Upload
arben-beshtica
View
322
Download
0
Tags:
Embed Size (px)
Citation preview
KOLEGJI “PJETËR BUDI” - PRISHTINË
P U N I M S E M I N A R I
LËNDA: Bazat e së Drejtës dhe e Drejta Turistike
TEMA: Burimet e së Drejtës Biznesore
Mentori: Studenti:Prof . Naser Gjinovci Arben Beshtica
PËRMBAJTJA:
1. Hyrje...................................................................................................................................3
2. Burimet e së drejtës biznesore .........................................................................................4
3. Burimet e së drejtës biznesore në veçanti .......................................................................5
4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës ...............................................................................5
5. Ligjet e një vendi ................................................................................................................6
6. E drejta zakonore .............................................................................................................6
7. Doket afariste-biznesore...................................................................................................7
8. Kushtet e përgjithshme afaristo-biznesore….................................................................9
9. Uzansat .............................................................................................................................10
10. Kontrata t.........................................................................................................................11
11. Praktika gjyqësore……………………………………………………………………..12
12. shkenca juridike ………………………………………………………………………..12
13. konventat ndërkombëtare dhe rekomandimet ……………………….………………13
14. Përfundimi ………………………………………………………………………...……14
15. Literatura …………………………………………………………………………….…15
2
HYRJE:
E drejta Biznesore si disiplinë shkencore është paraqitur relativisht vonë, në dekadat e
fundit të Shekullit XX-të.
Materia, tematika dhe çështjet me të cilat është marrur e Drejta Biznesore gjatë
periudhave të ndryshme kohore, është shtjelluar nga ekspertë (teoricientë dhe prakticientë)
të ndryshëm, edhe ekonomistë edhe juristë. Kjo Degë e së drejtës megjithatë, të shumtën
është trajtuar si pjesë përbërëse; kryesisht e së Drejtës Ekonomike ose asaj Tregtare-
Komerciale.
Zhvillimi i hovshëm i së Drejtës Biznesore varësisht ka qenë i ndërlidhur me proceset tejet
intensive, dinamike, dhe gjithnjë e më shumë dimensionale të zhvillimit ekonomik dhe të
biznesit të fushave të ndryshme, si në planin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Domosdoshmëria e së Drejtës Biznesore vjen e shfaqet si rrjedhojë e aktiviteteve, nevojave,
modaliteteve dhe përmbajtjeve diferente në marrdhënie biznesore dhe të biznesit, të cilat
në rrjedhat e një zhvillimi të këmbimeve të shpejta dhe marrdhënieve gjithnjë e më
komplekse e shumëprofesinale, të cilat doemos kërkonin dhe kërkojnë edhe sot studime,
analiza, sqarime dhe sidomos zgjidhje edhe të shpejtë edhe të drejtë.
Mirëpo, fillet e para dhe të mëpastajme të së drejtës Biznesore nuk janë aq vonë. Ato
ndërlidhen reciprokisht me pararendësen e së Drejtës Biznesore; fillimisht të drejtën
Tregtare dhe më pas me të drejtën Ekonomike. E Drejta Tregtare, ndërkaq, ka një rrugë të
gjatë zhvillimore që nga antika e lashtë.
Me zhvillimin intensiv dhe të shpejtë të teknologjisë dhe produkteve të reja (kibernetikës
dhe informatikës): zgjerimin e rrjetit të internetit; të marrdhënieve ekonomike dhe të
biznesit në nivel ndërkombëtar, paraqitet nevoja imperativë e ndërtimit, avancimit dhe
zhvillimit të rregullave, parimeve dhe standardeve përkatëse shtytëse dhe zhvillimore. Këto
rregulla dhe standarde, do të jepnin përgjigje adekuate, të shpejtë dhe efikase, në sfidat,
problemet, kërkesat, vështirësitë dhe nevojat e shumta të kohës, të cilat gjithnjë e më
shumë do të paraqiten, rrjedhimisht do të reflektohen, në raportet midis subjekteve të
ndryshme biznesore.
3
1.BURIMET E SË DREJTËS BIZNESORE
1.1 Burimet e së Drejtës në përgjithësi
Me sintagmën burime të së drejtës, nënkuptohen të gjitha ato fakte të cilat në mënyrë
vendimtare, ndikojnë në krijimin e së drejtës, në përgjithësi, por edhe të së drejtës
biznesore, në veçanti.
Burimet e së drejtës, vështruar në mënyrë të përgjithshme, ndahen në:
a) burimet materiale dhe
b) burimet formale.
Me burime materiale nënkuptojmë të gjitha ato fakte apo bamuri shoqërore dhe të gjitha
ato forca, të cilat shpijnë deri te krijimi i së drejtës (lufta klasore, si dhe marrdhëniet
shoqëorore, ekonomike, politike, kulturore dhe marrdhënie të tjera, të cilat brenda një
periudhe të caktuar kohore; në rrethana dhe kushte të caktuara shoqërore, në një sistem të
caktuar, zhvillohen në një vend apo shoqëri të caktuar.
Me burime formale ndërkaq në vetvete, ngërthejnë formën, në të cilën shteti, nëpërmjet të
mekanizmave dhe organizmave të tij institucional, nxjerrë norma Juridike. Sipas një
klasifikimi i cili konsiderohet si i sprovuar dhe tradicional, burimet formale të së drejtës
janë: kushtetuta, ligjet, aktet nënligjore, doket apo zakonet, praktika gjyqësore dhe
shkenca juridike. Mirëpo, sipas disa pikëpamjeve doktrinare, rrjedhimisht autorëve të
tyre, përveç dy llojeve të sipërlaboruara të burimeve të së drejtës, ekzistojnë edhe burime
vlerësore apo të bazuara në vlefshmëri dhe ne iniciativa e ide të caktuara.
Burimet vlersore apo ideore të së Drejtës, janë në të vërtetë vlera shoqërore, nga të cilat
buron e drejta. Nëse shtrohet pyetja reale dhe e arsyeshme, se a janë dhe në ç’masë janë
këto lloje burimesh të së drejtës, burime të plota, të mirëfillta dhe autentike, përgjigja më e
drejtë dhe e plotë do të ishte se nuk janë. Përse? sepse ato, në mënyrë iniciale dhe
4
aksiologjike, vetëm i iniciojnë dhe studiojnë idetë dhe vlerat e ndryshme shoqërore,
rrjedhimisht normave ekzistuese juridike, ua japin apo krijojnë fundamentin ideor, dhe
aksiologjik (të vlerave). Këto ide, vlera dhe ideologji janë p.sh: demokracia, shteti i së
drejtës, por edhe totalizmi; nazi fashizmi; socializmi; kapitalizmi etj.
Sido që të jetë, për të drejtën evrokontinentale, sidomos për të drejtën civile të saj; pra
edhe për të drejtën tonë kombëtare, më të rëndësishmen dhe primar, janë burimet formale,
në krahasim me ato materiale.
1.2. Burimet e së Drejtës Biznesore në veçanti
Sikurse çdo degë e së drejtës edhe e drejta biznesore ka burimet e saj. Ato mund të jenë:
a) nacionale dhe
b) ndërkombëtare
Burimet nacinale të së drejtës biznesore janë: Kushtetuta, ligjet, aktet nënligjore, doket,
adetet apo zakonet biznesore, uzansat dhe kontratat. Ekzistojnë dilema ende, se athua
praktika gjyqësore dhe shkenca juridike paraqesin burime të mirëfillta të së drejtës
biznesore apo jo?
1.2.1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
Kushtetuta e Republikës së Kosovës me dispozitat e saj në mënyrë shprehimore e rregullon
dhe proklamon ekonominë e tregut me konkurrencë të lirë, si fondament të rregullimit
ekonomik të vendit.1
Duke u manifestuar në rolin e burimit parësor dhe bazik, Kushtetuta e Republikës së
Kosovës, së bashku ehde me burimet e tjera, paraqet bazën juridike për rregullimin dhe
realizimin e marrëdhënieve juridike-biznesore2; rrjedhimisht edhe bazën e fortë dhe të
shëndoshë për zhvillimin perspektiv të së drejtës biznesore, si disiplinë shkencore.
1 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2008, neni 10, fq.32 Prof.Dr.Riza Smaka, cit.fq.65
5
1.2.2. Ligjet e një vendi
Ligjet e një vendi janë ndër burimet më të rëndësishme të së drejtës biznesore. Me ligje
rregullohen fusha dhe segmente të ndryshme të së drejtës biznesore. Aktet ligjore sikur
edhe Kushtetuta i miratojnë organet legjislative të vendeve të caktuara. Ligjet në
Republikën e Kosovës nxirren, respektivisht miratohen nga Kuvendi i Kosovës, në
procedurën e caktuar. Ato duhet të jenë në përputhje me njëri tjetrin dhe në harmoni të
plotë me kushtetutën e vendit. Si burim i së drejtës biznesore aktualisht mund të paraqiten
Ligji mbi shoqëritë aksionare: Ligji mbi kooperativat, mbi tregtinë e brendshme, tregtinë e
jashtme; Ligji mbi të drejtën e autorit dhe të drejtat tjera simotra; Ligji mbi patentin,
Arbitrazhin, Lizingun, Antidampingun; Ligji mbi markat(vurrata) tregtare.3
Një varg e vistër çështjesh, që ndërlidhen me biznesin, marrdhëniet afariste-biznesore,
subjektet, veprimet dhe transaksionet biznesore, më për së afërmi , detajisht rregullohen
me akte nënligjore. Këto akte nxirren në përputhje me aktet ligjore përkatëse, në formë të:
- Udhëzimeve administrative
- Urdhëresave administrative
- Dekreteve
- Rregulloreve
- Vendimeve
- Aktvendimeve; dhe rekomandimeve.
Aktet e sipërmendura, sikurse edhe aktet ligjore, nxirren nga Kuvendi i Republikës së
Kosovës, por edhe nga institucionet e tjera kompetente, në nivel qendror dhe lokal. Ato
duhet të jenë në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën.4
1.2.3 E drejta zakonore
3 vebfaqja e Kuvendit të Republikës së Kosovës: www.iKosovës.org4 Drakulic.M.,op.cit.,fq.21-23
6
E drejta zakonore dikur ishte burimi kryesor i së drejtës. Mirëpo, me zhvillimin e
shoqërisë, veçanërisht të drejtës së shkruara, ky lloj burimi i së drejtës do të humb nga
rëndësia e tij. Mirëpo, fillimisht në të drejtën tregtare përkatësisht ekonomike e më vonë
edhe në të drejtën biznesore, pesha, roli, dhe rëndësia e së drejtës zakonore dhe dokeve nuk
do të zbehet as zvogëlohet. Përkundrazi, krahas zhvillimit dhe kodifikimit të së drejtës
biznesore, edhe e drejta zakonore biznesore edhe doket ose zakonet biznesore, do të
vazhdojnë të qëndrojnë si burim relevant i së drejtës biznesore. Mirëpo, gjykuar nga
pikëpamja teorike, në teorinë juridike, bëhet dallimi në mes të nocionit “e drejtë tregtare
zakonore” dhe nocionit, dokeve apo zakoneve tregtare ose biznesore dhe uzansave. Dallimi
themelor, qëndron në faktin se te e drejta tregtare zakonore, bazë aplikimi është bindja,
vetëdija, që individi, qytetari është juridikisht I detyruar, që të sillet në mënyrë të caktuar,
derisa në rastin e dokeve-zakoneve tregtare(biznesore), kemi të bëjmë me sjellje, bazë
themelore e së cileës është bindja e oportunitetit; së cilës bindje i mungon vetëdija mbi
detyrueshmërinë juridike. Nga dallimi themelor i elaboruar më lartë, rezulton konstatimi
se e drejta zakonore aplikohet edhe pa vullnetin e plaëve, ajo për palët është e drejtë e
detyrueshme, pikërisht aq dhe ashtu, sa e si edhe e drejta e shkruar. Ndërkaq, doket apo
zakonet tregtare, aplikohen në bazë të vullnetit të palëve.
Në këtë kontekst lypset theksuar esencën dalluese edhe në mes të dokeve tregtare-biznesore
(në kuptim të ngushtë) nga uzansat. Në fakt edhe uzansat janë doke tregtare-biznesore,
mirëpo të tubuara, sistemuara dhe kodifikuara, nga institucione dhe organizma ekonomike
të autorizuara.5
1.2.4 Doket afariste – biznesore
Doket afariste biznesore mund të jenë ndërllojore, varësisht nga kriteriumi i cili aplikohet
në klasifikimin e tyre. Kësodore në vartësi të territorit, në të cilin vlejnë dhe zbatohen,
doket mund të jenë:
- Të përgjithshme (të cilat vlejnë për territorin e një vendi)
- Regjionale (të cilat vlejnë në një rajon si p.sh. në Dukagjin); dhe
5 Dr. Vladimir Kapor, Dr. Slavko Caric, Ugovori robnog prometa, Privredna stampa, Bg, 1976, fq.32-34
7
- Lokale (kur vlejnë në një vend të caktuar p.sh. në Gjilan)
Në qoftë se si kriterium I klasifikimit merret materia, fusha apo dega që rregullohet,
atëherë doket afariste paraqiten si : të përgjithsme (nëse vlejnë për të gjitha degët,
veprimtaritë biznesore dhe për të gjitha pjesët e tërësisë biznesore), të veçanta (nëse vlejnë
vetëm për një degë ose pjesë të tërësisë biznesore). Sa i takon fuqisë juridike, doket
biznesore lokale, janë më të fuqishme se sa doket regjinale dhe ato të përgjithshme; sikurse
që doket e veçanta janë më të fuqishme, se sa ato të përgjithshme.
Doket biznesore si burim relevant i së drejtës biznesore, janë të rëndësishme dhe me peshë,
në qoftë se aplikohen. Aplikimi i dokeve biznesore mbështetet në vullnetin e shprehur të
subjekteve biznesore, në qarkullimin, rrjedhimisht gjatë transaksioneve të tyre biznesore.
Kjo do të thotë se aplikimi i tyre duhet të kontraktohet nga palët e marrdhënieve
detyrimore, ose vullneti i shprehur lypset të supozohet, respektivisht nëse nga rrethanat
rezulton se aplikimin e dokeve biznesore palët e kanë dëshiruar. Duhet vënë në pah se p.sh.
Ligji mbi marrdhëniet e detyrimeve e rregullon edhe çështjen e aplikimit të dokeve të mira
biznesore, duke i detyruar pjesëmarrësit e marrëdhënieve detyrimore që t’iu përmbahen
këtyr dokeve (neni 21. paragrafi 1 I ligjit në fjalë). Këto çështje apo rregulla janë të
karakterit të veçantë. Pra, janë rregulla të moralit afarist-biznesor, të cilat vlejnë si
rregulla të sjelljës në punët ekonomike-biznesore; ndaj ato, si të tilla, lypset ndarë nga
rregullat e dokeve biznesore, të cilat, për nga natyra dhe karakteri i tyre, janë rregulla
biznesore, në marrdhëniet juridike-biznesore, përkatësisht në jetë ekonomike. Duhet
theksuar këtu se këto rregulla, në transaksionet kontrakture, si dhe në punët tjera
juridike-biznesore, nuk janë gjithmonë edhe rregulla morale, ngase nuk konstituohen
domosdoshmërisht dhe kurdoherë në parimet etike dhe të etikeës biznesore, të transponuar
në sferën e marrëdhënieve juridike, siç është rasti me doket e mira afariste. Aplikimi i
rregullave të moralit biznesor “dokeve të mira afariste” në ligjin mbi marrëdhëniet
detyrimore, është i natyrës imperative. Kjo mund të jetë zgjidhje që i përgjigjej rrethanave
dhe parimeve të sistemit juridik dhe politik të vendit dhe kohës, në të cilën është nxjerrë ky
ligj, por sa i përket zhvillimit të mëtejmë, të hovshëm dhe propulziv të së drejtës biznesore,
gjithsesi është me interes. Pse? Sepse ligji në fjalë e fuqizon aplikimin e dokeve të mira
afariste në transaksionet biznesore. Përndryshe rregullat e noralit në mënyrë gjenerale,
aplikohen për vlerësimin e të gjitha marrëdhënieve juridike:që don të thotë edhe për
8
marrëdhëniet biznesore në qarkullim ekonomik. Mirëpo, duke u bazuar në ndërlidhjen që
kanë me të drejtën biznesore, me biznesin dhe degët e tjera të ekonomisë, doket biznesore,
morale, për nga elementet filozofike dhe etike, dallohen nga doket e tjera. 6
Krahas valorizimit zhvillimor dhe kodifikimit të së drejtës biznesore, përveq dokeve
biznesore të nivelit nacional, gjithnjë e më tepër manifestohen dhe fitojnë në peshë edhe
doket biznesore ndërkombëtare.
1.2.5 Kushtet e përgjithshme afariste – biznesore
Doket biznesore dhe uzancat shpeshherë në kuptim të gjerë të fjalës konsiderohen dhe
quhen e drejtë autonome biznesore. Kjo e drejtë nuk buron nga ligjvënësi, por në bazë të
parimit të autonomisë së vullnetit, konstituohet dhe zhvillohet nga subjektet biznesore.
Pikërisht në vazhdën e këtij procesi e kanë zanafillën dhe ecurinë e bujshme zhvillimore-
kushtet e përgjithshme biznesore ose afariste, si burim i së drejtës. Kushtet e përgjithshme
biznesore, janë rezultat dhe produkt i zhvillimit të hovshëm të së drejtës moderne, në
përgjithësi e së drejtës biznesore, në veçanti.
Rëndësia dhe prania e tyre në marrëdhëniet, rrjedhimisht në transaksionet biznesore, si në
ato nacionale ashtu edhe në ato ndërkombëtare, aktualisht është tejet e madhe. Kontrata
në të cilat kushtet e përgjithshme biznesore, bëhen pjesë e përmbajtjes së kontrates, quhen
kontrata formularë, kontrata standarde ose kontrata të standardizuara, rrjedhimisht
kontrata të tipizuara. Përkitazi me këtë, nocionet “kushtet e përgjithshme biznesore” dhe
kontratat standarde shpeshherë nuk dallohen. Kushtet e përgjithshme biznesore krijohen
përmes përpilimit të tyre nga subjektet e ndryshme biznesore, me fuqi të traditës
biznesore. Ndonëse me “kushte të përgjithshme biznesore”, në kuptim të gjerë
nënkuptohen edhe kontratat tipike apo të tipizuara dhe ato adëhesive ( ndajshtuese).
Megjithatë këto dy të fundit lypset përkufizuar juridikisht dhe dalluar nga kushtet e
përgjithshme biznesore. Në fakt të gjitha ato bëjnë pjesë në kontrata formularë, gjegjësisht
të së drejtës formulare, e cila përbëhet nga:
- kushtet e përgjithshme biznesore në kuptim të ngushtë;
- kontratat e tipizuara;
6 Dr. Mazllum Baraliu, E drejta biznesore(Prishtinë, 2010), fq. 42
9
- kontratat adhesive dhe
- terminet dhe klauzolat e ndryshme.
Pra, forma formale e kontratës ngërthen në vetvete çdo formular, sipas të cilit njëra palë,
vazhdimisht lidh kontrata me numër të përcaktuar bashkëkontraktuesish dhe lejon fare
pak ose aspak ndryshime eventuale, në atë që ai/ajo propozon.
Në qoftë se kemi të bëjme me kushtet e përgjithshme biznesore, të cilët nuk i ka përpiluar
pala kontraktuese (e cila shërbehet me to), por ndonjë institut agjenci ose asosiacion,
atëherë ato kushte, do të mund të shfrytëzohen në atë mënyrë, që pala tjetër të thirret në
kontratë ose në klauzola; të përfshijë ato klauzola ose disa syresh në kontratën e vet të
tipizuar. Kushtet e përgjithsme biznesore, si burim relevant i së drejtës biznesore i kanë
kontribuar shumë zhvillimit të së drejtës dhe përshpejtimit, thjeshtësimit, dhe avansimit të
afarizmit ekonomik, si dhe zëvendësimit të legjislacionit të vjetëruar të tejkaluar me
rregullativa efikase, ekonomike edhe bashkëkohore.
Prandaj, fenomeni i kushteve të përgjithshme biznesore, duhet përkrahur, ndihmuar e
stimuluar, por edhe kontrolluar vazhdimisht nga mekanizmat e autorizuar dhe kompetentë
shtetëror.
1.2.6. Uzansat
Uzansat janë doke apo zakone të kodifikuara(biznesore), të mbledhura, të sistematizuara e
të publikuara dhe zakonisht të lejuara nga organet kompetente.7 Vështruar nga pikëpamja
e aplikimit, uzansat janë të karakterit dhe të natyrës dispozitive dhe se aplikohen vetëm aty
dhe atëherë kur palët kontraktuese rrjedhimisht subjektet biznesore, janë pajtuar për
aplikimin e tyre, por edhe atëherë kur nga rrethanat rezulton, që palët e kanë dëshiruar
aplikimin e tyre. Uzansat mund të jenë:
- të përgjithshme dhe
- të veçanta ose speciale.
Uzansat e përgjithshme aplikohen në të gjitha fushat ekonomike, respektivisht të biznesit
dhe në të gjitha veprimtaritë, ndërsa uzansat e veçanta, në degët e caktuara për të cilat
formohen.
7 Prof. Dr. Riza Smaka, E drejta biznesore, cit. fq. 70-71
10
Kualifikimi doke të kodifikuara biznesore, uzansave ua rritë nivelin më të lartë, në
hierakinë e burimeve juridike, ua shton fuqinë e tyre juridike, si dhe rëndësinë dhe rolin e
jasjhtëzakonshem në rregullimin e qarkullimit të një vendi. Uzansat e përgjithshme për
qarkullim të mallit, janë përcaktuar në vitin 1954 nga Plenumi i Arbitrazhës kryesore,
atëkohë, organi më i lartë i gjyqësisë ekonomike. Uzansat, nuk janë vetëm përmbledhje e
dokeve biznesore afariste, por përmbajnë dhe i sistematizojnë edhe disa rregulla juridike,
me të cilat normohen marrëdhëniet juridike-deytrimore në qarkullimin e mallrave,
rrjedhimisht të biznesit, siç janë:
- rregullat e lidhjes dhe të përmbushjes së kontratës;
- rregullat e vonesës;
- rregullat e kompenzimit të dëmit;
- të drejtat dhe detyrimet e palëve kontraktuese nga kontrata për shitblerje etj.
Përveç uzansave të përgjithshme, ndër uzansat e veçanta që mund të aplikohen janë edhe:
- uzansat e skeleve(limaneve detare);
- uzansat e veçanta për tregti të patates, fasules, orizit dhe perimeve;
- uzansat e veçanta për tregti me drithëra;
- uzansat e veçanta për qarkullim të blloqeve dhe pllakave nga guri, mermeri dhe
graniti;
- uzansat e veçanta për hoteleri, etj
Arsyet dhe përparësitë për këtë janë të shumta dhe të llojllojshme:
-uzansat janë më të konsoliduara, më të kodifikuara, më të qarta dhe më gjithëpërfshirëse,
sesa ligjet e shkruara;
- janë më të kodifikuara, të analizuara dhe të studiuara sesa dispozitat
kogjente(imperative);
- janë më të pranueshme; janë më efikase etj.
1.2.7. Kontratat
Kontratat si marrëveshje tradicionale, por edhe bashkëkohore midis palëve, një kohë të
gjatë janë paraqitur si burim i rëndësishëm i së drejtës dispozitive.
11
Por, disa kontrata, mund të kenë edhe karakter imperativë. Nga të gjitha llojet e
kontratave, vendi më i rëndësishëm, mbase edhe parësor; përsa i takon të drejtës biznesore
i përket kontratave të tipizuara, të cilat i përpilojnë organizmat, shoqatat dhe asociacionet
e ndryshme të autorizuara profesionale qoftë në nivelin nacional apo ndërkombëtar.
1.2.8. Praktika gjyqësore
Praktika gjyqësore, rrjedhimisht ajo e arbitrazhit në trajtimet teorike dhe doktrinore të
autorëve të ndryshëm konsiderohet si një burim i kontestuar, dhe dilematik. Dilemat e
natyrave teorike burojnë nga çështja ende e pazgjidhur, se athua praktika gjyqësore mund
të jetë objekt I së drejtës.
Sot e nesër praktika gjyqësore dhe ajo e arbitrazhit, nëse jo në mënyrë relevante, atraktive,
ekstra frekuente, dhe të drejtpërdrejtë, atëherë, në mënyrë të tërthortë posedon,
rrjedhimisht do të posedojë, shkallë apo gamë të caktuar, madje të konsiderueshme, do të
mund të thuhej, të burimisë juridike dhe praktike në të drejtën biznesore.
1.2.9. Shkenca juridike
Shkenca juridike nuk konsiderohet dhe as trajtohet si burim i drejtpërdrejtë i së drejtës
biznesore, por në mënyrë të tërthortë po. Përse? Sepse kjo shkencë me trajtimet,
konstatimet, konkludimet dhe të arriturat e saj aksiomatike, ndikon dukshum në të
drejtën, por edhe në qëndrimet dhe verdiktët e gjykatave, si dhe të kompetencave në
organizatat, rrjedhimisht subjektet e ndryshme biznesore të një vendi.
Për më tepër, shkenca juridike, me analizat shkencore e profesionale, me interpretimet,
shqyrtimet teorike e praktike dhe me komentet e udhëzimet e saj, duke iu paraprirë
verdikteve të caktuara legjislative, gjyqësore ose të arbitrazhit, mund të ndihmojë shumë
në dimesionet pozitive orientuese të ligjshmërisë dhe drejtshmërisë në sistemin gjyqësor,
atë të drejtësisë në përgjithësi, por edhe në marrëdhëniet biznesore, të subjekteve të
ndryshme ekonomike dhe në mbarë shoqërinë.
Shkenca juridike është burim indirekt i së drejtës biznesore.
12
1.2.10. Konventat ndërkombëtare dhe rekomandimet
Shumë komente e rekomandime ndërkombëtare, sikurse edhe aktet e tjera ndërkombëtare,
të natyrës dhe karakterit të shumansëm ose të dyanshëm, pasi të ratifikohen nga organi
kompetent, në formë të akteve ligjore, zbatohen në sfera të ndryshme të së drejtës
biznesore. Përndryshe vështruar nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare, konventat, janë
njëri nga burimet më të rëndësishme të kësaj të drejte, që ndërlidhet me biznesin dhe
marrëdhëniet biznesore në planin ndërshtetëror dhe ndërkombëtar.
Konventat si burime të së drejtës dhe në përgjithësi, mund të jenë të karakterit
a) universal( si p.sh. konventa parisiene për mbrojtjen e pronësisë industriale;
marrëdhënia mbi aspektet tregtare të së drejtës në pronësinë intelektuale; konventa
mbi njohjen dhe përmbarimin e vendimeve të arbitrazheve të huaja etj. dhe
b) regjional( si psh. konventa mbi patentën evropiane) etj.
Që të dy këto lloje atkesh ( konventash të niveleve të ndryshme) iu hyjnë shumë në punë
dhe aplikim të përditshëm subjekteve të ndryshme në transakcionet e tyre biznesore.
Konventat e sipërmendura në të njejtën kohë janë objekt interesimi studimi dhe trajtimi
edhe në të drejtën biznesore, etikën biznesore dhe praktikat e mira biznesore, në nivel
nacional.
Në marrdhëniet biznesore ndërkombëtare, përveç konventave, aktivitete të shumta dhe
dinamike nga subjektet e ndryshme, zhvillohen edhe në planin e nxjerrjes së rezolutave,
rekomandimeve dhe deklaratave të karakterit dhe përmasave ndërkombëtare. Këso lloj
dokumentesh miratohen edhe nga organizmat dhe asociacionet e tjera relevante të nivelit
regjional. Ndër më të rëndësishmet dhe më specifiket janë rekomandimet dhe direktivat, të
cilat nxirren nga Bashkimi Evropian. Me këto dokumente relevante, rregullohen fushat e
ndryshme të biznesit, përkatësisht të së drejtës biznesore, siç janë: kushtet e përgjithshme
biznesore afariste, çështjet që kanë të bëjnë me konkurencën, konkurencën jolojale etj.
13
PËRFUNDIMI
Në këtë punim seminari janë përshkruar zanafillet dhe burimet e së drejtës e në veçanti
bazat e së drejtës biznesore.
Për të analizuar këtë temë kam përdorur literaturë të ndryshme nga lënda e ekonomisë. Në
zanafillën dhe zhvillimin e së drejtës biznesore, theks të veçantë i është dhënë ecurisë
zhvillimore, kuptimit dhe objektit të së drejtës biznesore.
Në këtë seminar janë përmendur edhe burimet e së drejtës biznesore në veçanti siç ndahen
në nacionale dhe ndërkombëtare. Pastaj përmendet edhe Kushtetuta e Republikës së
Kosovës me dispozitat e cila rregullon dhe proklamon ekonominë e tregut me konkurencë
të lirë.
Për të ditur të drejtën biznesore natyrisht që duhet respektuar ligjet e atij vendi siç janë:
- udhëzimet administrative
- urdhëresat administrative
- dekretet
- rregulloret
- vendimet
- aktvendimet dhe rekomandimet.
Respekt i veçantë duhet t’i kushtohet kushteve të përgjithshme afariste- biznesore, ku
hyjnë kushtet e përgjithshme biznesore në kuptim të ngushtë, kontratat e tipizuara,
kontratat adhesive dhe terminet dhe klauzolat e ndryshme.
Uzansat, apo doket apo zakonet biznesore luajnë një rol të veçantë në të drejtën biznesore.
Uzansat mund të jenë të përgjithshme dhe të veçanta.
Një marrëveshje tradicionale e cila duhet respektuar në mënyrë që palët kontraktuese të
kenë qarkullim të sigurt ndërmjet tyre dhe tregut quhet kontratë.
Konventat si burime të së drejtës dhe në përgjithësi, mund të jenë të karaktereve të
ndryshme siç janë univerzal dhe regjional.
14
LITERATURA:
1. Dr.Baraliu, Mazllum. E drejta biznesore.(Prishtinë,2010)
2. Prof. Dr. Hetemi, Mehdi. E drejta me njohuri themelore të së drejtës afariste.
3. Prof. Dr. Riza Smaka, E drejta biznesore. (Prishtinë,2006)
15