187
DISERTACION Për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor i shkencave” NDËRMJETËSIMI NË VEPRAT PENALE TË TË MITURVE Kandidati: Udhëheqësi: Ma. Besnik ÇEREKJA Prof. Dr. Skënder KAÇUPI Tiranë, 2013 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PENALE

Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

  • Upload
    ledan

  • View
    495

  • Download
    10

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

DISERTACION

Për mbrojtjen e gradës shkencore

“Doktor i shkencave”

NDËRMJETËSIMI NË VEPRAT

PENALE TË TË MITURVE

Kandidati: Udhëheqësi:

Ma. Besnik ÇEREKJA Prof. Dr. Skënder KAÇUPI

Tiranë, 2013

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PENALE

Page 2: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

2

Kur një shoqëri pushon së konsideruari mbrojtjen e fëmijëve dhe të

personave të pambrojtur, fillon shpërbërja progresive e themeleve të saj:

familja.

Ne kemi një detyrë shumë të vështirë, por është e nevojshme të

përkufizohet pafajësia si një element themelor dhe themelues për

shoqërinë në mënyrë që të rivlerësohet respektimi i të drejtave karshi më

të dobtëve dhe sidomos niveli i përgjegjësisë i marrë përsipër nga më të

fortët...dmth., nga ne të rriturit.

Ivana Milic

Page 3: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

3

PËRMBAJTJA

I – HYRJE.....................................................................................................................5

II - PJESA E PARË

Ndërmjetësimi dhe aspektet e tij

III - KAPITULLI I PARË ......................................................................................... 11

1. Dy fjalë rreth teorisë së dënimit. ....................................................................... 11

2. Shpagimi, rehabilitimi dhe teoria e “Drejtësisë restauruese”. ........................... 12

3. Modeli riparues alternativ. Një përgjigje e re, ndaj të miturit autori i veprës

penale. ............................................................................................................... 18

3.1 Çështja e të konsideruarit përgjegjës (ndërgjegjësimit). ............................ 18

4. Përkufizimi i ndërmjetësimit penal. Konflikti dhe mosmarrëveshja. ................ 20

5. Nevoja për një pjesëmarrje vullnetare në programin ndërmjetësues. .............. 25

6. Konkluzione. Avantazhet dhe limitet e një filozofie të re. ................................ 25

IV - KAPITULLI I DYTË ......................................................................................... 27

1. Ndërmjetësimi penal dhe drejtësia restauruese brenda sistemit penal. Sqarime të

nevojshme. ......................................................................................................... 27

2. Instituti i ndërmjetësimit, brenda apo jashtë procesit penal? ............................ 32

3. Edukim dhe jo riedukim si qëllim i drejtësisë restauruese. Modelirehabilitues-

korrektues dhe stigmatizimi reintegrues. .......................................................... 34

4. Llojet e ndërmjetësimit. Ndaj kujt mund të aplikohen dhe për çfarë veprash

penale. ............................................................................................................... 35

V - KAPITULLI I TRETË........................................................................................36

Modelet e ndryshme të administrimit të konflikteve: vështrim krahasues i

eksperiencave në vendet e civil law dhe common law.

1. Modelet e administrimit të konflikteve në vendet evropiane. .......................... 36

1.1 Eksperienca franceze ................................................................................. 36

1.2 Eksperienca gjermane ................................................................................ 39

1.3 Eksperienca austriake................................................................................. 42

1.4 Eksperienca belge ...................................................................................... 45

1.5 Eksperienca italiane ................................................................................... 46

2.Modelet e administrimit të konflikteve në vendet Anglosaksone. ........................ 48

2.1 Hyrje .......................................................................................................... 48

2.2 Origjina e instrumentave të ADR në Shtetet e Bashkuara ......................... 49

2.3 Eksperienca Kanadeze ............................................................................... 50

2.4 Eksperienca amerikano veriore e shtetit të Minesotës ............................... 51

2.5 Eksperienca amerikano veriore e shtetit të Vermont/it .............................. 52

3. Një analizë e shkurtër rreth përdorimit dhe efekteve të “raporteve rreth

viktimizimit” në rendet juridike të vendeve common law. ............................. 53

4. Konkluzione. ................................................................................................... 54

VI - KAPITULLI I KATËRT...................................................................................55

Ndërmjetësimi për pajtim në konfliktet penale në Shqipëri. Konkluzione dhe

rekomandime.

1. Hyrje .............................................................................................................. 55

Page 4: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

4

2. Ndërmjetësimi në çështjet penale .................................................................. 57

3. Rëndësia e ndërmjetësimit ............................................................................. 57

4. Ndërmjetësimi sipas ligjit nr. 8465, datë 11/03/1999 “Për zgjidhjen e

konflikteve dhe pajtimin e mosmarrëveshjeve”. .................................................... 66

4.1 Ndërmjetësi dhe procesi i ndërmjetësimit. ................................................. 70

5. Analizë e ligjit nr. 9090, datë 26/06/2003 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen

e konflikteve”. ........................................................................................................ 71

6. Vështrim aktual mbi ndërmjetësimin. Ligji nr. 10385, datë 24/02/2011 “Për

ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”. .............................................. 75

6.1 Procedura e ndërmjetësimit për pajtim. ...................................................... 79

7. Konkluzione dhe rekomandime. ................................................................... 82

VII -PJESA E DYTË

Aspekte kriminologjike e sociale të personit të dëmtuar nga vepra penale dhe të

autorit të saj. Viktimologjia.

VIII-KAPITULLII PESTË.......................................................................................94

1. Një udhëtim i shkurtër historik mbi viktimologjinë, parë nga këndvështrimi i

vlerës që ndërmjetësimi mund të mbartë për paqen sociale dhe rendin publik. .

.......................................................................................................................... 94

2. Pasojat e veprës penale për viktimën. Roli i pjesëmarrjes së viktimës dhe

autorit të veprës penale në procesin e ndërmjetësimit. . ............................... ..98

3. Parime të drejtësisë restauruese që i përgjigjen nevojave të viktimës dhe të

autorit të veprës penale. . .............................................................................. 101

4. Rreziqet dhe limitet e ndërmjetësimit për viktimën. . ................................... 103

IX - KAPITULLI I GJASHTË...............................................................................105

1. Ndërmjetësuesi. Pozicioni, pushteti i tij dhe si ai vepron. Teknikat e

ndërmjetësimit. . ............................................................................................ 105

2. Situata aktuale e ndërmjetësimit në Itali dhe projektet për të ardhmen.........113

2.1 Teknikat dhe mënyrat operuese të ndërmjetësimit penal, në eksperiencën

e Gjykatës për të Miturit në Milano. . ........................................................... 116

2.2 Rrugëtimi ndërmjetësues: nga formimi i konsensusit, tek riparimi. . ... 117

2.2.1 Dërgimi. ............................................................................................ 117

2.2.2 Kontakti i parë. .................................................................................. 117

2.2.3 Takimet paraprake. ........................................................................... 118

2.2.4 Takimi “ballë për ballë” . .................................................................. 118

2.2.5 Mbyllja. ............................................................................................. 120

3. Rezultatet e para të aktivitetit ndërmjetësues në Milano. . ........................... 121

3.1 Rastet e dërguara. ............................................................................... 121

3.2 Autoriteti dërgues. .............................................................................. 122

3.3 Karakteristikat e palëve. ..................................................................... 122

3.4 Puna e kryer. ....................................................................................... 123

3.5 Veprat penale. ..................................................................................... 123

4. Eksperiencat e disa qendrave për ndërmjetësimin penal për të miturit në Itali.

Monitorim i projekteve eksperimentale të aplikuara në qytetet italiane të

Torinos, Trentos, Romës dhe Firences. . ...................................................... 124

Page 5: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

5

4.1 Zyra e ndërmjetësimit penal për të miturit në Torino. ....................... 124

4.2 Zyra e ndërmjetësimit penal për të miturit në Trento. ........................ 133

4.3 Seksioni i ndërmjetësimit penal për të miturit në Romë. ................... 135

4.4 Zyra e ndërmjetësimit penal për të miturit në Firence. ...................... 137

5. Ndërmjetësimi penal i të miturve dhe çështjet ende të pazgjidhura...............141

6. Ndërmjetësimi penal dhe aspiratat e tij parandaluese. Konkluzione..............142

X - BIBLIOGRAFIA...............................................................................................144

XI - FJALË KYÇE...................................................................................................148

XII - PRAKTIKA SHKRESORE E NEVOJSHME PËR PUNËN E

NDËRMJETËSUESIT, BAZUAR NË LIGJIN NR. 10385, DATË 24/02/2011

“PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE”

DHE AKTE NËNLIGJORE PËR ZBATIM.........................................................149

Page 6: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

6

HYRJE

Konfliktet e mosmarrëveshjet kanë qenë bashkëudhëtarët historikë të shoqërisë

njerëzore1. Filozofia e parandalimit të kriminalitetit

2 ka nxjerrë në pah faktin se

përveç gjykatës dhe organeve të tjera shtetërore, konfliktet mund të zgjidhen edhe

nëpërmjet ndërmjetësimit për pajtim të palëve në konflikt. Ndërmjetësimi për pajtim

ka rëndësi të madhe morale, politike - kulturore, politiko – shoqërore e së fundi,

juridike e praktike3.

Drejtësia restauruese është një formë e drejtësisë e cila merret me konfliktet që

cënojnë jetët e njerëzve4. Ky vektor, synon të influencojë nëpërmjet promovimit të

modelit që e kapërcen ndarjen, që pajtohet me kërkesat e të drejtave të njeriut.

Autori Leo van Garsse5, thekson se: roli i së drejtës penale shtetërore dhe dënimit

është, sikundër parashikohet nga shumë kushtetuta evropiane dhe në hyrjet e kodeve

penale, ultima ration ose ultimum remedium.

Duke pasur parasysh aspektin tejet delikat dhe vështirësinë që lidhet me trajtimin

e argumentit, nuk prisja të gjeja një mënyrë kaq të drejtpërdrejtë dhe të qartë, thuajse

pasionale, të pasqyrimit të argumenteve, të mendimeve dhe koncepteve, aq sa dukej

sikur në atë moment, ai që shkruante nuk po përgatiste një manual të cilin të tjerët do

ta lexonin më pas për ta pranuar si të mirëqenë apo për ta kundërshtuar tout court

përbajtjen e tij.

Kjo ndoshta të bën të kuptosh faktin se kjo mënyrë e re e afrontimit dhe e të

menduarit të problemeve që sjell ndërmjetësimi, po hyn ngadalë në kulturën

njerëzore.

Lind pyetja se çfarë është ndërmjetësimi dhe përse duhet të afrontojmë dhe dhe të

ndërmarrim një proces të ri sa i përket mënyrës së konceptimit të dënimit, kur tashmë

shtyllat e shpagimit dhe rehabilitimit janë të njohura dhe pranuara nga sistemi i të

drejtës penale?

Me ndërmjetësim kuptojmë jo vetëm një instrument me të cilin mund të riparosh

një konflikt që nga ndodhur në gjirin e shoqërisë dhe të raporteve ndërsubjektive,

qoftë si qëllimi final ku kërkojmë të arrijmë, gjithmonë e parë nën këndvështrimin e

ri-paqësimit interior (arritjes së paqes së brendshme), meqenëse ndërmjetësimi është

dhe duhet të mbetet gjithmonë një mjet dhe jo të transformohet si qëllim në vetvete,

thuajse krejtësisht i jashtëm nga rrethanat ku është vendosur. Është një mënyrë

alternative e mënyrave të zakonshme të administrimit të konflikteve dhe është

pikërisht duke futur konceptin e “alternativitetit” dhe të drejtësisë restauruese që

hyjmë thelbin e temës.

Pyetja që mund të lindë është nëse ka nevojë të konceptohen parime “të reja”

(dhe metodat përkatëse të aplikimit) në lidhje me mënyrat e aplikimit të dënimit? E

gjithë kjo pasi metodat, mënyrat dhe parimet e adoptuara deri në këtë moment janë të

1Shih: Prof. Dr. Ismet ELEZI, “Ndërmjetësimi përPajtim në Konfliktet Penale“, Tiranë 2004, Fq. 11;

2 Duhet kuptuar si filozofia e tolerancës dhe mirëkuptimit. Karakteri human i ndërmjetësimit për pajtim

është tipik për alternativën e zgjidhjes me pajtim (zgjidhjes nëpërmjet ndërmjetësimit) të konflikteve

dhe mosmarrëveshjeve; Për këtë shih: Prof. Dr. Ismet ELEZI, “Ndërmjetësimi për Pajtim në Konfliktet

Penale“, Tiranë 2004, Fq. 15; 3 Shih: Prof. Dr. Ismet Elezi, vepër e cituar më sipër, fq. 17;

4Shih: Christa Pelikan; Pse është e rëndësishme drejtësia restauruese në Evropë?Revista

“Ndërmjetësimi”, Nr. 1 (26) 2007, Botim i Fondacionit “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i

Mosmarrëveshjeve”, Tiranë, fq. 8; 5Drejtues i Agjencisë për Ndërmjetësim për Viktimat e Kundërvajtes në Belgjikë.

Page 7: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

7

papërshtatshme (rectius - jo më të përshtatshme) në lidhje me nevojat e vetë shoqërisë

bashkëkohore. Kjo natyrisht, jo për arsye se të parat janë të gabuara, por për arsye se

në disa raste dhe në disa rrethana nuk janë rruga më e përshtatshme për arritjen e

qëllimit.

Qëllimi për të cilin bëhet fjalë, është ai që lidhet me faktin e “të bërit të

përgjegjshëm” referuar mbi të gjitha fajtorit, për ta bërë të kuptojë dhe të bëhet

koshient në lidhje me pasojat e veprimeve të kryera prej tij, në mënyrë që të

orientohet në një drejtim më të përshtatshëm sjellja e tij devijuese; së dyti, dhe jo për

nga rëndësia, të aktivizohemi në mënyrë që viktima e asaj sjelljeje devijuese të mund

të mbrohet në mënyrë të përshtatshme, gjë që në dallim nga ndërmjetësimi, nga

parimet dhe strukturat që qëndrojnë në bazë të tij, mënyrat e tjera të dhënies së

drejtësisë nuk mbajnë parasysh.

Argumenti që po studiojmë, në shumë këndvështrime është i patrajtuar – referuar

të paktën eksperiencës së vendit tonë edhe pse ai thërret në kohë institute qoftë të së

drejtës romake, qoftë të qytetërimeve të tjera. Në fakt, nëse është e vërtetë që

qytetërimet e hershme – jo vetëm ato barbarike – shquheshin për një drejtësi penale

absolutisht shpaguese (ishte në fuqi rregulli sy për sy e dhëmb për dhëmb, malum

passionis propter malum actionis), që në kohët më të hershme të së drejtës romake

ekzistonte mundësia e “ndërmjetësimit” dhe dëshminë e këtij fakti e gjejmë në

dispozitën e famshme që gjendet në XII Tavolat (duodecim tabularum leges6), bazuar

në të cilën “si membrum rupsit, ni cum eo pacit talio esto”; pra ku mundësia “për të

bërë paqe” – apo siç do të thonim sot: mundësia “ për normalizuar marrdhëniet me

palën e dëmtuar” – nuk parashikohej si dënim “alternativ”, por konceptohej si siguri e

rindërtimit të “çarjes sociale” që kishte ndodhur në gjirin e shoqërisë si pasojë e

veprës penale, e mjaftueshme në vetvete për të eliminuar nevojën e ndërhyrjes së

shtetit. Në ditët e sotme dhe në rendet juridike të vendeve me legjislacion

bashkëkohor7, mbi këtë parim dhe në prani të kësaj rrethane, në raste të veprave të

caktuara penale do të kishim një “vendim pushimi të çështjes, për heqje dorë nga

ankimi”8.

Edhe në epoka të mëvonshme, parimi i arritjes së paqes – ripaqësimit – me

shoqërinë merrte një rëndësi të veçantë dhe thelbësore, por që në këtë rast nuk lidhet

shumë me argumentin që po trajtojmë, pasi i referohet arritjes së një paqe të përtejme,

e shprehur në një rrëfim për të larë mëkatet e kryera ndaj të tjerëve apo shoqërisë.

Për të arritur në ditët e sotme, parashikimet e ndryshme ligjore vendosen tek masat

që kanë si qëllim të evitojnë marrjen dhe ekzekutimin e dënimit me burgim dhe

instituti i vënies në provë bën që disiplina të kualifikohet si probation.

Për të bërë një historik të shkurtër në lidhje me origjinën historike të probation9 -

veç të drejtës së vjetër romake të lartpërmendur - “Gottfredson pretendon se ekziston

një lidhje midis probation dhe praktikave të filluara në Angli gjatë shekullit të

trembëdhjetë, pratikë sipas të cilës klerikët mund ti shmangeshin dënimit penal, falë të

ashtuquajturit “përfitim që vjen nga kleri”; ky lloj përfitimi i aplikohej edhe

6 Ligjet e XII Tavolave (duodecim tabularum leges) është një trup ligjesh i hartuar rreth viteve 451-450

A.C. (nga decemviri legibus scribundis), të cilat përmbanin rregulla të së drejtës private dhe publike.

Përfaqësojnë një nga kodifikimet e para të shkruara të se drejtës romake, nëse do të marrim parasysh

ekzistencën më të hershme të quajtura mores dhe lex regia.Shënim i Autorit. 7Shih në “Mediazione: una prospettiva nuova per l’amministrazione della giustizia. Il ruolo dell’ufficio

centrale per la giustizia minorile”, në La mediazione nel sistema penale minorile, nën kurën e L.

Picotti, Padova, 1998, fq. 207. 8Shih nenin 328, shkronja c) i K.Pr.P..

9Termi Probation rrjedh nga latinishtja “probatus”.

Page 8: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

8

kategorive të ndryshme të delinkuentëve – me kusht që të kishin aftësi për të lexuar

(apo ndoshta për të mbajtur mënd përmendësh) Psalmin Njëzet e një të Biblës, si

kërkesë për falje, njohje të mëkatit të kryer dhe premtimi për të ndryshuar në të

ardhmen”10

. Koncepti modern e probation-it dhe respektivi shqiptar i institutit të

“pezullimit të dënimit dhe vënies në provë”, pranohet gjerësisht se vjen nga iniciativa

e një këpucari të kamur, një farë John Augustus – i quajtur ndryshe si babai i

“probation”, i cili në vitin 1841 në Boston, kur pa një qyqar të mjerë i cili priste në

një sallë gjyqi fillimin e procesit gjyqsor ndaj tij, e dëgjoi të thoshte se nëse do të

kishte gjetur një “person mik” do të gjente forcën për tu sjellë mirë, me korrektësi e

dinjitet. Duke besuar në sinqeritetin e tij, Augustus mori përsipër të kujdesej për të,

motiv për të cilin gjyqtari në atë rast nuk aplikoi dënimin me burgim. Eksperimenti

shkoi mirë. Pas tre javësh, personi që deri pak kohë më parë kishte qenë një njeri

pijanec e me vese, ishte shndërruar në një tjetër person dhe kishte ndërruar status, u

paraqit përpara gjykatës. Duke konstatuar ndryshimin e situatës, gjykata e dënoi

gjithsesi fajtorin, por në shumën simbolike prej një cent; në vazhdim, këpucari ndoqi

rreth dy mijë raste të tjerë në situata të ngjashme. Si Augustus edhe persona të tjerë

ndoqën shembullin e tij, duke besuar në këtë metodë.

Që atëherë, në rendet juridike të shumë vendeve, u afirmua orientimi drejt

kërkimit të alternativave të ndryshme nga dënimi me burgim, për ta evituar në

shumicën e mundshme të rasteve, me vetëdijen – që u formua me progresin e

studimeve në fushën sociale dhe kriminologjike – se burgu nuk ndihmon në

rekuperimin social të fajtorit përkundrazi, vetë ai mund të përbëjë motiv rikonfirmimi

të sjelljes kriminale11

dhe në shumë raste përbën një vuajtje të panevojshme. Në

periudha të ndryshme historike, dhe pse nuk ka qenë e mundur të hiqet dorë

krejtësisht nga nevoja e dënimit me burgim, janë kërkuar gjithmonë të identifikohen

alternativa sa më të shumta ndaj tij. Në të vërtetë, midis këtyre alternativave dhe

institutit të probation jo gjithmonë ka ngjashmëri, por qëllimi i përbashkët ka qenë ai i

evitimit të dënimit me burgim, me apo pa asistencë12

.

Të parën mund të përmendim MassachussettsProbationAct (U.S.A.) i vitit 1878.

Pak kohë më pas, në vitin 1889, në Chicago (U.S.A.) u themelua Gjykata për të

Miturit, një akt që i dha shtysë përhapjes së insitutit të probation fillimisht në gjashtë

shtete të U.S.A.; më pas, në vitin 1940 instituti njihej dhe aplikohej në të gjithë

Shtetet e Bashkuara, edhe pse u desh të vinte viti 1980 që të aplikohej dhe ndaj të

rriturve. Për të kaluar në kontinentin e vjetër, në Angli në vitin 1847 ekzistontë

tashmë mundësia që gjykatësi të mos e dënonte fajtorin, por ta qortonte; më pas me

Summary Jurisduction Act të vitit 1879 iu dha mundësia dhe të rriturve që ti

shmangeshin ekzekutimit të dënimit me burgim, nëse premtonin se “do të silleshin

mirë”. Në fund, në vitin 1907 me anë të Probation of Offender Act lindte figura e

ProbationOfficer (Oficerit të Provës), i ngarkuar me detyrën të vigjilonte ndaj

delinkuentit të vënë në provë13

.

Folëm deri më tani për institutin e probation-it dhe pezullimin e ekzekutimit të

dënimit për motivin e thjeshtë se brenda tij mund të gjejë vend dhe jetë

10

Marrë nga: ”La sospensione del processo e messa alla prova: limiti e contraddizioni di un “nuovo”

strumento della giustizia minorile italiana”, U. Gatti, M.I. Marugo tek Rassegna Italiana di

Criminologia, anno 3º, n° 1, 1992, fq. 87. 11

I referohet të ashtuquajturit “kontaminim/infektim kriminal”. 12

Marrë nga: “Il sistema nel nuovo processo minorile”, F. Palomba, Milano, 1991, fq. 396. 13

Për një këndvështrim historik më të gjerë në lidhje me institutin e vënies në provë (probatin), shih U.

Gatti, M.I. Marugo.

Page 9: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

9

ndërmjetësimi.

Qëllimi i kësaj hyrje është të tregojmë se çfarë do të trajtojmë dhe kush janë rrugët

që do të ndjekim për të shpjeguar se çfarë është ndërmjetësimi dhe në veçanti

ndërmjetësimi në fushën e të miturve.

Në pjesën e parë do të kërkojmë të bëjmë një historik të shkurtër rreth kritereve

retributive, riedukuese – rehabilituese, për të hyrë më pas, nëpërmjet përcaktimit të

konceptit të ndërmjetësimit, në trajtimin e argumentit, të aspekteve të së drejtës

materiale, si dhe të asaj procedurale.

Në mbyllje të pjesës së parë, do të përpiqemi të pasqyrojmë në këndvështrim

krahasues, gjendjen aktuale normative të institutit të ndërmjetësimit në vende të

ndryshme me legjislacion të përparuar, qofshin ato me prejardhje Common law si

Anglia apo Shtetet e Bashkuara, qofshin të Civil law, si Gjermania, Austria, Franca

etj.. Pas trajtimit të situatës aktuale në vendin tonë, do të nxjerrim së fundmi

konkluzionet tona.

Më pas, në pjesën e dytë, për të kuptuar më mirë shpirtin (animus) e vërtetë të

ndërmjetësimit, do të trajtojmë në veçanti aspektet psikologjike të të miturit devijant,

njohje e cila nuk mund të realizohet pa studiuar të njëjtat aspekte të para nga

këndvështrimi i viktimës, palës së dëmtuar nga vepra penale, palës së dëmtuar nga

veprimet apo mosveprimet kriminale.

Do të shohim gjithashtu se cilat janë detyrat e ndërmjetësuesit, problemet që ata

hasin gjatë procesit ndërmjetësues, zgjidhjet e mundshme, figurën e ndërmjetësuesit.

Do të mbyllim pjesën e dytë me konkluzionet përfundimtare, duke përmendur në to

dhe rezultatet e përftuara gjatë eksperiencave ndërmjetësuese në gjykatat e ndryshme

për të miturit në Itali.

Page 10: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

10

PJESA E PARË

Ndërmjetësimi dhe aspektet e tij.

Page 11: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

11

KAPITULLI I PARË

Përmbledhja: 1. Dy fjalë rreth teorisë së dënimit.- 2. Shpagimi, rehabilitimi dhe

teoria e “Drejtësisë restauruese”.- 3. Modeli riparues alternativ. Një përgjigje e re,

ndaj të miturit autori i veprës penale.- 3.1 Çështja e të konsideruarit përgjegjës

(ndërgjegjësimit).- 4. Përkufizimi i ndërmjetësimit penal. Konflikti dhe

mosmarrëveshja.- 5. Nevoja për një pjesëmarrje vullnetare në programin

ndërmjetësues.- 6. Konkluzione. Avantazhet dhe limitet e një filozofie të re.

1. Dy fjalë rreth teorisë së dënimit.

Në çdo manual që flet për ndërmjetësimin, ka gjithmonë një pjesë që i dedikohet

teorive mbi dënimin dhe nuk mund të jetë ndryshe nga momenti që është pikërisht

prej këtu që fillon rrugëtimi i analizës së modelit të ri të të menduarit, modelit

ndërmjetësues.

Idea e shpagimit dhe bashkë me të ajo e parandalimit14

, është një prej gurëve të

themelit që përbëjnë bazën rreth të cilit rrotullohet debati mbi konceptin dhe qëllimet

e dënimit15

. Teza që dënimi shërben për të kompensuar apo për të “shpaguar” në një

farë mënyre të keqen/dhimbjen që fajtori i ka shkaktuar shoqërisë me aktin e tij

kriminal – duke kërkuar mohimin e aktit të kryer, nëpërmjet kryerjes së një akti me

drejtim të kundërt, ose e thënë ndryshe duke kërkuar mohimin e mohimit, duke

aplikuar brokardin (thënien latine) malum passionis propter malum actionis – ka

rrënjët e saj nga njëra anë në konceptin e “vetero katolik”16

dhe, nga ana tjetër, në

filozofinë idealiste17

.

Tashmë konsiderohet si i gjithë pranuar fakti se nuk është detyrë e një shteti të së

drejtës, laik dhe pluralist, që të realizojë drejtësinë absolute. Objektivi i parandalimit

të kryerjes së krimeve, nuk mund të justifikojë asnjëherë aplikimin e sanksioneve

“ekzemplare”, që janë dukshëm të sproporcionuar me rrezikshmërinë e krimit të

kryer.

Kundërshtimi kryesor që studiuesit i bëjnë kësaj teorie, është se: kjo mënyrë e të

konceptuarit, pikërisht sepse privilegjon funksionin pozitiv dhe satisfaktiv, që dënimi

kryen për shoqërinë, disinteresohet për fatin e autorit të veprës penale (i konsideruar si

individ) – siç bën dhe për vetë viktimën e veprës penale – duke harruar kështu të

parashikojë dhe trajtojë bashkëpërgjegjësinë e shoqërisë që qëndron në gjenezën e

14

Shih L. Eusebi: “La nuova retribuzione”, në Diritto penale in trasformazione nën kujdesin e

Marinucci e Dolcini, Milano, fq. 93 e vijues, 97 e vijues, 106 e vijues, në të cilin trajtohet raporti midis

teorisë shpaguese, parandalimit të përgjithshëm, dhe qëllimet politiko-kriminale. 15

G. Fiandaca, E. Musco: “Diritto penale parte generale”, Bologna, 1995, fq. 648 e vijues. 16

Shih G. Fiandaca, E. Musco, cituar në fq. 648 shënimi 36, ku afirmohet se për tu larguar nga vizioni

katolik dhe protestant i idealit shpagues, ka qenë i nevojshëm mendimi i teologëve si Barth e Rahner,

për të arritur së fundmi në një konceptim autentik laik të së drejtës penale.

Filozofia vetero katolike – vetero cattolico – është doktrinë e krishterë e komuniteteve katolike të cilat

u ndanë nga Kisha Romake në vitet 1870-1871 dhe që ishin në kundërshtim me dogmat e promovuara

nga papa Pio IX. Burimi: http://www.chiesaveterocattolica.it/home.htm. Shwnim i autorit. 17

Shih G. Fiandaca, E. Musco, op cit., fq. 648 shënimi 37, ku pasqyrohet afirmimi i Kant-it, i cili në

veprën “Die Metaphysik der Sitten”, § 49 E I, Kant Studienausgabe der Wissenschaftlichen

Buchgesellschaft, IV, 1956, fq. 455, vijon: “Edhe nëse shoqëria civile do të shkrihej me konsensusin e

të gjithë anëtarëve (për shëmbull, nëse populli që banon në një ishull vendosin të ndahen, duke u

shpërndarë në të gjithë botën), vrasësi i fundit, që gjendet në burg, duhet ekzekutuar paraprakisht në

mënyrë që secili të marrë atë që veprimet e tij meritojnë dhe faji i gjakut të mos bjerë mbi popullin, që

nuk ka kërkuar këtë dënim”. Është e njohur gjithashtu formula dialektike e Heghel, Grundlinien der

Philosophie des Rechts, § 104, sipas të cilit dënimi përfaqëson ”mohimin e mohimit të së drejtës”.

Page 12: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

12

krimit”. Përkundrazi, ndërmjetësimi tenton të rekuperojë këtë element thelbësor, duke

kërkuar të bëjë të ndjeshëm problemin dhe të rrisë sensin e përgjegjshmërisë tek të

gjithë pjesëmarrësit.

“Pikërisht pranimi i kësaj bashkë-përgjegjësie pengon që të hiqet dorë nga të

konsideruarit e dënimit si një instrument racional i aftë të ndikojë pozitivisht edhe mbi

individin delinkuent”18

. Kjo është baza e teorisë riedukuese, nga e cila bën dallim

ndërmjetësimi që nuk ka si qëllim “të riedukojë”, por të “edukojë”.

2. Shpagimi, rehabilitimi dhe teoria e Drejtësisë Restauruese.

Praktikisht, koncepti origjinar i sanksionit penal bazohet mbi parime shpaguese

dhe parandaluese, pjesërisht të zbutura nga nevojat e rehabilitimit të fajtorit. Me gjithë

dyshimet që janë ngritur dhe që janë të pranishme, vazhdohet të riprodhohet ky

koncept edhe pse gjithmonë e më shumë i kundërshtueshëm.

Theksojmë se në teorinë shpaguese, mbizotëron një parim në thelb utilitarist:

dënimi aplikohet thjesht sepse fajtori e ka merituar. Mungon një minimum mendimi

apo tentative për të rindërtuar çarjet sociale të krijuara nga akti kriminal. Qëllimi është

ai që shtyjë drejt heqjes dorë! Ajo që është thelbësore në teorinë shpaguese është

respektimi i proporcionalitetit i përqëndruar mbi rëndësinë e raportit rrezik-dëm dhe

mbi intensitetin e shkallës së fajit, qoftë ajo dashje apo pakujdesi.

Tek dënimi, tradicionalisht identifikohet dhe një funksion parandalues, mbrojtës

dhe ruajtës i komunitetit social të cilit i përket. Mbi të gjitha dënimi ka për objektiv të

realizojë heqjen dorë të personave nga kryerja e veprës penale, nëpërmjet rrezikut

konkret të ushtrimin ndaj tij të ndjekjes penale në rastet kur kjo do të verifikohet.

Nga këndvështrimi i personit të dënuar, dënimi luan një rol neutralizues, duke

identifikuar personat që konsiderohen të aftë për të kryer vepra penale në të ardhmen.

Pavarësisht se në rradhët e gjyqtarëve nuk ekziston besimi në funksionin neutralizues

të dënimit, në realitet më pas ata kërkojnë të arrijnë këtë qëllim duke aplikuar masat e

sigurimit.

Ky impostim tradicional, është kritikuar nga jurisprudenca për të miturit, me

arsyetimet që vijojnë:

- Efekti shpagues nuk mban në asnjë rast parasysh personalitetin në zhvillim të

të miturit dhe aftësitë e tij transformuese, negative apo pozitive qofshin ato19

.

- Efekti parandalues që dënimi mbart në abstrakt, nuk është konfirmuar në asnjë

rast nga statistikat shkencore.

Efekti parandalues i vendimit gjyqsor është praktikisht null sidomos po të mbajmë

parasysh faktin e ndalimit të publikimit të vendimit të dhënë ndaj të miturve, rregull

ky plotësisht i pranueshëm me qëllim mbrojtjen e të miturit por që, në këndvështrimin

e një analize objektive çon në mos perceptimin prej tij të asaj që ka ndodhur në të

vërtetë; dhe është kjo pikërisht që duhet të ndodhë, për ti ndihmuar që të

ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë te keqen, dhimbjen që kanë shkaktuar.

- Është e pamundur të përcaktohet (me përjashtim të rasteve të rralla) se kush

është i prirur për të qenë përsëritës (recidiv) e kush jo.

- Është e pamundur të përcaktohet (në terma kohorë) funksioni neutralizues i

dënimit.

- Ky kriter nuk jep shkas, argumenta apo ide konkrete për të konkretizuar masën

18

Marrë nga G. Fiandaca, E. Musco: “Diritto Penale parte generale”, Bologna, 1995, fq. 650. 19

Shpesh i mituri është i aftë të modifikojë përkohësisht sjelljen e tij me qëllim për tu përballur me

procesin ndërmjetësues, por ky element nuk cënon strukturën e ndërmjetësimit.

Page 13: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

13

e dënimit.

Për më tepër është kërkuar të identifikohet tek dënimi një funksion rehabilitues,

nëpërmjet një qasjeje trajtuese, duke e asimiluar krimin me një simptomë patologjike.

Edhe në rastet kur i mituri nuk ka demonstruar asnjë simptomë patologjike, i është

bërë riferiment gjithmonë një nevoje të pakufizuar “riedukimi”.

Bazuar në këto dështime dhe tek këto limite të pakapërcyeshme të funksionit

tradicional të dënimit, është tentuar që të spostohet vëmendja nga vepra penale si një

ngjarje/e dhënë statistikore, tek vepra penale si një ngjarje-konflikt raportesh, nga

shpagimi-pagimi i dhimbjes tek riparimi-dëmshpërblimi i dhimbjes, nga trajtimi-

mbështetja ndaj fajtorit tek ndërgjegjësimi i tij20

.

Nga ky këndvështrim, edhe figura e viktimës apo e personit të dëmtuar nga vepra

penale, largohet nga pozicioni klasik i të konsideruarit si “dytësor”, i përjashtuar nga

“larja e hesapeve” që ndodh midis Shtetit-Shoqërisë dhe fajtorit: përkundrazi, ai

shndërrohet në elementin thelbësor e final të të gjithë procesit sanksionues, proces i

konsideruar mbi të gjitha si shpërblyes i dëmit apo i dhimbjes së shkaktuar, e

konsideruar jo vetëm në terma materialë. Në rast të kundërt do të asistonim në një “jo

rregull” që bart me vete një seri efektesh zinxhir, pikë së pari humbjen e besimit ndaj

sistemit nga ana e qytetarëve. Deri më sot, kemi asistuar nga njëra anë në një rritje

galopante të dominimit penal, falë rritjes së funksioneve disiplinuese të Shtetit dhe

nga ana tjetër në krizën e sistemeve të socializimit parësor e për refleks rritjes së

vazhdueshme të kërkesës për disiplinën formale. Gjithë kjo shpie në një kolaps të

brëndshëm - “endo kolaps” - të sistemit; dhuna brënda familjes, microkriminaliteti,

vandalizmi, degradimi shoqëror, intolerancat sociale, prodhojnë vuajtje në masë dhe

përkthehen në një nevojë gjithmonë e në rritje për riafirmim normativ, natyrisht e

papërballueshme21

krahasuar me numrin e madh të të parave.

Në këtë kontekst politiko-social shpërbërjeje, është e mundur të asistojmë në

daljen në pah të dinamikave sociale që kanë si objektiv të bëjnë përgjegjëse shoqërinë

civile, të ri-vendosin aftësinë dhe virtutin e autorregullimit të konflikteve.

Hyrja në lojë e institutit të ndërmjetësimit, vendoset kështu në një skenar të

pranuar gjerësisht, ku shoqëria “merr në ngarkim në rrugë informale” situatat

konfliktuale, këto të fundit realisht të braktisura nga sistemet formale të kontrollit, për

shkak të paaftësisë së tyre për ti kontrolluar.

Modeli i drejtësisë restauruese, i vendosur në rend kohor, përfaqëson modelin e

fundit të sistemeve të drejtësisë që kanë pësuar në vite, model i përpunuar rishtaz, por

në të njëjtën kohë më i vjetri, i cili i referohet shoqërive para-shtetërore, brënda të

cilëve konfliktet midis individëve ishin fakte/ngjarje që i përkisnin vetëm raportit

midis agresorit dhe viktimës, duke përjashtuar kështu veprimtarinë ndërmjetësuese të

Shtetit. Ky afirmim bëhet jashtë çdo kriteri vlerësimi, pasi lindja e shtetit të së drejtës

dhe njohja ndaj këtij të fundit të së drejtës për të administruar drejtësinë, përbën një

arritje thelbësore duke u konsideruar ende një garanci thelbësore për mbrojtjen e të

drejtave. Pra, nëse duhet ti referohemi formave alternative të drejtësisë, siç mund të

konsiderohet drejtësia restauruese, theksojmë se ajo duhet të aplikohet brënda

20

“Mediazione e riparazione nell’esperienza torinese di giustizia minorile”, përgatitur nga Zyra për

Ndërmjetësimin, Zyra Distrektuale e Shërbimeve Sociale për të Miturit në Torino, Prokuroria e

Republikës pranë Gjykatës për të Miturit në Torino, Gjykata e Të Miturve në Torino. Torino, 1995, fq.

2-3. Raport përmbledhës i punës së kryer gjatë periudhës kohore 1989 – 1995, me rastin e seminarit

ndërkombëtar të zhvilluar në Torino, me temë: “Sicurezza urbana, vittime, mediazione e riparazione

nella regolazione dei conflitti”. 21

Shih M. Pavarini: “Controlling social panic. Questions and ansëers about security in Italy at the end

of Millennium”, Londër, 1997, fq 75-95; S. Roché, “Le sentiment d’insecurité”, 1993; Lagrange H.,

“Aprénsion et préoccupation securitarie” në “Deviance et Sociétè”, 1992, vol. XVI, n. 1, fq. 1-29.

Page 14: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

14

administratës së institucioneve, nëpërmjet veprimit aktiv të përfaqësuesve të saj dhe

gjithmonë në respekt të së drejtës.

Në rradhë të parë, çfarë do të thotë model alternativ dhe përse vallë konsiderohet

alternativ? Modele të ndryshëm të administrimit të drejtësisë kanë zëvendësuar njëri

tjetrin, të influencuar jo vetëm nga ndryshimet e orientimeve filozofike dhe

kërkimore, por edhe nga ndryshimet politike që kanë ndihmuar në afirmimin apo

rënien e këtyre modele.

Autorët Gatti dhe Marugo22

identifikojnë tre modele substanciale të drejtësisë

(modelin shpagues, modelin rehabilitues dhe modelin restaurues), natyrisht të

ndryshëm përsa i përket objektit, mjeteve që përdoren apo objektivave që i vënë vetes.

Në modelin e parë, krimi është objekt i ndjekjes penale. Pra, ndjekja penale

ushtrohet në rastin e kryerjes së një krimi. Qëllimi është: ai i përcaktimit të fajësisë

dhe mjetet janë: aplikimi i dënimit. Në modelin e dytë, objekti identifikohet me

autorin e veprës penale, objektivi është ai i rehabilitimit social dhe mjetet janë:

trajtimi socio-rehabilitues i orientuar drejt modifikimit të sjelljes të autorit të veprës

penale. Modeli restaurues, dallohet nga dy të parët, sepse ka si objekt dëmet që i janë

shkaktuar viktimës si pasojë e kryerjes së veprës penale dhe si objektiv, eliminimin e

këtyre pasojave nëpërmjet aktivitetit riparues të ndërmarrë nga autori i veprës penale.

Brënda këtij modeli, palët (agresori dhe viktima) marrin një rëndësi të veçantë dhe një

rol operativ central merr ndërmjetësuesi, i cili zëvendëson institucionet.

Duhet shtuar, ndër të tjera, se ndërsa modeli shpagues i referohet qartësisht

kategorive juridike historikisht të ankoruara në ligje të shkruara, të cila përbëjnë për

fajtorin garancinë e dënimit të sigurt dhe në proporcion me rrezikshmërinë e veprës,

me efekt parandalues ndaj sjelljeve kriminale në të ardhmen, modeli restaurues na

paraqet kategori meta-juridike si personaliteti, devijanca, shoqëria, që konsiderohen si

pasoja e drejtpërdrejtë e zhvillimit të shkencave humane si psikologjia dhe

sociologjia. Afirmimi i modelit rehabilitues korrespondon me përdorimin e gjerë të

mjeteve dhe burimeve që karakterizojnë pikërisht afirmimin e shtetit social - Welfare

State23

. Është pikërisht në krizën e Welfare State24

, ku duhet identifikuar afirmimi i

modeleve alternative të drejtësisë25

, krizë që korrispondon në vendet anglo-amerikane

me rënien e shtetit administrativ (Krisberg, Austin).

Është pikërisht në këtë kontekst socio-instituzional që sot gjejnë hapësirë dhe

sukses praktikat ndërmjetësuese.

Autorët Zehr dhe Umbreit26

mbështesin tezën se nevoja për të kërkuar dhe

aplikuar forma të tjera të drejtësisë shkon në kohë rreth viteve 80’ kur, veç krizës së

WelfareState, imponohet nevoja për burgje më pak të mbushura dhe për pakësimin e

kostove të administrimit të tyre. Po në këtë periudhë konstatohet dhe një zhvillim

gjithmonë në rritje i studimeve e kërkimeve mbi viktimat e krimit (shkenca e

viktimologjisë) dhe zbatimi i politikave sociale në favor të viktimave të krimit.

Disa kohë më vonë, Umbreit dhe Umbreit e Coates (respektivisht në dy shkrime, i

22

“La vittima e la giustizia riparativa”, në Marginalità e società, 1994, fq. 18. 23

Shih dhe diferencimin në tre nivele midis institutit penal dhe Welfare bazuar në raportin mes tyre të

paraqitur nga F. Palomba, në fq. 115-117. 24

Cfr. A. Ceretti: “Progetto per un ufficio di mediazione penale presso il Tribunale per i Minorenni di

Milano”, në La sfida della mediazione penale, nën kurën e G.V. Pisapia dhe D. Antonucci, 1997, fq. 89

e vijues. 25

Shih A. Ceretti: “Progetto per un ufficio di mediazione penale presso il Tribunale per i Minorenni di

Milano”, në La sfida della mediazione penale nën kurën e G.V. Pisapia dhe D. Antunucci, 1997, fq. 89. 26

H Zeir, M. Umbreit: “Victims offender reconciliation: an incaceration substitution?”, në Federal

Probation, 1982, 44, fq, 63-68. Rif. “La mediazione penale”, G. Scaldaccione, A. Baldry, M. scali,

Milano, 1998, fq. 3.

Page 15: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

15

pari në vitin 1989 “Crime victims seeking fairnees, not revenge: toward restorative

justice”; dhe i dyti në vitin 1993 “Crime victims and offenders in mediation: an

emergin area of social work practice”), konceptit të “drejtësisë shpaguese” i

bashkëngjisin konceptin e “drejtësisë restauruese” brënda të cilit zhvillohet një

konceptim i ri mbi krimin, jo më i konsideruar si një ofendim ndaj Shtetit, por si një

dëmtim i të drejtave të individit: është pikërisht ky i fundit dhe jo Shteti ai që duhet

“kënaqur”, meqenëse shpesh dënimi i fajtorit nuk përbën drejtësi për viktimën27

(Walgrave).

Autorët Zehr dhe Umbreit japin një përkufizim të përshtatshëm të drejtësisë

restauruese - “restorative justice” – dhe një klasifikim të qartë në raport me modelet e

tjera të drejtësisë. Sipas përkufizimit të Zehr, në fakt, modeli i drejtësisë restauruese,

për autorin e veprës penale, zëvendëson dënimin me pagimin e një borxhi ndaj

shoqërisë, por bazohet mbi rekuperimin e sensit të përgjegjësisë për atë që ka ndodhur

dhe mbi ndërmarrjen e disa veprimeve në favor të viktimës. Në vënd që të paguajë një

borxh abstrakt ndaj shoqërisë duke vuajtur dënimin, autori i veprës penale paguan

drejtpërsëdrejti në favor të viktimës, duke riparuar dëmin me anë të veprimeve

konkrete.

Në mënyrë analoge, Umbreit pranon postulatin në të cilin bazohet teoria e

drejtësisë restauruese - “restorative justice” – për të cilin sjellja kriminale është mbi të

gjitha një konflikt midis individëve, dhe të dy, viktima dhe autori i veprës penale,

mbulojnë një rol aktiv në zgjidhjen e problemit - “problem solving” – i orientuar drejt

riparimit të pasojave psikologjike e materiale të shkaktuara nga sjellja kriminale. Në

këtë pikë është e nevojshme të bashkëngjisim një përmbledhje të faktorëve që kanë

bërë të mundur afirmimin e një modeli alternativ të administrimit të drejtësisë dhe të

faktorëve që e dallojnë (shih figurat 1 dhe 2).

Figura I-1.

Faktorët që kanë kontribuuar në afirmimin e modelit të drejtësisë

restauruese.

27

M.S. Umbreit: “Violent offerders and their victims”, nëMediation and Criminal Justice. Victims,

offenders, and community, nën kurën e M. Wright dhe B. Galaway, Londër, 1989, faqet 14-26.

Kriza e Modelit

retributiv/shpagues

Kriza e Modelit

rehabilitues Rritja e lëvizjeve në

favor të viktimave të

krimit

Kriza e Shtetit

Social (Welfare State)

Page 16: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

16

Fig. I-2.

Faktorët që bëjnë dallimin midis modelin tradicional nga ai alternativ i

drejtësisë restauruese.

Modeli Tradicional Modeli Alternativ

Objekti

Krimi dhe autori i tij.

Personi i dëmtuar

Autori i krimit (jo në

këndvështrim

rehabilitues).

Objektivat Konstatimi i

përgjegjësisë/fajit.

Dëmshpërblimi i

viktimës:

Dënimi i fajtorit. Material,

Rehabilitimi i fajtorit. Moral,

Simbolik.

Pajtimi (social dhe

subjektiv).

Krimi Ofendim i kryer ndaj

Shtetit.

Ofendim i kryer ndaj

personit (subjekti pasiv i

V.P. – personi i

dëmtuar).

Mjetet Aplikimi i dënimit me

burgim.

Veprimtari në favor të

viktimës apo të

shoqërisë.

Masat alternative. Ndërmjetësimi.

Figurat

profesionale

Operatorët e burgut

dhe/ose socialë

Ndërmjetësuesi: edhe

jashtë Sistemit të

Drejtësisë.

Përfshirja e Komunitetit.

Përfundimisht, zhvillimi i një modeli të drejtësisë restauruese merr shkas qoftë

bazuar në krizën e sistemeve tradicionalë të drejtësisë, atij shpagues dhe rehabilitues,

qoftë në nevojën për të konsideruar viktimën si një palë e rëndësishme dhe jo

margjinale/anësore të veprës penale të kryer e të procesit. Duhet të qartësojmë

gjithashtu faktin se modeli i drejtësisë restauruese mund të aplikohet në mënyra të

ndryshme operative, qofshin ato edhe me karakter restitutiv, pra duke dëmshpërblyer

viktimën për dëmet e shkaktuara, shërbime në interes publik, apo programe që

orientohet drejt arritjes së paqes midis autorit dhe viktimës.

Disa autorë, si Zehr, Van Ness, Harris, tentojnë të përshkruajnë një model operativ

i cili vë theksin mbi të gjitha tek aksioni dinamik dhe i përbashkët i shtetit,

komunitetit, viktimës dhe autorit të krimit, me objektivin që të pakësojnë disekulibrin

e krijuar nga vepra penale.

Page 17: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

17

Diku tjetër, në të njëjtën rrugë, autori Van Ness28

thekson se procesi

ndërmjetësues i drejtësisë restauruese mund të zhvillohet në dy drejtime: njëri formal

në kompetencë të institucioneve dhe tjetri informal i bazuar në komunitet. Qëllimi i

përbashkët është që të mbajnë parasysh interesat e viktimës, por duke qëndruar secili

në pozicionin e tij që dallohet nga ai i tjetrit: qëllimi i procesit formal është që të

verifikohet përgjegjësia e autorit, dëmshpërblimi në masën e përcaktuar, ndërsa

procesi tjetër shkon tej këtyre objektivave me qëllimin e përmbushjes së nevojave të

viktimës. Mbeten për tu përcaktuar, sipas Autorit, se cilat duhet të jenë palët dhe çfarë

lloj raportesh duhet të ndërmarrin, cilat rezultatet e pritshme dhe me çfarë mjetesh

duhen arrirë.

Këto pyetje kanë marrë përgjigje me adoptimin e programeve të diferencuara për

aplikimin e drejtësisë restauruese.

Siç kemi mundur të përmendim shkurtimisht deri këtu, parimet e brëndshme të

drejtësisë restauruese, edhe pse në forma inovative, nuk braktisin totalisht idealin

rehabilitues29

dhe bazohen në çdo rast në krizën e efikasitetit të dënimit me burgim

dhe në nevojën e dyfishtë për të humanizuar aplikimin e dënimeve dhe të pakësojnë

kostot – në sensin ekonomik – e administrimit në lidhje me rritjen e vazhdueshme të

popullatës së burgjeve.

Modeli i drejtësisë restauruese imponohet si një model gjithpërfshirës me

shumëllojshmëri aplikimesh. Nga ana tjetër, Wright30

ngre disa problematika rreth

aplikimit të drejtësisë restauruese që në thelb konsistojnë në ekzistencën e rrezikut që

viktima të ndjehet e detyruar, duke qenë në dijeni të avantazheve që autori i veprës

penale mund të ketë nga aktiviteti ndërmjetësues; në rrezikun që të shkelen të drejtat e

të pandehurit i cili mund të ndjehet i detyruar të vetëakuzohet për të përfituar nga

avantazhet, edhe në prani të provave të vlefshme në shfajësim të tij; në mungesën e

qartësisë së rezultateve, pasi mund të verifikohen kërkesa të ndryshme nga ana e

viktimave karshi autorëve të veprave penale të ngjashme, pasi siç kemi thënë,

objektivi kryesor i drejtësisë restauruese është ti ofrojë hapësirën maksimale (të

mundshme) kërkesave të palës së dëmtuar. Autori përfundon duke përkufizuar

drejtësinë restauruese, jo shumë si një model alternativ që lind në kontrast me modelet

e mëparshme, por si një proces evolutiv dhe i vazhdueshëm i kalimit nga objektiva

shtypës në objektiva restaurues. Konsiderojmë se pjesërisht është kështu, pasi asnjë

ndryshim nuk mund të ndodhë pa marrë parasysh se çka qenë përpara.

Duhet të theksojmë gjithashtu që nuk mund të mbrohet në asnjë rast teza se lindja

e një modeli të ri të administrimit të drejtësisë, korrespondon me rënien totale të

modelit të vjetër, por që modelet e ndryshme alternohen dhe rikthehen në raport me

ndryshimet shoqërore dhe politike, siç është rasti i modelit shpagues, i gatshëm të

rishfaqet sapo të lindë nevoja e forcimit “të përgjigjes ndëshkuese” dhe rivendosjes së

garancive procedurale dhe modeli socio-rehabilitues që natyrisht nuk ka perënduar,

sidomos nëse i referohemi sistemit të drejtësisë për të miturit, ku në çdo rast mund të

integrohet me modelin e ri të drejtësisë restauruese31

.

28

“Restorative justice”,nëCriminal justice, restitution and reconciliationnën kurën e E. Galaway dhe J.

Hudson, Monsey, New Jersay, U.S.A., 1990, fq. 7-14. 29

Kësaj i referoheshim kur flisnim për kalimin nga kriteri rehabilitues në atë riparues, por duke lejuar

vazhdimësinë. Ref. fundit të paragrafit të parë, në kapitullin e parë. 30

“La mediazione penale”, op. cit., fq. 8. 31

Për të qenë të saktë duhet të vëmë gjithashtu pikat mbi i, në lidhje me faktin se është një gjë të flitet

për “…masa alterantive ndaj burgimit, të cilat kanë përfaqësuar gjithashtu një forcë inovuese brenda

sistemit të administrimit të drejtësisë, ashtu si dhe tendenca ndaj de-jurisdiksionalizimit (diversion),

sidomos për sa i përket drejtësisë për të miturit, që nuk duhet të ngatërrohen me drejtësinë restauruese -

Page 18: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

18

3. Modeli riparues alternativ. Një përgjigje e re ndaj të miturit autor i

veprës penale

Kushdo që propozon aplikimin e programeve të ndërmjetësimit në fushën e

drejtësisë (dhe jo vetëm), propozon një lexim të dyfishtë të çështjes së ndërgjegjësimit

apo të bërit përgjegjës: e para më tepër e lidhur me specifikën e funksionimit të

ndërmjetësimit, e dyta në lidhje me formën e përfshirjes së palëve. Nëse, siç mendon

De Leo32

, mendojmë për ndarjen tendencioze që ekziston midis përgjegjësisë së

hekurt që gjejmë në botën e drejtësisë dhe përgjegjësisë së ndryshme e të hapur që

mund të gjejmë në fushën e psikologjisë dhe në shumë sektorë të tjerë të shkencave

humane, shumë larg nga bota e së drejtës, vërejmë se ndërmjetësimi punon për të vënë

në lëvizje lidhje të reja ndërvepruese e dinamike, midis përgjegjësive relative me

kontekstet e ndryshme sociale dhe atyre që vërehen në çështjet e drejtësisë. Por De

Leo na ka mësuar mbi të gjitha se përgjegjësia mund të kuptohet si një nga funksionet

që janë baza e proceseve të diferencimit social. Për shëmbull, duke mos konsideruar

përgjegjës disa subjekte (të miturit, të sëmurët mendorë etj.), apo duke i konsideruar

përgjegjës vetëm pjesërisht, mund të thotë se këtyre subjekteve i njohim më pak

pushtet, më pak rëndësi shoqërore, më pak mundësi për të socializuar apo për të

kuptuar, si dhe më pak aftësi dhe vetëvlerësim, për rrjedhojë më pak mundësi për të

rekuperuar ndaj një akti/veprimi negativ të kryer, qoftë materialisht, qoftë

psikologjikisht.

Në proceset sociale, në fakt, përgjegjësia është drejtpërdrejt e proporcionuar

me pushtetin e poseduar, me statusin social, me autoritetin që kemi mbi veten dhe

mbi të tjerët. Pikërisht mbi bazën e këtyre konsideratave, në njëzet vitet e fundit

studiuesit, politikanët, operatorët socialë dhe të së drejtës kanë punuar për të ndërtuar

një model të drejtësisë për të miturit, i aftë që të shkojë – shikojë - tej dënimit, si

sanksion impersonal dhe institucionalizues.

Kjo do të thotë se përgjegjësia është diçka që ndërtohet në raportet midis

subjektit – veprimit – institucionit – shoqërisë, dhe jo vetëm një cilësi e brëndshme e

koshiencës dhe vullnetit, e thënë ndryshe, e aftësisë për të kuptuar dhe dëshiruar.

Përkrahësit e ndërmjetësimit marrin shkas pikërisht nga bindja se ajo çka

përjeton dhe eksperienca e të miturit, lidhja që ai ka me sjelljet e tij devijuese, njohja

dhe këndvështrimi nga pikëpamja normative, sociale, institucionale, janë pikat kyçe

për një politikë “përgjegjshmërie” (politica della responsabilita)33

.

3.1 Çështja e të bërit përgjegjës (ndërgjegjësimit).

Për sa i përket aspektit dhe përmbajtjes së çështjes së përgjegjësisë dhe të bërit

përgjegjës, mund të afrontojmë problemin në këto terma.

Kush propozon programe ndërmjetësimi në fushën e drejtësisë (dhe jo vetëm),

propozon një këndvështrim të dyfishtë për sa i përket çështjes së përgjegjësisë: e para

e lidhur më shumë me aspektin specifik të “funksionimit” të ndërmjetësimit, e dyta

“restorative justice” – në sensin e vërtetë të fjalës, që implikon kushtin paraprak të rolit aktiv të

viktimave në procesin dhe impenjmin në një aktivitet riparues-pajtues nga ana e autorit të veprës

penale. 32

“Psicologia della responsabilità”, Roma, 1996, fq. 28 e vijues. 33

A. Ceretti në “La mediazione nel sistema penale minorile”, fq. 53 e vijues, sjell të përpunuar

mendimin e G. De Leo.

Page 19: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

19

me formën e përfshirjes së palëve.

Nëse, siç sugjeron De Leo34

, mendojmë për ndarjen që zakonisht ekziston midis

përgjegjësisë së fortë dhe të kushtëzuar që ekziston në fushën e drejtësisë, dhe

përgjegjësisë së diferencuar e të hapur, të pakushtëzuar që gjejmë në fushën e

psikologjisë dhe në shumë sektorë të tjerë të shkencave humane, larg botës së të

drejtës, vërejmë se ndërmjetësimi punon për të vënë lëvizje shumë lidhje dinamike

dhe evolutive, midis përgjegjësive që lidhen me kontekstet e ndryshme shoqërore dhe

atyre që përdoren nga praktikat gjyqsore. Por De Leo na ka mësuar, mbi të gjitha, se

procesi i ndërgjegjësimit (i të bërit përgjegjës) mund të kuptohet si një nga funksionet

që i paraprijnë proceseve shoqërorë diferencuese. Për shëmbull, të mos ngarkosh me

përgjegjësi disa subjekte (të miturit, të sëmurët mendorë etj.), apo ti ngarkosh ata

pjesërisht me përgjegjësi, nënkupton më pak pushtet tek këto kategori subjektesh, më

pak vlerësim social ndaj tyre, më pak mundësi për të socializuar dhe për të kuptuar, si

dhe më pak aftësi dhe vetëvlerësim, për rrjedhojë më pak mundësi për të rekuperuar

karshi një veprimi negativ të kryer, qoftë e parë nga një këndvështrim material, qoftë

nga një këndvështrim psikologjik.

Në fakt, në proceset sociale, përgjegjësia është drejtpërdrejtë e proporcionuar me

pushtetin e poseduar, me statusin social, me autoritetin mbi vete apo mbi të tjerët.

Është pikërisht mbi valën e gjatë të këtyre konsideratave që në vitet e fundit,

studiuesit, politikanët, operatorët socialë dhe ato të drejtësisë kanë punuar për të

ndërtuar një model të drejtësisë për të miturit, të aftë për të tejkaluar konceptin e

dënimit të ashpër, impersonal, institucionalizues, duke lënë në të njëjtën kohë pas

krahëve konceptin e papërgjegjshmërisë paternaliste-asistenciale që ka karakterizuar

politikat e viteve shtatëdhjetë35

.

Kjo do të thotë se përgjegjësia është diçka që ndërtohet në raportet midis

subjektit-veprimit-institucionit-shoqërisë, dhe jo vetëm një cilësi e brendshme e

koshiencës dhe e vullnetit, e thënë ndryshe, e aftësisë për të kuptuar dhe dëshiruar

(për të shprehur një vullnet).

Përkrahësit e ndërmjetësimit nisen pikërisht nga bindja se përjetimi dhe

eksperienca e të miturit, lidhja që ai ka me sjelljen devijuese, perceptimi i tij i kryer

nga një këndvështrim normativ, social dhe institucional, janë të gjithë hapa që duhen

ndërmarrë drejt një politike të të bërit përgjegjës36

.

Në të njëtën kohë, le të synojmë të bëjmë një tjetër hap përpara.

Të zhvillosh ndërmjetësimin në fushën e drejtësisë për të miturit (dhe jo vetëm) do

të thotë, mbi të gjitha, të tejkalohet vizioni i krimit si një akt i izoluar dhe abstrakt37

i

kryer nga një subjekt “i vështirë”, dhe të fillohet të lexohet si një segment i disa

marrdhënieve komplekse shoqërore. E përkthyer ndryshe, do të thotë ti ofrohet më

shumë vëmendje protagonistëve të ngjarjes kriminale: karshi viktimës, subjekt

tradicionalisht i lënë në harresë nga jeta procesuale, i garantohet një pjesëmarrje dhe

një rol më aktiv se ç’ndodh në procesin penal; karshi fajtorit lihet mënjanë – në çdo

rast që gjyqtarët, operatorët socialë dhe ndërmjetësuesit do ta konsiderojnë të

arsyeshme – koncepti i dënimit në këndvështrimin shpagues – siç na mëson dhe

34

“Psicologia della responsabilità”, Roma, 1996, fq. 28 e vijues. 35

A. Ceretti: “Mediazione una ricognizione filosofica”, në “La mediazione nel sistema penale

minorile”, nën kurën e L. Picotti, Padova, 1998, fq. 54. 36

A. Ceretti në “La mediazione nel sistema penale minorile”, op. cit., fq. 53 e vijues, sjell të

ripërpunuar mendimin e G. De Leo. 37

Në lidhje me faktin se sa procesi i ri penal për të miturit, i vitit 1988, ka ditur të bëjë në lidhje me të

bërit të përgjegjshëm, të shihet dhe A.Ceretti: “Una nuova risposta al minore autore di reato: la

mediazione penale”, Milano, 1996, fq. 388 e vijues.

Page 20: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

20

Eusebi – për ti lënë vendin shpërblimit, e kuptuar si mënyrë edukuese dhe

përgjegjësues.

Përgjegjësia, çdo herë që flitet për ndërmjetësimin, nuk ka të bëjë më (vetëm) me

“të qenit përgjegjës” të diçkaje apo për diçka, por kuptohet si një rrugëtim që në

përfundim të tij, do të çojë subjektet në konflikt të jenë “përgjegjës ndaj” (që të

përgjigjen njëri karshi tjetrit).

Rrugëtimi nis me dëgjimin e vetes dhe të tjetrit, dëgjim që prodhon si rezultat

njohjen me bashkëbiseduesin pasi ndodh brënda një marrdhënieje që ndërtohet në

prani të të tretit; në fakt, ndërmjetësuesi nuk gjykon kurrë, nuk këshillon, nuk gjen

dhe nuk jep zgjidhje, por ndërhyn në konflikt për ti dhënë fjalën njërit apo tjetrit, për

të lejuar në këtë mënyrë identifikimin e origjinës së situatës problematike. Në këtë

mënyrë, përgjegjësia lind nga marrdhënia. Nuk bëhet më fjalë për të gjetur format apo

përmbajtjen e të qënit përgjegjës. Faktet objekt i veprës penale, apo dhe vetë

konfliktet sociale të krijuar prej tyre, bëhen shkas për ti dhënë hapësirë një rrugëtimi, i

cili sheh përballë njëri tjetrit dy subjekte që pyesin reciprokisht njëri tjetrin, të

përfshirë në një projekt relacional që ndërmjetësuesi nuk mund (nuk duhet) të

përshkruajë paraprakisht38

. Diskutimi rreth ndërmjetësimit, hap horizonte të reja që

kombinohen më së miri me kuadrin e krizës socio-institucionale të përshkruar më lart.

Në fakt, është e rëndësishme që të mendohet rreth ndërmjetësimit jo si një mënyrë

e aftë të aktivizojë “shpresat mesianike të ndryshimit dhe të shlyerjes”, jo si një, apo

më keq akoma, si zgjidhja e atyre problemeve të cilëve drejtësia e zakonshme nuk ka

ditur dhe nuk di ti japë zgjidhje,por thjesht si mënyra më e hapur për tu njohur dhe më

e disponueshmja karshi mënyrave që çojnë drejt sanksionit penal, si një mjet i

nevojshëm për të kaluar nga momenti destruktiv në atë kurativ, për të pranuar

çrregullimin që paraqitet në shoqëritë e sotme.

4. Përkufizimi i ndërmjetësimit penal. Konflikti dhe mosmarrëveshja.

Që në fillim duhet theksuar fakti se kur flitet për ndërmjetësim, mund të

sinjalizohen koncepte të ndryshme.

Në një kuptim më të gjerë, me ndërmjetësim nënkuptohet një teknikë e re e

administrimit të konflikteve (sociale, familjare, shkollore etj.) që realizohet me

ndërhyrjen e një personi “të tretë neutral” (ndërmjetësuesi), i cili me anë të

shkëmbimeve midis palëve, i ndihmon ato të gjejnë një zgjidhje ndaj problemit që i

ndan; për sa i përket fushës penale, termi ndërmjetësim përgjithësisht kuptohet si një

mënyrë e re e administrimit të situatave problematike, i cili përcakton synimin e

drejtësisë restauruese. Këtu palët në konflikt janë autori dhe viktima e veprës penale

dhe motivi i konfliktit kërkohet pikërisht tek vetë vepra penale. Ndërmjetësimi, ka si

qëllim të promovojë zbutjen e konfliktit midis fajtorit dhe palës së dëmtuar nga vepra

penale, nëpërmjet ri-paqësimit midis dy subjekteve dhe riparimin - simbolik më tepër

se material – të dëmit të shkaktuar39

.

Qartësuar ky aspekt, mund të kalojmë në shtjellimin e argumentit në tërësinë e tij.

Racionalizimi i botës, duke filluar që në arsyen iluministike, ka prodhuar si pasojë

38

Shih Ceretti A.: “Come pensa il Tribunale per i Minorenni. Una ricerca sul giudicato penale a Milano

nga 1934 në 1990”, Milano, 1996, fq. 204. 39

Ref. A. Ceretti: “Una risposta al minore autore di reato: la mediazione penale”, në Justitia, 1997 vol.

4., fq. 376-398. Relacion i mbajtur nga Prof. A. Ceretti në Konventën nr. 46° kombëtare të studimit të

Bashkimit të Juristëve Katolikë Italianë, i mbajtur në Romë në datat 6-7-8 dhjetor 1996 mbi temën: “La

tutela del minore”.

Page 21: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

21

përfshirjen e dhunës në sistemet e të drejtës penale dhe të politikës. Dhe është

pikërisht marrja e monopolit të funksionit disiplinor nga ana e sistemeve të drejtësisë

penale që sot tregon haptazi limitet e saj: kjo mënyrë e qeverisjes së dhunës nuk

prodhon më, siç ishte dizenjuar në “modernizëm”, rregullin social (shih më lart).

Në epokën aktuale të shpërbërjes së projektit politik dhe filozofik të ndërtuar për

të përmbajtur, nga njëra anë dhunën sociale, nga ana tjetër arbitraritetin dhe

karakteristikën e të qenit falas të këtyre formave ndëshkuese40

, terrenin operativ mbi

të cilin bota e të drejtës (ajo penale në veçanti) përcakton legjitimitetin dhe

ligjshmërinë e saj, ndryshon vazhdimisht asetin e saj, duke bërë për rrjedhojë

gjithmonë e më të vështirë të arrihet në një përkufizim abstrakt dhe të para-përcaktuar

të së “mirës së përgjithshme”, gjithmonë e më të vështirë të flitet për parime të

qëndrueshme që janë themel i një filozofie mbi dënimin.

Rezultati është që të kemi nga njëra anë të drejtën penale, e cila më shumë se të

dominojë kompleksitetin social gjendet e hedhur brenda saj, gjendet pikërisht e

kompleksifikuar. Nga ana tjetër, gjejmë hapësira sociale tashmë të shqyera, shpesh të

panjohshme nga ato vetë, brenda të cilave vazhdojnë të jenë gjithmonë në rritje – siç

dhe është e kuptueshme dhe logjike – kërkesat për administrimin e konflikteve.

Në këtë mënyrë, nëse e drejta penale legjitimohet përfundimisht të veprojë në

terrenin e efikasitetit konkret, në kontrollin e konflikteve dhe krizave sociale; nëse – si

rrjedhojë e kësaj – sistemi penal shtrihet pafundësisht duke bërë që sanksioni të jetë

tendencialisht i paefektshëm dhe jo i menjëhershëm; nëse nga ana e saj, shoqëria nuk

arrin të ndjehet e mbrojtur nga një e drejtë e dobët pasi ndjehet “e detyruar” të heqë

dorë nga projektet e mëdha të afta të themelojnë filozofi të reja mbi dënimin, kuptohet

lehtë se dalja në pah e sjelljeve që shkaktojnë alarm social, e sjelljeve ilegale dhe më

në përgjithësi e konflikteve që nuk arrijnë të filtrohen nga kontrollet parësore,

përfundon të derdhet mbi kontrollin penal dytësor. Është pikërisht në këtë pikë që

gjenerohet ai cirkuit pervers, i njohur dhe i studiuar nga kriminologët: sensi i

impotencës së viktimave reale (dhe për më tepër i viktimave potenciale) karshi

“sistemit”, një ndjenjë e përgjithshme pasigurie individuale dhe kolektive41

, ndjenjë e

cila vihet në lojë kur është e nevojshme të promuovohen politika kriminale me natyrë

retributivo-represive (shpaguese-shtypëse). Është pikërisht në këtë kontekst socio-

institucional që sot gjejnë hapësirë dhe sukses, praktikat ndërmjetësuese.

Nuk është e mundur, apo të paktën nuk është e lehtë, të japësh një përkufizim të

ndërmjetësimit që të jetë absolute dhe përfundimtare, po të kemi parasysh faktin se

edhe pse flitet shumë tashmë për këtë figurë të re, kjo figurë mbetet gjithmonë një

fenomen heterogjen, i vështirë për tu orientuar drejt një formulimi unik dhe të qartë.

Gian Vittorio Pisapia42

flet për ndërmjetësimin penal duke e përkufizuar si “rruga

e mesme” që karakterizohet si “vendi i rindërtimit të lidhjes”, nëpërmjet gjetjes së një

hapësire sociale brenda të cilës mund të zhvillohen takimet rindërtuese midis fajtorit

dhe viktimës, duke parashikuar në këtë sens një aktivitet që ka si qëllim zgjidhjen e

konflikteve43

. Jean-Pierre Bonafé-Schmitt44

, flet për një proces, në të shumtën e

40

Një shëmbull i paimitueshëm i kësaj kulture mbetet teksti i autorit Beccaria “Dei delitti e delle pene”,

që përmban një redaktim juridik të penalitetit, në fund të pastruar nga arbitrariteti i një dënimi të

paparashikueshëm dhe shumë të dhunshëm. 41

Ref. “Stati generali sulla Giustizia”, akte të kongresit të mbajtur në Napoli më 17-19/07/1998, raport

i përgatitur nga G. De Lino. Reperibile edhe në World Wide Web. 42

G.V. Pisapia në “Rassegna italiana di criminologia”, nr° 4, 1993. 43

Marrë nga A. Ceretti “Progetto per un ufficio di mediazione penale presso il Tribunale per i

Minorenni di Milano”, në “La sfida della mediazione penale”, përgatitur nga G.V. Pisapia dhe D.

Antinucci, 1997, fq. 91. 44

Bonafé Schmitt J.P.: “La Mediation, en justice douce”, në Syros Alternatives, Paris, 1992., në G.V.

Page 22: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

22

rasteve formal, me të cilin një person i tretë dhe neutral tenton, me anë të

shkëmbimeve të palëve, ti lejojë atyre të konfrontojnë këndvështrimet e tyre dhe të

kërkojnë me ndihmën e tij zgjidhjen e konfliktit që i ka vendosur përballë njëri tjetrit.

Sipas autorit Adolfo Ceretti, kur flitet për ndërmjetësim, i referohemi aktivitetit

me anë të të cilit një person i tretë dhe neutral ndihmon dy a më shumë subjekte të

kuptojnë motorrin dhe origjinën e konfliktit që i ka vënë përballë njëri tjetrit, të

konfrontojnë pikëpamjet e tyre dhe të gjejnë zgjidhje, nën formën e një

dëmshpërblimi simbolik, më shumë se material.

Në qendër të vëmendjes dhe interesit, qëndrojnë mbi të gjitha problemet dhe

këndvështrimet e subjekteve pjesëmarrës, të cilët i kërkojnë ndihmë spontanisht

ndërmjetësuesit i cili, pa asnjë autoritet për të imponuar një zgjidhje të tijën 45

,

impenjohet të evidentojë termat e çështjes dhe të gjejë kushtet më të favorshme për

diskutim, në një klimë që nuk vë theksin mbi të drejtat dhe detyrimet.

Çdo procedurë ndërmjetësimi paraprihet gjithmonë nga një konflikt, nga një

grindje, nga një ballafaqim46

.

Siç konfirmon dhe Castelli47

, për të trasformuar konfliktin në një diçka të

dobishme, është e nevojshme ta administrosh në mënyrën e duhur, “të kujdesesh” pa

dashur “të kurosh”. Fjala ndërmjetësim (nga latinishtja e vonë Mediare, dmth., ta

ndash, ta hapësh në gjysmë), është e përshtatshme për të identifikuar një proces që ka

si qëllim të zhvillojë në mënyrë dinamike një situatë problematike dhe të hapë kanale

komunikimi që ishin bllokuar.

Shpesh konfliktet lindin në një hapësirë “shpërthyese”, për shkak të

komunikimeve që zhvillohen me shumë shpejtësi. Një tjetër arsye48

për të cilën mund

të konfirmojmë se ndërmjetësimi është i suksesshëm, vjen pikërisht nga fakti se “jep

kohë” për të menduar dhe reflektuar.

Kush janë shkaqet e fillimit të një grindjeje, nuk është gjithmonë e lehtë të thuhet

dhe kush mund të jetë përkufizimi i konfliktit, është gjithashtu e vështirë për shkak të

larmishmërisë të situatave që bëhen shkak për lindjen e tyre. Mund të tentojmë të

kërkojmë një përkufizim të përgjithshëm, duke iu referuar studiuesit J. Marineau49

,

duke thënë se konflikti lind nga përballja e dy dëshirave të kundërta, që përballen dhe

duken jetësore për personat të cilëve iu përkasin. E thënë ndryshe, konflikti lind nga

një sens humbjeje, humbje e një të kaluare (momenti përpara dhunës, abuzimit, një

fjale apo një shikimi të tepërt) që nuk ekziston më dhe një dëshire për të zëvendësuar

rregullin që tashmë është shndërruar në kaos Kalimin nga rregulli në kaos50

provokon

atë që mund ta përkufizojmë si konflikt51

.

Kështu, në jetën e përditshme, thjesht një shikim, një fjalë e gabuar apo e

dyshimtë e thënë në një kontekst të caktuar dhe me një lloj intonacioni mund të

Pisapia, citimi i fundit, fq. 21. 45

Figura e ndërmjetësuesit dhe roli i tij aktiv e pasiv në procedurën e ndërmjetësimit, do të trajtohet në

një paragraf më vete në kapitullin vijues. 46

A. Ceretti: “Progetto per un ufficio di mediazione penale presso il Tribunale peri Minorenni di

Milano”, në La sfida della mediazione penale, nën kurën e G.V. Pisapia dhe D. Antinucci, 1997, fq. 91-

92. 47

Castelli S.: “La mediazione. Teorie e tecniche”, Milano, 1996. Per Bonafé Schmitt dhe Castelli, shih

dhe “La mediazione nel sistema penale minorile”, nën kurën e L. Picotti, Padova, 1998, fq. 20-21. 48

Përveç sa është përmendur dhe më lart, shih paragrafin e dytë të kapitullit të parë. 49

J. Morineau: “Corsi di formazione alla mediazione”, Castiglion delle Stiviere, 1997. 50

Të shihet për një krahasim edhe M. Pavarini, “Decarcerazione e mediazione penale nel sistema

penale minorile”, në L. Picotti, op. cit., 1997. 51

Marineau J. 1997, në paragrafin “Conflitto, dissidio, mediazione”, i A. Ceretti në punimin

Mediazione: una ricognizione filosofica, të përfshirë tek L. Picotti, Op.cit., Padova, 1998, fq.. 39.

Page 23: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

23

depozitohen në rrudhat e shpirtit të bashkëbiseduesit (es) dhe të shkaktojnë ndjenjë

vuajtjeje.

Ndodh shpesh që dy persona të gjenden në mes të një konflikti dhe të mos

kujtojnë as origjinën e përballjes së tyre, por prapëseprapë të jenë dukë përjetuar një

situatë të dhimbshme.

Në raste të tjera, përkundrazi, origjina e konfliktit është mjaft e qartë. Në raportet

e fqinjësisë, të punës, të miqësisë, sentimentale, jemi të gjithë ne, herët apo vonë,

aktorë dhe viktima të sjelljeve agresive, të dhunshme, të afta të prodhojnë karshi

fqinjës, kolegut, mikut, partnerit, vuajtje të thella.

Çdo formë e manifestimit të agresivitetit dhe dhunës lë gjithmonë tek tjetri disa

mbetje ndjenje fyerje, hidhërimi, dëshirë për hakmarrje, që do të shkaktojnë më pas –

nëse lihen në fatin e tyre – ndasi të mëtejshme, të afta për tu përhapur dhe në

ambjentin social të prejardhjes, duke shkaktuar kështu të ashtuquajturit “efekte të

padëshirueshme”. Në çfarë konsistojnë këto “efekte të padëshirueshme”, mund ta

sqarojmë me pak fjalë: në të gjithë konfliktet krijohet një hapësirë, një boshllëk që

izolon secilin prej dy subjekteve brenda eksperiencës, brenda përjetimit të tij. Secili

kërkon dëshpërimisht të mbushë këtë boshllëk me fjalë të cilat shpesh mbesin të

pakuptimta për bashkëbiseduesin. Në këtë pikë përballen dy monologë dhe çdonjëri

mbetet i izoluar për shkak të një muri të pakapërcyeshëm52

.

Personat janë të bindur se të gjithë janë të njëjtë dhe se funksionojnë në të njëjtën

mënyrë dhe kur të qënit ndryshe i tjetrit manifestohet, ajo nuk perceptohet si diferencë

e mundshme, por si një diversitet negativ; tjetri bëhet i huaj, subjekt i pakuptueshëm.

Rreziku në këtë rast është ai i bipolarizimit, i lindjes së vizionit mik – armik dhe

zhvillimit të krizës drejt mosmarrveshjes. Ja ku arrijmë në thelbin e çështjes. Konflikt

dhe mosmarrëveshje. Cila është diferenca? Cilët janë limitet e ndërmjetësimit?

Autori Resta e përshkruan konfliktin si të dallueshëm nga një situatë në të cilën

dialoguesit ndajnë elementë komunikues, në sensin që flasin të njëjtën gjuhë, pasi

ekziston një element i përbashkët që i bashkon. Konflikti, për shembull, është tipik në

rastet e skenarëve që shfaqen në raportet e fqinjësisë, atyre familjare, por dhe në

raportet që krijohen midis fajtorit dhe viktimës në rastet e vjedhjeve, vjedhjeve me

dhunë, veprave penale kundër personit, vrasjes së mbetur në tentativë (vjedhësi,

dhunuesi, agresori janë subjekte të cilët më shumë se të tjerët e njohin rendin juridik

pikërisht sepse kryejnë krimin dhe fshihen). Në këto raste, konflikti që lind midis

fajtorit dhe viktimës është i ndërmjetësueshëm, pikërisht sepse gjuha e përdorur është

e krahasueshme, e matshme. Në këtë situatë, në fakt, pritshmëritë reciproke të çojnë

drejt normash dhe mënyrash komunikimi të përcaktuara dhe të pranuara nga palët,

apo të paktën, të pranueshme prej tyre.

Ndryshe është rasti i mosmarrëveshjes, që prodhohet kur mjeti i komunikimit që

përdoret nuk është i krahasueshëm, nuk është i pranueshëm. Në këto raste, secili flet

një gjuhë të tijën, që është e pamatshme, e papërkthyeshme për tjetrin (E. Resta).

Mosmarrëveshja është karakteristikë tipike e konflikteve kulturore. Shembull i

momentit të pa ndërmjetësueshëm është vrasja e një gruaje nga fondamentalistët

islamikë, për arsye se ajo mbante minifundin dhe i përkiste një kulture tjetër.

Atëherë, çfarë do ishte e nevojshme që të kishim mundësinë për të ndërmjetësuar?

Në mënyrë që të jetë e praktikueshme një procedurë ndërmjetësimi, me qëllim

administrimin e një konflikti midis viktimës dhe fajtorit, përpara se të vlerësojmë

masën e konsensusit të palëve për të filluar procedurën, duhet të vlerësojmë mbi të

gjitha mundësinë që subjektet të komunikojnë me një gjuhë të përbashkët dhe të

52

Shih. R Girard: “La violenza e il sacro”, Milano, botimi i tretë 1992.

Page 24: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

24

kuptueshme, përndryshe nuk do të jetë e mundur të krijohet ajo urë e nevojshme për të

ndërtuar raportin ndërmjetësues.

Atëherë, po të shohësh nga afër, praktikat ndërmjetësuese, më tepër se tek

konflikti fokusohen tek efektet dhe tek dëmet që ka prodhuar një situatë

konfliktuale53

. Pra janë pasojat e kundërvënies fillestare midis palëve “materiali” ku

duhet të fokusohet ndërmjetësimi, ku duhet të përqendrohet procesi ndërmjetësues

dhe jo objekti origjinar që i dha jetë kundërvënies fillestare. Është mbi këtë objekt dhe

mbi këtë konflikt që punon ndërmjetësuesi, duke kërkuar me çdo kusht që palët të

rifillojnë dialogun mes tyre, në mënyrë që të gjejnë akordin në një hapësirë të sigurt e

të mbrojtur, pasi konflikti ka nevojë për një ambient “steril” që të pakësohet apo

shuhet. Janë palët që duhet të flasin dhe është jo korrekte që ndërmjetësuesi ta bëjë në

vend të tyre, apo në interes të tyre, apo më keq akoma me interesin për të çuar gjërat

në një drejtim të caktuar.

Pikërisht për këtë qëllim, që shoqëria moderne i ka besuar disa institucioneve

(institucioneve penale) detyrën për të përcaktuar termat objektivë të këtyre

“arsyeve”54

.

Llogjika që i jep jetë projekteve ndërmjetësuese, gjen kështu tek konsensusi, tek

tejkalimi i llogjikës gjyqsore të “fituesit dhe humbësit”, referentin e saj konceptual.

Më thjesht akoma, tejkalohen këtu modalitetet njohëse të institucioneve gjyqsore, që

konsistojnë në vënien në jetë të llogjikës binare të së drejtës pozitive (ose je

përgjegjës për kryerjen e një veprimi të parashikuar si vepër penale, ose nuk je).

Institucionet e drejtësisë kanë, në fakt, një kompetencë të përcaktuar, që ka për bazë

një model racional, që ri-ndërton ngjarjet sipas figurave të parashikuara nga ligji dhe

të figurave që nuk janë. Në bazë të tyre, komunikimi fillestar i palëve zëvendësohet

me sferën publike të procesit: interesat dhe nevojat zhvishen prej subjekteve në

konflikt dhe rimodelohen në terma të drejtësisë dhe paligjshmërisë.

Kush propozon programe ndërmjetësimi në fushën e drejtësisë, punojnë për tu

larguar, atje ku është e mundur, nga këto skema, me qëllim propozimin për leximin në

një tjetër këndvështrim edhe për çka i takon çështjes së “përgjegjësisë”55

(ref.

paragrafëve të mëparshëm).

Marco Bouchard, duke iu referuar në veçanti ndërmjetësimit penal në fushën e të

miturve, ka folur56

për “daljen nga roli procesual” dhe për “rizbulim të personit”. Në

fakt, ndërmjetësimi e konsideron veprën penale në marrdhënien e saj ndërpersonale,

në sensin që e lexon veprimin kriminal si një segment i asaj marrdhënie komplekse

ndërpersonale dhe ndërton më në fund një moment konkret kontakti dhe takimi midis

personave të cilët nuk do të kishin, ndryshe, asnjë rast tjetër për ta bërë, duke i dhënë

dhe viktimës mundësinë për të marrë fjalën në një kontekst produktiv dhe

domethënës.

Me shumë mundësi, është pikërisht në këtë kontekst, që kush ka pësuar “një

padrejtësi” dhe ushqen ndjenja “hakmarrjeje” mund, nëpërmjet dëshirës për të marrë

pjesë në procesin ndërmjetësues, të konvertojë këtë dëshirë në një ndjenjë restauruese.

53

S. Castelli: “La mediazione. Teorie e tecniche” Cortina, Milano, 1996, fq. 5. Ref.: “La scommessa

della mediazione”, tek “La sfida della mediazione penale”, nën kurën e G.V. Pisapia dhe D. Antonucci,

Padova, 1997, fq. 5. 54

Marrë nga A. Ceretti: “Progetto per un ufficio di mediazione presso il Tribunale dei Minorenni di

Milano”, Milano, 1997, në La sfida della mediazione penale, op. cit., Padova, 1997, fq. 92 e vijues. 55

Shih A. Ceretti: “Progetto per un ufficio di mediazione presso il Tribunale dei Minorenni di Milano”,

op. cit., në “La sfida della mediazione penale”, op. ult. cit., fq. 96 e vijues. 56

M. Bouchard: “Imputato minorenne e vittima del reato: prospettive e mediazione”, relacion i mbajtur

në Kongresin e XV-të Kombëtar të “Associazione Italiana dei Giuristi per i Minorenni e per la

Famiglia”, Palermo, 25-27 prill 1996.

Page 25: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

25

E njëjta gjë mund të thuhet për fajtorin: është këtu që për herë të parë autori i veprës

penale ka mundësinë të kryejë një gjest pozitiv ndaj viktimës.

5. Nevoja për një pjesëmarrje vullnetare në programin ndërmjetësues.

Ky paragraf i shkurtër do të nënvizojë faktin rreth rëndësisë që merr zgjedhja e

lirë dhe vullnetare për të marrë pjesë në procesin ndërmjetësues të propozuar57

.

Aftësia për të zvogëluar konfliktin dhe të qepë atë çarje që ishte krijuar në gjirin e

shoqërisë nga kryerja e veprës penale, si dhe të realizojë afrimin midis fajtorit dhe

viktimës, varet natyrisht nga rrethanat konkrete të kryejes së veprës penale, nga

aftësia e ndërmjetësuesit, nga gjendja në të cilën po iniciohet rrugëtimi ndërmjetësues,

nga subjektet e përfshirë, por mbi të gjitha nga vullneti dhe liria për të marrë pjesë,

ose jo, në “dialogun ndërmjetësues”, duke pasur parasysh pezullimin e mundshëm të

procesit ndaj fajtorit, rrjedhojë kjo e marrjes pjesë në procesin ndërmjetësues.

Ndërmjetësimi duhet të ketë si bazë fillestare një situatë në të cilën fajtori dhe

viktima takohen lirisht dhe po lirisht përballen – me ndihmën e ndërmjetësuesit –

motiv për të cilin, nëse do të kishim një detyrim të ndryshëm nga ai që mund të

rezultojë nga një vlerësim i brendshëm i vetë subjektit, procesi do të ishte i minuar që

në fillim. Për më tepër, mbetet gjithmonë një moment thelbësor dhe i rëndësishëm

fakti që asnjëri prej të dyve nuk mund të detyrohet prej askujt, që ti japë rrugë një

dialogu “me tjetrin” dhe kjo vlen qoftë e parë nga një këndvështrim juridik apo

legjitimimi, qoftë nga një këndvështrim moral58

. Shprehja e vullnetit për të marrë

pjesë në proces, në fakt, luan një rol të rëndësishëm në rastin kur nuk arrihet në

“raportin” ndërmjetësues, për faktin se nëse është fajtori që nuk dëshiron të marrë

pjesë, kjo do të ketë pasoja procedurale. Nëse është viktima ajo që nuk dëshiron të

marrë pjesë dhe fajtori ka shprehur mendim pozitiv, pasojat proceduriale do të jenë të

ndryshme, në sensin pozitiv për këtë të fundit. Vendimi procedurial, do të jetë

sigurisht i ndryshëm në varësi të rasteve, meqenëse nëse i mituri merr pjesë në

procesin ndërmjetësues (dhe për pasojë përfiton nga pezullimi i procesit gjyqsor ndaj

tij), manifeston vullnetin e tij për të ndrequr sadopak pasojat e veprimit të tij kriminal,

edhe pse e parë kjo në një këndvështrim përfitimi procedurial dhe mohimi për të

marrë pjesë i viktimës, nuk mund të ndikojë këtë zgjedhje59

; në të kundërt, nëse është

i mituri autor që tërhiqet nga pjesëmarrja, është e kuptueshme që ai nuk manifeston

vullnetin për tu tërhequr nga veprimet kriminale dhe nëse kjo nuk do ti rëndojë

procedurialisht, natyrisht nuk mund t’ ja përmirësojë atë.

6. Konkluzione. Avantazhet dhe limitet e një filozofie të re.

Të përfundosh këtë kapitull, do të thotë të vendosësh pikat mbi përse-të e

ndërmjetësimit dhe të paralajmërosh mbi rreziqet dhe limitet e mundshme.

Nuk është korrekte dhe e drejtë të thuash se tendenca në sistemet penale (në ato që

njohin ndërmjetësimin) për të vlerësuar pozicionin e subjektit pasiv gjatë rregullimit

57

Nga Gjykata, apo nga subjektet e legjitimuar. 58

Gjithsesi, nuk ndodh kështu në të gjithë sistemet juridike të vendeve që aplikojnë ndërmjetësimin.

Për shembull, në Gjermani, parashikohet që Gjykata mund të vendosë të aplikojë ndërmjetësimin, si një

lloj dënimi alternativ. Shënim i autorit. 59

Për këtë motiv në Austri dhe Gjermani, thjesht fakti i dhënies së konsensusit për të marrë pjesë në

procesin ndërmjetësues është i mjaftueshëm për marrjen e një vendimi pushimi.

Page 26: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

26

të konfliktit që lind nga vepra penale dhe që të tejkalohen mënyrat e përgjigjes ndaj

dhunimit të normave ngushtësisht juridike, përbën një mjet, e thënë ndryshe, të

jashtëm nga vetë sistemi. Në të vërtetë, të gjithë rendet juridike të vendeve që

karakterizohen nga një kompleksitet i lartë i konflikteve dhe i raporteve sociale (le ti

referohemi Francës dhe Shteteve të Bashkuara), kanë zhvilluar kërkime për të

tejkaluar sistemin e rregullimit të sjelljeve që kanë në qendër të tyre ushtrimin e

pushtetit gjyqsor. Kërkime që nuk janë limituar në të drejtën penale, ku përkundrazi

kanë arritur së fundmi, por kanë përfshirë të gjitha fushat që ndodhen nën

administrimin juridiksional të autoritetit gjyqsor.

Nën këndvështrimin që i jep fenomenit studiuesi Bonafé-Schmitt60

, nevoja për

forma të reja të administrimit të konflikteve, lind natyrisht nga konstatimi se

institucionet gjyqsore janë të papërshtatshme për ta bërë vetëm një gjë të tillë: por do

të ishte thjesht një iluzion dhe vetëm të mendonim se një mënyrë jashtëgjyqsore e

administrimit të konflikteve mund të shërbejë si përgjigje ndaj keqfunksionimit të

drejtësisë.

Nga njëra anë, në fakt, nuk është e mundur të heqim dorë nga funksioni gjyqsor

dhe, nga ana tjetër, kriza e pushtetit gjyqsor nuk varet nga mosfunksionimi efiçient i

strukturave organizative, por është shprehje e një krize strukturale që përfshin

familjen, lagjen, shkollën, ambientin e punës, fenë etj..

Me fjalë të tjera, duam të theksojmë faktin se ndërmjetësimi përcakton

fizionominë e tij, jo shumë si mbështetës i mënyrës tipike të rregullimit të një

konflikti, pasojë e shkeljes së normës juridike, por ndërhyn si një mënyrë krejtësisht

autonome e rregullimit të vetë konfliktit: qëllimi që kërkon të arrijë “ndërmjetësimi”

është kthimi tek subjektet protagonistë të konfliktit i pushtetit dhe përgjegjësisë për të

marrë vendime në lidhje me motivin që i ka parë ti kundërvihen njëra tjetrës;

ndërmjetësimi kërkon të stabilizohet ajo marrdhënie ndërpersonale e ndërprerë mes

palëve dhe jo - në dallim nga akti jurisdiksional - të përcaktojë një fitues dhe një

humbës, të drejtën dhe gabimin.

Për këto arsye, kjo mënyrë ndërhyrjeje lind pikërisht nga fakti që sistemi aktual i

rregullimit të konflikteve përcakton një seri veprimesh proceduriale që largojnë

progresivisht palët nga fakti konfliktual që i bashkon, duke shkuar në avantazh të

autorit të veprës penale dhe në svantazh të palës së dëmtuar, e cila do të shohë

gjithmonë e më pak të realizuara pritshmëritë e saj për sensin e drejtësisë.

Në këtë mënyrë, duke u nisur nga parimi i drejtë i heqjes së mundësisë për tu

hakmarrë apo për të kryer vetëgjyqësi, sistemi aktual eliminon çdo mundësi reale të

kontrollit mbi ngjarjen produkt i veprimeve kriminale dhe ndan krejtësisht faktin

ofensiv nga marrdhënia ndërpersonale prej ku ai gjeneron61

.

Duke përfunduar këtë digresion (dalje) nga tema që po trajtojmë, nëse procesi nuk

garanton zgjidhjen e konfliktit dhe nuk ekziston deri më sot asnjë vend për

rregullimin e tij, problemi konsiston në konceptimin – jo kundër aktivitetit

juridiksional, por tej këtij të fundit – e vendeve të reja për tu përballur me konfliktet

ndërpersonale dhe për ti zgjidhur ato.

Ekziston bindja, se ndërmjetësimi nuk është dhe nuk duhet të jetë, apo të bëhet,

një tjetër mjet për tu bashkëngjitur me “mjetet e punës” që e drejta penale mund të

përdorë për të arritur qëllimet e saj parësore dhe institucionale. Në të kundërt,

60

Siç kemi pasur mundësinë të shohim në tekstin e publikuar nga A. Jean-Pierre Bonafé-Schmitt, “La

médiation: una iustice douce”, Paris, 1992. 61

M. Bouchard: “La mediazione: una terza via per la giustizia penale”, nga fq. 770 në fq. 773, tek

“Questione Giustizia”, revistë tremestrale e promovuar nga Magjistratura Demokratike, n. 3-4, viti

1992.

Page 27: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

27

ndërmjetësimi do të boshatisej nga vetë karakteristikat e tij, nga filozofia dhe

fizionomia, për tu kthyer në një levë dhe për tu përdorur për qëllime që nuk i përkasin.

Sfida dhe kushti që ndërmjetësimi të mund të hapë krejtësisht dhe i lirë krahët dhe

potencialin e tij, është që të mos përdoret dhe instrumentalizohet për interesa dhe

nevoja të cilat nuk janë realizuar me mjetet normale dhe klasike të së drejtës penale.

Nëse kjo nuk mbahet parasysh, është e kotë qoftë dhe të flitet për projekte që e

përfshijnë.

Në përfundim, duhet gjithashtu të mos harrojmë edhe limitet që ndërmjetësimi ka,

për ti pasur parasysh dhe për të mos bërë shumë gabime, por mbi të gjitha për tu

përballur me kritikat që i bëhen.

Është momenti të flasim për pozicionin e ndërmjetësuesit, i cili për vetë

përkufizimin e tij, duhet të jetë një i tretë neutral dhe i paanshëm. Natyrisht që është

dhe gjyqtari. Ama, ndërsa ky i fundit është i detyruar të aplikojë normën juridike,

shprehje e arritjes së një ekuilibri politik (me të vetmen mundësi të interpretimit të

dispozitës), ndërmjetësuesi thirret mbi të gjitha për të arritur një rezultat praktik, pa

asnjë garanci ndaj palëve të interesuara, të ndryshme nga deontologjia e tij

profesionale. Kjo venitje e garancive në veprimtarinë e ndërmjetësuesit, e ekspozon

në mënyrë të theksuar ndaj raporteve të forcës midis palëve në konflikt. Ekziston

gjithashtu rreziku i një trajtimi jo të barabartë, si dhe i problemeve të tjera që lidhen

me të62

.

Kuptohet lehtë, kështu, si “ndërmjetësimi” nuk mund të aspirojë absolutisht të

zëvendësojë mënyrat tradicionale të shprehjes dhe mbrojtjes së interesave dhe të

drejtave individuale dhe kolektive (si përfaqësimi demokratik, kontrolli i pushteteve

dhe funksioni jurisdiksional), por është gjithashtu e qartë se si “ndërmjetësimi” ofron

një instrument mbi të cilin mund të reflektojmë me kujdes për të dëshifruar më mirë

zhvillimet e raporteve shoqërore63

.

62

Këtu jemi limituar në një trajtim për argument të disave prej vështirësive dhe ndryshimeve më të

dukshme karshi procesit penal. Në vijim do të afrontojmë secilin rast, në specificitetin e tij. 63

M. Bouchard: “La mediazione: una terza via per la giustizia penale”, fq. 773-774, në “Questione

Giustizia”, Rivistë tremujore e promovuar nga Magistratura Democratica, nr. 3-4, 1992.

Page 28: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

28

KAPITULLI I DYTË.

Përmbledhja: 1. Ndërmjetësimi penal dhe drejtësia restauruese brenda sistemit

penal. Sqarime të nevojshme.- 2. Instituti i ndërmjetësimit, brenda apo jashtë procesit

penal?- 3. Edukim dhe jo riedukim si qëllim i drejtësisë restauruese. Modeli

rehabilitues-korrektues dhe stigmatizimi reintegrues.- 4. Llojet e ndërmjetësimit. Ndaj

kujt mund të aplikohen dhe për çfarë veprash penale.

1) Ndërmjetësimi penal dhe drejtësia restauruese brenda sistemit penal.

Sqarime të nevojshme.

Duke filluar nga mesi i viteve shtatëdhjetë, referuar sidomos eksperiencave të

aplikuara në vendet e tjera europiane dhe të atyre përtej oqeani, por dhe kërkimeve të

bëra në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar rreth efekteve negative të mundshme që

fsheh përballja e të miturit me sistemin penal, ka ardhur duke u forcuar gjithmonë e

më shumë parimi i gjithëpranuar i “minimumit të ofensivitetit të procesit penal” – apo

e thënë ndryshe të pakësosh në minimum ndikimin e sistemit gjyqësor ndaj të miturit,

në veçanti të ndërhyrjeve me natyrë detyruesedhe shtrënguese. Gjykata mban në

konsideratë aftësinë e procesit për të ndikuar negativisht ndaj të miturit dhe vlerëson

rast pas rasti mundësinë për të vazhduar procesin apo ta ndërpresë, duke i dhënë

rëndësi qëllimeve edukuese dhe jo vetëm.

Referuar legjislacionit italian, ky parim përfaqësohet nga Dekreti i Presidentit të

Republikës – D.P.R. n. 448 datë 22 shtator 1988 (Miratim i dispozitave mbi procesin

penal në ngarkim të të pandehurit të mitur), i cili ka përmbledhur dhe përpunuar

treguesit që vijnë nga refleksione dhe eksperienca edhe ndërkombëtare, duke

paraprirë në disa raste dhe vetë parimet e mbajtura në karta të rëndësishme

ndërkombëtare64

(rreth të cilëve do të flasim në paragrafin që vijon) si Konventa ONU

mbi të drejtat e të Miturve e ratifikuar në New York në vitin 1989, si dhe të tjera

konventa të dala nga kongrese të kësaj organizate, si ajo e Milanos në vitin 1985. Ka

qenë më pas Ministria e Drejtësisë Italiane, e cila me akte nënligjore i ka dhënë

zbatim treguesve të dalë nga këto konventa apo Kongrese të ndryshëm, si ai i mbajtur

nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Vienë, në datat 10-17/4/2000 dhe të atyre

të ardhur nga aktet e Bashkimit Europian, duke orientuar rrugën e të drejtës penale të

brendshme, drejt objektivave të reja në fushën penale dhe më konkretisht drejt atyre

që sot janë objektivat e reja në fushën e të miturve.

Një përmbledhje e këtyre treguesve, është e listuar si më poshtë:

- të përcaktohet dhe të propozohet një rregullore e re mbi ekzekutimet e

vendimeve penale në ngarkim të të miturve, me një limitim të ndjeshëm të

ndërhyrjeve me karakter shtrëngues/izolues, si burgu, tek situatat më të rënda, qoftë

në lidhje me tipologjinë e veprës penale, qoftë në lidhje me moshën dhe me

problematikat e veçanta të subjektit;

- të zbatohet dhe të përdoret, për këtë qëllim, një sistem shumë funksional dhe

ndërprofesional shërbimesh si një model i ri ndërhyrjeje ndaj devijancës minorile,

duke mbajtur parasysh dhe eksperiencat e vendeve të tjera UE (ndërmjetësim penal,

punë në interes publik, etj.) dhe duke mbledhur rakomandimet dhe adresimet e

64

Me këtë nuk duam të afermojmë faktin se në Itali këto parime gjejnë një zbatim praktik të plotë dhe

absolut.

Page 29: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

29

institucioneve U.E.;

- duke mbajtur në konsideratë numrin e madh të të miturve të kallëzuar për

kryerjen e një krimi, por që nuk i janë nënshtruar masave shtrënguese, të fuqizohen

dhe të strukturohen ndryshe ndërhyrjet e shërbimeve penale minorile dhe të atyre

sociale në favor të tyre, nëpërmjet përcaktimit të modeleve që parashikojnë

bashkëpunimin dhe ndërlidhjen e të gjitha shërbimeve ekzistuese në territor, qofshin

ato shtetërorë apo lokalë, private apo publike;

- të lidhen funksionalisht politikat e ndërhyrjes në nivel qëndror, me ato të gjithë

institucioneve të tjera publike apo private – përfshirë Universitetet dhe entet

kërkimore shkencore – që kanë në fokus të aktivitetit të tyre afrontimin problemeve

që lidhen me shqetësimet dhe problematikat minorile.

Konteksti politik dhe normativ i përshkruar më lart, përbën një skenar të

favorshëm për zhvillimin e një modeli të ri të administrimit të drejtësisë penale, të

ashtuquajturin “model restaurues”. Kalimi nga një këndvështrim ndëshkues në atë

riparues korrespondon me një konceptim të ri të sanksionit penal i cili, edhe pse ruan

të paprekura aspektet e personalitetit të përgjegjësisë penale, i referohet qartësisht një

serie propozimesh dhe mundësish që subjekti autor mund të përqafojë për ndryshimin

e tij, si dhe për të marrë në konsideratë më mirë interesat e viktimës së krimit, person

fizik apo juridik, me gjithë kompleksitetin e tij. Në këtë ambient merr jetë

ndërmjetësimi penal, në të cilin autori dhe viktima, në vend që të limitohen të

dëgjojnë vendimin e shpallur nga një i tretë65

dhe ti nënshtrohen atij, preferojnë që, të

mbështetur në mënyrë të përshtatshme, të realizojnë mundësinë për të marrë pjesë në

administrimin e konfliktit të shkaktuar nga veprimet kriminale, duke u kthyer në

personazhe aktiv të këtij procesi që i sheh protagonistë dhe destinatarët finalë të

rezultateve që do të përftohen.

Mundësia që kjo të realizohet dhe të kemi një aplikim efektiv të tij, varet natyrisht

nga mënyrat se si këto do të aktualizohen, nga vullneti politik i qeverisësve, nga

disponueshmëria për ndryshim i gjykatësve, nga mbështetja e nevojshme e avokatëve

dhe nga kapaciteti organizativ i zyrave për ndërmjetësim, si dhe zyrave të Shërbimeve

Sociale të shtrira në territor për këtë qëllim.

Referuar situatës në Shqipëri, duhet të theksojmë faktin se aktualisht në vendin

tonë nuk ekziston një Zyrë Qëndrore për Drejtësinë e të Miturve dhe kuptohet qartë se

rruga është dhe do të jetë e vështirë, pasi kjo zyrë luan një rol kryesor në

administrimin e këtij procesi së bashku me organet institucionale ekzistuese.

Qëllimet e ndërmjetësimit i kemi parashtuar dhe “shpjeguar” në kaptitullin e parë.

Pa dashur këtu të kthejmë vështrimin mbi qëllimet që ndërmjetësimi kërkon të arrijë

sa i përket viktimës dhe fajtorit (i pari ri-vlerësohet, ndërsa i dyti “përgjegjësohet” dhe

“administrohet” ndryshe), duam të vëmë theksin tek funksioni dhe vendi që shoqëria

(e kuptuar si vendi ku jetojmë dhe bashkëjetojmë) duhet të zërë brenda këtij rrugëtimi

të ri.

Për shoqërinë, brenda të cilës promovohen vlera dhe modele të reja, që kanë si

qëllim të tejkalojnë kontrapozicionin ideologjik dhe moral midis viktimës dhe fajtorit,

si dhe të afrojnë më tej komunitetin me problemin e administrimit të devijancës

minorile, procesi i iniciuar nga ndërhyrja e ndërmjetësimit përbëhet nga një sforcim i

ndërtimit të rregullave dhe domethënieve të pranuara, nga vullneti për të pranuar

këndvështrimin e tjetrit, nga tentativa për të thelluar dhe përpunuar sjellje dhe

65

Pjesë e një dokumenti të hartuar nga Ministria e Drejtësisë Italiane që përmban linjat guidë sa i

përket ndërmjetësimit; dokumenti është hartuar me rastin e “Kongresit të X-të tëKombeve të Bashkuara

mbi parandalimin e krimit dhe trajtimin e fajtorit”, i mbajtur në Vienë në datat 10-17 prill 2000.

Page 30: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

30

përjetime individuale; gjithë këto, elementë që do ishte reduktive ti konsideronim

vetëm dhe ekskluzivisht në funksion të ri-paqësimit midis dy individëve (fajtori dhe

viktima) dhe që do të mund të konsideroheshin si baza e një strategjie për një politikë

kriminale më komplekse dhe për një evolim drejt një ndjeshmërie më konkrete të

problemit.

Për të realizuar përfshirjen e komunitetit në një proces më të gjerë kulturor në

lidhje me ndërmjetësimin e konflikteve, nevojitet që komuniteti të identifikojë një

qëllim të përbashkët në lidhje me administrimin e devijimit dhe të qënit i ndryshëm

(meqenëse është problem që prek jo vetëm viktimën apo atë që kryen veprën penale,

por gjithë jetën e anëtarëve të komunitetit) dhe të heqë dorë nga prirja që vjen

natyrshëm për të dorëzuar autorin/shkelësin tek autoritetet kompetente me qëllim,

vetëm dhe thjesht, izolimin e tij.

Përfshirja e komunitetit lokal në administrimin e devijancës nënkupton:

- propozimin e një koncepti të veprës penale si “konflikt që lind në gjirin e

shoqërisë” dhe që tek shoqëria duhet të gjejë zgjidhje;

- parashikimin e një procesi edukues të përhershëm (qytetar, solidarizues, drejt

tolerancës, drejt respektit dhe mirëkuptimit reciprok) për komunitetin lokal;

- përcaktimin, herë pas here, të atyre vlerave të cilave një komunitet i caktuar i

referohet.

Edhe pse kjo e fundit mund të atomizojë (të diferencojë) mënyrat e përgjigjes ndaj

rastit konkret (në kundërshtim me parimin e barazisë dhe trajtimit të njëjtë) në vende

të ndryshme, bëhet e nevojshme po të mbajmë parasysh veçoritë e aksionit që vihet në

jetë, i cili nuk mund të shkëputet dhe të konsiderohet i shkëputet dhe të konsiderohet i

veçuar nga substrakti kulturor tipik i ambientit dhe vendit në të cilin për-jetohet

realiteti devijues dhe social.

Me kalimin e kohës, përgjatë studimit të realiteteve të përshkruara si më lart, u

krijuan dy këndvështrime të ndryshme kulturore për të parë problemin; i pari e vendos

ndërmjetësimin brenda sistemit penal të drejtësisë për të miturit, si një mjet shtesë i

këtij të fundit66

, duke evidentuar në këtë mënyrë funksionin e të bërit përgjegjës që

ajo luan ndaj të miturit. Sipas këndvështrimit të dytë, ndërmjetësimi shihet si një

projekt social-kulturor që ka si qëllim promovimin e bashkëjetesës dhe paqes sociale.

Sipas këtij këndvështrimi, ndërmjetësimi nuk është më interes vetëm i administrimit

të drejtësisë, por i të gjithë shoqërisë. Dy këndvështrimet nuk duket se janë të

66

Për këtë qëllim mund të rimarrim diskutimin në lidhje me faktin se ndërmjetësimi duhet të jetë një

“vend” i pavarur dhe i ndarë nga procesi dhe administrimi i institucionalizuar i veprës penale, duke

mbajtur gjithnjë me të një raport funksional e të nevojshëm, apo (dhe është kjo frika e të gjithë atyre që

studiojnë institutin në gjithë format e tij) ndërmjetësimi të bëhet, o duhet të jetë, një tjetër mjet ndër ata

që tashmë janë pjesë e procesit, duke humbur kështu vlerën dhe veçantinë e tij. Pro mendimit të parë

janë të gjithë ata që mendojnë rreth ndërmjetësimit si një vend i privilegjuar dhe i shkëputur nga

procesi dhe nga administrimi i procesit që vjen nga lart, referuar natyrisht rasteve kur kjo mund të

evitohet.

M. Bouchard gjatë një tavoline të rrumbullakët – shih G. C. Turri në “La mediazione nel sistema

penale minorile” i autorit L. Picotti, fq. 218 – i kundërvihet idesë së ndërmjetësimit brënda procesit

penal për të miturit, e parashikuar si një teknikë më tepër për të trajtuar autorin e vperës penale, duke

këmbëngulur në ezaltimin/nxjerrjen në pah e momentit të përballjes/ballafaqimit dhe

raportit/marrdhënies të dy subjekteve protagonistë të procesit ndërmjetësues.

Page 31: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

31

papajtueshëm mes tyre, përkundrazi të dy kanë kontribuuar për të mbajtur gjallë

debatin dhe gjithmonë vigjilent kontrollin mbi temën e ndërmjetësimit penal në

fushën e të miturve.

Duhet të theksojmë faktin se eksperienca e institutit të vënies në provë (il

probation), ose e thënë më mirë instituti i pezullimit të procesit dhe vënies në provë të

autorit të mitur, edhe pse ka filluar të aplikohet prej vitesh, ndodhet aktualisht në një

fazë eksperimentale. Jemi akoma larg aplikimeve që institutit i bëhet në vendet ango-

amerikane apo në disa shtete të Europës kontinentale. Le të sqarojmë në vijim kushtet

dhe përmbajtjen e tyre.

Sqarime të nevojshme. Ndërmjetësimi nuk duhet ngatërruar me pajtimin, edhe se

ky i fundit mund të konsiderohet detinacioni më i mirë i mundshëm i rrugëtimit

ndërmjetësues. Pajtimi, siç perceptohet tradicionalisht ëshët një marrveshje që merr

vlerë sidomos në të drejtën civile për ri-ndërtimin e interesave materiale pa u thelluar

në lidhje me motivet që ekzistojnë në origjinën e konfliktit.

Në dallim nga sa më lart, tek ndërmjetësimi është thelbësor procesi i “njohjes së

tjetrit”. Për viktimën (dhe jo vetëm për të), mund të bëhet fjalë për një rrugëtim të

nevojshëm për të tejkaluar vuajtjet dhe frikën e gjeneruar nga akti kriminal. Për

autorin e veprës penale, bëhet fjalë për arritjen e një pragu të ri, nëpërmjet një

refleksioni mbi vuajtjen e viktimës dhe të një procesi të menduari produktiv rreth

ndërgjegjësimit mbi veprimin e kryer.

Pikërisht arritja e këtyre rezultateve nga ana e fajtorit, vendos theksin mbi

rëndësinë e kërkimit dhe arritjes së ndërmjetësimit në procesin penal për të miturit.

Duhet vlerësuar pikërisht ndikimi pozitiv – që konstatohet tek procesi evolutiv i

personit – i funksionit riparues i lidhur ngushtë me krimin dhe viktimën67

, që lind nga

njohja e tjetrit68

.

Një tjetër konfuzion që duhet eliminuar ka të bëjë me faktin që doktrina shpesh

paraqet si sinonime termat ndërmjetësim dhe drejtësi restauruese, fakt ky jo korrekt.

Carlo Enrico Paliero dhe Grazia Mannozzi69

specifikojnë me të drejtë, se

restorative justice (drejtësia restauruese) imponohet si një model që ka synim të

tejkalohet “llogjika sanksionuese që ekziston në themel të modeleve shpaguese e

parandaluese”.

Në këtë model, qëllimi është që “promovuohet ndërgjegjësimi (i fajtorit) në lidhje

me veprimet që ka kryer dhe pasojat që kanë ardhur, veprimtari që normalisht kalon

nëpërmjet riparimit të dëmit të shkaktuar nga akti kriminal - vepra penale”. Mjetet që

përdor drejtësia restauruese janë kataloguar nga Autorët “sipas një progresioni ngjitës

– nga më i thjeshti tek më i komplikuari – në bazë të shkallës së përfshirjes së

viktimës”, apo e thënë ndryshe nga poshtë lart:

a) Community Service Orders (punë në interes publik), që konsistojnë në një

punë pa pagesë në favor të komunitetit (shoqërisë), për një kohëzgjatje të caktuar të

përcaktuar nga Gjykata. Përfitues i aktivitetit të kryer nga fajtori, është pikërisht

komuniteti (shoqëria);

b) shpërblimi i dëmit, që konsiston në rregullimin e pasojave materiale që i janë

shkaktuar viktimës, si pasojë e veprës penale;

67

Referuar M Bouchard: “La mediazione: una terza via per la giustizia penale”, në Questione giustizia,

1992, n° 3-4, fq. 780 68

Shih kapitullin 1, shënimi 39. 69

Shih shënimin n° 36 fq. 46 të volumit të L. Picotti, op. cit..

Page 32: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

32

c) ndërmjetësimi.

Vazhdojmë më tej, masat alternative të dënimit me burg, të cilat përfaqësojnë

gjithsesi një inovacion për sa i përket administrimit të drejtësisë, ashtu si dhe

diversion, apo e thënë ndryshe tendenca drejt nxjerrjes jashtë sistemit të drejtësisë,

mbi të gjitha për sa i përket drejtësisë për të miturit, nuk duhet dhe nuk mund të

ngatërrohen as me ndërmjetësimin dhe as me probation (apo me institutin e

“pezullimit të procesit dhe vënia në provë”), që nga momenti që këto të fundit

implikojnë një rol aktiv të viktimës brenda procesit të zgjidhjes së konfliktit dhe

impenjimin në një aktivitet riparues–paqësues nga ana e autorit të veprës penale.

Mbetet fakti që shpesh masat alternative dhe diversion-i mund të formojnë

kontekstin normativ të masave riparuese ndaj viktimës, probation-i nga njëra anë dhe

procesi ndërmjetësues i ndërmarrë përpara fillimit të procesit nga ana tjetër, mund të

kriojojnë prezupostin për të hequr dorë nga ushtrimi i ndjekjes penale70

. Në këtë rast

do të flitet për pre-trial mediation – procedurë paraprake e ndërmjetësimit.

2. Instituti i ndërmjetësimit, jashtë apo brenda procesit penal?

Le të trajtojmë tani argumentin dhe çështjen e momentit se kur ndërmjetësimi

duhet të përfshihet dhe të gjejë aplikim në iterin procesual, përshirë problemet që

lidhen me polet e ndryshme që tërhiqen e përballen në raportin midis restorative

justice dhe qëllimeve të së drejtës penale për të miturit.

Teksa analizojmë këtë aspekt të çështjes, duhet të mbajmë parasysh gjithmonë

parimin e detyrueshmërisë së ushtrimit të ndjekjes penale, që bazuar në legjislacionin

shqiptar në fuqi, neni 24 i K.Pr.P. dhe neni 148 i Kushtetutës së Republikës së

Shqipërisë, i përket organit të akuzës, Prokurorisë.

Duhet theksuar gjithashtu fakti se në fushën specifike të procesit penal për të

miturit, në një moment të caktuar gjendemi përballë faktit se duhet të

“ndërmjetësojmë” midis dy kaheve/pozicioneve të kundërt, që tërheqin drejt vetes

rezultatet dhe qëllimet e këtij rrugëtimi, i cili ka si pikë fillestare kryerjen e veprës

penale.

Nga njëra anë kemi polin fillestar/origjinar të modelit restaurues - restorative

paradigm – i cili ontologjikisht është i orientuar drejt “kënaqjes” së “nevojave” të

viktimës; nga ana tjetër qëndron modeli i procesit penal për të miturit me karakter

ngushtësisht korrektues, që shërben për ti ofruar një zgjidhje “problemeve” që ka i

mituri devijant. I pari: i orientuar drejt kërkimit të një zgjidhje të arsyeshme dhe të

“kënaqshme (pranueshme)” midis palëve në konflikt; i dyti, për të orientuar

pozitivisht procesin evolutiv të të miturit. Tensionet midis tyre janë divergjente:

sistemi ndërmjetësues shtyn, natyrisht, drejt “hapësirave të reja” më të largëtit e

mundshëm nga ato të hegjemonizuar nga procesi gjyqësor, procesual, i karakterizuar

nga një trajtim ndëshkues; sistemi penal – rehabilitues, në të kundërt nga i pari,

preferon gjithashtu shumë natyrshëm momentin e “trajtimit ndëshkues”, procesin

pedagogjikisht të orientuar, ndërhyrjen profesionale – gjyqsore. Zgjidhjet e

kushtëzuara që na paraqiten, janë gjithmonë kompromise pak a shumë të

“sbilançuara”, në varësi të predominimit të njërit pol tërheqës mbi polin tjetër dhe

70

Për një kuadër më të plotë rreth argumentit, dhe në përgjithësi të funskionit të ndërmjetësimit në

drejtësinë restauruese mund ti referohemi manualit të Scaldaccione-Baldri-Scali “La mediazione

penale”, Milano, 1998, fq. 8 e vijues.

Page 33: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

33

anasjelltas. Është e lehtë për ti renditur, në rend zbritës, nga më të afërmit deri tek më

të largëtit nga modeli restaurues - restorarative paradigm.

Referuar sistemit procedural penal për të miturit, që ofron rendi juridik në Shtetin

Italian, zgjidhja me kompromis natyrisht më e favorshme për “natyrën” e

ndërmjetësimit, është ajo e sugjeruar nga eksperienca jurisprudenciale e Gjykatës për

të Miturit në Milano, në disa raste e përshkruar dhe nga Bouchard71

, dmth., një

procedurë ndërmjetësimi e ndërmarrë që në fazën e hetimeve nga Organi i Akuzës, e

cila në rastet që do të rezultonte e suksesshme do të lejonte një vendim mosfillimi për

shkak të mungesës së ankmit apo tërheqjes së tij nga i dëmtuari, siç parashikon dhe

gërma c) e pikës 1 të nenit 290 të K.Pr.P.. Për të qenë të saktë, është e vetmja mundësi

për të mbajtur të miturin jashtë procesit penal (diversion), është e vetmja rrugë që

lejon eksperiencën ndërmjetësuese të zhvillohet akoma jashtë procesit, pasi rezulton e

vendosur menjëherë “përpara” vetë procesit72

. Natyrisht dhe është e kuptueshme që

kjo eksperiencë kërcënohet nga hija e procesit, në sensin që i mituri devijant është

shumë i vetëdijshëm se nëse nuk do të marrë pjesë apo nuk do të aktivizohet

pozitivisht, do të përfundojë brenda tunelit të procesit penal, duke marrë përsipër

rrezikun e dënimit dhe të vuajtjes së këtij të fundit, por gjithsesi kjo mundësi e prek

atë vetëm sipërfaqësisht.

Atëherë, lind pyetja se kur është e mundur ti jepet jetë tentativës së ndërmjetësimit

dhe kur është më e dobishme për ta filluar?

Përgjigjet gjenden lehtë po ti referohemi trajtimit të bërë deri më tani.

Ndërmjetësimi mund të zhvillohet vetëm brenda fazës së pezullimit të procesit,

pezullim i vendosur në një proces gjyqsor tashmë të filluar, dhe nëse nuk mund të

arrihet në një moment të avancuar të procesit siç mund të jetë ai i “çeljes së procesit

gjyqsor”, duhet zhvilluar gjithsesi në një moment që është shumë larg evitimit - tout

court - të procesit penal nga rrugëtimi ndërmjetësues, i parashikuar nga drejtësia

restauruese. Nga shumë zëra afirmohet fakti se momenti restaurues dhe riparues,

përgjithësisht duhet të iniciohet jashtë procesit, në një moment paraprak dhe

71

M. Bouchard: “Vittime e colpevoli: c’è spazio per una giustizia riparatrice?”, në Questione Giustizia,

Milano, 1995, nr. 4, fq. 887 e vijues. 72

Më lejoni këtu të përmend shkurtimisht një tjetër rrugë që kërkohet të hapet, e marrë nga shënimi nr.

37 në tekstin e A. Ceretti, që përfshihet në shkrimin e tij me temë: “Mediazione: una ricognizione

filosofica”: “Ndërsa për disa autorë drejtësia restauruese duhet të konsiderohet si një formë diversion

nga sistemi tradicional, një tjetër literaturë e promovon si një model alternativ qoftë me modelin

riedukues, qoftë në lidhje me modelin shpagues. Të parët konsiderojnë të mundur (të dëshirueshme) të

nxjerrin disa raste jashtë procesit penal, duke i dhënë komunitetit apo më mirë zyrave të ndërmjetësimit

mundësinë për ti zgjidhur, por duke përjashtuar në çdo rast kritika të mundshme të adresuara drejt

sistemit gjyqsor dhe parimeve që e mbajnë në këmbë. Të dytët, propozojnë projekte ambicioze (dhe

aventureske) që kanë si qëllim të imponohen si alternativa radikale apo rrënjësore karshi të dy

modeleve, atij riedukues dhe atij shpagues (L. Walgrave, “Community service as a converstone in the

development of a fully-fledged restorative respons to juvenile crime”, relacion i mbajtur në

Konferencën Ndërkombëtare në Loviano – Belgjikë – në datat 12/14 maj 1997). Për shëmbull, një

sforcim i bërë nga mbështetësit e këtij opcioni, është ndërtimi i një raporti proporcional (analog mes

raportit ekzistues midis faktit dhe ndëshkimit në modelin shpagues) midis dëmit dhe përgjigjes

riparuese/dëmshpërblyese. Nëse sipas modelit shpagues, “kushdo duhet të vuajë një dënim që godet të

drejtat e tij në të njëtën masë që vepra penale e kryer prej tij ka goditur të drejtat e të tretëve”, e thënë

sipas autorit Beccaria, në të drejtën restauruese - restorative justice - një “drejtësi restauruese” duhet të

përcaktohet mbi bazën e një raporti (për tu rindërtuar nga fillimi) që ekziston midis ashpërsisë së dëmit

material, relacional dhe social të shkaktuar nga sjellja dhe shkalla e impenjmit restaurues që i kërkohet

fajtorit”. “Ekziston ende shumë konfuzion në lidhje me këto prospektiva. Për një refleksion kritik dhe

shumë ekzaustiv, shih M. Romano, 1993”.

Page 34: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

34

krejtësisht të ndarë nga llogjika ndëshkuese apo gjykuese73

; por kjo është teoria, apo

në rastin më të mirë mundësia për tu aplikuar në ato vende me rende juridike dhe një

kulturë shumë të avancuar ndërmjetësuese.

Sa i përket legjislacionit shqiptar në këtë fushë, konsiderojmë se jemi ende shumë

larg pikëmbërritjes finale. Në çdo rast, duke mbajtur absolutisht parasysh vështirësitë

konkrete, nuk duhet ti pranojmë dhe duhet vepruar që ato të mos bëhen motiv

palëvizshmërie apo justifikimi.

3. Edukim dhe jo riedukim si qëllim i drejtësisë restauruese. Modeli

rehabilitues – korrektues dhe stigmatizimi reintegrues.

Frika se procesi penal për të miturit mund të shkaktojë një rikthim tek riedukimi

(Gatti, Verde), përbën një motiv të rëndësishëm për tiu përmbajtur me rreptësi

kritereve metodologjike. Gjithsesi, për këtë qëllim do të ishte e mjaftueshme të

kujtojmë se riedukimi karakterizohet për të qënit jo i lidhur me veprën penale si dhe

nga papërcaktueshmëria (në cilësi dhe kohëzgjatje) e pasojave të ndërhyrjes: por

procesi penal i të miturit është ngushtësisht i lidhur me parimin e ligjshmërisë,

përfshirë të gjitha garancitë që nuk parashikohen në institutin e “riedukimit”.

Atyre që kanë frikë se instituti i vënies në provë mund të orientohet drejt kësaj

ideologjie, mund ti përgjigjemi se ai bazohet rigorozisht në një pakt formal me

përmbajtje të mirëpërcaktuar dhe të pranuar nga i mituri autor. Në këtë këndvështrim,

diskrecionaliteti i gjykatës penale për të miturit, duhet të jetë vetëm një korrektues

ndaj rixhiditetit të tepërt të aparatit sanksionues, që do të përdoret jo bazuar në kritere

arbitrariteti por në zbatim të një metodologjie që bazohet në dialog dhe ndër-

profesionalizëm, që përbën një garanci parësore me karakter thelbësor.

E kundërta do të përbëhej nga një dizinteresim i shoqërisë për të miturin trasgresiv

dhe riafirmimi i rekuperimit të sanksionit penal, bazuar në ideologjinë neo-klasike,

kjo e fundit e pabazuar në parimet kushtetuese. Dalja nga disa standarte kulturore,

është natyrisht e vështirë dhe e mundimshme dhe sigurisht e vërtetë që deri më tani

kultura dominuese ka qenë dhe është ajo e kriterit korrektues – rehabilitues, i

orientuar drejt qëllimit final të neutralizimit dhe parandalimit-special74

(për më tepër i

lavdërueshëm për disa aspekte), por nuk është ky problemi apo frika me të cilën duhet

të përballemi. Rreziku që duhet të shmangim është të evitohet që ndërmjetësimi të

bëhet një tjetër, midis shumë të tjerëve, mjet “trajtues” në dispozicion të së drejtës

penale.

Çështja e stigmatizimit, e pranishme për disa aspekte dhe në drejtësinë

restauruese, duhet afrontuar në sensin që kësaj të fundit i duhet dhënë një interpretim

i ri dhe një tjetër përkufizim.

Duke pasur njohuri rreth eksperiencës së institutit të diversion, i aplikuar në disa

73

Pa u kthyer mbi argumentin, mjafton të kujtojmë këtu se e veçanta e ndërmjetësimit nuk qëndron në

të qënit një dënim alternativ, apo një mënyrë e zhvillimit të procesit gjyqsor, por qëndron në faktin se

ai vetë është një proces “dytësor”, i veçantë dhe autonom që për vetë natyrën e tij tenton të ri-bashkojë,

të sheshojë, të tejkalojë kundërshtitë ekzistuese midis palëve që qëndrojnë në llogore të kundërta, në

një llogjikë të tejkalimit të konceptimit fitues-humbës, ekzekutues dhe i ekzekutuar. Ndërmjetësimi

është një sferë energjie që edhe pse bashkohet me procesin gjyqsor, mbetet i pastër, duke mos u

përzierë me këtë të fundit. 74

“Parandalimi special, i aplikuar në rendin juridik italian, ka sjellë për rrjedhojë një nivel më të ulët të

miturish të istitucionalizuar, përqindje kjo më e ulëta referuar vendeve më të civilizuara, element ky që

meriton një vlerësim të veçantë....”, M. Pavarini në “Decarcerazione e mediazione nel sistema penale

minorile”, në La mediazione nel sistema penale minorile, op. cit., fq. 13.

Page 35: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

35

realitete siç është Australia, kuptojmë se si mund të bëhet, dhe ky është qëllimi ynë

specifik, një dallim midis stigmatizimit që sjell si pasojë qortimin e subjektit autor nga

ana e “shoqërisë”, nga stigmatizimi, një instrument rritjeje e zhvillimi psikosocial.

Bazuar në faktet e paraqitura në proces, qortimi ka një efekt stigmatizues. Duke

analizuar këtë të dhënë dhe duke pasur parasysh këtë situatë, është kërkuar që të

ndryshohet qasja, qoftë teknike qoftë kulturore, duke transformuar qortimin nga

stigmatizues në reintegrues. Në çfarë kuptimi? Në sensin që qortimi të mos shihet dhe

“praktikohet” më si mjet i aftë për të kristalizuar dhe kthyer në të paharrueshme një

situatë konkrete, por shkohet në kërkim75

, nëpërmjet një serie parashikimesh dhe

ndërhyrjesh, të reintegrimit të të miturit në gjirin e shoqërisë, në jetën e përbashkët,

me anë të ripërvetësimit të atij raporti të drejtë që duhet të ekzistojë midis vetes dhe

ambjentit që të rrethon.

4. Llojet e ndërmjetësimit. Ndaj kujt mund të aplikohen dhe për çfarë

veprash penale.

Në tridhjetë vitet e fundit është konstatuar një përhapje e gjerë në Evropën veriore

dhe në Amerikën e veriut të programeve ndërmjetësuese midis viktimës dhe autorit të

krimit, për një kategori të larmishme veprash penale.

Midis këtyre të ashtuquajturve programe ndërmjetësimi (VOMPS) dhe pajtimi

(VORPS) Umbreit dhe Warner Roberts76

ofrojnë një përmbledhje të gjerë kritikash,

sidomos për sa i përket aplikimit të tyre në Angli. Për këtë qëllim autorët përkufizojnë

ndërmjetësimin viktimë - autor i veprës penale si një proces i zgjidhjes së një konflikti

(duke iu referuar në veçanti konfliktit të provokuar nga vepra penale), i cili zhvillohet

në bashkëpunim me një apo më shumë agjensi të sistemit të drejtësisë penale për të

miturit.

Sipas kësaj mënyre qasjeje, i analizuar nga një këndvështrim juridik,

ndërmjetësimi mund të parashikohet qoftë në fazën që paraprin procesin (pre-trial

mediation), qoftë në fazën që lidhet me procesin (post-trial mediation): thelbësore në

këtë rast është futja në një sistem që nuk parashikon ushtrimin e detyrueshëm të

ndjekjes penale.

I parë nga një këndvështrim që lidhet me zbatimin, modeli anglez parashikon edhe

një formë ndërmjetësimi të ashtuquajtur indirekte në të cilën viktima dhe autori i

veprës penale kontaktohen më vete nga ndërmjetësuesi deri në arritjen e një

marrveshjeje; kjo metodologji aplikohet dhe në Shtetet e Bashkuara me termin

“pajtim”77

.

Një fazë e mëvonshme parashikon monitorimin e rezultateve të arritura nga

ndërmjetësimi (Umbreit, Warner Roberts 78

).

Në Shtetet e Bashkuara “kthimi” (restitution) përfaqëson një dënim shtesë dhe i

ashtuquajturi ndërmjetësim indirekt përkufizohet, siç e kemi përmendur dhe më lart,

(Umbreit, Warner Roberts), si një “pajtim” midis palëve.

Për të shkuar më tej, larg kompensimit thjesht material apo dëmshpërblimit, të

75

Ndoshta në një mënyrë shumë paternaliste dhe është pikërisht nga këtu që marrin shkas disa kritika

ndaj kësaj mënyre të vepruari, meqenëse rrezikon të mos mbajë parasysh objektivitetin e ndërhyrjes. 76

“Mediation of criminal conflict in England: an assessment of Service in Coventry and leeds”, Centro

per la Giustizia Riparativa e la Mediazione, Minnesota, U.S.A., 1996. Shih. La mediazione penale, op.

cit., fq.12. 77

Në vijim të punimit do të trajtojmë në mënyrë specifike këto teknika dhe mënyrat e aplikimit të tyre. 78

Shih shënimin e mëparshëm.

Page 36: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

36

cilët vazhdojnë të jenë qëllimi final i aktivitetit ndërmjetësues, duhet të flasim për

pajtimin midis palëve: në këtë rast, ndërmjetësimi nuk është më thjesht një mjet, por

qëllimi i një aktiviteti që parashikon krijimin dhe aktivizimin e një konteksti në të

cilin autori dhe viktima takohen dhe përballen në raport me një element thelbësor që i

ka parë të përfshirë dhe që është aksioni devijant79

.

Në mënyrë shumë sintetike, kjo është panorama e praktikës ndërmjetësuese në

vendet Common Law dhe është i dukshëm ndryshimi midis tyre dhe sistemit të

vendeve Civil Law, në të cilin bën pjesë dhe vëndi ynë. Ndërsa ndërhyrja mbi të

miturin në ato vende, karakterizohet për interdisiplinaritetin e aksionit, për më tepër i

zhvilluar jashtë sistemit gjyqsor, në vendet Common Law ndodh krejtësisht e

kundërta. Në këto të fundit iniciativa është e drejtë e sistemit gjyqsor apo e thënë

ndryshe, sua longa manus – zgjatim i dorës së tij (me përjashtim të rasteve të

bashkëpunimit me sistemet sociale të shërbimeve territoriale).

Një tjetër problem që lind (veç atyre të diskutuara më lart), teksa trajtojmë temën

e ndërmjetësimit është si të dallojmë subjektet tek të cilët mund të propozojmë

ndërmjetësimin dhe nëse ekziston një limit për krimet ndaj të cilëve mund të iniciohet

procesi ndërmjetësues.

Çështja ka të bëjë me faktin nëse destinatarët e ndërhyrjes ndërmjetësuese, dmth.,

viktimat dhe autorët, duhet të seleksionohen paraprakisht dhe në bazë të cilave kritere.

Me fjalë të tjera, duhet të specifikohet fakti nëse propozimi ndërmjetësues mund

të lindë në lidhje me të gjitha tipologjitë e veprave penale apo vetëm ndaj krimeve me

rrezikshmëri jo të lartë shoqërore – eventualisht i shoqëruar nga një vlerësim mbi

“rëndësinë shoqërore” të veprës penale – apo akoma nëse ndërmjetësimi mund të

iniciohet me dobi në prani të konteksteve të veçanta normative (siç ndodh në rastet e

autorit recidiv) apo në situata familjare dhe shoqërore veçanërisht të svantazhuara ose

komplekse.

Në gjendjen aktuale preferohet të mos përcaktohen kritere të detyrueshme për

identifikimin e rasteve, duke ruajtur diskrecionalitetin dhe elasticitetin si

karakteristika të spikatura të vendimeve që duhen marrë, gjithmonë e më të

vetëdijshëm se është e pamundur të përcaktohen paraprakisht koncepte si “interesi i të

miturit” apo “e mira e përbashkët”80

.

Edhe pse e pambështetur nga të gjithë, që në fillim është konsideruar fakti se asgjë

nuk pengon që të aplikohet pezullimi dhe eventualisht ndërmjetësimi edhe për krimet

e rënda.

79

G. Scaldaccione, A. Baldry, M. Scali: “La mediazione penale”, Milano, 1998, fq. 12 e vijues. 80

Dokument i Ministrisë së Drejtësisë Italiane, që ka të bëjë me “Ndërmjetësimin dhe drejtësinë

restauruese në sistemin penal italian” Kongresi i X° i Kombeve të Bashkuara mbi parandalimin e krimit

dhe trajtimin e fajtorit. Vienë, 10-17 Prill 2000.

Page 37: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

37

KAPITULLI I TRETË

Modelet e ndryshme të administrimit të konflikteve: vështrim krahasues i

eksperiencave në vendet e civil law dhe common law

Përmbledhja: 1. Modelet e administrimit të konflikteve në vendet evropiane.-

1.1Eksperienca franceze-1.2 Eksperienca gjermane-1.3 Eksperienca austriake-1.4

Eksperienca belge-Eksperienca italiane. 2.Modelet e administrimit të konflikteve në

vendet Anglosaksone-.2.1 Hyrje-2.2 Origjina e instrumentave të ADR në Shtetet e

Bashkuara-2.3 Eksperienca Kanadeze-2.4 Eksperienca amerikano veriore e shtetit të

Minesotës-2.5 Eksperienca amerikano veriore e shtetit të Vermont-it. 3. Një analizë e

shkurtër rreth përdorimit dhe efekteve të “raporteve rreth viktimizimit” në rendet

juridike të vendeve common law.4.Konkluzione.

Le të kalojmë tani në një analizë me këndvështrim krahasues të normativës

aktuale që aplikohet gjatë administrimit të konflikteve në shtete të ndryshme,

evropiane dhe jo, duke filluar me eksperiencën franceze.

1. Modelet e administrimit të konflikteve në eksperiencat e vendeve evropiane

1.1 Eksperienca franceze81

Një tjetër shtet ku ndërmjetësimi është parashikuar në legjislacion si një

alternativë e vërtetë, është Franca. Në këtë vënd, me ligjin që reformoi kodin e

procedurës penale në 4 janar 1993, në nenin 6, parashikohet mundësia që i njihet

Prokurorit të Republikës që të vendosë, pas një akordi paraprak me palët, të

ndërmarrë procedurën e ndërmjetësimit, me qëllim që “…të sigurojë riparimin e dëmit

të shkaktuar viktimës, ti japë fund konfliktit të shkaktuar nga shkelja dhe të

kontribuojë në ri-integrimin e autorit të shkeljes”. Rezultati pozitiv i arritur me

ndërmjetësimin, që edhe këtu përfundon me një marrëveshje të shkruar, është motiv i

mjaftueshëm që Prokurori të pushojë çështjen, ndërsa aktiviteti ndërmjetësues tek të

miturit i delegohet shoqatave të jashtme (me sistemin e drejtësisë) për të miturit82

.

Në vija të përgjithshme, duke analizuar shtete të tjera, vërejmë se pezullimi i

procesit dhe ndërmjetësimi është i mundur dhe në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi. Në

këtë të fundit, probation është njehsuar me një sanksion, motiv për të cilin nuk

kërkohet konsensusi i të interesuarit83

.

Eksperiencat e para të ndërmjetësimit në Francë i gjejmë tek fillimet e viteve 80’,

arritje kjo falë iniciativës së magjistratëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor të

Valence di Grenoble, në bashkëpunim me disa nga shoqatat që vepronin në ndihmë të

viktimave të veprave penale.

Deri në vitin 1993, në mungesë të një akti ligjor në fushën e ndërmjetësimit penal

– minoril dhe jo vetëm, për të legjitimuar aplikimin e këtij instituti, Prokuroria dhe

shoqatat, në aspektin formal nënshkruan konventa në nivel lokal. Pjesa më e madhe e

81

Të dhëna dhe informacione në lidhje me eksperiencën franceze, janë marrë nga punimi i BONAFE’

– SCHMITT: La médiation pénal en Frances et aux Etats – Units ( CEDEX , Paris 1998 ) dhe nga

punimi i FAGET La médiation . Essai de politique pénale ( Erės, Paris 1997 ). 82

Marrë nga “Ipotesi di attuazione di programmi di mediazione nell’ambito del D.P.R. 448/88”, akt i

hartuar nën kujdesin e Zyrës Qëndrore të Drejtësisë për të Miturit, Romë, 2000, fq. 3. 83

F. Palomba: “Il sistema del nuovo processo penale minorile”, shih citimin në fq. 401.

Page 38: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

38

këtyre konventave identifikonin në nenin 40 të kodit të procedurës penale – që

sanksiononte parimin e oportunitetit të ushtrimit të ndjekjes penale – hapësirën

juridike ku mund të mbështesnin aplikimin e procedurës së ndërmjetësimit. Konventat

përcaktonin mënyrat e zhvillimit, kriteret e vlerësimit të rezultateve të përftuara nga

takimet dhe kushtet në respekt të të cilëve ndërmjetësimi duhej të përfundonte.

Pas një periudhe të gjatë eksperimentimi në nivel kombëtar, i cili zgjati më shumë

se tetë vjet, institucionalizimi i ndërmjetësimit u krye nëpërmjet një disipline ad hoc,

që hyri në fuqi me anë të një serie aktesh normativë me efikasitet të ndryshëm:

fillimisht Qarkorja Ministrore e datës 2 tetor 1992, më pas neni 6 i ligjit n. 93, datë 4

janar 1993 – që identifikon në Prokurorin e Republikës subjektin e ngarkuar të

vendosë në lidhje me mundësinë për tiu drejtuar instrumentit të ndërmjetësimit – dhe

së fundi Dekreti i datës 10 prill 1996.

Hyrja në fuqi e këtyre akteve normative ka mundësuar formalizimin e dy

modeleve kryesorë të ndërmjetësimit, dhe më konkretisht:

a) ndërmjetësimi déléguée nga Prokuroria tek shoqatat në ndihmë të

viktimave = Në Francë, pjesa më e madhe e ndërmjetësimeve i janë besuar, nga

Prokuroria, Shoqatave në ndihmë të viktimave të krimit ose Shoqatave të kontrollit

gjyqsor. Në këto raste, ndërmjetësuesi duhet të ofrojë garancitë në lidhje me

kompetencën, pavarësinë dhe paanshmërinë. Për sa i përket formimit të tij, Qarkorja

Ministrore e vitit 1996 përcakton linjat guidë që tregojnë rëndësinë e një përgatitje

specifike, qoftë në fushën juridike qoftë në atë psikologjike

Fusha e aplikimit të këtij modeli specifik ndërmjetësimi përbëhet vetëm nga

veprat penale të lehta , duke u përqëndruar kryesisht tek konfliktet familjare, të

fqinjësisë, veprime dhune të ndërsjellë – përfshirë fyerjet, shpifjet, rrahje, plagosje të

lehta etj.

b) ndërmjetësimi retenue, i realizuar në kuadrin e Maisons de Justice = Duke

filluar nga vitet Nëntëdhjetë, paralelisht me modelin ndërmjetësues déléguée, u

zhvilluan projekte ndërmjetësimi retenue, dmth. modele të administruara drejtpërdrejt

nga struktura gjyqsore. Shëmbulli më përfaqësues i këtij paradigmi përfaqësohet

pikërisht nga Maisons de Justice et de Droit, por edhe nga Antennes de Justice di

Grenoble (më pas të përfshira tek Maisons).

Maisons krijohen në vitin 1990 me iniciativë të Prokurorit të Republikës Marc

Moinard. Që në vitin 1991 krijohen trembëdhjetë struktura të quajtura Maisons të cilat

konkretizojnë një model të ri të pjesëmarrjes së institucionit gjyqsor në politikën e

zhvillimit social të lagjeve urbane periferike, të karakterizuara nga një shkallë e lartë

kriminaliteti, degradimi dhe pasigurie sociale.

Midis parimeve inspiruese të Maisons është natyrisht ajo, deri në atë moment e

padëgjuar, e “drejtësisë fqinjë”, e drejtuar të bëjë drejtësinë më aksesibile për masën,

por edhe më efikase për të afirmuar praninë e saj në këto lagje. Objektivi i arritur,

është nga një anë të ofrojë një përgjigje alternative, ndryshe nga ato tradicionale të

tipit shtrëngues, që në fakt shtojnë përqindjen e recidivistëve; nga ana tjetër të evitojë

përqindjen e lartë të mungesës së ndërhyrjes së drejtësisë, edhe kjo e aftë të prodhojë

realisht përsëritje të veprave penale siç janë të ashtuquajturit krimet e rrugës dhe, së

fundi, rritjes tek viktimat të ndjenjës së padrejtësisë.

Idea është që drejtësia duhet të vazhdojë të jepet në pallatet e drejtësisë, por me

kritere më pak tradicionalë (pak më ndryshe nga ato tradicionalë). Në fakt, në një

Qarkore Ministrore të vitit 1996 ritheksohet vullneti për të goditur gjyqsisht çdo

formë kriminaliteti, për të evituar kështu një heqje dorë të theksuar nga ushtrimi i

Page 39: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

39

ndjekjes penale, e cila i heq besueshmërinë drejtësisë penale dhe detyron, për

rrjedhojë, Prokurorinë të ndryshojnë modelet e tyre të ndërhyrjes.

Ndërmjetësim penal, heqje dorë nga ndjekja penale, shpërblim dëmi nga ana e të

miturve, më shumë se referim tek ligji penal, formojnë pjesën përbërëse të një politike

penale ambicioze, dmth., futjen e “masave fleksibile”, përmbajtja e të cilëve

ekstremisht e gjerë. Në çdo rast, këto masa përfaqësojnë një faktor unifikues të lidhjes

sociale dhe gjejnë natyrisht vendin e tyre në një strukturë të orientuar në afrimin e

qytetarit me drejtësinë.

Veprimtaria eMaisons është bërë pjesë, në rradhë të parë, e politikave të reja

publike dhe është përkufizuar si një “rrugë e tretë” krahas heqjes dorë nga ndjekja

penale dhe një “rrugë” e përshtatshme për të luftuar sidomos kriminalitetin e

karakterizuar nga një shkallë e ulët rrezikshmërie (piccola delinquenza), për të sjellë

në plan të parë funksionin riparues të dëmit dhe të evitojë përsëritjen e veprimeve

kriminale, recidivizmin. Është për tu përmendur që në fillim fakti që projekti Maisons

nuk u mbështet nga disa sektorë të Magjistraturës dhe nga opinioni publik. Kritikat

bazoheshin në presupozimin se kërkimi i një drejtësie “shumë afër” jetës së

përditshme do të mund të provokonte humbje të kuptimit të proceseve gjyqsore, duke

promovuar paralelisht një orientim të tyre drejt “sociales”. Shumë magjistratë

arsyetonin dhe konsideronin se projektet Maisons ishin jo një instrument i aftë për të

gjetur një ekuilibër të ri, sa të afërt po aq dhe të largët të drejtësisë me botën sociale,

por si një çarje e rrezikshme e unitetit të “institucionit të drejtësisë”.

1.2 Eksperienca gjermane84

Në Gjermani, projektet e para eksperimentale të ndëmjetësimit penal për të

miturit, kanë filluar në vitin 1985. Që në fund të viteve 80’, rreth njëzet projekte ishin

operative në territor, disa prej të cilëve i drejtoheshin të rriturve.

Duhet theksuar se projektet e ndërmjetësimit të adoptuar në Gjermaninë Federale,

nuk marrin në konsideratë sektorin privat, duke privilegjuar në këtë mënyrë vetëm

fushën penale; këto projekte u vunë në jetë kryesisht me bashkëpunimin e Gjykatave

pë të miturit, ndërsa për seleksionimin e rasteve për trajtim, ndihmonin qoftë

asistentët socialë, qoftë forcat e policisë.

Për një aplikim më të përgjithshëm në Gjermani, duhet të presim vitin 1990 kur,

me hyrjen në fuqi të legjislacionit të ri të të drejtës për të miturit, i njihet

ndërmjetësimit një formalizim juridik, qoftë si masë edukuese, qoftë si masë

alternative e adoptuar nga organi i akuzës, prokurori.

Ligji reformues i të drejtës për të miturit, ka barasvleftësuar ndërmjetësimin me

një masë “edukuese”, aq sa në paragrafin 10 të sistemit të së drejtës për të miturit,

ndër detyrimet që disiplinojnë jetën e të riut, parashikohet që i mituri “të sforcohet të

arrijë një marrëveshje me viktimën”85

. Është pra thelbësore, për heqjen dorë nga

84

Për ndërmjetësimin në legjislacionin Gjerman, autori që kemi referuar është D. DOLLING Tater-

Opfer-Ausgleich in Deutschland, (Forum Verlag Godesberg, Bonn 1998). 85

Paragrafi i 10-të citon:

“(1) Janë detyrime dhe ndalime që disiplinojnë jetën e të riut dhe për këtë arsye favorizojnë/ndihmojnë

edukimin. Nuk mund të parashikohen detyrime që nuk mund të pretendohen nën këndvështrimin e jetës

së të riut. Në veçanti, Gjykatësi mund ti imponojë të riut:

1 . ti përmbahet urdhëresave që lidhen me banesën;

2 . të banojë pranë një familjeje apo shtëpie;

3 . të pranojë një vënd të përcaktuar pune;

4 . të kryejë një punë të caktuar;

5 . ti nënshtrohet kurave dhe mbikqyrjes së një personi të caktuar (një asistenti të caktuar);

6 . të marrë pjesë në një kurs formimi social;

Page 40: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

40

ndjekja penale, prova e impenjimit nga ana e fajtorit në drejtim të arritjes së

marrëveshjes me viktimën apo të faktit të shpërblimit të dëmit.

Gjithsesi, duhet theksuar fakti se momenti kryesor që karakterizon udhëtimin

ndërmjetësues nuk është ai i shpërblimit të dëmit, por realizimi i takimit

ndërmjetësues, në të cilin marrin pjesë aktive dhe në mënyrë të vullnetshme, autori i

veprës penale dhe viktima.

Në Gjermani, siç u përmend dhe më lart, në fund të viteve 1990 hyn në fuqi

legjislacioni i ri në fushën e të drejtës së të miturve i cili, përveç se parashikoi një

normativë të re të quajtur “ambulante”, i njohu ndërmjetësimit vlerë juridike, qoftë si

masë edukuese, qoftë si masë alternative. Gjatë punimeve përgatitore i jepen rëndësi

rezultateve pozitive të arritura nga programet eksperimentale të zhvilluara në fillim të

viteve 1985, që i japin një rëndësi të veçantë kushteve të viktimës dhe që “i japin

zgjidhje në mënyrë më të përshtatshme dhe më me sukses se sanksionet tradicionale,

konfliktit të gjeneruar nga vepra penale midis viktimës dhe autorit”. Në këtë mënyrë

ligjvënësi ka dashur ti japë rëndësi fenomenit “riparues” të veprës penale të kryer nga

të rinjtë e moshës nga 14 deri në 21 vjeç.

Ky zhvillim normativ ka qenë shumë pozitiv dhe efikas, po të mbajmë parasysh

eksperiencat e bëra gjatë projekteve eksperimentale që ishin relativisht të hershme në

kohë.

E drejta gjermane aktuale dhe sidomos e drejta e të miturve, parashikojnë

gjerësisht riparimin e dëmeve dhe ndërmjetësimin. Prokurori i të miturve mund të

heqë dorë nga ndjekja penale ndaj të miturit autor i veprës penale, nëse janë marrë

ndërkohë masat edukuese86

.

Reforma e vitit 1990 ka baras-vleftësuar shprehimisht, për këtë qëllim,

ndërmjetësimin me një masë ri-edukuese. Në këtë kontekst, paraqet rëndësi fakti që

ligjvënësi (duke iu bashkëngjitur modelit Austriak)87

ka dashur ti japë vlerë edhe

thjesht impenjimit të të miturit autor për të arritur një akord me viktimën, apo e thënë

ndryshe, një mënyrë të riparimit të dëmit. Në këtë mënyrë, evitohet që i mituri apo i

riu, i cili nuk gjen bashkëpunim tek viktima, të rezultojë i svantazhuar. Në praktikë,

në proceset për shpërblim dëmi, në të shumtën e rasteve arrihet në një vendim

mosfillimi për shkak të shkallës së ulët të fajësisë (bazuar në § 45 JGG, e drejta e të

miturve, apo § 153 StPO, kodi i procedurës penale). Gjykatësi për të miturit mbi

bazën e të njëjtëve elementë të nevojshëm për Prokurorin, mund të heqë dorë nga

ndjekja penale e të miturit, duke bërë kështu që dhe tentativat e mëpasshme të të

miturit për të gjetur një akord me viktimën, të vlerësohen dhe të merren në

konsideratë.

Një veçori i të drejtës penale për të miturit në Gjermani është mundësia për ti

urdhëruar fajtorit ndërmjetësimin, e parashikuar në një dispozitë më vete (shih §§ 15,

10 JGG).

7 . të sforcohet të arrijë një akord/marrëveshje me viktimën (ndërmjetësimi penal);

8 . të braktisë takimet me persona të caktuar dhe të mos frekuentojë vende apo lokale

divertuese;

9 . të marrë pjesë në takime ku jepen leksione në lidhje me edukimin rrugor.

(2) Gjykata mund ti imponojë të riut, pas konsensusit të tutorit apo të përfaqësuesit ligjor, ti

nënshtrohet një trajtimi terapeutik mendihmën e ekspertëve, ose nëpërmjet një kure disintoksikuese.

Nëse i riu ka mbushur gjashtëmbëdhjetë vjeç, nevojitet gjithashtu konsensusi i tij.” 86

§ 45 II JGG (Jugendgerischtsgestz: e drejtë – ose ligj – për të miturit). 87

Shih § 7 JGG austriak, për komentin e të cilit mund ti referohemi tekstit të B. Trummer-Kaufmann:

“Esperienze di mediazione in ambito austriaco: suggerimenti, modelli, metodologie, strumenti”, në La

mediazione nel sistema penale minorile, shih fq. 149 e vijues.

Page 41: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

41

Dispozitat në fjalë hynë në fuqi duke filluar që prej tetorit të vitit 1990, për tu

përhapur më pas në të gjithë Gjermaninë Federale.

Parashikimi i ndërmjetësimit penal si një sanksion, është kritikuar me të drejtë,

pasi kjo është në kundërshtim me vetë parimin themelor sipas të cilit palët marrin

pjesë në ndërmjetësim me vullnetin e tyre, duke ushtruar një zgjedhje të tyre të lirë.

Gjithsesi, në praktikë, urdhri për të arritur një marrëveshje me palën e dëmtuar, si

rregull jepet vetëm kur ekziston një disponibilitet në këtë sens nga ana e autorit të

veprës penale88

.

Në Gjermani, projektet e ndërmjetësimit – kur nuk zhvillohen brënda sistemit të

Drejtësisë (Jugendgerichtshilfe) – vihen në jetë gjithmonë në bashkëpunim me

Prokurorinë për të Miturit, ose me Gjykatën për të Miturit. Për këtë motiv, pjesa më e

madhe e rasteve kalojnë nëpërmjet një seleksionimi nga ana e asistentëve socialë të

Jugendgerichtshilfe ose nga ana e Prokurorisë për të Miturit. Policia gjithashtu, në

shumë raste merr pjesë në seleksionimin e rasteve për trajtim, siç është rasti i projektit

të Braunschweig duke filluar që prej vitit 198689

. Në rradhë të parë ama, zgjedhja

kryhet në nivel Prokurorie (për të miturit). Disa projekte, si ato të Colonia-s dhe

Reutlingen-it, parashikojnë ndërmjetësimin edhe në nivel gjyqsor, qoftë përpara

kërkesës për gjykim, qoftë pas saj, por gjithmonë përpara çeljes së shqyrtimit gjyqsor.

Në Colonia nganjëherë tentohet procedura e ndërmjetësimit edhe gjatë shqyrtimit

gjyqsor.

Kriteret e kërkuara dhe që imponohen në praktikën gjermane, janë të mëposhtmit:

- Rrëfimi i qartë i fakteve dhe rrethanave, kusht i nevojshëm për të garantuar që

ndërmjetësimi të mos paragjykojë të drejtat për tu mbrojtur të të dyshuarit, apo e

thënë ndryshe, parimet tradicionale bazë të një procesi të drejtë ligjor90

.

- E ashtuquajtura klauzolë e “irrilevancës”. Ndërmjetësimi merret në

konsideratë vetëm në ato raste në të cilat në përfundim të gjykimit nuk mund të jepet

një vendim pafajësie me motivimin e “parëndësisë së faktit” (figurë e ngjashme me

parashikimin e bërë në pikën b) të nenit 388 K.Pr.P. të Republikës së Shqipërisë, që

parashikon dhënien nga Gjykata të një vendimi pafajësie për arsye se “fakti nuk

parashikohet nga ligji si vepër penale”).

- Zakonisht parashikohet që viktima të jetë dëmtuar personalisht.

Ndërmjetësimi, në sensin e takimit të personave dhe me persona, si një përballje e të

miturit me viktimën, përjashton aplikimin në raste të veprave penale si vjedhjet në

qendra tregtare, kundërvajtjet e kryera në shkelje të dispozitave të kodit rrugor pa

shkaktuar dëme në njerëz apo sende etj.. Në raste të veçanta mund të përfshihen në

ndërmjetësim dhe pronarët e dyqaneve të vegjël apo përfaqësuesit e institucioneve

(çerdhe, kopshte apo institucione të tjera publike).

- Vullneti i lirë qoftë i fajtorit qoftë i viktimës. Kusht sine qua non është

konsensusi, qoftë i fajtorit qoftë i viktimës, i arritur pa ushtruar asnjë lloj presioni në

këtë sens. Natyrisht, vullneti i lirë duket si i dyshimtë nëse e shohim nga

këndvështrimi i autorit të veprës penale, pasi ky i fundit gjendet përpara alternativës,

të marrë pjesë në procedurën e ndërmjetësimit apo ti nënshtrohet procesit penal. Për

88

F. Dünkel: “La mediazione in Germania”, në La mediazione nel sistema penale minorile, shih fq.

120-121. 89

Policia merr disa pyetësorë që më pas i dërgon pranë Jugendgerichtshilfe dhe Prokurorisë për të

Miturit; në këtë mënyrë, ndërmjetësimi nuk bëhet më i vështirë nga një procedim i mundshëm; edhe në

Reutlingen kërkohet që të caktohen nga policia rastet e ndërmjetësimit (në marrëveshje me Prokurorinë

për të Miturit). 90

Kjo është një e përbashkët, pothuajse e të gjithë realiteteve normative.

Page 42: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

42

këtë motiv, nuk do të flitet si zgjedhje e lirë në sensin pozitiv të fjalës, por sidomos –

në të njëjtën mënyrë si në të drejtën austriake, për sa i përket “pendimit të zellshëm”

në veprat penale kundër pronës ose pasurisë (shih § 167 StGB) – për mungesë

shtrëngimesh të jashtme, elementë të ndryshëm nga vullneti i personit autor i veprës

penale.

Ndër të tjera, në Gjermaninë Federale praktika ka treguar se një delimitim i

mëtejshëm vetëm për deliktet specifike nuk ka shumë sens. Në veçanti dukej e gabuar

tentativa për të limituar ndërmjetësimin vetëm tek veprat penale të parëndësishme apo

vetëm tek kundërvajtjet (të ndryshme nga krimet). Edhe krimet si vjedhja me dhunë, e

deri tek krimet seksuale, mund të zgjidhen në disa raste me ndërmjetësim. Duhet

pranuar ama, se çështje të tilla zënë maksimalisht 5-10% të të gjitha rasteve të

ndërmjetësimeve.

Edhe në rastet e recidivëve, ndërmjetësimi duket të ketë sens. Kështu Kongresi i

2l° i Gjykatësve për të Miturit (21° Deutscher Jugendgerichtstag) i mbajtur në

Göttingen në shtator të vitit 1989, ka qartësuar se në praktikë ka dalë tendenca për të

shtrirë ndërmjetësimin, jo vetëm tek veprat penale “të lehta”, por edhe tek ato të

“rënda” (p.sh. dëmtime personale me pasoja të rënda, vjedhje me pasoja të rënda,

vjedhje me dhunë dhe në disa raste të izoluara edhe krimet seksuale).

Në Gjermani është e mundur të aplikohet ndërmjetësimi dhe në raste të personave

recidivë, aq sa përqindja e të miturve recidivë që marrin pjesë në procedurat e

ndërmjetësimit arrin në rreth 20-50% të rasteve; ndodh në fakt, që ndërmjetësimi të

aplikohet në mënyrë të përsëritur për të njëjtin të mitur apo të ri91

.

Në përfundim mund të themi se në Gjermani, politikat riparuese të dëmit kanë

gjetur një nivel të lartë adezioni, duke u përkrahur qoftë nga “konservatorët” – që në

këtë rast bëhen zëdhënës të viktimave, qoftë nga mbështetësit e “abolicionizmit

penal” – të cilët shohin tek ndërmjetësimi mjetin e preferuar në mbështetje të teorisë

së “privatizimit të konflikteve”.

1.3. Eksperienca austriake

Politikat e drejtësisë restauruese, në sistemin e drejtësisë austriake u përkthyen në

një model të ndërmjetësimit penal me një fushë të gjerë aplikimi, i ashtuquajturi

ndërmjetësim jashtëgjyqsor, i cili ka si destinatarë qoftë të rriturit, qoftë të miturit

autorë të veprës penale dhe për më tepër nuk limitohet, si në rastin e Gjermanisë, me

faktet që lidhen vetëm me viktimën individ. Në fakt, ndërmjetësimi jashtëgjyqsor

parashikon që “viktima të krimeve që mund të pranohen në ndërmjetësim mund të

jenë personat juridikë apo entet publike, të konsideruar subjekte anonime dhe të largët

në raportet e tyre me të rinjtë”92

.

Projektet e para të ndërmjetësimit fillojnë nga mesi i viteve tetëdhjetë. Që prej

vitit 1985 në Austri aplikohet ndërmjetësimi jashtëgjyqsor (ATA) 93

. I konceptuar

fillimisht si një model – projekt eksperimental - më pas i aplikuar në disa Rrethe

91

F. Dünkel: “La mediazione in Germania”, në La mediazione nel sistema penale minorile, shih fq.

127-128. 92

Për eksperiencën austriake, shih: B. TRUMMER – KAUFMANN , Esperienze di mediazione in

ambito

austriaco. Suggerimenti, modelli, metodologie e strumenti, nëLa mediazione nel sistema penale

minorile, L. PICOTTI (Padova , CEDAM 1998), fq. 158. 93

Außergerichtlicher Tatausgleich.

Page 43: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

43

Gjyqsore si Viena, Salisburgu dhe Lienz, që prej datës 01.01.1989 bëhet pjesë e të

drejtës (ose kodit) të të miturve (JGG) në §§ 7 e 8, e duke filluar prej atëherë

aplikohet rregullisht në të gjithë territorin.

Për zhvillimin e ndërmjetësimit jashtëgjyqsor (ATA) ka qenë themelore dhe

shumë e rëndësishme ti jepej rrugë një bashkëpunimi midis asistentëve socialë dhe të

atyre të drejtësisë për të miturit. Ka qenë i përbashkët dhe i gjithë pranuar mendimi se

një sjellje devianteduhej të ndiqej nga një reaksion i matur. Si rezultat i kësaj praktike,

pas afro një viti eskperimentimi (1984) Prokurori u bë bashkëbiseduesi kryesor në

këto raste.

Ndërmjetësimi jashtëgjyqsor penal ishte masa e parë e adoptuar në Austri në

fushën penale, e përqëndruar rreth interesave të viktimës.

Ndërmjetësimi penal mund të iniciohet qoftë nga Gjykatësi, qoftë nga Prokurori,

me përjashtim të veprës penale të vrasjes, ku ligji i të miturve parashikon

shprehimisht që nuk mund të jetë Prokurori ai që merr iniciativën.

Për të filluar procedurën e ndërmjetësimit nuk është i nevojshëm një rrëfim

formal, por është e mjaftueshme që personi nën hetim të jetë i gatshëm të përgjigjet

për veprën penale të kryer dhe të tentojë të rregullojë pasojat e mundshme në mënyrë

të përshtatshme, në veçanti duke shpërblyer dëmin e shkaktuar (sipas mundësive që

ka). Pala e dëmtuar, si edhe personi nën hetim, nuk mund të detyrohen që të pranojnë

procedurën e ndërmjetësimit dhe në çdo rast për të arritur në një vendim pushimi, siç

parashikon dhe § 6 i JGG, mjafton që i mituri nën hetim të demonstrojë se është

dakord të diskutojë me palën e dëmtuar dhe ta dëmshpërblejë atë. Natyrisht që, deri sa

ndërmjetësimi të ketë rezultat pozitiv, është e nevojshme që nga të dyja palët të jenë të

disponueshme për të gjetur një zgjidhje për konfliktin; asistenti social ka për detyrë të

orientojë dhe të ndërmjetësojë.

Për sa i përket në mënyrë më specifike të drejtës për të miturit, pushimi i çështjes

mund të arrihet me kusht që:

1) Vepra penale të jetë e dënueshme vetëm me gjobë dhe/ose me burgim deri në

pesë vjet;

2) Të mos ketë të bëjë me veprime prej të cilave ka ardhur vdekja e

personit/viktimës, rrethanat e ngjarjes të jenë të qarta dhe shkalla e fajësisë të jetë e

ulët;

3) Dënimi të mos jetë i nevojshëm për parandalimin e përsëritjeve të veprimeve

të mundshme kriminale në të ardhmen nga i riu fajtor;

4) Për më tepër, kur Prokurori nuk ka iniciuar procedurën e ndërmjetësimit

jashtëgjyqësor, por ka dërguar çështjen për gjykim, Gjykata mund të promovojë,

kryesisht ose me kërkesën e palëve, një zgjidhje jashtëgjyqsore të konfliktit, ende pa

filluar shqyrtimi gjyqsor.

5) Së fundi, parashikohet mundësia e zbutjes së dënimit të dhënë me vendimin e

shkallës së parë, vendim i cili bëhet i paankimueshëm nga ana e organit të akuzës, në

rastet kur i dënuari premton të shpërblejë dëmin e shkaktuar – pasojë e veprës penale.

Ligji minoril austriak (JGG) delegon procedurën e ndërmjetësimit jashtëgjyqsor,

tek persona dhe shërbime që janë aktive në fushën sociale; në praktikë ngarkohen

vetëm bashkëpunëtorë dhe institute që bëjnë pjesë në Shoqatën e Shërbimit të Provës

dhe Punës Sociale (Verein für Beëährungshilfe und Soziale Arbeit). Kur

ndërmjetësimi jep rezultat pozitiv Prokurori, mbi bazën e raportit të Shërbimeve

Sociale, mund të heqë dorë nga ndjekja penale ndaj të miturit. Natyrisht që i takon

drejtësisë penale të vendosë nëse ndërmjetësimi (ATA) ka arritur qëllimin apo jo. Në

Page 44: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

44

praktikë, shumë rrallë hasen ndryshime opinionesh dhe, kur këto konstatohen, është

gjithmonë e mundur të ketë momente reflektimi dhe debat mbi këndvështrimet e

ndryshme.

Siç parashikon dhe § 8 JGG mund të jetë dhe vetë Gjyqtari ai që inicion

procedurën e ndërmjetësimit (ATA). Kushtet e nevojshme për këtë qëllim janë që

shkalla e fajësisë të mos jetë e lartë dhe që ndëshkimi të mos jetë i nevojshëm për të

ndaluar që i pandehuri të kryejë veprime të tjera që parashikohen si vepër penale94

.

Asistentët socialë, por dhe psikologët e juristët me kualifikim specifik mund të

kryejnë rolin e ndërmjetësuesit.

Zhvillimi i ndërmjetësimit:

Organi i akuzës/prokurori merr në shqyrtim kallëzimin që i ka ardhur dhe vlerëson

nëse rasti mund të zgjidhet duke aktivizuar procedurën e ndërmjetësimit. Në rastet e

veprave penale, kallëzimi i të cilave i drejtohet drejtpërdrejt Gjykatës, procedura

mund të fillojë me iniciativë të Gjyqtarit.

Kontaktet e shpeshta e të rregullta të prokurorit me ndërmjetësuesin, si dhe

shkëmbimi i drejtpërdrejtë që ekziston midis tyre, lejojnë një përshtatje dhe azhornim

të vazhdueshëm të kritereve përzgjedhëse në linjë me nevojat juridike dhe socio-

politike, si dhe zhvillimeve të reja brënda procedurës së ndëmjetësimit jashtëgjyqsor

(ATA).

Pas diskutimit që bëhet brënda grupit të ndërmjetësuesve, rasti i jepet njërit prej

tyre. Raste të veçanta (si p.sh. krime të kryera nga grupet kriminale, krimet seksuale

etj.) i ngarkohen dy ndërmjetësuesve.

Fillimisht kryhen bashkëbisedime me secilën prej palëve, veçmas.

Ka rezultuar efikase marrja e një kontakti të parë me anë të letrës së shkruar me të

pandehurin.

Në takimin e parë me të pandehurin, vlerësohet nëse vërtet ekziston interesi për të

zgjidhur konfliktin jashtëgjyqësisht, apo nëse rasti duhet dërguar përpara gjykatës. Po

në këtë rast, ofrohen informacione në lidhje me ndërmjetësimin (ATA) dhe

mundësinë eventuale për të ndërmarrë procedurën.

Shpesh në fushën e ndërmjetësimit trajtohen raste në të cilat nuk rezulton e qartë

dinamika reale e fakteve; në fakt, përpara autoriteteve të sigurisë publike, të dyshuarit

shpesh mohojnë apo minimizojnë përgjegjësitë e tyre në lidhje me ngjarjen/veprimet

objekt i veprës penale.

Në këto raste ka rezultuar që ndëmjetësimi ka qenë i efektshëm, në të njëjtën

mënyrë si dhe në rastet kur personi nën hetim kishte pranuar fajin përpara organeve

policore.

Një shpjegim i mundshëm mund të jetë fakti që personi nën hetim fillimisht tenton

të mohojë fajësinë, të shkarkojë mbi të tjerë dhe të evitojë përgjegjësinë penale dhe

mundësia për të zgjidhur jashtëgjyqësisht çështjen, rrit në mënyrë të konsiderueshme

tek ai disponueshmërinë për të marrë përsipër fajin/përgjegjësinë.

Nëse ekzistojnë paqartësi nga pikëpamja juridike (në lidhje me procedimin penal,

apo për sa i përket shumës së dëmeve objekt dëmshpërblimi, etj.) këshillohet që ti

drejtohemi për informacion një avokati. Eksperienca ka treguar se personat të cilët i

janë drejtuar për këshillim një avokati, në lidhje me situatën e tyre juridike, në takimet

e ndërmjetësimit rezultojnë më kompetentë dhe aktivë, më të kënaqur dhe të gatshëm

për të gjetur një akord, për të arritur një marrëveshje. Konsulenca ligjore, në çdo rast,

kryhet jashtë strukturës që merret me ndërmjetësimin.

94

Veç kërkesave të parashikuara në § 7 të JGG austriak.

Page 45: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

45

Palës së dëmtuar, gjithashtu, i bëhet ftesë me shkrim të marrë pjesë dhe

informohet mbi përmbajtjen e ndërmjetësimit.

Në ndërmjetësim realizohet një tjetër përballje midis fajtorit dhe veprës penale të

kryer prej tij por, në këtë rast, në prani të palës së dëmtuar/viktimës. Tentohet të

arrihet në një vizion të përbashkët të fakteve objekt i veprës penale, si dhe të motiveve

që kanë shtyrë në kryerjen e saj.

Shpjegohet gjithashtu si mund të afrontohet një situatë e ngjashme, apo si mund të

zgjidhet një situatë konfliktuale me mjete paqësore.

Mbyllja e procesit përfaqësohet nga një marrëveshje e shkruar midis palëve të

interesuara.

Me qëllim shpërblimin e dëmit, hartohen edhe marrëveshje me natyrë civile midis

palëve. Ndërmjetësuesi duhet të kujdeset me qëllim që marrëveshja të jetë perfekte

dhe nga pikëpamja juridike.

Në vijim verifikohet nëse marrëveshja është respektuar. Përmbushja e detyrimeve

me karakter monetar, shpesh kryhet me anë të një llogarie bankare të hapur

posaçërisht (ad hoc) dhe të vënë në dispozicion për këtë qëllim nga struktura

ndërmjetësuese, e cila në këtë mënyrë kontrollon nëse është respektuar marrëveshja95

.

Në përfundim të veprimeve në prani të të cilave konflikti konsiderohet i zgjidhur,

hartohet një raport përfundimtar që i dërgohet Prokurorit ose Gjykatës, i cili

përshkruan gjerësisht qëndrimin e palëve ndaj procedurës së ndërmjetësimit,

marrëveshjen e arritur dhe mënyrat e ekzekutimit të saj. Nëse konsiderohet e

nevojshme, pasqyrohen dhe informacione të tjera si p.sh. përse, pavarësisht impenjmit

të personit nën hetim, nuk ka qenë e mundur të arrihet një marrëveshje, apo shuma e

dëmshpërblimit. Këto informacione shtesë jepen, nëse kërkohen, në rastin kur duhet të

vazhdohet me procesin gjyqsor përpara gjykatës.

Së fundi, nënvizojmë faktin se, kur një rast parashikon të gjitha karakteristikat për

tu zgjidhur me anë të ndërmjetësimit jashtëgjyqsor dhe Prokurori apo Gjykatësi

refuzojnë të marrin në konsideratë këtë mundësi, palët kanë të drejtë të paraqesin apel

kundër këtij vendimi. Kjo dispozitë, që i jep palëve një mjet të aftë ti njohë atyre “të

drejtën” për ndërmjetësim, nuk e gjejmë në asnjë vend tjetër të Evropës.

1.4 Eksperienca belge

Duke filluar nga tetori i vitit 1990, shtatë distrikte të Gjykatës së Apelit në Gent,

iniciuan projekte pilote të ndërmjetësimit penal, me qëllim që të fusin në sistem një

përgjigje më të shpejtë dhe informate ndaj kriminalitetit, ti ofrojë një vëmendje më të

madhe viktimave dhe të forcojë besimin e komunitetit tek sistemi i drejtësisë.

Me propozimin e qeverisë federale, në 10 shkurt 1994, Parlamenti miratoi një ligj

që rregullonte procedurat e ndërmjetësimit që mund ti aplikoheshin subjekteve

madhorë, për të cilët Prokurori konsideron se mund të kërkojë një masë dënimi jo më

të madhe se dy vjet burgim. Pra, legjislacioni belg gjithashtu, ka vendosur për

ndërmjetësimin brenda sistemit penal.

Ligji, heqjen dorë nga ndjekja penale e kushtëzon me një sërë kushtesh, midis të

cilave, riparimiapo shpërblimi i dëmit,kryerja e punëve në interes publik për jo më

shumë se 120 orë ose dhënia e masave trajtuese (bëhet fjalë për trajtim mjekësor) në

ngarkim të autorit.

Një veçori e këtij sistemi konsiston në ngritjen e një magjistrati të ndërmjetësimit,

95

Krahasimi është nxjerrë nga “Esperienze di mediazione in ambito austriaco: suggerimenti, modelli,

metodologie, strumenti”, i Bernhard Trummer dhe G. Kaufmann, në La mediazione nel sistema penale

minorile, L. Picotti, shih fq. 149-159.

Page 46: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

46

i emëruar nga Zyra e Prokurorit të Republikës, përgjegjës për identifikimin, për

supervizionimin dhe vlerësimin e rezultateve të arritura në rastin konkret. Roli i

asistentit të ndërmjetësimit kryhet nga një asistent social, i cili ndjek një nga një të

gjitha fazat e ndërmjetësimit. Koordinimi dhe mbështetja, këtij të fundit, si dhe

zhvillimi i politikave riparuese, i vjen nga dy këshilltarë të ndërmjetësimit, të cilët

duhet të posedojnë, në rrugë parësore, kompetenca dhe njohuri kriminologjike. Është

gjithmonë e në çdo rast magjistrati i ndërmjetësimit i cili mbyll, në përfundim të një

“seance formale ndërmjetësimi” procedurën e ndërmjetësimit, “seancë” në të cilën

marrin pjesë autori i veprës penale, eventualisht i asistuar nga një mbrojtës, dhe

viktima.

Duhet theksuar se në Belgjikë, shumë rrallë verifikohet takimi i drejtpërdrejtë

midis fajtorit dhe viktimës, duke u preferuar në këtë sens, kthimi i sendit ose

shpërblimi i dëmit. Vetëm në rastin kur ndërmjetësimi dështon, magjistrati i

ndërmjetësimit mund të detyrojë fajtorin të paraqitet përpara Gjykatës, duke i dhënë

kështu rrugë fillimit të ndjekjes penale.

Nga një monitorin relativisht i hershëm, del në pah se 93% i rasteve të

ndërmjetësimit përfundon me heqjen dorë nga ushtrimi i ndjekjes penale. Ndërsa ligji

i vitit 1994 lejon orientimin drejt procedurës së ndërmjetësimit vetëm në rastet e

veprave penale me rrezikshmëri të ulët shoqërore, një projekt i iniciuar në Lovanio që

prej vitit 1993, orientohet drejt një politike me një frymëmarrje më të gjerë, duke lënë

të hapur mundësinë për tu aplikuar edhe për rastet e autorëve të veprave penale me

rrezikshmëri shoqërore mesatare dhe të lartë. Në fakt, kjo mënyrë lejon që të

vlerësohet se në çfarë mase kjo praktikë ndikon konkretisht mbi procesin e

vendimmarrjes dhe sa modeli riparues mund të ndikojë tek sistemi penal.

Statistikat e disponueshme tregojnë që për këtë lloj krimesh, ndërmjetësimi

përfundon, në të paktën 50% të rasteve, me një marrëveshje të shkruar që përmban

dhe një raport të ecurisë dhe tonit të takimit të zhvilluar gjatë procedurës së

ndërmjetësimit.

1.5 Eksperienca italiane

Në rradhë të parë, duhet të nënvizojmë faktin se në Itali, ndryshe nga sa ka

ndodhur në vende të tjera evropiane dhe jo, ndërmjetësimi jashtëgjyqsor është bërë

objekt refleksioni, studimi dhe aplikimi konkret, vetëm në vitet e fundit, vetëm për të

miturit dhe disa zona të territoriale 96

.

Duke filluar nga viti 1995, në fakt, në Torino, Bari, Milano, Trento, Venecia,

Roma, Katanxaro, Salerno, Kaliari etj., me iniciativë të Gjykatave për të miturit

respektive, kanë filluar të implementohen eksperiencat e para të ndëmjetësimit penal,

kur grupe promotorësh vendas, i janë përgjigjur ftesës së Zyrës Qëndrore për

Drejtësinë e të Miturve, për të eksperimentuar futjen e këtij instituti. Vështirësia e

parë serioze që këto grupe hasën, ka të bëjë me faktin se në Itali është në fuqi parimi i

“detyrueshmërisë së ndjekjes penale” – neni 112 i Kushtetutës Italiane. Për rrjedhojë,

procedura e ndërmjetësimit penal gjeti aplikim vetëm në ato raste të parashikuara nga

nenet 9 , 27 , 28 të Dekretit të Presidentit të Republikës – italiane, me nr. 448/1988

96

Për sa i përket të rriturve, një hapësirë shumë interesante e hapjes ndaj ndërmjetësimit është bërë nga

neni 29 i Dekretit Legjislativ nr. 274 i vitit 2000 (“Disposizioni sulla competenza penale del giudice di

pace”) që citon: “Gjyqtari, kur vepra penale ndiqet me ankimin e palës së dëmtuar,promovon pajtimin

midis palëve. Në këtë rast, nëse e konsideron të nevojshme për të favorizuar ndërmjetësimin, gjyqtari

shtyn seancën për një periudhë jo më të madhe se dy muaj, dhe kur nevojitet mund të kërkojë ndihmën

e strukturave publike apo private të pranishme në territor, të cilat kryejnë procedura ndërmjetësimi”.

Page 47: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

47

(“Dispozita mbi procesin penal në ngarkim të të pandehurve të mitur”) dhe nenit 564

të kodit të procedurës penale italiane, i shfuqizuar dhe i riformuluar tashmë në nenin

555 të kodit të procedurës penale italiane.

Neni 9 i lejon prokurorit dhe/ose gjykatës që të marrë informacionet e nevojshme

për të vlerësuar rëndësinë/rrezikshmërinë e fakteve/veprimeve dhe personalitetin e

personit nën hetim/të pandehurit, edhe nëpërmjet mendimit të ekpertëve97

.

Në bazë të këtyre elementeve, Autoriteti procedues, i kërkon Zyrës për

Ndërmjetësimin një mendim rreth mundësisë së fillimit të procedurës së

ndërmjetësimit, duke filluar me realizimin e një takimi midis autorit të veprës penale

dhe viktimës, mendim që do të jepet pas vlerësimit të rastit konkret mbi bazën e një

serie kriteresh të parapërcaktuara.

Autoriteti gjyqësor promovon ndërmjetësimin në fazën që e konsideron më të

përshtatshme, me gjithë kujdesin dhe diskrecionin e kërkuar rast pas rasti. E

konceptuar në këto kushte, procedura e parashikuar nga neni 9 përmbush një kërkesë

të operatorëve të fushës së ndërmjetësimit, atë të një përgjigje sa më të shpejtë ndaj

një situate të mbarsur me negativitet që konflikti ka krijuar. Për më tepër, “ky aktivitet

paraprak i jep zgjidhje një rezultati final të dyfishtë, atij të vlerësimit më të

përshtatshëm të personalitetit të të miturit autor i veprës penale, që në këtë mënyrë

përballet me veprimet (objekt gjykimi) e kryera prej tij dhe të aplikimit me anë të një

rruge më pak burokratike të vendimeve gjyqsore”98

.

Bazuar në llogjikën (ratio) e nenit 27 të D.P.R. nr. 448/198899

, nuk duhet të

harrojmë se “rrezikshmëria e ulët e veprimeve të kryera” dhe kryerja në mënyrë “jo të

përsëritur” e sjelljes kriminale nga ana e të miturit, mund të marrin në disa kontekste

një domethënie individuale dhe sociale shumë të thellë. Nganjëherë këto kontekste

flasin për praninë e një konflikti më të thellë se ai që shprehet me anë të sjelljes

devijuese, konflikt i cili mund të degjenerojë nëse “nuk merret në ngarkim”. Për këtë

motiv, është shumë e rëndësishme të mos lihen pas dore, por të vlerësohen nga

specialistët, ndikimet që përsëritjet e sjelljes devijuese, edhe pse të shprehura me

veprime në pamje të parë të parrezikshme, mund të kenë nën këndvështrimin e

raportit midis fajtorit dhe viktimës. Për këto motive, ndërmjetësimi mund të përbëjë

ndërkaq, një përgjigje ndryshe dhe të përfaqësojë një instrument të dobishëm për

sundimin e dispozitës, duke lejuar që të administrohen situata reziduale ende të pa

afrontuara nga shërbimet sociale e duke i dhënë edhe një mundësi tjetër të miturit, që

të përballet me sjelljen e tij problematike100

.

Kur bëhet fjalë për ndërmjetësimin, hapësira normative tipike të cilës mund ti

referohemi brenda D.P.R. 448/1988 përbëhet nga neni 28, i cili parashikon se Gjyqtari

97

Neni 9 citon: “Prokurori dhe gjyqtari marrin informacion në lidhje me situatën personale, familjare,

sociale dhe ambjentale të të miturit, me qëllim që të verifikojnë përgjegjshmërinë dhe shkallën e

përgjegjësisë, të vlerësojnë ndikimin social të fakteve objekt akuze, si dhe të marrin masat penale dhe

ato të mundshme civile që konsiderohen të përshtatshme për t’ju aplikuar rastit konkret.

Po me ato qëllime, Prokurori dhe gjyqtari mund të marrin informacion nga persona që kanë

pasur kontakte me të miturin dhe të dëgjojnë mendimin e ekspertëve, pa adoptuar asnjë

formalitet në këtë sens” . 98

Dokument i Zyrës Qëndrore për Drejtësinë e të Miturve, datë 1/4/1996. 99

Paragrafi i parë i nenit 27, citon: “Gjatë hetimeve paraprake, nëse konstatohet rrezikshmëria e ulët e

veprimeve të kryera dhe fakti që personi nuk është përsëritës, Prokurori i kërkon Gjyqtarit të vendosë

në lidhje me “mosfillimin e çështjes për parëndësi të faktit”, kur vazhdimi i mëtejshëm i procesit penal

do të ndikonte negativisht në edukimin e të miturit”. 100

Hipotizohet dhe një formë ndërmjetësimi pasvendimit për mosfillimin e çështjes për parëndësi të

faktit. Në fakt, nëse nuk i janë drejtuar asnjë forme ndërmjetësimi përpara dhënies së vendimit dhe janë

ende të pranishëm elementët konfliktualë, gjykata mund të ftojë palët ti drejtohen Zyrës së

Ndërmjetësimit dhe ti referojnë/raportojnë më pas në lidhje me rezultatet e takimit.

Page 48: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

48

për Hetimet Paraprake dhe ai i gjykimit mund “të urdhërojnë rregullimin e pasojave të

veprës penale dhe të promovojnë ndërmjetësimin e të miturit me viktimën/personin e

dëmtuar nga vepra penale”101

.

Neni 28 fut me titull të plotë “shembullin riparues” në procesin penal për të

miturit. Nuk përjashtohet që takimi mes palëve të gjejë hapësirë gjatë shërbimit të

provës; është e rëndësishme ama, që të respektohen mënyrat, hapësirat, koha e

nevojshme për secilin, duke shmangur aplikimin e metodologjive të ndryshme të

punës.

Neni 564 i kodit të procedurës penale102

, i shfuqizuar – pas reformës për Gjyqtarin

e Vetëm – i zëvendësuar tashmë me nenin 555 k.pr.p.,ofrontenjë tjetër mundësi

ndërmjetësimi, këtë herë parashikuar për drejtësinë penale për të rriturit. Në veçanti,

neni 564 k.pr.p. i jepte Prokurorit të drejtën – e delegueshme pranë Policisë Gjyqsore

– për të tentuar ndërmjetësimin midis kallëzuesit dhe të kallëzuarit. Interesi për nenin

564 rridhte thjesht nga fakti se kjo dispozitë lejonte të “[...] mbulonte një gamë

domethënëse të veprave penale që kryheshin kryesisht nga të miturit, si dëmtimet dhe

plagosjet e lehta personale”103

. Bëhej fjalë për një lloj shtrirje tek e drejta penale e të

rriturve, ekskluzivisht të atyre dispozitave që karakterizohen nga veprime kriminale

që ndiqen me ankim, të mundësisë për të përdorur procedurat pajtuese për të zgjidhur

konfliktet. Tashmë, neni 555 k.pr.p.104

e bën të detyrueshme tentativën e

ndërmjetësimit, duke modifikuar aktorin institucional: jo më Prokurori si palë e

procesit, por Gjyqtari, i cili në rolin e ndërmjetësuesit, qëndron në rolin e personit të

tretë, i tillë që mund të garantojë, potencialisht, neutralitetin karshi palëve në

konflikt.

2. Modelet e administrimit të konflikteve, në vendet anglosaksone.

2.1 Hyrje

Kemi parë deri tani se si kultura restauruese, edhe pse në mënyra të ndryshme, bën

pjesë në traditën juridike të vendeve evropiane; në të vërtetë, kjo eksperiencë shtrihet

në të pestë kontinentet, duke bërë kujdes që të dallojmë ato territore që karakterizohen

nga një ndjeshmëri më e madhe ndaj kulturës restauruese, nga ato që, anasjelltas,

101

Paragrafët 1 dhe 2 të nenit 28, citojnë: “Gjykata, pasi dëgjon palët, mund të disponojë me vendim

ndërmjetës pezullimin e procesit, kur konsideron të nevojshme të vlerësojë personalitetin e të miturit në

përfundim të provës së parashikuar nga paragrafi i dytë. Procesi pezullohet për një periudhë jo më të

gjatë se tre vjet, kur procedohet për vepra penale që dënohen me burgim të përjetshëm apo me burgim

deri në 12 vjet; në rastet e tjera për një periudhë jo më të madhe se një vit. Gjatë kësaj periudhe

ndërpriten afatet e parashkrimit. Me të njëjtin vendim, Gjykata i beson të miturin shërbimeve për të

miturit që administrohen nga sistemi i drejtësisë për të kryer, edhe në bashkëpunim me shërbimet

lokale, aktivitete të mundshme trajtuese dhe mbështetjeje. Po në atë vendim, gjykata mund të japë

orientime dhe në lidhje me shpërblimin e mundshëm të dëmit të shkaktuar nga vepra penale, si dhe të

promovojë ndërmjetësimin midis palëve, viktimë/palë e dëmtuar - i mitur autor”. 102

Neni 564 k.pr.p. citonte: “Në rast të veprave penale që ndiqenme ankim, Prokurori, edhe para se të

kryejë aktivitet hetimor, mund të thërrasë kallëzuesin dhe të kallëzuarin që të paraqiten para tij, me

qëllim që të verifikojë nëse kallëzuesi është i disponueshëm të tërheqë kallëzimin dhe të kallëzuarin

nëse është i gatshëm të pranojë heqjen dorë nga kallëzimi, duke i bërë të ditur se kanë të drejtën të

asistohen nga mbrojtësit”. 103

Dokument i Zyrës Qëndrore për Drejtësinë e të Miturve datë 1/4/1996. 104

Paragrafi i tretë i neni 555 k.pr.p. italian, citon: “Gjykata, për veprat penale që ndiqen me ankim,

verifikon nëse kallëzuesi është i disponueshëm të tërheqë kallëzimin dhe nëse i kallëzuari është i

gatshëm të pranojë heqjen dorë nga kallëzimi”.

Page 49: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

49

tregojnë një farë kujdesi në përdorimin e instrumentave jashtëgjyqsorë - conflict

resolution – të zgjidhjes së konflikteve.

Në fakt, nga Kongresi i X°-të i Kombeve të Bashkuara në temën e kriminalitetit,

del në pah një kuadër domethënës rreth nivelit të vëmendjes karshi kërkesave për

drejtësi restauruese. E dhëna e parë që del është që ndërsa Evropa, Oqeania dhe zona

e common law karakterizohen për një njohje të madhe të instrumentave restaurues,

zonat e tjera juridike paraqesin interes jo homogjen.

- Në kontinentin afrikan, orientimi tek ndërmjetësimi përfaqëson një “kthim në

origjinë”, dmth. përdorimin e mënyrave tipike të shoqërive të thjeshta, të përhapura

për të shmangur hakmarrjen. Në këto vende, gjejmë një tendencë të qartë për tiu

drejtuar restorative justice dhe në përgjithësi instrumentave të - alternative dispute

resolution – zgjidhjeve alternative të konflikteve, në kundërtendencë me centralizimin

progresiv të drejtësisë penale.

- Zona aziatike dhe rajonet e paqësorit, tregojnë një entuziazëm të përmbajtur

karshi drejtësisë restauruese edhe pse janë dakord që duhen inkurajuar qasje të tilla.

Në dokumentat zyrtarë të paraqitur nga Kombet e Bashkuara, objektivat e restorative

justice duken të jenë të dytat për nga rëndësia, menjëherë pas - diversion – që

konsiston në minimizimin, uljen e dënimeve me burgim dhe në identifikimin e

dënimeve alternative me karakter jo shtrëngues, objektiva që mbesin dytësorë karshi

krijimit të programeve edukues për të gjithë popullsinë.

- Në Lindjen e Mesme, del në pah vetëm një tendencë e lehtë e qeverive për të

promovuar “pajtimin”, i cili perceptohet si një masë “jo shtrënguese”, e regjistruar

gjithsesi në llogjikën sanksionuese të tipit klasik.

- Territoret latino – amerikane dhe karaibike rezultojnë të hapur karshi drejtësisë

restauruese, e cila manifestohet me angazhimin për të adoptuar dhe fuqizuar

përdorimin e modeleve ADR (Alternative Dispute Resolution), duke promovuar edhe

programe mbështetjeje për viktimat e krimeve.

Le të referojmë tani, në lidhje me eksperiencat kryesore ekzistuese në vendet

anglosaksone, ku ndërmjetësimi i të gjitha formave – penal, kulturor, shkollor dhe

familjar – përdoret prej shumë kohësh dhe ka arritur rezultate të konsiderueshme.

2.2 Origjina e instrumentave ADR në Shtetet e Bashkuara

Origjina e përhapjes moderne të instrumenteve A.D.R. gjendet në fillimet e viteve

’70 në Shtetet e Bashkuara e përcaktuar kryesisht nga motive utilitariste të lidhura me

fenomenin e ashtuquajtur litigation explosion.

Në fakt, në harkun kohor midis viteve 1970 dhe 1980 numri i çështjeve civile të

regjistruara në Gjykatat amerikane ishte më shumë se katërfishuar; ishin mbi të gjitha

çështje komplekse që kërkonin kohë të gjatë dhe kosto të larta administrimi, faktorë të

cilët minonin konkurrueshmërinë globale të prodhuesve të përfshirë në to dhe që ishin

të detyruar ti shkarkonin këto kosto mbi konsumatorin final.

Kanë qenë të ndryshëm motivet e degjenerimit të sistemit publik të administrimit

të konflikteve. Mbi të gjitha rritja e madhe dhe e papritur e ligjbërjes shtetërore, deri

në atë kohë e lënë në vetë-rregullimin kontraktor të palëve. Së dyti pa

parashikueshmëria e vendimeve të marra nga juritë popullore, ndikimi dhe mundësia e

manipulimit të të cilave, ishte shumë e lartë gjë që ndikonte në të ashtuquajturën “e

vërtetë procesuale”. Së fundi, rritja e madhe e numrit të profesioneve legale, që u bë

një problem social i cili solli në paralizimin e shumë sektorëve të drejtësisë civile.

Aktualisht, sipas statistikave, 95% i proceseve gjyqësore përfundojnë me një

Page 50: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

50

marrëveshje me karakter transaktiv(palët bien dakord të zgjidhin konfliktin duke rënë

dakord në lidhje me pagesat dhe detyrimet e ndërsjella), shpesh pa arritur fare në

çeljen e shqyrtimit gjyqësor. Amerikanët e kishin kuptuar që shpesh procedurat

normale për t’iu drejtuar Gjykatës rezultonin shumë të ngadalta dhe komplekse për të

dhënë rezultate efikase, kjo edhe për motivin se sa më vonë të arrihej një marrëveshje

(nëse kjo arrihej), aq më të larta do të rezultonin kostot e gjithë procedurës.

Zgjidhja me anë të metodave A.D.R., anasjelltas, eliminon apo gjithsesi

minimizon në mënyrë drastike shpenzimet për hetimet gjyqësore: eksperienca

amerikane tregon se 80% e informacioneve që nevojiten për zgjidhjen e

mosmarrëveshjes mund të merren duke shpenzuar vetëm 20% të kostove që nevojiten

për të përfunduar një proces gjyqësor të zakonshëm, pra në marrjen e një vendimi nga

Gjykata.

Nuk duhet të harrojmë këtu dhe “vlerën e shtuar” që përbëhet nga kontrolli që

palët mund të ushtrojnë mbi procedurën dhe mbi rezultatet e saj; shpesh palët i janë

drejtuar drejtësisë “alternative” kur kanë kuptuar se me drejtësinë “normale” do të

kishin humbur çdo kontroll të mundshëm mbi rezultatin e vendimit final.

Ja përse, edhe pse shoqëria amerikane është ajo më konfliktualja gjyqësisht,

operatorët e drejtësisë janë orientuar gjithmonë e më shumë drejt prospektivave në të

cilat modelet “alternative” dhe “tradicionale” bashkëjetojnë. Mjaft të mendojmë që

tashmë iniciali “A” i akronimit A.D.R., nuk do të thotë më “alternativ”, por thjesht

“adeguat” me rrethanën dhe llojin e konfliktit që parashtrohet për zgjidhje.

2.3 Eksperienca kanadeze

Në Kanada, prototipi bazë i ndërmjetësimit autor – viktimë përbëhet nga i

ashtuquajturi “rasti 0”, një formë “embrionale” e ndërmjetësimit e drejtuar në mënyrë

shumë të thjeshtë (në vitin 1974 në Ontario) dhe pa respektuar ato që më pas do të

bëheshin rregullat bazë të administrimit të takimeve ndërmjetësuese.

Duke filluar nga këtu, programet e pajtimit midis autorit dhe viktimës janë

zhvilluar ndjeshëm, sidomos në nivelin teorik, duke pësuar ndryshime pozitive që

kanë lejuar të zgjerohet gama e konflikteve që mund të gjejnë zgjidhje.

Edhe në Kanada, në vitet e para të aplikimit, vëmendja për të drejtat e viktimave

ka qenë shumë e limituar, ndërsa përqendrimi ishte më i lartë drejt realizimit të

qëllimit riedukues të autorit të veprës penale. Aktualisht, shkojmë nga teoritë e

ndërmjetësimit në sensin e ngushtë të fjalës Family Group Conferencing ( dmth.

“dialog i shtrirë tek grupet familjare”), tek Sentencing Circles ( dmth. “takime në

komunitet për të përcaktuar masën e përshtatshme të dënimit”), tek Community

Policing (aktivitete që kanë për qëllim parandalimin e konflikteve nga ana e

komunitetit).

Veçoria e lëvizjes kanadeze qëndron në faktin se kanë kërkuar në mënyrë

progresive që të sjellin drejtësinë pranë komunitetit, ndoshta sepse në territor janë të

pranishme shumë komunitete të vogla të cilat mund të integrohen më indin social

vetëm duke respektuar dhe ruajtur traditat e tyre; kjo do të shpjegonte suksesin e të

ashtuquajturave Sentencing Circles - “takime në komunitet për të përcaktuar masën e

përshtatshme të dënimit”, që lejojnë duke i dhënë vlerë rolit udhëheqës të të

moshuarve në komunitet për të vlerësuar, me qëllim dënimin e atyre sjelljeve që

dëmtojnë interesat e vetë komunitetit apo të disa prej anëtarëve105

.

105

Sipas modelit të përgjithshëm, Sentencing Circles kanadese parashikojnë praninë e gjyqtarit, të

palëve dhe të familjeve përkatëse, si dhe të disa të moshuarve të komunitetit, për të formuluar

rekomandime jo të detyrueshme për Gjykatën e Proporcionimit. Ama, ky opsion nuk është imun ndaj

Page 51: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

51

Edhe në politikat ediversion në nivel policor, aspekti karakteristik është se

kërkohet dhe vlerësohet gjithmonë mbështetja e komunitetit, duke decentralizuar

ndërhyrjen institucionale.

Në përfundim, më shumë se ti jepet vlerë procesit ndërmjetësues midis autorit të

veprës penale dhe viktimës, drejtësia riparuese në Kanada karakterizohet nga fakti i

dhënies së një roli central komunitetit, qoftë në kërkim të zgjidhjes së konfliktit, qoftë

në zhvillimin e një aktiviteti “parandalues” të konflikteve, duke fuqizuar

komunikimin social.

Në Australi, duke qenë ky një vënd me histori dhe rend ligjor që rrjedh direkt nga

vendet Common Law, është e qartë që ndërmjetësimi ka gjetur, bashkë me probation-

in, një aplikim të drejtpërdrejtë dhe të gjerë.

2.4 Eksperienca amerikano-veriore e shtetit të Minesotës – USA

Qendra e ndërmjetësimit në Minesota ka filluar, që prej vitit 1985, të marrë raste

që i vinin nga Gjykatat e Mineapolit dhe të St. Paul (Saint Paul – kryeqyteti i

Minesotës). Struktura e këtij modeli është analoge me atë të përgjithshmen, por

nevojitet të nënvizojmë dy pika:

a) Në lidhje me mënyrën e drejtimit të ndërmjetësimit, në Minesota tendenca është që të

përdoret një stil “jo drejtues” dhe të vlerësohet në maksimum vullneti i palëve për të formuluar një

propozim riparues (dëmshpërblyes);

b) Për sa i përket krimeve për të cilët mund ti drejtohen ndërmjetësimit, nuk ekziston një limit

objektiv, në tejkalim të të cilit nuk mund ti drejtohen më procedurës së ndërmjetësimit.

Në veçanti, përdorimi i procedurave të ndërmjetësimit për të zgjidhur një konflikt

që ka rrjedhur nga një krim i rëndë, shumë i dhunshëm, është një nga karakteristikat

kryesore të programit në Minesota, me anë të të cilit është tentuar që ti ofrohet

viktimave, që e kanë kërkuar, mundësia e një takimi “ballë përballë” me agresorin e

tyre. Në lidhje me rastet e krimeve të rënda, ndërmjetësimi nuk konsiderohet më si një

diversion për autorin e veprës penale, por një mundësi me të cilën viktima mund të

elaborojë (përpunojë) ndjenjat e ankthit dhe pasigurisë, pasoja të faktit të

dhunshëm106

.

Në fushën e ndërmjetësimit penal, qoftë për krime me rrezikshmëri të lartë

shoqërore, qoftë për ato me rrezikshmëri mesatare apo të ulët, është ngritur problemi i

kualifikimit të ndërmjetësuesit. Në rendet juridike anglosaksone tendenca është drejt

ndërmjetësuesit “vullnetar”, jo profesionist, pasi kjo rrit perceptimin ndaj

ndërmjetësimit si diçka realisht e ndryshme nga drejtësia e zakonshme. Anasjelltas,

rendet juridike evropiane të civil law, orientohet drejt ndërmjetësuesit profesionist, të

kualifikuar në mënyrë specifike për të kryer këtë detyrë.

Kërkimet e bëra në Minesota për të verifikuar efektivitetin e programeve

ndërmjetësuese midis autorit dhe viktimës, dallojnë tre lloje të ndryshme hetimesh:

a) Në lidhje me nivelin e kënaqësisë së palëve, viktimat e krimit kanë treguar, që

në fillim, një shkallë të lartë kënaqësie për rezultatet e arritura nga modeli restaurues;

b) Për sa i përket efektivitetit të ndërmjetësimit, të dhënat janë pak të

rreziqeve: i pari ka të bëjë me një zvogëlim të garancive për të akuzuarin dhe për më tepër,

rakomandimet në lidhje me llojin dhe masën e sanksionit jepen në mungesë të linjave guidë dhe pa

respektuar garancitë minimale të “procesit të rregullt ligjor” . 106

Natyrisht, me rritjen e shkallës së rrezikshmërisë së veprës penale, procesi ndërmjetësues bëhet më

kompleks, kërkon kohë më të gjatë përgatitje, implikon praninë e subjekteve të tjerë të ndryshëm nga

ndërmjetësuesi, siç janë psikologu apo psikiatri që kanë nën kurë viktimat.

Page 52: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

52

diskutueshme. Në fakt është ende për tu qartësuar fakti nëse duhet konsideruar i

efektshëm një program restaurues i respektuar në çdo pikë apo mund të konsiderohet i

tillë dhe një marrëveshje e respektuar vetëm në përbërësit e saj kryesorë;

c) Së fundi, hetimet vlerësuese të kryera me anë të intervistave të bëra me grupe

autorësh dhe viktimash që kanë marrë pjesë në ndërmjetësim, kanë pasur si qëllim të

verifikojnë korrektësinë dhe barazinë e marrëveshjes që është arritur në përfundim të

procedurës së ndërmjetësimit.

2.5 Eksperienca amerikano-veriore shtetit të Vermontit – USA

Programi i Shërbimit të Provës(Reparative Probation Program), i promovuar nga

Department of Corrections i Vermont-it, strukturalisht është një pezullim i ekzekutimit

të vendimit me burgim dhe vënia në provë, siç parashikohet dhe nga neni 59 i kodit

penal shqiptar, pas ndryshimeve të kryera në vitin 2008 me ligjin nr. 10023.

Në vija të përgjithshme, mund të themi se këto lloj masash “nuk zëvendësojnë”

por ”ekslipsojnë” gjatë gjithë kohëzgjatjes së periudhës së provës, dënimin e dhënë

për kryerjen e veprës penale. Edhe pse bën pjesë në këtë grup masash, Reparative

Probation Program i Vermont-it ndryshon nga skema tradicionale qoftë për sa i

përket objektivave dhe autoritetit që vendos në lidhje me llojin e “provës” të cilës

duhet ti nënshtrohet autori i veprës penale. Me anë të këtij instrumenti, është kërkuar

të arrihet një sintezë midis nevojave edukuese të të miturit dhe dy qëllimeve

themelore të drejtësisë restauruese, dmth. mbrojtja reale e viktimave dhe një përfshirje

sa më e madhe e komunitetit në zgjidhjen e konflikteve. Në fakt, është pikërisht në

shtetin e Vermontit që ky aspekt arrin të realizohet plotësisht, po të mbajmë parasysh

faktin që komuniteti hyn në “administratën” e drejtësisë me një funksion

vendimmarrës dhe kontrollues, gjithmonë brenda garancive të procesit penal.

Reparative Probation Program lindi për të administruar rastet e kriminalitetit me

rrezikshmëri mesatare dhe të ulët të të miturve dhe të rriturve (sidomos referuar

krimeve kundër pasurisë). Në strukturën e saj ajo korrespondon plotësisht me një

probatin (vënie në provë): pas dhënies së dënimit, i dënuari duhet të paraqitet pranë

Zyrës së Komunitetit për Riparimin, e cila përbëhet nga pesë apo gjashtë qytetarë që

bëjnë pjesë në komunitetin ku është kryer vepra penale. Në përfundim të një serie

takimesh formalizohet një marrëveshje, në të cilin përfshihen pikat e programit

restaurues që fajtori duhet të ndjekë në një hark kohor prej 90 ditësh. Zyra, nëse

verifikon përmbushjen e procesit riparues të dëmit, i kërkon Gjykatës që të vendosë

në lidhje me pushimin e çështjes. Në rast të kundërt, fajtori do të dalë përpara

Gjykatës Penale me qëllim aplikimin e masave ndëshkuese.

3. Një analizë e shkurtër rreth përdorimit dhe efekteve të “raporteve të

viktimizimit” në rendet juridike të vendeve common law.

“Raportet e viktimizimit” hartohen sipas një modeli heterogjen dhe përdoren, në

fazat e ndryshme të procesit, nga ana e shumë rendeve juridike të vendeve common

law. Në fakt, i drejtohen këtyre raporteve të gjithë Shtetet e Bashkuara, ashtu si

Australia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Anglia, por dhe shtete të sistemit civil law, siç

është Austria.

“Raportet e viktimizimit” mund të përdoren duke u bërë pjesë e procesit penal:

a) me iniciativë të viktimës;

Page 53: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

53

b) me iniciativë të Zyrës së Provës;

c) me iniciativë të Organit të akuzës, Prokurorit.

Ky është një institut, legjitimiteti i të cilit për të qenë pjesë e brëndshme e procesit

penal, është shumë i debatueshëm, sepse bën të dalë në pah problemi i përmbajtjes

dhe i limiteve të të drejtave të viktimës në brendësi të procesit penal. Në fakt, lind

pyetja se deri në çfarë pike viktima ka të drejtë të konsultohet dhe informohet për

pjesëmarrjen në proces; këtij problemi nuk është e lehtë ti japim një përgjigje

univoke, por gjithsesi është e mundur të analizojmë çështjen e “raporteve” nga tre

këndvështrime të ndryshme prospektivash:

A) Nga këndvështrimi i viktimës = “raporti” shkakton tek viktimat një kënaqësi

më të madhe karshi sistemit penal, pasi i lejon atyre që të tërheqin vëmendjen e

Gjykatës-it tek efektet e dëmshme reale, pasojë e veprës penale. Gjithsesi, rreziku

është ai i pakësimit të besimit ndaj sistemit, pasi të tërheqësh vëmendjen mbi

eksperiencën personale si viktimë, ngre lart pritshmëritë e të drejtës për të qenë i

mbrojtur nga sistemi.

B) Nga këndvështrimi i Organit të Akuzës - Prokurorit = Nga ky këndvështrim,

përfshirja e “raportit” në fashikullin hetimor ka hasur shumë rezistencë, qoftë për

faktin se Prokurori e konsideron një instrument pak të besueshëm, qoftë për frikën

cënimit të pushtetit diskrecional, pasi deklarata e viktimës pakëson hapësirat e

negocimit të akuzës apo të masës së dënimit në rastin e “patexhiamentos”

(marrëveshje mbi masën e dënimit, e bërë midis akuzës dhe të pandehurit/mbrojtësit

të tij, që parashikohet nga legjislacionet e disa vendeve).

C) Nga këndvështrimi i Gjykatësit të Proporcionimit = Nga një këndvështrim

krejtësisht praktik, impakti i “raporteve viktimizuese” mbi zgjedhjet e gjykatës në

lidhje me përcaktimin e një sanksioni penal proporcional me rrezikshmërinë e

veprimeve të autorit të veprës penale, është më i madh kur në dosjen përkatëse të

gjykatës pasqyrohen sa më pak lajme-rrethana mbi krimin dhe pasojat e tij. Ama, nëse

është padyshim pozitiv fakti që për Gjykatën është e nevojshme të njohë sa më shumë

detaje në lidhje me pasojat që vepra penale ka shkaktuar tek viktima apo dhe në lidhje

me sjelljen e autorit pas kryerjes së veprës penale, është gjithashtu i vërtetë fakti se,

mund të jetë e rrezikshme që ti lejosh viktimës të shprehë pikëpamjen e tij për masën

e dënimit që do ti aplikohet fajtorit.

4. Konkluzione

Nuk di nëse kam arritur të paraqes një kuadër, të përgjithshëm e të veçantë, të

strukturuar qartë, në gjendje të përcaktojë dhe të bëjë të kuptojë se çfarë është

ndërmjetësimi dhe si ai gjen aplikim. Kjo mënyrë e re për tu konfrontuar me

deviancën minorile, është e pasur me mundësi dhe për zhvillime të ardhshme,

sidomos në ato vende ku aplikohet prej kohësh.

I gjithë ky excursus krahasues evidenton faktin se si drejtësia restauruese është një

“enë shumë e madhe teorish”, në gjendje të mbajë në të institute të ndryshëm nga njëri

tjetri, vetëm disa prej të cilëve rezultojnë të eksportueshëm/të aplikueshëm në vende

të ndryshme nga ato të origjinës.

Në veçanti, mund të themi se drejtësia restauruese vihet në jetë “falë shkallës së

lartë të konformitetit karshi idealeve të rritjes së shkallës së civilizimit- juridik që

Page 54: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

54

arrin të shprehë”107

. Kjo për arsye se po asistojmë gjithmonë e më shumë në rritjen

progresive të nevojës për një mbrojtje më të madhe të viktimave, për një administrim

komunitar (nga ana e komunitetit) dhe social të konflikteve, për një margjinalizim të

ndërhyrjes së të drejtës penale në sektorin e të miturve, të një reduktimi të konflikteve

sociale dhe forcimin e ndjenjës së sigurisë kolektive.

107

E. GRANDE, Imitazione e diritto: ipotesi sulla circolazione dei modelli (Torino, Giappichelli 2000

), fq. 99.

Page 55: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

55

KAPITULLI I KATËRT

Ndërmjetësimi në konfliktet penale në Shqipëri. Konkluzione dhe rekomandime.

Përmbledhja: 1. Hyrje – 2. Ndërmjetësimi në çështjet penale – 3. Rëndësia e

ndërmjetësimit – 4. Ndërmjetësimi sipas ligjit nr. 8465, datë 11/03/1999 “Për

zgjidhjen e konflikteve dhe pajtimin e mosmarrëveshjeve”. – 4.1 Ndërmjetësi dhe

procesi i ndërmjetësimit. – 5. Analizë e ligjit nr. 9090, datë 26/06/2003 “Për

ndërmjetësimin në zgjidhjen e konflikteve”. - 6. Vështrim aktual mbi ndërmjetësimin.

Ligji nr. 10385, datë 24/02/2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve”. - 6.1 Procedura e ndërmjetësimit për pajtim. – 7. Konkluzione

dhe rakomadime.

1. Hyrje

Ndërsa në kapitullin e mësipërm u përshkruan deri në detaj modelet e ndryshme të

administrimit të konflikteve, të para edhe nën një këndvështrim krahasues të

eksperiencave në vendet e civil law dhe common law, më poshtë do të pasqyrojmë

legjislacionin Shqiptar në fushën e ndërmjetësimit, duke iu referuar më pas

ndërmjetësimit në veprat penale të të miturve, që është dhe objekti specifik i këtij

punimi.

Në respekt të traditës që ndiqet në këto raste, do të dëshiroja ta filloja këtë kapitull

me trajtimin e historisë që ndërmjetësimi ka përshkruar në vendin tonë, por mendoj se

çdo tentativë e mundshme do të rezultonte përsëritëse e shkrimeve të shumë

studiuesve, mbi të tjerë Prof. Dr. Ismet Elezi, të cilët kanë shkruar e pasqyruar në

detaje historinë e ndërmjetësimit, duke filluar nga kanunet e ndryshme që kanë

mbizotëruar dhe rregulluar jetën e shoqërisë shqiptare në përgjithësi dhe të anëtarëve

të këtyre komuniteteve shoqërore në veçanti. Siç shprehet dhe vetë Prof. Dr. Ismet

ELEZI, në manualin “Ndërmjetësimi për pajtim në konfliktet penale”, Tiranë, 2004,

fq.145, historikisht populli shqiptar, edhe në kushtet e mungesës së shtetit të pavarur e

të pushtimeve të huaja, nuk ka jetuar në anarki e arbitraritet, por vetëqeverisej me

normat e të drejtës zakonore, ku gjente atje drejtësinë, të cilën nuk mund ta gjente në

ligjet e pushtuesve të huaj. Pra, historikisht populli shqiptar ka gjetur “ndërmjetësimin

për pajtim” si alternativë të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe konflikteve. Ky pajtim

është realizuar ose drejtpërdrejtë nga palët në konflikt ose me anë të ndërmjetësimit

për pajtim. Instituti i ndërmjetësimit për pajtim ka luajtur rol përparimtar, sepse ka

vepruar për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve, kundër grindjeve,

përçarjeve e hasmërive dhe ka luajtur rol emancipues e civilizues në shoqërinë

shqiptare. Instituti i ndërmjetësimit për pajtim ka jo vetëm karakter historik, por edhe

juridik, sepse ka qenë i sanksionuar në kanunet shqiptare nga jugu në veri e deri në

Kosovë. Ky institut ka ndikuar veçanërisht për pajtimin e gjaqeve, por edhe të

mosmarrëveshjeve të tjera. Por, ajo mbi të cilën dua të vë theksin është fakti se gjatë

gjithë këtyre viteve bëhet fjalë për aplikim të të drejtës zakonore dhe vetëm në vitin

1999 mund të fillojmë të flasim e të studiojmë legjislacionin shqiptar në fushën e

ndërmjetësimit, pasi vetëm në vitin 1999, nën ndikimin e fortë të faktorit

ndërkombëtar108

, ligjvënësi ynë miratoi ligjin nr. 8465, datë 11/03/1999 “Për

108

Shih REKOMANDIMIN NR. R (99) 19 të Komitetit të Ministrave drejtuar shteteve anëtare në

lidhje me ndërmjetësimin në çështjet penale (Miratuar nga Komiteti i Ministrave në datë 15 shtator

Page 56: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

56

zgjidhjen e konflikteve dhe pajtimin e mosmarrëveshjeve”, i cili rezulton të jetë guri i

themelit ku më pas do të ngrihej, duke u institucionalizuar, “muri i ndërmjetësimit”.

Siç ka ndodhur e ndodh rëndom në këto vite tranzicioni, ndikimi i ndërkombëtarëve

ka qenë mjaf i efektshëm nën këndvështrimin e harmonizimit të legjislacionit vendas

me atë ndërkombëtar. Kjo shtysë me kah pozitiv, ka bërë që ligjvënësi shqiptar të

rezultojë ndër më “prodhuesit”, pasi në një kohë shumë të shkurtër, mund të pohojmë

me krenari se disponojmë një legjislacion ndër më të përparuarit në Europë e më

gjerë. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për legjislacionin shqiptar në fushën e

ndërmjetësimit, i cili që prej vitit 1999 e deri më tani, ka pasur një zhvillim të

vrullshëm dhe një rregullim të këtij instituti, ka pasur ndërhyrje të shumta pasi

rezulton se në 12 vjet janë kryer tre ndërhyrje (1999, 2003 dhe 2011) dhe ajo që është

domethënëse është fakti se ndërhyrjet kanë qenë rrënjësore. Ligjet e njëpasnjëshme

kanë shfuqizuar – dhe jo ndryshuar – ligjin pararendës. Nga ky element do të marr

shkas në përfundim të këtij kapitulli, për të ngritur kritikat e mia modeste ndaj

gjendjes aktuale në të cilën ndodhet ndërmjetësimi në Shqipëri, për të vijuar më tej

me disa rekomandime që personalisht, mendoj se duhen marrë në konsideratë.

Dëshira dhe aftësia për ndërmjetësim është një pasuri kombëtare për çdo popull.

Çdo shoqëri njerëzore e dëshmon stadin e zhvillimit dhe të qytetarisë së saj, ndër të

tjera, edhe nga mekanizmat vetërregulluese të mosmarrëveshjeve e konflikteve që

lindin në gjirin e saj. Bashkëjetesa paqësore e harmonike e anëtarëve të kësaj shoqërie

dhe aftësitë për të zgjidhur miqësisht çdo mosmarrëveshje, dëshmojnë për qytetari, jo

thjesht në kuptimin gjeografik të fjalës, por në kuptimin social e botëkuptimor.

Historia ka treguar se edhe brenda shoqërisë shqiptare ka pasur mekanizma rregullues

të bashkëjetesës në shekuj. Këto mekanizma të ndihmës humanitare dhe të solidaritetit

në të mirë e në të keq, të faljes e të pajtimit, trashëgohen brez pas brezi dhe sot

përbëjnë nga ato vlera të cilat duhet të ruhen si pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare.

Në Shqipëri kjo lloj pasurie jomateriale ka ndihmuar në vendosjen e harmonisë edhe

në ato fusha të jetës ku kombe të tjera kanë ndasi e konflikte dhe kanë dështuar në

gjetjen e mirëkuptimit, duke filluar që nga harmonia e bashkëjetesa fetare,

bashkëjetesa etnike, e të tjera. Por ky nuk është një proces i dhënë njëherë e

përgjithmonë dhe i pandryshueshëm. Ky është një proces që evoluon e rritet, prandaj

kjo trashëgimi kombëtare e shoqërore duhet të përcillet në vijimësi dhe të pasurohet,

me qëllim që të marrë trajtat bashkëkohore e moderne dhe të transformohet duke u

ngritur në stade më të larta, sepse dhe zhvillimi në përgjithësi ndjek spiralen e tij.109

Tradita shqiptare, ashtu si dhe tradita e kombeve e popujve të tjerë, na kujton se

instituti i pajtimit është rrënjosur thellë në jetën tonë dhe në zakonet tona të mira.

Tashmë ka ardhur koha që kjo traditë të ngrihet në nivele profesionale. Gjykata, që

tradicionalisht është njohur nga të gjithë si vendi ku shteti zgjidh konfliktin, duhet të

shihet gjithnjë e më shumë si një alternativë e dytë, si një alternativë e fundit. Krahas

saj duhen forcuar alternativa të tjera të zgjidhjes së konflikteve, të tilla si

ndërmjetësimi dhe arbitrazhi. Ndërmjetësimi i bën njerëzit thjesht më të mirë se janë,

sepse i mëson të duan para se të urrejnë, i mëson të falin para se të hakmerren.110

1999 në takimin e 697-të të zëvendësministrave).

109Detlef PALM, Drejtor i UNICEF, Shqipëri, në KOMENTAR I LIGJIT “PËR NDËRMJETËSIMIN

NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE” Nr. 10835, datë 24.02.2011, Tiranë, 2012. 110

Prof. Dr. Mariana SEMINI-TUTULANI, në KOMENTAR I LIGJIT “PËR NDËRMJETËSIMIN

NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE” Nr. 10835, datë 24.02.2011, Tiranë, 2012.

Page 57: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

57

2. Ndërmjetësimi në çështjet penale

Pasojat e veprimeve kriminale lënë gjurmë jo vetëm tek viktimat, por edhe tek

shkelësit, ndaj lind e nevojshme të punohet mbi sjelljen e tyre devijante, për t’i

korrigjuar dhe riedukuar. Për këtë arsye, ndërmjetësimi bëhet shtysë për rigjenerimin

e viktimës dhe për rehabilitimin e të akuzuarit. Dhënia e një dënimi penal me burgim,

për të akuzuarin shpesh sjell depersonalizimin e tyre dhe krijimin e një distance të

pakapërcyeshme midis të dënuarit dhe komunitetit shoqëror të cilit i përket.

Ndërmjetësimi në fushën penale, siç parashikohet edhe nga legjislacioni shqiptar

në fuqi, konsiston në mundësinë e palëve në konflikt për të zgjidhur konfliktin mes

tyre, duke bashkëpunuar në mënyrë të përgjegjshme për të gjetur një zgjidhje

paqësore.

Ndërmjetësi ofron një hapësirë për të kryer negociata në fushën penale edhe pse

për fat të keq fusha e zbatimit të ndërmjetësimit penal, jo vetëm në vendin tonë por

edhe më gjerë, është e limituar në një numër të kufizuar dispozitash, referuar kryesisht

kundërvajtjeve penale. Për shëmbull ndërmjetësimi është i mundur në rastet e veprave

penale që kanë të bëjnë me: lëndime trupore; plagosje nga pakujdesia; shkeljen e

vendbanimit apo lokaleve etj., por më gjatë për këtë temë do të flasim në vijim, ndërsa

do të analizohet legjislacioni shqiptar në fushën e ndërmjetësimit. Në të gjitha këto

raste dhe karakteristikë shumë domethënëse e vetë këtij instituti, është fakti se

ndërmjetësimi nuk është i detyrueshëm. Autoritetet gjyqësore dhe të gjithë operatorët

e tjerë të sistemit të drejtësisë, nuk mund të detyrojnë viktimat apo autorët e veprave

penale për të pranuar proçedurën e ndërmjetësimit. Në asnjë rast kjo nuk mund të

ndodhë. Viktimat dhe autorët e ngjarjes mund dhe duhet të vendosin së bashku për të

iniciuar procedurën e ndërmjetësimit, duke iu drejtuar ndërmjetësit apo ndërmjetësve.

Përsa i përket të miturve, në të njëjtën mënyrë si në legjislacionin penal dhe atë

procedural penal, ligji organik për ndërmjetësimin ofron të gjitha garancitë e

nevojshme e të parashikuara nga legjislacioni vendas dhe i huaj111

. Një element tjetër

karakterizues dhe i rëndësishëm që procedura ndërmjetësuese të funksionojë, sidomos

referuar rasteve të të miturit autor apo viktimë, është parimi i konfidencialitetit. E

thënë ndryshe, ky parim përkthehet në konfidencialitetin jo vetëm të rasteve/fakteve e

rrethanave konkrete të çështjes, por edhe rezultateve të dala gjatë procesit

ndërmjetësues112

.

3. Rëndësia e ndërmjetësimit.

Ndërmjetësimi është një institucion shumë i rëndësishëm i të drejtës së një shteti,

pasi luan një rol të rëndësishëm në sistemin e së drejtës. Zgjidhja e konflikteve me

ndërmjetësim dhe procedurat me të cilat ajo arrihet, sjellin uljen e kostove të punës së

administratës gjyqësore në veçanti dhe të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

111

Pika nr. 12 e REKOMANDIMIT NR. R (99) 19, të Komitetit të Ministrave drejtuar shteteve anëtare

në lidhje me ndërmjetësimin në çështjet penale (Miratuar nga Komiteti i Ministrave në datë 15 shtator

1999 në takimin e 697-të të zëvendësministrave), ku parashikohet se: “Rregulloret e veçanta dhe masat

mbrojtëse ligjore që rregullojnë pjesëmarrjen e minoreneve në ndjekjen gjyqësore duhet të vlejnë,

gjithashtu, edhe për pjesëmarrjen e tyre në ndërmjetësim për çështjet penale.” 112

Pika nr. 2 e REKOMANDIMIT NR. R (99) 19, më sipër ku parashikohet se: “Diskutimet gjatë

ndërmjetësimit janë informacion i rezervuar dhe nuk mund të përdoren më pas, përveç se me pëlqimin

e palëve.”.

Page 58: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

58

Ekonomia gjyqësore që ajo mbart në vetvete, bën që në një plan afatgjatë të ardhurat e

kursyera të jenë të konsiderueshme dhe të mund të përdoren të fusha të tjera të jetës së

përditshme, njëra nga të cilat do të ishte pikërisht edukimi/ndërgjegjësimi i brezave

rreth vlerave të procesit ndërmjetësues dhe rritja e sensibilizimit të komunitetit

shoqëror karshi këtij instituti kaq të rëndësishëm. Ndërmjetësimi shërben si një

absorbues i një sërë problemesh shoqërore, duke i zgjidhur konfliktet penale dhe ato

civile në një kohë tepër të shkurtër dhe në një mënyrë shumë efikase, gjë që ndikon në

rehabilitimin e shpejtë autorit të veprës penale dhe sidomos në rekuperimin e shpejtë

të viktimës nga këndvështrimi psikologjik, duke rregulluar me marrëveshje konfliktet

ndërmjet tyre.

Pikërisht në rehabilitimin e viktimës dëshiroj të vë theksin, pasi asnjëherë sistemi i

drejtësisë nuk e ka mbajtur parasysh atë edhe pse në rradhë të parë është viktima –

apo personi i dëmtuar nga vepra penale – ai që më fort se kushdo tjetër vuan në

mënyrë të drejtpërdrejtë pasojat e veprës penale.

Në rradhë të dytë është komuniteti shoqëror ai që cënohet nga vepra penale.

Vuajtjet e individit, si anëtar i një komuniteti të caktuar shoqëror, në një këndvështrim

më të gjerë e në një perspektivë pak më të largët, përkthehen në “vuajtje” për

komunitetin shoqëror në gjirin e të cilit ka ndodhur vepra penale, ndaj e konsideroj

shumë të rëndësishme marrjen në konsideratë të “vuajtjeve të viktimës” dhe

“rehabilitimin e tyre”, pasi janë pikërisht ato që ulin nivelin e cilësisë së jetës në një

komunitet të caktuar shoqëror, duke rritur nivelin e ankthit tek individët dhe

pasigurinë e jetesës tek këta të fundit dhe në komunitetin ku bëjnë pjesë.

Së treti cënohet shteti, i cili me reagimin e tij sanksionues ndaj autorit të veprës

penale, kërkon të rivendosë paqen sociale nëpërmjet aplikimit të sanksionit penal,

dënimit me burg apo gjobës, e përkthyer në vlerë monetare, vlerë e cila kalon në favor

të buxhetit të shtetit, duke mos mbajtur parasysh dëmet që i janë shkaktuar viktimës

apo personit të dëmtuar nga vepra penale. Është e vërtetë që legjislacioni procedural

penal, nëpërmjet institutit të “padisë civile në procesin penal” i jep mundësinë

personit të dëmtuar nga vepra penale113

që të kërkojë shpërblimin e dëmit të shkaktuar

nga vepra penale, por kjo mënyrë jo vetëm që nuk rehabiliton viktimën në planin

psikologjik dhe social, por shton ndjeshëm konfliktin mes palëve, konflikt i cili do të

ndizet më tej përgjatë zhvillimit të procesit penal, ku personi i dëmtuar ka interesin –

dhe do të bëjë çmos – që i pandehuri të gjendet fajtor dhe të dënohet për kryerjen e

veprimeve kriminale që dyshohet se ka kryer, pasi e sheh këtë si mënyrën e vetme për

të provuar përgjegjësinë e të pandehurit, kusht themelor për të përfituar shpërblimin e

dëmit. Kjo tendencë e “paditësit civil”, që shkon natyrshëm drejt dënimit të autorit të

veprës penale, është krejtësisht në kundërshtim me parimet dhe qëllimin e drejtësisë

restauruese, e cila kërkon të nxjerrë autorin menjëherë jashtë sistemit të drejtësisë

penale e karakterizuar nga elementi ndëshkues/sanksionator, duke aplikuar pikërisht

drejtësinë restauruese karshi tij.

Gjithsesi, në rastin më të mirë të mundshëm, në këtë mënyrë pala e dëmtuar do të

arrijë të dëmshpërblehet ekonomikisht, por është e sigurt se konflikti, mosmarrëveshja

dhe marrdhëniet personale me autorin e veprës penale – apo në një këndvështrim më

të gjerë me familjet respektive - do të ashpërsohen ndjeshëm, duke shtuar në këtë

mënyrë ndjenjën e frikës dhe të pasigurisë sociale dhe duke ulur në të njëjtën kohë

cilësinë e jetës në komunitet.

113

Neni 61 K.Pr.P. – “Ai që ka pësuar dëm material nga vepra penale ose trashëgimtarët e tij mund të

ngrenë padi civile në procesin penal kundër të pandehurit ose të paditurit civil, për të kërkuar kthimin

e pasurisë ose shpërblimin e dëmit”.

Page 59: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

59

Nga informacionet e mbledhura gjatë studimeve të kryera, rezulton se zgjidhja e

konflikteve dhe pajtimi i mosmarrëveshjeve në Shqipëri nuk ka mbetur thjesht në

planin teorik, por ka filluar të gjejë zbatim edhe në praktikë. Ky hap i parë pozitiv

tregon në përgjithësi se është konceptuar drejt misioni i ndërmjetësimit për pajtim, si

mision fisnik dhe detyrim moral që secili ndërmjetësues ka marrë përsipër ta kryejë.

Institucionalizimi me ligj i procesit të ndërmjetësimit në Shqipëri, pas vitit 1999,

tregon për objektivat dhe synimet jo vetëm të shoqërisë civile, por edhe të grupimeve

politike ligjbërëse, për të evidentuar në radhën e alternativave të zgjidhjes së

mosmarrëveshjeve edhe, dhe sidomos, ndërmjetësimin.

Sigurisht, realizimi në praktikë i ndërmjetësimit për zgjidhjen e konflikteve dhe

pajtimin e mosmarrëveshjeve, lidhet me një varg faktorësh objektivë dhe subjektivë,

me vështirësi e pengesa të natyrave të ndryshme, po jo të pakapërcyeshme. Fakti që

thuajse në të gjitha rrethet e vendit janë bërë ndërmjetësime për pajtim, do të thotë se

me përkushtim më të madh e aftësim profesional, mund të bëhet edhe më shumë.

Është gjithashtu pozitiv fakti që janë bërë përpjekje për zgjidhjen e konflikteve e të

mosmarrëveshjeve të natyrave të ndryshme, që nga ato familjare, pronësore e deri në

pajtimin e gjaqeve.

Organizimi i Komisionit Qëndror të Pajtimit të Gjaqeve, si dhe krijimi i

komisioneve “të pajtimit të gjaqeve” e i Fondacionit për Zgjidhjen e Konflikteve dhe

Pajtimin e Mosmarrëveshjeve (në vitin 1995), rezultuan të ishin hapa të rëndësishëm

për institucionalizimin e masave organizative kundër hakmarrjes e gjakmarrjes.

Bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i pleqësive të fshatrave me këto organizma, me

organet e rendit, organizatat dhe shoqatat, si dhe me organet e drejtësisë, rezultuan të

ishin hapa të rëndësishëm për pajtimin e gjaqeve, siç u verifikua më pas në rrethet

Kurbin, Krujë, Mirditë, Tropojë, Shkodër etj.. Një rol të rëndësishëm, ashtu si në të

kaluarën, për pajtimin e gjaqeve, luajnë institucionet fetare si kisha dhe xhamia, të

cilat predikojnë faljen dhe pajtimin si një kërkesë e domosdoshme ndaj Zotit. Për këtë

dëshmon veprimtaria e grupit Misionarët e Pajtimit që në periudhën kohore 1991-

1994, arriti të pajtojë mjaft familje që ishin në hasmëri. Janë tashmë të njohur Ndrekë

Pjetri dhe frati franceskan Dionis Maka, në atë periudhë kanë pajtuar 158 gjakmarrje

në të gjitha zonat, 70 për qind e të cilave në Veri. Ata kanë parandaluar vrasjet për

gjakmarrje duke bërë pajtim edhe midis shqiptarëve që ndodhen jashtë shtetit, si në

Greqi, Turqi etj.114

.

Në këtë drejtim, nuk mund të mos vendosim theksin tek aktiviteti ndërmjetësues i

Fondacionit për Zgjidhjen e Konflikteve dhe Pajtimin e Mosmarrveshjeve, i cili që

prej 18 vjetësh vepron në fushën e ndërmjetësimit, duke dhënë një kontribut të madh

në zgjidhjen e konflikteve nga më të ndryshmet, civile dhe penale, sidomos referuar

ndërmjetësimit për pajtimin e gjaqeve në zonat malore ku dhe fenomeni i gjakmarrjes

është aq i përhapur.

Për tu përqendruar në thelbin e këtij punimi, referuar konflikteve që shohin si

autor të miturin, theksojmë faktin se legjislacioni shqiptar në fuqi, me termin “të

mitur” parashikon të gjithë grupmoshën e shtetasve nën 18 vjeç, të cilët bien ndesh

me ligjin penal për shkak të kryerjes së një vepre penale. Siç dihet tashmë, në të

shumtën e rasteve bëhet fjalë për kundravajtje penale. Pikërisht për rrezikshmërinë e

ulët të këtyre veprimeve kriminale, konsiderohet e arsyeshme që karshi kësaj

kategorie autorësh të zbatohen programe të drejtësisë restauruese, duke bërë të

114

Prof. Dr. Ismet ELEZI, në “NDËRMJETËSIMI PËR PAJTIM NË KONFLIKTET PENALE”,

Tiranë, 2004, fq. 58.

Page 60: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

60

mundur nxjerrjen e tyre menjëherë jashtë sistemit penal115

, larg ndikimit të masave

me karakter ndëshkues/shtrëngues të cilat, nëse nga njëra anë japin dënimin “e

merituar” karshi shkelësit të rregullave të jetesës së përbashkët, nga ana tjetër bëjnë të

mundur që autorë të veprave penale të ashtuquajtura “të lehta”, të karakterizuara nga

rrezikshmëria e ulët shoqërore e tyre, nga ana tjetër bëjnë të mundur që, brenda

ambienteve të institucioneve të vuajtjes së dënimit ata të marrin informacionin e

mjaftueshëm “për tu riaftësuar” më shumë dhe “për tu specializuar” më tej në

kryerjen e veprave penale, ndoshta këtë rradhë të një rrezikshmërie më të lartë

shoqërore! Ky element bëhet dhe më i rrezikshëm, nëse bëhet fjalë për autor të mitur.

Përpos çdo interesi tjetër që mund të konsiderohet i vlefshëm e i dobishëm, mendoj se

interesi më i lartë në këtë rast, në një moment kur parandalimi është thuajse i

pamundur, është promovimi i re-integrimit të të miturit autor i veprës penale në

shoqëri, duke angazhuar pikërisht këtë të fundit dhe familjen e tij në këtë proces.

Shumë domethënë është një tabelë e përgatitur nga Fondacioni "Zgjidhja e

Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve" në manualin “Raste studimore” referuar

Modelit të ndërmjetësimit viktimë – kundërvajtës, faqe 7 të tij, nga ku vetëm në tre

rreshta del qartë vlera dhe funksioni i ndërmjetësimit.

Pra, siç mund të konstatohet lehtë, ndërsa drejtësia penale kërkon të identifikojë

dispozitat ligjore që janë shkelur, autorin apo autorët e mundshëm dhe sanksionet që

do të aplikohen, drejtësia restauruese kërkon të identifikojë personin e dëmtuar nga

vepra penale, nevojat e palëve në konflikt dhe subjektet, fizikë dhe/ose juridikë, që do

zgjidhin këto nevoja.

Pikërisht këtu dua të ndaloj për të vënë theksin në atë çka autorë dhe operatorë të

shumtë të fushës, psikologë dhe juristë të cilët janë licencuar tashmë dhe ushtrojnë, të

paktën teorikisht, profesionin e ndërmjetësit, nuk arrijnë të vlerësojnë, apo e rendisin

këtë nevojë të fundit në rendin e vlerave që ndërmjetësimi paraqet, sipas

këndvështrimit të tyre. Në të gjitha intervistat që kam zhvilluar për efekt të këtij

punimi, të gjithë vinin theksin, duke ngritur shpesh dhe zërin me nervozizën, tek

novoja e ekzistencës së fondeve publike në mbështetje të punës së ndërmjetësit dhe

askush prej tyre nuk kërkonte dhe as përmendte nevojën për aplikimin e programeve

ndërmjetësuese që në fazat e hershme të edukimit, e cila mund të realizohet lehtë me

futjen në kurrikulat dhe programet shkollore të parimeve bazë në të cilat mbështetet

ndërmjetësimi. Siç do të vërejmë më poshtë në këtë kapitull, legjislacioni aktual në

115

Kështu sanksionohet dhe në gërmën b), pika e tretë e nenit 40 të “Konventës mbi të drejtat e

fëmijës”, kur parashikon se Shtetet Palë: “Marrin masa, sa herë është e nevojshme dhe e dëshirueshme,

për t’i trajtuar këta fëmijë pa iu drejtuar procedurës gjyqësore, me kusht që të respektohen plotësisht të

drejtat e njeriut dhe mbrojtja ligjore.”

Drejtësia penale Drejtësia Restauruese

Çfarë ligjesh janë shkelur? Kush është dëmtuar?

Kush i shkeli ato? Për çfarë kanë nevojë?

Si duhet të dënohen ata? Kush do ti zgjidhë këto nevoja?

Page 61: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

61

fushën e ndërmjetësimit ka parashikuar dhe rregulluar qartë figurën e ndërmjetësit,

mënyrën e organizimit të tyre, procesin e ndërmjetësimit etj., duke krijuar kështu një

figurë profesionale, një profesion të lirë, i cili barasvleftësohet në funksionimin e tij

me të tjera profesione të lira si avokatia, noteria etj., por në dallim nga këta të fundit,

ndërmjetësit, shpesh dhe me të drejtë, vënë në dukje diferencën me këto profesione.

Ndërsa për këto profesione parashikohen tarifa të qarta, të miratuara dhe me akte

nënligjore, për ndërmjetësimin, referuar sidomos ndërmjetësimit në fushën penale,

ndërmjetësit gjenden përballë autorëve dhe viktimave/personave të dëmtuar të cilët

shpesh janë në gjendje të rrënuar ekonomike, motiv për të cilin nuk do kishin

asnjëherë mundësi të paguanin ndërmjetësin për shërbimin e kryer. Pra, në mungesë të

theksuar të kulturës ndërmjetësuese, krahas vështirësisë për të çuar palët drejt një

zgjidhje jashtëgjyqësore të konfliktit, ndërmjetësit gjenden të kryejnë një profesion

nga i cili nuk do të arrijnë të nxjerrin as të ardhura ekonomike, pasi “klientët” e tyre

nuk kanë të ardhura dhe nuk do të arriini të paguanin ndërmjetësin edhe sikur të

donin. Prej këtu rrjedh zgjedhja e tyre për të marrë pjesë në ndërmjetësime me

karakter civil; prej këtu lind natyrshëm problemi i mos angazhimit të ndërmjetësve të

licencuar, në aktivitet ndërmjetësues në fushën penale, ndaj kjo veprimtari kryhet më

së shumti nga OJF-të ekzistuese në vend, të cilat funksionojnë mbi bazë donacionesh

e projektesh. Pyetja që lind natyrshëm është: çfarë do të ndodhë me ndërmjetësimin

në fushën penale dhe çfarë do të ndodhë me autorin, viktimën etj., kur këto OJF të

mos arrijnë më të përfitojnë të ardhura nga donatorë të ndryshëm, lidhur me projekte

që parashikojnë ndërmjetësimin në veprat penale të të miturve? Çfarë do të ndodhë në

atë rast më të miturit autor i veprave penale, qofshin ato dhe kundërvajtje penale?

Në më shumë se 20 vite tranzicion, ndërsa është bërë një punë kolosale dhe e

admirueshme në fushën e ndërmjetësimit në përgjithësi dhe të atij penal në veçanti, sa

i përket përgatitjes së një legjislacioni të përparuar dhe bashkëkohor, të njëjtën gjë

nuk mund të themi për rritjen e kulturës ndërmjetësuese në komunitet e më gjerë. Siç

vënë në dukje studiues të shumtë, por dhe siç kuptohet lehtë nga kushdo që ulet dhe

lexon një artikull apo manual që flet për ndërmjetësimin, mbi të gjitha ndërmjetësimi

është “mendësi”! Në rradhë të parë ndërmjetësimi është një mënyrë të menduari, është

një mënyrë të kuptuari dhe në fund është një mënyrë të vepruari! E thënë ndryshe, që

të funksionojë, ndërmjetësimi duhet të jetë pjesë e botëkuptimit të personit, qoftë ai

autor, viktimë apo dhe profesionist i fushës. Ekzistenca e këtij botëkuptimi, e kësaj

mënyre të menduari, është kushti sine qua non nuk mund të flasim për mundësi të

aplikimit të ndërmjetësimit apo për një përhapje të gjerë të tij. Ndërsa kjo nevojë

esenciale e thelbësore sa vjen e po aplikohet më shumë në fushën civile dhe tregtare,

pasi atje më shumë se kurrë vetë komuniteti i biznesit ndjen efektet dhe të mirat që ai

sjell, referuar kohëzgjatjes dhe kostove me të cilat do të përballen në rast se do ti

drejtohen procedurave gjyqësore, në fushën penale ndërmjetësimi gjen vështirësi të

hyjë në mentalitetin e njerëzve. Kjo vështirësi është produkt i shumë faktorëve prej të

cilëve mund të përmendim, mosfunksionimin e sistemit policor, mosfunksionimin e

sistemit gjyqësor, përfshirë këtu dhe organin e prokurorisë, nivelin e ulët arsimor dhe

ekonomik të individëve, korrupsionin në administratën publike dhe së fundi nivelin e

ulët kulturor të vetë komunitetit shoqëror.

Mosfunksionim i sistemit policor, pasi pikësëpari vetë oficerët dhe agjentët e

policisë që punojnë në terren dhe janë të parët që bien në kontakt me veprën penale

dhe autorin e saj, nuk janë në gjendje të orientojnë palët drejt procesit ndëmjetësues,

por priren drejt ndëshkimit dhe vrapojnë të referojnë rastin në prokurori, natyrisht në

zbatim të legjislacionit penal dhe atij procedural penal në fuqi. Duket sikur zelli i tyre

Page 62: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

62

shkon drejt denoncimit të rasteve në fjalë, duke i interpretuar më pas, në statistikat

zyrtare, si një punë efektive të kryer në “rritje të zbulueshmërisë së krimit”, statistika

që do të rezultojnë më pas dhe në faqet ueb të prokurorive të rretheve dhe të gjykatave

respektive, do të cilët do të “mburren” me vendimet e tyre me karakter ndëshkues, në

të cilët lehtësisht do të vihen re dy elementë: rrezikshmëria e ulët e veprës penale të

kryer dhe mosha e re e autorit/autorëve. Janë pikërisht këto rastet tipike të cilët mund

të ishin referuar dhe zgjidhur me sukses nga ndërmjetësuesit.

Mosfunksionim i sistemit gjyqësor, lidhet mbi të gjitha me përgatitjen dhe

ndërgjegjësimin e gjyqtarëve për të pranuar ndërmjetësimin dhe për të referuar rastet

që i paraqiten tek ndërmjetësi dhe së dyti, pikërisht lidhur me arsyet e mësipërme

statistikore, pasi ata do të rendin të japin një vendim dënimi mbi autorin/autorët, sepse

në këtë mënyrë do të rezultojë “e bardhë mbi të zezë” se lufta kundër kriminalitetit

është efikase. Për fat të keq edhe kriteret e vlerësimit të punës së gjyqtarëve nga ana e

inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë apo të KLD-së, bazohet pikërsiht në këto

parametra, ku si bazë për vlerësimin pozitiv të punës së gjyqtarit, është dënueshmëria

e lartë e autorëve të gjykuar e të dënuar dhe të vendimeve përkatëse.

Niveli i ulët arsimor dhe ekonomik, shton ndjeshëm kriminalitetin. E thënë me

fjalë të thjeshta, mungesa e arsimimit sjell natyrshëm që personi të jetë “kontingjent” i

krimit dhe grupeve kriminale, pasi pikërisht drejt kësaj kategorie personash

orientohen grupet kriminale për të shtuar rradhët e anëtarëve të tyre. Nga ana tjetër,

mungesa e të ardhurave ekonomike bën që kjo kategori personash apo grupesh

shoqërore, të orientohen natyrshëm drejt kryerjes së veprave penale, shpesh me të

vetmin qëllim për tu ushqyer. Provë e sa themi, mund të sjellim raste konkrete të

shumta, por më domethënësi, i treguar gjatë intervistës që bëmë me Z.Rasim

GJOKA, është ai ku një i mitur është “kapur në flagrancë” nga oficeri i policisë, ky i

fundit i thirrur nga pronari i dyqanit të byrekëve, ku rezultoi se autori kishte vjedhur

dy byrekë me vlerë 20 lekë secili! Për të vijuar më tej, i mituri i “kapur në flagrancë”

nga oficeri i policisë, u procedua penalisht nga organi i akuzës dhe në përfundim u

dënua me vendim gjyqësor nga Gjykata, pasi sipas kësaj të fundit rezultoi e provuar

vjedhja, paçka rrezikshmërisë së ulët të autorit dhe vlerës së ulët të pasurisë së cënuar!

Është rasti më domethënës i krimeve që kryhen për tu ushqyer, në sensin e

drejtpërdrejtë të fjalës dhe rasti më tipik i veprave penale, ku më shumë se kurrë të

gjithë operatorët e sistemit të drejtësisë duhet të orientohen drejt nxjerrjes së subjektit-

autor nga sistemi gjyqësor, duke e orientuar atë drejt procesit ndërmjetësues!

Korrupsionin në administratën publike është një tjetër faktor që pengon rritjen e

rasteve të referuara tek ndërmjetësi, pasi në shumë raste, veprimet e autorit të veprës

penale shihen si mundësi për të “përfituar” ekonomikisht prej tij. Që në momentin e

kryerjes së veprës penale, autori bie menjëherë në kontakt me operatorët e drejtësisë

si, agjentët e policisë, prokurorin, psikologun, gjyqtarin, duke mos përjashtuar këtu

dhe specialistët e shërbimit të provës. E gjithë kjo “ushtri” punonjësish të

administratës publike dhe profesionistësh, shohin procesin që duhet të përshkojë - apo

nuk duhet të përshkojë – autori, qoftë ky edhe i mitur, si një mundësi përfitimi të

paligjshëm, shpesh duke ushtruar dhe presion mbi vetë autorin apo familjarët e tij.

Së fundi, por jo për nga rëndësia, niveli i ulët kulturor i komunitetit, të qënit i

pandërgjegjësuar dhe aspak i sensibilizuar kundrejt këtyre fenomeneve, bëjnë që ata të

jenë pothuajse “të padukshëm” në administrimin e këtyre konflikteve, që në fund të

Page 63: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

63

fundit, prek dhe vetë ata, prek vetë anëtarët e këtij komuniteti, nga momenti që

konflikti – mosmarrëveshja – ka lindur pikërisht në gjirin e tij. Siç kemi pasur rast të

shprehemi dhe herë të tjera gjatë këtij punimi116

, rritja e kriminalitetit në një

komunitet të caktuar shoqëror rrit ndjeshëm pasigurinë, duke ulur për rrjedhojë

cilësinë e jetës së anëtarëve të grupit.

Pikërisht nga ky konstatim marrim shkas të ringrejmë më forcë pretendimin se në

administrimin e konflikteve apo mosmarrveshjeve të ndryshme që lindin në gjirin e

një komuniteti të caktuar shoqëror, duhet të jenë anëtarët e këtij të fundit që të marrin

pjesë aktivisht në zgjidhjen e tyre, pasi janë pikërisht këta anëtarë të cilët njohin mirë

problamatikat e anëtarëve të saj; pasi janë pikërisht vetë këta anëtarë të cilët vuajnë

“në kurriz” të tyre pasojat e konflikteve që lindin në gjirin e komunitetit, duke qenë

për rrjedhojë të interesuar drejtpërdrejtë, jo vetëm në zgjidhjen e rastit konkret që i

paraqitet, por dhe në zbutjen apo eliminimin e pasojave negative që vepra penale sjell

më pas në marrdhëniet ndërpersonale të anëtarëve të saj.

Por si mund të shkohet drejt një zgjidhjeje të tillë?

Për të përdorur një term të huazuar nga gjuha angleze, por që përdoret shpesh nga

thuajse të gjithë operatorët e intervistuar gjatë përgatitjes së këtij punimi dhe që e

konsideroj shumë të gjetur, do të thoja dhe unë që nevojiten persona “open minded”!

E përkthyer në shqip, na nevojiten persona me “mëndje të hapur”! Na nevojiten

shtetas shqiptarë të arsimuar, të edukuar, që jetojnë në kushte jo të këqia ekonomike,

me një kulturë e lartë ndërmjetësuese, të sensibilizuar dhe me një ndërgjegje të lartë

qytetare.

E si mund të arrihet kjo?

Ndoshta është utopike të pretendojmë ti gjejmë këto karakteristika tek të gjithë

shtetasit, pjesë e një komuniteti shoqëror të caktuar, por të paktën duhet të bëjmë

çmos që ato të posedohen nga të gjithë ata shtetas që janë pjesë e sistemi të drejtësisë

dhe nëse nuk mund të garantojmë kushte të mira ekonomike për të gjithë shtetasit, të

paktën dhe detyrimisht, duhet të insistohet në arsimimin e tyre e sidomos në futjen e

edukatës qytetare dhe edukimin e këtyre brezave me parimet e shëndosha në të cilat

bazohet ndërmjetësimi, parime që edukojnë drejt bashkëjetesës në një komunitet

shoqëror. Këto programe edukuese, duhet të jenë detyrimisht pjesë e kurrikulave dhe

e programeve edukuese, duke filluar me kopshtet dhe shkollat fillore, e të vazhdohet

së paku deri në përfundim të arsimit të detyruar shkollor.

Me sa thamë më lart, duke mos dashur të tregohemi negativë e të mohojmë faktin

se është kryer dhe vazhdon të kryhet një punë e madhe nga operatorë të ndryshëm,

subjekte fizike apo juridike, duke marrë si shembull pikërisht punën e këtyre të fundit

mund të pohojmë me siguri se aktualisht, në harkun kohor 2012-2013, Fondacioni

"Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve" në bashkëpunim me

Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës po implementon projektin “Zbatimi i

Drejtësisë Restauruese dhe Ndërmjetësimit Viktimë-Kundërvajtës në Shërbimin e

Provës", projekt i cili mbështetet nga Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe UNICEF117

.

Në vijim të investimit të bërë vitet e fundit për promovimin e drejtësisë restauruese

dhe ndërmjetësimit në Shqipëri, qëllimi i këtij projekti është nxitja e zbatimit të

drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit në rastet e të dënuarve që mbikëqyren nga

shërbimi i provës dhe palët e dëmtuara nga veprat penale. Risi e këtij projekti është se

116

Shih faqe nr. 63, paragrafi i parë. 117

http://www.mediationalb.org/mat.php?l=a&idm=141&idr=55;

Page 64: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

64

fokusohet në forcimin e bashkëpunimit me Shërbimin e Provës dhe do të ketë shtrirje

më të gjerë gjeografike, pasi do të zbatohet në rrethet Tiranë, Korçë, Durrës, Fier,

Shkodër, Gjirokastër, Elbasan, Lezhë, si dhe në ato rrethe ku do të hapen zyra të reja

vendore të shërbimit të provës. Gjithashtu për sa i përket përfituesve, ata do të jenë të

mitur dhe të rritur, që vuajnë dënimin nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës, persona

të dëmtuar nga veprat penale, si dhe familjarët e palëve të përfshira në konflikt.

Referuar gjithmonë informacioneve të ofruara nga Fondacioni në faqen e tij

zyrtare, përmes zbatimit të këtij projekti synohet:

konsolidimi i bashkëpunimit midis Shërbimit të Provës dhe Shërbimit të

Ndërmjetësimit nëpërmjet krijimit të një mekanizmi funksional të bashkëpunimit për

të siguruar ofrimin e shërbimit të ndërmjetësimit për të dënuarit që mbikëqyren nga

shërbimi i provës;

rritja e ndërgjegjësimit të punonjësve të shërbimit të provës dhe të dënuarve që

mbikëqyren nga ky shërbim për avantazhet e drejtësisë restauruese dhe

ndërmjetësimit si alternativë e zgjidhjes së konflikteve;

rritja e kapaciteteve të punonjësve të shërbimit të provës në fushën e drejtësisë

restauruese dhe ndërmjetësimit në mënyrë që ata të identifikojnë rastet e përshtatshme

për t'i referuar në shërbimin e ndërmjetësimit dhe të informojnë palët për këtë

shërbim;

rritja e numrit të rasteve të referuara nga shërbimi i provës në ndërmjetësim;

rritja e performancës së shërbimit të ndërmjetësimit, vlerësimi/monitorimi dhe

krijimi i një baze të dhënash.

Në përfundim të sejcilës fazë të projektit do të kryhet një studim, me qëllim

vlerësimin e mundësisë së aplikimit të drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit në

rastet e të dënuarve që mbikëqyren nga shërbimi i provës si dhe impaktin e projektit.

Duke shpenzuar dy fjalë të mira rreth punës që është kryer nga autoritetet

drejtuese të shërbimit të provës dhe specialistëve që punojnë në këtë institucion, na

lind natyrshëm pyetja se: çfarë do të ndodhë nëse, në rast të ndërrimit të rradhës të

pushtetit, drejtuesit e rinj do të vendosin të zëvendësojnë specialistët e tanishëm e të

kualifikuar të shërbimit të provës, me të tjerë, që ndonëse do të rezultojnë në vijim

shumë të përkushtuar në punën e tyre, janë të pa trajnuar sa i përket procesit

ndërmjetësues dhe parimeve të tij?

Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrveshjeve”, në këto vite

aktivitet ndërmjetësues, ka zbatuar me sukses shumë projekte, ndër të cilët po veçoj

atë të implementuar vitet e fundit dhe ka të bëjë me “Promovimin dhe Konsolidimin e

Drejtësisë Restauruese dhe Ndërmjetësimin Viktimë-Kundërvajtës për të Miturit”,

projekt i mbështetur nga Delegacioni i Komisionit Europian në Tiranë dhe UNICEF.

Ky projekt është vazhdim i programit që FZK-ja ka zbatuar gjatë viteve të fundit

(2006-2009) për zhvillimin e drejtësisë restauruese dhe veçanërisht ndërmjetësimit

viktimë-i akuzuar, të ndërmarrë në kuadër të Reformës së Drejtësisë për të Miturit,

zbatuar nga UNICEF dhe Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e BE-së dhe SIDA-s

(Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar)118

.

Një ndër arritjet kryesore të programit të Drejtësisë Restauruese për të rinjtë, ishte

krijimi i një modeli të aplikimit të ndërmjetësimit viktimë-i akuzuar në bashkëpunim

me policinë e shtetit në katër rrethet e përfshira në projekt (Tirana, Durrësi, Shkodra

118

http://www.mediationalb.org/mat.php?l=a&idm=135&idr=55;

Page 65: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

65

dhe Elbasani), ku në periudhën 2006-2009 u zgjidhën përmes ndërmjetësimit viktimë-

i akuzuar rreth 1150 raste konfliktesh penale, kryesisht me objekt veprën penale të

rrahjes, plagosjes së lehtë, fyerjes, ku palë ishin të rinj të moshave 14-21 vjeç. Ky

projekt synonte të promovonte dhe konsolidonte këtë praktikë të nisur, për një

përdorim më të gjerë të drejtësisë restauruese për të miturit dhe të rinjtë, duke rritur

kështu aksesin te drejtësia për këtë grup vulnerabël të shoqërisë.

Një objektiv i rëndësishëm i këtij projekti rezulton të ketë qenë ndërgjegjësimi i

aktorëve institucionalë dhe opinionit publik rreth avantazheve të drejtësisë restauruese

për të miturit; rritja e kapaciteteve në këtë fushë për gjyqtarë, prokurorë, oficerë të

policisë, ndërmjetës, punonjës socialë, psikologë, etj; si dhe ofrimi i shërbimit të

ndërmjetësimit në konflikte penale, ku palë janë të rinj të grupmoshës 14-21 vjeç. Ky

projekt rezulton të jetë shtrirë në shtatë rrethe të vendit, respektivisht në Tiranë,

Durrës, Shkodër, Gjirokastër, Korçë, Vlorë dhe Elbasan. Për të analizuar punën e

kryer dhe rezultatet e arritura, na vjen në ndihmë një manual i botuar në vitin 2011

nga Fondacionit “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrveshjeve”, ku

pasqyrohen qartë raste studimore të modeleve ndërmjetësuese viktimë-kundërvajtës

për të miturit në konflikt me ligjin dhe mundësia e tyre për tu përfshirë në programe

restauruese119

.

Siç kemi pretenduar në çdo rast dhe siç del qartë dhe nga ky botim, zbatimi i

programeve restauruese për këtë kategori të miturish konsiderohet si një alternativë e

sigurt, e përshtatshme dhe më efektive se masat ndëshkuese. Qëllimi i zbatimit të tyre

është reduktimi i nivelit të të burgosurve në grupmoshat minorene, ti mbrojë ato nga

dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi, dhe të promovojë ri-integrimin e

tyre120

.Konsiderohet e rëndësishme përfshirja në këtë proces e familjeve përkatëse

dhe e vetë komunitetit shoqëror.

Drejtësia restauruese rezulton të jetë një metodë shumë efektive dhe njerëzore në

zgjidhjen e mosmarrvesjeve/konflikteve, pasi ajo i vjen në ndihmë autorit, viktimës

dhe vetë komunitetit. Bazuar në studimet e kryera dhe siç konfirmohet nga studimi i

lartpërmendur, referuar rasteve studimore të zhvilluara nga Fondacionit “Zgjidhja e

Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrveshjeve”, rezulton se qëllimi i përfshirjes së të

miturit në programet restauruese është që ai të ndërgjegjësohet për veprimet e kryera,

për pasojat që kanë ardhur nga kryerja e tyre, por më e rëndësishme është që ai të

bëhet përgjegjës për to, duke marrë përsipër përgjegjësitë përkatëse. I mituri duhet që:

Të kuptojë më mirë dëmin që ka shkaktuar dhe ndikimin e veprimeve të tij tek

viktima;

Të ndjehet përgjegjës ndaj viktimës;

Të jetë përgjegjës ndaj komunitetit;

Të marrë përsipër pesonalisht riparimin e dëmit ekonomik të shkaktuar.

Nga këndvështrimi i personit të dëmtuar, karakteristikë të cilën personalisht e

vlerësoj më shumë, ndërmjetësimi bën të mundur që viktima:

Të marrë pjesë, duke ndikuar personalisht, në procesin ndërmjetësues;

119

Botim i Fondacionit “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrveshjeve”: Raste studimore të

modeleve ndërmjetësuese viktimë-kundërvajtës”. TË MITURIT NË KONFLIKT ME LIGJIN DHE

MUNDËSIA E PËRFSHIRJES SË TYRE NË PROGRAME RESTAURUESE. Tiranë 2011. 120

Botim i Fondacionit “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrveshjeve”: Raste studimore të

modeleve ndërmjetësuese viktimë-kundërvajtës”. TË MITURIT NË KONFLIKT ME LIGJIN DHE

MUNDËSIA E PËRFSHIRJES SË TYRE NË PROGRAME RESTAURUESE. Tiranë 2011. Faqet 6 e

vijuese.

Page 66: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

66

Të diskutojë rreth asaj që ka ndodhur;

Të ngrejë pyetje dhe të marrë përgjigje rreth tyre;

Të shprehë mendimet e tij dhe të japë alternativa rreth zgjidhjes së mundshme

të konfliktit;

Të ndjehet e sigurt se ajo çka ndodhi nuk do të sjellë pasoja të tjera tek ai, por

dhe kjo mos ripërsëritet në të ardhmen.

Së fundi, ndërmjetësimi i jep mundësi anëtarëve të komunitetit shoqëror që të

kenë mundësi:

Të trajtojnë nevojat e viktimës;

Të jenë pjesë e zgjidhjes së problemit;

Ti ofrojnë autorit kundërvajtës mundësi për të ofruar shërbime në favor të

komunitetit (e ashtuquajtura punë në interes publik) dhe ta dëmshpërblejë atë për

dëmet e shkaktuara, etj..

Çka rezulton mëse qartë nga studimet e kryera nga studiues vendas e të huaj, por

që del qartë dhe nga ky studim i rasteve konkrete të referuara për ndërmjetësim gjatë

periudhës 2010-2011 në kuadër të projektit: “Promovimi dhe konsolidimi i drejtësisë

restauruese dhe ndërmjetësimi viktimë-kundërvajtës për të miturit”, është fakti se sa

më pak të bien në kontakt dhe sa më herët të dalin nga sistemi i drejtësisë, aq më të

mëdha janë mundësitë që të mos kemi në të ardhmen përsëritje të sjelljeve të tyre

devijante. Një tjetër element shumë domethënës i dalë në pah nga studimi, është fakti

se sa më shumë të përshihen familjet (e autorit të mitur dhe të viktimës) në zgjidhjen

me ndëmjetësim të konflikteve, aq më efektive do të rezultojë marrveshja e arritur, aq

më efektiv do të jetë sistemi i drejtësisë.

Pikërisht duke mbajtur parasysh vlerat që mbart me vete ndërmjetësimi dhe të

mirat që ai sjell në zbutjen dhe eliminimin e konflikteve penale në shoqëri, gjatë

gjithë këtyre viteve në Shqipëri është punuar fort me qëllim rregullimin ligjor të këtij

instituti. Për këto arsye prej 14 vjetësh instituti i ndërmjetësimit ka marrë formë

institucionale dhe rregullohet me një ligj organik të posaçëm. Ndryshimet në

legjislacion kanë qenë rrënjësore, pasi rezulton se gjatë këtyre viteve, që prej vitit

1999 janë miratuar tre ligje të cilët kanë shfuqizuar ligjin e mëparshëm. Kështu, neni

20 i ligjit Nr. 9090, datë 26.6.2003 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve”, ka shfuqizuar krejtësisht ligjin nr. 8465, datë 11.3.1999 "Për

ndërmjetësimin për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve" dhe neni 27 i ligjit Nr.

10385, datë 24.2.2011“Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”,

shfuqizon ligjin ligjin e mëparshëm (ligjin nr. 9090, datë 26.6.2003 "Për

ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve").

Për të kuptuar më mirë zhvillimin e legjislacionit në këtë fushë, le të vijojmë me

analizën e këtyre ligjeve, duke filluar me ligjin e vitit 1999, për të arritur tek situata

aktuale e legjislacionit në fushën e ndërmjetësimit, tek ligji nr. 10385 dhe aktet

nënligjore në zbatim të tij.

4. Ndërmjetësimi sipas ligjit nr. 8465, datë 11/03/1999 “Për zgjidhjen e

konflikteve dhe pajtimin e mosmarrëveshjeve”

Miratimi i ligjit nr. 8465, datë 11.3.1999 “Për ndërmjetësimin për zgjidhjen me

Page 67: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

67

pajtim të mosmarrëveshjeve”121

paraqet një rëndësi të madhe e të shumëanshme. Së

pari, ai ka rëndësi dhe vlera shoqërore, sepse ndërmjetësimi për pajtim zgjidh

konflikte shoqërore me mirëkuptim, mënjanon grindjet, përçarjet, zhvillon tolerancën

mes njerëzve dhe grupeve shoqërore, duke ndihmuar kështu emancipimin dhe

qytetërimin e shoqërisë shqiptare. Së dyti, ligji paraqet një rëndësi historike e aktuale

(sidomos referuar kontekstit kohor), pasi në zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve

ai ripërtërin traditën e lashtë të popullit shqiptar, të ndërmjetësimit për pajtim, në

kushte të reja historike, duke e harmonizuar me përvojën pozitive bashkëkohore të

shteteve demokratike. Së treti, miratimi i ligjit ka rëndësi të madhe juridike, sepse

pozicionon në baza të shëndosha ligjore ndërmjetësimin për pajtim, e

institucionalizon atë, duke rregulluar gjithashtu marrëdhëniet me gjykatën,

prokurorinë, organet e tjera shtetërore dhe organizatat jofitimprurëse. Së katërti, ligji

ka jo më pak rëndësi edhe nga ana praktike e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me

pajtim, sepse përmban parimet kryesore e rregulla të hollësishme procedurale, si dhe

përcakton konkretisht fushat e kategoritë e veprave penale, për të cilat do të zbatohet

ndërmjetësimi për pajtim. Pikërisht për këto arsye, në një shoqëri demokratike janë të

gjitha mundësitë që ndërmjetësimi për pajtim të gjejë mbështetje të fuqishme në

popull dhe kjo alternativë të ketë të ardhme të sigurt edhe pse jemi të mendimit se

arritja e këtij rezultati kërkon një angazhim të madh e të gjithanshëm të të gjithë

faktorëve si, politika, shoqëria civile, subjektet e procesit penal në veçanti dhe

subjektet që veprojnë në fushën e drejtësisë në përgjithësi, komuniteti shoqëror,

organizatat jo fitimprurëse etj..

Duke u bazuar në përvojën historike të popullit tonë dhe në atë të vendeve

demokratike bashkëkohore, Fondacioni "Për zgjidhjen e konflikteve e pajtimin e

mosmarrëveshjeve" ndihmoi në përgatitjen e projektligjit përkatës. Në atë ligj, veç

ndërmjetësimit për pajtim të konflikteve familjare e pronësore, siç do të vërejmë në

vijim, parashikohej edhe zgjidhja e konflikteve penale. Si bazë juridike për këtë

shërbeu Kodi i Procedurës Penale, i cili në nenet 59 e 284 parashikon se në veprat

penale që ndiqen me ankim të palës së dëmtuar, ekziston mundësia për pajtimin e tyre

në rrugë jashtëgjyqësore.

Siç mund të konstatohet nga analiza e ligjit në fjalë, ndërmjetësimi konceptohet si

veprimtari jashtëgjyqësore që realizohet nga një person i tretë (ndërmjetësi) për

zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve ndërmjet shtetasve, ndërmjet tyre e

subjekteve juridike (private dhe/ose shtetërore) ose ndërmjet këtyre të fundit. Në

kuptim të këtij ligji, nuk mund të zgjidhen me ndërmjetësim mosmarrëveshjet, për të

cilat është e detyrueshme zgjidhja në rrugë gjyqësore, që do të thotë se janë të

parashikuara shprehimisht në ligj konfliktet që mund të jenë objekt ndërmjetësimi. Si

shembull i sa më lart, mund të sjellim rastin e zgjidhjes së martesës, për të cilin

detyrimisht palët duhet ti drejtohen gjykatës, pasi me ligj vetëm atje mund të zgjidhin

juridikisht lidhjen martesore. Në këtë rast, nuk përjashtohet mundësia që palët “në

konflikt” ti drejtohen gjykatës me anë të një marrëveshje të përbashkët në lidhje me

pasojat e zgjidhjes së martesës, por bëhet fjalë pikërisht për mundësinë e rregullimit të

pasojave, ekonomike dhe shoqërore që mund të rregullohen me marrëveshje mes

palëve, duke thënë gjykata fjalën e fundit në lidhje me pushimin e efekteve juridike të

martesës.

Ndërmjetësimi ka për qëllim gjetjen e nje zgjidhjeje të pranueshme prej palëve në

konflikt, që nuk vjen në kundërshtim me ligjin e me zakonet e mira që mbizotërojnë

121

Ligji nr. 8465, datë 11.03.1999, Fletore Zyrtare nr. 3/1999.

Page 68: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

68

në një komunitet të caktuar.

Thjesht për arsye të pasqyrimit të kurrikulumit historik të legjislacionit në fushën

e ndërmjetësimit, po kalojmë në vija të përgjithshme dispozitat e ligjit nr. 8465, datë

11.3.1999 "Për ndërmjetësimin për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve".

Ndërsa neni 1 na jep një përkufizim të termit ndërmjetësim, duke e karakterizuar

atë si veprimtarin jashtëgjyqësore për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve, neni

2 i ligjit parashikon se ndërmjetësimi është veprimtari shoqërore e pavarur dhe

ushtrohet në përputhje me atë ligj. Mbështetur në parimin kushtetues të barazisë së

palëve përpara ligjit (neni 18), ky ligj sanksionon parimin se “Ndërmjetësimi për

zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve bazohet në barazinë e palëve”, në

respektimin e “vlerave individuale dhe në paanësinë” për zgjidhjen e çështjes” (neni

3).

Morali më i lartë që përçohet nga fryma e këtij ligji është fakti se në procesin e

ndërmjetësimit për pajtim, të dyja palët dalin të fituara në zgjidhjen e

mosmarrëveshjes me mirëkuptim, duke respektuar vlerat individuale të njëra-tjetrës.

Në këtë proces shfaqet edhe paanësia e ndërmjetësimit, çka ngre lart autoritetin,

besimin dhe vlerat e tij. Në nenin 6 të ligjit, parashikohet se ndërmjetësimi është një

proces edukimi i dyanshëm, që ka si qëllim të parandalojë zgjidhjet gjyqësore të

mosmarrëveshjeve dhe të zbusë pasojat sociale të tyre, të harmonizojë interesat e

palëve, duke krijuar mirëkuptim ndërmjet tyre. Ndërmjetësimi ka si qëllim të

kapërcejë pasojat që lindin në grupet shoqërore, si rrjëdhojë e veprave penale ose

mosmarrëveshjeve të tjera. Elementi që është për tu vlerësuar dhe që përçohet

pikërisht nga kjo dispozitë është fakti që ligji merr në konsideratë, duke i dhënë

rëndësi pikërisht ruajtjes së interesave dhe vlerave të komunitetit shoqëror, komunitet

i cili duhet mbrojtur nga pasojat që vijnë si rezultat i konflikteve, penale apo civile, që

gjenerohen nga konflikti.

Parim tjetër me rëndësi i ndërmjetësimit është karakteri vullnetar i tij. Palët në

konflikt janë të lira të zgjedhin ndërmjetësimin si alternativë e mosmarrëveshjes, në

çdo moment që do ta gjykojnë të përshtatshme, përpara fillimit të procesit gjyqësor,

përgjatë tij, por dhe në fund për para se të shpallet vendimi përkatës.

Karakteri konfidencial i ndërmjetësimit, siç parashikohet dhe në ligjin në fjalë,

është një element tejet i rëndësishëm për mbarëvajtjen e procesit, pasi rrit besimin e

palëve tek procesi ndërmjetësues në përgjithësi dhe tek ndërmjetësi në veçanti. Ky

element ka qenë njëra nga pikat e REKOMANDIMIT NR. R (99) 19, i Komitetit të

Ministrave drejtuar shteteve anëtare në lidhje me ndërmjetësimin në çështjet penale

(Miratuar nga Komiteti i Ministrave në datë 15 shtator 1999 në takimin e 697-të të

zëvendësministrave), ku sanksionohet se: “Diskutimet gjatë ndërmjetësimit janë

informacion i rezervuar dhe nuk mund të përdoren më pas, përveç se me pëlqimin e

palëve.”122

. Kjo nënkupton që bisedimet e zhvilluara nga palët gjatë ndërmjetësimit

dhe dokumentacioni përkatës, nuk mund të bëhen publike pa aprovimin e tyre. Ligji

bën edhe përjashtime nga ky parim, duke sanksionuar se secila nga palët ka të drejtë

të përdorë një dokument nëse e sheh të nevojshme. Parimi i rëndësishëm i

ndërmjetësimit, i sanksionuar në ligj, është se ai rezulton të jetë një proces edukimi i

dyanshëm, që synon të parandalojë zgjidhjen gjyqësore të mosmarrëveshjeve dhe të

zbusë pasojat sociale të tyre, të harmonizojë interesat e palëve, duke krijuar

mirëkuptim midis tyre. Ndërmjetësimi synon në kapërcimin e pasojave që lindin në

122

Shih pikën nr. 2 tek Parimet e përgjithshme të parashikuara në shtojcën e REKOMANDIMEVE NR.

R (99) 19 të Komitetit të Ministrave, drejtuar shteteve anëtare në lidhje me ndërmjetësimin në çështjet

penale.

Page 69: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

69

grupet shoqërore si pasojë e kryerjes së veprave penale ose mosmarrëveshjeve të tjera.

Në paragrafin e dytë të nenit 6 të ligjit, shprehet qartë një mision fisnik i

ndërmjetësimit që synon në kapërcimin e pasojave që lindin si rrjedhojë e veprave

penale ose e mosmarrëveshjeve të tjera. Këtu është fjala për pajtimin e gjaqeve, për

shuarjen e hasmërive midis familjeve që “janë në gjak”, për nxjerrjen nga ngujimi të

familjeve, që përbënte dhe përbën akoma në ditët e sotme, një ndër detyrat më të

rëndësishme për ndërmjetësit123

. Një parim bazë i përfshirë në ligjin e vitit 1999 është

ai bazuar në të cilin procesi kryhet, si rregull, pa shpërblim, ndryshe nga procesi

gjyqësor që rëndon me shpenzime të mëdha gjyqësore, shpërblimin e avokatit etj..

Gjithsesi, duhet kuptuar se nga parimi kryesor i shprehur në ligj, vetë ky i fundit, lejon

edhe përjashtimin, kjo sidomos referuar shpenzimeve të kryera për efekt të zgjidhjes

së mosmarrëveshjes (p.sh. për kryerjen e një akt ekspertimi) por jo për shpërblimin e

ndërmjetësit apo ndërmjetësve, në rast se palët në konflikt kanë zgjedhur më shumë se

një. Kushti themelor që kërkohet të respektohet është dhënia e pëlqimit paraprak me

shkrim i tyre, në lidhje me përballimin e shpenzimeve si më lart. Ky parim

sanksionohet nga neni 7 i ligjit, ku përcaktohet se: “Në rast se gjatë veprimeve të

ndërmjetësimit parashikohet të bëhen shpenzime në ngarkim të palëve, duhet marrë

pëlqimi paraprak i tyre me shkrim për vlerën dhe mënyrën e pagimit. Palët përballojnë

shpenzimet, në mënyrë të barabartë, përveç rasteve kur merren vesh ndryshe”.

Siç bën me dije neni 8 i ligjit, kryerja e veprimtarisë ndërmjetësuese zhvillohet

nga ndërmjetës të zgjedhur vetëm nga organizatat jofitimprurëse që veprojnë në këtë

fushë, aktiviteti i të cilave mbikëqyret nga Ministria e Drejtësisë, institucioni garant

për një zhvillim korrekt e konform frymës së ligjit të aktivitetit ndërmjetësues. Pra, në

një kohë kur nuk ekzistonte ndërmjetësuesi si figurë profesionale, e për rrjedhojë

Dhoma e Ndërmjetësimit si organ që rregullon profesionin, bazuar në ligjin e vitit

1999 ndërmjetësimi zhvillohet vetëm nëpërmjet angazhimit të organizatave jo

fitimprurëse, të cilat gjithmonë pa shpërblim angazhohen të zgjidhin konfliktet që

lindin në gjirin e shoqërisë, kur shoqëria “kërkon ndihmë” në këtë drejtim (nenet 15,

16 të ligjit).

Fushat e zbatimit. Bazuar në parashikimet e neneve 10, 11 e 12, ligji parashikonte

tre grupe kryesore mosmarrëveshjesh ose konfliktesh që mund të zgjidheshin me

pajtim/ndërmjetësim124

:

1. Grupimi i parë i mosmarrëveshjeve që mund të zgjidhen me pajtim janë

mosmarrëveshjet me karakter familjar, ato pasurore ose jopasurore, që kanë të bëjnë

me mënyrën e administrimit të të ardhurave nga bashkëshortët, me mospagimin e

detyrimit për ushqim fëmijëve ose prindërve, për pjesëtimin e pasurisë bashkëshortore

pas zgjidhjes së martesës, si dhe asaj trashëgimore.

2. Mosmarrëveshjet civile ndërmjet subjekteve private që lindin nga cënimi i

të drejtave të pronësisë dhe ato që lindin nga shkaktimi i dëmeve. Vendin kryesor e

zënë konfliktet e pronësisë, me pasoja shpesh herë tepër të rënda. Konfliktet për kufij

toke, pjesëtimi i pronave, janë objekti kryesor i veprimtarisë së ndërmjetësimit për

pajtim. Mosmarrëveshje e konflikte lindin dhe në rastet e mosekzekutimit të

kontratave, apo në konflikte tregtare.

3. Grupimi i tretë përfshin konfliktet penale që mund të zgjidhen me pajtim.

123

Prof. Dr. Ismet ELEZI, në “NDËRMJETËSIMI PËR PAJTIM NË KONFLIKTET PENALE”,

Tiranë, 2004, paragrafi i parë fq. 121. 124

Po aty, fq. 121.

Page 70: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

70

Referuar këtij grupimi, ligji u referohet neneve 59 dhe 284 të Kodit të Procedurës

Penale, ku përcaktohen veprat penale që ndiqen me kërkesën e të dëmtuarit akuzues

ose me ankim dhe për të cilat mund të iniciohet procesi ndërmjetësues, me qëllim

arritjen e pajtimit mes palëve në konflikt. Në këtë grupim hyjnë 17 kundërvajtje

penale dhe 7 krime, siç janë p.sh. rrahja, plagosja e rëndë nga pakujdesia, plagosja e

lehtë nga pakujdesia, fyerja, shpifja etj.. Bazuar në dispozitat e këtij ligji, zgjidhja e

konflikteve penale me ndërmjetësim për pajtim bëhet atëherë kur pranohet nga të dy

palët me vullnet të lirë, ndryshe çështja zgjidhet nga gjykata. Kjo zgjidhje mënjanon

pasojat e tjera sociale e juridike, siç janë hakmarrja e gjakmarrja, si shprehje e

vetëgjyqësisë, përçarjet e hasmëritë mes vetë palëve por dhe familjarëve të këtyre të

fundit.

4.1 Ndërmjetësi dhe procesi i ndërmjetësimit.

Figura morale dhe statusi i ndërmjetësit. Doktrina është e ndarë rreth faktit nëse

ndërmjetësi duhet të jetë apo jo nga radhët e juristëve. Ekzistojnë mendime të

kundërta në lidhje me këtë fakt125

. Historikisht dihet se për të qenë ndërmjetës, në të

kaluarën, paraqiteshin disa kushte e kërkesa në radhë të parë etiko-morale ndaj tij, që

ai të njihej botërisht si njeri i ndershëm dhe të gëzonte besimin e palëve si njeri i

paanshëm dhe njohës i mirë i zakoneve të vendit. Si ndërmjetës mund të ishte një i

afërm i palëve ose mik a shok i tyre, një klerik prift a hoxhë, burrë a grua, por

kurdoherë i pranuar nga palët126

.

Në vijimësi, në këtë traditë është mbështetur edhe ligji nr. 8465, datë 11.3.1999

teksa mban parasysh faktin se ndëmjetësi duhet të përmbushë jo vetëm kërkesa etiko-

morale por, njëkohësisht, edhe disa kërkesa të tjera juridike për të qenë ndërmjetës.

Sipas nenit 15 të ligjit, ndërmjetësi mund të jetë: “....çdo njeri që ka mbushur moshën

25 vjeç ....”, d.m.th., që ka pjekuri e përvojë jetësore, si rregull, me arsim të lartë, që

do të thotë të ketë përgatitje arsimore-kulturore, aftësi profesionale për zgjidhjen e

çështjes, që nuk ka qenë i dënuar penalisht, i njohur për ndershmëri, urtësi, mençuri,

që gëzon besimin e njerëzve dhe ka përvojë në veprimtaritë shoqërore. Këto kërkesa

të ligjit plotësojnë figurën e ndërmjetësit127

.

Këto kërkesa janë të domosdoshme për figurën e ndërmjetësit, me qëllim për të

siguruar paanshmërinë, neutralitetin, dhe profesionalizmin e tij në lidhje me detyrën

që do ti ngarkohet rast pas rasti, detyrë që duhet të përmbushet në përputhje të plotë

me kriteret e përcaktuara në ligj.

Sa i përket procesit të ndërmjetësimit, ligji nr. 8465, datë 11.3.1999, krahas

dispozitave materiale, ku përcaktohen parimet dhe fushat e veprimit të tij, përmban

edhe norma procedurale për fillimin dhe zhvillimin e procesit të ndërmjetësimit.

Bazuar në ligjin e vitit 1999, në nenin 13 të këtij ligji parashikohet se në raste kur

gjykata ose prokuroria, për çështjet e parashikuara në nenet 10, 11 dhe 12 të këtij ligji,

çmon se konflikti mund të zgjidhet me ndërmjetësim dhe palët nuk kanë kundërshtim,

pezullon shqyrtimin e çështjes dhe ia dërgon çështjen për shqyrtim ndërmjetësit. Në

125

Cris M. Carrie, A duhet të jetë ndërmjetësi nga radhët e juristëve "Pajtimi" N. l/2001. Fq.104. 126

Elezi, I - “Ndërmjetësimi për pajtim në konfliktet penale”, Tiranë 2004, fq.127; 127

Siç do të kemi rast për tu shprehur në fund të këtij kapitulli, jemi të mendimit se, të paktën në rastet

e ndërmjetësve në konfliktet penale, këta të fundit duhet të jenë profesionistë të cilët ushtrojnë vetëm

profesionin e ndërmjetësit, duke përjashtuar kësisoj ushtrimin e ndërmjetësimit edhe nga avokatët

aktivë. Me avokatë aktivë i referohemi avokatëve të cilët ushtrojnë profesionin, duke qenë të pajisur me

licencën përkatëse të lëshuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe atë tatimore (NIPT).

Page 71: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

71

qoftë se mosmarrëveshja nuk zgjidhet me ndërmjetësim, atëherë kjo nuk e ndalon

gjykatën ose prokurorinë të rifillojë procedimin ligjor me kërkesën e palëve128

. Siç

shihet, këtu bëhet fjalë për mosmarrëveshje civile familjare ose penale, procedimi i

shqyrtimit tashmë ka filluar në gjykatë ose në prokurori (për ato çështje që janë

kompetencë të tyre), por që këto organe, në momentin që çmojnë se mosmarrëveshja

mund të zgjidhet me ndërmjetësim, ia dërgojnë rastin ndërmjetësit. Natyrisht, është e

rëndësishme të theksohet fakti që kjo procedurë ndiqet me pëlqimin e palëve.

Ndërmjetësimi, në varësi të natyrës së mosmarrëveshjes ose të kërkesës së palëve,

realizohet nga një ose disa ndërmjetës. Ndërmjetësi pranohet vullnetarisht nga palët e

interesuara. Për realizimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ndërmjetësi vepron:

a) Duke diskutuar paraprakisht me palët për natyrën dhe shkaqet e

mosmarrëveshjes, me qëllim të kuptojë natyrën dhe origjinën e konfliktit që sheh

palët të ndara;

b) duke parashtruar mundësitë alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjes,

gjithmonë pa i imponuar palëve mendimet dhe opinionin e tij. Kjo do të' thotë se

ndërmjetësi parashtron alternativa të zgjidhjes së çështjes dhe shtyn palët drejt

zgjidhjes së konfliktit, drejt arritjes së një marrëveshje të pranuar nga të gjithë;

c) duke bashkëpunuar me organet e drejtësisë, me ato të rendit, të pushtetit

vendor, avokatin e popullit dhe me organizatat joqeveritare që kanë si objekt kryesor

të tyre zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve;

d) duke u kërkuar organeve kompetente shtetërore marrjen e masave për të

shmangur shkaqet e kundërligjshme dhe duke i vënë në dukje sipas rastit edhe

përgjegjësitë e tyre (neni 17). Këtu është fjala për ato raste kur shkaktarë të

konflikteve ose të mosmarrëveshjeve janë veprimet e paligjshme ose të parregullta të

nëpunësve publike.

Ligji përjashton që ndërmjetësi mund të thirret si dëshmitar nga gjykata ose

prokuroria për faktet për të cilat ka patur dijeni në çështjet që ka ndërmjetësuar,

përveç rasteve kur gjatë procesit të ndërmjetësimit është kryer një vepër penale dhe

vetëm në funksion të hetimit të kësaj të fundit. Kjo garanton parimin e

konfidencialitetit, element i cili shton besimin e publikut ndaj procesit dhe vetë

ndërmjetësuesit129

.

Nenet 20 e vijues të ligjit sanksionojnë parime që kanë të bëjnë me kompetencën

territoriale të ndërmjetësuesit, afatet e përcaktuara për mbylljen e procesit

ndërmjetësues dhe rasteve të pavlefshmërisë së procesit ndërmjetësues apo të

marrëveshjes së arritur në përfundim të këtij procesi, parime tek të cilët nuk e gjej me

vend të zgjatem më tej, pasi dalin jashtë temës së këtij punimi.

5. Analiza e ligjit nr. 9090, datë 26/06/2003 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen

e konflikteve”.

Në vitin 2003, me ligjin e ri për ndërmjetësimin, ligjvënësi shqiptar ndërhyn në

mënyrë radikale në legjislacionin përkatës, duke shfuqizuar ligjin nr. 8465, datë

11.3.1999130

. Ajo çka është e rëndësishme të konfirmojmë, është fakti se karakteri dhe

128

Elezi, I – “Ndërmjetësimi për pajtim në konfliktet penale”, Tiranë 2004; 129

Po në këtë sens shih dhe Prof. Dr. Ismet Elezi në manualin “Ndërmjetësimi për pajtim në konfliktet

penale”, Tiranë 2004, fq.125-126; 130

Neni 20 i ligjit Nr. 9090, datë 26.6.2003, sanksionon se: “Ligji nr. 8465, datë 11.3.1999 "Për

Page 72: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

72

qëllimet e ndërmjetësimit shprehen edhe në ligjin e ri, kur shprehet se:

"Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët – në konflikt –

kërkojnë ndërmjetësimin e një personi të tretë, për të arritur një zgjidhje të

pranueshme të mosmarrëveshjes....".

Ndërmjetës sipas ligjit të ri mund të jetë person, i cili plotëson këto kushte:

a. ka mbushur moshën 22 vjeç;

b. ka arsim të lartë;

c. nuk është dënuar për vepra penale të kryera me dashje;

ç. ka figurë morale dhe publike të përshtatshme për veprimtarinë e

ndërmjetësimit.

Ligji i mëparshëm kërkonte që, ndërmjetësi të kishte mbushur moshën 25 vjeç dhe

si rregull të kishte arsim të lartë e përvojë në veprimtarinë e ndërmjetësimit. Ky ligj

gjithashtu, kërkon arsimin e lartë për ndërmjetësuesin, duke mos përcaktuar si kusht

llojin e studimeve të ndjekura nga ndërmjetësuesi, por është e natyrshme të mendojmë

se minimalisht, këtij profesioni i drejtohen persona të cilat kanë mbaruar studimet e

larta në shkencat shoqërore, për vetë llojin e studimeve dhe formimin që marrin

studentët e këtyre fakulteteve.

Sipas ligjit të ri palët kërkojnë ndërmjetësimin e një personi të tretë ose të një

grupi personash, për të arritur një zgjidhje të pranueshme dhe që nuk bie nga

kundërshtim me ligjin. Në ndryshim me ligjin e mëparshëm, sa i përket fushës së

zbatimit të ligjit, sipas parashikimeve të nenit 2, ndërmjetësimi zbatohet për zgjidhjen

e të gjitha mosmarrëveshjeve në fushën e së drejtës civile, tregtare, familjare dhe ato

penale sipas neneve 59 e 284 të Kodit të Procedurës Penale. Pra, siç shihet, ndryshe

nga ligji i mëparshëm që i përcaktonte qartë e saktë fushat e mosmarrëveshjeve civile

e familjare (nenet 10 e 11), ligji i ri parashikon zbatueshmërinë e procesit të

ndërmjetësimit tek të gjitha llojet e mosmarrëveshjeve, përfshirë ato penale.

Një ndryshim tjetër parimor që bën ligji i ri në krahasim me të mëparshmin është

fakti se ndërmjetësuesit që e ushtrojnë këtë veprimtari si profesion, janë të detyruar të

regjistrohen në Gjykatë si persona fizikë apo juridikë (në varësi të faktit nëse do ta

ushtrojnë profesionin individualisht apo të organizuar kolektivisht në zyra apo

organizata jofitimprurëse) dhe në këto raste ata kanë të drejtë jo vetëm të rekuperojnë

pagesat e kryera për efekt të procedurave ndërmjetësuese, por edhe të shpërblehen për

punën e kryer131

. E rëndësishme për këtë qëllim, është nënshkrimi paraprak i një

marrëveshje me palët, pa të cilën ky detyrim i njohur nga ligji për këta të fundit, nuk

mund të jetë i vlefshëm.

Kuptohet që kjo dispozitë është e zbatueshme për organizatat e tjera

fitimprururëse që kanë për objekt veprimtarinë e ndërmjetësimit, siç është arbitrazhi

për tregtinë, por kurrsesi për një organizatat jofitimprurëse, si p.sh. Fondacioni

“Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve”.

Në paragrafin e dytë të nenit 5 të ligjit, parashikohet një afat 30 ditorsh brenda të

cilit pala të cilës i është kërkuar ndjekja e procedurave ndërmjetësuese duhet të

shprehë vullnetin e saj për pjesëmarrjen. Në rast “heshtjeje”, pala kërkuese e vlerëson

atë si mospranim të ftesës për të ndërmjetësuar, duke iu drejtuar për zgjidhje procesit

gjyqësor. Në rast të pranimit të ftesës, procedura për ndërmjetësim fillon në momentin

kur palët janë marrë vesh për të ndjekur procedurat e parashikuara në ligj. Procedura e

ndërmjetësimin për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve", shfuqizohet”. 131

Neni 4, paragrafi 4 sanksionon se: “Ndërmjetësuesit, që e ushtrojnë këtë veprimtari si profesion,

kanë të drejtë të kërkojnë dhe të shpërblehen për punën, si dhe për shpenzimet e kryera në procedurën e

ndërmjetësimit, sipas marrëveshjes për ndërmjetësim të nënshkruar nga palët”.

Page 73: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

73

ndërmjetësimit përfundon ditën e nënshkrimit të marrëveshjes dhe të dokumentave të

tjerë (deklaratave me shkrim), parashikuar në nenin 13 të ligjit132

. Kjo marrëveshje

është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet e

arbitrazhit (neni 14).

Edhe në parashikim të këtij ligji, procedurat, të dhënat dhe rrethanat e çështjes

mbeten konfidenciale. Përveç kur palët kanë rënë dakort ndryshe, ndërmjetësuesi ose

personi i tretë, nuk mund të kërkojë ose përdorë në një proces gjyqësor, arbitrazhi ose

në ndonjë procedurë tjetër të ngjashme, prova ose dëshmi pavarësisht nga format e

tyre në rastet e parashikuara në nenin 12 të ligjit.

Në nenin 16 parashikohet se gjykata ose arbitrazhi nuk fillon ose pezullon

vazhdimin e procedurave përkatëse, në rast se palët në një mosmarrëveshje që po

gjykohet, kanë rënë dakort paraprakisht për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me

ndërmjetësim dhe shprehimisht kanë marrë përsipër që brenda një afati të përcaktuar

ose në vërtetimin e një rrethane konkrete, të mos kërkojnë zgjidhjen e

mosmarrëveshjes nga gjykata e arbitrazhi. Paragrafi i dytë i nenit, kur parashikon se

“njëra nga palët mund të kërkojë fillimin e gjykimit nga gjykata ose arbitrazhi, për të

mbrojtur të drejtat e saj”, duke ruajtur detyrimin e gjykatës sipas parashikimit të

paragrafit të parë, i jep mundësinë njërës palë ti drejtohet asaj në rastet kur gjykon e

çmon se e drejta e saj po rrezikohet133

.

Siç ka qenë parashikuar edhe në ligjin e mëparshëm, ndërmjetësuesi, brënda 45

ditëve nga data që i është dërguar çështja nga gjykata ose prokuroria, i njofton ato për

zgjidhjen ose jo të mosmarrëveshjes, duke i dërguar atyre edhe aktet përkatëse.

Gjykata ose prokuroria mund ta vlerësojë marrëveshjen e arritur me ndërmjetësim

të pavlefshme, kur arrin në përfundimin se nuk pasqyrohet vullneti i palëve në

konflikt, kur janë cënuar rëndë të drejtat dhe interesat e tyre ose kur dëmshpërblimi i

paguar është haptas në sproporcion me dëmin e shkaktuar. Ligji, në nenin 19 të tij,

parashikon gjithashtu rastet kur zgjidhja e mosmarrëveshjeve me ndërmjetësim është

e pavlefshme kur:

a. realizohet nga persona që nuk janë ndërmjetës ose nuk duhet të jenë të tillë

sipas ligjit;

b. mosmarrëveshja, sipas ligjit, duhet zgjidhur vetëm në rrugë gjyqësore;

c. përmban detyrime në të holla dhe nuk formulohen me shkrim;

132

Neni 13 - Procedura e ndërmjetësimit përfundon ditën e nënshkrimit:

a) të marrëveshjes për zgjidhjen e mosmarrëveshjes;

b) të deklaratës me shkrim të ndërmjetësuesit ose të grupit të ndërmjetësuesve, pas këshillimit me palët

që ndërmjetësohen, sepse përpjekjet për ndërmjetësim te mëtejshëm nuk janë te justifikuara;

c) të deklaratës me shkrim të palëve ndërmjetësuese, me anë të së cilës i drejtohen ndërmjetësuesit ose

grupit të ndërmjetësuesve, ku i njoftojnë se procedura e ndërmjetësimit ka përfunduar;

ç) të deklaratës me shkrim të njërës palë, drejtuar palës tjetër, ndërmjetësuesit ose grupit të

ndërmjetësuesve, ku njoftohen se procedura e ndërmjetësimit ka përfunduar. 133

Neni 16

1. Gjykata ose arbitrazhi nuk fillon ose pezullon vazhdimin e procedurave përkatëse, në rast se palët në

një mosmarrëveshje, subjekt gjykimi, kane rënë dakord paraprakisht që të përdorin ndërmjetësimin për

zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje dhe, shprehimisht, kanë marrë përsipër që brenda një afati të caktuar

ose deri në vërtetimin e një rrethane të caktuar, të mos kërkojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjes nga

gjykata ose arbitrazhi.

2. Pavarësisht nga parashikimet e pikës 1 të këtij neni, njëra nga palët mund të kërkojë fillimin ose

vazhdimin e gjykimit të çështjes në gjykatë ose në arbitrazh, kur çmon se në këtë mënyrë mbron të

drejtat e veta. Fillimi i zbatimit të këtyre procedurave nuk shfuqizon marrëveshjen për ndërmjetësim

ose mundësinë e zgjidhjes me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes përkatëse.

Page 74: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

74

d. përmban detyrime për subjekte që nuk kanë marrë pjesë në ndërmjetësim;

e. ka simulim dhe për konfliktin real, ka shkaqe pavlefshmërie.

Pavlefshmëria e marrëveshjes së ndërmjetësimit, sipas këtij ligji, nuk i pengon

palët në konflikt të realizojnë marrëveshjen e arritur, duke ushtruar të drejtat që

gëzojnë me ligje të tjera134

. Ky sanksionim, forcon dhe një herë moralin dhe

funksionin e procesit ndërmjetësues, i cili është dhe duhet konsideruar një mjet në

funksion dhe shërbim të qytetarëve, me të cilin këta të fundit, të ndihmuar nga

profesionistë të fushës, gjejnë një zgjidhje të shpejtë dhe efikase të problemit të tyre,

zgjidhje e cila nuk cënohet edhe në rastet kur procedurat e ndjekura bien në

kundërshtim me dispozitat e ligjit (e që shpien në deklarimin e pavlefshmërisë së akt-

marrveshjes të nënshkruar mes palëve), duke bërë kështu të vlejë vetëm vullneti i

shprehur nga palët në konflikt, vullnet i cili mund të zbatohet prej tyre në çdo

moment.

Sa i përket procesit ndërmjetësues për konfliktet në fushën penale, që është dhe

objekti i trajtimit të këtij punimi, ligji i ri, nuk sjell ndonjë ndryshim parimor nga ligji

i mëparshëm sa i takon llojeve të veprave penale për të cilat mund të bëhet

ndërmjetësim. Sipas nenit 2 të ligjit nr. 9090, datë 26.6.2003, ndërmjetësimi krahas

zgjidhjes së konflikteve familjare, pronësore, tregtare, zbatohet edhe për zgjidhjen e

konflikteve penale, që shqyrtohen nga gjykata me kërkesën e të dëmtuarit akuzues ose

me ankimin e personit të dëmtuar nga vepra penale, sipas neneve 59 e 284 të Kodit të

Procedurës Penale.

Përmbajtja e nenit 2 të ligjit nuk ka ndryshim nga neni 12135

i ligjit të mëparshëm

(Nr. 8465, date 11.3.1999). Në bazë të nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale, i

dëmtuari akuzues që është dëmtuar ka të drejtë të paraqesë kërkesë për gjykim në

gjykatë për veprat penale të parashikuara nga Kodi Penal si vijon: Rrahja (neni 90);

Plagosja e rëndë nga pakujdesia (neni 91); Plagosja e lehtë nga pakujdesia (neni 92);

Fyerja (neni 119); Shpifja (neni 120); Ndërhyrje të padrejta në jetën private (neni

121); Përhapja e sekreteve private (neni 122); Mosdhënia e mjeteve për jetesë (neni

125); Marrja pa të drejtë e fëmijës (neni 127); Botimi i veprës së tjetrit (neni 148);

Botimi i veprës së tjetrit me emrin e vet (neni 149); Shkelja e paprekshmërisë së

banesës (neni 254). Për këto vepra penale, veç të dëmtuarit akuzues, ka të drejtë të

marrë pjesë në gjykimin e këtyre çështjeve edhe prokurori, i cili sipas rastit kërkon

dënimin e të pandehurit ose pafajësinë e tij. Përpara se çështja të kalojë për gjykim,

ankimi paraqitet në polici ose në prokurori. Këto organe, kanë detyrimin që, me

pëlqimin e palëve në konflikt, t'ua dërgojnë çështjen për ndërmjetësim qendrave të

ndërmjetësimit ose ndërmjetësuesve.

Në bazë të nenit 284 të Kodit të Procedurës Penale, pala e dëmtuar ka të drejtë të

paraqesë ankim për ndjekje penale dhe mund ta tërheqë atë në çdo fazë të procedimit

e të kërkojë aktivizimin e procedurave ndërmjetësuese për veprat penale që vijojnë:

Plagosje e lehtë me dashje (neni 89); Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura

(neni 102); Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën (neni

134

Po në këtë sens shih dhe Prof. Dr. Ismet Elezi në manualin “Ndërmjetësimi për pajtim në konfliktet

penale”, Tiranë 2004, fq.199-200; 135

Neni 12 - Ndërmjetësimi për zgjidhjen me pajtim zbatohet edhe për:

a. veprat penale, që shqyrtohen nga gjykata me kërkesën e te dëmtuarit akuzues, në baze të nenit 59, të

Kodit të Procedurës Penale;

b. veprat penale, për të cilat ndjekja penale mund të fillojë vetëm në bazë të ankimit të të dëmtuarit, në

bazë të nenit 284, të Kodit të Procedurës Penale.

Page 75: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

75

105); Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini (neni. 106);

Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesën (neni 130);

Shpifja për shkak të detyrës (neni 240); Shpifja ndaj Presidentit të Republikës (neni

241); Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore

(neni 243); Detyrimi për të marrë pjesë në grevë ose jo (neni 246); Përdorimi me

keqdashje i thirrjeve telefonike (neni 275); Fyerja e gjyqtarit (neni 318).136

Në frymën e ligjit, në plan të parë synohet të arrihet parandalimi i konflikteve

penale dhe rritja e vazhdueshme e cilësisë së procesit ndërmjetësues, në mënyrë që

marrëveshja e arritur mes palëve në konflikt të jetë e qëndrueshme. Kjo kërkon një

rritje të bashkëpunimit të qendrave të ndërmjetësimit e ndërmjetësuesve me organet e

policisë së rendit e ato gjyqësore, si dhe me të gjithë operatorët e tjerë, si prokuroria,

gjykata, pushteti vendor, që për shkak të detyrës që kryejnë, luajnë një rol të

rëndësishëm në arritjen e qëllimeve të ligjit.

6. Vështrim aktual mbi ndërmjetësimin. Ligji nr. 10385, datë 24/02/2011 “Për

ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

Siç shprehet dhe Prof. Dr. Mariana SEMINI-TUTULANI, në parathënien e

komentarit të ligjit137

“PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E

MOSMARRËVESHJEVE” Nr. 10835, datë 24.02.2011, ky ligj, në radhën e tre

ligjeve të dala për ndërmjetësimin mbas viteve ’90, ka ngritur në një shkallë më të

lartë profesionale dhe organizative procesin e ndërmjetësimit të konflikteve e

mosmarrëveshjeve jashtëgjyqësisht. Pritet natyrshëm që zbatimi i tij të sjellë efekte

pozitive në shoqëri, pasi rrit atmosferën paqësore midis njerëzve dhe ul ndjeshëm

volumin e punës në organet gjyqësore.

Me ligjin nr. 10385, datë 24.2.2011, “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve” janë hedhur hapa të rëndësishëm dhe është arritur në një stad më

të avancuar. Instituti i ndërmjetësimit, në të drejtën tonë civile e penale, tashmë

rregullohet në mënyrë të plotë me parashikimet dhe dispozitat e ligjit Nr. 10385, datë

24/02/2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”. Në Kreun e I-rë

të këtij ligji, nën rubrikën “Dispozita të përgjithshme”, përcaktohet kuptimi i institutit

të ndërmjetësimit, fusha e veprimit si dhe parimet e përgjithshme të funksionimit të

ndërmjetësimit në të drejtën tonë.

Kuptimi i ndërmjetësimit jepet në parashikimet e nenit 1 të këtij ligji138

, ku

përcaktohet se: “Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët

kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës

136

Shih në fund të këtij kapitulli, faqe 93, tek “Rekomandimet” në lidhje me ndryshimet që sugjerohen

të kryhen në Kodin e Procedurës Penale. 137

Botim i vitit 2012, përgatitur nga një grup ekspertësh të fushës, nën koordinimin e Fondacionit

“Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” dhe Shkollës së Magjistraturës, me

mbështetjen e UNICEF-it dhe IFC-së. 138

Neni 1 - Kuptimi i ndërmjetësimit:

1. Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një

mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të

pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin.

2. Ndërmjetësimi për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve është veprimtari e pavarur, që

ushtrohet në përputhje me këtë ligj dhe nën kujdesin e Ministrisë së Drejtësisë.

3. Ndërmjetësit nuk kanë të drejtë të urdhërojnë apo të detyrojnë palët të pranojnë zgjidhjen e

mosmarrëveshjes.

Page 76: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

76

(ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që

nuk bie në kundërshtim me ligjin”. Ajo që vërehet lehtë dhe që është i pranishëm edhe

në këtë ligj, janë karakteristikat që duhet të ketë ndërmjetësuesi, pra të qënit i tretë

dhe i pavaruar nga palët në konflikt. Këto veçori të ndërmjetësit janë aq të

domosdoshme, sa konsiderohen kriter objektiv dhe i domosdoshëm për tu konsideruar

i tillë, pa të cilat nuk është e mundur që procesi të orientohet drejt një zgjidhje

pozitive.

Nga kuptimi që i ka dhënë ligjvënësi këtij instituti, mund të përkufizojmë se:

a- “Ndërmjetësimi” është veprimtari jashtëgjyqësore139

e ndërmjetësit, për

zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjes që ka lindur midis palëve.

b- “Ndërmjetësi” është individi i cili nuk ka asnjë lidhje apo interes në

mosmarrëveshjen që kanë palët në konflikt, ai e ushtron veprimtarinë e tij në mënyrë

të pavarur dhe në përputhje me parashikimet dhe kërkesat e këtij ligji si dhe aktet

nënligjore të dala në zbatim të tij nga Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Drejtësisë.

c- Veprimet e ndërmjetësit nuk kanë karakter detyrues për palët në konflikt.

Qëllimi që i ka njohur ligjvënësi në lidhje me veprimtarinë e tij, lidhet me gjetjen dhe

arritjen e zgjidhjeve të pranueshme nga palët që ndërmjetësohen.

Është e rëndësishme gjithashtu të theksohet fakti se veprimtaria e ndërmjetësuesit,

zhvillohet nën kontrollin e Ministrisë së drejtësisë, institucioni i cili garanton dhe

mbikëqyr këtë veprimtari me shumë rëndësi për komunitetin.

Fusha e veprimit. Një element i rëndësishëm i parashikuar nga ky ligj, është se

ndërmjetësimi në proceset penale e civile nuk mund të fillojë e të realizohet në

kundërshtim me vullnetin e palëve në konflikt, pavarësisht faktit nëse ky konflikt

është kërkuar ose jo të zgjidhet në rrugë gjyqësore. Në nenin 2 të këtij ligji

përcaktohet në mënyrë të detyrueshme, se për zgjidhjen e konflikteve me

ndërmjetësim duhet detyrimisht që të kërkohet apo të shprehet vullneti i palëve në

konflikt, për zgjidhjen me ndërmjetësim të këtij të fundit, pa iu drejtuar gjykatës për

këtë qëllim. Në këtë dispozitë parashikohet gjithashtu se gjykata, apo organi përkatës

shtetëror, mund të orientojë palët drejt procedurës së ndërmjetësimit edhe pas vënies

në lëvizje për zgjidhjen e mosmarrëveshjes140

, që do të thotë se gjykata, jo vetëm kur

kjo kërkohet nga palët por edhe kryesisht mund të orientojë palët në konflikt drejt

procesit ndërmjetësues.

Në paragrafët e dytë dhe të tretë përcaktohet fusha e veprimit të institutit të

ndërmjetësimit, i cili vepron për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve në fushën e

së drejtës civile, tregtare, të punës dhe familjare, si dhe në fushën penale për

mosmarrëveshjet që shqyrtohen nga gjykata me kërkesën e të dëmtuarit akuzues, ose

me ankim të të dëmtuarit, sipas neneve 59141

dhe 284142

të Kodit të Procedurës

139

Pra dalim në konkluzionin se ndërmjetësi nuk është palë apo subjekt i procesit civil apo penal.

Shënim i autorit. 140

Pika 1 e nenit 2 të ligjit. 141

Neni 59 - I dëmtuari akuzues

1. Ai që është dëmtuar nga veprat penale të parashikuara nga

nenet 90, 91, 92, 112 paragrafi i parë, 119,119/b, 120, 121, 122, 125, 127, 148, 149 dhe 254 të Kodit

Penal ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar

akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit.

Page 77: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

77

Penale143

.

Parashikimet e paragrafit 4 dhe 5 të nenit 2 të këtij ligji, në lidhje me detyrimin e

organit shtetëror apo gjykatës për njoftimin e palëve për zgjidhjen e mosmarrëveshjes

me pajtim është në përputhje me parashikimet e bëra nga ligjvënësi në dispozitat

procedurale penale dhe civile. Në këtë dispozitë ligjvënësi ka përjashtuar rastet të cilat

nuk mund të kërkohet apo zgjidhen nëpërmjet ndërmjetësimit, sikurse janë paditë me

karakter pasuror në shumën mbi 500.000 lekë apo në rastet e konflikteve të cilat nuk

mund të zgjidhen me ndërmjetësim. Pika nr. 5 e nenit nr. 2 të ligjit, detyron Gjykatën

që në rastet e mosmarrëveshjeve në fushën penale, për rastet e parashikuara nga pika

3 e të njëjtin nen, të ndërpresë hetimin gjyqësor dhe të ftojë palët ti drejtohen

zgjidhjes së konfliktit me ndërmjetësim.

Në nenin 3 të ligjit parashikohen parimet e përgjithshme në të cilat mbështetet

veprimtaria e ndërmjetësimit. Në paragrafin e parë të kësaj dispozite parashikohet se

veprimtaria e ndërmjetësit duhet të bazohet në parimin e barazisë së palëve që

ndërmjetësohen, konfidencialitetin e të dhënave me të cilat njihet ndërmjetësi gjatë

këtij procesi, fleksibilitetin dhe transparencën e veprimeve që kryhen për palët në

ndërmjetësim. Konfidencialiteti i të dhënave, fakteve dhe gjithçka tjetër del në pah

gjatë procesit ndërmjetësues është një aspekt që merr rëndësi të veçantë dhe është i

paderogueshëm për këtë institut dhe procesin që pason. Palët në konflikt, nuk do të

ndërmerrnin në asnjë rast iniciativën për të marrë pjesë në procesin ndërmjetësues,

nëse nuk do të kishin garancinë rreth faktit se historia e tyre do të mbetej

konfidenciale - sekrete. Është pikërisht ky njëri nga faktorët që e dallon

ndërmjetësimin nga procesi gjyqësor tradicional dhe që shtyn palët në konflikt ti

drejtohen ndërmjetësuesit, duke u bindur dhe marrë nga ky i fundit, garancinë se

historia e tyre do të mbetet anonime, qoftë edhe në rastin e një rezultati negativ të

procesit. E thënë ndryshe, edhe në rastin kur procesi ndërmjetësues nuk do të arrinte

të zgjidhte jashtëgjyqësisht konfliktin mes palëve, rezultatet e përftuara gjatë tij, nuk

mund të bëhen publike dhe nuk mund të përdoren nga gjykata gjatë shqyrtimit

gjyqësor të çështjes, me përjashtim të rasteve kur ka një konsensus mes palëve në

konflikt për këtë qëllim.

Bazuar në dispozitat e këtij ligji, procesi ndërmjetësues nuk mund të realizohet

2. Prokurori merr pjesë në gjykimin e këtyre çështjeve dhe, sipas rastit, kërkon dënimin e të pandehurit

ose pafajësinë e tij.

3. Nëse i dëmtuari akuzues ose mbrojtësi i caktuar prej tij nuk paraqitet në seancë pa shkaqe të

arsyeshme, gjykata vendos pushimin e gjykimit. 142

Neni 284 - Ankimi

1. Për veprat penale të parashikuara nga nenet 89, 102 paragrafi i parë, 105, 106, 130, 239, 240, 241,

243, 264, 275 dhe 318 të Kodit Penal, ndjekja penale mund të fillojë vetëm me ankimin e të dëmtuarit,

i cili mund ta tërheqë atë në çdo fazë të procedimit.

2. Ankimi bëhet nga i dëmtuari te prokurori ose në policinë gjyqësore me anën e një deklarate, në të

cilën personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të posaçëm, shfaqet vullneti që të procedohet në lidhje

me një fakt të parashikuar nga ligji si vepër penale.

3. Kur ankimi bëhet me gojë procesverbali që mbahet për këtë qëllim nënshkruhet nga ankuesi ose

përfaqësuesi i tij.

4. Ai që merr ankimin sigurohet për identitetin e ankuesit dhe i dërgon aktet prokurorit.

5. Për rastet e parashikuara nga neni 59, ankimi bëhet në gjykatë nga i dëmtuari akuzues. 143

Në nenin 59 të Kodit të Procedurës Penale janë grupuar veprat penale për të cilat i dëmtuari akuzues

kërkon në mënyrë të drejtpërdrejtë ndjekjen penale në gjykatën e rrethit gjyqësor ndaj të akuzuarit, i

cili ka kryer veprën penale në dëm të këtij të dëmtuari. Ndërsa për veprat penale të përkufizuara nga

neni 284 të Kodit të Procedurës Penale, parashikohen ato vepra penale për të cilat ndjekja penale fillon

vetëm mbi ankimin penal të dëmtuarit nga vepra penale. Në këto raste ankimi, kallëzimi nga i dëmtuari

për fillimin e ndjekjes penale paraqitet para policisë gjyqësore dhe prokurorit në dallim me veprat

penale të përkufizuara në nenin 59 të K.Pr.Penale.

Page 78: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

78

nëse njëra nga palët nuk pranon të zgjidhë çështjen me ndërmjetësim. Palët janë të lira

të mbajnë qëndrime sipas vullnetit të tyre, pa u ndikuar nga këshillat, veprimet apo

sugjerimet e ndërmjetësit.

Siç u theksua dhe më lart, element thelbësor që karakterizon figurën e

ndërmjetësit është pikërisht paanshmëria e tij gjatë ushtrimit të profesionit, element i

cili e detyron që në asnjë rast ai të mos mbajë qëndrim të njëanshëm apo të këshillojë

njërën apo tjetrën palë, duke u limituar vetëm në orientimin e palëve drejt arritjes së

zgjidhjes të konfliktit që i ndan. Është gjithashtu e domosdoshme që ndërmjetësimi të

jetë vullnetar, pra të kemi një pjesëmarrje vullnetare të palëve në proces, dhe ato të

jenë të lira të heqin dorë në çdo moment nga zgjidhja e mosmarrëveshjes me

ndërmjetësim. Ndërmjetësi nuk mban asnjë përgjegjësi ndaj palëve nëse në përfundim

të procesit nuk arrihet marrëveshje mes palëve ose kur marrëveshja nuk respektohet

pas arritjes së saj. Kjo garanci e dhënë ndaj ndërmjetësuesit, bën që të realizohet, apo

të paktën të garantohet, paanshmëria e tij në proces, në mënyrë që ai të mos detyrohet

të marrë anën e ndonjërës prej palëve, nga frika e mos arritjes së rezultatit, duke

shtyrë kështu palët në konflikt, drejt një “zgjidhjeje” të sforcuar.

Një karakteristikë e parashikuar në ligj është rasti i mosmarrëveshjeve në fushën

penale, për të cilat kur procesi penal ka nisur, gjykata detyrimisht fton palët për

zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjeve, si dhe fakti se mosmarrëveshjet për

të cilat është e detyrueshme zgjidhja në rrugë gjyqësore nuk mund të zgjidhen me

ndërmjetësim. Ky sanksionim i fundit, limiton fushën e veprimet të ndërmjetësuesve,

për rrjedhojë edhe të palëve në lidhje me konfliktet objekt mosmarrëveshjeje, duke

përjashtuar kategorikisht mosmarrëveshjet për të cilat e vetmja mundësi zgjidhjeje

është procesi gjyqësor. Eksperienca e vendeve me legjislacion më të përparuar, e për

rrjedhojë me një mentalitet shumë më të hapur referuar individëve që përbëjnë

komunitetin, ka treguar se ky është një limit që mund të tejkalohet, por që ka nevojë

për një sensibilizim dhe ndërgjegjësim shumë të lartë të individit, pjesë e komunitetit.

Në një vend si Shqipëria, është e domosdoshme të përcaktohet me ligj një kufizim i

fushës së veprimit të ndërmjetësimit dhe ndërmjetësuesit, pasi në rast të kundërt, nga

një instrument që priret të favorizojë viktimën e veprës pnale, do ta vinte këtë të

fundit përballë presioneve të forta që vijnë nga ana e autorit apo të afërmëve të tij, që

do të kërkonin me çdo kusht pjesëmarrjen e viktimës në ndërmjetsim, me qëllim që të

përfitonte nga lehtësirat që parashikon pjesëmarrja në këtë proces edhe për vepra

penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Licensimi dhe ushtrimi i veprimtarisë së ndërmjetësimit është rregulluar me

parashikimet e neneve 4, 5, 6, 7 dhe 8 të këtij ligji. Në këto dispozita, parashikohet që

ndërmjetësimi është një profesion i lirë, i licencuar (dhe për rrjedhojë i mbikqyrur)

nga Ministria e Drejtësisë dhe rregullohet sipas parashikimeve të këtij ligji dhe nga

aktet e tjera nënligjore të dala në zbatim të tij. Struktura dhe organizimi i këtij

shërbimi është bërë sipas strukturës dhe organizimit të shërbimit të noterisë dhe

avokatisë në Republikën e Shqipërisë. Në këto dispozita janë përcaktuar kushtet për të

qenë ndërmjetës dhe për të ushtruar këtë profesion në Republikën e Shqipërisë, si dhe

në tërësi i gjithë procesi i licensimit të kësaj veprimtarie.

Ndërmjetësimi është një profesion, ndaj si i tillë ndërmjetësuesi ka të drejtë të

shpërblehet për punën e kryer, pavarësisht arritjes apo jo të rezultatit konkret. Pra,

ashtu si dhe profesioni i avokatit, bëhet fjalë për detyrim mjetesh dhe jo rezultati. Në

nenin 10 të ligjit parashikohen detyrat e ndërmjetësit, pra janë përcaktuar detyrimet që

ai ka në funksion të rolit të ndërmjetësit mes palëve, ndërsa në nenin 11 është

parashikuar papajtueshmëria për kryerjen e kësaj veprimtarie në rastet e konfliktit të

interesit me palët në ndërmjetësim apo objektin që ndërmjetësohet. Referuar detyrimit

Page 79: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

79

të mosekzistencës së konfliktit të interesit mes tij dhe palëve pjesëmarrëse në një

proces ndërmjetësimi, në analogji me nenet 15 dhe 16 të kodit të procedurës penale,

respektivisht “Papajtueshmëria për shkak të pjesëmarrjes në procedim” dhe

“Papajtueshmëria për arsye lidhjeje familjare, gjinie ose krushqie”, mund të themi se

ndërmjetësi nuk duhet të marrë pjesë në asnjë proces ndërmjetësimi nëse:

a) ndërmjetësi ka një interes personal, të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me të

apo të afërmit e tij, në çështjen për të cilën kërkohet ndërmjetësimi;

b) ndërmjetësi është kujdestar apo përfaqësues i njërës prej palëve;

c) ndërmjetësi vetë, bashkëshortja ose të afërmit e tij, deri në shkallën e dytë,

janë në konflikt gjyqësor, në marrëdhënie kredie ose huaje me njërën prej palëve;

d) ekziston një arsye serioze dhe e mjaftueshme që tregon një situatë konflikti

interesi.

Edhe një herë, këto detyrime përbëjnë një garanci për palët pjesëmarrëse në

proces, pasi garantojnë paanshmërinë e ndërmjetësuesit dhe disinteresimin e tij për

objektin final të procesit, pra arritjes me çdo kusht të një rezultati. Në funksion të sa

më lart, kur një personi i ofrohet mundësia për t'u zgjedhur si ndërmjetës, ai duhet të

deklarojë, si dhe të vërë në dijeni palët për, çdo rrethanë që mund të dëmtojë ose të

shkaktojë dyshime për paanshmërinë dhe pavarësinë e tij në lidhje me rastin konkret

që do jetë objekt ndërmjetësimi. Ndërmjetësi, duke filluar nga koha e caktimit në këtë

detyrë dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së procedurës së ndërmjetësimit, duhet t'u

deklarojë pa vonesë palëve çdo rrethanë që mund të përbëjë cënim ose dyshim në

paanshmërinë dhe pavarësinë e tij.

6.1. Procedura e ndërmjetësimit për pajtim.

Rregullat dhe kërkesat që duhet të respektohen në procesin e ndërmjetësimit janë

parashikuar nga Kreu i III-të i këtij ligji, nenet 12 - 24. Në nenin 12144

parashikohet e

rregullohet mënyra e fillimit të procesit të ndërmjetësimit, caktimi i ndërmjetësit,

afati, të drejtat dhe detyrimet e palëve në këtë fazë të ndërmjetësimit. Nga përmbajtja

e kësaj dispozite rezulton të jetë respektuar parimi i barazisë dhe vullnetit të palëve

për marrjen pjesë në këtë proces. Neni 12 përcakton momentin e fillimit të procedurës

për ndërmjetësim, që përkon pikërisht me atë të ftesës për ndërmjetësim që njëra nga

palët në konflikt i drejton palës tjetër, apo momentit kur gjykata referon çështjen për

ndërmjetësim. Ligji në paragrafin e dytë të nenit 12, parashikon afatin prej 30 prej

ditësh, brenda të cilit pala tjetër duhet ti përgjigjet pozitivisht ftesës për ndërmjetësim.

Kalimi i këtij afati pa kthyer një përgjigje pozitive, vlerësohet si “mospranim i ftesës

për ndërmjetësim” dhe ka të njëjtën vlerë si në rastin e kthimit të një përgjigje

negative.

Neni 13 i ligjit rregullon procedurën për ndërmjetësim në procesin civil dhe

ndërsa kjo dispozitë parashikon detyrimin e gjykatës për të respektuar kërkesat e

neneve 4, 25, 158/a, 158/b dhe 297 të Kodit të Procedurës Civile për të njoftuar e

ftuar palët për zgjidhjen e mosmarrëveshjes civile nëpërmjet procedurës së

ndërmjetësimit, në nenin 14 rregullohet procedura për ndërmjetësim në procesin

penal, dispozitë ku parashikohet shprehimisht detyrimi i gjykatës që për çështjet

144

Neni 12 - Procedura për ndërmjetësim

1. Procedura për ndërmjetësim fillon pas datës së paraqitjes së ftesës për ndërmjetësim nga të paktën

njëra nga palët në konflikt palës tjetër, sipas këtij ligji, ose nga data e referimit të çështjes nga gjykata

për zgjidhjen e saj me ndërmjetësim.

Page 80: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

80

penale objekt gjykimi dhe për veprat penale të përkufizuara nga nenet 59 dhe 284 të

Kodit të Procedurës Penale145

, në përputhje me me nenet 33 dhe 338 të K.Pr.P., ti

kërkojë palëve zgjidhjen e konfliktit me ndërmjetësim, duke caktuar edhe një afat të

arsyeshëm për zhvillimin e këtyre procedurave. Nën këtë këndvështrim, në procesin e

ndërmjetësimit të konflikteve penale, mund të afirmojmë faktin se në ligj është

respektuar parimi i lirisë dhe vullnetit të palëve, duke i lënë subjekteve të përfshira në

konflikt lirinë e zgjedhjes së mënyrës që më shumë i përshtatet rastit konkret dhe

karakteristikave të subjekteve të përfshira në të, me qëllimin e vetëm të arritjes së

zgjidhjes jashtëgjyqësisht të konfliktit që i ndan. Respektimi i këtyre parimeve të

rëndësishme, është parashikuar edhe nga neni 15 i këtij ligji, i cili i njeh gjithashtu

palëve të drejtën për të përcaktuar rregullat dhe mënyrën e realizimit të

ndërmjetësimit, si dhe caktimin – zgjedhjen - e një apo disa ndërmjetësve nga

Regjistri i Ndërmjetësve pranë Ministrisë së Drejtësisë, zgjedhje që i lihet vullnetit të

lirë të palëve.

Caktimi i ndërmjetësve dhe zhvillimi i procesit të ndërmjetësimit është

parashikuar e rregulluar nga nenet 16 dhe 17 të këtij ligji. Caktimi i ndërmjetësve

bëhet bashkërisht nga ana e palëve nëse ato bien dakord për zgjidhjen e konfliktit me

ndërmjetësim. Procesi i ndërmjetësimit realizohet nga ana e ndërmjetësit, i cili e

ushtron profesionin e tij si subjekt fizik ose juridik146

dhe zgjedhja e tij/tyre realizohet

nëpërmjet konsultimit të listës përkatëse, listë e afishuar pranë dhomave të

ndërmjetësve, në zyrat e ndërmjetësuesve dhe pranë institucioneve të tjera si

gjykata147

. Me marrjen përsipër të rastit të ndërmjetësimit, ndërmjetësi apo

ndërmjetësit e zgjedhur prej palëve, paraprakisht duhet të njoftojnë dhe informojnë

palët për qëllimin që ndjek ky proces, rolin e ndërmjetësit, neutralitetin dhe

paanshmërinë e tyre përgjatë gjithë procesit, efektet që ka mbi konfliktin dhe

eventualisht tek palët në konflikt rezultati i mundshëm që do të arrihet, si dhe

shpenzimet që palët duhet të përballojnë. Palët mund të bien dakord dhe të deklarojnë

më shkrim në marrëveshjen e ndërmjetësimit, vullnetin e tyre për zgjidhjen e

konfliktit me ndërmjetësim. Kjo marrëveshje përmban gjeneralitet e palëve dhe të

ndërmjetësit të caktuar, objektin e mosmarrëveshjes ose e thënë ndryshe rrethanat e

konfliktit që i ndan, vendin në të cilin do të realizohet ndërmjetësimi si dhe

shpenzimet që duhet të përballohen nga palët, të cilat përfshijnë shpenzimet e

procedurës së ndërmjestëimit dhe shpërblimin e ndërmjetësit. Neni 17 i ligjit, ndër të

tjera sanksionon gjithashtu lirinë e ndërmjetësuesit për të zgjedhur një mënyrë të

zhvillimit të procedurës sa më të përshtatshme për palët, në rastin kur këto të fundit

nuk arrijnë të nënshkruajnë një marrëveshje për këtë qëllim. Në çdo rast, ndërmjetësi

është i detyruar të kujdeset për të siguruar një trajtim të njëjtë të palëve, në përputhje

me rrethanat konkrete dhe nga karakteristikat e subjekteve të përfshira në konflikt.

Ndërmjetësi ka gjithashtu lirinë për të propozuar një zgjidhje të pranueshme nga të

dyja palët, në rast se këto të fundit hasin vështirësi dhe nuk arrijnë të identifikojnë një.

Në bazë të procesit të ndërmjetësimit mbetet gjithmonë komunikimi. Përpjekjet e

vazhdueshme të ndërmjetësuesit, shkojnë në drejtim të ndërtimit apo ri-ndërtimit të

kanaleve të komunikimit, të cilat janë mbyllur për shkak të konfliktit që i gjen të

145

Shih nenin 2, pikën 3 të ligjit, i cili sanksionon se:

3. Ndërmjetësimi në fushën penale zbatohet për mosmarrëveshjet që shqyrtohen nga gjykata me

kërkesën e të dëmtuarit akuzues, ose me ankim të të dëmtuarit, sipas neneve 59 dhe 284 të Kodit të

Procedurës Penale, si dhe në çdo rast kur ligji i veçantë e lejon atë. 146

Shih nenin 4, paragrafi i parë i Ligjit Nr.10 385, datë 24.2.2011, “PËR NDËRMJETËSIMIN NË

ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE” 147

Shih paragrafin e dytë të nenit nr. 16.

Page 81: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

81

ndara palët. Në këtë sens, nëse nuk vendoset ndryshe nga palët në konflikt,

ndërmjetësuesi mund të takojë ose të komunikojë me to, së bashku ose veçmas me

secilin prej tyre. Ndërmjetësi, pasi njihet me rrethanat konkrete të rastit, me të dhënat

dhe informacionet e ofruara nga njëra prej palëve në konflikt, mund ti parashtrojë

palës tjetër çështjet e rëndësishme mbi të cilat duhet punuar, me qëllim arritjen e një

zgjidhje të pranueshme të mosmarrveshjes.

Siç kemi përmendur në shumë raste, komunikimi i ndërmjetësit me palët bëhet

duke respektuar parimin e barazisë së palëve në proces, por një parim tjetër bazë i

këtij ligji, siç kemi përmendur shpesh deri më tani, është ai i ruajtjes së

konfidencialitetit. Nenet 19 dhe 20 të këtij ligji kanë përcaktuar detyrimet e

ndërmjetësit në realizimin e procesit të ndërmjetësimit, detyrimin për të ruajtur

konfidencialitetin e të dhënëve dhe rrethanave konkrete me të cilat ai njihet gjatë

ndërmjetësimit, si dhe mos përdorimin e këtyre të dhënave për shkaqe e arsye të cilat

nuk lidhen me këtë proces, veç rastit kur palët në konflikt kanë vendosur ndryshe.

Përjashtim nga ky detyrim, bëhet për rastet e parashikuara shprehimisht nga paragrafi

i dytë i nenit 19 dhe më konkretisht në rastet kur cënohen interesa themelore të shtetit

apo vetë rendi publik; kur janë në rrezik shëndeti fizik apo psikologjik i kujtdo

shtetasi në përgjithësi ose i të miturve në veçanti; kur janë në rrezik shëndeti fizik,

psikologjik apo nevojitet të parandalohen keqtrajtime fizike ose psikike të personave

me aftësi të kufizuar dhe kur publikimi i të dhënave apo marrëveshjes së arritur mes

palëve, siguron zbatimin e vetë marrëveshjes. Ky detyrim shkon deri atje sa, me

përjashtim të rasteve kur palët parashikojnë ndryshe, rezultatet dhe të dhënat e

përftuara gjatë procesit ndërmjetësues nuk mund të përdoren në asnjë formë e mënyrë

në një proces gjyqësor, arbitrazh apo forma të tjera gjykimi.

Përfundimi i procesit të ndërmjetësimit. Në vija të përgjithshme, procesi i

ndërmjetësimit konsiderohet i përfunduar kur palët kanë rënë dakord ta zgjidhin

mosmarrëveshjen duke nënshkruar aktin e marrëveshjes, ose kur ky proces nuk mund

të realizohet për shkaqe të tjera të karakterit objektiv. Ky proces përfundon gjithashtu

me rastin e vdekjes së njërës (apo të dyjave) nga palët pjesëmarrëse në proces, ose me

rastin e likuidimit (....mbarimit për çfarëdo arsye) të personit juridik palë në proces.

Shenjë e arritjes së një rezultati konkret, në përfundim të procesit të

ndërmjetësimit, është hartimi dhe nënshkrimi i një akt-marrveshje. Në akt-marrveshje

pasqyrohet vullneti i palëve në konflikt, në lidhje me mënyrën më të pranueshme të

zgjedhur prej tyre për zgjidhjen e konfliktit. Akt marrëveshja sipas kërkesave të nenit

22 të këtij ligji duhet të përmbajë, gjeneralitet e palëve, përshkrimin e objektit të

mosmarrëveshjes, detyrimet dhe kushtet që palët i kanë ngarkuar njëra tjetrës dhe

afatin e përmbushjes së tyre, nënshkrimin e palëve dhe të ndërmjetësit apo të

ndërmjetësve që kanë marrë pjesë në proces. Ligji kërkon që në akt-marrveshje të

përcaktohen qartë dhe sa më saktë detyrimet e përcaktuara me mirëkuptim mes

palëve. Përgjithësisht akt-marrveshja lidhet me shkrim, por në rastet kur ligji nuk e

ndalon si dhe në varësi të natyrës së mosmarrëveshjes, ky akt mund të konsiderohet i

lidhur edhe me gojë.

Akti i marrëveshjes hartohet në tre kopje, njëra për secilën palë, ndërsa kopja e

tretë administrohet dhe ruhet nga ndërmjetësuesi, sipas rregullave të përcaktuara për

këtë qëllim nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve.

Një rol të rëndësishëm për mirëfunksionimin e procesit ndërmjetësues dhe

rezultateve të përftuara prej tij, luajnë nenet 23 dhe 24 të këtij ligji, në të cilët

parashikohet faza e zbatimit të marrëveshjes së ndërmjetësimit, rastet e

pavlefshmërisë së saj, të drejtat dhe detyrimet e palëve si dhe disponimi nga ana e

Page 82: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

82

gjykatës si dhe organit shtetëror për zgjidhjen e çështjes – konfliktit - mes palëve.

Nëse nuk do të kishim një parashikim të tillë, referuar dispozitave të nenit 23 të ligjit,

nuk do të ekzistonte garancia e zbatimit të marrëveshjes së arritur mes palëve, gjë që

do të sillte humbjen e besimit ndaj procesit, ndërmjetësuesit dhe ndaj vetë ligjit që e

rregullon. Askush nuk do të bëhej pjesë e një procesi, nëse nuk do të ekzistonin

garancitë që lidhen me zbatimin dhe respektimin e rezultateve të përftuara prej tij. Kjo

garanci parashikohet shprehimisht nga pika nr. 3 e nenit 23 të ligjit, në të cilën

parashikohet se akt-marrveshja përbvën titull ekzekutiv, për ekzekutimin e të cilit

palët mund ti drejtohen shërbimit përmbarimor, në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtat

garanci si në rastet e vendimeve të formës së prerë, për rastet e konflikteve civile të

zgjidhura me vendim gjykate.

Përsa i përket konflikteve me karakter penal, në rastet kur ato zgjidhen nga palët

me ndërmjetësim, akt-marrveshja përkatëse i shërben gjykatës për të vendosur

mosfillimin e procedimit penal ose pushimin e çështjes penale në ngarkim të autorit të

veprës penale.

Rastet e pavlefshmërisë së marrëveshjes së ndërmjetësimit, janë të ngjashme me

ato të parashikuara për vendimin e gjykatës, por ajo që është e rëndësishme dhe që

dallon nga efektet që shtrin pavlefshmëria në rastin e kësaj të fundit, pavlefshmëria e

marrëveshjes së ndërmjetësimit, sipas këtij ligji, nuk i pengon palët në konflikt të

realizojnë marrëveshjen e arritur, duke ushtruar të drejtat që gëzojnë me ligje të tjera.

Në përfundim, lidhur me dispozitat e fundit të cilat parashikohen në Kreun e katërt

të ligjit, mund të themi se ligjvënësi në nenin 25 ka parashikuar detyrimin e

institucioneve përkatëse të hartojnë e miratojnë aktet nënligjore për zbatim dhe në

nenin 26, me dispozitat kalimtare ka parashikuar një afat 6 mujor për rregullimin e

raporteve profesionale të ndërmjetësve, të cilët duhet të paraqiten pranë Ministrisë së

Drejtësisë, institucion që administron regjistrin përkatës.

Më hyrjen në fuqi të këtij ligji, është shfuqizuar148

krejtësisht ligji nr. 9090, datë

26/06/2003 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e konflikteve”.

7. Konkluzione dhe rakomandime.

Trajtuam dhe bëmë një interpretim historiko - juridik të legjislacionit shqiptar në

fuqi në fushën e ndërmjetësimit, duke filluar nga ligji i vitit 1999, vetëm dhe

ekskluzivisht për të dhënë një kuadër sa më të plotë të legjislacionit ekzistues në

vendin tonë dhe jo për faktin se këto ligje ofrojnë elemente të rëndësishme në lidhje

me objektin kryesor të këtij punimi që lidhet ngushtë me autorin e mitur. Siç mund të

konstatohet lehtë, në dispozitat përkatëse, vetëm një vend i vogël i kushtohet

ndërmjetësimit në fushën penale dhe thuajse asnjë element që të lidhë apo ti kushtohet

ndërmjetësimit për të miturit, autor apo viktimë qoftë. Kjo është pasqyrë e qartë dhe

shprehje e drejtpërdrejtë e kulturës që procesi i ndërmjetësimit mbart në vetvete, një

kulturë e cila konstaton, pranon dhe tenton të zgjidhë konfliktin brenda vetë

komunitetit shoqëror nga ku ka dhe origjinën.

Sa më lart, dalim lehtë në konkluzionin se në Shqipëri, rruga drejt kulturës së

ndërmjetësimit në përgjithësi dhe të atij penal në veçanti, duhet ende të kultivohet në

mendjet e qytetarëve të këtij vendi.

Njohja e ligjit të ri në fushën e ndërmjetësimit, asimilimi i vlerave dhe parimeve

148

Neni 27 i ligjit nr. 10385, datë 24/02/2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

Page 83: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

83

që ai mbart, është e domosdoshme jo vetëm për ndërmjetësuesit por dhe për organet e

tjera shtetërore, sidomos policinë, prokurorinë, gjykatën, pushtetin vendor, të cilët

janë aktorët e parë që bien në kontakt me autorin e veprës penale dhe viktimën e saj.

Njohja e ligjit organik dhe njohuritë mbi ndërmjetësimin janë të domosdoshme

gjithashtu edhe për komunitetin, i cili është drejtpërdrejtë i interesuar të dijë se ç’është

ndërmjetësimi dhe avantazhet që ai ka karshi zgjidhjes gjyqësore të konfliktit. Për

këtë do të ishte e nevojshme që veç të tjerash, të programohej sensibilizimi i opinionit

publik, qoftë me anë të programeve edukuese të parashikuar që në ciklet e ulëta

shkollore, qoftë me anë të programeve mediatike, të cilat do të rrisnin publicitetin,

sensibilizimin dhe efikasitetin e tij. Me vlerë në këtë drejtim, do të konsideroheshin

dhe trajnimet e operatorëve të sistemit të drejtësisë, pjesëtarët e shërbimeve sociale e

të forcave të rendit, oficerët e policisë gjyqësore, avokatët, psikologët, prokurorët,

gjykatësit, si dhe kushdo tjetër që për arsye të profesionit bie në kontakt me të

miturin, me qëllim ngritjen profesionale të tyre dhe rritjen e bashkëpunimit

ndërsektorial.

Tjetër kategori ku konsiderohet e domosdoshme njohja dhe aplikimi i teknikave

apo kulturës ndërmjetësuese është dhe ajo e edukatorëve, mësuesve, pedagogëve, apo

më gjerë, e të gjithë atyre që në jetën e përditshme, për shkak të punës së tyre, bien në

kontakt me të miturin. Studime të shumta të kryera nga studiues të sektorit, vendosin

theksin pikërisht në nevojën e formimit të brezit të ri. Siç shprehet dhe në shkrimet e

tij Prof. Asoc. Dr. Qazim DUSHKU149

, shkolla, si institucion i vetëm, i cili jep në

mënyrë të organizuar dhe permanente arsimim dhe edukim rigoroz, ka për mision, veç

të tjerave, të kultivojë tek nxënësit vlera morale e demokratike që e emancipojnë

shoqërinë shqiptare dhe i japin asaj mundësi të përballojnë kërkesat e reja dhe të

ndërlikuara që shtron jeta në dinamikën e saj të zhvillimit. Ne duhet të përgatisim

rininë, nënvizon me forcë autori, jo për kohën që ata janë në shkollë, po për kohën që

ata do të jenë në punë, ndryshe fermerët, politikanët, specialistët dhe shtetarët e

ardhshëm nuk do të jenë më të mirë se të sotmit, për rrjedhojë shoqëria nuk ecën

përpara.

Ky edukim dhe formim i brezit të ri, vijon më tej Profesor Qazim DUSHKU,

realizohet në një masë të caktuar përmes bashkëpunimit, bashkëndikimit dhe

bashkëveprimit të ndërsjellëtë shumë faktorëve dhe aktorëve, ku rolin kryesor e luan

mësuesi, shkalla e formimit të tij akademik e profesional. Në këtë bashkëpunim e

bashkëveprim të ndërsjellë mësues – nxënës, mësues – prind, nxënës – prind, nxënës

– nxënës, shkollë – komunitet etj., ballafaqohen vlerat me antivlerat, dijet me mosdijet

etj..

Vetëm një edukim i shëndoshë i këtyre brezave, i ofruar nga një staf pedagogjik i

përgatitur, i kualifikuar dhe mjaft profesional, i aftë jo vetëm të ndërmjetësojë me

sukses rastet konfliktuale që do ti paraqiten gjatë punës së përditshme, por dhe të

parandalojë lindjen e konflikteve, do të bëjë të mundur që ata të jenë të prirur

gjithmonë drejt zgjidhjeve paqësore të mosmarrëveshjeve. Në rast të kundërt, këto

stafe pedagogjike, do të shndërrohen në burim të sjelljeve devijonte dhe konfliktuale,

duke ashpërsuar klimën e bashkëjetesës në ambientet shkollore. Në të njëjtën linjë

mendimi me tonën, konkludon dhe Prof. Qazim DUSHKU kur pohon se: “Vëzhgimet

e mia, puna prej shumë vitesh me adoleshentët, të qe nurit mediator prej shumë

vitesh.....më kanë formuar mendimin e palëkundur se shpesh shkak për konfliktet në

149

Artikull studimor me temë: “Adoleshentët në rrugëtimin e gjatë të konflikteve” - Prof. Asoc. Dr.

Qazim DUSHKU, botuar në revistën gjashtëmujore sociologjike, juridike dhe kulturore Ndërmjetësimi,

Nr. 2 (27), i vitit 2007 – botim i Fondacionit “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrveshjeve”,

faqe 41.

Page 84: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

84

shkollat e mesme dhe me studentët bëhen mësuesit dhe pedagogët me nivelin e ulët të

mësimdhënies, me paaftësinë e tyre profesionale dhe formimin metodik të mangët për

menaxhimin e klasës, si dhe format e komunikimit, që në shumë raste nuk janë etike

dhe nuk u përgjigjen standardeve të kohës dhe kërkesave të sotme”150

. Nuk mund të

shuajë mosmarveshje dhe konflikte një mësues e pedagog, i cili është pa arsim

përkatës, pa përvojën e domosdoshme dhe pa njohuritë elementare që kanë të bëjnë

me komunikimin dhe botën e brendshme të nxënësve, me psikologjinë dhe moshën e

tyre151

, ndaj lind e nevojshme që edukatorët dhe mësuesit të njohin teknikave

ndërmjetësuese, duke rritur në këtë drejtim nivelin arsimor e kulturor të stafeve

pedagogjike ku bëjnë pjesë.

Për fëmijët në konflikt me ligjin, Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës promovon

devijimin nga procesi penal kur shprehet se shtetet palë duhet të marrin masa, sa herë

është e nevojshme dhe e dëshirueshme, për t’i trajtuar fëmijët devijantë pa iu drejtuar

procedurës gjyqësore, me kusht që të respektohen plotësisht të drejtat e njeriut dhe

mbrojtja ligjore” (neni 40.3.(b)152

. Shmangia e procedurave të gjata të drejtësisë

ndihmon dhe në rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë. Përdorimi i devijimit dhe

i alternativave të tjera ndaj arrestimit dhe burgosjes së të miturve, është synimi

kryesor për të gjithë shoqërinë.

Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës, Miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e

Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989, në nenin 40.1 të saj

parashikon se:

1. Shtetet Palë i njohin çdo fëmije të dyshuar, të akuzuar ose për të cilin është

thënë se ka kryer shkelje të ligjit penal, të drejtën e një trajtimi të tillë, që zhvillon te

fëmija ndjenjën e dinjitetit dhe të vlerës së personit, që përforcon tek ai ndjenjën e

respektit të tij për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve dhe që merr

parasysh moshën e fëmijës si dhe dëshirën për të ndihmuar në riintegrimin e tij në

shoqëri dhe në mënyrë që ai të luajë një rol konstruktiv në gjirin e saj.

Të gjitha këto sanksionime, synojnë të njëjtat objektiva dhe qëllime që qëndrojnë

në themel të procesit të ndërmjetësimit, që janë në bazë të parimeve të tij.

Siç u përmend edhe gjatë analizës së ligjit nr. 8465, datë 11.3.1999 "Për

ndërmjetësimin për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve", i shfuqizuar, vumë re

se morali më i lartë që përçohej nga fryma e këtij ligji, por që mbartet dhe nga

legjislacioni aktual në fuqi si një nga funksionet bazë të procesit ndërmjetësues, është

fakti se në procesin e ndërmjetësimit për pajtim, të dyja palët dalin të fituara në

zgjidhjen e mosmarrëveshjes me mirëkuptim, duke respektuar vlerat individuale të

njëra-tjetrës. Në këtë proces shfaqet paanësia e ndërmjetësimit, çka ngre lart

autoritetin, besimin dhe vlerat e tij. Në nenin 6 të ligjit, parashikohej se ndërmjetësimi

është një proces edukimi i dyanshëm, që ka si qëllim të parandalojë zgjidhjet

gjyqësore të mosmarrëveshjeve dhe të zbusë pasojat sociale të tyre, të harmonizojë

150

Artikull studimor me temë: “Adoleshentët në rrugëtimin e gjatë të konflikteve” - Prof. Asoc. Dr.

Qazim DUSHKU, botuar në revistën gjashtëmujore sociologjike, juridike dhe kulturore Ndërmjetësimi,

Nr. 2 (27), i vitit 2007 – botim i Fondacionit “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrveshjeve”,

faqe 47. 151

Po aty, faqe 53. 152

KONVENTA MBI TË DREJTAT E FËMIJËS, Miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e

Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989, neni 40.3.(b): parashikon se Shtetet Palë:

“Marrin masa, sa herë është e nevojshme dhe e dëshirueshme, për t’i trajtuar këta fëmijë pa iu

drejtuar procedurës gjyqësore, me kusht që të respektohen plotësisht të drejtat e njeriut dhe mbrojtja

ligjore.”.

Page 85: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

85

interesat e palëve, duke krijuar mirëkuptim ndërmjet tyre. Ndërmjetësimi ka si qëllim

të kapërcejë pasojat që lindin në grupet shoqërore, si rrjedhojë e veprave penale ose

mosmarrëveshjeve të tjera. Elementi më i rëndësishëm që përçohej nga kjo dispozitë e

ligjit është fakti që i jepte rëndësi pikërisht ruajtjes së interesave dhe vlerave të

komunitetit shoqëror, komunitet i cili duhet mbrojtur nga pasojat që vijnë si rezultat i

konflikteve, penale apo civile që gjenerohen nga konflikti. Në këtë sens, një element i

rëndësishëm që duhej të parashikohej, duhet të ishte përfshirja e vetë anëtarëve të

komunitetit në procesin ndërmjetësues. Vetëm pjestarë të komunitetit në të cilin ka

lindur dhe është zhvilluar konflikti mund të “gjykojnë”, duke i shtuar nevojës “për të

dhënë drejtësi”, pra objektivitetit të gjykimit, subjektivizmin, pra vlerësimin personal

e shoqëror që vetëm anëtarët e atij grupi social - kulturor do të mund të transmetonin

në “vendimin final”, pra në zgjidhjen me marrëveshje të atij konflikti.

Ky element, që pasqyrohej qartë në ligjin e vitit 1999 por që nuk arriti të gjente

zbatim në praktikë, siç do të shohim në vijim, nuk pasqyrohet më në as në ligjin e vitit

2003 dhe as në ligjin e vitit 2011, fakt që flet qartë për një “papjekuri” të komunitetit

tonë shoqëror, i cili nuk e ndjen ende veten të aftë “të gjykojë” me objektivitet, duke i

dhënë vlerën e shtuar marrëveshjes që mund të arrihet në përfundim të procesit

ndërmjetësues. Gjithsesi, ky element ka qenë i mjaftueshëm për ti dhënë vlerë

procedurave ndërmjetësuese të ndërmarra në lidhje me “pajtimin e gjaqeve”, procese

gjatë të cilëve, shpesh, ndërmjetësuesit janë ndihmuar nga anëtarë të komuniteteve

përkatëse, apo kanë qenë vetë ndërmjetësuesit, anëtarë të këtyre komuniteteve

shoqëror-kulturorë.

Në vijim të çka pasqyruam në fillim të këtij kapitulli dhe në përfundim, veç

konkluzioneve në të cilat u arrit, dua të parashtroj disa rekomandime, të cilat nën

këndvështrimin tim modest do të rezultonin efikasë dhe produktivë nëse do të

merreshin parasysh e viheshin në zbatim.

Gjatë këtij studimi, nga intervistat dhe bashkëbisedimet e shumtë që kam zhvilluar

me operatorë të ndryshëm të sistemit të drejtësisë, sidomos me ndërmjetësues, të

gjithë ankohen për mungesë të fondeve për të çuar përpara profesionin. Ndërsa të

gjithë aktorët, studiues, operatorë të sistemit të drejtësisë, përfshirë dhe referuar

sidomos ndërmjetësuesve – atyre që çdo ditë në jetën e tyre profesionale përballen me

problematikat, konfliktet, mosmarrëveshjet e jetës së përditshme dhe sidomos me ata

që janë aktorët kryesorë të procesit ndërmjetësues, autorin dhe viktimën – flasin për

mangësi të legjislacionit në fuqi, i cili sipas tyre rezulton fajtor në momentin kur nuk

parashikon parashikimin e fondeve të posaçme për të përballuar pagesat e

ndërmjetësuesve për punën e kryer, tek asnjëri prej tyre nuk perceptohet ajo çka

mungon në të vërtetë! Thuajse të gjithë, teorikisht, ndërsa shpjegojnë më së miri

parimet dhe shtyllat mbi të cilat qëndron ndërmjetësimi, në asnjë rast nuk kuptojnë se

tek vetë ata mungon mundësia e vënies në jetë të disa prej tyre, ndoshta dhe më të

rëndësishmëve. Shumë prej tyre pretendojnë dhe krenohen se kanë tashmë licencën e

ndërmjetësuesit dhe se ushtrojnë profesionin në njërën apo tjetrën gjykatë, por nga

ana tjetër, kur i pyet, përgjigjen me keqardhje se janë shumë të pakta rastet kur arrijnë

të përfundojnë një procedurë ndërmjetësimi dhe të nënshkruajnë marrëveshjen

përkatëse, duke marrë kështu dhe pagesën për punën e kryer. Mungon “lënda e parë”

shprehen ata në momentin kur i pyet rëndom, si shkon puna!

Nga analiza që i bëmë më lart ligjit nr. 10385, datë 24/02/2011 “Për

ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, konstatuam se licensimi dhe

ushtrimi i veprimtarisë së ndërmjetësimit rregullohet nga nenet 4, 5, 6, 7 dhe 8 të tij.

Siç rezultoi e qartë, këto dispozita parashikojnë se ndërmjetësimi është një profesion i

Page 86: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

86

lirë dhe i licencuar, ndaj kushdo që plotëson kriteret e parashikuara në ligj, mund të

licencohet dhe të ushtrojë profesionin e ndërmjetësuesit. Këtu lind problemi, këtu lind

kontradikta.

U pretendua dhe më në fund me ligjin e vitit 2011 u arrit që ndërmjetësimi të

konsiderohet një “profesion” e për më tepër “një profesion i lirë“, por tashmë

ndërmjetësuesit e licencuar, pra këta profesionistë të lirë në ushtrimin e profesionit,

pretendojnë që shteti të ndërhyjë në legjislacion dhe tu garantojë shpërblimin për

punën e kryer!

Kërkojnë dhe hyjnë në treg si profesionistë të lirë, por nga ana tjetër ankohen se

nuk kanë punë dhe kërkojnë “garanci” për shpërblimin e punës së tyre, pasi edhe në

rast se punojnë, nuk kanë garanci në përfitimin e shpërblimit/pagesës! Sipas tyre,

sidomos referuar ndërmjetësimit në procesin penal me autor të miturin – që është dhe

thelbi i këtij punimi - arsyeja e kësaj kërkese është fakti se shtresat shoqërore ku bëjnë

pjesë këta shtetas, janë në kushte të vështira ekonomike. Me këtë kategori personash,

veç vështirësive që ndërmjetësit hasin për ti bindur të marrin pjesë në ndërmjetësim,

ata gjenden përballë faktit se nuk do të mund të shpërblehen për punën e kryer, pasi

familjet e këtyre të fundit nuk kanë mundësitë financiare ti paguajnë. Në një farë

mënyre zgjidhja është gjetur. Ata bëhen pjesë e OJF-ve të ndryshme që veprojnë në

këtë fushë dhe funksionojnë në bazë donacionesh, që natyrisht bëjnë mirë punën e

tyre derisa zgjat projekti, por problemi lind nga detyrimi që ndërmjetësuesit duhet të

përmbushin “për tu paguar”! Nëse ndërmjetësuesi nuk arrin të nënshkruajë

marrëveshjen mes palëve në konflikt, ai nuk do të arrijë të marrë shpërblimin për

punën e kryer! Do të lë lexuesin të arrijë vetë në konkluzionin që shpie një pasojë e

tillë!

E thënë ndryshe, nëse kusht për tu paguar është arritja e nënshkrimit të

marrëveshjes ndërmjetësuese nga palët në konflikt, çfarë duhet të bëjë ndërmjetësuesi,

në mënyrë që të arrijë të shpërblehet për punën e kryer!?

............................... ............................... ............................... ...............................

............................... ............................... ............................... ...............................

............................... ............................... ............................... ...............................

............................... ............................... ............................... ...............................

...................................... ............................... ............................... ...............................

Duke i lënë mundësinë lexuesit, në pak rreshta, për të dhënë një përgjigje bazuar

në vlerësimin personal të gjithsecilit, do ti lejoj vetes që të shpreh dhe unë mendimin

tim rreth këtij argumenti, duke iu përgjigjur pyetjes së mësipërme.

Natyrisht që për të përfituar shpërblimin, pa asnjë hije dyshimi të merituar pasi ka

ofruar kontributin e tij personal, ndërmjetësuesi duhet të “garantojë” nënshkrimin e

marrëveshjes. Dhe si mund të garantohet ky rezultat? Natyrisht duke “shtyrë”, apo më

keq, duke “detyruar” palët drejt arritjes së marrëveshjes dhe nënshkrimit të kësaj të

fundit! Ky përfundim nuk ka nevojë për analizë të mëtejshme, në lidhje me efektet

negative që një veprim i tillë do të kishte, thjesht nëse do të mbanim parasysh parimet

bazë mbi të cilët funksionon ndërmjetësimit dhe pozicioni asnjanës që ndërmjetësi

duhet të mbajë gjatë kryerjes së këtij profesioni kaq fisnik153

! Sipas parashikimeve të

153

Shih nenin 1 të ligji nr. 10385, datë 24/02/2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve” dhe pikën nr. 1 të REKOMANDIMIT NR. R (99) 19, të Komitetit të Ministrave

drejtuar shteteve anëtare në lidhje me ndërmjetësimin në çështjet penale (Miratuar nga Komiteti i

Ministrave në datë 15 shtator 1999 në takimin e 697-të të zëvendësministrave), ku sanksionohet se:

“Ndërmjetësimi në Çështjet penale duhet të bëhet vetëm në rast se palët bien dakord me dëshirën e tyre

Page 87: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

87

ligjit, “Ndërmjetësi” është individi i cili nuk ka asnjë lidhje apo interes në

mosmarrëveshjen që kanë palët në konflikt, ai e ushtron veprimtarinë e tij në mënyrë

të pavarur dhe në përputhje me parashikimet dhe kërkesat e këtij ligji si dhe aktet

nënligjore të dala në zbatim të tij nga Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Drejtësisë.

Dikush mund të pretendojë se dhe avokatia ka një ligj specifik me të cilin i

garantohet asistencë ligjore falas personave që provojnë se janë në kushte pamundësie

për të paguar avokatin154

, duke dashur në këtë sens të justifikojnë kërkesën e

ndërmjetësuesve për tiu garantuar pagesa nga fondet të posaçme të miratuara nga

shteti! Sa i vërtetë është ky fakt në lidhje me ofrimin e ndihmës ligjore falas për

personat që ndodhen në kushtet e nevojës, aq i papërshtatshëm është si argument për

tu përdorur për të justifikuar miratimin e një ligji të tillë në favor të ndërmjetësuesve,

apo të personave që do ti drejtohen këtyre të fundit në rast nevoje. Në mbështetje të sa

them, më poshtë po pasqyroj përmbajtjen e nenit 13 të ligjit nr. 10039, datë

22.12.2008 “Për Ndihmën Juridike”.

Neni 13-Personat që kanë të drejtë të përfitojnë ndihmë juridike

1. Të drejtën për të përfituar ndihmë juridike e kanë personat, të cilët:

a) kërkojnë të mbrohen me avokat në procesin penal në të gjitha fazat e tij dhe,

për shkak të pamundësive financiare, nuk kanë mundur të zgjedhin një avokat apo

kanë mbetur pa të;

b) kanë nevojë për ndihmë juridike në çështjet civile ose administrative, por nuk

kanë mjete të mjaftueshme për ta paguar këtë ndihmë juridike apo çështjet janë tepër

komplekse, nga ana e përmbajtjes dhe e procedurës. Në këtë rast, personi, që ta

përfitojë ndihmën juridike, duhet të vërtetojë se përfshihet në programet e mbrojtjes

sociale ose plotëson kushtet për t’ u përfshirë në to.

2. Ndihmën juridike e përfitojnë edhe të miturit, për të cilët mbrojtja në

procedimin penal dhe në gjykim është e detyrueshme me ligj.

3. Ndihma juridike mund të kërkohet para, gjatë dhe pas zhvillimit të procesit

gjyqësor.

4. Personi, i cili përfiton ndihmë juridike, ka detyrimin të bashkëpunojë me

avokatin, që siguron ndihmën juridike, të japë informacion të vërtetë, për të cilin

është kërkuar ndihma juridike, si dhe të sigurojë në kohë çdo informacion për

rrethanat dhe kushtet, që kanë ndryshuar shkakun e dhënies së ndihmës.

5. Moszbatimi i pikës 4 të këtij neni nga personi, që përfiton ndihmën juridike për

çështjet civile ose administrative, përbën shkak për ndërprerjen e menjëhershme të

përfitimit të kësaj ndihme juridike.

Në rradhë të parë, gërma a) e pikës nr. 1 të këtij neni, parashikon pikërisht faktin

që ndihma juridike duhet të kërkohet nga vetë personi. Theksoj këtë fakt, pasi është

pikërisht mungesa e ndërgjegjësimit dhe e kulturës së personit në Shqipëri për tiu

drejtuar ndërmjetësuesit për zgjidhjen e mosmarrveshjeve, elementi që bën dallimin

midis dy figurave profesionale, avokatit e ndërmjetësuesit dhe aktivitetit profesional

respektiv. Me fjalë të tjera, jemi hapa larg ndërgjegjësimit të anëtarëve të komunitetit,

sa i përket orientimit të tyre drejt procedurave ndërmjetësuese.

Së dyti, me rëndësi të veçantë paraqitet pika nr. 2 e neni 13 të ligjit ku, në dallim

nga e drejta për të ndërmjetësuar, parashikohet shprehimisht fakti se “i mituri gëzon

një të drejtë specifike për tu mbrojtur/asistuar gjatë procedimit penal apo gjatë fazës

të lirë. Palët duhet të jenë në gjendje të tërhiqen nga kjo marrëveshje për ndërmjetësim në çdo kohë

gjatë ndërmjetësimit.”. 154

Ligji Nr. 10039, datë 22.12.2008 “Për Ndihmën Juridike”.

Page 88: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

88

së gjykimit”. Dmth., i mituri autor i veprës penale, ka të drejtën e garantuar me ligj për

tu asistuar me mbrojtës/avokat, qoftë gjatë fazës së hetimit, qoftë gjatë gjykimit të

çështjes. Për më tepër, ky është një detyrim që rrjedh nga vetë Kushtetuta e

Republikës së Shqipërisë, ku në nenin 31, gërma ç) e saj, parashikohet se: “Gjatë

procesit penal kushdo ka të drejtë .......... të mbrohet vetë ose me ndihmën e një

mbrojtësi ligjor të zgjedhur prej tij; të komunikojë lirisht dhe privatisht me të, si dhe

t’i sigurohet mbrojtja falas, kur nuk ka mjete të mjaftueshme”, ndërkohë që asgjë e

ngjashme nuk haset në legjislacion sa i përket procesit ndërmjetësues dhe të drejtës

për të zgjidhur mosmarrëveshjen me ndërmjetësim. Ndryshimi këtu qëndron në faktin

se, në dallim nga parimi kushtetues i garantimit të mbrojtjes – qoftë dhe falas – të

autorit në procesin penal, vullneti për të marrë pjesë në procesin e ndërmjetësimit

duhet të vijë dhe/ose të pranohet nga të dyja palët e përfshira në konflikt. Pikërisht pra

në këtë fakt qëndron ndryshimi, pasi sa i përket të drejtës për tu asistuar nga një

mbrojtës në procesin penal, e drejta i njihet dhe garantohet vetëm njërës palë, autorit

të veprës penale, në ndryshim nga pjesëmarrja në procesin e ndërmjetësimit, ku

vullneti për të marrë pjesë duhet të vijë nga të dyja palët e përfshira në konflikt, autori

dhe viktima, apo personi i dëmtuar nga vepra penale.

Në vijim të konkluzioneve të arritura gjatë këtij studimi sa i përket situatës së

ndërmjetësimit në Shqipëri, ajo çka rezulton më negative, është konflikti që ekziston

mes profesionistëve të sektorit. Një nga detyrat që ligji vendos mbi autoritetet

kompetente, është ngritja e Dhomës së Ndërmjetësuesve, organ që do të merret e

rregullimin e profesionit dhe mbikëqyrjen e punës së ndërmjetësuesve.

Në një distancë dy vjeçare nga miratimi i ligjit Ligji nr. 10385, datë 24/02/2011

“Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, pavarësisht insistimit të

USAID (i cili ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të implementimit të ligjit) për

ngritjen e Dhomës së Ndërmjetësuesve, rezulton që kjo e fundit të jetë ende një

projekt në letër, duke sjellë pasoja negative në zhvillimit e profesionit. Një nga

pasojat negative më të prekshme, është fakti se në shumë raste, licencimi i

ndërmjetësuesve është bërë duke konkurruar me dosje, pra thjesht duke plotësuar

kriteret formale të përcaktuara në ligj, e në shumë raste ndërmjetësuesit janë pajisur

me vërtetime fiktive sa i përket kryerjes së trajnimeve të nevojshme për të ushtruar

profesionin.

Burime nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë, të konfirmuar nga vetë

ndërmjetësuesit apo përfaqësues të OJF-ve që veprojnë në vend, pohojnë se shkaku i

mos themelimit të Dhomës është pikërisht konflikti që ekziston mes ndërmjetësuesve

sa i përket zgjedhjes së autoriteteve drejtuese të saj, apo mënyrës së votimit/zgjedhjes

së tyre. “Lufta për pushtet” ndjehet dhe tek ndërmjetësuesit! Si mund të kemi besim

se do të arrijnë rezultate pozitive në ndërmjetësimin e konflikteve që ekzistojnë mes të

tjerëve, kur vetë ndërmjetësuesit janë në konflikt të ashpër mes tyre, për të marrë pak

pushtet më shumë!?

Të tjerë elemente që i konsideroj të dëmshëm, janë mundësia e licencimit dhe

ushtrimit të profesionit të ndërmjetësit edhe nga shtetas të cilët ushtrojnë profesione të

tjera si p.sh. avokatia, fakt që e bën ndërmjetësimin të shihet si një profesion

komplementar, si diçka për të bërë kur nuk kemi impenjime të tjera më të

rëndësishme, apo kur këto të fundit na lënë kohë të mjaftueshme për të bërë

ndërmjetësuesin.

Rekomandime. Parë nga një këndvështrim ekonomik, statistikat tregojnë se gjoba

që i aplikohet autorit apo autorëve të veprës penale edhe në rast se arrihet të

Page 89: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

89

ekzekutohet, nuk mund të barazojë kostot që shteti duhet të përballojë për të mbajtur

në këmbë tërë sistemin e drejtësisë, administratën e burgjeve dhe çdo institucion tjetër

që përfshihet në këtë veprimtari. Për këtë arsye, bëhet e domosdoshme kryerja e

reformave të cilat shpien drejt orientimit ndryshe të politikave penale, drejt orientimit

ndryshe të fondeve që aktualisht shkojnë në favor të mbajtjes dhe zhvillimit të

mëtejshëm të administratës së burgjeve. Kjo të shpie natyrshëm në konkluzionin se

vetëm duke u orientuar drejt një sistemi me karakter parandalues të veprës penale, do

të arrinim dalëngadalë drejt reduktimit të veprave penale dhe për rrjedhojë të autorëve

të tyre, duke pakësuar progresivisht jo vetëm numrin e popullsisë në burgje, por dhe

numrin e viktimave që vuajnë pasojat e veprës penale. Synimi dhe realizimi i

reformave që shpien drejt këtij sistemi, zvogëlojnë natyrshmë kostot e mbajtjes në

këmbë të administratës së burgjeve, fonde të cilat duhet të orientohen drejt

programeve edukuese dhe në këtë rast insistoj për të rivënë theksin mbi faktin se këto

programe edukimi dhe jo ri-edukimi duhet të fillojnë të aplikohen në faza sa më të

hershme të jetës. Specialistë të sektorit, edukatorë, mësues, psikologë etj., shprehen se

programet edukuese duhet të fillojnë që në kopshte, pasi pikërisht në këto institucione

fëmija fillon të marrë informacionet e para rreth bashkë-ekzistencës, rreth jetesës në

një komunitet të përbashkët. Dua të tregohem akoma më i guximshëm, duke thënë se

programe të tilla, mënyrat e sjelljes së mirë duket të aplikohen që në çerdhe (adresuar

fëmijëve deri në tre vjeç), pasi janë pikërisht këto institucionet ku “autori” dhe

“viktima” e ardhshme, marrin informacionet e para rreth bashkëjetesës në një

komunitet, janë pikërisht këto vendet ku ata mësojnë si të negociojnë. Pikërisht në

çerdhe fëmija mëson se, që të marrë një lodër që i pëlqen, por që mbahet në atë

moment nga një tjetër fëmijë, do ti duhet tja kërkojë atij me mirësjellje, apo ti japë

diçka tjetër, ti japë një tjetër lodër në këmbim, në mënyrë që të dy fëmijët (të dyja

palët) të përfitojnë nga shkëmbimi. Dhe në këtë rast edukatorja mund të luajë, me

shumë përfitim për fëmijën, rolin e ndërmjetësueses. Është pikërisht këtu që hyjmë në

thelbin e ndërmjetësimit, proces nga i cili, jemi shprehur në më shumë se një rast, të

dyja palët dalin të fituara, duke u përballur me kosto minimale të administrimit të

“mosmarrëveshjes”. Ku ka më mirë kur parimet e ndërmjetësimit hyjnë në edukatën,

sjelljen dhe psikën e anëtarëve të një komuniteti shoqëror! Për ndërmjetësin nuk

ekziston një “treg” më i mirë për të punuar, nuk ekziston “bazë më e mirë materiale”

dhe më e përshtatshme për të punuar, se sa individë anëtarë të një komuniteti shoqëror

që në kulturën, edukatën, mënyrën e tyre të jetesës, në mendësinë e tyre, kanë si bazë

zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me ndërmjetësim! Për të përdorur një term

ndërkombëtarisht të njohur e të përdorur në këtë fushë, do të thoja se ai më i

përshtatshmi për këtë kategori individësh – anëtarë të një komuniteti - është pikërisht

togfjalëshi “open minded”! Ëndrra e çdo ndërmjetësi është të punojë me autorë dhe

viktima që janë “open minded”, pasi lehtësisht ata orientohen drejt zgjidhjes me

ndërmjetësim të mosmarrëveshjes që i ndan. Me shumë mundësi ata nuk do të kenë

nevojë as të orientohen e të kërkojnë ndërhyrjen e ndërmjetësit, pasi kultura e tyre,

mendësia e tyre, shkon natyrshëm drejt zgjidhjes jashtëgjyqsore të konfliktit.

Për të vijuar më tej, përparësi ka patur e do të ketë sensibilizimi i opinionit publik

për rolin e rëndësinë e ndërmjetësimit për pajtim të konflikteve, duke përdorur forma

të ndryshme publiciteti, si media e shkruar dhe ajo vizive. Vëmendje e madhe i

kushtohet edhe trajnimit të vazhdueshëm të ndërmjetësuesve, duke siguruar ndihmën

e trajnuesve sa më të kualifikuar, vendas dhe të huaj.

Sa i përket burimeve nga ku referohen rastet për ndërmjetësim, ai më kryesori

duhet të jetë komuniteti. Nëse do ti referohemi disa të dhënave statistikore në lidhje

Page 90: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

90

me rastet që paraqiten nga praktika rezulton se, në krahasim me vitet e mëparshme,

bashkëpunimi me institucionin e prokurorisë ka pasur rritje të dukshme. Seminarët e

zhvilluar me prokurorët dhe oficerë të policisë gjyqësore kanë shërbyer për ta vënë në

baza institucionale të shëndosha ndërmjetësimin për pajtim në konfliktet penale. Por

gjithsesi, mbetemi të bindur se kaq nuk mjafton.

Ajo çka duhet bërë, me qëllim që ndërmjetësimi të kryhet me sukses e të prodhojë

efektet e duhura, është edukimi i anëtarëve të komunitetit, duke filluar me programet

edukuese që në fazat e para të jetës, atje ku mendojmë se ka fillesat edukimi i qenies

njerëzore. Siç patëm rast të shprehemi dhe më lart, çerdhet apo kopshtet, janë

pikërisht institucionet ku duhet të fillojë edukimi i fëmijëve, jo shumë sa i përket

njohjes me legjislacionin dhe të mirat e procesit ndërmjetësues – përpjekje që do të

rezultonte e dështuar nëse i referohemi moshës së vogël të atyre që frekuentojnë këto

institucione përkujdesjeje dhe edukimi – por me frymën e tolerancës dhe të

mirëkuptimit reciprok, me frymën e besimit tek vetja dhe te të tjerët. Në këtë mënyrë,

me një komunitet shoqëror të përbërë nga individë të rritur e të edukuar me programe

të tillë, do të mund të parandalonim në të ardhmen lindjen e konflikteve dhe kryerjen

e veprave penale. Në këto komunitete, jo vetëm që do të parandaloheshin akte dhune e

vandalizmi, por do të ishte më e lehtë zgjidhja e këtyre mosmarrëveshjeve për efekt të

ndërhyrjes dhe ndikimit të vetë komunitetit shoqëror, tek individët e përfshirë në to.

Në vende të zhvilluara, jo vetëm ekonomikisht por edhe nga pikëpamja sociale,

rezulton se konfliktet civle dhe/ose penale, zgjidhen me ndërmjetësim nga individë

apo grupe personash, të cilët janë anëtarë të vetë komunitetit anëtarë të të cilit janë

palët e përfshira në konflikt. Këto janë rastet më domethënëse të rezultateve pozitive

që proceset ndërmjetësuese arrijnë.

Tjetër vend i rëndësishëm ku programet edukuese do të rezultonin efikasë, janë

shkollat fillore dhe ato nëntëvjeçare, të cilat janë vendet ku fëmijët, në aplikim të

programeve mësimore të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, vijojnë jo

vetëm të edukohen me vlerat e shëndosha të qytetarisë, por dhe të marrin

informacione të vlefshme në lidhje me format e ndryshme të parandalimit dhe

zgjidhjes së konflikteve që lindin në gjirin e shoqërisë. Njëri prej këtyre është

pikërisht instituti i ndërmjetësimit, instituti i zgjidhjes jashtëgjyqësore të konflikteve,

zgjidhje që ofrohet nga vetë komuniteti dhe pikërisht për këtë fakt rezulton të jetë dhe

me efikasi. Vazhdojmë të insistojmë në bindjen tonë se vetëm në këtë mënyrë

shoqëria do të mbartë në vetvete vlerat e ndërmjetësimit, duke bërë që ky të jetë

shumë efikas në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve e të mos mbetet vetëm në planin

formal, si një dispozitë më shumë në detin e pafund të normave të një shteti.

Lufta kundër korrupsioni në përgjithësi dhe në sistemin e drejtësisë në veçanti, do

të rezultonte gjithashtu një mjet efikas për rritjen e rasteve të konflikteve që do të

zgjidheshin me anë të procedurave ndërmjetësuese. Nga një anketim i bërë nga

Fondacioni për Zgjidhjen e Konflikteve dhe Pajtimin e Mosmarrëveshjeve në janar

1996, rezultoi se tek rreth 70 për qind e të anketuarve, mungonte gati krejtësisht

besimi te gjykatësit dhe gjykata në përgjithësi. Kjo shifër rezultonte në përqindje më

të madhe në rrethet kryesore të vendit. Jemi të bindur se kjo situatë është reale dhe në

ditët e sotme. Që këtej del se sa rëndësi vendimtare kanë reformat në drejtësi, për të

siguruar pavarësinë e gjykatave dhe luftën efektive kundër korrupsionit. Një sistem

gjyqsor i pakorruptuar do të krijojë mundësi të gjëra që gjykatat të bëjnë pajtimin e

palëve në ato raste kur parashikohet shprehimisht nga Kodi i Procedurës Penale dhe

nga Kodi i Procedurës Civile (referuar konflikteve civile), duke shtuar kështu rastet

Page 91: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

91

kur palët do të zgjidhnin mosmarrveshjet e tyre me ndërmjetësim.

Në vijim të rekomandimeve sa i përket nevojës së kryerjes së reformave në

legjislacion, bazuar në përmbajtjen e neneve 59 dhe 284 të Kodit të Procedurës

Penale, ndajmë të njëjtin mendim me ata autorë e studiues, mbi të gjithë Prof. Dr.

Ismet Elezi, të cilët rekomandojnë ndryshime të shpejta në kodin e procedurës penale,

nga momenti që këto dispozita nuk gjejnë zbatim në praktikë. Le të mendojmë e të

hipotizojmë për një moment mundësinë për të realizuar ndërmjetësimin, midis autorit

dhe personit të dëmtuar nga vepra penale, në rastin e kryerjes së veprës penale të

parashikuar nga neni 241 i kodit penal “Shpifja ndaj Presidentit të Republikës”. E

njëjta gjë mund të thuhet dhe për dispozita të tjera, siç janë “Shpifja për shkak të

detyrës”, parashikuar nga neni neni 240 i kodit penal, apo “Marrëdhënie seksuale ose

homoseksuale duke shpërdoruar detyrën” (neni 105 k.p.). Sidomos referuar kësaj të

fundit, jemi të mendimit se ndërmjetësimi nuk mund të gjejë zbatim dhe kjo jo për

faktin e masës së dënimit të parashikuar për autorin, masë që shkon deri në tre vjet

burgim, por për faktin se ende shoqëria shqiptare nuk ka nivelin e duhur kulturor,

ndërgjegjësimin e nevojshëm e të mjaftueshëm për të kuptuar mundësitë dhe të mirat

që ndërmjetësimit ofron.

Teorikisht dhe në parim jam i mendimit se ndërmjetësimi nuk ka pse të gjejë – në

rritje - limite për sa i takon llojeve të veprave penale për të cilat mund të gjejë zbatim

e të aplikohet, të paktën parë nën këndvështrimin e “përfitimit” që i vjen viktimës apo

personit të dëmtuar nga vepra penale nga ky proces, por në të njëjtën kohë jam

gjithashtu i bindur se kjo variante ecën në proporcion të drejtë me nivelin arsimor e

kulturor të individëve që përbëjnë komunitetin. Nëse kjo mund të konstatohet e

verifikohet lehtë nëse analizohen vende si Norvegjia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

apo Kandaja, të njëjtën gjë nuk mund ta themi për situatën aktuale në të cilën gjendet

vendi ynë, për nivelin kulturor dhe edukativ që paraqesin qytetarët e këtij vendi.

Pa dashur të konsideroj krejtësisht të pavlefshme e të padobishme punën e bërë

deri më tani në fushën e ndërmjetësimit, mbetem i bindur se në një vend ku ende nuk

është bërë e mundur të çrrënjoset gjakmarrja, kultura ndërmjetësuese kërkon ende

shumë përpjekje e vite punë për të hedhur hapat e para në mendjet dhe ndërgjegjet e

anëtarëve të këtij komuniteti.

Studiuesit bien dakord në lidhje me faktin se mësuesi është dhe mbetet figura më e

specializuar dhe më autoritare për të zgjidhur konfliktet, sidomos referuar nxënësve

që frekuentojnë shkollat e mesme, për vetë moshën delikate të këtyre të fundit që

përkon me periudhën e adoleshencës. Janë pikërisht ndërmjetësit – mësues – të

trajnuar, të cilët njohin mirë shkollën, organizimin dhe funksionimin e saj, veçoritë

psikologjike të grupmoshave dhe interesat e nxënësve në periudha të ndryshme të

moshës së tyre kronologjike, të cilët bëjnë thirrje për kultivimin e tolerancës dhe

ushtrimin e saj pa dallime dhe paragjykime tek palët e konfliktuara155

.

Së fundmi, jo pa vlerë do të rezultonte trajnimi i operatorëve të drejtësisë, si

gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore, agjentët e policisë, psikologët,

operatorët e shërbimeve sociale etj., në lidhje me ndërmjetësimin dhe procedurat

përkatëse që rregullohen me ligj, pasi në këtë mënyrë ata do të implementonin në

mënyrë sa më efikase këto procedura, duke bërë të mundur nxjerrjen e menjëhershme

155

Artikull studimor me temë: “Roli i tolerancës në trajtimin dhe zgjidhjen e mosmarrveshjeve dhe

konflikteve në shkollë përmes ndërmjetësimit” - Prof. Asoc. Dr. Qazim DUSHKU, botuar në revistën

gjashtëmujore sociologjike, juridike dhe kulturore Ndërmjetësimi, Nr. 1 (28), i vitit 2008 – botim i

Fondacionit “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrveshjeve”, faqe 86.

Page 92: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

92

të të miturit nga sistemi i drejtësisë, duke ia besuar atë procesit ndërmjetësues dhe

ndërmjetësit, pra duke ia kthyer të miturin autor i veprës penale, vetë komunitetit

shoqëror të cilit i përket. Në të njëjtën kohë, realizimi me sukses i procesit

ndërmjetësues, do të sillte përfitime për vetë viktimin apo personin e dëmtuar nga

vepra penale, jo vetëm në sensin ekonomik, por sidomos në këndvështrimin psikik,

pra të rekuperimit të tij sa i përket pasojave negative me të cilat krimi e ka shënjuar.

Page 93: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

93

PJESA E DYTË

Aspekte kriminologjike e sociale të personit të

dëmtuar nga vepra penale dhe të autorit të

saj. Viktimologjia.

Page 94: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

94

KAPITULLI I PESTË

Përmbledhja:1.Një udhëtim i shkurtër historik mbi viktimologjinë, parë nga

këndvështrimi i vlerës që ndërmjetësimi mund të mbartë për paqen sociale dhe rendin

publik.- 2. Pasojat e veprës penale për viktimën. Roli i pjesëmarrjes së viktimës dhe

autorit të veprës penale në procesin e ndërmjetësimit.- 3. Parime të drejtësisë

restauruese që i përgjigjen nevojave të viktimës dhe të autorit të veprës penale.- 4.

Rreziqet dhe limitet e ndërmjetësimit për viktimën.

1. Një udhëtim i shkurtër historik mbi viktimologjinë, parë nga

këndvështrimi i vlerës që ndërmjetësimi mund të mbartë për paqen sociale dhe

rendin publik.

Elementi kryesor i zhvillimit dhe përhapjes së drejtësisë restauruese, është

padyshim rritja e vëmendjes dhe interesimit karshi viktimës156

.

Për të kuptuar rëndësinë e parimeve dhe për një qasje ndaj drejtësisë së tipit

restaurues, duhet të nisemi nga analizat rreth studimeve mbi viktimologjinë. Para së

gjithash duhet të dallohet, sipas ndarjes së paraqitur nga Fattah157

, midis

viktimologjisë shkencore dhe viktimologjisë humane, duke identifikuar të parën si

studim të karakterit teorik dhe të dytën të karakterit profesional. Dallimi në dukje më i

rëndësishëm, i përket asaj çka e çon viktimologjinë drejt rrethit të krimit. Për disa

autorë si (Hentig, Fattah, Sellin e Ëolfang, Silverman), viktimologjia lidhet me

viktimat e krimit, për të tjerë siç janë Mendelsohn, Quinney, Young-Rifai,

viktimologjia duhet të trajtojë të gjitha viktimat, duke përfshirë viktimat e luftës, të

sistemeve të riedukimit dhe ndëshkues, apo të çdo forme tjetër shtypjeje (sociale,

natyrore dhe teknologjike).

Knudten ka propozuar një qasje tjetër, e cila i kapërcen kufijtë e së drejtës penale,

duke e ndarë viktimologjinë në pesë degë: penale, politike, ekonomike, familjare dhe

mjekësore158

.

Ajo që na intereson është sigurisht pjesa e viktimologjisë e cila është e pandarë

nga kryerja e një ose më shumë krimeve, por pa harruar se ashtu si për çdo gjë tjetër,

një këndvështrim botëror mbi argumentin ndihmon shumë në kuptimin e problemit në

veçanti.

Viktimologjia dhe modeli i drejtësisë restauruese janë zhvilluar dhe përhapur në

kohë të ndryshme, megjithatë disa nga parimet dhe objektivat kryesore i kanë të

përbashkëta, pasi objekti kryesor i studimit, e shikon viktimën në raport me dhimbjen

e saj, pasojat e ardhura pas shkaktimit të dëmit dhe rolit të saj në brendësi të sistemit

juridik.

Viktimologjia, si disiplinë teorike ka lindur dhe është përhapur në shume vende,

por vetëm në disa prej tyre ka patur një efekt konkret sa i përket politikave të

ndërhyrjeve dhe nxitjes së shërbimeve për mbrojtjen e viktimës159

. Çdo kontekst

156

Ref. “La vittima nella storia”, i Z Bruno dhe G. Armocida, në G. Ponti, “Tutela della vittima e

mediazione penale”, Milano, 1995, fq. 11. 157

Ref. E. A. Fattah: “Victims and Victimology: The facts and the rhetoric”, në International Review of

Criminelle, 1989, fq 162-169. Ref. G. Gullotta, C. Cabras, “La ricerca empirica sulla Vittima”, tek G.

Ponti, fq. 167. 158

Cfr. G. Gullotta, op. ult. cit., faqe 168 e ss., për një lexim më të gjerë lidhur me argumentin. 159

Për argumentin të shikohet D. Scatolero, “Ndërhyrjet sociale në favor të viktimës”, në G. Ponti,

Page 95: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

95

juridik, politik dhe social diferencohet nga njohja e të drejtave të viktimës.

Për sa i përket aplikimit të parimeve të drejtësisë restauruese, kemi folur tashmë

në kapitullin e tretë, se si ato janë implementuar në mënyrë të diferencuar në

kontekstet e ndryshme normative dhe se si parime të tilla kanë pësuar zhvillime dhe

veçori të ndryshme160

me kalimin e kohës. Për më tepër, jo gjithmonë parashikimi në

sistem i parimeve të drejtësisë restauruese ka luajtur një rol pozitiv për lëvizjen në

favor të zhvillimit të drejtave themelore për mbrojtjen e viktimave.

Reevs, përkrah idenë se në disa vende si Britania e Madhe, të drejta të tilla, të cilat

marrin përsipër ti përgjigjen nevojave të viktimës brenda sistemit gjyqësor penal, janë

implementuar në një moment shumë të parakohshëm, në mënyrë që të garantohej një

efekt pozitiv mbi menaxhimin e drejtësisë. Nxitimi për ti përhapur këto të drejta në

fillimet viteve tetëdhjetë161

, kur kjo lëvizje sapo kishte filluar të lëvrohej në favor të

viktimave, ka bërë më të vështirë përdorimin e tyre në kontekstin social dhe juridik,

duke qene së sistemi britanik, si për të miturit, ashtu edhe për të rriturit, vendosnin

objektiva kryesisht kompensuese dhe rehabilituese162

, kjo edhe për analogji me

sistemin e vendeve të tjera, duke përfshirë edhe atë italian.

Për Reynolds163

, roli i viktimës në sistemin penal të drejtësisë është vetëm në

funksion të procedimit penal, interesat dhe nevojat e viktimës nuk merren në

konsideratë dhe viktima kthehet vetëm në një “dëshmitar kyç”.

Në Britaninë e Madhe, ashtu sikurse në vendet e tjera të botës, lëvizja në favor të

viktimës së veprës penale (më parë të quajtur Shoqëria Kombëtare e Skemave në

Mbështetje të Viktimave, NAVSS, më pas e quajtur Mbështetja e Viktimave), është

themeluar në vitin 1974, por është njohur zyrtarisht në nivel kombëtar vetëm në vitet

tetëdhjetë.

Edhe pse lëvizje të tilla reflektojnë interesin real e konkret për viktimën e krimit,

shumë Shtete ndërhyjnë me vonesë në atë sens164

; edhe pse inkurajohen ndërhyrje në

këtë drejtim, bëhet fjalë për iniciativa të cilat jo gjithmonë i arrijnë objektivat e

dëshiruara, mbrojtjen e të drejtat dhe interesave të viktimave165

.

Sipas Wright, disa nga kërkimet dhe studimet e zhvilluara në fushën e

viktimologjisë, kanë kontribuar për zhvillimin e një qasje të re, atë restauruese, në të

cilën parimet themelore konsiderojnë si më të rëndësishmet nevojat e viktimës.

Sot, vëmendja që i jepet viktimës gëzon një traditë historike, tashmë të rrënjosur.

Në fakt, studimet e para që kanë trajtuar viktimën, me objektivin për të përcaktuar

karakteristikat e viktimave dhe lidhjen që ekziston midis tyre dhe krimit, datojnë në

Mbrojtja e viktimës dhe ndërmjetësimi penal, op. cit., faqe. 127 e ss. 160

Të shikohet Galaëay dhe Hudson: “Drejtësia restauruese: perspektivë ndërkombëtare”, në

Criminal Justice Press (Shtypi i Drejtësisë Penale), Monsey, New York St., U.S.A., 1996, e cituar në

Ndërmjetësimin penal, op. cit., faqe. 34. 161

G. Davis: “Të bësh ndryshime: ndërmjetësimi dhe korrigjimi në drejtësine penale” , në Routeledge,

Londra, 1992, ref. Ndërmjetësimi penal, op. cit., faqe. 34. 162

D. Smith, H. Blag, N. Derricuort: “Ndërmjetësimi në Yorkshire e Jugut”, në Gazetën Britanike të

Kriminologjsë, 1988, ref Ndërmjetësimi penal, op. cit., faqe. 34. 163

T. Rainolds: “Nevojat dhe pritshmëritë e Viktimave: A është mashtrimi i përsëritur një zgjidhje?”, në

Zgjidhja e krimeve në komunitët: ndërmjetësimi në drejtësinë penale, nga C. Martin, Londra, 1994, rif.

Ndërmjetësimi penal, op. cit., faqe. 34. 164

Ref. A. Alvarazzi del Frate në shkrimin e tij: “Hetimi ndërkombëtar mbi viktimizimin në 1992 në

Europë”, në G. Ponti, op. cit., faqe. 185 e vijues. 165

M. Jounsten: “Roli i viktimave të krimit në sistemin penal europian”, në ACCO, Leuven, Belgjikë,

1987; i njëjti autor: “Ndryshimi i politikave të viktimave: Dimensioni ndërkombëtar”, në Raportet

kërkimore kronologjike mbi iktimat dhe drejtësisë penale, nga G. Kaiser, H. Kury, H.J. Albrech,

ndodhet në Insitutin e Ligjit te huaj Penal ndërkombëtar, Friburg, 1991, faqe. 767-797, ref.

Ndërmjetësimi penal, op. cit., faqe.34.

Page 96: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

96

fillimet e viteve pesëdhjetë.

Është me Schnider-in166

që kemi një ndryshim prospektivash, sipas të cilit në fakt,

nëse vëmendja lokalizohet ekskluzivisht tek viktimat e krimit, atëherë viktimologjia

mund të konsiderohet si një “nën-disiplinë” e kriminologjisë, por nëse referenca është

më e gjerë, duke nënkuptuar si viktima ata të cilëve u janë shkelur të drejtat, atëherë

viktimologjia kthehet në një disiplinë më vete, e cila shfaq pjesë të ngjashme me

kriminologjinë (Ref. Miers, 1989), por që reflekton specifikën e saj dhe qëndron në

boshtin e vet. Në këndvështrim historik, kriminologjia ka dominuar prej shumë

kohësh të gjitha studimet dhe kërkimet, të cilat kanë trajtuar krimin, autorin e krimit si

dhe në mënyrë “indirekte” viktimën.

Psikiatri amerikan Frederick Wertham ka qenë studiuesi i parë i cili ka përdorur

termin “viktimologjia”, duke vënë në pikëpyetje “shkencën e viktimologjisë” e cila i

drejtohet sociologjisë së viktimës. Megjithatë është puna e Hans Von Henting, The

Crimiminal and his victime (në 1948), ai i cili konsiderohet të ketë dhënë kontributin

e parë në studimin e viktimologjisë. Sipas një qasjeje kritike ndaj studimit klasik të

kriminologjisë, të cilat lokalizojnë vëmendjen e tyre kryesisht tek autori i krimit, Von

Henting mbështet një perspektivë e cila mund të identifikohet si “bashkëvepruese”.

Autori mbështet faktin se viktima nuk identifikohet më si palë pasive e një

aksioni, nga i cili vetëm vuan, pa kontribuuar në asnjë mënyrë në dinamikën dhe

ecurinë e ngjarjes; këndvështrim i cili ri-paraqitet në pjesën më të madhe të sistemeve

legjislative, të cilët identifikojnë dhe ndajnë në mënyrë të qartë autorët aktivë

(kriminelët) dhe autorët pasivë (viktimat). Von Henting i klasifikon viktimat e krimit,

duke identifikuar ato subjekte që pikërisht për disa karakteristika të tyre janë më të

prirur për tu viktimizuar. E parë në këtë këndvështrim, viktima kontribuon, në mënyrë

të drejtpërdrejtë apo tërthorazi, me dinamikën e ngjarjes kriminale, për shembull,

duke provokuar autorin e krimit. Mendelsohn (në gjysmën e dytë të viteve pesëdhjetë)

nëpërmjet analizës së shkaqeve të mundshme apo faktorëve jashtëm ose të brendshëm

të fajtorit, të cilët kontribuojnë në kryerjen e një krimi, identifikon karakteristikat e

viktimave të cilat mund të kenë kontribuar në viktimizimin e tyre. Wolfang duke

drejtuar në vitin 1958, një studim mbi 588 vrasje të kryera në Philadelphia (USA), ka

hasur se në 26 % të rasteve, viktima kishte kontribuar në vrasje. Shpesh ka të bëjë me

raste në të cilin autori i krimit dhe viktima e krimit ishin pjesë e së njëjtës bandë

kriminale, ku megjithatë nuk dukej qartë dallimi midis agresorit dhe viktimës.

Sipas Miers167

(1989), këto studime të para në fushën e viktimologjisë

karakterizohen nga një kërkim i vazhdueshëm i atyre faktorëve të pandashëm me

individin që mund të kenë kontribuar për ta bërë më të mundshëm viktimizimin. Pjesa

më e madhe e këtyre kërkimeve fillestare, gjithashtu është përqendruar tek krimet e

kryera kundër individit; objektivi i tyre ishte studimi i nivelit të “pjesëmarrjes së

viktimës”, në sensin e perceptimit se deri në cilën pikë ky i fundit kishte kontribuar në

krim.

Është trajtuar më së shumti niveli i përfshirjes së viktimës, nëpërmjet identifikimit

të disa karakteristikave të veçanta (p.sh., provokimi ose sjellje të tjera të shfaqura nga

viktima përpara kryerjes së krimit; në raste të tjera bëhet fjalë për elemente të tjerë të

ndryshueshëm siç janë mosha, gjinia, niveli social - ekonomik). Studimet në vijim, të

166

Ref. H.J. Schneider: “Rilëshimi në vend të ndëshkimit – Riorientimi dhe drejtësia penale në

kontekstin e zhvillimit ”, në Viktimat dhe drejtësia penale, nga G. Kayser, H. Kury, H.J. Scneider,

Raportet kërkimore kriminalistike, Friburgo, 1991, faqe. 363-380, ref. Ndërmjetësimi penal, op. cit.,

faqe. 35. 167

D. Miers: “Viktimologjia Pozitive: A critique”, nërishikimin ndërkombëtar të viktimologjisë, 1989,

faqe. 3-22, ref. Ndërmjetësimi penal, op. cit., faqe. 36.

Page 97: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

97

cilat kanë tërhequr pjesën më të madhe të vëmendjes dhe të interesit të kriminologëve,

midis të cilëve M. Amir, e kanë trajtuar viktimën e krimit në raport me nivelin e

përgjegjësisë së autorëve të veprës penale. Nëpërmjet analizës së raporteve të policisë,

sa i përket denoncimit të krimeve për përdhunim, Amir ka arritur në përfundimin se

në raste të shumta policia i ka atribuuar viktimës përgjegjësinë për krimin e pësuar.

Megjithatë kjo lloj qasje, jo vetëm mund të jetë mashtruese, për arsye se vendos

mbi viktimën një pjesë të përgjegjësisë, por merr në konsideratë vetëm impaktin dhe

kuptimin material që krimi i pësuar përbën për viktimën. Kjo shpjegon pjesërisht

motivin për të cilin në fund të viteve shtatëdhjetë, pjesa më e madhe e studimeve të

kryera në fushën e kriminologjisë janë interesuar kryesisht ose për autorin e krimit ose

për krimin e kryer. Viktima sipas kësaj qasjeje analizohet në lidhje me autorin dhe jo

në bazë të dhimbjes dhe të drejtave të saj për drejtësi,

Çdo viktimë luan një rol qendror në krim, i nënkuptuar si veprim i qëllimshëm

apo që shkon tej qëllimit, i orientuar për ti shkaktuar dëm një personi. Sipas këtij

këndvështrimi nuk ekziston një krim pa një viktimë: çdo sistem drejtësie përdor

denoncimin e bërë nga pala e dëmtuar dhe dëshminë e saj për të marrë informacion

mbi krimin. Megjithatë, viktima luan vetëm një rol funksional, duke u bërë vetëm

dëshmitar i atij procesi, i cili e sheh të përfshirë në vetën e parë. Viktimat trajtohen

zakonisht pa respekt apo pa asnjë konsideratë për statusin e tyre, deri në atë pikë sa i

bën ata të preferojnë mos denoncimin e krimit tek forcat e rendit, për të mos pësuar

trauma të mëtejshme dhe vuajtje të kota168

.

Të dhënat që vijnë nga statistikat zyrtare, për krimet e denoncuara, nuk

korrespondojnë me shtrirjen reale dhe shpeshtësinë e krimeve të kryera. Në fakt, ka të

bëjë vetëm me ato raste të denoncuara penalisht, ku viktima ka vendosur të denoncojë

ngjarjen tek forcat e rendit, ose ato të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore

dhe si të tilla ndiqen kryesisht. Informacione më të detajuara rreth numrit më të madh

të viktimave, vijnë nga sondazhet rreth viktimizimit dhe kjo është një e dhëne

domethënëse për të shpjeguar sa është shkruar më sipër.

Në Shtetet e Bashkuara, rreth fundit të viteve gjashtëdhjetë, sondazhet e

viktimizimit kishin si objektiv të hidhnin dritë mbi ato krime të pa denoncuara, të cilat

përfaqësonin të ashtuquajturin “numër të errët”, për të njohur shtrirjen e krimit, në

mënyrë të pavarur nga të dhënat e siguruara nga forcat e rendit169

. Pavarësisht nga

metodat e përdorura, intervistat kanë objektivin për të përcaktuar shpeshtësinë e

krimeve të pësuara për popullsinë e referuar, llojin e krimit, lidhjen që ekziston midis

viktimës dhe autorit të krimit, dëmin e pësuar dhe motivet e mundshme për të cilat

viktima në rastet e krimeve që ndiqen me ankim nuk ka bërë kallëzim170

. Mesatarisht

rezulton se 40% e viktimave nuk e denoncon ngjarjen tek forcat e rendit. Përqindja

ndryshon në varësi të krimit të pësuar dhe nga lidhja midis viktimës dhe autorit të

krimit. Në raste kur krimi perceptohet si i lehtë ose kur viktima dhe autori i krimit

njiheshin, përqindja e krimeve të pa denoncuara rezulton më e madhe, e barabartë me

afërsisht 60-70% të totalit. Kategoria më e madhe e krimeve të pa denoncuara

përbëhet nga vjedhjet e vogla, dëmtimet, rrahjet ose plagosjet e lehta, mbi të gjitha

168

Alvazzi del Frate, U. Zvekic, J.J.M. Van Dijk: “Të kuptosh esperiencat e krimit dhe kontrolli mbi

të”, Roma, 1993, ref. Ndërmjetësimi penal, op. cit., faqe. 37. 169

Termi është i njëjti i përdorur në pjesën e parë, këtu sqarohet pjesërisht kuptimi i përmbajtjes. 170

Për një vëzhgim të përgjithshëm të studimeve dhe hetimeve të viteve të fundit që kanë lidhje me

viktimizimn në Amerikën e Veriut, mund të shikohet G. Del Pinto, F. Bruno: “Hetimet e viktimizimit

si mjet i vlerësimit të kriminalitetit. Analiza të eksperiencës amerikane të njëzet viteve të fundit”, në G.

Ponti, Mbrojtja e viktimës dhe ndërmjetsimi penal, op. cit., faqe. 199 e ss. Ancora, A. Alvarazzi del

Frate, në G. Ponti, op. ult. cit., faqe 188 e ss.

Page 98: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

98

krimet e dhunës seksuale dhe krimet në familje, vepra penale për të cilat viktima

preferon të mos përballet me marrjen në pyetje, apo proceset e mundshme të cilat do

ta tronditnin më shumë, duke rritur në mënyrë eksponenciale traumat dhe pasojat

psikologjike. Viktimat e këtyre krimeve nuk denoncojnë edhe nga frika e hakmarrjes

apo e kërcënimeve të vazhdueshme që marrin.

Në fakt, nga hetimet, rezulton se viktimat nuk kanë besim tek sistemi drejtësisë

ose mendojnë se rasti i tyre nuk është aq serioz sa për tu denoncuar dhe sidoqoftë

forcat e rendit nuk do të ishin në gjendje për ta zgjidhur rastin e tyre171

.

Mbajtja parasysh e këtyre rezultateve ka një rëndësi thelbësore për ti dhënë

përgjigje të përshtatshme nevojave të atij që ka qenë viktimë e një krimi. Rezulton në

fakt se niveli i pakënaqësisë që shprehin viktimat ndaj sistemit të drejtësisë,

mosbesimi i përgjithshëm që kanë tek forcat e rendit, frika nga rreziku se mos pësojnë

sërish një krim, kërkojnë një ndërhyrje të përqendruar dhe të menjëhershme në favor

të viktimës. Sidoqoftë, edhe me këtë model të mbledhjes së të dhënave, ekzistojnë

shumë disavantazhe. Mbetet akoma e errët përqindja e atyre krimeve, të cilët njerëzit

nuk janë në gjendje ti raportojnë ose nuk duan ti raportojnë tek një i huaj gjatë një

interviste, si p.sh dhuna seksuale dhe dhuna në familje. Për këtë arsye, teknikat e

mbledhjes së informacionit, në Britaninë e Madhe, i kanë kushtuar një hapësire të

veçantë intervistës për rikuperimin e informacionit, në lidhje me krimet me natyrë

seksuale si dhe ato në familje, duke përdorur si metodë atë të përpilimit anonim të

formularëve intervistues, të përdorur për mbledhjen e informacionit.

Ka edhe lloje të tjera krimesh, të cilat hetimet mbi viktimizimin nuk janë në

gjendje ti mbulojnë: të ashtuquajturat krime të “nëpunësve”, raste në të cilat viktimat

madje nuk e dinë që janë viktimizuar172

. Edhe pse kur viktimat rezultojnë se janë në

njëfarë mënyrë bashkëpjesëmarrës në krimin e pësuar, siç ndodh në rastet e lidhura

me konsumin e drogave, lojërave të fatit dhe prostitucionit, vështirë se mund të

denoncohen, pasi edhe ato bëjnë pjesë në dinamikën e krimit.

Pa u thelluar më tej në detajet e rezultateve të dala, është e rëndësishme të

theksohet rëndësia që rezultatet e këtyre kërkimeve mund të kenë. Një nga avantazhet

është ai i disponimit të informacionit që ka të bëjë me impaktin dhe pasojat (afat

shkurtër) që krimi ka mbi vetë viktimat, familjet e tyre dhe mbi qëndrimin të mbajtur

ndaj sistemit të drejtësisë dhe të forcave të rendit173

. Kjo lejon zhvillimin e planeve

dhe ndërhyrjeve të përqendruara tek mbështetja dhe ndihma për ata të cilët gjenden në

situata të tilla. Edhe ndërmjetësimi mund të përfitojë nga kërkimet e bëra, pasi në

momentin e përballjes së palëve ndërmjetësuesi, edhe pse në vija të përgjithshme dhe

statistikore, mund të ketë parasysh paraprakisht nevojat e viktimës duke menaxhuar

në këtë mënyrë më mirë procesin ndërmjetësues.

2. Pasojat e veprës penale për viktimën. Roli i pjesëmarrjes së viktimës dhe

autorit të veprës penale në procesin e ndërmjetësimit.

Të flasësh për pasojat afatshkurtra të krimit, nënkupton menjëherë të njohësh

nivelin e perceptimit të rrezikut të sigurisë personale, frikën p.sh për të pësuar përsëri

një krim, të lidhur me perceptimin e dobësisë individuale. Efekti i krimit mund të jetë

studiuar në nivele të ndryshme: niveli më i përgjithshëm, i përket efektit që krimi ka

171

Të shikohet shënimi 207. 172

Kështu L. Zedner në “Viktima”, e cila gjendet në Manulin e kriminologjisë së Oxfordit, Oxford,

1994, faqe. 1207-1246, rif. Ndërmjetësimi penal, op. cit., faqe. 38. 173

E marrë nga “Ndërmjetësimi penal”, A. Scaldaccione, A. Baldry, M. Scali, Milano, 1998, faqe. 33 e

vijues.

Page 99: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

99

mbi komunitetin, në kuptimin e sigurisë së banorëve në një ambient të caktuar174

.

Kërkimet e bëra në këtë drejtim kanë treguar se perceptimi i frikës dhe i rrezikut,

duket në disa raste irracional dhe jo i shoqëruar nga faktorë realë. Personat e

intervistuar deklarojnë se kanë frikë të frekuentojnë zona të caktuara apo kanë frikë se

mos grabiten, edhe pse zonat të cilave ata i referohen nuk janë zona veçanërisht të

rrezikshme.

Vlerësimi i rrezikut të të qenit sërish viktimë e veprës penale nuk është elementi i

vetëm i cili përcakton frikën, por ka edhe faktorë të tjerë “të jashtëm” të lidhur me

ambientin, komunitetin dhe izolimin, të cilët mund të influencojnë negativisht tek kjo

siguri. Kërkimet e bëra janë ato të cilat kanë studiuar perceptimin e “frikës nga

krimi”, pavarësisht nga eksperienca e drejtpërdrejtë që personat kishin pasur në

cilësinë e viktimës së krimit. Rezultatet tregojnë se frika është e lidhur mbi të gjitha

kryesisht me perceptimin e kërcënimit të sigurisë personale, se sa të kërcënimit të

pronës vetjake, apo të qenit sërish viktimë e veprës penale.

Pasojat më të këqija për viktimat janë ato kundrejt individit. Shapland në 1985

vërejti se viktimat e agresionit vetjak vuanin nga pasojat e krimit edhe pas disa viteve.

Në raste të veçanta, të krimeve seksuale për shembull, viktimat mbartnin në kohë

simptomat e sindromës së identifikuar si: “Sindroma e Traumës së Përdhunimit”, e

cila shfaqshenja të karakteritpsikik dhe fizik të ngjashme me ato të “Sindromës së

stresit post traumatik” 175

.

Siç kemi përmendur edhe më parë, një nga parimet themelore të ndërmjetësimit

është marrja e përgjegjësisë dhe pranimi i fajit nga ana e autorit të krimit.

Megjithatë, në dinamikën e kryerjes së disa krimeve, pozicioni i viktimës dhe i

autorit të krimit nuk janë të ndara në mënyrë aq të dallueshme. Bëhet fjalë për ato

raste në të cilat krimi ka ndodhur si pasojë e një konflikti, në të cilin të dyja palët ishin

të përfshira në mënyrë të barabartë dhe përgjegjëse për dhunën. Në disa lloje

agresionesh, sidomos ato të kryera midis bandash të rinjsh, apo në rastet e krimeve që

kryhen si pasojë e fyerjeve dhe provokimeve, rolet e mbuluara nga të dyja palët dhe

përgjegjësitë reciproke nuk janë qartësisht të dallueshme. Janë situata shumë delikate

për të propozuar ndërmjetësimin, pasi rrezikohet këmbëngulja e të dyja palëve për të

vazhduar justifikimin e veprimeve të tyre, duke ia hedhur përgjegjësinë e asaj çka

ndodhur palës tjetër të përfshirë në konflikt. Autori i krimit në këtë rast, i atribuon

përgjegjësinë viktimës si nxitëse dhe provokuese. Viktima nga ana e saj, ndihet e

kërcënuar dhe e dobët. Ndërmjetësimi në këto raste mund të jetë i zbatueshëm vetëm

nëse palët shprehin pikëpamjen e tyre dhe pranojnë nivelin e përgjegjësisë, duke rënë

dakord kështu për të korrigjuar pjesën e tyre të dëmit. Po flasim për rastet e

menaxhimit të konfliktit ku më shumë se sa flitet për “viktimë” dhe “autor i krimit”

flitet për “palët në konflikt”, të cilat angazhohen nëpërmjet ndërmjetësimit, për të

menaxhuar konfliktin. Roli i ndërmjetësuesit është kyç, i cili nëpërmjet një faze të

kujdesshme të përzgjedhjes së çështjeve, përgatit më pas palët, duke u siguruar që të

kuptohet motivi dhe objektivi i ndërmjetësimit. Duhet treguar shumë kujdes dhe është

detyra e ndërmjetësuesit për të menaxhuar këto lloj situatash, duke shmangur që

viktima ta konsiderojë se pjesë të përgjegjësisë për ato që kanë ndodhur i atribuohen

174

Për të kuptuar me thellë se si viktima shikohet dhe sesi e jeton situatën në mesin e shoqërisë, të

shikohet D. Scatolero, “Ndërhyrjet sociale në favor të viktimës”, në G. Ponti, op. cit., faqe. 127 e ss. 175

Marrë nga “Ndërmjetësimi penal”, op. cit., faqe. 39-40. Për një vëzhgim akoma më të gjerë dhe të

formuar referojuni: L. Lanza, “Mbrojtja e viktimës në sistemin penal italian. Dritë dhe hije”, në G.

Ponti, op. cit., faqe 27 e ss.; D. Riponti, “Viktima në kuadrin e drejtësisë restauruese”, G. Ponti, op. cit.,

faqe. 53.

Page 100: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

100

edhe sjelljes së saj. Vlen për ta marrë në konsideratë mekanizmin e ngarkimit të fajit,

pasi është e vërtetë që të lejon të justifikosh edhe të shpjegosh shkakun e ngjarjes

traumatike, është e vërtetë që një proces i këtij lloji lejon të ndiesh një farë kontrolli

mbi ekzistencën vetjake (viktima e kupton së nëse do të ndodhte sërish një situatë e

ngjashme, sjellja në mënyrë të ndryshme mund ti bënte ballë në mënyrë më të

përshtatshme ngjarjes) por në kohë krijohen dëme indirekte akoma edhe më të rënda

se sa ato të shkaktuara nga vetë krimi.

Megjithatë, nuk është e lehtë për të shmangur atë çka thamë për mekanizmin e

mbrojtjes, pasi janë vetë viktimat të cilat ia atribuojnë vetes fajin dhe përgjegjësinë,

pa arsyetuar, për atë çka u ka ndodhur. Viktimat e vjedhjeve në apartamente, për

shembull, e vuajnë faktin e mos marrjes së masave të duhura të sigurisë (siç është

lënia e dritareve hapur, mos mbyllja mirë e derës etj.). Viktimat e vjedhjes nga ana

tjetër vuajnë faktin që nuk kanë tentuar të reagojnë për tu mbrojtur e për të ruajtur

vlerat e tyre. Një viktimë e përdhunimit e bën veten fajtore që ka dalë vetëm natën,

apo që ka pranuar ti flasë një burri edhe ta ftojë atë në shtëpi pa e njohur më mirë.

Sipas trajtimit të psikologjisë sociale ky mekanizëm vetë-fajësimi (self blame) është i

llojit mbrojtës dhe përdoret nga viktima për mbrojtjen vetjake, që të mund të

shpjegojë ngjarjen; shumë viktima nuk e kuptojnë motivin për të cilën janë

shenjëstruar si target nga krimi. Sipas Janoff-Bulman e Hanson-Frieze (1983) për

shembull, një viktimë e dhunës seksuale e cila pretendon se ajo çka i ka ndodhur është

pjesërisht për shkak të asaj çka thënë, bërë, apo ka harruar të bëjë, pra është në

gjendje ti atribuojë neglizhencës së saj shkakun e agresionit dhe për pasojë sjelljes së

saj, e cila mund të ndryshohet në të ardhmen; në këtë mënyrë perceptohet kontrolli

mbi ngjarjet. Nëse pastaj një viktimë pretendon se ajo çka i ka ndodhur është për

shkaqe e rrethana të jashtme, mbi të cilat nuk ka asnjë kontroll, atëherë aftësia për tu

përballur - “coping” - me situatën, dëmtohet. Kështu siç ndodhi një herë, mund të

ndodhë përsëri, në mënyrë të pavarur nga vullneti dhe mundësia për ta kontrolluar.

Ky mekanizëm i marrjes së përgjegjësisë në shpjegimin e ngjarjeve, është i

përhapur edhe midis atyre, të cilët për profesionin që kanë, trajtojnë shpesh këto lloje

krimesh. Bëhet fjalë për ato raste në të cilat përgjegjësia penale nuk është lehtësisht e

përcaktueshme. Në fakt, për disa krime siç mund të jenë marrdhëniet seksuale me

dhunë, sidomos midis të njohurve, provat kundër autorit të mundshëm mund të jenë të

pakta. Shpesh forcat e rendit, gjykatësit, avokatët, janë të influencuar në formimin e

një gjykimi nga bagazhi i tyre kulturor, nga stereotipat dhe qëndrimet të cilat

mbartin176

. Sipas Just World Theory (“Teoria e botës”, L.J. Lerner) jetojmë në një

realitet ku ngjarjet ndodhin në mënyrën e vetme të mundshme dhe të drejtë. Ky

mekanizëm mbrojtjeje aktivizohet për të shpjeguar vendosjen e disa ngjarjeve

dramatike, për të cilat nuk kemi asnjë kontroll të dukshëm. Në këto rrethana,

ndërmjetësimi përbën sigurisht avantazh për viktimën, e cila do të mundte kështu të

merrte direkt nga autori i krimit shpjegimet rreth motivet që e çuan në kryerjen e atij

veprimi. Ashtu siç ndodh në pjesën më të madhe të krimeve kundër pasurisë, që autori

i krimit nuk ka zgjedhur me paramendim apo në mënyrë të qëllimshme kundër kujt

do të veprojë, ai ka mundësinë, përmes ndërmjetësimit, ti shpjegojë viktimës se

veprimi i tij ka ndodhur pa marrë parasysh apo pa marrë shkak nga ato që ka thënë

ose ka bërë viktima. Viktima mund të përftojë kështu një lloj besimi ose kontrolli mbi

ngjarjet e ekzistencës së saj. Megjithatë ekzistojnë raste të shumta kur autori i krimit

nuk e pranon pafajësinë absolute të viktimës në dinamikën e ngjarjes, por i atribuon

176

Shikoni A. C. Baldry: “Perceptimi në terma të kredibilitetit, ngarkimit të fajit dhe përgjegjësitë në

rastet e dhunës seksuale nga ana e punonjësve të policisë: “një hetim eksperimental”, në Rishikimin

italian të kriminologjisë, n. VII pjesa e dytë, 1996, faqe. 269-287.

Page 101: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

101

kështu një pjesë të përgjegjësisë. Kjo është ajo çka ndodh në shumë raste të dhunës

seksuale, përdhunimeve apo krimeve në familje, sidomos ato që ndodhin midis të

njohurve dhe në rastin e dhunës në familje177

.

Pra, ndërmjetësimi mund të propozohet dhe përdoret vetëm kur autori i krimit

pranon fajësinë dhe përgjegjësinë e tij të plotë, duke u treguar i gatshëm për ta

korrigjuar dëmin e kryer në favor të viktimës dhe të nevojave të saj.

Edhe autori i krimit ja ngarkon faktorëve të jashtëm – nga ai vetë - përgjegjësinë e

veprimeve të tij, duke u mbrojtur në këtë mënyrë edhe kur pranon se e ka kryer krimin

(p.sh. “e kërkoi vetë, më provokoi...”). Ndërmjetësimi, mund të jetë shumë i

rrezikshëm në këto raste dhe akoma më shkatërrues për viktimën. Duke i mbetur

besnik mendimit se ndërmjetësimi përfaqëson, teorikisht, një mundësi për të dyja

palët, për të shprehur këndvështrimet reciproke, për të qartësuar dyshimet e tyre, duke

zgjidhur për sa është e mundur situatën konfliktuale ekzistuese, duhet bërë shumë

kujdes, që mos të kthehet në një mundësi për autorin e krimit për të fajësuar viktimën

dhe për mos të treguar ndaj saj asnjë keqardhje. Në këtë mënyrë vetëm do të rritej

zhvlerësimi dhe dhimbja e viktimës178

.

3. Parime të drejtësisë restauruese që i përgjigjen nevojave të viktimës dhe

të autorit të veprës penale.

Parimi themelor mbi të cilin mbështetet qasja e drejtësisë restauruese është

rivendosja për sa është e mundur e gjendjes ekzistuese përpara kryerjes së krimit179

.

Për këtë qëllim, në fakt, drejtësia restauruese është një formë alternative e menaxhimit

të drejtësisë, qëllimi parësor i së cilës është ndihma ndaj viktimës dhe mbrojtja e të

drejtave të tyre pa cënuar ato të autorit të krimit. Duke qenë së është një qasje qarkore

dhe jo e përshkallëzuar, duhet të garantohen dhe ndihmohen të gjitha palët180

, duke e

bërë të qartë faktin se është viktima e cila vuan pjesën më të madhe të pasojave të

krimit.

Siç kemi patur mundësi për të analizuar më përpara, vende të ndryshme kanë

parashikuar në brendësi të sistemit të tyre juridik, iniciativa për t’ju përgjigjur

nevojave dhe të drejtave të viktimave. Bëhet fjalë, ama, për iniciativa të cilat bazohen

në një parim teorik të mbrojtjes së të drejtave të viktimës dhe ndihme, që vetëm

pjesërisht bashkohen me parimet e drejtësisë restauruese, pasi janë vendosur në

sisteme të orientuara drejt autorit të krimit. Në disa programe të ndërmjetësimit apo të

pajtimit të implementuar dhe të promovuar në sisteme juridike të orientuar drejt

rikuperimit të autorit të krimit, ekziston rreziku që viktima të luajë një rol

ekskluzivisht në funksion të lehtësimit dhe rikuperimit të autorit të krimit, pa u marrë

në konsideratë nevojat e saj. Të adoptosh një orientim në favor të interesave të

viktimës do të thotë të kesh mundësi për të përcaktuar modalitete të afta për të

lehtësuar dhimbjen e saj. Çdo krim i sjell viktimës pasoja dhe dëme të

konsiderueshme. Në rastet e dëmeve materiale p.sh. rezulton më e thjeshtë të matësh

humbjen e pësuar dhe të caktosh një formë kompensimi përkatëse. Gjithsesi, nuk

177

Për një studim më të thellë mbi ndërmjetësimin e zbatueshëm në rastet e krimeve “delikate”

siçp.sh.marrdhëniet seksuale me dhunë, të lexohet “Ndërmjetësimi penal”, op. cit., faqe 120 e vijues. 178

Marrë nga “Ndërmjetësimi penal”, op. cit., faqe. 52 e vijues. Për rolin e viktimës nga ana civile në

procesin gjygjësor, shih G. Ponti, “Roli i personit të lënduar dhe e palës civile në procesin gjyqësor ”,

në G. Ponti, “ Mbrojtja e viktimës në ndërmjetësimin penal”, op. cit., faqe. 65. Shih edhe G.V. Pisapia,

“Viktima e krimit: përdorues apo burim?”, në G. Ponti, op. ora cit., faqe. 117 e vijues. 179

M. Wright: “Drejtësi për viktimat dhe agresorin. Një përgjigje restauruese ndaj krimit”,

Winchester, G.B., 1996, ref. Ndërmjetësimi penal, op. cit., faqe. 45. 180

Për respektimin e të drejtave themelore dhe procesuale.

Page 102: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

102

duhen nënvlerësuar efekti dhe trauma emocionale e shkaktuar nga humbja materiale.

Viktimat qe kanë pësuar vjedhje në apartamente, deklarojnë se ndihen shumë të

pasigurt, pasiguri e shkaktuar nga ndjenja e ndërhyrjes që kanë përjetuar. Kjo lloj

ndërhyrjeje dhe pasigurie është sigurisht më e dallueshme në rastet e krimeve kundër

individit dhe në këto raste matja e dëmit të pësuar është sigurisht më e vështirë për tu

përcaktuar. Pikërisht për këto krime drejtësia duhet të veprojë për t`iu përgjigjur

nevojave të viktimës.

Elias në 1993 pohonte se disa shtete nëpërmjet implementimit të iniciativave në

favor të viktimës, edhe pse pretendonin se ishin në mbrojtje të të drejtave të tyre, në

realitet kishin promovuar këto iniciativa vetëm me qëllime politike. Gatti e Marugo,

duke mbajtur një qëndrim më pak kritik ndaj atij të mbajtur nga Elias, kanë vërejtur se

në disa raste, iniciativa të promovuara dhe të zbatuara në favor të viktimave, siç është

kompensimi apo programi i mbrojtjes së viktimave dëshmitare (Zyra Qëndrore

eProgramit te Mbrojtjes se Viktimave-Dëshmitarëve), apo mundësia nga ana e

viktimave për të lexuar në gjyq një deklaratë rreth impaktit që krimi kishte pasur tek

ata, kanë marrë përgjigje dhe reagime pozitive edhe nga vetë ata. Aktualisht nuk

disponojmë rezultate të kohëve të fundit për kërkime specifike të cilat vlerësojnë

efikasitetin e këtyre iniciativave. Megjithatë, kriteret teorike mbi të cila t bazohen këto

iniciativa i përgjigjen parimit korrigjues, ku interesat e viktimës luajnë një rol

themelor në menaxhimin e drejtësisë.

Duke kaluar në praktikë, nga analizat e disa kërkimeve të zbatuara në programe

kompensimi nga ana e Shtetit, rezultatet e nxjerra rezultojnë shpesh të kundërta dhe

divergjente. Në disa shtete aplikohet kompensimi, i cili ndodh kur autori i krimit nuk

ka mundësi për të kthyer pronën e vjedhur apo të dëmtuar, apo të korrigjojë dëmin e

kryer, madje edhe në ato raste kur autori i krimit nuk është identifikuar. Bëhet fjalë

për të paguar një shifër, shpesh me vlerë simbolike, e cila lejon vetëm të mbulohet një

pjesë të shpenzimeve të cilës viktimës i është dashur të paguajë si pasojë e dëmit të

pësuar (për shembull shpenzimet mjekësore, mungesa në vendin e punës etj.). Në

përgjithësi niveli i kënaqësisë së shprehur nga ana e viktimës ndaj kompensimit është

pozitiv181

. Ndodh shpesh që viktimat të mos informohen për të drejtën e përfitimit të

kompensimit nga ana e Shtetit; kjo shpjegon, pjesërisht, përqindjen e vogël të

viktimave të cilat e përdorin. Kompensimi ashtu si edhe format e tjera të kompensimit

material, mund të mos korrespondojë me nevojat reale të viktimës. Në fakt, në

kërkimet e zhvilluara nga Umbreit, duke intervistuar viktimat për tu njohur me masat

e marra nga sistemi i drejtësisë dhe për të vlerësuar nivelin e kënaqësisë, këta të fundit

deklaruan se donin të ndiheshin pjesë aktive dhe të kishin mundësinë për të vendosur

vetë për llojin e ndihmës dhe jo që kjo e fundit t`iu imponohej pa i pyetur më parë182

.

Vihet re, në këtë sens, sesi nevoja dhe dëshira janë të drejtuara nga “ri-

pjesëmarrja” nëpërmjet një lloj katarsisi ndaj krimit, por kësaj radhe nëpërmjet

veprimit dhe mbrojtjes së ndërmjetësimit, kontrollit të asaj çka ndodhur për ta

përballuar dhe menaxhuar pa frikë. Kjo pa mohuar atë çka ndodhur, por për ta kuptuar

dhe asimiluar (në fund të fundit, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me të vërtetë). Për

këtë arsye, dëmshpërblimi material mbetet një e dhënë dhe një moment i rëndësishëm,

qoftë si një mjet, qoftë si hapi final drejt pajtimit, i cili ia lë vendin asaj çka me të

vërtetë ka rëndësi për viktimën (edhe pse nuk pranohet apo nuk kuptohet), që është ti

181

D. Hertle: “Kompesimi në kontekstin e sanksionimit dhe interes-rezulatit të viktimave në sallat e

gjygjit dhe sondazhet e viktimave”, në Viktimat dhe drejtësia penale, nga G. Kayser, H. Kury, H.J.

Scneider, raportet kërkimore të kriminologjisë, Friburgo, 1991, faqe. 381-407, ref. Ndërmjetësimi

penal, op. cit., faqe. 47. 182

Marrë nga “Ndërmjetësimi penal”, op. cit., faqe. 45-47.

Page 103: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

103

japësh vetes një arsye dhe të pranosh pse-të dhe si-të e ngjarjeve traumatike; përballja

e sigurt në ndërmjetësim është një siguri për këtë rezultat.

4. Rreziqet dhe limitet e ndërmjetësimit për viktimën183

.

Parimet e drejtësisë restauruese i njohin palës së dëmtuar një rol qendror edhe pse

nuk është gjithmonë e mundur të garantosh se ndërmjetësimi i përgjigjet nevojave

reale të viktimës. Fatkeqësisht, kërkimet e zhvilluara në këtë drejtim janë të kufizuara,

sepse shpesh programet e ndërmjetësimit nuk e vlerësojnë efektin afatgjatë të

ndërmjetësimit, por vetëm atë afatshkurtër, atë që vjen menjëherë pas ndërmjetësimit.

Nuk ka kërkime “follow-up” të cilat vlerësojnë uljen e taksës së recidivizmit dhe nga

ana tjetër përfitimet afatgjata të lindura nga ndërmjetësimi.

Jo të gjitha viktimat duan të takojnë autorin e krimit dhe shpesh nuk duan të kenë

të bëjnë fare me këta të fundit. Është detyra e ndërmjetësuesit që në këto rrethana, të

ndërpresë çdo kontakt, pa këmbëngulur, apo kërkuar të bindë me çdo kusht palët për

ndërmjetësim.

Në fakt, nëpërmjet disa kërkimeve është vënë re se disa viktima janë ndier të

detyruara për të takuar autorin e krimit nga frika e shantazheve apo, në rastet e të

miturve, për t`iu dhënë mundësi atyre për të kërkuar falje, edhe pse kjo nuk

korrespondonte me nevojat e tyre. Një tjetër kufizim dhe rrezik i ndërmjetësimit për

viktimën, është i lidhur me kontekstin juridik në të cilën jetohet. Këtu qëndron

rëndësia e neutralitetit të ndërmjetësuesit kundrejt palëve. Funksionet e tij janë ato të

cilat lehtësojnë komunikimin dhe garantojnë respektin reciprok, pa imponuar asnjë

vendim (Umbreit).

Në fakt, problemi qëndron kur ndërmjetësuesi është një përfaqësues i sistemit të

drejtësisë (si për shembull në Itali, një punonjës social i Shërbimit të të Miturve të

Administrimit të Drejtësisë), i ngarkuar me detyrën për të mbikëqyrur të miturin

probation (lirimin me kusht dhe vënien në provë). Viktima rrezikon në këto raste të

luajë vetëm një rol funksional dhe në avantazhin ekskluziv të autorit të krimit, duke

mos u trajtuar me kujdesin e duhur, dhe duke mos u pyetur lidhur me

disponueshmërinë për tu takuar me autorin e krimit. Ky rrezik i analizuar së fundmi,

ekziston sidomos në sistemet e drejtësisë që edhe pse adoptojnë disa parime me kriter

korrigjues, në realitet kanë një qasje individualiste ndaj trajtimit për të miturit. Marrim

shkas të përsërisim rastin e Italisë, ku nuk ekziston kultura e viktimës.

Një tjetër problem i lidhur me zbatueshmërinë e ndërmjetësimit ka të bëjë me

llojin e krimit të kryer. Rezultatet e kërkimeve për këtë qëllim nuk janë gjithmonë

koherente. Maguire e Corbett184

, mbështesin faktin se viktimat janë më të prirura për

të takuar autorin e krimit sidomos në rastet e krimeve kundër pasurisë, kjo me

qëllimin për të vendosur drejtpërsëdrejti një formë dëmshpërblimi. Kërkime të

tjera185

, ndërkohë, raportojnë për rezultate të kënaqshme eksperiencash ndërmjetësimi

të zbatuara në raste krimesh më të rënda, siç është vrasja e mbetur në tentativë dhe

183

Nuk isha i sigurtë për ta vendosur këtë paragraf në këtë vend, apo nëse do të kishte qenë më mirë ta

vendosja, duke e bashkuar, në paragrafin 6 të kapitullit të parë (Konkluzione. Avantazhet dhe limitet e

një filozofie të re), por në analizën e fundit mu duk më e përshtatshme ta sjell në këtë pjesë të tekstit,

duke qenë se më shumë shtjellohet dhe më mirë i përgjigjet diskutimit dhe argumenteve të trajtuar në

këtë pjesë. (Shënim i autorit). 184

M. Maguire, C. Corbett: “Efektet e krimit dhe puna e Skemave të Ndihmës së Viktimave”, Gower,

U.S.A., 1987, ref. Ndërmjetësimi penal, op. cit., faqe 51. 185

M. Umbreit: “Ndërmjetësimi i konflikteve penale në Angli: një vlerësim i punës së Shërbimeve në

Coventry dhe Leeds”, Minnesota, U.S.A., 1996, ref. Ndërmjetësimi penal, op. cit., faqe. 51.

Page 104: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

104

krime të tjera kundër personit.

Sipas Umbreit është sidomos në këto raste që viktima vuan më shumë një humbje

dhe një dëm moral dhe emotiv, i cili është i vështirë për tu matur materialisht.

Viktimat shpesh duan të njohin motivin që e ka çuar autorin e krimit për të zgjedhur

ata si objektiv të dhunës. Është vetëm nëpërmjet një takimi të drejtpërdrejtë, të mirë

organizuar nga ndërmjetësues të kualifikuar, ku autori i krimit mund të kërkojë falje

dhe ti japë mundësinë viktimës për të shprehur ndjenjat dhe emocionet e saj, duke u

bërë i vetëdijshëm në këtë mënyrë për pasojat e veprimeve të kryera. Në qoftë se faza

e mëparshme e ndërmjetësimit nuk është programuar në mënyrë të përshtatshme dhe

palët nuk janë informuar më parë për rolin e tyre dhe objektivin e ndërmjetësimit,

ekziston rreziku që autori i krimit të mos pranojë përgjegjësitë e veta dhe mos të ketë

asnjë qëllim për ti kërkuar falje viktimës dhe aq më pak ti tregojë pendimin e tij. Në

rast se kjo do të ndodhte, viktima do të ndihej akoma edhe më shumë e kërcënuar dhe

ç`është më e keqja, e traumatizuar.

Një tjetër kufizim që paraqitet është i lidhur me fazën procedurale të propozimit të

ndërmjetësimit dhe për pasojë efektin që kjo mund të sjellë ndaj procesit penal. Siç

kemi parë edhe më lart, në disa vende si Britania e Madhe, ndërmjetësimi mund të

ndodhë në faza të ndryshme të procesit penal. Përpara fazës procedurale, gjatë fazës

procedurale dhe mbas dhënies së vendimit. Në rastin e parë gjykatësi mund të

vlerësojë pozitivisht autorin e krimit i cili ka marrë pjesë në procesin e

ndërmjetësimit. Por, në këtë rast ekziston rreziku që autori i krimit, sidomos për të

ulur dënimin e tij, të bjerë dakord për të marrë pjesë në ndërmjetësim186

, pa ndarë

realisht dhe pa pranuar qëllimin që ai mbart në vetvete187

.

186

Marrë nga “Ndërmjetësimi penal”, op. cit., fq. 50-52. 187

Gjithsesi siç kemi shpjeguar gjerësisht edhe më lart nuk preken shtyllat e ndërmjetësimit, të cilat

janë pothuajse të gjitha të drejtuara në favor të personit të lënduar, duke u zhvlerësuar kështu l`animus

pjesëmarrës iautorit të dyshuar.

Page 105: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

105

KAPITULLI I GJASHTË

Përmbledhja: 1. Ndërmjetësuesi. Pozicioni, pushteti i tij dhe si ai vepron.

Teknikat e ndërmjetësimit.- 2. Situata aktuale e ndërmjetësimit në Itali dhe projektet

për të ardhmen.- 2.1 Teknikat dhe mënyrat operuese të ndërmjetësimit penal, në

eksperiencën e Gjykatës për të Miturit në Milano.- 2.2 Rrugëtimi ndërmjetësues: nga

formimi i konsensusit, tek riparimi.- 2.2.1 Dërgimi- 2.2.2 Kontakti i parë- 2.2.3

Takimet paraprake- 2.2.4 Takimi “ballë për ballë”- 2.2.5 Mbyllja- 3. Rezultatet e para

të aktivitetit ndërmjetësues në Milano.- 3.1 Rastet e dërguara- 3.2 Autoriteti dërgues -

3.3 Karakteristikat e palëve- 3.4 Puna e kryer- 3.5 Veprat penale- 4. Eksperiencat e

disa qendrave për ndërmjetësimin penal për të miturit në Itali. Monitorim i projekteve

eksperimentale të aplikuara në qytetet italiane të Torinos, Trentos, Romës dhe

Firences.- 4.1 Zyra e ndërmjetësimit penal për të miturit në Torino- 4.2 Zyra e

ndërmjetësimit penal për të miturit në Trento- 4.3 Seksioni i ndërmjetësimit penal për

të miturit në Romë- 4.4 Zyra e ndërmjetësimit penal për të miturit në Firence.- 5.

Ndërmjetësimi penal i të miturve dhe çështjet ende të pazgjidhura.- 6. Ndërmjetësimi

penal dhe aspiratat e tij parandaluese. Konkluzione.

1. Ndërmjetësuesi. Pozicioni, pushteti i tij dhe si ai vepron. Teknikat e

ndërmjetësimit.

Kemi folur deri tani për pezullimin dhe më pas për ndërmjetësimin, për problemet

thelbësore dhe për strukturën procesuale që pason, për teoritë dhe tezat e ndryshme që

kanë lidhje me të, por për të mbyllur diskutimin na mungon vështrimi drejt atij që, në

fund të fundit, përveç dy subjekteve drejtpërdrejt të implikuar (fajtori dhe viktima),

bën të mundur ndërmjetësimin.

Le të shpjegojmë se si bëhesh ndërmjetësues. Kusht thelbësor për të reflektuar

rreth mundësive të kualifikimit të ndërmjetësuesve, është që të ngrihet problemi i

përgjithshëm në lidhje me aftësitë profesionale specifike që duhet të zotërojë për të

zhvilluar detyrën e tij.

Aspekti që konsiderohet si më karakterizuesi i këtij profesioni, thelbësore për

figurën e ndërmjetësuesit, është të qenit neutral. Të gjithë studiuesit, kërkuesit dhe

operatorët në këtë sektor, theksojnë faktin se ndërmjetësuesi duhet të ngrihet në

pozicionin e “një të treti neutral” midis palëve, që nuk gjykon, që nuk jep këshilla, që

nuk jep dhe nuk gjen zgjidhje188

.

Ndërmjetësuesi, me fjalë te tjera, nuk duhet të ketë preferenca për njërën apo

palën tjetër, dhe as duhet të veprojë për të favorizuar njërën palë në s’favor të tjetrës.

“Neutraliteti” duhet të kuptohet, qoftë nga këndvështrimi i teknikës së drejtimit të

takimeve, të bisedave, qoftë në këndvështrimin e përkatësisë institucionale. Në

botëkuptimin e parë, kuptojmë aftësinë e ndërmjetësuesit për të mos u perceptuar nga

palët si ai që merr anën e dikujt dhe/ose që gjykon; në të dytin, i referohemi një

“pozicionimi institucional” që lind nga përkatësia e ndërmjetësuesit pranë një

organizate apo një tjetre, i cili “hyn” dhe bëhet palë e procesit ndërmjetësues. Në këtë

rast, duhet të themi se është më i favorshëm për procesin, përkatësia e ndërmjetësuesit

me një organizatë jo të brendshme me sistemin e drejtësisë penale.

Aftësi të tjera që ndërmjetësuesi duhet të ketë, janë:

a) aftësi komunikuese si p.sh.: “të dëgjuarit aktiv”, aftësi për të zgjidhur një

188

Këtë fakt e kemi nënvizuar tashmë kur kemi trajtuar qëllimet e ndërmjetësimit.

Page 106: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

106

problem dhe për të negociuar (Umbreit). Të dija gjithashtu të ngrejë pyetje. Në fakt,

procesi komunikues është i orientuar dhe ndërtuar mbi cilësinë e pyetjeve dhe për

rrjedhojë të përgjigjeve e kështu me rradhë.

Për këtë qëllim, Castelli sugjeron që në fillim të takimeve të përdoren pyetje të

drejtpërdrejta; kjo do ti lejonte ndërmjetësuesit që të fitojë atë autoritet që do ti jetë i

nevojshëm për drejtimin e takimeve. Kjo nuk do të thotë që të ngrihen pyetje me

karakter vlerësues, por që pyetjet të jenë të thjeshta dhe të qarta.

Përgjatë diskutimit, përdorimi i pyetjeve direkte lejon që të kontrollohet më mirë

situata dhe të arrihet sa më shpejt në një konkluzion; në përfundim, lejojnë që të

verifikohet qartë pozicioni i arritur nga palët në lidhje me tema të përcaktuara. Kur

ekziston dyshimi se dikush rri pa folur edhe kur nuk është plotësisht dakord, ndoshta

thjesht për faktin se ka turp apo se kërkon të ruajë argumente që ti përdorë më pas për

tu mbrojtur, mund të përdoren edhe pyetje direkte që i drejtohen individit189

.

Megjithatë, në këtë drejtim, duhet thënë se (Morineau mbështet këtë tezë)190

është

e preferueshme të mos i drejtosh palëve pyetje direkte, sidomos për argumentin

specifik objekt konflikti.

Më shpesh, është e rastit të drejtohen pyetje të hapura, të cilat i lejojnë personit që

i drejtohen të përgjigjet më një artikulim të pasur përmbajtjesh.

Ndër të tjera, ekziston dhe mundësia që të drejtohen pyetje të orientuar apo pyetje

spirale. Të parat janë ato që kanë brenda përgjigjen. Duhet të përdoren pak, vetëm për

të stimuluar diskutimin ose në sensin provokues 191

. Pyetje në formë spirale,

“domethënë?”, “në çfarë kuptimi?”, “kur?”, “kush më saktësisht?”192

, bëhen kur

gjendemi përpara një pozicionimi të paqartë dhe konfuz dhe objektivi i tyre është që

të ndihmojmë palët të shprehen me qartësi.

b) Aftësi në mbledhjen e informacionit: bazuar në faktin se si janë mbledhur,

organizohet dhe strukturohet ndërhyrja.

c) Fleksibilitet: e thënë ndryshe, aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve të

papritura nga një këndvështrim kontekstual, organizativ, apo inkoherencave të

bashkëbiseduesve, natyrisht pa lënë mënjanë objektivat e ndërhyrjes.

d) Ndjeshmëri: aftësia për tu vendosur emotivisht në pozicionin e tjetrit, pa u

“kapur rob” i ndjenjave, por duke i përdorur si një instrument njohës i pozicionit të tij.

Ndjenjat e provuara nga ndërmjetësuesi, nuk duhet të mohohen por të ri-përdoren në

terma profesionalë, për të kuptuar tjetrin dhe për të projektuar e zbatuar ndërhyrjen

ndërmjetësuese193

.

Mund të kemi metodologji dhe teknika të ndryshme për të çuar përpara procesin

ndërmjetësues, në varësi të faktit se si ndërmjetësuesi kombinon aftësitë me njohjet

dhe eksperiencat e tij.

Për shembull, sipas Umbreit ndërmjetësimi mund të konsiderohet drejt një

continuum: nga njëri ekstrem kemi një stil ndërmjetësimi thellësisht drejtues (ku është

ndërmjetësuesi që flet për pjesën më të madhe të kohës), dhe nga kahu tjetër kemi një

stil jo drejtues (ku janë kryesisht palët që bashkëbisedojnë).

Në veçanti dallohen dy lloje ndërmjetësimi: njëri empowering, jo drejtues, dhe

tjetri controlling që dallohet për nga karakteristikat shumë drejtuese. I pari quhet

189

S. Castelli: “La mediazione”, Milano, 1996, faqe 73-74. 190

Ky afirmim është bërë në tekstin e P. Giulini “Il mediatore: un terzo uomo”, në Marginalità e

Società, 1994, n. 27, fq. 54-62. Shih. La mediazione penale, citim i bërë në fq. 107. 191

S. Castelli: “La mediazione”, Milano, 1996, fq. 75. 192

Shih shënimin e mëparshëm. 193

“La formazione dei mediatori”, në La mediazione penale, citim i bërë në fq. 106 e vijues.

Page 107: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

107

ndryshe dhe “terapeutik”194

, ndërsa i dyti bargaining (kontraktues)195

.

Nga argumentet e trajtuara, del në pah fakti se ndërmjetësuesi, sigurisht, që ka një

pushtet të konsiderueshëm në administrimin e ndërmjetësimit. Këtë pohim e gjejmë

dhe tek Ceretti i cili shprehet qartë se: “…jam dakord me ata (si G.V. Pisapia, S.

Castelli) që mbështesin mendimin se ndërmjetësuesi, për vetë faktin se posedon një

dije, posedon një teknikë, mbulon një rol (shpesh gjysmë i institucionalizuar),

imponohet si një i tretë karshi konfliktit, i cili ngre pretendimin se disa raporte sociale

jo të barabartë (gjithmonë në një konflikt njëri nga palët është më i dobët se tjetri)

mund të pësojnë, falë pikërisht ndërhyrjes së ndërmjetësimit, një strukturim të ri,

duhet të konsiderohet, llogjikshëm, një subjekt me pushtet.

Ndërmjetësuesi, me dashje apo pa dashje, përshkohet nga këto elemente.

Në çdo rast, është e vështirë të thuash se në çfarë konsiston efektivisht pushteti i

tij. Në fakt, mungon një analizë thelbësore e rolit që ky operator luan brenda

ndërveprimeve dhe strategjive të shumta të lidhjes që ekziston midis binomit: “të dish

dhe të mundesh”! Kjo analizë bëhet akoma dhe më e nevojshme nëse konsiderojmë

atë përmbysje që ndërmjetësimi shkakton tek çështja e përgjegjësisë”196

.

Eksperiencën e parë ndërmjetësuese, në sensin modern e teknik të fjalës, siç njihet

tashmë dhe nga literatura ndërkombëtare, e gjejmë në një projekt të realizuar në vitin

1974, në Kanada, në qytetin Kitchener, në Ontario.

Në atë rast bëhej fjalë për disa akte vandalizmi të kryera nga dy të rinj të cilët, veç

pagesës së gjobës dhe një shume parash si titull për të kompensuar viktimat, u dënuan

dhe me detyrimin për të takuar këta të fundit për ti shpjeguar motivin e gjestit të tyre.

Nga kjo eksperiencë e parë, u ndërtua dalë ngadalë një procedurë standarte

ndërhyrjeje; ajo karakterizohet për faktin se aktivizohet në rastet e kryerjes së veprave

penale kundër pasurisë dhe iniciohet pasi autori i krimit jep konsensusin e tij për të

marrë pjesë në ndërmjetësim. Në këtë pikë, një vullnetar kontakton viktimën dhe e

sqaron në lidhje me përmbajtjen e procedurës së ndërmjetësimit dhe nëse edhe

viktima pranon të marrë pjesë në ndërmjetësim, faza e mëpasshme është ajo e takimit

midis viktimës dhe autorit të veprës penale (me këtë linjë qasjeje janë dakord pjesa

më e madhe e studiuesve, ndër të cilët: Martiri, Umbreit, Wamer, Wright, Galaway).

Zakonisht, vendet më të përdorura për të zhvilluar takimet e pajtimit, janë ato vende

ku është kryer vepra penale, si p.sh. shtëpia e viktimës në rastet e vjedhjeve me dhunë

në banesë, etj..

Më pas u konsiderua se mund të përfshiheshin dhe vepra penale me rrezikshmëri

më të lartë shoqërore, siç mund të jenë kryerja e marrdhënieve seksuale me dhunë dhe

“incesti” – kryerja e marrdhënieve seksuale me persona në gjini. Për këto raste, ama,

u mendua të gjendeshin mënyra të tjera për të realizuar pajtimin. Edhe pse në disa

raste, incesti nënkupton shpërbërjen e unitetit familjar, në raste të tjera familja vendos

të qëndrojë bashkë apo të ri-bashkohet pas lirimit të autorit të veprës penale. Në këto

194

“Procesi ndërmjetësues nuk karakterizohet ngasi një ndërhyrje psikoterapeutike, por ka si qëllim të

lehtësojë komunikimin midis dy palëve në konflikt. Termi terapeutik këtu përdoret në sensin e

mundëisë për të çuar më tej një situatë të “bllokuar”. Marrë nga: “La Mediazione penale”, shih

shënimin nr.1, fq. 108. 195

Përkufizimet e dhëna në lidhje me impostimet që duhet të marrë ndërmjetësimi, shih tekstin me

autor Umbreit “Mediating interpersonal conflicts: A pathëay to peace”, Ëest Concord, Minnesota,

U.S.A., 1995, të risjella nën vëmendje nga G. Scaldaccione, A. Baldry, M. Scali, La mediazione

penale, shih citimin në fq. 108. Teksi përmban gjithashtu një përshkrim të gjerë dhe interesant të

teknikave me të cilat vihet në jetë procedura e ndërmjetësimit. 196

A. Ceretti: “Mediazione: una ricognizione filosofica”, në La mediazione nel sistema penale

minorile, shih citimin në fq. 53.

Page 108: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

108

situata është parashikuar (Peachey) një grup mbështetje on-going për çiftet që kanë

pasur të bëjnë me situata të ngjashme; ndër të tjera, janë organizuar seminare që

zhvillohen pranë qendrave rezidenciale gjatë fundjavave mbi temën e seksualitetit, që

janë frekuentuar nga abuzuesit seksualë dhe viktimat e abuzimeve seksuale.

Më pas, modeli i Kitchener ka vazhduar të veprojë duke sjellë disa ndryshime me

modelin fillestar, por duke ruajtur gjithmonë në thelb objektivat dhe parimet e tij

frymëzuese. Por është në vitin 1975 që nga kjo eksperiencë e izoluar, formulohet një

propozim në lidhje me programin e parë të ndërmjetësimit të quajtur Victims Offender

Reconciliation Project197

(VORP) nga e cila morën shkas iniciativa të tjera të këtij

lloji në Kanada, në U.S.A. dhe në Europë (në veçanti në Angli, Gjermani, Francë,

Norvegji, Finlandë, Austri, Zvicër), dhe më pas në Australi dhe Zelandën e Re.

Në ditët e sotme, modeli origjinar, edhe pse me ndryshimet e rastit, aplikohet në

rrugë të zakonshme, kur kjo është e mundur dhe kur nuk konsiderohet më e

përshtatshme të aplikohen modele të tjera.Modelet e ndërmjetësimit sipas skemës së

propozuar nga VORP dhe VOMP (Victims Offenders Mediation Program)

karakterizohen substancialisht nga një mundësi e takimit ballë për ballë midis

viktimës dhe autorit të veprës penale, një takim “i ndërmjetësuar”, i lehtësuar nga një

ndërmjetësues që vjen nga gjiri i komunitetit lokal (në këto raste, kujtojmë se bëhet

fjalë për “ndërmjetësimin e drejtpërdrejtë”).

Sipas modelit të përcaktuar nga Zehr, në procesin e ndërmjetësimit midis viktimës

dhe autorit të veprës penale, dallohen katër faza kryesore.

Faza e parë, është ajo e marrjes në ngarkim, e seleksionimit të rastit dhe caktimit

të ndërmjetësuesit. Pasi rasti i dërgohet shërbimit të ndërmjetësimit, stafi mbledh të

gjitha informacionet e nevojshme për trajtimin e rastit, të cilat regjistrohen në skeda të

përgatitura paraprakisht për këtë qëllim. “Regjistrimi” i rastit vijon me seleksionimin

dhe vlerësimin për tu siguruar që është i përshtatshëm për ndërmjetësim. Vlerësohen

ndër të tjera elemente rrethanore si:

- nëse ka armiqësi të fortë midis palëve,

- nëse është e qartë arsyeja e një takimi të mundshëm midis palëve,

- nëse është i nevojshëm pajtimi dhe/ose dëmshpërblimi.

Pasi rasti pranohet, stafi i VORP ja delegon një operatori nga komuniteti lokal, i

cili posedon kualifikimin e duhur për ndërmjetësim.

Faza e dytë përbëhet nga takime paraprake midis ndërmjetësuesit dhe viktimës (të

paraprira, zakonisht, nga një letër ku paraqiten objektivat e ndërmjetësimit dhe

avantazhet e pjesëmarrjes) dhe autorit të veprës penale.

Edhe pse në këto takime paraprake parashikohen të trajtohen tema të ndryshme në

varësi të faktit nëse kryhen me viktimën apo autorin e veprës penale, gjithsesi është e

mundur që të përcaktohen objektiva të përbashkët që janë:

- prezantimi i programit ndërmjetësues;

- të dëgjohet versioni i ngjarjes siç paraqitet prej secilit pjesëmarrës, duke i dhënë

në veçanti atyre mundësinë që të shprehin ndjenjat dhe përjetimet e lidhura me krimin

197

Për sa i përket këtij programi, që në fund të fundit është një model i cili ndiqet përgjatë rrugëtimit

ndërmjetësues, kemi folur tashmë në kapitullin e dytë. Këtu donim vetëm të vendosnim theksin mbi

faktin se, më shumë se një lloj ndërmjetësimi, bëhet fjalë-të paktën në origjinën e saj- për një lloj

standarti veprues që aplikohet në rrethana të caktuara. Gjithsesi, kjo nuk i heq vlerë faktit se me

kalimin e kohës dhe referuar rezultateve pozitive të përftuara, ky model ka fituar kualifikimin “lloj

ndërmjetësimi” nga i cili diferencohen modele të tjerë që aplikohen qoftë në të njëjtët ambjente, qoftë

në rende juridikë të tjerë.

Page 109: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

109

e kryer;

- shpjegimi i rolit të ndërmjetësuesit dhe identifikimi i avantazheve në dhënien e

konsensusit për të marrë pjesë në program;

- krijimi i bindjes që ekziston konsensusi për tu takuar me palën tjetër;

- rënia dakord për realizimin takimit të përbashkët (ku dhe kur);

- të fillohet të eksplorohet në lidhje me mundësitë e shpërblimit të dëmit.

Literatura e konsultuar në lidhje me argumentin (Martiri, Umbreit, Warner,

Wright, Galaway) sugjeron që të takohet fillimisht autori i veprës penale, për të

shmangur një viktimizim të dytë të palës së dëmtuar, meqenëse një tjetër refuzim i

mundshëm i të pandehurit për të marrë pjesë në ndërmjetësim mund të shkaktonte një

tjetër zhgënjim tek viktima.Takimi i parë me autorin e krimit ka si objektiv që ti

ofrojë mundësinë që të flasë rreth “historisë së tij”; të përshkruajë, nga këndvështrimi

i tij, si ndodhi krimi dhe çfarë ndodhi gjatë arrestimit të tij, si dhe gjatë procesit të

mundshëm. VORP-i i jep autorit të krimit mundësinë që të shprehë me fjalët e tij atë

që ka ngjarë dhe të ketë një hapësirë që të “nxjerrë jashtë” ndjenjat e mbytura të

krijuara gjatë fazave të procesit, apo që mund të jenë krijuar nga mungesa e

mundësisë për të diskutuar rreth krimit. Në këtë fazë iniciale, ndër të tjera,

ndërmjetësuesi do të provojë të eksplorojë bashkë me autorin e veprës penale “një

mundësi për të eliminuar” pasojat e krimit të kryer prej tij; nëse janë të pranishëm

“dëme” psikologjike, ndërmjetësuesi mund të ndihmojë autorin që të mendojë si

mund të “kërkojë falje” për sjelljen e tij devijante.

Së fundi, në këtë pjesë të takimit ndërmjetësuesi kërkon të zbehë çdo lloj frike që

mund të ketë autori në lidhje me takimin e përbashkët me personin e dëmtuar

(viktimën), duke e nxitur që të nxjerrë jashtë duke i shprehur fantazitë dhe aspiratat e

tij, si dhe të qartësojë objektivat dhe “rregullat” e takimit me viktimën, të cilat mund

të shkaktojnë frikë dhe shqetësim.

Në mënyrë të ngjashme, takimi fillestar me viktimën i lejon ndërmjetësuesit të

fitojë besimin e tij, të zbehë tek ai frikën që mund të shkaktojë takimi me autorin e

veprës penale dhe ta përgatisë për takimin e përbashkët.Një nga ndryshimet më të

mëdha të takimit paraprak me viktimën, në dallim nga takimi me autorin, ka të bëjë

me vullnetin e lirë për pjesëmarrjen në takimin ndërmjetësues; në fakt, nuk ekzistojnë

“autoritete” të jashtme dhe shtrënguese që detyrojnë viktimën të marrë pjesë në

ndërmjetësim198

.

Shpesh ndërmjetësuesi mund të bëjë edhe një përshkrim fizik të autorit të veprës

penale, për të eliminuar tek viktima çdo lloj frike që lidhet me fenomenin e “të

panjohurit” nëse konsideron që ky është përjetimi i viktimës; dhe pikërisht në këtë

moment, një herë që sigurohet, viktimat shprehin konsensusin e tyre për të takuar

autorin.Pasi sigurohet për konsensusin, ndërmjetësuesi eksploron me viktimën

mundësitë e ndryshme për “dëmshpërblim”, duke reflektuar së bashku në lidhje me

dëmet e pësuara prej saj.

Faza e tretë përbëhet nga takimi i përbashkët midis viktimës dhe autorit. Tre

aspektet bazë të këtij takimi, janë “faktet, ndjenjat dhe shpërblimi i

dëmit”.Ndërmjetësuesi, zakonisht, hap takimin duke u kujdesur që palët të presin mirë

njëra tjetrën, duke ndenjur gjithmonë në një plan profesional.

Pjesa formale e takimit fillon me një përshkrim të shkurtër që ndërmjetësuesi i bën

procesit, i ndjekur me një pasqyrim të rolit të ndërmjetësuesit, të viktimës dhe të

198

Duke theksuar kështu kushtin paraprak dhe absolut të zgjedhjes së lirë, si bazë themelore për një

rezultat pozitiv të procesit ndërmjetësues.

Page 110: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

110

autorit të veprës penale, si dhe të rregullave bazë, duke bërë të qartë dhe vendosur

theksin në lidhje me konfidencialitetin e takimit (në këtë sens shih Chupp, Martiri,

Umbreit, Wright, Galaway).

Ndërmjetësuesi i kërkon secilës palë që përshkruajnë faktet në të cilat janë

përfshirë dhe të shprehin emocionet e tyre të shkuara dhe të tashme, që lidhen me

krimin dhe çdo gjë tjetër që lidhet me të.

Zakonisht i jepet viktimës mundësia që të shprehet i pari, duke dhënë versionin e

saj për ngjarjen.

Një herë që viktima ka përfunduar versionin e saj, ndërmjetësuesi duhet të krijojë

mundësinë që ti jepet hapësirë autorit të japë versionin e tij mbi faktet; autori, i

impenjuar të tregojë versionin e tij të ngjarjes, ka mundësinë të shpjegojë përse dhe në

ç’mënyrë është kryer krimi.

Në këtë pikë, të dyja palët kanë pasur mundësi të shprehen në lidhje me faktet,

dhe është ky momenti kur ndërmjetësuesi duhet të garantojë një hapësirë diskutimi në

të cilën palët mund ti drejtojnë njëra tjetrës pyetje të rëndësishme që kërkojnë

përgjigje.

Në fund të kësaj pjese të takimit, viktima duhet të ketë të qartë motivin që shtyu

fajtorin të kryejë sjelljen devijuese, veprimet objekt akuze, çfarë impakti ka patur mbi

autorin arrestimi dhe fazat e ndryshme të procedimit përpara Gjykatës, si dhe çfarë

impakti emotiv kanë patur tek fajtori, “tregimi” i përjetimit të ngjarjes nga ana e

viktimës dhe konfrontimi me këndvështrimin dhe ndjenjat e kësaj të fundit.

Autori, nga ky takim i përbashkët, duhet të marrë si informacion e të kuptojë si

efektet që ka patur veprimi i tij mbi viktimën, përfshirë këtu dhe dëmet fizike, frikën,

ankthin, mosbesimin, zemërimin, viktimizimin “dytësor” pasojë e ndërhyrjes së

operatorëve të sistemit gjyqësor, ashtu edhe reagimin e viktimës karshi “tregimit” të

bërë nga fajtori.

Një herë që dy nivelet e takimit, ai faktik dhe emocional, u konfrontuan me njëri

tjetrin dhe u reflektua në lidhje me këtë fakt, ndërmjetësuesi duhet të kërkojë

realizimin e arritjes së ndërmjetësimit-pajtimit midis palëve dhe të një marrëveshje të

shkruar në këtë sens. Në fakt, në këtë moment, ndërmjetësuesi aktivizohet duke

kërkuar të kuptojë se me çfarë dhe në ç’mënyrë autori i veprës penale mund të

impenjohet “për të bërë atë që është e drejtë” në drejtim të viktimës: bëhet fjalë për

një proces “negocimi”, në të cilin viktima mund dhe të shprehë se çfarë do ti pëlqente

të merrte nga viktima, si formë “dëmshpërblimi” për dëmet e pësuara.

Një herë që palët kanë arritur një marrëveshje, zakonisht ndërmjetësuesi shkruan

detajet e saj, duke i pasqyruar në një lloj pakt-kontratë tip, të formuluar paraprakisht

nga VORP. Kontrata mund të përmbajë qoftë forma dëmshpërblimi ekonomik, qoftë

forma shpërblimi si kryerja e punëve në favor të viktimës apo të komunitetit, etj..

Kontrata parashikon gjithashtu impenjimet e marra nga viktima dhe nga autori, si dhe

përcakton gjithashtu afatin brënda të cilit duhet të përfundojnë.

Faza e katërt përbëhet nga një aktivitet, që konsiston në hartimin e një “raporti”

për rastin, monitorim dhe follow-up, të kryer nga ndërmjetësuesi. Në fakt, në

përfundim të takimit të përbashkët, ndërmjetësuesi duhet të shkruajë një raport që

pasqyron të katër fazat:

a) takimet paraprake;

b) takimin e përbashkët;

c) marrëveshjen e arritur;

d) vlerësimin në lidhje me procesin e ndërmjetësimit dhe një sintezë të plotë rreth

tij.

Page 111: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

111

Mund të nevojiten takime të tjera shtesë midis autorit dhe viktimës, në rastet kur

njëra nga palët nuk është në gjendje të respektojë marrëveshjen e arritur, motiv për të

cilin lind nevoja të rivlerësohen termat e akordit të arritur më parë.

Në këto raste, eksperienca tregon se, për sa të jetë e mundur, duhet të jetë i njëjti

ndërmjetësues që të ndjekë këto faza të mëtejshme. Kjo zgjedhje duhet të respektohet

edhe për takimet mbyllëse që do të zhvillohen në momentin e respektimit të termave

të kontratës nga palët, duke i dhënë fund përfundimisht procesit të ndërmjetësimit.

Tek procedurat e ndërmjetësimit në rastet e veprave penale me rrezikshmëri të ulët

shoqërore, figura e ndërmjetësuesit mund të zëvendësohet me vullnetarë që operojnë

pranë organizatave që merren këto lloj aktiviteti. Anasjelltas, në rastet e veprave

penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, procesi administrohet nga dy

ndërmjetësues profesionistë eskpertë. Në varësi të rrezikshmërisë së veprës penale,

ndryshon gjithashtu dhe koha që i dedikohet takimeve; nëse për krimet kundër

pasurisë takimeve (qofshin ato paraprake të bëra me secilin prej palëve, qofshin të

përbashkëta) i dedikohet një orë, për krimet e dhunshme, çdo takimi paraprak i

dedikohen të paktën orë (në rastet me viktima shkohet deri në 15-20 orë).Si

alternativë e ndërmjetësimit të drejtpërdrejtë të përshkruar më lart, mund të

verifikohet dhe aplikimi i një procedure të veçantë ndërmjetësimi: i ashtuquajturi

ndërmjetësim indirekt. Në këtë rast është ndërmjetësuesi që realizon takimet veças me

secilën palë, pa qenë e nevojshme që ato të takohen, duke realizuar gjithsesi procesin

e ndërmjetësimit. Ndërmjetësuesi, për shembull, kur takon autorin e veprës penale,

bëhet përcjellës i pyetjeve të viktimës si “Përse unë?”, “Çfarë i ka ndodhur, ku janë

sendet e mia?”, “Kam qenë i ndjekur përpara kryerjes së krimit?”, etj., përgjigjet e të

cilit do ja përcjellë më pas viktimës. Fazat e përshkruara më lart, mund të

konsiderohen si ato “klasiket” nëpër të cilat kalon procedura e ndërmjetësimit.

Ekzistojnë gjithashtu, dhe natyrisht, mënyra të tjera të administrimit të procesit

ndërmjetësues që ndryshojnë në varësi të subjekteve, të veprave penale të kryera, si

dhe të situatave rrethanore në të cilat duhet të kryhet procesi199

.Më poshtë, bazuar në

rendin juridik Italian, me ndihmën e tre tabelave po pasqyrojmë skemat operative që

aplikohen për rastet e ndërmjetësimit:

Figura VI-1.

Hipotezë e ndërmjetësimit që aplikohet bazuar në nenin nr. 28 të Dekretit të

Presidentit të Republikës nr. 448/88.

199

Për të hedhur një vështrim më të thellë rreth mënyrave operuese, shih në veçanti, G. Scaldaccione,

A. Baldry, M. Scali, në “La mediazione penale”, op. cit., fq. 82 e vijues; F. Palomba në “Il sistema del

nuovo processo penale minorile”, op. cit., nga fq. 396 në fq. 409.

GJ. H. P

S. M. A. G

Dërgimi tek

ndërmjetësi

Programimi dhe zbatimi i

ndërmjetësimit

Raport rreth rezultatit të

ndërmjetësimit

Verifikimi i zbatueshmërisë

së ndërmjetësmit

Përpunimi i projektit, bazuar

në nenin nr. 28 D.P.R. 448/88

Page 112: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

112

Figura VI-2.

Hipotezë ndërmjetësimi bazuar në nenin 564 k.pr.p. (italian)

Figura VI-3.

Hipotezë ndërmjetësimi bazuar në nenin 9 të D.P.R. nr. 448/88.(ekperienca torineze).

Thirrja e

palëve

ORGANI I

AKUZËS -

PROKURORI

Heqja dorë

nga kallëzimi

Takimi përpara

Prokurorit

PROKURORI *

Verifikimi i

zbatueshmërisë

Gjykatësi S.

Paraprake

Dërgimi

pranë

S.M.A.G.

Dërgimi tek

ndërmjetësuesi

Zbatueshmëri

Programim,

Ndërmjetësim

GJYKIM

Gjykatësi H.

Paraprake

Thirrja e

palëve

Verifikim i

zbatueshmërisë.

*Në dallim nga 2 rastet e

mëparshëm, të pasqyruar për efekt

krahasimi, duke ndjekur

procedurën e përshkruar nga tabelat

me ngjyrë gri, është e mundur një

rrugë alternative sipas të cilës

autoriteti gjyqsor i jep rrugë

ndërmjetësimit duke kontaktuar

drejtpërdrejt ndërmjetësuesin. Në

këtë rast, S.M.A.G. nuk do të

informoheshin për të gjithë rastet e

trajtuara.

Figurat janë nxjerrë nga faqet e: ”Hipoteza në lidhje me

zbatueshmërinë e programeve ndërmjetësuse bazuar në D.P.R.448/88, i

përgatitur nga Zyra Qëndrore e Drejtësisë për të Miturit.

P.S.S.M.A.G. = Shërbim Minoril nën Varësi të Autoritetit Gjyqsor

Page 113: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

113

2. Situata aktuale e ndërmjetësimit në Itali dhe projektet për të ardhmen.

Le të afrontojmë tani situatën aktuale në Itali, duke iu referuar për më tepër disa

realiteteve gjyqsore, të cilët e kanë parë të përshtatshme që ti referohen eksperiencës

së ndërmjetësimit dhe procedurave përkatëse. Problematikat me karakter material dhe

procedural i kemi trajtuar më lart, prandaj këtu dua të kërkoj të hyj në brendësi të

situatave konkrete, duke evidentuar dhe kriteret e përdorura rast pas rasti në situata të

ndryshme.

Kemi bërë gjithashtu një analizë të eksperiencave të para në Itali, duke përcaktuar

dhe aspektet ende të paqarta, me dallime operacionale200

.

Sjellim më poshtë një pasqyrë të vogël në lidhje me rastet e aplikuara në Itali gjatë

dy vjeçarit 1998/99. Siç mund të shihet “numrat” flasin më shumë se fjalët (shih faqen

vijuese).

Vetëm disa prej Gjykatave për të Miturit kanë në strukturën e tyre Zyrën për

Ndërmjetësimin, të cilat legjitimohen të funksionojnë vetëm duke u bazuar në

marrëveshjet e ndryshme – Protokolle Bashkëpunimi – të lidhura për këtë qëllim.

Ndër të parat gjykata që kanë lidhur marrëveshje në këtë sens, kanë qenë zyrat pranë

Gjykatave të Apelit të Milanos dhe Torinos.

Tabela Nr. VI-1

Rrethi

Gjyqsor

Viti

n° i rasteve Rezultat

Pozitiv

Rezultat

Negativ

Jo të

realizueshme

Në trajtim

1998 1999 1998 1999 1998 199

9

1998 1999 1998 1999

Bari Asnjë 12 Asnjë 2 Asnjë - Asnjë 8 Asnjë 2

Catanzaro 14 75 8 30 - 22 2 - 4 23

Milano 28 42 9 21 - 3 6 15 13 3

Torino 20 40 3 16 1 2 7 22 9 5

Trento 22 11 7 1 - - 8 8 7 2

Sondazhe të kryera për periudhën Dhjetor 1998 – Dhjetor 1999.

Burimi: Ministria e Drejtësisë Italiane.

Nga ekzaminimi i të dhënave del në pah se në të gjitha realitetet gjyqsore, numri i

rasteve është rritur me kalimin e kohës, ashtu siç dhe është shtuar përqindja e

procedurave ndërmjetësuese të përfunduara me rezultat pozitiv.

Siç kemi patur mundësi të përmendim dhe më lart, hapësirat vepruese brenda

sistemit gjyqsor në Itali janë shumë të ngushta dhe të tilla që vështirësojnë aplikimin e

ndërmjetësimit, i cili eksperimentohet vetëm në drejtësinë e të miturve.

Aplikimi në drejtësinë e të miturve201

, presupozon zgjidhjen e disa problematikave

të tjera që janë prerogativë e të qenit i mitur; pikë së pari pamundësia e shpërblimit të

dëmit nga ana e të miturit, element që siç pamë është një kusht thelbësor për arritjen e

një rezultati pozitiv në përfundim të procedurës ndërmjetësuese.

Duhet shtuar gjithashtu fakti, që shpesh këto krime kanë si subjekt pasiv të

miturin, fakt që implikon përfshirjen e familjeve respektive, duke shtuar padyshim

200

Marrë nga: La mediazione penale, shih fq. 150 e vijues. 201

Në këtë rast i jemi referuar eksperiencës së ndërmjetësimit të aplikuar nga Gjykata e të Miturve në

Torino.

Page 114: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

114

vështirësitë e trajtimit.

Shumë konflikte me të mitur mund të zgjidheshin pa nevojën e ndërhyrjes së

sistemit gjyqsor, nëse familjet nuk do të merrnim përsipër të luanin një rol mbrojtës

ndaj të miturit, përpara dhe gjatë ndërmjetësimit202

. Mënyrat e ndryshme të ndërhyrjes

që janë aplikuar nga gjykatat, në vija të përgjithshme kanë treguar të kujdes ndaj këtij

fenomeni, por duhet patur kujdes që procedura e aplikuar me këto kritere të mos ketë

efektin pervers të transformimit të ndërmjetësimit në një ndërhyrje psikologjike, duke

devijuar nga objektivat e saj. Ky fakt mund të evitohet nëse modeli psikologjik i

përdorur konsiderohet si një mjet teknik pune që mund të ndihmojë ndërmjetësuesin

të afrohet me palët në administrimin e konfliktit, që të kuptojë dhe të kufizojë

ndërhyrjen e familjarëve, pa humbur nga sytë objektivin primar që është ai i ri-

vlerësimit të palës së dëmtuar nga vepra penale dhe ndërmjetësimi i palëve. Një

gabim i pafalshëm për ndërmjetësuesin do të ishte “joshja” drejt tundimit për të

ndërhyrë në problematika që nuk lidhen me faktet objekt i veprës penale dhe s’kanë

lidhje me procesin.

Një tjetër vështirësi e hasur në praktikë në rastet e ndërmjetësimit është ajo që

lidhet me “angazhimin” apo pjesëmarrjen e viktimës së veprës penale. Në fakt,

shpesh, rezulton e vështirë të bindësh personin e dëmtuar nga vepra penale në lidhje

me anët pozitive të ndërmjetësimit.

Anasjelltas, në momentin që kontaktohen, është e pamohueshme që konstatohet

një nevojë thelbësore për “tu dëgjuar” nga ana e personave të dëmtuar: del në pah një

pakënaqësi e thellë karshi institucioneve, të cilat konsiderohen si inekzistente karshi

nevojave të tyre dhe nevojës së njohjes së të drejtave të tyre të cënuara. Një tjetër e

dhënë që del në pah, është nevoja për tu informuar dhe qartësuar në lidhje me mënyrat

proceduriale dhe rezultatet e pritshme. “Dëgjimi” i viktimës, konsiderohet si pikënisja

e çdo procedure ndërmjetësimi; po atëherë, si mund të fillojmë procedurën

ndërmjetësuese me personin e dëmtuar, kur legjislacioni në fuqi parashikon termin

“pajtim”, term që shpesh dhe padyshim provokon një reagim negativ tek viktima?

Edhe terminologjia luan rolin e saj. Nuk është për tu lënë mënjanë dhe elementi kohë!

Dmth., ka një ndikim jo dytësor fakti nëse ndërmjetësimi parashikohet të zhvillohet në

një kohë të afërt me atë të kryerjes së veprës penale apo pasi ka kaluar një periudhë

relativisht e gjatë.

Jo dytësor është dhe roli i luajtur nga familja; përmendëm si të mos e përfshijmë,

por si ta realizojmë këtë pa i hequr të miturit aftësinë e pavarur për të marrë pjesë në

ndërmjetësim, përtej ndikimeve të pashmangshme? Duke mbajtur parasysh këto

rrethana, është e një rëndësie primare ta konsiderosh të miturin brenda konstekstit

familjar; është thelbësore të përdoren metoda dhe teknika operacionale që tentojnë një

qasje sistematike, deri sa të arrihet në rezultatin e dëshiruar.

Tjetër vështirësi që haset në lidhje me zgjedhjen e modelit më të përshtatshëm,

përbëhet nga artikulimi i raporteve ndër-institucionalë të përfshira (organi gjyqsor,

Shërbimi Minoril i Administrimit të Drejtësisë, Shërbimet Sociale).

Këto vështirësi hasen në të gjitha fazat e parashikuara, qoftë në atë të dërgimit të

rastit, qoftë në fazën përfundimtare të raportimit.

Së pari, mund të konstatojmë që jo gjithmonë dhënia e mandatit do të thotë

fillimin e procedurës ndërmjetësuese, por shpesh mund të jetë thjesht një verifikim i

zbatueshmërisë së procedurës për atë rast konkret në lidhje me disponueshmërinë e

palëve për të marrë pjesë.

202

Marrë nga G. Scaldaccone, “La mediazione penale. Ipotesi di intervento nella giustizia minorile”,

Milano, 1998, fq. 151.

Page 115: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

115

Mbeten për të qartësuar, veç të tjerash, raportet e Shërbimit Minoril të

Administrimit të Drejtësisë, qoftë në lidhje me mënyrat e “dërgimit” të rastit, qoftë në

lidhje me raportin midis ndërmjetësuesit dhe asistentit social që ndjek autorin e veprës

penale, i cili nuk mund të ketë asnjë raport me viktimën203

.

Për sa i përket raportit final – informues -, mund të paraqitet një konflikt interesi,

si detyrimi për të informuar autoritetin gjyqsor dhe detyrimi i konfidencialitetit karshi

palëve! Bëhet fjalë për një problem të pa trajtuar nga literatura bashkëkohore, por që

nuk duhet injoruar. Për këtë arsye është e nevojshme të ndërtohet një skemë raportesh

të bilancuara që të përmbushë të dy nevojat, komunikimin e informacioneve që

plotësojnë mjaftueshëm nevojat “njohëse” të gjykatës, pa qenë e nevojshme të dalin

informacione të dala në pah gjatë bashkëbisedimeve, shumë personale dhe që nuk i

shërbejnë gjykatës për vendimin e saj.

Pavarësisht dyshimeve dhe kritikave që janë shprehur, qoftë në raport me

eksperiencat e vendeve të tjera, qoftë me vetë eksperiencën italiane, debati teorik dhe

rrugëtimi i ndërmarrë në eksperiencën ndërmjetësuese nuk duhet ndërprerë; kjo jo

vetëm me synimin për të përmirësuar sistemin e administrimit të drejtësisë për të

miturit, por edhe për t’iu përgjigjur nevojave gjithmonë në rritje për të ndërtuar

raporte ndërvepruese komunikuese më domethënëse, referuar realitetit social aktual.

Është në këtë sens që ndërmjetësimi me viktimën, duke përmbushur të dy nevojat, atë

të njohjes të së drejtave të palës së dëmtuar dhe të afirmimit të përgjegjësisë nga ana e

agresorëve, i përgjigjet nevojës së qartësimit dhe ri-përcaktimit të konceptit të

përgjegjësisë, i cili tejkalon konceptet psikologjike, etiko-sociale dhe juridike të

mëparshme.

Një tjetër eksperiencë, që pason atë të Torinos të lartpërmendur, e që ndihmon të

kuptojmë rrugën e nevojshme për të ndërmarrë eksperiencën ndërmjetësuese, është

ajo e Gjykatës për të Miturit në Trento (Itali).

Me iniciativë të kësaj Gjykate, të Prokurorisë së Republikës për të Miturit dhe të

Zyrës së Shërbimeve Sociale për të Miturit, u ngrit një grup me operatorë

profesionistë dhe magjistratë, me qëllim pikërisht promovimin dhe eksperimentimin e

procedurave ndërmjetësuese.

Bëhej fjalë për një grup spontan, i përbërë nga një pluralitet përkatësish

institucionale dhe formimi profesional. Ky grup, më konkretisht, përbëhej nga tre

operatorë të Zyrës së Shërbimeve Sociale, nga një psikologe nga Shërbimi i Toksiko-

dipendencës, nga një mbrojtës ligjor dhe edukator, nga një avokat, nga Prokurori i

Republikës për të Miturit, nga një gjyqtar i Gjykatës për të Miturit. Më pas, grupit iu

shtua një asistent social i Provincës dhe përgjegjësi i shërbimeve sociale të Krahinës

Valle dell’Adige.

Në këtë hapësirë territoriale, nevoja për të eksperimentuar ndërmjetësimin lindi

nga një shumëllojshmëri stimujsh, të cilët i rendisim më poshtë:

- interesi dhe vlerësimi pozitiv i eksperiencave të vendeve të tjera si Austria,

Franca, si dhe të atyre Italiane si Bari, Milano, Roma;

- nevoja për të gjetur e aktivizuar mënyra të tjera të administrimit të konflikteve

sociale, të ndryshme nga ato tradicionale dhe që marrin më shumë në konsideratë të

miturin dhe viktimën si person;

- fenomeni i kriminalitetit minoril në Provincë, i cili paraqet më shumë trajtën e

203

Shih. Scaldacione, citimi i fundit në fq. 154.

Page 116: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

116

mikro-kriminalitetit (vepra penale me aftësi të ulët agresiviteti e që shkaktojnë një

alarm të ulët social, por që rrisin në mënyrë domethënëse ndjenjat e pasigurisë në

komunitet), duket më i përshtatshëm për ndërhyrje të tipit ndërmjetësues.

Grupi ka përdorur si mjete pune materialet e dala nga Konventa e Bolxanos dhe

analizën e një eksperience konkrete ndërmjetësimi të vënë në jetë nga eksperiencat e

mëparshme. Kjo i ka lejuar ata të përqendrohen mbi disa çështje të rëndësishme si

p.sh. lloji i veprës penale që duhet marrë në konsideratë, rëndësinë e kohës së kaluar

nga kryerja e veprës penale deri tek ndërmjetësimi i mundshëm, rolin e të rriturve të

implikuar (mbi të gjitha prindër dhe avokatë) përkrah të interesuarve të drejtpërdrejtë

në administrimin e konfliktit, përmbajtjen specifike të ndërhyrjes ndërmjetësuese,

raportet midis ndërmjetësimit dhe aktiviteteve të tjera riparuese që mund të aplikohen

rast pas rasti.

Në përgatitjen dhe hartimin projektit që do të aplikohej, iu kushtua shumë rëndësi

atyre elementëve të konsideruar të nevojshëm për të iniciuar rrugëtimin

ndërmjetësues204

.

2.1 Teknikat dhe mënyrat operuese të ndërmjetësimit penal, në eksperiencën

e Gjykatës për të Miturit në Milano.

Kemi parë se jo prej shumë kohësh studiues dhe operatorë në Itali kanë filluar të

tregojnë interes për ndërmjetësimin penal. Por, prania e një baze ligjore të mangët dhe

jo-eksplicite, ka penguar për të garantuar një zhvillim të përshtatshëm dhe homogjen

në gjithë Italinë. Për këtë motiv, në vijim po evidentojmë ato që kanë qenë procedurat e adoptuara gjatë

eksperimentimeve të kryera, si dhe të objektivave dhe rezultateve të arritura nga eksperienca e gjykatës

së Milanos.

Eksperienca e Zyrës për Ndërmjetësimin në Milano, ka lindur falë iniciativës së

disa Gjyqtarëve Onorarë205

, por edhe të psikologëve, juristëve dhe docentëve

universitarë; këto subjekte, në bashkëpunim të ngushtë dhe më mbështetjen e fortë të

Kryetarit të Gjykatës për të Miturit dhe të Prokurorit të Republikës pranë Gjykatës për

të Miturit në Milano, kanë mundur të hedhin bazat për ti dhënë jetë kësaj eksperience.

Hapja e Zyrës u parapri nga dy vjet kualifikimi teoriko-praktik, gjatë të cilëve u

identifikuan qëllimet e këtij instrumenti, parimet dhe baza ligjore ku do të mbështetej.

Gjatë kësaj periudhe kohore, në bashkëpunim me struktura të tjera që vepronin në

sektorin e drejtësisë për të miturit, u zhvillua një aktivitet i gjerë sensibilizues dhe

informues. Në këtë mënyrë u mundësua krijimi i një “klime të kulturuar” e aftë të

pranojë këtë mjet i cili ishte shumë inovativ, qoftë për fushën e Shërbimeve Sociale,

qoftë për atë të drejtësisë formale.

Siç është nënvizuar nga disa autorë206

, “shumëllojshmëria e enteve dhe organe që

204

Përmbledhja e eksperiencës së Gjykatës së Trentos është marrë nga: “Proggetto di costituzione

dell’Ufficio di Mediazione Penale Minorile nella Provincia di Trento”, nën kurën e Gjykatës për të

Miturit në Trento, Prokurorisë së Republikës për të Miturit në Trento, Shërbimeve Sociale të Provincës

Autonome të Trentos, Trento, fq. 5-8. 205

Legjislacioni italian(paragrafi i dytë i nenit 106 të Kushtetutës së Republikës Italiane) përveç

gjyqtarëve të zakonshëm (ordinarë), parashikon dhe ekzistencën e të ashtuquajturve “Giudici onorari”,

ku epiteti"onorar" tregon që ky i fundit ushtron profesionin në mënyrë jo profesionale – pra jo si

profesion – pasi e ushtron atë vetëm për një kohë të përcaktuar dhe pa pagesë, duke u shpërblyer në

formën e honorarit vetëm për aktivitetin e kryer rast pas rasti. (Shënim i autorit). 206

C. MAZZUCCATO, L’esperienza dell’Ufficio per la Mediazione di Milano, në La Mediazione

penale in ambito minorile: applicazioni e prospettive, nën kujdesin e Zyrës Qëndrore për Drejtësinë e të

Miturve (Milano, Angeli 1999), fq. 177.

Page 117: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

117

mbështetën iniciativën dhe pjesëmarrjen e privatit, tregon se Zyra për Ndërmjetësimin

në Milano ishte rezultati i integrimit dhe bashkëpunimit midis të gjithë protagonistëve

të drejtësisë për të miturit”.

Me rritjen e eksperiencës dhe të rasteve që trajtoheshin, Zyra shtoi numrin e stafit

deri në katërmbëdhjetë persona (shtatë privatë nga bota universitare dhe nga drejtësia

për të miturit, ekspertë ndërmjetësues me eksperiencë teoriko-praktike të përftuar

jashtë Italisë – shtatë punonjës shtetëror që vijnë nga organet apo nga entet që i kanë

dhënë jetë projektit), të cilët kanë kompetenca profesionale të ndryshme, por që kanë

të përbashkët formimin profesional në lidhje me administrimin e konflikteve, duke

lejuar në këtë mënyrë ndërtimin e një modeli teorik dhe praktik unitar.

Në çdo ndërmjetësim duhet të garantohet gjithmonë një vëmendje e përgjithshme

për të gjithë aspektet, atë edukativ, juridik, psikologjik dhe social, duke i kushtuar

rëndësi qasjeve të ndryshme për secilin fakt-vepër penale, deviancës minorile dhe

viktimologjisë.

Duhet të theksojmë faktin, se për të nxjerrë në pah karakterin e “autonomisë dhe

neutralitetit” të Zyrës për Ndërmjetësim nga bota e drejtësisë, ajo është vendosur

fizikisht jashtë ambienteve të Gjykatës për të miturit, duke ruajtur në këtë mënyrë dhe

dimensionin konfidencial, të garantuar nga ndërmjetësimi.

2.2 Rrugëtimi ndërmjetësues: nga formimi i konsensusit tek riparimi

Procesi ndërmjetësues i eksperimentuar në Milano, mund të sintetizohet në pesë

momente thelbësore, siç janë: dërgimi, kontakti i parë, takimet paraprake, takimi

“ballë për ballë” dhe mbyllja.

2.2.1 Dërgimi

Përpara se ti dërgojë rastin Zyrës për Ndërmjetësim, gjykata gjatë marrjes në

pyetje apo në seancë, duhet të marrë konsensusin e të miturit autor dhe të prindërve të

tij. Më pas, nëse është e mundur, duhet të marrë dhe konsensusin viktimës dhe në çdo

rast duhet ta informojë këtë të fundit për ndërhyrjen e Zyrës për Ndërmjetësim; në

lidhje me këtë fakt duhet të vihen në dijeni dhe mbrojtësit e palëve.

Dërgimi i rastit duhet të bëhet vetëm kur personi nën hetim apo i pandehuri, kanë

pranuar fajësinë e tyre gjatë marrjes në pyetje. Gjithsesi e në çdo rast, në vijim të

marrjes në pyetje është e rëndësishme që të respektohen të gjitha dispozitat ligjore,

procedurale dhe materiale, për të garantuar qoftë të drejtat dhe garancitë e personit

nën hetim/të pandehurit qoftë një proces të rregullt ligjor.

Ndërmjetësuesi duhet të ndërhyjë në momentin kur ka krijuar bindjen e plotë në

lidhje me ekzistencën e fakteve dhe kur autori i veprës penale ka deklaruar, të paktën

virtualisht, përgjegjësinë e tij.

Në çdo rast, Autoriteti gjyqësor dërgon vetëm disa nga aktet e fashikullit hetimor

apo gjyqësor, siç janë lajmi i njoftimit mbi krimin, kallëzimi penal i bërë nga shtetasit

apo një kopje e procesverbalit, kërkesa për gjykim, të cilat do ti lejojnë

ndërmjetësuesit të marrë dijeni për rastin, për akuzën apo akuzat në ngarkim të të

pandehurit të mitur..

2.2.2 Kontakti i parë

Kur flasim për “kontaktin e parë”, bëhet fjalë për fazën në të cilën,

ndërmjetësuesi, pjesëtar i ekipit, nis letrat që i drejtohen të miturit autor i veprës

penale, prindërve, avokatëve dhe personit të dëmtuar. Këto letra përmbajnë ftesën që i

bëhet këtyre subjekteve për një takim paraprak, si dhe një fletëpalosje ilustrative të

Page 118: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

118

aktivitetit që propozohet.

Ky informacion duhet të jetë i plotë dhe i kuptueshëm për të gjithë, qoftë për të

miturin qoftë për avokatin, të cilët duhet të krijojnë një ide, edhe pse në mënyrë të

përmbledhur, se çfarë është ndërmjetësimi, si merret pjesë në të, për çfarë shërben dhe

cili është roli i ndërmjetësuesit.

Më pas, ndërmjetësuesi përgjegjës, të cilit i është caktuar rasti, duhet të kontaktojë

telefonikisht palët, duke i ftuar të rakordojnë në lidhje me takimet paraprake.

Është thelbësore që gjatë këtyre takimeve të sqarohet dhe një herë përmbajtja

letrave të dërguara dhe të vihet theksi mbi natyrën konfidenciale, konsensuale dhe

falas të procedurës së ndërmjetësimit; ndërmjetësuesi duhet gjithashtu të nënvizojë

faktin se ky instrument i ofron të gjithëve mundësinë që të tregojnë faktet, të shprehin

ndjenjat e tyre ndaj asaj që ka ngjarë, duke lejuar kështu ri-fillimin e një komunikimi

që është ndërprerë, sqarimin e disa aspekteve që kanë mbetur të errët, duke lehtësuar

gjithashtu dhe mundësinë për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara.

Që në këtë fazë, ndërmjetësuesi, mbështetet në aftësinë e tij për të dëgjuar, aftësi

që i lejon të njohë eksperiencat e ndryshme të jetuara nga palët. Në fakt, viktima

mund të jetë mosbesuese, e frikësuar dhe të mos ketë dëshirë për të takuar autorin e

veprës penale; për këtë motiv është e rëndësishme që ndërmjetësuesi të jetë në gjendje

të mirëpresë këto ndjenja, duke kujtuar se ky shërbim është menduar pikërisht si vendi

i privilegjuar për ti dhënë hapësirë frikës, ankthit dhe shqetësimeve të atij që ka qenë

viktimë e veprës penale.

Pavarësisht mundësisë konkrete të realizimit të ndërmjetësimit, që në takimin e

paraprak është e rëndësishme të arrihet konsensusi i personit të dëmtuar nga vepra

penale. Shpesh viktima fsheh ndjenja të forta vetmie dhe mosbesimi ndaj

institucioneve, prej të cilave ndjehet e tradhtuar dhe e braktisur. Ja përse, që në

kontaktin e parë rezulton thelbësore që ti ofrohet mundësia të shprehë e të njohë frikat

e saj, duke i lënë në këtë mënyrë mundësinë të vendosë lirisht për të luajtur një rol

“aktiv” në zgjidhjen e konfliktit të saj, nëpërmjet takimit me palën tjetër.

2.2.3 Takimet paraprake

Pala e dëmtuar dhe i mituri, shpesh i shoqëruar nga prindërit dhe nga mbrojtësit,

ftohen që të marrin pjesë veç e veç në takimet paraprake. Fillimisht i shpjegohen

domethënia dhe qëllimi i ndërmjetësimit, për të vazhduar më pas në thelb vetëm me të

interesuarin dhe gjithmonë në prani të dy ndërmjetësuesve.

Gjatë bisedave i kërkohet secilit veçmas, fajtorit dhe viktimës, të tregojë ngjarjen,

duke i dhënë mundësinë për tu shprehur edhe në lidhje me perceptimin se si ata e kanë

për-jetuar atë, për të marrë vetëm në përfundim konsensusin për të marrë pjesë në

takimin ndërmjetësues. Në këtë fazë, aftësia empatike e ndërmjetësuesit për të

dëgjuar, është një nga cilësitë e nevojshme për të zhvilluar sa më mirë rolin e tij.

2.2.4 Takimi “ballë për ballë” Siç kemi parë dhe në kapitullin e dytë, ekzistojnë modele dhe teknika

ndërmjetësimi në vende të ndryshme të cilat, në varësi të konteksteve ku aplikohen,

nxjerrin në pah aspektin negociues apo atë të njohjes dhe të takimit të personave të

përfshirë në konflikt.

Mendohet për ndërmjetësimin, si një proces që mund të çojë në transformimin e

vërtetë të konfliktit, nëpërmjet takimit me tjetrin; është pikërisht tek kjo formë

ndërmjetësimi në të cilën është mbështetur Zyra për Ndërmjetësimin në Milano207

.

207

Procesi formues është drejtuar nga Jacqueline Morineau pranë Shkollës së Formimit të Ministrisë së

Page 119: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

119

Ndërmjetësuesit, në fillim të takimit ballë për ballë, lexojnë formulën që vijon:

“Ndërmjetësuesit nuk janë gjyqtarë dhe për këtë arsye nuk i takon atyre të

gjykojnë dhe të japin zgjidhje. Ndërmjetësimi është një hapësirë tjetër jashtë procesit,

një vend ku mund të komunikohet, të sqarosh dhe të shprehësh ndjenjat e tua ndaj

asaj që ka ndodhur. Të vetmet rregulla që zbatohen në ndërmjetësim janë ato që

lidhen me komunikimin, me respektimin e fjalës së tjetrit, me mundësinë për të

shprehur lirshëm historinë tënde, si ti e ke përjetuar atë, si dhe këndvështrimin tënd

ndaj saj”.

Me këtë formulë rituale hapet e ashtuquajtura “fazë mirëpritjeje” gjatë të cilës i

jepet fjala palëve me qëllim që të parashtrojnë, njëra pas tjetrës, versionin e tyre të

ngjarjes, pa i ndërprerë në asnjë moment. Pra në fillim, tregohet ajo çka ngjarë; për

herë të parë fajtori dhe pala e dëmtuar nga vepra penale kanë mundësinë të dëgjohen

reciprokisht dhe të ri-ndërtojnë, nëse e konsiderojnë të rëndësishme, një version të

përbashkët rreth ngjarjes. Në këtë fazë, ndërmjetësuesi qëndron në një pozicion

“dëgjimi”.

Vetëm pas dëgjimit të historisë nga palët, njëri nga tre ndërmjetësuesit e

pranishëm në ndërmjetësim, bën një përmbledhje të historisë së treguar nga palët, pa

dhënë opinione apo mendime, por duke kërkuar të reflektojë vetëm emocionet e dala

në pah nga tregimet e mëparshme.

Pikënisja e çdo ndërmjetësimi është një moment “distancimi” pasi faktet që

përbëjnë veprën penale kanë ndërprerë çdo lloj mundësie bashkëveprimi midis palëve;

gjithsesi e në çdo rast, nuk është rindërtimi i një versioni të përbashkët të ngjarjes

elementi që do të ndërpresë dhunën, por vëmendja duhet të drejtohet drejt ndjenjave

që kanë shoqëruar veprimin devijant dhe lindjen e konfliktit. Vetëm duke identifikuar

e mirëpritur burimin e këtyre ndjenjave që kanë çuar në ndarje, ndërmjetësuesit mund

të orientojnë lehtësisht palët drejt përballjes midis tyre, duke hyrë kështu në

momentin kryesor, atë të krizës.

Siç kemi përmendur dhe më parë, takimi ndërmjetësues nënkupton vendin ku

konflikti përfaqësohet në dimensionin e tij simbolik, në mënyrë që atje palët të

kuptohen dhe të njihen, larg çdo pozicioni të paracaktuar si viktimë apo fajtor. Është

Drejtësisë në Castiglione delle Stiviere dhe pranë Zyrës së Shërbimeve Sociale për të Miturit në

Milano, për një totale prej 200 orësh në periudhën kohore dy vjeçare. Mësimi i teknikave të

ndërmjetësimit është kryer nëpërmjet pjesëmarrjes aktive dhe të përfshirjes së drejtpërdrejtë “role

playing”, gjatë të cilit i është kushtuar vëmendje e veçantë zhvillimit të teknikave “të dëgjimit” (të

përmirësosh aftësinë e të dëgjuarit) dhe të ndërhyrjes në raportet konfliktuale midis personave, konflikt

pasojë e veprës penale, duke punuar shumë rreth procesit të komunikimit, rreth krijimit të lehtësive për

të lejuar dialogun midis palëve dhe mbi mënyrat e dëmshpërblimit.

Eksperimenti praktik është alternuar me momente të studimit teorik, që kanë lejuar thellimin në

aspektin teorik të njohjes së teorisë së ndërmjetësimit, duke u përqendruar në tematikat më

domethënëse, kjo edhe nëpërmjet vlerësimit të roleve të ndryshme profesionale dhe të karakteristikave

specifike të individëve pjestarë te grupit. Si rezultat i këtij procesi, është bërë e mundur të ndërtohet një

model i ngjashëm me atë të përpunuar nga vetë Morineau, por i pasuruar me vlerat kulturore dhe

eksperiencat e sjella nga vetë individët. Ky proces formues ka vazhduar in itinere dhe pas hapjes së

Zyrës, duke luajtur rolin e supervizionuesit të rasteve dhe të mënyrave operuese, qoftë nëpërmjet

stazheve të ndryshme, qoftë me anë të takimeve të zhvilluara nëpërmjet vetë ndërmjetësuesve. Në fakt,

u konsideruar thelbësore që të eksperimentohen edhe modele formuese të ndryshme. Si dhe të

integrohet modeli bazë me modele të tjera ndërmjetësuese, të afta të ofrojnë një njohje më të thellë të

metodologjive më të akredituara në rrang ndërkombëtar.

Page 120: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

120

detyrë e ndërmjetësuesve që të kërkojnë “të dalin” nga problemi, duke kërkuar të

favorizojnë njohjen midis palëve, duke drejtuar pyetje rreth jetës së tyre, punës,

dëshirave dhe pritshmërive të secilit; është pikërisht në këtë fazë të takimit “ballë për

ballë” që ndërmjetësuesi përdor teknikat e tij me anë të instrumenteve që ka në

dispozicion. Ndërmjetësuesi është lehtësuesi i një procesi komunikues, shpesh i

vështirë dhe i lodhshëm, i cili vendoset me fleksibilitet përballë një shumëllojshmërie

situatash që krijon konflikti. Ai duhet të dijë të punojë në qetësi, duhet të dijë të

dozojë ndërhyrjet dhe vëmendjen ndaj palëve, duhet të gjejë distancën e duhur për të

favorizuar dialogun; është për këtë shumëllojshmëri rolesh e funksionesh që në

ndërmjetësim punohet në ekip dhe nevojitet një formim profesional i gjatë dhe

konstant208

.

2.2.5 Mbyllja Mbyllja është ajo fazë në të cilën parashikohet dërgimi pranë Autoriteteve

Gjyqsore i rezultateve të procesit ndërmjetësues. Rezultati mund të jetë pozitiv,

negativ, i paqartë ose i ndërmjetësimit të pakryer. Faza e mbylljes, si ajo e dërgimit,

është një fazë “kontakti” me drejtësinë formale dhe përbën për këtë fakt, një nga

momentet më delikate dhe më të diskutuara.

Në këtë fazë finale të procesit ndërmjetësues paraqiten dy nevoja të kundërta: nga

njëra anë, nevoja e ndërmjetësuesit për të formalizuar në autonomi të plotë rezultatin e

ndërmjetësimit, duke respektuar konfidencialitetin e garantuar të interesuarve dhe

duke mbrojtur “sekretin profesional”. Nga ana tjetër, nevoja e Gjykatës që të marrë

një raport rreth rezultatit të përfundimit të procesit ndërmjetësues, që në respekt të

konfidencialitetit, të përmbajë sa më shumë informacion në mënyrë që të arsyetojë

profesionalisht zgjedhjet e tij proceduriale.

Është në respekt të këtyre nevojave kryesore që gjyqtarët, prokurorët dhe

ndërmjetësuesit kanë përcaktuar, në mënyrë konsensuale, mënyrat për të formalizuar

mbylljen e procedurës, duke arritur në një mendim të përbashkët në lidhje me kriteret

vlerësues për arritjen e rezultateve të përftuara nga ndërmjetësimi. Ndërmjetësimi

mund të quhet i arritur kur në vija të përgjithshme:

- ndërmjetësuesit kanë krijuar bindjen se palët kanë pasur mundësi të shprehin

ndjenjat e tyre;

- ndërmjetësuesit kanë krijuar bindjen se palët kanë arritur ta shohin tjetrin nga

një tjetër këndvështrim, kanë realizuar një njohje reciproke të njëri tjetrit dhe të

respektimit të dinjitetit të palës tjetër (jo detyrimisht në një pajtim);

- ndërmjetësuesit kanë krijuar bindjen në lidhje me faktin se palët respektojnë

njëra tjetrën, që kanë ndryshuar mënyrën e komunikimit me njëri tjetrin apo kanë

arritur në një dëmshpërblim simbolik dhe/osematerial.

Në dallim sa nga sa më lart, nuk konsiderohen tregues të vlerësimit pozitiv të

procesit ndërmjetësues, fakti që palët të kenë arritur në një version unik e të

përbashkët në lidhje me episodin dhe, në rastet e veprave penale që ndiqen me

kërkesë të të dëmtuarit, të arrihet heqja dorë nga kallëzimi penal. Aktualisht, ndërmjetësuesit i dërgojnë gjykatës një raport përmbledhës në lidhje me

208

Tema mbi formimin profesional të ndërmjetësuesit ka qenë objekt i një debati të ndezur i cili ka

patur si qëllim të përcaktojë se cila duhet të jetë përgatitja e duhur e tij. Deri më sot, janë shumë pak

vende në Europë që kanë hartuar dhe një kod deontologjik për ndërmjetësuesit. Statuti i kësaj figure

profesionale, mbetet ende pak i përcaktuar edhe pse rekomandime të Këshillit të Europës, në lidhje me

kualifikimit të ndërmjetësuesit penal, tregojnë se ky subjekt duhet: a) të jetë i pranishëm në të gjitha

zonat shoqërore dhe duhet të ketë njohje të mirë kulturës lokale dhe komunitare; b) të jetë në gjendje të

tregojë aftësi solide gjykimi dhe aftësitë ndërpersonale të nevojshme për ndërmjetësim; c) të marrë një

formim bazë fillestar si dhe një trajnim - “training” – vazhdues.

Page 121: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

121

ndërmjetësimin, të cilit eventualisht i bashkëngjitet një dokument që përmban “informacione të

mëtejshme” (dokument i hartuar me konsensin dhe bashkëpunimin e palëve).

Dëmshpërblimi simbolik përfaqëson një tregues thelbësor për të pasur një

përfundim pozitiv të procedurës së ndërmjetësimit; kjo për arsye se kjo formë

dëmshpërblimi sanksionon formalisht njohjen reciproke midis autorit dhe viktimës.

Për “dëmshpërblimi simbolik” do të kuptojmë çfarëdolloj veprimi që ka si qëllim të

ri-ndërtojë pozitivisht raportin midis palëve dhe në të njëjtën kohë i aftë të dëshmojë

ndryshimin e marrdhënieve ndër personale të subjekteve. Dëmshpërblimi nuk mund të

konsistojë asnjëherë në një masë ndëshkuese. Ky gjest riparues (dëmshpërblyes)

duhet të jetë equo dhe duhet të dëshmojë në lidhje me rezultatin e takimit midis

palëve, me qëllim që të jetë objekt vlerësimi për vendimmarrjen e gjykatës. Është një

dëmshpërblim që konsiderohet pjesë e ndërmjetësimit, një mjet me anë të cilit autori i

veprës penale ka mundësinë ti kërkojë falje viktimës, si dhe të shpaguajë karshi rrethit

shoqëror të cilit i përket.

Anasjelltas, dëmshpërblimi material në thelb konsiston në dëmshpërblimin

monetar të dëmeve të pësuara nga viktima. Gjithsesi, për të evituar që në procesin

ndërmjetësues të bëhen pjesë e saj dhe pretendimet me karakter ekonomik – këto të

fundit të përjashtuara nga filozofia që përqafon procesi penal i të miturve – e kam

konsideruar më të përshtatshme që tema e shpërblimit të dëmit të trajtohet në një

moment të dytë, pas ndërmjetësimit. Në këto raste, ndërmjetësuesi do të kryejë rolin e

shoqëruesit dhe të atij që lehtëson procesin, duke ofruar palëve dhe avokatëve të tyre,

hapësirën e nevojshme brenda procesit ndërmjetësues, për të kryer një aktivitet

transaktiv (ky i fundit, i parashikuar me ligj të realizohet nga mbrojtësit e palëve).

3. Rezultatet e para të aktivitetit ndërmjetësues në Milano.

Zyra e Milanos për Ndërmjetësimin, që në fazat e para të eksperimentimit të këtij

projekti, ka menduar se është e rastit të monitorojë dhe vlerësojë mënyrat dhe

zhvillimin e veprimtarive të kryera.

Ka qenë e nevojshme të mblidhet çdo lloj informacioni për të pasur një pasqyrë të

qartë të punës së kryer209

dhe për të vlerësuar efikasitetin e ndërhyrjes, duke analizuar

cilësinë e shërbimit, dhe si perceptohet kjo e fundit nga faktorët e jashtëm.

Sistemi i monitorimit të të dhënave ka rezultuar veçanërisht i nevojshëm për të

mbledhur informacione për rastet dhe për të përcaktuar nga ana sasiore punën e kryer.

Në fakt, informacionet e mbledhura kanë lejuar të identifikohen dhe analizohen

situatat konfliktuale më të shpeshta, të monitorohet koha e nevojshme për realizimin e

procesit ndërmjetësues, si dhe të arrihet në disa përfundime të nevojshme për të

orientuar më drejt ndërhyrjet e ndryshme.

3.1 Rastet e dërguara Nga fillimi i eksperimentimit deri në vitin 2000, Zyrës në fjalë iu dërguan 107

raste ndërmjetësimi. Dosjet i referoheshin në të shumtën e rasteve personave që

banonin në Provincën e Milanos, por shumë kanë qenë dhe rastet e ardhura nga

provinca që ishin nën juridiksionin e Gjykatës për të Miturit në Milano .

Nga të dhënat e mbledhura menjëherë del në pah një e dhënë interesante, që në 70

209

Këto të dhëna i referoheshin kryesisht: seksit, kombësisë, vendbanimit, moshës, arsimimit,

profesionit, llojit të veprës penale, bashkëpunimit me persona të mitur apo me madhorë,

disponueshmërisë për të realizuar takimin ndërmjetësues, dëmshpërblimit material, heqjes dorë nga

kallëzimi dhe përfundimit të procesit gjyqësor.

Page 122: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

122

raste palët e përfshira në konflikt ishin dy, ndërsa në më shumë se 30 raste palët e

përfshira ishin më shumë. Në veçanti, për veprat penale të kryera nga grupe

adoleshentësh, rezultonte të ishin kryer ndërmjetësime të ndryshme, me pjesëmarrjen

e familjarëve dhe të disa përfaqësuesve të komunitetit lokal.

3.2 Autoriteti dërgues Autoriteti kryesor dërgues, sipas statistikave të Zyrës për Ndërmjetësim, ka qenë

Prokurori, edhe pse që prej fillimit të eksperimentit ka qenë e mundur të vërehet një

numër gjithmonë në rritje i rasteve që dërgoheshin nga ana e Gjykatësit për Hetimet

Paraprake (G.I.P.)210

.

Rastet më të shumta janë dërguar nga ana e organit të akuzës, ndërsa për veprat

penale me rrezikshmëri më të lartë shoqërore, dërgimi është kryer nga Gjykatësi për

Seancën Paraprake (G.U.P.)211

. Pikërisht këto të dhëna na japin konfirmimin se si

ndërmjetësimi është përdorur në pjesën më të madhe të rasteve gjatë fazës së

hetimeve, e gjithsesi jo më larg se seanca paraprake212

.

Nga këto të dhëna na rezulton e qartë se ndërmjetësimi ka për qëllim minimizimin

e efekteve të procesit penal mbi të miturin dhe daljen e tij të shpejtë nga cirkuiti i

procesit penal – dy kritere të promovuara dhe nga rregullat e procesit penal për të

miturit.

Në shumë raste, çështja i është dërguar Zyrës së Ndërmjetësimit nga Prokurori,

me qëllim arritjen e shpalljes së një “vendimi mosfillimi për parëndësi të faktit” siç

parashikon dhe neni 27 i D.P.R. 448/1988213

. Në fakt, eksperimenti ka konfirmuar

faktin si ky instrument normativ mund ti garantojë të miturit një dalje shumë të

shpejtë nga procesi penal, nëse integrohet siç duhet në një veprimtari ndërmjetësuese.

3. 3 Karakteristikat e palëve Të dhënat e marra nga eksperimenti evidentojnë faktin se si Zyra për

Ndërmjetësimin ka punuar thuajse në totalitetin e rasteve me autorë të seksit

mashkull, ndërsa për sa i përket personave të dëmtuar (viktimave) hendeku midis dy

sekseve vjen duke u pakësuar.

Në lidhje me moshën e palëve është regjistruar se:

- mosha e autorëve të krimit është e përfshirë, pothuaj në gjysmën e rasteve, midis

15 dhe 16 vjeçëve dhe mosha e viktimave përfshihet midis 15 dhe 19 vjeçëve;

- në gjysmën tjetër të rasteve, regjistrohen viktima nën katërmbëdhjetë dhe mbi

pesëdhjetë vjeç .

Për sa i përket kombësisë, në momentin e regjistrimit të të dhënave, autorët dhe

viktimat e veprave penale për të cilat ishte ndërmarrë procesi ndërmjetësues ishin

ekskluzivisht me shtetësi italiane, edhe pse në disa raste ishin përshirë dhe autorë apo

viktima të cilët ishin emigrantë të ardhur nga vende që nuk janë pjesë e Bashkimit

Europian. Duke mbajtur parasysh këto të dhëna dhe me qëllim për ti ofruar këtë

mundësi edhe të miturve të huaj, Zyra ka bashkëpunuar për formimin profesional të

210

Kodi i Procedurës Penale Italian parashikon institucionin e Gjykatësit për Hetimet Paraprake –

G.I.P. - i cili është autoriteti që ushtron kontrollin mbi ligjshmërinë e akteve/veprimeve hetimore të

kryera nga organi i akuzës përgjatë gjithë fazës së hetimeve paraprake, ose e thënë ndryshe, garanti i të

drejtave të personit nën hetim. (Shënim i Autorit). 211

Kodi i Procedurës Penale Italian parashikon institucionin e Gjykatësit për Seancën Paraprake –

G.U.P. - i cili është autoriteti që ushtron filtrin përfundimtar mbi bazueshmërinë e akuzës – të

pasqyruar në kërkesën për gjykim - së ngritur nga organi i akuzës ndaj personin nën hetim. (Shënim i

Autorit). 212

Shih shënimin e mësipërm. 213

D.P.R. – Dekreti i Presidentit të Republikës (Shënim i Autorit).

Page 123: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

123

ndërmjetësuesve gjuhësorë – kulturorë, për një bashkëpunim të mundshëm të tyre me

ndërmjetësuesin penal.

Gjithashtu, për më shumë se një herë, rastet e dërguara kanë qenë konflikte sociale

të konsumuara në qendrat e vogla urbane, në të cilët veprimet kriminale të kryera

kanë qenë rezultat e konflikteve më të gjera në të cilat fakti i paligjshëm përfshinte

dhe familjet e personave autorë/viktimë. Ja përse, duke pasur parasysh nevojën e

përfshirjes së të gjithë aktorëve të konfliktit, janë zhvilluar “takime ndërmjetësuese”

edhe me prindërit e palëve në konflikt, të cilët kanë pasur mundësi të konfrontojnë

këndvështrimet e tyre, pa kompromentuar rezultatin e ndërmjetësimit midis

fëmijëve214

.

3. 4 Puna e kryer Nga 107 raste të dërguara e të analizuara, 54 kishin përfunduar, prej të cilëve 46

me rezultat pozitiv, 2 me rezultat negativ dhe 6 me rezultat jo shumë të qartë; për 34

raste kishte rezultuar e pamundur kryerja e procesit ndërmjetësues dhe 19 të tjerë

rezultonin në vazhdim. Konfirmohet në këtë mënyrë tendenca për të konsideruar të

realizueshme rreth 61% të rasteve, duke arritur më pas në 85% të rasteve të

përfunduara me rezultate pozitive.

Për sa i përket bisedave paraprake të aktivitetit ndërmjetësues, rezultonin të kryer

71 bashkëbisedime me palën e dëmtuar dhe të paktën 139 me autorët e veprave

penale.

Disponueshmëria e palëve të dëmtuara për të marrë pjesë në procesin

ndërmjetësues është arritur në më shumë së gjysmën e rasteve, ndërsa ka rezultuar në

masën 100% disponueshmëria e autorëve në këtë drejtim. Objektivi ka qenë ai i

arritjes së një konsensusi më të gjerë nga ana e viktimave në procesin ndërmjetësues,

duke e konsideruar gjithmonë thelbësore pjesëmarrjen vullnetare në proces dhe duke

limituar aktivitetin bindës të ndërmjetësuesit për të arritur një konsens.

3.5 Veprat penale Në momentin kur Zyra filloi aktivitetin e saj, dmth., në vitin 1998, kërkoi të

promovonte takime ndërmjetësuese për vepra penale të cilat, edhe pse jo të rënda,

kishin jehonë në komunitet duke shkaktuar alarm social, siç mund të jenë: vjedhjet,

dëmtimet, prishja e qetësisë publike, fyerjet, shpifjet, kanosjet, rrahjet e dëmtimet

personale (të kryera ndaj shokëve të shkollës/klasës, miqve, komshinjve apo dhe të

panjohurve), dhuna seksuale (e kryer sidomos midis personave që njiheshin

paraprakisht), vjedhjeve me dhunë dhe krimeve me sfond racor.

Duke analizuar të dhënat e dala nga eksperimentimi del në pah, pra konfirmohet,

fakti se si ndërmjetësimi është konsideruar i vlefshëm për këto lloje veprash penale, të

cilave i janë shtuar më pas dhe disa lloje të tjera që karakterizohen nga një

rrezikshmëri më e lartë shoqërore, siç mund të jenë dëmtimet e rënda personale,

dhuna seksuale, zjarrvënia e qëllimshme, grabitje etj., që shquhen për një shkallë më

të lartë emotiviteti.

Veprat penale që cënojnë shëndetin e viktimës, konfirmohen si rastet më të

214

Zgjedhja për të kryer takime ndërmjetësimi dhe me disa pjestarë të tjerë të bërthamës familjare apo

të komunitetit lokal, mban parasysh rezultatet e arritura në disa Vende të tjera dhe në veçanti të

Shteteve të Bashkuara; në këtë sens mund të shohim përfundimin e arritur nga International Institute

for Restorative Practies e cila evidenton faktin se si procedurat riparuese që zgjerojnë sa më shumë

gjeografinë e subjekteve që marrin pjesë në procesin ndërmjetësues, kanë si rezultat një sodisfaksion

më të madh të personave të dëmtuar, perceptimin e një procesi ndërmjetësues më korrekt e të arrirë, e

mbi të gjitha, arritjen e një ekuilibri më të madh të perceptuar nga palët.

Page 124: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

124

shpeshta në praktikë, të ndjekura nga afër nga të tjera vepra penale si vjedhjet me

dhunë, kanosjet, fyerjet, dëmtimet e pronës etj.. Pjesa më e madhe e këtyre krimeve

kryhet nga persona madhorë dhe vetëm një numër i vogël i tyre rezulton të jetë kryer

në bashkëpunim me autorë të mitur.

4. Eksperiencat e disa qendrave për ndërmjetësimin penal për të miturit në

Itali. Monitorim i projekteve eksperimentale të aplikuara në qytetet italiane të

Torinos, Trentos, Romës dhe Firences.

4.1. Zyra e ndërmjetësimit penal për të miturit në Torino

Ekperimentimi në fushën e ndërmjetësimit penal për të miturit, në Torino

(eksperienca e parë në Itali) filloi në janar të vitit 1995, pas një debati të gjatë të

zhvilluar midis magjistratëve të Gjykatës për të miturit të Torinos dhe atyre të

Prokurorisë, në lidhje me temat e ndërmjetësimit dhe riparimit të dëmit. Në datë 1

shkurt 1999 lidhet një marrëveshje bashkëpunimi, e cila u nënshkrua nga këto ente

promovuese: Krahina e Piemontes dhe e Valle Aostës, Komuna e Torinos, Gjykata e

të Miturve në Torino dhe Prokuroria pranë Gjykatës për të miturit, me anë të të cilit

zyrtarizohet i ashtuquajturi “Projekt riparues”. Ky projekt, përveç mundësisë së

kryerjes së punës në interes të publikut nga të miturit, edhe hapjen e Qendrës për

ndërmjetësimin penal në Torino. Puna në interes publik, e kuptuar si një mënyrë

riparimi indirekte, është përkufizuar në nenin 9 të kësaj marrëveshje si: “çfarëdolloj

performance punësimi e pashpërblyer ose veprimtari vullnetare që konsiderohet si

shprehje apo shenjë e vullnetit/dëshirës për të riparuar dëmin nga ana e të miturit”.

Për këtë qëllim, Franca Buniva, ndërmjetësuese dhe asistente sociale e Zyrës së

shërbimeve sociale për të miturit, në krahinën e Piemontes dhe Valle Aostës, thekson

se:

Të konceptuara në këtë mënyrë, veprimtaritë me karakter social, duhej të kishin

qenë, për sa kjo të ishte e mundur, të lidhura me veprën penale me qëllimin për të

evidentuar lidhjen simbolike me dëmin e shkaktuar, eventualisht produkt i një

marrëveshje të arritur në përfundim të procedurës ndërmjetësuese, ndëshkuese në

mënyrë të kufizuar e për rrjedhojë me një kohëzgjatje të limituar, për të evituar

perceptimin në sens negativ dhe ndëshkues të punës nga ana e të miturit. Pikërisht për

këtë motiv, parashikohej të merrej dhe konsensusi i të miturit. Me kalimin e kohës,

aktivitetet në shërbim të komunitetit kanë marrë gjithmonë e më shumë karakter ri-

edukues dhe jo ndëshkues. Provë e sa më lart është pikërisht vendosja e saj në

brendësi të aktivitetit të kryer në shërbimin e provës.215

Më nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit, me të cilin formalizohej faza

eksperimentale në fushën e ndërmjetësimit, Komuna e Torinos impenjohej të vinte në

dispozicion të Zyrës së Torinos ambientet e nevojshme për zhvillimin e aktivitetit

ndërmjetësues, i cili deri në atë moment zhvillohej pranë Hjykatës për të miturit e

Torinos.

Zyra për ndërmjetësimin e Torinos, aktualisht është e përbërë nga dhjetë

ndërmjetësues, të cilët japin kontributin e tyre, part-time, prej të cilëve, tre janë pjesë

e Shërbimit për të miturit të sistemit të drejtësisë, dy vijnë nga Komuna e Torinos dhe

pesë janë profesionistë vullnetarë. Njëri prje tyre, mban dhe funksioin e koordinatorit.

Thuajse të gjithë ndërmjetësuesit kanë ndjekur kurse kualifikimi për rreth 90 orë,

pranë “Centre de Médiation et de Formation à la Médiation” në Paris.

215

F. Buniva, "Luci ed ombre nella prassi della giustizia riparativa", në Minori giustizia, nr.1, 2005, fq.

63.

Page 125: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

125

Kjo Zyrë funksionon mbi të gjitha në bazë të sinjalizimeve që vijnë nga ana e

prokurorisë, kur funksionarë të kësaj të fundit, ndjejnë nevojën e ndërhyrjes së

menjëhershme të aktivitetit riparues, si kundër-përgjigje e veprimeve kriminale të

kryera. Siç thotë dhe Franca Buniva:

Në fakt, nëse do të mungonte/vononte ndërhyrja e menjëhershme, do të humbte

thuajse krejt rezultati i vetë procesit ndërmjetësues, qoftë për faktin se viktima nuk do

të kishte më interes “për të zhvarrosur“, me kalimin e kohës, ankthet e provokuara nga

vepra penale, qoftë për faktin që i mituri, me kalimin e kohës do të paraqitet si një

individ i ndyshëm nga ai që ka kryer veprën penale.216

Për këtë motiv, magjistratët e Prokurorisë së Torinos, i janë referuar nenit 9 të

Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 488 i vitit 1988, që lidhet me hetimin rreth

personalitetit të të miturit, për të dërguar rastet pranë Zyrës për ndërmjetësim, si mjeti

i nevojshëm për ti propozuar të miturit autor të takohet me viktimën, me qëllim

rivlerësimin e sjelljes së tij devijante e të kundraligjshme dhe për të riparuar dëmet e

shkaktuara nga vepra penale. Përveç kësaj hapësire normative/ligjore, rasti mund ti

dërgohet Zyrës për ndërmjetësim edhe nga Gjykatësi për Hetimet Paraprake, apo nga

ai që shqyrton çështjen në themel. Në vijim, si rrjedhojë e marrëveshjeve të tjera të

nënshkruara mes magjistraturës dhe subjekteve të tjerë nënshkrues të memorandumit

të mirëkuptimit, kërkesat për ndërmjetësim vazhduan të vijnë dhe nga operatorët

socialë për të miturit të sistemit të drejtësisë apo të shërbimeve të tjera të shtrira në

territor. Ky zhvillim, ka sjellë arritjen në vitin 1999 të një marrëveshje bashkëpunimi

midis Qendrës së ndërmjetësimit penal për të miturit dhe shërbimeve sociale

ministrore dhe të territorit.

Procedura e përdorur nga Zyra për zhvillimin e ndërmjetësimit, është si më

poshtë:

Prokurorët identifikojnë rastet për të cilat e konsiderojnë të nevojshme

ndërhyrjen e ndërmjtësuesit, duke i përcjellë dosjen këtyre të fundit, me qëllim

vlerësimin e mundësisë së realizimit dhe të suksesit të procedurës ndërmjetësuese. Në

fakt, neni 4 i memorandumit të bashkëpunimit, përcakton se: "Prokuroria e

Republikës pranë Gjykatës për të Miturit dhe Gjykata për të Miturit impenjohen ti

sinjalizojnë Zyrës për ndërmjetësim, të gjithë rastet për të cilët vlerësojnë se është e

mundshme të iniciohet rrugëtimi ndërmjetësues; marrja në ngarkim dhe procedura

ndërmjetësuese nuk kanë karakter detyrues, as për ndërmjetësuesit të cilët do të

vlerësojnë rast pas rasti mundësinë e realizimit dhe as për palët, të cilat mund të

marrin pjesë, ose jo, në procedurën ndërmjetësuese ";

Nëse ndërmjetësuesi e konsideron të arsyeshëm fillimin e procesit

ndërmjtësues, Prokuroria, në të njëjtën kohë, i dërgon viktimës dhe të miturit autor,

një letër me të cilët i njofton ata se Zyra e ndërmjetësimit do ti dërgohet një ftesë për

të marrë pjesë në ndërmjetësim;

Shërbimet për të miturit dhe/ose ato të territorit, një herë që marrin

konsensusin e të miturit, i dërgojnë Zyrës për ndërmjetësim një kërkesë për të

vlerësuar realizueshmërinë e procesit ndërmjetësues;

Pas vlerësimit pozitiv rreth mundësisë së realizimit të ndërmjetësimit,

ndërmjetësuesi i ngarkuar me rastin i dërgon të dyja palëve një letër, së bashku me një

fletë palosje informuese mbi aktivitetin ndërmjetësues, ku është caktuar paraprakisht

një datë për zhvillimin e baskëbisedimin individual dhe takimin ndërmjetësues. Siç

thekson dhe Giovanni Ghibaudi, koordinator i Zyrës ndërmjetësuese të Torinos: "Në

216

F. Buniva, L'esperienza di mediazione penale nell'area torinese, nën kurën e L. Picotti, La

mediazione nel sistema penale minorile, Padova, Cedam, 1998, fq. 239-240.

Page 126: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

126

letër ofrohet disponueshmëria për një kontakt telefonik të drejtpërdrejtë, në një

distancë dhjetë ditore, për të konfirmuar pjesëmarrjen nga të interesuarit, apo për të

caktuar një datë të re takimi. Nëse nuk merr asnjë përgjigje nga palët, ndërmjetësuesi i

kontakton ato telefonikisht, duke u treguar i gatshëm për ti qartësuar palëve çdo

aspekt të procesit ndërmjetësues, domethënien dhe mënyrat e zhvillimit të tij ".217

Në rast të mungesës së vullnetit të viktimës, nuk është e mundur të fillohet

procesi ndërmjetësues;

Nëse konsensusi jepet nga të dyja palët, është e mundur të fillohet me takimin

e parë individual, i cili zhvillohet në prani të të paktën dy ndërmjetësuesve, dhe ku

mund të marrin pjesë, vetëm në pjesën e parë, prindërit dhe avokatët, me qëllim që ti

bëjnë të kuptojë qëllimin e ndërmjetësimit. Në këtë fazë të parë të bashkëbisedimit,

bëhet rindërtimi i ngjarjes/fakteve;

Fill pas bashkëbisedimeve individuale, ndërmjetësuesit vlerësojnë nëse mund

të vazhdohet me takimin ndërmjetësues dhe fiksojnë datën e takimit ballë për ballë;

Takimi ndërmjetësues i mirëfilltë, hapet me një përshkrim që ndërmjetësuesit i

bëjnë rregullave të ndërmjetësimit dhe më pas i jepet fjala palëve me qëllim që të

mund të shprehin këndvështrimet e tyre e të përbalen me ngjarjen;

Ndërmjetësuesit vlerësojnë rezultatin e ndërmjetësimit, i cili mund të jetë

pozitiv, negativ apo i pa kryer dhe identifikonë mënyrat riparuese apo paqësuese;

Ndërmjetësuesit i referojnë Autoritetit gjyqësor apo shërbimeve sociale

rezultatet e ndërmjetësimit, duke i dërguar për këtë qëllim një raport përmbledhës.

Bazuar në marrëveshjen ndërmjetësuese të firmosur me Autoritetin

gjyqsor,ndërmjetësuesit torinezë janë të legjitimuar të marrin informacionet e

nevojshme e të domosdoshme për të marrë kontakt me palët. Ata marrin të gjitha

masat për të evituar përhapjen e informacioneve për të ciat vihen në dijeni për shkak

të punës së tyre si ndërmjetësues. Për më tepër, banka e të dhënave me informacionet

që lidhen me procedurat e ndërmjetësimit të kryera nga Zyra e ndërmjetësimit

torineze ruhet pranë Qendrës së drejtësisë për të miturit të Piemontes dhe Vale Aostës.

Për sa i përket tipologjisë së krimeve për të cilat Zyra Torinezë ka aktivizuar

procedurat ndërmjetësuese, bëhet fjalë mbi të gjitha për krime të lehta kundër

personit, si plagosjet e lehta, kanosjet, fyrjet dhe shpifjet. Për këtë qëllim, Buniva

thkeson se:

Më tepër se tek krimi, kriteri tek i cili kemi vendosur të bazohemi ka qenë ai i

origjinës kulturore apo ambientale të tij. Për këtë arsye përjashtuam, edhe pse jo në

mënyrë laksative, mundësia e ndërmjetësimit për vjedhjet e kryera nga

ciganët/arixhinjtë, sllavët apo për krimet e kryera nga toksiko-dipendentët, bazuar në

vlerësimin se në të dy rastet krimi nuk është veçse rrjedhoja e fundit e një universi

devijues. Mbetet gjithmonë thelbësor elementi subjektiv, që është disponueshmëria e

individit për të marrë pjesë në rrugëtimin ndërmjetësues.218

Nga të dhënat statistikore që lidhen me ndërmjetësimet e kryera nga Zyra për

ndërmjetësim e Torinos, del në pah se219

në periudhën 1995- 2005 janë sinjalizuar në

këtë qendër 663 raste, që kanë parë të përfshirë 993 të mitur të denoncuar dhe 787

persona të dëmtuar nga vepra penale, numër ky me një tendencë gjithmonë në rritje,

thuajse i dyfishuar nga pesëvjeçari i parë, 1995-2000 (me 215 raste), tek i dyti gjatë

217

G. Ghibaudi, Il Centro di mediazione penale di Torino: dall'atteso all'inatteso di un'esperienza

quotidiana, artikull i publikuar në një dokument në internet. 218

F. Buniva, L'esperienza di mediazione penale nell'area torinese, op. cit., fq. 244. 219

Të dhënat e mësipërme janë publikuar në nëntor 2006, në internet, në një dokument të hartuar nga

Qendra e ndërmjetësimitpër të miturit në Torino.

Page 127: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

127

periudhës 2001- 2005 (me 448 raste).

Figura VI-4

Figura VI-5

Sa i përket subjekteve prej nga vinin sinjalizimet, në periudhën 2001 – 2005, nga

448 sinjalizime, 414 kanë ardhur nga Prokuroria, 29 nga Shërbimet sociale dhe 5 nga

Gjykata për hetimet paraprake. Numri i sinjalizimeve, ama, nuk korrespondon me

numrin e ndërmjetësimeve të kryera, pasi siç kemi theksuar në më shumë se një rast,

kusht për kryerjen e aktivitetin ndërmjetësues është dhënia e konsensusit nga palët.

Në këtë drejtim, Zyra e Ndërmjetësimit në Torino, ka regjistruar një pakësim të

konsensusit të dhënë nga ana e viktimave – personit të dëmtuar nga vepra penale –

pasi gjatë periudhës 1995 – 2000 në 269 viktima, 52% e viktimave kishte dhënë

konsensusin për të kryer ndërmjtësimin, ndërsa përqindja rritej në 70% të 301 të

miturve të denoncuar. Ndërsa gjatë periudhës 2001 – 2005, rriten sinjalizimet por

pakësohet konsensusi i viktimave, konsensus që në vitin 2005 përfaqëson 32% të

rasteve.

Page 128: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

128

Figura VI- 6

Figura VI- 7

Për sa i takon numrit të ndërmjetësimeve që arrijnë të përfundohen, rezulton se në

448 sinjalizime të ardhura pranë Zyrës së ndërmjetësimit gjatë periudhës 2001 – 2005,

ndërmjetësimet e përfunduara kanë qenë 257, ndër të cilat 82% kanë rezultuar të kenë

një përfundim pozitiv dhe 18% negativ.

Figura VI- 8

Page 129: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

129

Sa i përket kombësisë së të miturve të sinjalizuar në periudhën 2001 - 2005, pjesa

më e madhe rezulton të jenë meshkuj (547 meshkuj dhe 135 femra) italianë (l'80%).

Por në vitet në vazhdim, rezulton gjithashtu një rritje e sinjalizimeve të të miturve të

huaj, pjesa më e madhe e të cilëve me prejardhje nga vendet arabe të Afrikës veriore,

përqindje e që kalon nga 4% në 9%.

Figura VI- 9

Në lidhje me të dhënat e disponueshme për vitin 2006, vërehet se220

:

Sinjalizimet kanë qenë gjithsej 124; përfshijnë 227 të mitur, thuajse të gjithë me

moshë nga 14 në 18 vjeç, nga të cilët 179 meshkuj dhe 48 femra. Pjesa më e madhe e

tyre (109), studentë që ndjekin shkollën e mesme dhe atë profesionale. Viktimat kanë

qenë 165, nga të cilat tre istitucione (shkolle apo komuna), të moshave nga 11 në 61

vjeç, me përbërje 109 meshkuj dhe 53 femra. Pjesa më e madhe e të iturve që kanë

marrë pjesë në procedurat ndërmjetësuese ka qenë me nënshtetësi italiane, por është

regjistruar dhe një pjesëmarrje në ndërmjetësim e të miturve të huaj, më së shumti me

origjinë shqiptare, marokene dhe rumune.

220

Të dhëna të marra pranë Qendrës së ndërmjetësimit penal për të miturit në Torino, në datë 10/11/07.

Page 130: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

130

Figura VI-10

Figura VI- 11

Tabela VI-4

Tabela – Të miturit: kombësia

Shqiptare 11

Kubane 1

Italiane 199

Marokena 11

Peruviana 1

Rumune 3

I papërcaktuar 1

Sa i përket konsensusit të të miturit për ndërmjetësim del se: në 128 raste (56%)

kanë i dhënë konsensus ndërmjetësimit, ndërsa 86 (38%) i tyre nuk kanë pranuar, dhe

në 13 raste (6%) Zyra për ndërmjetësimka konsideruar, për motive nga më të

ndryshmit, se rrugëtimi ndërmjetësues nuk është i realizueshëm.

Page 131: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

131

Figura VI- 12

Sa i përket konsensusit të viktimave, del në pah se: 58 prej tyre (35%) ka dhënë

konsensus për ndërmjetësim, ndërsa 94 viktima (57%) nuk kanë pranuar, dhe në 13

raste (8%) nuk ka qenë e mundur të verifikohej.

Figura VI- 13

Në lidhje me Autoritetet dërguese, del se në 124 sinjalizime: 112 sinjalizime vijnë

nga Organi i akuzës, 1 nga Gjykatësi për Hetimet Paraprake, 10 nga Shërbimet

socialedhe 1 nga Organi i akuzës + Shërbimet Territoriale.

Page 132: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

132

Figura VI- 14

Periudha që kalon nga verifikimi i ngjarjes që përbën veprën penale deri tek ai i

sinjalizimit, në pjesën më të madhe të rasteve është më e vogël se një vit, ndërsa

kohëzgjatja e procesit ndërmjetësues (nga sinjalizimi deri në përfundim) përgjithësisht

është më e madhe se tre muaj. Llojet e veprave penale të marra në konsideratë, në

pjesën më të madhe të rasteve kanë qenë: shkatërrimet e pronës, vjedhjet, fyerjet,

dëmtimet personale, kanosjet, rrahjet, vjedhjet me dhunë, zhvatjet (kanosja me anë të

dhunës për dhënien e pasurisë), rrahjet në grup, dhunimi i banesës, dhuna apo

kërcënimet ndaj punonjësit të rendit publik, etj..

Rreth rezultateve të përftuara në ndërmjetësim (referuar secilit të mitur): në 227 të

mitur, 64 kanë dhënë rezultat pozitiv, 143 nuk kanë qenë të realizueshme, për

mungesë konsensusi nga të paktën njëra palë ose për vlerësim të ndërmjetësuesve, dhe

20 ndërmjetësime nuk janë kryer pasi midis palëve nuk ekzistonte më konflikt, pasi

ky i fundit ishte zgjidhur nga vetë ata në mënyrë autonome.

Ndërsa, sa i përket përfundimit të ndërmjetësimit (referuar procedimeve), në 124

sinjalizime 36 kanë dhënë rezultat pozitiv, nga të cilët 3 ndërmjetësime indirekte dhe

88 ndërmjetësime nuk kanë qenë të realizueshëmpër mungesë konsensusi nga të

paktën njëra palë ose për vlerësim të ndërmjetësuesve, ose për arsye se konflikti ishte

zgjidhur nga vetë palët në mënyrë autonome.

Figura VI- 15

Page 133: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

133

Figura VI- 16

4.2. Zyra e ndërmjetësimit penal për të miturit në Trento

Zyra e parë e ndërmjetësimit penale në Trento është themeluar me ndihmën e një

Protokolli Bashkëpunimi në datë 4 dhjetor të vitit 1998 midis Qendrës së drejtësisë

për të miturit në Venecia dhe Provincës autonome të Trentos, me seli pranë

Departamentit të shëndetësisë dhe aktiviteteve sociale të Provincës.

Ndërmjetësuesit u trajnuan nga psikologu Thierry Bonfanti sipas modelit teorik të

përpunuar nga pedagogjisti francez Michel Lobrot, i quajtur "Non direttività

interveniente". Ky model është përcaktuar nga pedagogjisti francez si një metodë

animacioni dhe psikoterapie, e cila konsiston në promovimin e një raporti empatik

dhe në observimin e zhvillimit të sjelljeve të pjesëmarrësve. Pikërisht sepse bëhet

fjalë për një qasje të tipit psikologjik, dallohet nga modeli i teorizuar nga Morineau, i

cili duke u nisur nga supozimi se konflikti që lind nga vepra penale ka një vlerë

relazionale, e konsideron ndërmjetësimin një mjet që përballet dhe zgjidh konfliktin e

gjeneruar nga krimi pikërisht në hapësirën fizike të krijuar tek marrdhënia midis

fajtorit dhe viktimës. Për këtë qëllim, në lidhje me modelin e "Non direttività

interveniente", ndërmjetësuesit e Zyrës së Trentos, Zanfei dhe Fortuna, vërejnë:

Teoria e ashtuquajtur “Non direttività” i referohet sjelljeve që lejojnë të thonë pa

kundërshtuar, që më pas lejojnë të dalë, mirëpresin, dëgjojnë ide të ndryshme, pa u

shqetësuar të sigurojnë, të gjejnë përgjigje të menjëhershme, të mbyllin

menjëherë. Ndërhyrja i referohet sjelljeve që orientojnë, riformulojnë në lidhje me një

objektiv. Sipas kësaj qasjeje, ndërmjetësuesi është një subjekt aktiv në procesin

komunikues midis viktimës dhe fajtorit: dëgjon, pyet të tjerët dhe veten, ndërton dhe

sugjeron disa hipoteza, dukembajtur parasysh, për vetë dhe për të tjerët, objektivin.221

Zyra për ndërmjetësim e Trentos ka punuar deri në vitin 2004, moment në të cilin

u vendos ndërpreja e marrëveshjes me Gjykatën për të miturit, për arsye të

vështirësive që haste Zyra për të marrë konsensusin e viktimave për të marrë pjesë në

ndërmjetësim.

Në shtator të vitit 2005, seksioni i Qendrës për ndërmjetësimin penal të Trentos, e

221

A. Zanfei, P. Fortuna, "L'esperienza dell'Ufficio per la mediazione a Trento", nëZyra qendrore e

drejtësisë për të miturit (nën kujdesin e), La mediazione penale in ambito minorile: applicazioni e

prospettive, op. cit., fq. 181.

Page 134: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

134

cila deri në vitin 2003 vepronte pranë Zyrës së Gjykatësit të Paqes222

, nëpërmjet

nënshkrimit të një marrëveshjeje midis Provincës dhe Ministrisë së Drejtësisë, zgjeron

kompetencat e saj në fushën e të miturve223

. Vendndodhja e saj jashtë ambienteve të

Gjykatës, bën më të dukshme natyrën e ndërmjetësimit, si një proces i menduar dhe i

vendosur jashtë sistemit gjyqësor penal.

Autoritetet dërguese janë: Prokuroria, Shërbimet sociale dhe gjykata për të miturit.

Zyra e Trentos i kushton një rëndësi të veçantë dhe respektimit të ligjit mbi jetën

private, duke bërë kujdes që të dhënat e përftuara nga ky proces, të mos bëhen publike

dhe të ruhen në arkiva larg vëmendjes dhe kontaktit me të tretët.

Veprat penale objekt trajtimi janë fyerjet, kanosjet, rrahjet, kryerjet e

marrdhënieve seksuale me dhunë etj., dhe sa i përket metodologjisë së ndjekur nga

Zyra e Trentos, mund të identifikohen këto faza:

rrugëtimi fillon me dërgimin e rastit pranë Zyrës, duke përcjellë dosjen

përkatëse nga ana e Shërbimeve sociale apo Gjykata për të miturit;

sapo merr sinjalizimin, koordinatori i Zyrës identifikon personin përgjegjës

për rastin, të cilit i beson procesin ndërmjetësues deri në përfundim të tij;

me identifikimin e personit përgjegjës, koordinatori i komunikon Gjykatës

emrin e tij;

përgjegjësi i rastit i dërgon palëve, me postë rekomande, disa letra prezantimi

ku i shpjegon atyre mënyrën e funksionimit të procesit;

sapo ndërmjetësuesi sigurohet se palët kanë marrë letrat e dërguara, i telefonon

atyre për ti dhënë sqarime të tjera që ata mund ti konsiderojnë të nevojshme dhe për të

fiksuar me ta datën e takimeve individuale;

ditën e caktuar për takimet paraprake, palët dëgjohen secili veçmas nga

ndërmjetësuesi që ka marrë në ngarkim rastin dhe një tjetër koleg që i vjen në ndihmë;

ky bashkëbisedim individual, mund të ndahet në dy pjesë:: në pjesën e parë

ndërmjetësuesi i shpjegon palëve se në çfarë konsiston procedura ndërmjtësuese,

ligjet e aplikueshme dhe rregullat të cilave duhet ti nënshtrohen e që rregullojnë

procesin, si p.sh. konfidencialiteti, fakti i të qënit falas, neutraliteti i ndërmjetësuesit.

Në këtë fazë të parë mund të marrin pjesë dhe prindërit (nëse qoftë dhe njëri prej

palëve, autori apo viktima, është i mitur) apo avokatët e zgjedhur prej tyre. Në fazën e

dytë mund të marrin pjesë vetëm autori dhe viktima. Në këtë fazë palët tregojnë faktet

dhe mënyrat si e kanë përjetuar ngjarjen. Ky është dhe momenti në të cilin

ndërmjetësuesit verifikojnë ekzistencën e konsensusit për ndërmjetësim;

në përfundim të bashkëbisedimeve individuale, fillon faza e tretë, ajo në të

cilën zhvillohet në të vërtetë procesi ndërmjetësues, me takimin e autorit me viktimën.

Ndërmjetësuesi lehtëson komunikimin mes palëve, duke ruajtur gjithmonë

neutralitetin e tij ndaj rastit.

Sapo mbaron procesi është e mundur që palët të kenë rënë dakord edhe në lidhje

me riparimin e dëmit të shkaktuar nga vepra penale, i cili mund të jetë simbolik ose

material. Dëmshpërblimi material/ekonomik, mund të jepet në prani të mbrojtësit të

zgjedhur dhe mund të ketë për të miturin një vlerë simbolike. Shpërblimi simbolik, në

eksperiencën e Qendrës për ndërmjetësim në Trento, konsiston në kërkimin e faljes;

shtrëngim duarsh; kryerjen e një gjesti të përbashkët, apo dhe një shpërblim me

222

“Il giudice di pace” në legjislacionin Italian është një gjyqtar jo profesionist (jo nga rradhët e

magjistratëve), i cili vendos në lidhje me çështje civile apo penale të një rëndësie të ulët – Shënim i

autorit. 223

Të gjitha informacionet në lidhje me grupin e ri të ndërmjetësuesve, janë dhënë nga Cristina Corsi,

koordinatore e Zyrës së ndërmjetësimit.

Page 135: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

135

karakter ekonomik në vlerë të vogël. Dëmshpërblimi simbolik, konsiston gjithashtu

edhe në kryerjen e një aktiviteti në shërbim të viktimës apo të komunitetit.

Sa i përket përfundimit të ndërmjetësimit, ndërmjetësuesit vlerësojnë rastin, duke i

dërguar Autoritetit gjyqësor një raport të shkruar në formë të përmbledhur, duke u

shprehur në terma:

1. pozitivë;

2. negativë;

3. i pa kryer (për motive teknike; për mosdhënie konsensusi).

Gjatë periudhës kohore 1999 - 2001, të dërguarit e mitur pranë Zyrës kanë qenë

40, nga të cilët 30 ndërmjetësime kanë dhënë rezultate pozitive (rreth 75,0% e

rasteve), dhe 9 rezultat negativ (rreth 22,5% e rasteve)224

.

Gjatë periudhës kohore 2005 - 2007, të dërguarit e mitur pranë Zyrës kanë qenë

rreth 40 viktima dhe fajtorë; për 28 prej tyre rezultati ka qenë pozitiv dhe për 6 ka

rezultuar e parealizueshme.

Të miturit që kanë përfituar nga shërbimet e Qendrës për ndërmjetësimin penal të

të miturve të Trentos, për një periudhë dy vjeçare, kanë qenë më së shumti

adoleshentë të moshës 14 – 18 vjeç dhe me kombësi të ndryshme, jo vetëm italiane.

4.3. Seksioni i ndërmjetësimit penal për të miturit në Romë225

Themelimi i Seksionit të ndërmjetësuesve në Romës, ka qenë rezultat i studimeve

kërkimore të Katedrës së psikologjisë juridike pranë Fakultetit të psikologjisë të

Universitetit të Romës, që lidhen me viktimologjinë, drejtësinë restauruese dhe

ndërmjetësimin penale në fushën e të miturve. Seksioni ndërmjetësues i të miturve

ishte themeluar në vitin 1996, me qendër pranë Fakultetit të psikologjisë.

Lindja e këtij Seksioni, u parapri nga një aktivitet i gjerë sensibilizues dhe

ballafaqimi mes institucioneve të pranishëm në territorin roman, të cilët ishin të

përshirë në aktivitet ndërmjetësues, me anë të disa takimeve me gjyqtarët e Gjykatës

për të miturit në Romë, me përfaqësuesit e shërbimeve sociale dhe ata të Qendrës për

Drejtësinë e të Miturve në krahinën e Lacio-s.

Ekipi ndërmjetësues përbëhej nga pesë psikologë, ekspertë në fushën e

psikologjisë juridike dhe të kriminologjisë.

Fushat e veprimit në të cilat ka funksionuar ky Seksion, kanë qenë:

verifikimet rreth personalitetit të të miturit;

vendim mosfillimi, për parëndësi të faktit;

pezullim me kusht dhe vënia në provë;

dënimet alternative;

kryerja e punëve në interes publik;

përpjekjet për pajtim të kryera nga organi i akuzës.

Kategoritë e veprave penale që merreshin në ngarkim nga Seksioni ishin jo shumë

të rëndë, por që kishin një impakt të madh social dhe personal, si p.sh.: shkatërrimet e

pronës, rrahjet, plagosjet, kanosjet, vjedhjet me dhunë, fyrjet, prishje të qetësisë

publike, kryerja e marrdhënieve seksuale me dhunë etj..

Element tjetër i cili orientonte zgjedhjet e ndërmjetësuesve në lidhje me rastet që

duheshin trajtuar, ishte koha e kaluar nga kryerja e veprës penale deri tek dërgimi i

224

Të dhëna të marra nëA. Mestitz, Messa alla prova e mediazione, op. cit., fq.58. 225

Seksioni i ndërmjetësimit penal për të miturit në Romë ka vepruar në nivel eksperimental gjatë

periudhës 1996 – 1999.

Page 136: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

136

rastit për ndërmjetësim, kohë e cila nuk duhej të ishte më e gjatë se një vit.

Destinatarë të aktivitetit ndërmjetësues të Seksionit të Romës kanë qenë autorët e

mitur në moshë nga 14 deri në 18 vjeç, me nënshtetësi italiane, të cilët nuk paraqisnin

probleme varësie nga drogat apo shqetësime të theksuara psiko-sociale. Për sa i përket

zgjedhjes së viktimave, preferoheshin persona që kishin mbushur moshën 14 vjeç dhe

që gjithashtu nuk paraqisnin probleme varësie nga drogat apo shqetësime të theksuara

psiko-sociale.

Rastet më së shumti dërgoheshin pranë Seksionit ndërmjetësues nga Shërbimet

sociale, bazuar në sinjalizimet e bëra nga Autoriteti gjyqësor, ose direkt nga kyi

fundit. Me marrjen e rastit, Seksioni kontaktonte ne shërbimet sociale me qëllim

studimin e rastit, ky i fundit i nevojshëm për të vlerësuar nivelin e ndërhyrjes nga

ndërmjetësuesit. Në lidhje me sa më sipër, Melania Scali dhe Laura Volpini vërejnë:

Nën rradhë të parë, çdo rast i sinjalizuar regjistrohet në një skedë të përgatitur

enkas dhe që i shërbente qendrës si një mjet i domosdoshëm studimi, reflektimi klinik

dhe mbledhje të dhënash. Kjo skedë përmbante informacione në lidhje me

sinjalizimin, rreth çështjeve me karakter procedural dhe penal që kanë interesuar të

miturin, mbi gjendjen shoqërore dhe familjare të autorit të veprës penale, si dhe një

pjesë me aspekt klinik që identifikon objektivat, metodologjin dhe kalendarin e

takimeve226

.

Pas regjistrimit, Seksioni i dërgonte një letër viktimës (nëse bëhej fjalë për

ndërmjetësim të pjesshëm) ose të dyja palëve (nëse bëhej fjalë për ndërmjetësim të

ashtuquajtur global). Dërgimin e letrës e ndiqte një telefonatë që shërbente për të

fiksuar një takim të mundshëm dhe në rast se, minimalisht, njëra palë ishte i mitur, në

takim duhej të ishte i pranishëm të paktën njëri prej prindërve. Me qëllim për të

garantuar neutralitetin dhe pavarësinë e ndërmjetësimit, takimet me palët

zhvilloheshin në ambientet e Qendrë Klinike të Fakultetit të psikologjisë në Romë.

Për këtë qëllim, operatoret e qendrës Scali dhe Volpini vërejnë:

Sipas nesh, një kontekst asnjanës si ai i qendrës, lejon një disponibilitet dhe

bashkëpunim më të frytshëm: në fakt, viktima gjen mundësinë për tu shprehur më

lirshëm rreth emocioneve dhe efekteve që ka pasur tek ai vepra penale, ndërsa i

pandehuri mund të reflektojë rreth domethënies së veprimeve të tij kriminale, referuar

sidomos viktimës dhe ndjenjave të përjetuara nga kjo e fundit227

.

Në rast të një ndërmjetësimi global, Seksioni zhvillonte takimet paralelisht, duke u

kujdesur që të merrte kontakt fillimisht me autorin e veprës penale, për të verifikuar

disponueshmërinë e këtij të fundit për të marrë pjesë në procesin ndërmjetësues, me

qëllim për ti evituar viktimës pritshmëri të kota që lidhen me rezultatin e procesit, në

rast se autori i mitur nuk do të jepte konsensusin. Në vijim, zhvillohej takimi i parë i

përbashkët i palëve, me qëllim qartësimin e objektivave të procesit ndërmjetësues dhe

verifikimin e pritshmërive të palëve ndaj vetë procesit.

Në takimet e mëvonshme me të miturin autor i veprës penale, ndërmjetësuesit

mblidhnin informacione rreth historisë së tij personale dhe kërkohej të promovohej

një reflektim i mundhsmë mbi veprimet kriminale të kryera.

Ndërsa në takimet e rradhës me viktimën, veç marrjes së konsensusit element

paraprak dhe i domosdoshëm për të zhvilluar procesin, ftohej personi i dëmtuar nga

vepra penale që të reflektojë mbi rolin e tij në dinamikën e veprës penale dhe

domethënien që i jep. Në rast të viktimës së mitur, thirrej dhe familja e tij, pjesëmarrja

226

M. Scali, L. Volpini, "Le principali caratteristiche dell'intervento della Sezione di mediazione penale

minorile di Roma", në Minori giustizia, nr.2, 1999, fq. 156-157. 227

M. Scali, L. Volpini, Le principali caratteristiche dell'intervento della Sezione di mediazione penale

minorile di Roma, op. cit., fq. 157.

Page 137: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

137

e të cilëve konsiderohej thelbësore për mbarëvajtjen dhe rezultatin pozitiv të procesit

ndërmjetësues.

Sa i përket raportit mbi rezultatin e procesit, ndërmjetësueset e Qendrës së

ndërmjetësimit në Romë (Scali dhe Volpini), vërejnë se:

Me mbylljen e rastit, një moment i rëndësishëm konsiderohet ai i hartimit të

raportit rreth mbarëvajtjes dhe rezultatit të arritur në procesin ndërmjetësues dhe

dërgimi i tij pranë autoritetit gjyqësor dhe shërbimeve sociale për të miturit228

.

Në lidhje me numrin e ndërmjetësimeve të kryera nga Seksioni i ndërmjetësimit

në Romë, rezulton se në vitin e parë të aktivitetit i janë dërguar 11 raste: prej të cilëve

8 janë administruar drejtpërdrejtë nga operatorët e Seksionit dhe 3 kanë rezultuar në

një veprimtari me karakter konsultativ ofruar operatorëve të shërbimeve sociale. Të

miturit e dërguar për ndërmjetësim në periudhën 1997 - 1999 kanë qenë 20, 17 prej të

cilëve përfunduar me rezultat pozitiv (baraz me 85,0% të totalit) dhe 3 me rezultat

negativ (baraz me 15,0% të totalit të rasteve)229

.

4.4. Zyra e ndërmjetësimit penal për të miturit në Firence

Zyra e ndërmjetësimit penal për të miturit në Firence lind më 7 shtator 2005 mbi

bazën e një marrëveshjeje mirëkuptimi të hartuar dhe firmosur nga Bashkia e qytetit

të Firences, Krahina e Toskanës, organizata jo fitimprurëse “Altro diritto”, Konsorci

CO & SO, Qendra e Drejtësisë për të Miturit në Krahinën e Toskanës, Gjykatës për të

Miturit në Firence dhe Prokurorisë pranë Gjykatës për të Miturit në Firence. Objekt i

këtij Protokolli është themelimi i një Shërbimi Rajonal për Ndërmjetësimin penal për

të miturit, me seli në Firence, i aktivizuar në rrugë eksperimentale në nivel rajonal për

dy vjet, shërbimet e të cilës i drejtohen të miturve autorë dhe viktimave të sinjalizuar

nga Autoriteti gjyqësor.

Drejtimi dhe administrimi i këtij projekti iu besuar Konsorcit CO&SO, Konsorcit

CGM dhe OJF-së “Altrodiritto”.

Bazuar në marrëveshjen në fjalë, procedura ndërmjetësuese aktivizohet me

sinjalizim nga Autoriteti gjyqësor (Prokuroria pranë Gjykatës për të miturit ose

Gjykata për të miturit) dhe çka është më e rëndësishme, veprimtaria e këtyre

institucioneve udhëhiqet nga parimi i “mos ndikimit” të procedurës së ndërmjetësimit

me procesin penal.

Sinjalizimi i dërguar nga Prokuroria apo Gjykata për të miturit, përmban:

1. një përshkrim të shkurtër mbi akuzën dhe faktet objekt akuze;

2. gjeneralitetet (emër, mbiemër), adresat e banimit dhe kontaktet telefonike të

autorit dhe personit të dëmtuar;

3. gjeneralitetet (emër, mbiemër), adresat e banimit dhe kontaktet telefonike të

familjarëve të autorit të mitur dhe nëse është im mitur edhe të familjarëve të personit

të dëmtuar;

4. emër dhe mbiemër, si dhe kontaktet e mbrojtësve që asistojnë palët.

Veç këtyre të dhënave, asnjë informacion tjetër nuk përmendet sa i përket

historisë personale të palëve në proces.

Zyra për ndërmjetësim, bazuar në marrëveshjen përkatëse, ka detyrimin e ruajtjes

së sekretit lidhur me informacionet që përftohen gjatë procedurës së ndërmjetësimit.

Vetëm koordinuesi i Zyrës së ndërmjetësimit është përgjegjës për trajtimin e të

dhënave sensitive, të cilat ruhen në arkiv dhe nuk përhapen për asnjë motiv. Për këtë

motiv, edhe sinjalizimet nuk bëhen më nëpërmjet faksit, por koordinatori shkon

228

M. Scali, L. Volpini, Le principali caratteristiche dell'intervento della Sezione di mediazione penale

minorile di Roma, op.cit., fq. 162. 229

Të dhëna të publikuara në punimin e A. Mestitz, “Messa alla prova e mediazione, op.cit., fq. 58.

Page 138: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

138

personalisht në prokurori për ti marrë ato. Me këto të dhëna bie në kontakt dhe

ndërmjetësuesi i cili merr në ngarkim rastin, emri i të cilit i komunikohet Autoritetit

gjyqësor.

Zyra e ndërmjetësimit, menjëherë pas mbarimit të ndërmjetësimit, i komunikon

Autoritetit gjyqësor (Prokurorisë ose Gjykatës për të miturit) dhe Shërbimeve sociale

rezultatin e ndërmjetësimit, i cili mund të jetë pozitiv, negativ ose null. Marrveshja me

Prokurorinë parashikon gjithashtu detyrimin e Zyrës së ndërmjetësimit që brenda

katër muajve nga data e marrjes së sinjalizimit të informojë mbi ecurinë e procesit

ndërmjetësues; në rast të kundërt, marrëveshja e nënshkruar me Gjykatën e të miturve

parashikon që nëse brenda dy muajve nga dërgimi i ftesës nga ana e Zyrës për

ndërmjetësimin penal të të miturve, për të zhvilluar takimin paraprak mes palëve, të

paktën njëra prej tyre nuk do të ketë fiksuar datën e takimit të parë, rezultati i

ndërmjetësimit do të konsiderohet nul.

Ndërsa në vija të përgjithshme, marrëveshja e nënshkruar parashikon të njëjtat

faza dhe procedura që parashikohen edhe në rastet e Romës, Trentos dhe Torinos, në

këtë rast, me qëllim monitorimin, verifikimin dhe vlerësimin e aktivitetin të Zyrës për

ndërmjetësim, ngrihet Grupi Rajonal i Mbikqyrjes, i përbërë nga anëtarë. Ky grup

mbikqyrës, gjatë takimit të përmuajshëm, analizon dokumentacionin – raportet – e

hartuara nga Zyra dhe organizon takime me operatorët e saj, me qëllim të vlerësojë

cilësinë e shërbimit

Sa i përket përbërjes së operatorëve të Zyrës së Firences, me anë të 25 seminareve

formuese, atje janë trajnuar 18 ndërmjetësues (ndër të cilët gjejmë edukatorë

profesionistë, avokatë, psikologë, të gjithë me eksperiencë në fushën e

ndërmjetësimit). Këto seminare kanë zgjatur 188 orë (gjatë tre vjetëve që shërbyen

për themelimin e Zyrës, i pari shërbeu pikërisht për kualifikimin e ndërmjetësuesve)

dhe janë frymëzuar tek modeli humanist i Jacqueline Morineau. Për më tepër, gjatë

gjithë harkut kohor 2005 – 2007, janë realizuar dhe 6 takime sensibilizuese, në të cilin

shpjegoheshin vlerat e procesit ndërmjetësues. Në këtë sens, Silvio Ciappi shpjegon

se:

Eksperienca ndërmjetësuese e Zyrës së Firences karakterizohet nga një aktivitet

sensibilizues rreth këtij mjeti – relativisht – të ri të administrimit të konflikteve. Ky

moment sensibilizimi është shumë i rëndësishëm pasi bëhet fjalë për të përhapur sa

më shumë përdorimin e kësaj procedure karshi subjekteve (stakeholder) të cilët

përfshihen në vepra penale, duke hyrë kështu në kontakt me sistemin e administrimit

të drejtësisë (policia, prokuroria, gjykata, shërbimet sociale, avokatët etj.) dhe pasojat

e një përfshirje të tillë. Pas çdo vepre penale fshihet një konflikt, shpesh shumë

problematik, një shumëllojshmëri marrdhëniesh ndërpersonale (identiteti, familjare,

shoqërore) që alterohen nga veprimet kriminale. Ja përse aktiviteti sensibilizues rreth

ndërmjetësimit nuk është vetëm një rrugëtim me karakter informues, por dhe një

tentativë ndërgjegjësimi se ky konflikt nuk është objekt trajtimi i vetëm organeve

institucionale si policia, gjykata apo prokuroria, të cilat normalisht ndërhyjnë në rastet

e kryerjes së një vepre penale. Siç thuhet shpesh, ndërmjetësimi është një mjet -

community building - një mjet me anë të të cilit riparohet një dëm, ndërgjegjësohet

dhe bëhet i përgjegjshëm autori, si dhe ndërhyhet mbi komunitetin shoqëror (që mund

të jetë një lagje, një shkollë, apo vendi i punës) me qëllim rindërtimin e

marrdhënieve230

.

230

S. Ciappi, Relacion i mbajtur në datë 25/09/2007, në Konferencën e prezantimit të rezultateve të

Page 139: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

139

Numri i përgjithshëm i rasteve të marra në ngarkim ka qenë 39; numri total i

rasteve të dërguara nga Autoriteti gjyqësor 29, nga të cilët 27 të sinjalizuar nga

Prokuroria dhe 2 nga Gjykata për të Miturit231

.

Nga sinjalizimet e ardhura, vërehet gjithashtu se pjesa më e madhe janë zhvilluar

në një fazë pre – procesuale, pra ende pa filluar procesi gjyqësor, dhe vetëm dy prej

tyre janë zhvilluar pasi kishte filluar shqyrtimi gjyqësor.

Në lidhje me llojet e veprave penale që akne qenë objekt trajtimi, mund të

përmendim: rrahjet dhe plagosjet me dashje dhe ato nga pakujdesia, vjedhjet, vjedhjet

me dhunë, kanosjet, dhuna fizike apo verbale si fyerja etj..

Ndërsa në lidhje me kohëzgjatjen e procesit ndërmjetësues, dmth., kohën e kaluar

nga marrja e sinjalizimit deri në momentin e raportimit pranë Autoritetit gjyqësor,

mund të themi se ajo ka variuar nga 3 deri në 5 muaj.

Aktiviteti ndërmjetësues përbëhej nga këto momente:

analiza mbi realizueshmërinë;

hartimi i letrës informuese dhe nisja e saj në adresë të palëve, avokatëve dhe

familjarëve;

marrja e kontaktit telefonik me palët (duke iu drejtuar fillimisht viktimës);

marrja e konsensusit për takimin paraprak;

bashkëbisedimi paraprak me karakter informues (me prindërit dhe avokatët)

dhe bashkëbisedimi me palët (vetëm më palën), në të cilin janë të pranishëm dy

ndërmjetësues;

marrja e konsensusit për realizimin e takimit “ballë për ballë”, ku dy subjektet

kryesorë, autor – viktimë, takohen më njëri tjetrin;

takimi “ballë për ballë” – palët dhe ndërmjetësuesit, në numër jo më të vogël

se tre);

veprimtari me karakter riparues (direkte dhe indirekte);

konkluzioni: vlerësimi i rezultatit nga ana e stafit të ndërmjetësuesve, bazuar

në treguesit përkatës;

dërgimi i rezultatit/raportit, pranë autoritetit dërgues;

gjatë gjithë harkut kohor: përgatitja e dosjes/rastit, dokumentimi, takimet për

dhënien e vlerësimit nga ana e ndërmjetësuesve.

Rezultati i ndërmjetësimit mund të jetë:

pozitiv (palët janë të kënaqura/kemi riparim të dëmit/kemi heqje dorë nga

kallzimi);

negativ (palët janë të pakënaqura);

nul/i paqartë (ndërmjetësimi nuk është zhvilluar/palët nuk gjenden);

ndërmjetësim i pa kryer (palët nuk janë të disponueshme, pamundësi për ti

kontaktuar);

ndërmjetësim indirekt (në prani të vetëm njërës palë, arrihet në një riparim

domethënës të dëmit të shkaktuar).

Më poshtë, pasqyrohet një përmbledhje e rasteve të trajtuara nga Zyra e

ndërmjetësimit në fushën penale të qytetit të Firences, gjatë gjithë periudhës së

eksperimentimit 2005 - 2007.

eksperimentuara në harkun kohor 2005 - 2007,me temë “Ndërmjetësimi penal për të miturit në

krahinën e Toskanës, Firence”. 231

Të dhëna të marra në Konferencën me temë “Ndërmjetësimi penal për të miturit në krahinën e

Toskanës, Firence”, mbajtur në datë 25/09/2007.

Page 140: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

140

Figura VI- 17

Përsa i përket personave të kontaktuar nga Zyra e ndërmjetësimit: viktima dhe

fajtorë (Totale 67): ndër të cilët 7% janë viktima të mitura, 39% viktima të rritura, për

një total prej 46% viktimash, dhe 54% fajtorësh.

Figura VI-18

Sa i përket Autoritetit dërgues, në 29 raste të marra në ngarkim, 27 janë të

sinjalizuar nga Prokuroria dhe 2 nga Gjykata për të Miturit.

Page 141: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

141

Figura VI- 19

Nga 29 rastet e marra në ngarkim, janë 39 autorë të mitur (nga të cilët 5 raste me

më shumë se një autor të mitur) dhe 28 viktima (10 femra, nga të cilat 2 të mitura dhe

18 viktima meshkuj, nga të cilët 3 të mitur).

Tabela VI-4

Tabela – Raste në të cilat vepra penale është kryer në bashkëpunim

Bashkëpunim Raste

PO 5

JO 34

5. Ndërmjetësimi penal i të miturve dhe çështjet ende të pazgjidhura.

Sa kemi trajtuar më lart në lidhje me drejtësinë restauruese dhe ndërmjetësimin

penal, na bën që të nënvizojmë disa çështje për të cilat është arritur konsensusi, por

dhe të evidentojmë disa problematika që kërkojnë ende zgjidhje:

1) Nga Rakomandimi N° R(99)19 i Këshillit të Evropës – në lidhje me

ndërmjetësimin në fushën penale – dhe nga Deklarata e Parimeve Bazë për Futjen e

Drejtësisë Restauruese në fushën penale të Kombeve të Bashkuara (Vjenë, prill

2000), del në pah se si modeli restaurues është i njohur gjerësisht. Është në kontekstin

e këtij modeli që ndërmjetësimi përfaqëson një instrument të privilegjuar, aq sa vetë

Deklarata e Vjenës inkurajon shprehimisht futjen e përgjithësuar të politikave

ndërmjetësuese - restauruese.

2) Duke bërë një analizë krahasuese të eksperiencave të ndryshme evropiane,

vërehet nevoja për të përcaktuar disa linja guide dhe të kritereve referuese në

legjislacionet e çdo vendi. Kjo duhet të kryhej duke respektuar disa pika:

o programet e drejtësisë restauruese duhet të jenë të disponueshme në çdo nivel

të procesit penal (qoftë para-procesuale, qoftë gjatë procesit), por edhe gjatë fazës së

ekzekutimit të dënimit;

o drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit duhet ti drejtohemi gjithmonë dhe

vetëm me konsensusin e lirë dhe të vullnetshëm të palëve;

o të gjitha palët duhet të pranojnë faktet kryesore që përbëjnë veprën penale dhe

përcaktojnë intensitetin e konfliktit, pasi ky është një kusht - sine qua non – pa të

cilinnuk mund të iniciohet një proces ndërmjetësues - restaurues;

Page 142: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

142

o pjesëmarrja në një proces restaurues dhe ndërmjetësues nuk duhet të përdoret

si provë e pranimit të fajësisë në procesin penal që mund të vijojë.

6. Ndërmjetësimi penal dhe aspiratat e tij parandaluese. Konkluzione.

Të dhënat e përftuara rreth praktikave të ndërmjetësimit penal të të miturve kanë

lejuar të kryhen disa observime në lidhje me efikasitetin e ndërmjetësimit për

pakësimin e ngarkesës penale. Në realitet efektet pakësuese të ngarkesave penale, nuk

dalin në pah nëse analizojmë praktikat ndërmjetësuese. Impakti deflaktiv (pakësues) i

këtij instituti paraqitet shumë modest karshi drejtësisë penale minorile dhe shumë pak

domethënës në lidhje me drejtësinë për të rriturit. Më poshtë po kërkoj të analizoj arsyet kryesore:

(a) Në të drejtën penale për të miturit ndërmjetësimi arrin të evidentojë

informacione të mjaftueshme për të arritur në një formulë procesuale “të pafajësisë

për parëndësi të fakteve”; ndaj këtij konkluzioni mund të replikojmë se në këtë

zgjidhje procesuale do të mund të arrinim dhe pa përdorur ndërmjetësimin.

(b) Ndërmjetësimi, edhe pse nuk ekzistojnë pengesa objektive në lidhje me

veprat penale për të cilat mund të iniciohet ndërmjetësimi, përdoret mbi të gjitha për

krime që paraqesin një rrezikshmëri shoqërore - do të thoja - modeste, për të cilët

organi i akuzës apo Gjykata do të përdornin mekanizma procesualë të tillë që lejojnë

daljen e shpejtë nga procesi penal (si p.sh. “pezullimi i procesit dhe vënia në provë”,

që nuk kushtëzohen nga fillimi apo jo i procesit ndërmjetësues).

Problemi i vërtetë, në fakt, është nëse efekti de-penalizues mund të konsiderohet si

parametri më korrekt për të vlerësuar të mirat e ndërmjetësimit në rendin juridik

penal!

Në fakt, të konsiderosh ndërmjetësimin si një nga instrumentet me efekte

depenalizuese është, nga njëra anë reduktive dhe nga ana tjetër çorientuese:

reduktivepasi i jep vlerë vetëm komponentit “dëmshpërblyes” të ndërmjetësimit (pa

vlerësuar elementin “zgjidhës të konfliktit” në këndvështrimin e rindërtimit të

komunikimit social), çorientuese sepse ndërmjetësimi do të konsiderohej në këtë

mënyrë si një sanksion atipik232

alternativë e dënimit me burgim.

Rreziku është që ti drejtohemi procesit ndërmjetësues vetëm në raste të limituara,

dmth. kur sistemi penal nuk ka ndërmarrë asnjë veprim aktiv, apo kur gjithsesi nuk u

arrit në një vendim të dërgimit të çështjes në gjyq, apo në rastet kur të dënuarit nuk i

është aplikuar asnjë “urdhër” domethënës.

Ky këndvështrim nuk rezulton bindës. Në rradhë të parë, të fusësh ndërmjetësimin

në llogjikën deflaktive, do të thotë ta konsiderosh thjesht si një teknikë tëdiversion,

për rrjedhojë si një përgjigje që i përket kontrollit formal. Në të vërtetë, ndërmjetësimi

është ontologjikisht i ndryshëm nga çdo instrument tjetër i pranishëm në procesin

penal, pasi punon vetëm nëpërmjet “komunikimit” dhe përdor një koncept të

“përgjegjësisë” që mban parasysh jo vetëm të shkuarën , por dhe të ardhmen.

Në fakt, me anë të ndërmjetësimit është e mundur të mendohet për një tejkalim të

konceptit të “përgjegjësisë pasive” i kristalizuar në drejtësinë penale që mbështetet në

modelin retributiv; bazuar në këtë këndvështrim të dënimit, autori fajtor është

përgjegjës vetëm për të “kaluarën” dhe vetëm proporcionalisht me të kaluarën

përcaktohet dënimi maksimal, poshtë të cilit mund të kryhen vetëm disa “rregullime”

në këndvështrimin risocializues. Parimit të “përgjegjësisë pasive” mund ti

232

Masë dënimi jo e parashikuar shprehimisht nga legjislacioni penal. (Shënim i Autorit).

Page 143: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

143

bashkëngjitet ai i “përgjegjësisë aktive”, bazuar në të cilin, e kaluara është vetëm

arsyeja që ka sjellë përgjegjësinë, ndërsa “qëllimi” është ai i orientimit drejt të

ardhmes. Në këtë mënyrë, lloji i dënimit dhe përmbajtja e tij orientohen drejt “ri-

integrimit” social të fajtorit dhe inkurajimit të kryerjes së sjelljeve restauruese në

favorin ekskluziv të komunitetit social233

.

Janë të shumta eksperiencat që janë përftuar me kalimin e kohës, duke u zhvilluar

progresivisht në shumë qytete të tjera si Roma, Bari, Napoli, si dhe në vetë Trento.

Problemi qëndron në faktin se këto eksperienca janë ende të kufizuara në fusha të

ngushta veprimi, të iniciuara nga persona, të cilët ndoshta janë shumë më të ndjeshëm

apo me kulturë më të avancuar se pjesa dërrmuese e popullsisë dhe që kanë ndjerë

nevojën e identifikimit të një mënyre reale për të vënë në jetë një alternativë ndaj

mënyrës së zakonshme të të përballurit me konfliktin, me krimin dhe me personat e

përfshirë në të. Ky fakt, ama, nuk përbën një statistikë konfortuese. Pyetja që lind

natyrshëm është se përse në disa vende janë arritur rezultate dhe në të tjerë jo, edhe

pse legjislacioni në fuqi ka të njëjtën vlerë!?

Ndoshta nuk ka ardhur ende momenti i përshtatshëm që të arrijmë të kuptojmë

dhe të vejmë në zbatim në shkallë të gjerë këtë filozofi të re dhe sigurisht të dhënat

normative nuk ndihmojnë në këtë drejtim, përkundrazi, në disa raste pengojnë

zhvillimin. Shpresojmë dhe urojmë që, nga njëra anë të rritet “kurioziteti”, shtytja dhe

sensibilizimi i nevojshëm për të ndryshuar këndvështrimin ndaj disa problematikave

të caktuara, dhe nga ana tjetër që ligjvënësi të impenjohet më shumë në mënyrë që ti

bëjë më faktikë ndryshimet direksionale drejt aplikimit të këtyre filozofive

përparimtare.

Si përfundim, nëse e drejta penale do të limitohet të konsiderojë ndërmjetësimin

thjesht si një “artikulim i saj i brendshëm”, ky instrument do të humbasë atë vlerë

civilizimi që i takon. Ndërmjetësimi mund të jetë “diçka më e mirë se drejta penale”

dhe të përfaqësojë idenë e drejtësisë që mund të mos varet nga procesi dhe dënimi,

por që nuk mund të mos varet nga “gjykimi”.

Dhe meqenëse ndërmjetësimi fton “për të gjykuar” dhe “për tu gjykuar”, duke

marrë parasysh kundraligjshmërinë e veprimeve të kryera, dhimbjen e shkaktuar,

krisjen sociale të prodhuar, duket vërtet aktual paralajmërimi i hedhur nga disa

studiues:

“Gjykoni dhe mos dënoni. Të dënosh, mund ta bëjë kushdo, sepse të dënosh nuk

është tjetër veçse një veprim, një veprim brutal”234

.

233

Doktrina ka theksuar faktin se kur ndaj disa rasteve kriminale orientohemi drejt një mase të rëndë

dënimi, kjo varet nga fakti se rendi juridik “nuk ofron gjë tjetër veçse dënimit”. Kështu EUSEBI në

“Dibattiti sulle teorie della pena e mediazione”, tek La mediazione nel sistema penale minorile, nën

kurën e L. PICOTTI (Padova, CEDAM 1998). 234

S. SATTA, në “Il mistero del processo” (Milano, Franco Angeli 1994), faqe 115.

Page 144: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

144

BIBLIOGRAFIA

LITERATURA E HUAJ

Abrate M. - Artikull në internet, “Mediazione penale a Torino: Elementi di

riflessione critica”. Ueb: www.serviziosociale.com/mpt.htm - Milano, 06/11/1998;

Abrate M. - Artikull në internet, “La mediazione nell’ambito minorile”. Ueb:

www.serviziosociale.com/mediaz.htm - Milano, 06/11/1998;

Abrate M. - Artikull në internet, “Il progetto nell’ambito minorile”. Ueb:

www.serviziosociale.com/project.htm - Milano, 06/11/1998;

Abrate M. - Artikull në internet, “Tornando sul progetto”. Ueb:

www.serviziosociale.com - Milano 06/11/1998;

Alvarazzi del Frate A. – “L’indagine internazionale sulla vittimizzazione nel

1992 in Europa”. Nën kurën e G. Ponti, Milano, 1995, fq. 185;

Baldri A.C. - “La percezione in termini di credibilità e attribuzione di

responsabilità nei reati di violenza sessuale da parte di operatori di polizia.

Un’indagine sperimentale. Në Revistën italiane të kriminologjisë, VII (2), 1996, fq.

269-287;

Baratta A. - “Principi di un diritto penale minimo. Per una teoria dei diritti

umani come oggetti e limiti della legge penale”. Tek “Dei delitti e delle pene”, 1985,

fq. 443;

Bonafè Shmitt J.P. - “La médiation, une justice douce”. Parigi, 1992;

Bruno Z., Armocida G. - “La vittima nella storia”. Nën kurën e G. Ponti,

“Tutela della vittima e mediazione penale”, Milano, 1995, fq. 11;

Bouchard M. - “La mediazione: una terza via per la giustizia penale”, tek

“Questione giustizia”, 1992, fq. 757-783;

Dhoma e Deputetëve – Dokument në Internet, “Proposta di Legge n. 370,

Disciplina della mediazione giudiziaria nel procedimento minorile” iniciativë e të

nderuarve deputetë: Nardini, Valpiana, Lumina, Procacci, Malavenda, Caccavari,

Lucchese, Chiavacci, Cento, Sala, Vendola, Giacco, Lucidi, Giacalone. Presentata më

14/05/1997. Ueb: www.camera.it - Projekt ligj. Romë, më 13/11/1998;

Castelli S. - “La mediazione, teorie e tecniche”, Milano, 1996;

Centomani G., Ghera B. - “Conflitto, reato e riconciliazione”, në

“Esperienze di Giustizia Minorile”, nr. 2, 1991, fq. 52;

Conso G., Grevi V., Neppi Modona G. - “Il nuovo codice di procedura

penale, dalle leggi delega ai decreti delegati”, Vol. VII°, “Il processo penale a carico

di imputati minorenni, Padova, 1990;

C.S.M. (Këshilli i Lartë i Drejtësisë) - “Incontro di studio per i giudici

minorili”. Relacion mbi aktet e konferencës së mbajtur në Fraskati (Romë), në datat

9-11/06/1997;

Cerretti A. - “La mediazione penale”, 46° Kongres i Juristëve Katolikë

Italianë i mbajtur në Romë në datat 6-8/12/1997, në Iustitia, Roma, 1997 nga faqe 376

në faqe 398;

Cerretti A. - “Progetto per un ufficio di mediazione penale presso il Tribunale

per i minori di Milano”, në La sfida della mediazione penale, nën kurën e G.U.

Pisapia, 1997, nga faqe 85 në faqen 99;

Ceretti A. - “Come pensa il Tribunale per i Minorenni. Una ricerca sul

giudicato penale a Milano dal 1934 al 1990”, Milano, 1996, nën kurën e Picotti L., La

mediazione nel sistema penale minorile, Milano, 1998, fq. 56;

Comune di Torino - “Mediazione riparazione un’alternativa possibile nella

Page 145: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

145

giustizia minorile”, Torino, 1997. Akte të një seminari formues të mbajtur në Torino,

në periudhën qershor – nëntor 1996;

Comune di Torino - “Il progetto riparazione: Mediazione penale e attività di

utilità sociale”. Akte të një konference të mbajtur në Torino, në periudhën datat 3,4

qershor 1998;

C.R.I.S.I. - Centro Ricerche Interventi sullo Stress Interpersonale - “Zyra e

ndërmjetësimit: projekt për themelimin e zyrës për ndërmjetësimin civil dhe penal

pranë Prokurorisë dhe Gjykatës për të miturit në Bari”, Bari, 1997;

De Lino G. - “Stati generali sulla Giustizia”. Akte nga kongresi i mbajtur në

Napoli në datat 17-19/07/1998, nën kurën e G. De Lino;

Di Paolo G. - “Riflessioni in tema di probation minorile”, në Cassazione

Penale, Roma, 1992, fq. 2866-2879;

Eusebi L. - “Dibattiti sulle teorie della pena e mediazione”, në Rivista italiana

di diritto e procedura penale, 1997;

Eusebi L. - “Diritto penale in trasformazione”, nën kurën e Marinucci G., E.

Dolcini, La nuova retribuzione, 1997;

Fiandaca G., Musco E. – “E drejta penale, Pjesa e posaçme”, Bologna, 1995;

Faget J. - “La mediation pènale: une dialectique de ordre et de desordre”, në

Deviance et sociète, Vol. XVII° , nr. 3, 1993;

Faget J. - “Justice et travail social, le rhizome pènal”, Tolosa, 1992;

Foti A.B. - “Raccolta di leggi nazionali e della Regione Sicilia sui minori”;

Gambolati V. - Articolo Internet, “Mediazione e Verità”. Ueb:

www.serviziosociale.com/medver.htm Milano, më 25/03/1999;

Gatti U., Marugo I.M. - “La vittima e la giustizia riparativa”, nën kurën e G.

Ponti, Tutela della vittima e mediazione penale, Milano, 1995;

Gatti U., Marugo I.M. - “La sospensione del processo e messa alla prova:

limiti e contraddizioni di un nuovo strumento della giustizia minorile italiana”, në

Rassegna italiana di criminologia, anno III°, 1992;

Ghiara G. - “La messa alla prova nella legge processuale minorile”, në

Giustizia penale, Vol. III°, 1996;

Gullotta G., Cabras C. - “La ricerca empirica sulla vittima”, në kurën e G.

Ponti, Tutela della vittima e mediazione penale, Milano, 1995;

Gullotta G., Capurro P. – “Come conciliare il reo con la vittima”, në

AA.VV., Nel segno del minore. Psicologia e diritto del nuovo processo minorile,

Padova, 1990;

Lagrange H. - “Apprèhension et preocupation sècuritaire”, në Deviance et

societè, Vol. VI°, nr. 1, 1992;

Lanza L. - “La tutela della vittima nel sistema penale italiano”, në kurën e G.

Ponti, Tutela della vittima e mediazione penale, Milano, 1995;

Losana C. - “Commento agli articoli 28 e 29 D.P.R. 448/88”, në Commento al

Codice di Procedura Penale, leggi collegate, Vol. I°, Il processo minorile, Chiavaro

M., Torino, 1994;

Martucci P. - “La conciliazione con la vittima nel processo minorile”, nën

kurën e G. Ponti, Tutela della vittima e mediazione penale, Milano, 1995;

Marzagora I. - “Ampiezza, andamento , tipologie della delinquenza minorile

e giustizia riparativa”, Departamenti i Shkencave Juridike në Universitetin e Trentos,

Trento, 1997, nën kurën e Picotti L., La mediazione nel sistema penale minorile,

Padova, 1998,;

Ministria e Brendshme italiane - “Andamento della criminalità. Situatë e

azhurnuar në datë 31/12/97”, Romë, 1997, nga faqe 111 në faqen 118;

Page 146: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

146

Ministria e Drejtësisë italiane - “Progetto di formazione sulla mediazione

penale”, Gjykata e Apelit të Milanos, Milano, 1996;

Ministria e Drejtësisë italiane - “Mediazione e giustizia riparativa nel

sistema giuridico italiano”, dokument i hartuar nën kurën e Ministrisë së Drejtësisë,

Roma, 2000. Ueb: www.giustizia.it;

Onnis L. – Artikull në internet, Seminar: ”Miti e fantasmi nelle famiglie

psicosomatiche”,Torino,Dicembre1998. Ueb:www.serviziosociale.com/ricerca.htm;

Palomba F. - “Il sistema del nuovo processo penale minorile”, con il

contributo di Vassalli G., Milano, 1991;

Panseri C. - “Meglio imputato che vittima. Alcune considerazioni sulla

posizione del minore nel processo penale”, nën kurën e G. Ponti, Tutela della vittima

e mediazione penale, Milano, 1995;

Picotti L. - “La mediazione nel sistema penale minorile”, Padova, 1998;

Pisapia G. V., Antonucci D. - “La scommessa della mediazione”, nën kurën e

Pisapia G.V., Antonucci D., La sfida della mediazione penale, Padova, 1997;

Pisapia G.V., “Viaggio nella realtà delle vittime di reato. Pjesa e parë”,

Milano,1993. “Viaggio nella realtà delle vittime di reato. Pjesa e dytë”, Milano,1994;

Pisapia G.V. - “La vittima di reato: utente o risorsa?”, nën kurën e G. Ponti,

Tutela della vittima e mediazione penale, Milano, 1995;

Ponti G. - “Tutela della vittima e mediazione penale”, Milano, 1995;

Ponti G. - “Riparazione dei torti e giustizia”, nën kurën e G. Ponti, Tutela

della vittima e mediazione penale, Milano, 1995;

Ponti G. - “Il ruolo della persona offesa e della parte civile nel processo

penale”, nën kurën e G. Ponti, Tutela della vittima e mediazione penale, Milano,

1995;

Riponti D. - “La vittima nel quadro della giustizia penale”, nën kurën e G.

Ponti, Tutela della vittima e mediazione penale, Milano, 1995;

Rochè S. - “Le sentiment d’insecuritè”, Paris, 1993;

Rolli E. - “Le ambiguità del processo minorile tra educazione e punizione”,

Në Revistën Questione giustizia, 1989;

Scaldascione G., Baldry A., Scali M. - “La mediazione penale”, Ipotesi di

intervento nella giustizia minorile”, Milano, 1998;

Scatolero D. - “Gli interventi sociali in favore della vittima”, nën kurën e G.

Ponti, Tutela della vittima e mediazione penale, Milano, 1995;

Signoretti R. - Articolo Internet, “Devianza minorile: prevenzione e cura?”.

Ueb: www.serviziosociale.com/devmin.htm Milano,1998;

Spirito D. - “Principi ed istituti del diritto penale nel nuovo processo penale a

carico di minori”, në Giustizia Penale, pjesa e III-të, Roma, 1990;

Gjykata për të miturit në Bari - Documento Internet, “Resoconto della procure

del Tribunale di Bari”. Ueb: www.geocities.com/capitolhill/5056/tribmin.htm;

Gjykata për të miturit nëTorino, Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës

për të miturit në Torino - “Mediazione e riparazione nell’esperienza Torinese di

giustizia minorile”, abstrakt i marrë nga raporti mbi veprimtarinë e zhvilluar nga viti

1989 në vitin 1995, me rastin e seminarit ndërkombëtar të mbajtur në Torino në datë

12-16/06/1995, me titull: “Sicurezza, vittime, mediazione e riparazione nella

regolazione dei conflitti”, Torino, 1995;

Gjykata për të miturit nëTrento - “Progetto di costituzione dell’ufficio di

mediazione penale minorile nella provincia di Trento”, Trento;

Turri G.C. - “Sulla mediazione penale”, ndërhyrje e Prokurorit të Republikës

pranë Gjykatës për të Miturit në Trento, Turri G. C., Trento, më 18/06/1996;

Page 147: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

147

Zyra Qëndrore e Drejtësisë për të Miturit - Dokument, “Ipotesi di

attuazione di programmi di mediazione nell’ambito del D.P.R. 448/88”.

LITERATURA SHQIPTARE

Komentar i Ligjit “PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E

MOSMARRËVESHJEVE” Nr. 10835, datë 24.02.2011, Tiranë, 2012;

Ligji Nr. 7905, datë 21.3.1995 “KODI I PROCEDURËS PENALE I

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”;

Prof. Dr. Ismet ELEZI, në “NDËRMJETËSIMI PËR PAJTIM NË

KONFLIKTET PENALE”, Tiranë, 2004.

Raste studimore të modeleve ndërmjetësuese viktimë-kundërvajtës”. TË

MITURIT NË KONFLIKT ME LIGJIN DHE MUNDËSIA E PËRFSHIRJES SË

TYRE NË PROGRAME RESTAURUESE. Botim i Fondacionit “Zgjidhja e

Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrveshjeve”, Tiranë 2011;

Ligji nr. 8465, datë 11/03/1999 “Për zgjidhjen e konflikteve dhe pajtimin e

mosmarrëveshjeve”;

Ligji nr. 9090, datë 26/06/2003 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e

konflikteve”;

Ligji nr. 10385, datë 24/02/2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve”;

Cris M. Carrie, A duhet të jetë ndërmjetësi nga radhët e juristëve "Pajtimi" N.

l/2001;

Prof.Dr. Ismet ELEZI - Zgjidhja e konflikteve penale dhe eksperienca

shqiptare; Ndërmjetësimi Prill 2004;

Prof. Asoc. Dr. Qazim DUSHKU, artikull studimor me temë: “Roli i

tolerancës në trajtimin dhe zgjidhjen e mosmarrveshjeve dhe konflikteve në shkollë

përmes ndërmjetësimit”, botuar në revistën gjashtëmujore sociologjike, juridike dhe

kulturore Ndërmjetësimi, Nr. 1 (28), i vitit 2008 – botim i Fondacionit “Zgjidhja e

Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrveshjeve”;

Prof. Asoc. Dr. Qazim DUSHKU, artikull studimor me temë: “Adoleshentët

në rrugëtimin e gjatë të konflikteve”, botuar në revistën gjashtëmujore sociologjike,

juridike dhe kulturore Ndërmjetësimi, Nr. 2 (27), i vitit 2007 – botim i Fondacionit

“Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrveshjeve”;

Komentar i ligjit nr. 10385, datë 24/02/2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen

e mosmarrëveshjeve” - Botim i vitit 2012, përgatitur nga një grup ekspertësh të

fushës, nën koordinimin e Fondacionit “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i

Mosmarrëveshjeve” dhe Shkollës së Magjistraturës, me mbështetjen e UNICEF-it dhe

IFC-së;

KONVENTA MBI TË DREJTAT E FËMIJËS, Miratuar nga Asambleja e

Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989;

Ligji Nr. 10039, datë 22.12.2008 “Për Ndihmën Juridike”.

REKOMANDIMI NR. R (99) 19 i Komitetit të Ministrave drejtuar shteteve

anëtare në lidhje me ndërmjetësimin në çështjet penale (Miratuar nga Komiteti i

Ministrave në datë 15 shtator 1999 në takimin e 697-të të zëvendësministrave);

Page 148: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

148

ADRESA INTERNETI:

UEB www.serviziosociale.com/mpt.htm

UEB www.serviziosociale.com/mediaz.htm

UEB www.serviziosociale.com/project.htm,

UEBwww.serviziosociale.com

UEBwww.camera.it

UEB www.serviziosociale.com/medver.htm

UEB www.giustizia.it

UEB www.serviziosociale.com/ricerca.htm

UEB www.serviziosociale.com/devmin.htm

UEB www.geocities.com/capitolhill/5056/tribmin.htm

UEB www.geocities.com/capitolhill/5056/tribmin.htm;

UEB www.mediationalb.org/mat.php?l=a&idm=141&idr=55;

UEB www.serviziosociale.com/devmin.htm Milano,1998

FJALË KYÇE:

Ndërmjetësim, pajtim, drejtësi restauruese, i mitur, procesi penal, ndërmjetësuesi,

shërbimet sociale, probation, diversion, vënie në provë, autoritet dërgues, gjykata për

të miturit, shërbimi i provës, prokurori, organi i akuzës, komuniteti social, gjykata për

të miturit, prokuroria për të miturit, familja, shkolla, rrethi shoqëror, sensibilizim,

dëmshpërblim, autor, vepër penale, dënim, alternativë, viktimë, person i dëmtuar,

kanun, ndërmjetësim për pajtim, pajtim i gjaqeve, hakmarrje, gjakmarrje,

viktimologji, kriminologji, përgjegjës, edukim, riedukim, konflikt, rrugëtim

ndërmjetësues.

Page 149: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

149

Me të vetmin qëllim të konsultimit nga ana e lexuesit, më poshtë po rendisim

aktet nënligjore në zbatim të ligjit Ligji nr. 10385, datë 24/02/2011 “Për

ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

1. VENDIM I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Nr. 414, datë 8.6.2011 “PËR

KRIJIMIN DHE MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT TË

KOMISIONIT TË LICENCIMIT TË NDËRMJETËSVE”.235

2. VENDIM I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Nr. 418, datë 8.6.2011 “PËR

PROCEDURËN E HEQJES SË LICENCËS SË NDËRMJETËSIT”.236

3. KODI I ETIKËS PËR NDËRMJETËSIT237

.

4. PRAKTIKA SHKRESORE E NEVOJSHME PËR PUNËN E

NDËRMJETËSUESIT, BAZUAR NË LIGJIN NR. 10385, DATË 24/02/2011 “PËR

NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE”.

5. REKOMANDIMI NR. R (99) 19 i Komitetit të Ministrave drejtuar shteteve

anëtare në lidhje me ndërmjetësimin në çështjet penale (Miratuar nga Komiteti i

Ministrave në datë 15 shtator 1999 në takimin e 697-të të zëvendësministrave);

235

Marrë nga Fletorja Zyrtare e Republikës së Shqipërisë, nr. 87, datë 25 qershor 2011. 236

Marrë nga Fletorja Zyrtare e Republikës së Shqipërisë, nr. 87, datë 25 qershor 2011. 237

Model i përshtatur konform Kodit Europian të Etikës së Ndërmjetësit, që Fondacioni “Zgjidhja

e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrveshjeve” zbaton në kushtet e mungesës së një Kodi Etik të

Miratuar nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve (ende e pathemeluar).

Page 150: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

150

VENDIM

Nr. 414, datë 8.6.2011

PËR KRIJIMIN DHE MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË

FUNKSIONIMIT TË KOMISIONIT TË LICENCIMIT TË

NDËRMJETËSVE238

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2 të nenit 4 të ligjit nr.10 385,

datë 24.2.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” dhe të ligjit

nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e

Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, Këshilli i

Ministrave

VENDOSI:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Ngritjen e Komisionit për Licencimin e Ndërmjetësve me qëllim licencimin e

subjekteve të interesuara për ushtrimin e veprimtarisë së ndërmjetësit (më poshtë

Komisioni).

2. Komisioni funksionon si organ kolegjial, vendimmarrës, pranë Ministrisë së

Drejtësisë.

3. Rregullat e këtij vendimi zbatohen për ndërmjetësit që ushtrojnë veprimtarinë e

ndërmjetësimit në Republikën e Shqipërisë, e cila mund të përfundojë me

nënshkrimin e aktmarrëveshjes, të detyruar dhe të ekzekutueshme në Republikën e

Shqipërisë.

II. PËRBËRJA E KOMISIONIT

1. Komisioni përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, të zgjedhur për një afat trevjeçar, me

të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

2. Ministri i Drejtësisë cakton, me urdhër, 3 (tre) përfaqësuesit e Ministrisë së

Drejtësisë në përbërje të komisionit.

3. Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit cakton 2 (dy) përfaqësues në përbërje të

komisionit. Kryetari i Dhomës njofton, pa vonesë, Ministrin e Drejtësisë për emrat

dhe funksionet e përfaqësuesve.

4. Kryetari i komisionit zgjidhet nga anëtarët. Pas mbarimit të mandatit të

kryetarit, kryetari i radhës zgjidhet nga përfaqësuesit e institucionit, i ndryshëm nga ai

prej ku është zgjedhur kryetari i mëparshëm.

5. Komisioni zgjedh, ndërmjet anëtarëve të tij, zëvendëskryetarin, i cili, kur

kryetari mungon ose është në pamundësi për të ushtruar funksionet, ushtron

kompetencat e këtij të fundit.

6. Kur kryetari dhe zëvendëskryetari mungojnë apo janë në pamundësi për të

ushtruar funksionet e tyre, mbledhja drejtohet nga anëtari më i vjetër në moshë.

7. Kryetari, zëvendëskryetari dhe sekretari i komisionit zgjidhen në mënyrë të tillë

që të përfaqësojnë të dy institucionet, Ministrinë e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare

238

Marrë nga Fletorja Zyrtare e Republikës së Shqipërisë, nr. 87, datë 25 qershor 2011

Page 151: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

151

të Ndërmjetësimit. Në asnjë rast të tre funksionarët së bashku nuk mund të zgjidhen

nga i njëjti institucion. Pas mbarimit të mandatit të tyre, funksionarët pasues nuk

mund të zgjidhen nga i njëjti institucion me ato paraardhës.

III. KUSHTET DHE DOKUMENTACIONI PËR PAJISJEN ME LICENCË

1. Subjekti i interesuar, person fizik apo juridik, paraqet kërkesë për licencim

pranë komisionit, kur plotëson këto kushte:

a) të ketë kryer programe të studimeve të ciklit të parë, sipas përcaktimeve të

legjislacionit për arsimin e lartë;

b) të ketë mbushur moshën 25 vjeç;

c) të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen me

dashje të veprave penale;

ç) të ketë përfunduar programin e trajnimit dhe të formimit profesional të

ndërmjetësve, të miratuar nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit;

d) të ketë një referencë ose rekomandim nga punëdhënësi i mëparshëm ose ai

aktual;

dh) të jetë i licencuar dhe i regjistruar në regjistrin e ndërmjetësve.

2. Kërkesa plotësohet sipas formularit tip, i propozuar nga kryetari dhe i miratuar

nga komisioni. Ajo shoqërohet me dokumentet përkatëse, të cilat vërtetojnë

përmbushjen e kushteve për ndërmjetës, të parashikuara në ligj, dhe depozitohet pranë

komisionit.

3. Dokumentet e nevojshme që duhet të paraqiten nga personi fizik janë këto:

a) formulari tip, i plotësuar me të gjitha të dhënat e sakta të kërkuara;

b) jetëshkrimi;

c) një dokument që vërteton identitetin e nënshkruesit dhe faktin nëse është

personi i autorizuar për të paraqitur kërkesën (pasaportë apo letërnjoftim);

ç) një referencë ose rekomandim nga punëdhënësi i mëparshëm ose ai aktual;

d) diploma e noterizuar, për përfundimin e studimeve të ciklit të parë, sipas

përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë;

dh) formulari i plotësuar i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore;

e) vërtetimi i përfundimit të programit të trajnimit dhe të formimit profesional të

ndërmjetësve, i miratuar nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit;

ë) një dokument që provon pagesën e tarifës së dhënies së licencës prej 5000 (pesë

mijë) lekësh.

4. Dokumentet e nevojshme që duhet të paraqiten nga personi juridik janë, si më

poshtë:

a) formulari tip, i plotësuar me të gjitha të dhënat e sakta të kërkuara;

b) jetëshkrimi;

c) një kopje e noterizuar e vendimit të gjykatës për krijimin e personit juridik;

ç) vërtetimi, nga organet tatimore, për shlyerjen e rregullt të detyrimeve tatimore,

në përputhje me legjislacionin në fuqi;

d) vërtetimi i përfundimit të programit të trajnimit dhe të formimit profesional të

ndërmjetësve, nga pjesëtarët e personit juridik që do të ushtrojnë veprimtarinë si

ndërmjetës, i miratuar nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit;

dh) një dokument që provon pagesën e tarifës së dhënies së licencës;

e) ekstrakti historik dhe ekstrakti i regjistrit tregtar, të lëshuar nga Qendra

Kombëtare e Regjistrimit.

Page 152: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

152

IV. RREGULLAT PËR FUNKSIONIMIN E KOMISIONIT

1. Komisioni mblidhet, me kërkesë të kryetarit ose, të paktën, të tre anëtarëve të

tij, sa herë informohet nga sekretari për paraqitjen pranë Ministrisë së Drejtësisë të jo

më shumë se 20 (njëzet) kërkesave të reja për licencim. Data e mbledhjes caktohet

nga kryetari dhe i njoftohet anëtarëve të komisionit, të paktën, dy ditë përpara datës së

caktuar për zhvillimin e saj. Në rast mungese të kryetarit, komisioni mund të mblidhet

edhe me kërkesë të zëvendëskryetarit.

2. Rendi i ditës përgatitet nga sekretari dhe i dërgohet çdo anëtari, së bashku me

njoftimin për datën e mbledhjes.

3. Mbledhja e komisionit zhvillohet kur janë të pranishëm shumica e anëtarëve të

tij. Kur kjo shumicë nuk është mbledhur caktohet një datë tjetër, brenda tri ditëve

pune. Çdo ndryshim për datën e mbledhjes i njoftohet, pa vonesë, çdo anëtari.

4. Pagesa e anëtarëve të komisionit përcaktohet me vendim të Këshillit të

Ministrave, me propozimin e Ministrit të Financave, në përputhje me ligjin nr.10 405,

datë 24.3.2011 “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe shpërblimeve”.

5. Vendimet merren me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Në rast

barazie votash, vota e kryetarit është vendimtare. Komisioni merr vendime vetëm për

çështje të cilat janë përfshirë në rendin e ditës së mbledhjes.

6. Procesverbali i mbledhjes nënshkruhet nga të gjithë anëtarët pjesëmarrës. Votat

e anëtarëve regjistrohen në procesverbalin e mbledhjes.

7. Komisioni merr në shqyrtim kërkesat e regjistruara dhe, pasi verifikon

përmbushjen e kushteve të parashikuara në ligj, merr vendim brenda një afati prej 10

(dhjetë) ditësh nga data e paraqitjes së kërkesës. Vendimi i komisionit i njoftohet

kërkuesit, me shkrim, pa vonesë. Vendimi i refuzimit përmban, në çdo rast, arsyet e

refuzimit të kërkesës për licencë.

8. Nëse komisioni, gjatë shqyrtimit të kërkesës, konstaton se kërkuesi nuk ka

paraqitur një dokument të nevojshëm apo dokumenti i paraqitur është i paqartë vendos

njoftimin e kërkuesit për sqarimin e tyre brenda një afati gjer në 20 (njëzet) ditë.

9. Komisioni e refuzon kërkesën në rast se, edhe pas kalimit të afatit, sipas pikës 7

të këtij kreu:

a) kërkuesi, nuk është i autorizuar për të paraqitur kërkesën;

b) formulari i plotësuar nuk është i plotë apo përmban korrigjime dhe përmbajtja e

tij nuk duket qartë dhe është e palexueshme;

c) nuk janë paraqitur të gjitha dokumentet e nevojshme, nuk janë paraqitur në

formën e kërkuar apo përmbajnë korrigjime ose fshirje të pavërtetuara, sipas

dispozitave përkatëse, si dhe kur përmbajtja e tyre nuk duket qartë apo është e

palexueshme;

ç) kërkuesi nuk përmbush kushtet për ndërmjetës;

d) nuk është kryer pagesa e tarifës së dhënies së licencës.

10. Kundër vendimit të komisionit, kërkuesit mund të paraqesin ankim pranë

Ministrit të

Drejtësisë. Kundër vendimit të Ministrit të Drejtësisë mund të bëhet ankim në

gjykatë. Paraqitja dhe shqyrtimi i ankimeve bëhet sipas rregullave dhe afateve të

parashikuara në ligj për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative.

11. Pas miratimit të kërkesës për dhënien e licencës, komisioni i paraqet pa

vonesë, strukturës përgjegjëse në Ministrinë e Drejtësisë për administrimin e

Regjistrit të Ndërmjetësve si dhe Qendrës Kombëtare të Licencimit, të dhënat e

subjekteve të licencuara që kërkohen nga ligji, për regjistrimin e licencës në Regjistrin

e Ndërmjetësve pranë Ministrisë së Drejtësisë, si dhe në Regjistrin Kombëtar të

Page 153: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

153

Lejeve dhe Licencave, i cili mbahet nga Qendra Kombëtare e Licencimit.

12. Pas licencimit nga komisioni, subjektet regjistrohen në organet tatimore sipas

legjislacionit në fuqi.

V. DISPOZITA TË FUNDIT

1. Deri në krijimin e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit, përfaqësuesit e kësaj

Dhome, zgjidhen nga 3 (tre) anëtarët që përfaqësojnë Ministrinë e Drejtësisë, prej

listës së kandidatëve të propozuar nga organizatat jofitimprurëse vendase, që veprojnë

në fushën e ndërmjetësimit, ose nga organizatat e huaja apo ato ndërkombëtare që

mbështesin Ministrinë e Drejtësisë në këtë fushë. Për këtë qëllim, Ministria e

Drejtësisë u dërgon ftesë këtyre organizatave për paraqitjen e propozimeve.

2. Deri në krijimin e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit, në vend të programit

të trajnimit dhe të formimit profesional, i cili duhet të organizohet nga Dhoma,

ndërmjetësit duhet të kryejnë, të paktën, një program trajnimi të organizuar nga

organizatat jofitimprurëse vendase ose nga organizatat e huaja apo ato ndërkombëtare,

që ofrojnë trajnime në fushën e ndërmjetësimit. Kryerja e këtyre programeve të

trajnimit duhet të provohet me dokumentin përkatës në çastin e paraqitjes së kërkesës

për licencim si ndërmjetës pranë komisionit.

3. Komisioni në mbledhjen e parë të tij zgjedh kryetarin, zëvendëskryetarin dhe

sekretarin e tij.

Funksionarët e zgjedhur nga përfaqësuesit e organizatave, sipas pikës 1 të këtij

kreu, zëvendësohen, pa vonesë, me paraqitjen e përfaqësuesve nga Dhoma Kombëtare

e Ndërmjetësimit, tё cilët vazhdojnë mandatin trevjeçar.

4. Komisioni, brenda dy javëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, merr në

shqyrtim kërkesat dhe dokumentacionin shoqërues, për licencimin e ndërmjetësve, të

paraqitura nga subjektet e interesuara.

5. Ministri i Drejtësisë, me urdhër, brenda dy javëve nga hyrja në fuqi të këtij

vendimi, krijon Regjistrin e Ndërmjetësve, i cili duhet të sigurojë akses të përdoruesve

të sistemit të drejtësisë.

6. Ministri i Drejtësisë, brenda dy javëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, cakton

personin e autorizuar përgjegjës për të pasur akses në sistem dhe për të publikuar të

dhënat e nevojshme për licencat, sipas këtij vendimi, në Regjistrin Kombëtar të

Lejeve dhe Licencave.

7. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga

buxheti i Ministrisë së Drejtësisë, miratuar për vitin 2011.

8. Ngarkohet Ministri i Financave, brenda dy javëve nga hyrja në fuqi e këtij

vendimi, të hartojë dhe të paraqesë për shqyrtim dhe miratim pranë Këshillit të

Ministrave projektvendimin, sipas pikës 4 të kreut IV të këtij vendimi.

9. Ngarkohet Ministri i Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

Page 154: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

154

VENDIM

Nr. 418, datë 8.6.2011

PËR PROCEDURËN E HEQJES SË LICENCËS SË NDËRMJETËSIT239

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3 të nenit 6 të ligjit nr.10 385,

datë 24.2.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” dhe të ligjit

nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e

Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, Këshilli i

Ministrave

VENDOSI:

1. Komisioni i Licencimit të Ndërmjetësve i heq licencën çdo subjekti, që ushtron

veprimtarinë si ndërmjetës, në rastet e mëposhtme:

a) Me kërkesën e tij;

b) Në rast se humbet apo i kufizohet zotësia për të vepruar;

c) Kur dënohet me vendim të formës së prerë për një vepër penale, të kryer me

dashje;

ç) Kur vërtetohet shkelja e dispozitave urdhëruese dhe ndaluese të ligjit nr.10 385,

datë 24.2.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”;

d) Për shkelje të rënda të normave të Kodit të Etikës;

dh) Në çdo rast tjetër, kur parashikohet shprehimisht në ligj.

2. Procedura e heqjes së licencës fillon brenda 6 (gjashtë) muajve, por jo më vonë

se 3 (tre) vjet nga kryerja e shkeljes. Kjo procedurë fillon me kërkesë të subjekteve të

interesuara ose kryesisht nga Komisioni i Licencimit të Ndërmjetësve. Kur procedimi

fillon me kërkesë të subjekteve të interesuara, kërkesa paraqitet pranë sekretarit të

Komisionit dhe duhet të plotësojë këto kushte:

a) Të hartohet me shkrim;

b) Të identifikojë ndërmjetësin, i cili pretendohet se ka kryer shkeljen;

c) Të përcaktojë veprimin konkret, që pretendohet se përbën shkelje, dhe rrethanat

e kryerjes së tij;

d) Të shoqërohet me akte të tjera të nevojshme që provojnë kryerjen e shkeljes.

3. Ndërmjetësi, ndaj të cilit ka filluar procedimi, ka të drejtë:

a) të informohet në mënyrë të qartë dhe të hollësishme për shkeljet që pretendohen

dhe faktet rreth tyre;

b) të formulojë pretendime dhe kërkesa;

c) të njihet me dokumentet e procedimit dhe të depozitojë prova të mjaftueshme;

ç) të ketë asistencën e një avokati ose të një kolegu gjatë procedimit dhe të

dëgjohet në prani të tij;

d) të kërkojë thirrjen dhe dëgjimin e dëshmitarëve, si dhe të paraqesë dokumente

të tjera në

mbrojtje të tij, jo më vonë se 2 (dy) javë nga fillimi i procedimit.

4. Komisioni, pas shqyrtimit të fakteve, rrethanave, si dhe pretendimeve të

paraqitura nga palët gjatë procedimit, në rast se çmon se vërtetohet një prej rasteve të

heqjes së licencës, vendos heqjen e saj. Për zhvillimin e mbledhjes zbatohen rregullat

e parashikuara në vendimin nr.414, datë 8.6.2011 të Këshillit të Ministrave “Për

239

Marrë nga Fletorja Zyrtare e Republikës së Shqipërisë, nr. 87, datë 25 qershor 2011

Page 155: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

155

krijimin dhe mënyrën e organizmit e të funksionimit të Komisionit të Licencimit të

Ndërmjetësve”.

5. Vendimi i Komisionit për heqjen e licencës përmban të dhëna për:

a) organin që ka marrë vendimin;

b) identifikimin e ndërmjetësit, të cilit i hiqet licenca, dhe të dhënat e licencës;

c) shkeljen faktike;

ç) bazën ligjore;

d) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë procedimit, dhe përfundimet

e nxjerra nga Komisioni;

dh) provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi;

e) të drejtën për të bërë ankim, afatin për paraqitjen e tij dhe organin përgjegjës

për zgjidhjen e tij.

6. Kundër vendimit të Komisionit, kërkuesit mund të paraqesin ankim pranë

Ministrit të Drejtësisë. Kundër vendimit të Ministrit të Drejtësisë mund të bëhet

ankim në gjykatë. Paraqitja dhe shqyrtimi i ankimeve bëhen sipas rregullave dhe

afateve të parashikuara në ligj për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative.

7. Pas heqjes së licencës së ushtrimit të profesionit, Komisioni i paraqet strukturës

përgjegjëse në Ministrinë e Drejtësisë për administrimin e Regjistrit të Ndërmjetësve,

vendimin për heqjen e licencës me qëllim bërjen e shënimit përkatës në regjistër, si

dhe në Regjistrin Kombëtar të Lejeve dhe Licencave, i cili mbahet nga Qendra

Kombëtare e Licencimit.

8. Ngarkohet Ministri i Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

Page 156: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

156

KODI I ETIKËS PËR NDËRMJETËSIT

Ky Kod i Etikës përcakton një numër parimesh për të cilat ndërmjetësit mund të

vendosin vetë me vullnetin e tyre në do t’u përmbahen, me përgjegjësinë e tyre. Kodi

është hartuar që të jetë i zbatueshëm për të gjitha llojet e ndërmjetësimit në çështjet

civile dhe tregtare.

Organizatat që ofrojnë shërbimin e ndërmjetësimit mund t’i përmbahen këtij kodi,

duke u kërkuar ndërmjetësve të veprojnë sipas rrethanave të organizatave të tyre për

të respektuar kodin. Organizatat kanë mundësinë që të sigurojnë informacion mbi

masat që ato po marrin për të mbështetur respektimin e kodit nga ndërmjetës të

veçantë, për shembull përmes trajnimit, vlerësimit dhe monitorimit.

Për qëllimet e kodit ndërmjetësimi është përkufizuar si proces ku dy ose më shumë

palë bien dakod për të caktuar një takim me një palë të tretë – më poshtë do të quhet

“ndërmjetësi” - për të ndihmuar palët që të zgjidhin mosmarrëveshjen duke arritur

një marrëveshje pa kundërshtime dhe pavarësisht se si mund të quhet ose përcaktohet

ai proces në secilin prej Shteteve Anëtare.

Aderimi në kod bëhet pa paragjykim sipas legjislacionit vendas ose rregullat që

rregullojnë profesionet e veçanta.

Organizatat që sigurojnë shërbimin e ndërmjetësimit mund të dëshirojnë të

hartojnë kode më të detajuara të përshtatura në kontekstin e tyre specifik ose me llojet

e shërbimit të ndërmjetësimit që ata ofrojnë, si dhe në lidhje me fushat e caktuara, si

ndërmjetësimi familjar ose për konsumatorin.

1. KOMPETENCAT DHE CAKTIMI I NDËRMJETËSVE

1.1 Kompetencat

Ndërmjetësit duhet të jenë kompetentë dhe të mirëinformuar për procesin e

ndërmjetësimit. Faktorët relevantë duhet të përfshijnë trajnimin dhe përditësimin e

vazhdueshëm të njohurive dhe praktikimit të aftësive të ndërmjetësimit, duke i

kushtuar vëmendje çdo standarti ose skeme të njohur në lidhje me këtë.

1.2 Takimi

Ndërmjetësi do të këshillohet me palët në lidhje me datat e përshtatshme kur

mund të zhvillohet ndërmjetësimi. Ndërmjetësi duhet të sigurohet për formimin dhe

eksperiencën e tij për të drejtuar ndërmjetësimin përpara se ta pranojë caktimin dhe,

me kërkesën e palëve, t’i informojë ato për formimin dhe eksperiencën e tij.

1.3.Publiciteti/reklamimi i shërbimeve të ndërmjetësit

Ndërmjetësit mund të reklamojnë praktikën e tyre në mënyrë profesionale, të

besueshme dhe me dinjitet.

Page 157: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

157

2. PAVARËSIA DHE PAANSHMËRIA

2.1 Pavarësia dhe asnjanësia

Ndërmjetësi nuk duhet të veprojë, ose nëse ka filluar të veprojë, të mos vazhdojë

të veprojë, nëse ka zbuluar ndonjë rrethanë që mund të ndikojë, ose mund të duket se

ndikon në pavarësinë e tij ose përbën konflikt interesi.

Rrethana të tilla do të përfshijnë

- çdo lidhje personale ose biznesi me njërën nga palët,

- çdo interes financiar ose tjetër, të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, në

përfundimin e ndërmjetësimit, ose

- ndërmjetësi, ose një anëtar i firmës së tij, ka punuar për njërën nga palët në

çdo zanat tjetër, përveç se si ndërmjetës.

Në raste të tilla ndërmjetësi mund të pranojë ose të vazhdojë ndërmjetësimin me

kusht që ai të jetë i sigurtë se është i aftë ta kryejë ndërmjetësimin me pavarësi të

plotë dhe asnjanësi në mënyrë që të sigurohet paanshmëri e plotë dhe me kusht që

palët të japin plotësisht pëlqimin e tyre.

2.2 Paanshmëria

Ndërmjetësi duhet të veprojë gjatë gjithë kohës, dhe të demonstrojë hapur se po

vepron me paanshmëri ndaj palëve dhe të jetë i përkushtuar t’u shërbejë të gjitha

palëve në mënyrë të barabartë përsa i përket procesit të ndërmjetësimit.

3. MARRËVESHJA E NDËRMJETËSIMIT, PROCESI, ZGJIDHJA DHE

PAGESA

3.1 Procedura

Ndërmjetësi duhet të sigurohet që palët në ndërmjetësim t’i kuptojnë

karakteristikat e procesit të ndërmjetësimit dhe rolin e ndërmjetësit dhe palëve në të.

Ndërmjetësi duhet të sigurohet veçanërisht se, para se të fillojë procesi

ndërmjetësues palët i kanë kuptuar dhe kanë ranë dakord për termat dhe kushtet e

marrëveshjes së ndërmjetësimit duke përfshirë çdo klauzolë të zbatueshme që lidhet

me detyrimet e konfidencialitetit për ndërmjetësin dhe palët.

Nëse kërkohet nga palët, marrëveshja e ndërmjetësimit duhet të hartohet me

shkrim.

Ndërmjetësi duhet të drejtojë debatin në mënyrën e duhur, duke marrë parasysh

Page 158: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

158

rrethanat e çështjes, duke përfshirë dhe ndonjë çekuilibër të mundshëm të autoritetit të

palëve, çdo dëshirë që palët mund të shprehin dhe nevojën për një zgjidhje të shpejtë

të mosmarrëveshjes. Palët duhet të jenë të lira të bien dakord me ndërmjetësin, duke

iu referuar një rregulloreje, ose në të kundërt për mënyrën në të cilën do të drejtohet

prosesi i ndërmjetësimit.

Ndërmjetësi, nëse e sheh të arsyeshme, mund t’i dëgjojë palët veç e veç.

3.2 Ndershmëria e procesit

Ndërmjetësi duhet të sigurohet që të gjitha palët të kenë mundësi të barabarta për

t’u përfshirë në proces.

Nëse duhet, ndërmjetësi duhet të informojë palët dhe mund t’i japë fund

ndërmjetëismit nëse:

- po arrihet një marrëveshje që ndërmjetësit i duket e pazbatueshme ose

joligjore, duke pasur parasysh rrethanat e çështjes dhe kompetencat e ndërmjetësit për

të bërë një vlerësim të tillë, ose;

- ndërmjetësi mendon se vazhdimi i ndërmjetësimit nuk ka të ngjarë të rezultojë

në një marrëveshje.

3.3 Mbyllja e procesit

Ndërmjetësi duhet të marrë të gjithat masat e duhura për të siguruar se

mirëkuptimi është arritur nga të gjitha palët përmes pëlqimit të ditur dhe të shprehur,

dhe se të gjithat palët i kuptojnë kushtet e marrëveshjes.

Palët mund të tërhiqen nga ndërmjetësimi në çdo kohë pa dhënë ndonjë justifikim.

Ndërmjetësi mundet, që me kërkesën e palëve dhe brenda limiteteve të

kompetencave të tij, të informojë palët se si ato mund ta zyrtarizojnë marrëveshjen

dhe për mundësitë për ta bërë marrëveshjen të zbatueshme.

3.4 Pagesa

Në rastet kur palët nuk kanë informacion, ndërmjetësi duhet që gjithnjë t’u japë

palëve informacion të plotë për mënyrën e bërjes së pagesës që ai ka ndërmend të

zbatojë. Ai/ajo nuk do ta pranojë një ndërmjetësim para se të jenë pranuar nga të

gjitha palët e interesuara parimet e shpërblimit të tij/saj.

4. KONFIDENCIALITETI

Ndërmjetësi duhet ta mbajë të fshehtë të gjithë informacionin që del nga

ndèrmjetësimi, ose në lidhje me ndërmjetësimin, duke përfshirë dhe faktin që

Page 159: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

159

ndërmjetësimi do të bëhet ose është bërë, vetëm në qoftë se nuk detyrohet nga ligji

ose nga politikat publike. Çdo informacion që i është treguar ndërmjetësit në

konfidencë nga njëra nga palët nuk duhet t’u tregohet palëve të tjera pa leje, veç nëse

detyrohet me ligj.

Page 160: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

160

PRAKTIKA SHKRESORE E NEVOJSHME PËR PUNËN E

NDËRMJETËSUESIT, BAZUAR NË LIGJIN NR. 10385, DATË 24/02/2011

“PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE”.

1. PROCEDURAT E QENDRËS SË NDËRMJETËSIMIT

Ndërmjetësimi është një aktivitet që realizohet jashtë gjykatës, përmes të cilit

palët përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre me ndihmën e një personi të tretë

neutral (Ndërmjetësi), me qëllim që të arrijnë në një zgjidhje të pranueshme për palët,

e që nuk bie në kundërshtim me ligjin.

Procedurat e Qendrës së Ndërmjetësimit përfshijnë rregullat dhe standardet që

duhet të ndiqen për ndërmjetësimin në gjykatë, që nga faza fillestare e referimit të

çështjes për ndërmjetësim, deri tek rezultati përfundimtar i procesit të ndërmjetësimit

(Këto faza janë përkatësisht: procedura e referimit për në qendrën e ndërmjetësimit,

vënia në punë e qendrës, procesi i ndërmjetësimit, dokumentimi, finalizimi i

procedurës dhe vlerësimi i procesit nga ana e palëve).

I. Baza Ligjore

Në këtë seksion, përshkruhet baza kryesore ligjore për funksionimin e qendrës së

ndërmjetësimit pranë gjykatës.

Ligji nr. 10385, datë 24.02.2011, “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve”.

Ligji i ri “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i miratuar në

shkurt 2011, përbën referencën kryesore për realizimin e shërbimeve të

ndërmjetësimit. Ai përshkruan dispozitat bazë që duhet të ndiqen nga Ndërmjetësi, si

dhe bazën për procesin e plotë të ndërmjetësimit, duke filluar me referimin e çështjes,

e më pas me procedurën e ndërmjetësimit, caktimin e Ndërmjetësit dhe raportimin në

gjykatë/institucion tjetër referues lidhur me rezultatin e çështjes së ndërmjetësuar.

Përsa i përket procedurës së lidhur me gjykatën, neni 2/4 i ligjit për

ndërmjetësimin përcakton, si vijon:

2/4. Kur vihet në lëvizje për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje në fushën e së

drejtës civile, tregtare, të punës apo familjare, gjykata ose organi përkatës shtetëror,

brenda kompetencave të parashikuara në ligj, detyrimisht ftojnë palët për zgjidhjen

me ndërmjetësim, veçanërisht, por pa e kufizuar vetëm në to, të mosmarrëveshjeve:

a) në çështjet civile dhe familjare, kur ndërthuren interesat e të miturve;

b) në çështjet e pajtimit në rastet e zgjidhjes së martesës, të parashikuar nga neni

134 i Kodit të Familjes;

c) me karakter pasuror me objekt padie deri në 500 mijë lekë, si dhe për paditë

për kërkimin e sendit, për paditë mohuese e për paditë për pushimin e cenimit të

Page 161: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

161

posedimit.

Qendra e ndërmjetësimit përqendrohet më tepër në zgjidhjen e çështjeve familjare

dhe tregtare. Ligji e përcakton qartë fushën e veprimit të ndërmjetësimit, përkatësisht

në nenin 2/2, ku parashikohet si më poshtë:

Ndërmjetësimi duhet të përdoret për të gjitha mosmarrëveshjet në fushën e së

drejtës civile, tregtare, të punës dhe familjare.

Kodi i Procedurës Civile, Nenet 4, 25, 158/a, 158/b, dhe 297.

Ligji për ndërmjetësimin i referohet këtyre neneve, kur përcakton procedurën e

ndërmjetësimit në çështjet e së drejtës civile:

Neni 13 i ligjit të ndërmjetësimit parashikon që:

1. Gjykata, në përputhje me nenet 4, 25, 158/a, 158/b dhe 297 të Kodit të

Procedurës Civile, fton palët për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes me

objekt gjykimi, parashikuar në nenin 2, pika 2 e këtij ligji dhe kur palët bien dakord

pezullon gjykimin, duke u caktuar palëve një afat në përputhje me natyrën e

mosmarrëveshjes.

2. Secila nga palët ka të drejtë të kërkojë në çdo kohë rifillimin e gjykimit.

Kodi i Procedurës Civile (KPC), në pjesën e tij të parë poshtë Titullit I, “Parimet e

Përgjithshme të Procesit Ligjor”, në nenin 25 “Pajtimi i Palëve” parashikon që:

“është detyrë e gjykatës që të bëjë përpjekje për të pajtuar palët në mosmarrëveshje”.

Nenet 154/a, 158/a dhe 158/b të KPC-së përshkruajnë se si gjykata duhet të

përcaktojë, nëse çështja mund të zgjidhet me pajtim. Në këtë rast, gjykata i thërret

palët në një seancë parapërgatitore për t’u shpjeguar atyre avantazhet e pajtimit

përmes ndërmjetësimit dhe i fton ato ta zgjidhin çështjen në zyrën e ndërmjetësimit.

Gjithashtu, gjykata i shpjegon palëve edhe procedurën që duhet të ndiqet, në rast se

dështon procesi i ndërmjetësimit.

Kodi i Familjes, 2003: Neni 125, Nenet 134 – 136.

Neni 125 i Kodit të Familjes parashikon që:

Zgjidhja e martesës me pëlqim: Kur bashkëshortët bien dakord për zgjidhjen e

martesës, i paraqesin gjykatës për miratim së bashku me kërkesën, edhe një

projektmarrëveshje që rregullon pasojat e zgjidhjes së martesës. Kërkesa mund të

paraqitet nga bashkëshortët ose nga përfaqësuesit përkatës.

Nenet 134 – 136 në Kreun V të Kodit të Familjes, parashikojnë përpjekjet për

pajtim që ndërmerren nga gjykata. Kjo referencë ligjore mund të përdoret nga

gjyqtarët për t’i drejtuar palët drejt qendrës së ndërmjetësimit në gjykatë.

II. Qendra e Ndërmjetësimit në Gjykatë

Page 162: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

162

Përshkrim

Qendra e Ndërmjetësimit në Gjykatë është një nga modelet e Zgjidhjes

Alternative të Mosmarrëveshjes që përdoret në gjykatë, ku roli i gjyqtarëve është

përcaktimi i atyre çështjeve që mund të jenë të përshtatshme për ndërmjetësim dhe

t’ia referojë ato qendrës së ndërmjetësimit që funksionon në ndërtesën e gjykatës.

Shërbimi i ndërmjetësimit i ofruar nga Qendra e Ndërmjetësimit në Gjykatë është

i pavarur, dhe ofrohet në përputhje me ligjin për ndërmjetësimin.

Zyra dhe orari i punës

Qendra e Ndërmjetësimit Durrës është e hapur dhe funksionon në Gjykatën e

Rrethit Gjyqësor Durrës, në katin e parë të ndërtesës. Ajo ofron një mjedis të

përshtatshëm për të zhvilluar seancat e ndërmjetësimit. Megjithatë, ka raste kur

seancat e ndërmjetësimit mund të zhvillohen edhe në vende të rekomanduara nga vetë

palët.

Qendra e Ndërmjetësimit Durrës punon 3 orë në ditë. Orari i saj është 10:00 –

13:00. Ky orar është i afishuar në mjediset e gjykatës dhe pranë qendrës.

Qendra e Ndërmjetësimit Korçë është e hapur dhe funksionon në Gjykatën e

Rrethit Gjyqësor Korçë, në katin e tretë të ndërtesës. Ajo ofron një mjedis të

përshtatshëm për të zhvilluar seancat e ndërmjetësimit. Megjithatë, ka raste kur

seancat e ndërmjetësimit mund të zhvillohen edhe në vende të rekomanduara nga vetë

palët.

Qendra e Ndërmjetësimit Korçë punon 3 orë në ditë. Orari i saj është 12:30 –

15:30. Ky orar është i afishuar në mjediset e gjykatës dhe pranë qendrës.

Koordinimi

Qendra e Ndërmjetësimit menaxhohet nga Koordinatori i zyrës. Përgjegjësitë

kryesore të Koordinatorit përfshijnë koordinimin e veprimtarisë së Qendrës me

gjykatën/institucionet e tjera referuese, si dhe me palët në çështje, ndërmjetësit dhe

AFCR-në.

Detyrat e Koordinatorit të Qendrës:

Koordinatori i Qendrës realizon këto detyra:

1. Pranon dhe regjistron elektronikisht të gjitha çështjet që referohen në qendrën

e ndërmjetësimit dhe ruan dokumentet shoqëruese të tyre.

2. Bashkëpunon me Kancelarin e gjykatës pas referimit të çështjes, duke marrë

informacionin përkatës për procesin e ndërmjetësimit, si dhe duke dhënë

informacionin dhe dokumentacionin përkatës për ecurinë e procesit, sipas kërkesës së

gjykatës.

3. Njofton palët e përfshira në çështje dhe i ndihmon ato të zgjedhin

Ndërmjetësin për çështjen e tyre.

4. Koordinon kalendarin e seancave të ndërmjetësimit që do të mbahen në

qendrën e ndërmjetësimit apo jashtë saj, në bashkëpunim me Ndërmjetësin.

Page 163: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

163

5. Mirëmban databazën e menaxhimit të çështjeve, që nga fillimi i çështjes, e

deri te mbyllja e saj.

6. Informon Kryetarin dhe Kancelarin e gjykatës, nëse nevojitet, për statistikat e

referuara nga gjyqtarët, për çështjet e ndërmjetësuara apo për ecurinë e procesit të

ndërmjetësimit.

7. Mirëmban dhe administron dosjet personale të ndërmjetësve të Qendrës, që

mund të përmbajnë të dhëna profesionale dhe përvojën e tyre të punës.

8. I jep ndërmjetësve ndihmë të natyrës administrative.

9. Mirëmban kopje të urdhrave të gjykatës për referim, dokumentacionin

shoqërues nga burimet e tjera referuese, si dhe kopjet e marrëveshjeve të

ndërmjetësve.

10. Shpërndan informacione dhe materiale për ndërmjetësimin, si p.sh,

fletëpalosje, ligjin për ndërmjetësimin, broshura për palët dhe institucionet e

interesuara, si dhe promovon mundësinë e zgjidhjes së konflikteve përmes

alternativës së ndërmjetësimit në gjykatë.

11. Siguron që Qendra e Ndërmjetësimit të sigurojë kushte të mira dhe të

përshtatshme për seancat e ndërmjetësimit.

12. I raporton periodikisht AFCR-së për ecurinë e çështjeve të referuara,

menaxhimin e çështjeve dhe çështje të tjera që lidhen me zyrën.

13. Kryen detyra të tjera, që lidhen me koordinimin e Qendrës.

Ndërmjetësit

Përveç Koordinatorit, Qendra ka angazhuar edhe ndërmjetës të trajnuar dhe

certifikuar për t’iu ofruar palëve të interesuara shërbimet e ndërmjetësimit.

Ndërmjetësi mund të zhvillojë seancën e ndërmjetësimit, ose në Qendrën e

Ndërmjetësimit, ose në një vend tjetër të përshtatshëm, për të cilin është rënë dakord

me palët. Ndërmjetësi koordinon me Koordinatorin e Qendrës për kalendarin e

seancave dhe i raporton atij mbi ecurinë e procesit.

Në ofrimin e shërbimit të ndërmjetësimit, qoftë në Qendër apo diku tjetër,

Ndërmjetësi duhet të ndjekë parimet e përcaktuara në ligjin për ndërmjetësimit, si dhe

në Kodin Etik të Ndërmjetësve të miratuar nga AFCR-ja, dhe në rregullat e

komunikimit në gjykatë.

III. Përshkrim i hollësishëm i procesit të ndërmjetësimit, i menaxhuar nga

Qendra e Ndërmjetësimit

Fillimi i ndërmjetësimit të çështjes

Për çështjet e referuara nga gjykata, gjyqtari i fton palët ta ndërmjetësojnë çështjen

e tyre dhe e referon këtë të fundit në Qendrën e Ndërmjetësimit. Gjyqtari harton një

vendim të ndërmjetëm që shoqëron dosjen e çështjes së referuar në zyrën e

ndërmjetësimit. Në këtë vendim gjyqtari përcakton afatin kohor brenda të cilit duhet

të përfundojë procesi i ndërmjetësimit.

Kopjet e vendimeve të gjykatës skedohen nga Koordinatori i Qendrës.

Në rastet kur referimi ka ardhur nga burime të tjera, si p.sh, nga avokatët, OJF-të,

kompanitë e biznesit, etj, palët ftohen ta ndërmjetësojnë mosmarrëveshjen e tyre në

Page 164: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

164

Qendrën e Ndërmjetësimit. Institucionet referuese i dorëzojnë Qendrës një njoftim ku

deklarohet se çështja është referuar. Kopjet e njoftimeve shoqëruese skedohen më pas

nga Koordinatori i Qendrës.

Pranimi i Çështjes

Me marrjen e vendimit se ndërmjetësimi është i përshtatshëm për çështjen,

Koordinatori e pranon çështjen, e regjistron atë në Databazën e Menaxhimit të

Çështjeve dhe hap një dosje të çështjes. Pas mbledhjes së të dhënave për palët nga

gjykata/institucion tjetër referues, Koordinatori i Qendrës përgatit njoftimet për palët

dhe ia dërgon ato palëve, ose komunikon me to me mjetet më të përshtatshme të

komunikimit.

Në rastet kur çështjet nuk janë të përshtatshme për t’u zgjidhur përmes

ndërmjetësimit, Koordinatori i Qendrës do të njoftojë për këtë palët dhe institucionin

referues. Kur është e mundur, Koordinatori mund të këshillojë palët për të ndjekur

rrugë të tjera për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së tyre.

Përzgjedhja e Ndërmjetësit

Me pranimin e çështjes, Koordinatori i siguron palëve listën e ndërmjetësve të

trajnuar dhe licencuar dhe palët mund të zgjedhin një prej tyre, ose të kërkojnë

këshillim nga Koordinatori, përsa i përket disponueshmërisë dhe përshtatshmërisë së

Ndërmjetësit për çështjen përkatëse. Lista e ndërmjetësve të qendrës është e afishuar

në Qendrën e Ndërmjetësimit. Me kërkesën e palëve, Koordinatori mund t’ju sigurojë

atyre edhe një kopje të CV-së së Ndërmjetësit.

Pas përzgjedhjes së Ndërmjetësit, Koordinatori vendos kontaktet ndërmjet tij dhe

palëve. Ndërmjetësi takohet me palët dhe i shpjegon atyre parimet e ndërmjetësimit, si

dhe procedurën dhe fuqinë juridike të Marrëveshjes së Ndërmjetësimit. Përveç rasteve

kur palët vendosin ndryshe, Ndërmjetësi mund të takohet apo komunikojë me palët, së

bashku ose individualisht me secilën prej tyre.

Gjatë planifikimit të seancave të ndërmjetësimit me palët, Koordinatori dhe

Ndërmjetësi tregojnë kujdes për kufizimet kohore, pra për afatet kohore të përcaktuara

nga gjyqtari në vendimin e tij referues. Ndërmjetësi e njofton Koordinatorin e

Qendrës për orarin kur është planifikuar një seancë ndërmjetësimi dhe vendin ku do të

zhvillohet ajo.

Marrëveshja për të marrë pjesë në ndërmjetësim

Para procesit, palët nënshkruajnë një marrëveshje, përmes të cilës pranojnë ta

zgjidhin çështjen e tyre me ndërmjetësim. Megjithatë, edhe nëse nuk nënshkruhet një

marrëveshje e tillë, Ndërmjetësi, në pajtim me nenin 17/3 mund ta zhvillojë procesin e

ndërmjetësimit në rrugën më të përshtatshme për palët, duke u bazuar tek rrethanat e

çështjes, si dhe në pajtim me çdo kërkesë që mund të paraqesin palët apo nevojë për ta

zgjidhur shpejt mosmarrëveshjen.

Përfundimi i procesit të ndërmjetësimit

Page 165: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

165

Në qoftë se palët bien dakord me mirëkuptim, marrëveshja bëhet në formë të

shkruar dhe nënshkruhet në katër kopje: dy për palët, një për t’ju dorëzuar gjykatës

(në rast se mosmarrëveshja në fjalë është referuar nga gjykata, i dorëzohet specifikisht

Kancelarit të gjykatës) dhe një kopje që mbahet në Qendrën e Ndërmjetësimit.

Në qoftë se përpjekjet për të arritur në një marrëveshje rezultojnë të

pasuksesshme, atëherë njëra nga palët, ose të dyja mund të nënshkruajnë një

deklaratë, ku përcaktojnë se e konsiderojnë të përfunduar procedurën e ndërmjetësimit

dhe se nuk kanë arritur në një marrëveshje.

Komunikimi i rezultateve të ndërmjetësimit

Koordinatori i Qendrës, duke iu referuar vendimit për referimin e

çështjes/dokumentacionit shoqërues, përgatit një letër njoftuese, përmes së cilës

informon gjykatën/institucionin referues mbi rezultatin pozitiv ose negativ të

ndërmjetësimit, dhe e bashkëlidh një kopje me marrëveshjen e ndërmjetësimit nëse

rezultati ka qenë pozitiv, ose me dokumente të tjerë shoqërues, nëse do të jetë e

nevojshme.

Ky njoftim duhet të përgatitet dhe t’i dërgohet institucionit referues maksimalisht

brenda 5 ditësh pune, pasi Qendra të jetë njoftuar mbi rezultatin e ndërmjetësimit.

Ky njoftim, që shërben për të informuar gjykatën, duhet t’i dërgohet Kancelarit të

Gjykatës.

Vlerësimi i procesit të ndërmjetësimit

Koordinatori i jep palëve një pyetësor vlerësimi, që ata duhet ta plotësojnë në

përfundim të procedurës së ndërmjetësimit. Koordinatori u shpjegon palëve qëllimin e

pyetësorit dhe përpiqet të identifikojë mes tyre kandidatë të suksesshëm për historitë e

suksesit të Qendrës.

IV. Modelet e dokumenteve që përdor Qendra e Ndërmjetësimit

Modeli i dokumentit të referimit

Modeli i vendimit të ndërmjetëm që përdoret nga gjykata për të referuar

çështjet për ndërmjetësim.

Në bashkëpunim me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, është përgatitur një

model për vendimin e ndërmjetëm. Ftohen gjyqtarët që ta përdorin këtë model kur

referojnë çështje në Qendrën e Ndërmjetësimit.

Ky model përmban emrin e gjyqtarit, të dhënat për palët, referencën ligjore,

vendimin për t’i ftuar palët në ndërmjetësim dhe për ta referuar çështjen në zyrën e

ndërmjetësimit, si dhe afatin kohor të përcaktuar nga gjyqtari.

Vendimi i paraqitur në zyrën e ndërmjetësimit i shërben Koordinatorit si

referencë, kur ai i raporton gjykatës mbi rezultatet e procesit të ndërmjetësimit.

Kopja e këtij modeli gjendet në Shtojcën 1 të këtij dokumenti.

Page 166: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

166

Modeli i dokumentit shoqërues që përdoret nga institucionet e tjera referuese

për të referuar çështjet për ndërmjetësim.

Ky model i marrëveshjes u krijua që të përdoret në rastet kur mosmarrëveshja nuk

referohet nga gjykata, por nga institucione të tjera, si p.sh, avokatët, OJF-të,

kompanitë e biznesit, etj.

Kopja e këtij modeli gjendet në Shtojcën 2 të këtij dokumenti.

Modeli i marrëveshjes së nënshkruar nga palët për pjesëmarrjen e tyre në

procesin e ndërmjetësimit

Ky model është përgatitur në pajtim me Nenin 17, “Zhvillimi i Ndërmjetësimit” të

Ligjit për Ndërmjetësimin.

Në përputhje me pikën 2 të këtij neni, marrëveshja e palëve për të marrë pjesë në

ndërmjetësim duhet të përmbajë:

- Të dhëna personale për palët në këtë marrëveshje, dhe për përfaqësuesit e tyre;

- Një përshkrim i arsyes së mosmarrëveshjes;

- Pranimin e parimeve të ndërmjetësimit, në pajtim me këtë ligj, si dhe emrin e

Ndërmjetësit të caktuar në çështje;

- Vendin e ndërmjetësimit;

- Shpenzimet e ndërmjetësimit dhe vlerën e pagesës së Ndërmjetësit.

Marrëveshja për të marrë pjesë në ndërmjetësim duhet të bëhet në formë të

shkruar. Megjithatë, jo në të gjitha rastet është e domosdoshme që të nënshkruhet ky

model marrëveshjeje, siç e parashikon edhe vetë ligji.

Kopja e këtij modeli gjendet në Shtojcën 3 të këtij dokumenti.

Modeli i letrës për të thirrur palët në ndërmjetësim

Ky model u krijua që të përdoret nga Qendra e Ndërmjetësimit për të thirrur

palën/palët në seancën e ndërmjetësimit. Ai përmban emrat e palëve, një referencë të

vendimit të ndërmjetëm të gjykatës, si dhe datën e propozuar për takimin me

palën/palët.

Kopja e këtij modeli gjendet në Shtojcën 4 të këtij dokumenti.

Modeli i Marrëveshjes së Ndërmjetësimit

Ky model u krijua që të përdoret në rastet kur palët arrijnë në një marrëveshje për

zgjidhjen e mosmarrëveshjes së tyre. Ligji për ndërmjetësimin parashikon që kjo

marrëveshje të bëhet në formë të shkruar dhe të nënshkruhet nga palët dhe

Ndërmjetësi/Ndërmjetësit. Marrëveshja e Ndërmjetësimit është e detyrueshme dhe

duhet të ekzekutohet në të njëjtat afate kohore si vendimet e arbitrazhit.

Në përputhje me nenin 22 të Ligjit për Ndërmjetësimin, ky model duhet të

përmbajë:

- Emrat e palëve;

- Një përshkrim të mosmarrëveshjes;

Page 167: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

167

- Detyrimet dhe kushtet e palëve, si dhe mënyrat dhe afatet për t’i përmbushur

ato, siç janë përcaktuar nga palët;

- Firmën e secilës palë dhe firmën e Ndërmjetësit.

Marrëveshja e Ndërmjetësimit nënshkruhet në katër kopje origjinale, një për

secilën palë, një për t’u mbajtur në Qendrën e Ndërmjetësimit dhe një të fundit për ta

dorëzuar në gjykatë. Siç e parashikon edhe Ligji për Ndërmjetësimin, Qendra e

Ndërmjetësimit administron çdo marrëveshje ndërmjetësimi, si dhe dokumentacionin

përkatës. Në administrimin e çështjes dhe marrëveshjes së ndërmjetësimit, Qendra

duhet të pajtohet plotësisht me parimet për mbrojtjen dhe fshehtësinë e të dhënave.

Kopja e këtij modeli gjendet në Shtojcën 5 të këtij dokumenti.

Nëse përpjekjet për të arritur në një marrëveshje rezultojnë pa sukses, atëherë

njëra nga palët, ose të dyja mund të nënshkruajnë një deklaratë, ku përcaktojnë se e

konsiderojnë të përfunduar procedurën e ndërmjetësimit dhe se nuk kanë arritur në

marrëveshje.

Kopja e këtij modeli gjendet në Shtojcën 6 të këtij dokumenti.

Modeli i letrës njoftuese që i dërgon Qendra e Ndërmjetësimit Gjykatës

Ky model është përgatitur në përputhje me ligjin për ndërmjetësimin. Përkatësisht,

Neni 10/3 i këtij ligji parashikon, si më poshtë:

“Me përfundimin e procedurës së ndërmjetësimit dhe brenda afateve të

përcaktuara në këtë ligj, Ndërmjetësi informon gjykatën ose arbitrazhin me shkrim, në

mënyrë të tillë që të ndiqen procedurat e pezulluara si rezultat i ndërmjetësimit”.

Kjo letër shoqërohet edhe nga dokumente të tjera, si p.sh, marrëveshja e

ndërmjetësimit, etj.

Kopja e këtij modeli gjendet në Shtojcën 7 të këtij dokumenti.

Modeli i Databazës së Menaxhimit të Çështjeve

Ky model përmban kryesisht të dhëna për:

- Palët,

- Llojin i mosmarrëveshjes,

- Burimin referues,

- Datën e paraqitjes së ofertës për ndërmjetësim,

- Datën e referimit në Zyrën e Ndërmjetësimit,

- Kohëzgjatjen e plotë të ndërmjetësimit, e shprehur në orë,

- Statusin e procesit të ndërmjetësimit dhe rezultatin e tij,

- Fondet e lëshuara (në rastet e çështjeve tregtare), dhe

- Datën e përfundimit të ndërmjetësimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes së

ndërmjetësimit.

Kopja e këtij modeli gjendet në Shtojcën 8 të këtij dokumenti.

Formulari i vlerësimit të procesit të ndërmjetësimit nga ana e palëve

Page 168: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

168

Formulari i vlerësimit të procesit të ndërmjetësimit nga ana e palëve përdoret në

përfundim të procesit. Qëllimi kryesor i tij është të vlerësojë se sa të kënaqur kanë

mbetur palët nga shërbimi i ofruar nga Ndërmjetësi dhe Qendra, si dhe nëse ato kanë

mbetur të kënaqura nga kjo metodë alternative, krahasuar me procedurat normale të

gjykatës apo me mënyra të tjera.

Kopja e këtij modeli gjendet në Shtojcën 9 të këtij dokumenti.

V. Kodi i Etikës për Ndërmjetësit

Bazuar në Kodin Evropian të Etikës për Ndërmjetësit dhe në Ligjin Shqiptar për

Ndërmjetësimin, Qendra e Ndërmjetësimit dhe AFCR-ja kanë miratuar një Kod të

Etikës. Të gjithë ndërmjetësit e kësaj qendre janë të pajisur me një kopje të këtij kodi

dhe duhet të pajtohen me të.

Page 169: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

169

2. KODI I ETIKËS PËR NDËRMJETËSIT

Për qëllimet e këtij Kodi, ndërmjetësimi përkufizohet si një proces, ku dy ose më

shumë palë bien dakord për caktimin e një pale të tretë (këtej e tutje, “Ndërmjetësi”)

për t’i ndihmuar palët ta zgjidhin konfliktin me anë të një marrëveshjeje, pa proces

gjyqësor dhe pavarësisht se si mund të quhet apo referohet ai proces për

ndërmjetësim.

1. KOMPETENCA DHE CAKTIMI I NDËRMJETËSVE

1.1 Kompetenca

Ndërmjetësit duhet të jenë kompetentë dhe të mirinformuar për procesin e

ndërmjetësimit. Disa nga faktorët me rëndësi në këtë aspekt janë trajnimi dhe

përditësimi i vazhdueshëm i njohurive të tyre, si dhe përfitimi i aftësive të

ndërmjetësimit gjatë praktikës, duke i kushtuar vëmendje çdo standardi ose skeme të

njohur akreditimi në fushën e tyre.

1.2 Caktimi i Ndërmjetësit

Ndërmjetësi do të këshillohet me palët lidhur me datat e përshtatshme kur mund të

zhvillohet procesi i ndërmjetësimit. Fillimisht, Ndërmjetësi duhet të vetë-sigurohet

nëse e ka formimin dhe përvojën e duhur për ta zhvilluar atë ndërmjetësim, para se ta

pranojë caktimin e tij/saj në çështje, si dhe t’i informojë palët për këtë formim dhe

përvojë, pas kërkesës së tyre.

1.3 Promovimi i shërbimeve të ndërmjetësit

Ndërmjetësit mund ta promovojnë praktikën e tyre në një mënyrë profesionale, të

besueshme dhe dinjitoze.

2. PAVARËSIA DHE PAANSHMËRIA

2.1 Pavarësia dhe neutraliteti

Ndërmjetësi nuk duhet të veprojë, ose nëse ka filluar të veprojë, të mos vazhdojë

të veprojë, në qoftë se ka zbuluar paraprakisht ndonjë rrethanë që mund të ndikojë,

ose që mund të duket se ndikon në pavarësinë e tij, ose që përbën konflikt interesi.

Këto rrethana përfshijnë:

- çdo lidhje personale ose biznesi me njërën nga palët,

- çdo interes financiar ose tjetër, të drejtpërdrejtë ose jo, që lidhet me rezultatin

e ndërmjetësimit, ose

- rastet kur Ndërmjetësi, ose një anëtar i firmës së tij/saj, ka punuar për njërën

nga palët në çdo zanat tjetër, përveç se si Ndërmjetës.

Në raste të tilla, Ndërmjetësi mund ta pranojë ose vazhdojë ndërmjetësimin, me

kusht që ai/ajo të jetë i sigurt se është i/e aftë ta kryejë ndërmjetësimin në pavarësi dhe

Page 170: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

170

asnjanësi të plotë, për të garantuar kështu paanshmëri të plotë, dhe me kusht që palët

të japin plotësisht pëlqimin e tyre.

2.2 Paanshmëria

Gjatë gjithë procesit, Ndërmjetësi duhet të veprojë dhe të demonstrojë hapur se po

vepron me paanshmëri ndaj palëve dhe duhet të jetë i përkushtuar që t’u shërbejë të

gjitha palëve në mënyrë të barabartë, përsa i përket procesit të ndërmjetësimit

3. MARRËVESHJA E NDËRMJETËSIMIT, PROCESI, ZGJIDHJA DHE

TARIFAT

3.1 Procedura

Ndërmjetësi duhet të sigurohet që palët në ndërmjetësim t’i kuptojnë

karakteristikat e procesit të ndërmjetësimit dhe rolin e ndërmjetësit dhe palëve në të.

Në veçanti, para fillimit të procesit ndërmjetësues, Ndërmjetësi duhet të sigurohet

se palët i kanë kuptuar dhe kanë rënë dakord për termat dhe kushtet e Marrëveshjes së

Ndërmjetësimit, duke përfshirë çdo klauzolë të zbatueshme që lidhet me detyrimet e

Ndërmjetësit dhe të Palëve për të ruajtur fshehtësinë e të dhënave në këtë proces.

Nëse kërkohet nga palët, Marrëveshja e Ndërmjetësimit duhet të hartohet me

shkrim. Gjithashtu, me kërkesë të palëve, Ndërmjetësi duhet ta drejtojë debatin në

mënyrën e duhur, duke marrë parasysh rrethanat e çështjes, si dhe ndonjë ç’ekuilibër

të mundshëm të autoritetit të palëve, ndonjë dëshirë që palët mund të shprehin, si dhe

nevojën për zgjidhje të shpejtë të mosmarrëveshjes. Palët duhet të jenë të lira të bien

dakord me Ndërmjetësin, duke iu referuar një rregulloreje, ose në të kundërt, për

mënyrën në të cilën do të realizohet procesi i ndërmjetësimit. Nëse e sheh të

arsyeshme, Ndërmjetësi mund t’i dëgjojë palët veç e veç.

3.2 Ndershmëria e procesit

Ndërmjetësi duhet të sigurohet që të gjitha palët të kenë mundësi të barabarta për

t’u përfshirë në proces. Nëse duhet, Ndërmjetësi duhet të informojë palët dhe t’i japë

fund ndërmjetësimit, nëse:

- po arrihet në një marrëveshje që Ndërmjetësit i duket e pazbatueshme ose

joligjore, duke pasur parasysh rrethanat e çështjes dhe kompetencat e Ndërmjetësit për

të bërë një vlerësim të tillë, ose

- Ndërmjetësi mendon se vazhdimi i ndërmjetësimit nuk ka të ngjarë të rezultojë

në një marrëveshje mes palëve.

3.3 Mbyllja e procesit

Ndërmjetësi duhet të marrë të gjithat masat e duhura për të siguruar se është

arritur mirëkuptim nga të gjitha palët, përmes pëlqimit të ditur dhe të shprehur, dhe se

të gjithat palët i kuptojnë kushtet e marrëveshjes.

Page 171: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

171

Palët mund të tërhiqen nga ndërmjetësimi në çdo kohë, pa dhënë ndonjë

justifikim. Me kërkesën e palëve dhe brenda fushës së tij të kompetencave,

Ndërmjetësi mund t’i informojë palët se si ta zyrtarizojnë marrëveshjen e tyre, si dhe

mbi mundësitë për ta bërë atë të zbatueshme.

3.4 Tarifat

Në rastet kur palët nuk kanë marrë ende informacion, Ndërmjetësi duhet t’u japë

gjithmonë palëve informacion të plotë mbi mënyrën e shpërblimit (nëse zbatohet).

Ai/ajo nuk do ta pranojë ndërmjetësimin, para se të jenë pranuar nga të gjitha palët e

interesuara parimet e shpërblimit të Ndërmjetësit.

4. RUAJTJA E FSHEHTËSISË SË INFORMACIONIT

Ndërmjetësi duhet ta mbajë të fshehtë të gjithë informacionin që mblidhet gjatë

procesit të ndërmjetësimit, ose që lidhet me ndërmjetësimin, duke përfshirë edhe

faktin që ndërmjetësimi do të bëhet ose është bërë, e duke përjashtuar vetëm rastet kur

detyrohet nga ligji ose nga politikat publike. Çdo informacion që i është treguar

Ndërmjetësit në mirëbesim nga njëra nga palët nuk duhet t’u tregohet palëve të tjera

pa leje, përveç rasteve kur një gjë e tillë detyrohet me ligj.

Page 172: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

172

3. SHTOJCAT

Shtojca 1: Model i vendimit të ndërmjetëm që përdor gjykata për të referuar

çështjet në ndërmjetësim

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR ________

Nr. i Regjistrit Themelor ______ Data e regjistrimit _______________

URDHËR

“Për kalimin e çështjes tek shërbimi i ndërmjetësimit”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor ________ e përbërë prej __________________, sot

më datë ___________, pasi informoi palët mbi seancën parapërgatitore në çështjen

ku përfshihen si më poshtë:

Paditësi:

I Padituri:

Pala e Tretë:

Objekti:

Baza Ligjore:

KONSTATON

Referuar nenit 158/a dhe 158/b të Kodit të Procedurës Civile, si dhe nenit 13 të

ligjit 10 385, datë 24/02/2011, “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve”, çështja e mësipërme e ardhur për gjykim, duke pasur në

vëmendje rrethanat dhe palët, ka vend dhe çmohet se mund të zgjidhet me

ndërmjetësim, dhe

PËR KËTË ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 158/b&1 të Kodit të Procedurës Civile,

VENDOSI

- Ta referojë çështjen për zgjidhje me ndërmjetësim.

- Afati për paraqitjen në gjykatë të marrëveshjes për ligjërimin e kësaj

zgjidhje, apo për vazhdimin e gjykimit është: _______________.

- ______, datë: ________________.

Page 173: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

173

Shtojca 2: Model i dokumentit shoqërues që përdorin institucionet e tjera

referuese për referimin e çështjes për ndërmjetësim.

(Emri dhe Adresa e Zyrës/Institucionit)

Datë, ___/ ___ / _____ / 2011

NJOFTIM

Drejtuar: Qendrës së Ndërmjetësimin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor __________

Lënda: Referimi i çështjes në Qendrën e Ndërmjetësimit pranë Gjykatës së

__________

Duke pasur parasysh natyrën e mosmarrëveshjes dhe vullnetin e palëve për gjetjen e

një zgjidhjeje miqësore, përmes këtij njoftimi bëjmë të ditur se zyra jonë e referon

çështjen ____________ (lloji i mosmarrëveshjes) ndërmjet:

Pala e parë _______________________ (informacion mbi palët)

dhe

Pala e dytë _______________________

Tek: Qendra e Ndërmjetësimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor________, Kati ___.

Page 174: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

174

Shtojca 3: Model i marrëveshjes që nënshkruhet nga palët për pjesëmarrjen e tyre

në procesin e ndërmjetësimit.

Datë, ___ / ___/ _____

MARRËVESHJA PËR PJESËMARRJE NË NDËRMJETËSIM

Në pajtim me nenin 17 të ligjit nr. 10385, datë 24.02.2011, “Për ndërmjetësimin në

zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, kjo Marrëveshje nënshkruhet ndërmjet: (informacion

mbi palët dhe/ose përfaqësuesit e tyre):

1. __________________________________

2. __________________________________

Përshkrimi i mosmarrëveshjes:

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

__________________________

Palët, pasi kanë pranuar parimet e ndërmjetësimit dhe pasi kanë rënë dakord për

Ndërmjetësin e caktuar, bien dakord që të marrin pjesë në procesin e ndërmjetësimit

për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes tyre.

Gjithashtu, palët kanë rënë dakord edhe sa më poshtë240

:

- Procesi i ndërmjetësimit do të zhvillohet në: ___________________ (vendi),

____________ (orari).

Pala e parë Pala e dytë

_____________________ _____________________

Ndërmjetësi

________________________

240

Sipas nenit 17/3 të Ligjit për Ndërmjetësimin, “Në mungesë të një marrëveshjeje për të

përdorur procedurën e ndërmjetësimit, ndërmjetësi mund ta zhvillojë ndërmjetësimin në mënyrën më të

përshtatshme për palët”.

Page 175: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

175

Shtojca 4: Model i Njoftimit për Paraqitjen e palëve në ndërmjetësim

Nr. Prot. ________ Datë, ___/___/______

NJOFTIM PËR PARAQITJE

Drejtuar: Palës ........................... (ose Paditësi, ose I Padituri)

Me vendim të ndërmjetëm të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor _________ , lëshuar

më datë: __________, nga Gjyqtari___________ , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

___________, çështja me palët e mëposhtme:

Paditësi: ___________________

I Padituri: __________________

Është referuar për zgjidhje me ndërmjetësim në Qendrën e Ndërmjetësimit pranë

Gjykatës së Rrethit Gjyqësor ________________.

Objekti i padisë: ________________________________________

Ju ftojmë të merrni pjesë vullnetarisht në seancën e parë të ndërmjetësimit, e

planifikuar të zhvillohet në datën: ______________, orën: ______, pranë kësaj

Qendre Ndërmjetësimi, në katin _____ (Gjykata e Rrethit Gjyqësor

______________).

_____________________________

Koordinatori i Qendrës së Ndërmjetësimit

(emri, mbiemri, firma)

Qendra e Ndërmjetësimit në

Gjykatën e Rrethit Gjyqësor

______________

Page 176: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

176

Shtojca 5: Model i Marrëveshjes së Ndërmjetësimit

Qëndra e Ndërmjetësimit në

Gjykatën e Rrethit Gjyqësor

MARRËVESHJE

Sot, më datë: ___/___/_____, në: ___________, në përputhje me ligjin nr. 10

385, datë 24.02.2011, “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, dhe

nenit 25 dhe 171 të Kodit të Procedurës Civile, nënshkruhet kjo marrëveshje

ndërmjet:

(informacion mbi palët)

1. _______________________________________________________________

_______________________________________________________________

2. _______________________________________________________________

_______________________________________________________________

Pershkrimi i mosmarrëveshjes:

__________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

Detyrimet dhe kushtet e vendosura nga palët:

__________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

Mënyrat dhe afatet për përmbushjen e tyre:

__________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

Me vullnetin e tyre të lirë, palët deklarojnë se do t’i përmbushin me korrektësi të

gjitha detyrimet dhe kushtet reciproke të përcaktuara në marrëveshje.

Pala e parë Pala e dytë

Ndërmjetësi

Page 177: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

177

Shtojca 6: Model i deklaratës që nënshkruajnë palët kur nuk arrijnë në një

Marrëveshje Ndërmjetësimi

Datë, ____ / ____ / ______

DEKLARATË

Drejtuar: Z./Znj. _______________________

Përmes këtij dokumenti, Unë i nënshkruari _______________________ deklaroj

se e konsideroj të përfunduar procedurën e ndërmjetësimit për zgjidhjen e

mosmarrëveshjes mes meje dhe Z./Znj./Kompanisë (etj)

______________________________.

Gjithashtu, deklaroj se pavarësisht përpjekjeve për ta zgjidhur çështjen me

ndërmjetësim, nuk u arrit asnjë marrëveshje për çështjen në fjalë.

_______________________________

(emri, mbiemri, firma)

Page 178: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

178

Shtojca 7: Model i Njoftimit që dërgon Qendra e Ndërmjetësimit në Gjykatë

Nr. Prot.________ Datë, ___ / ___ / ______

NJOFTIM

Drejtuar: ________________________

Lënda: Mbi përfundimin e procedurës së ndërmjetësimit

Sipas Vendimit për Referimin e Çështjes për Ndërmjetësim, të regjistruar në datë:

_________________, dhe në respektim të ligjit nr. 10 385, datë 24.02.2011, “Për

ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, ju njoftojmë përmes këtij

dokumenti për përfundimin me sukses/pa sukses të procedurës së ndërmjetësimit,

ndërmjet palëve të mëposhtme:

1. ______________________

2. _______________________

Me Ndërmjetës: Z./Znj. ________________________

Ju lutemi, gjeni bashkëlidhur edhe aktet përkatëse të çështjes.

______________________

(emri, mbiemri)

Koordinatori i Qendrës së Ndërmjetësimit

Qendra e Ndërmjetësimit

në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor

______________

Page 179: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

179

Shtojca 8: Model i Bazës së të Dhënave për Menaxhimin e Çështjeve

N

Nr.

Numri

Identifikues

(ID) i

Çështjes

ID e

Çështjes në

Gjykatë

Qendra e

Ndërmjetësimit

Kërkuar

nga

Ofruar

për

Lloji i

Çështjes

Vlera

(lek)

Ndër

mjetësi

Statusi i

Çështjes

Burimi

Referues

Gjyqtari

Kryesues

Data e

Marrjes

Çështjes

Data e

Marrëveshjes së

Ndërmjetësimit

Data e

Tërheqjes

Nr. i

Seancave

Page 180: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

180

Shtojca 9: Formulari për vlerësimin e procesit të ndërmjetësimit nga ana e palëve

-------------------------------------------------------------------------------------------------------

FORMULARI PËR VLERËSIMIN E SHËRBIMIT TË NDËRMJETËSIMIT

NGA ANA E PALËVE

Për të ndihmuar Qendrën e Ndërmjetësimit në vlerësimin dhe përmirësimin e

shërbimeve të saj, i kërkojmë palëve që kanë marrë pjesë në procese ndërmjetësimi

pranë kësaj qendre, të plotësojnë këtë pyetësor. Ju lutemi, kthejani këtë pyetësor

Koordinatorit të Qendrës, pasi ta keni plotësuar. Të dhënat që do të përpunohen do të

mbahen të fshehta.

Ju falënderojmë për ndihmën tuaj!!!

Emri, Mbiemri: (Fakultativ)__________ ___________

Pala � Avokati � Data e plotësimit të pyetësorit __/ __/____/ Ndërmjetësi:_______________________________

Informacion i Përgjithshëm

1. Si u vutë në dijeni për ndërmjetësimin?

2. Cili ishte lloji i mosmarrëveshjes?

3. Cila ishte vlera e mosmarrëveshjes (në lek)?

_____________________________________________________________________

4. A morët informacion të mjaftueshëm para se të fillonit procesin e

ndërmjetësimit?

� Gjyqtari e referoi çështjen për

ndërmjetësim

� E sugjeroi zyra e avokatit

� Çështja u referua nga një klient i

mëparshëm i ndërmjetësimit � E dëgjova përmes medias

� Mësova për të përmes materialeve

informuese

� Mësova për të përmes

materialeve informuese në gjykatë

� Tjetër Ju lutemi, specifikoni:

� Tregtare � Marrëdhënie familjare

� Çështje punësimi � Penale

� Tjetër Ju lutemi, specifikoni:

Qendra e Ndërmjetësimit

në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor

______________

Page 181: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

181

� Po � Jo

5. A e përfunduat me sukses procesin e ndërmjetësimit, përmes firmosjes së

marrëveshjes?

� Po � Jo

6. Sa ishte kohëzgjatja e procesit të ndërmjetësimit?

Ju lutemi, vlerësoni mendimet e mëposhtme lidhur me procesin e ndërmjetësimit

në të cilin morët pjesë, në një shkallë nga 1 në 5, duke rrethuar numrin që e

përfaqëson më mirë zgjedhjen tuaj:

1= jam shumë dakord 2= jam disi dakord 3= as jam, as nuk

jam dakord

4= pothuajse nuk jam dakord 5= nuk jam aspak dakord N= nuk e di/nuk

mund ta përcaktoj

7. Mbeta i/e kënaqur me kohëzgjatjen e procesit.

1 2 3 4 5 N

8. Ndërmjetësimi ishte mënyra e duhur për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

1 2 3 4 5 N

9. Mbeta i/e kënaqur me procesin e ndërmjetësimit në përgjithësi.

1 2 3 4 5 N

10. Ndërmjetësimi rezultoi në një zgjidhje të kënaqshme të mosmarrëveshjes.

1 2 3 4 5 N

11. Pata mundësi ta prezantoj tërësisht çështjen time.

1 2 3 4 5 N

12. Ju lutemi, shënoni ndonjë koment të mëtejshëm:

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

Ju lutemi, vlerësoni mendimet e mëposhtme lidhur me angazhimin e Ndërmjetësit

në çështjen tuaj, në një shkallë nga 1 në 5, duke rrethuar numrin që e përfaqëson më

mirë zgjedhjen tuaj:

1= jam shumë dakord 2= jam disi dakord 3= as jam, as nuk jam dakord

4= pothuajse nuk jam dakord 5= nuk jam aspak dakord N= nuk e di/nuk

� Më pak se një javë � Më shumë se një muaj

� Më pak se dy javë � Më pak se një vit

� Më pak se një muaj � Më shumë se një vit

Page 182: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

182

mund ta përcaktoj

13. Ndërmjetësi ishte neutral dhe i paanshëm.

1 2 3 4 5 N

14. Ndërmjetësi ishte i qartë dhe i saktë në shpjegimin e procesit.

1 2 3 4 5 N

15. Ndërmjetësi ndihmoi në krijimin e një atmosfere pozitive.

1 2 3 4 5 N

16. Ndërmjetësi mori pjesë sa duhej në proces.

1 2 3 4 5 N

17. Ndërmjetësi ndihmoi në gjetjen e alternativave reale për zgjidhjen e

mosmarrëveshjes.

1 2 3 4 5 N

18. Ju lutemi, shënoni ndonjë koment të mëtejshëm:

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

19. Ju lutemi, shënoni alternativat e mëposhtme, nëse mendoni se keni përfituar

nga ndërmjetësimi, në mënyrat e mëposhtme:

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

20. Bazuar në përvojën tuaj, a mendoni se ndërmjetësimi mund ta përmirësojë

shkallën e efiçencës në sistemin gjyqësor?

� Po � Jo � Ndoshta

21. Duke marrë pjesë në ndërmjetësim, a ju është rritur besimi në sistemin ligjor?

� Po � Jo � Ndoshta

22. A mendoni se keni më shumë kontroll gjatë procesit të ndërmjetësimit, sesa do

të kishit pasur nëse do ta kishit zgjidhur çështjen tuaj përmes një procesi normal

gjyqësor?

� Po � Jo

23. A do ta rekomandonit ndërmjetësimin si një alternativë për zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve?

� Po � Jo

24. A do ta përdornit përsëri ndërmjetësimin?

� Kursim kohe � Kursim burimesh

� Kursim parash � Zgjidhje e marrëdhënies

� Të tjera Ju lutemi, specifikoni:

Page 183: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

183

� Po � Jo

25. A mendoni se duhet bërë diçka për të përmirësuar programin e

ndërmjetësimit?

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

Faleminderit!!!

Page 184: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

184

REKOMANDIMI NR. R (99) 19 i Komitetit të Ministrave drejtuar shteteve

anëtare në lidhje me ndërmjetësimin në çështjet penale (Miratuar nga Komiteti i

Ministrave në datë 15 shtator 1999 në takimin e 697-të të zëvendësministrave)

Komiteti i Ministrave, në bazë të kushteve të përcaktuara në Nenin 15.b të Statutit

të Këshillit të Europës;

Duke vënë re zhvillimet në shtetet anëtare në zgjedhjen e ndërmjetësimit për

çështjet penale si opsion me pjesëmarrje, elastik, përfshirës, që i jep zgjidhje

problemit, si plotësues ose si alternativë në vend të ndjekjes penale tradicionale;

Duke pasur parasysh nevojën për të rritur pjesëmarrjen aktive vetjake në ndjekjen

penale nga ana e viktimës, kundërvajtësit dhe të tjerëve që mund të jenë prekur si

palë, si dhe përfshirjen e komunitetit;

Duke pranuar interesin e përligjur të viktimave që tu merret parasysh më shumë

mendimi kur të trajtohen pasojat e viktimizimit të tyre, që të komunikojnë me

kundërvajtësin, tu kërkohet falje dhe të marrin dëmshpërblim;

Duke pasur parasysh rëndësinë e nxitjes së ndjenjës së përgjegjësisë te

kundërvajtësi dhe ofrimi i mundësive praktike për të ndrequr gabimet, që mund të

çojë ri-integrimin dhe rehabilitimin e tyre;

Duke pranuar që ndërmjetësimi mund të ndërgjegjësojë njerëzit për rolin e

rëndësishëm të individit dhe komunitetit në parandalimin dhe trajtimin e krimit dhe

zgjidhjen e konflikteve të lidhura me të, duke nxitur kështu rezultate më konstruktive

dhe më pak shtypëse të drejtësisë penale;

Duke pranuar që ndërmjetësimi kërkon aftësi të veçanta dhe ka nevojë për kode

pune dhe trajtime të akredituara;

Duke pasur parasysh kontributin mundësisht të konsiderueshëm që do të jepet nga

organizatat jo qeveritare dhe komunitetet vendore në fushën e ndërmjetësimit për

çështjet penale dhe nevojën për të kombinuar dhe bashkërenduar përpjekjet e bëra nga

nismat publike dhe private;

Duke pasur parasysh kërkesat e Konventës Europiane për Ushtrimin e të Drejtave

të Fëmijëve, si dhe Rekomandimet nr. R (85) 11 lidhur me pozicionin e viktimës në

kuadrin e procedurës dhe të drejtës penale, nr. R (87) 18 lidhur me thjeshtëzimin e

drejtësisë penale, nr. R (87) 21 lidhur me ndihmën e dhënë viktimave dhe

parandalimin e viktimizimit, nr. R (87) 20 lidhur me reagimet shoqërore ndaj

kriminalitetit të minoreneve, nr. R (86) 6 lidhur me reagimet shoqërore ndaj

kriminalitetit të minoreneve në mesin e të rinjve që vijnë nga familje të migruara, nr.

R (92) 16 lidhur me rregullat evropiane mbi sanksionet dhe masat në dobi të

komunitetit, nr. R (95) 12 lidhur me administrimin e drejtësisë penale dhe nr. R (98) 1

lidhur me ndërmjetësimin në çështjet familjare;

U rekomandon qeverive të shteteve anëtare të marrin në konsideratë parimet e

parashtruara në shtojcën e këtij Rekomandimi, kur të kryhet ndërmjetësimi në çështjet

penale dhe ta qarkullojnë sa më shumë këtë tekst.

Page 185: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

185

SHTOJCË PËR REKOMANDIMET NR. R (99) 19

I – PËRKUFIZIMI

Këto udhëzime vlejnë për çdo proces me anë të të cilit viktimës dhe kundërvajtësit

u mundësohet, me pëlqimin e të dyja palëve, të marrin pjesë në mënyrë aktive në

zgjidhjen e çështjeve që lindin nga krimi nëpërmjet ndihmës së një pale të tretë

asnjanëse (ndërmjetësi).

II – PARIME TË PËRGJITHSHME

1. Ndërmjetësimi në Çështjet penale duhet të bëhet vetëm në rast se palët bien

dakord me dëshirën e tyre të lirë. Palët duhet të jenë në gjendje të tërhiqen nga kjo

marrëveshje për ndërmjetësim në çdo kohë gjatë ndërmjetësimit.

2. Diskutimet gjatë ndërmjetësimit janë informacion i rezervuar dhe nuk mund të

përdoren më pas, përveç se me pëlqimin e palëve.

3. Ndërmjetësimi në çështjet penale duhet të jetë një shërbim përgjithësisht i

disponueshëm.

4. Ndërmjetësimi në çështjet penale duhet të ofrohet në të gjitha fazat e e procesit

të drejtësisë penale.

5. Shërbimeve të ndërmjetësimit duhet tu jepet autonomi e mjaftueshme brenda

sistemit të drejtësisë penale.

III – BAZA LIGJORE

6. Legjislacioni duhet të lehtësojë ndërmjetësimin në çështjet penale.

7. Duhet të ekzistojnë udhëzime që specifikojnë përdorimin e ndërmjetësimit në

çështjet penale. Udhëzime të tilla duhet të trajtojnë në mënyrë të veçantë kushtet për

kalimin e çështjeve te shërbimi i ndërmjetësimit dhe trajtimin e çështjeve me

ndërmjetësim.

8. Për ndërmjetësimin duhet të zbatohen masa mbrojtëse themelore procedurale;

në mënyrë të veçantë palët duhet të kenë të drejtën për asistencë ligjore dhe, aty ku

është e nevojshme, për përkthim/interpretim. Minorenët, përveç kësaj, duhet të kenë

të drejtën për asistencë prindërore.

IV – FUNKSIONIMI I DREJTËSISË PENALE NË LIDHJE ME

NDËRMJETËSIMIN

9. Vendimi për kalimin e çështjes për ndërmjetësim, si dhe vlerësimin e rezultatit

të një procedure ndërmjetësimi, duhet tu rezervohet autoriteteve të drejtësisë penale.

10. Para se të bihet dakord për ndërmjetësimin, palët duhet të informohen

plotësisht për të drejtat që kanë, natyrën e procesit të ndërmjetësimit dhe pasojat e

mundshme të vendimit të tyre.

11. As viktimat dhe as kundërvajtësit, nuk duhet të nxiten me mënyra të

pandershme për të të pranuar ndërmjetësim.

12. Rregulloret e veçanta dhe masat mbrojtëse ligjore që rregullojnë pjesëmarrjen

Page 186: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

186

e minoreneve në ndjekjen gjyqësore duhet të vlejnë, gjithashtu, edhe për pjesëmarrjen

e tyre në ndërmjetësim për çështjet penale.

13. Ndërmjetësimi nuk duhet të vazhdojë më tej në rast se njëra nga palët kryesore

të përfshira nuk është në gjendje të kuptojë domethënien e procesit.

14. Faktet bazë të një cështjeje normalisht duhet të pranohen nga të dyja palët në

ndërmjetësim. Pjesëmarrja në ndërmjetësim, nuk duhet të përdoret si provë e pranimit

të fajësisë në rast të vazhdimit të mëpasshëm të procedurave gjyqësore.

15. Pabarazitë e dukshme, për sa u përket faktorëve si psh., mosha e palëve,

pjekuria ose kapaciteti intelektual, duhet të merren në konsideratë përpara se cështja

të dërgohet për ndërmjetësim.

16. Vendimi për ta kaluar çështjen penale për ndërmjetësim duhet të shoqërohet

me një afat kohor brenda të cilit autoritetet kompetente të drejtësisë penale duhet të

informohen mbi ecurinë e procedurës së ndërmjetësimit.

17. Shfajësimet e bazuara në marrëveshjet e ndërmjetësuara duhet të kenë të

njëjtin status me vendimet gjyqësore dhe nuk duhet të lejojnë ndjekjen penale për të

njëjtat fakte e rrethana (ne bis in idem).

18. Kur çështja i dërgohet sërisht autoriteteve të drejtësisë penale, pa u arritur një

marrëveshje mes palëve në konflikt ose pas dëshmiti për ta zbatuar një marrëveshje të

tillë, vendimi se si do të procedohet, duhet të merret pa vonesë.

V – FUNKSIONIMI I SHËRBIMEVE TË NDËRMJETËSIMIT.

V.1. Standartet

19. Shërbimet e ndërmjetësimit duhet të udhëhiqen nga standardet e pranuara.

20. Shërbimet e ndërmjetësimit duhet të kenë autonomi të mjaftueshme, për të

kryer detyrat e tyre. Duhet të hartohen standardet e kompetencës dhe të rregullave

etike, si dhe procedurat e përzgjedhjes të trajnimit dhe vlerësimit të ndërmjetësve.

21. Shërbimet e ndërmjetësimit duhet të monitorohen nga një organ kompetent.

V.2. Kualifikimet dhe trajnimi i ndërmjetësve

22. Ndërmjetësit duhet të rekrutohen nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe në

përgjithësi duhet ti njohin mirë zakonet e vendit dhe bashkësisë vendore.

23. Ndërmjetësit duhet të jenë në gjendje të demonstrojnë gjykim të shëndoshë,

dhe aftësi interpersonale të domosdoshme në ndërmjetësim.

24. Ndërmjetësit duhet të bëjnë fillimisht trajnime përpara se të marrin përsipër

detyrat që i kërkon ndërmjetësimi, si dhe trajnime gjatë punës. Trajnimi i tyre duhet të

ketë si synim përgatitjen për një nivel të lartë kompetence, duke pasur parasysh

aftësitë për zgjidhje konflikti, kërkesat e veçanta për të punuar me viktimat dhe

kundërvajtësit, si dhe njohuritë bazë të sistemit të drejtësisë penale.

V.3. Trajtimi i çështjeve të veçanta

25. Përpara se të fillojë ndërmjetësimi, ndërmjetësi duhet të informohet për të

gjitha faktet përkatëse të çështjes dhe të pajiset me dokumentacionin e nevojshëm nga

autoritet kompetente të drejtësisë penale.

26. Ndërmjetësimi duhet të kryhet në mënyrë të paanshme, i bazuar në faktet e

çështjes dhe në nevojat e dëshirat e palëve në konflikt. Ndërmjetësi duhet të

respektojë gjithmonë dinjitetin e palëve dhe të sigurohet që palët të sillen me respekt

Page 187: Doktoratura Besnik Cerekja, Fakulteti i Drejtesise, Departamenti i te

Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve

187

me njëri-tjetrin.

27. Ndërmjetësi ka për detyrë të gjejë e të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të

rehatshëm për ndërmjetësim. Ndërmjetësi duhet të jetë i ndjeshëm ndaj faktit që palët

janë lehtësisht të prekshme.

28. Ndërmjetësimi duhet të realizohet me frytshmëri, por me një ritëm që është i

përballueshëm për palët.

29. Ndërmjetësimi duhet të realizohet privatisht.

30. Pavarësisht nga parimi i ruajtjes së sekretit, ndërmjetësi duhet tu përçojë

autoriteteve përkatëse ose personave të interesuar, çdo informacion që ka të bëjë me

krime të rënda që priten të ndodhin së afërmi, informacion ky që mund të dalë gjatë

procesit të ndërmjetësimit.

V.4. Rezultati i ndërmjetësimit

31. Marrveshja duhet të arrihet me vullnetin e lirë të palëve. Ato duhet të

përmbajnë vetëm detyrime të arsyeshme dhe të përpjesshme.

32. Ndërmjetësi duhet tu raportojë autoriteteve të drejtësisë penale hapat e

ndërmarrë dhe rezultatin e ndërmjetësimit. Raporti i ndërmjetësit nuk duhet të zbulojë

përmbajtjen e seancave të ndërmjetësimit dhe as të gjykojë sjelljen e palëve gjatë

procesit të ndërmjetësimit.

VI – VAZHDIMI I ZHVILLIMIT TË NDËRMJETËSIMIT.

33. Duhet të bëhen rregullisht këshillime mes autoriteteve të drejtësisë penale dhe

shërbimeve të ndërmjetësimit për të arritur një mirëkuptim të përbashkët.

34. Shtetet anëtare duhet të nxisin kërkime në fushën e ndërmjetësimit dhe të

bëjnë vlerësime të ndërmjetësimeve të kryera në çështjet penale.