68
1 VENERA ALLIAJ Manuali i Bibliotekës së Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 (për përdoruesit e bibliotekës) Durrës, 2017

Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

1

VENERA ALLIAJ

Manuali i Bibliotekës së

Universitetit “Aleksandër

Moisiu”: 2017-2019

(për përdoruesit e bibliotekës)

Durrës, 2017

Page 2: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

2

Qëllimi i manualit

Bota rreth nesh ka ndryshuar. Evolucioni që po lind nga

sistemet e reja të komunikimit është ende në fillimet e veta.

Interneti është vërtet një det me mundësi, por duhet të dimë si ta

konsumojmë.

Manuali me anë të nocioneve, kritereve, formon një grupim

qasjesh, për ta lehtësuar kërkimin dhe gjetjen e informacionit të

duhur. Ndryshimet sociale janë në varësi të ndryshimeve

teknologjike. Ja pse duhet urgjentisht një qasje e vazhdueshme e

Page 3: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

3

implementimit të informacionit, me këshilla të organizuara, të

detajuara, të shpërndara në ueb-e e portale, me guida e

udhërrëfyese.

Sa më shpejt, saktë, ta përthithim këtë perspektivë, aq më të

fuqishme do të jenë shtyllat që do të mbajnë shoqërinë e sotme, për

një të ardhme më të sigurtë.

Problemi sot është se, teknologjia ka arritur të ketë një

përshpejtim të rrufeshëm, e cila shoqërohet me një ndryshim social,

kulturor, jo shumë ritmik.

Ky libërth mbi gjetjen dhe ruajtjen e informacionit në një

bibliotekë shkencore, synon të jetë një dokument informues që

lehtëson përqasjen e përdoruesve në bibliotekë, të cilët angazhohen

në një detyrë, mikrotezë, disertacion apo punim shkencor.

Manuali përpiqet të ofrojë një analizë të detajuar mbi

përdorimin e katalogut të integruar, arshivës akademike,

materialeve të skanuara, materialeve në formatin elektronik,

kërkimin bibliografi, etj. Do tregohen hapat e nevojshme për gjetjen

shpejt, saktë dhe pa kosto të informacionit që ofron një bibliotekë.

Manuali ofron përshkrimin e databazës së bibliotekës, të

shoqëruar me figura, adresa uebsaitesh, listë me termat e panjohura

për përdoruesit dhe për shkurtimet që janë përdorur.

Page 4: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

4

Përmbajtja

Vendndodhja e bibliotekës

1. Misioni, vlerat dhe objektivat e bibliotekës

UAMD

2. Periodiku i bibliotekës

3. Gjetja e informacionit në bibliotekë

4. Open Access ( qasje e hapur në informacion)

5. Përdorimi i librave elektronikë

6. Trajnime për përdoruesit e bibliotekës

7. Përkufizime

Page 5: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

5

Vendndodhja

Universiteti “Aleksandër Moisiu” ndodhet në lagjen Nr.1,

Rruga e Currilave, të qytetit të Durrësit në një zonë panoramike

e cila deri ne vitin 2006 rezultonte e pazhvilluar, por me

ndërtimin e rrugës dhe me hapjen e universitetit pati një

zhvillim të konsiderueshem. Universiteti ndodhet prane bregut

te detit, pikerisht aty ku Rruga “Taulantia” merr kthesen per ne

plazhin e Currilave.

Në këtë ndërtesë, në katin e parë ndodhet Biblioteka Nr. 1.

Page 6: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

6

Biblioteka Nr.2 ndodhet pranë Kampusit universitar, Rr.

Miqësia, Spitallë, Durrës.

Biblioteka u krijua në bazë të Ligjit Nr.8576, datë 3.2.2000

“Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar me

ligj nr . 9217, date 8.4.2004 “Për disa shtesa dhe ndryshime në

Ligjin nr.8576, date 3.2.2000 "Për Bibliotekat në Republikën e

Shqipërisë". Ajo punon sipas standardeve ndërkombëtare dhe

udhëzimeve të përcaktuara nga IFLA ( Federata

Ndërkombëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Bibliotekave dhe

Institucioneve), UNESCO, BE, dhe politikave të brendshme të

vetë bibliotekës.

Disa nga standardet dhe formatet ndërkombëtare që përdor

biblioteka janë: ISBD, AACR2, UNIMARC, MARC 21, UDC,

Page 7: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

7

Z39.50, OPAC, SRU/SË, RFID, LCSH (Library of Congress

Subject Headings) etj

Biblioteka qëndron e hapur nga e hëna në të premte [ 8:00-

16:00]

Çfarë gjej në bibliotekë?

Biblioteka përfshin materiale të printuara dhe elektronike të

cilat i përkasin disiplinave të ndryshme, si ekonomi, edukim,

IT, histori, inxhinieri, drejtësi, art, mjekësi, etj, në gjuhë shqipe

dhe të huaj. Biblioteka është e përditësuar me materiale të reja

nga burime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, revista

elektronike, mikroteza, disertacione, leksione të skanuara, etj.

1. Misioni, vlerat dhe objektivat e bibliotekës

UAMD

Misioni i bibliotekës UAMD

Të avancojë vitalitetin intelektual, njohuritë dhe kreativitetin e

komunitetit të universitetit

Vizioni

Të sfidojë veten për të qenë në qendër të hulumtimeve

intelektuale. Për këtë:

Page 8: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

8

1. të nxisë njohuritë dhe përdorimin e koleksioneve dhe

shërbimeve 2. angazhim me të gjithë anëtarët e komunitetit 3. sigurimi i hapësirave kreative 4. të përqafojmë kulturën e inovacionit dhe eksplorimit

Vlerat

Biblioteka është zotuar të përmbushë vlerat:

1. integriteti

të udhëhiqet nga parimet e lirisë intelektuale dhe

mbrojtjen e privatësisë. të veprojë me sinqeritet, drejtësi,

profesionalizëm në ndërveprimet e saj

2. kompetencë

të krijojë qasje në koleksione me cilësi të lartë, të fokusohet në

të menduarin kritik, të mësojë komunitetin në vlerësimin e

burimeve

3. inisiativë të përpiqemi të njihemi me nevojat e komunitetit

4. bashkëpunim përmes bashkëpunimit dhe punës në ekipe, ne fitojmë partneritet

mekomunitetin

5. të kujdesurit ruajmë dhe sigurojmë qasje në të dhënat shkencore.

menaxhojmë koleksione, duke ndërtuar njëkohësisht

marrëdhënie të forta me komunitetin

Page 9: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

9

6. barazi dhe përfshirje komuniteti të ndihet i mirëpritur në bibliotekë, duke respektuar

prejardhjen e tyre Qëllimet dhe objektivat dhe parimet e bibliotekës

1. efektiviteti institucional: bibliotekat përcaktojnë, matin

dhe vlerësojnë efektivitetin institucional dhe përdorin

gjetjet për përmirësimin e vazhdueshëm

2. vlerat profesionale: bibliotekat çojnë përpara vlerat

profesionale të lirisë intelektuale, vlerat dhe të drejtat

e pronësisë intelektuale, ruajtjen e privatësisë së

përdoruesit dhe aftësimi i përdoruesve në

informacion

3. roli edukativ: bibliotekat janë partnerë në misonin

edukativ të institucionit, duke mbështetur dhe

zhvilluar aftësimin në informacion, për suksesin

akademik, kërkimin shkencor dhe të mësuarit gjatë

gjithë jetës

Page 10: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

10

4. zbulimi: bibliotekat duhet të zbulojnë

informacion në të gjitha formatet për

përdoruesit, duke përdorur mjetet dhe

teknologjinë e fundit

5. koleksionet: bibliotekat sigurojnë akses në

koleksione të mjaftueshëm në cilësi, thellësi,

format, diversitet, për mbështetjen e hulumtimit

dhe mësimdhënies

6. hapësirat: bibliotekat janë intelektuale kur

përdoruesit ndërveprojnë në dy mjedise, fizike

dhe virtual, për lehtësimin dhe zgjerimin e

njohurive

7. menaxhimi/administrimi: bibliotekat angazhohen në

planifikimin dhe vlerësimin e vazhdueshëm, për

përmbushjen e misionit në mënyrë efikase dhe efektive

8. personeli: bibliotekat sigurojnë një numër të

konsiderueshëm cilësor personeli, për të arritur sukses

në mjedis të ndryshueshëm

9. marrëdhëniet me jashtë: nëpërmjet strategjive të

shumta biblioteka mbron dhe promovon vlerat e

saj.

Page 11: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

11

Strategjia e bibliotekës

Biblioteka është e angazhuar për të siguruar përsosmëri në

të gjitha fushat e ofrimit të shërbimit

Për këtë:

1. duhet të sigurojmë një mjedis të sigurtë, të

mirëpritur dhe që ofron shumëllojshmëri të

hapësirave të rehatshme, për frymëzimin e të

mësuarit, kërkimin dhe kreativitetin

2. një staf i dobishëm, i sjellshëm, që krenohet me punën

që bën në bibliotekë

3. burimet e informacionit të jenë lehtësisht të

arritshme, të besueshme, dhe të një cilësie të lartë

Strategjia reflekton fokusin tonë në mësimdhënie,

angazhimin tonë për zhvillimin e vazhdueshëm të

shërbimit, në përmbushjen e nevojave të universitetit

Të edukosh për arritjen e suksesit

1. biblioteka ofron burime dhe shërbime fizike dhe virtuale 2. sigurimi i hapësirave të gjera dhe fleksibël të mësimit,

për të frymëzuar të mësuarit 3. të punuarit me kolegët akademikë për mbështjetjen e

bibliotekës

Page 12: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

12

Investimi në stafin e bibliotekës

1. stafi ynë është burimi më i çmuar në arritjen e

përsosmërisë, në drejtimin efikas, inovativ, efektiv,

dhe fleksibël

2. investimi në trajnimin e vazhdueshëm të stafit, për t’u

pajisur me njohuri për sot dhe të ardhmen

3. krijimin e një kulture që e shikon ndryshimin si një

mundësi

Ngritja e standardeve dhe aspiratave

1. zhvillimi i hapësirave të bibliotekës në përpërputhje me

aspiratat e universitetit

2. minimizimi i pengesave në hulumtimin e materialeve

3. sigurimin efikas të shërbimeve, zhvillimin dhe zgjerimin e

shërbimeve ekzistuese

4. zhvillimi i kanaleve elektronike me përdoruesit

5. maksimizimi i burimeve elektronike

6. vetëshërbim efikas

Page 13: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

13

Standardet pretendojnë që bibliotekat: 1. t’u përmbahen parimeve

2. të identifikojnë dhe të përzgjedhin treguesit e performancës që janë në harmoni me misionin e institucionit dhe kontribuojnë në efektivitetin institucional

3. të shtohen treguesit e performancës për shërbime të vecanta si, inisiativa e aksesit të hapur 4. aftësimi i përdoruesve në informacion 5. të bëhen vlerësimet sasiore/cilësore 6. mbledhja e evidencave nga vlerësimet e bëra, për të treguar

shkallën e suksesit 7. përdorimi i të dhënave të vlerësimit për përmirësimin e

bibliotekave

Rritja e kapacitetit dhe influencës

Biblioteka mban lidhje me organe kombëtare dhe

ndërkombëtare, për të ruajtur vetëdijen e saj në zhvillimet

kryesore

1. përveç hapësirave të mësimit, të vazhdojë të ofrojë hapësira

sociale që plotësojnë kërkesat e përdoruesit tanë dhe për të

maksimizuar përfitimet për universitetin

Page 14: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

14

2. mbështetje për kërkuesit me anë të workshop-ve, udhëzuezve

individualë

3. zhvillimi i shërbimeve për një akses të hapur

Page 15: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

15

2. Periodiku i bibliotekës

Më poshtë jepen titujt kryesorë të revistave që vijnë rregullisht në

bibliotekë.

1. Revista shkencore “ Economicus”: botohet dy herë në vit,

Revista pasqyron realitetet, arritjet, zhvillimet dhe sfidat e reja në

fushën e ekonomisë, teknologjisë, financave dhe shoqërisë në

Shqipëri dhe në botë. Trajton problematikat e zhvillimit

ekonomiko-social, financave publike, tregjeve financiare, stabilitetit

makroekonomik, politikave ekonomike e financiare, zhvillimit

territorital e social, kredisë dhe bankave, sistemeve të sigurimeve

dhe pensioneve, çmimeve dhe inflacionit, efektet dhe kërkesat në

kuadrin e integrimit europian, ndikimet dhe përballja me zhvillimet

e ekonomisë botërore dhe globalizimit, inovacionit dhe progresit

teknologjik.

2. Revista shkencore “ Justicia”: botohet 2 here ne vit

Në revistë gjejnë pasqyrim risitë dhe zhvillimet bashkëkohore në

fushën e së drejtës, qasja krahasimore, problematika që haset në

praktikë, dhe nga kjo pikëpamje këto punime përmbajnë jo vetëm

Page 16: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

16

vlerë në pasqyrimin e aspektit teorik e doktrinar kontemporan por

edhe vlerë praktike.

3. Revista shkencore “ Educatio”: botohet dy herë në vit

Është revistë profesionale kërkimore. Objektivi kryesor i revistës

është të shërbejë si një forum i hapur për kërkuesit në të gjithë

botën, për të prezantuar dhe diskutuar shqetësime të përbashkëta

qofshin ato në rrafsh lokal, kombëtar, ndërkombëtar apo

transnacional në shkencat e edukimit, duke u kthyer kështu në një

burim shumë të rëndësishëm për akademikët, këshilluesit,

administratorët, hartuesit e kurrikulave dhe kërkuesit shkencorë.

Numra të veçantë të revistës do të egzaminojnë në thellësi çështje

të rëndësishme të shkencave të edukimit në ditët e sotme si:

metodologjia, motivimi dhe arsimimi.

Page 17: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

17

4. Revista shkencore “ Polis”: botohet dy herë në vit

Në këtë revistë inkurajohet larmia e stileve të të shkruarit dhe

metodologjive të ndryshme, por synimi kryesor është forcimi i stilit

anglosakson të të shkruarit dhe të argumentuarit. Një karakteristikë

dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur

kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri.

5. Revista shkencore “Sociological Analysis”: del dy herë në

vit, gjuha: anglisht

SA do të jetë në gjendje të sigurojë sociologëve shqiptarë

informacion të vyer për gjendjen aktuale apo tendencat të kohës në

disiplinën e sociologjisë. Një pjesë e rëndësishme e qëllimit të madh

të SA-së është të promovojë këmbimim e ideve mes sociologëve

shqiptarë e të huaj si edhe të inkurajojë bashkëpunimin akademik

mes tyre. Revista u organizua si institucion eksperimental social për

të nxitur të menduarit e ri, promovimin e tolerancës e për të vepruar

si forum serioz për shkencëtarët e shkencave sociale- në Shqipëri

dhe vende të tjera- që sillnin bashkë njohuritë teorike dhe

rekomandimet praktike dhe të bënin me zë opinionet e tyre në

çështje të shumta me të cilat përballej shoqëria shqiptare sot, ashtu

Page 18: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

18

edhe për ato të shoqërive fqinje si edhe një komunitet më të gjerë

kombesh.

6. “Bankieri”: botim i Shoqatës Shqiptare të Bankave

rol edukues, lidhur me trajtimin e aspekteve dhe problematikave të

përditshme bankare dhe financiare, me synimin që, edhe publiku i

gjerë, përveç bankierëve, të mund të përmirësojë njohuritë e tij

ekonomike, financiare dhe ato bankare, si pjesë e edukimit

financiar.

Botim tremujor

7. Kuvendi: botim periodik i Kuvendit të Shqipërisë

Përgatitet nga Shërbimi i Botimeve Parlamentare të Kuvendit të

Shqipërisë. Revista e Kuvendit shërben si një ndër instrumentet

institucionale të transparencës dhe të komunikimit me qytetarët mbi

produktet më të rëndësishme e me një impakt të gjerë publik të

veprimtarisë parlamentare.

Del 2 herë në vit

Page 20: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

20

10. “Südosteuropa”: revistë e politikës dhe shoqërisë

Përmban studime mbi Evropën Juglindore dhe Lindore. Publikon

artikuj me standarde të larta akademike.

Del 4 herë në vit

11. “Mësuesi”: revistë e përmuajshme kombëtare arsimore. Është

botim I Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

12. Drita e kur’anit: revistë shkencore për hulumtime e studime

kur’anore.

Revista del katër herë në vit

13. “Panorama inforegio” trajton politikat rajonale, zhvillimin

ekonomk të vendeve të BE-së.

del 4 herë në vit

gjuha: anglisht

Page 22: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

22

16. “Live & learn”: revistë e BE-së

Trajton çështjë të arsimit, tregun e punës, trajnimet,

Gjuha: anglisht

Del 4 herë në vit

17. Periodiku i BE-së

Në një nga projektet ku është përfshirë biblioteka, koordinator i të

cilit është Delegacioni I Komisionit Evropian, u fitua statusi :”EU

info point”. Që prej vitit 2009, në bibliotekë vijnë periodikisht

publikimet e BE-së nga Zyra e Publikimeve të BE-së në

Luksemburg.

Page 23: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

23

Mund të shkarkohen falas në adresën:

http://publications.europa.eu/en/ëeb/general-

publications/publications

18. Revista shkencore ndërkombëtare e Universitetit “ Aleksandër

Mosiu” : “IJRD”, revistë online, semestrale me ISSN: 2313-058X,

me akses të hapur.

Page 24: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

24

Bibliotekat akademike përdoren nga studentët si një vend studimi

dhe kërkimi duke përdorur materialet e tyre ose të vetë bibliotekës.

Kur dizajnohet një bibliotekë akademike , kërkohet të krijohen

hapësira të qeta, të rehatshme dhe të përshtatshme për studim. Për

gjetjen e informacionit në bibliotekë duhet të shfrytëzoni ambientet

e saj, recepsionin, ëeb-in e bibliotekës, katalogun elektronik, fondin

e librave, fondin e periodikut, fondin e librit elektronik, arshivën

akademike, koleksionet digjitale, guidën e bibliotekës.

Si ta gjej atë që kërkoj?

Hyrja në databazën e bibliotekës pa qenë e nevojshme prezenca

fizike e përdoruesit në mjediset e bibliotekës:

- Hyni në faqen zyratre të universitetit “ Aleksandër

Moisiu”: www.uamd.edu.al

- Duke klikuar në opsionin : kërkimi shkencor, do të

gjeni : biblioteka

- Do t’ju hapet një dritare me të dhëna për shërbimet që

ofron biblioteka

Shembull: po të klikoni tek: “Aktivitete”, do njiheni me

historikun e Aktiviteteve më të rëndësishme që ka zhvilluar

biblioteka ndër vite:

Page 25: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

25

Page 26: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

26

1. Gjetja e informacionit në bibliotekë

( duke përdorur katalogun elektronik)

Me përjashtim të rasteve kur përdoruesi vjen vetë në bibliotekë

dhe kërkon informacion përmes rafteve ose duke kërkuar

ndihmën e specialist të bibliotekës, ai mund të përdorë

databazën e bibliotekës duke hyrë në linkun:

kataloguonline.uamd.edu.al.

Page 27: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

27

Katalogu elektronik do ndihmojë cilindo në gjetjen e

informacionit që disponon fondi i bibliotekës.

Gjetja e informacionit të shtypur (print) në bibliotekë

Shumë njerëz thonë që kanë gjetur informacion në ueb. Në fakt,

shumica e librave, filmave, regjistrimeve, revistave shkollore,

dhe kopjet e vjetra të gazetave që mund të gjejmë në bibliotekë

nuk janë në ueb. Burimet në bibliotekë janë rishikuar nga

bibliotekarët, kështu që cilësia është përgjithësisht e lartë dhe

materialet janë llogjikisht të organizuara. Gjithashtu, kur

shkojmë në bibliotekë, ne kemi një punonjës që na ndihmon kur

ne nuk jemi në gjendje të orientohemi vetë për gjetjen e

informacionit të duhur.

Page 28: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

28

Si duhet të veproni kur ju nevojitet informacion:

1/a. përcaktimi i llojeve të burimeve që na nevojiten

Para se të filloni kërkimin në bibliotekë, duhet të përcaktojmë

llojin e burimeve që na nevojitet. Të diturit se ku duhet filluar, na

ndihmon të marrim më shpejt atë që kërkojmë.

Instruktori juaj mund të specifikojë llojin e burimeve që duhet të

përdorni.

Lloji i burimit:

BURIMI LLOJI I

INFORMACIONIT

SI TA GJEMË

INFORMACIONIN

Libra

universitarë,

tema diplome,

disertacione

Shtrirje e gjerë dhe e

thellë për cdo subjekt

Katalogu i bibliotekës

Revista

universitarë

Raporte dhe kërkime

të fundit shkruar nga

ekspertët

Indekse print dhe

databa e bibliotekës

Revista të

tregut

Raporte të

informacioneve ëe

kanë të bëjnë me me

fusha dhe produkte

specifike

Indekse print dhe

databa e bibliotekës

Revista

popullore

Raporte dhe

përmbledhje të të

rejave të fundit, sport,

modë, reklama

Indekse print dhe

databa e bibliotekës

e-books Materiale elektronike,

shkencore, në gjuhë të

huaj

Skedari elektronik,

serveri i bibliotekës

Page 29: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

29

Botimet

qeveritare

Statistika , studime

dhe raporte qeveritare;

kryesisht për mjekësi

Katalogu bibliotekar,

dhe ëeb-et qeveritare

Video, audio,

harta,

dokumentarë

Varietete

informacionesh

Katalogu i bibliotekës

Duhet të bëhen disa pyetje para se të fillohet kërkimi, si p.sh.:

• Sa informacion të nevojitet?

• Të nevojitet të përdorësh lloje të vecanta burimesh?

• Sa aktuale duhet të jetë informacioni?

• A ke një ide të përgjithshmë në atë ç’ka kërkon? - Apo ke

nevojë për ndihmë?

1/b. përcakto fjalëkyçet

Katalogu i bibliotekës të ofron dy mënyra kryesore kërkimi:

-Të shfletosh duke kërkuar

-me anë të fjalëkyçeve

Shfletimi të lejon të kërkosh me autor ose titull. Ju duhet të

përdorni fjalët e duhura ( të shkruani pa gabime gjuhën shqipe).

Për autorët: emri zakonisht shoqërohet me mbiemrin përpara.

Shembull: “Shakespeare Ëilliam”

Për titullin: Shembull: “Merchant of Venice” dhe jo “The

merchant of Venice” por mund të kërkoni dhe me një fjalë të

vetme nga titulli: “Merchant”

Page 30: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

30

- Kërkimi me anë të fjalëkyçeve të lejon të kërkosh gjithë fushat

në katalogun e bibliotekës. Gjithashtu, kërkimi me fjalëkyç

është mënyra kryesore për të gjetur informacionin në databazën

e bibliotekës

Shembull:

Më poshtë jepet përshkrimi bibliografik i një libri dhe tek

subjects jepen të gjitha fjalëkyçet:

Biologjia qelizore dhe molekulare/ Tefta Rexha - Tiranë SHBLU

1998 - 360 f. me il. 29 cm.

Red.:Ema Voshtina

Përfshin referenca bibliografike dhe indeks

Subjects--Personal Names: Biologjia qelizore dhe molekulare --

Biologjia-Qeliza-Biologjia molekulare-Tekste per shkollat e larta

UDC: / 577.2(075.8)/R 35

Nëse nuk gjeni terma të mjaftueshme për detyrën tuaj,

konsultohuni me me një fjalor termash, me katalogun e

bibliotekës së kongresit ( catalog.loc.gov), ose me specialistët e

bibliotekës.

Kur të keni fjalëkyçet tuaja, i përdorni ato për të kërkuar në

katalogun e bibliotekës:

Page 31: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

31

Nëse filloni me një fjalëkyç, shanset për të gjetur informacion

janë shumë. Për shembull, nëse kërkoni me fjalën: “Infermieri”,

do dalin 115 rezultate në katalogun elektronik (fig. më poshtë):

Page 32: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

32

Termi “ infermieri” quhet term i gjerë. Nëse e ngushtoni

kërkimin tuaj duke përdorur lidhëzat “ose”, “jo” “dhe”, numri i

gjetjeve të informacionit pakësohet dhe bëhet më i saktë.

Shembull:

Një student i infermierisë duhet të përgatisë një temë diplome për

fëmijët e sëmurë. Po të bëjmë një kërkim të avancuar: “kujdesi

infermieror” dhe “temë diplome”:

Page 33: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

33

Pas klikimit në dritaren “search” dalin 94 rezultate.

Page 34: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

34

Kërkimi i avancuar na lejon të hyjmë më në brendësi të temës që

kërkojmë.

Nëse do kërkojmë me fjalëkyçet : “kujdesi infermieror” dhe

“ fëmijë” do dalin vetëm dy rezultate:

Në këtë mënyrë i afrohemi më shumë asaj çka kërkojmë.

Përzgjedhim temën që na tërheq më shumë dhe e shkarkojmë

falas duke klikuar mbi opsionin “shkarko tekstin”:

Page 35: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

35

Përfitojmë tekstin në formatin pdf:

Page 36: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

36

Kërkimi me 3 lidhëzat e mësipërme quhet kërkim bolean.

1/c. gjetja e librave

Librat akademikë ju ofrojnë analiza të shumë subjekteve. Ato

gjithashtu përbajnë bibliografi që ju ndihojnë ju të gjeni burime

të tjera, në fusha specifike. Bibliotekat janë vende të

mirëorganizuara për vendosjen e librave.

Biblioteka jonë përdor klasifikimin ndërkombëtar universal

(UDC), bazuar në numra, nga 0 tek numri 9, për klasifikimin dhe

vendosjen e librave në rafte:

Grupet kryesore të UDC-së janë:

0 Çështje të përgjithshme. Shkenca dhe dituria. Organizimi.

Informacioni. Dokumentacioni. Shkrimi. Bibliografia.

Bibliotekonomia. Institucionet. Dokumentet dhe botimet në

përgjithësi.

1 Filozofia. Psikologjia. Logjika. Etika.

2 Feja. Teologjia

3 Shkencat shoqërore. E drejta. Qeveria.

Kjo degë mund të nëndahet në nëndarjet kryesore, në vartësi të

literaturës që ka biblioteka si më poshtë.

31 Demografia. Sociologjia. Statistika.

32 Politika.

33 Ekonomia.

34 E drejta. Legjislacioni.

35 Administrata publike. Qeveria. Shkenca dhe arti ushtarak.

36 Përkujdesja shoqërore. Bamirësia. Koha e lirë.

37 Edukimi. Mësimdhënia. Përgatitja. Koha e lirë.

Page 37: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

37

389 Metrologjia. Peshat dhe masat.

39 Etnologjia. Etnografia. Jeta shoqërore. Mënyrat e jetesës. Folklori.

5 Matematika dhe shkencat e natyrës.

Mund të ndahet si më poshtë:

51 Matematika

52 Astronomia. Astrofizika. Kërkime hapsinore. Gjeodezia.

53 Fizika.

54 Kimia. Kristalografia. Mineralogjia.

55 Shkencat e tokës. Gjeologjia. Gjeofizika. Sizmologjia. Meteorologjia.

Hidrologjia.

56 Paleontologjia.

57 Shkenca biologjike në përgjithësi. Virologjia. Mikrobiologjia.

58 Botanika.

59 Zoologjia.

6 Shkencat e aplikuara. Mjekësia. Teknologjia.

Nëndahet si më poshtë:

61 Shkencat mjekësore në përgjithësi.

62 Inxhinieria. Teknologjia në përgjithësi.

63 Bujqësia. Shkencat dhe teknikat që lidhen me të. Pyjet.

64 Ekonomia shtëpijake. Shkenca shtëpijake. Drejtimi i ekonomisë

shtëpijake.

65 Drejtimi dhe organizimi industrial, tregtar dhe i komunikacionit.

66 Teknologjia kimike. Industria kimike dhe industritë që lidhen me të.

67 Industritë e ndryshme. Zejet.

68 Industritë, zejet dhe tregtia për artikujt dhe grupet e artikujve të

përfunduar.

69 Teknika e ndërtimit. Materiale ndërtimi. Praktika dhe proceset e

ndërtimit.

7 Artet. Zbavitja. Argëtimi. Sporti.

Mund të nëndahet si më poshtë:

71 Planifikimi fizik. Planifikimi krahinor i qytetit dhe i fshatit. Peisazhet,

parqet, kopshtet.

72 Arkitektura.

73/76 Artet figurative

Page 38: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

38

77 Fotografia dhe proceset e ngjashme me të.

78 Muzika

79 Shlodhja. Zbavitja. Argëtimi

796/799 Sportet.

8 Gjuha. Gjuhësia. Letërsia.

81 Gjuhësia. Gjuhët

82 Letërsia

821.18 Letërsia shqipe. Për lehtësi në etiketë mund të përdoret 8Sh.

821.1/.9 Letërsia e huaj. Për lehtësi në etiketë mund të përdoret 8H

8F Letërsia për fëmijë.

Në qoftë se letërsia ndahet sipas gjinive, kjo pasqyrohet dhe në numrin e

vendit, p.sh.:

8Sh-1 Letërsia shqipe, poezi

8Sh-2 Letërsia shqipe, drama

8Sh-31 Letërsia shqipe, romane etj.

Po ashtu dhe letërsia e huaj mund të ndahet sipas gjuhëve, sipas gjinive etj.,

p.sh.:

821. 111 Letërsia angleze.

821.112.2 Letërsia gjermane

821.133.1 Letërsia franceze etj. 9 Gjeografia. Biografitë. Historia.

Kjo degë ndahet në këto nëndarje:

91 Gjeografia. Eksplorimi i tokës dhe i vendeve të veçanta. Udhëtimet.

Gjeografia rajonale.

929 Studime biografike.

93/99 Historia.

949.65 Historia e Shqipërisë

Page 39: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

39

Shpjegimi i numrit të klasifikimit:

Shembull :

327(4/9) "1814/1914"/Ric 52

327- tregon kategorinë e librit dhe fushën që mbulon

(4/9)- shtrirjen e vendeve të botës që trajtohen në libër

"1814/1914”- tregon vitet që trajtohen në libër

Ric 52- të dhënat e autorit

Shembull 2.

Nëse jemi duke kërkuar material për barazinë gjinore në shqipëri

kërkojmë në databazë duke përdorur kërkimin e avancuar me dy

fjalëkyçe: “barazia gjinore” dhe “Shqipëri”,

Page 40: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

40

Dalin tre rezultate. Po të kërkonim vetëm me një fjalëkyç

“barazia gjinore”, do merrnim 10 rezultate. Kërkimi i parë është

më i saktë, më i shpejtë dhe sigurisht pa kosto.

Shembull 3.

Na duhet informacion për diabetin. Hyjmë në databazë dhe

kërkojmë me fjalëkyçin “ diabeti”, ( figura më poshtë). Marrim 6

rezultate:

Mund të kërkojmë edhe tek “open access”, që gjendet tek faqja

zyrtare e bibliotekës. Aty zgjedhim linkun:

https://elifesciences.org/ dhe kërkojmë me fjalëkyçin në anglisht

“diabete”:

Page 41: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

41

Marrim nje rezultat dhe e shkarkojmë me komandën që ndodhet

sipër në të djathtë të faqes:

Page 42: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

42

Përfitojmë në formatin pdf artikullin shkencor në anglisht që flet

për diabetin (figura më poshtë):

Page 43: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

43

Gjetja e informacionit në bibliotekë duke përdorur

katalogun COBIB.Al

Biblioteka e Universitetit “Aleksandër Moisiu” me përfshirjen në

projektin e projektuar nga Instituti i Shkencave të Informacionit

IZUM në Slloveni, përfaqësohet sot në Bibliotekën Virtuale të

Shqipërisë : COBIB.AL.

Linku i bibliotekës UAMD në COBIB.AL është:

http://www.al.cobiss.net/scripts/cobiss?ukaz=BASE&bno=92013&id=102

9556853797888

Linku bëhet funksional për përdoruesit kur të jenë hedhur të

gjitha rekordet. Aktualisht janë hedhur rekordet e fondit që i

takon Fakultetit të Biznesit dhe Edukimit.

Page 44: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

44

Në këtë link mund të kërkojmë duke përdorur “kërkimin e

thjeshtë”, “kërkimin e avancuar” ose “kërkimin e specializuar”.

Shembull:

Nëse na duhet infomacion për Ismail Kadarenë dhe botimet e tij,

kërkojmë tek dritarja e kërkimit me emrin dhe mbiemrin e

autorit: “Kadare”.

Dalin 9 rezultate. (fig. më poshtë):

Po të vazhdojmë kërkimin duke klikuar tek libri që na intereson,

p.sh: “Darka e gabuar”, do të dalin të dhënat e librit me detaje si

dhe vendndodhja e librit (fig. më poshtë):

Page 45: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

45

Në të djathtë të faqes, përdoruesi gjen shpjegime për përdorimin

e katalogut.

Ndihmë për kërkim (në cobib.al):

Zgjerimi i termave

Nëse nuk jeni i sigurt për formën e saktë të një emri, mund të

përdorni zgjerimin e termave në kërkimin e avancuar për të

shfletuar indekset e kërkimit. Shkruani fillimin e emrit të autorit

dhe klikoni butonin (zgjerimi i termave). Do të fitoni një listë

emrash, nga e cila mund të përzgjidhni emrin e saktë. Emri do të

kopjohet automatikisht në kutinë e kërkimit. Nëse dëshironi,

gjithashtu mund të shtypni emrin e saktë në kutinë e kërkimit.

Page 46: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

46

Emër vetjak

Emrat e përveçëm në fushat e autorëve me emra të përdorur si

emërtime lëndore janë invertuar (anasjellë) - mbiemri pasohet

nga emri(at). Në mes të mbiemrit dhe emrit janë vendosur një

presje dhe hapësirë. Në kërkimin përmes frazës, emrat duhet të

futen në këtë mënyrë: Mbiemri, Emri.

Përzgjedhja e termave të kërkimit

Gjatë kërkimit për informacion, zgjedhja e duhur e termave të

kërkimit është me rëndësi vendimtare. Nëse keni vetëm ide të

paqartë për termat e kërkimit, filloni me termat themelorë p.sh.:

Nëse dëshironi të dini cilat sëmundje vijnë nga rriqrat, por nuk

dini emrat e infektimeve (sëmundjeve), futni:

Shembull

Infektimi (sëmundja)

Shpesh herë nuk është i mjaftueshëm një term i vetëm për të

gjetur rezultate relevante, prandaj duhet të futni:

Shembull

“sëmundje rriqrash”

Duke shtuar terma do të ngushtoni kërkimin, si dhe në shumë

raste do të eliminoni edhe rezultate të rëndësishme. Përdorni

terma të kërkimit më të specifikuar (më precize) që do t’i gjeni

gjatë shfaqjes së rezultateve më të rëndësishme.

Page 47: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

47

Shembull:

“borreliosis meningoencephalitis”

Te kërkimi themelor, do të arrini rezultate më të mira nëse

përdorni fjalët kyçe në vend të gjuhës natyrale.

Shembull:

“sëmundje rriqrash” është term i kërkimit më i mirë se sëmundjet

që shkaktohen nga rriqrat.

2. Open Access ( qasje e lirë)

Nëse jeni të interesuar për më shumë informacion shkencor, në

gjuhë të huaj dhe në format elektronik, ju vijnë në ndihmë

burimet e hapura ose “open access” që ju ofron faqja e

bibliotekës. Në pjesën më të madhe të vitit akademik këto linqe

janë falas për të gjithë përdoruesit e bibliotekës.

Qasja e lirë nënkupton mjete dhe materiale të ndryshme që

përdoren në proçesin mësimor dhe në proçesin e nxënies së

njohurive. Ato mund të përfshijnë libra mësimorë, fletore për

ushtrime, doracakë, fjalorë të llojeve të ndryshme, literaturë

profesionale, hulumtime, katalogje, por edhe programe

kompjuterike, shërbime dhe platforma të internetit, softuerë të

Page 48: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

48

llojeve të ndryshme, baza digjitale me përmbajtje dhe të dhëna,

etj, gjithçka që mund të përdoret për mësim dhe hulumtim.

Qasja e lirë ndihmon të gjithë ata përdorues që nuk kanë mundësi

ekonomike, teknologjike apo sociale. Burimet e hapura përdoren

për hulumtime dhe për qëllime edukative, në bazë të të drejtave

autoriale. Problemet kryesore të këtyre burimeve janë kufizimet

e përdorimit të tyre dhe janë në dispozicion për një numër të

kufizuar përdoruesish.

“burime të hapura” lidhet me termin e David Wiley për

përmbajtje të hapur, promovuar në vitet ’80, ’90. Vetë termi

“ burime të hapura arsimore” u përdor në vitin 2002 nga

UNESCO. E drejta për t’u arsimuar dhe për të patur qasje tek

mjetet për edukukim është një nga të drejtat më të rëndësishme të

njeriut.

Mbështetësit kryesor të burimeve të hapura janë OKB,

UNESCO, OECD, BE. Burimet e hapura janë të rëndësishme për

të gjitha shoqëritë dhe vendet, kryesisht për vendet e pazhvilluara

dhe shoqëritë në tranzicion, duke ndikuar në zhvillimin dhe

përparimin e këtyre shoqërive, dhe duke përmirësuar qasjen në

dije. Në shekullin XX u paraqitën shumë modele të hapura, si,

kodi i hapur, softuër me kod të hapur, hardueri me kod të hapur,

standarde të hapura, qasje e hapur, burime të hapura arsimore.

Qasja e hapur lidh traditën e vjetër me teknologjinë e re. Qasje të

Page 49: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

49

hapur në literaturë kuptojmë të qënurit e saj në dispozicion të

përhershëm, duke i dhënë mundësi përdoruesit ta lexojë,

shkarkojë, printojë, shpërndajë pa pengesa financiare, ligjore apo

teknike.

Përparësitë e qasjes së hapur:

Disa nga përparësitë janë cilësia e lartë e literaturës që ofrohet,

rritja e numrit të klikimeve të materialeve shkencore, ruajtje

afatgjatë e informacionit shkencor, liria kundër çensurës, ofrimi i

shërbimeve efikase për përdoruesit, promovimi i aktiviteteve që

mbështesin afëtsimin në informacion, rritja e lexueshmërisë,

rritja e numrit të citimeve të burimeve shkencore.

Po të hyni në faqen e bibliotekës do të gjeni një numër të

konsiderueshëm adresash të hapura që mund t’i shfrytëzoni duke

i shkarkuar falas:

Page 50: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

50

Open Access:

• http://gajus.qendra-list.org/gazeta/ Gazetën e Jurisprudencës

shqiptare GAJUS mund ta shkarkoni në versionin pdf

Page 51: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

51

• http://www.dlib.org/ D-Lib Magazine is an electronic

publication with a focus on digital library research and

development, including neë technologies, applications, and

contextual social and economic issues. D-Lib Magazine

appeals to a broad technical and professional audience

• http://harvardmagazine.com/ Your independent source for

Harvard news since 1898

• https://www.elsevier.com/about/open-science/open-

access/open-access-journals Elsevier is a world-leading provider

of information solutions that help you make better decisions,

deliver better care, and sometimes make groundbreaking

discoveries in science, health, and technology

• http://www.scirp.org/journal/openaccess.aspx is an

academic publisher of open access journals. It also publishes

academic books and conference proceedings. SCIRP currently

has more than 200 open access journals in the areas of science,

technology and medicine.

Page 52: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

52

• https://elifesciences.org/ publishes outstanding research

in the life sciences and biomedicine from the most fundamental

and theoretical work, through to translational, applied and

clinical research

• http://open.ieee.org/ open access allows authors to publish

in respected high-quality traditional journals while also

complying with new open access policies

• OAPEN : Contains freely accessible academic books,

mainly in the area of Humanities and Social Sciences.

• Open Library: An electronic book resource containing

over a million e-books.

• Project Gutenberg: Offers over 45.000 e-books in various

formats.

• Internet Archive – Universal Library: The Universal

Library Project, sometimes called the Million Books Project

contains over 100.000 books.

• Bartleby.com: Bartleby.com provides the full text of

hundreds of classic/older works in reference, poetry, fiction and

nonfiction.

• Complete works of William Shakespeare: This site has

offered Shakespeare’s plays and poetry to the Internet

community since 1993.

• Digital Library for International Research: E-resources on

the DLIR website currently include : digital access to rare

research materials, e-books in indigenous African languages,

sixteen important early maps and related information from the

Mediterranean region, digital versions of novels, textbooks, and

educational journals.

• Open Humanities Press: Open Humanities Press is an

international, scholar-led open access publishing collective

whose mission is to make leading works of contemporary critical

thought available worldwide.

• Canadian Libraries : Contains items from various Canadian

Libraries.

Page 53: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

53

Journals, & Articles ( Open Access)

• Journals, & Articles ( Open Access)

• Directory of Open Access Journals (DOAJ) : DOAJ is an online

directory that indexes and provides access to quality open access, peer-

reviewed journals.

• Oxford Open : Contains nearly 20 open access journals from

Oxford University.

• IDEAS : One of the largest bibliographic database on Economics,

containing over 1.500.000 items available.

• First Monday : An open-access electronic peer-reviewed scientific

journal for articles about the Internet.

• GHLL : A literary journal published by Truman State University.

• Digital Humanities Quarterly : A peer-reviewed open-access

academic journal covering all aspects of digital media in the

humanities.

• Culture Machine : A peer-reviewed open-access academic journal

of culture and theory that was established in 1999.

• Duke University Scholarly Articles : Contains articles from Duke

University library services.

• Central European Journal of International and Security Studies :

Triannual peer-reviewed academic journal that addresses theoretical

and empirical issues in the fields of international relations and security

studies.

• Journal of Politics & Society : An academic journal of the social

sciences published twice a year by the Helvidius Group, a nonprofit

student organization at Columbia University.

• Caucasian Review of International Affairs : A quarterly

peer-reviewed academic journal covering the countries of the

Caucasus and issues of contemporary international relations.

Page 54: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

54

• Journal of Political Ecology : An annual, open access

peer-reviewed academic journal covering political ecology.

• Academic Journals : A broad-based publisher of peer-

reviewed open access journals. Academic Journals currently

publishes 108 open access journals covering art and humanities,

engineering, medical science, social sciences, biological

sciences, physical sciences and agricultural sciences.

• Journal of Higher Education Outreach & Engagement :

Interdisciplinary journal to advance theory and practice related to

all forms of outreach and engagement between higher education

institutions and communities.

• Journal of World-Systems Research : A biannual, open

access, peer-reviewed academic journal in the field of world-

systems analysis that was established in 1995 by founding editor

Christopher Chase-Dunn.

• Anamesa : An interdisciplinary academic journal

published by New York University, specifically by students of the

John W. Draper Master’s Program in Humanities and Social

Thought.

• Archival Research Catalogue : The online catalog of

NARA’s nationwide holdings in the Washington, DC area,

Regional Archives and Presidential Libraries.

• BASE : One of the world’s most voluminous search

engines especially for academic open access web resources.

• http://talebooks.com/ : free pdf ebooks

Page 55: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

55

Academic Search Engines

• CiteuLike : A service for managing and discovering

scholarly references. It offers nearly 7 million articles.

• Infomine : Contains useful Internet resources such as

databases, electronic journals, electronic books, bulletin boards,

mailing lists, online library card catalogs, articles, directories of

researchers, and many other types of information.

• Google Scholar : Provides a simple way to broadly search

for scholarly literature. From one place, you can search across

many disciplines and sources: articles, theses, books, abstracts

and court opinions, from academic publishers, professional

societies, online repositories, universities and other web sites.

• Refseek : A web search engine for students and

researchers that aims to make academic information easily

accessible to everyone.

Shembull 1.

nëse do klikojmë tek: https://elifesciences.org/ për të marrë

ndonjë material që na duhet, veprojmë në këtë mënyrë:

Klikojmë tek artikulli që na intereson:

Page 56: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

56

E shkarkojmë falas në formatin pdf dhe e ruajmë në dosjen tonë

personale për ta përdorur kur të jetë e nevojshme.

Page 57: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

57

Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe me burimet e tjera

elektronike. Këto burime janë të besueshme, të lehtë për t’u

lexuar. Përdoruesit mund të navigojnë shpejt përmes artikullit,

kapitujve të librit, citimeve, etj.

Shembull 2.

Nëse na duhet një informacion mbi marrëdhëniet ndërkombëtare,

shkojmë tek faqja e bibliotekës- shërbime- Central European

Journal of International and Security Studies, dhe mund të

shkarkojmë falas çdo revistë, sipas vitit kalendarik:

Page 58: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

58

Nëse duam të shkarkojmë numrin e fundit: 2017 - Volume 11,

Issue 2, klikojmë në të djathtë ( shigjeta blu në figurë)

Materialet elektronike që përfitojmë nga burimet e hapura janë

kryesisht në gjuhën angleze.

3. Përdorimi i librave elektronikë

Si rezultat i epokës digjitale, në botën e teknologjisë së

informacionit ka ardhur një trend i ri, libri elektronik. E-books

ofrojnë një gamë të gjerë të mundësive në mësimdhënie dhe

mësimnxënie. Për shkak të kufizimeve hapësinore, shumë

Page 59: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

59

biblioteka duhet të ballafaqohen me librin elektronik, si një mjet

efikas në ruajtjen dhe organizimin e informacionit. Mijëra libra

mund të ruhen në një kompjuter dhe që mund të ndiqen nga

shumë njerëz njëkohësisht. Përveç kësaj, librat elektronikë mund

t’u japin përdoruesve të tyre përmbajtje të përditësuar. Nisur nga

ky fakt, mund të themi që, librat elektronikë mbështesin misionin

dhe vizionin e bibliotekave në epokën digjitale (Rosy, 2002).

Literatura elektronike mund të jetë një ndihmë e madhe për

mësimdhënien dhe mësimnxënien. Kur studentët regjistrohen në

universitet, u kërkohet të blejnë shumë libra dhe në fund të vitit

mund të hidhen. Kjo humbje e burimeve mund të kufizohet duke

Page 60: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

60

përdorur e-books. Disa e-libra ofrohen falas nga organizata apo

persona të veçantë. Problem kryesor i këtyre librave është se ato

nuk apditohen rregullisht për shkak të kufizimeve të të drejtave

të autorit. Vetëm librat që nuk kanë më të drejta autori mund të

digjitalizohen dhe shpërndahen lirisht. Ndërsa për e-libra me të

drejtën e autorit, çmimi përbën një problem për përdoruesit

(Jatz 2002), sepse është i njëjtë me librat e shtypur. Ky fakt

dekurajon njerëzit për blerjen e e-libra. Bibliotekat dhe shtëpitë

botuese mund të bashkëpunojnë për t’u siguruar studentëve qasje

në e-libra. Kjo sigurisht varet nëse biblioteka blen liçencat

elektronike.

Page 61: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

61

Përveç kësaj, leksionet dhe materialet e kursit mund të ofrohen

në format elektronik dhe mund të shkarkohen nga studentët

nëpërmjet faqes së bibliotekës.

Biblioteka UAMD ofron mbi 30 000 libra elektronikë të ruajtura

në serverin e bibliotekës dhe të sistemuar sipas fushave të

studimit. Një kopje tyre e gjejmë në CD-R, të vendosura në rafte

të posaçme, të ndarë sipas fushave dhe nëpër kompjuterat e sallës

së bibliotekës. Përdoruesi kërkon ndihmën e specialistit të

bibliotekës për shfletimin ose përvetësimin e librit elektronik.

Këto libra mund tw shfletohen në kompjuter pa praninë e

internetit.

Page 62: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

62

Trajnime për përdoruesit e bibliotekës

Biblioteka zhvillon trajnime falas për përdoruesit e saj në

periudha të ndryshme të vitit akademik. Trajnimet kryhen nga

stafi i bibliotekës, në mjediset e saj, auditore, ose në laboratorët e

kompjuterave.

Tematikat që trajtohen kanë të bëjnë me aftësimin e përdoruesve

në informacion, përdorimin e katalogut elektronik, kërkimin e

informacionit të duhur, llojet e kërkimit, përdorimin e librave

elektronikë, burimeve të hapura, etj.

Page 63: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

63

Aftësimi në informacion është një formë e re komunikimi me

përdoruesit e bibliotekës dhe shfrytëzon njëkohësisht

teknologjitë e reja si burime referuese. Një nga proçeset më të

rëndësishme që përdoruesi të arrijë në informacion është njohja e

mjeteve dhe mënyrave të kërkimit. Gjatë trajnimeve, studentët

njihen me shërbimet online që ofron biblioteka përmes faqes së

saj zyrtare, duke lehtësuar dhe duke ndihmuar qasjen në

informacion, si katalogët digjitalë, e-bibliografi, burime online,

etj.

Komunikimi i vazhdueshëm më përdoruesit është një nga

prioritetet e bibliotekës së Universitetit të Durrësit.

Page 64: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

64

Bisedë në bibliotekë midis punonjësit të bibliotekës dhe

përdoruesit:

Biseda nr.1. “Huazimi i librit”

- Mirëdita!

- Përshëndetjë! Jeni të interesuar për ndonjë libër në veçanti?

- Jo, në fakt më duhet një libër që flet për Durrësin.

- Të duhet një libër letrar apo jo?

- Jo letrar, ju lutem. Më duhet një listë me figurat arkeologjike të

Durrësit

- Oh, në rregull. Një moment, ju lutem, prisni.

- Jeni duke parë në kompjuter?

- Po, ne kemi një databazë të mbushur plot me të dhëna për

koleksionet tona

- Sa mirë! Gjetët ndonjë gjë?

- Po,gjeta.

- Faleminderit! Unë nuk vij shpesh në bibliotekë dhe e kam të vështirë

të gjej informacion

- S’ka problem.

- Për sa kohë mund ta mbajë librin në shtëpi?

- Ju mund ta mbani për 2 javë.

- Oh, në rregull. Do përpiqem ta sjell më shpejt.

- E keni librezën e anëtarësimit?

- Patjetër që e kam! Ky është numri.

- Duhet të firmosni në kartelën tuaj për librin e huazuar

- Faleminderit!

Page 65: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

65

Biseda nr.2 ”Dorëzimi i librit”

- Dua të kthej një libër

- Kur e keni marrë?

- Para dy javësh

- Ok, po firmos, tani mund ta lini librin këtu me mua.

- Kaq ishte e gjitha?

- Po, jeni i lirë nëse doni të shikoni për libra të tjerë

Biseda nr.3. ”Kërkimi i një libri specifik”

- Jam duke parë për një libër të titulluar:”…..”Nuk po e gjej askund

nëpër rafte

- Një moment ju lutem, lërmë të kontrolloj

- Faleminderit. E pashë në raft javën që shkoi

- Sigurisht, libri ndodhet në databazën e bibliotekës, por dikush e ka

huazuar dhe ne nuk kemi kopje të tjera.

- Ok. Kur mendoni se mund të kthehet libri në bibliotekë?

- Personi e ka marrë para 4 ditësh dhe duhet ta kthej brenda 7 ditëve.

Mund të vini të hënën përsëri?

- Ok!

Page 66: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

66

Përkufizime

Akses – mënyrë për të marrë të dhëna dhe programe

Akses lokal – mënyrë për të përftuar një burim elektronik duke

pëërdorur një mbartës fizik si disk, kasetë, shirit, projektuar për

t’u futur nga përdoruesi në një pajisje periferike të lidhur me

komjuterin.

Botim – të gjitha kopjet e një vepre, të prodhuara nga i njëjti

informacion original dhe që botohen nga e njëjta agjenci, ose

grup agjencish ose personash, si nëpërmjet kontaktit të

drejtpërdrejtë ashtu edhe nëpërmjet fotografimit apo me mënyra

të tjera.

Burim bibliografik- shprehje ose paraqitje e një vepre ose njësie

që formon bazën e përshkrimit bibliografik.

CD-ROM – një format disku kompakt që ruan burime

elektronike duke përfshirë zë, tekst, figura dhe filma në formë

optike dhe përdoret me një lexues të CD-ROM.

Faqe Ueb-i (ueb page)- një nga faqet e një dokumenti

hipertekstual në një sajt te rrjetit mbarëbotëror (WWW). Faqet e

ueb-it, duke përfshirë nëngrupet e faqeve bazë (home page) i

referohen një koleksioni të stërmadh dokumentesh që përbëjnë

rrjetin mbarëbotëror.

Page 67: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

67

Gazetë – serial i dalë në interval të caktuara dhe të qëndrueshme,

zakonisht ditore, javore ose dyjavore dhe që rapartojnë ngjarje

dhe diskutojnë tema të ditës me interest ë përgjithshëm.

Internet – rrjet i madh i përbërë nga një numër rrjetesh më të

vegjël të lidhur me njëri tjetrinqë përdorin Protokollin e Internetit

(IP) ose protokolle të tjera të ngjashme.

ISBN- numër me dhjetë shifra që identifikon një botim të një

vepre të botuar nga një botues i caktuar dhe është unik për atë

botim.

ISSN – numër me tetë shifra që identifikon në mënyrë unike një

serial të veçantë ose burim të integruar.

Përshkrim bibliografik – grup të dhënash bibliografike që

regjistrojnë dhe identifikojnë një burim bibliografik.

Revistë – term i përdorur gjerësisht për periodikët, veçanërisht

për periodikë mësimorë (shkencorë).

Titull- fjalë ose frazë , ose grup karakteresh të paraqitura në një

botim dhe që përbëjnë emrin e botimit ose të veprës që gjendet

në të.

URL – system adresimi për të gjetur një burim elektronik në një

rrjet kompjuterash

(psh. http://www.ieee.org/).

Page 68: Universitetit “Aleksandër Moisiu”: 2017-2019 · dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri

68

Shtojcë

Nëse nuk je akoma anëtar i bibliotekës është koha tani të bëhesh.

Mjafton për këtë një dokument identifikimi personal, një fotografi

personale, karta e studentit ose një vërtetim nga sekretaria e

fakultetit/vërtetim nga zyra e burimeve njerëzore (për pedagogët)

dhe menjëherë je i mirëseardhur në komunitetin e gjerë të

lexuesve të bibliotekës tonë.

Shtimi i anëtarëve të rinj do të shoqërohet me kartelën e

anëtarësimit.

Nëse nuk je anëtar, regjistrohu tani!

Kontakt:

Kontakt:

[email protected]

[email protected]