33
DECENTRALIZIMI NJË PROCES SFIDUES DECENTRALIZACIJA PROCES PUN IZAZOVA DECENTRALIZATION A CHALLENGING PROCESS Raport mbi monitorimin e procesit të decentralizimit në tri komunat kohët e fundit të krijuara – Graçanicë/Gračanica, Ranillug/Ranilug dhe Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac Izveštaj o praćenju procesa decentralizacije u tri novooformljene opštine Gračanica/Graçanicë, Ranilug/Ranillug i Klokot-Verbovac/Kllokot-Verbovc Report on monitoring the decentralization process in three newly created municipalities Gračanica/Graçanicë, Ranilug/Ranillug and Klokot-Verbovac/Kllokot-Verbovc

DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

1

DECENTRALIZIMINJË PROCES SFIDUES

DECENTRALIZACIJAPROCES PUN IZAZOVA

DECENTRALIZATION A CHALLENGING PROCESS

Raport mbi monitorimin e procesit të decentralizimit në tri komunat kohët e fundit të krijuara – Graçanicë/Gračanica, Ranillug/Ranilug dhe Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac

Izveštaj o praćenju procesa decentralizacije u tri novooformljene opštine Gračanica/Graçanicë, Ranilug/Ranillug i Klokot-Verbovac/Kllokot-Verbovc

Report on monitoring the decentralization process in three newly created municipalities Gračanica/Graçanicë, Ranilug/Ranillug and Klokot-Verbovac/Kllokot-Verbovc

Page 2: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

3

DECENTRALIZIMINJË PROCES SFIDUES

Raport mbi monitorimin e procesit të decentralizimit në tri komunat kohët e fundit të krijuara – Graçanicë/Gračanica, Ranillug/Ranilug dhe Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac

Page 3: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

5

FDH, Kosovë Përmbledhje Përse decentralizimi? Korniza kushtetuese Strukturat institucionale për komunitetet në Kosovë Komuna Graçanicë/Gračanica Kompetencat komunale Shërbimet publike Kujdesi shëndetësor dhe arsimi Gjuhët zyrtare Komuna e Ranillugut/Ranilug Kompetencat komunale Shërbimet publike Shëndetësia dhe Arsimi Gjuhët zyrtare Komuna e Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac Kompetencat komunale Shërbimet publike Shëndetësia dhe arsimi Demokracia dhe qytetari Përgjegjshmëria e lidershipit dhe procesi i vendimmarrjes Nepotizmi – një hap prapa SfidatDepartamenti i Vetqeverisjes lokale (MAQL) Njësitë për të Drejtat e Njeriut Rekomandimet

67

101113141415161820202122232424252628282930323335

Page 4: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

6

Fondi për të Drejtën Humanitare është themeluar në Prishtinë në maj të vitit 1997. Deri në shpërthimin e armiqësive midis forcave serbe të sigurisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998, FDH Kosovë, duke hulumtuar rastet e torturës, të ngujimeve të paligjshme dhe të gjykimeve politike, është fokusuar në dokumentimin e shtypjes policore të ushtruar mbi shqiptarët. Pas kësaj date, FDH Kosovë, e ka zhvendosur fokusimin e tij në dokumentimin e vrasjeve dhe/ose të zhdukjes së shqiptarëve të Kosovës dhe të serbëve të Kosovës. Kur NATO-ja ka intervenuar në Kosovë në vitin 1999, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë përkohësisht lëviz me zyrat e tij në Mal të Zi, ku ka vazhduar punën e tij të dokumentimit me refugjatët shqiptarë atje. Pas marrëveshjes së paqes së vitit 1999, me të cilën kishte përfunduar lufta, FDH Kosovë është kthyer në Prishtinë për të vazhduar punën e tij të dokumentimit. Që nga ajo kohë, FDH në Kosovë ka publikuar një numër të madh të raporteve, ka avokuar për të drejtat e viktimave, i ka monitoruar gjykimet, ka kërkuar fort nga autoritetet për të sjellë përpara drejtësisë kryerësit e krimeve të luftës si dhe ka hulumtuar vrasjet dhe / ose zhdukjen e serbëve, romëve dhe boshnjakëve. Sot, FDH Kosovë e fokuson punën e

tij në dokumentimin, në monitorimin e gjykimeve dhe në promovimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave. FDH Kosovë do të krijojë dhe do të implementojë një program për të mësuar të kaluarën nga të rinjtë. Plani dhe programi jo-formal do të jetë i orientuar drejt pjesëmarrësve, bazuar në faktet dhe rrëfimet e viktimave. Ngaqë ky do të jetë program i parë i këtij lloji në Kosovë, FDH Kosovë do të kërkojë kontributin dhe trajnimin nga institucionet jashtë rajonit. FDH Kosovë do të zhvillojë një plan-program tërheqës dhe të përshtatur ndaj moshës si dhe do ta implementojë këtë program në shkollat e mesme vendore përmes bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit. FDH Kosovë është organizatë e regjistruar me bazë në Prishtinë me një personel prej më shumë se 10 profesionistësh, duke përfshirë Drejtorin Ekzekutiv dhe një Drejtor të Pavarur të Financave. Duke punuar ngushtësisht me FDH-Serbi në projektet e përbashkëta dhe duke pasur kontakte të forta rajonale nga angazhimi i tij në Koalicionin për KOMRA, FDH Kosovë angazhohet për krijimin e mbështetjes për KOMRA brenda Kosovës përmes procesit të konsultimit dhe përmes angazhimit publik në punën me komunitetet.

FDH- KoSovë

Page 5: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

7

Ky raport është përgatitur në kuadër të projektit “Monitorimi i procesit të decentralizimit në tri komuna kohët e fundit të krijuara” – komunat Graçanicë/Gračanica, Ranillug/Ranilug dhe Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac “ – me mbështetjen e Komitetit Katolik Kundër Urisë dhe për Zhvillimin (Catholic Committee Against Hunger and for the Development (CCFD).

Kërkimi i bërë për këtë projekt dhe përgatitja e tij nga FDH Kosovë mbulojnë periudhën kohore prej nëntorit të vitit 2010 deri në tetor të vitit 2011. Gjatë përgatitjes së këtij raporti, FDH Kosovë, ka përdorur metoda të ndryshme të hulumtimit, siç janë vizitat nëpër komuna, intervistat kualitative me qytetarët e këtyre komunave si dhe intervistat me zyrtarët vendor komunal, zyrtarët e nivelit qendror qeveritar dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare si dhe analiza e të dhënave dytësore nga media, raportet institucionale dhe organizatat e tjera. FDH Kosovë ka realizuar në tërësi 61 intervista, 15 (pesëmbëdhjetë) prej të cilave kanë qenë me zyrtarët komunal, 6 (gjashtë) me zyrtarët e nivelit qendror, 3 (tri) me zyrtarët ndërkombëtar dhe 37 (tridhjetë e shtatë) me qytetarët. FDH Kosovë po ashtu ka pasur disa takime me grupet e fokusit, prej të cilave ka buruar një informacion i madh lidhur me brengat e qytetarëve.

Fondi për të Drejtën Humanitare beson se decentralizimi duhet të bazohet në parimin e Subsidiaritetit, duke ofruar konkretisht shërbime më të mira publike për qytetarët e këtyre lokaliteteve si dhe hapësirë të shtuar për vendimmarrjen nga autoritetet lokale. Zhvillimi i pjesëmarrjes

së barabartë për të gjitha pakicat etnike, posaçërisht komunitetin serb, në kuadër të jetës sociale, ekonomike dhe politike të Kosovës, si dhe fuqizimi i të drejtave të njeriut, pluralizmi politik dhe pjesëmarrja demokratike politike në Kosovë, do të ndihmojnë implementimin e procesit të decentralizimit në Kosovë dhe, në veçanti, integrimin e pakicave.

Krijimi i komunave të reja nuk ka ndodhur pa probleme. Ndikimi i institucioneve të shtetit serb përmes strukturave paralele ka mbetur shumë i fortë. Projektet shumëmilionëshe të eurove të financimit të këtyre strukturave e pengojnë funksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Megjithëkëtë, lidhur me këtë, situata është përmirësuar. Komunat e reja kanë filluar për të ofruar shërbime publike si dhe investime në punët publike që drejtpërdrejtë ndikon mbi jetën e qytetarëve, edhe pse këto shërbime lënë shumë për të dëshiruar.

Ligji mbi vetëqeverisjen lokale dhe besimi i qytetarëve në institucionet lokale konsiderohen elementet më të rëndësishme për garantimin e implementimit të suksesshëm të decentralizimit. Besimi i komuniteteve vendore, të cilat jetojnë brenda këtyre komunave, në institucionet vendore, drejtpërsëdrejti ndikon mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrjen, e cila është në një minimum. Keqpërdorimi i pozitës zyrtare si dhe mungesa e aftësisë së pushtetit lokal për të kuptuar më mirë problemet e qytetarëve të tyre të përditshmërisë janë duke ndikuar mbi

PËRMbLEDHJE

Page 6: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

8

implementimin e duhur të procesit të decentralizimit. Shfrytëzimi i metodave për këshillim, siç janë grupet e fokusuara, takimet publike me qytetarët, zhvillimi i debatit të njëmendët lidhur me planet komunale si dhe diskutimet ballë për ballë midis përfaqësuesve të komunave dhe qytetarëve mund të jenë vendimtare në të fituarit e besimit reciprok për komunat e themeluara kohët e fundit, me anë të të cilave qëllimi i decentralizimit mund të kuptohet në mënyrën e duhur.

FDH Kosovë konsideron se Qeveria e Kosovës nuk është duke bërë mjaft në rritjen e kapacitetit administrativ lidhur me menaxhimin e çështjeve publike. Ekziston një kontroll i fortë i komunave, i cili ushtrohet nga qeveria qendrore; ky kontroll ka shkaktuar pengesa lidhur me realizimin e projekteve komunale. Ligji mbi vetëqeverisjen lokale dhe Plani i Veprimit i Decentralizimit 2009-2011, i hartuar nga Qeveria e Kosovës, ZNC (ICO) dhe faktor të tjerë relevant mbeten dokumente bazike për udhëheqjen e implementimit të plotë të decentralizimit në Kosovë. Këto dokumente parashohin transferin e kompetencave nga qeveria qendrore tek qeveria lokale. Sidoqoftë, transferimi i pushtetit është shumë i ngadalshëm dhe, madje edhe kur kompetencat janë të transferuara, ende ekziston problemi i transferimit të buxhetit. Transferi i pushteteve nuk është duke u realizuar siç është planifikuar, që është rezultat i ngurrimit të qeverisë për të lënë komunat që të veprojnë lirshëm, si dhe i mungesës së profesionalizmit midis zyrtarëve komunal.

Raportet e publikuara nga Ministria e Qeverisjes Lokale mbi monitorimin e punës së kuvendeve komunale nuk janë kualitative. Në anën tjetër, Ministria nuk ka përgatitur pyetësorët e kërkuar me qëllim

të matjes së performancës së menaxhimit cilësor dhe zyrtarët komunal, nga ana e tyre zyrtarët komunal, kanë dërguar raporte me informacione të pasakta. Transferi i pushteteve nga komunat amë është përcjellë nga parregullsi dhe probleme. Nuk janë krijuar stacione të policisë ose ato nuk janë funksionale në kuadër të kufijve të këtyre komunave, kurse arsimi kontrollohet kryesisht nga strukturat paralele dhe sistemi i kujdesit shëndetësor është në një gjendje të dëshpëruar.

Dialogu mbi çështjet teknike midis Prishtinës e Beogradit mund të ndikojë në procesin e decentralizimit. Gjatë këtij dialogu, të dyja palët duhet të shtrojnë çështjen e strukturave paralele në Kosovë si dhe funksionet e nevojshme për eliminimin e tyre, duke filluar nga arritja dhe implementimi praktik i marrëveshjeve mbi lirinë e lëvizjes, arsimin dhe sistemin e kujdesit shëndetësor me qëllim që, kështu, pushteti i strukturave paralele të zvogëlohet. Marrëveshjet e tilla tërthorazi do të ndikojnë mbi integrimin e komunitetit serb në sistemin e arsimit dhe të shëndetësisë së Republikës së Kosovës. Për shkak të mungesës së infrastrukturës së nevojshme dhe personelit profesional si dhe për shkak të shumë sfidave të tjera, komunat ende nuk janë plotësisht funksionale. Komunat e themeluara kohët e fundit kanë krijuar njësi për të drejtat e njeriut, por këto njësi ende nuk janë duke funksionuar. Këto zyra janë të ballafaquara me mungesën e hapësirës dhe mungesën e profesionalizmit në mesin e zyrtarëve në pozita të tilla dhe buxheti i kufizuar përbënë e pengon funksionimin e duhur të këtij sektori drejt shërbimit si mekanizëm institucional i cili garanton, mbron dhe respekton të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Page 7: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

9

Qytetarët e këtyre komunave nuk janë të kënaqur me transparencën e qeverisë lokale. Shumica e respondentëve kanë pasur një pikëpamje negative për sa i takon nivelit të transparencës në institucionet lokale. Duke analizuar dhe duke u bazuar te përgjigjet të tyre, FDH Kosovë ka kuptuar se qytetarët nuk posedojnë informacion lidhur me planet dhe veprimet e komunave të tyre. Me fjalë të tjera, nuk ekziston një formë e komunikimit midis komunës dhe qytetarëve. Shumica e qytetarëve nuk kanë një ide lidhur me punën, të cilën e realizon komuna. Një sfidë tjetër në këto komuna është implementimi i Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare1. Në shumicën e rasteve janë duke u siguruar dokumente vetëm në një gjuhë – në gjuhën serbe. Dështimi në të siguruarit e dokumenteve relevante në gjuhën e qytetarëve është një shkelje e rëndë e Ligjit mbi Antidiskriminimin, Ligjit mbi Gjuhët Zyrtare dhe Ligjit mbi Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe të Pjesëtarëve të Tyre, saktësisht, neni 1.1: ii “Status i barabartë i gjuhës shqipe dhe i gjuhës serbe si gjuhë zyrtare të Kosovës dhe të drejta të barabarta lidhur me përdorimin e tyre në të gjitha institucionet e Kosovës”2. Kur janë ballafaquar me këtë çështje, komunat janë përgjigjur duke deklaruar se për shkak të buxhetit të kufizuar dhe mungesës së fondeve për pagesat e përkthyesve, ato

nuk janë në gjendje të respektojnë Ligjin mbi Gjuhët Zyrtare. Megjithëkëtë, është me rëndësi të hetohet se implementimi dhe respektimi i Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare nuk është një opsion, por një obligim për komunat.

Një breng tjetër është ekonomia ende e dobët dhe shkalla e lartë e papunësisë. Mungesa e shanseve të punësimit është brenga kryesore e qytetarëve të këtyre komunave. Si rezultat i nivelit të ulët të zhvillimit ekonomik, procesi i kthimit është duke u ballafaquar me vështirësi. Pos kësaj, migrimi i personave të kthyer ose i qytetarëve të tjerë është duke u rritur nga dita në ditë.

Komunat e themeluara kohët e fundit nuk kanë një strategji afatgjate dhe një plan të veprimit për të zhvilluar kapacitetet ose burimet natyrale me qëllim të rritjes së zhvillimit ekonomik si dhe të krijimit të gjasave të reja të punësimit për qytetarët e tyre.

Qëllimi i këtij raporti është të paraqes situatën e vërtetë në këto komuna, të jep rekomandime, të avokoj te autoritetet lokale, qendrore dhe ndërkombëtare për përparimin e të drejtave të komuniteteve si dhe të promovojë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në jetën ekonomike, politike dhe sociale.

1 - Ligji për përdorimin e gjuhëve zyrtare, Ligji nr. 02/L-37 2 - Ligji nr. 02/L-37

Page 8: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

10

Procesi i decentralizimit në Kosovë, që nga fillimi i tij në vitin 2008, ka hyrë në fuqi me Kushtetutën e Kosovës më 15 qershor të vitit 2008. Kushtetuta e Kosovës në masë të madhe është ndërtuar mbi “Propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës”3 (Korniza e Ahtisarit) dhe qëndron në themel të një kornize të gjerë legjislative e cila synon mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Komunitetet janë përkufizuar me Kushtetutë si “Banorë, të cilët i takojnë të njëjtit grup etnik, gjuhësor ose fetar tradicionalisht të pranishëm në territorin e Kosovës” . Ligji mbi Vetëqeverisjen identifikon kompetencat e veçanta dhe të përbashkëta të secilit autoritet qeveritar lidhur me një shkallë të gjerë të sektorëve të shërbimit, siç është kujdesi shëndetësor, arsimi, shërbimet sociale dhe zhvillimi lokal ekonomik (Ligji mbi vetëqeverisjen lidhur me kompetencat e veta dhe mbi kompetencat e fuqizuara komunale4.)

Është me rëndësi të nënvizohet se qeverisa e Kosovës, para krijimit të komunave të reja, ka parashtruar një strategji për decentralizimin. Procesi i decentralizimit është parashtruar për të implementuar reformat kryesore administrative dhe territoriale, për të përforcuar statusin dhe kapacitetin e personelit në nivel rajonal dhe lokal, qartazi të përcaktojë funksionet dhe burimet në nivele të ndryshme të qeverisë si dhe të promovojë transparencën dhe pjesëmarrjen e qytetarëve dhe, më e rëndësishmja, të nxis dhe të mbrojë të drejtat e qytetarëve të cilët janë pjesëtar të grupeve etnike minoritare. Krijimi i bazave legjislative për vetëqeverisjen lokale dhe zhvillimi i kornizës së saj institucionale është bërë në vitin 2008.

Një argument më shumë për qeverinë e decentralizuar është se ai ka potencial për të mbrojtur pakicat etnike. Nëse pakicat e banojnë një zonë me një shkallë të caktuar të vetëqeverisjes, decentralizimi thelbësisht u jep atyre të drejtën për të qenë të lirë si komunitet kolektiv. Decentralizimi ofron mundësinë e kombinimit të idealeve demokratike me garancitë për pakicat dhe mund të sigurojë mjete të zgjidhjes së problemeve, të cilat lindin nga diversiteti etnik. Përmes garantimit të autonomisë lokale, posaçërisht lidhur me çështjet të cilat konsiderohen të rëndësishme për identitetin etnik, potenciali për konflikt brenda arenës politike kombëtare është i zvogëluar. Të gjitha komunat, në të cilat komuniteti serb në Kosovë është shumicë, kanë fuqizuar kompetencat lidhur me çështjet kulturore, duke përfshirë edhe nxitjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore dhe të drejtat plotësuese të pjesëmarrjes në caktimin e komandantëve të stacioneve të policisë. Megjithëkëtë, siç është përmendur më herët, praktika është e prirur të dallojë në masë të madhe nga teoria.

Decentralizimi është shikuar me mosbesim nga shumica e banorëve në komunat ku “minoriteti është shumicë”. Po ashtu ka pasur raste ku armiqësia ka qenë e pranishme në një shkallë të lartë midis qytetarëve. Armiqësia kryesisht ka lindur për shkak të faktit se legjislacioni dhe vendimet ishin marrë pa këshillimet paraprake me qytetarët, të cilët, në këtë rast, janë drejtpërdrejt të lidhur me procesin e decentralizimit. Tash, niveli i mosbesimit në qeverinë lokale është ulur, por dyshimi është ende i pranishëm.

PËRSE DECENTRALIZIMI?

3 - Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Kapitulli 3, neni 57.14 - Ligji mbi Vetëqeverisjen Lokale nr. 3/L-40, nr. 3/L-040 – Kapitulli III mbi Kompetencat Komunale me nenin 17

dhe nenin 19(i)

Page 9: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

11

Korniza kushtetuese është hartuar me qëllim që të krijojë një tranzicion të rrjedhshëm dhe të sigurojë që decentralizimi të jetë i suksesshëm. Përse bëjnë decentralizime qeveritë? Decentralizimi lejon marrjen e shumë vendimeve nga komunitetet lokale

Komunat, gjatë ekzekutimit të kompetencave të tyre të deleguara, janë njësitë themelore të vetëqeverisjes në Kosovë. Ligji i ri mbi Vetëqeverisjen Lokale i ka zgjeruar fushat në të cilat komunat kanë kompetenca ekskluzive. Ky ligj, së bashku me Ligjin mbi Kufijtë Komunal Administrativ dhe Ligjin mbi Financat Lokale, rregullojnë qeverinë lokale në Kosovë.

Korniza kushtetuese e përcakton që komunat duhet të ushtrojnë kompetencat e tyre në pajtim me parimin e Subsidiaritetit. Po ashtu, ajo merr parasysh parimet e vetëqeverisjes të mbajtur në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes dhe Protokollet e tij, Konventën e Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Minoriteteve dhe Skicën e Konventës Evropiane mbi Bashkëpunimin Tejkufitar midis Komuniteteve Territoriale ose Autoriteteve dhe Protokollet e saj.

Gjatë implementimit të planit të decentralizimit, autoritetet e Kosovës duhet të fillojnë ndryshimet në 35 ligje me qëllim që të transferojnë procesin e vendimmarrjes nga qeveria qendrore tek qeveritë komunale. Raundi i fundit i ndryshimeve legjislative , i cili do të

ndikojë mbi procesin e decentralizimit dhe qeverisjen komunale në përgjithësi, ka të bëjë me këto ligje që do të rrisin kualitetin e shërbimeve komunale. Ligji mbi Shërbyesit Civil është vënë në agjendën legjislative të Kuvendit.

Administrata (MAPL) e trajton kornizën legjislative për procesin e decentralizimit si të përfunduar. Megjithëkëtë, ngaqë shumica e legjislacionit është hartuar ose ndryshuar në një periudhë shumë të shkurtër, janë identifikuar disa zbrazëti dhe mospërshtatje ose shpërputhje me kalimin e kohës. MAPL ka iniciuar një grup punues për të ndryshuar Ligjin mbi Vetëqeverisjen. Pjesëtarët e shoqërisë civile po ashtu kanë qenë të involvuar në këtë grup punues. Ndryshimet e sugjeruara kanë të bëjnë me transparencën e punës komunale, demokracinë e drejtpërdrejtë dhe mekanizmat e pjesëmarrjes së qytetarëve në nivelin komunal. MAPL ka proceduar ose vazhduar me ndryshimet, të cilat do të vështrohen nga një grup ndërministror para se ato të dërgohen në Kuvend për miratim.

Qeveria e Kosovës është kritikuar për vonesën në miratimin e Ligjit mbi Huatë, në bazë të të cilit komunat mund të aplikojnë për grante dhe borxhe

në vend se nga autoritetet qendrore, me qëllim të kultivimit të qeverisjes së mirë, zhvillimit ekonomik dhe efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike si dhe të zgjidh interesat e komuniteteve të ndryshme.

KORNIZA KUSHTETUESE

Page 10: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

12

pavarësisht. Ligji i cili është hartuar nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave (MEF) nuk është marrë në Kuvend. Kjo për shkak të faktit se Qeveria ende është duke menduar nëse kjo kompetencë duhet të delegohet tek komunat. MAPL konsideron se komunat nuk kanë kapacitete të nevojshme për të menaxhuar kreditë dhe borxhet e jashtme. Sidoqoftë, një kompetencë e tillë është e paraparë me Ligjin mbi Vetëqeverisjen – me fjalë të tjera, ligji i veçantë duhet të vendos ose përcaktojë hollësitë lidhur me atë se si komunat mund të aplikojnë për kredi dhe grante të tjera tek nivelet kombëtare dhe ndërkombëtare. Në anën tjetër, në pajtim me legjislacionin e tashëm, komunat e Kosovës janë autonome në ushtrimin e kompetencave të tyre ekskluzive dhe të deleguara. MAPL është autoriteti i gjithmbarshëm mbikëqyrës për aktet e komunave.

Qeveria e Kosovës nuk mund të anulojë aktin komunal - legjislativ ose ekzekutiv – madje edhe nëse ato nuk janë në linjë me ligjin e Kosovës ose me Kushtetutën. Në rastet e tilla, Qeveria mund të kërkojë që komuna të rishqyrtojë vendimet ose aktet e tilla. Kërkesa duhet të shpreh bazat

mbi shkeljen e pohuar të Kushtetutës ose të ligjit dhe nuk do të pezullojë ekzekutimin e vendimit komunal ose të aktit tjetër në fjalë. Komunat, atëherë, janë të obliguara t’i përgjigjen kërkesave të tilla për rishqyrtim brenda një afati prej 30 ditësh nga dita e njoftimit. Nëse komunat nuk përgjigjen brenda afatit të dhënë ose përgjigjen negativisht lidhur me rishqyrtimin e një akti të veçantë, Qeveria vetëm mund të sjell çështjen tek një gjykatë kompetente ose tek Gjykata Kushtetuese5.

Kjo mungesë e mundësisë për intervenim qeveritar është faktori i vetëm që qëndron prapa frikës së qeverisë qendrore lidhur me funksionalizimin e plotë të komunave të reja. Qeveria qendrore frikohet se gjatë pak vitesh komunat e reja do të ndërmarrin aksion drejt shkeljes së Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të tjera. Megjithëkëtë, kjo frikë është e pabazë.

Qeveria ka autoritet të plotë ligjor për të shpërbërë kuvendet komunale dhe për të shpallur zgjedhje të reja komunale. Kjo frikë irracionale është bërë një “ngasës ose drejtues politik” për ngadalësimin e gjithmbarshëm të procesit të decentralizimit.

5- Ligji mbi Vetëqeverisjen Lokale, Kapitulli 10

Page 11: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

13

Strukturat institucionale për komunitetet ekzistojnë dhe veprojnë në Kosovë. Ekziston Zyra për Këshillim mbi Qeverisjen e Mirë, të Drejta të Njeriut, Shanset e Barabarta dhe çështjet gjinore (ZKQM). ZKQM ka punuar që nga viti 2002 në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Roli i ZKQM është shqyrtimi i legjislacionit, i politikave, procedurave dhe praktikave në pajtim me standardet e të drejtave të njeriut dhe praktikat e qeverisjes së mirë. Krahas kësaj, ZKQM bënë rekomandimet tek Kryeministri dhe Ministritë. Zyra për çështje të Komuniteteve tash është organi kyç koordinues për çështje të komunitetit. Zyra për çështje të Komunitetit është krijuar në vitin 2008 me objektiv të koordinimit të përpjekjeve qeveritare dhe të atyre të donatorëve në punën e tyre me komunitetet, të monitorimit të legjislacionit të lidhur me komunitetin dhe për avokimin për respektimin, nga ana e qeverisë, të çështjeve të një rëndësie kyçe.

Po ashtu ekziston edhe Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK) , e cila është themeluar në vitin 2005 me një rregullore të UNMIK-ut6. MKK mbron dhe promovon komunitetet dhe pjesëtarët e tyre. Në mandatin e saj përfshihet zhvillimi i politikave dhe promovimin dhe implementimi i legjislacionit për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre (duke përfshirë këtu të drejtën për t’u kthyer), nxitja e krijimit të kushteve të favorshme për kthim si dhe sigurimi i një qasjeje e cila bazohet në të drejtat e njeriut, zhvillimi dhe mbikëqyrja

e implementimit të një strategjie të qeverisë lidhur me komunitetet dhe kthimin si dhe mbështetja e zhvillimit dhe e implementimit të strategjive të tilla në të gjitha komunat.

Në vitin 2007, është krijuar brenda secilës Ministri Njësia Ministrore për të Drejtat e Njeriut (NJDNJ). Detyra e tyre kryesore është të monitorojë përputhshmërinë ose respektimin e politikave të Ministrisë, legjislacionin dhe aktivitetet me standarde relevante të të drejtave të njeriut. Në po të njëjtin vit (2007), Kryeministri i Kosovës ka krijuar pozitën e Koordinatorit për të Drejtat e Njeriut të Qeverisë së Kosovës (KDNJ). Detyra kryesore e Koordinatorit është të koordinojë punën e Njësive për të Drejtat e Njeriut (NJDNJ) në Ministritë e Qeverisë së Kosovës me qëllim të kultivimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Kosovë dhe të koordinojë aktivitete lidhur me mekanizmat e qeverisë së Kosovës për të drejtat e njeriut.

Presidenti i Kosovës po ashtu ka krijuar një Këshill Konsultativ për Komunitetet (KKK). KKK shërben si një mekanizëm vital në përlehtësimin e pjesëmarrjes politike të komuniteteve në nivelin qendror. Me fjalë të tjera, KKK shërben si një urë midis komuniteteve dhe institucioneve qeveritare. Ai ndihmon drejt krijimit të legjislacioneve dhe politikave të ndryshme të miratuara nga qeveria.

Ekziston, natyrisht, zyra e Ombudspersonit. Ajo është themeluar në vitin 2000 dhe është pjesë e Kornizës Kushtetuese.

STRUKTURAT INSTITUCIONALE PËR KOMUNITETET NË KOSOVË

6 - Rregullorja e UNMIK-ut 2005/15. Aneksi XII

Page 12: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

14

Komuna e Graçanicës/ Gračanica është e vendosur në pjesën qendrore dhe lindore të Kosovës, dhe kufizohet me komunën e Prishtinës/Priština në perëndim, kurse me atë të Lypjanit/Lipljan në juglindje, ndërsa me atë të Fushë Kosovës/Kosovo Polje në verilindje. Komuna e Graçanicës/ Gračanica përbëhet nga 16 zona kadastrale, me një sipërfaqe prej 131.25

km katror7, dhe 11,006 banor, sipas të dhënave të regjistrimit të mbledhura në prill të vitit 20118. Zgjedhjet e para lokale në komunë janë mbajtur më 15 nëntor 2009 dhe 23.0% e votuesve ka marrë pjesë në zgjedhje. Z. Bojan Stefanoviç nga Partia e Pavarur Liberale i ka fituar 60.94% të votave. Më 29 dhjetor të vitit 2009, është konstituuar Kuvendi9.

Kompetencat komunale

Kompetencat komunale janë të rregulluara me Ligjin mbi Vetëqeverisjen lokale, i cili parasheh se: ”Komunat duhet të ushtrojnë vetëqeverisjen dhe kompetencat e deleguara në pajtim me ligjin”10. Komuna e Graçanicës/ Gračanica vlerësohet të jetë një nga komunat e cila ka bërë një përparim të rëndësishëm që nga themelimi i saj, duke radhitur këtu reformat teknike, krijimin e kuadrove dhe investimet kapitale, të cilat janë, të gjitha, ngushtësisht të lidhura me transferimin e kompetencave. Me fjalë të tjera, krahasuar me komunat e tjera, Graçanica/ Gračanica ka bërë një tranzicion më të rrjedhshëm në transferimin e kompetencave nga të ashtuquajturat komunat amë. Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Ministrinë e Administrimit të pushtetit Lokal, Komuna e Graçanicës/Gračanica ka marrë të gjitha dokumentet e nevojshme nga të ashtuquajturat “komuna amë” të Prishtinës/Priština, Fushë Kosovës/Kosovo Polje dhe Lypjanit/Lipljan. Dokumentet lidhur me transferin e arkivave, zonave kadastrale, taksave

të pronësisë, planifikimit hapësinor dhe urban, shfrytëzimin e pronës dhe regjistrin civil janë ato në mesin e të cilave janë transferuar.

Megjithë shumë sesione të trajnimit, të organizuara për ndërtimin e kuadrove të zyrtarëve komunal nga MAPL dhe organizatat e tjera, zyrtarët komunal ende nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për të zotëruar detyrat e reja. Megjithë përparimet, të cilat ia vlen të përmenden, zyrtarët komunal ankohen se ende nuk është e qartë se cilat kompetenca duhet të transferohen dhe si ato duhet të transferohen. Kohët e fundit është shtruar , çështja e ndryshimit të ligjit mbi vetëqeverisjen lokale. Nevoja për ndryshim buron nga fakti se implementimi i ligjit është problematik. Një nga çështjet e ngutshme është problem i themelimit të një stacioni policor, i cili do të vepronte në kuadër të komunës së re.

Z. Ramë Kryeziu, Zëvendës i shefit të Policisë në Graçanicë/ Gračanica

Komuna Graçanicë/Gračanica

7 - http://kk.rks-gov.net/gracanice/City-guide/History.aspx8 - http://esk.rks-gov.net/rekos20119 - Raporti i progresit mbi themelimin dhe zhvillimin e komunave të reja, Shkurt/2011 MAPL / f. 210 - Ligji mbi Vetëqeverisjen Lokale nr. 03/L-40

Page 13: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

15

thotë: “Stacioni i policisë në Graçanicë/ Gračanica nuk e mbulon tërë territorin e komunës së Graçanicës/ Gračanica me kufijtë e ri administrative; ne nuk kemi autorizime për të vepruar në disa fshatra. Departamenti i Policisë së Prishtinës dhe Lypjanit kanë juridiksion për të kontrolluar disa fshatra të caktuara ose disa pjesë të tjera të komunës”11.

Prania e stacionit të policisë, i cili do të vepronte në disa zona, i bazuar në kufijtë e tashëm administrativ, do të shmangte problemet e lidhura me sigurinë e komunitetit lokal. Krahas kësaj, kjo do të vlente edhe për intervenimin e shpejtë në rastet e aksidenteve; po ashtu do të qartësonte se ku komuna e Graçanicës/ Gračanica duhet të adresojë problemet e hasura. Së këndejmi, me një ndarje të qartë të kompetencave, intervenimi policor do të ishte më efikas kur të ishte nevoja. Edhe pse Qeveria Qendrore ka premtuar për të gjetur një zgjidhje dhe për të ndarë kompetencat, ende nuk janë ndërmarrë veprime konkrete; Ministria duket se injoron nevojën për të themeluar një stacion policor, i cili do të vepronte vetëm brenda kufijve administrativ të Graçanicës/ Gračanica.

Z. Nebojsha Periç, këshilltar i Kryetarit të Komunës së Graçanicës/ Gračanica, duke iu përgjigjur pyetjes sonë lidhur me kompetencat e Stacionit të Policisë, ka deklaruar: “Është e domosdoshme që kompetencat të qartësohen, ashtu siç themelimi i një stacioni policor është i përcaktuar me Ligjin mbi Vetëqeverisjen. Ne e kemi adresuar brengën tonë tek Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Administrimit Lokal lidhur me këtë çështje. Ata na kanë premtuar neve se së shpejti Ministria do të përkufizojë kompetencat, por ne konsiderojmë se ata nuk janë duke bërë mjaft.12”

Shërbimet publike

Një nga parimet themelore të decentralizimit po ashtu është sigurimi i shërbimeve me një cilësi më të mirë për qytetarët. Duke marrë parasysh se qeveritë lokale kanë njohuri më të mira të nevojave të komunitetit, ato, së këndejmi, kanë një shans më të mirë për të realizuar këto nevoja më suksesshëm se sa qeveria qendrore.

Komuna e Graçanicës/ Gračanica ka krijuar shtatë Drejtori: 1. Drejtorinë e Administratës;2. Drejtorinë e Financave; 3. Drejtorinë e Kadastrit dhe të Planifikimit

Urban; 4. Drejtorinë e shëndetësisë;5. Drejtorinë e Shërbimeve Publike;6. Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe

Sporteve dhe 7. Drejtorinë e Inspektoratit13.

MAPL ka organizuar fushata të informimit të cilat kishin për qëllim ngritjen e vetëdijes lidhur me përfitimet e decentralizimit dhe sigurimin e shërbimeve publike, të cilat do të ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve të këtyre komunave.

Sipas raporteve të publikuara të MAPL, administrimi i komunës së Graçanicës/ Gračanica në vitin 2010 ka demonstruar efikasitet të lartë. Sa ka të bëjë me çështjet e shtruara gjatë vitit 2010, Administrata ka shqyrtuar të gjitha ato. Sidoqoftë, megjithë shqyrtimin e të gjitha kërkesave, qytetarët nuk janë të kënaqur me qasjen e komunave dhe me zyrtarët komunal ndaj nevojave të tyre.

11 - Intervistë e datës 12.04.2011, Z. Ramë Kryeziu, Zëvendës i Shefit të Stacionit Policor të Graçanicës.12 - Intervistë e datës 21.03.2011, Z. Nebojsa Peric, Këshilltar i Kryetarit të komunës së Graçanicës.13 - http://kk.rks-gov.net/gracanice/Municipality/Departments.aspx

Page 14: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

16

N.N. (i njohur për FDH Kosovë): “Për 2 (dy) javë kam shkuar në komunë për të takuar Drejtorinë e Kadastrit dhe të Gjeodezisë për disa dokumente lidhur me pronën të cilën e posedojë, por nuk kam marr kurrfarë përgjigje nga askush deri më sot. Jam duke u ballafaquar me shumë probleme, nuk mund t’a shes tokën time vetjake ose të bëjë çkadoqoftë me te kurse zyrtarët e tjerë të komunës vetëm japin arsyetime, duke thënë se Drejtori është i zënë dhe nuk mund të më takoj mua”14

Për shkak të shërbimeve të këqija që sigurohen nga kompanitë e tilla,komuna e Graçanicës nuk është përfaqësuar në ndërmarrjet publike rajonale. Si rezultat i kësaj, komuna nuk siguron shërbime të duhura publike. Kërkesa e Kryetarit dhe e kuvendit komunal është për themelimin e një ndërmarrjeje komunale, e cila do të siguronte shërbime më të mira publike për qytetin dhe fshatrat e kësaj komune.

Investimet publike në fshatrat me shumicë shqiptare janë të rralla; shembulli më i mirë është fshati Kishnicë/Kišnica, i cili i takon kufijve administrative të tashëm të komunës së Graçanicës/ Gračanica. Që nga themelimi i komunës së Graçanicës/ Gračanica, nuk është investuar aq shumë në te, madje edhe në infrastrukturën rrugore dhe në kanalizimin, përkundër faktit se investimet e tilla janë bërë në lokalitete të tjera me shumicë të banorëve serb, siç është Llaple sello dhe Sushicë/Šušica.

B.B. ka deklaruar: “Decentralizimi ende nuk është funksional në komunën tonë – për momentin nuk ka shërbime që ofrohen nga komuna e Graçanicës/Gračanica. Zyrtarët komunal na kanë thënë se ata janë duke planifikuar disa projekte të cilat do të përmirësojnë jetën tonë, por ne nuk e dimë se për çfarë projektesh ata

flasin. Deri më sot, nuk kemi parë dobinë e asnjë shërbimi të siguruar nga komuna e Graçanicës/Gračanica. Jo ngaqë ne nuk i duam ato shërbime, por për arsye se ata nuk po na ofrojnë asgjë dhe ende nuk është e qartë nëse ne i takojmë Prishtinës/Priština ose Graçanicës/Gračanica. Një problem tjetër, me të cilin ne po ballafaqohemi, është ai se ne nuk kemi kanalizim; fshatrat me shumicë serbe kanë kushte më të mira të jetesës, më shumë kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe arsim se sa ne”15.

Debatet publike me qytetarët nuk janë duke u organizuar në mënyrën e duhur siç kërkohet nga Ligji mbi Vetëqeverisjen Lokale. Madje edhe kur debatet publike organizohen, nuk ka interesim nga qytetarët. Apatia e prezencës së qytetarëve shpie deri tek dezorganizimi dhe, në disa raste, tek takimet jo-ekzistuese. Kjo konsiderohet si problem i madh, për arsye se, si rezultat i kësaj, shumica e qytetarëve nuk janë të informuar mbi aktivitetet dhe planet e Kuvendit Komunal.

Kujdesi shëndetësor dhe arsimi

Sistemet e kujdesit shëndetësor dhe arsimit nuk janë nën kontrollin e komunës; të gjitha shkollat në gjuhën serbe në komunën e Graçanicës/Gračanica paguhen nga Shteti serb dhe janë të përgjegjshme vetëm para strukturave paralele serbe të Republikës së Serbisë. Komuna e Graçanicë/Gračanica ende nuk ka ndërmarrë kurrfarë hapash konkret në përmirësimin e kësaj situate – arsyeja e zakonshme e cila iu jepet të gjitha komunave është ajo e “mungesës së financave”. Punonjësit e arsimit refuzojnë të bashkëpunojnë me autoritetet legjitime lokale dhe shkollat në komunën e Graçanicës/Gračanica shfrytëzojnë plan-

14 - Intervistë e datës 07.04.2011, N.N. në komunën e Graçanicës.15 - Intervistë e datës 13.04.2011, B.B., pylltar, banor i Kishnicës, komuna e Graçanicës .

Page 15: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

17

programe të cilat nuk janë të miratuara nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës.

Komuna nuk ka investuar në shkollat të cilat ndodhen në fshatrat me shumicë etnike shqiptare. Për shembull, shkolla fillore “Ditët e Minatorit” ndodhet në fshatin Kishnicë/Kišnica, në të cilin mbizotëron popullata shqiptare me numrin e banorëve. Shkolla “Ditët e Minatorit” punon në kushte të këqija – një infrastrukturë e dëmtuar rëndë dhe mungesa e materialeve themelore mësimore janë vetëm disa nga gjërat që mungojnë. Kjo shkollë ka 164 nxënës dhe 14 mësues. Punonjësit e shkollës janë në listën e pagave të komunës së Prishtinës/Priština , edhe pse me kufijtë komunal i takon komunës së Graçanicës/ Gračanica. Drejtori i kësaj shkolle, z. Bajram Binakaj, e ka shtruar këtë çështje disa herë në vëmendjen e zyrtarëve komunal dhe ka kërkuar ndihmë. Megjithëkëtë, përkundër premtimeve për një zgjidhje, nuk është ndërmarrë kurrfarë veprimi. Z. Bajram Binakaj ka deklaruar: “Procesi i decentralizimit, në minimumin e tij, nuk i plotëson kushtet, si të tilla. Shkollat tona kanë kushte shumë të vështira të punës. Ne kemi shpresuar se pas decentralizimit, komuna do të ishte më afër me ne dhe me kërkesat tona, por deri më sot nuk ka kurrgjë konkrete. Ne kemi nxënës, të cilët janë të detyruar të udhëtojnë disa kilometra në këmbë, për arsye se ata nuk ua kanë siguruar transportin”16

Komuna e Graçanicës/Gračanica duhet të investojë në të gjitha shkollat dhe të përforcojë bashkëpunimin me drejtorët e shkollave, me qëllim që të krijojë parakushte për bashkëpunim të mëtejmë, i cili, më në fund, do të shpinte ose çonte deri tek unifikimi i sistemit të arsimit në

Kosovë. Edhe pse unifikimi i shkollave mbetet problem politik, ky hap mund të krijonte platformën e domosdoshme për dialogun e nevojshëm. Me fjalë të tjera, shkollat nën ndikimin e strukturave paralele mund të shohin përfitime të mundshme nga institucionet e Kosovës. Ministria duhet të iniciojë, të zhvillojë dhe të zbatojë një planprogram të përbashkët, një planprogram i cili do të përdorej anë e kënd territorit, në gjuhët përkatëse të të gjitha komunitete të cilat jetojnë në komunën e Graçanicës/Gračanica dhe më gjerë. Një fillim i mirë mund të ishin vizitat e rregullta nga Ministria e Arsimit; takimet me zyrtarët lokal qeveritar dhe investimet në shkolla mund të ishin një fillim i procesit të integrimit të shkollave serbe brenda komunës. Sistemi i kujdesit shëndetësor në komunë është i ngjashëm me atë të situatës në sistemin e arsimit. Qeveria lokale nuk ka kontroll mbi sistemin e kujdesit shëndetësor dhe spitalet, kurse qendrat e mjekësisë familjare janë nën kontrollin e strukturave paralele serbe dhe të mbështetura financiarisht nga shteti serb. Punonjësit mjekësor refuzojnë të bashkëpunojnë me qeverinë legjitime në Graçanicë/Gračanica, ngaqë ata nuk e njohin komunën e Graçanicës/Gračanica si një institucion legjitim.

Në krahasim me dy komunat e tjera, ndikimi i strukturave paralele në sektorin e kujdesit shëndetësor është më i fortë në komunën e Graçanicës/Gračanica. Kjo është kështu edhe përkundër faktit që Ministria e Shëndetësisë është përpjekur të krijojë kontakte me qëllim të integrimit të tyre në sistemin e kujdesit shëndetësor të Republikës së Kosovës. Deri më sot, ky aksion nuk ka prodhuar asnjë rezultat. FDK Kosovë, vë në pah faktin interesant se, përkundër të gjitha përpjekjeve si dhe

16 - Intervistë e datës 12.04.2011 me Z. Bajram Binakaj, Drejtor i shkollës filloire në Kishnicë

Page 16: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

18

përkundër faktit se drejtori i institucionit të kujdesit shëndetësor primar në Graçanicë/Gračanica është po ashtu një deputet në Kuvendin e Kosovës, kurrfarë hapash konkret nuk janë ndërmarrë për të përmirësuar situatën. Ministria nuk posedon një strategji konkrete për këtë çështje; FDH Kosovë, beson se me qëllim të koordinimit dhe që të bëhet punë në terren në bashkëpunim me institucionet lokale, Ministria duhet të iniciojë një strategji. Dhe ajo nuk duhet thjesht të shërbejë si një dokument si edhe dokumentet e tjera, të cilat nuk janë të implementuara në praktikë, por si një dokument i cili do të mbante në linjë dhe në përcjelljen e duhur si qeverisjen qendrore ashtu edhe atë lokale gjatë trajtimit të këtij problemi.

Z. Ferid Agani, Ministër i Shëndetësisë, ka deklaruar: “Ministria jonë nuk ka asnjë strategji të shkruar lidhur me këtë çështje, por ne jemi duke punuar në baza ditore në përpjekje për të biseduar me punëtorët e shëndetësisë në mënyrë që të bëjmë unik sistemin e kujdesit shëndetësor. Ne jemi të vetëdijshëm se në komunat kohët e fundit të themeluara strukturat paralele janë duke vepruar dhe se ndikimi i tyre është vërtet i madh, por ajo që më së shumti na brengos është komunikimi i keq me sistemin dytësor shëndetësor në këto komuna, posaçërisht në Graçanicë/Gračanica dhe Mitrovicën Veriore. Ne po ashtu mendojmë se çështja e strukturave paralele është më shumë e lidhur me nivelin komunal, ngaqë, siç e dimë, Ligji mbi Qeverisjen Lokale deklaron se sistemi i kujdesit shëndetësor primar dhe sekondar janë kompetenca komunale. Por, sigurisht se ne do të bëjmë maksimumin tonë. Ne besojmë se sigurimi shëndetësor do të jetë një nga gjërat kryesore që do të përmirësojë gjendjen e sistemit të kujdesit shëndetësor në përgjithësi”17.

Sigurimi shëndetësor mund të shihet si një fillim i mirë, por FDH Kosovë beson se takimet e drejtpërdrejta të zyrtarëve në nivel të Qeverisë Lokale dhe Qendrore dhe investimet në ndërtesa a objekte dhe në personel, mund të kenë ndikim më të madh në komunitetin vendor, në kohën kur nuk janë bërë shumë përpjekje për të përmirësuar situatën. Një shembull i mirë është takimi i z. Aganit, Ministër i Shëndetësisë, me Kryetarin e Komunës së Parteshit z. Nenad Cvetkoviç. Në këtë takim, kryetari i Komunës së Parteshit e ka informuar Ministrinë lidhur me problemet me të cilat ata janë duke u ballafaquar si dhe ka shpjeguar nevojat e komunitetit të Parteshit.

Gjuhët zyrtare

Problemet ditore në zbatimin e Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare në Republikën e Kosovës vazhdojnë të ndodhin, përkundër hyrjes në fuqi para tre viteve të këtij Ligji. Është evidente se komuna e Graçanicës/Gračanica është duke u ballafaquar me probleme në implementimin e këtij ligji. Qytetarët, të cilët flasin gjuhën shqipe, kanë një numër të madh të ankesave për të bërë dhe thonë se zyrtarët e komunës sigurojnë dokumente vetëm në gjuhën serbe (alfabetin cirilik).

FDH Kosovë gjatë hulumtimeve të tij në terren ka vërejtur se komuna e Graçanicës/Gračanica është duke shkelur Ligjin mbi Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare po ashtu në lidhje me shpalljet publike, konkurset e punës dhe buletinet informative mujore. Në shumicën e rasteve këto publikohen vetëm në gjuhën serbe. Komuna e Graçanicës/Gračanica në këtë rast shkel ligjin Kundër Diskriminimit, pra, Ligjin nr. 2004 / 318.

17 - Intervistë e datës 29.06.2011 me Z. Ferid Agani, Ministër i Shëndetësisë 18 - http://infoglobi.com/artikulli/gracanica_shkel_ligjin_per_perdorimin_e_gjuheve/28

Page 17: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

19

Këto ligje shërbejnë si garancione për të drejtat e qytetarëve dhe kërkojnë nga institucionet komunale për të themeluar njësi të veçanta të përkthimit. Arsyetimet e zyrtarëve komunal, të cilët e theksojnë mungesën e financave, zakonisht nuk janë subjekt i kurrfarë lloj përgjegjshmërie.

Komuna e Graçanicës / Gračanica nuk siguron mjaft informacione në gjuhën shqipe në faqen zyrtare të internetit të komunës. Informacioni, i cili vendoset aty, është i demoduar dhe nuk siguron kurrfarë përfytyrimi të njëmendët mbi punën e komunës. Informacioni i hollësishëm lidhur me komunën është në dispozicion në sektorin e gjuhës serbe të faqes së internetit. Komuna e Graçanicës/Gračanica po ashtu posedon një faqe tjetër në të cilën informacioni zyrtar është i publikuar në gjuhën serbe, në alfabet

cirilik19. Në kërkesën e FDH Kosovë lidhur me mungesën e informacionit në një gjuhë tjetër zyrtare, në këtë rast në gjuhën shqipe, zyrtarët komunal japin si përgjigje të tyre përqindjen e vogël të shqiptarëve të cilët jetojnë në komunën e Graçanicës/Gračanica. Kjo nuk duhet të shihet vetëm si problem, por edhe si shkelje e Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare, i cili i obligon komunat që plotësisht të respektojnë të drejtat e qytetarëve për të marrë informacion në gjuhën e tij ose të saj amtare.

Emrat e rrugëve kryesore janë vetëm në gjuhën serbe, mbishkrimi i Kuvendit Komunal është në gjuhën serbe dhe simbolet, siç janë flamujt, janë ato të Republikës së Serbisë. Kjo, si pasojë, krijon fyerje tek popullata pakicë e kësaj komune.

19 - http://www.opstina-gracanica.com

Page 18: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

20

KOMUNA E RANILLUGUT/RANILUG

Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga Enti Statistikor i Kosovës, komuna e Ranillugut/Ranilug shtrihet në pjesën lindore të Kosovës me një sipërfaqe prej 74.28 kilometra katror dhe 3.785 banorë. Komuna e Ranillug/Ranilug sipas planit të decentralizimit është krijuar me 15 % të territorit të komunës së Kamenicës/Kamenica, në 13 zona kadastrale që kufizohen me komunën e Kamenicës/Kamenica në veri, komunën e Novobërdës/Novo Brdo në perëndim dhe komunën e Gjilanit/Gilan në juglindje.

Komuna e Ranillugut/Ranilug është një zonë malore dhe bjeshkore e përshtatshme

për zhvillimin e sektorit bujqësor. Kjo komunë në mënyrë të mbizotëruar popullohet nga banorët serb. Shkalla e punësimit është e ulët për arsye të disa problemeve në lidhje me kompetencat e përçara, ndërhyrja nga qeverisja qendrore dhe mungesa e personelit profesional.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 15 nëntor të vitit 2009, me një rezultat të pjesëmarrjes së 12.4% të votuesve. Gradimir Mikiç është zgjedhur Kryetar me 71.11% të votave nga Iniciativa Qytetare për komunën e Ranillugut/Ranilug. Takimi inaugurues i Kuvendit Komunal është mbajtur më 5 janar të vitit 201020 .

Kompetencat komunale

Komuna e Ranillugut/Ranilug shpesh paraqitet si një sukses i procesit të decentralizimit në Kosovë. Ranillugu/Ranilug njihet si një nga komunat që është ballafaquar me mohimin e autoriteteve legjitime nga komuniteti lokal serb në zgjedhjet post-komunale të datës 15 nëntor të vitit 2009. Zyrtarët e zgjedhur komunal janë ballafaquar me mosbesimin, madje, edhe me kërcënime nga komuniteti i tyre.

Në krahasim me komunën e Graçanicës/Gračanica dhe me komunën e Kllokotit-Verbovcit, komuna e Ranillugut/Ranilug nuk ka pasur probleme të mëdha me komunën amë lidhur me transferin e kompetencave. Bashkëpunimi midis komunës së Kamenicës/Kamenica me komunën kohët e fundit të krijuar të Ranillugut/Ranilug ka qenë dhe është i

kënaqshëm. Megjithëkëtë, Ranillugut/Ranilug i mungon një kapacitet adekuat i personelit komunal, që, rrjedhimisht, ndikon mbi aftësinë e komunës për të pranuar kompetencat e reja dhe që në mënyrë efikase të kryejë detyrat e saj.

Komuna e Ranillugut/Ranilug ende nuk është plotësisht e konsoliduar. Zyrtarët komunal ballafaqohen me vështirësi, siç janë menaxhimi i kompetencave të reja, mungesa e infrastrukturës dhe mungesa e hapësirës së mjaftueshme për personelin – gjëra këtë të cilat duhet të përfundohen në mënyrën e duhur. Qeveria lokale ka përjetuar brenga dhe ankesa lidhur me fondet të cilat sigurohen nga institucionet qendrore. Ka nevojë për më shumë fonde, për arsye se fondet e tashme kryesisht paguajnë pagat e zyrtarëve. Një brengë tjetër e madhe me të cilën ballafaqohet

20 - Raporti i Progresit mbi themelimin dhe zhvillimin e komunave të reja,shkurt /2011 MQLA. 21 - Intervistë e datës 03.06.2011, Z. Vanja Trajkoviç, Drejtor i Administratës dhe i Personelit, Ranillug.

Page 19: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

21

kjo komunë ka të bëjë me shfrytëzimin e pronës dhe zhvillimin urban.

Drejtoresha e Administratës dhe Personelit (Komuna e Ranillugut/Ranilug) znj. Vanja Trajkoviç ka deklaruar: “Një nga problemet kryesore për momentin është paaftësia për të shfrytëzuar pronën komunale për qëllime të zhvillimit ekonomik dhe social të komunës“21.

Komuna ka përjetuar problem me institucionet qendrore lidhur me këtë çështje. Një nga ato është anulimi i vendimit nga Gjykata e Qarkut të Kamenicës/Kamenica pasi ankesa e Agjencionit Kosovar të Pronës pohon se toka e dhënë nga komuna për të ndërtuar një kishë ortodokse është pronë e kompanisë publike “Ekonomia e Pyjeve”. Pos kësaj, Ministria dhe AKP kanë anuluar vendimin për t’i dhënë tokën një investitori të huaj, kurse anulimi është bërë nga Ministria e Bujqësisë.

Problemi i pasigurisë në ndarjen e kompetencave është shpjeguar nga Nënkryetari i Ranillugut/Ranilug, z. Nebojsha Keniç: “komuna e Ranillugut/Ranilug ka gjetur një investitor i cili kishte plane për të ndërtuar një fabrikë. Ne jemi pajtuar që për këtë qëllim atij t’ia ofrojmë tokën dhe, po ashtu, e kemi dërguar projektin në Ministrinë e Bujqësisë. Kërkesa është refuzuar dhe ne kemi qenë të detyruar për të ndërprerë marrëveshjen me investitorin. Kjo, kur kemi parasysh faktin se komuna jonë prioritet e ka zhvillimin ekonomik, ka qenë shumë dëmtuese për zhvillimin ekonomik të komunës.”22

Duhet të vërehet se kontrolli dhe ndikimi mbi komunat nga institucionet qendrore janë të mëdha. Ky intervenim nga qeveria qendrore parandalon funksionimin e

duhur të komunave të reja për të krijuar shanse më të mëdha për vende të reja të punës dhe implementim të planeve lokale.

Komunës së Ranillugut/Ranilug ende i mungon një stacion adekuat policor. Tash për tash, brenda kufijve të komunës së Ranillugut/Ranilug, është në veprim Stacioni i Policisë i komunës së Kamenicës/Kamenica. Përfaqësuesit e komunitetit lokal janë të brengosur lidhur me këtë çështje dhe do të dëshironin që të ndërmerreshin hapa të menjëhershëm, ngaqë kjo çështje është drejtpërsëdrejti e lidhur me sigurinë e tyre. Mosthemelimi i një stacioni policor e pengon komunën nga implementimi i Ligjit mbi Vet-Qeverisjen Lokale, përkatësisht nenin 23 lidhur me të drejtat e zgjeruara për të marrë pjesë në zgjedhjen e komandantëve të stacioneve policore 22.

Shërbimet publike

Komuna e Ranillugut/Ranilug ka themeluar 5 Drejtori: 1. Drejtorinë e Buxhetit, Financave dhe

Zhvillimit Ekonomik;2. Departamentin e Administratës dhe të

Personelit; 3. Departamentin e Urbanizmit, Kadastrit

dhe Gjeodezisë; 4. Departamentin për Arsim dhe

Shëndetësi dhe 5. Departamentin Shërbimeve Publike

Komuna e Ranillugut/Ranilug, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e MAPL-së dhe UNDP, ka përgatitur një Strategji Komunale të zhvillimit për vitet 2010-201224. Megjithëse një komunë e vogël, Ranillugu/Ranilug ka bërë përparim në drejtim të shërbimeve publike. Në vitin 2010 janë investuar 2 milion euro. Investimet kryesore janë shfrytëzuar për

22 - Intervistë e datës 31.03.2011, Z. Nebojsha Keniç, Zëvendëskryetar i komunës së Ranillugut.23 - ILigji mbi Vetëqeverisjen Lokale, neni 2324 - http://kk.rks-gov.net/ranillug/

Page 20: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

22

infrastrukturë, siç janë rrugët, mbeturinat dhe uji i pijshëm. Pos kësaj, komuna e ka aranzhuar transportin për nxënësit me përkatësi etnike shqiptare nga fshatrat përreth, të cilët udhëtojnë për të vijuar mësimin në shkollën fillore. Fondi për transportim është marrë nga qeveria. Megjithëkëtë, ia vlen të theksohet se investimet kapitale për vitin 2011 janë zvogëluar krahasuar me ato të vitit 2010. Në vitin 2010 është ndarë një shumë totale prej 240,151 eurove, ndërsa për vitin 2011, komuna ka martë investime kapitale në vlerë prej 92,791 eurove25.

Z. Nebojsha Keniç, Zëvendëskryetar i Ranillugut/Ranilug, thotë: “Në komunën tonë ne kemi tri vendbanime të komunitetit shumicë shqiptar. Me kërkesën tonë, qeveria e Kosovës na ka dhënë një donacion prej dy autobusësh. Një autobus është duke u përdorur për transportim të fëmijëve të komunitetit shqiptar nga shtëpitë e tyre në shkollë dhe anasjelltas“ 26.

Administrata komunale e Ranillugut/Ranilug siguron shërbime të pjesshme për qytetarët. Komuna siguron certifikata të lindjes dhe dokumente të tjera, të cilat janë në kuadër të kompetencave komunale. Ajo, po ashtu, ka themeluar një zyrë të Kadastrit dhe një zyrë për komunitetet pakicë. Hapësira e vogël për punë për administratën ende trajtohet si një problem. Sot e kësaj dite, shërbimet për qytetarët ofrohen në një ndërtesë të vjetër të fshatit Rapotovë, deri sa të ndërtohet objekti ri. Objekti është financuar nga Komisioni Evropian dhe do të jetë funksional në vitin 2012.

N.N. (i njohur për FDH Kosovë) ka deklaruar: “Unë jam i informuar se komuna e re është duke lëshuar dokumente për ne. Unë kurrë nuk kam aplikuar për kurrfarë dokumenti,

për arsye se unë nuk kam nevojë për to. Unë i kam dokumentet nga Republika e Serbisë dhe dokumentet të cilat i kam janë shumë më të dobishme”27.

Zyrtarët komunal vlerësojnë se nuk ka problem në mbledhjen e taksave. Gjatë vitit 2010, më shumë se 50% e qytetarëve i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për pagesën e taksave. Kjo është një shenjë vitale, e cila tregon se komuniteti serb e ka njohur legjitimitetin e komunës. Një fakt tjetër i rëndësishëm është rezultati i votave të qytetarëve të kësaj komune. Në zgjedhjet komunale të vitit 2009, vetëm 12.4% e qytetarëve kanë votuar, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 kjo përqindje është rritur në 34.12%.

Komuna e Ranillugut/Ranilug ende nuk e ushtron përgjegjësinë e plotë në sigurimin e shërbimeve publike. Komuna nuk merr pjesë në menaxhimin e ndërmarrjeve rajonale, ndryshe nga komunat e themeluara kohët e fundit. Ranillugu/Ranilug ka ngecur prapa në cilësinë dhe në përparimin lidhur me shërbimet publike. Komuna ka një rritje prej vetëm 4% të popullatës, e cila është e lidhur me sistemin e ujit të pijshëm28. Arsyet kryesore janë mungesa e punonjësve profesional, ndërhyrja nga Qeveria qendrore në buxhetin dhe paaftësia për të siguruar pavarësinë e plotë në financat lokale.

Shëndetësia dhe Arsimi

Si edhe komunat e tjera, komuna e Ranillugut/Ranilug ka problem me sistemet e saj të shëndetësisë dhe të arsimit. Për më shumë, ndikimi i strukturave paralele të shtetit serb është evident. Arsimtarët dhe punonjësit shëndetësor paguhen nga strukturat paralele dhe refuzojnë të bashkëpunojnë me institucionet legjitime,

25 - http://kk.rks-gov.net/ranillug/ 26 - Intervistë e datës 31.03.2011, Z. Nebojsha Keniç, Zëvendëskryetar i komunës së Ranillugut.27 - N.N. intervistë e datës 03.06.2011, në komunën e Ranillugut.28 - Raporti i Progresit mbi themelimin dhe zhvillimin e komunave të reja,shkurt /2011 MQLA.

Page 21: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

23

të cilat janë paraqitur pas zgjedhjeve të nëntorit të vitit 2009. Ngurrimi dhe mosbashkëpunimi i komunitetit serb janë sfida për legjitimitetin e komunës. Edhe pse e refuzojnë bashkëpunimin, të gjithë punonjësit shëndetësor marrin paga të dyfishta – paga nga strukturat paralele si dhe paga nga Ministria e Shëndetësisë. Pagat e marra nga Ministria e Kosovës konsiderohen një pagesë plotësuese dhe nuk trajtohen si një pagë nga punëdhënësi.

Në këtë komunë funksionojnë dy shkolla fillore dhe dy të mesme. Në tërësi, janë 86 arsimtar dhe përafërsisht 1100 nxënës. Transporti për nxënësit është siguruar nga komuna; ka një autobus i cili shfrytëzohet për transportim të nxënësve deri në shkolla dhe për kthim të tyre në fshatrat e tyre29. Është me rëndësi për të vërejtur se transportimi sigurohet si për nxënësit me përkatësi etnike serbe, ashtu edhe për ata me përkatësi etnike shqiptare. Krahasuar me Graçanicën/Gračanica, bashkëpunimi midis shkollave dhe komunës në Ranillug/Ranilug është më i mirë. Bashkëpunimi mund të shihet në takimet dhe në gatishmërinë për të qenë të hapur ndaj dialogut dhe, po ashtu, edhe në praktikë, si për shembull, në rastin e transportimit të nxënësve.

Situata lidhur me sistemin e kujdesit shëndetësor është e ngjashme. Edhepse nuk ka takime zyrtare, ndërmerren masa me qëllim të bashkëpunimit dhe dialogut.

M.T., një qytetar nga komuna e Ranillugut/ Ranilug, ka deklaruar: “Ne kemi komunikim të mirë me qytetarët e kombësive të tjera

kur është fjala për çështjet pronësore dhe nevojën për çfarëdo informacioni. Por ne mësojmë nëpër shkolla të ndryshme dhe shfrytëzojmë shërbime të ndryshme të sistemit shëndetësor”30.

Gjuhët zyrtare

Komuna e Ranillugut/Ranilug çalon në zbatimin e Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare. Ka një sukses që është shënuar në sigurimin e dokumenteve për qytetarët, por situata e tashme lë shumë për të dëshiruar. FDH Kosovë, gjatë punës në terren ka vërejtur se konkurset publike dhe informacionet ose vërejtjet botohen vetëm në gjuhën serbe, kryesisht në alfabetin cirilik.

Komuna e Ranillugut/Ranilug nuk ka ndërmarrë kurrfarë hapash konkret për fuqizimin e respektimit të gjuhëve zyrtare. Komuna ende nuk ka krijuar një njësi të veçantë për përkthimin e dokumenteve zyrtare nga gjuha serbe në gjuhën shqipe dhe anasjelltas, edhepse Ligji mbi Qeverisjen Lokale parashtron që komunat janë të obliguara të themelojnë njësi të veçanta të përkthimit. Emrat e rrugëve dhe mbishkrimet janë në gjuhën serbe. Por, ia vlen të shënohet si pozitiv fakti se, lidhur me informacionin i cili botohet në faqet zyrtare të internetit të komunës, një përqindje e madhe e informacioneve është e përkthyer dhe e botuar po ashtu në gjuhën shqipe31. Si edhe komunat e tjera, Ranillugu/Ranilug duhet të respektojë Ligjin mbi Përdorimin Zyrtar të Gjuhëve dhe jo ta trajtojë atë si jo të detyrueshëm.

29 - Intervistë e datës 03.06.2011, Z. Vanja Trajkoviç, Drejtor i Administratës dhe i Personelit, Ranillug.30 - M.T, qytetar i komunës së Ranillugut, intervistë e datës 03.06.201131 - http://kk.rks-gov.net/ranillug/

Page 22: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

24

Komuna e KlloKot-verbovc/KloKot-vrbovac

Komuna e Kllokot-Verbovc/Klokot -Vrbovac shtrihet kryesisht në një rajon malor dhe kryesisht bujqësor, në juglindje të Kosovës. Komuna përbëhet nga katër zona kadastrale, në një sipërfaqe prej 23.39 kilometrash katrorë dhe me një popullatë prej 2.551 banorësh (rezultate preliminare nga Enti i Statistikës). Shumica e banorëve janë të përkatësisë etnike serbe. Për shkak të shtrirjes së saj, komuna e Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac është komunë

bujqësore; megjithëkëtë, sektori bujqësor nuk është plotësisht i zhvilluar.

Zgjedhjet komunale janë mbajtur më 15 nëntor të vitit 2009, me një pjesëmarrje prej 25.2%. të popullatës. Sasha Mirkoviç (kandidati i vetëm për Kryetar nga Partia e Pavarur Liberale) është zgjedhur Kryetar me 510 vota, pra, me 100% të numrit total të votave. Mbledhja e parë themeluese është mbajtur më 8 janar të vitit 2010.32

Kompetencat komunale

Në krahasim me progresin e decentralizimit në komunat e tjera, procesi i decentralizimit në komunën e Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac ka qenë sfidues. Një nga sfidat e qarta ka qenë rezistenca e komunitetit serb të Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac. Për më shumë, komuna është ballafaquar edhe me një problem – rezistencën e popullatës shqiptare të komunës së Vitisë/Vitina lidhur me themelimin e një komune të re në territorin e Vitisë/Vitina, për arsye të ndikimit të fuqishëm të Lëvizjes së Vetëvendosjes. Komuniteti shqiptar nuk e ka pranuar procesin e decentralizimit që nga fillimi. Si rezultat i kësaj, Kuvendi Komunal i Vitisë/Vitina dhe komuna e re e themeluar kanë pasur vështirësi në bashkëpunim dhe në komunikim, posaçërisht lidhur me transferimin e kompetencave.

Sidoqoftë, situata ka ndryshuar që nga koha kur është nënshkruar një Memorandum i Mirëkuptimit midis dy komunave. Ky Memorandum është iniciuar nga ZNC(ICO) dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit

Lokale. Komuna e Vitisë/Vitina ka filluar të ndihmojë me ushtrimin e kompetencave të reja të komunës së Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac – midis të tjerash, komuna e Vitisë/Vitina kishte filluar të ndante përvojat e saj lidhur me funksionimin e komunës. Sot e kësaj dite, shumica e kompetencave janë transferuar nga komuna amë tek komuna e Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac, duke filluar nga regjistri civil dhe dokumentet kadastrale, tek planifikimi hapësinor, transferi i arkivave dhe tatimi në pronë.

Z. Momçilo Stojkoviç, Drejtor i Shëndetësisë, Arsimit, Rinisë dhe i Sporteve, deklaron: “Tranzicioni nga komuna amë në fillim ka qenë i vështirë, por tash ne kemi bashkëpunim të mirë. Ne po ashtu kemi nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit midis komunave. Pas nënshkrimit të Memorandumit, bashkëpunimi është bërë i kënaqshëm”.33.

Megjithëkëtë, Komuna e Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac ende ballafaqohet me

32 - Raporti i Progresit mbi themelimin dhe zhvillimin e komunave të reja,shkurt /2011 MQLA.33 - Intervistë e datës 03.05.2011, Z. Momçillo Stojkoviç, Drejtor për Shëndetësi, Arsim, Rini dhe Sporte.

Page 23: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

25

mungesën e personelit profesional, që pengon transferin e lehtë të kompetencave të reja. Komuna është marrë me këtë çështje duke mbajtur një numër të madh të trajnimeve për ndërtimin e kapaciteteve të personalit lokal dhe për ngritjen e numrit të punonjësve në administratë nga 10 në 35. Sot, komuna e Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac konsiderohet plotësisht funksionale.

Më 8 korrik të vitit 2011, është bërë themelimi i Qendrës për Shërbime Civile në Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac34, pas transferit të kompetencave dhe funksionimit të komunës. Qëllim i kësaj qendre është që shërbimet t’ua ofrojë më shumë qytetarëve. Banorët e Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac sot mund të aplikojnë për dokumentet qeveritare dhe t’i marrin ato përmes qendrës.

Stacioni i policisë, i cili operon në komunë, është themeluar më 5 shtator të vitit 201135. Pas zgjedhjes së komandantit të ri, nënstacioni i policisë në fshatin Verbovc/Verbovac është shndërruar në stacion kryesor policor, siç kërkohet me Ligjin mbi Vetëqeverisjen. Ia vlen të theksohet se transferi i kompetencave dhe themelimi i këtij stacioni janë karakterizuar me vonesa, por pas kërkesave të përsëritura nga zyrtarët komunal, ka përfunduar më 15 shtator të vitit 2011. Fillimisht, duhet të punësohen 15 zyrtar policor dhe Boban Todoroviçi është caktuar shef i policisë36. Është me rëndësi të theksohet se me krijimin e këtij stacioni, shumica e kompetencave janë transferuar tek komuna e Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac, e cila tash operon me autoritet të plot.

Shërbimet publike Komuna e Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac ka themeluar 5 Drejtori komunale: 1. Drejtorinë e Administratës;2. Drejtorinë e Kadastrit dhe të Planifikimit

Hapësinor; 3. Drejtorinë e Buxhetit;4. Drejtorinë e Arsimit, Shëndetësisë,

Rinisë dhe Sporteve dhe 5. Drejtorinë e Bujqësisë dhe Hidro-

ekonomisë.37

Komuna e Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac ka marrë fonde të shumëfishta nga qeveria Qendrore dhe, po ashtu, nga donator të ndryshëm ndërkombëtar siç janë USAID, LOGOS, UNCHR etj. Që nga fillimi i procesit të decentralizimit, komuna ka bërë një numër të madh të investimeve në sektor të ndryshëm. Përmirësime të mëdha mund të shihen në infrastrukturë, por ekziston një mungesë e investimeve në shërbime të tjera publike, siç është furnizimi me ujë dhe kanalizim. Gjatë vitit 2010, komuna ka marrë 3 (tre) milion euro në tërësi si nga Qeveria qendrore, ashtu edhe nga donatorët.

Komuna ka një potencial të madh të turizmit, me rehabilitimin fizik të objekteve, të cilat gjerësisht shfrytëzohen nga qytetarët e Kosovës dhe më gjerë. Kuvendi komunal ka miratuar një nismë nga Kryetari për të themeluar një taksë të turizmit për të gjithë turistët të cilët e vizitojnë Hapësirën shëndetësore të komunës – një taksë prej 0.30 centësh për pacient. Kjo taksë do të përdoret për investimet e tjera lokale në këtë komunë. Edhe pse kjo mund të shihet si një shans i mirë për investime në shërbimet publike, vendimi për të ngritur një taksë turistike nuk ka përfshirë pjesëmarrjen

34 - http://www.koha.net/index.php/repository/caricatures/repository/docs/10FARUK.pdf?page=1,31,61726 35 - http://www.koha.net/index.php?page=1,31,6828136 - http://www.koha.net/index.php/force_download/rss.php?page=1,31,6828137 - Raporti i Progresit mbi themelimin dhe zhvillimin e komunave të reja,shkurt /2011 MQLA.

Page 24: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

26

e qytetarëve. Me fjalë të tjera, vendimet e rëndësishme, siç është edhe ky vendim, duhet përfshijnë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Gjatë vitit 2010, rreth 700 njerëz kanë qenë të punësuar në fabrikat, të cilat punojnë në komunën e Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac dhe rreth 100 të punësuar në administratën komunale38. Si edhe banorët nga komunat e tjera, banorët e Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac kryesisht janë të preokupuar me ekonominë. Ekonomia mbetet e dobët dhe papunësia e rinisë vazhdon të ngritët. Në prill të vitit 2011, Komuna ka miratuar Strategjinë për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Integrimin 2011-2014, në fushat e Ekonomisë, Punësimit, Arsimit, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

N.N. (i njohur për FDH Kosovë) ka deklaruar: “Fshati ynë është prapa; mjaft investime janë bërë pas decentralizimit, por jo në fshatin tonë. Papunësia mbetet problem më i madh. Sikur të kishin njerëzit punë, atëherë edhe procesi i integrimit do të ishte shumë më i lehtë. Korrupsioni është një breng tjetër. Që nga zgjedhjet, zyrtarët kanë menduar vetëm për vetveten.”39

Komuna, po ashtu, ka treguar trende pozitive në mbledhjen e tatimit. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2011, pas prezantimit të pasqyrës financiare për Departamentin e Buxhetit dhe të Financave, Kryetari i Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac, z. Sasha Mirkoviç ka deklaruar: “Ne kemi planifikuar buxhetin për të hyrat për këtë vit dhe në gjysmën e parë ne kemi grumbulluar mbi 36,000 Euro. Kjo tregon se ne, si komunë e re, do të jemi më shumë financiarisht të pavarur përkundër faktit se ne jemi duke u ballafaquar me shumë probleme lidhur me funksionimin e duhur të komunës.” 40

Shëndetësia dhe arsimi

Ndikimi i strukturave paralele në sektorët e shëndetësisë dhe të arsimit mbetet i lartë. Procesi i decentralizimit është shikuar me skepticizëm nga shumica e komunitetit në komunë por, me kalimin e kohës dhe me investime, perceptimi i komunitetit ka ndryshuar për të mirë. Suksesi i decentralizimit dhe zvogëlimi i ndikimit të strukturave paralele më së miri vëzhgohen në komunën e Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac.

Investimi dhe përmirësimi në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit është evident, por ende mbetet shumë për t’u dëshiruar. Pas investimeve, komuna e ka themeluar Qendrën e Mjekësisë Familjare në qershorit të vitit 2011. Kjo Qendër e mjekësisë do të ofrojë kujdesin shëndetësor primar për banorët të cilët deri kohët e fundit nuk kanë pasur qasje ndaj tij41. Qendra shëndetësore për momentin nuk është plotësisht funksionale, për shkak të mungesës së buxhetit dhe edhe nga fundi i vitit 2011 do të jetë e ballafaquar me probleme operacionale. Por, përkundër vështirësive, ky është një hap i rëndësishëm për qeverinë lokale në afrimin e saj qytetarëve në kuptimin e sigurimit të shërbimeve të arritshme të kujdesit shëndetësor.

Në komunën e Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac ekzistojnë katër shkolla fillore. Tri janë në gjuhën serbe dhe një është një shkollë e përzier për nxënësit serb dhe shqiptar. Megjithëkëtë, problemet ende ekzistojnë në sektorin e arsimit. Ndikimi i strukturave paralele mbetet i lartë. Ka mësues të cilët refuzojnë të bashkëpunojnë me autoritetet lokale legjitime, edhe pse ata marrin paga të dyfishta, një prej strukturave paralele, kurse tjetrën nga Ministria e Arsimit.

38 - http://kk.rks-gov.net/kllokoti/News.aspx39 - N.N. intervistë e datës 23.06.2011, në fshatin Verbovc. 40 - http://kk.rks-gov.net/kllokoti/News.aspx

Page 25: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

27

Si edhe në komunat e tjera, arsyeja e mungesë së bashkëpunimit të shumtën e kohës është e natyrës politike. Ndjenja e përkatësisë ndaj shtetit serb është evidente në këtë komunë, krahas mungesës së besimit në institucionet e Kosovës. Qytetarët e integruar në sistemin e Kosovës konsiderohen tradhtarë nga komuniteti serb.

Z. Refik Halili, Zëvendëskryetar i komunës së Kllokot-Verbovc / Klokot - Vrbovac, deklaron: “Decentralizimi në komunitetin tonë ka pasur në një ndikim pozitiv. Fillimisht, ne kemi pasur shumë problem si ekip përgatitor i komunës. Në kohën

e diskutimeve të nivelit themelor me banorët e komunës së Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac, kanë qenë 10 pjesëtarë, 9 prej të cilëve kanë qenë serb, me mua si të vetmin shqiptar. Nga Departamenti i Arsimit në komunën e Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac ka pasur një konkurs, për të cilin 90% e aplikantëve kanë qenë nga komuniteti serb. Një problem tjetër është se disa nga arsimtarët në komunën e Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac ende marrin paga nga buxheti serb, dhe kjo ende mbetet një sfidë për autoritetet komunale në Kllokot, ngaqë për ne kjo është diskriminuese”42.

41 - http://kk.rks-gov.net/kllokoti/News/Themelohet-Qendra-Komunale-per-Mjekesi-Familjare-n.aspx42 - Intervistë e datës 22.03.2011, Z. Refik Halili, Zëvendëskryetar i komunës së Kllokotit-Verbovcit.

Page 26: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

28

DEMOKRACIA DHE QyTETARI

Përgjegjshmëria e lidershipit dhe procesi i vendimmarrjes

Përgjegjshmëria lokale mund të përkufizohet si një qasje e shtytur nga kërkesa që duhet të zbatohet nga autoritetet e zgjedhura ose të pazgjedhura dhe zyrtarët me qëllim që të plotësohen të pritmet e njerëzve në sigurimin e informacionit të saktë nga autoritetet përgjegjëse. Kjo mbështetet në angazhimin qytetar, ku qytetarët e zakonshëm dhe organizatat e shoqërisë civile luajnë një rol kyç. Mekanizmat dhe instrumentet institucionale për kultivimin e përgjegjshmërisë sociale duhet të caktohen në mënyrë adekuate me qëllim që autoritetet e zgjedhura dhe të pazgjedhura, vendimmarrësit dhe qytetarët të jenë të përgjegjshëm për vendimet, veprimet dhe shfrytëzimin e burimeve.

Shumica e respondentëve tanë nuk janë të informuar mirë lidhur me punën e komunës, me shpenzimet, takimet publike, konkurset ose planet.D.S., Koordinator i Programit në një OJQ, deklaron: “Nuk ka interesim për

zgjedhjet, për arsye se nuk ka besim në elitën politike. Konkurset nuk bëhen në mënyrë publike, ato bëhen në faqe të internetit, por jo gjithmonë. Në komunën tonë ekziston nepotizmi – me fjalë të tjera, njerëzit të cilët punësohen ose janë miq ose të afërm të zyrtarëve. Ne nuk mund të marrim pjesë në vendimmarrjen. Ekzistojnë disa raporte mbi harxhimet, por ato raporte nuk janë ashtu siç duhet të jenë. Komuna siguron disa numra, por jo shifrat reale.”43

FDH Kosovë konsideron se institucionet lokale as nuk janë mjaft të fokusuara në problemet e përditshme të qytetarëve të tyre dhe as nuk janë duke u përpjekur për t’i involvuar qytetarët në proceset e vendimmarrjes dhe marrjen me problemet praktike. Ato shumë më shumë janë të preokupuara me çështjet politike, duke iu shmangur përgjegjësive në administrimin e komunave. Zyrtarët komunal të zgjedhur dhe të emëruar pas zgjedhjeve të Nëntorit nuk janë duke u përpjekur për të gjetur modele më të mira

FDH Kosovë, beson se procesi i decentralizimit është më i fortë dhe më efektiv kur implementohet brenda kontekstit të një procesi demokratik. Pjesëmarrja e qytetarëve në proceset politike siguron legjitimitet për veprimet e qeverisë. Pronësia mbi procesin qëndron, së këndejmi, tek popullata, duke përfshirë këtu edhe bazën. Në komunat e

themeluara kohët e fundit, FDH Kosovë, gjatë analizave dhe hulumtimeve të saj, ka ardhur në përfundim se nuk janë bërë shumë përpjekje nga qeveria lokale në përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes. Gjatë intervistave tona me qytetarët, shumica prej tyre nuk dinin asgjë lidhur me punën e komunës së tyre dhe planet për zhvillim në të ardhmen.

43 - IIntervistë e datës 19.04.2011 D.S, Koordinator i Programit në OJQ të Graçanicës.44 -Intervistë e datës 19.04.2011 Z. E.G., qytetar i komunës së Graçanicës.

Page 27: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

29

NEPOTIZMI – NJË HAP PRAPA

Nepotizmi i referohet favorizimit të ushtruar kundruall ose të afërmve ose miqve tanë, pavarësisht nëse ata i plotësojnë ose jo kushtet ose pavarësisht prej meritës. Prania e nepotizmit mund të dëshmohet në një numër të vendeve, si të zhvilluara ashtu edhe në vende në zhvillim. Së këndejmi nuk duket si befasi që nepotizmi është i pranishëm në Kosovë, në veçanti kur shikojmë komunat e themeluara kohët e fundit. Nepotizmi mund të shihet si një hap prapa, posaçërisht kur merret parasysh fakti se komunat e themeluara kohët e fundit janë krijuar me qëllim që të sjellin qeverinë më afër qytetarit, që të krijojnë transparencë dhe të zvogëlojnë korrupsionin. Prania dhe ndikim i qeverisë lokale pritet të sigurojë më shumë përfitime dhe të krijojë cilësi. Nepotizmi jo vetëm që është një hap prapa, por, po ashtu, mund të trajtohet si një instrument i rrezikshëm që mund të krijojë mosbesim në të ardhmen kundruall institucioneve komunale. Krahas kësaj, prania e nepotizmit mund të krijojë apati të përgjithshme në mesin e banorëve pakicë brenda komunave.

E.G., qytetar nga Komuna e Graçanicës/Gračanica ka deklaruar: “Ju mund të punësoheni vetëm nëse keni një anëtar të familjes, i cili punon në komunë ose nëse keni marrëdhënie të mira me zyrtarët; përndryshe, nuk ka punë për ju”44.

M.M., banor i komunës së Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac nga fshati Verbovc ka deklaruar: “Asgjë nuk ka ndryshuar pas decentralizimit – nuk ka punë nëse nuk keni ndonjë të afërt, i cili punon në komunë. Decentralizimi është i mirë vetëm për partitë politike dhe shërbëtorët e tyre.”45

N.N. (i njohur për FDH Kosovë), qytetar i komunës së Ranillugut/Ranilug, ka deklaruar: “Papunësia është problemi më i madh, me të cilin ne ballafaqohemi. Unë, për nga profesioni, jam një kontabiliste dhe jam përpjekur për të gjetur punë në komunë. Por duket se vetëm nëse ju personalisht e njihni dike dhe keni marrëdhënie të mira me dike i cili punon në komunë ju mund të gjeni punë”. 46

të cilat do të inkurajonin qytetarët për të marrë pjesë në proceset e vendimmarrjes, siç janë takimet e drejtpërdrejta brenda komuniteteve, grupet e planifikuara ose target grupet, organizatat e shoqërisë civile që merren me përfshirjen sociale dhe pjesëmarrjen etj. Me fjalë të tjera, nuk ekziston një formë e komunikimit

midis komunës dhe qytetarëve. Zhvillimi i debatit të vërtetë mbi planet komunale dhe diskutimet e drejtpërdrejta midis përfaqësuesve komunal dhe qytetarëve mund të jenë vendimtare në krijimin e besimit të ndërsjellë nëpër komunat kohën e fundit të themeluara.

45 -Intervistë e datës 03.06.2011 Z. M.M.,qytetar u komunës së Kllokotit,fshati Verbovc. 46 - Intervistë e datës 03.06.2011, N.N., qytetar i komunës së Ranillugut.

Page 28: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

30

SFIDAT

Prania e strukturave paralele është më shumë evidente sot në komunat e sapo themeluara për arsye të ndryshme, një prej të cilave është arsyeja politike. Kjo prani shpesh ndërhyn në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe në atë të arsimit. Kjo është më e qartë në komunat ku serbët etnik janë shumicë.

Rëndësia e monitorimit të procesit të decentralizimit nga shoqëria civile në përpjekje për të kultivuar dhe mbrojtur të drejtat e minoriteteve është vendimtare. Pos kësaj, nga monitorimi mund të përfitojë shoqëria, në përgjithësi. Pa një proces të monitorimit, implementimi i legjislacionit shpesh vonohet.

Dallimi midis ligjit dhe realitetit mund të ndjehet në jetën e qytetarit – në këtë rast, qytetarëve të komunës së Graçanicës/Gračanica, Ranillugut/Ranilug dhe Kllokot-Verbovc/Klokot-Vrbovac. Mospërputhja midis ligjit dhe realitetit më shpesh buron nga legjislacioni, i cili propozon mekanizma lartë të konceptueshëm për pjesëmarrjen e minoriteteve dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre, ku në shumicën e rasteve procedurat për të implementuar këto predispozita janë të paqena ose joekzistuese. Po ashtu është me rëndësi për të kuptuar se nëse legjislacioni është miratuar në nivel qendror, nuk do të thotë se do të arrijë dhe do të funksionojë për të gjithë qytetarët.

Pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës më 15 qershor të vitit 2008, Qeveria e Kosovës është zotuar për angazhim në një kornizë të decentralizimit. Pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe

ndryshimeve në legjislacionin e qeverisë lokale, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokale i është dhënë detyra e zhvillimit të një plani për implementimin e decentralizimit dhe për të fuqizuar koordinimin midis institucioneve qendrore dhe atyre komunale.

Për secilën komunë, është krijuar nga një Ekip Përgatitor Komunal (EPK). EPK-ve iu është dhënë detyra e ndërmarrjes së të gjitha përgatitjeve të nevojshme me qëllim që të garantohet se të gjitha burimet janë të ndara dhe se strukturat administrative janë të gatshme për themelim dhe për funksionim të komunave të reja. Krahas kësaj, disa nga komunat e reja është dashur të presin ndihmë nga të ashtuquajturat “komuna amë” në transferin e kompetencave. Për shumicën e qytetarëve të Kosovës, komunat janë pika e parë dhe e vetme e tyre e kontaktit me institucionet. Decentralizimi është proces ose i transferit ose i delegimit të disa kompetencave nga niveli qendror tek komunat me qëllim të zhvillimit të një sistemi të vetëqeverisjes lokale.

Një nga gjetjet e monitorimit ka përfshirë edhe çështjen e përkatësisë ose të aftësisë për t’u identifikuar me një komunë të caktuar. Megjithë dorëzimin e shumicës së dokumenteve nga komunat amë tek komunat kohët e fundit të krijuara, ende mbetet çështja kur qytetarët ende nuk janë të sigurt se cilës komunë i takojnë. Kjo, rrjedhimisht, krijon disa vargje të problemeve për disa banor të këtyre komunave, me të cilat ata tash janë duke u ballafaquar. Në disa raste, kur ata shkojnë në komunën e tyre të caktuar për dokumente të punës, atyre iu thuhet të

Page 29: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

31

shkojnë tek komunat amë; kur ata shkojnë tek këto komuna, ata ose kthehen pas ose refuzohen. Kjo, jo vetëm që është e papërshtatshme, por, po ashtu, krijon zemërim tek qytetarët.

Mungesa e besimit midis qytetarëve dhe pushteteve në suksesin e procesit të decentralizimit është evidente; qytetarët e këtyre komunave e shohin këtë proces me skepticizëm.

D.M., një qytetar nga komuna e Graçanicë/Gračanica, deklaron: “Unë besoj se procesi i decentralizimit në fund do të dështojë dhe komunat e decentralizuara kohët e fundit nuk do të kenë sukses në punën e

tyre. Komunat e krijuara kohët e fundit nuk do të kenë mjaft të holla, madje as sa për të ngjyrosur ndërtesat e tyre. Tash është më mirë për shkak të investimeve nga organizatat ndërkombëtare. Kur organizatat ndërkombëtare ta braktisin Kosovën, komunat tona do të dështojnë, ngaqë mënyra e këtillë e të punuarit nuk është duke dhënë kurrfarë garancish për sukses. Për qëndrueshmërinë e një komune, qytetarët duhet të paguajnë taksat. Në Graçanicë/Gračanica, qytetarët dhe bizneset nuk paguajnë taksa, që është arsyeja përse komuna nuk mund të punojë pavarësisht dhe në mënyrën e duhur për një kohë të gjatë”.47

47 -D.M., qytetar i komunës së Graçanicës , Intervistë e datë s 07.04.2011

Page 30: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

32

DEPARTAMENTI I VETËQEVERISJES LOKALE (MAPL)

Departamenti i Vetëqeverisjes i ka 4 (katër) divizione: 1. të Monitorimit, 2. të Ndërtimit të Kapaciteteve, 3. të Promovimit të të Drejtave Njerëzore

dhe 4. Të Vlerësimit të Punës Komunale48.

Përgjegjësitë e këtij Departamenti janë:

- Mbledhja dhe grumbullimi i të dhënave nga komunat dhe analizimi i tyre;

- Monitorimi i qasjes publike ndaj shërbimeve komunale që kontrollohen nga pushteti qendror;

- Monitorimi i respektimit të të drejtave të komunitetit në lidhje me shërbimet e ofruara nga komuna;

- Monitorimi i përfaqësimit të përgjithshëm dhe krijimi i mundësive të barabarta në komuna;

- Monitorimi i përdorimit të gjuhëve zyrtare brenda komunave;

- Krijimi i një sistemi të qëndrueshëm, transparent dhe funksional të monitorimit të aktiviteteve komunale dhe saktësimi i dinamikave dhe i periudhave të vizitave në komuna;

- Krijimi i një informacioni periodik në pajtim me situatën e deklaruar në komuna dhe rezultatet nga monitorimi i aktiviteteve komunale;

- Promovimi dhe monitorimi i shërbimit civil profesional komunal në bashkëpunim të ngushtë me MSHP/DASHP;

- Bashkërenditja e aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve profesionale në komunë;

- Zhvillimi i një sistemi të evaluimit për performancën komunale;

- Monitorimi i kualitetit të shërbimeve komunale;

- Mbledhja e të dhënave, analiza e tyre dhe vlerësimi i shërbimeve, të cilat komunat i ofrojë tek qytetarët dhe

- Krijimi i të dhënave dhe i statistikave.

Sipas FDH Kosovë, puna e këtij Departamenti ka një rëndësi vendimtare për zhvillimin e mëtejmë të komunave kohët e fundit të krijuara. Ky Departament duhet të bëjë përmirësime në sistemin e monitorimit dhe të raportimit me qëllim që të ketë raporte cilësore, të cilat do të tregonin situatën e vërtetë në terren.

Znj. Rozafa Ukimeraj, Drejtoreshë e Departamentit të Vetëqeverisjes Lokale, deklaron: “Fillimisht, njësia e monitorimit nuk ka qenë e organizuar mirë. Tash, ne kemi një sistem të ri; megjithëkëtë, për shkak të mungesës së buxhetit, nga një person kërkohet të mbulojë 3 deri në 4 komuna në të njëjtën kohë. Raportimi bëhet përmes formularëve, të cilët plotësohen nga zyrtarët tanë. Pos kësaj, ne, po ashtu, komunikojmë me ta përmes postës elektronike dhe telefonit. Ne, po ashtu, i publikojmë raportet tremujore, gjashtë mujore dhe raportet vjetore”49.

Monitorimi nga zyrtarët, të cilët përdorin formularët e përgatitur, nuk siguron të dhëna të vërteta lidhur me situatën. Si rezultat i monitorimit të tillë, Raportet e Progresit të publikuara nga Ministria nuk janë kualitative. FDH Kosovë, beson se ky lloj i monitorimit nuk tregon në raport progresin ose regresin. Informacionet e siguruara në këto raporte me lehtësi mund të gjenden në faqen e internetit të komunës. Me qëllim që kjo të ndryshojë, Departamenti i Vetëqeverisjes

48 - http://mapl.rks-gov.net/Ministry/Departments/Departamenti-per-Veteqeverisje-Lokale.aspx 49 - Intervistë e datës 11.05.2011, Znj. Rozafa Ukimeraj, Drejtoreshë e Vetëqeverisjes Lokale MQLA.

Page 31: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

33

Lokale duhet të fillojë me monitorimin cilësor,shpesh me vizitat e drejtpërdrejta komunave, monitorimin e punës së

Kuvendit Komunal si dhe me analizimin e të dhënave të marra nga terreni nga zyrtarët e Ministrisë.

NJËSITË PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Mbrojtja e të drejtave të njeriut është e përputhshme me procesin demokratik dhe kjo, rrjedhimisht, është baza themelore e mënyrës së qeverisjes së decentralizuar të qeverisë. Sundimi i ligjit, respekti për diversitetin e shoqërisë lokale, qeverisja e mirë dhe sistemi juridik i fort dhe i pavarur janë instrumente të domosdoshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të qytetarëve.

Zhvillimi i pjesëmarrjes dhe i Partneritetit: kur një proces është në vendin e duhur, me një sistem adekuat të kontrolleve dhe të balancuar, si dhe me institucionet e duhura, duke përfshirë këtu edhe sistemet e menaxhimit dhe të informacionit, që garantojnë dhe mbrojnë të drejtat e njeriut të popullatave, atëherë kjo krijon shanse për njerëzit që ata të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe të shndërrohen në aksionar të zhvillimit të tyre vetjak. Kjo do të thotë të krijosh tek njerëzit një model të të menduarit në të cilin ata ndjejnë pse janë në të njëjtën kohë udhëheqës, lojtar dhe pronar.

Rishtazi, në komunat e themeluara kohët e fundit, janë krijuar Njësi për të Drejtat e Njeriut, mandati i të cilave është:- Të ndërmarrin të gjitha masat e

nevojshme lidhur me mbrojtjen dhe kultivimin e të drejtave të njeriut në nivel komunal;

- Të monitorojnë pajtueshmërinë e standardeve lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në zonë lidhur me shanset e barabarta, diskriminimin, barazinë gjinore, të drejtat e fëmijëve, të personave me aftësi të kufizuara, të drejtat e komunitetit, përdorimin e gjuhës dhe trafikimin me qeniet njerëzore;

- Të këshillojnë lidhur me hartimin dhe monitorimin e implementimit të politikave, rregulloreve dhe udhëzuesve të lëshuar nga Kuvendi Komunal, standardet për të drejtat e njeriut dhe legjislacionin qendror;

- Të monitorojë aktivitetet e komunës dhe, në të njëjtën kohë, të këshillojë Kryetarin lidhur me çështjet e të drejtave të njeriut;

- Të hartojë dhe të zhvillojë planet veprimit, të identifikojë nevojat për ndërtimin e kapaciteteve dhe planet e buxhetit për implementimin e aktiviteteve;

- Të raportojë në baza mujore, tremujore dhe gjashtëmujore, sipas kërkesës së Kryetarit;

- Të implementojë ligjet, planet dhe strategjitë e miratuara nga qeveria e Kosovës;

- Të bashkëpunojë dhe të bashkërendis aktivitetet me strukturat e nivelit komunal dhe OJQ-të në sferën e mbrojtjes dhe të kultivimit të të drejtave të njeriut dhe

- Të bashkëpunojë me institucionet

Page 32: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

34

dhe agjencitë duke i ndihmuar ato në realizimin e përgjegjësive të tyre, duke përfshirë këtu institucionin e Ombudspersonit në Kosovë50.

Janë organizuar trajnime nga MAPL me qëllim të ngritjes së kapaciteteve për Zyrtarët e Njësive për të drejtat e Njeriut, por ende ka shumëçka që ka nevojë për t’u përmirësuar në të gjitha nivelet. Ngaqë kapacitetet e Njësive për të Drejtat e Njeriut brenda Ministrisë janë të dobëta, si pasojë, njësitë nuk janë funksionale në nivelet komunale.

Vargu i institucioneve dhe i o organeve të cilat i trajtojnë të drejtat e njeriut në nivel qendror dhe lokal është tepër i shpërndarë dhe herë pas herë ndërhyjnë në njëri-tjetrin. Komunikimi dhe bashkërenditja midis institucioneve dhe organeve të ndryshme që trajtojnë të drejtat e njeriut në nivel qendror dhe lokal dhe Ombudspersonit është i dobët. Këtyre organeve ka nevojë t’iu jepet drejtimi dhe që mandati i tyre të qartësohet me qëllim që të shfrytëzohen më shumë ekspertiza dhe resurset e tyre të kufizuara51.

50 - http://mapl.rks-gov.net/Ministry/Mission-1.aspx 51 - Raporti i progresit 2011, Promovimi dhe Fuqizimi i të Drejtave të Njeriut, faqe 14

Page 33: DECENTRALIZIMI - hlc-kosovo.orgfunksionimin e komunave kohët e fundit të themeluara në njërën anë dhe, në anën tjetër, integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

35

REKOMANDIMET

• Ligji mbi Vetëqeverisjen lokale duhet të ndryshohet me qëllim që të shmang përplasjet lidhur me kompetencat e autoriteteve lokale dhe qendrore. Legjislacioni duhet të harmonizohet në fusha të caktuara të shërbimeve publike, të zhvillimit ekonomik dhe në pronësinë e tokës publike;

• Pavarësia e plotë e komunave për të vepruar, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së kryerjes së shërbimeve ;

• Më shumë përpjekje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit me qëllim që komunat të marrin më shumë përgjegjësi në shërbimet e shëndetësisë dhe arsimit;

• Ministria e Arsimit duhet të iniciojë, të zhvillojë dhe të implementojë një planprogram të veçantë në gjuhët përkatëse të të gjitha komuniteteve;

• Ministria e Shëndetësisë duhet të bëjë vizita të rregullta tek komunat kohët e fundit të krijuara , në përpjekjet e saj për të përmirësuar bashkëpunimin me Drejtoratin e Shëndetësisë;

• Duhet të ndryshojë sistemi i monitorimit dhe i raportimit nga MQLA me qëllim që të publikohen raporte dhe rekomandime cilësore për secilën komunë;

• Mekanizmat kundër korrupsionit duhet të zbatohen me qëllim të sigurimit të transparencës dhe të zvogëlimit të nivelit të nepotizmit;

• Komunat duhet të shfrytëzojnë metodat e konsultimit siç janë grupet e fokusit, takimet publike, diskutimet e drejtpërdrejta midis përfaqësuesve komunal dhe qytetarëve, dhe të kujdeset për zhvillimin e një debati të njëmendët lidhur me planet komunale;

• Duhet të themeloj një stacion policor në komunën e Ranillugut me një ndarje të qartë të kompetencave për stacionin e policisë;

• Të ndajë qartazi kompetencat për stacionin policor të komunës së Graçanicës.

• Duhet të shtrohet çështja e strukturave paralele në dialogun teknik midis Prishtinës dhe Beogradit dhe

• Të fuqizohen njësitet për të drejtat e njeriut në nivelin qendror dhe atë lokal me staf profesional