38
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT Programi Parashkollor PUNIM DIPLOME Tema: Integrimi i nxënësve me pengesa në të folur në sistemin e rregullt arsimor në vitin 2018/2019 Mentori: Kandidatja: Prof. Dr.Ass.Shefqet Mulliqi Merita Zllanoga Gjakovë, 2019

PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

  • Upload
    others

  • View
    79

  • Download
    11

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

Programi Parashkollor

PUNIM DIPLOME

Tema: Integrimi i nxënësve me pengesa në të folur në sistemin e

rregullt arsimor në vitin 2018/2019

Mentori: Kandidatja:

Prof. Dr.Ass.Shefqet Mulliqi Merita Zllanoga

Gjakovë, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

Ky punim u mbrojt më ____/____/________ para komisionit vlerësues në

përbërje

1. _______________________________ Udhëheqës kryesor

2. _______________________________ Kryetar

3. _______________________________ Anëtar

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues

1. _________________________________

2. _________________________________

3. _________________________________

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën _______(__________)

Page 3: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

3

Falënderimet

Shtjellimi dhe realizimi i kësaj teme do të ishte i pamundur pa përkrahjen dhe mbështetjen e

personave të shënuar më poshtë.

Fillimisht dua të falënderoj gjithë stafin profesional të profesorëve të Fakultetit të Edukimit

në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” për kontributin dhe angazhimin e palodhshëm

gjatë këtyre viteve të studimit, kam bindjen se do vazhdojnë edhe më fuqishëm me punën e

tyre për gjeneratat që do të vijnë.

Falënderim, mirënjohje dhe respekt për mentorin e temës Prof. Dr.Ass.Shefqet Mulliqi, për

këshillat e vyera dhe gatishmërinë e tij ndaj meje, për inkurajimin që më ka dhënë në

realizimin e këtij objektivi të rëndësishëm që i kisha përcaktuar vetës.

Falënderim të posaçëm për shoqërinë dhe kolegët e fakultetit!

Së fundi, por jo për nga rëndësia, falënderoj familjen time të cilët më mbështeten gjatë kohës

së studimeve moralisht dhe financiarisht. I falënderoj për durimin dhe mirëkuptimin që kanë

dëshmuar si gjatë këtyre viteve dhe posaçërisht kohët e fundit, kur po merresha me hartimin e

punimit.

Page 4: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

4

Përmbajtja

Falënderimet .......................................................................................................................... III

Abstrakt ................................................................................................................................. VI

Lektyrimi ............................................................................................................................. VII

Hyrje .................................................................................................................................... VIII

1. Objekti i hulumtimit ........................................................................................................... 9

2. Qëllimi, Detyrat (Objektivat) e hulumtimit .................................................................... 10

3. Hipotezat themelore .......................................................................................................... 10

4. Metoda dhe teknikat hulumtuese .................................................................................... 11

KAPITULLI I ........................................................................................................................ 12

1. TË FOLURIT DHE GJUHA E FËMIJËVE .................................................................. 12

1.1. Çrregullimet e të folurit tek fëmijët ............................................................................. 12

1.2 Çrregullimet në artikulim ............................................................................................. 15

1.3 Shkaktarët e çrregullimeve në artikulim ...................................................................... 16

1.3.1 Roli i trashëgimisë tek çrregullimet në artikulim ..................................................... 16

1.3.2 Çrregullimet e rrjedhshmërisë – Belbëzimi .............................................................. 17

1.3.3 Karakteristikat e sjelljes verbale ................................................................................ 18

1.3.4 Karakteristikat e sjelljes joverbale ............................................................................. 18

1.3.5 Roli i trashëgimisë ........................................................................................................ 18

1.4 Dëgjimi ............................................................................................................................. 19

KAPITULLI II ...................................................................................................................... 21

2. MEKANIZMI BIOLOGJIK I TË FOLURIT ................................................................ 21

2.1 Llojet e dëmtimeve në të folur ........................................................................................ 21

2.1.1 Të folurit e pazhvilluar (alalia) ................................................................................... 22

2.1.2 Përsëritja e fjalëve dhe shprehjeve ............................................................................. 22

2.1.3 Të folurit në hundë (Rinolalia).................................................................................... 23

2.1.4 Belbëzimi ....................................................................................................................... 23

Page 5: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

5

KAPITULLI III ..................................................................................................................... 24

3. IMPLEMENTIMI EDUKATIV ...................................................................................... 24

3.1 Tretmani pedagogjik i personave me pengesa në të folur ........................................... 24

3.1.1 Identifikimi ................................................................................................................... 24

3.1.2 Disa nga shenjat që mund te vërehen nga mësimdhënësit ....................................... 24

3.1.3 Si të veprojmë kur fëmija ka pengesa në të folur ...................................................... 25

3.2 Sqarime ............................................................................................................................ 25

KAPITULLI IV ..................................................................................................................... 26

4. Tabela e numrit të nxënësve me dëmtime në të folur në 4 shkollat .............................. 26

4.1 REZULTATET E HULUMTIMIT ............................................................................... 27

4.2 Shkolla fillore “Bekim Sylka” Rahovec ........................................................................ 27

4.3. Shkolla fillore “Isa Boletini” Rahovec.......................................................................... 28

4.4 Shkolla fillore “Gëzim Hamza”-piktori- Rahovec ....................................................... 29

4.5. Shkolla fillore “7 Shtatori”-Rahovec ............................................................................ 30

Përfundimi ............................................................................................................................. 31

Rekomandimet....................................................................................................................... 32

LITERATURA ...................................................................................................................... 33

Burimet nga Interneti ........................................................................................................... 34

SHTOJCË .............................................................................................................................. 35

PYTËSORI..............................................................................................................................37

Page 6: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

6

Abstrakt

Qëllimi i këtij hulumtimi ishte identifikimi i nxënësve me dëmtime në të folur në Komunën e

Rahovecit.Në këtë hulumtim kampërfshirë katër shkolla fillore.

Po ashtu,gjatë realizimit të mësimit praktik në shkolla kam vërejtur se ka nxënës që kanë

dëmtime në të folur që janë të diagnostifikuar,si dhe ka të atillë që nuk janë të diagnostifikuar,

nxënës të cilët nuk arrijnë të përvetësojnë njohuritë e mjaftushme për lëndët shkollore për

shkak të vështirësive që mund të hasin.

Me këta nxënës duhet të kemi një kujdes më të madh,duke pasur parasysh që nxënësit me

probleme më të mëdha në të folur kërkojnë përkushtim më të madh në detyra të caktuara.

Fjalët kyçe: Bashkëbisedimi-vizita-njohja-identifikimi-diagnostifikuar.

Page 7: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

7

Lektyrimi

Page 8: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

8

Hyrje

Të folurit është proces që mund të thuhet se mësohet nga ndërveprimi i fëmijës me të rriturin

që kujdeset për të, si prindërit apo kujdestari i fëmijës. Janë disa elemente të cilat nevojiten

për ta mësuar fëmija gjuhën që do ta flas, si p. sh. kontakti i hershëm me tinguj dhe ushtrimi i

shprehive gjuhësore. Si çdo fushë tjetër edhe zhvillimi gjuhësor ndodh vetvetiu. Mirëpo

gjithashtu ndikohet nga faktorët gjenetikë në mënyrën e mirërritjes dhe në stilin e jetës të cilët

mund të nxisin dhe të përshpejtojnë procesin gjuhësor ashtu sikurse edhe mund të pengojnë

apo të ngadalësojnë atë që mund të ndikoj deri në çrregullime gjuhësore.

Për çrregullimet e të folurit janë marrë shumë shkencëtar të cilët synojnë që të elaborojnë se

në çfarë kalon procesi i çrregullimeve në të folurit. Patjetër që duhet të jenë faktorët që

ndikojnë në shfaqjen e rasteve të tilla mirëpo a ndikon faktori gjenetik apo mund të ndikojnë

edhe faktorët tjerë, do të jetë një çështje që do të shtjellohen në vazhdim në atë se çfarë kanë

thënë të tjerët për këtë.

Të folurit tek njeriu zhvillohet për një kohë mjaft të gjatë dhe fillon që nga qarja e parë-lindje

dhe zgjat deri në moshën 6 vjeç,ku personi e përvetëson të folurit e rrethit ku jeton, por

zhvillimi i të folurit zgjatë tërë jetën duke përvetësuar e zgjeruar fjalorin me fjalë e shprehje

të reja dhe duke mësuar gjuhë të huaja.

Tek disa, të folurit fillon që nga mosha 6-8 muaj dhe gradualisht përvetëson fjalë të reja,por

edhe tek disa fëmijë mund edhe të vonohet.

Duke u nisur nga fakti se njerëzimi është një “tufë lulesh” me talent e me ngecje të ndryshme,

ne si mësimdhënës dhe si çdo mësimdhënës tjetër i mirëfilltë që dëshiron suksesin e arritjes

së lartë.

Problematika e të folurit dhe dëgjuarit nuk është sëmundje, është problem i cili zgjidhet,dhe

zgjidhja arrihet atëherë kur vullneti tek ne është prezent dhe ekziston korrelacioni i fuqishëm

në mes:

Prindër Mësues Fëmijë

Prindërit në lidhje me çështjen e fëmijës duhet të jenë sa më të drejtpërdrejt,duke paraqitur

tek mësuesja kartonin komulativ i cili përmban të dhënat gjenerale që nga lindja e tij, duke i

përfshirë problematikën e fëmijës në të folur-dëgjuar.

Page 9: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

9

Prandaj secila qenie njerëzore që vjen në këtë botë ka nevojë për përkujdesje,duke filluar nga

familja e deri te shoqëria.

Kujdesi i familjes ndaj fëmijës e bën atë që të ndriçoj dukshëm dhe të përparoj duke

eliminuar problematikat e tyre.

1. Objekti i hulumtimit

Gjatë këtij hulumtimi do të shtjellohen problemet të të folurit të nxënësve në shkollat e

rregullta fillore përafërsisht katër shkolla:

• Shkolla fillore “Isa Boletini”

• Shkolla fillore “Bekim Sylka”

• Shkolla fillore “7 Shtatori”

• Shkolla fillore “Gëzim Hamza-Piktori”

Situatën e tyre do të mundohem ta paraqes në gjurmimin tim gjithnjë duke bërë fjalë për

numrin e tyre,gjininë,shenjavetëpara të lehta, të cilat paraqiten si simptome

parësore,prezencën e dëmtimeve të rënda(në rast se ka të atilla).

Nga pamundësia për të hulumtuar në të gjitha shkollat,për të realizuar këtë hulumtim kam

marr katër shkolla në komunën e Rahovecit.

Gjatë këtij hulumtimi me gjithë iniciativën dhe vullnetin e duhur kamë zbatuar qëllimin dhe

detyrat e parashtruara më poshtë:

− Vizitën në secilën prej këtyre shkollave të lartpërmendura;

− Konsultimet me kompetentët e lartë (drejtorin,zv. drejtorin, mësueset);

− Marrjen e numrit të nxënësve të përgjithshëm;

− Marrjen e numrit të nxënësve me pengesa në të folur;

− Klasifikimin e tyre sipas gjinisë;

− Të diagnostifikuar dhe të padiagnostifikuar.

Page 10: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

10

2. Qëllimi, Detyrat (Objektivat) e hulumtimit

Meqë tema të cilën e kam zgjedhur për hulumtim ka të bëjë me frekuentimin e nxënësve me

dëmtimet në të folur në shkollat fillore,nga kjo dalin qëllimet dhe detyrat.

Si qëllim kryesor i këtij hulumtimi është:

Gjetja, identifikimi i nxënësve me dëmtime në të folur,përfshirja e këtyre nxënësve në

shkollat fillore si dhe qasja ndaj këtyre nxënësve në shkollat tona.

Duke u bazuar në qëllimin e hulumtimit.

Dhe duke pasur parasysh identifikimin sa më të drejtë të këtyre nxënësve(me dëmtime në të

folur) është dashur të parashtrohen detyrat si:

• Që brenda çdo klase të dihet numri i nxënësve që kanë pengesa në të folur.

• Gjithashtu të dihet se sa prej tyre janë meshkuj dhe sa femra.

• Të shikohet tretmani pedagogjik(çfarë metoda apo teknika mësimore përdorin

mësimdhënësit) ndaj nxënësve me dëmtime në të folur (nëse ka të atillë brenda klasës)

dhe si trajtohen ata.

• Çfarë lloje të dëmtimeve në të folur janë prezent tek këta nxënës,diagnostifikimi (nëse

janë të diagnostifikuar) dhe lloji i sëmundjes së të folurit.

3. Hipotezat themelore

Duke pasur parasysh temën e hulumtimit me një bazë të veçantë në qëllimin dhe detyrat e

hulumtimit kamë parashtruar dy hipoteza themelore:

• H1: Supozojmë që nxënësit me pengesa në të folur dhe dëgjuar nuk kanë tretman

profesional në sistem arsimor në Kosovë.

• H2: Supozojmë se dy llojet e dëmtimeve në të folur janë më së shumti prezent në

mesin e këtyre nxënësve(belbëzimi dhe ngecja në të folur),(të folurit e shpejtë dhe të

folurit e ngadalësuarit).

Page 11: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

11

4. Metoda dhe teknikat hulumtuese

Gjatë këtij hulumtimi kamë përdorur disa metoda për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave

si:

A.Metoda e bisedës është metodë metodologjike-hulumtuese e cila shërben për mbledhjen e

fakteve dhe të dhënave lidhur me dukurinë apo problemin e caktuar,në rastin tonë e kemi

përdorur përmbledhjen e fakteve ku gjatë bisedave kemi marrë të dhëna përkatëse me

problemin në fjalë.

B.Metoda krahasuese-është gjithashtu metodë hulumtuese, e cila i shërben hulumtuesit gjatë

hulumtimit.Në hulumtimin tim në këtë metodë e kam përdorur për krahasimin në mes

femrave dhe meshkujve,diagnostifikimit dhe jodiagnostifikimit të nxënësve me dëmtime në të

folur.

C.Metoda përshkruese-është përdorur për arsye të përshkrimit të ngjarjeve dhe rrjedhave

gjatë hulumtimit,në rastin tim kam përshkruar tretmanin pedagogjik,trajtimin e nxënësve me

dëmtime në të folur nga ana e mësimdhënësve, shokëve etj.

D.Metodat Statistikore-meqë hulumtimi tregon për numrin e nxënësve me dëmtime në të

folur në shkollat e rregullta fillore,më është dashur edhe metoda statistikore ku përmes kësaj

metode kam paraqitur të dhëna në grafikone,diagrame,tabela,ku kam përdorur numra në

lidhje me atë se sa nxënës kanë lloje të ndryshme të dëmtimeve në të folur,ku është gjetur

edhe përqindja e tyre.

Teknikat e Hulumtimit

Si teknikë e hulumtimit kam përdorur intervistimin(intervistën),

A. Intervista- janë përdorur intervistat e pastrukturuara,të cilat konsistojnë në një interaksion

të lirë që nuk do të thotë se i intervistuari duhet të koncentrohet në ndjekje me saktësi të

pyetjeve të parashtruara,të intervistuarit kanë treguar vetë në lidhje me problemete tyre.1

1Bekteshi, 2004.

Page 12: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

12

KAPITULLI I

1. TË FOLURIT DHE GJUHA E FËMIJËVE

1.1. Çrregullimet e të folurit tek fëmijët

Kjo temë është sfondi i punimit tim, ku dhe shumë studime janë bërë në lidhje me të. Në këtë

punim do të diskutojmë shkurtimisht për çrregullimet kryesore që janë të përgjithshme, pasi

ka disa vështirësi të ndryshme specifike.

Shumica e fëmijëve e mësojnë gjuhën në një mënyrë sa më të lehtë, ata përmirësohen pa

problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve

gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë disa procese të tjera të

mësimit të gjuhës kanë nevojë për më shumë përpjekje dhe madje edhe për ndihmë shtesë të

specializuar. Vështirësitë kryesisht ndodhin si në mësimin e gjuhës dhe në përdorimin e

sistemit gjuhësor për të komunikuar.

Vështirësitë në të folurit e fëmijëve identifikohen atëherë kur fëmija ka problem në

përmirësimin e zhvillimit gjuhësor. Vështirësitë e gjuhës dhe të komunikimit ndodhin për një

sërë arsyesh, për shembull aftësi të kufizuara fizike, si humbja e dëgjimit, përvojat e hershme

gjuhësore ose si pjesë e vështirësive të përgjithshme në mësim dhe funksionet njohëse.

Siç theksuan Dockrel & Messer (2010, 40), këto terma përfshijnë afazinë zhvillimore,

mangësitë specifike të gjuhës dhe çrregullimet zhvillimore të gjuhës, mangësitë specifike në

gjuhë ose vështirësitë në gjetjen e fjalëve. Për fat të keq, ekzistojnë pak konsensuse për

terminologjinë e duhur në këtë fushë. Në këtë punim do të përdorim fëmijët me vështirësi në

të folur për t'i përshkruar fëmijët me vështirësi themelore .2

Ekzistojnë dallime të mëdha në zhvillimin e të folurit të caktuar. Është vërejtur se zhvillimi i

të folurit e përjashton ngecjen shpirtërore të fëmijës, mirëpo është shumë me rëndësi të dihet

2Dockrel & Messer 2010: 40

Page 13: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

13

se vonesa në të folur nuk duhet patjetër të nënkuptojë edhe vonesën në zhvillimin e

inteligjencës. Te fëmijët femra të folurit zhvillohet paksa më shpejtë se te fëmijët meshkuj .3

Justice (2006: 25) theksoi se të folurit është normal kur jemi në gjendje të përdorim atë për të

përkthyer mendimet tona me saktësi në gjuhë që njerëzit e tjerë ta dëgjojnë. Ne duam që të

folurit tonë të jetë i pastër dhe i rrjedhshëm që të shërbej për këtë qëllim. Të folurit që nuk

është i qartë dhe i rrjedhshëm është pengesë për të shpërndarë gjuhën dhe mund të tregoj

prezencën e një çrregullimi në të folur. Një njeri mund të ketë çrregullime në të folur dhe

ende të ketë gjuhë të shkëlqyeshme dhe aftësi në komunikim meqë të folurit është vetë proces

i dallueshëm nga komunikimi dhe gjuha.

Të folurit është një proces që fillon që nga të qarat e para pas lindjes së fëmijës dhe ngadal

fillon të zhvillohet në periudhën e fëmijërisë së hershme. Ku gjatë kësaj periudhe fëmija

fillon të lëshojë tinguj ndërsa në moshën 12 muajshe fëmija fillon fjalët e para.

Për të folurit Sadeta Zecic, Ardita Devolli, Edin Mujkanovic (2008, fq.48)-theksuan që

fëmija ta zotëroj të folurit, duhet të ekzistojë bazë e organeve për zhvillimin e të folurit,

ndërkaq kjo para së gjithash të ketë të zhvilluar mirë shqisën e të dëgjuarit, inteligjencën

normale, motoriken e të folurit, injektimin me zë të tingujve, dallimin mes disa tingujve dhe

aftësitë gjuhësore.

Për të folurit janë marrë ekspert të shumtë të cilët kanë dhënë përkufizime të ndryshme rreth

procesit të zhvillimit të të folurit.

Justice (2006, fq.25) “theksoi që të folurit është mjet prezantues për shpërndarjen e gjuhës.

Gjuha nuk varet në të folur, sepse gjuha mund të shpërndahet me mjete të tjera (të shkruarit,

gjuha e shenjave) ose mund të mbahet për vete si mjet për të menduar. Megjithatë të folurit

është e varur nga gjuha, të folurit është mjet për gjuhë. Pa gjuhën të folurit do të ishte një varg

i murmurimave dhe rënkimeve. Gjuha i jep të folurit kuptimin.

Gjatë viteve të para të jetës mund të identifikohet nëse të folurit nuk është duke u zhvilluar

ashtu siç pritet të jetë. Pasi që procesin e të folurit mund ta përcjellin pengesa të ndryshme që

ka raste janë të përkohshme mirëpo ka edhe prej atyre rasteve që mund ta përcjell individin

ndonjë çrregullim i të folurit gjatë gjithë jetës.

3Zecic, Devolli & Mujkanovic, 2008

Page 14: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

14

Atëherë Sadeta Zecic, Ardita Devolli, Edin Mujkanovic (2008, fq.51) shpjeguan që ekzistojnë

dallime të mëdha në zhvillimin e të folurit të caktuar. Është vërejtur se zhvillimi i të folurit e

përjashton ngecjen shpirtërore të fëmijës, mirëpo është shumë me rëndësi të dihet se vonesa

në të folur nuk duhet patjetër të nënkuptojë edhe vonesën në zhvillimin e inteligjencës. Te

fëmijët femra të folurit zhvillohet paksa më shpejtë se te fëmijët meshkuj.

Për procesin normal të të folurit Justice (2006, fq.25) theksoi se të folurit është normal kur

jemi në gjendje të përdorim atë për të përkthyer mendimet tona me saktësi në gjuhë që

njerëzit e tjerë ta dëgjojnë. Ne duam që të folurit tonë të jetë i pastër dhe i rrjedhshëm që të

shërbej për këtë qëllim. Të folurit që nuk është i qartë dhe i rrjedhshëm është pengesë për të

shpërndarë gjuhën dhe mund të tregoj prezencën e një çrregullimi në të folur. Një njeri mund

të ketë çrregullime në të folur dhe ende të ketë gjuhë të shkëlqyeshme dhe aftësi në

komunikim meqë të folurit është vetë proces i dallueshëm nga komunikimi dhe gjuha.

Nga ky përkufizim nënkuptohet se të folurit ka mundësi që ta përcjellin çrregullime të

ndryshme, ka prej tyre që janë më të dukshme, mirëpo ka edhe prej tyre që individi mund të

mos përcillet me ndonjë vështirësi që do ta pengonin në veprimtaritë të ndryshme që individi

ballafaqohet gjatë jetës. Identifikimi i hershëm dhe trajtimi nga specialist apo personat

kompetent në lëmin e të folurit do të ishte një ndihmës për përmirësimin e çrregullimeve në të

folur.

Ndër çrregullimet më të shpeshta e të folurit janë:

• Çrregullimet në artikulim

• Çrregullimet e rrjedhshmërisë - Belbëzimi

• Afazia

•Autzmi

Page 15: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

15

1.2 Çrregullimet në artikulim

Artikulimi është mënyra e të shprehurit të tingujve gjatë procesit të të folurit.

Në një modul trajnimi për Save the children (2017), Dhamo theksoi se nëse fëmija nuk arrin

të prodhojë tinguj normal dhe të artikulojë fjalë të kuptueshme nga dëgjuesi në të njëjtën kohë

me bashkëmoshatarët besohet që ka çrregullime në artikulim. Ato manifestohen në trajtën e

paaftësisë për të kuptuar dhe prodhuar atë që kuptojnë dhe arrijnë të prodhojnë shumë mirë

bashkëmoshatarët rreth tij. Çrregullimet e tilla mund të jenë të rënda (kur ka gabime në

prodhimin e tingujve), por mund të jenë edhe të lehta, me fare pak gabime.

Sipas një artikulli nga ASHAçrregullimet e zërit të fjalës mund të ndikojnë në formën e

tingujve të fjalës ose funksionin e tingujve të fjalës brenda një gjuhe. Çrregullimet që

ndikojnë në formën e tingujve të fjalës tradicionalisht janë referuar si çrregullime të

artikulimit dhe janë të lidhura me strukturën dhe me vështirësi në motor. Çrregullime të

tingullit të fjalës që ndikojnë në mënyrën e funksionimit të tingujve të fjalës (fonemat) brenda

një gjuhe tradicionalisht janë referuar si çrregullime fonologjike; ato rezultojnë nga dëmtimet

në përfaqësimin fonologjik të tingujve të fjalës dhe segmenteve të të folurit - sistemi që

gjeneron dhe përdor foneme dhe rregulla dhe modele foneme brenda kontekstit të gjuhës së

folur. Procesi i perceptimit dhe manipulimit të tingujve të fjalës është thelbësor për zhvillimin

e këtyre përfaqësimeve fonologjike.

Gjithashtu për Save the children (2017), Dhamo shtoi që fëmijët i mësojnë tingujt në mënyrë

graduale përmes vetëkorrigjimit. Gabimet në artikulim janë sistematike. Pothuajse të gjithë në

një moshë të caktuar bëjnë gabime të tilla si zëvendësim të një tingulli më një tingull tjetër,

reduktim të fjalëve, shkrirje të rrokjeve, bjerrje të bashkëtingëlloreve së pazëshme me fjalë,

stopim, bllokim të tingujve, etj. Nëse fëmija luan nga kjo konstante e zhvillimit atëherë

dyshohet se tek ai po fillon një çrregullim i të folurit. Një fëmijë me çrregullime të të folurit

artikulon tinguj të izoluar por kur i has në fjalë nuk arrin t’i shqiptojë saktë.4

Çrregullimet në artikulim shfaqen si rrjedhëshmëri e faktorëve të ndryshëm në mjedisi në të

cilin rrethohen. Ekzistojnë raste që identifikohen prej nga është shfaqur çrregullimi mirëpo

mund të këtë edhe nga ato raste që shkaqet janë të paqarta.

4Dhamo, 2016

Page 16: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

16

1.3 Shkaktarët e çrregullimeve në artikulim

Ekzistojnë shkaktarë të ndryshëm në shfaqjen e këtyre çrregullimeve. Ka prej tyre që janë në

aspektin shëndetësor, në aspektin e trashëgimisë si dhe ndikimi i rrethit social.

Sipas Dhamo (2016, fq 161) shpeshherë çrregullimet e të folurit kanë zanafillë kongjenitale.

Bëhet fjalë për problemet kongjenitale të çrregullimit të të dëgjuarit apo të prapambetjes

mendore që shoqërohen me çrregullime fonologjike. Kjo do të thotë sipas Dhamo (2016, fq

161) se çrregullimet në artikulim të fëmijërisë së hershme shpesh ndodhin të jenë pasojë e

otitit ose infeksionit të veshit të mesëm. Kur foshnjat bëjnë infeksion të veshit, në veshin e

mesëm grumbullohet ujë, i cili bllokon transmetimin e tingujve duke shkaktuar dëmtim të

përkohshëm të të dëgjuarit. Fëmijët me infeksion të veshit nuk fitojnë eksperiencën e

mjaftueshme për të dalluar tingujt. Më keq akoma ato mund t’i keq-perceptojnë dhe ti ruajnë

në forma të ndryshme të deformuara. Nëse aftësia për të dëgjuar reduktohet për një farë kohe

fëmijët mësojnë të mos i kushtojnë vëmendje të folurit. Ata “harrojnë” të dëgjojnë bile edhe

kur të dëgjuarit iu kthehet në kufij normal, ata kanë mësuar tashmë të mos i kushtojnë

vëmendje të folurit.

Nga citimi i mësipërm na bënë të kuptojmë që njëri nga shkaktarët që shfaqen çrregullimet në

artikulim janë problemet kongjenitale që manifestohet si pasojë e infeksionit të veshit të

mesëm, mirëpo veç këtij shkaktari mund të luaj rol edhe trashëgimia.

1.3.1 Roli i trashëgimisë tek çrregullimet në artikulim

Trashëgimia është apo paraqet procesin e bartjes së vetive të ndryshme gjenetike nga prindi,

gjyshërit dhe rrethit të gjerë familjar tek fëmijët apo pasardhësit që do të thotë nga një

gjeneratë në gjeneratën tjetër.

Për gjenezën e çrregullimeve në artikulim Dhamo (2016, fq 164) shpjegoi se faktet gjenetike

janë interesante. Ato tregojnë se djemtë kanë një shpeshti 3-4 herë më të madhe të

çrregullimeve të të folurit se sa vajzat. Kjo pabarazi midis gjinive merret si e bazuar

gjenetikisht. Megjithëse ka të dhëna se çrregullimet gjuhësore gjenden në familje dhe lidhen

me gjininë, e vërteta është se jo të gjitha çrregullimet e të folurit kanë bazë gjenetike. Edhe

midis vetë anëtarëve të një familje që kanë të njëjtën shtrat gjenetik ka dallueshmëri të të

Page 17: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

17

folurit. Nëse një fëmijë ka një anëtarë të familjes me problem në të folur ka rrezik që edhe

pasardhësit ose të paslindurit ta kenë atë problem. Çrregullimet ndodhin në më shumë së një

anëtarë të familjes. Djemtë janë më të rrezikuar për t’u prekur se sa vajzat. Fëmijët mund të

kenë çrregullime edhe nëse asnjë pjesëtarë në familje nuk ka problem sikurse disa fëmijë

zhvillohen normalisht kur anëtarët kanë problem. Është cekur më parë që përveç

çrregullimeve në artikulim, çrregullim tjetër në të folur është belbëzimi.

1.3.2 Çrregullimet e rrjedhshmërisë – Belbëzimi

Kur flasim është e vështirë për një fëmijë, ata mund të përjetojnë një tingull fjalim ose

çrregullim artikulimi. Ata mund të kenë të vështirë në prodhimin e një ose shumë tingujve të

ndryshëm ose kombinime të shëndoshë. Anëtarët e familjes ose miqtë mund të kenë vështirësi

të kuptojnë fjalimin e tyre ose t'i referohen asaj si "biseda e foshnjës". Një fëmijë mund të

lëshojë një tingull ose të zëvendësojë një tingull për një tjetër. Kjo nuk mund të jetë shkak për

shqetësim, por mund të jetë nëse vazhdon të kalojë moshën kur ata pritet të prodhojnë tinguj

të tillë siç duhet. Fëmijët e tjerë që kanë vështirësi të flasim mund të përsërisin tingujt, fjalët

ose fazat kur flasin. Ose mund të kenë një vështirësi për të marrë fjalë dhe për të marrë

pushime të gjata në mesë të fjalëve të tyre. Gjithashtu mund të vërehet një qafë të tensionuar,

fytyrë ose supe kur përpiqen të flasin. Kur këto sjellje vazhdojnë dhe largojnë dëgjuesin, ato

mund të sinjalizojnë një çrregullim të belbëzimit ose rrjedhshmëri 5.

Lisa Scott (2010) përkufizoi se “Belbëzimi është një çrregullim në komunikim që ndërhyn në

aftësitë e personit për të folur rrjedhshëm. Ai përfshinë përsëritjen, zgjatjen ose bllokimin e

tinguj, rrokjeve ose fjalëve”.

Eksperti e lëmisë së belbëzimit Brestovci (1988, fq.20) identifikoi se janë dy komponentë

qenësor të cilat duhet pasur parasysh në rastin e definimit të belbëzimit: fenomenologjia dhe

etiologjia e çrregullimit. Hulumtimet e fenomenologjisë të sindromës të belbëzimit të tregojnë

se kjo mund të ndahet në dy grupe:sjellja verbale-tingëllore dhe sjellja jo-verbale.

Për këto dy ndarje Brestovci (1988) ka dhënë disa karakteristika që e përshkruajnë sjelljen

verbale si dhe sjelljen joverbale.

5Carole Wymer

Page 18: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

18

1.3.3 Karakteristikat e sjelljes verbale

Pra Brestovci (1988, fq. 20) theksoi se sjellja verbale tingëllore që karakterizon këtë

çrregullim manifestohet nëpërmjet: përsëritjeve, zgjatjeve, ndërprerjeve, pauzave jo adekuate,

ndërfutjeve, zgjatjeve të tepërta të emisionit të sinjaleve folëse, tingujve të ndryshëm të

panevojshëm, përgjithësisht sasisë më të vogël të të folurit, vështirësive konsistente në sinjale

të caktuara folëse, përshtatja e sekuencave të caktuara të të folurit, e të ngjashme.

1.3.4 Karakteristikat e sjelljes joverbale

Ndërsa për sjelljen joverbale Brestovci (1988, fq 20) ceku që një grup i posaçëm

definicionesh thekson ekskluzivisht proceset joverbale si bazë për shpjegimin e kësaj

vështirësie verbale. Në proces të këtillë bëjnë pjesë këto manifestime: frika nga të folurit dhe

situata verbale, lëvizjet e ndryshme të kokës, ekstremiteteve dhe trupit, reaksionet joadekuate

fiziologjike, djersitja, skuqja, puna e shpejtuar e zemrës përçueshmëria e shtuar e lëkurës

manifestimet e anksiozitetit intraversioni, jo-stabiliteti emocional, koncentrimi i zvogëluar i

vëmendjes, rezultatet diç më të dobëta në detyrat motorike, shmangia e kontaktit vizual me

bashkëbiseduesin, qëndrimi jo-tolerant ndaj situatave verbale e të ngjashme.

Në bazë të kësaj kuptuam disa nga karakteristikat e sjelljes verbale dhe disa nga

karakteristikat e sjelljes jo verbale tek personat që belbëzojnë.

Belbëzimi mund ta bëjë të vështirë të komunikuarit me njerëz të tjerë, gjë që shpesh ndikon

në cilësinë e jetës së personit dhe marrëdhënieve personale. Belbëzimi gjithashtu mund të

ndikojë negativisht në mundësit dhe performancën e punës 6.

1.3.5 Roli i trashëgimisë

Faktorë i rëndësishëm kur flasim për belbëzimin është padyshim trashëgimia për të cilën

shkencëtarët kanë gjetur se është një bazë gjenetike për belbëzimin në gati gjysmën e të gjithë

6NIDCD fact sheet, 2016

Page 19: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

19

fëmijëve që belbëzojnë. Roli i trashëgimisë është shumë më i ndërlikuar, megjithatë nuk është

i parashikueshëm si trashëgimia e ngjyrës së syve ose të flokëve7.

Për belbëzimin dr. Drayna përshkroi njohuritë aktuale të rolit të gjenetikës në belbëzim.

Dëshmia për faktorët gjenetikë në belbëzim është e madhe, faktorët gjenetik luajnë rol në të

paktën gjysmën e të gjitha rasteve. Me fjalë të tjera, nëse keni një anëtar të familjes që

belbëzon, ka më shumë gjasa të belbëzoni. Sidoqoftë, nëse keni një anëtar të familjes që

belbëzon rëndë, ashpërsia e tij ose saj nuk ju vë në rrezik shtesë për belbëzimin as nuk ka të

bëjë me ashpërsinë e belbëzimit tuaj 8. Një tjetër gjetje interesante është se raporti mashkull-

femër në rastet familjare të belbëzimit është afërsisht 1.5: 1. Kjo do të thotë se në familjet që

duket se kanë një transmetim gjenetik të belbëzimit, për çdo 1.5 raste të meshkujve që

belbëzojnë, ekziston një rast i një femre që trondit. Kjo shifër është shumë e ndryshme nga

raportet e kaluara të raporteve mashkull-femër për belbëzimin, të cilat më parë janë

përshkruar si 4 ose 5 meshkuj për çdo 1 femër. Kjo sugjeron që transmetimi gjenetik i

belbëzimit ndikon femra pothuajse aq shpesh sa meshkujt, dhe se raporti mashkull-femër

është shumë më i lartë, ndoshta 7 ose 8 meshkuj për çdo 1 femër, për individët pa histori

familjare të belbëzimi 9.

1.4 Dëgjimi

Dëgjimi është një proces ndijor rezultat i një aktiviteti të sinkronizuar të një

sërë organesh dhe qelizash. Nëse njeriut është i aftë të shquajë një repertor të gjerë tingujsh

dhe të prodhojë imazhe sonore, kjo realizohet në sajë të pranisë së një kategorie qelizash të

specializuara të pozicionuara në zonën e veshit të brendshëm.

Perceptimi dëgjimor:Informacioni dëgjimor përcillet nga veshët, përmes nervave dëgjimore

në tru, ku interpretohet. Çdo vesh është i lidhur me trurin nëpërmjet një nervi të veçantë

dëgjimor. Kështu tingulli i kapur vetëm nga veshi i majtë, dërgohet vetëm në anën e majtë të

trurit, tingulli që kapet vetëm nga njëri vesh quhet monofonik. Qendrat dëgjimore më të larta

të trurit shërbejnë për të përpunuar informacionin bifonik që kapet nga të dy veshët. Ne i

përdorim sinjalet bifonike për të vlerësuar vendndodhjen e burimit të tingullit. Tingulli që

arrin në njërin vesh paksa më parë se në veshin tjetër, shërben si sinjal për vendndodhjen e

7Ainsworth me bashkëpunëtor, 2012 8Lisa Scott, 2006 9Lisa Scott, 2006

Page 20: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

20

tingullit. P.sh., nëse një shok që rri në të majtën tuaj ju thërret emrin, se pari do ta dëgjoni me

veshin e majtë dhe pastaj me të djathtin. Për më tepër, zëri i shokut tuaj do të duket paksa më

i lartë në veshin e majtë, duke dhënë një tjetër sinjal bifonik për vendndodhjen. Shpesh ne

nuk e kuptojmë se ka një ndryshim, por reagojmë në mënyrën e duhur duke u kthyer në

drejtim të burimit të tingullit.

Informacioni dëgjimor lëviz nga kërmilli i veshit përmes nervave dëgjimore për te talamusi,

para se të arrijë te korteksi dëgjimor në lobet temporale të trurit. Ngjitur me korteksin

dëgjimor është një pjesë e lobit temporal e njohur si zona e Wernickhe, e cila është e

rëndësishme në përceptimin e të folurit. Dëmtimi i zonës së Wernickh-ës çon në '''afazi''', një

çrregullim në të cilin një person humbet aftësinë për të kuptuar të folurit. Në shumicën e

njerëzve të cilët përdorin dorën e djathtë zona Wernickhe ndodhet në hemisferën e majtë.

Page 21: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

21

KAPITULLI II

2. MEKANIZMI BIOLOGJIK I TË FOLURIT

Të folurit është quajtur një funksion i veshur(mbuluar), sepse i përdorë strukturat fizike që

nënshërbejnë tjerat,shpesh funksionet janë mbështetëse.Të njëjtit muskuj që na lejojnë ne që

të mbajmë qëndrimin tonë dhe frymëmarrja na lejon ne që ta modifikojmë ajrin e marrë dhe

rrjedhën për qëllimet e të folurit. Ne marrim disa herë frymë dhe modifikojmë gjatësinë e

frymënxjerrjes sipas gjatësisë së asaj që kemi për të thënë.Ne jemi në gjendje të zgjatim

frymënxjerrjen për gjatësinë e fjalive tona dhe të kontrollojmë shpejtësinë për të modifikuar e

vëllimit tonë10.

• Kordat vokale gjatë frymëmarrjes së qetë janë në pozitë të hapur.

• Zëri njerëzor kërkon që kordat vokale të bashkohen përmes rrugës së ajrit me rrjedhën

e ajrit që largohet,kalon duke e vendosur atë në dridhje.

• Fortësia dhe lartësia e zërit vazhdimisht ndryshohet në të folur.Fjala individuale

shpesh referohet si pjesë(segment) e fjalës. Melodia dhe intonacioni i tërë fjalisë duke

përfshirë edhe pas fjalës janë të njohura si suprasegmentale(suprapjesë).

• Duket qartë se shumica e të folurit thuhet si pjesë e melodisë së zërit me tingullin e

zërit duke bartur pjesën e porosisë(mesazhit)të komunikimit.Fjala e urtë e vjetër “Nuk

është se çfarë thoni “por si e thoni ” mund të jetë e lidhur mirë me melodinë e rrjedhës

së zërit,me rregullat e intonacionit dhe theksin(ndryshimet në lartësi,fortësi dhe

gjatësi) të cilat e bartin kuptimin tek dëgjuesi.

• Rrjedha e ajrit e cila largohet bën dridhje në kordat vokale,e cila prodhon valë të zërit

që janë të pranuara nga dëgjuesit si zë.Këta zëra fillojnë nga baza e hapësirës vokale.

2.1 Llojet e dëmtimeve në të folur

Dëmtimet e të folurit zakonisht klasifikohen në bazë të simptomave të ndryshme. Ato janë:

• Të folurit e pazhvilluar(alalia)

• Përsëritja e fjalëve dhe e shprehjeve

10Strategjitë bashkëkohore në edukimin e FNV

Page 22: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

22

• Të folurit në hundë(Rinolalia)

• Belbëzimi

2.1.1 Të folurit e pazhvilluar (alalia)

Të folurit e pazhvilluar-shkaktarët e moszhvillimit të të folurit janë të shumtë, por më të

shpeshtë janë:

1.Prapambetje mendore apo mentale të fëmijëve/retardimet mendore.Fëmijët të cilët kanë

probleme me vonesë në inteligjencën nuk janë në gjendje që të mbajnë mend emërtimet e

gjësendeve,prandaj edhe nuk mund t’i flasin ato.Dihet se fëmijët normal të folurin e

zhvillojnë nga muaji i tetë i jetës dhe gradualisht e zgjerojnë fjalorin.Sipas shkencëtarëve

fëmija në moshën dy vjeçare duhet të dijë 272 fjalë edhe pse nuk i artikulon mirë ato.Ndonjë

herë mund të ndodh që tek disa fëmijë të folurit mund të vonohet deri në moshën tre vjeçare

dhe katër vjeçare.

2.Në moszhvillimin e të folurit ndikon edhe izolimi i fëmijëve nga rrethi familjar.Familjarët

duke folur me fëmijët që nga dita e parë e lindjes.Ai nuk e kupton të folurit por e dëgjon zërin

dhe e regjistron në trurin e tij dhe kur ta bën moshën e ka shumë të lehtë për t’i folur ato që i

ka dëgjuar.

3. Në moszhvillimin e të folurit ndikon edhe dëgjimi.Nëse fëmija nuk dëgjon mirë ai i dëgjon

fjalët e përgjysmuara dhe kur fillon për të folur fjalët e tij janë të pakuptueshme11.

2.1.2 Përsëritja e fjalëve dhe shprehjeve

Edhe kjo formë e të shprehurit është një ndër pengesat e të folurit.Përsëritja e shpeshtë e çdo

fjale e bënë të folurit e pakuptueshëm Këto të folurit bëjnë fëmijët në fazën e zhvillimit të të

folurit prej moshës dy deri katër vjeçar,por nuk është dukuri e shpeshtë dhe e domosdoshme.

11Edukimi inkluziv

Page 23: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

23

Tek personat e moshës madhore kryesisht paraqitet tek personat me sëmundje psikike tek të

cilat mungon koncentrimi, prandaj nuk u bie ndërmend fjalët që duhet thënë në momentin e

duhur.

Duhet theksuar se kjo është pengesë individuale dhe është rast i veçantë.Kjo pengesë mund të

eliminohet me ushtrime logopedike,sa më herët të kërkohet ndihma e logopedit rezultati do të

ishte më i mirëdhe koha e korrigjimit më e shkurtër.

2.1.3 Të folurit në hundë (Rinolalia)

Të folurit me hundë është mjaft e shpeshtë.Dallohet shumë mirë dhe në kontaktin e parë.Si

shkaktarë të kësaj pengese mund të jenë:deformimet e ovulës apo njerithit, devijimet në

kanalin e hundës kur është e qartë apo e shpuar qiellza e fortë,tumoret në qiellzën e butë.Të

folurit me hundë është i pakuptueshëm dhe jo i përshtatshëm për veshin e dëgjuesit.Kryesisht

personat me rinolali nuk mund t’i theksojnë tingujt dhëmborë dhe

palatalë:C,GJ,Q,S,Sh,X,Xh,Z,Zh12.

2.1.4 Belbëzimi

Belbëzimi si pengesë në të folur ka të bëjë me çrregullimin e ritmit dhe të rrjedhshmërisë së

folur.Nxënësit të cilët belbëzojnë gjatë procesit të të folurit(komunikimit)mund të

ballafaqohen me bllokime,zgjatje dhe veçanërisht me përsëritje të tingujve apo fjalëve.

Belbëzimi shkakton problem serioze në të nxënit e mësimeve dhe në sjelljet e tyre.Duke parë

të papërshtatshme, nxënësit e tillë mund të zhvillojnë sjelljet anksioze.Ata nuk dëshirojnë në

klasë apo në grupe dhe kjo ndër të tjera shtypë motivin për të nxënë.

12Zabeli, 2001

Page 24: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

24

KAPITULLI III

3. IMPLEMENTIMI EDUKATIV

3.1 Tretmani pedagogjik i personave me pengesa në të folur

Pedagogjiaspeciale e personave me pengesa në të folur është një disiplinë shkencore e

përfaqësuar nga pedagogjia e përgjithshme. Specifikat e veçanta të pedagogjisë speciale

bazohen në metodat, mjetet, principet, qëllimet e organizmit, të edukimit dhe të arsimimit të

nxënësve me pengesa në të folur dhe të gjithë fëmijëve me nevoja të veçanta.

3.1.1 Identifikimi

Studimet në këtë fushë tregojnë (pa pretenduar për ndonjë shifër të saktë),për një përqindje të

konsiderueshme të nxënësve në shkollë të cilët kanë vështirësi në të folur(komunikim).Për

dallim nga nxënësit tjerë me vështirësi (dëmtime)të tjera si në të dëgjuar,në të pamur etj.,këta

mund të identifikohen më lehtë.

3.1.2 Disa nga shenjat që mund te vërehen nga mësimdhënësit

Mësimdhënësi mund të provojë të folurën e nxënësve nëpërmjet testeve gojore,duke u

parashtruar atyre pyetje të thjeshta.Në bazë të mënyrës së të shprehurit të tyre në përgjigjet e

dhëna ai mund të hetojë pengesa eventuale të tyre në të folur.Nxënësit e tillë zakonisht

hezitojnë të kyçen në aktivitetet e klasës. Ata duken inferior dhe kur kërkohet angazhim,kur

vjen në shprehje të shprehurit e tyre,nuk dëshirojnë të flasin.Kjo mund të vërehet nga

mësimdhënësi duhet konsultuar prindin(familjen)për të marr informacione të

nevojshme.Ndërsa më tej,varësisht prej rastit duhet të kërkohet edhe ndihma e trapistit që

merret me problemet e të folurit.Kjo bëhet për dy arsye:Për të përcaktuar qartë se vështirësitë

në të folur janë problem fizik apo fonologjik dhe për të përcaktuar shkallën e dëmtimit

përkatës.

Page 25: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

25

3.1.3 Si të veprojmë kur fëmija ka pengesa në të folur

• Në vend që t’i thuash të flasë ngadalë bëje shembullin duke folur vetë ngadalë

• Dëgjo me kujdes

• Të motivohet më shumë për dialog

• T’i ndihmojmë të zgjedhë aktivitete që janë interesante

• Ta ndihmojmë fëmijën ta largojë ankthin kur flasin

• Pakësoni stresin tek fëmijët

• Mundohemi ta inkurajojmë të flasë më shumë se të gjithë anëtarët e tjerë të familjes13.

3.2 Sqarime

Diagrami ose figura 1

Numri i përgjithshëm i nxënësve (ngjyra kaltër)- në këtë kolonë të çdo diagrami për çdo

shkollë është i përfshirë numri i të gjithë nxënësve të rregullta të shkollës fillore d.m.th.

nxënësit e rregullt.

Diagram ose figura 2

Të diagnostifikuar (ngjyra e gjelbër)- në këtë kolonë janë të përfshirë të gjithë nxënësit të

cilët janë diagnostifikuar nga ana mjekësore.

Të padiagnostifikuar (ngjyra e kuqe)- në këtë kolonë paraqitet numri i nxënësve të cilët nuk

kanë diagnozë mjekësore, mirëpo që nxënësit kanë vërejtur vetë pengesën apo nga mësues

13Edukimi inkluziv

Page 26: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

26

KAPITULLI IV

4. Tabela e numrit të nxënësve me dëmtime në të folur në 4 shkollat

Tabela e mëposhtme tregon numri e përgjithshëm të nxënësve në 4 shkolla, ku në kolonën e

katërt tregohet për numrin e tyre të përgjithshëm dhe në kolonën e pestë tregohet për nxënësit

me dëmtime në të folur.

Nr Vendi Shkolla fillore Nr. i përgj. i nxënësve Nxënësit me dëmtime në të

folur

1 Rahovec Bekim Sylka 924 10

2 Rahovec Isa Boletini 496 8

3 Rahovec Gëzim Hamza- piktori 380 10

4 Rahovec 7- shtatori 620 8

Page 27: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

27

4.1 REZULTATET E HULUMTIMIT

4.2 Shkolla fillore “Bekim Sylka” Rahovec

Në bazë të informacioneve të mbledhura në shkollat fillore kam nxjerrë këto rezultate:

Duke filluar nga numri i përgjithshëm i nxënësve kam nxjerrëpërqindjen e nxënësve me

dëmtime në të folur, gjithashtu të cilët janë të diagnostifikuar dhe të cilët nuk janë.

Në figurë është paraqitur numri i përgjithshëm i nxënësve, numrin e nxënësve të

diognistifikuar dhe të padiagnostifikuar. 14

14Të dhënat janë marrë nga arkivi i shkollës dhe drejtoria e saj.

Rahovec

924 Total nr. i nxënësve 98.92 %

10 Të diagnostifikuar 1.08 %

0 Të padiagnostifikuar 0.00 %

99.92 %

0%1.08 %

Diagrami i %

Numri i Përgjithshëm i Nxënësve

Numri i nxënësve tëpadiagnostifikuar

Numri i nxënësve të diagnostifikuar

Page 28: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

28

4.3. Shkolla fillore “Isa Boletini” Rahovec

Nga hulumtimi i bërë në këtë shkollë, kam marrë këto rezultate:15

Rahovec

496 Total nr i nxënësve 95.92 %

2 Të diagnostifikuar 3.06 %

6 Të padiagnostifikuar 1.02 %

15Të dhënat janë marrë nga arkivi i shkollës dhe drejtoria e saj.

95.92%

1.02% 3.06%

Diagrami %

Numri i përgjithshëm i nxënësve

Numri i përgjithshëm i nxënësve tëpa diagnostifikuar

Numri i përgjithshëm i nxënësve tëdiagnostifikuar

Page 29: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

29

4.4 Shkolla fillore “Gëzim Hamza”-piktori- Rahovec

Rahovec

380 Total nr. i nxënësve 97.37 %

1 Të diagnostifikuar 2.37 %

9 Të padiagnostifikuar 0.26 %

97.37%

0.26%2.37%

Diagrami %

Numri i përgjithshëm i nxënësve

Numri i përgjithshëm i nxënësve tëpadiagnostifikuar

Numri i përgjithshëm i nxënësve tëdiagnostifikuar

Page 30: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

30

4.5. Shkolla fillore “7 Shtatori”-Rahovec

Në këtë shkollë kam marrë këto rezultate të cilat i kam paraqitur në Diagramë.16

Rahovec

620 Total i nr. Të nxënësve 99.03 %

3 Të diagnostifikuar 0.78 %

5 Të padiagnostikifuar 0.19 %

16Të dhënat janë marrë nga arkivi i shkollës dhe drejtoria e saj.

99.03%

0.19%

0.78%

Diagrami %

Numri i përgjithshëm i nxënësve

numri i përgjithshëm i nxënësve tëpadiagnostifikuar

Numri i përgjithshëm të nxënësvetë diagnostifikuar

Page 31: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

31

Përfundimi

Në këtë punim jam munduar që të prezantoj me një pasqyrë të shkurtër numrin e nxënësve me

dëmtime në të folur në shkollat e rregullta fillore. Në bazë të rezultateve të marra ka dalë që

në të vërtetë ekziston një numër i nxënësve me dëmtime në të folur dhe dëgjuar të cilët

kryesisht të padiagnostifikuar.Është vërtetuar se me të vërtetë nuk ekzistojnë kushte të

favorshme për nxënësit me pengesa në të folur brenda klasave të këtyre shkollave,këtyre

nxënësve nuk iu ofrohet tretman i përshtatshëm pedagogjik,nuk ekzistojnë mjete dhe teknika

të përshtatshme mësimore për nxënësit me dëmtime në të folur,identifikimin e emrave dhe

mbiemrave janë të gjurmuesit. Shpresoj që në të ardhmen të vetëdijesohen organet

kompentente të institucioneve publike private dhe shkollore në lidhje me marrjen e masave

preventive për identifikimin dhe rehabilitimin e personave me dëmtime në të folur,në mënyrë

që të kemi një shoqëri të pastër dhe ideale.

Në përfundim të këtij punimi diplome kam arritur të përcaktojë se cilat janë pengesat me të

cilat përballen nxënësit me pengesa ne tw folur si dhe rekomandime që mundësojnë zgjidhjen

e këtyre pengesave. Pengesat e fëmijëve ne te folur në procesin e mësimdhënies fillojnë që në

familje, familjarët e fëmijëve ndihen të frikësuar se fëmiu i tyre do fyhet dhe diskriminohen

nga shoqëria dhe komiteti shkollor. Pengesat në shkollë paraqiten në fillim kur nxënësi me

pengesa ne te folur i drejtohet institucionit shkollor, mungesa e mjetëve didaktike për t’u

përshtatur këtyre nxënësve, informimi i mangët i mësimdhënësve për qasje ,diskriminimi nga

komiteti shkollor, hapsirat jo të përshtatshme mësimore, paragjykimet etj, janë disa nga

shumë pengesa me të cilat ballafaqohen fëmijët me pengesa ne te folur. Arsye këto që

gjithëpërfshirja e nxënësve ende nuk realizohet e plotë. Gjendja e tanishme tregonë se fëmijët

janë të integruar por jo të gjithëpërfshirë në procesin mësimor, kjo sepse gjithëpërfshirja e

nxënësve me pengesa ne tw folur është temë e re dhe jo shumë e trajtuar. Mirëpo falë

trajnimeve dhe punës së palodhshme të mësimëdhënësve priten rezultate më të larta në të

ardhmen.

Page 32: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

32

Rekomandimet

PËR PRINDËR

Fëmijët janë së bashku me të drejtat e tyre. Të flasim për mangësitë e fëmijëve çdo fëmijë

është i kompletuar në mënyrën e familjes së tij. Rekomandimet për prindër: “Fëmijët janë

shembujt tanë,në mungesën e asaj çka tek ne,lider të së ardhmes”. Nuk ka turp ndaj

tyre,paraqite fëmijën në secilën mënyrë ose tjetrën.

PËR MËSUES

Zoti krijon fëmijët ,prindërit ti edukojnë ata,mësuesi i përgatitëpër të ardhmen e tyre.

Rekomandime për mësues

− Plotësoje fëmijën

− Edukoje

− Mos e turpëro

− Formësoje dhe mos e ndëshko për gabimet e tija

− Tregoi e demonstroju se belbëzimi nuk është penges për të arritur në jetë.

PËR SHKOLLA(INSTITUCIONE)

Rekomandime për të gjitha shkollat:

• Jepuni mundësinë të mos ndjehen ndryshe nga ju

• Zoti na krijoj të gjithëve të njëjtë,askush nuk ka asgjë më shumë

• Edukoje,kuptoje, mbështete sepse ai fëmijë është i yni

Page 33: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

33

LITERATURA

Prof. Mr. Naser Zabeli: Nxënësit me nevoja të veçanta ‘Prishtinë 2001’

‘Special Teacher Kristiina Jokinen Mantykanan koulu ’

‘Prishtinë’ Strategjithë nashkëkohore në edukimin e FNV (Fëmijeve me nevoja të veçanta)

Edukimi inkluziv

Dockrell, J. & Messer, D.1999. Children's Language and Communication Difficulties,

Understanding, Identification and Intervention. London Cassel

Giddens, A. 2001. Sociology. Cambridge: Polity Press.

Hirsjarvi, S. & Hurme, H. 2008. Research Interview - Theory and use of theme interviews.

Helsinki: Gaudeamus Helsinki University Press.

Hujala E, 2011. Handbook of Early Childhood Education. PS cost. Jyvaskyla. 2011.

Justice, L. M. (2006). Communication Sciences and Disorders. An Introduction. New Jersey:

Pearson/ Merrill Prentice Hall.

Kananen J, 2008. Kvali: Theory and use of qualitative research. Jyvaskylanylopistopaino,

Jyvaskyla.

Karila, K. 2006. Educational Partnership as Interaction. In H. Rasku-Puttonen (ed.)

Educational Interaction. Tampere: Counterweight, 91-108.

Kaskela, M. & Kekkonen, M. 2006. Educational Partnership supports the child. - A guide to

developing early childhood education. Helsinki: Stakes.

Kononen, K.2007. The partnership is more dense than cooperation.

Kronqvist, E-L. & Jokimies, J. 2008. Parents as Quality Evaluation for Early Childhood

Education. Results of the Parenting Study. Helsinki: Stakes.

Lippo, Saana & Majala, Antti.2011. ECEC partnership between Daycare and families with

immigrant background. Kemi-Tornio University of Applied Sciences

Page 34: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

34

Mottle, P & Goodman, M 2009. Nursing Research an introduction. Sage Publications Ltd.

London.

Padgett.K.Deborah.2008. Qualitative Methods in Social Work Research, Sage Publications,

Inc.

Punch.F.Keith 1998. Introduction to Social Research, Quantitative and Qualitative

Approaches. Sage publications London.

Stakes 2004 National Curriculum Guidelines on Early Childhood Education and Care

Zecic,S. &Devolli, A.&Mujkanivic, E. (2008). Logopedija. Sarajevë

Deeid Earner me carol Thuman dhe Janë maxeell ‘ Ku nuk ka mjek ’

Q.B.MK. ( Nënë Tereza ) Prizeren

Burimet nga Interneti

https://kosova-sot.info/opinione/106448/edhe-pengesa-ne-te-folur-eshte-aftesi-e-kufizuar.

https://www.scribd.com/doc/203768920/CRREGULLIMET-E-TE-FOLURIT.

https://kidshealth.org/en/parents/central-auditory.html

https://www.webmd.com/parenting/qa/what-causes-language-and-speech-delays-in-children

Page 35: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

35

SHTOJCË

Page 36: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

36

Fig 1. Në këtë figure vërejmë përpjekjen e nxënësve për të lexuar duke u munduar të mos bëjë

gabime ose të mos ketë pengesa në të folur.

Fig 2. Ilustrimi i fotografisë për procesin që e dëmton formën e zërit.

Page 37: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

37

Pytësori

ANKETË ME NXËNËSIT ME PENGESA NË TË DËGJUAR DHE FOLUR- QË I VIJOJNË

MËSIMET NË SHKOLLA TË RREGULLTA(FILLORE, TË MESME) APO QENDRA

BURIMORE

Shënime:

Emri dhe mbiemri i fëmijës ____________________________________________

Emri dhe mbiemri i prindit ____________________________________________

Gjinia Femër Mashkull

Mosha ____________________________________________

Emri i shkollës në të cilën vijon mësimet ___________________________________________

Shkollë e rregullt apo speciale E rregullt Speciale

Klasa _______________________

(Shënimet personale janë të mbrojtura me ligj.)

PYETËSOR

1.Cila është origjina e të folurit dhe dëgjuarit tuaj? E lindur E fituar

2.Tipi i dëmtimit Shurdhër Me pengesa në të folur

3.A është i kënaqur me pritjen që ka nga shokët? I kënaqur Jo i kënaqur

4.A ka përkrahje nga shokët e klasës? I kënaqur Jo i kënaqur

5.Sa e ndihmojn mësuesit gjatë qëndrimit në I kënaqur Jo i kënaqur

shkollë?

Page 38: PUNIM DIPLOME...problem që nga gulçimi në vitin e parë të jetës, e deri në përdorimin kompleks të shprehjeve gramatikore dhe në momentin që ata hyjnë në shkollë. Megjithatë

38

6.Shkolla a i plotëson kushtet që të ndihet I kënaqur Jo i kënaqur

i barabartë?

7.A ka mjete mësimore adekuate për mësim I kënaqur Jo i kënaqur

si aparatura(Audiometri)?

8.Ҫka kishe dashur të kesh në shkollë? I kënaqur Jo i kënaqur

9.Sa shpesh i plotësoni hobit e juaja? Ҫdo ditë Një herë në javë

Një herë në muaj Më rrallë

Ju falënderojmë shumë Juve dhe përcjellësit Tuaj për plotësimin e pyetësorit.