Upload
truongnhan
View
233
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
1
DEPARTAMENTI I MJEKESISE
FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE
Tema: KUJDESI INFERMIEROR POST - OPERATOR NE NDERHYRJET
KIRURGJIKALE NE SISTEMIN URINAR
Punoi: Huzrie Skura
Udheheqes shkencor: Msc Violeta Zanaj
VITI:2014
2
QELLIMI
Njohja me problemet qe dalin para personelit infermieror ne te semuret me
patologji urinare
Cilat jane veçorite sipas patologjise ne trajtimin infermieror
Si mund te persoset kujdesi infermieror ne nje sherbim urologjie
T’u sherbejme sadopak personelit infermieror nepermes njohurive qe fitohen
gjate ketij studimi
MATERIALI DHE METODA
Dokumentacioni i pjesshem i 94 pacienteve te shtruar dhe trajtuar gjate
muajit Nentor 2013 ne Q.S.U “Nene Tereza “Tirane per patologji te sistemit
urinar.
Studimi i kartelave dhe vezhgimi i ecurise se pacientit gjate qendrimit ne
spital
Studimi statistikor dhe pjesemarrja ne punen e perditshme me keta pacient
Kombinimi i mendimeve me mjek dhe infermier te ketij pavioni
Njohja me menyren e organizimit te sherbimit Urologjise dhe te
dokumentacionit qe aplikohet
3
Ndertimi Anatomik i Sistemit Urinar Dhe Funksioni i tij
4
Aparati urinar perbehet nga:
1-Veshkat
2-Ureteret
3-Vesica urinaria
4-Uretra
Sipas funksionit te tyre klasifikohen:
Organet sekretore - Veshkat
Kanalet ekskretore te brendshem - Ureteret
Rezervuari i urines – Vesica urinaria
Kanali ekskretor i jashtem - Uretra
Funksioni renal ka dy faza:
1-Funksioni Sekretor
2-Funksioni Ekskretor
Organet e sistemit urinar jane te vendosura ne pozicion ekstraperitoneal.
Diagnoza Bazohet ne:
Anamneza e semundjes
Ekzaminimi fizik
Ekzaminimet laboratorike (Analiza e urines dhe biokimike te gjakut)
Pielografia endovenoze
5
Cistoskopia dhe pielografia retrograde
Biopsia
Biopsia me gjilpere.
Cistouretrografia
Arteriografia
Skanimi tomografik i kompjuterizuar(CT) dhe rezonanca magnetike (MRI)
Radiografite e zakonshme.
Ekografia
Keto metoda perdoren dhe kane lehtesuar vendosjen e diagnozes
KUJDESI INFERMIEROR
Ne mbeshtetje te vendosjes se nje diagnoze te sakte dhe te shpejte dalin edhe
detyrat e sherbimit infermieror:
Te njoh aparaturat, ti di ti mirembaj sterile dhe ne vendin e tyre si dhe te
prefeksionoj bashkpunimin me mjekun.
Te mbaje dokumentacion te rregullt per gjeneralitetet e pacientit, diagnozen dhe
egzaminimin e kryer
Te jete e pregatitur ne njohjen e medikamenteve antialergjik dhe ti perdor ato sipas
nevojes si dhe te informoj mjekun per gjendjet e renduara.
Te mbaje dokumentacion te rregullt shoqerues, per analizat qe dergohen ne nje
sherbim tjeter.
Patologjite ne Sistemin Urinar -Studimi Personal
Semundjet kirurgjikale ne urologji per qellime didaktike mund ti grupojme
a-Keqformimet e lindura
6
-Veshka ne forme patkoi
b-Trauma
- Trauma ne veshka
c-Tumoret
7
- Tumor ne ureter
d-Semundjet qe lindin dhe zhvillohen gjate jetes se pacientit
-Gure ne veshka
8
Material Studimi Personal: Semundjet
Tabela nr.1
NR Lloji Diagnozes Nr.diagnozes % e diagnozes
1 Calculoze Vezikale 1 1%
2 Fistul Lumbare 1 1 %
3 Calcul Renal 4 4 %
4 Stricture Uretre 5 5 %
5 Chriptochismus 3 3 %
6 Absces Renal 1 1 %
7 Calcul Ureteral 7 8 %
8 Tu. Renal 3 3 %
9 Papilome e V.urinare 9 10 %
10 Pielonefrozis 1 1 %
11 Hypoplazi Renis 1 1 %
12 Mega ureter bilateral 1 1 %
13 Ad.gl.Prostates (HBP) 35 37 %
14 Hidronefroze 6 6 %
15 Fistul Vezikale 1 1 %
16 Ca. V.urinare 11 12 %
17 Ca prostate 2 2 %
18 Tu. Testis 1 1 %
19 Carcinoma Uretre 1 1 %
Sipas tabeles nr.1 ju shikoni rastet te gjetura ne sistemin urinar gjate periudhes ne
studim .
Predominon :
1.Hipertrofia Beninje e Prostates me 37 %
2.Cancer i Vezikes Urinare me 12 %
3.Papilome e Vezikes Urinare me 10 %
4.Calcul Ureteral me 8 % …..etj
9
Ketu duhet te kemi parasysh profilizimin qe ka kjo klinike duke perjashtuar rastet e
trajtuara me litotripsi perkutane ose shockwave me val goditese cka do te thote qe
harta e patologjis mund te ndryshoj ne favor te Kalkulozes Urinare.
Paraqitja grafike ku ngjyra jeshile perfaqeson nr.e diagnoses dhe ngjyra lejla perfaqeson
perqindjen. Nga studimi I bere rezulton se diagnoza me perqindje me te larte eshte
Hipertrofia Beninje e Prostates qe ze 37 % Kjo do te thot se me kete lloj diagnose gjate
muajit Nentor 2013 jane diagnostikuar 25 te semure qe kishin nevoje per nderhyrjen
perkatese.
10
STUDIMI:Per nje analiz me te thell dhe me te sakte le te bejme krahasimet si me
poshte:
11
Nderhyrjet Kirurgjikale
NR Lloji Nderhyrjes kirurgjikale Nr .nderhyrjeve % e nderhyrjeve
1 Tur 27 28 %
2 Litotripsi 2 2 %
3 Cirkumcizio 3 3 %
4 Ureterolitotomi 1 1 %
5 Orchiectomia 2 2 %
6 Nephrotomi 4 4 %
7 Nefrectomi 9 9 %
8 Elektrorezeksion 2 2 %
9 Cistotomia 3 3 %
10 Prostatectomia 25 26 %
11 Hydrocelektomia 1 1 %
12 Vendosje stendi 5 5 %
13 Ureterolitotomi 2 2 %
14 Litotripsia e vezikes urinare 2 2 %
15 Ureterostomia bilaterale 3 3 %
17 Redon supra pubik 1 1 %
18 Pulpektomia 1 1 %
19 Fistulektomia 2 2 %
22 Drenim abcesi 1 1 %
23 Cistektomi 1 1 %
12
Nderhyrjet Kirurgjikale
13
28%
2%
3%1%
2%4%9%
2%3%
26%
1%
5%2%
2% 3%
1%
1%
2%
1%
1%
LLOJET E NDERHYRJEVE
Tur LitotripsiCirkumcizio UreterolitotomiOrchiectomia NephrotomiNefrectomi ElektrorezeksionCistotomia ProstatectomiaHydrocelektomia Vendosje stendiUreterolitotomi Litotripsia e vezikes urinareUreterostomia bilaterale Redon supra pubikPulpektomia FistulektomiaDrenim abcesi Cistektomi
13
Guret Ne Veshka (Nefrolitiaza ) Me Nefrolithiaze do te kuptojme formimin e gureve
ne veshka,qe mund te jene nga shume te vegjel, deri ne te medhenj, sa nje veze e
me shume.
Origjina e tyre eshte e ndryshme mund te jene te vendosur ne veshke, ureter, veziken
urinare ose uretren. Ne materialin tone ne kemi hasur: 33% me gure ne veshka, calcul
ureteral 58 % dhe calculoz vezikale 1%.
14
NR Lloji I diagnozes Nr diagnozes % e diagnozes
1 Calcul renal 4 33 %
2 Calcul ureteral 7 58 %
3
Calculoze
vezikale 1 8 %
4 Calcul uretre 0 0 %
12 100 %
15
Kujdesi Infermieror
1-Rrezik per formim guresh, kane me shume ata persona qe nuk levizin
2-Ne paciente te ndryshem, qe kane kufizim te levizjeve, infermierja i inkurajon ata qe
te levizin
3-Kur nje pacient i nenshtrohet lithotripsise, kjo behet nen anestezi te pergjithshme
dhe pas procedures trajtimi me keta pacient vazhdon, sepse levizjet e gurit te coptuar
neper ureter zakonisht japin kolika renale te forta ose diskomfort ne regjionin lumbar
(preparat qetesues).
4-Per te favorizuar nxjerrjen e gureve te shkermoqur, rekomandohet sasi e madhe
lengjesh.
5-Kur perdoret procedura e nefrolitotripsise perkutane lihet nje tub nefrostomie.Mjeku
mund te urdheroje berjen e lavazhit nepermjet tubit. Nuk duhet perdorur me shume
se 5 ml tretesire dhe duhet bere me ngadale. Matet sasia e urines qe del nga secili
kateter.
6-Shikohet plaga operatore per hemorragji.Tubi nuk duhet te perthyhet. Nese ai leviz,
lajmerohet mjeku.
7-Ndiqet vazhdimisht jo vetem sasia e urines qe del nga tubi por edhe ngjyra.Nese ajo
behet hemorragjike vihet ne dijeni mjeku.Keta paciente,per 1-3 dite, kane hemorragji
te lehte dhe urina eshte si leng qershie.
8-Mund te ndodhe infeksion dhe urina behet purulente .Ne keto raste pacienti ka
dhembje te forta, temperature te larte dhe ne plage ka shenja te inflamacionit.
Tumoret ne Sistemin Urinar
Ne sistemin urinar tumoret mund te konstatohen ne veshke , ne ureter, ne vezike dhe
ureter. Ato jane tumore beninj ose malinj. Mjekimi i tyre varet nga lloji i tumorit dhe
vend vendosja e tij.
16
NR Lloji Diagnozes Nr Diagnozes % e diagnozes
1 Tu. Reanal 3 5 %
2
Papilome e
V.urinare 9 15 %
3
Ad.gl.Prostates
(HBP) 35 56 %
4 Ca.V.urinare 11 18 %
5 Ca prostate 2 3 %
6 Tu. Testis 1 2 %
7
Carcinoma
uretre 1 2 %
62 100%
Nderhyrjet Kirurgjikale
Kur guret nuk eliminohen nga veshka,japin dhembje te herepashershme dhe infeksion.
Por ka raste qe ata zmadhohen pa dhene shenja klinike.Ne raste qe dhe ai zmadhohet
17
aq sa nuk mund te dale me me rruge natyrale ose ka ngecur ne kalice,duhet nderhyre.
Per heqjen e gureve nga veshkat ka disa metoda qe jane:
Pielolithotomi-Realizohet me nderhyrje kirurgjike, me rruge lumbare ose abdominale.
Pritet pelvis renalis ne vendin ku kalon ne ureter dhe nxiret guri.
Nephrolithotomi-Behet nje prerje ne kalicen ku ka ngecur guri I cili hiqet.
Nephrectomi-Ndodh qe nje gur ose disa,e kane demtuar aq shume nje veshke,sa qe ajo
nuk ka me funksion. Ne kete rast, veshken e demtuar nga guret, e heqim. Por qe ta
bejme kete duhet te sigurohemi qe veshka tjeter, eshte teresisht funksionale.
Nefrolithotomia perkutane-(ose lithotripsia perkutane ultrasonike)-Me kete metode,
nepermjet rruges kirurgjike, nen anestezi te pergjithshme,me ane te nje prerje ne ijen
perkatese, vendosim nje tub nefrostomie. Valet ultrasonike drejtohen direkt mbi gur, i
cili goditet dhe shkermoqet dhe nepermjet tubit te nefrostomise e lavazhit, nxirret
jashte.
Lithotripsia ekstrakorporale me goditje valesh ultrasonike-Aparati leshon vale infra te
kuqe dhe ne e drejtojme tufen e tyre ne drejtim te gurit,te cilat duke e goditur e
shkermoqin .
– Guret ne veshka mund te formohen edhe nga anomalite e lindura te pielonit, i cili
eshte i deformuar dhe pengon rrjedhjen e lireshme te urines.Pervec se heqjes se
gurit,ne keto raste,behet edhe plastike e pielonit.
Paraqitet me qellim te kuptojme se nderhyrjet ne ap.urinar jane me incizione ne
pozicione te ndryshme c’ka dikton qe kujdesi infermieror te jete i vemendshem si ne
pozicionin e duhur ne tavolinen e operacionit ashtu edhe qendrimi ne krevatin e
pacientit.
18
Nderhyrjet Kirurgjikale Te Hapura Dhe Te Mbyllura
1-Nderhyrjet kirurgjikale te hapura
NR Lloji Operacionit Nr operacioneve % e operacioneve
1 Cirkumcizio 3 5 %
2 Ureterolitotomi 1 2 %
3 Orchiectomia 2 3 %
4 Nephrotomi 4 7 %
5 Nefrectomi 9 15 %
6 Elektrorezeksion 2 3 %
7 Cistotomia 3 5 %
8 Prostatectomia 25 41 %
9 Hydrocelektomia 1 2 %
10 Ureterolitotomi 2 3 %
11 Ureterostomia bilaterale 3 5 %
12 Redon supra pubik 1 2 %
13 Pulpektomia 1 2 %
14 Fistulektomia 2 3 %
15 Drenim abcesi 1 2 %
16 Cistektomi 1 2 %
61 100 %
2-Nderhyrjet kirurgjikale te mbyllura
NR Lloji Operacionit Nr operacioneve % e operaci
1 TUR 27 75 %
2 Litotripsi 4 11 %
3 Vendosje Stendi 5 14 %
36 100 %
Nderhyrjet Kirurgjikale Te Hapura
19
Kujdesi Infermieror
Drenimi
Ndodh qe ne nje pacient urina nuk mund te dale nga organizmi dhe ne kete rast,per
te bere te mundur eleminimin e saj,duhet vendosur nje kateter ne veshke,(tub
20
nefrostomie),ureter (kateter ureteral) ose fshike (epicistostomi) si dhe kateter
ureteral. Nese nje pacient ka me shume se nje kateter,ne ata vendoset nga nje
etikete me ane te se ciles personeli mjekesor orientohet dhe nuk i ngaterron.
Ne te gjitha nderhyrjet kirurgjikale ne rruget Drenazhim pielonefrostom
urinare duhet te sigurohet ne menyre perfekte drenazhimi i urines qe do te thote
ajo pjese e urines qe nuk kalon ne rruget normale urinare duhet te sigurohet
eleminimi i saj me ndihmen e kateterave ose te tubave drenues.Cdo grumbullim
i urines ne indet e organizmit eshte me pasoja sepse ajo nderlikohet me urosepsis
ose flegmon urinare.
Kujdesi Infermieror Ne Perdorimin E Kateterave
Llojet e kateterave
Kateterat maten me sistemin te ashtuquajtur francez(french sistem), me numrat qe
shkojne nga 14 ne 24, i cili eshte numri me i madh.Ka lloje te ndryshme
kateterash.Ata vendosen ne fshike, ne veshke pas nje nefrostomie, apo ne ureter
nepermjet nje incizioni suprapubik.
Bashkon kateterin me nje tub dhe qese sterlie,te cilat i vendos poshte shtratit qe
urina te rrjedh per gravitet. Nese jane dy, vendos ne secilin nga nje etikete per t’i
dalluar. Ne keto etiketa shenohet “I majte”, ”I djathte”.
Secilin kateter e fikson mire ne bark dhe kofshe me leukoplast.
21
Zbaton me rreptesi rregullat e asepsise per lavazh dhe nese i jepet urdher per kete,
duke perdorur me shume se 5ml tretesire per cdo lavazh.
Mat dhe shenon cdo 8 ore urinen qe rrjedh dhe e vendos vecmas ne ene me etikete.
Kur kontrollon kateterat dhe tubat bashkuese te tyre,se mos ata jane bllokuar,ajo i
prek me kujdes.
Nese ka dhembje ose rendim ne regjionin e veshkave, apo nese veren qe jane
bllokuar dhe nuk del urine, menjehere i raporton mjekut.
Nese nuk ka kunderindikime e detyron te marre deri ne 3000ml lengje ne dite.
Kateterizimi
22
Kujdes
Lavazhi nepermjet kateterave
Bllokimi i rrjedhjes ne nje kateter
Heqja e nje kateteri
Infeksioni i indeve per rreth kateterit
Rekomandime dhe udhezime per pacientin ne shtepi
1-Kur pacienti eshte ende ne spital,detyre e infermieres eshte qe ta mesoje ate jo
vetem si te nderroje kateterin,por edhe sesi te kujdeset per te.P.sh ai duhet te pastroje
dy here ne dite zonen perreth meatus uretre qe ajo te mos grumbulloj pislleqe,qe do
te ishin burim infeksioni.
2-Duhet te dije te respektoje rregullat e asepsise kur bashkon kateterin me qesen qe
grumbullon urinen,si dhe te grumbulloje dhe te mase sasine e urines sipas porosive qe
ka marre nga mjeku.
3-Gjithashtu,duhet te dije sesi te beje nje lavazh,nese mjeku e ka rekomanduar nje gje
te tille.Por,nese drenimi deshton dhe kateteri bllokohet, atehere ai duhet te lidhet me
mjekun per te marre porosite perkatese ose per t’u riparaqitur ne spital.
4-Tipet e drenazhit te mbyllur varen edhe nga aktivizimi i pacientit,a qendron ne shtrat
apo eshte ne gjendje qe te levize
5-Kur pacienti do qe te levize duhet te mesohet te fiksoje ne kofshe me leukoplast
tubin bashkues te kateterit.Kur qendron ne shtrat,me qellim qe te drenoje me
mire,mesohet qe tubin dhe qesen e urines ta vendose poshte shtratit.
6-Duhet theksuar fakti se,ka shume rendesi vendosja ne nivel me poshte e sistemit te
drenazhit,ndaj nivelit ne te cilin eshte vendosur kateteri.Kjo me qellim qe te mos kemi
rikthim te urines.
23
Konkluzione
Studimi eshte realizuar prane sherbimit te Urologjise ne Q.S.U.T gjate muajit Nentor
2013 ne studim perfshihen 94 pacient. Jane studiuar rastet e operuara vetem me
rruge kirurgjikale dhe endoskopike
Qellimi i studimit ka qene percaktimi i vecorive te kujdesit infermieror ne periudhen
post-operatore ne te operuarit ne rruge urinare. Studimi eshte kryer hulumtime
duke vezhguar dhe duke u konsultuar me personelin mjek-infermier te ketij
sherbimi.
Eshte vezhguar me imtesi organizimi i ketij sherbimi hallkat kryesore qe nga
momenti kur i semuri pranohet ne klinike dhe deri ne sherimin e tij te plote dhe
percjelljen e tij.
Vemendja gjithnje eshte perqendruar ne kujdesin infermieror ne te gjitha keto
hallka.Ne kete periudhe u studiuan 94 te semure, shumicen e te cileve e perbenin
rastet me tumore te vezikes urinare dhe calculoze urinare.
U konstatua se ketu punon nje ekip mjekesor-infermieror me njohuri te thella
profesionale dhe me aftesi komunikuese per t’u respektuar.
Duke pare se ketu trajtoheshin te semure te moshave te ndryshme (5-75 vjec) me
patologji edhe te renda dhe shume te renda mund te shprehem se realizimi ikesaj
ndihme kerkon njohuri, organizim dhe perkushtim.
E vecanta qe te bie ne sy cdo dite dhe cdo ore, tek i vogli dhe tek i rrituri, te
nderhyjet ne veshke apo ureter, ne vezike apo ureter, eshte domosdoshmeria e nje
kujdesi te vecante per kujdesin ndaj perkujdesjes per sistemin e drenimit urinar.
Mund te shprehemi me bindje se suksesi i sherbimit ne kete patologji percaktohet
ne shkalle te larte nga kujdesi infermieror.
24
Rekomandime
1-Te operuarit ne sistemin urinar kerkojne nje sherbim te kualifikuar gjate gjithe
periudhes se sherimit
2-Sherbimi infermieror i pergjithshem duhet te funksionoje ne cdo hallke dhe
gjithnje i vemendshem (cmohet i njohur)
3-Te operuarit ne sistemin urinar qendron ne njohjen e aplikimit dhe kujdesit te
drenimit te urines ne teresi dhe ne vecanti per secilin organ ku eshte kryer
nderhyrja.
4-Te njihet materiali drenazhues : kateter ,tuba e cdo material tjeter qe mund te
perdoret per kete qellim .
5-Te njihen cilesit e ketij materiali si ruhet ,si sterilizohet dhe vertetesia e sterilitetit.
7-Te dije te kontrolloj plagen operatore, te vleresoj drejt shenjat per nje infeksion te
mundshem ose te nje abscesi urinar
8-Te dije te bej lavazhin permanent ose te nderprer ,te ndjek dhe vleresoj
drenazhimin ,te zbatoj ne kohe nderrimin ose heqjen e tyre
Falenderime
Ne realizimin e ketij studimi sigurisht qe nuk kam qene e vetme dhe per kete falenderoj
ne radhe te pare.
Per ndihmen dhe sygjerimet qe me ndihmuan te realizoj kete punim.
Msc Violeta Zanaj.
Falenderime për stafin mjekesor-infermieror te sherbimit Urologjise ndihma
e te cileve ishte mjaft e çmuar ne pergatitjen e ketij materiali.
25
REFERENCAT
1. C. Dugdale, David (16 September 2011). "Female urinary tract". MedLine Plus Medical Encyclopedia.
2. Jump up^ Maton, Anthea; Jean Hopkins, Charles William McLaughlin, Susan Johnson, Maryanna Quon
Warner, David LaHart, Jill D. Wright (1993). Human Biology and Health. Englewood Cliffs, New Jersey,
USA: Prentice Hall. ISBN 0-13-981176-1.
3. Jump up^ Caldwell HK, Young WS III (2006). "Oxytocin and Vasopressin: Genetics and Behavioral
Implications". In Lajtha A, Lim R. Handbook of Neurochemistry and Molecular Neurobiology:
Neuroactive Proteins and Peptides (3rd ed.). Berlin: Springer. pp. 573–607. ISBN 0-387-30348-0.
4. Jump up^ Nielsen S, Chou CL, Marples D, Christensen EI, Kishore BK, Knepper MA (February
1995). "Vasopressin increases water permeability of kidney collecting duct by inducing translocation of
aquaporin-CD water channels to plasma membrane". Proc. Natl. Acad. Sci. U.S.A. 92 (4): 1013–
7. doi:10.1073/pnas.92.4.1013. PMC 42627.PMID 7532304.
5. Jump up^ Baba, T; Murabayashi, S; Tomiyama, T; Takebe, K (1990). "Uncontrolled hypertension is
associated with a rapid progression of nephropathy in type 2 diabetic patients with proteinuria and
preserved renal function". The Tohoku journal of experimental medicine161 (4): 311–
8. doi:10.1620/tjem.161.311. PMID 2256104.
6. Jump up^ "Peripheral Neuropathy". Patient UK. Retrieved 2014-03-20.
http://www.telegrafi.com/shendetesi/infeksioni-urinar-si-ta-trajtojme-51-58.html
http://mjeku.net/?id=29
http://www.shqiperiaonline.tv/mjekesi/sistemi-urinar/
http://www.keshilla.net/tag/sistemi-urinar/