312
1 “Gjirokastra në epope...” Ngjarje reale , refleksione, kujtime, dëshmi AZIS HOXHA

Azis Hoxha perfundim

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Azis Hoxha perfundim

1

Gjirokastra në epope...

“Gjirokastra në epope...”Ngjarje reale , refleksione, kujtime, dëshmi

AZIS HOXHA

Page 2: Azis Hoxha perfundim

2

AZIS HOXHA

Azis Hoxha“Gjirokastra në epope...”Ngjarje reale, refleksione, kujtime, dëshmi

Redaktor letrar: Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S, AOMKonsulent : Përparim A. HoxhaRecesent: Flutura MaçiArt grafik dhe kopertina: Dashamir Vraniçi

© Copyright Azis U. Hoxha , 2013

Libri botohet nën kujdesin e Përparim A. Hoxhës, djalit tëautorit

Libri u shtyp në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese“Marin Barleti “, Tiranë, 2013

Page 3: Azis Hoxha perfundim

3

Gjirokastra në epope...

Vërtetësia historike, kryefjala e motivuar

nga Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S, A.O.M

Historia duhet të shkruhet, ashtu siç ka ndodhur realisht.Në këtë mënyrë shkruhet vetëm nga dëshmitarë okularë, tëcilët kanë marrë pjesë aktive në këto caqe kohore dhe sjellinpara lexuesve fakte, ngjarje, ndodhi, përjetime, sadisfaksione,reflektime të asaj, që ka ndodhur realisht.

Kjo është historia e besueshme, e vërtetë, kur shkruhet ngakëta “kronikanë”, të cilët të bindin dhe argumentojnë, pa undikuar nga një faktor, apo nga ndonjë tjetër… Historia ështësi një “sinoptikë” klimatike, ku faktorët ndërveprojnë dheduken gjatë diagramës së tyre shprehëse…

Krahas kësaj mënyrë të shkruari ekziston dhe e shkruarambi fakte reale historike të servirura nga dëshmia okulare,protagoniste dëshmuese, po reale, por të dyja këto mënyrakërkojnë metodën paraqitëse historike, historianin profesional,i cili detajon, logjikon, sintetizon, dialogon, analizon dhe,nëpërmjet deduksionit logjik, në mënyrë të pavarur, pa ndikim

Page 4: Azis Hoxha perfundim

4

AZIS HOXHA

dhe kështu pasqyron analizimin.Ndaj kjo është puna e historianit, i cili “ngul” të vërtetën

historike, pa e cënuar, transplantuar, apo nëpërkëmbur dheelementin më të vogël, apo të padukshëm historik.

Historia nuk shkruhet sipas dëshirave dhe ideve vetiake,apo parapëlqesave…, paragjykimeve.

Shpesh mundohen politikanët, të cilët ndoshta janë dhenë zanafillë të këtij profesioni dhe të dëshirëngjitjes në “poste”,të hiqen si “të zotët e vendit” dhe që mund të ndryshojnëhistorinë me urdhër dhe ta transformojnë atë sipas interesavetë veta. Kjo është e palejueshme,e patolerueshme. Historia është epatjetërsueshme. Individët kërkojnë të quhen si “titullarë dhebërës të historisë” për të përfshirë “bëmat” e veta…

Kjo nuk është logjike dhe s’ka të bëjë fare me të shkruarit ehistorisë.

Jo pa qëllim përmendëm në fillesë këtë nocion dhe këtoparime saktike të mosdeformimit të faktit historik, të plotisëetapore të kohës historike, të arritjes historike, të pjesëmarrjesdirekte dhe indirekete në fenomenin historik dhe veprimit tëtij, duke sjellë evoluimin.

Libri “Gjirokastra në epope...” i shkruar nga një dëshmitarokular i saj, Azis Hoxha, me profesion mësues, njohës i fjalësitdhe i zhdërvjelltësisë të të shkruarit, i ortografisë, i analitikës,i përpunimit të detajit, i renditjes kronologe, i evidentimit tëfaktit, i përfundesës dhe i përcjellësisë direkte, është shkruarme dritim ngjarjeje dhe përsjellje të tyre, ashtu siç kanëndodhur realisht në një zinxhirim historik dhe dator, vjetordinamik, i cili tregon kapërcipërisht atë punë të madhe të bërëpër përgatitjen e një Lufte nga më të mëdhatë, që ka zhvilluari organizuar ky popull për çlirim, nën drejtimin e një forcepolitike progresiste njohëse të asaj kohe, e ndikuar edhe nganjë aleancë e madhe botërore, ku u grupuan Anglia, BashkimSovjetik dhe SHBA, e shfaqur qysh në fillim me një platformëtë qenësishme, të admirueshme dhe me një synim madhor:çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj… nga fashizmi italian

Page 5: Azis Hoxha perfundim

5

Gjirokastra në epope...

dhe nAzismi gjerman, me të cilët bashkëpunuan pa droje forcat etjera renegate, obskurantiste, regresive, bashkëpunuese,kolaboracioniste, të cilat, shpesh herë, për këto punohet nëmënyrë të sforcuar për t’u dhënë merita të paqena, kur,sidomos, “Balli Kombëtar” kërkohet falsifikisht tëfizionomohet ndryshe, kur eksponentët e tij kryesorë kanëqenë bashkëudhëtarë dhe ndihmues në fashistizmin e venditdhe nazifistimin e tij… Kjo e rrjedhuar për intelektualët, qëmorën pjesë në këtë organizatë e pashpjegueshme dhe epakthyeshme në meritë, por në antimeritë.

Në këtë libër monografik refleksionar, jepen shembujtipikë, që ilustrojnë këtë deduksion logjik, i prejardhur e ishkaktuar nga vetë qëndrim propushtues dhe jo nga tëzmadhurit e fenomenit prezent dhe “gojëdhënat” e satirizimet,siç paraqitet shpesh herë për mbrojtësi, nga “studiuesit”, tëcilët përkrahin këtë forcë...

Motivimi “nacionalist “ është një term dhe motiv i fortë, jospekulativ në përdorim, por në ekzistencë të gjalluar, i cili nukqëndron sipër supeve të lehtë dhe të lëvizshëm, si gradimekalimtare apo kalemorë... Ky përfundim vjen nga erudititetidhe paanëshmëria e trajtesës dhe nga asnjë derivat mendimorimpulsiv, apo ndikim ideor, por një mendësi tejetdemokratikee profilizuar dhe e lauruar.

“Lulka” realitetit historik dhe veprimit real nuk mund t’ivendosen kurrë...

Nëse do të na kërkohet kontributi i forcave dhe ideve dhejo të nisemi nga dëshira e sotme për të ripozicionuarhamendësisht “si duhet të kishte qenë” dhe “si ka qenë”, diletnë përfundesë me deduksionin logjik se vendi u çlirua ngaUshtria Nacionalçlirimtare në Luftën e Madhe AntifashisteNacionalçlirimtare, një alternativë internacionale me vendete tjera të pushtuara nga nazizmi dhe fashizmi, forma delirantetë etjes psikopative për të robëruar popujt e tjerë dhe për tëshfrytëzuar e rrënuar të tjerët për parimet e eliminimit, njerëzornëpërmjet violencës… si dhe për të përbazuar ndjenjën

Page 6: Azis Hoxha perfundim

6

AZIS HOXHA

sipërore racore. Kështu duhet të jetë qëndrimi i paanshëm,pasi kështu historia nuk gëlltitet, por është rezistente ndajkohëve dhe devijimeve imponues...

Azis Hoxha , autori i këti libri refleksionar dhe rrëfimtarngjasish reale historike, e ka shkruar dhe përfunduar sëshkruari këtë libër në periudhën, kur në Shqipëri ishte sistemikomunist, në vitin 1983. E kishte shumë të lehtë ta paraqistedhe ta botonte, kur në këtë libër paraqitet një periudhëhistorike, për të cilën është shkruar pak ose aspak dhe, medaljen e këtij libri, krijohet një fillim i plotisë, i cili mbush njëboshim të pamerituar në historikun e këtij qyteti inteligjent,Gjirokastrës dhe gjithë rrethit… Por pse hezitoihistorianshkruesi okular, kur, duke pasqyruar këtë dëshmim,do të merrte edhe lavde të merituara?! Pse doli tashmë nga“sepeti”, apo nga musandra ky libër?

Mos ndoshta ai nuk guxoi ta botonte, apo ta linte si pasuritrashëgimore në familjen e tij? Mos donte të ndikonte nëkrijimin e “biografive “ të personazheve të treguara, apo atyre,që ai i ka ditur, por i ka mbajtur në “mëngë”, pa i hedhur nëteatrin e veprimit historik, paçka se ata, në realitet, janë shfaqurdhe kanë sjellë humbësi, tradhtim e tjerë?! (Ky libër është shkruarnë periudhën 1975-1983, gjatë sistemit monist dhe nuk janëpërmendur figura disidente edhe ndonjë ngjarje e rëndësishme ekohës.)

Duke e parë këtë libër me kujdes, vëren se autori ështëtreguar i kujdesshëm në paraqitjen ekzakte të datës historike,kur ka ndodhur ngjarja, përshkrimin e ngjarjes, ndodhisë,personazhet vepruese, duke e treguar atë si ka ndodhur nërealitet në një rrëfim koherent, pa shumë figurim, pa e mbarsur.Zotësia e tij qëndron në faktin e gërshetimit të ngjarjeve,ndodhive dhe pjesëmarrjes aktive të gjitha forcave aktive tëshoqërisë, por edhe ato të nënvleftësuara, por për progres, menjë zgjim energjish dhe potencialite, duke treguar edheflakëzimin e flakadanizmin shpirtëror, përgatitjen psiko -mo-rale dhe lulimin e shpirtit atdhetar, patriotik...

Page 7: Azis Hoxha perfundim

7

Gjirokastra në epope...

Shtrëmbërimi i faktit, reales, ngjasisë dhe rishkrime tëhistorisë me urdhër tipik dikatorësh, janë veprime profane tëhistorianucëve, që s’kanë lidhje kurfarë me profesionalizmin,historianizmin real, por janë epitetizimi anormal të “mallevetë blerë” me klering...

Shpesh kërkohet minimizimi i efektit të prezencës së forcave tëushtrisë gjermane në Shqipëri, sikur ajo ishte kalimtare, s’kishtendërmernd të ndalonte këtu, pra, udhëtim me një efekt “shëtitës” earmatosur deri në dhëmbin e “ujkut”... , se do të shfrytëzonte rrugëte komunikacionit të Shqipërisë për të realizuar qëllimet e saj objektmadhor.

Pra, në kontekst, dilet, sipas këtyre historianucëve, sikurishte thjesht një vizitë në vendin e Shqipeve..., pasi kishin gjakariani të ngjashëm! Kjo propagandë absurde, e pamotivuar, ecila ka rritur përmasat e saj dhe sot, kërkon të minimizojëheroizmin shqiptar, prezencën e tij aktive dhe virtytettejmadhore; kërkon të ulë nivelin “epope” të një luftë shumë tëorganizuar dhe aktive të popullit tonë, në luftën e madheAntifashiste Nacionalçlirimtare, ku synimi ishte grupimi i fortëi popullit në Frontin Nacionalçlirimtar, i cili realizoi atë fitorepërmastive, të madhe historike të pakontestueshme. Dhe endërlidhur me një aleancë progresive, ku kryefjalëzonte Anglia,Rusia , SHBA... “Ligjërime” te tilla prolikse, rakitike, duan tëpërligjin kolaboracionizmin e organizatave tradhtare të krijuaranga elementë reaksionarë, lëpirës, çamçakizë, por edhe nga vetëokupatorët për shërbesë fanatike. Ndaj kjo, që parashtruam mëlart, e thënë, me siguri dhe në këtë libër refleksionar e kujtimor,e kallëzon këtë veprimtari tradhtare dhe nuk përligj dot atë që,disa “lektorë” pa kulturën e nevojshme historike, porpërfaqësues të historisë mediokre dhe lëvizëse sipas dëshirave,jo nëpërmjet faktit, dokumentit dhe ngjarjes historike e“lokomotivizojnë” sipas dëshirave, etjeve dhe shtrëmbërojnëme keqdashje historinë e vërtetë të këtij populli madhor dhetejet trimëror.., i cili, sa herë copëtohej pushtetarisht dhegjeografikisht, përsëri ishte i bashkuar trimërisht dhe

Page 8: Azis Hoxha perfundim

8

AZIS HOXHA

triumfator..., ndërsa “liderët” e tij pazarbaltësojnë.Të huajt kanë shfrytëzuar në deje qëndrimin e “gjoja” klasës

“elitare”, por në realitet tmerrsisht tradhtare dhe që pastaj kamarrë formate okupatore ndaj popullit të vet ... Tradhtia dhepërftesa e ka shndërruar në okupatore të popullit të vet dhe vendittë vet, që e kanë mohuar... dhe veprimtaria bashkëpunuese përcopëtim të vendit dhe të Kombit.

Të marrësh përsipër të shkruash historinë, do të thotë tëjesh i matur, i ditur dhe të zbatosh kryekriterin bazë që, mbitë, mandej, të hedhësh themelin dhe të arkitekturosh gjithëKështjellën historike.

Në këtë kontekst, ky libër ka një vlerë të veçantë, i cilishpjegon dhe nxjerr në pah dëshmi, të cilat, deri më tashmë,kanë qenë të kyçura dhe dritëzon një periudhë për të cilën kamateriale shkrimore okulare të pakta shpjeguese dhendriçuese...

Lexuesi do të ketë mundësi të ekuilibrojë mendimet e vetapër këtë periudhë, e cila, shpeshherë, “tronditet” ngapasaktësirat edhe ekstreme të improvizuara.

Page 9: Azis Hoxha perfundim

9

Gjirokastra në epope...

PROLOGU I NJË TRAGJEDIE

Tragjeditë përgatiten shpejt apo me etapa, si rrjedhojë eprezencës së elementëve ngatërrues, të cilët kërkojnë tëushtrojnë autoritetin e lavdisë së tyre, duke i krijuar këtomundësi dhe në çaste shpërqëndrimi dhe humbje frenash,rrokullisin atë ç’kanë përgatitur; nis një aventurë që pason njëtjetër, nis një lirim ndaj atij, të cilin e ke shpërblyer mepatjetërsinë, por ai s’kënaqet dhe të kërkon gjithë vendin...Kështu ndodhi në një mbretëri shqiptare ...

Dhe tragjedia gjithonë e ka emri “tragjedi”, duke moslëvizur asnjë presje dhe kjo tragjedi luhet mbi kurrize njerëzish,frymorësh, popujsh... dhe këtë e inskenojnë diktatorët,kryeministrat , presidentët, mbretërit...

Le t’u hedhim një sy përmbledhës disa ngjarjeve, me qëllimqë të ndriçojnë një “pjesë” historike, që s’paraqitet realisht,por zbukurohet. Ne dëshmitarët okularë sjellim “kohën” dhengjarjet, të cilat i kemi përjetuar; këto përkojnë me rininë tonë

Page 10: Azis Hoxha perfundim

10

AZIS HOXHA

dhe aftësia jonë për të mbajtur mend ka qenë e dyfishtë: kujtesanë mend dhe kujtesa në të shkruar, falë edhe shkollimit tonë,duke qenë njerëz të lapsit, mësues në profesion, si në rastintim...

24 dhjetor 1924Ahmet Zogu me fuqi të organizuara në shtetet fqinj dhe

me ndihmën e tyre kthehet në Shqipëri dhe këtë ditë tëmadhnueshme ai e quajti “Triumfi i Legalitetit”. Një rritje dheambicje e shpejtë në karrierë e tij dhe kjo u duk qysh në momentet epara.

Ja një diagramë e rritjes së tij:Ahmet Zogu e shpalli veten President i Republikës së

Shqipërisë dhe më vonë mbreti i Shqiptarëve.Po ai e dinte se kishte rrënjët mbi ujë, me Shqipërinë e

revoltuar, prandaj do të vinte në zbatim planet, për të siguruarveten dhe njerëzit e vet.

Dhe nis një kalvar i dhimbshëm:Vret, burgos dhe internon kundërshtarë, pushon nga puna

të gjithë nëpunësit, që dyshonte në besnikërinë e tyre dhe izëvendësonte këta me bajraktarë, bejlerë agallarë, ndër tapakursim: para, ofiqe , grada.

Duke e ndier rrezikun epopullit, dërgon në qytetet kryesoreforca bazhibozuke të pajisura mekarta “bianka” të nënshtrontevendin. Në Gjirokastër dërgonKomandant të Jugut, Hysni Dinenme 300-400 vetë.

Ato ditë ishte përhapur fjala seprefekti në mbledhjen, që kishtebërë me parësinë, paskish thënë, sedo të merreshin masa të rrepta

kundër të gjithë atyre, të cilët nuk do të dorëzonin armët, nukdo të paguanin taksat dhe do t’u kundërshtonin forcave

Page 11: Azis Hoxha perfundim

11

Gjirokastra në epope...

qeveritare.Detyrimisht, në këto kushte, frikë dhe panik ishte përhapur

në qytet.Bazhibozukët e Ahmet Zogut bridhnin pazarit gjithë ditën

me pushkë në krahë, me lloj – lloj koburesh në brez e që, çdonjeri prej tyre, kërkonte të tregohej më “trim” se tjetri.

Filluan të hapeshin lloj fjalësh për ta, të cilat vërtetoheshinpër ditë për realitetin e ngjarjes dhe për diskritimin e “shërbëtorëvedhe vendosësit e rregullit mbretëror”.

Kur shkuan të kontrollonin për armë në një shtëpi në lagjen“Palorto” vodhën dhe një sahat.

Kur kafexhiu u kërkonte paratë e kafes, ata i përgjigjeshin:“I paguan Begu!”

Në fushë u rrahën me bujq, kur shkuan të vidhnin pjepra...Një ditë u bë një rrëmujë e madhe, ku në Pazar kishin

shkuar bazhibozukët e Ahmet Begut te një dyqan, morënsheqer dhe s’paguan paratë! Dyqanxhiu s’i la të largoheshin.Krisi grushti.

Përballë dyqanit u mblodh një grup i madh njerëzish. Upërleshën atje populli në një anë dhe bazhibozukët nga anatjetër. U alarmua gjithë pazari. Pastaj hynë në mes xhandarëdhe policë dhe e shuan sherrin. Më pas, bashibozukët arrestuandyqanxhiun dhe i kërkuan njëzetë napolon flori ta lironin.

Vetë fakti i mëposhtëm tregon nivelin e dobët dhe synimetplot delir të qeverisjes së re...

Thoshnin se, kur shkonin në fshatra për të çarmatosurpopullin, përpara rrihnin nja dy – tre burra, në mes të fshatitdhe pastaj shkonin shtëpi më shtëpi dhe kontrollonin për armë.Një taktikë kjo jo shumë e zgjuar dhe diskretituese.

Në Stegopul i kërkuan Kryeplakut t’u përgatiste, veç darkësedhe tri bakllava, aq të trasha, sa të qëndronte bajoneta pingul!

E çdo ditë do të dëgjoje të bëhej ndonjë sherr mebazhibozukët në pazar, në fushë apo në fshat.

Pas ca kohësh bazhibozukët u larguan, por, pas tyre, arritënmë shumë xhandarë, policë, spiunë.

Page 12: Azis Hoxha perfundim

12

AZIS HOXHA

Sa më shumë trasheshin rrënjët e atij rregjimi, aq më shumështoheshin vuajtjet e popullit fukara.

Ata, të cilët kanë jetuar në atë kohë, ruajnë në kujtesën etyre pamjet më tragjike, që luheshin në skenën e rregjimit tëAhmet Zogut.

Nga viti në vit shihej rënia ekonomike e popullit. Punës’kishte. Për punëtorët e papunë, për fshatarët e rrënuar, përzanatçinjtë e falimentuar mbeteshin dy rrugë: ose të duroninshtypjen dhe varfërinë, ose të merrnin rrugën e kurbetit.Punëtorët e thjeshtë paguheshin, por, kur gjenin edhe punë, dy lekëditën, me të cilat blenin vetëm një kilogram bukë!

Varfëria në qytetin e Gjirokastrës shihej kudo, por më tepërnë dyqanet, ku shitej mielli i misrit. Atje do të shihje burra, tëzotët e punës, gra të leckosura, të cilat blinin një ose dy kilo-gram miell të kallamboqtë, për të gatuar me të ndonjëmëmëligë, apo thjesht qull e të gdhinin natën me fëmijë.

Viti 1932

Page 13: Azis Hoxha perfundim

13

Gjirokastra në epope...

*- Po ç’të vë një çerek leku sheqer, mor i uruar?! S’kam as

gramare! Pesëdhjetë gram të bien!- i thoshte tregtari një klienti.- Mos më kthe bosh, të lutem! Kam djalin e sëmurë! Ka dy

ditë që s’më ka vënë gjë në gojë e sonte dua t’i bëj një çaj, ses’kam gjë tjetër!

Rrogat e nëpunësve, zakonisht, paguheshin në dy - tre muajnjë herë, megjithatë në vitin 1935 u paguan pas 9 muajsh!S’kishte nëpunës që të mos ishte huar te tregtari apo fajdexhiu.

Të rrallë ishin nëpunësit, të cilët nuk shisnin rrogën tesarafi. Dhe nëpunësit, në atë kohë, ishin njerëzit më tëprivilegjuar.

Padituria, trashëgimi i robërisë shekullore, jo vetëm që nukluftohej, por, përkundrazi, me ligj pengohej përhapja e arsimit.

Në ligjin mbi arsimin fillor thuhej: “ Katundi ka të drejtëpër çelje shkolle, nëse nxjerr të paktën tridhjetë fëmijë tëdetyrimit shkollor si dhe sigurimin e orendive tënevojshme”.1

Pra, sipas këtij ligji, fshatrat malore me popullsi të pakët,si janë në përgjithësi fshatrat tona, dënoheshin të rrinin përjetë në errësirën shekullore.

1) “Shqipëria në 1937” faqe 192 (vëllimi i parë) .

Page 14: Azis Hoxha perfundim

14

AZIS HOXHA

*Gjirokastra, asnjëherë nuk ka pasur shkollë të mesme të

plotë, ashtu, sikundërse shumë qytetet të tjera të Shqipërisë.Në vitin 1937, me bursë shteti, ndiqnin studimet e larta

jashtë shtetit 65 studentë.

Në parlamentin e Zogutdeputetët çliroheshin dukethirrur: “Ç‘na duhenshkollat?”

Rregjimi obskurantist iAhmet Zogut trëmbej prejkulturës, si djalli ngathimjama.

Shkodër, 30.04.1935

Azisi me një grup shokësh në Itali

Page 15: Azis Hoxha perfundim

15

Gjirokastra në epope...

Fillimi i rrëfimit për veten në pragnisje

Në shkurt të vitit 1936 emërohem mësues në Fratar tëMallakastrës. Gëzimit të fillimit të punës i shtohej dhe, kurshikoja fëmijë të zgjuar dhe të shkathët. Prindërit të etur përshkollë kënaqeshin, kur shihnin zhvillimin dhe përparimin efëmijëve të tyre. E afronin mësuesin në festa e në gazet e tyrefamiljare edhe e vinin atë në krye të sofrës.

Por kur mësuesi, i cili, sapo ka dalë nga bangot e shkollës,shijon kënaqësitë e fillimit të detyrës dhe ëndërron për tëarthmen e nxënësve të vet, një aga i fshatit, gjithë mend, dukee këshilluar, si të sillej me fshatarët e me nxënës, i thotë: “Dëgjo,bir! Këngë, valle dhe gjimnastikë mësoju djeme, se po mësuankëta, na mori lumi ne!” Dhe mësuesi mendonte: “Rrezikunnga kultura nuk e ndjeka vetëm Ahmet Zogu meparlamentarët e vet, por edhe agallarët injorantë të fshatit”.

Në fshat jeta qe dhe më e vështirë.Njerëz të rreckosur e të vrarë në fytyrë nga jeta e keqe!

Shtëpia ku banoja në Fratar , Mallakastër

Page 16: Azis Hoxha perfundim

16

AZIS HOXHA

Djem të Rrapo Hekalit, patriotit, me andra e opingat tëlidhuara me tela, nuk e kishin humbur pamjen trimërore tëstërgjyshërve të tyre. Bukurinë e rrallë të vajzave mallakastriotenuk u zbehnin tumanet me njëqind andra e këmbët e zbathura.

Rrallë do të të zinte syri ndonjë grua me këpucë në këmbë!Ato, kush i kishte, do t’i mbante në trastë, t’i mbathte te dera eshtëpisë së mikut.

Vjeshta ishte koha më e gëzueshme për fshatarin, i cili ishtei lidhur pas tokës. Kishte bukë, ullinj, vaj, pemë.

Fëmijët ishin të gëzuar. Vajzat do të mblidhnin krahët mendonjë fustan të ri, të cilin do ta ruanin gjer në vjeshtën tjetër;djemve, ndonjë palë poture dimri e ndonjë kondo pëlhure, sedo t’u mbulonin mishrat e do të përballonin të ftohtit e shirate dimrit.

Do ta shiste fshatari misrin, ullirin, vajin që të shikonte njëditë buzëqeshje të fëmijëve.

Po ky gëzim nuk zgjaste shumë. Ai mbaronte, sa hap embyll synë.

Dimri ishte i vështirë. Më e vështirë bëhej pranvera.Fshatarit do t’i mungonte buka. Ai prodhonte, po bukë në

sofër nuk kishte. Një lëmsh i tërë fijesh detyrimi e lidhnin atëme aganë, me klerin, taksidarin, dhjetarin, me fajdexhinë dhedyqanxhiun, të cilët ia merrnin misrin nga thesi.

Dhe, kur s’kishte të shiste shtatëdhjetë e pesë kilogrammisër, për të larë xhelepin për dhjetë kokë bagëti, apo vergjinëe shtëpisë, reshteri në Symizë 2, do ta shtronte në dru fshatarine rraskapitur.

Babai i teqesë së Kutës, një mijë mallkime i dha gruas sëxha Sherifit nga Bejarie, pse nuk i dha tagji për kalin!

Dhe atë ditë, as u hëngër e as u pi në shtëpinë e SherifKasos, nga frika e mallkimit të baba Refatit!

2) Qendër administrative e Komunës së Fratarit.

Page 17: Azis Hoxha perfundim

17

Gjirokastra në epope...

* * *Shqiptari e ndiente veten fatkeq në shtëpinë e vet, ku kishte

lindur e ku ishte rritur dhe detyrohej të merrte rrugën e kurbetitnë lulen e djalërisë, për të qarë përsëgjalli me njerëzit, dukelënë gruan e re, shtatëzanë, apo me fëmijë nëpër këmbë eprindërit pleq në vuajtje.

Dhe këtë plagë të hapur të botës shqiptare, që shkretoigjithë vendin, rregjimi Ahmet Zogut e quante mjet fitimi evarfërinë e mjerimin e popullit e justifikonte me mbylljen errugëve të kurbetit. 3

Popullit i kishte hyrë e keqja në palcë.

Po Ahmet Zogu nuk ishte naiv. Ai e shihte se një popull itërë e urrente. Ai e ndiente zhurmën e vullkanit.

Për realizimin e qëllimeve të veta, me metoda bajraktare“vra natën dhe qa ditën!’’, u mundua të siguronte krahët, dukendarë nga gjiri i popullit ata, të cilët i kishin dhenë nderShqipërisë: Luigj Gurakuqin e Avni Rustemin, Bajram Currine Hasan Prishtinën, Riza Cerovën e sa e sa të tjerë! Njëtmerrësi të eliminimit të kundërshtarëve për të hapur rrugën epër të mbajtur “fronin”.

I stërvitur me dallavere, u hodh degë më degë e, më nëfund, u lidh te “Fashio e Musolinit”, i cili, me lloj – llojtraktatesh e konventash, siguroi huara me miliona frangashari! Dhe me këtë farë paraje, që fashizmi Italian derdhi, si lumë,për të marrë “tapinë” e Shqipërisë, nuk u ndërtua asnjë vepërindustriale, nuk u tha asnjë kënetë, nuk u bonifikua e nuk uujit asnjë fushë, nuk u sistemua asnjë lumë!

3) Shqipëri më 1937, fq 257, vëllimi i I

Page 18: Azis Hoxha perfundim

18

AZIS HOXHA

Të gjitha minierat shfrytëzoheshin nga shoqëritë italiane!Punëtorët shqiptarë, në shtëpitë e tyre, ishin shërbëtorë të tëhuajve, të cilët ishin bërë pronarët e vërtetë të vendit!

Kapitalistë e shoqëri italiane kishin hedhur në dorë çifliqetë mëdha në të gjithë vendin, tokat më pjellore.

Ky ishin embrioni i kolonializmit të Shqipërisë të “toleruar”nga Ahmet Zogu!

E sa më tepër koha shkonte, aq më e ashpër bëhej shtypjadhe shfrytëzimi, aq më shumë shtohej mjerimi dhe vartësia!

Por me rregjimin e shtypjes e të mjerimit, të varfërisë e tëpaditurisë në kraharorin e shqiptarit digjte, si prushi në hi,urrejtja e papërmbajtur për atë rregjim e mbret.

Kaq u ziente përbrenda njerëzve zjarri i urrejtjes kundëratij rregjimi e atij mbreti, sa, pa marrë parasysh rrezikun, qëkanosej, edhe pak njohje të kishte me një njeri, e shfaqteurrejtjen, pse të gjithë njerëzit e ndershëm i bashkonte urrejtja.

E liga ishte e ashpër, sa dhe ata, të cilët përfitonin ngarregjimi i pabarazisë e shihnin se po përgatitej varri iShqipërisë.

Page 19: Azis Hoxha perfundim

19

Gjirokastra në epope...

Ngjarjet e kohës së rinisë nuk shlyhen lehtë ngakujtesa

a.Takimi me Ramiz HarxhinNë vitin 1935, pasi forcat navale të fashizmit Italian më

1934 kishin demonstruar, në mënyrë kërcënuese në bregdetintonë, takohemi në Shkodër me Ramiz Harxhin, në atë kohësekretar i prefekturës në Himarë. Ishte hera e parë që bisedojame këtë njeri, megjithëse e njihja si vjershëtor dhe patriot tëRilindjes. Pa u zgjatur shumë në bisedë e kuptuam njëri – tjetrinse “ç’duhan pinim” dhe, megjithëse unë isha i ri, më thotë:

“Po na përpin fashizmi italian, more djalë! Këta me kohëtokën tonë të shtrënjtë e kanë shitur,... kokë e këmbë, te Italia!Vetëm ju të rinjtë, në bëfshi gjë, ndryshe kot gjaku, që kaderdhur shqiptari brez pas brezi!”

b. Me Jashar CakraninNë verën e vitit 1938 njihem rastësisht me Jashar Cakranin*

Dëshmor i Luftës Nacionalçlirimtare.Kisha dëgjuar se ishte torturuar nga rregjimi i Zogut, si

pjesëmarrës në Lëvizjen e Fierit, prandaj edhe më pëlqente tëbisedoja me të. Në fillim më thotë:

“Ti je kushëri me nënprefektin e Ballshit, prandaj s’kamshumë besim!”

- Po dhe ti je bej.Heshti për një moment dhe pastaj më thotë:“Më mirë të isha m.. , se sa bëj si këta të sotmit! Po ti je i ri

dhe, si të gjithë të rinjtë e Shqipërisë, duhet të jesh antizogist,ndaj do të bisedojmë”.

Page 20: Azis Hoxha perfundim

20

AZIS HOXHA

* * *Një popull i tërë shfaqte urrejtjen e papërmbajtur kundër

arbitraritetit më të hapur, padrejtësitsë më të shthurur, shtypjessë paparë, korrupsionit të turpshëm, mjerimit të pashembulltdhe, këto ndjenja shtoheshin dhe forcoheshin, sa më shumëdukeshin kthetrat grabitqare të fashizmit italian.

Grevat dhe demonstratat në: Korçë, Kuçovë, Shkodërtregonin se kjo urrejtje, që prej kohësh, ishte përbrenda nëpopull dhe po shpërthente në aksione konkrete.

Në gusht të vitit 1935 plasi lëvizja e Fierit, e cila tronditirregjimin e Ahmet Zogut.

Më 1939 zhvillohet në Tiranë gjyqi kundër shtatëdhjetë etre komunistëve, ku buçiti me forcë fjala e djalërisë shqiptare:

“Po unë jam komunist, sepse komunizmi është shpëtimi imasave”4

Gjyqi kundër komunistëve bëri jehonë të madhe në të gjithëvendin. Punëtorët, fshatarët e varfër, zanatçinjtë, intelektualëtpatriotë panë te komunistët, jo vetëm mbrojtësit e interesavetë tyre, por edhe trimërinë e vendosmërinë në mbrojtjen eidealit për të cilin punonin.

Simpatia për komunizmin e për komunistët shtohej, seshtohej dhe urrejtja kundër rregjimit në fuqi.

Ahmet Zogu përpëlitej në pallat, si gjarpëri, duke përdorurdhe demagogji, gjer në ndërrimin e qeverive e programe tëashquajtura liberale e të gjitha këto për t’i shtrënguar popullitmë fort litarin në grykë.

Dhe skena për tragjendinë më të madhe, që do të luhej nëtokën shqiptare e përgatitur nga politikanë pelivanë u hap më7 prill 1939.

Po faqe nga më të lavdishme do të shkruheshin me shkronjatë arta në historinë e popullit shqiptar.

4 ) Nga fjala e Muzo Asqeriut (Hero i Popullit, në gjyqin e Tiranës) “Setrimat kështu e kanë” Dalan Shapllo.

Page 21: Azis Hoxha perfundim

21

Gjirokastra në epope...

TRADHTIA E PATURPSHME E MBRETITAHMET ZOGU: LËNIA E VENDIT NË

PAMBROJTJE

POPULLI SHQIPTAR I PRITI ME ARMË DHE TRIMËRIPUSHTUESIT ITALIANË, DUKE DEMONSTRUARSHPIRTIN E TIJ TË MADH PËR LIRI

Vrasja e Gjek Marashit

Tablo të situatës së javës së parë të prillitShpërthime demonstratash dhe i urrejtjes popullore

Fashistët italianë të parapregatitur për një situatë “shtatëprilli”, ashtu sikundërse populli shqiptar, i cili ishte i vendosurt’u tregonte këmishzinjve të Musolinit dhe gjithë botës se këtu,në vendin e Skënderit, bie erë barut, se, në vendin eshqiponjave lindin vetëm shqipe mali, se në gjakun e shqiptarit

Page 22: Azis Hoxha perfundim

22

AZIS HOXHA

rrjedh vetëm gjaku i të parëve të tij, të cilët i kanë venë ndervendit të tyre edhe Evropës.

Në ditët e para të prillit të vitit 1939 dëgjohej të flitej përrrezikun që i kërcënohej vendit nga fashizmi italian. Njerëzit,kudo shiheshin të shqetësuar. Kokë më kokë dhe dy e nga dyi tregonin njëri - tjetrit lajmet e radiove të huaja, që flisnin përpërgatjen e fashizmit për të sulmuar Shqipërinë, për agresioninndaj Shqipërisë. Nëpër familje, nëpër kafene, në restorantebisedohej vetëm për rrezikun, i cili i kërcënohej Adheut, përrezistencën, luftën që do t’i bëhej fashizmit.

E ndërsa rinia, gjithë populli, me nerva të ngritura e meurrejtje të papërmbajtur, kërkonin rrugën për të përsëriturepopenë e lavdishme të të parëve të tyre, njerëzit e qeversëpritnin të festonin lindjen e Princit trashëgimtar!

Ç‘ironi!Pavarësia e Shqipërisë në rrezik! Gjaku i derdhur brez pas

brezi nga populli për pavarësi e liri do të shkelej tani nga çizmjafashiste.

Por populli kishte vendosur të luftonte! Atmosferapatriotike shihej në sytë e të gjithë rinisë, në sytë e gjithëpopullit, e cila priste nga çasti në çast kushtrimin për t’i dalëzot vetë Atdheut, Shqipërisë së tij të shtrenjtë e për t’i treguarfashizmit Italian e gjithë botës se, në këto troje, rrojnë vajzat edjemtë e Mic Sokolit e të Selam Musait, të Norës së Kelmendite të Shote Galicës.

E në këtë atmosferë kritike për mbrojtjen e Atdheut, përmbrojtjen e nderit të Shqipërisë, ushtria ishte e mbyllur nëkazermë. Depot e municioneve ishin përforcuar me roje;oficerët e Zogut s’ndiheshin të ishin gjallë e njerëzit e qeverisëservirnin gjellat e kuzhinës së pallatit:

“Naltëmadhënia e tij është i pagabueshëm dhe do të dijëme i bërë ballë çdo situate, që është kriju”.

Po populli, rinia mendonte ndryshe. Patriotizmi itrashëguar i racës arbërore vlonte në gjakun e tij. Çdo njerikishte vendosur të luftonte.

Page 23: Azis Hoxha perfundim

23

Gjirokastra në epope...

Në mbrëmjen e 1 Prillit, gjatë shfaqjes së një dramepatriotike, u dëgjuan parrulla për mbrojtjen e Atdheut. Tëpranishmit, shumica të rinj, të reja, duke dalë nga shfaqjashpërthyen në demonstrata, duke kënduar këngë patriotikenga ato të kohës së Rilindjes tonë e duke hedhur parrullamobilizuese për mbrojtjen e atdheut.

Vala e demonstratave dhe protestave përfshiu gjithë qytetete Shqipërisë.

Ishte e mërkurë 5 prill 1939, ora 10.00 në sheshin “ÇerçizTopulli”, në Gjirokastër, kishin filluar të mblidheshin njerëz.Të gjithë lëviznin me nervozizëm, bënin shëtitje të shkurtra epërsëri ktheheshin në qendër. Grupet e njerëzve filluan tështoheshin e dalngadalë sheshi filloi të nxinte nga njerëzit.Dëgjoheshin nga larg thirrje zërash të fortë, pastaj gjëmimi ikëngës “Për Mëmëdhenë”. Në mes të pazarit u dukën nxënësite gjimnazit me flamuj në dorë. Atje u bë një ndalesë, si për tëharmonizuar melodinë e këngës:

“S’e lëshoj aspak,do ta mbroj me gjak,Ndalo italian!Këtu s’ke ç’ka bën!”Grupet e njerëzve, që endeshin nga sheshi “Çerçiz Topulli”

e rrugëve të pazarit, nxituan për t’u bashkuar me nxënësit, sipër të gjetur rrugën që kërkonin. Kënga gjëmoi me forcë.Thirrjet “Rroftë Shqipëria!”, “Rroftë Liria!” ndezën zemrat eçdo shqiptari. Vajzat e gjimnazit nuk mund të qëndronin passhokëve të tyre. Ritmet e tyre “Ja vdekje, ja liri!” bënin përvete pleqtë e revoltuar, që u vinin pas.

Duke kënduar të gjithë me shpirt, gjithë ajo mori njerëzish,si një dallgë deti e shkumëzuar, e cila përpin çdo gjë, që gjenpërpara, mori rrugën ndën kalasë për në konsullatën greke.

Xhandarët, të cilët kërkonin, herë me të bërtitura dhe herëme të butë, të pengonin demonstratën, dukeshin si hunj gardhitë kalbëzuar, përpara vrullit të këtij lumi të rrëmbyeshëmnjerëzish të revoltuar.

Page 24: Azis Hoxha perfundim

24

AZIS HOXHA

Duke kënduar këngë patriotike nga rrugët e lagjes, turmau drejtua përsëri nga sheshi i Çerçizit. Thirrjet “Armë, armë,duam armë!”, që dilnin nga gjokset e mijëra demonstruesve,era pranverore e asaj dite të lumtur prilli i shpërndante gjernë lagjet më të largëta të qytetit.

Nuk dihet a mbylli sytë atë natë njeri në qytetin tonë!Në çdo shtëpi flitej për rrezikun fashist. Në çdo shtëpi flitej

për luftën, që do t’i bëhej fashizmit.Nën presionin e popullit, qeveria e vendit, brenda dy

ditësh, rekrutoi rreth 300 rezervistë. Ishte lajmëruar Tirana tëdërgonte armë e municion. Fshatrat, gojë më gojë, ishinlajmëruar të zbritnin në qytet.

Të nesërmen, më 6 prill, flitej hapur për zbarkimin etrupave fashiste.

Sheshi “Çerçiz Topulli” ishte mbushur me grupe njerëzish.Pazari u mbyll. Njerëzit lëviznin plot shqëtësim. Disa rrininnë vend, si të hutuar. Lloj – lloj fjalësh dëgjoheshin.

“Ministrat kanë përgatitut valixhet!” “Mbreti është larguar!”Disa thoshnin : “Do të luftohet!”“Rezistenca do të bëhet në Vlor딓Gjithë ushtria është nisur për Durrës!”“Në Sarandë janë mobilizuar të gjithë fshatrat!”Dhe secili mundohej të vërtetonte atë, të cilën kishte

dëgjuar. Po kur populli priste në sheshin e “Çerçizit”, nga çastinë çast, me padurim, armë dhe municione nga Tirana, udëgjuan një zhurmë aeroplanësh, e cila, sa vinte dhe bëhej mëe fortë. Të gjithë shtangën në vend, me sy të drejtuar nga qielli!Zhurma e kobshme shtohej, kur në horizont u dukën hijet ezeza!

- Aeroplanë italianë!- Aeroplanë fashistë!- Të zezë pisë janë!- Si zemrat e fashistëve !Zhurma e njëzetë e shtatë aeroplanëve ngjeshte mishtë e

Page 25: Azis Hoxha perfundim

25

Gjirokastra në epope...

njerëzve, që i shikonin si murtajën!Gjëmoi sheshi nga thirrjet: “Ja vdekje, ja liri!”, sikur ndonjë

diringjent orkestre të kishte hipur në ballkonin e bashkisë e tëdrejtonte atë mizori njerëzish. Me një kor madhështorshpërtheu kënga: “Për Mëmëdhenë , për Mëmëdhenë!”

Këndonte rinia shqiptare dhe gjithë populli këngën ekushtrimit për mbrojtjen e Atdheut! Kërkonte rinia shqiptarearmë e municione për të mbrojtur Atdheun.

Turma e njerëzve shpërtheu në rrugët e qytetit, dukethirrur: “Armë, armë! Duam armë!”

Duke patur frikën e rezistencës së popullit, me urdhër ngaTirana, më 6 prill, Komandanti i Gjindarmërisë në Gjirokastërtransferohet në Tepelenë dhe, po këtë ditë, zëvendësohet ngakapiten Gjek Marashi. Ky kulish i fashizmit, me të vënë këmbëtnë Gjirokastër, filloi zbatimin e planit të përgatitur në Tiranë.Një pjesë të Gjindarmërisë e dërgoi në Tepelenë në mbrëmjene kësaj dite. Rezervistat, që ishin rekrutuar për të luftuar, içarmatosi dhe i mbylli në prefekturë.

Më 7 prill, në mëngjes, Gjek Marashi fton në prefekturë 40- 50 burra nga paria e vendit, me pretekst se do të këshillohejme ta për situatën e krijuar. Vë roje të forta, djem gjindarmë,të cilët kishte sjellë me vete, në mënyrë që të ftuarit dherezervistët të mos komunikonin me popullin. Zyrën e PTT -sëi vuri nën kontrollin e vet dhe preu çdo lidhje me rrethet etjera të vendit. Liron të burgosurit, i armatosi dhe, tok me ta eme disa gjindarmë, që kishte sjellë me vete, niset për nëSarandë, me pretekst se do të luftonte me italianët.

Populli e kupton tradhtinë. Disa shokë, me ide komuniste,sqarojnë disa xhandarë e shumë të burgosur për tradhtinë epërgatitur dhe shumë prej tyre e lënë Gjek Marashin.

Populli hyn në prefekturë liron të arrestuarit dherezervistët, që i kishin mbyllur brenda.

Lajmërohet Libohova për t’i bërë pritë Gjek Marashit nëfushën e Dropullit. Dhe vrapi i Gjek Marashit u ndal nëSofratikë.

Page 26: Azis Hoxha perfundim

26

AZIS HOXHA

Këtu i thanë tradhtisë : “Ndal!”Një kompani e kufirit kishte zënë vend në një shpat të malit,

buzë xhadesë dhe ndaloi makinën e parë. Kapiten Haxhi XhelalAgolli, i cili komandonte forcat e kufirit, ftohet nga GjekMarashi të bashkonte forcat dhe të niseshin për të prituritalianët. Por nga goja e Haxhi Agollit buçiti fort zëri i djemvetë popullit: “ Edhe unë, sikur të dua ta bëj këtë, do të vritemnga ushtarët e mi, po të urdhëroj të kthehesh nga erdhe!’

Gjek Marashi urdhëron të dalin forcat dhe, kur tenton tëhidhet nga makina, krisi pushka e shqiptarit kundër tradhtisë.

Në pushkët e para vritet Gjek Marashi dhe krimineli GegëMarka Gega, që bënte pjesë në forcat e të burgosurve. Në këtëkohë vijnë forcat nga Libohova dhe Gjirokastra të armatosurme armët, që kishin mundur të gjenin nëpër strehët e shtëpive:dogra e mauxerë, maliherë, çifte dhe teke…

Lufta vazhdoi pesëmbëdhjetë – njëzetë minuta. Forcat eGjek Marashit u shpartalluan, duke lënë dhe gjashtë të vrarë.

Këtu, në Gjirokastër, tradhtia e pagoi me lëkurën e vet dheatje në Sarandë, Vlorë, Durrës, Shëngjin, Shqipëri foli megjuhën e të parëve të vet, me atë gjuhë, të cilën Evropa kishtekohë që nuk e kishte dëgjuar, siç thotë një gazetë angleze eatyre ditëve.

Page 27: Azis Hoxha perfundim

27

Gjirokastra në epope...

PUSHTIMI DHE ZGJEDHA

Psikologjia e pushtimit dhe fillimi i zgjedhës,kundërpërgjigje e shpejtë

Peshën e zgjedhës fashiste, sikur e ndiente çdo gjë që tëshihte syri.

Natyra shqiptare e kishte humbur atë bukurinë e dëgjuar!Shqipëria kishte rënë në të zeza.Njerëzit, kokëulur, si të përmortshëm, shkonin pazarit me

ndonjë shportë e trastë në dorë dhe ktheheshin shpejt nështëpitë e tyre, pse dhe pazari u dukej skëterrë.

Fëmijët, sikur ishin rritur para kohe. Oborri i shkollës nukshihte më lodrat dhe kërcimet, të hedhurat dhe të bredhurat,të qeshurat dhe gazet fëminore!

Zgjedhja fashiste rëndonte dhe në qafën e fëmijëve.Rugëve kryesore të qytetit kapardiseshin këmishëzinjtë e

Duçes, Rilindasit e “Impero Romanos”.Dhe, kur populli i shihte këta pushtues, si gjakun në

këmishë e, kur gjaku i derdhur në bregdetin shqiptar, s’ishtetharë akoma, kur “të tretat” e lirisë së humbur nuk ishinmbaruar, Radio “Tirana” dhe kalemxhinjtë e fletushkave tëkohës, i bënin thirrje popullit për bindje ndaj “rendit fashist”dhe këta, të cilët flisnin dhe shkruanin ishin shqiptarë.

Ishin po ata, që, një ditë më parë, flisnin për rrezikun, i cilii kërcënohej Shqipërisë nga fashizmi.

Nuk ishte ndonjë ndryshim qëndrimi i tyre, pasi ata këtëqëndrim e kishin në mendje dhe në shpirt dhe, kur fashistëtpushtues erdhën, ata u zhveshën nga ai kamuflim, duketreguar haptazi qëndrimin e tyre tradhtar. Kështu, pra u

Page 28: Azis Hoxha perfundim

28

AZIS HOXHA

diskretituan me qëndrimet e tyre të përsëritura në dëm tëpopullit dhe Atdheut.

Këtij vargu servilash, të çdo ngjyre, iu shtuan edhe“demokratët” Mustafa Merlika, Ali Këlcyra e kompani, ata,që u larguan nga Shqipëria, kur erdhi Zogu në fuqi dhezbarkuan në Shqipëri bashkë me fashistët e Musolinit, për tëmbërthyer më fort në zverkun e shqiptarit zgjedhën fashiste.

Edhe këta i binin gjoksit për patriotizmin e tyre. Patriotizmiçmohej edhe nga tradhtarët në atë atmosferë patriotike, e cilakishte shpërthyer në Shqipëri. Secili prej tyre mundohej të vishteatë petk. Dhe, kur nuk u vinte pas shtati, përsëri e përsërimundoheshin, gjersa, më në fund, bëheshin qesharakë. Taniitalianët, ulur këmbëkryq në sofrën, që u shtroi Zogu dhe klikae tij, të ndihmuar nga bashkëpunëtorët e tyre filluan të zbatoninplanet për çkombëtarizimin e kolonizim. Duhet theksuar se ardhjaderi këtu ishte e menduar mirë, nëpërmjet një plani të detajuar. Këtë etregonin dhe lëshimet e bëra nga Zogu, por gjithashtu dhe lidhjet eshumta të tij me Italinë, e cila, detyrimisht, po realizonte aspiratatndaj Shqipërisë, ëndërr e hershme e saj, por që nuk ishte realizuar, sirrjedhojë e qëndresës dhe patriotizmit të vet popullit trim shqiptar.

* * *Formuan qeverinë “shqiptare, gjindarmërinë e policinë

shqiptare”, parti fashiste shqiptare e dhe ushtri shqiptare! Të gjitha “shqiptare”, por të gjitha për të thelluar varrin e

Shqipërisë. E në krye të këtyre ngrehinave ishin shqiptarë:bejlerë dhe bajraktarë, tregtarë të mëdhenj e agallarë,dallaveraxhinj e matrapazë të çdo kallëpi…

Në administratë dhe në çdo institucion që nga Ministritë egjer në postkomandat e gjindarmërisë në fshat, do të kishtenga një këshilltar italian. Në fakt ky drejtonte dhe urdhëronte.

Filluan pastaj të ngrihen njëra pas tjetrës shoqëri bujqësoreSIBS, ITALBA, BAGA, BIAA e tjera, të cilat synonin tëpërqëndronin në duart e tyre dhjetra mijëra hektarë tokë, ngamë pjelloret e vendit e t’i popullonin me kolonë italianë.

Page 29: Azis Hoxha perfundim

29

Gjirokastra në epope...

Shoqëritë e vjetra italiane, që kishte sjellë Ahmet Zogu nëShqipëri: AGIP, SVEA e tjerë, iu shtuan tani të tjera, për tëshfrytëzuar gjithë pasuritë e Shqipërisë e çdo aktivitetekonomik: AMMI, ACAIA e tjerë.

Tani italianët ishin bërë zotër të vërtetë të vendit.- U hap punë?- Po!Po, shqiptarët do të ndërtonin aerodrome për aeroplanët

fashistë, kazerma për komoditete të ushtrisë pushtuese, do tëzgjeronin rrugët të lehtësonin kalimin e tankeve të Musolinit,përtej kufijve të Shqipërisë!

Por edhe vetë puna ishte skllavëri!Në dekretin mëkëmbësor të 14 qershorit 1939, orari i

zakonshëm i punës u caktua 10 orë në ditë dhe ky orar, sipaskëtij ligji, mund të zgjatej nga vetë shoqëritë për të gjitha rastet,kur punimet gjykoheshin të nevojshme ose të domosdoshme.

Dhe, ndërsa punëtori shqiptar paguhej sipas këtij ligji, tetëlekë në ditë, për të njëjtën punë, punëtori Italian paguhejshtatëmbëdhjetë lekë! Një diferencim i madh! Po me tetë lekënë ditë punëtori shqiptar nuk përballonte dot nevojat minimaletë familjes. U bënë deklarata dhe proklamata për “lirinë eShqipërisë”, për “bashkim dhe vëllazërim” me Imperon eMusolinit, për fatet e pazgjidhshme të Shqipërisë me Italinë eViktor Emanuelit. Lejuan “flamurin e Shqipërisë”. Folën edhepër Shqipërinë e madhe, kur nuk kishte, tani, as Shqipëri tëvogël e të tjera e të tjera ligje, proklamata e urdhresa, njëra mëdjallëzore se tjetra.

Po fashistët do t’i trashnin e do t’i thellonin më tepër rrënjëtnë tokën shqiptare, gjer në zhdukjen e racës arbërore, ku meligj shpërblenin çdo djalë shqiptar, që do të martohej me njëvajzë italiane.

Por rrufjanëve të Duçes dhe këtu nuk u eci. Djemtë eShqipërisë, që trashëguan nga të parët patriotizmin dhetrimërinë, do t’u linin brezave të ardhshëm dhe pastërtinë egjakut shqiptar!

Page 30: Azis Hoxha perfundim

30

AZIS HOXHA

* * *Thika fashiste sa vinte dhe futej më thellë në trupin e

Shqipërisë së robëruar.Po sa më shumë fashizmi rëndonte zgjedhën e shtrinte

kthetrat për ta rrjepur, varfëruar e çkombëtarizuar vendin, samë tepër bashkëpunëtorët e fashizmit zhyteshin në llumin etradhtisë, aq më tepër shtohej revolta e populllit. Sipërmarrësitnuk gjenin skllevër të bindur te punëtorët shqiptarë.

Një muaj, pas pushtimit të Shqipërisë, më 10 maj 1939,punëtorët, që punonin në urën e Bënçës, kundërshtuan tëmerrnin pjesë në pritjen e Ministrit Italian të Punëve Botoredhe të brohoritnin për fashizmin. Në tetor 7 punëtorë tëshoqërisë “Provera e Carrasa”, në Gjirokastër, u arrestuan përnxitjen e punëtorëve për të bërë grevë. Greva u bë dhe ngapunëtorët e kantierit të Gërhotit, të fushës së aviacionit dhe tëFabrikës së lëkurëve. Dhe këto revolta dhe greva, që ndodhënnë Tepelenë, Gjirokastër, ndodhën në të gjitha qytetet eShqipërisë. Pra këto nuk ishin të rastësishme, por tëmirëorganizuara.

Edhe në fshat rezistenca kundër pagimit të taksavefashizmit filloi që në pranverën e vitit të pushtimit.

Një ditë gjindarmëria e komunës së Fratarit arrestoi trevetë, se s’u jepnin dhjetarëve të dhjetën e vajit. Njëri nga ata ithotë mësuesit:

“ Asnjë pikë vaji nuk u japim fashistëve! Këta po rrëmbejnëçdo gjë në vendin tonë! Edhe vajin e fëmijëve duan ta marrin?”

- Burgu për burra është, - i thotë tjetri. - Sos jemi më të liqnga të tjerët. U dhamë ca grurë në gusht, por tani as kombin evajit e kokrrën e misrit nuk u japim! Le të bëjnë ç’të duan!

Në pesë fshatrat, që kishte komuna e Fratarit, asnjë pushkënuk u dorëzua, me gjithë kërcënimet e fashistëve.

Shkollat si dhe punishtet, nën ndikimin e grupevekomuniste, u bënë vatra të rezistencës kundër fashizmit. Flitejhapur kundër fashistëve, fashizmit. Flitej hapur kundër

Page 31: Azis Hoxha perfundim

31

Gjirokastra në epope...

pushtuesve. Nuk nderohej në mënyrë fashiste. Sabotoheshinmbledhjet dhe mitingjet, që organizonin fashistët.

Po fashistët do të ngulnin këmbë në realizimin e planevetë tyre.

Herë duke u munduar të bindnin njerëzit dhe herë duke ikërcënuar. U dha urdhri që të gjithë nëpunësit tëregjistroheshin në partinë fashiste. Ata, të cilët do tëkundështonin, do të pushoheshin nga puna. Më pas del njëurdhër tjetër:

“Në pushimet verore do të hapet në Durrës “Kampi Dux”,ku do të marrin pjesë të gjithë arsimtarët. Ata, që do tëkundërshtojnë, do të pushohen nga puna”.

Fashistët, në “Kampin Dux”, donin të bindnin arsimtarëtqë, në programin e shkollave fillore, të futnin mësimin e gjuhësitaliane. Po mësuesit, jo vetëm që kundërshtuan, por edhedemonstruan përpara Kryeministrit fashist, Shefqet Vërlaci,që kishte shkuar atje për t’u bërë arsimtarëve presion.

Rrota fashiste filloi të pengohej. Këtë e shikonin dhe endienin kudo dhe vetë fashistët.

Në këto pushime verore të vitit 1939, një mbrëmje me dyshokë bisedonim përpara kafe “Kolombos” në Berat. Nga njëtavolinë aty afër, një i panjohur, që rrinte në një tavolinë menjë fashist shqiptar të njohur, bërtet me një farë urrejtje:

“Signor maestro!, (Zoti mësues) - Ju nuk duhet ta përbuzninjë popull, që ka ardhur këtu për t’ju qytetëruar. Ju shikoniinjorancën tuaj”.

Ishte drejtori i “Dante Aligerit”, ndërmarrje italiane, e cilamerrej me propagandën e literaturës fashiste.

- Që të ndërhyni, në këtë mënyrë, në bisedën e dy tëpanjohurve, - i përgjigjet njëri,- sidomos, pa ditur se për çfarëbisedohet, më duket, nuk është as qytetëri e as kulturë.

- Ju njohim, ju njohim mirë, - thotë. – Ju nuk keni bërëkërkesë për t’u pranuar në partinë fashiste. Edhe në “KampinDux” nuk keni shkuar, por do ta shohim punën tuaj dhe tëshokëve të tu.

Page 32: Azis Hoxha perfundim

32

AZIS HOXHA

- Tani, që keni ardhur këtu, ju do të keni gjithnjë të drejtë!- Mos u mërzitni, djem, - thotë një plak, që ndiqte me

vëmendje bisedën. - Tani do të dëgjojmë plot nga këto.Durim…

- Po nuk thamë ndonjë gjë, ai provokoi.- Këtyre u ka hyrë lepuri në bark, more vëllezër, – vazhdoi

plaku.– Pandehën se do të gjenin këtu shesh me lule, por, saka parë dhe përcjellë kjo tokë!… Rrezik të dalë ndonjë urdhërpër të mos u bashkuar dy veta tok…

- Çdo gjë e bëjnë fashistët.Në verën e vitit 1939 fashistët filluan të rekrutonin milicë.Fshatarët të rrjepur e të këputur, duke menduar se do të

shpëtonin nga hallet, kur do të merrnin dhjetë lekë ditën,ushqim dhe veshëmbathje, pa u thelluar në qëllimet efashizmit, kishin rënë në këtë grackë. Në komunën e Frataritishin regjistruar 88 milicë.

Po atmosfera antifashiste, që po rritej nga dita në ditë,ndikimi i drejtpërdrejtë i komunistëve (anëtarëve të grupevekomuniste) dhe i patriotëve, bënë që, në nëntor, në komunën eFratarit, të mbeteshin të regjistruar vetëm 8 vetë!

Kjo i shqetësoi autoritetet fashiste të prefekturës.Në këto ditë vjen në komunë e Fratarit, nënprefekti i

Ballshit.Mbledh vartësit e tij, i kërcënon për disfatën, që kishin

pësuar dhe u kërkon të gjenin shkaktarët e kësaj disfate.Pati dhe një bisedë me ne arsimtarët. Këtu nënprefekti

deshi të përdorte metodën e bindjes: “Nuk mund të themi se rregjimi fashist është më i mirë se

ai i Zogut, por edhe ai nuk durohej. Fundi, tani bota është eturbullt dhe, këta, s’do ta kenë të gjatë këtu; por, tani për tani,ne duhet të fitojmë besimin e italianëve dhe, kur të vijë koha,ua kthejmë dyfekun. Milicët do të jenë ushtarët tanë, prandaj,sa më shumë milicë!”

Bashkëpunëtorët e fashizmit, para opinionit antifashist, qëishte krijuar në vendin tonë, mundoheshin të justifikonin

Page 33: Azis Hoxha perfundim

33

Gjirokastra në epope...

tradhtinë e tyre, herë duke përdorur gjuhën e politikanit e herëtë “profetit”.

Një sekretar i Partisë fashiste e hiqte veten antifashist. Aie njihte gjendjen e çmonte realitetin, fliste kundër fashizmit,por, për shërbimet, të cilat i kryente fashizmit, ai justifikohej:

“ Ne jemi vend i vogël, s’kemi ç’t’ju bëjmë këtyre, porShqipëria është vakëf, more vëlla! S’ka bërë njeri prokopi këtuqë të bëjnë dhe fashistët e Duçes. Do të vijë një ditë që këta dotë ikin vetë…”.

Fashizmi, për të mashtruar shqiptarët, në fillim, përdoriedhe degën e “ullirit”, por, kur pa se sharra i ndezi në gozhdë,e hoqi atë dhe nxori shpatën e Demokleut.

Gazeta “Fashizmi”, më 8 qershor 1939, kërcënonte: “Rregjimi fashist është gati të përdorë forcën kundër

armiqve, kundër miqve fals, për të siguruar respektimin erendit. Kush ka për të vonuar akoma, për të kuptuar këtë gjëdhe nuk vendos që të mbajë fjalën, duke dorëzuar armët, esigurojmë se do të pendohet shpejt. Mbas disa kohe e ka parëveten të çarmatosur me fuqi dhe të vihet me shpatulla për muri,duke patur përballë një kompani ushtarësh gati të presinurdhrin: “Zjarr!”

Më 30. 09.1939, po ajo gazetë, shkruante:“ Kundër atyre, që s’duan të konfrontohen me frymën e

re, do të merren masa dragonike dhe të pamëshirshme…”.Të gjitha këto tregonin se gjendja kishte rrëshqitur nga dora

dhe fashistët së toku me këlyshët e tyre, nuk e kishin llogariturmirë forcën kundërshtuese të popullit dhe rritjen e shpejtë tëkëtij kundërshtimi.

Detyrimisht fashistët morën masa drastike për të minimizuarkundërshtitë.

Po kërcënimet, pushimet nga puna, burgimet dheinternimet e revoltonin më tepër popullin shqiptar, ebashkonin më shumë dhe e bënin të kërkonte rrugët për njërezistencë të armatosur.

Page 34: Azis Hoxha perfundim

34

AZIS HOXHA

“ E sheh, thotë Muzua, - sa të marrë flakë ajo, se pastaj asfurtuna nuk e shuan…”.

*Ishte me të vërtetë një thënie e madhe e Muzo Asqeriut, e

cila vinte direkt nga analiza logjike e fenomeneve, të cilat ishinmë se të shpjegueshme, por që po tronditnin pushtimin esapoinstaluar në Shqipëri; i tregonin atij se do të kishte njëfund të turpshëm, gjë, që u vërtetua në rrjedhën e mëvonshmetë ngjarjeve, kur u arrit një pjekuri e madhe për luftën pakompromis ndaj fashizmit dhe veglave të tij.

19 qershor 1940

Page 35: Azis Hoxha perfundim

35

Gjirokastra në epope...

NË QYTETIN E LINDJES

Në Gjirokastër jehona e demonstratave antifashiste, qëkishte shpërthyer këtu, sikundër në të gjitha qytetet eShqipërisë, kur u përkujtua i pari 28 Nëntor nën okupacioninfashist, kumbonte akoma në veshët e zemrat e çdo shqiptari.

Ishte shkëndija e parë, e cila u duk pas tetë muajsh robërie,por që më vonë do të ndiste atë zjarr përvëlonjës, që do tëdigjte fashiste dhë tradhtarë.

Urrejtja për fashizmin okupator i bënte njerëzit të lidheshinmë ngushtë me njëri - tjetrin. Radhët e antifashistëve, jo vetëmshtrëngoheshin gjithnjë e më shumë, por edhe shtoheshin meshokë të rinj. Kundër politikës dhe veprimeve të Italisë fashistepo ngrihej tani një valë e fuqishme urrejtjeje dhe një lëvizjeantifashiste, e cila përfshinte masat e gjera të popullit:punëtorët zejtarët, rininë dhe inteligjencën përparimtare,shtresat e gjera të qytetit dhe fshatit.

Tani nuk punohej vetëm për agjitacion dhe propagandë,pse kudo do të ishte i rreshtuar prej antifashistësh, por edhepër sabotuar çdo veprim fashist.

Page 36: Azis Hoxha perfundim

36

AZIS HOXHA

Në shkolla zhvillohej një veprimtari e gjërë antifashiste.Shkollat e mesme dhe shkollat e punës, si në çdo qytet dhekëtu ishin bërë një vatër zjarri e pashuar.

Në atmosferën antifashiste, që sundonte kudo, në ndikimine familjes, të punës antifashiste, që zhvillohej në shkolla dhenxënësit e fillores ishin bërë shpuzë.

Në këtë vit shkollor, 1939 - 1940 urdhërohen shkollat tëlajmëronin nxënësit të mblidhnin hekurishte, tëgrumbulloheshin ato në shkolla dhe pastaj të dorëzoheshinnë zyrat e fashios. Megjithë nxitjen e fashistëve brenda vitit,nga rreth 300 nxënës, që kishte shkolla “Drita”, nuk ugrumbulluan më shumë se 1 kv! Po edhe kjo sasi mbeti nëdepon e shkollës.

Edhe fëmijët e vegjël, pra, kishin hyrë në radhët eantifashistëve!

Kur bisedohej kundër fashizmit, revoltat e punëtorëve, tëcilat bëheshin në të katër anët e vendit, sabotimet, që ubëheshin fashistëve kudo, barcoletat që stigmatizoninfashizmin, shpjegonin qartësisht për urrejtjen e popullit përfashizmin si dhe shkallën e lartë të patriotizmit të popullitshqiptar.

Po demonstratat e organizuara të 28 nëntorit 1939, të cilatu zhvilluan në të gjitha qytetet e Shqipërisë, nuk dinin si t’ishpjegonin, kur dihej se s’ekzistonte ndonjë parti apo ndonjëorganizatë antifashiste, e cila i organizonte,

Kureshtja për të mësuar lajme mbi rezistencën shtohejvazhdimisht te çdo antifashist. Lajmet, që vinin nga qyteti nëfshat, sidomos në fshatrat e largëta nga qendra dhe pakomunikacion, shtonin më shumë kureshtjen e njerëzve tëfshatit.

Më 30 dhjetor 1939 transferohem nga fshati në Gjirokastër.Në qytet orientohemi për punën, që duhej bërë.

“Tani për tani ne duhet të flasim me popullin për rrezikunfashist. Të demaskojmë çdo parrullë të fashizmit! Të sabotojmë,kudo që jemi çdo punë, që i shërben fashizmit. Asnjë ushtar,

Page 37: Azis Hoxha perfundim

37

Gjirokastra në epope...

asnjë milic, asnjë polic fashizmit! Të bëjmë sa më shumë shokëtë mendimeve tona; pastaj shpejt, shumë shpejt do të vijë koha,kur populli do të organizohet për të luftuar, gjersa të çlirojmëvendin!”

Një ditë, duke shkuar në punë, takohem me MuzaferAsqeriun. Pasi përshëndetemi, nxjerr paketën me cigare.Muzaferi ndez shkrepsen. Tri shkrepse rresht nuk iu ndezënnga era. Ndënë Kala, e katërta u dogj, deri në fund.

- E sheh, - thotë Muzua, - sa të marrë flakë ajo, - se pastaj asfurtuna nuk e shuan…

- Po kur do ta shuajnë këtë flakë, o Muzo, që të mos shohimkëta?

- Shpejt, shumë shpejt… Mjafton që të jemi të vendosur tëluftojmë fashizmin e të jemi të bashkuar e të fortë.

Një i tretë hyri mes nesh dhe ne e ndërpremë bisedën.

*Te shokët që njiheshin, si komunistë, në atë kohë, njerëzit

gjenin një shoqëri të sinqertë, një dashuri vëllazërore; te atashikohej një vendosmëri në pikëpamjet e tyre dhe një forcëbindëse në fjalët.

Gjirokastra

Page 38: Azis Hoxha perfundim

38

AZIS HOXHA

Pastaj ata përhapnin lajme të reja dhe komentet, që bënin,preknin bashkëbiseduesit. Këta i bënin simpatizantët e tyre tëqëndronin sa më afër, të lidheshin, sa më ngushtë, për tëpërfituar sa më shumë prej tyre.

Dhe sa më shpesh takoheshe me ta, sa më shumë bisedoje,aq më tepër ndjeje nevojën të afroheshe me këta shokë, pse aqmë të fortë e ndjeje veten!

Po fashizmi italian vazhdonte të zbatonte planet e veta.Për realizimin e qëllimeve të tija grabiqare, bënte përgatitje

të gjithanshme për të sulmuar Greqinë. E në këtë luftë umundua të nxirrte “gështenjat” nga zjarri me anë tëshqiptarëve.

Propaganda fashiste, me të gjitha mjetet, përpiqej të ngjalltete populli shqiptar urrejtjen kundër popullit grek, duke ikujtuar masakrat e shovenistëve grekë të viteve 1913 – 1914,që ishin bërë në krahinat e Gjirokastrës e të Korçës, e dukepropaganduar për Shqipërinë e madhe.

Por e kaluara e hidhur e popullit shqiptar, kur djemtë evendit tonë vriteshin për sulltanët e Turqisë, i kishin dhënëmësime të vlefshme popullit tonë. Idetë e Revolucionit Social-ist të Tetorit ishin përhapur, tanimë, në rininë shqiptare dheurrejtja për okupatorin fashist i kishte bërë shqiptarët patriotë.

Kishin kaluar ato kohë, kur shqiptari vritej për të huajt!Por këtë fashistët italianë dhe bashkëpunëtorët e tyre s’e kishinkuptuar! Veç njerëzve të shitur te fashizmi, servilëve dhespiunëve, s’kishte burrë shqiptar të mos e dënonte këtë luftë,që s’ishte e tij. Një detyrë imediate, patriotike, i dilte çdoshqiptari: Të shpartallonte këto plane të fashizmit.

“Asnjë milic, asnjë “vullnet” për fashistët!” dhe të gjithënjerëzit e ndershëm i kishin vënë vetes këtë detyrë. Bisedohejme oficerë shqiptarë e me ushtarë, bisedohej me njerëz tëthjeshtë që të mos gënjeheshin nga propaganda fashiste e ngaparaja. Bisedohej në çdo familje e në çdo vend.

Page 39: Azis Hoxha perfundim

39

Gjirokastra në epope...

Episodi i mashtrimit dhe i daljes prej tij...

E vërteta flet ...

Në ato ditë të vjeshtës së vitit1940, kur po përgatitej ngafashistët sulmi ndaj Greqisë, njëmilic, një fshatar nga Damësi iFratarit të Mallakastrës, takon nëpazar ish mësuesin e fshatit tëvet. Përqafohen mallshëm...Kishin një vit, pa u parë. Mësuesi,në fillim, nuk e njohu, ashtusikundër ishte veshur me atorroba milici, por, përnjëherësh, iu

kujtua dhe filloi t’i tregohej më i afërt nga sa ishte me të.- S’të mbajta vesh, zoti mësues! Ne po vemi dhjamë qeni!

Do të vritemi për italianët për tri napolona në muaj. Na paçinnë qafë!

- Kush të mori në qafë?- Jo, jo, s’na ka faj njeri! Këta punën e tyre bënë, po ne ku

vemi, si dashi te kasapi?!- Ke kohë që mendon kështu?- Tani ne e kuptuam, por, kur vinë mentë, i hëngërshin

qentë!- Po shokët e tu a mendojnë kështu?- E kush do të lërë lëkurën harcave të Greqisë për italianët

për tri napolona?Kështu mendonte tani, pas një viti, ky fshatar i thjeshtë

nga Mallakastra.

Azis Hoxha, viti 1940

Page 40: Azis Hoxha perfundim

40

AZIS HOXHA

Po kështu mendoi dhe e gjithë ushtria shqiptare, që gjendejende në shërbim të fashizmit, që, kur e shpunë në frontin eluftës, nuk zbrazi një pushkë e pjesa më e madhe u mbyll nëkampet e përqëndrimit të fashizmit dhe një pjesë tjetër, dukeu larguar nga fronti, u mbrojt nëpër male për të mos luftuarnë krah të fashistëve, kundër populllit grek.

Ishte, pra ky, një ndryshim i shpejtë i psikologjisë së këtyrenjerëzve të mashtruar, apo të sakrifikuar për hir halleve të jetës,të cilët kuptuan mashtrimin e madh të teorisë dhe propagandësfashiste.

Veterani Vaso Bashari tregon:“Gjatë luftës italo - greke një pjesë e batalionit “Dajti”, ku

bëja pjesë dhe unë, ishte caktuar të qëndronte në periferi tëqytetit të Gjirokastrës.

Batalioni përbëhej, kryesisht, nga ushtarë shqiptarë, porqë nuk e njihnin vendin.

Një ditë komndanti i batalionit më provokon me qëllim qëtë bindej, në mund të më besonte t’i kryeja një shërbim.

Pas nja dy ditësh më thërret në zyrë dhe më pyet:“Sikur të kishte mundësi të thyhej fronti, do të kishim

mundësi të fshihnin batalionin këtu, rreth Gjirokastrës?”Unë isha i ri atëherë... Nuk i kisha mbushur ende të njëzetat.

Nuk mund të merrja një përgjegjësi kaq të madhe, prandaj iupërgjigja negativisht.

Të nesërmen komandanti rreshtoi batalionin me qëllim qëtë niseshim në drejtim të Tepelenës. Por shumica e ushtarëveshqiptarë kundërshtuan të ndiqnin italianët gjatë tërheqjes,duke thënë se, ishte më mirë të luftonin krahë për krah megrekët kundër Italisë, sesa të bashkoheshin me italianët kundërgrekëve. Madje shumë ushtarë, që ishin nga fshatrat eGjirokastrës, u larguan, që atë ditë.

Atë mbrëmje, më vjen në shtëpi komandanti i batalionitdhe më thotë të shpija një letër në frontin grek, duke mëshpjeguar se, për ne shqiptarët ishte më mirë të bashkoheshim

Page 41: Azis Hoxha perfundim

41

Gjirokastra në epope...

me grekët e të luftonim italianët. Bashkë me një ushtar nga Mirdita nisemi për në frontin grek.

Midis Lazaratit dhe Dervicianit takojmë forca të ushtrisë greke tëdislokuara. Dorëzohemi. Ushtarët grekë na shoqërojnë për nështabin e tyre, në Dervician. Gjeneralin grek e informojmë përgjithçka na kërkoi. Të nesërmen me një motoçikletë, të dy, neushtarëve, na çojnë në Gjirokastër, që ishte boshatisur ngaitalianët. Shkojmë në komandën e batalionit e pritemi ngaoficerët shqiptarë. Në mbrëmje mblidhet batalioni dhe të gjithëne tregojmë gatishmërinë të luftojmë kundër italianëve, krahpër krah me grekët.

Në mëngjes grekët na hipin në makina dhe na shpien nëJaninë. Nga një qytet na shpien në qytetin tjetër dhe ne, nëfund, zumë vend në Gjirit (Kretë). Këtu gjejmë shumë ushtarëshqiptarë që, edhe ata, e kishin pësuar si ne.

Grekët këtu kishin ngritur kampin e përqëndrimit përdjemtë e Shqipërisë, të cilët kishin treguar gatishmërinë tëbashkoheshin me ta për të luftuar fashizmin italian!”

Qeveria greke besnike e traditave shoviniste, patriotizmine djalërisë shqiptare kërkoi ta shfrytëzonte për qëllimet e sajmegalomane.

Djemtë tanë, që dezertuan nga radhët e ushtrisë italianepër të luftuar krah për krah me grekët kundër fashizmit italian,u dërguan robër lufte në ishujt e Greqisë!

Megjithatë, gjak shqiptari nuk u derdh për fashizminitalian!

Populli shqiptar i rezistoi me vendosmëri e zgjuarsipropagandës dhe korrupsionit fashist.

Patriotizmi shqiptar bëri që të dështonin planet fashiste!Populli shqiptar fitoi një betejë!Ky është një përfundim shumë i besueshëm.

* * *Njerëzit në ato ditë lufte të vitit 1941, ngryseshin dhe

gdhiheshin pa bukë, nëpër kubetë e guvat e përrenjve.

Page 42: Azis Hoxha perfundim

42

AZIS HOXHA

Bodrumet e kalasë u bënë mbrojtje për qytetarët e Gjirokastrës,që i zinin këto pa gdhirë mirë e i linin me natë, kur ktheheshinnë shtëpitë e tyre për të ngrënë ndonjë kothere bukë. Emegjithatë dhjetra vetë nuk u shpëtuan dot aeroplaneëvefashistë, të cilët i hidhnin predhat pa kursin në mes të qytetit!

Lufta italo- greke i kushtoi shumë vendit tonë

Më 15 prill të vitit 1941, me tërheqjen e trupave greke ngaGjirokastra, në periferi të qytetit, u dukën ushtritë italiane.Këtë ditë ata deshën ta kthenin në një ditë feste. Tellalli thërristenë pazar dhe nëpër lagje dhe ftonte popullin të merrte pjesënë “mitingun e madh “, që do të zhvillohej. Pazari u mbyll meurdhër të fashistëve. U lajmëruan mësuesit të grumbulloninnxënësit e të dilnin në sheshin “Çerçiz Topulli”, për të priturushtrinë italiane, por sheshi ishte i qetë, si çdo ditë. Rrethfanfarës së qytetit ishin grumbulluar një tog fëmijësh, që loznindhe kërcenin. Rreth e rrotull trotuarit lëviznin njerëz tëshkëputur, ku secili shkonte në punën e vet.

Asnjë shkollë nuk kishte dalë me nxënës!Fotoreporterët fashistë me aparate ndër duar lëviznin nga

një vend në tjetrin. Pas pak në hotel “Royal” u dukën tëvareshin poshtë autoritetet e vendit e pas tyre një grumbullnjerëzish, të cilët i shoqëronin.

Ja, tani dhe ushtria italiane u duk të lëvizte nga poshtë.Ecnin me hap parade, si triumfatorë! Për ndën rrepe u

grumbulluan disa njerëz. U bënë gjithsej dhjetë-pesëmbëdhjetëvetë! Kishte dhe ca grupe të tjerë më sipër e më poshtë.Autoritetet, duke duartrokitur, shikonin rreth e rrotull, sikur kërkonint’u impononin të tjerëve atë, që bënin vetë, por s’i shoqëroi njeri,ashtu sikundërse dhe në idetë e veprimet e tyre!

Lufta italo - greke i dha një shuplakë të mirë fashizmit

Page 43: Azis Hoxha perfundim

43

Gjirokastra në epope...

italian! Ajo zbuloi më mirë, para popullit shqiptar, kalbësinëe Italisë fashiste.

Dhe populli shqiptar ngrohej më shumë, i shtoheshin forcatpër t’i rezistuar shtypjes fashiste; i shtoheshin shpresat përnjë çlirim të shpejtë. Dhe fjala e komunistëve tani zinte memirë vend në masat e gjëra të popullit.

Po si ai ujku plak, që, kur i mbetet në gojë vetëm një dhëmb,mundohet të shqyejë viktimën e vet, ashtu dhe fashizmi s’lintegurë pa lëvizur për të përçarë popullin shqiptar.

Lufta italo- greke u hapi fashistëve një va të pa va!Në analet e historisë së Shqipërisë ata gjetën një armë të

ndryshkur. Ç’përgjegjësi mbanin për dëmet, që i shkaktuanpopullit të Gjirokastrës dhe të Korçës, vuajtjet, burgimet,internimet, dëmet me gjënë e gjallë, bombardimet në qytete efshatra? Tanimë mundoheshin t’i largonin nga vetja e tyre.

* * *Në kohën e Zogut kishte qenë në Gjirokastër, për disa vjet,

një organizator italian, një farë Vitali. Tani ky kthehet me gradën e Nënkolonelit. Në të njohurit

e tij pat thënë: “ Nëqoftëse ne e bombarduam qytetin, nuk ishte faji ynë...!

Ne detyroheshim të bombardonim patjetër ushtritë armike.Nëqoftëse u burgosën njerëz, u internuan dhe iu mor gjëja egjallë, këtë e bënë grekët dhe vendasit, të cilët bashkëpunuanme ta. Prandaj, ju e keni patur të keqen brenda! “

Dhe kjo ishte fjala e parë e çdo fashisti. Në këto përpjekje masive të thekura propagandistike, për

të përçarë popullin shqiptar në muslimanë dhe të krishterë,ata kishin me vete dhe ata, që rronin nën hijen e tyre, një pjesëtë pasanikëve të qytetit!

Po historia nuk përsëritet!Në Tiranë njerëzit, të cilët kishin familjet apo të afërmit e

tyre në Gjirokastër e që, prej gjashtë muajsh, s’kishin marrëasnjë lajm, ishin të shqetësuar, se gjatë kësaj kohe ishin vrarë

Page 44: Azis Hoxha perfundim

44

AZIS HOXHA

shumë njerëz, ishin burgosur dhe internuar, ishin shkatërruarshtëpi, ishin bërë plaçkitje. Shqetësimin dhe kuriozitetin enjerëzve e shtonin më tepër dhe lajmet e reaksionit tëshovinistëve, që përhapeshin me qëllim e pa qëllim nga njërie nga tjetri.

Njerëzve u ishte hapur një plagë e vjetër... Dhe të gjithë bateritë e propagandës fashiste goditnin në

këtë drejtim.Po kjo ndeshi ballë për ballë me patriotizmin e popullit të

Gjirokastrës dhe të Korçës, që i dërmoi planet fashiste.Po fashistët do të zbatonin gjer në fund parrullën e

trashëguar nga të parët e tyre: “ Divide ed impera”5,pavarësisht nga dështimet, që pësonin me politikën e tyre.

* * *Prefekti i Gjirokastrës mblodhi nga ishin dhe nga s’ishin

gjithë pasuesit e tyre “profesionistë”: Hasan Xhaferë, N. Gj.6 etjerë.

I armatosi dhe u tha: “ Bini kaurëve të pasuroheni, se tani është koha juaj!”E çeta hajdutësh, të mbrojtura nga fashistët, u derdhën në

fshatrat e Lunxhërisë dhe të Pogonit dhe vunë përpara koperabagëtish e u morën grave gjer te unazat nga duart dhe vathëtnga veshët.

Po edhe kësaj here fashistëve u plasi bomba në duar! Nëvend që të sillnin përçarje, populli bashkohej më ngushtë përluftuar dhe shpartalluar planet fashiste. Rezistenca e popullitshqiptar kundër fashizmit po rritej gjithnjë e më shumë.Pushimet nga puna, burgimet e internimet e patriotëveshqiptarë, në vend që të shuanin zjarrin, e ndiznin më shumë.

I riu Vasil Laçi qëlloi mu në mes të pazarit mbretin italian!

5 ) Thënie latine, që do të thotë “Përça e sundo!”6 ) Bashkëpunëtorë me pushtuesit italianë e gjermanë, kriminelë lufte.

Page 45: Azis Hoxha perfundim

45

Gjirokastra në epope...

Dëgjoheshin lajme se Myslim Peza me një çetë patriotëshkishte filluar luftën me fashistët. E këto lajme, si çdo veprimantifashist, merrnin dhe çonin peshë zemrat e popullitshqiptar.

* * *Më 22 qershor 1941 autobuzi i linjës Tiranë – Gjirokatër

ndalet në Lushnjë. Një oficer italian, i zverdhur në fytyrë, hynme nxitim i alarmuar e u thotë në gjuhën e vet të dy shokëve,të cilët kishin zënë vend përpara :

“Gjermania sulmoi Bashkimin Sovjetik!”Sikur u ra pika të treve! Nxorën nga një psherëtimë të thellë,

që tregonte lodhjen nga lufta e pastaj filluan të bisedojnë menervozizëm.

Lajmi u përhap në të gjithë autobuzin. Të gjithë bisedoninpër luftën.

Pak më tej rrinin tre kurveleshas, dy prej tyre të thyer nëmoshë:

- Ç‘është për të bërë të bëhet se dhe kështu s’durohet! - thaai më i riu.

- Tym të bëhet nga të katër anët! Ne të fituar do të jemi!- Atje do të gjejë Hitleri kokën e kandilit, - foli më i moshuari.Lajmi i sulmit të pabesë hitlerian kundër Bashkimit Sovjetik

kishte marrë dhenë që atë ditë dhe, këdo që shihje, dukej menë fytyrë të çelur.

Te Bashkimi Sovjetik dhe te Stalini njerëzit shikoninshpresën e shpëtimit.

Fashistëve u kishte rënë hija e vdekjes.

Page 46: Azis Hoxha perfundim

46

AZIS HOXHA

SHTIGJEVE TË LUFTËS

Është një botë e tërë, e cila lufton fashizmin.

Të gjithëve neve na pëlqente ky emër: Njerëzit e Luftës!...Ishim njerëzit e një lufte, e cila, pa dyshim, do të sillte atë, qënuk e kishin sjellë shekujt.

Vendosmëria, rezistenca dhe lufta, që populli ynë i bëntefashizmit, me të gjithë format; lufta e koalicionit antifashist,lufta e popujve të shtypur nga fashizmi, diziluzionoi fashistëtdhe antifashizmi ishte bërë për çdo shqiptar të ndershëm,sinonim i fjalës “patriot”.

Por lufta heroike e popujve të Bashkimit Sovjetik kundërushtrisë naziste, që, deri atëherë, ishte e mbiemëruar e“pathyeshme”, jo vetëm që i tregoi botës forcën e sistemit so-cialist, por ngjalli në popujt e shtypur dhe shpresën e shpëtimit.

Shokët komunistë dhe njerëzit më përparimtarë të kohës,

Page 47: Azis Hoxha perfundim

47

Gjirokastra në epope...

krahas agjitacionit, të cilin bënin për mobilizimin e popullit nëluftë e për disfatën e pashmangshme të fashizmit, gjenin fushatë gjëra veprimi dhe, për të popullarizuar Bashkimin Sovjetik efuqinë e tij ushtarake dhe ekonomike. Roli i Bashkimit Sovjetikdhe i Stalinit tani po mbushte atë boshllëk, i cili ishte krijuar nëkohë në mendjet dhe në zemrat e shumë njerëzve.

E pikërisht në këtë kohë, në një mëngjes nëntori, u përhap,si rrufe lajmi se, në rrugët e qytetit ishin gjendur trakte, të cilëtflisnin për krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare.

Lajmin gazmor s’kishte njeri, që s’e kishte marrë vesh.Këdo, që të takoje, të fliste me entuziazëm për formimin epartisë, për komunistët, për Bashkimin Sovjetik, për Stalinindhe për fitoren e sigurt të popullit tonë.

Në shëtitje e nëpër rrugë, nëpër shtëpi, nëpër dyqane e nëkafe, do të shihje njerëz të qeshur, të gëzuar, të cilët bisedoninvesh më vesh e sikur do të bënin krahë të fluturonin.

Po dhe karabinierët, policët, agjentët e SIMIT e spiunët, qënjiheshin me gisht, shiheshin të shqetësuar. Lëviznin nga njërrugë në tjetrën rrugë të pazarit. Sa hynin, dilnin nga kafenetëdhe dyqanet. Disa ecnin me nxitim, disa të qetë, e shikonin nëdritën e syrit çdo njeri, që kalonte, sikur do ta kishte shkruarnë ballë atë, të cilën mbante të shkruar në zemrën e vet.

“Sidoqoftë, tani filloi me të vërtetë t’u hyjë lepuri në barkfashistëve,” - thoshnin njerëzit të gëzuar.

* * *Pas disa ditësh bëhet shoqërisht një darkë në Dunavat.

Ishim rreth njëzetë e pesë, tridhjetë veta. Njiheshim meshoqishoqin si gjirokastritë, por ne, më të shumtit, ishim lidhurmë ngushtë, jo vetëm nga shoqëria e jetës shkollore, por edhenëpërmjet bisedave antifashiste që bënim. Kishte shokë, të cilëtnjiheshin si komunistë që në kohën e Zogut. Kur i panë edhekëtu, menduan se kjo darkë s’do të ishte për të kaluar kohën,por do të kishte një qëllim të caktuar. Dhe plot qejf, nga çastinë çast, gjersa mbaroi darka, pritnim të dëgjonim nga goja e

Page 48: Azis Hoxha perfundim

48

AZIS HOXHA

këtyre shokëve diçka më të rëndësishme se bisedat epërditshme antifashiste. Duke e ditur se Partia ishte formuar,pritej që ndonjeri të ngrihej të fliste për këtë ngjarje të madhee të lexonte programin e partisë, të caktonte detyra e të tjerabiseda të rëndësishme priste shumica atë natë! Por asgjës’ndodhi nga ato, që bluanin në mendjen e tyre. Kaloi dhemesnata dhe, sigurisht, tema e çdo bisede ishte lufta kundërfashizmit. Edhe shakatë edhe anekdodat, që thuheshin, këtëtemë kishin. Nëpërmjet shakave, njeri thotë një anekdodë tëbukur, por pak vulgare, megjithëse në një shoqëri të rinjsh, siçishin ata, nuk ishte e tepëruar. Të gjithë qeshën me të madhe,por një shok, i cili kishte ca vjet mbi moshën e më të madhitnga të tjerët e shihej se ishte organizatori i kësaj darke, duket,për të mos kaluar cakun e bisedimeve, që ai i kishte caktuarkësaj mbrëmjeje, me seriozitetin më të madh dhe me një ton,që tregonte më tepër urdhër se këshillë, thotë:

“Sot nuk është koha e vajzave dhe dashurive! Sot ështëkoha e revolucionit!” dhe pastaj, si për të zbatuar atë ton,shton:

“Kur të kemi zhdukur fashizmin, do të keni kohë, ju djemtë,dhe për ato punë!”

Kjo përgjigje i dha bisedës gjer në fund një trajtim më serioz.Por si për të zbutur bisedën, një shok, propozoi që t’ia

merrnim një herë hollë - hollë Internacionales. Dhe kështu ubë. Zëri vetvetiu ngrihej dhe kalonte kufijtë e kësaj dhome tëmadhe dhe të shtëpisë dhe tani, në sytë e të gjithëve, dukejsikur himni i bashkonte më ngrohtë njëri me tjetrin, sepse endienin veten bashkëluftëtarë.

Po hapeshin shtigjet e luftës!U bënë tri – katër darka të tilla e njëra dilte më mirë se

tjetra. Edhe Viti i Ri 1942 u festua së toku. Po tani gotat e parame verë ngriheshin për një “Shqipëri të lirë” demokratike epopullore; për “Partinë Komuniste Shqiptare”, “Për BashkiminSovjetik”.

Page 49: Azis Hoxha perfundim

49

Gjirokastra në epope...

* * *Ishin ditët e para të marsit 1942. Në shtëpinë e Zenel Muços,

në lagjen Dunavat II, do të bëhej një mbledhje ilegale.Ishte dëgjuar se kishin filluar të bëheshin mbledhje nga

komunistët në lagjen Manalat, prandaj, gjithë gaz, në orën ecaktuar të lajmëruar, u mblodhëm në bazë.

Në atë dimëroren gjirokastrite, shtruar me mindera e merroba të leshta, rreth zjarrit, ishim shtatë shokë, tre prej tyre,dukej se ishin nga fshati. Përshëndetemi, njëri prej tyre, ai mëi moshuari, një ilegal, përshëndet me “Vdekje Fashizmit”.

Ndërruam nga një cigar dhe filluam bisedime të lira përfashizmin dhe hallet e popullit. Tre shokë minoritarë, ca shqipe ca greqisht, flisnin për gjendjen e minoritetit, për reaksioninminoritar e për gjendjen në Greqi.

Çdo njeriut i bëhej zemra mal, kur shihej se edhe minoritetipo radhitej në krah të popullit shqiptar, në luftë kundërfashizmit.

Pastaj shoku ilegal na flet për krijimin e Partisë KomunisteShqiptare, për programin e saj aktual dhe në perspektivë, përorganizimin e luftës e për detyrën, të cilën ka çdo antifashist.

Me sa më kujtohet, ai tha : “Ne jemi në luftë me fashizmin,i cili sundon te ne, ashtu sikundër janë në luftë BashkimiSovjetik, Anglia, Amerika dhe gjithë popujt e shtypur: Greqia,Jugosllavia, Franca e tjerë. Është një botë e tërë, që luftonfashizmin. Ne s’jemi vetëm. Por lufta do të jetë e gjatë dhe dotë kërkojë sakifica nga çdo njeri, që do ta quajë veten antifashiste luftëtar të rezistencës.

Pa u burgosur, pa u torturuar, pa u djegur e pa u vrarënuk bëhet lufta! “Dasma pa mishra nuk bëhet,” thotë populli.

Çdo luftëtar atifashist duhet t’i marrë parasysh këto e pastajt’i hyjë kësaj pune”.

E ne të gjithë shpirtërisht të përgatitur për këtë programluftarak, dëgjonim thirrjen e Partisë.

- Sonte po jepet fjala e burrit, besa e shqiptarit, për të bërëçdo antifashist detyrën, që i takon, në këtë situatë historike,

Page 50: Azis Hoxha perfundim

50

AZIS HOXHA

për vendin tonë.Sonte gjetëm atë, të cilën kërkonim prej me se dy vjetësh:

Organizatoren e Luftës Antifashiste: PARTINË .I deleguari i Partisë, pasi bëri një analizë të hollësishme të

gjendjes ndërkombëtare dhe situatës së brendshme, foli përkonspiracionin, që duhej të mbahej; pastaj u dha detyrë tëpopullarizohej në masat e gjëra të popullit Partia KomunisteShqiptare dhe programi i saj, Bashkimi Sovjetik dhe aleancaanglo - sovjeto - amerikane; të demaskohej fashizmi dhekuislingët dhe të luftoheshin parrullat e tyre, të jepej në parakontributi i përmuajshëm e të mblidheshin në popull ndihmatë çfarëdoshme e sidomos armë dhe municion.

“Duhet të bëjmë me vete sa më shumë shokë të vendosurpër luftën. Do të mblidhemi në çdo pesëmbëdhjetë ditë nëbazën, për të cilën do të lajmërohemi, ku do të jepen detyra”.

Ishte një fillim i ri i një pune shumë të organizuar, e cilafliste për seriozitet të madh dhe arritje të qëllimeve madhore.

Tani të gjithë e ndienim veten luftëtarë të rezistencës.Kudo flitej për luftën, kudo flitej me simpati të madhe për

Bashkimin Sovjetik, për rezistencën e madhe, e cila po u bëhejhordhive naziste, si dhe për humbje të shumta, që pësoninkëta të frontit të lindjes. Në familje, në punë, në darka, nëdasma e në kësolle, kur bisedat do të vërtiteshin rreth LuftësAntifashiste, njerëzit e Luftës, që tani ishin me qindra, gjeninraste të volitshme për të thënë fjalën e Partisë.

Të gjithëve ne na pëlqente ky emër: Njerëzit e Luftës!...Ishim njerëzit e një lufte, e cila, pa dyshim, do të sillte atë, qënuk e kishin sjellë shekujt. Për këtë ishim të gjithë krenarë dhekishim mobilizuar gjithçka shpirtërore dhe fizike për t’i dalëmbanë që, në sytë tanë, të fashiteshin lotët, jeta jonë të ishte elirë, e begatë, e bukur! Varfëria, vuajtjet dhe dhimbjet tëlargoheshin nga vatrat tona një herë e përgjithmonë. Ne endienim se meritonim shumë nga jeta... Një ëndërr kjo emadhe, por jo e parealizueshme. Kishte lindur drita, e cilashkëlqente në sytë tanë dhe ky shkëlqim me siguri do të

Page 51: Azis Hoxha perfundim

51

Gjirokastra në epope...

përcillej kudo dhe do të shpërthente si eksplozicion ndajpushtuesve dhe tradhtarëve.

Rinia ishte bërë shpuzë. Nëpër rrugët dhe rrugicat e qytetit,djem dhe vajza, të rinj dhe fare të rinj do t’i shihje ditën dhenatën, në lëvizje. Shihje gra të moshuara, të cilat i ishin vënëme gjoks punës së Luftës: ndanin komunikata, shoqëroninilegalë nga njëra bazë te tjetra, i pritnin dhe i përcillnin; dëgjojepleq dhe plaka që, me fjalët e tyre të thjeshta bënin agjitaciondhe propagandë për komunizmin.

Se mjaft në robëri,E mjera Shqipëri!...

Lajmet, të cilat vinin nga qytete të tjera të vendit tregoninse, kudo po punohej kundër fashizmit. Këto lajme, duke shkuargojë më gojë edhe shtoheshin, edhe zbukuroheshin, por... tëgjitha i shërbenin luftës.

Një kazan i madh po vëlonte! Vendi i shqiponjave po ziente nga zjarri e nga flaka e

revolucionit, e cila po pushtonte çdo ditë e më tepër mendjetdhe zemrat e gjithë popullit e sidomos ato të rinisë.

Shkollat ishin çerdhe revolucionare.

Prefektura Gjirokastër

Page 52: Azis Hoxha perfundim

52

AZIS HOXHA

Dhe ja, fill pas formimit të Komitetit Qarkor të Partisë, më6 mars 1942, nxënësit e gjimnazit dhe të shkollës së punës,duke u kthyer nga një shëtitje, kaluan përmes pazarit dhe, dukembajtur në duar flamurin e kuq, pa shpatat e Liktorit, këndoninkëngën e kushtrimit:

O trima luftëtarë,O bijtë e Skënderbeut,Kërkoni, shqipëtarë,Lirinë e Mëmëdheut!

Parrullat, të cilat hidhte rinia: “Rroftë Shqipëria e lirë!’,“Rroftë populli shqiptar!” tmerruan autoritetet e vendit.Policët dhe karabinierët, të cilët i kishin shoqëruar nxënësit,që nga hyrja e pazarit, filluan t’u afroheshin rreshtave tënxënësve. Në mes të pazarit një kapter i karabinerisë, iu hodht’ia merrte flamurin nga dora vajzës, e cila printe pararreshtave të ngjeshura të nxënësve.

Filloi përleshja me karabinerët dhe policët. Përleshjavazhdoi me nxënësit dhe mësuesit të ndezur, si flakë baruti,të cilët asqë u ndalën, por çanë përpara për nga shkolla e tyre,duke kënduar më me forcë e më me zjarr:

Se mjaft në robëri,E mjera Shqipëri!...

Dhe, mu në mes të pazarit, gjëmon nga gjokset e rinisëgjirokastrite thirrja:

“ Poshtë fashizmi okupator!”U dha kushtrimi për luftë të hapur kundër fashizmit dhe

bashkëpunëtorëve të tyre.U ndezën gjakrat e rinisë.U tmerruan karabinierë, policë dhe spiunë! E marrshon përpara rinia, kryelartë për inagurimin e

fillimit të luftës së saj antifashiste!Te sheshi i “KOKONËS”, përpara shkollës, sikur rinia

përmblodhi forcat e këngës revolucionare, e cila oshëtiu,atëherë, si gjëmim artilerie! Fashistët, si të tërbuar, kur panëse ajo atmosferë patriotike, revolucionare, po u zinte fytin, me

Page 53: Azis Hoxha perfundim

53

Gjirokastra në epope...

pushkë dhe bajonetë u vërsulën, si të tërbuar, mbi mësuesitdhe nxënësit. Dhe krisi grushti, shkopi dhe gurët në kokët ekarabinierëve e të policëve.

U gjakosën mësues e nxënës. E ndërsa plumbat fashistëfërshëllenin mbi kokët e demonstruesve, përleshja vazhdoi gjernë orët e vona të mbrëmjes.

Demonstrata e nxënësve dhe e mësuesve ndezi gjakrat epopullit të qytetit dhe jehona e saj revolucionare u përhap, sivetëtimë në fshatrat e fushës dhe të malit, ku gjeti mbështetjenë traditat patriotike dhe në trimërinë e trashëguar brez pasbrezi.

Dhe aksionet do të vazhdonin njëra pas tjetrës, më të fortadhe më të mirëorganizuara.

Page 54: Azis Hoxha perfundim

54

AZIS HOXHA

Mitingjet e 34 përvjetorit të Luftës sëMashkullorës

Më 18 mars 1942 fashizmi do të përkujtonte 34 vjetorin eluftës së Çerçiz Topullit kundër ushtrisë turke. U lajmëruannjerëzit me ftesa, u vunë në dispozicion autobuza, por, në tëhyrë të Mashkullorës, nga rruga automobilistike, u vunë roje,të cilat nuk do të lejonin të hynin në fshat, veçse të ftuarit.

Por edhe Komiteti Qarkor i Partisë lajmëron që, nëMashkullorë të grumbullohesh sa më shumë popull për tëpërkujtuar Luftën e Mashkullorës. Vetëm se kishte një porositë prerë: rruga do të bëhej nga mali.

Përpara orës së caktuar, rreth rrapit të fshatit, ishingrumbulluar aq shumë njerëz, sa fashistët nuk e prisnin.

Filluan të bisedonin vesh më vesh me njëri – tjetrin e tëshqetësoheshin për gjendjen e krijuar. Disa karabinierë e policëu mënjanuan nga turma e njerëzve dhe zunë vend pak më tej.Erdhën autoritetet nga Gjirokastra, por s’ua vuri njeri veshin.

Një major italian filloi të flasë dhe pastaj Prefekti. Asnjëentuziazëm, me gjithë fjalët e tyre bombastike e të ngrituratdhe të ulurat të zërit, që kërkonin duartrokitjet e masës. Ndonjëduartrokitje e shkëputur, sikur bëhej nergut për ta bërë sa mëqesharak mitingun.

Kur fashistët e kryen detyrën, u nisën për të ngrënë drekën,

Page 55: Azis Hoxha perfundim

55

Gjirokastra në epope...

e cila u ishte shtruar në një shtëpi të fshatit. Po tani, sipasprogramit të përgatitur nga Komiteti Qarkor i Partisë, Luftëne Mashkullorës do ta përkujtonin djemtë e Çeços dhe të MihalGramenos, ata, që do të ngrinin në majat më të larta lavdinë earmëve shqiptare.

E turma njerëzish nga qyteti e Mashkullora, që mbushninsheshet dhe brigjet, u nisën për te rrepet, ku kishte luftuarÇerçizi dhe, duke kënduar “Për Mëmëdhenë” atë këngë, qëkënduan trimat e Mashkullorës tridhjetë e katër vjet më parë,në zjarrin e batareve shqiptare.

Te rrapi valonte flamuri kuq e zi, ku vajzat gjirokastrite,për gjithë natën kishin qendisur me kujdes fjalët:

“Sot në zemrat e shqiptarëve,Nesër në malet e Shqipërisë!”U grumbulluan të gjithë rreth këtij simboli të lirisë, kur,

nga mezi i turmës, del një burrë thatanik, rreth të tridhjetave,veshur me një kapardinë pak të zbërthulur e që mbante nëkokë një borsalinë.

Turma u dëndësua më shumë e kënga buçiti më me forcë.Shumë nuk e njihnin këtë trim, por e njohën pas pak nga

fjalët, nga zemra çelik; e njohën më vonë malet dhe fushattona, kudo, ku ai shkeli, kudo, ku gjëmoi fjala e tij prej komisari;kudo, ku krisi pushka e tij prej komunisti.

E njohu, më në fund, kalaja e Margëlliçit, heroin e saj,Mustafa Matohitin!

Foli oratori për luftrat e lavdishme të të parëve tanë kundërpushtuesve, për luftën e Vlorës kundër imperializmit italian epër detyrën që kishte çdo shqiptar në Shqipërinë e pushtuar.

“Jemi skllevër dhe duhet të çlirohemi! Duhet të heqimzinxhirat e robërisë, që na kanë hedhur armiqtë e brendshëmdhe të jashtëm” dhe toni i zërit të tij ngrihej dhe bëhej mëdominues.

Në fund gjëmuan malet nga thirrja:“Rroftë Shqipëria e lirë! Poshtë okupatori fashist!”Dhe jehona e kësaj thirrje ushtoi në fshatrat e Kardhiqit.

Page 56: Azis Hoxha perfundim

56

AZIS HOXHA

Nisi nga Cepua drejt maleve të Kurveleshit e Grykës sëTepelenës, nga Qafa e Çajupit në Luginën e Zagorisë e tëPogonit, për të kaluar edhe Vjosën, nga fusha e Gjirokastrësnë Luginën e Dropullit, për të marrë përpjetë malin e Gjërënga Vurgu, Rrëzomat dhe bregdeti i bukur!

Kishte ardhur koha që fashizmi të luftohej hapur.Po fashizmi nuk flinte…Fillluan ndjekjet dhe persekutimet e njerëzve të Luftës. Të

tjerët burgoseshin dhe internoheshin. Njëri pas tjetrit shokë tëtjerë hidheshin në ilegalitet, për të mbushur rreshtat e çetavepartizane. Digjeshin shtëpitë e ilegalëve, burgoheshin dheinternoheshin familjet e tyre dhe njerëzit e qejfit dhe të rehatit,me kapadaillëkun e tyre të trashëguar, duke u nisur nga pozitate “njeriut me mend”, trumbetonin poshtë dhe përpjetë:

“Po marrin veten në qafë këta djem! Do të venë dhjamëqëni! I delet Italisë?!...”

Natën vonë, zhurma e çizmes fashiste në rrugët ekalldrëmta të lagjeve të qytetit, të lehurat e qenve dhe trokitjae portave, formonin një melodi ngjethëse.

Ishte “muzikë” gati e përnatshme!E nga zhurma e kësaj simfonie fashiste hapeshin

mengadalë dritaret, për të parë fashistët, se kujt kishinvendosur t’ia mbyllnin derën asaj nate! Njerëzit e Luftës, meveshët ngritur dhe me syrin pishë, nën dritën e hënës, apo nëerrësirën e natës, manovronin nëpër kopshte e nëpër oborre,në drejtime të kundërta me ato të fashistëve.

Fashizmi përdorte frikën dhe terrorin, por dhe urinë përtë shuar lëvizjen e rezistencës, e cila dita - ditës rritej dhezhvillohej, si në qytet dhe në fshat.

Page 57: Azis Hoxha perfundim

57

Gjirokastra në epope...

* * *Nëpër fshatrat jepej katër kilogram misër për frymë për

çdo muaj! Në qytet treqind e pesëdhjetë gram bukë misri ditën!Misri shitej me njëzetë e pesë lekë kilogramin, aq sa ishtemëditja e një nëpunësi të mesëm! Që të blije një palë këpucëduhet të harxhoje rrogën e një muaji. Një metër pëlhurëkushtonte dhjetë – dymbëdhjetë lekë, aq sa ishte mëditja e njëpunëtori.

Vajguri, sheqeri, orizi , makaronat nuk gjendeshin në treg!Tregu i zi bënte kërdinë.Por, atë, që nuk jepte fashizmi, do ta merrte populli me

forcë.Më 15 qershor 1942, ditë e premte, ditë pazari, rrugët e

tregut u mbushën me fshatarë, sikundër ndonjëherë tjetër.Grupe – grupe njerëzit grumbulloheshin nga të gjithë rrugëtpërpara sheshit të prefekturës.

Atje u dëgjuan thirrjet: “ Bukë! Bukë! Duam bukë!”Turmës së fshatarëve iu shtuan dhe qytetarët e uritur.Evanthi Çolare nga Erindi, një mesogrua, hipi në një mur,

përpara prefekturës dhe thirri me zë të fortë tha:“Sot gjithë këto ditë, me një thelë qollopitëDhe atë s’e bëmë vetë ,Po na i dhanë shoqetë!’Fashistët s’u ndien përsëgjalli dhe turma u nis nëpër lagje,

për nga shtëpitë e tregtarëve e agallarëve të qytetit.E kur po ktheheshin, fshatarë dhe qytetarë, ngarkuar me

thasë me misër, u përleshën mu në mes të pazarit mekarabinerinë fashiste.

Lato Braho, Timo Muçi, Koço Bllaci e tjerë ishin të parët,që iu hodhën karabinierëve në grykë. E përleshja vazhdoi. Porfashistët asnjërin nuk mund të arrestonin, përpara asaj forcetë asaj turme kompakte dhe të vendosur!

Demonstratat dhe jehona e krismës së revolverit komunist,të cilat gjëmonin rrugëve të qyteteteve kundër fashistëve dhe

Page 58: Azis Hoxha perfundim

58

AZIS HOXHA

spiunëve, ishte paralajmërimi i stuhisë, që po afrohej dhe dotë zhdukte nga kjo tokë e shenjtë pushtues e sundues.

Bie heroikisht në Tiranë Qemal Stafa dhe nuk dorëzohet.Në luftë të pabarabartë me fashistët digjen në flakën e

bombave Perlati, Brankua, Jordani dhe nuk jepen!Burgosen dhe torturohen në mënyrën më çnjerëzore

militantët e Partisë, por nuk nxjerrin asnjë fjalë.Heroizmi ndjek heroizmin.Është heroizmi i kuq i mendur dhe i brujtur me gjak

shqiptari!Dhe koha në gjerdanin e saj, vendos njëri pas tjetrit këto

heroizma të djemve të popullit, për t’ia treguar këtë sakrificësublime brezave të ardhshëm!

Kortezhi në formën e një demonstrate

Më 13 korrik 1942 në Goricë të Dropullit, në luftë mexhandarë e karabinierë, bie heroikisht Muzo Asqeriu7.

U derdh gjaku i parë komunist i qarkut tonë.Po gjaku ndez gjakrat.Gojë më gojë u lajmëruan njerëzit të merrnin pjesë në

varrimin e Muzos. Të gjithë shokët e luftës u vunë në lëvizjepër të marrë pjesë në varrim sa më shumë popull. U mbyllpazari.

Ndjenja e simpatisë për komunistin pushtonte çdo zemërshqiptare.

Ndjenja e urrejtjes dhe e hakmarrjes gufonte në zemrat eçdo patrioti që, atë mbasdite të 20 korrikut, shoqëroninarkivolin e kuq të Muzos së tyre.

Gjirokastra s’kishte parë varrim më madhështor!

7) Nga dëshmorët e parë të qarkut të Gjirokastrës

Page 59: Azis Hoxha perfundim

59

Gjirokastra në epope...

Ishte nderimi i fundit që i bëhej një komunisti!Ishte shfaqja e simpatisë dhe dashurisë për Partinë

Komuniste Shqiptare, e cila tregonte haptas, në mes tëfashistëve, populli i këtij qyteti.

Herë pas herë, edhe në mes të pazarit, hidheshin parrulla:“Të rrojë Shqipëria e lirë!”Kortezhi po merrte formën e një demonstrate.Karabinierë dhe policë të armatosur shoqëronin popullin,

por s’guxonin të thoshnin asnjë fjalë.Kur shikoje të moshuar, po dhe fare të rinj të vrejtur, duke

ecur me atë çap të matur e duke shtrënguar dhëmbët, sikurshikoje forcën e idesë dhe veprës së Partisë.

Dhe ja ashtu, duke menduar gjithë rrugën për hakmarrje,korteu arriti në varreza.

Gjithë populli u grumbullua rreth arkivolit veshur me bezetë kuqe. Fashistë, karabinierë, policë, spiunë, rrinin larg. Itmerronte afshi patriotik i asaj mizërie njerëzish.

Nga mesi i turmës del Qemal Karagjozi, i deleguari iKomitetit Qarkor të Partisë dhe i flet popullit për të kaluarënrevolucionare të Muzos, për vendosmërinë e tij për t’i shërbyerpopullit dhe atdheut, gjersa dha jetën.

Ai i bëri thirrje popullit, që në luftë kundër bishës naziste,e cila kishte pushtuar vendin tonë, që po e torturonte dhe po egjakoste, të ndiqej shembulli i komunistit Muzo Asqeri.

Fashistët në Goricë panë trimërinë e Muzos, po këtu, nëvarreza, panë vullnetin e një populli të tërë, i vendosur për tëndjekur rrugën e Muzos së tyre, i vendosur për hakmarrje!

Ky varrim, i cili u kthye në një demonstratë të vërtetëantifashiste, i tmerroi fashistët italianë e tradhtarët e vendit.Ata shihnin tani një popull të tërë në shtigjet e luftës sëarmatosur.

Page 60: Azis Hoxha perfundim

60

AZIS HOXHA

PAS PESË MUAJVE

Mbledhjet e grupeve kishin kohë, që fillonin, dukeqëndruar më këmbë me një minutë heshtjeje, në kujtim tëdëshmorëve, të cilët binin në fushën e betejave, në të katëranët e vendit. Betimin: “Do t’ia marrim hakun!” që bëninshokët, në këto raste, sikur shtonte më tepër urrejtjen ndajpushtuesve fashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre e sikur kybetim, i bënte më të vendosur për të luftuar më me guximfashizmin.

Shkëndijat e luftë së hapur, demonstratat, atentatet esabotimet, që bëheshin në qytet, u përhapën në të gjithakrahinat e vendit.

Shembulli i komunistëve të rënë heroikisht në fushat ebetejave, apo qëndresa heroike e të tjerëve, përpara xhelatëvenë burgjet fashiste, frymëzonte çdo antifashist.

Lavdisë së një komunisti të rënë në luftë, i shtohej lavdia ekomunistëve të tjerë, të cilët sublimoheshin njëri pas tjetrit.

Page 61: Azis Hoxha perfundim

61

Gjirokastra në epope...

Komunistët po mbusheshin me lavdi. Dhe populli shihtete komunistët gjakun, zemrën, shpirtin e vet, lavdinë e vet!

Po ngrihej nga Partia lart e më lart lavdia dhe patriotizmi iracës arbërore!

* * *Ishte vera e vitit 1942.Duke biseduar rreth luftës antifashiste, një mësues në

fshatrat e largëta të Konispolit, i thotë një shoku: “ Që kur jamkthyer nga fshati, ne kemi bërë shumë nga këto biseda dhe mekëdo që bisedoj, po këto muhabete bëjmë, por, e di ti që mëvjen turp nga vetja ime, kur nuk bëj ndonjë punë për Luftën?

E di ti që, kur dal pazarit, më duket, sikur më qeshin tëgjithë ata, që më shikojnë? Shumë herë i them vetes: “Të mëruajnë llafet!”

Dhe mësuesi kishte të drejtë.Të mos ishe antifashist në Gjirokastër si dhe kudo, të mos

punoje për luftën, do të ishe i izoluar nga shoqëria. Të isheindiferent do të përbuzeshe. Të ishe fashist do të kishe urrejtjene një populli të tërë. Ndërsa njerëzit e Lëvizjes kishin respektine konsideratën e popullit, pse luftonin për çlirimin e vendit,pse luftonin për vendosjen e demokracisë popullore, pse ishinshokë të heronjve dhe trimave, që s’i ndanin fjalët nga veprat,se bënin pjesë në Frontin Nacionalçlirimtar, që grumbulloninrreth vetes ajkën e patriotizmit shqiptar, të trimërisë, burrërisë,vendosmërisë dhe pastërtisë morale.

* * * Lufta po rritej dhe po zhvillohej nga dita në ditë

Nga fillimi i prillit të vitit 1942, me vendim të KomitetitQarkor formohet në qytet komisioni prej pesë vetësh përmbledhjen e ndihmave në favor të Lëvizjes. Ndihmat e para:municion, bereqet dhe veshëmbathje do të mblidheshin, sipasudhëzimit, kryesisht nga njerëz të paorganizuar në parti, rini

Page 62: Azis Hoxha perfundim

62

AZIS HOXHA

apo grupe edukative. Pra, do të mblidheshin ndihma nëpërgjithësi nga njerëz të moshuar nga: tregtarë, nëpunës,zejtarë, apo nga ata, që rronin me administrimin e pronës sëvet.

Ndahet puna. Çdo anëtar i komisionit merr në ngarkim tëmbledhë ndihma te të njohurit e vet, ku kishte kredi, psekonspiracioni nuk lejonte as të jepej dëftesë e as të mbaheshinshënime.

Sipas udhëzimeve të Partisë, ndihma do të jepej kryesisht,sipas dëshirës të çdo njerit, që ndihmonte dhe duhej të punohejme durim e, në mënyrë që, çdo njeri të jepte ndihmë, të bëhejsa më i ndërgjegjshëm e të lidhej sa më ngushtë me FrontinNacionalçlirimtar.

Ndihma materiale, që do të grumbullohej, ishte njëra anëe punës. Puna më me rëndësi do të ishte agjitacioni dhe pro-paganda, që do të bëhej me zgjuarsi me njerëzit, sepse njëkategori njerëzish, kishte influenca personale në masat eqytetit, një influencë të trashëguar. Ishte ajo shumicë njerëzish,që ndikonte në forcimin e opinionit dhe pastaj, në këtë kategorinjerëzish, armiku mund të gjente terrenin më të përshtatshëmpër të përhapur helmin e vet.

Çdo anëtar i komisionit do të shpinte rregullisht te njerëzite vet traktet dhe komunikatat e partisë, sadoherë, që do tëdilnin.

E gjatë këtyre takimeve (tri – katër herë në muaj) do tësqaroheshin njerëzit për situatat e krijuara, duke luftuarnjëkohësisht edhe parullat e armikut.

Në mbledhjet mujore, që bëheshin për të dorëzuar ndihmatçdo njerit i bëhej zemra mal, kur shihte sesa shumë njerëz ehiqnin nga goja e tyre, për të ndihmuar Luftën se dhe plakatnxirrnin kondoxhupet nga fundi i sepeteve, ku i ruanin prejvjetësh, për t’i veshur partizanët, apo hiqnin nga dysheqetleshin e bënin bluza dhe çorape për partizanët.

Nuk besoj të ketë mbetur femër në Gjirokastër që të mosketë punuar triko, çorape, bluza, e doreza për çetat partizane,

Page 63: Azis Hoxha perfundim

63

Gjirokastra në epope...

apo të mos ketë qendisur me kujdesin e femrës dhe dashurinëe së resë shkabën dykrenore me yllin e kuq partizan.

Një mbasdite më vjen në shtëpi Subiu 8 dhe më sjell për tëshpërndarë një sërë komunikatash.

Në avlli ishin mbledhur për muhabet, si mblidheshinzakonisht, plot plaka.

- Ç‘i ke ato, Subo?- Hiçgjë, kisha marrë një libër për të lexuar dhe ta solla.- Libër, libër, po kini mendjen të zez, se do t’ju zënë!- Spiunët udhëve janë, - i thotë tjetra.- Udhëve s’rrinë ata, e kanë ndjerë frikën tani.“E dëgjuat si e hëngri gjysmën e lekut 9 ai djali i Tolicës që

vinte këtu te sheshi i Çerçizit dhe përgjonte?”- Ruajuni, ruajuni të keqen, se mezi ju kanë nënat, se “Ujët

flë dhe hasmi s’flë”, thonë.- E po ne në luftë jemi, po ju plakat ç’bëni?I kini dhënë ato kondoxhupet?10

- Ja aty e kam unë timin. Ejani merreni!- E pse do t’i ruajmë në sepet e mos t’ua japim partizanëve?

Janë djemtë tanë ata. Gdhihen dhe ngrysen maleve në shi dhenë zborë (dëborë) e me kokë në torbë.

- Ashtu është, ashtu, ç’t’i ruajmë e për kë të kursejmë? Mirëqë na u ndodhën tani për këtë ditë.

- Edhe këta s’durohen. Kishin ardhur një ditë në vapë dyushtarë dhe rrinin te sufa e portës. E ç’t’ju them... Zhveshënbrekët, moj të keqen. Po mirë që s’u ndodhën burrat brenda,se do të ishin vrarë me ta.

- Hasmi s’të vjen në shtëpi për të mirë.E kështu vazhdoi muhabeti i këtyre plakave, muhabet lufte,

gjersa u err dhe u larguan.

8 ) Subi Bakiri, shtëpia e të cilit ishte një nga bazat më të rëndësishme tëLuftës në Gjirokastër.

9 ) Kjo shprehje përdorej në kohën e Luftës në kuptimin e plumbit.10 ) Një lloj peliçe karakteristike gjirokastrite

Page 64: Azis Hoxha perfundim

64

AZIS HOXHA

ZEMËRGJERËSIA

- Mirë e keni, mor djem, - thoshte një ditë një blektor, njëburrë i ndershëm, kur iu kërkua për herë të parë ndihmë, - juvriteni e ne të kursejmë para? Do t’ju japim para, bereqet,bagëti, veshje e ç’të kemi... Vetëm me mend, se, këta qeratarë,janë bërë, si të tërbuar tani. Dasmë pa mish s’bëhet, por,gjithnjë, me mend, djema, se këta janë akoma të fortë për ne “.

- Unë s’kam tani, - i tha një anëtari të komisionit, njëbashkëlagjas, i cili rronte vetëm me të ardhurat, që sigurontenga një lopë, - por do ta heq nga goja e familjes dhe do tëndihmoj dhe unë Luftën e djalërisë.

Ca të tjerë zinin vetë anëtarët e komisionit dhe i qortoninse nuk u kishin kërkuar ndihmë. Mburreshin njerëzit, që jepninndihmë mujore për Luftën, se kështu ishin të lidhur me FrontinNacionalçlirimtar. E ndjenin veten në radhët partizane, nëradhët e trimave, në radhët e çlirimtarëve.

Puna ishte e madhe dhe çdo ditë shtohej numri i atyre, tëcilët ndihmonin luftën, prandaj çdo anëtar i këtij komisioniaktivizonte edhe shokë të tjerë. Kështu nuk mbetej njeri padhënë ndihmë për luftën, nuk mbetej njeri pa u lidhur meFrontin, nuk mbetej njeri pa lexuar shtypin e partisë. Ndodhteqë shokë të komisionit të ndihmave të arrestoheshin, apo tëhidheshin në ilegalitet, por puna nuk ndërpritej për asnjë ditë,pse partia do të ngarkonte njerëz të tjerë, të cilët do tëzëvëndësonin ata.

Populli dhe Partia Komuniste Shqiptare te FrontiNacionalçlirimtar shihte çdo ditë dhe më qartë të vetmengaranci për çlirimin e Atdheut të robëruar, të vetmen fuqi përmbrojtjen e nderit e të pasurisë dhe, s’kishte forcë që tapengonte fjalën e partisë, vrullin e rinisë. Nga agjitacioni i

Page 65: Azis Hoxha perfundim

65

Gjirokastra në epope...

kufizuar e kokë më kokë, që bëhej në fillim, tani kishte ardhur koha tëhidhej në punë politike të hapët në masat e popullit. Grupe të rinjsh,herë me shfaqje teatrale, herë me vegla muzikore vizitoninfshatrat përreth qytetit me programe të caktuara.

Gjëmonte qyteti dhe fshati nga meloditë e këngëvepartizane.

Ditën e 1 majit (14 maji në kalendarin e ri) Gjirokastra efestonte çdo vit në Kodhorcë * bregorekjo në jug të qytetit.

Sipas traditës do të hahej e do të pinte në “Atë ujë që t’iiknin të ligat”.

Po kjo festë fetare më 1942 u kthye nga Partia në një mitingmadhështor. Të deleguar të Partisë i folën popullit përhistorikun e 1 Majit, mbi luftën që bën proletariati botëror përta hequr qafe zgjedhën kapitaliste dhe detyrat që i dalin sotpopullit shqiptar. Pastaj anëtarë të Partisë, të rinj dhe të rejakomuniste, anëtarë të grupeve komuniste dhe të grupeveedukative, do të shoqëroheshin me popullin për të vazhduarbisedat e shëtitjet tradicionale.

* * *Nga mezi i majit do të bëhej një shëtitje në Leknjas* vend

piktoresk e me ujë, afër Kodhorcës. Mbi 100 të reja, nga tëgjithë lagjet e qytetit, grupe - grupe morën rrugën e Manalatit.Në buzë të përroit u grumbulluan të gjitha tok, duke kënduarkëngë revolucionare. Një vesë shi, afër drekës, i detyroi vajzattë largoheshin përpara kohe dhe kërkuan të mbroheshin nëkonakët e jashtme të Teqesë së Zallit”. Po Dervish Rexhepinuk mund të fuste në teqe vajzat, që i këndonin botës së re!

Një javë më vonë u bë një “shëtitje” tjetër në brigjet e Teqesë sëShtufit. U zhvillua i njëjti program. Dhe shëtitje të tilla me të rinjdhe të reja u bënë shumë me radhë, gjithë atë verë.

Komiteti Qarkor i Partisë tregonte një kujdes të veçantëpër punën me të rinjtë. Krahas zhvillimit të sportit bëhej edhenjë punë e dëndur edukative.

Page 66: Azis Hoxha perfundim

66

AZIS HOXHA

* * *Në qershor të vitit 1942 skuadra “Shqiponja” u ndesh me

skuadrën e garnizonit italian të Gjirokastrës. Fashistët epropagandonin me të madhe këtë ndeshje “miqësore”,“vëllazërore”, por fusha ishte mbushur me ushtarë tëarmatosur. Po shumë më tepër kishte popull, sidomos të rinj.Gjate lojës goditet në këmbë një lojtar italian. Filloi grindja,filloi grushti midis lojtarëve. Komandanti fashist urdhëroiushtarët të futeshin në fushë. Po në fushë hyri i gjithë populli.Fashistët u tmerruan. Lojtarët pa u veshur, ushtarët ua hipinkamionave dhe duke qëlluar në ajër u larguan, por gurët nukiu ndanë, sa u larguan nga brigjet gjatë rrugës. Populli pa dhenë këtë ndeshje “miqësinë” e “vëllazërinë”.

* * *Ishte vjeshtë e vitit 1942. Koha e vjeljes së misrave.Ishte organizuar një ndeshje futbolli në Dervician midis

skuadrës “Shqiponja” të qytetit dhe futbollistëve minoritarë.Fusha ishte mbushur plot e përplot me fshatarë e djemgjirokastritë. Kishin ardhur dhe shumë ushtarë italianë të njëreparti të artileisë, që kishte zënë vend aty afër. Filloi loja dhembaroi pjesa e parë në mes brohoritjeve e këngëve patriotiketë sportdashësve. Kur filloi pjesa e dytë e lojës, u dëgjua ngajashtë fushës një fërshëllimë bilbili.

Të njëzetë e dy lojtarët me tre gjyqtarët morëndrejtqëndrim, duke mbajtur një minutë zi, në kujtim të shokëvetë rënë në luftë për çlirimin e Atdheut. Ushtarët italianë, qëkishin zënë një qoshe të fushës, u hutuan. Këngët patriotikevazhduan, deri sa mbaroi loja dhe gjersa futbollistët u kthyennë Gjirokastër.

Por fashizmi dhe bashkëpunëtorët e tij, s’do të linin gur palëvizur për të shuar flakën e këtij zjarri, i cili po i përvëlonte.

Çdo ditë e çdo natë do të arrestonin, apo do të internoninburra e gra. Herë pas herë do të digjnin, apo do të shkatërroninshtëpitë e ilegalëve. Pothuaj në çdo dy – tri netë do të dëgjohej

Page 67: Azis Hoxha perfundim

67

Gjirokastra në epope...

të hapej një shtëpi, apo do të tentohej të hapej një tjetër.Kjo nevojë e madhe do të detyronte njerinë të udhëtonte

në rrugën Gjirokastër – Vlorë se kusarët në Shkallën e Zezë,në Salari, në Mazhar, apo në ndonjë shteg tjetër, do t’izhvishnin edhe xhaketën nga krahët.

Dhe kjo ishte gati e përditshme.Ky ishte “rendi fashist”!Por sa të pazotë ishin fashistët për mbrojtjen e rendit publik,

aq dinakë dhe djallëzorë tregoheshin për të përçarë populline për ta larguar e distancuar atë nga Fronti Nacionalçlirimtar.

Tahir Kolgjini, xhelati anadollak, grumbullon mercenarët,nga ishin dhe s’ishin, H. M. me shokë, organizon bandahajdutësh për të bërë pre në fshatrat e Lunxhërisë, në krahinatminoritare e të sillte përçarje në vëllazërinë në besime tëndryshme e në minoritet. Edhe vathët nga veshët, edhe unazatnga gishtrinjtë ua hiqnin grave, këta kusarë të paguar!

E për të deziluzionuar popullin, për ta larguar atë nga LuftaNacionalçlirimtare, kudo që vinin, në Stegopul, në Hllomo eSelckë, zbatonin me rigorozitet porosinë e fashistëve për t’uparaqitur si çeta partizane. Në strehët e historisë fashistëtkishin gjetur një “armë të ndryshkur”: “ Përça dhe sundo”,por “Harro fshanë e Valaresë, se Ali Pashën e prenë!”

Populli i njihte mirë çetat partizane dhe komunistët, se ishinpjellë e tij, ashtu sikundër i njihte mirë armiqtë, fashistët dhebandat hajdute të tyre.

Pra dështoi dhe ky plan fashist! Po të tjera plane përpiloheshin në zyrat e SIMIT e të fashos

dhe viheshin në zbatim për të luftuar kryengritjen e armatosur,që po përgatiej nga Partia Komuniste Shqiptare

Bandat hajdute dolën nga pyjet, zbritën në qytet, po taniveshën “devizën” e milicit. Më tepër terror në popullin eqytetit.

Datat 4, 5, 6, 7, 8, 9 dhe 10 gusht 1942 ishin ditët, kur burgjetu mbushën me antifashistë dhe milicët s’lanë shtëpi pakontrolluar e plaçkitur.

Page 68: Azis Hoxha perfundim

68

AZIS HOXHA

Më 7 gusht 1942 del urdhri i ndalim - qarkullimt të njerëzve,pas orës 22.00, ndërsa në fshatra, pas orës 21.00. Fashistët kishinvendosur t’i vinin gjoksin e tyre të grirë përbrenda ortekut, icili po zbriste nga malet kreshnike e që po shkatërrone çdopengesë, që i dilte përpara.

Mu në mes të pazarit kërciste revolveri i njësitit gueril tëqytetit dhe shtrinte përdhe fashistë e spiunë.

Fashistët dhe tradhtarët dridheshin nga trimëriadjaloshare…

Por s’dorëzoheshin…Pas operacionit të këtyre ditëve, që u bë në qytet, në

dyjavorin e dytë të gushtit të vitit 1942, prefekti në krye tëqindra milicëve filloi një operacion në Picar dhe në fshatra tëtjerë të Kardhiqit. Kërkonte të dorëzoheshin ilegalët. Djegshtëpi dhe kasolle, arreston burra, gra dhe kthehet nëGjirokastër, si triumfator.

Por populli me besim të patundur te forcat e veta e në vijëne Frontit Nacionalçlirimtar i thoshte: “ Prit, Tahir Kolgjini!Dardha e ka bishtin prapa”. Dhe çetat partizane me njësitetguerrile të fshatrave hynin në mes të ditës në fshatra, hapnindepot e bereqetit të dhjetarëve dhe ia shpërndanin popullit.Fshatarët po bëheshin zotër të mallit të vet.

“Asnjë ushtar fashizmit!”Ishte thirrja që Partia Komuniste Shqiptare i drejtohej

popullit.Djemtë e qytetit dhe të fshatit, të cilët e kishin në gjak

trimërinë dhe patriotizmin, mbushnin radhët e çetavepartizane, që i kishin dalë zot Shqipërisë së robëruar.

Revolucioni popullor marrshonte gjithnjë përpara. Popërgatitej kryengritja e armatosur. Fitorja madhështore, qëkorri Partia Komuniste Shqiptare më 16 shtator 1942, nëKonferencën e Pezës, ku organizoi rreth FrontitNacionalçlirimtar gjithë rrymat politike përparimtareshqiptare, konkretizoi më së miri heroizmin, zgjuarsinë,largpamësinë e udhëheqjes së Partisë Komuniste Shqiptare

Page 69: Azis Hoxha perfundim

69

Gjirokastra në epope...

dhe patriotizmin e popullit shqiptar.Tani në fshatrat, çetat partizane e në qytete të deleguar të

Komiteteve Qarkore, ngrinin njëra pas tjetrës KëshillatNacionaçlirimtare.

Po hidheshin kështu themelet e pushtetit popullor. Popullipo lidhej gjithnjë e më ngushtë rreth Frontit Naconalçlirimtar.Por fashistët do të luanin dhe gurin e fundit për të rrëzuarkëtë kështjellë vigane, e cila po ngrihej me gjakun e djalërisëshqiptare në Shqipërinë e robëruar.

Topa kini, ushtri kini, ecni dhe i zini…, Javer bej!

Më 3 tetor 1942 “I ardhuri në shportë” 11 , e inaguroi pozitën,që i kishte dhënë fashizmi, si guvernator i Prefekturës sëGjirokastrës, me një mbledhje me parësinë e qytetit. Beu kërkoinga parësia të dorëzoheshin të arratisurit brenda muajit,“ndryshe do t’i presim popullit bukën dhe ujin, nëpunësve

Prefektura e Gjirokastrës, 1912

11) Kështu e përçmonte populli Javer Hurshidin me origjinë turke, djalëi adoptuar nga një bej gjirokastrit

Page 70: Azis Hoxha perfundim

70

AZIS HOXHA

nuk do t’ua paguajmë rrogat, do të mbyllim shkollat, do tësillemi me ju, siç silleni me ju me qeverinë! Asnjë shtëpi ngaato, që kanë të arratisur, nuk do të lëmë në këmbë! Të gjithëfamiljet e të arratisurve do t’i internojmë”.

- Qeveria e ka dorën të gjatë, Javer bej! - i thotë njëri ngapleqtë. - Mund të bëjë ç’të dojë, po tani ndryshuan kohët.Djemtë janë në male. Topa kini, ushtri kini, ecni dhe i zini…

Dhe i vetmi bej, që kishte mbetur nga bejtë e Gjirokastrësme të thënë dhe me të bërë nuk e zgjati më fjalën.

* * *Numri i të burgosurve, të internuarve e të shtëpive të

djegura dhe të shkatërruara, po e shtonte nga dita në ditë Beui Gjirokastrës.

E kur fashistët panë se frikën nuk e njihte ky popull e terrorinuk mund të gjunjëzonte, vendosën ta përkulnin me anën eurisë.

Më 10 deri më 17 tetor 1942 furrat nuk nxorën bukë.Por, sa më barbar bëhej armiku, aq më i vendosur tregohej

populli për të luftuar fashzmin, aq më ngushtë lidhej meFrontin Nacionalçlirimtar.

Ishte kështu një popull që s’jepej kurrsesi, sado masa tëashpra të ndërmerreshin.

Më 19 tetor 1942 rrugët e pazarit u mbushën me burra,gra, fëmijë dhe të reja. Te sheshi i kafenesë së Prefektuëss’kishte, ku të hidhje mollën.

-Te Prefekti, te Prefekti! - u dëgjuan ca zëra dhe turmambushi korridoret e pallatit të prefekturës, duke vënë përpara,si hunjtë e gardhit policë dhe xhandarë.

- Duam bukë ! Duam bukë përngahera !- Të dalë Prefekti!- Prefekti të dalë !Po prefekti s’dukej.Nga “ndënëkalaja “ shihet të zbresin me nxitim milicët.U përleshën me popullin në rrugët e pazarit dhe hynë në

Page 71: Azis Hoxha perfundim

71

Gjirokastra në epope...

prefekturë, ku u bë përleshja me ta, fyt më fyt.- Ç‘ka ky popull, more burrë? - thotë një xhandar.- Duam bukë, se qeveria ka mbyllur furrat!- Po ç’ka dreqin, po bahet kështu. Ne na thanë se

komunistët duan të vrasin Prefektin! Dhe xhandari u zhduk me nxitim nga shokët e vet.Turma u grumbullua në mes të pazarit.Britmat “Bukë, Bukë!” sa delnin nga fillimi i turmës

përhapeshin në të gjithë rrugët e pazarit.Demonstrata, sipas itinerarit parashikuar nga Komiteti

Qarkor i Partisë, u shpërngul nga Baçe e Teqesë. Këtu u delpërpara Koço Muka, kuestori i policisë, dhe u mundua tëqetësonte demonstruesit, duke u premtuar se do të dilte bukënë furra dhe do të liroheshin shokët e porsaarrrestuar.

Por si qeni i lig, që sa herë t’i biesh me shkop kokës,grinjaset për të të kafshuar, kështu dhe fashistët, pas çdoaksioni të popullit kërcënonin, kanoseshin e kundërveproninpër ta larguar atë nga rruga e vet.

Të nesërmen e demonstratës së bukës, më 20 tetor, thirrënnë prefekturë shumë arsimtarë.

Te dera e prefektit rrinin ca milicë të armatosur.Salla e pritjes ishte në sallon i madh.Tahir Kolgjini rrinte i vrejtur, në krye të sallonit. Të ftuarit

zunë vend njëri pas tjetrit në karriket, që ishin vendosur pranëmurit, larg tavolinës së prefektit. Asgjë s’lëviste në atë sallonaq të madh me rreth njëzet burra brenda. Të ftuarit, herëshikonin fytyrën e mavijosur të Tahir Kolgjinit, herë shikoninnjëri - tjetrin, duke pritur, nga çasti në çast, që prefekti të haptebisedën.

Ata e merrnin me mend pse ishin thirrur, prandaj çdo njerimendonte sesi do t’i përgjigjej prefektit injorant.

Por Tahir Kolgjini nuk i kishte thirrur për të biseduar, porpër t’i kërcënuar dhe frikësuar. Dhe si e filloi, e mbaroi bisedënafuzi anadollak:

“Ju arsimtarët jeni ba të gjithë komunistë!... Ju bëni të gjitha

Page 72: Azis Hoxha perfundim

72

AZIS HOXHA

këto ngatërresa, po do ta paguani shtrenjtë!... Po merrni nëqafë veten dhe ata kalamajtë, që ua keni qitë mendjen ngakryet! Fashizmi ka me ju ba të bindeni, se po i bini murit mekrye! Ne shqiptarët e ndershëm, s’do t’ju lamë me na shitë teshqau, te greku e me na prishë nderin e burrninë e shqiptarit!...Mblidhni mentë në krye, se pasha zotin, nji s’kam për të lanëgjallë! A e muarrt vesh? A e kuptuet?”

Siri Shapllua u ngrit për të thënë ndonjë fjalë, por TahirKolgjini e ndërpreu, i ra tavolinës me grusht e iu nxi fytyra, sipër t’ju përshtatur këmishës, që mbante veshur e shkumë idilte nga goja, kur çirrej: “Ulu njaty! S’duem llafe! Kujtoni semundeni me genjye, si bani me nxënësit, që i keni ba me mëpru ktu ndonjenin, vetë e kam për ta mbytë!”

Fashizmi bashkë me terrorin, frikën dhe kërcënimet, umundua të përdorte edhe paranë për të korruptuar njerëzitdhe për të dobësuar Luftën Nacionalçlirimtare.

Më datën 12 nëntor 1942 u panë të afishuara, në të gjitharrugët e qytetit, kopje të vendimit Nr. 3, datë 4 nëntor 1942 tëKomitetit të Sigurimit Botnuer” që dënonte gjashtë ngaudhëheqësit e luftës në Qarkun e Gjirokastrës. Në vendimlexohej:

a. Kushdo q’i vret, zë ose lehtëson zanien e ndonjerit ngapersonat e mësipërmë, merr një shpërblim të menjëhershëmfranga shqiptare 10 000 (dhjetë mijë)

b. Në dashtë se, ai që përmbush këtë veprim ndodhet iarratisun si i akuzuem, ose i dënuem për çdo faj politik oseordner, qoftë edhe me dënim vdekjeje, dekllarohet menjëherëi falur”.

Disa ditë më vonë u panë të afishuara në pazar shpallja,ku thuhej:

“Kush vret prefektin do të paguhet një frangë!”Edhe lufta ka humorin e saj.Po plagët, të cilat merrte fashizmi në të gjitha frontet e

Luftës, po gangrenizoheshin.Nga nëntori i vitit1941, në dyert e Moskës ushtarët

Page 73: Azis Hoxha perfundim

73

Gjirokastra në epope...

gjermanë, pas tre vjetësh lufte, dëgjuan, për herë të parë ngagjeneralët e tyre, komandën : “Prapaktheu!”

Lufta partizane në vendet e robëruara të Evropës ishterritur, zhvilluar në përmasa dhe u shkaktonte dëme të mëdhafashistëve. Ushtria Partizane Vullnetare NacionalçlirimtareShqiptare rritej nga dita në ditë dhe po korrte fitore njëra pastjetrës, duke çliruar krahina të tëra.

Si rrufeja përhapeshin lajmet, që vinin nga të katër anët eShqipërisë për çlirimin e krahinave të gjëra nga çetat partizane.Pas çdo fitoreje, një fitore tjetër e madhe do të korrej.

Djemtë e popullit, në radhët e ushtrisë dhe të milicisë,gjithnjë e më shumë ndjenin detyrën patriotike, që u ngarkontekoha, të shpartallonin radhët fashiste dhe të bashkoheshin meUshtrinë Partizane Vullnetare Nacionalçlirimtare Shqiptare.

Më 2 gusht 1943 arratisen nga kalaja, ku ishin mbyllur, 19milicë dhe një xhandar. Dy ditë më vonë arratisen të tjerë. Më 31mars arratisen nga repati i Jorgucatit oficerët Asim Zeneli dhePano Xhamballo me 12 ushtarë. Dezertime nga radhët e fashistëvedo të dëgjoje çdo ditë. Dhe populli po shihte, përherë e mëqartë, në luftën e tij të vendosur e pa kompromis kundërpushtuesve e tradhtarëve, fitoren e ardhshme, fitoren e madhe.

* * *Edhe kur populli shqiptar po gëzonte, si asnjëherë

bashkimin e tij rreth Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar mePartinë Komuniste Shqiptare në krye, lindi Balli Kombëtar!

Balli Kombëtar u organizua nga fashistët për të luftuarLëvizjen Nacionalçlirimtare. Shumica e udhëheqësve të kësajorganizate ishin nëpunës të lartë të fashizmit. Ata flisnin kundërfashizmit, nga kolltuqet, që u kishte dhënë fashizmi.

Ata majmeshin nga rrogat, që merrnin nga fashizmi. Ataorganizoheshin me armët, të cilat ua jepte fashizmi.

Në influencën personale, që kishte një pjesë e tyre, nërrethet familjare, apo shoqërore, me autoritetin e pozitës, tëcilin u kishte dhënë fashizmi, ata nisën në të katër anët e vendit,

Page 74: Azis Hoxha perfundim

74

AZIS HOXHA

një gjueti të shpirtrave të varfër.E na vinë në Gjirokastër Ali bej Këlcyra, Zejnel Gjoleka me

njerëz të tjerë, politikanë të falimentuar, përqafohen meprefektë dhe kuestorë, ia shtrojnë me dreka dhe me darka nështëpitë e agallarëve të qytetit dhe ngrënë selinë e tyre nëteqenë e dervish Rexhepit.

Teqeja e Zallit shndërrohet tani në degë rekrutimi e BallitKombëtar, në depo armësh e ushtrisë italiane për çetat e Ballite në zyrë informacioni për Luogotencën!

Dervish Rexhepi, me autoritetin e rrobës bektashiane,shkëput nga radhët e popullit një pjesë të popullsisë sëGjirokastrës, robër të fesë dhe të zakoneve prapanike.

Dhe në qytet, që në javët e para, populli ndesh me helmine përhapur nga Balli Kombëtar.

Në një vdekje në lagjen Palorto, Q. Sh., eksponent i BallitKombëtar, duke vazhduar bisedën me një kushëririn e vet, ithotë:

“ Anglezët dhe amerikanët nuk mund të lënë në Evropë njëShqipëri Komuniste. Bashkimi Sovjetik, jo vetëm që është larg, pordo të dalë nga lufta i shkatërruar. Aleatët do t’u imponojnë rusëvevullnetin e tyre, kështu që fitorja do të jetë e nacionalistëve. Pse nuke hapin aleatët frontin e dytë? Pastaj edhe brenda nuk është situatë efavorshme për Partinë, si këtu në Gjirokastër. Partia këtu ka influencëedhe pak në Vlorë, Korçë e Berat... Në Tiranë ka vetëm një MyslimPeza, në Dibër një Haxhi Lleshi, që s’ka akoma influencë, pastaj gjithëveriun ne e kemi në dorë. Lë kleri katolik të bëhet komunizëm nëShqipëri!”

Një shok ndërhyn në bisedë dhe i thotë “kushëririt”, me tëqeshur:

- Mos të të bëjë kushëriri me vete.- Kjo luftë ka ndarë djalin me babën dhe jo ne .., që, fundja,

kushëri jemi.- Secili ka idenë e tij sot. Ne nuk u imponojmë të tjerëve

idetë tona, - thotë eksponenti Q. , me pozën e një demokratiliberal.

Page 75: Azis Hoxha perfundim

75

Gjirokastra në epope...

- Edhe sikur të doni ta bëni atë, nuk do t’ju shkojë. Pastajç’ide ka Balli Kombëtar? Vetëm të bashkëpunojë me armikundhe të luftojë Frontin Nacionalçlirimtar?

- Kot nga këto, - thotë arsimtari. – S’është këtu koha dhevendi për këto muhabete, - dhe, si për të shuar sherrin, merrQ. nga krahu dhe largohen.

Një anëtarit të Komisionit të ndihmave i kujtohet njëngjarje:

“Një blektor dhe tregtar çdo muaj jepte ndihmë për Luftën40 franga. Kishte dhënë dhe 30 kg lesh; një herë tjetër kishtedhënë dhe 50 kg misër.

Pas ca kohe një ditë na thotë: “Kjo ndihmë, të cilën japunë, nuk është gjë, tani e shoh që duhet diçka më shumë. Unëdo të ndihmoj Luftën, ashtu siç duhet, aq sa do të mbeteni tëkënaqur”.

Por, pikërisht ato ditë, me krerët e Ballit kishte ardhur nëGjirokastër dhe një kushëriri i tij. Dhe një ditë merret vesh sekishte bërë një darkë për ta. Pas kësaj u largohet takimeve.Ngandonjëherë bënte sikur nuk na shikonte, e hera - herës ishmangej takimeve drejtpërdrejt.

I shkoj një natë në shtëpi. Pas shumë bisedimeve me ne, nëfund, na thotë: “Po lidhem me Ballin. Unë nuk jam komunist, jume idenë tuaj, ne me tonën. Luftë bëni ju, luftë bëjmë ne. Po të doniejani të bashkohemi!”

Balli Kombëtar përdorte metoda shumë të rafinuara për tëgënjyer njerëzit.

* * *- Mor le të bëhet komunizmi, - i thoshte një ditë babai djalit

i organizuar në Rininë Komuniste. Nuk dua të kem as shtëpi eas prokopi, le të katandisem të eci zbathur, po le të shoh njëditë Shqipërinë të lirë! Po Anglia është kurvë e vjetër, moredjalë! Nuk i besohet asaj. Nuk e jep ajo Grekun për hatrin tonë.Ne gjithmonë na ka ngrënë frika e grekut dhe e serbit. Si të

Page 76: Azis Hoxha perfundim

76

AZIS HOXHA

bashkohemi ne me ata? Tani rezervë e propagandëshelmatuese të Ballit Kombëtar ishin dhe mbeturimatreaksionare, që kishin lënë shekujt te njerëzit tanë.

Një ish ballist, një fshatar i thjeshtë, i zgjuar nga fshatrat eKurveleshit, që i kishte kaluar të gjashtëdhjetat, tregonte:

- Dëgjo, bir. Në të gjithë jetën kemi qenë të vuajtur. Tërëkohën me një bisht berra kemi rrojtur dhe, në çdo luftë, qëështë bërë, na brënda kemi qenë, po gjithë jetën me kërrabë nakish metur në dorë dhe gjithnjë parësia ka dalë në krye. Kë tëbesoja unë? Ca djemuri nga Gjirokastra? Memo Meton meshokë, që s’i njihte njeri e që vinin te unë për të kërkuar pesëfishekë e një okë miell, apo Zenel Gjolekën e Vehip Runën, qëndiheshin, si të parët e vendit e që e kishin miellin e frëngutme kuintalë? Sos e kishim parë dhe herë tjetër këtë luftë?! Porkur vinë mendë i hëngërçin qëntë”.

Kur u dënua nga gjyqi i popullit Zejnel Gjoleka bashkë metë u dënua dhe Alem Roshi, për një radhë krimesh, që kishtekryer kundër popullit. Kur gjykatësi e pyeti në kishte gjë përtë thënë, ai u përgjigj: “Ama do të vritem dhe unë krah për krah meZenel Gjolekën? S’më vjen keq pse do të des!”

Përpara këtyre barrikadave të errësirës mesjetare tëmbrojtura dhe nga fashizmi dhe reaksioni, është ndeshurPartia, gjatë luftës për çlirimin kombëtar për liri dhe demokraci.

Nga mesi i shkurtit të vitit 1943, më vjen në shtëpi HalilYmeri bashkë me një kapter nga Çorrushi i Mallakastrës.Kishin shkuar të bisedonin për problemet e luftës. Bisedojnëgjërë e gjatë për vijën e Frontit Nacionalçlirimtar, për PartinëKomuniste, Për Ballin Kombëtar. Pas shumë bisedimesh, ulexohen dhe disa komunikata dhe disa artikuj të “Zëri iPopullit”, të cilët demaskonin veprimtarinë tradhtare të BallitKombëtar.

Halili shfaq keqardhjen që nuk u ndodh në Libohovë, kuru arratisën andej xhandarët, thotë:

“Unë dita - ditës pres të arratisem, por me Ballin s’vete!Ata thonë se do të luftojnë fashizmin, por hanë në një karavane

Page 77: Azis Hoxha perfundim

77

Gjirokastra në epope...

me ta! Mua më kanë zënë dhe ata të Ballit. Më premtuan të mëjepnin dy thasë me miell dhe pesë napolona, por unë nderintim nuk e shes, as për miell e as për para. Vija e Frontit e shohqë është për çlirimin e Shqipërisë dhe unë do të vendos tëluftoj gjer në fund bashkë me popullin”.

Dhe ashtu luftoi Halili, si partizan e si komandantkompanie në batalionin “Asim Zeneli”, gjersa më 7 shkurt 1944ra herokisht në brigjet e Qestoratit, duke luftuar në këmbëkundër ushtrisë gjermane.

Balli Kombëtar në qytet mundi të bëjë për vete dhjetë –pesëmbëdhjetë familje nga agallarët dhe tregtarët e mëdhenj.Këta ishin njerëz, që nuk kishin asnjë kredi në popull, por që,për një kohë të shkurtër, mundën të bënin për vete disa tëafërt të tyre, miq personalë, gjersa edhe disa nga këta, ekuptuan tradhtinë e Ballit Kombëtar dhe u hodhën mepopullin. Edhe kur Balli Kombëtar, i lidhur me fashizmin, filloitë luftonte pas krahëve dhe drejtpërsëdrejti punën e Partisë,qyteti ziente nga puna e propagandueseve të Partisë. Çetatdhe batalionet partizane zgjeronin gjithnjë e më shumë zonate lira. Radhët e kuislingëve shpartalloheshin çdo ditë e mëtepër.

E kjo tmerronte fashistë dhe tradhtarë.Gazermat e Gërhotit u rrethuan me llogore dhe tela. Një

autoblindë ditë dhe natë kontrollonte rrugën Virua - Kodhorcë.Fashistëve u kishte hyrë frika në palcë.

Më datën 19 shkurt 1943 në Këcullë* bëhej një mbledhjeme pionierët e lagjes “Palorto”.

Ja çfarë tregon njëri prej tyre:“Mësonim këngën “Malet me blerim mbuluar”. Pas pak

shikojmë t’i ngjiten Këcullës përpjetë nja 20 karabinierë.Qëlluan edhe me armë. Po ne i pamë më përpara dhe ularguam. Pastaj pamë të shkonte në Këcullë dhe ushtri. Atapandehnin se mos ishin partizanë. Ua prishi mendjen kënga.Arrestuan ca çobanë, po nga ne s’zunë asnjë “.

Page 78: Azis Hoxha perfundim

78

AZIS HOXHA

* * *Një ditë tjetër, po në Këcullë, kishin ngritur badra dhe

sanxhakë 12 . Po kësaj here i kishin bërë me letër kuq e zi . Ikishin vënë dhe një yll me pesë cepe e i lëshonin në drejtim tëqytetit. Fashistët u alarmuan. Dërgojnë në Këcullë karabinierëe ushtarë të armatosur deri në dhëmbë. Përsëri krisi pushkadhe mitrolozi. Fëmijët, që duket e mendonin frikën, të cilëndo t’u kallnin fashistëve lodrat e tyre, ruheshin dhe, kur i panë,u larguan me të shpejtë, si pasojë karabinierët nuk shtinë asnjënë dorë, veç lodrave të tyre! Në terrorin më të egër fashistPartia organizonte mbledhje të gjëra me zejtarë, bujq, tregtarëe nëpunës.

* * *Më 15 shkurt 1943, me urdhër të Komitetit Qarkor

lajmërohen gjithë këpucarët të mblidheshin të pasnesërmente shtëpia e Murat Hashos, në Manalat.

Të pasnesërmen, në orën pesëmbëdhjetë, oda e madhe exha Muratit ishte mbushur plot e përplot, me rreth dyzet vetë.Asnjë nuk mungonte nga të ftuarit.

I deleguari i Komitetit Qarkor të Partisë u kënaq nga kjopjesëmarrje dhe filloi bisedën për të arritur atje, ku ishte dheqëllimi i mbledhjes. Të gjithë u treguan të gatshëm të bëninkëpucë të reja për partizanët dhe të meremetonin të vjetrat. Dukebërë bisedën e lirë, njëri thotë: “ Unë kam dhënë këpucë të reja,madje dhe alpine; kam meremetuar dhjetra palë të tjera, portani kam marrë vesh, se unë paskam punuar edhe për ballistët!Ku ta dija unë i shkreti! Ata, që më binin në qafë nuk i njoha.Më thoshin se i duam për partizanët dhe unë i meremetoja”.

-Por kjo, që i ka ndodhur këtij, më ka ndodhur dhe mua, -thotë një tjetër.

12 ) Shkëmb dominues mbi lagjen Palorto, ku zakonisht bëheshinmbledhje me pionierët.

Page 79: Azis Hoxha perfundim

79

Gjirokastra në epope...

- Po kjo mbase u ka ndodhur të gjithëve, - thotë RustemDhrami.

- Ballistët e dinë që s’ju shkon vula e tyre dhe përdorinvulën e partisë.

Ndërkohë qeshën të gjithë.Më në fund u vendos të ngarkohesh një shok nga të

komisionit të ndihmave për çdo porosi te këpucarët, në vendte Rasim Bazos, i cili ishte hedhur në ilegalitet.

Pastaj i deleguari thotë: “Tani kush dëshiron të japë ndihmëpër Partinë, apo për Frontin Nacionalçlirimtar?”

“Për Partinë, për partinë!” – folën të gjithë njëzëri.Njëri nxori nga kuleta dhjetë franga, dhe tha : “Unë këtë

kam!” Kështu e ndihmonte luftën zejtari i Gjirokastrës, ashtusi i gjithë Shqipërisë me krahë dhe me lekët e fundit të kuletës.

* * *Më 20 mars 1943 lajmërohen të gjithë arsimtarët e qytetit

të mblidheshin në shtëpinë e Melo Xhangos në Manalat. Shumëkishin ardhur para orës së caktuar. Ata, që erdhën më vonë, udetyruan të rrinin në këmbë.

I deleguari i Komitetit Qarkor, që drejtonte mbledhjen,thotë: “Ju kemi thirrur të dëgjojmë nga ju ç’mendoni për vijënpolitike dhe veprimtarinë e Frontit Nacionalçlirimtar, për qeverinëkuislinge dhe për Organizatën e Ballit Kombëtar”.

Shumë mësues u ngritën dhe diskutuan, duke miratuarvijën e Frontit Nacionalçlirimtar dhe demaskuan tradhtinë ekuislingëve dhe veprimtarinë sabotuese të Ballit Kombëtar.Të gjithë deshën të diskutonin, por i deleguari i KomtetitQarkor, duke marrë aprovimin e të ftuarve, kërkoi të merrtefjalën dhe, si analizoi në mënyrë të hollësishme veprimtarinëtradhtare të hapët të Ballit Kombëtar, si mbështetëse eokupatorit, për të luftuar Frontin Nacionalçlirimtar.

Populli gjithnjë e më shumë grumbullohej rreth Partisë,rreth Frontit Nacionalçlirimtar. Tani, në të katër anët e vendit,gjëmonte krisma e pushkës partizane. Autokolonat e fashizmit

Page 80: Azis Hoxha perfundim

80

AZIS HOXHA

po sulmoheshin vazhdimish e kudo nga çetat e batalionetpartizane. Cepua legjendare, ku djemtë e gjalmëzezave embanin pushkën natë e ditë në sy, ishin bërë varri i fashistëve.

Fashizmi po shihte vdekjen me sy. E si ai derri i plagosur, që e ka marrë plumbi mes për mes

mushkërive, e sulet përpara, pa e ditur, ku e shpien këmbët,ashtu dhe fashizmi vret, pret, djeg e shkatërron, grabit ç’tëmundë; burgos dhe torturon kë të mundë e si të mundë. Më27 mars 1943 ushtarë dhe karabinierë rrethojnë qytetin. Nëtreg e në rrugët kyçe ngrihen mitroloza. Në orën katër fillonbombardimi me mortaja i shtëpive të Manalatit e Dunavatit.

Në lagjet Manalat dhe Dunavat ishin bazat më të shumtatë luftës. Duke qenë në periferi të qytetit dhe në vendedominuese, ilegalët mbroheshin mirë. Rrallë do ndodhte qëfashistët të vinin për kontroll në këto lagje. Manalati quheshnga qytetarët “Stalingrad”, pse, kur do të shkonin atje fashistët,do të mobilizonin gjithë forcat e tyre. Dhe këtë radhë kishinvendosur t’i bombardonin këto lagje, përpara se të hynin tëbënin kontroll. Gjer në orën gjashtë vazhdoi bombardimi.Njerëzit zunë përrenjtë, guvat e malit e kubetë.

Dridhej foshnja në bark të nënës!Predhave të fashistëve nuk u shpëtuan dot disa fëmijë, pleq

dhe plaka, që morën plagë. Shumë shtëpi u shkatërruan. Epas kësaj “lufte” hynë fashistët nëpër shtëpitë dhe vunëpërpara ata që gjetën. Por, asnjë ilegal, nuk ra në duar të tyre!Dhe asnjëherë, gjatë gjithë luftës, nuk kishte rënë në kurth asnjëi tillë, kur mbrohej në qytet në bazat ilegale!

Më 30 mars, ushtarë fashistë sulen si ujqër të tërbuar nëfushë dhe djegin konakë dhe kasolle të fusharakëve. Vrasinnjë bari. Grabisin në vedra kullesë, u rrëmbejnë çobanëve dhebujqëve portofolet dhe kthehen në kazermë si “triumfatorë”

Fashizmi i ngjante tani një egërsire të mbyllur në kafaz që,me thonj e me dhëmbë të copëtuara, kërkon të thyejë hekurat.Dhe pjella e fashizmit, në këto situata, nuk mund të rrintekëmbëkryq.

Page 81: Azis Hoxha perfundim

81

Gjirokastra në epope...

Misionet “diplomatike” të Ali Bej Këlcyrës,fytyra e vërtetë e tij...

Ç‘pret më Ali Beu me BallinKombëtar?

Më 29 mars 1943, BalliKombëtar lajmëron popullin tëmblidhet në Vreshtat eManalatit, se do të fliste Ali BejKëlcyra për punët e Shqipërisë.Lajmërohet për këtë edheudhëheqja e Partisë.

Populli mblidhet. Pritet tëvijë Ali beu me shokët e vet,por, në vend të tyre, dukenskuadriljet e karabinierëve, që

rrethojnë vendin dhe hapin zjarr drejt korijes.Plani i Ali Beut dhe fashistëve për të zënë në grackë

udhëheqësit e Partisë dështoi.Në fillin të prillit 1943, Ali Beu do të bëjë një mbledhje me

arsimtarët e qytetit, në shkollën “De Rada”.Në mbledhje ishin vetëm 30 vetë. Beu shoqërohej nga H.

Sh. , mësues, ballist, tregtar, saraf i njohur në Gjirokastër. Na eprezanton Ali Beun, si një nga eksponentët kryesorë të BallitKombëtar dhe flet shkurtazi për të kaluarën e tij “patriotike”.

Duke marrë poza të njeriut, që i takon të caktojë në politikërolin, të cilin duhet të luajë shoqëria shqiptare, Ali Beu fillontë flasë:

“Me ju dua të bisedoj lirisht e të rrahim mendimet, për tëmirën e Atdheut. Me ju, me popullin, duhet të gjejmë rrugën

Page 82: Azis Hoxha perfundim

82

AZIS HOXHA

më të mirë të shpëtimit. Unë jam i mendimit të flisni ju të parëte pastaj të flas unë. Përpara ju them, - theksoi Ali beu, - tëflisni lirisht, të mos ndruheni, se për këtë mbledhje unë jammarrë vesh me qeverinë e vendit”.

Një shok i përgjigjet: “Ali bej, ju na kini thirrur këtu për tëshfaqur pikëpamjet tuaja, prandaj bisedën duhet ta filloni ju.Kështu më duket mua. Nuk di si thonë shokët”.

- Edhe ashtu e bëjmë, - tha. Qeshi nën buzë për të lënë tëkuptohej, se ishte aq i zoti, sa mund ta zhvillonte bisedën, sit’i imponohej dhe të dilte fitimtar. U kollit një herë lehtë dhepastaj filloi: “Ne jemi për bashkimin me FrontinNacionalçlirimtar, të organizohemi ushtarakisht në zonat e liradhe italianëve, për qëllimet e tyre ushtarake, t’u lëmë të lirarrugët e komunikacionit. Kur të vijë koha, kur fashizmi të jetëdobësuar, atëherë, ne do të jemi të organizuar dhe të fortë, dotë bëjmë punën tonë dhe fitorja do të jetë jona. Kështu e bëmëne me Italinë e parë. Ne po vritemi dhe po shkatërrohemi kot.Edhe “Radio Londra” po na porosit se, s’ka ardhur koha përtë luftuar hapur. Ne na akuzojnë se luftojmë komunizmin. Jo.Kjo s’është e vërtetë! Ne jemi për bashkim dhe të luftojmëfashizmin në rrugët më të kollajta. Unë e njoh komunizmin,kam biseduar edhe me Ajnshtajnin. Komunizmi është shkallamë e lartë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, por njerëzimis’ka arritur akoma në atë gradë... Ne tani duhet të përgatitemime ushtri, milici, xhandarmëri, me çetat tona dhe, kur të vijëkoha, të gjitha këto forca t’i hedhim në luftë kundër fashizmit”.

Ali Beu foli edhe për “Dekalogun” e Ballit Kombëtar, kuishte derdhur, pa kursim, gjithë demagogjia e njerëzve të kësajorganizate, por me gjithë amballazhimin e bukur, që i bëri kyeksponent i Ballit “Dekalogut”, era e tradhtisë nuk mbulloheje tjerë.

Tre - katër shokë diskutuan dhe e mbrojtën vijën e Frontitpër luftë të vendosur dhe pa kompromis kundër fashizmit.Në fund diskutoi mësuesi, i cili ishte i deleguari i KomitetitQarkor të Partisë, për të demaskuar vijën e Ballit Kombëtar

Page 83: Azis Hoxha perfundim

83

Gjirokastra në epope...

dhe, midis të tjerave, ai tha: “ 1. Ali beu na tha se ka marrë lejë nga fashistët për të bërë

këtë mbledhje “antifashiste”. Si e lejokan fashistët këtëmbledhje? Për mendimin tim, ose italianët janë budallenj es’marrin vesh nga këto punë, ose Ali Beu me Ballin Kombëtarbëjnë punën e fashizmit.

2. Ali Beu tha se Italia qenka e kënaqur t’i lëmë të liruararrugët e komunikacionit e të na lëjë më të lirë të organizoheminë mal e për të luftuar fashistët. Pse e bën këtë Italia dhepikërisht tani?

Ali Beu na paraqitet si patriot, se i dhimbset populli dheShqipëria dhe Balli Kombëtar si organizatë patriotike, po çfarëbënë Ali Beu me Ballin Kombëtar, kur fashistët i vunë zjarrinPezës dhe bënë shkrumb dhe hi Kurveleshin, kur vrasin dhjetratë pafajshëm, kur burgosin e internojnë qindra të tjerë?

Ç‘pret më Ali Beu me Ballin Kombëtar?Ju, Ali Bej, i thatë atij shokut se ju jeni komunistë. Asnjë

këtu nga ne, Ali bej, s’e ka atë nder të jetë anëtar i PartisëKomuniste. Ne jemi anëtarë të thjeshtë të FrontitNacionalçlirimtar, të cilët i kemi vënë vetes detyrë të luftojmëgjer në fund fashizmin, që ka shkelur në vatrat tona. BalliKombëtar, njerëzit e Frontit i quan të shitur te Rusia. Po nes’jemi ata, që erdhëm në Shqipëri mbi tanket fashiste, dukeshkelur mbi trupat e patriotëve shqiptarë, të cilët luftuan nëbegdetin tonë”.

Në fillim Ali Beu buzëqeshi me ironi, herë i binte tavolinësme një stilo që mbante në dorë, si për të larguar mërzitjen, qëi shkaktohej, apo për të nënvleftësuar diskutantët, por kurdëgjoi këto fjalët e fundit, u ngrit në këmbë, vreu vetullat dhetha, duke prishur buzët:

“Ju jeni influencuar keq nga komunistët!”Kur po delnim, i thotë H. Sh. : “Këta dalin në pazar me ato, që

dëgjojnë në shtëpi. Janë gramafonë të mirë”. Dhe Ali beu doli nga kjo mbledhje me bisht në shalë. Po

Balli Kombëtar nuk hiqte dorë nga puna djallëzore.

Page 84: Azis Hoxha perfundim

84

AZIS HOXHA

Oratori i Ballit i importuar nga Vlora del jashtëloje ...

Tri ditë pas mbledhjes, që bëri Ali Këlcyra në shkollën “DeRada” me arsimtarët, në një shtëpi të lagjes “Palorto”, thirrishokun, që kishte demaskuar Ballin Kombëtar në mbledhjenme arsimtarët. Ishin shtatë bashkëlagjas dhe disa të njohurdhe të afërm me shokun e Frontit. Të gjithë të kaluar në moshëdhe me autoritet në lagje dhe në qytet. Midis tyre ndodhejedhe H. Th. , nga fshatrat e Vlorës, një mesoburrë, që thuhejse ishte anëtar i Komitetit Qarkor të Ballit Kombëtar për Vlorëndhe kishte ardhur në Gjirokastër për të ndihmuar organizatëne Ballit.

Kishin nxjerrë karriket në avllinë e bukur të xha Abidinitdhe po pinin kafene. Në këtë kohë vjen dhe një stanar.Përshëndet dhe, duke u ulur, pa e pyetur njeri, thotë: “Do tëveja në teqe për punën e barit, por dëgjova muhabet dhe thashë tëkthehesha një herë”.

Tani u kuptua, pse ishte thirrur edhe shoku i Frontit. Duket,sipas porosisë, bisedën e hapi xha Abidini, më i moshuari dhe,duke folur për luftën thotë: “Duhet të bashkohemi djem, se do tëvrasë vëllai vëllanë. Ne jemi dhe të paktë dhe, më shumë hasmë, ja kui kemi. Greku këtej, andej sërbi dhe italiani brenda. Do të na përpinëkëta; do të na gjejnë të kativasur dhe pastaj do të hidhen si qentë nëkërmë”.

- Ashtu është, ashtu, - i folën dhe të tjerët.- Po më tepër sekushdo, ne, që luftojmë, kemi nevojë për bashkim, xha Abidin.Ne e ndjejmë më shumë nevojën e bashkimit dhe thërresim sëngjiruri për bashkim, po ç’t’i bëjmë Ballit Kombëtar, i cili ështëfutur në prehër të fashizmit dhe na lufton, sepse ne luftojmëata, të cilët na kanë zaptuar vatanë?

Page 85: Azis Hoxha perfundim

85

Gjirokastra në epope...

- Po ja, gjëjeni me shoshoqin.Pastaj e merr fjalën ballisti, duke paraqitur pikëpamjet e

Ballit Kombëtar, ashtu si i serviri Ali bej Këlcyra, disa ditë mëparë, në mbledhjen me arsimtarët. Ai fliste qetë, po oratoridhe, nga mënyra e të shprehurit, të linte përshtypjen, se ishtei bindur për ato që thoshte.

U mundua shoku i Frontit ta bindte për rrugën e gabuar,duke i treguar në fakte se Balli Kombëtar është krijuar ngafashizmi për të luftuar Frontin Nacionalçlirimtar, se krerët eBallit janë vegla të fashizmit, se Balli Kombëtar është zhyturnë tradhti dhe çdo ditë po futet më thellë, dhe do të vijë koha,kur edhe ky zotria me shokët, do të jenë krah për krah meitalianët, për të luftuar hapët kundër nesh.

- Ajo kohë s’do të vijë kurrë, por ne me tonat dhe ju tuajat.Po ... Zoti e bëftë për hair këtë punë.

- Ne s’merremi dot vesh me këta, xha Abidin, por nekërkojmë të na dëgjoni ju, populli.

- Po ne s’dimë nga të vemi, djalë! Ndihmë kërkoni ju,ndihmë ju japim. Kërkojnë këta, u japim dhe këtyre, se edheme këta njihemi. Ç‘të bëjmë ne? Nga t’ia mbajmë?

- Ju të bëni atë, që bën gjithë populli, gjithë shqiptarët endershëm. Ju të jepni ndihmë për ata, që luftojnë armikun, jopër hatëre; kur të luftojë Balli, jepni ndihmë dhe për atë. Tanipse të ndihmoni Ballin? Kur të veshin dhe këta opinga, kur tëhedhin dhe këta në krahë trajstën me bukë misri e me njëgrusht kokrra thane, ashtu si ia gjenë Çufes* tuaj, kur u vra,atëherë ndihmoni dhe këta. Apo jo, xha Hazbi?

- Ashtu është djalë, ashtu. Çufja mua ma mbylli derën, pors’më vjen keq, se u vra për Shqipërinë dhe ia morët hakën siduhet!

-Ah, jo xha Hazbi! Hakën Çufes s’ia kemi marrë akoma.Kanë shumë borxh gjaku për të na paguar fashistët dhetradhtarët dhe do të na i paguajnë! Po hakën e atyre, që najanë vrarë, do ta marrim vetëm ne dhe jo këta, të cilët hanë nënjë çanak me fashistët.

Page 86: Azis Hoxha perfundim

86

AZIS HOXHA

Dhe ballisti s’foli më. Dhe nuk foli më në Gjirokastër, sepas asaj dite, nuk u duk më nga këto anë.

Në këtë kohë, në qytet, kishte ndalim qarkullimi. Ditë enatë patrullat fashiste qarkullonin edhe në lagjet më të largëtatë qytetit. Ishte e ndaluar të rrije apo të bisedoje vetë i tretë.Kontrolle të njëpasnjëshme dhe të befasishme bëheshin në lagjeditën dhe natën. Çdo ditë do të dëgjoje të bëheshin arrestime.

* * *Tek, tuk do të dëgjoje të digjej, apo të shkatërrohej ndonjë

shtëpi.Ditët më të egra të okupacionit po kalonte qyteti.Shokët po hidheshin në ilegalitet njëri pas tjetrit. Shumë

herë ndërpriteshin edhe lidhjet. Po puna nuk dobësohej.Aksionet vazhdonin, ndihmat mblidheshin rregullisht;vazhdimisht shpërndaheshin trakte e komunikata dhe populliqëndronte me Frontin, i patundur. Në faqet e mureve çdo ditëdo të shihje të shkruheshin parrulla të mëdha kundër fashizmit.Dhe shkruheshin aq shumë, sa fashistët nuk arrinin t’i shuanin.Në shkolla dëgjohej dhe zbatohej më shumë fjala e Partisë,sesa programet fashiste.

Në çdo orë, në klasën e V të shkollës “Drita” do të gjeje tëshkruar në dërrasën e zezë parrullën “Vdekje Fashizmit! LiriPopullit!” Nxënësit në klasë përshëndetnin me grushtinpërpjetë, duke thirrur “Vdekje Fashizmit!”. Mësuesitpërshëndetjen e kthenin me një buzëqeshje, por ngandonjëherëu hiqej vrejtja, kur ngrinin zërin, se edhe klasa nuk ishte largrrugës. Po a mund të ndaloje dufin antifashist të nxënësve?!

Një ditë venë për vizitë në klasë, sekretari i partisë fashisteme tre fashistë italianë. Nxënësit e bangave të parapërshëndetën, ashtu, siç u pëlqente fashistëve, ata të pasmitme grusht.

Kur u larguan fashistët, mësuesi u thotë nxënësve: “Kurvinë të huaj, mos bëni shaka të tilla, të nderoni me grusht!”

Page 87: Azis Hoxha perfundim

87

Gjirokastra në epope...

Aty, për aty, një nxënës përgjigjet: “Zoti mësues, ne nuk e kemime shaka, kur themi Vdekje e Fashizmit, e kemi me gjithë mend!”

* * *Në këto ditë terrori, ditët e fundit të prillit 1943, do të

shpërndahej një trakt me rëndësi i Komitetit Qarkor. Një çift iri, me inisiativën e vet, vendosi të hidhte trakte edhe brendanë prefekturë. Gruaja mbante në dorë një çantë të kuqe. Të dypërkrahu shkonin korridor më korridor, sikur kërkonn njeridhe, kudo ku kalonin, linin nga një letër të palosur. Sallonet eprefekturës u mbushën me komunikata, pastaj u mor vesh seu bë një rrëmujë në prefekturë. U ndaluan njerëzit te hyrja qëtë dilnin. U bënë kontrolle e stërkontrolle, por s’u kap njeri.

Karabinierët zunë dyert e kafeneve dhe bënë kontrolle nënjerëzit, që zunë brenda. Atyre, të cilëve u gjetën trakte i morënme vete.

Në kafenë e Prefekturës njërit i gjetën një komunikatë tëBallit, por s’i thanë asgjë. Dhe ai kishte thënë: “Mor, se marrimvesh këtë punë! Atyre, që ju gjetën komunikata nga të Partisë, iarrestuan menjëherë, neve jo! Ç’djall bëhet me këtë Ballin Kombëtar?”

Puna për shpërndarjen e trakteve, komunikatave të Luftës,që bënin shokët dhe shoqet e partisë, të cilat punonin në qytet,aksionet si dhe në çdo punë, që kërkonte lufta, ishte po aqheroike sa dhe lufta e çetave partizane dhe batalioneve, të cilatndesheshin fyta-fytas me pushtuesit dhe tradhtarët në fushëne luftës.

Çdo ditë do të ndesheshin shokët me spiunë, policë dhemilicë, xhandarë dhe karabinierë. Çdo ditë dhe çdo orë rrezikuu qëndronte shokëve mbi kokë! Po mbi shkollën fashiste diltemprehtësia e Luftës popullore, ashtu si në fushën e luftës dhenë rrugët e qytetit. Vajzat dhe gratë ilegale shumë herëvisheshin me çarçaf dhe lëviznin nga njëra bazë në tjetrën përtë kryer punët e Partisë. Edhe zakonet e vjetra u gjallëruanpër të kryer punët e Luftës.

Page 88: Azis Hoxha perfundim

88

AZIS HOXHA

Në Gjirokastër ka qenë një zakon i vjetër. Ditën e pestë tëmartesës, nusja do të shkonte te dera e babait e shoqëruar nganjë i ri, apo grua, e cila do të mbante tepsinë me bakllava, evënë në një kanistër të mbuluar me bohçe të qendisur. Po gjatëluftës “nusja” nuk shpinte kanistra në tepsi me bakllava tedera e babait, po “Zëri i Popullit” apo material luftarak, diku,në një bazë ilegale.

Po edhe të rinjtë nuk qëndronin më prapa nga shoqet etyre, në shfrytëzimin e zakoneve të qytetit për nevojat e luftës.Gjirokastra gjithë jetën ka vuajtur për pikën e ujit. Do tëshkonin me gjyme dhe kova gjer në Meçite, te “ShtatëKronjërat”, apo gjer te burimet e lumit, të siguronin ujin. Pogjatë luftës ata do të ngriheshin pa aguar. Mbushnin gjymatme trakte e komunikata dhe, duke shkuar për në burime, herënga një sokak e herë nga një tjetër, “vizitonin” çdo derë. Poluftës së popullit fashistët do t’i përgjigjeshin me terror.

Më 18 prill 1943 ushtarë, karabinierë, milicë bëjnë rrethimine qytetit. Në mes të natës, të trokiturat e portave, lehja e qenëvedhe zhurma e çizmet fashiste në rrugët e kalldrëmta, a nësokakët me gurë, ngrinin në këmbë gjithë qytetin! Të nesërmenfashistët fërkonin duart, se kishin kryer aksione me sukses.Mbi 80 veta të arrestuar! Por asnjë anëtar i Partisë, i rinisë,komunist, apo i grupeve edukative nuk u kishte rënë në dorëfashistëve.

Plani i fashizmit ishte zbuluar më përpara nga Partia.Po bashkë me njerëzit e Luftës, për t’u mbrojtur, ishin

larguar nga qyteti edhe shumë të tjerë, që mbushën fshatrat eçliruara përreth qytetit.

Dhe kur plani fashist për të shtënë në dorë njerëzit e luftësdështoi, të arrestuarit u liruan të gjithë brenda pak ditëve dhetë gjithë ata, që u larguan nga qyteti, natën e 18 prillit dhe dy- tri ditët e tjera më pas, u falën. “Garant” në popull u bëPrefekti, Rasim Babameto, kuestori Koço Muka dhe AliKëlcyra. Ishte një kurth i përgatitur nga italianët me BallinKombëtar.

Page 89: Azis Hoxha perfundim

89

Gjirokastra në epope...

Arrestime, propogandë, episode dhe tradhti tënjëpasnjëshme

Pas pesëmbëdhjetë ditësh një rrethim tjetër i befasishëm ibëhet Gjirokastrës. Fashizmi mobilizoi të gjitha forcat. Këtëradhë karabinierinë dhe policinë e ndihmonte dhe ushtria, sekëtu nuk ishin njëqind a dyqind shtëpi me luftën, as edhe njëlagje a dy, por gjithë qyteti. Dhe fashizmit i duheshin të gjithaforcat për ta rrethuar.

Ishte 3 maj i vitit 1943.Me karabineri në shtëpinë e Sakaje, në korridor, ishte një

grumbull njerëzish. Të gjithë të njohur. Gjer ndaj të gdhirë ubënë shtatëdhjetë e pesë vetë. Në mëngjes pesëmbëdhjetë vetëi futin në një birrucë. Nuk ishte nevojtore, por përdorej përWC, dritare s’kishte, por kishte një vrimë si frëngji. E nga kjovrimë ajrore nga birruca shihje vetëm një copë të vogël tëambientit të jashtëm. Në shesh nuk mund të uleshe, jo vetëmnga qelbësirat, por edhe sepse nga ngushtësia, as nuk mundtë rrotulloheshe. Të zihej fryma. Po kjo gjendeje nuk vazhdoishumë. Nga dreka u morëm në pyetje.

Përballë rreshterit të karabinierisë, atij italianit me atëtrupin e madh, sa një kalë race, të cilin gjithë ditën e shihjepazarit në lëvizje e që, për torturat, të cilat bënte në popull, ethërrisnin “Isa Toska”, i shpunë dy të burgosur, njëri prej tyreishte i ri komunist.

Duke zgurdhulluar sytë e duke kërcitur dhëmbët, i thotëatij të riut:

“Ti je komunist dhe në afërsi të shtëpisë tënde kemi gjeturarmët e tua!”

- S’është e vërtetë, - i përgjigjet i riu , armët s’kanë qenë tëmiat... Mund t’i ketë vënë ndonjë.

Page 90: Azis Hoxha perfundim

90

AZIS HOXHA

- Kush mund t’i ketë vënë?- Edhe juve vetë mund t’i keni vënë…- Ti guxon të ofendosh armën e karabinierisë mbretërore?Dhe, si qen i tërbuar, u ngrit nga karrikja e i heq dy

pëllëmba, sa xixa i duallën nga sytë. Po, me gjithë dobësinëfizike, i riu komunist nuk lëvizi nga vendi.

Reshteri, duke e sharë në gjuhën vet, u ul në karrike. Unëprisja radhën.

- Dhe ti je komunist i rrezikshëm, - thotë dhe m’i nguli atody sy, si të një qeni të tërbuar.

- Ju s’kini asnjë fakt për këtë!- Do t’jua tregoj unë faktet ju komunisëve! – tha, duke

ngërdheshur fytyrën dhe urdhëroi karabinierët të na hiqnin.Gjer në mbrëmje u liruan të gjithë të arrestuarit dhe mbetëm

vetëm gjashtë veta.Natën vonë na shpunë në burgun e kalasë.Në burg u mbyllëm në një dhomë që të gjashtë.S’pamë njeri atë natë, përveç dy gardianëve që, si e si,

kërkonin të na hiqnin mërzinë me ndonjë fjalë të mirë.

* * *Në mëngjes, na vizituan ne të burgosurit me radhë. E të

gjithë flitnin mirë. Të gjithë pro Luftës. Mësuam dhe donim tëmësonim në kishte ndonjë të burgosur, që të përkrahtepikëpamjet e Ballit. Një bregdetas, një fshatar i thjeshtë, qëdukej sikur s’ kishte gjë, thotë: “Ballistët, more shokë, nuk ekanë vendin këtu”.

Shokët e luftës, që kishin kaluar nga kjo derë, kishin bërëpunë të madhe edhe me këto viktima të shoqërisë njerëzore.

Të burgosurit ishin mësuar të bënin një jetë kolektive. Tëvarfërve, që nuk u vinin ushqime nga familjet, i ndihmonin tëtjerët. Në burgjet e fashizmit, jeta kolektive ishte bërë mënyrëjete se, dhe kjo, i lidhte ata ngushtë me Lëvizjen.

Shokët, duke qenë të gjithë nga qyteti, u vinin më shumëushqime e kënaqeshin, kur këto i hanin bashkë me shokët e

Page 91: Azis Hoxha perfundim

91

Gjirokastra në epope...

tyre të fshatit, pasi u dukej sikur edhe ky veprim i lidhte mëngushtë me shokët e tjerë të burgosur.

Ditën e premte më 12 maj, urdhërohemi të dilnim te dera eburgut. Shenjat ishin të mira. Te dera e burgut prisnin shtatë –tetë karabinierë; nuk na lidhën. Kjo shtoi besimin për lirim. Tëshoqëruar prej tyre shkojmë në karabinieri, te shtëpia e Ciut.Na futën në një dhomë dhe, te dera rrinte një karabinier ipaarmatosur. Pas gjysmë ore shohim të përforcohen rojat.Shikimi i tyre na bënte të dyshonim se, diçka e papritur kishtendodhur. Nga bisedat, që bënin karabinierët, morëm vesh sedo të na çonin përsëri në burg. Kishte një propozim që, kur tëarrinim te mesi i pazarit, t’iu iknim karabinierëve, se, dukeqenë ditë pazari, do të përfitonim të futeshim në mes të popullite do të shpërndaheshim në të pesë rrugët, që kryqëzohen nëkëtë vend e do të largoheshim. Fundi, disa do të shpëtonim,shokët refuzuan propozimin, se mendonin që mund tëvriteshin njerëz të pafajshëm nga populli.

Një skuadër karabinierësh na shoqëroi për në burg. Këtuu izoluam në një dhomë. Kur gardiani na solli ushqim, nashpjegoi se në Cepo partizanët kishin kapur Ali benë, i cili,nën presionin e parisë së Gjirokastrës, kur ishte, kishtegarantuar se nuk do të bëheshin arrestime… . A s’kishte ardhurnga Këlcyra të ndërmjetësonte te italianët për t’u liruar?!

Tani rrezikoheshin seriozisht. Duhej vepruar. Te dritarja edhomës bënte roje një xhandar nga Tepelena. I kërkojmë që,si shqiptar, të na ndihmonte.

- Mos u trëmbni, shokë, po të rrezikoheni unë dhe armëdo t’ju jap!

M’u duk, sikur na hapi dyert e burgut.Pasdite na vjen përsëri xhandari te dritarja dhe thotë : “Mos

u bëni merak! Unë bisedova dhe me një shokun tim. Ne nukdo t’ju lëmë në dorë të italianëve!”

Puna e partisë delte kudo përpara. Tre shokë shkojnë tedrejtori i burgut dhe i kërkojnë që t’i shpinte te salla, ku do tandienin veten më të sigurt, sepse atje flinin mbi dyzetë vetë

Page 92: Azis Hoxha perfundim

92

AZIS HOXHA

dhe drejtori, jo vetëm që nuk na shpuri në sallë, por na siguroise do të porosiste gardianin që të mos ua jepnin natën çelësate burgut italianëve, nëse do t’i kërkonin.

Shokët e burgut u jepnin kurajë dhe zotoheshin se nuk dotë lejonin të hapej burgu natën.

Të gjitha ç’kish, që u ndodhën në burg, dhoga e kadrona ugrumbulluan në sallë.

Atë natë s’mbyllëm sy, por edhe të burgosurit e tjerë ishintë shqetësuar. Të nesërmen më 15 maj, u thirrëm në drejtoridhe u lajmëruam të mblidhnim plaçkat dhe të dilnim përjashta.

Morëm vesh se Ali Beu ishte liruar nga partizanët. Po paçdo hapi, që bënte përpara Balli Kombëtar, tregonte qartëfytyrën e vërtetë prej tradhtari e çdo ditë populli e shikontemë mirë tradhtinë e tij.

Kapja e Ali Beut nga partizanët alarmoi italianët dheballistët. Ushtria italiane me makina dhe autoblinda, u drejtuapër në Cepo. Krah për krah tyre u rreshtuan ballistët.Vëllazërim armësh.

Page 93: Azis Hoxha perfundim

93

Gjirokastra në epope...

“Dhe pas këtij burgim - lirimi, s’më mbetej tjetër,veç “ILEGALITETI”

NË ILEGALITET

Çdo ditë, që kalonte, fashizmi bëhej më i papërmbajtëshëmnë raprezalje.

Te çdo shtëpi ai shihte një bazë partizane; te çdo shqiptarshihte një antifashist.

Disfatat, që pësonte fashizmi në Frontin e Lindjes ngaUshtria e Kuqe, kur ushtarët e Stalinit kishin fituar betejën mëtë madhe në historinë e luftrave, atë të Stalingradit; kur aletatëtnë Afrikë po i afroheshin strofkës së fundit fashist dhe, kurUshtritë Nacionalçlirimtare, në vendet e pushtuara, kishinhapur në trupin e fashizmit plagë të pashëruara, kishin bindurdhe fashistët më fanatikë, se po u afrohej fundi!

Një botë e tërë po luftonte! Një popull i tërë në Shqipëriishte hedhur në luftë për jetë a vdekje.

Si ujqër të trullosur nga plagët bridhnin fashistët pazaritnë gjurmim të njerëzve të Frontit. Po shumica e aktivistëve tëLuftës, të cilët punonin në qytet, ishin hedhur në zona të lira.

Të tjerë të mbrojtur nga gjithë populli, në bazat ilegale,punonin nën hundën e fashistëve, për të mbledhur ndihma,për të shpërndarë trakte dhe komnikata, për të sabotuar, përtë luftuar parrullat e armikut, apo për të zhdukur spiunë dhetradhtarë.

Më 11 prill 1943 u bënë arrestime në masë se, në çdo lagjedhe në muret e qytetit, u gjendën të afishuara trakte tëKomitetit Qarkor të Partisë, të cilat dënonin bashkëpunëtorëte armikut, spiunët, tradhtarët.

Page 94: Azis Hoxha perfundim

94

AZIS HOXHA

Por në rrugën e realizimit të planeve të tyre dhe për tëshfryrë dufin e tyre shtazarak, fashistët do të përdorninbarbarizmin, i cili i karakterizonte, që të shtonin çdo ditënumrin e viktimave.

Asnjë s’e ndiente veten të sigurt në qytet. Dilte nga shtëpiaburri, por s’dinte në do të kthehej në shtëpi!

Çdo njeri rronte në një pasiguri të tmerrshme. Po a kishtenjeri ta mendonte frikën, kur punonte për luftën e kur shihteqë dhe pionierët bënin aksione nga ato, që kryenin edhe trimat,ashtu si dhe ato vajzat kokëuluara, që përpara rrinin brenda,të mbyllura brenda mureve të shtëpisë e që tani kishin veshuropingat dhe luftonin përkrah vëllezërve të tyre!

Dhe ato plakat shamizeza bënin punët e trimave, kurpritnin, përcillnin apo shoqëronin ilegalët nga njëra bazë tetjetra.

Po kuzhina fashiste, herë pas herë, do të serviste gjellë ngaasortimentet nga më të ndryshme.

Më 7 qershor 1943 përhapet lajmi se xhandarmëria shqiptaredo të merrte në dorëzim qytetin dhe italianët me karabinierinëe tyre nuk do të përziheshin më punët e shtetit shqiptar. BalliKombëtar nxitoi të ndërrte lugën, për t’ia servirur pastajpopullit dozën e helmit fashist.

- Tani ne jemi zotër të vendit, - thoshnin ata. - Italia na la tëlirë! Ata nuk do të përzihen më në punët tona.

Por populli s’e hante dot sapunin për djathë. Dhe ja, disa ditë më vonë, natën e 29 qershorit, sokakët

plot gurë të qytetit zhurmonin nga çizmja fashiste, sikur tëkalonin karvane kuajsh!

Në këtë zhurmë shqetësuese përziheshin ato të çoqeve tëportave e të lehurat e qenve. Kjo melodi ngjethëse prishtebukurinë e kësaj nate të kthjellët qershori. Kontrolli i kësaj nateishte i befasishëm. Po asnjë nga shokët nuk kishte rënë nëgrackën, që kishin ngritur fashistët.

Të tjerë shokë u hodhën në ilegalitet.

Page 95: Azis Hoxha perfundim

95

Gjirokastra në epope...

Duke qenë në bazë, dëgjoja më shumë biseda grash, pokudo biseda për luftën.

* * *Një ditë Mahmude e Xhaferit, një grua e përvuajtur, rreth të

pesëdhjetave, e cila vuante edhe për bukën e gojës, thoshte: “ E po durohen këta qafirë, që nuk guxojnë gratë të dalin

te porta? Pastaj jetë i thonë kësaj? Ca të hanë dhe ca të qajnë?Po do të vritemi dhe do të digjemi, e po dasmë pa mishra nukbëhet... Po nuk u dogj shtëpia, nuk bëhet Shqipëria! Unë i kamtre në luftë dhe, kur doli Bukuria 13 i thashë: “ Shiko, vajzë, sekjo luftë për ne bëhet”.

Qyteti jetonte në një atmosferë lufte. Çdo ditë dëgjoheshinlajme nga “ordinanca” e Ministrisë së Punëve të Brendshmedrejtuar popullit të Gjirokastrës, ku thuhej se, për shkak tëoperacionit të rëndë, që do të bëhej, ndalohej qëndrimi i trevetave bashkë, ndalohej mbajtja e armëve, ndalohej qarkullimipas orës njëzetë në mbrëmje, gjer në pesë të mëngjesit dheasnjë dritë nuk duhej të dukej.

Mëngjesi e gjente qytetin të rrethuar nga qindra ushtarë ekarabinierë; qindra të tjerë hyjnë në qytet e kontrollojnë shtëpimë shtëpi. Arrestohen më tepër se tridhjetë veta.

Të nesërmen shkruhen nëpër mure, në çdo lagje meshkronja të mëdha parrulla kundër fashizmit. Në mbrëmjearrestohen kryepleqtë.

- Si duket, - thoshnin njerëzit, - s’do të lënë njeri përjashtakëta, janë bërë të asdisur! Dhe kryepleqtë i futën brenda!

- Janë në kohën e heqjes së shpirtit këta tani, - përgjigjeshintë tjerë, - por s’do të arrijnë t’i bëjnë të gjitha ato, që kanë nëmendje.

13) Bukuri Bazo, dëshmore

Page 96: Azis Hoxha perfundim

96

AZIS HOXHA

* * *Ishte vapë. Vapë përvluese e mesditës së korrikut. Katër

pionierë sjellin në një bazë ilegale të lagjes “Palorto” një aparattelefoni, një aparat fotografik dhe dy thasë të vegjël me shkresa.Dhe Bashkimi 14 na tregon: “Kishin marrë vendim në organizatëqë të bënin këtë aksion. Shoku i rinisë, që na drejtonte, na tha dheplanin. Përpara derës së kuesturës disa nga ne do të bënin, sikurdo të ziheshin që të tërhiqnin vëmendjen e rojave. Unë, Bekimidhe Besua u caktuam të hynim nga ana e pasme e kuesturës,pasi të kishim shqyer derën e katoqit. Dhe ashtu e bëmë.

Policët brenda flinin. Ne hymë te zyra e kuestorit dhemorëm këto. “Ua dërgoni partizanëve, - thekson Bashkimi, -pa shikoni se, me këto letra mos janë dhe emrat e spiunëve”.

Atë natë strehohet në këtë bazë dhe një shok. Ishte hedhurnë ilegalitet nga Liceu i Korçës; kishte vepruar në çetat e asajane, ishte plagosur në këmbë dhe, para disa ditësh, ishte kthyernë Gjirokastër.

* * *Në mbrëmje xha Abidini (një burrë i leshtë, të cilit i dëgjohej

fjala e që mbahej afër, jo vetëm për të marrë vesh se ç’bëhejdhe çfarë thuhej pazarit, por, edhe nëpërmjet tij të luftoheshinparrullat e armikut) flet për alarmin, që ishte bërë në fashistëtpër aksionin e pionierëve në kuesturë.

- Po kjo, more jahu, të hyjnë në mes të ditës në kuesturë, nëmes të policëve dhe të mos i zënë? Koço Mukës, radion iamorën mu në shtëpi! Tani i hynë në mes të policëve, brendanë zyrë. Aty përpara hynë në zyrat e fashizmit dhe morënmaqinat 15 . Bravo u qoftë! Trima janë ! S’ke çfarë u thua!

- Tani prit, kur të marrin ndonjë ditë dhe Koço Mukën tëgjallë!

14 ) Bashkim Kokona, dëshmor i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare15 ) Është fjala për aksionin, që u krye në gusht të vitit 1942 në zyrat e

fashios nga njësiti guerril i qytetit ditën (ora 14.00) ngaku u morën: njëshaptillograf, letër dylli e tjera.

Page 97: Azis Hoxha perfundim

97

Gjirokastra në epope...

Xha Abidini

- Dhe atë do ta bëni ju! Se mos nuk e bëni thua! Jo, jo! Pritndonjë ditë, kur ta dëgjosh dhe këtë.

- Po kjo është luftë partizane, xha Abidin! Në çdo burrë, nëçdo grua dhe në ata të vegjëlit, që ju i shikoni pazarit e rrugëve,ka partizanë, të cilët godasin armikun dhe atje ku fle, dhe atje,ku punon e pastaj zhduken si hije! Partizanët janë kudo, ponganjëherë s’shihen gjëkundi: janë si ai prushi, që të përvëlonpërbrenda e pastaj shpërthen me flakën.

- Mirë e keni, sa s’ka më, more djem, - thotë, - edhe dyfekumbarë ju vete, po ku di unë si të thom, mbretëri e madhe kjo,janë të shumtë këta qytetarë!

- Ne jemi më të shumtë, xha Abidin. Ne kemi me vete njëbotë të tërë. Nga të gjitha anët bam ua shpiem këtyre! Nuk eshikon që janë bërë si të tërbuar?

- Ashtu është, more djem, ashtu. Dhe Zoti do t’ju nxjerrëfaqebardhë, se për të drejtën luftoni.

- Po andej nga Korça, si venë punët, more djalë?- Si në të gjithë vendin, xha Abidin.E ky tregon për sukseset e Ushtrisë Nacionalçlirimtare nga

ana e Korçës, për mobilizimin e popullit dhe për poshtërsitë eballistëve.

- Mor, s’kam pyetur ndonjëherë, kë kini të parë ju?- Ne të parë kemi Partinë dhe popullin, xha Abidin. -

S’bëhet gjë pa pyetur popullin, se lufta e popullit është, por,mbi të gjitha, ne kemi një djalë gjirokastrit, një djalin tonë,Enverin e xha Halilit!

- Jo more ! Është bërë kështu Enveri?! Bravo i qoftë! E kamthënë unë! Do të bëhej ai... Ja, mu te ki vend, ia kam thënëHalilit. Kishte ardhur nga shkolla atëherë, ishte mësues në

Page 98: Azis Hoxha perfundim

98

AZIS HOXHA

Korçë e kishin ardhur te ne.Bënte muhabet, po të lintemall ta dëgjoje ! E i thashëHalilit: “Dëgjo, mor Halil, kidjali, ja do të bëhet që tëdëgjohet në të gjithë botën, ja,po si të të them unë, ndryshonki...”.

Dhe u bë qerratai! Vallahi,kështu i kam thënë Halilitatëherë, ja ta pjeç! Bravo iqoftë! Po ta lërë Perëndia, see kanë dhe djalë të vetëm!

Të nesërmen në mëngjesu dëgjuan ca krismapushkësh. Të dy ilegalët dalinme të shpejtë në dritare dheshikojnë lëvizje në udhën e kalasë. “Ndonjë rrethim thanë, seka ndonjë lëvizje në burg”.

Pritën të shkonte ndonjë i njohur në rrugë dhe ta pyesnin.Në këtë kohë shohin drejt bazës me vrap një djalë i ri me potureleshi të bardha, me xhamadan zbërthyer dhe kokëjashtë.

Kur arrin te “Porta e Madhe” , u ul dhe mbështeti shpatullatte muri, dukej se nuk mund të ecte më. “Ky do të jetë ndonjë iburgosur, - thanë me shoqishoqin, - që u ka ikur italianëvedhe e kanë qëlluar karabinierët”.

E ndërsa përgatiteshim të dërgonim ndonjë njeri tëbisedonte me të e ta sillnim në bazë, pamë xha Abidinin qëbisedonte me të. Pastaj i shohim të dy që të vinin në drejtim tështëpisë.

- Dilni, mor, nga vatë ?- thirri nga oborri. Dalim me të shpejtë.Na tha, duke prekur djalin në sup: - Ja u prura dhe një, u

bëtë tre tani.Edhe xha Abidini tetëdhjetëvjeçar e luftonte fashizmin.

Enver Hoxha

Page 99: Azis Hoxha perfundim

99

Gjirokastra në epope...

Takohem me të, po ishte i hutuar i gjori. Mezi nxirrte fjalënnga goja. Vështronte rreth e rrotull, sikur e ndiqte njeri ngapas. E këshillojmë të mos trëmbej se edhe ne ishim ilegalë,por, megjithatë, dukej se nuk ishte i bindur. Në këtë kohëlajmërohem nga Gërhoti kishte dalë ushtria dhe kishte rrethuarPalortonë.

Fashistët kishin rënë në gjurmë të arratisurit.Nëpër rrugë u dukën ushtarët italianë me oficerët e tyre

në krye, që filluan të kontrollojnë shtëpitë me radhë. Në rrugëtkyçe ishin vendosur roje me mitrolozë të lehtë.

- Erdhën italianët, po shpejt fshihuni!- thotë Nanaja.Me Hajredinin u futëm në një mbrojtje, që, me kohë, ishte

përgatitur në këtë bazë; shokun që kishte ardhur nga Korça,mbasi nuk e njihte njeri në Gjirokastër, e lamë të prezantohej,si djali i shtëpisë.

Kur ikën italianët dolëm.- E si shkuat ? -pyesim Anenë.- Si shkuam? Me vulë fare, - tha me të qeshur, si triumfatore.

– U thamë dhe të urdhëronin brenda, por nuk deshën. U kryemdhe nga një gliko, u dhamë dhe nga një ujë të ftohtë nga të

Page 100: Azis Hoxha perfundim

100

AZIS HOXHA

musllukut dhe ... hajt udhë të mbarë! Këta qenë të mirë. Atakarabinierët janë për t’u vënë zjarrin. Ata s’lënë vrimë pa u futur.

- Po ti , Hajredin, u trëmbe, kur erdhën italianët?- Të them të drejtën, mor shokë, kisha dëgjuar se në

Gjirokastër ishin të gjithë me Luftën; kisha dëgjuar, madje,kur isha në fshat që Isa Toska në Qafën e Kosovicës, kurkontrollonte makinat, po të gjente gjirokastritë i vriste, pa ipyetur fare.

Dhe kishte vrarë nja pesë a gjashtë, më kanë thënë. Edhenë burg sa ndejta, isha takuar me gjirokastritë, megjithatë, kurmë solli ai plaku këtu, të them të drejtën e kisha frikën. Mirëpo,kur u futa te ajo vrima e pashë atje armë, bomba, municione,besova se isha në dorë të sigurta.

Mori frymë lirisht dhe pastaj shtoi: “Unë mbeta borxhli tekjo shtëpi, mor shokë, se më shpëtoi kokën, po t’i bjerë rastindonjerit dhe të shkojë andej nga Koshtani, le të kërkojështëpinë e Hajredin Hasanit”.

- Borxhli të jesh te Parta, jo tek ne, shok!Të pasnesërmen u përgatit Hajredini të kalonte në zona të

lira.- E, Hajredin, si të duket vetja tani?- E si më keni veshur ju, kushdo, që do të më shohë, do të

më pandehë ndonjë doktor! Korrieri ynë e shoqëroi atë deri në Lunxhëri.Në një mbasdite të vapës përvëluese të korrikut, bashkë

me shoqëruesin, nisemi për në zonat e lira.Pasi kaluam rrugën automobilistike, nisemi për në

katundin Tranushishtë. Te kroi, pa vajtur në fshat, nga larg,shohim një njeri të armatosur, i cili rrinte mbështeur pas njëpeme. Dukej se do të ishte i lodhur, ndoshta nga rruga e gjatë,që do të kishte bërë. Kur afrohemi, e njoha dhe na njohu. IshteKapo Bacua, ilegali i ditëve të para, megjithatë, s’kishte rënërasti të njihesha nga afër, po përqafohemi dhe puthemi me të,buzë më buzë, sikur të kishim qenë miq të vjetër. Ulemi dhendërrojmë nga një cigare.

Page 101: Azis Hoxha perfundim

101

Gjirokastra në epope...

Kapua interesohej e pyeste për moralin e popullit, përshokët, të cilët punonin në qytet, për të burgosurit, tëinternuarit, për punën e “Ballit” edhe për moralin e fashistëve.

Duke thithur ajrin e pastër të këtyre vendeve të çliruara,njeriu e ndjente veten të lehtësuar e kur Kapua tregonte përsukseset e çetave partizane, në luftë me fashistët, trimëritë, qëkishin treguar shokët në luftime dhe entuziazmin e popullittë zonave të çliruara e bashkimin e tij gjithnjë e më ngushtërreth Frontit Nacionalçlirimtar, të bëhej zemra mal.

Vuajtjet formojnë te njëri - tjetri urrejtjen e kjo forcontrimërinë dhe vendosmërinë për t’ia arritur qëllimit. Por edhesukseset e entuziazmojnë njeriun, e forcojnë dhe e bëjnë tëvendosur.

Në të perënduar të diellit nisemi me Kapon për në Stegopul.Rrugës takonim fshatarë, që punonin, që venin dhe vinin,partizanë të njohur e të panjohur; takoheshim dhepërshëndeteshim me ta, por këta njerëz dukej sikur dukeshinndryshe nga ata të qytetit. Ndoshta pse këta ishin të lirë e atatë robëruar!

Velloja e hirtë po mbulonte qiellin. Freskia e mbrëmjes nabënte të mos e ndjenim lodhjen te e përpjeta e Stegopullit.

Natën arritëm në fshat.Këshilli na ndau në baza. Ndahemi dhe me Kapon,

ndahemi për të mos u parë më kurrë me të.

Plaku i shtëpisë u tregua mikpritës, po pjesëtarëte tjerë të familjes dukeshin të shqetësuar.

- Na falni, - më thotë xha Mitrua Çani, - se jemi dhe kështurrëmullë. Na lajmëruan se fashistët do të bëjnë operacion e nepërgatitemi për të shkuar në mal, por presim urdhrin.

Më pyet nëse kisha marrë vesh në qytet, apo rrugës ndonjëlajm të tillë. Pastaj na thotë: - Mor plaçka në djall të vejë, kushe ka në mendje, po të na shpëtojnë njerëzit.

Page 102: Azis Hoxha perfundim

102

AZIS HOXHA

- E po në luftë jemi, xha Mitro.- Ashtu është, mor djalë, ashtu, po mbase e thyejnë qafën

tani këta, se nga të gjitha anët bamb ua shpien!-Tani e kanë humbur pusullën fashistët, xha Mitro, edhe

ata e shohin se të numëruara i kanë ditët.- Mor, më rroftë baba Stalini, se ai po ia thyen brinjët

Hitlerit, pa për këta të tjerët s’pyet fare ai.Ndërkaq gratë, me gjithë shqetësimet që kishin, sapo kishin

përgatitur darkën. Hëngrëm të gjithë bashkë dhe xha Mitruashpesh u thoshte grave, të cilat i shihte të shqetësuara:

- E po, në luftë jemi de! Ne i kemi marrë parasysh këto! Tëna shpëtojnë kokët thuajni!

Qëndruam dhe ca me bisedat e luftës e pastaj plaka eshtëpisë, që i dukej sikur këto muhabete i ndillnin të keqen,tha:

- E, si thoni djem, doni të flini, se s’dihet nata është mebarrë.

Në mëngjes herët marrim rrugën për në Poliçan. Hymë nëgrykën e Selckës, e cila ishte bërë tmerr për armiqtë. Ishte e

Selckë

Page 103: Azis Hoxha perfundim

103

Gjirokastra në epope...

dëgjuar për madhështinë e saj, por kur e sheh mendon senatyra e kishte ngritur këtu për zogjtë e shqipes. Kala tëpapushtueshme!

Shkëmbinj të thepisur, në të dy anët e lumit, që dukensikur i krekosen njëri - tjetrit për madhështinë e tyre. Shtigjetë ngushtë nga mund të lëvizje me shumë kujdes për shkak tëgjerësisë. Ishte më lehtë të rrokulliseshe këtu, se sa të zbrisje!

Më e drejtë do të ishte të quhej ky vend “Grykat e Selckës”,pse, sa mbaronte një grykë, fillonte tjetra, aq madhështore sae para, aq e egër sa e pasmja.

Llahtarën u kishte kallur fashistëve “Gryka e Selckës”, aqsa dhe trimëria e partizanëve që e mbronin. Vënde të egëra,po për shqiponjat e Partisë, që mbi këta shkembinj kishinngritur foletë e tyre, nga dukeshin tytat e mitralozave e tëmaliherëve ishin bërë vendet më të dashura.

* * *Ndihmat e aleatëve

Poliçani kishte gjallëri. Partizanë, popull. Venin e vinin menxitim, e të gjithë në punët e Luftës. Po edhe kafeneja plot menjerëz.

Njerëzit, që hidheshin në ilegalitet nga qyteti e fshatishtoheshin nga dita në ditë. Aleatët kishin filluar të hidhninmaterial luftarak, po hidhnin aq rrallë dhe aq pak, sa nukmjaftonin as për armatosjen e çetave dhe batalioneve partizane.

Në ditën e para të gushtit po bëheshin përgatitje për tësulmuar Libohovën. Aleatët ishin lajmëruar të dërgoninmortaja dhe municion për pushkët italiane dhe për malihera.

- Në mbrëmje shkojmë në fushën e Sheperit për të parëaeroplanët që do të hidhnin me parashuta materialin luftarak,i cili pritej. Partizanët ishin gjithë qejf. (Disa edhe pse nuk dotë armatoseshin).

U ndezën zjarret dhe, pas pak, u dukën aeroplanët. Fillonintë binin parashuta njëra pas tjetrës dhe partizanët e caktuar

Page 104: Azis Hoxha perfundim

104

AZIS HOXHA

për këtë punë gjithë gaz rendnin pas tyre. U grumbullua gjithëmateriali në një vend. Kur u hapën parashutat, përpara u hoqëndëngjet me ushqime të misonit anglez, që ishte pranë Zonëssë Parë. Për ushtrinë partizane ishin hedhur ca veshmbatje tëpakta, vetëm pesëmbëdhjetë pushkë italiane, nja katër arkame fishekë të tyre dhe gjithë shkarkesa tjetër me fishekë tëpushkëve austriake, që asnjë partizan nuk mbante armë të tillë.Atë natë, më thanë se një herë tjetër kishin dërguar këpucëvetëm të një këmbe!

Kjo ishte “ndihma” e aleatëve. Një ditë pyes një shok ngatë udhëheqjes së Luftës së Qarkut për këto lloj ndihmash të“aleatëve” dhe Ai më thotë: “ Ne luftën do ta bëjmë dhe pandihmën e tyre. Si e filluam ashtu do ta mbarojmë!”

Dhe më 31 gusht Libohova u sulmua e u luftua edhe pamortajat e aleatëve. Gjokset e partizanëve legjendarë u ndeshënnë bedenat e kalasë së Libohovës me italianë e ballistë dhe meflakët e topave dhe të mortajave të tyre.

Kalaja e Libohovës

Page 105: Azis Hoxha perfundim

105

Gjirokastra në epope...

FITORJA E SHUMËPRITUR

Në mbrëmjen e tetë shtatorit u dëgjuan disa të shtënapushke. Pastaj një breshëri pushkësh. Të të zërë gjumi nënqetësinë e yjeve dhe të zgjohesh nga breshëri e pushkëve, ështëngjethëse. S’ka gjë më të llahtarshme se befasia në kohë lufte!

Dëgjoheshin britma njerëzish, por s’merrej vesh në ishinbritma gëzimi apo alarmi. Krismat e pushkëve mbulonin zërate njerëzve!

Afër qendrës së fshatit u dëgjuan të bërtitura shqip egreqisht:

- Kapitulloi Italia!- Italia kapitulloi!- Epese i Itali 16. Në sheshin e fshatit krisi kënga dhe vallja. Përqafoheshin

dhe putheshin njerëzit me njëri - tjetrin. Vendi gjëmonte ngabritmat e gëzuara të njerëzve, nga këngët e vallet e nga krismate pushkëve.

- Kurseni fishekët!- dëgjoheshin zëra.- Municioni do të na duhet !- thoshte ndonjeri.U ndalua hedhja e armëve. Po kënga dhe vallja vazhdonte

më dysh e më tresh.Po sa pushoi krisma e pushkëve në Poliçan, lajmi kishte

vajtur në fshatrat e tjera. Lugina e Pogonit dhe e Zagorisëgjëmoi nga batare pushkësh të vazhduara.

Atë natë s’mbylli njeri sy.Njerëzit e lirë festonin vdekjen e fashizmit italian.- Do të vemi në qytet.- Do të ngrëmë pushtetin tonë demokratik atje.

16 ) Ra Italia (greqisht).

Page 106: Azis Hoxha perfundim

106

AZIS HOXHA

- Çdo gjë është e jona.- Rroftë Shqipëria e lirë demokratike dhe popullore!E kjo parrullë përcillej nga njëri grup te tjetri dhe oshëtima

gjëmonte maleve.Zemrat e njerëzve, sa s’dilnin nga kraharori prej gëzimit.Ra Italia.Mëngjesi i nëntë shtatorit nuk ishte si ata të ditëve të

mëpërparshme.Ishte mëngjesi, i cili e gjente popullin tonë fitimtar në luftë

kundër fashizmit italian dhe tradhtarëve të vendit.Flamuri ngadhnjimtar i Frontit Nacionalçlirimtar, pas dy

vjet lufte të armatosur, zbriste tani nga majat e maleve tëKurveleshit, Lunxhërisë e Zagorisë, ashtu sikundër dhe ngamalet e papushtuara të gjithë Shqipërisë, për t’u ngulur nëkalanë e Argjiros, në Këcullën e Çeços e në gjithë qytetet eShqipërisë, për të udhëhequr popullin në mitingjet dhe nëfestat për gazin e fitores së parë!

Në fytyrat e gëzuara të çdo njërit, bashkë me entuziazmindukej dhe krenaria e ngadhnjyesit. Ata fashistë italianë, qëtundeshin pazarit, si zotër të vendit, tani do t’i shihnin të

Sheper

Page 107: Azis Hoxha perfundim

107

Gjirokastra në epope...

gjunjëzuar. Tani do të laheshin hesapet me spiunët e fashizmit,me ata, që gjurmonin shteg më shteg partizanët, me ata, qëtorturonin pleqtë, fëmijët, gratë dhe gjithë popullin!

Tani Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare do të kishte armëdhe municion, me të cilin do të përballonte çdo armik, i cili dotë guxonte të kalonte kufijtë e tokës shqiptare.

Mëngjesi i nëntë shtatorit në Poliçan, ndryshonte nga çdomëngjes tjetër. Partizanë dhe popull që ishin gdhirë gjithënatën me këngë dhe valle, pritnin sot, në këtë qendër partizanefshatarë nga Zagoria dhe Pogoni, që vinin për të festuar ditëne fitores mbi fashizmin italian. Shtigjet dhe monopatetoshëtinin nga këngët dhe britmat e fitimtarëve. Gjëmontevendi nga këngët dhe vallet. Atë ditë u dëgjuan dhe jolitë, tëcilat kishin kohë që ishin harruar! Disa këndonin shqip, të tjerëgreqisht, po gjuha e njëjtë: Të gjithë i këndonin fitores mbifashizmin italian, bashkimit dhe vëllazërimit!

Ditën e premte, më 10 shtator, Komiteti Qarkor i Partisëurdhëron Këshillat Nacionalçlirimtare për të mobilizuarnjerëzit me kafshët e ngarkesës e që bashkë me njësitet gueriletë fshatrave të ishin në gatishmëri të plotë për zbatimin eurdhrit të dytë, që do të jepej.

Lunxhëria kishte veshur rrobat e festës. Në çdo fshat gëzime hare. Njerëzit shiheshin të qeshur e të gëzuar e si gjithnjë tëgatshëm të kryenin çdo shërbim.

Po mendjen dhe zemrën e kishin të gjithë te qyteti.“Ç‘po bëhej atje? Si i kalojnë këto ditë?”

Ja si i përshkruan në ditarin e vet ato ditë një mësues:

08.09.1943Në shumë vende të tregut ngjiten shpallje të vëna nga

Bashkia. Këto thonë se këtej e tutje, kur udhëtojnë autokolonado të shoqërohet prej një grupi njerëzish të armatosur marrursi peng, qofshin bujq a intelektualë. Në zbrazjen e pushkës sëparë, kundër autokolonës do të pushkatohen të gjithë ata civilë

Page 108: Azis Hoxha perfundim

108

AZIS HOXHA

hipur në autokolonë. Nga ora 14. 00-16.00

një radhë topash zbrazennga kazermat e ngabrigjet e Palokastrës, kujanë mjaft ushtarë eqëllojnë në Çepunë e nëManastir të Cepos.

Në ora 19.30 20 radiote stacioneve aleatenjoftojnë armëpushimin e Italisë fashiste me aleatët, dorëzimine Italisë pa kushte.

Me ta dëgjuar këtë lajm, banorët e qytetit dolën nëpërdritaret e shtëpive të tyre të lajmërojnë gjitonët. Disa ulërijnëdhe bërtasin: “U bë paqe! U bë paqe!”

Pa humbur kohë të gjithë dalin jashtë e sidomos djalëriadhe grarëria. Shpërthejnë spontanisht demonstrata nëpër rrugëte qytetit. Dalin djemuria me flamuj në duar e duke shëtitur nërrugët kryesore të qytetit, këndojnë, me sa fuqi kanë. Hapendritaret e shtëpive. Dalin dritat jashtë dritareve, në sheshe eballkone. Ndizen elektrikat, qirinj dhe hi me vajguri. Shpërthejnëkëngë grarisht e burrërisht. Ziejnë portat dhe rrugët. Të gjithëurojnë njëri - tjetrin që të rrojnë dhe të trashëgojnë Shqipërinë elirë. Gjer në mes të natës vazhdohet kështu.

09.9.1943Sot rrugët e qytetit vlojnë nga kallaballëku. Nëpër fytyrat

e njerëzve shihet një kënaqësi e madhe. Kafenetë janë plot menjerëz. Nëpër pijetore gjëmojnë këngë e joli. Njerëzitpërqafohen dhe urojnë njëri - tjetrin. Ora 16.00 mblidhen tëgjitha vajzat, gratë e djemtë (edhe të vegjëlit) në sheshin paraBashkisë. Mbajnë lart flamurin e Shqipërisë dhe s’pushojnë sëkënduari këngë patriotike e më tepër këngë të ngriturapartizanëve të vrarë. S’pushojnë së bërtituri: “Rrofshinpartizanët! Rroftë Shqipëria! Rrofshin Aleatët!” e tjera e tjera.

Page 109: Azis Hoxha perfundim

109

Gjirokastra në epope...

Si u mbush tërë sheshi i Bashkisë, nisen prej këndej e dukekënduar e bërtitur shkojnë para gjimnazit e nga Palortoja.Kthehen këndej nga tregu e ngjiten Dunavatit, zbresin pastajnga Pazari i vjetër, dalin në xhade e ngjiten përsëri në sheshine Çerçizit . Kur u ngrys të gjithë shpërndahen.

10.09.1943Shumë topa dhe mitroloza bien sot nga Ura e Kardhiqit. “Sata “ niset të vejë në Tiranë, po shkon mu te Ura e

Kardhiqit dhe kthehet prapë në qytet, mbasi bëhej luftë midisautokolonës së madhe gjermane, e cila edhe mbrëmë, gjithënatën, vazhdoi të kalonte dhe çetave partizane, që i prenërrugën autokolonës.

Ballistët e kishin rrethuar mbrëmë Gjirokastrën. Ishin mëtepër se një mijë vetë... Këta kishin prëmë një mbledhje tëmadhe në shtëpinë e Sabro Shtinos. Merrnin pjesë dhe HysniLepenica, Skënder Muço, H. Sh. , Xh. K., S. H., Ismail Golemie shumë të tjerë.

Nëpër vendet kryesore të tregut ngjiten shpallja dheproklamata nga ballistët, të cilët e ftojnë popullin e Gjirokastrëstë presin me gëzim ballistët, që do të hynin pasdite në qytet,për të marrë në dorëzim qytetin. Po tregu mbyllet i tëri dhe,në shesh, nëpër pezule, nuk ka as edhe njerëz. Shumë shkojnënëpër shtëpira dhe rrinë fshehur...”.

11.09.1943Mëngjesi i sotëm na gjen me ballista. Si duket këta erdhën

mbrëmë. Janë dyqind – treqind burra të armatosur, qëqarkullojnë rrugëve të tregut e më tepër rreth hotelit “Royal”e sheshit të Çerçizit e sidomos në prefekturë, ku hyjnë dhedalin me shumicë të madhe “.

“Tregu është mbyllur. Tellalli flet që të hapen të gjithadyqanet, se ndryshe do të hapen me forcë... Por asnjë nuk ehap, veç S. Sh. e Xh. S. e ca pak të tjerë, por edhe këta e mbyllin.Në vende të ndryshme të tregut nxirren proklamata të

Page 110: Azis Hoxha perfundim

110

AZIS HOXHA

firmosura nga Komandanti i Përgjithshëm i Jugut, HysniLepenica dhe nga anëtari i këshillit, Skënder Muço, që i uronpopullit të Gjirokastrës ditën gazmore; të gëzohen dhe të rrinëtë qetë në punët e tyre e të lënë mënjanë ambicjet e mëritëpersonale dhe të bashkohen të gjithë për të mirën e Shqipërisë.Këta thërrasin përfaqësuesit e Frontit Nacionalçlirimtar që tëvinë dhe të bashkohen me ta për të mirën e Shqipërisë. Nëprefekturë këta ngritën flamuj shqiptarë.

Afër drekës, dy makina gjermane erdhën te sheshi iÇerçizit. Populli, me t’i parë, shpërndahet me shpejtësi rrufejee të fshihej rreth piacës. Edhe shumë nga ballistët u fshehën,megjithëse ishin të armatosur.

Policët e kuesturës sot u arratisën e të gjithë u hodhën meçetat partizane. Edhe shumë djem të vendit, mbase dhe njëqindvetë ikën pjesë - pjesë nëpër çetat.

Gjermanët, që erdhën në shesh të Çerçizit, kur ikën, afërXhemaliut, vranë 5 - 6 njerëz, midis tyre: Zija Vehbin dhe njëRiza nga Hazmurati, qiraxhi. Shpëtoi mrekullish Shero Lalua,i cili u iku gjermanëve nëpër duar.

Në aksham vonë vjen Koço Muka me çetën e vet. Mbasditeballistët hidhen dhe këndojnë në “Bahçen e Teqesë”. Nga kalajaushtarët italianë u hedhin ballistëve e popullit këpucë,pandallona e shumë veshmbathje. Rojën e qytetit e morënballistët”.

12.9.1943Sot shihet më tepër lëvizje e ballistëve, të cilët bredhin në

të gjitha anët e tregut. Koço Muka dhe Ismail Golemi dhanëurdhër të hapen dyert e burgut. Sot nuk shihet asnjë karabinier,ushtar apo dedektiv nga të kuesturës. Karabinierë e ushtarë umbyllën në kazerma.

Përgatitje po bëhet për pritjen e partizanëve. Dikush qëndisyje të kuq, dikush flamurë, dikush krijon vjersha e kompozonmelodira, dikush shkruan parulla.

Afër dyqanit të Xhevdet Selfos nga Shtabi i Zonë së Parë

Page 111: Azis Hoxha perfundim

111

Gjirokastra në epope...

varet një qarkore, që u drejtohet gjithë arsimtarëve. Tregonpër zona të gjëra të çliruara nga Ushtria Nacionalçlirimtaredhe fton gjithë arsimtarët, edhe ata, që kanë qëndruarindiferentë, të zgjohen nga gjumi, të bashkohen me popullin etë përgatiten për të zhvilluar arsimin në zonat e lira.

Gjindarmë dhe nënoficera shqiptarë ikën në çetat partizane.Në prefekturë formohet nga krerët e Ballit gjyqi, ku

dënohen me vdekje: Nexho Bejleri, Xhafer Beqiri, Syrja Memo”.

13.09.1943Sot është ditë pazari. Nuk erdhi asnjë katundar apo

katundare nga fshati.Dje u vranë nga gjermanët, afër fabrikës së Papavangjelit,

kur do të kalonin lumin pesë vetë, midis tyre djali i Xhevrossë Mulla Azisit nga Mashkullora, një xhandar dhe tre tëburgosur.

Sot në mëngjes tregu u hap një herë përgjysmë, pastaj umbyll.

Po Ismail Golemi urdhëron të shqyen dyqanet dhe ushqyen disa.

Shumë nga çetat balliste largohen, po nuk dihet ku vanë.Ushtarët italianë dalin lagjeve dhe shesin rroba.Sot paradreke ballistët arrestojnë Kolë Krajën e dy të tjerë.

Afër mbrëmjes arrestojnë Petref Kokonën.Çdo ditë, që kalonte do të ishte mbushur plot me ngjarje të

rëndësishme se tjetra. Në 10 shtator Komanda e Shtabit tëZonës së Parë Operative Vlorë - Gjirokastër i dërgoi Komandëssë Divizionit “Peruxhia” këtë letër:

“Mbasi qeveria e Bodolios kërkoi paqe pa kondita dhe efirmosi, dëshirojmë të dimë, nëse komanda juaj do të hyjë nëkontakt me një të deleguarin tonë, për të biseduar konditat edorëzimit, duke qenë se kjo komandë është e vetmja, që drejtonluftën në qarkun e Gjirokastrës e prandaj, vetëm nga kjo mundtë siguroni paqen dhe konditat e udhëtimit. Në rast se këtë dota bëni, përfaqësuesi juaj mund të udhëhiqet prej këtij ushtari,

Page 112: Azis Hoxha perfundim

112

AZIS HOXHA

i cili bie letrën, duke patur kujdes që vetura juaj të ketë flamurtë bardhë. Sidoqë të jetë, dëshirojmë një përgjigje dhe julajmërojmë se luftën do ta vazhdojmë, deri sa të kemi caktuarkonditat e dorëzimit “ 13.

Më 10 shtator, Telmani, i deleguari i aleatëve në krahinëntonë i shkruan komandës së divizionit “Peruxhia”:

“Meqënëse u nënëshkrua një armëpushim midis Kombevetë Bashkuara dhe Qeverisë italiane dhe meqënëse armiqësitëpushuan, është e domosdoshme që ju, ose një përfaqësuesijuaj, të takohet më një të deleguar të Frontit NacionalçlirimtarShqiptar i vetmi trup qeverimi i njohur nga Kombet eBashkuara, për të diskutuar kondidat e dorëzimit”.

Komanda italiane e zvarriti përgjigjen.Më 13 shtator u urdhëruan forcat

të niseshin për në Gjirokastër.Gjëmonin shtigjet dhe brigjet,

grykat dhe monopatet nga këngëtpartizane dhe kënga e tyre përplasejpërkundrejt, në pllajat e Mali të tëGjerë, ku nënat, motrat, gratë, njëpopull i tërë priste me padurimnjerëzit e vet, çlirimtarët e vet!

Fusha filloi të nxinte nga njerëzit,sidomos nga ana e Valaresë.

Të tjerët grupe - grupe zbrisninnga “Balta e Bardhë”. Dy çeta tëbatalionit “Misto Mame”, njësitetguerrile të fshatrave të Zagorisë,Lunxhërisë, Pogonit dhe njerëzit me kafshë, zunë vend përtejlumit, përkundrejt Gërhotit. Batalioni “Asim Zeneli” dhe çeta“Koto Hoxhi e batalionit “Misto Mame” dhe njësitë guerile tëKardhiqit e të Kurveleshit ishin vendosur në kodrat e Viroit.

13 ) Komunikata e Shtabit të Zonës Operative 13 shtator 1943.

Koto Hoxhi

Page 113: Azis Hoxha perfundim

113

Gjirokastra në epope...

Çeta “Sabaudin Gabrani” kishte zënë bregun e lagjes “Der-vish bej”.

Nga qyteti vinte deri në fushë oshëtima e këngëverevolucionare. Nxinte xhadeja nga njerëzit, të cilët kishin dalëpër të pritur partizanët. Turma sa vente dhe shtohej. Disa tëvegjël kishin arritur deri në fushë. Donin të shikonin partizanët.

Ballistët mbi xhade e nën xhade venin e vinin rrethGërhotit, si ato arrëzat, që e shohin mjaltin por s’hyjnë dot nëvazo.

Edhe kjo gjendje e ballistëve e shtonte gëzimin epartizanëve e të popullit.

Kishte ndonjë nga partizanët që edhe thumbonte:- Kanë ardhur t’i krejnë potkonjtë kalit të ngordhur.- Kanë të drejtë, - thoshte tjetri, - kanë luftuar! S’ke ç’u thua!Afër një grup partizanësh kaloi xha Refati, Refat Sinani,

partizani më i moshuar me atë shtat të gjatë, që, megjithëse ikishte kaluar të gjashtëdhjetë e pesave, ecte si ndonjë djalë.Dëgjoi dhe shtoi:

“ Tani u kujtuan këta, si kofini pas të vjelit! Mos të nanxjerrin telashe maskarenjtë, se ata për këtë punë kanëlindur!”- dhe nxitoi, ashtu siç e i kishte zakon të ecte, kur do tëkryente ndonjë urdhër. Partizanë dhe vullnetarë qeshnin,bënin shaka, ashtu si mund të bëjnë fitimtarët e bisedonin, ponga minuta në minutë, çdo njeri priste urdhërin të nisej për nëGjirokastër.

Dhe nga ora 15.30 urdhri erdhi:Të gjithë, me njerëz, kafshë të largohen sa më tutje, të zënë

pozicione në hendekë e në kanalet e fushës dhe të mos qëllohej! Edhe populli i qytetit u lajmërua të mbrohej dhe të largohej

shpejt nga rrugët.Komandanti i çetës “Sabaudin Gabrani”, Isuf Çobani, me

çetën, e cila kishte zënë vend në kodrat e lagjes “Dervish Bej”,ngarkon një skuadër të hynte në qytet dhe të shpërndantepopullin, që kishte dalë të priste partizanët.

Ç‘ndodh?

Page 114: Azis Hoxha perfundim

114

AZIS HOXHA

-Tradhti nga italianët? - Mos do të na sulmojnë ballistët? Bëheshin lloj – lloj pyetje , por asnjë nuk jepte përgjigje. U dëgjua një e shtënë pushke te hyrja e kazermave të

Gërhotit, aty rreth orës 16.00 dhe pas asaj një breshërimitrolozash të lehtë dhe të rëndë, që përziheshin me gjëmimine mortajave.

E papritur! E të papriturat janë gjithmonë shqetësuese dhetë rrezikshme në kohë lufte!

Të gjithë zunë vend dhe mundoheshin të merrnin veshç’bëhej. Nga Gërhoti dhe kodrat rreth tij shihej tym dhe flakë.Grykat e mitralozave dhe mortajave italiane, diku drejtoheshindhe nga qyteti, edhe nga fusha, por forcat partizane dhe popullinuk qëllonte.

Ç‘kishte ndodhur? Ballistët, kur morën vesh se gjenerali italian do t’ia

dorëzonte materialin luftarak e depot me ushqime UshtrisëNacionalçlirimtare, e cila kishte luftuar deri tani me trimërikundër fashizmit italian, sulmuan kazermat.

Kompromisi me armikun, bashkëpunimi me të, lufta passhpine, e heshtur dhe e hapur, kundër LëvizjesNacionaçlirimtare, kundër popullit, nuk ishin të rastit përBallin Kombëtar. Ato ishin pjellë e botëkuptimit klasorkundrarevolucionar. E ata do ta shpinin gjer në fund këtë luftë.Egoizmi klasor, tradhtia, cmira, ambicja, cinizmi ishin mish egjak i tyre! E me këto armë, sulmuan ata kazermat e ushtrisëitaliane. Përfundimi mbi 50 të vrarë brenda më pak se një orë.Kjo ishte lufta e Ballit Kombëtar kundër fashistëve italianë!

Po këtë aventurë balliste e paguam edhe ne: u shkëputënnga shokët, nga familja e nga populi nga një predhe mortaje,që ra në fushë, partizani i vjetër, Kapo Baco dhe anëtari i njësititguerril të Lavovës së Libohovës, Gaqe Çavo!

Po tmerr pa atë ditë edhe populli i Gjirokastrës. Pikërisht,në çastin, kur priste të festonte, bashkë me njerëzit e zemrësdhe bashkëluftëtarët, ditën e fitores mbi fashizmin italian, kur

Page 115: Azis Hoxha perfundim

115

Gjirokastra në epope...

njerëzit mendonin të këndonin në sheshin e Çerçizit, këngëtmë të mira, kur valltarët kërkonin shokët për të hequr valletmë të bukura, kur vajzat nxirrnin nga sepetet rrobat e festës,kur gratë e plakat, nëpër shtëpirat, përgatitnin gjallët më tëshijshme për të gëzuar çlirimtarët, djemtë , vajzat dhe burrat etyre, krisi mitralozi e mortaja nga “Bregu i Teqesë”.

Tym e flakë atje! Tym e flakë në lagjet qytetit! Fashistët s’ishin kënaqur me ato, që i kishin punuar këtij

populli katër vjet me radhë. Do të hidhnin kundër tij dhepredhën e fundit!

Gra me fëmijë në duar a me ndonjë rrobë në krah, mendonjë shportë a torvë në dorë me ushqime, iu ngjitën malitpërpjetë, u futën nëpër përrenjtë e shpellat të shpëtonin kokën,të shpëtonin fëmijët. Duket se kishte akoma për të hequr ngafashizmi italan ky popull!

* * *Më 17 shtator, ushtria italiane niset për në Sarandë, ku do

të dorëzonte armët.Nga ora 17.00 Ushtria partizane niset nga pozicionet rreth

Gërhotit për të hyrë në qytet.Populli, që kishte marrë malet dhe përrenjtë, po varej

poshtë, duke kënduar e brohoritur e duke u bashkuar me ata,të cilët mbroheshin në kubetë dhe bodrumet e shtëpive, embushën zallin dhe rrugët e Varoshit.

S’kishte mbetur i madh dhe i vogël pa dalë.Në rrugët e ngushta të Varoshit, s’kishe ku të hidhje mollën!Partizanët gjithë shend dhe verë, kryelartë duke kënduar

këngë revolucionare ngjitnin të përpjetën e Varoshit. E njerëzitu flitnin në emër dhe pleq dhe plaka u jepnin urimet më tëzgjedhura:

“ Mirë se erdhët, mirë se erdhët, djema!- Rrofshi e qofshi, djema! Ju bëftë pushka top!- Paçi uratën, bij! Rrofshi dhe e trashëgofshi!-Po vajzat, shini, moj, sa lezet që u ka dyfeku, leshprerave!

Page 116: Azis Hoxha perfundim

116

AZIS HOXHA

Te sheshi i Çerçizit u grumbulluan forcat partizane dhe igjithë populli.

Mund të thoshje se s’kishte mbetur njeri në shtëpi.Gjithë ky popull që kaloi një ditë të llahtarshme, në mes të

plumbave, të predhave, nëpër shpella dhe nëpër bodrume,tani, i qeshur dhe i gëzuar, si asnjëherë, hidhet dhe kërcen mevëllezërit e motrat fitimtarë.

Gjithë qyteti ishte në festë dhe festa vazhdoi deri në orët evona të natës.

Nuk kishte neone as parrulla me drita, as fishekzarre, poqyteti ndriste nga fytyrat e qeshura e të gëzuara të partizanëvee të gjithë popullit!

Kur shihje ata qindra dhe mijëra partizanë, anëtarë tënjësiteve guerile të fshatrave dhe fshatarë, të cilët kishin ardhurpër të festuar ditën e fitores mbi fashizmin italian, mendoje seku do të strehohej gjithë kjo mizëri njerëzish! Po qyteti i tyre,që i kishte pritur dhe përcjellë partizanët, ilegalët, ku kërkohejkokë, në terrorin më të egër fashist, tani i kishte hapur portatnë të dyja kanatat!

Gëzime të papara kalonte ato ditë qyteti ynë dhe këtoshtoheshin, kur bashkoheshin me gëzimin që ndiente i gjithëpopulli shqiptar, gjithë popujt antifashistë të botës për fitorenqë kishin arritur. Partizanët venin e vinin pazarit gjithë gaz egjithë qejf. Takoheshin me njëri - tjetrin, bisedonin për tëshpërndarë kudo optimiznin dhe entuziazmin revolucionartë Partisë, të Frontit Nacionalçlirimtar.

Të moshuarit dhe pleqtë nga trotuaret, nga kafenetë aponga pezulet e dyqaneve, ku rrinin, duke parë këtë rini tëedukuar, të shendetshme, të rregullt e të disiplinuar, thoshtefjalët më të mira për të, për partinë e u pëlqente të bisedoninme çdonjërin prej tyre, që kalonte, pavarësisht se nuk do tënjiheshin me të. Dukeshin dhe ballistët poshtë e përpjetë, porsi të shushatur nga kjo atmosferë entuziaste e partizanëve dhee popullit dhe nga ky izolim i tmerrshëm, të cilën u bënte igjithë populli.

Page 117: Azis Hoxha perfundim

117

Gjirokastra në epope...

VOTA E PARË E LIRË

Errësira nuk mund të ndalojë dritën, kurrsesi!

Më 16 shtator do të bëheshin zgjedhjet për këshillatnacionaçlirimtare të lagjeve.

Një entuziazëm i papërshkruar shihje në të gjithë qytetin.Për herë të parë populli do të votonte për njerëzit e vet. Përherë të parë do të votonte i lirë.

Nuk u bë propagandë elektorale, nuk u afishuan pankartae parrulla, nuk u lexuan ligje e rregullore. Një ligj njihej atëherë:

“ Populli do të zgjedhë në pushtet njerëzit e vet!”Dhe këtë ligj populli e kishte të shkruar në mendje dhe në

zemër, që ditën, kur partia i foli atij për t’u hedhur në luftëkundër fashizmit, për të ngritur një Shqipëri demokratikepopullore.

Dhe sheshet dhe vendet, ku do të bëheshin zgjedhjet, ishinmbushur plot e përplot me burra dhe gra, të vegjël e të mëdhenjqë në orët e para të mëngjesit.

Kënga dhe vallja në çdo lagje të qytetit. Këngë dhe valleedhe te Sheshi i Xhamisë, ku ishte mbledhur populli i lagjes“Palorto”.

Page 118: Azis Hoxha perfundim

118

AZIS HOXHA

Kënga dhe vallja ishte shprehje e dashurisë për Shqipërinëe shtrenjtë, për Shqipërinë e shumëvuajtur! Kënga, vallja ishinshprehja e dashurisë së pakufishme të këtij populli për partinë,për Frontin Nacionalçlirimtar, i cili e udhëhoqi në luftë kundërfazhizmt italian e tradhtarëve.

Dhe i deleguari i Komitetit Qarkor të Partisë, shoku MihoXhani, që pritej, erdhi. Takohet me këdo, që i del përpara, heqdhe një valle e pastaj mblidhen të gjithë për të dëgjuar fjalën epartisë, të Frontit Nacionalçlirimtar.

I deleguari foli për fitoren e popullit ndaj fashizmit italiandhe mbi tradhtarët, për vijën e drejtë të ndjekur nga FrontiNacionalçlirimtar, për situatën ndërkombëtare, që zhvillohejnë favor të forcave antifashiste, për rëndësinë e zgjedhjevedhe për detyrën, që i dilte popullit për të vazhduar luftën, iudhëhequr nga partia, gjer në fitoren përfundimtare.

Në mes të entuziazmit të papërshkruar të popullit, uzhvilluan zgjedhjet për këshillat e lagjeve.

Më 19 shtator, në sallën e mbledhjeve të ish Bashkisë,zhvillohet mbledhja për zgjedhjen e Këshillit Nacionalçlirimtartë qytetit dhe Komitetit Ekzekutiv të tij.

I deleguari i Komitetit Qarkor të Partisë flet për fitoren earritur dhe për detyrat e këshillave nacionalçlirimtare. Pastajflet për procedurën e zgjedhjeve. Nga anëtarët e këshillavenacionalçlirimtare të lagjeve, u zgjodh ai i qytetit dhe kyzgjodhi Komitetin Ekzekutiv.

Më 20 shtator, në ora 10.30, në sheshin “Çerçiz Topulli”populli do të festonte ditën e formimit të të parit organ tëpushtetit demokratik popullor në qytet. Pas pesë vjet robëriepopulli u bë zot në shtëpinë e vet!

Vallet, që hidheshin përpara Komitetit Ekzekutiv të qytetit,e bënin më të ngushtë sheshin. Kënga labe gjëmonte, saasnjëherë. Populli për herë të parë shihte në mes të sheshitpartizanë dhe partizane, djem dhe vajza, gra e burra, të hidhninvalle, ashtu si shokë lufte të një ideali, si vëllezër dhe motra.

Në këtë miting Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit

Page 119: Azis Hoxha perfundim

119

Gjirokastra në epope...

Popullor të qytetit ngarkohet nga Komiteti Qarkor i Partisë tëfliste mbi rëndësinë e zgjedhjeve të KëshillaveNacionalçlirimtare dhe punën e këtyre, si leva të partisë përmobilizimin e popullit në kryengritjen e armatosur, si prapavijatë sigurta të Ushtrisë Partizane dhe si bërthama të pushtetitdemokratik, që do të vendosej në Shqipëri, pas fitorespërfundimtare mbi fashizmin dhe tradhtarët.

Pastaj e mori fjalën Baba Fejzo Krahësi. Të gjithë shokët eluftës, të cilët e kishin dëgjuar Baba Fejzon të fliste përparafshatarëve, prisnin të fillonte fjalinë, ashtu siç e kishte zakon:

“Unë, Baba Fejzo Krahësi, anëtar i Shtabit të Zonës së ParëOperative Vlorë – Gjirokastër - Mallakastër gjer në Përmet...”,por jo!

Atmosfera e këtyre ditëve dhe e atij mitingu inspiroi edheBaba Fejzon të fillonte fjalimin me një thirrje poetike:

“Populli kreshnik i kryeqendrës së Labërisë trime!’ Dhe foli plaku i Tepelenës ashtu thjesht dhe ngadalë për

rezistencën e popullit që ditën e parë, kur çizmja fashiste shkelinë vendin tonë, për formimin e Partisë Komuniste Shqiptare,udhëheqëses së lavdishme të popullit në Luftën AntifashisteNacionalçlirimtare dhe mbi fitoren e arritur në luftë pakompromis kundër fashizmit e tradhtarëve.

Pas tij, foli shoku Kadri Baboçi mbi aleancën anglo –sovjetiko - amerikane dhe Luftën Nacionalçlirimtare të popujvetë shtypur kundër boshtit Bon – Berlin - Tokio, mbi fitoret earritura nga Ushtria e Kuqe, të udhëhequr nga Stalini i madhdhe fitoret e forcave partizane në vendet e robëruara.

“Fitorja jonë, - përfundoi oratori, - është fitorja e armëvepartizane, është fitorja e popullit tonë të shumëvuajtur, që eudhëhequr nga Partia Komuniste Shqiptare luftoi dhe fitoi,pa kompromis, pa dallavere, ashtu sikundër do të luftojëkundër kujtdo, i cili do të guxojë të shkelë vatrat tona! Dhe nedo të fitojmë! Se me ne është e drejta. Me ne është një botë etërë!”

Populli ndërpriste shpesh herë oratorët, duke brohoritur

Page 120: Azis Hoxha perfundim

120

AZIS HOXHA

për Partinë Komuniste Shqiptare, për FrontinNacionalçlirimtar, për Ushtrinë Partizane, për BashkiminSovjetik dhe për Stalinin e madh.

Pas mitingut shpërthyen përsëri, në shesh, këngë dhe valle.Rrugët e pazarit gjëmonin tani nga brohoritjet dhe nga këngëtpartizane.

* * *Ballistët, që ditën e parë të kapitullimit të Italisë fashiste,

kishin zënë vendin në pallatin e ish prefekturës.Në këto ditë morën vesh se do të vinte nga Këlcyra Ali Bej

Këlcyra me ushtri të madhe. Ballistët e propagandonin shumëushtrinë e Ali beut dhe përgatiteshin t’i bënin një pritjemadhështore.

Më 23 shtator ora 13.30’ panë të ngjitej lart xhadesë ushtriae Ali Beut. Përpara printe beu i Këlcyrës me një bastun nëdorë. I veshur me qillota e i mbathur me opinga lope, sikurzbriste nga malet. Sa hidhte një këmbë, do të hiqte bram tjetrën.Pas tij vinin tre burra me mustaqe, gjer te veshi, të krekosur, sikaposhi në thekër e më prapa kollona e gjatë prejbazhibozukësh. Ja, po varen poshtë nga mesi i pazarit dheballistët e Gjirokastrës, të prisnin Ali beun.

Ishin shtatë a tetë vetë. Mund të ishin gjashtë, por jo nëntë.Kishte dhe ballistë të tjerë në Gjirokastër, por druheshin tëdilnin, se do të ekspozoheshin dhe do t’u vinte turp ngapopulli!

U rreshtua ushtria e Ali Beut në Sheshin e “Çerçizit” si përparadë. Ishin rreth 400 - 500 burra.

Të vinte keq, të pikonte në zemër, kur shihje këtë farë burritë rreckosur, që ndiqnin pas beun, beun e Sarajeve të Këcyrësnë harremet e hanëkave nga njëra anë, në bodrumet e bujtësve,që guxonin t’u kundërshtonin, nga ana tjetër dhe me hauret esejmenëve rreth e rrotull.

Po ndiqnin pas beun për të shtrënguar më fort rreth qafëszinxhirin e robërisë shekullore, për t’i ngritur gardhe

Page 121: Azis Hoxha perfundim

121

Gjirokastra në epope...

errësirash, diturisë dhe zhvillimit, për të mos u larguar kurrënga kasollja prej kashte. Ku i kishin strukur bejlerët e Këlcyrësdhe teqe e Baba Kamberit, për të mos hequr nga sufraja bukëndhe kripën, për të mos hequr kurrë nga krahët thesin e misrit,për të vdekur, së pangrëni, nga sëmundjet; për të mos hequrkurrë nga kurrizi rreckat, për të mos mbathur kurrë këpucënë këmbë, për t’i ndarë nga vëllezërit e tyre, të cilët luftonin tëçlironin vendin nga fashizmi, nga bejlerët, nga agallarët e ngambeturinat e mikrobeve shekullore. Për këtë qorrat e ndiqninatë, Ali beun e Baba Kamberin e Sukës! Injoranca, feja po ibënin lirisë, së vërtetës, drejtësisë, arsyes një qëndresë barbare!

Më 24 shtator Komitet Qarkor i Ballit Kombëtar i drejtonnjë letër Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Qytetit, me anë esë cilës ftonte të grumbullonte popullin për t’i parashtruar atij,çdo palë, pikëpamjen e vet.

Me krerët e Ballit Kombëtar njeriëzit e Partisë kishin bërëshumë herë takime. Bashkëbisedimet me ta, sa të arsyeshmedukeshin në fillim të krijimit të kësaj organizate, aq tëpanevojshëm dhe të dëmshme ishin tani, kur u pa, si drita ediellit në një ditë pa re, se Balli Kombëtar, jo vetëm që nukzbrazi asnjë një pushkë kundër pushtuesve, por luftoi krah pëkrah fashizmit kundër forcave të ushtrisë Partizane.

Megjithatë Komiteti Ekzekutiv i Qytetit do t’ia njoftontepërmbajtjen e letrës Sekretarit të Komitetit Qarkor të Partisë,që atë ditë, ndodhej me punë në Sarandë.

Në orën 16.00 mblidhet populli në sheshin e Çerçizit.Ushtria e Ali Beut ishte rreshtuar anës së sheshit. Përpara

flet Ali Beu. Oratori, me fjalë bombastike, me gjeste dhedemagogji përpiqet t’i mbushë mendjen popullit për vijën edrejtë të Ballit Kombëtar. Fjala e tij ndërpritet shpesh herë ngapopulli i egërsuar, kur ai shpifte kundër LuftësNacionalçlirimtare.

- Populli është i bashkuar, Ali bej!- Ju, duke i qarë hallin fshatarit, përpiqeni të ndani qytetarë

dhe fshatarë.

Page 122: Azis Hoxha perfundim

122

AZIS HOXHA

Një i ri, andej nga mbimakina, ku kishte hipur bashkë meshokët e tjerë, i përgjigjet: “ Zagorinë e shpëtuan nga djegiagjokset e zagoritëve, Ali Bej, dhe jo kompromiset tuaja dheprotokolli i Dalmaco – Këlcyra”.

Ali beut i ngeci pështyma në fyt. Shikonte rreth e rrotull,por nga të gjitha anët dëgjoheshin britma dhe fërshëllima!

Kur i deleguari i Komitetit Qarkor të Partisë filloi të fliste,u dëgjua oshëtimë e zërave të fuqishëm në ovacione :

“Rroftë Fronti Nacionalçlirimtar! “, “Rroftë UshtriaPartizane!”

Përgjigjia e popullit dhe e të deleguarit të Partisë ishte njëdemaskim i fuqishëm, i cili i bëhej organizatës së BallitKombëtar.

Krerët e Ballit e panë punë pisk. Për t’i shpëtuar demaskimitmë të madh dhanë alarmin me anë të sirenës, që kishin nëkala. Populli, që ndiente akoma në vesh zhurmën e mortajavetë datës 15, u largua në panik.

Po ballistët u futën në Gjirokastër në një zjarr përvlonjës,që do t’i linte me gisht në gojë. Komunistët, të rinjtë, aktivistëte Frontit, si një detashment i organizuar, duke zbatuar urdhrine partisë, u futën në radhët e ushtrisë së Ali beut, për t’u treguaratyre rrugën e gabuar, ku i kishin futur krerët e tyre.

Më kot udhëheqësit e Ballit mundoheshin të ndaloninnjerëzit e tyre të shoqëroheshin e të bisedonin me popullin.Ata trëmbeshin nga populli, si djalli nga thimjami.

Ushtria e Ali Beut, mbështetja kryesore e Ballit Kombëtarnë Gjirokastër, u mbyll në kala.

Po a ka mure që të pengojnë fjalën e Partisë?Errësira nuk mund të ndalojë dritën, kurrsesi!Puna e Partisë për të sqaruar njerëzit e gënjyer nga

demagogjia e Ballit e bëri shpejt efektin e saj. Nga dita në ditëforcat e Ali beut pakësoheshin. Grupe - grupe ditën dhe natën,fshatarët e sqaruar niseseshin nga kalaja dhe kalonin Urën eLumit.

Forcat e Ali Beut u shpartalluan nga puna e dëndur dhe

Page 123: Azis Hoxha perfundim

123

Gjirokastra në epope...

sqaruese! Me saktësi, më vonë, është marrë vesh se Ali Beu iKëlcyrës u nis nga Gjirokastra vetëm me 60 vetë!...

Ballistët mbetën të shushatur nga disfatat, që pësonin njërapas tjetrës, nga puna e madhe e organizuar, të cilën e bëntePartia në ushtri, nga entuziazmi revolucionar i rinisë dhe i gjithëpopullit, nga izolimi për ditë e më i madh që u bënte populli.

Ata ishin mbyllur në pallatin e Prefekturës e s’dihej ç’bëninatje! Asnjë kontakt me popullin! Pushteti Nacionalçlirimtar iporsangritur çdo ditë e më shumë po fitonte autoritet, popullihynte e dilte në zyrat e Komitetit e çdo problem kërkonte tazgjidhte me anën e pushtetit, të cilin vetë ai e kishte ngritur.

Dhe pushtetit i dilnin probleme të shumta për të zgjidhur.Duhej normalizuar gjendja në qytet.

Më 25 shtator, në shkollën “De Rada”, të lagjes Varosh,bëhet një mbledhje me ata mësues të shkollave fillore, të cilëtkishin mbetur në qytet, pa u hedhur në ilegalitet dhe u bëhetthirrje të tregonin gatishmëri për t’iu përgjigjur thirrje së FrontitNacionalçlirimtar të hapnin shkollat.

Dhe shkollat u hapën. Fëmijët të qeshur dhe të gëzuarmbushën klasat e shtatë shkollave të qytetit. Zienin rrugët dhesheshet nga këngët partizane që mësonin fëmijët.

Dalngadalë po normalizohej gjendja në qytet.Por puna më preokupante për Komitetin Ekzekutiv të

Qytetit dhe këshillat e lagjeve ishte organizimi i punës përmbrojtjen e trofesë së fashizmit nga gjermanët. Kjo duhet tëmbrohej dhe nga ballistët.

Në qytet hynin dhe dilnin qindra partizanë në ditë. Këtaduheshin ushqyer, larë e ndërruar e u duhej plotësuar edhendonjë nevojë personale e tyre, meremetim këpucësh aveshëmbathjesh.

Gjirokastra i përcillte dhe i priste partizanët e vet e uplotësonte çdo nevojë, ashtu si i kishte pritur edhe fshati djemtëdhe vajzat e qytetit për muaj e vite.

Populli jepte ndihma, me të cilat përballoheshin nevojatmë të domosdoshme të qytetit për të ndihmuar familjet, të

Page 124: Azis Hoxha perfundim

124

AZIS HOXHA

cilat vuanin për bukën e gojës, për të rregulluar ujësjellsin qëishte prishur ditët e fundit nga italianët, për të vënë nëfunksionim centralin elektrik, për të mbajtur në funksionspitalin e gjer te pastërtia e rrugëve të tregut.

Ditët e para tregtarët hezitonin të hapnin dyqanet; fshatarëtnuk vinin në qytet, por ditën e hënë, më 20 shtator, populli panjë ditë pazari që ishte harruar. Në treg gjeje çdo gjë. Fshatarëme grurë dhe misër kishin ardhur nga fshatrat e Mallakastrës etë Këlcyrës. Komiteti Ekzekutiv i qytetit nga ndihmat epopullatës bleu me të holla dyzetë e pesë kv grurë, sipas njëplani, që u përpilua nga këshillat e lagjeve, të aprovuar ngapopulli.

Pushteti u bë zot i qytetit dhe i tregut. Për të penguarshpërdorimin e mallit dhe për të plotësuar nevojat e popullsisëu bllokua vaji i ulllirit dhe kripa dhe shpërndaheshin me bono,si për qytetin dhe fshatrat e rrethit.

Përditë vinin nga Saranda makina të ngarkuara me lloj -lloj ushqimesh e me material luftarak. Qiraxhinjtë dhe bujqite qytetit që kishin kafshë, nuk mundet të qëndronin largpopullit. Sa ktheheshin nga Zagoria e Kurveleshi karvanetniseshin për Lunxhëri e Pogon.

Nga fundi i shtatorit ishin parë lëvizje të ushtrisë gjermanenë kufirin grek. Shtabi i Zonës së Parë po përgatitej për t’igoditur kudo që të dukeshin ushtritë e Hitlerit. Me urdhër tëKomitetit Qarkor, një pjesë e trofesë, do të mbrohej në qytet.

Situata ishte kritike.Populli, i cili sapo kishte hequr një pushtues, do të përgatitej

të përballonte një tjetër, më gjakatar se i pari.Balli Kombëtar filloi punë minuese:“Nuk bëhet shaka me gjermanët! Tani nuk do të mbetet

shtëpi në këmbë! Me këta do t’i vijë fundi vendit!”Por bijtë e popullit shqiptar, që i kishin dalë për zot këtij

vendi, do t’u jepnin dhe hordhive të Hitlerit atë përgjigje, tëcilën ua dhanë edhe atyre të Musolinit.

Page 125: Azis Hoxha perfundim

125

Gjirokastra në epope...

Pjesëmarrje aktive në Luftë

TË GJITHË NË LUFTË

Sikur historianët e botës të studionin se cili komb në globintokësor, ka patur më tepër invazione dhe se cilit popull do t’ikishte shërbyer më tepër se kujdo shpata dhe trimëria, në vendtë parë do të qëndronte vendi ynë.

Dhe kur Evropa u invadua nga hunët e shekullit të njëzetë,bijtë e këtij vendi do t’u tregonin dhe hitlerianëve, që kishintmerruar botën me barbarizma se, Shqipëria ishte një kockëaq e fortë, sa do t’u thyente dhëmbë dhe dhëmballë.

Që ditën e parë, kur fricët shkelën në tokën arbërore, ipriti pushka partizane. Që ditën e parë të luftimeve, si dragonju hodhën mbi fashistët gjermanë bijtë e këtij vendi, të prirënga Flamuri i Frontit Nacionalçlirimtar. Këtu do të shihninhitlerianët atë popull, që do ta kishin zili për patriotizëm etrimëri.

Page 126: Azis Hoxha perfundim

126

AZIS HOXHA

Nga komunikata e Shtabit të Zonës së Parë OperativeVlorë- Gjirokastër, datë 16.09.1943, shkëpusim një paragraf:

“Në këtë luftë u dallua për trimëri dhe djaloshikatërmbëdhjetë vjeçar Kutbi Neki nga Picari; në luftë në këmbëvrau tre ushtarë fashistë. Të gjithë fshatarët konkurronin njërime tjetrin për “trimëri”. Tani të tjera forca të ushtrisë gjermanepërgatiteshin të zëvëndësonin atë që i ishte shpartalluar nëCepo 17

Në luftimet e datës 8 dhe 10 shtator, të tjera forca do tëdilnin nga qyteti për të shtuar lavdinë e radhëve partizane.

Më 27 shtator, pasdite, me urdhër të Komitetit Qarkor, uzhvillua mbledhja e Komitetit Ekzektutiv të Qytetit dhe ekëshillave të lagjeve. I deleguari i Komitetit Qarkor, pasi folipër situatën e krijuar, shtoi nevojën e organizimit të njëmitingu, ku do t’i bëhej thirrje popullit të dilnin vullnetarë tëgjithë ata, që ishin të zotët e pushkës, për të përforcuar forcate njësitit territorial të qytetit, të cilët kishin marrë pjesë nëluftimet e Cepos, në ditët e para të shtatorit.

* * *Më 28 shtator, ora pesëmbëdhjetë, sheshi “Çerçiz Topulli”

ishte mbushur me njerëz, si asnjëherë tjetër. Jehona e këngëvepartizane, që dilte nga gjokset e rinisë, e etur për liri e përhakmarrje, ngrihej lart e më lart dhe era ledhatonjëse e asajmbasdite vjeshte shpërndahej në rrugët e ngushta e gjer nësokakët e kalldrëmta të lagjeve të largëta të Dunavatit,Çetemelit dhe Manalatit.

Nga ballkoni i Komitetit Ekzekutiv të KëshillitNacionalçlirimtar të qytetit shiheshin grumbuj njerëzish tëelektrizuar, që shtynin njëri – tjetrin, kush e kush të diltepërpara. Ndonjë e re e “pabindur” shkiste, si ngjalë, nëpërturmë, ngrinte lart qafën e gjatë, si sorkadhe, sikur deshte të

17 ) vend strategjik në grykën e Kardhiqit, i cili dominon edhe mbirrugën automobilistike Gjirokastër - Tepelenë.

Page 127: Azis Hoxha perfundim

127

Gjirokastra në epope...

thithte ndjenjat dhe mendimet e atyre që do t’i flisnin popullit.Këtu, si kudo, revolucioni, çdo ditë e më tepër, kalit njerëz

të rinj, ngre lart grushtin për të shkatërruar çdo armik, që dotë shkelë në vatrat tona, për të shpartalluar ata, të cilëtshtrëmbërojnë buzët, kur shohin marshimin fitimtar të këtijpopulli hero, që i ka dalë zot vendit.

U drodh sheshi “Çerçiz Topulli” nga thirrjet: “RroftëShqipëria e lirë demokratike!” “Rroftë Fronti Nacionalçlirimtar!’,kur në ballkon dolën shokët e Frontit.

Sytë mbusheshin me lot gëzimi, kur në fytyrat e këtijpopulli të papërkulur lexohej besnikëra e patundur e tyre ndajFrontit Nacionalçlirimtar, vendosmëria për të luftuar çdoarmik e trimëria për të mos marrë parasysh asnjë sakrificë dheligjëruesi, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullorvazhdon:

“... dhe tani një armik më barbar, më mizor se fashizmiitalian, po kanoset te dera e shtëpisë sonë. Cepua, kjo kështjellëpartizanësh, që akoma mban erë kërmë fashistësh italianë, ubë më 8 dhe 10 shtator varr për hitlerianët e parë, të cilëtguxuan të matnin armët me çetat partizane dhe gjithëpopullsinë fshatare, që i qe përgjigjur thirrjes së FrontitNacionalçlirimtar për të mos lënë këmbë gjermani të kalontenë këto anë. Kudo, ku shkelin sot hitlerianët ndeshin nëbreshërinë e pushkëve e mitrolozave partizane. Sot, më tepërse kurrë, ka kaluar koha e llafeve! Vetëm lufta, lufta pakompromis, do t’i sigurojë popullit tonë pavarësinë, lirinë,demokracinë.

Po! Populli ynë s ‘e ka kuqur faqen përpara historisë. Çdoarmik e ka pritur me plumb në lule të ballit.

Gjaku i Çeços e i Selam Musait, i Vojos dhe AsimZenelit, iAstrit Totos, i Bahri Myrtajt dhe i qindra partizanëve të tjerë,të cilët ranë në fushat e luftës, kërkon sot nga ne, të marrinarmë, të marrin hakën e ta bëjmë copë e thërrime kryqin ethyer të Hitlerit, ashtu, sikundër bëmë sopatën e fashizmit tëMusolinit! Zëri i Atdheut, nderi i Shqipërisë sot na thërret:

Page 128: Azis Hoxha perfundim

128

AZIS HOXHA

Me Frontin çlirimtar,të hidhemi në zjarr!

Me grushtin përpjetë,Ja vdekje, Ja liri!

Kambana e fashizmit ra! Trumbeta e fitores së popullit pobie! Të gjithë shokë në luftë! Rroftë Shqipëria e lirë demokratikee popullore! Rroftë Fronti Nacionalçlirimtar!”

Urra të forta gjëmuan, sa bënë të dridhej toka nën këmbë!Turma njerëzish duke kënduar: “Bashkohu, shokë, me ne

në çetë”, “Hakmarrje, hakmarrje, dëshmorët thërrasin!”drejtoheshin në depon e armëve. Pas tyre rreshti i gjatë, burradhe gra, rendnin të takoheshin me njerëzit e tyre.

Urrejtja e papërmbajtur për armikun, dashuria e zjarrtë përPartinë, për Frontin Nacionalçlirimtar, për popullin, s’i kishtelejuar burrat të takoheshin me të afërmit.

Cepua duhej përforcuar!Jashtë shtëpisë së Kotonit, ku ishte depua e armëve, u

formua një grumbull i madh njerëzish, që s’kishe, ku të hidhjemollën. Gra, burra, pionierë lëviznin, sa në një vend në tjetrin.Zhurmë e madhe. Te dera e depos, vullnetarët shtyheshin, sibletët në koshere, kush e kush të hynte më përpara për tëzgjedhur një pushkë. Në rrugë disa kontrollonin armët, disatë tjerë bisedonin me njerëzit e tyre, merrnin kush ndonjë kulaçme djathë e ndonjë tjetër me rrush, kush ndonjë pallto e shark.

Më tej gjëmonte kënga labe e pak më tutje, disa të rinj, qëmë tepër dukeshin si pionierë, me pushkë në dorë, këndoninme zjarr këngën partizane “ Bashkohu, o shokë, me ne në çetë”.

Një i ri zbraz një pushkë.Një tjetër aty për aty i bërtet:- Po ç’bën, a derëzi? Pse i prish fishekët kot? Me një plumb

vrasim një gjerman.-E po do ta provoj unë pushkën, apo jo? Ku do të vete, si

shehu në dasmë?!Brenda në depo Faslli Lulua, mbi një tavolinë kishte vënë

një letër të vizuar, duke regjistruar të gjithë ata, që merrnin

Page 129: Azis Hoxha perfundim

129

Gjirokastra në epope...

pushkë.- Një i ri topolak, të cilët i kuqnin faqet, si molla e Ohrit, i

cili nuk do t’i kishte mbushur të shtatëmbëdhjetat i thotë:- Xha Faslli! Po sikur të vritem unë, ç’do ta bësh firmën

time, që më more?Faslliu rregulloi një herë syzat, që i ishin ulur gjer në majë

të hundës, e shikoi në sy e duke qeshur ia kthen:- Sikur të vriteshin partizanët, ashtu si thua ti, fashistët do

të gjenin këtu shesh me lule e do të shtroheshin këmbëkryqnë vatrat tona.

Po partizanët kanë lindur me “këmishë”, mor djalë i mbarë!Po hajt, udhë e mbarë e t’u bëftë pushka top!

Këtu në mes të rrugës, pa ceremoni, u formua batalioniterritorial i qytetit, i cili u pagëzua me emrin e dëshmorit tëditëve të fundit të rënë të qytetit tonë, Kapo Baco.

Bëhet apeli. Dyqind e tetëdhjetë dyfekë sollën ngakryeqendra e Labërisë trime!

Qyteti i lashtë ka pjellë gjithnjë patriotizmin e trimërinë!Këtu jeton revolucioni, merr frymë, fuqizohet shpërndahet!

Batalioni i rreshtua. Në krye qëndronin katër burra tëmoshuar: Refat Sinani, veteran i njësitit territorial të qytetit,Mersin Bejdo, Murat Gaba e Xhafer Sinani. Që të katër i kishinkaluar të gjashtëdhjetat. Qylahu mbi sy, si i djemve çapkënë,mustaqe të bardha gjer te veshi e fytyrat e vrejtura, u jepninpamjen e luftëtarëve të Rilindjes. U kishte lezet dyfeku në krahë!

Pas vinin burra të tjerë, shumica të thyer në moshë e ngafundi ishin radhitur të rinjtë, që disave pushka u dukej më egjatë se vetja. Zaten këta kishin mbetur në Gjirokastër, pa uhedhur në çetat partizane.

Pas rrinte i vetmuar një plak, i cili që dukej se i kishte kaluartë shtatëdhjetat, me një pushkë të gjatë italiane të modelit tëvjetër.

- Po zotrote, ku vete, xhaxho?- Në Luftë, mor bir, ku venë të gjithë!- Po nuk do të ecësh dot, është udha e gjatë!

Page 130: Azis Hoxha perfundim

130

AZIS HOXHA

- Do të hiqem dhe unë, si të hiqem, sa të vemi në Cepo.Atje do të ngul gjunë dhe s’ luhem, sa të zbraz gjithë fishekët,se malin s’e ngjit dot. Vajta shtatëdhjetë e pesë vjeç e sot mëerdhi dita të zbras dhe unë një dyfek për Shqipërinë, prandajmos ma zërë ters, mor djalë!”

Batalioni u nis.Sokakët e ngushtë të Meçites, Hazmuratit dhe të Gjobekut,

gjëmonin nga këngët labe e nga oshëtima e këngëverevolucionare. Komisari i batalionit, herë vinte në një grup eherë te tjetri, sikur do t’u ndreqte këngën.

Batalioni kaloi “Zallin”, del në qafën e Bregut të Teqesëmbi Gërhot, në Lofat, Kare, te bregu i Karesë, në fushë tëMashkullorës e afër darkës arrin në krye të bregut të Shehe,në këmbë të bregores së Manastirit.

Këtu ishte një atmosferë lufte! Të gjithë i shihje në lëvizje.Disa sillnin municion me kuaj, disa të tjerë me krahë. Po tëgjithë të qeshur dhe të gëzuar. Ndoshta, se për herë të parëshihnin me sy municion e material luftarak me shumicë. Mefashistët e Musolinit u luftua me një pushkë të ndryshkur eme fishekë mbledhur andej e këtej, po tani do të luftohej edheme topa! Korrierët tërë djersë venin dhe vinin.

Batalioni, duke pritur urdhrin për t’u organizuar në çetadhe skuadra, ishte shpërdarë grupe – grupe, aty, në fund tëKodrës së Manastirit, në një shesh të rrethuar me kodra dhemale. Disa hidheshin valle, të tjerët këndonin shtruar, ca rrininpështetur dhe bisedonin njëri me tjetrin dhe ata të rinjtë, mëçapkënët bridhnin poshtë e përpjetë të takonin të njohurit, përtë treguar se edhe këta kishin arritur të bëheshin partizanë.

Dalngadalë nata kishte hedhur vellon e saj të mbrëmjes.Njerëzit ishin të lodhur nga rruga dhe lëvizjet me vend dhepa vend dhe vendin e valleve tani e zinin bisedat e shtruara.

Në mes të grupeve, ashtu, siç ishin mbledhur, hynin tanipartizanë, të njohur dhe të panjohur dhe tregonin ngjarje ngapërpjekjet e para me gjermanët. Ata flisnin me zjarr përtrimërinë e papërmbajtur të partizanëve, që kapeshin fyta -

Page 131: Azis Hoxha perfundim

131

Gjirokastra në epope...

fytas me nazistët e që kundër urdhrave të komandantëve dhekomisarëve, luftonin dhe në këmbë. Ata tregonin përshkatërrimin e makinave dhe të motoçikletave gjermane, përrobërit e kapur, për kërdinë që u bënë gjermanëve e përshpartallimin e tyre të plotë.

Po afroheshin orët e mesnatës. Shokët duhej tëqetësoheshin. Po shumë ishin larguar nga shtëpitë, ashtu sikishin dalë në pazar. U dha urdhëri të ndizeshin zjarre nëvende të mbrojtura. Dhe dhjetra flakë u dukën brenda pakminutave. Më të vuajturit këshillonin më të pamësuarit, si tëktheheshin e të rrotulloheshin rreth zjarreve që të mos ndienintë ftohtit e natës.

Po gdhihej. Zjarret filluan të përtëriteshin, gjersa diellivjeshtak lëshoi rrezet e nxehta, aq të dashura, sidomos përpartizanët, të cilët ishin gdhirë në pozicione.

Sot përsëri lëvizje. Ngjitje municion në Cepo. Tjetërmunicion zbrisnin nga Cepua. Kuaj e mushka të ngarkuarame bukë, që shoqëroheshin nga fshatarë, kalonin nga njëpozicion te tjetri. Të gjithë lëviznin, sikur i ndiqte njeri ngambrapa. Në luftë s’ka punë që të presë.

Kur pritej që batalioni të zinte pozicionet, komandanti ibatalionit, Mufit Dudushi, me një walter në dorë dhe SiriÇarçani me një automatik gjerman në dorë, lëviznin nga njëgrup në tjetrin, duke thirrur gjithë gaz: “Kush do një walter?Kush do një automatik gjerman?”

Një picirruk, aty nga fundi, që rrinte pështetur në njërinkrah, ngrihet dhe i thotë Mufitit:

“Mor ata të bukur janë, por i mbani për vete, se do tëmarrim edhe ne atje, ku i muarrtë dhe ju!”

Të gjithë qeshën me të madhe .- Ta vulosi “grykën e topit”, Mufit, - i thotë një shok, që

rrinte aty pranë.Ishte vendosur që batalioni të shpërndahej në çetat e tjera.

Të gjithë ata, të cilët kishin kryer shërbimin ushtarak në artileri,u thirrën të shkonin lart në Cepo, për të përdorur topat, që

Page 132: Azis Hoxha perfundim

132

AZIS HOXHA

ishin ngritur rrëzë malit.Dolën dhjetë – dymbëdhjetë vetë, midis tyre dhe disa që

kishin qenë oficerë. Njëzetë veta dolën vullnetarisht përmitralierë. Forcat e tjera u shkrinë në çetat e batalionit, që kishinzënë vend, prej ditësh, nga Mashkullora e deri në Shtëpëz.

Aty nga ora shtatëmbëdhjetë thërrasin në Manastir Kryetarine Komitetit Ekzekutiv të Qytetit, i cili kishte zënë vend bashkëme shokët te “Bregu i Shehe”. Ngjitet lart me një frymë.

Arrin në vreshat e Manastirit, por, kur sheh ato, erdhi 18

plot rrush, i lëshoi goja lëng dhe vetëm nga turpi i partizanëve,të cilët venin e vinin dh s’kthenin as kokën, nuk ndëri dorën!

Ja dhe Manastiri i Cepos, me emrin e të cilit janë thururlegjendat e trimërisë së bijve të Labërisë kreshnike, emrat eÇeços, Sulo Beqirit, Hasan Xhikut e tjerë.Edhe në shkëmbenjtë e këtij vendi janë gdhëndur këngët easaj kohe:

Në Cepo, te Manastiri,Lëvon kënga, gjëmon briri,

Sokëllin Sulo Beqiri:“O Kurveleshas, ku jini?”

Vend që mban vetëm trima!

18 ) hardhi

Manastiri i Cepos

Page 133: Azis Hoxha perfundim

133

Gjirokastra në epope...

Edhe këtu në oborr të Manastirit, veshët me rrush vareshinnga pjergulla, sa s’të ceknin kokën e sikur gumeni t’i kishtelënë për ngut për të provuar disiplinën partizane!

Në dhomë rrinin disa anëtarë të Komitetit Qarkor të Partisëe dy - tre luftëtarë të tjerë. Disa rrinin ulur, të tjerët në këmbëduke ngrënë rrush.

Shoku Shefet Peçi, i cili ndodhej më afër tij, i jep një veshrrush.

- Ç‘hani nga këto, kur kini përjashta atë farë rrushi, sa njëfëmijë një vesh? – i thotë.

- Rri për kokën tënde, - thotë shoku Shefqet, - e mos na vurnë sherr me gumenin, që s’merresh dot vesh me të!

- Shoku i Komitetit Qarkor porosit të nisesh sa më parë nëGjirokastër, bashkë me një skuadër partizanësh, sepse ballistëttentonin të rrëmbenin nga depot plaçkën e luftës, që ishtevendosur në qytet.

- Merrni maqinën dhe nisuni shpejt, se mos takoheni rrugësme gjermanët.

Gjermanët priteshin nga çasti në çast, prandaj porositetshoferi që të ecte ngadalë me drita të shuara.

Haki ToskaShefqet Peçi

Page 134: Azis Hoxha perfundim

134

AZIS HOXHA

PËRSËRI NË LUFTË

Terrori nazist shpalos kthetrat e plumbta

Afër mesnatës arrijmë në Gjirokastër. Ato orë, të cilatmbetën nga nata e 29 shtatorit, i kaluam në bregun eSinoimerate.

Në mëngjes takohemi me shokët e pushtetit, të cilët kishinmbetur në qytet.

“Populli është në alarm. Shumë janë larguar dhe polargohen nga qyteti. Familje në radhë ngrysen e gdhihen nëmal. Kthehen në qytet në mëngjes për të marrë ndonjë ushqim,ujë apo ndonjë lajm dhe i ngjiten përsëri malit. Këtu kanëmbetur pak ballistë. Dje kishin dashur të merrnin tërshërënqë është depozituar në shtëpinë Harxhanje, por vamë më shpejtdhe i ndaluam…”. Kështu na tha Sekretari i KomitetitEkzekutiv të qytetit.

Marrim të gjitha masat që të mbronim, në vende të sigurta,këtu në qytet, gjithë materialin, të cilin dispononim, gjer telibrat e një biblioteke, të cilën rinia kishte hapur në ditët e paratë kapitullimit të Italisë fashiste nga dhuratat që kishinmbledhur.

Më 1 tetor kthehen në qytet të gjithë ballistët, që ishinlarguar më 28 shtator, me pretekst se do të zinin vend për të

Bexhet Mema Bedri Spahiu

Page 135: Azis Hoxha perfundim

135

Gjirokastra në epope...

luftuar gjermanët.Urrejtja e popullit po shtohej më tepër, pse ishte përhapur

fjalë që Ismail Golemi paskish thënë se ai do të kënaqej, siNeroni, kur dogji Romën, kur të shihte Gjirokastrën në flakë!

Një komision nga pleqtë e qytetit shkon te Ismail Golemitë dëgjonin mendimet e tij. E ai u përgjigjet se po të vritninnjeri gjermanët, do të luftonte dhe në qytet!

Fjala u hap dhe populli çdo ditë e më tepër largohej ngashtëpitë, sidomos ato të lagjeve të afërta me pazarin.

Rreth orës njëmbëdhjetë të 1 tetorit kalon në xhade nëdrejtim të Tepelenës, një autokolonë makinash me gjermanë.Nga ora 11.20 u dëgjua gjëmimi i topave të parë. Filloi Luftanë Shkallën e Zezë, e cila vazhdoi tri ditë e tri netë. Tym dheflakë shihej në atë fole shqiponjash! Dridhej toka nga gjëmimii topave dhe mortajave! Vriteshin djemtë e nënave, të cilët ikishin dalë për zot këtij vendi dhe ballistët në qytet përpiqningotat për lavdinë e Kryqit te thyer e për fundin e ushtrisëpartizane. Dhe kur lufta në Shkallën e Zezë kishte arriturkulmin, qyteti rronte me një pasiguri të tmerrshme.

Egërsirat, me fytyrë njeriu, zbresin në rrugët e Varoshitdhe shqyejnë dyer e porta...

Në mbrëmjen e datës 3 tetor 1943 jepet alarmi. Një pjesëe qytetarëve që mundnin të ecnin, ngjiten lart malit, përrenjvedhe guvave. Një pjesë tjetër niset për në fshatrat e Lunxhërisë.Shumë familje, nga ato që mbeteshin në qytet, mblidheshinnë mbrojtjet e shtëpive me shpresë se, mund t’i bënin më mirëballë së keqes, kur të ishin shumë vetë tok e bashkë.

Rrëngjethëse ishte ajo natë, kur shihje ata fëmijë tëllahtarisur e ato gra e plaka të përvuajtura, sikur të kishin dalënga dheu, ngarkuar me torba e shporta, me velenxa e batanijeqë, me fenerë, qirinj dhe llampa në duar, largoheshin ngashtëpitë e merrnin rrugën e malit, duke mallkuar gjermanëdhe ballistë.

Page 136: Azis Hoxha perfundim

136

AZIS HOXHA

Të nesërmen, kur dielli s’kishte dalë mirë nga majat emaleve të Buretos, nga kalaja gjëmuan tri mortajat e para dhe,pas tyre, krisi mitrolozi. Shtinin gjermanët dhe ballistët rrugëvetë pazarit, lagjeve e mbi qytet, në mal e kudo, që shihnin njerëz.

Nga ora nëntë zbresin nga kalaja gjermanët me ballistët eNexho beut dhe shpërndahen në të gjithë qytetin për të djegure për të plaçkitur, për të mbjellur frikë dhe tmerr në popullsinëe qytetit.

Tani “Balli Kombëtar” nxjerr prapë në skenë Nexho beun,kriminelin e masakrave të Glinës, atë që, një maj më parë, ekishin dënuar me vdekje dhe e ngarkon bashkë me çetën e tijtë udhëheqë gjermanët për të masakruar pleq dhe plaka, gradhe fëmijë.

Çizmja naziste, në rrugët e kalldrëmta të Varoshit e të gjithëqytetit, tmerronte njerëzit e pambrojtur të mbyllur nëbodrumet e shtëpive, të cilët prisnin me ankth zjarrin apoplumbin.

Kur ja, tymi dhe flaka mbuloi qiellin... I kishin vënë zjarrinshtëpive në krye të Varoshit!

Krisi ulërima e grave në shtëpitë e afërta!Egërsirat, me fytyrë njeriu, zbresin në rrugët e Varoshit

dhe shqyejnë dyer e porta.Gratë zbathur me leshra lëshuar e me fëmijë nëpër duar,

dalin nëpër porta dhe nëpër rrugë për të ndihmuar të djegurit,apo edhe nga frika se mos digjeshin si miu!

Në treg shqyejnë dyqane dhe rrëmbejnë ç’të gjejnë brenda.Në mbrëmje u mor vesh se nga predhat e mortajave dhe të

mitrolozave ishte vrarë njëzetë e trevjeçari Mufit Emiri dheishin plagosur shumë të tjerë.

Kaloi Gjirokastra dhe një furtunë, e cila rrëmbeu përparaato që gjeti!

Pas luftimeve në Cepo e pas operacionit të gjermanëve eballistëve të Nexho Beut, gjermanë dhe ballistë largohen ngaqyteti për t’u rikthyer përsëri, kur t’u vinte etje për gjak e përbarbarizma të tjera të egra !

Page 137: Azis Hoxha perfundim

137

Gjirokastra në epope...

Jeta ishte paralizuar krejtësisht. Qyteti jetonte i ndarë ngapjesa tjetër e atdheut. Rrugët dhe urat ishin hedhur në erë, përtë ndaluar komunikacionin armik.

Asnjë automobil nuk lëvizte...Nuk korrespondohej me qytete e tjera, as me letra e as me

telegrame dhe as me telefon! Fshatarët nuk sillnin në qytetasnjë barrë dru, asnjë thes me lakra. Tregu është krejtësisht imbyllur. Në dyqanet e zarzavateve, mund të gjeje ndonjëlejmon* (limon) a portokalle, që ndonjë kafshar guximtar, dukekaluar në shtigjet e maleve, me kokë në torbë, i sillte ato ngabregdeti, për të siguruar bukën e fëmijëve. Në trotuaret,përpara dyqaneve të mbyllura, shihje fëmijë, të cilët, me ndonjëarkë shisnin duhan dhe çikërrima, ose pemë nga të kopshtit eme paratë e fituara kërrenin bukën e ditës. Shumë këpucarë,rrobaqepës, nallbanë, samarxhinj, për të nxjerrë bukën e gojës,punonin nëpër shtëpi. Familjet e punëtorëve ngryseshin dhegdhiheshin pa bukë! Pa filluar të errej mirë, pazari dhe rrugëte qytetit mbeteshin shkretë. Ushtarë gjermanë vinin për ditënë qytet për të realizuar planet e tyre dhe ktheheshin përsërinë bazat e tyre në Jorgucat e gjetkë.

Ballistët, me qendër në Lazarat, gjithë ditën ishin në qytete pazar për të luftuar vijën e Frontit Nacionalçlirimtar, për tëdiziluzionuar popullin, i cili ishte lidhur me partinë, si mishime kockën, duke u munduar ta përhapnin frikën e terroritgjerman. Po komunikata e Shtabit të Zonës së Parë OperativeVlorë – Gjiroskatër mbi sukseset e para të UshtrisëNacionalçlirimtare shqiptare në luftë të ashpër kundërnazizmit gjerman, i cili gjeti këtu në Shqipërinë e vogël, atë,që nuk kishin parë në shumë vende të mëdha, entuziazmoipopullin e Gjirokastrës dhe të gjithë Shqipërisë, shpartalloiparrullat e armikut mbi shkatërrimin e ushtrisë partizane dhepathyeshmërinë e ushtrisë gjermane, e demaskoi hapur në sytëe të gjithë popullit tradhtinë e Ballit Kombëtar.

Page 138: Azis Hoxha perfundim

138

AZIS HOXHA

S’mbeti njeri pa lexuar Komunikatën për lajmet gazmore.“Sektori i Konispolit.Në të gjitha përpjekjet, në të cilat ka bërë armiku, për t’u

futur në Konispol prej datës 23 gusht deri më 27 shtator ështështytur me humbje të mëdha. Më 27 shtator armiku solli 2500ushtarë të prirë prej tradhtarit Nuri Dino dhe prej disatradhtarëve të tjerë. Po qëndresa heroike e UshtrisëNacionalçlirimtare, nuk u thye as përpara këtij sulmi.

Më 29 shtator, në ora 05.00 të mëngjesit, armiku vuri nëvijën e parë gjithë forcat e tij. Një luftanije e tij kishte dalë nëShëntodhër (buzë detit). Në xhadenë e Qafës së Botës kishterreshtuar pesëmbëdhjetë autoblinda. Një pjesë e ushtrisë së tijkishte dalë në Katjana, prapa vijave tona. Lufta filloipërgjakshëm që nga ora pesë e mëngjesit e vazhdoi deri nëora 11.00. Ushtria armike shoqërohej dhe nga dy aeroplanë.

Pas informacioneve të mëvonshme numri i ushtarëvearmiq të vrarë është mbi njëqind vetë”.

“Sektori i Tepelenës...Duke parashikuar përparimin e armikut drejt Tepelenës,

një pjesë e batalionit “Asim Zeneli” dhe një pjesë e batalionitterritorial të Gjirokastrës, zunë vend në pozicionet ezakonshëm të Cepos. Më një tetor kolona armike e përbërëprej njëqind autoqerresh u prit në grykën e Tepelenës.

Në ora njëmbëdhjetë e njëzetë, kur kolona u gjend në njëpikë të përcaktuar, artileria jonë dhe mitrolozat me zjarr tëkryqëzuar hapën zjarr mbi ta. Armiku u shpërnda ishpartalluar....

Më dy tetor armiku përsëriti sulmin e tij, me qëllim që tëdilte në Hormovë dhe të qëllonte së andejmi anash pozicionettona.

Me një rezistencë të rreptë dhe me një kundrasulm,partizanët i detyruan nazistët, jo vetëm të lënë pozitat, nga kukishin arritur, por edhe nga ato, që kishin filluar vepriminluftarak një ditë më parë. Po në këtë datë thyhet dhe një sulm

Page 139: Azis Hoxha perfundim

139

Gjirokastra në epope...

i armikut në Shkallën e Zezë, të cilin armiku e kishte përgatitur,duke rrahur më parë pozicionet tona me artileri dhe mortaja.Në mbrëmje thyhet dhe një sulm tjetër, që armiku ndërmoringa krahu i Hormovës.

Dëmet tona janë: dy vrarë dhe një i plagosur”.“Sektori i Cepos... Më 4 tetor në ora 11.00 një kolonë

ushtarësh nazistë me dyzetë – pesëdhjetë mushka, hyri nërrugën e Humelicës në drejtim të zonës së Kardhiqit. Asnjëprej tyre nuk mundi të dilte atë mbrëmje nga “kurthi”. Më 5tetor lufta rifilloi, pa u gdhirë mirë, me trupa që armiku kishtetransportuar natën nga ana e Gjirokastrës. Nga oranjëmbëdhjetë e tridhjetë minuta qitja e mitrolozave tanë tërëndë dhe e artilerisë e detyruan armikun të tërhiqet ishpartalluar...

Më 6 tetor, për të plotësuar rreshtat e tij të boshatisura ngadëmet e pësuara dhe për t’i dalë në krye operacionit, armikusolli forca të tjera nga ana e Tepelenës. Ndërsa bëhej kjo lëvizje,një pjesë e forcave të armikut kundërvepronin; lufta vazhdontee rreptë që nga jugu i kodrave të Shehe deri në Humelicë. Megjithë përpjekjet e tij, armiku nuk mundi të bënte asnjë happërpara...”

“Luftë në Konispol, luftë në Sarandë, luftë në Kakavijë,luftë në Muzinë, luftë në grykën e Tepelenës, luftë në Cepo!

Kudo grushte të rënda armikut!Një thirrje e vetme dilte nga grykat e maleve tona:“Luftë të pamëshirshme okupatorit fashist”.

* * *Më 8 tetor, në mëngjes, shoku Astrit Nishani dorëzon një

letër në Komitetin Ekzekutiv të qytetit dërguar nga një shok iKomitetit Qarkor.

Në letër shkruhej:“Jemi gjashtëdhjetë vetë në arat e Çajupit. Na dërgoni bukë,

duhan dhe letër cigari. Sonte do të nisemi për në Lunxhëri, kudo të grumbullohen forcat e batalionit. Lajmëroni shokët, që

Page 140: Azis Hoxha perfundim

140

AZIS HOXHA

mund të kenë hyrë në qytet, të hidhen sa më parë në fshatrat eLunxhërisë”.

Organizohet sa më parë një mbledhje me disa këshilltarëtë lagjeve, njihen me përmbajtjen e letrës, që kishte ardhurdhe marrin porositë e rastit.

Në orën katërmbëdhjetë e tridhjetë, tre kuaj të ngarkuarme ushqime nisen për në vendin e caktuar.

Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Nacionalçlirimtar i qytetitdhe këshillat e lagjeve, ushtronin në qytet pushtetin e FrontitNacionalçlirimtar.

Me forcat territoriale u organizua Komanda e Vendit, ecila zuri vend, në fillim në xhaminë e Dunavatit të dytë e, mëvonë, në qoshkun e baçesë së Mulla Latos, në Dunavatin eparë. Këtu punonin dhe shokët e Komitetit Ekzekutiv të qytetit.

Të gjitha forcat e partisë në qytet punonin për furnizimine ushtrisë partizane, për të luftuar parrullat e armikut, për tëmbajtur lart moralin e popullit dhe për të qenë gjithnjë afër tij.

Po Balli Kombëtar do të lëvizte të gjitha gurët të maskonteafrimin dhe bashkëpunimin me pushtuesit e rinj; u munduatë lidhej me popullin, për të luftuar më mirë FrontinNacionalçlirimtar dhe të paraqitej si forcë, e cila zotërontesituatën në qytet.

Page 141: Azis Hoxha perfundim

141

Gjirokastra në epope...

Po i vihej kazma një qytetit të tërë!...

Më 3 tetor 1943 krerët e Ballit formuan një komision tëpërbërë nga: Vasil Shahini, Sami Karagjozi dhe Beso Gega dhekëta, në emër të popullit, i dërgojnë një letër oficerit gjermannë Gërhot, duke iu lutur që të ndërhynte për të mbajturqetësinë në qytet.

Ballistët vendosën ditë dhe natë roje në qytet, por që tënesërmen në mbrëmjë nga rojet e Ballit i vihet zjarri pallatit tëprefekturës.

Më datën 8 tetor komisioni me njerëz të Ballit kërkon tëmbledhë firma në popull për t’u paraqitur si i zgjedhur ngapopulli. Por, kur Balli Kombëtar dhe njerëzit e komisionit, panëse populli qëndronte i patundur në vijën e Frontit, më 12 tetor,vënë tellallin në pazar dhe lajmërojnë për një mbledhje tërëndësishme që do të bëhej në Baçenë e Teqesë.

Pasdreke mblidhen në vendin e caktuar rreth 100 vetë.Ballistë të armatosur kishte më shumë.

Kryetari i Komisionit, Beso Gega, u foli atyre, te cilët ishinmbledhur për nevojën që kishte qyteti, për një komision tëzgjeruar, që do të bënte punë e qeverisë së vendit.

Beso Gega paraqiti dhe programin e komisionit:1. Kujdesi për të vobektët;2. Funksionimin e mullirit dhe të centralit;3. Ndalimin e grabitjes së dyqaneve nga gjermanët.Po populli s’e hëngri sapunin për djathë! Nja dy veta iu

përgjigjën, duke i thënë se qeveria e vendit ishte zgjedhur ngapopulli dhe këshillat Nacionalçlirimtare do t’i zgjidhnin hallete popullit.

Komisioni nuk mundi të merrte as aprovimin e atyre 100vetëve, që kishin mbledhur ata vetë! Megjithatë komisioni zurivend në godinën e ish Bashkisë.

Të nesërmen, më 13 tetor, në Bahçenë e Mulla Latos bëhetnjë mbledhje e Këshillit të qytetit dhe e këshillaveNacionalçlirimtare të lagjeve për të demaskuatr veprimtarinë

Page 142: Azis Hoxha perfundim

142

AZIS HOXHA

e Ballit Kombëtar dhe punën e komisionit.Po ballistët nuk hiqnin dorë as nga vjedhjet dhe

shkatërrimet.Kazermat dhe pallacinat e ushtrisë italiane në Gërhot,

kishin mbetur shkretë. Hynin dhe dilnin ushtarët gjermanë enëpërmjet tyre edhe ballistët për të shkatërruar çdo gjë, qëishte në këmbë.

Po shkatërroheshin kazermat dhe pallacinat e Gërhotit!Po i vihej kazma një qytetit të tërë!

Përballimi i situatave të rrënimit

Këshillat Nacionalçlirimtare të lagjeve bënë mbledhje nëpopull e i shpjeguan se pasuria e Gërhotit ishte pasuria epopullit dhe duhej mbrojtur.

Një natë, Reiz Selimi, anëtar i këshillit Nacionalçlirimtartë lagjes “Teqe” dhe dëshmori i ardhshëm i LuftësNacionalçlirimtare, zuri urën e Angonate dhe ato netë s’laballist të kalonte me materiale të Gërhotit.

Puna e kuadrove të Frontit, që punonin në terren, ishtevështirsuar shumë. Ata detyroheshin të ishin gjithë ditën nëlëvizje të demaskonin parrullat e Ballit, të mbanin lart moraline popullit, të shpërndanin traktet e komunikatat e Luftës, tëinteresoheshin për furnizimin e reparteve partizane e duhejtë ruheshin nga provokacionet e ballistëve, që me urë në dorëkërkonin të ndiznin zjarrin! Ata provokonin hapur, por njerëzite Frontit duhej të ishin të fundit që të qëllonin mbi ta.

* * *Një natë, në një bazë ilegale në “Palorto”, Aneja

(komunistja Nurisha Toto, nënë e dy partizanëve) sjell një letërnga Poliçani për Komitetin Ekzekutiv të Këshillit

Page 143: Azis Hoxha perfundim

143

Gjirokastra në epope...

Nacionalçlirimtar të qytetit, të firmosur nga një shok i KomitetitQarkor.

Në letër thuhej se në shtëpinë e Tolo Njockos ndodhej njëpartizan i EAMIT, i cili duhej të shoqërohej e t’i plotësoheshindisa nevoja për regjimentin e XV grek.

Të nesërmen shoku i Komitetit Ekzekutiv, duke qenë ishoqëruar nga komandanti i Komandës së Vendit dhe dypartizanë të tjerë të kësaj komande, ndalohen nga pesë ballistëtë armatosur me pushkë të gjatë.

- Ç‘e kini këtë ? - pyet Ajdin Matua.- Partizan i EAMIT.- Grek?- Po grek.- Ka armë me vete?- Po ka.- Po ky do të vijë me ne në komandë.- Ky ka punë me ne, s’ka ardhur për te ju.- Po kemi ne punë me këtë.- Ju mund të kini punë me ne, jo me këtë.- Po ne do ta marrim.- Po ne s’jua lëmë.- Po ne jua marrim ndryshe, - hidhet Ajdin Matua. Pastaj

lëvizi pushkën, të cilën e mbante në një dorë, si për të thënë sedo të keni të bëni me këtë dhe hodhi një hap prapa.

- Edhe ne nuk jemi pa të, Ajdin! Ç‘ke për të bërë bëje, ses’ke ku gjen vend më të mirë!

Një nga trimat e Ajdinit, i cili qëndronte në krah të tij, njëthatanik me një kapardinë bojë mjalti, ndërhyri në bisedën qëpo arrinte kulmin.

- Mor zotërinj! Ne kemi urdhër që këtë grekun ta shpiemnë komandë. Komanda, ja tek është, pesë çapa. Ejani dhe jume ne dhe bisedoni me komandën.

Bisedohet me shokët dhe shkojmë në shtëpi të XhemalAngonit, ku ishte vendosur komanda e “Ballit”.

- Do të na shohi dhe populli që shoqërohemi me ballista, a

Page 144: Azis Hoxha perfundim

144

AZIS HOXHA

e marrtë dreqi! - thotë një nga partizanët.Hyn brenda në komandën e Ballit partizani i EAMIT.

Shokët presin jashtë. Pas pak del shoku i EAMIT, por i kishinmarrë pistoletën. Lajmërohen të kthejnë pistoletën, psendryshe do të kishin të bënin me Frontin Nacionalçlirimtar.Më në fund pistoleta u kthye.

Ballistët mbanin në dorë gjithë ditën “pishën” për të ndezurzjarrin.

Të nesërmen, kur një shok i Komitetit të Qytetit kalonte nënjë rrugicë të pazarit, i afrohet me nxitim një i panjohur për të,i cili, duke shoqëruar çdo fjalë me gjeste, i thotë: “Largohushpejt, se po vinë ballistët të të arrestojnë! I dëgjova me këtaveshë, kur po bisedonin para hotelit”.

Ishte Haxhi Lilja, punëtori i ngarkim - shkarkimit.Njerëzit e Frontit punonin në qytet në mes të zjarrit të Ballit,

por në gji të populllit, i cili mbronte e ndihmonte në punët epartisë.

Transporti rekord i municionit të gjetur nëkushtet e një diktimi prezent...

Ishte mesi i tetorit, kohë dreke, kur një pionier jep këtëinformacion:

“Isha sot në Gërhot me ca shokë. Atje gjetëm një depo mefishekë. Është një gropë e madhe me arka të mbushura plot”.

Informata ishte e saktë.Gropa e bërë në perëndim të bregores, e cila ndodhet në

mes të Gërhotit, nga ana e djathtë, ishte nja pesë hapa e gjatëdhe tre e gjërë. Ishte e mbushur me dhe’, prandaj nuk mundtë diktohej saktësisht se çfarë municioni gjendej.

Lajmërohet Komanda Partizane në Cepo për të dërguarnjë skuadër partizane me kuaj.

Page 145: Azis Hoxha perfundim

145

Gjirokastra në epope...

Pasdite anëtarët e Këshillit të lagjes “Palorto” dhe ca të rinje pionierë të lagjes, gjithsej rreth njëzetë veta, nisen për Gërhot.Nga Cepua s’kishte ardhur asnjeri. Ç‘të bënin? Vendosën, pahumbur kohë, të transportohej materiali në krahë, për tambrojtur në llogoret e italianëve në bregun e Teqesë.

Ishin ndërmjet dy zjarresh: nga xhadeja mund të viningjermanët, nga Zalli ballistët. Megjithëse aksioni kryhej nëfshehtësi, por për çdo të papritur, në të dy drejtimet u vunëroje.

U fillua nga puna. Të gjithë ishin të gëzuar për punën qëkryenin dhe s’mendonte njeri sa kohë do të duhej për tëtransportuar në krahë gjithë atë municion. Aty për aty u bënëkatër tezga, me dhoga dhe drurë të mbledhura aty rrotull.

Ishte transportuar një sasi e mirë, por tani shihej se shumicaishte në vend. Sa më shumë arka hiqeshin, aq më shumë udukej se mbeteshin! Tek të gjithë ndihej lodhja. Dërguan nëlagje të merreshin ca kafshë. Po djemtë u kthyen, duke sjellëvetëm dy kuaj.

U mbenë sytë nga rruga e Cepos, por s’po dukej njeri. Përtë çlodhur të lodhurit, filluan të ndërronin rojet.

U lodhën më të rriturit, por s’e jepnin veten përpara tërinjve dhe pionierëve, të cilët s’thoshnin asnjë fjalë. Po materialiduhej të largohej me çdo mënyrë atë mbrëmje, ndryshe do t’ujepej në dorë gjermanëve apo ballistëve. Por kjo do të ishtevetvrasje!

Kur dielli po perëndonte, lajmërohen nga rojet se po viningjermanët, por njëkohësisht dëgjohej nga poshtë zhurma emotoçikletave dhe, pas pak, filloi breshëria e automatikut.Kishin ardhur gjermanët në kazerma, shumë afër vendit ngaku merrej municioni! U ulën të gjithë barkas, aty ku u ndodhëndhe qëndruan ashtu, duke kontrolluar lëvizjet e gjermanëve,gjersa ata u larguan.

I shpëtuan rrezikut, por kjo vleu, pse edhe u çlodhën pak!Duke punuar, pa u çlodhur, natën vonë, rreth orës 21.00,

gropa me municion ishte zbrazur.

Page 146: Azis Hoxha perfundim

146

AZIS HOXHA

U kthyen në shtëpi të lodhur dhe të këputur.Po materiali, këtu ku u vendos, ishte në rrezik të diktohej.Të nesërmen u siguruan kafshët dhe natën municioni u

transferua në Hazmurat, në një shtëpi të djegur nga fashistëtpër t’u larguar në rastin më të volitshëm, në zonat e lira.

Atëherë u mor vesh se brenda katër orëve, qenkejtransportuar në krahë, jo më pak se pesëdhjetë barrë municionnë një largësi shtatëqind - tetëqind metra.

Letra e cigarit

Po çdo ditë që errej, çdo natë që gdhihej, do të kishte tërejat e saj.

Një mëngjes u përhap lajmi se ballistët shitnin letër cigarinëpër tregtarët e nëpër popull. Letra e cigarit vinte ngaLazarati. Ballistët paskeshin grabitur një depo të monopolit.U bisedua me shokun e Komitetit Qarkor, që ishte ngarkuarme punën e Partisë në qytet dhe u vendos të mblidhej KëshilliNacionalçlirimtar i qytetit për të zgjidhur problemin mbinevojën e letrës së cigarit për repartet tona. Mbledhja e Këshillitu bë në një bazë të lagjes “Palorto”.

Në këtë mbledhje merrte pjesë dhe shoku Haki Toska, ideleguar i Komitetit Qarkor të Partisë.

Shtrohet në mbledhje nevoja e furnizimit të ushtrisë meletër cigari dhe detyrën urgjente të pushtetit për ta siguruarkëtë me çdo kusht. I propozohet këshillit të merrej nga depote Monopolit e gjithë letra e cigarit, që ndodhej atje. Një anëtari këshillit të lagjes, një ish financier, nëpunës i ligjeve dherregulloreve, në diskutimin e tij thotë: “Letra e cigarit në de-pot e Monopolit është e shoqërisë “Stambles”. Kjo është njëshoqëri tregtare. Nëse ne e marrim atë, grabitim një pasuriprivate. Atëherë bëhemi dhe ne si ballistët. Do të na akuzojë

Page 147: Azis Hoxha perfundim

147

Gjirokastra në epope...

populli. Unë them të merremi një herë vesh me drejtorinë eShoqërisë në Durrës e pastaj shohim e bëjmë”. Mbledhjes ishpjegohet se letra e cigarit merrej për nevojat e luftës dhe jopër të bërë plaçkë, për ta shitur dhe për ta marrë atë si ballistët.Ne s’jemi banda bazhibozukësh. Ne jemi qeveri e vendit, ezgjedhur nga populli dhe në vendimet tona ne shprehimvullnetin e popullit. Nëqoftëse nesër, kur të çlirohet vendi, dotë ekzistojë kjo shoqëri dhe do të kërkojë këtë plaçkë, shteti dota likujdojë llogarinë, ashtu si do të likujdojë çdo deftesë, qëlëshohet sot nga ne dhe repartet partizane për vleftën ematerialit që merren nga privatët për nevojat e Luftës.

Diskutuan shumë shokë e të gjithë vunë në dukje nevojëne reparteve partizane për letër cigari dhe rrezikun, se, po tëlihej atje, do të merrej nga ballistët. Të gjithë mbështetënpropozimin e Kryesisë së Komitetit për marrjen e letrës sëcigarit nga depua e Monopolit.

Në fund shoku i Komitetit Qarkor porositi që vendimi tëmbahej shumë sekret dhe menjëherë, pas marrjes së letrës sëcigarit të bëheshin mbledhje me këshillat Nacionalçlirimtaretë lagjeve, të sqarohej populli për këtë veprim të KëshillitNacionalçlirimtar të qytetit.

Në mbrëmje dhjetë kafshë transportuan letrën e cigarit nëzonat e lira.

Page 148: Azis Hoxha perfundim

148

AZIS HOXHA

Komisioni antipopull...

Më 17 tetor përfaqësues të Partisë dhe të pushtetit shkojnënë zyrën e komisionit, të ngritur nga gjermanët e ballistët, përt’u thënë atyre fjalën e Partisë, për veprimtarinë e tyre tradhtareqë kryenin.

Sipas porosisë, përpara flet Kryetari i Komitetit të qytetit.“Ne jemi të autorizuar nga Fronti Nacionalçlirimtar të vimë

këtu dhe t’ju themi se puna, që bën ky komision i shërbenarmikut. T’u shërbesh gjermanëve dhe të punosh sipasudhëzimeve të Ballit Kombëtar, do të thotë të luftosh FrontinNacionalçlirimtar. Dhe ju, ndoshta dhe pa qëllim, luftonikundër Frontit, kundër fëmijëve, që tani, kur ju po prisni epërcillni gjermanët, ata po përleshen gryka - grykas me ta, përtë çliruar vendin.

Në emër të Frontit Nacionalçlirimtar të qytetit, që shprehvullnetin e popullit të qytetit, ju themi të largoheni këtej, sendryshe do të konsideroheni armiq të Frontit”...

Beso Gega, që ishte dhe Kryetar i komisionit, u ngrit dhefilloi të justifikonte punën e Komisionit, duke thënë se ata ishërbenin popullit dhe mbronin qytetin nga shkatërrimet.

“Si të mbetet qytetit pa një kokë , mor djem?!”Pas tij ngrihet Vasil Shahini, saraf, agjent i vjetër i Sillogut

të Vorio Epirit, krahu i djathtë i konsullit grek të Gjirokastrës,në kohën e Zogut, koka e reaksionit të minoritetit.

Vasil Shahini e fillon diskutimin me një frazë latinisht, qëi përshtatej botkuptimit të tij. “Prima vivere, indere filozofare”.

E shpjegoi dhe këtë shprehej dhe në shqip (Më pëpara tërrojmë, pastaj të merremi me filozofira) dhe pastaj filloi:

“Ju mund t’ju duket edhe e pabesuar, por unë me shpirtjam komunist, por këto punët tuaja nuk i shoh me vend. Duhet

Page 149: Azis Hoxha perfundim

149

Gjirokastra në epope...

bërë politikë, mor djem! Gjermanët vinë këtu çdo ditë dhe,nëse ne nuk i furnizojmë, me ato, që u nevojiten atyre, ata dotë thyejnë dyqanet, do të shkatërrojnë pazarin! Edhe zjarrinmund t’i vënë! Edhe njerëz mund të vrasin. Kurse ne ushërbejmë atyre që të marrin atë, e cila u duhet dhe kështushpëtojmë nga e keqja. Si të rrijë vendi pa një qeveri?! Ne këtëpunë bëjmë këtu. Ç‘të keqe ka në këtë mes?!”

Pas tij ngrihet një tjetër: “Unë kam qenë vërtet ballist, porç’punë kam këtu me Ballin… Vetëm një herë kam shpurë memaqinë në Këlcyrë Ali Beun. Po mua më duket se me punënqë bëjmë ne këtu, i shërbejmë më shumë popullit tëGjirokastrës, se gjermanëve dhe ballistëve”.

Një avokat dhe çifligar, me pozën e njeriut me mend, pasishikoi një herë shokët e vet, u drejtohet të deleguarve të Frontit:

“Edhe ne jemi shqiptarë e na dhimbset ky vend. Ne nuk punojmëas për para e as për ofiqe, por për t’i shërbyer këtij populli, i cili heq evuan, po s’u pëlqeu juve, ç’të bëjmë ne? Ne s’jemi çiliminj që s’dimëç’bëjmë! Kemi kaluar shumë hendeqe ne dhe koha do ta tregojë kushka të drejtë! Po ne me tonën dhe ju me tuajën!”

Pastaj iu përvesh shoku Haki:“Gjermanët janë pushtuesit e Atdheut tonë të shtrenjtë,

populli shqiptar i priti ata me plumb ballit dhe i lufton ata meheroizëm, kudo që ndodhen, ndërsa ju i ushqeni me çokollatae biskota, me birra dhe likerna që të majmen mirë. A nuk jiniju kundër popullit, i cili lufton fyt për fyt me ta?! A nuk jeni jubashkëpunëtorë me gjermanët?! Ju i qani hallin popullit tëGjirokastrës se, pa ju do të humbasë e do të shkatërrohet! Mosi qani hallin kalorësit, se i varen këmbët! Ju e patë sa ju deshtepopulli… Kërkuat të mblidhnit firma, ku populli të aprovonteqëndrimin tuaj këtu. Dhe e patë sa firma mblodhët! Kur kjopunë ju dështoi bëtë mbledhje në “Baçenë e Teqesë” t’imbushnit mendje populllit për nevojën e komisionit tuaj edheatje e morët përgjigjen nga populli! Populli e ka gjetur rrugëne vet. Ai ka zgjedhur Këshillin Nacionalçlirimtar. Këtu ka njëkomitet ekzekutiv të qytetit, ka një Front Naconalçlirimtar, që

Page 150: Azis Hoxha perfundim

150

AZIS HOXHA

e mbron, e drejton dhe i zgjidh atij hallet. Ju bëni punën egjermanëve, që në bashkëpunim me Ballin, ju kanë vënë këtu,prandaj ose me gjermanët e Ballin Kombëtar e kundërpopulllit, ose me Frontin Nacionalçlirimtar e kundërokupatorëve gjermanë e tradhtarëve të vendit! Në emër tëFrontit Nacionalçlirimtar, edhe një herë ju themi troç: “Nëseju do të rrini këtu, për të bërë punën e gjermanëve e tëballistëve, do të jini armiq të Frontit dhe do të jepni llogaripara popullit!”

Tradhtia dhe shpagimi

Po Balli Kombëtar do të hakmerrej me njerëzit Frontit përpresionin që ju bë komisionit të tyre.

Të nesërmen pesë shokëve, që ishin nisur të kryenin njëpunë të Luftës, u afrohet një punëtor dhe u thotë:

“Largohuni shpejt, se në dyqanin e Sabro Shtinos pobisedojnë për t’u vrarë!”

Duke thënë këto fjalë, ai u largua me nxitim nga rruga eKalasë. Sa zunë shokët të largoheshin në mënyrë të organizuar,dalin nga dyqani i S. Sh., A. M., D. Sh. dhe tre ballistë të tjerëtë armatosur me armë të gjata.

Dukej se kishin vendosur të vrisnin pas krahëve, se kurpanë që ne ishim të përgatitur dhe se, po të shtinin, do tëvriteshin, më përpara ata, u larguan me bisht në shalë!

Në mbrëmjen e kësaj dite, një natë nëntori me shi, ballistëtrrethuan e kontrolluan shtëpitë e shokëve, të cilët bënë presionnë komisionin e tyre, por si hyjtën duall…!

Ballistët ishin të vendosur në rrugën e tradhtisë.Më 6 nëntor 1943, dy shokë ishin nisur për zonat e lira të

ngarkuar me punë të partisë. Te “Ura e Lumit” kapen nga njëbandë ballistësh dhe arrestohen. Lajmërohet menjëherë

Page 151: Azis Hoxha perfundim

151

Gjirokastra në epope...

Komiteti Qarkor për këtë veprim të Ballit. Dhe këtë ditë ngaKomitetit Qarkor i partisë del një trakt “Kupa u mbush!”. Nëtë përmendeshin të gjitha provokacionet e Ballit Kombëtarkundër njerëzve të Frontit dhe porositeshin ballistët të lironinmenjëherë shokët tanë. Dhe puna e partisë nuk ndërpritej përasnjë çast.

Më 7 nëntor, për përkujtim të Revolucionit Socialist tëTetorit, bëhet një mbledhje në “Palorto”, në shtëpinë e ZyrdiÇipit. Merrnin pjesë në këtë mbledhje shokët e Partisë, të cilëtpunonin në terren, anëtarët e këshillave nacionalçlirimtare tëlagjeve të qytetit, partizanët e Komandës së Vendit e të ftuartë tjerë. Gjithsej tridhjetë – dyzetë vetë.

Kur po dilnim, dëgjojmë krisma pushkësh e mitrolozash,të cilat vinin nga ana e Libohovës. Të gjithë dalim në oborrdhe mbajmë vesh.

- Plasi në Libohovë!- Ballistët do të kenë qëlluar në shokët tanë!Nuk kishte partizan e njeri të Frontit që të mos priste, nga

çasti në çast, kur Balli Kombëtar do të shfrynte edhe një herëtjetër dufin e tij prej gjakësori, sikurse në Glinë dhe nëLibohovë, disa muaj përpara. Konsekuentë deri në fund nëvijën e tradhtisë, ballistët qëlluan përsëri mbi djemtë epopulllit.

Një fjalë dëgjohej nga të gjithë shokët:“Duhet vajtur në Libohovë!”Kjo ishte shprehja e urrejtjes për tradhtinë e grumbulluar

prej kohësh. Kjo ishte shprehja e besnikërisë ndaj vijës sëPartisë. Të gjithë të gatshëm për të shkuar në Libohovë.

Shoqja Nebahet Bakiri, anëtare e Komitetit Qarkor të Partisëcaktoi dhjetë - pesëmbëshjetë veta të niseshin menjëherë nëLibohovë. Dhe të gjithë u nisën në çast.

Ballistët, që organizuan masakrën Glinës, ku vranë rrethtridhjetë vetë nga popullsia e pafajshme e fshatit, ata, qëekzekutuan shokët tanë: Elmas Xhengo, Petrit Gega dhedhjetra libohovitë të tjerë; ata, që luftuan krah për krah me

Page 152: Azis Hoxha perfundim

152

AZIS HOXHA

italianët më 31 gusht 1943, ku u vranë disa partizanë, prapëtani po hapin plagën. Plagë kjo, nga do të rrjedhë shumë gjak.

Revolucionet paguhen gjithmonë shumë shtrenjtë!Po “kirurgu” do të bëjë punën e vet në plagën e

gangrenizuar!Kësaj radhe, ata me duart e tyre, përgatitën gropën. Një

popull i tërë i dënoi tradhtitë. Edhe më dritëshkurtri e shikon,pa lentë zmadhuese këtë tradhti! Populli shtrëngonte më tepërradhët rreth Fronti Nacionalçlirimtar, rreth Partisë KomunisteShqiptare, udhëheqëses së masave të popullit, kundërfashizmit pushtues, kundër tradhtarëve.

Komunikatat e partisë e të Frontit Nacionalçlirimtardënonin tradhtinë e Ballit Kombëtar, të krerëve të Ballit, tëcilët, për interesat e tyre klasore, futën popullin në gjakderdhje.

Ballistët, në rrepet e Libohovës kishin kapur një vllah dhekërkonin t’i mernin dhëntë, si taksë për bar. Partizanët, të cilëtnuk mund të lejonin vjedhjen e pasurisë së popullit, mbrojtënvllahun. Ballistët qëlluan të parët. Plasi lufta! E në këtë luftë uvranë Kujtim Ruli dhe Kamber Ruçi, të dy djem të vetëm. Umbyllën dy dyer!

Këta vampirë shekullorë të popullit tonë të shumëvuajturedhe kësaj herë do të mbyllnin shumë dyer, do të linin shumënëna pa djem, shumë gra pa burra shumë fëmijë jetimë, shumëmotra pa vëllezër! Po, por Lufta jonë çlirimtare do të merrtehakën!

Balli Kombëtar atë që mbolli, korri!Më datën 15 nëntor, në mbrëmje, në lagjen Dunavat nga

njësiti gueril i qytetit bëhet atentat kundër anëtarëve tëKomitetit Qarkor të Ballit Kombëtar, kur po ktheheshin ngaLazarati.

Ballistët për hakmarrje bënë kontrolle ditën dhe natën qëtë shtinin në dorë disa udhëheqës të Luftës në qytet, por s’iaarritën qëllimit.

Po vetëvrasja solli dhe deziluzion në ndonjë të pavendosur,të lëkundur e frikacak.

Page 153: Azis Hoxha perfundim

153

Gjirokastra në epope...

(Të papriturat janë gjithnjë tronditëse dhe horizontet e reja itmerrojnë këta njerëz).

Në këto ditë një anëtar i këshillit Nacionalçlirimtar të lagjes“Palorto” paraqitet në Komitetin Ekzekutiv të qytetit dhe thotë:“Tani puna u duk. Vëllavrasja plasi. Unë as kam qenë dhe as jam përvëllavrasje. U lajmëroj se, që sot, unë nuk do të jem më anëtar ikëshillit Nacionalçlirimtar të lagjes”.

- Ne do të vazhdojmë luftën dhe pa ty, - i thuhet. Ti vazhdorrugën tënde, por kur të pendohesh, do të jetë vonë! Çdoveprim i njeriut ka vulën e vet.

- Dëgjo këtu,- thotë, - unë ballist as kam qenë dhe as do tëbëhem kurrë, por edhe për vëllavrasje nuk jam!

Dhe u largua menjëherë kokëvarur, ndoshta për të mosdëgjuar më fjalët e tjera që mund t’i ktheheshin.

Po këtë ditë një anëtar i këshillit Nacionalçlirimtar të lagjes“Meçite” i thotë një shoku të komitetit: “Gjer sot unë kampunuar me Frontin, por, këtej e tutje, unë vendosa të heq dorë.Unë nuk mund të punoj për të vrarë njerëzit e mi. Vëllavrasje?Kjo është e tmerrshme!”- dhe me “oratorinë” prejpseudointelektuali, filloi të “arsyetonte”, si mund të evitohejvëllavrasja.

“Ti s’ke qenë kurrë me Frontin, dhe asqë mund të jesh! Edhe samuaj që punove si anëtar i këshillit të lagjes, më shumë kreve telashese punë! Për njerëz, si ti, pushteti popullor s’ka nevojë, “- i thuhet.

Më 17 nëntor, në qoshkun e baçesë së Mulla Latosorganizohet një mbledhje me anëtarët e KëshillitNacionalçlirimtar të qytetit dhe me anëtarët e këshillave tëlagjeve, ku u analizua gjendja e krijuar në qytet nga ballistët,puna e madhe, që duhej bërë për sqarimin e popullit dhe udemaskuan të dy anëtarët e këshillave “Palorto” dhe “Meçite”,që dezertuan nga radhët e Frontit.

Të gjithë diskutantët dënuan tradhtinë e Ballit Kombëtar,shprehën vendosmërinë e tyre për të vazhduar gjer në fundme besnikëri vijën e Frontit dhe dënuan qëndrimin oportunisttë dy anëtarëve të këshillave të lagjeve. Ndryshe nga të gjithë

Page 154: Azis Hoxha perfundim

154

AZIS HOXHA

shokët diskutoi një shok, anëtar i këshillit të lagjes “Palorto”.Ai tha : “Nuk bëhet punë kështu si thoni ju, more shokë! Unë

jam i vuajtur në këto punë, jam dhe avokat! Mbani vesh mua, se jammë i vjetër nga të gjithë juve! Ne duhet të merremi vesh me ata, se dotë vritemi me shoshoqin. Gjermanët po humbasin nga të gjitha anëtdhe ne do ta fitojmë luftën, po pse të vritemi njëri me tjetrin? Nëqoftësemarroset një, duhet të marrosemi të gjithë? Kur do të fitojmë luftën,u japim atyre vendin që ju takon. Pse të vritemi tani, kur njerëzit naduhen kaq shumë për Luftën?”

Diskutimet u gjallëruan. Çdo diskutant dënonte tradhtinëe Ballit Kombëtar më mirë nga tjetri, mbronte vijën e drejtë tëFrontit më me zjarr se parafolësi dhe u dënua qëndrimioportunist i ndonjerit, i cili kërkonte të vinte mendimet e vetambi vijën e Partisë.

Po për aktivistët e Frontit, të clët punonin në qytet, puna etyre bëhej më e vështirë. Pa marrë masa mbrojtjetje nuk mundtë lëvizje nga një vend në tjetri. Bazat me materiale të luftësnga çasti në çast rrezikoheshin të grabiteshin nga ballistët.

Mllefi i Memesë...

Më 18 nëntor, të martën, rreth orës 19.00, lajmërohem tëshkoja në shtëpinë e Pertef Kokonës.

Megjithëse nata ishte e ftohtë, rrugët ishin plot me të rinjdhe të reja, me gra, burra e pionierë, që shkonin nëpër shtëpirapër të mbledhur ushqime e t’ua shpinin partizanëve, nëpozicionet rreth lagjes.

Lajmi i ardhjes së partizanëve kishte kaluar gojë më gojënga njerëzit e periferisë së lagjes e të gjithë kishin dalë rrugëvepër t’u takuar me djemtë, vëllezërit e motrat e tyre.

I raportohet shokut Shefqet Peçi për gjendjen në qytet dhebrenda asaj nate kryhet rrethimi i disa shtëpive, ku banoninkrerët e reaksionit, që Komiteti Qarkor kishte vendosur të

Page 155: Azis Hoxha perfundim

155

Gjirokastra në epope...

gjykoheshin nga Shtabi i Operacionit.Ballistët, të cilët e kishin ndjerë erën e barutit partizan, nga

ishin dhe nga s’ishin u grumbulluan në Lazarat dhe, për gjithënatën, morën rrugën për në Dëshnicë e andej nëpër qytetet eShqipërisë së Mesme dhe të Veriut, ku ishin strukur gjermanët.

Në mëngjesin e datës 19 Nëntor 1943 Komanda eOperacionit, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Nacionalçlirimtari qytetit dhe Komanda e Vendit u vendosën ne godinën egjimnazit.

U gjykuan dhe u dënuan si armiq të popullit ballistët: BoçoKalo, Tare Kalo, Muzafer Shehu, Duro Shehu, Vasil Shahini e njapesë a gjashtë të tjerë.

Kur po kryhej ekzekutimi i dënimit të armiqve të popullitdisa shokë rrinin në krye të shkallëve të gjimnazit. Në rrugëkalonte Memeja. Kështu e thërrisnin mëmën e partizanit HysenDodi.

Kalonte me hapa të shpejta Memeja, sikur s’i kishte lënëprapa të gjashtëdhjetë e pesat e sikur skamja s’kishte lënëgjurmë mbi të.

Kur iu afrua shkallëve e kur pritej të përshëndeste, ajoktheu kokën në drejtim të shokëve dhe, pa ndaluar këmbët,ngre përpjetë dorën dhe me urrejtje, që dilte nga thellësia eshpirtit të saj, bërtiti:

“ Mor bijuni qenavet, se gjithe jetën gjakun na e kanë pirë!”Memeja, aq e leshtë dhe aq e butë, sa edhe për një zog pule

i vinte keq e që njihej në të gjithë lagjen për urtësinë e saj, nëkëto momente revolucionare thërret:

“Bijuni qenavet, se gjithë jetën gjakun na e kanë pirë!”Të gjithëve u bëri përshtypje ky qëndrim i kësaj plake.Sa thellë kishte hyrë në zemrat e njerëzve të thjeshtë të

popullit revolucioni! Kjo ishte dhe shprehja e urrejtjes sëtrashëguar, i cili fshihej edhe në shpirtin e kësaj dhe plakavetë varfëra të Gjirokastrës, sikurse të të gjithë Shqipërisë, kundëratyre, të cilët ishin majmur me gjakun e vegjëlisë e që taniishin bashkuar dhe me pushtuesit për të ruajtur privilegjet e

Page 156: Azis Hoxha perfundim

156

AZIS HOXHA

tyre, për të qenë gjithnjë zot mbi popullin e për të luftuarpopullin, i cili ishte ngritur në luftë për të shkatërruar zinxhirëte robërisë shekullore, për të zhdukur botën e vjetër, botën eurisë e të mizerjes!

Të nesërmen në korridorin e gjimnazit, u takuam me calazaratas.

- Kemi ardhur në emër të fshatit, të lidhemi me partinë,-tha njëri. -Tani e shohim dhe ne që kemi patur rrugë të gabuar,pse të ndaheshim ne nga Gjirokastra!? Lazarati, lagje eGjirokastrës është! - shton tjetri.

- Më mirë vonë, se kurrë. Edhe ju duhej të na kishitndihmuar më shumë. Rrallë vinit në Lazarat, - shton ai më imoshuari, që në sytë e tij dallohej dinakëria për shfajësim.

- Dëgjo, xhan i vëllait, - i thotë shoku i pushtetit, - ne s’kemifrikë të themi gabimet tona, por tani është koha të pendoheniju për rrugën e gabuar, që kini ndjekur deri tani, të merrniudhën e mbarë, atë, të cilën ka marrë gjithë populli. Ju s’jundan asgjë nga vija e Frontit.

-Ashtu është, ashtu, - pohuan të gjithë në një gojë.- Po me kë të bisedojmë ne?- Ejani me mua!U raportohet shokëve të Komandës së Operacionit biseda

me lazaratasit.Pastaj shoku Shefqet Peçi thotë me zë të ulët:- Ku janë ata?- Te dera.E ngrë zërin, saqë mund të dëgjohej dhe në rrugë dhe me

tonin e tij të njohur, duke theksuar fort çdo fjalë, që nxirrtenga goja, bërtiti:

“U thuaj lazaratasve të marrin dyfekët, që u ka lënë DervishRexhepi e të dalin të na presin atje në Lazarat, se atje do të vemi”.

Pas pak, ata hynë brenda e u bisedua me ta gjerë e gjatë.Më në fund ata pranuan të dërgonin njëzetë djem në rreshtate Ushtrisë Partizane, në shenjë solidariteti me FrontinNacionalçlirimtar.

Page 157: Azis Hoxha perfundim

157

Gjirokastra në epope...

Në objektiv: Rigjallërimi

Tani qyteti merrte frymë lirisht. Dyqanet dhe kafenetëhapeshin njëra pas tjetrës dhe njerëzit dilnin pazarit pa frikë.Tregu filloi të gjallërohej. U gjallëruan sheshet e rrugët e lagjevenga lodrat dhe zërat gazmorë të fëmijëve. Këngët e rejapartizane, të cilat pionierët, sapo i kishin mësuar, gjëmoninnga njëri cep i qytetit në tjetrin. Zanatçinjtë i hapën dyert edyqaneve nga të dy kanatat e u shërbenin me dëshirë klientëvetë vjetër dhe të rinj. U hapën rrugët e qytetit për fshatarët, tëcilët vinin për të plotësuar nevojat e tyre a për të shitur ndonjëbarrë dru, ndonjë mish, ndonjë vezë a ndonjë prodhim tjetërtë fshatit.

Myzeqeja u bë, si gjithnjë, burim frymëzimi me bereqetpër këto vende malore e qiraxhinjtë tanë punëtorë filluan tërrihnin këto udhë, duke plotësuar me bereqet nevojat e tyredhe të popullsisë së qytetit.

U vu në funksionim centrali elektrik i qytetit. Qyteti taniishte bërë një qendër e rëndësishme furnizimi për ushtrinëpartizane dhe një qendër çlodhjeje për repartet, që kaloninkëndej e që shpërndaheshin pasandej në drejtime të ndryshme,në ndjekje të armikut.

Komunikatat e Frontit Nacionalçlirimtar dhe “Zëri iPopullit” tani shpërndaheshin më rregullisht dhe populliinformohej mbi sukseset e ushtrisë partizane dhe mbizhvillimin e luftës antifashiste në të gjitha frontet.

Probleme të tjera më të rëndësishme i delnin pushtetitpopullor për t’i zgjidhur. Tregu u hap, po tregtarët e pangopur,i ngrinin çmimet, sipas dëshirës. Tregu i zi ishte gjallëruar.Kishte familje, të cilat ngryseshin dhe gdhiheshin pa bukë.Na duhej të siguronim bereqet sa më shumë për ushtrinë dhepër popullin. Plaçka e sekuestruar e spiunëve dhe ballistëvetë ekzekutuar duhej ndarë nga pjesëtarët e tjerë të familjes ekjo duhej grumbulluar dhe transportuar në zonat e lira, se kjo

Page 158: Azis Hoxha perfundim

158

AZIS HOXHA

ishte një pasuri e madhe dhe shumë e vlefshme për Luftën. Uformuan komisione për të caktuar çmimin e misrit e të sendeveushqimore.

Këshillat Nacionalçlirimtare të lagjeve mblidhnin ndihmanë misër dhe ua shpërndanin familjeve, të cilat vuanin përbukën e gojës. Kështu u zhduk frika e vdekjeve të njerëzvenga pabuka. Megjithatë, sipas udhëzimeve të shokëve tëpartisë, u mblodhën në popull të holla, për të blerë bereqet et’i shitej popullit. Kozma Vasili, anëtar i Komitetit Ekzekutivtë Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit, u ngarkua të shkontenë Berat për të blerë misër. Dhe erdhën nga Berati një herë tredhe një herë katër makina me misër. Herën e tretë misri ugrabit në Këlcyrë nga ballistët e Ali beut.

Në zyrat e Komitetit Ekzekutiv të KëshillitNacionalçlirimtar të qytetit hynin dhe dilnin qytetarë, të cilëtkërkonin të zgjidhnin hallet e tyre.

Një ditë paraqitet në zyrat e Komitetit Kryetari i Këshillittë lagjes “Dervish Bej” dhe raporton për grindjen, që kishtendodhur në lagjen e tyre dhe që ata s’kishin mundur tazgjidhnin. Shkon në lagje një shok nga të Komitetit të qytetit,por edhe ai nuk e zgjidh dot ngatërresën. Lagjja ishte ndarënë dy tarafe dhe më shumë shaheshin, sesa sqaroheshin. Mëshumë flisnin gratë, sesa burrat.

Një ditë tjetër shkojnë dy shokë të Komitetit të Qytetit, porpërsëri nuk i sqaruan dot. Hallet e popullit duhet tëzgjidheshin, pasi ai kishte besim te pushteti i vet.

I raportohet kjo grindje shokut të Komitetit Qarkor, që ekishim gjithnjë afër.

Një ditë me diell shkojmë te “Lëmi i Bames”, ku ishtembledhur populli i lagjes. Shoku i Qarkorit dëgjoi me kujdestë dy palët, e midis të tjerave, pastaj, u tha:

“Ne, shokë, jemi në luftë. I madh dhe i vogël në Gjirokastërdhe në të gjithë Shqipërinë lufton dhe punon për Luftën. Tanine dhe ju duhet të merremi me këto grindje, apo të luftojmëarmikun? Gjermani dhe “Balli” duan që ne të grindemi me

Page 159: Azis Hoxha perfundim

159

Gjirokastra në epope...

shoqshoqin e të mos jemi të bashkuar. Tani, ju do të bëni punëne Frontit, apo të armikut? Këtë dua të më thoni!”

Diskutuan shumë nga lagjja, burra e gra e të gjithë dënuankëtë mosmarrëveshje, por Rushit Ismaili nuk fliste.

- Të flasë Rushiti!- Të flasë xha Rushiti!- u dëgjuan ca zëra.Po heshtja vazhdonte.Dhe heshtjen e prishi shoku i Qarkorit: - E , xha Rushit, çfarë thua zotrote?- Do të flasë dhe xha Rushiti, mor djem. Hodhi cigaren poshtë, u ngrit, si me përtim, duke u

mbështetur te shoku, që kish në krah dhe, duke na u drejtuarnga ne, thotë: “Ne jemi me Frontin. Ne do të bëjmë si të nathoni ju, mor djem. Vajzës sime, në si hahet buka në shtëpinëe burrit, do ta mbaj unë. Nuk më duhen më mua as paraja, asgjëja. Burri i vajzës le të vejë, ku t’i bëhet puna”.

- Të lumë, xha Rushit! Kështu zgjidhen mosmarrëveshjetsot, - thotë shoku Haki. - Tani ne duhet të mendojmë dhe tëpunojmë vetëm për Luftën. Inatet dhe tarafet le t’ia lëmë tëkaluarës.

Të nesërmen marrin vesh se Xhafer Rushiti, pasi rregulloipunë me njerëzit e gruas, doli partizan.

Episode

1.*Në ditët e para të dhjetorit 1943 vinë në zyrat e Komitetit

njëmbëdhjetë amerikanë: tetë vajza dhe tre burra, qëshoqëroheshin nga dy shokë beratas. Shokët beratas tregojnësesi amerikanët kishin zbritur gabimish me aeroplan nëShqipëri dhe tani duhej të rrinin këtu, gjersa t’iu sigurohejrruga për të vazhduar itinerarin e tyre.

Kujdeseshim për ta, si për shokët tanë të Luftës dhe ca mëmirë akoma, duke qenë të huaj. Hanin pinin dhe strehoheshinnë shtëpitë më të mira të Gjirokastrës. Një ditë përgjegjesi i

Page 160: Azis Hoxha perfundim

160

AZIS HOXHA

tyre, një toger, thotë se shoqet donin të blinin këpucë tëpërshtatshme për rrugë të gjatë. U rekomandahet të shkojnëte këpucari më i mirë në qytet. Pas pak kthehen në Komitet tëgjitha bashkë dhe thonë: “Ne jemi dakort me çmimin, që natha këpucari, por si ai nuk na blen këto këpucët tona. Ç’t’ibëjmë këto?”

- Ne nuk mund t’i detyrojmë njerëzit të blejnë “këpucët”tuaja?

Ata kishin një muaj në vendin tonë e dhjetë ditë në qytetqë hanin e pinin pa harxhuar asnjë dhjetësh, tani kurseningjysmë stërlinë, as sa mund të ishin shpenzimet e një dite përnjerin prej tyre!

2.*Nevojat e ushtrisë partizane për veshmbathje, sidomos tani

në dimër, shtoheshin nga dita në ditë. Sipas urdhrit të partisëu thirrën në Komitetin Ekzekutiv të Qytetit këpucarët dherrobaqepësit. U parashtrua nevoja e ushtrisë partizane përdjersën e tyre dhe u bë thirrje të tregonin gatishmërinë për tëshkuar në zonat e lira, ku ishin ngritur punëtori për këpucaridhe rrobaqepës.

Të gjithë iu përgjigjën thirrjes së Frontit.Sipas udhëzimeve u përpiluan listat për t’u nisur në

Poliçan, në qendrën e punëtorive partizane, në turnepesëmbëdhjetë ditore, këpucarë dhe rrobaqepës. Gjer në fundtë dhjetorit, nga qyteti, punuan në punëtoritë e Poliçanitnjëqind e gjashtë këpucarë dhe rrobaqepës. Shumë prej tyrepunuan gjer në çlirimin e plotë të Shqipërisë.

Kudo luftohej pushtuesi fashist, kudo punohej për Luftën,por luftohej dhe bota e vjetër: analfabetizmi, padituria,prapambetja. Partizani në një xhep mbante fishekët dhe nëtjetrin abetaren. Krahas luftës duhet të përgatiteshin dhenjerëzit e rinj për të ndërtuar Shqipërinë e re.

Page 161: Azis Hoxha perfundim

161

Gjirokastra në epope...

KONFERENCA E ARSIMTARËVE

Hap i rëndësishëm për arsimin...

Më 3 - 4 dhjetor 1943 në Poliçan do të organizohejKonferenca e Arsimtarëve. Katër – pesë ditë, para hapjes sëKonferencës, Poliçanit kjo bazë partizane, përgatitej të pristenjëqind e gjashtëdhjetë apostujt e arsimit. Përgatitej menca,përgatitej furra, përgatiteshin dhe fshatarët.

Poliçani, pra ziente nga përgatitjet.Grupe – grupe, sipas krahinave, grumbulloheshin

komisarët e dritës. Takoheshin me shokë të vjetër, njiheshinme shokë të rinj e në këto ditë vendin e bisedave të zakonshmepedagogjike e zinin ato të Luftës. Të ftuarit shtonin gëzimindhe entuziazmin e zakonshëm të kësaj baze partizane! Poliçanigjëmonte tani nga vallet e këngët partizane.

Më tre dhjetor, në mëngjes, salla e madhe e shkollës sëPoliçanit u mbush plot e përplot, e zbukuruar me flamuj dheparrulla.

Në krye ishin vendosur dy tavolina, mbuluar me beze të

Poliçani

Page 162: Azis Hoxha perfundim

162

AZIS HOXHA

kuqe, ku zunë vend shokët, që u zgjodhën në presidium përdrejtimin e mbledhjes. Përpara fillimit të punimeve u kënduan“Himni i Flamurit” dhe ai i Frontit Nacionalçlirimtar.Entuziazmi, që ngjallën këto himne patriotike e revolucionare,kaloi kufijtë e asaj godine.

Pastaj u lexua rendi i ditës:1. Gjendja e jashtme dhe e brendshme.2. Lufta Nacionalçlirimtare dhe bashkëpunimi i Frontit

Nacionalçlirimtar me EAMI-n.3. Gruaja shqiptare dhe Lufta.4. Arsimi dhe shkolla shqiptare në përgjithësi.5. Detyra e arsimtarëve në Frontin Nacionalçlirimtar e në

lidhje me arsimin.Pas referateve filluan pyetjet nga më të ndryshmet, ku

shihej si ishin lidhur arsimtarët me partinë, me Frontin, meLuftën e Popullit.

Njëzetë diskutantë, duke shprehur dhe mendimin eshokëve, shfaqën vullnetin dhe vendosmërinë, jo vetëm përtë punuar në çdo fshat, në detyrën e shenjtë, që do t’ungarkonte konferenca, por për të punuar me popullin siagjitatorë e propagandistë të flaktë të vijës së Partisë.

Pas konferencës, në të gjithë Qarkun, në zjarrin e luftës, uhapën njëqind e pesëmbëdhjetë shkolla, vetëm tetë shkollamë pak se përpara Luftës!

Në flakët e zjarrit të Luftës sonë të lavdishmeNacionalçlirmtare, ku fashizmi gjerman ishte bërë, si ai derri iplagosur që, sa më shumë plumba merr, aq më i egër bëhet,kur reaksioni kishte grumbulluar të gjitha forcat dhe s’lintegur pa lëvizur e ferrë pa mbështetur, për të penguar vrullin epapërmbajtur të revolucionit tonë, Partia, me syrin e sajlargpamës, forconte në zonat e lira punën politike, ideologjikedhe organizative.

Më 10 - 14 dhjetor 1943 në Poliçan organizohet mbledhjapër zgjedhjen e Këshillit Nacionalçlirimtar të Qarkut tëGjirokastrës. Delegatë të zgjedhur nga luftëtarët e ditëve të

Page 163: Azis Hoxha perfundim

163

Gjirokastra në epope...

para të rezistencës, nga ata, që kishin marrë pjesë në sa e saluftra dhe atentate, që ishin djegur, ndjekur dhe persekutuarnga fashizmi, të cilët i kishin dhënë Luftës djemtë dhe vajzat etyre, do të zgjidhnin tani, të lirë dhe demokratikisht organindrejtues të pushtetit për qarkun.

Në fytyrën e çdo njërit dalloje vendosmërinë për të luftuargjer në fund për kauzën e populllit, trimërinë dhe entuziazminrevolucionar. Njëra seancë bëhej më tërheqëse se tjetra. Dita esotme më luftarake se tjetra. Delegatët shprehnin me frymërevolucionare, që dallonte çdo diskutant, vendosmërinë epopullit që përfaqësonte për të vazhduar Luftën nënudhëheqjen e Partisë Komuniste, gjer në fitoren përfundimtare.Në fytyrën e në gjestet e çdo delegati dallohej një farë krenarie.Kjo ishte shprehje e patriotizmit, e trimërisë, e shpirtit tëvetmohimit, e sakrificës dhe e besnikërisë së pafund tëtrashëguar brez pas brezi të popullit shqiptar, të brumosurkëto me idealin e partisë e që ishin bërë mish e gjak i çdoluftëtari.

Çdo delegati do t’i kujtohet Memo Metua “Bilbili iLabërisë”, si i thotë rapsodi popullor. I hedhur në shtat, i hequrnë fytyrë e syrin pishë. Kishte një mënyrë të foluri të prerë,theksin të vendosur e plot zjarr. Çdo fjalë e tij shprehte njëkushtrim:

“Edhe memec të kesh lindur, edhe qorr të jesh bërë, do tëndjesh trimërinë, vetmohimin e shpirtin revolucionar të këtijpopulli, që është ngritur i gjithë në këmbë për liri a vdekje!”

E kur delegatët, brenda në sallë, shprehnin vendosmërinëe tyre dhe të popullit, të cilin përfaqësonin për të luftuar mevetmohim fashizmin dhe tradhtarët, gjer në fitorenpërfundimtare, populli jashtë sallës këndonte:

O moj shkollë e Poliçanit,do të mbetesh si kujtim,

se populli i gjithë Qarkutkëtu sot bëri bashkim,

Page 164: Azis Hoxha perfundim

164

AZIS HOXHA

për të zhdukur barbarë,nazizmin gjakatar,

të gjithë reaksionarëtedhe Ballin Kombëtar.

Më 24 dhjetor 1943 merret vesh se gjermanët përgatiteshintë sulmonin Gjirokastrën. Filluan përgatitjet për t’u tërhequrnga qytetit.

Më 25 dhjetor 1943 filluan të dukeshin në rrugënautomobilistike gjermanët e parë.

Revolucioni ka zig-zaget e veta. Ai, si një përrua i rrëmbyer,vërshon përpara, i papërmbajtur, vë përpara driza, ferra, kërcunj eshpella, ndalet për një kohë përpara pengesave natyrale, apo pritave,që i bëhen e pastaj ujët e mbledhur nga rrëketë shtohen e shumohetdhe, si për të shfryrë urrejtjen për kohën, që e kanë penguar, shpërthenpandalshëm, shpartallon pengesat, duke hapur rrugën e vet tënatyrshme, gjersa arrin në shtratin e lumit.

Por s’do të lëshohej Gjirokastra, pa u larë dhe rrugët megjak gjermani! Njësiti gueril i qytetit zë pritë te “Ura e Nanxës”.

U duk një triçikël, pastaj një veturë. Krisi pushka. Xhadjau skuq nga gjaku nazist!

Tani ne lamë Gjirokastrën, po të sigurtë se shpejt do tëvinte dita, kur do të hynin triumfalisht në qytet, kur do tëmerrnin fund mjerimet e këtij populli të shumëvuajtur, kurdo t’i sigurohej Shqipërisë sonë të shtrenjtë liria e përjetshme,liria dhe demokracia e vërtetë!

Page 165: Azis Hoxha perfundim

165

Gjirokastra në epope...

Spitali partizan

Profesionalizmi i Doktor Vasilit

Në aksionet dhe në betejat e njëpasnjëshme që njësitetguerile dhe çetat partizane kishin bërë në të katër anët e vendit,ishin plagosur edhe shumë partizanë.

Në fillim të luftës ishin shtëpitë e qytetit strehë, kumjekoheshin njerëzit, luftëtarët e lirisë. Por lufta vazhdimishtzgjerohej nga qyteti në fshat dhe nga fshati në krahinë.Shtoheshin dhe të plagosurit.

Terrori fashist, reaksioni i tërbuar, pengonin kurimin eshokëve të plagosur në qytet. Komiteti Qarkor i Partisë përGjirokastrën ngriti spitalet partizane në zonat e lira në Prongji,Topovë, Kuç dhe Theollogo. Po që me përpjekjet e para mefashistët e gjermanë, numri i të plagosurve u shtua shumë. Poasnjë kirurg në spitale partizane nuk kishte.

Në qytetet e porsaçliruar, pas kapitullimit të Italisë fashiste,u sollën të gjithë të plagosurit rëndë, të cilët kishin nevojë përndihmë kirurgjikale e gjithë të tjerët, që çdo ditë lanin me gjakkëtë tokë të shenjtë.

Tani “Spitali i Shtetit” i Gjirokastrës u shndërrua në spitalpartizan.

E kush nga punonjësit e spitalit nuk do t’iu shërbentepartizanëve? Që nga personeli shërbyes e gjer te doktorKamberi e doktor Telemaku, që nga pleqëria e kishte lënë mekohë profesionin, iu përveshën punës me entuziazmin e luftëse u rreshtuan në radhët partizane.

Ky ishte një sukses i madh për ne!Halli i zuri të shërbenin në këtë spital dhe disa motra apo

“suora”, si u thoshnin në gjuhën e tyre, ata, që i kishin sjellë,

Page 166: Azis Hoxha perfundim

166

AZIS HOXHA

italianët.Në javët e para, pas kapitullimit të Italisë fashiste, nuk

preokupoheshin shumë për nevojat e spitalit, sepse doktorVasili, drejtori i Spitalit “gatuhej me dhjamin e vet”.

Po lufta vazhdonte e në spital më shumë hynin, sesa dilnin.Brenda 15 ditësh spitali u mbush plot e përplot me të plagosur.Arriti numri rreth 150 vetë.

Plagët e shokëve të thernin në zemër, por kur mendoje senë fillim shokët e plagosur mbaheshin nëpër baza, pa mjekimete nevojshme, plot frikë nga komplikacionet e plagëve, tëpasigurt për jetën e tyre, nga ndjekjet e fashizmit dhe tëreaksionit edhe kur e krahasoje me gjendjen e sotme, kur ishinshtruar në një spital në mes të qytetit shumë komod për atëkohë, ku mjekoheshin nga një kirurg me kredi profesionale,dukej sikur harroheshin plagët e shokëve.

Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetiti dilnin tani detyra, sa të rëndësishme, sa me sadisfaksion, sahumanitare, aq dhe të zorshme dhe delikate.

Në konditat e luftës sonë, kur qyteti ishte krejtësisht iizoluar nga pjesët e tjera të atdheut, ku as punohej dhe asprodhohej, kur nga çasti në çast pritej të sulmohej qyteti ngagjermanët, duhej mbajtur një spital me rreth 150 të plagosur.

Dhe doktor Vasilit i ziente koka, i vinte festja vërdallë?Nuk kishte faj. S’ishte mësuar me hallet e luftës.

- U shtuan të plagosurit, - tha një ditë. – Barnat pombarohen. Dru s’kemi edhe ushqimet në të mbaruar janë! Mese do të mbahen 150 të plagosurit? Pastaj edhe personeli duhettë hajë në spital. Ata natë e ditë më shumë rrinë këtu. S’i shehshtëpia! Ata, patjetër, duhet të hanë këtu. Nuk bëhet ndryshe!– dhe, kur thoshte doktori: “Nuk bëhet ndryshe’’ ishte e zorshmet’i mbushje kokën.

- Do t’i rregullojmë, doktor, të gjitha. Vetëm të mosharrojmë se jemi në luftë. Ju vetëm kujdesuni për të plagosurit.Pastaj personeli të hajë secili në shtëpinë e vet, ku hanë të gjithënjerëzit, të cilët punojnë për Luftën. Sot shokët tanë derdhën

Page 167: Azis Hoxha perfundim

167

Gjirokastra në epope...

gjakun, këta pse u shërbejnë këtyre, nuk besoj të kenëpretendime, ata duhet të shohin se sot gjithë populli lufton epunon, ashtu si e zë hera, ngrënë e pa ngrënë. Megjithatë dotë bisedojmë vetë me të gjithë shokët, të cilët punojnë këtu.

- Mor mirë thua, ashtu është, por nuk do të na dalë puna!Duan shërbim të plagosurit. E duan doktorin dhe infermierinnatë e ditë mbi kokë. Nuk mbahet spitali vetëm me punë! Duanbarna ata, duan ushqim, duan dru... S’mbahet spitatali me llafe!Pastaj duhet t’u flasësh pak, se s’mbajnë qetësi. Ata këndojnë...Unë s’marr vesh, dhe s’di si ta shpjegoj këtë, sikur s’kanë plagëplumbi! Po në spital duhet qetësi. Unë nuk mund të lejoj tëbëjnë ata si të duan! Kjo nuk durohet! Pastaj shumica janë tëarmatosur! Në spital dhe me automatik mbi kokë?!... Kjo asështë parë dhe as është dëgjuar!

Megjithëse doktori fliste me pasion dhe i vendosur të mosbënte asnjë tërheqje nga kërkesat, por në punën dhe në sytë etij shihej vendosmëria e një patrioti e një humani, për t’ushërbyer të plagosurve me të gjitha forcat e veta dhe tëpersonelit, të cilin drejtonte.

Po kjo ishte ana, e cila i interesonte pushtetit, më tepër seprokupacioniet e doktor Vasilit!

Pas ca ditësh vizitojmë shokët e plagosur. Ishin të gjithë tëkënaqur, pse nga dita në ditë shiheshin përmirësime të plagëvee të dhimbjeve dhe, sikur këto ua lehtësonte dhe shërbimi ipersonelit të spitalit dhe i gjithë popullit të qytetit, që kujdesejpër ta.

Një shok i plagosur nga Konispoli, i cili kishte prerë njërënkëmbë, thotë një ditë: “Që të më merrte ndonjë plumb në luletë ballit, ma merrte mendja, pse këtë e kisha marrë parasysh,sa hodha dyfekun në sup, por që të kurohesha në një spital siky, në mes të qytetit, ku gjëmimi i topave të gjermanit dëgjohetedhe në pavijonet tona, s’më besohej!”

Edhe Doktor Vasili sot ishe i kënaqur, se brenda pak ditëshishin plotësuar disa nga kërkesat, por sa herë që takohesheme të, edhe dy herë ditën, po të shiheshe, do të të bënte ndonjë

Page 168: Azis Hoxha perfundim

168

AZIS HOXHA

kërkesë.Sot kërkoi fasho.- I mbarova rezervat, - tha. - Kisha ca të pakta këtu. Solla

dhe ato që më kishin mbetur në shtëpi... Kaq ishin rezervat emia... Tani dy - tri ditë do të bëj, si të bëj, por pastaj... duhetbërë hall. Pa to s’bëj dot asnjë ditë kundra rregullavekirurgjikale. Duke i larë e duke i dizifektuar, një fasho epërdorim dy – tri herë!

- Mirë shumë, doktor, në luftë jemi, por do të gjejmë dhefasho patjetër. Ne dhe të pamundurat do t’i bëmë të mundura!Farmacitë duhet të kenë fasho. Ne mund të marrim të gjithësasinë që do të kenë.

- Farmacitë kanë, por nuk do të na mjaftojnë. E di ç’do methënë të ndërrohen 150 plagë ditën?! Me atë sasi, të cilën do tëmarrim nga farmacitë, mund të kalojmë një javë, e shumta dy,por ne na duhet të sigurojmë më shumë. Duhet të kemi dherezerva, se në luftë jemi.

- Marrim një herë këto, doktor, pastaj shohim e bëjmë.Të nesërmen shkojmë me doktorin farmaci më farmaci dhe

sigurojmë shtatë arka me fasho dhe pambuk. Doktori sas’fluturone nga gëzimi!

- Mirë ishte kjo, - thotë doktori, - por unë mbrëmë mendovanjë gjë tjetër, se s’dihet sa zgjat kjo punë, në luftë jemi:Mendojmë të blejmë buzel. Ta dizeifektojmë dhe pastaj epërdorim këtë në vend të fashos. Kështu do të përballojmënevojat, sa të zgjatë lufta. Kështu do ta bëjmë! - dhe fërkoiduart i kënaqur që po zgjidhej një kërkesë kryesore, ndoshtaedhe pse bëri një shpikje.

Fikja e llampës, të cilën mbanim në tavolinë, e ndërpreukëtë bisedë, por kjo e ndihmoi doktorin t’i kujtohej nevoja përvajguri, dru, qumësht dhe biseda zhvillohej tani në errësirë...

- Do të të them edhe një fjalë tjetër. Kam dashur të ta thojamë përpara, por s’na linin këto halle të mëdha që kishim. Unëpo dëgjoj shumë llafe: “Jo të plagosurit i kanë mbyllur brendadhe i vdiqën për të ngrënë, jo po u gangrenizohen plagët e

Page 169: Azis Hoxha perfundim

169

Gjirokastra në epope...

plot llafe të tilla. Këto unë nuk mund t’ia lejoj vetes. U duhetmbyllur goja këtyre maskarenjve.

- Ne kemi dëgjuar dhe do të dëgjojmë shumë llafe të tilla,doktor. Madje dhe më të mëdha! Ky është reaksioni. Ata këtëpunë kanë! Përgjigjja jonë më e mirë do të jetë, kur do t’ishpëtojmë shokët tanë e do t’i bëjmë të aftë të marrin prapëpushkën në dorë! Tymi të shkojë drejt, doktor!

Kënaqeshe nga këto biseda, sepse po zgjidhej një problemmë shumë edhe pse shihje se, lufta po grumbullonte rrethFrontit Nacionalçirimtar gjithnjë e më shumë njerëz të rinj,nga të gjitha shtresat që kontribuonin gjithë shpirt për “çështjene madhe” .

Po mbahej një spital me 150 të plagosur pa patur asnjë fond.Infomohet Komiteti Qarkor i Partisë për gjendjen e spitalit

dhe u morën urdhëra për të vepruar.Të nesërmen e kësaj bisede në një nga dhomat e gjimnazit,

ku ishin vendosur zyrat e Komitetit Ekzekutiv të KëshillitNacionalçlirimtar të qytetit, bëhet mbledhja e Këshillit tëQytetit. U ngrit një komision, i cili do të merrej vetëm mefurnizmin e spitalit. U ngarkua një i ri, që kishte lidhje tëpërditshme me kryesitë e këshillave të lagjeve dhe komisioninpër nevojat ushqimore të spitalit, u caktuan njerëzit, të cilëtdo të dhuronin qumësht (nga ata qytetarë që kishin lopë ebagëti), fshatarë, që do të siguronin drutë, sipas radhës dhelagjet, ku do të grumbulloheshin ushqime. Mishi ishte siguruarnga bagëtitë e sekuestruara. Ju kërkua dhe këshillave krahinoretë Kardhiqit e Lunxhërisë të lejonin kafsharët e qytetit të prisnindru në pyjet e afërta e të ndihmonin dhe ata me kafshët e tyre.Detyra ishte me rëndësi, por aspak e zorshme, se populli ishtetotalisht i lidhur me Luftën. Çdo njeri e kishte për nder, kurjepte ndihmën, kur kryhej një detyrë, që i ngarkohej, sepsendihmonte luftën, e quante veten komunist, partizan! Fjalë tëdashura ishin bërë këto emra për çdo njeri! Sepse ishin simboli patriotizmit, i trimërisë, i vetmohimit, i ndershmërisë!

Edhe pionierët i shihje mëngjeseve dhe mbrëmjeve në zyrat

Page 170: Azis Hoxha perfundim

170

AZIS HOXHA

e këshillit të lagjeve për të ndihmuar këshilltarët në mbledhjene ushqimeve në lagje për spitalin, apo të kryenin ndonjëshërbim që u ngarkohej. Ylli i kuq, që mbanin në xhaketë eatmosfera revolucionare, e cila zotëronte në qytet, mobilizontesi revolucionarë të vërtetë dhe pionierët!

Në spital hynin dhe dilnin, jo vetëm ata, të cilët ishin tëngarkuar me furnizimin e të plagosurve, por edhe popull tënjohur e të panjohur të partizanëve.

Mbajta e spitalit ishte preokupacion për çdo qytetar.Doktor Vasili përpara shqetësohej se të plagosurit nuk

kishin qetësi, megjithëse ata nuk ankoheshin. Po doktori dhepersoneli i spitalit ishin të kënaqur tani, pse të plagosurit ngadita në ditë po përmirësoheshin, furnizimi bëhej më me rregulldhe, mbi të gjitha, lufta shkonte mbarë.

Çdo ditë komunikatat e Frontit Nacionalçlirimtar jepninlajme të gëzuar. Partizanëve u jepnin fashistëve gjermanë dhekuislingëve goditje, atje ku nuk e pritnin. Balli Kombëtar kishterënë kokë e këmbë në tradhti. Ata ishin strukur tani, si pula tëlagura, nën pelerinat gjermane. Ushtria e Kuqe po i jeptegoditje vdekjeprurëse hordhive fashiste. E këto lajme ualehtësonin dhimbjet të plagosurve tanë dhe inkurajonin nëpunë personelin e spitalit, ashtu si gjithë popullin.

Më 4 nëntor 1943, krisi nga kalaja mortaja dhe mitrolozigjerman. Duke kaluar rrëzë mureve të rrugëve dhe tërrugicave, shkojmë në spital. Plumbat vërshëllenin kudo, kushkoje. Kur arritëm në spital, shohim me gishtin në këmbëz tëautomatikut të plagosurit. Sot doktor Vasili do t’u ketë dhënëtë drejtë të plagosurve, kur mbanin automatikun nën jastëk. Ishqetësuar për jetën e të plagosurve ishte dhe personeli ispitalit.

Po kaloi dhe një ditë e frikshme për spitalin, për populline qytetit tonë! Dhe ishte një nga ditët më të rrezikshme. Ishte ebefasishme. Në qytet s’kishte asnjë forcë partizane, veç forcavetë Komandës së Vendit. Më e keqja ishte se s’ishte parashikuarasnjë masë sigurimi për të mbrojtur apo për të tërhequr të

Page 171: Azis Hoxha perfundim

171

Gjirokastra në epope...

plagosurit.Nga fundi i nëntorit, pa u errur mirë jepet alarm. Alarm

dhe nga kalaja. Batalioni “Thanas Ziko”, i cili një ditë më parëishte strehuar në qytet, u vu në gatishmëri. U rreshtuan vajzatdhe djemtë e minoritetit në sheshin e “Kokonës”. Krisi këngadhe vallja! Me këngë po niseshin partizanët të prisningjermanët, sikur do të shkonin në dasmë. Dhe ndërsa qytetarëtpleq e plaka të pambrojtura, gra e fëmijë morën rrugët e malittë Lunxhërisë në atë shinë e ftohtë të nëntorit, KomitetiEkzekutiv i Qytetit bëri mobilizimin e kafshëve për të tërhequrtë plagosurit.

Përsëri të plagosurit kishin zënë pozicione në dritaret espitalit.

Pritëm me kafsharët, gjer në mesnatë, urdhërin eshpërnguljes së spitalit. Po urdhri s’erdhi. Gjermanët ishinkthyer nga rruga.

Sa herë bëhej alarm në qytet, pengohej furnizmi i spitalit,pasi popullsia shpërngulej në male, por personeli i spitalit ikaloi me zgjuarsi edhe këto vështirësi. Gomarit, që shërbentepër të furnizuar spitalin me ujë i vendosën në kaptellën e parëtë samarit, një kryq të kuq dhe dilnin derë më derë, lagjeve tëqytetit, e mblidhnin dru, një kopaçe për shtëpi e ushqime qëdhuronin qytetarët.

Në kishë dhe xhamia s’kishte mbetur asgjë nga tëarkivoleve pa u mbledhur!

* * *Më 23 dhjetor 1943 urdhërohemi të bëjmë mobilizimin e

kafshëve të qytetit për të tërhequr të plagosurit. Brenda kufiritgrek ishin parë lëvizjet e shumta të trupave gjermane.

Të nesërmen binte shi. Thëllimi i ftohtë i asaj nate tëdhjetorit, që frynte nga veriu, të merrte fytyrën. Korrenti ierërave, në këtë kryqëzim rrugicash, e shtonte të ftohtit. Nërrugë, në oborr të spitalit, nëpër këmbët e njerëzve, që grupe –grupe strehoheshin nëpër strehët e gjata të portave të shtëpive,

Page 172: Azis Hoxha perfundim

172

AZIS HOXHA

kalonin kafsharët, të cilët përpiqeshin të afroheshin secili mëparë nga dera e spitalit.

Britmat e kafsharëve, që kërkonin të hapnin rrugën, tekate ndonjë mushke, e cila s’i bindej urdhrit të zot, ndërprisninbisedat e grumbullit të njerëzve, të cilët kishin dalë të përcillnintë plagosurit. Doktor Ibrahim Dervishit, që kishte ardhur këtoditë në qytet e që ishte ngarkuar me tërheqjen e të plagosurve,nuk i zinin këmbët dhe’. Inkurajonte një nga të plagosurit.Përpara nisjes bisedon me Bajram Mezinin, komandant iKomandës së Vendit për qytetin e ky niset me një grumbullpartizanësh të zinte vend te “Bregu i Teqesë” së Baba Zenelit,për të dhënë alarmin e për të penguar, sadopak, edhe ndonjëkolonë gjermane, e cila eventualisht mund të kalonte në rrugënautomobilistike. Doktor Vasili na thoshte se çdo lëvizje do tërrezikonte jetën e katër partizanëve të plagosur rëndë.

- Ata duhet që të qëndrojnë këtu, - thotë doktor Vasili. –Unë kam menduar t’i sigurojmë në xhaminë e Hazmuratit.Duke qenë afër spitalit, ne kemi mundësi t’u shërbejmë, pa irrezikuar...

Dhe kështu u veprua.Në pavijonet e spitalit kishte lëvizje të madhe. Mjekët dhe

infermierët, akoma nuk kishin mbaruar së lidhuri plagët e tëgjithëve. Nëpër këmbët e tyre, njerëz nga populli, gra, burra epionierë shkonin nga një pavijon në tjetrin për t’u takuar me tëplagosurit, apo për t’iu dhuruar ndonjë pako me ndonjë ushqim.

Ishte kujdesi i fundit që këta qytetarë tregonin për djemtë,vajzat e shokët e tyre, të cilët, për katër muaj rresht, ishinmiqësuar e bërë më tej vëllait. Kjo ishte miqësi e lidhur mezjarrin e luftës. Dhe kjo miqësi, ky kujdes, kjo dashuri e sinqertëedhe për njerëzit e panjohur lidhej nëpërmjet fijeve të zjarrta,të padukshme, që delnin nga cepat e yllit të kuq e që shkoninnë zemrat e çdo luftëtari antifashist, në fushë dhe në mal kudo,ku dëgjohej krisma e pushkës partizane.

Të plagosurit, një nga një, dilnin nga dera e spitalit; disame nga një shkop në dorë, disa në krahë të qytetarëve, që kishin

Page 173: Azis Hoxha perfundim

173

Gjirokastra në epope...

ardhur për ndihmë dhe hipnin në kafshët, të cilat pritnin nëoborr.

Shiu si për inat të fashistëve pushoi.Të plagosurit shtrëngonin fort duart me miqtë e tyre dhe

me një buzëqeshje krenarie të ligjshme, përshëndetnin popullinme “Vdekje Fashizmi!”

“Liri e popullit!”- gjëmonin zërat nga populli.- Mirupafshim në Shqipërinë e lirë!- Mirupafshim në Shqipërinë e lirë! - ushtoi zëri i turmës

dhe karvani u nis.Dhe njerëzit u shtangën në vend, gjersa u zhduk edhe

praparoja partizane e sigurimit të plagosurve.

Në vijim të përpjekjeve

Më 10 janar 1944 urdhërohemi të hyjmë në Gjirokastër tëinformohemi mbi forcat e armikut, me qëllim të përcaktonimdrejt të tërhiqej, apo të sigurohej materiali i luftës dhe tëndihmoheshin në punën që ishin ngarkuar të kryenin, të dyshokët që kishin shkuar në Lazarat.

Në mbrëmje u gdhimë në Mashkullorë. Xha Vehipi (XhaVehip Myrto), kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të fshatit,na këshillon të mos niseshin, pa u kthyer nga qytetit njerëzit,që ai kishte dërguar për të sjellë lajme. Natën e dytë, ndaj tëgdhirë, rojet e fshatit japin alarmin. Gjermanët po i afroheshinfshatit. Nga xhadeja vinte zhurma e autoblindave.

Ne largohemi për nga Manastiri i Cepos bashkë me shumëfshatarë të tjerë.

Natën e kaluam në Prongji, në një kasolle bagëtish.- Na bëri gjermani, si arixhinjtë, biro, - thoshte plaka e

shtëpisë, duke ngatërruar më shumë prushin e zjarrit, - porkush pyet për plaçkë e për gjë! Të na shpëtojnë djemtë dhe tëlipset ky qën, pa prapë do t’i bëjmë shtëpitë.

- Ashtu është, nëne, do t’i bëjmë prapë dhe më të mira pasLuftës dhe do të marrin fund vuajtjet e hallet e popullit tonë.

Page 174: Azis Hoxha perfundim

174

AZIS HOXHA

- Të na rrojë Partia e të na rroni ju, more djem, pa këtoshkojnë e venë.

Nuses së shtëpisë, një burrneshë labe, sikur s’i bëntepërshtypje kjo gjendje dhe kujdesej me zell t’u rregullontefëmijëve ushqimin, dhe, për të na bërë muhabet, herë u drejtohejfëmijëve, duke u thënë: “Hani shpejt dhe flini, se do të na vinëgjermanët!” Herë na drejtohej ne: “Një herë e në një kohë ne natrëmbnin plakat me gogolë e me lugetër e ne i trëmbim këta megjermanët. Se kështu janë bërë. Ndoshta gjermanët janë më tëkëqinj se kuçedrat e përrallave me të cilat na trëmbnin ne plakat!Po këtu do t’i lënë kockat! Do të rrojmë dhe do t’i shikojmë dhene këta, siç i pamë dhe italianët”.

Natën e tretë e kalojmë në fushë. Konakët e bujqëve tëfushës ishin bërë strehë për partizanët, që hynin dhe dilnin nëqytet.

Ndaj të gdhirë, kur i zoti i konakut kishte filluar tëripërtërinte zjarrin, dëgjohet një zë, që vinte nga jashtë. Fjalëtthuheshin të prera dhe të palidhshme me njëra - tjetrën, prandajs’merrnim vesh se çfarë bëhej jashtë.

- Është Qazo Lani, po dilni një herë jashtë dhe shihni psebërtet.

Manastiri i Cepos

Page 175: Azis Hoxha perfundim

175

Gjirokastra në epope...

- Merret me qën, - shton Maloja. - Ashtu e ka ai, ç’ia viniveshin!

Dalim jashtë dhe pamë të zbrisnin nga një makinë dhjetë –pesëmbëdhjetë gjermanë, të cilët u drejtuan për nga konakët.Disa të tjerë zunë vend në një kodër aty afër. Nëpërmjet njëkanali, ne u larguam nga kodrat e Valaresë.

Nazistët në formacion luftimi iu afruan një konaku dhe,sipas zakonit, vunë përpara një tufë me lopë e qe.

Natën tjetër u gdhimë në Lazarat.Në mëngjes tok me Bule Naipin, heroinë e Popullit dhe

një shoqe tjetër, nisemi për në Gjirokastër. Në të hyrë tëManalatit ndahemi me Bulen, për të mos u parë më. Shkojmënë një bazë të vjetër dhe të njohur të luftës. E zonja e shtëpisëna pret, sipas zakonit të saj, me duar në qafë. Na informuanpër forcat gjermane dhe balliste, për postblloqet armike dhepër gjendjen e qytetit.

- Këta janë bërë si qenër të tërbuar, - na thotë tërë urrejtjepër pushtuesit e tradhtarët. - Gjithë ditën bredhin si zagarë tëpazarit, por s’ua var njeri. Asnjë kokërr vezë nuk u jep njeri.

Na erdhën djethnaj katër ballistë dhe na kërkonin vezë. “Iduam për komandantin,” - na thanë dhe s’më shqiteshin ngadera, por u kam dhënë një surup, që s’panë udhën nga vanë.Por kur po largoheshin më tha njëri prej tyre: “ Sos janë kaurëte Poliçanit, t’u therni dhe djalin e vetëm!”

I them të më shoqëronte deri në Dunavat. Ajo u tregua egatshme, si gjithnjë.

U nisëm dhe u sosëm në shtëpinë e Asim Meros (dëshmori ardhshëm, anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit).Asimi na informon me imtësi për forcat gjermano – ballistedhe për gjendjen e qytetit:

“Gjermanë ka shumë në qytet. Shumë banojnë në kala dhetë tjerët në hotele. Po ka dhe që banojnë në shtëpitë e lagjevetë afërta. Ballistë nuk ka më shumë se pesëdhjetë - gjashtëdhjetëvetë. Komandanti i tyre është një Selam Kërma nga Progonati.Në pazar bëjnë roje gjermanët dhe ballistët. Kanë dalë kaq

Page 176: Azis Hoxha perfundim

176

AZIS HOXHA

herë lagjeve dhe rrëmbejnë, nëpër shtëpitë, që kontrollojnëdyshekë, jorganë, çullë, por edhe rroba grash kanë marrë!Rrëmbejnë bagëtitë e njërit dhe të tjetrit e s’pyesin fare kushështë zot i tyre. Tani kanë filluar të shqyejnë dhe dyqanet.Marrin sa marrin gjermanët dhe pastaj vërsulen ballistët! S’lanëbanka, tavolina dhe karrike të shkollave të konviktit pa djegur!Edhe hotelet i kanë shkatërruar. Barbarizma këto. Këta paskanqenë më beter se italianët!

- Ke dalë ndonjëherë pazarit, Asim?- Ku të veç? Në Pazar s’gjen njeri. Të gjitha dyqanet të

mbyllura. Gjithnjë flet tellalli, por asnjë s’ hap dyqanë.Shkretëtirë është bërë pazari, si më thonë këta të lagjes, qëdiku dalin ndonjëherë, pa unë s’e kam kapërcyer pragun eportës. Shumë dyqane janë kthyer në stalla për kuaj.

- Po arrestime janë bërë? - Gjer më sot s’kemi dëgjuar të arrestohet njeri? - Po një ditë ishin hedhur trakte. Të nesërmen Selam Kërma

vë tellallin të mblidhej populli në gjimnaz. Si më thanë, se unënuk shkova, ishin mbledhur nga gjithë qyteti 100 burra. SelamKërma vë tellalin në emër të Nuri Dinos dhe u tha se Gjirokastraishte në rrezik dhe duhej të priteshin marrëdhëniet me partizanët,se ndryshe mund të digjej, jo një shtëpi e një lagje, por edhe njëpjesë e qytetit. Pas disa ditësh thërret përsëri tellalli të mblidhejpopulli në sheshin e Çerçizit. Selami tregon nevojën për zgjedhjene një komisioni, i cili do të kujdesej për ushqimin e gjermanëve etë ballistëve dhe për strehimin e tyre, sa të vinte qeveria. Lexonnjë listë me pesëdhjetë e një vetë që do të formonin asamblenë eqytetit e këta do të zgjidhnin komisionin prej katër vetash. Mirëpo,tani, këto ditët e fundit, kam dëgjuar se komisjoni do të japëdorëheqjen, pse thotë që s’ndihmohet nga populli, por nuk elejojnë. Tani të shohim se çfarë dhe të bëhet.

Bisedohet me Asimin për gjendjen e materialit, që kishimnë qytet, mbasi ai ishte ngarkuar me këto punë.

Shtëpia Asimit nuk ishte bazë e sigurt, prandaj vendosa tëlargohesha prej andej e të strehohesha te një kushërira ime, që

Page 177: Azis Hoxha perfundim

177

Gjirokastra në epope...

banonte më larg.Bonia, e zonja shtëpisë tregon: “Njerëzit vuajnë për bukën

e gojës! S’kanë ku e gjejnë misërin dhe me tridhjetë, dyzetëlekë kilen. Le që ku ta mbaç edhe atë farmak. Këta s’lënë njeritë vejë në mulli, të varfërit gdhihen dhe erren pa bukë. Ç’tëshohësh! Me shoshoqin mbajnë frymën. Kthehen njerëzit ngafshatrat, që ishin larguar nga frikërat, se mos gjejnë këtu mëmirë... Po këtu s’kemi as dru, pa le kripë e vajguri... Këta thonëse do të bien, po kush u beson këtyre. Këta ç’të rrëmbejnë!”

Sa mbaroi e zonja e shtëpisë këto fjalë, hyn nipi që ishtekthyer nga rruga dhe i thotë:

“Hallë, ca ballista të armatosur vinin lart dhe më pyetënnë kisha parë kryetarin e Këshillit”.

Në çast u dëgjuan krisma dyfekësh nga të gjitha anët eqytetit, mitrolozi i Këcullës dhe ai i kalasë nga ana e Dallgës,që ishin kundrejt shtëpisë, të shurdhonin.

Ballistët filluan kontrollin e lagjes.Nga rruga e malit dal mbi Lazarat dhe natën hyj në fshat.

Në mëngjes takoj shokët dhe ca lazaratas, të cilët ishin kthyernga qyteti në mbrëmjen e ditës së mëpërparshme. I pyes nëdinin se ç’kishte ndodhur në qytet, por asnjëri s’dinte gjë.Shokët filluan nga qyfyret që, zakonisht bënin partizanët, kurishte rasti për të stigmatizuatr tradhtinë e Ballit.

- Provonin armët e reja, që u kanë dhënë gjermanët!- Mbase vrisnin qentë.- Mos bënin luftë me gjermanët!Mufit Brahimi, më heq mënjanë dhe më thotë se Lazarati

po na shkiste dhe s’po e mbante premtimin për të na dhënë tënjezetë djemtë, madje dhe as njëmbëdhjetë, që ishte premtimii tyre i fundit.

Gjendja në Lazarat kishte ndryshuar. Kjo e shqetësonteShtabin e Zonës së Parë. Lazarati, jo vetëm që ishte fshat imadh e me djem të zotë, por, ishte fshat në afërsi të qytetit saqë quhet edhe lagje e Gjirokastrës dhe kështu lehtësonte shumëpunën e Partisë në qytet. Shtabi insistonte që të dilnin nga

Page 178: Azis Hoxha perfundim

178

AZIS HOXHA

Lazarati partizanë, fundja edhe të njëmbëdhjetë djemtë, se nëkëtë mënyrë fshati do të lidhej përfundimisht me Frontin. Pordukej se armiku punonte më shumë nga ne në këtë fshat dhee kishte bërë punën e vet.

Vendosëm të bënim një mbledhje me popullin, tëkomunikonim urdhrin e Shtabit të Zonës dhe të demaskonimpunën armiqësore që bëhej nga njerëz të veçantë në këtë fshat.

Më të nesërmen, më 17 janar, kur do të bëhej mbledhja, tesheshi i xhamisë, nga ana e qytetit, një lazaratas lëviste menervozizëm në një distancë të shkurtër. Pa iu afruar mirë dhepa u përshendetur, më thërret në emër dhe më thotë: “Shpejtje ngritur, apo s’ke fletur mirë mbrëmë!”

Duke u ngrohur në diell, që sapo kishte lëshuar rrezet epara nga majat e Buretos, kur nuk kishin kaluar as dy minuta,vjen lazaratasi dhe thotë i larmuar: “Po vjen lart nga Zalli iTeqesë një ushtri!”

Nga larg dukeshin grupe - grupe njerëz me bërruca dheguna, që ngjiteshin lart Zallit.

Ballista!Lajmërohen shokët.- Të marrim me vete dhe anëtarët e Këshillit, se do të na

vrasin, - thotë Mufiti.- Këtu do të ketë tradhti.Mblidhemi të gjithë te xhamia. Nga anëtarët e këshillit

vetëm njëri kishte marrë pushkë. Megjithatë, u nisëm të dilnimnga ana e përroit, që ndan kufirin midis Lazaratit dheDervicianit. Ne katër partizanë dhe xha Avniu pesë, dolëmpërpara, ndërsa të tërë anëtarët e Këshillit i lamë prapa, përt’u mbrojtur nga krahët. Xha Avniu ishte burrë i thyer nëmoshë. I vetmi nga moshatarët e tij, në fshat që kishte dalëmalit, por, mbasi e kishin lënë këmbët, e shkonte kohënstaneve, në zonat e çliruara.

Kur po merrnin kthesën e përroit dëgjuam krismën emitrolozit të rëndë dhe fishkëllimën e plumbave, të cilët nakalonin mbi kokë dhe rreth e rrotull. Marrim lart përroin ePllashjes, ngjitemi mbi Derven dhe pastaj zbresim poshtë në

Page 179: Azis Hoxha perfundim

179

Gjirokastra në epope...

Manastir të Dervicianit.Në mbrëmje marrin rrugën të kthehemi në Lazarat. Duhej

t’i thoshnim Lazaratit fjalën e fundit. Qëndrojmë në përrrua,në krahë të fshatit, sa të merrnim vesh, nëse ishin larguarballistët.

Nuk mund të mblidhnim gjithë fshatin, prandaj umjaftuam të thërrisnim anëtarët e komisionit, të cilët, nënëntorin e vitit të kaluar, kishin ardhur në Gjirokastër të lidhninfshatin me Frontin, anëtarët e Këshillit Nacionalçlirimtar tëfshatit me disa burra, që njiheshin në fshat.

Mbi njëzetë burra lazaratas u mblodhën atë natë në njështëpi, në anë të fshatit.

Në filim u bënë biseda të lira rreth ngjarjeve të ditës. Po nekërkonim nga lazaratasit të pranonin se ardhja e ballistëve nukishte e rastësishme, por punë e organizuar nga njerëz tëveçantë, me qëllim që të largoheshim nga fshati, të mospërdorej më Lazarati, si bazë partrizane, të shkëputej nga vijae frontit, e cila provizorisht atyre u ishte imponuar të bëninnga rrethanat e krijuara dhe të lidheshin përsëri me Ballin,tani kur forcat gjermano - balliste kishin okupuar qytetin, poredhe, nëse ndonjeri pranonte se ballistët ishin lajmëruar ngavetë fshatarët atë ditë të vinin në fshat, nuk tregonte se kjoishte një punë e organizuar.

Kur e pamë se ishte e kotë të zgjateshim në këtë bisedesë,u themi:

- Ju, dy muaj më parë, kini ardhur në Gjirokastër dhe tëautorizuar nga fshati keni pranuar se, duke bashkëpunuar meBallin Kombëtar, kishit ndjekur rrugë të gabuar; kini premtuarse do të lidheshit me Frontin Nacionalçlirimtar dhe do të jepnitnjëzetë djem në radhët e ushtrisë partizane. Më vonë këtënumër e zbritët në njëmbëdhjetë. Shtabi dhe këtë e pranoi.Por ju dhe këta të njëmbëdhjetë nuk i dhatë, duke e zvarriturpunën gjer tani. Për mendimin tonë ju e keni bërë këtë meqëllim që të prisnit, gjersa në Gjirokastër të zinin vend forcatgjermano – balliste. Ne jemi dërguar nga shtabi i Zonës së Parë

Page 180: Azis Hoxha perfundim

180

AZIS HOXHA

Operative Vlorë – Gjirokastër t’ju themi se, gjer nesër nëmëngjes, të na jepni të njëmbëdhjetë djemtë, që keni pranuarme gojën tuaj për t’i inkuadruar në rreshtat partizane. Sontene duam të na thoni se do të na i jepni të njëmbëdhjetë djemtëdhe të lidheni me Frontin Nacionalçlirimtar dhe kundërfashizmit gjerman dhe Ballit Kombëtar, ose ndryshe na thonise, ne do të lidhemi me Ballin Kombëtar dhe në luftë meFrontin Nacionalçlirimtar.

Diskutuan lazaratasit, por çdo diskutim ishte ijustifikueshëm nga tjetri. Asnjë nuk pranonte se Lazarati dotë lidhej me Ballin Kombëtar. Edhe mos dërgimi i djemvelazaratas në rreshtat partizane, i cili ishte guri i provës, ejustifikonte në mënyrë të ndryshme. Asnjëri nuk thoshte senuk ua japim, por asnjëri nuk thoshte se do t’jua japim sot,nesër apo pasnesër. Në fund ne u larguam nga fshati duarbosh.

Plagë e dhimbshme e rrjedhime më të dhimshme!Edhe ato forca të gjalla në Lazarat, që pas kapitullimit të

Italisë, nuk iu bindën Dervish Rexhepit të shkonin kundraforcave partizane, të cilat kishin kapur Koço Mukën e disakrerë të Ballit, apo që nuk lejuan çetën e Ballit të Lazaratit tëshkonte kundër forcave partizane në rrethimin e Libohovës,në gusht të vitit 1943, apo që hoqën nga duart e Shefqet dhe

Page 181: Azis Hoxha perfundim

181

Gjirokastra në epope...

Merqez Aliut njëzetë e shtatë djem gjirokastritë, që mbaheshintë burgosur në Lazarat, shkrinë si bora në shi!

Të mendoje për Lazaratin s’mund të mos të dilte përparaTeqeja e Zallit dhe Dervish Rexhepi, që i këshillonte të mos“vriteshin”, të mos vidhnin, për t’iu marrë ai dhe kaun dheparmendën, të bindeshin për t’i skllavëruar më shumë, që ujepte një kockë, për t’iu marrë një dash, që i bekonte për tëmajmur veten dhe farë e fisin e vet.

Të ngulje syrin gjer në fundin e asaj errësire lazaratase, kuzhdukeshin aq përpjekje të padobishme, ku thyheshin sishkrepse, aq shumë forca, do të gjeje kudo hijen e teqesë sëDervish Rexhepit edhe në lindje edhe në vdekje, në fejesa dhenë martesa e në çdo hap të jetës së fshat!

Page 182: Azis Hoxha perfundim

182

AZIS HOXHA

“FALJE , FALJE” USHTOI NGA ZËRI IPOPULLIT DHE I PARTIZANËVE NË LËMIN E

DURAJVE TË STEGOPULIT...*“Të shtunën në mëngjes herët, më 22 janar 1944, ndodhemi

në Stegopul. Në bazë, në dhomën e zjarrit, ishte nënë Zoicame Lekson e Lilate. Pa u pyetur mirë me të gjithë njerëzit eshtëpisë, e shqetësur, nënë Zoica thotë: “Ke marrë vesh ç’kandodhur? Më ngjajnë se do të pushkatojnë një partizan!”

- Po si është puna?- Ç‘të të të them , biro, - thotë Leksua e Lilate, e dridhur në

çdo fjalë që thoshte. - Një partizan andej nga Kurveleshi është.Mbrëmë qe gdhirë në Tranushishtë. Kishte marrë derëshuarinjë krëhër të vogël mbi oxhak. Kalo e Shukes, një shtrigë, vetee kallëzon në batalion dhe tani këta kanë marrë vendim tapushkatojnë djalin e nënës!

- Po, po i shkreti djalë!- shton nënë Zoica. - Ja këtu është të

Page 183: Azis Hoxha perfundim

183

Gjirokastra në epope...

keqen, e kanë vënë në katoqin tonë dhe i kanë mbyllur derën.Thamë t’u luteshim një herë këtyre, po s’do të na pranojnëata.

“Janë ligje partizane këto,- do të na thonë. - Dhe hajdembushu mendjen këtyre. Ç‘bëre, moj grua, që t’u bëftë nëgrykë!”

- Ajo pikërëna, ajo leshprerë i ka fajet! Sikur i mori paratë,mor të keqen! Edhe para të qenë moj! Si vete e kallëzon, mojqë u nxirrofsh, sikur s’i di ligjet e këtyre! Pse s’na the ne, moj,të rëntë pika, të të kishim dhënë dhjetë krëhërë!- dhe sa s’qanteLeksua e Lilate. - Të preftë Zoti ditën, moj grua! Mos i rrafshkëmbës!-

dhe Leksua e Lilate fliste me aq urrejtje për Kalo Shuken,sikur ta kishte aty afër, do t’i kishte hedhur thonjtë në grykë. –Të keqen nëna jote, të marrça të keqen, biro, shko thuaju dheti një herë, pa pastaj të bëjmë mëngjesin, se mbase s’ke ngrënë!

Dhe teksa flitnin dridheshin këto gra, sikur ta kishin djaline tyre.

Të tri vajzat e shtëpisë ishin mbledhur sa një grusht, në njëqoshe të dimërores dhe s’e ngrinin kokën. Kishte rënë zia nëkëtë shtëpi të priftit, se do të pushkatohej një djalë nga fshatrate Kurveleshit.

Jeta partizane kishte ligjet e saj, që shprehnin vullnetin ebijve të revolucionit për pastërtinë morale, për një disiplinë tëndërgjegjshme. Ligje të mbështetura në traditat e zakonet etrashëguara brez pas brezi nga të parët tanë, për ruajtjen erendit; karakterin e burrërisë shqiptare, të çimentuara këto memoralin e Partisë. Dhe të gjithë i nënshtroheshin këtyre ligjevepartizane, që ishin sa të rrepta, por edhe aq të respektuara ngaushtria partizane dhe nga gjithë populli. Ishte dhe zbatimi ivullnetshëm i këtyre ligjeve që familja shqiptare përcolli nëmale gjashtëmijë vajza, nga ato vajza të cilat përpara luftës,nuk kapërcenin as pragun e derës, apo që dyert e familjeveshqiptare ishin të hapur në të dy kanatat për partizanin! Ishtezbatimi i vullnetshëm dhe rigoroz i këtyre ligjeve, i disiplinës

Page 184: Azis Hoxha perfundim

184

AZIS HOXHA

partizane, që fjala “partizan” ishte bërë simbol i pastërtisëmorale, i besnikërisë së pafund ndaj çështjes së popullit; ishtebërë simbol i njeriut pa njolla, i pastër, si qelibari.

Kaloj nga dhoma tjetër dhe takohem me Sadikun,komandant i batalionit, me shokët e tjerë të shtabit të batalionitdhe me Mustafanë, heroin e ardhshëm të luftës. Bisedojmëpër gjendjen e qytetit, të Lazaratit dhe, më në fund, shokët mëflasin për ngjarjen, që kishte ndodhur në batalionin e tyre.Mendonim: Duhej të shkelej ligji i luftës, apo duhej të dënohej kypartizan që tani, kur po afrohej çlirimi e kur ky partizan kishte njëvit, i cili po luftonte për çlirimin e vendit?

Vendimi ishte marrë. Tani po komentohej ky vendim. Tëzbatohej? Kush shkelte ligjet e Luftës? Partizanët e prisnin këtëvendim? Vendimi ishte hedhur në letër dhe ishte firmosur.

Në këtë kohë hap derën nënë Zoica.- Ju marrça të keqen, more djem, ju bëfsha kurban, se mos

bëni ndonjë punë...- Ç‘të bëjmë, moj nënë? Ps flet kështu? - i thotë Mustafai. - I di unë ligjet e luftës, por amani, është djalë i ri i shuari,

ka edhe ai nënë e njerëzi, po i ka fajet ajo emërshuara, që mosqoftë dhe mos arriftë!

Në dhomën e zjarrit ishin mbledhur dhe ca gra të tjera, qëprisnin të dëgjonin ndonjë fjalë.

- Dëgjo, - thotë Lekso Panua. Edhe kjo anëtare e Këshillittë Gruas Antifashiste të fshatit. – Ne jemi mbledhur të gjithadhe do të kërkojmë të mos dënohet djali. Kanë ardhur dhegratë e Tranushishtës, ja, këtu përjashta janë. Kanë prurë dheatë qënen e Shules, që mos i rraftë këmbës, se ajo zjarrvëne ibëri të gjitha! Po ç’janë këto që ju bëni, mor djem?... Pyetetpopulli këtu, apo jo? Ne themi që kjo është lufta e popullit. E,ja ne jemi popull. S’ka njeri të thotë të vritet djali për një krehër?Kjo s’bëhet! Ikën tani ato kohëra!

Nga dritarja dukeshin në oborr e gjer jashtë portës dhjetragra të shqetësuara, të cilat bisedonin kokë më kokë.

Page 185: Azis Hoxha perfundim

185

Gjirokastra në epope...

Kthehem te shokët dhe u them ato, që dëgjova dhe ato, tëcilat pashë. Pas pak mblidhemi te lëmi i Duraje. Batalioni pogrumbullohej. Në një anë ishin vendosur gratë e Tranushishtës.Pas tyre vinin burrat e mbetur në fshat, e në tri anët u rreshtuanpartizanët. Ishin bërë me partizanë dhe popull, një formë ekatërkëndëshit këndrejt. Kur të gjithë pritnin me ankth, hynkomandanti i batalionit, Sadik Buzua, dëshmor i ardhshëmluftës, ndalet në mes të lëmit i rrethuar nga njerëzit. Pas tij dypartizanë sjellin partizanin e dënuar.

Sytë e të gjithëve u drejtuan nga komandanti i batalionitdhe nga partizani, i cili sytë s’i hiqte nga dheu. Ai ishtezverdhur në fytyrë, sikur ta kishin zënë shtatë palë ethe. Ishtenjë djalë i ri, i cili s’duhej t’i kishte mbushur të njëzetat, izeshkët, me trup mesatar, por të lidhur.

Komandanti i batalionit, pasi hedh një herë sytë rreth errotull, flet për qëllimin e mbledhjes dhe shpjegon rrethanat engjarjes.

Pastaj lexon vendimin e komandës së batalionit.“Për ekzekutimin e vendimit, tani pyeteni ju, shokë

partizanë!” – thekson komandanti me ton të prerë.Pa mbaruar ende mirë fjalën e fundit dëgjohen britma:

“Falje! Falje!” nga populli dhe partizanët e batalionit.Komandanti shikon një herë rreth e rrotull, me ata sy të

zgjuar, që dikton gjithçka, ngul sytë te shokët e shtabit tëbatalionit dhe pastaj thotë: “Fjala juaj, popull, fjala juaj, shokëpartizanë është vendim për ne shokët e batalionit!”

Thirrjet: “Rroftë Partia Komuniste! Rroftë Ushtriapartizane! Rroftë Fronti Nacionalçlirimtar!” mbuluan lëmin eDuraje dhe të gjithë Stegopulin. Po më të qeshura e më tëgëzuara dukeshin gratë.

Sikur të ndodhej në zhvillimin e kësaj skene, ndonjëri, qëishte në barrikadën e kundërt të Frontit Nacionalçlirimtar, porqë në dejet e tij të lëvizte qoftë dhe një pikë gjaku shqiptar, ekur të shihte “ortodokset” e Lunxhërisë, si dridheshin dhe siderdhnin lot për të shpëtuar jetën e një “muslimani” nga

Page 186: Azis Hoxha perfundim

186

AZIS HOXHA

fshatrat e Kurveleshit, kur të shihte si kishin arritur majat mëtë larta të bashkimit dhe të vëllazërimit të popullit tonë, atomaja, të cilat ëndërronin të arrinin të parët tanë, që u dogjën siqiriri: Naimi, Çajupi, Vaso Pasha, Koto Hoxhi e gjithë patriotëte tjerë dhe ai do të thoshte me gjithë shpirt: “Të qofsha falë,Parti! Me ty do të jem përjetë!”

* * *Operacioni i dimrit i varfëroi shumë bazat partizane.

Fshatra të tëra u dogjën dhe u shkatërruan, material ushtarakdhe ushqim ra në dorë të armikut. Më shumë u dëmtua gjë egjallë, e cila ishte mbështetja kryesore e ushtrisë partizane.

Vështirësitë e luftës u shtuan. Partizani luftonte edhe pabukë, në kërthizën e dimrit dhe të dimrit të vitit 1944. Në malete Kurveleshit dhe të Zagorisë, si kudo në vendin tonë, ailuftonte duke patur edhe vetëm një xhaketë.

Po lufta zhvillohej kudo dhe më e rreptë.Batalione dhe Brigata të tjera i shtoheshin Ushtrisë

Nacionaçlirimtare.Simpatizantë të shumtë u radhitën në radhët e Frontit

Nacionaçlirimtar.Operacioni i dimrit e çelnikosi më tepër bashkimin e

popullit rreth partisë. Urrejta e popullit ndaj fashistëve dhetradhtarëve u shtua më shumë. Tradhtarët u demaskuan metërë lakuriqësinë e tyre.

Krijimi i mentalitetit të ri

Rronte në atë kohë në Sheper, një mësues i vjetër për tëcilin kishin një farë respekti nxënësit e tij, megjithëse qëndrimii tij nuk e justifikonte simpatinë e tyre. Pas operacionit të dimrittakohem me të, për më tepër të shikonim në kishte bërë ndonjëndryshim në qëndrimin e tij.

Sa u ulëm në shesh, pa iu bërë mirë dhe pyetjet e para tëzakonshme, thotë:

Page 187: Azis Hoxha perfundim

187

Gjirokastra në epope...

“ Dëgjoni, djem! Propogandën më të mirë në favorin tuaje bënë vetë ballistët! Ata demaskuan vetveten. S’është mënevoja t’i demaskoni më ata! Ata luftuan kundër jush krahpër krah me gjermanët; ata vranë të pafajshmit, ata dogjëndhe shkatërruan, aq sa mundën, ata paskeshin qenë maskarenjnë bina!”

Me gjithë tradhtinë e hapur të Ballit Kombëtar dhe tëLegalitetit, kishte akoma njerëz të vjetër, në moshë apo nëmendime që, pavarësisht, s’i lidhte asgjë me reaksionin, s’ishinshkëputur akoma nga mendimi se nuk mund tëbashkëpunohej me ata.

Operacioni i dimrit nuk ishte vetëm një betejë e fituar ngaUshtria Partizane në fushën e luftës, por edhe një fitore emadhe politike e luftës së popullit.

Marali i partizanëve po ngrihej nga dita në ditë. UshtriaNacionalçlirimtare kishte shembur edhe planet e ushtrisënaziste. Pushteti i këshillave nacionalçlirimtare rritej dheforcohej e tjera. Populli po lidhej ngushtë me Frontin, rrethUshtrisë së tij, rreth këshillave nacionalçlirimtare.

Por kur Operacioni i Dimrit dështoi, për armikun filluantë thureshin plane të reja:

“Të shkatërrohej krejt Ushtria Nacionalçlirmtare!”Përgatitja e armikut për operacionin e madh ishin në dijeni

të Shtabit të Përgjithshëm. Vigjilenca e një populli të tërë edhekur këto përgatitje dhe plane thureshin në zyrat e Gestapos,apo në selinë e Regjencës, nuk mund t’i shpëtonte.

Dhe kur armiku filloi përgatitjet për këtë operacion,Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare, më e shumtë, më e fortë,më e rrahur në beteja, më e organizuar, u hodh në sulm në tëgjitha anët për të çliruar të tjera fshatra , të tjera krahina.

Forcat e Shtabit të Zonës së Parë Operative Vlorë -Gjirokastër çliruan fshatrat e Mallakastrës së Poshtme dhe atotë Rrëzomave të Delvinës. Dhe këto ishin krahina të pasuranë bereqet e që do t’u siguronin forcave partizane bukën përoperacionet e ardhshme të armikut.

Page 188: Azis Hoxha perfundim

188

AZIS HOXHA

Si ndryshojnë kohët!

Nga Shtabi i Zonës së Parë bashkë me Kozma Vasilinngarkohemi të shkonim në Mallakastrën e Poshtme të blenimmisër.

Ishte mesi i prillit, kur u nisëm nga Sheperi.Kohë e bukur me diell pranveror.Mbrëmja na zuri në Damës.Si në çdo fshat edhe këtu shihej një atmosferë lufte. Lëvizje

e gjallëri në çdo njeri, që të zinte syri. Dhe të gjithë merreshinme punët e Luftës! Disa shpërndanin nëpër baza partizanët,ca të tjerë grumbullonin kafshët, të cilat do të transportoninmateriale lufte.

Pionierët, që dëgjonin me gojë hapur një të ri, i cili u flistendën rrapin shekullor, në mes të fshatit, u shpërndanë, sivetëtima, të lajmëronin gratë që do të mblidheshin atë mbrëmje.

Për një moment, çdo njeri do të mendonte se të gjithë këtanjerëz ishin të gjithë partizanë dhe as mbillnin e as korrnin!

Të nesërmen kalojmë në Mallakastrën e Sipërme, apo nëMallakastrën e Egër, si u pëlqen ta quajnë me mburrje banorëte këtyre anëve, ndoshta në kujtim të luftrave fitimtarë të tëparëve të tyre, kundër pushtuesve e bejlerëve gjakpirës.

Gryka e Dhëmbelit

Page 189: Azis Hoxha perfundim

189

Gjirokastra në epope...

Ja dhe Fratari!Ç‘përshtypje të bën, kur sheh të gjithë burrat me armë në

dorë! Të qeshur, të shkathët dhe me veshë ngritur, sikur pojepej shenja e kushtrimit!

Mendon tani ata njerëz të kohës së mëpërparshme, kurme shtytje të Bejtash Çorrushit e Xhemal Arianitasit, apo tëtaksidarit dhe e xhandarit i kishte bërë këta njerëz të mpirë, tëtharë e të zverdhur, të uritur e të rreckosur. Tani te çdo burrë,sheh një trim të mirë!

Sa takohesh me të parët të mblidhen si bletët, dhjetra tëtjerë. E me kë të takohesh dhe të përqafohesh më parë. S’kakënaqësi më të madhe për mësuesin, kur ai është i rrethuarnga dashuria e ish nxënësve të vet.

Dhe tani ata ishin bërë burra! Ishin partizanë.U mblodhëm të gjithë në një lëndinë, aty afër, si një herë

dhe në një kohë, u çmallëm! Kujtuan të kaluarën, kur i mësonte, kur i këshillonte, kur

i qortonte, kur loznin e kur këndonin së bashku. Bisedonin për problemet e luftës e kënaqeshin, kur

tregonin për trimëritë e shokëve të tyre. Po mësuesi gëzohejmë shumë sidomos, kur ata flisnin për të ardhmen e Shqipërisë,ku shihej zhvillimi e forca e gjykimit në mendime. Ishin njerëztë rinj të formuar nga Partia! Ia morën një herë këngës vënçe,ashtu si dikur mësuesi me nxënësit, po tani Halimi nuk ikëndon më Pasho Ramadanit nga Vranishti, i cili u vra përgjak, por Partisë, Qemal Stafës e Muzo Asqeriut!

Si ndryshojnë kohët!Kalojmë pyjet me ullinj të Romësit e zbresim në Cakran.

Kudo që kalojmë në këto zona të çlriuara, dëgjojmë mallkimepër tradhtarët, që i vranë dhe i rropën, i mobilizuan me forcënë rreshtat e tyre për të luftuar kundër drejtësisë, barazisë, tëardhmes së tyre të lumtur! E në bisedat me popullin dëgjojmëlajme interesante:

Në Klos shtatë partizanë çarmatosën njëqind e pesëdhjetëballistë!

Page 190: Azis Hoxha perfundim

190

AZIS HOXHA

“I tërbuar nga dezertimet në masë, Kadri Cakrani,Komandanti i Ballit, një javë më parë, në Fier ekzekutoi shtatëvetë”, - na thoshte i teti, i cili i shpëtoi skuadrës së ekzekutimit,për hir të zgjuarsisë së tij.

Populli iu përgjigj me entuziazëm thirrjeve të këshillavenacionalçlirimtare të këtyre fshatrave të porsaçliruara për t’ishitur ushtrisë tepricat e misrit dhe për të denoncuar depotme bereqet të bejlerëve.

Qindra kv misër u grumbullua në çdo fshat! Dhe njerëzitçuditeshin me korrektesën e partizanëve, kur shihej që paguhejderi në qindarkën e fundit.

Organizata e gruas, e porsaorganizuar në fshat, moripërsipër vullnetarisht zhveshjen dhe shkoqjen e misrit.Punonin dhe këndonin këto gra punëtore të Cakranit eVaribopit, që u qeshte nuri, nga mëngjesi gjer në darkë.

Por transporti i i rreth tetëqind kuintalëve bereqet, tri ditërrugë, nuk ishte punë e lehtë. Në valën e punëve të bujqësisëburri do të largohej nga shtëpia një javë rresht.

U desh vetëm një muaj, gjersa u tërhoq dhe kuintali i funditnë misër.

Page 191: Azis Hoxha perfundim

191

Gjirokastra në epope...

PLANI MBROJTËS PËR OPERACIONIN EQERSHORIT

Zagorinë e gjejmë në alarm. Në çdo fshat lëvizje dheshqetësime lufte. Po bëheshin përgatitje të përballohejoperacioni i qershorit që gjermanë dhe kuislingë filluan tëbënin në zonat e çliruara.

Grumbulloheshin dhe përsëri shpërndaheshin batalionedhe brigata për të zënë shtigjet e grykat.

Fshatarët, ata që kishin mbetur të painkuadruar në rreshtatpartizane, shkonin e vinin, në pyje dhe në guva për të mbrojturgjënë e gjallë dhe mallin.

Zagoria do të mbrohej nga forcat e Brigatës së tetëSulmuese. Batalioni i dytë i kësaj brigate, në tokën greke,zhvillonte luftime me forcat gjermane, që ishin grumbulluarpër të bërë operacionin në zonat e çliruara. Një kompani ebatalionit të parë kishte zënë pozicione në Grykën e Selckës.Pjesa tjetër e batalionit do të mbronte nga ana e Përmetit.Batalion i tretë kishte zënë vend gjatë kufirit, në periferi të

Page 192: Azis Hoxha perfundim

192

AZIS HOXHA

Sopikut. Batalioni i katërt mbronte Grykën e Këlcyrës nga urae Dragotit. Në ndihmë të forcave të batalionit të tretë, që do tëpërballonte forcat gjermane më të shumta, ishin nisurvullnetarë nga Zagoria e Malëshova.

Luftimet kishin filluar. Forcat partizane i kishin bërë njëqëndresë heroike hordhive naziste, shumë më të tepërt nënumër e në mjete e duke bërë tërheqje për mbrojtje, kaloninnë vendet e parashikuara për ta goditur armikun nga shpina.

Ne ndiqnim veprimet duke kontrolluar në ishteshpërndarë mielli në bazat e caktuara, ku do të mbroheshin tëplagosurit e nga do të furnizoheshin repartet partizane, të cilatdo të vepronin nga ai krah. Në këtë mënyrë ne arritëm në Zhej.

Në Zhej nuk dëgjohej asnjë e lehur qeni. Asnjë këngëkëndezi! Fshatarët ishin larguar në pyje dhe në male me kuçme maç!

Sikur do të të hante ajo vetmi. Pas pak u dëgjua zhurma eca këmbëve të nxituara. Ishte kryetari i Këshillit të fshatit.

- Gjithë mielli u blua dhe miellin e shpërndamë në vendete caktuara, sipas listës që na keni dërguar. Mos kini merak.Tani po shkoj në mulli, se ka mbetur nja gjashtëdhjetë okëmiell e ta dërgoj në Shkëmb të Zhejit.

Zagoria

Page 193: Azis Hoxha perfundim

193

Gjirokastra në epope...

Krisma e pushkëve dhe e mitrolozave shtohej. Repartetpartizane i sulmonin gjermanët nga s’e prisnin; gjarpëroninnëpër ushtrinë naziste, sulmonin si viganë e pastaj zhdukeshinsikur t’i përpinte dheu.

Ja ! Tani në Hoshtevë, Nivan, Vithuq (Fshat i vogël) dukenzjarre të mëdhenj dhe shtëllunga tymi të zi, përzier me flakëtë kuqërreme, të cilat ngrihen lart dhe bashkohen e formojnënjë si re tmerri të dëndur! Dhe të ther në zemër, kur sheh nëkëto shtëpi fshati flakën, më tepër sesa sikur ta shihje në pallate.

Asnjë lëvizje veç flakëve! Gjithçka hesht, veç zjarrit!Zjarrvenësit po i afroheshin dhe Zhejit. Nga mbifshati

dukeshin të tjera flakë. I kishin vënë zjarrin Sheperit dheNdëranit. Zagoria apo digjej dhe përvlohej!

Zagoria, kjo kështjellë e parë e partisë, ku krisën pushkët epara partizane, të dukej sikur do të shuhej nga faqja e dheut!

Zagoria, streha e parë e ilegalëve të qytetit! Zagoria, bazae spitaleve partizane dhe qendra e Shtabit të Zonës së Parë, eKomitetit Qarkor, e Këshillit Nacionalçlrimtare të Qarkut,Zagoria e Konferencave e aktiveve, po bëhej tym dhe hi!

Kisha e Shendetllisë ndodhet nën shkëmbin e Zhejit. Njëpyll i pjerrët me dru shekullorë e me degë të çapëlyera, ngapesha e rëndë vjetëve e nga vinte freskia e këndshme e

Shkëmbi i Zhejit

Page 194: Azis Hoxha perfundim

194

AZIS HOXHA

lëvizjeve të gjetheve. Disa rreze dielli shponin aty - këtu këtëerrësirë të blertë.

Pak më lart ishte brezi i bredhave, i cili i rrinte këtij pylli sinjë kurorë e mbi bredhat hijerëndë dhe madhështorë, dukejnëpërmjet majave të bredhave, majave më e lartë e vargmalevetë Lunxhërisë, Shkëmbi i Zhejit. Përtokë bari gjelbëronte, si nëprill dhe në maj e ajo mizëri lulesh, lloj – lloj ngjyrashzbukuronin këtë qilim të bukur bimësie, ku ishin shtrirë radhë- radhë njëzetë të plagosur.

Poshtë e përpjetë lëviznin partizanët të shkëputur ngarepartet e ndryshme dhe burra të kaluar nga mosha, tëarmatosur e të paarmatosur e të gjithë shiheshin të shqetësuare të preokupuar. Disa u shërbenin të plagosurve, të tjerëtqëmtonin dru e shkarpa për të pjekur bukët dhe ca të tjerëshkonin për të marrë ujë bore te përroi i Ziut.

Urdhri ishte i tillë që çdo punë të kryhej sa më shpejt, meqëllim t’i dilte përpara çdo të papriture.

Aty më tej një grumbull njerëzish, burra dhe gra, të gjithëtë moshuar, shumica libohovitë dhe nepravishnjotë, rrinin ulurdhe dukeshin të lodhur e të këputur nga rruga e gjatë që mundtë kishin bërë. Edhe kur ndërronin ndonjëherë fjalën meshoshoqin, sytë s’i hiqnin nga toka. Lufta i kishte ndarë këtapleq e plaka nga shtëpitë, nga malli, nga gjëri, të cilin e kishinlënë shkretë nga që djemtë e vajzat e tyre luftonin me batalionete brigatat partizane.

Përgjegjësi u rrinte natë e ditë të plagosurve mbi kokë.Të bëhej zemra mal, kur shihje moralin e lartë të këtyre

trimave, të cilët, megjithëse plagët i kishin akoma të hapura egjermanët ishin rreth e rrotull, s’u bënte veshi tërt dhe pushkëte bombat i mbanin gjithmonë me vete!

Nata po afrohej. Kulaçet e hirit ishin vënë stivë mbi njëri –tjetrin. Kur u sigurua buka e të plagosurve, për katër pesë ditë,ç’mbeti iu nda të tjerëve.

Koha e gjumit kishte kaluar, por në këto situara, kur je irrethuar nga të gjitha anët, as lodhja nuk i ndihmon gjumit.

Page 195: Azis Hoxha perfundim

195

Gjirokastra në epope...

Nga era e freskët e malit, degët e pemëve lëviznin si mepërtim dhe herë – herë shihje qiellin tej e tej, herë nuk e shihjefare.

Dhe hapja e mbyllja e syve ndiqte njëra - tjetrën çdosekondë, rregullisht, ashtu si tik - taket e sahatit. Po kjomonotoni lëvizjesh të vë në gjumë.

Qetësinë e asaj nate, në mes të pyllit dhe majës së malit, eprishte vetëm zëri: “Çohu, çohu!” i përgjegjësit që ishte caktuarpër ndërrimin e rojave.

Ishte gdhirë. Rrezet e diellit kishin puthur majën eShkëmbit të Zhejit e po uleshin ngadalë, si për të kapur morinëe bredhave dhe krejt pyllin. Ndonjë i përgjumur fshinte sytëme duar, disa të tjerë, shkrifëronin trupin e ndonjë tek – tuk,lëvizte sa andej këndej.

Përgjegjësi për të plagosurit ishte zgjuar në kohë.- S’kam fjetur fare, - thoshte. - Atij plakut nga Malëshova,

që u plagos pardje në Sopik, i ka dhëmbur plaga gjithë natën,por ka kurajë dhe s’ia ka bërë njëherë “Oh”!

Kaloi dhe një natë e qetë, por asgjë s’morëm vesh ç’bëhejrreth nesh. Ku luftohet? Ku janë gjermanët?

Caktohen dy vetë të dilnin nga pylli dhe të informoheshinpër lëvizjet e armikut. Sa zbritën pak poshtë, pa u larguar mirënga shokët, një breshërimë mitrolozi u dëgjua nga përtejpërroit!

Të gjithë shokët u shqetësuan.U ngjitën shpejt e shpejt të plagosurit sipër bredhave, në

vende të mbrojtura, pastaj disa zbritën poshtë për të vendosurç’do të bëhej.

Mitrolozi gjerman, herë pas herë, shtonte shqetësimet enjerëzve. Roja lajmëronte se një gjerman i vetëm, kishtevendosur mitrolozin përtej “Përroit të Ziut” dhe qëllonte nëdrejtim të pyllit.

Buzë përroit kishte zënë vend një lakuriq dreq abrash, menjë palë pandallona të shkurtra dhe vetëm me kanotjere.Shikonte rreth e rrotull.

Page 196: Azis Hoxha perfundim

196

AZIS HOXHA

Dhe ngandonjëherë shkrepte mitrolozin, herë drejt pyllit,herë lart malit e nganjëherë poshtë përroit. S’ishte më tepër sepesëmbëdhjetë metra larg. Sa lehtë ishte t’i jepje një plumbm’u në lule të ballit e të rrukullisej nga maja e shkëmbit, nëhonin e përroit. Por duhej biseduar me shokët.

Për të mos u diktuar, vendosëm të mos vritej. Po mitrolozigjerman na shqetësoi. Pylli ishte vënë në shenjë. Ujë s’mundtë merrnim në përrua. Zjarr për të bërë bukën nuk mund tëndiznim. Më shqetësuese ishte ardhja e njërëzve të tjerë nëkëtë vend, sidomos e disa italianëve, që thoshnin se punoninnë prapavijat tona, por që asnjeri nuk i njihte. Italianët u vunënë kontroll, por kjo nuk evitonte dyshimin për rrezikun.

U vendos të largohej përpara një pjesë, duke marrë mevete ndonjë të plagosur lehtë.

U bënë shtatë veta që do të largoheshin. Po buza e rripësmbi Përruan e Bardhë, nuk mund të kalohej veçse ditën, serruga ishte e ngushtë, se nuk mund të vije të dyja këmbëtbashkë dhe një shkarje e këmbëve të dërgonte në fund të Përroittë Bardhë. Po edhe të veje te Buza e Rripës, duhet të kaloje njëlëndinë treqind - katërqind metra, krejt të zhveshur dhe eekspozuar nga të gjitha anët. E kur po mendohej për largimin,një mjegull e dëndur u var nga Shkëmbi i Zhejit dhe mbuloigjithë pyllin e lëndinën. Atë ndihmë që na e dha mjegulla,asnjë s’mund të na e jepte.

Kaluam me shpejtësi lëndinën e me ngadalë dhe kujdes tëmadh kaluam Buzën e Rripës dhe dolëm në kreshtë të malit.

Si në pëllëmbë të dorës kishim Zagorien, gjithë majat emaleve, përreth fushën e Çajupit.

Ishin orët e fundit të pasditës dhe qëndruam këtu, deri sau err. Pastaj u nisëm të kalonim nga ujët e Bratit për të vajturnë Katal.

Gurgullimën e ujit të kroit e dëgjuam që nga larg. Nga etja,pse ishim një ditë dhe një natë pa lagur buzët, disa nga shokëtnuk pritën sa të arrinin te kroi, por u shtrinë të shuanin etjennë gjurmat e kuajve, të cilët ishin mbushur me ujë, që rridhte

Page 197: Azis Hoxha perfundim

197

Gjirokastra në epope...

nga burimi.Filluam të ngjitnim malin përpjetë. Po na mbeti një shok.

Kishte qenë efektiv i batalionit “Asim Zeneli”, por, sapo kishtedale nga spitali, ku ishte shtruar nga një i ftohtë që kishte marrë.

Dy shokë, që herë pas herë ndërroheshin, i vunë krahëtshokut dhe ashtu, duke u hequr bran, arritën në majë të malitmbi Erind.

Këndej ndën dritën kuqalashe të hënës dukej lugina eDropullit, Gjirokastra e shumëvuajtur, e cila rënkonte nënthundrën fashiste dhe tradhtare.

Ne thithnim ajrin e pastër të maleve tona kreshnike dheata erën e rëndë të fashizmit... Të vete mendja te familja, tegjithë populli që vuante nga terrori fashist, te shokët, të cilëtpunonin në qytet me savane dhe krahë!

Dritat e vargut të pafund të maqinave nga Kakavija e gjernë Gjirokastër, na bënë të mendoheshim.

- Do të zgjatë operacioni!- thanë. - Këta bien fuqi e forca tëreja. Pa mbaruar këto fjalë, del nga shkëmbi, për ndën tij, njëbashkëqytetari ynë. E pyesin për lëvizjen e trupave tona dhetë armikut e për gjendjen e popullit nga këto anë.

Dhe ai, ashtu qetë, si e kishte zakon të fliste, na sqaron:“Tym dhe flakë kam parë në fshatrat e Lunxhit! Në Cepo

dje dhe pardje, lufta ka vazhduar pandërprerje. Edhe nëfshatrat e Kardhiqit, kam parë dje, gjer në drekë, tym! Lëvizjetë mëdha makinash ka në xhade, natë e ditë. Këtu në Çajupdje kanë kaluar shumë gjermanë dhe ballistë. Këtej nga Katalis’ka gjë. Ka partizanë të shkëputur nga populli, ka dhe ca kopeme dhen të gjirokastritëve”.

Bisedën na e preu një shoqe, kur tha: “Gjermanët!”Kthejmë kokën dhe shohim fushën e Çajupit, e cila nxinte

nga gjermanët. Në një njëshkolonë, të kërrusur nga barra qëkishin në krahë, me kuaj dhe me mushka, ngarkuar gjer nëveshë, kalonin njëri pas tjetrit. Asnjë fjalë nuk ndërronin meshoshoqin. Dukej se ishin të lodhur dhe të këputur, pordukeshin dhe të shqetësuar. Kthenin kokën sa majtas, djathtas

Page 198: Azis Hoxha perfundim

198

AZIS HOXHA

e prapa. Pritat partizane i kishin tmerruar.Ne morëm rrugën nga lugina e Katalit për të takuar ndonjë

kope dhënsh.Ramë në një stan, pasi bëmë një gjysmë orë rrugë.I themi Çelnikes të na bënte ndonjë qull me miell, se kishim

dy ditë pa ngrënë, por na u betua se s’kishte miell. Atëherëpimë qumësht, sa s’mbante më... U shtrimë për të fjetur, psepagjumësia na kishte ligështuar.

Kur u zgjuam ishte përgatitur edhe djathi. E hëngrëm dheatë dhe tani na dukej se e kishim marrë veten mirë.

Dy shokë shkuan të gjurmonin ç’bëhej në Sheper e në muzgbashkë u kthyen. S’kishin parë të lëviznin as gjermanë e asfshatarë.

Në mbrëmje, në dritën e hënës bënin muhabet me Çelniken,që ishte i muhabetit e na tregonte për luftrat që kishin bërëkurveleshasit me grekun, në kohën e autonomisë.

- Në këto luftra djemtë e Kurveleshit kanë lënë nam përtrimëri.

Kurveleshasit, që tej e tëhu, me dyfek në dorë, kanë qenë,mor djalë, por në këtë luftë u bënë të gjithë trima! E di ç’kamdëgjuar një herë për Jaho Golikun, kur më erdhi në stan?

“Luftonim me gjermanin në Borsh, - më thoshte Jahua, -edhe unë sesi u ndodha dhe luftoja në këmbë. Në krah shohnjë djalë nga Gjirokastra, i cili edhe ai luftonte në këmbë. Ibërtas të ulej, por s’më dëgjonte. Kur i flas me inat më thotë: “E pse vetëm ty të ka lindur nëna me këmishë e mua jo? Dhes’u ul që s’u ul, as unë s’u ula !”- Vallahi, kështu ka thënëJahua. Dhe shtoi: “Dhe vajzat i bëri Partia trimëresha! Ja ku ikini, - dhe tregon me dorë shoqen tonë. - Vështro këtë vajzëgjashtëmbëdhjetëvjeçare të lërë rehatinë e shtëpisë e të marrëkëto male? Si kjo luftë s’ka parë ky vend!”

- Partia, Partia i bën këto xhaxho!- Ashtu është, mor djalë. Pse s’është bërë dhe herë tjetër

kjo luftë?Ramë për të fjetur, duke i vënë krahët shoshoqit për të mos

Page 199: Azis Hoxha perfundim

199

Gjirokastra në epope...

mërdhirë. Një çoban na mbuloi me një bruc.- O xha Shefik!- thërras me të qeshur. - Mos ka gjë ky

sharku?...- E po mizat ati i mban, po flini se lëshova dhe qentë e mos

u ngrini natën, se mos ju hanë.Në mëngjes, përpara se të largoheshim, i lëshojmë një

deftesë Çelnikes së stanit, për gjashtëmbëdhjetë kilogramqumësht, që kishim pirë.

- Po si të mos u vejë dyfeku mbarë juve, mor djalë. Edhe nëluftë që jeni, s’i bini në qafë njeriu.

- E po ne për këtë kemi dalë malit: Të zhdukim ata, të cilëti bien në qafë vegjëlisë.

- Hallall e paçi! Mbrëmë, - shton, s’më ka zënë gjumi, sekanë lehur qentë dhe e kisha mendjen te ju. Po vura re që ajovajza flinte me atë djalin e Sadikut; i kishin kthyer krahëtshoshoqit dhe flinin si motër e vëlla. Këto që shohim te ju,mor djalë, s’i kemi dëgjuar, por bravo ju qoftë!

- Trim është ai, që është i ndershëm, por mbeçë shëndoshëe mirë e mirupafshim në Gjirokastër!

- Jo, jo, - tha duke qeshur, - do të shihemi dhe më parë, seunë do të vij në shtab të marr paratë, por edhe në Gjirokastërdo të shihemi, pse, si duken bathët, shpejt do t’i kemi pashkët!

Qershizat dhe pasojat e flakës

Nga Zagoria gjermanët ishin larguar dhe popullsia kishtefilluar të zbriste nëpër fshatra.

Shokët u shpërndanë në bazat e tyre. Në çdo fshat që tëkaloje, kudo do të shikoje shkatërrime. Binte erë shkrumb.

Në të hyrë të Topovës, tej rrepeve në krahë të majtë të udhësqë të shpie në Ndëran që larg dukeshin ca drurë qershie, menjë kopsht të rrethuar me mure. Kokrrat e kuqe, që vareshinnga degët ta bënin me sy e të lëshonte goja lëng. Ndërkaq, ngaderiçka e këtij kopshti del një vajzë e bëjshme, me futë tëmbledhur përpara, të cilën e mbante të mbështjellë me njërën

Page 200: Azis Hoxha perfundim

200

AZIS HOXHA

dorë. Thashë se do të kishte mbledhur qershi dhe s’ia hoqasytë nga futa dhe, kur më kaloi afër dhe u përshëndetën“Vdekje fashizmit!” “Liri Popullit!’ Kaluam njëri - tjetrin, porunë e ktheva dhe një herë kokën pas. Ajo, sikur e kuptoiqëllimin tim, kur kishte bërë dy – tri hapa përpara, u kthye eduke hapur futën, thotë me të qeshur: “Qepë kam... Shok, do?”

Duke kaluar nëpër Ndëran te porta e një shtëpie, një plakëulur te sofati i portës, qante me zë, sikur të kishte përpara njëtë vdekur. Po ajo qante shtëpitë e djegura. Ndoshta kujtontesa mund e djersë i ishte dashur asaj dhe njerëzve të tjerë tështëpisë për të ndërtuar atë, vuajtjet e saj dhe të burrit nëkurbet, që kushedi për sa kohë punoi e rëndoi për të ndërtuaratë shtëpi. Ndoshta i vinte ndërmend edhe koha e nusërisë etë mirat dhe të këqijat, të cilat kishte kaluar në atë shtëpi. Tëgjitha mund t’i mendonte ajo plakë e mirë, por, kur iu afrovadhe i hodha dorën në sup, pushoi vajin, u kthyre menjëherë,më zuri dorën me të dy duart, që i dridheshin si të një tëparalizuari dhe thotë me lot në sy:

- Mbemë me gisht në gojë. bir-o! Na dogji dushmani! Po ukthyet shëndoshë ju. E thyen qafën egërsirat?

- Po, nëno, e thyen qafën për të mos e ngritur kurrë më!Kjo ishte grahma e tyre e fundit! Mos u mërzit, nëne, shtëpiado të bëhet më e mirë se ç’ka qenë.

- Të na rroni ju, djem, të rroni ju, pa shtëpia bëhet!Sheperi ishte djegur e zhuritur. Nga gërmadhat e shtëpive

dilte akoma tym. Fshatarët kishin filluar të zbrisnin nga malet,kush kishte vënë përpara bagëtinë, kush ngarkonte plaçka ekush mundohej t’i ndihmonte ndonjë plaku a plake.

Në ndonjë qoshe të mureve të shtëpisë, apo në haure, kukishin mbetur vetëm muret, do të shikoje gruan apo burrin qëmundohej të vinte ndonjë tra, të vinte ndonjë dhogë për t’umbrojtur nga shiu dhe nga dielli!

Dhe shokët kishin filluar të grumbulloheshin.Përqafosheshin dhe putheshin njëri me tjetrin, si fitimtarë!Tregonin me njëri - tjetrin episodet më interesante të kohës

Page 201: Azis Hoxha perfundim

201

Gjirokastra në epope...

së operacionit e të gjithë ndjenin krenarinë e ngadhnjyesit .Operacioni i fundit i dëshpëruar i armikut dështoi! Shpresa e nazizmit gjerman dhe e reaksionit për të

shkatërruar Ushtrinë Nacionalçlirimtare, u shua si fllucka esapunit dhe kësaj here! Turpi mbuloi turpin!

Batalionet, brigatat e grupet partizane, i rezistuan metrimëri të madhe furtunës hitleriane.

Artit ushtarak prusian, makinës dhe eksperiencës luftarakefashiste, iu kundërvu lufta popullore tradicionale shqiptaredhe bindjes së verbër naziste, ideologjia komuniste epartizanëve tanë trima dhe patriotizmi e shpirti luftarak ipopullit tonë legjendar.

Page 202: Azis Hoxha perfundim

202

AZIS HOXHA

NË SHTATË DITË

Në ditët e para të gushtit 1944, në Zagori kishin filluar tëbëheshin përgatitje për organizimin e Konferencës së Dytë tëArsimtarëve.

Nga ana e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar u ishtedrejtuar një thirrje gjithë arsimtarëve dhe i ftonte të merrninpjesë në këtë konferencë, e cila do të zhvillohej në zonat e lira.Ngarkohem të hyj në Gjirokastër t’u komunikoja arsimtarëvetë qytetit, që kishin mbetur pa u hedhur në ilegalitet, thirrjene Frontit Nacionalçlirimtar. Çdo njeri do të dëshironte tëdëgjonte nga goja e shokut, që kishte hyrë ilegalisht nëGjirokastër, ato që pa e dëgjoi ai në qytetin e pushtuar.

Dhe ditari do të ishte në interes të lexuesit për të shpalosurato ditë të punës dhe të kontaktit intesiv.

Dita e parë, 20 gusht 1944Pasdreke, vonë arrijmë në fushë. Këtu shpesh shkonin

gjermanë dhe ballistë për të bërë pre në fusharakët. Merrninqe, lopë, bagëti e ç’të gjenin dhe ktheheshin përsëri në strofullate tyre, prandaj ne, duke ecur dhe përgjonim.

Në “Pllakadhi” shohim një kasolle.- Kjo do të jetë kasolle e ndonjë gjirokastriti, - i them shokut,

prandaj mund të vemi pa frikë.Nga larg përgjojmë pak, se mos hynte e dilte njeri. Shohim një djalë të ri, që, duke mbledhur domate, po na

afrohej gjithnjë e më shumë. I thërras me zë të ulët të afrohej.Për një moment u trondit nga kjo thirrje e papritur, por, kurpa se kishte të bënte me partizanë, la shportën dhe u afrua menxitim.

U takuam me të dhe na ftoi të shkonim në kasolle.

Page 203: Azis Hoxha perfundim

203

Gjirokastra në epope...

Takohemi me xha Nesip Katapuqin dhe megjithëse nuknjiheshim, na pret mirë. Nuk i kisha dëgjuar të ishin lidhurme luftën, por i njihja se ishin të varfër, punëtorë dhe tëndershëm që s’mund t’i ndante gjë nga Partia, prandaj ukërkojmë dhe informata. Informohemi për vendet epostblloqeve, për forcat gjermano - balliste e vendet, ku ishinvendosur në qytet.

Terreni dominues si ai Gjirokastrës dhe vendosja e rojevenë afërsi njëra me tjetrën, e vështirësonin hyrjen ditën në qytet,sidomos për një njeri, që njihej. Prandaj vendosëm të kalonimnatën në vendin ndërmjet “Bregut të Urës” dhe centralitelektrik.

Kalojmë lumin dhe arrijmë te pusi i Bajram Kasit. Iafrohemi dhe më shumë rrugës automobilistike, duke umbrojtur në një hendek. Këtu ishte shtegu. Po të kalohejxhadeja, ishte evituar çdo takim me rojat armike.

Bashkë me shokun, që do të më shoqëronte gjer këtu, rrimëtë përgjojmë lëvizjet e patrullave.

Ndjehej në hapësirë ai farë ankthi, i cili përhapej bashkëme errësitrën e natës. Sa të hante syri shtrihej hapësira e qetë!Nën dritën e hënës gjithçka rreth e rrotull dukej e pakufishmedhe e heshtur si varri! Ishim përkundrejt qytetit, po nuk tëzinte syri as edhe një kandil, që të tregonte ndonjë dritare tëndriçuar, ndonjë shtëpi të banuar. Errësirë në qiell dhe në tokë.

Kuakja monotone e bretkosave prishte qetësinë e asaj natenë këmbët e qytetit të vdekur. Turrot brofnin fluturimthi ngarrethet e shqopeve e të ferrave. Zogjtë e lumit me cicërima tëëmbla thërrisnin njëri - tjetrin. Nga ura e lumit vinte zëri ipoteres së sorrave, që, nga ngandonjëherë, të dukej, sikurdikush i trëmbte.

Gjembat e mëdhenj, rreth kanalit, fërfëllonin nga era ebregut të Lumit” dhe ngandonjëherë përplaseshin me fytyrattona. Qielli i i bardhë i muzgut lëshonte mbi zallishte një dritëtë zbehtë dhe të pafund. Andej tutje, pellgjet me ujë, në shtratine lumit, dukeshin si pllaka xhami të shtrira rrafsh mbi tokë.

Page 204: Azis Hoxha perfundim

204

AZIS HOXHA

Kudo vetmi! Po kjo vetmi e shkretuar të ngjallte emocion.Kur ja, te dera e godinës së centralit elektrik u pa të ndizej

një shkrepse, pastaj prushi i cigareve. Pas pak u dëgjuanzhurma hapash të rënda. Nga ana e bregut të lumit u ndien cazëra të ulta njerëzish, të cilat sa vinin dhe bëheshin më të forta.Qetësia u prish.

Patrullat po afroheshin me njëra - tjerën dhe u bashkuan,pikërisht, te vendi ku ishim ne.

- Vdekje tradhtarëve!- Liri e shqiptarëve!- Të qëllojmë, - bën me shënjë shoku dhe vë në sy

automatikun. Hëna ndriste dhe gurët e udhës. Ne prisnim.Qëndruam pa lëvizur në atë vend, duke përgjuar lëvizjet epatrullave.

Nga shtëpitë e fundit të Hazmuratit u dëgjuan këngët ekokoshëve, të cilët lajmëronin fillimin e një dite të re. S’kishimmë asnjë shpresë se mund të largoheshin rojet. Prandaj ularguam për të pritur ditën tjetër.

- Ç’na bëre? - thotë shoku, - Do t’i kishim qëruar katërtradhtarë!

- Për t’i vrarë ishte e lehtë, por bëhej e zorshme hyrja nëqytet, sidomos për ne që, sot, kemi bërë tetë orë udhë. Nesërmbrëma shohim e bëjmë.

- Ju i bëni hesapet me kalem, - thotë duke qeshur, - pohesapet më të mira i bën automatiku!

Atë natë u gdhimë në fushë.

Dita e dytë, 21 gushtQë në mëngjes ia fillon një shi i shtruar. Rasti i mirë për të

hyrë në qytet në mes të ditës. Ndërrova rrobat partizane meato të një bujku.

Kostumi veror, mushama nga ushtria italiane, një palëopinga llastiku dhe një llabane në kokë, s’të ndryshonte nganjë fusharak, por kishte një ngjasim të çuditshëm.

Dhe me besim të madh te ky maskim, jo i zakontë, nisem

Page 205: Azis Hoxha perfundim

205

Gjirokastra në epope...

për në qytet me Qazo Koçiun, një pionier 12 - 13 vjeçar, qëshpinte qumësht në qytet me një kalë dori.

Këshillohet Qazua si të vepronte edhe në variantin po tandalonin ballistët.

Të ngrohte qëndrimi i këtij pioneri supatrëmbur. Në sytë etij dalloje krenarinë, që ndiente për detyrën, e cila po ingarkohej. Lamë të kalonin përpara tre kuaj, të ngarkuar mequmësht, duke menduar se ballistët, pasi të kishin plotësuarnevojën për qumësht nga të tjerë, nuk do të mundoheshin nëatë shi, të zbritnin poshtë.

Shiu, sikur ta kishim porositur, binte tani me gjyma.Ballistët ishin futur në kasolle, mbi “Bregun e Lumit” dhe

s’ndiheshin për të gjallë. Ne kalojmë qetë – qetë. Kalojmë urëndhe marrin kthesën për nga qyteti.

- E, more ju, nga vini?- dëgjohet në zë nga maja e bregut.- E, a derëzes, se ua jap nesër, atë që do të merrnit sot, se u

bëmë ujë.-Ti je, Malo?- E mo, unë jam! Si vini more? - E hodhëm këtë hendek, po bjeri kalit, - thotë Qazua.Në shtëpi hyra papandehur drejt e brenda. Kur më panë

njerëzit e shtëpisë u frikësuan, por u llahtarisën, kur më njohën.Asnjëherë nuk i kisha parë kaq të tronditur.Çdo lëvizje e papritur i tmerronte gratë e pambrojtura këtu

në qytetin e okupuar. Edhe trokitja e portës dhe britma epapandehur e një fëmije! Gjermanët! Ballistët! Ja këto dy fjalë,ngjethnin të madh dhe të vogël! Këta njerëz rronin, sikur po endienin, në çdo çast, përgatitjen për të vdekur.

Gjithë mëngjesin, as hyri, as doli njeri në shtëpi.Biseda e parë:“Kush u marrua të kapërcejë pragun e derës?Një e madhe e keqe do ta nxjerrë përjashta njerinë këtu.

Gjermanët dhe ballistët gjithë ditën udhëve janë. Dhe po panëderë e portë hapët, hyjnë brenda. Kështu e pësuam një natë.Sesi e kishin harruar portën hapur këta të vegjëlit, kur na

Page 206: Azis Hoxha perfundim

206

AZIS HOXHA

mbijtën brenda katër ballistë... Ç‘t’ë bënim? Iu dhamë dhe përtë ngrënë. Ua hoqa fëmijëve nga goja. Po ç’i dëgjoja pastaja?Na prishën gjakun, që u priçin nga mendë, më kaq, seç janëprishur!”

- Këto dyfekë për ju i kemi, - thoshte ai më kapadaiu, njëkatil, që edhe surratin t’ia shihje të kallte datën. Të tjerëtqeshnin dhe sikur donin ta qetësonin të parin e tyre.

- Ju jeni familje partizane. Ja që tani ia bëjmë dasmën këtij...,-dhe i drejtoi dyfekun djalit.

Ne ngrimë në vend. Këta të vegjlit zunë të qarët.- Të lutem, - u thotë plaka, - do të na bëni ndonjë hata. Ki

është i vogël, ku di ki?- Ne jemi gra pa burra, - dhe i hidhej ballistit te dyfeku,

por ai e shtynte dhe e hidhte përtej. E sa ndejtën këto na bënëatë natë. Dhe gjithë atë natë s’mbyllëm sy!”

- Po kur na arrestuan edhe nusen me gjithë djalë? Mirëgratë se burgu është mbushur plot me gra, po të burgosnindhe foshnjat pesëmuajshe, s’e duron as Zoti! Thonë, se një gruanga Dunavati ka lindur në burg! Këto, që bëjnë, këta s’kanë tëtreguar. E ç’të themi më parë për këta që rëntë një mortajë dhemos lëntë një, se tmeruan njerëzinë.

-Murtaja u ka rënë atyre dhe ditët të numëruara i kanë.Po zgjati dhe ca dhe ata, të clët do t’u shpëtojnë gjermanëve

dhe ballistëve, do të vdesin nga pabuka. Ngrisen dhe gdhihennjerëzit pa bukë! Gjer tani me të rrema jemi mbajtur dhe ne.Fëmijëve e shumta herë: dy herë në ditë u jap të hanë. Dheç’hanë? Herë u jap nga një vezë në vend të bukës, herë nga njëxhumbë mëmëligë e herë nga një gotë me qumësht, se qumështdiku gjejmë te ki gjitoni, se ka një lopë. Ne të rriturit vetëmdrekën hamë. Në darkë diku pimë nga një gotë qumësht nëvend të bukës, po ka dhe më keq… Tërshërë hanë shumica. Iungriu zorrët tërshëra njerëzisë. Thonë se një i Çapanje dhe njëdjalë i vogël i Nalos së Kotroçit vdiqën nga të pangrënët. Këtodimë ne, pa se kanë vdekur të tjerë, kushedi! Janë bërë njerëzitskeletër. Iu është ndërruar fytyra! Kur merr vesh fukaraja se

Page 207: Azis Hoxha perfundim

207

Gjirokastra në epope...

theret ndonjë bagëti, kush të vejë më parë të marrë gjakun e tabëjë me ndonjë qull. S’lanë pemë bota nëpër kopshtra. Ja nevevetëm fiku dhe shega na kanë mbetur pa prerë”.

Dita e tretë, 22 gusht 1944- Shpejt në tavan! - më thonë gratë, - erdhën gjermanët.- Jam unë Nurja, moj, po hapni portën! - dëgjohej zëri nga

jashtë.Nurja thërret me gjithë forcën e zërit të saj, se ajo e dinte

që çdo trokitje në portë, ishte shqetësuese për njerëzit eshtëpisë.

Hyn në oborr me një trajstë pëlhure në dorë, por ishte hequraq shumë, sa nuk njihej.

Vuajtjet, uria e kishin dobësuar trupin e kësaj punëtorejetë palodhur të fushës, aq shumë, sa nuk njihej.

- Erdha të bluaj në mokrra ca farmak, sa na grinë zorrët!Po mirë që u ndodh dhe kjo, se ç’do të bënim. Do të vdisnimsë pangrëni! Po dhe mokrat punë të madhe na bënë! Mirë që ugjendën për këtë botë. Çdo të bëhej ky milet, moj të keqen, potë mos ndodheshin edhe mokrrat? Këta nuk të lënë të vesh asnë mulli, që mos i lëntë Zoti! “U shpini bukë partizanëve!”thonë, se plasën partizanët për tërshërën tonë! Këto që heqimne, mos i duroftë Zoti! Sa të shporren, se na morën shpirtin qëi marrtë e mos i lëntë!

- I marrtë e këmbë mos mbeftë!Nurja u drejtua nga hauri, ku ishin vendosur mokrat dhe

tregonte: “Dje s’më kanë ngrënë fare fëmila, moj të keqen. U ka

ardhur syri në mes të faqes; nuk janë luajtur fare nga rrobat,por shyqyr, që më solli burri këtë tërshërën, që u bëftë helm. Epastrova nga gurët dhe nga baltrat, se e mblodhi atje, kushkarkoheshin makinat e thashë ta bluaja në mokra e t’i bëjfamilës (akcent gjirokastrit) një kulaç e të kalojnë ditën sot…

- Po burrin pse ta kishin thirrur në polici?- I thanë për djalin, ta vishnin polic. Po ku është ai për

Page 208: Azis Hoxha perfundim

208

AZIS HOXHA

polic, moj t’u bëfsha kurban, ai tani ka mbushur tëgjashtëmbëdhjetat! Pastaj të bëhet polic me këta? Mos uhëngërtë buka e këtyre!

Këta vdiqën miletin nga të pangrënët! Këta s’lanë asgjë pabërë. Po ç’të bëjnë tani? S’gjejnë të tjerë dhe kërkojnë dheevgjitët t’i veshin policë.

- Po mos ta marrin, moj Nure? - Kush e lë, të dalë përjasha. Që atë ditë, që e thirrën burrin

në polici, s’e ka parë pragun e derës djali. Edhe ai më thotë :“Më mirë të vdesim pa ngrënë, moj grua, se të veshin policdjalin. Le të më marrin mua në burg. Një shpirt që ka për tëdalë, le të dalë! Balta mjaltë! E pata thënë të vdes në burg taninë pleqëri!

- Nuk do të arrijnë këta të bëjnë atë, që kanë ndërmend tëbëjnë, se nga dita në ditë tërkuza u shtrëngohet në grykë.

- Ashtu është, moj, të hëngërtë goja mjaltë, po ç’thuhet gjë?Kini marrë ndonjë haber nga djali?

Dhe me gjithë fuqinë, që i kishte mbetur, lëviste shulin emokrrave.

- Mirë është, mirë. Sa vuajtën dhe ata, nuk do të vuajnë. Sesiç duken bathët, të afërta do t’i kenë pashkët!

- Ku e ke atë ditë të bardhë, moj t’u bëftë dita një milë, sevdiqëm kështu! Ku është ky shpirt kaq i thellë, që s’do të dalë!Qenka i fortë njeriu! Qenka më i fortë se hekuri!

- Të fortë do të bëhemi, sesa hoqëm, nuk do të heqim, do tathyejnë qafën dhe këta! Ditët të numëruara i kanë!

Në mes të ditës “Sheshi i Xhepit”, që pasditeve, dikurziente nga lodrat e shumëllojshme e gjithëllojshme e këngëtgazmore të fëmijëve, tani është i shkretë! Asnjë zog pule nukshikon të lëvizë!

Kudo vetmi. Heshtje.Po kjo heshtje dhe qetësi e shkretuar të shqetëson, si çizmja

fashiste.

Page 209: Azis Hoxha perfundim

209

Gjirokastra në epope...

Gusht.Ora pesë e pasdites.Burra të kaluar nga mosha, se të rinj s’të zinte syri,

ktheheshin nga pazari, një nga një dhe dy nga dy, duarbosh.Rrallë ndërronin ndonjë fjalë. Me kokëulur hidhnin hapat,sikur ruheshin, mos rëndonin tokën!

Gusht.Ora pesë e gjysmë e pasdites, asnjë lëvizje në rrugë!Vetmia mbretëronte e thellë. Vetmia në fusha dhe në male është e mërzitshme, por kjo

vetmi e qytetit është ngjethëse.Nga shtëpitë ishin larguar të qeshurat e shakatë e

zakonshme dhe të vegjëlit ishin rritur parakohe! I kishin lënëtë bredhurat, lodrat e zënkat! Sikur të zinte në grykë kjoatmosferë mbytëse!…

Në zonat e lira i kujtonin shpesh kohët, kur punonin nëqytetin e robëruar, mendonin dhe vuajtjet e popullsisë sëqyteteve tona, kur fashizmi Italian e reaksioni po jepte shpirt,ishte bërë më i tërbuar, por, kur sheh tani me sytë e tu këtomjerime e këto vuajtje, këtë vendosmëri të këtij populli, qëpranonte të shkonte për litar, te rrapi apo në qelitë e kalasë etë duronte torturat më çnjerëzore, apo të ngrysej e të gdhihejpa bukë të rronte, me një grusht tërshërë e me një gavetë gjakbagëtish e të më bënte “punën” e armikut, të bëhej ballist, apotë vishej milic, njeriun e pushtonin dy ndenja të forta, më tëforta se kurrë; ajo dashuria dhe respekti për këtë popull tëpapërkulur dhe ajo e urrejtjes së pakufishme për këta… tëshekullit të njëzetë dhe për këta bastardë të racës shqiptare!

Ato ditë, që qëndrova në qytet, lexova ditarin e një shokutë shkollës.

02. 02.1944Gjirokastra u varfërua shumë. Populli vuante të zitë e

ullirit. Vuan e para nga mungesa e bukës… Bukë, bukë!

Page 210: Azis Hoxha perfundim

210

AZIS HOXHA

Kërkojnë fëmijët e vegjël, po ku ta gjejnë! Një kilogram misërvajti tetëdhjetë franga kilogrami dhe s’e gjen! Florinj, vathë,unaza, rroba e të tjera, kush i ka patur, i ka shitur prej kohëshe tani s’kanë më ç’të sheshin, sakën ku të gjejnë dhe të blejnë.Veç kësaj kush i merr dhe këto!

Gjithsecili kërkon të blejë pak misër ose grurë e nuk mundtë blejë sende me vlerë. Mos e pyetni, sa vuan populli iGjirokastrës. Bukë s’ka! Fasule, qiqëra, thierza e tjerë s’ka. Dru,qymyr s’ka! Vaj, gjalpë, naftë s’ka! E po, me se të rrojë i mjeripopull?! Çudi, shumë duroi e shumë duron! Çudi, si mbahenakoma në këmbë familjet e vobegta?! Si durojnë dhe si kthehen!Ç‘bëjnë? Ç‘hanë e ç’pinë? Aman, o Zot!

01. 03.1944. Ka më tepër se një muaj që shumica më e madhe e popullit

mban frymën, duke ngrënë bukë tërshëre, bukë që me sy tashohësh të vjen ta pështysh e jo ta marrësh dhe ta hedhësh nëgojë! Po ç’nuk bën nevoja e shkretë! Ç‘nuk bën njeriu për tëmbajtur frymën! Ka disa ditë që kanë vdekur në radhë disapleq, por mos të themi se kanë vdekur nga pleqëria! Jo. Atavdiqën nga uria!

“Sot pashë me sytë e mi një të varfër, i cili shëtiste poshtë elart për të çarë ndonjë dru. Pa një qen që i kaloi afër tij. Në gojëkishte një kockë të kokës së qengjit, i ra më një gur qenit dheqeni e lëshoi kockën përdhe. Punëtori e mori në duar, e nuhatidy –tri herë, po andej këtej, e shplau me pak ujë në një pellg, eçau kafkën, nxori trutë e pakta, që kishte lënë qeni dhe i hëngrisi një grykës! Një shok më kallëzonte sot, kur unë i tregovangjarjen e mësipërme, se kishte parë njerëz, që mblidhnin nëshesh lëkura portokalli, të cilat i hidhnin gjermanët dhe i hanin!Një tjetër shkundte mësallën për pula, një grua u derdh dhe imblodhi thërrimet dhe i hante me uri!”

Page 211: Azis Hoxha perfundim

211

Gjirokastra në epope...

Një mbrëmje dëgjoj për masakrën e 18 majit:

“Isha vetë atje. Na trëmbën. Tellalli brodhi gjithë lagjet dhethoshte se në miting duhet të marrin pjesë të gjithë: gra e burra,të mëdhenj dhe të vegjël. Thoshte se do të bëhej kontroll nëpërshtëpitë e kë do të gjenin brenda, do ta burgosnin. Unë, që ekisha parë një herë derën e burgut, nga frika, vajta me gjithëshoqet e lagjes.

Sheshi “Çerçiz Topulli” ishte mbushur plot me njerëz. Ishtenjë gjë e jashtëzakonshme të shihje aq popull, kur, përparaasaj dite, njerëzit nuk guxonin të kapërcenin as pragun e derës.Po nuk rrinte njeri i qetë, s’i zinte njeriut këmba dhe’, sikur endillte të keqen. Njerëzia e shqetësuar lëvizte, sa andej këndej,e pyesnin njëri - tjetrin, shfaqeshin dyshime se mos bëhejndonjë e keqe. Kur shohim në ballkonin e Bashkisë prefektin,Vehip Runën, Ismail Golemin e plot ballistë të tjerë. Kush emban mend se ç’tha, por foli për gjermanët, që nuk duhet t’iluftojmë, se ata s’kishin ardhur këtu për të qëndruar, e ne psetë vritemi me ata e tjera. Pastaj foli dhe për punën e ballistave.“Ne, - tha ai, - u themi partizanëve të bashkohemi, por nukduan ata”.

Por, kur fliste Veip Runa, dëgjojmë nga mezi i turmës njëzë të fortë, që ia preu zërin prefektit: “ Ç‘i duam llafet? Neduam bukë! Na griu zorrët tërshëra! S’lamë kusi e tepsi pashitur! Këtë bëni ju… Bukë! Bukë!” E në këtë kohë plasi njëbombë, por s’pa i pari të dytin. Krisi ulërima. Po një ulërimëqë edhe në malet e Lunxhërisë do të ishte dëgjuar! Pastaj krisipushka dhe mitrolozi nga të gjitha anët! Po s’dinim nga tëvenim. Shumë u hodhën nga muri e përposh. Gjithë ai pikmur, dhjetra metra i lartë! Kush theu këmbën, kush dorën ekush kokën! Unë me disa të tjerë u futëm nën një makinë. Njëkëpucë e kisha lënë udhës. Po se mos lashë vetëm unë këpucë!Sheshi ishte mbushur me këpucë me feste dhe me armë, që ikishin lënë xhandarët nga frika, se ata pandehën se mos kishinsulmuar partizanët. Pashë dhe S. Sh., që aty përpara meje zuri

Page 212: Azis Hoxha perfundim

212

AZIS HOXHA

prej gryke Gole Gushin dhe i zbrazi koburen mu në kokë. Epashë me sytë e mi! Na ngriu gjaku!

“ E pësuam edhe ne, - thamë ,” - por s’luanim nga vendi,shtyheshim pas rrotave të makinave, largoheshim një çikëbarkas, po s’ngriheshim që të iknim. Mitrolozi kërciste ngakalaja. Qëndruam atje ndën maqinë, sa u qetësuam pak, porpërsëri dëgjoheshin të shtëna armësh. Kur hedh sytë rreth errotull pashë se kisha mbetur vetëm unë ndën maqinë. S’guxojatë dilja, po më në fund vendosa dhe u largova me vrap. Sokakmë sokak e portë më portë, arrita në shtëpi. Pesë të vrarë dheshtatëdhjetë e dy të plagosur e pësuan atë ditë! Njerëzia dhemë përpara s’para dilnin në Pazar, por, që atë ditë, s’e kapërceunjeri pragun e portës. Një hall i madh do ta nxirrte burrin nëPazar”.

Dita e katërt, 23 gushtMe thjeshtësinë e saj të zakonshme Naxhija 19, duke qeshur

tregon: ‘“As na pyetën, kur na arrestuan, as na thanë gjë, kurna liruan. Dhe jo vetëm ne kështu. Asnjë nga ne gratë nukpyetën. Po shumë nga ne kishin dhe burrat, djemtë dhe vajzatpartizane dhe kishin një shkak, por ne ishim gra pa burra nështëpi, megjithatë, me të shkelur këmbët këtu, ne na arrestuanmë përpara.

- Do t’ua kishte lënë amanet “Murxha” me Tahir Kolgjinin.Naxhija shfleton ditarin që kishte mbajtur në burg:

E hënë, 10 prill 1944Në mëngjes herët vinë në shtëpi katër policë dhe bashkë

me Nedretin na shoqërojnë në polici dhe andej drejt dhe nëburg. S’pamë njeri nga ata, që na thanë policët, se kishinurdhëruar të na arrestonin. Mbas katër orësh sollën dhe gjashtëgra të tjera. Asnjëra s’dinte pse ishte burgosur. U ndamë të

19) Naxhije Hoxha , arsimtare, veterane.

Page 213: Azis Hoxha perfundim

213

Gjirokastra në epope...

flinim në dhoma. U vizituam prej majorit Ferid Selenica dheballistit H. P. Nuk na thanë asnjë fjalë, por edhe ne i shikonim,sikur të ishin qenër. Asnjëra s’u luajt nga vendi.

E martë, 11 prillSot pasdite na nxuarrnë në oborr, por kur hyjtëm brenda,

na shpunë të gjithave në një sallë tjetër. Po kështu është mëmirë, se jemi të gjitha bashkë. Në mbrëmje na suallën dy gratë tjera:

Nasije Angoni dhe Zenejbi Harshovën. Këto na thanë se,në qytet, kishte bërë bujë arrestimi i grave dhe të gjithë rrininme veshë ngritur.

E premte, 14 prillSot asnjë ndryshim. Sikur u qetësuam pak. Çupat këndojnë

me zë të ulët këngë revolucionare dhe, kur ndonjë plakë utërheq vërejtjen, ato i përgjigjen: “Më keq se këtu, s’kanë ku tëna shpien!”

Plakat janë ulur gju më gju dhe qajnë hallet. Kemi dhe njëmëmë të re: Mine Bebeçin. Ka dhe një foshnjë katërmuajshe,por që s’ia kishin vënë emrin. Po ne s’mund ta linim pa emërnjë mashkull, në mes të kaq grave. U mblodhëm të gjitha dhevendosëm ta pagëzonim Durim.

Pra, në listën e të burgosurve u shtua dhe një Durim SadoBebeçi nga Dunavati, katërmuajsh.

E shtunë, 15 prillSot në mëngjes sollën katër gra: një mëmë me dy çupat e

saj dhe një grua tjetër. Pasdite dhe dy të tjera, mëmë dhe bijë.Duket se ballistët kanë vendosur, jo vetëm të mbyllin shtëpitë,por edhe të transferojnë qytetin në Kalanë e Argjiros.

E martë, 18 prill Në mëngjes dëgjuam se kanë sjellur dhe dy të burgosura

të tjera. Prisnim të mësonim se cilat ishin, por kur u dukën

Page 214: Azis Hoxha perfundim

214

AZIS HOXHA

dhe të dy fatzezat: Nurije dhe Naire Mane, mëmë dhe bijë.Pasdreke, kur përgatiteshim për të dalë në oborr, na

lajmërojnë se do të vinte sekretari politik i Ballit. Kishte filluarvizitat nga burgu i burrave. Pas gjysmë ore hyjnë në sallëntonë. Plot poza dhe salltanete Bahri Samunda, një djalë i ringa Berati. Pas i vinin trimat e tij dhe gjithë personeli i burgut.Ne s’u luajtëm nga vendi. Drejtori i burgut dhe të tjerët, që irrinin pas, na i bënin me shenja që të ngriheshim. Disa plaka,që ishin aty përpara, filluan të ngriheshin një nga një e kështunga turpja njëra pas tjetrës u ngritëm të gjitha.

- Duket se jeni mpirë nga të ndenjurit rehat, - thotë meironi sekretari politik.

- Jo na ka zënë reumatizma nga çimentua, - përgjigjet njëvajzë e re, që e kishin sjellë në burg një ditë më parë e që rrintemu përpara tij.

- Brisk je nga goja , moj zonjushe!- Prandaj e ushqej, zotni, - përgjigjet ajo.Ne thamë se do të zgjatej kjo bisedë, por sekretari politik e

preu duke thënë:” Janë të reja këto, nuk do t’ua vëmë veshinshumë fjalëve të tyre,” dhe për të mos pritur ndonjë përgjigjetjetër fillon shpejt:

“Unë erdha të bisedoj me ju shtruar e të qajmë hallet, qëna kanë zënë, se jemi të gjithë shqiptarë. Po vrasim njëri - tjetrindhe po i bëjmë qejfin armikut”.

Foli për situatën e brendshme e të jashtme, duke e paraqiturtë bardhën të zezë, duke u munduar të na mbushte mendjen.Mundohej të paraqiste veten liberal dhe, kur shikonte fytyrattona, që, herë skuqeshin e herë zverdheshin, thoshte shpesh:

“ Pritni të mbaroj dhe pastaj të flasë, kush të dojë dhe ngaju”.

Na ngopi me llafe boshe. Ju përgjigj Nedrete Hoxha, por,kur fliste ajo, sekretari politik dridhte buzët, ndërsa disa ngashoqëruesit e tij e shikonin Nedretin, sikur do ta përpinin. Poas i thanë e as ai bënë gjë. Kur duallëm në oborr, pamë se naishte shtuar dhe një shoqe: Shyqyrie Poshi.

Page 215: Azis Hoxha perfundim

215

Gjirokastra në epope...

E premte, 21 prillSot u lirua Alie Xhiku me ndërmjetësinë e një shoferi, i

cili kishte ardhur nga Tirana. E vetmja ditë që s’patëm“mysafirë”. Ka shpresë të lirohet edhe një tjetër, me profesioninmami. Kur erdhi dje në burg Ismail Golemi tha: “ Këtëmaminë kot e mbani këtu, kjo është fashiste”.

E shkojmë kohën dhe me General “Domaten”. Është njëballist i thjeshtë, që bën roje çdo ditë. E heq rëndë. Flet mefjalë “të mëdha”, që shumë herë nuk ua di dhe kuptimin. E nei themi “General Domatja”.

E diel, 23 prillSot është dita më e dëshpëruar në burg. Kur u ngritëm në

mëngjes ishin ekzekutuar katër të burgosur: Asim Mero, ReizSelimi, Laze Selimi dhe Reshat Veiseli.

Tmerr i madh! Donim të mësonim më shumë rreth vrasjessë tyre, por s’kishim nga ta merrnim vesh. Koha e drekës afroi,por akoma s’mund të mësonim gjë. Në këtë kohë dëgjohendhe aeroplanë. Një tjetër tmerr. Pas zhurmës, dëgjohet dhebombardimi. Po duket që s’ishin për ne. Pasdite morëm veshngjarjen e tmerrshme. Të katër fatzestë ishin vrarë nga ballistiA. M., për t’u hakmarrur për vëllanë ballist, që ishte ekzekutuarme vendim të gjyqit partizan. General “Domatja” na jepkurajë, duke na thënë: “ Mos kini frikë ju! Jam unë këtu!Rrini rehat!” – dhe, duke ecur, përpjek këmbët me fodullëk,sikur ai të urdhëronte për çdo gjë.

E mërkurë, 26 prillJashtë sallës dëgjohet një zhurmë. Ç‘është vallë? Na dëgjon

roja dhe na thotë: “ Mos kini frikë. S’ka gjë. Kanë sjellë njëzetëe tre vetë nga Derviciani!”

Ne na shtohet dhe një shoqe.Këdo që do të të takoje të tregonte ngjarje ngjethëse.- Ç’të të them, - më thotë një i porsaliruar nga burgu: -

Page 216: Azis Hoxha perfundim

216

AZIS HOXHA

Mund të shkruhen volume të tëra me ato, që kemi hequr këtu”.- Atë do t’ua lënë shkrimtarëve të ardhshëm, të cilët do të

dalin nga Gjirokastra, por ne na duhen ata, që kanë terrorizuare masakruar popullin, se kanë borxh për të paguar!

- Që nga i pari dhe gjer tek ai i fundit, të gjithë qena janëtreguar, pavarësisht se ndonjeri për oportunitet, për miqësi,apo për të shpëtuar lëkurën, ka bërë dhe ndonjë të mirë. Qëkur vunë këmbët në qytet gjermanët e ballistët filluan tëpunonin për të larguar popullin nga lufta. Po me ta s’shkontenjeri. Trakte dhe komunikata gjendeshin mëngjeseve rrugëve;ilegalë hyjnë dhe dalin vazhdimisht në qytet, mbajnë popullingjallë dhe gjermanët s’kanë kapur asnjë; gjermanët dhe ballistëtfilluan nga kërcënimet. Po edhe me kërcënimet s’kryenin asgjë.

Nga mesi i marsit filluan arrestimet. Përpara merrnin njerëznga të lëvizjes, gra e burra dhe pastaj arrestonin në radhë!

- Po ju pyetnin, ju kërcënonin, ç’ju kërkonin, kur juarrestonin?

- Po kjo ishte më e bukura!Hynte ndonjë ballist, në dhomën, ku na kishin mbyllur.

Po të njihte ndonjë nga ne, e nxirrte para shokëve dhe nukshihte ku i binte. Kur vinte ndonjë tjetër, që s’njihte njeri, merrtekë i delte përpara, e pyeste për emrin e pastaj i thoshte: “Ti jekomunist. Ti merresh me partizanët! Dhe i hynte me kamzhiksa e shtrinte për tokë . Kjo ishte e përditshme!

Sa herë hapej dera dhe, kjo hapej dy tri herë ditën, do tërrihej ndonjë. Një ditë na nxorën në korridor dhe na vunë nërresht. Te dera rrinin Ajdini, Seiti, Merqezi dhe nja dy - treballistë të tjerë nga Libohova. Kishin dhe një djalë të vogël mevete. Kur panë ballistët me kamzhik në duar e menduam seç’na priste. Pastaj Merqezi kërren djalin e vet përpara neshdhe i thotë: “ Cilin të marrim nga këta?”

Djali i vuri gishtin njërit nga Palortoja e i hyn Merqezi atijme kamzhik. Ku të dhemb dhe ku të ther! Pastaj, pas radhës.Rrahën sa u lodhën... Ja këto ishin pyetjet që na bënin ballistët.

- Sa na mbajtën në gjimnaz, - vazhdon bashkëfolësi, -

Page 217: Azis Hoxha perfundim

217

Gjirokastra në epope...

s’mbetmë një ditë pa ngrënë dru, por të rrahur fshatçe.- Ishit shumë vetë?-Në gjimnaz s’merrej vesh sa ishim, se sillnin përditë, por

edhe lironin me miqësi, me të njoohur e me rrushfete, por kurna shpunë në kala, ditët e para, u bënë rreth gjashtëmbëdhjetë– shtatëmbëdhjetë burra.

- Në kala besoj se shpëtuat nga druri?- Ne shpëtuam dhe ata, që arrestonin ballistët, nuk i rrihnin,

i sillnin drejt e në kala, por ata që arrestonte Idriz Jazua nëxhandarmëri rriheshin për vdekje. Se s’merrej vesh kusharrestonte. Në njërën anë ballistët, në anën tjetër gjermanëtdhe Idriz Jazua! Kush të arrestonte më shumë!

Po në kala na kërkonin të tjera. Na vjen një Bari Samundanga Berati. Thoshnin se kishte dezertuar nga forcat partizane.E hiqte veten si “komunist”; na afrohej shumë e kërkonte mefjalë të bukura të na mbushte mendjen se duhej një forcë etretë që të bënte “bashkimin e popullit”. Ky përpiloi dhe njëdekaratë dhe kërkonte ta firmosnim! Kish nga ne, që mendoninse deklarata duhej të firmosej e kur të dilnim nga burgu, tëhidheshim të gjithë në ilegalitet. Po shumica i kundërshtoi këtozëra të pakta dhe, me gjithë insistimin e ballistëve, deklaratanuk u firmos.

- Po ata të katër, që u vranë, si i latë t’ua merrrte nga duartAjdin Matua?

- Në fillim s’menduam se do t’i vritnin. Pastaj Asimin dheReizin i zunë jashtë sallës. Kur hynë në derë, gjenë aty Lazendhe e hoqën bran. Atëherë ne kuptuam qëllimin e tyre se bërtitidhe Reizi me Asimë jashtë sallës që të mbyllnim derën. Ballistëtu munduan shumë që të shqyenin derën, por ne kishim vënëpas derës dyshekët, u grumbulluam dhe vetë atje dhe s’lejuamtë hynin brenda e të merrnin të tjerë, pa do të kishin vrarëshumë atë natë.

Hyn në bisedën tonë dhe një pionier, i cili po dëgjontebisedën.

- Kam ngrënë unë shkelma nga ballistët, që akoma më

Page 218: Azis Hoxha perfundim

218

AZIS HOXHA

dhëmbin mishërat!- Po ty s’të kanë burgosur?- Po unë i hëngra shkelmat, pa rënë në burg. Vija t’u shpija

bukë vëllezërve, të cilët shitnin duhan përpara dyqanit të xhaSakos. Në këtë kohë filloi të binte shi. U them vëllezërve t’imblidhnin plaçkat, se do të lageshin e s’kish mbetur njeri nëPazar. Dy ballistë shikonin aty. Njëri prej tyre, duke ungërdheshur thërret: “S’jemi nga ata burra ne që të trëmbeminga shiu! - dhe më jep një shkelm, sa rrokullisem në fund tëkalldrëmit. Mbeta në vend. Vjen tjetri nga pas, më kap ngazverku dhe të dy më vënë përpara. Unë ecja përpara dhe atamë binin nga pas me shkelma. Kur duallëm nga pazari, fillovatë ecja me vrap, të shpëtoja nga shkelmat. Pastaj më vjen njëprak nga pas kokës, sa rashë në shesh. M’u veshën sytë es’ngrihesha dot nga vendi. Duke qenë shtrirë, më bien përsërime shkelma e, kur panë që unë s’luajta nga vendi, më kapinnga sqetullat e më shpien zvarrë në gjimnaz. Gjaku më rridhtesi krua nga koka. Te dera e gjimnazit rrinin ca ballistë çamër.Kur më panë ashtu të mbytur në gjak, u thonë atyre: “Mor, kue shpini këtë foshnjë? Me këtë merreni? Lereni të shkojë nështëpi!”

- Është nga familje partizanësh ky, - ia kthejnë ata. U hëngrën me shoqishoqin me llafe, por, më në fund, unë

shpëtova me aq.- Ashtu janë bërë më të vërtet të tërbuar, s’dinë se ç’bëjnë,

- shton bashkëbiseduesi.

* * *Rreth orës 10.30’ vjen në bazën, ku isha strehuar, shoku,

që kisha thirrur. Ishte mësues. Në kohën e fashizmit italianmerrte pjesë në një grup edukativ. Edhe ai ishte burgosur. Njëditë, kur ishte duke kullotur dhitë në Këcullë, i gjejnë fashistëtnjë komunikatë dhe e arrestojnë.

Shoku më tregon për moralin e armikut.“Gjermanët e kanë kuptuar se po e humbasin luftën. Ka

Page 219: Azis Hoxha perfundim

219

Gjirokastra në epope...

prej atyre, të cilët nuk e fshehin këtë. Duket e kanë humburpusullën. Tani dhe rrugëve nuk dalin shpesh. Po këtu nukjanë thjesht gjermanët. Ka austriakë, polakë, armenë, nga tëgjitha racat. Ushqimi u vjen nga Janina. Në radhët e reaksionits’dihet e s’merret vesh se çfarë bëhet. Idriz Jazua me xhandarëtjanë qeveria e vendit. Ballistët janë qeveri më vete, por edheçdo komandant ballist është kokë më vete. Nuri Minua meçamër është tjetër qeveri. Secili nga këta komandantë përpiqettë duket më autoritar se tjetri. Njeri i bie gozhdës dhe tjetripatkoit! Kur është puna për të rrjepur popullin, fillojnë grindjetmidis tyre: njëri burgos ndonjë për t’i marrë para, tjetri e lironpër të mos i shpëtuar “gjahu”. E këto kohët e fundit, kur kanëmarrë vesh fundin e tyre, ndodh edhe diçka tjetër: Disagrabitin, sa të mundin, për të bërë ca para, të tjerët mundohentë bëjnë ndonjë të mirë në popull për të siguruar një kapitalpolitik në të ardhmen, kur populli do të ketë fuqinë në dorë.Po të bisedosh me ndonjë ballist, - vazhdon të tregojë shoku, -nuk flet më tani as për pathyeshmërinë e ushtrisë gjermane,as për fitoren e tyre. Ata i mban tani vetëm një shpresë: pashumbjes së luftës nga gjermanët, të ndërhyjnë anglezët e tëpërkrahin nacionalistët. Le që tani kanë filluar të vrasin dheshoqishoqin...

Xhafer Benen, ish kuestorin e policisë, e nxorën natën ngashtëpia dhe e vranë në mes të rrugës. Dhe nuk u mor vesh sekush e vrau! As edhe pse e vranë! Novruz Bellua, sa s’u vra nëkafenë me Ajdin Maton, sepse Novruzi liroi nga burgu XhevatAvdallë e ca të tjerë, që i kishte arrestuar Ajdini. Nga këtondodhin përditë këtu.

S’merret vesh se çfarë bëhet me këta. Por populli rronvetëm në shpresën e çlirimit të afërm. Ka frikë burri të dalë nëpazar. Del nga shtëpia vetëm për ndonjë hall të madh dhe s’dinë do të kthehet. Kështu kanë vrarë në rrugë Shaqir Gjebrenë,Avdul Karagjozin, një plak nga Manalati. Pa lere ata, që vranënë burg, mbase e keni marrë vesh... S’guxon njeri të lërë derëe portë hapur! Nata është vdekje! Ballistët bredhin sokakëve

Page 220: Azis Hoxha perfundim

220

AZIS HOXHA

të qytetit për të hyrë në ndonjë shtëpi e të zhvatin ç’të mundin!Le që vdiqën njerëzit nga të pangrënat. Shumë janëshpërngulur në Fier , në Lushnjë, Tiranë dhe gjetkë! Vetëm nëGjirokastër të mos rrinë, - thonë njerëzit,- të paktën poshtëMyzeqesë nuk do të vdesim nga pabuka!”

Shoku u tregua i gatshëm të lajmëronte kolegët e vet, tëcilët kishin mbetur pa u hedhur në ilegalitet, apo që s’ishinlarguar nga Gjirokastra, të dëgjonin thirrjen e KëshillitAntifashist Nacionalçlirimtar, e cila ftonte të gjitha arsimtarëte Qarkut të merrnin pjesë në Konferencën e Arsimtarëve, qëdo të zhvillohej në zonat e lira.

Dita e pestë, 24 gusht 1944 “I takova, pothuajse të gjithë mësuesit, - më thotë shoku, -

por asnjeri s’guxon të marrë pjesë në një mbledhje ilegale.S’të vjen njeri. Njerëzit këtu s’guxojnë të dalin në pazar e

jo të marrin pjesë në një mbledhje ilegale”.Kur u pa që s’mund të bëhej një mbledhje me arsimtarët e

qytetit, i jepet shokut thirrja e Këshillit Antifashist që t’ualexonte shokëve një nga një.

Të nesërmen përsëri përgjigje negative.

Dita e gjashtë, 25 gusht 1944 Ishte vështirë të hyje ilegalisht në qytet, por ishte dhe më

e zorshme të dilje. Natën ishte e pamundur të kaloje, jo vetëmqë kishte shtetrrethim, por, edhe sepse në çdo lagje, ishinvendosur familje ballistësh, të ardhur nga fshatrat tëndihmonin rojat dhe patrullat e Ballit dhe, sipas të thënave,tregoheshin shumë vigjilentë me lëvizjet e popullit.

Vendi më i përshtashëm, për të kaluar përtej, ishte shtegui përroit të “Shanaje”, sepse udha ishte më e shkurtër dhevendi mund të kontrollohej më mirë, përpara se të kalohej...Informohem se në orë të caktuar rojet shkonin për të ngrënënë një haur aty afër.

Pas tri ditë vrojtimesh thërras në shtëpi një mikun tim

Page 221: Azis Hoxha perfundim

221

Gjirokastra në epope...

familjar dhe shok të fëminisë. Kishte qenë polic i Ballit, nja dymuaj, por nuk dyshoja te besnikëria e tij. Ai pranoi të mëshoqërojë deri te përroi i Shanaje.

Kisha dëgjuar se kishte qenë dëshmitar i asaj ngjarjeje tëllahtarshme në Manalat, prandaj i kërkova ta tregonte, ashtusi e kishte parë.

- Si ndodhi ajo thua ti? Si gjithë punët e këtyre. Gjermanëtdhe ballistët do ta kishin paguar mirë atë ditë, por, ç’e do, uerdhi ndihmë nga Greqia gjermaneve dhe shumë e shpëtuanlëkurën, se kërmë do të qe bërë vendi! Bëri punë të madheatëherë Brigata e tetë, sidomos andej nga Manalati. Ballistët izuri në befasi dhe u lanë shumë b... që në dyfekun e parë. Posikur t’i kishte zgjedhur plumbi gjithë maskarenjtë?!.. Po kuru largua brigata, ç’i mbaje ballistët! U vërsulën si të tërbuarshtëpi më shtëpi e ku gjenin meshkuj i vinin përpara e igrumbullonin te “Pllakë e Furrës”. Kishin vrarë: Velo Fulen,Asim Bllacën, Malo Zhikën dhe Selaudin Zurbon. Po ballistëtnuk u kënaqën me kaq. Vunë përpara Remzi Karallinë, po kyu iku nëpër duar. Gjashtëmbëdhjetë herë e qëlluan nga pas,por kaloi mur më mur e portë më portë e asnjë plumb s’e zuri!

Unë s’dija gjë, por më vjen në shtëpi motra dhe më thotëse kishin marrë për të më vrarë vëllain dhe kunatin. Nisemme një frymë. Më bëhen pas dhe dy të tjerë. Te furra e Manalatitshohim tre ballistë, që hiqnin zvarrë Murat Finon dhe plaka ekishte mbërthyer Muratin nga palltua, ulërinte e sokëllinte dhenuk e lëshonte. Ua heqim nga dora kriminelëve, e nisëm atënë shtëpi dhe drejtohemi në “Pllakën e Furrës”. Shtatë - tetëballistë kishin vënë në mes nja dhjetë veta dhe prisnin shokëttë sillnin të tjerë e pastaj t’i ekzekutonin.

Në Manalat kishte krisur ulërima derë më derë. Të ngjethejmishtë! Ne të tre zumë një mur aty afër dhe u bërtitëmballistëve t’i lëshonin, se do të shtinim mbi ta. Bënë plot llafedhe do të ishim vrarë me ta, po të mos i kishin liruar. E tënesërmen në mëngjes shkoj te Ismail Golemi dhe i them:“Urdhëro dyfekun, se ky s’është për mua. Unë nuk vras

Page 222: Azis Hoxha perfundim

222

AZIS HOXHA

vëllezërit e mi. Ju na thatë atëherë të visheshim policë, tëmbanim qetësinë e qytetit e të mos ndodhnin gjëra tëpapëlqyera. Dhe na gënjyet si pula në kokrra. Këtu vritennjerëzit e pafajshëm dhe ju i lini kriminelët të bredhin pazarit.Ç‘qetësi të mbaj unë?! S’është për mua ky dyfek! Prandajmbetçë me shëndet!”

U mundua Ismail Golemi të më bindte me të mirë dhe metë keq, por unë ia preva shkurt: “Ç’kini për të bërë, bëheni qëtani, unë polic nuk rri!”

- Po si u veshe ti polic! Ç‘të lidhte ty me Ballin, me IsmailGolemin e Idriz Jazon me shokë?

- Vate ajo tani, u bë dhe mos ma kujto më, por unë për tëmirë mendova.

- Po eja tani në zonat e lira. Më mirë vonë se kurrë!- Tani të vij unë? Si kofini pas të vjelave? Kur s’dola parti-

zan, kur qe për të dalë, tani të dal? Vate ajo tani, ç’qe për t’ubërë, u bë! Ne tani mbemë, si dhi të zgjebosura.

Nuk bindej shoku i vegjëlisë, të hidhej në ilegalitet edhepse kishte akoma kohë të luftonte fashizmin dhe reaksionin.

- Të më thonë mua shokët “Polici i Ballit”. Kur s’mbajtavesh shokët, kur qe për të mbajtur, ani s’kini ç’të bëni ju! S’malani dot turpin. Vajti ajo punë, u bë tani…

- Mos ki frikë, mos u trëmb! Veç të mirave, s’kam bërë gjënë ata dy muaj, që u vesha polic, por kam turp! Më duketsikur kam vënë një paça në kokë dhe të gjithë më shikojnëmua!

- Po shokët e tu ç’thonë?- Ç‘shokë, mo? Pesë të krimbur kanë mbetur! Edhe ata gati

janë. Thonë se do ta prishin fare policinë. Le që tani këta uprishën me rrënjë dhe bina!

- Megjithatë dhe këtu ti mund të bësh një punë të mirë përFrontin. Bisedo me shokët që ke patur, të largohen sa më parënga radhët e policisë, se ata duhet të dinë një gjë: sa më shumët’u shërbejnë gjermanëve e ballistëve, aq më tepër do të kenëpërgjegjësi para popullit, nesër, kur të çlirohet vendi. Sa mirë

Page 223: Azis Hoxha perfundim

223

Gjirokastra në epope...

e bënë ata, që kishte mobilizuar balli në rini, që u hodhën tëgjithë në rreshtat partizane!

- Ata na vafshim shëndoshë, se e bënë, kur qe për të bërë,po ne tani, s’kemi ku vemi, mbemë me turp. Vate puna jonë, uduk tani. Në qafë na paçin ata, që na gënjyen! Do të ruaninmallin e gjënë e popullit nga kusarët! U bëmë ne të mendonimpër popullin! Do të ruanin mallin dhe gjërin e tregtarëve e tëagallarëve. Tani që na erdhën mendtë, i hëngërçin qentë! Povate ajo, tani u bë! Na doli nusja mashkull!

- Mirë pra ta them unë, ashtu si thua ti: “Ç‘qe për t’u bërë,u bë!” Por tani të shpëtojmë atë, që mund të shpëtohet.Nëqoftëse nuk hidhen në zona të lira, të paktën mos i shërbejnëmë armikut, të bëjnë dhe ata atë punë, që bëre dhe ti. Tëlargohen nga rreshtat tradhtare.

- Atë në dorë e kanë dhe unë do të bëj punën time dhe nukbesoj të mos më mbanë vesh. Ata gati janë.

- U thuaj se kam biseduar me njerëz të Frontit e sa më shpejttë largohen, aq më mirë do të jetë për ta, se po u kapën nërreshta tradhtare, mund ta paguajnë dhe më shtrenjtë.

- Do t’ua them këtë, se është me të vërtetë, po s’e bënë, nëqafë paçin veten dhe fëmijët. Partia po na del nga borxhishumë. Edhe traktet që hedh Partia këtu, ashtu thonë.

* * *Sapo filloi të errej, dalim nga shtëpia. Përgjojmë nja dhjetë

minuta atje, ku ishte vendi i rojave të Ballit. Po s’shihej gjë.Kaptoj urën, ngjitem lart përroit dhe futem në një shpellë

dhe pres sa të erret mirë.Kur ballistët ruajnë ditën, partizanët u kalojnë natën; kur

ruajnë natën, partizanët u kalojnë në mes të ditës dhe, kurbëjnë roje në një vend natë e ditë, kalojnë mespërmes tyre.Ata kanë vetëm sytë e tyre, partizanët kanë të të gjithë popllit!

Pa kaluar nja njëqind metra në pllajën e Paloridhës,prozhektori gjerman nga “Bregu i Teqesë” e bëri vendin ditë.Pas pak krisi mitrolozi gjerman, sikur bëhej luftë. Po dhe

Page 224: Azis Hoxha perfundim

224

AZIS HOXHA

përrenjtë, edhe shpellat e guvat e qytetit tonë i shërbejnë luftës.Gjermanët dhe ballistët shpesh herë, natën qëllonin pa asnjë

shkak dhe këtë populli e shpjegonte me frikën, që u kishtehyrë atyre nga sulmet e befasishme të partizanëve! Dhe kështuishte. Gjermanët lëviznin prozhektorët nga të gjitha anët.Qëlluan me mitroloz në drejtim të çdo shpelle e të çdo kaçubejee pastaj heshtën.

Dita e shtatë, 26 gusht 1944Në fushë, kur po mjekoja këmbën me raki e me pluhur

duhani, vjen Tolo Gjini me një kalë për dore. Xha Tolua ishtei muhabetit e fliste, sikur njiheshim prej kohësh. Sigurisht aikishte njohur shumë partizanë dhe unë isha shok i tyre.

Kur po bisedonim me xha Tolon më thotë: “E kemi rrugënbashkë. Do të vij dhe unë, gjer në Çajup, se ashtu e kam punën.

- Mos u mundoni ju, xha Tolo, sidoqë të jetë, unë arrij sonte,ku kam punën. Këmbën nuk e kam dhe aq keq. Do ta shkelkëpucën dhe nuk do të më vrasë më.

- Hipja kalit ti, atë bën, atë punë e di unë.E pashë se ishte e kotë të insistoja, prandaj vendosa të

niseshim, duke menduar t’ia shpërbleja mundimin.Nisemi. Rrugës, nga biseda, u binda se xha Tolua s’kishte

asnjë punë në Çajup, por këtë s’ma tha asnjëherë hapët.Në kohën e drekës arrijnë në ujët e Bratit. Pimë nga një ujë,

drodhëm nga një cigare dhe filluam të hanim drekën.Nxjerr nga trasta ato ushqimet e pakta, që kisha marrë me

vete dhe ia vë përpara xha Tolos. Po xha Tolua s’mund tëmbetej prapa. Nxori dhe ai nga trasta pak bukë misri, aq samund të hante një fëmijë mëngjesin, një kokërr hudhër dhema vuri përpara.

- Bujrum dhe me krundet e mia! Po hurdhrat i kam nga tëkopshtit, janë të ëmbla.

- Këtu je në shtëpinë time, xha Tolo, prandaj do të hamënga buka ime.

- Me këtë, që kam unë, nuk ngopen as dy zogj, jo një burrë,

Page 225: Azis Hoxha perfundim

225

Gjirokastra në epope...

po ç’t’i bësh. Na e bëri lufta këtë!- Na i bënë fashistët dhe ballistët këto, xha Tolo!- Ashtu është, mor djalë, ashtu! Po na kanë katandisur keq

këta. Unë me hyzmeqarllëk kam rrojtur gjithë jetën, por s’kamvuajtur kështu. S’ka më keq se, kur të kërkon fëmija bukë es’ke ç’t’i japësh. Të mos kesh në shtëpi zjarr dhe dritë e tëbredhësh në mëhallë për një dorë kripë, kjo s’molloiset!

- Do të kalojnë dhe këto, xha Tole, do të kalojnë dhe ditë tëmira do të kemi këtej e tutje.

- Ashtu është, mor djalë, ashtu! Mbase do të shohim edhene një herë Shqipërinë të lirë e të rrojmë pesë ditë rehat.

- Zotrote je akoma i fortë e do të arrish ta shohësh shumëtë mirë, por dridhe një herë nga kutia ime!

Unë marr kutinë e duhanit të xha Toles, bëj cigaren, dhe,duke u ruajtur të mos më shihte ai, i vë një njëzetë e pesëlekshebrenda. Po xha Tolja e vuri re, me lezet ma merr kutinë, e hapdhe më thotë: “ Dëgjo, more bir. Unë keq për bukën e gojës jam, pornuk të prura këtu, të më shpërblesh! Ju kini vënë kokën në torvë dheunë t’ju marr para? Punë që s’bëhet kjo! Merre këtë, - dhe më jep 25lekshen, - e mos e zgjat muhabetin”.

Pamje nga Brati pas disa dekadash

Page 226: Azis Hoxha perfundim

226

AZIS HOXHA

Ishte e kotë të insistoja. E falënderova dhe u ndamë, sikurtë ishim shokë të vjetër.

- Mirupafshim në Shqipërinë e lirë, xha Tolo!- Amin, mor bir! Të na ktheheni me shëndet!I ra një shufër kalit dhe u zhduk në grykën e taborrit të

Çajupit.

Në fund të ditarit shkruhet: “ V. F L. P, Gjirokastër, 23gusht 1944

Më datën 25 gusht kishin filluar të grumbulloheshin nëZagori mësues nga Konispoli e bregdeti, nga Kurveleshi eTepelena për të marrë pjesë në Konferencën e Dytë të Arsimit.

Takoheshim me shokë të vjetër, me ata, që kujtonin edhebankat e shkollës, njiheshim me të rinjtë, shoqëroheshim ebisedonim me ta, sikur të ishim njohur prej kohësh. Tani nukna bashkonte vetëm profesioni, por edhe lufta.

Më 27 gusht, në mëngjes herët u nisëm nga Përmeti për nëLipë. Ky katund i vogël paskish patur një pallat të madh, i cilii kishte të pakët shokët edhe në Gjirokastër. Këtu do tëzhvillonte punimet Konferenca e Dytë e Arsimit.

Entuziazmi ishte në kulm. 140 mësues mblidheshin në këtëfshat 3 muaj pas Kongresit të Përmetit, kur Divizioni I iUshtrisë Nacionalçlirimtare kishte kaluar Shkumbinin dhekishte çliruar zona të gjera të Shqipërisë së mesme dhe posulmonte për të çliruar Malësitë e Veriut; kur Ushtria e Kuqeu ishte afruar kufijve të Jugosllavisë. Ishte koha, kur podukeshin rrezet e para të lirisë.

Sipas rezolucionit Konferenca kishte për qëllimriorganizmin e shkollave elementare, themelimin e shkollëspopullore, mobilizimin e arsimtarëve të tjerë për të çelurshkolla të tjera, ndriçimin e arsimtarëve mbi organiziminpolitik e ushtarak të Lëvizjes Nacionalçlirimtare dhe,përgjithësisht, për të shkëmbyer mendimet njëri me tjetrin,për të sqaruar çdo gjë, që, për disa, mund të ishte e errët dhe

Page 227: Azis Hoxha perfundim

227

Gjirokastra në epope...

për ta bërë më të ngushtë vëllazërimin midis popullit shqiptardhe minoritar dhe, më në fund, për të zgjedhur KëshillinAntifashist të Arsimtarëve të Qarkut të Gjirokastrës.

Konferenca vazhdoi punimet pesë ditë.Brenda sallës, diskutime dhe sqarime, pyetje e propozime,

jashtë këngë revolucionare, madje, nga të gjitha krahinat,shfaqje nga më të bukurat, të përgatitura nga ana e grupitteatral të arsimtarëve të Gjirokastrës dhe Përmetit.

Lajmet e “Radio Ferra”, e cila në orët e lira shpërndanteemisionet disa herë në ditë, ishin orët më gazmore në Lipë...Me anë të radios dhe me skicat goditeshin të metat, në punëdhe në mendimet jo revolucionare të ndonjë arsimtari. Me sashije dhe aq mirë përgatiteshin ata njerëz me përvojën e tyrete kjo gazetë humoristike.

Shumë pjesëmarrësve u ka mbetur në kujtesë një skicë elezetshme, e cila godiste arsimtarët e pavendosur për luftën.Ishte vizatuar dera e shtëpisë, ku zhvillonte punimetkonferenca. Në prag të derës një arsimtar, që kishte vënëgishtin në kokë, paraqitet sikur mendonte: “Të hyj, apo të moshyj brenda!” Goditeshin arsimtarët, të cilët ishin lidhur shumëme familjen në ato kohë lufte e zjarri, apo ndonjë, i cili merrejme studimin e filozofëve të Greqisë së Vjetër.

Nga ditët më të bukura të Luftës kaluan ato pesë ditë nëLipë.

Arsimtarët, të cilët morën pjesë në këtë konferencë, ishinnga ata, që punonin, apo banonin në zonat e lira, por,megjithatë, kishte dhe nga ata, që nuk e kishin të qartë rrugëne demokracisë popullore. Pjesëmarrësve u kujtohet diskutimii mësuesi muzinjot: “Ne do të kemi demokraci të popullit, domethënëdo të bëhet ashtu si do populli. Muzina është fshat shqiptar, por dukeqenë në mes të minoritetit, më shumë flitet greqisht, sesa shqip. Dhepopulli do që shkolla të hapet në gjuhën greke. Atëherë pse të moszbatohet vullneti i popullit, gjersa themi se luftojmë për njëdemokraci?”

Ilaritet në sallë.

Page 228: Azis Hoxha perfundim

228

AZIS HOXHA

I pari, që e mori fjalën pas mësuesit muzinjot, XhevatKofina, ishte mësues nga Ftera.

“Unë s’jam dakort me shokun parafolës. Vërtet ne do tëkemi demokraci popullore, por ne jemi në Shqipëri dhe këtuduhet të mësohet vetëm shqipja, pse ne jemi shumica dhe senë demokraci do të bëhet, ashtu si thotë shumica!”

Përsëri të qeshura në sallë.Kur mbaroi punimet Konferenca, bisedojmë me mësuesin

nga Ftera. Ai na tha: “Dëgjoni, shokë! Na u hapën sytë! Nepaskeshim patur shumë paqartësira. Konferenca ishte për nenjë shkollë e madhe! “

“Po edhe mësuesi nga Muzina do të ketë përfituar aq sadhe më mësuesi nga Ftera, “- thamë.

Page 229: Azis Hoxha perfundim

229

Gjirokastra në epope...

QYTETI NË NJË NUR TË BUKUR

Kështu e ka plaga: Kur është e ngrohtë, nuk dhëmbshumë, pastaj fillon të të therë.

Komunikatat, të cilat lëshoheshin herë pas herë nga Shtabi iZonës së Parë, apo Shtabi i Përgjithshëm, edhe pse këto muajt efundit dilnim më shpesh se zakonisht, nuk arrinin të shuaninetjen e popullit për lajmet për zhvillimin e rrufeshëm të ngjarjevenë Frontet e Luftës Nacionalçlirimtare, që tani ishin shtrirë ngajugu në veri dhe në ato të aleatëve nga Evropa në Azi.

Për ditë do të shkonte korrieri në Komandën e Vendit, nëHoshtevë, për të marrë vesh lajme të reja, të cilat merreshinnë telefon nga Shtabi i Përgjithshëm, apo nga Shtabi i Zonëssë Parë mbi fitoret e ushtrisë sonë apo të aleatëve.

Divizioni i Parë Sulmues i Ushtrisë Nacionalçlirimtare poçlironte nga dita në ditë krahina të gjëra në Shqipërinë e Mesmee të Veriut. Ishte formuar Divizioni i Dytë, që vepronte nëShqipërinë e Mesme. Të tjera Brigata dhe batalioneformoheshin.

Djemtë e popullit, të cilët shihnin në Ushtrinë PartizaneNacionalçlirimtare çlirimtaren e vërtetë, mbushnin radhët ebatalioneve, brigatave e divizioneve tona... Gjermanët ishinfutur në strofkat e tyre, nëpër qytetet e rrethuara, duke priturgoditjet e Ushtrisë çlirimtare.

Page 230: Azis Hoxha perfundim

230

AZIS HOXHA

Balli Kombëtar po shpartallohej edhe si organizatë. Krerëtnëpër qytete, po largoheshin për Tiranë njëri pas tjetrit, dukeshpresuar me të pashpresat. Të tjerët, që mbeteshin nëpërqytetet e okupuara, kërkonin t’i bënin popullit ndonjë të mirë,për të lehtësuar fajet e tyre…

Ballistë të thjeshtë e xhandarëhidheshin në zona të lira njëri pastjetrit për të kontribuar edhe këtanë çlirimin e vendit. Ushtriagjermane në Frontin e Lindjes etë Perëndimit kishte marrë vrapinpër në strofkullën e vet. Rumania,Bullgaria, jo vetëm që ishinçliruar, por popull e ushtri iakthyen armët Hitlerit. Ushtria eKuqe ishte në portat eJugosllavisë.

Lajmet e reja ishin ushqim ipërditshëm për partizanët, përgjithë popullin. E këtopërhapeshin në gjitha anët, si meshpejtësinë e valëve.

Gëzim dhe hare në këto anë, ashtu si në të gjithë vendin!Po afrohej dita e çlirimit.Po afronte dita, kur do të mernin fund një herë e

përgjithmonë vuajtjet dhe mjerimet e popullit tonë! Çdo ditë,që kalonte, afronte fitoren. Ishin ditët më të gëzuara të jetëspartizane. Po të tjera ditë më të lumtura po afrohehsin.

Natën e 18 shtatorit 1944, ora 19.00 nga ana e spitalit udëgjuan të shtënat e tre – katër breshërive të automatikut dhe,pas pak, melodia e një kënge revolucionare.

Të gjithë dolën nga shtëpitë me nxitim për të marrë veshlajmin e gëzuar, se alarmet ishin mbaruar. Tani, ato bëheshinnëpër qytet nga gjermanët dhe ballistët, kur këta ndjeninrrezikun e darës së çelniktë partizane, e cila u shtrëngohej çdo

Page 231: Azis Hoxha perfundim

231

Gjirokastra në epope...

ditë dhe më shumë.Një plak, në lagjen e sipërme, jep lajmin e gëzueshëm:

“Gjirokastra u çlirua!” U përqafuan me xha Simon dhe morëmrrugën e Spitalit, sikur t’i ndiqte njeri nga pas. E atje s’u morvesh se ishin në një mbrëmje dëfrimi, apo në mes të trimaveqë u rridhnin gjak nga plagët e luftës!

Fitorja u kishte hequr dhimbjet më shpejt se mjeku!S’mbeti burrë, grua, fëmijë pa dalë nga shtëpia! Këngë dhe

valle në fshat, gjithë natën! S’ishte parë festë më e madhe. Dhegazi dhe hareja vazhdoi...

Të nesërmen disa shokë u lajmëruan nga Shtabi i Zonës sëParë të niseshin me njëherë në Gjirokastër.

Detyra të reja i prisnin tani shokët.Ishte udhëtimi më i bukur i jetës partizane.Nga Qafa e Çajupit duket Gjirokastra si në pëllëmbë të

dorës. Gjirokastra e halleve të mëdha! Sa rrebeshe dhe sa tufaneu përplasën mbi të. Po Gjirokastra e trimave qëndroi, jetoi, seçdo shtëpi u bë kala, se çdo zemër u bë top! Tani dukej, sikurshkëlqenin dërrasat e çative e fasadat e shtëpive, lyer megëlqere, si për të treguar gëzimin, lumturinë e njerëzve, qëbanonin brenda.

Page 232: Azis Hoxha perfundim

232

AZIS HOXHA

S’ngopej njeriu me këtë pamje të vendeve të lira.Ja dhe Erindi në festë! Nuk sheh më njerëz të zymtë e si të

egërsuar, ashtu si dukeshin gjatë luftës! Një nur i bukur u kishterënë banorëve të kësaj ane. Fytyrat e qeshura dhe të gëzuaratë njerëzve, që shihje udhëve, arave, fushave, mbuloningërmadhat, që kishte lënë lufta. I gëzoheshin njerëzit fitores!U gëzoheshin njerëzit arave, bagëtisë, sepse tani çdo gjë ishtee tyrja.

Me këdo që takoheshe, do të jepte lajme nga Gjirokastra.Të gjithë kishin shkuar për të parë Gjirokastrën e tyre të çliruar.E këto lajme e shtonin më tepër mallin për qytetin.

Të dukej vetja si i huaj në qytetin tënd, kur shkon rrugës,ashtu si një herë e një kohë, me rrobat e qytetit; herë – herë tëduket, sikur nuk di të ecësh në rrugët e shtruara me kalldrëm.

Të shikosh këto shtëpi, që u bënë strehë të gjëra përluftëtarët e lirisë e mbrojtëse të sigurta për materialet e luftës,në ato kthina, labirinthe, kubera, katoqe, musandra, dollapedhe mure të gjëra, ku hapeshin vrimat edhe për mbrojtjen eilegalëve, mendon sikur të ishin ndërtuar nga të parët tanëedhe për t’u shërbyer luftrave, që do të bënin brezat eardhshëm, për të mbajtur të gjallë traditat patriotike tërezistencës kundër pushtuesve...

Sikur të kishin gojë dhe të flisnin këto udhë e këto shtëpi,për ato, të cilat kanë parë dhe dëgjuar, për gjashtë vjet rresht,

Page 233: Azis Hoxha perfundim

233

Gjirokastra në epope...

poetët dhe shkrimtarët e Shqipërisë së re do të frymëzoheshindhe do të ngrinin për të qindra e mijëra monumente tëpavdekshme!

Ndryshe dukeshin tani këto udhë dhe këto shtëpi ngahapën krahët dhe fluturuan në malet e Kurveleshit, tëLunxhërisë dhe të Zagorisë e të gjithë Shqipërisë rreth tetëqindshqiponja partizane!...

Madhështisë së tyre, sikur u shtohej tani krenaria përgjakun, të cilin derdhën në themelet e Shqipërisë së retetëdhjetë djem dhe vajza, që dolën nga këto shtëpi e s’ukthyem më, për të lënë pas lavdinë e përjetëshme!

* * *Në zyrat e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit

Nacionalçlirimtar të qytetit, i vendosur në zyrat e ish Bashkisë,do të takoje shokët e Komitetit Qëndror të Partisë dhe shokëtqë ishin zgjedhur në Komitet.

Gëzimi në këto takime, ishte gëzimi, që i takonte luftëtarëvepas fitores me armikun.

Puna që paraqitej tani nuk ishte si ajo e kohës së luftës, kupunët kryeheshin me një çantë në krahë. Tani do të rrije ditë enatë mbi tavolinë për të përballuar punët e pasluftës. Shokët

Page 234: Azis Hoxha perfundim

234

AZIS HOXHA

dinin vetëm të punonin. Ata kishin Partinë dhe entuziazmin eluftës, që i ushqente për të kapërcyer çdo vështirësi edhe pseu mungonte eksperienca administrative fillestare dhe aftësitëteknike, të cilat kërkonin punët e kohës.

Qyteti, në ditët e para të çlirimit, mbante ngjyrën e luftës.Fytyra të thara dhe të mavijosura nga uria dhe nga vuajtjet,do të shihje, ngado, ku do të hidhje sytë. Kur shihje këta njerëz,të dukej sikur ishe futur në mes të një kampi përqëndrimifashist!

Po, kamp përqëndrimi e kishin bërë fashistët dhetradhtarët Gjirokastrën. Rreth e rrotull qytetit, ku ishinvendosur rojet armike, dukeshin vendet e fortifikuara, nga kunuk kalonte dot as miza.

Në sheshin e Çerçizit, në mes të pazarit e në rrugët kyçe,qëndronin akoma qendrat e zjarrit gjermane të ndërtuara memure të lartë. Në çdo rrugë të pazarit do të shihje dyqane medyer me taraba, të shkatërruara. Ishin ato, që gjermanët për tëplaçkitur kishin shqyer, apo shkatërruar me mina. Sikur do tëtë hante ai pazar i shqyer e i çapëlyer! Plehra, balta, gurë ehekurishte hedhur këndej dhe andej në kalldrëmet e pazarit.Të dukej, sikur kaloje në tregun e kafshëve, pasditës së pazarit.Të gjitha dyqanet të mbyllura. Asnjë pastiçeri për t’u ëmbëlsuarpartizanët, të cilët e kishin harruar shijen e pastave! Vetëm,tek – tuk, do të gjeje ndonjë kafene apo dyqan, ku mund tëpije ndonjë kafe apo raki. Bukë s’kishte! Nuk gjeje të bleje nëqytet as pesë kile miell! Shumë shtëpi gdhiheshin dhengryseshin pa bukë! Qytetit ishte i izoluar krejtësisht nga pjesatjetër e atdheut. S’bëhej fjalë për dritën, pse qytetari a fshataris’kishte ku të blinte asnjë shishe vajguri apo naftë! Vintefshatari në qytet me ndonjë barrë dru, me ndonjë shportë merrush a me fiq, apo me ndonjë thes me qepë, por në qytet nukkishte, ku të blinte një dorë kripë!

Batalionet dhe Brigatat partizane ktheheshin në qytet ngafrontet e luftës, pushonin dy – tri ditë e niseshin përsëri në tëtjera fronte lufte.

Page 235: Azis Hoxha perfundim

235

Gjirokastra në epope...

Këta ishin me qindra!Populli i priste dhe i përcillte bijtë e tij, i lante e ndërronte;

e ndante me ta dhe kafshatën e bukës me thekër a me tërshërë,e cila i kishte mbetur.

Brigatat vinin dhe shkonin e linin pas robërit e luftës. Edhe këta s’ishin të pakët. E ata mercenarë, që një javë më

parë masakronin këtë popull, ata që, kur shkonin rrugëve tëqytetit, ndillnin frikë e tmerr, tani të ndërrnin dorën për njëkrodhë bukë. Se tradita është traditë! “Koka e falur nuk pritet!”

Ballistët e dorëzuar, mbi njëqind e ca veta, bridhnin pazaritdhe populli ankohej se s’mund t’i shihte me sy, ashtu të lirë,ata, që, për tre vjet rresht, në bashkëpunim me italianët dhegjermanët, i kishin vrarë, i kishin burgosur, torturuar dheplaçkitur.

Në trotuaret e dyqaneve të mbylluar, zërat gazmore tëfëmijëve u bënin reklama çarturinave e përkëdheleshin mepartizanët që u afroheshin për të blerë ndonjë zarf, ndonjëkalem a brisk, se vetëm nga këto do të gjeje në tregun eGjirokastrës!

Po qytetin e shkretuar e zbukuronin partizanët e partizanet,që edhe pse të veshura e të mbathur keq, por plot me gjallëri,të veshur, të gëzuar, entuziastë dhe me krenarinë e të riut e tëfitimtarit, kalonin nga njëra rrugë në tjetrën, si divat elegjendave!

Ishte pamja e ngadhnjimtarëve!Më tej, si të shushatur, një nga një o dy nga dy, kokëvarur

e me sytë përdhe, shkonin rrëzave të trotuarëve ballistët. Po dhe pamja e të mundurve e bën tërheqëse skenën! Gjermanët s’ishin më shumë se 20 km larg, por popllit s’i

trëmbej syri e rrugët e pazarit gjëmonin nga këngëtrevolucionare të të rinjve dhe të rejave e në mbrëmje nëpërpijetore gjëmonte kënga labe.

Page 236: Azis Hoxha perfundim

236

AZIS HOXHA

I këndohej fitores! I këndohej lirisë! U këndohej trimave!Po plagët e luftës ishin të mëdha e sa më shumë ditë

kalonin, aq më shumë ndjeheshin! Kështu e ka plaga: Kur ështëe ngrohtë, nuk dhëmb shumë, pastaj fillon të të therë.

Shumë familje ishin në rrezik të vdisnin nga pabuka!E në këtë kohë kaq të vështirë për njerëzit e sakrificave e të

vuajtjeve, u ngjall tregu i zi. Tregtarët e pangopur e fshihninmallin ose ua shisnin me flori matrapazëve, që hynin dhe dilninnë Greqia.

Çmimet e mallrave ngriheshin nga dita në ditë. Duhejnormalizuar tregu e të ndalohej sa më parë spekullimi.

Po shpërdorohej plaçka, të cilën ballistët e arratisur kishinlënë në shtëpitë, ku banonin. Populli kërkonte kafshët,bagëtinë, qilimet e velenxat, tepsitë e kusitë, që u ishin grabitur.Populli shqetësohej për shpërdorimin, që i bëhej pronës sëpërbashkët nga godinat shtetërore e gjer te pasuria e fermëssë Gorancisë.

Pa asnjë lekë në dispozicion, pa asnjë automjet, pa asnjëkazëm e lopatë, duhej të ndërtoheshin rrugë e ura tëshkatërruara nga armiku, për t’u lidhur sa më parë me qytetete tjera të atdheut, të cilët po çliroheshin njëri pas tjetrit.

Në ditët e para të çlirimit, kur Bahri Lloçko lajmëron nëkomitet se kishte gjetur një makinë të fshehur, u duk, sikur ugjet gjithçka që duhej, për të zgjidhur problemin e furnizimittë qytetit. Tani qytetit do të kishte dhe një automobil.

Page 237: Azis Hoxha perfundim

237

Gjirokastra në epope...

Por në këto kohë kaq të vështira për furnizimin e popullite për të rindërtuar rrugët dhe urat më të domosdoshme, uorganizua dhe transporti me kafshë. Karvanet niseshin nëMyzeqe për bereqet e në Kuçovë për të sjellë naftë. Të tjerëshkonin në bregdet për të marrë vaj ulliri e andej niseshin përnë Korçë për ta këmbyer me sheqer. Të tjera kafshëdërgoheshin në Vlorë për të sjellë kripë.

Punohej ditë dhe natë. Shumë herë njerëzit largoheshinnga zyrat, vetëm, sepse mbaroheshin qirinjtë, apo nafta ekandilit.

Po në asnjë mënyrë nuk mund t’i dilej mbanë asaj pune,sikur të mos kishe afër në zgjidhjen e çdo problemi, ndihmëne pakursyer të popullit, gatishmërinë për të kryer çdo punë qëi ngarkohej çdo njërit.

Orë e çast qytetarët hynin dhe dilnin në zyrat e Komitetitqë kërkonin të aktivizoheshin, apo të jepnin informata.Preokupacionet e pushtetit ishin preokupacionet e çdo qytetari.Puna e partisë çdo qytetari, i dukej sikur të ishte puna e vet!

Megjithatë duhej të ngrihej komada e vendit. U organizuanjë mbledhje me shokët e Këshillave Nacionalçlirimtare tëlagjeve dhe u shtrua nevoja e krijimit të Komandës së Vendit,e cila do të ndihmonte për zbatimin e vendimeve të pushtetit

Page 238: Azis Hoxha perfundim

238

AZIS HOXHA

dhe për mbajtjen e rregullit dhe të qetësisë. U urdhëruankëshillat të bënin mobilizimin e djemve nga njëzetë deri nëtridhjetë vjeç. Të nesërmen u përpilua një listë prej 64 vetësh.Prej tyre u hoqën të sëmurët me raport mjekësor, të paaftëdhe në listë mbetën vetëm 43 vetë. Vetëm 43 vetë nga qytetitetëmijë frymësh, nuk kishin vënë yllin e kuq!

Rapsodi popullor i ka kënduar Gjirokastrës qyteti idëshmorëve. Se vërtet Gjirokastra derdhi shumë gjak për lirinëe fituar. Poeti anonim e ka quajtur Gjirokastrën “Gjirokastra etrimave”, se trimat e kryetrimat dolën në këtë luftë nga qytetii gurtë, por unë do ta quaja qytet i “gjaktë’’, se yjet e kuq, qëvunë në ballë djemtë e vajzat e qytetit të Enverit, ishin aq tëshumtë, sa do ta skuqnin e do ta ndrinin “Qytetin e Bardhë”,“Qytetin e gurtë”

Gjirokastër 1975 - 1983

Page 239: Azis Hoxha perfundim

239

Gjirokastra në epope...

DIMENSIONET E KUJTESËS

Azis Hoxha , njeriu shumëplanësh dhe dimensional nëkëndvështrimin e të tjerëve ...

Duke shpalosur jetën

Nga Përparim Hoxha, i biri1. Pak hyrësiBabai im , Azisi, lindi në lagjen « Palorto » të qytetit

Gjirokastër, në vitin 1913 dhe u nda nga jeta në vitin 1995.Babai i tij e la jetim në moshën 6-vjeçare së bashku me një

vëlla, që ishte 16 vjeç. (Babai i Azisit, Ustrefi ka qenë oficer në

Një grup intelektualësh dhe mësuesishMidis tyre: Vangjel Kostaqi, Tomor Tushe,Vaso Konomi,Iliaz Babameto, Anastas Bilushi, Muharrem Gega, Azis

Hoxha, Sotir Bita ...

Page 240: Azis Hoxha perfundim

240

AZIS HOXHA

Perandorinë turke. Në vitin 1912, me kërkesën e Ismail Qemalit, ukthye në Shqipëri dhe ushqua për kontribut kombëtar).Vështirësitëe jetës e kalitën atë me vullnet për punë, për t’u arsimuar sidhe me edukimin me ndjenjën e lartë për Iirinë e pavarësinë evendit edhe me atdhedashuri. U shkollua në qytetin e lindjes,ku kryen arsimin fillor, pastaj sematurën ( siç quhej asokoheshkolla unike), si dhe liceun francez në vitet 1934. Nga vitet1934 -1936, me kurse të shkurtuara vazhdon studimet në Italipër gjuhën italiane.

Në këto vite Azisi merr një kulturë të përgjithshme ; krijonfizionominë e një intelektuali me vizion bashkëkohor dhe meaftësi fiton për t’u inkuadruar e për t’u radhitur në radhët earmatës së arsimtarëve të atyre viteve. Prandaj, në vitin 1936,caktohet mësues në shkollën fillore të Fratarit, në zonën eMallakastrës, ku qëndron disa vite. Transferohet nga kjoshkollë më datën 30 dhjetor 1939, dhe caktohet përsëri mësuesnë qytetin e Gjirokastrës, në shkollën me emrin “Drita”, nëvitin shkollor 1939 -1940. Pushtimi i vendit nga fashizmi Ital-ian, më 7 prilli i vitit 1939, e gjeti në qytetin e Gjirokastrës, të

Ustrefi, babai i Azisit Nëna e Azisit , Rashideja

Page 241: Azis Hoxha perfundim

241

Gjirokastra në epope...

cilin e priti me urrrejtje dhe, si rrjedhojë, menjëherë ai dobashkohej me grupet e të rinjve e nxënësit e shkollave nëqytetin e Gjirokastrës si progresist, duke u aktivizuar si njëluftëtar i vendosur për çlirimin e vendit nga pushtuesitnazifashistë. Qëndron pesë vjet në ilegalitet, duke shfaquraftësi organizuese e drejtuese në organizimin e njësiteve tëpara guerile dhe të formacioneve partizane në radhët LANÇ.Mbas katër muaj, pasi ishte themeluar PKSH, më datën 6 mars1942, me krijimin e Qarkorit të Partisë, zgjidhet anëtar iKomitetit Qarkor të Partisë Komuniste në qytetin e Gjirokastrësdhe në Shtabin e LANÇ. U ngarkua me detyra të ndryshmenë terren. Ndaj kontributi i tij gjatë kësaj Lufte është mjaft idukshëm dhe rezultativ. Ai shquhet në organizimin emobilizimin e popullit në radhët partizane, jo vetëm në qytetine Gjirokastrës, por edhe në gjithë fshatrat e këtij Qarku, dukemarrë pjesë në drejtimin e organizimin e aksioneve tërëndësishme për hapjen e depove dhe rrëmbimin e armëve etë municioneve; hapjen e depove të fashizmit, duke siguruardhe organizuar furnizim te vijueshëm me miell të forcavepartizane dhe të popullit në terren, me bukë e ushqime; nëpërgatitjen, daktilografimin e shpërndarjen e trakteve të PKSHnë qendra të banuara; grumbullim ushqimesh e veshmbathjenga populli ose zona dhe shpërndarjen e tyre deri në 250 bazatë LANÇ, madje edhe në zona të thella, sikundërse ishteZagoria, Pogoni etj. . Njëkohësisht, ishte dhe një orator i flaktëpër demaskimin e bashkëpunëtorëve me fashizmin italian dhenazizmin gjerman, sikundër ishte organizata e “BallitKombëtar” . Dha ndihmesë në shërimin e partizanëve tëplagosur, të cilët dërgoheshin nga betejat, të cilat zhvilloheshinme armikun, për shtrimin e tyre ilegalisht në Spitalin eGjirokastrës, ku shërbente kirurgu i talentuar, Vasil Laboviti.Këto detyra ai i ka kryer me devotshmëri e përkushtim, nëçdo kohë e situatë, pa marrë parasysh edhe sakrificat sublime,duke kryer aksione, sado të ndërlikuar, deri nën hundën earmikut. Ka qenë burgosur, mbi dy herë, në Kalanë e

Page 242: Azis Hoxha perfundim

242

AZIS HOXHA

Gjirokastrës. Këtu provoi kamzhikun, torturat e karabinierëvesi dhe lagështirën, erën e rëndë të qelive. Por Azisi nuk u stepdhe nuk u tërhoq nga lufta për çlirimin e vendit nga pushtuesite huaj. Ai do ishte pjesëmarrës aktiv në disa ngjarje si në:Mashkullorë, Cepo, Shkallën e Zezë, Zagori, Pogon e kudo,duke u përballur me forcat nazifashiste.

Si intelektual ishte një ndër inisiatorët e përgatitjes dhezhvillimit të Konferencave të Arsimtarëve në viteve e LANÇ,siç qe Konferenca, që u mbajt nga data 3-4 dhjetor të vitit 1943në Poliçan, dhe ajo e gusht të vitit 1944 në Lipë të Përmetit, mepjesëmarrjen e mbi 50 arsimtarëve të Shqipërisë së Jugut.

2.. Kontributi dhe detyraMë 18 shtator 1944 Gjirokastra çlirohet nga pushtuesit e huaj.

Azisi caktohet me detyrën e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv tëqytetit Gjirokastër, duke punuar me përkushtim për tre vjetrresht për shërimin nga plagët e luftës të qytetit të lindjes, përtë cilin sakrifikoi pesë vjet rresht në mal. Por, pikërisht, kur aikryente me pasion, ndershmëri dhe preokupacion të lartëdetyrën e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv, persona të caktuarxheloz e keqdashës, organizojnë ndaj tij kurthe me akuzaabsurde, duke e akuzuar se paska “ndihmuar armiqtë e pushtetitgjatë LANÇ” dhe, si rrjedhojë, e arrestojnë, e dënojnë këtëatdhetar me vizion demokratik, këtë intelektual, i cili jetën e tije vuri tërësisht në shërbim të Atdheut. Pas 26 muajsh fitonpafajësinë. Lirohet dhe fillon punën si arsimtar. Fillimishtdërgohet mësues në shkollën unike të Libohovës. Në shtator tëvitit 1951 e deri në korrik të vitit 1955 emërohet në detyrën edrejtorit të shkollës shtatëvjeçare Sukë. Pastaj emërohet drejtori shkollës 7-vjeçare “Koto Hoxhi” në Gjirokastër, deri sa del nëpension, në vitin 1969.

3. Profesioni i dashur i mësuesit, shpalosja e vleraveSi drejtor dhe si mësimdhënës, kudo ku shërbeu, Azisi

shfaqi aftësitë psikopedagogjike, kompetencën në profesionin

Page 243: Azis Hoxha perfundim

243

Gjirokastra në epope...

fisnik të mësuesit, shëmbëlltyrën dhe modelin e organizatorit,të edukatorit të rrallë në vitet e para të çlirimit të Atdheut ngapushtuesit e huaj e deri sa doli në pension në vitin.

Për babain tim kanë shkruar dhe kanë folur shumë miq,kolegë si dhe nxënësit e tij. Por unë, si djali i tij, do të përshkruajnjë anë të fortë të tij : raportin si kryefamiljar, si baba, sibashkëshort, pra në kontekstin si e kemi njohur në familje dhenë marrëdhëniet e tij me të afërmit tanë. E sjell ndërmend, përherë të parë, kur unë isha rreth 3-4 vjeç. Një natë nëna ime mëshpuri në dhomë për të fjetur, si zakonisht duke më treguarpërralla, por mua nuk po më zinte gjumi. Krismat e armëve sidhe zhurma që bëhej për rreth shtëpisë, ma kishin prishurqetësinë. Atëhere nëna më çoi në dhomën tjetër, te krevati imadh, ku flinin ata. Por përsëri nuk po flija... duke i thënënënës: “ Thuaj babait të vrasi një herë hajdutët pastaj të fle”.Athere ajo thirri babain, duke i thënë: “ Krise atë të flamosurarme, që të flejë djali !” Arma qëndronte e varur në një ndarëseprej dërrase. Kishte qenë një automatik me skelet metalik (mëvonë e mora vesh, kur u rrita se ishte një automatik anglez, qëbabai e kishte përdorur, kur kishte qenë partizan). Dhe babainuk ma prishi. Mori automatikun, doli te dritarja dhe e zbrazinë ajër. Atëhere unë u qetësova dhe më zuri gjumi.

Babai, pas çlirimit, u ngarkua me detyra të rëndësishmenë organet e pushtetit në qytetin e Gjirokastrës, si Kryetar iKomitetit të Qytetit dhe në funksione të rëndësishme Partienë rreth.

Kështu që prania e tij në familje ishte e rrallë. Por edhe kurvinte, kthehej në orë të vona, sa për

të ngrënë e fjetur. Ndërsa unë më shumë rrija te shtëpia egjyshes, e cila ishte në gjendje të mirë ekonomike, por edhenuk kishte fëmijë, ishte vetëm me burrin. Kurse në shtëpinëtonë ishim kallaballëk; jetonim së bashku me xhaxhanë, i cilikishte pesë fëmijë. Në tetor ose, në mos gabohem, në nëntor tëvitit 1947, babain e arrestojnë për një problem banal, i cili, mëshumë ishte një hakmarrje politike, sesa akuza që qëndronin.

Page 244: Azis Hoxha perfundim

244

AZIS HOXHA

Dënohet me 15 vjet burg dhe vuan dy vjet, përderisa u sqaruanakuzat. Ishin vitet kur organet e sigurimit drejtoheshin ngaKoçi Xoxe, me tendencën, ku sigurimi të ishte mbi Partinë.Në vitin 1949 del nga burgu dhe menjëherë emërohet mësuesnë Libohovë, një vit. Në vitin 1951 emërohet drejtor i shkollësshtatëvjeçare në fshatin Sukë të Përmetit. Shkuam familjarishtnë Sukë: babai, nëna, unë, motra ime, Shqipe, si dhe gjyshja(nëna e nënës), Hankua, që ne e thërrisnim “Nana”. Gjyshjanuk kishte djalë, kishte edhe një vajzë tjetër, Shanon, e cilaishte më e madhe se nëna ime dhe qe martuar në Lushnjë. NëSukë, aty fillova që të njihja babain më shumë, i cili më kishtemunguar për gati tre vjet, në atë moshë, kur fëmijët i kanë tëdomosdoshme përkëdheljet edhe të babait. Por nga ana tjetër,fillova të ndjenja një boshllëk në shpirtin tim. Largohesha ngavendlindja ime e dashur, Gjirokastra, nga vendi, ku kisha lindurdhe isha rritur ; më mungonte shtëpia ime dhe e gjyshes, oborri,ku luaja; mungonin shokët e lagjes, me të cilët luanim në kopshtine fëmijëve, kushërinjtë (fëmijët e xhaxhait). Prandaj, në këtokushte, këtu fillova të afrohesha më shumë me babanë, memotrën, nënën e gjyshen. Por edhe babai tani po e shfaqte mëshumë dashurinë e ngrohtësinë prindërore. Në Sukë, vajtëm disaditë më parë, se të fillonte shkolla. U vendosëm me banim në njëdhomë dhe një korridor. Te godina, që kishte shërbyer si shkollae parë fillore e fshatit Sukë. Nuk kishim asnjë komshi pranë,prandaj nuk kisha as shokë për të kaluar kohën, por edhe fshatiishte pak larg. Babai më inkurajonte, duke më thënë:

« Së shpejti do fillojë shkolla, do të njihesh me shumëshokë të mirë. Pa do shkojmë edhe në fshat, do të lahemi nëlumë etj, etj. ».

Më fliste për nxënësit e shkollës, që do të vinin nga fshatratmë këmbë, duke më thënë : « Do të lagen nga shiu… Do t’ishikosh sesi ata do sakrifikojnë për të mësuar. Kështu që edheti duhet të mësohesh me vështirësitë e fillimit, por edhe ngaata... ». Pra, më përgatiste moralisht për ta parë më realishtjetën, periudhë, e cila më vleu shumë, kur unë dola në punë.

Page 245: Azis Hoxha perfundim

245

Gjirokastra në epope...

Me fillimin e shkollës vërtet unë u ndjeva shumë mirë.Shokët m’u afruan shumë dhe unë, gjithashtu, nuk i shikojame sy tjetër. I doja dhe i respektoja që të gjithë...Kur i shikojatë lagur, të paveshur mirë, disa edhe pa opinga, zbathur, menga një copë bukë misri në çantën e librave dhe një shishe medhallë, që e hanin me oreks në pushimin e gjatë, më vinte keq.Zakonisht ne të klasave të ulta bënim katër orë mësim, ndërsaata të shtatëvjeçares dilnin më vonë. Në fillim të pranverësrrinim në rrëzën e murit, karshi diellit, bashkë me ta. Kur atahanin bukë më ftonin edhe mua. Dhe unë shtrohesha me ta.Më shijonte shumë buka e misrit dhe dhalli i tyre. Kur shkojanë shtëpi, gjyshja më pyeste: “Pse nuk ha bukë ?...”. Unë ipërgjigjesha : “Hëngra me shokët”. Ndonjëherë ata mëmerrnin edhe në shtëpitë e tyre në fshat, flija me ta, sidomoste Rakip Osmani në Sukë, te Fuati në Rodenjin e Fushës,por shkonim edhe në Këlcyrë më këmbë për qejf me shokët.Të gjithë ishin të mirë. Babai më përkrahte kurdoherë, kur unëshoqërohesha me ta, ndërsa gjyshja më qortonte, duke mëthënë: “Pse u bie në qafë atyre? Mos u ha bukën, se ata janëfukarenj”. Fukarenj ishin, por kishin shpirtin e gjërë. Si atadhe prindrit e tyre, ishin bujarë. Fola për jetën në Sukë, sepse

Në Sukë, në vitin 1953

Page 246: Azis Hoxha perfundim

246

AZIS HOXHA

ato vite më kanë mësuar sesi duhet të dua e respektoj shokët,të njoh nga afër vështirësitë e jetës. Atje, në Sukë, pashë përherë të parë gjë të gjallë, bagëti: dele, dhi, lopë; si punohejtoka me parmendë, si përdorej lesa, si mbillej e korrej gruridhe misri ; si mbilleshin perimet, pemët frutore, ftoi, kumbulla,qershia. Me pemë frutore ne mbushëm dhe rrethuam oborrine shkollës, shkollën e pajisëm me lulishte. Edhe unë punoja,së bashku me shokët, kurse babai im na i miratonte dheshprehte mirënjohje për punën që bënim... Nga vitet e shkollëssot kam shumë miq të mirë, si kolegun tim të nderur TareKason, me të cilin më ka lidhur profesioni i përbashkët ( sifarmacist) nga viti 1980-1993, duke ruajtur shoqëri me të edhetani, kur po shkruaj këto kujtime për babain tim. Takohemshpesh me Et’hem Kason e Nuredin Nurçen, me ShyqyriSelimin e shumë të tjerë, të cilët ruajnë konsideratë të veçantëpër babanë tim, si ish nxënës të tij. Dhe të gjitha këto ia dedikojfamiljes time, veçanërisht babait, i cili nuk u mërzit kurrë ngapyetjet që unë i bëja për jetën e fshatit, për njerëzit, porkurdoherë me durim e dashuri më jepte spjegime.

Në vitin 1955 babai transferohet në Gjirokastër me detyrëne Drejtorit të shkollës 7-vjeçare “Koto Hoxhi”. Rikthehemipërsëri në qytetin tonë të dashur, në shtëpinë tonë, ku çdo gjëna dukej ndryshe. Fillon përsëri jeta në qytetin e lindjes. Nadukej çdo gjë sikur fillonte nga e para.

Nga shokët e fëmijërisë, ata të kopshtit takoj vetëmkushëririn tim, Agronin, të tjerët ishin larguar nga qyteti.Ndërsa në shkollë, krijova shoqëri të re me shumë shokë tëlagjes e me të tjerë, për të cilët ruaj edhe sot respekt ekonsideratë, pavarësisht nga profesionet e tyre, madje pimëedhe ndonjë kafe me ta, kur takohemi. Tashmë kam njohjedhe miqësi 50 vjeçare me shumë prej tyre.

Babai më porosiste kurdoherë që të isha shëmbull në mësime dhedisiplinë, që të mos mendonin të tjerët se më bënin përviligje, apo seisha i biri drejtorit. Asnjëherë nuk më pyeste për të marrë ndonjëinformacion për punën e mësuesve, apo sjelljen e tyre me

Page 247: Azis Hoxha perfundim

247

Gjirokastra në epope...

nxënësit në klasë ; po kështu edhe për ndonjë sjellje tëpapëlqyer, të cilën e bënte ndonjë prej shokëve të mi, qëshquheshin si çapkënë. Dhe po këta nxënës, të cilët ishin dheshokët e mi, më pyesnin: « Të tha gjë drejtori, ose të pyeti gjëpër mua? » Ai ishte shumë i përpiktë dhe serioz në punë, asqëmund ta mendoje të shkonte ndonjë ditë pa ditar në shkollë.Ajo ishte puna e parë që bënte ai, kur ngrihej nga gjumi pasdite.Pinte kafen dhe pastaj fillonte ditarin, ku shkruante edhe emrate nxënësve që do të ngrinte në mësim. Unë, pothuajse, i shikoja,sa herë që më jepej mundësia, shënimet se kush do ngrihej tënesërmen në mësime dhe u thosha shokëve, sidomos nxënësvetë dobët. Përgjigjet e mira, të cilat jepnin në mësime këta nxënëse bënë atë që të dyshonte. Kështu ai kuptoj diçka nga ky veprimimi dhe, më pas, emrat e nxënësve që shkruante në ditar filloitë mos i shkruante më në shtëpi, por i plotësonte në shkollë,në drejtori... Me mua asnjëherë nuk e diskutoi këtë problem.Edhe unë e kuptova se nuk kisha vepruar mirë. Ai kishteshumë takt në punën e tij të përditshme, nuk donte të rëndonte.Prandaj edhe shkolla “Koto Hoxhi” ishte bërë shëmbull përpërparimin e nxënësve në të gjithë rrethin, dhe kjo i dedikohej

Me drejtorët e shkollave të Gjirokastrës

Page 248: Azis Hoxha perfundim

248

AZIS HOXHA

Në punën vullnetare me shkollën “Koto Hoxhi” Gjirokastër

Në shkollën e plotësimit në Tiranë

Page 249: Azis Hoxha perfundim

249

Gjirokastra në epope...

punës së tij dhe gjithë stafit pedagogjik. Puna e diferencuar menxënësit e dobët dhe patronazhet, siç thuhej atëhere, u bënë motopërgjithësuese për të gjitha shkollat e qytetit.

Në klasë, kur ndonjë nxënës prishte qetësinë, duke folur,ose duke bërë zhurmë, ai pyeste: « Kush foli ? » ose « Kush ebëri këtë veprim? » Të gjithë rrinin në heshtje, dhe, natyrisht,asnjë nuk fliste. Ai pyeste prapë : « Kush foli të ngrihet në këmbë,të tregohet i sinqertë dhe pastaj të ulet ». Prapë heshtje.. Por ai edinte kush e kishte bërë atë veprim, e ngrinte nxënësin nëkëmbë, e qortonte duke i shpjeguar, pse duhet ta mbante aiatë gabim që bënte, se kështu mund t’i bënte dëm shokëve tëtij. E ulte në bankë, nuk e nxirrte jashtë dhe i thoshte vetëmkaq: “Herën tjetër tregohuni të sinqertë!”. Këtë veprim të tij,ne si nxënës, e diskutonim me njëri-tjetrin, por njëherazi emerrnin vesh edhe nxënësit e klasave të tjera.

4. Një baba shembëllor, i cili reflektonte kudo nivelin,moralin dhe nxiste perspektivën…

Po kështu ndërhynte edhe në familje, për çdo problem, icili mund të kishte të bënte me ne kur bënim ndonjë prapësinë lagje. Kur mbarova maturën, kushëriri im, Agroni, ishtemësues, në marrëdhënie pune. Kur merrte rrogën ne shkonimsë bashku në Kala. Aty ishte një Bar - lulishte verore me njëpiste vallëzimi, e cila të shtunave dhe të dielave kishte orkestër.Në ato vite, jeta kulturore e artistike kishte marrë një gjallërim tëmadh, prandaj frekuentohej shumë nga ne të rinjtë. Në një ditë tështunë unë dhe Agroni vajtëm në këtë lokal, por u kthyemvonë ( rreth orës 9 të darkës). Për ne nuk ishte orë e vonët, porbabai më qortoi, në mëngjes. Me të qeshur më tha: “U rritetani, ke filluar të vish më vonë se babai në shtëpi!.” Të shtunëntjetër, po kjo punë me mua dhe Agronin. Kthehem me vonesë.... Atë darkë më kishte mbyllur portën dhe natyrisht edhe derën.Unë hipa nga muri, pastaj i rashë derës që qe mbyllur. Derënma hapi ai vetë ( nuk la as nënën dhe as gjyshen). Më vështroi,si me habi, duke më thënë: “Ua, nga hyre ti deri këtu?”

Page 250: Azis Hoxha perfundim

250

AZIS HOXHA

« Nga muri… »- iu përgjigja.« Po unë pse e kisha mbyllur portën, që të hipësh ti nga

muri? » Unë u skuqa, ula kokën dhe nuk fola fare. U futa brenda

dhe më tha: “Herë e fundit besoj, se do jetë kjo për ty, që vjen

Përparimi me bashkëshorten dhe fëmijët

Përparimi me Shqipen

Page 251: Azis Hoxha perfundim

251

Gjirokastra në epope...

vonë në shtëpi”. Me këto pak shëmbuj dua të tregoj mënyrëne sjelljes të tij, përdorte taktin, të vriste me pambuk, si i thonëfjalës...

Ai ishte artdashës, këtë na i kultivonte edhe ne fëmijëve.Herë pas here shkonim të katër në kinema, estradë dhe mëvonë në teatër ( me që u krijua vonë teatri) si dhe në mbrëmjete vallëzimit, të cilat organizoheshin në atë kohë, rreth viteve1960, me rastin e festave. Por ai ishte edhe sportdashës. Nësport ai shkonte gjithmonë, së bashku me gruan, kurse vendingjithmonë e kishte të siguruar. E them pa e tepëruar, se ishteçifti i vetëm. që shkonte në sport, kurse unë nuk shkoja meata, sidomos në futboll, se më dukej sikur të nesërmen do tëtalleshin shokët me mua. Kjo tregonte edhe civilizimin e madhtë këtij njeriu.

5. Marrëdhënie të ngushta me farefisinPor unë dua të evidentoj edhe marrëdhëniet që kishte ai

me vëllanë e tij, nipërit, kushërinjtë si dhe me miqtë dhe shokëte vet. Vëllai, Myftari, ose si i thoshim Tare, jetonte në Tiranëdhe kishte katër djem: Zeqirin, Ushefin ( emri gjyshit), Bekimin,

Shqipja, motra, me Ganiun dhe me fëmijët

Page 252: Azis Hoxha perfundim

252

AZIS HOXHA

Bardhylin si dhe një vajzë, Dhuratën, e cila ishte më e vogëledhe nga unë. Zeqiri ishte nipi i madh i babait, të cilin në kohëne luftës e aktivizonte shumë si korrier brenda qytetit, së bashkume shokët e tij, duke ndarë trakte në qytet. Bekimi me dyshokët e tij, në mes të ditës, i vodhën kuesturës shaptilografindhe disa materiale që i hynë në punë Qarkorit të Partisë. Prafamilja jonë ishte e lidhur me Lëvizjen ANÇ. Megjithëse nipëriti kishte në Tiranë, marrëdhëniet tona familjare ishin shumë tëmira. Babai i donte shumë dhe i respektonte niprit e tij, poredhe ata, megjithëse ishin burra të martuar e respektonin dhee ndihmonin shumë babanë, por edhe ne si familje.

Kjo dashuri ekziston edhe sot. Në Lushnjë kisha tezen time,Shanon, e cila kishte një djalë të vetëm, Agimin, i cili ishtemoshatar me mua. Marrëdhëniet tona familjare ishin shumëtë mira, të cilat vazhdojnë edhe në ditët tona, edhe midisfëmijëve tanë, sidomos me njerëzit e nënës( tezes), sesa me tëbabait. Ishim më të lidhur, sepse na afronte edhe mosha. Unë,

Myftari me bashkëshorten Myftari

Page 253: Azis Hoxha perfundim

253

Gjirokastra në epope...

krahas vajtjes në Tiranë te xhaxhai, i cili më donte shumë, seisha më i vogli nga djemtë, sa edhe unë i thoshja “babamadh”,por kohën më të shumtë e kaloja në Lushnjë me Agimin dheme dy kushërinjtë e mi dhe këta moshatarë me mua, meShpëtimin dhe Lulin. Këto marrëdhënie kanë qenë shumë tëmira dhe vazhdojnë edhe sot. Agimi, madje, ka ardhur mepushime gjatë verës mbi dy -tre herë te ne. Nga vitet 1985,Agimin, e kishte marrë malli për Sukën dhe, kur erdhi nëGjirokastër, m’u lut për të vajtur së bashku në Sukë. Vajtëmdhe u çmallëm me dhomën ku banonim, përroin e vogël, kuluanim, pusin dhe Rrapin Shekullor, me shokë e miq të vjetër.Ndërsa në Gjirokastër kishte dy djem tezesh: Arifin dhe MuratFinon, vëllezërit Xhevat e Hysen Gjonçi dhe kushërinjtë tanënga fisi Hoxha : Muçon, Nexhmin, Fetahun dhe Resul Hoxhën.Me të gjithë kishim marrëdhënie familjare shumë të mira. Nukmbahej mend as atëherë dhe as tani të kishim ndonjëmosmarrëveshje, që ndikonte për prishjen e harmonisë. Porne kishim kushërinj të afërt nga nëna nga fisi Kokalaraj:Shefqetin, Bahrinë, Bernardin dhe Agronin, të cilët i kishimedhe komshinj. Këto shembuj tregojnë marrëdhëniet shumë

Hankua, (nanaja )dhe dy fëmijët

Page 254: Azis Hoxha perfundim

254

AZIS HOXHA

të mira që kam dhe motra ime, Shqipe, me të afërmit tanë, nësajë të trashëgimisë së marrëdhënieve shumë të mira që na lababai. Por marrëdhënie kaq të mira, babai kishte krijuar edheme disa familje të tjera, si p.sh. me Zotin Petro dhe XhinaPapakosta, i cili ishte edhe n/drejtor shkolle, me Zotin Mikele Itale Koksa, kjo e fundit arsimtare, ishte mësuese në shkollën“Koto Hoxhi”, të cilët kishin edhe një djalë që quhej Eduard,moshatar dhe shok me mua; me Zotin Milto e Tonina Hido;me Dr.Zhustin, i cili kishte dy djem: Vason e Viktorin si dhenjë vajzë, Merin, me të cilën unë edhe sot kam ruaj miqësi tësinqertë, që nga shkolla shtatëvjeçare; po kështu edhe me fisine Basharajt, sidomos me Vason e Vladimirin.

6. Mik i madh i libritBabai, dashuronte e ishte mik i librit. Në familjen tonë

kishim një biblotekë të pasur, e cila ishte pasuruar nga babaidhe niprit e tij dhe më vonë nga unë dhe bashkëshortja ime,nga Shqipja, e cila lexonte shumë libra. Në këtë bibliotekë gjëjevepra të shumta letrare, me autor nga shkrimtarë të mëdhej

Page 255: Azis Hoxha perfundim

255

Gjirokastra në epope...

si: Shekspiri, Bajroni, Balzaku, Tolstoi ( nga ky edhe në italisht),Getes, Stendalit etj. etj. Ai për këto libra kishte krijuar skedartë veçantë me indeks për çdo vepër.

Në vitin 1969 babai doli në pension dhe atëherë një pjesëtë mirë të kohës e kalonte duke lexuar libra. Më vonë ne blemënjë bibliotekë të re të madhe, meqë tirazhi i librave u rrit. Aifilloi edhe një herë nga fillimi inventarizimin e librave, dukehapur për çdo gërmë të alfabetit nga një faqe. Ne në shtëpikishim edhe një koleksion të gazetës “Zëri i Popullit”, dukefilluar nga viti 1945, e deri në vitin 1947, të cilat ishin lidhur nëdy blloqe të mëdha. Këtë koleksion gazetash babai ia dhuroiMuzeumit të Luftës, i cili u inagurua në vitet 1963-1965,gjithashtu edhe armatimin gjyshi tim, Ushefit ( ish oficer iTurqisë dhe kthyer në Shqipëri me ftesën e Ismail Qemalit nëvitin 1912): një pisqollë me bisht fildishti, dy shpataprerëse sidhe një shpatë të gjatë, të cilën e mbanin vetëm oficerëtmadhorë.

Evidentimi i fondit libror i Bibliotekës së Azis Hoxhës

Page 256: Azis Hoxha perfundim

256

AZIS HOXHA

7. Regjimi dhe demonstrimi i kulturës së veshjesAi mbante një regjim ditor tepër rigoroz, që kur ishte në

marrëdhënie pune, ashtu edhe kur doli në pension. Kohën mëtë madhe ia kushtonte leximit të gazetës, të cilën e kishte abonedhe librave. Në shtëpi ne kishim përveç oborrit edhe një kopshttë vogël, të cilin e punonte rregullisht, duke mbjellë zarzavate.Çdo mëngjes, në pranverë dhe verë, ai ngrihej herët dhe merejme kopshtin, por në orën tetë e kishte bërë rregull do hantemëngjezin, dhe më vonë dilte dhe shkonte te klubi i Gjuetisë,ku ishte një rrap i madh dhe zakonisht takohej me shokëtpensionistë, pinte një kafe ; pastaj rreth ores 12.00 -12.30, kthehejnë shtëpi. Ai çdo dite do të dilte me kostum, borselinë. « Nukmund ta kuptoje Zotin Azis ( kështu i kanë thënë të gjithë kolegëtdhe ish nxënësit) pa kostum dhe borselinë ». Në pasdite, kurishte kohë e mirë, dilte e shkonte në turizëm, ku, zakonisht,mblidheshin tifozët e sportit, meqë ne kishim sportist edhekushëririn tone Bahirin, i cili ishte disa vite edhe trajner futbolli.Bahiri e respektonte babanë shumë, por edhe ky nuk rrinte pa epyetur disa herë:” Xhaxhi Ziso, si do dali nesër sporti...? »

Prindërit e mi

Page 257: Azis Hoxha perfundim

257

Gjirokastra në epope...

Nga viti 1978 babai filloi të shkruante disa kujtime përkontributin që ka dhënë Gjirokastra për Luftën ANÇ, duke eshkruar fillimisht në formë ditari. Dalngadalë, kujtimet eshumuara i përmblodhi dhe la në dorëshkrim në forme libri,që e titulloi: “Gjirokastra në Epope », të cilin e përfundoi ngavitet 1983 -1985, por nuk mundi ta botonte. Në vitet e fundittë jetës së tij, pasi kaloi një pneoumoni, e cila e rëndoi fizikisht,ma la mua si amanet ta botoja brenda mundësive. Amanetinnuk e tret as dheu! Prandaj, edhe unë nisa të punoj me librin,në kuadrin e 100 vjetorit të lindjes së tij, i cili përkon nga mezii vitit 2013 dhe ja tani ky libër është i plotë edhe me kujtimenga miq, kolegë, shokë dhe ish nxënësit e tij, të cilat i kamsiguruar, duke çuar në vend amanetin e tij.

8. Ai dhe tani është i pranishëm në jetën tonëBabai, u largua nga jeta në maj të vitit 1995, në moshën 82

vjeçare. Për merita të veçanta dhe kontributin që ka dhënë nëLuftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Presidiumi i KuvenditPopullor, rreth viteve 1958, e ka dekoruar me Medaljen eTrimërisë, të Çlirimit dhe të Kujtimit si dhe më vonë i jepet

Azisi me niprit dhe mbesat

Page 258: Azis Hoxha perfundim

258

AZIS HOXHA

titulli “Mësues i Merituar”.Në vitin 2010 Këshilli iQarkut Gjirokastër enderon me titullin“MIRENJOHJE” e QytetitGjirokastër, përkontributin që ai kishdhënë gjatë LANÇ dhe siedukator i brezit të Ri.

Tiranë, tetor 2012

Përparim Hoxha duke falënderuar Këshillin e Qarkut tëGjirokastrës për akorsimin e titullit” MIRËNJOHJA” babait

te tij Azis Hoxha

Page 259: Azis Hoxha perfundim

259

Gjirokastra në epope...

Azis Hoxha, një personalitet, intelektual dinjitozi Gjirokastrës

Nga Ëngjëll Fino

Në panteonin e lavdisë kombëtare ka vendin e nderit dheplejada e mësuesve atdhetarë gjirokastritë.

Në thellësinë e viteve dhe të dekadave, breza të tërëmësuesish që nga thellësia e maleve të Kurveleshit e Zagorisë,në fushën e bukur të Dropullit e Gjirokastrës, kanë shkëlqyer,si drita e hënës në netët e dimrit, mes errësirës së pushtimit500 vjeçar otoman dhe lakmive të shovenistëve fqinjë,kontributi i tyre, të cilët, me përpjekje vigane e qëndresëheroike, kanë dhënë maksimumin e kontributit për përhapjen,zhvillimin, mbrojtjen e përparimin e gjuhës dhe të shkollësshqipe.

Mësuesit gjirokastritë, të cilët i kanë dhënë dritë popullit,mes asaj errësire e presionit antishqiptar, janë të shumtë.

Vazhdues të veprës madhore të Koto Hoxhit, PandeliSotirit, Sali Nivicës, Avni Rustemit, Nane Panajotit, Papa KristoNegovanit, Loni Ligorit, Sevasti Qirjazit, Petro Luarasit, UraniRumbos, Thoma Papapanos, Sinan Kërpit, Qemal Harshovës,Qibrie Cilit e tjerë, brezat e mësuesve gjirokastritë i kanë dhënëfrymëmarrje jetike gjuhës e shkollës sonë, pa marrë parasyshçdo lloj privacioni.

Shumë prej tyre janë dekoruar e u janë dhënë tituj nderi“Mësues i Popullit” e “Mësues i Merituar”.

Kujtohen me respekt e mirënjohje për personalitetin erespektit, që kanë fituar në ato vite, mësues të talentuar, tëcilët sot janë ndarë nga jeta: Mësuesi Vangjel Kostaqi, SokratKutra, Siri Karagjozi, Muharrem Gega, Neshet Jupi, Hasibie

Page 260: Azis Hoxha perfundim

260

AZIS HOXHA

Hashova, Shazie Spahiu, Iljaz Hoxha, Ramiz Harxhi, VangjelNasto,Koço Mosko, Bardhyl Joka, Lefter Dilo, Vasil Bilushi, FerhatKëri, Myzejen Xhango, Bashkim Karagjozi, Jorgo Rafti, Fotaq Kekezi,Mitro Qendri, Nizamudin Bejleri, Fori Shabani, Naqo Kutra, VehapMuço e dhjetra e dhjetra të tjerë, nga breza të tërë, ish nxënës të tyre.

Një ndër mësuesit e nderuar, që është skalitur në zemratdhe në kujtesën e komunitetit gjirokastrit, pa kontributin e tij,si atdhetar, që dha gjatë periudhës së Luftës AntifashisteNacionalçlirimtare dhe pas saj, për konsolidimin e përparimine zhvillimin bashkëkohor të shkollës sonë të re, i paharruariAzis Hoxha.

Ai është rritur në një familje me tradita patriotike eintelektuale, në lagjen “Palorto” të qytetit të gurtë, pasipërfundoi studimet në Itali, ku njihet dhe miqësohet me shumëatdhetarë shqiptarë; fillon punën si mësues në shkollën filloretë Fratarit të Mallakastrës (në atë kohë të Tepelenës), në vitete errta të sundimit zogollian.

Atje, Azizi, pa nga afër varfërnë e tejskajshme të fshatarëvedhe në shpirtin e tij ndizet urrejtja për ata, që i shtypnin dhe ishfrytëzonin.

Në ditët e para të prillit 1939, kur fashizmi italian përgatitejtë pushtonte atdheun tonë, Azisi, lë detyrën dhe kthehet nëGjirokastër e bashkohet me grupet e të rinjve e nxënësve, qëgrumbulloheshin pranë bashkisë dhe prefekturës, të cilëtkërkonin armë, për të pritur në Sarandë “mysafirët” e paftuar,armë, të cilat nuk u dhanë kurrë.

Pas pushtimit fashist të 7 prillit 1939, deri në çlirimin eatdheut, i riu Azis Hoxha rreshtohet në radhët e luftëtarëvepër çlirimin e Atdheut. Pesë vjet në ilegalitet, si një nga kuadrote Qarkorit të PKSH e të shtabit Qarkor të LANÇl, Azisi, ingarkuar të punojë në terren, jep një kontribut të shquar, siorganizator dhe veprimtar i shquar, në mobilizimin e popullitnë luftë kundër pushtuesit barbar. Vepron dhe ngrihet ai nëato vite të lavdishme me partizanët heroikë: Shefqet Peçi,Bredri Spahiu, Memo Meto, Qemal Karagjozi, Fato Berberi,

Page 261: Azis Hoxha perfundim

261

Gjirokastra në epope...

Bule Naipi, Shemzi Totozani, Fete Gjini, Rasim Bazo, HakiToska, Muzo Asqeri e tjerë.

Merr pjesë Azisi dhe drejton aksione të rëndësishme si:hapje deposh të armëve të municioneve të armikut përfurnizmin e bazës partizane të Cepos, të shtabit të Zonës sëParë Operative Vlorë – Gjirokastër; hapje deposh bereqeti, përfurnizimin e popullit e të partizanëve, shtypje dhe shpërndarjekomunikatash, grumbullim ushqimesh e veshmbathje nga 250bazat e LANÇL të familjeve gjirokastrite, për demaskimin ebashkëpunëtorëve të pushtuesit lagje më lagje në mbledhjet,që organizonte qarkori; në sigurimin e partizanëve të plagosur,të cilët vinin ilegalisht në spitalin e Gjirokastrës e qëmjekoheshin nga kirurgu i talentuar, patrioti Vasil Laboviti.

Në të njëjtën kohë Azizi dhe shokët e tij siguronin,nëpërmjet farmacistëve, tregtarëve, patriotëve dhe familjevegjirokastrite ilaçe e mjete të tjera, për mjekimin e partizanëvetë plagosur. Shumë herë në Spital vinin fashistë, nazistë dhespiunë për të bërë kontrolle. Azisi, me guxim dhe trimëri, itransportonte luftëtarët çlirimtarë në një shtëpi të sigurt, nëlagjen Hazmurat. Veprimtaria e këtj atdhetari të madh vijoi,me përkushtim, pas çlirimit të qytetit të tij të dashur më 28shtator 1944, në vitet e para, pas 29 nëntorit 1944, në detyrën,si kryetar i Komitetit Ekzekutiv të qytetit.

Punon në ato vite Azisi me përkushtim për shërimin eplagëve të luftës dhe në normalizimin e gjendjes, mesvështirësive të paimagjinueshme.

Por, pikërisht, kur kryente me pasion e ndershmëri dheme preokupacion atdhetar detyrën në pushtetin e ri, personatë caktuar, xhelozë e keqdashës, organizojnë ndaj tij kurthvirioz me aks absurd, duke arritur sa ta akuzojnë se ndihmon“armiq” të pushtetit dhe, si rrjedhojë, e arrestojnë, e dënojnëkëtë atdhetar me vizione demokratike, këtë intelektual, qëjetën, në vitet më të vështira, e vuri në shërbim të Atdheut.

Pasi fitoi pafajësinë, Azisi, lirohet dhe rifillon punën, paasnjë pretendim, për çka kishte kontribuar, si drejtor i shkollës

Page 262: Azis Hoxha perfundim

262

AZIS HOXHA

unike në Sukë të Përmetit, në shkollën unike në Libohovë emë vonë, deri sa doli në pension, drejtor në shkollën 7 vjeçare“Koto Hoxhi” të qytetit të Gjirokastrës.

Si drejtor dhe si mësimdhënës në këto shkolla, ku shërbeu,për vite me radhë, Azisi u shqua për aftësitë e tijpsikopedagogjike, kompetent në profesionin fisnik të mësuesit,organizator i rrallë e edukator shëmbullor.

Në të njëjtën kohë ai u shqua edhe për aftësitë e tijshkencore në fushën mësimore e pedagogjike, duke sjellë vlerabashkëkohore.

Shkollat, që drejtoi Azisi, dalloheshin për frekuentim tëlartë, pastërti shembullore, disiplinë të admirueshme, mjedistë kulturuar, pajisje me jete didaktike e me krijime kabineteshmësimore, sipas klasave, për një konkretizim shkencor të çdolënde e të çdo teme.

Mësuesit, që punonin me Azis Hoxhën, ndienin se, në kryekishin një prind shembullor.

Ai, asnjëherë gjatë punës së tij, nuk manifestoi arrogancë,prepotencë, mendjemadhësi e vetëgjykim, si ndaj mësuesveashtu dhe ndaj nxënësve. Si kuadër njerëzor e shumë dimen-sional, Azisi ishte kërkues, serioz në punë, i prerë në logjikëne vlerësimit, kompetent në konkluzionet e çdo kontrollimësimor, që realizonte. Ishte shumë i duruar dhe asnjeherë inxituar në gjykimin e ndonjë gabimi.

Me qëndrimin e të folurës së tij të qetë e me kulturë, ai tëimpononte respekt. Ishte shumë kërkues në kryerjen e detyrësnga çdo mësues. Ditari mësimor i tij ishte model, për të gjithë.Mësuesit, që e rrethonin e thërrisnin me një konsideratë tëveçantë: Zoti Azis, Profesor Azisi... e tjerë.

Ai kishte një cilësi, që e dallonte nga shumë drejtorë einspektorë arsimorë, atë që, kur ushtronte kontrollet e radhësnëpër klasa, nuk shkonte kurrë me paramendim, për të kapurmësuesin në gabim, por për ta ndihmuar atë.

Ish kolegët e tij, që punonin nën drejtimin e tij, sot në pen-sion: Luan Fino, Isuf Zeko, Vera Sako, Pranvera Karagjozi,

Page 263: Azis Hoxha perfundim

263

Gjirokastra në epope...

Agron Kabili, Nustret Fino, Seno Zhorda, Sofie Voda, KristoNdrico, Stefan Qurku, Niko Dhoska, Kristo Karanxha, FotoXhai e tjerë, shprehin konsideratat për këtë intelektual model.

Personaliteti i Azis Hoxhës është për t’u admiruar dhe përkorrektesën e lartë në komunikimin e tij me prindërit enxënësit. Ai merrte pjesë sistematikisht në mbledhjet eKomitetit të prindërve, do të dëgjonte vërejtjet e jepte mendimetë vlefshme.

Në rrethet pedagogjike, seminaret e Konferencatpedagogjike, fjala e tij dëgjohej me me respekt e vëmendje. Tëgjitha sa përmenda, virtyte, që “vishnin” personalitetin e këtijnjeriu modern, e bënë atë shumë të respektueshëm, deri nëadhurim.

Kolegu e bashkëmoshatari i tij, që sot jeton vitet e pleqërisë,Gaqo Bashari, një prej bashkëluftëtarëve në vitet e e LANÇL,shprehet me një konsideratë të lartë për Azis Hoxhën, duke equajtur “Intelektualin e madh të qytetit të intelektualizmit,por edhe trimin e Epopesë së madhe”.

Azisi e mbylli jetën me nder dhe dinjitet, por ai jeton i gjallëmes këtij libri shumëfaqesh, i cili i kushtohet kontributit tërrethit Gjirokastrës, në kohën e luftës, në periudhën 1937- 1944.

Për të gjitha këto vlera, patriotin, mësuesin dhe edukatorinAzis Hoxha, Këshilli i Qarkut Gjirokastër, kohët e fundit, enderoi me titullin “Mirënjohje”.

Page 264: Azis Hoxha perfundim

264

AZIS HOXHA

Azis Hoxha , drejtori i parë në ish shkollën 7vjeçare Sukë

Kujtime nga Nuredin Nurçe, Et’hem Kaso ish nxënës nëshkollën shtatëvjeçare Sukë , rrethi Përmet.

Sot, kur mosha me nxënësit na ka ndarë,E sjellim ndërmend Drejtorin e Parë,Familjen e solli nga Gjirokastra e gurtë,Sa arsimdashës, serioz e i urtë,Dije dhe kulturë me dashuri mbolli,E reja erdhi te n e, së bashku me të,S a shumë kemi për të thënë,Me shpirt e nën zë.

Këtë poezi, ne ish nxënësit e viteve të para të shkollës 7-vjeçare Sukë, ia kemi dedikuar njërit prej figurave më tëshquara të mësueseve, drejtorit të parë, Azis Hoxhës. Emri iAzis Hoxhës është skalitur në kujtesën e dhjetra e qindra ishnxënësve nga fshatrat Sukë, Goricë, Dervishas, Podgoran,Çorrogunj, Rodenj etj., të cilët gjatë periudhës katër vjeçare(1951-1955), patën si drejtor të parë këtë personalitet tëadmirueshëm. Shkolla jonë në ato vite kishte marrë emrin e

Page 265: Azis Hoxha perfundim

265

Gjirokastra në epope...

komisarit të batalionit “Dëshnica”, dëshmorit të Atdheut,Lumo Pavari. Ishte nder e krenari për popullin e kësaj trevedhënia e emrit të këtij dëshmori. Ndërsa Azisi u bë sinonim idijes e kulturës në shkollën e Sukës, një njeri model i qytetarittë denjë dhe i burrit të ditur dhe serioz. Po sjellim në kujtesëntonë, dy momente për këtë pishtar të dijes e kulturës:

Së pari, qëndrimin e tij atdhetar për mbrojtjen e trojeve tëatdheut tonë nga pushtuesit e huaj, si pjesëmarrës aktiv nëLANÇ, dhe atë, si përhapës i dijes te brezi i ri, pas çlirimit tëatdheut. Ka shumë për të folur e shkruar për Azis Hoxhën.Por ne po shkruajmë relativisht për një periudhë katërvjeçare,kur ai kryen detyrën e drejtorit të shkollës te ne.

Erdhi nga qyteti i Gjirokastrës, duke marrë parasysh edhevështirësitë e shumta që e prisnin. Prishi qetësinë e rehatinëfamiliare dhe vendoset në Sukën e Vogël, larg qendrës sëbanimit kryesor të fshatit Sukë.Kush e ka njohur këtë zonëbanimi në ato vite , duhet t’i kujtohet se në vitin 1951, pranëbanesës së tij, e cila ishte ngjitur me shkollën fillore, qëndrontenjë rrap Shekullor, pusi, një godinë dykatshe, që ne e quanim“Han”, me dy dyqane, një miniklub, në krahun e djathë tëxhadesë Sukë-Ballaban dhe rreth 50 - 70 m. larg shkolla 7-vjeçare. Përreth këtyre objekteve vigjilonte vetëm një roje nate.Asnjë familje tjetër nuk banonte në këtë zone. Errësira e natësndriçohej prej një llambë me vajguri, ndërsa qyteti Gjirokastër,ose lagja « Palorto », ku ai banonte, atje ndriçohej prej energjisëelektrike, në ato vite. Gjirokastra gumzhinte nga veprimtaritëkulturore, nga zërat e njerëzve, kurse këtu, në errësirën e natës,dëgjoheshin ulërimat e ujqërve dhe zëri i kukuvajkës ! Atjebuçiste radioja, kurse këtu zëri kaposhit, të lehurat e qenëve,dhe ndonjë trokitje të derës nga “miqtë e paftuar”.

Kjo ishte një ndërrmarrje e guximshme e këtij njeriu, sepseai nuk erdhi vetëm si person, por familjarisht me gruan dhedy fëmijë (djalë e vajzë) të mitur. Këtë veprim e bëjnë vetëmata njerëz, të cilët e duan dijen e kulturën, që e quajnë çdo ceptë atdheut tokën e tyre… Erdhi në Sukë për të “mbjellë” farën

Page 266: Azis Hoxha perfundim

266

AZIS HOXHA

e dijes, për të luftuar analfabetizmin. Solli kulturë dheqytetërim në Sukën tonë të dashur. I njihte vështirësitë e atyreviteve të para të çlirimit të vendit, pengesat e shumta, qofshinato të karakterit subjektiv dhe objektiv ; me intuitë dhe durimditi t’u bënte ballë atyre, si një kuadër me përvojë, i kulturuardhe i talentuar, por edhe trim dhe i zgjuar.

Dhe si i tillë, ai hyri shpejt në zemrat e bashkfshatarëvesukjotë e goriciotë, duke e konsideruar e trajtuar si pjesëtarine familjes së madhe, si birin e tyre. Me drejtor Azisin, dozgjidheshin problemet më kryesore të arsimimit në fshat, jovetëm vijueshmëria e nxënësve, por edhe niveli i përvetësimittë programit mësimor, rritja e pjesëmarrjes të nxënsëve në vitetpasardhës dhe thyerja e koncepteve konservatore nëpjesëmarrjen e sa më shumë vajzave në shkollë etj. Por edheprindërit do ta dëgjonin e do të zbatonin me korrektësi fjalëne tij. Do i jepnin mbështetjen maksimale për çdo gjë, duke moskursyer edhe kafshatën e bukës. Edhe atëhere, kur ajomungonte në sofrat e familjet tona për mësuesin do të gjendejnë “fundin” hambarit. Kjo kishte arsyet e veta. Mësuesi ishtelarg vendbanimit të tij i mungonte një furnizim ritmik meusnqime dhe me bukë në ato vite. Por edhe drejtori, në ditë tëmira e të vështira, do të ishte i pranishëm në çdo familje. Ainuk ishte qibar, por njeri i thjeshtë dhe i respektueshëm ngatë gjithë.

Natyrisht, nuk është e lehtë që çdo gjë të shkruhet ashtusikundër i mendon. Ne jemi dy ndër dhjetra nxënës të kësajshkolle, të cilët kemi patur fatin ta njohim nga afër drejtorin eparë, Azis Hoxhën. Nuk pretendojmë se e kemi njohur atë nëtë gjitha aspektet e detajet e jetës së tij, e megjithatë jemi tëbindur se natyra e atij njeriu ka qenë tejet e veçantë, tepër elexueshme dhe transparente. Azis Hoxha, për ne mbetet njëfenomen i rrallë nga pikpamja psiko -sociale. Për moshën qëne kemi patur, në ato vite, relativisht 12 - 14 vjeçare, neshprehemi me sinqeritet dhe me objektivitet, se Azis Hoxha,kishte shpirtin e gjerë, mendimin e thellë, sa teorik dhe aq

Page 267: Azis Hoxha perfundim

267

Gjirokastra në epope...

praktik, tipare që përbashkoheshin me modestinë e tij dhe mekodin e vet qytetar, që shumë gjëra i shprehte lirshëm, porlinte disa të tjera për t’u nënkuptuar. Atë mund ta përshkruajelehtë nga paraqitja e jashtme, nga sjellja perfekte qytetare, ngamodestia dhe shpirti komunikues, nga toleranca e pakufishmee tij, nga mirësjellja. Me modestinë e tij karakteristike, kurrëne kurrës, nuk e kthente kokën nga e kaluara, jo vetëm për “ t’ulavdëruar”, por edhe për “ t’u ankuar » ndaj padrejtësive që iishin bërë ndër vite. Faktikisht ishte njeri model, sepse, edhenë momente të vështira, kishte mundur të mbijetonte medinjitet dhe me respektin e duhur. Kjo e lartësonte më shumëfigurën e tij. Për brezin tonë përbënte një idhull, një imazh tëndritur, se jeta e këtij njeriu, e cila lidhej direkt mepersonalitetin e tij, ishte model. Ai ishte një tip social i veçantëi kohës së tij ; dukej si një njeri që kishte krijuar “brenda vêtes”një unitet të çuditshëm organik. Por, jo vetëm me veten, poredhe me kohën, me shtrirjen e saj ndër vite.

Ishte një kuadër tepër i përgatitur nga ana profesionale,me urtësi e unitet të pandarë midis përmbajtjes dhe formës, iveçantë në veshje, edukatë e sjellje. Dinte, që në të njëjtën kohë,të respektonte veten dhe të tjerët, me të njëjtin “kut”, siedukator. Me sjelljen e tij model në kolektivin e mësuesve dhehumanizmin e tij karakteristik, te ky njeri, ishin tëharmonizuara, si fjala e ëmbël, buzëqeshja dhe respektinjerëzor, dora e ngrohtë dhe miqësore, veshja elegante, poredhe serioziteti, kur duhej. Të gjitha këto e bënin atë një njeriqë të ngjallte respekt, një njeri nga i cili mund të mësoje përjetën tende, edhe, atëherë, kur ishe duke e parë e dëgjuar, kurfliste. Butësia qytetare, intelektualiteti dhe profesionalizmi nëkryerjen e detyrës si mësues, kanë qenë kurdoherë nësinkronizim të punës së tij, në çdo çast dhe në çdo rrethanë.Këto virtyte njerëzore të drejtorit, ne i kishim parë e ndjekurnga afër, edhe atëherë, kur na rreshtonte para shkollës e nafliste për detyrat ditore, për sjelljet tona; kur na shpjegontemësimin në klasë Gjuhën Shqipe dhe lëndën e Gjeografisë.

Page 268: Azis Hoxha perfundim

268

AZIS HOXHA

Kur dilnim në natyrë, na njihte me me vende historike. NëGoricë me ngjarjen e 21 marsit 1943, kur u përplasën dy rrymatpolitike, ato të “Ballit Kombëtar” me ato të LANÇ. Te “Varri iZonjës” , ku ishte krijuar Br12S (20 maj 1944). Ai e njihtehistorinë e krahinës sonë dhe fliste me admirim, por edheHistorinë e popullit shqiptar, sepse kishte kulturë të gjerë,prandaj bisedat e tij ishin shumë të ngrohta, të këndëshmedhe interesante. Fliste me një diksion të qartë, me theksingjirokastrit karakteristik fillimisht, por shumë shpejt uambjentua me të folmen tone dëshnicare. Gjithashtu edhe neme dialektin gjirokastrit. Kur shpjegonte, syrit të tij nuk mundt’i shpëtoje, sesa me vëmendje ndiqej mësimi nga nxënësit dheatëherë, kur dikush prej nesh nuk ishte i vëmendshëm, kritikëne bënte me shumë butësi.

Vjershat e Naimit, të Çajupit, Nolit, etj. që flisnin përatdhedashurinë, dinte t’i recitonte në mënyrë perfekte dhe nena nguliteshin ato shumë lehtë në vëmendje. Shpesh herëorganizonte konkurse në grupe, brenda klasës, por edhe midisklasave dhe më tej me shkollat e tjera, që ishin në afërsi. Fituesitshpalleshin publikisht në tabelën e nderit, e cila ishte fiksuarte hyrja e shkollësh shtatëvjeçare. Kurse lëndën e gjeografisëna i shpjegonte me qartësi e vërtetësi, sepse edhe ne e kishimshumë qejf atë. Tjetër tipar i drejtorit tonë, ishte se ai për çdoproblem që nuk ecte ashtu siç e kërkonin kërkesat e kohës. Aido t’u drejtohej organeve të pushtetit në fshat apo lokalitet,prindërve tanë, për të gjetur mbështetje e tyre, dhe për t’udhënë rrugëzgjidhje.

Na kujtohet viti arsimor 1952 - 1953, kur disa nga prindërittanë hezituan për vazhdimin e shkollës shtatëvjeçare tëfëmijëve, duke menduar se “kryerja e shkollës fillore ishtemjaftueshëm”. Drejtori erdhi atje në arë, ku ata punoninprindërit tanë, por edhe në familje. Fshatçe i diskutonte dhe ujepte rrugëzgjidhje problemeve. Fjala e tij do dëgjohej merespekt. U drejtohej prindërve me fjalët: “Tani, që fëmijët tuajkanë mbaruar shkollën fillore, shikojnë me një sy ; kur të

Page 269: Azis Hoxha perfundim

269

Gjirokastra në epope...

mbarojnë shtatëvjeçaren do jenë me dy sy, sepse u hapet rrugapër të vazhduar më tej arsimin e mesëm apo të lartë…”. Dheprindrit tanë do ta mbështesin drejtorin. Nga 26 nxënës qëishin regjistruar vitin e parë arsimor ( 1951-1952), në vitin edytë (1952-1953) numri i nxënësve arriti në 40. Bie në sypjesëmarrja e vajzave këtë vit, ku nga një vajzë që vazhdonteshkollën një vit më parë, arriti në 16 vitin e dytë.

Ja ky ishte drejtori ynë, të cilit i ngjiste fjala, si me zamkë.Ai punoi me ndjenjë të lartë përgjegjësie për pajisjen e klasaveme mjetet mësimore bashkëkohore të kohës, që mësimi të bëhejsa më i kuptueshëm, por edhe në rregullimin e ambientit tëjashtëm e këndeve sportive; me lulishte, pemë dekorative dhefrutore, e cila nga pamja e jashtme pasqyronte kulturë.Interesimi i tij nuk mungon për të vazhduar shkollat e mesme,pothuajse i gjithë kontigjenti që mbaruam në vitin 1955, u dolie drejta e studimeve, atje ku e kërkuan, madje ai shkoi atë vitderi në dikasterin qendror, Ministrinë e Arsimit për të kërkuartë drejta studimi. Ky ishte drejtor Azisi. Ne mësuam shumënga ky mësues metodën e mësimdhënies, prandaj, pas cavitesh, kur dolëm mësues, duke qëndruar mbi 30 vjet, sillnimnë kujtesë drejtor Azisin, i cili u bë fener ndriçues për brezintonë të arsimit në trevën e Sukës.

Ai kishte një familje ideale, pa pretendime. Nuk e dallojese ata vinin nga një qytet i madh i Jugut. Jetonin thjeshtë dhepa pretendime. Kushdo që trokiste në derën e tyre, përdorejvetëm shprehja: “Bujrum!” Do të hynte brenda a te sofati, pamunguar qerasja me gliko apo raki dhe karamele.Bashkëshortja e tij që ne e thërrsnin “Mano” ishte një grua mekulturë. Ajo pasqyronte kulturën kudo, por më shumë bintenë sy, kur shërbeu disa vite si shitëse në dyqanin e përzjerë teHani i Sukës, së cilës nuk i mungonte kurrë buzëqeshja, poredhe njerëzillëku në pritjen dhe përcjelljen e njerëzve. Vitet’50 ishin me fukarrallëk të tejskajshëm, por Manua i kuptonteklientët, sidomos nënat tona, kur nuk kishin lekë në dorë. Atoskuqeshin, kur ajo u thoshte: “Kërko e merr ç’të duash, paratë

Page 270: Azis Hoxha perfundim

270

AZIS HOXHA

silli, kur të mundesh!” Atyre u dukej, sikur ajo ua falte mallin.Po ajo qëndronte korrekte edhe me shtetin, prandaj nga tëardhurta e saj, bënte zëvendësimin e lekëve, që jepte veresije,sepse në ato vite, me pak diferenca e thyeje kokën. Dhe Manuaqëndroi gjithmonë krenare. Po ky çift ideal , rriti dhe edukoidhe dy fëmijë shumë të mirë: Përparimin dhe Shqipen, të cilëtishin model në sjellje.

Drejtorin tashmë s’e kemi midis nesh, por kujtojmë dhenderojmë veprën e Tij. Ne si ish nxënësit e tij, kemi mundur tëflasim edhe në librin “Etje për dije dhe kulturë në trevën eSukës”, botuar në kuadrin e 60 vjetorit të çeljes së shkollësfillore te ne, viti 2007 edhe për drejtor Azisin.

Page 271: Azis Hoxha perfundim

271

Gjirokastra në epope...

Kur njoha Azis Hoxhën

Nga Tomorr ÇaushiIsh mësues në vitin 1954 në Shkollën shtatëvjeçare Sukë.

Në këtë shkrim pasqyrohet seioziteti profesional i z. Azis Hoxha, në funksionin e drejtorit të shkollës “Koto Hoxhi”

Një kohë të shkurtër kam punuar me drejtor Azisin dheme kolektivin pedagogjik, që drejtonte ai, por kjo s’e përjashtonmundësinë të hedh në këtë shkrim disa kujtime. Sipaspsikologëve njeriu mund të njihet edhe me një të parë, me njëtë biseduar, edhe nga mimika, me një të komunikuar, me njëgjest, me një shtrëngim duarsh, me një “Tungjatjeta”, nga fjala“Urdhro”; me një të parë, me një të shkuar të krahut për tënxjerrë nga bataku, kur je në hall, me shkëmbim cigare e tjerë.3-4 muaj nuk i quaj pak, sepse edhe nëse u transferova prejkësaj shkolle, përsëri mësues u caktova në fshatrat e Dëshnicës,në Kajcë, apo Bubës.

Suka për ne, në ato vite, përbënte qendrën e disa prejfshatrave të Dëshnicës, sepse aty ishte vendosur pushteti ven-dor, sikundërse thuhej atëherë, lokaliteti.

Në ditët e para të korrikut të vitit 1954, ndodhesha nënefektin e gëzimit, të cilin ma jepte mbarimi i shkollëspedagogjike të Gjirokastrës. I gëzohesha faktit se, më në fund,edhe unë u bëra mësues. Në ditët, që vinin isha si i tjetërsuar,ndodhesha nën trysninë e “etheve” të emërimit. Dhe më nëfund kjo enigmë u zgjidh. U emërova mësues në shkollënshtatëvjeçare Sukë. Një shkollë as larg, as afër fshatit tim,vendlindjes sime Fratar. Në Sukë vajta disa ditë përpara se të

Page 272: Azis Hoxha perfundim

272

AZIS HOXHA

fillonte shkolla. Kështu ishin rregulat, aq më tëpër, unë qëballafaqohesha, rishtas me vendin e punës.

Tashmë kanë kaluar dekada të tëra, megjithatë disamomente në kujtesën time janë të “fotografuara” dhe irezistojnë shlyerjes nga kujtesa. Vitet shkasin njëri pas tjetrit,por fotografia mbetet. Që pasdite, u stabilizova, bashkë meshokët në një dhomë mësimi. Atje fjetëm disa ditë. Sa vështirëe patë për një dhomë gjumi! Po atë mbrëmje na erdhi dhe natakoi drejtori, atje midis bankave dhe shtresave të vëna stivë,mbi njëra - tjetrën. E ndjemë veten si ai fajtori pa faj, se u ul nënjë vend të papërshtatshëm. Sidoqoftë diti ta menaxhojë atësituatë të pakëndshme, sikur s’pati ndodhur asgjë fare. Napërshendeti me një “Mirseardhët!” dhe, mbasi na dha dorënme radhë, u prezantua se kush ishte. Kjo sigurisht bëhej përne të rinjtë. Si pa u ndier, ashtu dalngadalë, u fut në bisedapër ato gjëra që ne s’e kishim të vështirë të prononcoheshim.U bëmë shpejt nga dëgjues, për çka fliste drejtori nëbashkëbisedues. Për një moment u kthye nga unë duke m’udrejtuar: - Ju në Gjirokastër e keni mbaruar pedagogjiken?”Mua m’u zgjuan mbresat e ëmbla të atij qyteti, ku kalovamoshën më të brishtë: shtatë vjet nuk i thonë pak që i kalovanë konviktin, pranë shkollës së mesme, ku njoha nga afër, jovetëm lagjen “Palorto”, por çdo lagje, rrugë dhe rrugicë, çdoshesh dhe lëndinë. Këcullën dhe Sheshin e Çerçizit, Baçen eTeqesë, Kalanë dhe shtëpitë muzeale. M’u zgjidh goja në atocaste. Drejtori, në një farë mënyre, më ndihmoi ta shpija gjuhënatje tek më dhimbte dhëmballa. Folëm për mësuesit e unikes,për të paharruarit: Vangjel Nasto, Koço Mosko, Jorgo Zaro,Vehap Muço, Muharrem Gega… Të dy kishim për të thënë,unë si nxënës i tyre, ai si bashkëqytetar. Folëm edhe përmësuesit e shkollës së mesme, për drejtorin autoritar, porshumë punëtor, Eqrem Kallfa, për Thoma Papapanon,emblemën e asaj shkolle, Profesorin e palodhur të propogandëssë gjuhës shqipe. Fjala mori fjalën dhe unë s’po e ndieja mëhijerëndin, që mund të jepte prezenca e eprorit. Kjo ishte njohja,

Page 273: Azis Hoxha perfundim

273

Gjirokastra në epope...

takimi i parë me këtë veteran të arsimit. Sa në harmoni shkonteportreti me shpirtin…

Koha edhe pse e shkurtër, në këtë shkollë, ma mbushimendjen se perceptimi i parë nuk qe i gabuar. Pashë tek aimarrëdhëniet dhe komunikimi korrekt me kolegët, punënkëmbëngulëse dhe të diferencuar me nxënësit, marrëdhëniete bashkëpunimit prindër- mësues e tjera. Të gjitha këto i vintenë unison me rritjen cilësore të shkollës e masivizimin eproblemeve të saj. Si “usta” i fjalës dinte ta përdorte atë.Asnjëherë nuk m’u duk vrastar; problemet i zgjidhte duke mosmarrë formën e urdhrit, apo të komandimit, por më tepër atëtë mesazhit të një problemi që shtrohej për zgjidhje.

Azisi ishte drejtor pa drejtori, por kjo nuk ia ulte vlerat sikuadër drejtues. Mbledhjet e kolektivit, takimet veçmas memësues ose nxënës, i bënte në një klasë. Atje jepte dhekonkluzionet e orëve të mësimit që kontrollonte. Në mbledhjevinte i përgatitur. Takimet i fillonte thjesht, jo me fjalëbombastike: “Hë, ç’kemi brenda kësaj jave?” Si i barabartëmidis të barabartëve. Kjo i jepte më shumë autoritet te vartësit,të cilët bëheshin më active, duke i shtruar pa droje problemetdhe mendimet e tyre. Në atë mjedis, larg hijes së frikës, kishteshkëmbim mendimesh të lira, herë – herë edhe debate dhekundërshti, deri dhe në mosaprovim, për çka shtrohej ngakolegët. Po drejtori nuk nxehej, nuk i binte tavolinës për tëthënë: “Këtu jam unë!” Vërtet ai ishte njëshi, por këtë e tregonteme punën e tij të përditshme, me formimin e tij intelektual eprofesional, në zgjidhjen me korrektesë të problemeve dhehalleve të shumta që kishte shkolla, në ato vite të vështira. Aime ndjenjën së tij të përgjegjësisë, e cila e karakterizontekurdoherë, arrinte të dilte fitimtar. Problemet ishin të shumta,madje lodhesh, kur i numëron, sikundër ishin sigurimi ibankave, i mjeteve mësimore (libra, fletore deri te lapsi e tjerë),largësia e fshatrave nga vinin nxënësit e të tjera probleme. PorAzisi nuk dorëzohej para këtyre vështirësive, me qetësi dhekorrektesë u jepte zgjidhje në kohë sa më të shkurtër.

Page 274: Azis Hoxha perfundim

274

AZIS HOXHA

E shikoja, disa herë, të merrte rrugën e xhadesë, ashtu gropa– gropa, veshur si zakonisht me një kostum në ngjyrë gri, mekapele me strehë, të cilën nuk e hiqte nga koka, veç në klasëdhe në shtëpi. Të linte të kuptoje se ajo kapele ishte një “copë”Dëshnice, një “copë” nga Suka, sipas traditës tradicionale,simbol i atyre viteve që ai punoi dhe jetoi në trevën e Sukës.Shkonte shpesh në Goricë, Podgoran, Rodenj, duke takuar ebiseduar nga afër me bashkëfshatarët, të cilët do t’i pyeste përtë mbjellat, për ugaret, për farën, për qetë e parmendës, përgjënë e gjallë, sigurisht dhe për fëmijët. Do të dridhte një cigarme cilido që takonte, si për të thënë: “Tani e tutje jemi shokë”.Azisin kush nuk e bëri shok dhe mik. Edhe në familjen e tij,megjithëse kishte vetëm një dhomë, të shumtë ishin ata që ishkonin në shtëpi, por ajo dhomë, sikur dyfishohej e zgjerohejmë shumë, sa herë që priste dhe përcillte njerëz në sebepe,ditë festash apo ditë të shenjta. Manoja, bashkëshortja e tijideale, megjithëse e zënë me punët e saj të tregtisë, do tësakrifikonte e do të priste miqtë e shokët e Azisit. Manua eurtë, e mençur, e pastër, fjalëpakët bënte figurë në atë mjedis.Ajo aneja gjirokastrite pati fituar zemrat e shumë dëshnicarëve,të cilët sot dhe kësaj dite vazhdojnë t’i ruajnë ato kujtime, sindër më të bukurat e jetës së tyre. E thotë bukur Volteri i madh:“Të gjitha madhështitë e kësaj bote nuk vlejnë sa një mik imirë!” Dhe sukjotët e patën një të tillë.

Dy fjalë për të birin Përparimin, mund ta bëjnë të plotëkëto mbresa.

E mbaj mend atë djalë, kur ishte i vogël, me atë trupin tëhedhur, çka e tregonte më të madh se mosha reale. Ishte nëklasën e katërt atë vit shkollor. Djalë përsëmbari, i afrueshëmme shokët, mësonte e luante me ta dhe nuk binte në sy si djalëdrejtori. Pa mëdyshje reflektonte kulturë, të cilën e kishte sidhunti nga prindërit. Shprehja: “Bëmë, o baba, të të ngjaj!” ishkonte shumë për shtat,. Dardha nën dardhë do të binte dotë bjerë. Përparimi me ketë libër do të përjetësojë atë pemëgjeanologjike, e cila do të lëshojë kurdoherë fruta, lule dhe

Page 275: Azis Hoxha perfundim

275

Gjirokastra në epope...

aromë.Tani drejtor Azisi na duket, sikur na flet nga larg:“Hë, si jeni?” “A takoheni me nxënësit tanë aq të mirë?”

Ndoshta, atje ku prehet, do të dijë për secilin: për Sabriun,Et’hemin, Nuredinin, Selimin, Taren , Minushen e shumë e shumëtë tjerë, që i ka mësuar dhe i ka rritur me aq dashuri, ashtu siPërparimin e tij.

Pranë shtëpisë së dikurshme të Azisit, atje te Hani i Sukës,ndodhen dy monumente të natyrës: rrapi madhështorshekullor dhe pusi mbi njëqindvjeçar. Të dy kanë historinë etyre. Nën hijen e atij druri gjigand kushedi sa herë ështëçlodhur drejtori me halle shumë… Me ujët e atij pusim sa e saherë është freskuar dhe ka shuar etjen, në ato vite, kur nukkishte burim uji tjetër. Të dy ato mbeten simbole tëpatjetërsueshme, prandaj mbrohen nga shteti. Por simboli itretë për sukjotët mbetet drejtori i parë i shkollës shtatëvjeçareSukë, Azis Hoxha, simbol i punës për arsimin e zonës.

Page 276: Azis Hoxha perfundim

276

AZIS HOXHA

Azis Hoxha në këndvështrimin e kolegëvegjirokastritë

Luan Fino, ish mësues në shkollën “Koto Hoxhi”

Ishte privilegj të shërbeje në një kolektiv pedagogjik, kupunonte dhe drejtonte mësuesi Azis Hoxha. Me veprimtarinëe përkushtuar shumëplanshe në fushën e arsimit e të edukimittë brezave të nxënësve dhe arritjet e pakundërshtueshme nëkëtë fushë, Ai e radhiti veten në plejadën e figurave të shquaratë arsimit tonë kombëtar. Me këtë kulturim Azis Hoxha ejustifikoi, pa mëdyshje, diplomimin e liceistit dhe në ushtrimete profesionit fisnik, i zhvilloi dhe i pasuroi në kohë dhehapësirë konkrete me deduksione bashkohore dijet e fituaranë bankat e Liceut të Gjirokastrës, duke e vënë gjithçka nëfunksion të ecjes përpara të shoqërisë. Azis Hoxha u diplomuamësues dhe nuk e zëvendësoi këtë profesion me asnjëprofesion tjetër nën diell të ngjashëm, apo të afërt gjatë gjithëjetës. Ai ishte dhe mbeti mësues, jo vetëm brenda mureve tëshkollës e klasës për t’u mësuar nxënësve, deri në ngulitjenjohuritë e arta të gjuhës shqipe e letërsisë shqipe përpërvetësimin e zbatimin e tyre në praktikë, por edhe ku ekërkonte situata, terreni, dëgjuesit. Në figurën e tij prejpedagogu personifikohet mësuesi i fëmijëve, i mësuesve tërinj dhe i prindërve të nxënësve. Orët e zhvilluara prej mësuesitAzis ndiqeshin me etje nga auditori, sepse gjatë zbërthimit tëtemave me origjinalitetin e tij dinte të kombinonte me fantazitrashëgiminë e pararendësve me emër në fushën e pedagogjisëme praktikën shqiptare. Ato karakterizoheshin nga pjesëmarrjaaktive e nxënësve në diskutim, duke i hapur horizont të lirë

Page 277: Azis Hoxha perfundim

277

Gjirokastra në epope...

shpërthimit të talentit dhe aftësive të tyre. Shpjegimi dheargumentimi i temave mësimore dallohej nga qartësia emendimit dhe e shprehjes së tij. Ajo paraqitej në të folur menjë gjuhë të kulluar shqipe, pa përsëritje fjalësh me fjali koncizepa përdorim fjalori të huaj, ndërsa në anën grafike pasqyrohejnga një shkrim rruazë, ku çdo shkronjë gëzonte origjinalitetine vet.

Edhe në bisedat e lira, ku ai merrte pjesë, në fjalorin, që aipërdorte, ishte e papranueshme fjala poshtruese, ofenduese,hakmarrëse ndaj dëgjuesit. Nga goja e tij buronin këshillanxitëse, inkurajuese, optimiste, të cilat nxitnin sedrën për tëarritur më të mirën. Drejtësia, korrektësia, pjekuriambizotëronin në gjykimin e problemeve që paraqiteshin përdiskutim. Takti pedagogjik përbënte një nga veçoritë dalluesetë tij në marrëdhëniet me kategoritë të ndryshme të njerëzve,me të cilët kishte të bënte.

Në funksionimin e drejtimit të institucionit arsimor, që ibesohej Azis Hoxhës e preokuponte ndihma ndaj mësuesve,që sapo hidhnin hapat e para në detyrën fisnike. Si drejtorshkolle planifikonte orë kontrolli te mësuesit, jo për t’i zënë“gafil” ata për ndonjë shkelje të ecurisë mësimore, sesa për tëverifikuar zbatimin e metodave të reja të mësimdhënies, sepsenë radhë të parë ai ishte mësues metodist, sesa drejtoradministrativ.

Azis Hoxha është fiksuar në kujtesën e bashkëqytetarëvenjë personalitet njerëzor i respektuar për jetën familjare tërregullt, për kulturën qytetare, për gjykimin e problemeve,për arsimin e brezave të ish nxënësve e brezave të ish nxënësve.Shkolla “Korto Hoxhi, ku ai ishte drejtor, për shumë vite rresht,ka mbetur me emër të mirë, sepse në historikun e saj ka zënëvend të pashlyer dhe misioni i përkushtuar i ish mësuesit dhedrejtorit të saj, Azis Hoxha, qytetarit të merituar të Gjirokastrës.

Azisi pavarësisht se ne ishim farefis, të afërt, pra memarrëdhënie fisnore, ai na trajtonte në një raport nëmarrëdhënie si me mësueit e tjerë, pa tolerimin më të vogël në

Page 278: Azis Hoxha perfundim

278

AZIS HOXHA

këtë aspekt.Mua, meqë isha shumë i pasionuar pas librit, më kishte

caktuar të përgjigjesha për bibliotekën e shkollës… Madjebibliotekën dhe veprimtarinë e saj në shkollë e konsiderontesi një faktor të rëndësishëm në përparimin e nxënësve, nërritjen e nivelit arsimor e kulturor dhe në hapjen e dritareve tëreja…

Azis Hoxha mbi të gjitha ishte një shembull i njeriut. Ai egëzonte si privilegj emrin e vërtetë të njeriut. Këtë edemonstronte kudo, ku ishte i pranishëm, në shkollë ose jashtëshkollës, në veprimtari të ndryshme me theks…

E shoqja, Manua

Me familjen e Azisit ishim komshi, fqinjë. Unë, ndërkohëqë përfundova shkollën 7 vjeçare, ai ishte mësues. Pak më vonëai shkoi në Itali, ku vazhdoi shkollimin dhe, pasi u kthye ngaItalia, ne të dy shpallëm fejesën. Pas kësaj ai filloi të aktivizohetnë Luftën e madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare. Unë, asokohe, qëndroja në shtëpi me prindërit e mi. Kur u kthye Azisiu ktheva te shtëpia jonë.

Dua të them se ai ishte shumë vlerësues në lidhje mebashkëshorten e tij. Kishte koncept të madh vlerësues. Mëpyeste për gjithçka, më vlerësonte shumë; e dëgjonte me kujdesfjalën time, jo vetëm për problemet e familjes, por për gjithçka.Ai më trajtonte si shoqe, si mike. Edhe unë e këshilloja dhe aii zbatonte këshillat e mia … Ndoshta do të dukej çudi të themse ai në sjellje e gjithçka ishte model. Unë dhe ai gjithmonëishim bashkë, madje dhe spektatorë në ndeshjet e futbollit;ishim një çift që ndiqnim së bashku ndeshjet e Luftëtarit… MeAzisin ne rritem të dy famijët tanë me shumë përgjegjësi dheqytetari. Ai ishte një njeri që e fitonte shumë shpejt respektine të tjerëve.

Page 279: Azis Hoxha perfundim

279

Gjirokastra në epope...

Gaqe Bashari

Si bashkëqytetar e kam njohur shumë shpejt Azisin, pornjohja jonë u thellua , sidomos gjatë Luftës Nacionalçlirimtare.Ai, asokohe, ishte caktuar me detyrë speciale në Zonën e ParëOperative me problem të furnizimit, detyrë të cilën e kreu meshumë sukses dhe përpikmëri. Mas çlirimit Azisit iu ngarkuandetyra shumë të rëndësishme në Pushtetin Popullor. Më vonëai u angazhua në profesionin e tij si mësues. Angazhimi i tijnë këtë lëmë të rëndësishëm të arsimimit ishte shumë serioz.Kur doli në pension nga arsimi Azisi, ne u lidhëm prapëbashkë, pasi dhe unë erdha në Gjirokastër. Azisi ishte njëkuadër i devotshëm, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi arsimimit,gjuhës shqipe dhe Atdheut.

Azisi me familjen

Page 280: Azis Hoxha perfundim

280

AZIS HOXHA

Isuf Zeko, mësues

Kujtimet e mia për Zotin Azis kanë vlerën e një respektimitë madh.

Në vitin 1961 më caktuan mësues në shkollën “KotoHoxhi”. Pata fatin e madh të takoj një njeri të madh, të ditur,të arsimuar, humanitar; një njeri që, në sajë të tij, unë u bëramësues. Pra i jam mirënjohës, që ndikoi katërcipërisht tek unëtë bëhem me të vërtet mësues… Ai ishte një njeri i madh, iurtë me një arsyetim të fortë, njeri i analizës, i taktit, i qetë dhei arsyetimit logjik, njeri shumë komunikues në marrëdhënietme kolegët, me prindërit, me nxënësit. Në karakterin e tij ishtetransparenca, dashuria për njeriun, motiv i madh shtytës i tijishte: dashuria për profesionin.

Në qytetin tim, për këtë më vjen keq, nuk është çmuar saduhet dhe si duhet puna e tij. Këtë njeri e kanë harruar dhekanë çmuar njerëz, të cilët nuk e meritonin dhe nuk ishinkurrsesi të këtij stadi, sikundër Azisi.

Si drejtor shkolle drejtonte me operativitet, komunikonteme të gjithë, sidomos ndërtonte praktika për kapërcimin egjendjes së tyre për nxënësit e vështirë dhe interesohejvazhdimisht për ecurinë graduale të përparimit të tyre. Dukeqenë i këtij sensi, ai ndërtonte metoda efikase përmirësimi dhearrinte t’ia dilte, të realizonte synimet.

Unë gjithmonë këtij njeriu adapt i kam folur “Zoti Azis”.Ai ishte kaq i thjeshtë, sa komunikonte edhe me pastruesen eshkollës. Ndaj të gjithë e donim dhe e respektonim.

Edhe kur kontrollonte ditarin kishte një metodë tëarsyeshme dhe shumë shoqërore: “Bir, më jep ditarin!” Natrajtonte si bijtë e tij, pra si fëmijët e tij. Edhe kur e kishanëndrejtor, ai të njëjtën procedurë ndiqte.

Edhe, kur unë u caktova në gjimnaz, më këshillonte dhemë thoshte: “Dil ndonjëherë të konsultohemi dhe të mësojmë ndonjëgjë të re”. Ai kishte si qëllim: unë të përparoja në profesionin

Page 281: Azis Hoxha perfundim

281

Gjirokastra në epope...

tim dhe e konsideronte si detyrë të tij të vijonte të mëndihmonte.

Azisi ishte njeri, i cili atdhedashurinë e kishte prioritare.Ai ishte Mësuesi i Mësuesve. Para se të të këshillonte, të merrtemendim. Një formë aplikative e jashtëzakonshme dhe bindëse.

Shumë nga kolegët tanë, të asaj kohe, kanë kujtime tëmëdha për të.

Fjalët më të mira burojnë nga zemra për Azis Hoxhën.Unë e deklamoj se, pa qenë Azis Hoxha, unë nuk do të

mundja të bëhesha mësues, në atë nivel që kërkohej. Ai lojtinjë rol të madh në profilizimin tim. Më mësoi artin e të qenuritmësues. Sa bukur procedonte dhe shumë zgjuar me thyerjetdisiplinore, të cilat ndodhnin në shkollë. Edhe kur nxënësi ishtenë fije të perit, ai i mbronte, kur kishte krijuar bindjen se, mendihmë, nxënësi do të ndryshonte.

Kudo ku shkonim në ekskursione, piknikë, vizita, ai do tëishte i pari dhe na mësonte si duhej të procedonim. Po tësëmurej një fëmijë në shkollë, ai do të bëhej copë , sikundër tëishte fëmija i tij… Pra, kolektivi, ku ka drejtuar Azis Hoxha,ishte shembull i madh.

Azisi te ne mbillte dashuri, dashuri me koncept të gjerë,duke avancuar kohën.

Thiano Dhima, mësuese

“Të flasësh për figurën e Azis Hoxhën është një kënaqësidhe ndjesi e veçantë.

E njoha , kur më transferuan nga shkolla “ Bajo Topulli”në shkollën “Koto Hoxhi”.

Mbaj mend që të gjithë mësuesit e thërrisnim “Zoti Azis”,pasi me të vërtetë ishte zotëri burrë; një burrë, ku dominimi icilësive pozitive ishte prezente. Ai me ne nuk sillej si drejtor,por si baba, si shok. Me këtë qëndrim të kujdesshëm dhekorrekt, ai ishte shumë i besueshëm. Nuk na fliste kurrë nëemër, jo vetëm mua, por edhe shoqeve të mia, duke na thënë:

Page 282: Azis Hoxha perfundim

282

AZIS HOXHA

“Vajzë erdhët? Si keni qenë? Si i keni nga shtëpia? Fëmijët sijanë?”Dinte të futej në psikologjinë tonë me shumë takt. Kyinteresim i tij të bënte ta ndjeje veten mirë, të futeshe nëprocesim mësimor me besim dhe të zhvilloje mësim mepërkushtim. Njeriu ndjente një ngrohtësi të madhe. Sinqeritetiishte një nga anët e tij më të forta. Me këto sjellje ai të bënte tëhidheshe në flakë.

Ne mësueset e reja kishim ndihmë të madhe në sferënpedagogjike nga zoti Azis. Ai interesohej për kualifikimin tonë,për ngritjen profesionale. Më kujtohet, si sot, një kontroll i tij iimtë në një orë mësimore timen, po kështu edhe të mësuesesNiqi Milo. Zoti Azis, pasi përfundoi krontrollet e dy orëve, nathirri të dyjave dhe filloi të bënte analizën e këtij kontrolli.Kishte një procedurë të çuditshme. Ai respektonte dinjitetinnjerëzor, profesional, zbatonte një etikë të jashtëzakonshmedhe dobiprurëse. Më parë na përgëzoi për orën mësimore, nanxori anët pozitive të të proceduarit në orën mësimore dhepastaj, para se të na thoshte të metat, na pyeti se ku i ndjeninne të metat tonë të proceduarit… Duke përdorur një metodëtë tillë, ai, pa dyshim, fitonte simpatinë tonë. Ne i kërkuamzotit Azis me përvojën e tij të na zhvillonte një orë mësimorenë lëndën e gjuhës. Ai e mori në konsideratë këtë kërkesëtonën. E zhvilloi orën me shumë përkushtim, por në fund natha: “S’jam shumë i kënaqur me veten…- Madje, - shtoi, - ne tështatëvjeçares e kemi vështirë të japim mësim në ciklin e ulët , sadotë fortë e të zotë të jemi! Të japësh mësim në ciklin e ulët do të thotëtë kesh talent të madh!...”.

Pra shihni sa i thjeshtë ishte ai dhe sa serioz…,ndaj mbetetsi ikonë në kujtesën tonë “.

Ifi Duro, mësuese

“Azis Hoxha ishte një figurat më të shquara dhe më tëkompletuara të të qytetit tonë. E ka njohur qysh në vitin 1955në procesin e punës, kur e kisha drejtor. Një njeri në kuptimin

Page 283: Azis Hoxha perfundim

283

Gjirokastra në epope...

e plotë të fjalës: I nderuar... Unë isha mësuese e re aso kohe...Mundohej të na mbante afër, duke na ndihmuar për të arriturnivelin që duhej. Ai gjithçka e fliste me takt madje dhe anëtpositive, por edhe pjesën tjetër ato negativet në procedurënmësimore. Pra ishte njeri që të mbronte “bukur” dhe tëmësonte me durim të madh dhe në mënyrë bindëse. Pra, aipërdorte taktin kudo dhe me këdo, gjë që e bënte më tërespektuar. Dijenitë e tij nuk i kursente të të mësonte, pra tajepte zanatin…, sikundër i thonë fjalës… Pra, Azis Hoxha, dintetë ndërtonte marrëdhënie të përsosura me kolegët, prindërit,nxënësit e me të gjithë. Në këtë aspekt komunikimi i tij ishtemodel. Ai bashkëbisedonte, të njihte racionalisht dhe ndërtontesynimet e tij… Kryesorja ishte se të hapte perspektivën dhe tëorientonte. Por dhe në shpirt ishte një njeri, të cilit i lulëzontehumanizmi.

Këtë e ilustroj me një fakt: Kisha të sëmurë fëmijën dheduhej të kujdesesha për të. Kishte arritur deri atje sa mund tëshkëputesha fare nga shkolla për një kohë. Por kjo rëndonteedhe gjendjen financiare të familjes sime. Unë kisha dhe njëshqetësim tjetër nuk doja të lija nxënësit e mi në një “dorë”tjetër. Por, së toku me drejtor Azisin, gjetëm metodën që unëtë mos kryeja dezhurnet që kryenim atëhere. Më lehtësoi dheunë ndoqa procesin mësimor dhe ia arritëm qëllimit. I tillëishte ai: gjente rrugë të drejta dhe efikase edhe për të tëndihmuar.

Azisi nuk të urdhëronte, por me taktin edhe argumentin etij, ai të detyronte vullnetshëm të zbatoje detyrat, të cilat nuk ijepte në formë urdhëri, por ai kishte dhe një diçka tjetër seishte rigoroz për detyrat, të cilat jepte, pasi të mbushte mendjenpër përmbushjen e tyre.

Trajtimi, sidomos ndaj nesh, vajzave të reja mësuese, dukena trajtuar si vajzën e tij, ishte një mënyrë trajtimi e fikase,metodë dhe një plus shumë i fortë i tij , i cili shtonte respektindhe admirimin…”.

Page 284: Azis Hoxha perfundim

284

AZIS HOXHA

Niko Dhoska, mësues

“E mbaj mend, si sot, zotin Azis me atë pamjen e tij qëreflektonte inteligjencë, butësi, mirësi, dashuri dhe pjekuri.Ishte një njeri me shumë përmbajtje. I zoti ta drejtonte vetenme kthjellësi në çdo moment, ndaj respekti për të ishtemaksimal, jo vetëm nga nxëënsit , por edhe nga mësuesit ekësaj shkolle.Unë isha mësues i ri dhe, pavarësisht se unë jepjagjuhën ruse, isha i lidhur shumë me të. Më kujtohet se ishteshumë i prerë, rigoroz dhe luftonte të zbatonte programin eshkollës, por duke patur një rregull të jashtëzakonshëm dheç’është e drejta gjatë gjithë veprimtarisë së tij pati sukses...

Më kujtohet një herë, kur e informova për kontrollin erealizuar nga përfaqësues të Seksionit të atëhershëm të Arsimittë rrethit në lëndën time, që jepja në shkollë: gjuhën ruse...Ata u befasuan , kur në këtë orë u fol vetëm rusisht nga mësuesi(unë) dhe nxënësit, duke treguar shkallën e dijeve...Kontrolluesit u habitën për nivelin dhe pasionin, që kishinnxënësit për të mësuar gjuhën ruse...

Zoti Azis më pa drejt në sy dhe më tha: “U kënaqënkontrolluesit?”

Unë u shpreha: “Ata u habiten që nxënësit flisnin aq bukurrusisht !”

Qeshi. E kishim kuptuar mirë njëri - tjetrin. Më përgëzoidhe u emocionua”.

I tillë ishte ai... Mbahet mend i respektuar sot nga brezat enxënësve , të cilët patën fatin e madh në jetë ta njihnin drejtorinAzis Hoxhën....

Page 285: Azis Hoxha perfundim

285

Gjirokastra në epope...

NË SHKOLLËN “Koto Hoxhi”

Fragment i shkëputur nga libri“Përtej gjysmës së shekullit… sinxënëse dhe mësuese” i autoresTonina Hido

Me të shkuarën e shkollës , meemrin e saj, me prurje tëgjithanshme vlerash e ndjeja vetennë një familje të madhe qëpërfshinte me autoritetin e saj dheme emrat e mësuesve të nderuar enë zë që punonin ty: Drejtori z. AzisHoxha , që kishte kryer liceunfrancez të Gjirokastrës, kishtepërvojë serioze dhe njohje të thellë të problemeve të shkollësgjatë viteve, duke shërbyer edhe në rrethe të tjera të jugut.Kishte marrë pjesë, krahas 160 mësuesve në Konferencën eParë të mësuesve të qarkut të Gjirokastrës, që zhvilloi punimetnë Poliçan më 3-4 qershor 1943, duke qenë bashkëkohës dhebashkëpunëtor në qytet me figura të tilla si: Siri Shapllo, ThomaPapapano, Kadri Bababoçi, Zihni Sako e tjerë. Drejtor Azisikishte autoritet njerëzor e profesional. Përmes komunikimitme thjeshtësi ndihmonte çdo mësues që të ndjesheshin mirë,pjesë aktive në organizimin racional të punës, duke synuar esiguruar që shkolla shtatëvjeçare “Koto Hoxhi” të qe në ballëtë simotrave në qytet e në rreth. Në këtë ecje të përbashkëtndihmonte puna e pakursyer, e kualifikuar e nëndrejtorëvePetro Papakosta dhe Vera Sako (pas saj Kasiani Kutra dhe

Page 286: Azis Hoxha perfundim

286

AZIS HOXHA

Omer Hashorva). Vetë kuadri i kësaj shkolle jepte siguri përangazhime dhe arritje nga më seriozet, nga më cilësoret. Nëklasat e fillores mësues të tillë si: Urani Zhupa, XhinaPapakosta, Vasfie Harxhi, Ana Njocko, Ifi Duro, Lale Mema,Niqi Milo, Vasilika Ksera e tjerë qenë shëmbuj përvoje pozitivenë të gjithë qytetin, rrethin e Gjirokastrës. Edhe në klasat eciklit të lartë kishte mësues shumë të përgatitur e seriozë, paratë cilëve ndjehesha e “vogël” për t’u matur me detyrat dhekërkesat në rritje të shkollës. Z. Azis e z. Petro jepnin lëndën egjuhës e të leximit letar në disa klasa. Në një analizë javore tëpëparimit (organizoheshin rregullisht nga drejtori) znj. Kasiani,duke arsyetuar gjendjen, si kujdestare, tha: “Kur te vijë punapër “dyshin” e nxënësve, duhet të jemi tepër të ndershëm, brendavetes me fëmijët, me detyrën”.

Filluam të qeshnim, duke zbuluar me “nxitimin” tonë sepaska “dysh “ me nder. Por ajo s’rrëmbehej kollaj, arsyetoishumë nga notat negative në lëndë të ndryshme të klasë sajnë kujdestari, që ishin dhënë si masë “disiplinore” nga mësuestë pazotë. Drejtori dhe mësuesit u vunë në lëvizje për të moslejuar shkelje të tilla, që dëmtonin marrëdhëniet me nxënësitdhe zhvlerësonin atë që aplikonte këto forma.

… Në vazhdim të mendimit për vlerësimet e nxënësve ,drejtoria e shkollës shtatëvjeçare “Koto Hoxhi’ e ktheu nëmetode pune kontrollin periodik për nivelin e përvetësimit tëprogramit mësimor, sipas lëndëve dhe klasave me forma tëndryshme. Pas çdo kontrolli të tillë shtroheshin detyra për çdomësues të lëndës (sipas rezultatit në testim) dhe për gjithëkolektivin ndaleshin në dukuri që u takonin të gjithëve.

Me gjithë mjediset e ngushta të shkollës, dy ambiente (lartgodina dykatëshe për klasat V-VII, ndërsa në oborrin poshtëtjetra për klasat e fillores) puna ecte normalisht, falë njëorganizimi dhe ndjekje serioze prej drejtorisë dhendërgjegjësimit të gjithë kolektivit pedagogjik. Në krah të z.Azis, veç z. Petro, znj, Kasiani dhe Verës shërbyen njerëz tëpërgatitur të cilët gëzonin autoritet të natyrshëm si: nëndrejtor

Page 287: Azis Hoxha perfundim

287

Gjirokastra në epope...

Omer Hashorva, djalë dinamik, që premtonte për të ardhmensi dhe zonja Zana Shehu (Kokoshi) nga Vlora, mësuese përgjuhën dhe leximin letrar. Kështu natyrshëm, udhëhiqninshkollën me ekip të përgatitur e me synime të larta përsosjekolektive.

Zana qe shpirt njeriu në kuptimin e plotë të fjalës, e hijshme,me sy që rrëzëllenin inteligjencë, butësi, vendosmëri, bujari, ecila të mahniste me dinamizmin e saj….

....Mësimi dhe analizat e punës në këshillin pedagogjikbëheshin me seriozitet prej të gjithëve, por në drejtim tëballafaqimit të përvojave, nxitjes së organizuar të alternativavetë mira, që jepnin më të përgatiturit, klima qe e vakët; zintevend pë këtë nevojë komunikimi spontan, vetjak, mes njëri -tjetrit që të përfitonin trajtimin e një teme, ekskursioninmësimor e tjerë….. …

Shkolla “Koto Hoxhi” qe pararojë në shkollat e qytetit e tërrethit, emër që mbajti dhe vazhdon ta ketë dhe sot.

... Përvoja e drejtorëve, në tri shkolla ku punova, por edhesi mësuese, më ka bërë nxjerr përfundimin e madh logjik qëduhen mbajtur të lidhura fort njëkohësisht të gjitha hallkat einteresuara për problemet e arsimit e të edukimit…

Page 288: Azis Hoxha perfundim

288

AZIS HOXHA

Vlerësimi

Stefan Qurku, mësues

“ Z. Azis shpaloste kudo veti, cilësi shumëtë rralla dhevullneti tij ishte maksimal për çdo veprimtari që merrtepërsipër.

Tipikja e tij ishte : Sinqeriteti shoqëror dhe profesional. Nuknjihte prapaskena, kulisa dhe, në këtë kuadër, ishte korrekt.

Në planin kultur dhe profesional : Njeri me horizonte tëgjerë për profesionin e tij dhe me synim të motivuar: Ndihmesëdhe kualifikim. Ai ishte manifestues i respektit shoqëror,respektohej, rspektonte, një ndërsjellje shembëllore.

Luftues i përkushtuar në sensin pozitiv, që e demonstrontevijueshëm në veprimtarinë e tij....

Në kompleks: model i një njeriu të veçantë pozitiv.Mund të quhet: Një nga personalitetet kontribuese të kohës

të kohës së vet, një model i paraqitjes së mësuesit tipik dheshumë serioz.

Zoti Azis ishte një drejtues i spikatur i mbledhjeve tëKëshillit Pedagogjik, të cilat zhvilloheshin asaj kohe dhe në to

Page 289: Azis Hoxha perfundim

289

Gjirokastra në epope...

ruhej konspiracioni. Ato që thuheshin brenda në mbledhje, asqëmund të thuheshin jashtë. Kjo ishte dënueshme.

Asqë mund të mendohej që zoti Azis të dilte me xhaketëndonjeherë dhe këtë kulturë etike e impononte edhe te gjithëstafi.

Ai kishte një kulturë të tillë, që respektonte mjedisin dhevendin, ku kryesishin proceset.

Përsosmëria e qëndrimit dhe e trajtimit të tavolinës prej tijme një mentalitet tipik gjirokastrit , ishte shumë bindës dhearistokrat, ku kishte apo s’kishte llojëshmëri gjellësh, duhet tëfunksiononin të gjitha shërbesat, mjetet ngrënëse, pavarësishtse mund të kishte vetëm një gjellë të vetme për t’u servirur.

Zoti Azis ishte autoritar në çdo fjalë që thoshte dhe mundta zbërtheje me logjikë se kush i jepte hije atij.

Respektin ndaj tij e shihje kudo te mesuesit, nxënësit,prindërit e tjerë.

I jepte punës një ritëm të veçantë.Të pije një kafe me zotin Azis ishte një nder i veçantë për

kolegët e tij.Rituali i tij ishte: shtëpi punë dhe punë shtëpi.Çdo bisede që bëhej në shkollë, bëhej vetëm për punën”.

Shkolla shtatëvjeçare “Koto Hoxhi”

Page 290: Azis Hoxha perfundim

290

AZIS HOXHA

Njeriu fisnik dhe simbol i mirësisë

Nga Kristo Stoja, publicist

Kishim një drejtor të urtë, babaxhan

Mendimin se opinionin e mësuesit e nxit ose e stoponpërparimin e nxënësit, unë e mbështes. Dhe jam i këtijqëndrimi, mbasi e kam provuar në drejtim të mbarëvajtjes nëshkollë.

Nga viti 1955 deri në vitin 1958 unë kreva shkollën 7 vjeçare“Koto Hoxhi”, në lagjen “Varosh” të Gjirokastrës. Drejtor tëshkollës kishim zotin Azis Hoxha.

Unë vija nga fshati dhe më duhej, si fëmijë, të kapërcejashumë vështirësi, duke qenë dy orë larg me këmbë nga qyteti.Po nga ana tjetër unë vija nga një shkollë fillore e Dhoksatit, sinxënës me vullnet, me përkushtim dhe me dëftesë, e cila nuknjihte notë tjetër veç notës pesë (nota më e lartë e asaj kohe). Ishai tillë se mësoja dhe mësuesi më kishte vlerësuar.

Në shkollën “Koto Hoxhi “ u ndjeva si në familjen tëmadhe. Mësues të zotë dhe të përkushtuar. Mësues qëedukatën e tyre të lartë ua kultivonin me dashuri e kujdesnxënësve. Kishe qejf të vije në shkollë. As rruga e gjatë, asmoti, as pengesat e tjera nuk arrinin të na e zbehnin dashurinëpër të mësuar. Dhe mbi të gjitha, veç këtyre mësuesve, të cilëtna donin dhe bënin gjithçka që ne ta përvetësonim mësimin.

Kishim një drejtor të urtë, babaxhan, i cili sillej me ne siprind dhe ne ndiheshim ngushtë dhe të përkrahur nga një njerii tillë me zemër të madhe.

Unë kam qenë dhe në shkolla të tjera. Kemi pasur dhedrejtorë të tjerë. Njëri prej tyre ishte aq i rreptë, sa që jo vetëm

Page 291: Azis Hoxha perfundim

291

Gjirokastra në epope...

nxënësit strukeshin, kur shfaqej ai, por edhe arsimtarëve u“mërdhinte”, kur përballeshin në të. Një tjetër drejtor ishte iftohtë, mbante distancë, mbante kaq distancë, sa vetëm pamja,si prej guri, nuk të impononte respekt dhe nuk ka lënë ndonjëkujtim në kujtesën tonë.

Kurse në shkollën shtatëvjeçare “Koto Hoxhi” çdo gjë ishtendryshe. Mësuesit të veshur mirë e me një paraqitje dinjitoze.Komunikonin njëri me tjetrin si familje, komunikonin menxënësit, sikur të na kishin fëmijët e tyre dhe, ç’është e veçanta,komunikonim me drejtorin si shok, pa frikë, pa ndjerë tutelë,pa menduar distancë. Shkonte drejtori, ne nuk trëmbeshim.Ai na përkëdhelte, na pyeste për mësimet, për vështirësitë dhe,kur ishim në gabim, na e thoshte ëmbël e me shumë takt. Navriste me pambuk. Dhe ky komunikim, ky respekt i ndërsjelltë,kjo dashuri kaq e shfaqur, e bënte disiplinën në shkollë më tëfortë, një disiplinë, e cila buronte nga vetëdija, një disiplinë,që respektohej nga ndërgjegjja.

Jo vetëm atëherë, pavarësisht se isha i vogël, por edhe sot,kur u afrohem të shtatëdhjetave, pyes veten : “Si arrinte kydrejtor, i cili arrinte, pa bërtitur, pa u acaruar, pa mbajtur distancëme arsimtarët, pse jo dhe me nxënësit, t’i shkonte puna vaj dhe secilita kryente detyrën me dëshirë, duke e kuptuar qartësisht se ky ishtemisioni i tij?”

“Si Kristua t’i kemi të gjithë...”

Një ditë erdhi në shkollë drejt nga puna babai im, murator,ku, akoma ishte me rrobat e tij të punës, ku kishin ngelur ashklagurësh dhe pluhuri i bardhë i gdhendjes. Pak i rezervuar trokitinë drejtori. Një zë i ëmbël foli nga brenda: “Hyr”. Takimi aq iafruar i drejtorit me aq respekt e çliruan babanë nga ndrojtja eparë.

- Të lutem, mund t’ju pyes, përse u munduat?Ishte zëri prej babaxhani i Azis Hoxhës, pas shkëmbimit

të përshëndetjeve.

Page 292: Azis Hoxha perfundim

292

AZIS HOXHA

- Erdha të interesohem për djalin, si sillet, si shkon memësime, - ishte përgjigjja e babait.

- Kot je munduar, - i tha drejtori, pa e sqaruar mendiminmë tej.

- Si kot?! Unë kam djalë dhe më takon të pyes për famijëntim.

- Më falni, nuk u kuptuam. Gabimi eshtë imi që nuk të folatamam. Po edhe thënia, i dashur Sokrat, “se je munduar kot”,e kishte një kuptim. Dhe ja tani të të flas hapur. Djalin e keshkëlqyeshëm në sjellje, shkëlqyeshëm në mësime. Si Kristuat’i kemi të gjithë. Ai është nderi i shkollës. Prandaj , kur tëpashë si ashtu nga puna ke ardhur, i shqetësuar për djalin, tëthashë : “Kot je munduar...”.

Sytë e Azisit u kryqëzuan me të babait. Ai shikonte ëmbël.I qeshur dhe fytyra e tij shprehte dashuri, respekt , mirënjohje.

Megjithatë duhej të ndodhte ky rast që, portreti i drejtorittim të shtrenjtë të skalitej në kujtesën time i dashur, humandhe shumë i respektuar.

Incidenti me mësuesen e matematikës

Në shkollë, në klasën e shtatë, na erdhi një mësuese e rematematike. Ajo, ndryshe nga kolegët që gjeti, ishte shumë eashpër, pa takt dhe vinte dorë mbi nxënësit. Mua më kishterënë vendi në bankë të parë. Në ato vite, për të mos bërëzhurmë, na kishin vënë një djalë dhe një vajzë.

Në orën e matematikës, kur ajo po shpjegonte, shoqes sëbankës i ra lapsi përtokë. M’u lut t’ia merrja. Mësuesja dëgjoipëshpërimën dhe më pa mua, kur u ula midis këmbëve të vajzëspër të kërkuar sendin e rrëzuar. Me siguri u keqkuptua. Mëmori mua për një “rrugaç”, për një djalë me qëllime të këqija.Ndërpreu mësimin, më ngriti nga veshi dhe, mbasi më dha disapëllëmba në fytyrë, më nxori jashtë. Pas këtij rasti ajo krijoimendim të keq për mua dhe, jo vetëm që më hante notën, porme dhe pa shkak më godiste me gishtin tregues të përkulur në

Page 293: Azis Hoxha perfundim

293

Gjirokastra në epope...

kokë, më shkulte favoritet dhe s’ma përtonte me ndonjëpëllëmbë. Megjithëse përgjigjesha vetëm për notën pesë,asnjëherë nuk më vinte më shumë se katër. Nuk ndikohej asnga notat e klasës së pestë dhe të gjashtë, që i kisha nxjerrë tëgjitha “pesa”. I pakënaqur, i shqetësuar dhe me një revoltë tëbrendshme, shfryja me vete, pasi mësova që notën e fundit tëvitit ma kishte nxjerrë “katër”. Ishte e vetmja katër, si delja ezezë, midis gjithë pesave të lëndëve të tjera. Mua më vinte zortë ankohesha në drejtori.

Provimet e lirimit

Dhe ja, pas mbarimit të mësimeve vjetore, erdhënprovimet, që atëherë quheshin “Provime të lirimit”.

Provimin e parë e kishim gjuhë - letërsinë, të cilën na ejepte drejtori. Më parë e dhamë me shkrim (hartimin) dhe,pas dy ditësh, do ta jepnim me gojë. Në komision, veç drejtorit,ishte dhe një mësues i një shkolle tjetër dhe një nga seksioni iarsimit.

Kur më erdhi radha dhe u paraqita për të marrë tezën zotiAzis, buzëgas, u thotë të tjerëve: “Këtë e kam më të mirin. Kydo të më nderojë”. Unë veç se isha i sigurt për tri pyetjet etezës, sjellja e drejtorit më ngrohu, më shtoi besimin, më bërimë krahë. Shokët para meje, të cilët kishin radhën për t’upërgjigjur, para meje, s’ po jepnin asnjë shenjë, megjithëse kohae përgatijes kishte kaluar. Sytë e komisionit shëtisnin nëpërklasë. Unë, megjithëse sapo isha ulur, ngrita dorën.

“Hajde, - më tha me krenari Drejtori, - ti e di që s’ke nevojëtë përgatitesh”.

U ngrita dhe u përgjigja bilbil. E lakova, e zgjerova eanalizova më së miri fjalinë në dërrasën e zezë. Në fytyrat eshokëve të komisionit lulëzonte kënaqësia. Drejtori u lumturua.

“Ik, - më thanë, - pesë. - Po të kishte notë më të lartë edhe atëmund ta meritoje”. Isha i sigurt dhe vetë për përgjigjet e të tripyetjeve.

Page 294: Azis Hoxha perfundim

294

AZIS HOXHA

“Dorëzimi” pa kushte i mësueses së matematikës

Ja pas dy ditësh, erdhi radha e provimit me shkrim tëmatematikës. E mbarova shkëlqyeshëm, shumë shpejt dheprita sa mbaruan shokët. Pas dy ditësh erdhi provimi me gojë.Në komision: mësuesja e matematikës, drejtori dhe njëpërfaqësues i seksionit të arsimit.

Kur m’u lexua emri, hyra dhe mora tezën. Ngrita kokëndhe pashë në sy komisionin. Drejtori i qeshur reflektonteëmbëlsi. Mësuesja e matematikës shikonte egër, ndërsa anëtaringa seksioni i arsimit ishte indiferent.

U ula në bankën e parë dhe fillova përgatitjen. E ndjeva sei dija ujë.

Për ta sfiduar mësuesen, edhe pse duhej të përgjigjeshindy të tjerë, të cilët ishin para meje, ngrita dorën të dal në dërrasëtë zezë. I pari që foli ishte zoti Azis: “Hajde, krenaria e shkollës!Jam i sigurt që do të na kënaqësh!”

Mësuesja, diçka u tha në vesh të dyve, por unë dëgjovapërgjigjen me zë të drejtorit: “Nuk është ashtu...”. Dhe pa listëne notave të provimit me shkrim. “Ky nxënës që të gjitha lëndëti ka marrë pesa dhe në provimin me shkrim ka marrë pesë...Si mund të mos e mësonte lëndën tënde gjatë vitit?”

Dhe duke u kthyer për të marrë mendim edhe nga anëtarii komisionit i seksionit të arsimit, vazhdoi: “Nganjëherë nemësuesit krijojmë opinion të keq për një nxënës dhe kur mundta kemi vetë gabim.... Mbi bazën e këtij fiksimi, qëllon tamarrim tjetrin në qafë”.

Unë u përgjigja shumë saktë me gojë. Më bëri dy pyetjeedhe përfaqësuesi i seksionit dhe mbeti i kënaqur.

“Pyete sa të duash, - iu drejtua drejtori. - Këtu do të duketsa ka mësuar gjatë gjithë vitit apo jo. Dil po deshe dhe jashtëtezës”.

Mësuesja më bëri dymbëdhjetë pyetje dhe la mendjen sesi,ende pa mbaruar ajo formulimin e pyetjes, merrte përgjigjen.

Page 295: Azis Hoxha perfundim

295

Gjirokastra në epope...

E njëjta gjë ndodhi edhe me problemin dhe ushtrimet nëdërrasën e zezë. Mësuesja u dorëzua. Mbeti pa gojë. U ndje eshqetësuar. Dëgjova, kur përfaqësuesi i seksionit tha: “Katërnota vjetore, plus “pesë” provimi me shkrim, plus “pesë” megojë... Kristua ta rrëmben “pesën”, mësuese e dashur, dhe, nëtë mungon dëshira e vlerësimit real. Pra, “pesë”përfundimisht!”

Para se të dilja u dhashë dorën. Përfaqësuesi i seksionitmë shtrëngoi dorën fort. Drejtori më gëzoi nga koka, më puthinë faqe dhe më dha dorën e tij të ngrohtë

“Kështu, si në shkollën tonë, të na nderosh dhe aty ku dotë dalë bursa”.

Kjo ishte këshilla e tij e fundit e ndarjes nga shkolla “KotoHoxhi”, e ndarjes nga ky njeri i dashur, i nderuar dhe fisnik.Ndryshe ishte dora e mësueses së matematikës, e akullt.

Kushedi se ç’mendonte e shkreta mesuese, në ato çaste qës’i doli e saj dhe u zu ngushtë.

Nderim....Nderim mësuesit të gjuhë letërsisë, nderim drejtorit të

shkollës! Nderim njeriut që, ndonëse është ndarë nga kjo jetëdhe ndodhet diku në parajsë, do të mbetet i paharruar, sisimboli i mirësisë për mua dhe për gjithë jetën.

Gjirokastër, 13 qershor 2012

Page 296: Azis Hoxha perfundim

296

AZIS HOXHA

Ka plot të thuash për njeriun e urtë, fjalëpak,zemërmadh, humanistin e dikurshëm

Nga Ferdi Berberi

Shkollën fillore e nisa dhe e përfundova në shkollën“Drita”. Një godinë dykatëshe nga ana e fasadës, ku unë moramësimet e para. Ajo ishte e vetmja, ngjitur me gjimnazin efamshëm të qytetit tonë. Përballë fillores sonë qëndrontehijerëndë godina e stërmadhe me stil evropian dhe bukurimahnitëse, e cila si në pamje dhe në thelb, na befasonte. Saherë kalonim në oborrin e gjimnazit, zgjatnim kokën dhehidhnim vështrimin brenda dritareve.

Gjithçka brenda tyre na dukej mister, madje diçka efrikshme.

“Çfarë mësojnë vallë aty brenda?! – pyesnim veten dhemblidheshim buzë e supe si për të rithënë : “ Çudi s’i ia dalin!Ç’kokë kanë që i futin në tru?...”

Pjesën e dytë të shkollimit të fëminisë, në moshëndymbëdhjetëvjeçare, shtatorin e 1955, e fillova në shkollën“Koto Hoxhi”. Një godinë dykatëshe me themelet e nguluarmbi shpellat e “Përroit të tmerrshëm të Ficos” për ne atëherë.

Godina, që në kontaktin e parë, na u duk hijerëndë. Portae jashtme si dhe ajo e godinës ishin me harqe. Në të dy katet esaj kishte gjashtë klasa për tri paralelet e 5, 6. 7. Gjithëkonstrukti i brendshëm përbëhej prej material prej druri: trarët,tavanët, dyshemetë, shkallët, ndarjet po prej druri.

Tani që mbylla të gjashtëdhjetë e tetat e kujtoj me mall, menostalgji, atë kohë dhe atë shkollë, dhe, pse ta fsheh, sa herëshkoj kalldrëmit, në krah të Çakallit, qëndroj dhe më përfshin

Page 297: Azis Hoxha perfundim

297

Gjirokastra në epope...

ajo e bukura, e papërshëritshmja petalja e fëminisë.I kujtoj sidomos mësuesit me radhë e më duken sikur

lëvizin aty, në oborrin e shkollës, kur hynin në klasë meregjistra në dorë, ndonjë i buzëqeshur, dikush tjetër i vranët.

Qenë disa si: Petro Papakosta, “adapti” i historisë, sikundëre përkufizonin, Lefter Diloja, mësuesi i qetë me syze dhe qëfalte, Fotaq Kekezi, Tonina Hido, Omer Hashorva e tjerë, tëcilët edukuan te ne dashurinë për arsimin, kulturën, edukatën.Të gjithë njerëz të përkushtuar pas punës fisnike që brezattanë u kanë borxh lodhjes së tyre.

“Ndjehem krenar, - i tha në një takim spontan Tonina, atyreqë na rrethonin përqark, - Fredin e kam patur nxënës herët... Endiej sjelljen e tij dhe mburrem tani që e shoh, ku ka arritur. Ibukur qe i vogël, - dhe qeshi, - dhe më i bukur është dhe tani”.

Unë isha 35 vjeç atëherë dhe sot ndjej në kuptimin e asajçfarë tha.

* * *Por ishte dhe dikush tjetër midis tyre. Një burrë mesatar

në moshë dhe me trup, pak i bëshëm dhe pa flokë. Qe ballëgjerëme mollëza, të cilat binin mënjeherë në pah, sa i hidhjesyrin...Ishte dhe qafëshkurtër. Vishej me një kostum (ndoshtablu të thellë ose të zi). Nuk vinte kurrë pa kravatë mbikëmishën e bardhë...

Ky ishte drejtori i shkollës, Azis Hoxha, nga lagjja ime esipërme, Palorto, burri më serioz . Për të tre ciklet ishte drejtoriynë.

Edhe sot pas 59 vitesh, e kujtoj me ndjenjë dashurie erespekt. Edhe pse titullar, në shkollë ishte njeriu më fjalëpakmidis të tjerëve.

* * *Azisi i dinte hallet e njerëzve, sidomos të pjesës dërmuese

të fëmijëve, të cilët ishin të varfër dhe vuanin ndoshta dhe përbukën e gojës. Sa thellë hynte në botën e tyre ai njeri i ditur!

Page 298: Azis Hoxha perfundim

298

AZIS HOXHA

Na përshëndeste, kur vinte në mëngjes e buzëqeshte. Napërkëdhelte në faqe e ne, pasi i thoshnim “mirëmëngjes”,ulnim kokën dhe skuqeshim.

Në rreshtimet e mëngjesit, në oborrin e shkollës, fliste pak.Na porosiste dhe na kujtonte nevojën e të mësuarit, si e vetmjarrugë për të ecur në jetë. Sillej me takt me kolegët, i inkurajontemë të rinjtë dhe i dëgjonte dhe mendimet e tyre me kujdes.

Më kujtohet, kur na tha një mëngjes: “ Është kollaj dhedjali e meriton masën për t’u përjashtuar (Unë djalin e kishanë klasë). - Nuk është hera e parë për ty, - iu drejtua nxënësit,që kishte nxjerrë para shkollës dhe mësuesja me të drejtë epropozoi masën. Por familja e sidomos yt at rropatet që t’iuushqejë dhe të të japë shkollën.... Mua, - tha, pas një pauze tëshkurtër, - më vjen turp... E njoh mirë dhe e kam shok. A mundt’i dal përpara, nëse unë të përjashtoj nga shkolla. Po çfarë t’ithem?...”

Ai foli gjatë dhe pastaj, për çudi, e afroi nxënësin (të cilin elë anonim te vetja) e përkëdheli dhe e porositi, çuditërisht,fare qetë:

“Kolegët të më falin, por djalit i duhet dhënë edhe një herëdora, ndaj, më saktë, babait të tij i duhet bërë një nder”.

I ra kraheve dhe e nisi drejt shokëve.- Të më falni, ju lutem! – iu drejtua kolegëve.Kishim ngrirë në këmbë. Mendonim se çfarë do të ndodhte,

se do të bëhej hataja, por, kur gjithçka mbaroi, morëm frymëlirisht dhe u gëzuam tej gëzimit se shoku ynë shpëtoi nga“fundosja”.

Më pas djali iu përvesh mësimeve. Arriti të bëhej arsimtar.Ka plot të thuash për njeriun e urtë, fjalëpak, zemërmadh,

humanistin e dikurshëm. Ky pasazh e përligj këtë mendimdhe vlerësim jo timin, por të gjithëve , të cilët e kanë njohur...

Page 299: Azis Hoxha perfundim

299

Gjirokastra në epope...

* * *Shkurt

*Ishte pjesë e Grupimit intelektual: Naqo Kutra, KasjaniKutra, Mikel Koka, Itale Koka, mësuese e gjeografisë në “KotoHoxhi”, italiane, Dr. Thoma Zhusti (ftiziatër) Tomor Bozgomësues, Tonina Hido (mësuese), Milto Hido, Sotir Bita, KoçoMosko, Vaso Konomi, Nikollaq Sallabanda (ushtarak ngaBerati), Dr. Vasil Laboviti, Dr. Vasil Jorgji, Dr. Kalivopulli, SubiBakiri, Lefter Dilo e tjerë.

*Azisi i përkushtohej shumë bibliotekës së tij dhe gjithmonëkërkonte të pasuronte fondin e saj , një praktikë, të cilën endiqte dhe në shkollën”Koto Hoxhi”, ku ishte drejtor.

Biblioteka e shtëpisë kishte një fond të madh libror, letrar,historik, shkencor, madje libra të vjetër të “verdhë”, qëquheshin për kohën, si “Kanuni i Lek Dukagjinit”; libra tëshumtë në italisht, pak frëngjisht...

Ai kujdesej shumë për këtë bibliotekë.

*Myftari, vëllai i tij, kishte mbaruar shkollën “Ruzhdie”.Gjatë mbretërimit të Zogut ka qenë në doganë, fillimisht sheffinance në Berat, i akuzuar edhe për eliminimin edhe tëdokumenteve ne Prefekturën e Gjirokastrës ... Punoi dhe pasçlirimit në Prefekturë dhe i akuzuar për djegien e saj.

*Pinte kafe me miqtë e tij në të njëjtën orë çdo ditë, dukezbatuar me rigozitet orarin...

Përkujdesej gjithmonë për një baçe të vogël.Azisi ishte njeri i zbatimit të një rregjimi, sikundër e kishte

planifikuar në shfrytëzimin e kohës dhe këtë e realizonte mepërpikmërinë më të madhe ...

Page 300: Azis Hoxha perfundim

300

AZIS HOXHA

*Ai ishte një tifoz i rregullt dhe i kulturuar sportiv dhe njënga vetitë e tij tipike ishte se shfaqte karakteristika të larta tëemancipimit shoqëror: shkonte bashkë me shoqen nëveprimtaritë sportive, duke ndjekur ndeshjet e ekipit tëLuftëtarit.

*Zhvillonte vizita të shkurtra te :Feti Gjylani jurist Tiranë, Omer Hashorva, Bahir Kokalari,

Ylber Kallajxhi Viktor Angoni, mësues.Lidhje të ngushta me Kokalaret, Finot e sidomos me Murat

Finon...Kishte miqësi me : Telo Mezinin, Bexhet Mema, Bedri

Spahiun, Manol Milon (pasi gruaja e tij ishte mësuese nëshkollën, ku drejtonte ai). Edhe me Dashnor Mamaqin ka pasurlidhësi të mirë.*

Azis Hoxha kishte një karakteristikë tipike, të cilën e kanëvenë në dukje bashkëkohësit: “Nuk lexohej kollaj ky njeri”.

Me kolegët kishte gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyera.Edhe kur ishte drejtor në Sukë të Përmetit ka qenë identik nëveprime dhe në sjellje... Këtë e pohon edhe Et’hem Kaso, i cilika qenë në Sukë, në kohën kur Azisi ishte drejtor atje, për disavjet...

Me Haki Toskën

Page 301: Azis Hoxha perfundim

301

Gjirokastra në epope...

Ankthi i nënës

...Kur arrita te korridori i shkollës, ashtu e papërmbajturdhe duke marrë frymë me zor, iu drejtova një mësueseje. Poajo paskish qëlluar një grifshë, jo njeri:

- Jam nëna e Kristo Stojës. E kam këtu, në klasë të pestë. Tëlutem, mund të më sqarosh, nëse ka ardhur djali në shkollë?

- Ou, moj shoqe, keni oreks juve! Në qindra nxënës që kemine, nga mund të di unë se ka ardhur apo jo djali yt?- m’u kthyeme indiferentizëm e me një farë qesendije mësuesja, që ethërrisnin Vera. Pastaj m’u afrua gati të më shtynte, duke mëvënë dorën për të më nxjerrë jashtë portës.

“ Të lutem dil, e kemi të ndaluar të rrijë njeri korridoreve,në kohën, kur bëhet mësim “.

Prapa krahëve të mi shtyu me forcë portën, që kërciti, sikurdo të thyhej...

“Mos të mbiftë fëmijë në bark!”- e mallkova.Kishte pak që kishte filluar mësimi. U afrova pranë dritares

së një prej klasave të katit të parë. Një zë i ëmbël prej prindikomunikonte ngrohtë me nxënësit e vet. E njoha se kisha vajtur disaherë tek ai për t’u interesuar për mbarëvajtjen e djalit, ishte drejtorii shkollës. Ai jepte lëndën e letërsisë.

“Jam që jam, - mendova, - po rri këtu e po pres, deri sa tëmbarojë ora e mësimit. Pastaj hyj të marr vesh për djalin”.Xhamet e dritares ishin veshur nga brenda me avull, kursetymi dilte shtëllunga – shtëllunga të zeza nga tubi i sobës sipërmeje. Aty ku isha, nuk mund të shikoja asgjë, veçse kisha njëfavor dëgjoja për bukuri, sikur të isha brenda.

Zëri prej babaxhani i drejtorit kumboi ëmbël në mjedisin enxënësve:

Page 302: Azis Hoxha perfundim

302

AZIS HOXHA

- Sot, të dashur fëmijë, keni ardhur në shkollë në këtë mottë keq. Dikush ka ardhur nga afër, por nëpër shi. Dikush prejjush akoma më keq, ka ardhur nga larg, për të mos e lënëmësimin. Ka prej jush që janë të lagur, se nuk iu arriti koha tëthaheshit, të ngroheshit, të mblidhnit veten. Kjo është sakrificëpër shkollën dhe unë e kuptoj se ju e doni atë, i doni librat, idoni mësuesit, të cilët japin gjithçka nga vetja për t’u bërë tëditur. Në këto kushte unë kam menduar që sot të bëjmë njëorë të lirë letrare. Kush nga ju me dëshirë, do të dalë paraklasës dhe të na tregojë vështirësitë, që ka përjetuar për tëardhur në shkollë.

Një grumbull zërash, një përzgjedhje e mësuesit dhe pastajnjë monolog fëminor, i çiltër, i sinqertë dhe i treguar bukur.

-Si zëri i tij më duket, - mendova në çast. – O Zot i madh,mbamë mendjen në kokë!

Dhe u drodha e tëra. Lotët më vërshuan faqeve, gushësdhe më binin para këmbëve të mia, si pika shiu.

Unë, që qëndroja jashtë dritares, nuk mund të duroja më.Më gëlonte gjoksi, më hidhej përpjetë. Shtyva portën. Shyqyrmësuesja pa shpirt nuk e kishte kyçur dhe kishte shkuar tëngrohej. Trokita te dera e klasës dhe akoma pa marrë përgjigje,në mund të hyja, u ndodha përballë Kristos tim, iu lëshova, epërqafova, e putha dhe e shtrëngova fort. Lotët s’mëmbaheshin. “Biri im, për pak të humba! Unë e pata gabimin!”

Dhe ngrita duart drejt qiellit: “Të faleminderit, o Zot!Faleminderit, o Zot, që e dëgjove zërin e nënës dhe m’ishpëtove këta fëmijë!”

Pak më vonë, e mblodha veten dhe iu ktheva drejtorit:“ Më fal, shoku Azis, që hyra pa lejë dhe u tregova e

pasjellshme. Por, s’mund të duroja! Faleminderit për gjithçkabën për këta fëmijë!”.

Drejtori, Azis Hoxha, ky njeri trupvogël, por i madh ngashpirti, i qetë dhe buzëgaz, tha:

- Jo, moj shoqe, në këtë rast edhe ne duhet të shikojmëgabimet tona. Ja mua më çudite që ti, e bërë ujë, e dërmuar

Page 303: Azis Hoxha perfundim

303

Gjirokastra në epope...

nga rruga e gjatë dhe e tronditur sa s’ka më, paske qëndruarjashtë në të ftohtë, në dilemë, se a do ta gjeje vallë djalin!”

Nxënësit e klasës i kishin drejtuar sytë nga kjo skenëmallëngjyese dhe me mendje, si në një film, përjetoninperipecitë e shokut të tyre për të mos humbur shkollën.

Gjirokastër, 04.01.2005

Page 304: Azis Hoxha perfundim

304

AZIS HOXHA

Urtia dhe pëlqesat e Azis Hoxhës ndajkëshillimeve të dijetarëve të mëdhenj

1. Gënjeshtra të parën e fiton, të dytën çalon dhe të tretën epëson...

2. Kur syri shikon në errësirë, mendja shikon turbull.

3. Njeriun e lirë nuk duhet ta ndjekë frika nga pas, si syri...

4. Ju të gjithë duhet të pyesni veten: “Kush jeni ju? Dheç’keni bërë?”

5. Ata që i ruhen më shumë qortimit, sesa rrezikut, atygjenden edhe njerëzit më të frikshëm për armë...

6. Ata i dhanë vetes një çertifikatë paaftësie...

7. Ashpërsia e të tjerëve, më pat humbur rrugën... Kur upërdor logjika dhe urtësia, unë gjeta rrugën e drejtë...

8. Çmoje njeriun nga ajo që bën dhe jo nga ajo që thotë.

9. Drita e arsimit të pastron, të shëndosh, ajo të qytetëron etë mbush me ndjenjë humanitare.

10. E bukura është aq e dobishme, sa edhe e nevojshme.

11. Është e lehtë të jesh i mirë, por është e vështirë të jesh idrejtë...

12. Ëngjëlluar në skenë, djallëzuar në prapaskenë...

13. E reja duhet të çajë përpara, duke mos ofenduar tëvjetrën...

Page 305: Azis Hoxha perfundim

305

Gjirokastra në epope...

14. Faktet vlejnë më shumë se fjalët.

15.Gëzimet që njeriu i gëzon në jetë, padrejtësisht, ai, njëditë të zezë, do t’i paguaj shumë shtrenjtë...

16. Gjithçka e mirë vjen nga rrezet e diellit dhe vullneti imirë i njeriut...

17. Historia dhe drita janë për të zbuluar të vërtetën.

18. Ideali eshtë pika kulmore e logjikës.

19. Ju keni për të fituar lirinë, kur armiku juaj ka për tahumbur atë ...

20. Ju nuk keni fisnikëri njerëzore, ju jeni kufomë pandërgjegje...

21. Ju keni hedhur themele të atilla, ku mund të ndërtohetçdo lloj ndërtese.

22. Kapadajllëku i mizorit dhe padrejtësia e shtypësit, janëarmiqtë më të rëndë të njerëzimit.

23. Kapriçot e një diktatori mendjemadh të shpien nërrjedhime fatale...

24. Kryengritja është vepër e gladiatorëve.

25. Kurajua nuk ia ka frikën krimit dhe as ndershmëriaautoritetit.

26. Kur drejtësia do të bëjë ligje të drejta, i varfëri nuk do tëgrabitet nga i pasuri...

27. Lavdia u përket atyre, që përdorin bindjen dhe logjikën.

28. Këta majmunë sa më lart të ngjiten, aq më haptas etregojnë “prapanicën”...

29. Miqësia e sinqertë ekziston në njerëz të thjeshtë.

Page 306: Azis Hoxha perfundim

306

AZIS HOXHA

30. Morali është ajo doktrinë, e cila na mëson, jo sesi duhettë bëhemi të lumtur, por sesi duhet të bëhemi të denjë ...

31. Mos ki shumë besim te njeriu, që përkulet shumë herëpara teje.

32. Mos e tepëroni mirësinë, se mirësisë së tepëruar i fryndjalli në vesh.

33. Ndëshkoje për të kaluarën , të zërë mend për tëardhmen.

34. Në e vendet e robëruara populli s’ka zë, ai është ngjiruarnga trishtimi dhe vuajtjet e përjetshme.

35. Njerëzit për të vdekurit flasin mirë...

36. Nuk duhet që ligjet t’i bëjnë të diturit dhe mendimet t’ijapin të paditurit…

37. Njerëzit nuk janë të barabartë, ai që do dhe kërkonbarazi kërkon absurditet.

38. Puna më e rëndë është vjedhja…

39. Shpirti i tradhtarit jeton në trup të huaj…

40. Vajza është zonja e askujt, por, kur e bën atë të veprojë,sipas mendjes së saj, ajo bëhet zonja e gjithkujt...

41. Zemra e femrës ka monopolin e mëshirës…

Page 307: Azis Hoxha perfundim

307

Gjirokastra në epope...

“Faleminderit për gjithçka, mësuesi im!Lamtumirë!”

Nga Viktor Zhusti

Për mua, periudha e shkollës 7 vjeçare, tepër e çregulltedhe e ndarë në tre qytete, mund të justifikojë faktin që, nëkujtesë, kam ruajtur shumë pak portrete mësuesish. Midis tyreruaj si të dashura e, çuditërisht, akoma më japin emocion, kuri sjell ndërmend, mësuesja e klasës së katërt ushtrimore,Lumturi Cani, e cila më zgjoi dhe më ushqeu dashurinëinteresin për letërsinë, mësuese dhe drejtoreshë e “ShtëpisëFëmijëve” në Sarandë, Sofie Kushi dhe drejtori i shkollës “KotoHoxhi”, Azis Hoxha. Figura më dinjitoze e mësuesit, njeriuttë rreptë dhe të drejtë, edukator dhe prind njëkohësisht,qytetar dhe familjar shëmbullor, ndoshta të vetmit që, kugjithkush, në atë sistem e post, e thërrisnin me epitetin “shkok”,askush nuk ngurronte t’i drejtohej si “zoti” Azis “. Një burrë(figurë) pak i shkurtër me një kokë të shogët dhe një “s”karakteristike, fishkëlluese në të folur. E shihnim të zbriste

Page 308: Azis Hoxha perfundim

308

AZIS HOXHA

çdo ditë drejt shkollës, në Varosh, i qetë i dashur, duke marrëdhe shpërndarë respekt ndaj gjithkujt, që takonte, deri sa hyntenë shkollë me çantën e tij të rëndë prej lëkure. Ishte mësuesdhe drejtor i shkollës. Askush nuk i shmangej dhe i fshihej,sepse shikimi, buzëqeshja e vetëm “Mirëmëngjesi” i tij, ishqiptuar, me atë mënyrën e tij të veçantë, na ngrohte e nabënte më të afërt.

U rrita. Mbarova fakultetin dhe u ktheva për disa vjet nëGjirokastër. Ai tashmë qe miku i familjes sonë. Vështirë segjeje një qytetar më aktiv e të kudogjendur. E gjeje në sta-dium me të nderuarën “nënë Manon”, në shfaqet teatrale,entuziast për nxënësit e tij dhe në jetën e qytetit i preokupuarpër mbarëvajtjen e tij.

Shumë vjet më vonë nxitova të kthehem në Gjirokastër,për t’i dhënë “lamtumirën e fundit” mësuesit tim të shtrenjtë,i rreshtuar pas mijëra e mijëra qytetarëve, të cilët ngjisheshinnjëri pas tjetrit për të patur nderin ta mbanin për një çast mbisupe; gjeta rastin t’i afrohem për të bërë nderimin e fundit, tëthërmoj ngadalë për të një grusht dhe për të mos e shqetësuare lënduar. Dhe në heshtje mërmërita brenda vetes:“Faleminderit për gjithçka, mësuesi im! Lamtumirë!”

Page 309: Azis Hoxha perfundim

309

Gjirokastra në epope...

Burrë i pastër plot virtyte

Nga Engjëll Fino

Me ndjenjat e shqiptarizmitQë në fëmijëri u rrite,Mësues , edukator,I palodhur ndër vite!

Kur Atdheu u pushtua,Me shokët u ngjite malit,Rroke armët partizane,I dole zot vatanit!

Krah me trimat partizanëNë betejat çlirimtare,Azis Hoxha burrë , s’u mposhteSa sollët lirinë e madhe .

Burrë i pastër, plot virtyte,Me emër në Gjirokastër,Ti , Azis njihesh në breza,Për zemrën tënde të pastër.

Që ng a Suka e Përmetit,Gjirokastër e Libohovë,Breza nxënësish kujtojnë,Mësuesin shëmbullor.

Page 310: Azis Hoxha perfundim

310

AZIS HOXHA

Si edukator nga më i rralli,Ke lënë gjurmë në vite,Azis Hoxha atdhetari,Portretin tënd lart e ngrite.

Në armatën e arsimitSa krenar ti je radhitur,Gurë themeli vendosePër shkollën tonë të ndritur!

Page 311: Azis Hoxha perfundim

311

Gjirokastra në epope...

PËRMBAJTJA

Vërtetësia historike, kryefjala e motivuar ............................... 3Prologu i një tragjedie ................................................................ 9Fillimi i rrëfimit për veten në pragnisje ................................. 15Ngjarjet e kohës së rinisë nuk shlyhen lehtë nga kujtesa ... 19Tradhtia e paturpshme e mbretit ahmet zogu:Lënia e vendit në pambrojtje ................................................... 21Pushtimi dhe zgjedha............................................................... 27Në qytetin e lindjes ................................................................... 35Episodi i mashtrimit dhe i daljes prej tij... ............................. 39Lufta italo- greke i kushtoi shumë vendit tonë .................... 42Shtigjeve të luftës ...................................................................... 46Mitingjet e 34 përvjetorit të luftës së Mashkullorës ............. 54Kortezhi në formën e një demonstrate .................................. 58Pas pesë muajve ........................................................................ 60Zemërgjerësia ............................................................................ 64Misionet “diplomatike” të Ali Bej Këlcyrës, fytyra e vërtetë e tij... ........................................................................... 81Oratori i ballit i importuar nga Vlora del jashtë loje ... ....... 84Arrestime, propogandë, episode dhe tradhti tënjëpasnjëshme ........................................................................... 89Në ilegalitet ................................................................................ 93Xha Abidini ................................................................................ 97Plaku i shtëpisë u tregua mikpritës, po pjesëtarëte tjerë të familjes dukeshin të shqetësuar. ........................... 101Fitorja e shumëpritur.............................................................. 105Vota e parë e lirë ..................................................................... 117Pjesëmarrje aktive në luftë .................................................... 125Përsëri në luftë ........................................................................ 134Përballimi i situatave të rrënimit .......................................... 142

Page 312: Azis Hoxha perfundim

312

AZIS HOXHA

Transporti rekord i municionit të gjetur nëkushtet e një diktimi prezent... ............................................. 144Letra e cigarit ........................................................................... 146Komisioni antipopull... .......................................................... 148Tradhtia dhe shpagimi ........................................................... 150Mllefi i memesë... .................................................................... 154Konferenca e arsimtarëve ...................................................... 161Spitali partizan ........................................................................ 165“Falje , falje” ushtoi nga zëri i popullit dhei partizanëve në lëmin e durajve të stegopulit... ................ 182Plani mbrojtës për operacionin e qershorit ......................... 191Në shtatë ditë .......................................................................... 202Qyteti në një nur të bukur ..................................................... 229Dimensionet e kujtesës .......................................................... 239Azis Hoxha, një personalitet, intelektualdinjitoz i Gjirokastrës ............................................................. 259Azis Hoxha , drejtori i parë në ish shkollën7 vjeçare Sukë .......................................................................... 264Kur njoha Azis Hoxhën ........................................................ 271Azis Hoxha në këndvështrimin e kolegëvegjirokastritë .............................................................................. 276Në shkollën “Koto Hoxhi” ................................................... 285Vlerësimi .................................................................................. 288Njeriu fisnik dhe simbol i mirësisë ...................................... 290Ka plot të thuash për njeriun e urtë, fjalëpak,zemërmadh, humanistin e dikurshëm ................................ 296Ankthi i nënës ......................................................................... 301Urtia dhe pëlqesat e Azis Hoxhës ndajkëshillimeve të dijetarëve të mëdhenj ................................. 304“Faleminderit për gjithçka, mësuesi im! Lamtumirë!” ..... 307Burrë i pastër plot virtyte ...................................................... 309