30
FILLET E SË DREJTËS

Fillet e se drejtes

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Fillet e se drejtes

FILLET E SË DREJTËS

Page 2: Fillet e se drejtes

Karakteristikë e përbashkët e të gjithë personave fizikë – do të ishte : 1. Të jenë të moshës madhore , 2. Të jenë të shëndoshë në aspektin fizikë dhe mendor , 3. Duke I plotësuar këto kushte paraprake , ata mund të japin llogari për veprimet e kryera apo të pakryera të cilat ia ngarkon rregulla juridike ( e drejta). Shkenca juridike për nga objekti I studimit të dukurive , ligjshmërive dhe fenomeneve shtetërore juridike ndahet në tri grupe themelore brendapërbrenda:

1. Shkencat e përgjithshme juridike 2. Shkencat juridiko-historike3. Shkencat juridiko-pozitive

Shkencat e përgjithshme juridike studiojnë elementet e përgjithshme , të përbashkëta për të gjitha shtetet dhe të drejtat , pavarësisht nga aspekti historik, pozita etj. Shkencat juridiko historike ofrojnë njohuri lidhur me shtetet reale dhe rendet juridike të cilat kanë ekzistuar në të kaluarën e të cilat sot nuk ekzistojnë. Shkencat juridike pozitive merren me studimin e shtetit dhe së drejtës ekzistuese , pra me dukurinë pozitive.

Metoda paraqet tërësinë e veprimeve mendore dhe fizike në procesin e njohjes së lëndës së caktuar. Një përkufizim I tillë I metodës në vete përfshin dy llojet e metodave: Metodat e njohjes shkencore dhe metodat teknike ( praktike ) .

Sipas dr. F Muhiq metoda e cila zbatohet në shkencë përfshin tre elemente thelbore: a. Njohjet paraprake lidhur me lëndën b. Mënyrën se si duhet ti qasemi ceshtjes c. Procesin e vet hulumtimit .

Metodat e vecanta paraqesin konkretizimin e caktuar të metodave të përgjithshme. Metodat e vecanta janë : 1. Metoda juridike (dogmatike)normativiste 2. Formalo-logjike 3. Sociologjike

Metoda dogmatike ( juridike) dhe normative

Me metodën dogmatike studiohet shkenca juridike në përgjithësi andaj edhe në shkencën tonë përdoret si e këtillë. Metoda juridike dogmatike përcakton në mënyrë të qartë saktësinë e normës juridike , saktësinë e grupeve të normave juridike nëpërmjet vërtetimit të domethënieve juridike , saktësinë e normës juridike me ndihmën e mjetevetë ndryshme. Duke përcaktuar atë përcakton edhe rendin dhe sistemin juridike si sistem të urdhrave I cili duhet të respektohet cfarë është , pra bëhet fjalë për ceshtjen e përmbajtjes së normës se cfarë tregon ajo në kohën përkatëse. F . Muhiq shprehet se : detyrë e juristit I cili merret me cështjet juridike është që të merret me përpunimin e tyre logjik , ndërsa juristi I cili merret I cili merret me cështjet praktike duhet ti zbatojë normat ashtu si janë pa u marrë më hulumtimin e tyre etik, politik, kulturor …

Metoda normative merret me të drejtën si sistem I tërësishëm normativ duke analizuar dhe duke studiuar se cfarë është përbeërja e tij , cilat janë pjesët përbërëse të tij dhe cilat janë lidhjet e raportet ndërmjet tyre. Metoda normative të drejtën e shpjegon si produkt shpiërtëror , kjo na ofron njohuri për pjesët më të mëdha të së drejtës , jo edhe për pjesët më të vogla që janë objekt I metodës dogmatike – domethëniet konkrete të një norme. Metoda normative mundëson ndërtimin ndërtimin e hierarkisë së normave dhe akteve juridike duke I sistemuar dhe harmonizuar pjesët e ulëta me pjesët e larta të sistemit juridik . Me anën e metodës normative hulumtohet ana formale e së drejtës , dmth e normave dhe akteve juridike duke u bazuar kryesisht në fuqinë e tyre juridike , e cila sigurohet në bazë të pozitës që norma

Page 3: Fillet e se drejtes

ka në rendin juridik , ndërsa në anën tjetër hulumtohet përmbajtja e së drejtës por jo në përmbajtja konkrete , pra duke hulumtuar logjikshmërinë e normës së ulët në raport me normën e lartë .

Metoda sociologjike Me metodën sociologjike hulumtojmë faktorët socialë të cilët u japin karakter shoqëror normave ,

akteve juridike dhe tërë së drejtës duke dhënë përgjigjie për ato pyetje të cilat nuk I ofron metoda dogmatike juridike dhe normative : përse shteti dhe e drejta janë të kësaj apo asaj natyre , kur dhe si u zhvilluan dhe në shërbim të kujt janë .

Hulumtimi I dukurive shotetërore dhe juridikemund të vërë në përdorim edhe metoda të tjera ndihmëse për ti studiuar lëndën e vet në mënyrë më të gjithanshme . metodat e tilla mund të jenë metoda historike , krahasimore , politike si dhe metdat e tjera të cilat mund të përdoren . Të gjitha këto që u shturan më lartë duhet të kenë mbështetje në metodën e përgjithshme të materializmit dialektik e cila me zbatimin e vet në shkencat shoqërore quhet metodë e materializmit historik. Sipas metodës së materilalizimit historik të gjitha dukuritë hulumtohen dhe studiohen sipas rrethanave, kohës dhe vendit andaj edhe e drejta dhe shteti janë dukuri të cilat e kanë kohën apo momentin e shfaqjes , zhvillimit dhe transformimit të tyre.

NOCIONI I SHTETIT DHE I SË DREJTËS

Procesi I krijimit të shtetit si organizatë shoqërore e organizuar ka filluar që në fazën e diferencimeve brenda shoqërisë flaë shfaqjes së tepricës në shoqërinë joklasore , pra shtimi I forcave prodhuese ka bërë që të krijohen dallime pronësore dhe dallime tjera të cilat pasojnë në bazë të saj.ne këtë kohë fillon dekomponimi I shoqërisë joklasore , I elementeve të organizimit të ri të shoqrisë – ky është fillimi I lindjes së shtetit .

H. kelzeni për shtetin shprehet se është personifikim I rendit juridik. Mund të themi se shteti është : 1. Organizatë shoqërore e një organizimi të lartë 2. Organizatë

specifike e shoqërisë sepse ka forcën më të organizuar brenda territorit të vet 3. Kjo forcë fizike është e rregulluar se kur duhet të vihet në lëvizje do të thotë se ëështë forcë e kontrolluar 4.organizatë e cila si funksion kyresor në anën e shoqërore e ka zhvillimin e procesit të prodhimit dhe ruajtjen e tij 5.organizatëë shoqrore e cila përveq elementeve të dhunës dhe kontrollit të fushave të ndryshme jetëosre , ushtron edhe shërbime publike në interes të përgjithshëm.

Në teorinë e së drejtës gjer më sot si elemente thelbore të shtetit konsiderohen tri elemente dhe si të këtilla janë të pakontestueshme. Këto elemente janë : a. pushteti shtetëror b. popullsia c. territori .

Pushteti shtetëror : me vetë nocionin pushtet shtetëror nënkuptojmë raportin shoëror në të cilin njëra palë urdhëron , ndërsa pala tjetër është e detyruar të dëgjojë urdhrat e palës së parë. Subjektet të cilat lëshojnë urdhra janë organet shtetërore të renditura sipas hierarkisë – pozitës që kanë në këtë renditje dhe autorizimeve që dalin nga rregullat juridike. Pushteti shtetëror është pushteti më I lartë , më I fortë në të gjithë hapësirën shtetërore . Kjo karakteristikë e pushtetit shtetëror buron nga roli dhe pozita e shtetit në shoqëri. Sipas N.Viskoviq pushteti shtetëror është pushteti më I lartë apo suprem të cilit të gjithë individët apo grupet , madje edhe vetë bartësit e

Page 4: Fillet e se drejtes

pushteteve I nënshtrohen. Pushteti shtetëror është më I fuqishmi nga të gjitha pushtetet tjera në shoqëri , sepse të gjitha ato me anën e monopolit të forcës fizike mund ti nënshtrojë , ti detyrojë të binden. Sjellet e njerëzve janë të rregulluara me anën e rregullave juridike (normës) , ndërsa njerzit ato duhen ti respektojnë , ti zbatojnë apo edhe ti shkelin , për këtë shkelje njeriu pëson , ai për shkeljen e normës juridike do të dënohet.

Nocioni I sovranitetit shtetëror: nga fundi I shekullit XVI kemi ushtrimin e pushtetit shtetëror si pushtet I ndarë prej atij kishtar , ku qeveriste individi – mbreti. Shprehja sovran ka origjinë latine supranus-dmth I lartë , subjekti që ka pozitën më të lartë natyrisht në hierarkinë e pushtetit shtetëror I cili është I pavarur prej të tjerëve , dhe të tjerët janë të detyruar ti nënshtrohen . Nocioni I sovranitetit shtetëror është I lidhur ngushtë me pushtetin shtetëror , andaj sovraniteti është vetëm shprehje e pushtetit shtetëror – forcës fizike të shtetit , pra paraqet një të qenë , një fakt I cili tregon se kush është qeverisës në hapësirën e caktuar . N. Viskoviq thotë se vetëm pushteti më I lartë në territorin e vet mund të kundërshtojë imponimin e vullnetit të shteteve të tjera , madje përmend edhe një vecori shumë interesante , barazinë e shtetit karshi shteteve tjera që dmth se shteti në raportet ndërkombëtare është subjekt me të gjitha të drejtat themelore sic janë edhe shtetet tjera . Pra nëse krijimi dhe zhvillimi I shtetit paraqet faktet , atëherë ska si të shpjegohet ndryshe as sovraniteti përveq se natyra e tij është shprehje faktike e këtij monopoli të forcës fizike. Lojesau mendon se sovraniteti është cilësi e shtetit . Sipas tij sovraniteti është formë që I jep shpirt shtetit , ndërsa të tjerët merren me faktin se kush është bartës I këtij sovraniteti , individi apo populli. Sovraniteti bartës I të cilit është individi-monarku , ka edhe përkrahësit e vet ( Makiavelli, Bodin , Hobsi) , ndërsa grupi tjetër I autorëve përkrahin mendimin se bartës I sovranitetit është populli ( Zh. Zh. Ruso). Përpunimin më të hollësishëm të teorisë së sovranitetit e ka bërë autori Carre de Malberg sipas tij , sovraniteti paraqet shkallën më të lartë të pushtetit shtetëror , sepse ky pushtet nuk lejon asnjë pushtet tjetër , nuk lejon konkurrencë , pra s lejon pushtet paralel .

Sovraniteti popullor dhe kombëtar , sovraniteti popullor dhe ai kombëtar radhiten menjëherë pas atij shtetëror . Është e njohur se me sovranitetin popullor kuptojmë vetëm një cilësi të popullit dhe si nocion dëshmon një karakteristikë e cila paraqet negacion të vetë pushtetit shtetëror , natyrisht nëse populli qeveris punët shtetërore , nëse këtë pushtet e ushtron shumica e popullit. Ndërkaq ska sovranitet popullor nëse këtë pushtet e ushtron pakica e popullit. Me popull kuptohet tërësia e qytetarëve që jetojnë në një shtet. Sovraniteti kombëtar paraqet një cilësi të kombit të pavarur dhe sic shprehet autori kroat se pavarësia është pasojë e sovranitetit të brendshëm në planin ndërkombëtar. Andaj aspiratat e cdo bashkësie etnike janë të drejtuara në krijimin e kushteve të cilat shpijnë në shkallën më të lartë të qeverisjes dhe të organizimit të bashkëive të mëdha etnike në atë që quhet shtet kombëtar. Andaj shprehemi se kombi është sovran sepse ka të drejtën sepse ka të drejtën e krijimit të shtetit të vet , ka të drejtë të përcaktohet se me kë dëshiron të jetojë , ka të drejtën e vetvendosjes dhe ruan të drejtën që prej tij të dalë kur të dëshirojë , pra ruan të drejtën në shkëputje dhe për bashkëngjitje një shteti tjetër apo për të krijuar shtet të ri . Populli dhe kombi I cili vetëqeveris është komb sovran.

Page 5: Fillet e se drejtes

Është thënë më herët se sovraniteti shtetëror paraqet një fakt , një të qenë si rezultat I monopolit të forcës fizike , pra sovraniteti shtetëror paraqitet si shprehje e këtij monopoli . Me vetë faktin se ky monopol I forcës fizike shuhet ose dobësohet deri në atë shkallë saqë nuk është në gjendje ta kontrollojë situatën faktike – pushtetin – brenda hapësirës përkatëse humb legjimitetin e vet shtetëror . Ky legjimitet kalon në organizatën tjetër të forcës fizike cila e ka përmbysur organizatën e vjetër – pushtetin shtetëror me gjithë bartësit e tij , si në sferën ekonomike ashtu edhe në atë politike . Sepse rendi shtetëror juridik fillon të vlejë prej momentit kur është bërë pushteti efektiv – marrë në tërësi , dhe pushon së ekzistuari pas momentit kur humb ky efikasitet I pushtetit shtetëror. Mënyra tjetër e pushimit të sovranitetit shtetëror në teorinë e shtetit dhe të së drejtës , e cila konsiderohet si mundësi origjinale , e të cilën e gjejmë edhe në tëoritë e së kaluarës historike , madje që nga Roma e vjetër është okupimi.Okupimi nënkupton jo vetëm përmbysjen dhe shuarjen e sovranitetit shtetëror por edhe nënshtrimin e popullit vendas , duke krijuar strukturat e veta shtetërore në tërë hapësirën e okupuar.Në teorinë e shtetit dhe të së drejtës , por edhe sipas së drejtës ndërkombëtare publike , njohja e shtetit të ri , natyrisht qoftë në bazë të përmbytjes brenda shetit , qoftë edhe me bashkimin me një shtet tjetër , apo edhe krijimit të shtetit të ri bëhet në dy mënyra : 1. Mënyra konstitucionale dhe 2. Mënyra deklarative dmth , me njohjen formale , zyrtare dhe sipas veprimeve konkrete të bashkëpunimit ndërmjet shteteve ekzistuese me organizatën e re –shtetin e ri . Sipas H.Kelzenit ekziston dallimi në mes njohjes de jure dhe pranimit de facto. Sipas tij pranimi de jure është përfundimtar , derisa pranimi de facto është provizor dhe si I tillë mund të tërhiqet.

Territori : paraqet një vecori universale të tërë asaj që ekziston . Sepse cdo gjë që ekziston , ekziston në territor të caktuar , me këtë kuptohet se edhe vet shteti ekziston në territor të caktuar. Shteti si organizatë në rradhë të parë paraqet bashkësinë territoriale dhe në këtë bashkësi jetojnë njerëzit pa marrë parasysh se cfarë cilësish përsonale kanë. Ndërsa bashkësitë pushteti I të cilave është caktuar sipas cilësive personale të njerëzve mbi të cilët ushtrohet pushteti , quhet bashkësi personale. H.Kelzeni shprehet se në një territor nuk mund të ekzistojë më shumë se një shtet , natyrisht në të njejtën kohë nuk mund të ekzistojnë më shumë se një shtet. Territori I një shteti është tre dimensional . Këta kufij mund të jenë natyralë ( pikat malore, liqenet , deti , lumenjtë ) dhe kufijë artificialë ( përmes ndarjes me gurë sinjlizues , shtyllave të ndryshme ) . Territori detar përfshin pjesën ujore të lidhur me pjesën tokësore të territorit shtetëror , kjo pjesë e ujrave quhet zonë bregdetare e cila caktohet sipas konventave ndëkombëtare në 6.12 apo edhe më shumë milje. Pjesa tjetër e detit jashtë zonës bregdetare është zonë e lirë , prandaj edhe quhet zona e lirë e detit , ku mund të qarkullojnë objekte të ndryshme nga të gjitha shtetet . Kjo pjesë pra është e të gjithëve dhe e askujt .Lidhur me territorin shtetëror duhet të themi se ekziston edhe një vecori e cila territorin e një shteti tjetër e konsideron si pjesë të vet. Kjo pjesë e territorit natyrisht paraqet një kategori të së drejtës ndërkombëtare . Është fjala për nocionin e eksterritorialitetit.

Shtetësia : qytetarët vendor gëzojnë të drejta dhe detyrime të caktuara sipas normave juridike dhe si të këtillë kanë të drejtë të ushtrojnë shërbime politike dhe funksione shtetërore, duke zbatuar të drejtën e shtetit përkatës . Nga kjo del se nocioni I shtetësisë paraqet : lidhjen juridike të qytetarit me shtetin.

Qytetarët të cilët gëzojnë të drejta dhe detyrime I nënshtrohen juridiksionit shtetëror dhe quhen shtetas. H .Kelzeni përmend disa karakterisatika tq qytetarit shtetas që duhet ti respektojë psh

Page 6: Fillet e se drejtes

lojalitetin , gëzimi I të drejtave politike , ushtrimi I shërbimit ushtarak , gëzimi I mbrojtjes shtetërore për qytetarët jashtë shtetit , mbrojtjen e shtetit të vet , të drejtën e ekstradimit , në realitet këto nuk vlejnë edhe për qytetarët e huaj . Qytetarët të cilët gëzojnë të drejta private-civile dhe gëzojnë imunitetin personal jo autorizime dhe obligime tjera janë qytetarë joshtetas , pra I huaji është I pabarabartë në një fushë të jetës shoqërore me qytetarët vendor në raportet politike , pra I huaji nuk gëzon të drejta dhe detyrime politike , të merret më aktivitete politike , të inkuadrohet në proceset zgjedhore , pra të gëzojë të drejtën active dhe pasive të votës , të shërbejë në forcat ushtarake etj. Mënyrat e fitimit të shtetësisë janë : 1. Fitimi I shtetësisë në bazë të vijës së gjakut , pra personi fizik fiton shtetësinë të cilën e kanë paraardhësit e tij (ius sangunis) 2. Fitimi I shtetësisë sipas lindjes në territorin e lindjes pavarëisht prej vijës së gjakut( ius soli) dhe 3 . fitimi I shtetësisë sipas natyralizimit (ius domicili) pra është fjala për personat fizikë që jetojnë në shtetin tjetër , jashtë vendit të lindjes.Kur një shtet përfiton një shtet tjetër , qytetarët të cilët ngelin aty bëhen iso facto pra shtetas të shtetit I cili përfiton teritorin dhe në të njejtën kohë humbin shtetësinë e mëparëshme . Shtetasit e Kosovës mund ti kenë 2 nënshtetësi . Kategoria e personave fizikë të cilët nuk e kanë të zgjidhur cështjen e shtetësisë quhen Apatridë , ndërsa personat fizikë të cilët kanë dy e më tepër shtetësi quhen Bipatridë.

Nocioni I normës në përgjithësi : normat shoqërore ndryshe nga ligjet natyrore në vete bartin sanksionin . Sepse normat shoqërore paraqesin rregullat të cilat I adresohen vetëdijes njerëzore , e cila është relativisht e lirë që ato ti respektojë apo ti shkelë. Shkelja eventuale e tyre nxit sanksionin , ky është mjet I cili duhet të zbatohet në mënyre që norma të respektohet dmth që ti detyrojë njerëzit që të mos I shkelin normat. Ligjet e natyrës veprojnë domosdoshmërisht nën ndikimin e kushteve të ndryshme pavarësisht prej vullnetit dhe vetëdijes së njeriut. Ndërsa sipas normave shoqërore njeriu në sjelljet e veta është relativisht I motivuar me vetëdije , dhe është më I lirë sepse ato edhe mund ti shkelë , andaj këto nuk janë norma të cilat veprojnë domosdoshmërishtdhe pavarësisht prej vetëdijes dhe vullnetit të njeriut. Këto dallime konsistojnë në 6 pika : 1. Në aspektin e krijimit 2. Në aspektin e fuqisë ligjet natyrore veprojnë pa përjashtime ligjore 3. Në aspektin e bazës ndaj së cilës veprojnë 4. Në aspektin e qëllimit 5. Në aspektin e vlerësimit-gjykimit (normë e mire apo normë e keqe) 6. Në aspektin e sanksionit . Norma si rregull e sjelljes merret në dy kuptime 1. Norma është rregull e cila e cakton sjelljen e njeriut 2. Norma tregon atë që ndodh në të shumtën e rastev . Norma në kuptimin e parë ka domethënie imperative apo normative sepse cakton se cka duhet të bëhet , ndërsa në kuptimin e dytë norma ka domethënie indicative – ajo që ndodh , që është.

Llojet e normave : të gjitha normat ndahen në dy grupe: 1. Norma teknike dhe 2.norma shoqërore Normat teknike paraqesin rregullat të cilat rregullojnë sjelljet e njeriut ndaj natyrës , ndërsa normat shoqërore paraqesin ato rregulla të cilat paraprakisht rregullojnë mënyrën e sjelljes së njeriut ndaj pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë . Normat teknike nuk kanë sanksion por normat e këtilla shumë lehtë mund të shëndrrohen në norma juridike sepse ato në esencë paraqesin udhëzime se si duhet vepruar në situata të caktuara . Normat shoqërore në vete përmbajnë sanksionin , madje në të shumtën e rasteve përmbajnë sanksionin negative sepse ndaj shkelësit të normës zbatohet ndonjë masë e dhunës . Psh me normë shoqërore themi se nuk duhet vjedhur , nuk duhet vrarë etj… pra shprehim vullnetin dhe vetëdijen e njerëzve se nuk duhet bërë vepra të pamira. Këto duhet ti marrim si urdhëresë e jo si në rastin e normave teknike që ishin udhëzime . Normat shoqërore mund

Page 7: Fillet e se drejtes

ti grupojmë sipas karakteristikave që I kanë dhe do ti ndajmësipas asaj se kushi krijon 1 ) krijuesi I normës 2) mënyra e krijimit 3)sanksioni 4)kush e zbaton sanksionin.

Llojet e normave shoqërore ndahen në zakone dhe të moralit . Mënyra e krijimit të tyre është e dy llojshme : atom und të krijohen në mënyrë spontane , të paorganizuar, dhe I vetëdijshëm e I qëllimshëm. Grupi I parë I përket shoqërisë së paorganizuar dhe krijohen në mënyrë të ngadalshme dhe në kohë të gjatë pra është fjala për rregullat që ne I quajmë ZAKONE. Normat shoqërore I krijojnë specialistët dhe organet shtetërore . Kriteri I fundit I klasifikimit të normave shoqërore është pa dyshim përmbajtja e normës.

Zakonet sa u përket rregullavetë shoqërisë së paorganizuar , shoqërisë jo mjaft të diferencuar si masë e cila në vetëdijen e vet rregullon raportet shoqërore , merren zakonet dhe rregullat e moralit. Rregullat zakonore krijohen ngadalë duke u përcjellë brez pas brezi sjelljet e caktuara të cilat masa I konsideron si të mira dhe përsëritja e tyre e gjatë imponon domosdoshmërinë detyruese që ato që ato si të tilla të respektohen. Këto rregulla meqë përsëriten brez pas brezi kalojnë në traditë , pra në shprehi obligativepër njerëzit . Zakonet mund të jenë zakone të veshjes , zakone të ushtrimit të ceremonive të ndryshme , zakone të mikpritjes , pra janë norma konkrete. Zakonet kanë karakter konkret dhe si të këtilla përsëriten për situata të njejta .Meqë rregullojnë mardhënie të caktuara shoqërore , përbëjnë të drejtën zakonore.

Morali : normat e moralit ndryshe nga zakonet nuk krijohen duke u përsëritur sjelljet përkatëse për një kohë të gjatë,por këto mund të krijohen aty për aty , të bazuara në vetëdijen e njeriut lidhur me atë se cka është e mirë dhe cka s është e mirë. Normat e moralit varen nga kushtet dhe rrethanat shoqërore objektive të një shoqërie , kushtet materiale , andaj me këtë në aspektin logjik del se normat e moralit , lëvizin lëvizin , ndryshojnë varësisht prej këtyre kushteve. Mund të jenë në kundërshtim me zakonet sespe atë që urdhëron apo lejon morali e ndalojnë zakonet dhe anasjelltas. Morali I një grupi , nëse I imponohet një grupi tjetër apo pjesës tjetër të shoqërisë ai sanksionohet dhe në këtë rast shëndrrohet në normë morale të huaj . në moral heteronom .Këtu nuk bëhet fjalë më për normën morale sepse është e huaj , bëhet fjalë për normë jomorale. Nga autonomia e moralit buron edhe karakteristika kryesore e sanksionimit të moralit – pra sanksioni kryesore që mund të bëhet për shkeljen e normës morale është brejtja e ndërgjegjes.

Normat shoqërore të cilat I zbaton shteti : E drejta ; shteti si organizatë shoqërore ose si organizatë e dhunës së organizuar , dallohet prej organizatave tjera falë kryesisht elementit të tij të jashtëm –forcës fizike . Shteti është I përqendruar shumë më shumë në zbatimin e normave shoqërore dhe normave juridike se sa në krijimin e tyre . Kjo do të thoë se shteti mund ti zbatojë normat shoqërore të cilat I ka krijuar ndonjë subjekt tjetër apo organizatë tjetër shoqërore . Ky lloj I normav paraqet grupin e tretë të normave shoqërore ,por të cilat I zbaton shteti , prandaj janë normat më të rëndsishme për shoqërinë bashkëkohore. Ky zbatim I normave nga ana e shtetit është I dyllojtë : zbatimi negativ I normave shoqërore –shtetërore dhe zbatimi pozitiv I normave , pra zbatimi I dispozicionit dhe I sanksionit. H.Kelzeni shprehet se e drejta është mjet specifik I shoqërisë jo edhe qëllim.

Raporti I shtetit dhe I së drejtës me dukuritë tjera shoqërore : shteti si organizatë shoqërore funksion kryesor ka ruajtjen e mënyrës së prodhimit nëpërmjet të gjithë mekanizmave , kryesisht nëpërmjet të gjithë mekanizmave , kryesisht nëpërmjet së drejtës , duke rregulluar dhe duke mbrojtur këtë mënyrë me akte dhe së drejtës , duke e rregulluar dhe duke mbrojtur me akte dhe

Page 8: Fillet e se drejtes

norma juridike , me qëllim të stabilizimit të kësaj mënyre të prodhimit . Andaj shteti dhe e drejta varen prej kësaj mënyre të prodhimit e cila mundëson krijimin e kushteve material me të cilat dhe mbi të cilat do të mundëson krijimin e kushteve materiale me të cilat dhe mbi të cilat do të ngrihen edhe pjesët e tjera të superstrukturës ekonomiko-shoqërore. Në anën tjetër shteti dhe e drejta ndikojnë në procesin e prodhimit në dy mënyra : pozitivisht duke ndihmuar zhvillimin e procesit dhe në mënyrë negative duke ngadalsuar apo duke vështirsuar këtë proces të prodhimit Organizatat joqeveritare janë të ndara në grupe të interesit dhe grupe për presion. Pra në shtetin bashkëkohor dhe të drejtën e këtillë funksionojnë partitë politike dhe organizatat joqeveritare . Shteti I sotëm demokratik nëpërmjet institucionit të votës së lirë –zgjedhjeve – drejton pushtetin në bzaë të parimit më I miri qeveris .

Zhvillimi I shtetit dhe I së drejtës : Shteti dhe e drejta si të gjitha dukuritë e tjera në shoqëri , ndryshohen. Ato u krijuan në një shkallë të caktuar të zhvillimit të shoqërisë , kur shoqëria u nda në klasa . Ky zhvillim është I nxitur nga faktori material , por jo edhe vetëm prej tij , po edhe nga faktorë të tjerë që ekzistojnë brenda shoqërisë. Pra faktorët shtytës të zhvillimeve në shtet dhe në të drejtë janë të shumtë , terminologjia marksiste veconte vetëm faktorin material- kushtet , në anën tjetër idealistët i jepnin vend të vecantë idesë frymës hegeliane edhe pse ai është shprehur se shteti dhe e drejta kanë kaluar nëpër tre periudha a.Despotizmin aziatik b.Oligarkinë antike c.Demokracinë perëndimore .

Ndryshimet evolutive dhe revolucionare , Natyrisht se ngjajnë ndryshime të cilat thellë prekin esencën e dukurisë konkretisht të shtetit dhe të së drejtës , ndryshime këto që në mënyrë të qartë tregojnë se kemi të bëjmë me ndryshime rrënjësore , esenciale , të cilat ndryshojnë përmbajtjen e dukurisë apo të sendit në një send të ri apo përmbajtje të re. Pra këto janë ndryshime kualitative – sepse sendi apo dukuria merr pamje , funksion dhe përmbajtje tjetër nga ajo që kishte më parë. Ndryshimet evolutive janë pra ndryshimet kuantitative , të ngadalëshme të vogla të cilat nuk e ndryshojnë përmbajtjen e as funksionin e sendit apo të dukurisë psh ndërrimi I emërtimit të ndonjë organizate . Ndryshimet revolucionare janë shumë të shpejta , të mëdha . Me ndodhjen e tyre ndryshon forma , esenca apo përmbajtja e dukurisë. Ndryshimet revolucionare ndrysh mund ti quajmë edhe ndryshime rrënjësore . Të këtilla janë psh kalimi prej shoqërisë pa klasa në shoqërinë klasore , prej gjendjes jo shtetëorore në atë shtetërore , apo prej një formacioni ekonomiko-shoqëror në tjetrin formacion ekonomiko-shoqëror , prej një tipi në tipin tjetër të shtetit dhe të së drejtës .

Llojet e ndryshme evolutive : ndryshimet spontane dhe të ngadalshme të cilat ndodhin në shoqëri , në shtet dhe në të drejtë me një emër mund ti quajmë ndryshime evolutive . Ndryshimet e këtilla janë objekt I studimit të shkencës sonë teorisë së shtetit dhe të së drejtës . Ndryshime e tilla janë reforma , grushteti dhe komploti .

Reforma si njëra ndër trajtat e ndryshimeve evolutive pothuajse është e përditshme . Ndryshimet e tilla në shoqëri , në shtet dhe në të drejtë ngjajnë përherë . Me reformë kuptojmë ndryshimin e rëndësishëm në shtet dhe në të drejtë me anën e së cilës ndryshojmë gjendjen ekzistuese . Por sado që të jetë e thellë reforma , sepse shteti dhe e drejta e shtresa qeverisëse mënyra e prodhimit ngelin të njejta . Reformat mund të jenë të llojllojshme , si agrare , shkollore , universitare , juridike e shtetërore. Ato mund të jenë të ligjshme dhe të kundërligjshme .

Page 9: Fillet e se drejtes

Grushteti : është ndryshim I cili ndodh në shtet dhe në të drejtë , I ushtruar me anë të dhunës fizike dhe për qëllim ka rrëmbimin e pushtetit në masë më të madhesesa që I takon grupit apo shtresës së caktuar. Me anë të grushtetit mund të përmbyset shefi I shtetit , shefi I ushtrisë, trajta e sundimit – prej njërës anë në trajtën tjetër (monarki-republikë) ndërsa të tjerat ngelin si edhe më parë.

Komploti – është një lloj ndryshimi evolutiv me të cilin ndryshimi bëhet në mënyrë të kundërligjshme . Komploti pothuajse është I ngjajshëm me grushtetin , me të vetmin dallim se këtë e ushtrojnë personat apo grupet që nuk gjenden në hierarkinë e lartë shtetërore . Edhe këtu qëllim parësor është rrëmbimi I pushtetit . Komploti nuk ndryshon esencën e shtetit dhe as të së drejtës.

Ndryshimet revolucionare dhe mënyrat e ushtrimit : ndryshimi revolucionar në shtet dhe në të drejtë është I plotë nëse në vete përfshin dy sferat e jetës së gjithmbarshme : sferën ekonomike dhe atë politike. Nëse me revolucoinin e zhvilluar nuk përfshihet njëra prej sferave të përmendura atëherë revolucioni quhet I dështuar . Mënyra e ushtrimit të ndryshimeve revolucionare mund të jetë e dyllojshme : 1. Revolucioni I ushtruar me dhunë , dhe 2. Revolucioni I ushtruar në mënyrë paqësore . Revolucioni I ushtruar dhe I kryer me anë të dhunës fizike , nënkupton konfliktin e armatosur midis bartësve të pushtetit shtetëror dhe të vartësve nga ky pushtet kur një grupacion apo organizatë e ndjek organizatën e vjetër deri në marrjen e pushtetit nga cdo mundësi e rikthimit në pushtet . Nëse ndodh kthimi I bartësve të mëhershëm të pushtetit shtetëror , pushtetit ekonomik dhe politik të cilët e shkatërrojnë organizatën e cila pretendonte ta merrte pushtetin kemi të bejmë me kundërrevolucion.

ORGANIZATA SHTETËRORE , Shteti si organizatë dhe aparat : në shkencën juridike janë të njohura dhe të ndara mendimet se cfarë paraqet nocioni I organit shtetëror. Shtrohet pyetja se a përfshin vetëm nocionin e organit shtetëror , a përfshin vetëm njësinë organizative jo edhe njerëzit të cilët në to ushtrojnë funksione të shtetit. Sipas kësaj si organ shtetëror do të kuptojmë vetëm njësinë organizative psh gjykata si organ shtetëror ndërsa gjyktësi jo , por ai do të ishte vetëm person zyrtar dhe sipas kësaj do të kishim hierarkinë : shteti –organi shtetëror –personi zyrtar. Mendimi tjetër është se nuk ka ndonjë ndarje të nocionit organ shtetëror prej njerëzve , sepse ata ushtrojnë punët e veta në kuadër të kësaj njësie organizative dhe kështu organi shtetëror ushtron funksionin përkatës. Brenda shtetit bëhet rangimi I organev shtetërore e që mund të jenë : 1. Organet më të larta shtetërore 2. Organet e larta shtetërore dhe 3. Organet e ulëta shoqërore.

Ndërsa në literaturën tjetër ndarja bëhet në organet e armatosura dhe ato civile dhe në organe qendrore dhe jo qendrore sipas kompetencës territoriale. Sipas raportve në mes tyre janë organet e njejta dhe të barabarta , dhe organet e nënshtruara sipas përbërjes mund të jenë : organe individuale dhe organe kolegjiale . Sipas karakterit dhe mnëyrës së ushtrimit mund të jenë demokratike dhe organe burokratike , ndërsa sipas fuhëveprimit të tyre ato janë : 1 . organe ligjdhënëse , 2. Organe administrative 3. Organe gjyqësore.

1. Organet më të larta shtetërore : janë organe shtetërore të cilat janë më të larta dhe ushtrojnë pushtetinnë tërë territorin shtetëror. Varësisht prej përbërjes së shtetit , I thjeshtë apo I përbërë. Nëse shteti është I përbërë atëherë cdo njësi federale I ka edhe organet e veta më të larta , porn ë vijën vertikale ka edhe organin më të lartë që gëzon autoritet në tërë hapësirën shtetërore.

2. Organet e larta shtetërore : zakonisht janë organe të larta shtetërore të cilat në fushëveprimin e vet duken si organe ndihmëse të organeve më të larta .

3. Organet e ulëta shtetërore : kanë pozitën më të ulët , janë të varura nga org.e

Page 10: Fillet e se drejtes

Organet individuale (inokse) dhe organet kolegjiale (trupore) :organet individuale shtetërore janë ato organe në të cilat vendos në mënyrë të autorizuar individi , si person zyrtar I shkallës më të ulët dhe përgjegjsinë e bart ai . Organet kolegjiale shtetërore janë ato organe të cilat vendimet e veta I marrin në mënyrë kolegjiale , pra në trup. Ky vendim merret nga grupi dhe përgjegjsinë e marrin të gjithë . Në vendimmarrjet nga trupi-kolegji , parashtrohen disa pyetje të cilat kanë të bëjnë me kuotën e anëtarëve të organit në fjalë pra është fjala për kuorumin , pastaj si do të jetë votimi I hapur apo I fshehur etj. Për marrjen e vendimeve zakonisht kërkohet shumica e votave. Kjo shumicë është e zakonshme , nëse për marrjen e vendimit mjafton numri më I madh I votave. Vota është absolute , nëse është një më tepër se gjysma e numrit të përgjithshëm të votave . Shumica e kualifikuar , është nëse kërkohet numri më I madh I votave nga ai që përbën shumicën absolute psh 2\3 , 3\5.

Organet e armatosura dhe civile : organe të amatosura janë ato të cilat posedojnë mjete të dhunës fizike dhe këto janë : ushtria dhe policia . Ndërsa me organe civile kuptojmë të gjitha organet shtetërore që nuk kanë mjete të dhunës fizike . Organet e armatosura në situata lufte janë dhe vendimmarrëse . Në kohë paqeje janë vetëm organe ekzekutive dhe duhet të jenë nën udhëheqjen e organeve civile. Kryetari apo shefi I shtetit njëherësh është edhe komandant supreme I forcave të armatosura, sipas shumë kushtetutave demokratike. Organet civile apo qytetare mund të jenë ligjdhënëse , administrative (ato që nuk janë të armatosura) dhe organet gjyqësore.

Organet demokratike dhe burokratike : me organe shtetërore demokratike nënkuptojmë të gjitha ato organe shtetërore që vijnë në pushtet me anë të zgjedhjeve dmth ato organe që I zgjedh populli. Organet e zgjedhura në shtet me demokraci të mirëfilltë janë , organet ligjdhënëse , gjyqësore dhe zgjedhja e shefit të shtetit (SHBA). Organet të cilat vijnë në pushtet jo nëpërmjet procesit zgjedhor , janë organe të cilat vijnë në pushtet me anën e dhunës fizike , këto quhen organe burokratike. Organe të këtilla janë administrate dhe gjykata në ato shtete ku akoma demokracia nuk ka gjetur shtratin e vet të veprimit.

Shteti ligjor : nënkupton organizatën shtetërore shtrirja e pushtetit shtetëror dhe funksionimi I së cilës janë të caktuara skajshmërisht me norma juridike . Nocioni I shtetit ligjor ka shumë të ngjarë dhe përputhet me mendimet e H . Kelzenit , I cili shprehet : Cdo veprim I pushtetit shtetëror duhet të jetë paraprakisht I rregulluar me të drejtën (me norma juridike).

Trajtat e shtetit – shqyrtime të përgjithshme : te shtetet janë dy elemente kryesore : përmbajtja klasore dhe organizimi I dhunës fizike . Meqë ka forcën fizike në shoqëri , sipas kësaj shtetet klasifikohen në mënyra të ndryshme . Por paraprakisht shtetet ndahen apo klasifikohen sipas kriterit klasor – brendisë klasore , pastaj sipas organizimit të aparatit të vet , pushtetit shtetëror. Ndarja që është bërë duke u bazuar në strukturën klasore të shoqërisë janë : shtetet skllavopronare , feudale, borgjeze dhe shtetet socialiste. Ndarja e dyte e shteteve sipas kriterit organizativ të organizatës shtetërore është e nduarduarshme.Kjo ndarje ka qenë preokupim I shkencëtarëve të ndryshëm që nga Platoni dhe Aristoteli.

Llojet e trajtave shtetërore : me zhvillimin historik të trajtave shtetërore që herët është marrë filozofia antike në krye me Platonin dhe Aristotelin, pra shqyrtimet e para janë bërë në Greqinë Antike dhe në Romën e vjetër. . . Përfundimisht kemi këto trajta : 1. Trajta e sundimit 2. Trajta e rregullimit shtetëror 3. Trajta e regjimit politik 4. Trajta e pushtetit shtetëror.

Page 11: Fillet e se drejtes

TRAJTA E SUNDIMIT , Nocioni I shefit të shtetit : sipas një kriteri trajta e sundimit caktohet sipas numrit të personave të cilët e ushtrojnë pushtetin më të lartë –suprem-brenda shtetit. Sipas këtij kriteri me monarki nënkuptojmë shtetin në të cilin një person (monarku) ushtron këtë pushtet , ndërsa republikë konsiderohet shteti në të cilin këtë pushtet e ushtrojnë më shumë persona. Shembullin –fq 63. Sipas kriterit të organizimiy prej organeve më të larta në krye me shefin e shteti sipas këtij kriteri trajtat e sundimit mund të jenë monarki dhe republikë. Shefi I shtetit duhet dalluar prej organit më të lartë shtetëror sepse ndodh që I njejti organ njëkohësisht të jetë shef I shtetit dhe organi më I larti –organi sovran. Organ sovran është ai organ I cili ka pushtet sovran, I cili ësht më I larti e gjatë ushtrimit të detyrës nuk ka kufizime , pra është fjala për monarki absolute. Shefi I shtetit e përfaqëson shtetin , ky përfaqësim shtrihet mbi subjektettjera shtetërore dhe brendapërbrenda . Shefi I shtetit lidh raporte të ndryshme ndërkombëtare me shtetet tjera , nënshkruan marrëveshje të ndryshme , është komandant I forcave ushtarake . Shefi I shtetit pak a shumë mund të ketë ndikim në pushtetin liggjdhënës dhe atë gjyqësor – duke dhënë propozime ligjore , duke sanksionuar , bën falje individuale apo grupore . Në monarkinë absolute dy karakteristikat ti bart personi –individ monarku ai është njëherësh shef I shtetit dhe organ sovran. Në monarkinë moderne –kushtetuese dhe parlamentare monarku gëzon privilegje sipas pozitës që ka si monark absolut ,të cilat I përgjigjen pozitës së organit më të lartë , por jo edhe pozitën e shefit të shtetit.

Nocioni I monarkisë : me monarkinë nënkuptojmë atë trajtë të sundimit në të cilën shefi I shtetit është person me privilegje të mëdha , të cilat e bëjnë t ëjetë mbi qytetarët . Këto privilegje janë të lidhura me personalitetin e tij , të cilin e pozicionojnë atë mbi ligjet dhe mbi të drejtën . Ndër këto privilegje është papërgjegjsia e tij absolute , nuk I nënshtrohet ligjit , madje edhe nëse kryen vepra penale (vrasje). Andaj monarku përkufizohet si person sovran, si person I cili qëndron mbi ligjin dhe të drejtën . Kjo nuk duhet përzier me nocionin e organit sovran , me pushtetin më të lartë. Monarku këtë cilësi shpeshherë nuk e ka , andaj edhe smund të krijojë akte juridike të fuqisë detyruese për ti zbatuar aparati I shtetit. P.sh Luigji XIV , ishte bartës I pushtetit suprem dhe organ më I lartë I pushtetit shtetëror . Ai është personifikuar me shtetin duke u shprehur shtet jam unë dhe më vonë këtë cilësi monarku e humb , por mbetet si prehje vetëm epiteti si person sovran –pra papërgjegjësia. Monarku karakterizohet si shef I shtetit me atë se ai trashëgohet , ndryshe shefi I shteit në republikë , I cili zgjedhet. Karakteristikë tjetër është se monarku këtë post e ushtron gjatë tërë jetës së tij .

Llojet e monarkisë : sipas kriterit kryesor që I bën edhe sot të dallohen , I përket natyrës juridike pra cfarë është pozita e juridike e monarkut ? Sipas këtij kriteri ekzistojnë dy lloje të monarkisë: monarkia absolute – ku monarku në të njejtën kohë është shef I shtetit dhe organ më I lartë shtetëror dhe monarkia e kufizuar – ku monarku është vetëm shef I shtetit. Monarkia absolute – është ajo monarki ku monarku thotë se është I vetëm bartës I pushtetit shtetëror , cka do të thoë se pushteti I tij nuk është I kufizuar me asgjë në aspektin juridik dhe faktik, as nga brenda e as nga jashtë. Psh : Egjipti , Roma etj. Ndërsa me monarki të kufizuar nënkuptojmë atë monarki në të cilën pushteti I monarkut është I kufizuar nga ndonjë subjekt tjetër shtetëror . Monarku këtë pushtet e ushtron me ndonjë organ tjetër shtetëror psh rol të tillë kanë luajtur kuvendet popullore , sot këtë rol e luajnë parlamentet. Monarkia moderne e kufizuar :karakteristikë e monarkisë modern të kufizuar është se monarkut I ngel si prehje privilegji personal , pra papërgjegjësia, ndërsa pushteti I tij supreme transferohet në

Page 12: Fillet e se drejtes

organ tjetër shtetëror , zakonisht I takonte shtresës së re borgjezisë. Pra fjala është për monarkinë e kufizuar kushtetuese , dhe ky kufizim I cili bëhet nga ana e organit I cili e ushtron pushtetin më të lartë shtetëror , është parlamenti nga edhe rezulton monarkia parlamentare. Monarkia kushtetuese është më e kufizuar se monarkia parlamentare por edhe kjo është një nënlloj I monarkisë kushtetuese dhe nga kjo përfundon ndarja më e qëlluar do të ishte monarkia e pakufizuar (jokushtetuese) dhe monarkia e kufizuar (kushtetuese) dhe e cila do të ishte më në fund monarkia parlamentare dhe monarkia joparlamentare. Monarkia kushtetuese përkufizohet si e këtillë ku monarku humb pushtetin kushtetutëdhënës , kushtetutën tani e nxjerr dikush tjetër (organ tjetër). Tani monarku I nënshtrohet kushtetutës . Monarkia parlamentare na paraqitet edhe më e kufizuar se ajo kushtetuese joparlamentare , ku gjen zbatim sistemi shumë efikas I përgjegjësisë së organeve tjera për veprimet e monarkut. Monarkia parlamentare është e këtillë , ku organ Sovran është vetë parlamenti ose parlamenti së bashku me monarkun. Në llojin e dytë të monarkisë aktet miratohen vetëm në rast se atë e nënshkruan monarku . Pra këtu monarku është bartës I pushtetit ekzekutiv –administrativ-, këtë pushtet në emër të tij e ushtrojnë ministrant . Aktet e monarkut nuk marrin fuqinë ligjore nëse për të nuk pajtohet ministry përkatës , pra nëse ai nuk e firmos aktin e monarkut I cili përgjigjet në vend të monarkut për veprimet e tij. Karakteristikë e kësaj monarkie sic u tha më lart është balancimi I pushteteve nnë trekëndëshin – monarku-këshilli I ministrave –parlamenti. Në Gjermani në shekullin XIX monarku ushtrone drejtpërdrejtë edhe rendin politik dhe ishte I kufizuar vetëm në pushtetin ligjdhënës , ndërsa monarkia angleze qeveria nuk është nën kontrollin e monarkut , por ky pushtet ëshë në duart e qeverisë . Politikën e qeverisë nuk e cakton monarku , por parlamenti.

Nocioni I republikës : është I kundërt me monarkinë. Shefi I shtetit në republikë nuk I gëzon privilegjet personale , sepse nuk është person sovran. Shefi I shtetit në republikë është I detyruar ti nënshtrohet rendit juridik, së drejtës, andaj ai ka edhe përgjegjësi të dyfishtë : përgjegjësi politike dhe penale. Shefi I shtetit (kryetari) , presidenti ka edhe emërtime tjera , nuk paraqet organin e drejtëpërdrejtë . Kryetari I shtetit nuk vjen në pozitë në bazë të kushtetutës , porn ë bazë të zgjedhjes , qoftë nga parlamenti apo elektorati zgjedhor , pra kryetari I shtetit në republikë nuk trashëgohet por ai zgjidhet. Në republikën bashkëkohore kryetari zgjidhet në bazë të dy sistemeve : sistemit amerikan dhe sistemit francez. Sipas sistemit amerikan kryetarin e zgjedh populli , ndërsa sipas sistemit francez kryetarin e zgjedh parlamenti , dhe pse këtu ka risi –kryetarin e zgjedh populli prej 1962 . Te republika si trajtë e sundimit është karakteristike se shefi I shtetit ka më pak mundësi të futet në 3 veprimtaritë e pushtetit ,psh në atë ligjdhënës dhe atë gjyqësor . Të drejtën e vetos pezulluese e ka presidenti në sistemin amerikan , por kjo e drejtë ka për qëllim rikthimin e propozimit në parlament. Kyretari I Shqipërisë mund ta shpërndajë parlamentin. Pjesëmarrja e kryetarit në pushtetin ekzekutiv është e rregulluar në atë mënyrë që ai emërton mandatarin e qeverisë nga partia politike e cila ka fituar shumicën në parlament . Edhe republikat ndahen në të kufizuara dhe jo të kufizuara , pra ku shefi I shtetit s `është edhe organ sovran , dhe republikat ku shefi I shtetit është njëkohësisht edhe organ Sovran. Shefi I shtetit në republikë mund të jetë organ I vetëm dhe organ kolegjial (trupor).Shume shtete parashohin edhe moshën e kandidatit, psh kushtetuta e Shqipërisë ka paraparë moshën 40 vjecare .

Page 13: Fillet e se drejtes

TRAJTA E REGJIMIT POLITIK , Nocioni I regjimit politik : Trajta e regjimit politik caktohet sipas kritereve se kush është bartës I sovranitetit shtetëror (pushtetit shtetëror). Sipas këtij kriteri ekzistojnë dy trajta të organizimit shtetëror : 1. Demokracia dhe 2. Autokracia . Demokracia paraqet trajtën e regjimit politik ku pushtetit I takon popullit , dmth shumicës së popullit , ku shumica qeveris mbi pakicën e popullit , ndërsa autokracia paraqet trajtën e regjimit politik ku pushteti I takon pakicës.

Nocioni I demokracisë : përkufizohet si qeverisje e popullit (demos –popull , kratein – sundim), pra është trajtë e regjimit politik ku qeveris populli , dmth shumica e popullit mbi pakicën. Po ashtu organizata e dhunës është e përbërë prej shumicës së popullit në kuptim të ngushtë . Kjo dmth se pjesëmarrja e popullsisë në ushtrimin e pushtetit është e madhe dhe se ky ushtrim është I drejtëpërdrejtë . Kjo do të ishte demokracia e drejtëpërdrejtë , demokracia e vërtet . Mirëpo derisa organizata e dhunës përbëhet prej një pjese të popullisësë dmth kjo pjesë është e ndarë prej nga shumica e popullsisë , por vepron në emër të shumicës , atëherë bëhet fjalë për demokraci por jo të vërtet , në realitet bëhet fjalë për dicka tjetër. Demokracia s mund të jetë e plottë dhe e drejtpërdrejtë , andaj sipas rregullit është përfaqësuese dhe e tërthortë. Kjo trajtë e regjimit - demokracia përfaqësuese nuk përfshin tërë popullin si ushtrues të pushtetit shtetëror , por përfshin numrin e vogël të popullsisë. Demokracia e tërthortë ndërkaq nuk shpreh qeverisjen e vërtet të popullit në kuptimin e ngushtë , por do të thotë se në emër të popullit organizata shtetërore kryen ato punë të cilat do ti bënte populli pot a ushtrone vetë pushtetin . Në këtë ushtrim të pushtetit , qenësore është që populli ta ketë vullnetin e vet , të cilin e përcakton vet dhe të cilin , natyrisht nuk ia imponon shteti .

Elementet e demokracisë : 1. Krijimi I vullnetit politik të popullit dhe 2. Realizimi I vullnetit politik po nuk ekzistojë vullneti politik , atëherë nuk ka as cfarë të realizohet. Mënyra e prodhimit determinon elementet përbërëse të elementit të parë , lidhur me krijimin e vullnetit politik të popullit . Nëse nuk ekziston vullneti politik atëherë smund të flitet fare për ekzistimin e demokracisë në kuptimin e plotë të fjalës . Krijimi I vullnetit politik paraqet elementin e brendshëm , ndërsa elementi I dytë I përket realizimit të vullnetit politik –ky element është element I jashtëm . Sa I përket të të drejtave dhe lirive të njeriut si masë apo mjete të përcaktimit të vullnetit politik në bazë të një autori shqiptar I së Drejtës Kushtetuese bën këtë klasifikim 1. Liritë dhe të drejtat personale 2. Liritë dhe të drejtat politike 3. Të drejtat sociale ekonomike 4 . Të drejtat e tjera kushtetuese të njeriut dhe shtetasit 5. Të drejtat e pakicave.

Demokracia formale , nocioni I demokracisë formale : demokracia formale përfshin mjetet dhe masat me ndihmën e të cilave organizata shtetërore lidhet me popullin , natyrisht me shumicën e popullit , nëpërmjet mekanizmave të vet , për ta realizuar vullnetin politik të popullit. Demokracia formale paraqet në vete elementin e jashtëm sepse kjo si e tillë ekziston pavarëisisht elementit të brendshëm –krijimit të vullnetit politik , dmth se shetit me anën e normave juridike parasheh mënyrën se si duhet ta zbatojë vullnetin politik të shumicës së popullit. Demokracia formale mund të nënkuptohet si grumbull I disa masave dhe mjeteve juridike e organizative , me ndihmën e të

Page 14: Fillet e se drejtes

cilave sigurohet krijimi I vullnetit politik të popullit dhe realizimi I tij nëpërmjet organizatës shtetërore. Elementit të parë të demokracisë I paraprijnë mjetet dhe masat juridike të cilat mundësojnë krijimin e vullnetit politik të popullit , pra shumicës së popullit e këto janë : e drejta dhe liritë demokratike . Të drejtat dhe liritë e njeriut bazën juridike e kanë në aktet e karakterit ndërkombëtar duke filluar prej Kartës së Kombeve të Bashkuara , Deklaratës së përgjithshme për të drejtat e njeriut etj . Psh në konventën amerikane për të drejtat e njeriut neni 4 parasheh të drejtën për jetë.

Demokracia e drejtpërdrejtë : realizimi I vullnetit të krijuar politik bëhet nëpërmjet shtetërore dhe vetë popullit , dmth nëpërmjet lidhshmërisë së kësaj organizate me shumicën e popullit. Dmth populli qeveris drejtpërdrejtë duke mos pasur nevojë për asnjë lloj të organit shtetëror . Pra nëse vërtet ekziston demokracia e plotë , atëherë smund të bëhet fare fjalë për shtetin –ekzistimin e tij . Demokracia e tillë as që mund të ekzistojë , por natyrisht se veprohet në drejtim të saj duke suprimuar disa organe shtetërore dhe duke krijuar organe të cilat si organe përfaqësuese në një mënyrë I zgjedh populli. Realizim I demokracisë së drejtpërdrejtë është kur I tërë populli e ushtron pushtetin shtetëror. Për tu arritur kjo nevojitet një shkallë e lartë e vetëdijes njerëzore dhe e kulturës politike e të gjithë atyre që qeverisin punët shtetërore. Në faza të ndryshme të jetës shoqërore njerëzit kanë bërë përpjekje që demokracia të zhvillohet duke I shoqërizuar funksionet shtetërore , duke I bërë organet e popullit , sic janë policia dhe ushtria e popullit. Demokracia e drejtpërdrejtë supozohet se ka ekzistuar në Antikitet , ku vendimet kryesore I ka marrë populli , ndërsa për ekzekutimin e tyre janë kujdesur organet e caktuara të cilat në një mënyrë janë zgjedhur . Pavarësisht si janë zgjedhur këto organe , është dëshmuar se asnjëherë I tërë populli s`ka marrë pjesë edhe në zbatimin e tyre , pra kurrë nuk ka pasur demokraci të plotë . Në këtë drejtim janë dy lloje të demokracisë : demokracia në kuptimin e gjerë dhe demokracia në kuptimin e ngushtë . Demokracia në kuptimin e ngushtë përfshin pjesëmarrjen e masave të gjera vetëm në fushën e marrjes së vendimeve (ligjdhënëse) dhe në atë administrative , ndërsa në kuptimin e gjerë popullsia përfshihet në tri fusha të veprimit , pra edhe në veprimtarinë apo funksionin gjyqësor. Ky lloj I demokracisë ka qenë në Antikitet . Sa I përket cështjes procuderale të marjes së vendimeve , duhet theksuar se kjo nuk është aq e thjeshtë .Këtu janë dy moment gjatë marrjes së vendimit që vlen ti përmendim : 1. Iniciativa , propozimi për marrjen e vendimit 2. Marrja e vendimit , vendosja lidhur me propozimin. Në një mënyrë demokraci të drejtprdrejtë ka edhe në Zvicrën e sotme – me dallim se këtu organet apo njerëzit të cilët kujdesen për zbatimin e tyre vërtet I zgjedh populli. Për sa I përket ushtrimit të demokracisë së drejtëpërdrejtë ekzistojnë dy mënyra : 1. Tubimi gjithëpopullor I cili ushtron kompetencën shtetërore që I është caktuar dhe 2. Votimi jashtë tubimit . Mënyra e parë lejon pjesëmarrjen e masave të gjera në shqyrtimin e propozimvendimit dhe në vendosje, ndërsa mënyra e dytë nuk lejon që masa të diskutojë fare lidhur me propozimin apo iniciativën , por ajo vetëm vendos duke votuar. Mënyra e parë e ushtrimit të demokracisë së drejtëpërdrejtë zbatohet nëpërmjet Kuvendit popullor apo tubimit ,ndërsa mënyra e dytë kur populli vetëm vendos është referendumi. Psh në Kosovë është zbatuar mënyra e vendimmarrjes nëpërmjet referendumit -1991 , pra popullata shumicë shqiptare ëshë deklaruar për pavarësinë e Kosovës.

Demokracia përfaqësuese : në demokracinë përfaqësuese pushtetin e ushtron organizata shtetërore, por në emër të popullit , pra e përfaqëson popullin I cili vet nuk mund ta ushtrojë këtë

Page 15: Fillet e se drejtes

pushtet . Demokracia përfaqësuese është më e parapëlqyer për tu zbatuar , në shoqërinë njerëzore madje për këtë ekzistojnë shumë arsye. Arsyeja e parë është thjesht teknike : I tërë populli s`mund ta ushtrojë pushtetin shtetëror , posacërisht populli I cili numrikisht është I madh Kjo disi ka qenë e mundshme në shtetet me popullësi më numër të vogël , në Antikitet. Arsyeja e dytë është më e rëndësishme dhe shkon në favor të demokracisë përfaqësuese . Kjo është arsye përmbajtësore sepse I tërë populli nuk kanë aftësi profesionale për të ushtruar punë shtetërore , ngaqë aty merren vendime të rëndësishme që kërkojnë njohuri profesionale. Arsyeja e tretë është në favor të demokracisë përfaqësuese sepse siguron një pavarësi relative te përfaqësuesit të zgjedhur nga populli. Pra përfaqësuesi vepron ndonjëherë jashtë porosive të popullit duke ndjekur një politikë të drejtë e cila do ti shërbejë vet popullit. Shembull fq 81. Organi shtetëor më I demokratizuar është ai vendimmarrës –ligjdhënës , sepse ky organ merret me zgjidhjen e cështjeve të përgjithshme politike dhe merr vendime të përgjithshme të cilat më vonë I zbatojnë organet tjera sic janë organet e administratës dhe ato gjyqësore. Kur përfaqësuesi I zgjedhur është I lidhur dhe I detyruar që vullnetin e popullit ta përcjellë në organet përfaqësuese dhe atë ta realizojë kemi të bëjmë me mandat të lidhur. Nëse vepron kundër atëherë zgjedhësit përdorin të drejtën e revokimit. Përfaqësuesi këtu ëshrë një transmetues në kuptimin e thjeshtë të fjlaës . Ky lloj përfaqësimi gjithashtu nuk është treguar efikas dhe I drejtë , prandaj është kaluar në sistemin e përfaqësimit me mandat jo të lirë . Këtu përfaqësuesi ka liri të plotë të veprimit apo të sjelljes pas abrogimit të institucionit të revokimit. Edhe ky mandate s`është treguar I mirë , andaj është kërkuar kalimi në një system tjetër . Pra një mandat I tillë ku I zgjedhuri do të jetë I lirë , ku qytetarët nuk do ta obligonin për sjellje dhe veprime të detyrueshme , qëllimi do të arrihej në mënyrë efikase. A do të jetë e plotë apo jo demokracia , varet nga vëllimi I së drejtës së votës , pra prej së drejtës për pjesëmarrje në zgjedhjen e organeve përfaqësuese . E drejta e votës mund të jetë aktive dhe pasive . E drejta e votës aktive është e drejtë për të zgjedhur dikë , ndërsa e drejta e votës pasive është e drejta për tu zgjedhur . E drejta e votës mund të jetë e përgjithshme dhe e kufizuar. E drejta e përgjithshme e votës është e drejtë e të gjithëve , e të gjithë qytetarëve . E drejta e kufizuar e votës , mund të jetë e llojllojshme duke u bazuar në kritere të caktuara , varësisht prej kohës , racës, gjinisë …këto u përkasin kushteve diskriminuese. Demokracia është më e plotë , nëse e drejta e votës është e barabartë dmth nëse një qytetarë ka një votë. Vota është e pabarabartë edhe në rast se numri I njejtë I zgjedhësve nuk e zgjedh numrin e njejtë të të zgjedhurëve (përfaqësuesëve) , psh numri prej 30 zgjedhësve zgjedhin një përfaqësues. E drjta e votës është e drejtëpërdrejtë dhe e fshehur. Kështu 1. Vota është shumë më domethënëse , pra është shprehje e demokracisë , sepse qytetari zgjedh drejtpërdrejtë qytetarin e vet , 2. Vota e fshehur është shumë më e qëndrueshme në aspektin e sigurisë qyetetare dhe është më e përshtatshme. Kandidimi I kandidatit mund të jetë individual dhe në bazë të listës . Zakonisht , zgjedhësit ndahen sipas njësive zgjedhore qoftë duke zgjedhur një kanditat apo më tepër përfaqësues. Kandidimi mund të bëhet sipas cdo njësie zgjedhore nga një kandidat ,por mund të votohet edhe për listën e kandidatëve të të gjitha njësive zgjedhore , të cilat pastaj ndahen në njësitë e veta zgjedhore. Ekzistojnë dy sisteme ai I shumicës apo sistemi I përfaqësimit proporcional. Sipas sistemit të shumicës përfaqësuese lista e cila fiton më shumë vota I fiton të gjitha vendet (mandatet) , ndërsa sipas sistemit proporcional cdo listë I fiton vendet në mënyrë proporcionale më fitimin e votave .Pra nëse fiton 2\3 e votave fiton 2\3 e vendeve në organin përfaqësues .

Page 16: Fillet e se drejtes

Autokracia : këtu pushtetin e ushtron pakica e popullit . Autokraci formale kanë pasur shtetet skllavopronare feudale meqë në këto shtete ska ekzistuar as demokracia formale. Shtetet autokratike mund të jenë shtete autokratike në kuptimin e ngushtë dhe shtete demokratike. Kështu psh shtete autokratike në këtë drejtim kanë qenë demokratike : Athina e vjetër , Roma etj. Pra në shtetin auotkratik mund të ekzistojë demokracia formale ku të gjithë qytetarët I gëzojnë të drejtat demokratike (shteti borgjez) . Po ashtu në shtetin borgjez demokratik mund të ekzistojë demokracia formale, por se askush nuk e respekton , pra të drejtat dhe liritë demokratike ekzistojnë vetëm në letër , ato nuk realizohen.

Llojet e autokracisë : shteti autokratik më së tepërmi mund të emërohet më shprehjen , diktaturë , shtet aristokratik , shtet oligarkik, shtet tiranik , shtet despotik dhe plurokratik. 1. Diktatura :në realitet është pushteti I njërës klasë , kundruall klasës tjetër – ku përjashtohet cdo element I demokracisë. Diktatura lidhet me pushtetin e një individi I cili e ushtron pushtetin personal – I cili në pushtet s ` ka ardhur në bazë të trashigimisë (si monarku) por ka ardhur në mënyrë të kundërligjshme me forcë , duke sunduar apo qeverisur në mënyrë të vrazhdë. 2. Artistokracia është ai lloj I autokracisë ku pushtetin shtetëror e qeverisë një grup apo shtresë e njerëzve e cila konsiderohet se është e vecantë nga të tjerët – kjo në bazë të gjakut. Këto autokraci kanë ekzistuar në feudalizëm.

3. Oligarkia , këtu pushteti I takon një grupi të njerëzve , pra qeveris pakica e popullit 4. Tirani : apo shtet tiranik kuptojmë shtetin I cili është identik me diktaturë , ku qeverisë individi në mënyrën më të egër dhe kuptohet në interesin personal , por jo edhe në interes të përgjithshëm . 5.Shteti despotik : paraqet po ashtu trajtën e qeverisjes së pakicës mbi shumicën madje të qeverisjes së individit apo grupit në mënyrë shumë të egër . 6. Ekziston një lloj I autokracisë e cila ushtron pushtetin shtetëror , qoftë si individ apo grup nga pakica e popullsisë , jo mbi bazën e gjakut , por mbi bazën e kriterit pasuror. Pra pushtetin shtetëror e ushtrojnë vetëm më të pasurit .

TRAJTA E RREGULLIMIT SHTETËROR , Nocioni I trajtës së rregullimit shtetëror trajta e rregullimit shtetëror paraqet lidhjet dhe raportet ndërmjet organeve qendrore dhe joqendrore të pushtetit shtetëror. Organet joqendore mund të përcaktohen sipas kriterit territorial –pra qytetarët dhe grupet e njerëzve të territorit të caktuar , organet qendrore sipas kriterit personal (grupet me vecori të njejta , fetare , profesionale etj ) dhe organet joqendrore sipas kriterit real (sipas ushtrimit të autorizimeve përkatëse). Të gjitha shtet pothuajse janë të përbëra prej organeve qendrore dhe jo qendrore , pavarësisht prej madhësisë të tyre. Shtet që kan përbërje të tillë janë shtete të decentralizuara.Gjatë ushtrimit të pushtetit shtetëror nga këto dy lloje të organeve duhet dalluar decentralizimi juridik prej atij faktik. Në qoftëse organet joqendrore nuk gëzojnë asnjë cikë të pavarësisë juridike , atëherë themi se kemi centralizim juridik dhe natyrisht organet joqendrore janë të centralizuara . Por nëse këto organe joqendrore kanë ndonjë pavarësi juridike , atëherë themi se kemi të bëjmë me decentralizim juridik , organet e këtilla janë të decentralizuara. Decentralizimi nis prej 0 gjer në maksimum dhe më s `flitet për decentralizimin , por për krijimin e shtetit të ri , shtetit sovran .Nga ky fakt varet trajta e rregullimit shtetëror , a do të jetë apo do të kemi trajtën e shtetit të përbërë.

Page 17: Fillet e se drejtes

Shteti I përbërë :është njëra prej trajtave të rregullimit shtetëror ku pjesët përbërëse të tij gëzojnë pavarësinë , dmth raportet ndërmjet organeve qendrore dhe joqendrore janë të rregulluara në atë mënyrë që organet joqendrore për pjesën përkatëse të territorit kanë shkallë të larta të decentralizimit juridik . Pra organet joqendrore për hapësirën e vet janë organe të karaketrit të lartë – organe supreme. Ndërmjet shteteve ekzistojnë lidhjet të cilat janë të ngushta , të cilat në një mënyrë janë lidhje të forta dhe lidhje të brishta. Se cfarë janë lidhjet brenda shtetit të përbërë ndërmjet shteteve anëtare , varet nga fakti sa humbin ato subjektivitetin e vet , më pak apo më shumë dmth , shteteve anëtare ju shkrihen disa autorizime shtetërore edhe ruajnë tërë subjektivitetin e vet , si shtete të ndara dhe bëhen vetëm pjesë përbërës të një shteti të ri . Lidhja e shteteve mund të jetë shumë e brishtë dhe e krijuar në bazë të një marrëveshje apo kontrate ndërmjet shteteve psh lidhjet ushtarake. Disa autorë këto lidhje I grupojnë në: 1. Lidhje konfederale 2. Lidhje federale 3. Unione (reale dhe personale) 4. Protektorati . Bashkësia e tillë ku bëjnë pjesë disa shtete dhe të cilat I ruajnë disa vecori të shtetit , ndonëse është pjesë e një tërësie më të madhe – paraqet shtetin e përbërë , ndryshe prej shtetit të thjeshtë I cili përbëhet vetëm prej një shteti .

Konfederata :paraqet trajtën e shtetit të përbërë . Ajo krijohet në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare , ndërmjet shteteve të cilat dëshirojnë të kenë raporte të ndërsjella duke krijuar organe të përbashkëta për lëmin përkatës. Kjo lidhje e shteteve zakonisht bëhet nëpërmjet një kontrate lidhur me autorizimet e caktuara , ndërsa shetet anëtare këtë bashkësi të shteteve edhe mund ta lëshojnë në cdo kohë . Kjo trajtë e shtetit të përbërë sot nuk ekziston. Konfederata si trajtë e shtetit të përbërë mund të krijojë organe të përbashkëta të cilat do të marrin vendime të njëzëshme por të cilat nuk gëzojnë forcën detyruese në qoftë se sheteti anëtar nuk I ka pranuar. Konfederata s` është organizëm I ri shtetëror , s`është krijim I shtetit të ri , por është raport kontraktues ndërmjet shteteve.

Nocioni I federatës : federata është trajtë e shtetit të përbërë e cila paraqet një lidhje shumë më trë ngushtë ndërmjet shteteve se konfederata . Federata është bashkim I dy apo më shumë shtetesh , ku krijohet organi qendror I cili në kuptimin e drejtë të fjalës është bartës I pushtetit shtetëror , pushtetit sovran. Vendimet e organit qendror kanë karakter obliguespër të gjitha shtetet anëtare në federatë madje edhe pa pëlqimin e tyre . Autorizimet kapitale I ka organi qendror në shkallë federate për tërë territorin e shtetit (federal) ku në rradhë të parë hyjnë cështjet me jashtë – politika e jashtme, cështjet ushtarake dhe cështjet lidhur me monedhën e shtetit (shteteve) . Nga kjo rezulton një karakteristikë e rëndësishme e shtetit federativ se shteti I tillë në këso raportë ndërkombëtare paraqitet si një shtet I vetëm (unitar). Ky autorizim I organit qendror apo këto autorizime janë të rregulluara me kushtetutë në mënyrë të përgjithshme . Në hartimin e kushtetutës s`do mend se marrin pjesë edhe shtetet anëtare të federatës nëpërmjet përfaqësuesve të vet në dhomat federative.Shtetet federative organin ligjdhënës e kanë të përbërë prej dy dhomave . Dhoma e lartë e cila përbëhet prej përfaqësuesve të shteteve anëtare dhe dhoma e ulët përbëhet prej përfaqësuesve të cilët I zgjedh populli në tërë territorin e shtetit të përbërë . Dhomat janë të barabarta pra kanë status të njejtë. Shtetet anëtare në shtetin federal inkuadrohen në bazë të vullnetit të shprehur , duke përcaktuar autorizimet në bazë të aktit kushtetues –kushtetutës qendrore , ndërsa te konfederata kishim një lidhje kontraktuale . Kjo do të thotë se shteti federal është një bashkim I dy apo më shumë shtetesh dhe paraqet një shtet të vetëm ndaj botës tjetër ,

Page 18: Fillet e se drejtes

ndërsa konfederata nuk paraqet një shtet të ri , por bashkësi shtetesh anëtare të cilat ruajnë sovranitetin e plotë shtetëror , madje edhe të drejtën e shkëputjes nga konfederata në cdo kohë . Dilemat ndërmjet shteti federal dhe shteteve anëtare zgjidhen mbi bazën terminologjike duke mos I quajtur shtetet anëtare shtete por njësi federale apo republika.

Protektorati: protektorati paraqet llojin e shtetit të përbërë mbi të cilin e ushtron pushtetin një shtet I fortë duke I siguruar mbrojtjen dhe sigurinë , pra vënien e një organizate shtetërore nën ombrellën e një shteti të fortë . Organizata e cila vihet nën këtë ombrellë në fakt nuk ka sovranitetin e vet sepse është e dobët dhe s `ka forcë për ta ruajtur pavarësinë e vet . Andaj shteti I fortë e mer kinse në mbrojtje , në rradhë të parë në mbrojtje ushtarake në shenjë të humanizmit dhe solidaritetit. Protektorati në trajtën e përshkruar më lartë ka ekzistuar në të kaluarën , sot në një trajtë krejt tjetër kemi Administratimin civilo-ushtarak në Kosovë. Vecori tjetër e këtij protektorati është se ky administratim cilësohet si I përkohshëm , dmth një qeverisje e përkohshme ndërsa në mënyrë graduale qeverisja do ti kalojë subjekteve vendore .

Unioni real dhe unioni personal unionet në botën bashkëkohore nuk ekzistojnë . Kanë qenë të njohura unioni I Suedisëdhe Norvegjisë, I Danimarkës –Islandës etj . Unionet parapëlqejnë trajtën e sundimit monarkik, andaj edhe këto dy lloje kanë pasur kararkeristikë të përbashkët ekzistimin e institucionit të shefit të shtetit (monarkut). Ndërmjet unioneve ka edhe pika që I dallojnë ato . Psh unioni real paraqet një tërësi të shtetve anëtare , pra krijohet një subjekt I ri me botën e jashtme komunikon si I vetëm si trup unik. Ky unitet arrihet me anë të një kontrate ndërkombëtare duke ruajtur pavarësinë juridike brenda shtetit , si në fushën lgjdhënëse , administrative dhe gjyqësore. Në unionin personal , shtetet anëtare kanë të përbashkët vetëm shefin e shtetit (monarkun), ndërsa në cështjet tjera janë plotësisht të pavarura , si në aspektin e jashtëm ashtu edhe në atë të brendshëm . Unionet reale në realitet nuk konsiderohen si shtete , andaj as edhe si shtet I përbërë , por shtetet janë anëtare të kësaj bashkësie duke u antarësuar në të.

Shteti I thjeshtë unitar , nocioni I centralizimit dhe nocioni I decentralizimit : për caktimin e shtetit të thjeshtë vlen kriteri I njejtë sikurse përcaktuam shtetin e përbërë , pra raporti ndërmjet organeve qendrore dhe joqendrore (organeve të ulëta dhe të larta). Në shtetin e thjeshtë pjesët më të ulëta të organizatës shtetërore kanë shumë pak të drejta në krahasim më pjesët organizative në shtetin e përbërë. Raporti ndërmjet organeve të larta dhe atyre të ulëta në shtetin e thjeshtë mund të jetë I dyllojtë : 1. Kur organet joqendrore apo të ulëta nuk gëzojnë autonomi 2. Kur organet joqendrore gëzojnë disa të drejta dhe një lloj të autonomisë. Në rastin e 1 kemi të bëjmë me centralizimin , ndërsa në rastin e dytë kemi të bëjmë me decentralizimin. Me centralizim kuptojmë raportin ndërmjet organeve qendrore dhe atyre joqendrore , ku I tërë pushteti I takon organeve qendrore. Organet e decentralizuara u nënshtrohen në tërësi organeve qendrore , nuk kanë kurrrëfarë kompetencash , pra janë pjesë e organeve qendrore. Me decentralizim kuptojmë raportin ndërmjet organeve qendrore dhe joqendrore , ku bëhet ndarja e punëve ku organet joqendrore gëzojnë një autonomi. Këto organe kryejnë disa punë shtetërore , ndërsa gjerësia e këtyre kompetencave varet prej sistemit politik të një shteti . Epërsia e organeve qendrore ndaj organeve joqendrore shihet nëse organet qendrore cdo akt të organeve joqendrore mund ta anulojnë , refuzojnë , pavarësisht se

Page 19: Fillet e se drejtes

akti është I ligjshëm , pra gjen zbatim parimi I oportunitetit. Te sistemi I decentralizimit të organeve shtetërore , organet joqendrore ushtrojnë kompetencat të cilat u janë caktuar me akte juridike , andaj vepimet e tyre janë të bazuara në ligj , nuk mund të anulohen nga organet qendrore edhe pse ato nuk u përgjigjen interesave apo qëllimit të tyre , këtu gjen zbatim parimi I ligjshmërisë , pavarësinë juridike e gëzojnë në bazë të ligjit.

Organet qendrore I bartin komptencat e veta në organet joqendrore në mënyra të ndryshme , varësisht prej vëllimit të tyre , andaj kemi edhe shkallë të ndryshme të decentralizimit : 1. Kur përveq organeve të decentralizuara , të cilat ushtrojnë punë zyrtare ekzistojnë organet qendrore në territoret e decentralizuara të cilat I ushtrojnë kompetencat e veta – ky është sistem dybinarësh. 2. Kur organet e decentralizuara ushtojnë funksionet e veta brenda autorizimeve të caktuara dhe punët të cilat edhe më tutje janë në kompetencë të organit qendror por të cilat janë bartur tek organet joqendrore që këto ti ushtrojnë në emër të organeve qendrore 3. Kur organet joqendrore I kryejnë të gjitha punët lidhur me pushtetin shtetëror në territorin përkatës. Decentralizimi mund të jetë I llojllojshëm më I përhapuri është ai territorial. 1. Decentralizimi territorial nënkupton se organet joqendrore në territorin e vet I ushtrojnë të gjitha punët në mënyrë të pavarur . 2. Decentralizimi personal nënkupton bartjen e disa punëve shtetërore mbi organizatat , anëtarët e të cilave janë të lidhura me vecori të përbashkëta (profesioni I njejtë) . 3. Decentralizimi real nënkupton ushtrimin e punëve të njejta shtetërore( komunikacioni, shënetësia, kultura) në nivelin e hapësirës së caktuar nga disa organizata . Për nga karakteri decentralizimi mund të jetë demokratik dhe burokratik. Pra nëse ekziston institucioni I zgjedhje së tyre kemi të bëjmë me organet e decentralizuara demokratike , ndërsa nëse kjo mundësi nuk është paraparë , por ato emërohen nga subjektet më të larta, atëherë kemi të bëjmë me organe të decentralizuara porse burokratike .