2
Gati sa nuk u çmend nga gëzimi, desh t'fluturojë nga lumturia e madhe kur dëgjoi lajmin se kërkesa e tij për studime jashtë vendit apo thënë më saktësisht, në Francë, ishte pranuar. Për një çast ndjeu se ai tashmë do ta mbretëroj tërë botën dhe do të bëhët i pari i fjalës së kuvendit mes njerëzve. Sa më tepër që u afronte koha e udhëtimit aq më tepër ndjente afërsinë në dyert e etapës së re, ku do t'i hapen atij hapësira të gjëra, me të cilat do të ngritet mbi kolegët dhe shokët e tij. Por, vetëm diçka e brengoste atë dhe ia prishte rehatinë: Si mund t'a lë Meken?! Me vite të gjata zemra aty mu prehlozesha nëpër luginat e sajapija nga uji i saj i dashur-nga Zemzemi i ëmbëlMeken, aty ku mora kockë e mishpo nënën, nënën time të shtrenjtë, kush do të kujdeset për të kur mos të jem unë? Vëllezërit e mi patjetër e duan, por jo aq sa e dua unëkush do ta çojë atë deri në Harem-Qabe që të falet çdo ditë siç e kishte zakon? Pyetje të shumtapor pa përgjigje! Erdhi koha e udhëtimit, i përgatiti valixhet, mori në dorë biletat, u përshendet me nënën, ia puthi ballin dhe duart e saja, përshëndeti dhe vëllezërit e motrat e tij, nga faqja po i rridhnin lotët. Ia dha lamtumirën Mekës dhe Xhamisë së Shenjtë-Qabesudhëtoi, por mërzia ia coptoi zemrën... * * * Arriti në Francë, në këtë qytet që nuk kishte qenë më parë aty. Mbeti i shtangur kur pa femrat e zbuluara, të cilat mbushnin rrugët pa kurrfarë turpi. Këtu ndjeu virtytin e ulët të gruas tek ata dhe nënçimin që posedojnë këto femra dhe ndjeu mungesën e madhe për tokën e tij të pastër dhe me besim të lartë, tokën e nderit dhe krenarisë. Filloi të vijojë mësimin, por ja një befasi tjetër, me të në bankat e shkollës uleshin vajza adoleshnte me trup gjysëm të zbuluar e gjysmën tjetër ua lejonin shikimit të tjerëve. Ai, kur hynte në binën e mësimit ulte shikimin poshtë këmbëve nga turpi që kishte. Por, dikur njerëzit thonin: Nevojat e shumta ta humbin kontrollin…” . Pasi që kaloi një kohë, ai tashmë po e gjente veten të shikojë në këto pamje të ndyra. Madje, duke drejtuar shikimin e syve të tij drejt tyre. Zemra e tij tashme iu ishte ndez, sa që filloi ta preokupojë çështja se si të arrijë deri tek ajo që ia fikë zjarrin e epsheve të tijapor kjo nuk u bë shumë vonë! * * * E përvetësoi gjuhën francezë për një kohë të shkurtër. Ajo që më së shumti e bëri ta mësoj këtë gjuhë ishte dialogu me to. Kaluan disa muaj të rëndë për të, pak nga pak dhe ai ra në robërinë e njërës nga to, me sy të kaltër. Ia mbizotëroi ndjenjat e tij saqë e bëri t'i shkojë pas. E dashuroi atë vajzë aq sa nuk mendonte diç tjetër dhe nuk e preokuptonte asgjë tjetër përveç saj. Deri që pasoi një natë, ku do ta zhduk dhe pikën e fundit të imanit pas kësaj vajze... gati se i iku mendjau shkreh në vaj sa desh i plasi zemra... brenda dhomës po i figurohej Mekeja, Qabeja, qytetet e tija të bukura! Iu shëmtua vetja dhe iu bë e pa vlerë saqë deshi t'ia falë një thikë! Por jo, dreqja nuk e la. Edhe pse ai i rrëfente se ai është musliman, dhe kjo vepër është e ndaluar nga Islami dhe ai tashmë është i penduar për atë që bëri. Ajo me dhelpëri e fundosi në një natë ende më të shëmtuar. E mori atë në banesën e saj dhe e njoftoi me motrat e saja që ishin ende më të bukura se ajo, kurse para tyre dëgjonin dhe shikonin prindërit e saj! Por, ata janë njerëz që në fjalorin e tyre nuk ekziston fjala nderëdhe as që nuk njihet fare tek ata. Tashmë, atë nuk e nxiste vetëm një dashuri, por atij iu gërshetuan rrugët, iu shumuan shansët, që e rrëmbyen për në grackë dhe i rrëshqiti këmba në humnerën më të madhe. Patjetër, sepse nuk kërkoi ndihmë nga All-llahu dhe All-llahu nuk e mbrojti nga kurtha e tyre, kështu që ra në to, sepse ishte injorant. Një ditë, këmbngulën vajzat dhe iu lutën atij që të shkojë të shohë adhurimin e tyre me to në kishë në ditën e dielë, të shohë se si rrëfehen mëkatarët para priftit dhe pastaj të dëgjojë mëkatfaljen- meshën, të cilën prifti e shpërndan falas! Shkoi me to si të ishte nën presionin e magjisë...u ndal tek dera e kishës i hutuar, i pa vendosur...por ja një isharet nga njëra prej tyre që të bëjë ashtu siç bënin ato! Dhe ai po i vështronte se si ato po lëviznin dorën në gjoksin e tyre në formë të kryqit. Nuk zgjati shumë dhe ky po ngreh dorën dhe po kryqëzohët pastaj hyri. Vërejti në kishë atë që injoranti e kupton se është e kotë. Por, falë i qofshim All-llahut që i përmbysë zemërat. E mashtroi atë absurditeti i priftit dhe premtimi i tij për mëkatfalje. Kjo kështu sepse e humbi ëmbëlsinë e imanit, ashtu siç thotë Pejgamberi [salAll-llahu alejhi ve sel-lem]: (hadith sahih). I shkreti, i besoi këtyre bestytnive dhe puna përfundoi: ...erdhi njëra nga ato me ecje dhelprake, në dorë mbante një kuti kristali të çmuar e të dekoruar me ar, apo ashtu iu duk atij dhe iu buzëqesh me buzëqeshje të luanit të tërbuar, nga e cila buzqeshje tërhoqi vërejtjen poeti në rreshta: Por, ai nuk kuptoi gjësendi! Madje, ia dha një puthje të ç'ndershme dhe ia ofroi këtë dhuratë të çmueshme, që nuk ishte gjë tjetër veç se një kryq nga ari i kulluar. Pa folur asnjë fjalë, iu afrua dhe me duart e saj ia vari kryqin në qafë që u shtrinte deri në gjoksin e tij. Punë kjo që filloi me epsh të ndytë dhe përfundoi duke lëshuar fenë (me kufër), All-llahu na dhashtë shpëtim dhe mbrojtje! * * * Përjetoi disa vite të mërzitshme. Edhe biseda e tij në telefon me familjen humbi edukatën, ngrohtësinë, respektin, që kishte dikur me familjen e vet. U afrua koha e përfundimit të mësimit dhe koha për t'u kthyer... për t'u kthyer në Meke. Ah, ç'fatkeqësi e madhe... a ndodhë që doli nga ai qytet musliman e po kthehet i krishter?! Ishte... * * * Zbriti në aeroportin e Xhides, i veshur me model të rrobave që familja nuk ishte mësuar ta shohin ashtu, me zemër të zezë, të depresionuar, të hutuar; nuk e njeh mirësinë e as e dallon të shëmtuarën. Kur robi bën prostitucion nga ai del imani dhe i qëndron mbi kokën e tij si hije, e kur të heqë dorë nga kjo kthehët tek ai. Nëse e sheh luanin dhëmbët i ka zhveshur Mos mendo se luani të është buzëqeshur E përqafoi nënën me shumë ftohtësi të çuditshme dhe pse asaj i rridhnin lotët, edhe pse vëllezërit dhe motrat e tij ishin shumë të gëzuar. Por tashmë, ata ishin në një kodër e ky në një tjetër. Pasiqë u kthye ishte shumë i mërzitur, me depresion. Ndonjëherë fliste me shoqet e tija në telefon, apo dilte i vetmuar me veturën e tij në vende që mos ta dij askush se ku është. Familja e tij filloi ta vërejë se ai nuk po shkonte asnjëherë në Qabe gjatë ditëve pasiqë u kthye. Iu ra në sy se ai as që nuk falej. I folën me butësi, por ai iu vërsul në fytyrat e tyre duke iu thënë: Çdokush është i lirë në veprat e tija, namazi nuk shkon me imponim. Kurse nënës së tij i rridhnin lotët për të, vetmohej në dhomën e saj për t'u falur dhe lutur për të që All-llahu ta udhëzojë dhe qante saqë dënesja e saj u dëgjonte pas derës. Një ditë, motra e tij që ishte për pak vite më e vogël se ai dhe që e donte shumë, hyri në dhomën e tij dhe e gjeti të shtrirë në shpinë, me sy të mbyllur duke dëgjuar këngë të huaja shurdhuese. I shkuan sytë në zinxhirin e artë të varur në gjoks. Deshi të lozë pak me të... befas ia zu dorën e saj dhe e largoi nga vetja. Ajo u tmerrua kur pa në fund të zinxhirit një kryq të krishterëve... bërtiti dhe u shkreh në lotë, me vrap u largua dhe u mbyll në dhomë. Ai iu afrua asaj dhe filloji t'i flasë me kërcënim, po që se ajo do t'i tregonte dikujt për këtë ai do t'ia bënte kështu e ashtu... U bë në shtëpi sikur të ishte kafshë e tërbuar, të gjithë largoheshin nga ai. * * * Një ditë, nëna e tij hyri në dhomë dhe i tha: Çohu dhe më dërgo dikund me veturën tënde! Ai nuk e kishte zakon t'ia kthente fjalën ansnjëherë. Kur hipen në veturë i tha asaj: Ku jemi nisur? Në Xhaminë e Shenjtë - në Qabe për të falur namazin e jacisë ia priti. Iu shtangën duart në timonin e veturës... mori t'i kërkojë ndjesë duke u arsyetuar se nuk kishte kohë, kurse pështyma e tij iu tha në fyt. Por, ajo këmbëguli që patjetër ta dërgonte. Pa zgjatur u nisën me te dhe ai sikur po ecte mbi gaca dhe kur arritën atje i tha asaj me fjalë të prerë: Shko falu e unë të pres këtu! Nëna e tij e ngratë e luste duke e përkëdhelur dhe lotët e rridhnin në faqe: O biri im, eja dhe ti me mua dhe bëri dua All-llahut, ndodhë që All-llahu të udhëzojë e të kthehesh në fenë tënde. O biri im, e gjitha kjo përfundon për disa minuta e me to ti fiton shumë sevepe. Por, më kotë, vazhdonte me inat të çuditshëm të qëndronte. Zbriti nëna duke qarë e ai mbeti në veturë, i mbylli xhamat e dyerve dhe në kasetofon futi një kasetë me këngë franceze, ia uli pak zërin dhe mbështeti kokën pas duke dëgjuar Ai tregon: Në këtë çast më befasoi një zë gjigant, i cili çante qiellin e Mekes dhe dridhte malet e saja... ai ishte Ezani i ëmbël e i bukur: Më hyri një frikë, në çast e fika kasetofonin dhe i hutuar po dëgjoja thirrjen Ezanin. Eh... hera e fundit që e dëgjova ishte para disa viteve të gjata. Për Zotin, pa dashje më rrodhën disa lotë në faqe dhe më shkuan duart në gjoks, e shtrëngova kryqin e shëmtuar, e hoqa nga qafa dhe e këputa zinxhirin me inat dhe fori. All-llahu Ekber... All-llahu Ekber... Esh-hedu en la ilahe ilAll- llah... Klubi Studentor

Dashnori dhe kryqi

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Dashnori dhe kryqi

Gati sa nuk u çmend nga gëzimi, desh t'fluturojë nga

lumturia e madhe kur dëgjoi lajmin se kërkesa e tij për studime

jashtë vendit apo thënë më saktësisht, në Francë, ishte pranuar.

Për një çast ndjeu se ai tashmë do ta mbretëroj tërë botën dhe

do të bëhët i pari i fjalës së kuvendit mes njerëzve. Sa më tepër

që u afronte koha e udhëtimit aq më tepër ndjente afërsinë në

dyert e etapës së re, ku do t'i hapen atij hapësira të gjëra, me të

cilat do të ngritet mbi kolegët dhe shokët e tij.

Por, vetëm diçka e brengoste atë dhe ia prishte rehatinë: Si

mund t'a lë Meken?! Me vite të gjata zemra aty mu preh… lozesha

nëpër luginat e saja… pija nga uji i saj i dashur-nga Zemzemi i

ëmbël… Meken, aty ku mora kockë e mish… po nënën, nënën

time të shtrenjtë, kush do të kujdeset për të kur mos të jem unë?

Vëllezërit e mi patjetër e duan, por jo aq sa e dua unë… kush do ta

çojë atë deri në Harem-Qabe që të falet çdo ditë siç e kishte zakon?

Pyetje të shumta… por pa përgjigje!

Erdhi koha e udhëtimit, i përgatiti valixhet, mori në dorë

biletat, u përshendet me nënën, ia puthi ballin dhe duart e saja,

përshëndeti dhe vëllezërit e motrat e tij, nga faqja po i rridhnin

lotët. Ia dha lamtumirën Mekës dhe Xhamisë së Shenjtë-Qabes…

udhëtoi, por mërzia ia coptoi zemrën...

* * *

Arriti në Francë, në këtë qytet që nuk kishte qenë më parë aty.

Mbeti i shtangur kur pa femrat e zbuluara, të cilat mbushnin rrugët

pa kurrfarë turpi. Këtu ndjeu virtytin e ulët të gruas tek ata dhe

nënçimin që posedojnë këto femra dhe ndjeu mungesën e madhe

për tokën e tij të pastër dhe me besim të lartë, tokën e nderit dhe

krenarisë.

Filloi të vijojë mësimin, por ja një befasi tjetër, me të në bankat

e shkollës uleshin vajza adoleshnte me trup gjysëm të zbuluar e

gjysmën tjetër ua lejonin shikimit të tjerëve. Ai, kur hynte në binën

e mësimit ulte shikimin poshtë këmbëve nga turpi që kishte. Por,

dikur njerëzit thonin: “Nevojat e shumta ta humbin kontrollin…”.

Pasi që kaloi një kohë, ai tashmë po e gjente veten të shikojë në

këto pamje të ndyra. Madje, duke drejtuar shikimin e syve të tij

drejt tyre. Zemra e tij tashme iu ishte ndez, sa që filloi ta preokupojë

çështja se si të arrijë deri tek ajo që ia fikë zjarrin e epsheve të tija…

por kjo nuk u bë shumë vonë!

* * *

E përvetësoi gjuhën francezë për një kohë të shkurtër. Ajo që

më së shumti e bëri ta mësoj këtë gjuhë ishte dialogu me to. Kaluan

disa muaj të rëndë për të, pak nga pak dhe ai ra në robërinë e njërës

nga to, me sy të kaltër. Ia mbizotëroi ndjenjat e tij saqë e bëri t'i

shkojë pas. E dashuroi atë vajzë aq sa nuk mendonte diç tjetër dhe

nuk e preokuptonte asgjë tjetër përveç saj. Deri që pasoi një natë,

ku do ta zhduk dhe pikën e fundit të imanit pas kësaj vajze... gati se i

iku mendja… u shkreh në vaj sa desh i plasi zemra... brenda

dhomës po i figurohej Mekeja, Qabeja, qytetet e tija të bukura! Iu

shëmtua vetja dhe iu bë e pa vlerë saqë deshi t'ia falë një thikë! Por

jo, dreqja nuk e la. Edhe pse ai i rrëfente se ai është musliman, dhe

kjo vepër është e ndaluar nga Islami dhe ai tashmë është i penduar

për atë që bëri. Ajo me dhelpëri e fundosi në një natë ende më të

shëmtuar. E mori atë në banesën e saj dhe e njoftoi me motrat e saja

që ishin ende më të bukura se ajo, kurse para tyre dëgjonin dhe

shikonin prindërit e saj! Por, ata janë njerëz që në fjalorin e tyre nuk

ekziston fjala ”nderë“ dhe as që nuk njihet fare tek ata. Tashmë, atë

nuk e nxiste vetëm një dashuri, por atij iu gërshetuan rrugët, iu

shumuan shansët, që e rrëmbyen për në grackë dhe i rrëshqiti

këmba në humnerën më të madhe. Patjetër, sepse nuk kërkoi

ndihmë nga All-llahu dhe All-llahu nuk e mbrojti nga kurtha e tyre,

kështu që ra në to, sepse ishte injorant.

Një ditë, këmbngulën vajzat dhe iu lutën atij që të shkojë të

shohë adhurimin e tyre me to në kishë në ditën e dielë, të shohë se

si rrëfehen mëkatarët para priftit dhe pastaj të dëgjojë mëkatfaljen-

meshën, të cilën prifti e shpërndan falas! Shkoi me to si të ishte nën

presionin e magjisë...u ndal tek dera e kishës i hutuar, i pa

vendosur...por ja një isharet nga njëra prej tyre që të bëjë ashtu siç

bënin ato! Dhe ai po i vështronte se si ato po lëviznin dorën në

gjoksin e tyre në formë të kryqit. Nuk zgjati shumë dhe ky po ngreh

dorën dhe po kryqëzohët pastaj hyri. Vërejti në kishë atë që

injoranti e kupton se është e kotë. Por, falë i qofshim All-llahut që i

përmbysë zemërat. E mashtroi atë absurditeti i priftit dhe premtimi

i tij për mëkatfalje. Kjo kështu sepse e humbi ëmbëlsinë e imanit,

ashtu siç thotë Pejgamberi [salAll-llahu alejhi ve sel-lem]:

(hadith sahih).

I shkreti, i besoi këtyre bestytnive dhe puna përfundoi: ...erdhi

njëra nga ato me ecje dhelprake, në dorë mbante një kuti kristali të

çmuar e të dekoruar me ar, apo ashtu iu duk atij dhe iu buzëqesh

me buzëqeshje të luanit të tërbuar, nga e cila buzqeshje tërhoqi

vërejtjen poeti në rreshta:

Por, ai nuk kuptoi gjësendi! Madje, ia dha një puthje të

ç'ndershme dhe ia ofroi këtë dhuratë të çmueshme, që nuk ishte

gjë tjetër veç se një kryq nga ari i kulluar. Pa folur asnjë fjalë, iu afrua

dhe me duart e saj ia vari kryqin në qafë që u shtrinte deri në gjoksin

e tij. Punë kjo që filloi me epsh të ndytë dhe përfundoi duke lëshuar

fenë (me kufër), All-llahu na dhashtë shpëtim dhe mbrojtje!

* * *

Përjetoi disa vite të mërzitshme. Edhe biseda e tij në telefon

me familjen humbi edukatën, ngrohtësinë, respektin, që kishte

dikur me familjen e vet. U afrua koha e përfundimit të mësimit dhe

koha për t'u kthyer... për t'u kthyer në Meke. Ah, ç'fatkeqësi e

madhe... a ndodhë që doli nga ai qytet musliman e po kthehet i

krishter?! Ishte...

* * *

Zbriti në aeroportin e Xhides, i veshur me model të rrobave që

familja nuk ishte mësuar ta shohin ashtu, me zemër të zezë, të

depresionuar, të hutuar; nuk e njeh mirësinë e as e dallon të

shëmtuarën.

“Kur robi

bën prostitucion nga ai del imani dhe i qëndron mbi kokën e tij si hije, e

kur të heqë dorë nga kjo kthehët tek ai.”

Nëse e sheh luanin dhëmbët i ka zhveshur

Mos mendo se luani të është buzëqeshur

E përqafoi nënën me shumë ftohtësi të çuditshme dhe pse

asaj i rridhnin lotët, edhe pse vëllezërit dhe motrat e tij ishin shumë

të gëzuar. Por tashmë, ata ishin në një kodër e ky në një tjetër.

Pasiqë u kthye ishte shumë i mërzitur, me depresion. Ndonjëherë

fliste me shoqet e tija në telefon, apo dilte i vetmuar me veturën e

tij në vende që mos ta dij askush se ku është. Familja e tij filloi ta

vërejë se ai nuk po shkonte asnjëherë në Qabe gjatë ditëve pasiqë

u kthye. Iu ra në sy se ai as që nuk falej. I folën me butësi, por ai iu

vërsul në fytyrat e tyre duke iu thënë: Çdokush është i lirë në veprat

e tija, namazi nuk shkon me imponim.

Kurse nënës së tij i rridhnin lotët për të, vetmohej në dhomën

e saj për t'u falur dhe lutur për të që All-llahu ta udhëzojë dhe

qante saqë dënesja e saj u dëgjonte pas derës.

Një ditë, motra e tij që ishte për pak vite më e vogël se ai dhe

që e donte shumë, hyri në dhomën e tij dhe e gjeti të shtrirë në

shpinë, me sy të mbyllur duke dëgjuar këngë të huaja shurdhuese.

I shkuan sytë në zinxhirin e artë të varur në gjoks. Deshi të lozë pak

me të... befas ia zu dorën e saj dhe e largoi nga vetja. Ajo u tmerrua

kur pa në fund të zinxhirit një kryq të krishterëve... bërtiti dhe u

shkreh në lotë, me vrap u largua dhe u mbyll në dhomë. Ai iu afrua

asaj dhe filloji t'i flasë me kërcënim, po që se ajo do t'i tregonte

dikujt për këtë ai do t'ia bënte kështu e ashtu...

U bë në shtëpi sikur të ishte kafshë e tërbuar, të gjithë

largoheshin nga ai.

* * *

Një ditë, nëna e tij hyri në dhomë dhe i tha: Çohu dhe më

dërgo dikund me veturën tënde! Ai nuk e kishte zakon t'ia kthente

fjalën ansnjëherë. Kur hipen në veturë i tha asaj: Ku jemi nisur? Në

Xhaminë e Shenjtë - në Qabe për të falur namazin e jacisë ia priti.

Iu shtangën duart në timonin e veturës... mori t'i kërkojë ndjesë

duke u arsyetuar se nuk kishte kohë, kurse pështyma e tij iu tha në

fyt. Por, ajo këmbëguli që patjetër ta dërgonte. Pa zgjatur u nisën

me te dhe ai sikur po ecte mbi gaca dhe kur arritën atje i tha asaj

me fjalë të prerë: Shko falu e unë të pres këtu! Nëna e tij e ngratë e

luste duke e përkëdhelur dhe lotët e rridhnin në faqe: O biri im, eja

dhe ti me mua dhe bëri dua All-llahut, ndodhë që All-llahu të

udhëzojë e të kthehesh në fenë tënde. O biri im, e gjitha kjo

përfundon për disa minuta e me to ti fiton shumë sevepe. Por, më

kotë, vazhdonte me inat të çuditshëm të qëndronte. Zbriti nëna

duke qarë e ai mbeti në veturë, i mbylli xhamat e dyerve dhe në

kasetofon futi një kasetë me këngë franceze, ia uli pak zërin dhe

mbështeti kokën pas duke dëgjuar…

Ai tregon: Në këtë çast më befasoi një zë gjigant, i cili çante

qiellin e Mekes dhe dridhte malet e saja... ai ishte Ezani i ëmbël e i

bukur:

Më hyri një frikë, në çast e fika kasetofonin dhe i hutuar po

dëgjoja thirrjen Ezanin. Eh... hera e fundit që e dëgjova ishte para

disa viteve të gjata. Për Zotin, pa dashje më rrodhën disa lotë në

faqe dhe më shkuan duart në gjoks, e shtrëngova kryqin e

shëmtuar, e hoqa nga qafa dhe e këputa zinxhirin me inat dhe fori.

All-llahu Ekber... All-llahu Ekber... Esh-hedu en la ilahe ilAll-

llah...

Klubi Studentor

Page 2: Dashnori dhe kryqi

Më mbuloi një valë lotësh saqë tërhoqi vëmendjen e çdo kujt që

kalonte afër meje e që shkonte në Xhaminë e Shenjtë. Zbrita nga

vetura dhe u drejtova me vrap për në banjo. Hoqa rrobat dhe u

pastrova. Pastaj hyra në Qabe pasiqë mungoja nga ajo dhe nga

Islami për shtatë vite. Kur e pashë Qaben rashë në gjunjë nga

pamja mallëngjyese... turma të mëdha njerëzish që ishin mbledhur

në Qabe... u lidha në namaz aq sa arrita me imamin. Gjatë namazit

duke qarë i shqetësova ata që ishin përreth meje.

Pas namazit, një djalosh erdhi të më përkujtonte e të më

qetësonte se All-llahu i falë të gjitha gabimet dhe e falë atë që

pendohet. E falënderova dhe me zë të ndërprerë bëra dua për të.

Dola nga Xhamia e duke ecur këmbët nuk më mbanin. Arrita tek

vetura, aty gjeta nënën time të dashur duke më pritur e në dorë

kishte një sexhade. Iu hodha ndër këmbë duke e puthur e duke

qarë... edhe ajo qante dhe ma lëmonte kokën me dorën e saj të

butë. I ngriti duart kah qielli dhe tha: O Zot, Ty të takon falënderimi,

të qofsha fal o Zot! O All-llah, nuk ma ktheve duanë dhe shpresën

time... të qofsha falë, falënderuar qofsh!

Ia hapa derën dhe e futa mbrenda në veturë dhe u nisëm për

në shtëpi. Nuk munda të flasë nga lotët, përveç që dëgjoja nënën

duke më thënë: O biri im, për Zotin, nuk erdha në Xhami për tjetër

përveç se të bëj dua për ty. Për Zotin, nuk të harrova ty nga duaja

ime as në netët e errëta. Kërkoja nga All-llahu duke pasë shpresë të

madhe nëTë. E unë, nëna yte nuk pushova së faluri që All-llahu të të

jep sukses e të mëshirojë.

E shikova dhe mora t'ia flasë, por më ngushtuan lotët. E ndala

veturën në skaj të rrugës, i vendosa duart në fytyrën time dhe me

të madhe ia nisa të qajë, derisa ndjeva se unë po nxjerr nga gjoksi

çdo brengë, ngushtim dhe kufër, kurse nëna gjithnjë më qetësonte

dhe më jepte shpresë. Pasiqë u kthyem në shtëpi fillova të djegë e

të coptoj çdo gjë që kisha nga librat, kasetat, dhuratat, fotografitë e

femrave të pandershme dhe çdo gjë që m'i kujtonte ato ditë të

zeza. Isha gjithnjë në luftë duke qortuar veten duke i thënë: Si re në

dakord që të bësh amoralitet? Si iu nënshtrove vajzave të

pandershme të krishtera? Si hyre në kishë? Si ia lejove vetës ta

gënjesh All-llahun e të varësh kryqin, ndërsa All-llahu thotë:

. Si...? Pyetje të shumta që më

shqetësuan…

Sikur All-llahu të mos ma bënte të mundur që të më shoqërojë

dikush e të më udhëzojë në punë të mira. Ai ishte një mësues me

autoritet të madh prej djelmoshave të sinqertë. Nuk mu nda ditë e

natë derisa përfundova së mësuari për një kohë të shkurtë tre

pjesë (xhuza) nga Kur'ani Fisnik. Më së shumti që më tërhoqi tek ai

ishte morali dhe edukata e tij. All-llahu i dhashtë çdo të mirë!

O All-llah, më prano mua se u ktheva tek Ti! Ti o Zoti im, në

librin Tënd thua:

. Andaj, unë O Zot u

largova nga kufri, më fal mua nga ajo që bëra më parë!

Ti o Zot thua:

“...nuk

e kryqëzuan, por iu duk atyre”

“Thuaj atyre që nuk besuan: Nëse largohen nga

mosbesimi iu falët atyre ajo që ka kaluar”

“Thuaj: 'O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar

me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj

mëshirës së All-llahut, se vërtetë, All-llahu i falë të gjitha

mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është Mëshirues!'”. Unë o

Zot, e ngarkova me mëkate të shumta veten e këto nuk m'i falë

askush tjetër përveç Teje, andaj, më fal mua me faljen Tënde të

madhe dhe më mëshiro sepseTi je që shumë falë dhe Mëshirues.

* * *

Dhe pas kësaj, dua të them se All-llahu e le të lirë për një kohë

robin e vet, por asnjëherë nuk hjek dorë nga ai. Ndodhë që njeriu të

largohet nga Zoti i vet aq larg që nuk ka shpresë t'i kthehët

ndonjëherë. Por, All-llahu megjithatë është i Madhërishëm, i Urtë,

Mëkatfalës, pranon pendimin, por edhe dënon ashpër, është i

Plotfuqishëm, nuk ka të adhururar më të drejtë pos Tij dhe

përfundimi është tek Ai.

Andaj, sa i këndshëm është kthimi tek All-llahu, sa i ëmbël

është pendimi i sinqertë dhe sa i Butë është All-llahu [subhanehu ve

tea'la].

Mu për këtë i drejtohem thirrësve islamë që sa më tepër të

preokupohen me sëmundjet e njerëzve. Të mundohen që t'i

nxjerrin ata nga errësira e në dritë me leje të All-llahut. T'i thërrasin

ata me urtësi, me këshilla të bukura, me durim. Asnjëherë mos t'i

dëbojmë ata, mos t'i fyejmë e t'ua humbim udhëzimin. All-llahu

[subhanehu ve tea'la] është Ai që i rrotullon zemrat si të dojë.

Ashut siç është cekur në hadithin që trasmetohet nga

Abdullah bin Amër bin el-Asi se ai ka dëgjuar Pejgamberin [salAll-

llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë:

Dhe prej lutjeve të

Pejgamberit [salAll-llahu alejhi ve sel-lem] ishte:

[trasmeton Muslimi]

Musa Muhamed Hexhad Ez-Zehrani

versionin e këtij teksti mund ta gjeni në:

www.ankebut.com

“Vërtetë, të gjitha zemrat e bijve të

Ademit janë mes dy gishtave prej gishtave të Mëshiruesit sikur të ishin

një zemër, iu ndron gjendjen si të ketë dëshirë”.

“O All-llah, Ti që i

rrotullon zemrat tona, përforcona zemrat tona në adhurimin Tënd!”

On-line

Klubi Studentor

Pasi të lexoni këtë broshurë, mundësojani të tjerëve të lexojnë

të njëjtën. Dhe keni kujdes, fletushka përmban ajete kur'anore,

andaj ndalohet hyrja me të në vende të ndotura, gjegjësisht në

toalet si dhe në vende të ngjashme.

Boton:

Shoqata Qytetare

Klubi Studentor

e-mail: [email protected]

Dashnori

dhe

kryqi