16
MENAXHIMI I BVM-VE Pyetje dhe përgjigje Dr. Besnik Krasniqi

Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)

MENAXHIMI I BVM-VE

Pyetje dhe përgjigje

Dr. Besnik Krasniqi

Page 2: Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besnik Krasniqi

1 Menaxhimi i BVM-ve

PYETJET ME ALTERNATIVA

Vërejtje: Përgjigjet e sakta janë të hijezuarat!

1. Mes tjerash, Plani i Biznesit përmbanë analizën e:

a) Tregut, konkurrencës, fleksibilitetit.

b) Tolerancës, konkurrencës, tregut.

c) Tregut, teknologjisë, konkurrencës.

d) Operacioneve, teknologjisë, efektivitetit.

e) Tregut, konkurrencës, inovacioneve.

2. Atribute të ndërmarrësit janë?

a) Toleranca e ulët ndaj riskut,

b) Njohja e shanseve në treg,

c) Aftësia për adaptim,

d) Fokusimi në të tashmen,

e) Vetëbesimi i lartë për aftësinë në sukses.

3. Karakteristika e NVM-ve për marrëdhënie direkte gjatë punës nënkupton:

a) Marrëdhënie direkte me punëtorët,

b) Marrëdhënie direkte me teknologjinë,

c) Marrëdhënie direkte me konsumatorët,

d) Marrëdhënie direkte me institucionet,

e) Marrëdhënie direkte me konkurrentët.

4. Ekspansioni më i madh i NVM-ve nisi në vitet:

a) ‘70 të shek. XX,

b) ‘60 të shek. XX,

c) ‘50 të shek. XX,

d) ‘80 të shek. XX,

e) ‘90 të shek. XX.

5. Faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e formës së organizimit të NVM-ve janë të gjitha të

mëposhtmet përveç:

a) Kapitali fillestar dhe planet financiare,

b) Tatimet dhe rregullimi qeveritar,

c) Shfrytëzimi i burimeve,

d) Rritja, ekspansioni, integrimi dhe shitja,

e) Kufizimet ligjore.

Page 3: Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besnik Krasniqi

2 Menaxhimi i BVM-ve

6. Cila nga këto është avantazh i “vetëpunësimit” (hapja e biznesit personal):

a) Përgjegjësia për pagesën e tatimeve,

b) Duhet kohë që tregu ta pranojë në një kompani të re,

c) Shpenzon më shumë kohë në biznes,

d) Pavarësia dhe kontrolli,

7. Sipas Bankës Botërore, bizneset e vogla kanë:

a) Më shumë se 9 punëtorë,

b) Më pak se 25 punëtorë,

c) Qarkullim më të vogël se 500.000 €,

d) Deri në 9 punëtorë,

e) 1 deri në 49 punëtorë.

8. Bizneset e vogla janë më të prirura të jenë fleksibile në:

a) Forma organizative,

b) Teknologji,

c) Inovacione,

d) Çmime,

e) Cilësi të produkteve.

9. Forma e organizimit të ndërmarrjeve të vogla me një pronar të vetëm:

a) Është formë dytësore e organizimit,

b) Është formë jodominante e organizimit,

c) Është formë emergjente e organizimit,

d) Është formë dominante e organizimit,

e) Është formë e vetme e organizimit.

10. Ndërmarrjet e vogla dallohet prej ndërmarrjeve të mëdha nga karakteristikat e

mëposhtme, përveç:

a) Marrja më e shpejtë e vendimeve,

b) Fleksibiliteti më i madh,

c) Participim i theksuar i punëtorëve në vendimmarrje,

d) Ndikimi i madh i pronarit,

e) Centralizimi i vendimmarrjes.

11. Dy teoritë e konkurrueshmërisë së bizneseve të vogla dhe biznese të mëdha janë:

a) Teoria e niçeve dhe teoria e universalitetit,

b) Teoria e niçeve dhe teoria e ciklit jetësor,

c) Teoria e dualitetit dhe teoria e niçeve.

Page 4: Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besnik Krasniqi

3 Menaxhimi i BVM-ve

12. Me kontratën e franshizës, ndërmarrësit i jepet e drejta:

a) Ta modifikojë apo zgjerojë asortimentin,

b) T’i blejë produktet dhe pajisjet në treg,

c) Të ndjekë programe trajnimi dhe specializimi,

d) Të marë kredi nga franshizori për financim,

e) Të përcaktojë termat e kontratës.

13. Efekti spin-off shpreh lidhjen në mes të:

a) Fleksibilitetit dhe inovacioneve,

b) Inovacioneve dhe vetëpunësimit,

c) Vetëpunësimit dhe fleksibilitetit,

d) Fleksibilitetit dhe punësimit,

e) Fleksibilitetit dhe vetëpunësimit.

14. Çështjet e logjistikës së biznesit përcaktohen në:

a) Planin e marketingut,

b) Planin e operacioneve,

c) Planin e personelit,

d) Analizën e konkurrencës,

e) Përshkrimin e produktit.

15. Sipas BE-së, bizneset e vogla kanë:

a) Më shumë se 9 punëtorë,

b) Më pak se 100 punëtorë,

c) Qarkullim më të vogël se 500.000 €,

d) Deri në 25 punëtorë,

e) 1 deri 49 punëtorë.

16. Rregulli SMART nënkupton që objektivat e hartuara duhet të jenë:

a) Specifike, të matshme, të arritshme, rezultative, të kohëzuara.

b) Specifike, të matshme, të arritshme, realiste, teknike.

c) Specifike, të matshme, të arritshme, realiste, të kohëzuara,

d) Specifike, masksimaliste, të arritshme, realiste, të kohëzuara.

17. Mangësia kryesore e formës korporative të organizimit është:

a) Kërkesa juridike,

b) Taksat e dyfishta,

c) Kapitali themeltar i nevojshëm,

d) Përgjegjësia e kufizuar,

e) Kontrolli i aksioneve.

Page 5: Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besnik Krasniqi

4 Menaxhimi i BVM-ve

18. Cila nga këto është e saktë:

a) Shembull i bizneseve të vogla është kompania ajrore,

b) Shembull i bizneseve të vogla është fabrika e mobileve,

c) Shembull i bizneseve të vogla është servisi për automobila

d) Shembull i bizneseve të vogla është fabrika e autobusëve.

19. Sipas Committee for Economic Development, nëse një biznes i plotëson karakteristikat

e mëposhtme, atëherë konsiderohet biznes i vogël. Cila është e saktë?

a) Menaxhmenti i formës është i varur,

b) Zakonisht, menaxherët nuk janë njëkohësisht edhe pronarë,

c) Madhësia relative e firmës duhet të jetë e vogël,

d) Regjioni i shtrirjes kryesisht është i madh.

20. Ndërmarrjet e vogla karakterizohen me fleksibilitet:

a) Më të madh në krahasim me ndërmarrjet e mëdha,

b) Më të vogël në krahasim me ndërmarrjet e mëdha,

c) Të njëjtë në krahasim me ndërmarrjet e mëdha,

d) Asnjëra.

21. Cila nga këto është e saktë:

a) Bizneset e mëdha mund të marrin punëtorë të rinjë kur kërkesa për produktet e tyre

rritet dhe t’i largojnë kur kërkesa bie.

b) Bizneset e mëdha janë më fleksibile në teknologji se ato të voglat, sepse kanë shumë

më tepër resurse.

c) Niveli i çmimit të një produkti nuk varet nga elasticiteti i atij produkti.

d) Ekonomitë të cilat kanë një përqindje më të madhe të bizneseve të mëdha dalin më

lehtë dhe me më pak pasoja nga recesioni.

22. Sipas Wickham, cilësitë (atributet) kryesore të ndërmarrësit janë janë:

a) Rreziku,

b) Inovacioni,

c) Efektiviteti,

d) Të gjitha.

23. Përparësi e biznesit individual është:

a) Thjeshtësia e procedurave të menaxhimit,

b) Menaxhmenti i specializuar,

c) Kënaqësia personale,

d) Orientimi kah zhvillimi.

Page 6: Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besnik Krasniqi

5 Menaxhimi i BVM-ve

24. Joint Ventures:

a) Është formë partneriteti në një lëmi të përgjithshme,

b) Do të thotë privilegj apo autorizim,

c) Dobia kryesore e këtij lloji partneriteti është se secila palë sjell diçka të specializuar

me vete.

d) Përfshinë një emër firme.

25. Cila nga këto është e saktë:

a) Vizioni i organizatës përcakton pse organizata ekziston,

b) Vizioni i organizatës përcakton çfarë funksionesh kryen ajo,

c) Vizioni i organizatës mund të quhet ndryshe edhe qëllimi strategjik,

d) Deklarata e vizionit të organizatës përbënë tre deri në katër fjali.

26. Përkufizimi i BVM-ve mund të bëhet sipas këtyre aspekteve (Rretho të saktat):

a) Numri i punëtorëve,

b) Numri i caktuar i të punësuarve me kohë të pjesshme,

c) Pjesëmarrja e vogël në treg,

d) Numri i vogël i drejtorëve në bord,

e) Menaxhimi nga pronari.

27. Bartja e pronësisë është e lehtë në:

a) Pronësi individuale,

b) Korporata,

c) Partneritet.

28. Neto krijimi i vendeve të punës i NVM-ve është:

a) Pozitiv,

b) Negativ.

29. Fleksibiliteti në çmime i NVM-ve varet nga qasja në:

a) Organizim,

b) Informata.

30. Në krahasim me bizneset e mëdha, NVM-të ofrojnë vende pune:

a) Stabile,

b) Jostabile.

31. Dobësi e bizneseve individuale është:

a) Delegimi,

b) Ngarkesa.

Page 7: Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besnik Krasniqi

6 Menaxhimi i BVM-ve

32. Ndarja e pronësisë nga menaxhmenti është tipar i:

a) Korporatave,

b) Kooperativave.

33. Ne krahasim me bizneset e mëdha, BVM-të ofrojnë vende pune:

a) Kualitative,

b) Jokualitative.

34. Në korporata, bartja e pronësisë është:

a) E lehtë,

b) E vështirë.

35. Tipar shques i ndërmarrësit është:

a) Status-quo-ja,

b) Ndryshimi.

36. Tregjet e NVM-ve dhe ndërmarrjeve të mëdha janë:

a) Të ndryshme,

b) Të ngjashme.

37. Përkufizimin e qëllimeve në planin e biznesit e ndihmon vegla:

a) SMART,

b) SWOT.

38. Kur kërkesa për produkte ka fluktuime, BVM-të përdorin strategji të shfrytëzimit të

ekonomisë së shkallës:

a) E saktë,

b) E pasaktë.

39. Krijimi i biznesit të vogël dhe të mesëm, në të shumtën e rasteve është vepër e

menaxherëve:

a) E saktë,

b) E pasaktë.

40. Taksimi i dyfishtë është e metë e korporatës:

a) E saktë,

b) E pasaktë.

41. Pavarësia e biznesit është kriter për përkufizimin e BVM-ve:

a) E saktë,

b) E pasaktë.

Page 8: Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besnik Krasniqi

7 Menaxhimi i BVM-ve

42. Kur kërkesa për produkte nuk fluktuon, BVM-të përdorin strategji të shfrytëzimit të

ekonomisë së shkallës:

a) E saktë,

b) E pasaktë.

43. Ortakëria për dallim nga korporata, ka bonitet më të vogël kreditor:

a) E saktë,

b) E pasaktë.

44. Fushat e shtrirjes së aktivitetit të BVM-ve janë të ngjashme me ato të ndërmarrjeve të

mëdha:

a) E saktë,

b) E pasaktë.

45. Për pronarët e NV-ve në fazën fillestare të zhvillimit, karakteristikë janë mjetet e

kufizuara financiare:

a) E saktë,

b) E pasaktë.

46. Ekonomitë me përqindjen më të madhe të bizneseve të vogla dhe të mesme, dalin më

vështirë dhe me më shumë pasoja nga recesioni:

a) E saktë,

b) E pasaktë.

47. Autonomia është përparësi e franshizës në krahasim me biznesin e pavarur:

a) E saktë,

b) E pasaktë.

48. Ne analizen SWOT, mundësitë dhe rreziqet fokusohen në rrethinën e jashtme të ndërmarrjes: a) Po, b) Jo.

49. Cash flow shpreh pasurinë e projektit: a) Po, b) Jo.

50. Vendet e punës në BVM janë më stabile se te bizneset e mëdha:

a) E saktë,

b) E pasaktë.

Page 9: Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besnik Krasniqi

8 Menaxhimi i BVM-ve

PYETJET E HAPURA

51. Cilat janë karakteristikat qenësore të ndërmarrësit sipas Kuratko dhe Welsch?

1. Njohja e shanseve në treg,

2. Gatishmëria për pranimin e rrezikut,

3. Aftësia për të siguruar resurset (burimet) për investim,

4. Aftësia për të menaxhuar biznesin.

52. Përmendini dhe komentojini disa karakteristika, atribute dhe tipare, të cilat

përshkruajnë ndërmarrësin?

1. Rreziku:

- Ndërmarrësi është i guximshëm të pranojë rrezikun dhe t’i angazhojë mjetet

financiare për realizimin e idesë së vet.

2. Efektiviteti:

- Ndërmarrësi siguron efiçiencë ekonomike përmes krijimit të profitit, e kjo paraqet

kthimin e investimeve.

3. Inovacioni:

- Është risi që ndërmarrësi e sjell me aftësitë e tij.

53. Cilat janë informatat që duhet t’i sigurojë plani i biznesit?

1. Ku ndodhemi tani?

2. Ku dëshirojmë të arrijmë?

3. Si të arrijmë atje?

4. A ia vlejnë sakrificat në krahasim me investimet e bëra?

54. Cilat janë të metat e pronësisë individuale?

1. Përgjegjësi e plotë mbi pronarin,

2. Vështirësi për të siguruar kapitalin e nevojshëm,

3. Pronari/menaxheri është tepër i ngarkuar,

4. Kontinuitei kohor,

5. Kufizime (mungesë) të menaxhmentit.

55. Cilat janë të metat e ortakërisë?

Vazhdimësia e kufizuar, rritja e kapitalit e kufizuar, jofleksibiliteti në organizim, boniteti

më i vogël kreditor sesa te korporata, mosmarrëveshje mes ortakëve etj.

56. Cilët janë tipet e menaxherëve të BVM-ve?

1. Zejtari,

2. Promotori,

3. Menaxheri profesional.

Page 10: Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besnik Krasniqi

9 Menaxhimi i BVM-ve

57. Cilat janë trendet e reja të zhvillimit të formave të ndërmarrësisë?

1. Bizneset familjare – biznese që inkuadrojnë dy ose më shumë pjesëtarë të familjes.

Nëse janë të suksesshme, krijojnë një traditë të mirë biznesi. Problemi kryesor në këtë

lloj biznesi është rregullimi me kohë i trashëgimit në lidhje me menaxhimin dhe

pasurinë e biznesit.

2. Gratë ndërmarrëse – lind si reaksion i grave ndaj diskriminimit për përparimin e tyre

në karrierë.

3. Ndërmarrësit me kohë të pjesshme – ata rrezikojnë pak, sepse njëkohësisht ruajnë

edhe vendin e punës në një kompani tjetër.

4. Bizneset nga shtëpia – shfrytëzimi i shtëpisë për punë të zyrës, ndërmjetësime

trregtare, sektorët e informatikës dhe bizneset kompjuterike. Në SHBA, ky lloj biznesi

më së shumti udhëhiqet nga gratë.

58. Cilat janë llojet e tregjeve në të cilat plasohen produktet dhe shërbimet e NVM-ve?

1. Tregu i konsumit,

2. Tregu industrial,

3. Qeveria,

4. Eksporti.

59. Çka është ekonomia e ndërmarrësisë?

Paraqet themelimin e biznesit nga një apo disa persona që kanë ndonjë ide dhe janë të

gatshëm ta marrin rrezikun për ndërtimin e idesë së vet, të ballafaqohen me

konkurrencën dhe të ardhmen e panjohur.

60. Cilat janë strategjitë e NVM-ve kundrejt fluktuimeve (luhatjeve) në kërkesë?

1. Shfrytëzimi i ekonomisë së shkallës – kur kërkesa për produkte nuk lëviz, atëherë

bizneset adoptojnë strategji që mundëson efiçiencë më të madhe.

2. Fleksibiliteti i bizneseve ne output – kur lëvizjet në kërkesë janë të mëdha, atëherë

bizneset duhet adoptuar strategji të cilat mundësojnë përshtatjen e nivelit të outputit

me nivelin e kërkesës.

61. Çka paraqet efekti spin-off?

Efekti spin-off, paraqet lidhjen në mes të inovacioneve dhe vetëpunësimit, d.m.th. një

punëtor i punësuar në një kompani vendos të ndahet dhe të krijojë një biznes të vetin,

për shkak se posedon ndonjë resurs specifik nga biznesi ku ishte i punësuar.

62. Cilat janë tipet e franshizave?

1. Franshiza e emrit tregtar,

2. Franshiza e shpërndarjes së produktit,

3. Franshiza e pastër.

Page 11: Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besnik Krasniqi

10 Menaxhimi i BVM-ve

63. Faktorët e Michaes Porterit që përcaktojnë mundësitë që ofron mjedisi i biznesit janë?

1. Barrierat për hyrje në treg,

2. Fuqia e blerësve,

3. Fuqia e furnitorëve,

4. Potencialet e subtituimit,

5. Rivaliteti ekzistues.

64. Pse është e rëndësishme analiza financiare në planin e biznesit?

Me analizën financiare do të shohim se çfarë janë efektet financiare dhe a mjaftojnë ato

në disa aspekte të rëndësishme: Rrjedha e parasë, Pasqyra e të ardhurave, Bilanci i

gjendjes.

65. Shpjegoni si dhe pse plani i biznesit është instrument i rëndësishëm për zhvillimin e

partneritetit dhe sigurimin e burimeve të jashtme të financimit?

Shumë rrallë ndodhë që një BVM të jetë e mjaftueshme në aspektin e burimeve

financiare. Për këtë ardye, janë të detyruara të hyjnë në marrëdhënie partneriteti apo të

kërkojnë hua nga burimet e ndryshme si banka, institucionet mikrokredituese etj.

66. Cilat janë përparësitë e franshizës?

Suksesi më i lehtë në zbatimin e tekonologjisë dhe standardeve,

Trajnimi/marketingu,

Penetrimi më i lehtë,

Sistemi i përpunuar mirë për të siguruar cilësinë dhe standardet.

67. Shpejgoni psë NVM-të janë më fleksibile se ndërmarrjet e mëdha?

NVM-të karakterizohen me fleksibilitete më të madh sesa ndermarrjet e mëdha.

Fleksibiliteti nënkupton aftësinë e ndërmarrjes që t’i ndërrojë aktivitetet dhe të reagojë

shpejtë në ndryshimet e tregut lokal. Në anën tjetër, fleksibiliiteti nënkuton ndërmmarje

të veprimit të shpejtë korrigjues, përmirësues të vendimeve të marrura.

68. Çka është plani i biznesit dhe çka i shërben ndërmarrjes?

Plani i biznesit paraqet instrument të rëndësishëm të qeverisjes, zhvillimin e partneritetit

dhe sigurimin e financimit nga burimet e jashtme.

69. Franshiza është marrëdhënie kontraktuese midis shitësit dhe blerësit për të drejtën

mbi…

… ofrimin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve të prodhuara ose shërbimit.

70. Gjatë studimit të tregut, planin e shitjes e bëjmë sipas:

… çmimeve mesatare.

Page 12: Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besnik Krasniqi

11 Menaxhimi i BVM-ve

71. Cilat elemente në analizën SWOT kanë të bëjnë me mjedisin e brendshëm të

ndërmarrjes?

Përparësitë – sigurojnë aftësi konkurruese në krahasim me konkurrentët.

Dobësitë – mungesa e faktorëve të ndërmarrjes që pamundëson operimin efikas dhe

konkurrues.

72. Përmendi disa nga karakteristikat dalluese që duhet t’i ketë produkti/shërbimi për t’u

diferencuar nga konkurrenca?

Ato janë: Cilësia, dizajni, çmimi, qëndrueshmëria, madhësia, paketimi etj.

73. Diskutoni rolin e shoqatave joqeveritare në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe biznesit të

vogël?

Rrjeti i organizatave joqeveritare që do ta mbështesë zhvillimin e NVM-ve mund të jetë i

gjerë dhe klasifikohet në: asociacionet e lira të ndërmarrësve, fondet e mbështetjes

financiare, institutet e edukimit për menaxhment, institutet shkencore e kërkimore,

organizatat për sherbime dhe mediumet.

74. Përparësitë kryesore të korporatës janë:

Lehtësia për të siguruar burime financiare, lehtësia në ndryshimin e strukturës së

pronësisë dhe transferin e pronës, menaxhmenti i specializuar, përgjegjësi e kufizuar,

përfitime për të punësuarit.

75. Përparësitë e biznesit në partneritet janë:

Bashkimi bën fuqinë, rritja e potencialeve për funskionim dhe zhvillim të biznesit,

sigurimin e lehtë të kapitalit fillestar, mundësitë më të mëdha për rritje dhe zhvillim,

thjeshtësia e procedurave të menaxhimit dhe marrjes së vendimeve në krahasim me

korporatën, ndarja e profitit në pjesë të barabarta ose ndarja e mjeteve të investuara,

themelim i lehtë, varet nga vullneti i mirë i partnerëve.

76. Asetet likuide përfshijnë:

Asetet likuide paraqesin rezervat e kompanisë si dhe fondet tjera që shërbejnë për

operimin e biznesit në baza ditore, ku bën pjesë paraja e gatshme.

77. Numëroni disa elemente sipas të cilave mund të segmentohet tregu?

Familja, shtrirja gjeografike, të ardhurat, religjioni, profesioni, edukimi, mosha, gjinia,

niveli social. Duhet analizuar edhe konsumatorët, jo vetëm konkurrentët.

78. Rrethina e BVM përfshinë:

1. Faktorët e brendshëm: motivet e pronarit, vetitë personale, shkathtësitë teknike,

aftësitë menaxheriale.

2. Faktorët e jashtëm: Mjedisin ekonomik, politik, social dhe teknologjik.

Page 13: Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besnik Krasniqi

12 Menaxhimi i BVM-ve

79. Paraqitni strukturën e bilancit të suksesit (pasqyrën e të ardhurave) dhe flisni për

rëndësinë e tij. Cili është dallimi dhe ngjashmëritë e tij me rrjedhën e parasë (cash

flow)?

Pasqyra e të ardhurave/Bilanci i suksesit:

Dokumenti i pasqyrës së të ardhurave, përkatësisht bilancit të suksesit konstaton humbje

ose fitim. Rezultati pozitiv tregon se shitjet mjaftojnë të mbulojnë koston e shitjes dhe

shpenzimet operative, dhe se mbetet një fitim/profit, i cili duhet të bëjë shpagimin e

investimeve të bëra.

Planifikimi i pasqyrës së të ardhurave në planin e biznesit, konsiston në mbledhjen e të

gjitha të hyrave që pritet të realizohen nga shitja e produkteve dhe shërbimeve, duke ia

zbritur shpenzimet totale të operimit të biznesit.

Bilanci i suksesit është i ngjashëm me “fotografinë levizëse”, që tregon se cilat do të jenë

rezultatet e biznesit në lidhje me shitjen dhe profitabilitetin.

Cash flow/Rrjedha e parasë:

Pasqyra e parasë së gatshme tregon aftësinë e biznesit për të paguar obligimet e veta në

para:

- Faturat nga furnitorët,

- Pagat,

- Kreditë,

- Shërbimet publike,

- Tatimet.

Me një fjalë, ajo shpreh aftësinë paguese.

Thelbi qëndron në faktin që paraja e gatshme në disponim (pgd), të mjaftojë për të

mbuluar kërkesat për pagesa (kpg);

Pgd => Kpg.

Kemi disa madhësi kyçe:

Shitja: paraqet vlerën e mallërve të shitura, e që nxirret nga plani i shitjes (sasia x çmimi).

Kostoja e shitjes: sa na ka kushtuar malli apo shërbimi i shitur (nëse e kemi blerë apo

prodhuar).

Pra, rrjedha e parasë tregon përformancën e biznesit për të për të gjeneruar rrjedhë të

mjaftueshme të parasë së gatshme për të përballuar detyrimet financiare. Ajo na jep

shenja se kur duhet të marrim hua për të tejkaluar problemet afatshkurtëra.

80. Objektivat (qëllimet) duhet të percaktohen sipas:

Objektivat (qellimet) duhet të percaktohen sipas rregullit SMART, që do të thotë:

S - specifike,

M - i matshëm,

A - i arritshëm,

R - realist,

T - i përkufizuar në pikëpamje kohore.

Page 14: Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besnik Krasniqi

13 Menaxhimi i BVM-ve

81. Ne bilancin e suksesit paraqitet:

… Fitimi ose humbja.

82. Analiza SWOT përcakton:

Përcakton ndikimet e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm si:

S - Përparësitë,

Ë - Dobësitë,

O - Mundësitë,

T - Rreziqet.

83. Klasifikimi i shpenzimeve fikse dhe variabile ne planin e biznesit na ndihmon për të

llogaritur:

Na ndihmon për të llogaritur koston në vlerën e shitjes.

84. Format e pronësisë së biznesit janë:

Pronar i vetëm, Ortakëria dhe Korporata.

85. Cilat janë specifikat e BVM:

Specifikat e BVM janë: inovacionet, fleksibiliteti, marrëdhëniet direkte gjatë punës,

mundësia e punësimit, menaxhimi bëhet nga një person, kapitali i kufizuar, pavarësia e

pronarëve, marrja e shpejtë e vendimeve.

Page 15: Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besnik Krasniqi

14 Menaxhimi i BVM-ve

ESETË

86. Rëndësia e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në ekonominë e tregut?

Rëndësia e BVM në ekonominë e tregut është e madhe, ato demonstrojnë një nivel të

lartë të inovacionit, fleksibilitetit dhe adaptimit ndaj ndryshimeve të cilat ndodhin në

rrethinë. Në ekonomitë e vendeve të zhvilluara përmenden kontributet që kanë dhënë

BVM në ekonominë e tregut, si p.sh. kontributet në proceset e ndryshimeve teknologjike,

kontributi në sjelljen e konkurrencës së shëndoshë, hapja e vendeve të punës, oferta e

pasur e prodhimeve në tregun vendor, NVM bëhen të përshtatshme në afrimin e

njohurive dhe shkathtësive të reja, përmirësimin e strukturave etj. Por, vlen të theksohet

se rëndësia më e madhe i kushtohet punësimit në të cilin NVM zënë një vend të madh.

87. Franshiza si formë e angazhimit të BVM?

Franshiza është një marrëveshje midis kompanisë poseduese të një marke të mirënjohur

produkti (kompania prind) dhe një ndërmarrësi.

Fjala “franshizë” rrjedh nga fjala franceze “franchise” që do të thotë privilegj apo

autorizim.

Franshizë do të thotë kur blerësi i franshizës siguron të drejtën për biznes sipas një marke,

licence apo teknologjie me rregulla standarde strikte. Këtu përfshihet edhe ndihm në

organizim, trajnimin e stafit dhe ndihma në marketing.

Marrëveshja mbi franshizën mbulon një periudhë të caktuar kohore dhe nëse ajo nuk del

si e suksesshme, ekziston mundësia e anulimit të marrëveshjes.

Tipet e franshizave janë:

1. Franshiza e emrit tregtar,

2. Franshiza e shpërndarjes së produktit,

3. Franshiza e pastër.

Përparësitë e franshizës:

1. Suksesi më i lehtë në zbatimin e teknologjisë dhe standardeve/trajnimi.

2. Marketingu/penetrimi mw i lehtë (emri më i njohur dhe identifikimi me të).

3. Sistemi i përpunuar mire për të sigurauar cilësinë + standardet.

4. Asistenca teknike dhe financiare (trajnime)

Të metat e franshizës:

1. Pagesa e vazhdueshme e franshizws në kwmbim të së drejtës.

2. Standardet strikte - autonomia më e vogël (inspektimi nga franshizori).

3. Kufizimet në blerje dhe shitje.

4. Kufizimet në asortiman.

Page 16: Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besnik Krasniqi

15 Menaxhimi i BVM-ve

88. Fushat e veprimit të biznesit të vogël dhe të mesëm?

1. Aktivitete intensive për nga puna që realizohen me shfrytëzim më racional të

burimeve njerëzore dhe pajisjeve, që sigurojnë punësim më të madh.

2. Nevoja për konsumatorë të rregullt që krijon një marrëdhënie midis shfrytëzuesve të

rregullt të shërbimeve përkatësisht konsumatorëve dhe dhënësve /ofruesve të

shërbimeve.

3. Problemi i përputhjes mes ofertës dhe kërkesës ka të bëjë me pasigurinë lidhur me

kërkesën e cila është shpeshherë vështirë e parashikueshme.

4. Fleksibiliteti në lokacion që ndërlidhet me faktin se lokacioni duhet të jetë te

konsumatorët.