24
Biblio letra letra VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006 REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS Në 62-Vjetorin e BKUK-së përurohet Qendra e Bibliotekës Universitare Në 62-Vjetorin e BKUK-së përurohet Qendra e Bibliotekës Universitare I nstitucioni qendror i bibliotekarisë në Kosovë, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, më 25 nëntor 2006, kremtoi 62-Vjetorin e themelimit dhe përuroi Qendrën e Bibliotekës Universitare - bërthamën e parë të formimit të Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Prishtinës. Në 62-Vjetorin, BKUK është në procesin e përmirësimit, të planifikimit dhe të orga- nizmit të veprimtarisë në përputhje me nevo- jat dhe standardet bashkëkohore të bib- liotekarisë. Teknologjitë e reja, karakteristikë për shoqëritë e sotme, kanë krijuar nevojën për një reformimin teknologjik e administra- tiv të bibliotekave. Në këtë proces BKUK është në fazën e automatizimit të shërbimeve, si: katalogimit, pasurimit, huazimit, kërkimit automatik të të dhënave, krijimit të rrjetit të brendshëm, etj. Ndërsa në procesin e realizimit të projekteve, themelimi i Qendrës së Bibliotekës Univer- sitare është hapi i parë i krijimit të Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, i para- parë me Ligjin për biblioteka, dhe më tej i detajizuar në formë të projektit nga ish-drej- tori i përkohshëm i BKUK-së dr. Keneth Oberembt. Ky projekt i përbashkët i BKUK- së, Ministrisë së Arsimit dhe i Zyrës së SHBA- ve në Prishtinë u mbështet edhe nga Instituti për Trajnim dhe Zhvillim (ITD) dhe Fakulteti i Bibliotekarisë dhe Shkencave të Informacionit (GSLIS) në Massachusetts, Këtë manifestim e nderuan me pjesëmarrje drejtues të institucioneve të Kosovës, përfaqë- sues të zyrave diplomatike në Kosovë, dekanë të Universitetit të Prishtinës, si dhe person- alitete të kulturës, të artit e të shkencës. Në fjalën e hapjes, drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, dr. Sali Bashota, shpalosi fakte për realizimin e projekteve në BKUK, si dhe për perspektivat e zhvillimit të këtij institucioni. Hapjen e Qendrës së Bibliotekës Universitare e për- shëndeti, z. Larry Corwin, zyrtar për Marrë- dhënie me Publikun i Zyrës Amerikane në Prishtinë, i cili ka qenë bartës dhe motivues i projektit për hapjen e kësaj qendre. Prof dr. Enver Hasani, rektor i Universitetit të Prishtinës, në fjalimin e tij përshëndetës e mirëpriti hapjen Qendrës së Bibliotekës Universitare, dhe premtoi për përkrahje dhe ndihmë konkrete për zhvillimin e mëtut- jeshëm. Ndërsa, Besim Kokollari, shef i Qendrës së Bibliotekës Universitare, paraqiti mundësitë që ofron Qendra dhe perspektivën e zhvillimit të saj. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës e nderoi me mirënjohje të veçantë Larry Corwin, Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në Zyrën Amerikane në Prishtinë, Me mirënjohje - për përkushtim dhe përgjegjësi në punë në BKUK, u shpërblye Hetem Ademi, zyrtarë për të hyra dhe pasuri Me rastin e 62-vjetorit të BKUK-së, u orga- nizua edhe ekspozitë me tituj të rinj librit të koleksioneve lëndore.

BiblioletraBiblioletra REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 3 † NUMRI 3 † DHJETOR 2006 Në 62-Vjetorin e BKUK-së përurohet Qendra e Bibliotekës

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

BiblioletraletraVITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS

Në 62-Vjetorin e BKUK-së përurohet Qendra e Bibliotekës UniversitareNë 62-Vjetorin e BKUK-së përurohet Qendra e Bibliotekës UniversitareInstitucioni qendror i bibliotekarisë në

Kosovë, Biblioteka Kombëtare dheUniversitare e Kosovës, më 25 nëntor

2006, kremtoi 62-Vjetorin e themelimit dhepëruroi Qendrën e Bibliotekës Universitare -bërthamën e parë të formimit të BibliotekësQendrore të Universitetit të Prishtinës.Në 62-Vjetorin, BKUK është në procesin epërmirësimit, të planifikimit dhe të orga-nizmit të veprimtarisë në përputhje me nevo-jat dhe standardet bashkëkohore të bib-liotekarisë. Teknologjitë e reja, karakteristikëpër shoqëritë e sotme, kanë krijuar nevojënpër një reformimin teknologjik e administra-tiv të bibliotekave. Në këtë proces BKUKështë në fazën e automatizimit të shërbimeve,si: katalogimit, pasurimit, huazimit, kërkimitautomatik të të dhënave, krijimit të rrjetit tëbrendshëm, etj. Ndërsa në procesin e realizimit të projekteve,themelimi i Qendrës së Bibliotekës Univer -sitare është hapi i parë i krijimit të Bibliotekës

Qendrore të Universitetit të Prishtinës, i para-parë me Ligjin për biblioteka, dhe më tej idetajizuar në formë të projektit nga ish-drej-tori i përkohshëm i BKUK-së dr. KenethOberembt. Ky projekt i përbashkët i BKUK-së, Ministrisë së Arsimit dhe i Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë u mbështet edhe nga Institutipër Trajnim dhe Zhvillim (ITD) dheFakulteti i Bibliotekarisë dhe Shkencave tëInformacionit (GSLIS) në Massachusetts, Këtë manifestim e nderuan me pjesëmarrjedrejtues të institucioneve të Kosovës, përfaqë-sues të zyrave diplomatike në Kosovë, dekanëtë Universitetit të Prishtinës, si dhe person-alitete të kulturës, të artit e të shkencës. Në fjalën e hapjes, drejtori i BibliotekësKombëtare dhe Universitare të Kosovës, dr.Sali Bashota, shpalosi fakte për realizimin eprojekteve në BKUK, si dhe për perspektivate zhvillimit të këtij institucioni. Hapjen eQendrës së Bibliotekës Universitare e për-shëndeti, z. Larry Corwin, zyrtar për Marrë -

dhënie me Publikun i Zyrës Amerikane nëPrishtinë, i cili ka qenë bartës dhe motivues iprojektit për hapjen e kësaj qendre. Prof dr.Enver Hasani, rektor i Universitetit tëPrishtinës, në fjalimin e tij përshëndetës emirëpriti hapjen Qendrës së BibliotekësUniversitare, dhe premtoi për përkrahje dhendihmë konkrete për zhvillimin e mëtut-jeshëm. Ndërsa, Besim Kokollari, shef iQendrës së Bibliotekës Universitare, paraqitimundësitë që ofron Qendra dhe perspektivëne zhvillimit të saj. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare eKosovës e nderoi me mirënjohje të veçantëLarry Corwin, Zyrtar për Marrëdhënie mePublikun në Zyrën Amerikane në Prishtinë, Me mirënjohje - për përkushtim dhepërgjegjësi në punë në BKUK, u shpërblyeHetem Ademi, zyrtarë për të hyra dhe pasuriMe rastin e 62-vjetorit të BKUK-së, u orga-nizua edhe ekspozitë me tituj të rinj librit tëkoleksioneve lëndore.

2

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

Botues: BKUK • Kryeredaktor i botimeve: Dr. Sali Bashota Kryeredaktor: Fazli GajrakuKëshilli redaktues: Dr. Bahtie Gërbeshi-Zylfiu, Gjon Berisha, Besim KokollariLektore: Hazbije Qeriqi • Realizimi kompjuterik: Hekuran RexhepiFotoreporter: Bashkim BinakuAdresa: Sheshi “Hasan Prishtina”, p.n. PrishtinëTel: ++381 38 225-605, Fax: ++381 38 248-940 • e-mail: [email protected]

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovësgjatë këtij viti (2006), arriti të sigurojë një pjesë tëbibliotekës personale të mendimtarit të njohurnga Prizreni, Profesor Dr. Krist Malokit, i cili ushkollua, punoi dhe krijoi në Graz të Austrisë.Në tetor të vitit 2006, drejtori i BKUK-së, Dr.Sali Bashota zhvilloi një takim në Maribor nëfamiljen e argjendarit të njohur Mikel Kaçinari,me ç'rast bisedoi me zonjën Gonxhe Kaçinari lid-hur me një pjesë të bibliotekës personale tëintelektualit të njohur Dr. Krist Maloki, i cili ikishte lënë porosi gojore (amanet) zonjës së tijFreya Maloki, që ky fond i bibliotekës t'i dorëzo-hej BKUK-së në Prishtinë. Amaneti i Dr. Malokitu realizua në nëntor 2006, ku nga Mariboriarritën dy kontingjente librash në BKUK.Krist Maloki u lind në vitin 1900 në Prizren,kurse qysh në moshë të re shkoi në Austri, ku i kreu të gjitha shkollimet dhestudimet, deri në marrjen dy herë të gradës së doktoraturës, më 1929 mori dok-toratën në Filozofi, kurse më 1934 doktoroi në Drejtësi. Punoi si mësues privat,studiues i pavarur, e më vonë profesor i Universitetit të Grazit. Vdiq në nëntor tëviti 1972 në Graz.Mendimtari, juristi dhe kritiku i letërsisë Dr. Krist Maloki, pati fatin të punojë dheveprojë në Austri, po aty ku studiuan e vepruan shumë historianë e albanologë tënjohur, si: Shuflaj, Tholloczy, Jeriçeku etj. Prof. Maloki përveç se la pas vetës një numër të madh studimesh në gjuhën shqipee gjermane të botuara e të pabotuara, ai la edhe një bibliotekë të pasur: ‘atë bib-liotekë që mbush katër mure të nji dhome të madhe të katalogueme e të rregul-lueme siç dinte t'a rregullojë vetë Krist Maloki’. BKUK arriti të sigurojë, sipas dëshmive, vetëm një pjesë të kësaj biblioteke të mbi-jetuar, që përmban tituj të rrallë e të veçantë. Shumë nga titujt po hyjnë për herë tëparë në fondin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.Në këtë bibliotekë, gjinden botime të ndryshme origjinale, të botuara ngaRilindësit tanë në Bukuresht, Sofje, Stamboll, Athinë etj., si: "Erveheja", Bukuresht1888, "Dituritë për Mësoitoret e para", Bukuresht 1888, "Vakinat" prej Dom PacoBabbit, Shkodër 1882 pastaj një pjesë e botimeve të para në gjuhën shqipe të botu-ara në Shqipëri e Kosovë.Në këtë koleksion librash, gjejmë edhe disa tituj të periodikut të traditës, si: "Hyllii Dritës", "Leka", "Dituria", "Kumtari i Arsimuem", "Sherbestari i Shqiperise","Fryma", "Përpjekja Shqiptare", pastaj fjalorët dhe gramatikat si: "Fialuer i Rii eSeypes", Itali 1908, "Fialur i Voghel Scyp e Latinisct", Shkodër 1895, "Caratteri eGrammatica Della Lingua Albanese", Coriliano Calabro 1894, "Grammatik deAlbanelilchen Sprache", Wien 1908, "Lingua Albanese", Heidenberg 1915, etj.

GJON BERISHA

Biblioteka e Krist Malokitnë Prishtinë

Në këtë numër

62-Vjet të kujtesës së Kosovës................3

Terminologjia e formatit MARC dhe

definicionet e tyre..........................................8

Koleksioni i Lëndëve Mësimore në

mbështetje të Universitetit të

Prishtinës................... ....................................10

Ndikimi temperaturës, lagështisë dhe

ndriçimit në libër............................................11

Kujtesa vegjetale dhe minerale:

e ardhmja e librit ..............................................14

BIBLIOTEKAKOMBËTARE

DHE UNIVERSITAREE KSOVËS

THE NATIONALAND UNIVERSITYLIBRARYOF KOSOVA

Kam kënaqësinë e veçantëqë t’ju uroj mirëseardhjenmë të dashur, me rastin ekremtimit të 62-vjetorit tëthemelimit të institucionittë parë të bibliotekarisë nëKosovë - Bibliotekës Kom -b ëtare dhe Universitare tëKosovës. Kësaj ceremonie solemnesot po i bashkohet edherealizimi i njërit prej projek-teve më kapitale në fushën ekulturës, arsimit, shkencës -themelimi i Qendrës sëBibliotekës Universitare,projekt i përbashkët iBKUK-së dhe i Zyrës sëSHBA-ve në Prishtinë.Ky projekt është propozuardhe përkrahur nga Zyra e SHBA-ve nëPrishtinë dhe nga Zyra për Çështje tëArsimit dhe të Kulturës në Depar -tamentin e Shtetit Amerikan, si dheështë financuar nga Qeveria Ameri -kane. Realizues të projektit për trajn-imin specializues të nëntë bib-liotekarëve (gusht-dhjetor 2005) kanëqenë Instituti për Trajnim dheZhvillim (ITD) dhe Fakulteti iBibliotekarisë dhe i Shkencave tëInformacionit(GSLIS) nëMassachusetts.Shuma e këtij shkollimi dhe trajnimiështë 350 mijë dollarë amerikan.Në kuadër të zhvillimit të këtij projek-ti Zyra Amerikane në Prishtinë, ia kandarë, në këtë vit, BKUK-së grantinme vlerë 70 mijë dollarë amerikan qëpërmes Konsorciumit të BibliotekaveElektronike, të bëhet abonimi në revis-tat më të njohura elektronike të botësnë tri vjetët e ardhshme, si dhe për lit-eraturë universitare.Themelimi i Qendrës së BibliotekësUniversitare, është hapi i parë i konk -

retizimit të projektit për themelimin enjë institucioni të ri, që do të jetëBiblioteka Qendrore Universitare, siçparashihet edhe sipas ligjit të miratuarnë Kuvendin e Kosovës në vitin 2003.Prandaj, si të veçanta - BibliotekaKombëtare e Kosovës dhe BibliotekaQendrore Universitare, do të luaninmisionin e tyre të përgjithshëmnacional edhe për zhvillimin e të gjithallojeve të bibliotekave në Kosovë. Në këtë drejtim, kontributi i Qeverisësë Kosovës, Ministrisë së Arsimit,Ministrisë së Kulturës, Universitetit tëPrishtinës, BKUK-së, Zyrës Ameri -kane në Prishtinë dhe i partnerëve tëtjerë, është i mirëseardhur, madje idomosdoshëm në realizimin sa më tëshpejtë të projektit.BKUK tashmë e ka përcaktuar qartërolin dhe misionin e saj në procesin ezhvillimit të bibliotekarisë shqiptare nëshekullin 21, edhe me manifestiminndërkombëtar Java e Bibliotekës nëKosovë, i cili që nga viti 2003 ështëthemeluar si institucion i përbashkët iBKUK-së dhe i Zyrës së SHBA-ve në

Prishtinë, ku marrin pjesëme kontributet e tyreekspertë të njohur të bib-liotekave amerikane dheevropiane.Po kështu, viti 2006 do tëçelë një kapitull të veçantënë historinë e bibliotekarisëshqiptare, me themelimin einstitucionit të ri kulturor-shkencor të përbashkëtShqipëri-Kosovë, siç ështëKonferenca Kombëtare eBibliotekonomisë, e cila siv-jet i zhvilloi punimet e edi-cionit të parë më 20 dhe 21nëntor 2006 në Tiranë, metemën bosht: Bibliotekat nëbotën e re demokratike, ku,ndër të tjera, u debatua për

funksionimin e sistemit të bibliotekavenë Kosovë dhe në Shqipëri, për zhvil-limin e mendimit kombëtar në fushëne shkencës së bibliotekarisë, për sfidatglobale në fushën e teknologjisë dhe tëkomunikimit etj., për të krijuar më nëfund në mënyrë institucionale projek-tin e strategjisë nacionale për bib-liotekat shqiptare. Gjithsesi, edicioni idytë, i cili do të mbahet në Prishtinë dotë sjellë rezultate të dëshiruara.Që nga viti 2003, BKUK ka realizuarnjë varg projektesh kapitale me interesnacional e më gjerë, që e përcaktojnë tëtashmen dhe të ardhmen e këtij insti-tucioni, qoftë në fushën e riparimit dhetë krijimit të infrastrukturës së re, qoftënë fushën e profesionalizmit të kuadrit.Prandaj, tashmë në hapësirat e BKUK-së, pos departamenteve të saj, funk-sionojnë edhe: Qendra Amerikane,Qendra Informative e BKUK-së përQeverisje Parlamentare, Biblioteka eNATO-s, Biblioteka e Artit Bashkë -kohor, Arkivi Medial, Arkivi i Shkrim -tarëve, Sistemi i automatizuar bib-

3

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

PËRVJETOR

62-Vjet të kujtesës së Kosovës

4

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

PËRVJETOR

liotekar Aleph 500, (deri më tani janëkatologuar mbi 30.000 ekzemplarë),Kodi i sigurisë së librit (BibliotekaRFID), transporteri i ri i librit,Qendrën për këshillime dhe karrierë tëstudentëve etj. Së shpejti, do të kemiedhe këndin e bibliotekës së mendim-tarit të njohur Krist Maloki, i cili e kalënë porosinë gojore para sa vitesh, qëfondi i bibliotekës së tij personale t’idhurohet BKUK-së. Siç është e ditur, BKUK ka kryerrevizionin e koleksioneve bibliotekaredhe depot e librit janë rregulluar sipasstandardeve bashkëkohore.Tashmë BKUK i ka pasuruar fondet esaj me libra të rinj, por dhe të rrallë. Pokështu, institucioni ynë brenda këtyre dyviteve ka dhuruar për bibliotekat eKosovës dhe jashtë saj mbi 25 mijëekzemplarë librash nga fondi i saj rezervë. Tashmë BKUK e ka revistën e vetBiblioletra dhe shumë botime të tjeraprofesionale nga fusha e bibliotekarisënga autorë shqiptarë, shumica punon-jës të Bibliotekës dhe nga autorëbotërorë.BKUK është anëtare e Lidhjes sëBibliotekave Hulumtuese të Evropës(LIBER), pjesëmarrëse në Konfer -encën e Bibliotekave Botërore IFLA(Federata Ndërkombëtare e Asociac -ioneve Bibliotekare), Tashmë, BKUK ka nënshkruar marr ë -veshje bashkëpunimi dhe bashkë -punon me bibliotekat amerikane,Bibliotekën e Kongresit Amerikan,bibliotekat nacionale e universitare tëShqipërisë, Gjermanisë, Polonisë,Rumanisë, Zvicrës, Francës, Sllovenisëetj., dhe ky bashkëpunim pritet që tërritet në të ardhmen.Gjithashtu, BKUK, përmes AgjencisëKombëtare të ISBN-së në Kosovë, për-faqësohet në konferenca ndërkom-bëtare kudo në botë.Gjithsesi, duhet thënë se BKUK kafituar donacione të mëdha, qoftë tëlibrave qoftë të inventarit.Në maj të këtij viti, BKUK së bashku

me Zyrën e SHBA-ve në Prishtinë, ecila ka ndarë 20 mijë dollarë për pajis-je teknike dhe literaturë, së bashkukanë kontribuar për themelimin dhehapjen e Bibliotekës komunale nëSkenderaj.Të gjitha këto projekte të përmendura,dhe shumë të tjera, nuk do të ishin real-izuar pa vullnetin, përkushtimin dhe sakri-ficën e punonjësve të këtij institucioni.BKUK ka edhe shumë projekte të tjeramë rëndësi të veçantë për librin, bib-liotekën, kulturën, historinë, të tash-men dhe të ardhmen e Kosovës.Pos projektit esencial të krijimit tërrjetit unik të sistemit të automatizuarbibliotekar në Kosovë, edhe në bib-liotekat ndërkomunale, komunale etj.,projekti më i madh që synon BKUKnë të ardhmen është projekti i emërtu-ar Kujtesa e Kosovës, i hartuar sipasmodelit të projektit American Memorynë Bibliotekën e Kongresit.Tani BKUK e ka përmbyllur me suksesperiudhën e reformave, duke filluarnga Bordi Ekzekutiv i MASHT-it nëfund të vitit 2002, dhe duke iu falën-deruar punës së pakursyer të ish-drej-torit të përkohshëm nga SHBA-të dr.Keneth Oberembt. Në këtë periudhëkanë filluar fuqishëm të projektohen

idetë funksionale në procesin eavancimit të dijeve, koncepteve, rezul-tateve në fushën e bibliotekarisë, sipasstandardeve kombëtare dhe ndërkom-bëtare. Tashti kontributi i shtuar iZyrës Amerikane në Prishtinë dhe i z.Lary Corwin po rezulton me sukses tëplotë.Tashti dhe në të ardhmen, BKUK dotë mbrojë dhe të nxisë lirinë intelek-tuale, do ta pasurojë dhe ta ruajëtrashëgiminë kulturore kombëtare, dotë mbështesë fuqizimin dhe mbrojtjene ligjeve në fuqi të përdorshëm përsecilin punëtor të saj. Biblioteka Kombëtare dhe Universitaree Kosovës e ka krijuar vizionin e vet tëqartë dhe të sigurt për të ardhmen e saj.E ardhmja e saj do të ndriçojë nga kyTempull i Dijes, edhe për të ardhmen ebibliotekave të tjera të Kosovës.Urime dhe Gëzuar Dita e Bibliotekës!Urime dhe Gëzuar Hapja solemne eQendrës së Bibliotekës Universitare!Prishtinë, 25 nëntor 2006

(Fjalë e drejtorit të BibliotekësKombëtare dhe Universitare të Kosovës -prof. dr. Sali Bashota, në 62-Vjetorin eBKUK-së e të përurimit të Qendrës së

Bibliotekës Universitare)

5

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

PËRVJETOR

Kjo është një ditë e mrekullueshme, njëngjarje ngazëlluese e cila shënon diçkapër të cilën kanë punuar me përkushtimshumë njerëz që një kohë të gjatë qe kjotë bëhet realitet. Kjo filloi disa vite mëparë si vizion i drejtorit të përkohshëmdr. Kenneth Oberembt, dhe që prejatëherë kjo ide i ka përfshirë si kosovarëtashtu edhe amerikanët. Njerëzit janë marrë dhe vazhdojnë tëmerren me ofrimin e ndihmës përjetësimin e këtij plani të BibliotekësUniversitare. Terry Plum, bibliotekarnga Amerika, i cili e ka ushqyer këtë ide,ju dërgon të fala këtë mëngjes dukethënë se kishte pasur dëshirë të ishte sotkëtu, kështu që më kërkoi t’jua përcjellëadmirimin dhe respektin e tij për punënqë kanë bërë bibliotekarët kosovarë përkrijimin e Bibliotekës Universitare.Dr. Plum kishte menduar se roli i tijishte të koordinonte aftësimin e bib-liotekarëve universitarë në SHBA. Nuk ekishte pritur që do të kthehej dy herë nëKosovë, si dhe të planifikonte që të vijëpërsëri në janar. Edhe njëherë ai do tësjellë me vete disa ekspertë të bib-liotekave nga SHBA, të cilët po ashtumendonin se roli i tyre do të ishte vetëmbartja e ekspertizës së tyre te bibliotekarëtnëpër klasa dhe biblioteka në SHBA.Tani edhe ata janë përfshirë në këtë pro-jekt të rëndësishëm, duke siguruar qëstudentët e Universitetit të Prishtinës tëkenë një objekt që u ndihmon atyre nëarsimim, që u jep atyre qasje në dijen ebotës, që u hapë rrugën drejt ideve dheteknologjisë më të fundit, dhe që do t’undihmojë atyre dhe Universitetit tëbëhen pjesë e mirëfilltë e shekullit XXI. Shkrimtari dhe redaktori amerikan,Norman Cousins, shkruante (në bule-tinin e Shoqatës së Bibliotekave tëAmerikës, 1954), “Biblioteka nuk ështëaltar dhe vend për adhurimin e librit.Nuk është tempull ku temjani letrarduhet të digjet apo ku edhe përkushtimii ndokujt për librat voluminoz duhet tëshprehet në rite. Biblioteka, për taparafrazuar metaforën e famshme tëSokratit, duhet të jetë dhoma nga ku

lindin ide – një vend ku historia jetëso-het”. Si do të ishte e mundur që ekspertët tanëamerikanë të mos bëheshin pjesë ediçkaje kaq ngazëlluese dhe të rëndë-sishme.Ne kemi arritur mjaft, kështu që naduhet dita e sotme ta shënojmë këtëarritje, si dhe ta shfrytëzojmë rastin që t’ushprehim mirënjohje njerëzve, që kanëpunuar kaq shumë për të ardhur derikëtu, pra dr. Sali Bashotën, disa pjesëtarëtë personelit tim, të cilët kanë filluar tëpunojnë në këtë projekt, madje para setë vija këtu në Kosovë, dhe sidomos bib-liotekarët, të cilët janë përpjekur që tavënë në jetë këtë projekt edhe pse janëballafaquar shumë herë me mungesë tëresurseve apo edhe mungesë të të kup-tuarit se çfarë po bënin. Njëra prejkënaqësive të vërteta të punës sime nëkëtë projekt ka qenë njohja me person-elin, dhe mendoj që Universiteti kashumë fat që ka një personel të tillë. Mirëpo, na mbetet edhe shumë për t’ubërë para se kjo bibliotekë e re ta përmbushvizionin e Ken Oberembt-it, si dhe tëofrojë shërbimet, të cilat me të vërtetë imeritojnë studentët. Tani që Bibliotekadhe personeli i saj kanë dëshmuar menjohuritë e tyre se si të krijohet një insti-tucion i rëndësishëm është koha për tëgjithë ne që ta përkushtojmë vetvetenpër të kryer pjesën që na takon për stu-dentët e Kosovës.Presidenti amerikan John F. Kennedytha: “Ne nuk ia kemi frikën plasimit tëideve të huaja te populli amerikan, fak-teve që nuk na pëlqejnë, filozofive tëhuaja dhe vlerave konkurrente. Për njëkomb, i cili ka frikë që ta lejojë populline tij ta gjykojë të vërtetën dhe të rremennë tregun e hapur, është një komb i cilika frikë nga vetë populli i tij.”Për llojin e shoqërisë për të cilën dëshiro-jmë të jetë Kosova, ne duhet të vazhdo-jmë ta vemi në jetë vizionin e KenOberembt-it. Është koha që ta identifikojmë dhe takërkojmë një ndërtesë me hapësirë tëmjaftueshme për librat dhe pajisjet si

dhe për studentët që të punojnë.Është koha të punësojmë dhe të aftëso-jmë personelin që biblioteka të funk-sionojë me orar të plotë në mënyrë që tëgjithë studentët të mund t’i shfrytëzojnëshërbimet e saj.Është koha për fakultetet e Universitetit,të cilat nuk janë pjesë e kësaj biblioteke –të cilat po i ruajnë raftet e tyre të librave,ose kanë frikë të hyjnë në botën mod-erne – të krijojnë ura lidhëse për kolek-sionet e tyre me Bibliotekën Universitaredhe t’ua hapin rrugën lëndëve dhe stu-dentëve të tyre drejt këtyre burimeve tëreja të informacionit.Nuk kam fjalë për këtë. Ne dëshirojmëqë Universiteti t’i arrijë standardetndërkombëtare, t’i edukojë studentëttuaj që të bëhen pjesë e Evropës mod-erne dhe të ekonomisë globale. Presimnga Universiteti që të japë kontribut nëkrijimin e një Kosovë moderne dhe tëbegatë. Ne duhet t’i japim kësaj bib-lioteke madhështore objektin, personeltë mjaftueshëm dhe mbi të gjitha respek-tin, që e meritojnë studentët. Prishtinë, 25 nëntor 2006

(Fjalë përshëndetjeje e z. LawrenceCorwin, Zyrtar për Marrëdhënie me

Publikunnë Zyrën Amerikane në Prishtinë, në 62-

Vjetorin e BKUK-së e të përurimit tëQendrës së Bibliotekës Universitare)

Zyra Amerikane në Prishtinë nëmbështetje të Bibliotekës Universitare Zyra Amerikane në Prishtinë nëmbështetje të Bibliotekës Universitare

6

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

PËRVJETOR

Më vjen shumë mirë që sot jemibashkë. Në fakt, ndihem i lumtur qëjam në mesin tuaj dhe atë për shumëarsye. Para se t’i them arsyet në fjalë,me lejoni të falënderoj drejtorin eBibliotekës, prof. Sali Bashotën, z.Lary Corwin, përfaqësuesin e ZyrësAmerikane në Kosovë, që kanëdhënë kaq shumë për ndërtimin dherimëkëmbjen e kulturës së leximitpublik në Kosovë, të këtij segmentikaq të neglizhuar në jetën tonëkëtyre dekadave të sundimit serb dhepas tij, pasi u bë çlirimi ynë nga kysundim krejt përbindësh. Një pjesëbukur e madhe e mungesës së kësajkulture të leximit publik i dedikohetkohës kur luftuam për të mbijetuar siqenie biologjike, por jo pak kohë katë bëjë edhe me anarkinë dhe kaosinqë u la pas luftës së Kosovës në qer-shorin e vitit 1999. Pas kësaj u bë njëgjendje ku vërtet të vinte turp përdisa vite të kaloje kah Biblioteka, kahobjekti që kishte në vete pjesëza tëjetës dhe karakterit tonë individual ekolektiv. Nuk i gjasonte një objektikulturor përveç po të shikohej ngadistanca. Restaurimi i dinjitetit tëkëtij objekti tonë të shenjet sigurishtse lidhet me meritën e drejtori tësotëm, prof. Sali Bashotës, i cili mepërkushtim të paepur ia riktheushkëlqimin dhe tërheqjen estetikeBibliotekës sonë të dashur. Më lejoni tani t’u kthehem arsyeve tësipërcekura. Në rend të parë, mëduhet të them se jam i vetmi rektornë rajon që drejton një institucion tëarsimit të lartë që nuk ka bibliotekë.Ato që këtu quhen biblioteka, nukjanë veçse leximore të thjeshta, kuzakonisht kanë dy persona tëmoshuar që japin dhe marrin librat

studentëve në intervale të ndryshmekohore, pra që në asnjë rast nuk kalo-jnë kohën e pasperëndimit të diellit.Kjo gjendje, si është sot, vërtet ështëe papranueshme për Kosovën, që ufut në shekullin XXI dhe përKosovën shtatë vjet pas luftës. Duhettë bëjmë çdo gjë për ta ndërruar këtëgjendje.Kur filluam bisedat me prof.Bashotën lidhur me themelimin eQendrës së Bibliotekës Universitare,për mua ka qenë një gëzim i madhdhe pas asnjë rezervë ose hezitim kampranuar ofertën e drejtorit Bashotapër të qenë pjesë e këtij projekti. Kamkërkuar nga Këshilli Drejtues i UP-sëndarjen e 60 mijë eurove si fillim përndërtimin e kapaciteteve të para tëkësaj qendre në hapësirën e FakultetitFilologjik, në mënyrë që gradualishtta koncentrojmë tërë këtë kapacitet nënjë objekt të vetëm, por edhe nëndërkohë t’i bëjmë lidhjet e sistemevetë bibliotekave të fakulteteve të UP-sënë një sistem të vetëm. Kjo nuk bëhetshpejt dhe do përkushtim e mund tëmadh. Kërkon trajnim të stafitekzistues të bibliotekave tona nëpërfakultete, të atyre leximoreve, të cilat

të vjen keq t’i krahasosh me simotrate tyre jashtë vendit. Më kujtohet kohakur kam ardhur asistent këtu nëFakultetin e Drejtësisë, më 1987. Nëatë kohë në bibliotekën e këtij fakul-teti vinin pa ndërprerë shtatë revistanë gjuhën angleze, më profesionaletdhe më prestigjiozet në botënakademike të drejtësisë, një në gjer-manisht, një në italisht, një nëfrëngjisht dhe një në gjuhën ruse, pallogaritur këtu të gjitha revistat profe-sionale të popujve të ish-Jugosllavisë.Fondi i librave ka qenë i pabesueshëmpër kohën e sotme, aktiv dhe i sked-uar për mrekulli. Kjo sot nuk ekzistonnë këtë fakultet, dhe në asnjërin prejnjësive akademike të universitetit tonëtë vetëm publik.Nuk mund të ketë zhvillim shkencore kulturor pa bibliotekë, kurse ngrit-ja shkencore e avancimi akademik,në një vend pa bibliotekë serioze tëspecializuar universitare nuk ështëveçse një absurd i llojit të vet, njëparadoks që cenon rënd moralinakademik e shkencor të të gjithëneve. Ndalimi i kësaj gjendje ka qenëdhe është forca shtytëse që më rriprapa mua dhe bashkëpunëtorëve tëmi në angazhimin tonë të parezervë eme përkushtim ndaj projektit tësapofilluar për Qendrën eBibliotekës Universitare. Në vijim tëarritjes së këtij qëllimi dhe për hir tërealizimit të kësaj ideje fisnike, mëlejoni t’ju uroj punë të mbarë e suk-ses të madh. Ju siguroj për mbështet-je të vazhdueshme në këtë drejtim. Prishtinë, 25 nëntor 2006

(Fjalë e z. Prof. Enver HASANI,PhD, rektor i UP-së, në 62-Vjetorin eBKUK-së e të përurimit të Qendrës së

Bibliotekës Universitare)

Biblioteka Universitare përmoralin akademik e shkencor

7

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

PËRVJETOR

Kam kënaqësinë të them pak fjalëpër Qendrën e BibliotekësUniversitare, e cila po hapet sot zyr-tarisht me rastin e kremtimit tëDitës së Bibliotekës Kombëtare dheUniversitare. Hapja e Qendrës sëBibliotekës Universitare shënonhapin e parë drejt realizimitkonkret të ndarjes së BibliotekësUniversitare nga ajo Kombëtareashtu si është paraparë me Ligjinpër biblioteka të miratuar ngaKuvendi i Kosovës në vitin 2003.Po ashtu hapja e kësaj Qendreshënon edhe hapin e parë konkretdrejt afrimit të mirëfilltë të kësajbiblioteke me Universitetin ePrishtinës, misioni i së cilës ështëmbështetja e procesit arsimor ehulumtues që zhvillohet në këtëuniversitet. Për të mbështetur këtëmision Qendra e BibliotekësUniversitare ka filluar me katërshërbime bazë: Shërbimin eReferencave, Shërbimin eQarkullimit (të Huazimit),Shërbimin e Koleksioneve Lëndore,dhe Shërbimin e Kompjuterëve, njëndër shërbimet më të popullar-izuara. Këto shërbime jo vetëm qësynojmë t’i zgjerojmë, por edhe tështojmë shërbime të tjera. Hapjes së Qendrës së BibliotekësUniversitare i parapriu një investimshembullor në zhvillimin e person-elit dhe blerjes së koleksioneve ngady institucione partnere të kësajQendre, Bibliotekës Kombëtaredhe Universitare të Kosovës dheZyrës Amerikane në Prishtinë. Qendra e Bibliotekës Universitareka vënë në dispozicion të studen-tëve e përdoruesve të tjerë materiale

referale, kompjuterë për shfrytëzim,si dhe ka blerë një mori bazash tërevistave elektronike nëpërmjetndihmës së Zyrës Amerikane nëPrishtinë, dhe nëpërmjetKonsorciumit të BibliotekaveElektronike që vepron në kuadër tëBibliotekës Kombëtare dheUniversitare. Kështu, kjo qendërtashmë ka një abonim në mase23,761 titujsh revistash elektronikenëpërmjet internetit dhe një kolek-sion bazë të librave në raftet e saj. Një bashkëpunim i personelit tëkësaj Qendre dhe një pjese të per-sonelit të Universitetit të Prishtinëspër përzgjedhjen e materialeve tëdetyrueshme për studentë ka sjellësi rezultat blerjen e qindra titujveuniversitarë në bibliotekë. Personelii bibliotekës nuk do të ndalet dukeu ofruar bashkëpunim rektoratitdhe personelit të Universitetit tëPrishtinës për përzgjedhje e liter-aturës së duhur për mbarëvajtjen eprocesit mësimor në Universitet.Megjithatë, gjej rastin të bëjë thirrje

që këtij bashkëpunimi t’i përgjigjenme seriozitet rektorati dhe të gjithafakultetet duke e konsideruarQendrën e Bibliotekës Universitaredhe personelin e saj pjesë integraletë proceseve arsimore e hulumtuesetë Universitetit të Prishtinës. Duke i shprehur falënderim tëveçantë Zyrës Amerikane nëPrishtinë, dhe mbështetjen e plotënga Zyrtari për Marrëdhënie mePublikun, z. Larry Corwin dhe per-sonelit të tij në këtë zyrë për kon-tributin e madh që ka dhënë dhe pojep për zhvillimin e kësaj qendre,duke uruar që bashkëpunimi meUniversitetin e Prishtinës do të jetëi nivelit shërbime –investime –zhvillime, duke falënderuar gjithëpersonelin e bibliotekës për punënplot sfida dhe kontributin e madhnë shtyrjen përpara të procesevenga dr. Bashota, duke shpresuar qëdo të gjejmë mirëkuptim nëMinistrinë e Arsimit për shtimin epersonelit në bibliotekën tonë përt’i përballuar punët që na dalin për-para, si dhe duke shpresuar në real-izimin e ndërtimit të një objekti tëri për Qendrën e BibliotekësUniversitare, që eventualisht do tëshndërrohet në BibliotekëQendrore të Universitetit tëPrishtinës, i urojmë punë të mbarëQendrës së Bibliotekës Universitarenë përmbushjen e misionit të saj. Prishtinë, 25 nëntor 2006

(Fjalë e Besim Kokollarit, shef iQendrës së Bibliotekës Universitare,

në 62-Vjetorin e BKUK-së e tëpërurimit të Qendrës së Bibliotekës

Universitare)

Kapitull i ri në sistemin bibliotekartë Universitetit të Prishtinës

8

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

MATERIALE

(vijon nga numri i kaluar)

“Kontrolli i autorizuar” nënkuptonrespektimin e një forme të njohur atë themeluar. Zakonisht, një kata-logues e zgjedh një përcaktuese lën-dore ose të emrit nga një listëe miratuar e përcaktueseve.Për shembull, gjatë njëbisede, nëse ju flisni për njëvizitë në “Getty Mseum” dhe“J. Paul Getty Museum” nëKaliforni, ai që ju dëgjon dotë kuptojë se ju flisni përgjënë e njëjtë. Mirëpo, nësenjë katalogues njëherë për-dor “Getty Museum” dheherën tjetër “J. Paul GettyMuseum” si përcaktuese nëkatalog, atëherë përdoruesi ibibliotekës do ta ketë tëvështirë t’i gjejë të gjithalibrat në atë lëmi. Nëse kata-loguesi e respekton listën eBibliotekës së Kongresit përformën e autorizuar tëemrave, ai apo ajo do ta për-dor përcaktuesen “J. PaulGetty Museum”. Nëse erespekton gjithnjë këtë rreg-ull, atëherë të gjitha libratpër atë muze do të gjendennë një vend në katalog. Lista më e mirë për emra është Listae emrave të autorizuar të Bibliotekëssë Kongresit. Kjo listë ekziston nëforma të kuptueshme për kompju-terin të vënë në dispozicion ngaShërbimi për shpërndarjen e njësivekataloguese të bibliotekës sëKongresit ose në Internet në:http://authorities.loc.gov. Forma eautorizuar e emrave në përdorim

(emra personal, emra të korporatave,emra të konferencave ose takimeve,tituj të serisë/koleksionit, dhe titujuniform) mund të krahasohet mekëtë listë të autorizuar. Ndërsa, për emrat lëndorë a

gjeografikë, listat më të zakonshmetë autorizuara janë Lista e përcaktue-seve lëndore të Bibliotekës së Kongresitdhe Lista e përcaktueseve lëndoreSears. Forma e një përcaktuese lën-dore duhet të jetë në përputhje menjërën prej këtyre listave ose tërespektohen rregullat për krijimin enjë përcaktuese të re. Në një kompjuter personal është evështirë që të ruhen të gjitha listat e

autorizuara të Bibliotekës sëKongresit. Kështu që, pesë vëllime tëmëdha e përfshijnë Listën e përcak-tueseve lëndore të Bibliotekës sëKongresit. Shkollat dhe bibliotekatspeciale zakonisht përdorin vetëm

një pjesë të tyre. Ajo që është me rëndësi ka tëbëjë me “kontrollin e brend-shëm të autorizuar” të bib-liotekave me katalogë tëkompjuterizuar. Ky lloj kon-trolli u ndihmon bib-liotekarëve të kërkojnë listëne përcaktuesve lëndorë ose tëemrave të autorizuar në sis-tem dhe të përdorin atë qëgjendet aty. Në këtë mënyrë,të gjitha përcaktueset përemrin e njëjtë të një personia lënde do të përdoren nëmënyrë krejtësisht të njëjtë –që është edhe krejt rëndësia enjësive të autorizuara. Emratqë i gjejmë në Katalogiminnë botim (CIP), në libra poashtu, bazohen në njësitë eautorizuara të Bibliotekës sëKongresit në kohën kur atobotohen. Po ashtu, edhe for-mat e shfaqura për materialete botuara në katalogët në

Internet, pas konvertimit retrospek-tiv, duhet të jenë të sakta pasi gati tëgjitha bazat e të dhënave të shitësvetë ndryshëm bazohen në listat e for-matit MARC të Bibliotekës sëKongresit.Shprehja “konvertim retrospektiv”paraqet projektin për konvertimin enjësive bibliografike nga forma etyre fillestare – si e skedave ose një-sive të krijuara shkurt në qarkullim –

Terminologjia e formatitMARC dhe definicionet e tyre

9

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

MATERIALE

në njësi të plotë bibliografike tëkuptueshme nga kompjuteri.Shprehja retrospektiv përdoret përarsye se projekti bëhet për kolek-sionet ekzistuese të një biblioteke –të gjitha materialet që gjenden nëbibliotekë deri në kohën kur fillonkonvertimi. Konvertimi retrospektivzakonisht bëhet duke i krahasuarnjësitë e vjetra bibliografike të bib-liotekës (pa marrë parasysh a janë nëskeda letre apo ndonjë format qënuk bazohet në formatin MARC)me një bazë të dhënash me njësi tëplota bibliografike. Bibliotekarimund të blejë njësi ekuivalente nëformatin MARC sesa të futë nëkompjuter në mënyrë mekanike tëgjitha informacionet për të krijuarnjë njësi të re bibliografike. Përmbajtja paralele. Fushat qëkërkojnë kontrollin e autorizuar janëfusha të cilat po ashtu përdorin njëndërtim paralel të tageve. Nëpërgjithësi, në fushat 1XX, 4XX,6XX, 7XX dhe 8XX, një emër per-sonal do të ketë dy shifrat e fundit00. Prandaj, për një përcaktuesekryesore (1XX), që është emër per-sonal (X00), tagu i saktë do të jetë100. Për një përcaktuese lëndore(6XX) që është emër personal, tagu isaktë është 600, e kështu më radhë.Kjo përmbajtje paralele mund tëpërmblidhet si vijon:

X00 Emrat personalëX10 Emrat e korporataveX11 Emrat e takimeveX30 Titujt uniformëX40 Titujt bibliografikëX50 Terma (përcaktuese) lëndoreX51 Emra gjeografikë

Nëse e kombinojmë këtë paraqitje tëfushave me fushat më lartë të ndaranë qindëshe, bëhet e qartë se nësenjë libër ka për tematikë lëndore(6XX) një person (Lincoln,

Abraham), tagu do të jetë 600; nësetematika lëndore e një libri ështëkorporatë (Apple Computer, Inc.),tagu do të jetë 610; nëse tematikalëndore e një libri është (hekurud-hat), atëherë tagu do të jetë 650;nëse tematika lëndore e një libriështë një vend (Shtetet e Bashkuara),tagu është 651. Një përcaktuese sht-esë (7XX) për bashkautor (emër per-sonal) do të marrë tagun 700.Sistemi i klasifikimit sipas Dewey-itpërdor një ndërtim të ngjashëm tëtabelave për vendet gjeografike dhepër nënndarjet standarde të këtij sis-temi.

6. Informacionet unike paraqitennë fillim të njësive të formatitMARCNjësia në formatin MARC nëpjesën që i paraprin përmbajtjeskryesore të njësive bibliografike – ecila është e njohur për bibliotekarët,për shkak të pranisë së tyre në kata-logët prej skedave në letër – përm-ban informacione më pak të njohu-ra. Katalogët e automatizuar zakon-isht i krijojnë të dhënat në mënyrëautomatike, në mënyrë që bib-liotekari të mund t’i fusë informa-cionet e duhura. Numri udhëheqës. Numri udhëhe-qës paraqet 24 karakteret e para, qëshfaqen në një njësi. Secila pozitë eka kuptimin e vet të caktuar, mirëpopjesa më e madhe e informacionit ihyn në punë kompjuterit.Programet për krijimin edhe redak-timin e njësive në formatin MARC ijapin bibliotekarit zakonishtmundësi të ndryshme për t’ia lehtë-suar punën, nëse nevojitet që ai taplotësojë ndonjë prej elementeve nënumrin udhëheqës. Hollësirat për taplotësuar dhe për ta interpretuarnumrin udhëheqës, do ta japim nënjë botim të plotë.Numri orientues. Njësitë në for-

matin MARC quhen njësi të etiket-uara me tage. Para se të etiketohet,njësia në formatin MARC (në for-matin komunikues MARC) duketkrejtësisht ndryshe – ashtu si një fjalie gjatë. Në formatin komunikues,fushat nuk paraprihen me tage.Megjithatë, menjëherë pas numritudhëheqës radhitet një grup i tëdhënave që quhet numër orientues.Ky numër orientues tregon se çfarëtage gjenden në atë njësi dhe se nëcilën pozitë gjenden (duke i llogarit-ur karakteret deri te secila pozitë kufillon secila fushë). Numri orientueskrijohet nga kompjuteri në mënyrëautomatike, duke u bazuar në vetënjësinë bibliografike dhe duke ubazuar në informacionet e kata-loguara. Nëse informacionet në njës-inë bibliografike ndryshojnë, mundtë ndryshojë, po ashtu, edhe numriorientues. Në një botim të plotë tëkësaj broshure do të japim hollësitëse si funksionon ky numër.Fusha 008. Fushës 008 i referohemisi fusha me gjatësi fikse të ele-menteve të të dhënave, ose fusha mekode fikse. Të 40-të karakteret ekësaj fushe përmbajnë informacionetë rëndësishme, mirëpo në një formëtë shkurtër. Edhe pse nuk përdoretende në tërësi në katalogët nëInternet, kjo fushë mund të përdoretpër të identifikuar dhe për të nxjerrënjësi, të cilat përputhen me kritere tëcaktuara. Për shembull, ekziston një kod nëkëtë fushë që tregon se një libërështë i shtypur në shkronja tëmëdha, një kod tjetër që identifikonvendin e botimit, një tjetër që iden-tifikon materiale për të rinj, një kodqë tregon gjuhën e tekstit, e kështumë radhë. Në një botim të plotë tëkësaj broshure do të japim hollësitëse si funksionon kjo fushë.

PËRGATITI: BESIM J. KOKOLLARI

10

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

KOLEKSIONE

URIM SALLAUKA

Bibliotekat, në vendet me buxhettë kufizuar për blerje të koleksion-eve, nuk arrijnë t’i plotësojnë nevo-jat e përdoruesve (studentëve), përshkak se nevojat për të rifreskuarkoleksionet me tituj të rinj janëdinamike dhe të përhershme. Meshtimin e lëndëve të cilat ligjëro-hen në degë e departamente tëndryshme të universitetit, rritenedhe kërkesat për koleksionet lën-dore, për aq sa rriten edhe shpen-zimet. Me hapjen e Qendrës sëBibliotekës Universitare, në kuadërtë BKUK-së, janë rritur edhe nevo-jat për shpenzime më të mëdha ngabuxheti për pasurim të koleksion-eve, veçanërisht për blerje të kolek-sioneve të lëndëve mësimore. Nëçdo fillimviti të ri akademik,Qendra e Bibliotekës Universitaredo t’i japë përparësi, para sëgjithash, pasurimit me kolek-sionet lëndore, për të plotësuarnevojat e studentëve në fusha dhelëndë të caktuara. Në këtë kon-tekst, duhet pasur parasysh seUniversiteti i Prishtinës formondepartament të reja, dhe përveçsigurimi të titujve që vijojnë të jenëtituj për çdo vit të kërkuar nga stu-dentët, duhet hulumtuar edhenevojat për tituj të rinj për departa-ment e drejtime të reja në univer-sitet. Do të duhej që Qendra eBibliotekës Universitare, jo vetëm

të ketë informacionin nga rektoratidhe fakultetet për çdo risi në fakul-tete, por të kenë një bashkëpunimtë ngushtë për të dhënë edhe listëne titujve që përputhet me planpro-gramet në departamentet përkatësetë UP-së.Pra, gjithë ky fenomen i ngritjes sëcilësisë në mësim dhe të zgjerimitme degë të reja studimi, kërkonrritje të buxhetit, për shkak se do tështohen kërkesat e përdoruesve. Në këtë kontekst, Qendrës sëBibliotekës Universitare tëPrishtinës, në këtë fillim, ZyraAmerikane në Prishtinë i ka dhënënjë donacion për blerjen e këtyrekoleksioneve. Për ta shfrytëzuar samë racionalisht këtë donacion, për-faqësues të QBU-së kanë komu-nikuar intensivisht me përfaqësuestë të gjitha fakulteteve tëUniversitetit të Prishtinës: dekanë,prodekanë, sekretarë, profesorëetj., duke mbledhur informacionpër planprogramet e lëndëve, tëcilat ligjërohen nëpër fakultete dheliteraturën që është e nevojshme,duke u mbështetur në këto plan-progame. Stafi i QBU-së, me ndih-mën edhe të stafit të BKUK-së,kanë hulumtuar dhe kanë gjeturshumicën e librave universitarë, përtë cilët tituj pastaj kanë hartuarlista të veçanta për blerje, në funk-sion të pasurimit me koleksion tëlëndëve mësimore. Gjithashtu, listatë veçanta janë krijuar edhe përkoleksionet e tjera siç është edhe

koleksioni i librave referalë, si:fjalorë, enciklopedi, atlas etj. Poashtu, janë hartuar lista edhe përkoleksione në gjuhë të huaj, qëështë mjaft i kërkuar nga studentëttanë. Koleksioni që tashmë është blerë,është vendosur te tavolina e qarkul-limit, por ende nuk dihet se sa dot’i plotësojë nevojat e përdoruesve,për shkak të hapësirës së kufizuar.Ky koleksion: koleksioni i lëndëvemësimore dhe koleksioni referal,do të kenë kujdesin dhe sigurinëpër përdorim; ekzistojnë kopje tëmjaftueshme të shumë titujve qëplotësojnë nevojat e studentëve.Titujt e këtyre koleksioneve do tëndërrohen ose pasurohen sipasnevojave që do të shfaqen në konti-nuitet. Tashmë ekziston stafi qëpërkujdeset dhe mirëmban këtëkoleksion të hapur, duke aplikuarpyetësorë për t’i verifikuarndryshimet që do të duhej bërë nëbazë të nevojave dhe kërkesave tëstudentëve. Për këtë koleksion –pra koleksionin e lëndëve mësi-more, do të ketë tretman dhe poli-tikë tjetër të qarkullimit, në kra-hasim me koleksionet epërgjithshme dhe ato referale.Shërbimi i Koleksioneve tëLëndëve Mësimore të QBU-së, qëtash, ka filluar të bëhet një shërbimshumë i rëndësishëm në mbështet-je të Universitetit të Prishtinës dhetë misionit të BibliotekësUniversitare.

Koleksioni i LëndëveMësimore në mbështetje tëUniversitetit të Prishtinës

11

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

MATERIALE

SHQIPE ASLLANI

Në biblioteka dhe në arkivashumë dëmtime janë të natyrëskimike. Temperatura, lagështiadhe ndriçimi janë tre kompo-nentë kryesor prej të cilave varetshumë dëmtimi i letrës.Temperatura e shpejton përq -indjen e reaksioneve kimike,duke i dëmtuar këto materiale.Analizat e bëra në laborator,kanë treguar se dëmtimet e celu-lozës janë shkak i rritjes se tem-peraturës. Gjith ashtu, nxehtësiadhe lagështia relative i nxisinagjentët biol ogjikë (insektet dhemyk un). Prania, në shkallë tëlartë, e materieve organike dhevariacionet e nxehtësisë dhe tëlagështisë relative mund tëprishin strukturën e materialitbazë të letrës.Materiali i mbledhur me përbër-je nga origjina e shtazëve (si etillë është letra e lëmuar osexhelatinoze), po ashtu, ështëpjesë pjesërisht e ndjeshme nëluhatje të temperaturës dhe tëlagështisë relative. Ndryshimet e temperaturës dhetë lagështisë relative janë tëdëmshme te shumica e kolek-sioneve, prandaj rekomandohetqë në depo të mbahet temper-atura nën normale. Nëse kjonuk është e mundur, duhet të

kontribuohet në jetëgjatësinë ekëtij materiali në mbajtjen kon-stante të temperaturës në speci-fikat e hapësirës.Temperatura dhe lagështia eajrit janë një fenomen në lidhjereciproke. Ndryshimi i temper-aturës së ajrit, shoqërohet mendryshime të menjëhershme tëlagështisë relative. Letra, lëkuradhe materialet e tjera, prej tëcilave përbëhen librat, na

paraqiten si materialehigroskopike (në veçanti letra).Përbërja e saj fizike dhe kimikevaret nga shkalla e lagështisëatmosferike, e cila është nëfunksion të temperaturës sëajrit. Luhatjet e mëdha e tëshpeshta të lagështisë dhe tëtemperaturës së ajrit sjellindeformime të letrës dhe eprishin strukturën e saj. Merritjen a zvogëlimin e lagështisë

Ndikimi temperaturës,lagështisë dhe ndriçimit në libër

Ndikimi i temperaturës dhe lagështisë në libër

12

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

MATERIALE

së ajrit, fibrat celulozikë,bymehen ose tkurren dhe sirezultat ndryshon formati ifletës së letrës, deformohet dhebëhet me valë (valëzohet). Merritjen e lagështisë së ajrit rritetedhe lagështia e letrës dhe sirezultat, letra e humb fortësinëmekanike, pasi që tërheqjandërmjet fibrave dobësohet.Përmbajtja e lagështisë së letrësndikon në zhvillimin emikroorganizmave në libër (tëkërpudhave, të mykut etj.). Poashtu, edhe thatësia e ajrit ështëe rrezikshme për materialet bib-liotekare dhe arkivore.

Lagështia e ulët relative e ajrit.Në lagështi të ulët relative tëajrit, letra jep lagështi dhe, sipasojë, ndryshohen vetitë e sajelastike; bëhet e thyeshme dhe ebrishtë. Pra, në ajër shumë tëthatë, shtresat ngjiten, bëhen tëbrishta e të thyeshme, marrinqarje të thella (letra pëlcet dhegriset), bile edhe materialet eforta, siç është lëkura.

Lagështia e lartë relative e ajrit.Nën ndikimin e lagështisë sëlartë, ngjitësi në libër fryhet,fletët e librit çimentohen(ngjiten), materiali shkatërrohet(prishet). Procesi i ngjitjes (ibashkimit) të fletëve, është njëfenomen shumë i ndërlikuarfiziko-kimik, dhe si shkak ështëmbufatja e substancave ngjitëse.Këto substanca ngjiten aq shumësaqë nuk është e mundur t'indash me metoda të zakonshme.Librat bëhen në formë blloku të

ngjitura dhe në fakt shkatërro-hen. Rastet e ngjitjes së fletëve,më shpesh i hasim te letrat mengjyrë. Në mënyrë që fletët e lib-rit të mos deformohen dhe tëmos dëmtohen, në vendet e rua-jtjes së librave është e domos-doshme të mbahen në kushte tëruajtjes normale. Në këtokushte, letra përmban 6-8 %lagështi, ndërsa lëkura 12-14 %lagështi.

TEMPERATURA DHE LAGËSHTIA RELATIVE EAJRIT NË DEPOT E LIBRAVEKushtet normale të ruajtjes dhetë kontrollit të shpeshtë tëgjendjes fizike të fondeve bib-

liotekare, ndikojnë në ruajtjen efondeve për shumë vjet. Kushtetoptimale për ruajtjen më të mirëtë materialeve bibliotekare dhearkivore janë: temperatura 14-20 0C, si dhe lagështia relative50-60%. Nuk ka normativë ide-ale të temperaturës dhe tëlagështisë relative, që u përgjig-jet të gjithë tipave të materi-aleve. Temperaturat e larta ebëjnë letrën më të fortë dhendikojnë në vjetërsinë e saj.Është shumë vështirë që në bib-lioteka të krijohen kushte tëtemperaturës dhe të lagështisërelative për çdo tip materiali.Zakonisht, materialet bib-

Ndikimi enorm i temperaturës dhe lagështisë në libër

13

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

MATERIALE

liotekare ruhen në kushte tëmjedisit jo shumë të ftohtë, sidhe jo me shumë lagështi. Ajriduhet të qarkullojë normalishtnë tërë sipërfaqen e librave dhetë mos përmbajë substanca tëdëmshme kimike dhe përzierjemekanike (pluhur, përbërje tësqufurit etj.).Ajrosja zakonisht kryhet mendihmën e ventilimit ose thjeshtnëpërmjet të hapjes së dritareve.Prandaj, luhatja e lagështisë sëajrit të jashtëm bëhet shkak përluhatjen e lagështisë relative tëajrit brenda ambientit ku ruhenfondet.Vëzhgimet e shumta mbi gjend-jen e fondeve bibliotekare, nëbibliotekat e rëndësishme, dësh-mojnë se:• në lagështinë relative të ajrit

më të ulët se 45%, për njëkohë të gjatë, materialet elibrave shkatërrohen, sepseletra thahet dhe thyhet lehtë;

• në lagështinë relative të ajrit60-65%, letra përmban 5-7 %lagështi;

• në lagështinë relative të ajritmbi 70%, materialet e libravemund të shkatërrohen ngashtresat e mykut dhe lehtëmund të zhvillohen bakteret;

• në lagështinë relative të ajritmbi 80% humbin vetitë eletrës dhe fletët mund të nda-hen nga ngjitësi;

• në lagështinë relative të ajrit100%, letra përmban 30%lagështi relative.

Në rastet e rritjes së lagështisë së

ajrit, në depot e librave, ajrosjae lokalit duhet të bëhet me ajërtë thatë (në ditë me diell), e jome ajër të lagësht.Në rastet ku në vendet e ruajtjes(depot) së librave, ajri mund tëjetë i thatë, rekomandohet larjae shpeshtë e dyshemesë me leckëtë lagur; preferohet që të ven-dosen enë të cekëta me ujë përt'u avulluar. Për ta rregulluar temperaturëndhe lagështinë e ajrit, në vendetku ruhen librat, është e domos-doshme të bëhen vrojtime tëherëpashershme. Detyrë parë-sore e çdo konservuesi ështëalarmimi për gjendjen kritike tëfondeve, sidomos të atyre tërralla, në mënyrë që të merrenmasa konkrete për shërimin(konservimin dhe restaurimin etyre). Ekzistojnë aparate të ndryshmepër matjen e temperaturës dhetë lagështisë së ajrit.Temperatura dhe lagështia rela-tive e ajrit zakonisht matet meTermohigrograf. Ky është një aparat digjital përmatjen e shpejt të temperaturësdhe të lagështisë relative nëpërdepot e mëdha. Ky instrumentështë i përkryer për biblioteka,ku ajri është i kodicionuar dheshërben për monitorimin ekushteve në objekt. Ky aparatmund të lexohet edhe prej njëdistance, dhe është, gjithashtu,shumë i lehtë të bartet dhe tëvendoset në dollap ose nëmure.

NDRIÇIMI NË DEPOT E LIBRITNë biblioteka dhe arkiva,ndriçimi duhet të jetë i rregulltdhe i kontrolluar. Është epamundur që të mbrohemi ngandriçimi, porse mundësishtduhet ta mënjanojmë në mini-mum veprimin negativ të dritës.Hapësira ideale për ruajtjen elibrave është ajo që nuk kadritare dhe që ndriçohet vetëmme dritë artificiale. Në këtëhapësirë, dëmtimi nga dritaështë minimal. Eliminimi i njëpjese të dritës (rrezatimit) nëhapësira, bëhet në disa mënyra:• montimi i xhamave të

dritareve, që i absorbojnërrezet ultravjollcë (UV) etj;

• ngjyrosja e dritareve me ngjyraqë i absorbojnë rrezet ultra-vjollcë dhe rrezet e ndryshme(mund të përdoret çfarëdongjyre që nuk lëshon dritën tëdepërtojë, siç është dyoksidi ititanit, i cili i absorbon rrezetultravjollcë);

• vendosja e roletave (të errëta)në dritare.

Librat nuk duhet të vendosenafër dritareve. Ato vendosennëpër rafte (vitrina), që janëvertikale dhe jo horizontale.Është mirë që vitrinat të jenëme xhama që absorbojnë rrezetultravjollcë dhe mundësisht mefiltër.Në ndërtesat e reja (bibliotekat)është i rregulluar ndriçimi. Nëkëto biblioteka ka ndriçimvetëm gjatë vizitës që u bëhetatyre.

14

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

LIGJËRATË

(vijon nga numri i kaluar)Hiperteksti sigurisht se do të ndiko-jë që enciklopeditë dhe doracakëttë bëhen të papërdorshëm. Dje,ishte e mundur që të kesh një encik-lopedi të tërë në një CD-ROM; ndër-sa sot është e mundur ta kesh atë nëlinjë duke pasur parasysh për-parësitë që mundësojnë “kros-refer-encat” dhe informacioni i pakor-rigjuar jo-linear. Të gjitha kompakt-disqet, plus edhe kompjuteri, do tëzënë vetëm një të pestën ehapësirës që zihet nga një enciklo-pedi e shtypur. Një enciklopedi eshtypur nuk mund të transportohetlehtë sikur që mund të bartet njëCD-ROM, dhe një enciklopedi e shty-pur nuk mund të freskohet me tëdhëna të reja. Dollapët që sot ezënë shtëpinë time, por edhe bib-liotekat publike, që janë të mbushu-ra me metra e metra enciklopedi dotë eliminohen në një të ardhme tëafërt, dhe nuk do të ketë arsye përankesë pas zhdukjes së tyre. Le tëkujtojmë se, për shumë njerëz, njëenciklopedi multi-volume mund tëkonsiderohet ëndërr e pamundur, jo,jo vetëm për shkakun e shpenz-imeve për volumet, por për harx-himin e hapësirës së mureve ku ven-dosen këto volume. Personalisht,duke pasur parasysh aktivitetin timstudioz si medievalist kam dëshirëtë kem në shtëpi 221 volume të

Patrologia Latina-es së Mignit. Kjoështë shumë e shtrenjtë, por ia daldisi. Por, çka nuk arrij t’ia dal ështëblerja e një banese të re, sepse nëtë kundërtën do të detyrohesha t’ieliminoj 500 vëllime të tjera nor-male. Por, tash na mbetet çështja tjetër sea është e mundur që WWW-ja t’izëvendësojë librat që janë për t’ulexuar? Prapë ne duhet të vendosimse a ka të bëjë kjo çështje me libratsi objekte fizike apo si virtuale.Prapë na lejoni të marrim në konsid-eratë problemin fizik.Lajm i mirë: librat do të mbeten tëdomosdoshëm, jo vetëm përletërsinë, por për çdo rrethanë kunevojitet leximi i kujdesshëm, jovetëm për të marrë informacionin,por gjithashtu për të spekuluar dhepër të reflektuar lidhur me të. Të lex-osh në ekranin kompjuterik nuk është

njëjtë sikur ta lexosh librin. Mendo,për shembull, për procesin e leximittë një programi të ri kompjuterik.Zakonisht, programi është në gjendjetë shfaqë në ekran të gjitha instruk-sionet që ju nevojiten. Por, zakonisht,përdoruesit që dëshirojnë ta mësojnëprogramin duhet së pari ta shtypinatë, pra t’i shtypin ato instruksionedhe t’i bëjnë për lexim në formë tëlibrit, ose edhe ta blejnë ndonjëdoracak të shtypur. Është e mundurqë të konceptohet një programvizual, i cili shpjegon shumë mirë se sitë shtypet dhe të lidhet libri, por meqëllim që të merren këto instruksionese si të shkruajmë, si ta përdorim pro-gramin kompjuterik, neve na nevo-jitet libërth i shtypur.Pasi që kisha kaluar rreth 12 orë nëtastaturën e kompjuterit sytë e mi ubënë sikur dy toptha të tenisit dhe

Kujtesa vegjetale dhe minerale:e ardhmja e librit(Qyteti i Aleksandrisë e ka luajturrolin e mikpritësit për dijetarindhe romansierin italian, UmbertoEko, i cili më këtë rast e kambajtur një ligjëratë në gjuhënangleze, ku ka folur për kujtesënnë nivelin letrar, por edhegjeografik, në Bibliotekën e Re tëAleksandrisë. Javorja “Al-Ahram”e ka botuar ligjëratën e tij, tëcilën po e sjellim në shqip përrevistën “Biblioletra”.)

15

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

LIGJËRATË

ndjeva nevojën që të ulesha në njëulëse të butë dhe të lexoja gazetën,ose ndoshta një poezi të mirë.Prandaj, mendoj se kompjuterët janëduke e difuzuar një formë të re të lit-eraritetit, por ata janë të pafuqishëmqë t’i kënaqin nevojat intelektuale,të cilat po i stimulojnë. Ju lutem, kuj-toni të dy civilizimet e hershme,hebraike dhe arabe, të cilat janë tëbazuara mbi librin, dhe kjo nuk qën-dron e pavarur nga fakti se që të dyjakanë qenë civilizime nomade.Egjiptianët e vjetër kishin arritur t’igdhendnin të dhënat e tyre nëobeliskët e gurit: Mosoa dheMuhamedi nuk kanë mundur. Nësedëshironi ta kapërceni Detin e Kuqose të shkoni nga Gadishulli Arabik nëSpanjë, dorëshkrimi i mbledhur rro-tull është instrumenti mëpraktik për regjistrimin dhebartjen e të dhënave tëBiblës ose Kuranit sesaobeliskët. Kjo është arsyejapse këto dy civilizime tëbazuara mbi librin e kanëprivilegjuar shkrimin nëvend të imazheve. Por,librat gjithashtu kanë edhenjë përparësi tjetër nëraport me kompjuterët.Edhe nëse shtypen në letërmoderne acidike, e cila qëndron rreth70 vjet, ato (librat) janë më të qën-drueshme sesa materialet magnetike.Për më tepër, ato nuk vuajnë ngandërprerjet e rrymës dhe bllokimet endryshme, e gjithsesi se janë edhemë rezistente ndaj goditjeve.Prandaj, libri ende përfaqësonmënyrën me ekonomike, më fleksi-bile, dhe më të pastër të transportim-it të informacionit me çmim shumë tëulët. Komunikimi kompjuterik udhë-ton para jush; librat udhëtojnë me judhe me shpejtësinë tuaj. Nëse kenimbetur në një ishull të shkretë, kunuk keni mundësi të qaseni në kom-pjuter, libri është instrument shumë ivlefshëm. Edhe nëse kompjuteri juajka bateri solare, ju nuk mund të lex-oni përderisa qëndroni të ulur në një

luhatëse. Librat ende janë shoqërue-sit më të mirë të vetmisë dhe të ditëssë një nate më parë. Librat u përkasinatyre instrumenteve të cilat, që nëmomentin kur janë zbuluar, nuk janëpërmirësuar më, sepse edhe sot ekësaj dite janë ashtu siç kanë qenë, sip.sh: çekani, thika, luga a gërshërët.

DY ZBULIMET E REJA, megjithatë,janë në prag që industrialisht tëbëhen të shfrytëzueshme. Njëraështë shtypja me kërkesë: pas ska-nimit të katalogëve të shumë bib-liotekave a shtëpive botuese, lexuesimund ta zgjedhë librin që i nevojitet,ndërsa operatori mund ta shtypë nëçast butonin e caktuar dhe makina dotë fillojë ta shtypë kopjen e vetme,duke e përdorur madhësinë e shkron-

jave ashtu siç dëshiron lexuesi. Kjome gjasë do të mund ta ndërrojë tërëtregun e botimeve. Kjo ndoshta do tëmund t’i eliminojë libraritë, por nukdo t’i eliminojë librat, as që do t’ieliminojë bibliotekat, që janë të vet-met hapësira a vende ku librat mundtë gjenden për t’i skanuar a rishtypur.Thënë shumë thjesht: çdonjëri libërdo të përpunohet sipas qejfit tëblerësit, ngjashëm siç ka ndodhuredhe me dorëshkrimet e vjetra.Zbulimi i dytë është edhe e-libri, kuduke insertuar një mikro-kasetë në“shpinën” e librit ose duke ndërlidhuratë në Internet, dikush mund tashtypë librin para syve tanë. Por, edhenë këtë rast, prapëseprapë ne do takemi librin, megjithëse në një formëtjetër nga ajo që e kemi sot, pra

ngjashëm sikur forma e sotme e kra-hasuar me dorëshkrimet e vjetra nëpergamene, ose sikur foliot e para tëShekspirit të vitit 1623, që nuk mundtë krahasohen me botimet e fundit tëkëtij autori nga Shtëpia BotuesePenguin. Mirëpo, deri më sot e-libratnuk janë dëshmuar të jenë komer-cialisht të suksesshme, ashtu siç kanëshpresuar themeluesit e tyre. Kamthënë se disa hakerë, të rritur nëkompjuterë dhe të pamësuar që tëshfletojnë libra, kanë arritur që tëlexojnë kryeveprat më në zë të letër-sisë në e-libër, por mendoj se kyfenomen prapëseprapë mbetetshumë i kufizuar. Në përgjithësi,njerëzit duket se pëlqejnë mënyrëntradicionale të leximit të një poezie aromani, pra në letrën e shtypur. E-

librat ndoshta do të dësh-mojnë suksesin e tyre sa ipërket konsultimit të infor-macionit, siç ndodh mefjalorët apo dokumentetspeciale. Këto ndoshta dot’u ndihmonin studentëve,të cilët obligohen që t’imarrin me vete dhjetë a mëshumë libra kur shkojnë nëmësim, por këto e-libra nukdo t’i zëvendësojnë llojet etjera të librit, siç mund të

jenë ato që ne dëshirojmë t’i lexojmënë shtrat para se të flemë.Në fakt, tashmë ka shumë pajisje tëreja teknologjike që prapë nuk kanëarritur t’i bëjnë të arriturat emëparshme të papërdorshme.Automjetet ecin më shpejt se biçikle-tat, por ato nuk i kanë bërë biçikletattë papërdorshme, bile as të arriturate reja teknologjike nuk mund tabëjnë biçikletën shumë më të mirësesa që ka qenë me parë. Ideja seteknologjia e re e dëmton ose e thyenatë të mëparshmen në mënyrëfrekuente mund të cilësohet si ethjeshtëzuar. Pas zbulimit tëfotografisë, piktorët nuk kanë ndjerëpër obligim që të shërbejnë më simjeshtër të reproduktimit tërealitetit, por as nuk do të thotë se

16

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

LIGJËRATË

zbulimi që e ka bërë Daguerri vetëmsa e ka inkurajuar pikturiminabstrakt. Ekziston tashmë një traditëe tërë në pikturën moderne që nuk dotë ekzistonte pa modelet fotografike:mendo për shembull për hiper-realitetin. Këtu, realiteti shihet ngasyri i piktorit nëpërmjet syrit tëfotografisë. Kjo do të thotë se histo-ria e kulturës nuk na shënon diçka qëe ka mbytur atë të mëparshmen.Thënë më ndryshe, që invencioni i rita ketë ndryshuar atë të vjetrin.Ta përmbyllim këtë temë sa i përketpaqëndrueshmërisë së idesë përzhdukjen fizike të librave, por nalejoni të themi se nganjëherë kjofrikë nuk e prek vetëm librin, poredhe materialin e shtypur nëpërgjithësi. Mirëpo, nëse rastësishtdikush mund të ketë menduar sekompjuterët e veçanërisht word pro-cesoret do të ndikojnë në ruajtjen edrunjtëve, atëherë kjo do të mund tëkonsiderohej vetëm si dëshirë. Në tëvërtetë, kompjuterët inkurajojnëprodhimin e materialit për shtypje.Kompjuteri krijon tip të ri të prod-himit dhe difuzionit të dokumentevetë shtypura. Me qëllim të rileximit tëtekstit dhe të korrigjimit adekuat tëtij, nëse nuk është vetëm një letër,shfaqet kërkesa për ta shtypur atë,pastaj për ta rilexuar, pastaj për ta ri-korrigjuar në kompjuter e më pastajpër ta shtypur përsëri. Nuk mendoj sedikush do të jetë në gjendje të shkru-ajë një tekst rreth njëqind faqe dheta korrigjojë në mënyrë adekuate pae shtypur shumë herë.Sot, ekzistojnë poetika të rejahipertekstuale, sipas së cilave edhelibri-për t’u-rilexuar, edhe poezia,mund të transformohet në hipertekst.Në këtë pikë ne po rrëshqasim nëçështjen e dytë, pra, kur më proble-mi nuk mund të shihet vetëm si fizik,por hyn në brengosjen për vetënatyrën e aktivitetit kreativ, procesittë leximit. Prandaj, me qëllim që tazbulojmë këtë shtresë të pyetjeve sëpari duhet të vendosim se çka kupto-jmë apo nënkuptojmë me atë që po e

quajmë lidhje hipertekstuale. Tëvërejmë këtu se, nëse çështja ka tëbëjë me mundësinë e interpretimevefinite apo infinite që vijnë nga ana elexuesit, atëherë duhet të thuhet sekjo nuk diskutohet këtu. Kjo mëshumë thuajse ka të bëjë me poet-ikën e Xhojsit, ku mund të thuhet seteksti i tij Zgjimi i Fineganit ështëthuajse i shkruar për ata lexues ide-alë, të cilët në njëfarë mënyre që mëparë janë prekur nga një pagjumësi(insomnia) ideale. Kjo çështje ka tëbëjë me kufijtë e interpretimit, tëleximit dekonstruktiv si dhe tej-inter-pretimit, çështje së cilës i kam kush-tuar shumë shkrime të tjera. Jo: ajoqë këtu është duke u marrë në kon-sideratë janë rastet në të cilatinfiniteti, ose fundi i fundit me bol-lëkun e shumtë të interpretimeve, tëjetë pjesë jo vetëm të iniciativës sëlexuesit, por gjithashtu edhemobilitetit fizik të tekstit, i cili ështëprodhuar në atë mënyrë që vetëm tërishkruhet. Me qëllim që të kuptojmëse si funksionojnë këto tekste tëkëtyre zhanreve ne duhet të ven-dosim se a është universi tekstual përtë cilin ne po diskutojmë finit apo ikufizuar, i kufizuar, por virtualisht ipakufizuar, infinit, por i kufizuar ose ipakufizuar dhe infinit.Së pari, duhet ta bëjmë dalliminndërmjet sistemeve dhe teksteve.Sistemi, për shembull sistemi gjuhë-sor, është tërësia e mundësive qëdalin nga një gjuhë natyrale.Grumbulli a sasia finite e rregullavegramatikore ia mundëson folësit që tëprodhojë numër infinit të fjalive, dheçdo gjë a send linguistik mund tëinterpretohet nga sende të tjera lin-guistike a semiotike – fjala nga defini-cioni, një ngjarje nga një shembull,një shtazë a një lule nga një imazh, ekështu me radhë, e kështu me radhë.Ta marrim për shembull fjalorinenciklopedik. Ai mund ta definojëqenin si gjitar, dhe pastaj ju duhet tëkërkoni për gjitarët, e nëse aty gji-tarët janë definuar si shtazë, ju duhettë kërkoni në rend për shtazët. Në të

njëjtën kohë, veçantitë e qenit mundtë jenë të shpërfaqura nëpërmjetimazheve të qenve të llojeve tëndryshëm; nëse për shembull thuhetse ky lloj qeni jeton në Lapland,atëherë ju duhet të kërkoni Laplandinpër të ditur se ku gjendet ai e kështume radhë. Sistemi është finit, encik-lopedia fizikisht është limite, por vir-tualisht jolimite në kuptim të asaj seju mund të lundroni në një lloj lëviz-jeje të hapur lundruese, ad infini-tum. Në këtë kuptim, sigurisht se tëgjitha librat përfytyrueshëm janëpërpiluar nga dhe përbrenda njëfjalori të mirë dhe një gramatike tëmirë. Nëse keni aftësi që ta përdornimirë fjalorin e gjuhës angleze jumund ta shkruani Hamletin, dhe këtëdo të mund ta bënit thuajse sikur qëdikush e ka bërë para jush. I jepni tënjëjtin sistem tekstual Shekspirit dhenjë nxënësi, ata do të gjejnë të njëj-tat mundësi që do ta prodhojnëRomeon dhe Xhulietën.Gramatikat, fjalorët dhe encikloped-itë janë sisteme: me anë të përdorim-it të tyre ju mund të prodhoni tëgjitha tekstet që doni t’i prodhoni.Por, vetë teksti nuk është një sistemenciklopedik a linguistik. Një tekst icaktuar redukton mundësitë infiniteose të papërcaktuar të sistemit, përta ndërtuar kështu një univers të

17

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

LIGJËRATË

mbyllur. Nëse unë e shqiptoj fjalën“Këtë mëngjes për kafjall kampasur…”, për shembull, fjalori mëlejon mua një listë të shumë artiku-jve, ta zëmë që të gjithë organikë.Por, nëse definitivisht e hartoj tekstintim dhe e shqiptoj, “Këtë kafjall hën-gra bukë dhe gjalpë”, - atëherë unë ekam përjashtuar djathin, ajvarin,ëmbëlsirat dhe mollët. Teksti kastron(pret) mundësitë infinite të sistemit.Netët arabe mund të interpretohennë shumë, shumë mënyra, por rrëfimindodh në Lindjen e Mesme e jo nëItali, dhe tregon për, le të themi, tëbëmat e Ali Babës ose të Shehrezadesdhe nuk merret me kapitenin qëështë i vendosur ta zërë një balenë tëbardhë apo për poetin tuskan që eviziton Ferrin, Purgatorin dheParajsën.Të marrim përrallën, Kësulëkuqja.Teksti fillon me dhënien e një shumetë karaktereve dhe situatave – vajza evogël, nëna, gjyshja, ujku, mali, –dhe nëpërmjet një serie të hapavefinit arrihet deri te zgjidhja.Sigurisht, ju mund ta lexoni një për-rallë si një alegori dhe t’i atribuoniasaj domethënie të ndryshme moralepër ngjarjet dhe për aksionet e karak-tereve, por ju nuk mund ta transfor-moni Kësulëkuqen në E përhitura.Zgjimi i Fineganit sigurisht se është ihapur për shumë interpretime, porështë e sigurt se kurrë nuk do t’iu sig-urojë me një demonstrim të teo-remës së Fermatit apo me një bibli-ografi komplete të Vudi Allenit. Kjomund të duket triviale, por gabimiradikal i shumë dekonstruksionistëveka qenë mësimi se mund të bëhetgjithçka me tekstin. Kjo zhurmshëmështë diçka false.Tash të supozojmë se një tekst finitdhe i kufizuar është organizuarhipertekstualisht me anë të shumëlidhjeve që bashkojnë fjalët me fjalëte tjera. Në një fjalor apo në njëenciklopedi fjala ujk potencialishtndërlidhet me çdo fjalë tjetër që për-bën ndonjë pjesë të definicionit tëmundshëm apo përshkrimit të mund-

shëm (ujku është i lidhur për shem-bull me shtazët, me gjitarët, meegërsirat, me këmbët, gëzofin, dysytë, me malet, me emrat e vendevenë të cilat ekzistojnë ujqit etj.). NëKësulëkuqen, ujku mund të lidhetvetëm me seksionet tekstuale në tëcilat ai shfaqet apo ku në mënyrëeksplicite evokohet. Seritë e lidhjevetë mundshme janë finite dhe tëkufizuara. Si mund të përdorenstrategjitë hipertekstuale për ta“hapur” një tekst finit dhe tëkufizuar?Mundësia e parë është që teksti fizik-isht të bëhet i pakufizuar, në kuptiminqë tregimi mund të pasurohet mekontribute suksesive të autorëve tëndryshëm dhe në kuptimin e dyfishtë,le të themi në mënyrë dy-dimension-ale apo tre-dimensionale. Me këtënënkuptoj kur për shembull teKësulëkuqja autori i parë e propozonsituatën fillestare (vajza hyn në pyll)dhe pastaj kontribuues të ndryshëmmund të zhvillojnë rrëfimin njëri pastjetrit, për shembull, duke bërë qëvajza të mos e takojë ujkun, por AliBabën, për të hyrë që të dy në kësht-jellën e magjishme, ku pastaj do tëpërlesheshin me krokodilin magjik, ekështu me radhë, ku, në këtëmënyrë, rrëfimi të vazhdonte me vitetë tëra. Por, teksti gjithashtu mund tëjetë infinit në kuptim të asaj se çdoveçim narrativ, për shembull, kurvajza hyn në pyll, shumë autorë mundtë bëjnë zgjedhje të ndryshme. Përndonjë autor vajza do të mund tatakojë Pinokion, për ndonjë tjetër ajomund të transformohet në njëmjellmë, apo të hyjë në ndonjëpiramidë dhe të zbulojë thesarin edjalit të Tutankamenit.Kjo sot është e mundur, dhe ju mundtë gjeni në Internet disa shembujinteresant të këtyre lojërave letrare.NË KËTË PIKË dikush mund ta ngritëçështjen që ndërlidhet me vetënocionin e autorësisë dhe veprës sëartit, si një tërësi organike. Por, duathjesht ta informoj audiencën time sekjo tashmë ka ndodhur në të kaluarën

pa e penguar as autorësinë as tërës-inë organike. Shembulli i parë ështëai i Commedia dell’arte-s italiane, nëtë cilën mbi një canovaccio, që ështënjë përmbledhje e tregimit fillestar,çdo shfaqje, që varej nga disponimidhe fantazia e aktorëve, ka qenë endryshme nga tjetra, prandaj nukbëhej e mundur të identifikohej edhevetëm një vepër me të njëjtin autorqë quhej Arlexchino servo di duepadroni dhe që mund të shënonteseritë e papenguara të shfaqjeve, porqë shumica prej tyre humbeshin osesigurisht se ishin të ndryshme nganjëra-tjetra.Një shembull tjetër i kësaj mund të

jetë edhe sesioni i lëmshit të xhazit.Ne mund të besojmë se dikur ka qenënjë përformansë e privilegjuar eBasin Street Blues dhe se vetëm inciz-imi i tyre i fundit ka mbijetuar, por, nee dimë se kjo nuk është e saktë. Kapasur aq shumë Basin Street Blues, aqsa ka pasur përformansa të tyre, dhedo të ketë edhe në të ardhmen shumëtë tjera, të cilat nuk do t’i dimë, qëkur dy apo më shumë interpretuesarrijnë të bashkohen dhe të shpër-faqin versionin e tyre personal dheinventiv të një teme origjinale. Ajoqë dua të them këtu është se ne tash-më jemi mësuar me idenë e

18

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

LIGJËRATË

mungesës së autorësisë në artetkolektive popullare, në të cilat çdopjesëmarrës shton diçka, me përvo-jën e pambarim të rrëfimeve të xhaz-it. Mënyrat e tilla të jetësimit tëaktivitetit të lirë janë të mirëprituradhe përbëjnë një pjesë të shtresëskulturore të shoqërisë.Por, këtu kemi të bëjmë me një dallimndërmjet jetësimit apo implementim-it të aktivitetit të prodhimit të tek-steve infinite dhe të pakufizuara dheekzistencës së teksteve tashmë tëprodhuara, të cilat ndoshta mund tëinterpretohen në mënyra infinite, porqë fizikisht janë të kufizuara.Edhe në kulturën tonë bashkëkohorene pranojmë dhe vlerësojmë, sipasstandardeve të ndryshme, edhe njëperformansë të re të Pestës sëBetovenit dhe një Sesion të ri tëLëmshit me temë të Basin Street-save. Në këtë kuptim, nuk shoh se sinjë lojë fascinuese e prodhimit kolek-tiv, të tregimeve infinite në Internetmund të na e mohojë letërsinë auto-riale dhe artin në përgjithësi.Për më tepër, ne po marshojmë drejtnjë shoqërie më liberale, në të cilënkreativiteti i lirë do të bashkëjetojëme interpretimin e teksteve tashmëtë shkruara. E pëlqej këtë. Por, ne,nuk mund të themi se kemi zëvendë-suar një diçka të vjetër me një diçkatë re. Ne i kemi të dyja.Shikimi i televizionit është një llojtjetër i aktivitetit që nuk ka të bëjëasgjë me shikimin e një filmi në kup-timin tradicional. Mjeti hipertekstualna e mundëson neve që të krijojmëtekste të reja, të cilat nuk kanë tëbëjnë asgjë me aftësinë tonë për t’iinterpretuar tekstet para-ekzistuese.Jam përpjekur me ngulm që të gjejnjë shembull të situatave tekstuale tëpakufizuara dhe finite, por nuk kamarritur ta bëj një gjë të tillë.Në fakt, nëse ju keni një numër infinittë elementeve në lojë, atëherë meçfarë e kufizoni vetveten në prod-himin e një universi finit. Kjo thuajseështë çështje teologjike, një lloj i njësporti kozmik, në të cilin, njëri, ose

Njëri, mund të jetësojë çdo perfor-mansë të mundshme, por duke ia për-shkruar vetvetes një rregull, pra lim-itin, duke gjeneruar kështu njëunivers shumë të vogël e të thjeshtë.Megjithëkëtë, më lejoni të marrë nëshqyrtim një mundësi tjetër, e cila nëdukje të parë premton një numërinfinit të mundësive me një numërfinit të elementeve, ngjashëm sikursistemi semiotik, por që në realitetvetëm sa e ofron një iluzion të lirisëdhe të kreativitetit.Hiperteksti mund ta japë iluzionin ehapjes edhe të tekstit më të mbyllur:tregimi detektiv mund të strukturo-het në atë mënyrë në të cilën lexue-sit e tij mund ta selektojnë zgjidhjene tyre, duke vendosur në fund se kujti bie faji: shërbëtorit, priftit, detek-tivit, narratorit, autorit apo lexuesit.Ata edhe mund ta ndërtojnë historinëe tyre personale. Mirëpo, kjo ide nukmund të thuhet se është e re. Parazbulimit të kompjuterëve, poetët dherrëfimtarët kanë ëndërruar për tek-stin totalisht të hapur, ku lexuesit dotë kishin mundësi të bënin rikompon-ime të ndryshme të paskajshme. Etillë ishte ideja e Le Livre, e lartësuarnga Malarme. Ndërsa, Rajmond Quinigjithashtu zbuloi një algoritëm kom-binatorik me anë të të cilit bëhej emundur që të komponoheshin, nganjë numër i caktuar i vargjeve, mil-iona poezi. Në vitet e hershme tëgjashtëdhjeta, Maks Saporta e kishte

shkruar dhe botuar një roman, faqete të cilit mund të zhvendoseshin përtë komponuar tregime të ndryshme,ndërsa Nani Balestrini i dha kompju-terit një listë të çkatërruar (të palid-hur) të vargjeve, të cilat pastaj mak-ina do t’i kombinonte në mënyra tëndryshme për të kompozuar poezi tëndryshme. Shumë muzikantëbashkëkohorë kanë prodhuar notamuzikore me anë të manipulimit, kunjë e tillë mund të komponojë shfaq-je të ndryshme muzikore.Të gjitha këto tekste fizikisht tëlëvizshme japin impresionin e një lirieabsolute te pjesa e lexuesit, por kyështë vetë një impresion, një iluzion ilirisë. Makineria që ia mundëson diku-jt që të prodhojë një tekst infinit menjë numër finit të elementeve kaekzistuar me mileniume dhe kjomakineri është alfabeti. Duke e për-dorur alfabetin me numër të kufizuartë germave mund të prodhohen bil-iona tekste dhe kjo në mënyrë ekzak-te është ajo që është bërë që ngaHomeri deri në ditët e sotme. Në tëkundërtën e kësaj, teksti-shtysë qënuk na sjell neve letra apo fjalë, porme sekuenca të parathemeluara tëfjalëve, ose të faqeve, nuk na jep liritë krijojmë gjithçka që duam. Ne jemitë lirë që të lëvizim copat e themelu-ara tekstuale në një numër më tëlartë të arsyeshëm të mënyrave.Mobili i Calderit është fascinues, jopse ai prodhon një numër infinit të

19

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

LIGJËRATË

lëvizjeve të mundshme, por se neadmirojmë në të rregullën e hekurt qëimponohet nga artisti, sepsemobiliteti lëviz vetëm në atë mënyrësiç ka dëshiruar Calderi.Në kufirin e fundit të tekstualitetit tëlirë, mund të ketë një tekst që fillonsi i mbyllur, le të themi, Kësulëkuqjaapo Netët Arabe, dhe ku Unë, lexue-si, mund ta modifikoj atë sipas prir-jeve të mia, duke e elaboruar kështunjë tekst të dytë, i cili më nuk është injëjti me të parin, autor i së cilitështë vetja ime, megjithëse afirmimii autorësisë sime bëhet armë kundërkonceptit të autorësisë së përcaktuar.Interneti është i hapur për eksperi-mente të tilla dhe shumica e tyremund të jenë të bukura dhe shpër-blyese. Askush nuk e ndalon askëndqë të shkruajë një tregim kuKësulëkuqja do ta asgjësonte ujkun.Askush nuk na ndalon neve ngambledhja së bashku e tregimeve tëndryshme në një lloj të laramanisënarrative. Por, kjo nuk ka të bëjëasgjë me funksionin real dhe mesharmin e thellë të librave.LIBRI NA E OFRON TEKSTIN, i cili,duke qenë i hapur për shumë inter-pretime, na tregon diçka që nukmund të modifikohet. Supozoni sejeni duke e lexuar Luftën dhe paqentë Tolstoit: ju me ngulm dëshironi qëNatasha t’mos e pranojë vardisjen efaqeziut Anatolij; ju ndoshta mengulm do të dëshironit që personi imadhërishëm që është Princi Andrejtë mos vdesë dhe që Ai dhe Natashatë jetojnë së bashku përgjithmonë.Nëse do ta kishit Luftën dhe paqen nëhipertekst dhe në CD-ROM interaktiv,ju mund ta rishkruanit rrëfimin tuajsipas dëshirës; ju mund të krijonit njënumër të pacaktuar të “luftës dhepaqes”, ku Pier Besushov arrin tavrasë Napoleonin, ose, sipas dëshirësdhe prirjeve tuaja, Napoleoni defini-tivisht e mund gjeneralin Kutusov.Çfarë lirie, çfarë dalldie! Çdo Bovardapo Pekushe do të bëhej Flober!Por, kur kemi të bëjmë me libër tash-më të shkruar, fati i të cilit është për-

caktuar me represion, me vendiminautorial, ne nuk mund ta bëjmë një gjëtë tillë. Ne jemi të detyruar ta prano-jmë fatin dhe të kuptojmë se nuk jeminë gjendje ta ndryshojmë fundin. Njëroman interaktiv dhe hipertekstual nalejon që të praktikojmë lirinë dhekreativitetin, dhe shpresoj se njëaktivitet i tillë inventiv do të imple-mentohet (jetësohet) në të ardhmennëpër shkolla. Por, një roman i shkruardhe i përfunduar siç është Lufta dhepaqja nuk na përball me mundësitë epakufizuara të imagjinatës sonë, porna përball më shumë me rregullat eashpra të jetës dhe vdekjes.Ngjashëm, në Të mjerët, Viktor Hygona e sjell përshkrimin e bukur të bete-jës së Vaterlosë. Vaterloja e Hygos

është e kundërta e Stendalit. Stendalinë La Charteuse de Parme, e shikonbetejën nëpërmjet syrit të heroit tëtij, i cili shikon nga brenda ngjarjen,mirëpo nuk e kupton kompleksitetin esaj. Në të kundërtën, Hygo përshkruanbetejën nga pikëpamja e Zotit, duke epërcjellë atë në çdo detaj, duke edominuar kështu perspektivën narra-tive të tij në tërë skenën. Hygo jovetëm që e di se çka ka ndodhur, poredhe se çka mund të ndodhte dhe qënë fakt nuk ka ndodhur. Ai e di se, nëseNapoleoni do ta dinte se prapa majëssë malit Shën Gjoni ishte shkëmb

mburojë e gjeneral Milhudit nuk do tëdorëzohej para këmbëve të ushtrisëangleze, por informacioni i tij për këtëngjarje ishte i pakët ose kishte hum-bur. Hygo e di se nëse bariu, i cili ishtebërë kallauz për gjeneralin Von Bulou,do të kishte sugjeruar një rrugë tjetër,atëherë armata prusiane nuk do tëarrinte me kohë që më pastaj tëshkaktonte humbjen e francezëve. Nëfakt, në ndonjë luajtje roli dikushmund ta rishkruante Vaterlonë në atëmënyrë që Grushi të arrinte me burrate tij për ta mbrojtur Napoleonin. Por,bukuria tragjike e Vaterlosë është ajose lexuesit e ndiejnë se gjërat ndodhinpavarësisht nga dëshirat e tyre. Sharmii letërsisë tragjike është ai se endiejmë se heronjtë e saj do të mundt’i shmangeshin fatit të tyre, por nukarrijnë ta bëjnë një gjë të tillë ngadobësia e tyre, fisnikëria ose edhe ver-bëria. Përveç kësaj, Hygoja na tregonse, “një marramendje e tillë, njëgabim i tillë, një gërmadhë e tillë, njërënie e tillë që e ka habitur tërë histor-inë është diçka si e bërë pa shkak? Jo…zhdukja e atij njeriu të madh ka qenëe domosdoshme për ardhjen e shekul-lit të ri. Dikush, për të cilin askush s’kadyshim, është kujdesur për këtë ngjar-je… Zoti ka kaluar andej, Dieu a passé.Kjo është ajo që na e tregon çdo libërmadhështor, se Zoti ka kaluar andej-pari, dhe se Ai ka kaluar andej edhe përbesimtarin edhe për skeptikun.Prandaj, janë librat që ne nuk mund t’irishkruajmë, sepse funksioni i tyreështë që të na mësojnë për domos-donë, dhe vetëm nëse ato respektohenashtu siç janë mund të na pajisin menjë urtësi (mençuri) të tillë. Mësimi ityre represiv është i domosdoshëm përtë arritur një nivel ose gjendje të lartëtë lirisë morale dhe intelektuale.Shpresoj dhe dëshiroj që Biblioteka eAleksandrisë do të vazhdojë të ruajëkëtë lloj librash, me qëllim që t’u sig-urojë lexuesve të rinj përvojën epazëvendësueshme të leximit të tyre.Jetë të gjatë për këtë tempull tëkujtesës vegjetale.

Nga anglishtja: Nysret KRASNIQI

20

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

AKTUALITETE

Biblioteka Kombëtare dheUniversitare e Kosovës ka marrënjë grant 70, 000 dollarëshamerikan për të pasuruar fondet eQendrës së BibliotekësUniversitare me tituj që gjendennë tregun vendor dhe në atëndërkombëtar. Ky grant ështëpjesë e ndihmës së mëhershme tëZyrës Amerikane në Prishtinë përtë mbështetur krijimin dhe zhvil-limin e Qendrës së BibliotekësUniversitare në mënyrë që ndikimii saj të jetë sa më i efektshëm nëprocesin arsimor të Universitetit ePrishtinës. Nga ky fond janëshpenzuar 35, 960 dollarë në bler-

jen e revistave elektronike, të cilatgjenden në bazat e të dhënave tëkompanive shërbyese EBSCO host

dhe Gale. Pjesa tjetër grantit ështëshpenzuar për blerjen e libraveuniversitarë.

(Prishtinë, 1 shtator 2006)Në përpjekje për ristrukturimin eKonsorciumit të BibliotekaveElektronike të Kosovës, që vepron nëkuadër të BKUK-së, Bibliotekën e viz-itoi përfaqësuesja e eIFL.net - MonikaSegbert. Vizita e saj njëditore nëBKUK, më 1 shtator 2006, u përqen-drua në biseda lidhur me zhvillimin emëtejmë të Konsorciumit dhe rizgjed-hjes së organeve drejtuese të tij. Vizita esaj, po ashtu u përqendrua edhe në njëtakim të organizuar me përfaqësues tëndryshëm të bibliotekave e të institu-cioneve të Kosovës, përfaqësues të rek-

toratit, të fakulteteve, bibliotekave pub-like, bibliotekave private, etj. Në këta takim të pranishmit u njoftuanme misionin dhe vizionin e eIFL.net,më mundësinë e shfrytëzimit tëburimeve elektronike falas, dhe atyreme pagesë, me një çmim të volitshëmpër tregun kosovar, me mundësinë ekrijimit të depoziturave digjitale përnevoja institucionale, për programet ehapura në internet si sistemet e autom-atizuara, etj., trajnimet e ndryshme, sidhe shumë shërbime të tjera që ofroneIFL.net për konsorciumet - anëtare tësaj.

GRANTI I ZYRËS AMERIKANE PËR BIBLIOTEKËN KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS

PËRFAQËSUESJA E EIFLA.NET VIZITOI KOSOVËNAGRON LOXHA I DHURON BKUK-sëTITUJ TË GAZETAVE ANGLEZE QËFLASIN PËR KOSOVËN

(Prishtinë, maj – nëntor 2006)Ish-përgjegjësi i QendrësInformative të Kosovës me selinë Londër intelektuali AgronLoxha, i dhuroi BibliotekësKombëtare dhe Universitare tëKosovës një numër ekzemplarështë gazetave angleze: "The DailyTelegraph", "The Independent","The Times", "The Observer","The Guardian" , "The SundayTimes", të cilat japin informa-cione për periudhën e luftës nëKosovë 1998-1999. Këto gazeta,përveç që kanë një rëndësi tëveçantë në kuadër të pasurisë sëfondeve, do të zënë vend tërëndësishëm në kuadër të real-izimit të projektit të BKUK"Kujtesa e Kosovës".

21

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

AKTUALITETE

(Prishtinë, 6 tetor 2006)Biblioteka Kombëtare dhe Universitare eKosovës organizoi promovimin e trelibrave të rrallë: Owen Pirson "Shqipërianën okupim dhe në luftë 1940-1945";Artur Evans "Iliria e lashtë" dhe OwenPerson "Shqipëria si diktaturë dhedemokraci", të gjitha këto në gjuhënangleze. Librat e përuruar, që janë vlerë-suar si shumë të rëndësishëm, janë botime

të Qendrës së Botimeve Shqiptare nëLondër Tauris.Në këtë promovim, referuan dr. EmineBakalli, Avni Spahiu dhe Enver HoxhajNdërsa, Bejtullah Destani, udhëheqës iQendrës për Studime Shqiptare nëLondër, foli për autorët e këtyre librave tëpromovuar, dhe për rëndësinë e botimit tëliteraturës që flet për çështjen shqiptarenga autorë të huaj.

VIZITË E DREJTORIT TËBKUK-së NË SLLOVENI

(Lubjanë, 29 tetor 2006)Drejtori i BKUK-së Prof. dr.Sali Bashota, në kuadër tëvizitës në Slloveni, ështëpritur nga drejtori iBibliotekës Kombëtare dheUniversitare të Sllovenisë -z. Lenart Shetinc.Gjatë këtij takimi ështëbiseduar për bashkëpuniminndërmjet këtyre dy institu-cioneve më të larta bib-liotekare, duke pasurparasysh traditën e frytshmetë bashkëpunimit që kanëpasur këto biblioteka paradisa viteve.Në këtë takim, është arriturpajtimi për nënshkrimin emarrëveshjes sëbashkëpunimit ndërmjetBKUK-së dhe BKUS-ës nëfushën e arsimimit bib-liotekar, në fushën e shkëm-bimit të materialeve bib-liotekare, si dhe të përvojësnë fushën e restaurimit dhekonservimit.

* * * Drejtori i BKUK-së ka pasurnjë takim edhe në Maribornë familjen e njohur tëMikel Kaçinari, me ç'rastështë biseduar me zonjënGonxhe Kaçinari për dorëz-imin e bibliotekës personaletë intelektualit dhe mendim-tarit të njohur dr. KristMaloki, i cili i kishte lënëamanet zonjës së tij FrajaMaloki, që ky fond i bib-liotekës t'i dorëzohetBKUK-së në Prishtinë.

NË BKUK U PROMOVUAN BOTIMET E QENDRËS SË STUDIMEVE TAURIS

Prishtinë, 17 tetor 2006Më 17 tetor 2006 filloipunën Qendra eBibliotekës Universit -are, në kuadër tëBibliotekës Kombëtaredhe Universitare tëKosovës, ndërsa hapjasolemne pritet të bëhetme rastin e 62-Vjetorittë Bibliotekës Kombët -are dhe Universitare tëKosovës.

Qendra e BibliotekësUniversitare i ka vënë shërbimet e vetanë dispozicion të të gjithë studentëve etë personelit të Universitetit tëPrishtinës, si dhe hulumtuesve dhestudiuesve të ndryshëm nga vendi ebota.

Qendra e Bibliotekës Universitareofron një varg shërbimesh të reja përpërdoruesit e bibliotekës, nëpërmjetSektorit të Referencave, Sektorit tëKoleksioneve Lëndore, Shërbimit tëkompjuterëve, burimeve elektronike,si dhe huazimit të materialeve.

FILLOI PUNËN QENDRA E BIBLIOTEKËS UNIVERSITARE

22

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

AKTUALITETE

(Prishtinë, 4 tetor 2006)Pas vizitës së përfaqësueses sëeIFL.net, më 4 tetor 2006, Konso -rciumi i Bibliotekave Elektronike uriorganizua, duke krijuar bordin prejnëntë anëtarëve, si dhe koordina-torin e këtij Konsorciumi përKosovën. Koordinator për Kosovënu zgjodh Besim Kokollari, ndërsa

anëtarët e bordit u zgjodhën: OsmanGashi, prodekan i Fakultetit tëFilologjisë, Fatime Mehmeti, për-faqësuese e bibliotekave publike,Shkurtë Kadriu, përfaqësuese eMinistrisë së Kulturës, MalushMjaku, përfaqësues i Ministrisë sëArsimit, Luan Ahma, përfaqësuesnga Rektorati, Svetlana Breca, për-

faqësuese e Zyrës së ShBA-ve nëPrishtinë, Bukurije Haliti dhe GjonBerisha, përfaqësues të BKUK-së,dhe Muhamet Çitaku, përfaqësues iuniversiteteve private. Struktura e re e Konsorciumit prem-ton një bashkëpunim të fuqishëmmes institucioneve bibliotekare einformative të Kosovës.

RISTRUKTUROHET KONSORCIUMI I BIBLIOTEKAVE ELEKTRONIKE TË KOSOVËS

(Paris, 6-7 nëntor 2006)Përgjegjësja për ISBN në BibliotekënKombëtare dhe Universitare të Kosovës -Lavdie Rrahmani, me ftesë zyrtare nga AgjenciaNdërkombëtare e ISBN-së, ka marrë pjesë nëTakimin Gjeneral të ISBN-së, që është mbajturnë Paris, më 6 dhe 7 nëntor të vitit 2006. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues ngashumica e Agjencive Nacionale - përgjegjës përNumrin Ndërkombëtar të Standardizuar tëLibrit (ISBN) dhe pati agjendë të ngjeshur meprezantime të ndryshme rreth çështjeve krye-sore të funksionimit të sistemit ndërkombëtartë ISBN-së.Rëndësi të posaçme këtij takimi i dha prezanti-mi dhe diskutimi i gjerë nga pjesëmarrësit rrethçështjes së implementimit të ISBN-së 13shifror.Me kërkesën e Bordit Udhëheqës të agjencisëNdërkombëtare të ISBN-së nga ana epërgjegjësit të ISBN -së për Kosovë është për-gatitur raport me shkrim për vitin 2006.

TAKIMI VJETOR NDËRKOMBËTAR PËR ISBN

(Sofje, 7 -10 nëntor 2006) Në konferencën ndërkom-bëtare: "Globalizimi,Digjitalizimi, Qasja dheKonservimi i trashëgimisë kul-turore", e organizuar ngaShoqata e Bibliotekarëve sëBullgarisë, si dhe Unioni iBibliotekave dhe ShërbimeveInformative, të mbajtur në Sofjetë Bullgarisë, më datën 7 -10nëntor 2006, me financim tëZyrës Amerikane në Prishtinë,morën pjesë edhe përfaqësuesnga BKUK-ja - Bedrije Mekollidhe Urim Sallauka. Në këtëkonferencë morën pjesë për-faqësues të mbi 30 shteteve tëbotës, të cilët prezantuan punëndhe veprimtarinë e tyre qëzhvillohet në biblioteka e tyre.

Urim Sallauka, në takimin mepjesëmarrës të Shoqatave tëBibliotekarëve Senior, prezantoiinformacion për historikun dhepër proceset e zhvillimit nëpërtë cilin po kalon BibliotekaKombëtare dhe Universitare eKosovës. Qëllimi i kësaj konfer-ence ishte rritja e bashkëpunim-it ndërmjet bibliotekave tëEvropës Juglindore, si dhekërkimi i formave për hartimine projekteve me interes të për-bashkët. Konferenca, në këtëkontekst, ishte përqendruar nëligjërata dhe diskutime përzhvillimet bibliotekare tëvendeve pjesëmarrëse, ngaekspertë, profesorë, punonjës estudentë nga fusha e bib-liotekarisë.

KONFERENCA NDËRKOMBËTARE: GLOBALIZIMI,DIGJITALIZIMI, QASJA DHE KONSERVIMI ITRASHËGIMISË KULTURORE

23

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

AKTUALITETE

(Pragë, 27-28 nëntor 2006)Me ftesë të Kompanisë EBSCO, përnjë trajnim dyditorë në Pragë morënpjesë përfaqësuesit e BKUK-së GjonBerisha dhe Urim Sallauka.Trajnimi u mbajt më 27-28.11.2006në zyrat e EBSCOS në Pragë. Qëllimii trajnimit kishte të bënte me përgatit-jet e stafit të BKUK-së, për përdorim-in sa më të mirë të burimeve elektron-ike të blera nga kjo kompani. Qëllimtjetër i këtij trajnimi ishte që punë-torët e trajnuar në Pragë të jenë nëgjendje të organizojnë trajnime për

përdorimin e revistave elektronike nëKosovë.Risitë e këtij trajnimi ishin: puna nëEBSCO Admin, konfigurimi dheadaptimi i këtyre bazave, nxjerrja eraporteve mbi sasinë dhe mënyrat epërdorimit, përdorimi i një baze të reelektronike për mjekësi e ashtuquajturDynaMed, etj.Palët nga Praga dhe Kosova u pajtu-an që faqja e OBSCO-s në internettë përkthehet në gjuhën shqipe, meqëllim të përdorimit sa më të lehtë tëkëtyre burimeve.

(Maribor, 29-01 nëntor 2006) Në Maribor të Sllovenisë, në Qendrën e Kongreseve Habakuk,nga 29.11.2006 deri më 01.2006, u mbajt Konferenca eCOBISS-it (Sistemi i Bashkëpunimit dhe ShërbimeveBibliografike në Internet) me temën: Gjendja e bibliotekarisë sëArsimit të Lartë në rajon. Në këtë konferencë morën pjesë mbi400 pjesëmarrës të shteteve ballkanike, nga: Sllovenia, Kroacia,Mali Zi, Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia,Bullgaria, dhe Serbia, si dhe përfaqësues të Unionit Evropian dhetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në përbërje të delegacionitnga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, ishin: IzetAbdyli, sekretar, Besim Kokollarin, shef i QBU-ë dhe RamushZeka, shef i Departamentit të Teknologjisë Informative.

Gjatë Konferencës pati referime nga pjesëmarrës për gjendjene bibliotekarisë së Arsimit të Lartë në rajon, për përvojat bib-liotekare të shteteve përkatëse si dhe mundësitë e bashkëpunimitnë kuadër të një rrjeti të përbashkët të automatizuar bibliotekar.

Gjatë Konferencës, delegacioni i BKUK-së kishte takime tëveçanta edhe me drejtorin e IZUM-it z. Tomazh Seljak, si dhe mepërfaqësues të bibliotekave nga Shqipëria, Maqedonia etj.

TRAJNIM PËR EBSCO NË PRAGË

Në Maribor u mbajt Konferenca e COBISS-it 2006

Prishtinë, 25 nëntor 2006Me rastin e 62-Vjetorit të themelimit tëBibliotekës Kombëtare dhe Universitare tëKosovës dhe përurimit të Qendrës së BibliotekësUniversitare, drejtori i BKUK-së, dr. SaliBashota e nderoi me mirënjohje të veçantëZyrën Amerikane në Prishtinë, dhe Z. LarryCorwin, Zyrtar për Marrëdhënie me Publikuntë kësaj Zyre, për kontributin e veçantë nëmbështetjen dhe zhvillimin e BKUK-së dhe tëQendrës së posathemeluar të BibliotekësUniversitare.

Mirënjohje përZyrën Amerikanedhe z. Larry Corwin

24

VITI 3 • NUMRI 3 • DHJETOR 2006

BOTIME

PETRO MARKO (BIBLIOGRAFI), “NAIM FRASHËRI”, TIRANË 2006

Petro Marko ka një biografi nga më të pasurat dhe më të bujshmet në letërsinëshqiptare. Puna dhe veprimtaria e tillë e Petro Markos e shpërndarë dhe ebotuar nëpër botime të ndryshme monografike e serikë, është përmbledhur nëmënyrë brilante në një bibliografi personale nga bibliografja me përvojëshumëvjeçare – Katerina Goshi.

Bibliografia në fjalë pasqyron krijimtarinë mbi 60-vjeçare të poetit,romancierit, novelistit, dramaturgut, shkrimtarit për fëmijë, gazetarit dhepërkthyesit të talentuar - Petro Marko.

Sipas hartueses së kësaj bibliografie, krijimtaria e Markos daton shumëherët, qysh në vitin 1930, kur shkrimtari, ende tepër i ri boton poezinë e tij tëparë “Flamurit” në gazetën “Shqipëria e re” të Konstancës (Rumani).

Proza, poezia, shkrimet publicistike, por edhe mendimi kritik i PetroMarkos për letërsinë dhe artin zënë një vend me rëndësi në bibliografinë nëfjalë. Përveç krijimtarisë së tij, në këtë bibliografi përfshihen edhe shkrimetmbi krijimtarinë e shkrimtarit, si dhe ato mbi jetën e tij, të botuara në organete shtypit.

Në aspektin e hartimit, bibliografia është ndarë në VIII rubrika sipas gjinive letrare, me nga dy ndarje -secila dhe një rubrikë (rubrika IX) për treguesit. E gjithë bibliografia ka renditje kronologjike, kurse brendapër brenda rubrikës janë renditur alfabetikisht. E rëndësishme është edhe se në disa raste bibliografia ështëpajisur me shënime mbi përmbajtjen e shkrimeve apo shkrimeve të tjera sipas gjykimit të bibliografes.

Bibliografia në fjalë përmban 1312 njësi bibliografikë të shoqëruara me shënime plotësuese të radhitura në388 faqe. Krejt në fund, ashtu siç e kërkojnë rregullat e bibliografike, bibliografia në fjalë është pajisur me njëaparat të pasur informativ, si: treguesit alfabetik të shkrimeve të Petro Markos, të autorëve dhe titujve tëpoezive të përkthyera, të autorëve që kanë shkruar mbi të, të titujve të shkrimeve pa autorë mbi PetroMarkon, të veprave të recensionuara, treguesit gjeografik dhe të personave për të cilët flitet në shkrimet ePetro Markos, të cilat e bëjnë bibliografinë shumë praktike dhe të lehtë për përdorim. Gjithnjë në shërbim tëlexuesit, autorja e bibliografisë, për t’i lehtësuar lexuesit edhe konsultimin e shkrimeve të Petro Markos, nëfund të çdo njësie bibliografike, ofron shënime mbi vendin e ndodhjes së asaj njësie me anë të numrit të sig-naturave.

FORMATI MARC: TË KUPTUARIT E NJËSIVE TË AUTORIZUARA (UNDERSTADING MARC AUTHORITY RECORDS), BIBLIOTEKAKOMBËTARE DHE UNIVERSITARE E KOSOVËS, PRISHTINË 2006, 48 F.

Formati MARC: të kuptuarit e njësive të autorizuara, është një doracak ibotuar më herët nga Biblioteka e Kongresit Amerikan dhe i përkthyer tash nëgjuhën shqipe nga Besim Kokollari. E ndarë në XII pjesë të veçanta, ky dora-cak ofron shpjegime në lidhje me kuptimin se çfarë është një njësi në for-matin MARC-Machine Readeble Cataloging (“Me njësi në formatin MARCnënkuptojmë njësi kataloguese të lexueshme nga makina-kompjuteri”), si dotë japë informacione themelore për të kuptuar dhe për të vlerësuar një njësitë automatizuar në formatin MARC. Ndërsa, pjesa tjetër “Të kuptuarit e for-matit MARC për njësi bibliografike” shtjellon kuptimin e njësive bibli-ografike në formatin MARC.

Përkthimi i këtij doracaku është i mirëseardhur për punëtorët bibliotekarë,pikërisht në kohën kur sapo është filluar të punohet në BKUK me një pro-gram të automatizuar bibliotekar – ALEPH 500.