32
E DREJTA KANONIKE E drejta kanonike (ius canonici) është e drejta kishtare. Kjo është një tërësi normash juridike të nxjerra nga kasha e krishterë (katolike dhe ortodokse) për rregullimin e mardhënieve të vetë kishës (siç janë organizimi I kishës, rendi hierarkik, mardhëniet ndërmjet klerikëve, inkriminimi I veprave penale kundër kishës dhe religjionit etj) si dhe për regullimin e disa materieve juridike që janë në juridiksionin e kishës, si çështiet martesore, familjare, trashigimore, çështjet juridike mbi pronat kishtare etj. Nga kjo shihet se kisha nuk ka qenë vetëm organizatë shpirtërore, por edhe shtetërore. Tendencat e dominimit të kishës mbi shtetin; apo të shtetit mbi kishën, kanë shërbyer si shkak I grindjesve dhe përçarjee të kishave. Kjp në 1054 shkaktoi edhe ndarjen e kishës në atë lindore (greke-ortodokse) dhe në atë Perëndimore (romako- katolike). Burimet e të drejtës klasifikohen në: burime materiale dhe formale. Burimet formale janë monumentet dhe përmbledhjet legjislative nga të cilat fitohen njohurite për normat juridike. Burimet materiale paraqesin faktorin që ndikon në krijimin e normave juridike. Burimet e të drejtës klasifikohen edhe në: burime historike dhe burime praktike (pozitie). Burime historike janë ato të cilat dikur kanë pasur vlerë të burimeve positive kurse tani kryesisht kanë vetëm vlerë shkencore, ndërsa burimet praktike janë ato të cilat në vete përmbajnë të drejtën

Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

E DREJTA KANONIKE

E drejta kanonike (ius canonici) është e drejta kishtare. Kjo është një tërësi normash juridike të nxjerra nga kasha e krishterë (katolike dhe ortodokse) për rregullimin e mardhënieve të vetë kishës (siç janë organizimi I kishës, rendi hierarkik, mardhëniet ndërmjet klerikëve, inkriminimi I veprave penale kundër kishës dhe religjionit etj) si dhe për regullimin e disa materieve juridike që janë në juridiksionin e kishës, si çështiet martesore, familjare, trashigimore, çështjet juridike mbi pronat kishtare etj.

Nga kjo shihet se kisha nuk ka qenë vetëm organizatë shpirtërore, por edhe shtetërore. Tendencat e dominimit të kishës mbi shtetin; apo të shtetit mbi kishën, kanë shërbyer si shkak I grindjesve dhe përçarjee të kishave. Kjp në 1054 shkaktoi edhe ndarjen e kishës në atë lindore (greke-ortodokse) dhe në atë Perëndimore (romako-katolike).

Burimet e të drejtës klasifikohen në: burime materiale dhe formale. Burimet formale janë monumentet dhe përmbledhjet legjislative nga të cilat fitohen njohurite për normat juridike. Burimet materiale paraqesin faktorin që ndikon në krijimin e normave juridike.

Burimet e të drejtës klasifikohen edhe në: burime historike dhe burime praktike (pozitie). Burime historike janë ato të cilat dikur kanë pasur vlerë të burimeve positive kurse tani kryesisht kanë vetëm vlerë shkencore, ndërsa burimet praktike janë ato të cilat në vete përmbajnë të drejtën positive të kishës përkatëse. Ndarja më e rëndësishme që bëhet sot është ndarja në burime themelore (të përgjithshme) që kanë vlerë për të gjitha kishat e krishtera (burime kanonike) dhe në burimet e veçanta që vlejnë vetëm për një kishë.

Burimet themelore (të përgjithshmë) të së drejtës kanonike janë: Shkrimet e shenjta (bibla). Traditat apostolike), Legjislacioni kishtar, dhe e drejta zaknore.

- Shkrimi I shenjtë (Bibla) është burim I përgjithshëm I fesë krishtere. Sipas këtij besimi Bibla është Shpallja e Perëndisë që përbëhet nga Beslidhja e Vjetër dhe Beslidhja e Re. Beslidhja e VJetër, tekstet e së cilës datojnë që nga shek VIII p.e.s. deri në paraqitjen e Krishtit, është pjesërisht burim I të drejtës kanonike. Beslidhja e Re, tekstet e të cilës datojnë që nga krishti, paraqet burimin themelor të së drejtës kanonike. Kisha Lindore ortodokse përdor përkthimet e autorizuara të Beslidhjes së jetër dhe tekstet origjinale në greqishtë të Beslidhjes së Re. ndërsa kisha perëndimore katolike përdor përkthimin në latinisht të Biblës.

Page 2: Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

- Tradita apostolike – paraqet trashigiminë kishtare të parimeve themelore dhe rregullimin e jeteës kishtare të parimeve themelore dhe rregullimin e jetës kishtare. P.sh.L Apostulli Pjetër u jep udhëzime anëtarëve të kishës që të ruajn dhe të mbajnë në mend të gjithë atë që ua kishte përcjell gojarisht dhe me shkrim.

- Legjislacioni si burim I së drejtës është burimi më I pasur. Organi nëpërmjet të cilit kisha e shpreh vullnetin e vet legjislativ ishte kuvendi I përgjithshëm. Ligjet kishtare për nga forma nuk janë të formuluara në formë të urdhëresae-leges, si ligje shtetërore, porn ë formën e rregullave udhëzuese, këshilluese.

Burimet e veçanta: ndahen në burme të veçanta të kishës katolike dhe

asaj orthodokse.a. Burimet e veçanta të së drejtës kanonike të kishës katolike janë:

vendimet dhe urdhëresat e papave të Romës-si sheaf të tërë kishave katolike, pastaj vendimet e kuvendeve të përgjithshme kishtare të kishës katolike, e drejta romake etj. burime më të rëdnësishme janë: Dekreti I Gracianit, Dekreti Gregorian, Klementina (botuar nga papa Klementi V) etj.

b. Burimet e veçanta të së drejtës kanonike të kishës orthodoke: janë vendimet e patrikëve të përgjithshëm të Konstantinopojës, vendimet e kuvendeve të përgjithshëm të kishës dhe nomokanonet (ligjet bizantine). Në aspektin organizativ kishat autopefale kanë një autonomi mjaft të gjerë, gati deri në shkallë të pasurie, ndërsa uniteti dogmatic brenda kësaj kishe është ruajtur edhe sot e kësaj dite.

Page 3: Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

PERANDORIA OSMANE

Shteti I turqe osmallij u krijua në fund të shek. XIII. Ajo u zgjerua dhe u shtri në tre kontinente. Sundimtarët osmanë në terrritoret e pushtuara, ku feudalët vendas ishin zhdukur ose dëbuar, ua ndanin luftëtarëve të vet tokën si lenë ushtarake, me kusht që këta të kryenin shërbimin ushtarak. Pronat feudale që u ndaheshin ushtarëve kryesishtë kanë qenë prnat e vogla- timaret dhe pronat e mesme- ziametet. Haste perandorake që ishin tokat më pjellore u jepeshin sulltanëve- grupeve të sulltanëve dhe funksionarëve të lar shtetëror.

Timaret dhe ziametet një personi I jipeshin në shfrytëzim për tërë jetën, pra I jepeshin ad persnam. Djemt e spahiut kishin të drejtë të kërkojnë prej sulltanit që të trashëgojnë një pjesë të timarit ose aimaetit. Sa do të trashëgonin këta varej se si kishte vendosur spahiu, në luftë apo prej vdekjes së natyrshme.

Spahiu timari ose ziametin nuk mund ta tjetëronte. Për merita të jashëzakonshme spahiu, me akt special të quajtul mylkname, muntë fitonte të drejtën e tjetërsimit të pronës feudale.

Rregullimi shtetëror I Perandorisë Osmane:

Në periudhën e feudalizmit shteti osman për nga forma e pushteti shtetëror ka qenë monarki absolute. Sulltani (Padishau) ka qenë organi më I vjetër dhe më I lartë. Prej pushtimit të Arabisë dhe Egjiptit nga Selimi I (1516-1517) sulltani fitoi edhe titullin e kalifit-bëhet mbrojtes I islamizmit pra, në personalitetin e padishahut bashkohet pushteti laik dhe ai fetar.

Sulltani ishte I vetmi ligjdhënës dhe kishte funksionet më të larta në ekzekutiv dhe administratë. Jepte fjalën e fundit në gjyqësi. Ishte komandant supreme I të gjithë forcave të armatosura në shtetë. Si organë supreme padishahu I emronte-shkaktonte funksionarët e lartë ushtarak dhe civil.

Praën vetit sulltani gjithnjë kishte funksionarët e lartë shtetëror që përbënin këshillin e divanit të sulltanit. Funksionet e larta shtetërore ishin: a. Vezirët, b. Kadiaskerët, c. Defterdarët dhe c.Nishanxhinjtë.

a. Vezirët: Në fillim ekzistonte vetëm një vezir. Me zhvillizmin – zgjerimin e shtetit osman numri I vezirëve rritet deri në shtatë (7) kurse vetëm njësi ishte Veziri I Madh (Sadrazemi).

Veziri I madh faktikisht dhe formalisht zëendësonte sulltanin. Ky emrohej dhe shkarkohej nga sulltani. Kushtimisht mund të quhet kryetar qeverie, ndërsa këshilli I Vezire mund të quhet qeeri.

Page 4: Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

Veziri I madh ka qenë faktor I rëndësishëm në politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit. Ishte referees kryesori sulltanit, komandonte me ushtrinë kur këtë nuk bënte sulltani, ruante vulën shtetërore etj.

b. Kadidaskerët: kanë qenë gjyqtarë supreme ushtarakë dhe civilë. Në fillm ekzistonte vetëm nja kadiasker, e më vonë dy (njëri për anad’ollin e tjetri për Rumelinë). Kadiaskerët e përcillnin sulltanin në ekspeditat ushtarake që aty për aty ti gjykonin ushtarakët. Ato kishin të drejtë që gjykatave më të ulta tua merrnin landën dhe vet të gjykonin. Më vonë u ndanë kompetencat në mes kadiaskerit të Rumelis ( që gjykonte konteste ushtarake) dhe kadiaskerit të Anadollit (kontekste civile).

c. Defterdardët: ishin funksionar të lartë financiar. Këto mbanin shënime dhe udhëhiqnin librat (defteret) mbi financat shtetërore.

d. nishanxhinjtë: kanë qenë shkronjës (qatip), sekretar personal të sulltanit dhe kishin për detyrë që të kujdesen për formën e aktevë të sulltanit, si përgatitja e mbishkrimeve, emrave, etj.

organizimi I pushtetit vendor:

njësi më e madhe administrative – territoriale në P. Osmane ka qenë ejaleti në krye me bejler beun. Kanë ekzistuar dy ejalete, ai I Anadollit dhe I rumelisë. Si shpërblim bejlerbeut I ndaheshte prana “Hase” –(toka e madhe). Bejlerbeu hasen e shfrytezonte deri sa ishte në fundkion.

Ejaletet më vonë u quajtën Vilajete, kurse bejlerbeu –Vali.Njësi më e vogël se elajeti ka qenë sanxhaku në krye me sanxhakleun.

Në shek. XVI në P. Osmane ekzistonin 350 sanxhaçe. sanxhakbeu ishte komandanti I ushtrisë së sanxhakut, pra I të gjithë spahinjëve të timarve dhe ziameteve. Ai ishte shefi pushtetit administrative dhe ekzekutiv. Sanxhaku ndahej në disa nahi në krye të së cilave qëndronte së subashi, kurse nahia në disa kaza në krye me kajmakamin.

E drejta në Perandorinë Osmane:

Sipas burimeve të së drejtës në Perandorinë Osmane ekzistonin dy sisteme juridike paralele: e drejta e Sheriatit ( e drejta detare – islamike) dhe e drejta laike (jo fetare).

A. E drejta e sheriatit: është e drejta teokratike islame. Ajo përfshin tër rregullat jetësore njeriut. Ajo merret me sjelljen e njeriut, sit ë tilla, çka nënkupton të gjitha format e veprimit shpirtëror, moral dhe trupor.

Page 5: Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

1. Burimet themelore të së drejtës së sheriatit janë Kurani. Adithi (Tradita), Doktrina (Ixhma) dhe Aralogjia juridike ( ngjashmëria juridike).

- Kurani është burim themelor I së drejtës së P. Osmane. Ai përbëhet nga 114 sure (Kapituj). Suret ndahen në ajete (versete), gjithesej 6666 ajete, prej të cilave vetëm 550 kanë përmbajtje juridike.

Duhet theksuar se pjesa më e madhe e ajeteve kuranore edhe kur kanë përmbajtje juridike ato nuk janë të formuluara në formën e urdhëresave-leges, si ligje shtetërore, porn ë formën e rregullave udhëzuese ose këshilluese, më tepër me karakter moral se sa juridik.

- Hadithi (Sunneti): Me hadith kuptojmë tërësinë e deklarimeve (urdhëresave, këshillave dhe rekomandimetve) të Muhamedit, veprimeve të tij, si dhe veprimet e të tjerëve që ai heshtazi I kishte aprovuar lejuar. Ato u mbajtën mend nga shokët-bashkëluftëtarët e Muhamedit dhe u përcollën goj më gojë, brez pas brezi. Burime të së drejtës janë vetëm ato adithe që kanë përmbajtje juridike.

- Doktrina: U paraqit pas vdekjes së Muhamedit, kur shteti arab u zgjerua tejet mase. Në këtë periudhë u paraqitën shumë çështje konkrete që nuk gjenin zgjidhje me Kuranin ose Hadithet. Atëherëkërkohej mendimi unanim I ylemave nga bota islame. Ky mendim duhej të jetë në pajtim të plotë me Kuranin dhe Hadithet.

- Analogjia: Është burim I katërt I të drejtës së sheriatit. Juristët islam e zgjedhin një çështje juridike që nuk ishte paraparë në Kuran dhe në Hadith në mënyrë analoge me çështiet e ngjashme.

2. Burimet plotësuese ishin: Er-rei dhe Ei – urf.- El-rei - Ishte burim plotësues I të drejtës së sheriatit me të cilin, një

rast konkret që nuk mund të zgjidhet në bazë të burimeve themelore, zgjidhet sipas ndërgjegjes së gjyqtarit.

- El-urf - Ishte burim plotësues, pra e drejta zaknore e një bashkësie shoqërore.

B. Disa degë të së drejtës së sheriatit:

- E drejta martesore – Karakteristika themelore e martesës islame është poligamia dhe disa llojshmëria e saj. Sipas shkollave sunnije ekzistojnë dy lloje të martesës: Martesa e rregullt (e përhershme) dhe Martesa me skllaven, ndërsa sipas shijeve edhe tipi I tretë – Martesa e përkohshme, për një kohë të caktuar.

E drejta e sheriatit lejonte martesën e burrit në të njejtën kohë me katër gra, me kusht që të gjithave tu siguronte ekzistencën. Martesa lidhej në formë të kontratës ndërmjet dhëndërit dhe babait (kujdestarit) të vajzës, në

Page 6: Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

praninë e dy dëshmitarëve meshkuj. Për lidhjen e martesës kërkohej pëlqimi I bashkëshortëve- pra edhe I vajzës.

Burri musliman mund të martohej me grua të krishtere dhe e breje, por jo edhe me politeisten. Ndërsa gruaja muslimane nuk mund të lidh martesë me jomuslimanin. Burri ndaj gruas kishte pushtet martesor. Gruaja është e barabartë me fëmijën, pra nuk posedon zotësinë për të vepruar.

- E drejta trashëgimore : - Njihte trashëgiminë ligjore dhe atë testamentale. Baza e trashëgimisë ligjore janë martesa, gjinia e gjakut dhe gjinia civile. Trashëgimia ligjore kishte përparësi ndaj trashëgimisë testamentale. Format e gjinisë civvile në të drejtën e sheriatit janë: adoptimi, kujdestaria etj. femra paraqitet si trashëgimtare ligjore dhe testamentale. Të gjithë gratë trashëgojnë “pjesën e gruas”. E drejta e sheriatit nuk njeh parimin e reprezentimit, sin ë të gjitha të drejtat të tjera .sh. nëse fëmijëve u kishte vdekur babai para se të diste gjyshi ata ngelnin pa trashëguar szgjë.

- E drejta penale: - Sit ë gjithë të drejtat fetare dhe e drejta e sheriatit, përeç dënimit në këtë botë parasheh dënim në botën tjetër. E drejta e Shevatit parasheh hakmarrjen, nëse nuk arrihet pajtimi ndërmjet palëve. Kryesi I vrasjes detyrohej të paguante shpagimin (çmimin e gjakut) nëse arrihej marveshja e pajtimit. Nëse nuk arrihej pajtimi për shpagim atëherë zbatohej hakmarrja “një për një”.

E Drejta e sheriatit parashihte dënimin me vdekje për konvertimin e fesë, për pjesmarrje në kryengritje, për tradhëti bashkëshortore kurse për vedhje pritej dora e djathtë, kurse kur përsëritej edhe e majta.

Page 7: Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

Shteti dhe e drejta në periudhën borgjeze (kapitaliste)

Shteti – sistemi borgjez (kapitalist) esencën e qenies së vet e shprehe, pik së pari si institucion I ndërtuar mbi parimet e lirisë dhe barazisë së njerëzve para ligjit, të lirive qytetare dhe politike, të soranitetit shtetëror, të kushtetushmërisë, të parlamentarizmit, që qarkullimit të lirë të njerëzve e të vlerave të tyre krijuese shpirtërore materiale, të disponimit të lirë të pronës dhe të pacënueshmërisë së sajë, të ekonomisë së tregut e të kontraktimit të lirë etj.

Mbi këto baza në Holandë në fund të shek. XVI shpërtheu revolucioni borgjez, I cili u pasua më pas me revolucionet në Angli, Shtetet e Bashkuara të Amerikë, Francës dhe disa vende të tjera të Evropës.

Borgjezia në kuptimin etimologjik rrjedh nga fjala frënge :burzhuazi: që d.m.th. qytezë e vogël, lagje e qytetit etj. bashkë me këto procese, idetë e shtruara nga Dekarti, Spinoza, Lloku, Hobsi, Velteri, Ruso, Monteskie, Savinji etj, do të bëhen fanarë orientues për veprim praktik në shembjen-përmbysjen e sistemit të plakur feudal nga Kromelli dhe VVinstenli në Angli, Roberspieri dhe Bonaparto në Francë, Gjorgj Uashingtoni dhe Tomas Xhefersoni në Amerikë. Sistemi borgjez, I cili vazhdon edhe sot e kësaj dite, deri tani mund të thuhet se ka kapërcyer nëpër tre periudha të zhvillimit:

- Periudha e pare: e cilësuar si periudha e liberalizmit borgjez, kjo periudhë karakterizohet me atë se shteti nuk do të ndërhynte në punët e ekonomisë. Kjo do të zgjasë deri në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të XIX.

- Periudha e dytë: Cilësohet si periudhë e kapitalizmit imperial. Fillon nga viti 70 të shek. XIX dhe vazhdon deri në fundë të Luftës së Parë Botërore. Në këtë periudhë nga ngjarjet më të rëndësishme shprehet fuqizimi I shteteve imperiale evropiane, ku përveç dy fuqive kryesore botërore (Anglisë dhe Francës), në skenën ndërkombëtare do të paraqitet dy shtete që kishin kryer procesin e bashkimit (Gjermania dhe Austro-Hungaria) si dhe Rusja më vonë.

- Periudha e tretë: fillon me përfundimin e Luftës së Parë Botërore dhe do të zgjasë edhe sot e kësaj dite. Kjo periudhë konsiderohet si periudha e kapitalizmit shtetëror modern apo bashkohor. Gjatë gjithë periudhës së kapitalizmit kanë ekzistuar dy trajta themelore të qeverisjes: monarkitë dhe republikat.

Trajta monarkiste është prezente në një pjesë të madhe të vendeve borgjeze edhe pas revolucionit.

Trajta e monarkisë absolute ekzistoj në vendet ku revolucioni nuk pati plotesisht sukses, sin ë Rusi dhe Turqi.

Page 8: Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

Trajta e monarkisë kushtetuese kryesisht e kanë përjetuar Franca, në faza të caktuara pas revolucionit borgjez dhe Anglia si dhe disa shtete tjera më të vogëla evropiane.

Trajta e monarkisë parlamentare u shpreh në Britaninë ku u kufizua pushteti I monarkut nga parlamenti dhe qeveria. Vende tjera që kanë monarki parlamentare janë Holanda, Belgjika, Suedia, etj.

Trajta republikane dallohet me dy tipe: Republikën parlamentare dhe Republikën presidenciale.

Tek Republika Parlamentare pushteti legjislativ tërësisht është I koncentruar në Parlamentin, ndërsa pushteti ekzekutiv ushtrohet nga qevveria (këshilli I ministrave) në krye me kryeministrin. Kryetari I shtetin (presidenti) edhe pse de jure figuron si shef I shtetit, de facto ai funkionin e tij real e ka të zbeht. Praktikish roli I tij shëndërrohet në rol reprezentativ pa funksione të mëdha siç është shembulli I kryetarit të Republikës së Gjermanisë, së Italisë, së Izraelit, së Shqipërisë etj.

Tek Republika Presidenciale: pushtetin ekzekutiv e ka presidenti, kurse atë legjislative parlamenti. Ky model është I shprehur në SH.B.A., Francë, Turqi, Çeki, Poloni, Kroaci, Sllovaki, etj.

Gjatë historisë së dallohen dy trajta themelore të shteteve: shtetet unitare dhe shtetet e përbëra.

a. Shtetet unitare janë ato shtete në përbërjen e të cilave nuk figurojnë njësi federale apo njësi tjera shtetërore bashkë pjesë marrëse në krijimin e shtetit dhe strukturës së tij. Këtu nuk është I theksuar decentralizmi. P.sh. Franca, Italia, Spanja, Portugalia, Noregjia, etj.

b. Shtetet e përbëra: shprehen në dy modele: konfederative dhe federative.

Si shtete konfederative kanë qenë B.R.S.S, Zvicra (1499-1848), SH.B.A. (1776-1787) etj. Në shtetet kofederative disa nga funksinet shtetërore janë të koncentruara në nivelin e gjithë shtetit si funksione të përbashkëta si p.sh. funksionet e politikës së jashtme, mbrojtja, sistemi I përbashkët fiscal etj.

Shtetet e përbëra federale kanë një përqëndrim më të madh të funksioneve në organet e përbashkëta të shtetit të përbërë feudal. Përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtete tipike federale sot janë edhe Gjermania, Austria, Zvicra, Brazili, Venezuela, Etiopia, Meksika, Nigeria, Ruanda etj..

Page 9: Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

Parimet që shprehën ndërtimin e shtetit borgjez:

a. Parimi I sovranitetit: Shpreh krakterin supreme të pushtetit shtetëror, përkatësishtë tërësinë e këtij pushteti brenda kufijve të shtetit dhe pavarsinë e tij, në krahasim me shtetet e tjera. Derivimet e mëvonshme të këtij termi marrin karakter të shumëfishtë, si soranitet racional ku Sovran është kombi, sovranitet popullor ku Sovran konsiderohet populli si tërësi totale e qytetarëve tj.

Dy deklaratat themelore të nxjerra në Sh. B.A- Deklarat për pavarsinë e vitit 1776 dhe Deklarata për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarit në Francë, I kushtojnë kujdes të veçantë këtij parimi.

b. Praimi I konstitucionalizimit: shpreh nevojën e ndërtimit të të gjithë strukturës shtetërore dhe juridike përmes aktit themelor juridik-kushtetues. Për nga vjetërsia dallohen të ashtuquajturat “kushtetuta historike si: “Mogra Carta Libertatum” e vitit 1215, “Pelition of righte” e vitit 1628, “Habeas Corpus Act” e vitit 1679, “Bill of Right” e vitit 1689 etj.

Sot në botë ekzistojnë kushtetuta të shkurta të tipit të SH.B.A-ve e cila ka gjithësej 7 nene dhe 27 amandamente dhe kushtetuta të gjata si ajo e is federatë jugosllave që kishte 406 nene.

Për nga mënyra e nxerrjes, dallohen kushtetuta që miratohen në parlament, siç ishte kushtetuta freanceze e vitit 1791 dhe kushtetutat të cilat duhet të marrin “leje kalimin” përmes referendumit popullor.

c. Parimi I ndarjes së pushtetit: paraqet po ashtu një nga vizionet dhe realitetet e rëndësishme të jetës shtetërore politike borgjeze. Monteski e parasheh ekzistimin e tre pushteteve brenda shtetit: pushteti legjislativ, Pushteti ekzekutiv dhe pushtetit gjyqësor.

d. Parimi I shumëpartishmërisë: në jetën parlamentare shprehet si rezultat I paraqitjes dhe I luftës së grupacioneve politike të definuara si parti politike. P.sh. Brenda një kohe të shkurtër në Angli u paraqitën dy grupe të mëdha politike që përndiqeshin nga mbreti anglez që ishin paritanët dhe indipendentët. Më vonë në Angli do të paraqiteshin dy parti politike: torët dhe vigët që më vonë do të transferohen në parti konzervatore dhe liberale. Në Francën e revolucionit borgjez u paraqitën Zhirondinët dhe Jakobinët.

Struktura shoqërore në shtetin dhe shoqërinë borgjeze:

Ndarja themelore e strukturës shoqërore do të jetë e përshkruar me ekzistencën e dy klasave themelore: borgjezinë dhe proletariatin (klasën punëtore). Më onë u paraqitën edhe dy shtresa: fshatarsia e lirë dhe burokracia.

Page 10: Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

a. Borgjezia : paraqiste shtresën e pasur dhe udhëheqëse të revolucionit. Ajo ndahej në tre nën shtresa të tjera: borgjezia e lartë, borgjezia e mesme dhe borgjezia e imët.

Borgjezia e lartë kryesisht përbëhej nga industralistëve, bankierëe, pronarëve të mëdhenj të tokave. Në Angli dhe Francë numri I tyre ishte shumë I vogël. Ajo ishte e koncentruar në qytetet e mëdha.

Borgjezia e mesme – kishte një shtrirje mjaft të gjerë. Përbëhej nga tregtarët e mesëm, industrialistët e mesëm, udhëheqës të manifakturave dhe njerëz të profesioneve të lira si avokat, mjekë, noter, gjyqtarë, etj.

Borgjezia e imët përbënte pjesën më të madhe të borgjezisë. Kryesisht përbëhej nga tregëtar dhe afarist të imët, zejtarët artizanal, nënpunësit e ulët të organeve shtetërore dhe intelegjenca e varfër.

b. Proletariati (punëtorët): përbëhej nga punëtorët e të gjithë veprimtarive prodhuese duke filluar nga ndërmarrjet e mëdha. Fabrikat, kompanitë tregëtare, punëtorët e porteve detare, minerave etj.

Të nxitur nga idetë e Marksit dhe të Egelesit në vende të ndryshme kishin filluar të organizoheshin manifestime të ndryshme protestash deri në greva dhe bashkë me të edhe në krijimin e shoqatave të punëtorëve. Më 1864 në Londër, pas lëvizjeve të mëhershme të përmendura ludizmi dhe çetizmit, do të organizohet Internacionalja e Parë, ku do të miratohej Programi dhe Statuti I Organizatës Ndërkombëtare të Punëtorëve në Botë. Nga gjiri I punëtorëve u bë edhe e ashtuquajtura Komuna e Parisit pas debakëllit që përjetojë Franca pas luftës me Prusinë.

c. Fshatarësia: Paraqet kategorinë shoqërore me përqindje më të madhe deri në fazën e vonshme të sistemit borgjez. Në momentet e kapërcimeve të sistemeve, popullsia fshatare ishte nështruar një fushave të mëdha të dëbimit të sja nga ato prona tokësore ku ndodhej. Si shpëtim pjesa dërmuese e saj lëshuan tokat e veta duke gravituar nëpër qytete. Në fundin e shekullit XX popullsia fshatare ka arritur të bëhet faktor në jetën ekonomike të gjithë shteteve të botës.

d. Mbreturinat e shoqërisë feudale. Asnjë shoqëri e re nuk ka mundur të bëjë prerjen dhe shkëputjen e menjëhershme të tyre në realicion me atë të mëhershme. Përkundër triumfeve të revolucioneve borgjeze, aristrokracia feudale nduk dëshironte të dorëzohet lehtë dhe të heq dorë nga privilegjet. Megjithatë me reformat ë mëdha këto shtresa u zhdukën dhe shumica e tyre iu përshtatën sistemit të ri (kapitalist).

Page 11: Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

Karakteristika e përgjithshme të së drejtës borgjeze:

E drejta borgjeze bazohet kryesisht në disa parime dhe variabla të saja siç janë:

Parimi mbi barazinë e njeriut dhe të qytetarit para ligjit shpreh qasjen fundamentale lidhur me personalitetin kryesor përbërës të shoqërisë- njeriun.

E drejta në shtetet borgjeze që nga faza e fillimit e deri në ditët e sotme ka pasur një dinamikë jashtëzakonishtë të lartë të zhvillimit. Kjo vërehet në të drejtën civile (sendore, detyrimore, familjare, etj) të drejtën penale etj.

Mbi bazën e ideve të proklamuara në revolucionet do të bëhet punë e madhe edhe në zhvillimin e drejtësisë sociale, të drejtën e punës, të drejtën e autorit, të drejtën e inovacioneve etj.

Bashkë me këtë process, si rezultat I ngritjes së nivelit të mendimit filozofik dhe atij juridik do të lindin shkolla të shumta juridike, do të thellohen studimet universitare, ndërsa fakultetet e të cilave do të avancohet niveli I përgjithshëm I studimeve juridike. Si rezultat I këtyre zhvillimeve e drejta kanunore-zaknore do të bëhet burim plotësues ose nuk do të miret parasysh dhe në vend të sajë do të vijnë ligjet strikte që do të mbulonin tërë territorin e shtetit.

Aktiviteti I thelluar në nxjerrjen e akteve më të larta juridike brenda shtetërore, si aktet me karakter kushtetues në Angli, kushtetuta e SH.B.A-ve, kushtetuta e Francës dhe të vendeve të tjera të cilat jo vetëm që shprehën simbolikën e përcaktimit të rregullimit shtetëror, porn ë të njëjtën kohë shtrohen parimet themelore në bazë të së cilave do të gjejnë mbështetjen një seri e tërë kodeksesh e ligjesh.

Burimet e së drejtës në shoqërine borgjeze:

Në sistemin juridik evropian- continental ndër burimet juridike llogariten: ligjet, dkretligjet, e drejta zakonore, e drejta reciproke romake dhe praktika gjyqësore.

a. Ligjet: Me startimin e shoqërisë liberale borgjeze, shteti borgjez dhe të gjithë mekanizmat e tij kanë ndjerë nevojën e drejtpërdrejtë se për funksionimin sa me efikas të sistemit është e nevojshme që paralelisht me ndërtimin e institucioneve të shtetit mbi bazë të parimeve të reja të veprohet edhe në rregullin e mardhënieve shoqërore dhe ekonomike me ligje të reja. Shumica e vendeve borgjeze, cila më herët u la më vonë me qëllim të sanksionimit të formës së rregullimit të tyre shtetëror dhe që ky rregullim të mbështetet mbi parimet themelore juridike, kanë miratuar kushtetutat e tyre,

Page 12: Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

si akte themelore dhe më të larta juridike të vendit. P.sh. Franca nga vitit 1791 deri në vitin 1875 miratoi 8 kushtetuta si dhe një sërë ligjesh e kodesh voluminoze

b. Dekretligjet: Dhe dekretet e tjera me fuqi ligjore të cilat kanë karakterin e akteve “ad hoc” për të rregulluar një mardhënie të caktuar juridike, e cila në fazë të caktuar nuk është ë mbuluar me ligje gjegjës. Dekret ligjet “anashkalojnë” organin kryesor legjislativ dhe janë kompetencë praktike e ekzekutivit- mbretit, presidentit, kryetarit të qeverisë.

c. E drejta zakonore: në sistemin juridik evropian continental llogaritet si buri dytësor, ndërsa në sistemin e anglosankson dhe në këtë fazë të zhvillimit mbante peshën e vetë.

d. E drejta e recipuar romake: mbetet burim I rëndësishëm juridik. Kjo e drejtë u ripraktikua më herët në qytetet italiane falë përkushtimit të madhë të juristëve-profesorëvë të Universitetit të Bolonjës dhe universiteteve të tjera të Italisë Veriore, të cilët bënë punë të madhe në riinterpretimin e Corpus Juris Civilis të Justinianit, kryevepra e të drejtës romake.

e. Praktika gjyqësore: Nuk konsiderohet si burim I rëndësishëm I së drejtës, megjithatë, në vende të caktuara ka ndodhur që në raste të mungesës së burimeve të tjera juridike, traktika gjyqësore të llogaritet si burim I së drejtës. Në sistemin anglo-sanson të së drejtës, praktika gjyqësore ka peshë të posaçshme veçanërishtë në kohën e feudalizmit të vonshëm.

Karakteristikat themelore të degëve kryesore të së drejtës:

Në sistemin borgjez në fillm u zhvillua E drejta Civile dhe E drejta Penale, kurse më vonë E drejta Administrative, E drejta Ndërkombëtare Publike, E drejta NDërkombëtare Private do të pësojnë zhvillim të hoshëm.

E DREJTA CIVILE: Ka tretmanin e degës më të rëndësishme juridike. Parimet e së drejtës borgjeze që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat njerzore, të drejtat e disponimit të lirë të pronës, pacënueshmërinë e saj, thejnë konceptim feudal që ka pasur një çasjet tjetër.

Në të drejtën reale (sendore) një ndër Institucionet më të rëndësishme do të tjetë e drejta e pronës. Në këtë kohë lidhur me të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e palujtshme- tokën ishte evidente një interesim I organeve shtetërore. Kështu dallohet angazhimi I sektorëve ekonomiko-agrar në rregullimin e parcelave tokësore dhe shënimin e tyre në librat tokësorë.

E DREJTA E DETYRIMEVE: E kësaj kohe njeh pothuajse të gjitha institutet nga të cilat si kusht dhe rezultat I mardhënieve të vullnetshme

Page 13: Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

kontraktuese midis palëve, dalin detyrime reciproke. Zhvillimi I përshpejtuar I proceseve ekonomike brenda shtetërore dhe integrimi I këtyre procesee në suaza ndërkombëtare, me personat fizik dhe personave juridik me personat juridik si dhe në relacion me shtetin do të ndikojnë që edhe kjo e drejtë të përjetojës transformomim të rëndësishëm dhe pozitiv

Duke respektuar barazin mes palëve kontraktuese përmes eventuale lidhur me objektin kontraktues, e drejta e detyrimeve vëmendje të posaçme I kushton thjeshtëimit të procedurës kontraktuese pra edhe ikjes nga formaloizmat e tepruara të cilat ishin ngarkesë për palët shekuj me radhë.

E DREJTA FAMILJARE: Kisha kishte aspirate që edhe në sistemin borgjez të ndërhyjë me rregullativën e njëjtë. Në të drejtën borgjeze vullneti I bashkëshortëve të ardhshëm për të lidhur martesë është kushti esencial. Në parim martesa është monogame, edhe pse janë prezente mardhëniet jashtëmartesore (jashtë martesës së ligjshme). Ndërkaq vendet islamike që mbështeten në të drejtën e sheriatit martesa mund të jetë edhe poligamike. Në shumicën e endive borgjeze parashihej shkëputja e martesës. Arsyet e shkëputjes janë të barabarta si për burrin, ashtu edhe për gruan. Përjashtim bëjnë vendet ku ka ndikesë të drejtëpërdrejtë kisha katolike. Në dekadën e fundit si rezultat I zhvillimit të legjislacionit social krah për krah atij familjar në shumë vende të botës, si: SH.B.A, Angli, Gjermani etj., ka interesim të institucioneve psiko-social lidhur me trajtimin e familjes dhe relacioneve burrë-grua, prindër-fëmijë.

Trajtim të posaçëm legjislacimi borgjez I ka përshkruar fëmijës të lindur jashtë martesës. Në kuadrin e të drejtës trashëgimore e drejta borgjeze njeh trashigiminë ligjore dhe testamentale.

E DREJTA PENALE: Me nivelin e sajë të arritur është rezultat I mendimit të përgjithshëm filozofik dhe juridik që kishte zënë ta trajtojë më me përkushtim materien që ka të bëjë me të. Në këtë kohë në skenë do të paraqitet Volteri, Mnteskie, Ruso, HugoGraciusi, Tomas Hobs, Cezar Bekario, etj.

Cezar Bekario duke qenë përfaqësues I një plejade të juristëve italianë, llogaritet si themelues I së drejtës pernale borgjeze. Idetë e tij do të jenë në përputhshmëri me idetë themelore për të drejtat dhe liritë njerëzore të shprehur edhe në Deklaratën mbi të drejtat dhe lirit e qytetarit të revolucionit borgjez francez.

Në këtë deklaratë në nenet 7,8 dhe 9 përpunohen në mënyrë të plotë parimet e vëna sipas maksimës “nullum crimen sine lege – nulla poena sine lege” (Nuk ka krim I cili nuk është I parashikuar me ligj dhe nuk ka sanksion që nuk është parashikuar me ligj).

Page 14: Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

Në kuptimin filozofik nga kjo thënie dalin disa dimensione: E para, vihen themelet teorik për shtetin ligjor që do të respekton lirit e qytetarëve, duke I sanskionuar me ligj. E dyta përmes këtij parimi shteti ligjor përcakton suazat e përgjithshme të këtyre lirive të njeriut dhe qytetarëve. Dhe së treti, ky parim ndërpret politikën e veprimeve arbitrare të organeve shtetërore.

Në këtë kohë u paraqitën disa shkolla të së drejtës penale si: Shkolla klasike, antropologjike, sociologjike, neoklasike etj, të cilat kishin qasje themelore në mbrojtjen e njeriut, lirisë dhe dinjitetit të tij.

Veprat penale klasifikohen në tre grupe të veçanta: veprat penale kundër shtetit (si: kryengritjet tradhëtija, spiunazhi, diversionet, propaganda eth); veprat penale kundër njeriut dhe dinjitetit të tij moral (si vrasja, plagosja, lëndimet, urretja racionale, dhuna seksuale etj); dhe veprat penale kundër pasurisë (si: vjedhja, plaçkitja, dëmtimi I qëllimshëm I pasurisë, etj).

Në shoqërinë borgjeze, veçanërishtë në fazën e imperializmit bëhet kategorizmin I akteve penale në krime delicate dhe kundravajtje.

Në botën bashkohore borgjeze në shumicën e vendeve sistemi I dënimit është përafërsisht I njëjtë. Këtu dallohet sistemi I dënimeve për vepra të rënda penale (me vdekje) edhe pse në dekadat e fundit një shumicë e vendeve ka hequr dënimin me vdekje. Në Shqipëri në mars 2000 u hoq dënimi me vdekje.

Gjyqësia në shoqërinë borgjeze: mbështetet në parimin e pavarsisë gjykatave, parimin e shumëshkallshmërisë së gjykatave dhe parimin e territorialitetit të gjyqësisë.

Anglia (Britania e Madhe - Mbretëria e BAshkuar)

Një ndër shtetet më të rëndësishme të liberalizimit borgjez, por edhe të periudhës më të vonshme borgjeze është Anglia. Zhvillimi I saj I përgjithshëm mund të periodizohet në tre faza të rëndësishme: Faza e parë që karakterizohet me vënien e themeleve dhe instalimin e monarkisë shtetërore; Faza e dytë që cilësohet faza e zhvillimit të monarkisë shtetërore; dhe Faza e tretë që cilësohet si zhvillimi I Revolucionit borgjez Angles.

Gjatë shekullit X për herë të parë hasim emërtimin Mbretëria e Anglisë që më vonë do të bëhet si shtet më I fuqishëm në botë, kjo fuqi e sajë do të shtrihet edhe në shumë pjesë të botës, si fuqi kolonialiste.

Page 15: Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

Si rezultat I luftës së baronëve anglez me mbretin anglez, Johanin Pa tokë, ky I fundit në 1215 u detyrua të nënshkruaj aktin më të rëndësishëm juridik në Angli, “Magna Carti Libertatum:, e cila paraqet edhe modelin e parë të Kartës kushtetuse. Magna Carta Libertatum afirmon fuqishëm parimin e përfaqësimit në organin shtetëror që u quajt Magnum Concilium, e më vonë Parlament.

Parlamenti Anglez nga shekulli XIV e këndej do të ketë strukturën e vetë dy dhomshe: nga Dhoma e Lartë (Dhoma e Lordëve) dhe Dhoma e Ulët (Dhoma e Komunave).

Gjatë kohës së sundimit të dinastisë së Tjudorëve, absolutizmi I mbretit do të bëhet tepër efektiv sin ë rezultat I nënshtrimit të organeve shtetërore ndaj mbretit. Nga këto organe dallohet: Këshilli I fshehtë, si këshilli I mbretit I cili kishte kompetenca të mëdha në fushën e legjislacionit dhe administratës. Pastaj, Dhoma e Yjeve, Gjykata e Lartë, etj.

Në strukturën e organeve të shtetit të kësaj periudhe dallohen edhe disa organe tjera siç ishte Pallati I Lutjeve që shqyrtonte kontestet tokësore mes fshatarëve dhe lordëve, Pallati për tatimet feudale që merrej me administrimin e pasurive të konfiksuara të manastireve etj.

Kishte mbretër anglez, si p.sh. Heriku VIII dhe Elizabeta I që nuk do ta respektonin Parlamentin. Në konflikt me dy dhomat e parlamentit do të ishte edhe Xheimsi I, I cili pasi nuk mundi të siguronte mjete përfinansimin e luftës kundër spanjës nga Parlamenti, e shpërndau atë dhe frimosi aktin e famshëm “Petition of Rights: (Peticioni I të drejtës). Me këtë akt do të bëhet përpjekja e parë për të përcaktuar kufijt mes dy pushteteve: pushtetit mbretëror (ekzekutiv) dhe parlamentit (legjislativit).

Mirëpo, edhe më vonë, përkundër Peticionit mbi të drejtat, Mbretit I Anglisë – Karli I do të vazhdonte qeverisjen e tij absolute. Mbreti shkoj edhe më tej sulmoj me ushtar Parlamentin në janar 1642, praktikisht kjo shënoi fillimin e luftës qytetare në Angli, ose siç emërtohet – Revolucioni Anglez.

Konflikti I madh dhe në përmasa të shtrirjes së gjerë të tij, ai në të vërtet do të bëhej I till. Ushtria e Mbretit përbëhej prej fshatarëve të rekrutuar dhunshëm dhe njësitë e më hershme. Në anënë e Parlamentit ishte borgjezia e re angleze, një pjesë e qytetarëe, punëtorët dhe fshatarët. Konflikti I armatosur në dy vitet e para do të fitohet nga ushtria e mbretit, kurse pas ardhies në krye të Oliver Kromellit në krye të ushtrisë së parlamentit, zhvillimet e luftës u kthyen në të mirë të Prlamentit.

Me ikjen e Mbretit në Skoci dhe me mbizotrimin e ushtrisë së Parlamentit, përfundoi fazë e parë e luftës civile në Angli.

Faza e dytë e luftës do të përshkohet me përpjekjet për ndërmarrjen e reformave politike si dhe me tendencat paralele që shprehen tek rryma e

Page 16: Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

indipendentëve (Levelar) të cilët nuk donin të bënin kompromisin me Mbretin dhe kërkonin të drejtat e përgjithshme dhe të votës. Oliver Kromeli duke pasur parasysh mbështetjen e fuqishme që I ipej nga indipendentët, formoi gjykatën e lartë në përbërje prej 135 anëtarësh, të cilët u dënuan Mbreti Karli I me vdekje dhe e ekzekutuan në 1649. Mbreti iu konfiskua e gjithë pasuria e kurse Anglia u bë Republikë. Parlamenti Anglez proklamoi “Comonuellthin e lirë” me të cilin do të udhëhiqnin “përfaqësuesit e popullit në parlamen…. Pa Mbret dhe Dhomën e Lordëve”.

Po në këtë kohë Kromëelli thmeloi edhe Këshillin e Shtetit, ku hynin të zgjedhurit që zgjidheshin për një vit, nga aristokracia e pasur. Kryetari I këshillit emërohet nga Parlamenti.

Për gjatë kësaj periudhe në kampin e mbështetësve të Oliver Kromellit, sidomos tek shtresa e ulët filluan të shfaqen pakënaqësi me rezultatet e luftës. Levlerët të udhëhequr nga ndjenja e pakënaqësisë dhe e zhgënjimit me Oliver Kromuellin do të bëjnë përgatitje për kryengritje kundër Republikës dhe Oliver Kromuellit, por kjo kryengritje u shua me gjak.

Pas qerimit të hesapeve me levlerët, Oliver Kromuelli edhe më tepër do ta forconte pushtetin e tij. Ky pushtet do të mirrte karakterin e diktaturës. Këtë e përforcon fakti se më vonë Oliver Kromuelli do të thërras një Parlament të ri që do të emërtohet: “The Instrument ofe Govermment: (Instrumenti I qeverisjes”. Duke përfunduar fazën e Republikës ,” The Instrument of Government” do të parasheh kontrat e një ndërtimi të ri shtetëror juridik të Comonuellthit të Anglisë, Skocisë, Irlandës dhe Dominioneve.

Në këtë Kushtetutë u parapa funksioni I Lordit protector, I cili zgjidhej. Megjithatë, siç dihet Oliver Kromuelli u zgjodh Lord Protektor I përjetshëm. Me vdekjen e tij si Lord protector për pak kohë do të jetë djali I tij Riçardi. Me vdekjen e Oliver Komuellit, praktikisht përfundoi faza e qeverisjes së tij, përkatësisht faza e Revolucionit puritan dhe independent, siç konsiderohet nga shumë autor.

Karakteri I këtij revolucioni, gjegjësisht I luftës qytetare në Angli, mund të definohet si një përpjekje që kjo të shëndërrohet në një revolucion të fuqishëm borgjez që do të shkëpuste Anglinë nga si stemi feudal.

Pas dekjes së Oliver Kromuellit, djali I tij Riçardi, trashëgoi pushtetitn nuk mundi të bëj diçka për ta mbrojtur atë, prandaj gjenerali Monk, përmes presioneve që bëri ndaj parlamentit, e detyroi atë që të tubohet dhe të proklamohet si Parlament Kushtetues. Përmes këtij parlamenti, ai I bëri thirrje Karlit II të birit të Karlit I Stjuart të kthehej dhe të marrë funksionin e mbretit.

Page 17: Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

Karli II me të arritur iu imponua që të lëshonte një deklaratë që u quajt “Deklarata e Berdit”, përmes së cilës ai premtoi se do ruaj dhe mbrojë të drejtat mbi pasuritë e fituara gjatë Revolucionit etj. Mirëpo, megjithë premtimet e dhëna më herët Karli II filloi përgatitjet e tij për të forcuar pushtetin. Madje nuk la pa u hakmarrë edhe ndaj Oliver Kromccellit. Mllefin e tij ndaj Lordi Protektor e shprazi duke e nxjerrë eshtrat e tij prej varri dhe duke dhënë urdhër që ato të varen publikisht.

Njerzit që përkrahën ardhien e Karlit II u hidhëruan me të, pasi zbuluan marveshjen e fshehtë që ai e lidhi më 1670 me mbretin e Francës Luigjin XIV që njihet si Traktatit I Modenës. Përmes kësaj Marveshje, Karli II kishte marrë përsipër mbështetjen e sërishme të katolicizmit në Angli dhe si kundërshpërblim kishte siguruar për vehte mbështetje financiare nga Oborri Mbretëror Francez. Kjo dredhi e Karlit II u hetua dhe trysnia ndaj veprimeve të tij u shtua së tepërmi.

Nën trysni të tillë mbreti anglez më 1673 do të detyrohet të nënshkruaj “Aktin mbi Betimin”, të miratuar nga Parlamenti, ku parashihet se gjithë zyrtarët e lartë shtetëror duhet të betohen sipas cermonisë kishtare anglikane.

Gjatë kësaj periudhe në parlamentin dhe në jetën politike angleze u definuan dy grupacione të forta politike, nga të cilët do të identifikohen dy partitë e para politike. Këto janë Torët dhe Vigët.

Këto dy grupacione politike kundërshtare të Anglisë do të evulojnë në dy parti që edhe sotë janë në politikën angleze: Toristët u shëndërruan në Parti Konservatore ndërsa vigët në Parti Liberale Angleze.

Në 1679 Parlamenti anglez do të miratojë njëri nga aktet më të rëndësishme të karakterit kushtetues në historinë e Anglisë dhe të njerzimit. Ky është “Habeas Corpus Act”.

Ky akt qëllimin kryesor e kishte për mbrojtjen e personalitetit të njeriut. Ai parashihet detyrimin e organeve shtetërore ekzekutive të cilat kishin për qëllim të burgosnin ndonjë njeri, atij detyrimisht t’ia paraqitnin përpara urdhëresën e gjykatës për arrest.

Në rastet kur organi nuk respektonte këtë akt ai dënohej me 100 funta në dobi të të burgosurit. Duke pasur parasysh fakti se Anglia deri sot e kësaj dite nuk disponon me një akt të vetëm juridik që ka karakterin e kushtetutës (pra me një kushtetutë të shkruar), siç disponojnë vendet e ndryshme të botës, Hebeas Corpus Act, edhe pse I nxjerrë 300 vite më parë dhe që ka karakterin e aktit historic ai sikur edhe aktet e tjera të këtij lloji që do të nxirren më vonë në angli do të jetë në fuqi deri në ditët e sotme, me gjithë faktin se në faza të caktuara ky akt është vënë jashtë fuqive.

Page 18: Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

Gjatë kohës kur në krye të mbretërisë anglese ishte Vilhem Oranzhi (Mbreti I Holandës), do lëshohet akti tjetër I rëndësishëm me karakter kushtetues I quajtur: Bill of Rights” më 1689 (Billi mbi të drejtat).

Me këtë akt ishte përcaktuar qart ndalesa që Mbreti mund të nxjerrë apo abrogoj ligje pa pëlqimin e Parlamentit. Sipas këtij akti pushteti legjislativo bartet në kompetencat e Parlamentit. Në anën tjetër ishte paraparë që të organizohen zgjedhjet e lira për Parlament si dhe të mbrohet liria e fjalës në të. Parlamenti duhet të zgjidhet në çdo tre vjetë, me detyrim se edhe tubimi I tij të jetë më I shpeshtë.

Me “Billin mbi të drejtat” ishte paraparë që pushtetit ekzekutiv do ti takojë Mbretit.

Pas zbulimeve të mëdha gjeografike, sikur edhe disa vende të tjera evropiane, p,sh, Spanja, Franca, Holanda, Belgjika, Portugalia, edhe Anglia do të orjentohej në shtimin e pushtetit të sajë në pjesë të ndryshme të botës. Përveç zgjerimit të brendshëm – në territoret përreth Skocisë e Irlandës, Kotonitë e para do ti formojë në territorin e Amerikës (kolonia e parë u formua në Virgjinia 1607).

Pas unionit final me Irlandën më 1800 dhe krijimit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe (Unit King Dom of Great Britani) asaj do ti shtohen edhe më shumë aspiratat për nënshtrimin edhe të vendeve të tjera. Orjentimi themelor I saj do të jetë drejtë vendeve si: Ishujt e Mesdheut, Gryka e gjilbraltarit, Malta, ishujt e Atlantikut dhe posaçërishtë atë në Gjiun e Karaibeve. Ajo do forcoj pushtetin e sajë në Kanada, Indi, Pakistan, Australi, Zelandë të Re, Afrikën e Jugut, në Rodezi, Kenia, Ugandë, Nigeri, etj.

Mbretëria e Bashkuar për të krijuar një mekanizëm qeverisës të përbashkët që në 1981 me një aktë të posaçëm të Ues Minister u krijua Comonuelth of Nations. Tani karshi faktit se ish-kolonive dhe ish-vendeve nën protektorat të Britanisë së Madhe fituan pavarsinë, një pjesë e tyre edhe pas fitimit të pavarsisë së mbetën anëtare të Coomon Uelth, përjashtimisht të Irlandës, Afrikës Jugore, Pakistanit, Fixhit. Sipas këtij aktij, anëtarët e Commonuellthit dhe ata të Dominoneve janë të barabartë. Si dominione anëtare të Commouelthi-it, ose vende nën protektoratin e Britanisë së Madhe të cilat kurorën mbretërore të Elizabetës II e llogarisin kryeshtetasen e tyre, janë 18 vende: Australia, Ishujt Bahamas, Barbadodosi, Kanada, Dominika, Granada, Jamajka, Zelanda e Re, Guinea e Re, etj.

Sipas një rendi të instaluar secili nga dominonte kishte guvernatorin e vetë I cili caktohej nga qeveria britanike. Dominonte kishin parlamentet dhe qeveritë e tyre.

Page 19: Historia e Shtetit Dhe Se Drejtes II

Rregullimi shtetëror I Anglisë (Mbretërisë së Bashkuar):

Sistemi kushtetues anglez ka një specifikë të ndërtimit të tij. Ai kryesisht është mbështetur edhe sot mbështetet në një sër dokumentesh – aktesh juridike historike të karakterit kushtetues siç janë: Magna Carta Libertatum (1215, Petition of Rights (1628), Instrument of Guvernment (1653), Habeas Corpus Act (a679) dhe Bill of Rigtst 1689.

Pra, Anglia do të marrë karakterin e një monarkie kushtetues me një parlamentarizëm të theksuar.

Organet kryesore që përbëjnë boshtin e shtetit në Angli janë: Mbreti, Kabineti dhe Parlamenti, të cilat janë ndërtuar sit ë tilla mbi bazën e ndarjes së pushteteve did he organet e gjyqësisë.

Mbreti: Paraqet në aspektin formal juridik – figurën qëndrore dhe mekampetenca të mëdha. Mirpo, siç është theksuar edhe më parë, pozita e Mbretit në Angli që nga koha e Luftës Qytetare, përkatësisht Revolucionit Borgjez Anglez dhe në fazat e më vonshme sa vinë dhe abehet. Në rrjedhën historike të ngjarjeve që kanë të bëjnë me pozicionin e Mbretit janë dy karakteristika që përcillen këtë institucion.