25
INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK STUDIM I SJELLJEVE ME RISK TEK TE RINJTE E SHKOLLAVE TE MESME NE VENDIN TONE 2009

INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK

STUDIM  I SJELLJEVE ME RISK TEK TE RINJTE E SHKOLLAVE TE 

MESME NE VENDIN TONE�

� 

 

2009 

 

Page 2: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

PERMBAJTJA E LENDES  

                                                                                                                  

                                                                                                                    Faqe  Hyrje                                                                                                                         5            Metodologjia                    6           Rezultatet                     9  

Depresioni dhe perpjekje per te kryer vetvrasje               9 

Perdorimi i duhanit                 11 

Perdorimi i alkoolit                14 

Perdorimi I droges                16 

Sjelljet seksuale                18 

Pesha trupore                  20 

Veprimtaria fizike                22 

  Rekomandime                                                                                                                        24                                                  Literatura                                                                                                                                 25                                                

2

Page 3: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

SHKURTIME

CDC Center for Disease Control and Prevention INSTAT Instituti i Statistikes ISHP Instituti i Shendetit Publik HIV Human Imunodeficiency Virus OBSH Organizata Boterore e Shendetesise SIDA Sindroma e Imunodeficiences se Fituar YRBS Youth Risky Behavior Surveillance  

3

Page 4: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

Falenderime 

 

Grupi  i  Punës  së  Studimit  shpreh  mirënjohjen  për  mbështetjen  financiare  të  dhënë  nga 

UNFPA/Shqipëri, që bëri të mundur kryerjen e këtij studimi. Vlerësojmë në mënyrë të veçantë 

mbështetjen e Znj. Elsona Agolli dhe të Znj. Elida Nuri. 

Vlerësojmë Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) për asistencën teknike, logjistike dhe ekspertizën 

e dhënë përgjatë gjithë  studimit.  Falenderojmë  të gjithë ekspertet e  ISHP për  komentet dhe 

rekomandimet e tyre gjatë zbatimit dhe rishikimit të studimit.  

4

Page 5: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

HYRJE 

 

Profilet shendetesore te popullates shqiptare  jane duke ndryshuar dhe  jemi duke u ekspozuar 

gjithnje e me shume ndaj faktoreve te rinj risk. Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim 

te  qendrueshem  te mjekesise  dhe  arritjen  e  nderhyrjeve me  efikase  eshte  e  nevojshme  te 

studiohen profilet prevalences se ekspozimit te personave te shendetshem ndaj faktoreve risk 

te akuzuar dhe studimi i lidhjeve midis tyre dhe pasojave ne shendet. 

Grumbullimi  i nje  informacioni te vlefshem dhe te besueshem  lidhur me faktoret kryesore risk 

per shendetin  sherben si baze per strategjite specifike te parandalimit per nje sere semundjesh 

me koeficient te larte parandalimi, te provuar nga nderhyrje ne popullata te tjera.  

Kerkimi  shkencor  ne  fushen  e  faktoreve  te  riskut  orienton  jo  vetem  zhvillimin  e mjekesise 

preventive  ne  fusha  te  reja  si  psh  lidhur me  semundjet  kronike,  por  ben  te mundur  edhe 

zhvillimin e mjeteve dhe kapaciteteve shkencore te cilat ndihmojne ne zgjerimin e hapesirave te 

kerkimit ne te ardhmen.  

Nepermjet monitorimit  te  faktoreve  risk  ne  popullate  behet  i mundshem  edhe  vleresimi  i 

suksesit te strategjive dhe korrigjimet e nevojshme ne te ardhmen. 

Nepermjet  ndertimit  te  metodologjive  te  studimit  ne  popullate  dhe  sigurimit  te 

perseritshmerise se aplikimit behet  i mundur ndertimi  i prirjeve  lidhur me menyren e  jeteses, 

sjelljet me risk dhe ekspozimeve te tjera, ne hapesiren e kohes. 

Sjelljet riskante per shendetin jane kontribuesit kryesore te shkaqeve te vdekjeve, paaftesise se 

perkohshme apo te perhershme dhe problemeve sociale tek te rinjte ne Shqiperi ashtu sikurse 

ne vende  te  tjera  te Europes, SHBA etj. Sjelljet  riskante per  shendetin  tek  te  rinjte  shqiptare 

renditen paraprakisht  si me poshte: perdorimi  i duhanit, perdorimi  i alkoolit dhe drogave  te 

tjera, sjellje seksuale qe kontribuojne ne shtatzani te padeshirueshme, semundje seksualisht te 

transmetueshme dhe SIDA, sjellje qe kontribuojne ne aksidente dhe dhune, praktika ushqyerje 

jo  te shendetshme. Ne baze  te  te dhenave  te publikuara nga  INSTAT,  traumat nga aksidentet 

dhe  demtimet  nga  dhuna  zene  vazhdimisht  vendin  e  trete  per  nga  incidenca ne  vitet  1993‐

2001. Konsumi i duhanit, alkoolit dhe lendeve narkotike ka njohur rritje. Semundjet seksualisht 

te transmetueshme dhe SIDA  jane gjithashtu pergjegjese per morbiditetin dhe mortalitetin ne 

5

Page 6: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

rritje ne moshat e reja. Numri i aborteve jo spontane eshte ne nivele te larta. (sipas te dhenave 

te vitit 2001, raporti lindje/abort eshte 3.4/1).  

 

Survejimi i sjelljeve riskante tek te rinjte eshte nje element kyc ne programet parandaluese per 

disa arsye:  

 

• Ndryshime  pozitive  te  sjelljeve  riskuese  te  te  rinjve  jane  te  domosdoshme  per 

parandalimin e  SST/HIV, parandalimin e hepatitit  kronik,  cirrozes,  kancerit  te melcise, 

kancerit te mushkerive, kancerit te stomakut, parandalimin a aborteve, parandalimin e 

diabetit  dhe  malnutricionit,  parandalimin  e  traumave  dhe  te  nje  sere  problemeve 

sociale.  

• Realizimi  i ndryshimeve pozitive  te  sjelljeve  riskante  tek  te  rinjte kerkon nje njohje  te 

mire sjelljeve riskante.  

• Te dhenat per sjelljet riskante  jane paralajmeruese te risqeve te permendura me siper 

dhe sherbejne per te identifikuar grup‐popullatat ne risk.  

• Te  dhena  te  besueshme  dhe  cilesore  per  sjelljet  riskante  jane  te  domosdoshme  per 

vleresimin e situates dhe per planifikim.  

• Te  dhenat  per  sjelljet  riskante  mund  te  shpjegojne  variacionet  dhe  ndryshimet  ne 

prevalencen e semundshmerise se moshave te reja.    

 

Survejimi  sistematik  dhe  gjitheperfshires  i  sjelljeve  riskante  tek  te  rinjte  ka  per  qellim: 

percaktimin  e  prevalences  se  sjelljeve  riskante,  percaktimin  e  ecurise  ne  kohe  te  tyre, 

percaktimin  e bashkeveprimit midis  tyre,  grumbullimin  e  te dhenave ne nivel  kombetar dhe 

lokal, grumbullimin e te dhenave sipas kategorive te te rinjve. Ky survejim hedh drite ne sjelljet 

riskante me problematike tek te rinjte, qe do te marrin prioritet ne strategjite dhe programet 

intervenuese si ne shkalle kombetare ashtu edhe ne shkalle  lokale, si ne nivel ministror ashtu 

edhe ne nivel  te qendrave shendetesore ne komunitet, si ne sektorin shteteror ashtu dhe ne 

ate privat.  

  

6

Page 7: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

Survejimi i sjelljeve riskante tek te rinjte rekomandohet nga OBSH dhe eshte aplikuar e 

vazhdon te aplikohet me sukses ne SHBA (CDC) e ne shume vende te tjera te zhvilluara apo ne 

zhvillim.  

 “Monitorimi  i sjelljeve me risk tek te rinjte e shkollave te mesme ne vendin tone”  i referohet 

objektivave te meposhtem te Programit: 

 

       1.    Nepermjet  ndertimit  te metodologjive  te  studimit  ne  popullate  dhe  sigurimit  te 

perseritshmerise se aplikimit do  te mund  te behet e mundur ndertimi  i prirjeve  lidhur 

me menyren e jeteses, sjelljet me risk dhe ekspozimeve te tjera, ne hapesiren e kohes. 

Theksi do te vihet ne popullaten e re e cila eshte me e prirur per te ndryshuar sjelljen 

dhe  ku  nderhyrjet  ne  te  ardhmen  kane  gjasa  te  japin  efektin  maksimal  ne  terma 

shendetsore.  

 

2. Do te matet prevalenca, prirjet, dhe lidhjet me shendetin e  risqeve te meposhteme: 

• Duhani  

• Kequshqyerja 

• Seksi i pasigurte 

• Alkooli  

• Sedentarizmi 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

7

Page 8: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

METODOLOGJIA 

 

Nje  studim  i  tipit  survejim u  skicua   per  studimin  e  sjelljeve  riskante  tek  te  rinjte  shqiptare. 

Objekti  i studimit  ishin nxenesit e shkollave te mesme publike: te mesme te pergjithshme dhe 

profesionale (grupmosha 15‐19 vjec). Ne fazen 1 te survejimit u perzgjodhen 4000 nxenes. 3619 

(90%) nxenes pranuan te marrin pjese ne studim. Ne studim u perfshine te 12 qarqet e vendit. 

Ne  fazen  1  te  survejimit  u  synua  te  merrej  informacion  mbi  ndeshjen  fizike  dhe  armet, 

perpjekjet per te kryer vetevrasje, perdorimin e alkoolit, perdorimin e drogave, marredheniet 

seksuale, peshen trupore, veprimtarine fizike dhe sjelljet e bashkemoshatareve. 

Ne  fazen  e  dyte  te  survejimit,  u  perzgjodhen  1060  nxenes.  1011  (95%)  nxenes  pranuan  te 

marrin pjese ne studim. Ne fazen e dytete studimit u perfshine 3 rrethe te medha: Tirana, Vlora 

dhe Shkodra. Ne fazen 2 te survejimit, u synua te merrej informacion i detajuar mbi ushqyerjen 

dhe shendetin mendor.  

 

Perzgjedhja e te rinjve 

Sipas te dhenave te Ministrise se Arsimit she Shkences, ne vitin shkollor 2008‐2009,  figuronin 

118439 nxenes te regjistruar ne 374 shkolla te mesme publike ne Shqiperi. Nje numer te rinjsh 

prej 3800 vetesh u perzgjodh ne fazen e pare te studimit. U aplikua nje perzgjedhje shtresezuar 

me grupe. Ne baze te ligjeve te probabilitetit dhe analizes financiare dhe logjistike, ky numer u 

konsiderua adekuat. Perzgjedhja e e rinjve u udhehoq nga parimi i perfaqesimit sa me te sakte 

te  mases  totale  te  te  rinjve  ne  arsimin  e  mesem.  Per  realizimin  e  ketij  parimi  u  be  nje 

perzgjedhje e randomizuar dhe e ponderuar sipas numrit te nxenesve ne secilin nga 12 qarqet 

plus Bashkine e Tiranes qe u trajtua si njesi me vete. Ne cdo qark, ne menyre te rastesishme u 

perzgjodhen  3  shkolla    dhe ne  shkollat    e perzgjedhura u perzgjodh nje  klase ne menyre  te 

rastesesishme per cdo vit. Nxenesve te klases se perzgjedhur  iu shpjegua qellimi  i studimit,  iu 

mor  pelqimi  paraprak  dhe  iu  kerkua  te  plotesojne  pyetesorin.  Procesi  u  perserit  derisa  u 

plotesua numri i paracaktuar i nxenesve per cdo qark. 

 

 

8

Page 9: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

Instrumenti i studimit 

Si  instrument  i  studimit  u  perdor  nje  pyetesor  i  standardizuar.  Pyetsori  permbante  pyetje 

llogjike me  qellim  sigurimin  e  informacionit mbi  nje  sere  ndryshoresh  si  demografike  ashtu 

edhe  lidhur me sjelljet riskante per shendetin. Pyetjet u koduan per  lehtesi operimi. U sigurua 

anonimati. Cdo pyetsor kishte nje numer  identifikimi. U pergatitet nje dokument per te marre 

pelqimin e pjesemarrjes ku u  shpjeguan qarte qellimet e pyetjeve dhe arsyet e  studimit. Per 

organizimin  e  pyetsorit  u mbeshtetem  ne  ekspertizen  dhe  pervojen  e  Centers  for  Disease 

Control  and Prevention (CDC), SHBA. 

 

Analiza statistikore 

 

Analiza univariate u pasua nga analiza bivariate sipas vendbanimit (urban / rural), gjinise, grup‐

moshes,  gjendjes  ekonomike,  rezultateve ne mesime. Nje numer ndryshoresh  jane  analizuar 

per Tiranen me vete, me qellim krahasimi me Shqiperine ne  total.  Indikatore  te caktuar  jane 

kalkuluar per qytetet kryesore. Gabimet standarde u llogariten ne baze te efektit te skicimit te 

kampionit. Intervale konfidence 95% jane paraqitur per pjesen me te madhe perqindjeve sipas 

shtresave.   Vlerat qe mungojne nuk  jane perjashtuar nga analiza, por  jane trajtuar si kategori 

me vete (NA). Analiza u realizua me ndihmen e paketave statistikore SPSS 17.0. 

 

 

9

Page 10: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

REZULTATET 

 

1. Depresioni dhe perpjekje per te kryer vetvrasje 

Pyetjet  qe  u  jane  bere  nxenesve  te  shkollave  te  mesme  ne  kete  pjese  masin  trishtimin, 

mendimin,  perpjekjet  si  dhe  seriozitetin  e  ketyre  perpjekjeve  per  te  kryer  vetevrasje.  Ne 

studimin  e  vitit  2004  perqindja  e  nxenesve  qe  kane  pasur  mendime  serioze  per  te  kryer 

vetevrasje ishte 7.1% 

 

Gjetjet kryesore 

• Gjate vitit te fundit shkollor perpara studimit, 26.3% e nxenesve te shkollave te mesme 

ishin ndjere te pashprese pothuajse cdo dite per 2  jave rrjesht gje e cila kishte ndikuar 

ne moskryerjen e veprimtarise se tyre te perditshme.  

• Prevalenca e te ndjerit pa shprese pothuajse cdo dite per dy jave rrjesht ose me shume 

eshte ne menyre sinjifikante me e larte tek femrat 32.7% krahasuar me meshkujt 17.2%.  

•  

  

• Ne vitin 2009, 7.4% e nxenesve te shkollave te mesme kishin menduar seriozisht per te 

kryer vetevrasje gjate 12 muajve te fundit para studimit. Gjate ketyre viteve prevalencat 

e te menduarit seriozisht per te kryer vetevrasje si dhe te qenit te pa shprese cdo dite 

10

Page 11: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

per dy  jave  rrjesht eshte  rritur ne  krahasim me  studimin e 2005.  (Tabela 2.  ku eshte 

paraqitja e 2 studimeve.per dy prevalencat) 

• Prevalenca e planifikimit ndonjehere per  te kryer vetevrasje gjate vitit  te  fundit eshte 

6%. Nuk verehet ndonje ndryshim midis meshkujve dhe femrave perkatesisht 4.8% dhe 

6.8%. Ne ndarjet sipas klasave vihet re nje nje prevalence dy here me e madhe ne klasat 

e 10 perkatesisht 9.6% krahasuar me klasat e 11 dhe 12 (3.9% dhe 4.6%).   

 

  

• Gjate  vitit  te  fundit  shkollor  perpara  studimit  4%  e  nxenesve  te  shkollave  te mesme 

kishin provuar te kryenin vetevrasje nje ose me shume here. 

• Prevalence e te provuarit te kryerjes se vetevrasjes nuk ka ndonje ndryshim sinjifikant 

midis meshkujve dhe femrave perkatesisht 2% dhe 5.4%. 

• Gjate 12 muajve te fundit perpara studimit 1.4% e nxenesve te shkollave te mesme kane 

provuar te kryejne vetevrasje e cila ka rezultuar si helmim ose overdoze. 

• Bazuar ne ndarjen  sipas  klasave  gjetjet per pyetjet e pjeses per  vetevrasjet nuk  kane 

ndonje ndryshim sinjifikativ. Ajo qe vihet re eshte nje perqindje pak me e larte tek klasat 

e 10 qe  i perkasin moshes 15 – 16 vjec per pyetjen “a keni planifikuar ndonje here  te 

kryeni vetevrasje” qe eshte respektivisht 9.6% klasa 10, 3.9 klasa e 11 dhe 4.6% klasa e 

12.  

11

Page 12: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

2. Perdorimi i duhanit 

 

Pyetjet  qe  u  jane  bere  nxenesve  ne  kete  pjese  masin  duhan  pirjen  pergjate  jetes  si  dhe 

duhanpirjen  aktuale, moshen  kur  kane  filluar  ta pijne per here  te pare,  aksesin per  te blere 

cigare, pirjen e duhanit ne ambjentet e shkolles si dhe perpjekjet per ta  lene duahnin. Pirja e 

duhanit eshte pergjegjese per semundjet e zemres, kancerin e mushkerive,  te  laringut, gojes, 

ezofagut  dhe  te  fshikezen  urinare,  si  dhe  per  semundjet  pulmonare  kronike  obstruktive. 

Duhanpiresit kane me  shume mundesi  te pijne alkool dhe  te perdorin marjuane dhe kokaine 

krahasuar me jo duhanpiresit.  

Ne 6 Nentor  te 2006 u aprovua  ligji “Per mbrojtjen e  shendetit nga produktet e duhanit” ne 

nenin 9 te te cilit thuhet se “ndalohet shitja ose furnizimi, per qellime tregtimi, i produkteve te 

duhanit personave nen moshen  18  vjec. Ne  kete  studim  te  kryer ne nxenesit e  shkollave  te 

mesme 14.8% e nxenesve qe pinin duhan me moshe < 18 vjec i kane blere cigaret vete ne nje 

dyqan ose si cigare te hapura ne rruge. 

 

Gjetjet kryesore 

• Prevalenca e nxenesve te shkollave te mesme qe kane pire ndonje here duhan ka ardhur 

duke u rritur nga viti 2005 kur eshte bere studimi i pare deri  ne 2009, perkatesisht nga 

54.6% ne 59.1%.   

• Ne pergjithesi prevalenca e te provuarit te duhanit ndonjehere ne jete ishte me e larte 

ne klasat e 10 dhe 11, perkatesisht 62.8% dhe 60.3% sesa ne klasat e 12 ku ishte 51.5%. 

Gjithashtu prevalencat ndryshojne edhe midis meshkujve dhe  femrave me 67.9% dhe 

52.8%, dhe duke e krahasuar me vitin 2005 ku 64.4% e meshkujve dhe 46.9% e femrave 

kishin provuar te pinin ndonjehere duhan..  

12

Page 13: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

  

• Prevalenca e pirjes se duhanit me shume se 100 cigare pergjate  jetes ka nje ndryshim 

sinjifikativ midis meshkujve dhe femrave, perkatesisht 30% per meshkujt dhe 7.5% per 

femrat, ndersa ne ndarjet midis klasave nuk ka ndonje ndyshim te dukshem. 

• Midis nxenesve  te  shkollave  te mesme 11.5% e  tyre kane pire nje  cigare  te plote per 

here  te  pare  ne moshen  13  –  14  vjec  dhe  22.3%  ne moshen  15  –  16  vjec.  12.8%  e 

nxenesve kane pire nje  cigare  te plote ne moshen  ≤ 12 vjec perqindje me e  larte kjo 

krahasuar me ate te studimit te vitit 2005 ku ka qene 10.9%.  

• Gjate 30 diteve te fundit para studimit 30.3% e nxenesve kishin pire duhan ne nje ose 

me shume dite. Ne ndarjen sipas klasave perqindjet variojne nga 32.6% ne klasen e 10,  

28%  ne  klasen  e  11  dhe    31.5%  ne  klasen  e  12  .  Prevalencat  ndryshojne  ne menyre 

sinjifikative midis meshkujve dhe femrave, perkatesiht 45% dhe 19.9%. 

13

Page 14: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

  

• 16.4% e nxenesve  te  shkollave  te mesme qe pinin duhan  ishin perpjekur gjate vitit  te 

fundit para studimit ta linin ate. 

• Midis nxenesve duhan pires me moshe <18 vjec 14.2% e tyre i kane blere cigaret vete ne 

nje dyqan ose si cigare te hapura ne rruge, 7.4% e tyre ja u ka dhene nje shok gjate 30 

diteve te fundit. 

• Prevalenca e nxenesve te shkollave te mesme qe kane pire 2 ose me shume cigare per 

dite  jane 11.7%. Me  teper duhan pijne meshkujt  sesa  femrat, perkatesisht 18.1% dhe 

7.3%. Nuk ka ndonje diference ne ndarjet sipas klasave. 

• 4.1% e nxenesve pijne me shume se 10 cigare ne dite ne ditet qe pijne duhan gjate 30 

diteve te fundit para studimit.prevalenca e pirjes se cigareve me shume se 10 cigare ne 

dite eshte perqendruar me shume tek meshkujt. 

• Gjate 30 diteve te fundit para studimit 9.6% e nxenesve te shkollave te mesme kane pire 

duhan ne mjediset e shkolles, dhe prej ketyre me shume meshkujt 19.7% sesa  femrat 

2.3%. 

• 9.5% e nxenesve kane pire duhan perdite per me shume se 30 dite gjate  jetes se tyre. 

Kjo prevalence ka ardhur duke u rritur krahasuar me studimin ne vitin 2005 ku ka qene 

8%. Prevalencat kane ardhur duke u rritur si per meshkujt edhe per femrat gjate ketyre 

14

Page 15: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

viteve, po ashtu perqindja e meshkujve te cilet kane pire perdite duhan me shume se 30 

dite eshte 4 here me e madhe sesa perqindja e femrave (17.1% dhe 4.2%).

3. Perdorimi i Alkoolit 

Pyetjet qe u jane bere nxenesve ne kete pjese masin perdorimin e alkoolit gjate jetes si dhe ne 

kohen aktuale, moshen kur e kane pire per here te pare, pirjet e alkoolit ne raste te vecanta si 

dhe pirjen e tij ne ambientet e shkolles.  

Me teper se 63.000 vdekje te te rinjve ne Evrope shkaktohet nga alkooli dhe 1 nder 4 vdekje te 

meshkujve ne Evrope shkaktohet prej alkoolit. 

 

Gjetjet kryesore 

• Ne nxenesit e shkollave te mesme 71.1% e tyre kane pire nje pije alkoolike ne nje ose 

me  shume  dite.  Prevalenca  e  perdorimit  te  alkoolit  gjate  jetes  eshte me  e  larte  tek 

meshkujt  sesa  te  femrat  perkatesisht  79.3%  dhe  65.1%. Ndryshime  te  lehta  vihen  re 

edhe  ne  ndarjet  sipas  klasave  ku  klasat  e  10  dhe  11  kane  perqindje me  te  larte  te 

perdorimit te alkoolit (72.7% dhe 72.2%)sesa ato te klasave te 12 me 66.9%. 

• 9.1% e nxenesve kane pire alkool per here te pare ne moshen ≤ 8 vjec, kjo perqindje ka 

ardhur duke u rritur gjate ketyre viteve krahasuar me studimin e vitit 2005  ku ka qene 

8.6%. Gjithashtu kemi nje  rritje  te prevalences ne 29.4% edhe ne moshen 9 – 12 vjec 

krahasuar me studimin e meparshem 19.6%. Nuk verehen ndryshime te prevalences ne 

moshen ≥ 12 vjec ne te dy studimet.  

• Gjate 30 diteve te fundit para studimit 53.4% e nxenesve kishin pire nje pije alkoolike ne 

nje ose me shume dite. Vihet re nje rritje e kesaj prevalence gjate viteve krahasuar me 

studimin e 2005 ku prevalence ka qene 51%.  

• Ne pergjithesi ka nje ndryshim sinjifikativ midis meshkujve dhe femrave ne perdorimin e 

alkoolit perkatesisht 68% dhe 43%. Gjithashtu ka nje rritje te dukshme te meshkujve te 

cilet kane pire nje pije alkoolike ne nje ose me shume dite krahasuar me 2005 ne te cilin 

ka  qene  58.2%.  Nuk  verehet  ndryshim  te  prevalencave  ne  perdorimin  e  alkoolit  ne 

ndarjet sipas klasave. 

15

Page 16: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

• 24.9%  e  nxenesve  te  shkollave  te mesme  kane  pire  5  ose me  shume  pije  alkoolike 

radhazi brenda pak oreve ne nje ose me  shume dite brenda 30 diteve  te  fundit para 

studimit. Prevalencat jane te ndryshme per meshkuj 38.7% dhe femra 15%.     

4. Perdorimi i droges 

 

Ne kete kapitull pershihen pyetje rreth perdorimit te drogave te ndaluara dhe masin perdorimin 

e marihuanes, kokaines, heroines, ekstazise dhe drogave me injektim. Pervec semundshmerise 

dhe mortalitetit  per  shkak  te  demtimeve,  perdorimi  i  droges  eshte  i  lidhur me  vetevrasjen, 

shtatezanine  e  herdhme  te  padeshiruar, mossuksesin  ne  shkolle,  trasmetimin  e  semundjeve 

seksualisht  te  trasmetueshme,  duke  perfshire  edhe  infektimin  nga  virusi  i  imunodeficences 

njerezore (HIV). 

Gjetjet kryesore 

• Perqindja e te rinjte  te shkollave  te mesme qe kane perdorur nje here ose me shume 

marihuane gjate gjithe  jetes se  tyre eshte 7,4 % dhe po  ta krahasojme me studimin e 

bere ne vitin 2005 ku kjo perqindje ka qene 5,4%, shikojme nje rritje te  lehte. Nje fakt 

shume  pozitiv  qe  tregon  ky  studim  eshte  qe  92,6 %  e  te  rinjte  nuk  e  kane  provuar 

asnjehere  marihuanen.  Nga  studimi  shikojme  qe  50%  te  rinjve  qe  kane  perdorur 

marihuana te pakten nje here ne jeten e tyre e kane perdorur ne moshen 15‐16 vjec, ne 

kete  moshe  ata  i  shtyn  kurioziteti  per  te  provuar  te  pakten  nje  here  efektin  e 

marihuanes, nder keta pjesa me e madhe jane meshkuj dhe jane shume pak femra. 

16

Page 17: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

  

• Ndersa  vetem  3 %  e  nxenesve  kane  daklaruar  se  kene  perdorur  te  pakten  nje  here 

marihuane ne 30 ditet e fundit nder te cilet pjesa me e madhe jane meshkuj dhe vetem 

nje  perqinje  e  paperfillshme  jane  femra.  Vetem  gjysma  e  tyre  e  kane  perdorur  ne 

mjediset e shkolles.  

• 92,6  %  e  te  rinjve  nuk  kane  perdorur  asnjehere  marihuane  te  jeten  e  tyre  ndersa 

fatmiresisht perqindja e te rinjve qe nuk kane perdorur asnjehere heroine eshte 98,1 %. 

Nga ata qe e kane perdorur shumica e  tyre e kane provuar vetem nje ose 2 here dhe 

shumica e tyre jane meshkuj dhe nje perqindje shume e vogel pothuajse e paperfillshme 

jane  femra. Gjate  30  diteve  te  fundit  99 %  e  te  rinjve  nuk  kane  perdorur  asnjehere 

heroine. Ne studimin e bere ne vitin 2005 1,4 % e te rinjve kane perdorur te pakten nje 

here heroine ndersa ne  studimin  tone  kjo perqindje eshte 1,9 %, pra eshte nje  rritje 

shume e vogel e paperfillshme. 

• Ne studimin e bere ne 2005 shikojme nga te dhenat se 1,6 % e te rinjve kane perdorur 

nje ose me shume here kokaine dhe ne studimin tone shikojme nje rritje, deri 3,2 % e te 

rinjve  kane  perdorur  kokaine  dhe  kryesisht  jane  te moshes mbi  17  vjec  dhe  e  kane 

provuar  vetem  1  ose  dy  here.  Veme  re  qe  shumica  e  kane  provuar  ne mjediset  e 

shkolles.  

17

Page 18: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

• Rreth 4 perqind e te rinjve kane perdorur ekstazi qe eshte e njejte me perqindjen e te 

rinjve qe kane perdorur ekstazi ne studimin e bere ne vitin 2005. Shumica e  tyre  jane 

meshkuj dhe e kane perdorur vetem nje ose dy here,  jane  te moshes 13‐14 vjec dhe 

vete 1 ne katert e ka perdorur gjate 30 diteve te fundit. 

• Ne studimin e bere ne 2005 vetem 1,9 % perqindje e te rinjve kane perdorur droge me 

injektim dhe kjo perqindje eshte ulur  tashme ne 1,2 % dhe  shumica  thone qe e kane 

provuar 2 here ose me shume.  

• Nga te dhenat e marra nga pyetesori del se 8 perqind te te intervistuarve ju eshte ofruar 

ose dhene droge ne mjediset e shkolles.  

• Te  rinjte  qe  jane  ne  klasen  e  dhjete  93,9  %  e  tyre  nuk  e  kane  perdorur  asnjehere 

marihuanen, te tjeret qe e kane perdorur shumica e tyre 2,7 % e kane perdorur 1 ose 2 

here.  Ata te klases se 11, 6,4 % e tyre e kane perdorur 1 ose 2 here. 

 

5. Sjelljet seksuale 

 

Pyetjet  e  bera  ne  kete  kapitull  kane  per  qellim  te masin  prevalencen  e  aktivitetit  seksual, 

numrin e partnereve seksuale, moshen ne kontaktin e pare,  lidhjen mes perdorimit te alkoolit 

dhe  drogave  te  tjera me  aktivitetin  seksual,  perdorimi  i  prezervativeve  dhe  kohen  kur  kane 

marre per here te pare edukimin mbi parandalimin e HIV‐it. Pyetjet mbi moshen ne kontaktin e 

pare  dhe  numrin  i  partnereve  seksuale  jane  lidhur  me  rritjen  e  riskut  per  shtatezanite  e 

padeshiruara dhe  semundjet e  tjera  seksualisht  te  trasmetueshme, duke perfshire  infektimin 

nga HIV.  

 

Gjetjet kryesore 

• 74,1  %  e  te  rinjve  te  shkollave  te  mesme  nuk  kane  kryer  asnjehere  marredhenie 

seksuale dhe po ta krahasojme me studimin e bere ne 2005 kjo perqindje eshte ulur. Ne 

vitin  2005  mbi  80  %  e  te  rinjve  te  shkollave  thone  qe  nuk  kane  kryer  asnjehere 

marredhenie. 

18

Page 19: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

• Nga te dhenat e nxjerra nga pyetesoret shikojme nje prevalence te  larte te meshkujve 

qe kane kryer marredhenie seksuale, rreth 50 % e meshkujve. Nga femrat vetem 9,4 % e 

tyre kane kryer marredhenie seksuale.  

  

• Ndersa shumica e femrave, me shume se 50 % e tyre, e kane kryer marredhenien e pare 

me nje partner me  te  rritur se vetja   nga ata  tjeter pjesa me e madhe e meshkujve e 

kane kryer marredhenien e pare me nje bashkemoshatare te tyre.  

• Nga  te dhenat del se pothuajse 22.3 % e meshkujve kane kryer marredhenie seksuale 

vetem me nje person ndersa 25 % kane kryer marredhenie me 2 ose me shume partnere 

te ndryshem.Vetem 8,45% e femrave kane deklaruar qe kane patur nje partnere dhe 0,7 

% qe kane patur 2 ose me shume.  

• Marredhenie  seksuale  nen  efektin  e  droges  rezultojne  te  keni  kryer  3,4  %  e  te 

intervistuarve,  nje  perqindje  ne  rritje  po  te  krahasohet me  perqindjen  e  te  rinjve  qe 

kane raportuar ne vitin 2005 (2,6 %).  

• Ndersa persa i perket perdorimit te masave mbrojtese gjate aktit seksual ne vitin 2005, 

12,7 % e te rinjve tregojne qe kane perdorin masa mbrojtese ndersa ne studimin tone 

16,3 % e te intervistuesve kane treguar qe kane perdorur masa mbrojtese. Pra shikohet 

nje rritje e lehte ne perdorimin e masave mbrojtese. 

19

Page 20: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

• Nder 49,5 % e meshkujve qe kane kryer marredhenie seksuale perqindja e meshkujve qe 

kane perdorur alkool ose droge para se te kryenin marredhenie seksuale eshte shume 

vogel, 7.7 % e meshkujve dhe 34,8 % e tyre kane perdorur kondom gjate marredhenies. 

Perdorimi  i kondomeve  te meshkujt ze nje vend shume  te  rendesishem nder  te gjitha 

metodat e tjera qe perdoren per te parandaluar nje shtatezani. 

• Nder 9,3 % e  femrave qe kryejne marredhenie vetem 0.5 % e  femrave kane perdorur 

alkool ose ndonje lloj droge para marredhenies dhe rreth 6 % e tyre tregojne qe partneri 

i tyre nuk ka perdorur kondom gjate marredhenies. Megjathate nder te gjitha metodat 

qe perdoren per  te para ndaluar nje shtatezani perdorimi  i kondomeve eshte metoda 

me e perdorshme.  

• Pyetjes nese e kane lene ndonjehere partneret e tyre shtatezene 95 % e meshkujve kane 

thene jo dhe vetem 5 % thone e kane lene nje here, 2 here ose nuk jane te sigurt nese e 

kane lene ose jo. Nje perqindje e madhe e femrave, 99,5 % e tyre tregojne qe nuk kane 

ngelur asnjehere shtatezene. 

 

6. Pesha trupore 

 

Pyetjet e  kesaj pjese  te  studimit masin peshen dhe  gjatesine e  raportuar nga  vete nxenesit, 

percepsionin qe kane ata per peshen aktuale te tyre si dhe sjelljet specifike qe kane nxenesit 

per  te  ruajtur peshen. Te dhenat e perftuara nga  vete  raportimi  i nxenesve per peshen dhe 

gjatesine e tyre mund te perdoren per te kalkuluar BMI dhe per te dhene nje mase te perafert 

nese  nxenesit  e  shkollave  te mesme  jane mbipeshe. Megjithese  prevalence  e mbipeshes  e 

vleresuar  nga  veteraporti  I  nxenesve mund  te  dale  e  ulet,  kjo mund  te  jete  e  dobishme  ne 

ndjekjen e tendeces se kesaj prevalence ne kohe. Nga nje studim kombetar i bere ne 2009 ne te 

cilin u bene matjet e peshes dhe te gjatesise e te  intervistuave u vu re se 39,3% e femrave te 

moshes 15 – 49 vjec ishin mbi peshe ose obese dhe 7.9% e adoleshenteve femra te moshes 15 – 

19 vjec ishin obese ose mbipeshe. Gjithashtu edhe te meshkujt 53.3% e tyre te moshes 15 – 49 

vjec  ishin mbi peshe ose obese dhe 20.5% e meshkujve adolehsente  te moshes 15 – 19 vjec 

ishin  mbi  peshe  ose  obese.  Mbipesha  ose  obeziteti  te  fituara  pergjate  femijerise  ose 

20

Page 21: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

adoleshences mund te vazhdoje edhe gjate rritjes dhe te rrise rrezikun me vone gjate jetes per 

semundjet  koronare  te  zemres,  semundjet  e  fshikezes  se  temthit,  disa  lloje  kancerash  dhe 

osteoarthritis te kyceve te ndryshme. Ne adoleshence obeziteti eshte i lidhur me hiperlipidemi, 

hypertension, crregullime te nivelit te glukozes, si dhe kosenkuenca psikologjike dhe sociale jo 

te favorshme. Studime te ndryshme kane treguar perqindje te larta te femrave adoleshente qe 

nuk  u  pelqen  trupi  i  tyre  dhe  qe  mbajne  diete  duke  u  perfshire  keshut  ne  sjellje  jo  te 

shendeshme  per  te  kontrolluar  peshen  e  tyre,  sic  eshte  psh;  provokimi  i  te  vjellave,  qe 

aggjerojne dhe nuk hane, duke i cuar ne zhvillime fizike dhe psikologjike jo normale. 

 

Gjetjet kryesore 

 

• Midis nxenesve  te shkollave  te mesme 23.7% e  tyre e pershkruan veten e  tyre si pak 

mbi peshe ose shume mbi peshe. 

• Prevalenca e nxenesve te cilet e pershkruan veten e tyre si pak mbi peshe ose shume 

mbi peshe eshte shume here me e larte tek femrat (30.6%) sesa tek meshkujt (13.9%). 

Ne ndarjet sipas klasave te 10, 11, dhe 12 vihet re nje ndryshim i lehte midis tyre i kesaj 

prevalence perkatesisht (23%, 26.1% dhe 20.7%) 

• 31.4%  e  nxenesve  treguan  se  jane  duke  u  perpjekur  per  te  humbur  ne  peshe. 

Prevalence e perpjekjeve per te humbur ne peshe eshte me e larte tek femrat 38% sesa 

te meshkujt me 21.8%. Ne ndarjet sipas klasve vihet re nje prevalence me e  larte tek 

nxenesit e klasave te 10 dhe te 11 ne krahasim me klasen e 12 perkatesisht (32%, 33.9% 

dhe 25.9%). 

• Prevalenca e perpjekjeve per te humbur ne peshe ka ardhur duke u rritur krahasuar me 

studimin e bere ne 2005 perkatesisht nga 24.5% ne 31.4%. 

• 45.4% e nxenesve te shkollave te mesme treguan se kishin bere ushtrime per te rene 

ose mos  shtuar  ne  peshe  gjate  30  diteve  te  fundit  para  studimit.  Kjo  prevalence  ka 

ardhur duke u rritur ne menyre te dukshme krahasuar me studimin e meparshem ku ka 

qene 33.6% 

21

Page 22: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

• Prevalenca e nxenesve qe kane bere ushtrime per te humbur ose mos marre ne peshe 

gjate 30 diteve et fundit ne ndarjet sipas klasave eshte me e larte ne klasat e 11 dhe te 

10  perkatesht  (33.9%  dhe  32%)  krahasuar  me  klasat  e  12  ku  eshte  25%.  Nuk  ka 

ndryshim te prevalencave midis meshkujve dhe femrave perkatesiht (45% dhe 45.7%). 

• Me qellim per te humbur ose mos shtuar ne peshe 48.9% e nexenesve kishin ngrene me 

pak, me pak kalori ose ushqime me pak yndyrna, 18.3% kane ndenjur pa ngrene, 2.7% 

kishin marre pilula dietetike, pluhur ose lengje te ndryshme te pa keshilluar nga mjeku, 

3.7% kishin vjelle ose marre laksative gjate 30 diteve te fundit. 

• Prevalenca e nxenesve qe kane ngrene me pak ushqim, me pak kalori ose ushqime me 

pak yndyre me qellim qe te humbin ose mos shtuar ne peshe gjate 30 diteve te fundit 

eshte ne menyre sinjifikante me e larte sesa prevalence ne studimin e meparshem 2005 

respektivisht 48.9% kundrejt 30.3%.  

• Perqindja e nxenesve qe  kane marre pilula dietetike ose  lengje per  te  rene ose mos 

shtuar ne peshe pa u keshilluar me mjekun ishte me e ulet se ne studimin e vitit 2005 

respektivisht  2.7%  kundrejt  3.4%.  Nuk  ka  diferenca  te  dukshme  te  prevalencave  ne 

ndarjet  sipas  klasave.  Vihet  re  nje  perqindje me  e  larte  e  femrave  ne  perdorimin  e 

menyrave te ndryshme per te rene ne peshe krahasuar me meshkujt. 

• Prevalence e nxenesve qe kane ndenjur pa ngrene per 24 ore ose me shume gjate 30 

diteve te fundit me qellim qe humbin ne peshe ose per te mos shtuar ne peshe eshte 

me e larte te femrat 22.1% sesa tek mehskujt 12.8%. 

 

7. Veprimtaria fizike 

 

Pyetjet e ketij seksioni masin pjesmarrjen e te rinjve ne aktivitete fizike, edukim fizik ne shkolle, 

skuadra sportive te ndryshme si dhe kohen qe kalojne te rinjte duke pare televizor. Pjesmarrja e 

te rinjve rregullisht ne aktivitete fizike i ndihmon ata ne ndertimin dhe mbajtjen e shendetshme 

te kockave dhe te muskujve, ne kontrollin e peshes, ne reduktimin e dhjamit dhe ne ndertimin e 

muskujve te holle, ne reduktimin e ndjenjes se depresionit dhe te ankthit dhe ndihmon edhe ne 

mireqenien psikologjike. Pergjate kohes aktiviteti i rregullt fizik ul rrezikun e vdekjes parakohe, 

22

Page 23: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

vdekjen nga semundje te zemres, dhe zhvillimin e diabetit, kancerin e zorres si dhe tension e 

larte te gjakut. Oret e edukimit fizik ne shkolle mund te rrisin pjesmarrjen e adoleshenteve ne 

aktivitetin  fizik energjik dhe  ti ndihmoje nxenesit e  shkollave  te mesme  te  zhvillojne njohuri, 

zakone si dhe aftesi qe do ju nevojiten per tu marre me aktivitet fizik pergjate gjithe jetes.  

 

Gjetjet kryesore 

• Midis nxenesve te shkollave te mesme 14.4% e tyre kane kryer per te pakten 30 minuta 

nje veprimtari fizike qe nuk i ka bere te  djersisin ose te marrin fryme me shpejtesi ne 5 

ose me shume dite te javes. Nuk verehet ndonje ndryshim i madh midis meshkujve dhe 

femrave perkatesisht  (18% dhe 11.9%), ndersa vihet re nje nje perqindje gati dy here 

me e madhe e pjesmarrjes ne kete veprimtari fizike e  nxenesve te klasave te 10 dhe 11 

krahasuar me klasen e 12 perkatesisht (15.9%, 16.6% dhe 7.8%). 

• 22.4%  e  nxenesve  te  shkollave  te  mesme  kane  kryer  per  te  pakten  20  min  nje 

veprimtari fizike sportive qe i ka bere te djersisin ose te marrin fryme me veshtiresi ne 

tre  ose me  shume  dite  te  javes.  Pjesmarrja  e  nxenesve  ne  keto  veprimtati  fizike  ka 

ardhur duke u ulur krahasuar me studimin qe eshte bere ne vitin 2005 perkatesisht nga 

33.6% ne 22.4%.      

• Prevalenca e pjesmarrjes ne aktivitet te fuqishem fizik eshte ne menyre sinjifikante me 

e larte te meshkujt 76% sesa tek femrat 51.8%. Nuk ka ndonje ndryshim te dukshem ne 

ndarjet sipas klasave. 

• Midis nxenesve te shkollave te mesme 20% e tyre jane stervitur per te forcuar muskujt 

ne tre ose me shume dite gjate 7 diteve te fundit para studimit. 

• Prevalenca  e  nxenesve qe  jane  stervitur  per  te  forcuar muskujt  eshte me  e  larte ne 

meshkujt 68.8% ne krahasim me femrat 23%. Nuk vihet re ndryshime ne perqindje ne 

ndarjet sipas klasave. 

• Mesatarisht  gjate  nje  jave  shkolle  79.5%  e  nxenesve  kane  frekuentuar  lenden  e 

edukimit fizik ne nje ose me shume dite. 

• Vihet  re  nje  ndryshim  i  lehte  i  prevalences  se  nxenesve  qe  frekuentojne  lenden  e 

edukimit  fizik  mesatarisht  gjate  nje  jave  shkolle  midis  meshkujve  dhe  femrave 

23

Page 24: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

perkatesisht  (75.2%  dhe  82.3%).  Nuk  verehet  ndonje  ndryshim  i  dukshem  te  kesaj 

prevalence ne ndarjet sipas klasave. 

• Midis nxenesve te shkollave te mesme gjate ores se edukimi fizik 60.1% e tyre sterviten 

ose luajne sport me shume se 20 minuta. 

• Gjate 12 muajve te fundit para studimit 25.8% e nxenesve kane  luajtur ne nje ose me 

shume skuadra. Prevalenca eshte me e madhe tek meshkujt me 43.2% ne krahasim me 

femrat 14.6%.     

• Mesatarisht  gjate  nje  dite  te  zakonshme  shkolle  47.1%  e  nxenesve  te  shkollave  te 

mesme kane pare tre ose me shume ore televizor ne dite. Vihet re nje rritje e  lehte e 

kesaj  prevalence  krahasuar me  studimin  e meparshem  ne  2005  ku  ka  qene  45.8%. 

Ndersa nuk ka ndryshime te dukshme midis meshkujve dhe femrave ne te dy studimet 

e kryera si dhe ne ndarjet midis klasave. 

• Lidhur me njohurite e marra ne shkolle per HIV dhe AIDS 89% e nxenesve raportojne qe 

kane mesuar ne shkolle per to.  

 

8. REKOMANDIME 

Si  përfundim,  bazuar  në  të  dhënat  e  përftuara  nga  ky  studim  pionier,  rekomandohet  sa më 

poshtë vijon: 

• Marrja e masave per ndalimin e tregtimit dhe konsumit te alkoolit ne shkolla. 

• Masa ligjore per ndalimin e konsumit te duhanit ne shkolla si dhe kontrollin e konsumit 

te tij ne ambiente publike. 

• Promocion aktiv mbi efektet e alkoolit dhe duhanit ne shendet. 

• Edukim shendetesor efecient. 

• Edukim seksual te plote. 

• Hapesire me e gjere ne kurrikulat mesimore per edukimin shendetesor. 

• Punonjësit  e  shëndetësisë  dhe  edukatorët  duhet  të  ushtrojnë  fushata  sensibilizuese 

lidhur me ushqyerjen e shëndetshme të rinisë shkollore ne vendin tonë.  

24

Page 25: INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK - doc 6-2.pdf · Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen

25

9. Literatura  

Studimi i Sjelljeve te Rrezikshme te te Rinjte e Shkollave te Mesme, Instituti i Shendetit Publik 2005  MP, Everett Jones S, Wilson TW, Kann L. The Youth Risk Behavior   Surveillance System: Policy and program applications – an update. Journal of   School Health 2002;71(1):13‐17            Kann L. The Youth Risk Behavior Surveillance System: Measuring health‐risk  behaviors. American Journal of Health Behavior. 2001;25(3):272‐277.    Brener ND, Kann L, McManus TL, Kinchen S, Sundberg EC, Ross JG. Reliability  of the 1999 Youth Risk Behavior Survey Questionnaire. Journal of  Adolescent Health 2002;31:336‐342.   Brener N, Lowry R, Kann L, Kolbe L, Lehnherr J, Janssen R, Jaffe H. Trends in  Sexual Risk Behaviors Among High School Students — United States, 1991  2001. MMWR 2002;51(38):856‐859.    Brener ND, Gowda VR. US college students’ reports of receiving health  information on college campuses. Journal of American College Health  2001;49:223‐228.  Brener ND, Wilson TW. Substance use on school property among students  attending alternative high schools in the United States. Journal of Drug  Education 2001;31(4):329‐342.  Brener ND, McMahon PM, Warren CW, Douglas KA. Forced sexual intercourse  and associated health‐risk behaviors among female college students in the  United States. Journal of Consulting and Clinical Psychology 1999;67(2):252‐ 259.  Brener ND, Simon TR, Krug EG, Lowry R. Recent trends in violence‐related  behaviors among high school students in the United States. JAMA  1999;282(5):440‐446.  Grunbaum JA, Kann L, Kinchen S, Williams B, Ross JG, Lowry R, Kolbe L. Youth  Risk Behavior Surveillance — United States, 2001 (PDF ‐ 16.1 MB). MMWR ;51 (SS‐4):1‐64.  Grunbaum JA, Kann L, Kinchen SA, Ross JG, Gowda VR, Collins JL, Kolbe LJ.  Youth Risk Behavior Surveillance—National Alternative High School Youth Risk  Behavior Survey — United States, 1998. MMWR. CDC Surveillance  Summaries 1999;48(SS‐7):1‐44.    Methodologic Studies of the BRFSS   Quick summaries of various methodologic studies of the Behavioral Risk Factor Surveillance System (BRFSS) including specific reliability and validity references     and bibliographies.             http://www.cdc.gov/brfss/pdf/mvr.pdf