26
ROLI I DEZINFEKTIMIT NE KONTROLLIN E SËMUNDJEVE INFEKTIVE Xh. KOLECI 1 , P.J.QUINN 2 , M.ÇELA 1 , Z.MALAJ 1 1. Fakulteti I Mjekësisë Veterinareculty, Universiteti Bujqësor I Tiranës 2. Faculty of Veterinary Medicine, University College Dublin, Belfield, Dublin 4, Ireland HYRJE Arritjet në mjekimin, parandalimin, vaksinimin dhe programet e mbajtjes nën kontroll të sëmundjeve infective, ku përfshihet edhe dezinfektimi, janë treguar të frytshme në zvogëlimin e humbjeve ekonomike që vijnë nga sëmundjet infective. Pavarsisht këtyre përparësive, shumë sëmundje infektive, disa me shkakësi komplekse, nuk mund të mbahen nën kontroll vetëm me masat e mësipërme. Janë të shumtë shkaktuarët e sëmundjeve që kontribojnë në shfaqjen e sëmundjeve respiratore dhe enterike në kafshët e reja, ku vaksinimi shpesh është jo efikas. Për disa sëmundje infektive të shkaktuara nga mikroorganizma si Mycobacterium bovis, Staphylococcus aureus, Microsporum canis dhe virusin e Murtajës Afrikane të Derrave vaksinimi ka efekt të kufizuar për kontrollin e tyre, për rrjedhojë alternativa më e mirë mbetet dezinfektimi. Shumë sëmundje infektive, për shkak të lindjes së rezistencës bakteriale, nuk mund të mbahen nën kontroll duke përdorur antibiotikët. Shembuj të këtij ndikimi janë sëmundjet e shkaktuara nga S.aureus dhe specie Salmonella. Medikamentet antivirale akoma janë në stadin eksperimental. Për shkak të kufizimeve të vaksinimit, kimioterapisë dhe kimiprofilaksisë, dezinfektimi merr një rol themelor në programet e mbajtjes nën kontroll të sëmundjeve infektive. Madje edhe në qoftë se kimioproilaksia është e frytshme në kuptimin e parandalimit të sëmundjeve në kafshë, mikroorganizmat patogjenë do të vazhdojnë të persistojnë në stallat e kontaminuara, në paisje dhe mjetet e transportit. Në shumë rrethana, nuk ka mundësi të tjera përveç dezinfektimit me metoda fizike e kimike për asgjësimin e mikrobeve shkaktuarë të sëmundjeve në mjediset e kafshëve shtëpiake. Për vënien nën kontroll të sëmundjeve infektive përdoren metoda të ndryshme si: identifikimin dheregjistrimi i fermave dhe kafshëve, kontrolli i lëvizjes së tyre, kontrolli dhe therja e kafshëve të infektuara, vaksinimi, dezinfektimi, përdorimi i antimikrobikëve për qëllime mjekimi dhe profilaksie. Për sëmundje dhe situata të veçanta, në përputhje me rëndësinë e tyre ekonomike, për shëndetin e kafshëve dhe të njerëzve merren masa specifike. Ruajtja e agjentëve infektivë në mjedis Agjentët infektivë që eleminohen me ekskrecionet dhe/ose sekrecionet e kafshëve, apo të pranishëm në produktet me prejardhje shtazore mund të mbeten të gjallë në mjedis për periudha të gjata kohe. Stallat, mjetet e transportit, uji dhe shtresa, mund të përlyhen me fekale, urinë ose eksudate të kafshëve të infektuara që përmbajnë agjentë mikrobikë. Ekzistojnë disa myqe patogjenë 1

Broshura Gori

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Broshura Gori

ROLI I DEZINFEKTIMIT NE KONTROLLIN E SËMUNDJEVE INFEKTIVE

Xh. KOLECI1, P.J.QUINN2, M.ÇELA1, Z.MALAJ1

1. Fakulteti I Mjekësisë Veterinareculty, Universiteti Bujqësor I Tiranës2. Faculty of Veterinary Medicine, University College Dublin, Belfield, Dublin 4, Ireland

HYRJEArritjet në mjekimin, parandalimin, vaksinimin dhe programet e mbajtjes nën kontroll të sëmundjeve

infective, ku përfshihet edhe dezinfektimi, janë treguar të frytshme në zvogëlimin e humbjeve ekonomike që vijnë nga sëmundjet infective. Pavarsisht këtyre përparësive, shumë sëmundje infektive, disa me shkakësi komplekse, nuk mund të mbahen nën kontroll vetëm me masat e mësipërme. Janë të shumtë shkaktuarët e sëmundjeve që kontribojnë në shfaqjen e sëmundjeve respiratore dhe enterike në kafshët e reja, ku vaksinimi shpesh është jo efikas. Për disa sëmundje infektive të shkaktuara nga mikroorganizma si Mycobacterium bovis, Staphylococcus aureus, Microsporum canis dhe virusin e Murtajës Afrikane të Derrave vaksinimi ka efekt të kufizuar për kontrollin e tyre, për rrjedhojë alternativa më e mirë mbetet dezinfektimi.

Shumë sëmundje infektive, për shkak të lindjes së rezistencës bakteriale, nuk mund të mbahen nën kontroll duke përdorur antibiotikët. Shembuj të këtij ndikimi janë sëmundjet e shkaktuara nga S.aureus dhe specie të Salmonella. Medikamentet antivirale akoma janë në stadin eksperimental. Për shkak të kufizimeve të vaksinimit, kimioterapisë dhe kimiprofilaksisë, dezinfektimi merr një rol themelor në programet e mbajtjes nën kontroll të sëmundjeve infektive. Madje edhe në qoftë se kimioproilaksia është e frytshme në kuptimin e parandalimit të sëmundjeve në kafshë, mikroorganizmat patogjenë do të vazhdojnë të persistojnë në stallat e kontaminuara, në paisje dhe mjetet e transportit. Në shumë rrethana, nuk ka mundësi të tjera përveç dezinfektimit me metoda fizike e kimike për asgjësimin e mikrobeve shkaktuarë të sëmundjeve në mjediset e kafshëve shtëpiake.

Për vënien nën kontroll të sëmundjeve infektive përdoren metoda të ndryshme si: identifikimin dheregjistrimi i fermave dhe kafshëve, kontrolli i lëvizjes së tyre, kontrolli dhe therja e kafshëve të infektuara, vaksinimi, dezinfektimi, përdorimi i antimikrobikëve për qëllime mjekimi dhe profilaksie. Për sëmundje dhe situata të veçanta, në përputhje me rëndësinë e tyre ekonomike, për shëndetin e kafshëve dhe të njerëzve merren masa specifike.

Ruajtja e agjentëve infektivë në mjedis

Agjentët infektivë që eleminohen me ekskrecionet dhe/ose sekrecionet e kafshëve, apo të pranishëm në produktet me prejardhje shtazore mund të mbeten të gjallë në mjedis për periudha të gjata kohe. Stallat, mjetet e transportit, uji dhe shtresa, mund të përlyhen me fekale, urinë ose eksudate të kafshëve të infektuara që përmbajnë agjentë mikrobikë. Ekzistojnë disa myqe patogjenë si psh dermatofitet (shkaktuarët e qerosës) që mund të përlyejnë mjediset e stallave, pajisjet dhe oboreve. Sekrecionet e rrugëve të frymëmarrjes së kafshëve të sëmura mund të përmbajnë agjentë patogjenë bakterialë dhe viralë të cilat përhapen nëpërmjet kollës dhe frymëmarrjes, ndërsa pas dështimeve, përmes lëngjeve e cipave fetale eliminohet një numër i madh agjentësh infektivë si psh Brucella melitensis, Chlamidophyla abortus, Coxiella burneti, shkaktuarët e paratifos etj. Agjentët patogjenë në mjedisin e jashtëm ruajnë aftësitë e tyre infektive për kafshët në vatrtësi nga kushtet mjedisore. Disa mikrobe janë pak të qëndrueshëm si mykoplazmat, spiroketat dhe shumë viruseve me mbështjellje, ndërkohë që shumë të tjerë si mykobakteriet, salmonelat, brucelat, sporet e myqeve dhe parvoviruset mbeten gjallë në mjedis për shumë muaj dhe, në kushte të favorshme, ato mund të ruhen për më shumë se një vit. (Quinn & Markey, 2001). Ka të tjerë si prionet dhe sporet bakteriale (psh sporet e plasjes) kanë qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Agjenti i skrapit ruan aftësinë infektuese për më shumë se 3 vjet edhe pas groposjes.Sporet e Bacillus antracis konsiderohen nga format mikrobike më të qëndrueshme që ndeshen në tokë, me aftësi për të mbetur gjallë në këtë mjedis për më shumë se 50 vjet.

Transmetimi i agjentëve infektivë Mikroorganizmat infektuese të nxjerra nga kafshët e sëmura janë burim infeksionin për kafshët e tjera të prekshme kur janë në kontakt me to dhe shpesh përlyejnë ushqimin, ujin, ndërtesat, mjetet e transportit dhe pajisjet. Këta agjentë infektivë mund të eleminohen nëpërmjet, ajrit, lëngjeve fetale, eksudatet, qumështi, sperma ose

1

Page 2: Broshura Gori

pështyma, fekale dhe urinë. Transmetimi i infeksionit mund të ndodhë me anën e kontaktit, ngrënies, inhalimit, pickim-kafshimeve, me anë të ndërzimeve ose me anë të insekteve vektorë (Fig. 1). Lëngjet fetale të dhenve e dhive të infektuara me Brucella melitensis përmbajnë numër të madh brucelash të cilat mund të eleminohen për 4 javë pas dështimit. Në kohën e dështimit ndodh përlyerje e madhe e mjedisit me brucela. Produktet me prejardhje shtazore, si psh të përbrendshmet, mund të jenë burim infeksioni nga ngrënia, kontakti ose inhalimi i tyre.Objekte të përlyera (kontaminuara), si psh stallat, vendet e shit-blerjes ose mjetet e transportit mund të strehojnë agjentët infektivë për periudha të gjata kohe dhe të përsëritin infeksionin në grupe kafshësh të prekshme po të mos ndërpritet cikli i infeksionit nga masat e përshtatshme të mbajtjes nën kontroll (Fig. N. 1). Dezinfektimi është pjesë thelbësore e pragrameve të mbajtjes nën kontroll të sëmundjeve infektive. Ai përdoret edhe për të minimizuar rrezikun e e transmetimit të sëmundjeve nga kafshët te njerëzit jo vetëm gjatë fazës së prodhimit por edhe asaj të përpunimit në thertoret dhe fabrikat e bulmetit.

Principet e mbajtjes nën kontroll

Mbajtja nën kontroll dhe parandalimi i sëmundjeve infektive në kafshë fillon me fermerët, pronarët dhe kujdestarët e kafshëve. Masat e kontrollit që zbatohen për një sëmundje të veçantë infektive përcaktohen mga legjislacioni veterinar conform stàtusit të saj, nga rëndësia ekonomike dhe socilae për shëndetin e njerëzve dhe rëndësia ndërkombëtare e saj. Sëmundjet endemike të një shteti mund të jenë të kufizuara vetëm në kafshët shtëpiake ose mund të jenë të pranishme dhe të transmetohen prej rezervuarëve të kafshëve të egra. Shkalla e suksesit të arritur nga një program i mbajtjes nën kontroll, përcaktohet nga besueshmëria e provave diagnostike, prania e rezervuarëve të infeksionit, burimet finanaciare etj. Në figurën 1 paraqiten masat që merren për parandalimin dhe mbajtjen nën kontroll të sëmundjeve infektive në kafshët shtëpiake. Insektet vektorë dhe kafshët e shpendët e egër që shtegtojnë shpesh paraqiten pengesa serioze për vënien në zbatim të strategjive të mbajtjes nën kontroll. Kufinjtë tokësorë dhe rezervuarët e kafshëve të egra i bëjnë jofrytdhënës programet për kontrollin e tërbimit. Dezinfektimi është më i frytshëm për sëmundjet që nuk transmetohen me anë të vektorëve dhe që merren me anë të kontaktit të drejtpërdrejtë me materiale të infektuara si psh lëngjet, ekskrecionet, sekrecionet dhe prodhimet shtazore. Për të shkatërruar mikroorganizmat përdoren dezinfektimi me metoda fizike dhe kimike.

Metodat termike të dezinfektimit

Agjentët infektivë ndryshojnë shumë në lidhje me ndijshmërinë e tyre ndaj dezinfektimit termik. Ndonëse për çaktivizimin e mikroorganizmave mund të përdoren si të nxehtët e thatë ashtu edhe ai i lagësht, të nxehtët e lagësht është më i frytshëm dhe kërkon më pak kohë për të arritur çaktivizimin sesa të nxehtët e thatë. Shumë bakterie vegjetative vriten në më pak se 20 sekonda nga temperatura 72ºC. Në temperaturën mbi 80ºC, shumica e bakterieve vegjetative vriten brenda sekondash. Sporet e bakterieve janë tepër të qëndrueshme ndaj të nxehtit dhe për shkatërrimin e tyre kërkohet të nxehtët e lagësht prej 1210C për 15 minuta. Shumë viruse nuk i qëndrojnë dot temperaturave afër 700C. Parvovirusi i qenve është përjashtim i veçantë. Për të çaktivizuar këtë virus kërkohet temperatura 1000C për një minutë. Virusi i aftës epizootike në qumësht mund të mbetet i gjallë në temperaturën 720C për 5 minuta. Ky virus ruhet gjallë edhe në kremin e qumështit në temperaturën 93 0C për 15 sekonda. Për të çaktivizuar këta virusë kërkohet nxehja në temperaturën afër 1000C për më shumë se 20 sekonda.

Prionet që shkaktojnë encefalopatitë sfungjerore të transmetueshme, si sëmundjene e lopës së çmendur (BSE) janë jashtëzakonisht të qëndrueshëm ndaj dezinfektimit termik. Për çaktivizimin e tyre kërkohet autoklavizimi në temperaturën 1320C për 4.5 orë.

Metodat kimike të dezinfektimit

Agjentët infektivë ndryshojnë në lidhje me ndjeshmërinë ndaj dezinfektantëve kimikë (Fig. 2). Shumica e bakterieve vegjetative dhe viruseve me cipë mbështjellëse çaktivizohen me lehtësi nga dezinfektantët. Sporet e myqeve dhe viruset pa cipë mbështjellëse janë më rezistent. Mykobakteriet dhe sporet bakteriale janë të qëndrueshme ndaj shumë dezinfektantëve. Prionet janë jashtëzakonisht të qëndrueshëm ndaj çaktivizimit kimik. Është raportuar që këta agjentë infektivë çaktivizohen nga përqëndrimet e larta të hipokloritit të natriumit ose tretsirat e forta të nxehura të hidroksidit të natriumit.

Pastrim para dezinfektimit

2

Page 3: Broshura Gori

Prania e lëndëve organike në mjedis zgjat mbijetesën e shumicës agjentëve infective jashtë organizmit. Para se të fillojë dezinfektimi është esenciale të largohen të gjitha materialet organike, përfshirë fekalet, urina, gjaku, shtresa, ushqimi dhe pluhuri. Një pastrim i mirë i stallave dhe mjediseve të kafshëve mund të largojë mbi 90% të bakterive të pranishme. Lëndët organike pengojnë kontaktin e drejtpërdrejtë të mikroorganizmave patogjenë me dezinfektantët. Gjithashtu, veprimi antimikrobik i shumë dezinfektantëve, sidomos i halogjenëve, ulet nga prania e materialit organik. Me përjashtim të stallave ku janë strehuar kafshë me sëmundje të rëndësishme zoonotike si psh plasja, pastrimi i mirë duhet gjithmonë t’i paraprijë dezinfektimit. Pas çdo rasti me plasje në një stallë, cilido person që hyn në stallë duhet të veshë rroba mbrojëse, çizme gome, kokore, maskë të fytyrës dhe syza mbrojtëse. Pajisjet që mund të largohen duhet të pastrohen me furçë dhe të lahen me një tretsirë detergjenti. Para se të fillojë larja e stallës, duhet të ndërpritet rryma elektrike, kurse për funksionimin e pajisjes elektrike për larjen duhet të përdoret burim tjetër i rrymës elektrike. Larja duhet të fillojë nga tavanet, muret dhe pastaj dyshmetë e stallës dhe padoqeve. Rekomandohet të përdoret uji i ngrohtë me detergjent që lehtëson largimin e materialit të forcuar dhe yndyrës. Vëmendje të veçantë kërkojnë lugjet, pirëset e ujit dhe qoshet e stallës. Për të gjithë sipërfaqet rekomandohet një shpëlarje me ujë të ftohtë me presion. Stalla duhet të lihet të thahet gjatë natës para se të përdoret dezinfektanti. Rezervuarët e ujit të pijshëm duhet të boshatisen, të pastrohen dhe të dezinfektohen me hipoklorit natriumi.

Dezinfektimi

Dezinfektimi është procesi i shkatërrimit të mikroorganizmave patogjenë me metoda fizike dhe kimike. Elemeniti më i rëndësishëm në një program dezinfektimi është zgjedhja e dezinfektantit. Zgjedhja e dezinfektantit mbështetet në atë që sa e përshtatshme është një lëndë dezinfektante për rrethanat ku ajo do të përdoret dhe nga agjenti infektiv i pranishëm (Tabela 2). Dezinfektanti mund të përdoret me spërkatje me anë të një pompe, mundësisht me presion të lartë. Për sipërfaqe të vogla do të mjaftonte një pompë shpine. Kur kemi të bëjmë me sëmundje për të cilat duhen njoftuar autoritetet e caktuara, për dezinfektimin e një stalle mund të parapëlqehet fumigimi. Për shkak të ndërtimit të tyre dhe të sipërfaqeve jo njëlloj të rafshta, dezinfektimi i mjeteve të transportit paraqet vëshirësi. Pastrimi me ujë të ngrohtë me presion të lartë që përmban detergjent duhet të pasohet nga shpëlarja me ujë të nxehtë. Kur është i thatë, një dezinfektant në hollimin e duhur përdoret duke spërkatur të gjithë pjesët e mjetit të transportit, përfshirë karroceria, rrotat dhe kabina e shoferit. Në qoftë se mjeti i transportit është përdorur për transportimin e kafshëve të infektuara, dezinfektanti duhet të zgjidhet sipas ndjehmërisë së shkaktarit. Dështimi i një programi dezinfektimi lidhet me zgjedhjen e dezinfektantit, përdorimin e pakujdesshëm të tij ose me faktorët e mjedisit (Tabela 3).

Vaskat e dezinfektimit të këmbëve

Këpucët apo çizmet e përlyera përhapin infeksionin nga një vend në një tjetër, veçanërisht agjentët patogjenë që nxirren me fekalet dhe urinën. Punonjësit e fermës dhe vizitorët duhet të përdorin këpucë ose çizme pune. Në vaskat duhet të dezinfektojnë këmbët të gjithë punonjësit dhe vizitorët. Si vaskë mund të përdoret një enë e fortë plastike, ose vaskë betoni me përmasat 50 cm x 50 cm dhe 25 cm e thellë (Fig. 3). Niveli i solucionit dezinfektues në vaskë duhet të jetë 15 cm. Dezinfektantët e përshtatshëm për këmbët janë fenolet, jodoforet dhe formalina. Dezinfektanti i vaskave duhet ndërruar shpesh dhe data e ndërrimit duhet të shënohet në anë të vaskës. Për fermat e vogla mund të mjaftojë ndërrimi i dezinfektantit çdo 3-5 ditë. Në një fermë të madhe, me numër të madh punonjësish, dezinfektanti mund të ndërrohet çdo ditë. Në qoftë se nuk mund të shmanget ndotja shumë me baltë e këpucëve apo çizmeve, krahas vaskës së parë me dezinfektant, duhet vendosur edhe një vaskë e dytë me detergjent të holluar për larjen e këpucëve apo çizmeve. Kërkesa minimale është futja e këpucëve të pastra në një thellësi prej 15 cm për të paktën një minutë. Vaskat e vendosura në pikat e duhura të hyrjes në një fermë ose stallë duhet të mbrohen nga vërshimet e ujërave ose reshjet.

Lëndët kimike që përdoren si dezinfektantë në mjekësinë veterinare

Ka luhatje të konsiderueshme në veprimin antimikrobik të lëndëve kimike që përdoren si dezinfektantë. Në tabelën 4 paraqitet spektri antimikrobik i dezinfektantëve më të përdorshëm.

3

Page 4: Broshura Gori

Acidet organikë dhe inorganikë

Lëndët acide frenojnë shumëzimin e mikroorganizmave, dhe shumë acide organikë përdoren në industrinë ushqimore si ruajtës (konservues). Viruset paraqitin luhatje të gjerë në ndijshmërinë e tyre ndaj acideve. Acidi citric dhe fosforik çaktivizojnë virusin e sëmundjes së aftës epizootike por janë jo efektivë kundër virusit të sëmundjes vezikulare të derrave. Acidet minerale përdoren gjerësisht në industrinë ushqimore, si mjete pastruese për të larguar precipitatet dhe depozitimet e kalciumit dhe depozitime të tjera bazike në tubat, makinat e mjeljes dhe mbi sipërfaqe të tjera. Veprimi antimikrobik i acideve varet së tepërmi nga pH. Acidet veprojnë ngadalë dhe kanë veprim të përcaktuar por të kufizuar si dezinfektantë.

Alkoholet Ndonëse shumë alkohole kanë veprim antimikrobik, vetëm dy, alkoholi etilik dhe alkoholi izoproprionik, përdoren gjerësisht si dezinfektantë. Prania e ujit është thelbësore për veprimin e tyre antimikrobik. Ata nuk i vrasin sporet dhe disa viruse pa cipë mbështjellëse janë të qëndrueshëm ndaj tyre. Materiali oganik i tharë pakëson veprimin e alkoholeve.

Aldehidat

Si grup, aldehidat janë lëndë kimike shumë reaktive që bashkëveprojnë me proteinat, acidet organikë dhe përbërës të tjerë të bakterieve, endosporeve, myqeve dhe viruseve. Si dezinfektantë përdoren gjerësisht dy aldehida, formaldehida dhe glutardehida. Formaldehida ekziston si gaz që tretet me lehtësi në ujë (Formalina). Formalina (tretsira e formaldehidës) është tretsirë ujore që përmban afërsisht 38% formaldehidë me alkohol metilik që shtohet për të vonuar polimerizimin. Si gaz apo tretsirë, formaldehida ka spektër të gjerë antimiokrobik. Veprimi i saj është krahasimisht i ngadaltë. Përdorimi i formaldehidës si agjent antimikrobik me spektër të gjerë është duke u pakësuar për shkak të ndjeshmërisë që ajo shkakton te punonjësit, toksicitetit të njohur dhe aftësisë kancerogjene të saj.

Bazat

Shumë agjentë mikrobikë janë të ndjeshëm ndaj niveleve të larta të pH-it. Në përqëndrime të larta, bazat kaustike kanë veti të theksuara antimikrobike. Tretsirat e bazave kaustike janë të efektshme kundër shumë viruseve, përfshirë virusi i sëmundjes së aftës epizootike, adenoviruset dhe virusi i sëmundjes vezikulare të derrave. Ndonëse karbonati i natriumit në përqëndrimin 4% përdoret kryesisht si agjent pastrues, ai është veçanërisht i efektshëm kundër virusit të sëmundjes së aftës epizootike. Si hidroksidi i natriumit ashtu edhe hidroksidi i potasit (kaliumit) janë gërryes (korozivë) për metalet, veçanërisht aluminin. Punonjësit që përdorin këto baza kaustike duhet të mbajnë mjete mbrojtëse për sytë, doreza gome dhe rroba mbrojtëse. Në përqëndrime të duhura, hidroksidi i natriumit ka spektër të gjerë antimikrobik, përfshirë sporet. Ndjeshëria e prioneve ndaj trajtimit me NaOH 1 M (mol) në temperaturën 100ºC është e rëndësishme sepse këta agjentë i qëndrojnë shumicës së procedurave kimike standarde të dezinfektimit (Taylor, 2000). Hidroksidi i amonit, bazë e dobët, ka veprim të theksuar kundër oocisteve të koksidieve, që i qëndrojnë çaktivizimit nga shumica e dezinfektantëve standardë. Në përqëndrimin 1%, hidroksidi i amonit e çaktivizom Mycobacterium bovis në plehun e gjedhit pas 36 orësh (Scanlon & Quinn, 2000).

Biguanidet Pjesëtari më i rëndësishëm i këtij grupi është klorheksidina, e cila përdoret gjerësisht për larjen e duarve dhe përgatitjen e lëkurës para operacioneve kirurgjike. Veprimi i saj pakësohet nga prania e materialit organik, dhe ajo është e papajtueshme me detergjentët dhe komponimet inorganike. Klorheksidina është më aktive kundër bakterieve Gram-pozitive sesa bakterieve Gram-negative. Ajo ka veprim të kufizuar kundër myqeve dhe viruseve, dhe nuk vret as mykobakteriet as sporet. Meqenëse ka veprim më të gjatë që ruhet mbi lëkurën e thithave të gjirit, klorheksidina përdoret gjerësisht për dezinfektimin e thithave në programet e mbajtjes nën kontroll të mastiteve në lope.

Komponimet e halogjenëve

4

Page 5: Broshura Gori

Komponimet e klorit dhe jodit përdoren gjerësisht si dezinfektantë dhe antiseptikë. Përveç vendit të tyre të përcaktuar prej kohësh në trajtimin e ujit, klori dhe komponimet që çlirojnë klor përdoren gjerësisht në industrinë e përpunimit të ushqimeve. Gjithashtu, komponimet me bazë jodi përdoren gjerësisht në industrinë e bulmetrave dhe në përpunimin e ushqimeve.

Komponimet e klorit

Hipokloriti i natriumit, dioksidi i klorit, kloramina T dhe diklorizocianurati janë komponimet e klorit që përdoren më gjerësisht si dezinfektantë. Në tretsira ujore, këto komponime të klorit çlirojnë hipoklorur, që konsiderohet principi aktiv. Këta dezinfektantë përdoren gjerësisht në mjekësinë veterinare si virusvrasës të fuqishëm. Ata vrasin edhe mykobakteriet dhe sporet. Është raportuar që kur përdoren në përqëndrime të larta, ata çaktivizojnë ngadalë prionet. Hipokloriti i natriumit është me veprim të shpejtë, nuk ngjyros dhe është i lirë. Përdorimi i tij kufizohet nga efektet gërryese (korozive) dhe nga paqëndrueshmëria e tij. Dy faktorët kryesorë më të rëndësishëm që kufizojnë veprimin vrasës të hipokloriteve mbi mikroorganizmat janë prania e materialit organik dhe asnjanësimi i hipoklorurit nga lëndët bazike. Në mjedise të papastra, nivelet e ulëta të komponimeve të klorit janë të paefektshme.

Komponimet e jodit

Jodi inorganik është zëvendësuar shumë me jodofore, ku jodi ndodhet në gjendje komplekse me komponime aktive të sipërfaqeve ose nga polimerë që lejojnë si rritjen e tretshmërisë ashtu edhe çlirimin e zgjatur të jodit të lirë. Shpesh përdoret një jodofor ku jodi bëhet pjesë e një kompleksi me polivinilpirolidonin, që quhet jod-povidon (betadina). Për efektin antimikrobik maksimal, tretsirat e jodoforeve duhet të jenë në hollime në përputhje me udhëzimet e prodhuesit. Jodoforet kanë spektër të gjerë të veprimit antimikrobik. Ato shkatërrojnë bakteriet, viruset dhe myqet. Në shumë vende, jodoforet përdoren më shumë për dezinfektimin e thithave të gjinjve. Tretsirat e jodoforeve acide përdoren gjerësisht si lëndë sanitare në industrinë e bulmetrave dhe në industrinë e ushqimeve.

Komponimet e peroksigjenit

Peroksidi i hidrogjenit (uji i oksigjenuar), acidi peracetik dhe oozoni janë agjentë të fuqishëm dezinfektues me spektër të gjerë antimikrobik. Secili prej tyre ka rol të kufizuar në mjekësinë veterinare. Peroksidi i oksigjenit është komponim jondotës i mjedisit që shpërbëhet në oksigjen dhe ujë. Meqenëse tretsirat e peroksidit të hidrogjenit janë të paqëndrueshme, zakonisht atyre u shtohen acid benzoik ose lëndë të tjera të përshtatëse si stabilizues. Peroksidi i hidrogjenit vepron mbi bakteriet, viruset dhe myqet. Në përqëndrime të larta ai vret sporet. Përvec përdorimit të tij si dezinfektant dhe antiseptik, peroksidi i hidrogjenit përdoret në industrinë ushqimore për paketimet antiseptike. Acidi peracetik, agjent i fuqishëm oksidues, e ruan veprimin e tij në prani të materialit organik. Ai është vrasës për bakteriet, përfshirë mykobakteriet, myqet, alget, sporet dhe viruset. Ai është i dëmshëm për punonjësit dhe gërryen hekurin, bakrin dhe metale të tjera. Ka mundësi që ai të ketë veti kancerogjene. Oozoni, formë alotropike e oksigjenit, ka veti të fuqishme oksiduese. Ai ka veprim shkatërrues mbi bakteriet, viruset dhe myqet dhe sporet. Ozoni përdoret nganjëherë për dezinfektimin e ujit.

Komponimet e fenolit

Komponimet fenolike përdoren gjerësisht në mjekësinë veterinare. Ato kanë veprim të theksuar antibakterial, por nuk i vrasin sporet. Më parë, shumica e komponimeve të fenolit që përdoreshin për prodhimin e dezinfektantëve përftoheshin nga distilimi i katranit të qymyrgurit. Sot, shumë komponime të fenolit janë sintetike. Veprimi antimikrobik i dezinfektantëve fenolikë varet nga formulimi i saktë i tyre dhe përqëndrimi i secilit përbërës aktiv në komponimet e lartpërmendura. Në përqëndrimin e rekomanduar, shumë komponime të fenolit konsiderohen se janë baktericidë, vrasës të agjentëve të tuberkulozit dhe të myqeve. Ata nuk i vrasin sporet, kurse veprimi i tyre kundër viruseve është i

5

Page 6: Broshura Gori

variueshëm. Ortofenilfenoli, komponim fenolik i efektshëm me veprim më të paktë toksik dhe gërryes sesa shumë fenole të tjera, është aktiv kundër mykobakterieve dhe shumë viruseve të kafshëve. Komponimet e fenolit zakonisht nuk janë të shtrenjta dhe nuk ndikohen shumë nga prania e materialit organik. Derrat dhe macet janë veçanërisht të ndjeshën ndaj efekteve toksike të këtij grupi. Komponimet e fenolit nuk duhet të përdoren në thertoret dhe fabrikat e bulmetit ose për dezinfektimin e kontenierëve ose sipërfaqeve që vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin për konsum nga njerëzit, për shkak se lenë lënë njolla dhe ngjyrosin sipërfaqet që dezinfektohen.

Komponimet kuaternale të amonit

Meqenëse komponimet kuaternale të amonit (KKA) janë kationike, ato janë të papajtueshme me sapunrat dhe komponime të tjera anionike. Komponimet e këtij grupi nuk lenë ngjyrë, nuk kanë erë, nuk janë toksikë dhe zakonisht jogërryes. Ato përdoren gjerësisht si dezinfektantë në industrinë e përpunimit të ushqimeve. Shumë nga këto komponime janë më të efektshme në vlera asnjanëse pH-i ose paksa bazike. Ato janë më aktive kundër bakterieve Gram-pozitive sesa bakterieve Gram-negative. Ato nuk vrasin as mykobakteriet as sporet, dhe konsiderohen jo të besueshme si virusvrasës. Meqë veprimi i tyre mikrobvrasës pakësohet nga materiali organik si psh qumështi, KKA duhet të përdoren pas pastrimit të sipërfaqeve. Shtimi në to i alkoholit etilik fuqizon veprimin e KKA. Ndonëse përdoren për përgatitjen e lëkurës para operacioneve kirurgjikë, përqëndrimi i lartë i KKA mund të shkaktojë ngacmim të lëkurës.

Zgjedhja e dezinfektantëve kimikë për agjentët infektive specifikë

Shkaktari i plasjes

Dezinfektimi dhe vaksinimi janë dy masat e rëndësishme për t’u marrë në lidhje me sëmundjen e plasjes. Shkaktari (Bacillus antracis) formon spore me qëndrueshmëri të lartë që mund të mbeten të gjalla në mjedis për dhjetëra vjet. Trajtimi i tokës të përlyer me endosporet e bacilit të plasjes me acid peracetik 3% për 10 minuta ka dalë i frytshëm (Hussaini & Ruby, 1976). Formaldehida në përqëndrim 4% dhe glutaraldehida 2% i vrasin sporet e plasjes pas 2 orësh (Lensing & Oei, 1984). Për të çkontaminuar tokën e një ishulli në brigjet e Skocisë, i cili ishte shumë i përlyer me endosporet e Bacillus antracis, gjatë eksperimenteve të armëve biologjike në 1942 u përdor një tretsirë 5% e formaldehidës me ujë deti (Manchee et al., 1944). Në tufën e dhenve të vendosura në ishull pas dezinfektimit të tokës me formaldehidë nuk u shfaq asnjë rast i plasjes. Njerëzit që merren me dezinfektimin dhe pastrimin pas një rasti plasjeje në stallë duhet të mbajnë rroba mbrojtëse, këpucë a çizme që nuk futin ujë dhe maska fytyre që t’u rrijnë siç duhet. Stalla duhet të vuloset dhe të bllokohen me siguri të gjithë rrjedhjet e mundshme. Përmbajtja e stallës duhet të spërkatet me formalinë 5%, e cila duhet të lihet të veprojë për të paktën 4 orë para se të largohet shtresa, ushqimi, plehu, pajisjet dhe para se të hapen kanalet e kullimit. Pastaj, e gjithë stalla dhe pajisjet e saj duhet të pastrohen me kujdes dhe përsëri të trajtohen me formalinë 5%.

Mykobakteriet

Qëndrueshmëria e mykobakterieve ndaj dezinfektantëve kimikë i dedikohet përmbajtjes së lartë në yndyrna të murit qelizor të tyre, gjë e cila i bën ato shumë hidrofobike (nuk lejon hyrjen e ujit). Si pasojë, solucionet dezinfektuese ujore nuk janë në gjendje të depërtojnë në murin qelizor në përqëndrimin e duhur për të ushtruar efektin shkatërrues. Për këtë arsye vetëm pak komponime kimike janë të afta të vrasin këto bakterie. Tretsira bazike 2% e glutardehidës ka çaktivizuar 105 Mycobacterium tuberculosis të gjallë mbi sipërfaqe porcelani brenda 5 minutash, në 18ºC (Collins & Montalbine, 1976). Pesë shtame të Mycobacterium bovis në

gjendje pezullie në qumështin e lopës që u trajtuan me dezinfektant fenolik që përmbante o- fenilfenol në temperaturën 23ºC, u vranë pas 6 orësh ekspozimi (Richard & Toen, 1979). Një dezinfektant që përmbante acid acetic, acid peracetik dhe peroksid hidrogjeni kishte veprim të shpejtë vrasës mbi Mycobacterium tuberculosis, M. bovis dhe M. avium (Holton et al., 1995). Mycobacterium bovis, në gjendje pezullie në plehë të sterilizuar gjedhi u çaktivizua nga acetoni 22.5% brenda më pak se 24 orësh, nga hidroksidi i amonit 1% pas 36 orësh dhe nga alkoholi metilik 17.5% brenda 48 orësh (Scanlon & Quinn, 2000).

6

Page 7: Broshura Gori

Brucella abortus

Brucelat janë shkakatrë të sëmundjes të brucelozës në kafshë dhe njerëz. Ato janë agjentë patogjenë obligatorë brendaqelizorë, por mund të ruhen të gjalla për periudha të gjata kohe në mjedis.

Në Shqipëri kanë rëndësi të madhe dy lloje brucelash, B. abortus shkaktare e brucelozës së gjedhit dhe B. melitensis në dhi e dhen, shkaktare e melitencës. Ndërmjet bakterieve që nuk formojnë spore, brucelat janë unike në qëndrueshmërinë ndaj kushteve të mjedisit. Në plehun e lëngshëm, Brucella abortus e eleminuar nga lopët e dështuara mbijetuan për të paktën 8 muaj (Verger, 1982). U vlerësuan shtatë dezinfektantë, nga përfaqësuesit e komponimeve fenolike, halogjenëve, KKA dhe aldehidave, për veprimin e tyre kundër përqëndrimeve të larta të Brucella abortus në prani dhe mungesë të materialit organik (Quinn, 1984). Në përqëndrimet 1% dhe 0.5%, këta dezinfektantë kishin veprim të mirë në mungesë të materialit organik. Shtimi i materialit organik pati efekt të theksuar frenues mbi veprimin baktericid të shumicës së dezinfektantëve të provuar përveç formalinës 1% që doli vazhdimisht e efektshme.

Viruset

Ndijshmëria e viruseve ndaj dezinfektantëve kimikë, konform zbulimeve të reja, lidhet me madhësinë e tyre, praninë ose mungesën e cipës mbështjellëse dhe me disa karakteristika të tjera (Quinn & Markey, 2001). Virusi i sëmundjes së aftës epizootike, virus ky i vogël pa mbështjellje, ka qëndrueshmëri të moderuar ndaj faktorëve të mjedisit dhe mund ë qëndrojë deri 28 ditë në tokë në dimër. Ky virus është i ndjeshëm ndaj kushteve acide dhe bazike në pH 6-9. Në një studim, virusi i sëmundjes së aftës epizootike u çaktivizua shpejt nga acidet edhe bazat ((Sellers, 1968). Në të njëjtin studim, hipokloriti i natriumit rezultoi i efektshëm në mungesë të materialit organik. Një numër komponimesh të fenolit rezultuan të pasigurtë për çaktivizimin e këtij virusi. Parvovirusi i qenve është një virus i vogël, i pambështjellë, infekton shumë lloje kaninësh dhe transmetimi është me rrugën oro-fekal. Ky virus mund të durojë një temperaturë 100ºC për 1 minutë është i qëndrueshëm edhe ndaj shumë dezinfektantëve. Dezinfektantët e efektshëm janë hipokloriti i natriumit 1% dhe formalina 2%. Dezinfektantët e përshtatshëm për çaktivizimin e virusit të influences A janë aldehidat dhe halogjenët. Në mjedise ku pastrimi i zonave të përlyera nuk është i mundshëm, duhet përdorur hipokloriti i natriumit në përqëndrimin 3%. Gjithashtu, për çkontaminim mund të përdoret edhe formalina 2% e hedhur me spërkatje mbi sipërfaqet e përlyera.

Aspekte praktike të procedurave të dezinfektimit

Për të siguruar suksesin, procedurat e dezinfektimit kërkojnë planifikim të kujdesshëm dhe zbatim të plotë. Shumë lëndë kimike që përdoren si dezinfektantë janë gërryese, toksike ose të dëmshme. Programet e dezinfektimit me mbikqyrje duhet të sigurojnë që të shmanget kontakti me lëndë kimike toksike. Komponimet që çlirojnë klor dhe formaldehida nuk duhet të përdoren kurrë së bashku ose menjëherë pas njëra-tjetrës sepse formohet një agjent i fuqishëm kancerogjen. Meqë asnjë dezinfektant i vetëm kimik nuk mund të konsiderohet i përshtatshëm për çdo qëllim e rrethanë, zgjedhja dhe përdorimi i dezinfektantëve për agjentë patogjenë të veçantë kërkon njohje të qartë të spektrit të tyre antimikrobik dhe të kufizimeve të tyre. Kostoja, mundësia e gjetjes, stabiliteti, çaktivizimi nga materiali organik dhe toksiciteti janë karakteristikat që ndikojnë mbi zgjedhjen, sugurinë dhe përdorimin e përgjithshëm të shumë komponimeve kimike në një fermë, në industrinë e përpunimit të ushqimeve dhe për aspekte të tjera specifike të programeve të mbajtjes nën kontroll të sëmundjeve.

Principet e zgjedhjes së dezinfektantit kimik ideal

Të ketë spektër të gjerë antimikrobik, me veprim në përqëndrime të ulta, kundër formave vegjetative përfshi edhe mykobakteriet, sporet bakteriale, sporet e kerpurdhave, viruset me dhe pa kapsidë si edhe prioneve.

Mungesë e veprimit të tyre irrutues, toksik, efekte negative mbi shtatzaninë, ndryshime gjenetike, kancerogjen. Qëndrueshmëri për një kohë të gjatë në kushtete e temperaturës së mjedisit. Tretshmëri në ujë në përqëndrimet e nevojshme për një veprim antimikrobik efektiv

7

Page 8: Broshura Gori

Pajtueshmëri me një sërë kimikatesh të tjera përfshi:bazat, acidet, përbërjet anionike dhe kationike. Të jetë aktiv në prani të lëndës organike Mungesë e veprimit korroziv apo ndërveprimit me stuktura të materialeve të tjera. Mungesë e veprimeve toksike anësore në kafshët, produktet e tyre, në bimë dhe mjedis apo në paisjet. Kosto e ulët dhe përdorim i lehtë Të mos shkaktojë pluhur në ujin dhe të jetë i biodegradueshëm (të mos lë gjurmë e mbetje).

Tabela 1 Mënyra e veprimit të substancave kimike me aktivitet antibakterial

KOMPONIMI MËNYRA E VEPRIMIT

Bojrat e akridinës Veprojnë mbi ADN

Detergjentët anionikë Dëmtojnë membranën citoplasmike

Klorheksidina Bashkëvepron me enzimat esenciale për metabolizmin qelizor;Koagulon komponentët citoplazmatik

Kriprat e bakrit Koagulon komponentët citoplazmatikOksidi i etilenit Vepron mbi ADN dhe enzimat esenciale për metabolizmin qelizorAlkoli etilik Dëmton membranën citoplasmike; Bashkëvepron me enzimat esenciale

për metabolizmin qelizorFormaldehida Vepron mbi murin qelizor, bashkëvepron me enzimat esenciale për

metabolizmin qelizor dhe gjithashtu mbi ADNGlutaraldehidet Vepron mbi murin qelizor, membranën citoplasmatike, bashkëvepron

me enzimat esenciale për metabolizmin qelizor dhe gjithashtu mbi ADNPeroksidi i hidrogjenit Veprojnë mbi ribozomet dhe mbi ADNJodoforet Veprojnë mbi enzimat esenciale për metabolizmin qelizorAcidi paracetik Vepron mbi membranat qelizore, koagulon komponentët citoplasmatikFenolet Veprojnë mbi murin qelizor dhe enzimat esenciale për metabolizmin

qelizor, gjithashtu koagulojnë komponentët citoplasmatikKomponimet e amonit quaternar

Koagulojnë komponentët citoplasmatik dhe ndryshojnë përshkueshmërinë e membranave citoplasmike

Hipokloriti i natriumit Vepron mbi murin qelizor dhe me ADN

8

Page 9: Broshura Gori

Tabela 2. Pershtatshmeria e dezinfektanteve kimike ose trajtimi termik per perdorime te vecanta.

Perdorimi Komponentet kimike te pershtatshem ose metoda alternative

Mbeturinat e kafsheve ne rast shperthimi te nje semundje ekzotike

Solucion formaline (formaldehyde) ne koncentrim 5% ; per trajtim alternativ rekomandohen acidi paraacetik dhe hidroksidi e natriumit

Dezinfektimi i paisjeve te ujit te pishem

Hipokloriti i natriumit

Paisjet e barkave te peshkimit

Komponimet e kriprave quaternare te amonitose uji I valuar

Njesite e furnizimit me ushqim

Permes larjes me uje te nxehte qe permban sasira te vogla detergentësh shkumeformuese dhe qe pasohet nga trajtimi me ujë të valuar; dezinfektantet kimik te pershtatshem jane komponimet e kriprave quaternare te amonit dhe hipokloriti i natriumit

Vaskat e dezinfektimit të këmbëve në fermë ose në izolator

Jodoforet, komponimet fenolike dhe solucioni i formaldehidës; dezinfektantët duhet të jenë rezultativë kundër agjentëve infektivë të identifikuar në fermë ose që janë të parnishëm në mënyrë të zakontë.

Inkubatorë Për çaktivizimin e agjentëve patogjenë mikrobikë në guackën e vezës, fumigimi me formaldehidë ose me ozon; zhytja në solucionin e peroksidit të hidrogjenit

Stabilimentet e mishit Përmes larjes me ujë të nxehtë që përmban detergjentë I cili largon të gjithë lëndët organike, sidomos yndyrën, që pasohet më përdorimin e ujit të valuar në të gjithë sipërfaqet; në mënyrë alternative mund të përdorim në sipërfaqe dhe paisje komponimet e amonit quaternar ose hipokloritit të natriumit

Paisjet e mjeljes dhe ato të grumbullimit dhe përpunimit të qumshtit

Nëpërmjet larjes me uë të ngrohtë që përmbajnë detergentë dhe që pasohet me shpëlarje me ujë të nxehtë; uji i valuar, komponimet e amonit quaternary ose hipoklorit i natriumit ose mund të përdoret zhytja e tyre në një paisje të parapërgaditur sipas natyrës së materialit që do të dezinfektohet

Dezinfektimi I thithave Komponimet që çlirojnë klor, jodoforet, komponimet e amonit quaternary dhe glukonati I klorheksidinës

Mjetet e transportit Larja me ujë të ngrohtë me presion të lartë që përmban detergjentë, i cili pasohet me shpëlarje me ujë të ngrohtë; pas tharjes përdoren komponimet fenolike ose halogjenike në të gjitha pjesët e mjetit përfshi edhe vendin e shoferit dhe gomat

Kepucët, çizmet e pasagjerëve që arrijnë në porte dhe aeroporte

Tapet i trashë, me gjërësi që të zë gjithë gjerësinë e portaës dalëse dhe me një gjatësi së paku 3 metër e cila është e ngopur me dezinfektantë dhe që lahet cdo ditë; si dezinfektantë të përshtatshëm me përdorim të përgjithshëm shërbejnë komponimet fenolike dhe halogjenët. Në qoftë se një sëmundje infektive është e pranishme në një vend kufitar, tapetet duhet të ngopen me dezinfektantë me veprim specific ndaj agjentit patogjen shkaktarë i sëmundjes.

9

Page 10: Broshura Gori

Stallat Pas pastrimit të përgjithshëm vazhdohet me shpëlarje dhe mepërdorimin e dezinfektantëve të përshtatshëm. Për përdorim të zakonshëmsi dezinfektantë shërbejnë komponimet fenolike, halogjenët, peroksidetdhe aldehidet.

Instrumentat kirurgjikale Autoklavizim në 1210 C për 20 minuta; anë mënyrë alternative,Sterilizim në të ftohtë me etilen oksidi

Dezinfektim lokal përpara injektimit të substancave të ndryshme ose procedrave kirurgjikale

Përdorimi i alkolit etilik 70% në fushën e operacionit; në mënyrë alternative klorhexidina ose jodofori mund të përdoret

Tabela 3. Faktorët të cilët ndikojnë në humbjen ose kufizimin e efikasitetit të programeve dezinfektuese

Faktorët e lidhur me dezinfektantin

Faktorët e lidhr me mjedisin Komente

Zgjedhja e dezinfektantit të paefektshëm ndaj patogjenit

Prania e mbetjeve të lëndëve organike si pasojë e pastrimit inadekuat

Pas zbatimit të një programi dezinfektimi efektiv, aktiviteti antimikrobik nuk persiston.

Përqëndrimi i dezinfektantit shumë i ulët për të qenë efektiv

Përdorimi i papërshtatshëm i dezinfektantëve në sipërafqe të paisjeve

Angjentët patogjenë infektiv mund të rihyjnë në stalla me anë të kafshëve shtëpiake të infektuara, fomiteve, personelit,

Koha e kontaktit e pamjaftueshme

Humbja e kontaktit me agjentët patogjenë si pasojë e natyrës së sipërfaqes

mjeteve të transportit, brejtësve, pluhurit të kontaminuar ose mënyrave të tjera

Temperatura shumë e ulët për aktivitet optimal

Pjesë që pengojnë depërtimin e dezinfektantit p.sh sipërfaqia e brendshme e tubave

Lagështia relative shumë e ulët për dezinfektantët që çlirojnë gaz

Inaktivizimi i komponentëve të amoint quaternarë nga mbetjet e sapunit ose të detergjentëve në sipërfaqe.Trajtim jo i përshtatshëm i paisjeve të pirjes së ujit në stallat e kontaminuara

10

Page 11: Broshura Gori

11

Page 12: Broshura Gori

12

Page 13: Broshura Gori

Sporet bakteriale

Ndjeshmëria e mikroorganizmave ndaj dezinfektantëve kimik

Shumë të ndjeshëm

Të ndjeshëm

Rezistent të Moderuar

Rezistent

Shumë rezistent

Rezistent ekstrem

Mykoplasmat

Bakteriet Gram-positive viruset me mbështjelljeBakteriet Gram-Negative

Sporet e myqeve Viruset pa-mbështjellje

Mykobakteriet

Prionet

Figura 2. Mikroorganizmat të grupuar sipas ndjeshmërisë së tyre ndaj dezinfektantëve kimik

13

Page 14: Broshura Gori

Figure 3. Planimetria e vaskës së dezinfektimit të këmbëve për punonjësit dhe vizitorët në një fermë. Çizmet duhet të lahen dhe të mbulohen me solucion dezinfektanti të paktën një minutë.

Solucioni i Dezinfektantit

Thellësia Planimetria

25cm

15cm

50cm

50cmm

50cm

14

Page 15: Broshura Gori

Dezinfektantët për sëmundjet kryesore të gjedhit, dhenve dhe dhive

Sëmundja dhe shkaktari

Dezinfektantët e zgjedhur Komenti

Bruceloza B.melitensis,

B.ovis. B.abortus, B. suis, B.canis

Formalina 2%, dezinfektantët fenolik 2%, idofori 2%, hipokloriti i natriumit 2.5%. Koha e kontaktit e rekomanduar 8 orë.

Megjithëse Brucelat janë të ndjeshme dhe vriten lehtësisht nga dezinfektantët kimik, sasirat e mëdha të mikroorganizmave të ekskretuara në kohën e dështimit kërkojnë respektimin tepër korrekt të koncentrimit dhe kohën e kontaktit.

PlasjaBacillus

anthracis

Inaktivizimi i sporeve të B.anthraxis; për ndërtesa dhe paisjet formalina 5%, glutardehida 3%, hipokloriti i natriumit 5%, iodofori 5%. Duhet të kryhen dy aplikime me interval 2 orë. Për përdorim në tokë përdorim një aplikim të acidit paracetik 3%. Koha e kontaktit të nevojshëm është 6 orë për ndërtesat dhe 10 orë për sipërfaqet.

Sporet janë format më rezistente të jetës mikrobike. Dezinfektimi duhet të përdoret në koncentrim të lartë me një kohë kontakti të gjatë për të marrë efektin sporicidal.

TuberkuloziMycobacterium

bovis

Tretësira bazike 2%, fenoli 5%, Formalina 2.5% Mykobakteriet janë të qëndrueshme në mjediset e kafshëve ato jetojnë deri në 6 muaj në plehun e papërpunuar

Tërbimi(Lyssavirus)

Formalina 1%, hipokloriti i natriumit 1%, iodophori 1.5%, hidroksidi i natriumit 1%. Koha e nevojshme e kontaktit 2 orë. Pas kafshimit ose kontaminimit të njeriut me pështymë të dyshimtë bëhet shpëlarja me alkol etilik 70%, klorheksine 2% ose përsëritet larja me ujë e sapun ose detergjentë të tretur duhet të përdoren sa më shpejt që është e mundur për të inaktivizuar ose zhvendosjen e materialit të dyshimte nga vendi i kontaktit.

Virus relativisht i ndjeshëm. Disinfektimi ka një rol të kufizuar në kontrollin e sëmundjes, përveç aplikimit lokal në vendin e kafshimit, në plagë ose disinfektimi i instrumenteve pas ekzaminimit post-mortem.

Afta epizootikeAftovirus

Karbonat natriumi 4%, hidroksid natriumi 2%, acid citrik 0.5 %, HCl 0.2%, formalina 2%. Duhet një kohë totale kontakti 6 orë. Duhet të përdoren dy dezinfektantë të zgjedhur me interval 3 orë.

Virus rezistent por i ndjeshëm ndaj pH. Dezinfektimi luan një rol të rëndësishëm në kontrollin e sëmundjes dhe duhet të aplikohet rigorozisht në të gjitha pjesët e ndërtesave, përfshi çatinë dhe sistemin e ventilimit. Sipërfaqet duhet të pastrohen para aplikimit të disinfektimit.

Dështimi enzotik i dhenve

Chlamydophila abortus

Formalina 2.5%, iodophori 2%, hipokloriti i natriumit 2%, dezinfektantët fenolik 3%. Koha e kontaktit e rekomanduar 6 orë.

Dezinfektimi është veçanarisht i përshtatshëm në kohën e pjelljes nqs delet janë në regjim stallor.

Nekrobaciloza ose Ҫala në dhen dhe sëmundjet e

thundrave në gjedhë

( Dicelobacter nodosuus,

Fusobacterium necrophorum )

Vaska dezinfektimi me solucione; formaline 5-10%; sulfat bakri 10 % (Guri i kalit), sulfati i zinkut 10%. Sulfati i bakrit përdoret çdo ditë, formalina sipas gjendjes një herë në 2-3 muaj dhe sulfati i zinkut mund të zevendësojë sulfatin e bakritVaska dezinfektimi me antibiotikë një herë në çdo 1.5-2 muaj duke ndërruar antibiotikët. Përdoren oksitetraciklina 500 – 600 g/ 100 Litra ujë; Linkospektinë 150g në 200L ujë; eritromicinë 150-200 g/ 100 L ujë

Janë sëmundje shumëfaktoriale. Mjekimi lokal dhe paranteral është i efektshëm nëse shoqërohet me dezinfektimin e këmbëve në vaskat përkatëse. Përdorimi i vaskave ka qëllime parandaluese dhe mjekuese

Dermatofitoza Hipokloriti i natriumit 5%, Fenolet 2.5-5%, Sulfur Sporet janë shumë rezistente. Përhapja

15

Page 16: Broshura Gori

Qerosa (Trichophyton verrucosum)

Gëlqere 5%, Formalinë 5% e sporeve në mjedis është shkak i shpërthimit të trikofitozës. Dezinfektimi me solucion 2 % formalinë dhe 1% sodë kaustike jep rezultate të mira. Vaksinimi dhe izolimi, mjekimi i individëve të prekur dhe dezinfektimi i mjedisit janë masat më efikase të kontrollit

Sëmundja e lopës së

çmendur (BSE) Prion

Hidroksidi i Natriumit 1 M në temperaturë 1000C Indi nervor i kafshëve të sëmura përhap infeksionin. Dezinfektohen vetëm indet e infektuara dhe jo mjedisi

Ndërveprim me enzima esenciale të veprimtarisë metabolike qelizore

Koagulim i komponentëve citoplazmatikë

Membrana qelizore

Muri qelizor

Ngjyruesit e akridinës Oksidi i etilenit Glutardehida Formalina Peroksidi i hidrogjenit Hipokloriti i natriumit

Acidi Etildiamino tetra-acetik (EDTA) Glutardehida Formalina Acidi para-acetik Fenolet Hipokloriti i natriumit

Acidi etildiamino tetra - acetik (EDTA) Peroksidi i hidrogjenit

Detergjentë anionik Alkoli etilik Klorheksidina Glutardehida Fenole Përbërjet kuaternare të amonit (QACs)

Alkolet Klorheksidina Detergjentë Oksidi i etilenit Formaldehida Jodofori Fenolet

Klorheksidina Kripërat e bakrit Glutardehida Merkuri Acidi paraacetik Fenolet Kripërat kuaternare të amonit QACs Kripërat e argjendit

Mekanizmi i veprimit ose ndryshimet që induktojnë në komponentët e citoplazmës të qelizës bakteriale nga lëndët kimike me aktivitet antimikrobik (Quinn et al CVM, 2003)

30

50

Ribozome

mARN

ADN

16

Page 17: Broshura Gori

References

Collins, F.M. and Montalbine, V. (1976). Mycobactericidal activity of glutardehyde solutions. Journal of

Clinical Microbiology 4, 408-412.

Holton, J., Shelty, N. and McDonald, V. (1995). Efficacy of “Nu-Cidex” (0.35% peracetic acid) against

mycobacteria and Cryptosporidia. Journal of Hospital Infection 31, 235-237

Hussaini, S.N. and Ruby, K.R. (1976). Sporicidal activity of peracetic acid against B.anthracis spores.

Veterinary Record 98, 257-259

Lensing, H.H. and Oei, H.L. (1984). A study of the efficiency of disinfectants against anthrax spores.

Tijdschr Diergeneeskd 109, 557-563

Manchee, R.J., Broster, M.G. and Stagg, A.J et al. (1994). Formaldehyde solution effectively inactivates

spores of Bacillus anthracis on the Scottish Island of Gruinard. Applied Environmental Microbiology 60,

4167-4171

Quinn, P.J. (1984). An investigation of the activity of selected disinfectants against Brucella abortus. Irish

Veterinary Journal 38, 86-94

Quinn, P.J. and Markey, B.K. (2001). Disinfection and disease prevention in veterinary medicine. In

Disinfection, Sterilization, and Preservation. Fifth Edition. Ed. S. S. Block. Lippincott, Williams and

Wilkins, Philadelphia. pp. 1069-1103.

Richards, W.D. and Thoen, C.O. (1979). Chemical destruction of Mycobacterium bovis in milk. Journal of

Food Protection 42, 55-57.

Scanlon, M.P. and Quinn, P.J. (2000). Inactivation of Mycobacterium bovis in cattle slurry by five volative

chemicals. Journal of Applied Microbiology 89, 854-861.

Sellers, R.F. (1968). The inactivation of foot-and-mouth disease virus by chemicals and disinfectants.

Veterinary Record 83, 504-506.

Taylor, D.M. (2000). Inactivation of transmissible degenerative encephalopathy agents: a review.

Veterinary Journal 159, 10-17

Verger, J.M. (1982). Prevalence and survival of Brucella species in manures. In Communicable diseases resulting from storage, handling, transport, and landspreading of manures. Eds. J.R. Walton and R.G. White. Commission of the European Communities, Luxembourg. pp.157-160.

17