12
Disa nga veçoritë më dalluese të Ikhuanu Musliminëve 1 www.PerlatMuslimane.com Disa nga veçoritë më dalluese të Ikhuanu Musliminëve 1 Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435) Përgatiti: 1 Marrë nga libri: Esbab Istikamat-ish-Shebab ue Baua´ith Inhirafihim"

Disa nga veçoritë më dalluese të Ikhuanu Musliminëve§oritë... · Imam Salih el-Feuzan thotë në parathënien e këtij libri: ”Kjo temë që e kemi para nesh është shkruar

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Disa nga veçoritë më dalluese të Ikhuanu Musliminëve

1 www.PerlatMuslimane.com

Disa nga veçoritë më dalluese të

Ikhuanu Musliminëve1

Alameh

Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Përgatiti:

1 Marrë nga libri: Esbab Istikamat-ish-Shebab ue Baua´ith Inhirafihim"

Disa nga veçoritë më dalluese të Ikhuanu Musliminëve

2 www.PerlatMuslimane.com

Parathënia e librit

”Disa nga veçoritë më dallueset të Ikhuanu Musliminëve”

Imam Salih el-Feuzan thotë në parathënien e këtij libri:

”Kjo temë që e kemi para nesh është shkruar nga vëllai ynë Shejkh Zejd

bin Muhammed bin Hadi el-Madkhali. Ajo paralajmëron kundër këtyre

metodologjive, shpjegon pasojat e tyre negative dhe bën thirrje për t’iu

përmbajtur metodologjisë së Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Allahu e

shpërbleftë atë me të mira dhe e bëftë që mirëdashja e tij dhe këshillat e

tij të sjellin dobi.”

Disa nga veçoritë më dalluese të Ikhuanu Musliminëve

3 www.PerlatMuslimane.com

Atyre u mungon dashuria dhe urrjetja për hirë të

Allahut

Ata i kushtojnë rëndësi të madhe që ti rekrutojnë rininë në të menduarit e

el-Ikhuanul Musliminëve që është importuar nga jashtë. Ajo u themelua

nga Hasan el-Benna (vdiq. 1347). Ata nuk marrin parasysh nëse personi

që i përket metodologjisë së tyre është Sunni, risimtar në fe apo madje

edhe Rafidi. Kjo dëshmon se atyre u mungon dashuria dhe urrejtja

sheriatike për hir të Allahut. Allahu i udhëzoftë!

Ata luftojnë për ti rrëzuar qeveritë në vendet islame

Ata luftojnë fort, fshehurazi dhe publikisht, për të rrëzuar të gjitha

qeveritë e vendeve islame. Asnjë vend nuk është kursyer në botën islame.

Prioriteti i parë është Arabia Saudite. Ky është një veprim kaotik që zhduk

nderin, sjell fatkeqësitë dhe kundërshton metodologjinë e thirrjes

profetike që është e mëshirshme dhe përmban urtësi.

Ata i nxisin rininë kundër qeverisë Saudite

Ata i nxisin rininë dhe ata që janë si ta kundër pushtetarëve në këtë vend.

Allahu i ruajtë ata nga çdo e keqe dhe urrejtje, dhe ua ktheftë komplotin e

ziliqarëve kundër tyre në mënyrë që ata të mos arrijnë qëllimet e tyre për

të cilat punojnë, për të cilën rekrutohen dhe thërrasin në të.

Disa nga veçoritë më dalluese të Ikhuanu Musliminëve

4 www.PerlatMuslimane.com

Ata betohen shpesh në Allahun rrejshëm për të

promovuar thirrjen e tyre

Duke gënjyer dhe mashtruar ata betohen në Allahun shpesh. Ata besojnë

se kjo i sjell dobi thirrjes së tyre në të cilën ata thërrasin. Ata besojnë se

të gjitha thirrjet kanë nevojë për këtë, ndërsa ata nuk kan nevojë për

asgjë. Sepse thirrja e tyre është themeluar nga Hasan el-Benna. Një nga

poetët e tyre, tha:

Ikhuanët e kan një kullë

Çdo gjë në të është e mirë

Mos pyet kush e ka ndërtuar atë

Është Hasani i cili e ka ndërtuar atë1

Ata e konsiderojnë të lejuar gënjeshtrën për hirë të

davetit

Ata nuk i shmangen gënjeshtrës që shëmton njerëzit, besojnë se një

sjellje e tillë i sjell dobi thirrjes për në metodologjinë e tyre. Prandaj,

është krejtësisht në rregull për udhëheqësin e tyre dhe pasuesit e tyre të

gënjejnë.

1 Ky është një qëndrim i tepruar ndaj Hasan el-Bennës, metodologjisë së tij dhe metodologjisë së pasuesve të

tij. E vetmja gjë që është e mirë në mënyrë të plotë është ajo që qëndron në librin e fuqishëm të Allahut dhe

ajo që transmetohet autentikisht prej profetit bujar (salAllahu alejhi ue selem).

Disa nga veçoritë më dalluese të Ikhuanu Musliminëve

5 www.PerlatMuslimane.com

Ata sulmojnë pushtetarët dhe dijetarët

Ata sulmojnë pushtetarët dhe dijetarët fshehurazi dhe publikisht, duke

përfshirë myftiun e botës islame, devotshmëria, virtyti, zuhdi i të cilit

dëshmohet edhe nga armiqtë e Islamit, kurse ai kritikohet nga Ikhuanu

Musliminët në një mënyrë që as shkrimtari normal nuk është në gjendje të

shkruaj atë. Kam dëgjuar në një kasetë ku aty një aktivist në Gadishullin

Arabik i drejtohet Shejkh Ibn Bazit (rahimehullah) si më poshtë:

O ti, i cili je i përshkruar me fisnikëri dhe bujari,

ti ke ardhur së bashku me komplotistët e legjioneve

Çfarë ti them umetit tim dhe të të rinjve?

Çfarë të them kur ti vetë je goditur?

Ti ke ardhur si komandant i kuajve dhe kalorësëve të tyre

që ju ta luftoni mësuesin tim nga minberi im.

Ata revoltohen ndaj pushtetarëve në të gjitha mënyrat

Ata revoltohen ndaj pushtetarëve në të gjitha mënyrat e mundshme pa i

peshuar veprimet e tyre në peshoren e sheriatit ose pa pasur parasysh

pasojat. Ky është tipik i Hauarixhëve të cilët profeti (salAllahu alejhi ue

selem) i qortoi ashpër dhe nxiti që ata të luftohen dhe të vriten dhe

gjithashtu e qartësoi shpërblimin e madh të këtij veprimi.

Disa nga veçoritë më dalluese të Ikhuanu Musliminëve

6 www.PerlatMuslimane.com

Atyre nuk u intereson për besimin e saktë islam

Atyre nuk u intereson për besimin e saktë islam që është baza dhe

themeli i fesë. Për shkak të kësaj injorance, po ashtu për arsye të tjera, ju

i shihni se sa të përzier ata janë. Njëri është Sunni, një tjetër është Shi’it,

disa janë adhurues të varreve. Ata i bashkon sistemi i sektit plotësisht. Në

përputhje me të është themeluar vëllazëria, mbështetja dhe ndihma. Kjo

është një katastrofë e çuditshme.

Ata i duan organizatat sekrete në formën e shoqatave

kulturore

Ata i duan organizatat sekrete në formën e shoqatave kulturore, klube

sportive, aventura të skautëve, madje edhe shkollat ku mësohet Kurani,

të cilat shkolla duhet të respektohen në mënyrë që ato të mos bëhen një

kamuflazh që shfrytëzohet nga njerëzit dinakë dhe mashtrues. Në të

gjitha këto që përmendëm më lartë ata kanë shfrytëzuar njerëzit

dashamirës që kujdesen për këto institucione.

Ata lavdërojnë pasuesit e bidateve dhe qortojnë Ehl-

us-Sunnetin

Ata nuk vlerësojmë gjërat në mënyrë të duhur dhe sheriatike. Një

shembull i kësaj është se ata lavdërojnë pasuesit e bidateve dhe i ngrisin

ata dhe aktivitetet e tyre në qiell, ndërsa qortojnë ata që duhet të

lavdërohen, vlerësohen, për të cilët duhet lutur në mënyrë që ata të bëjnë

sakrifica edhe më të mëdha dhe të vazhdojnë të ecin në metodologjinë e

mirë dhe të drejtë profetike.

Disa nga veçoritë më dalluese të Ikhuanu Musliminëve

7 www.PerlatMuslimane.com

Ata shfaqin një gjë dhe fshehin një tjetër

Ata tregojnë xhelozi për ligjin islamik dhe urrejtje ndaj sekularizmit dhe të

ngjashme. Në të njëjtën kohë ky grup vepron vepra të fshehura dhe

veprime të shëmtuara që shpesh bien në kundërshtim me atë që flasin,

veprojnë dhe në të cilën thërrasin.

Ata hulumtojnë gabimet e pushtetarëve dhe bëjnë

akuza të rreme ndaj tyre

Ata hulumtojnë gabimet e pushtetarëve të vendeve islamike në përgjithësi

dhe gabimet e pushtetarit të këtij vendi (Arabisë Saudite) në veçanti. Ata

bëjnë akuza të rreme kundër dijetarëve Selefi dhe i akuzojnë ata si spiunë

të cilët punojnë nën presion dhe se nuk i kuptojnë çështjet bashkëkohore.

Ata pretendojnë se pasioni i tyre për legjislacionin islam ka vdekur dhe se

ata nuk janë një referencë dije në këtë vend.

Disa nga veçoritë më dalluese të Ikhuanu Musliminëve

8 www.PerlatMuslimane.com

I kërcënojnë dhe i frikësojnë ata që parlajmërojnë

kundër tyre

Ata i kërcënojnë dhe frikësojnë pa mëshirë ata që i kritikojnë ata ose

paralajmërojnë kundër metodologjisë së tyre. Një prej liderëve të tyre të

vegjël më shkroi një letër mua dhe Shejkh Ahmed bin Jahja en-Nexhmit

(rahimehullah), e përbërë nga shpifje, akuza për mëkate dhe fajësim. Kjo

dëshmon urrejtjen e tij të fshehtë kundër atyre që e kritikojnë

metodologjinë e Ikhuanëve që rrjedh në mishin dhe gjakun e tij dhe e

posedon zemrën dhe gjuhën e tij.

Pavarësisht nga madhësia e vogël e këtij shkrimi, e emërtova ”en-Nekd

uer-Radd alal-Akual el-Muftarah”. Unë kam marrë të paktën dhjetë prej

pikave të saj në librin tim ”El-Axhuiibah es-Sadidah”1. Në mënyrë që

lexuesit ta dinë se çfarë urrejtje Ikhuanu Musliminët kanë kundër

nxënësve Selefi, pa marrë parasysh se si është në fakt dituria Selefite,

thirrja e saj, ndershmëria dhe devotshmëria. Kjo i ngjan pak asaj që tha

Xhasim el-Muhalhal, një nga udhëheqësit dhe teorikët e Ikhuanu

Musliminëve:

”Thirrja e Ikhuanu Musliminëve refuzon të pranojë çdonjë që

refuzon ti përmbahet strategjisë së tyre dhe sistemit të tyre, edhe

pse ai është thirrësi me të kuptuarit më të mirë të Islamit dhe

besimit, më i pasionuari dhe më i përkushtuari në namaz.”2

1 3 / 307-308, botimi i dytë 2 Lid-Du’at Fakat, fq. 122

Disa nga veçoritë më dalluese të Ikhuanu Musliminëve

9 www.PerlatMuslimane.com

Ata janë plotë urrejtje ndaj Selefive

Ata mashtrojnë dhe debatojnë shumë kur u kërkon që të lëshojnë pe nga

gabimet e dukshme që gjenden në metodologjinë e Ikhuanu Musliminëve,

e cila sipas tyre është e pagabueshme. Përgjigja e tyre është të betuarit

në Allahun në mënyrë të përsëritur për të justifikuar metodologjinë e tyre,

refuzojnë çdo gjë në mënyrë negative që është e lidhur me metodologjinë

dhe pohojnë çdo gjë pozitive në lidhje me të. Kështu, thirrësi dashamirës

nuk mund të bëj asgjë tjetër përveç që t’ia lë Allahut këtë.

Në lidhje me ata që nuk kanë njohuri lidhur me këtë metodologji dhe

rregullat e saj, udhëheqësve dhe ideologëve, atëherë ata bien në

humnerën e tyre, në të njëjtën mënyrë si flutura e cila mashtrohet nga

drita e zjarrit dhe fluturonë drejt në zjarr. Duket sikurse ata kanë pasion

për legjislacionin islam, ndërsa në fakt ata mbajnë dinakëri, komplot, dhe

gatishmërinë për t’i devijuar të gjithë ata që mbështetin metodologjinë e

Selefëve, ose që e duan atë, sepse ata janë të kapur për librin e Zotit të

tyre (Azze ue Xhel), Sunnetin autentik të profetit të Tij (salAllahu alejhi ue

selem) sipas metodologjisë Selefite.

Ata u kushtojnë rëndësi Ilahive (enashideve)

Sekti Ikhuanu Muslimin e teprojnë me ilahi dhe kujdesen për ti mësuar

përmendësh ato dhe i dëgjojnë me pasion. Disa janë madje të shoqëruara

edhe me instrumente muzikore si daullet. Ata i kanë propaganduar ato në

mënyra të ndryshme. Ata thonë:

”Ato janë ilahi islame. Ai që proteston kundër tyre nuk i kuptonë

fare çështjet bashkëkohore. ”

Një këngëtarë i cili iu atribuohej një grupi islamik, më tha:

”I këndojnë këngë njerëzve në mënyrë që ata të fillojnë të qajnë.”

Disa nga veçoritë më dalluese të Ikhuanu Musliminëve

10 www.PerlatMuslimane.com

Ata i përqeshin Selefitë të cilët kundërshtojnë

metodologjinë e tyre

Mbështetësit e metodologjisë së Ikhuanu Musliminëve i përqeshin dijetarët

Selefi dhe nxënësit e tyre që shkojnë kundër metodologjisë së tyre dhe i

akuzojnë ata se janë ”dijetarë të parave”, ”dijetarë të së keqës” dhe

”pasivë”. Në të njëjtën kohë ata e justifikojnë pasivitetin e tyre me fjalë

boshe duke thëne se i dërguari (salAllahut alejhi ue selem) thirri në

Teuhid-ul-Uluhije trembëdhjetë vjet në Mekë, dhe se nuk është koha për

konfrontim.

Nëse ke dyshim në këtë që u përmend, duhet të lexosh atë që aktivisti1 i

vocërr (që në përgjithësi ëshë edukuar nga librat e shkruar nga ideologët

e Ikhuanu Mulsliminëve) ka shkruar. Dëgjo se si ai u drejtohet dijetarëve

të të gjitha kohërave të cilët kanë shkruar lidhur me diturinë sheriatike,

kanë bërë përpjekje të ngrisin lart çështjet e besimit dhe dispozitave dhe

thirrjes sipas menhexhit Selefi. Por, pasi që ata as nuk kanë ecur në

rrugën e aktivistëve politikanë apo nuk kanë kundërshtuar dhe nuk janë

revoltuar kundër pushtetarëve, aktivisti Aid el-Karni u foli në këtë

mënyrë:

Falu dhe agjëro sa të duash

Feja nuk e njeh adhuruesin me anë të namazit dhe të agjërimit

Le të jenë tespitë tua dy metra të gjata,

vendose një çallmë dhe ngjyrose me ngjyrë mermeri

Ti je një nga murgjit e priftërinjëve

Ti nuk je nga feja e Ahmedit (Muhammedit) …

Disa nga veçoritë më dalluese të Ikhuanu Musliminëve

11 www.PerlatMuslimane.com

Si pasojë, ka thënë një vëlla fisnik nga dijetarët Selefi:

”Kjo poezi lavdëron dhe mbështetë politikën e devijuar dhe nënçmon

dijetarët, diturinë e tyre dhe veprat e tyre. Sipas tij, ata nuk përfitojnë

nga dija e tyre, e as nuk përfitojnë nga namazi i tyre apo nga adhurimi i

tyre përderisa ata nuk merren me të kuptuarit aktivist dhe të shpikur. Ai

madje edhe bën tekfir mbi ta, kur thotë:

Ti je një nga murgjit e priftërinjëve

Ti nuk je nga feja e Ahmedit …

Njeriu që qëndron pas kësaj poezie qartë përhap librat, autorët e të cilëve

i kanë mbushur ato me gabime dhe bidate famkeqe. Disa prej këtyre

shkrimtarëve është Sejjid Kutub dhe Ebul-Ala el-Meududi. Allahu i bëftë

ata që i detyrojnë këta njerëz që ti kthehen të vërtetës.

Ata propozojnë udhëheqës dhe u besatohen atyre

Ata u propozojnë udhëheqës anëtarëve të tyre në çdo rajon apo qytet,

varësisht nga nevoja. Zakonisht, këta liderë janë të rinj të cilët e kanë

veten në huj dhe të cilët janë mashtruar nga udhëheqja e tyre. Udhëheqja

u lejon atyre që të edukojnë individët sipas rregullave dhe statuteve të

metodologjisë së tyre. Pastaj ata i besatohen, besatim i cili nuk ndodhë

nga njerëzit e tyre derisa ata të mos kenë kaluar nëpër disa faza gjatë një

periudhe më të gjatë kohore. Besatimi ka disa gjëra paraprake, pakte dhe

marrëveshje të ndryshme. Këtë ma kanë thënë njerëz të cilët kanë qenë

me ta dhe pastaj janë zgjuar dhe i kanë braktisur ata për ta përqafuar më

pas metodogjinë e qartë dhe të shëndoshë Selefite. Sa sekretet ekzistojnë

në besatimin e tyre të shpikur! Disa prej tyre janë zbuluar, sikurse ishte

sulmi shpërthyes në Rijad. Edhe pse organizimi i tyre vazhdon për tu

aplikuar, ti nuk duhet të presësh asgjë tjetër pos incidenteve dhe

aksidenteve të shumta.

Disa nga veçoritë më dalluese të Ikhuanu Musliminëve

12 www.PerlatMuslimane.com

Ata kanë karaktere të dyfishta

Fshehen, ndërrojnë dhe bëjnë lajka kur duan ta kthejnë kah vetja dikë që

ata besojnë se mund tu shërbejë motiveve të tyre. Gjendja e tyre mund të

jetë e fshehur madje edhe për dijetarët me të cilët ata përzien për një

kohë të gjatë. Sepse ata thonë dhe bëjnë gjëra që nuk qortohen, ndërsa

njëkohësisht fshehin gjëra tjera. Çdo gjë tjetër e shfaqin vetëm kur rrijnë

në udhëheqje.

Ata përpiqen për rritjen e pushtetit dhe neglizhojnë

çështjen e besimit

Ata përpiqen për arritjen e pushtetit. Ata shfrytëzojnë figurat e tyre që në

të gjitha mënyrat t’u shërbejnë metodologjisë së tyre. Prandaj i sheh ata

se si i luftojnë pushtetarët të cilët i konsiderojnë të jenë adhurues të

idhujve në Hakimijeh1. Ata nuk kujdesen për idhujtarinë në adhurim të

cilën të gjithë të dërguarit e luftuan dhe i këshilluan njerëzit që të lirohen

prej saj. Zëdhënësi i tyre tha kur ai refuzoi Selefitë:

”Na lëni nga idhujtaria e të vdekurve, ata kanë vdekur. Ne jemi të

detyruar që të luftojmë idhujtarinë e të gjallëve.”

Ai ka për qëllim pushtetarët

1 Fjala ”Hakimijeh” është një term i shpikur që shpesh përdoret nga Kutbitë dhe ata që shkojnë pas tyre.