51
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE PROGRAMI I MASTERIT PROFESIONAL: “ADMINISTRIM-PUBLIK” DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E PRIVATIZIMIT, TEORITË MBI PRIVATIZIMIN, FORMAT KRYESORE TË PRIVATIZIMIT, EFIÇENCA E PRIVATIZIMEVE PUNOI : UDHËHOQI: Dritan KASTRATI PhD Cand . Marsida ISMAILI JANAR, 2013

DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE

PROGRAMI I MASTERIT PROFESIONAL: “ADMINISTRIM-PUBLIK”

DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E PRIVATIZIMIT, TEORITË MBI

PRIVATIZIMIN, FORMAT KRYESORE TË PRIVATIZIMIT, EFIÇENCA E PRIVATIZIMEVE

PUNOI : UDHËHOQI:

Dritan KASTRATI PhD Cand . Marsida ISMAILI

JANAR, 2013

Page 2: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

2

PRIVATIZIMI

Në procesin e transformimit të ekonomisë theksi vihet tek reformat strukturore ku një ndër shtyllat mbështetëse të këtyre reformave është edhe procesi i privatizimit.

Duke qënë se procesi i privatizimit në Shqipëri për më shumë se dy dekada ka qenë “thembra e akilit” të programeve qeverisëse dhe ndikimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit tonë, ky studim do të paraqesë një analizë të hollësishme e të detajuar të zhvillimit të këtij proçesi në Shqipëri, bazuar tek hipoteza që “Privatizimi ndikon pozitivisht në ekonominë e vendit”. Çfarë ka shkuar mirë dhe çfarë nuk ka funksionuar siç duhet, ku mund të ndërhyhet që ky proçes të përmirësohet?

Përveç ndikimit të jashtëzakonshëm në ekonomi, privatizimi kërkon ndryshime të gjëra në legjislacion dhe kërkon krijimin e institucioneve që do ta bëjnë këtë proçes të mundshëm. Privatizimi është një proçes bazë politik, që ndryshon rolin e shtetit në ekonomi por dhe shoqërinë në tërësi dhe ky proces në Shqipëri është shoqëruar dhe me pasoja sociale si: papunësi e lartë dhe paga më të moderuara, pushime dhe largime nga puna për punonjësit më të vjetër në moshë dhe të pa kualifikuar, rikualifikime etj.

Analiza e detajuar dhe e hollësishme e privatizimit do të bëhet përmes marrjes në shqyrtim pothuajse të të gjithë sektorëve të ekonomisë shqiptare dhe përmes privatizimeve më të sukseshme, ilustruar nga shembuj konkretë dhe aktualë dhe ndikimet e tyre në ekonominë shqiptare.

PRIVATIZATION

The emphasis of the economic transformation process is on the structural reforms where one of the supporting pillars of these reforms is the privatization process.

Given that the privatization process in Albania has been for more than two decades the "Achilles heel" of the government programs and its impact has been remarkable in our economy, this study will present a detailed analysis of the development of this process in Albania, based on the hypothesis that "Privatization has a positive effect on the economy." What went well and what did not work properly, how can we intervene in order to improve this process?

Despite the tremendous impact on the economy, the privatization requires extensive changes in legislation and requires the establishment of institutions that will make this process possible. The privatization is a process of political basis, which changes the state’s role in the economy but also in society as a whole and this process in Albania has been accompanied by social effects: high unemployment rate and moderate wages, firing most unskilled and of old age employees, retraining, etc.

The detailed and thorough analysis of privatization will be done by taking into consideration almost all sectors of the Albanian economy and through the most successful privatizations, illustrated with concrete and actual examples and their impact on the economy.

- TERMAT KYÇE : ROCESI I PRIVATIZIMIT, PRIVATIZIMI NË SHQIPËRI, PRIVATIZIMI MASIV NË SHQIPËRI, EFIÇENCA E PRIVATIZIMEVE, PRIVATIZIME TE SUKSESSHME, PËRFITIMET E PRIVATIZIMIT

Page 3: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

3

MIRËNJOHJE

Do të doja të bëja një falenderim, që në fakt është shumë pak për të gjithë personat që

më kanë dhënë ndihmesën e tyre të jashtëzakonshme për të realizuar këtë studim.

Falenderimi i parë u shkon specialistëve të sektorit të administrimit dhe sektorit të

të ardhurave nga përdorimi i pronës pranë Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së

Pronave Publike për informacionet shumë të pasura që më kanë dhënë në lidhje me të

gjithë procesin e privatizimit në Shqipëri.

Mirënjohje do të shprehja dhe për specialistët e statistikave pranë INSTAT që më

mundësuan përdorimin e të gjitha statistikave që ato dispononin në lidhje me procesin

e privatizimit si dhe përdorimin e arkivës për statistikat më të hershme në kohë .

Një mirënjohje të thellë do të doja të shprehja dhe për drejtuesen time të diplomës

pedagogen Marsida Ismaili për kujdesin e jashtëzakonshëm që i ka kushtuar temës

time të diplomës dhe për të gjitha vërejtjet dhe sugjerime shumë të çmuara e

profesionale që më lejuan të hartoj një studim të strukturuar mirë dhe të arrirë.

Një falenderim shumë i perzemërt shkon dhe për sekretarinë e Masterit të

Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike që në na kanë paisur me të gjithë

informacionin e nevojshëm kurdo që kemi pasur nevojë për të realizuar temën e

diplomës.

Falenderime pafund dhe mirënjohje për të gjithë këta persona që me kanë ndihmuar

pa asnjë kompromis që të arrij të realizoj këtë studim.

Page 4: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

4

PËRMBAJTJA

PARATHËNIE....................................................................................................6

KAPITULLI I

1. PRIVATIZIMI DHE ROLI I TIJ NË ZHVILLIMIN EKONOMIK

A duhet të privatizohen të gjitha pronat shtetërore...........................................9

1.1 Privatizimi në Shqipëri..............................................................................10

KAPITULLI II

2. OBJEKTIVAT, STRATEGJIA DHE KUADRI LIGJOR I

PRIVATIZIMIT

2.1 Objektivat kryesorë të proçesit të privatizimit...........................................13

2.2 Privatizimi i deritanishëm..........................................................................16

2.3 Strategjia e privatizimit..............................................................................18

2.4 Kuadri ligjor i privatizimit.........................................................................19

KAPITULLI III

3. FORMAT E PRIVATIZIMIT

3.1 Format zhveshëse nga pronësia..................................................................21

3.2 Format jo-zhveshëse nga pronësia.............................................................22

KAPITULLI IV

4. PROÇESI I PRIVATIZIMIT MASIV DHE TREGU I KAPITALEVE

4.1 Si mund të ndikojë proçesi i privatizimit në tregun e kapitaleve...............24

KAPITULLI V

5.1 PRIVATIZIMI I SEKTORËVE TË VEÇANTË TË EKONOM ISË

5.1.1 Në sektorin e telekomunikacionit..........................................................27

5.1.2 Në sektorin elektroenergjitik.................................................................28

5.1.3 Në sektorin e naftës dhe gazit...............................................................29

5.1.4 Privatizimi i Albpetrol..........................................................................29

5.1.5 Në industrinë e minierava......................................................................30

5.1.6 Në industrinë e kromit...........................................................................30

5.1.7 Në industrinë e bakrit.............................................................................31

5.1.8 Në sektorin e transportit.........................................................................31

5.1.9 Privatizimi i Albtelekom........................................................................32

5.1.10 Privatizimi i shoqërisë ARMO............................................................33

5.2 PRIVATIZIMET MË TË SUKSESSHME NDËR V ITE

5.2.1 AMC-Albanian Mobile Communication...............................................34

Page 5: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

5

5.2.2 SEAMENT Albania sh.p.k.................................................................34

5.2.3 Vodafone Albania...............................................................................35

5.2.4 Kurum International sh.p.k.................................................................35

5.2.5 Banka Kombëtare Tregtare.................................................................35

5.2.6 Banka e Kursimeve.............................................................................35

5.2.7 Darfo Albania.....................................................................................35

5.2.8 Aeroporti Nënë Tereza.......................................................................35

5.2.9 Kazino e Tiranës.................................................................................35

5.2.10 Albtelekom......................................................................................36

5.2.11 Eagle Mobile...................................................................................36

5.2.12 ARMO sh.a....................................................................................36

KAPITULLI VI

6. 1 Përfitimet e privatizimit....................................................................36

6. 2 Privatizimi në vendin tonë a është në masën e duhur dhe a ka ndikim

pozitiv në ekonomi?..................................................................................38

KAPITULLI VII

7. LIDHJA E PRIVATIZIMIT ME KORRUPSIONIN..........................41

KAPITULLI VIII

8. A JANË TË GJITHË PRIVATIZIMET TË SUKSESSHME?..........44

KAPITULLI IX

9.1 KONKLUZIONE……………………………………………….......….47

9.2 REKOMANDIME…………………………………………………......49

BIBLIOGRAFIA…………………………………………………………….....51

Page 6: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

6

PARATHËNIE

Privatizimi është proçesi i transferimit të pronësisë së një ndërmarrjeje, agjensie,

shërbimi apo aseti publik drejt sektorit privat, prej të cilit priten efekte pozitive

esenciale në tregjet e kapitaleve, mallrave, financiare e të punës dhe prek interesat e

grupeve të ndryshme të popullsisë. Ky proçes në mënyrë dinamike ridimensionon

rolin e shtetit në aspekte të ndryshme, dhe përfshin rreth 80 % të gjithë aseteve të

ekonomisë në sektorët e energjetikës dhe mineraleve, të naftës dhe gazit, postat dhe

telekomunikacionet, pyjet dhe ujërat, rrugët automobilistike dhe hekurudhore, portet

detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadën e fundit Shqipëria është

bërë pjesë e një harku të gjerë privatizimesh. Shumë institucione, kompani, shoqëri,

miniera tani nuk i përkasin shtetit, janë bërë prona private.

Por si ndikon kjo gjë në ekonominë e vendit tonë, pozitivisht apo negativisht?

A janë privatizimet në vendin tonë në masën e duhur?

Meqenëse korrupsioni buron nga sektori publik, (dmth. nga abuzimi me postin publik

apo shtetëror), reduktimi i këtij sektori automatikisht do të reduktonte edhe

korrupsionin. Sa më pak të ndërhyjë shteti në treg, sa më pak kompetenca dhe rol të

ketë ai në ekonomi, aq më pak korrupsion do të ketë. Por a ulet me të vërtetë niveli i

korrupsionit me rritjen e privatizimeve?

Sot, pas më shumë se njëzet vitesh privatizim të vazhdueshëm, mund të themi pa frikë

se diçka e tillë nuk ka ndodhur. Ka një rënie të lehtë të korrupsionit administrativ por

vihet re një rritje të korrupsionit të nivelit të lartë. Është ajo që shpesh në debatin

publik quhet privatizimi i pushtetit publik. Ky pushtet nuk përdoret më për të mirën e

publikut, por për të maksimizuar fitimet dhe pasurimin e atyre që janë në pushtet. Nga

kjo pikëpamje mund të themi pa frikë se, sa më shumë ka avancuar procesi i

privatizimit, aq më shumë është rritur edhe fenomeni i korrupsionit .

HIPOTEZA

Hipoteza e këtij studimi është :

“Privatizimi ndikon pozitivisht në ekonominë e vendit.”

Page 7: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

7

ARGUMENTI

Privatizimi nuk ka ndodhur njëlloj në të gjitha vendet, çdo vend ka specifikat e tij në

këtë fushë, çdo vend ka ligjet e tij dhe aktet nënligjore për të zbatuar privatizimin që

mund të ndryshojnë nga njëri vend tek tjetri por kjo pasqyrohet në rezultate të

përbashkëta që mund të jenë rritja e efiçencës dhe produktivitetit të ndërmarrjeve

përmes privatizimit, shtimi i investimeve publike nga të ardhurat që përfitohen nga

privatizimi, etj. Privatizimi është nje proçes që lidhet ngushtë me ekonominë, dhe ka

ndikim të madh në të.

QËLLIMI

Qëllimi i këtij studimi është njohja me proçesin e privatizimit dhe ndikimet e këtij

proçesi në ekonomi.

OBJEKTIVAT

Objektivat kryesore për arritjen e qëllimit janë:

1. Përshkrimi i privatizimit si proçes i domosdoshem për rritjen ekonomike.

2. Njohja me ecurine e privatizimeve në vendin tonë.

3. Identifikimi i ndikimeve të këtij proçesi në ekonominë shqiptare.

4. Nxjerrja e konkluzioneve dhe rekomandimeve

Nëpërmjet këtij studimi do të mundohem të jap një pamje sa më të qartë të privatizimit

në vendin tonë përmes shembujve konkretë dhe aktualë. Duke qënë se ky proçes për

më shumë se dy dekada kq qenë “thembra e akilit” të programeve qeverisëse dhe

është një nga temat më të debatuara dhe ndikimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm në

ekonominë e vendit tonë, do të japim një analizë të hollësishme e të detajuar të

zhvillimit të ketij proçesi në Shqipëri. Çfarë ka shkuar mirë dhe çfarë nuk ka

funksionuar siç duhet, ku mund të ndërhyhet që ky proçes të përmirësohet? Do të

përqëndrohemi gjatë kësaj analize të proçesit të privatizimit në identifikimin e

problemeve dhe marrjen e masave për përmirësimin e proçesit në tërësi që nga

hartimi i politikave dhe strategjive e deri tek vënia në jetë e këtyre planeve dhe

programeve.

Page 8: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

8

KAPITULLI I

1. PRIVATIZIMI DHE ROLI I TIJ NË ZHVILLIMIN EKONOMIK DHE

SOCIAL TË VENDIT

Proçesi i privatizimit përbën pikën kryesore të reformës ekonomike për faktin se ai

prek interesat e grupeve të ndryshme të popullsisë, dhe se në mënyrë dinamike

ridimensionon rolin e shtetit në aspekte të ndryshme. Gjithashtu privatizimi është një

element kyç për angazhimin e huaj ekonomik në Shqipëri. Vetëm nëpërmjet një

proçesi efektiv mund të krijohet klima e favorshme e mjedisit që nevojitet për

tërheqjen e investimeve të huaja. Strategjia duhet të zhvillohet në afate kohore të

përshtashme dhe duhet të ndiqet nga post-programe të cilat duke ndërvepruar së

bashku do të çojnë në një proçes efektiv dhe në krijimin e një klime të favorshme për

investimet e huaja. Në një shoqëri ku, për një periudhë prej shumë dekadash, prona

private është kufizuar vetëm në mallrat personale dhe në pasuritë e tundshme e në

disa raste edhe të një shtëpie private dhe të një cope të vogël toke, është e

padiskutueshme që do të ketë mungesë të njohurive dhe pasiguri mbi atë se çdo të

thotë pronë private. Detyra më e rëndësishme e shtetit në këtë fushë është që të vendosi

një sistem të ri legjislativ që të garantojë pronën private dhe të rrisë besimin e njerëzve

për të dhe gjithashtu të rritet besimi i popullsisë se kjo e drejtë nuk do të cënohet ose

hiqet në një periudhë të mëvonshme. Kalimi i pronës nga sektori publik në atë privat

sjell me vete probleme të vështira. Për më tepër privatizimi jo vetëm i ndërmarrjeve por

edhe i banesave dhe i tokës së punueshme duhet të bëhet në mënyrë që të konsiderohet i

drejtë nga shumica e popullsisë. Duhet të theksojmë se në proçesin e privatizimit ka disa

kritere të kryerjes së procesit: kriteri i drejtësisë, kriteri social, kriteri ekonomik dhe

kriteri politik. Duhet të evidentojmë tre aspekte të privatizimit: efikasitetin, shpërndarjen

dhe stabilitetin. Në rastin e efikasitetit duhet të kemi parsysh se si do të punojë me

efektshmëri prona e privatizuar për një afat të shkurtër dhe në vazhdim kemi të bëjmë

me efikasitet të investimeve të reja në të, ndërsa shpërndarja ka të bëjë me matjen e

ndikimit të metodave alternative të privatizimit në shpërndarjen e pasurisë. Kur flasim

për stabilitetin kemi parasysh se si ndikojnë alternativat e privatizimit të zbatuara në një

afat të shkurtër në variablat makroekonomikë të tilë si inflacioni, papunësia struktura e

GDP-së etj.

Page 9: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

9

A duhet të privatizohen të gjitha pronat shtetërore?

Nje pjesë e pronave shtetërore nuk janë për tu privatizuar ose mund të privatizohen në

kushte të veçanta. Prona shtetërore të këtyre llojeve janë:

A. Pronë shtetërore që është e rëndësishme për vendin në tërësi. Këtu përfshihen

prona shtetërore joprodhuese që janë themelore për funksionin e shtetit

(ndërtesat dhe instalimet e administratës qëndrore, gjykatat, ushtria etj.),

instalimet e infrastrukturës publike që i shërbejnë të gjithë shoqërisë (stacionet,

urat, kanalet, rrugët publike etj.) Këto duhet të mbeten pronë shtetërore.

B. Pronë shtetërore që kanë aktivitet në formën e ndërmarjeve shtetërore. Këtu

hyjnë disa ndërmarrje që kanë aktivitet në të gjithë vendin si p.sh. posta dhe

telekomunikacioni, si dhe ndërmarrjet që prodhojnë paisje ushtarake.

C. Pronë shtetërore që vepron në fushën e shërbimeve komunale që i duhen

administratës publike sot dhe në të ardhmen. Këtu duhet të veçojmë:

• Prona publike me rëndësi të madhe, ndërtesat lokale, parqet, rrugët lokale nuk mund

të jenë objekt i privatizimit

• Ndërmarrjet e nevojave publike (me rëndësi lokale). Ato mund të privatizohen në

qoftë se shihet e arsyeshme nga administrata lokale. Të ardhurat nga privatizimi i tyre

duhet të kalojnë plotësisht në buxhetin lokal.

• Ndërmarrjet shtetërore që nuk hyjnë në pikën e mësipërme por që janë nën

administratën lokale. Ato mund të privatizohen nga organet lokale. Për të nxitur

autoritetet lokale një pjesë e të ardhurave të privatizimit të tyre të mbeten në buxhetin

lokal.

• Prona që duhet të mbeten nën kontrollin e administratës lokale, ndërtesat komunale,

shtëpitë.

Privatizimi duhet të reduktojë hapsirën e qeverisë në ekonomi që mund të jetë shumë

e madhe dhe konsumon shumë burime dhe të lejojë sektorin privat të veprojë me

efiçencë dhe si një motorr i fuqishëm për rritjen ekonomike. Eksperienca tregon se

për rritjen ekonomike janë më të suksesshme ato vende që janë mbështetur mbi

sektorin privat ndaj vendeve që janë mbështetur mbi sektorin publik.

Në kushtet aktuale të zhvillimit, social, ekonomik dhe politik, ka një numër të madh

argumentash ekonomike që favorizojnë privatizimin, ku vlen të përmendim :

Page 10: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

10

• Superioriteti i zhvillimit ekonomik që vjen nga zbatimi i të drejtave të pronës

private

• Dalja nga proçesi i monopolizimit në sektorët e ekonomisë, gjë që është krijuar

nga aplikimi i parimeve të ekonomisë së planifikuar.

• Nxitja e konkurencës përmes zbatimit praktik të raporteve kërkesë-ofertë dhe

krijimit të kërkesave dhe ofertave private të tregut dhe aktorëve të pavarur

ekonomik.

• Mundësia më e madhe që ofrohet që ndërmarrjet me humbje të ristrukturohen

më mirë nga privatët dhe sidomos nga të huajt

• Përgjegjësitë individuale duhet të zëvëndësojnë zotëruesin indiferent kolektiv që

është tipik për vendet ishkomuniste

• Kontrolli privat i prodhimit është pranuar dhe pranohet që është më superior

ndaj kontrollit publik

Por mbi të gjitha, argumenti kryesor teorik për privatizimin është rritja e eficensës

ekonomike në zhvillimin social-ekonomik të një vendi.

Përftimet nga privatizimi janë të formave më të ndryshme. Privatizimi përmirëson

arritjet ekonomike dhe ndihmon investimet private, të brendshme dhe të huaja duke i

dhënë jetë reformimit të vendit. Ai krijon mundësi më të mëdha ekonomike për

individin që mund të bëhet investor ose aksioner në ish ndërmarrjet shteterore. Pra,

nga ky proçes përfitojnë jo vetëm ndërmarrjet por edhe publiku i gjerë, ndaj dhe duhet

trajtuar me mjaft kujdes nëse i duhet dhënë një rëndësi e madhe.

1.1 Privatizimi në Shqipëri

Procesi i reformës ekonomike filloi në Korrik 1992, kur programi i Qeverisë u mbështet

nga marrëveshja "Stand By" me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Objektivat kryesorë ishin:

a. Stabiliteti makroekonomik: i cili synonte reduktimin e defiçitit buxhetor,

kontrollin e inflacionit dhe liberalizimin e çmimeve.

b. Ristrukturimi i sektorit shtetëror, nëpërmjet eliminimit të subvencioneve

prej shtetit, nxitjen dhe zhvillimin e konkurrences së lirë dhe riorganizimin e

sektorit publik, përfshirë sistemin bankar.

c. Privatizimi i ekonomisë, që u konceptua si një transferim i të drejtave nga sektori

Page 11: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

11

shtetëror në sektorin jo-shtetëror. duke synuar rritjen e standartit të jetesës

nëpërmjet eleminimit të joefikasitetit të shtetit.

Në fillim të viteve '90 njësitë ekonomike që vepronin në të gjithë sektorët e ekonomisë

ishin në gjendje mjaft të vështirë:

• me teknologji të prapambetur dhe gjendje teknike të ulët, si pasojë e mungesës së

investimeve të reja në këta sektorë për një periudhë mjaft të gjatë kohore,

• me fuqi të tepërt punëtore,

• të bllokuar në treg dhe me gjendje të lartë debitore,

• me nivel të ulët menaxhimi, planizim inadekuat aktual dhe perspektivë, ndërhyrje të

theksuar të shtetit në veprimet e përditeshme, njohje të cekët të ligjeve dhe rregullave të

tregut,

• me mungesë kapaciteti për të menaxhuar situatat e krizës dhe pamundësi për të

falimentuar,

• me nivel të ulët të disiplinës financiare, sisteme inadekuate të matjes dhe kontrollit,

• me objektiva të paqarta, të shumëfishta (pa kahje) dhe konfliktuale,

• nën patronazhe politike që nuk lejonin një veprimtari efiçente të njësive ekonomike.

Gjendja e rëndë në këta sektorë kërkon ndërhyrje cilësore ristrukturuese, liberalizuese dhe

derregulluese, e shoqëruar më pas më atë privatizuese. Ndërhyrjet për kapitalizim kërkonin

investime në vlera të mëdha të papërballueshme, të cilat kërkonin tërheqjen e

kapitaleve të huaja apo vendase private për të riaktivizaur dhe përdorur me efektivitet

burimet natyrore dhe njerëzore të këtyre sektorëve. Industria pati pësuar rënie për shkak të

vështirësive të mëdha që hasnin fabrikat dhe uzinat në përballimin e konkurencës me

mallrat e importit si rezultat i teknologjisë së tyre të vjetëruar. Ndërmjet faktorëve të

tjerë, kostot e larta të lëndëve të para të importuara, joefikasiteti në drejtimin e

ndërmarrjeve shtetërore dhe rregullat e reja të tregut, bënë që produkti i prodhuar në

vend të ishte më i shtrenjtë se produkti i importuar. Megjithë koston e ulët të fuqisë

punëtore në krahasim me vendet e tjera, shumica e ndërmarrjeve shtetërore dështuan. Por

nga ana tjetër, gjatë privatizimit, rënia e prodhimit industrial u ngadalësua dhe duke filluar

Page 12: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

12

që nga 1993 e në vazhdim, ky prodhim ka qenë pothuajse konstant megjithëse në një nivel

shumë të ulët (31 % në 1997 krahasuar me nivelin në 1990).

Në proçesin e transformimit ekonomik, që po pëson vendi ynë privatizimi ishtë

konceptuar jo vetëm si ndryshim pronësie, por si një alternativë e re që do të sigurojë

funksionimin efektiv të veprimeve të " lojtarëve të tregut". private apo shtetërore, dhe të

garantojë konkurrencë legale midis tyre. Ky proçes shoqërohet me një kompleks

problemesh, ndryshimesh dhe interesash politike, sociale, makro dhe mikro ekonomike dhe

ligjore.

Synimi përfundimtar i qeverisë nëpërmjet proçesit të privatizimit, është realizimi i

transferimit të të drejtave shtetërore tek privatet në të gjitha format e saj dhe nëpërmjet

një proçesi te vazhdueshëm dhe efiçent. Në këtë kontekst privatizimi është përkufizuar si

transferim i tre lloje të drejtash nga shteti tek sektori privat: ("Privatizimi dhe efikasiteti i tij në

Shqipëri", Vasil Pano, Drejtor Drejtorie pranë Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe

Privatizimit).

• të drejtës së pronësisë,

• të drejtës së përdorimit,

• të drejtës së zhvillimit,

Nëpërmjet transferimit të të drejtës së pronësisë (shitjes), shteti çlirohet nga të gjitha llojet e

riskut që lidhen me administrimin e ndërmarrjes apo shoqërisë, ndërsa nëpërmjet

transferimit të të drejtës së përdorimit (kontratat e manaxhimit, shërbimit,etj. ) shteti

përgjithësisht mbetet i përfshirë në monitorimin e kushteve kontratore dhe të riskut financiar

në se njësia ekonomike del me humbje. Kontratat e konçesionit, të skemave EOT (Electro-

Optics Technology); BOOT(; ROT dhe dhënia me qira apo enfiteozë janë ndër mënyrat

e përdorura gjatë privatizimit për transferimin njëkohësisht të të drejtës së përdorimit

dhe asaj të zhvillimit., të cilat përfshijnë ose jo shtetin në riskun financiar, në varësi të

kontratave specifike. Në Shqipëri transferimi i të drejtës së pronësisë është përdorur gjerësisht

në proçesin e privatizimit gjatë periudhës 1991-2000.

Page 13: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

13

KAPITULLI II

2. OBJEKTIVAT, STRATEGJIA DHE KUADRI LIGJOR I PRIVATIZIMIT

2.1 Objektivat kryesorë të procesit të privatizimit.

Programi i qeverisë i mesit të viteve `90 synoi përfundimin e privatizimit të

ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe privatizimin e sektorëve të rëndësishëm të

ekonomisë (sektorët strategjikë). Realizimi i këtij programi kaq të gjerë me impakte të

fuqishme politike, ekonomike dhe sociale ka kërkuar si imperativ përgatitjen e një

strategjie të qartë për sektorët me rëndësi të veçantë të ekonomisë, me objektiva, afate

dhe proçedura të përcaktuara ligjërisht dhe me transparencë.

a) Sigurimi i një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm afatgjatë dhe rritja e

efikasitetit të ekonomisë.

Qeveria nuk e koncepton privatizimin si një qëllim në vetvete, por si një instrument të

fuqishëm për të siguruar një rritje ekonomike të qëndrueshme nëpërmjet ristrukturimit

e zhvillimit të mëtejshëm të sektorëve më të rëndësishëm. Shfrytëzimi i potencialeve

të burimeve natyrore si dhe i kapaciteteve prodhuese do të jetë synim i pandashëm

nga proçesi i privatizimit, me synim që tërë potenciali ekonomik të vihet në efiçensë.

Njëkohësisht ky proçes do të çojë në çlirimin e mjeteve buxhetore, aktualisht të

drejtuara në sektorë jo efiçent të ekonomisë, duke ndihmuar në uljen e defiçitit

buxhetor.

b) Rritja e efektivitetit të tregut nëpërmjet nxitjes së konkurencës dhe

deregullimit të mëtejshëm të këtij tregu.

Si për përmasat e tregut të brendshëm, ashtu edhe nga trashëgimnia nga strukturat e

një ekonomie të centralizuar, në degë të caktuara të ekonomisë së vendit vërehen

struktura monopol apo oligo-monopoliste. Këto struktura, duke shmangur

konkurencën kane krijuar deformime ne treg me tërë pasojat e dëmshme që sjellin.

Proçesi i privatizimit do të synojë prishjen e këtyre strukturave, rritjen e konkurrencës

në tregun e brendshëm, dhe për sektorë të caktuar edhe hapjen e tyre ndaj

konkurencës së jashtme. Nxitja e konkurencës si një forcë lëvizëse për shfrytëzimin

optimal të kapitaleve do të arrihet edhe nëpërmjet një sërë derregullimesh e

liberalizimesh të tregut dhe institucionalizimit të enteve rregullatore. Këto masa do të

çojnë jo vetëm në rritjen e efektivitetit të përdorimit të kapitaleve, por në veçanti do të

rrisin edhe nivelin e shërbimit sidomos në shërbimet publike.

Page 14: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

14

c) Tërheqja e kapitaleve private të huaja në sektorët e rëndësishëm të ekonomisë

së vendit.

Gjendja e rëndë në të cilën ndodhen sektorët strategjikë dhe nevojat e zhvillimit

prioritar të tyre kërkojnë investime me vlera të mëdha, të cilat qeveria dhe sektori i

brishtë privat shqiptar nuk mund t’i siguronte. Tërheqia e kapitaleve të huaja përbën

një faktor të rëndësishëm për rritjen ekonomike. Në përzgjedhjen e investitorëve të

huaj do të jetë kërkesa per programe konkrete zhvillimi nga pala e huaj, të besueshme

dhe të mbështetura nga strukturat përkatëse financiare e bankare. Investimet e huaja

nuk presupozojnë thjesht vetëm mjetet monetare, por edhe aftësitë manaxheriale,

aksesin në tregje të huaja, aleancat strategjike në tregun botëror si dhe akseset në

tregjet financiare.

Realizimi i objektivave të mësipërme lidhet ngushtë me krijimin e kushteve për

zhvillimin e tregut të kapitaleve. Ndonëse tregu i kapitaleve përbën një nga

dimensionet më të rëndësishme të një ekonomie tregu, tregu i kapitaleve në Shqipëri i

përfaqësuar nga Bursa e Tiranës ende nuk po fillon verimtarinë e tij konkrete në

drejtim të kuotimit të shoqërive tregtare. Proçesi i privatizimit do të synojë krijimin e

premisave për të filluar dhe për të gjallëruar tregun e kapitaleve për të thithur e

mobilizuar mjetet e brendshme apo të jashtme finaciare dhe për ti drejtuar ato drejt

investimit. Për realizimin e këtij objektivi do të punohet për plotësimin e kuadrit ligjor

dhe rregullator për funksionimin e shoqërive anonime para dhe pas privatizimit dhe

për bashkëpunimin me Bursën e Tiranës për formalizimin e tregut të letrave me vlerë,

si një parakusht për ta bërë këtë treg efikas. Vetë Bursa e Tiranës do të ristrukturohet

duke rritur pavarësinë e saj. Do të ishte shumë sipërfaqësor konsiderimi i privatizimit si

një zbutës i vështirësive të shumta që pati hasur sektori publik në ekonomi, apo si një

ndryshim thjesht i pronësisë, apo e futjes së administrimit privat. Kjo platformë nuk do

t'i shtronte rrugën efikasitetit financiar dhe ekonomik.

Në vende të ndryshme janë bërë përpjekje të mëdha për përmirësimin e mënyrës së

organizimit dhe rritjen e rezultateve të ecurisë të njësive ekonomike shtetërore, si

rrjedhim privatizimi përbën vetëm një nga elementet e proçesit të reformimit të

ekonomisë dhe të të gjithë shoqërisë.

Strategjia e privatizimit ka synuar në objektivat kryesore të mëposhtme:

Page 15: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

15

• Përgatitje e shpejtë e proçesit dhe tek të gjithë sektorët.

• Rigjallërimi i ekonomisë nëpërmjet përdorimit efiçient të burimeve njerëzore dhe

natyrore.

• Garantimi i ritmeve të qëndrueshme në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë.

• Mbështetja dhe fuqizimi i sektorit privat në aktivitetin e prodhimit të mallrave dhe

shërbimeve.

• Tërheqja e investitorëve potencialë dhe strategjikë.

• Krijimi i kushteve për krijimin e tregut të kapitaleve.

Privatizimi në Shqipëri nuk është konturuar dhe realizuar si një transferim standart i të

drejtave të pronësisë ndërmjet dy (ose më shumë) agjentëve ekonomikë të përcaktuar

mirë, por ka synuar krijimin e strukturave të të drejtave të pronësisë që nuk kanë ekzistuar

më parë. Ndërsa në vendet perëndimore, privatizimi mund të shikohet si një proçes

reformimi, në vendet lindore sikurse dhe në vendin tonë privatizimi është nje proçes

thelbësor i një transformimi sistemik të shoqërisë në tërësi. Duke e konsideruar fazën

zbatuese të proçesit të privatizimit si domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik, në

kontekstin e objektivave kryesorë, ka synuar të jetë:

• i shtrirë në të gjithë sektorët e ekonomisë,

• në mënyrë efektive i shpejtë, i drejtë nga pikëpamja shoqërore dhe transparent,

• promotor i rigjallërimit të ekonomisë, nëpërmjet rritjes së efiçensës ekonomike dhe

aftësisë konkuruese të sektorëve, përdorimit efektiv të burimeve njerëzore, natyrore dhe

pozicionit gjeopolitik,

• ristrukturues dhe mbështetës pas privatizimit për të garantuar ritme të qëndrueshme

rritjeje. zhvillimin dhe fuqizimin e pronës, bazë e domosdoshme për zhvillimin

konkurencial të të gjithë tregjeve. rritje të balancuar ekonomike,

• proçes mbështetës dhe fuqizues i aktiviteteve prodhuese vendase dhe investitorëve të

huaj,

Si dhe të arrijë përfitimet dhe të garantojë qëllimet si më poshtë:

Page 16: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

16

• demokratizimin e pronësisë,

• paqen sociale, ngritjen e nivelit të jetesës,

• reduktimin e defiçitit buxhetor, rritjen e të ardhurave direkte dhe indirekte buxhetore,

• promovimin e rritjes së efiçences ekonomike, nëpërmjet pjesëmarrjes së sipërmarrjeve

private dhe për rrjedhojë kënaqjen e kërkesave të konsumatorëve dhe qytetarëve,

• reduktimin e borxhit publik dhe të jashtëm,

• zhvillimin e tregut kombëtar të kapitaleve,

• forcimin e konkurencës dhe dobësimin e monopoleve,

• reduktimin e interferencës (prezencës) së shtetit në ekonomi,

• konfrontimin e njësive ekonomike me disiplinat dhe rregullat e tregut,

• rritjen e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve,

• rritjen afatgjatë të numrit të vendeve të punës dhe rritjen e alternativave të punësimit

nëpërmjet alokimit të burimeve njerëzore në treg të lirë,

• krijimin dhe fortifikimin e klasës së menaxherëve nëpërmjet investimeve në teknologji

dhe aftësitë menaxheriale, të cilët do të jenë një bazament me shumë vlerë për demokracinë

dhe stabilitetin politik.

Përfitimet e mësipërme kryesisht synojnë në rradhë të parë rigjallerimin ekonomik të vetë

sektorëve, por krijimi i një tregu konkurencial për prodhimet dhe shërbimet në sektorët me

rëndësi të veçantë të ekonomisë në mënyrë direkte do të japë efektet e tij në lulëzimin

edhe në sektorët ndihmës të shërbimeve, prodhimit të vogël artizanal dhe agro-industrial.

Ky efekt do të jetë i menjëhershëm në uljen e çmimeve të produkteve në treg, rritjen e

efektivitetit të biznesit privat, rritjen e cilësisë dhe shpejtësisë së ofrimit të shërbimeve

publike ndaj konsumatorëve dhe popullatës, nxitjen e inisiativave të reja dhe hapjen e

vendeve të reja të punës.

2.2 Privatizimi i deritanishëm

Në kuadrin e reformës ekonomike për transformimin e ekonomisë së centralizuar në

një ekonomi të tregut të lirë, proçesi i privatizimit në Shqipëri filloi në vitin 1991 me

Page 17: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

17

miratimin e ligjit Nr. 7512 datë 10.08.1991. Procesi filloi me privatizimin e rrjetit të

tregëtisë e të shërbimeve në të gjitha rrethet e vendit, vazhdoi me privatizimin e një

pjese të ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe arriti deri ne fillimin e privatizimit

masiv për ndërmarrjet e mëdha. Proçesi i privatizimit u karakterizua nga këto tipare

kryesore:

• mungesa e një strategjie afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë të privatizimit e cila

do të siguronte harmonizimin e objektivave ekonomike, financiare e sociale në

nivel mikro e makro, ekuilibrin e ofertë-kërkesës në privatizim me synim

përfundimtar kryerjen e një proçesi efiçient

• kthimi i proçesit në një mjet për të plotësuar më shumë synimet e ngushta politike,

nëpërmjet adoptimit të organeve plotësisht politike të tilla si bordet e privatizimit,

se sa një mjet që duhej ti nënshtrohej rregullsive ekonomike.

• elementë të korrupsionit në nivele të ndryshme të administratës shtetërore e lidhur

indirekt apo direkt me këtë proçes.

• ekzistenca e një vakumi në akte të ndryshme ligjore dhe nënligjore të privatizimit,

të cilat linin shteg për interpretime në favor të personave të caktuar duke çuar në

cënimin e kriterit të drejtësisë sociale.

Programi i privatizimit masiv nëpërmjet emetimit të lekëve dhe bonove të privatizimit

rezultoi në një bllof politiko-propagandistik me faturë të vështirë për tu riparuar. Sipas

statistikave të AKP-së, deri në vitin 2005 në privatizimin masiv dhe në privatizimin e

vogël dhe të mesëm janë përdorur 10.2 miliard lekë bono privatizimi dhe 4.6 miliard

lekë privatizimi, pra një shumë totale prej 14.8 miliard lekë. Pra, janë përdorur vetëm

16.3% e sasisë së bonove e të lekëve të privatizimit, ndërkohë që janë privatizuar 107

shoqëri aksionere dhe shumë ndërmarrje të vogla e të mesme. Gjithashtu, mbajtja nga

shteti e një pakete aksionesh, përgjithësisht mbi 51%, në një pjesë shoqërish gjatë

privatizimit masiv, ka qenë një moment tjetër i dobët i këtij programi. Mungesa e

objektivave konkrete në mbajtjen e këtyre aksioneve nga shteti dhe më tej, mungesa e

një vizioni të qartë për të ardhmen e këtyre aksioneve, ka bërë që shpesh vendimi i

marrë për to të ishte vetëm një vendim i çastit.

Mbajtja e këtyre aksioneve nga ana e shtetit për arësye jo bindëse ekonomike, është

bërë pengesë serioze për ecuri normale të veprimtarisë ekonomike pas privatizimit.

Nga mungesa e një strategjie, rezulton që privatizimi i pronës shtetërore të jetë kryer

Page 18: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

18

me ritme më të shpejta se sa ristrukturimi i sistemit bankar dhe zhvillimi i tregut të

kapitaleve. Kjo ka çuar në mungesën e mbështetjes për sipërmarrësit e rinj duke bërë

që sistemi financiar të mos jetë në gjendje t’i përgjigjet kërkesave në rritje të biznesit

shqiptar. Një ndikim të madh negativ në proçesin e privatizimit kanë patur problemet

në raport me ish pronarët e trojeve. Ekzistenca e Ligjit Nr. 7698, datë 15.04.1993 “

Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronarëve” dhe vendimet mbi bazën e

të cilave kryhej proçesi i privatizimit si dhe veprimtaria e Komisioneve për Kthimin e

Kompensimin e pronave kanë qenë jo rrallë në kontradiktë me njëra-tjetrën.

Rregullimi i këtyre marrëdhënieve do të çlironte proçesin nga shumë kontradikta si

dhe do të ulte pakënaqësitë e grupeve që cënohen për arësye të caktuara nga të drejtat

e tyre ligjore. Copëzimi i ish ndërmarrjeve shtetërore dhe shitja e tyre pjesë-pjesë

duke plotësuar interesa të caktuara, krijoi nje numër të madh sektorësh, të cilat janë

jashtë vëmendjes së subjekteve private duke bërë që shteti të paguajë me mijëra

nënpunës e roje pa kurrëfarë interesi. Mosverifikimi i garancive financiare dhe

aftësive për menaxhim i klientëve blerës, ka bërë që jo pak njësi prodhuese të bien në

“duar” jo të sigurta dhe ish njësitë prodhuese janë ndalur, shumë janë kthyer në

magazina dhe të tjera janë në pritjë të ndonjë përdorimi. Shitja pa kushte zhvillimi, ka

bërë që të trajtohen njësoj, si objektet prodhuese ashtu dhe ato jo prodhuese duke

shkaktuar pasoja në zhvillimin e ekonomisë.

2.3. Strategjia e privatizimit

Proçesi i privatizimit prek interesat e grupeve të ndryshme të popullsisë, dhe se në

mënyrë dinamike ridimensionon rolin e shtetit në aspekte të ndryshme. Duke marrë në

konsideratë faktin që proçesit të privatizimit të kryer gjatë gjithë periudhës së

qeverisjes së mëparshme i ka munguar një strategji e plotë afatmesme dhe afatgjatë,

gjykohet se në të ardhmen ai duhet zhvilluar mbështetur në një strategji për të ngritur

dhe konsoliduar konsensusin rreth objektivave kryesorë të privatizimit si dhe për të

patur një mbështetje sa më të gjerë të popullsisë për këtë program.

Programi i privatizimit përfshin përfundimin e privatizimit të ndërmarrjeve dhe

shoqërive të vogla dhe të mesme që ende kanë mbetur pa privatizuar dhe sektorët me

rëndësi veçantë të ekonomisë së vendit. Ai përfshin rreth 80 % të gjithë aseteve të

ekonomisë, në sektorët e naftës, të sistemit elektroenergjitik, të telekomunikacionit, të

infrastrukturës së transportit, të minierave, të burimeve ujore, të turizmit, të sektorëve

Page 19: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

19

të ndryshëm të industrisë etj. Gjendja e rëndë në të cilën ndodhen këta sektorë dhe

nevoja e zhvillimit prioritar të këtyre sektoreve për të siguruar një rritje të shpejtë dhe

të qëndrueshme të ekonomisë së vendit shtron si domosdoshmëri kryerjen e

investimeve në vlera të mëdha. Tërheqja e kapitaleve private, të huaja e vendase për

të riaktivizuar dhe shfrytëzuar me efektivitet burimet natyrore dhe potencialin

zhvillues të këtyre sektorëve, përbën faktorin kryesor për të siguruar rritjen e

qëndrushme ekonomike. Liberalizimin e mëtejshëm dhe derregullimin e ekonomisë

në sektorët strategjikë, ku ende ruhet monopoli i shtetit, dhe zbatimi i programit të

privatizimit. Këto konsiderohen si hapa të domosdoshme për të garantuar suksesin e

programit ekonomik. Duke vlerësuar rëndësinë dhe kompleksitetin e Programit të

Privatizimit është përgatitur Strategjia e Privatizimit të Sektorëve me Rëndësi të

Veçantë, nëpërmjet së cilës iu mundësua bashkërendimi i programit të privatizimit në

të gjitha pjesët e fazat e tij, si dhe përcaktimi i objektivat kryesore, formave, metodave

e teknikat e privatizimit që do të realizonin këtë program. Programi i privatizimit i

sektorëve strategjike të vendit një instrument shumë atraktiv për tërheqjen e

kapitaleve të huaja private në Shqipëri. Për këtë qëllim ishte tepër e rëndësishme

paraqitja nga investitorët strategjikë të programeve të zhvillimit të sektorëve përkatës

në përputhje me objektivat e vendosura nga qeveria shqiptare. Projekt ligji për

Strategjinë e Privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë synon të

institucionalizojë idetë kryesore të paraqitura në këtë strategji, për ti hapur rrugë

miratimit të një kuadri të plotë ligjor për privatizimin.

2.4 Kuadri ligjor i privatizimit

Proçesi i privatizimit ju hap filloi me miratim nga Kuvendi Popullor në vitin 1991 të

Ligjit nr. 7512, datë 10.08.1991. Tre kanë qenë parimet më kryesore të kuadrit ligjor:

• prona private

• iniciativa e lirë

• proçesi i privatizimit.

Në start të kësaj periudhe kritike të tranzicionit (1991), privatizimi u mendua të ishte një

mënyrë për çlirimin prej pronës shtetërore dhe prej administrimit të ndërmarrjeve

publike, sa më shpejt dhe sa më tërësisht që të ishte e mundur. Kështu që nuk u

përpunua ndonjë strategji për proçesin e privatizimit. Kryesisht për realizimin e

Page 20: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

20

proçesit të privatizimit u miratuan akte nënligjore në nivelin e vendimeve të Këshillit të

Ministrave, të cilat u përdorën kryesisht gjatë viteve 1993-1996 për privatizimin e

ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Objektivi kryesor strategjik i privatizimit ishte

nxitja e rritjes, me anë të pronësisë private dhe së dyti të pronësisë në grup, duke

theksuar që shteti në këtë proges dëshiron të transferojë të drejtat e tij. Në këtë kontekst

çdo pjesë e pronës publike në Shqipëri iu nënshtrua privatizimit.

Karakteristikat kryesore të këtij proçesi u vendos të ishin:

Shpejtësia

"Shpejtësia" duhet të jetë një karakteristikë esenciale për të gjithë proçesin e

privatizimit. Çdo ent shtetëror i përfshirë në proçesin e privatizimit duhet të reduktojë në

minimumin e mundshëm, kohën që i duhet për të përmbushur detyrat e tij.

Drejtësia sociale

Shteti siguron procedurat e nevojshme me qëllim që të mbikqyrë drejtësinë sociale gjatë

proçesit të privatizimit. Kjo nga njëra anë nënkupton mbështetje për ish-pronarët, ish

të perndjekurit politikë, punonjësit e ndërmarrjeve në privatizim, intelektualë dhe

drejtues të shquar, dhe nga ana tjetër synon parandalimin e rënies së pasurisë shtetërore në

duart e të korruptuarve, të të privilegjuarve ose të ish-funksionarëve komunistë. etj.

Transparenca

Pas përgatitjes së dokumentave për privatizim nga ana e institucioneve respektive,

ndërmarrjet shtetërore (NSH) që do të privatizohen ose pjesë të tyre duhet të ishin

publikuar në gazeta dhe media të tjera.

Procedurat e mëtejshme ndjekin ligjet, dekretet, vendimet dhe udhëzimet e qeverisë.

Proçesi, procedurat dhe rezultatet duhet të jenë transparente për këdo, për të shmangur

korrupsionin.

KAPITULLI III

3. FORMAT E PRIVATIZIMIT

Në realizimin e proçesit të privatizimit shoqëritë me kapitale shtetërore ishin të lira të

transferonin tërësisht ose pjesërisht tek sektori privat të dy llojet e të drejtave: të

Page 21: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

21

drejtën e pronësisë dhe të drejtën e përdorimit e të zhvillimit. Në zgjedhjen e metodës

së privatizimit ndikojnë faktorë të ndryshëm, përfshirë këtu madhesinë e ndërmarrjes që do

të privatizohet, sikurse dhe karakteristikat e blerësve / investitorëve të mundshëm. Në

Shqipëri, ligji lejon përdorimin e të gjitha llojeve të metodave të privatizimit. Të gjitha

këto metoda, bazuar në objektet që do të privatizohen.

Format e privatizimit në Shqipëri mund të ndahen në dy grupe:

3.1 Format "zhveshëse" nga pronësia

Duke aplikuar metodat "zhveshëse" shteti i transferon të drejtat e pronësisë pronarit të ri

privat, pa mbajtur ndonjë risk financiar. Megjithatë, papunësia e gjeneruar nga

privatizimi është një risk social që shteti duhet ta marrë në konsideratë dhe duhet ta

përballojë. Kështu, një përfshirje indirekte financiare e shtetit është e pashmangshrne.

Metodat e përmendura më poshtë karakterizohen nga mënyra e transferimit të të drejtës

së pronësisë.

1) Shitja direkte

Me këtë formë "zhveshëse" shteti i shet drejtpërdrejt një ndërmarrje (ose pjesë të saj)

blerësve privatë. Shitja direkte mund të kryhet në dy mënyra:

• shitje direkte nëpërmjet ankandit/tenderit

• shitje tek një blerës i paracaktuar.

Forma e dytë është e përdorur në Shqipëri. Objekte të privatizuara me këtë metodë

ishin kryesisht shtëpitë e banimit dyqanet, restorantet, pjesë të ndërmarrjeve, etj. (i

ashtuquajturi privatizimi i vogël).

2)Shitja drejtuesve dhe punonjësve

E përbashkëta për këto skema privatizimi, është se të drejtat e pronësisë i transferohen një

grupi të caktuar, që mund të jenë drejtues apo punonjës të ish ndërmarrjes.

Në Shqipëri këto skema janë përdorur kryesisht për të privatizuar pjesë (nën-njësi)

ndërmarrjesh.

Page 22: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

22

3)Ankandi publik

Me këtë formë që është përdorur për privatizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të

mesme (ose pjesë të tyre) pronësia transferohet nëpërmjet një konkurimi të hapur.

4)Likuidimi

Likuidimi është mbyllja e një kompanie dhe shitja e aktiveve të saj, përderisa ajo e ka

ndërprerë veprimtarinë e saj, shpesh për shkak të falimentimit.

5)Privatizimi masiv

Forma e privatizimit masiv bazohet në shpërndarjen pa pagesë të letrave me vlerë për

popullsinë. Kjo metodë synon privatizimin e shpejtë të ndërmarrjeve, të transformuara

paraprakisht në shoqëri tregtare, nga një numër i madh letrash, mbajtës të letrave me

vlerë.

6)Investitori strategjik

Kjo formë nënkupton negocime direkte midis Shtetit si pronar i përfaqësuar nga

autoriteti respektiv dhe investitorit privat që do të marrë shumicën e aksioneve që i

garantojnë drejtimin e ndërmarrjes. Investitori Strategjik shihet shpesh si parakusht për të

siguruar teknologji dhe mjete financiare në dispozicion të ndërmarrjes së privatizuar.

Instrumenti për zbatimin e kësaj metode është ankandi i hapur ose tender.

3.2 Format "jo-zhveshëse" nga pronësia

Format "jo-zhveshëse" mund të jenë një hap i ndërmjetëm drejt privatizimit (shitjes), duke

treguar aftësinë e ndërmarrjes që do të shitet për të mbijetuar në treg. Shteti mbetet pronar

dhe transferohen në sektorin privat vetëm të drejtat e përdorimit dhe / ose të drejtat e

zhvillimit, ndoshta së bashku me një farë risku financiar.

1)Transformimi

Transformimi përfshin shndërrimin e NSH në formën ligjore të një shoqërie tregtare

private, përcaktuar me ligjet përkatëse. Aresyeja e transformimit është që NSH duke vepruar

në kushte ligjore dhe ekonomike të njëjta si shoqëritë private do të fitojnë aftesinë për të

mbijetuar dhe të bëhen të privatizueshme.

Page 23: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

23

2)Ristrukturimi

Qëllimi i ristrukturimit është rritja e vlerës së NSH-ve me qëllim që ato të bëheshin sa

më atraktive gjatë privatizimit.

3)Dhënia me qira

Dhënia me qira është një marrëveshje kontraktuale me anë të së cilës pronari shtet i një

aktivi (i cili ka humbur objektin e tregut) i jep një subjekti tjetër të drejtën e përdorimit dhe

zhvillimit të aktivit dhe të perfitimit prej tij, për një periudhë të caktuar kohe, në këmbim të

pagesës së një tarife.

4)Shoqëritë me kapital të përbashkët

Shoqëritë me Kapital të Përbashkët mund të përkufizohen si një partneritet ndërmjet Shtetit

dhe subjekteve ligjore private, që zotërojnë së bashku shoqërinë dhe ndajnë risqet dhe

përfitimet e këtij partneriteti. Shoqëritë me Kapital të Përbashkët ndahen në dy kategori:

• marrëveshje kontraktore

• marrëveshje me kapital.

Në fillim kjo formë u mendua të përdorej gjerësisht, por për shkak të mungesës së

mjeteve financiare dhe tregut të NSH, por rezultoi me një dështim total në shumicën e rasteve.

5)Kontrata shërbimi

Sipas metodës së kontraktimit një autoritet publik nënkontrakton një firmë private për

të kryer disa shërbime specifike në emër të një enti publik. Kjo metodë në Shqipëri filloi të

aplikohej vonë dhe vetëm për disa shërbime sociale si grumbullimi i mbeturinave publike,

riparimi dhe pastrimi i rrugëve.

6)Kontratat Koncesionare (menaxhimi dhe koncesioni)

Me dhënien e një koncesioni, Shteti i transferon të drejtat e përdorimit dhe / ose të

zhvillimit të sektorit privat. Kjo metodë u parashikua të përdorej në zhvillimin e

burimeve natyrore, utilitete, si në sektorin minerar, të infrastruktures ujore dhe

transportit dhe në sektorin e prodhimit të energjisë.

Page 24: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

24

KAPITULLI IV

4. PROÇESI I PRIVATIZIMIT MASIV DHE TREGU I KAPITALEVE

Pothuajse në të gjitha vendet e Evropës Lindore dhe Qëndrore zhvillimi i tregut të

kapitaleve ka ecur paralelisht me zhvillimin e proçesit të privatizimit masiv. Duke ju

referuar histories së zhvillimit të tregjeve të kapitalit del qartë dhe ka rëndësi të

kuptohet prej të gjithëve se tregu i kapitaleve lind si një nevojë e vetë zhvillimeve

ekonomike financiare, të transferimit të vazhdueshëm të kapitalit, pra si një proçes i

natyrshëm në momente të caktuara, dhe jo si një iniciativë e një qeverie apo

institucioni të caktuar. Në vendet e Evropës Lindore e Qëndrore është karakteristikë

se lindja dhe zhvillimi fillestar i tregjeve të kapitalit është i ndërvarur dhe ndjek

proçesin e privatizimit. Ky i fundit duke patur në thelb ndryshimin e pronësisë

shkakton e stimulon lëvizjen, shkëmbimin, pra domosdoshmërinë e krijimit të

tregjeve përkatëse. Në këtë moment është e rëndësishme që ky treg të formalizohet,

duke patur si qëllim kryesor mbrojtjen e kujtdo, që investon në letra me vlerë nga

mashtrimi e fallsifikimi.

4.1 Si mund të ndikojë proçesi i privatizimit në zhvillimin e tregut të kapitaleve?

Së pari: Kjo mund të bëhet nëpërmjet hartimit të një skeme të privatizimit, ku ofertat

publike të luajnë rol kryesor;

Së dyti: Nëpërmjet nxitjes së krijimit dhe pjesmarrjes së një numri të konsiderueshëm

ndërmjetësish të specializuar, siç janë fondet e investimeve. Kryerja e proçesit të

privatizimit nëpërmjet ofertave publike do të gjente zbatim për atë pjesë të skemës së

privatizimit që do të realizohet me cash. Kjo do të bënte që të ekzistonte pjesmarrja e

publikut të gjerë dhe fakti i listimit të aksioneve të këtyre kompanive do të ndihmonte

në një vlerësim më të saktë dhe transparent të mjeteve të tyre. Vetë fakti se këto

kompani do të paraqesin një prospekt të miratuar para publikut para se te emetojnë

aksionet e tyre mundëson krijimin e nje ideje me të saktë dhe më të plotë te këto të

fundit. Gjithashtu listimi i këtyre kompanive në Bursë do të çonte në rrritjen e

aktivitetit të saj dhe sjelljen e një eksperience të mirë dhe nxitjen e mëtejshme për

trajtimin e aksioneve si një ndër instrumentat më të rëndësishëm në tregun e

kapitaleve, si në atë primar ashtu dhe në atë sekondar. Proçesi i privatizimit nëpërmjet

Bonove të Privatizimit kërkon në mënyrë të domosdoshme ekzistencën e

ndërmjetësve të specializuar. Në rast të kundërt vërtet mund të bëjë të mundur

Page 25: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

25

transferimin e kompanive drejt sektorit privat, por ajo mund te shkaktojë humbjen e

një mekanizmi bazë për ristrukturimin dhe drejtimin drejt tregut të këtyre kompanive.

Praktika ka treguar se në vendet ku është ndjekur një program i privatizimit masiv

nëpërmjet Bonove të Privatizimit, fondet e investimit mund të luajnë rolin kryesor në

zhvillimin e tregjeve të kapitaleve si dhe ne proçesin e mbikqyrjes dhe kontrollit të

shoqërive (ndërmarrjeve). Këto Fonde duhet të inkurajohen që të përdorin fuqinë e

tyre votuese, ( e përcaktuar kjo nga pjesmarrja që i lejohet atyre bazuar në ligj), që të

përmirësojnë drejtimin e këtyre ndërmarrjeve dhe të ushtrojnë forcën e tyre për të

realizuar proçesin e ristrukturimit. Ato duhet të marrin pjesë aktive në asistimin e

këtyre kompanive për të përmirësuar aktivitetin e tyre. Ato duhet të mundohen që të

forcojnë pozitën e këtyre kompanive në treg, të fusin teknologji të re, të përgatisin

programe konkrete në fushën ekonomike, të marketingut dhe atë financiare, etj.

Fondet e investimeve mund të lehtësojnë funksionimin e tregjeve të kapitaleve.

Fondet mund të ndihmojnë zhvillimin e tregut të kapitaleve në tre drejtime: Së pari:

Ato ndihmojnë investirorët të zotërojnë pjesë të një portofoli të diversifikuar dhe me

risk të ulët dhe kështu inkurajojnë publikun që të investojë në aksione. Së dyti: Ato e

bëjnë tregun e kapitaleve me eficient. (Një treg kapitalesh është më eficient nëse

çmimi i aksioneve reflekton të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me

produktivitetin e pritshëm të tyre). Fondet e investimeve kanë mundësi më të mira që

të sigurojnë informacionin e nevojshëm rreth perspektivave të ndërmarrjeve. Kështu

ato do të tentojnë të blejnë ndërmarrjet e nënvlerësuara dhe të shesin ato të

mbivlerësuara dhe do të sjellin çmimin e aksioneve në treg më në përputhje me

perspektivat e këtyre kompanive, duke krijuar kështu një treg me eficient. Fondet që

janë aksioner kryesor në kompani të ndryshme e kanë më të lehtë të monitorojnë,

mbikqyrin apo të ndërhyjnë në sjelljen e drejtuesve. Investitorët e vegjël nuk jane as

të aftë dhe as nuk kanë deshirën që të harxhojnë kohën dhe përpjekjet e tyre për të

kryer këtë funksion. Por është e rëndësishme të theksohet që këto fonde nuk duhet që

të përqëndrojnë aksionet e tyre në një industri të vetme apo në një treg të vetëm.

Pikërisht në këtë drejtim dhe në shumë çështje të tjera synon drafti i ri për Ligjin mbi

Fondet Kolektive, që po përgatitet nga Komisioni i Letrave me Vlerë me mbështetjen

dhe asistencën aktive të këshilltarëve të organizatës “Know-How” Fund. Të gjitha

këto duhen konsideruar si faktorë të rëndësishëm në skemat e privatizimit, në metodat

dhe instrumentat për realizimin e tij. Si për privatizimin masiv dhe në mënyrë te

veçantë për sektorët strategjike, përfshirja e tregjeve të kapitaleve si një hallkë e

Page 26: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

26

rëndësishme e këtij proçesi do të krijonte një cikël të plotë të tij dhe do të hapte

mundësi për zhvillim të mëtejshëm të këtyre kapitaleve. Funksionimi i ndërmjetësve

financiarë , përdorimi i bursave fillimisht si instrumenta të ketij proçesi krijon edhe

një sërë avantazhesh të tjera si në drejtim të percaktimit të vlerës së tregut, të

prezantimit të elemenetëve të lojës së tregut si dhe në stimulimin e pjesmarrjes së

investitorëve të huaj - kaq vendimtare për kushtet aktuale të ekonomisë sonë.

KAPITULLI V

5.1 PRIVATIZIMI I SEKTORËVE ME RËNDËSI TË VEÇANTË

EKONOMIKE

Aspekte të përgjithshme.

Privatizimi i sektorëve me rëndesi të veçantë të ekonomisë realizohet në zbatim të

Ligjit Nr.8306, datë 14.03.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi

të veçantë”.

Ky proçes privatizimi përbën pikën nevralgjike të reformës ekonomike për faktin që

ai shtrihet në dimensione shumë të mëdha politike, sociale dhe ekonomike, prej të cilit

priten efekte pozitive esenciale në tregjet e kapitaleve, mallrave, financiare e të punës

dhe se ai prek interesat e grupeve të ndryshme të popullsisë. Ky proçes në mënyrë

dinamike ridimensionon rolin e shtetit në aspekte të ndryshme, dhe përfshin rreth 80

% të gjithë aseteve të ekonomisë në sektorët e energjetikës dhe mineraleve, të naftës

dhe gazit, postat dhe telekomunikacionet, pyjet dhe ujërat, rrugët automobilistike dhe

hekurudhore, portet detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor.

Arritjet e deritanishme në liberalizimin e plotë të tregut të mallrave, krijimin e një

strukture të qëndrueshme të bizneseve në këtë treg, privatizimi i ndërmarrjeve të

vogla e të mesme, privatizimi në disa nga sektorët strategjike si: në miniera,

telekomunikacion, duke krijuar incentiva të konsiderueshme për investitorët në tregun

e kapitaleve, dhe zbatimi me afate relativisht të shpejtë të programeve të liberalizimit

në tregjet si telekomunikacioni, energjia, infrastruktura ujore , etj., janë tregues të

rëndesishëm për krijimin e bazamentit të ngritjes ekonomike. Këta tregues e gjejnë

shprehjen edhe në Marrëveshjet e arritura me organizmat ndërkombëtarë si FMN, BB,

OBT. etj

Page 27: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

27

Në këtë proçes reformimi, ristrukturimi dhe privatizimi, për çdo sektor në veçanti,

vlen të theksohet kontributi i asistencës së huaj teknike dhe pjesëmarrja e donatorëve

të ndryshëm në financimin e projekteve të ndryshëm në përgatitjet për privatizimin e

sektorëve strategjikë. Në zbatim të strategjisë së përgjithshme të privatizimit, duke u

mbështetur në analizën e të gjithë këtyre problemeve dhe faktorëve, qëndron një

orientim logjik që shteti synon përfundimisht, nëpërmjet proçesit të privatizimit,

transferimin e të drejtave te tij (të përdorimit, të zhvillimit dhe të pronësisë) tek

privatet dhe marrjen përsipër të funksioneve “themelore” qeverisëse, që garantojnë:

• sigurimin publik

• ligjin dhe rendin, nëpërmjet një kuadri ligjor të përshtatshëm dhe të mjaftueshëm

• të drejtat njerëzore

• stabilitet ekonomik dhe politik

Proçesi i privatizimit.

Për realizimin e qëllimeve dhe detyrave që përcakton programi i qeverisë në

marrëeveshje me FMN, BB dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë, për privatizimin e

sektorëve strategjikë, punohet në bashkëpunim me ministritë dhe drejtoritë e linjës

dhe me asistencë ndërkombëtare të një grupi kompanish italiane, në fushën ligjore,

teknologjike dhe financiare. Në këtë kuadër po zbatohet projekti “Five Stars”, i cili

përfshinte pesë kompani të sektorëve strategjikë: AMC, Albtelekom, Albkrom,

Albbaker dhe Albpetrol. Për privatizimin e tyre, me asistencën e kompanisë

konsulente ndërkombëtare, janë përgatitur programe të detajuara.

5.1.1 Në sektorin e telekomunikacionit

AMC Sh.a. është kompania e parë e sektorit strategjik që ju nënshtrua privatizimit.

Privatizimi i kësaj shoqërie u realizua në Korrik 2000, nëpërmjet një kontrate shitjeje

të një pakete aksionesh prej 85 përqind. Ne sektorin e telefonisë celulare ku operon

AMC janë liçensuar tre operatorë të telefonisë celulare: Vodafone, Eagle Mobile dhe

Plus.

Albtelekom Sh.a Në bashkëpunim me konsulentin ndërkombëtar ka filluar

proçedura e marketingut me tender ndërkombëtar në fillim të vitit 2002. Ky proçes u

ngri përkohësisht për gjendje jo atraktive në tregjet ndërkombëtare të kapitaleve dhe

financiare për kompanitë e telefonisë fikse. Por qeveria parashikoi masa për

Page 28: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

28

përmirësimin e menaxhimit dhe rritjen e vlerës së aksionit të kompanisë. Aktualisht

është finalizuar proçesi i privatizimit të ALBTELECOMIT nga një kompani turke.

Vlera që përfitoji shteti ynë nga ky privatizim është 120 milionë Euro.

5.1.2 Në sektorin elektroenergjitik

Sistemi elektroenergjitik në Republikën e Shqipërisë ka qenë një sistem unik, i cili

përbëhej nga tre hallka kryesore (Prodhimi, Transmentimi, Shpërndarja) dhe

përfaqësohej nga Korporata Energjitike Shqipëtare - KESH sh.a. dhe 3 kompani pilot

të shpërndarjes së energjisë elektrike në Vlorë, Shkodër dhe Elbasan. Sistemi

elektroenergjitik kishte fuqi të instaluar 1656 MW nga te cilat 1460 MW me HEC-e

dhe 196 MW me TEC-e. Prodhonte rreth 3,6 miliard Kwh në vit me 90% siguri. Para

se te përfshihej në proçesin e privatizimit KESH kishte kryer hapin e transformimit në

shoqëri aksionere sh.a., duke u konsoliduar organizativisht.

Proçesi i privatizimit të KESH kaloi në këto faza:

Sipas propozimeve të Bankës Botërore dhe BERZH-it në bazë të termave të

referencës për “Asistencë për koomenaxhimin e KESH-it” u zbatua kontrata përkatëse

me kompaninë italiane ENEL. Objekti i kontratës ishte rritja e kapaciteteve të

menaxhimit të kompanisë dhe forcimi i kontrollit financiar. Për vazhdimin e proçesit

të ristrukturimit u krye studimi për ndarjen e KESH-it në tre kompani për:

- E para: Prodhim

- E dyta: Transmetim

- E treta: Shpërndarje

Njëkohësisht u krye ristrukturimi i KESH për ndarjen e hidrocentraleve lokale nën 2

MW dhe privatizimin e tyre sipas Ligjit Nr.8527, datë 23.09.1999 “Për privatizimin e

hidrocentraleve vendore”. Privatizimi i HEC-e lokale me fuqi 2MW, u realizua në

mënyrë të pavarur nga privatizimi i Sektorit Elektroenergjetik, duke bërë rregullimet

ligjore të nevojshme dhe duke përdorur kontrata koncensionare apo shitjen nëpërmjet

ankandit. U realizua një kontratë koncesionare per 26 HEC-e të vegjël me një

kompani italiane. Njëkohësisht u realizua edhe privatizimi i Sistemit të Shpërndarjes

“Operatori i Sistemit të Shpërndarjes“ (OSSH Sh.a).

Page 29: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

29

5.1.3 Në sektorin e naftës dhe gazit

Aktiviteti në fushën e naftës dhe të gazit ka qenë ushtruar nga Albpetrol sh.a. që

përfshinte kërkim-nxjerrjen, përpunim-marketingun dhe disa filiale të shërbimeve

speciale. Situata financiare e rënduar, teknologjia e vjetëruar, ambjenti i një

konkurence jo legale në marketing si dhe pamundësia për shitblerjen e aksioneve në

tregjet financiare brenda dhe jashtë vendit e kishin futur Albpetrolin në një krizë të

thellë nga viti në vit duke vështirësuar edhe shanset për privatizim. Në këto kushte

proçesit të privatizimit i parapriu një proçes ristrukturimi organizativ dhe operacional,

me ndarjen dhe krijimin e 4 shoqërive:

- APC (Albanian Petroleum Corporation) sh.a., si shoqeri holdingu, aksionet e

secilës i janë transferuar shoqërive të kontrolluara,

- SERVCOM sh.a. për shërbimet speciale

- ARMO sh.a. për përpunim-marketingun

- ALBPETROL sh.a. për kërkim-nxjerrjen

Ristrukturimi organizativ është shoqëruar edhe me ristrukturimin e burimeve

njerëzore.

Për "Servcom" Sha Fier. Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore ka filluar

ristrukturimi i mëtejshëm i shoqërisë, organizativ, operacional dhe i burimeve

njerëzore. Proçesi i privatizimit parashikohet të përfundojë brenda vitit 2008. Për

"Armo" dhe “Albpetrol” Sha Fier: Aktualisht është realizuar ristrukturimi organizativ

dhe operacional duke shkëputur nga sektori strategjik njësitë e panevojshme për

objektet e këtyre shoqërive gjatë ristrukturimit të tyre dhe është në përfundim puna

për përgatitjen e dosjeve të privatizimit (Memorandumeve Informative) të këtyre

njësive. Privatizimi do të realizohet në bashkëpunim me konsulentin ndërkombëtar.

5.1.4 Privatizimi i Albpetrol

Proçesi i privatizimit i shoqërisë kombëtare të nxjerrjes së naftës e gazit shqiptar

Albpetrol po hyn në fazën e konkludimit. U bënë më shumë se dy vjet që kjo dosje po

stër-përpunohej nga ekspertet amerikane të kabinetit të avokatëve e të lobingut Patter

Boggs, të njëjtët që privatizuan me « suksesin» që dihet, ish-shoqërinë kombëtare

shqiptare të shpërndarjes së hidrokarbureve ARMO.

Page 30: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

30

Opinioni publik nuk duhet ta neglizhojë operacionin e privatizimit të Albpetrolit ku

shqiptarët humbasin më shumë se ç’mund të fitojnë nga çmimi i ulët i shitjes dhe nga

renta simbolike. Të paktën opinioni publik të ushtrojë presion me përfaqësuesit e tij,

që shteti shqiptar të qëndrojë i pranishëm në kapitalin e Albpetrolit qoftë dhe me një

pakicë aksionesh. Shteti perëndimor është pothuajse i pranishëm në kapitalin e

ndërmarrjeve të mëdha strategjike, jo vetëm në hidrokarbure, por dhe në industritë

automobile, aero-nautike e deri tek bankat siç u pa pas krizës së fundit financiare.

Prania e shtetit shqiptar në kapitalin e Albpetrolit na duket vitale, të paktën sa për të

qenë i pranishëm në mbledhjet e bordit drejtues të kompanisë së ardhshme, në mënyrë

që të jetë vazhdimisht në dijeni « nga brenda » se çfarë « i punohet » nëntokes

shqiptarë, naftëtareve shqiptarë, ekologjisë shqiptare. Nëse shteti shqiptar nuk e ka

këtë merak, atëherë t’u lërë të paktën një grusht të vogël aksionesh atyre naftëtatarëve

më të vjetër, karriera e të cilëve është mpleksur përjetësisht me naftën dhe bitumin e

zi. Ata meritojnë më shumë se një vit rroge e më pas të hidhen në rrugë. Albpetroli u

takon atyre me shumë se kujtdo shqiptari tjetër. T’u lihet një minimum kapitali, nuk

është veçse drejtësi ! Privatizimi 100% i naftës dhe gazit shqiptar është një verbëri

kombëtare, për të mos thënë një fjalë tjetër. Ka ardhur momenti që pasuria kombëtare

virtuale të zëvendësohet nga ajo reale. Po nuk e bëri shteti, kush do ta besojë se do ta

bëjë, privati?

5.1.5 Në sektorin e minierave

Në këtë sektor kryejnë aktivitetin e tyre shoqëritë aksionere: Albkrom sh.a., Albbaker

sh.a. dhe disa miniera të tjera si ato të qymyrgurit, të hekurnikelit, të nikelsilikatit, të

boksiteve, etj. Për zhvillimin e këtij sektori me interes te veçantë duken format e

transferimit të së drejtës për shfrytëzim dhe të së drejtës për zhvillim, duke përdorur

të gjitha format e mundshme për të tërhequr kapitale të huaja, si projektet me

vetëfinancim dhe format e ndryshme konçesionare. Në sektorin minerar privatizimi

do të synonte riaktivizimin e industrisë minerare dhe rritjen e efektivitetit të saj për të

siguruar një shfrytëzim më intensiv të këtyre pasurive nëntokësore.

5.1.6 Industria e Kromit

Industria e kromit përbëhet nga prodhimi, pasurimi, shkrirja e kromit dhe marketingu.

Kjo industri përfaqësohet nga Albkromi SH.A.. Pas vitit 1990 prodhimi i kromit ka

Page 31: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

31

rënë ndjeshëm, nga mbi 1 milion tonë në vit në 0.24 milionë tonë. Në këto kushte

situata ekonomiko-financiare dhe teknike paraqitej e rënduar.

Për "Albkrom" Sha: Privatizimi i Albkromit është realizuar në bazë të një programi të

detajuar fillimisht me ristrukturimin dhe në vazhdimësi me privatizimin e aseteve të

atyre sektoreve që me VKM janë hequr nga sektori strategjik. Po punohet për

përshpejtimin e këtij proçesi.

5.1.7 Industria e Bakrit

Kjo industri përfshin nxjerrjen, përpunimin, shkrirjen dhe marketingun e mineralit të

bakrit dhe përfaqësohet nga AlbBaker sh.a., i cili gjendej në vështirësi të mëdha

financiare dhe me probleme tekniko- teknologjke. Proçesi i privatizimit i

"Albbaker"Sha:

Për të gjithë ata sektorë të "Albbaker" që me VKM janë hequr nga sektori strategjik,

janë nxjerrë Urdhërat e Ministrit për miratim privatizimi dhe po punohet për

përgatitjen e dosjeve të privatizimit.

Me miratimin në Parlament të ligjit "Për miratimin e dhënies me konçension të disa

objekteve të industrisë së bakrit dhe të kromit" me firmën turke "BEN-ONER" pjesa

më e madhe e industrisë së bakrit u privatizua nëpërmjet kontrates konçensionare.

5.1.8 Në sektorin e Transportit

Në sektorin e transportit do të trajtohen si strategjikë transporti ajror, sektori i porteve

dhe ai hekurudhor. Në sektorin e transportit ajror kryejnë aktivitet Ndërmarrja e

Albtransportit dhe Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror (ANTA). Proçesi i

privatizimit mendohet të realizohet nëpërmjet kalimit të së drejtës së shfrytëzimit apo

të së drejtës së zhvillimit dhe do të kalojë në këto stade:

• Transformimi në shoqëri anonime, i cili u realizua gjatë viteve 1998-1999.

• Plotësimi i kuadrit ligjor dhe vlerësimi i pasurisë.

• Përzgjedhja e investitorit strategjik në bazë të legjislacionit në fuqi.

Lidhur me Albtransport Sh.A. do të koordinohet privatizimi i saj me realizimin e një

kontrate konçensionare (BOOT), që u përdor për ndërtimin e Terminalit të ri të

pasagjerëve në Aeroportin e Rinasit dhe shërbimeve aero/joaeroportuale. Proçesi

asistohet nga kompania ndërkombëtare Deloitte & Touche. Aktualisht kanë

përfunduar punimet për ndërtimin e terminalit të ri të pasagjerëve dhe tashmë në

Page 32: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

32

Aeroportin e Rinasit mund të gjejmë një terminal pasagjerësh mjaft bashkohor dhe

modern. Në sektorin e Porteve përfshihen portet e Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe

Sarandës, ku kryejnë aktivitetin e tyre ndërmarrjet e shërbimeve portuale, Rregjistri

Detar dhe ndërmarrja e Kontrollit të Mjeteve Detare. Deri tani proçesi i privatizimit

është shtrirë në aktivitetet ndihmëse dhe të shërbimit. Proçesi i privatizimit të Portit të

Durrësit do të kalojë këto stade:

• Transformimi në shoqëri anonime, i cili u realizua gjatë vitit 1999.

• Privatizimi i infrastrukturës ndihmëse.

• Zbatimi i projektit të ristrukturimit të Portit Durrës sipas Masterplanit të

miratuar.

Proçesi i ristrukturimi të portit të Durrësit ka përfunduar tashmë dhe para

disa muajsh u inagurua dhe terminali i ri i pasagjerëve në portin e Durrësit.

Proçesi i mëtejshëm i privatizimit të këtij porti do të përfshijë kthimin e

portit në port veglash, ku të gjitha shërbimet do të jenë private dhe

Autoriteti Portual do të luajë rolin e një Enti Rregullator.

Metodat e privatizimit do të jenë transferimi i së drejtës së përdorimit e zhvillimit. Për

Autoritetin Portual Sh.A. Durrës, me asistencë të kompanisë ndërkombëtare HPC

Hamburg, do të fillojë zbatimi i programit të privatizimit të përpunuar në

bashkëpunim me Projektin e Bankës Botërore, me kontrata konçensionare të

terminaleve të trageteve, konteinerëve, drithrave etj. E njëjta proçedurë po zbatohet

edhe në portet e tjera.

5.1.9 Privatizimi i Albtelekom

Më 19 Qershor 2007 u nënshkrua kontrata përfundimtare e privatizimit të

ALBTELEKOM. 120 milionë eurove, është shifra kundrejt të cilës u shit Albtelekomi

nga qeveria shqiptare. Në lidhje me këtë kuotë, qeveria jonë kishte kërkuar pagesë jo

me këste por të plotë dhe përfundimtare nga ana e kompanisë turke. Gjithashtu, nga

ana e kësaj të fundit, ishte kërkuar heqje “Roaming”, fakt i cili u bë i qartë nga

qeveria jonë. Në lidhje me këtë çështje, Ministri i Ekonomisë, ka deklaruar se kuota

për shitjen e Albtelekom nuk do të ndryshojë, por sipas tij, është rënë dakord që të

hiqet Romingu i kompanisë së tretë “Eagle Mobile”, për të cilën Albtelekom gëzon

lejen . Ndër të tjera, brenda kuadrti të kushteve, të cilat do të çonin në kurorëzimin

final të kontratës së shumëpritur, është hapur drita jeshile për opratroin e tretë

Page 33: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

33

telefonik, “Eagle Mobile”. Kështu me nënshkrimin e kontratës, turqit e “Turk

Telekom“ dhe “Cailik Energi“, përfshihet edhe hedhja më në fund në treg dhe vënia

në funksionin e “Eagle Mobile”-it, leje e cila me çmimin e tregut kushton të paktën

25-30 milionë euro. “Eagle Mobile” ka filluar transmetimin e sinjalit qe me 1 mars

2008.

Vazhdimi i proçesit të privatizimit, në kuadër të Strategjisë së Privatizimit në vitin

2007 u synua rritja e efektivitetit të tij në dobi të rritjes ekonomike si dhe përsosja

gjithnjë e më tepër të proçedurave dhe teknikave përkatëse duke i dhënë gjithnjë

përparësi ligjit për kthimin dhe kompesimin e pronës.

Praktika e mëparshme në procedurat e privatizimit ka treguar se disa hallka në të cilat

kalon ky proçes sjellin pengesa dhe vështirësi të panevojshme. Me miratimin e

paketës së re ligjore në Tetor 2006 u rihap proçesi i privatizimit dhe METE filloi

procedurat përkatëse të cilat vazhduan edhe gjatë vitit 2007 dhe 2008. Kryesisht

procedurat nisën për kerkesat e pronarëve të truallit.

5.1.10 Privatizimi i shoqerisë ARMO sha

Në zbatim të VKM nr. 29, datë 24.01.2007 “Për ristrukturimin për efekt privatizimi të

shoqërisë “ARMO”, gjatë vitit 2007 kanë vazhduar procedurat për ndarjen nga Armo

të aseteve dhe llogarive financiare për aktivitetin e tregtimit me pakicë, si edhe

proçesi i përgatitjes për privatizim i pikave të tregtimit me pakicë.

Për privatizimin e aktiviteteve të rafinimit dhe tregtimit me shumicë, gjatë vitit 2007 u

realizuan procedurat e tenderit për zgjedhjen e kompanisë, në përfundim të të cilave

është përzgjedhur si kompani konsulente që do të asistojë këtë proçes, kompania

amerikane Patton Boggs.

Mbështetur në termat e referencës, Kompania realizoi proçesin e due diligence pranë

shoqërisë Armo dhe në bashkëpunim me strukturat përkatëse të METE dhe të

shoqërisë përgatiti Data Room-in e shoqërisë.

Në vazhdim të proçesit të privatizimit të shoqërisë, konsulenti paraqiti Raportin e

Strategjisë së privatizimit, Memorandumin Informativ dhe dokumentacionin tjetër

plotësues të fazës së parë të proçesit. Pas miratimit të këtyre dokumentave nga METE,

po vazhdon faza ekzekutive e proçesit të privatizimit.

Page 34: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

34

Për vitin 2008 është programuar realizimi i proçesit të privatizimit nëpërmjet

procedurave të tenderit ndërkombëtar. Për këtë qëllim u përgatit dhe është miratuar

VKM Nr. 82, datë 03.02.2008 “Për miratimin e instruksioneve për paraqitjen, hapjen

dhe vleresimin e ofertave për privatizimin e ARMO sh.a.", i amenduar me VKM Nr.

133, datë 15.02.2008.

Sipas një vendimi të Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës, për privatizimin e

shoqërisë ARMO sh.a., u realizua publikimi i Ftesës për tender, për privatizimin e

aksioneve të kësaj shoqërie në dy gazeta ndërkombëtare "Wall Street Journal" (në

datat 18 – 20 Shkurt 2008), "Financial Times" (në datat 19 – 21 Shkurt 2008) si dhe

në një revistë të specializuar në sektorin e naftë-gazit Revisten "Oil and Gas

Journal".

Realizimi i proçesit të tenderit, vlerësimit të ofertave dhe negocimit të kontratës

parashikohet të realizohet brenda tre mujorit të dytë të vitit 2008.

5.2 PRIVATIZIMET MË TË SUKSESSHME NDËR VITE

5.2.1 AMC-Albanian Mobile Comunication : është një kompani telekomunikimi

që ofron që nga viti 1995 këtë lloj shërbimi. AMC u shit në një ankand

ndërkombëtar, supervizuar nga BERZH në të cilin oferta më e madhe u paraqit nga

konsortiumi Consmote (Greqi) dhe Telenor (Norvegji). Konsortiumi zotëron 85%

te aksioneve. Që nga privatizimi i saj AMC është bërë një ndërrmarrje private

kryesore jo vetëm në shqipëri por edhe ne rajon. Fillimisht kjo kompani numëronte

rreth 20.000 klientë. Mbas hedhjes në treg të shërbimeve të reja dhe duke qënë

monopol në industrinë e vendit pas disa muajsh numri i klientëve arriti në 100.000

dhe pas dy vjetesh 400.000. Sot AMC numëron më shumë se 600.000 abonentë.

Investimet e realizuara nga AMC në mirëmbajtje, teknologji, zgjerim rrjeti i kalojnë

200 milionë Euro. Rrjeti i kësaj kompanie mbulon 85% te territorit dhe rreth 90% te

popullsisë. Gjithashtu AMC numëron mbi 300 të punësuar.

5.2.2 SEAMENT Albania sh.p.k. : Në mars të vitit 1997 kompania Albania Cement

sh.p.k bleu 70% të aksioneve të Fabrikës së Cimentos në Fushë Krujë dhe në fund të

vitit1999 bleu një pjesë të aksioneve të fabrikës së cimentos në Elbasan. Në korrik të

vitit 2000 këto fabrika u privatizuan dhe gjatë këtyre viteve ato janë rinovuar me një

teknologji bashkëkohore duke rritur dhe kapacitetin e prodhimit.

Page 35: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

35

5.2.3 VODAFONE Albania : Tenderi për operatorin e dytë të telefonisë lëvizëse

është lëshuar në shtator të vitit 2000. Në shkurt të vitit 2001 u zgjodh si fitues një

konsorcium Vodafone UK me 51% të aksioneve dhe Panafon Greqi me 49%, duke

ofruar 38,1 milion USD. Rrjeti Vodafone mbulon rreth 75% të territorrit dhe 85% të

popullsisë. Gjatë këtyre vitetve kjo kompani ka investuar rreth 300 milion Euro.

5.2.4 Kurum International Sh.p.k: Është një firmë turke e cila operon në industrinë

metalurgjike. Kjo kompani operon në Turqi dhe Kosovë. Ajo numëron rreth 530 të

punësuar. Për momentin Kurum International prodhon vetëm për tregun shqiptar, por

projektet e së ardhmes përfshijnë mundësinë e eksporteve që nënkupton rritjen e

prodhimit nga kjo kompani.

5.2.5 Banka Kombëtare Tregtare: përfundoi privatizimin në tetor të vitit 2000. Ajo

iu shit një konsorciumi me investitorë si Kentbank Turqi, IFC, BERZH për një vlerë

prej 10 milion USD. Kjo bankë është rritur duke numëruar 40 degë dhe agjenci në 30

qytete.

5.2.6 Banka e Kursimeve: Viti 2003 ishte një vit sukseshem për IHD-të në Shqipëri.

Arritja me e madhe këtë vit ishte privatizimi i BK-se nga banka austriake, Raiffeisen

Bank me një ofertë prej 126 milionë USD. Kjo bankë ka hyrë fuqishëm ne tregun

financiar duke rritur konkurencën, duke shtuar numrin e shërbimeve dhe duke u

shtrirë gjerësisht në Shqipëri.

5.2.7 Darfo Albania: Prodhimi i ferrokromit është marrë me koncesion për një

periudhë 30 vjecare nga një kompani italiane.

5.2.8 Aeroporti "Nënë Tereza": është dhënë me koncension për një periudhë 20

vjecare konsorciumit “Airport Partners”. Nëshkrimi i kontratës me gjigandin

amerikan Lockheed-Martin për një investim prej 32 milion USD për instalimin e

sistemit të kontrollit të trafikut ajror u arrit gjatë vitit 2004.

5.2.9 Kazino e Tiranës: Tenderi ndërkombëtar i hapur për ndërtimin e kazinosë së

Tiranës u fitua nga grupi Regency Hyatt Casino. Regency Hyatt Casino filloi të

operojë në vitin 1996 dhe është një konsortium nga kompania e hoteleve Hyatt, 50%

të aksioneve ( me interesa amerikane ), kompania Laskaridis 40% dhe kompania N.I.

Theocharacis 10%. Në sipërmarrjen aktuale të kazinosë se Tiranes Laskaridis Group

Page 36: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

36

merr pjesë me 49% të aksioneve. Në total pjesa greke arrin ne 51% dhe 49%

zotërohet nga partnerë shqiptarë. Ky investim arriti në 10 milionë USD.

5.2.10 Albtelekom është kompania e vetme e telefonise fikse në Shqipëri. Ajo operon

në treg në kushte monopoli. Privatizimi i Albtelekom u bë me tender të hapur ku

shprehën interesin 11 kompani por vetëm 4 prej tyre tërhoqën dokumentacionin dhe

vetëm një u paraqit ditën e tenderit. Në bazë të ligjit i cili e lejon privatizimin dhe me

një ofertë të vetme Albtelekom u privatizua nga konsortiumi i kompanive turke

“Calik Enerji Telekomunikacion” dhe “Turk Telekom” për vleren 120 milion euro.

5.2.11 Eagle Mobile Po me një shitje të vetme u privatizua dhe licenca e tretë për

telefoninë celulare e cila ishte pjesë e paketës së privatizimit të

Albtelekom.Kompanitë Turke tashmë zotërojnë 13.224.000 aksione te zakonshme të

shoqërisë, që përbëjnë 76% të vlerës së kapitalit të saj aksionar si dhe kanë të drejtën

të kërkojnë korrigjime në çmimin që pritet te paguajnë.

5.2.12 Armo sh.a është në proces shitjeje të 85% të aksioneve të shoqërise.

Konsulenti tekniko-financiar i kësaj shoqërie vendosi të kualifikojë ofertat e tre

kandidateve: 1.Refinery Associates of Texas, Anika Enterprises & Mercuria Energy

Group

2. Vitol, Euroil sha, NFS Partners and USBCF Inc

3.Petrofac Energy Developements International Limited

Refinery Associates of Teksas dha oferten 125 milion Euro, Vitol, Euroil sha ofroi 97

milion Euro dhe Petrofac Energy Developements International Limited ofroi 29.1

milion Euro.

KAPITULLI VI

6.1 Përfitimet nga zbatimi i privatizimit

Përftimet nga privatizimi janë të formave më të ndryshme. Privatizimi përmirëson

arritjet ekonomike dhe ndihmon investimet private, të brendshme dhe të huaja duke i

krijuar mundësi për reformimin e vendit. Ai krijon mundësi më të mëdha ekonomike

Page 37: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

37

për individin që mund të bëhet investitor ose aksioner në ish ndërmarrjet shtetërore

dhe në sektorët strategjikë. Pra, nga ky proçes përfitojnë jo vetëm ndërmarrjet por edhe

publiku i gjerë. Ndër përftimet kryesore mund të përmendim:

A) Përfitimet mikroekonomike

Privatizimi sjell disa përftime për ndërmarrjet shtetërore:

Rritje të investimeve.

Rritje të efiçencës/ulje të kostos

Forma e re e menaxhimit.

Teknologji dhe trainim.

B) Përftimet makroekonomike.

Përfitim nga privatizimi ka jo vetëm sektori privat por dhe ekonomia e vendit në

tërësi. Reformat e ekonomisë së tregut fillimisht për afate të shkurtra mund të

destabilizojnë ekonominë duke e bërë programin e privatizimit më të vështirë. Rënia e

prodhimit dhe rritja e papunësisë shpesh krijojnë probleme politike. Qeveria duhet të

bëjë përpjekje që të arrije të krijojë mbështetjen e popullsisë për këtë proces dhe për

reformën në përgjithësi. Pavarësisht nga vështirësitë, privatizimi si një hap kryesor

sjell përftime makroekonomike të tilla si:

Rritje të konkurencës.

Stabilitet fiskal.

Zhvillimi i tregut të kapitalit.

Tërheqja e investimeve të huaja.

C) Përftimet për investitorët e huaj

Privatizimi sjell përftime për investitorët e huaj sepse shumë vende e nxisin

pjesëmarrjen e tyre në këtë proçes. Pavarsisht nga kjo, të huajt përpara se të

investojnë vlerësojnë edhe shumë faktorë të tjerë duke përfshirë këtu edhe klimën

politiko-ekonomike. Faktorët kryesorë që shërbejnë për të rritur invetimet e huaja

janë:

Tregje të reja.

Risku i ulët.

Barrierat e vogla për hyrje.

D) Përfitimi i konsumatorëve

Konsumatori përfiton nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore sidomos nga arritja

nga konkurenca e ndërmarrjeve pas privatizimit e një niveli prodhimi dhe shërbimi

Page 38: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

38

me cilësi më të mirë dhe me kosto më të ulët.

• Me privatizimin masiv ende në një etapë fillestare, privatizimi i suksesshëm i disa

ndërmarrjeve të mëdha nga investitorë strategjikë duhet të rrisë kredibilitetin e

programit të privatizimit dhe të demonstrojë potencialin për biznesin.

• Pavarësisht nga përmirësimet e klimës së sotme të investimeve, ndërmarrjet

vazhdojnë të përballojnë pengesa kryesore, kryesisht konkurencën e pandershme

nga ekonomia informale. Ligji efektiv do të bëjë që më shumë ndërmarrje të

kalojnë në sektorin formal.

• Privatizimi i bankës shtetërore dominuese, Banka e Kursimeve, duhet të shpjerë

fuqishëm drejt forcimit të kreditimit të ndërmarrjeve dhe të kompletojë proçesin e

shitjes së bankave shtetërore.

6.2 Privatizimi në vendin tonë a është në masën e duhur dhe a ka ndikim pozitiv

në ekonomi?

Dekadën e fundit Shqipëria është bërë pjesë e një harku të gjerë privatizimesh. Shumë

institucione, kompani, shoqëri, miniera tanimë si përkasin shtetit, janë kthyer në prona

private.

Por si ndikon kjo gjë në ekonominë e vendit tonë, pozitivisht apo negativisht?

Privatizimi i pronës shtetërore ka kaluar në disa faza dhe sipas kohës dhe llojit të

fazës ka pasur disa veçori të vetat. Në fillimet e privatizimit ka mbizotëruar

militantizmi e politizimi nga njëra anë, dhe mungesa e profesionalizmit në anën tjetër.

Duke u shpallur si një proçes tërësisht politik në nisje të proçesit të privatizimit u

imponuan ritme të shpejta pa studiuar fare rrethanat, kushtet, llojin e pronës,

mundësitë e mbijetesës së disa degëve të ekonomisë deri në privatizim etj. Pa bërë

ndonjë dallim për sektorë të ish-ekonomisë shtetërore që mund t'i përshtateshin

rregullave të ekonomisë së tregut dhe të ruanin një nivel prodhimi të të mirave

materiale si në bujqësi, blegtori, agropërpunim, industri e lehtë, ushqimore, pse jo

edhe industrisë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve dhe asaj mekanike; natyrisht

përmes një reformimi gradual të pronësisë e të marrëdhënive mbi kushtet e reja,

gjithçka u përfshi në aksionin e falimetim-copëtim-privatizimit.

Page 39: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

39

Kjo bëri që tek ne të shkatërrohej baza dhe tradita e prodhimit, tregu u dominua

tërësisht nga importet dhe shoqëria jone u kthye në një shoqëri specifike, që të

ardhurat i siguronte përmes donacioneve, emigrimit, qarkullimit të parave nga trafiku

i gjithanshëm. Duke shkatërruar forcat dhe mjetet e prodhimit, në vend që t'i

reformonim ato, krijuam modelin e një shteti e të një shoqërie ku kosumohej gjithçka

dhe nuk prodhohej asgjë dhe pasojat e këtij modeli ndikuan dukshëm në ekonominë e

sotme. Në mesin e viteve ’80, u ndërtuan një numër fabrikash në industrinë

ushqimore, që përfaqësonin një teknologji të kohës, mirëpo ato humbën dhe ne sot

importojmë të gjithë gamën e ushqimeve. Në ish-Kombinatin Metalurgjik u ndërtua

Uzina e Nikel-Kobaltit, teknologjia e së cilës ishtë blerë në Gjermaninë Perëndimore.

Kjo uzinë po të mos ishte shkatërruar sot mund të siguronte një eksport të rendit 200

milionë euro në vit. Efektet e tyre në bilancin eksport-import do të ishin mjaft të

mëdha, aq sa ne nuk do të kishim këtë bilanc kaq negativ, por mbase edhe një nivel të

barazuar. Ndërkohë po t'i hedhësh një sy të ardhurave në buxhetin e shtetit ato

sigurohen kryesisht nga ushtrimi i taksave dhe tvsh-së mbi mallrat e importuara dhe jo

mbi prodhimin vendas.

Efekti i mungesës së prodhimit krijon efekte zinxhir, si fjala vjen kreditimi i bankave

është fokusuar vetëm në kreditë për individë dhe në sektorin e ndërtimit, sepse nuk ka

ku të japë kredi për zhvillim apo për të stimuluar prodhimin vendas.

Qëllimi i privatizimeve të deritanishme ishte që të thyhej monopoli shtetëror në këta

sektorë të rëndësishëm dhe të liberalizohej ky treg i rëndësishëm. Përmes këtij procesi

reformues, synohej që të thitheshin investime të konsiderueshme në këta sektorë, gjë

që do të çonte në fuqizimin e sektorëve e për pasojë edhe në plotësimin sasior e

cilësor të kerkesës konsumatore.

Por pamja e sotme nuk është ajo që pritej. E vërteta është se investimet u rritën

ndjeshëm, u krijuan disa shoqëri në sektorët e ndryshëm të ekonomisë dhe u

liberalizua tregu, por efektet pozitive ndaj konsumatorit nuk janë provuar ende

realisht. Tek në jane katër kompani celulare që operojnë në treg, por çmimet janë nga

më të larta krahasuar me rajonin apo Europën.

Page 40: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

40

Është një numër i madh bankash private e me larmi origjine të kapitalit që operojnë në

tregun tonë, por shërbimi dhe tarifat e shërbimit vlejnë për të dëshiruar krahasuar me

vendet e tjera.

Në ditët e sotme privatizimi po shërben edhe si një mjet nga politikanët për të rritur

popullaritetin e tyre përpara popullit.

Një numër i madh privatizimesh bëhen në periudhën përpara zgjedhjeve.

Të ardhurat e buxhetit të shtetit nga privatizimi i ekonomisë në dekadën e fundit janë

900 milionë dollarë. Këto para janë përfituar nga shitja e të gjitha ndërmarrjeve

ekonomike të vlefshme të vendit në banka, telekomunikacion, industri etj, biznese që

aktualisht vlerësohet se realizojnë fitime vjetore poaq të mëdhasa kanë paguar për të

blerë ndërmarrjen shtetërore. Por ajo që bie më shumë në sy nga këto të dhëna, është

fakti që privatizimet kulmojnë në vitet zgjedhore, shërbejnë për të mbushur buxhetin

me para që përdoren për të blerë vota në zgjedhjet e pritshme.

Viti 2000 ishte një vit i vështirë për buxhetin, pasi të ardhurat totale të tij ishin më të

ulëta edhe sesa shpenzimet korrente. Kjo do të thotë se jo vetëm investimet janë

financuar nga borxhi dhe privatizimet, por edhe një pjesë e shpenzime korrente.

Gjithsesi, ky vit shënon gjithashtu edhe privatizimin e parë të rëndësishëm në vend,

atë të Bankës Kombëtare Tregtare. Ne kete vit te ardhurat nga privatizimet ishin 8.9

miliard leke.

Në vitin 2001, privatizimet u rritën me 43% , ndërkohë që dy vitet pasues patën një

mesatare shumë të ulët.

Viti 2004 shfaqi sërisht të ardhura të larta nga privatizimet. Përvec të tjerave, 2004-a

lidhet edhe me privatizimi i ish-Bankës së Kursimeve, e cila mundësoi reduktimin e

borxhit publik.

Në vitet 2005 dhe 2006 procesi ndaloi, ndërkohë që vetëm në vitin 2007 u realizua

privatizimi i shoqërisë Albtelekom.Viti 2008 u pasua me një rënie 58% të të

ardhurave të privatizimit.

Viti 2009 shënon pikën më të lartë të të ardhurave nga privatizimet.Privatizime të

tjera të këtij viti ishin shitja e paketës së aksioneve minoritare te AMC etj. Në vitin

2010, nuk qe e mundur të shitej asgjë dhe kjo natyrisht për shkak se ky nuk qe vit

Page 41: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

41

zgjedhor. “Interesant është viti 2010, në të cilin u fol gjatë për privatizimin e godinës

së ish-Hotel Dajtit nga Banka e Shqipërisë për shumën 30 milionë euro.

Të ardhurat nga privatizimi janë një formë huamarrjeje për ekonominë kombëtare pasi

privatizuesit do ta rikuperojnë investimin përmes transferimit të fitimeve jashtë

vendit. Dhe në rastin e Shqipërisë, fitimet e transferuara jashtë vendit kapërcejnë

shumëfish paratë e shpenzuara për blerjen e pronave publike.

KAPITULLI VII

7. LIDHJA E PRIVATIZIMIT ME KORRUPSIONIN

Prej më shumë se 2 dekadash, privatizimi është konsideruar si një nga ilaçet

themelore kundër korrupsionit.Logjika ishte e thjeshtë. Nëse korrupsioni përkufizohet

si përdorim i postit publik për përfitime personale, reduktimi i postit publik nënkupton

edhe reduktimin e korrupsionit. Meqenëse korrupsioni buron nga sektori publik,

(dmth. nga abuzimi me postin publik apo shtetëror), reduktimi i këtij sektori

automatikisht do të reduktonte edhe korrupsionin. Sa më pak të ndërhyjë shteti në

treg, sa më pak kompetenca dhe rol të ketë ai në ekonomi, aq më pak korrupsion do të

ketë. Në ekstremin e tij logjik ky arsyetim thotë se pa shtet nuk ka korrupsion. Pra, në

një rast hipotetik ku shteti apo hapësira publike zhduket, zhduket edhe korrupsioni,

pasi në këto kushte nuk ka poste publike dhe për pasojë nuk mund të ketë abuzim të

postit publik për interesa personale. Kemi të bëjmë pra, me një filozofi që identifikon

shtetin me korrupsionin dhe tregun e lirë me mungesën e tij. Për pasojë, procesi i

privatizimit, që reduktonte sektorin publik (shtetëror) dhe zgjeronte sektorin privat,

pritej që përveç se të rriste efikasitetin e operatorëve ekonomikë në treg, të eliminonte

edhe korrupsionin.

Sot, pas pothuajse njëzet vjetësh privatizim të vazhdueshëm, mund të themi pa frikë

se diçka e tillë nuk ka ndodhur. Për të qenë të saktë, duhet thënë se dukshëm ka një

rënie të lehtë të korrupsionit administrativ, sikurse parashikohet nga teoria

neoliberale. Megjithatë, duket se ka një rritje të korrupsionit të nivelit të lartë apo asaj

që shpesh quhet kapja e shtetit.Është ajo që shpesh në debatin publik quhet

privatizimi i pushtetit publik.Ky pushtet nuk përdoret më për të mirën e publikut, por

Page 42: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

42

për të maksimizuar fitimet dhe pasurimin e atyre që janë në pushtet. Nga kjo

pikëpamje mund të themi pa frikë se, sa më shumë ka avancuar procesi i privatizimit,

aq më shumë është rritur edhe fenomeni i korrupsionit si kapje e shtetit. Në këtë

aspekt, teoria e antikorrupsionit ka prodhuar efektin e kundërt të asaj që parashikohej,

Pse ndodh diçka e tillë ?

Së pari, proçesi i privatizimit rrit pafundësisht pikat e kontaktit mes sektorit publik

dhe atij privat. Është pikërisht në këtë pikë-takim, mes funksionarit publik dhe aktorit

privat, ku ndodh ajo që ne e quajmë shpesh korrupsion. Privatizimi nuk është thjesht

proçesi i transferimit të pronës publike në duar private. Ai nuk është një proçes i

fundmë, por nënkupton zgjerimin e vazhdueshëm të hapësirës së tregut privat.

Privatizim do të thotë krijim i vazhdueshëm i tregjeve të reja, jo vetëm në hapësirat që

më parë ishin shtetërore (p.sh. telefonia celulare apo Albtelekomi), por edhe në

hapësira që vazhdojnë të jenë publike (si arsimi apo shëndetësia). Por, krijimi i

tregjeve të reja kërkon më shumë dhe jo më pak ndërhyrje nga shteti . Tregu nuk

ekziston vetem apriori, ai krijohet me rregullim, legalizim, arbitrim, etj. Kjo do të

thotë se më shumë privatizim nënkupton edhe më shumë rregullim dhe ndërhyrje

ligjore nga ana e shtetit, në mënyrë që të garantohet mirëfunksionimi i tregjeve të reja,

sidomos kur këto hapen në pika delikate si arsimi, energjia elektrike apo shëndetësia,

Dhe sa më shumë shteti bie në kontakt me sektorin privat që zgjerohet vazhdimisht.

Arsyeja e dytë: Rritja e pikë-takimit mes sektorit publik dhe atij privat shoqërohet me

një diferencim gjithnjë e më të madh të pagave në nivele drejtuese mes sektorit publik

dhe atij privat. Dy janë arsyet. Së pari, sektori publik është gjithnjë e më i neglizhuar

nga ana e shtetit dhe theksin e vë tek sektori privat. Së dyti, sektori privat në Shqipëri,

shpesh si pasojë e mungesës së burimeve njerëzore dhe si pasojë e konkurrencës së

ashpër në treg, ofron paga jashtëzakonisht të larta për nivelet drejtuese. Rezultati

është një varfërim relativ i sektorit publik, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të

pagave aty, sidomos në nivelet drejtuese. Sot, çdo menaxher banke, pa folur për nivel

drejtori të përgjithshëm, ka të ardhura vjetore shumë më të larta se vetë kryeministri

apo çdo ministër në qeveri. Kjo prodhon një mospërputhje midis rolit social dhe

përfitimit financiar. Është një mospërputhje problematike në ekonominë e tregut, ku

vlera e rolit social përcaktohet gjithnjë e më tepër financiarisht. Pra, nuk mjafton të

jesh ministër për të qenë pjesë e elitës sociale, duhet të kesh edhe financat e duhura që

të bësh jetën e elitës, çka nuk përballohet dot me pagat e shtetit. Kjo shpjegon

Page 43: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

43

pjesërisht edhe paradoksin e denoncimit të korrupsionit të zyrtarëve apo politikanëve

të lartë.Nga njëra anë, pothuajse të gjithë e denoncojnë korruptimin e tyre. Nga ana

tjetër, një politikan apo funksionar i lartë me stil të ulët jetese shikohet shpesh me

përbuzje. Arsyeja pse tundimi për tu korruptuar kthehet në realitet na sjell tek arsyeja

e tretë, që shpjegon rritjen e korrupsionit si pasojë e procesit të privatizimit. Interesi

personal, si përcaktuesi themelor i sjelljes së funksionarit publik. Sot funksionari

publik, sidomos në nivelet e larta, gjithnjë e më shpesh motivohet tërësisht nga

interesi personal, që në shumicën e rasteve do të thotë maksimizimi i të ardhurave

financiare. Që interesi personal ka qenë faktor i rëndësishëm edhe gjatë komunizmit

nuk ka dyshim, pavarësisht se publikisht ai denoncohej shpesh. Të ndjekësh interesin

tënd personal jo vetëm që nuk është gabim, jo vetëm që është pjesë e natyrës

njerëzore, por është mirë edhe për shoqërinë në përgjithësi. Kështu, modeli i sjelljes

që dominon tregun, maksimizimi i fitimit apo i interesit personal, iu vesh edhe

sektorit publik. Për pasojë, zyrtari publik sillet si biznesmeni në treg. Ai e trajton

postin publik si pronë private, nëpërmjet të cilës ai ose ajo synon maksimizimin e

fitimit personal dhe jo realizimin e interesit përgjithshëm. Arsyeja e katërt dhe e

fundit. Humbja e interesit të përgjithshëm si objektiv orientues i politikëbërjes.

Arsyeja se përse funksionari publik e ka të lehtë të korruptohet nuk është vetëm

shtysa për përfitim personal, por edhe sepse interesi i përgjithshëm është pothuajse

inekzistent në politikëbërje.Filozofia aktuale qeverisëse bazohet në idenë se nuk ka

një interes të përgjithshëm publik, por një mori interesash, që në përplasje me njëri-

tjetrin, prodhojnë një rezultante që duhet ndjekur nga qeveria.

Page 44: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

44

KAPITULLI VIII

8. A JANË TË GJITHA PRIVATIZIMET TË SUKSESSHME?

Jo të gjitha privatizimet rezultojnë të suksesshme, si shembull të dështimit të procesit

të privatizimit mund të përmendim privatizimin e CEZ Shperndarjes, i cili jo vetem

nuk sjell përfitime për ekonominë por edhe ka dëmtuar atë dhe konsumatorin.

Sistemi i shpërndarjes së energjisë elektrike mund të kalojë sërish nën administrimin

e tij prej shtetit shqiptar. Ky opsion i mundshëm i qeverisë shqiptare për zgjidhjen e

konfliktit ekzistues mes saj dhe kompanisë ceke "CEZ Shpërndarje", është bërë dhe

me dije nga numri dy i ekonomisë, Eno Bozdo. Duke raportuar para deputetëve të

komisionit parlamentar të Veprimtarive Prodhuese mbi situatën aktuale të

marrëdhenieve qeveri- CEZ, qeveria shqiptare është në negociata intensive me

kompaninë mëmë të kësaj të fundit në Pragë. Dhe se përgjatë tyre, mundësia më e

lartë për t'u realizuar është ajo e kalimit të aksioneve të kompanisë sërish në

administrim shtetëror. Është proceduar me negociata direkte me kompaninë mëmë të

CEZ-it për të parë të gjitha mënyrat për të gjetur një zgjidhje, e cila nuk do të cënojë

sigurimin me energji elektrike të vendit. Opsioni më i mundshëm është kalimi i

pronësisë së "CEZ shpërndarje" nga pronësi e CEZ-it kompani e madhe, në pronësi të

Ministrisë së Ekonomisë, në të gjithë pjesën e mbetur të aksioneve me çmimin

simbolik 1 Euro. Ndërkohë që të dyja palët do të ruajnë të drejtën sipas normave

juridike për të shfaqur pretendimet e tyre në një proces të ndarë nga procesi i parë. E

kjo bëhet, që të administrohet si duhet "CEZ shpërndarje", gjë që nuk ka ndodhur deri

më sot. Një proces ky që mesa duket, tenton të zgjidhë situatën konfliktuale në

sektorin e shpërndarjes së energjisë, për të mos ta lënë atë të degradojë dhe që qytetari

shqiptar të përballet me problematikat direkte mbi furnizimin e cënuar me energji

elektrike. Ne këtë proces, në vazhdën e këtij argumenti, po merren të gjitha masat që

të mos ketë ndërprerje të furnizimit me energji për bizneset dhe konsumatorët

familjarë. ("Koha jonë", Janar 2013)

A. Privatizimi i CEZ asnjë ndryshim në mirëmenaxhim, kompania larg objektivave

Enti Rregullator i Energjisë ka pranuar në Raportin Vjetor të vitit 2010, problemet në

performancën e kompanisë çeke CEZ Shpërndarje, duke theksuar mosarritjen e

Page 45: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

45

objektivave nga ana e saj si dhe shërbimin e dobët ndaj klientit. Një ndër pikat

kryesore të paaftësisë së CEZ citohet në nivelin e humbjeve të saj, të cilat ndikojnë

edhe në mos uljen e çmimit të energjisë elektrike tek klientët. ERE ka cituar në raport

se eficencë e ulët në konsumin e energjisë elektrike vjen si pasojë e një menaxhimi

ende cilësisht të pamjaftueshme të sektorit të shpërndarjes nga ana e CEZ

Shpërndarje.Gjithashtu, ajo ka theksuar se privatizimi i operatorit të Sistemit të

Shpërndarjes nuk ka reflektuar akoma ndonjë kthesë të ndjeshme në mirëmenaxhim.

Burime zyrtare të ERE bënë të ditur se është detyrë themelore e CEZ Shpërndarje që

të reflektojë thellë në përmirësimin e menaxhimit të shoqërisë dhe të realizojë sa më

shpejt kthesën pozitive të shumëpritur nga konsumatori shqiptar. Me anë të një

vendimi të ERE, CEZ Shpërndarje duhet të ulë humbjet në rrjet.

B. Paaftësia e CEZ, nuk ul cmimet. Enti Rregullator i Energjisë vëren në raport se në

rast se humbjet do të ishin në nivel më të ulët, atëherë qytetarët shqiptarë do të

paguanin energjinë me një çmim më të ulët. Një konstatim i tillë nënvizohet në

raportin zyrtar të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2010. Dhe është paaftësia e

CEZ ajo e cila nuk mund të menaxhojë humbjet, si dhe shkaktarja për mos uljen e

çmimeve. Në rast se do të ulen humbjet teknike dhe joteknike, qytetarët do ta

paguajnë energjinë më lirë. Për vite me radhe humbjet e energjisë në rrjet vijojnë te

jenë në nivele të larta, duke e kaluar 30 përqindëshin. Këto humbje vijnë si pasojë e

problemeve teknike të rrjetit të energjisë, por edhe për shkak të vjedhjeve të shumta

që i bëhen energjisë nga konsumatorët. ERE ka cituar në raport se shlyerja me

korrektësi nga të gjithë konsumatorët e faturës së energjisë elektrike është një faktor

shumë i rëndësishëm që do të ndikojë drejtpërsedrejti në zvogëlimin e çmimeve dhe

tarifave të energjisë elektrike.

C. Performanca e CEZ, larg objektivave. Pavarësisht se ka një përmirësim të nivelit

të humbjeve dhe arkëtimeve, në krahasim me vitin 2009, përsëri shkalla e

performancës së kompanisë CEZ është ende larg objektivave të duhur. Por peshën

specifike më të madhe në nivelin e efektivitetit të konsumit të energjisë elektrike e

kanë zonat e Tiranës, Fierit dhe të Shkodrës. Prandaj rekomandohet se për të patur

ndryshim pozitiv të situatës, përsa i përket rritjes së efektivitetit, vëmendja kryesore

në menaxhimin dhe në investime duhet të drejtohet në katër zonat kryesore të

përmendura më lart, duke mos lënë pas dore edhe zonat e tjera problematike. Gjatë

vitit 2010, shërbimi ndaj klientit veçanërisht me faturimet e energjisë elektrike të

Page 46: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

46

konsumuar, nuk ka qenë korrekt nga ana e CEZ shpërndarje. Në muajt nëntor dhe

dhjetor u shënuan rreth 20 mijë fatura të lëshuara arbitrarisht në kundërshtim me ligjin

dhe kodin e matjes, nëpërmjet të cilave konsumatorët familjarë penalizoheshin me 4

000 këh energji elektrike, ndërsa ato jo familjare me 20 mijë kah nëpërmjet

emërtimeve “dëm ekonomik” dhe “energji e pamatur”.

D.Konsumatorët kanë ankesa ndaj CEZ Shpërndarje. Enti Rregullator i Energjisë

Elektrike konstatoi një rritje të ndjeshme të numrit të konsumatorëve që i drejtohen

drejtpërdrejt këtij enti për zgjidhjen e ankesave të tyre, kundrejt kompanisë së

furnizimit me energji elektrike. Gjatë vitit 2009 u regjistruan rreth 80 ankesa, nga të

cilat 50 ankesa nga klientë familjarë, 25 nga klientë jofamiljare dhe 5 nga subjekte të

licencuara. Gjatë vitit 2010, u regjistruan rreth 350 ankesa, duke mos përfshirë

konsultimet e bëra me konsumatorë të ndryshëm si dhe informacionet dhe orientimet

e dhen nëpërmjet telefonatave apo e-mail. Problematika kryesore të trajtuara

konsistonin në aplikimin në mënyrë të kundërligjshme nga ana e CEZ Shpërndarje i

“dëmit ekonomik” apo “energji e pamatur” për kundravajtësit e energjisë elektrike;

trajtimi i ankesave lidhur me ndërprerjet dhe cilësinë e tensionit të energjisë elektrike,

të bëra nga komuna dhe subjekte të ndryshme; probleme me mbifaturimin që

konsistojnë në faturime të dukshme të gabuara, mosrespektimi të afateve të leximit të

matësit; probleme të matjes së energjisë elektrike, si pajisja me aparat matës për

kryerjen e kontrollit të aparatit matës, mosakordimi i vlerës së faturuara afrofe me

gjendjen reale të matësit si dhe probleme të lidhjes dhe transmetimit të kontratave.

ERE ka zhvilluar takime për mosmarrëveshjet midis KESH dhe CEZ, për

problematika të ndryshme, mosmarrëveshje midis CEZ dhe OST, si dhe midis CEZ

dhe furnizuesit. Gjatë vitit 2010, ERE trajtoi edhe mosmarrëveshje ndërmjet HEC të

vegjël dhe KESH, për mosakordim të sasisë së energjisë së prodhuar nga këto HEC

dhe problematika të tjera të matjes së energjisë së prodhuar.

Page 47: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

47

KAPITULLI IX

9. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

9.1 KONKLUZIONE

1. Problemi i strategjisë së re të privatizimit qëndron në mënyrën e hartimit, por më

tepër në mënyrën e zbatimit.

2. Privatizimi përbën vetëm një nga elementet e proçesit të reformimit të ekonomisë

dhe te gjithë shoqërisë.

3. Në shumë raste papunësia është rezultat i privatizimit dhe i ristrukturimit të

ndërmarrjes pas privatizimit.

4. Ndërmarrjet publike janë më lehtësisht të adaptueshme ndaj objektivave politike

sesa ndaj objektivave të tyre ekonomike në kushtet dhe sipas kërkesave të aktivitetit të

tyre në tregun e lirë.

5. Luhatjet e shpeshta politike bëjnë që në ndërmarrjet publike të mendohet më tepër

për objektiva afatshkurtra dhe mbase afatmesme sesa për objektivat afatgjata.

6. Krijimi i një sërë hallkash burokratike në vendimarrjen shtetërore bënë që këto

ndërmarrje të reagojnë me veshtirësi ndaj tregut.

7. Monopolizim dhe mungesë konkurrence. Ndërmarjet shtetërore mbrohen nga

konkurenca me anë të ligjeve dhe vendimeve shtetërore që u japin atyre monopol në

sektorë të veçantë ose mbrojtje përmes tarifave të larta dhe barrierave për të eliminuar

konkurencën e huaj.

8. Mungesë të motivit të fitimit. Nga mungesa e konkurencës ndërmarrjet shtetërore

mbeteshin joefiçente duke mos dhënë produkte dhe shërbime cilësore. Këto

ndërmarrje mbanin në punë shumë punëtorë si rezultat kishin mbingarkesë punësimi.

9. Metodat më klasike të privatizimit zakonisht kanë patur më tepër korrupsion masiv.

10. Humbje dhe subvencione. Këto ndërmarrje bazohen shpesh mbi subvencione që

do të thotë shpërdorim të rezervave shtetërore duke sjellë defiçit të buxhetit shtetëror

dhe duke punuar dhe me humbje.

Page 48: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

48

11. Nivel artificial të çmimeve. Në ekonominë e planifikuar shteti vendos çmimet, pa

i lejuar tregun të vendosë për to.

12. Në ndërmarrjet shtetërore shumica e menaxherëve janë caktuar nga klanet

politike.

13. Industritë strategjike duhen mbajtur duke mos tjetërsuar pronësinë.

14. Privatizimi sjell rritjen e efiçencës ekonomike në zhvillimin social –ekonomik të

një vendi.

15. Mundësia e korrupsionit i shoqëron si privatizimin masiv edhe atë të

decentralizuar.

16. Një ambient stabël makroekonomik nxit investimet, sidomos investimet e huaja

duke sjellë përfitime që janë të rëndësishme për rritjen e ardhshme ekonomike.

17. Baza kryesore e privatizimit me shitje direkte është rritja e të ardhurave të

buxhetit të shtetit dhe mbulimi i gropës së madhe në këtë buxhet.

18. Llogaritja e vlerës se pasurisë kombëtare që do të privatizohej, ishte një ndër pikat

më të dobëta të programit të privatizimit.

19. Kalimi i pronës tek punonjësit është një nga metodat relativisht më të pastra që

përfshin më pak mundësi korupsioni.

20. Ngadalësia e privatizimit ka nxitur korrupsionin më tepër se privatizimi i shpejtë,

sepse në kushtet e privatizimit të ngadaltë zakonisht është një periudhë e gjatë kohe

gjatë të cilës asetet pësojnë një shpërndarje të kotë dhe një tjetërsim me anë të

mashtrimit. Këto lloje ilegale të transferimit duhet të mbulohen dhe mbulimi i tyre

kërkon korupsionin.

21. Roli kryesor i qeverisë është të krijojë rregullat e lojës dhe t’i zbatoj ato njëlloj për

të gjithë.

22. Shqipëria është një rast i mungesës së planeve, mungesës së strategjisë së

privatizimit. Privatizimi masiv ishte kryesisht i pasuksessshëm. Kompanitë kryesisht

u privatizuan në situata pronësie të paqarta dhe joefektive.

Page 49: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

49

23. Privatizimi në Shqipëri është shoqëruar dhe me pasoja sociale si: papunësi e lartë

dhe paga më të moderuara, pushime dhe largime nga puna për punonjësit më të vjetër

në moshë dhe të pa kualifikuar, rikualifikime etj.

24. Proçesi i privatizimit në Shqipëri ka degjeneruar në krijimin e një shtrese

“sipërmarësish” më shumë të emëruar sesa rezultat i lojës së konkurrencës së

ndershme.

25. Për ristrukturimin duhet të zgjidhen jo ndërmarrjet me tregues më të këqinj por

ndërmarrjet premtuese, jo ndërmarrjet më problematike por ndërmarrjet që me pak

kujdes dhe mbështetje do të ishin të afta të mbijetonin dhe të kishin sukses në luftën e

konkurencës.

26. Privatizimi kërkon ndryshime të gjëra në legjislacion dhe kërkon krijimin e

institucioneve që do ta bëjnë këtë proçes të mundshëm.

27. Privatizimi është një proçes bazë politik, që ndryshon rolin e shtetit në ekonomi

por dhe shoqërinë në tërësi.

9.2 REKOMANDIME

1. Vetëm nëpërmjet një proçesi efektiv mund të krijohet klima e favorshme e mjedisit

që nevojitet për tërheqjen e investimeve të huaja. Strategjia duhet të zhvillohet në

afate kohore të përshtashme dhe duhet të ndiqet nga post-programe të cilat duke

ndërvepruar së bashku do të çojnë në një proçes efektiv dhe në krijimin e një klime të

favorshme për investimet e huaja.

2. Realizimi i këtij programi të gjerë, me ndikime të fuqishme ekonomike dhe sociale

ka kërkuar përgatitjen e një strategjie të qartë për sektorët me rendësi të veçantë të

ekonomisë, me objektiva, afate dhe proçedura të përcaktuara ligjërisht dhe me

transparencë.

3. Stabiliteti politik duhet të rritet në mënyrë që në ndërmarrjet publike mos të

mendohet vetëm për objektivat në afat të shkurtër por në afat të gjatë.

4. Të eleminohen në maksimum hallkat burokratike në vendimarrjen shtetërore në

mënyrë që ndërmarrjet publike të reagojnë pa problem ndaj tregut.

Page 50: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

50

5. Të eleminohen sa të jetë e mundur monopolet shtetërore në ato fusha që të jetë e

mundur dhe të hiqen barrierat dhe tarifat e larta në mënyrë që të lulezojë biznesi por

edhe efektiviteti i kompanive publike si rezultat i presionit qe vjen nga konkurrenca

private.

6. Mos të caktohen në detyën e menaxherit në ndërmarrjet publike njerëz të paaftë

dhe që vijnë nga klane të ndryshme politike.

7. Që rezultatet e privatizimit të kenë sukses, programi i tij duhet përgatitur me kujdes

që në fazën e konceptimit të tij .

8. Të eleminohet korrupsioni në mënyrë që të ralizohet një proçes më i ndershëm, më

transparent dhe më fitim prurës.

9. Krijimi i një ambienti stabël makroekonomik nxit investimet, sidomos investimet e

huaja, duke sjellë përfitime që janë të rëndësishme për rritjen e ardhshme ekonomike.

10. Përmirësimi i llogaritjes së vlerës së pasurisë kombëtare që do të privatizohej, pasi

është një ndër pikat më të dobëta të programit të privatizimit.

11. Të hartohet një strategji më e qartë për privatizimin masiv në vendin tone, të

përmirësohen proçedurat e privatizimit në mënyrë që të kenë mundësi të përfshihen sa

më shumë subjekte të interesuara në këtë proçes.

12. Të bëhet kalimi i pronës tek punonjësit pasi është një nga metodat relativisht më

të pastra që përfshin më pak mundësi korupsioni.

13. Shqipëria është një rast i mungesës së planeve, mungesës së strategjisë së

privatizimit. Privatizimi masiv ishte kryesisht i pasuksessshëm. Kompanitë kryesisht

u privatizuan në situata pronësie të paqarta dhe joefektive. Kështu që në këtë drejtim

duhen bërë ndryshimet e nevojshme.

14. Papunësi e lartë dhe paga më të moderuara, pushime dhe largime nga puna për

punonjësit më të vjetër në moshë dhe të pa kualifikuar, rikualifikime etj, që

shkaktohen shpesh dhe rëndom nga privatizimi duhet të merren parasyshe para se një

kompani publike të privatizohet.

15. Privatizimi duhet bërë në bazë të konkurrencës së ndershme dhe transparente.

Gjithashtu duhen zgjedhur ata njerëz që mundet vërtetë ta çojnë përpara kompaninë.

Page 51: DEBATI MBI PRIVATIZIMIN NË SHQIPËRI, DOMOSDOSHMËRIA E ... · detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor. Dekadn e fundit Shqipë ëria është Dekadn e fundit Shqipë ëria

51

BIBLIOGRAFIA

1. “SFIDAT E PJESËMARRJES SË BIZNESIT VENDAS NË PRIVATIZIMIN E SEKTORIT STRATEGJIK: Rasti i Shqipërisë krahasuar me eksperiencën e Evropës Juglindore”, Një botim i Forumit Shqiptar Social Eonomik (ASET), T etor 2007

2. Mema, F. “Privatizimi në Shqipëri: arritje, të meta, e ardhmja”

Monografi, Tiranë, Korik 1997

3. Mema F. “Post privatization in Albania: Success or Failure”, Konferenca Ndërkombëtare “Integration and transformation in Albania, Hungary and Macedonia” Bamberg, Gjermani, 5-7 July 2001.

4. MATERIALE NGA ARKIVA E AGJENSISË KOMBËTARE TË PRIVATIZIMIT

5. MATERIALE NGA INTERNETI NE WEB SITET E MEPOSHTME:

http://www.minfin.gov.al/minfin/Ministria_4_1.php

http://www.instat.gov.al/al/home.aspx

http://www.mete.gov.al/

www.akp.gov.al

6. MINISTRIA E EKONOMISË TREGTISË DHE ENERGJITIKËS.

7. RAPORT VJETOR I MINISTRISË SË EKONOMISË

8. INSTAT, ”VJETARI STATISTIKOR 1993-2001”_” STATISTICAL ANNUAL YEAR BOOK”, TIRANË, INSTAT 2003

9. SHTYPI I SHKRUAR DHE MEDIA ELEKTRONIKE