë si më poshtë;

Jo i gjithë personeli mjekësor ka detyrimin për kallëzim, këtë detyrim e ka vetëm ajo

pjesë e personelit mjekësorë të cilit i është ngarkuar me ligj të veçantë një detyrim të

tillë.

Marrja në dijeni për veprën penale ka ardhur si rezultat i dhënies së ndihmës ose

kryerjes së një ndërhyrje të caktuar.

Vepra penale për të cilin ka marrë dijeni është nga ato që ndiqen kryesisht.

50 Neni 23 I KEDM-së “ Zbulimi I sekretit” 51 Neni 159 /1 K.Pr.Penale “Ruajtja e sekretit profesional”

Nuk mund të detyrohen të dëshmojnë për sa dinë për shkak të profesionit, me përjashtim të rasteve kur

kanë detyrimin që t’ua referojnë autoriteteve proceduese: a) përfaqësuesit e besimeve fetare, statutet e të

cilëve nuk janë në kundërshtim me rendin juridik shqiptar; b) avokatët, përfaqësuesit ligjorë dhe noterët; c)

mjekët, kirurgët, farmacistët, obstetrët dhe kushdo që ushtron një profesion shëndetësor; ç) ata që ushtrojnë

profesione të tjera, të cilëve ligji u njeh të drejtën të mos dëshmojnë për ato që lidhen me sekretin

profesional.

Page 31: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 31

Koha brenda së cilës duhet të bëjë kallëzimin për kryerjen e një krimi është brenda 48

orëve nga kryerja e ndërhyrjes ose e dhënies së ndihmës.

Juridiksioni vendor për kallëzimin e krimit është ai i vendit ku ka kryer ndërhyrjen

ose ka dhënë ndihmën mjekësore.

Për ti dhënë përgjigje pyetjes së parashtruar më sipër, duhet të merret në konsideratë fakti

se në çfarë kushtesh mjeku është vënë në dijeni të kryerjes së një krimi, këtë informacion

e ka marrë gjatë ushtrimit të profesionit të tij si mjek apo jashtë kushteve të ushtrimit të

profesionit të tij. Nëse mjeku vihet në dijeni jashtë kushteve të ushtrimit të profesionit të

tij për një krim që është kryer ose është duke u kryer, ndjekja penale e të cilit fillon

kryesisht, ai do të jetë në cilësinë e subjektit të përgjithshëm që ka detyrimin për të bërë

kallëzim penal sipas paragrafit të parë të nenit 300 të kodit penal, sipas procedurës së

përcaktuar nga neni 283 K.Pr.Penale.52 Ndërsa në rastin kur mjeku është vënë në dijeni të

kryerjes së një krimi, gjatë ushtrimit të profesionit si mjek, dhe nuk ka bërë kallëzimin

për këtë fakt, sipas detyrimeve të përcaktuara në nenin 282 të K.Pr.Penale, ai është në

kushtet e një subjekti të posaçëm, dhe do të përgjigjet për veprën penale të moskallëzimit

të krimit, kjo pasi vepra penale e moskallëzimit të krimit ka karakter formal, quhet e

konsumuar që nga moment që mjeku nuk ka raportuar, sipas detyrimit ligjor për të

kallëzuar krimin, edhe nëse më vonë gjykata ka vendosur se fakti nuk përbën vepër

penale apo subjekti i marrë në cilësinë e të pandehurit shpallet i pafajshëm.

Një rast tjetër kur mjeku do të merret në përgjegjësi penale për “moskallëzim të krimit”,

është rasti kur mjeku nuk kallëzon kolegun e tij, kur ka dijeni se ky i fundit ka kryer ose

po kryen një vepër penale. Ky detyrim buron nga neni 46 i KEDM-së, në të cilën është

sanksionuar detyrimi i mjekut për të mos heshtur dhe për të mos qëndruar indiferent

përpara gabimeve që mund të bëhen nga bashkëpunëtorët ose nga personeli tjetër

ndihmës. Po sipas kësaj dispozite mjeku për gjithçka që e konsideron të gabuar e në dëm

të punës dhe shëndetit të individit apo publikut duhet ta diskutojë atë me autoritetin

drejtues të institucionit ose të Urdhrit të Mjekëve.

Përsa më sipër duke u nisur nga rëndësia që ka raportimi i krimit në organet e ndjekjes

penale, në gjykatë , në organet e rendit etj, nga rrezikshmëria shoqërore53 në rastet e mos

raportimit të krimit nga një subjekt i posaçëm siç është personeli mjekësor, si dhe për

efekt të aplikimit të llojit dhe masës së dënimit penal, pasi nuk mund të aplikohet i njëjti

dënim si në rastin e moskallëzimit të krimit nga një subjekt i thjeshte si dhe në rastin e

moskallëzimit nga personeli mjekësor, rekomandojë që pas paragrafit të parë të nenit 300

të Kodit penal, të shtohej një paragrafi tjetër ku të sanksionet moskallëzimi i krimit nga

një subjekt i posaçëm siç është personeli mjekësorë, sipas detyrimit të përcaktuar në

nenin 282 të K.Pr.Penale, si më poshtë.

52 Neni 283 “Kallëzimi nga ana e shtetasve”

1. Çdo person që ka marrë dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht duhet ta kallëzojë atë. Në rastet e

caktuara me ligj kallëzimi është i detyrueshëm. 2. Kallëzimi i paraqitet prokurorit ose një oficeri të policisë

gjyqësore me gojë ose me shkrim, personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit. 3. Kallëzimet anonime nuk

mund të përdoren, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga neni 195. 53 Në rastin e moskallëzimit të krimit nga personeli mjekësor, rrezikshmëria shoqërore është më e lartë.

Page 32: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 32

Moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, si dhe në organet e rendit publik,

të një krimi, ndjekja e të cilit fillon kryesisht, nga ana e personelit mjekësor që ka dhënë

një ndihmë apo ka kryer një ndërhyrje mjekësore, brenda 48 orëve nga dhënia e ndihmës

apo kryerja e ndërhyrjes, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në katër vjet

1.1.2.2 Moskallëzimi i krimit nga nëpunësi publik.

Termi “administratë publike” është një term relativisht i ri i hyrë në përdorim pas

miratimit të Kushtetutës në vitin 1998 i cili dëshmon për evolucionin konceptual të

administratës nga një aparat shtetëror që ka qëllim realizimin e vullnetit të shtetit dhe që i

përket vetëm ekzekutivit, në një tërësi organesh që i përkasin legjislativit, ekzekutivit dhe

gjyqësorit si dhe atyre që nuk përfshihen në asnjë prej këtyre pushteteve, e që ushtrojnë

një funksion administrativ ku përmes vullnetit shtetëror realizohet interesi publik 54 .

Administrata publike e përfshin administratën shtetërore sepse kjo e fundit i referohet

realizimit të vullnetit shtetëror, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërkohë që administrata

publike i referohet më gjerësisht tërësisë së enteve publike që realizojnë interesa publike

në shërbim të cilave ekziston vullneti shtetëror55.

Ndërsa sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit56, me termin “

Nëpunës publik”, do të kuptojmë çdo person që mban një post legjislativ, ekzekutiv,

administrative ose gjyqësor, çdo person që ushtron një funksion publik, duke përfshirë

një agjenci publike ose ndërmarrje publike, ose që kryen një shërbim publik sipas

përcaktimit të ligjit të brendshëm të shtetit palë.

Përsa i përket përkufizimit të termit “ shërbimit publik”, ligji penal shqiptar nuk ofron

një përkufizim se çfarë do të konsiderohet “shërbim publik”. Për këtë arsye, sa herë lind

nevoja për një gjë të tillë jurisprudenca i referohet doktrinës.57

Kodi Penal i vitit 1928 ofronte një përkufizim të funksionarit shtetëror si subjekt i

posaçëm i së drejtës penale dhe për efekt të zbatimit të ligjit penal, barazonte me këtë

kategori edhe farmacistin, përkthyesin dhe ekspertin, por përcaktonte në figura të

posaçme përgjegjësinë penale për mjekun apo profesionistët e tjerë të kujdesit

54 Çani, E., Kuptimi i administratës publike në Republikën e Shqipërisë. Disa aspekte të përgjithshme të

organeve të administratës publike, Studime juridike, 2, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, 2007, f.

233. 55 Çani, E., Kuptimi i administratës publike në Republikën e Shqipërisë. Disa aspekte të përgjithshme të

organeve të administratës publike, Studime juridike, 2, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, 2007, f.

245. 56 Neni 2 Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit. 57 GRECO Evaluation Report on Albania on Incriminations. Theme I, Third Evaluation Round, 2009,

aksesuar nga

http://ëëë.coe.int/t/dghl/monitoring/greco/evaluations/round3/ReportsRound3_en.asp,

f. 14 si dhe Çani (Methasani), E., Marrëdhëniet e punës në administratën publike-Analizë e legjislacionit

shqiptar, Akses Albania December, 2009, aksesuar nga http://aksesalbania.org/index.php/botime,

f. 6.

Page 33: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 33

shëndetësor. Gjithashtu parashikonte si rrethanë rënduese përdorimin e mjeteve apo

aftësive që i përkasin funksionit shtetëror për të kryer një delikt (neni 238 KPZ).58

Ndërkohë kodi penal i vitit 1952, në nenin 20 të saj e përkufizonte personin zyrtar si

“…çdo person i emëruar ose i zgjedhur në një detyrë të përhershme ose të përkohshme

në një institut, ndërrmarrje shtetërore ose shoqërore. (…)barazohen edhe ata të

organizatave shoqërore të cilët për shkak të detyrave që ju janë ngarkuar ushtrojnë

veprimtari ekonomike, administrative, profesionale ose detyra të tjera shoqërore”

Sipas legjislacionit aktual, me shërbimi publik në kuptimin e ligjit penale, duhet kuptuar

çdo veprimtari e rregulluar nga norma juridike e cila edhe pse me trajta të ngjashme me

atë të kryer nga subjektet e angazhuara në një prej pushteteve, pra atij legjislativ,

ekzekutiv apo gjyqësor, lëvrohet nga subjekte së cilave u mungon ky lloj pushteti.59 Dy

kategori subjektesh që kryejnë shërbim publik sipas kuptimit juridiko-penal janë:

Ata që ushtrojnë një profesion mbi bazën e një licence të nxjerrë nga shteti. Të tillë janë

p.sh. mjekët, dentistët, farmacistët apo profesionistë të tjerë si avokatët, noterët, mësuesit

dhe gazetarët. Subjekte privatë të cilët ushtrojnë një shërbim me interes publik ose që

janë të angazhuar në disa aktivitete të posaçme me karakter administrativ të cilat nuk

janë të lidhura me ushtrimin e një detyre shtetërore, siç është rasti i agjencive private të

sigurisë së personit.

Për të kuptuar më mirë se kush janë subjektet që kryejnë një detyrë shtetërore dhe

subjektet që kryejnë një shërbim publik, le ti referohemi KPI dhe konkretisht, neneve 357

dhe 358:

“Për efekt të zbatimit të ligjit penal konsiderohen se kryejnë detyrë shtetërore ata

subjekte të cilët ushtrojnë një funksion publik legjislativ, gjyqësor ose ekzekutiv

(administrativ, sh.a). Për të njëjtin efekt, konsiderohet me karakter publik detyra

administrative e rregulluar nga norma të së drejtës publike dhe nga akte urdhëruese ku

formohet dhe shfaqet vullneti i administratës shtetërore ose nëpërmjet akteve urdhëruese

apo certifikuese në zbatim të këtij vullneti.60

“Për efekt të zbatimit të ligjit penal quhet se janë të ngarkuar me kryerjen e shërbimit

publik subjektet të cilët kryejnë një shërbim publik në funksion të zotërimit të çfarëdo

titulli. Me shërbim publik duhet kuptuar çdo veprimtari e rregulluar në të njëjtën mënyrë

58 Neni 236 KPZ “Për efektet e ligjës penale konsiderohen nëpunës Shteti: 1) Gjith’ ata që janë ngarkue me

funksione publike, qofshin dhe të përkohëshmë, me rrogë ose jo, në shërbim të Shtetit, të Prefekturave, të

Nën prefektuarave, të Krahinave, të Bashkive, të katundariëve, dhe të komuniteteve të pranueme prej

Shtetit, ose të një instituti të nënvumun prej ligjës në kujdesie të Shtetit ose në kujdesië të një Prefekture,

Nënprefekture, Krahinarie, të një Bashkie, të një katundarije ose të një komunitetit si ma sipër. 2) Noterët.

3) Agjentët e forcës publike dhe ftuesit e gjykatorëve. Po për ato efekte njisohen me nëpunësit e Shtetit dhe

fetarët kur ushtrojnë funksione publike si dhe arbitrat, ekspertat, sindikët, liqidatorët, dragomanët,

dishmitarët, përsa vazhdon funkcioni për të cilin janë thirrun”. 59 I.ELEZI, E drejta penale (pjesa e posaçme), 2008, Erik, Tiranë, ff. 408-409 60 Neni 357 I Kodit Penal Italian

Page 34: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 34

si veprimtaria e administratës shtetërore por e karakterizuar nga mungesa e pushteteve

tipike për këtë të fundit si dhe duke përjashtuar kryerjen e detyrave të thjeshta të

rregullimit dhe kryerjes së punëve me karakter të thjeshtë material”61

Pas përkufizimit dhe trajtimit të nocionit funksion shtetëror dhe nënpunës publik, le të

ndalemi tek detyrimi që kanë këto subjekte për të raportuar kryerjen e një krimi, i cili

ndiqet kryesisht, në organet kompetente, për të cilën janë vënë në dijeni gjatë ushtrimit të

funksionit të tyre shtetëror, ose për shkak të shërbimit publik të kryer.

Në nenin 300/2 të kodit penalë është sanksionuar përjashtimi nga përgjegjësia penale e

moskallëzimit të krimit, të personat që janë të detyruar të ruajnë një sekret të njohur për

shkak të detyrës apo të profesionit. Ky detyrim është sanksionuar edhe në kodin e

procedurës administrative në të cilën është parashikuar;62 “Çdo nëpunës publik, si dhe

çdo person që merr pjesë ose thirret për pjesëmarrje në një procedurë administrative,

është i detyruar të mos përhapë të dhëna që i janë bërë të ditura gjatë procedurës

administrative, kur ato përbëjnë “Sekret shtetëror”63, sipas legjislacionit në fuqi.”

Sipas ligjit “ Për informacionin e klasifikuar si sekret shtetëror”, ndalohet që një

informacion të klasifikohet si tillë në rastet, ku ky klasifikim kërkohet të bëhet me

qëllim64:

1. Të fsheh dhunimin e ligjeve, paefektshmërin apo gabimet e administratës.

2. T’i privojë të drejtën e njohjes një personi, organizate apo institucioni.

3. Të pengojë apo të vonojë dhënien e informacionit që nuk kërkon mbrojtje në

interes të sigurimit kombëtar.

Referimi tek ligji “ Për informacionin e klasifikuar si sekret shtetëror”, jep zgjidhjen në

lidhjen me çështjen se kush informacion do të konsiderohet si sekret shtetëror dhe është i

ndaluar të jepet edhe në rastin kur kërkohet dhënia e këtij informacioni nga organe të

tjera. Njohja e rasteve nga ana e nënpunësve publik, të informacioni të klasifikuar si

sekret shtetëror, nuk ju lënë mundësi këtyre të fundit që mos raportimi në organet e

ndjekjes penale të një krimi ta përjashtojë atë nga përgjegjësia penale për mos

përmbushjen e detyrimit që buron nga neni 281 i Kodit të Procedurës Penale.

Sipas kësaj dispozite, kur një nënpunës publik, është vënë në dijeni të një krimi ai duhet

të raportojë këtë në organet kompetente. Psh, në rastin kur një nënpunës publik, gjatë

ushtrimit të funksionit të tij, është vënë në dijeni të faktit se një kolegu i tij nëpërmjet

falsifikimit të dokumentacioneve ka vjedhur një shumë të hollash lekësh dhe nuk e

raporton atë në organet e policisë, ai detyrimisht do të përgjigjet për moskallëzimin e

krimit sipas nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale. Që një nëpunës publik të jetë

61 Neni 358 Kodit Penal Italian 62 Neni 7 I Ligji nr. 44/2015, datë 30.4.2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së

Shqipërisë” është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 87, datë 28 maj 2015 63 "Sekret shtetëror" do te thotë informacion i klasifikuar sipas Ligjit nr.8457, date 11.2.1999 “ Per

informacionin e klasifikuar "sekret shteteror", ekspozimi i paautorizuar i te cilit mund te rrezikoje

sigurimin kombetar. 64 Neni 10

Page 35: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 35

subjekt i posaçëm i veprës penale të moskallëzimit të krimit sipas përcaktimit të bërë në

nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale ai duhet të plotësojë disa kritere si më poshtë;

Personi që ka detyrimin të bëjë një kallëzim duhet të jetë një nëpunës publik.

Nëpunësi publik duhet të jetë vënë në dijeni për veprën penale gjatë ushtrimit të

detyrës për shkak të saj, të funksioneve ose të shërbimit.

Ky detyrim nuk qëndron nëse nëpunësi ka marre dijeni jashtë ushtrimit të këtyre

funksioneve.

Vepra penale nuk ka rëndësi nëse është krim apo kundravajtje penale, detyrimi është

njëlloj.

Vepra penale duhet të jetë nga ato që ndiqet kryesisht dhe jo me ankim.

Detyrimi për të kallëzuar qëndron edhe nëse nuk njihet autori i veprës penale.

Moskallëzimi i një vepre penale për të cilën nëpunësi ka marrë dijeni gjatë ushtrimit të

detyrës, mund ta bëjë atë të ndiqet penalisht për shpërdorim detyre65

1.1.3 Problematikat e moskallëzimit të krimit në praktikën gjyqësore.

Duke ju referuar praktikës gjyqësor në lidhje me aplikimin e nenit 300 të KP në të cilën

është sanksionuar vepra penale e moskallëzimit të krimit, kam konstatuar se nga organi

gjyqësor gjatë analizës juridike të kësaj dispozite, shpesh herë ka pasur pikëpyetje në

lidhje me cilësimin ligjor të kësaj vepre penale, nëse personi i marrë me cilësinë e të

pandehurit do të ketë përgjegjësi penale për veprën e moskallëzimit të krimit ose jo.

Pyetjet të cilat shpesh herë janë shtruar për diskutim kanë qenë:

1. Çfarë qëndrimi duhet të mbahet në rastin kur një person është i implikuar në

krim si pranues i sendeve të vjedhura? Ky person a do të përgjigjet penalisht për

veprën penale të moskallëzimit të krimit ?

Në lidhje me këtë çështje Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ka

konkluduar se ” Personi që implikohet në krim si pranues i sendeve të vjedhura, nuk

mund të përgjigjet edhe për krimin e moskallëzimit të krimit të parashikuar nga

dispozitat e Kodit Penal. 66 Sipas këtij kolegji ; “ I gjykuari GJ.L është vënë në dijeni

nga vëllai i tij i gjykuari tjetër K, mbi vjedhjen që ai kreu në arën e kooperativës dhe ka

pranuar prej tij 1000 lekë, duke ditur se ato kanë qenë të vjedhura. Gjithashtu ky i

gjykuar ka përvetësuar një kontratë dritash prej 147 lekë dhe ka mbajtur në shtëpinë e tij

pa leje kallëp dinamiti. I gjykuari GJ.L e ka pranuar fajësinë e tij. Ajo është vërtetuar

edhe me dëshmitarë dhe me provat material. Edhe cilësimi ligjor që ka bërë gjykata

këtyre veprave është i drejtë. Gjykata e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar këtë të

gjykuar edhe për moskallëzim të krimit të rëndë të parashikuar nga paragrafi i dytë i

nenit 218 KP, me arsyetimin se Gj është vënë në dijeni nga K mbi lekët e vjedhura dhe se

duhej të kishte denoncuar vetë mbi këtë krim. Ky konkluzion i gjykatës në kushtet e

përmendura më sipër është i gabuar. Sikurse ka pranuar edhe ajo vetë në vendimin e saj,

65 Vepër kjo e parashikuar nga neni 248 të kodit penal. 66 Për me tepër shiko, “Udhëzime dhe vendime të gjykatës së lartë të RPSSH-së”, përmbledhje të viteve

1974,1975,1976,1977,” Shtëpia Botuese”, “ 8 Nëntori”, fq 191

Page 36: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 36

është e vërtet se K e ka vënë në dijeni Gj, për veprën që ai kishte kryer dhe nga sasia e

lekëve të vjedhura I ka dhënë atij 1000 lekë. Gj I ka marrë ato duke kryer kështu krimin e

pranimit të sendeve që dihet se rrjedhin nga një krim, parashikuar nga paragrafi i dytë I

nenit 82, të KP, vepër për të cilën ai është dënuar më një vit e gjashtë muaj heqje lirie.

Në këto rrethana nuk mund të pretendohet që i gjykuari Gj të shkonte dhe të denonconte

vjedhjen që kishte kryer i vëllai i tij K, kur ai vetë u implikua në të. Po të denonconte për

të atëherë do të zbulohej edhe vepra e tij kriminale. Për këtë arsye ai duhet të shkarkohet

nga akuza e moskallëzimit të krimit.67

2. A do të përgjigjet për moskallëzim të krimit personi i cili ka fshehur gjurmët e

një krimi?

Në lidhje me këtë pyetje, sipas Këshilli Gjyqësor të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë,

elementët e krimit të moskallëzimit të një krimi të rëndë të parashikuar nga

dispozitat e kodit penal, janë pjesë përbërëse të veprës penale të fshehjes së

gjurmëve të krimit, prandaj nuk mund të kërkohet nga ai që fsheh gjurmët e krimit

të kallëzojë veprën e kryer, kur ai vetë është i implikuar duke e përkrahur atë68. Në

një vendim gjyqësor, Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë ka

argumentuar, me këtë arsyetim:69 “ vendimi nuk është i drejtë në pjesën që cilëson veprat

e të gjykuarve S dhe F. Gabimisht gjykata ka pranuar kundër tyre edhe krimin e

parashikuar nga neni 218/II Kodit Penal, për moskallëzimin e një krimi të rëndë. Krimi i

përkrahjes së një krimi pas kryerjes së tij nga ato që parashikohen nga neni 217 të KP,

përmban në vetvete edhe elementët e figurës së moskallëzimit. Dhe kjo është logjike. Nuk

mund të kërkohet nga ai, i cili fsheh gjurmët e krimit , të kallëzojë veprën e kryer, në një

kohë që ai vetë implikohet duke pranuar ta përkrah atë. Pikërisht për këtë arsye këto dy

vepra penale nuk konkurrojnë me njëra tjetrën, pasi elementët e moskallëzimit të krimit

janë pjesë përbërëse e krimit të fshehjes së gjurmëve të krimit. Në këto kushte vendimi në

këtë pjesë duhet të ndryshohet dhe meqenëse kjo nuk rëndon pozitën e të gjykuarve, këtë

ndryshim mund ta bëjë edhe vetë ky këshill gjyqësor”.

3. A do të përgjigjet për moskallëzim të krimit, personi kur ai nuk është në dijeni

të plotë të kryerjes së veprës penale?

Po në lidhje me këtë pyetje Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka mbajtur qëndrimin se;

krimi i moskallëzimit të krimit ekziston në ato raste kur fajtori e di mirë që po

përgatitet, ose është kryer një vepër e parashikuar nga ajo dispozitë.70 Konkretisht

kjo gjykatë është shprehur si më poshtë; “gjatë zhvillimit të gjykimit është vërtetuar se të

gjykuarit Q.Ë dhe H.Ë kanë marrë vesh mbi vrasjen e HP, menjëherë pas kryerjes së

veprës dhe nuk e kanë kallëzuar në organet kompetente shtetërore. Ky fakt është

vërtetuar me vetë pohimet e tyre. Pretendimi se ata nuk kanë kuptuar rëndësinë e veprës

dhe si rrjedhim, duhet të përjashtohen nga dënimi sit ë mitur është i pabazuar. Ata e kanë

67 Vendimi I Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, datë 13.5.1975 68 Për me tepër shiko, “Udhëzime dhe vendime të gjykatës së lartë të RPSSH-së”, përmbledhje të viteve

1974,1975,1976,1977,” Shtëpia Botuese”, “ 8 Nëntori”, fq 193 69 Vendimi I Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, datë 8.10.1977 70 Udhëzime të Plenumit të Gjykatës së Lartë, Shtypshkromja “ Mihal Duri”, Tiranë 1965, fq 160

Page 37: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 37

kuptuar plotësisht rëndësinë e veprës së tyre dhe kanë patur të gjitha mundësit për të

bërë kallëzim. Ata e morën vesh vrasjen në mbrëmjen e 13 dhjetorit. Në kundërshtim me

sa pretendohet, ata kanë patur mundësi të lajmërojnë organet e policisë të nesërmen, kur

babai I tyre është larguar dhe nuk kanë pasur ndonjë pengesë për të kryer detyrën e tyre

ligjore që të gjykuarit e kanë kuptuar rendësin e veprës ka dalë qartë, jo vetëm nga

thëniet e tyre, por edhe nga veprimet që ata kanë bërë kur janë pyetur së ku është babai i

tyre, të gjykuarit kanë thënë se ai kishte shkuar për të postuar një letër dhe për të blerë

vajgur në një kohë që kjo nuk ishte e vërtetë.71

1.2 Analiza juridike e veprës penale të detyrimit për të kallëzuar provën.

Siç, u trajtua edhe më sipër, personat të cilët janë në dijeni se një krim është duke u kryer

ose është kryer dhe nuk bëjnë kallëzim në organet kompetente do të mbajnë përgjegjësi

penale për veprën penale të moskallëzimit të krimit. Edhe në rastin, kur një person është

në dijeni të një prove që e bënë të pafajshëm një person që është akuzuar ose është dënuar

për kryerjen e një krimi, do të përgjigjet penalisht për moskallëzimin e provës. Sipas

Kodit Penal72 “ Mosparaqitja e menjëhershme për të kallëzuar ose për të dëshmuar para

organeve të prokurorisë, gjykatës apo organeve të rendit, për provën e njohur që e bënë

të pafajshëm një person tjetër, që akuzohet ose është dënuar për një vepër penale,

dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”

Inkriminimi i moskallëzimit të provës, si një vepër penale është bërë duke u nisur nga

rëndësia që kanë provat në procesin penal, pasi provat janë njoftime mbi faktet dhe

rrethanat që lidhen me veprën penale, që merren prej burimeve të parashikuara në ligjin

procedural penal në përputhje me rregullat e caktuara prej tij dhe që shërbejnë për të

vërtetuar kryerjen ose jo të veprës penale, pasojat e ardhura prej saj, fajësinë ose

pafajësinë e të pandehurit dhe shkallën e përgjegjësisë së tij.73

Legjislatori me hartimin e kësaj dispozite ka si qëllim mbledhjen e provave të fajësisë ose

të pafajësisë dhe administrimin e rregullt të tyre. Pra objekti, i krimit të detyrimit për të

kallëzuar provën janë marrëdhëniet juridike të vendosura për të garantuar funksionimin e

rregullt të prokurorisë, gjykatës apo organeve të rendit, për mbledhjen e provave të

fajësisë apo pafajësisë për një person të akuzuar apo të dënuar, të mbrojtura posaçërisht

nga legjislacioni penal nga veprimet ose mosveprimet e kundra ligjshme.74

Nga ana objektive, kjo vepër penale kryhet me anën e mosveprimit, i cili konsiston në

mosparaqitjen për të kallëzuar apo dëshmuar për një provë e cila shkarkon nga

përgjegjësia një person i cili akuzohet apo që është dënuar. Organi në të cilën duhet të

paraqitet subjekti aktiv i kësaj vepre penale, është në varësi të statusit që ka personi ndaj

së cilit drejtohet prova. Nëse prova duhet të paraqitet për të vërtetuar pafajësinë e një

personi të akuzuar75 në këtë rast subjekti i kësaj vepre penale duhet të drejtohet në 71 Vendimi nr 41, datë 28.2.1961. 72 Neni 403/1 i Kodit Penal “ Detyrimi për të kallëzuar provën” 73 Kjo sipas nenit 149 të Kodit të Procedurës Penale. 74 Prof.Dr. Elezi.I, “ E drejta penale”, pjesa e posacme. Shtëpia botuese “P.S.H. 2015”, Tiranë 2005, fq 544. 75 Me person i cili akuzohet duhet të kuptohet personi i cili po i nënshtrohet një procesi hetimor apo

gjyqësor.

Page 38: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 38

instancën përkatëse, psh në qoftë se jemi gjatë fazës së hetimeve paraprake duhet të

drejtohet në organin e rendit ose të prokurorisë për të kallëzuar për provën që e bënë të

pafajshëm personin e ndodhur nën hetim. Ndërsa në qoftë se po zhvillohet procesi ndaj

personit të akuzuar76 atëherë duhet ti drejtohet gjykatës.

Edhe në rastin kur personi është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, nëse pas

dhënies së këtij vendimi dalin prova të reja që vërtetojnë pafajësinë e të dënuarit, personi

i cili ka dijeni ose i administron këto prova duhet ti kallëzojë ose të dëshmojë përpara

organeve kompetente për ekzistencën e këtyre provave. Ky detyrim rrjedh edhe si pasojë

e ekzistencës së institutit të rishikimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë të

parashikuar në Kodin e Procedurës Penale. Sipas kodit të procedurës penale në rastet e

caktuara me ligj lejohet në çdo kohë rishikimi i vendimeve që kanë marrë formën e prerë,

edhe kur dënimi është ekzekutuar ose është shuar77 . Sipas nenit 45078 të këtij kodi,

rishikimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë mund të kërkohet në rastet e

mëposhtme;

a. kur faktet e vëna në themel të vendimit nuk pajtohen me ato të një vendimi tjetër

të formës së prerë;

b. kur vendimi është bazuar në një vendim të gjykatës civile ose administrative, i cili

është revokuar më pas;

c. kur pas vendimit kanë dalë ose janë zbuluar prova të reja, të cilat vetëm ose së

bashku me ato që janë vlerësuar njëherë, tregojnë se vendimi është i gabuar;

d. kur vërtetohet se vendimi është dhënë si pasojë e falsifikimit të akteve të gjykimit

ose të një fakti tjetër të parashikuar nga ligji si vepër penale.

e. kur shkaku për rishikimin e vendimit të formës së prerë rezulton nga një vendim i

Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut që e bën të domosdoshëm rigjykimin e

çështjes;

f. kur ekstradimi i të dënuarit të gjykuar në mungesë jepet me kushtin e shprehur të

rigjykimit të çështjes. Kërkesa për rishikim mund të paraqitet brenda tridhjetë

ditëve nga data kur personi është ekstraduar. Kërkesa e paraqitur brenda afatit nuk

mund të refuzohet;

g. kur personi është gjykuar në mungesë sipas nenit 352 të këtij Kodi dhe kërkon

rigjykimin e çështjes. Kërkesa paraqitet brenda tridhjetë ditëve nga data e marrjes

dijeni. Kërkesa e paraqitur brenda afatit nuk mund të refuzohet.

76 Në këtë rast personi i akuzuar është personi i cili është në cilësin e të pandehurit. Merr cilësinë e të

pandehurit personi të cilit i atribuohet vepra penale me aktin e njoftimit të akuzës, në të cilin tregohen të

dhënat e mjaftueshme për marrjen si të pandehur. 77 Neni 449 Kodi i Procedurës Penale, në të cilën është sanksionuar;

“ Në rastet e caktuara me ligj lejohet në çdo kohë rishikimi i vendimeve që kanë marrë formën e prerë,

edhe kur dënimi është ekzekutuar ose është shuar.

2. Vendimet e pafajësisë për krime mund të rishikohen me kërkesën e prokurorit, por me kusht që të mos

kenë kaluar 5 vjet nga dhënia e vendimit.” 78 Shtuar fjalë në shkronjën “b” e shkronjat “d”, “dh” dhe “e” në pikën 1 me ligjin nr. 35/2017, datë

30.3.2017

Page 39: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 39

Pra siç shihet, në këtë nen, detyrimi moral i shtetasve është ngritur në detyrim juridik për

të paraqitur provën e njohur për një person të akuzuar apo të dënuar e që e bën atë të

pafajshëm, duke parashikuar përgjegjësin penale për mosparaqitje të provës.79

Gjithashtu shprehjes së përdorur nga legjislatori në nenin 304 “mosparaqitja e

menjëhershme” duhet ti bëhet një interpretim juridik. Fjala e ``menjëhershme” duket

sikur të imponon një interval kohor mjaft të ngushtë që nga momenti që merr dijeni se po

akuzohet apo është dënuar një i pafajshëm dhe me paraqitjen direkt në gjykate apo në

organet e ndjekjes penale. Por këtu duhet patur parasysh disa rrethana që mund të

shkaktojnë vonesa. Si të tilla mund të jetë qenia e personit jashtë shtetit dhe pamundësia

që ai të vijë menjëherë në Shqipëri, kanosja që i bëhet personit për tu mos u paraqitur

para organeve të mësipërme, etj. Pra në çdo rast duhet të mbahen parasysh edhe rrethanat

që kanë ndikuar në vonesën e paraqitjes për të kallëzuar apo dëshmuar për provën e

njohur. Gjykatat duhet ta mbajnë parasysh këtë gjë dhe duhet ta vlerësojnë objektivisht

këtë rast pas rasti.

Përsa i përket subjektit aktiv, subjekti është i përgjithshëm është çdo person i cili ka

mbushur moshën për përgjegjësin penale dhe është i përgjegjshëm. Sipas paragrafit të

dytë të nenit 304 të kodit penal80, ekziston një përjashtim nga përgjegjësia penale për;

a. autorin e veprës penale.

b. personat që vihen në dijeni të provës për shkak të detyrës apo profesionit dhe që janë

të detyruar të mos kallëzojnë e dëshmojnë për të.

Autori i veprës penale, me të drejtë është përjashtuar nga përgjegjësia penale pasi është e

vështirë që ai të kallëzojë apo të dëshmojnë për prova të cilat do të inkriminonin vetën e

tyre për kryerjen e një vepre penale. Gjithashtu edhe avokatët e përfaqësuesit e besimeve

fetare nuk do të përgjigjen penalisht për mos dëshmimin në lidhje me një provë, pasi

atyre u ndalohet një gjë e tillë81 për shkak të ruajtjes së sekretit profesional.

Ndërsa subjekte pasive të veprës penale të detyrimit për të kallëzuar provën janë personi

nën hetim, i pandehuri si dhe personi i dënuar si autor i veprës penale me vendim

gjyqësor të formës së prerë.

Nga ana subjektive, subjekti i kësaj vepre penale e kryen atë gjithmonë me dashje, i

shtyrë nga motive të ndryshme por të parëndësishme për cilësimin ligjor të veprës.

79 Prof.Dr. Elezi.I, “ E drejta penale”, pjesa e posacme. Shtëpia botuese “P.S.H. 2015”, Tiranë 2005, fq 544. 80 Sipas këtij paragrafi, përjashtohen nga detyrimi për kallzim autori i veprës penale, si dhe personat që

vijnë në dijeni të provës për shkak të detyrës apo profesionit dhe janë të detyruar të mos kallzojnë e

dëshmojnë për të. 81Sipas neni 159 të Kodit të Procedurës Penale, nuk mund të detyrohen të dëshmojnë për sa dinë për

shkak të profesionit, me përjashtim të rasteve kur kanë detyrimin që t’ua referojnë autoriteteve proceduese:

a) përfaqësuesit e besimeve fetare, statutet e të cilëve nuk janë në kundërshtim me rendin juridik shqiptar;

b) avokatët, përfaqësuesit ligjorë dhe noterët;

c) mjekët, kirurgët, farmacistët, obstetrët dhe kushdo që ushtron një profesion shëndetësor;

ç) ata që ushtrojnë profesione të tjera, të cilëve ligji u njeh të drejtën të mos dëshmojnë për ato që lidhen me

sekretin profesional.

Page 40: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 40

1.3 Analiza juridike e veprës penale të kallëzimit të rremë.

Që parandalimi i krimit të jetë sa më efikas, në radhë të parë duhet të ekzistojë një frymë

e ngushtë bashkëpunimi ndërmjet, punonjësve të policisë, organeve të ndjekjes penale

dhe komunitetit, bashkëpunim ky që përbën një faktorë përcaktues të garantimit të rendit

dhe të sigurisë për qytetarët. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, shumë shtetas duke e ndier

njëkohësisht si detyrë morale dhe juridike, iu drejtohen organeve kompetente për të

raportuar kryerjen e një krimi duke dhënë dhe një informacion të saktë në lidhje me

veprimtarin kriminale kur ata kanë dijeni për këtë fakt. Por, ka edhe nga ata shtetas, të

cilët për arsye të ndryshme, paraqiten përpara këtyre organeve duke dhënë informacione

të rreme për kryerjen e një krimi nga një person që ai e di shumë mirë që nuk e ka kryer

këtë krim me qëllim inkriminimin e këtij të fundit. Vënia në lëvizje e organeve të

ndjekjes penale nëpërmjet kallëzimit të rremë sjell çrregullime në kryerjen e funksioneve

të tyre duke shkaktuar humbje kohe dhe energji. Për të parandaluar këtë fenomen, në

kodin penal është sanksionuar vepra penale e kallëzimit të rremë. Sipas kësaj dispozite82

“ kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një

krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me

qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”

Kjo normë penale ka si qëllim parandalimin e vënies në lëvizje të organeve të drejtësisë

për zbulimin e krimeve imagjinare, me rrezikun e vazhdueshëm të devijimit të

funksionimit institucional të saj. Nga ana tjetër kjo normë mbron edhe interesin për të

mos vënë në praktikë nisjen e një procesi penal kundër një personi të pafajshëm, duke

garantuar kështu të drejtat dhe liritë e njeriut. Sipas Prof. Dr. Ismet Elezit, objekti i kësaj

dispozite janë marrëdhëniet juridike të vendosura nga shteti për të siguruar veprimtarinë e

rregullt normale të organeve të drejtësisë dhe të drejtat dhe liritë e njeriut, të mbrojtura

posaçërisht nga legjislacioni penal nga veprimet ose mosveprimet kriminale.

Vepra penale e kallëzimit të rremë, kryhet me veprime aktive, me dhënien e një

informacioni që nuk i përgjigjet së vërtetës, nëpërmjet tre formave të mëposhtme;

a. Me kallëzimin e një krimi që dihet se nuk është kryer.

b. Me kallëzimin e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë.

c. Me krijimin e provave të rreme.

Siç shihet, nga ana objektive vepra penale e kallëzimit të rremë kryhet me anë të

stimulimit direkt ( formal) ose indirekt ( material). Stimulimi direkt ose formal konsiston

në kallëzimin e një krimi që dihet që nuk është kryer, pra krimi i vënë në dijeni të

autoriteteve kompetente duhet të jetë imagjinar, fryti i fantazisë stimuluese të subjektit

aktiv të kësaj vepre penale, që përpiqet të tregojë se ka ndodhur një fakt i cili përbën krim

por që në të vërtet nuk ka ndodhur. Ndërsa stimulimi indirekt ose real, konsiston në

krijimin e gjurmëve të një vepre penale, pra në shfaqen artificialisht, në botën e jashtme

të shenjave të një fakti kriminal, që në realitet nuk është kryer kurrë. Pra në krijimin e

gjurmëve daktiloskopike83 ose trasologjike84, të njollave si ato të gjakut, në krijimin e

82 Neni 305 I Kodit Penal. Kallëzimi I rreme. 83 Gjurmët daktiloskopike janë gjurmët e gishtave dhe të pëllëmbës së dorës.

Page 41: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 41

hematomave ose ekimozave 85etj. Përsa i përket stimulimit material ato janë evidente dhe

realizohen më shumë mbi objektet.86

Një mënyrë tjetër e realizimit të veprës penale të kallëzimit të rremë është kallëzimi i

kryerjes së një krimi nga një person që dihet që nuk e ka kryer atë. Po ti referohemi kodit

penale të Zogut të viti 1928, kjo formë e realizimit të kallëzimit të rremë është e

parashikuar në një dispozitë tjetër, në të cilën sanksionohej “ Kushdo që, me kallëzim ose

me ankim të banum n’Autoritetin gjyqësor, ose të një nëpunës Shteti, q’asht i detyruem

m’i referue atij autoriteti, ngarkon me një faj tjetrin, të ëilin, e din se asht i pafajshëm,

ose simulon në dam t’atij, gjyrmat ose shenjat materiale të një faji, ndëshkohet me

burgim të randë nga një deri në pesë vjet dhe me ndalim të përkohëshëm nga ofiqet

publike”87 I njëti parashikim është bërë edhe në kodin penal italian88.

Kjo formë konsiston në fajësimin e një personi të pafajshëm për kryerjen e një vepre

penale, e cila realizohet nëpërmjet dy mënyrave:

a. Me anë të fajësimit të një personi të pafajshëm për kryerjen e një krimi.

b. Me anë të krijimit të provave të rremë në ngarkim të një personi të pafajshëm.

Përsa i përket faktit, që përbën objektin e fajësimit ajo mund të jetë real ose imagjinar. Në

rastin e parë kur fakti është real, kur ai verifikohet efektivisht, është e rëndësishme që

personi të cilit i atribuohet vepra penale të mos jetë përgjegjës për të, çfarë nënkupton se

një vepër penale është kryer realisht por akuzohet një person i pafajshëm. Ndërsa rasti i

dytë konsiston në faktin që nuk ekziston as vepra penale për të cilën akuzohet personi si

dhe as fajësia e personit të akuzuar. Ndërsa krijimi i provave të rreme në ngarkimit të një

personi të pafajshëm konsiston në simulimin e gjurmëve të veprës penale, e cila është

trajtuar më sipër.

Për të kuptuar më mirë anën objektive të krimit të kallëzimit të rremë, është e

rëndësishme që të ndalemi edhe tek dallimi që ekziston mes simulimit të gjurmëve për

kryerjen e një krimi dhe simulimit të gjurmëve për kryerjen e një krimi nga një person i

pafajshëm. Dallimi ndërmjet tyre konsiston se tek e para është e mjaftueshme që gjurmët

materiale të lënë të mendosh për një veprim ose mosveprim të kundraligjshëm, ndërsa tek

e dyta duhet patjetër të tregohet në mënyrë ekuivoke subjekti që shfaqet si autor i qartë

ose i mundshëm i vepër penale.

84 Gjurmët trasologjike janë gjurmët që janë lënë nga objektet me një strukturë të jashtme të caktuar. 85 “ Hematomat ose ekimozat njihen ndryshe si kontuzione ose mavijosje që shkaktohen si rezultat i

hemoragjisë të indeve të buta të nënlëkurës si pasojë e carjes së enëve të gjakut nga forca goditës e mjetit

brerës”. Prof. Dr Sokrat Meksi “ Mjeksi Ligjore” Tiranë 2007, fq 22 86 Fiandanca G, Musco E,`` DIRITTO PENALE``,Parte Speciale I, 1977 87 Neni 243 Kodi Penal I Zogut. 88 Art 368. Canunnia “Chiunque, con denuncia, querela, richiesta o istanza [, anche se anonima o sotto

falso nome, diretta all'Autorità giudiziaria o ad un'altra Autorità che a quella abbia obbligo di riferirne o

alla Corte penale internazionale , incolpa di un reato taluno che egli sa innocente, ovvero simula a carico

di lui le tracce di un reato, è punito con la reclusione da due a sei anni.”

Page 42: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 42

Duke analizuar anën objektive të veprës penale të kallëzimit të rremë, arrijmë në

përfundimin që të kemi ekzistencën e kësaj vepre penale duhet që të plotësohen

njëkohësisht katër kushte si më poshtë:

1. Simulimi duhet të ketë për objekt, fakte, të cilat përbëjnë një vepër ose një

kundravajtje penale. Pra kallëzimi i rremë të bëhet për një krim që është e

materializuar në legjislacionin penal dhe nuk mund të bëhet për një veprim ose

mosveprim i cili është i dekriminalizuar.89

2. Krimi objekt i simulimit nuk duhet të ketë ndodhur. Në rastin e një kallëzimi të

rremë për kryerjen e një krimi nga një person i pafajshëm, nëse krimi është kryer,

është e rëndësishme që personi të cilit i atribuohet vepra penale të mos jetë

përgjegjës për të.

3. Kallëzimi i rremë duhet të ketë si qëllim fillimin e një procedimi penal për kryerjen

e një vepre penale. Nuk është e nevojshme që autoriteti i caktuar të gjendet në

mashtrim konkret, por mjafton që informacioni i rremë t`i hapë rrugë mundësisë së

vënies në lëvizje të një procedimi penal për një krim të caktuar. Nuk do të kemi të

bëjmë, me kallëzim të rremë në rastin kur kallëzimi shfaqet që në fillim si pak i

vërtet, p.sh kur ai përmban një fakt të pabesueshëm ose absurd i cili është në

kundërshtim me logjikën dhe me ligjin natyral të gjërave 90 ose simulimi i gjurmëve

është aq i keq saqë ajo nuk mund të mashtrojë organet e drejtësisë.

4. Personi ndaj të cilit bëhet kallëzimi për kryerjen e një krimi ose ndaj të cilit krijohen

prova të rreme, duhet të jetë i pafajshëm, nuk duhet të jetë i inkriminuar në krimin

për të cilin është bërë kallëzimi.

Subjekti aktiv i veprës penale të kallëzimit të rremë është i përgjithshëm, është çdo

person që ka mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe është i përgjegjshëm, të cilët

bëjnë një kallëzim të rremë në organet e ndjekjes penale ose në gjykatë.

Përsa i përket anës subjektive, duhet të ekzistojë dashja direkte e cila presupozon para së

gjithash ndërgjegjen dhe vullnetin e subjektit për kryerjen e kallëzimit të rremë. Ky

kallëzim i rremë duhet të bëhet me qëllimin konkret për të filluar ndjekja penale.

Momenti konsumues përsa i përket simulimit formal përkon me marrjen e kallëzimit të

rremë nga ana e autoriteteve kompetente. Ndërsa për simulimin material konsumimi

verifikohet në momentin në të cilin gjurmët zbulohen nga organet kompetente. Personi

nuk ka përgjegjësi penale kur nga vlerësimi në mënyrë të gabuar i rrethanave të faktit

arrin në konkluzionin që një vepër ka ndodhur efektivisht.

1.3.1 Dallimi që ekziston ndërmjet kallëzimit të rremë dhe veprës penale të shpifjes.

Në teorinë e së drejtës penale dhe në praktikën gjyqësore ka lindur problemi i dallimit

ndërmjet kallëzimit të rremë dhe shpifjes. Përpara se të trajtojmë dallimet ndërmjet këtyre

89 Psh nuk mund të behet një kallëzim në organet kompetente për “ Dhënie e një vendimi të padrejtë”, vepër

kjo e cila është shfuqizuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.11, datë 2.4.2008. 90 ( Fiandaca, G., Musco E. 1997).

Page 43: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 43

dy veprave penale, le të ndalemi fillimisht tek analiza juridike e kundravajtjes penale të

shpifjes.

Sipas kodit penal “ Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke

e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje

penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë.

Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë,

përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë

lekë. “91

Kundravajtja penale e shpifjes ka si objekt marrëdhëniet juridike të vendosura nga shteti,

për të siguruar nderin dhe dinjitetin e personave, të mbrojtura posaçërisht nga

legjislacioni penal nga veprimet ose mosveprimet e kundra ligjshme. Kjo dispozitë është

projektuar jo vetëm për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e personave që kanë ndërgjegjen

dhe dinjitetin njerëzor, por edhe nderin dhe dinjitetin e personave të vdekur, ndonëse ata

nuk e kanë vetëdijen. Kjo bëhet për arsye se, si pasojë e shpifjes, ndryshon krejt opinioni

shoqëror për një person të vdekur, 92ndaj kujtimit të tij.

Përsa i përket anës objektive, kundravajtja penale e shpifjes, kryhet me veprime aktive si

më poshtë;

a. Nëpërmjet përhapjes së thënieve me gojë.

b. Nëpërmjet përhapjes së çdo informacioni me gojë ose çdo lloje mjeti tjetër.

Që të kemi ekzistencën e figurës së kundravajtjes penale të shpifjes duhen të plotësohen

njëkohësisht disa kushte përsa i përket thënieve ose informacionit që përhapen. Kushtet

janë si më poshtë:

1. Thëniet apo informacioni që përhapet duhet të jetë i rremë, pra nuk duhet ti

përgjigjet së vërtetës.

2. Thëniet apo informacioni që përhapet duhet të jetë konkret.

3. Thëniet apo informacioni që përhapet duhet të jetë diskredituese, që të ketë si

qëllim cënimin e nderit dhe dinjitetit të njeriut.

4. Thëniet apo informacioni që përhapet nuk duhet të bëhen në prani të personit që i

adresohen thëniet apo informacioni i rremë.

5. Thëniet që përhapen, të cilat janë të rreme, konkrete e diskredituese93, të dihen

nga autori i veprës penale që janë të tilla.

6. Të ekzistojë qëllimi konkret dhe i adresuar, pra, se me përhapjen e thënieve që

dihen se janë të rreme do të diskreditohet/hen persona konkretë.94

91 Neni 120 i Kodit Penal Shpifja. Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 33;

ndryshuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 14. 92 Prof. Dr. ELEZI.I “ E drejta Penale”( Pjesa e Posacme). Tiranë 2005, fq 157 93 Diskredituese janë ato thënie, të cilat i atribuojnë personit të tilla veti e sjellje, që nuk bazohen në vlerat e

patjetërsueshme të dinjitetit njerëzor dhe në rregullat e jetës në shoqëri. 94 Vendimi Penal nr 19, datë 21.07.2015 i Gjykatës së Lartë.

Page 44: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 44

Mungesa, qoftë dhe një prej këtyre kushteve ligjore, përbën shkak për përjashtimin nga

përgjegjësia të akuzuarit për kryerje të veprës penale të shpifjes.

Kushti kryesor për ekzistencën e shpifjes është që faktet, pohimet, të cilat nxirren apo

përhapen, duhet të jenë të pavërteta dhe të jenë të natyrës së tillë që të mund ta dëmtojnë

nderin dhe dinjitetin e personit tjetër apo sikurse pretendohet nga të dëmtuarit në rastin

konkret, emrin e mirë dhe vlerësimin që ka opinioni shoqëror për këta persona. Në thelb,

me thënie të rreme kuptohen ato që nuk i përgjigjen së vërtetës.

Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se informacioni që përhapet si i rremë, duhet

të përbëjë fakte dhe nuk duhet të jetë në formën e gjykimeve vlerësueses, pra në formën e

opinioneve, kjo me argumentimin se:“ ekziston një dallim ndërmjet fakteve

(informacionit) dhe gjykimeve vlerësuese (opinioneve): Ndërsa opinionet janë pikëpamje

ose vlerësime personale të një ngjarje ose situate dhe nuk janë të perceptueshme si

prova për të qenë të vërteta ose të pavërteta, faktet mbi të cilat bazohen opinionet janë të

mundshme për t'u provuar si të vërteta apo të pavërteta. …95

Në paragrafin e dytë të kësaj dispozite janë sanksionuar rrethanat cilësuese të shpifjes.

Sipas këtij paragrafi shpifja është në rrethana cilësuese kur ajo kryhet;

a. Botërisht96.

b. Në dëm të disa personave.97

c. Më shumë se një herë.98

Subjekti i kundravajtjes penale të shpifjes është i përgjithshëm, është çdo person që ka

mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe është i përgjegjshëm, i cili përhap

informacione apo thënie të rremë kundrejt një personi apo personave të tjerë.

Nga ana subjektive, kundravajtja penale e shpifjes kryhet me dashje të drejtpërdrejt dhe

me qëllim për të poshtëruar e për të diskretituar nderin dhe dinjitetin e një personi tjetër.

Sipas jurisudencës gjyqësore italiane:

“vepra penale e shpifjes nuk kërkon elementë të veçantë psikologjik, nuk kërkon

"dashjen" si një nga format klasike të saj. Për të qenë i konsumuar elementi i anës

subjektive është e mjaftueshme "dashja e përgjithshme", dëshira dhe vullneti i subjektit

për të përhapur shprehje fyese, i ndërgjegjësuar që këto thënie sjellin efekte negative tek

"i dëmtuari".99

95 Vendimi Penal Nr 8, datë 01.07.2011 i Gjykatës së Lartë. 96 Kur shpifja kryhet në prani të shumë personave ose ku kryhet nëpërmjet mjeteve audiovizive ose mjeteve

të tjera të telekomunikimit. 97 Me shpifje në dëm të disa personave kuptohet përhapja e thënieve që dihen se janë të pavërteta kundër dy

ose më shumë personave. 98 Me shpifje të kryer më shumë se një herë kuptohet përhapja e thënieve apo e informacionit të rremë në

interval kohe të ndyshme, mjafton që personi të mos jetë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së

prerë për shpifje. 99 Vendimi i Gjykatës së Kasacionit Italian nr.3571, viti 1996.

Page 45: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 45

Duke analizuar kundravajtjen penale të shpifjes ne jemi në gjendje të bëjmë dhe dallimet

që ekzistojnë ndërmjet kësaj kundravajtje penale dhe veprës penale të kallëzimit të rremë.

Këto vepra penale dallojnë nga njëra tjetra nga:

Objekti; Vepra penale e kallëzimit të rremë përbëhet nga dy objekte. Objekti primar janë

marrëdhëniet juridike të vendosura nga shteti për të siguruar veprimtarinë e rregullt të

organeve të drejtësisë të cilat vihen në lëvizje nëpërmjet kallëzimeve të rreme, të

mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni penal nga veprimet e kundra ligjshme. Gjithashtu

kjo dispozitë është projektuar edhe për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut, nderin

dhe dinjitetin e personave të pafajshëm të cilët nëpërmjet kallëzimit ose provave të rreme,

akuzohen se kanë kryer një krim. Ndërsa kundravajtja penale e shpifjes ka vetëm një

objekt, marrëdhëniet juridike të vendosura nga shteti, për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin

e personave nëpërmjet përhapjes së thënieve apo informacioneve të rremë, të mbrojtura

posaçërisht nga legjislacioni penal.

Nga ana objektive, pavarësisht faktit se të dyja veprat penale kryhen me veprime aktive

të kundra ligjshme, ato dallojnë nga njëra tjetra nga format nëpërmjet të cilave

realizohen. Vepra penale e kallëzimit të rremë realizohet nëpërmjet tre formave:

a. Me kallëzimin e një krimi që dihet se nuk është kryer.

b. Me kallëzimin e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë.

c. Me krijimin e provave të rreme.

Ndërsa kundravajtja penale e shpifjes kryhet nëpërmjet dy formave:

a. Nëpërmjet përhapjes së thënieve që dihen se janë të rreme.

b. Nëpërmjet përhapjes së informacioneve që dihen se janë të rreme.

Nga kushtet që duhen të plotësohen, që një person të ketë përgjegjësi penale për këto

vepra. Që një person të ketë përgjegjësi penale për veprën penale të kallëzimit të rremë

të parashikuar në nenin 305 të kodit penal, duhen të plotësohen këto kushte:

1. Kallëzimi i rremë, duhet të ketë për objekt, fakte të cilat përbëjnë një vepër ose një

kundravajtje penale.

2. Krimi objekt i kallëzimit të rremë nuk duhet të ketë ndodhur.

3. Kallëzimi i rremë duhet të ketë si qëllim fillimin e një procedimi penal për kryerjen e

një vepre penale.

4. Personi ndaj të cilit bëhet kallëzimi për kryerjen e një krimi ose ndaj të cilit krijohen

prova të rreme, duhet të jetë i pafajshëm, nuk duhet të jetë i inkriminuar në krimin

për të cilin është bërë kallëzimi.

Ndërsa që të ekzistojë përgjegjësia penale për kundravajtjen penale të shpifjes duhen që

të plotësohen njëkohësisht këto kushte:

Page 46: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 46

1. Thëniet apo informacioni që përhapet duhet të jetë i rremë, pra nuk duhet ti

përgjigjet së vërtetës.

2. Thëniet apo informacioni që përhapet duhet të jetë konkret.

3. Thëniet apo informacioni që përhapet duhet të jetë diskredituese, që të ketë si

qëllim cenimin e nderit dhe dinjitetit të njeriut.

4. Thëniet apo informacioni që përhapet nuk duhet të bëhen në prani të personit që i

adresohen thëniet apo informacioni i rremë.

5. Thëniet që përhapen, të cilat janë të rreme, konkrete e diskredituese100, të dihen

nga autori i veprës penale që janë të tilla.

6. Të ekzistojë qëllimi konkret dhe i adresuar

Përsa i përket anës subjektive, të dyja këto vepra penale kryhen me dashje të

drejtpërdrejt por dallojnë nga njëra tjetra përsa i përket qëllimit për të cilën kryhen. Vepra

penale e kallëzimit të rremë kryhet me qëllim për të filluar ndjekja penale nëpërmjet

kallëzimit të rremë, ndërsa kundravajtja penale e shpifjes kryhet me qëllim cenimin e

nderit dhe dinjitetit të një personi nëpërmjet përhapjes së thënieve apo fakteve të cilat

janë të rremë, pra nuk janë të vërteta.

Dallimi i fundit konsiston tek rrezikshmëria shoqërore. Vepra penale e kallëzimit të

rremë ka një rrezikshmëri shoqërore më të lartë sepse nëpërmjet saj në radhë të parë

preket veprimtaria e rregullt e organeve të drejtësisë e cila nëpërmjet kallëzimit të rremë

devijon nga funksionimi i saj në administrimin e provave dhe zbardhjen e së vërtetës

duke shpenzuar kohë dhe energji dhe nga ana tjetër cenohet liria e personave të

pafajshëm. Prandaj kjo vepër penale përbën krim. Ndërsa rrezikshmëria shoqërore e

shpifjes është më e ulët, dhe me të drejtë nga legjislatori është klasifikuar si kundravajtje

penale.

100 Diskredituese janë ato thënie, të cilat i atribuojnë personit të tilla veti e sjellje, që nuk bazohen në vlerat

e patjetërsueshme të dinjitetit njerëzor dhe në rregullat e jetës në shoqëri.

Page 47: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 47

KREU II

VEPRAT PENALE QË PENGOJNE ZBULIMIN E VEPRËS PENALE DHE TË

AUTORIT TË SAJ

Përmbledhje; Hyrje. 2.1 Vepra penale e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Problematikat e saj. 2.2 Analiza juridike e veprës penale të përkrahjes së autorit të krimit

2.3 Vepra penale e fshehjes ose asgjësimi i kufomës.

Hyrje

Zbulimi dhe zbardhja e veprave penale është një proces i cili fillon nga e paqarta dhe

informacioni jo i plotë mbi veprën penale apo autorin e saj, vazhdon përmes kërkimit,

mbledhjes, vlerësimit dhe verifikimit të dëshmive dhe fakteve, deri në situatën

përfundimtare në të cilën bazohet vendimi për ngritjen e akuzës apo vendimi për

ndërprerjen e hetimit. Procesi i marrjes, zbulimit dhe i fiksimit të provave, është një fazë

e rëndësishme e procedimit penal, pasi provat shërbejnë për të vërtetuar kryerjen ose jo të

veprës penale, pasojat e ardhura prej saj, fajësinë ose pafajësinë e të pandehurit si dhe

shkallën e përgjegjësisë së tij. Ky proces, nuk është një proces i lehtë, kjo për faktin se

në momentin që ndodh një ngjarje kriminale, ka një tendencë që autori i saj është i prirur

të fshehë gjurmë e tij, duke lëvizur, fshehur, prishur mjetet ose sendet që i kanë shërbyer

për kryerjen e veprës penale, me qëllim për të penguar zbulimin e veprës penale si dhe

autorin e saj.

Për të siguruar veprimtarinë e rregullt të organeve të drejtësisë për zbulimin e veprës

penale dhe të autorit të saj, si dhe për të luftuar kriminalitetin nëpërmjet kapjes së autorit

të veprës penale, në kodin penal janë sanksionuar tre dispozita nëpërmjet së cilës

garantohet veprimtaria e rregullt të organeve të ndjekjes penale. Sipas ligjit material

penal, kryerja e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale me qëllim

për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj101, përkrahja

e autorit të krimit duke e furnizuar atë me ushqime, rroba si dhe duke i siguruar një

banese me qëllimin që të shpëtojë kërkimit ose arrestimit të tij nga forcat e policisë102 si

101Neni 301 KP Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës . Kryerja e veprimeve për të ndryshuar

vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur,

fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe

penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet 102 Neni 302 Përkrahja e autorit të krimit (Shtuar paragrafi II me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shtuar

paragrafi II me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007)

Furnizimi i autorit të një krimi me ushqime, me mjete të tjera për jetesë ose sigurimi i një banese,

vendqëndrimi ose me çdo mënyrë tjetër me qëllim që t’i shpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit, dënohet

me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër kur kryhet në lidhje me veprat penale, të parashikuara në nenet 73, 74, 75, 79, 219, 220, 221,

230, 230/a, 230/b, 231, 232, 232/a, 234/a, 234/b, 284/a, 333 e 333/a të këtij Kodi, dënohet me burgim nga

dy deri në shtatë vjet.

Page 48: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 48

dhe fshehja dhe asgjësimi i kufomë së një personi viktimë e veprës penale me qëllimin e

vetëm shpëtimin nga kërkimi apo arrestimin e autorit të veprës penale, dënohen

penalisht.103

2.1 Vepra penale e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Problematikat e

saj

Kriminalizimi i veprimeve nëpërmjet së cilës synohet të pengohet zbulimi i veprës penale

dhe i autorit të saj, u bë me qëllimi për të garantuar veprimtarinë e rregullt të organit të

ndjekjes penale në lidhje me zbulimin e ngjarjeve kriminale si dhe autorin e saj. Sipas

nenit 301 të K.P, nëse një person kryhen veprime për të ndryshuar vendin e kryerjes së

veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur,

asgjësuar, vjedhur, falsifikuar sende apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe

penguar zbulimin e ngjarjes kriminale dhe autorin e saj, do të ketë përgjegjësi penale.

Po ti referohemi përmbajtjes së kësaj dispozite, vihet re se kjo vepër penale kryhet me

veprime dhe mosveprime të kundra ligjshëm, nëpërmjet formave të mëposhtme:

Duke ndryshuar vendin e ngjarjes, p.sh duke transportuar kufomën e viktimës në një

vend tjetër për të çorientuar organet e ndjekjes në zbulimin e krimit të vrasjes.104

Duke prishur ndryshuar apo fshirë gjurmët e veprës penale. Rastet nga praktika kanë

treguar se në rastet kur kemi kryerjen e një vepre penale me gjak ftohësi nga ana e

autorit të veprës penale, ose në rastet e kryerjes së veprave penale me paramendim,

autori pas kryerjes së krimit, ka vazhduar më tej veprimtarin e tij të kundra ligjshme

duke fshirë gjurmët në vendin e ngjarjes, gjurmët daktiloskopike ose trasologjike që

ka lënë, duke larë njollat e gjakut etj.

Duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument.

Në lidhje me momentin e kryerjes së kësaj vepre penale, themi se vepra penale e kryerjes

së veprimeve që pengojnë zbulimin e se vërtetës, do të konsiderohet e kryer që nga

momenti që kryhet njëra nga veprimet që përbëjnë anën objektive të kësaj vepre të

përmendura në përmbajtjen e vetë dispozitës, pavarësisht faktit nëse ka ardhur ose jo

pasoja kriminale.

Me pak fjalë që të ndodhemi para konsumimit të kësaj kundravajtje penale, duhet që të

plotësohen njëkohësisht dy kushte ligjore105 si më poshtë:

a. Kryerja e veprimeve me dashje direkte për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës

penale në format e saj.

b. Këto veprime duhen të bëhen me qëllimin përkatës për të vështirësuar dhe penguar

Përjashtohen nga përgjegjësia penale të paralindurit dhe të paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëshorti,

adoptuesit dhe të adoptuarit. 103 Neni 303 Fshehja ose asgjësimi i kufomës. Fshehja ose asgjësimi i kufomës së një personi, viktimë e

vrasjes apo të veprave të tjera të dhunshme, e bërë me qëllim për të ndihmuar autorin e krimit që t’i

shpëtojë kërkimit, kapjes dhe arrestimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. 104 Prof. Dr Ismet Elezi, vep e cituar , fq 518 105 Për më tepër shiko vendimin nr 674, datë 10.07.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Page 49: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 49

zbulimin e veprës penale.

Përsa i përket subjektit, subjekti aktiv i kësaj vepre penale është i përgjithshëm është çdo

person që ka mbushur moshën për përgjegjësin penale dhe është i përgjegjshëm, i cili

kryen veprime me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.

Nga ana subjektive, kjo vepër penale kryhet me dashje direkt, me qëllimin e vetëm për

të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale apo të autorit të saj.106

Gjatë studimit teorik dhe praktik të kësaj vepre penale, kam konkluduar se organet

gjyqësore shpesh herë kanë gabuar në cilësimin juridike të veprës penale. Në rastet kur

kemi kryerjen e veprës penale të vrasjes e shoqëruar me transportimin e kufomës së

viktimës së kësaj vepre penale, gjykata përsa i përket faktit të transportimit të kufomës e

kanë cilësuar atë sipas nenit 301 të kodit penal, si kryerja e veprimeve që pengojnë

zbulimin e së vërtetës. Në lidhje me këtë qëndrim të gjykatës po ju sjell një rast nga

praktika.

Pas një grindje të gjatë mes shtetases MP dhe Nj.P bashkëshortit të saj, ky i fundit merr

pushkën dhe kërcënon të shoqen se do ta vriste. Në atë moment ndërhynë shtetasi AV që

është dhëndëri i tyre, duke e shtrirë në tokë vjerrin e tij shtetasin Nj.P. Në këto momente e

pandehura MP merr pushkën dhe i bie Nj.P duke e lënë këtë të fundit të plagosur. Por

shtetasi Nj.P, ngrihet dhe e ndjek pas jashtë banesës së tyre bashkëshorten e vetë

shtetasen MP, dhe kjo e fundit me anë të mjeteve të forta të gjetura në tokë godet viktimën

burrin e vet dhe e vret. Më pas MP dhe e bija e kanë transportuar kufomën disa qindra

metra larg nga vendi i ngjarjes me qëllim për ta fshehur atë.. Gjykata në përfundim të

procesit gjyqësor dënoi të pandehurën Mp në bazë të nenit 76, kurse shtetasin AV, në

bazë të nenit 300 për moskallëzim krimin, dhe AP për nenin 301, për veprën penale të

veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.107

Siç shihet, kjo vepër penale është shoqëruar edhe me transportimin e kufomës disa metra

larg vendit të ngjarjes. Po ti referohemi nenit 301 të K.P, kjo dispozitë nuk parashikon

konkretisht transportimin e kufomës, por vetëm lëvizjen e sendeve apo e dokumenteve.

Megjithatë në komentarin e të drejtës penale si dhe në praktikën gjyqësore, transportimi i

kufomës është përfshirë në aplikimin e nenit 301. Mendoj se transportimi i kufomës

duhej të përfshihej në nenin 303 të Kodit Penal, pasi do të kishte një lidhje logjike me

vetë dispozitën, sepse në vetvete transportimi i kufomës nga një vend në tjetrin bëhet me

qëllimin për ta fshehur atë. Gjithashtu ligjvënësi veprimin e fshehjes ose asgjësimin e

kufomës, duke e ngritur në nivelin e veprës penale më vete, e ka diferencuar nga

veprimet e tjera që kanë për qëllim të pengojnë zbulimin e së vërtetës.108 Neni 301 i

K.Penal konkurron me nenin 303 të K.Penal, e përthith faktin, pasi fshehja e kufomës

është veprimi konkret që përcakton dispozita si element kryesor i anës objektive të veprës

penale të fshehjes ose asgjësimit të kufomës.

106 Vendimi nr 3385, date 09.10.2015 I Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 107 Vendimi nr723, datës 3.09.1998, i Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë 108 Vendimi nr 254, datë 10.10.2012, I Gjykatë së Lartë.

Page 50: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 50

Në lidhje me vjedhjen dhe falsifikimin e sendeve dhe dokumenteve të parashikuar nga

nenin 301, jam e mendimit se këto veprime nuk duhen futur në këtë dispozitë, por duhet

të cilësohen sipas dispozitave përkatëse, për vjedhje apo falsifikim, pasi një gjë e tillë do

të ishte më efikase, për faktin se këto dispozita parashikojnë një dënim më të rëndë.

Mendimin tim në lidhje me këto element të anës objektive e argumentojë edhe me faktin

se në praktike ka edhe elementë të veçantë të cilët si qëllim kryesor kanë vajtjen në

vendngjarje jo për të penguar zbulimin e së vërtetës dhe autorit të saj, por bëhet për të

vjedhur, me qëllim përfitimi.

Përsa i përket subjektit të veprës penale, nga ana e ligjvënësit është parashikuar vetëm

fakti se ai është i përgjithshëm dhe nuk ka bërë ndonjë parashikim në lidhjen me

përjashtimin nga përgjegjësia penale të personave që janë familjarë të autorit të veprës

penale. Vetë dispozita parashikon kryerjen e veprimeve të kundra ligjshme me qëllim

pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj. Duke ju referuar praktikës, në

të shumtën e rasteve personat që kanë kryer këto veprime kanë qenë familjarë të autorit të

veprës penale. Përsa i përket parashikimit të përjashtimit nga përgjegjësia penale e

familjarëve të autorit të veprës penale ajo duhet të sanksionohet në dispozitë, kjo duke u

marrë në sinkron edhe me dy dispozita të tjera të kodit penal, atë të parashikuar nga neni

300 moskallëzimi i krimit, si dhe nenin 302 në të cilën është sanksionuar vepra penale e

përkrahjes së autorit të veprës penale, në të cilat familjarët e autorit të veprës penale janë

të përjashtuar nga përgjegjësia penale. Prandaj e shikojë të arsyeshme që në nenin 301 të

kodit penal të shtohet një paragraf tjetër, nëpërmjet së cilës të bëhet përjashtimi nga

përgjegjësia penale e të paralindurit dhe të paslindurit, vëllezërit dhe motrat,

bashkëshorti, birësuesi dhe të birësuarit e autorit të veprës penale, si më poshtë;

Veprimet që pengojnë zbulimin e së vërtetës

Kryerja e veprimeve për të ndryshuar vendin e veprës penale, duke prishur, ndryshuar,

apo fshirë gjurmët e saj , duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur falsifikuar, një send

apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale

dhe të autorit të saj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Përjashtohen nga përgjegjësia penale të paralindurit dhe të paslindurit, vëllezërit dhe

motrat, bashkëshorti, birësuesi dhe të birësuarit.

2.2 Analiza juridike e veprës penale të përkrahjes së autorit të krimit.

Vepra penale e përkrahjes së autorit të krimit është parashikuar në nenin 302 të K.Penal.

Sipas kësaj dispozite furnizimi i autorit të një krimi me ushqime, me mjete të tjera për

jetesë ose sigurimi i një banese, vendqëndrimi ose me çdo mënyrë tjetër me qëllim që t’i

shpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë

vjet.

Objekt i kësaj vepre penale janë marrëdhëniet juridike të vendosura nga shteti për të

siguruar veprimtarinë e rregullt të organeve të ndjekjes penale në luftën kundër

Page 51: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 51

kriminalitetit dhe kapjen e autorit të krimit, të mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni

penal nga veprimet e kundra ligjshme.

Përkrahja e autorit të krimit lidhet me veprime të kryera në favor të tij, pasi ai të ketë

përfunduar veprën penale dhe të ketë arritur qëllimin kriminal. Nga ana objektive kryerja

e kësaj vepre realizohet nëpërmjet veprimeve aktive të kundra ligjshme të cilat realizohen

nëpërmjet formave dhe mënyrave të ndryshme si më poshtë;

Furnizimin me ushqim.

Furnizimin me mjete të tjera për jetesë.

Sigurimin e një banese, vendqëndrimi.

Me çdo mënyrë tjetër.

Me anë udhëzimesh dhe këshillash, e pranuar kjo në praktikën gjyqësore.

Këto veprime kryhen me qëllim që personi që ka kryer një krim, t’i shpëtojë arrestimit

apo kapjes së tij. Sikurse shihet, për të konsumuar këtë figurë vepre penale kërkohet që

autorit të kryerjes së një krimi t’i jepet ndihmë, me qëllim që të pengohet kapja ose

arrestimi i tij, pavarësisht faktit nëse autori i krimit i ka shpëtuar arrestimit ose jo.109

Ligjvënësi në lidhje me veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit, në paragrafin

dytë të nenit 302 ka parashikuar dhe rrethanat cilësuese të kësaj vepre penale. Kjo vepër

penale do të jetë në rrethana cilësuese nëse subjekti aktiv i kësaj vepre përkrah autorin e

veprës penale të;

1. Genocidit.

2. Krime kundër njerëzimit.

3. Krime lufte.

4. Vrasje në rrethana të cilësuar.

5. Atentatit.

6. Komplotit.

7. Kryengritjes.

8. Vepra me qëllime terroriste.

9. Financimi i terrorizmit.

10. Fshehja e fondeve e pasurive që financojnë terrorizmin.

11. Veprat e dhunshme ndaj pasurisë.

12. Stërvitja për kryerjen e veprave më qëllime terroriste.

13. Organizata terroriste

14. Banda e armatosur

15. Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale, organizata kriminale.

16. Grupi i strukturuar kriminal.

E rëndësishme për këtë vepër penale është momenti kur jepet premtimi për të ndihmuar

autorin e krimit. Në qoftë se premtimi jepet para kryerjes së krimit, atëherë jemi në

109 Vendimi unifikues nr. 2, datë 29.1.2003, i Gjykates së Lartë.

Page 52: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 52

kushtet e një bashkëpunimi. Ndërsa kur përkrahja bëhet në mënyre të vazhdueshme,

atëherë personi që bënë përkrahjen shfaqet në rolin e ndihmësit.

Përsa i përket subjektit aktiv të kësaj vepre penale, ai është i përgjithshëm është çdo

person që ka mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe është i përgjegjshëm, i cili

kryhen veprimet e përmendura në nenin 302 me qëllim për të ndihmuar autorin e veprës

penale që të mos kapet nga organet kompetente. Në paragrafin e tretë të nenit 302 është

përcaktuar rrethi i subjekteve që nuk kanë përgjegjësi penale për veprën e përkrahjes së

autorit të krimit. Sipas këtij paragrafi nuk do të kenë përgjegjësi penale të paralindurit

dhe të paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëshorti, birësuesi dhe të birësuarit e autorit

të krimit.

Nga ana subjektive, përkrahja e autorit të krimit kryhet me dashje direkte, pasi personi e

di që po përkrah autorin e krimit dhe dëshiron ta përkrah atë.

2.3 Vepra penale e fshehjes ose asgjësimi i kufomës.

Sipas nenit 303 të K.P, fshehja ose asgjësimi i kufomës së një personi, viktimë e vrasjes

apo të veprave të tjera të dhunshme, e bërë me qëllim për të ndihmuar autorin e krimit që

t’i shpëtojë kërkimit, kapjes dhe arrestimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë

vjet.

Kjo vepër penale ashtu si vepra penale e përkrahjes së autorit të krimit, ka si objekt

marrëdhëniet juridike të vendosura nga shteti për të siguruar veprimtarinë e rregullt të

organeve të ndjekjes penale për zbulimin e autorit të veprës penale.

Nga ana objektive kjo vepër, kryhet me veprime aktive të kundra ligjshme në format e më

poshtme:

a. Fshehjes së kufomës, duke e hedhur në lumë, në det, në rrugë, në pyll, etj.

b. Asgjësimit të kufomës, duke e copëtuar, djegur etj.

Subjekti është i përgjithshëm, është çdo person që ka mbushur moshën për përgjegjësin

penale dhe është i përgjegjshëm i cili fsheh apo asgjëson kufomën e një vepre penale me

qëllimin e vetëm për të ndihmuar autorin e veprës penale që ti shpëtoj kërkimit, kapjes

dhe arrestimit të tij.

Nga ana subjektive, kjo vepër penale kryer me faj në formën e dashjes direkte. Motivi

pse është kryer kjo vepër penale nuk ndikon në cilësimin juridik të saj, por ndikon në

llojin dhe në masën e dënimit që do të aplikohet.

Page 53: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 53

KREU III

DËSHMIA E RREME DHE REFUZIMI PËR TË DËSHMUAR

Përmbledhje: Hyrje. 3.1 Nocioni i dëshmitarit. 3.1.1 Të drejtat dhe detyrat e

dëshmitarit.. 3.2 Dëshmia e rreme dhe refuzimi për të dëshmuar. 3.2.1 Analiza juridike e

kundravajtjes penale të dëshmisë së rreme. 3.2.1.1 Disa çështje në lidhje me vërtetësinë e

thënies së dëshmitarit, dhe të pandehurit. 3.2.2 Analiza juridike e kundravajtjes penale të

refuzimit për të dëshmuar. 3.3 Dëshmitari okulare dhe shtrembërimi i dëshmisë. 3.3.1

Prania e stresit dhe ankthit të dëshmitarit në vendin e ngjarjes ose gjatë procesit të

identifikimit. 3.3.2 Rindërtimi i kujtesës. 3.3.3 Prezenca e armës. 3.3.4 Efekti i

dezinformimit. 3.3.5 Kontaminimi i bashkë-dëshmitarëve. 3.4 Kujtesa verbale, njohja e

zërit dhe problematikat e saj.

Hyrje

Dhënia e dëshmisë përbën një detyrim sa moral aq edhe ligjor. Dëshmitari duhet të ketë

kuraje civile për të dëshmuar faktet që ka perceptuar nga një ngjarje kriminale, gjë kjo e

cila në rastet e krimit të organizuar zbehet. Detyrimi për të dëshmuar nuk është absolut.

Ndodh që një person i thirrur në cilësinë e dëshmitarit të mos i nënshtrohet detyrimit për

të dëshmuar. Kjo kur jemi para rasteve të përjashtimit nga detyrimi për të dëshmuar që

mund të vijë për shkak të papajtueshmërisë me detyrën e dëshmitarit, sekretit profesional

dhe sekretit shtetëror apo marrëdhënieve të dëshmitarit me të pandehurin.

Deklarimet dhe dëshmitë e dëshmitarëve i nënshtrohen shqyrtimit dhe vlerësimit gjyqësor

në të njëjtën mënyrë si dhe provat e tjera. Ato duhet të konfirmohen nga rezultatet

hetimore të grumbulluara me anë të burimeve dhe teknikave të tjera hetimore. Në zbatim

të drejtë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencës së

konsoliduar të GJEDNj-së, deklaratat e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë

do të përdoren si provë duke patur parasysh se të pandehurit dhe mbrojtësit të tij i

garantohen masa kompesuese duke i siguruar në mënyrë të veçantë mundësinë për të

kundërshtuar besueshmërinë e dëshmitarit dhe dëshminë e tij. Në kuadër të garantimit

dhe mbrojtjes së të drejtave të pandehurit, legjislacioni penal shqiptar, dhënie e një

dëshmie të rreme nga ana e dëshmitarit ose refuzimin e dëshmitarit për të deklaruar në

lidhje me atë që ai ka parë apo ka dëgjuar, e ka inkriminuar si vepër penale. Vepra penale

të cilat janë të sanksionuar në kreun e krimeve kundër dhënies së drejtësisë.

Përpara se të analizojmë veprën penale të dëshmisë së rreme dhe të refuzimit për të

dëshmuar, le të ndalemi fillimit tek koncepti i dëshmitarit, cilat janë të drejtat dhe

detyrimet e dëshmitarit, në mënyrë të tillë që të bëjmë një analizë sa më të detajuar dhe

cilësore.

Page 54: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 54

3.1 Nocioni i dëshmitarit.

Kodi i Procedurës Penale e vlerëson dëshminë si një provë të rëndësishme por pa i

atribuuar ndonjë vlerë të paracaktuar në raport me provat e tjera. Dëshmia do të çmohet

dhe do ti nënshtrohet shqyrtimin gjyqësor në të njëjtën mënyrë si provat e tjera. Kodi nuk

jep një përkufizim të dëshmisë apo të dëshmitarit. Dëshmitari është personi fizik, subjekt

procedural që deponon të dhëna, të cilat shërbejnë për të vërtetuar rrethanat e kryerjes së

veprës penale, për zbulimin e autorit të saj si dhe për vërtetimin e fajësisë së tij.

Në Kodin e Procedurës Penale është parashikuar se “ Dëshmitari pyetet për faktet objekt

prove. Ai nuk mund të dëshmojë për qëndrimin moral të pandehurit, përveçse kur çështja

lidhet me fakte që vlejnë për përcaktimin e personalitetit të tij në lidhje me veprën penale

dhe me rrezikshmërinë shoqërore“. 110 Po ketë formulim e gjejmë dhe në Kodin e

Procedurës Penale italiane, konkretisht në nenin 194111 të tij.

Sipas legjislacionit procedural dëshmitar mund të jetë çdo person për të cilin është e

besueshme së mund të japë të dhëna të dobishme për veprën penale. Dëshmitar mund të

jetë çdo person fizik, pavarësisht nga mosha, që është i aftë të bëjë një dëshmi të rregullt.

Çdo person që ka zotësi për të dëshmuar, me përjashtim të atyre që për shkak të metave

mendore ose fizike nuk janë në gjendje të dëshmojnë.112 Paaftësia për të dëshmuar mund

të ekzistojë vetëm për personat e sëmurë psiqikisht ose fizikisht. Në rastin e të sëmurëve

fizikë, këta janë të paaftë të dëshmojnë vetëm për ato fakte që mund të perceptohen nga

shqisa e tyre e sëmurë p.sh: të verbrit nuk mund të dëshmojnë për fakte që shikohen por

mund të dëshmojnë për fakte që dëgjohen. Mund të themi së nuk kemi një paaftësi

absolute për të dëshmuar por vetëm relative dhe kjo paaftësi çmohet rast pas rasti nga

gjykata pasi ka kryer verifikimet përkatëse mbi zotësinë për të dëshmuar.

Bazuar në nenet 155 dhe 156 të Kodit të Procedurës Penale, një person do të marrë

cilësinë e dëshmitarit kur gëzon këto cilësi :

1. ka zotësi për të dëshmuar.

2. nuk vuan nga një sëmundje psikike apo ka të meta fizike që e bëjnë të paaftë për të

bërë dëshmi të rregullt;

3. nuk ka ndonjë nga këto cilësi :

a. është i pandehur në një vepër penale të përbashkët, me përjashtim të rastit kur

vendimi i pafajësisë ka marrë formë të prerë ;

b. është gjyqtar apo prokuror në të njëjtin procedim.

c. është i paditur civil, të cilat do të cenonin paanshmërinë e tij.

110 Kodi i Proçedurës Penale, kreu 2, neni 153, fq.83, Botim i Qëndrës së Publikimeve Zyrtare, 111Codice di procedura penale, Art 194 ’’Il testimone è esaminato sui fatti che costituiscono oggetto di

prova. Non può deporre sulla moralità dell’imputato, salvo che si tratti di fatti specifici, idonei a

qualificarne la personalità in relazione al reato e alla pericolosità sociale” CEDAM, 2005 112 Kodi i Proçedurës Penale, kreu 2, neni 155, Zotësia për të dëshmuar “1. Çdo person ka zotësi për të

dëshmuar, me përjashtim të atyre që për shkak të të metave mendore ose fizike nuk janë në gjendje të

dëshmojnë. 2. Kur për vlerësimin e thënieve është i nevojshëm verifikimi i aftësive fizike ose mendore për

të bërë dëshmi, gjykata edhe kryesisht mund të urdhërojë verifikimet përkatëse” Botim i Qëndrës së

Publikimeve Zyrtarë

Page 55: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 55

Dëshmitari ka si qëllim të vetin të jetë neutral dhe të paraqesë vetëm perceptimet shqisore

të cilat i ka mësuar rastësisht . Në varësi të faktit nëse perceptimi është i drejtpërdrejt ose

jo, dëshmitari mund të jetë dëshmitar i drejtpërdrejtë (okular) ose indirekt (ex audity).

Dëshmitari okular është personi, i cili ka perceptuar drejtpërdrejt rrethanat e kryerjes së

veprës penale. Ky dëshmitar është në gjendje të përshkruajë vendin, kohën, mënyrën e

ngjarjes penale etj.

Dëshmitari indirekt apo dëshmitari sipas dëgjimit (ex audity) është personi, i cili nuk e ka

perceptuar vetë rrjedhën e ngjarjes penale por ka ardhur në dijeni të fakteve, objekt

dëshmie, vetëm nëpërmjet dëgjimit nga persona të tretë. Ky lloj dëshmitari është më pak i

besueshëm sepse mundësia e gabimit në ketë rast është me e madhe së në rastin e

dëshmitarit që mbështetet në shqisën e shikimit. Dëshmitarë indirektë mund të cilësojmë

oficerët ose agjentët e policisë gjyqësore ose personelin e shërbimit informativ që

dëshmojnë për informacionet që kanë marrë (dëgjuar) nga informatorët e tyre.

Ligji procedural pranon përdorshmërinë e thënieve të dëshmitarëve indirekt vetëm në rast

se personat e tretë, të cilëve iu referohet dëshmitari, thirren për të dëshmuar. Në rast të

kundërt këto thënie bëhen të papërdorshme, me përjashtim të rastit kur pyetja e këtyre

personave është e pamundur për shkak se nuk gjenden, janë sëmurë rëndë ose kanë

vdekur.113

Dëshmitari si subjekt që ofron të dhëna të dobishme për çështjen penale nuk duhet të

konfondohet me personin që mund të marrë pjesë si dëshmitar në kryerjen e një akti

procedural. Në literaturën italiane ketë dëshmitar të veçantë e gjejmë me termin

“dëshmitar instrumental”114. Kodi ynë i Procedurës Penale e parashikon këtë fakt në

paragrafin e dytë të nenin 199 me termin “person i besuar”115. Ky person i besuar nuk

përbën një dëshmitar si mjet provë por shërben si garant për ligjshmërinë e veprimeve të

tilla procedurale si: këqyrje, kontroll etj.

3.1.1 Të drejtat dhe detyrat e dëshmitarit.

Dëshmitari, gjatë dhënies së dëshmisë në lidhje me faktet që ai ka parë ose ka dëgjuar,

ose gjatë marrjes në pyetje, gëzon një sërë të drejtash procedurale si më poshtë.

Ka të drejtë të mos pranojë të dëshmojë kur jemi para rasteve të përjashtimit të

parashikuara nga kodi i procedurës penale. Sipas kodit të procedurës penale nuk

mund të pyeten si dëshmitarë, personat që, për shkak të metash fizike ose psikike, nuk

janë në gjendje të bëjnë dëshmi të rregullt. Të pandehurit në një vepër penale të

përbashkët ose në një procedim të lidhur edhe kur ndaj tyre është dhënë vendimi i

mos fillimit të çështjes, i pafajësisë ose i dënimit, me përjashtim të rasteve kur

vendimi i pafajësisë ka marrë formë të prerë. Nuk mund të pyetet si dëshmitar

113 Kodi i Procedurës Penale, neni 154 “ Dëshmia indirekte” 114 V.Manzini, ‘’ Instituzioni di diritto processuale penale ‘’ 1937, fq.189 115 Kodi I Procedurës Penale, neni 199/2 “Para se të bëhet këqyrja, personit që do të këqyret i bëhet e

njohur e drejta për të kërkuar praninë e një të besuari, me kusht që ky të mund të gjendet menjëherë dhe të

jetë i përshtatshëm”

Page 56: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 56

personat që në të njëjtin procedim kryejnë ose kanë kryer funksionin e gjyqtarit ose të

prokurorit.116

Në rastin kur dëshmitari është një shtetas i huaj dhe nuk flet gjuhën shqipe, ai ka të

drejtë të pyetet në gjuhën amtare dhe procesverbali të mbahet po në këtë gjuhë.117

Kur dëshmitari është i mitur, ai duhet të pyetet në praninë e një familjari të tij ose të

një specialisti i fushës së edukimit të fëmijëve.118

Kur dëshmitari është një shurdh, memecë apo shurdhmemecë që nuk dinë të lexojnë

apo shkruajnë, pyetja bëhet në prani të një interpreti të zgjedhur.119

Dëshmitari ka të drejtë të njihet me procesverbalin e pyetjes së tij dhe të bëjë vërejtje,

të parashtrojë arsyet dhe korrigjimet mbi deklarimet e tij.

Ka të drejtë të ndihmojë kujtesën e tij duke shikuar dokumentet e hartuara prej tij.120

Ka të drejtë të pretendojë një shpërblim për shpenzimet që ka bërë në lidhje me

paraqitjen e tij para organit procedues. Një shpërblim i tillë mund të përfshijë:

a) biletën e udhëtimit;

b) shpenzimet për fjetjen kur duhet të qëndrojë mbi 24 orë në vendin e thirrur për të

dëshmuar;

c) shpenzimet ditore kur detyrohet të qëndrojë mbi 24 orë në dispozicion të organit

procedues.

Siç u tha edhe me sipër, dëshmitari duhet të ketë kurajë civile për të dëshmuar faktet që

ka perceptuar nga një ngjarje kriminale, kuraje kjo që në rastet ë krimit të organizuar vjen

duke u zbehur. Të jesh dëshmitar nënkupton një detyre në shërbim të drejtësisë. Në bazë

të nenit 157 të Kodit të Procedurës Penale, çdo person që thirret me cilësinë e dëshmitarit

ka si detyrim121 :

Të paraqitet në gjykatë në datën dhe ne orën e caktuar në fletëthirrje. Në rast të

kundërt gjykata, në bazë të nenit 164 të KPrP mund të urdhërojë shoqërimin e

detyrueshëm të dëshmitarit që ka pasur dijeni për thirrjen dhe nuk është paraqitur pa

arsye të ligjshme.

T`u përmbahet urdhrave të gjykatës dhe t`u përgjigjet me vërtetësi pyetjeve që i

bëhen. Në rast së dëshmitari pa të drejtë refuzon të dëshmojë ose bën thënie

kontradiktore, jo të plota ose që janë në kundërshtim me provat e marra, gjykata ia vë

në dukje ketë fakt dhe e paralajmëron për dëshmi të rremë. Kur rezulton së jemi para

një dëshmie të rremë ose kur dëshmitari nuk pranon të dëshmojë, gjykata i kërkon

prokurorit të procedojë sipas ligjit.122

Të betohet para gjykatës sipas formulës « betohem së do të them të vërtetën dhe asgjë

tjetër veç të vërtetës » dhe pas betimit të shpjegojë faktet që përbëjnë objekt prove.

116 Kodi I procedurës penale, neni 156 “ Papajtueshmëria me detyrën e dëshmimtarit”. 117 Kodi I procedurës penale, neni 98, paragrafi 2. 118 Për më tepër shiko, nenin 361 të kodit të procedurës penale. 119 Sipas nenit 107, paragarfi I dytë, kodt të procedurës penale “ Në qoftë se shurdhi, memeci ose

shurdhmemeci nuk dinë të lexojnë ose të shkruajnë, autoriteti procedues cakton një ose më shumë

interpretë të zgjedhur ndërmjet atyre personave që janë të mësuar të merren vesh me ta.” 120 Kjo sipas nenit 361/4, I Kodit të procedurës penale “ Për të ndihmuar kujtesën, dëshmitari mund të

lejohet nga kryetari që të shikojë dokumentet e hartuara prej tij.” 121 Kodi i Procëdurës Penale, Kreu 2, neni 157, fq.85, Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare 122 Kodi i Procedurës Penale, Kreu 2, neni 165, fq.88-89, Botim i Qëndrës së Publikimevë Zyrtarë

Page 57: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 57

Nuk mund të detyrohet të dëshmojë për fakte, nga të cilat mund të lind0. përgjegjësia

penale për të. Këtij detyrimi i përgjigjet një e drejtë kushtetuese sikurse është e drejta

për të mos u vet inkriminuar parashikuar nga neni 32/1 i Kushtetutës.123

Mos respektimi i këtyre detyrimeve ligjore do të sjellë përgjegjësinë morale dhe ligjore të

personit të thirrur në cilësinë e dëshmitarit. Dëshmia përbën një instrument të

rëndësishëm në procesin penal. Ky veprim garantohet dhe mbrohet në mënyrë të veçantë

nga ligji penal, i cili ka parashikuar disa dispozita penale në ngarkim të personave

që kryejnë vepra penale në dëm të dëshmisë, vepra penale që do të trajtohen gjatë këtij

punimi.

Nga ana tjetër detyrimi për të dëshmuar nuk është absolut. Ndodh që një person i thirrur

në cilësinë e dëshmitarit të mos i nënshtrohet detyrimit për të dëshmuar. Kjo kur jemi

para njërit prej rasteve të përjashtimit nga detyrimi për të dëshmuar. Ky përjashtim mund

të vijë për shkak të :

papajtueshmërisë me detyrën e dëshmitarit ;

sekretit profesional dhe sekretit shtetëror;

marrëdhënieve të dëshmitarit me të pandehurin.

Kodi i Procedurës Penale në nenin 156 ka parashikuar rastet e papajtueshmërisë me

detyrën e dëshmitarit. Këto raste janë :

personi që vuan nga një sëmundje psikike apo ka të meta fizike që e bëjnë të paaftë

për të bërë dëshmi të rregullt. Gjykata, nëse e çmon të arsyeshme verifikimin e

aftësive fizike ose mendore për të bërë dëshmi, urdhëron verifikimet përkatëse.

personi që është i pandehur në një vepër penale të përbashkët, me përjashtim të rastit

kur vendimi i pafajësisë ka marrë forme të prerë ;

personi që ka kryer funksionin e gjyqtarit apo prokurorit në të njëjtin procedim ;

personi që është i padituri civil.

Rastet e përjashtimit nga detyrimi për të dëshmuar për shkak të sekreti profesional apo

shtetëror janë parashikuar në nenet 159 dhe 160 të Kodit të Procedurës Penale. Nuk kanë

detyrim të dëshmojnë përsa dinë për shkak profesioni këta persona:

përfaqësuesit e besimeve fetare.

avokatët, përfaqësuesit ligjorë dhe noterët.

mjekët, farmacistët dhe kushdo që ushtron një profesion shëndetësor;

ata të cilëve ligji iu njeh të drejtën të mos dëshmojnë për ato që lidhen me sekretin

profesional;

gazetarët profesionistë në lidhje me emrat e personave nga të cilët ka marrë të dhëna

gjatë ushtrimit të profesionit, me përjashtim të rastit kur këto të dhëna janë esenciale

për provimin ë akuzës dhe vërtetësia e tyre mund të dalë vetëm duke treguar burimin

e informacionit.

123 Sipas kësaj dispozite “ Askush nuk mund të detyrohet të dëshmojë kundër vetvetes ose familjes së vet

dhe as të pohojë fajësinë e tij.”

Page 58: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 58

Detyrimi për të dëshmuar mbetet në fuqi në rastet kur personat e sipërpërmendur kanë

detyrimin që t’iu referojnë autoriteteve të procedimit penal sikurse është rasti i kallëzimit

të personelit mjekësor. Në çdo rast dyshimi gjykata urdhëron verifikimet përkatëse dhe

kur pretendimi për përjashtim rezulton i pabazuar ajo urdhëron që personi të dëshmojë.

Nuk janë të detyruar të dëshmojnë për fakte që janë sekret shtetëror këta persona:

a. nëpunësit shtetërorë;

b. nëpunësit publikë;

c. të ngarkuarit me një shërbim publik.

Detyrimi për të dëshmuar rëndon mbi oficerët dhe agjentët ë policisë gjyqësore si dhe për

personelin e shërbimit informativ në lidhje me informacionet apo veprimet procedurale

që kanë kryer, por ata nuk mund të tregojnë emrat e informatorëve të tyre.

Përjashtimi nga detyrimi për të dëshmuar është i vlefshëm kur plotësohen disa kushte:

Të konfirmohet me shkrim nga organet kompetentë shtetërore së fakti objekt dëshmie

përbën sekret shtetëror.

Prova të mos jetë esenciale për zgjidhjen e çështjes. Në rast të kundërt gjykata vendos

pezullimin e çështjes në pritje të përgjigjes nga organi më i lartë i administratës

shtetërore. Pas kësaj, dëshmitari detyrohet të dëshmojë.

Objekt i sekretit shtetëror nuk janë të dhëna ose dokumente që lidhen me vepra penale

që synojnë përmbysjen e rendit kushtetues. Ky rast përbën përjashtim të sekretit

shtetëror.

Kodi i Procedurës Penale njeh edhe të ashtuquajturin privilegj për të mos dëshmuar. Ky

privilegj i njihet një kategori personash që kanë raporte të caktuar me të pandehurin. Në

bazë të nenit 158 të Kodit të Procedurës Penale të tillë persona mund të jenë:

a. gjinia ose krushqia e afërt e të pandehurit, sipas përcaktimeve të nenit 16, me

përjashtim të rasteve kur kanë bërë kallëzim ose ankim ose kur ata apo një i afërm

i tyre janë të dëmtuar nga vepra penale;

b. bashkëshorti për faktet e mësuara nga i pandehuri gjatë jetës bashkëshortore;

c. bashkëshorti i ndarë nga i pandehuri për faktet e mësuara nga i pandehuri gjatë

jetës bashkëshortore;

d. ai që edhe pse nuk është bashkëshort i të pandehurit, bashkëjeton ose ka

bashkëjetuar me të;

e. ai që është i lidhur me të pandehurin me marrëdhënie birësimi

Gjykata ka për detyre t’iu bëjë të njohur personave të sipërcituar të drejtën për të mos

dëshmuar, detyre kjo me pasojë pavlefshmërinë e dëshmisë. Kjo detyre zbatohet në të

njëjtën mënyrë për të gjithë personat që gëzojnë privilegjin pa marrë parasysh afërsinë

me të pandehurin. Është lënë në vullnetin e këtyre personave nëse do të dëshmojnë apo

jo. Ky privilegj për të mos dëshmuar është parashikuar me qëllim që të shmange

konfliktet psikologjike që mund të krijohen tek këta dëshmitarë për shkak të lidhjeve që

kanë me të pandehurin. Bashkëshorti apo të afërmit e të pandehurit mund të gjenden para

Page 59: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 59

dilemës nesë duhet të dëshmojnë të vërtetën dhe të ndikojnë në fajësinë e të pandehurit

apo të ruajnë solidaritetin familjar e për pasojë të bëjnë një dëshmi jo të saktë.

3.2 Dëshmia e rreme dhe refuzimi për të dëshmuar.

Themeli i një procesi gjyqësor është ndershmëria e dëshmitarëve në gjykim.124 Kjo për

vetë faktin se dëshmitari ka detyrimin dhe përgjegjësin ligjore për të thënë të vërtetën dhe

vetëm të vërtetën.125 Dëshmitari përpara se të dëshmojë në lidhje më faktet për të cilat ai

është në dijeni, duhet të bëjë betimin e dëshmitarit. Dëshmitarit i lexohet deklarata e

betimit nga ana e sekretarit të gjykatës, si më poshtë:

“Betohem se do të them të vërtetën, të gjithë të vërtetën dhe të mos them asgjë që nuk

është e vërtet”

Pas kësaj deklarate dëshmitari deklaron se betohem dhe tregon gjeneralitetet e tij. Kur

gjatë pyetjes në seancën gjyqësore dëshmitari bën thënie kontradiktore, jo të plota ose që

janë në kundërshtim me provat e marra, gjykata ia vënë në dukje këtë fakt duke e

paralajmëruar se do të mbajë përgjegjësi ligjore për dëshmi të rreme. Përgjegjësia ligjore

e dëshmitarit në rastet e deklarimeve të rreme, nga ana tjetër përbën një garanci

procedurale për të pandehurin si dhe për vetë funksionimin normal të procesit gjyqësor,

sepse pohimi i fakteve të pavërteta nga ana e dëshmitarit në procesin gjyqësor, mund të

çoj trupin gjykues në marrjen e vendimeve të padrejta, duke lëkundur kështu besimin e

publikut në ligjshmërinë e vendimeve gjyqësore. Kjo garanci nuk është sanksionuar

vetëm në ligjin procedural por edhe në atë material.

Kodi penal në nenin 306 të saj ka sanksionuar kundravajtja penale e dëshmisë së rreme si

më poshtë:

Dëshmia e rreme e bërë para gjykatës përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë

ose me burgim gjer në dy vjet. Kur dëshmia e rreme bëhet me qëllim fitimi apo çdo

interesi tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Po kjo vepër kur kryhet në lidhje me veprat penale të parashikuara në nenet 234/a126,

234/b,127 284/a128, 333129e 333/a130të këtij kodi dënohen me burgim nga një deri në katër

vjet.”

Ndërsa në nenin 307 të saj është sanksionuar kundravajtja penale e refuzimit për të

dëshmuar si më poshtë:

124 https://agora.stanford.edu/sjls/Issue%20One/fisher&tversky.htm. 125 Neni 360 Kodi I Procedurës Penale, “ Paraqitja dhe betimi I dëshmimtarëve”. 126 Nenin 234/a kodi penal, “ organizata terroriste”. 127 Neni 234/b, Kodi Penal, “ Bandat e armatosura”. 128 Neni 284/a, Kodi Penal, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”. 129 Neni 333 Kodi Penal, “ organizata kriminale”. 130 Neni 333/a , Kodi Penal, “Grupi I strukturuar kriminal”.

Page 60: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 60

“ Refuzimi për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth dijenisë për kryerjen e një vepre penale apo

të autorit të saj, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në

një vit.

Kur refuzimi për të dëshmuar bëhet me qëllim fitimi apo çdo interesi tjetër të dhënë apo

të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim nga një deri në katër vjet.

Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rastet se akti është kryer në çdo fazë të

procedimit penal nga një person i dyshuar ose i pandehur për veprën penale ose nga

dikush që duhet të ishte përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar,

për çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte paralajmëruar për të drejtën për të mos

dëshmuar apo për t’iu përgjigjur pyetjeve.”

Siç shihet, këto dispozita janë sanksionuar për të garantuar funksionimin normal të

sistemit gjyqësor, që kanë të bëjnë me vërtetësinë e marrjes së provave, sidomos me

marrjen e dëshmisë nga ana e dëshmitarëve, si dhe sanksionimi i përgjegjësisë penale në

rastet kur personat me cilësinë e dëshmitarit, në seancën gjyqësore japin pohime të

pavërteta si dhe refuzojnë të dëshmojnë në lidhje me atë që dinë për kryerjen e një krimi

ose për identifikimin e autorit ose të autorëve të saj.

Për të kuptuar më mirë këto dy nene le të ndalemi tek analiza juridike e kundravajtjes

penale të dëshmisë së rreme si dhe refuzimit për të dëshmuar.

3.2.1 Analiza juridike e kundravajtjes penale të dëshmisë së rreme.

Është e qartë se integriteti i funksionimit normal të sistemit gjyqësor, varet nga

përcaktimi i duhur i çështjeve të faktit për çështjet procedurale civile dhe penale.

Përcaktime këto të cilat shpesh rrezikohen seriozisht nga deklarimet e rreme që bëhen

nga personat që kanë statusin e personit që jep deklarimet nën betim. Kjo nuk është

gjithmonë e lehtë apo edhe e mundshme për të vendosur se janë dhënë dëshmi të rreme

apo jo, pasi ndonjëherë, për fat të keq, gënjeshtrat nuk mund të jenë të ekspozuara dhe

padrejtësia e shkaktuar mbetet e parafinuar. Jo vetëm që mund të ketë efekt serioz mbi

ata persona të cilët kanë një interes të drejtpërdrejt në rezultatin e një çështje të caktuar,

por njëkohësisht mund të sjell një reduktim të besimit në komunitet, në lidhje me

besueshmërinë e vendimmarrjes së gjykatave për çështje të caktuara.131

Për të parandaluar ndikimin negativ që ka dëshmia e rreme në sistemin gjyqësor, nga ana

e legjislatorit, dëshmia e rreme dhe refuzimi për të dëshmuar janë parashikuara si vepra të

kundra ligjshme, vepra këto të cilat janë sanksionuar në nenin 306 dhe 307 të Kodit

Penal. Të njëjtën parashikim ka bërë edhe kodi penal italian në lidhje me dëshminë e

rreme.

Po ti referohemi kodit penal italian132, dëshmia e rreme, është krimi i kryer nga ata që

kanë statusin e dëshmitarit, përpara autoriteteve gjyqësore, që thonë një gënjeshtër ose

mohojnë të vërtetën apo heshtin, për atë që ai e di në lidhje me faktet në të cilat janë

131 Viktorian Parliament, Laë Reform Committee, “Administration of Justice Offences”, Final Raport.

Ordered to be printed Melboume. Government Printer June 2004. No. 75 of session 2003-2004. 132 Neni 372 Kodi Penal Italian

Page 61: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 61

vënë në pikëpyetje. Ndërsa sipas kodit tonë penal, dëshmia e rreme përpara autoritetit

gjyqësor përbën kundravajtje penale.

Përsa i përket objektit, vepra penale e dëshmisë së rremë, si një vepër kundër dhënies së

drejtësisë, është projektuar për të mbrojtur funksionimin e duhur të aktivitetit gjyqësor, i

cili ka për qëllim të sigurojë, në veçanti saktësinë dhe plotësimin e dëshmive të

dëshmitarëve si një mjet të përshtatshëm në të cilën bazohet bindja e gjyqtarit në lidhje

me një fakt të caktuar. Kjo, për faktin se autoriteti gjyqësor, për të kryer detyrat e saj ka

nevojë për prova, e veçanërisht për dëshminë e cila duhet të jetë e vërtet dhe e plotë, në

mënyrë që nëpërmjet atyre të jepen masat e duhura konform provave dhe frymës së ligjit.

Dëshmia e rreme mund të çorientoj funksionimin dhe aktivitetin e gjyqësorit dhe për

këtë arsye ajo i nënshtrohet dënimit. Ndërsa sipas Prof. Dr.Ismet Elezi, objekti i veprës

penale të dëshmisë së rreme, janë marrëdhëniet juridike të vendosura me ligj, për të

siguruar veprimtari të rregullt të organeve të gjykatës për administrimin e provave,

marrjen e dëshmive të dëshmitarëve si dhe interesat e ligjshëm të personave në poçes, të

mbrojtura posaçërisht me legjislacionin penal nga veprimet ose mosveprimet

kriminale.133.

Përsa i përket anës objektive, vepra penale e dëshmisë së rreme, e parashikuar në nenin

306 të Kodi Penal, kryhet vetëm me veprime aktive dhe shfaqet në formën e deklarimeve

të pavërteta, pra të rreme, ndërsa sipas kodit penal italian shfaqet në tre forma të cilat

konsistojnë në:

1. Pretendimet e rreme.

2. Në mohimin e së vërtetës.

3. Në heshtje, në tërësi apo pjesërisht, të fakteve që ai është njohur, për të cilat është

pyetur dhe ka qenë i detyruar ti jepte ato.134

Forma e parë dhe e dytë janë ekuivalente, sepse mund të gabojmë në mohimin e së

vërtetës.

E pavërteta nuk mund të ndryshojë, edhe në qoftëse dëshmitari e merr në një aspekt

pozitiv, njësoj sikur deklaron si të vërtetë një fakt që nuk është i tillë, ose në një aspekt

negativë, njësoj sikur mohon atë që është e vërtetë. Ndërsa heshtja në të kundërt ka një

përmbajtje ndryshe, për shkak se me të nuk formohet një dëshmi e rreme, por çon në

mungesën tërësisht ose pjesërisht të një provë që subjekti ishte në gjendje dhe i detyruar

të jepte.135

Është e rëndësishme që të theksohet fakti se objekt i dëshmisë, janë fakte që realizohen

nga individi që është marrë në pyetje në lidhje më një çështje të caktuar, shpesh herë ato

janë fakte që kanë të bëjnë me njerëz të tjerë dhe varen nga mënyra se si ai i percepton. 133 Prof.DR. Ismet Elezi, E drejta penale (pjesa e posacme). Tiranë 2014, fq 528. 134 Forma e tretë heshtja, sipas legjislacionit penal shqiptarë është parashikuar si kundravajtje penale në një

dispozitë më vete konkretisht në nenin 307 të kodit penal “ refuzimi për të dëshmnuar”, veprët të cilën do ta

trajtojmë pak më poshtë. 135 Francesco.Antolesi, Manuale di diritto penale “Parte Speciale Ii”, Milano-Dott.A.GIUFFRE’ Editore –

1997, pg 455

Page 62: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 62

Për këtë arsye është përgjegjës për dëshmi të rreme, ai i cili në kundërshtim me të

vërtetën pretendon se ka parë një person që ishte në një vend të caktuar, edhe pse në

realitet dëshmitari është i sigurt që nuk ndodhej atje.

Shpesh herë lind diskutimi nëse koncepti i gënjeshtrës, duhet parë si një divergjencë

ndërmjet deklaratës së dëshmitarit dhe së vërtetës objektive, apo si një divergjencë

ndërmjet kësaj deklarate dhe perceptimit shqisorë të marrë nga dëshmitari ? Për ti dhënë

një zgjidhje këtij diskutimi, doktrina italiane ka mbajtur qëndrimin se koncepti gënjeshtër

nuk është tashmë deponimi që është në kontrast me realitetin objektiv, por është ajo që

është në kontrast me atë që dëshmitari ka parë ose ka dëgjuar.136 Kjo zgjidhje duhet të

jetë për shkak të detyrimit që ligji i kërkon dëshmitarit që ai të tregojë atë që ai ka mësuar

drejtpërsëdrejti me ndërgjegjen e tij, kjo për shkak se në raste të tjera ajo do të

legjitimonte dëshmitarin për fakte të vërteta të cila për arsye të dukshme nuk mund të

duken.137

Momenti i konsumimit të krimit në fjalë ndodh, porsa personi ka përfunduar deponimin e

tij dhe gjykatësi e ka konsideruar atë si përfundimtare, dhe nuk ka rëndësi nëse personi

ka arritur qëllimin e vendosur. Ai që në të njëjtin proces në faza të ndryshme, deponon

gënjeshtra, si kur konfirmon gjykata, dëshminë e rreme të dhënë gjatë hetimit paraprakë,

do të përgjigjet për një vepër të vetëm.138 Nëse ai që me dëshminë e rreme, fajëson një

person të cilin e di që është i pafajshëm, do të përgjigjet edhe për veprën penale të

shpifjes.

Përsa i përket subjektit të dëshmisë së rreme, subjekt aktiv i kësaj vepre penale është

vetëm dëshmitari, d.m.th. personi i cili thirret në një proces për të deklaruar atë që ai di

në lidhje me disa fakte, i cili ka mbushur moshën për përgjegjësin penale dhe është i

përgjegjshëm.

Në lidhje me anën subjektive, vepra penale e dëshmisë së rreme paraqet disa

problematika, të cilat lidhen me koishencën dhe vetëdijen e pretendimit të rreme, për të

mohuar të vërtetën apo për të heshtur në tërësi ose pjesërisht të asaj që dëshmitari di, pasi

vetëdija e dëshmitarit në lidhje me atë që po pohon, është një element i rëndësishëm dhe

përcaktues nëse do të ketë ose jo përgjegjësi penale.

Aftësia për të kuptuar veprimet dhe mosveprimet përkufizohet si qëndrimi dhe orientimi

në botën e jashtme sipas një botëkuptimi të drejtë të realitetit, dhe si aftësia për të kuptuar

rëndësinë e veprimeve të veta dhe për të vlerësuar pasojat negative ose pozitive të këtyre

veprimeve ndaj të tretëve. 139 Pra aftësia për të kuptuar nuk është vetëm qëndrimi i

subjektit për të njohur realitetin e jashtëm, por edhe për të pasur vetëdijen dhe për kuptuar

vlerat mbarëshoqërore të veprimeve të kryera prej tij, ose për të kuptuar se ato vijnë në

kundërshtim me kërkesat e jetës.

136 Insegno’ il CARRARA 137 Francesco.Antolesi, Manuale di diritto penale “Parte Speciale Ii”, Milano-Dott.A.GIUFFRE’ Editore –

1997, pg 456 138 In questo senso Cass.13 maggio 1980 139 Fiandaca G., Musco E. “Diritto penale, parte generale, 4a ed.”, 2001, fq. 297.

Page 63: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 63

Përgjegjësia penale duhet të dallohet nga ndërgjegjja dhe vullneti për kryerjen e veprimit,

e cila, në kuptimin e mirëfilltë, është maturia fiziko – psikike e gjendur normalisht në

personin e rritur. Më konkretisht aftësia për të kuptuar veprimet dhe për të dëshiruar

ardhjen e pasojave përkufizohet si aftësia e personit për t`u orientuar sipas perceptimit të

realitetit, ose e thënë shkurt, si aftësia për të kuptuar rëndësinë e veprimit të kryer prej tij

(momenti intelektual). 140 Pra, me pak fjalë kundravajtja penale e dëshmisë së rreme

kryhet me faj, me dashje direkte.

Megjithatë shumë psikolog kanë arritur në konkluzionin se ekzistojnë disa faktorë që

çojnë në shtrembërimin e kujtesës së dëshmitarit dhe si pasojë shpesh herë ndodhemi

përpara dilemës nëse jemi përpara dëshmisë së rreme apo jo, faktor të cilët do të trajtohen

më poshtë. Motivi dhe qëllimi për të cilën dëshmitari bënë dëshmi të rreme është e

rëndësishme të dihet, pasi ky fakt do të ndikojë drejtpërsëdrejti në caktimin e llojit dhe

masës së sanksionit penal.

Sipas nenit 306 të Kodit Penal përbëjnë rrethanë cilësuese të dëshmisë së rreme faktet e

mëposhtme:

a. Kur dëshmia e rreme bëhet me qëllim fitimi apo çdo interesi tjetër të premtuar apo të

dhënë.141

b. Kur dëshmitari bën deklarime të rreme në lidhje me veprat penale si organizata

terroriste, banda e armatosur, organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale dhe

grupi i strukturuar kriminal.

3.2.1.1 Disa çështje në lidhje me vërtetësinë e thënies së dëshmitarit dhe të

pandehuri.

Procesi penal është një veprimtari ku organi procedues duhet të sigurojë një procedim të

drejtë të barabartë dhe të rregullt ligjor, të mbrojë liritë personale dhe të drejtat dhe

interesat të ligjshme të shtetasve, të ndihmojë në forcimin e rendit juridik dhe zbatimin e

kushtetutës e të ligjeve të shtetit. Realizimi i kësaj detyre, bëhet kur akuza e ngritur është

e bazuar në prova. 142 Vërtetësia e provave të mbledhura në përputhje me rregullat

procedurale bën të mundur që të zbulohen e të njihen fakte dhe rrethanat e çështjes,

pasojat e shkaktuara, autori i veprës penale, motivet e kryerjes së saj, etj.

Marrja e deklarimeve, pyetja e dëshmitarit ose e të pandehurit, është një proces hetimor i

shpesh, por që njëkohësisht konsiderohet edhe si më i vështiri për të zbuluar të vërtetën

në thënien e dëshmitarëve apo të pandehurit.

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe e vërteta është “ diçka që është e vërtetë, ajo që përputhet

me realitetin; fakt a diçka tjetër që nuk mund të hidhet poshtë, që nuk mund të mohohet,

140 Emilio Dolcini, Giorgio Marinuci “Codice Penale commentato, parte generale", 1999, fq. 824 141 Neni 306/2 I kodit penal. 142 Neni 1 Kodit të Pro$edurës Penale

Page 64: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 64

diçka që është e sigurt dhe e saktë”143 E vërteta përkufizohet si përputhja e dyshimit,

hipotezës apo versioneve me faktet dhe rrethanat.

Për të zbuluar nëse dëshmitari apo i pandehuri, ka thënë ose jo të vërtetën, nga ana e

specialistëve duhen të zbatohen metoda të cilat bazohen në logjikën dhe në arsyetimin e

njëpasnjëshëm i cili kalon në disa etapa;144

Studimi i materialeve të çështjes dhe personalitetit të personit që pyetet, që mund të

jetë dëshmitari, deklaruesi, i pandehuri, i dëmtuari akuzues.

Arsyetimi i komunikimit verbal dhe jo verbal të personit të pyetur me versionet

eventuale.

Verifikimi në praktikë i thënieve të tij, duke i krahasuar edhe me provat e tjera.

Interpretimi i të dhënave të mbledhura dhe nxjerrja e konkluzioneve.

çmuarja e provave.

Detyra e përcaktimit të së vërtetës në procesin penal nga ana e organit procedues është

kërkesë e njëjtë si gjatë hetimeve paraprake ashtu edhe gjatë shqyrtimit gjyqësor. E

vërteta për organin procedues shërben për formulimin e akuzës, për marrjen e një personi

si të pandehur dhe dërgimin e çështjes në gjykatë. Ndërsa për gjykatën ka si bazë

zgjidhjen në thelb të akuzës nëpërmjet dhënies së vendimit.145 Është e rëndësishme, që

organi procedues, përpos njohurive të tij profesionale, duhet të këtë edhe njohuri në lidhje

me procesin fiziologjik dhe psikologjik që ndodh tek personi i cili merret në pyetje, pasi

nëpërmjet këtyre njohurive arrihet në një vlerësim të drejtë për të vërtetën në përgjigjet

dhe reagimet e personave të sipërpërmendur.

Për të vërtetuar vërtetësinë e thënieve të dëshmitarëve, të pandehurit ose të personave të

tjerë që merren në pyetje, është e rëndësishme që këto thënie të verifikohen dhe të

vërtetohet vërtetësia e tyre edhe me provat e tjera, edhe në rastin kur krijohet bindja se

personi i pyetur nuk gënjen. Vërtetimi i vërtetësisë së deklarimeve, dëshmisë apo

thënieve të pandehurit, është një detyrimi procedural për organin e akuzës, “ pasi të

gjitha provat duhet t\u nënshtrohen verifikimit dhe saktësimit, ku secila prej tyre duhet të

mos vijë në kontradiktë me rrethanat e tjera të çështjes.”146

Në saktësinë e perceptimit të një fakti, një vendi, ndodhie apo rrethane te deklaruesi,

dëshmitari, i dëmtuari dhe i pandehuri ndikojnë faktorët objektiv, si: ndriçimi largësia

nga vendi i ngjarjes, koha që ka kaluar, etj, si dhe faktorët subjektivë, si: gjendja

shpirtërore, mosha, mprehtësia e shqisave, interesi për ngjarjen e ndodhur etj.147 Nga

organi i akuzës, është e rëndësishme të përcaktohet, nëse faktet e përmendura nga personi

pyetur, gjatë marrjes në pyetje, i ka perceptuar vetë apo këto deklarime i bën duke u

mbështetur në thëniet e të tjerëve.

143 Fjalori I shqipes së sotme. Tiranë 2002, fq 2158. 144 ‘Prof. Dr. Luan . Veliqoti. “ Disa çështje mbi të vërtetën në thënien e të pyeturit”. Libri “ Avokatia 2”,

Botim Prill 2012, fq 86 145 I.Hoxha, “ Të drejtat e njeriut”, Nr 4/1997, fq 14. 146 Islami H, Hoxh A, Panada I. “ Procedure penale-Komentar”.Tiranë 2003, fq 297. 147147 Prof.As.Dr. Veliqoti L. “Identifikimi I personit në bazë të fotografisë”Tiranë 2009. Fq 78

Page 65: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 65

Sipas Prof.as.Dr. Luan Veliqoti, për të zbuluar të vërtetën në thëniet e personave të

pyetur, është e domosdoshme të njohësh dhe të kuptosh të kundërtën e saj, gënjeshtrën.

Gënjeshtra konsiderohet si një komunikim i qëllimshëm te një i tretë, qoftë verbalisht, me

shkrim apo me sjellje jo verbale të diçkaje që komunikuesi e di apo dyshon për të, është

paraqitja ose mosparaqitja e informacionit, me synim të paramenduar për të mashtruar

dhe çorientuar dikë që është duke kërkuar të vërtetën.148

Praktika gjyqësore ka treguar se, në momentin që një person pyetet nga organi

procedues, ai vihet përpara dy zgjedhjeve, të thotë të vërtetën apo të gënjejë. Nëse zgjedh

të thotë të vërtetën , kjo është më e lehtë për të , sepse e vërteta del natyrshëm. Nëse ai

zgjedh të gënjejë, këtë ai mund ta realizojë nëpërmjet dy mënyrave: të gënjejë pjesërisht,

duke lënë diçka pa thënë nga e vërteta si dhe të gënjejë plotësisht, duke trilluar gjithçka.

Të gënjesh duke lënë diçka pa thënë është mënyra që ndiqet më shpesh, është një taktikë

më e lehtë, mbasi nuk kërkon shumë trillime dhe sjell më pak pasoja. Një qëndrim të tillë

mbajnë ata dëshmitarë që kërkojnë të jenë në rregull me organin procedues por edhe me

të pandehurin.149

Ndërsa të gënjesh duke trilluar kërkon angazhim dhe energji më të mëdha, pasi

kontradikta me një informacion të mëparshëm apo të mëvonshëm është evidente. Dilema

se sa shumë duhet gënjyer, për çfarë duhet të flasësh dhe të mos flasësh, mbartin në

vetvete kontradikta, të cilat zbulohen dhe vërtetohen nëpërmjet detajimit të thënieve.

Sipas Prof .Dr. Skënder Begeja “ i pandehuri sado që t’i mendoj thëniet e tij, sado që të

bjerë në marrëveshje me bashkëpunëtorët, sado që t’i rregulloj provat, ai nuk do të jetë

në gjendje të fsheh të gjithë të vërtetën. Në thëniet e tij do të ketë kontradikta të

pashmangshme. Taktika e pyetjes së detajuar ka për qëllim të zbulojë pikërisht këto

kontradikta.150Edhe në rastin kur dyshojmë se dikush është duke gënjyer, ne duhet të

hiqemi sikur e besojmë, pasi ai do të trimërohet, do të gënjejë më shumë dhe do të

demaskohet.151

Sipas specialistëve, zbulimi i elementëve mashtrues në thëniet e personit të pyetur, apo

fshehja e fakteve të ditura prej tij, bëhet nëpërmjet kuptimit dhe vlerësimit të sjelljes jo

verbale me të dhënat verbale. Disa nga shenjat e sjelljes jo verbale që personi i pyetur

gënjen janë:152

Qëndrimi i trupit, pasi në rastin kur një person gënjen, nuk rri drejtë, fsheh duart,

shmang kontaktin sy me sy.

Mospërputhja e drejtimit të shikimit. Kur shikimi është i drejtë sy për sy tregon edhe

për sinqeritet, por nëse është edhe i gjatë mund të jetë edhe një tendencë dominimi.

Kur shikimi është sipër majtas diçka po imagjinohet, dika po përgatitet të shpiket dhe

është një imazh i gënjeshtrës, kur shikimi është sipër djathtas, ai po mundohet të

kujtojë një imazh të vërtetë.

148 Prof. Dr. Luan . Veliqoti. “ Disa cështje mbi të vërtetën në thënien e të pyeturit”. Libri “ Avokatia 2”,

Botim Prill 2012, fq 90. 149 Po aty. 150 Prof.Dr. Begeja S.”Kriminalistika”. Tiranë 2007, fq 438. 151 A. Schopenhauer.” Këshilla për jetën”. Tiranë 2003, fq 164. 152 Prof.as.Dr. Veliqoti L. “ Jeta juridike” nr 2/2011, fq 5.

Page 66: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 66

Mungesa e sigurisë në të folur, e cila konsiston në uljen e tonit të zërit, ngadalësimi

në të folur, sepse po mendon të shpikë a të trillojë diçka jo reale

Vlerësimi i të vërtetës, bëhet nga pikëpamja psikologjike dhe ajo logjike. Nga pikëpamja

psikologjike, deklaruesi, dëshmitari, i dëmtuari si dhe i pandehuri duhen të jenë të

gatshëm, të kenë dëshirë të thonë të vërtetën dhe mundësisht të zbulohen edhe motivet që

e shtyjnë. P.sh. qëndrimi kritik ndaj veprës penale është motiv që garanton më shumë

vërtetësinë në thënie. Ndërsa nga pikëpamja logjike, nga njëra anë provohet ose jo

vërtetësia e thënieve dhe nga ana tjetër krijohet mundësia për zbulimin e fakteve dhe

provave të tjera, pra të vërtetën e sigurt dhe të pakontestueshme në procesin penal, me

qëllim që gjykata të japë një vendim të drejtë.

Nga pikëpamja taktike, për të saktësuar dhe plotësuar të vërtetën, për të kujtuar ndonjë

rrethanë të harruar, personi që pyetet i bëhen pyetje kontrolluese me qëllim verifikimin e

saktësisë së thënies. Pyetje plotësuese për të marrë njoftime për fakte dhe rrethana për të

cilat nuk ka folur, pyetje saktësuese për të konkretizuar rrethana, për të cilat është folur

në mënyrë të përgjithshme.

3.2.2 Analiza juridike e kundravajtjes penale të refuzimit për të dëshmuar.

Në nenin 307 të kodit penal, është sanksionuar kundravajtja penale e refuzimit për të

dëshmuar si më poshtë:

“ Refuzimi për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth dijenisë për kryerjen e një vepre penale apo

të autorit të saj, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në

një vit.

Kur refuzimi për të dëshmuar bëhet me qëllim fitimi apo çdo interesi tjetër të dhënë apo

të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim nga një deri në katër vjet.

Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rastet se akti është kryer në çdo fazë të

procedimit penal nga një person i dyshuar ose i pandehur për veprën penale ose nga

dikush që duhet të ishte përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar,

për çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte paralajmëruar për të drejtën për të mos

dëshmuar apo për t’iu përgjigjur pyetjeve.”

Përsa i përket objektit, kundravajtja penale e refuzimit për të dëshmuar, është hartuar për

të siguruar veprimtarinë e rregullt të organeve të drejtësisë, për marrjen e provave, të

dëshmisë së dëshmitarëve për një vepër penale të kryer apo në lidhje me autorin/autorët e

saj, të mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni penal nga veprimet apo mosveprimet e saj.

Nga ana objektive, refuzimi për të dëshmuar kryer me mosveprim, nëpërmjet dy formave

të cilat janë:

a. Refuzimi i dëshmitarit për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth dijenisë që ka në lidhje me

kryerjen e një vepre penale apo me autorin\autorët e saj.

Page 67: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 67

b. Heshtja tërësisht apo pjesërisht për të treguar rreth asaj që ai ka parë apo ka dëgjuar.

Kjo vepër quhet e përfunduar në momentin që dëshmitari refuzon për të dëshmuar apo

hesht për të treguar rreth ngjarjes, kur atij i drejtohen pyetje.

Përsa i përket subjektit, subjekt aktiv i refuzimit për të dëshmuar, është çdo person që ka

mbushur moshën për përgjegjësin penale dhe është i përgjegjshëm, i cili ka statusin e

dëshmitarit në procesin gjyqësor. Është personi i cili është thirrur në gjykatë me cilësinë e

dëshmitarit për të dëshmuar në lidhje me atë që ai ka parë ose ka dëgjuar për një ngjarje

të caktuar.

Po ti referohemi paragrafit të tretë të nenit 307 të K.P, nuk mund të jenë subjekt të veprës

penale personat e mëposhtëm:

1. Personi ndaj të cilit zhvillohen hetimet.153

2. I pandehuri,154 i cili në bazë të nenit 38 të K.Pr.Penale ka të drejtë të mos përgjigjet në

lidhje me pyetjet që i bëhen.155

3. Kategoria e personave që përjashtohen nga kërkesa për të dhënë informacion apo për

të dëshmuar. P sh dëshmitari nuk mund të pyetet për fakte që i ka mësuar nga

personat që janë të detyruar të ruajnë sekretin profesional ose shtetëror, me përjashtim

të rasteve kur këta persona kanë deklaruar për të njëjtat fakte ose i kanë përhapur ato

me ndonjë mënyrë tjetër.156

4. Si dhe personi i cili nuk ishte paralajmëruar më parë për të drejtën për të mos

dëshmuar apo për t’iu përgjigjur pyetjeve, kjo për vetë faktin se në bazë të nenit 157/2

të K.Pr.Penale, dëshmitari nuk mund të detyrohet të dëshmojë për faktet, për të cilat

mund të lindë përgjegjësia penale për të. Gjithashtu, në bazë të nenit 37 të kodit të

procedurës penale, organi procedues në momentin që është duke marrë deklarime nga

persona të cilët nuk kanë statusin e të pandehurit, nga të cilat dalin të dhëna të cilat

inkriminojnë këta të fundit, ka detyrimin për të ndërprerë pyetjen dhe për të

paralajmëruar se pas këtyre deklarimeve mund të zhvillohen hetime ndaj tyre. 157

E drejta e këtyre personave për të mos dëshmuar apo për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje

me informacionin që ata dinë është e normuar në kodin e procedurës penale, të drejta të

cilat janë të trajtuara më sipër .

153 Personi ndaj të cilit zhvillohen hetimet është personi që dyshohet si autor i mundshëm i veprës penale. 154 Merr cilësinë e të pandehurit personi të cilit i atribuohet vepra penale me aktin e njoftimit të akuzës, në

të cilin tregohen të dhënat e mjaftueshme për marrjen si të pandehur. 155 Neni 38/3. Rregulla të përgjithshme për marrjen në pyetje. “Para se të ketë filluar pyetja, të

pandehurit i shpjegohet se ka të drejtë të mos përgjigjet dhe se edhe po të mos përgjigjet, procedimi do të

vazhdojë” 156 Neni 154/3 157 Neni 37, Deklarimet që tregojnë vetëpërgjegjësi , Kodi i Procedurës Penale.

1. Kur para autoritetit procedues një person, që nuk është marrë si i pandehur, bën deklarime, nga të cilat

dalin të dhëna për inkriminim në ngarkim të tij, autoriteti procedues ndërpret pyetjen, duke e paralajmëruar

se pas këtyre deklarimeve mund të zhvillohen hetime ndaj tij dhe e fton të caktojë një mbrojtës. Deklarimet

e mëparshme nuk mund të shfrytëzohen kundër personit që i ka bërë. Neni 37 KPP

Page 68: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 68

Nga ana subjektive, refuzimi për të dëshmuar kryhet me dashje direkte. Në rastin kur kjo

vepër penale kryhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të premtuar,

vepra penale është në rrethana të cilësuara.158

3.3 Dëshmitari okulare dhe shtrembërimi i dëshmisë.159

Dëshmia okulare është një term ligjor që i referohet dhënies së një llogarie përpara

autoriteteve gjyqësore, nga njerëzit të cilët kanë përjetuar një ngjarje të caktuar. Ndërsa

dëshmitari okular është personi i cili ka qenë i pranishëm në një skenë krimi, dhe ka parë

mekanizmin se si është kryer ky krim. Në kuadër të këtij termi, dëshmitari okular, është i

detyruar nëse është e nevojshme, të jap një përshkrim në seancën gjyqësore, në lidhje me

atë çfarë ai ka parë dhe di për një fakt të caktuar. Ai duhet të japë një përshkrim në lidhje

me identifikimin e autorit/autorëve të krimit, detajet që ai ka parë në vendngjarjen e

krimit. Duke qenë se dëshmia okulare është një dëshmi e cila lidhet drejtpërsëdrejti me

kujtesën e njeriut, në shumë raste ka rezultuar se dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët

okularë, kanë rezultuar si dëshmi të rreme.160

Me të drejtë lindë pyetje, pse këto dëshmi konsiderohen si dëshmi të rreme, kush janë

faktorët që çojnë në shtrembërimin e fakteve për të cilën dëshmitari ka dijeni? Shtrembëri

i këtyre fakteve bëhet me vetëdije apo si rezultat e faktorëve të jashtëm ?

Për ti dhënë një përgjigje këtyre pyetjeve shumë psikologë kanë bërë shumë studime në

lidhje me gjetjen e faktorëve që çonin në shtrembërimin e kujtesës së dëshmitarëve

okular në lidhje me atë çfarë ata kishin parë. Mbas hulumtimeve të bëra në këtë fushë,

ekspertët arritën në konkluzionin se dëshmia okulare mund të ndikohet nga shumë

faktorë psikologjik si:

Ankthi/stresi

Rindërtimi i kujtesës.

Prezenca e armës së krimit.

Mënyrat dhe taktikat e marrjes në pyetje të dëshmitarit okular.

Kontaminimi i bashkë dëshmitarëve.

Dezinformimi i kujtesës.

Le të analizojmë shkurtimisht se si ndikojnë këto element në vërtetësinë e dëshmisë së

dëshmitarit okular.

3.3.1 Prania e stresit dhe ankthit të dëshmitarit në vendin e ngjarjes ose gjatë

procesit të identifikimit.

158 Prof.Dr. Ismet Elezi; E drejta penale pjesa e posacme, fq 530, Tiranë 2014. 159 McLeod, SA (2009). Dëshmia okularë. Marrë nga www.simplypsychology.org/eyewitness-testimony. 160 Nga një studim që është bërë në SHBA, në lidhje me vendimet e dhëna në bazë të dëshmive okulare,

rezultoi se rreth 60% e këtyre dëshmive ishin të rreme dhe si rrjedhoj nëpërmjet këtyre dëshmive ishin

dënuar persona të pafajshëm.

Page 69: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 69

Stresi apo trauma gjatë një ngjarje mund të ndikojë në rikujtimin e kujtesës. Stresi në sasi

të larta mund të pengojë performancën e kujtesës së dëshmitarit okular. Teorikisht,

dëshmitarët e krimeve të rënda ose të cilët kanë pësuar traumë, mund të vuajnë nga

pasoja të mëtejshme, të tilla si çrregullimi post – traumatik i stresit. ( PTSD).

Çrregullimi post-traumatikë i stresit, është një çrregullim mendor që mund të zhvillohet

tek një person, pasi ai ka qenë i ekspozuar ndaj një ngjarje traumatike, të tilla si një sulm

seksual, aksident rrugor, ose preh e kërcënimeve të tjera që lidhen me jetën e një

personi.161 Simptomat post-traumatike të stresit janë mendimet shqetësues, ndjenjat apo

ëndrrat që lidhen me ngjarjen, frikë, ankth etj.

Individët të cilët janë të diagnostikuar me PTSD162 -në, janë në luftë me veten e tyre

përsa i përket kujtimit të ngjarjeve, veçanërisht ngjarjeve traumatike, kjo për shkak se

këta individë nuk preferojnë të mendojë për kujtesën e pakëndshme dhe përpiqen që ta

harrojnë atë. Prandaj është e rëndësishme që prania e stresi pos-traumatik të merret në

konsideratë nga ana e gjykatës. Studimet kanë treguar që elementi kohë është një element

thelbësor në këtë rast. Duhet ti kushtohet vëmendje kohës dhe momentit në të cilën do të

merret `dëshmia e dëshmitarit okular, kjo pasi nëse një dëshmitar i cili është në efektin e

stresit pos- traumatik, nuk mund të jetë në gjendje të deklarojë me vërtetësi atë që ai ka

parë.163 Në raste të tilla, ekspertët psikologë, këshillojnë që dëshmitarët okularë të merren

në pyetje nga organet kompetente, pasi të ketë kaluar të paktën një muaj nga ndodhja e

ngjarjes kriminale, në mënyrë të tillë që dëshmitari okular i cili ka pësuar një stres post-

traumatik, të mos ketë përgjegjësi ligjor për dhënien e një dëshmie të rreme.

3.3.2 Rindërtimi i kujtesës.

Teoria e kujtesës rindërtuese të Barrlett164 është thelbësore për të kuptuar besueshmërinë

e dëshmive të dëshmitarëve okular, ai sugjeroi se “ gjerat që ne kujtojmë janë subjekt i

interpretimit personal të varur nga normat tona të mësuara apo vlerat kulturore, si dhe

nga mënyra se si ne e perceptojmë botën” Shumë individë besojnë se kujtesa punon si një

video kasetë, ku informacioni është i ruajtur si një regjistrim dhe rikujtimi i saj është

sikur luan përsëri atë që është regjistruar. Megjithatë, kujtesa nuk funksionon në këtë

mënyrë, pasi ne nuk e ruajmë informacionin pikërisht ashtu siç është paraqitur, por ashtu

siç ne e perceptojmë. Sipas Bartlett, kujtesa është një proces aktiv dhe subjekt i

interpretimit individual. Në studimin e tij të famshëm “ Lufta e Ghosts”, Bartlett, tregoi

161 American Psychiatric Association (2013). Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders (5th

ed.). Arlington, VA: American Psychiatric Publishing. pp. 271–280. ISBN 978-0-89042-555-8 .

162 Crregullimi pos-traumatik I stresit. 163 Nga një studim I kryer në Neë York, në lidhje me dëshmitë okulare të dhëna nga dëshmimtarët që kishin

kaluar një stress pos-traumatik, rezultoi së ata dëshmimtarë që kishin dhënë dëshmitë e tyre menjëherë pas

ngjarjes ose brenda 2 javëve nga moment i krimit, nuk përputheshin me atë cfarë kishte ndodhur në të

vertet në vendin e ngjarjes. Po këta dëshmimatrë, pas tre muaj u ripyetën përsëri në lidhje me atë cfarë ata

kishin parë dhe rezultati ishte befasues, dëshmitë e tyre përputheshin më provat të cilat ishin marrë në

vendin e ngjarjes. Pra ato ishin më të vërteta dhe jo të devijuara. 164 Bartlett, FC (1932) Recalling :. A study in experimental and Social Psychology. Cambridge: Cambridge

University Press.

Page 70: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 70

qartë se kujtimet tona nuk janë asgjë, por të dhëna të besueshme” fotografike”, të

ngjarjeve. Me pak fjalë, ato janë kujtime individuale të cilat janë formuar dhe të

ndërtuara në bazë të stereotipive tona, besimit, pritjes etj.

Kujtesa varet edhe nga disa faktorë të tjerë si165;

a. Përsëritja e asaj që është perceptuar, kjo për faktin se sa më shumë të perceptojë

njeriu një gjë aq më mirë e mban mend.

b. Koha që ka kaluar nga çasti i perceptimit, sa më i afërt të jetë ky çast aq më e saktë

dhe e plotë mund të riprodhohet.

c. Fora e përshtypjeve, e cila konsiston në faktin se sa më e fortë të jetë përshtypja, aq

më gjatë ruhet në kujtesë.

d. Temperamenti i njeriut.

e. Mosha e njeriut, pasi psikologët kanë arritur në konkluzionin se të moshuarit i

harrojnë shpejt ngjarjes e afërta, ndërsa kujtojnë me hollësi ngjarjet e rinisë.

3.3.3 Prezenca e armës.

Prezenca e armës në ngjarjen kriminale ndikon drejtpërsëdrejti në kujtesën okulare166 të

personit i cili ka qenë i pranishëm ose ka parë kryerjen e veprës kriminale, për të cilin më

vonë thërritet nga gjykata në cilësinë e dëshmitarit për të deklaruar në lidhje me atë që ai

ka parë ose ka perceptuar. Kjo dukuri ndodh për faktin se personi fokusohet në detaje

qëndrore, që është elementi armë dhe humbet përqendrimet në detaje periferike, p.sh siç

mund të jenë karakteristikat e autorit të veprës penale ( prania e një tatuazhi në dorën e

autorit ). Sa herë që ky person pyetet në lidhje me atë që ndodhi, ai kujton në mënyrë të

qartë praninë e armës, dhe kujton në mënyrë të mjegullt detaje të tjera të vendit të

ngjarjes. Fokusimi tek arma ndodh për shkak se sendet e tjera kërkojnë një vëmendje më

vizuale, prandaj ato janë shpesh herë jo të përpunuara. Një tjetër hipotezë është se duke

para një armë, njerëzit përqendrohen në detaje qëndrore në vend të atyre periferike.167

3.3.4 Efekti i dezinformimit.

Shumë psikolog kanë arritur në përfundimin se dëshmitarët mund të jenë subjekt të

shtrembërimeve të kujtesë, që mund të çojnë në ndryshimin e kronologjisë së ngjarjes që

ata kanë parë. Është e rëndësishme të theksohet fakti se kujtesa e një dëshmitari okular

mund të komprometohet nga informacione të tjera shtesë, duke bërë që kujtesa e individit

të jetë e njëanshme. Kjo mund të rrisë ndjeshmërinë e dëshmitarit okular për

shtrembërimin e kujtesës, për shkak të keqinformimit. Dëshmitarët okular raportojnë atë

që ata besojnë se kanë parë në momentin e krimit, edhe pse kjo mund të jetë rezultat i një

165 Prof. Dr. Skënder Begeja. ( 2007) “Kriminalistika”, fq 410-411. ISBN 978-99956-663-1-6. 166 Robinson-Riegler, Bridget (2012) ”Congnitive Psychology, Applying the Science of the Mind” 3rd

Edition . Boston, MA: Pearson Education, Inc. pp 305-322.. ISBN 978-0-205-03364-5 . 167 Kerri L. Pickel (2007). "Remembering and threatening offenders Identification: Exposure to violence

and ëeapons Focus Effect." In RCL Lindsay; David F. Ross; J. Don Read; Michael P. Toglia Manual

Eyeëitness Psychology :Memory for people. Mahëah, Neë Jersey: Laërence Erlbaum Associates. pp. 339-

360.

Page 71: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 71

kujtese të rreme. Ky efekt shkaktohet si rezultat i një informacioni post-ngjarje. 168

Studiuesit në lidhje me efektin e dezinformimit, kanë zbuluar se “diskutimi i ngjarjes dhe

marrja në pyetje disa here mund të shkaktojë versione të ndryshme të dëshmive,

megjithatë, të dhënat më të hershme kanë rezultuar të jenë më të sakta për shkak të efektit

minimal të dezinformimit” 169

3.3.5 Kontaminimi i bashkë-dëshmitarëve.

Prania e një bashkë-dëshmitari shpesh herë mund të ndikojë në rikujtimin e ngjarjes e cila

rezulton në një dëshmi jo të vërtetë.170 Kur bashkë- dëshmitarët japin dëshmitë e tyre në

lidhje me një ngjarje të caktuar, ata përfundojnë duke rënë dakord në lidhje me atë që

duhet të deklarojnë, duke bërë kështu një dëshmi të rreme. Studimet kanë treguar se rreth

71 % e dëshmitarëve kanë ndryshuar dëshmitë e tyre okulare duke u bazuar në

komponentët e rreme që bashkë dëshmitarët e tij mbanin mend171. Kontaminimi i një

dëshmitari me bashkë dëshmitarin e tij e bënë shumë të vështirë rindërtimin e ngjarjes

ashtu si në të vërtet ajo ka ndodhur. Për të parandaluar këtë efekt, oficerët e policisë duhet

të ndajnë dëshmitarët sa më shpejt të jetë e mundur përpara raportimit të ngjarjes. Për fat

të keq kjo gjë është e vështirë. Dëshmitarët duhet të intervistohen sa më shpejt të jetë e

mundur, të veçuar nga njëri tjetri. Pasi dëshmitë okulare janë mbajtur në proces verbal,

agjentët e policisë duhet të bëjnë shënime për ngjashmërinë apo dallimet të atyre fakteve

apo detajeve të cilat mund të jenë të kontaminuar.172

Duke analizuar faktorët të cilët ndikojnë në shtrembërimin e kujtesës së dëshmitarit

okular, arrijmë në konkluzionin se “ Dëshmia e rreme që rezulton nga konfuzioni, gabim i

kujtesës, apo gabimi nuk përbën dëshmi të rreme. Konfliktet në dëshminë mund të jetë

dëshmi të rreme në qoftë se një nga deklaratat kontradiktore është domosdoshmërish i

rremë.”

3.4 Kujtesa verbale, njohja e zërit dhe problematikat e saj.

Kujtesa verbale ajo e njohjes së zërit është shumë herë më e vështirë se kujtesa okulare.

Kujtesa verbale, ajo e njohjes së zërit ndikohet nga disa faktorë si:

1. Efekti i fytyrës së lënë në hije. Sipas këtij efekti hulumtimet tregojnë se kur një fytyrë

është e mbuluar më një kapuçi, saktësia për identifikimin e zërit është më e pakët se

168 Loftus, E. (1979). "Malleability of human memory." American Scientist 67 (3) :. PMID 312-320 475

150. 169 ROEDIGER, III J; Jacoby, D.; McDermott, KB (1996). "The effects of misinformation in the recall: the

creation of false memories by retrieval again." Journal of Memory and Language 35 (2): 300-318. Doi:

10.1006 / jmla.1996.0017 170 Christian A. Meissner; Siegfried L. Sporer; Jonathon Ë. schooler (2007). "Descriptions person

eyeëitness evidence." In RCL Lindsay; David F. Ross; J. Don Read; Michael P. Toglia. Manual Eyeëitness

Psychology: Memory for people. Mahëay, Neë Jersey: Laërence Erlbaum Associates. pp. 3-34. 171 Gabbert, F.; Memon, A.; Allan, K. (2003). "Memory conformity: ëitnesses can affect each other's

memories for an event?". Appl. Cogn.Psikologjinë. 17 (5) :. 533-543 doi: 10.1002 / acp.885 172 Paterson, Helen M.; Richard I. Kemp; Jodie R. Ng (January-February 2011). "Combating Pollution Co-

Ëitness: Attempt to reduce the negative effects of Discussion on Eyeëitness Memory". Applied Cognitive

Psychology 25 (5) :. 43-52 doi: 10.1002 / acp.1640

Page 72: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 72

në rastin kur fytyra e autorit të krimit është e identifikueshëm. Ndërsa në rastin kur

fytyra e autorit të krimit është krejt në hije në errësire, saktësia e identifikimit të zërit

do të jetë shumë e ulët në krahasim me rastin e parë. Prandaj kjo dukuri quhet efekti i

fytyrës së lënë në hije.

2. Nga mënyra e dëgjimit të zërit nëse zëri është dëgjuar drejtpërsëdrejti apo është

dëgjuar në mënyrë indirekte. Për të verifikuar saktësinë e identifikimit të zërit të

autorit të krimit, është e rëndësishme të merret në konsideratë fakti nëse dëshmitari

këtë zë e ka dëgjuar në moment, në momentin e kryerjes së krimit apo e ka dëgjuar

nëpërmjet telefonit apo pajisje të tjera të komunikimit. Studiuesit kanë arritur në

përfundimin se ka dallime të mëdha në lidhje me saktësinë e identifikimit të zërit

ndërmjet rasteve kur zëri dëgjohet drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet një telefoni celular.

Në rastin e parë saktësia e identifikimit të zërit është me e lartë.173

3. Elementi kohë. Sasia e kohës, kur një individ dëgjon informacionin fajësues apo

zërin e autorit të krimit, dhe kohës në të cilin ata janë të detyruar të kujtojnë

informacionin fajësues apo zërin e autorit të krimit, ndikon drejtpërsëdrejti në

shkallën e saktësisë së kujtimit të zërit apo të informacionit. Studimet kanë gjetur se

pjesëmarrësit mund të identifikojne me saktësi zërin menjëherë pas prezantimit të

parë të zëri që kërkohet të identifikohet, sesa pas një intervali kohor tre –katër ditor.

Shkalla në të cilën intervali kohor ndikon në rikujtimin e kujtesës dhe në

identifikimin e zërit, varet nga fakti nëse dëshmitari zërin e dëgjon vetëm me audio

apo nëse ky informacion është i shoqëruar me një informacion vizual, siç mund të jetë

fytyra e autorit të krimit. Një studiues ka arritur në përfundimin se kujtesa është

rritur kur të dy informacionet ai audio është dëgjuar dhe informacioni vizual është

parë. Megjithatë kur dëshmitarëve ju është kërkuar për të kujtuar zërin dhe

përmbajtjen e fjalës, ata janë në gjendje të kujtojnë vetëm thelbin e asaj që kanë

dëgjuar dhe jo të kujtojnë ata fjalë për fjalë174. Dëshmitarët nuk janë të nevojshëm në

mënyrë tipike për të dhënë deklarata apo të kujtojnë një zë apo një informacion audio

menjëherë pasi ka ndodhur një ngjarje, por në vend të kësaj ata duhet të kujtojnë këtë

informacion pas një intervali kohe të shkurtër. Është e rëndësishme të theksohet fakti

se “ dëshmitë e atyre që kanë dëgjuar vetëm zërin e një të dyshuar në krahasim me

një dëshmitar i cili edhe ka parë fytyrën dhe ka dëgjuar zërin e një të dyshuari duhet

të trajtohen me shumë kujdes në gjykatë”175

173 Öhman, Lisa (2010). "Mobile Phone Quality Vs. direct Quality: As Format Identification Presentation

earëitness affects accuracy". European Journal of Psychology Applied to Legal context 2 (2). 174 Campos, Laura; Quecuty Alonso, María (January 2006). "Recalling a criminal conversation: Beyond

eyeëitness testimony." Memory 14 (1): 27-36. Doi: 10.1080 / 09658210444000476. PMID 16423739 175 Campos, Laura; Quecuty Alonso, María (January 2006). "Recalling a criminal conversation: Beyond

eyeëitness testimony." Memory 14 (1): 27-36. Doi: 10.1080 / 09658210444000476. PMID 16423739

Page 73: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 73

KREU IV

EKSPERTI DHE PËRKTHYESI

SUBJEKTE AKTIVE DHE PASIVE TË VEPRAVE PENALE KUNDËR

DREJTËSISË

Përmbledhje; 4.1 Eksperti të drejtat dhe detyrat e tij. 4.2 E drejta për përkthyes. Të

drejtat dhe detyrat e përkthyesit. 4.3 Eksperti dhe përkthyesi subjekte aktive të veprës

penale. 4.3.1 Analiza juridike e veprës penale të përkthimit dhe ekspertimit të rremë.

4.3.2. Analiza juridike e veprës penale të mos paraqitjes së dëshmitarit, ekspertit apo

përkthyesit. 4.3 Eksperti dhe përkthyesi subjekte pasive të veprave penale të

sanksionuara në nenet 312 dhe 312/a të kodit penal

4.1 Eksperti të drejtat dhe detyrat e tij.

Qëllimi i procedimit penal është vërtetimi i fakteve që lidhen me veprën penale,

rindërtimin e ngjarjes kriminale dhe identifikimin e presonit që dyshohet si autor i veprës

penale, i cili arrihet nëpërmjet zbulimit, fiksimit, administrimit dhe çmuarjes së

provave.176 Gjatë procedimit penal shpesh herë lind nevoja për kërkimin, marrjen e të

dhënave ose vlerësimeve që kërkojnë njohuri të posaçme. Një rol të veçantë në këtë

proces të ndërlikuar njohje dhe vërtetimi luan ndihma e ekspertëve. Sa herë që ndodhemi

përpara këtij fakti, prokurori,177oficeri i policie gjyqësore178 dhe gjykata179 kanë të drejtën

të thërrasin një ekspert për të dhënë mendimin e tyre nëpërmjet përpilimit të aktit të

ekspertimit. Caktimi i ekspertit bëhet duke e zgjedhur atë ndërmjet personave që janë

regjistruar në librat e caktuar për këtë qëllim ose ndërmjet atyre që kanë njohuri të

posaçme në degën përkatëse180.

Në procesin penal eksperti, është ai të cilit gjykata i beson detyrën për të hetuar apo për të

marrë të dhëna ose vlerësime që kërkojnë aftësi të veçanta shkencore, inxhinjerike apo

artistike. Ekspertët klasifikohen në dy grupe; Ekspert i gjykatës, i cili është profesionisti i

kualifikuar në fushat e teknikës ose shkencës, i pavarur nga palët, dhe i regjistruar si i

tillë paraprakisht në regjistrin e ekspertëve të mbajtur nga gjykata.

a. Ekspert i palëve, i cili është profesionisti i kualifikuar, që ka njohuri të posaçme të

provuara në fushat e teknikës ose shkencës dhe që thirret e asiston në proces me

176 Halim Islami & Artan Hoxha & Ilir Panda. “ Procedura Penale”. Tiranë 2006, fq 230. Shtëpia botuese

Morava. 177 Kjo në bazë të nenit 314/1 K.Pr.Penale; Caktimi I ekspertit, në të cilën është sanksionuar ” Prokurori,

kur procedon në veprime, për të cilat kërkohen njohuri teknike,mund të caktojë ekspert, të cilit I jep

detyrat…………..” 178 Kjo në bazë të nenit 294/3 K.Pr.Penale; Sigurimi I burimeve të provave, në të cilën është sanksionuar

“ Policia gjyqësore, kur kryen veprime që kërkojnë njohuri të posacme teknike, mund të caktojnë ekspertë,

të cilët nuk mund të refuzojnë detyrën e ngarkuar. 179 Neni 366 K.Pr.Penale; Caktimi i ekspertimit gjatë gjykimit, në të cilën është sanksionuar fakti se

gjykata kryesisht ose me kërkesën e palëve disponon për një ekspertim……………. 180 Neni 179/1 K.Pr.Penale.

Page 74: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 74

mendimin e tij të pavarur dhe gëzon statusin e dëshmitarit. 181Në këtë rast nëse

kualifikohet nga gjykata, atëherë eksperti mund të dëshmojnë "në formën e një

opinioni apo ndryshe", sa kohë që182:

a. dëshmia është e bazuar në fakte ose të dhëna të mjaftueshme,

b. dëshmia është produkt i parimeve të besueshme,

c. dëshmitari ka aplikuar parimet dhe metodat e besueshme me faktet e rastit.

Gjatë kryerjes së ekspertizës, ekspertët janë të detyruar që t’iu përmbahen parimeve të

mëposhtme si: i ligjshmërisë, 183 i kompetencës 184 , i ndershmërisë, i paanësisë 185 ;

profesionalizmit186, i pavarësisë187, i përgjegjësisë, dhe i efikasitetit.

Eksperti është i obliguar që ekspertizën ta kryejë në mënyrë profesionale dhe të

ndërgjegjshme në pajtim me rregullat e shkencës dhe profesionit, normat etike dhe

standardet profesionale dhe ta dorëzojë aktin e ekspertizës në kohë, në pajtim me afatet e

përcaktuara me ligj.

Për këtë qëllim në momentin që ekspertit i caktohet detyra nga organi procedues, ai duhet

të nënshkruajë një deklaratë në të cilën deklarohet “ I vetëdijshëm për përgjegjësin

morale dhe juridike për detyrën që marrë përsipër, do ta kryej atë me ndershmëri dhe

drejtësi dhe do ta ruaj sekretin për të gjitha veprimet që lidhen me ekspertimin.”

Eksperti është i detyruar të kryejë detyrën e tij, me përjashtim të rasteve kur ekziston një

nga shkaqet që e përjashtojnë atë nga qenia ekspert ose kur pretendon se nuk është

kompetent ose nuk ka mundësi të kryejë ekspertimin dhe kërkesa e tij pranohet nga

organi procedues.

Nuk mund të kryejë detyrën e ekspertit188:

a. i mituri,

b. ai që ka ndalim ligjor ose i është hequr zotësia juridike për të vepruar ose vuan nga

një sëmundje mendore;

c. ai që është pezulluar, qoftë edhe përkohësisht, nga detyrat publike ose nga ushtrimi i

një profesioni;

181 Neni 2, pika 10 e ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe

gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative , ndryshuar me ligjin nr. 100/2014. 182 Rule 702. The testimony of expert witnesses. 183 Ky parim nënkupton respektimin e Kushtetutës, legjislacionit shqiptar dhe marrë- veshjeve

ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë është pale. 184 Nënkupton zotërimin dhe përdorimin e njohurive, aftësive dhe eksperiencës së duhur në ushtrimin e

veprimtarisë si ekspert i një fushe të caktuar 185 Nënkupton pasqyrimin objektiv, transparent dhe të vërtetë të të gjitha fakteve dhe rrethanave, pa u

ndikuar nga interesi personal ose pikëpamjet e të tretëve. 186 Ky parim kërkon zbatimin e standardeve, metodave dhe teknikave me kujdesin e duhur profesional, si

dhe përpjekje të vazhdueshme për formimin e zhvillimin profesional, rritjen dhe përmirësimin e njohurive

të çdo eksperti 187 Nënkupton pavarësi në ushtrimin e veprimtarisë si ekspert dhe dhënien e mendimeve e të gjykimeve

objektive gjatë kryerjes së ekspertimit. 188 Neni 180 .K.Pr.Penale, Papajtueshmëria me detyrën e ekspertit

Page 75: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 75

d. ai, ndaj të cilit janë marrë masa sigurimi personal;

e. ai që nuk mund të pyetet dëshmitar apo të merret përkthyes ose që ka të drejtë të mos

bëjë dëshmi ose përkthim.

Eksperti gjithashtu është i detyruar të deklarojë nëse ekziston ndonjë shkak për

përjashtimin e tij. Detyrimi i ekspertit për të deklaruar përjashtimin e tij, bëhet për arsye

se189:

“ vendim, të cilin ligjvënësi e ka quajtur “vendim për caktimin e ekspertit, i njoftohet të

pandehurit, ose mbrojtësit të tij, duke i bërë të ditur, se ka një seri të drejta në lidhje me

të. Disa nga këto të drejta janë sidomos, e drejta e të pandehurit ose mbrojtësit të tij, që

të kërkojë përjashtimin e personit konkret që është caktuar në rolin e ekspertit; e drejta

që ai të propozojë një apo më shumë persona të tjerë për t’u caktuar në këtë rol; e drejta

që të marrë pjesë vetë në procesin e ekspertimit, gjatë gjithë apo një pjese të kohës që

duhet për t’u kryer ai (ekspertimi) dhe kur ka njohuri vetë ose i ndihmuar nga specialistë

të tjerë të asaj fushe”.

Gjithashtu, eksperti duhet ta kryej ekspertimin brenda afatit të caktuar nga organi

procedues, dhe ta pasqyroj atë në aktin e ekspertimit i cili duhet të jetë i saktë, i

argumentuar dhe i plotë, duke u dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve të parashtruara.

Gjatë kryerjes së ekspertimit, eksperti ka të drejtë të kërkojë që ti vihen në dispozicion të

gjitha aktet, provat, gjurmët dhe modelet krahasuese dhe çdo gjë tjetër që është e

nevojshme për dhënien e mendimit të tij.190

Me autorizim të prokurorit, eksperti ka të drejtën e asistimit në veprime të veçanta

hetimore, veprime në të cilat eksperti merr dijeni për mënyrën e kryerjes së veprimit

procedural dhe rezultatet e tija.191

Përsa më sipër, mund të themi se ndihma e ekspertëve për zbulimin, fiksimin dhe marrjen

e gjurmëve, provave material dhe të çdo objekti që duhet të ekzaminohet, si dhe

parashtrimi i konkluzioneve shkencore e teknike të ekzaminimit, përbëjnë një kusht të

rëndësishëm e vendimtar për hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të veprave penale.192

4.2 E drejta për përkthyes. Të drejtat dhe detyrat e përkthyesit.

Sipas Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut, çdo person i akuzuar për një vepër

penale ka të drejtën të informohet brenda një afati sa më të shkurtër, në një gjuhë që ai e

kupton dhe në mënyrë të hollësishme, për natyrën dhe për shkakun e akuzës që ngrihet

189 Vendi nr 66, datë 30.01.2002, I Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 190 Kjo në bazë të nenit 184 K.Pr.Penale. Veprimet e ekspertit. 191 Halim Islami & Artan Hoxha & Ilir Panda. “ Procedura Penale”. Tiranë 2006, fq 243.. Shtëpia botuese

Morava. 192 Vep e cituar më sipër, fq 244.

Page 76: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 76

ndaj tij, si dhe të ndihmohet falas nga një përkthyes në qoftë se nuk kupton ose nuk flet

gjuhën e përdorur në gjyq.193

Sipas Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut:194

“E drejta e sanksionuar në paragrafin (e) të nenit 6 të ...ndihma falas e një përkthyesi

vlen jo vetëm për deklaratat me gojë të bëra në seancën e gjykimit, por edhe për

materialin dokumentar dhe procedurat paragjyqësore. Paragrafi 3 (e) ... nënkupton se

një person "i akuzuar për një vepër penale", i cili nuk mund të kuptojë ose nuk flet e

përdorur në gjyq ka të drejtë për ndihmën pa pagesë të një përkthyesit, për përkthimin

apo interpretimin e të gjitha atyre dokumente ose deklaratave në procedurë krijuar

kundër tij, me qëllim që ai ti kuptojë. Megjithatë, paragrafi 3 (e) ... nuk shkon aq larg sa

të kërkojë një përkthim me shkrim të gjithave provave shkresore ose dokumente zyrtare

në procedurë. Ndihma e dhënë duhet të jetë e tillë, që t'i mundësojë të akuzuarit të ketë

njohuri të rasti kundër tij dhe për të mbrojtur veten e tij, veçanërisht duke qenë në

gjendje për të vënë para gjykatës versionin e tij të ngjarjeve.

Kjo e drejtë është sanksionuar edhe në kodin e procedurës penale, ku sipas tij personat

që nuk dinë shqip përdorin gjuhën e tyre dhe, me anën e përkthyesit, kanë të drejtë të

flasin e të marrin dijeni për provat e aktet, si dhe për zhvillimin e procedimit195. Sipas

këtij kodi, me qëllim që i pandehuri dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedim, të cilët nuk

njohin gjuhën shqipe, të mund të njihen me aktet e procedimit dhe të marrin pjesë në

krijimin e tyre, organi që procedon është i detyruar të caktojë një përkthyes për të

përkthyer aktet nga gjuha shqipe në gjuhën që ata njohin ose anasjelltas.196 Përkthyesi

caktohet, pavarësisht faktit se prokurori, oficeri i policisë gjyqësore ose gjyqtari e njohin

gjuhën e të pandehurit. Nëpërmjet përkthyesit, i pandehuri duhet të deklarojë me shkrim

se ai nuk e njeh gjuhën shqipe. Organi procedurës cakton një përkthyes nga lista e

përkthyesve zyrtarë të publikuar nga Ministria e Drejtësisë, dhe pasi verifikon identitetin

e tij e pyet nëse ekzistojnë shkaqe për përjashtimin e tij. Kjo për faktin se nuk mund të

kryej detyrën e përkthyesit:

a. i mituri,

b. ai që është ndaluar për të përkthyer,

c. ai të cilit i është hequr zotësia juridike për të vepruar,

d. personi i sëmurë mendërisht,

e. ai të cilit i është ndaluar apo pezulluar ushtrimi i detyrave publike dhe i profesionit;

f. personi ndaj të cilit janë marrë masa sigurimi;

g. personi, i cili nuk mund të pyetet si dëshmitar,

h. ai që është thirrur si dëshmitar dhe si ekspert në të njëjtin proces ose në një proces që

lidhet me këtë.

193 Neni 6 I KEDNJ-së 194 Cështja Kamasinski v. Austria, 9783/82, 19 December 1989 195 Neni 8 K.Pr.Penale 196 Neni 123 K.Pr.Penale. Caktimi I përkthyesit.

Page 77: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 77

i. Megjithatë, në rastin kur pyetet një shurdh, një memecë ose një shurdhmemecë,

interpreti mund të merret nga të afërmit e tyre197.

Gjithashtu, në bazë të nenit 126 të Kodit të Procedurës Penale, përkthyesi paralajmërohet

për detyrimin që ka për të bërë përkthim të saktë dhe për të mbajtur sekretin për veprimet

që kryhen në prani të tij, në të kundërt ai do të ketë përgjegjësi penale sipas kodit penal.

4.3 Eksperti dhe përkthyesi si subjekte aktive të veprës penale.

Organi procedues përpara se ti jap detyrat ekspertit dhe përkthyesit, i paralajmëron se do

të kenë përgjegjësi ligjore nëse nuk i përmbushin ato në përputhje me dispozitat ligjore.

P.sh nëse eksperti nëpërmjet aktit të ekspertimit deklaron një fakt që në të vërtetë nuk ka

ndodhur ose përkthyesi përkthen një dokument duke hequr ose shtuar fjalë ose nuk bënë

një përkthim identik me përmbajtjen e aktit që përkthehet do të kenë përgjegjësi penale.

Përgjegjësia penale e ekspertit dhe e përkthyesin për ekspertim të rreme dhe përkthim të

rreme është sanksionuar në dispozitat e kodit penal, dhe konkretisht në nenin 308198 në të

cilën është parashikuar se: “ Shtrembërimi me dashje i përmbajtjes së një dokumenti apo

shkrimit të dhënë për përkthim nga organet e ndjekjes penale apo gjykata, ose përkthimi i

rreme përpara tyre, përbënë kundravajte penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim

gjer në dy vjet.” dhe nenin 309199 të tij, sipas të cilit “ Dhënia me dashje e rezultateve të

rreme në raportet e ekspertimit të bëra me shkrim apo me gojë përpara organeve të

ndjekjes penale ose gjykatës, dënohet me gjobe ose me burgim gjer në tre vjet. Kur

ekspertimi i rremë bëhet me qëllim fitimi apo çdo interesi tjetër të dhënë apo të premtuar,

dënohet me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.”

Duke qenë se këto dy dispozita janë hartuar për të garantuar veprimtarinë e rregullt të

organeve të ndjekjes penale dhe të gjykatës për administrimin e përkthimeve dhe

ekspertimeve gjatë procesit hetimor dhe gjyqësor, këtu eksperti dhe përkthyesi janë

subjekte aktive të veprave penale të përkthimit dhe të ekspertimit të rreme, pasi ata

kryejnë këto vepra penale për shkak të cilësisë dhe ushtrimit të funksionit që kanë si

ekspert dhe përkthyes.

Për të kuptuar më mirë përgjegjësinë penale të ekspertit dhe të përkthyesit le të

analizojmë elementet e veprës penale të përkthimit dhe ekspertimit të rremë.

4.3.1 Analiza juridike e veprës penale të përkthimit dhe ekspertimit të rremë.

Vepra penale e përkthimit dhe e ekspertimit të rremë ka si objekt marrëdhëniet juridike

të vendosura me ligj që sigurojnë veprimtarinë e rregullt të organeve të ndjekjes penale

dhe të gjykatës për administrimin e përkthimeve dhe të ekspertimeve gjatë procesit

hetimor apo gjyqësor.

197 Neni 124 K.Pr.Penale. Pazotësia dhe papajtueshmëria e përkthyesit 198 Neni 308 K.Penal. Përkthimii rremë. 199 Neni 309 K.Penal . Ekspertimi i rremë

Page 78: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 78

Përsa i përket anës objektive përkthimi dhe ekspertimi i rremë kryhet me veprime aktive

të kundra ligjshme. Përkthimi i rremë i cili përbën kundravajtje penale sipas paragrafit të

parë, kryhet nga ana e përkthyesit në dy forma:

1. Me anë të shtrembërimit me dashje të një dokumenti apo shkrimi të dhënë për

përkthim nga organet proceduese.

2. Nëpërmjet përkthimit të rremë përpara organeve të ndjekjes penale ose gjykatës.

Forma e parë konsiston në shtrembërimin e një fakti i cili duhet përkthyer me saktësi ose

në mospërkthimin e një pjesë të materialit që duhet të përkthehet. Ndërsa forma e dytë

konsiston në përkthimin e rremë që bëhet me gojë përpara organeve kompetente. Në

rastin kur përkthyesi i shmanget së vërtetës dhe përkthen tjetër për tjetër thëniet e të

pandehurit, të dëshmitarit, të ekspertëve etj.

Edhe krimi i ekspertimi të rremë kryhet nga ana e ekspertit nëpërmjet dy formave si më

poshtë;

1. Dhënies me shkrim.

2. Dhënies me gojë të rezultateve të rreme në raportin e ekspertimit.

Të njëjtën parashikim ka bërë edhe kodi penal italian në lidhje me këto vepra penale të

cilat i ka të sanksionuar vetëm në një dispozitë.

Po ti referohemi nenit 373 të kodit penal italian200, kemi të bëjmë me ekspertim ose

përkthim të rremë, në rastin kur eksperti ose përkthyesi i emëruar nga autoriteti gjyqësor,

jep opinione apo interpretime të rreme ose deklaron fakte të pasakta, që nuk konfirmojnë

të vërtetën.

Siç shihet qartë, nga formulimi i nenit 373 i kodit penal Italian, ekspertimi ose përkthimi

i rremë, shfaqet në dy forma:

a. Në dhënien e opinioneve apo interpretimeve të rreme.

b. Në pohimin e fakteve që nuk përputhen me të vërtetën

Në lidhje me formën e parë, duhet theksuar se eksperti ose përkthyesi, ndryshe nga

dëshmitari, nuk kufizohen të raportojnë vetëm atë çfarë kanë mësuar në këtë kontekst,

por formulojnë një gjykim. Me të drejtë lindë pyetja kur një gjykim do të konsiderohet i

rremë? Sipas doktrinës italiane do të konsiderohet si një “ gjykim i rremë” ai gjykim që

nuk është në përputhje me bindjen e brendshme të personit që e ka lëshuar dhe kështu

ndryshon nga ajo që bëhet në bazë të ndërgjegjes së tij dhe se vërtetës, në kontrast me

deklarata që ka marrë dhe ato që ka dhënë. Prandaj, bëhet fjalë për një divergjencë mes

bindjes së brendshme të ekspertit dhe asaj që ai shpreh dhe kjo divergjencë shpjegon edhe

faktin se si në praktikë është shumë e vështirë për të konstatuar si të pavërtetë një

ekspertim ose një përkthim të rremë.

200 Art 373 “ Falsa perizia o interpretazione”. Kodi Penal Italian

Page 79: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 79

Që vepra penale e përkthimit ose e ekspertimit të rremë të konsiderohet e kryer, nuk është

e nevojshme ardhja e pasojave të tjera kriminale, pasi këto vepra konsumohen nga

moment i përkthimit ose i ekspertimi të rremë.

Përsa i përket subjektit të këtyre veprave penale, subjektet janë të posaçme. Janë

personat që kanë mbushur moshën për përgjegjësin penale dhe janë të përgjegjshëm, të

veshura me funksione të caktuara gjyqësore, të cilat shfaqen në cilësinë e eksperti ose të

përkthyesit. Janë pikërisht këta persona që në bazë ushtrimit të funksionit si ekspert ose

përkthyes përpilojnë akte ekspertimi të rreme ose bëjnë përkthime të rremë.

Nga ana subjektive këto vepra kryhen me dashje direkte, pasi përkthyesi e di

përmbajtjen e dokumentit apo të shkrimit të dhënë për përkthim dhe me vetëdije të plotë

e përkthen gabim ose heshtë për ato që duhet të përkthej.201 E njëjta gjë vlen edhe për

ekspertin, i cili me vetëdije të plotë përpilon një akt të ekspertimi të rremë dhe e raporton

atë përpara organeve proceduese si të vërtetë.

Është e rëndësishme të theksohet edhe fakti se eksperti dhe përkthyesi nuk do të kenë

përgjegjësi penale në rastin kur përkthimi ose akti i ekspertimit nuk është i rregull si

pasojë e paaftësisë së ekspertit dhe përkthyesit në ushtrimin e funksioneve të tyre.

Në rastin kur akti i ekspertimit ose përkthimi i rremë bëhet me qëllim fitimi apo çdo

interesi të dhënë apo të premtuar, ky fakt përbën rrethanë cilësuese dhe do të merret në

konsideratë nga organi gjyqësor në caktimin e llojit dhe masës së dënimit.

4.3.2. Analiza juridike e kundravajtjes penale të mos paraqitjes së dëshmitarit,

ekspertit apo përkthyesit.

Zhvillim i një procesi gjyqësor presupozon prezencën jo vetëm të subjekteve

esenciale202por edhe të subjekteve të tjera si ekspert, përkthyes apo dëshmitarë, të thirrur

nga organi procedues për të përmbushur funksionet e tyre sipas detyrave të përcaktuara.

Sipas rregullave procedurale të përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale, eksperti,

përkthyesi dhe dëshmitari në momentin që caktohen ose thirren nga organi procedues

janë të detyruar të përmbushin detyrat e tyre si dhe të paraqiten për të dëshmuar në të

kundërt ata do të mbajnë përgjegjësi.

Një vepër tjetër penale ku eksperti, përkthyesi ose dëshmitari janë në cilësinë e subjektit

aktiv është kundravajtja penale e mosparaqitjes së dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit,

figurë kjo e sanksionuar në nenin 310 të kodit penal. Sipas kësaj dispozite;

“Mos paraqitja e dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit pa shkaqe të arsyeshme ose

mospranimi prej tyre për të kryer detyra të caktuara nga organi i ndjekjes penale ose

gjykata, përbënë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në

gjashte muaj.”

201 Vep cituar, fq 531 202 Subjekt esencial një process penal janë prokkurori dhe gjyqtarët.

Page 80: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 80

Kjo dispozitë është hartuar nga legjislatori për të siguruar veprimtarinë e rregullt të

organeve të ndjekjes penale dhe të gjykatës, veprimtari e cila pengohet nga mosparaqitja

ose mospranimi për të kryer detyrat nga ana e dëshmitarit, ekspertit dhe përkthyesit .

Përsa i përket anës objektive, kjo kundërvajte penale kryhet me mosveprime që shfaqet

në dy format e mëposhtme:

a. Me mosparaqitjen e dëshmitarit, ekspertit, përkthyesit pa shkaqe të arsyeshme.

b. Mospranimi i ekspertit ose përkthyesit për të kryer detyra të caktuara.

Në formën e parë duhet patur parasysh shprehja pa shkaqe të arsyeshme. Sipas

interpretimit të bërë nga jurisprudenca shqiptare, subjektet e kësaj kundravajtje penale

duhet të përjashtohen nga përgjegjësia vetëm në rastet kur ekzistojnë shkaqe të

arsyeshme, fatkeqësi në familje, mos gjetjen e mjeteve të telekomunikacionit, forcë

madhore etj. Gjithmonë këto rrethana duhen vlerësuar rast pas rasti nga autoritetet

kompetente.

Ndërsa po ti referohemi legjislacionit penal italian 203, përsa i përket formës së parë

nëpërmjet së cilës realizohet kjo kundravajtje penale, nuk është përdorur termi pa shkaqe

të arsyeshme por është përdorur termi “ mjete mashtruese”. Sipas këtij termi,

mosparaqitje e dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit duhet të bëhet me mjete mashtruese,

çka do të thotë;

“ nën pretekste të rreme, truket, gënjeshtrat dhe në përgjithësi nga çdo mashtrim i

përshtatshëm për të arritur objektivat e tyre “ 204

P.sh, subjektet e sipër përmendura nuk paraqiten duke përdorur një sëmundje të

stimuluar, duke pretenduar mos pasjen e aftësive për të përmbushur detyrat si dhe duke

pretenduar papajtueshmërinë në ushtrimin e funksionit.

Kundravajtja penale nuk do të ekzistojë nëse thirrja e dëshmitarit ose emërimi i ekspertit

apo i përkthyesit nuk është e rregullt.

Subjektet janë të posaçme. Janë personat që kanë mbushur moshën për përgjegjësin

penale dhe janë të përgjegjshëm, të veshura me funksione të caktuara gjyqësore, të cilat

shfaqen në cilësinë e eksperti ose të përkthyesit apo të dëshmitarit.

Ndërsa nga ana subjektive kjo kundravajtje penale kryhet me dashje direkte.

203 Art 366 Rifiuto di uffici legalmente dovuti. 204 F. Antolisei, “ Manuale di Diritto Penale” Parte Speciale II, Dodicesima edizione integrate e aggiornata

a cura di Luigi Conti, Milano-DOTT. A. GIUFFRE” EDITORE – 1997, fq 435.

Page 81: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 81

4.3 Eksperti dhe përkthyesi subjekte pasive të veprave penale të sanksionuara në

nenet 312 dhe 312/a të kodit penal

Eksperti dhe përkthyesi nuk shfaqen vetëm në rolin e autorit të kryerjes së veprës penale,

por janë edhe subjekte ndaj të cilit drejtohen veprimet e kundra ligjshme. Përsa i përket

veprave penale kundër drejtësisë, dy janë veprat penale ku eksperti dhe përkthyesi janë

subjekte pasive, vepra penale e korrupsionit aktiv të dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit

e sanksionuar në nenin 312 të kodit penale dhe kanosja për deklarime a dëshmi,

ekspertim ose përkthim të rremë e parashikuar në nenin 312/a.

Sipas nenit 312 të kodit penal; “Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose

tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tretë, dëshmitarit,

ekspertit ose përkthyesit, për të siguruar deklarime ose dëshmi, ekspertim ose përkthim të

rremë ose për të refuzuar kryerjen e detyrimeve të tyre përpara organeve të ndjekjes

penale dhe gjykatës, dënohen me burgim deri në katër vjet.

Kjo vepër penale është sanksionuar në kodin penal për të garantuar veprimtarinë e

rregullt të organeve të ndjekjes penale dhe të gjykatës, nga dëshmitë, ekspertimi ose

përkthimi i rreme apo nga refuzimi për të përmbushur detyrat e caktuara me ligj përpara

organeve proceduese. Pra siç shihet, qëllimi i kësaj dispozite është evidentimi i

ndërhyrjeve direkë për të ndikuar negativisht mbi sinqeritetin dhe përmbajtjen e

dëshmive, ekspertimeve dhe përkthimeve, të cilat ndikojë negativisht në administrimin e

drejtësisë. Kjo dispozitë ka si objekt të dytë marrëdhëniet juridike të vendosura nga shteti

për të garantuar përmbushjen e të drejtave procedurale të personit të pandehur, nga

veprimet ose mosveprimet kriminale.

Përsa i përket anës objektive, krimi i korrupsionit aktiv të dëshmitarit, ekspertit ose

përkthyesit, kryhet me veprime aktive të kundra ligjshme, si nëpërmjet:

a. Premtimit.

b. Propozimit ose dhënies, drejtpërsëdrejti ose tërthorazi të çfarëdo përfitimit të

parregullt dëshmitarit, ekspertit, përkthyesit ose familjarëve të tyre

Premtimi, propozimi ose dhënia e përfitimeve të parregullta bëhet për të siguruar një

dëshmi të rreme nga dëshmitari apo një ekspertim ose përkthim të rremë nga ana e

ekspertit ose e përkthyesit, si dhe refuzimin e dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit për të

përmbushur detyrimet e tyre përpara organit procedues.

Kjo vepër penale quhet e kryer që nga momenti i premtimit, propozimit apo dhënies së

përfitimit të parregullt, pavarësisht faktit nëse është bërë dëshmia, ekspertimi apo

përkthimi i rremë sipas rastit.

Subjekti aktiv i kësaj vepre penale është i përgjithshëm, është çdo person që ka mbushur

moshën për përgjegjësi penale dhe është i përgjegjshëm. Është pikërisht personi i cili

premton, propozon ose jep një përfitim të paligjshëm dëshmitarit ekspertit, apo

përkthyesi për të kryer një dëshmi të rreme ose për të refuzuar përmbushjen e detyrave të

Page 82: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 82

tyre. Ndërsa subjekte pasive janë personat që janë thirrur nga organi i akuzës ose nga

gjykata në cilësinë e dëshmitarit, ekspert apo përkthyesit dhe për shkak të përfitimit të

paligjshëm që kanë marrë bëjnë deklarime, ekspertime ose përkthime të rreme.

Përsa i përket anës subjektive, kjo vepër penale kryhet me dashje direkt me qëllim që të

sigurohet një dëshmi, ekspertim , përkthim i rremë ose refuzimi për kryerjen e këtyre

detyrave përpara organit procedues.

Për shkak të ushtrimit të detyrës dhe rolit që ka dëshmitari, eksperti dhe përkthyesi në

procesin gjyqësor, shpesh herë atë mund të ndodhen përball kanosjes për vrasje ose

plagosje të rëndë, për të siguruar dëshmi,ekspertim ose një përkthim të rremë apo për të

refuzuar kryerjen e detyrave të tyre. Për të parandaluar këtë fenomen negativ i cili

ndikon drejtpërsëdrejti në administrimin e drejtësisë, legjislatori e ka inkriminuar këtë

veprim si të kundra ligjshme. Në nenin 312/a të kodit penal është parashikuar se

“Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë ose për të refuzuar

kryerjen e detyrave të tyre përpara organeve të ndjekjes penale dhe gjykatës, dënohet me

burgim nga një deri në katër vjet”

Përsa i përket objektit të krimit të kanosjes për deklarime ose dëshmi, ekspertim ose

përkthim të rremë, është e rëndësishme të theksojë faktin se kjo vepër penale përbëhet

nga disa objekte.

Objekti primarë i kësaj vepre penalë janë marrëdhëniet juridike të vendosura me ligj për

të siguruar veprimtarinë e rregullt të organeve të ndjekjes penale dhe të gjykatës nga

veprimet ose mosveprimet e kundra ligjshme. Gjithashtu objekt tjetër i kësaj dispozite

janë dhe marrëdhëniet juridike të vendosura me ligj për të garantuar të drejtën e jetës dhe

shëndetit si dhe ushtrimin e të drejtave që gëzojnë dëshmitari, eksperti apo përkthyesi të

cilët kanosen për të bërë deklarime të rreme, ekspertim apo përkthim të rremë.

Nga ana objektive, kjo vepër penale kryhet me veprime aktive të kundraligjshme,

nëpërmjet kanosjes,205e cila nga përmbajtja dhe forma të jetë reale, të mos lërë asnjë

dyshim tek dëshmitari, eksperti apo përkthyesi se vepra për të cilën bëhet kanosja do të

realizohet.206 Është e rëndësishme të theksohet fakti se në çdo rast kanosja që i bëhet

personave të sipërpërmendura, duhet të jetë serioze për vrasje apo për plagosje të

rëndë.207

Kjo vepër kryhet nëpërmjet formave të mëposhtme:

205 Kanosja duhet të ketë dy cilësi të jetë serioze dhe reale. 206 Vep e cituar më sipër, fq 75 207 Sipas nenit 88 të kodit penal, do të konsiderohet plagosje e rëndë “Plagosja e kryer me dashje që ka

sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, ndërprerjen e

shtatzanisë, ose ka qenë e rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të saj, dënohet me burgim nga tre gjer

në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur është kryer kundër disa personave, kundër personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort,

bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, ose kur ka

sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”

Page 83: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 83

a. Kanosjes që i bëhet dëshmitarit për të dhënë deklarime ose dëshmi jo të vërteta

përpara organit procedues.

b. Kanosjes që i bëhet ekspertit për të bërë një akt ekspertimi të rremë, përpara organit

procedues.

c. Kanosjes që i bëhet përkthyesi për të bërë një përkthim të rremë , përpara organit

procedues.

d. Kanosjes për të refuzuar kryerjen e detyrave përpara organeve proceduese, kur ata

thirren rregullisht, ose kur refuzojnë të bëjnë atë që u kërkohet, të japin deklarime,

dëshmi, ekspertim apo përkthime përpara tyre.

Kanosja që bëhet për deklarime ose dëshmi, ekspertime apo përkthim të rremë, quhet i

përfunduar nga çasti kur është bërë kjo kanosje, pavarësisht faktit nëse është marrë

dëshmia, ekspertimi apo përkthimi i rremë.

Përsa i përket subjektit, subjekt aktiv është i përgjithshëm, është çdo person i cili ka

mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe është i përgjegjshëm, i cili kanos

dëshmitarin, ekspertin apo përkthyesin për të refuzuar apo për të marrë deklarime të

rreme nga këta të fundit.

Ndërsa subjekte pasive, janë dëshmitari, eksperti, përkthyesi të cilët kanosen për vrasje

ose për plagosje të rëndë për të dhënë dëshmi, ekspertim apo përkthim të rremë kundër

vullnetit të tyre përpara organeve proceduese.

Nga ana subjektive, ky krim kryhet me dashje të drejtpërdrejtë.

Page 84: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 84

PJESA E II

KREU V

VEPRAT PENALE QË KRYHEN GJATË PROCEDIMIT PENAL

Përmbledhje; 5.1 Vepra penale e fillimit të paligjshëm të ndjekjes penale. 5.2 Vepra

penale e zhdukjes apo humbjes së fashikullit. 5.3 Analiza juridike e veprës penale të

ndalimit të dhënies dhe shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin.

5. 1 Vepra penale e fillimit të paligjshëm të ndjekjes penale.

Parimi i ligjshmërisë është një nga parimet kryesore të procedimit penal, i cili nënkupton

respektimin dhe zbatimin e detyrueshëm të normave procedurale penale.208 Ky parim,

konsiston në të drejtën e personit për një proces të rregullt ligjor, që organi procedues të

respektojë kërkesën e barazisë së personave në të drejta, të mos lejojnë hetimin e dënimin

dy herë për të njëjtën vepër (non bis in idem) që sanksioni (dënimi) penal për shkeljet e

ligjit të jetë i përcaktuar që më parë (in advance), (nulla crimen sine lege), etj.209 Sipas

këtij parimi, subjektet e procedimit penal duhet të zbatojnë me korrektësi dispozitat

procedurale në të gjitha fazat e procedimit penal. Një nga subjektet e procedimit penal

është prokurori, i cili ushtron ndjekjen penale, bën hetime, kontrollon hetimet paraprake,

si dhe ngre akuzë në gjykatë dhe merr masa për ekzekutimin e vendimeve210. Siç shihet,

një nga funksionet kryesorë të prokurorit është ushtrimi i ndjekjes penale, i cili kalon në

dy faza, në fazën e hetimeve paraprake211 dhe në fazën e gjykimit212. Sipas K.Pr.P, është

kompetencë e organit të akuzës për të vendosur në lidhje me fillimin ose pushimin e një

çështje penale. Duke ju referuar nenit 328 të K.Pr.P213, prokuroria nuk mund të filloj

208 Sipas nenit 2 të K.Pr.P, dispozitat procedurale nëpërmjet së cilave janë sanksionuar rregullat për

mënyrën e ushtrimit të ndjekjes penale, të hetimit dhe gjykimit të veprave penale, si dhe të ekzekutimit të

vendimeve gjyqësore, janë të detyrueshme për subjektet e procedimit penal, për organet shtetërore,

personat juridikë dhe shtetasit. 209 Komiteti Shqiptar i Helsinkit “Raport studimor për vendimet e prokurorisë për mosfillimin dhe

pushimin e procedimeve penale & procedurat për ekzekutimin e vendimeve penale”, Tiranë 2014, fq 12 210 Neni 24 i Kodit të Procedurës Penale. 211 Gjatë kësaj fazë prokurori vetëm mbledh provat për të vërtetuar akuzën dhe verifikon nëse ndodhet në

kushtet që e detyrojnë të pushojë akuzën ose çështjen penale, apo ta dërgojë çështjen në gjykatë.

Vendimmarrja e prokurorit në përfundim të fazës së hetimeve paraprake, si në rastin kur vendoset dërgimi i

çështjes në gjykatë, ashtu dhe kur vendoset pushimi i çështjes penale, duke patur parasysh natyrën e

funksionit kushtetues të tij, është rezultat i shprehjes së vullnetit të këtij organi në ushtrim të ndjekjes

penale. 212 Kjo fazë konsiston në ballafaqimin para gjykatës të akuzës me mbrojtjen dhe në dhënien e vendimit nga

gjykata në lidhje me fajësinë ose pafajesinë e të akuzuarit 213 Neni 328 K.Pr.Penale Pushimi i akuzes ose i çështjes

Në përfundim të hetimeve paraprake, kur procedohet për kundërvajtje penale, prokurori vendos pushimin e

akuzës ose çështjes kur: a) del qartë se fakti nuk ekziston; b) fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër

penale; c) viktima nuk ka bërë ankim ose heq dorë nga ankimi në rastet që procedimi fillon me kërkesën e

tij; ç) personi nuk mund të merret si i pandehur ose nuk mund të dënohet; d) ekziston një shkak që e shuan

veprën penale ose për të cilin ndjekja penale nuk duhej të fillohej ose nuk duhet të vazhdojë; dh) del se i

Page 85: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 85

ndjekjen penale, ose nëse e ka filluar duhet ta pushojë atë, kur nuk arrin të provojë se i

pandehuri ka kryer veprën penale ose kur i rezulton se fakti nuk përcaktohet si vepër

penale, etj, pasi përcaktimi i kushteve ligjore të mos fillimit apo pushimit të çështjes

penale është bërë nga ana e ligjvënësit. Sipas Gjykatës Kushtetuese; “Prokurorit nuk i

lejohet të vendosë të mos fillojë ose pushojë një çështje penale jashtë kritereve ligjore.

Diskrecioni i prokurorit qëndron vetëm në faktin se atij i është lënë kompetenca të

vlerësojë nëse, në pretendimet konkrete që ka për trajtim, përmbushen ose jo këto

kritere”214

Duke ju referuar praktikës gjyqësore, ka rezultuar se në veprimtarinë e organit të akuzës

ka pasur raste në të cilat normat procedurale nuk janë respektuar ose janë shkelur, kjo

shpesh herë nga mosnjohja, nga pakujdesia, por edhe me dashje.215 Nuk kanë qenë të

pakta rastet kur nga ana e prokurorisë është bërë fillimi i ndjekjes penale në mënyrë të

paligjshme ose është bërë pushimi i ndjekjes penale në kundërshtim me kriteret e

sanksionuara në K.Pr.P.

Për të parandaluar këtë fenomen, në K.P është sanksionuar vepra penale e fillimit të

paligjshëm të ndjekjes penale. Sipas këtij kodi “Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale

nga prokurori kundër një personi që dihet se është i pafajshëm dënohet me gjobë ose me

burgim gjer në pesë vjet.”216

Sanksionimi i kësaj vepre në K.Penal, synon të garantojë veprimtarinë e rregullt të

organeve të prokurorisë, e cila duhet të zhvillohet mbi bazën e parimit të ligjshmërisë,

duke u bazuar në Kushtetutë dhe në aktet ligjore dhe nënligjore217si dhe për të garantuar

të drejtat dhe liritë e personave, të mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni penal nga

veprimet ose mosveprimet kriminale.

Nga ana objektive, kjo vepër penale kryhet me veprime aktive të kundraligjshme të cilat

konsistojnë në fillimin e ndjekjes penale në mënyrë të paligjshme kundër një personi që

dihet se është i pafajshëm. Për të analizuar këtë krim, është e rëndësishme që fillimisht të

ndalemi tek trajtimi i nocionit “ fillim i ndjekjes penale”.

Fillimi i procedimit penal është pikënisja e veprimtarisë procedurale e organeve të

ndjekjes penale. Me një moment të tillë lidhet veprimtaria proceduralo-hetimore në

drejtim të dokumentimit mbi baza ligjore të akteve dhe fakteve të çështjes të përcaktimit

të fajësisë së autorëve të veprave penale.218Sipas Prof Ismet Elezi me fillim të ndjekjes

penale kuptohet marrja si të pandehur e një personi për një krim që gjoja ai e ka kryer dhe

pandehuri nuk e ka kryer veprën ose nuk provohet që e ka kryer ai; e) me vendim të formës së prerë i

pandehuri është gjykuar për të njëjtën vepër penale; ë) i pandehuri vdes; f) në rastet e tjera të parashikuara

me ligj.. 214 Për më tepër shih Vendimi nr.14, datë 21.07.2008 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. 215 Islami H; Hoxha A;Panda I, “ Procedura Penale”, Shtëpia botuese Morava, Tiranë 2006, fq 49. 216 Neni 313 i Kodit Penal. 217 Sipas nenit 1 të K.Pr.P, legjislacioni procedural penal ka për detyrë të sigurojë një procedim të drejtë, të

barabartë e të rregullt ligjor, të mbrojë liritë personale dhe të drejtat e interesat e ligjshme të shtetasve, të

ndihmojë për forcimin e rendit juridik dhe zbatimin e Kushtetutës e të ligjeve të shtetit 218 328 Petrit Hysa, “Aspekte të procedimit penal, fillimi dhe mosfillimi i tij”, Tiranë, 2011,

Page 86: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 86

paraqitja e akuzës kundër tij, megjithëse organi që ka filluar ndjekjen e di se personi është

i marrë nën përgjegjësi penale në mënyrë të paligjshme, pa baza.219

Duke ju referuar nocioneve të sipërcituara, vepra penale e fillimit të paligjshëm të

ndjekjes penale kryhet me dashje direkte nga ana e prokurorit, sepse ai e di që ndjekja

penale kundër personit nuk duhet të fillonte dhe pavarësisht këtij fakti ai fillon ndjekjen

penale në mënyrë të paligjshme, duke lejuar ardhjen e pasojave të paligjshme. Nga ana

subjektive kjo vepër penale kryhet me dashje direkte, për vet faktin, se në ligjin

procedurale penal janë mirëpërcaktuar rastet e fillimit dhe mos fillimit të ndjekjes penale.

Sipas Gjykatës Kushtetuese;220 “ Prokurori, kur ushtron ndjekjen penale, vetëm mbledh

provat për të vërtetuar akuzën dhe verifikon nëse ndodhet në kushtet që e detyrojnë të

pushojë akuzën ose çështjen penale apo ta dërgojë çështjen në gjykatë”. Është gjykata

ajo që vendos për deklarimin fajtor ose të pafajshëm të pandehurit, që do të thotë, se në

ushtrimin e funksionit të dhënies së drejtësisë në kontekstin penal, është gjykata që

vendos për themelin e akuzës së ngritur nga prokurori.

Rrethanat që nuk lejojnë fillimin e ndjekjes penale dhe që prokurori mund të vendosë

mos fillimin e saj janë:

a. kur personi ka vdekur.

b. Personi është i papërgjegjshëm ose nuk ka mbushur moshën për përgjegjësi penale.

c. Mungon ankimi i të dëmtuarit ose ai e tërheq akuzën.

d. Kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë se fakti nuk

ekziston.

e. Vepra penale është shuar.

f. Është dhënë amnisti

g. Në të gjitha rastet e tjera të parashikuara në ligj.

Prokurori përpara se të vendos për fillimin ose jo të procedimit penal duhet të mbaj

parasysh edhe faktin nëse kemi të bëjmë me vepra penale të cilat mund të ndiqen

kryesisht apo kemi të bëjmë me një vepër penale që ndiqet vetëm me kërkesën e të

dëmtuarit. Evidentimi i këtij fakti është i rëndësishme sepse në rastin kur kemi të bëjmë

me vepra penale të cilat ndiqen kryesisht, procedimi penal fillon pavarësisht nga ankimi i

të dëmtuarit nga vepra penale. Në këtë rast i dëmtuari ka të drejtë të kërkojë që të

ligjërohet si paditës civil për të realizuar shpërblimin e dëmit ose kthimin e sendit, por

nuk mund të pengojë fillimin e procedimit dhe as ta ndërpresë atë.

Në rastin kur kemi të bëjmë me veprat penale të cilat ndiqen me ankim procedimi mund

të fillojë vetëm pasi i dëmtuari ankohet në organet e procedimit penal. Për të përcaktuar

se kush janë veprat penale për të cilat bëhen ankim në organet e procedimit penal duhet ti

referohemi nenit 284 të K.Pr.P. Sipas kësaj dispozite për veprat penale si;

219Ismet Elezi.... vep e cituar, fq 537. 220 Vendimi i cituar më sipër.

Page 87: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 87

a. Plagosja e lehtë me dashje221

b. Marrëdhëniet seksuale me dhunë me të rriturat.222

c. Marrëdhëniet seksuale duke shpërdoruar detyrën.223

d. Marrëdhëniet seksuale me personat në gjini ose nën kujdestari.224

e. Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë.225

f. Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore.226

g. Detyrimi për të marrë pjesë ose jo në grevë.227

h. Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike.228

i. Fyerja e gjyqtarit.229

Ndjekja penale mund të fillojë vetëm me ankimimin e të dëmtuarit, i cili mund ta tërheq

atë në çdo fazë të procedimit. Në këtë rast i dëmtuari bën ankim në organet kompetente ,

nëpërmjet një deklarata, në të cilën shfaqet vullneti që të procedohet në lidhje me një

fakt të parashikuar nga ligji si vepër penale.

Subjekti aktiv i kësaj vepre penale është i posaçëm, është prokurori i çështjes që ndiqet

prej tij, i cili për shkak të ushtrimit të funksioneve të tij, pasi sipas nenit 24 të K.Pr.P,

ushtron ndjekjen penale, bën hetime, kontrollon hetimet paraprake si dhe ngrenë akuzën

në gjykatë, konsumon veprën penale të fillimit të paligjshëm të ndjekjes penale, duke

përdorur këto të drejta.

221 Neni 89 I Kodit Penal, Plagosja e kryer me dashje, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më

tepër se 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet” 222 Neni 102, paragrafi I parë I KP Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë, me të rritura ose midis

bashkëshortëve apo bashkëjetuesve, pa pëlqimin e njërit prej tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë

vjet.

223 Neni 105 i KP. Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e

varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet. 224 Neni 106 i KP. Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale ndërmjet prindit dhe fëmijës,

vëllait dhe motrës, ndërmjet vëllezërve, motrave, ndërmjet personave të tjerë që janë gjini në vijë të drejtë

oseme persona që ndodhen në raporte kujdestarie ose të birësimit, dënohet me burgim gjer në shtatë

vjet. 225 Neni 130 i K.Penal. “Shtrëngimi apo pengimi për të filluar ose vazhduar bashkëjetesën, ose shtrëngimi

për të lidhur apo zgjidhur martesën, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer

në tre muaj.

Kërkesa e qëllimshme ndaj një të rrituri ose fëmije për të shkuar jashtë territorit të Republikës së

Shqipërisë, me qëllim detyrimin e tij për të lidhur martesë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me

gjobë ose me burgim deri në tre muaj. 226 Neni 243 i Kodit Penal, sipas se cilës “Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen pjesëtarit të familjes

së një personi që kryen njëdetyrë shtetërore ose një shërbim publik, për të penguar në kryerjen e detyrës

apo të shërbimit ose për shkak të kësaj veprimtarie, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet” 227 Neni 264 i K.P.sipas së cilës “Detyrimi i punonjësit që kundër vullnetit të marrë apo të mos marrë pjesë

në grevë ose krijimi i pengesave dhe vështirësive për të vazhduar punën kur punonjësi dëshiron të punojë,

përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj”. 228 Neni 275 i Kodit Penal “Thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e

tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit” 229 Neni 318 i Kodit Penal, sipas së cilit “Fyerja e gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit,

avokatit ose anëtarit të arbitrazhit, për shkak të veprimtarisë së tyre në një çështje, përbën kundërvajtje

penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.”

Page 88: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 88

Që një prokuror të ketë përgjegjësi penale për veprën penale të fillimit të paligjshëm të

ndjekjes penale, duhet që të ekzistojë njëkohësisht elementët përbërëse të figurës së

veprës penale, që janë objekti, ana objektive, subjektive, si dhe ana subjektive. Mungesa

e njërës prej këtyre elementëve bën që të mos kemi përgjegjësi penale për këtë figurë

krimi.

Përsa më sipër, nuk mund të ketë përgjegjësi penale prokurori për krimin e fillimit të

paligjshëm të ndjekjes penale në rastin kur:

Kundër një personi ka filluar ndjekja penale gabimisht, kjo në bazë të dhënave jo të

sakta e të pakontrolluar.

Në rastin kur fillohet ndjekja penale kundër një personi për kryerjen e një vepre

penale, kur kjo ndjekje fillon me kërkesën e të dëmtuarit.230

Fillon ndjekja penale kundër një personi për veprën penale të kryer në kushtet e

mbrojtjes së nevojshme231ose të nevojës ekstreme.232

Sipas rastit të tretë, prokurori nuk mund të ketë përgjegjësi penale për veprën e

parashikuar në nenin 313 të kodit penal, sepse në këtë rast ndjekja penale nuk fillon

kundër një personi, që dihet me siguri që është i pafajshëm, por në të vërtetë ndjekja

penale fillon për të hetuar dhe vërtetuar rrethanat që e përjashtojnë rrezikshmërinë

shoqërore të veprës penale.233

5.2 Vepra penale e zhdukjes apo humbjes së fashikullit.

Me ligjin nr 8733, datë 24.01.2001, pas nenit 313 të Kodit Penal, u shtua nenin 313/a me

përmbajtjen si më poshtë;

“Zhdukja ose humbja me çdo mënyrë e fashikullit të hetimit ose të gjykimit, si dhe heqja

prej tyre e dokumenteve, shkresave ose të dhënave të tjera që ndodhen të bashkuara me

to, kur ka sjellë pasoja të rënda në dëm të interesave të shtetasve ose të shtetit, dënohet

me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”

Kjo vepër u sanksionua në K.P, për të siguruar veprimtarinë e rregullt të organeve të

ndjekjes penale dhe të gjykatës si dhe të drejtat dhe liritë themelore të personave të marrë

në cilësinë e të pandehurit ose në procesin civil, nga veprimet ose mosveprimet e kundra

230 Në rastin kur kemi të bëjmë me një vepër penale e cila ndiqet me kërkesën e të dëmtuarit nga vepra

penale dhe ka filluar ndjekja penale pa u bërë kërkesa nga I dëmtuari, në këtë rast prokurori që ka filluar

ndjekjen penale do të ketë përgjegjësi penale sipas nenit 313 të K.Penal. 231 Sipas nenit 19 të K.Penal, nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën duke qenë i detyruar të

mbrojë jetën,shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i

çastit me kusht që, karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit. Mospërputhja

haptazi ndërmjet tyre përbën kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme 232 Sipas nenit 20 të K.Penal, nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën nga nevoja për të

përballuar një rrezik real dhe të çastit që e kërcënon atë, një person tjetër apo pasurinë nga një dëmtim i

rëndë dhe i pashmangshëm me mënyra të tjera, me kusht që të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i

shkaktuar të mos jetë më i madh së dëmi i zmbrapsur. 233 Ismet Elezi …..vep e cituar, fq 538.

Page 89: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 89

ligjshme. Siç shihet, kjo vepër penale përbëhet nga dy objekte, objekt primarë janë

marrëdhëniet juridike të vendosura nga shteti për të garantuar funksionimin normal të

organeve të ndjekjes penal dhe të gjykatës, ndërsa objekti dytësor janë marrëdhëniet

juridike të vendosura nga shteti për të garantuar të drejtat e personave që janë subjekte

pjesëmarrëse të një procedimi penal, që mund të jetë; personi të cilit i atribuohet vepra

penale, personi nën hetim ose personi i pandehur, i dëmtuari nga vepra penale, i dëmtuari

akuzues, si dhe paditësi dhe i padituri në një proces gjyqësor civil.

Nga ana objektive kjo vepër penale kryhet me veprime aktive të kundra ligjshme, të cilat

realizohen me format e mëposhtme:

1. Zhdukjes së fashikullit të hetimi ose të gjykimit, nëpërmjet asgjësimit me djegie,

grisje apo me mjete të tjera.

2. Humbjes së këtyre fashikujve.

3. Heqjes së dokumenteve, shkresave ose e të dhënave të tjera që ndodhen në fashikullin

hetimor ose në atë të gjykimit.

Përsa i përket subjektit, ai është i posaçëm, është personi që ka mbushur moshën për

përgjegjësi penale dhe për shkak të cilësisë së ushtrimit të funksioneve apo detyrave të tij,

bën të mundur humbjen ose zhdukjen e fashikullit hetimore apo atë gjyqësore, apo heqjen

e dokumenteve ose e akteve të tjera që ndodhen në dosjen hetimore apo gjyqësore.

Subjekte aktive të kryerjes së kësaj vepre penale mund të jenë; prokurori, oficeri i

policisë gjyqësore, sekretari gjyqësor i cili ka si detyrë vërtetimin e akteve të gjykatës dhe

lëshimin e vërtetimeve apo kopje të njësuara me origjinalin të akteve procedurale

gjyqësore. Ai është përgjegjës për krijimin e dosjeve, regjistrimin dhe zbatimin e

urdhrave të shpallur apo të nxjerrë nga gjykatat dhe gjyqtarët, si dhe për mbajtjen dhe

ruajtjen e dosjeve që nuk janë përfunduar ende, përveç kohës gjatë së cilës i ka

gjyqtari.234 Kancelari, pasi në bazë të ligjit “ Për administratën gjyqësore në Republikën e

Shqipërisë”, ka të drejtë të organizoj dhe të mbikëqyr në zyrën e gjykatës proceset për

marrjen, mbajtjen dhe administrimin e akteve procedurale, të provave materiale dhe të

shkruara, të paraqitura, krijimin dhe mbajtjen e dosjeve gjyqësore, si dhe asgjësimin e

provave materiale.235 Përveç subjekteve të lartpërmendur, si subjekte aktiv të kësaj vepre

penale mund të jenë dhe punonjës të tjerë të cilët ushtrojnë funksionet pranë organeve

proceduese.

Nga ana subjektive kjo vepër kryhet me dashje direkte.

5.3 Analiza juridike e veprës penale të ndalimit të dhënies dhe shpalljes së të

dhënave në kundërshtim me ligjin.

Dëshmitari është një element i rëndësishëm si për procesin gjyqësor dhe për funksionimin

e sistemit të drejtësisë. Për të garantuar funksionimin e rregullt të sistemit të drejtësisë,

jetën, shëndetin dhe lirinë e dëshmitarit, nga ana e shtetit duhet të merren masa për të

mbrojtur dëshmitarët nga kërcënimet dhe rreziqet që i kanosen për shkak të dhënies së

234 Neni 24 i ligjit nr. 109/2013 “Për administratën gjyqësore në Republikën e Shqipërisë” 235 Për më tepër lexo nenin 20 të ligjit të lartë përmendur.

Page 90: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 90

dëshmisë. Niveli i mbrojtjes që ofrohet nga shteti është i ndryshëm dhe është në varësi të

natyrës dhe shkallës së bashkëpunimit që ka personi ( dëshmitari) me autoritete e

zbatimit të ligjit, si dhe nga shkalla e rrezikut ndaj të cilit ai është i ekspozuar. Në varësi

të këtyre kritereve, disa prej dëshmitarëve mund të kenë nevojë për mbrojtje ndërsa disa

të tjerë jo. Në rastin kur vepra penale për të cilën ka nisur procedimi penal, është e një

rrezikshmërie të lartë shoqërore, shkalla e bashkëpunimit midis dëshmitarit dhe organit

procedues është e lartë, atëherë në këto raste dëshmitari duhet të merret në mbrojtje duke

u përfshirë në programin e mbrojtjes. Programi i mbrojtjes së dëshmitarit mund të shfaqet

në forma të ndryshme, nga ofrimi i asistencës financiare ose zhvendosja e përkohshme

deri tek zhvendosja e përhershme dhe krijimi i identiteteve të reja për dëshmitarin dhe

anëtarët e familjes së tij. 236 Zbatimi i programit të mbrojtjes për dëshmitarin ose

bashkëpunëtorin e drejtësisë vendoset vetëm nëse ai ndodhet në gjendje rreziku, është i

përshtatshëm për t'u përfshirë në program dhe, me vullnetin e vet të lirë, pranon e merr

pjesë aktivisht në zbatimin e tij.

Në momentin që një person vendoset në programin e mbrojtjes, aktet, dokumentacioni

dhe çdo informacion, që lidhet me propozimin, miratimin dhe zbatimin e programit të

mbrojtjes, vlerësohet si “Informacion i klasifikuar”i cili mbahet dhe administrohen nga

Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë. Gjithashtu do

të vlerësohet si “ informacion i klasifikuar” aktet, dokumentacioni, të dhënat, si dhe çdo

informacion, që zotërojnë dhe administrojnë ministritë, e institucionet e tjera qëndrore,

për programin e mbrojtjes. Këto akte dhe këto informacione klasifikohen të tilla me

synimin për garantuar jetën, integritetin fizik si dhe lirinë e personave të mbrojtur, sipas

ligjit“Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë”. Në rast se do

të kemi rrjedhjen e informacionit të vlerësuar si informacion i klasifikua ose nxjerrjen e

këtyre akteve si dhe bërjen publike të tyre, atëhere personi që ka dhënë informacionin e

vlerësuar si “ informacion i klasifikuar”, do të ketë përgjegjësi penal sipas nenit 313/b të

kodit penal237. Sipas kësaj dispozite;

“Bërja publike, edhe në organe të medias, në kundërshtim me ligjin e të dhënave me

karakter të klasifikuar dhe konfidencial, që rrezikojnë jetën, integritetin fizik ose lirinë e

personave të mbrojtur, sipas ligjit nr. 9205, datë 15.3.2004 “Për mbrojtjen e

dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë”, dënohet me gjobë ose me burgim

deri në dy vjet dhe, kur nga kryerja e kësaj vepre kanë ardhur pasoja të rënda për

shëndetin e tyre, me burgim nga 6 muaj deri në tre vjet.

2. Kur kjo vepër kryhet nga njëri prej personave që kanë përgjegjësinë për të ruajtur

karakterin e klasifikuar dhe konfidencial të të dhënave, dënohet me gjobë ose me burgim

deri në tre vjet dhe, kur nga kryerja e kësaj vepre kanë ardhur pasoja të rënda për

shëndetin e tyre, me burgim nga dy deri në pesë vjet.

3. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.”

236 Neni 12 i ligjit ligjit nr .10 173, datë 22.10.2009 “ Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të

bashkëpunëtorëve të drejtësisë” i ndryshuar me ligjin nr. 10461, datë 13.9.2011 237 Kjo dispozitë është shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004, neni 29; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012,

datë 1.3.2012, neni 56.

Page 91: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 91

Përpara se të analizojmë elementët e veprës penale të ndalimit të dhënies dhe shpalljes së

të dhënave në kundërshtim me ligjin, le të ndalemi fillimisht te trajtimi i koncepteve

dëshmitarë i drejtësisë, bashkëpunëtor i drejtësisë, gjendje rreziku, pasi dy subjektet

pasive të kësaj vepre penale janë pikërisht dëshmitarët e drejtësisë dhe bashkëpunëtorët e

drejtësisë.

“Dëshmitar i drejtësisë” është personi, i cili në cilësinë e dëshmitarit ose të personit të

dëmtuar, bën deklarime a dëshmon për fakte e rrethana, që përbëjnë objekt prove në një

procedim penal dhe që, për shkak të këtyre deklarimeve a dëshmive, ndodhet në gjendje

rreziku.238 Ndërsa “ bashkëpunëtor i drejtësisë” është personi, i cili vuan dënimin penal

ose është i pandehur në një procedim penal për krime të kryera në bashkëpunim, që

ndodhet në gjendje rreziku, për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë, të deklarimeve apo

dëshmive për fakte e rrethana, që përbëjnë objekt prove në të njëjtin procedim penal ose

në një procedim të lidhur. Me termin “ gjendje rreziku”, do të konsiderohet gjendja

aktuale, konkrete dhe serioze, për shkak të së cilës jeta e shëndeti janë në rrezik, si pasojë

e dëshmimit të dëshmitarit apo të bashkëpunëtorit të drejtësisë në procesin penal.

Ashtu siç e kam cituar dhe më lartë, kjo vepër penale ka si objekt marrëdhëniet juridike të

vendosura nga shteti për të garantuar veprimtarinë e rregulltë në fushën e drejtësisë si dhe

jetën, shëndetin dhe lirin e dëshmitarit të drejtësisë si dhe të bashkëpunëtorit të drejtësisë,

të mbrojtura posaçërisht nga veprimet e kundra ligjshme.

Përsa i përket anës objektive, kjo vepër penale kryhet me veprime aktive të kundra

ligjshme duke bërë publike nëpërmjet organeve të medias, në mënyrë tërësore ose

pjesore, informacionet ose aktet të cilat janë vlerësuar si “ informacion i kualifikuar”, që

kanë të bëjnë me dëshmitarin e mbrojtur ose me bashkëpunëtorin e drejtësisë, p.sh kjo

vepër kryhet nëpërmjet bërjes publike të identitetit të ri ose vend ndodhjes së re të

dëshmitarit të drejtësisë. Ky ndalim vjen si pasojë edhe e parashikimeve të bëra në

K.Pr.P, sipas së ëilës ndalohet publikimi qoftë edhe i pjesshëm i akteve sekrete që lidhën

me çështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit

masiv.239

Kjo vepër penale, quhet e konsumuar që nga momenti që bëhen publike këtë të dhëna të

vlerësuara si informacion i kualifikuar, pavarësisht fakti nëse kanë ardhur ose jo pasojat e

parashikuara në nenin 313/b të K.P. Nëse nga kryerja e kësaj vepre penale kanë ardhur

pasoja të rënda për shëndetin e dëshmitarit të drejtësisë ose të bashkëpunëtorit të

drejtësisë, ose në rastin më të keq është shkaktuar vdekja e tyre, ardhja e këtyre pasojave

do të konsiderohen si rrethana cilësuese të kryerjes së veprës penale.

Vepra penale e ndalimit të dhënies dhe shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin

kryhet nga subjekte të përgjithshme dhe të posaçme. Sipas paragrafit të parë të kësaj

dispozite subjekti aktiv është i përgjithshëm, është çdo person që ka mbushur moshën për

përgjegjësin penale dhe është i përgjegjshëm i cili bënë publike të dhënat në lidhje me

238 Neni 3 i ligjit nr .10 173, datë 22.10.2009 “ Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të

drejtësisë” i ndryshuar me ligjin nr. 10461, datë 13.9.2011. 239 Neni 103/1 K.Pr.P “ Ndalimi i publikimit të aktit”

Page 92: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 92

dëshmitarin e mbrojtur ose bashkëpunëtorin e drejtësisë, pavarësisht faktit që ato janë

cilësuar si informacion i kualifikuar. P.sh një subjekt i përgjithshëm mund të jetë një prej

familjarëve të dëshmitarit i cili është vendosur në programin e mbrojtjes dhe bënë publike

të dhënat në lidhje me identitetin e ri që ka ky dëshmitarë ose në lidhje me

vendqëndrimin e tij të ri, etj. Ndërsa sipas paragrafit të dytë, subjekt aktiv i kësaj vepre

penale është, çdo person që ka mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe është i

përgjegjshëm dhe sipas ushtrimit të funksionit kanë përgjegjësi për të ruajtur karakterin e

klasifikuar si kofidencial të të dhënave që kanë të bëjnë me subjektet pasive të kësaj

figure të veprës penale. P.sh. subjekt i posaçëm mund të jenë punonjësit e Drejtorisë së

Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë.240

Nga ana subjektive, kjo vepër penale kryhet me dashje direkte por mund të ndodhe që kjo

vepër penale të kryhet edhe nga pakujdesia.

240 Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, është një strukturë e

posaçme qendrore e Policisë së Shtetit, pranë Departamentit për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë e

Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe është organi përgjegjës për përgatitjen, ndjekjen dhe zbatimin e

programit të mbrojtjes. Kjo derjtori e shtrin veprimtarinë e vet në të gjithë territorin e Republikës se

Shqipërisë

Page 93: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 93

KREU VI

PËRDORIMI I DHUNËS GJATË HETIMEVE DHE PROBLEMATIKAT E SAJ

Përmbledhje: 6.1. E drejta e heshtjes dhe mos-inkriminimit të vetes gjatë procesit të

hetimeve paraprake. 6.2. Parashikimet ligjore në lidhje me parandalimin e ushtrimit të

dhunës gjatë procesit hetimor .6 3. Analiza juridike e veprës penale të përdorimit të

dhunës gjatë hetimeve. 6.4. Zbatimi në praktikë i nenit 314 të Kodit Penal dhe

problematikat e saj.

6.1 E drejta e heshtjes dhe mos inkriminimit të vetes gjate procesit të hetimeve

paraprake.

Procesi i investigimit 241 ose i hetimit duhet të ushtrohet duke respektuar rigorozisht

parimet e një procedimi të drejtë, të barabartë e të rregullt ligjor, në funksion të mbrojtjes

së të drejtave, interesave dhe lirive të ligjshme të njeriut. Ligjshmëria e këtij procesi

duhet verifikuar me kujdes e në çdo kohë, në mënyrë që të shmangen veprimet

arbitrare.242 Përdorimi i dhunës në fazën e hetimeve paraprake përbën shkelje të rëndë të

Kushtetutës dhe konkretisht nenit 25 të saj, në të cilën thuhet “Askush nuk mund t’i

nënshtrohet torturës, dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor poshtërues”. Siç shihet, në

kontekstin kushtetues, mos nënshtrimi ndaj torturës, dënimit apo trajtimit mizor,

çnjerëzor apo poshtërues është përfshirë si një garanci kushtetuese në kreun e lirive dhe të

drejtave vetjake të individit. Një parashikim i tij është bërë edhe në kodin e procedurës

penale, ku sipas të cilit “ Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimit apo trajtimit

mizor, çnjerëzor ose poshtërues dhe se të dënuarve me burgim u sigurohet trajtim

njerëzor dhe rehabilitim moral”243

Statusi i të qënurit i shoqëruar, i arrestuar, i ndaluar nuk legjitimon strukturat e policisë

për të ushtruar forma presioni, dhunë psikologjike, fizike, apo torturë mbi këta persona.

Respektimi i garancive procedurale ligjore të shtetasve në mjediset e policisë vihet në

zbatim që në momentin e njoftimit të akuzës dhe marrjes në pyetje të personave në

konflikt me ligjin.244 Të merresh me personat që kanë kryer krime nuk do të thotë që ti

diskriminosh apo ti urresh ata, por ata duhen të trajtohen me humanizëm. Trajtimi me

humanizëm i personave të shoqëruar, ndaluar ose arrestuar, buron nga Konventa

Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike të Kombeve të Bashkuara, sipas së cilës

"Të gjithë personat e privuar nga liria duhet të trajtohen me humanizëm dhe me respekt

241 Të investigosh do të thotë të shikosh ose të pyesësh në imtësi, të ekzaminosh, të bëshnjë kërkim ose

pyetje për informacione në mënyrë sistematike, të shqyrtosh, ballafaqosh ose të shfaqësh argumente e

prova të sakta para organeve të drejtësisë. Proces ky i cili realizohet nga persona profesionis, nga oficerët e

policisë gjyqësore, puna e të cilit është të investigojnë veprimtarinë kriminale në përputhje me parashikimet

ligjore. 242 Grup autorësh. “ Policia dhe Qytetarët”, botuar nga QSHDNJ, Tiranë 2004, fq 120. 243 Neni 5 Kodi I Procedurës Penale. 244 Komiteti Shqiptar I Helsinkit “Raport mbi situatën e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga

liria në drejtoritë dhe komisariatet e policisë dhe institucionet e paraburgimit dhe të ekzekutimit të

vendimeve penale”, Tiranë 2014, fq 7

Page 94: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 94

për dinjitetin njerëzor të personit"245. Mbi të gjitha, tortura dhe dënimi mizor, ose trajtimi

çnjerëzor ose degradues, janë absolutisht të ndaluara dhe nuk mund të justifikohen në

asnjë rrethanë.

Zbulimi dhe parandalimi i një krimi është i lidhur ngushtë me grumbullimin e plotë të të

gjitha provave që kanë të bëjnë me të, veçanërisht provave materiale si dhe dëshmitë,

deklarimet e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Provat materiale, si rregull,

gjenden aty ku ka ndodhur krimi ose ku janë lënë gjurmët e tij. Për këtë arsye është

shumë i rëndësishëm lokalizimi i vendngjarjes si dhe i gjitha vendeve ku janë lënë

gjurmët. Grumbullimi dhe fiksimi i të dhënave për rindërtimin e faktit kriminal, marrjen e

të dhënave nga personat që tregojnë rrethana të dobishme për qëllimin e hetimit, etj, janë

veprime që në fazën e hetimeve paraprake kryhen me iniciativën e shërbimeve të policisë

gjyqësore246

Marrja në pyetje mbetet një nga momentet kyçe të procedimit penal, sipas kodit të

procedurës penale “I pandehuri, edhe kur është me masë sigurimi izoluese ose kur i është

hequr liria për çdo lloj shkaku tjetër, merret në pyetje i lirë, përveç rasteve kur duhen

marrë masa për të parandaluar rrezikun e ikjes ose të dhunës. Nuk mund të përdoren, as

me pëlqimin e të pandehurit, metoda ose teknika për të ndikuar mbi lirinë e vullnetit ose

për të ndryshuar aftësinë e kujtesës e të vlerësimit të fakteve. Para se të ketë filluar

pyetja, të pandehurit i shpjegohet se ka të drejtë të mos përgjigjet dhe se edhe po të mos

përgjigjet, procedimi do të vazhdojë”.247 Respektimi i rregullave procedurale dhe ruajtja e

thelbit të të drejtave për personat e shoqëruar, ndaluar, arrestuar mbetet me rëndësi për

vijueshmërinë normale të këtij procesi.

Qëllimi i marrjes në pyetje është qartësimi i fakteve të grumbulluara më parë, gjetja e

fakteve të reja në lidhje me çështjen që po hetohet, si dhe respektimi i së drejtës që ka çdo

njeri, qoftë edhe i dyshuar për një krim, për të dëshmuar ose jo rreth asaj që di ose ka

kryer. Gjatë procesit të marrjes në pyetje personit të dyshuar, duhet t;i bëhet e ditur se ka

të drejtë të mos pohojë asgjë dhe nuk mund të detyrohet të dëshmojë kundër vetes, ose të

pohoj fajin.248 Gjatë shoqërimit, ndalimit ose arrestimit, oficeri i policisë gjyqësore, gjatë

marrjes në pyetje të këtyre personave, duhet ti shpjegojë atyre të gjithë të drejtat

procedurale që ata gëzojnë gjatë marrjes në pyetje. Të mos përdor as me pëlqimin e tij,

metoda dhe teknika për të ndikuar në lirinë e vullnetit ose për të ndryshuar aftësinë e

kujtesës së tij. Është e rëndësishme të theksohet fakti se personi i shoqëruar, ndaluar ose i

arrestuar, nuk mund të detyrohet të dëshmoj kundër vetes së tij apo pjesëtarëve të tjerë të

familjes. Në qoftë se gjatë pyetjes së tij dalin të dhëna që implikojnë me veprën penale,

atëherë ai njoftohet për të pasur një mbrojtës.

245 Neni 10 Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike të Kombeve të Bashkuara. 246 Për më tepër shih 294 Kodin e Procedures Penale “ Sigurimi i burimeve të provave” 247Neni 38 Kodi i Procedurës Penale “Rregulla të përgjithshme për marrjen në pyetje” 248 Neni 14/3 Koventa për të Drejtat Civile e Politike.

Page 95: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 95

E drejta për të mos inkriminuar veten, gjatë zhvillimit të procesit hetimor, është pjesë

përbërëse e së drejtës për një proces të rregull gjyqësor, e parashikuar në nenin 6 të

KEDNJ-së. GJEDNJ-ja, në lidhje me këtë të drejtë, ka theksuar se249;

“ Megjithëse jo specifikisht të përmendura në nenin 6 të konventës, e drejta për të mos

folur dhe e drejta për të mos inkriminuar veten janë përgjithësisht standarde

ndërkombëtare të njohura, të cilat qëndrojnë në thelb të nocionit të procesit të rregullt të

parashikuar në nenin 6 të konventës. Qëllimi i tyre qëndron, ndër të tjera, në mbrojtjen e

të akuzuarit ndaj detyrimit të papërshtatshëm nga ana e autoriteteve, duke kontribuar në

këtë mënyrë në shmangien e keqadministrimit të drejtësisë dhe në plotësimin e qëllimeve

të nenit 6. E drejta për të mos e inkriminuar veten presupozon në veçanti që

prokuroria në një çështje penale duhet të provojë akuzat ndaj të akuzuarit pa iu

drejtuar provave të marra përmes metodave të shtrëngimit në kundërshtim me vullnetin

e të akuzuarit. Në këtë kuptim e drejta është e lidhur ngushtë me prezumimin e

pafajësisë që përmban neni 6, paragrafi 2 i konventës. E drejta për të mos e fajësuar

veten kryesisht ka të bëjë me respektimin e vullnetit të një personi të akuzuar për të

heshtur. Siç kuptohet përgjithësisht në sistemet ligjore të palëve kontraktuese të

konventës dhe në sistemet ligjore të vendeve të tjera, ajo nuk mbulon përdorimin në

procese gjyqësore të materialeve që mund të merren nga i akuzuari nëpërmjet përdorimit

të kompetencave detyruese, por që kanë një ekzistencë të pavarur nga vullneti i të

dyshuarit, të tilla si, ndër të tjera, dokumentet e përfituara në bazë të një urdhri, analiza

e gjakut apo indeve trupore për qëllime të testimit të ADN-së.”

Gjatë zhvillimit të procesit hetimor, një vëmendje duhet ti kushtohet respektimit të së

drejtës së mbrojtjes, në veçanti nëse personit të shoqëruar, ndaluar, arrestuar, i është

dhënë mundësia të kundërshtojë vërtetësinë e provave dhe përdorimin e tyre, si dhe nëse

deklaratat e bëra nga ana e tyre, janë bërë vullnetarisht, pa asnjë nxitje ose shtrëngim për

të bërë deklarata të tilla. 250 Gjithashtu, vëmendje i duhet kushtuar cilësisë së provave,

përfshi edhe faktin nëse rrethanat në të cilat janë marrë hedhin dyshime në besueshmërinë

apo saktësinë e tyre. Për të vlerësuar nëse një procedurë e ka cenuar thelbin e privilegjit

kundër vetë inkriminimit, gjykata duhet të marrë të gjitha masat për të vërtetuar mënyrën

e marrjes së këtyre provave.251

Pra, e drejta e heshtjes dhe e mos inkriminimit të vetes, është një e drejtë absolute e cila

duhet të respektohet nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore, ose nga ana e prokurorëve

gjatë zhvillimit të procesit hetimor. Po ti referohemi respektimit të kësaj të drejte në

praktikë ndodh krejt e kundërta, pasi ndeshemi me fenomenin e ushtrimit të dhunës,

qoftë ajo fizike apo psikologjike, si dhe keqtrajtimeve që ju bëhen personave të

shoqëruar, ndaluar apo arrestuar, për të deklaruar ose dëshmuar në lidhje me faktet për të

cilat janë marrë në pyetje ose për të pranuar fajësinë duke inkriminuar veten e tyre.

249 Cështja Saunders kundër Mbretërisë së Bashkuar, datë 17.12.1996 250 Cështja Allan kundër Mbretërisë së Bashkuar Datë 05.11.2002 251 Shih për më tepër çështjet Heaney dhe McGuinness kundër Irlandës, nr. 34720/97, ECHR 2000 XII dhe

JB kundër Zvicrës, nr. 31827/96, ECHR 2001-III

Page 96: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 96

Sipas kësaj, shteti i së drejtës duhet ti krijojë mundësi efektive qytetarëve për të vënë në

vend çdo të drejtë të shkelur. Në këtë kuadër, merr një rëndësi të veçantë vënia përpara

përgjegjësisë dhe ndëshkimi i zyrtarëve dhe punonjësve publikë, të cilët gjatë ushtrimit të

funksioneve të tyre shkelin ligjin dhe cënojnë të drejtat themelore të shtetasve. Mos

vlerësimi si duhet i fakteve që tregojnë cënim të të drejtës për mbrojtje nga tortura,

trajtimi çnjerëzor e degradues, hetimi jo i plotë i kallëzimeve të bëra, prej organit të

akuzës, njëanshmëria e hetimit, ose shqyrtimit gjyqësor, aplikimi i dënimeve jo në

përputhje me dëmin që kanë pësuar viktimat dhe interesi publik, janë qëndrime që

cënojnë parimet e shtetit të së drejtës, ulin besimin qytetar tek administrata publike dhe

tek sistemi gjyqësor dhe zhvillimin demokratik të vendit.

Për të parandaluar këtë fenomen, nga ana e legjislatorëve janë hartuar aktet ligjore dhe

nënligjore të cilat kanë si qëllim respektimin e të drejtave që gëzojnë personat e

shoqëruar, ndaluar, arrestuar gjatë zhvillimit të procesit hetimor.

6.2. Parashikimet ligjore në lidhje me parandalimin e ushtrimit të dhunës gjatë

procesit hetimor.

Në momentin që një person shoqërohet, ndalohet, arrestohet dhe vendoset në ambientet e

marrjes në pyetje, pranë komisariateve, oficeri i policisë gjyqësore është i detyruar të

respektoje të gjitha garancitë procedurale që gëzojnë personat e lartë përmendur, si është

e drejta e informimit në lidhje me arsyet e shoqërimit, ndalimit, arrestimit, e drejta për të

pasur një mbrojtës ligjor, e drejta për të njoftuar familjarët, e drejta për të heshtur apo për

të mos bërë deklarime të cilat mund të inkriminojnë veten e tyre. Përsa i takon së drejtës

për të mos folur apo për të mos inkriminuar, nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore, kjo

e drejtë, në të shumtën e rasteve nuk respektohet, pasi këta të fundit për të arritur qëllimin

e tyre në lidhje me marrjen e një informacioni apo sigurimin e provave materiale

nëpërmjet së cilës mund të zbulohet mekanizmi i kryerjes së veprës penale, ushtrojnë

dhunë ndaj personave të ndaluar apo të arrestuar për të marrë këto prova apo në rastin më

të keq për ti detyruar që marrin përsipër kryerjen e veprës penale, duke u deklaruar fajtor.

Për të parandaluar ushtrimin e dhunës fizike, psikologjike, e akteve poshtëruese të cilat

cënojnë nderin dhe dinjitetin e njeriut, janë marrë disa masa të cilat janë të

implementuara në ligjin për policinë e shtetit, në ligjin për organizimin dhe funksionimin

e oficerëve të policisë gjyqësore, në rregulloren e personelit, si dhe në udhëzime të

ndryshme.

Përsa i përket përdorimit dhe ushtrimit të forcës nga ana e punonjësve të policisë, në

ligjin për policinë e shtetit është sanksionuar “Punonjësi i policisë përdor forcën për të

përmbushur detyrën vetëm kur kjo është e nevojshme dhe vetëm nëse të gjitha masat e

tjera janë të pasuksesshme apo të pamundura. “252 Sipas kësaj dispozite, gjatë ushtrimit

të detyrave funksionale, punonjësi i policisë ka të legjitimuar përdorimin e forcës

proporcionale, kur kjo është e nevojshme dhe vetëm nëse të gjitha masat e tjera janë të

pasuksesshme, apo të pamundura. Fora përdoret në përputhje me parimin e

proporcionalitetit. Punonjësi i policisë përzgjedh nivelin e nevojshëm të forcës ndërmjet

mundësive të përshkallëzuar që, ndër të tjera, përfshijnë bindje me fjalë, shtrëngim fizik,

mjete goditëse, por gjithmonë duhet të paralajmërojë se do të përdorë forcën para

252 Neni 133 i ligjit nr 108/2014 “ Për Policinë e shtetit”

Page 97: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 97

përdorimit të saj. Ky paralajmërim mund të mos kryhet nëse rrethanat nuk e lejojnë,

veçanërisht kur përdorimi i menjëhershëm i forcës është i nevojshëm për të parandaluar

një rrezik real dhe të çastit.253

Sipas, Manualit të Rregullave dhe Procedurave Standarde për Trajtimin dhe Sigurimin e

Personave të Arrestuar dhe Ndaluar, në Njësitë Policore, për përdorimin e forcës nga ana

e oficerit të policisë gjyqësore, specialisti i policisë, mban një procesverbal ku tregohen

arsyet e përdorimit të forcës, natyra e forcës së përdorur, punonjësit e policisë që kanë

përdorur forcën, veprimet e reagimet e të arrestuarit, ndaluarit, nëse të arrestuarit,

ndaluarit i janë shkaktuar lëndime apo dëmtime të tjera fizike, nëse janë dëmtuar

personeli policor apo ai mjekësor, etj. Procesverbali i përdorimit të forcës nënshkruhet

nga të gjithë të pranishmit dhe kopje të tij administrohen në fashikullin e dokumenteve të

arrestuarit, ndaluarit që mbahet në dhomat e sigurisë.

Ligji për policinë e shtetit, në kuadër të parandalimit të ushtrimit të dhunës gjatë marrjes

në pyetje të personave të sipërpërmendur, ka parashikuar edhe të drejtën që kanë personat

e ndaluar apo të arrestuar për të bërë kërkesë- ankesë. E drejta për të drejtuar një kërkesë

ose një ankesë është parashikuar shprehimisht në Nenin 115 , ku sipas së cilit “Çdo

person i shoqëruar, i ndaluar apo i arrestuar në ambientet e policisë, si dhe çdo shtetas

tjetër, ndaj të cilit punonjësit e policisë kryejnë veprime sipas dispozitave të këtij ligji ose

që cënohen gjatë kryerjes së këtyre veprimeve, ka të drejtë t’u paraqesë kërkesë/ankesë

me gojë ose me shkrim drejtuesve të policisë apo institucioneve të tjera shtetërore....”

Punonjësi i policisë, pasi e ka regjistruar kërkesën-ankesën, e dokumenton në regjistrin

përkatës dhe është i detyruar ta dërgojë menjëherë atë në institucionin të cilit i adresohet

ankesa.

Për të dokumentuar ushtrimin e dhunës ose jo si dhe për të parandaluar njëkohësisht edhe

abuzimet nga ana e personave të ndaluar apo të arrestuar të cilët pretendojnë se ndaj tyre

është ushtruar dhunë, sipas Manualit të Rregullave dhe Procedurave Standarde për

Trajtimin dhe Sigurimin e Personave të Arrestuar dhe Ndaluar, në Njësitë Policore, pika

7 parashikohet se: “Para sistemimit/akomodimit në dhomat e sigurisë, një punonjës

policie i nivelit të parë drejtues i shërbimeve të rendit, ...dhe mjeku, kryejnë intervistimin,

verifikimin dhe këqyrjen e jashtme të arrestuarit/ndaluarit nëse ka shenja të ushtrimit të

dhunës, keqtrajtimit, sëmundje të ndryshme që kanë nevojë për ndihmë mjekësore apo

ankesa të tjera të kësaj natyre. Detyrimisht në këtë moment sa më shpejt të jetë e mundur,

por jo më vonë se 12 orë pas ndalimit/arrestimit kryhet kontrolli/vizita mjekësore nga

mjeku apo ndihmës mjeku i drejtorisë/komisariatit të policisë. Në rast se personi refuzon,

duhet të dokumentohet. Në rastet e të miturve, ky kontroll/ vizitë kryhet me pëlqimin e

prindërve apo të kujdestarit të të miturit. Në përfundim te këtij procesi, gjithçka që është

konstatatuar pasqyrohet në një procesverbal verifikimi – konstatimi, i cili nënshkruhet

nga të gjithë punonjësit e policisë që janë përfshirë në verifikim/konstatim dhe vendoset

në dosjen e të ndaluarit/arrestuarit.

253 Komiteti Shqiptar I Helsinkit “Raport mbi situatën e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga

liria në komisariatet e policisë së shtetit, në institucionet e paraburgimit dhe të ekzekutimit të vendimeve

penale dhe në spitalet psikiatrike. Monitorimet janë realizuar gjatë periudhës korrik 2015 – janar 2016 “,

Tiranë 2016, fq 22

Page 98: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 98

Ky parashikim, është bërë sepse ekzaminimi mjekësor, sipas GJEDNJ-së, shihet si një

element esencial për mbrojtjen kundrejt keqtrajtimit dhe ushtrimit të dhunës gjatë

procesit hetimor. Në lidhje me këtë fakt GJEDNJ-ja, në një vendim të saj është shprehur:

“ Një ekzaminim mjekësor i përshtatshëm është një nga elementët esencial për mbrojtjen

kundrejt keqtrajtimit në hetuesi. Një ekzaminim i tillë duhet të bëhet nga mjekë të

kualifikuar pa praninë e një oficeri. Raporti i dhënë nga mjeku duhet të përfshijë në

mënyrë të detajuar jo vetëm plagët e konstatuara, por gjithashtu edhe shpjegimet e dhëna

nga pacienti sesi ato janë shkaktuar, si dhe opinionin e mjekut nëse shpjegimet janë të

pranueshme duke marrë parasysh natyrën e dëmtimit të shkaktuar.254

Sipas KPT-së255 “ sa herë që një i dyshuar për kryerjen e një vepre penale paraqitet

pranë autoriteteve gjyqësore dhe ka pretendime për keqtrajtim, këto pretendime duhet të

regjistrohen në formë të shkruar, duhet të urdhërohet menjëherë kryerja e ekzaminimit

mjeko-ligjor (ku të përfshihet, nëse është e nevojshme, psikiatri ligjor) dhe duhet të

ndërmerren hapat e duhur për të siguruar që pretendimet të hetohen në mënyrën e duhur.

Ky qëndrim duhet të mbahet pavarësisht nëse personi ka apo jo lëndime të dukshme. Për

më tepër, edhe në rastet kur nuk ka një pretendim të shprehur për keqtrajtim, autoritetet

kompetente duhet të urdhërojnë ekzaminimin mjeko-ligjor sa herë që ka arsye për të

besuar se personi mund të ketë qenë viktimë e keqtrajtimit.” Dokumentimi i kujdesshëm

dhe i përpiktë i evidencave mjekësore do të lehtësonte shumë hetimin e rasteve të

mundshme të keqtrajtimit si dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve. Nëse verifikohet

ushtrimi i dhunës, atëherë duhet filluar çështja penale, edhe nëse i dëmtuari nuk e kërkon

një gjë të tillë.

Raporti mjekësor është i rëndësishëm sepse nëpërmjet saj përcaktohet shkalla e

dentësisës dhe e goditjes, dhe nëpërmjet saj përcaktohet nëse një trajtim i tillë ka karakter

çnjerëzor dhe poshtërues. Të njëjtën qëndrim ka mbajtur edhe GJEDNJ-ja, e cila ka

pohuar se:256 “Megjithëse dëmtimet e viktimës mund të duken relativisht të lehta, ato

përbëjnë shenja të jashtme të përdorimit të dhunës, të forcës fizike ndaj personit të cilit i

është hequr liria, pra është në gjendje inferiore. Ky trajtim ka karakter çnjerëzor dhe

poshtërues....Raportet dhe çertifikatat mjekësore të hartuara nga mjekë, në pavarësi të

plotë, vërtetojnë dendësinë dhe goditjet e shumta, që përbëjnë dy elementë mjaft të

rëndësishëm, të cilat i japin këtij trajtimi karakter çnjerëzor dhe poshtërues.”

Edhe në kodin penale janë sanksionuar dispozita të cilat inkriminojnë aktet e dhunshme

të ushtruara nga punonjësit që ushtrojnë funksione publike të cilat klasifikohen si

torturë, apo dhunën e ushtruar gjatë zhvillimit të hetimeve për të detyruar shtetasin të bëjë

deklarata të dëshmojë ose të pohoj fajësinë e tij ose të një tjetri, si më poshtë:

254 Cështja Akoc kundër Turqisë ( Apss 22947/93 dhe 22948/93), Datë 10 .10.2000 255 Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Dënimit Çnjerëzor ose Degradues, i

cili ofron një mekanizem parandalues jo-gjyqësor për mbrojtjen e personave që u është mohuar liria nga

tortura dhe forma të tjera të keqtrajtimit. Në këtë mënyrë, KPT-ja plotëson punën gjyqësore të Gjykatës

Evropiane të të Drejtave të Njeriut. 256 Cështja Tomasi kundër Francë, Datë 27 Gusht 1992

Page 99: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 99

“ Kryerja me dashje e veprave, nëpërmjet të cilave një personi i janë shkaktuar vuajtje të

rënda, fizike apo mendore, nga një person, që ushtron funksione publike, ose me nxitjen

apo miratimin e tij, të hapur ose të heshtur, me qëllim:

a) për të marrë prej tij ose një tjetri informata ose pohime;

b) për ta ndëshkuar për një veprim të kryer ose që dyshohet të jetë kryer prej/ose një

personi tjetër;

ë) për ta frikësuar ose bërë presion mbi të ose një person tjetër;

ç) për çdo qëllim tjetër të bazuar në çfarëdolloj forme diskriminimi;

d) çdo akt tjetër çnjerëzor apo poshtërues;

dënohen me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.” 257

“Tortura, si dhe çdo akt tjetër çnjerëzor, kur ka sjellë gjymtimin, shëmtimin ose çdo

dëmtim të përhershëm të shëndetit të personit apo vdekjen, dënohen me burgim nga

dhjetë gjer në njëzet vjet.”258

“Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një

funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin

lirinë e shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.”259

“Përdorimi i dhunës nga personi i ngarkuar me zhvillimin e hetimeve për të detyruar

shtetasin të bëjë deklaratë të dëshmojë ose të pohoj fajësinë e tij a të një tjetri, dënohet

me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.”260

Këto vepra penale janë sanksionuar në kodin penal, për faktin se kur një individ ngre një

ankesë për keqtrajtim nga policia ose çdo organ tjetër shtetëror, shteti ka për detyrë t’i

sigurojë çdo individi brenda territorit të vet të drejtat dhe liritë e garantuara në aktet

kombëtare dhe ndërkombëtare. Pra nga ana e shteti duhet të ndërmerret një investigim

efektiv i cili do të bëj të mundur identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

Nëse nuk do të ishte kështu, ndalimet e përgjithshme ndaj torturës, trajtimit çnjerëzor dhe

degradues do të ishin jo efektive në praktikë dhe do të lejonte që në disa çështje organet

shtetërore të abuzonin me të drejtat e garantuara për tu ndëshkuar. 261 Në këtë

këndvështrim është e patolerueshme heshtja e prokurorit ose gjyqtarit kur u paraqitet,

gjatë ushtrimit të detyrës një person nën hetim ose gjykim, në gjendje arresti dhe që

pasqyron dëmtime fizike, ose psikologjike. Ky është një qëndrim që vjen hapur ndesh me

plotësimin e detyrës nga ana e këtyre zyrtarëve shtetërore.

6.3 Analiza juridike e veprës penale të përdorimit të dhunës gjatë hetimeve.

Përdorimi i dhunës nga personi i ngarkuar me zhvillimin e hetimeve për të detyruar

shtetasin të bëjë deklaratë të dëshmojë ose të pohoj fajësinë e tij a të një tjetri, përbën

vepër penale e cila dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

257 Neni 86 I Kodit Penal në të cilën është sanksionuar vepra penale e torturës. 258 Neni 87 I Kodit Penal, në të cilën është sanksionuar vepra penale e torturës me pasoja të rënda. 259 Neni 250 Kryerja e veprimeve arbitrare 260 Neni 413 I Kodit Penal. Përdorimi I dhunës gjatë hetimeve. 261 Cështja Sevtap Vezendaroglu kundër Turqisë. ( App 32357/96) Datë 11 Prill 2001

Page 100: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 100

Kjo dispozitë është e rëndësishme, për faktin se nëpërmjet saj synohet të mbrohet

veprimtaria e rregullt e organeve të policisë gjyqësore, e prokurorisë gjatë kryerjes së

hetimeve penale, si respektuese e ligjit dhe rregullave procedurale dhe jo si shkelëse e

saj. Nëpërmjet hartimit të kësaj dispozite, ligjvënësi vënë theksin se duhet të respektohen

rregullat procedurale që lidhe me zbulimin, fiksimin dhe mbledhjen e provave për një

fakt të ndodhur, të cilat shërbejnë për të vërtetuar kryerjen ose jo të veprës penale, pasojat

e ardhura prej saj, fajësinë ose pafajësinë e të pandehurit dhe shkallën e përgjegjësisë së

tij.262 Në lidhje me zbulimin, fiksimin dhe marrjen e provave, kodi i procedurës penale ka

sanksionuar se oficerët e policisë gjyqësore, prokurorët, faktet të cilat shërbejnë si provë

duhet të merren nga burimet e provave të parashikuara në ligj, sepse në të kundërt faktet

që merren nga burime të paparashikuara në ligj dhe janë të dyshimta, nuk kanë vlerën e

provës.263 Procedura e ndjekur për marrjen e provave është e rëndësishme, pasi askush

nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e e të dhënave të mbledhura në mënyrë të

paligjshme264.

Përsa më sipër, marrja e deklarimeve, dëshmimeve apo pohimi i kryerjes së veprës penale

nga personi i cili është shoqëruar, ndaluar apo arrestuar, nëpërmjet përdorimit të dhunës

nga oficerët e policisë gjyqësore, prokurorët, nuk mund të cilësohet si provë, sepse është

në kundërshtim me rregullat ligjore. Të njëjtën qëndrim ka mbajtur edhe GJEDN-ja në

vendimet e saj. Për përdorimin në proces të provave materiale të siguruara drejtpërdrejt

me anën e keqtrajtimeve, GJEDNJ-ja ka çmuar se: ” provat materiale të siguruara me

anë të akteve të dhunës nuk duhet asnjëherë, cilado qoftë vlera e tyre bindëse, të merren

si referencë për të provuar fajësinë e personit. Neni 3 i konventës përmban një të drejtë

absolute, ndaj nuk mund të peshohen interesa të tjerë kundër saj, si serioziteti i veprës

penale apo interesi publik për ndjekjen efektive penale, sepse një gjë e tillë do të cenonte

natyrën e saj absolute”

Sipas qëndrimit të GJEDNJ-së; “ as mbrojtja e jetës së njeriut, as sigurimi i dënimit

penal nuk mund të arrihen duke komprometuar mbrojtjen e së drejtës absolute për të mos

iu nënshtruar keqtrajtimit të parashikuar nga neni 3. Përdorimi i provave të tilla, të

përftuara në sajë të shkeljes së njërës prej të drejtave absolute që përbëjnë thelbin e

konventës, shkakton gjithmonë dyshime të forta lidhur me rregullsinë e procesit, edhe

nëse pranimi i këtyre provave nuk ka qenë vendimtar për dënimin e të dyshuarit.”265

Si rrjedhojë, gjykata, çmon se pranimi i deklarimeve të përftuara me anë të akteve të

torturës apo me anë të keqtrajtimeve të tjera e bëjnë procesin në tërësi të parregullt,

pavarësisht nga vlera bindëse e deklaratave dhe pavarësisht se pranimi i këtyre

deklaratave është ose jo vendimtar për verdiktin e fajësisë.

Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se neni 413 i kodit penal në të cilën është

sanksionuar vepra penale e përdorimit të dhunës gjatë hetimeve, ka si qëllim edhe

mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shtetasve të mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni

262 Shih nenin 149 të Kodit të Procedurës Penale. 263 Sipas nenit 151/4 të kodit të procedurës penale, provat e marra në shkelje të ndalimeve të parashikuara

nga ligji nuk mund të përdoren. 264 Neni 32 / 2 I Kushtetutës. 265 Shih çështjen Gäfgen kundër Gjermanisë, datë 01.06.2010

Page 101: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 101

penal nga veprimet jo të ligjshme të oficerëve të policisë gjyqësore apo organeve të

prokurorisë.

Nga ana objektive, kjo vepër penale kryhet nëpërmjet veprimeve aktive të

kundraligjshme, si ushtrimi i dhunës fizike ose psikologjike për të marrë një deklaratë

apo një dëshmi, ose për të pohuar fajësinë nga personat e shoqëruar, ndaluar ose

arrestuar.

Me termin dhunë kuptojmë çdo sjellje apo qëndrim që dëmton mirëqenien fizike,

emocionale dhe seksuale të një apo disa personave dhe që ndikon në ndërprerjen e

zhvillimit normal të individit. Si e tillë dhuna klasifikohet në: dhunë fizike, emocionale,

seksuale dhe ekonomike. Dhunë fizike konsiderohen sjellje të tilla si: rrahja, tortura, shkundja ose

shtytja me forcë, djegia, goditja ( me shuplakë ose shkelm), pickimi, çjerrja, kafshimi,

qortimi i rreptë, detyrimi me forcë për të kryer një veprim, përdorimi i lëndëve që

shkaktojnë dhimbje ose shqetësim, thyerja e eshtrave, shkulja e flokëve etj266. Sjelljet që

përbëjnë dhunën fizike mund të shkaktojnë plagë të lehta si hematoma deri në plagë të rënda që mund të

marrin edhe jetën e personit. Dhuna emocionale ose psikologjike përbëhet nga sjellje dhe qëndrime që

konsistojnë në fyerje, përbuzje, etiketime, përçmim, nën vlerësim, kërcënim deri në jetën e viktimës.

Po ti referohemi raportit të KshH267-së, sipas saj, nga sondazhet e kryera nuk është konstatuar

që neni 314 i Kodit Penal të ketë gjetur zbatim në praktikën hetimore dhe gjyqësore të

deritanishme. Sa herë që është raportuar për ushtrimin e dhunës gjatë marrjes në pyetje

apo në ambientet e paraburgimit, nga ana e organit të akuzës është nisur procedimi penal

për personat përgjegjës, për veprën penale të torturës të parashikuar në nenin 86 ose për

veprën penale të kryerjes së veprimeve arbitrare të sanksionuar në nenin 250 të kodit

penal. Kjo ndoshta për faktin se mund të ketë paqartësi të organeve të hetimit dhe

gjykimit lidhur me cilësimin juridik të veprës, përfshirë dhe torturën, aq më tepër kur as

praktika gjyqësore dhe as doktrina e të drejtës Penale vendase nuk ka trajtuar me hollësi

elementët dallues midis këtyre veprave penale. Respektivisht, “dashja në kryerjen e

veprimeve, apo mosveprimeve, në kundërshtim me ligjin...nga personi me funksione

publike..., të cilët kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetasve...”, apo “kryerja e

veprimeve ose dhënie e urdhrave arbitrare...punonjës me funksion shtetëror apo

publik...”, ose “përdorimi i dhunës nga personi i ngarkuar me zhvillimin e

hetimeve…detyruar shtetasin të bëjë deklaratë, të dëshmojë ose të pohojë pafajësinë e tij

a të një tjetri..”, të parashikuara në veprat përkatëse, mund të jenë elementë të anës

objektive dhe subjektive të figurës së veprës penale të Torturës, trajtimit çnjerëzor ose

degradues. Pra, siç, shihet një element i rëndësishëm i anës objektive të veprës penale të

përdorimit të dhunës gjatë hetimeve, është përcaktimi i intensiteti të dhunës së ushtruar.

Nëpërmjet përcaktimit të këtij intensiteti, organet hetimore dhe ato gjyqësore, do të jenë

më të saktë në cilësimin ligjore të veprës penale të kryer. Është pikërisht forca dhe

intensiteti i dhunës së ushtruar, nëpërmjet së cilës një dhunë e ushtruar mund të

klasifikohet si torturë, si trajtim çnjerëzor apo degradues, apo thjesht dhunë. Intensiteti i

dhunës së ushtruar matet, duke marrë në analizë kohëzgjatjen, moshën e viktimës,

266 Neni 3, pika 12. Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve. 267 Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Page 102: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 102

gjininë, gjendjen shëndetësore dhe efektet fizike apo mendore që pëson viktima si dhe

çdo rrethanë tjetër specifike të situatës.

Në vendimin “Dybeku kundër Shqipërisë”, GjEDNj vlerësoi se:268

“... natyra, kohëzgjatja dhe vuajtja e dënimit sa i takon keqtrajtimit të të cilit ankuesi i

ishte nënshtruar, si dhe efektet që kanë pasur në tërësi mbi gjendjen e tij shëndetësore,

janë të mjaftueshme për t’u kualifikuar si çnjerëzore dhe degraduese”. Sipas gjykatës, në

respekt të nenit 3 të Konventës, “... shteti duhet të garantojë që një person të dënohet në

kushtet të cilat janë në pajtim me dinjitetin njerëzor, që mënyra apo metoda e ekzekutimit

të këtyre masave të mos e nënshtrojnë atë ndaj ankthit apo mundimit të një intensiteti të

tillë që e kapërcen nivelin e pashmangshëm të vuajtjes e cila është prezent në burg, dhe

sipas kërkesave praktike të burgimit të sigurohen në mënyrë të përshtatshme shëndeti dhe

mirëqenia e tij.”

Për të bërë një cilësim ligjorë sa më të drejtë të veprës penale, në momentin që analizohen

elementët përbërës të figurës së veprës penale 269 , duhet të merren në konsideratë se çfarë

kuptojmë me termat torturë, trajtim çnjerëzor apo degradues. Sipas Konventës “Kundër torturës,

dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues”, termi “torturë” nënkupton “çdo

veprim me të cilin personit tjetër i shkaktohen qëllimisht dhembje a vuajtje të rënda,

fizike ose mendore, me qëllim që të sigurojë nga ai ose nga ndonjë person i tretë,

informacione ose pohime për ta dënuar për veprën të cilën ai ose ndonjë person i tretë e

ka kryer ose dyshohet se e ka kryer, ose me qëllim që të frikësohet ose detyrohet ai ose

ndonjë person i tretë, ose për ndonjë arsye tjetër të bazuar në diskriminimin e cilido lloji,

kur dhembjet ose vuajtjet e tilla shkaktohen nga një person zyrtar ose nga një person i

tretë që vepron sipas detyrës zyrtare ose me nxitjen a pëlqimin e tij. Ky term nuk përfshin

vuajtjet ose dhembjet që rezultojnë vetëm nga sanksionet ligjore, që u përkasin ose janë

shkaktuar prej tyre”270 . Po kjo Konventë në nenin 16 të saj, kërkon nga shtetet palë të

parandalojnë “veprime të tjera që përbëjnë dënime a trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese,

që nuk janë veprime torture, siç është përcaktuar prej saj në nenin 1, kur veprime të tilla janë

kryer nga një person zyrtar ose nga çdo person tjetër që vepron me titull zyrtar, ose me nxitjen e

tij ose me miratimin e tij të shprehur ose të heshtur...”

Pra meqenëse Konventa nuk parashikon përkufizime për veprime që kualifikohen si dënime a

trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese, lë të nënkuptohet se veprimet që nuk përfshihen në

kuptimin e torturës do t’i përkasin kësaj kategorie më të lehtë. Trajtimi çnjerëzor nënkupton

shkaktim me dashje të vuajtjeve fizike dhe mendore mbi trupin dhe emocionet e qenieve

njerëzore, pa pasur domosdoshmërish një qëllim të posaçëm. Ndërsa me trajtim

degradues do të kuptohet privimi i individit prej dinjitetit të tij, akte që çojnë në

dekadencë morale dhe intelektuale. 271 Siç, shihet dallimi midis torturës dhe trajtimit

çnjerëzor, ose degradues qëndron tek intensiteti i dhunës së ushtruar. Vepra penale e torturës, e

parashikuar në nenin 86 të K.Penal, kryhet me veprime aktive torturuese që shfaqen në mënyra

brutale e të egra e që shkaktojnë dhimbje të fuqishme trupore. Torturat kryhen me vendosjen e

268 Cështja Dybeku kundër Shqipërisë” ankimi nr.41153/06, Datë 18 dhjetor 2007 269 Elementët përberës të figurës së veprës penale janë objketi, ana objective, subjekti dhe ana subjective. 270Neni 1 pika 1 e Konventës. 271 Referat i z.Arben Rakipi, mbajtur gjatë trajnimit me gjyqtarë e prokurorë në Dhjetor 2014 në Shkollën e

Magjistraturës, në kuadër të veprimtarisë së KShH, bazuar në projektin financuar nga BE, mbi Torturën

Page 103: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 103

gjilpërave nën thonjtë, me vënien e trupit mbi zjarr ose akull, ose goditje të forta në trup, etj.

Aktet çnjerëzore apo poshtëruese janë nga më të ndryshme, lënia pa bukë, përdorimi i lëndëve

kimike në organizmin e njeriut, mosdhënia e ndihmës mjekësore në gjendjen e agonisë, lënia pa

gjumë, pa ushqime, humbja e sensit të kohës, memories etj.

Përsa i përket barrës së provës për të vërtetuar ushtrimin e dhunës gjatë marrjes në pyetje

ose gjatë zhvillimit të hetimeve paraprake, e ka shteti, i cili ka detyrimin për të shpjeguar

se si janë shkaktuar këto dëmtime tek personi ndaj së cilit është ushtruar dhunë, kush janë

personat përgjegjës, si dhe përcaktimin e mekanizmit nëpërmjet së cilës është ushtruar

dhune. GjEDNj ka theksuar se;........ në rastet kur një individ mbahet në ndalim nga

Policia dhe ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore ....i përket Shtetit barra e provës për

të dhënë shpjegime të qarta për mënyrën e shkaktimit të dëmtimeve, mosdhënia e të

cilave përbën një rast të pastër të ngritur në kuadër të Nenit 3, të KEDNj272.Gjithashtu,

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në çështjen Jannatov kundër Azerbaxhanit ajo

është shprehur se273 “

[...] pretendimet për keqtrajtim duhet të mbështeten në prova. Në vlerësimin e provave

Gjykata adopton qëndrimin e provës “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”. Aty ku ngjarja

është në dijeninë e autoriteteve, si në rastin e personave nën kontrollin dhe “ruajtjen”

(custody) e tyre, presupozime të forta ngrihen nëse ka dëmtime që ndodhin gjatë kohës së

ruajtjes. Në fakt, barra e provës u takon autoriteteve për të dhënë një përgjigje bindëse.

Gjykata vëren se gjykatat e brendshme janë mbështetur në deklaratat e bëra gjatë hetimit

nga ana e aplikantit, në të cilat ai ka pranuar përfshirjen e tij në krim. Megjithatë,

aplikanti i ka mohuar deklaratat e tij të bëra gjatë hetimit në gjykatë, duke pretenduar se

ato janë marrë nën torturë. Edhe pse gjykata nuk arriti të përcaktojë nëse në rastin

konkret kishte një shkelje thelbësore të nenit 3 të konventës në lidhje me keqtrajtimin e

pretenduar të aplikantit ndërsa ishte në paraburgim policor, ajo çmoi se paaftësia e saj

për të arritur në ndonjë përfundim, në thelb rrjedh nga dështimi i autoriteteve vendase

për të kryer një hetim efektiv mbi pretendimet e kërkuesit për keqtrajtim. Gjykata thekson

se aty ku ka dyshime në lidhje me besueshmërinë e një burimi prove, nevoja për të

verifikuar këtë provë me prova të tjera është më e madhe. Për sa më sipër, Gjykata

konsideron se këto deklarime, mbi të cilat janë mbështetur gjykatat e brendshme për

dhënien e fajësisë, janë prova me cilësi të dyshimtë. Për sa u përket “rrethanave faktike

të çështjes”, Gjykata vëren se gjykata e brendshme nuk ka specifikuar dhe nuk ka

shpjeguar se mbi cilat “rrethana faktike të çështjes” është bazuar për të përjashtuar

deklarimet e aplikantit gjatë gjykimit në favor të deklarimeve të bëra prej tij gjatë hetimit

Përsa më sipër, arrijmë në përfundimin se në çdo rast kur dhuna ushtrohet nga punonjësit

e policisë, oficerët e policisë gjyqësore në dëm të të shoqëruarve, të ndaluarve, të

arrestuarve, të paraburgosurve dhe të personave që vuajnë dënimin me burgim, barra e

provës u përket autoritete shtetërore, ku ndodhet personi i keqtrajtuar, për të provuar që

272 Cështja Tomasi kundër Francës, Vendim i dt. 27 Gusht 1992; Ribitsch kundër Austrisë, Vendim i dt. 04

Dhjetor 1995 273 Çështja Jannatov kundër Azerbaxhanit , Datë 31.10.2014.

Page 104: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 104

nuk është fajtor për ushtrimin e dhunës si dhe për të dokumentuar dhe njoftuar autoritetet

kompetente për dhunën e konstatuar.

Subjekti aktiv, i veprës penale të përdorimit të dhunës gjatë hetimeve, është i posaçëm,

është personi i ngarkuar për zhvillimin e hetimeve dhe që përdor cilësitë e funksionit të

tij, për kryerjen e kësaj vepre penale. Konkretisht janë, oficerët e policisë gjyqësore,

prokurorët si dhe efektivat e policisë. Oficerët e policisë gjyqësore janë subjekte aktive të

kësaj vepre penale, pasi kodit të procedurës penale, hetimet paraprake kryhen nga

prokurori dhe oficerët e policisë gjyqësore. Ndërsa subjekte pasive të veprës penale të

përdorimit të dhunës gjatë hetimeve, janë personat e shoqëruar, ndaluar ose të arrestuar.

Pra siç shihet, si subjekti aktiv dhe subjekti pasiv i kësaj vepre penale është i posaçëm.

Nga ana subjektive, vepra penale kryhet me dashje të drejtpërdrejtë, nga ana e

oficerëve të policisë gjyqësore dhe prokurorëve, pasi këta të fundit e dinë që është e

ndaluar përdorimi i forcës dhe dhunës gjatë marrjes në pyetje, marrjes së një deklarate

apo dëshmie, si dhe për të detyruar subjektin pasiv të kësaj vepre penale për të marrë

përsipër fajësinë e kryerjes së veprës penale apo të fajësoj dikë tjetër. Motivet për të cilat

shtyhet subjekti aktiv i kësaj vepre penale janë të ndryshme por nuk kanë ndonjë rëndësi

për cilësimin e veprës penale.

Vepra penale e përdorimit të dhunës gjatë hetimeve konsumohet që në momentin e

përdorimit të dhunës, pavarësisht faktit nëse është arritur apo jo qëllimi për të cilën është

ushtruar kjo dhunë.

6.4 Zbatimi në praktikë i nenit 413 të Kodit Penal dhe problematikat e saj.

Sipas monitorimeve dhe studimeve të kryera nga Avokati i popullit dhe nga KshH-ja,

është konstatuar se vepra penale e përdorimit të dhunës gjatë hetimeve e parashikuar në

nenin 413 të kodit penal, në seksionin e veprave penale kundër drejtësisë, nuk ka gjetur

zbatim në praktikë, çfarë nënkupton se nuk kemi ndonjë vendim gjyqësor të formës së

prerë, në të cilën të jetë deklaruar fajtor subjekti aktiv i kësaj vepre penale. Kjo, sepse

organet e hetimit dhe gjykata kanë hasur vështirësi përsa i përket kualifikimit dhe

cilësimit ligjor të veprës penale, ku kemi pasur përdorimin e dhunës nga subjektet e

sipërpërmendura. K.sh.H-ja , në studimin e kryer me temën ‘ Veprat penale të torturës,

trajtimit çnjerëzor dhe degradues si dhe praktikat e hetimit dhe gjykimit të tyre në rrethet

gjyqësore Tiranë dhe Elbasan”, 2015, ka trajtuar disa raste, për të treguar se çfarë

qëndrimi është mbajtur nga organi i prokurorisë për cilësimin ligjor të këtyre rasteve.

Rastet janë si më poshtë

Rasti I274. Një shtetasi i ishte bërë thirrje për të ndaluar në rrugë nga një punonjës policie.

Ankuesi, ndonëse i është bindur urdhrit, është lidhur me pranga dhe është keqtrajtuar nga

disa punonjës policie, të pranishëm, të cilët më pas e kanë shoqëruar në Komisariatin nr 2

Tiranë, ku pretendohej se kishte vazhduar keqtrajtimi i tij. Nga goditjet e forta, ai ka

humbur ndjenjat dhe i ka rënë të fikët. Sapo është përmendur, punonjësit e policisë e kanë

274 K.sh.H “ Studim mbi veprat penale të torturës, trajtimit cnjerëzor dhe degradues si dhe praktikat e

hetimit dhe gjykimit të tyre në rrethet gjyqësore Tiranë dhe Elbasan”, 2015, fq 23

Page 105: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 105

goditur përsëri, deri sa ai humbiste ndjenjat dhe kjo skenë është përsëritur disa herë. Më

pas, ai është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë dhe është izoluar në

dhomat e paraburgimit të këtij organi. Në këto ambiente ai është vizituar dhe mjekuar nga

mjeku i policisë. Eksperti mjeko-ligjor konstatoi shenja të dukshme dhune në kokë, fytyrë

dhe në pjesë të tjera të trupit. Gjithashtu, nga ekspertët u bë këqyrja e dokumentacionit të

policisë, ku ishin pasqyruar vizitat mjekësore që i ishin bërë ankuesit nga mjeku i

policisë. Në përfundim të hetimit të kësaj ankese dhe nga provat e administruara rezultoi

se, pretendimet e ankuesit për keqtrajtim fizik, nga punonjësit e policisë, ishin të vërteta.

Gjithashtu u identifikuan dy nga punonjësit e policisë, A.Gj. dhe K.B., që kishin kryer

veprimet e kundërligjshme ndaj ankuesit. Për këtë rast, Avokati i Popullit i rekomandoi

Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë fillimin e ndjekjes penale në ngarkim të

punonjësve të policisë, për veprën penale të “Torturës”, parashikuar nga neni 86 dhe 25 i

K.Penal, i ndryshuar.

Rasti II.275 Katër shtetas, përkatësisht B. K., M. K., J. T. dhe E. T. ankoheshin se, rreth

orës 01.00, duke qenë në një lokal Internet-Kafe, që ndodhej poshtë pallateve të tyre të

banimit, ishin shoqëruar, padrejtësisht, nga patrulla e policisë në Komisariatin e Policisë

Nr. 4, Tiranë. Dy prej këtyre shtetasve ishin keqtrajtuar nga punonjësit e policisë dhe, për

shkak të dëmtimeve të pësuara, ishin dërguar në spital nga policia për ekzaminim e

mjekim dhe njëri prej tyre, që ishte më rëndë, ishte shtruar. Shtetasit ankues pretendonin

edhe për kallëzim të rremë, të bërë ndaj tyre nga punonjësit e policisë, sikur kishin

kundërshtuar me dhunë, fyer e kërcënuar policët. Si pasojë e këtij kallëzimi të rremë,

shtetasit B. K. dhe J. T. ishin arrestuar, ndërsa shtetasit M. K. dhe E. T. ndiqeshin

penalisht në gjëndje të lirë. Në përfundim të hetimit të kësaj ankese dhe nga provat e

administruara, nga stafi i Avokatit të Popullit, u arrit në konkluzionin se, kishte indice e

dyshime të forta që pretendimet e ankuesve për keqtrajtim fizik, për shoqërim të

paligjshëm në polici dhe për kallëzim të rremë ndaj tyre, ishin të bazuara. Avokati i

Popullit përgatiti një rekomandim, drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për

fillimin e ndjekjes penale në ngarkim të 4 punonjësve të policisë, efektivë të Komisariatit

të Policisë Nr. 4, Tiranë, për veprat penale të “Torturës”, parashikuar nga neni 86 e 25 i

K.Penal, të “Kryerjes së veprimeve arbitrare“, parashikuar nga neni 250 e 25 i K.Penal

dhe të “Kallëzimit të rremë”, parashikuar nga neni 305 e 25 i K.Penal. Në kohën e

përfundimit dhe të dërgimit të këtij rekomandimi rezultoi se, mbi bazën e kallëzimit të

ankuesve, organi i Prokurorisë kishte filluar ndjekjen penale për këtë çështje. Të ndodhur

në këto kushte, kur për të njëjtin rast kishte një çështje penale të filluar nga organi

kompetent, Avokati i Popullit vuri në dispozicion të ankuesve të gjitha provat e

grumbulluara gjatë hetimit administrativ, me qëllim që ata t’i përdornin gjatë hetimit

penal. Në rastin e mësipërm konstatohet se, për shkak të dhunës së rëndë të ushtruar gjatë

ndalimit, dy prej shtetasve janë shoqëruar për mjekim të specializuar në spital ku për

njërin prej tyre është vendosur shtrimi. Nga ana tjetër, punonjësit e Policisë që kanë kryer

shoqërimin kanë paraqitur kallëzim penal ndaj këtyre shtetasve për veprën penale

“Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236, i Kodit

Penal. Sipas ankuesve, kallëzimi ishte bërë nga punonjësit e policisë, për t’u mbrojtur nga

ankimi që të afërmit e tyre kishin bërë për veprimet e tyre të kundërligjshme dhe për të

justifikuar dhunën e ushtruar dhe pasojat ndaj të dëmtuarve. Në rastin e mësipërm, në

275 Po aty, fq 23-25

Page 106: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 106

kushtet kur po shqyrtohej një kallëzim penal, organet shtetërore kishin detyrimin ligjor të

verifikonin të gjithë rrethanat e ngjarjes dhe pas administrimit të provave (pyetja e

dëshmitarëve okularë, e autorëve të dyshuar të ushtrimit të dhunës, e këqyrjes së

dokumenteve në Komisariatin e Policisë përgjegjës dhe në spital ku ishin ekzaminuar dhe

mjekuar shtetasit, si dhe aktet e ekzaminimit mjeko-ligjor të dy të dëmtuarve), të fillonin

ndjekjen penale ndaj punonjësve përgjegjës. Policia e Shtetit kishte për detyrë të provonte

mungesën e lidhjes shkakësore midis veprimeve ose mosveprimeve të tyre dhe pasojave

në shëndetin e shtetasve të keqtrajtuar.

Duke analizuar rastet e larte përmendur, vihet re se në rastet e ushtrimit të dhunës fizike

dhe psikologjike ndaj shtetasve, nga nëpunësit zyrtarë e publikë, kualifikimi i tyre sipas

nenit 250276, të Kodit Penal, konsiderohet si zgjedhja më e drejtë ligjore. Kjo ndodh për

shumë arsye, por dhe për faktin se organet e hetimit nuk ndalen për të hetuar në mënyrë

të gjithanshme dhe objektive shkakun, rrethanat dhe arsyen pse u përdorë dhuna,

kohëzgjatjen e saj, veçoritë e viktimës, gjendjen e tij shëndetësore, pasojat fizike dhe

psikologjike që ka pësuar. Sipas rekomandimeve të bëra nga Avokati i Popullit, rastet e

tilla përmbajnë elementë të torturës në formën e trajtimit çnjerëzor apo edhe të fyerjes së

dinjitetit sepse K.Pr.Penale, nuk e detyron të pandehurin të flasë apo të vetë inkriminohet.

I vetmi ndryshim që ekziston ndërmjet veprës penale të torturës dhe veprës penale të

përdorimit të dhunës gjatë hetimeve, është ana objektive sepse në veprën e dytë nuk është

parashikuar vuajtja e rëndë fizike apo mendore e viktimës, siç parashikohet në nenin 86

të kodit penal. Pra meqenëse Konventa nuk parashikon përkufizime për veprime që

kualifikohen si dënime a trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese, lë të nënkuptohet se

veprimet që nuk përfshihen në kuptimin e torturës do t’i përkasin kësaj kategorie më të

lehtë.

Për të shmangur konfuzionin e krijuar në praktikën e organeve të drejtësisë, përsa i përket

cilësimit ligjor të veprës penale është e nevojshme që termi dhunë që përdoret në neni

413 të K.Penal, të specifikohet me qartë si dhe të jepet një vlerësim në lidhje me

intensitetin dhe forcën e dhunës së ushtruar. Ndoshta do të ishte më mirë që në nenin 413

të K.Penal, të ishin përcaktuar format e ushtrimit të dhunës277 dhe pasojat që do të

shkaktonte kjo dhunë në shëndetin e personit që ka statusin e subjektit pasiv të kësaj

vepre penale. Për këtë arsye, rekomandoj që neni 413 i kodit penal të ndryshoj si më

poshtë:

Përdorimi i dhunës nëpërmjet rrahjes, goditjes, si dhe çdo vepër tjetër dhune, që ka

shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë deri në nëntë ditë, nga personi i ngarkuar

me zhvillimin e hetimeve për të detyruar shtetasin të bëjë deklaratë të dëshmojë ose të

pohoj fajësinë e tij a të një tjetri, dënohet me burgim deri në pesë vjet.”

276 Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një funksion

shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve, dënohet

me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet 277 Me kushtin që format e ushtrimit të dhunës fizike ose psikologjike të mos jenë shteruese.

Page 107: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 107

Nëpërmjet kësaj dispozite organi procedues ose gjykata, do ta ketë më të lehtë të bëjë

cilësimin ligjor të veprës penale, sepse dhuna e përdorur është e lidhur ngushtësisht me

humbjen e aftësisë së përkohshme në punë të dëmtuarit, e cila për mendimin tim është një

vlerë matëse e intensitetit dhe forcës së dhunës së ushtruar. Për të përcaktuar nëse nga

dhuna e përdorur është shkaktuar paaftësia e përkohshme në punë, në çdo rast gjykata do

të mbështetet në raportin e ekspertit mjeko ligjor, pasi ky raport do të përcaktojë nëse nga

dhuna e ushtruar paaftësia e përkohshme më punë është deri në nëntët ditë apo më shumë.

Nëse si pasoj e dhunës së ushtruar nga personat që janë kompetent për kryerjen e

hetimeve, paaftësia e shkaktuar është më pak se nëntë ditë, kjo vepër të trajtohet sipas

nenit 413 të kodit penal, ndërsa nëse paaftësia e përkohshme në punë është më e madhe

së nëntë ditë, dhe personi i dëmtuar ka pësuar dhembje të mëdha ajo të trajtohet sipas

nenit 86 ose 87 të kodit penal.

Page 108: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 108

PJESA III

KREU VII

VEPRAT PENALE TË KORRUPSIONIT NË SISTEMIN E DREJTËSISË.

Përmbledhje. 7.1 Pavarësia e gjyqësorit dhe ndikimi i korrupsionit. 7.2 Analiza juridike

e veprave penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv në fushën e drejtësisë. 7.2.1. Analiza

juridike e veprave penale të korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe

funksionarëve të tjerë të drejtësisë. 7.2.2 Analiza juridike e veprave penale të

korrupsionit aktiv dhe pasiv të gjyqtarëve ndërkombëtar, të anëtarëve të jurive gjyqësore

të huaja, si dhe të arbitrit vendas apo të huaj. 7.2.3 Karakteristikat e veprës penale të

korrupsionit aktiv dhe pasiv në sistemin e drejtësisë. 7.3 Problematikat e veprës penale të

korrupsionit aktiv dhe pasiv në fushën e drejtësisë. 7.4 Parandalimi i korrupsionit në

sistemin e drejtësisë.

7.1 Pavarësia e gjyqësorit dhe ndikimi i korrupsionit.

“ Trajtimi i barabartë para ligjit është shtylla e shoqërive demokratike. Kur gjykatat janë

të korruptuara nga lakmia apo motive politike, peshoret e drejtësisë janë të anuara dhe

njerëzit e zakonshëm vuajnë. Korrupsioni gjyqësor do të thotë zëri i të pafajshmit ngelet

pa u dëgjuar, akti i fajtorit pa u ndëshkuar.278

Një gjyqësor jo i korruptuar është një kusht themelor për sundimin e ligjit dhe aftësinë

për të garantuar të drejtat themelore të njeriut në shoqëri. Gjyqësori duhet të jetë një

organ i pavarur dhe i drejtë që lufton korrupsionin, dhe jo anasjelltas. Nga pikëpamja e

viktimës korrupsioni gjyqësor shkel të drejtën për një gjykim të drejtë, e cila është

thelbësore për një zbatim efektiv të gjithë të drejtave të tjera të njeriut. Pavarësia e

gjyqësorit është një domosdoshmëri për një gjyqësor jo të korruptuar, kur gjyqtarët gjatë

ushtrimit të funksioneve të tyre duhen të jenë të paanshëm, të ndershëm dhe

kompetent,279 pasi drejta e gjykimit nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme është një

nderë parime më të rëndësishme të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë

Themelore të Njeriut, sipas së cilës;280 “çdo person ka të drejtë për një proces të rregullt

ligjor brenda një kohe të arsyeshme, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar

me ligj”. Dhënia e vendimeve gjyqësore nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme

përbën njëkohësisht një garanci kushtetuese dhe procedurale në bazë të së cilës281; "

Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe

ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë

dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e

caktuar me ligj"

278 Huguette Labelle, Chair of Transparency International (TI), 2007 279 TI, Global Corruption Report 2007, fq 16 280 Neni 6 I Konventës Europianë për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. 281 Neni 42/2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Page 109: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 109

Po ti referohemi instrumenteve ndërkombëtar, nocionet themelore në bazë të së cilës

është ngritur dhe funksionon sistemi i drejtësisë janë, nocioni i pavarësisë dhe

paanshmërisë së gjykatës, nocione këto të lidhura ngushtësisht me njëra tjetrën.

Nocioni i pavarësisë nënkupton faktin se në dhënien e një vendimi gjyqësor, gjykata

duhet të jetë e pavarur nga organet e pushtetit legjislativ, ekzekutiv, nga partitë politike si

dhe nga institucionet shtetërore të nivelit qendror dhe vendor. Në kuadër të kësaj,

garantimi në praktik i zbatimit të nocionit të pavarësisë së gjyqësorit, realizohet

nëpërmjet respektimit të disa elementëve të cilat po i rendis si më poshtë:

Pavarësia individuale e gjyqtarit.282

Pavarësia kolektive e gjyqësorit.

Pavarësia e brendshme

Përsa i përket nocionit të paanshmërisë në dhënien e një vendimi gjyqësor është e

rëndësishme që rast pas rasti të bëhet një analizë subjektive dhe objektive për të

përcaktuar bindjen vetjake dhe sjelljen e një gjyqtari në dhënien e një vendimi si dhe

vërtetimin e faktit, nëse gjyqtari ose trupi gjykues ka ofruar garancitë e mjaftueshme për

të shmangur çdo dyshim legjitim në lidhje me paanshmërinë e dhënies së drejtësisë nga

subjektet e procesit gjyqësor. Në rast se një nga subjektet e procesit gjyqësor, është i

bindur se gjyqtari gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor është i njëanshëm, këto subjekte

kanë të drejtën të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit nga gjykimi i çështjeve sipas

rregullave procedurale.283

Është e rëndësishme që këto dy nocione që garantojnë pavarësinë e sistemit të drejtësisë

të respektohen me rigorozitet nga gjyqtarët dhe funksionarët e tjerë gjyqësor, sepse në

rastin kur një gjyqtarë pranon një shumë të hollash për të marrë një vendim të favorshëm

në dobi të një individi ose grup interesash, ai nëpërmjet dhënies së një vendimi të

njëanshëm ka prishur ekuilibrat e pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Prandaj termi

“korrupsion” 284 është i lidhur drejtëpërsedrejti me nocionin e pavarësisë së sistemit

gjyqësor.

282 Kjo për vetë faktin se pavarësia individuale e gjyqtarit përbehet nga dy element nga pavarësia

substanciale dhe nga pavarësia personale, ështe e rëndësishme që gjyqtari në dhënien e një vendimi

gjyqësor, duhet të ushtrojë detyrat e tij sipas akteve ligjore dhe nënligjore, si dhe të mos jetë njëkohësisht

subjekt i ndonjë autoritetit shtetëror, garanci kjo e cila grantohet nga fakti se fuknsioni i gjyqtarit është i

papajtueshëm me cdo funksion tjetër shtetëror. Njëkohësisht pavarësia individuale e gjyqtarit garantohet

dhe nga garancitë personale që gëzojnë gjyqtarët, dhe konkretisht nëpërmjet, emërimit, transferimit,

shkarkimit, masës së shpërblimit, mënyrës së pagesës dhe kurrikulave professionale, garanci këto të

sanksionuar në Kartën Europiane mbi statusin e Gjyqtarit. 283 Neni 18 Kodi I Procedurës Penale. Përjashtimi i gjyqtarit, në të cilën është sanksionuar; se palët mund

të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit:

a) në rastet e parashikuara nga nenet 15, 16 dhe 17;

b) kur gjatë ushtrimit të funksioneve dhe para se të jetë dhënë vendimi ai ka shfaqur mendimin e tij mbi

faktet ose rrethanat objekt procedimi.

Gjyqtari nuk mund të japë ose të marrë pjesë në dhënien e vendimit derisa të jepet vendimi që e deklaron të

papranueshme ose që e rrëzon kërkesën e përjashtimit. 284 Përsa i përket nocionit të korrupsionit, ky nocion buron nga gjuha latine, folja “corrumpire”, që do të

thotë të thyesh, të prishësh, të dëmtosh, të shkatërrosh, moralin, ndërgjegjen e një personi në marrëdhënie

me një tjetër që kryen një detyrë apo funksion publik. Po ti referohemi falori juridik Black korrupsioni

shihet si; “ një veprim që bëhet me synimin për të dhënë disa avantazhe që nuk përputhen me detyrën

zyrtare dhe të drejtat e të tjerëve. Akti i një zyrtari ose personi kujdestar që në mënyrë të paligjshme dhe të

Page 110: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 110

Shpesh herë, ryshfeti mund të kërkohet dhe të ofrohet për të shtrembëruar rezultatin e një

procedure gjyqësore ose për kryerjen e një veprimi të paligjshëm. P.sh, ryshfeti mund të

ofrohet ose të kërkohet për të shpallur si të pafajshëm një person i cili dihet se është

fajtori , lëshimin e një personi të ndodhur nën masën e arrestit në burg, pavarësisht fakti

se ekzistenca e kësaj gjendje është e nevojshme, ndryshimin e cilësimit juridik të veprës

penale objekt gjykimi, etj dhe për këtë arsye, “marrja e ryshfetit ose mitmarrja ka qenë

konsideruar si krimi më i rrezikshëm për funksionimin normal të shtetit, dhe personat që

merrnin ryshfet si armiq nga më të rrezikshëm.”285Me pak fjalë, që një proces gjyqësor të

jetë i ligjshëm dhe në përputhje me rregullat procedurale dhe material, në radhë të parë

duhet që funksionarët gjyqësor duhet të jenë të pastër, të ndershëm dhe të

pakorruptueshëm sepse ata funksionarë gjyqësor, që pranojnë ryshfete ose shtrëngojnë të

tjerët për të dhënë ryshfete, jo vetëm që ndikojnë në keq formimin funksional të pushtetit

gjyqësor, por ulin autoritetin dhe dinjitetin e tyre në sytë e të tjerëve dhe njëkohësisht

humbasin besimin në komunitet në lidhje me dhënien e vendimeve gjyqësore.

Të varfëritë kanë nevojë për ndihmë juridike, jo presion për të paguar ryshfete. Ata

kanë nevojë për dëshmi se të gjithë janë të barabartë para ligjit. Ata kanë nevojë për një

sistem të drejtësisë që është i drejtë dhe i paanshëm. Kjo është e drejta e tyre.286

Për të garantuar këtë të drejtë, për të mbrojtur autoritetin e pushtetit gjyqësor, të

gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, aktet korruptive, si

mitmarrja ose mitëdhënia, ryshfeti, kërkimi, ofrimi, premtimi, propozimi për të marrë çdo

përfitim material për vete ose për persona të tjerë, janë kriminalizuar në kodin penal duke

u sanksionuar si vepra penale të korrupsionit.

Fenomeni i korrupsionit është dënuar penalisht që nga krijimi i shtetit shqiptarë, i cili

njihej me emrin mitë me dy format e saj, mitëmarrja dhe mitëdhënia. Po ti referohemi

kodit të parë shqiptarë, kodit penal të Zogut, vepra penale e mitës është sanksionuar në

nenet 192-199, si dhe në nenin 258, në të cilën është sanksionuar vepra penale e mitë

marrjes së të hollave nga ana e avokatëve ose e përfaqësueseve.287 Sipas këtij kodi do të

gabuar përdor pozicionin ose karakterin e tij për të nxjerrë përfitim për vete ose për një person tjetër, në

kundërshtim me detyrën dhe të drejtat e të tjerëve.

Sipas OKB-së , korrupsioni shihet “ si një fenomen i abuzimit me pushtetin, i kryer me qëllimin e nxjerrjes

së një përfitimi të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë personal për vete ose për një person tjetër në sektorin

publik ose privat.” Në strategjinë e saj “ Lufta kundër Korrupsionit për të Përmirësuar Qeverisjen (1998),

Programi i Zhvillimit të OKB-së e përkufizon korrupsionin si “ shpërdorim i detyrës së pushtetit publik ose

autoritetit për përfitime private - nëpërmjet mitës, shpërdorimit të detyrës, tregtimit të influencës,

nepotizmit, mashtrimit, parave ose abuzimit me fondet”

Sipas Konventës penale “Për korrupsionin” të Këshillit të Europës, fjala “korrupsion” merr kuptimin e të

kërkuarit, ofrimit, dhënies dhe pranimit drejtpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë të një mjeti apo të çdo lloj

tjetër avantazhi apo përfitimi që deformon kryerjen e çdo detyre ose sjellje për të kërkuar nga pranuesi i

mitëmarrjes për pasoje dhe të avantazhit e përfitimit të padrejt. 285“ Për më tepër shiko librin, “Cështje të së drejtës penale”, Botimi I Ministrisë së Drejtësisë, Tiranë 1960,

fq 82. 286 T. Hammarberg, Council of Europe Commissioner for Human Rights, Strasbourg 5 October 2009. 287 Sipas nenit 258 të K.P.Zogut- Avokatët ose përfaqësuësat që marrin nga përfaqësuemi i tyne të holla ose

sende të tjera, me pretekst se kanë me sigurue favorizimin e një dishmitari, eksperti, dragomani, të

prokurorit që ka marrë pjesë n’të çashtje të gjykatësit që ka me dhanë vendim n’at çashtje, ose me pretekst

se kanë m’i shpërblye atà, ndeshkohet me burgim të randë nga dy deri në gjashtë vjet, me gjobë jo ma pak

Page 111: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 111

konsiderohet mitë , marrja për vete ose për persona të tjerë e të hollave ose e përfitimeve

të tjera të paligjshme nga nëpunësit e shtetit për të bërë ose mos bërë një vepër i cili

lidhet me ushtrimin e funksioneve të tij shtetërore, për të cilat ishte i detyruar të bënte ose

mos ta bënte këtë veprim.288 Gjithashtu marrja e mitës nga nëpunësit publikë bëhej edhe

për të vonuar përmbushjen e detyrave të tij si nëpunës publik, ose për të bërë një vepër e

cila ishte në kundërshtim me ushtrimin e funksionit të nëpunësit publik.289 Po sipas këtij

kodi, do të dënohej penalisht edhe personi i cili jepte mitë ose binde një nëpunës së shtetit

për të marrë mitën nëpërmjet së cilës të kryente ose të mos kryente një detyrë në

kundërshtim me funksionin e tij si nëpunës shtetëror.290 Është e rëndësishme të theksohet

fakti, se në këtë kod është përshkruar në mënyrë të detajuar edhe objekti i mitës. Sipas,

nenit 194 të tij, konsiderohej mitë rroga, pensioni, titulli i nderit, kontratat favorizuese,

favorizimi që ju bëhej palëve në një proces gjyqësor pavarësisht natyrës së saj, të cilat

merreshin në mënyrë të paligjshme. Ajo që të bie në sy, është fakti se kodi penal i zogut

ka parashikuar edhe marrjen e mitës nëpërmjet shtrëngimit duke e sanksionuar si figurë të

veprës penale më vete, si dhe kryerjen e mitës në rrethana rënduese, parashikime këto të

cilat sipas kodit penal aktual mungojnë, por që janë të domosdoshme.

Vepra penale e mitës ka qenë sanksionuar edhe në kodin penal të Republikës Popullore

Socialiste të Shqipërisë, 291 e parashikuar në kreun gjashtë, me titullin “ krime në

ushtrimin e detyrës”, në nenin 109 të saj, sipas të cilës “ marrja e mitës në saj të detyrës

dënohet me heqje të lirisë gjer në dhjet vjet. Dhënia e mitës dënohet me riedukim

nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë gjer në tre vjet.” Ndërsa përsa i përket veprës

penale të marrjes dhe dhënies mitë në fushën e drejtësisë nuk ka pasur një parashikim të

tillë.

Pas kalimit të Shqipërisë në pluralizmin politik, në vitin 1995 doli Kodi Penal i

Republikës së Shqipërisë. Në këtë kod parashikoheshin vetëm dy figura krimi të

se njëmijë fr. ari, dhe me ndalim të përkohëshëm nga ofiqet publike dhe pezullim përkokësisht, nga

ushtrimi i profesionit. 288 Neni 192 Kodi Penal i Zogut. Nëpunësi i Shtetit që për me ba një vepër të nëpunësisë të tij q’ishte i

detyrumun t’a bajë, ose për me mos ba një vepër po të nëpunësisë së tij, të cilën ishte i detyrumun t’a bajë,

ose për me mos ba një vepër po të nëpunësisë së tij, të cilën ishte i detyrumun mos t’a bajë, merr, për vehte,

ose për tjetrin, në të holla ose në të tjera përfitime, një darovi (retribution), që nuk ka të drejtë t’a marrë, ose

pranon zotime për asilloj darovina, ndeshkohet me burgim të randë deri në një vit, me ndalim të

përkohëshme nga ofiqet publike dhe me gjobë të randë nga pesëdhjetë deri në tremijë fr. ari. 289 Sipas nenit 193 të K.P.Z. Nëpunësi i Shtetit që merr ose që ban t’i zotohen të holla ose të tjera tjera

përfitime për vehte ose për të tjerët, për me vonue ose për me ometue një vepër të nëpunësisë të tij ose për

me ba një vepër kundra detyrave t’asajë nëpunësie, ndeshkohet me burgim të randë nga gjashtë muej deri

në pesë vjet, me ndalim të përherëshme nga ofiqet publike dhe me gjobë të randë nga njëqint deri në

gjashtë mijë fr. ari 290 Neni 196 K.P.Zogut. Kushdo që i ep mitë ose bind një nëpunës të Shtetit për me krye ndonjanin nga

deliktet e parapame në nenet e ma sipërmë si dhe ay që ndërmjetson në një mite ndeshkohet, në rastin e

nenit 193, me burgim nga një deri në gjashtë muej, dhe me gjobë të randë nga pesëdhet deri në dymijë fr.

ari, dhe me ndalim të përkohshëm nga ofiqet publike, dhe në rastet e tjera, ndeshkohet me gjysmën e

dënimeve të caktueme për atë qi merr miten. 291 Kodi penal I vitit 1977

Page 112: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 112

korrupsionit, kërkimi për mitmarrje292dhe marrja e mitës.293 Po ti referohemi seksionit të

veprave penale kundër drejtësisë, ky kod, veprën penale të mitmarrjes në fushën e

drejtësisë, e ka parashikuar në nenin 319 të tij, me emërtimin “ Kërkimi apo marrja e

shpërblimit”. Sipas kësaj dispozite, kërkimi apo marrja e padrejtë e shpërblimeve,

dhuratave dhe përfitimeve të tjera, si dhe sigurimi i premtimeve për to, nga ana e

gjyqtarit, çdo anëtari të trupit gjykues, prokurorit, çdo arbitri të caktuar për një çështje,

me qëllim që të kryej apo të mos kryej një veprim që lidhet me funksionin, dënohej me

burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Ndërmjetësimi i bërë nga personi që ka interes për

çështjen ose nga çdo person tjetër për shpërblime, dhurata apo përfitime të tjera ndaj

personave të cituar më sipër dënohej me burgim gjer në tre vjet.

Me ratifikimin e Konventës Penale “ Për korrupsion” të Këshillit të Evropës294 nga shteti

shqiptar, sipas së cilës;” kërkimi ose marrja, direkt ose indirekte, të çfarë do lloj

avantazhi që nuk i takon, për vete ose për të tjerët, ose pranimi i një oferte ose premtimi

apo avantazhi të tillë, për të vepruar ose mos vepruar në ushtrim të funksioneve të tij/saj

konsiderohet si korrupsion pasiv”.295Ndërsa ” premtimi, ofrimi ose dhënia direkte ose

indirekte të çfarëdolloj avantazhi, që nuk i takon , për vete ose për dikë tjetër, ndaj tij/saj,

për të vepruar ose mos vepruar në ushtrim të funksioneve të tij/saj, përbën korrupsionin

aktiv.”296 Me ligjin nr 9275, datë 6.09.2004 “ Për disa ndryshime të ligjit nr 7895, datë

27.01.1995 “ Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, u bë unifikimi i terminologjisë me

atë të Konventës, duke zëvendësuar termin marrja e mitës me termin “korrupsion pasiv”

dhe të mitëdhënies me termin “korrupsion aktiv”.297 Sipas këtij ligji neni 319 i kodit

penal u ndryshua si vijon; “Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi,

i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, gjyqtarit, prokurorit

ose çdo punonjësi tjetër të organeve të drejtësisë, për të kryer ose mos kryer një veprim,

që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit deri në katër vjet

dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në dy milion lekë" si dhe u shtua neni 319/a me

këtë përmbajtje; “Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të

parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një

oferte a premtimi, që vjen nga përfitimi i parregullt, nga gjyqtari, prokurori ose

funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë, për të kryer ose mos kryer një veprim që

lidhet me detyrën e funksionin e tij, dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe me

gjobë nga tetëqind mijë deri në katër milionë lekë”

292 Neni 259 sipas së cilit; “ Kryerja e veprimeve nga punonjesi i ngarkuar me funksion shtetëror apo në

shërbim publik, për të kërkuar ose urdhëruar dhënien e shpërblimeve që nuk i takojnë ose më shumë nga sa

i takojnë sipas ligjit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet: 293 Neni 260 K.P.1995, sipas të cilit; Marrja e shpërblimeve, dhuratave ose e përfitimeve të tjera prej

punonjësit të ngarkuar me një funksion shtetëror apo në shërbim publik e në ushtrim të tyre, për të kryer

ose moskryer një veprim që lidhet me funksionin apo shërbimin ose për të përdorur ndikimin pranë

autoriteteve të ndryshme për t'i siguruar çdo personi favorizime, dallime, vende pune e përfitime të tjera,

dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet 294 Kjo konventë u ratifikua me ligjin nr. 8778 datë 26.04.2001. 295 Neni 3 I Konventës penale për korrupsionin. 296 Neni 2 I Konventës penale për Korrupsionin. 297 Komiteti Shqiptar I Helsinkit “Raport studimor për veprat penale të korrupsionit dhe formave të

shpërdorimit të detyrës” Tiranë 2014, fq 12.

Page 113: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 113

Në mbështetje të Protokollit shtesë të Konventës Penale dhe të rekomandimeve të grupit

të shteteve kundër korrupsionit (GREËO), në vitin 2012, me ligjin nr. 23 datë 1.3.2012, u

bënë shtesa e ndryshime të tjera në Kodin Penal për kriminalizimin e penalizmin e

veprave penale të korrupsionit aktiv e pasiv për gjyqtarët e gjykatave ndërkombëtare,

jurive, arbitrit të vendit të huaj.298 Konkretisht në seksionin e veprave penale në fushën e

drejtësisë në lidhje me korrupsionin aktiv dhe pasiv u shtuan këto dispozita si më poshtë;

Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare, sipas së

cilës;299“Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të

parregullt, për vete ose për persona të tjerë, gjyqtarit ose zyrtarit të gjykatave

ndërkombëtare, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a

funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit gjer në katër vjet.”

Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare, sipas së cilës300;“

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një

premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që

vjen nga përfitimi i parregullt, nga gjyqtari ose zyrtari i një gjykate ndërkombëtare, për

të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet

me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.”

Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj, sipas së cilës301;“Premtimi, propozimi ose

dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për

persona të tjerë, arbitrit vendas ose të huaj, për të kryer apo për të mos kryer një veprim,

që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit gjer në katër vjet.”

Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj,302sipas së cilës; “ Kërkimi ose marrja,

drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për

vete ose për persona të tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i

parregullt, nga arbitri vendas ose i huaj për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që

lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet”

298 Komiteti Shqiptar I Helsinkit “Raport studimor për veprat penale të korrupsionit dhe formave të

shpërdorimit të detyrës” Tiranë 2014, fq 13 299 Neni 319/a i Kodit penal, shtuar me ligjin nr 23/2012, datë 01.03.2012, pjesa që parashikon edhe

dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë

2.5.2013, neni 48. 300 Neni 319/d i Kodit penal, shtuar me ligjin nr 23/2012, datë 01.03.2012, pjesa që parashikon edhe

dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë

2.5.2013, neni 48. 301 Neni 319.b I Kodit Penal. shtuar me ligjin nr 23/2012, datë 01.03.2012, pjesa që parashikon edhe

dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë

2.5.2013, neni 48. 302 Neni 319/dh Kodi Penal shtuar me ligjin nr 23/2012, datë 01.03.2012, pjesa që parashikon edhe

dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë

2.5.2013, neni 48.

Page 114: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 114

Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja303sipas së cilës; “ Premtimi,

propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete

ose për persona të tjerë, i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja, për të kryer apo për të

mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një

vit gjer në katër vjet.”

Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja304 sipas së cilës; “Kërkimi ose

marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të

tillë, për vete a për persona të tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga

përfitimi i parregullt, nga një anëtar i jurive gjyqësore të huaja, për të kryer apo për të

mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy

gjer në tetë vjet.”

Siç shihet, të gjitha këto masa janë marrë për të parandaluar dhe minimizuar

korrupsionin, pasi korrupsioni është një fenomen i cili ka një ndikim negativ në sistemin

gjyqësor, i cili përkeqëson pabarazinë dhe padrejtësinë duke përmbysur sundimin e ligjit

dhe ndëshkimin e viktimave të krimit. Pra me pak fjalë, korrupsioni dëmton demokracinë

dhe sundimin e ligjit, çon në shkeljen e të drejtave të njeriut, shtrembëron tregjet,

degradon cilësinë e jetës dhe nxit krimin e organizuar, terrorizmit dhe kërcënimeve të

tjera të sigurisë njerëzore.

7.2 Analiza juridike e veprave penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv në fushën e

drejtësisë.

7.2.1. Analiza juridike e veprave penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të

gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Rritja e transparencës dhe e besimit të publikut në organet e drejtësisë është një hallkë e

rëndësishme e shtetit ligjor. Për shkak të specifikave që paraqesin veprat penale të

korrupsionit dhe pasojave shumë të dëmshme që ato sjellin veçanërisht tek interesat e

shtetasve dhe e funksionimit normal të organeve të drejtësisë, këto të fundit duhet t’i

kushtojnë një vëmendje të veçantë zbatimit të legjislacionit penal, me qëllim hetimin dhe

gjykimin efektiv të këtyre veprave penale. Prandaj, është e rëndësishme që organet e

lartë përmendura, duhet të jenë të kujdesshme në analizën juridike të elementëve përbërës

të figurës se veprës penale të korrupsionit, me qëllim parandalimin dhe minimizimin sa

më efikas të këtij fenomeni.

Veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe

funksionarëve të tjerë të drejtësisë, janë të sanksionuar në nenin 319 të kodit penal ku

sipas së cilës, personi që premton, propozon ose jep, drejtpërdrejti ose tërthorazi,

çfarëdolloj përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, gjyqtarit, prokurorit 303 Neni 319.c i Kodit Penal, shtuar me ligjin nr 23/2012, datë 01.03.2012, pjesa që parashikon edhe

dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë

2.5.2013, neni 48. 304 Neni 319/e I Kodit Penal shtuar me ligjin nr 23/2012, datë 01.03.2012, pjesa që parashikon edhe

dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë

2.5.2013, neni 48.

Page 115: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 115

ose çdo punonjësi tjetër të organeve të drejtësisë, për të kryer ose mos kryer një veprim,

që lidhet me detyrën a funksionin e tij, do të përgjigjet penalisht për veprën penale të

korrupsionit aktiv. Po sipas nenit 319/$ të kodit penal, në rastin kur gjyqtari, prokurori,

funksionarët e tjerë të organeve të drejtësisë, kërkoj ose marrin, drejtpërsëdrejti ose në

mënyrë indirekte përfitime të parregullta për vete ose për persona të tjerë, ose pranojë

oferta a premtime që vijnë nga përfitime të parregullta, për të kryer ose mos kryer një

veprim që lidhet me detyrën e funksionit të tij, do të kenë përgjegjësi penale për

konsumimin e veprës penale të korrupsionit pasiv.

Vepra penale e korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të

drejtësisë është hartuar për të garantuar veprimtarinë e rregullt dhe të ndershëm të

gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, si dhe për të garantuar “

të drejtat dhe interesat e shtetasve, që të mos japin të holla ( mitë) ose përfitimet të tjera

për zgjidhjen e çështjeve të tyre”305. Ndërsa, përsa i përket veprës penale të korrupsionit

pasiv të gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë, kjo vepër ka për

objekt moralin, ndërgjegjen dhe sigurinë e veprimtarisë së rregullt e të ndershme të

gjyqtarëve, prokurorëve e të funksionarëve të tjerë të drejtësisë si dhe të drejtat e interesat

ekonomike të ligjshme të shtetasve të mbrojtura posaçërisht me legjislacionin penal nga

veprimet ose mosveprimet kriminale.

Nga ana objektive veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv kryhen me veprime

aktive të kundraligjshme. Vepra penale e korrupsionit aktiv realizohet nëpërmjet formave

të mëposhtme.

1. Premtimin për dhënien e të hollave dhe çdo lloj përfitimi të parregullt gjyqtarit,

prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë për vete ose për persona të tjerë, për

të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën apo funksionin e tyre.

2. Propozimin për dhënien e të hollave dhe çdo lloj përfitimi tjetër të parregullt gjyqtarit,

prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë për vete ose për persona të tjerë, për

të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën apo funksionin e tyre.

Psh, do të jemi përpara rastit të korrupsionit aktiv, në rastin kur kemi dhënien e një sasi të

hollash, gjyqtarit për të dhënë një vendim pafajësie, ose për të ndryshuar cilësimin juridik

të veprës penale, apo premtimi për dhënien e një sasie të hollash që mund ti bëhet

prokurorit për pushimin e ndjekjes penale, etj

Përsa i përket veprës penale të korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe

funksionarëve të tjerë të drejtësisë, kjo vepër penale kryhet nëpërmjet formave të

mëposhtme;

1. Kërkimit ose marrjes drejtpërdrejti ose tërthorazi, për vete ose për persona të tjerë të

përfitimeve të parregullta.

2. Pranimit të një oferte apo premtimi që vjen nga një përfitim i parregullt, për të kryer

ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën apo funksionin e tij..

305 Komiteti Shqiptar i Helsinkit ” Raport studimor për veprat penale të korrupsionit dhe formave të

shpërdorimit të detyrës” Tiranë, 2014.

Page 116: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 116

Siç shihet, mitmarrja ose mitdhënia ose siç quhet ndryshe ryshfeti, është një nga format

më serioze me anë të së cilës realizohet korrupsioni në fushën e drejtësisë. Për të

analizuar më mirë anën objektive të veprave penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të

gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, le të trajtojmë fillimisht

konceptin mitë si dhe dy format e saj.306

Kuptimi universal i termit mitë ose ryshfet është marrja e gjërave material ose e të

drejtave dhe e përfitimet me karakter pasuror, prej personave zyrtarë nga persona të tretë.

Me marrjen mitë kuptohet marrja mitë në çdo formë nga ana e një personi zyrtarë për të

kryer ose mos kryer një veprim të caktuar, ose pasi ka kryer ose jo një veprimtari të

lidhur me detyrën e tij307, ndërsa dhënia mitë është dhënia në mënyrë të paligjshëm e një

shpërblimi material ose kryerja e një shërbimi me karakter pasuror, një personi për të

kryer ose mos kryer ose pasi ai ka kryer ose jo një veprim të lidhur me detyrën e

tij308Veçori karakteristike e krimit të mitës ose e ryshfetit është dhënia nga personat e

tretë ose marrja nga personat zyrtar prej personave të tretë vetëm e sendeve me karakter

pasuror.309

Përsa më sipër, objekti i mitëmarrjes ose i mitëdhënies, pra ryshfetit janë sende

materiale, të drejta dhe përfitime me karakter pasuror. Që marrja e këtyre të mirave

materiale ose e të drejtave me karakter pasuror, të cilësohet si korrupsion pasiv nga ana e

gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, duhen që këto të merren

prej tyre, vetëm kur kryejnë ose jo një veprim, ose pasi të kenë kryer ose jo një veprim

në favor të personit që jep mitë, veprim të cilën subjektet e lartë përmendura mund ta

kryejnë vetëm në saj të detyrës ose ushtrimit të funksionit të tyre, sepse ryshfeti është një

shpërblim i tillë pasuror, i cili pranohet ose jepet vetëm në saj të kryerjes ose të mos

kryerjes nga ana gjyqtarëve, prokurorëve ose e funksionarëve të tjerë të drejtësisë të një

veprimi të lidhur me detyrën a funksionin e tyre në interes të atij që jep ryshfet, p.sh;

pushimi i çështjes për ndjekjen penale nga ana e prokurorit, për shkak të marrjes mitë

prej këtij të fundit.

Krimi i marrjes së ryshfetit ose korrupsioni pasiv quhet i kryer që nga çasti që subjektet e

posaçme të kësaj vepre penale kanë pranuar të marrin një shpërblim për veprimet e tyre

të lidhura me detyrën. Kjo nënkupton faktin se krimi i dhënies mitë ose korrupsioni aktiv

quhet i kryer vetëm atëherë kur gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të

drejtësisë i është dorëzuar shpërblimi dhe ky shpërblim është pranuar nga ana e këtyre

subjekteve. Propozimi që i bëhet funksionarëve të drejtësisë nga një person privatë për ti

dhënë shpërblim, pa u shoqëruar me pranimin ose marrjen e këtij shpërblimi nga ana e

këtyre funksionarëve, nuk përbën veprën penale të korrupsionit aktiv, pasi në këtë rast

krim nuk quhet i kryer. Në rast se këto subjekte nuk e pranojnë shpërblimin e propozuar,

atëherë në veprën e atij që ka propozuar shpërblimin nuk kemi krimin e korrupsionit

aktiv, por ata të tentativës së korrupsionit aktiv.

306 Dy format e mitës janë mitëdhënia dhe mitëmarrja. 307 Cështje të së drejtës penale”, Botimi I Ministrisë së Drejtësisë, Tiranë 1960, fq 82. 308 Kjo sipas nenit 205 të Kodi Penal 1957. 309 Vepër e cituar, fq 83

Page 117: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 117

Kryerja ose mos kryerja e një veprimi nga ana e gjyqtarëve, prokurorëve dhe

funksionarëve të tjerë të drejtësisë kundrejt ryshfetit mund të jetë i ligjshëm ose i

paligjshëm.310 Kemi të bëjmë me një veprim të paligjshëm p.sh në rastin kur gjyqtari jep

një vendim pafajësie, pavarësisht faktit se veprimi i kryer nga i pandehuri përbën

elementët e figurës së veprës penale. Marrja e ryshfetit nga ana e subjekteve të

sipërpërmendura për kryerjen ose moskryerjen e veprimeve të paligjshme paraqet një

rrezikshmëri më të madhe shoqërore se sa kur ryshfeti merret nga ana e tij për kryerjen

ose moskryerjen e veprimeve në mënyrë të ligjshme. Prandaj gjykata rast pas rasti duhet

ta ketë parasysh këtë fakt në caktimin e masës së dënimit, sa herë që kemi të bëjmë me

veprën penale të korrupsionit aktiv..311

Karakteristikë për krimin e korrupsionit pasiv nga ana e funksionarëve gjyqësor është

marrëveshja paraprake midis këtyre subjekteve dhe dhënësit së ryshfetit për të kryer ose

jo në dobi të personit që jep ryshfet këtë ose atë veprim në lidhje me detyrën e tij.

Gjithashtu ky krim nga ana e funksionarëve gjyqësor mund të kryhet edhe pa marrëveshje

paraprake midis marrësit dhe dhënësit të ryshfetit, p.sh një person i drejtohet një gjyqtari

ose prokurori duke iu lutur për të kryer ose jo një veprim të lidhur me detyrën tij dhe për

këtë i lënë në tavolinë një shumë të caktuar të hollash, dhe ky i fundit e pranon këtë

shpërblim. Në këtë rast konkret fakti i dhënies së të hollave dhe pranimi i tyre është një

marrëveshje e heshtur për të kryer ose jo një veprim të caktuar.312Si përfundim si marrje

mitë ose korrupsion pasiv duhet të cilësohet edhe vepra e funksionarëve gjyqësor që

marrin shpërblim nga ana e personit privatë pasi ka kryer ose jo në dobi të tij një veprim,

megjithëse nuk ka ekzistuar një marrëveshje paraprake midis tyre për kryerjen ose mos

kryerjen e veprimeve të mësipërme.

Gjithashtu korrupsion pasiv quhet edhe shpërblimi që merr një funksionar gjyqësor për të

kryer ose jo një veprim në dobi të një institucioni shtetëror ose të një organizate

shoqërore.313

Për të pasur figurën e krimit të korrupsionit aktiv ligji flet për veprime ose mosveprime

që kryhen nga ana e personit zyrtarë në interes të personit që jep ryshfet. Mirëpo kjo nuk

do të thotë se është fjala gjithmonë për interesat e atij që jep ryshfet. Kemi krimin e

korrupsionit aktiv edhe në ato raste kur veprimi ose mosveprimet e funksionarëve

gjyqësor kryhen në dobi ose për interesa të një të afërmi të personit që jep ryshfet..

Subjekti i veprës penale të korrupsionit është i përgjithshëm dhe i posaçëm, kjo në varësi

të formës së korrupsionit që konsumohet. Në rastin kur kemi kryerjen e veprës penale të

korrupsionit aktiv, subjekti i këtij krimi është i përgjithshëm është çdo person që ka

mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe është i përgjegjshëm. Subjekt është personi i

cili premton ose propozon dhënien e të hollave ose e përfitimeve të tjera të parregullta për

vete ose për persona të tjerë, gjyqtarit, prokurorit, funksionarëve të tjerë të drejtësisë, për

kryerjen ose mos kryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën apo ushtrimin e funksionit

310 Po aty. 311 Po aty, fq 83. 312 Po aty, fq 84. 313 Fq 85, vepër e cituar më sipër

Page 118: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 118

të tyre. Ndërsa, përsa i përket subjektit të veprës penale të korrupsionit pasiv ai është i

posaçëm, janë personat të cilët për shkak të cilësisë së ushtrimit të detyrës apo funksionit

të tyre, kërkojnë, marrin, pranojnë një ofertë e cila është e paligjshme, për kryerjen ose

mos kryerjen e detyrave apo funksioneve të tyre. Subjekte e posaçme të veprës penale të

korrupsionit pasiv, janë gjyqtarët, prokurorët dhe funksionarët e tjerë të drejtësisë, të cilët

i klasifikojmë në;

a. Në magjistratë dhe ndihmës magjistratët. Magjistratët janë gjyqtarët me përjashtim të

gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe prokurorët. 314 Ndihmës magjistrati është

gjyqtari i komanduar për të ndihmuar gjyqtarët në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën

Kushtetuese ose prokurorët e komanduar për të ndihmuar Prokurorin e Përgjithshëm,

në trajtimin e çështjeve. Ndihma e tyre, përfshin në veçanti, kryerjen e kërkimit ligjor

dhe përgatitjen e opinioneve me shkrim për çështje ligjore materiale ose

procedurale.315

b. Nëpunës civil gjyqësor” 316 është personi i cili ushtron funksione administrative

publike në mbështetje të drejtpërdrejtë të sistemit gjyqësor, në një gjykatë, brenda

shërbimit gjyqësor ose administrativ të një gjykate. Në kategorinë e nëpunësve civil

gjyqësor futen317; kancelarët, ndihmësi ligjor, kryesekretarët, sekretarët gjyqësorë,

nëpunësit e financës dhe buxhetit, nëpunësit e tjerë që punojnë në fushat e kërkimit

ligjor dhe dokumentacionit, burimeve njerëzore, teknologjisë së informacionit,

arkivës dhe, marrëdhëniet me publikun, me jashtë ose me medien.

c. “Punonjës i gjykatës” 318 është personi që kryen veprimtari të mirëmbajtjes,

transportit, të ruajtjes dhe veprimtari të tjera në shërbime mbështetëse të gjykatës, që

nuk kryhen nga nëpunësit civilë gjyqësorë.

Nga ana subjektive vepra penale e korrupsionit aktiv kryhet me dashje. Edhe vepra

penale e korrupsionit pasiv, kryhet me dashje direkte. Kjo do të thotë se personi që merë

ryshfet e di se shpërblimi i marrë prej tij është i kundraligjshëm dhe se dëshiron të marrë

një shpërblim të tillë.

7.2.2 Analiza juridike e veprave penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të

gjyqtarëve ndërkombëtar, të anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja, si dhe të

arbitrit vendas apo të huaj.

Me ratifikimin e Konventës Penale “ Për Korrupsioni”, me ligjin nr 8778, datë

26.4.2001 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ku sipas së cilës, secila palë duhet të

miratojë masa legjislative që janë të nevojshme për përcaktimin si vepra penale sipas

legjislacionit të saj kombëtar, korrupsionin e gjyqtarëve dhe të zyrtarëve të gjykatave

314 Neni 2, pika gj e ligjit nr 96/2016 “ Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e

Shqipërisë” 315 Neni 2, pika h e ligjit nr 96/2016 “ Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e

Shqipërisë”. 316 Neni 2, pikaë e Ligjit nr 98/2016 “ Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” 317 Neni 50 “ Kategoritë e nënpunësve gjyqësor”, i ligit nr 98/2016 “ Për organizimin e pushtetit gjyqësor

në Republikën e Shqipërisë”. 318 Neni 2, pika gj e Ligjit nr 98/2016 “ Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”

Page 119: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 119

ndërkombëtare319, si dhe me ratifikimin e “ Protokollit Shtesë të Konventës Penale Për

Korrupsion”, me ligjin nr 9245, datë 24.06.2004, nga e cila buron detyrimi i shteteve

pale për të përcaktuar si vepra penale sipas ligjit vendas ryshfetin aktiv dhe pasiv, në të

cilën përfshihet një arbitër që ushtron profesionin e tij sipas ligjit kombëtar mbi

arbitrazhin e ndonjë shteti tjetër320, si dhe detyrimin për të përcaktuar si vepra penale

sipas ligjit vendas , ryshfetin aktiv dhe pasiv, në të cilin përfshihet një person që vepron

si anëtar jurie brenda sistemit gjyqësor të çdo shteti tjetër 321 , me ligjin nr 23, datë

01.03.2012, në kodin penal u sanksionuan veprat penalen si më poshtë;

1. korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare, neni 319/a.

2. korrupsioni aktiv i arbitrit vendas ose të huaj, neni 319/b.

3. korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja, neni 319/ë

4. korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare, neni 319/d

5. korrupsioni pasiv i arbitrit vendas ose të huaj, neni 319/dh.

6. korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja, neni 319/e

Veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të gjyqtarit, ose zyrtarit të gjykatave

ndërkombëtare, të arbitrit vendas ose të huaj, të jurive gjyqësore të huaja, kanë si objekt

marrëdhëniet juridike të vendosura nga shtetit, për të siguruar;

a. paprekshmërinë e veprimtarisë së rregullt të gjyqtarit ose të zyrtarit të gjykatave

ndërkombëtare.

b. veprimtarinë e rregullt të arbitrimit normal e korrekt.

c. veprimtarinë e rregullt të jurive gjyqësore të huaja,

të mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni penal nga veprimet ose mosveprimet konkrete.

Përsa i përket elementëve të tjerë të figurës së veprës penale, si ana objektive, dhe ana

subjektive, janë të njëjta si elementët e veprës penale të korrupsionit aktiv të gjyqtarëve,

prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, të parashikuar nga neni 319 dhe

319/ҫ të kodit penal.

Përsa i përket subjektit aktiv, ai është i përgjithshëm dhe i posaçëm. Subjekti i veprës

penale të parashikuar nga nenet, 319/a 319/b dhe 319/ë, është i përgjithshëm, është ҫdo

shtetas që ka mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe është i përgjegjshëm, ndërsa

subjekti i veprave penale të sanksionuara në nenet 319/d, 319/dh dhe 319/e, është i

posaçëm dhe konkretisht; subjekti i veprës penale të korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i

zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare, është vet gjyqtari ose zyrtari i gjykatave

ndërkombëtare që për shkak të cilësive të ushtrimit të detyrës a funksionit të tyre

kërkojnë ose marrin, apo pranon çdo lloj përfitimi të parregullt për të kryer ose mos kryer

një veprim që lidhet me detyrën apo funksionin e tyre, për veprën penale të korrupsionit

pasiv të arbitrit vendas apo të huaj, subjekti i kësaj vepre është vet arbitri vendas apo i

huaj, i cili e kryen këtë vepër penale në saj të ushtrimit të detyrës apo funksionit të tij që

319 Neni 11, i Konventës Penale Për Korrupsion. 320 Neni 4 i Protokollit shtesë të Konventës Penale për Korrupsion, Rryshfeti i arbitrave të huaj. 321 Neni 6 i Protokollit shtes të Konventës Penale për Korrupsion, Rryshfeti i anëtarëve të huaj të jurisë.

Page 120: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 120

ka në sistemin e drejtësisë, ndërsa anëtarët e jurive gjyqësore të huaja, janë subjekte

aktive të veprës penale të korrupsionit pasiv të anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

7.2.3 Karakteristikat e veprës penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sistemin e

drejtësisë.

Veprat penale të korrupsionit në fushën e drejtësisë, karakterizohen nga disa veçori të

cilat i bëjnë ato të dallueshme nga veprat e tjera penale. Karakteristikat e krimit të

korrupsionit në sistemin e drejtësisë janë si më poshtë;

Veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv janë sanksionuar për të siguruar

veprimtarinë e rregullt e të ndershëm të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të

tjerë të drejtësisë, si dhe të drejtat e interesat e ligjshme të shtetasve, të mbrojtura

posaçërisht nga legjislacioni penal nga veprimet ose mosveprimet kriminale.

Krimi i korrupsionit aktiv dhe pasiv kryhet me veprime të kundraligjshme, të cilat

realizohen nëpërmjet premtimit, propozimit apo dhënies së të mirave materiale ose të

përfitimeve të parregullt në rastin e korrupsionit aktiv, dhe nëpërmjet kërkimit,

marrjes ose pranimit të këtyre të mirave materiale dhe përfitimeve të parregullta nga

ana e funksionarëve të drejtësisë.

Vepra penale e korrupsionit aktiv dhe pasiv ka si qëllim kryerjen ose moskryerjen e

një veprimi që lidhet me detyrën apo funksionin e gjyqtarit, prokurorit, apo

funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Krimi i korrupsionit aktiv kryhet nga subjektet e përgjithshme, ndërsa korrupsioni

pasiv kryhet nga subjektet e posaçme, të cilët për shkak të detyrës apo ushtrimit të

funksionit të tyre kërkojnë, pranojnë ose marrin çdo lloj përfitimi të parregullt, për

kryerjen ose moskryerjen e një veprimi të caktuar.

Pranimi i shpërblimeve pasurore ose i përfitimeve të tjera të parregullta, nga ana e

gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë mund të bëhet si para

kryerjes së veprimeve ashtu edhe pas kryerjes ose moskryerjes se veprimeve në

lidhje me detyrën e tyre. Është e rëndësishme të theksohet fakti se krimi korrupsionit

pasiv quhet i kryer që nga çasti i marrjes së shpërblimit ose i përfitimi të parregullt.

Nuk ka rëndësi në këtë fakt nëse subjekti që ka marrë ryshfetin nuk ka mundur të

kryer veprimet për të cilat është dhënë ky shpërblim ose përfitimi. Vetë fakti i

marrjes së të mirave materiale ose jo materiale i jep këtij krimi formën e kryer.

Krimi i korrupsioni aktiv quhet i kryer vetëm atëherë kur gjyqtarit, prokurorit apo

funksionarëve të tjerë të drejtësisë i është dorëzuar shpërblimi dhe ky shpërblim

është pranuar nga ana e këtyre subjekteve

Krimi i korrupsionit aktiv ose pasiv kryhet nëpërmjet një marrëveshje paraprake

ndërmjet subjektit aktiv dhe pasiv të kësaj vepre penale, për të kryer ose mos kryer

një detyrë apo funksion të caktuar. Gjithashtu kjo vepër penale mund të kryhet edhe

pa një marrëveshje paraprake sepse fakti i dhënies së të hollave dhe pranimi i tyre

është një marrëveshje e heshtur për të kryer ose jo një veprim të caktuar.

Kryerja ose mos kryerja e një veprimi nga ana e gjyqtarëve, prokurorëve dhe

funksionarëve të tjerë të drejtësisë kundrejt ryshfetit mund të jetë i ligjshëm ose i

paligjshëm.

Vepra penale e korrupsionit aktiv dhe pasiv nga ana subjektive kryhet me dashje

direkte.

Page 121: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 121

7.3 Problematikat e veprës penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv në fushën e

drejtësisë.

Analiza juridike e elementëve përbërës të figurës së veprës penale të korrupsionit aktiv

ose pasiv është e domosdoshme për të arritur në përfundim nëse personi i marrë në

cilësinë e të pandehuri ka përgjegjësi ose jo, për cilësimin juridik e të drejtë të veprës

penale, si dhe për caktimin e dënimit.

Po ti referohemi raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, mbi gjendjen e kriminalitetit

2015, sipas të cilit;

”për veprën penale të parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i

gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, organi i prokurorisë ka

regjistruar 7 procedime penale me 9 të pandehur. Ndërsa për veprën penale të

parashikuar nga neni 319/ç I Kodit Penal “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve

dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” vërehet tendencë e qartë rritjeje e konkretisht

organi i prokurorisë ka regjistruar 25 procedime penale me 9 të pandehur.”322

Pra, në total, në lidhje me krimin e korrupsionit në fushën e drejtësisë, janë regjistruar 32

procedime penale me 18 të pandehur. Nga 32 procedime penale të regjistruara, janë

dërguar për gjykim vetëm 2 procedime penale me akuzë ndaj 3 të pandehurve dhe nga

gjykata ka përfunduar gjykimi dhe janë dënuar 2 të pandehur për vitin 2015. Ajo që vihet

re nga ky raport është fakti, se numri i procedimeve penale të regjistruar për veprën

penale të korrupsionit aktiv ose pasiv në sistemin e drejtësisë është i lartë, ndërsa numri i

rasteve të gjykuara është tepër i ulët. Një tjetër fenomen që të bie në sy në lidhje me

gjykimin e veprës penale të korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve ose

funksionarëve të tjerë të drejtësisë është fakti se në praktikë nuk rezulton të ketë një

vendim gjyqësor të formës së prerë, nëpërmjet të cilit të jetë deklaruar fajtor dhe të jetë

dënuar, një gjyqtar ose prokuror, për kryerjen e veprës penalë të korrupsionit pasiv.

Ndodhur përpara kësaj situate me të drejtë lind pyetja, cilat janë faktorët ose rrethanat të

cilat ndikojnë në gjykimin e krimit të korrupsionit, dhe pse numri i rasteve të gjykimit të

korrupsionit aktiv dhe pasiv të sanksionuara në nenin 319 të kodit penal është i ulët, në

një kohë ku fenomeni i korrupsionit është shumë i përhapur ?

Nga studimet e kryera, ka rezultuar se një nga problematikat është mosanalizmi

i të gjithë elementëve të figurës së veprës penale të korrupsionit nga organet kompetente,

me çështjen objekt gjykimi323. Organet e ndjekjes penale dhe gjykata, shpesh herë kanë

qenë konfuze në lidhje me interpretimin e termit “ përfitimi të parregullt” që përbën

objektin e premtimit, dhënies, ofrimit, kërkimit, marrjes dhe pranimit, forma këto

nëpërmjet së cilës realizohet krimi i korrupsionit.

322 Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm “ Mbi gjendjen e kriminalitetit 2015”, fq 7. 323 Kjo dukje ju referuar Raporti studimor për veprat penale të korrupsionit dhe formave të shpërdorimit të

detyrës” Tiranë, 2014.

Page 122: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 122

Duke analizuar rastet gjyqësore të korrupsionit aktiv dhe pasiv, kamë konstatuar se në

nocionin e përfitimit të parregullt përfshihen të mirat materiale, të drejta dhe përfitime me

karakter pasuror, konkretisht nën termin përfitim i parregullt përfshihet;

Të hollat, letrat me vlerë, çeku, kambialet, kuotat, aksionet, obligacionet, etj

Dhënia e apartamenteve, lokaleve dhe njësive të tjera të përdorimit.

Kryerja e shërbimeve të ndryshme si transporti i udhëtarëve ose i mallrave falas.

Ofrimi i paketave turistike falas, duke përfshirë, biletën e avionit, tragetit,

akomodimin në hotel, falas si dhe çdo shërbim tjetër.

Dhënia e bursave të studimit.

Lidhja e kontratave të punës.

Dhënia e titujve të nderit ose e gradave të ndryshme.

Dhënia e licencave

Përvetësimi i pasurive në mënyrë të paligjshme.

Evazioni fiskal.

Kontratat e shërbimit, etj.

Nepotizmi.

Nepotizmi shpesh herë quhet edhe korrupsioni i ditëve modern,324 i cili është një praktikë

që zhvillohet ndërmjet njerëzve me pushtet ose me ndikim dhe që favorizojnë të afërmit

apo miqtë e tyre, duke i ofruar atyre vende pune. Sipas disa studiuesve arabë, nepotizmi

shkaktohet nga disa faktorë, të cilat po i rendisë si më poshtë:325

a. Struktura kulturore – shoqërore.

b. Struktura ekonomike, pra vështirësitë e mëdha për gjetjen e një vendi pune në një

formë tjetër.

c. Struktura edukative, e cila nënkupton një përgatitje të dobët arsimore dhe

profesionale.

d. Struktura politike, ku njerëzit që janë në pushtet caktojnë fëmijët dhe të afërmit e tyre

në pozita kyçe për ti kontribuar mbretërisë.

Në praktikë, shpesh herë ndodh që nëpërmjet shfrytëzimit të ushtrimit të funksionit nga

ana e gjyqtarëve, prokurorëve dhe e funksionarëve të tjerë të drejtësisë të kërkohet

sigurimi i një pozicioni ose i një vendi pune për bashkëshortin/e, fëmijët ose familjarët e

tyre, në këmbim të kryerjes ose mos kryerjes së një veprimi të caktuar që lidhet me

ushtrimin e funksionit të tyre, si dhe nëpërmjet dhënies së vendimeve gjyqësore

favorizuese. 326 Kjo gjë realizohet më së mirë, kur palë në një proces gjyqësor,

përgjithësisht është një institucion shtetëror, një shoqëri tregtare, ose një politikanë ose

familjarë të tij, dhe ndaj tyre janë marrë vendime favorizuese. Por nuk përjashtohen dhe

rastet kur palë e një procesi gjyqësor është dhe një qytetar i thjesht. Prandaj është e

324 Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë “ Mobingu dhe nepotizmi në Republikën e Kosovës”,

Prishtinë 2014, fq 6. 325 Hayajenh, Abdalla F., Ahmed S. Maghrabi, and Taher H. Al-Dabbagh.“Research note: Assessing the

effect of nepotism on human resource man-agers.” International Journal of Manpoëer 15.1 (1994): fq 60-67. 326 Me vendim gjyqësor favorizues, do të konsiderohet një vendim gjyqësor nëpërmjet së cilës është dhënë

pafajësia e të pandehurit, ose në rastin kur e drejta e pronësisë i ka kaluar një personi të cilit realisht nuk i

takonte kjo e drejtë.

Page 123: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 123

nevojshme, që nga instancat përkatëse të behej një kontroll i vazhdueshëm në lidhjen me

mënyrën se si është zhvilluar praktika gjyqësore. Për mendimin tim personal kontrolli

dhe mbikëqyrja e këtyre praktikave të mos bëhet vetëm në rastet kur ekziston një dyshim

se nëpërmjet funksionarëve të drejtësisë dhe palëve në procesin gjyqësor është zhvilluar

një praktikë nepotizmi, por kjo mbikëqyrje të kryhet në të gjitha rastet kur palë gjyqësore

janë subjektet e sipërpërmendura, dhe njëkohësisht çështja objekt gjykimi të ketë një

vlerë të madhe, nëpërmjet së cilës të parandalohet korrupsioni në radhët e gjyqësorit.

Nga ana e subjekteve aktive të veprës penale të korrupsionit pasiv, po bëhen përpjekje

për të gjetur forma dhe mënyra për të justifikuar marrjen e ryshfetit si dhe për të ligjëruar

atë, dhe një nga format është lidhja e kontratave të shërbimit. Nëpërmjet lidhjes së

kontratës së shërbimit, sipas parashikimeve të bëra në nenin 913 të kodit civil, 327pala

porositëse328 dhe pala e porositur329, krijojnë një marrëdhënie juridike – civile, nëpërmjet

së cilës pala e porositur merr përsipër kryerjen e shërbimeve dhe veprimeve juridike si

dhe ofrimin e një konsulentë juridike, e cila konsiston në përfaqësimi ligjor në të gjitha

shkallët e gjyqësorit të palës porositëse, pagimin nga ana e tij e të gjitha shpenzimeve

gjyqësore, si dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve ligjore që njeh Kushtetuta e

Republikës së Shqipërisë, K.Pr. Civile, K.Pr.Penale, Kodi Administrativ, Ligji për “

Avokatinë”, etj dhe pala porositëse për kryerjen e shërbimeve të kryera nga pala e

porositur, merr për sipër për të shpërblyer palën e porositur, nëpërmjet pagimit të një

vlere momentale, ose nëpërmjet shpërblimit në natyre, e cila mund të realizohet

nëpërmjet ofrimit të një apartamenti, të një dyqani, grazhd etj. Në pamje të parë duke

sikur kjo marrëveshje juridiko- civile e krijuar mes palëve është e ligjshme pasi, kjo

kontratë bëhet konform parashikimeve ligjore. Sipas doktrinës zvicerane, shpesh herë

këto kontrata shihen si një nga mënyrat dhe format nëpërmjet së cilës mund të realizohet

një marrëveshje korruptive me personat të cilët ushtrojnë funksione të caktuar në sistemin

gjyqësor. Në këto raste është e rëndësishme që nga ana e ekspertëve ligjor të analizohet

lidhja shkak–pasoj. Analizimi i lidhjes shkak pasoj, bëhet duke ngritur disa pikëpyetje, ti

cilat po i rendisë si më poshtë.

A ka qenë realisht e domosdoshme lidhja e kontratës së shërbimit ndërmjet palës

porositëse dhe palës së porositur? Nëse jo cilat kanë qenë arsyet për të cilat është

lidhur kontrata e shërbimit.

Kryerja e shërbimeve të bëra nga ana e palës së porositur a e justifikon shpërblimin e

kërkuar ose të ofruar nga pala porositëse?

Vlera nëpërmjet së cilës është shpërblyer pala e porositur a është bërë në proporcion

me vlerën e padisë objekt gjykimi ?

Për të arritur në një konkluzion, nëse kontrata e shërbimit ose e porosisë është bërë në

mënyrë fiktive për të mbuluar marrëveshjet korruptive, duhet të sqarohen pikëpyetjet e

lartë përmendura si dhe të vërtetohet se;

327 Sipas, nenit 913 të Kodit Civil, porosia është një kontratë me të cilën njëra palë detyrohet të kryejë një

ose më shumë veprime juridike për llogari të palës tjetër. 328 Pala porositëse mund të jetë një prej palëve pjesmarrëse në procesin gjyqësor, pra mund të jetë i

padituri ose paditësi për cështjes civile ose i pandehuri në procesin penal. 329 Në shumicën e rasteve, si palë e porositur paraqitet përfaqësuesi ligjor i një prej palëve ndërgjyqëse të

procesit gjyqësor.

Page 124: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 124

shërbimi i kryer nga pala e porositur mund të kryej shumë mirë dhe pa pengesa nga

pala porositëse,

shpërblimi i ofruar nga pala porositëse nuk është në mënyrë proporcionale me

veprimet dhe shërbimet e kryera nga pala e porositur. P.sh, do të ishim para një rasti

të tillë nëse për përfaqësimin ligjor të palës porositëse në të treja shkallët e gjykimit

nga pala e porositur, për çështjen objekt gjykimi, pala e porositur i ofron kësaj të

fundit një apartament banimi me një sipërfaqe të madhe ose një vlerë monetare të

konsiderueshme p.sh prej 2.000 Euro, etj.

Vlera e padisë objekt gjykimi është e ulët në krahasim me vlerën e shpërblimit të

dhënë palës së porositur.

Ekzistenca njëkohësisht e këtyre kushteve bën që kontrata e shërbimit ose siç njihet

ndryshe nga legjislacioni shqiptarë, kontrata e porosisë të jetë produkt i një marrëveshje

korruptive.

Një problematik tjetër, është mos sanksionimi i përgjegjësisë penale për

ndërmjetësin, për personin i cili mundëson kalimin e ryshfetit, nga personi që e ofron

këtë tek gjyqtari dhe prokurori. Gjithnjë është pranuar gjerësisht, se korrupsioni mund të

lind me forma më pak të dukshme, të cilat mund të përfshijnë marrëveshjet e fshehta

ndërmjet palëve.330 Duke qenë se korrupsioni përfshinë të paktën dy persona, kontaktet

ndërmjet tyre arrihen në dy mënyra, në mënyrë direkte dhe indirekte. Përsa i përket

mënyrës së parë, kërkohet një besim i madh mes palëve, e cila zakonisht është e bazuar

në lidhjet e miqësisë, kontaktet e mëparshme ose nga rekomandimet e bëra nga persona

të tjerë me pushtet. Ndërsa mënyra e dytë, ajo indirekte, kërkon domosdoshmërish

përdorimin e ndërmjetësve, të cilët mund të jenë bashkëpunëtorët aktual ose ish

bashkëpunotrët e gjyqtarëve, pjesëtar të familjes së tyre, ose njerëzve me të cilët kanë

kontakte të shpeshta , siç mund të jenë personi ndihmës i gjykatës, avokatët, etj331 Siç,

shihet, ryshfeti, shpesh herë, nuk jepet drejtpërdrejt por me ndërmjetësinë e një personi

të tretë të ashtuquajtur sekser. Në çdo rast, sekseri është një person që gëzon besimin e

gjyqtarit ose prokurorit, të cilët nëpërmjet një strukturë të mirëpërcaktuar dhe ndarje të

paracaktuar të përfitimit të paligjshëm midis gjyqtarit/prokurorit dhe sekserit, mundëson

lehtësimin e kalimit të ryshfetit nga korruptuesi tek i korruptuari. Në praktikë ka ndodhur

që edhe administratorët dhe kancelarët të jenë pjesëmarrës në korrupsion. Rasti më i

mundshëm ka të bëjë me shortin dhe caktimin e çështjeve për gjykim. Fakt ky i cili është

evidentuar edhe në analizat vjetore të gjykatave, ku disa gjyqtarë janë shprehur

publikisht se hedhja e shortit dhe caktimi i çështjeve shpesh herë është bërë duke u nisur

nga pëlqimet preferenciale. Sipas tyre, atyre nuk ju caktohen çështje gjyqësore, që kanë

një objekt padie me vlera të larta materiale, ose siç i cilësojnë ndryshe “ me përfitim”,

ndërkohë që gjyqtarëve të preferuar ju jepen këto gjykime rregullisht. Edhe pse hedhja e

shorti dhe caktimi i çështjes është i kompjuterizuar, kjo gjë nuk e shmang korrupsionin në

sistemin e drejtësisë, pasi mjafton thjesht një bashkëpunim ndërmjet kancelarit dhe

administratorit të IT-së, për hedhjen e shortit sipas preferencave të shfaqura nga personi

330 Kaufmann Daniel, Vicente.C. Pedro, “ Legal Corruption”. Second Draft, October 2005, fq 2. 331 Kaufmann Daniel, Vicente.C. Pedro, “ Legal Corruption”. Second Draft, October 2005, fq 52.

Page 125: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 125

që ofron ryshfet. 332 Ndodhur në këto kushte është e domosdoshme që nga ana e

legjislatorëve, të shtohet edhe një dispozitë në të cilën të jetë sanksionuar edhe

përgjegjësia e personave të tretë të cilën mundësojnë kalimin e ryshfetit nga dhënësi tek

marrësi. Pavarësisht fakti se në nenin 319 të kodit penal në të cilën është sanksionuar

korrupsioni aktiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve, nëpërmjet premtimit, dhënies apo ofrimit

në mënyrë të drejtpërdrejt ose indirekte, i të hollave apo i përfitimeve të tjera të

paligjshme, gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, për të kryer

ose mos kryer një veprim në dobi të tij ose personave të tjerë, lë shuma hapësira ligjore

në lidhje me përgjegjësin e penale të personave që kanë premtuar, dhuruar apo ofruar një

përfitim të parregullt, si dhe për personat që ka mundësuar kalimin e këtij përfitimi nga

ofruesi tek gjyqtari ose prokurori. Në këtë rast kemi tre subjekte të krimit të korrupsionit,

por praktika ka treguar se vetëm dy subjekte do të ndiqen penalisht, Prandaj është e

rëndësishme, që analiza juridike e elementëve përbërës të figurës së veprës penale të

korrupsionit aktiv ose pasiv në sistemin e drejtësisë të bëhet në sinkron me çështjen

objekt gjykimi. Një arsye tjetër për të cilën rekomandojë që të sanksionohet në një

dispozitë më vete përgjegjësia penale e ndërmjetësit të krimit të korrupsionit aktiv ose

pasiv, është fakti, se shpesh herë ka rezultuar se në rolin e ndërmjetësit kanë qenë persona

të cilët kanë qenë të ngarkuar me detyra të caktuara në sistemin e drejtësisë. P.sh

kancelari, sekretarët, avokatët, etj dhe në këtë rast rrezikshmëria shoqërore është më e

lartë.

Përsa më lartë, rekomandoj që pas nenit 319 të kodit penal të shtohen dy dispozita,

konkretisht; pas nenit 319 të kodit penal të shtohej një dispozitë tjetër, neni 319/1 në të

cilën të jetë sanksionuar përgjegjësia penale e ndërmjetësve për të realizuar veprën penale

të korrupsionit aktiv, me përmbajtjen si më poshtë.

332 Për më tepër, shih dokumentin analitik “ Analizë e sistemit të drejtësisë në Republikën e shqipërisë”,

Qershor 2015, hartua nga Komisioni i Posacëm Parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë. 333 Zëvendesimi i termit gjyatarë, prokuroë me termin magjistratë dhe zvendësimi I termit funksionarë të

tjerë të drejtësisë me termin nënpunës civil gjyqësor është bërë duke ju referuar ligjit nr 96/2016 “ Për

satatusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipëris”, në kuadër të reformës në drejtësi. 334 Në paragrafin e dytë masa e dënimit është më e lartë sepse subjekti është i posacëm dhe rrezikshmëria

shoqërore është më e lartë.

Ndërmjetësimi, për të premtuar, propozuar apo dhënë, çfarëdo përfitimi të parregullt,

për persona të tjerë, magjistratëve333 ose nëpunësve civil gjyqësor, për të kryer ose mos

kryer një veprim, që lidhet me detyrën apo ushtrimin e funksionit të tyre, dënohet me

burgim nga një deri në dy vjet.

Ndërmjetësimi i kryer nga personat që kanë statusin e nënpunësit civil gjyqësor, nga

përfaqësuesit ligjor të palëve, për të premtuar, propozuar apo dhënë, çfarëdo përfitimi

të parregullt, për persona të tjerë, magjistratëve ose nëpunësve civil gjyqësor, për të

kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën apo ushtrimin e funksionit,

dënohet me pes vjet burgim.334

Page 126: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 126

si dhe neni 319/1/a, në të cilën të jetë sanksionuar përgjegjësia penale e ndërmjetësve për

të realizuar veprën penale të korrupsionit pasiv të magjistratëve ose nëpunësit civil

gjyqësor, me përmbajtje si më poshtë;

Ndërmjetësimi për të kërkuar, marrë ose pranuar një ofertë apo çdo lloj përfitimi të

parregullt, nga persona të tjerë në emër të magjistratëve ose nëpunësve civil gjyqësor,

për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet

me burgim nga nje deri ne dy vjet.

Ndërmjetësimi i kryer nga personat që kanë statusin e nëpunësit civil gjyqësor, nga

përfaqësuesit ligjor të palëve, për të kërkuar, marrë ose pranuar një ofertë apo çdo lloj

përfitimi të parregullt, nga persona të tjerë në emër të magjistratëve ose nëpunësve civil

gjyqësor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij,

dënohet me burgim nga tre gjer në 5 vjet

Mungesa e rrethanave rënduese për veprën penale të korrupsionit pasiv të

gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, përbën një problematik

tjetër, të krimit të korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Sipas nenit 47 të Kodit Penal335,

gjyqtari cakton masën e dënimit duke mbajtur parasysh, rrezikshmërinë e veprës penale,

rrezikshmërinë e autorit të veprës penale, shkallën e fajit si dhe rrethanat lehtësuese336

dhe rënduese337”. Mos parashikimi i rrethanave rënduese specifike për veprën penale të

335 Gjykata cakton dënimin duke respektuar dispozitat e pjesës së përgjithshme të këtij Kodi dhe kufijtë e

dënimeve të parashikuar në ligj për veprën penale. Në caktimin e dënimit ndaj personit ajo merr parasysh

rrezikshmërinë e veprës penale, të autorit të saj, shkallën e fajit, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese 336 Sipas nenit 48 të Kodit Penal, rrethana lehtësuese janë kur;

a) Kur vepra është kryer e shtyrë nga motive me vlera pozitive morale e shoqërore;

b) kur vepra është kryer nën ndikimin e tronditjes psikike të shkaktuar nga provokimi ose veprime të

padrejta të viktimës apo të ndonjë personi tjetër;

c) kur vepra është kryer nën ndikimin e veprimeve apo të udhëzimeve të padrejta të eprorit;

ç) kur personi që ka kryer veprën tregon pendim të thellë;

d) kur personi ka zëvendësuar dëmin e shkaktuar nga vepra penale ose ka ndihmuar aktivisht për të zhdukur

ose pakësuar pasojat e veprës penale;

dh) kur personi paraqitet në organet kompetente pas kryerjes së veprës penale;

e) kur marrëdhëniet ndërmjet personit që ka kryer veprën penale dhe të dëmtuarit janë normalizuar. 337 Sipas, nenit 50 të Kodit Penal, janë rrethana rënduese kur;

kryerja e veprës i shtyrë nga motive të dobëta; b) kryerja e veprës për të vënë para përgjegjësisë ose për të

fshehur përgjegjësinë penale të një tjetri apo për të shmangur dënimin për një vepër penale tjetër ose për të

realizuar, ose për të siguruar për vete a për të tretët fitime pasurore, ose çdo lloj përfitimi tjetër material; c)

kryerja e veprës penale me egërsi dhe mizori; ç) kryerja e një krimi pas dhënies së një dënimi për një krim

të kryer më parë; ç/1) kryerja e veprës penale pas vendosjes së personit nën mbikëqyrje elektronike; d)

kryerja e veprimeve që rëndojnë apo shtojnë pasojat e veprës penale; dh) kryerja e veprës penale duke

shpërdoruar funksionin publik ose shërbimin fetar; e) kur vepra është kryer kundër fëmijëve, grave

shtatzana ose personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen; e/1) kryerja e veprës penale

gjatë ose pas dhënies së urdhrave gjyqësorë të mbrojtjes nga dhuna në familje; f) kur vepra është drejtuar

ndaj përfaqësuesve të shteteve të tjera; g) kur vepra është kryer duke përfituar nga marrëdhëniet familjare,

të bashkëjetesës, të miqësisë, të mikpritjes; gj) kryerja e veprës penale në bashkëpunim; h) kryerja e

veprës penale më shumë se një herë; i) kur vepra është kryer duke përdorur armë, municione luftarake,

lëndë plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive. j) kur vepra është kryer e shtyrë nga motive që kanë të

Page 127: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 127

korrupsionit, i lënë shumë hapësirë të lirë trupit gjykues, për të përdorur standarde të

ndryshme në caktimin e masës së dënimit, duke lozur me marzhin minimial dhe

maksimal të dënimit me burgim. Sipas një studimi të kryer nga Komitetit Shqiptarë i

Helsinkit, në lidhje me veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, ka

rezultuar se gjykata në lidhje me masën e dënimit, i kanë dhënë përparësi dënimeve

mesatare. Ndjekja e politikës së dënimeve mesatare, për veprën e korrupsionit pasiv të

gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, nuk është shumë efikase,

duke u nisur nga rrezikshmëria e lartë shoqërore e kësaj vepre penale, pasi janë pikërisht

këto subjekti të cilat kanë si qëllim garantimin dhe dhënien e drejtësisë në mënyrë të

pavarur dhe të paanshëm.

I njëjti fakt është konstatuar edhe nga komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në

drejtësisë. Ky komision në dokumentin analitik “Analizë e sistemit të drejtësisë në

Republikën e Shqipërisë”, Qershor 2015, në pikën 4.3.2 “ gjetjet mbi politikën penale në

çështjet e korrupsionit” ka konstatuar se politika penale e ndjekur nga gjykata për krimin

e korrupsionit, paraqet disa problematika si më poshtë;

a. Dënimet e dhëna në çështje të korrupsionit janë mesatare;

b. Në shumicën e rasteve gjykatat zbatojnë dënimet me kusht si rezultat i të cilave të

dënuarit nuk vuajnë asnjë ditë në burg;

c. Dënimet pasurore si sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurisë së vendosur në mënyrë të

paligjshme dhe që rrjedhin nga kryeja e veprës penale të korrupsionit nuk shoqërojnë

në çdo rast dënimet me gjobë dhe / ose heqje lirie.

d. Vihet re një paqartësi në lidhje me fuqinë provuese të provave të ndryshme sidomos

të regjistrimeve të personave private.

Po ti refreohemi nenit 204 të Kodit Penal të Republikës Popullorë të Shqipërisë338, sipas

të cilit kemi dy lloj mite, mitën e thjeshtë dhe mitën e kryer në rrethana rënduese, fakt ky

i cili nuk është parashikuar në dispozitat aktuale të kodit penal, me rrethanë rënduese

ligji quan marrjen e mitës me shtrëngim, ose më shumë se një herë ose prej një personi

që ka një pozicion me përgjegjësi të veçante.339 Me termin shtrëngim duhet kuptuar

“detyrimi që i bëhet nga ana e një personi zyrtar për të dhënë mitë”340. Vetëm propozimi

për të dhënë mitë nuk duhet të kuptohet si shtrëngim, pasi shtrëngimi për të dhënë mitë

kërkon një kërcënim të tillë që personi privat të detyrohet ti japë mitë personit zyrtarë

jashtë vullnetit dhe dëshirës së tillë. Në këtë rast ai që jep mitë quhet i dëmtuar, prandaj

përjashtohet edhe nga përgjegjësia penale për dhënie ryshfeti. Si marrje mitë ose ryshfet

më shumë se një herë duhet të quhet marrja e mitës ose e ryshfetit në dy ose më shumë

raste të ndryshme ose marrja e mitës prej dy ose më shumë personave. Marrja e mitës nga

bëjnë me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike,

fetare ose filozofike, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike ose aftësinë e kufizuar. 338 Sipas, nenit 204 i kodit penal të 1959, “Marrja mite ne cdo forme nga ana e nje personi zyrtar per te

kryer ose per te mos kryer ose pasi ka kryer ose jo nje veprim te lidhur me detyren e tij, denohet: me heqje

te lirise gjer ne pese vjet. Marrja mite me shterngim ose me shume se nje here ose prej nje personi qe ka nje

vend me pergjegjesi te vecante, denohet: me heqje te lirise gjer ne dhjet vjet.” 339 Fq 85, vepër e cituar më sipër. 340 Fq 85, vepër e cituar në sipër.

Page 128: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 128

një person, por në formën e këste, nuk mund të quhet marrje mitë më shumë së një

herë.341

Përsa më sipër, që parandalimi dhe luftimi i korrupsionit të jetë efikase, është e

domosdoshme që në nenin 319/d të kodit penal , në të cilën është parashikuar vepra

penale e korrupsionit pasiv, të sanksionohen edhe rrethanat rënduese të kësaj vepre

penale, si kërkimi ose marrja e përfitimeve të parregullta nëpërmjet shtrëngimit, më

shumë se dy herë, ose marrja e këtyre përfitimeve të parregullta prej dy ose më shumë

persona. Në lidhje me këtë çështje, unë rekomandoj që pas paragrafit të parë të nenit

319/d të kodit penal të shtohet një paragrafit tjetër, me përmbajtjen si më poshtë;

7.4 Parandalimi i korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

Që një politik penale kundër korrupsionit të jetë efikase ajo në radhë të parë duhet të

trajtojë cilat janë shkaqet rrënjësore të fenomenit, pra, të reformojë strukturat themelore

sociale që ndikojnë në këto sjellje apo në kontrollimin e korrupsionit. Efikasiteti në luftën

kundër korrupsionit nënkupton ekzistencën e një konsensusi social mbi refuzimin e

korrupsionit, përcaktimin e kushteve dhe legjitimitetin e përdorimit të denoncimit

sistematik. Në të vërtetë, lufta kundër korrupsionit, së bashku me një nevojë ekonomike,

sociale dhe morale është një armë politike.343

Një nga karakteristikat e veprave penale të korrupsionit, është fitimi individual, i cili

përbëhet nga avantazhet e padrejta në të ardhmen, si rezultat i një pakti të paligjshëm. Për

të parandaluar ryshfetin si një nga format më serioze të korrupsionit, në radhë të parë

duhet të gjenden se cilat janë shkaqet dhe faktorët që çojnë në bërjen e korrupsionit? Nga

hulumtimet e bëra rezulton se ryshfeti ndodh për shkak të disa faktorëve;

341 Fq 86, vepër e cituar më sipër. 342 Përsa i përket masës së dënimit, kam sygjeruar që përvec dënimit me burgim të aplikohet dhe dënimi

plotesues, heqja e së drejtës së ushtrimit të funksioneve në sistemin e drejtësis, pasi nuk mund të ushtroj një

funksion të tillë një magjistrat i cili kryhen krimin e korrupsionit pasiv nëpërmjet shtrëngimit, ose në rastin

kur e kryhen këtë krim më shumë se një herë. 343 Jean-Louis Rocca ‘’ La corruption ‘’, Revista” Politique étrangère”,Vol 59, n°2 , année 1994, fq 585

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i

një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, apo pranimi i një oferte a

premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga gjyqtari ose zyrtari i një gjykate

ndërkombëtare, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a

funksionin e tij, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër penale, kur kryhet nëpërmjet shtrëngimit ose më shumë se një herë,

ose më shumë se dy persona, dënohet me 10 vjet burgim si dhe heqjen e së drejtës për

të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë.342

Page 129: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 129

Ryshfeti ndodh për shkak të varfërisë, pagave të ulta, pasiguria e punës dhe vlerat

tradicionale.

Ryshfeti ndodh, për shkak të dëshirave të forta për pushtet, para dhe komoditet.

Ryshfeti ndodh për shkak të inetersave egoiste për të arritur një avantazh të padrejtë

apo pushtet mbi të tjerët.

Ryshfeti ndodh, për shkak të moralit të dobët, dëshirës për të korruptuar.

Ryshfeti shpesh herë shkaktohet nga dobësitë e ligjit dhe mjedisi ligjor, i cili shkakton

kulturën dhe krijon një mjedis të denjë për ryshfet.

Sipas Prof. Dr Sokol Sadushi: “Janë cilësitë e gjyqtarëve, si profesionalizmi,

qëndrueshmëria e parimeve morale, karakteri me virtyte të pakorruptuara, veçanërisht

në lidhje me të vërtetën dhe korrektësinë, i bën ata të pathyeshëm ndaj çfarëdo sulmi të

kontribuojnë në cilësinë e vendimmarrjes dhe në vetë pavarësinë e gjykatës”344

Aftësia profesionale, integritet moral, janë element të cilët ndikojnë drejtpërsëdrejti në

pavarësinë e punës së magjistratëve dhe dhënien e një drejtësie në mënyrë të pavarur dhe

të paanshëm, dhe për këtë arsye është e domosdoshme që gjyqtarët dhe prokurorët ti

nënshtrohen rivlerësimit të aftësive të tyre profesionale, duke përcaktuar shkallën e

pavarësisë në punën e tyre nga ndikimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe pushtetit

politik. Sistemi i vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është i domosdoshëm për të

identifikuar dhe nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë, elementë të korruptuar ose të

papërgatitur profesionalisht. 345 Vlerësimi i aftësisë profesionale të gjyqtarit ose të

prokurorit përfshinë një periudhë të caktuar, e cila konsiston në tre vitet e fundit të

ushtrimit të veprimtarisë së tyre në sistemin gjyqësor. Vlerësimi i aftësisë profesionale

përfshinë, përshkrimin e detyrave të kryera në tre vitet e fundit të ushtrimit të detyrës të

gjyqtarit ose të prokurorit në të cilën do të specifikohet fusha e së drejtës në të cilën ata

kanë punuar tre vitet e fundit të ushtrimit të detyrës si dhe specifikimin e specializimit në

fushën e së drejtës në rast se ka. Gjithashtu duhen të deklarohen të dhënat statistikore që

lidhen me veprimtarinë e subjektit të rivlerësimit, ku të evidentohet; numri i çështjeve të

caktuara në tre vitet e fundit të ushtrimit të detyrës, numri i çështjeve të përfunduara në

këto tre vitet e fundit të detyrës, si dhe numri i çështjeve të mbartura në vitin e fundit të

ushtrimit të detyrës. Në kuadër të rivlerësimit të aftësive profesionale, subjekti që i

nënshtrohet procesit të rivlerësimit, është i detyruar të deklarojë edhe trajnimet që ka

kryer pranë Shkollës së Magjistraturës346 në tre vitet e fundit të ushtrimit të detyrës, si

dhe të dokumenteve që vërtetojnë kryerjen e tyre.

344 Sadushi, S.Rëndësia që paraqet procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve të gjykatës së lartë dhe asaj

kushtetuese, si busull orientuese për praktikën gjyqësore dhe drejtësinë kushtetuese. A paraqitet i plotë

kuadri ligjor në këtë drejtim? Sfida dhe realitete. Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë: Kumtesa dhe

konkluzione të Konferencës, 4 maj 2012 345 Relacioni për projektligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e

Shqipërisë”, fq 2 346 Sipas nenit 5 të Ligjit nr 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e

Shqipërisë”, magjistrati ka të drejtën dhe detyrimin të marrë pjesë në programet e formimit vazhdues

Page 130: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 130

Sipas ligjit nr 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e

Shqipërisë”, vlerësimi i magjistratëve do të kryhet duke u nisur nga kriteret e

mëposhtme;347

a. Nga aftësitë profesionale të gjyqtarit dhe prokurorit.

b. Nga aftësitë organizative.

c. Nga etika dhe angazhimi ndaj vlerave profesionale të gjyqtarit dhe prokurorit.

d. Nga aftësitë personale dhe angazhimi profesional.

Nëpërmjet kriterit të aftësisë profesionale të gjyqtarit dhe të prokurorëve, vlerësohet

aftësia e gjyqtarit për të marrë vendime gjyqësore, duke u bazuar në tregues të tillë si

aftësia e përgjithshme për të interpretuar ligjin, për të identifikuar konfliktin e normave si

dhe aftësia për të analizuar jurisprudencën. Aftësia profesionale e gjyqtarit, matet duke

vlerësuar gjithashtu edhe arsyetimin ligjor në marrjen e vendimeve, duke u bazuar në

tregues të tillë si, qartësia dhe kuptueshmëria e vendimit, struktura e qëndrueshme dhe e

mirëorganizuar e vendimit, si dhe cilësia e analizës dhe e argumentimit logjik.348

Kriteri i aftësisë organizative, konsiston në vlerësimin e aftësisë së magjistratit për të

përballuar ngarkesën e punës349 dhe për të kryer procedurat hetimore ose gjyqësore, si

dhe aftësia për të administruar dosjet gjyqësore, duke shmangur rrethanat, të cilat nuk

varen nga magjistrati dhe që kanë efekt negativ në rezultatet e vlerësimit.

Me anë të kriterit të etikës dhe angazhimit ndaj vlerave profesionale vlerësohet aftësia e

magjistratit për etikën në punë, integritetin dhe paanësinë. Etika në punë e magjistratit në

lidhje me angazhimin dhe përgjegjshmërinë në funksion matet duke u bazuar në treguesit

e dalë nga burimet e vlerësimit, të tilla si rezultati i ankesave dhe verifikimi i tyre,

mendimi i kryetarëve dhe vendimet përfundimtare për masat disiplinore brenda periudhës

përkatëse të vlerësimit. Me të njëjtën mënyrë matet edhe integriteti i magjistratit në

lidhje me imunitetin e tij ndaj çdo ndikimi ose presioni të jashtëm. Ndërsa paanësia e

magjistratit në lidhje me kujdesin e tij ndaj konfliktit të interesit dhe respektimin e

çështjeve të grupeve në nevojë, duke përfshirë edhe çështjet e barazisë gjinore dhe të

pakicave matet duke u bazuar në tregues të tillë si përdorimi i gjuhës diskriminuese,

numri tejet i lartë i kërkesave të pranuara të palëve për përjashtimin e magjistratit, si dhe

tregues të tjerë që dalin nga burime të tjera vlerësimi.350Me anë të kriterit të aftësisë

personale dhe angazhimit profesional vlerësohen aftësitë e komunikimit351, aftësia për të

347 Neni 71 i ligjit 348 Neni 72 i ligjit 349 Aftësia për të përballuar ngarkesën e punës matet duke u bazuar në treguesit për respektimin e afateve

ligjore, plotësimin e standardeve minimale kohore, kohën mesatare që i dedikohet çdo çështje, në

rendimentin e përfundimit të çështjeve gjyqësore dhe kohën mesatare për marrjen e vendimit përfundimtar

gjyqësor ose të prokurorisë për një çështje. 350 Neni 75 i ligjit nr 96/2016 351 Sipas nenit 76 të ligjit, aftësia e komunikimit të magjistratit matet duke u bazuar në treguesit e

komunikimit të qartë dhe transparent me palët gjyqësore, publikun, subjeketet e tjera, të tretët, në respektim

të konfidencialitetit dhe parimeve të mbrojtjes së të dhënave personale.

Page 131: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 131

bashkëpunuar me kolegët352 dhe gatishmëria për t'u angazhuar në veprimtari të tjera të

magjistratit353.

Për të parandaluar fenomenin e korrupsionit në radhët e gjyqësorit, duhet të vendosen

sisteme te rrepta ligjore, në lidhje me deklarimin e pasurisë së magjistratëve, duke

siguruar një transparencë të plotë në të gjitha trasanksionet e kryera prej tyre, prandaj

është e rëndësishme që gjyqtarët dhe prokurorët si dhe funksionarë të tjerë të drejtësisë ti

nënshtrohen edhe kontrollit dhe vlerësimit të pasurive të tyre. Objekti i vlerësimit të

pasurisë354 është deklarimi dhe kontrolli i pasurive, i ligjshmërisë së burimit të krijimit të

tyre, i përmbushjes së detyrimeve financiare, përfshirë interesat privatë për subjektin e

rivlerësimit dhe për personat e lidhur të tij355. Sipas ligjit nr 84/2016 “ Për rivlerësimin

kalimtarë të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, gjyqtari, prokurori,

në cilësinë e subjektit të rivlerësimit që mbart detyrimin për deklarimin e pasurisë së tij

të bashkëshortit ose bashkëshortes, bashkëjetuesit ose të bashkëjetueses dhe të fëmijëve

madhorë dhe të çdo personi tjetër që ndodhet në përbërjen e certifikatës familjare, duhet

të autorizojë Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit

të Interesave, si dhe Institucionet e rivlerësimit, vëzhguesit ndërkombëtar, që të

verifikojnë në të gjitha subjektet private ose publike, brenda ose jashtë vendit, pasuritë,

interesat privatë dhe detyrimet financiare, që ekzistojnë në emër dhe për llogari të tyre si

dhe të personave të lidhur me ta. Objekt i deklarimit janë të gjitha pasuritë e akumuluara

ndër vite deri në ditën e dorëzimit të deklaratës së pasurisë356, burimet e krijimit të tyre

dhe të drejtat reale mbi to, të ndodhura brenda dhe jashtë vendit, të cilat ndodhen në

pronësi, në posedim ose në përdorim nga subjekti i rivlerësimit apo në bashkëpronësi të

352 Aftësia për të bashkëpunuar me kolegët matet duke u bazuar në treguesit e komunikimit dhe

bashkëveprimit me kolegët apo administratën gjyqësore, si dhe shkëmbimit të njohurive apo të përvojës

profesionale me ta. 353 Gatishmëria për t’u angazhuar në veprimtari të tjera matet duke u bazuar në tregues të tillë si,

pjesëmarrja e magjistratit në formimin vazhdues të Shkollës së Magjistraturës, pjesëmarrja në trajnime të

tjera profesionale, disponueshmëria e gjyqtarit për të udhëhequr magjistratët e ardhshëm gjatë stazhit

profesional ose për trajnimin e magjistratëve të rinj, pjesëmarrja e magjistratit në veprimtari

ndërinstitucionale për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, në veprimtaritë për marrëdhëniet me publikun

të gjykatave dhe publikimet ligjore akademike 354 Neni 30 i ligjit nr 84, datë 30.08.2016 “ Për rivlerësimin kalimtarë të gjyqtarëve dhe prokurorëve në

Republikën e Shqipërisë.” 355 Sipas nenit 3, pika 13 të ligjit nr 84/ 2016, me termin person i lidhur, kuptohet rrethi i personave që

kanë marrëdhënie me subjektin e rivlerësimit, komisionerin, gjyqtarin dhe komisionerin publik, i përbërë

nga bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, fëmijët madhorë, si dhe çdo person tjetër të përmendur në certifikatën

familjare të lëshuar nga zyra e gjendjes civile për subjektin e rivlerësimit, komisionerët, gjyqtarët dhe

komisionerët publikë për periudhën e rivlerësimit. 356 Sipas nenit 3, pikat 11 dhe 19, të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjytarëve dhe prokurorëve në

Republikën e Shqipërisë”, nenit 4 i ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003, “Mbi deklarimin dhe kontrollin e

pasurive, detyrimeve financiare, të personave të zgjedhur dhe nëpunësve të caktuar publikë”; në formularin

e deklaratës së pasurisë duhen të deklarohen.

a) pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to, në pronësi dhe në përdorim të subjektit të rivlerësimit;

b) pasuritë e luajtshme, të regjistrueshme në regjistrat publikë dhe të drejtat reale mbi to, të cilat janë në

pronësi dhe në përdorim të subjekti të rivlerësimit;

c) sendet me vlerë të veçantë mbi 300 000 lekë;

ç) vlerën e aksioneve, të letrave me vlerë dhe pjesët e kapitalit në zotërim;

d) vlerën e likuiditeteve, gjendje në Cash, në llogari rrjedhëse, në depozitë, në bono thesari dhe në

huadhënie, në lekë ose në valutë të huaj brenda dhe jashtë vendit.

Page 132: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 132

tij me bashkëshortin/en, bashkëjetuesin/en, fëmijët në moshë madhore dhe/ose persona të

tjerë të lidhur. Gjithashtu duhet të deklarohen të gjitha angazhime në veprimtari private

ose publike me qëllim fitimi ose çdo lloj veprimtarie e kryer brenda ose jashtë vendit, që

ka krijuar të ardhura, si dhe angazhime në organizata fitimprurëse dhe jofitimprurëse,

licenca dhe patenta që sjellin fitim, sindikata ose organizata profesionale, politike,

shtetërore dhe pjesëmarrje në çdo organizatë tjetër. Të ardhurat nga paga neto duke filluar

që nga momenti i fillimit të detyrës deri ditën e deklarimit, të ardhura nga qiratë për vete

dhe personat e lidhur. Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë (kredi,

huamarrje, detyrim ndaj të tretëve etj) që ekzistojnë brenda dhe jashtë vendit, të mbetura

ende pa u shlyer deri në datën e deklarimit të subjektit të rivlerësimit dhe personave të

lidhur me të.357 Nëse subjekti i rivlerësimit është në pamundësi objektive për të disponuar

dokumentin që justifikon ligjshmërinë e krijimit të pasurive, duhet t’i vërtetojë

institucionit të rivlerësimit se dokumenti është zhdukur, ka humbur, nuk mund të bëhet

përsëri ose nuk merret në rrugë tjetër. Janë pikërisht institucionet e rivlerësimit, ato që

vendosin nëse mosparaqitja e dokumenteve justifikuese është për shkaqe të arsyeshme

ose jo.358 ILDKPKI-ja,359 bazuar në deklarimet e pasurive, zhvillon një procedurë të plotë

kontrolli, ku jo më vonë se 180 ditë nga dita e depozitimit të deklaratës së pasurisë,

përgatit një raport të hollësishëm dhe të arsyetuar, nëpërmjet të cilit konstaton se:

a. deklarimi është i saktë në përputhje me ligjin, me burimet e ligjshme financiare dhe

që nuk gjendet në situatë konflikti interesi;

b. ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë;

c. është kryer fshehje e pasurisë;

d. është kryer deklarim i rremë;

e. subjekti gjendet në situatën e konfliktit të interesit

Faktori pagë, është një faktor tjetër i mundshëm i cili ndikon drejtpërsëdrejti në lindjen e

korrupsionit në sistemin gjyqësor, pasi në gjyqësor pagat janë të ulëta, sa gjyqtarët,

nëpunësi dhe personeli administrativ në gjykata janë të tunduar për të pranuar ose për të

kërkuar ryshfete në mënyrë që të bëjnë jetën e tyre çdo ditë më të mirë. Në lidhje më këtë

faktor, ka dy qëndrime të ndryshme, njëri grup përkrah idenë se pagat e ulëta ndikojnë

drejtpërsëdrejti në korruptimin e gjyqtarëve dhe grupi tjetër mbron idenë se niveli i

pagave nuk ndikon në rritjen e korrupsionit. Disa akademik pohojnë se niveli i pagave të

personelit gjyqësor dhe korrupsioni në sistemin gjyqësor nuk janë të lidhua gjithmonë

dhe se një rritje e pagave nuk është një zgjidhje e mire për të ndryshuar sjelljen e

korruptuar në sistemet gjyqësore ku korrupsioni tashmë është rrënjosur thellë.360 Sipas

CEPEJ-së,361gjyqtari duhet të ketë një shpërblim të tillë që të korrespondojë me statusin

dhe rolin shoqëror, duke pasur parasysh vështirësitë që lidhen me praktikën e ushtrimit të

357 Në këtë pjesë të formularit të deklarimit të pasurisë, subjekti i rivlerësimit duhet të përshkruaj hollësisht

qëllimin e detyrimit financiar, shumën totale në lekë apo në valutë, datën e fillimit dhe të mbarimit të

detyrimit (muaji/viti), numrin e kontratës dhe interesin bazë, për kreditë bankare (principalin), kohëzgjatjen

(muajin/vitin) dhe këstin mujor. 358 Kjo sipas nenit 32 të ligjit nr 84/2016. 359 Neni 33 i ligjit nr 84/2016. 360 United Nations Economic Commission For Africa ( UNECA) Deepening the Judiciary’s Effectiveness

in Combating Corruption, 2011 p. 12-13 361 CEPEJ-ja është Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë.

Page 133: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 133

funksionit si gjyqtarë, si dhe mbrojtjen nga çdo presion të mundshëm që çon në

pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqtarëve. Një qëndrim të tillë kanë edhe ekspertët

shqiptarë, sipas të cilëve trajtimi financiar dhe masat mbështetëse për gjyqtarët dhe

prokurorët duhet të bëhet duke u mbështetur në parimin se “ niveli i shpërblimit për

magjistratët duhet të jetë i tillë që ti mbrojë ata nga presionet që dëmtojnë pavarësinë

dhe paanshmërinë e gjyqësorit”362, qëndrim i cili është pasqyruar në ligjin “ Për statusin e

gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Sipas këtij ligji niveli i

shpërblimit të magjistratëve duhet të bëhet duke pasur parasysh faktorë të tillë si

kohëzgjatja e shërbimit, natyra dhe rëndësia e detyrës, vështirësia e tyre, vjetërsia në

ushtrimin e funksionit, etj. Gjithashtu ky ligj garanton paprekshmërinë e pagës dhe e

përfitimeve të tjera financiare, të cilat ndikojnë drejtëpërserdejti në pavarësinë dhe

paanshmërinë e vendimeve gjyqësore363.

Ngritja e një strukture të posaçme antikorrupsion për zbulimin, hetimin dhe gjykimin e

veprave penale në fushën e korrupsionit është domosdoshmëri kjo për faktin se zbulimi i

korrupsionit është thelbësor jo vetëm për ndëshkueshmërinë e gjyqtarëve, prokurorëve

dhe zyrtarëve të korruptuar, por edhe për parandalimin dhe frenimin e sjelljes së

korruptuar. Është domosdoshmëri ngritja e një strukture të specializuar për zbulimin,

hetimin dhe gjykimin veprave penale në fushën e korrupsionit, Një strukturë e tillë duhet

të funksionojë sipas parimeve të qëndrueshmërisë, besueshmërisë dhe qartësisë së

kompetencave si dhe duhet të jetë e pavarur nga ndikimi i jashtëm i grupeve kriminale

apo politike, por edhe e pavarur brenda saj, në mënyrë që një prokuror më i lartë të mos

ndikojë ose pushojë çështjet. Struktura duhet të jetë e qëndrueshme, në mënyrë që

gjyqtarët dhe prokurorët të mos lëvizen, penalizohen apo të ndihen në rrezik për shkak të

hetimeve apo çështjeve. Këta funksionarë do t’i nënshtrohen kontrollit të së shkuarës së

tyre dhe duke qenë objekt i monitorimit të vazhdueshëm, sikurse ndodh në zyra të

suksesshme në disa vende të rajonit. Po ashtu, ata duhet të gëzojnë trajtimin dhe

përfitimet e duhura financiare si dhe duhet të kenë akses të gjerë në bazat e të dhënave të

ekzekutivit, të ngjashme me aksesin që kanë zyrat ekuivalente në vendet me modele të

suksesshme në këto fusha.

Në kuadër të reformës në drejtësi dhe ndryshimeve kushtetuese të parashikuar në ligjin nr

76/2016 “ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 8417, datë 21.10.1998 “ Kushtetuta

e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është parashikuar ngritja e një strukture të

posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e quajtur SPAK. SPAK-u, përbëhet

nga Prokuroria e Posaçme dhe Njësisa e Posaçme Hetimore, që do të quhet Byroja

362 Rekomandimi CM/Rec(2010)12) 363 Sipas nenit 27/1 të këtij ligji pagat e magjistatëve mund të ulen vetëm në rastet kur:

a) ka kriza të mëdha ekonomike ose emergjenca të tjera kombëtare, duke marrë parasysh faktorët si vijon:

një mospërputhje e qartë midis dinamikës së pagave të magjistratëve nga një anë dhe dinamikës së pagave

standarde në shërbimin civil; indeksi i pagesave ashtu si dhe indeksi i çmimeve të konsumatorit, në anën

tjetër konfirmohet nevoja për të mbajtur në ekuilibër midis paprekshmërisë së pagës dhe në kundërshtim

me vlerat kushtetuese, si ndalimi i marrjes së borxheve të reja;

b) magjistrati ushtron të drejtën për t’u kthyer nga një pozicioni i mëparshëm më të lartë ose më të

specializuar, me mandat të kufizuar dhe pagesë më të lartë;

c) ka masë disiplinore;

d) vjen si pasojë e një vlerësimi të ulët profesional dhe etik.

Page 134: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 134

Kombëtare e Hetimit. Prokuroria e Posaçme është kompetente për hetimin dhe ndjekjen

penale në mënyrë efikase të çështjeve të vështira të korrupsionit dhe krimit të organizuar,

si dhe krimet e kryera nga një kategori e caktuar zyrtarësh dhe ish zyrtarësh. 364

Prokuroria e posaçme kryen ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit

para”

Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjykatës së Lartë.

Sipas këtij ligji, Prokuroria e Posaçme në ushtrimin e ndjekjes penale ka kompetencë për

të kërkuar nga gjyqtarët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,

zbatimin e dispozitave të legjislacionit për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të

Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë.

Prokuroria e Posaçme në ushtrimin e ndjekjes penale, bazuar ne kompetencën lëndore të

parashikuar në nenin 8 të projektligjit ka të drejtë për të kërkuar zbatimin e legjislacionit

në fuqi për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Për të parandaluar fenomenin e korrupsionit në radhën e gjyqtarëve , në ligjin nr 96/2016

për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në nenin 7 të tij është parashikuar se

magjistratit365 i ndalohet:

a. të marrë pjesë në administrimin, drejtimin ose të ushtrojë ndikim në shoqëritë

tregtare ose fitimprurëse, personalisht ose nëpërmjet përfaqësimit.

b. të zotërojë në mënyrë aktive, aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare

në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e konfliktit të interesit;

c. të zotërojë në mënyrë pasive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare,

n.q.s shoqëria ka fitime ose të mira nga kontratat publike në përputhje me

legjislacionin për parandalimin e konfliktit të interesit në fuqi.

d. të zotërojë në mënyrë pasive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare

në të cilën veprimtaria e magjistratit është e ndaluar, për shkak se mund të ndikojë

në pavarësinë e magjistratit, krijon konflikt interesi ose krijon përshtypjen që

magjistrati është i njëanshëm ose i ndikuar;

e. të jetë ekspert në gjykatat vendase ose arbitër në arbitrazhin tregtar.

364 Neni 2 ligjit nr 95/2016 ” Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër

korrupsionit dhe krimit të organizuar” 365 “magjistratët” janë gjyqtarët dhe prokurorët, me përjashtim të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Magjistrat është edhe kryetari i gjykatës ose i Prokurorisë, përfshirë Kryetarin e Gjykatës së Lartë,

Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e Prokurorisë së Posaçme.

Page 135: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 135

PJESA E KATËRT

KREU VIII

VEPRAT PENALE QË LIDHEN ME EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE

GJYQËSORE

Përmbledhje: 8.1 E drejta e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore dhe përmbaruesi

gjyqësor. 8.2 Procedura e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. 8.2.1 Ekzekutimi i

vendimeve penale të formës së prerë. 8.2.2 Ekzekutimi i vendimeve penale nga prokurori.

8.3 Analiza juridike e veprës penale të pengimit për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

8.4 Vepra penale e mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës. 8.5

Analiza juridike e kundravajtjes penale veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

8.1 E drejta e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore dhe përmbaruesi gjyqësor.

E drejta për një proces të rregullt ligjor do të ishte iluzion në qoftë se rendi juridik i një

shteti anëtar të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, do të lejonte që një

vendim gjyqësor me karakter përfundimtar dhe të detyrueshëm të ngelej pa u zbatuar në

dëm të ndonjërës nga palët. Ekzekutimi i një vendimi, i cilës do gjykatë qoftë, duhet

konsideruar si pjesë përbërëse e ‘procesit’ në kuptimin e nenit 6, pasi në qoftë se organet

e administratës refuzojnë ose nuk veprojnë për ekzekutimin e një vendimi ose vonojnë ta

bëjnë këtë gjë, garancitë e këtij neni nga të cilat përfitojnë palët gjatë fazës gjyqësore të

procedurës do të humbisni çdo arsye të ekzistencës së tyre”.366

Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, organet shtetërore janë të detyruara të

ekzekutojnë vendimet gjyqësore, 367 pasi e drejta për të kërkuar ekzekutimin e vendimeve

gjyqësor është një e drejtë kushtetuese. Në lidhje me detyrimin e organeve shtetërore

shtetërore të cilave u takon me ligj të ekzekutojnë vendime gjyqësore, Gjykata e

Strasburgut është shprehur:368

“Këto organe kanë të drejtë të ndërhyjnë në një procedurë ekzekutimi të një vendimi

gjyqësor, një ndërhyrje e tillë nuk mund të ketë për pasojë pengimin, shfuqizimin ose

vonesën në mënyrë të tepruar të ekzekutimit, dhe aq më pak, të verë në dyshim thelbin e

këtij vendimi”

Në një vendim tjetër369 kjo gjykatë është më e drejtpërdrejtë me organet shtetërore duke

iu referuar vendimeve që nuk zbatohen prej tyre. Ajo shprehet se:

366 Case of HORNSBY V. GREECE, 19 March 1997 367 Neni 142/3, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. 368 Case of IMMOBILIARE SAFFI v ITALY, 28 July 1999 369 Case of HASAN AND CHAUSH v. BULGARIA, 26 October 2000

Page 136: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 136

“Shteti i së drejtës, njëri prej parimeve themelore të një shoqërie demokratike është

pjesë përbërëse e tërësisë së neneve të Konventës dhe kupton detyrën e çdo shteti ose

autoriteti publik që të bindet ndaj një vendimi gjyqësor që i drejtohet atyre.”

Me të drejtë ekzekutimi i vendimeve gjyqësore konsiderohet pjesë përbërëse e të drejtës

për një proces të rregullt ligjor, për faktin se kjo e drejtë, në thelb, nuk mund dhe nuk

duhet të konceptohet si një e drejtë, e cila qëndron vetëm tek veprimtaria e organeve

gjyqësore, pasi ajo fillon dhe nuk mund të përjashtohet edhe në veprimtarinë

administrative të organeve të administratës publike.370

Institucioni shtetëror i cili merret me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore është Shërbimi

Përmbarimor Gjyqësor 371 , i cili ushtron funksionet e saj nëpërmjet përmbaruesve

gjyqësor. Përmbaruesi gjyqësor është personi i ngarkuar për kryerjen e veprimtarisë së

vënies në ekzekutim të titujve ekzekutivë 372 , duke ushtruar funksionin e tij me

ndershmëri, paanësi dhe profesionalizëm. Duke u udhëhequr nga këto parime dhe në bazë

të nenit 18 të ligjit nr. 8730, datë 18.1.2001 “ Për organizimin dhe funksionimin e

shërbimit të përmbarimit gjyqësor” i ndryshuar, përmbaruesi gjyqësor është i detyruar të

heqë dorë nga ekzekutimi i çështjes kur:

a) ka interes në çështje ose në një mosmarrëveshje tjetër që ka lidhje me atë në

ekzekutim;

b) ai vetë ose bashkëshortja është i afërt deri në shkallë të katërt, ose ka krushqi, deri në

shkallë të dytë, ose është i lidhur me detyrime birësimi ose bashkëjeton, në mënyrë të

përhershme me njërën nga palët ose nga mbrojtësit;

c) ai vetë ose bashkëshortja është në konflikt gjyqësor ose në armiqësi, ose në

marrëdhënie kredie ose huaje me njërën prej palëve, ose me njërin prej

përfaqësuesve;

d) është kujdestar, punëdhënës i njërës prej palëve, administrator ose ka një detyrë tjetër

në një ent, shoqatë, shoqëri ose institucion tjetër, që kanë interesa për çështjen në

ekzekutim;

e) vërtetohen, në çdo rast tjetër, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njëanshmërie.

370 Raport i Veçantë “Për situaten e krijuar nga mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë.”

Viti 2012. Avokati i Popullit. web: www.avokatipopullit.gov.al. 371 Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror është institucion që varet nga ministri i Drejtësisë dhe

organizohet në nivel qendror dhe vendor, i cilia ka për mision ekzekutimin e detyrueshëm të titujve

ekzekutivë. 372 Sipas nenit 510 të Kodit të Procedurës Civile janë tituj ekzekutiv:

a) vendimet civile të formës së prerë të gjykatës, që përmban një detyrim, vendimet e dhëna prej saj për

sigurimin e padisë, si dhe për ekzekutimin e përkohshëm;

b) vendimet penale të formës së prerë në pjesën që bëjnë fjalë për të drejta pasurore;

c)vendimet e gjykatave e të arbitrazheve të shteteve të huaja që u është dhënë fuqi sipas dispozitave

përkatëse të këtij Kodi;

ç) vendimet e një gjykate arbitrazhi në Republikën e Shqipërisë;

d) aktet noteriale që përmbajnë detyrim në të holla, si dhe aktet për dhënien e kredive bankare ose aktet për

dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare;

dh) kambialet, çeqet e letrat me urdhër që barazohen me ato;

e) aktet e tjera që sipas ligjeve të veçanta quhen tituj ekzekutivë dhe ngarkohet zyra e përmbarimit për

ekzekutimin e tyre.

Page 137: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 137

Përmbaruesi gjyqësor gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, nuk duhet të kryejë veprime

që cenojnë, shqetësojnë apo abuzojnë me subjektet, që u nënshtrohen procedurave të

ekzekutimit373. Veçanërisht është e ndaluar:

a. përdorimi i paligjshëm i forcës ndaj subjekteve fizike, që i nënshtrohen ekzekutimit të

detyruar apo pasurisë së tyre;

b. kërcënimi fizik apo presioni psikologjik ndaj subjektit, palë në procedurë ekzekutimi;

c. përdorimi i fjalëve të pahijshme, që cenojnë reputacionin apo dinjitetin e subjekteve,

që i nënshtrohen ekzekutimit të detyruar;

d. angazhimi në ndonjë praktikë të ndaluar, ose përdorimi i ndonjë metode të

pandershme në mbledhjen e detyrimeve, në kundërshtim me dispozitat ligjore;

e. çdo veprim tjetër me karakter mashtrues, i cili do të komprometonte rëndë besimin e

palëve dhe figurën morale të përmbaruesit gjyqësor.

Gjithashtu përmbaruesi gjyqësor shtetëror ose privatë 374 duhet të ruajë sekretin

profesional dhe të mos zbulojë të dhëna, që i kanë mësuar gjatë veprimtarisë së tyre

profesionale ose nga dokumentet, që i janë vënë në dispozicion nga palët në proces

ekzekutimi, përveç kur dhënia e këtij informacioni është detyrim ligjor.

Pra me pak fjalë, përmbaruesi duhet të ekzekutojë vendimet gjyqësore ose tituj të tjerë

ekzekutiv në përputhje me rregullat procedurale të sanksionuar në kodin e procedurës

civile dhe me akteve të tjera ligjore

Për ekzekutimin e vendime gjyqësore civile ose penale, përmbaruesi gjyqësor gëzon të

drejtën e bashkëpunimit me policie e shtetit në ato raste kur ai e çmon se gjatë kryerjes së

detyrave për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore do të hasë në pengesa apo rezistencë

për ushtrimin e funksioni te tij ose kur beson se gjatë ekzekutimit të vendimit mund të

rrezikohet jeta e personave të pranishëm dhe ndërhyrja e policisë është e

domosdoshme.375 Për të siguruar këtë të drejtë përmbaruesi gjyqësor i drejtohet Policisë

së Shtetit në rrugë zyrtare, jo më vonë se 3 ditë përpara ekzekutimit të titujve ekzekutivë

dhe në rastet e urgjencës apo të ekzekutimit të titullit në mënyrë të menjëhershme,

njoftimi bëhet verbalisht, duke paraqitur kërkesën376 për bashkëpunim jo më vonë se 24

orë përpara ekzekutimit. Me qëllim dhënien e ndihmës së kërkuar, Policia e Shtetit në

varësi të situatës përcakton e vlerëson shkallën e rrezikshmërisë që mund të paraqitet

gjatë procesit të ekzekutimit dhe mbi këtë bazë planifikon personelin, mjetet, pajisjet dhe

mbështetjen teknike të nevojshme, si dhe eviton rastet e ndërhyrjeve nga të tjerët.

373 Neni 33 Praktika të ndaluara të përmbaruesit gjyqësor privat 374 Sipas nenit 3 të ligjit nr.10 031, datë 11.12.2008 “ Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”,

Shërbimi Përmbarimor në Republikën e Shqipërisë organizohet në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor

Shtetëror, sipas ligjit nr.8730, datë 18.1.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të

Përmbarimit Gjyqësor” dhe në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat 375 Këtë të drejtë përmbaruesi gjyqësor e gëzon në bazë të pikës 3 të Udhëzimit të përbashkët Nr. 3880/3,

datë 3.6.2011 “Për procedurat e bashkëpunimit të shërbimit të përmbarimit gjyqësor shtetëror me policinë e

shtetit” 376 Në kërkesën për bashkëpunim, përmbaruesi gjyqësor paraqet çdo informacion të nevojshëm lidhur me

situatat e krijuara me qëllim marrjen e masave parandaluese dhe mundësimin e ekzekutimit të titujve

ekzekutivë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Page 138: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 138

Përmbaruesi gëzon edhe të drejtën për të kërkuar, çdo informacion, që ka të bëjë me

gjendjen pasurore të debitorit apo vendndodhjen e tij, të nevojshëm për procedurat e

ekzekutimit, nga institucione shtetërore, persona juridikë apo fizikë 377 , si dhe ndaj

subjekteve fizike apo juridike, që fshehin në mënyrë të qëllimshme të dhënat e kërkuara

nga përmbaruesi gjyqësor, ky i fundit është i detyruar të bëjë kallëzim penal, në përputhje

me nenin 320 të Kodit Penal378. Në raste të veçanta, përmbaruesi gjyqësor ka të drejtë që

të kërkojë ndihmën e Policisë së Shtetit, të institucioneve të tjera shtetërore apo

subjekteve private, për të mundësuar procedurat e ekzekutimit. Organet shtetërore ose

publike janë të detyruara të ndihmojnë përmbaruesit gjyqësorë privatë në ushtrimin e

funksioneve, sipas ligjit, sa herë që kërkohet ndihma e tyre. 379

8.2 Procedura e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.

Ekzekutimi i vendimit të formës së prerë të gjykatës konsiderohet si faza përfundimtare e

realizimit të një të drejte të fituar gjyqësish. Vetëm pas realizimit të kësaj faze mund të

konsiderohet se individi e ka vendosur plotësisht në vend të drejtën e tij të fituar. Procesi

i vendosjes në vend të një të drejte të shkelur përfshin jo vetëm vendimmarrjen e

gjykatave, por edhe veprimet konkrete të organeve përgjegjëse të ngarkuara me

ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë.380

Procesi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, fillon me kërkesën e kreditorit381ose

avokatit të tij, për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, drejtuar gjykatës që ka dhënë

vendimin. Gjykata pasi shqyrton kërkesën e bërë nga palët e interesuar, lëshon urdhrin e

ekzekutimit, i cili vihet në ekzekutim nga përmbaruesi gjyqësor me kërkesën e kreditorit,

si dhe të prokurorit në çështjet që ai ka ngritur padi.382

Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore nga ana e përmbaruesit gjyqësor kalon në dy faza:

a. Në ekzekutimin vullnetar.

b. Në ekzekutimin e detyrueshëm.

Faza e parë, konsiston në ekzekutimin në mënyrë vullnetare të detyrimit që përmban

urdhri i ekzekutimit, nga debitori. Debitori nga momenti i njoftimit për ekzekutimin e

detyrimit, duhet ta ekzekutojë atë brenda afateve të caktuara ligjore383. Me kërkesën e

debitorit, gjykata e shkallës së parë e vendit të ekzekutimit, në raste të veçanta, duke

377 Shih nenin 31. Të drejtat e përmbaruesit gjyqësor privat. 378Neni 320 Kodit Penal. Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës. “ Fshehja, tjetërsimi,

konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i sendeve për të cilat është marrë një vendim prej gjykatës, ose

kryerja e veprimeve të tjera të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose të pengohet ekzekutimi i vendimit

gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.” 379 Nenin 46. Marrëdhëniet me palët e treat. 380 Vendim nr. 16 datë 21.03.2014. (V-16/14) i Gjykatës Kushtetuese. 381 Ka statusin e kreditorit personin në favor të së cilit është dhënë vendimi gjyqësor, ose në favor të së cilit

është lëshuar titulli ekzekutiv. 382 Neni 515 Kodi i Procedurës Civile 383 Debitori duhet të ekzekutoj vullnetarisht detyrimin që përmban urdhri i ekzekutimit, kur objekti i tij

është pagë ose detyrim për ushqim brenda 5 ditëve nga momenti i njoftimit dhe prej 10 ditësh në të gjitha

rastet e tjera.

Page 139: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 139

marrë parasysh gjendjen pasurore të debitorit ose rrethanat e tjera të çështjes, mund të

shtyjë afatin e ekzekutimit të detyrimit në të holla ose ta ndajë këtë detyrim në këste.

Përsa i përket fazës së dytë, ekzekutimi i detyrueshëm nuk mund të fillojë para se të kenë

kaluar afatet e ekzekutimit vullnetar, përveç kur ka rrezik se me kalimin e afatit,

ekzekutimi do të bëhet i pamundshëm. Në këtë rast, përmbaruesi gjyqësor mund të fillojë

menjëherë nga ekzekutimi i detyrueshëm384.

Që një vendim gjyqësor të jetë objekt i ekzekutimit të detyrueshëm duhet që plotësohen

disa kushte:

1. Ai duhet të jetë përfundimtar, pra vendimi duhet të ketë marrë formë të prerë. Duhet

të jetë i plotë, që do të thotë se detyrimi duhet të jetë i kërkueshëm, i saktë dhe i

caktuar385.

2. Duhet të jetë i pakushtëzuar386, çfarë nënkupton se ekzekutimi i tij nuk është i lidhur

as me afat, as me kusht dhe as me ndonjë kufizim tjetër; Kur flasim për detyrim të

pakushtëzuar ose pa kufizime, kemi parasysh se ekzekutimi i detyrueshëm, kur

ekzistojnë kufizime të tilla, do të fillojë vetëm kur këto kufizime të mos ekzistojnë më

3. Duhet të përmbushë kushtet e formës (p.sh. duhet të përmbajë nënshkrimin e gjyqtarit

ose gjyqtarëve, vulën e gjykatës etj.)

8.2.1 Ekzekutimi i vendimeve penale të formës së prerë.

Përsa i përket vendimeve penale të formës së prerë, ato do të konsiderohen tituj

ekzekutive vetëm për atë pjesë ku disponohet për të drejta pasurore. Tre janë rastet kur

vendimi penal i formës së prerë disponon mbi të drejta pasurore.

Së pari, kur është disponuar mbi padinë civile të paraqitur dhe të pranuar për shqyrtim në

procesin penal. Në këtë rast është vetë personi që i janë njohur të drejta pasurore (i

dëmtuari civil), ai që do të kërkojë lëshimin e urdhrit të ekzekutimit nga gjykata dhe, më

pas, vënien në ekzekutim nga zyra e përmbarimit, sipas parashikimeve të Kodit të

Procedurës Civile. Në rast pamundësie të saktësimit të dëmit, gjykata disponon për të

drejtën e shpërblimit të dëmit në tërësi dhe ia dërgon aktet gjykatës civile.387 Në këtë rast,

ky vendim nuk mund të ekzekutohet për pjesën që disponon për të drejtën civile, pa u

shprehur më parë gjykata civile lidhur me dëmin konkret, në përmbushje të elementëve të

384 Neni 519, Kodi I Procedurës Civile 385 Përcaktimi i elementëve që e bëjnë detyrimin, e përmbajtur në vendimin gjyqësor-titull ekzekutiv, të

plotë, është mjaft i rëndësishëm. P.sh., lind problemi në rastin kur në vendimin e saj, gjykata, veç

përcaktimit të detyrimit kryesor, në terma konkrete, disponon edhe për detyrimin për pagimin e

kamatëvonesës apo interesit deri në ditën e ekzekutimit të vendimit. Në një rast të tillë, detyrimi do të ishte

i përcaktuar në mënyrë të plotë dhe të saktë, nëse gjykata do të fiksonte në dispozitivin e vendimit

mënyrën, formulën apo normën e interesit ose kamatëvonesës, në mënyrë që përmbaruesit gjyqësor t'i

mbetej si detyrë në fazën e ekzekutimit vetëm përllogaritja në bazë të kësaj formule, mënyrë a norme

interesi. Në mungesë të këtij parashikimi në vendim, përmbaruesi mund të vendos ose të përzgjedhë në

diskrecionin e tij, por kjo veprimtari ngelet e ekspozuar ndaj kundërshtimit në gjykatë 386 Janë vendime të tilla detyruese të pakushtëzuara ato që kanë të bëjnë me detyrimin e palës për pagimin e

një shume të hollash, dorëzimin e një sendi, shembjen e një ndërtimi, kthimin në vendin e mëparshëm të

punës, pagimit të pensionit ushqimor etj 387 Kjo sipas nenit 395/1 Kodi i Procedurës Penale

Page 140: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 140

sipërpërmendur të titullit ekzekutiv, të ekzekutueshëm mbi bazën e lëshimit të urdhrit të

ekzekutimit. Sipas kodit të procedurës penale388, me kërkesën e paditësit civil në procesin

penal, i pandehuri ose i padituri civil mund të detyrohen të paguajnë një shumë të përafërt

me dëmin që çmohet se është provuar gjerë atëherë. Madje ky detyrim ekzekutohet

menjëherë, pa kërkuar që vendimi të ketë marrë formë të prerë.

Ndryshon fjala kur bëhet fjalë për situatën e parashikuar nga neni 396 të Kodit të

Procedurës Penale. Në rastin kur edhe padia civile zgjidhet plotësisht nga gjykata penale,

me kërkesë të paditësit civil, kur ekzistojnë shkaqe të përligjura, gjykata penale vepron si

gjykata civile, duke urdhëruar kthimin e sendit apo shpërblimin e dëmit në mënyrë të

menjëhershme, pa pritur që vendimi të marrë formë të prerë. Pra, në këtë rast, është

gjykata që i jep vendimit statusin e vendimit me ekzekutim të përkohshëm.

Së dyti, përbëjnë tituj ekzekutivë vendimet penale për pjesën që përmban si dënim

plotësues atë të "Konfiskimit të mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe përfitimeve prej

saj". Këto vendime vihen në ekzekutim nga zyra e përmbarimit389 mbi bazën e urdhrit të

ekzekutimit jo më të lëshuar nga gjykata, por nga prokurori. Mendojmë se në këtë

mënyrë duhen kuptuar dhe interpretuar edhe vendimet e tjera penale për pjesët ku

disponojnë për provat materiale, ato që kanë të bëjnë me ekzekutimin e masës së

sekuestros të parashikuar nga neni 273 i K.Pr.Penale dhe neni 17 i ligjit nr. 9284, datë

30/09/2004, "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar".

Së treti, janë gjithashtu tituj ekzekutivë vendimet penale që përmbajnë dënim penal me

gjobë, vendime të cilat vihen në ekzekutim nga zyra e përmbarimit mbi bazën e urdhrit

të ekzekutimit të lëshuar nga prokurori, ku përcaktohen dhe modalitetet përkatëse.

8.2.2 Ekzekutimi i vendimeve penale nga prokurori.

Me marrjen formë të prerë të vendimeve penale me burgim, prokurorët nuk duhet të

qëndrojnë në pritshmëri të gjykatës për marrjen e vendimeve, por me iniciativë të

kërkojnë zyrtarisht ose t'i tërheqin ato në gjykatë për t'i vënë në ekzekutim. Prokurorët

për fillimin e ekzekutimit të vendimeve me burgim, duhet të kryejnë disa veprime

përgatitore, për të verifikuar, vlerësuar dhe përcaktuar saktë në urdhrin e ekzekutimit si

më poshtë390;

a. nëse vendimi është i ekzekutueshëm apo është parashkruar ekzekutimi i dënimit .

b. kohën për vuajtjen e dënimit.391

388 Neni 395/2 Kodi I Procedurës Penale. 389 Sipas nenit 40 të Ligjit nr.8331, datë 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale “, Vendimet

penale që parashikojnë konfiskimin e mjeteve dhe përfitimeve të rrjedhura nga vepra penale, zbatohen nga

organi përmbarimor kompetent, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile për ekzekutimin e

detyrueshëm. Organi përmbarimor në ekzekutim të vendimit nuk kufizohet vetëm në objektet e sekuestruara,

por në të gjithë objektet dhe përfitimet që përcaktohen shprehimisht në vendimin e gjykatës 390 Urdhëri nr. 171, datë 29. 05.2008 i Prokurorit të Përgjithshëm “ Për për ekzekutimin e vendimeve penale

dhe kontrollin e zbatimit të tyre 391 Për të dënuarit e paraburgosur saktëson kohën e dënimit të vuajtur dhe pjesën e dënimit që mbetet për t'u

vuajtur, në përputhje me nenin 57 të K. Penal.

Page 141: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 141

c. llojin e institucionit ku i dënuari do të vuajë dënimin me burgim, nëse mund të jetë

burg i sigurisë së lartë, i sigurisë së zakonshme ose i sigurisë së ulët, apo institucion i

veçantë, kur është i përcaktuar me vendim gjykate.

Në rastet e të dënuarve për krime të rënda apo të organizuara, ose të të dënuarve të tjerë,

që vlerësohet se vuajtja e dënimit duhet bërë në burg të sigurisë së lartë dhe vendimi i

gjykatës nuk e ka bërë këtë përcaktim, prokurori duhet t'i paraqesë kërkesë gjykatës për

caktimin e burgut të sigurisë së lartë, si vend i vuajtjes së dënimit.392 Në rastet kur

vlerësohet se i dënuari duhet të vendoset në institucione të veçanta dhe vendimi i gjykatës

nuk e ka përcaktuar, prokurori duhet të urdhërojë kontrollin mjekësor të të dënuarit dhe

vepron në varësi të rezultatit që konkludohet nga akti i kontrollit mjekësor.393

Urdhrat e ekzekutimit të vendimeve me burgim, prokurorët menjëherë duhet t'ia dërgojnë

organeve të ngarkuara me ekzekutimin e tyre, që, sipas rastit dhe subjektit të veprës

penale, mund të jenë:394

a. policia e institucionit, ku personi ndodhet në paraburgim, kur i dënuari është i

paraburgosur;

b. policia e rendit të Komisariatit ose të Drejtorisë së Policisë, të vendit ku ka

vendbanimin, qëndrimin e përhershëm ose të përkohshëm, kur i dënuari me burgim

është i lirë;

c. Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kur vendbanimi ose vendndodhja e të

dënuarit me burgim nuk dihet.

Në rastet kur shkeljet ligjore të evidentuara në fazën e ekzekutimit të vendimeve penale,

përbëjnë vepër penale, prokurori, mbi bazën e kallëzimit ose ankimit, apo kryesisht,

duhet të regjistrojë fillimin e procedimit penal dhe të ushtrojë ndjekje penale ndaj

personave përgjegjës.

8.3 Analiza juridike e veprës penale të pengimit për ekzekutimin e vendimeve

gjyqësore.

E drejta për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore nuk mund të gjej zbatim nëse mungon

fryma e bashkëpunimit ndërmjet përmbaruesit gjyqësor dhe organeve shtetërore. Ky

bashkëpunim, është cilësuar si çelësi i suksesit të ekzekutimit dhe zbatimit të vendimeve

gjyqësore. Në mënyrë të tillë që të garantohet kjo e drejtë, nga ana e përmbaruesit

gjyqësore duhen të merren të gjitha masat dhe të respektohen procedurat konform kodit të

procedurës civile, për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Siç, është cituar edhe më

sipër, përmbaruesi gjyqësor duhet ta ushtrojë funksionin e tij me ndershmëri, paanësi dhe

profesionalizëm, në të kundër ai do të ketë përgjegjësi sipas parashikimeve ligjore. Por në

praktik, shpesh herë ndodh, që pavarësisht masave të ndërmarra nga përmbaruesi, 392 Neni 13 i Ligjit nr 40/2014 “ Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të

paraburgosurve” 393 Neni 16 I Ligjit nr 40/2016 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të

paraburgosurve” 394 Urdhëri nr. 171, datë 29. 05.2008 i Prokurorit të Përgjithshëm “ Për për ekzekutimin e vendimeve penale

dhe kontrollin e zbatimit të tyre

Page 142: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 142

ekzekutimi i vendimeve gjyqësore, bëhet i pamundur për shkak të pengesave që bëhen

nga personat të tjerë, për mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Për të parandaluar këtë fenomen, i cili për fat të keq është i shpeshtë në praktikën

shqiptare, nga ana e legjislatorëve janë marrë masa duke inkriminuar pengimin për

ekzekutimin e vendimeve gjyqësore si një veprimtari të kundraligjshme.

Për këtë qëllim në nenin 320 të Kodit Penal, është sanksionuar kundravajtja penale e

pengimit për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës. Sipas kësaj dispozite “Fshehja,

tjetërsimi, konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i sendeve për të cilat është marrë një

vendim prej gjykatës, ose kryerja e veprimeve të tjera të bëra me qëllim që të mos

ekzekutohet ose të pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale

dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Siç shihet edhe nga përmbajtja e kësaj dispozite, kundravajtja penale e pengimit për

mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore, është hartuar për të garantuar veprimtarinë e

rregullt të organeve të përmbarimit gjyqësor, të cilët pengohen në ekzekutimin e

vendimeve gjyqësore, të mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni penal nga veprimet dhe

mosveprimet kriminale. Kjo kundravajtje penale, ka si objekt dytësor, marrëdhëniet

juridike të vendosura nga shtetit për të garantuar të drejtat dhe interesat e ligjshme të

shtetasve, siç është e drejta e vënies në zbatim të vendimeve gjyqësore, si një e drejtë

themelore, të mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni penal nga veprimet dhe

mosveprimet e kundraligjshme.

Përsa i përket anës objektive, kundravajtja penale e pengimit për ekzekutimin e

vendimeve gjyqësore, realizohet me veprime dhe mosveprime të kundraligjshme, si më

poshtë;

1. Fshehjes së sendeve, për të cilën është marrë një vendim gjyqësor.

2. Tjetërsimit, duke ia shitur ose dhuruar sendin personave të tjerë.

3. Konsumimit, këtu kemi të bëjmë me sende të konsumueshme395 p.sh, siç janë sendet

ushqimore.

4. Dëmtimit i cili konsiston në pakësimin e vlerës së sendit.

5. Shkatërrimit të sendit nëpërmjet asgjësimit të plotë të tij, thyerjes, prishjes etj.

Si dhe nëpërmjet kryerjes së veprimeve të tjera që kanë si qëllim pengimin e ekzekutimit

të vendimit gjyqësor.

Subjekti, i kundravajtjes penale të pengimit për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore,

sipas doktrinës shqiptare është i përgjithshëm, është çdo person i cili ka mbushur moshën

për përgjegjësi penale dhe është i përgjegjshëm. Pra, janë personat të cilat me veprimet

dhe mosveprimet e tyre synojnë të pengojnë ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Të

njëjtën qëndrim ka mbajtur edhe Profesor, Dr. Ismet Elezi në librin “ E drejta penale,

pjesa e posaçme”.

395 Sende të konsumueshme janë të gjitha ato sende të cilat me një të përdorur konsumohen ose dukshëm

zvogëlohet vlera e tyre.

Page 143: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 143

Për sa i përket subjektit aktiv të kësaj kundravajtje penale, duke analizuar rastet nga

praktika dhe elementët e saj në tërësi, unë jam e mendimit se subjekti aktiv i

kundravajtjes penale, nuk është vetëm subjekt i përgjithshëm, por është dhe i posaçëm,

sepse personat që pengojnë ekzekutimin e vendimit gjyqësor nëpërmjet fshehjes,

tjetërsimi, konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i sendeve për të cilat është marrë një

vendim gjyqësor, kanë cilësi të veçanta për shkak të krijimit të marrëdhënieve juridike që

janë krijuar me dhënien e vendimit gjyqësor. P.sh, nëse marrim një vendim gjyqësor

civil, me objekt detyrimin e palës së paditur për lirim dhe kthim sendi në bazë të

parashikimeve të bëra nga kodi civil, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor gjykata ka

vendosur; “ detyrimin e palës së paditur për të liruar dhe dorëzuar sendit palës paditëse”

dhe nga ana e këtij të fundit është bërë kërkesa për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit të

këtij vendimi, për të cilën gjykata është shprehur me vendim, praktika ka treguar se kur

është kërkuar ekzekutimi i vendimit nga pala e paditur janë ndërmarrë veprime për të

penguar këtë ekzekutim, duke e shkatërruar pronën, ose duke mos lejuar futjen në këtë

pronë. Gjithashtu subjekt aktiv i kësaj vepre penale, mund të jenë edhe personat të cilët

për shkak të ushtrimit të funksioneve të tyre, kanë si detyrë ruajtjen dhe administrimin e

këtyre sendeve, ndaj të cilave është dhënë një vendim gjyqësor. P.sh, subjekt aktiv mund

të jenë personat të cilën kanë si detyrë administrimin e provave materiale gjatë një

procedimi penal ose të provave të sekuestruar, për të cilën në përfundim të procesit

gjyqësor në rastet e dhënies së një vendimi pafajësi, është urdhëruar edhe kthimi i

sendeve të sekuestruara. Ekzekutimi i këtyre vendimeve është bërë i pamundur për shkak

të tjetërsimit apo fshehjes së këtyre sendeve

Ndërsa përsa i përket anës subjektive, kryhet me dashje direkte, me qëllim pengimin e

zbatimit të vendimeve gjyqësore.

8.4 Vepra penale e mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës.396

Siç u tha dhe më lartë ekzekutimi i vendimeve gjyqësore përbën një element thelbësor të

shtetit të së drejtës dhe konsiderohet si faza përfundimtare e realizimit të një të drejte të

fituar gjyqësish. Vetëm pas realizimit të kësaj faze mund të thuhet se individi e ka

vendosur plotësisht në vend të drejtën e tij të fituar. Procesi i vendosjes në vend të një të

drejte të shkelur kërkon jo vetëm vendimmarrjen e gjykatave, por dhe veprimet konkrete

të organeve përgjegjëse të ngarkuara me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së

prerë. Një aktor kryesor i realizimit të kësaj të drejtë është përmbaruesi gjyqësor i cili

duhet të ndërmarrë të gjitha masat për të ekzekutuar vendimin gjyqësor dhe për të vënë

në vend të drejtën e fituar, në të kundërt përmbaruesi gjyqësor në rast mosekzekutimi të

këtij titulli ekzekutiv do të përgjigjet penalisht për kundravajtjen penale të

mosekzekutimit pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës, vepër kjo e sanksionuar

në nenin 320/a të kodit penal. Sipas kësaj dispozite; “ Mosekzekutimi pa shkaqe të

përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me

ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me

burgim gjer në dy vjet.

396 Neni 320/a i kodit penal i shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 78

Page 144: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 144

Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si

dhe për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me

gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”

Kjo kundravajtje penale u sanksionua në kodin penal, me qëllimin e vetëm për të siguruar

veprimtarinë e rregullt të organit për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore dhe interesat e

ligjshme të shtetasve apo të shtetit, të mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni penal nga

mosveprimet e kundraligjshme.

Siç rezulton dhe nga vetë përmbajtja e kësaj dispozitë kjo kundravajtje penale, kryhet

nga përmbaruesi gjyqësor, i cili është një subjekt aktiv i posaçëm, për faktin se në bazë të

kompetencave që i janë dhënë me ligj duhet të mundësoj ekzekutimin e titullit ekzekutiv.

Nga ana objektive, kjo kundravajtje penale kryhet me mosveprim nëpërmjet

mosekzekutimit të vendimit të gjykatës pa pasur asnjë shkak apo një pengese të ligjshëm

për të mos ekzekutuar këtë vendim gjyqësor. Përgjegjësia ose jo e përmbaruesit ligjor në

lidhje me mosekzekutimin e vendimit gjyqësor është e lidhur ngushtësisisht me shkakun

dhe arsyen e mosekzekutimit. Shkaku i mosekzekutimit duhet të jetë i përligjur, i cili

analizohet rast pas rasti. Me pak, fjalë mosekzekutimi i vendimit gjyqësor nuk duhet të

ketë ardhur si pasojë e vullnetit të përmbaruesi gjyqësor, por për shkake të cilat e bëjnë të

pamundur këtë të fundit për të mos ekzekutuar vendimin, si mund të jenë rastet e

fatkeqësisë familjare ose forcë madhore, si dhe rastet e sëmundjes së përmbaruesit. Në

raste se mungojnë këto shkaqe përmbaruesi do të ketë përgjegjësi penale për

mosekzekutimin e vendimit gjyqësor.

Nga ana subjektive kjo vepër penale, kryhet me dashje direkte pasi përmbaruesi gjyqësor

e di se mosekzekutimi i vendimit gjyqësor do të sjell pasoja negative për kreditorin duke

mos ekzekutuar të drejtën që ky i fundit ka fituar me vendim gjyqësor, dhe me

ndërgjegjen e tij lejon ardhjen e këtyre pasojave.

Në paragrafin e dytë të kësaj dispozite, janë parashikuar rrethanat cilësuese të kësaj

kundravajtje penale. Do të konsiderohet si rrethanë cilësuese në rastin kur kjo

kundravajtje penale kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të

premtuar, si dhe për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e

vendimit.

Përsa i përket cilësimit ligjor të kësaj figure të veprës penale, jam e mendimit se kjo

figurë të mos cilësohet si kundrvajtje penale por të kualifikohet si një vepër penale në

mënyrë të tillë që dhe masa e dënimit të jetë më e lartë, për vetë faktin se në praktikë

rezulton një numër i lartë i vendimeve gjyqësore të paekzekutuara. Ajo që të bie në sy

është mos ekzekutimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë nga entet, organet dhe

institucionet buxhetore, me argumentin se mungojnë fondet e duhura. Prej vitesh nuk po

gjen zgjidhje ky problem i mprehtë jo vetëm ligjor, por edhe social, i shoqëruar edhe me

rënien e besimit ndaj organeve përmbarimore dhe që shpesh sjell edhe situata

konfliktuale me të. Kjo situatë lidhur me ekzekutimet e vendimeve gjyqësore cënon

rëndë parimet e shtetit të së drejtës dhe në veçanti të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,

Page 145: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 145

të mbrojtura si nga Kushtetuta ashtu dhe nga të gjitha Konventat dhe normat e tjera

ndërkombëtare. Prandaj nevojitet krijimi i një koncepti më të drejtë lidhur me

domosdoshmërinë e zbatimit në çdo rast dhe pa asnjë kusht të vendimeve gjyqësore nga

çdo autoritet apo organ i Administratës Publike, gjë të cilën duhet të mundësoj

përmbaruesi gjyqësor.

Përsa më sipër në lidhje me nenin 320/a, rekomandoj të bëhen disa ndryshime përsa i

përket kualifikimit ligjor të kësaj vepre penale si dhe masës së dënimit që duhet të

aplikohet në rastin e konsumimit të kësaj vepre penale, si më poshtë:

Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, nga

punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën vepër penale dhe dënohet me

burgim deri në pese vjet.

Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si

dhe për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, me burgim

deri në tre vjet si dhe ndalimin për të ushtruar këtë funksion.

8.5 Analiza juridike e kundravajtjes penale veprime në kundërshtim me vendimin

e gjykatës.

Për të siguruar zbatimin e vendimeve gjyqësore në lidhje me detyrimet e lindura nga

dënimet plotësuese të saj, si dhe për garantuar vendimet gjyqësore në lidhje me detyrimet

e lindura nga urdhrat e mbrojtjes të dhëna prej saj, në kodin penal në nenin 321 është

sanksionuar kundravajtja penale e veprimeve në kundërshtim me vendimet e gjykatës.

Sipas kësaj dispozitë “

Kryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës në lidhje me detyrimet e

lindura nga dënimet plotësuese të dhëna prej saj, përbën kundërvajtje penale dhe

dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kryerja e veprimeve në kundërshtim me

vendimin e gjykatës, në lidhje me detyrat e lindura nga urdhrat e mbrojtjes të dhëna prej

saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim gjer në dy vjet.397.

Kjo dispozitë sipas paragrafit të parë i referohet vetëm vendimeve gjyqësore penale në të

cilat krahas dënimit kryesor, janë përcaktuar dhe dënimet plotësuese sipas parashikimeve

të bëra nga neni 30 i K.P. Sipas kësaj dispozita gjykata për personat që kanë kryer krime

ose kundërvajtje penale, bashkë me dënimin kryesor, mund të japë edhe një ose disa nga

dënime plotësuese si më poshtë;

Ndalimi i të drejtës për të ushtruar funksione publike.

Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe produkteve të veprës penale.

Ndalimi për të drejtuar automjete.

Heqja e dekoratave, titujve të nderit.

397 Ky paragraf është shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012..

Page 146: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 146

Heqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose mjeshtërie.

Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra drejtuese pranë personave juridikë.

Ndalimi për të qëndruar në një ose disa njësi administrative.

Nxjerrja jashtë territorit.

Detyrimi për publikimin e vendimit gjyqësor.

Humbja e përgjegjësisë prindëror

Ndërsa sipas paragrafit të dytë kemi të bëjmë vetëm me vendime gjyqësore nëpërmjet së

cilës është lëshuar urdhri i mbrojtjes dhe janë përcaktuar detyrimet për dhunuesin398 sipas

parashikimeve të bëra në ligjin e posaçëm. Urdhri i mbrojtjes lëshohet me vendim

gjyqësor pasi vërtetohet se ekzistojnë dyshime të arsyeshme për të besuar se dhunuesi

mund të kryejë ndonjë akt të dhunës në familje, si dhe lëshimi i urdhrit të mbrojtjes është

i nevojshëm për të mbrojtur sigurinë, shëndetin, mirëqenien e viktimës të dhunës në

familje.399Vendimi gjyqësor, i cili përmban urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, është

përfundimtar dhe përbën titull ekzekutiv që në momentin që shpallet ose u njoftohet

palëve.400 Gjykata lëshon një urdhër ekzekutimi në të njëjtën kohë që lëshon urdhrin e

menjëhershëm të mbrojtjes. Vendimi gjyqësor, që përmban urdhrin e mbrojtjes, përbën

titull ekzekutiv pasi merr formën e prerë dhe ekzekutohet menjëherë nga përmbaruesit,

sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, komisariatet e policisë dhe njësitë e

qeverisjes vendore (bashki, komuna) apo edhe vetë dhunuesi vullnetarisht. Subjektet e

lartë përmendur duhet të marrin të gjitha masat për ekzekutimin e menjëhershëm dhe të

vazhdueshëm të masave mbrojtëse të vendosura konform nenit 10 të këtij ligji “ Për

masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjar”.401

398 Dhunues është personi i paditur për ushtrimin e dhunës në marrëdhëniet familjare përpara organeve

kompetente. 399 Për më tepër lexo nenin 17 të Ligjit nr 9669, datë 18.12.2006 “ Për masat ndaj dhunës në Marrëdhëniet

familjare ‘, i ndryshuar. 400 Neni 23 i Ligjit nr 9669, datë 18.12.2006 “ Për masat ndaj dhunës në Marrëdhëniet familjare ‘, i

ndryshuar. 401 Sipas kësaj dispozite mbrojtja ndaj dhunës në familje, sigurohet me këto mënyra:

a) duke urdhëruar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të

kryejë vepër të dhunës në familje ndaj paditësit/es (viktimës) apo pjesëtarëve të tjerë të familjes së

viktimës, siç përcaktohet në nenin 3 pika 3 të këtij ligji apo siç emërtohet në urdhër; b) duke urdhëruar

menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të mos cenojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë

drejtpërdrejt ose tërthorazi me viktimën apo pjesëtarë të familjes së viktimës, siç përcaktohet në nenin 3

pika 3 të këtij ligji apo siç emërtohet në urdhër; c) duke larguar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en)

nga banesa për një afat kohor të caktuar me urdhër të gjykatës dhe të mos e lejojë të rihyjë në banesë pa

autorizimin e gjykatës; ç) duke ndaluar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që t’i afrohet përtej një

distance të caktuar viktimës apo pjesëtarëve të familjes së viktimës, siç përcaktohet në nenin 3 pika 3 të

këtij ligji apo siç emërtohet në urdhër; d) duke ndaluar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që t’i

afrohet shtëpisë, vendit të punës, banesës së familjes së origjinës apo banesës së çiftit të ardhshëm ose të

personave të tjerë dhe për më tepër shkollës së fëmijëve, ose vendeve të cilat frekuentohen më tepër nga

viktima, me përjashtim të rasteve kur frekuentimi bëhet për arsye pune; dh) duke vendosur menjëherë

viktimën/at dhe të miturit në strehime të përkohshme, duke mbajtur parasysh në çdo rast interesin më të

lartë, atë të të miturit; e) duke kufizuar ose duke ndaluar të paditurin/ën (dhunuesin/en) të takohet me

fëmijën e viktimës, sipas kushteve të cilat mund të jenë të përshtatshme; ë) duke i ndaluar të paditurit/ës

(dhunuesit/es) hyrjen ose qëndrimin në banesën e përkohshme apo të përhershme të viktimës, ose në ndonjë

pjesë të saj, pavarësisht nga të drejtat e pronësisë apo të posedimit të dhunuesit; f) duke urdhëruar një

person të autorizuar nga gjykata (punonjës i rendit ose përmbarues gjyqësor) që të shoqërojë viktimën ose

të paditurin/ën (dhunuesin/en) deri në banesën e viktimës dhe të mbikëqyrë largimin e pasurisë personale;

Page 147: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 147

Nga ana objekti kjo figurë e veprës penale kryhet me veprime aktive të kundraligjshme

duke kryer ato veprime të cilat janë të ndaluar të bëhen sipas urdhërimeve të përcaktuar

në dispozitivin e vendimit të gjykatës. P.sh nëse personi i dënuar me një vendim gjyqësor

të formës së prerë krahas dënimit kryesor që është ai me burgim, i është ndaluar edhe

ushtrimi i funksioneve publike dhe ai vazhdon të ushtroj këto funksione pavarësisht faktit

se ekziston një vendim që e ndalon këtë gjë, kjo sipas paragrafit të parë ose në rastin kur

me vendimin gjyqësor të lëshimit të urdhrit të mbrojtjes është vendosur se dhunuesi nuk

duhet të jetoj në të njëjtën banese me viktimën e dhunës në familje dhe pavarësisht këtij

ndalimi ai vazhdon duke jetuar në të njëjtën banesë.

Kjo kundravajtje penale konsumohet në momentin e kryerjes së atyre veprimeve të cilat

janë të ndaluara me vendim gjyqësore, pavarësisht ardhjes së pasojave.

Përsa i përket subjektit të kësaj kundravajtje penale jam e mendimit se subjekti aktiv

është çdo person i cili ka mbushur moshën për përgjegjësin penale dhe është i

përgjegjshëm dhe për shkak të vendimit gjyqësor që është lëshuar ndaj tij, si në rastin e

dhënies së vendimeve gjyqësore në të cilën janë vendosur dënimet plotësuese si dhe në

rastin e vendimit gjyqësor të lëshimit të urdhrit të mbrojtjes, është një subjekt i posaçëm,

pasi ka statusin e personit të dënuar sipas paragrafit të parë dhe statusin e dhunuesit sipas

paragrafit të dytë. Pasi është lëshuar urdhri i ekzekutimit të këtyre vendimeve, subjektet e

lartpërmendur kanë detyrimin që të veprojnë sipas urdhërimeve të sanksionuar në

dispozitivin e vendimit gjyqësor. Edhe po ti referohemi ligjit për “ Masat ndaj dhunës në

marrëdhëniet familjare”, konkretisht nenit 23, pika 6 e tij, në të cilën është sanksionuar

“ Në rast të mosekzekutimit vullnetar nga organet zbatuese të vendimit të gjykatës, siç

përshkruhet në pikat 2 dhe 4 të këtij neni, përfshirë dhe të paditurin/ën, të cilëve u

komunikohet vendimi, ndiqet ekzekutimi i detyruar në bazë të dispozitave të Kodit të

Procedurës Civile. Në këto raste, ndaj personave përgjegjës për mosekzekutimin e

vendimit të gjykatës zbatohen sanksionet përkatëse të parashikuar në nenet 320 e 320/a

g) duke urdhëruar organet zbatuese të ligjit që të konfiskojnë çdo armë që i përket dhunuesit gjatë kontrollit

të kryer apo të urdhërojë dhunuesin për të dorëzuar çdo armë që i përket atij; gj) duke urdhëruar të

paditurin/ën (dhunuesin/en) që të lejojë viktimën të posedojë banesën të cilën e përdorin së bashku viktima

dhe dhunuesi/ja ose ndonjë pjesë të saj; h) duke urdhëruar të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të paguajë

qeranë e banesës së përhershme apo të përkohshme të viktimës, si dhe detyrimin ushqimor për viktimën,

fëmijët apo pjesëtarë të tjerë të familjes që ka në ngarkim; i) për sa kohë urdhri mbrojtës është në fuqi,

trajtimi i pasurisë kryhet në përputhje me Kodin e Familjes, nenet 57, 58 dhe 60; j) duke i kaluar viktimës

të drejtën e kujdestarisë së përkohshme mbi fëmijët dhe duke i hequr përkohësisht përgjegjësinë prindërore

të paditurit/ës (dhunuesit/es); k) duke vendosur dhe duke urdhëruar sipas rastit (në kompetencë të gjykatës)

ndërhyrjen e shërbimeve sociale, publike apo private të vendbanimit ose pranë organizatave që kanë si

qëllim mbështetjen dhe pritjen e personave të dhunuar në familje; l) duke urdhëruar të paditurin/ën

(dhunuesin/en) që të bëjë një pagesë periodike në favor të personave bashkëjetues, të cilët, për efekt të

masës së mësipërme, mbeten të privuar nga mjetet e jetesës. Për të siguruar pagesën, gjykata mund të

vendosë që shuma të derdhet nga punëdhënësi në favor të përfituesit. Një vendim i tillë përbën titull

ekzekutiv; ll) duke përfshirë viktimën e dhunës në familje në programe rehabilitimi; m) duke urdhëruar të

paditurin/ën (dhunuesin/en) të marrë pjesë në programe rehabilitimi; nëse i/e padituri/a (dhunuesi/ja)

urdhërohet të shkojë në një program rehabilitimi, përgjegjësve të programit u kërkohet të raportojnë çdo

javë në gjykatë nëse dhunuesi e ndjek apo merr pjesë në të. Nëse i/e padituri/a (dhunuesi/ja) nuk merr

pjesë, atëherë, me kërkesë të subjekteve të parashikuara nga neni 13 i këtij ligji, gjykata e thërret këtë

përpara saj dhe zbaton dispozitat përkatëse të Kodit Penal, për pengimin e ekzekutimit të vendimeve të

gjykatës.

Page 148: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 148

të Kodit Penal, si edhe sanksionet e parashikuara në nenin 606/3 të Kodit të Procedurës

Civile.“ del edhe një herë në dukje fakti se subjekti aktiv i kësaj kundravajtje penale është

edhe i posaçëm.

Nga ana subjektive kundravajtja penale e veprimeve në kundërshtim me vendimin e

gjykatës kryhet me dashje. Motivi dhe qëllimi nuk kanë rëndësi për cilësimin juridik të

kësaj dispozite.

Në lidhje me sanksionin penal, ligjvënësi ka përcaktuar dënimin me gjobë dhe dënimin

me burg deri në dy vjet për paragrafin e parë si dhe dënimin me gjobë deri në dy vjet për

paragrafin e dytë. Përsa i përket aplikimit të masës së dënimit për paragrafin e dytë, jam e

mendimit që nga ana e legjislatorëve të shikohet masa e dënimit si dhe njëkohësisht

kualifikimit ligjorë i këtij paragrafi. Duke u nisur nga rrezikshmëria e lartë shoqërore që

sjell kryerja e veprimeve nga ana e dhunuesit në kundërshtim me dispozitivin e vendimit

gjyqësor në të cilën është lëshuar urdhri i mbrojtjes, si dhe për të siguruar jetën, shëndetin

si dhe nderin dhe dinjitetin e viktimës së dhunës në familje, rekomandoj që ky paragraf të

sanksionohet në një dispozitë më vete si më poshtë;

Kryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin gjyqësor të lëshimit të urdhrit të

mbrojtjes.

Kryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, në lidhje me detyrimet e

lindura nga urdhrat e mbrojtjes të dhëna prej saj, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Kur kjo vepër penale kryhet më shumë se një herë dhe kanë ardhur pasoja të rënda për

shëndetin, dënohet me burgim deri në 5 vjet.

Page 149: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 149

KREU IX

ANALIZA JURIDIKE E VEPRAVE PENALE TË LARGIMIT TË TË DËNUARIT

NGA VENDI I QËNDRIMIT DHE DHËNIA NDIHMË E TË DËNUARIT PËR

LARGIM

Një nga karakteristikat kryesore të veprave penale kundër drejtësisë, është fakti se këto

vepra penale nuk kanë viktima por kanë si synim mos funksionimin e rregullt të

veprimtarisë së gjykatës, për realizimin e drejtësisë si dhe të organeve që ndihmojnë në

realizimin e saj. Nëpërmjet konsumimit të këtyre veprave penale disa individë të caktuar

nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të kundraligjshme, synojnë që krimineli të mos

ndëshkohet, dhe në rastin kur drejtësia vihet ajo të mos zbatohet. Shpesh herë

institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale 402 janë ndeshur me situatë jo të

favorshme, pasi nga personat e dënuar janë bërë tentativa për tu larguar ose në rastin më

të keq janë ndodhur përpara faktit të largimit të të dënuarve , me qëllimin e vetëm

shmangien e vuajtjes së dënimit.

Për të parandaluar këtë fenomen, nga ana e legjislatorëve në kodin penal janë hartuar disa

dispozita të cilat inkriminojnë largimin e të burgosurit nga vendi i qëndrimit si dhe

dhënien ndihmë të një burgosuri për tu larguar. Sipas kodit penal;

“Largimi i të ndaluarit, të arrestuarit apo të dënuarit403 me burgim nga vendi i qëndrimit

të detyrueshëm ose gjatë transportimit të tij nga një vend në tjetrin, dënohet me burgim

gjer në pesë vjet. Kur vepra penale kryhet me dhunë ose me përdorim të armëve, lëndëve

zjarrvënëse, lëndëve eksplozive dhe helmuese, dënohet me burgim nga pesë gjer në

pesëmbëdhjetë vjet.”404

“ Dhënia e këshillave, informatave, mjeteve të ndaluarit, të arrestuarit apo të

burgosurit, me qëllim për tu larguar nga vendi i qëndrimit të detyruar, dënohet me

burgim gjer në tre vjet. Kur dhënia ndihmë bëhet nga i ngarkuari me ruajtjen,

mbikëqyrjen apo transportimin, ose që për shkak të funksioneve, ka të drejtë të hyjë në

institucione burgimi apo të ketë lidhje me të ndaluar, arrestuar apo të burgosur, dënohet

me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet”405

Me ligjin Nr. 135, datë 05.12.2015, “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 7895,

datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, është shtuar neni

324/a i Kodit Penal, në Kreun IX “Vepra penale kundër drejtësisë”, me këtë përmbajtje:

402 Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale me burgim janë: burgu i sigurisë së lartë, burgu i

zakonshëm, burgu i sigurisë së ulët, Institute të veçanta, Institucioni i paraburgim. 403 Sipas Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, “ person i dënuar”, është çdo person, shtetas shqiptar, i

huaj apo pa shtetësi, i dënuar me burgim me vendim të formës së prerëtë gjykatave shqiptare dhe në

përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare edhe të gjykatave të huaja, duke respektuar kërkesat përkatëse

procedurale 404 Neni 232 i Kodit Penal. 405 Neni 324 i Kodit Penal.

Page 150: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 150

“Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara406 në institucionet e ekzekutimit të vendimeve

me burgim, të cilat sipas legjislacionit në fuqi janë të ndaluara, dënohet me burgim nga

një deri në tre vjet.” Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose

nga personi që ka për detyrë ruajtjen dhe sigurinë fizike ose që për shkak të detyrës ose

profesionit ka të drejtë të hyjë në institucione burgimi, dënohet me burgim nga pesë vjet

deri në dhjetë vjet”.

Dispozitat e sipër përmendura janë hartuar për të siguruar veprimtarinë e rregullt të

institucioneve ku vuhet dënimi ose mbahen të ndaluarit, të arrestuarit, si dhe personat e

dënuar ku përfshihen edhe organet e ngarkuara me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

apo ruajtjen e burgjeve apo vendet e qëndrimit të ndaluarve apo arrestuarve, të mbrojtura

posaçërisht nga legjislacioni penal nga veprimet ose mosveprimet e kundraligjshme.

Gjithashtu, këto dispozita kanë si qëllim edhe sigurimin e shëndetit të subjekteve aktive

dhe pasive të këtyre veprave penale, kjo duke ju referuar edhe nenit 323/2 të kodit penal.

Pra, këto vepra penale kanë të njëjtën objekt

Nga ana objektive, vepra penale e largimit të dënuarit nga vendi i qëndrimit realizohet

nëpërmjet formave të mëposhtme;

Largimi i personave të ndaluar ose të arrestuarëve nga dhoma e ndalimit në

ambjentet e komisariateve të poliëisë.

Largimi i personave ndaj të ëilëve është dhënë masa e sigurimit “ arrest në burg”, nga

ambjentet e paraburgimit.407

Largimit të personave të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga

instituëionet e ekzekutimit te vendimeve penale.

Moskthimi në vendin e vuajtjes së dënimit, në rastet e përfundimit të lejes

shpërblyese apo lejes së veçant nga organi kompetent.408

406 Sipas Nenir 21 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, në mjediset e brendshme të IEVP-së nuk

lejohet të mbahen dhe të qarkullohen nga të paraburgosurit dhe të dënuari sendet e ndaluara. Sipas kësaj

rregulloreje do të konsiderohen sende të ndaluara; objektet, mbajtja e të cilave përbën vepër penale; sendet

që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e të burgosurve dhe të personelit, si dhe sigurinë e institucionit; pajisje

transmetimi dhe komunikimi, përfshirë aparatet celulare dhe fotografike; vlera monetare të çdo lloji;

pajisje të njëjta me ato që ofrohen nga institucioni, të cilat janë pjesë e dhomës apo e mjediseve të

përbashkëta; sende me karakter diskriminues apo uniforma ushtarake; bizhuteri, përveç atyre të lejuara

sipas përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Brendshme të

Institucionit; më shumë se një televizor dhe frigorifer sipas përcaktimeve të bëra në Rregulloren e

Brendshme të IEVP-së. 407 Sipas nenit 238 të K.Pr.Penale, me vendimin e arrestit në burg, gjykata urdhëron policinë gjyqësore që

ta kapë të pandehurin dhe ta çojë menjëherë në një institut paraburgimi për të qëndruar aty në dispozicion

të autoritetit procedues 408 Sipas ligjit nr. 8328, datë 16.4.1998 për “Të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të

paraburgosurve”, i ndryshuar; Të dënuarit, të cilët respektojnë rregullat e disiplinës dhe rregulloren e

brendshme të institucionit, që janë të motivuar për të marrë pjesë në programet rehabilituese e të

riintegrimit dhe nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, kanë të drejtë të marrin leje shpërblyese, por jo më

shumë se 20 ditë në vit, leje e cila jepet vetëm me urdhër të Ministrit të Drejtësisë ose me autorizimin e tij

nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Ndërsa drejtori i institucionit mund t'u japë të paraburgosurve dhe të

dënuarve leje të veçantë, në rast të sëmundjeve të rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të

vërtetuar me raport mjekësor, apo të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje apo martesa si dhe

në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit, leje e cila jeper deri në 48 orë. Po, sipas nenit 61 të

Page 151: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 151

Largimit ose moskthimit në institucionin mjekësor ku është vendosur me vendim

gjyqësor për mjekim të detyrueshëm.

Largimit gjatë transportimit të personit të ndaluar, arrestuar apo të dënuar, nga një

vend në tjetrin. P.sh. largimi i personit të arrestuar gjatë transportimit të tij nga

ambientet e komisariatit të policisë në institucionin e paraburgimit, ose largimi i

personit të dënuar gjatë transportimit të tij nga ambientet e paraburgimit në I.EV.P-

të, ose gjatë kalimit të tij nga burgu i sigurisë së zakonshme në burgun e sigurisë së

ulët, etj

Përsa i përket anës objektive të veprës penale të largimit të të burgosurit nga vendi i

qëndrimit, ka pasur diskutime në lidhje me faktin, a do të ketë përgjegjësi penale personi

i cili ndodhet me masën e sigurimit “ arrest shtëpie” dhe largohet nga banesa e tij

pavarësisht se ndodhet në këtë masë sigurimi? Në lidhje me këtë çështje ekzistojnë dy

qëndrime të ndryshme. Disa janë të mendimit se personi i çili ndodhet nën masën e

sigurimit “ arrest shtëpie”, dhe largohet nga banesa e tij, pavarësisht masës së sigurisë,

nuk do të ketë përgjegjësi penale për veprën penale të largimit të burgosurit nga vendi

qëndrimit, me arsyetimin se;

“ Me vend të qëndrimit të detyrueshëm nuk mund të kuptohet shtëpia e të pandehurit, në

kushtet që ai hetohet apo gjykohet me masë sigurimi arrest në shtëpi. Pavarësisht se kjo e

fundit për efekt të ligjit barazohet me paraburgimin, nuk mund të njehsohet me gjendjen e

arrestit në burg. Pasi sipas nenit 238 të K.Pr.Penale, në të ëilën thuhet se me vendimin e

arrestit në burg, gjykata urdhëron poliëinë gjyqësore që ta kapë të pandehurin dhe ta

çojë menjëherë në një institut paraburgimi për të qëndruar aty, nëse i pandehuri gjendet

fajtor me vendim gjyqësor të formës së prerë, atëherë paraburgimi shndërrohet në

burgim për efekt të vuajtjes së dënimit. Pra, në këtë rast bëhet fjalë për mbikëqyrje

poliëore dhe kufizim të lirisë, duke u ruajtur i pandehuri në instituëione të posaçme.

Ndërsa në rastin e arrestit në shtëpi personi i vendosur në këtë masë sigurimi largohet

me vullnetin e tij të lirë, pa qenë i ruajtur apo i mbikqyrur nga forëat e poliëisë. Sipas

tyre, kjo del edhe nga fryma e dispozitës së nenit 323 të Kodit Penal, kur përmendet

shprehimisht largimi “gjatë transportimit nga një vend në tjetrin”, pra nënkuptohet që i

ndaluari, arrestuari apo dënuari me burgim largohet gjatë kohës që ai transportohet,

duke qenë i shoqëruar nga forëat e poliëisë apo sigurisë. Është pikërisht largimi i të

pandehurit nga instituëioni i posaçëm apo gjatë shoqërimit me qëllim transportin, në

kapërëim të pengesave apo në mposhtje të masave të sigurisë, qoftë edhe me dhunë, etj.,

siç parashikon paragrafi i dytë i kësaj dispozite, ajo që i jep faktit një rrezikshmëri të

lartë shoqërore, duke bërë që të parashikohet si vepër penale. 409 Për këto arsye,

mosrespektimi i urdhërimeve të gjykatës, duke shkelur detyrimet që lidhen me masën e

sigurimit “arrest në shtëpi”, nuk formon elementët e figurës së veprës penale të

parashikuar nga neni 323/1 i Kodit Penal, por sjell si pasojë zëvendësimin ose bashkimin

këtij ligji i paraburgosuri dhe i dënuari është i detyruar të respektojë kohën e lejes, ta kryejë atë në vendin

për të cilën i është dhënë, të respektojë të gjitha detyrat dhe kushtëzimet që i janë dhënë dhe të njoftojë

institucionin për çdo shmangie të imponuar. Për mos respektimin e rregullave të mësipërme drejtori i

institucionit ndërpret lejen, dhe këkron nisjen e procedimit penal sipas nenit 323 të Kodit Penal. 409 Për më tepër shih, Vendimit nr 208, i Kolegjit Penal i Gjykatës së Lartë, datë 03.07.2013.

Page 152: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 152

nga gjykata të masës me një masë tjetër më të rëndë, në kuptim të nenit 231 të

K.Pr.Penale410”

Ndërsa pjesa tjetër e doktrinës është e mendimit se nëse personi i cili ndodhet nën masën

e sigurimit “ arrest në shtëpi”, duke u larguar nga banesa e tij, banesë e cila me vendimin

gjyqësor i është caktuar si vendqëndrim i detyrueshëm deri në përfundimin e shqyrtimit

të çështjes penale në ngarkim të tij, ka konsumuar plotësisht elementët e veprës penale

“Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323, paragrafi i parë

i K.Penal. 411 Sipas tyre, në nenin 323 të Kodit Penal është parashikuar në mënyrë

eksplicite se largimi i të ndaluarit, arrestuarit apo të dënuar me burgim nga vendi i

qëndrimit të detyrueshëm ose gjatë transportimit..., përbën vepër penale dhe dënohet

sipas parashikimeve të kësaj dispozite. Kjo dispozitë është një dispozitë e vetme dhe

duhet lexuar si e tillë dhe jo në mënyrë të ndarë dhe të pavarur nga titulli apo e

fragmentuar në vetë përmbajtjen e saj, sipas të cilës subjekt i largimit nga vendi i

qëndrimit do të quhet vetëm ai i dyshuar të cilit i është kufizuar liria dhe ndodhet nën

mbikëqyrjen e policisë apo të forcës së sigurisë të institucionit të ekzekutimit të vendimit

penal, në ambiente të posaçme që ruhen dhe garantohen nga shteti. Sipas kësaj doktrine,

subjekt i kësaj dispozite penale është çdo i ndaluar, apo i arrestuar në ngarkim të të cilit

gjykata ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, thyerja apo

mosrespektimi i së cilës është e njëjtë me atë të largimit nga çdo vend qëndrim i

detyrueshëm i caktuar nga gjykata, përfshirë këtu edhe institucionet e ekzekutimit të

vendimeve penale.412

Nëse largimi i personit të ndaluar, arrestuar, apo të dënuar, realizohet nëpërmjet formave

të parashikuar në paragrafin e dytë të kësaj dispozite si; përdorimi i dhunës, përdorimi i

armës, lëndëve zjarrvënëse, lëndëve eksplozive dhe helmuese, atëherë kjo vepër penale

do të konsiderohet e kryer në rrethana cilësuese.

Përsa i përket konsumimit të kësaj vepre penale, me të drejtë themi se kjo vepër penale

konsumohet në momentin që personi i dënuar ose ai i vendosur në ambientet e

paraburgimit largohet. Momenti vendimtar i konsumimit të kësaj vepre penale është

momenti kur personi mposht pengesat që janë përdorur nga autoritetet kompetente

për të siguruar izolimin fizik të tij.

Vepra penale e largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit ose sië e quajmë ndryshe në

gjuhën e përditshme arratisja e të bugosurit shihet si një favorizim personal. Personi i

favorizuar është personi i ëilësuar si një person i arrestuar, ndaluar me një vendim të

ligjshëm të autoriteteve përkatëse ose i dënuar më një vendim gjyqësor të formës së

prerë, nëpërmjet të cilit është privuar nga liria. Përsa i përket personit të ndaluar, arrestuar

apo të dënuar duhet që këta persona të jenë nën kujdestarin ose kontrollin e zyrtarëve

publik, si dhe liria e tyre lëvizëse të pengohet nga pengesat arkitekturore, ose nga masat

410 Sipas nenit 231 të Kodit të Procedurës Penale, në rast shkelje të detyrimeve që lidhen me një masë

sigurimi, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë tjetër më të rëndë, duke

mbajtur parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes. Për shkeljen e detyrimeve që lidhen me një

masë ndaluese, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë shtrënguese. 411 Vendimit nr 208, i Kolegjit Penal i Gjykatës së Lartë, datë 03.07.203 412 Vendimit nr 208, i Kolegjit Penal i Gjykatës së Lartë, datë 03.07.203

Page 153: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 153

mbikëqyrjes personale413. Siç shihet, autori i veprës penale ( subjekti aktiv) ka një cilësi

të veçantë. Është personi i cili është dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë, që

ka statusin e të dënuarit. Mund të jetë personi i pandehur, ndaj të cilit i është dhënë masa

e sigurimit arrest në burg dhe ndodhet në paraburgim, si dhe personat e ndaluar.

Gjithashtu, subjekt i kësaj vepre penale mund të jetë dhe personi i mbajtur përkohësisht i

cili i nënshtrohet procedurës së ekstradimit ose është ndaluar për ekzekutimin e një

vendimi dëbimi.414 Siç shihet, rrethi i subjekteve aktive të kësaj vepre penale, sipas

legjislacionit penal shqiptar është paraqitur vetëm në kuptimin e ngushtë të fjalës, duke

parashikuar vetëm tre subjekte të posaçme;

a. Personin e ndaluar.

b. Personin e arrestuar.

c. Personi të cilit i është hequr liria me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Për të mos pasur probleme në lidhje me zbatimin në praktikë të kësaj dispozite, është më

mirë që të zgjerohet rrethi i subjekteve aktive të kësaj vepre penale, duke përfshirë edhe

personat që janë në proces ekstradimi, si dhe personat e ndaluar për ekzekutimin e një

vendim dëbimi.

Nga ana subjektive, vepra penal e largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit, kryhet

gjithnjë me dashje të drejtpërdrejt. Sipas Prof. Dr. Ismet Elezi, motivi dhe qëllimi nuk

kanë rëndësi për cilësimin ligjor të veprës penale, ndërsa po ti referohemi praktikës

gjyqësore në lidhje me cilësimin ligjor të kësaj vepre penale është e rëndësishme të

merret në konsideratë qëllimi i subjektit aktiv, sidomos kur ndodhemi përpara rastit kur

personi i arrestuar ndodhet nën masën e sigurimit “ arrest shtëpie”. Në lidhje me këtë

çështje po ju sjell si shembull një rast nga praktika gjyqësor në të cilën evidentohet edhe

qëndrimi i gjykatës së Apelit në lidhje me rendësin e qëllimit që ka pasur personi i

larguar, si element përcaktues për ekzistencën e anës subjektive të kësaj vepre penale.

Rasti.415 Rezulton se ndaj të pandehurit B.G me vendimin nr.565 datë 23.11.2010

të Gjykatës së Apelit Tiranë është caktuar si masë sigurimi personal ajo e “Arrestit në

shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale. Në datën 20.03.2011, nga ana e

Policisë Gjyqësore, rreth orës 23.30 në momentin punonjësit e policisë kanë dashur të

vënë qetësi në një lokal i cili po krijonte zhurma për banorët, është bërë kapja e të

pandehurit në rrugën Jordan Misja, i cili, pasi është bërë verifikimi i identitetit të tij, ka

rezultuar se ishte me mase sigurimi arrest ne shtëpi. Pretendimi i të pandehuri është se ai

nuk kishte qëllimin që të mos kthehej me në banesën e tij. Fakti që ai kishte dale nga

shtëpia ishte sepse, pasi kishte pire në shtëpinë e tij ndonjë gotë me disa kushërinj që

kishin ardhur nga jashtë shtetit, kishte dalë bashkë me ta dhe kishte përfunduar në një

lokal duke vazhduar të pije, ku edhe ishte ndaluar nga policia. Sipas Gjykatës së Apelit,

gjykata e faktit me të drejtë ka çmuar se në rastin konkret nuk jemi përpara veprës penale

të parashikuar nga neni 323 i K.Penal dhe kjo për mungesë të anës subjektive, e cila në

413 Commentaire du droit pénal suisse : code pénal suisse : partie spéciale. Vol. 9 : Crimes ou délits contre

l'administration de la justice : Art. 303-311 CP CASSANI, Ursula SCHUBARTH, Martin (Ed.), pg 150 414 Kjo duke ju referuar nenit 310 të kodit penal Zvicerian. 415 Vendimi nr 677, datë 27.06.2012 i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Page 154: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 154

rastin e nenit 323 kërkon që personi që largohet nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm ta

bëjë këtë me qëllimin për të mos u kthyer më. Vetëm nëse nga organi i akuzës do

provohej se i pandehuri kishte qëllimin që të largohej nga shtëpia për të mos u kthyer më,

pra “të arratisej”, atëherë ai do kishte kryer veprën penale të parashikuar nga neni 323 i

K.Penal. Në rastin konkret mund të jemi përpara shkeljes nga ana e të pandehurit e

detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar

nga neni 237 i K.Penal dhe në këtë rast prokurori, në bazë të nenit 231 të K.Pr.Penale ka

të drejtë ti kërkojë gjykatës zëvendësimin e kësaj mase sigurimi me një mase tjetër me të

rëndë, duke pasur parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes. Në këto rrethana e

ndodhur çështja, gjykata apelit çmon se vendimi i gjykatës faktit është i drejtë dhe i

bazuar në ligje dhe në prova dhe si i tillë ai duhet të lihet në fuqi. Ndoshta ky qëndrim

vjen dhe për faktin se ende nuk ekziston një vendim unifikues të kolegjit të bashkuar

penal, të Gjykatës së Lartë, në lidhje me faktin nëse masa e sigurimit “ arrest në shtëpi”

do të cilësohet si një vend i qëndrueshëm sipas nenit 323 të kodit penal.

Edhe vepra penale e dhënies ndihmë një të burgosuri për largim, nga ana objektive,

kryhet nëpërmjet veprimeve aktive të kundraligjshme, e cila realizohet në format e

mëposhtme;

Dhënia këshillë në lidhje me mënyrën e largimit të dënuarit nga I.E.V.P-ja, largimit

të personit të ndaluar ose të arrestuar.

Dhënia e informatave të cilët i krijon mundësi personit të ndaluar, arrestuar apo të

dënuar për tu larguar nga vendi i qëndrimit të tij. P.sh, dhënia e informacionit në

lidhje me orarin se kur ndodh ndërrimi i turnit të gardinavë të burgut, dhënia e

informacionit në lidhjen me planimetrinë e institucionit të ekzekutimit të vendimeve

penale, ose dhënia e informacionit se kush është momenti më favorizues për tu

larguar.

Sigurimi i mjeteve, p.sh i çelësave, i armës, i levave, makinës personit të ndaluar,

arrestuar dhe të dënuar për tu larguar nga vendi i izolimit.

Po ti referohemi kodit penal Francës, dhënia ndihmë bëhet nga çdo person, për ti siguruar

një të burgosur çdo mjet për të shmangur dënimin për të cilën ai ishte i nënshtruar.

Format e dhënies ndihmë janë si më poshtë;

Hapja e derës,

Furnizimi me mjete të tjera, si armë, leve, kaçavidë, çelësa etj,

Si dhe çdo akt tjetër që lejon arratisjen e të burgosurit duke u larguar nga vendi i

qëndrimit.

Ofrimi ose përdorimi i një arme apo i një stubstanëe shpërthyese, nxitëse apo toksike.

Nxitja që ju jepet personave të arrestuarave ose të dënuarave për tu larguar.416

Gjithashtu, ky kod ka parashikuar dhe dhënien ndihmë e personit të burgosur nga

personat përgjegjës për mbikëqyrjen e tyre. Sipas nenit 434 të Kodit Penal Francezë, në

këtë rast ndihma jepet nga personat përgjegjës për mbikëqyrjen e të burgosurve, e cila

416 Sipas Kodit Penal francez, nuk përjashtohen nga përgjegjësia penale prindërit e të paraburgosurëve ose

të dënuarëve që nxisin ose përpiqen për të nxitur largimin e tij.

Page 155: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 155

konsiston në lehtësimin apo përgatitjen e arratisjes së një të burgosuri, mandej edhe në

abstenimin e tyre vullnetar. I njëjti parashikim është bërë edhe në kodin tonë penal në

lidhje me dhënien ndihmë të personave të ndaluar, arrestuar apo të burgosur. Sipas

paragrafit të dytë të nenit 324 të kodit penal, dhënia ndihmë jepet edhe nga personi i

ngarkuar me ruajtjen, mbikëqyrjen apo transportimin, ose që për shkak të funksioneve, ka

të drejtë të hyjë në institucione burgimi apo të ketë lidhje me të ndaluarin, arrestuarin apo

të burgosurin.

Përsa i përket subjektit aktiv të kësaj vepre penale, ai është i përgjithshëm dhe i

posaçëm. Subjekt është çdo person që ka mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe

është i përgjegjshëm. Subjekti është i përgjithshëm sipas paragrafit të parë të kësaj

dispozite, ndërsa sipas paragrafit të dytë subjekti është i posaçëm, i cili lidhet me statusin

dhe cilësitë që ka personi i cili jep ndihmën një personi të ndaluar, arrestuar apo të dënuar

për tu larguar nga vendi i qëndrimit. Subjekt të posaçëm janë personat që janë të ngarkuar

me ruajtjen, mbikëqyrjen apo transportimin e personave të ndaluar, arrestuar apo të

dënuar, si dhe personat të cilët për shkak të funksioneve të tyre kanë të drejtën të hynë në

institucionet e burgimit, si mjeku, avokati, etj. Subjekt i posaçëm mund të jenë edhe

personat e ndaluar, arrestuar apo të dënuar të cilët japin këshilla, informacione, mjete të

përshtatshme për tu larguar personave të tjerë të cilët janë të ndaluar, arrestuar apo të

dënuar.

Nga ana subjektive kjo vepër penale kryhet me dashje direkte, me qëllimin për të

ndihmuar një person të ndaluar, arrestuar apo të dënuar për tu larguar nga vendi i

qëndrimit. Për ëilësimin ligjor të kësaj vepre penale është e rëndësishme të mbahet

parasysh dhe qëllimi, për të ëilën realizohet kjo vepër penale.

Një element i rëndësishëm në lidhje me përëaktimin e përgjegjësisë penale të subjektit

aktiv të veprës penale të dhënies ndihmë të ndaluarit, arrestuarit apo të dënuarit për tu

larguar, është edhe natyra e rregullëisë së ndalimit. Personi i arrestuar duhet të jetë

privuar nga liria në mënyrë të rregullt, me vendim të organit kompetent, p.sh nuk kemi

kryerjen e një vepre penale nga ai që ndihmon një person të iki i cili ndodhet në

paraburgim në bazë të një urdhërimi të lëshuar nga një autoritet që nuk ka juridiksionin

përkatës. Përsa i përket ligjshmërisë materiale të ndalimit , ndikimi i saj në përgjegjësin

penale për dhënien e ndihmës për arratisje është e diskutueshme. Një pjesë e doktrinës

është e mendimit se kjo dispozitë është i pazbatueshëm në rastin kur ndalimi nuk është

rreptësisht në përputhje me ligjin. Një pjesë e jurisprudencës, duke ju referuar edhe asaj

zvicerane kanë zhvilluar një interpretim më të kufizuar duke u shprehur se është e

kundraligjshme në rastin e një akti i cili është qartësi në kundërshtim me ligjin, por

përjashtohet rasti kur ky ndalim është e vetmia alternativ ku nuk ka mjete të tjera efikase

dhe ky akt lejon mbajtjen ose vendosjen e situatës nën kontroll ose në vend.417

Në lidhje me konsumimin e veprës penale të dhënies ndihme të burgosurit për tu larguar,

themi se kjo vepër penale realizohet në momentin e dhënies ndihëm të personit me qëllim

417 Commentaire du droit pénal suisse : code pénal suisse : partie spéciale. Vol. 9 : Crimes ou délits contre

l'administration de la justice : Art. 303-311 CP CASSANI, Ursula SCHUBARTH, Martin (Ed.), pg 150

Page 156: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 156

për tu larguar, pavarësisht faktit nëse personi i ndaluar, arrestuar, apo i dënuar është

larguar. Po ti referohemi kodit penal Zviceran veprimtaria e atij që liron një të burgosur

ose ndihmon atë për ta liruar duhet të ketë efekt të gjatë arratisje, e cila konsiston në

shmangien e kontrollit nga autoritete kompetente.

Siç është thënë dhe më lartë, futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionet e

ekzekutimit të vendimeve me burgim, përbën një vepër penale, e cila nga ana objektive

kryhet nëpërmjet dy formave të mëposhtme;

a. Nëpërmjet futjes së sendeve të ndaluara.

b. Mbajtjes së sendeve të ndaluara.

Për të përcaktuar rrethin e sendeve të cilat janë të ndaluara për tu futur apo për tu mbajtur

në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale me burgim, duhet ti referohemi nenit

21 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, në të cilën është sanksionuar se në

ambientet e brendshme nuk lejohet të mbahen dhe të qarkullohen nga të paraburgosurit

dhe të burgosurit sendet e mëposhtme të cilat janë cilësuar si sende të ndaluara.

objektet, mbajtja e të cilave përbën vepër penale;

sendet që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e të burgosurve dhe të personelit, si dhe

sigurinë e institucionit;

pajisje transmetimi dhe komunikimi, përfshirë aparatet celulare dhe fotografike;

vlera monetare të çdo lloji;

pajisje të njëjta me ato që ofrohen nga institucioni, të cilat janë pjesë e dhomës apo e

mjediseve të përbashkëta;

sende me karakter diskriminues apo uniforma ushtarake;

bizhuteri, përveç atyre të lejuara sipas përcaktimeve të bëra në Rregulloren e

Brendshme të Institucionit;

më shumë se një televizor dhe frigorifer sipas përcaktimeve të bëra në Rregulloren e

Brendshme të IEVP-së

Po sipas nenit 41 të rregullores në rastet kur konstatohet se nga vizitorët tentohet të futen

sende të ndaluara që i posedojnë vetë, pezullohet takimi dhe ndiqen proëedurat ligjore.

Për rastet e sendeve të ndaluara që përbejnë vepër penale njoftohet prokuroria, ndalohet

personi dhe bëhet kallëzim për ndjekje penale.

Autori i kryerjes së kësaj vepre penale që ndryshe ne e ëilësojmë si subjekt aktiv, është i

përgjithshëm dhe i posaçëm. Është çdo person që ka mbushur moshën për përgjegjësi

penale dhe është i përgjegjshëm i ëili tenton të fusë sende qarkulli i të ëilave është i

ndaluar me ligj. Përsa i përket subjekte të posaçme, rrethi i këtyre subjekteve është

shumë i gjerë, në radhë të parë subjekt i posaçëm mund të jetë vetë personi i arrestuar i

cili ndodhet në ambientet e paraburgimit ose personi i dënuar me vendim gjyqësor të

formës së prerë i cili mban sende qarkullimi i të cilave është i ndaluar. Së dyti, po ti

referohemi paragrafit të dytë të nenit 324/a, subjekt i posaçëm është edhe personi i cili ka

detyrën për ruajtjen dhe sigurinë fizike të personave të arrestuar apo të dënuar, si dhe

Page 157: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 157

personat që për shkak të detyrës ose profesionit kanë të drejtë të hyjnë në institucionet e

burgimit, të cilët fusin sende të ndaluara me ligj.

Nga ana subjektive, kjo vepër penale kryhet me dashje direkte.

Në paragrafin e dytë të kësaj dispozitë janë sanksionuar edhe rrethanat cilësuese, sipas

këtij paragrafi vepra penale do të konsiderohet e kryer në rrethana cilësuese kur vepra

penale është kryer në bashkëpunim, është kryer më shumë se një herë, ose nga subjektet e

posaçme të sipërcituara.

Page 158: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 158

KREU X

GJYQTARI SUBJEKT PASIV I VEPRAVE PENALE NË FUSHËN E

DREJTËSISË.

Përmbledhje; Hyrje. 10.1 Analiza juridike e veprës penale të kundërshtimit dhe goditjes

së gjyqtarit. 10.2 Analiza juridike e veprës penale të kanosjes së gjyqtarit. 10.3

Kundravajtja penale e fyerjes së gjyqtarit.

Hyrje

Statusi i gjyqtarëve në thelb është një sistem garancish personale në funksion të

pavarësisë dhe llogaridhënies së pushtetit gjyqësor. Më konkretisht, garancitë kushtetuese

dhe ligjore për statusin e gjyqtarit lidhen kryesisht me mënyrën e emërimit të tyre, të

menaxhimit të karrierës, garancitë për qëndrimin në detyrë (patundshmërinë), përveç

rasteve dhe situatave të parashikuara qartë në ligj, si dhe me përfitimet financiare dhe

jofinanciare gjatë ushtrimit të detyrës dhe pas përfundimit të detyrës. Natyrisht, këto

garanci nuk janë absolute dhe nuk janë qëllim në vetvete. Ato i shërbejnë qëllimit madhor

të pavarësisë së gjyqësorit dhe paanësisë së gjyqtarëve dhe duhet të shoqërohen me një

sistem të qartë e të efektshëm llogaridhënieje, pa të cilin nuk mund të ketë një sistem

drejtësie funksional dhe të përgjegjshëm.

Por ekzistojnë disa faktorë të jashtëm që ndikojnë në njëanshmërinë e dhënies së

vendimeve nga ana e gjyqtarit, duke prishur ekuilibrat dhe humbur njëkohësisht besimin

e publikut për sistemin e drejtësisë. Shpesh herë gjyqtarët janë preh e kërcënimeve,

goditjeve dhe kundërshtimit të veprimeve të tyre, si dhe fyerjeve që bëhen nga persona të

tjerë me qëllimin e vetëm që ta detyrojnë gjyqtarin për të kryer ose mos kryer një veprim

të caktuar.

Për të parandaluar këtë fenomen i cili ndikon drejtpërdrejt në pavarësinë e sistemit

gjyqësor, në kodin penal janë parashikuar tre dispozita që kanë si qëllim mbrojtjen e

jetës, shëndetit dhe figurën e gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të drejtësisë.

Konkretisht janë sanksionuar këto nene.

Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit418

Kundërshtimi me dhunë, goditjet dhe vepra të tjera dhune që i bëhen gjyqtarit apo

anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit, ekspertëve, çdo arbitri të caktuar për një

çështje, për ta penguar në kryerjen e detyrës apo për shkak të saj, dënohen me gjobë ose

me burgim gjer në shtatë vjet.

Kanosja e gjyqtarit419

418 Neni 316 I Kodit penal. 419 Neni 317 K.Penal

Page 159: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 159

Kanosja që i bëhet gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose çdo

arbitri të ëaktuar për një çështje për shkak të veprimtarisë së tyre, dënohet me gjobë ose

me burgim gjer në tre vjet.

Fyerja e gjyqtarit420

Fyerja e gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose anëtarit të

arbitrazhit, për shkak të veprimtarisë së tyre në një çështje, përbën kundërvajtje penale

dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

10.1 Analiza juridike e veprës penale të kundërshtimit dhe goditjes së gjyqtarit.

Sipas nenit 316 të KP, kundërshtimi me dhunë, goditja dhe veprat e tjera të dhunës që i

bëhen gjyqtarit apo anëtarëve të tjerë të trupit gjykues, prokurorit, avokatit, ekspertëve

me qëllim pengimin e kryerjes së detyrave nga këta të fundit, përbën vepër penale dhe

subjekti aktiv i kësaj vepre penale do të ketë përgjegjësi penale.

Kjo dispozitë ka si objekt marrëdhëniet juridike të vendosura për të siguruar veprimtarinë

e rregullt të organeve gjyqësore, të prokurorisë, të avokatisë, ekspertëve apo arbitrave të

caktuar si personin e tyre, të mbrojtura posaçërisht me legjislacionin penal nga veprimet

ose mosveprimet e kundraligjshme.

Nga ana objektive kjo vepër penale kryhet me veprime aktive të kundraligjshme që

qëndrojmë në kundërshtimin me dhunë, goditje dhe vepra të tjera dhune, që i bëhet

gjyqtarit, prokurorit, avokatit, ekspertit etj, me qëllim kryerjen ose moskryerjen e një

detyre që lidhet me statusin e tyre.

Kjo vepër penale quhet e konsumuar në momentin që janë kryer një nga veprimet e

përmendur në vetë përmbajtjen e dispozitës, pavarësisht ardhjes ose jo të pasojave të

kundraligjshme.

Subjekti është i përgjithshëm, është çdo person që ka mbushur moshën për përgjegjësin

penale dhe është i përgjegjshëm i cili kundërshton me dhunë ose kryen vepra të tjera

dhune ndaj subjekteve aktive të kësaj vepre penale.

Po ti referohemi rasteve nga praktika, subjekti aktiv i këtij krimi nuk është vetëm i

përgjithshëm, por mund të jetë dhe subjekt i posaçëm pasi ka ndodhur që anëtarët e trupit

gjykues nuk kanë qenë dakortë në lidhje me vendimmarrjen e një vendimi gjyqësor, saqë

e kanë kundërshtuar me dhunë këtë gjë, duke kryer veprime të dhunshme ndaj pjesës

tjetër të trupit gjykues.

Nga ana subjektive këto subjekte veprojnë me dashje direkte. Karakteristikë është qëllimi

që kanë këto subjekte i cili konsiston në pengimin e gjyqtarit, prokurorit, avokatit etj, për

420 Neni 318 K.P ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012.

Page 160: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 160

kryerjen e detyrës së tyre ose për shkak të saj. Motivet mund të jenë të ndryshme por nuk

kanë rëndësi për cilësimin ligjor të veprës..

10.2 Analiza juridike e veprës penale të kanosjes së gjyqtarit.

Kjo vepër penale është sanksionuar nën nenin 317 të Kodit Penal, sipas së cilës kanosja

që i bëhet gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit,avokatit ose çdo arbitri të

caktuar për një çështje, për shkak të veprimtarisë së tyre dënohet me gjobë ose me burgim

deri në tre vjet.

Kjo vepër penale u projektua për të garantuar veprimtarinë e rregullt të organeve

gjyqësore, prokurorisë, avokatisë, arbitrit si dhe për të garantuar jetën dhe shëndetin e

tyre nga veprimet dhe mosveprimet e kundraligjdhme.

Nga ana objektive kjo vepër penale kryhet me veprime aktive të kundraligjshmes, me anë

të kanosjes për shëndetin ose jetën e cila duhet të jetë serioze dhe reale, për vrasje ose

plagosje të rëndë, drejtuar gjyqtarit, prokurorit, avokatit, ekspertit etj, për shkak të

ushtrimit të veprimtarisë së tyre në sistemin e drejtësisë. Vepra penale e kanosjes së

gjyqtarit do të quhet e konsumuar që nga momenti që bëhet kanosja për vrasje ose

plagosje të rëndë pavarësisht ardhjes ose jo të pasojës.

Subjekti aktiv i kësaj vepre penale është i përgjithshëm, është çdo person që ka mbushur

moshën për përgjegjësi penale dhe është i përgjegjshëm, i cili kanos gjyqtarin,

prokurorin, avokatin ekspertin etj, me qëllim për të mos kryer një detyrë të caktuar si

pasojë e ushtrimit të funksioneve të tyre në sistemin e drejtësisë. Përsa i përket subjektit

pasiv të kësaj vepre penale, ai është i posaçëm, pasi kjo vepër penale drejtohet kundrejtë

gjyqtarit, prokurorit, avokatit, ekspertit etj.

Nga ana objektive vepra penale e kanosjes së gjyqtarit, kryhet me dashje direkte, me

qëllimin për të penguar gjyqtarin, prokurorin, avokatin, ekspertin etj për kryerjen e një

detyre të ëaktuar.

10.3 Kundravajtja penale e fyerjes së gjyqtarit

Kundravajtja penale e fyerjes së gjyqtarit, konsiston në mbrojtjen e prestigjit të organeve

ëe përmendura në dispozitë si dhe të ndenjës dhe dinjitetit të vetë personave që janë të

veshura me funksione të caktuara gjyqësore. Pra, synohet mbrojtja e statusit të posaçëm

të subjekteve pasiv të kësaj kundravajtje penale.

Përpara se të analizojmë anë objektive të kësaj kundravajtje penale le të ndalemi

shkurtimisht tek konceptet “ nder” dhe “ prestigj”.

Koncepti “ nder” merret përgjithësisht në kuptimin objektiv, si bashkësi e cilësive morale

me te cilat është i pajisur një person. Ndërsa nocioni prestigj përkufizohet si një formë

zbukurimi që duhet të rrethojë personin e veshur me funksione të caktuara ose duke

Page 161: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 161

konsideruar si respekt dhe dinjitet që duhet treguar ndaj personave që ushtrojnë një

funksion të tillë.421

Si të gjitha veprat penale që konsistojnë në një shprehje të mendimit, edhe fyerja nxjerre

probleme delikate në drejtim të qartësimit të dëmtimit që rrjedh nga ky veprim. Karakteri

fyes i një shprehje, i një gjesti, i një shenje është e kondicionuar nga vetë ndryshimi i

parametrave socio-normativ të vlerësimit në kohë, në hapësirë, në rrethana shoqërore dhe

ndërpersonale.

Fyerja duhet të bëhet në prani të subjekteve pasiv dhe për shkak të veprimtarisë së tyre.

Shprehja `` për shkak të veprimtarisë së tyre``duhet të përfshije si rastin kur fyerja bëhet

gjatë ushtrimit të profesionit, ashtu edhe para ose pas ushtrimit të tij, por edhe në lidhje

me funksionin që ushtrojnë subjektet pasive. Ky element kërkon një lidhje funksionale

mes sjelljes fyese dhe të ushtrimit të funksioneve te caktuara

Subjekti aktiv i kësaj vepre penale mund të jetë kushdo por që plotëson kushtet për

përgjegjësi penale. Si subjekt i tillë është jo vetëm i pandehuri, të afërmit e tij, personat e

tjerë që kanë interes për çështjen por edhe vetë subjektet e posaçëm si prokurori, avokati

etj.

Subjekti aktiv duhet të veprojë patjetër me dashje dierkte, që konsiston në ndërgjegjen

dhe vullnetin për lëndimin e nderit, dinjitetit dhe prestigjit te subjekteve pasive. Është e

domosdoshme që subjekti aktiv të ketë dijeninë e kuptimit objektivisht fyes të shprehjeve

të përdorura. Nga ana tjetër, të shfaqë vullnetin që fyerja të perceptohet nga subjekti pasiv

dhe te dijë që fyen një person që kryen funksionet e caktuara në dispozite.

421 Fiandanca G, Musco E, `` DIRITTO PENALE``, Parte Speciale, I, 1977

Page 162: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 162

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

Sanksionimi në ligjin material penal i veprave penale në fushën e drejtësisë është bërë për

të siguruar veprimtarin e rregullt dhe funksionimin e organeve të drejtësisë dhe

garantimin e të drejtave dhe lirive të shtetasve në të gjitha fazat e procedimit. Këto vepra

penale karakterizohen nga disa veçori nëpërmjet së cilave bëhet evidentimi i tyre nga

figurat e tjera të parashikuara në Kodin Penal. Veçoritë karakteristike të veprave penale

në fushën e drejtësisë janë si më poshtë;

Veprat penale në fushën e drejtësisë janë vepra penale pa viktima, sepse nëpërmjet

konsumimit të tyre pengohet veprimtaria e rregullt dhe funksionim i organeve të

procedimit penal, gjykatave për dhënien e drejtësisë, dhe të organeve të tjera

nëpërmjet së cilës bëhet i mundur ekzekutimi i vendimeve gjyqësore.

Këto vepra përbëhen nga dy objekte. Objekti primar, janë marrëdhëniet juridike të

vendosura nga shteti për të siguruar veprimtarinë e rregullt të organeve të

lartpërmendura nga veprimet dhe mosveprimet e kundra ligjshme të mbrojtura

posaçërisht nga legjislacioni penal, dhe objekti dytësor janë marrëdhëniet juridike për

të garantuat të drejtat procedurale dhe liritë e shtetasve, subjekte gjyqësore, nga

veprimet dhe mosveprimet e kundra ligjshme të garantuara nga legjislacioni penal.

Subjekti aktiv i veprave penale në fushën e drejtësisë është i përgjithshëm dhe i

posaçëm. Një pjesë e këtyre veprave penale kryhen nga shtetasit që kanë mbushur

moshën për përgjegjësin penale dhe janë të përgjegjshëm, me qëllim pengimin e

dhënies së drejtësisë, ndërsa pjesa tjetër kryhet nga subjekte të posaçme të cilët për

shkak të ushtrimit të funksioneve të tyre dhe statusit që kanë kryejnë vepra penale

kundër drejtësisë, siç mund të jenë dëshmitarët, ekspertët, prokurori, gjyqtari, avokati,

personi i dënuar, përmbaruesi gjyqësor etj. Disa nga vepra penale që kryhen nga

subjekte të përgjithshme janë përkrahja e autorit të veprës penale, detyrimi për të

kallëzuar provën, kallëzimi i rremë etj, ndërsa veprat penale të përkthimit dhe

eksperimentimit të rremë, përdorimi i dhunës gjatë hetimeve, fillimi i paligjshëm i

ndjekjes penal, korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë

të drejtësisë, etj janë vepra penale që kryhen nga subjekte të posaçme.

Nga ana objektive veprat penale kundër drejtësisë mund të kryhen vetëm me veprime

aktive të kundra ligjshme, p.sh kallëzimi i rremë, kanosja e gjyqtarit, vetëm me

mosveprime të kundra ligjshme siç është moskallëzimi i krimit, refuzimi për të

dëshmuar etj. Por ekzistojnë edhe figura të cilat realizohen me anë të veprimeve apo

mosveprimeve të kundra ligjshme.

Përveç veprimeve dhe mosveprimeve me anë të së cilës kryhen këto vepra penale, në

disa raste kërkohet që të vijnë dhe pasojat kriminale, në mënyrë që vepra të quhet e

kryer. Në këtë rast duhet të ekzistoj lidhja shkakësore midis veprimit dhe

mosveprimit dhe ardhjes së pasojës, pasi është një element i rëndësishëm i anës

objektive. Për rastet e tjera mjafton vetëm kryerja e veprimeve dhe mosveprimeve të

kundra ligjshme për konsumimin e veprës penale pavarësisht faktit nëse ka ardhur

pasoja kriminale ose jo.

Veprat penale në fushën e drejtësisë janë vepra penal që kryhen me dashje. Për disa

vepra penale duhet të ekzistojë një qëllim i caktuar në mënyrë që këto vepra të quhen

Page 163: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 163

të kryera në rrethana të cilësuara, p.sh përkthimi i rremë dhe ekspertimi i rremë

konsiderohen në rrethana të cilësuara nëse kryhen me qëllim përfitimi apo çdo

interesi tjetër të dhënë apo të premtuar. Këto veprime mund të kryhen për motive të

ndryshme si interesi, hakmarrja, frika, inati etj, por pa pasur ndikim në cilësimin

ligjor të veprës.

Duke u nisur nga shkalla e rrezikshmërisë shoqërore, këto vepra penale klasifikohen

në vepra penale ku rrezikshmëria shoqërore është e lart dhe në kundravajtje penale ku

rrezikshmëria shoqërore është e ulët. Veprat penale dhe kundravajtjet penale kundër

drejtësisë janë të sanksionuara në dispozita të ndryshme.

Një veçori tjetër e këtyre veprave penale është lloji i dënimit, pasi ndaj subjektit aktiv

të këtyre veprave penale aplikohen vetëm dënime kryesore si dënimi me gjobë ose me

burgim dhe nuk kemi edhe aplikimin e dënimeve plotësuese.

Nga analiza sistematike e veprave të pasqyruar në krerët e këtij disertacioni, janë

evidentuar dhe një serë problemesh të cilat i referohen jo vetëm trajtimit teorik të

dispozitave penale, por edhe zbatimit të tyre nga ana e gjykatave për zgjidhjen e rasteve

konkrete. Në bazë të problematikave të evidentuara për çdo kre, është dal edhe me

rekomandime përkatëse ne lidhje me ndryshimin e dispozitave aktuale në lidhje me

elementët përbërës të figurës së veprave penale konkrete kundër drejtësisë si dhe në

lidhje me marzhin e dënimeve si dhe llojin e dënimeve që duhet të aplikohen nga organet

gjyqësore. Problematikat e evidentuara dhe rekomandimet përkatëse janë si më poshtë:

Problematikat dhe rekomandimet e kreut të parë.

1. Nga pikëpamja teorike subjekti aktiv i veprës penale të moskallëzimit të krimit të

sanksionuar në nenin 300 të K.P është një subjekt i përgjithshëm. Po ti referohemi

aplikimit të ndërthurur të nenit 300 të K.P me nenet 281 dhe 282 dhe 283 të K.Pr.P,

rezultojnë tre subjekte aktive, dy prej të cilave janë subjekte të posaçme dhe një është i

përgjithshëm. Sipas dispozitave të K.Pr.P, subjekte të posaçme janë nëpunësit publik si

dhe personeli mjekësor të cilët kanë detyrimin ligjor të raportoje kryerjen e një krimi në

organet kompetente. Ndodhur përballë kësaj situate gjatë trajtimit teorik të veprës penale

të moskallëzimit të krimit është shtruar për diskutim pyetja e mëposhtme; A do të ketë

përgjegjësi penale mjeku i cili gjatë ushtrimit të profesionit të tij( p.sh kur mjekon

pacientin), vëren se pacienti ka qenë subjekt i një krimi dhe nuk e raporton ketë fakt në

organet kompetente? Përgjigje e cila varion në varësi të fakti se në çfarë kushtesh mjeku

është vënë në dijeni të kryerjes së një krimi, këtë informacion e ka marrë gjatë ushtrimit

të profesionit të tij si mjek apo jashtë kushteve të ushtrimit të profesionit të tij. Nëse

mjeku vihet në dijeni jashtë kushteve të ushtrimit të profesionit të tij për një krim që është

kryer ose është duke u kryer, ndjekja penale e të cilit fillon kryesisht, ai do të jetë në

cilësinë e subjektit të përgjithshëm që ka detyrimin për të bërë kallëzim penal sipas

paragrafit të parë të nenit 300 të kodit penal. Ndërsa në rastin kur mjeku është vënë në

dijeni të kryerjes së një krimi, gjatë ushtrimit të profesionit si mjek, dhe nuk ka bërë

kallëzimin për këtë fakt, sipas detyrimeve të përcaktuara në nenin 282 të K.Pr.Penale, ai

është në kushtet e një subjekti të posaçëm, dhe do të përgjigjet për veprën penale të

moskallëzimit të krimit, kjo pasi vepra penale e moskallëzimit të krimit ka karakter

formal, quhet e konsumuar që nga moment që mjeku nuk ka raportuar, sipas detyrimit

ligjor për të kallëzuar krimin, edhe nëse më vonë gjykata ka vendosur se fakti nuk përbën

Page 164: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 164

vepër penale apo subjekti i marrë në cilësinë e të pandehurit shpallet i pafajshëm. Është

pikërisht neni 282 i K.Pr.P që parashikon kushtet që duhen të respektohen nga ana e

personelit mjekësorë, ndërkohë që një rregullim i tillë mungon në neni 300 të kodit penal.

Duke u nisur nga rëndësia që ka raportimi i krimit në organet e ndjekjes penale, në

gjykatë, në organet e rendit etj, nga rrezikshmëria shoqërore në rastet e mos raportimit të

krimit nga një subjekt i posaçëm siç është personeli mjekësor, si dhe për efekt të aplikimit

të llojit dhe masës së dënimit penal, pasi nuk mund të aplikohet i njëjti dënim si në rastin

e moskallëzimit të krimit nga një subjekt i thjeshte si dhe në rastin e moskallëzimit nga

personeli mjekësor, në lidhje me nenin 300 të kodit penal në të cilën është sanksionuar:

Moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit publik, të

pushtetit ose të administratës, i një krimi që është duke u kryer apo që është kryer,

dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Përjashtohen nga detyrimi për kallëzim të paralindurit dhe të paslindurit, vëllezërit

dhe motrat, bashkëshorti, adoptuesi dhe të adoptuarit, si edhe personat që janë të

detyruar të ruajnë një sekret të njohur për shkak të detyrës apo profesionit

Rekomandoj që pas paragrafit të parë të nenit 300 të Kodit penal, të shtohej një paragrafi

tjetër ku të sanksionet moskallëzimi i krimit nga një subjekt i posaçëm siç është personeli

mjekësorë, sipas detyrimit të përcaktuar në nenin 282 të K.Pr.Penale, si më poshtë:

Moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, si dhe në organet e rendit

publik, të një krimi, ndjekja e të cilit fillon kryesisht, nga ana e personelit mjekësor

që ka dhënë një ndihmë apo ka kryer një ndërhyrje mjekësore, brenda 48 orëve nga

dhënia e ndihmës apo kryerja e ndërhyrjes, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në

katër vjet

2. Duke ju referuar praktikës gjyqësor në lidhje me aplikimin e nenit 300 të KP, vshtë

konstatuar se nga organi gjyqësor gjatë analizës juridike të kësaj dispozite, shpesh herë ka

pasur pikëpyetje në lidhje me cilësimin ligjor të kësaj vepre penale, nëse personi i marrë

me cilësinë e të pandehurit do të ketë përgjegjësi penale për veprën e moskallëzimit të

krimit ose jo, në rastet kur është i implikuar në krim si pranues i sendeve të vjedhura, ku

është personi i cili ka fshehur gjurmët e një krimi si dhe në rastin kur ai nuk është në

dijeni të plotë të kryerjes së veprës penale?

Përsa më lartë është e rëndësishme që në analizën juridike të moskallëzimit të krimit të

merret në konsiderat fakti që personi që implikohet në krim si pranues i sendeve të

vjedhura, nuk mund të përgjigjet edhe për krimin e moskallëzimit të krimit të parashikuar

nga dispozitat e Kodit Penal. Elementët e moskallëzimit të një krimi të rëndë të

parashikuar nga dispozitat e kodit penal, janë pjesë përbërëse të veprës penale të fshehjes

së gjurmëve të krimit, prandaj nuk mund të kërkohet nga ai që fsheh gjurmët e krimit të

kallëzojë veprën e kryer, kur ai vetë është i implikuar duke e përkrahur atë. Si dhe krimi i

moskallëzimit të krimit ekziston në ato raste kur fajtori e di mirë që po përgatitet, ose

është kryer një vepër e parashikuar nga ajo dispozite.

Page 165: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 165

3. Në paragrafin e dytë të nenit 300 të kodit penal, është përcaktuar rrethi i personave që

përjashtohen nga detyrimi ligjor për kallëzimin e një krimi. Ajo që kam konstatuar është

fakti se në këtë kategori nuk bënë pjesë bashkëjetuesi ose bashkëjetuesja e autorit të një

krimi në një kohë që ky subjekt sipas nenit 158 të kodit të procedurës penale përjashtohet

nga detyrimi për të dëshmuar. Konkretisht sipas nenit 158 K.Pr.P përjashtohet nga

detyrimi për të dëshmuar ai që edhe pse nuk është bashkëshort i të pandehurit,

bashkëjeton ose ka bashkëjetuar me të.

Në mënyrë të tillë që të kemi një përputhje ndërmjet dispozitave të ligjit material me atë

procedural në lidhje bashkëjetuesi ose bashkëjetuesen e autorit të një vepre penale, si dhe

duke ju referuar institutit të bashkëjetesës duke e barazuar atë me institutin e familjes,

pasi aktualisht në vendin tonë ka shumë cifte të cilat kanë kanë konsoliduar lidhjen e tyre

duke krijuar familje por nuk kanë lidhur martesë:

Rekomandoj që në kategotinë e subjekteve të cilët përjashtohen nga detyrimi për

kallëzimin e një krimi të bëj pjesë edhe ai që edhe pse nuk është bashkëshort i të

pandehurit, bashkëjeton ose ka bashkëjetuar me të..

4. Në lidhje me veprën penale të kallëzimit të rremë, është e rëndësishme që nga ana e

organeve gjyqësore për të kualifikuar një vepër penale si të tillë duhet, të verifikohet

ekzistenca e kushteve të më poshtme:

Simulimi duhet të ketë për objekt, fakte, të cilat përbëjnë një vepër ose një

kundravajtje penale. Pra kallëzimi i rremë të bëhet për një krim që është e

materializuar në legjislacionin penal dhe nuk mund të bëhet për një veprim ose

mosveprim i cili është i dekriminalizuar.

Krimi objekt i simulimit nuk duhet të ketë ndodhur. Në rastin e një kallëzimi të

rremë për kryerjen e një krimi nga një person i pafajshëm, nëse krimi është kryer,

është e rëndësishme që personi të cilit i atribuohet vepra penale të mos jetë përgjegjës

për të.

Kallëzimi i rremë duhet të ketë si qëllim fillimin e një procedimi penal për kryerjen e

një vepre penale. Nuk është e nevojshme që autoriteti i caktuar të gjendet në

mashtrim konkret, por mjafton që informacioni i rremë t`i hapë rrugë mundësisë së

vënies në lëvizje të një procedimi penal për një krim të caktuar. Nuk do të kemi të

bëjmë, me kallëzim të rremë në rastin kur kallëzimi shfaqet që në fillim si pak i

vërtet, p.sh kur ai përmban një fakt të pabesueshëm ose absurd i cili është në

kundërshtim me logjikën dhe me ligjin natyral të gjërave ose simulimi i gjurmëve

është aq i keq saqë ajo nuk mund të mashtrojë organet e drejtësisë.

Personi ndaj të cilit bëhet kallëzimi për kryerjen e një krimi ose ndaj të cilit krijohen

prova të rreme, duhet të jetë i pafajshëm, nuk duhet të jetë i inkriminuar në krimin

për të cilin është bërë kallëzimi.

Problematikat dhe rekomandimet e kreut të dytë.

5. Për të siguruar veprimtarinë e rregullt të organeve të drejtësisë për zbulimin e veprës

Page 166: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 166

penale dhe të autorit të saj, si dhe për të luftuar kriminalitetin nëpërmjet kapjes së autorit

të veprës penale, në kodin penal janë sanksionuar tre dispozita nëpërmjet së cilës

garantohet veprimtaria e rregullt të organeve të ndjekjes penale, të cilat janë, veprimet që

pengojnë zbulimin e së vërtetës, vepra penale e përkrahjes së autorit të krimit si dhe

vepra penale e fshehjes ose asgjësimi i kufomës.

Gjatë studimit teorik dhe praktik të veprës penale të veprimeve që pengojnë zbulimin e së

vërtetës, më ka rezultuar se organet gjyqësore shpesh herë kanë gabuar në cilësimin

juridike të kësaj vepre penale .Në rastet kur kemi kryerjen e veprës penale të vrasjes e

shoqëruar me transportimin e kufomës së viktimës së kësaj vepre penale, organet

gjyqësore përsa i përket faktit të transportimit të kufomës e kanë cilësuar atë sipas nenit

301 të kodit penal, si kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Po ti

referohemi nenit 301 të K.P, kjo dispozitë nuk parashikon konkretisht transportimin e

kufomës, por vetëm lëvizjen e sendeve apo e dokumenteve. Megjithatë në komentarin e

të drejtës penale si dhe në praktikën gjyqësore, transportimi i kufomës është përfshirë në

aplikimin e nenit 301.

Rekomandoj që i transportimi i kufomës duhej të përfshihej në nenin 303 të Kodit Penal

“ fshehja dhe asgjësimi i kufomës “, dhe jo në nenin 301 të K.P “ veprimeve që pengojnë

zbulimin e së vërtetës “ pasi do të kishte një lidhje logjike me vetë dispozitën, sepse në

vetvete transportimi i kufomës nga një vend në tjetrin bëhet me qëllimin për ta fshehur

atë. Gjithashtu ligjvënësi veprimin e fshehjes ose asgjësimin e kufomës, duke e ngritur në

nivelin e veprës penale më vete, e ka diferencuar nga veprimet e tjera që kanë për qëllim

të pengojnë zbulimin e së vërtetës. Neni 301 i K.Penal konkurron me nenin 303 të

K.Penal, e përthith faktin, pasi fshehja e kufomës është veprimi konkret që përcakton

dispozita si element kryesor i anës objektive të veprës penale të fshehjes ose asgjësimit të

kufomës.

6. Përsa i përket subjektit të veprës penale “ veprimeve që pengojnë zbulimin e së

vërtetës” , nga ana e ligjvënësit është parashikuar vetëm fakti se ai është i përgjithshëm

dhe nuk është bërë ndonjë parashikim në lidhjen me përjashtimin nga përgjegjësia

penale të personave që janë familjarë të autorit të veprës penale. Vetë dispozita

parashikon kryerjen e veprimeve të kundraligjshme me qëllim pengimin e zbulimit të

veprës penale dhe të autorit të saj.

Duke ju referuar praktikës, në të shumtën e rasteve personat që kanë kryer këto veprime

kanë qenë familjarë të autorit të veprës penale. Përsa i përket parashikimit të përjashtimit

nga përgjegjësia penale e familjarëve të autorit të veprës penale ajo duhet të sanksionohet

në këtë dispozitë, kjo duke u marrë në sinkron edhe me dy dispozita të tjera të kodit

penal, atë të parashikuar nga neni 300 moskallëzimi i krimit, si dhe nenin 302 në të cilën

është sanksionuar vepra penale e përkrahjes së autorit të veprës penale, në të cilat

familjarët e autorit të veprës penale janë të përjashtuar nga përgjegjësia penale.

Rekomandoj që në nenin 301 të kodit penal të shtohet një paragraf tjetër, nëpërmjet së

cilës të bëhet përjashtimi nga përgjegjësia penale e të paralindurit dhe të paslindurit,

Page 167: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 167

vëllezërit dhe motrat, bashkëshorti, birësuesi dhe të birësuarit e autorit të veprës penale, si

më poshtë;

Përjashtohen nga përgjegjësia penale të paralindurit dhe të paslindurit, vëllezërit dhe

motrat, bashkëshorti, birësuesi dhe të birësuarit si dhe bashkejetuesi.

Problematikat dhe rekomandimet e kreut tre.

7. Vepra penale e dëshmisë së rremë, si një vepër kundër dhënies së drejtësisë, është

projektuar për të mbrojtur funksionimin e duhur të aktivitetit gjyqësor, i cili ka për

qëllim të sigurojë, në veçanti saktësinë dhe plotësimin e dëshmive të dëshmitarëve si një

mjet të përshtatshëm në të cilën bazohet bindja e gjyqtarit në lidhje me një fakt të caktuar.

Është e rëndësishme që të theksohet fakti se objekt i dëshmisë, janë fakte që realizohen

nga individi që është marrë në pyetje në lidhje më një çështje të caktuar, shpesh herë ato

janë fakte që kanë të bëjnë me njerëz të tjerë dhe varen nga mënyra se si ai i percepton. E

pavërteta nuk mund të ndryshojë, edhe nëse dëshmitari e merr në një aspekt pozitiv,

njësoj sikur deklaron si të vërtetë një fakt që nuk është i tillë, ose në një aspekt negativë,

njësoj sikur mohon atë që është e vërtetë. Ndërsa heshtja në të kundërt ka një përmbajtje

ndryshe, për shkak se me të nuk formohet një dëshmi e rreme, por çon në mungesën

tërësisht ose pjesërisht të një provë që subjekti ishte në gjendje dhe i detyruar të jepte.

Porsa më sipër, dëshmia e rreme, është një vepër penale e cila, shfaqet ne formën e

pretendimet të rreme, në mohimin e së vërtetës, si dhe nëpërmjet heshtjes, në tërësi apo

pjesërisht, të fakteve që ai është njohur, për të cilat është pyetur dhe ka qenë i detyruar ti

jepte ato.

Objekt diskutimi i vepër penale të dëshmisë së rremë ka qenë edhe fakti nëse koncepti i

gënjeshtrës, duhet parë si një divergjencë ndërmjet deklaratës së dëshmitarit dhe së

vërtetës objektive, apo si një divergjencë ndërmjet kësaj deklarate dhe perceptimit

shqisorë të marrë nga dëshmitari ? Për ti dhenë një përgjigje kësaj çështje, i jam referuar

doktrinës italiane e cila ka mbajtur qëndrimin se koncepti gënjeshtër nuk është tashmë

deponimi që është në kontrast me realitetin objektiv, por është ajo që është në kontrast

me atë që dëshmitari ka parë ose ka dëgjuar. Në lidhje me anën subjektive, vepra penale e

dëshmisë së rreme paraqet disa problematika, të cilat lidhen me koishencën dhe vetëdijen

e pretendimit të rreme, për të mohuar të vërtetën apo për të heshtur në tërësi ose

pjesërisht të asaj që dëshmitari di, pasi vetëdija e dëshmitarit në lidhje me atë që po

pohon, është një element i rëndësishëm dhe përcaktues nëse do të ketë ose jo përgjegjësi

penale. Disa psikologë kanë arritur në konkluzionin se ekzistojnë disa faktorë që çojnë në

shtrembërimin e kujtesës së dëshmitarit dhe si pasojë shpesh herë ndodhemi përpara

dilemës nëse jemi përpara dëshmisë së rreme apo jo? Ne ketë kuadër është e rëndësishme

që nga ana e organeve procedues të merren ne konsideratë se kush janë faktorët që çojnë

në shtrembërimin e fakteve për të cilën dëshmitari ka dijeni? Shtrembëri i këtyre fakteve

bëhet me vetëdije apo si rezultat e faktorëve të jashtëm. Mbas hulumtimeve të bëra në

këtë fushë, ekspertët kanë arritur në konkluzionin se dëshmia okulare mund të ndikohet

nga shumë faktorë psikologjik si: ankthi/stresi, rindërtimi i kujtesës, prezenca e armës së

krimit, mënyrat dhe taktikat e marrjes në pyetje të dëshmitarit okular, kontaminimi i

bashkë dëshmitarëve, dezinformimi i kujtesës.

Page 168: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 168

Problematikat dhe rekomandimet e kreut katër.

8. Termat e përdoruara për përshkrimin e veprave penale nuk janë shumë të qarta të

cilat shpes herë lënë hapësira për të bërë interpretime të ndryshme nga organet

proceduese dhe gjykatat, të cilat ndikojnë negativisht në cilësimin ligjor të veprës

penale. Për shkak të paqartësisë së nocioneve të përdorura në ligjin material penal, në

lidhje me veprat penale në fushën e drejtësisë, ka dispozita të cilat nuk gjejnë zbatim në

praktikën gjyqësore. Ndodhur në këto kushte është e nevojshme që të behet rishikimi i

disa nocioneve si psh, termi “ pa shkaqe të arsyeshme” i përdorur në kundravajtjen

penale të mosparaqitjes së dëshmitarit, të ekspertit ose përkthyesit, është një term i

përgjithshëm dhe lë shumë hapësira për abuzime nga subjektet aktive të kësaj figure të

veprës penale. Këta të fundit nuk paraqiten duke përdorur një sëmundje të stimuluar,

duke pretenduar mos pasjen e aftësive për të përmbushur detyrat si dhe duke pretenduar

papajtueshmërinë në ushtrimin e funksionit. Duke qenë se ky term është një term i

përgjithshëm ndoshta është më mire që ne vend të tij të përdorej termi “mjete

mashtruese”, ku sipas këtij nocioni mosparaqitje e dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit

duhet të bëhet me mjete mashtruese, nën pretekste të rreme, truket, gënjeshtrat dhe në

përgjithësi nga çdo mashtrim i përshtatshëm për të arritur objektivat e tyre.

Problematikat dhe rekomandimet e kreut gjashtë.

9. E drejta e heshtjes dhe e mos inkriminimit të vetes, është një e drejtë absolute e

cila duhet të respektohet nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore, ose nga ana e

prokurorëve gjatë zhvillimit të procesit hetimor. Po ti referohemi respektimit të kësaj të

drejte në praktikë ndodh krejt e kundërta, pasi ndeshemi me fenomenin e ushtrimit të

dhunës, qoftë ajo fizike apo psikologjike, si dhe keqtrajtimeve që ju bëhen personave të

shoqëruar, ndaluar apo arrestuar, për të deklaruar ose dëshmuar në lidhje me faktet për të

cilat janë marrë në pyetje ose për të pranuar fajësinë duke inkriminuar veten e tyre.

Përdorimi i dhunës nga personi i ngarkuar me zhvillimin e hetimeve për të detyruar

shtetasin të bëjë deklaratë të dëshmojë ose të pohoj fajësinë e tij a të një tjetri, përbën

vepër penale e cila dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Kjo dispozitë është e

rëndësishme, për faktin se nëpërmjet saj synohet të mbrohet veprimtaria e rregullt e

organeve të policisë gjyqësore, e prokurorisë gjatë kryerjes së hetimeve penale, si

respektuese e ligjit dhe rregullave procedurale dhe jo si shkelëse e saj..

Një element i rëndësishëm i anës objektive të veprës penale të përdorimit të dhunës gjatë

hetimeve, është përcaktimi i intensiteti të dhunës së ushtruar. Nëpërmjet përcaktimit të

këtij inetesiteti, organet hetimore dhe ato gjyqësore, do të jenë më të saktë në cilësimin

ligjore të veprës penale të kryer. Është pikërisht forca dhe intensiteti i dhunës së ushtruar,

nëpërmjet së cilës një dhunë e ushtruar mund të klasifikohet si torturë, si trajtim çnjerëzor

apo degradues, apo thjesht dhunë. Intensiteti i dhunës së ushtruar matet, duke marrë në

analizë kohëzgjatjen, moshën e viktimës, gjininë, gjendjen shëndetësore dhe efektet

fizike apo mendore që pëson viktima si dhe çdo rrethanë tjetër specifike të situatës.

Page 169: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 169

Sipas monitorimeve dhe studimeve të kryera nga Avokati i popullit dhe nga KshH-ja,

është konstatuar se vepra penale e përdorimit të dhunës gjatë hetimeve e parashikuar në

nenin 413 të kodit penal, në seksionin e veprave penale kundër drejtësisë, nuk ka gjetur

zbatim në praktikë, çfarë nënkupton se nuk kemi ndonjë vendim gjyqësor të formës së

prerë, në të cilën të jetë deklaruar fajtor subjekti aktiv i kësaj vepre penale. Kjo, sepse

organet e hetimit dhe gjykata kanë hasur vështirësi përsa i përket kualifikimit dhe

cilësimit ligjor të veprës penale, ku kemi pasur përdorimin e dhunës nga subjektet e

sipërpërmendura, dhe shpesh herë e kanë bërë një cilësim të gabuar të veprës penale duke

e kualifikuar atë sipas nenit 250 të kodit penal.

Për të shmangur konfuzionin e krijuar në praktikën e organeve të drejtësisë, përsa i përket

cilësimit ligjor të veprës penale është e nevojshme që termi dhunë që përdoret në neni

413 të K.Penal, të specifikohet me qartë si dhe të jepet një vlerësim në lidhje me

intensitetin dhe forcën e dhunës së ushtruar. Ndoshta do të ishte më mirë që në nenin 413

të K.Penal, të ishin përcaktuar format e ushtrimit të dhunës dhe pasojat që do të

shkaktonte kjo dhunë në shëndetin e personit që ka statusin e subjektit pasiv të kësaj

vepre penale. Për këtë arsye,

Rekomandoj që neni 413 i Kodit Penal “ Përdorimi i dhunës gjatë hetimeve paraprake”

të riformulohet në këtë mënyrë:

Përdorimi i dhunës nëpërmjet rrahjes, goditjes, si dhe çdo vepër tjetër dhune, që ka

shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë deri në nëntë ditë, nga personi i ngarkuar

me zhvillimin e hetimeve për të detyruar shtetasin të bëjë deklaratë të dëshmojë ose të

pohoj fajësinë e tij a të një tjetri, dënohet me burgim deri në pesë vjet.

Nëpërmjet kësaj dispozite organi procedues ose gjykata, do ta ketë më të lehtë të bëjë

cilësimin ligjor të veprës penale, sepse dhuna e përdorur është e lidhur ngushtësisht me

humbjen e aftësisë së përkohshme në punë të dëmtuarit, e cila për mendimin tim është një

vlerë matëse e intensitetit dhe forcës së dhunës së ushtruar. Për të përcaktuar nëse nga

dhuna e përdorur është shkaktuar paaftësia e përkohshme në punë, në çdo rast gjykata do

të mbështetet në raportin e ekspertit mjeko ligjor, pasi ky raport do të përcaktojë nëse nga

dhuna e ushtruar paaftësia e përkohshme më punë është deri në nëntët ditë apo më shumë.

Nëse si pasoj e dhunës së ushtruar nga personat që janë kompetent për kryerjen e

hetimeve, paaftësia e shkaktuara është më pak se nëntë ditë, kjo vepër të trajtohet sipas

nenit 413 të kodit penal, ndërsa nëse paaftësia e përkohshme në punë është më e madhe

së nëntë ditë, dhe personi i dëmtuar ka pësuar dhimbje të mëdha ajo të trajtohet sipas

nenit 86 ose 87 të kodit penal.

Problematikat dhe rekomandimet e kreut shtatë.

10. Gjatë analizës juridike të veprave penale të korrupsionit në sistemin e drejtësisë,

të cilat zënë dhe pjesën më të madhe të dispozitave të veprave penale në fushën e

drejtësisë, kam konstuar disa problematike që lidhen me zbatimin në praktikë të tyre.

Organet e ndjekjes penale dhe gjykata, shpesh herë kanë qenë konfuze në lidhje me

interpretimin e termit “ përfitimi të parregullt” që përbën objektin e premtimit, dhënies,

Page 170: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 170

ofrimit, kërkimit, marrjes dhe pranimit, forma këto nëpërmjet së cilës realizohet krimi i

korrupsionit. Në nocionin e përfitimit të parregullt përfshihen të mirat materiale, të

drejta dhe përfitime me karakter pasuror, konkretisht nën termin përfitim i parregullt

përfshihen;

Të hollat, letrat me vlerë, ceku, kambialet, kuotat, aksionet, obligacionet, etj

Dhënia e apartamenteve, lokaleve dhe njësive të tjera të përdorimit.

Kryerja e shërbimeve të ndryshme si transporti i udhëtarëve ose i mallrave falas.

Ofrimi i paketave turistike falas, duke përfshirë, biletën e avionit, tragetit,

akomodimin në hotel, falas si dhe çdo shërbim tjetër.

Dhënia e bursave të studimit.

Lidhja e kontratave të punës.

Dhënia e titujve të nderit ose e gradave të ndryshme.

Dhënia e licencave.

Përvetësimi i pasurive në mënyrë të paligjshme.

Evazioni fiskal.

Po ti referohemi edhe praktikave gjyqësore të vendeve të huaja, kjo listë nuk duhet të jetë

shteruese por përkundrazi me termin përfitim i parregullt duhet të përfshihen, kontratat e

shërbimit, nepotizmi si dhe favoret seksuale.

Nga ana e legjislatorëve penal një vëmendje e madhe duhet ti kushtohet edhe përfshirjes

së kontratës së shërbimit si një përfitim i parregullt në rastet e korrupsionit aktiv ose

pasiv në fushën e drejtësisë, pasi nga ana e subjekteve aktive të veprës penale të

korrupsionit pasiv, po bëhen përpjekje për të gjetur forma dhe mënyra për të justifikuar

marrjen e ryshfetit si dhe për të ligjëruar atë, dhe një nga format është lidhja e kontratave

të shërbimit, nëpërmjet së cilës pala e porositur merr përsipër kryerjen e shërbimeve dhe

veprimeve juridike si dhe ofrimin e një konsulentë juridike, e cila konsiston në

përfaqësimi ligjor në të gjitha shkallët e gjyqësorit të palës porositëse, pagimin nga ana e

tij e të gjitha shpenzimeve gjyqësore, si dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve ligjore,

dhe pala porositës për kryerjen e shërbimeve të kryera nga pala e porositur merr për sipër

për të shpërblyer palën e porositur, nëpërmjet pagimit të një vlere momentale, ose

nëpërmjet shpërblimit në natyre, e cila mund të realizohet nëpërmjet ofrimit të një

apartamenti, të një dyqani, garazhi etj. Në pamje të parë duke sikur kjo marrëveshje

juridiko- civile e krijuar mes palëve është e ligjshme pasi, kjo kontratë bëhet konform

parashikimeve ligjore. Sipas doktrinës zvicerane, shpesh herë këto kontrata shihen si një

nga mënyrat dhe format nëpërmjet së cilës mund të realizohet një marrëveshje korruptive

me personat të cilët ushtrojnë funksione të caktuar në sistemin gjyqësor. Në këto raste

është e rëndësishme që nga ana e ekspertëve ligjor të analizohet lidhja shkak–pasoj.

Analizimi i lidhjes shkak pasoj, bëhet duke marrë në konsiderat disa faktorë, nëse;

shërbimi i kryer nga pala e porositur mund të kryej shumë mirë dhe pa pengesa nga pala

porositëse. Shpërblimi i ofruar nga pala porositëse nuk është në mënyrë proporcionale me

veprimet dhe shërbimet e kryera nga pala e porositur. P.sh, do të ishim para një rasti të

tillë nëse për përfaqësimin ligjor të palës porositëse në të treja shkallët e gjykimit nga

pala e porositur, për çështjen objekt gjykimi, pala e porositur i ofron kësaj të fundit një

apartament banimi me një sipërfaqe të madhe ose një vlerë monetare të konsiderueshme

p.sh prej 2.000 Euro. Si dhe nga fakti nëse vlera e padisë objekt gjykimi është e ulët në

krahasim me vlerën e shpërblimit të dhënë palës së porositur.

Page 171: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 171

Ekzistenca njëkohësisht e këtyre kushteve bën që kontrata e shërbimit ose siç njihet

ndryshe nga legjislacioni shqiptarë, kontrata e porosisë të jetë produkt i një marrëveshje

korruptive.

11. Një problematik tjetër e veprave penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv në fushën

e drejtësisë, është mos sanksionimi i përgjegjësisë penale për ndërmjetësin, për personin

i cili mundëson kalimin e ryshfetit, nga personi që e ofron këtë tek gjyqtari dhe

prokurori. Gjithnjë është pranuar gjerësisht, se korrupsioni mund të lind me forma më

pak të dukshme, të cilat mund të përfshijnë marrëveshjet e fshehta ndërmjet palëve.

Duke qenë se korrupsioni përfshinë të paktën dy persona, kontaktet ndërmjet tyre

arrihen në dy mënyra, në mënyrë direkte dhe indirekte. Përsa i përket mënyrës së parë,

kërkohet një besim i madh mes palëve, e cila zakonisht është e bazuar në lidhjet e

miqësisë, kontaktet e mëparshme ose nga rekomandimet e bëra nga persona të tjerë me

pushtet. Ndërsa mënyra e dytë, ajo indirekte, kërkon domosdoshmërish përdorimin e

ndërmjetësve, të cilët mund të jenë bashkëpunëtorët aktual ose ish bashkëpunëtorët e

gjyqtarëve, pjesëtar të familjes së tyre, ose njerëzve me të cilët kanë kontakte të

shpeshta. Në çdo rast, sekseri është një person që gëzon besimin e gjyqtarit ose

prokurorit, të cilët nëpërmjet një strukturë të mirëpërcaktuar dhe ndarje të paracaktuar

të përfitimit të paligjshëm midis gjyqtarit/prokurorit dhe sekserit, mundëson lehtësimin

e kalimit të ryshfetit nga korruptuesi tek i korruptuari. Pavarësisht fakti se në nenin 319

të kodit penal në të cilën është sanksionuar korrupsioni aktiv i gjyqtarëve dhe

prokurorëve, nëpërmjet premtimit, dhënies apo ofrimit në mënyrë të drejtpërdrejt ose

indirekte, i të hollave apo i përfitimeve të tjera të paligjshme, gjyqtarëve, prokurorëve

dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, për të kryer ose mos kryer një veprim në dobi të

tij ose personave të tjerë, kjo dispozitë lë shumë hapësira ligjore në lidhje me

përgjegjësin e penale të personave që kanë premtuar, dhuruar apo ofruar një përfitim të

parregullt, si dhe për personat që ka mundësuar kalimin e këtij përfitimi nga ofruesi tek

gjyqtari ose prokurori. Në këtë rast kemi tre subjekte të krimit të korrupsionit, por

praktika ka treguar se vetëm dy subjekte do të ndiqen penalisht, Prandaj është e

rëndësishme, që analiza juridike e elementëve përbërës të figurës së veprës penale të

korrupsionit aktiv ose pasiv në sistemin e drejtësisë të bëhet në sinkron me çështjen

objekt gjykimi. Përsa më sipër.

Rekomandoj që në kodin penal shtohen dy dispozita ku të sanksionohet përgjegjësia

penale e ndërmjetësit të krimit të korrupsionit aktiv dhe pasiv si më poshtë:

Ndërmjetësimi, për të premtuar, propozuar apo dhënë, çfarëdo përfitimi të parregullt,

për persona të tjerë, magjistratëve ose nëpunësve civil gjyqësor, për të kryer ose mos

kryer një veprim, që lidhet me detyrën apo ushtrimin e funksionit të tyre, dënohet me

burgim nga një deri në dy vjet.

Ndërmjetësimi për të kërkuar, marrë ose pranuar një ofertë apo çdo lloj përfitimi të

parregullt, nga persona të tjerë në emër të magjistratëve ose nëpunësve civil gjyqësor,

për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet

me burgim nga nje gjer në dy vjet

Page 172: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 172

Gjithashtu duke u nisur edhe nga faktin, se shpesh herë në rolin e ndërmjetësit ka

rezultuar të kenë qenë persona të cilët kanë qenë të ngarkuar me detyra të caktuara në

sistemin e drejtësisë

Rekomandoj që të shtohet edhe një dispozitë tjetër për veprën penale të ndërmjetësimit

të korrupsionit aktiv dhe pasiv ku subjekti të jetë i posacëm, si më poshtë

Ndërmjetësimi i kryer nga personat që kanë statusin e nëpunësit civil gjyqësor, nga

përfaqësuesit ligjor të palëve, për të kërkuar, marrë ose pranuar një ofertë apo çdo

lloj përfitimi të parregullt, nga persona të tjerë në emër të magjistratëve ose

nëpunësve civil gjyqësor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën

a funksionin e tij, dënohet me burgim nga tre gjer në 5 vjet.

12. Mungesa e rrethanave rënduese për veprën penale të korrupsionit pasiv të

gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, përbën një problematik

tjetër, të krimit të korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Sipas nenit 47 të Kodit Penal,

gjyqtari cakton masën e dënimit duke mbajtur parasysh, rrezikshmërinë e veprës penale,

rrezikshmërinë e autorit të veprës penale, shkallën e fajit si dhe rrethanat lehtësuese dhe

rënduese”. Mos parashikimi i rrethanave rënduese specifike për veprën penale të

korrupsionit, i lënë shumë hapësirë të lirë trupit gjykues, për të përdorur standarde të

ndryshme në caktimin e masës së dënimit, duke lozur me marzhin minimal dhe

maksimal të dënimit me burgim. Në lidhje me veprat penale të korrupsionit dhe

shpërdorimit të detyrës, ka rezultuar se gjykata në lidhje me masën e dënimit, i kanë

dhënë përparësi dënimeve mesatare. Ndjekja e politikës së dënimeve mesatare, për

veprën e korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të

drejtësisë, nuk është shumë efikase, duke u nisur nga rrezikshmëria e lartë shoqërore e

kësaj vepre penale, pasi janë pikërisht këto subjekti të cilat kanë si qëllim garantimin dhe

dhënien e drejtësisë në mënyrë të pavarur dhe të paanshëm. Që parandalimi dhe luftimi i

korrupsionit të jetë efikase, është e domosdoshme që në nenin 319/d të kodit penal , në të

cilën është parashikuar vepra penale e korrupsionit pasiv, të sanksionohen edhe rrethanat

rënduese të kësaj vepre penale, si kërkimi ose marrja e përfitimeve të parregullta

nëpërmjet shtrëngimit, më shumë se dy herë, ose marrja e këtyre përfitimeve të

parregullta prej dy ose më shumë persona. Në lidhje me këtë çështje,

Rekomandoj që pas paragrafit të parë të nenit 319/d të kodit penal të shtohet një

paragrafit tjetër, me përmbajtjen si më poshtë;

Po kjo vepër penale, kur kryhet nëpërmjet shtrëngimit ose më shumë se një herë, ose

më shumë se dy persona, dënohet me 10 vjet burgim si dhe heqjen e së drejtës për të

ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë.

Problematikat dhe rekomandimet e kreut tetë.

13. Në nenin 320 të Kodit Penal, është sanksionuar kundravajtja penale e pengimit

për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës. Sipas kësaj dispozite “Fshehja, tjetërsimi,

Page 173: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 173

konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i sendeve për të cilat është marrë një vendim prej

gjykatës, ose kryerja e veprimeve të tjera të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose të

pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me

gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kjo dispozitë është hartuar për të garantuar

veprimtarinë e rregullt të organeve të përmbarimit gjyqësor, të cilët pengohen në

ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, si dhe për të garantuar të drejtat dhe interesat e

ligjshme të shtetasve, siç është e drejta e vënies në zbatim të vendimeve gjyqësore, si një

e drejtë themelore, të mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni penal nga veprimet dhe

mosveprimet e kundra ligjshme. Sipas doktrinës penale subjekti aktiv i kësaj vepre

penale është i përgjithshëm, por po ti referohemi rasteve nga praktika jam e mendimit se

subjekti aktiv i kundravajtjes penale, nuk është vetëm subjekt i përgjithshëm, por është

dhe i posaçëm, sepse personat që pengojnë ekzekutimin e vendimit gjyqësor nëpërmjet

fshehjes, tjetërsimi, konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i sendeve për të cilat është

marrë një vendim gjyqësor, kanë cilësi të veçanta për shkak të krijimit të marrëdhënieve

juridike që janë krijuar me dhënien e vendimit gjyqësor. P.sh, nëse marrim një vendim

gjyqësor civil, me objekt detyrimin e palës së paditur për lirim dhe kthim sendi në bazë të

parashikimeve të bëra nga kodi civil, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor gjykata ka

vendosur; “ detyrimin e palës së paditur për të liruar dhe dorëzuar sendit palës paditëse”

dhe nga ana e këtij të fundit është bërë kërkesa për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit të

këtij vendimi, për të cilën gjykata është shprehur me vendim, praktika ka treguar se kur

është kërkuar ekzekutimi i vendimit nga pala e paditur janë ndërmarrë veprime për të

penguar këtë ekzekutim, duke e shkatërruar pronën, ose duke mos lejuar futjen në këtë

pronë. Gjithashtu subjekt aktiv i kësaj vepre penale, mund të jenë edhe personat të cilët

për shkak të ushtrimit të funksioneve të tyre, kanë si detyrë ruajtjen dhe administrimin e

këtyre sendeve, ndaj të cilave është dhënë një vendim gjyqësor. P.sh, subjekt aktiv mund

të jenë personat të cilën kanë si detyrë administrimin e provave materiale gjatë një

procedimi penal ose të provave të sekuestruar, për të cilën në përfundim të procesit

gjyqësor në rastet e dhënies së një vendimi pafajësi, është urdhëruar edhe kthimi i

sendeve të sekuestruara. Ekzekutimi i këtyre vendimeve është bërë i pamundur për shkak

të tjetërsimit apo fshehjes së këtyre sendeve.

14. Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore përbën një element thelbësor të shtetit të së

drejtës dhe konsiderohet si faza përfundimtare e realizimit të një të drejte të fituar

gjyqësisht. Vetëm pas realizimit të kësaj faze mund të thuhet se individi e ka vendosur

plotësisht në vend të drejtën e tij të fituar. Procesi i vendosjes në vend të një të drejte të

shkelur kërkon jo vetëm vendimmarrjen e gjykatave, por dhe veprimet konkrete të

organeve përgjegjëse të ngarkuara me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së

prerë. Një aktor kryesor i realizimit të kësaj të drejtë është përmbaruesi gjyqësor i cili

duhet të ndërmarrë të gjitha masat për të ekzekutuar vendimin gjyqësor dhe për të vënë

në vend të drejtën e fituar, në të kundërt përmbaruesi gjyqësor në rast mosekzekutimi të

këtij titulli ekzekutiv do të përgjigjet penalisht për kundravajtjen penale të

mosekzekutimit pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës, vepër kjo e sanksionuar

në nenin 320/a të kodit penal. Përsa i përket cilësimit ligjor të kësaj figure të veprës

penale, jam e mendimit se kjo figurë të mos cilësohet si kundrvajtje penale por të

kualifikohet si një vepër penale në mënyrë të tillë që dhe masa e dënimit të jetë më e

lartë, për vetë faktin se në praktikë rezulton një numër i lartë i vendimeve gjyqësore të

pa ekzekutuara. Ajo që të bie në sy është mos ekzekutimi i vendimeve gjyqësore të

Page 174: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 174

formës së prerë nga entet, organet dhe institucionet buxhetore, me argumentin se

mungojnë fondet e duhura. Prej vitesh nuk po gjen zgjidhje ky problem i mprehtë jo

vetëm ligjor, por edhe social, i shoqëruar edhe me rënien e besimit ndaj organeve

përmbarimore dhe që shpesh sjell edhe situata konfliktuale me të. Kjo situatë lidhur me

ekzekutimet e vendimeve gjyqësore cënon rëndë parimet e shtetit të së drejtës dhe në

veçanti të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të mbrojtura si nga Kushtetuta ashtu dhe

nga të gjitha Konventat dhe normat e tjera ndërkombëtare. Prandaj nevojitet krijimi i një

koncepti më të drejtë lidhur me domosdoshmërinë e zbatimit në çdo rast dhe pa asnjë

kusht të vendimeve gjyqësore nga çdo autoritet apo organ i administratës publike, gjë të

cilën duhet të mundësoj përmbaruesi gjyqësor.

Përsa më sipër në lidhje me nenin 320/a, sipas të cilës:

Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, nga

punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe

dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar,

si dhe për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit,

dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Rekomandoj të bëhen disa ndryshime përsa i përket kualifikimit ligjor të saj duke e

klasifikuar atë jo si kuandravajtje penale por si veprës penale si dhe të ndryshojë masa e

dënimit. Për paragrafin e parë masa ë dënimit duhet të jetë deri në tre vjet, ndërsa për

paragrafin e dytë masa e dënimit të jetë deri në pesë vjetë dhe krahas dënimit kryesor të

aplikohet edhe dënimi plotësues ai i ndalimit për të ushtruar funksionin e përmbaruesit

gjyqësor.

15. Në nenin 321 është sanksionuar kundravajtja penale e veprimeve në kundërshtim

me vendimet e gjykatës, sipas së cilës“ Kryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin

e gjykatës në lidhje me detyrimet e lindura nga dënimet plotësuese të dhëna prej saj,

përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kryerja

e veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, në lidhje me detyrat e lindura nga

urdhrat e mbrojtjes të dhëna prej saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim

gjer në dy vjet.”Në lidhje me sanksionin penal, ligjvënësi ka përcaktuar dënimin me

gjobë dhe dënimin me burg deri në dy vjet për paragrafin e parë si dhe dënimin me gjobë

deri në dy vjet për paragrafin e dytë.

Përsa i përket aplikimit të masës së dënimit për paragrafin e dytë, jam e mendimit që nga

ana e legjislatorëve të shikohet masa e dënimit si dhe njëkohësisht kualifikimit ligjorë i

këtij paragrafi. Duke u nisur nga rrezikshmëria e lartë shoqërore që sjell kryerja e

veprimeve nga ana e dhunuesit në kundërshtim me dispozitivin e vendimit gjyqësor në të

cilën është lëshuar urdhri i mbrojtjes, si dhe për të siguruar jetën, shëndetin si dhe nderin

dhe dinjitetin e viktimës së dhunës në familje.

Rekomandoj që paragrafi i dytë të sanksionohet në një dispozitë më vete si më poshtë;

Page 175: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 175

Kryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, në lidhje me detyrimet

e lindura nga urdhrat e mbrojtjes të dhëna prej saj, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Kur kjo vepër penale kryhet më shumë se një herë dhe kanë ardhur pasoja të rënda

për shëndetin, dënohet me burgim deri në 5 vjet.

Problematikat e kreut nëntë

16. Në kodin penal janë hartuar dispozita për të siguruar veprimtarinë e rregullt të

institucioneve ku vuhet dënimi ose mbahen të ndaluarit, të arrestuarit, si dhe personat e

dënuar ku përfshihen edhe organet e ngarkuara me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

apo ruajtjen e burgjeve apo vendet e qëndrimit të ndaluarve apo arrestuarve. Një nga

këto dispozita është neni 323 në të cilën është sanksionuar vepra penale e largimit të

dënuarit nga vendi i qëndrimit, vepër kjo e cila realizohet nëpërmjet disa formave aktive

të kundra ligjshme si; largimi i personave të ndaluar ose të arrestuarve nga dhoma e

ndalimit në ambientet e komisariateve të policisë, largimi i personave ndaj të cilëve është

dhënë masa e sigurimit “ arrest në burg”, nga ambientet e paraburgimit, largimit të

personave të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga institucionet e

ekzekutimit te vendimeve penale, moskthimi në vendin e vuajtjes së dënimit, në rastet e

përfundimit të lejes shpërblyese apo lejes së veçantë nga organi kompetent, nëpërmjet

largimit ose moskthimit në institucionin mjekësor ku është vendosur me vendim gjyqësor

për mjekim të detyrueshëm, si dhe largimit gjatë transportimit të personit të ndaluar,

arrestuar apo të dënuar, nga një vend në tjetrin. Përsa i përket anës objektive të kësaj

vepre penale, ka diskutime në lidhje me faktin, a do të ketë përgjegjësi penale personi i

cili ndodhet me masën e sigurimit “ arrest shtëpie” dhe largohet nga banesa e tij

pavarësisht se ndodhet në këtë masë sigurimi? Në lidhje me këtë çështje ekzistojnë dy

qëndrime të ndryshme. Disa janë të mendimit se personi i cili ndodhet nën masën e

sigurimit “ arrest shtëpie”, dhe largohet nga banesa e tij, pavarësisht masës së sigurisë,

nuk do të ketë përgjegjësi penale për veprën penale të largimit të burgosurit nga vendi

qëndrimit. Ndërsa pjesa tjetër e doktrinës është e mendimit se nëse personi i cili ndodhet

nën masën e sigurimit “ arrest në shtëpi”, duke u larguar nga banesa e tij, banesë e cila

me vendimin gjyqësor i është caktuar si vendqëndrim i detyrueshëm deri në përfundimin

e shqyrtimit të çështjes penale në ngarkim të tij, ka konsumuar plotësisht elementët e

veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, kjo për faktin se në nenin

323 të Kodit Penal është parashikuar në mënyrë eksplicite se largimi i të ndaluarit,

arrestuarit apo të dënuar me burgim nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm ose gjatë

transportimit, përbën vepër penale dhe dënohet sipas parashikimeve të kësaj dispozite.

Kjo dispozitë është një dispozitë e vetme dhe duhet lexuar si e tillë dhe jo në mënyrë të

ndarë dhe të pavarur nga titulli apo e fragmentuar në vetë përmbajtjen e saj, sipas të cilës

subjekt i largimit nga vendi i qëndrimit do të quhet vetëm ai i dyshuar të cilit i është

kufizuar liria dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë apo të forcës së sigurisë të

institucionit të ekzekutimit të vendimit penal, në ambiente të posaçme që ruhen dhe

garantohen nga shteti. Sipas kësaj doktrine, subjekt i kësaj dispozite penale është çdo i

ndaluar, apo i arrestuar në ngarkim të të cilit gjykata ka vendosur masën e sigurimit

personal “Arrest në shtëpi”, thyerja apo mosrespektimi i së cilës është e njëjtë me atë të

Page 176: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 176

largimit nga çdo vend qëndrim i detyrueshëm i caktuar nga gjykata, përfshirë këtu edhe

institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

17. Një element i rëndësishëm në lidhje me përcaktimin e përgjegjësisë penale të

subjektit aktiv

të veprës penale të dhënies ndihmë të ndaluarit, arrestuarit apo të dënuarit për tu larguar,

është edhe natyra e rregullsisë së ndalimit. Personi i arrestuar duhet të jetë privuar nga

liria në mënyrë të rregullt, me vendim të organit kompetent, p.sh nuk kemi kryerjen e një

vepre penale nga ai që ndihmon një person të iki i cili ndodhet në paraburgim në bazë të

një urdhërimi të lëshuar nga një autoritet që nuk ka juridiksionin përkatës. Përsa i përket

ligjshmërisë materiale të ndalimit , ndikimi i saj në përgjegjësin penale për dhënien e

ndihmës për arratisje është e diskutueshme. Një pjesë e doktrinës është e mendimit se kjo

dispozitë është i pazbatueshëm në rastin kur ndalimi nuk është rreptësisht në përputhje

me ligjin. Një pjesë e jurisprudencës, duke ju referuar edhe asaj zvicerane kanë zhvilluar

një interpretim më të kufizuar duke u shprehur se është e kundraligjshme në rastin e një

akti i cili është qartësi në kundërshtim me ligjin, por përjashtohet rasti kur ky ndalim

është e vetmia alternativ ku nuk ka mjete të tjera efikase dhe ky akt lejon mbajtjen ose

vendosjen e situatës nën kontroll ose në vend.

Problematika dhe rekomandime të tjera

18. Praktika gjyqësore në lidhje me veprat penale kundër drejtësisë është e pakët,

pothuajse numurohen me gishta vendimet që janë dhënë për konsumimin e veprave

penale kundër drejtësisë. Ajo që të bie në sy është mungesa e vendimeve gjyqësore të

dhëna ndaj subjekteve të posacme sic janë gjyqtarët, prokurorët, përmbaruesit gjyqësor,

avokatëve etj duke krijuar perceptimin e një zgjidhje jo koherentë të cështjes gjyqësore

nga gjykata. Edhe në rastet ku janë dhënë vendime gjyqësore ndaj subjekteve të

posacme sic është përmbaruesi gjyqësor në rastin e kundravajtjes penale të

mosekzekutimit pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjyqësor, është bërë pezullimi i

ekzekutimit të këtyre vendimeve për shkak të ligjit për dhënie amnistie, ku sipas së cilës

personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për konsumimin e veprave

penale të sanksionuar në nenet 320, 320/a dhe 321, përjashtohen tërësisht apo pjesërisht

nga vuajtja e dënimit. Duke u nisur nga rëndësia e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore

si faza përfundimtare e realizimit të një të drejt të fituar gjyqësisht dhe në bazë të

rekomandimeve të bëra më sipër në lidhje me ndryshimin e cilësimit ligjor të nenit

320/a, jam e mendimit se ndoshta do të jetë më mirë që vepra penale e mosekzekutimit

pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës të mos jetë objekt amnistie.

19. Duke analizuar veprat penale kundër drejtësisë kam konstatuar se dënimet që

aplikohen për këto vepra penale janë vetëm dënime kryesore si dënimi me gjob ose

dënimi me burgim, pavarësisht faktit nëse subjekti është i përgjithshëm apo i posacëm.

Duke u nisur nga roli dhe qëllimi i institutit të dënimit jam e mendimit që në rastin e

veprave penale kundër drejtësisë të kryera nga subjektet e posacme si gjyqtarët,

prokurorët, përmbaruesi gjyqësor etj,

Page 177: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 177

Rekomandoj që krahas dënimit kryesor të aplikohen edhe dënimet plotesuese si dënimi i

ndalimit të ushtrimit të funksionit. Kjo për arsye se rrezikshmëria shoqërore për veprat

penale kundër drejtësisë të kryera nga subjektet e posacme është e lartë dhe nuk mundet

që psh që një gjyqtar i dënuar për korrupsion pasiv të vazhdojë të ushtrojë funksionet e tij

gjyqësore, pasi perceptimi dhe besueshmëria e publikut për dhënien e drejtësisë do të jetë

e ulët.

20. Gjithashtu rekomandoj që nga ana e legjislatorit të shikohet mundësia e

ndryshimit të marzhit të dënimit për veprat penale kundër drejtësisë në rastin kur këto

vepra kryhen nga subjektet e posacme. Në këto raste është më mirë që të parashikohet një

dënim i vetëm dhejo të aplikohet një masë dënimi ku të përfshijë dënimin minimal dhe

maksimal pasi lë shumë mundësi abuzimi për caktimin e masës së dënimit.

Page 178: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 178

BIBLIOGRAFIA

Literatura vendase.

A. Schopenhauer.” Këshilla për jetën”. Tiranë 2003.

A.Kosta, A. Nasufi, N.Rica, Dr.B.Yzeiri “ Policia dhe Qytetarët”, Qendra Shqiptare

për të Drejtat e Njeriut, Shtypshkronja ‘ MORAVA”, Tiranë 2004.

E. Çani, “Kuptimi i administratës publike në Republikën e Shqipërisë. Disa aspekte të

përgjithshme të organeve të administratës publike, Studime juridike, 2, Universiteti i

Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, 2007

E. Çani (Methasani), “Marrëdhëniet e punës në administratën publike-Analizë e

legjislacionit shqiptar:

H. Islami, A. Hoxha, I.Panda. “ Procedura Penale”. Tiranë 2006,. Shtëpia botuese

Morava.

H.Islami, A. Hoxha, I.Panada. “ Procedura penale-Komentar”.Tiranë 2003.

Prof.Dr. I.Elezi, Prof.Dr.Skënder Kacupi, Prof.As.Dr. Maksim Haxhia. “ Komentari i

kodit penal të Republikës së Shqipërisë”, Tiranë 2009

Prof.Dr. I.Elezi, Prof.Dr.Skënder Kacupi, Prof.As.Dr. Maksim Haxhia. “ Komentari i

kodit penal të Republikës së Shqipërisë”. Shtepia botuese GEER. Tirane 2005.

Prof.Dr. I. Elezi, “E drejta penale (pjesa e posaçme)”. Tiranë 2014.

Prof. Dr. I.Elezi, “ E drejta penale ( Pjesa e Posaçme)”, Azhurnuar e plotësuar me

shtesat e ndryshimet e bëra me reformat ligjore të viteve 2000 deri 2013, Tiranë 2014.

Prof, Dr. I.Elezi, “E drejta penale (pjesa e posaçme)”, 2008, Erik, Tiranë.

Prof.Dr. Elezi.I, “ E drejta penale”, pjesa e posaçme.” Shtëpia botuese “,

Shtypshkronja ”P.S.H. 2015”, Tiranë 2005.

Prof.Dr.I.Elezi “Zhvillimi historik i legjislacionit penal në Shqipëri”, Shtëpia botuese

Albin, Tiranë 1998

I.Hoxha, “ Të drejtat e njeriut”, Nr 4/1997.

Prof. Dr. L.Veliqoti. “ Disa çështje mbi të vërtetën në thënien e të pyeturit”. Libri “

Avokatia 2”, Botim Prill 2012.

Prof.As.Dr.L.Veliqoti . “ Jeta juridike” nr 2/2011

Prof.As.Dr. L.Veliqoti. “Identifikimi I personit në bazë të fotografisë”Tiranë 2009.

Page 179: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 179

P. Hysa, “Aspekte të procedimit penal, fillimi dhe mos fillimi i tij”, Tiranë, 2011

Prof.Dr. Sokol Mëngjesi “Baza e doktrinës të së drejtës penale”, Tiranë 2016

Prof. Dr Sokrat Meksi “ Mjeksi Ligjore” Tiranë 2007

Prof. Dr. Skënder Begeja. “Kriminalistika”, Tiranë 2007. ISBN 978-99956-663-1-6.

Shefqet Muci, E Drejta Penale (Pjesa e përgjithshme) - Botimet Universitare Dudaj.

Tiranë,2007.

Çështje të së drejtës penale”, Botimi I Ministrisë së Drejtësisë, Tiranë 1960.

Dokumentin analitik “Analizë e sistemit të drejtësisë në Republikën e shqipërisë”,

Qershor 2015,

Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë “ Mobingu dhe nepotizmi në Republikën

e Kosovës”, Prishtinë 2014.

Kodi penal dhe legjislacioni i lidhur me të. Botime Juridike ALBJURIS 2012.

Literatura e huaj

Arnold J. Heidenheimer; Michael Johnston “ Political corription” ISBN: 978-0-7658-

0761-8

American Psychiatric Association (2013). Diagnostic and Statistical Manual of

Mental Disorders (5th ed.). Arlington, VA: American Psychiatric

Publishing.. ISBN 978-0-89042-555-8

Bartlett, FË (1932) Recalling :. A study in experimental and Social Psychology.

Cambridge: Cambridge University Press.

Christian A. Meissner; Siegfried L. Sporer; Jonathon C. cshooler (2007).

"Descriptions person eyeëitness’ evidence." In RCL Lindsay; David F. Ross; J. Don

Read; Michael P. Toglia. Manual Eyeëitness’ Psychology: Memory for people.Neë

Jersey: Laurence Erlbaum Associates.

Emilio Dolcini, Giorgio Marinucci “Codice Penale commentato, parte generale",

1999

Francesco. A, “Manuale di diritto penale “Parte Speciale Il”, Milano-Dott.

A.GIUFFRE’ Editore – 1997

Fiandaca G., Musco E. “Diritto penale, parte generale, 4a ed.”, 2001

Fiandaca G, Musco E,`` DIRITTO PENALE``, Parte Speciale I, 1977.

Page 180: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 180

Gabbert, F.; Memon, A.; Allan, K. (2003). "Memory conformity: citnesses can affect

each other's memories for an event?". Applied Cognitive Psychology.

Hayajenh, Abdalla F., Ahmed S. Maghrabi, and Taher H. Al-Dabbagh.“Research

note: Assessing the effect of nepotism on human resource man-agers.” International

Journal of Manpocer 15.1 (1994).

John M. Scheb.II ‘ Criminal Laë, Seventh Edition’ ISBN -10; 1-285-45903-2.

Jean-Louis Rocca ‘’ La corruption ‘’, Revista” Politique étrangère”, Vol 59, n°2 ,

1994

Kerri L. Pickel (2007). "Remembering and threatening offenders Identification:

Exposure to violence and ceapons Focus Effect." In RCL Lindsay; David F. Ross; J.

Don Read; Michael P. Toglia Manual Eyecitness Psychology :Memory for people.

Mahcah, Nec Jersey: Lacrence Erlbaum Associates.

Kaufmann Daniel, Vicente.C. Pedro, “ Legal Corruption”. Second Draft, October

2005.

Loftus, E. (1979). "Malleability of human memory." American Scientist 67 (3)

ROEDIGER, III J; Jacoby, D.; McDermott, KB (1996). "The effects of

misinformation in the recall: the creation of false memories by retrieval again."

Journal of Memory and Language 35 (2):

Paterson, Helen M.; Richard I. Kemp; Jodie R. Ng (January-February 2011).

"Combating Pollution Co-Ëitness: Attempt to reduce the negative effects of

Discussion on Eyeëitness’ Memory". Applied Cognitive Psychology

Robinson-Riegler, Bridget (2012) ”Ëongnitive Psychology, Applying the Science of

the Mind” 3rd Edition . Boston, MA: Pearson Education, Inc.. ISBN 978-0-205-

03364-5

T. Hammarberg, Council of Europe Commissioner for Human Rights, Strasbourg 5

October 2009.

V. Manzini, ‘’ Istituzioni di diritto processuale penale ‘’ 1937.

Öhman, Lisa (2010). "Mobile Phone Quality Vs. direct Quality: As Format

Identification Presentation ear ëitness affects accuracy". European Journal of

Psychology Applied to Legal context 2 (2).

Page 181: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 181

Campos, Laura; Quecuty Alonso, María (January 2006). "Recalling a criminal

conversation: Beyond eyeëitness testimony." Memory 14 (1):

Commentaire du droit pénal suisse : Code pénal suisse : partie spéciale. Vol. 9 :

Crimes ou délits contre l'administration de la justice : Art. 303-311 CP CASSANI,

Ursula SCHUBARTH, Martin (Ed.)

Kodet

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Kodi Penal 1928.

Kodi Penal 1957.

Kodi Penal i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. 1977, Shtëpia botuese “ 8

Nëntori”

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë 1995.

Kodi i Procedurës Penale.

Kodi i Procedurës Civile.

Kodi i Etikës dhe Deontologjisë Mjekësorë, i miratuar nga Këshilli Kombëtar i

UMSH-së me vendim Nr 9, datë 11.11.2011.

Codice di procedura penale. CEDAM, 2005

Kodi penal italian

Kodi penal zviceran

Kodi penal francez.

Konventa

Konventa Evropiane e të drejtave të Njeriut

Konventa e Kombeve të Bashkuara “ Kundër korrupsionit.”

Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike të Kombeve të Bashkuara.

Ligjet

Ligj nr. 35/2017 “ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995,

“Kodi i procedurës penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Page 182: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 182

Ligj nr. 95/2016 “ Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar

korrupsionin dhe krimin e organizuar”

Ligj nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e

Shqipërisë”

Ligj nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e

Shqipërisë”

Ligj nr. 98/2016 “ Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.

Ligji nr.40/2016 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të

paraburgosurve”

Ligji nr.44/2015, datë 30.4.2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së

Shqipërisë”

Ligji nr.108/2014 “ Për policinë e shtetit”

Ligji nr.109/2013 “Për administratën gjyqësore në Republikën e Shqipërisë

Ligji nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe

gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative , ndryshuar me ligjin nr. 100/2014

Ligji nr .10 173, datë 22.10.2009 “ Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të

bashkëpunëtorëve të drejtësisë” i ndryshuar me ligjin nr. 10461, datë 13.9.2011

Ligji nr.10 031, datë 11.12.2008 “ Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”

Ligjit nr 9669, datë 18.12.2006 “ Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare ‘,

i ndryshuar.

Ligj Nr. 8778, datë 26.4.2001 për ratifikimin e “Konventës penale për korrupsionin”

Ligj Nr. 9245, datë 24.6.2004 për ratifikimin e “ Protokollit Shtesë të Konventës

Penale për Korrupsionin”

Ligji nr.8730, datë 18.1.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të

Përmbarimit Gjyqësor”

Ligji nr 8737, datë 12.02.2001 “ Për organizimin dhe funksionimin e rolit të

Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”,

Ligji nr 8677, datë 2.11.2000 “ Për organizimin dhe funksionimin e Policisë

Gjyqësore”, i ndryshuar.

Ligjit nr.8457, date 11.2.1999 “ Për informacionin e klasifikuar "sekret shtetëror

Ligji nr 8391, datë 28.10.1998’ Për Shërbimin Informatikë Kombëtar”

Page 183: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 183

Ligji nr. 8331, datë 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale.

Ligji Nr. 7727, datë 30.6.1993, për aderimin e Republikës së Shqipërisë në

“Konventën kundër torturës dhe vuajtjeve të tjera ose trajtimit mizor, jo njerëzor a

degradues”

Raporte dhe rekomandime

Viktorian Parliament, Laë Reform Committee, “Administration of Justice Offences”,

Final Raport. Ordered to be printed Melboume. Government Printer June 2004. No.

75 of session 2003-2004.

GRECO Evaluation Report on Albania on Incriminations. Theme I, Third Evaluation

Round, 2009.

TI, Global Corruption Report 2007

Raport i Veçantë “Për situatën e krijuar nga mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore të

formës së prerë.” Viti 2012. Avokati i Popullit.

“Raport mbi situatën e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria në

drejtoritë dhe komisariatet e policisë dhe institucionet e paraburgimit dhe të

ekzekutimit të vendimeve penale”, Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Tiranë 2014,

“Raport mbi situatën e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria në

komisariatet e policisë së shtetit, në institucionet e paraburgimit dhe të ekzekutimit të

vendimeve penale dhe në spitalet psikiatrike. Monitorimet janë realizuar gjatë

periudhës korrik 2015 – janar 2016, Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Tiranë 2016

“Raport studimor për vendimet e prokurorisë për mos fillimin dhe pushimin e

procedimeve penale & procedurat për ekzekutimin e vendimeve penale”, Komiteti

Shqiptar i Helsinkit Tiranë 2014

“Raport studimor për veprat penale të korrupsionit dhe formave të shpërdorimit të

detyrës”, Komiteti Shqiptar i Helsinkit . Tiranë 2014

Studim mbi veprat penale të torturës, trajtimit çnjerëzor dhe degradues si dhe

praktikat e hetimit dhe gjykimit të tyre në rrethet gjyqësore Tiranë dhe Elbasan”,

Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Tiranë 2015

Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm “ Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2016”.

Mars 2017

Page 184: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 184

Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm “ Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2015”.

Mars 2015.

Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm “ Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2014”.

Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm “ Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2013”.

Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm “ Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2012”.

Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm “ Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2011”

Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm “ Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2010”

Rregullore, Urdhëra dhe Udhëzime

Udhëzime dhe vendime të gjykatës së lartë të RPSSH-së”, përmbledhje të viteve

1974,1975,1976,1977,” Shtëpia Botuese”, “ 8 Nëntori”,

Udhëzime të Plenumit të Gjykatës së Lartë, Shtypshkronja “ Mihal Duri”, Tiranë

1965

Udhëzimi Nr. 3880/3, datë 3.6.2011 “Për procedurat e bashkëpunimit të shërbimit të

përmbarimit gjyqësor shtetëror me policinë e shtetit”

Urdhri nr. 171, datë 29. 05.2008 i Prokurorit të Përgjithshëm “ Për ekzekutimin e

vendimeve penale dhe kontrollin e zbatimit të tyre.

Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve

Rule 702. The testimony of expert citnesses

Vendimet të Gjykatave Shqiptare

Vendimi Nr 16, datë 21.03.2014 i Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi Nr.11, datë 2.04.2008 i Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi Nr 14, datë 21.07.2008 i Gjykatës Kushtetuese.

Vendimin Unifikues nr 7 , datë 11.10.2002 i Gjykatës së Lartë.

Vendimi Unifikues Nr 2, datë 29.01.2003 i Gjykatës së Lartë.

Vendimi nr 19, datë 21.07.2015 i Gjykatës së Lartë.

Vendimi Nr 208, datë 03.07.2013 i Gjykatës së Lartë.

Vendimi Nr 254, datë 10.10.2012 i Gjykatës së Lartë.

Vendimi Nr 8, datë 01.07.2011 i Gjykatës së Lartë.

Vendimi Nr 651 datë 22.12.2004, i Gjykatës së Lartë.

Page 185: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 185

Vendimi nr 66, datë 30.01.2002 i Gjykatës së Lartë.

Vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë , datë 19.9.1974.

Vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, datë 13.5.1975.

Vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, datë 8.10.1977

Vendimi Nr 239, datë 04.03.2015 i Gjykatës së Apelit Tiranë

Vendimi Nr 1875, datë 03.11.2015 i Gjykatës së Apleit Tiranë.

Vendimi Nr 5, datë 12.01.2015, i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Vendimi Nr 1094, datë 01.12.2014 i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Vendimi nr 674, datë 10.07.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Vendimi nr 677, datë 27.06.2012 i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Vendimi Nr 3385, datë 09.10.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi Nr 723, datë 03.09.1998 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendime të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Çështja Kamasinski v. Austria, 9783/82, 19 December 1989.

Çështja of Hornsby v. Greece, 19 March 1997

Case of Immobiliare Saffi v Italy, 28 July 1999

Case of Hasan and Chaush v. Bulgaria, 26 October 2000.

Çështja Saunders kundër Mbretërisë së Bashkuar, datë 17.12.1996

Çështja Allan kundër Mbretërisë së Bashkuar Datë 05.11.2002

Çështja Heaney dhe MëGuinness kundër Irlandës, nr. 34720/97, ECHR 2000 XII dhe

JB kundër Zvicrës, nr. 31827/96, EËHR 2001-III

Çështja Akoc kundër Turqisë ( Apss 22947/93 dhe 22948/93), Datë 10 . 10 . 2000.

Çështja Tomasi kundër Francës, Datë 27 Gusht 1992

Çështja Sevtap Vezendaroglu kundër Turqisë. ( App 32357/96) Datë 11 Prill 2001.

Çështja Gäfgen kundër Gjermanisë, datë 01.06.2010.

Çështja Dybeku kundër Shqipërisë” ankimi nr.41153/06, Datë 18 dhjetor 2007.

Çështja Jannatov kundër Azerbajxhanit , Datë 31.10.2014.

Page 186: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 186

Faqe interneti të konsultuara.

www.gjk.gov.al.

www.gjykataelarte.gov.al.

www.avokatipopullit.gov.al.

www.pp.gov.al.

www.drejtesia.gov.al.

www.reformanedrejtesi.al.

www.coe.int.

www.transparency.org.

www.ahc.org.al

https://agora.stanford.edu.

www.simplypsychology.org/eyewitness-testimony.

www.qbz.gov.al.

http://echr.coe.int

Page 187: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 187

Abstrakt

Ndarja dhe balancimi i pushteteve, konsiderohet si një gur themeli për zhvillimin e demokracisë dhe

konsolidimin e shtetit të së drejtës. Një gjyqësor i pavarur përbën garanci për mbrojtjen e lirive dhe të

drejtave themelore të njeriut, ku sipas nenit 42 të kushtetutës" Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive

dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e

një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e

caktuar me ligj"

Një nga mjetet efeikase për forcimin e sistemit të drejtësisë është mbrojtja juridike penale e këtij sistemi për

realizimin e drejtësisë si dhe të drejtave të sanksionuar me ligj të personave që janë subjekte pjesëmarrëse

në një proces gjyqësor civil ose penal. Sipas ligjit material penal veprat penale kundër drejtësisë janë ato

vepra që prekin sferën e sigurisë së pavarësisë së pushteti gjyqësor, të veprimtarisë e të funksionimit

normal të sistemit gjyqësor, si dhe të organeve të tjera të ngarkuara me ligj për të ndihmuar në realizimin e

drejtësisë penale dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, të cilat zënë një vend të veçantë ne dispozitat e

Kodit Penal.

Ky studim ka si qëllim të bëjë një analizë sistematike të thelluar të veprave penale në fushën e drejtësisë,

duke analizuar elementët përbërëse të çdo vepre penale konkrete në fushën e drejtësisë, nëpërmjet së cilës

do të evidentohen dhe problematikat që lindin si pasoj e hapësirës ligjore që ekziston në ligjin material

penal për disa nga këto vepra penale, dhe vështirësitë me të cilat është përballur organi i akuzës dhe

gjykatat në lidhje me kualifikimin dhe cilësimin ligjor të disa veprave penale. Nëpërmjet këtij punimi

synohet të jepet një sqarim në rastet e konkurrimit të veprave penale se çfarë qëndrimi duhet të mbaj

gjykata si pasojë e mungesës së një praktike unifikuese gjyqësore nga Gjykata e Lartë, si dhe zgjidhjen

disa çështjeve të cilat janë evidentuar gjatë analizës juridike të veprave penale konkrete kundër drejtësisë.

Në këtë disertacion jepen propozime konkrete në lidhje me ndryshimin tërësisht apo pjesërisht të disa

dispozitave në të cilën janë sanksionuar këto vepra penale, në lidhje me parashikimin e rrethanave cilësues,

aplikimin e dënimeve plotësuese si dhe shtimin e dispozitave të reja për vepra penale që kryhen nga

subjektet e posaçme.

Fjalë kyce: vepra penale kundër drejtësisë, subjekt i posacëm, rethana cilësuese, dënime plotësuese.

Page 188: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 188

Abstract

The separation and balance of powers is considered as a cornerstone for the development of democracy

and the consolidation of the state of law. An independent judiciary constitutes a guarantee for the

protection of fundamental freedoms and fundamental human rights, under Article 42 of the constitution

“Everyone, to protect his constitutional and legal rights, freedoms and interests, or in the case of an

accusation raised against him, has a fair and public trial, within a reasonable time, by an independent and

impartial court”

One of the most effective means of strengthening the justice system is the criminal legal protection of this

system for the realization of justice as well as the rights sanctioned by law of persons who are subjects of a

civil or criminal case. In accordance with the material criminal law, criminal offenses against justice are

those acts which affect the sphere of security of the independence of the judicial power, the normal

functioning and functioning of the judicial system as well as other bodies charged by law to assist in the

realization of criminal justice and the execution of judicial decisions, which occupy a special place in the

provisions of the Criminal Code.

This study aims to conduct a thorough systematic analysis of criminal offenses in the field of justice by

analyzing the constituent elements of any specific criminal offense in the field of justice, through which will

be evidenced the problems that arise as a result of the legal space that exists in the material criminal law

for some of these criminal offenses and the difficulties faced by the prosecution body and the courts

regarding the qualification and legal training of some criminal offenses. This study aims to give an

explanation in the case of competition of offenses , what position should be held by the court as a result of

the lack of unified judicial practice by the Supreme Court as well as solving some of the issues identified

during the legal analysis of criminal offenses

In this dissertation, concrete proposals are made regarding the change in whole or in part of some of the

provisions in which these offenses have been sanctioned, with regard to the provision of qualifying

circumstances, the application of additional penalties and the addition of new provisions for offenses

committed by special subjects.

Key words: criminal offense against justice, special subject, qualifying grounds, supplementary

punishments

Page 189: Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë. · K.Pr.C Kodi i Procedurës Civile K.F Kodi i Familjes PTSD Çrregullimi post – traumatik i stresit KEDM Kodi i

Analiza sistematike e veprave penale në fushën e drejtësisë.

Besiana PETANAJ 189