20
Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, nëntor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 9 QKSH “Migjeni”

DITURIA - immi.se

  • Upload
    buingoc

  • View
    271

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DITURIA - immi.se

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, nëntor, 2010

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti IV , Nr. 9

QKSH “Migjeni”

Page 2: DITURIA - immi.se

Miqtë do të qëndrojnë disa ditë dhe programi është shumë i ngjeshur. Drejtori i shkollës “Demokracia” z. Avdyl Buçpapaj, i cili është edhe nismëtari i kësaj lidhjeje mes dy shkollave, tregon veprimtaritë që do të ndiqen: Bisedë dhe diskutim me mësuesit e shkollës “Demokracia”, takim në Bashkinë e Durrësit, takim dhe bashkëbisedim me drejtuesit e DAR, e për të vazhduar me vizita dhe biseda me drejtuesit dhe mësuesit e disa institucioneve arsimorë të Durrësit, si në Kolegjin “Turgut Ozal”, kopshtin “1 Maj”, shkollën “Fëmijë me aftësi të kufi-zuar”, shkollën 9-vjeçare “Marie Kaçulini”, shkollën 9-vjeçare dhe të Mesme të Përgjithëshme Jopublike “Kasa”.Më tej drejtori vazhdon: Mësuesit Suedezë janë shumë të interesuar për mënyrën e mësimdhënies në shkollat tona, prandaj një kohë të gjatë do t’i mundësohet ndjekja e mësimit nëpër klasa në lëndë të

ndryshme sidomos matematikë, gjeografi, gjuhët e huaja, etj. në ciklin e ulët dhe në ciklin e lartë. Ata kanë kërkuar të shohin nga afër disa veprimtari me fëmijët e kopshtit që ndodhetMikpritja nuk u kursye edhe në Bashki, ku grupi i mësuesëve suedezë u prit nga n/kryetari, Z. Adrian Çela. Miqtë parashtruan arësyen e

Kolektivi ynë u ka rezervuar një vizitë të përbashkët në Krujë, Shkodër dhe të shtunën, në ditën e fundit në Tiranë. Kam frikë se koha nuk do të na mjaftojë t’i kryejmë të gjitha, po do të mundohemi t’i kënaqim dhe të përfitojmë sa më shumë”.Është një vizitë miqësie dhe pune, ku mund të shkëmbejmë përvojë”, kështu e nisi fjalëne saj Znj. Gulsen, duke treguar edhe qëllimin e vizitës, dhe një pasqyrë të hollësishme të jetës arsimore në shkollat e komunës që ajo mbulon: Nërajonin e qytetit Borás jetojnë rreth tridhjetë e tetë komunitete nga vende të ndryshme të botës ku përfshihen edhe shqiptarët. Vetkuptohet flasin tridhjetë e tetë gjuhë dhe sjellin po aq kultura të ndryshme. Politika e shtetit Suedez është e tillë që, bën gjithçka për të ndihmuar në integrimin e shpejtë të tyre në jetën suedeze, sidomos të vegjëlit dhe të rinjtë, por duke ruajtur identitetin dhe veçoritëe tyre. Shteti përballon të gjitha shpenzimet e shkollimit deri te librat falas për të gjithë.Natyrisht integrimi nuk është i lehtë, por kemi mbështetjen e të mësuesëve të shkëlqyer. Një vemendje të veçantë ze kujdesi pë zbatimin e demokra-cisë në shkollë, sidomos e drejta e fëmijeve për gjuhën e tyre e për të qënë vetvetja. Këmbëngulim dhe besojmë se jemi në rrugë të mbarë, pasi në qoftë se nuk i studjojmë paralelisht të dy gjuhët, nuk do të kemi sukses.

Është një parim i njohur te ne dhe që vihet në jetë nga të gjithë punonjësit e arsimit: “Çdo orë e çdo minutë të dimë pse jemi në shkollë”. Në shkollat tona kërkohet të zbatohet me forcë një nga parimet themelore të mësue-sisë që : “Jo vetëm të flasim, por t’i zbatojmë në jetë”, sepse çdo veprim i yni si mësues, është një fotografi për nxënësin. Askush nga mësuesit, apo punonjësit e arsimit nuk guxon, sepse edhe nuk ka të drejtë të bëjë difer-encim dhe t’i thotë fëmijës, se ti nuk je i zoti, apo tjetri është më i mirë se ti, etj, etj. Për të gjithë ne, ata janë të barabartë, por të ndryshëm dhe secili ka vlera.Z. Per Kettisen drejtori i “Fjärdingskolan” në Boras, në fjalën e tij vuri në dukje interesin e përbashkët të lidhjeve mes të dy shkollave, sepse 20 % e fëmijëve të shkollës janë nga trevavat shqiptare, kështu është në të mirë të tyre, që në të ardhmen vizitat e ndërsjellta të jenë për nxënësit, jo vetëm të mësuesëve. Ky është edhe synimi ynë. Me shumë kënaqësi tregoi bisedën që bëri me fëmijët shqipëtarë para nisjes: “U ula bashkë me ta dhe u thashë: me që do të shkojmë në Durrës, në Shqipëri, çfarë objek-

Kadri TarelliSuedezët në Durrës MËSUESIT E SHKOLLËS “DEMOKRACIA” NË DURRËS PRESIN MIQ NGA SUEDIAKëto ditë të Tetorit 2010, kolektivi i mësuesëve të shkollës 9-vjeçare “Demokracia” të Durrësit priti një grup mësuesish të “Fjärdingskolan”nga qyteti Borás në Suedi. Një vizitë e premtuar dhe e pritur prej kohësh, sepse mësuesit tanë këtu e katër viteve më parë ishin të parët miq që vizituan Suedinë në kuadër të një lidhjeje (Binjakëzim), mes të dy shkollave. Grupi i miqëve suedëz përbëhej nga : Znj. Gulsen Ozdenkos, drejtore e arsimit për rajonin e komunes Brämhlut të qytetit Boras, drejtori i shkollës Z. Per Kettisen dhe mësueset, Znj. Sonja Persson, Znj. Anette Ekelund dhe Z. Sokol Demaku një shqiptar nga Kosova, mësues, poet, gazetar, botues, i vendosur në Suedi dhjetë vite të shkuar.

2

Page 3: DITURIA - immi.se

tesh mund të vizitojmë dhe çfarë sendesh mund të gjejmë për të blerë. U gëzuan shumë. Më pëlqeu se kishin njohje për Durrësin, por më këshil-luan që të gjeja dhe të merrja bustin e Skëndërbeut heroit tuaj kombëtar. E dinja se kështu do të ndodhte. U ngrita dhe shkova në zyrën time dhe u vura përpara në tavolinë bustin e Skënderbeut në kalë. Ata u habitën, por vura re se sytë i shkëlqenin nga kënaqësia. Biseda me miqtë e largët zhvillohet fare natyrshëm. Mësuesit e gjejnë shpejt fjalën me njëri – tjetrin. Problemet e mësimit dhe edukimit janë kudo njësoj dhe secili përpiqet të bëjë më të mirën për nxënësit. Mësuesit tanë kërkuan të dinë më shumë si zbatohet demokracia në shkollë, pasi shoqëria dhe shkolla suedeze mbahen si model. Të dyja mikeshat mësue-set Sonja dhe Annete u përgjigjën thjesht dhe bukur: Nga të gjithë fëmijët, në të gjitha klasat,mundohemi të kërkojmë të zbatohen pesë rregulla:1. Çdo fëmijë që deshiron të futet në veprimtarinë e një grupi do të marrë lejë me këto fjalë: Á mund të marr pjesë? Ose: më falni á mundem?

2. Të gjithë duhet të dëgjojnë shokun, pavarësisht se si shprehet mirë apo keq. Askush nuk ka të drejtë ta ndërpresë tjetrin. Respekt ndaj njëri – tjetrit.4. Mjetet e punës dhe lodrat që kemi në përdorim i ndajmë dhe i përdorim bashkarisht. 5. Ndihma ndaj njëri – tjetrit, bile më shumë ndaj atij që ka më shumë nevojë.I ndigjojmë dhe nuk çuditemi aspak. Janë pesë regulla fare të thjeshta, që ne mësuësve na venë në siklet të madh, sikur mbajmë një mal mbi shpinë. Jo që nuk i dimë, po á kemi vullnet e deshirë dhe sa përpiqemi t’i zbatojmë. Pikërisht këtu qëndron edhe çelsi i suksesit të mësuesëve në shkollën suedeze.

vizitës së tyre, për projkte të përbashkëta, shkëmbim përvoje, vizita të ndërsjellta, por sidomos të vizitave dhe të lidhjeve mes nxënësve të të dy vendeve. Mendime që u pëlqyen nga drejtuesit e Bashkisë, pasi të gjtha veprimtaritë janë në interes të fëmijëve shqipëtarë që ndodhen në Suedi, që ata të mos harrojnë gjuhën, origjinën dhe të forcojnë lidhjet me shqipqrinë.Një bisedë e zgjatur u zhvillua në DAR me drejtoren Znj. Mira Bllani, sepse siç dihet, kur mësuesit hyjnë në të fshehtat e zanatit, vështirë të dalin lehtë. U diskutua për integrimin e fëmijëve në Suedi, janë të ndryshme por ngjasojnë, pasi edhe ne ndeshemi me integrimin brenda vendit. U rrahën mednime për decentralizimin e shkollës, pro-gramet, për lidhjen shkollë – prindër, zgjedhjen e teksteve mësimorë, veprimtaritë jashtë orës së mësimit, puna me librin etj..etj.Miqtë nga Suedia patën deshirë të njihen me një shkollë jo publike. Viz-ita në kolegjin “Turgut Ozal” në Durrës dhe biseda me drejtorin Z. Seser Erdogan kaloi mjaft mirë. Shkurtimisht u njohën me ecurinë e shkollës në dhjetë vitet e saj në Shqipëri, e cila ka qënë gjithënjë në rritje. Drej-tori i njohu me kompleksin e ri modern që po ndërtohet e mbaron së shpejti, programin mësimor, gjuhët e huaja. Mes të tjerave vuri theksin

në kujdesin që tregohet ndaj nxënësve shumë të mirë dhe talenteve, për të cilët investohet dhe nxiten të marrin pjesë në konkurse shkencore si brenda vendit por dhe në ato ndërkombëtare. Sukseset nuk kanë mun-guar, pasi janë të shumtë nxënsit e kolegjit që janë nderuar me çmime dhe vende nderi. Në kolegj vemendje i kushtohet veprimtarive educative jashtë procesit mësimor, sidomos në plotësimin e prirjeve dhe deshi-rave të nxënësve, duke marrë në shkollë specialist si, piktor, fotograf, muzikant, koreograf, etj…etj. Meqënëse mësuesit suedezë në shkollën e tyre kishin dy klasa me nxënës me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike, treguan interes të bëjnë një vizitë dhe të njhen me punën e shol-lës në Durrës që njihet me emrin PLM. Pyetjeve të shumta i’u përgjigj drejtoresha Znj. Arta Veizi, e cila i njohu me problematikën e shkollës dhe të fëmijëve, pengesat që hasen në punë, sidomos me mentalitetin e prindërve të cilët e pranojnë me shumë vështirësi gjendjen e fëmijëve të tyre. Tek miqtë suedezë me të cilët u formuan shpejt lidhjet shoqërore dallojmë një veçori që na pëlqen e s’mund ta lemë pa e përmendur, pasi edhe na shërben: Serioziteti dhe kujdesi për t’i parë e prekur gjërat ashtu siç janë, deri në hollësi. Dëgjojnë me vëmendje. Për ata s’ka gjëra të dorës së dytë, edhe vogëlsirat janë të rendësishme. Cdo takim, bisedë dhe veprimtari u shoqërua me këmbim dhuratash simbolike. Vërtet ishin të shumta, të larmishme dhe konsumuan shumë kohë, po sa shumë gjëra të përafërta dhe të dallueshme kemi ! Në këtë shkrim vumë vetëm pak nga të gjitha, pavarësisht se çdo veprimtari e meriton një shkrim më vete. E rendësishme është se përfituam të dy palët, si miqtë, por ca më shumë edhe ne. Kjo vizitë do të mbahet mend për shumë kohë, pasi te të gjithë la mbresa të pashlyeshme. Urojmë që miqësia dhe bashkëpunimi mes të dy shkollave të vazhdojë gjatë, duke forcuar lidhjet mes më-suesëve dhe nxënësve.

3

Page 4: DITURIA - immi.se

FAQJA E POEZISË

BAJAME HOXHA

EMIGRIMI Eh,Sa fjalë e egër,Malli po më këput Në prag të këtij dimri,Ky mall që ka pranë dashurinëQë përshkohet nga loti,E zbrazet me dhimbjeNga thellësitë e shpirtit tim të djegur,Për atdhedashurinë,Për njerëzit e thjeshtë,Për rrugicat me kalldrëm,Për blegërimën e qingjave,Për blerimin e lëndinave,Eh, mall,Mall që më këput...

Anjeza Sakaj

SOFRA IME

Pas vitesh e vitesh merguare permallur kthe-hem prej kurbetikalldremi kish mbetur i shkretelarguar i gjithe mileti.Ulerita bertita u corrame zerin e mekur qe kishaFemijria,rinia me kish shkuarThinjat rrudhat fytyres kishin pushuar.Me bastunin e dores ngadale u covadrejt portes se vjeter u nisakerkova te gjeja endrratqe mot shkuar braktisa.Isha e pafuqishme tashme malli me kishte drobiturdimri i ftohte kallkan i mergimitdhe pleqeria me kishin gelltitur.E ashtu ne heshtje qendrova me shpresen se ndoshta po vdespo mbyll syte ne sofren time atje ku linda nje mengjes......

4

Remzi Basha

PA FUND

Nuk di Në je gjallëApo nuk egzistonE di të kam krijuarMe lot e me mallDhe jam plakur për tyJam bërë sa një shekullUnë jam vetë shekulliDhe ti vitetQë lëvizin nëpër tëDashuria ime pafund...

Mimoza Mezini

NDARJA ME NËNËN

Lotët e tu u ngjanin lotëve të mi,kulaci në stufë u harruar,u dogj si malli.Të thash nënë, nuk dua të qash,mos më kthe!E rendja ime pas ëndërrave të marrado të digjet si ky kulac i shkretë.Për ty do të rend si shtegëtar,të dërgoj miellin për kulac,ashtu i lodhur do të kujtojnënë, fjalët e tua:”Shëndet më pac”!

Faruk tasholli

SHPIRT MAGJIE

Paska reshë kjo bukuriTrupit tënd si i ka hije,Vjen e bjen shikimit timSikur valë n’liqe Ohrie.

Unë nuk di të jem poetTë bëj vjersha dashurie,Ku ka vjershë që e zë brendaFrymën tënde shpirt magjie?!

A je bore e LybetenitA je erë e detit Jon,Zjarr n’u kallsha majë TomorritHija jote më freskon.

Nuk ka ngjyrë në fund të detitAs në qiell aq shumë kaltri,Sa ka trupi - shpirti ytAq freski, aq bukuri.

Nexhat Rexha

KUR FLET VETMIA

Sonte bënë ftohtë Në melodinë pritjes Ëndrrat trazojnë kujtesën Për dashurinë Vetmia flet thellësisht Për rrënjët e atij trazimi Sa fllad bënte shpresa Për ditët që ikën Për ditët që lidhnim E për folenë e durimit Kur e shikuam orën Akrepat ishin shkrirë në një Befas vetminë zgjoi mëngjesi Jeta dhe vetmia mori trajtën e shirave

.

Page 5: DITURIA - immi.se

5

Qyteti Borås urë lidhëse mes shkollave suedeze dhe atyre shqiptare

Shkroi:Bahtir Latifi

Një bashkëpunim i mirë mes shkollave suedeze dhe atyre shqipëtare nuk është edhe i pazakonshëm tash, por bashkupunimet e tilla kan filluar qysh heret. Pikërisht në vazhdimësi të kësaj ure lidhëse mes dy vendeve na bënë të jem ma të entuziasmuar dhe të shiqojm më pozitivisht për një të ard-hëme më të mirë dhe të suksesshme mes dy botëve të ndryshme .Gjithmëmonë bashkëpunimet e mira të shëndosha dhe qellim mira sjellin edhe rezultate të mira dhe suksese me vlerë për qdo shoqëri.Në këtë rast bashkëpunimi shqipëtaro-suedez sjellë fryte të reja dhe vlera të mëdha e si domos për komunitetin tonë që tashmë kemi nevoj për bash-këpunime kemi përvoja dhe kotakte me miq për të u reformuar dhe integruar në shoqërit demokratike për një të ardhëme të mirë dhe me përspektivë

evropiane.Shqipëtarët që punojnë dhe veprojnë në qytetin e Borås po dëshmojn, tregojn haptas se janë të vullnetshëm të punojnë dhe të bashkëpunojnë në shoqërin suedeze andaj edhe suedezët ngrisin vullnet moral për bashkëpunim të mirë në të gjitha fushat me shipëtarët që jetojn dhe veprojn në Suedi.Para katër vjetësh ishin një grup miqësh nga Shqipërija që vizituan qyte-tin e Borås në kuader të një lidhëje mes dy shkol-lave, shkollës

“Demokracia” në Durrës dhe asaj “Fjärdingskolan” në qytetin e Borås. Pra ishin disa mësues nga kjo shkollë u takuan me shqipëtarët dhe nxënsit që jetojnë dhe ve-projnë në qytetin e Borås. Kënaqësia e tyre ishte që edhe pse 20% të nxënësve në këtë qytet ishin shqipëtar, dhe se atyre u mundësohej që ta mësojnë edhe gjuhën e vet amtare shqipe dhe të mos e harrojn. Ata qendruan në Suedi për disa ditë dhe u njoftuan më përseafermi me miqët suedez për lidhjet shqiptaro-suedez.Kjo lidhje mës du vendeve e quajtur si “Udha e shkronjave” .Ndërkaq para pak ditësh në krye me Sokol Demakun njëri ndër mësuesit e Gjuhës Shqipe në Borås ,njëherit edhe themelues dhe antar i Qendres kulturore Shqiptare “Migjeni” po në këtë qytet vizitoj qytetin e Durrësit me drejtorin e “Fjärdingskola”dhe disa mësues dhe bashkëpunëtor. Ata qendruan për disa ditë në Durrës ku u takuan me drejtor ,mësues dhe nxënës të shkollave Shqipe-kënaqësija e tyre që vizitojnë shtetin shqipëtar për herë të parë dhe njëkohësisht edhe bashkëpunimi mes shkollave po ashtu edhe lidhja miqësore mes dy shoqërive.Kjo lidhje na bë edhe me të fort, kur ne për cdo ditë krijojm miq dhe bashkëpunëtor në gjithë diasporan ku do që shkojmi pasi që edhe është e nevojëstë njihemi më përseafërmi me sistemin e të punuarit në të gjitha fushatër e jetës.Qendra kulturore Shqipëtare “Migjeni”ishte një shtytje e fort e kësaj lidhëje në krye me Sokol Demakun ,si mësues në “Fjärdingskolan” në Borås , gazetar ,pedagog ,publicist dhe poet i njohur për diasporen ShqiptareShpresojmë që bashkëpunimet e tilla të mos kenë të ndalur dhe të kenë synime bashkëpunimi të shëndosh dhe human që ta ndihëmojmi njëri tjetrin në mënyre që të ngritemi në të gjitha fushat e jetës për një të ardhëme të mir dhe me perspektiv.“Udha e Shkronjave” ,një shpres ma shumë për rinin Shqiptarë në diasporëe së shpejti pritet një lidhje miqësie edhe me ndonje nga shkollat fillore edhe ne Republikën e Kosovës në vazhdën e ketyre aktiviteteve nga këtu.

Page 6: DITURIA - immi.se

6

Pikërisht nesër, më 31 tetor (2010), bëhen 15 vjet që kur shkrimtari ynë i mirënjohur Anton Pashku u nda edhe fizikisht nga bota e këtejme dhe kaloi në amshim (më 31 tetor 1995). Dhe, siç ka ndodhur gjithmonë me shkrimtarë të mëdhenj, që ishte edhe Anton Pashku, komunikimi i lex-uesve të veprës së këtij krijuesi jo vetëm që nuk u zbeh, por, me ecjen e moteve, u intensifikua shumë më tepër se kur ai ishte në mesin tonë dhe gjithnjë e më shumë po intensifikohet.Në fakt, Anton Pashku ishte simbol i shkrimtarit modern i letrave shqipe, ishte stilisti më i dallueshëm i mëvetësisë, të cilit i atribohet arti i mbijetesës, që është cilësi vetëm e shkrimtarit që posedon vlera të veçanta estetike. Përndryshe, krijimtaria letrare e Anton Pashkut pady-shim se gjendet në piedestalin e letrave shqipe, aty ku vlerat e vërteta estetike kanë krijuar zonën e tyre të ekzistuarit, zonën e pacenueshme nga zhurma e kohërave.Anton Pashku për së gjalli ishte bard i shkrimit modern psikologjik dhe simbol i shkrimit bashkëkohor në letërsinë shqipe në përgjithësi. Ai krijoi për t’i vënë gurin themeltar një fillimi të ri dhe trasoi dhe krijoi një rrugë të re dhe shumë të kursyer e të përkryer në letërsi. Pra, Anton Pashku e gdhendi krijimtarinë e vet deri në përsosmëri si asnjëri ndër krijuesit tjerë te ne dhe më gjerë. Në krijimtarinë e tij gjendet gjuha e shkrimit, stili dhe mëvetësia e tij e veçantë e krijimtarisë artistike letrare, e cila në mënyrë të thuktë flet nëpërmjet figurës për aktualitetin e kohës kur jetoi, për të kaluarën, si dhe për realitetin e mitin.Shkrimtari më shkrimtar ndër shkrimtarë shqiptarëDhe me të drejt vëllai i tij krijues Adem Istrefi ”mbajti” një ”Kumtesë të parashkruar në vitin 2037”, ku ndër të tjera thotë: ”Si përshpirtje letrare, në njëqindvjetorin e Lindjes së Anton Pashkut - Shkrimtarit

më Shkrimtar ndër Shkrimtarë Shqiptarë”. Tha kështu Adem Istrefi me qëllim që të shpjegojë se Anton Pashkun do ta kuptojmë se kush ishte në ”njëqindvjetorin e lindjes, në vitin 2037” (Anton Pashku u lind në Grazh-danik, më 1 janar 1937, kurse u regjistrua më 8 janar 1937) dhe vazhdoi ”asnjë shkrimtar para tij në këtë truall tonin, as në gjallje të tij (fizike) nuk mundi të sjellë këtë mori dendësie proze, këso parafytyrimesh mitike që ta kthenin vetë atë në një mit brenda mitit të tij krijues.Anton Pashku (është i regjistruar si Ndue Pashku) ishte dhe mbeti shkrim-tari shqiptar më i dallueshëm i këtij shekulli. Ai ishte një lloj fenomeni letrar. Vepra e tij përmban shumësinë e mendimit, shumësinë figurative të fjalës dhe njëkohësisht vetëdijen e lartë estetike të ngritur deri në model.Prej shkrimit të parë (”Jeta e re”, 1955), vepra e Anton Pashkut u formë-sua si vepër e identitetit të lartë artistik, kryesisht në prozë dhe në gjininë e dramës (”Tregime”, 1961, ”Një pjesë e lindjes”, 1965, ”Kulla”, 1968, ”Sinkopa”, 1969, ”Oh”, 1971, ”Kjasina”, 1973, ”Gof”, 1976, ”Lutjet e mbrëmjes”, 1976, ”Tragjedi moderne”, 1982, përkatësisht kombleti i veprave ”Tregime fantastike”, ”Oh” dhe ”Tragjedi moderne”, që të gjitha më 1986), e cila është e ngritur në lartësinë e tekstit artistik, ndaj si të tilla këto tekste duhet parë në të gjitha shtresimet dhe nënshtresimet e tyre, në mënyrë që të shihen qartë mesazhet dhe vlerat e tyre kumtuese.Në anën tjetër, aty kah vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar, së bashku me një grup krijuesish të tjerë, ngrihen fuqishëm kundër ideologjizimit të artit, që shkaktoi trandje në krejt mjediset letrare.Ndaj, Anton Pashku mbetet stilisti më i madh dhe më i denj në letërsinë shqipe. Vlerësimet për veprën e këtij krijuesi janë të shumta, për çka edhe kritika letrare e ka ndjekur admirueshëm krijimtrarinë e tij, kritikë kjo e cila e cilëson si ”Anton Pashku mbetet Xhojsi i letërsisë shqipe” (Ibrahim Rugova).Bile, që nga dita kur Anton Pashku u nda fizikisht nga ne, për veprën e këtij shkrimtari janë shkruar dhjetra libra, që lexohen me ëndje sikurse edhe vetë vepra e Anton Pashkut. Mu për këtë Anton Pashku mbetet si krijues i papërsëritshëm i letrërsisë sonë kombëtare, që rileximi i veprës së tij sjellë gjithmonë një zbulim të ri. Kjo edhe e bënë që Anton Pashku të cilësohet shkrimtari më i veçantë i letërsisë shqiptare.“Gofi” në “Teatar ITD” të ZagrebitNë anën tjetër, nga vargu i shumë krijuesve shqiptarë të Kosovës, Anton Pashku në dramën bashkëkohore shqiptare ka sjellë risi dhe kthesa cilësore, sidomos në shprehjen dhe pasqyrimin e realitetit e me këtë ai ka arritur ta eliminojë kufirin ndërmjet nacionales dhe iracionales. Ka elim-inuar kufirin ndërmjet botës iluzore dhe asaj reale. Anton Pashku përmes krijimtarisë teatrale ka vënë në spikamë botën e brendshme - gjendjen shpirtërore halucionative të mbuluar me realitetet e përditshme.Anton Pashku ka shkruar dy pjesë teatrale “Gof” (1967) dhe “Sinkopa” (1969), të cilat vepra edhe janë vënë me sukses në skenë (Prishtinë (dy herë), Prizren, Pejë, Ferizaj e Shkup (dy herë), por edhe në Zagreb të Kroacisë), si dhe tregimi “Kulla”, që u skenua për film, regjinë e të cilit e bëri Agim Sopi. Që në fillim duhet të thuhet se dy dramat e Anton Pashkut kanë një strukturë të ngjajshme ndërtimi, përbëhen nga dy pjesë, e jo siç praktikohet - akte. Sipas kritikut tonë të mirënjohur Sabri Hamiti dramat qëndrojnë mbi këtë bazë: “Gof” nga Mbas një epilogu e Para një prologu e “Sinkopa” nga Mbarimi i fillimit të sinkopës e Fillimi i mbarimit të sinkopës”. Pra nga vlera shenjuese të këtyre pjesëve teatrale del nocioni ndëriterpretues e interpretues.Pjesën teatrale “Gof” të Anton Pashkut së pari në skenë e ka vënë Drama Shqipe e Teatrit të Kombësive në Shkup. Premiera është dhënë më 21 dhjetor të vitit 1979. Regjinë e kësaj vepre e kishte bërë Ahmet Jakupi,

Frrok KRISTAJNë 15-vjetorin e kalimit në amshim të Anton Pashkut

Krijues i papërsëritshëm Adem Istrefi: ”Kumtesë e parashkruar për vitin 2037: Si përshpirtje letrare në njëqindvjetorin e Lindjes së Anton Pashkut - Shkrimtarit më Shkrimtar Ndër Shkrimtarë Shqiptarë”

Page 7: DITURIA - immi.se

7

kurse rolet i kishin interpretuar Xhevat Limani (Lulashi), Sefedin Nure-dini (Lulani) dhe Zijadin Murtezi (Lulua), si dhe figurantët tjerë aktivë si Z. Duraku e H. Loga. (Teki Dërvishi “Edhe një premierë”, “Flaka e vëllazërimit”, 21 dhjetor 1979, faqe 13 dhe Musa Ramadani “Metaforë e pësimit dhe e gjakimit”, “Rilindja”, 31 dhjetor 1979, 1 e 2 janar 1980, faqe 20).Ndrkaq, pjesën teatrale “Gof”, të përkthyer nga Mirko Gashi, e kishte vënë në skenë, në “Teatar ITD” të Zagrebit të Kroacisë, Skënder Nimani. Në skenën e atij teatri, që ishte ndër më të njohurit në Kroaci, përkatësisht në ish-Jugosllavi, rolet i kishin interpretuar aktorët e mirënjohur Rajko Bundallo, Zharko Saviq dhe Dragolub Lazarov. Skenograf ishte Zvonko

Shuler, kostumograf Ruta Knezheviq e kompozitor Igor Savin (Skënder Zogaj ”Inskenohet “Gofi” i Anton Pashkut”, “Rilindja”, 22 janar 1980, faqe 13).Njëherësh, Skënder Nimani e vuri në skenë edhe një herë “Gofin” e Anton Pashkut. Kështu, më 11 shtator të vitit 1980 TPK në Prishtinë e dha premierën e kësaj pjese me aktorët Skënder Tafaj (Lulashi), Avdush Hasani (Lulani) e Asllan Hasaj (Lulua). Skenografinë e kishte punuar Nuredin Loxha, kurse muzikën e kishte zgjedhur Skënder Oroshi. (Skënder Zogaj “Premiera e parë - “Gofi”, “Rilindja”, 10 shtator 1980, faqe 10). Do përmendur se Skënder Nimani këtë pjesë teatrale e kishte vënë edhe në skenën e Teatrit Amator të Pejës, kurse Agim Sopi “Gofin” e kishte vënë me shumë sukses në skenën e Teatrit Amator të Ferizajit, si-kurse që kishte vepruar edhe Fetah Mehmeti në Teatrin Amator në Prizren (Skënder Zogaj “Rrëfimi në tri veta”, “Rilindja”, 30 maj 1989, f. 14).Më pastaj, Drama Shqipe e TPK-së në Prishtinë e vuri edhe një herë këtë dramë në skenë. Kësaj radhe regjinë e “Gofit” e kishte bërë aktori Xhevat Qorraj me interpretime të personazheve nga aktorët Bislim Muçaj, Drita Boshnjaku - Begolli e Selman Lokaj (Beqir Musliu “Akti i ri-leximit”, “Fjala”, 25 prill 1994, faqe 22). Dhe, më në fund, Teatri i Dramës Shqipe në Shkup ishte marrë edhe një herë me veprat e Anton Pashkut. Kësaj radhe jo vetëm me “Gofin”, por edhe me “Oh”-un, si dhe tragjedinë “Trojanët” të Europidit, që i kishte komponuar në një shfaqje autoriale regjisori Sylejman Rushiti. Në këtë pjesë rolet i kishin interpretuar Vehbi Qerimi (Lulashi), Veton Ibrahimi (Lulani) dhe Osman Ahmeti (Lulua). Skenografinë dhe kostumografinë i kishte punuar Agim Zajmi, kurse muzika ishte e grupit “Dead Can Dance” (Selman Jusufi “Ikona shqipe e Pashkut, obelisku me ëndrrat ilire”, “Rilindja” (botim për perëndim), Tiranë, 29 prill 1999, f. 19).

Do përmendur se edhe drama tjetër e Anton Pashkut “Sinkopa” është interpretuar një herë në skenën e TPK-së në Prishtinë, ku rolet kryesore i kishin interpretuar Xhevat Qena (Xhexheu), Shani Pallaska (Gjegjeu) e të tjerë. Kjo vepër është sinonim i dobësisë dhe i vetëdijes së mjegulluar, sepse si thotë Nebi Islami ”... në mënyrë lucide shqyrton lëndën jetësore të ambientit urban në transformim duke depërtuar si me shkop magjik në thellësi të subkoshiencës së njeriut dhe duke pasqyruar trazimet dhe shqetësimet e pashpjegueshme të tij të ngritura në rrafsh të transhen-dencës metafizike në mënyrë që vetë natyra e njeriut mistifikohet dhe mitizohet deri në nivelin e gjendjes fantastike të marionetës, fati i të cilit duket se jo rrallë varet nga forca e misterit kozmik. Duke mos iu përmbajtur parimit të tri uniteteve të dramës së traditës dhe në veçanti mënyrës së thurjes së ngjarjes, “Sinkopa” shndërrohet në një formë të antidramës dhe rrumbullakohet si kreaturë moderne e trajtimit kontem-plativ të vetmisë, të monotonisë dhe të gjendjeve psikike në lëvizje, në të cilat mbizotëron zbraztësia shpirtërore, zvetnimi i vullnetit, mungesa e energjisë dhe paaftësisë për t’u ballafaquar me sfidat dhe rreziqet shkatërrimtare që i kërcënohen njeriut. Më tutje, A. Pashku me shkathtësi i ka pasqyruar antinomitë dhe kundërthëniet jetësore si dhe ato shqetësime jetike njerëzore që shtrihen që nga kohët antike e deri në kohën aktuale” (“Iracionalja si sferë tematike e shqetësimit lucid si dhe vizioni krijues”, revista “Filologji”, nr. 4, 1997, faqe 702-708).“Kulla” - film artistikRegjisori i mirënjohur Agim Sopi në vitin 1979 ia kishte dorëzuar Televizionit të Prishtinës skenarin e filmit artistik “Kulla”, që ishte hartuar sipas tregimit me të njëjtin titull të Anton Pashkut. Për shkak të censurës që atëbotë zbatohej në mediat informative, regjisori ngjar-jen e kishte “hedhur” në kohën e Perandorisë Osmane, në mënyrë që shikuesve shqiptarë t’ua mundësonte idenë e tregimit. Megjithatë, kom-petentët e TVP-së e kishin hetuar “dredhinë” dhe nuk e kishin lejuar realizimin e filmit. Kohët kishin kaluar e regjisori nuk kishte hequr dorë nga synimi. Kështu, nga fundi i qershorit të vitit 1990 Agim Sopi e kishte filluar realizimin e filmit artistik “Kulla” me TVP-në. Megjithatë, pushtimi i TVP-së nga okupatori serb filmin e kishin gjetur në ditën e nëntë të xhirimit. Mirëpo, falë gjeturisë së regjisorit, filmi është kryer, kurse është shfaqur në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë në vitin 1992. Do përmendur se regjisor dhe skenarist i filmit artistik “Kulla” është Agim Sopi, kurse rolet kryesore i interpretuan: Lumnije Muçaj, Istref Begolli, Bajrush Mjaku, Mysherefe Llozana, Xhemajl Maksuti, Hajriz Mustafa e shumë të tjerë. Kompozitor i filmit është Gjon Gjevelekaj, skenograf e kostumograf Nazmi Sadiku e kështu me radhë (Arif Demolli “Si u ndërtua “Kulla” e Agim Sopit?”, revista “Fjala”, nr.12, Prill 1992).Dhe, më në fund, të themi edhe këtë se në verën e fundit (gusht 1995) të Anton Pashkut, Nezir Sefaj kishte filluar me kameramanët Hasan Gashi e Fatmir Bajrami ta inçizonte një film dokumentar me Anton Pashkun. E ndiqnin kudo, në shtëpi (në Prishtinë, “Dardania” SU 1/6, Hyrja 3, nr. 40), në rrugë, në kafene.Atëbotë, Antoni ishte vetëm në shtëpi, sepse bashkëshortja Paulina dhe vajza Lulja kishin udhëtuar për në Shqipëri për t’u takuar me djalin për-katësisht vëllain Paulinin, që vinte nga Gjermania për t’ua takuar me në-nën (Paulinën) dhe motrën (Lulen). Paulini kishte migruar në Gjermani nga Spliti, ku kishte qenë ushtar i ish APJ-së, e nga kishte dezertuar nga kazerma “Lora” të Splitit qysh në vitin 1991. Filmimi kishte vazhduar edhe më pastaj, por kurrë nuk ishte kryer... Sido që të jetë, Antoni kaloi në amshim (më 31 tetor 1995) në vjeshtë të po atij viti (1995), kurse filmi u zhduk (lexo u dogj) kur forcat e okupatorit serb ia dogjën shtëpinë Nezir Sefajt dhe kameramanëve të përmendur në pranverë të vitit 1999. Filmi dokumentar nuk arriti deri te shikuesit... (Nezir Sefaj “Anton Pashku i zënë gjallë në film”, “Zëri”, 11 nëntor 1995, faqe 42-43).

Page 8: DITURIA - immi.se

8

FAQJA E POEZISË

Adem Zapluzha

ME DUKET SE ENDE PO ËNDËRRON

Ai flenë besa edhe ditënNë gjumë rritet si zgalemme qeshje mua ma zë pritënmë ngacmon edhe kur flenë

me një sy e puth diellindhe me tjetrën nuk di çka bënëpakëz tinës e përqafon qiellinkur nga ëndrra qeshja i pikon

kështu Ardiani rritet në gjumënëpër luadhe duke vrapuarshpeshherë në ëndërr lahet në lumëfatin e vet duke kërkuar

na erdhi disi pakëz vonëky çun i mirë dembeli i gjyshitmë duket se ende po ëndërronngjyrat e ylberit në ngjyrat e tushit

Bahtir Latifi

Dashuria për Dashurinë Nga dritarja e hapur vinte një aromë, Shtrati që isha fjet me thon-te se dikush po të kërkon.U zgjova dhe dola në dritare,Aty të pash ty që më kërkoje.Aroma e yte me habiti, Dhe unë rash nga dritarja e hapurë,Për një moment mu duk vetja i vdekur .Por pas një momenti kur i hapa syt e pash veten në duart e tuaBuzqeshja e juaj më forcoj dhemu duk vetja se kisha fluturuar Dhe kisha ardh në duart e tua që më mbanin me forcen e dashurisMë ledhatoje dhe të ledhatoja me sinqeritet Ndija veten se gjithqka është në rregull kur ishim bashkNuk do ta kisha paramendu jetën pa tyDo të kisha qenë i humbur Më duket se kemi lind për njëri-tjetrin keshtu si je të dua dhe dua ta dish edhe nëse vdes të falenderoj pse ekziston dhe je me mua prandaj të Dua ,të dua ,të dua ...

Shaban Cakolli

RRUGËT E MIA

Jam udhëtarqë kërkon Itakën e vet. Meridianeve të Europës#shetita,nëpër hotele luksozekam fjeturdhe asnjë çast pushiminuk pata As buka s´pat shijeas uji i kroit,pa i prekur nëna ime. Shesheve të qyteteveu mungonte aroma e blirëvetë buzërrugëve të mia. Dhe vazhdoj rrugëndhe s´di kush më shtyne në Itakën times´arrij kurrë.

Venka Capa

Bekimin tende dua‏

Mbreme pash yjet, atje lartMe to kuvendova gjate, gjateTi diku atje mu duke - se te pash ,Zemren degjova, te dua vetes - i thash . Edhe me diellin sot bisedovaRrezet e tij te zjarrta ty ti dergovaMallin tend vala e detit ma sjellZ’ di se pse me lotin e brenges me ngjet. Me zogjte e pyllit dua te bej paqeDua ti marrin e te ty ti sjellin keto vargjeTe behet nje poezi me rima e lirikaTe derdhet e hapur ne to dhimbja . Me eren shpesh here bisedojE me duket se bekimet e tua me dergonS’e besoja se mrekullia ekzistonPo ajo kembekryq ne zemren tende qendron.

Bilall Maliqi

PËR DITË TË BARDHË

Dhembjet kur ruhenKëngët e mallit ShoqërojnëGjurmët e humburaS’dinë rrugë kthimiNga sekret i kohës

Figurat e kanë radhënLe të thonë ç’mundenKur gjoksi vlon nga dhembjaKur ëndrrat shtegtojnëPër ditë të bardhë

Shpresa Besa

LARGESIA

BuzËqeshjen ma falepor nuk e shiqova,isha large, nË vetmi.Puthjen ma dhepor nuk e shijova,buzet me ishin ngri!ZemrËn ma falepor nuk e morramu bë se s ishe Ti.Trupin më premtove,por nuk te preka!ishe larg, dhenuk të ndjeva.Shpirti im, më thojetë dua shumëmë fjalët e tuanga larg,më veje në gjum.

Page 9: DITURIA - immi.se

9

FAQJA E POEZISË

Sokol Demaku

VRULLEM

Lëshoje hovinLe të shkojMe duket seKoha ishteQë unë të besojSe unë mundTë qendrojëSe dua të jemAi që duhet të jem.Lëshoje vrullinAfshi ta përbijëLe të jem i ytiDeri në paanësi.Vrullem si i cirrunNga etja për tyDo jem fitimtarE ndjej këtë dashuri.

Agim GASHI - DRENICA

AJO IKU NE PAVDEKËSI

( Djellza Berishës )

E di që zemra e zemrës te iku,- po ti qëndro lum miku !

E di që drita e syve te iku- po ti qendro lum miku.

E di që lulja e pranverës te iku- po ti qendro lum miku !

I fortë qendro or mik tise Djellëza iku në pavdekësi !

Mimoza Dhima

Mbrëmje

Natë.Qielli veshi fustanin e mbremjesXhevahirin e henes ne balle ve stoliSonte do kerceka valsin plot endjeMes yjesh ndrisin ne pafundesi.Dje ,po dje, ne te njejten orenga rroku i shpejte fustani i raYjet vrapuan t’ja merrnin ne dore,rrugen e humben,asgje s’u pa...

Prane meje

Ku te gjejcdo milimeter te hartes matsekondat me levizin ne syAfer me je dhe larg !Te prek , me ikenTe ndjej , s’me shehNga bota e madhe kam frikeZemres me thelle te fsheh

Lili Bimi

Dy vargje per Ty !

Menduar rri në tastieredy vargje Ty për t’shkruarHabitur vështroj horizontinse zemrën Ti m’a ke pushtuar,Do doja të ulem në prehnin T’ëndët’i shikoj sytë e T’u ëmbelsishtët’i takonim buzët dhe t’a ndjej fjalën Të DUA ! Dhe kur Ne të takohemishkëndijë-zjarri do n’a përcjellë trupatNjë t’i bëjmë dhe diellin t’a ndalojmë.Mos u mërzitë i dashur se Unë ...

Skender hasko

Harresë Si gjethe plepi ikin jetët,Ikin pa radhë e një nga një,Fëshfërijnë sa janë gjallë,Pastaj heshtin, s’bëjnë zë… Bëhen pleh për bimë të tjera,Por askush nuk i kujton,Çudi çudish është vërtet jeta,Sapo ke ikur, të harron.

Delvina Kërluku

SHEKULLI I RI

Hape portën sot rini...po të troket shekulli i ritë ngrihet jeta gëzim kudobilbil në degë këngën këndo.

Hidhe vallen në cdo vendjetë e bukur sot thëretkënga të jehojë malevepër fëmijët lavdplot të nënave.

Zgjohu botë e lirëjetë e bukur me martirësot flakërojnë yjet në qiell.

Kudo dhe kahdo liritë ngrihet flamuri kuq e zimbi trojet tona Shqipëri.

Page 10: DITURIA - immi.se

10

Sokol DEMAKU

FATKEQËSISHT NË VENDIN TONË KA NEVOJË PËR SHUMË NDRYSHIME, POR…Nuk është edhe shumë e vështire të motivohesh në Kosovë.....kryesisht me preokupton jeta e femrës kosovare, vuajtjet, arritjet, avancimi në shoqeri etj.Them se jam e kënaqur me pjesëmarrjentime nëpër ekspozita të ndryshme me artist të ndryshëm. Ekspozitatë janë përvojë e re per mua dhe normalisht njoftohem me përsë afermi me eksperiencat e artistve te ndryshëm në fushën e artit. Arti tanimë është bërë pjesë e pandashme e jetës sime, por prap se prap shpërblimi zë një vend të rëndësishëm në punën time, të motivon për pune më të madhe dhe më me vlera.

Mund të them që është përgjegjësi po edhe knaqësi e privilegj në të njejtën kohë te edukosh breza të ri në frymen e artit.Interesimi i nxësëve për lendën e artit është tejetë i madh dhe vertetë ky interesim i tyre mua me motivon për punë edhe më të madhe dhe të palodhshme me ta.

Ju lutem një prezentim të shkurtër për lexuesit tanë? Po unë jam Saranda Kika, shkollën fillore e kam kryerë në Lupc të Poshtëm-Podujevë, të mesmen gjimnazin ”Sami Frashëri” në Prishtinë. Në vitin 2000/01 jam pranuar si studente në akademinë e arteve, dega pikturë te Profesori Esat Valla në Prishtinë, më 2004 kam perfunduar studimet dhe menjëherë kam vazhduar studimet posdiplomike te i njejti profesor në Prishtinë. Jetojë në Prishtinë me familjen time dhe punojë si mësimdhënse e edukatës figurative në disa shkolla të kryeqyetit.

Keni kryerë shkollën e mesme respektivish gjimnazin ”Sami Frashëri” në Prishtinë, pastaj keni studjuar dhe diplomuar në Uni-versitetin e Prishtinës Degën e Artit Figurativ tek prof. Esat Valla, cfarë mund të na thoni për kohën e studimeve tuaja atje? Po kushtet te ne e kanë bërë të vetën në atë kohë... mund të them se lëndës së artit nuk i është kushtuar ndonjë kujdes i veqantë gjatë shkol-limit fillorë dhe të mesëm me perjashtime kur kemi pasur mesimdhënës përkatës për këtë lëmi, prap i kujtoj pikturat e mia të ekspozuara nëpër hollet e shkollës ku edhe atëhere jam shpërblyer disa herë për sukseset e arritura në lëndën e artit. Mendojë që gjatë 4 viteve studime dhe dy vite magjistraturë mundë të them që janë hapat më të sigurt që kam marrë në rrugën drejtë botës së artit...normalisht të jesh në mesin e artistave patjetër duhesh të ndihesh edhe vet e tillë.....(hahhaha)Pas përfundimt të studimeve në vitin 2004, ju në vitin 2007 u diplo-muat në studimet postdiplomike në Degën e Artit Figurativ drejtimi i pikturës te po i njejti Profesor, në Fakultetitin e Arteve në Prishti-

në, cili i ishte motivimi i juja për këtë?Po është e vërtetë që kam përfunduar 6 vite studime te i njejti profesor edhe pse paraprakisht kam qenë edhe në kurs te i njejti Profesor Esat Valla. Gjatë kohës sa isha në kurs te profesori Esat më ka bërë shumë pershtypje motivimi për punë e në veqanti për botën e artit dhe kjo më ka shtyrë që unë ti vazhdojë edhe studimet të prof. Esati, e pastaj gjatë studimeve kishte edhe momente të tjera që më kan shtyrë ta dua edhe më shumë punën. Kontakti me artist të ndryshëm, vizita nëpër galeri të ndryshme, vlenë të theksohet vizita në Greqi me rastin e hapjes së ekspozitës së piktorit të njohur botëror, surealistit Salvador Dalit,vizita në Francë, në Gjermani, Holandë shpresojë që së shpejti edhe në Suedi... me një fjale kur te duash

diq nuk është edhe aq e vështirë të arrishë.....Ju merreni me pikturë, cili është motivi i juaj në punimet tuaja?Nuk është edhe shumë e vështire të motivohesh në Kosovë.....kryesisht me preokupton jeta e femrës kosovare, vuajtjet, arritjet, avancimi në shoqeri etj. Pejsazhet me bëjnë të ndihem shumë mirë, portretet etj. Punimet e mia mund ti shiqoni edhe ne web faqen time personale www.sarandakika.comSa jeni prezente me punimet tuaja ne galeritë kosovare, në ekspozitat që organizohen këtu në Kosovë?Po mundohem të jem aktive mbrenda mundësive dhe kohës që kam në dispozicion.Keni organizuar ju në mënyrë të pavarur, por, me siguri se jeni prezent edhe ne ekzpozita koletkive si ne vend po edhe jashta vendit, sa jeni e kënaqur me këtë?Po deri më tani unë kam hapur 3 ekspozita per-sonale, një në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë dhe dy në Qendrën e Kulturës në Podujevë. E sa i perket ekspozitave kolektive për vitet që kam me art janë shumë...por kam marrë

Page 11: DITURIA - immi.se

11

pjesë edhe në shumë koloni artistike që janë organizuar nëpër vende te ndryshme të Kosovës dhe në Maqedoni.Them se jam e kënaqur me pjesëmarrjentime nëpër ekspozita të ndryshme me artist të ndryshëm. Ekspozitatë janë përvojë e re per mua dhe normal-isht njoftohem me përsë afermi me eksperiencat e artistve te ndryshëm në fushën e artit.Ju jeni shperblyer per punen e a juaj,cfarë janë shperblimet që i janë ndarë Sarandës?Po unë fitova ose nuk fitova ndonjë shpërblim arti tanimë është bërë pjesë e pandashme e jetës sime, por prap se prap shpërblimi zë një vend të rëndë-sishëm në punën time, të motivon për pune më të madhe dhe më me vlera.Une për punen time jam sheperblyer disa here ku vlenë të theksohen cmimi i parë në pikturë takimet e Kulturës ”Kadri Kadriu” Podujevë 2003, në vitin 2004 u shpërbleva nga Univerziteti i Prishtinës me diplomën ”Studente e dalluar” në pikturë, në vitin 2009 në ekspozitën ”Arti Islam IV” unë fitova shpërblimin për specializim të ”Artit Ebru” në Konya të Turqise, po ashtu në këtë vit në ekspozitën ”Salloni vjeshtor” në Gjilan u shpërbleva

me cmimin e parë në pikturë.Si e kalon një ditë pune në ateljen e saj Saranda?Unë një ditë pune në ateleun tim e kaloj mvarsisht nga disponimi im, ndonjëher qendroj duke medituar pu-nën time dhe duke bërë krahasime në punën time nëpër vite, nganjëherë shfletojë histori nga artist te njohur botëror, nganjëherë e kaloj kohën me vizitor që e pelqejnë punën time por të shumtën e rasteve unë e kaloj kohën duke pikturuar.Ju jeni edhe mësuse, cfarë ju mund të na thoni per punën tuaj në shkollë, cfarë është inetersimi i nxenësve për artin?Tani eshte viti i 5-të që unë punojë me nxënës (në shkollen fillore dhe te mesme të kryqytetit) mund të them që është përgjegjësi po edhe knaqësi e privilegj në të njejtën kohë te edukosh breza të ri në frymen e artit. Interesimi i nxësëve për lendën e artit është tejetë i madh dhe vertetë ky interesim i tyre mua me motivon për punë edhe më të madhe dhe të palodhshme me ta. Unë kam organizuar shumë ekspozita të nxënsëve brenda objektit shkollorë po edhe jashtë, pra kemi marrë pjesë në shumë eskspozita në nivel të Kosovës ku të shumtën e rasteve puna jonë është shepërblyer me cmime të ndryshme...Si i prisni kritikat dhe lavdat dhe si e ndjen vetën një piktor pas nje suksesi me punimet e tij në një ekspozitë?Për të hapur ekspozitë personale, apo për të marë pjesë në ndonjë ekspozitë kolektive normalisht që duhet kohë e gjatë dhe mund i madh, e pikërisht ekspozitat janë ato që mua më nxisin të punojë dhe ta dua edhe më shumë profesionin tim. Normalisht duhet të jeshë e përgaditur që ti pranosh lavdatat dhe kritikat edhe pse mendoj se arti është qështje shije, nuk mund të pëlqehet nga të gjithë, por sido që të jetë si kritika edhe

lavdata për mua janë të mirë se ardhura dhe janë pjesë drejt skukseseve të mëtejme. Nëse unë ndihem mirë me punën time është ndjenjë e veqantë po kur arrijë që ajo ndjenjë e mirë e punës time të reflektoj edhe në shpirtin ose syrin e shikuesit për mua është sukses i madh, sukses ky që më bën më të lehtësuar shpirtnisht, thjeshtë ndjenjë e pa përshkruar...Sa ka arritur Saranda Kika të krijoj shokë apo shoqe në një mes të piktorëve të shquar kosovarë? Shoqëria nuk më ka munguar asnjëher por kam edhe atë shtresë te shoqerisë që na ka lidhur arti.Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj?Aktualishte unë ligjerojë lënden e edukatës fgurative në 3 shkolla fillore dhe atë të mesme, jam aktive në profesionin tim ku mar pjesë në ekspozita të ndryshme në vend dhe jashtë vendit.Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot këtu në Kosovë, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?Fatkeqësisht në vendin tonë ka nevojë për shumë ndryshime por më konkretisht (përvoja ime me nxenës më ka bërë të shoh për së afermi nevojat për shkollim)do kisha ndryshuar rrënjësisht atë që ka të bëjë me afirmimin e fëmijëve ndihmesën rreth shkollimit dhe mundësive për tu edukuar…. e sidomos atyre vendeve rurale ku kushtet për arsimim janë minimale, pra ju mungojnë gjerat elementare për shkollim ndohta edhe për jetë.Po normalisht një ndihmesë të veqantë do ti kisha bërë edhe investim më të madh artit dhe kulturës së Kosovës në përgjithësi. Një piktor kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër. Si është nga natyra Saranda?Më pëlqen të njoh dhe të zbuloj sa më shumë për kultura të vendeve të ndryshme....Pyetje qe ndoshta me mirë kish me qenë me ja bërë dikujt tjetër per mua...të flasësh për vetën tende hmmm ...problem, artistat në përgjithësi janë persona më të ndjeshëm, them se jam e sinqertë po persona te tillë mundë të reagojnë më shpejt dhe të jen edhe ekspresiv, jam person i shoqerushëm, komunikative .Ju jetoni këtu në kryeqytet, sa janë kontaktet tuaja me piktore tjerë miq dhe a shoqëroheni me ta?Po unë jetojë në Prishtinë dhe mund të them se kam krijuar një rreth të gjërë me artist, normalisht jam në kontakt me ta dhe shoqërohem me ta.Nëse kjo lami që keni zgjedhur për studim nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente vetën Saranda?E kam menduar po nuk kam mundur me fokusu mendjen dhe shpiritin dikund tjeter perveqse në art...por gjithsesi nëse jo si piktore ose si mësuese gjithsesi me ndonjë aktivitet me fëmijë dhe për femijë.Planet tuaja për të ardhmen, cka Saranda mendon dhe ka në fokus?Planet e mia janë të përaferta sikur të cdo artisti...të mirren me art dhe të kem mundësi më shumë të ekspozojë punimet edhe jasht vendit.Përveç pikturimit si e kalon kohen e lirë?Pervec pikturimt dhe kohës qe kaloj me nxënës një pjesë te kohës mundohem me ja perkushtu familjes sime dhe shoqërisë, më pëlqejnë shëtitjet dhe sportet e ndryshme.Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?Hmmm, mundësitë për të zgjedhur nuk janë edhe aq të veshtira (hahahha) kam dëshirë të shëtis shumë nëpër vende të ndryshme të botës, por prap se prap deshira ime është që të jetojë dhe te kontribojë në KOSOVE...

Page 12: DITURIA - immi.se

Karadaku në të cilën gravitojnë qytete të ndryshme legjendat janë të theksuara dhe që zënë një vend me rëndësi në krijimtarinë gojore popul-lore.Përveq kësaj kënge interesante që e merr në trajtesë, autori vazhdon me kapitullin tjetër me titull “ Epika legjendare me motiv të rinjohjes burrë-grua”, ku në mënyrë të thuktë bënë shtjellimin e kësaj teme e më pastaj për ta dokumentuar edhe me vargje të këngës “Kënga e Arifit Sinanit” .Kjo këngë ka shtrirje edhe në pjesët e tjera shqiptare edhe në Malësinë e Veriut, Shkodër, Kukës, Dibër, por edhe në Gjilan, Preshevë, Bujanoc e Kumanovë.Përveq tjerash autori në vazhdim të shtjellimit të temave të lartpërmendura ndalet edhe në Këngët për kreshnikët, ku këngët e tilla në këtë trevë e shoqërojnë karaktristikat kryesore si : fuqia e kreshnikëve, femra heroine kreshnike, martesa e kreshnikëve etj., etj., ku kjo paraqitet në mënyrë shumë të mirë në vargjet e këngës për Filip Harambashin i cili ia rrëmben motrën Ajkunë Mujë Bylukbashit. Këtu pra paraqitet në mënyrë shumë të qartë vendosmëria dhe fuqia fizike e kreshnikëve të cilët arrijnë që t’i shpëtojnë femrat e tyre të grabitura para aktit të kryer.Në vazhdim të studimit autori kalon në një tjetër kapitull me titull “Epika popullore për luftën e Kosovës 1389 dhe paraqet një tabllo shumë reale për atë kohë që la gjurmë të pashlyer në historinë tonë por edhe në letërsinë tonë në përgjithësi. Autori paraqet në këtë kapitull këngët më të vjetra të krijuara nën sundimin Osman që i ka ruajtur populli ynë, pra ato janë të Luftës së Kosovës dhe këto këngë në trevën e Gjilanit këndohen nëpër oda pleqshë. Këtij kapitulli autori ia bashkangjet edhe këngën për Sulltan Muratin të cilën këngë e këndonte bujku Shefki Nuhiu nga Stublla e Ulët e këto lloj të këngëve kishin edhe karakter religjioz.Kaçakët në epikën populloreEdhe kaçakët zënë vend të rëndësishëm në Epikën popullore të këtij libri. Autori në vazhdim të studimit të tij në këtë libër paraqet qartë se Epika popullore për kaçakët në këtë trevë ofron lëndë mjaft të pasur për studim. Në vargjet e këtyre këngëve praqitet mirë rezistenca e popullit tonë. Di-het se kaçakët ishin njerëz trima të pakënaqur me pushtuesit dhe luftonin me secilin pushtet dhe ate në kushte jashtëzakonisht të pabarabarta, por tek këta ishte në pyetje morali i fortë për t’iu kundërvyer çdo pushtuesi e që ishin të shumtë e të ndryshëm.Ndër këngët me rëndësi autori merr në trajtim këngën e Kaçak Sherifit, pastaj këngën e Lit Maxhunit, Kamer Loshit, pastaj kënga për kaçakun Ramë Halitin etj. Një kapitull tjetër me rëndësi në këtë libër është edhe “Këngët popullore rrethë ngjarjeve të viteve 1909-1912. Autori në këtë kapitull jep shpje-gime për këngët epike sidomos për këngën e Llapit ku autori e vështron mirë këtë këngë në aspekte përgjithësuese.Në pjesën e dytë të librit Mr. Misin Misini para lexuesit jep disa krijime popullore në vargje të mbledhura në trevën e Gjilanit si: /Kënga për gjarprin dhëndër/, /Kënga për Div Marjanin/., /Kënga për Arif Sinanin/, /Kënga për Mujë Bylykbashin/, /Kënga për Filip Harambashin/, /Xhafer Aga e Sokoli i Mujës/, /Kënga për Kaçak Sherifin/, /Kënga e Kamer Loshit/, dhe kënga për Ramë Halilin.VleraMarrë në përgjithësi vepra shkencore me titull “Epika jonë popul-lore në vargje në trevën e Gjilanit” e autorit Mr. sc. Misin Misini zen një vend të rëndësishëm në letërsinë tonë sepse ai ka trajtuar një studim shkencor për Epikën popullore të trevës së Gjilanit me rrethinë e që shoqërohet me vlera të arrira sa i përket këtij studimi që është mjaft defi-citar. Kujtojmë se ky libër është dashur t’i bie në duar një lektori të mirë me qëllim të arritjes së vlerës më të lartë artistike. Pra mendojmë se Mr. Misin Misini ia ka arritur qëllimit final sa i përket vlerës dhe synimit të tij që ky libër me të vërtetë mbetet si një vepër me vlerë të lartë artistike dhe shkencore…

Treva e Gjilanit me rrethinë është e pasur me këngë epike nga më të ndryshmet të cilat janë shkruar herët dhe kënduar nëpër oda e vende të ndryshme që për nga tematika janë të lloj-llojshme, kanë një gamë të gjërë duke filluar këngë për kaçakët, për ngjarje me rëndësi historike të cilat kohë i kanë përcjellur me këngë të vargëruara, këngë legjendare etj, etj., që japin të kuptojmë se disa nga këngët epike popullore kanë shtrirje edhe në vise të tjera shqiptare…Epika populloreNë mënyrë të thuktë për epikën popullore kanë shkruar studiues si Prof.dr. Shefqet Pllana, Tahir Berisha, Dr. Mehmet Rukiqi, Qamil Haxhi-hasani që është njohës i mirë i krijimtarisë gojore të cilët kanë shkruar dhe studiuar mirë këtë zhanër që daton herët.Për epikën popullore në vargje në trevën e Gjilanit tani studim do ta kenë në duar lexuesit dhe studiuesit të cilët deri më tani nuk kanë pasur mundësi të kenë një studim të tillë për epikën popullore të kësaj treve e që tani falë punës së palodhshme të studiuesit Mr.sc. Misin Misini i cili para disa ditëve nxori në dritë veprën me karakter studimor e shkencor të titulluar “Epika jonë popullore në vargje në trevën e Gjilanit”, botuar nga Sh.B. “Rrjedha” Gjilan. Nga ky autor kemi edhe disa botime të tjera si: “Përjetime e kujtime”, “Fjalë me porosi të mençura të mbledhura në Karadak të Gjilanit” dhe “Fshati Terziaj në shekuj”.Në këtë vepër të rrallë dhe deficitare autori ka spikatur tema të epikës sonë të vargëruara sidomos të trevës së Gjilanit dhe fshatrave që gravi-tojnë në këtë qendër të njohur sa i përket kësaj lëmie të krijimtarisë gojore popullore të shkruara në vargje.Në këtë botim të veçantë Misini ka shqyrtuar dhe studiuar epikën popullore në trevën e Gjilanit në kohën e sotme të shkruar në kapituj dhe tituj interesant për lexuesin .Libri fillon me parathënien e autorit të librit, ku jep të dhëna për veprën e tij, përm-bajtjen e librit dhe të dhëna të tjera me interes për lexuesit në përgjithësi, për të kaluar pastaj edhe në histoikun e qytetit të Gjilanit, origjinën e qytetit, për Gjilanin qendër administrative, për shënimet statistikore në kohën e Turqisë më 1896 etj., pra jep të dhëna mjaft të thukta për qytetin e Gjilanit.Autori gjatë studimit të lëndës për epikën e kësaj treve është mbështetur kryesisht në epikën popullore në vargje duke dhënë arsy-etim se nuk janë të përfshira të gjitha krijimet në vargje, por ka marrë në shqyrtim ato më karakteristikat që janë prezente dhe që dallojnë me nuanca nga folklori kombëtar në përgjithësi.Ndër këngët me rëndësi në këtë trevë zënë vend: këngët për kaçakët, këngët kreshnike dhe këngët për revolucionin xhonturk, ku janë përfshirë të gjitha llojet e epikës popullore në vargje me karakteristikat e tyre shprehëse dhe autoktone.Sa i përket metodës së hartimit të kësaj vepra autori është mbështetur në grumbullimin e materialit në terren dhe studimin e tyre dhe për ndriqimin e fakteve në mënyrë më komplete është shërbyer me metodat dialektiko-materialistike duke bërë kështu zbërthimin e brendisë dhe formës së epikës popullore në aspektin shoqëror e historik. Epika legjendareNë kapitullin tjetër me titull Epika legjendare (Këngët legjendare me karakter mitik), autori i librit ka shtjelluar këngë legjendare të cilat zënë vend me rëndësi në fondin e epikës sonë popullore.Në këto këngë gjejmë gjurmë lashtësie që janë krijuar shumë herët në kohën pagane, atëherë kur zen fill folklori. Në këto këngë pasqyrohen në rend të parë botkup-timet e vjetra, doket e zakonet e popullit tonë…Në vazhdim autori merr në trajtesë disa vargje të këngës “Kur lindi një fëmijë i plakut 9o vjeçar”. Këtu kemi të bëjmë me vargje të thurrura të cilat për logjikën e njeriut është e pakapshme p.sh. lindja e fëmijës në syret të gjarprit, kjo këngë dhe këngë me karakter të tillë më tepër i përngjajnë legjendave të vargëzuara kur dihet se treva e Gjilanit dhe

Vështrim NJË STUDIM PËR EPIKËN POPULLORE NË TREVËN E GJILANIT(Mr.sc. Misin Misini “Epika jonë popullore në vargje në trevën e Gjilanit” studim shkencor, botues “Rrjedha” Gjilan, 2010 faqe 158).Bilall MALIQI

12

Page 13: DITURIA - immi.se

13

inimet dhe padrejtësitë gjysmë shekullore.

E kam të pashlyeshme në kujtesë Mexhid Haxhiun, gjithashtu, si trajner të brezave të futbollit vlonjat. Nuk do më harrohet kurrë “spektakli me topa futbolli” i ideuar dhe i realizuar nga Mexhidi pasionant dhe këmbëngulës me një grup fëmijësh të talentuar futbollistë të rinj: Në një pushim ndeshjeje ndërkombëtare u shfaqën me madhështi në Stadiumin Flamurtari rreth 20 fëmijë shtatlartë, në gjithfarë pozicionesh, duke vrapuar me topat e futbollit në kokë, në sup, në qafë, në thembër e putër të këmbëve, që me përpikëri, ia përcillnin topin njeri tjetrit me shpejtësi maksimale për një kohë të gjatë, pa gabuar asnjëherë.Në vazhdën e viteve, shumë më vonë, e shohim Mexhidin trajner të Flamurtarit dhe ekipeve të tjerë të futbollit elitar, gjithashtu të zgjedhur në Federatën e Futbollit; të caktohet ndërmjetës me Federatën Evropiane e Botërore të futbollit dhe me sportistë e trajnerë të spikatur kudo; të jetë pedagog i trajnerëve dhe arbitrave të futbollit shqiptar; autor dhe këshill-tar asnjanës dhe përcaktues i të mirës, të përparuarës dhe të drejtës në sport, si dhe analist të thellë cilësor televiziv e deri gazetar sportiv.Veprimtarinë e spikatur futbollistike dhe sjelljen shembullore të Mex-hid Haxhiut unë i njihja mirë edhe sepse aktivizoheshim së bashku suksesshëm në aktivitetet sportive. Këto më mjaftonin për ta konsid-eruar atë, si u shpall më vonë në vitet e demokracisë, me plot meritë, “ Mjeshtër i Madh” në sport dhe nga mbarë opinioni publik u cilësua si një nga bijtë brilant e më të nderuar të qytetit të Vlorës e të mbarë Shqipërisë.Po, kur e dëgjova, para pak ditësh, futbollistin e shquar Mexhid Haxhiun direkt, duke mbajtur një ese kritike e vlerësuese për shkrimtaren e pëlqyer e shumë produktive vlonjate, Vilhelme Vranari, për dy librat e saj të fundit, apo kur e kundrova më pas, në “intervistë televizive me zhurmues” te “Klani” me telekronistin dhe regjisorin e shquar Pandi Laço, unë jam mahnitur sërish, si ne ato vite kur ai demonstronte magjinë e futbollistit të madh.Duke e dëgjuar, në të dy rastet, se çfarë fshihet këtë radhë te mendja dhe koka e tij, sërish u emocionova thellësisht, si në ato vite kur aq shumë vlerësohej më tepër këmba e tij e artë dhe njëkohësisht ndjeva sërish krenari, për shokun dhe mikun tim të zemrës, që si kurdoherë emeton cilësi të larta dijesh, mençurie, burrërie, vendosmërie dhe talenti shumëplanësh. Për kritikën letrare Mexhidi kishte bërë një pune serioze dhe të lavdërueshme, çka dukej, jo vetëm me mbresat dhe përfundimet e paraqitura, po edhe nga që u ishte referuar filozofëve dhe specialisteve të letërsisë, për të nxjerrë argumente bindës dhe përfundime të sakta. Pasi dëgjova dhe intervistën u binda edhe njëherë si për vullnetin po dhe për maturinë dhe tolerancën e tij, karakteristika këto të mbartura në vite. Ishin këto momentet që më nxitën të shkruaj këto dy fjalë dhe të falënderoj publikisht Mexhid Haxhiun. Këto, gjithashtu më nxorën në përfundimin se Vlorës dhe Shqipërisë nuk i kanë munguar thesaret njerëzore, ato kanë qenë dhe janë midis nesh dhe u takon drejtuesve të politikës dhe të shtetit në qendër dhe në rrethe kryesisht, po dhe institucioneve e individëve me mundësitë për-katëse, t’i zbulojnë ato, t’i evidentojnë, t’i nderojnë e vlerësojnë, (e kush më shumë se ai do ta meritonte të ishte NDERI I VLORËS), t’i inkura-jojnë, dhe t’i shfrytëzojnë, për aftësitë e tyre dhe si model përsosmërie, e t’i vënë më mirë në dobi të kombit.

Më tej, na bëhej zemra mal, kur mësonim për korrektesën e tij maksimale në jetë e në shoqëri, krenoheshim nga çdo sukses i tij dhe, në periudhën e egërsisë komuniste të luftës së ashpër të klasave, na vinte keq për qënd-rimet nënvleftësuese, denigruese e ndonjëherë fyese ndaj tij. Shumëkush e vuante poshtërimin së bashku me këtë njeri të duruar, gjithnjë të urtë, të sjellshëm e zëmër gjerë. Në këtë drejtim, sidomos ne vlonjatët, indinjo-heshim e ndikoheshim edhe më shume se e dinim mirë edhe prejardhjen e shquar prej trimi dhe patrioti të Mexhid Haxhiut. E kaluara shkëlqente sidomos me gjyshin e tij, Osman Haxhiu, prefekt i Vlorës për një kohë të gjatë, burrë shteti, që spikati në veçanti si prijës i “Luftës se Vlorës”, epopesë vendimtare për vetë ekzistencën e Kombit Shqiptar.E kam parë Mexhid Haxhiun, si futbollist sapo lindi, të instruktuar nga Vasillaq Ndini, trajneri i parë që e zbuloi, më pas me Loro Boriçin e madh dhe në dhjetëra ndeshje si futbollist virtuoz të Partizanit dhe Flamur-tarit dhe pjesëtar të imponuar nga opinioni publik, te ekipi përfaqësues i Kombëtares Shqiptare, në krahë të Panajot Panos, të Vasil Rucit, si dhe të plejadës së shquar të futbollistëve të talentuar shqiptar, duke luajtur futboll të bukur, si rrallë të tjerë.Stadiumi Flamurtari, aso kohe, mbushej plotë me burra e gra entuziaste që krenoheshin dhe inkurajonin në kor futbollistin e tyre të dashur, shumë të preferuar e tepër elegant. Kur ai rrëmbente befasisht topin dhe drejtohej drejt portës kundërshtare, me fanellën kuqezi dhe numrin 10 në shpinë, të gjithë e ndiqnin të emocionuar duke e inkurajuar “forca dhjeta” dhe kur i afrohej portës rrufeshëm në pozicion të volitshëm thërrisnin “zhyte Xhite” që do thoshte godit Mexhid fort drejt portës dhe atëherë, herë me të djathtën dhe herë me të majtën si s’pritej, goditej fort topi që prekte një nga trekëndëshet e portës, duke fluturuar si plumb në formë gjethi për t’u pleksur me rrjetat e brendshme djathtas apo majtas, ndërsa portieri shihej i shtrire në anën e kundërt. Dhe atëherë, në Vlorë, apo gjetiu në rrethet e kategorisë së parë, ku gjithnjë kishte qindra tifozë vlonjatë që shoqëronin ekipin, nuk pushonin britmat inkurajuese dhe emrat e nderit me të cilat e kishte pagëzuar populli Mexhid Haxhiun si “uragan i ndërprere, “briga-dieri”, etj. Kjo nuk rreshti nga ditët e para kur e nisi si 16 vjeçar futbollin Mexhid Haxhiu dhe në vazhdimësi për të 16 vitet e jetës së tij aktive si lojtar titullar në fushat e futbollit, lojës masive popullore dhe ndofta midis të paktave kënaqësi, në ato ditë të vështira. Mexhid Haxhiu u ngrit shpejt në nivelet më të lata cilësore të mjeshtërisë si futbollist, duke u klasifikuar me të drejtë dhe në anketën popullore sportive si sportisti më i mirë shqiptar i vitit 1972 dhe se fundi u përfshi midis dhjetë futbollistëve më të mirë të vendit për të gjitha kohët. Ky nivel i lartë cilësor u arrit, padyshim në radhe të pare falë cilësive vetjake, të talentit të tij të spikatur, punës këmbëngulëse e vullnetit të pamposhtur, po në ketë drejtim ka ndihmuar dukshëm fati që ai u lind dhe u rrit në Vlorën e futbollit. Kjo edhe për faktin që krahas tij në Vlorë bashkëvepru-an shumë futbollist cilësor, mjeshtra sporti dhe anëtarë të ekipit kombëtar të futbollit ndër vite, po dhe që Flamurtari i Vlorës ka dalë kampion kom-bëtar dhe ka marrë kupa e supërkupa dhe për më tepër ka fituar ndeshje të bujshme ndërkombëtare me ekipe elitare në futbollin evropian, si me Barcelonën dhe Partizanin e Beogradit.Gjimnazisti i maturuar me notat vetëm dhjeta, do të detyrohej të priste të vinin vitet e demokracisë që të lejohej për të vazhduar studimet e larta dhe për t’u diplomuar (prapë një çudi), së bashku me djalin e tij, po tashmë në moshën 50 vjeçare. Diploma e Universitetit për këtë njeri faktikisht me kulturë të gjere autodidakte dhe zotërues perfekt i italishtes dhe ang-lishtes, ishte një akt formal e moral, që mposhti vetëm një nga diskrim-

DY FJALË PËR NJË BURRË ME EMËR,MEXHID HAXHIUNNga Luan Çipi E kam njohur Mexhid Haxhiun qysh fëmijë, sapo kishte filluar të shquhej talenti i tij si futbollist. E kam ndjekur me dashuri e simpati dhe më pas, kur na çudiste me virtuozitetin e tij të pashoq të futbollistit xhongler, kur duke luajtur me topin e rrumbullakët bënte veprime të papara dhe, sikur ta kishte gjymtyrë të tij topin e futbollit, driblonte e sikur fluturonte me të dhe shënonte lehtësisht gola fantastik e njërin me të bukurin se tjetrin.

Page 14: DITURIA - immi.se

Letërsia shqiptare nuk mund të quhet më dukuri anësore në Jugosllavi, nuk mund të quhet produkt i një pakice kombëtare të humbur diku në një cep të vendit. Shqipja

sot përbën realisht gjuhën e dytë më të folur e të përhapur në federatën jugosllave (pas serbo-kroatishtes), kurse pjesa shqiptare, me gjithë problemet të njohjes politike, po fillon dalëngadalë të bëjë që ndikimi i saj të ndjehet në kulturën e Jugosllavisë dhe në letrat evropiane. Ndonëse proza letrare në shqip është e vonë dhe drama prej kohësh ka qenë e dobët, poezia ka gëzuar kurdoherë një traditë të qëndrueshme, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Statistikat e botimeve, gjithashtu e pasqyrojnë këtë prirje për poezinë: në Tiranë rreth 40 për qind e botimeve letrare të viteve të fundit kanë qenë në poezi, në Prishtinë 80 për qind - fakt ky që nuk mund të merret me mend në Perëndimin racional.Din Meh-meti është ndër përfaqësuesit klasikë më të mirënjohur të poezisë së sotme në Kosovë. Ai ka lindur më 1932 në fshatin Gjocaj të Junikut të Gjakovës dhe ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit. Tani, ai është mësues në shkollën pedagogjike të Gjakovës. Edhe pse ka botuar disa proza, kritika letrare dhe një dramë, ai njihet kryesisht për poezinë e tij figura-tive, e cila është botuar që nga viti 1961 në 12 vëllime. Libri i tij i fundit, një përmbledhje më njëzetetetë vjersha lirike, mban titullin As në tokë as në qiell.Poezia e Din Mehmetit shquhet për ndjesh-mëri popullore. Ashtu si dhe Ali Podrimja, i cili është po nga Gjakova, ai mbështetet në shumë figura, metafora, dhe simbole të poezisë popullore të Shqipërisë së Veriut për të mbrujtur dhe ndërtuar lirikat e tij të trazuara me vizionin stoik të malësorëve. Megjithëse është një fllad i lehtë romantik që përshkon poezinë e tij, sikundër e pati cilësuar dikur kritiku Rexhep Qosja, ky asimilim krijues i folklorit është i shkrirë fuqishëm me një rrjedhë realiste, herë-herë ironike, që buron pjesërisht nga etika e revoltës në traditën e Migjenit (1911-1938) dhe Esad Mekulit (l. 1916). Shqetësimi poetik i Din Mehmetit, megjithatë, nuk i drejtohet protestës mesianike ose kritikës sociale, por krijimtarisë artistike dhe përvojës individuale.As në tokë as në qiell është e ndarë në pesë cikle: Trimat e këngës sime, Bishat e bardha, Kujtesa e letrave, Barka ime mbahu, dhe Këngë për vete. Titulli i ciklit të katërt, Barka ime mbahu, është ndofta simbolik për praninë e sotme e letrave shqipe, bile edhe të shqiptarëve në Jugosllavi. Ai vjen nga poezia Dialog me liqenin, shkruar në Strugë buzë Liqenit të Ohrit në kufirin jugosllavo-shqiptar, gjatë festës ndërkombëtare të poezisë në Strugë në gusht 1987.Në thellësitë joshëseValët e liqenit i stolis britma e fëmijëve si kundërvlerë për freskin me të cilën ato përkëdhelin trupat e tyre të njomë. Kalamajtë ia zbukurojnë njëri – tjetrit trupin me pika uji, të cilat hijeshojnë lëkurën e tyre si lule të lagështa dhe të ndritshme. E pranishme është edhe kënga e bilbilave e cila herë pas here pushon, thuajse dorëzohet dhe humb betejën që ua ka shpalluar qeshjeve dhe britmave lazdrane. Atje larg, një barkë e vogël e cila ka ngarkuar diellin me vete dhe zvarrit rrezet e tij duke i derdhur mbi valët e

kaltra si toptha kristali. “Shihni barkën që bart diellin!” – bërtet një vogëlushe bjonde. “Ajo nuk bart diellin, por zvarit rrezet e tij!” – e korigjon mocaniku i saj dhe merr qëndrimin e burrit i cili nuk lejon fjala t’i bëhet dy. “Mirë de, ajo i bie njësoj!” – tërhiqet vogëlushja ashtu si i ka hije zonjës e cila mund të prek të paprekshmen – sedrën burrërore. Po, dielli pas një kohe u ngjit edhe më lart në qiell, u lodh nga ai lundrim i ngadalshëm në barkën e ngushtë dhe shtoi buzëqeshjen.Zogjtë këndojnë pandërprerë. Ndalen vetëm sa të hanë mëngjesin e rëndomtë; ndonjë mizë të pakujdesshme në fluturim e sipër e cila, pa ia varur veshin rrezikut që i kanoset dhe joshur nga lartësitë, ishte nisur t’i shohë rrezet e diellit nga më afër. Edhe fëmijët nuk lëshojnë pe; të ledhatuar nga valët e liqenit me mjeshtëri u ikin duarve të nënave dhe qortimeve të prindërve që të kenë kujdes nga thellësitë e errëta.Përnjëherë këngët e bilbilave e gulçoi britma e një nëne. Ajo jehonte e dhembshme, shtangu qeshjen e lazdranëve të vegjël, frenoi fuqishëm gëzimin e tyre dhe i la të shtangur buzë liqenit.Gruaja që dëneste buzë liqenit ishte nëna e trimit i cili, i joshur nga freskia dhe thellësitë, kishte vendosur të kridhet deri në fundin e errësisë më të dendur ku rrezet e pakëta që depërtojnë i ngjajnë kristalit të copëtuar, xixave që të shkaktojnë marramendje dhe të ndalojnë frymëmarrjen. Pas një kohe, koka e tij e pashpirt u paraqit mbi syprinën e ujit si lule e posaçelur. Buzëqeshja e tij në fytyrën e shtangur fshehte tërë bukurinë që i kishte parë atje poshtë, aty ko frikoheshin të depërtojnë edhe rrezet e diellit sepse terri i thërmonte në xixa. Buzëqeshja e tij mori me vete tërë qeshjet e lazdranëve të tjerë që me frikë shikonin trupin e shtangur të atij trimi që pati guxim t’i ndërprejë të gjitha lojërat fëmijërore vetëm që të kënaqet duke soditur lojën që zhvillonin në fund të liqenit terri dhe drita. Sytë e tij të mbyllur shprehnin pmundësinë që ajo lojë të shpjegohet. Dhe e çuan rrugës së qytetit të shoqëruar nga kuja e nënës së tij.Të gjithë ia lëshonin rrugën sepse ia ishte ud-hëtimi i fundit i një engjulli të cilin e shoqëronin fluturat e tejdukshme me flatra të kristalta.Po, bukuria ende kishte që të tri rrathët e veta të mëparshme; qiellin nëpër të cilin diell nuk ndalte udhëtimin, harkun e largët të liqenit ku kaltërsia e tij derdhej në kaltërsinë qiellore dhe degët e plepave të lartë të mbushur me këngën e bilbilave. Por asaj tani askush nuk i gëzohej e as që e vërente; e mbuloi pëlhura e tejdukshme e vdekjes dhe kukama e një nëne.Tanusha. Ajo nuk ishte Tanusha e këngëve popullore, por vashë e vërtetë. Ndoshta edhe më e bukur se ajo e këngëve popullore, sepse ishte e pranishme, hapëronte pranë nesh dhe nuk kishte nevojë t’ia trillonim bukurinë. Erdhi në lagjen tonë si freski mpirëse, si lule në lule, si ëndërr në ëndërr, bukuri që zbukuronte të bukurën. Erdhi dhe na bëri të gjithëve t’i harronim vashat me të cilat me vite kishim thurrur kështjel-lat e kënaqësisë e dashurisë sonë. Prishi foletë e dashurisë rinore me kujdes të thurura. Përnjëherë na bëri me dije se as bukuria e as kënaqësitë kanë fund. Se ne ishim si peshq të cilët as në detin e bukurisë e sa në atë të dashurisë nuk ishin zhytyr në thellësitë marramendëse. Ajo na detyroi të pyesnim veten se si kishim mundur t’i dashuronim vashat që donim, si kishim qenë aq të verbër të mos i hetonim të gjitha ata të meta që kishin krahasuar me ecjen e saj, me lëvizjen e shtatit, me ngritjen e duarve që t’i rregullojë flokët..., me rrezatimin magjepsës që na la pa gjumë dhe ua ndryshoi drejtimin ëndërrave tona. Të gjithë ne e dashuronim ndërsa ajo e gjora ishte vetëm një. Në kënd të dashurohej kur ne të gjithë njësoj gjunjëzoheshim dhe ishim në gjendje t’i premtojmë se hëna do ta ndriçonte dhomën tonë të dhëndërrisë e jo poçi elektrik vetëm nëse ajo pranonte të bëhej nusja jonë. Dhe nuk ishte premtim i kotë; Tanusha do të ishte hëna që duhej të shëndriste dhomën e dhëndërrisë.Sa dashuri shumëvjeçare shkatërroi Tanusha, sa vasha e mallkonin dhe sa djem i dorëzoheshin gjumit dhe zgjo-heshin duke përmendur emrin e saj. Tanushë, pse nuk pranon të të më bëhesh lule në shpirt që do të kundërmojë këndshëm nëpër dhomat e qenies sime rinore?, klithnin djemtë.Vallë kishte ndonjë djalë që nuk ëndërronte Tanushan ta ketë në shtrat? Vallë ekzistonte mashkull që do t’i kishte thënë jo Tanushës sikur ajo t’i kishte propozuar takim?

J U P R E Z E N T O J M Ë

D I N M E H M E T I - 1932

14

Page 15: DITURIA - immi.se

15

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J Ë

Autor : NEHAT JAHIU

EJANI SHOKE TE DASHUR

Kaluan pushimettë dashur fëmijë,filloi mësiminë shkollë përsëri.

Oh, sa ëmbëlzilja tingëllon,për në mësimnxënësit i fton.

Ejani shoqe e shokënë shkollë të shkojmë,me gaz e vallemësimin ta fillojmë.

RRITU, RRITU…

Rritu, rritu o fmijëvjen ylberi të puthë në sy,rritu, rritu me ëndrra në gjumëty të don nëna shumë!

Rritu, rritu o fëmivjen dielli të puthë në sy,rritu, riitu si lulja në pranverëvjen shtatori në shkollë të gjen.

rritu, rritu o fëmivjen hëna të puthë në sy,rritu, rritu porsi mollëmësuesja të kërkon në shkollë!

TRINGLLON ZILJA

Zilja e shkollës po tringëllontë gjithë nxënësit po i fton,e fton ajo çdo shkollarnë bankën e klasës së parë.

Tringëllon zilja për mrrekullinxënësit e shkollës hyjnë,hapen dyer e dritarelexojnë vogëlushët në abetare.ABETARE

EJA VOGLUSH

Eja voglush, zilja të thërretbanka e shkollës po të prêt,eja voglush, zilja të ftonty mësuesja fort të don.

Eja voglush ,eja në shkollëme çantën e bukur në dorë,eja voglush, mos u frik faretë mësosh shkronjat në abetare.

Pranë do e ke mesuesen Besëtë meson këngë e vjershë,eja voglush me gaz e dashurise fort të don mësuesja ty…

ABETARE

Abetare, abetarehapi ti ato dritare,hapi dritaret me luleti shoh ato burbuqe36 drita të kuqe.

Abetare-lulja jonësa bukur e kealfabetin tonëabetare, abetare,hapja Lulit ato dritare.

Abetare, moj selvitë shtrëngon Luli në gji,të shtrëngone fort të donsi nëna fëmijën e dashuron.

NE SHJTATOR

Në shtatorpiqen mollëtzilet tringëllojnëhapen shkollat.

Pastaj vjene dashura vjeshtëkokrrat e rrushitshkëlqejnë në vreshtë.

Na vjen vjeshtaduke buzëqeshë,lulet e pemëtlahen me vesë.

Në mal zverdhetbungu e dushku,bereqetin me gazgrumbullon bujku

Më së shumti në shtatorgëzohet shkolla,vijnë me vrap nxënësitkuq si molla.

Venë e vijnëporsi bletë,zemra e nënavee gjërë- det.

Page 16: DITURIA - immi.se

Prapë u zgjova!... U zgjova të jetojë, e të “lundroj” nëpër rreshta e të pushojë nëpër shumë vargje... të vallëzoj nëpër pentagramet e tingujve të artikuluar të jetës. Kam bredhur nëpër shumë mendime, ide... nëpër shumë pikëpyetje, e pikëçuditëse... jam ndalur në një pikë të madhe, e pastaj jam strehuar tek buzëqeshja! E pastaj prapë kam vazhduar të lozë nëpër labirintin e imagjinatës sime. Aty kam bërë lloj-lloj kombinimi: kam bashkuar një copëz ëndrre me një copëz realiteti, një copëz dëshire me një copëz ngrohtësie, një copëz shprese me një

copëz rreze... Të gjitha këto i kam bashkuar e gërshetuar me fijet me të ndjeshme të shpirtit tim. Të gjitha këto i kam shikuar, sa e sa herë, me sytë e mendjes sime e jam kënaqë - shumë jam kënaqë dhe kam folur në heshtje me krejt zemrën time! Kam dëgjuar në thellësi me gjithë shpirt... dhe nëpër gjithë këtë pëlhurë të bukur jete më parakaloi duke u përsëritur në vazhdimësi, në një moment, një fjali vezulluese e ndriçuese: “Zgjohu! Rri e zgjuar!... Mos jeto e fjetur në madhështinë e jetës!!!” Kjo fjali mu dukë se kishte zbritur vertikalisht për t’u shtrirë në horizontalisht...E duke e dëgjuar këtë jehonë me shpirt... e duke e ndërprerë këtë udhëtim timin me mendje, e që po më ofronte një komoditet, ndonjëherë deri në “kotësi”, u ndala të shikojë pak edhe përtej kësaj kohe! Fillova të lëvizë edhe përtej kësaj hapësire! Hedha hapin edhe përtej këtej realiteti... - përtej kësaj që po më prezantohej! Po cila ishte dëshira ime? Të pushojë apo të molisem? Të molisem duke qëndruar në një vend, në një pikë... e në një re mendimi?! Pyetje ndoshta pa përgjigje, apo përgjigje që s’dua ta dëgjojë e ta pranojë?!!! Ndoshta! Krejt kjo është ndoshta?!... Pasiguri sjellë kjo fjalë Ndoshta! Apo mendimet e mia e sjellin këtë ndjesi brenda qenies sime?! Mu dukë se ajri po më mungonte..., mu dukë se gjithçka përreth ishte mbytë e mbështjell në një ngatërresë! Heshtje që të fundosë në cek-tësi!!! E unë nxitova prapë! Shpejtova që ta hedhë shpejt e shpejt këtë mendim në harrim... Kisha frikë se, sa më shumë të koncentrohesha në këtë mendim, do t’i jepja jetë, do ta fuqizoja, e pastaj ta jetësoja këtë mendim që nuk korrespondon me dëshirën time! JO dhe JO e madhe!... E pas kësaj u nisa prapë të jetoja në TASH! E kuptova se nuk duhet ta kaloj të pranishmen - nga ajo se çfarë po ndodhë sot! E nesër?!... Kështu që rrugëtimi vazhdon në rrugën e tij të shtruar në dje-sot-nesër, e jo nesër, e pastaj në sot, ngase e SOTMJA i jep jetë të NESËRMËS... Çfarë ngjyra sot do të hedhën, edhe piktura do të jetë e tillë! Dhe e zgjuar prapë vazhdova të ecë... aty ku zemra dhe mendja ime SOT po bashkëjetojnë. Janë pajtuar në këtë rrugëtim. Të dyja po frymojnë njëkohësisht! Para syve të shpirtit tim u shtrua një panoramë

me një rrugë trëndafilash! Sytë e mi përsëri shkëlqyen, fytyra ime përsëri buzëqeshi... O sa shumë janë dhe: O Zot! - sa të bukur që janë! Këtu nuk ka numra, ka vetëm përmbajtje! Përmbajtje dhe thellësi!... Gjithë këta ne i kemi mbjellë?! Realitet i bukur, vështirë për t’u besuar... Po për ta rrëfyer?! Është diçka që vetëm përjetohet. S’ka vend për fjalë! Këtu ka qetësi dhe harmoni... Bukuri dhe paqe... Në gjirin e secilës nga ato fshihet nga një copë jete e jetuar; në petalet e secilës nga ato është e mbështjell një copëz ëndrre; në fletët e secilës është e strukur aty-këtu një copëz dëshire; në gonxhet e tyre është strehuar ndonjë fjalë e pathënë... Rrënjët e tyre janë të ujitura me ujin me të pastër e të kristaltë... Trupi i tyre është i ushqyer me shumë dashuri... Brenda këtij qielli të kësaj mbretërie trëndafilash me ngjyrat hyjnore, unë flas, unë dëgjoj, unë ndjej, unë jetoj... Unë jam ajo që jam. Dëgjojë dhe flasë... por, edhe këtu ka rend, ka harmoni. Një ditë unë e dëgjoj gjuhën hyjnore që flet një trëndafil, ditën tjetër unë i rrëfehem atij dhe kështu, dalëngadalë dhe krejt në mënyrë të heshtur, është krijuar një lidhshmëri e pashpjegueshme, e pasqaruar, një mishërim me këtë rrugë të gjatë - shumë të gjatë trëndafilash, me rrugën time të shpirtit...Këtu çasti shënohet si një çast magjik! Kujdesem unë, por, kujdeset me shkëlqimin e tij edhe një Shkëlqim Brilant! A do të mund të rriteshin e të jenë kaq të bukura të gjitha këto pa dy shkëlqime??? Sigurisht se JO!, sepse këta e krijojnë një tërësi... Rrugë shumë e afërt, shumë e dashur, shumë e ngrohtë për mua, por e largët për të tjerët – e paarritshme, e pakapshme... deri në pakuptimësi... deri në absurditet! Gjithçka e pakapshme për dikë, duket e pakuptimtë!!! Por, do të doja që shumëkush ta prekë këtë “pakuptimësi”, ta ndjej, ta përjetojë...Dhe për çudi, në mesin e këtyre ngjyrave hyjnore, e ndjej vetën si mbretëreshë në një mbretëri trëndafilash! ...e herë si engjëll që endem nëpër petalet e këtyre trëndafilave... Dhe sa herë që e ndjej vetën si një engjëll, unë thurë dëshira për një shkëlqim... Por, edhe kur e ndjej vetën si mbretëreshë nën mbretërinë e trëndafilave, unë shpërndajë aromë për një shkëlqim... Dhe më ndodhë shumë shpesh të shëtis nga një trëndafil në tjetrin, shpesh i rikthehem t’i shikoj, t’i mikloj me sy, dhe nga secili marr nga një pikë ngjyrë hyjnore dhe me këto ngjyra dua ta bëjë pikturën time më të bukur deri tani dhe ta ruaj të ekspozuar në galerinë e shpirtit tim si piktura ime më e veçantë ndër të veçantat. Sa herë të “zgjohem” e ta prek realitetin e egër, sa herë të jem e rrethuar nga tingujt e jetës plot zhurmë, që shpesh dinë të jenë më të ngatërruar se të ngatërresa, atëherë do të nisem në këtë rrugë trëndafilash e të strehohem aty... e të marr pak diell, pak qiell... të ngjitem atje tek hëna në lartësi, netëve të gjata e pagjumë, e ta shikojë prapë atë Shkëlqim në Tokë që aq njerëzishëm frymon...Dhe një ditë kur unë do të jem diku larg... shumë larg... Po, po, larg fjalës së shkruar, larg magjisë së artit, e mbërthyer brendapërbrenda rregullave të kufizuara, këtë pikturë që flet me tingujt e saj hyjnor, do t’ua lë ta shikojnë e lexojnë të tjerët që dinë ta lexojnë jetën pak me në thellësi... e ta ndjejnë se sa çfarë harmonie e përsosur ndjehet në këtë mbretëri trëndafilash...Jam e zgjuar tashmë apo jam në një ëndërr të bukur të shndërruar në realitet?! Ku ta gjej një përgjigje të tillë... Ku? Ku tjetër vetëm se në gjirin e këtyre trëndafilave apo?...Në vesh një trëndafili i thash: A e din se çfarë ka të re? Unë prapë jam zgjuar, unë prapë do ta hedhë një emocion në fletët tuaja.... e Ai trëndafil lehtas më buzëqeshi, e më tha: U gëzova shumë! Shkruaj, të lutem... se kështu dua të të shohë, përherë të zgjuar, duke shkruar vazhdimisht... E kur arrita këtu ku jam, ZEMRA po më thotë të shkruaj kështu:“SA MË SHUMË RRUGË TRËNDAFILASH PAQI NË JETËN TUAJ, TË GJITHË JU O NJERËZ TË MIRË...

Shkruan: Vlora BANUSHAJ NË MBRETËRINË E TRËNDAFILAVE! Dhe për çudi, në mesin e këtyre ngjyrave hyjnore, e ndjej vetën si mbretëreshë në një mbretëri trëndafilash! ...e herë si engjëll që endem nëpër petalet e këtyre trëndafilave... Dhe sa herë që e ndjej vetën si një engjëll, unë thurë dëshira për një shkëlqim... Por, edhe kur e ndjej vetën si mbretëreshë nën mbretërinë e trëndafilave, unë shpërndajë aromë për një shkëlqim...

16

Page 17: DITURIA - immi.se

17

T R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLIT

KUJTIM AGALLIU DJEMTË BINJAKË TË DRUVARIT TË VARFËR

Thonë, se diku, në një fshat midis maleve të larta, jetonte një druvar i varfër. Ai kishte dy djem të pashëm si dy pëllumba. Ata ishin binjakë dhe ngja-nin si dy pika uji. Njëri kishte një nishan në kra¬hun e majtë. Tjetri kishte një ni¬shan në krahun e djathtë.Tregojnë se në fshatin e druva¬rit na ishte edhe një bej ziliqar sa më s’bëhet. Edhe ai na pas¬kësh dy djem binjakë! Edhe ata na qenkëshin të pashëm që s’ke ç’thua! Ndaj beu kudo që shkonte mburrej për djemtë e tij. Njëherë pa u thoshte fshatarëve:- Unë kam çunat më të bukur në botë. Por një plak i doli përpara dhe ia ktheu:- Dale, dale, mos u ngut, se janë me të bukur binjakët e dru¬varit!Beut i lëshoi goja shkumë!- Jo, more! — iu hakërrye pla¬kut. Pastaj u egërsua, thirri dru¬varin dhe i tha:- Qysh sot thyej qafën që këtej me gjithë ç’ke! Mos të të shoh më asnjë minutë këtu! Dhe kësisoj e përzuri. Ç’të bënte i gjori druvar! U strehua te një shpellë tutje në pyll. Hë - ¬hë, iu rritën djemtë atje, të fortë si lisa. Befas, një ditë, teksa po gju¬anin kafshë të egra me heshta e shpata, ata panë një njeri të shtri¬rë përtokë. Kur u afruan që ta ndihmonin ai hapi sytë dhe u tha ngadalë: - Mos humbni kohën me mua, por kaloni shpejt tre male, tri fu¬sha, tre lumenj dhe arrini te Shkëmbi i Arinjve! Atje po bëhet luftë. Armiqtë janë të panumërt. Vihuni përkrah luftëtarëve tanë, që të mos na e rrëmbejnë lirinë! Dhe binjakët ashtu bënë. Ua hi¬pën kuajve dhe u nisën si veriu. Tri ditë fluturuan me kuaj. Tri net hëna përshkënditi mbi shpatat e tyre, gjersa u gjendën midis zjarrit të luftës. U bashkuan me luftëtarët dhe shpejt u vunë në ballë të tyre. U duk sikur betejën tashmë e ndiznin flakët e rrufeve. Gjithë trimat morën hov, kurse armiqtë ua mbathën me katra. Më në fund, njëri prej luftëta¬rëve, duke treguar dy binjakët, tha: - I shihni këta? Nuk janë djem, por zogj shqiponjash! Neve na dhanë zemër e armiqve u kallën tmerrin! Luftëtarët nuk pritën, po i ngritën në krahë duke brohori¬tur. Ca të tjerë po shihnin me ku¬reshtje, se nuk i njihnin. - Nga ju kemi, or bij? — pyeti një luftëtar i moshuar. Djemtë nuk iu përgjigjën, por përveshën mëngoret. Atëherë të gjithë panë nishanet e tyre, lëshu¬an një britmë habie dhe thanë: - O po, këta qenkan djemtë tanë, djemtë e druvarit!Dhe me t’iu kthyen beut ziliqar: - Ja ç’na bëre, o faqezi! Që kur ishin të vegjël, na i përzure nga fshati këta sokola! Shikoji tani se ç’janë! Dhe mos guxo t’i kraha-sosh me ata lepujt e tu të butë, që sapo filloi lufta, u fshe¬hën brima Pastaj të gjithë bashkë, për dru¬varin dhe djemtë e tij trima, ndërtuan në mes të fshatit, te një çair i bukur, një shtëpi të re, që s’ishte parë kurë në ato anë.

Page 18: DITURIA - immi.se

18

• Biçikleta dhe triçikletaNë një dyqan shiteshin 18 biçikleta dhe triçikleta. Numri i përgjithshëm i rrotave të tyreështë 39. Gjeni sa janë biçikleta dhe sa triçikleta.

Zgjidhje:Pasi shënojmë me x dhe (18-x) numrat e biçikletave dhe triçikletave, formojmëekuacionin:2x + 3(18-x) = 39Heqim kllapat: 2x +54 - 3x = 39Veçojmë të panjohurat-x = 39- 54-x = - 15, nga ku x = 15; 18-15= 3.Pra janë 15 biçikleta dhe 3 triçikleta.

Mund të arsyetojmë edhe kështu:Sikur të ishin të gjitha biçikleta ato do të kishin gjithsej 18*2 = 36 rrota ose 3 më pak se39. Kjo do të thotë se janë tre triçikleta dhe 18-3=15 biçikleta.

P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R E Nga Bardhyl Selimi

Page 19: DITURIA - immi.se

19

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut

LIVADHET E SHTRENJTA

Takohen në Fushë-Krujë Ismail Qemali dhe Ali pashë Gucia.Ali pashë Gucia u ndal e po i sheh livadhet e bujshme, tërë rrafshinën e pëlleshme të Fushë-Krujës.A thua, more zotëri Ismail, këto livadhe kaq të mira e të buta, a janë të shtrenjta? - foli Ali pashë Gucia.Shumë të shtrenjta janë! - u përgjigj Ismail Qemali.Çka ta merr mendja, sa teneqe flori bëjnë?Eh, more Ali pashë Gucia, këto livadhe të buta e të mira e kanë vlerën e lartë, rrafsh sa një grua!Sa një grua, po unë në malësi...?!Jo Ali pashë, jo ashtu qysh po mendon ti. Këto livadhe të buta e të shtrenjta e kanë vlerën sa një grua e mirë, bujare e fisnike si ajo që ka lind një Ali pashë Guci!

QË KA ME HËNGËR DREQI E KOM DITUN, POR...

Një nuse e re, diku në dukagjin, kish pas qëllua me një vjehërr shumë të keqe. Vjehrra ishte shumë shpirtzezë, sa nuk ja linte nuses askund vendin. Por, nusja kish pas qëllua e familjes fisnike, dhe e duronte gjithë atë trysni.Një ditë nusja shkon në gjini.Pas nja dy ditësh po vjen i shoqi e po i thotë:Qohu moj grue se duhet me u kthye n’shpi!Hajr na koftë, çka paska ba vaki?Ashtë djege shpia. Mrena ka qellu nëna e asht djeg bash me të!Nusja pe luan kokën e po thotë:Që ka me hëngër dreqi një ditë e kam ditun, por që ka me hëngër t’pjekun, s’ma ka marr mendja!

Page 20: DITURIA - immi.se

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Bahtir Latifi; [email protected];Hakif Jashari; [email protected]ëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected];Bilall Maliqi; [email protected] dhe e reja nga Gjilani:Edona Beqiri; [email protected] e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi [email protected] Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/ dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “DITURIA”