20
DIALOG SHËRIMI I SKOLIOZËS

DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

DIALOG SHËRIMI ISKOLIOZËS

Page 2: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

HYRJE ..................................................................................................................................................................................................................................................................................3

ÇKA ËSHTË SKOLIOZA?.........................................................................................................................................................................................................................................4

SI DERI TE DIAGNOZA? .........................................................................................................................................................................................................................................5

SHËRIMI I SKOLIOZËS .......................................................................................................................................................................................................................................... 6

ÇKA ËSHTË SHENJA E RISERIT? ...................................................................................................................................................................................................................7

VROJTIM ...........................................................................................................................................................................................................................................................................7

ORTOTIKA .........................................................................................................................................................................................................................................................................7

NDËRHYRJET OPERACIONALE ....................................................................................................................................................................................................................... 8

KINEZOTERAPIA ......................................................................................................................................................................................................................................................... 8

SHËRIMI I SKOLIOZËS ME NDIHMËN E ORTOZËS ....................................................................................................................................................................... 8

PRODHIMI DHE VENDOSJA E ORTOZËS ................................................................................................................................................................................................ 9

DISA KËSHILLA TË DOBISHME PËR TË RINJTË QË MBAJNË ORTOZË DHE PËR PRINDËRIT E TYRE ................................................11

KINEZOTERAPIA .........................................................................................................................................................................................................................................................11

PYETJET QË BËHEN MË SË SHPESHTI ...................................................................................................................................................................................................12

USHTRIME PARANDALUESE ..........................................................................................................................................................................................................................14

PËRMBAJTJA

BOTUES:Qendra për ortotikë dhe protetikë Sllavej sh.a Shkup

KONTAKTE:Qendra për ortotikë dhe protetikë Shllave sh.a ShkupRr: “Vasil Gjorgov”, Nr. 45, 1000 ShkupTel: +389 2 321 76 33Fax: +389 2 324 71 [email protected]

Të gjitha tekstet dhe fotografitë janë të mbroj-tura nga të drejtat autoriale dhe kopjimi i tyre i paautorizuar, citimi, shpërndarja dhe shfrytëzimi

janë vepër e dënueshme.

Page 3: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

3

Të nderuar lexues,

Me këtë broshurë dëshirojmë t’ua ofrojmë të dhënat dhe përgjigjet ndaj pyetjeve që bëhen më së shpeshti nga prindërt e fëmijëve në adoleshencë që përballen me skoliozë. Më e përfaqësuar është skolioza idiopa-tike, prandaj në këtë broshuar shkruajmë për të. Nuk bëhet fjalë për sëmundje të rëndë. Më së shpeshti këto janë shtrembërime të buta të shtyllës kurrizore të cilat prindërit nuk i vërejnë. Shkaku konkret për këtë shtrembërim nuk është i njohur dhe më së shpeshti shfaqet te adoleshentët në fazën e posaçme të zhvillimit fizik dhe emocional – në pubertet! Kohëzgjatja e shërimit dhe mundësia e ndikimit në rezultatin pozitiv është i kufizuar në disa vite, prandaj janë shumë të rëndësishme kuptimi, durimi dhe këmbëngulja e të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë proces. Falë zhvillimit të shkencës dhe mundësive teknike, shërimi i skoliozës është në zhvillim përparimtar. Ekzistojnë disa mënyra të shërimit: vrojtimi, shërimi me ortozë, shërimi operacional dhe kinezoterapia e posaçme.Në të kaluarën, mëslëvizshmëria me ortozë ishte e drejtuar kaj aspekti i qëndrimit maksimal drejtë të trupit. Shfrytëzimi i një lloji të këtillë të ortozës në njërën anë ka patur ndikim pozitiv shfrytëzues, por nga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore gjatë korrigjimit ofrojnë dinamikë pasi që janë më të vogla, asimetrike dhe vendosen aty ku duhet, kështu që në vendet ku nuk ka nevojë për trysni formësohen me prerje. Dinamikën e përfitojmë përmes frymëmarrjes dhe “ikjes” në hapësirë të lirë në anën e kundërt të shtrembërimit të shtypur. Sa më e madhe që është shkalla e profe-sionalizmit të ortotistit, ortoza është më e vogël, e reduktuar në minimumin biomekanik.Një pjesë e shërimit të skoliozës i takon kinezoterapisë me ushtrime të posaçme përfundimtare. Shpesh veprohet gabueshëm kur fëmija kursehet nga ushtrimet trupore. Aktiviteti fizik dhe sporti janë të patjetër-sueshme për zhvillimin e fëmijëve. Ndonjëherë është i nevojshëm edhe shërimi operacional (kirurgjikal) i skoliozës që kryhet në qendra të specializuara për skoliozë.Shërimi i skoliozës është shembull ndërdisiplinor. Për të arritur sukses duhet dije, jo vetëm ekipi profe-sional, por edhe prindërit e fëmijës. Mjekësi e aftë+teknikë e aftë+prindër dhe fëmijë të edukuar janë tregues të suksesit. Shpresojmë se këto të dhëna në këtë broshurë dë t’ju japin përgjigje në numrin e madh të pyetjeve.

Ekipi i Sllavej SHA Shkup

Page 4: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

4

ÇKA ËSHTË SKOLIOZA?

Skolioza idiopatike është shtrembërim tredimensional i kurrizit

Shikuar nga para dhe pas kurrizit, duhet të jetë i drejtë në vijën e mesit. Skolioza është gjendje kur kurrizi është i shtrembëruar anash. Ky shtrem-bërim mundet të jetë në anën e majtë ose të djath-të dhe ngjan me shkronjën C, ose në të dy anët dhe duket si shkronja S. Zakonisht lakesa shihet në pjesën e kafazit (torakale), të belit (lumbale), ose si ndërthurje e të dyjave (torako-lumbale). Më e përhapur është lakesa torakale në anën e djathtë. Një pjesë e popullsisë ka shtrembërim të pakët të kurrizit (<10 shkallë). Me shtrembërimin e kurrizit unazat rrotullohen dhe kontribuojnë që të shfaqen kreshta kurrizore që manifestohen si ‘xhunga’. Shtrembërimi i kurrizit si pasojë e skoliozës është i dukshëm dhe anësor.

Që t’i dallojmë skoliozat e vërteta nga ato që nuk janë, i ndajmë në:

- Skolioza jostrukturore: ndryshe i quajmë edhe funksionale pasi që janë rezultat i problemit funk-sional, e nuk janë të lidhura me strukturën e kur-rizit. Nëse mënjanohet problemi funksional skolio-za nuk do të ekzistojë sepes struktura e kurrizit është në rregull. Problem funksional mund të jetë për shembull, këmba më e shkurtë, e me ngritje (këpucë ortopedike ose shtroja) problemi do të zg-jidhet dhe skolioza zhduket.

- Skolioza strukturore: ashtu siç flet edhe vet emri, problemi qëndron në strukturën e kurrizit. Skolioza strukturore mund të jetë simptomatike ose pasojë e ndonjë sëmundje tjetër, ose mund të paraqitet ndaras.Skolioza idiopatike ndahet varësisht nga mosha kur ndodh. Aq më herët që skolioza manifestohet, aq më tepër përkeqësim pritet.-Fëmijërore nga 0 deri 3 vjeçare,-Juvenile nga 4 deri 9 vjeçare-Adoleshente nga 10 deri në pjekurinë e kockave (më e përhapur)Skoliozat idiopatike shfaqen ted y deri 3 përqind e popullsisë adoleshente. Mirëpo, vetëm një numër i vogël kanë nevojë për trajtim. Skoliozat tek të cilat është i nevojshëm trajtimi shfaqen më së shpeshti te vajzat. Përkeqësimi më i madh i shtrembërimit shfaqet gjatë rritjes dhe zhvillimit në pubertet.Pasi që nuk i dimë arsyet e skoliozës idiopatike, të njëjtat nuk mund t’i parandalojmë.

Page 5: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

5

SI DERI TE DIAGNOZA?

Nëse dyshoni se keni skoliozë lajmërohu-ni te mjeku juaj amë pediatric ose mjeku i mjekësisë shkollore.

Ata do t’u kontrollojnë dhe në rast të ekzistimit të skoliozës do t’u udhëzojnë te ortopedi ose fiziatri. Kontrolli i specialistit është bazë për diagnozë të rregullt. Përbëhet nga:

ANAMNEZA

Me anamnezë, përmes bisedës me fëmijën dhe prindërit sigurohet përgjigje në çështjen e predis-pozitave gjenetike, sëmundje të deritanishme, trau-ma dhe shkaqe tjera të mundshme të skoliozës, si edhe kontroll të dokumentacionit të deritanishëm mjekësor.

Në këtë mënyrë mjeku mund të sigurojë shumë të dhëna të dobishme që janë të rëndësishme në mar-rjen e vendimeve për procedura të mëtutjeshme..

KONTROLLI KLINIK

Ekzistonjë shenja që tregojnë shfaqjen e skoliozës. Mjekët të cilët merren me këtë gjë e kanë të ash-tuquajturin ‘sy’, e gjatë vrojtimit ‘do të shohin’ se:

-Njëri sup është më lartë se tjetri,-Njëra shpatull është e ngritur më lartë se tjetra,-Gjysma nuk është e barabartë,-Njëra ije është më lartë dhe e hedhur anash për dallim nga tjetra,-Njëri krah është më afër trupit për dallim nga tjetri,-Njëra këmbë është më e shkurtër se tjetra,-Koka duhet të jetë e vendosur në mes të supeve.

Përveç kësaj, bëhet një test i thjeshtë dhe efikas përmes përkuljes para, ose testi i Adamsit që do të tregojë nëse ekziston structurë ‘e drejtë’ e sko-liozës dhe në cilën pjesë të kurrizit gjendet.

Në këtë test, si tregues përdoret edhe kurrizi i shtrembëruar anash që paraqitet me rrotullim të unazës dhe tuberkulumit të brinjës.

Page 6: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

6

Kur gjatë testit përkuleni para, gjendet xhunga brinjore, mjeku mund ta shfrytëzojë skoliometrin si masë për të përcaktuar këndin e rrotullimit. Kjo e ulë rrezikun e rrezatimit nga rëntgenogrami.

RTG inçizimi do ta vëtetojë diagnozën për skoliozë dhe do të jep të dhëna të sakta për modelin, ven-din dhe shkallën e shtrembërimit. Pas RTG inçizimit mjeku do ta përcaktojë këndin e Kobit.

Këndi i Kobit është matje e shtrembërimit të shtyllës në shkallë. Mjeku, fillimisht në RTG inçizimin e përcakton unazën nga ku ka filluar shtrembërimi dhe ku përfundon. Pastaj tërhiqet një vijë paralelisht me tehun e sipërm të unazës nga ku fillon shtrem-bërimi dhe tehun e unazës së poshtme ku përfundon shtrembërimi. Në vendin e mbiv-endosjes së vijave ose vendin ku priten vijat përfitohet këndi i Kobit.

SHËRIMI I SKOLIOZËS

Për mënyrën e shërimit më së shumti ndikon shkalla e shtrembërimit dhe potenciali i mbetur për rritje dhe zhvillim të fëmijës.

Duke marrë parasysh të dhënat anamnestike, pam-ja klinike, të dhënat radiologjike (inçizimet), merret vendim për mënyrën e shërimit të skoliozës. Më shumë do të ndikojnë dy faktorët që japin të dhëna për përkeqësimin e pritur dhe shkallën e shtrem-bërimit nga rritja apo zhvillimi potencial.Shkalla e shtrembërimit i ndihmon mjekut gjatë vendimit për shërim të mëtutjeshëm. Mbi tëvepro-jnë më shumë faktorë, por mundet të themi se:

• Shtrembërimi <10 shkallë sipas Kobit nuk kon-siderohet si skoliozë, por si asimetri e kurrizit.

• Shtrembërimi nga 10 deri 20 shkallë sipas Kobit duhet që të vrojtohet.

• Shtrembërimi prej 20 deri 45 shkallë sipas Kobit ka nevojë për ortozë (vlen shenja e Riserit).

• Shtrembërimi më shumë se 45 shkallë kërkon shërim operacional.

Potenciali i rritjes, respektivisht sa presim që pa-cienti të zhvillohet përcaktohet me krahasimin e lartësisë në të dy kontrollet e njëpasnjëshme (mat-jet), të shenjave të pubertetit dhe me ndihmën e shenjës së Riserit që shihet në RTG inçizimin. Ndon-jëherë mjeku mund të kërkojë edhe RTK inçizim të krahut që të vlerësojë se edhe sa kocka do të rriten dhe zhvillohen.

Page 7: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

7

ÇKA ËSHTË SHENJA E RISERIT?

Kockat nuk rriten në tërë gjatësinë. Ato rriten vetëm nga pjesa kërcore (e ashtuquajtura zona e rritjes ose plasaritjet epofizike). Me përfundimin e rritjes ato zona mbyllen, kockat ashtërohet dhe përfundon rritja. Në shërimin e skoliozës është me rëndësi të dihet se edhe sa do të rritet pacienti, për ta krijuar planin e shërimit. Këtë na e thotë RTG inçizimi i legenit ku shihet zona kërcore (i shohim si kapele të kockës së legenit). Ashtu siç kockat e skeletit shkojnë drejt fazes përfundimtare të rritjes, pjesë-pjesë zona kërcore ashtërohet dhe kjo mund të shihet në RTG inçizimin.

Ekzistojnë gjashtë shkallë të shenjës së Riserit, re-spektivisht në gjetjet mund të shkruhet Riser nga 0 e deri 5. Riser 0 do të thotë se kapelet nuk i shohim ende. Riser 1 – shohim një the më të përparuar të jashtëm të krahut të kockës pelvike apo legenore. Riser 4 do të thotë se I shohim të gjithë katër dhe bashkimi I tyre I fundit me kockat do të thotë Ris-er 5, dhe shënon fundin e rritjes. Nga kjo mund të shohim nëse fëmija rritet, në cilën fazë të rritjes është dhe sa kohë ka mbetur për rritjen. Nëse për shembull, ka shtrembërim ndërmjet 20 dhe 45 sh-kallve dhe me faktorët e mbetur, mjekut do t’i jetë e rëndësisë së posaçme që të dijë sa është shenja e Riserit që të mund të vendosë nëse ka nevojë për trajtim me ortozë.

Shërimi mund të jetë jooperacional ose operacio-nal. Në shërimin joperacional përfshihet: vrojtimi, shërimi me ortozë dhe kinezoterapia individuale. Secila nga shërimet e përmendura në më shumë raste duhet të jetë e shoqëruar me kinezoterapi individuale.

VROJTIMI

Vrojtimi do të thotë se mhjeku juaj e ndjek shërim-in përmes kontrolleve të rregullta në disa muaj. Shpeshtimi i kontrolleve varet nga fazat e rritjes. Kjo nuk do të thotë se në secilën kontroll nevoijtet edhe RTG inçizimi. Kur dhe si është i nevojshëm, për këtë vendos mjeku.Vetëm vrojtimi mund të jetë i mjaftueshëm për shtrembërimet e pakta, shtrembërimet me rrezik të ulët nga përkeqësimi ose nëse rritja ka marrë fund dhe historia e skoliozës është e favorshme.

ORTOTIKA

Mjeku mund të zgjedh llojin e ortozës, duke marrë parasysh të gjithë faktorët e përmendur që nd-ikojnë rrjedhën e shërimit të mëtutjeshëm. Sipas statistikave, një në pesë adoleshentë me skoliozë duhet të mbajë ortozë. Kohëzgjatja e mbajtjes së ortozës do të përcaktohet nga mjeku, kurse për shërim të suksesshëm nevojitet përkushtim i rreptë.

Page 8: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

8

Shërimi me ortozë rezulton me zvogëlimin e shtrembërimit të kurrizit. Megjithatë, qëllimi është ndalimi i shtrembërimit të mëtejshëm dhe të ulet mundësia për nevojë të ndërhyrjes operacionale.Mbajtja e ortozës mund të jetë e parehatshme pasi që i kufizon lëvizjet dhe mund të keni të nxehtë. Prandaj, ortopedia punon vazhdimisht në zhvillimin e teknologjisë që do të mundësojë mbajtje sa më të lehtë dhe të rehatshme të ortozës. Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të kup-tohet mbajtja e ortozës për t’i pranuar sa më qetë aspektet negative të saj.Mbajtja e ortozës nuk është e përjetshme, kurse mënyra e shfrytëzimit në një pjesë të caktuar të jetës mund të ndikojë pozitivisht në cilësinë e jetës pas mbajtjes.

NDËRHYRJET OPERACIONALE

Mjeku mund të rekomandojë ndërhyrje oparcio-nale për të korrigjuar shtrembërimin ose për të penguar të njëjtën nëse pacienti rritet ende ose nëse shtrembërimi është i madh dhe përkeqësohet shpejtë. Ndërhyrja operacionale më së shpeshti nënkupton fuzion (bashkim) të dy a më shumë un-azave në kurriz. Për këtë më së shpeshti përdoren pjesë shtesë të ashtuquajtura implante. Ato mund të jenë tela, vida, grepa e shufra. Në këtë mënyrë pengohet shtrembërimi i mëtutjeshëm i kurrizit.Implantet mbeten në trup dhe pas operacionit ndihmojnë në mbajtjen e kurrizit në gjendjen e re të ndikuar nga operacioni.

Zakonisht operacioni zgjat disa orë, varësisht nga lloji dhe qasja e operacionit. Dy muaj pas ndë-rhyrjes operacionale shumica e pacientëve kthe-hen në përditshmërinë e tyre me aktivitet të ku-fizuar fizik dhe sportiv.

Kufizimet do të ulen me kalimin e kohës deri në një vit pas operacionit. Shumica do t’u kthehen aktiviteteve normale dhe sportive pas 12 muajsh

kur pritet ngjitje e plotë e kockave. Këto janë disa parime të përgjithshme. Secili pacient është rast i veçantë dhe përmirësimi te secili është i ndryshëm.

KINEZOTERAPIA

Kinezoterapia përdoret si trajtim shtesë, respektiv-isht si mbështetje e tashmë mënyrave të përmen-dura të shërimit. Ekzistojnë shkolla të ndryshme, por e përbashkëta e tyre është se qasja ndaj paci-entit duhet të jetë individuale dhe ushtrimet duhet të jenë të destinuara për skoliozë, respektivisht të krijuara duke marrë parasysh shtrembërimin konk-ret, formën, vendin dhe modelin.

SHËRIMI I SKOLIOZËS ME NDIHMËN E ORTOZËS

Ortoza patjetër të veprojë në të gjitha tre përmasat e shtrembërimit të kurrizit.

Ortozat për skoliozë më së shpeshti janë të diza-jnuara për ta mbuluar trupin. Ato janë të ashtuquaj-tura OTLS (ortoza trako-lumbale-sakrale). Me kalim-in e kohës u shfaqën lloje të ndryshme të ortozave që shfrytëzohen për shërimin e skoliozës.

Page 9: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

9

Disa shkolla janë avokatë të shërimit të sko-liozës me kinezoterapi të posaçme dhe ortozë Cheneau e modifikuar sopas Rigou. Për shkak se skolioza është tredimensionale dhe në këtë ba-zohet kinezoterapia, ortoza patjetër të veprojë në shtrembërimin anësorë dhe në rrotullimin dhe shtrembërimin e kurrizit ku shihet nga anash. Për t’u arritur e gjithë kjo, ortoza përpunohet në atë mënyrë që në vende të caktuara saktësisht bën trysni në trup. Vendi ku ortoza bën trysni shihet si pjesë e shtypur, kurse ndjehet si vend me trysni të shtuar. Këtë e quajmë pelota. Trysnia e shtuar do të ishte e formave dhe dre-jtimeve të ndryshme. Përfaqësohet mendimi se të ashtuquajturat hapje të ortozës janë bërë për të qenë më e lehtë dhe më e pranueshme este-tikisht. Kjo nuk është e saktë! Hapjet janë njëjtë të rëndësishme si edhe vendet me trysni të shtuar. Nëse e ‘shtypim’ shtrembërimin në ndonjë drejtim, atëherë patjetër të lirojmë hapësirë ku do ta vendo-sim. Gjithashtu, frymëmarrja në ortozë do të ishte shumë e rëndë nëse trupi shtrëngohet nga të gjitha anët. Prandaj, qëllimisht përzgjidhen vendet për hapje, ashtu që njëra anë të shtypet shtrembërimi në atë hapësirë, e në anën tjetër frymëmarrja me aktivizim shtesë të muskulaturës e ‘tërheq’ në dre-jtim të njëjtë. Në këtë mënyrë arrijmë efekt shtesë.

PRODHIMI DHE VENDOSJA EPROTEZËS

Prodhimi i ortozës përfshin teknologjinë më bashkëkohore si skanimin e trupit, korrigjimi në formë digjitale, përpunim ma-qinerik të modelit me korrigjimin e nevo-jshëm.

Takimi i parë i fëmijës dhe prindit me teknikun or-topedik vjen pas kontrollit mjekësor ku është diag-nostifikuar skolioza dhe/ose kifoza dhe ka nevojë për korse ortozë. Në kohën e caktuar me teknikun ortopedik u dorë-zoni gjetjet dhe RTK inçizimin. Nëse deri tani keni patur ortozë, e merni me vete. Kur do ta bëni kon-sultimin e parë me teknikun ortopedik, ai do t’i merr të dhënat e juaja, do ta shqyrtojë dokumentacionin dhe RTG inçizimet dhe do t’i merr përmasat për or-tozë. Fillimisht merren përmasat siç janë: gjërësia ndërmjet ijeve, krahët e legenit apo pelvikut, përpa-sat nën sqetull, etj.Pastaj merren përmasat me ndihmëmn e 3D skanerit. Ky është një aparat i vogël i vendosur në duart e teknikut dhe që rrotullohet rreth pacientit për ta skanuar. Skaneri vendoset në një largësi të caktuar nga pacienti dhe nuk vjen në prekje me pacientin.SKANERI NUK RREZATON!

Page 10: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

10

Skanimi mundet të përsëritet pa ndonjë rrezik. Pro-cesi i përgjithshëm është mjaft i këndshëm dhe shumë më pak i sikletshëm për dallim nga marrja e përmasave për gjipsim që shfrytëzoheshte deri vonë. Procesi i marrjes së përmasave zgjatë rreth 20 minuta. Pastaj bëhet përpunimi digjital i modelit të skanu-ar, me çka arrihet një saktësi e madhe. Gjatë për-punimit, varësisht nga qëllimi i caktuar në ujdi me mjekun, punohet në formësimin e modelit dhe lëviz-jet në segmente të ndryshme, thellësinë e pelotave, shtimi i materialeve dhe përcaktimi i vendeve të hapura.

Modeli i trupit, origjinali dhe modeli për ortozë mbetet si një shënim digjital në arkivë dhe sipas nevojës mund ta krahasojmë me modelin e skanuar për ortozën e re, ose pas ndërhyrjes operacionale t’i krahasojmë dallimet e shfaqura, nëse ndodh që të shfaqen.

Shënimin përfundimtar digjital e vendosim në ma-qinën CNC (Kontrolli numerik kompjuterik – Com-puter numerical control) që e prodhon modelin pozitiv.

Modelit i mbathet termoplastikë e butë dhe e nx-ehtë që formësohet deri sa të ftohet, duke i dhënë kshtu formën përfundimtare.Vazhdohet me përpunimin përmbyllës dhe zbukurimin e termoplastikës me shembuj zbuku-rues që do t’u ofrohen për përzgjedhje.Tekniku ortopedik e përpunon ortozën nga termo-plastika e posaçme që është mjaft e fortë dhe e qëndrueshme për të ruajtur formën e duhur. Bëhet kujdes që mbajtja e ortozës të jetë sa më e rehatshme, kështu që lloji i materialit përzgjidhet varësisht nga pacienti.

Gjatë kohës së testimit të ortozës mundet të ven-dosen jastëqe nga materiali i shkumës, me qëllimin që mbajtja e ortozës të jetë më e rehatshme për pacientin ose nëse dëshirojmë që të shtojmë edhe më shumë trysninë. Ortoza mundet të mbahet nën veshje, por nën të patjetër të mbathet kanatiere e hollë krahshkurtë ose fanellë.

Page 11: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

11

PËR TË RINJTËDo të vazhdoni me të gjitha aktivitetet, ashtu si deri tani.

Nuk është e turpshme të mbahet ortozë – është si një lloj aparati për dhëmbët – i përkohshëm.

Zbukuroje ortozën!Ngjit foto, shkruaj vargje që të pëqejnë, merr nën-shkrime nga shokët dhe shoqet.

Ndoshta mendon se mbajtja e ortozës është e vështirë dhe e lodhshme, por ti mundesh ta durosh.

PËR PRINDËRITNxite fëmijën të vazhdojë me sport.

Shpërblejeni me veshje të reja dhe argëtim.

Shprehni ngushëllim dhe mirëkuptim sepse fëmi-jëve kjo mund t’u duket e pakëndshme.

Flisni me prindër tjerë që kanë problem të njëjtë, për të ndarë informacionet dhe mbështetjen. Jepni mbështetje.

KINEZOTERAPIA

Ky lloj i terapisë fizikale zbatohet për shërimin e skoliozës idiopatike. Ushtrimet janë krejtësisht individuale, të përcaktuara nga modeli dhem adhësia e shtrembërimit të kurrizit, mosha dhe gatishmëria fizike e pacientit. Pacienti trajnohet që ta përmirësojë qëndrimin e tij tredimensional të trupit.

Terapeuti mundohet që t’i njeh forcat korrigjuese dhe lëvizjet duke shfrytëzuar fushë pas fushe, deri sa të arrihet ndërthurja e cila vepron në të gjitha tre fushat. Bashkëpunimi i pacientit është shumë i rëndësishëm që të mund t’i kuptojë ushtrimet dhe kontributin nga zbatimi i tyre i rregullt. Ushtrimet janë menduar që të arrihet vetëdije për qëndrimin e vet nëpërmjet pozicionimit të rregullt. Qëllimi i ter-apisë është ndryshimi i mënyrës së vendosjes së trupit, që më vonë ndihmon në ruajtjen e gjendjes së korrigjuar.Terapeuti do ta vlerësojë me prekje stimulative do ta vlerësojë frymëmarrjen e rregullt, shtrëngimin dhe çlirimin e muskujve me qëllim të aktivizimit të korrigjimit. Duke përfytyruar dhe ndjerë se si pjesët e trupit reagojnë në atë lloj frymëmar-rje dhe pozicionim, me kalimin e kohës mësohet edhe mënyra e re e frymëmarrjes dhe pozicionimit të trupit. Që të merren të dhënat e pritura, duhen pasqyra dhe aktivitete para tyre. Qëllimi është që të mësohet ruajtja e pozicionimit të korrigjuar që të ushtrohet dhe zbatohet gjatë aktiviteteve të për-ditshme. Në këtë mënyrë e ngadalësojmë përkeqë-simin e shtrembërimit, e përmirësojmë formësimin dhe mbajtjen e trupit, e pakësojmë dhembjen e sh-kaktuar nga skolioza dhe e rritim kapacitetin vital të mushkërive të bardha.

DISA KËSHILLA TË DOBISHME PËR TË RINJTËQË MBAJNË ORTOZË DHE PËR PRINDËRIT

Page 12: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

12

PYETJET QË BËHEN MË SË SHPESHTI

ÇKA? SI? PSE?...DY TRE FJALË PËR SKOLIOZËN

SI MUND TA NJOH SKOLIOZËN?Jo çdoherë mund të vërehet në shikim të parë. Por, nëse shikoni më vëmendshëm, njëri sup ose ije është më e lartë se tjetra, beli nuk është i rrafshtë dhe krahët qëndrojnë larg trupit.

KUSH ËSHTË SHKAKTARI I SKOLIOZËS?Te më shumë se 80% e rasteve nuk është gjetur një shkak konkret. Skoliozat e tilla i quajmë ‘id-iopatike’, që do të thotë ‘shkaktar i papërcaktuar’. Treguest për të cilët e dimë se mund të shkaktojnë shtrembërim të kurrizit janë anomalitë kongjeni-tale (formësim jonormal i kurrizit i pranishëm gjatë lindjes), çrregullim nervor, sëmundje muskulore, çrregullime gjenetike (Sindromi Marfanov, Sindromi Daun), infektime dhe fraktura.

KUSH NUK E SHKAKTON SKOLIOZËN?Ekzistojnë shumë ide dhe supozime të gabuara për shkakun e skoliozës. Bartja e çantës së rëndë shkollore, qëndrim i parregullt, mungesa e kalcium-it, etj, nuk janë shkaqe të skoliozës.

A DHEMB SKOLIOZA?Adoleshentët e shëndoshë me skoliozë nuk do të duhej të ndjejnë dhembje nga shtrembërimi sko-liozik përpos shtrembërimit shumë të theksuar ku është e mundur një shkallë e caktuar e dhembjes së parehatshme. Nëse ka dhembje, duhet konsul-tim me mjekun për shkak të shkaktarëve tjerë të mundshëm.

SA ËSHTË E SHPESHTË SKOLIOZA?Është e pranishme te 2 deri 3% e popullsisë.

SI SHËROHET SKOLIOZA?Shërimi mund të jetë vetëm me vrojtim, mbajtje të ortozës ose shërim operacional.Secila nga metodat e lartpërmendura mundet, e në shumë raste duhet të ndërthuret me kinezoterapi individuale.

A MUNDET TË KETË PËRMIRËSIM, RESPEK-TIVISHT ZVOGËLIM TË SHTREMBËRIMIT PA TRAJTIM?Nuk mundet! Skolioza patjetër të shërohet. Shtrem-bërimi nga skolioza idiopatike nuk do të hiqet vet-vetiu. Shumë fëmijë kanë shtrembërime të pakta për të cilat nuk ka nevojë për shërim. Ata fëmijë kur do të rriten do të kenë jetë mjaft normale, kurse shtrembërimi do të mbetet gjithmonë. Me rritjen, shtohet shtrembërimi.

A MUNDEM EDHE MËTEJ TË USHTROJ DHE TË MERREM ME SPORT?Po. Të vazhdohet me aktivitete është e rëndë-sishme për shëndetin e përgjithshëm. Tanipërtani nuk ka aktivitet që do ta përkeqësonte skoliozën. Mund të merresh me gjithçka që të jep kënaqësi.

Shumë shpesh shtrohet pyetja se me çfarë sporti duhet të merret popullsia me skoliozë. Kemi hasur një thënie tërheqëse në Official Journal of FIMS, prandaj e propozojmë tabelën e të njëjtës. Përmen-det se nuk ka dëshmi që aktivitetet sportive janë të dëmshme për skoliozë idiopatike.

Page 13: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

13

LLOJET E SKOLIOZËS KËSHILLA

STRUKTURORE – idiopatike dhe joidiopatike*

Sporte që e ngarkojnë shpinën (ngritja e peshave, gjimnastika, hedhja e shtizës dhe tjera)

Mos u merrni me sport nëse keni dhembje në shpinë

Sporte që bëjnë ngarkim të pakët të shpinës (noti) Pa kufizime

Sporte që bëjnë ngarkim mesatar të shpinës (vrapimi, çiklizmi, skijimi, tenisi, futbolli,…)

Nuk është e theksuar që të mos merreni me sport nëse keni dhembje në shpinë

*Te skoliozat joidiopatike marrja me sport varet nga së-mundja parësore.

E huazuar nga: International SportMed Journal FIMS;Titulli i punimit: Position Statement Scoliosis and sports participation.Autorë: Prof. Jan L Gielen, MD, PHD, DR Els Van den Eede, MD Department of Radiologz and Medical Imaging, University Hospital Antwerp, Edegem, Belgium and Department of Physical Medicine and Rehabilitation, University Hospital Pellenberg, Pellengerb, Belgium.

CILI ËSHTË QËLIMI I MBAJTJES SË ORTOZËS?Mbajtja e ortozës ka për qëllim ta ndalojë shtrem-bërimin e mëtutjeshëm dhe ta pakësojë mundësinë për nevojnë e ndërhyrjes operacionale. Megjithatë, mbajtja e ortozës rezulton me zvogëlimin e shtrem-bërimit. Kur të merr fund rritja, ortoza nuk është mëtej e nevojshme.

A SHKAKTON DHEMBJE MBAJTJAE ORTOZËS?Mbajtja e ortozës nuk do të duhej të shkaktojë dhembje. Është me rëndësi ta kuptosh se duhet patjetër të ushtrohet trysni në pjesë të pacaktuara të trupit, që ortoza ta arrij efektin e saj. Prandaj ortoza në fillim mund të jetë e parehatshme për

mbajtje, por me kalimin e kohës do të mësoheni. Nëse mbajtja e ortozës dhemb duhet të lajmëro-hesh te tekniku ortopedik për të verifikuar nëse duhet të korrigjohet.

A DUHET VAZHDIMISHT TA MBA ORTOZËN?Më së shpeshti për shërim të suksesshëm duhet që ortoza të mbahet gjatë tërë ditës (23 orë në ditë). Mos harro se kjo është e përkohshme. Nëse merr pjesë në aktivitete sportive, atëherë nuk ka nevojë që ta mbani ortozën. Me rëndësiështë që t’u përmbahes udhëzimeve të mjekut, që më vonë të mos keni problem shtesë.

SA GJATË DUHET TA MBA ORTOZËN?Deri në përfundimin e rritjes ose ndërhyrjes opera-cionale.

SI DO TË NDIKOJË NË SKOLIOZË, NËSE NË TË ARDHMEN MBETEM SHTATZËNË?Shtatzania në periudhën e pjekurisë nuk duhet të ndikojë negativisht në skoliozë.Shqyrtim nga literature 2011: „„Does pregnancy increase curve progression in women with scoliosis treated without surgery?“Autorët: Josh E. Schroeder, Joseph R. Dettori, Eri-ka Ecker, Leon Kaplan përfunduan se një ose më shumë shtatzani nuk do të duhej të ndikojnë në përkeqësimin e skoliozës. Dhe në fund…Skolioza idiopatike adoleshente mund të shërohet dhe nuk do të ndikojë shumë në ak-tivitetet e jetës së përditshme dhe shijimin e jetës.

Page 14: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

14

Qëndro me këmbët hapur, në pozitë çlodhëse dhe përkulu para. Me të dy duart lëshuar, kujdes që majat e gishtave të jenë baraz të larguar nga dysh-emeja.

Në pozitë qëndrimi, lehtësisht hapni këmbët dhe krahët. Krahun e majtë drejtoheni te shputa e djathtë, ndërsa krahu tjetër e ndjek trupi dhe e kundërta.

Në pozitë qëndrimi, krahët vendosen në formën S, bëni devijime majtas e djathtas.

Në pozitë qëndrimi nxjerr një hap para në anën e djathtë. Kundes shpina të mbetet drejtë, e pastaj në anën e kundërt.

USHTRIME PARANDALUESE

SHEMBUJ TË USHTRIMEVE TE SKOLIOZAT E THJESHTA FUNKSIONALE

1 3

42

Page 15: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

15

Në pozitë qëndrimi bën devijime me pjesën e sipërme të trupit në të djathtë e në të majtë.

Shtriu në shpinë me gjunjtë e lakuar dhe krahë të shtrirë pranë trupit. Tërhiqe gjurin e djathtë drejt nofullës dhe ngrite kokën drejt gjurit, e pastaj të kundërtën.

Shtriu në shpinë me gjunjtë e lakuar dhe ngrite kokën dhe supet nga dyshemeja me krahët në drejtim të gjunjve, me gishta preki gjunjtë. Shpu-tat i forcon kah vetja, kurse legenin ose pelvikun e shtyn për dyshemeje.

Shtriu në shpinë me gjunjtë e lakuar dhe krahët e shtrirë pranë trupit, ngrite njërën këmbë në ajër deri në gjurin e këmbës tjetër, shputën forcojeni kah vetja, e pastaj të kundërtën.

5 7

6 8

Page 16: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

16

Shtriu në bark me krahët pranë trupit dhe bën devi-jime në dysheme me pjesën e sipërme të trupit në të majtë, me pëllëmbën e majtë tento ta prekësh gjurin, e pastaj të kundërtën.

Shtriu në bark me krahët pranë trupit dhe bën devi-jime në dysheme me pjesën e sipërme të trupit në të majtë, njëkohësisht lëvize këmbën e majtë në drejtim të dorës, e pastaj të kundërtën.

Në pozitë gjunjëzimi lëshoheni lehtësisht me trupin me ndihmën e duarve në dysheme, derisa krahët të jenë krejtësisht të shtrirë para kokës. Ruaje këtë pozitë e pastaj, e pastaj në të njëjtën mënyrë ktheu në pozitën fillestare.

Ulu në thembra, krahët i shtrini para kokës dhe zg-jatohuni. Ruaje këtë pozitë, e pastaj në të njëjtën mënyrë ktheu në pozitën fillestare.

Në pozitë katërkëmbëshe, njëkohësisht e shtrini dorën e majtë dhe këmbën e djathtë në pozitë hor-izontale, duke patur kujdes që shpina të mbetet e rrafshtë, e pastaj të kundërtën.

9

10

11

12

13

Page 17: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

17

Në pozitë katërkëmbëshe, e lëvizni me radhë njërin gju, e pastaj tjetrën dhe e prekni nofullën.

Në pozitë gjunjëzimi, duart vendosen në kënd të drejtë, i shtyni shpatullat prapa. E mbani këtë pozitë disa sekonda, çliroheni, e pastaj e përsëritni ushtrimin.

Në pozitë të ulur, shpina është e rrafshtë, këmbët e shtrira me shputa të shtrënguara dhe zgjatuara kah vetja, përkulesh para dhe tenton t’I prekësh shputat me të dy duart.

Në pozitë të ulur, shpina është drejtë, këmbët e shtrira me shputa të zgjatuara kah vetja, ngadalë përkuleni dhe tentoni t’i prekni shputat me të dy duart.

Merr pozitën e uljes turke, gradualisht me pjesën e sipërme të trupit përkulu në njërin, e pastaj në tjetrin gju.

Vërejtje!Gjatë periudhës së zgjatimit, pozita duhet të ruhet 15 sekonda. Është normale të ndjehet zgjatim në pjesën e trupit që e zgjatojmë, por jo edhe dhembje.

14 17

1815

16

Page 18: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

SHËNIME

Page 19: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore

SHËNIME

Page 20: DIALOG SKOLIOZËS SHËRIMI I - SLAVEJ.mkslavej.mk/al/wp-content/uploads/2019/02/Dijalog-Skolioza-alb.pdfnga ana tjetër e ka dobësuar muskulaturën e pacientit. Ortozat bashkëkohore