8
Une e kam marre CARTA DI SOGGIORNO UDHEZUES Progetto pilota sperimentale finanziato dalla Regione Lombardia, nell’ambito dell’accordo di programma con il Ministero del Lavoro e delle Politiche Sociali, realizzato dalla Fondazione ISMU e dalla cooperativa Progetto Integrazione in collaborazione con partner locali

CARTA DI SOGGIORNO UDHEZUES - Progetto Integrazione · Eshtë një dokument që i lejon qytetarëve të huaj që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Europian, të jetojnë në territorin

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: CARTA DI SOGGIORNO UDHEZUES - Progetto Integrazione · Eshtë një dokument që i lejon qytetarëve të huaj që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Europian, të jetojnë në territorin

Une e kam marre

CARTA DI SOGGIORNO UDHEZUES

Progetto pilota sperimentale finanziato dalla Regione Lombardia, nell’ambito dell’accordo di programma con il Ministero del Lavoro e delle Politiche Sociali, realizzato dalla Fondazione ISMU e dalla cooperativa Progetto Integrazione in collaborazione con partner locali

Page 2: CARTA DI SOGGIORNO UDHEZUES - Progetto Integrazione · Eshtë një dokument që i lejon qytetarëve të huaj që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Europian, të jetojnë në territorin

Eshtë një dokument që i lejon qytetarëve të huaj që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Europian, të jetojnë në territorin italian në mënyrë të rregullt për një kohë të pakufizuar. Për 5 vjetët e para mbas lëshimit, Carta di Soggiorno vlen edhe si dokument identiteti. Carta di Soggiorno ka hyrë me Dekretin Ligjor për Emigracionin (Decreto Legislativo 286/1998 "Testo Unico delle disposizioni concernenti la disciplina dell'immigrazione e norme sulla condizione dello straniero", articolo 9). Më vonë ndryshimet e sjella në ligjin 189/2002 (Legge 189/2002 "Modifica alla normativa in materia di immigrazione e di asilo") i ka ndërruar disa aspekte (articolo 9).

Çfarë është Carta di Soggiorno?

Në ndryshim me Permesso di Soggiorno, që është një dokument me një zgjatje të përkohëshme, Carta di Soggiorno nuk ka skadencë, pra lejon të jetosh në territorin italian me një prespektivë të gjatë. Përveç kësaj jep disa të drejta dhe garanci më tepër se sa Permesso di Soggiorno. Me Carta di Soggiorno, në të vërtetë një i huaj:

nka të njëjtat të drejta me qytetarët italianë për sa i përket shërbimeve shoqërore; për shembull kontribut për gratë me një familje të madhe në numër, pension invaliditeti, pension social;

nmund të përzihet nga territori italian vetëm për motive të rënda të rendit publik ose sigurimit kombëtar;

nështë i lirë të dalë e të rihyjë në Itali dhe të qarkullojë si turist në shtetet e Marrëveshjes Schengen (Portugali, Spanjë, Itali, Greqi, Francë, Austri, Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Luksemburg);

nnë të ardhmen mund të marrë pjesë në zgjedhjet administrative.

Pse është e rëndësishme?

Regione Lombardia e konsideron të dobishme për të gjithë qytetarët që jetojnë dhe punojnë në këtë territor, të paraqisë këtë publikim, i cili ka si qëllim të orientojë për fitimin e më shumë të drejtave dhe të garantojë më shumë siguri Duke pasur parasysh që Lombardia ka kuotën më të madhe të një emigracioni të konsoliduar, është menduar të nxitet kërkesa për Carta di Soggiorno nga të huajt që jetojnë dhe punojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe kanë ndërmarrë një rrugë integrimi. Kjo zgjedhje rezulton e rëndësishme në kuadrin e një programi ministerial dhe të rrethit, i cili ka qëllim të

administrojë proçeset e emigracionit, të shoqërojë dhe mbështesë dinamikat e zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe kultural, të kujdeset për tutelën sociale.Bashkëpunimi ndërmjet Regione Lombardia, Ministrisë së Punes dhe Politikes Sociale, ka lejuar që të realizohet kjo broshurë dhe aksione të tjera komunikimi në favor të njohjes së mundësive që jep marrja e Carta di Soggiorno.

Këshilltari për familjen dhe solidaritetin socialGian Carlo Abelli

Page 3: CARTA DI SOGGIORNO UDHEZUES - Progetto Integrazione · Eshtë një dokument që i lejon qytetarëve të huaj që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Europian, të jetojnë në territorin

Kush mund ta kërkojë ?

situata 1:

situata 2:

Mund të kërkojnë Carta di Soggiorno qytetarët e huaj jo komunitarë që ndodhen në këto situata:

punonjës ose punonjëse e huaj pa bashkëshortin/ten dhe fëmijët në Itali, qëa)jeton me dokumenta të rregullt prej 6 vjetësh;b)në momentin që paraqit kërkesën është rezident dhe ka Permesso di Soggiorno të

vlefshme, të lëshuar për një motiv që parashikon mundësinë e përsëritjes së vazhdueshme (domethënë një permesso për punë të varur (dipendente) me kontratë të përherëshme, për punë të pavarur (autonomo), për familje, JO për studim, punë sezonale, dhe çdo motiv që nuk bën të mundur një përsëritje pa kufi);

c)nuk është dënuar ose ka proçes të hapur për shkelje penale, për të cilat ligji italian parashikon arrestin (artikulli 380 dhe 381 i Kodit Penal);

d)nuk konsiderohet i rrezikshëm për rendin ose sigurimin publik;e)ka një punë të rregullt të varur ose të pavarur me kohë të pakufizuar; me të ardhura

të mjaftueshme (të ardhurat e mjaftueshme për të marrë Carta di Soggiorno duhet të jenë të barabarta me vlerën e “asegno sociale” domethënë vlerës vjetore të pensionit minimal në Itali: për këtë moment euro 4.667 në vit. Periodikisht kjo shifër ndryshohet).

punonjës ose punonjese i/e huaj me familjen në Itali Në këtë rast mund të kërkohet Carta di Soggiorno, jo vetëm për vete, por edhe për bashkëshortin/ten dhe për fëmijët e mitur. Punonjësit e huaj nuk mund të kërkojnë Carta di Soggiorno për prindërit në ngarkim. Për kryefamiljarin kushtet janë ato të treguara në pikat e mësipërme a), b), c), d), e).Për pjestarët e familjes janë të domosdoshme kushtet e pikave b), c) dhe d); nuk është e nevojshme që familjarët të jenë në Itali prej 6 vjetësh, as nuk është e domosdoshme që të punojnë. Në bazë të vendimit të Ministrisë së Brëndëshme (Ministero dell'interno, Circolare 300/C/2001/355/P/12.214.9/1 DIV., 04/04/2001). Në këtë rast kërkohen kushtet e mëposhtëme në lidhje me të ardhurat dhe banesën:f)kryefamiljari/ja duhet të ketë të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur të gjithë

familjen, domethënë si në pikën e) të paragrafit situata 1, vlerën e "assegno sociale" se familja përbëhet nga 2 persona, dyfishin për 3-4 persona; trefishin për 5 e mbi pesë persona. Në rast se kryefamiljari nuk ka të ardhura kaq të larta, mund ti shtohen të ardhurave të tij edhe ato të gruas edhe të fëmijëve (në se ata punojnë);

g)familja duhet të ketë një banesë të përshtatëshme, sipas rregullave të vendosura nga ligji i rrethit për banesat popullore. Në Lombardi për një familje prej 1 ose 2 personash konsiderohet e përshtatëshme një banesë me një dhomë (dhe një banjo); një familje prej 3 personash duhet të ketë të paktën dy dhoma të banueshme, një familje prej 4-5 personash të paktën 3 dhoma të banueshme; një familje prej 9 o më tepër personash të paktën 6 dhoma.

Page 4: CARTA DI SOGGIORNO UDHEZUES - Progetto Integrazione · Eshtë një dokument që i lejon qytetarëve të huaj që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Europian, të jetojnë në territorin

situata 3:

situata 4:

Kujdes !nBashkëshortët mund të zgjedhin se si të paraqisin kërkesën për Carta di Soggiorno, së

bashku (si familje), ose secili për vete si punonjës. Por në rast se nkanë fëmijë të mitur që jetojnë në Itali, prindi që i ka në ngarkim në Permesso di

Soggorno, kur kërkon Carta di Soggiorno, duhet ta kërkojë edhe për ata (me përjashtim të rastit kur fëmijët e kanë marrë Carta di Soggiorno me prindin tjetër).

nNë rastin kur gjithë familja është në Itali, duhen paraqitur të ardhura të mjaftueshme për të gjithë familjen, edhe kur kërkesën për Carta di Soggiorno e bën vetëm njëri nga bashkëshortët.

Bashkëshort/e ose fëmijë të mitur të huaj që vijnë në Itali për bashkim familjar dhe kryefamiljari ka marrë Carta di Soggiorno

Situata është e ngjashme me atë më sipër, në këtë rast Carta di Soggiorno mund te lëshohet menjëherë këtyre familjarëve, pa pasur nevojë të kërkojnë permesso di soggiorno. Qëndrimi i tyre në Itali është i lidhur me kryefamiljarin (me përjashtim të rasteve të veçanta të lidhura me rendin publik). Nga ana tjetër mund të jetë e vështirë të pregatiten të gjitha dokumentat e nevojshëme për Carta di Soggiorno në pak (tetë) ditë pas hyrjes në Itali. Për këtë arsye shpesh kërkesa e parë bëhet për një permesso per famiglia, dhe kur pregatiten të gjitha dokumentat kërkohet Carta di Soggiorno, duke ndjekur proçedurën e situatës 2 (shih titullin e mësipërm "Si ta kërkosh").

familjar jo komunitar i një qytetari italian ose komunitar Në këtë rast vlejnë rregullat mbi qëndrimin e qytetarëve të Komunitetit Europian, sipas Dekretit të Presidentit të Republikës kanë të drejtë për Carta di Soggiorno të parashikuar për komunitarët, jo vetëm bashkëshorti dhe fëmijët e mitur dhe prindërit e kryefamiljarit, por edhe prindërit dhe fëmijët e bashkëshortit, edhe pjesëtarët e tjerë që bashkëjetojnë me ta dhe janë në ngarkim të kryefamiljarit, bashkëshortes ose prindërve, pavarësisht nga kombësia e tyre.Pra për familjarët jo komunitarë të një qytetari komunitar që jeton edhe punon në Itali, parashikohet fillimisht një "Carta di Soggiorno" për 5 vjet; dhe pas 5 vjetësh (dhe jo 6), Carta di Soggiorno përsëritet me kohë të pakufizuar. Të njëjtin trajtim kanë edhe familjarët jo komunitarë të qytetarit italian rezident në Itali. Edhe në këtë rast kushtet për të kërkuar Carta di Soggiorno janë:a)të mos jesh dënuar dhe të mos kesh proçese në vazhdim për shkeljet ligjore që ligji

italian parashikon arrestin (artikulli 380 dhe 381 i Kodit Penal);b)të mos konsiderohesh i rrezikshëm për rendin dhe sigurimin publik;c)të kesh të ardhura të mjaftueshme personale ose të kryefamiljarit (shih paragrafin e

mësipëm për vlerën e të ardhurave).Nuk kërkohet dokument lidhur me kushtet e banimit.

Page 5: CARTA DI SOGGIORNO UDHEZUES - Progetto Integrazione · Eshtë një dokument që i lejon qytetarëve të huaj që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Europian, të jetojnë në territorin

Për të kërkuar Carta di Soggiorno është e nevojshme të paraqitet kërkesa në zyrën e emigracionit-Ufficio Immigrazione- të Kuesturës ku jeni rezident, (në Milano edhe pranë Komisariteve të Policisë së zonës). Modularët për kërkesën tërhiqen pranë këtyre zyrave.

Theksohet që mund të kërkohet Carta di Soggiorno pa pritur skadimin e Permesso di Soggiorno, në bazë të vendimit të Ministrisë së Brëndeshme (Ministero dell'interno, Circolare 300/C/2001/355/P/12.214.9/1 DIV., 04/04/2001). Këshillohet kjo kërkesë, kur permesso është akoma e vlefshme, sepse koha për lëshimin e Carta di Soggiorno në përgjithësi është e gjatë.

Në kërkesë duhen treguar:ngjeneraliteti i personit që kërkon Carta di Soggiorno (emër, mbiemër, datëlindjen, vëndlindjen,);

edhe gjeneralitetet e bashkëshortit ose prindit, në rastin kur Carta di Soggiorno kërkohet për bashkëshortin/ten tjetër ose për fëmijën e mitur;

nvëndi i rezidencës në momentin e kërkesës;nvëndi ose vëndet e banimit në 6 vjetët e fundit;nvlera e të ardhurave vjetore dhe prejardhja e tyre.

Natyrisht, kur kërkohet Carta di Soggiorno si familjar i nje punonjësi të huaj ose komunitar, ose italian, nuk janë të rëndësishme të dhënat përsa i përket banimit në vitet e fundit për këtë familjar. Gjithashtu edhe të ardhurat mund të garantohen nga kryefamiljari. Nuk duhet të paraqiten të ardhurat e fëmijës së mitur, kur ai nuk punon. Nëqoftëse bashkëshorti/tja dhe fëmija i mitur kanë hyrë në Itali më vonë, nuk është e nevojshme të paraqitet ku kanë jetuar vitet e fundit (Ministero dell'Interno, Circolare 300/C/2001/355/P/12.214.9/1 DIV., 04/04/2001 e Decreto Presidente della Repubblica 394/99 "Regolamento di attuazione del Testo Unico", articolo 16, comma 4).

Së bashku me kërkesën duhet të paraqiten dokumentat e mëposhtëm:1.kopja e pashaportës (ose të një dokumenti ekuivalent) të personit dhe të familjarëve për të cilët

kërkohet Carta di Soggiorno, ku rezulton kombësia, datlindja dhe vëndlindja;2.çertifikata e penalitetit "Casellario giudiziale" dhe çertifikata që nuk ke proçes të hapur "carichi

pendenti"; këto çertifikata merren pranë Gjykatës së qytetit kryesor të provincës ku banon;3.4 fotografi për dokument për secilin nga kërkuesit;4.një pullë monopoli me vlerë euro 10,33 (përjashtohen qytetarër komunitarë dhe qytetarët jo

komunitarë familjarë të italianëve ose komunitarëve, për arësye se dokumentat në lidhje me soggiorno dhe çertifikatat e tyre duhet të lëshohen falas sipas artikullit 7 - articolo 7 del Decreto del Presidente della Repubblica n.54/2002).

Duhet të paraqiten dokumenta të tjera sipas situatës specifike.

Dokumenta të tjera që duhet të paraqiten në rast se kërkohet Carta di Soggiorno në situatën 1, 2 o 35.kopia e deklaratës për të ardhurat (CUD, o modello 730, o Unico) për vitin e kaluar.

Si kërkohet?

situatën 1, 2 e 3:

Page 6: CARTA DI SOGGIORNO UDHEZUES - Progetto Integrazione · Eshtë një dokument që i lejon qytetarëve të huaj që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Europian, të jetojnë në territorin

situata 4:

Nëqoftëse ka edhe familjarë të tjerë, ose të ardhurat e kryefamiljarit nuk janë të mjaftueshme, duhet të paraqitet edhe deklarata e të ardhurave të familjarëve të tjerë që jetojnë bashkë;

6.dokumentacioni nga i cili rezulton që egziston një aktivitet pune i rregullt në vazhdim : nnë rast se keni një punësi të varur (dipendent): deklarata e punëdhënësit dhe kopia e pagesës së

rrogës së muajit të fundit (për colf, pagesa e kontributit të pensionit); nnë rast se punoni në mënyrë të pavarur (autonome): dokumentat që provojnë egzistencën e një

aktiviteti të rregullt. Ky dokumentacion ndryshon sipas rastit (shembull: çetrifikata e rregjistrimit në dhomën e Tregëtis; në rregjistrin e profesioneve; partita IVA; kontrata, detyra të caktuara etj.).

Kur Carta di Soggiorno kërkohet edhe për bashkëshortin/ten ose për fëmijët e mitur, duhet të shtoni:

7.dokumentin që banesa hyn në parametrat e përcaktuar nga ligji i rrethit përsa i përket kushteve të banimit dhe është i përshtatshëm për numrin e personave që kërkojnë Carta di Soggiorno; kjo çertifikatë merret nga zyra teknike e Komunës së rezidencës ose nga ASL; nuk kërkohet ky dokument kur kërkohet Carta di Soggiorno vetëm për personin (Ministero dell'interno, Circolare 300/C/2001/355/P/12.214.9/1 DIV., 04/04/2001);

8.dokumenti që tregon lidhjen familjare dhe përbërjen e familjes: çerifikata e martesës, çertifikata e lindjes së fëmijëve, gjëndja familjare etj.(kur këto dokumenta lëshohen nga një administratë shtetërore e huaj, duhet të jenë të përkthyera dhe të legalizuara nga Konsullata ose Ambasada italiane në vëndin ku është lëshuar çertifikata).

Dokumenta të tjera që duhet të paraqiten kur kërkohet Carta di Soggiorno në situatën 45.dokumenti që tregon lidhjen familjare dhe përbërjen e familjes: çerifikata e martesës, çertifikata e

lindjes së fëmijëve, gjëndja familjare etj. (kur këto dokumenta lëshohen nga një administratë shtetërore e huaj, duhet të jenë të përkthyera dhe të legalizuara nga Konsullata ose Ambasada italiane në vëndin ku është lëshuar çertifikata);

6.dokumenti lidhur me gjëndjen familjare; 7.kopia e deklaratës së fundit të të ardhurave personale ose të personit që mban kërkuesin e

Carta di Soggiorno.

Kujdes nKuesturat mund të kërkojnë edhe dokumenta te tjera;nsipas ligjit personat që jetojnë në mënyrë të rregullt në Itali, mund të paraqisin "autocertificazioni"

(domethënë një deklaratë të lëshuar nga vetë personi), në vënd të pjesës më të madhe të çetifikatave të lëshuara nga administrata italiane: mund të vetëdeklarohen rezidenca, gjëndja familjare.

Kur paraqitet kërkesa, Kuestura lëshon një riçevutë, ku tregohet edhe data e tërheqjes së Carta di Soggiorno. Kjo riçevutë nuk zëvëndëson Carta di Soggiorno. Në pritje të lëshimit të Carta di Soggiorno, qytetari i huaj mban Permesso di Soggiorno.

Page 7: CARTA DI SOGGIORNO UDHEZUES - Progetto Integrazione · Eshtë një dokument që i lejon qytetarëve të huaj që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Europian, të jetojnë në territorin

Në bazë të ligjit, Carta di Soggiorno duhet të lëshohet brënda 90 ditëve nga data e kërkesës, kur përmbushen gjithë kushtet e parashikuara.

Për sa ditë merret Carta di Soggiorno?

Edhe se është një dokument pa skadencë, Carta di Soggiorno duhet të përsëritet (vidimata) çdo 10 vjet (sipas udhezimit te tanishem); mbi "vidimazione" nuk ka akoma udhëzime.

Carta di Soggiorno duhet përsëritur? Pas sa kohe?

Carta di Soggiorno refuzohet kur mungojnë një ose më tepër nga kushtet ose dokumentat. Kur Carta di Soggiorno është lëshuar, Kuestura mund ta tërheqë (anullojë), kur qytetari i huaj dënohet, edhe se jo në mënyrë përfundimtare për një nga krimet e parashikuara në artikujt 380 e 381 të Kodit të Proçedurës Penale, me përjashtim të rastit kur i huaji reabilitohet.

Në rastin e refuzimit ose anullimit të Carta di Soggiorno, nëqoftëse ju mendoni se Kuestura ka marrë një vendim të padrejtë ose jo korrekt është e mundur të bëhet ankimi tek Gjykata Administrative e Rrethit (TAR Tribunale Amministrativo Regionale), brënda 60 ditëve nga dekreti i refuzimit ose anullimit. Eshtë e nevojshme ti drejtoheni një avokati.

Kur mund të refuzohet ose të tërhiqet ? Si duhet të veprojmë në këtë rast ?

Page 8: CARTA DI SOGGIORNO UDHEZUES - Progetto Integrazione · Eshtë një dokument që i lejon qytetarëve të huaj që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Europian, të jetojnë në territorin

Çfarë ndodh kur..

… qytetari i huaj ka Permesso di Soggiorno pë punë me kohë të kufizuar (tempo determinato) dhe kërkon Carta di Soggiorno? Nuk mund të marrë Carta di Soggiorno -n. (Ministero dell'interno, Circolare 300/C/2001/355/P/12.214.9/1 DIV., 04/04/2001).

… kur qytetari i huaj ka pasur në 6 vjetët e fundit, Permesso di Soggiorno që nuk mund të përsëritet? Për të marrë Carta di Soggiorno, duhet të keni në momentin e kërkesës një permesso që mund të përsëritet një numër të pakufizuar (për familje, punë të varur ose të pavarur me kohë të pakufizuar). Nuk ka rëndësi fakti në se më parë qytetari i huaj ka pasur tipe të tjera të Permesso di Soggiorno, kusht i domosdoshëm është të ketë pasur gjithmonë qëndrim të rregullt (regolare). (Ministero dell'interno, Circolare 300/C/2002/1281/P.12.214.9/1 DIV., 03/06/2002).

… në rastin e një çifti që nuk ka lidhur kurorë (famiglie di fatto)? Qytetari/ja i huaj me Carta di Soggiorno nuk mund ta kërkojë për partneren/in(personin që bashkëjeton) kur nuk janë të martuar. Partneri/ja mund ta kërkojë personalisht për motiv pune (situazione 1). Ndërsa prindi mund ta kërkojë Carta di Soggiorno edhe për fëmijët e mitur, edhe kur kanë lindur jashtë martesës.Kur fëmija jeton në Itali dhe ka Carta di Soggiorno, është e mundur për prindin tjetër të marrë një Permesso di Soggiorno me motiv "ricongiungimento al figlio"; nuk është e qartë në se egziston mundësia të kërkohet Carta di Soggiorno si prind i një fëmije të mitur me Carta di Soggiorno.

…në rast se keni Carta di Soggiorno dhe humbisni punën, ju lindin fëmijë të tjerë, familja nuk ka më të ardhurat ose banesën e mjaftueshme sipas numrit të familjarëve?Ligji përcakton si motiv për anullimin e Carta di Soggiorno vetëm në rastin e dënimit për krimet e parashikuara në artikujt 380 e 381 të Kodit të Proçedurës Penale. .

Tekst i përpunuar në 15.7.2003. Janë të mundëshme ndryshime me hyrjen në fuqi të Regolamento di attuazione della legge 189/2002.(rregullorja e vënjes në zbatim të ligjit 189/2002). Ndryshime të mundëshme mund ti gjeni tek siti www.famiglia.regione.lombardia.it.