34
DORACAK PRAKTIK P R PUN N E KOMISIONEVE PR MARRDHNIE MIDIS BASHKSIVE DORACAK PRAKTIK P R PUN N E KOMISIONEVE P R MARR DHNIE MIDIS BASHK SIVE

DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

DORACAK PRAKTIK P�R PUN�N E KOMISIONEVE P�R MARR�DH�NIE MIDIS BASHK�SIVE

DORACAK PRAKTIK P�R PUN�N E KOMISIONEVE P�R MARR�DH�NIE MIDIS BASHK�SIVE

BNJVL e R.M.Zhenevska pn, 1000 ShkupTel. 02 30 99 033 Fax. 02 30 61 994e- mail: [email protected]: www.zels.org.mk

Page 2: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

DORACAK PRAKTIK PËR PUNËN E KOMISIONEVE

PËR MARRËDHËNIE MIDIS BASHKËSIVE

Korrik 2009

Page 3: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

Titulli:

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëdhënie midis bashkësive

Botues: Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale

të Republikës së Maqedonisë – BNJVL

Adresa e botuesit:BNJVL, rr. ,,Zhenevska” pnF.P. 321000 Shkup, Republika e MaqedonisëTel: 02/3099033; faks 02/3061994e-mail: [email protected]

www.zels.org.mk

Drejtor ekzekutiv:

Dushica Perishiq

Përgatiti: Lulzim Haziri,Margita StojanoviçSkender Mehmeti

Abdulazis Fejzullahu

Përkthyen: Arta Kiki, Naim Etemi

Tirazhi 150 kopje

Numri i faqeve: 32

Formati: A5 Portret

Shtypi dhe Dizajni: Brigada Design

Page 4: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

5

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

5

PARATHËNIE:Të nderuar,

Kemi nderin si Bashkësi e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë – BNJVL, të paraqesim para jush doracakun ,,Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëdhënie midis bashkësive”, i cili fillimisht është dedikuar të përdoret si doracak për punën e anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie midis bashkësive (në tekstin e më-tutjeshëm KMMB), anëtarët e këshilleve të komunave dhe administratës komunale, por edhe për lexuesit e publikun e gjërë të interesuar për avancimin e demokracisë lokale në Maqedoni me qëllim promovimi të punës së Komisioneve për marrëdhënie midis bash-kësive, si një prej vlerave fundamentale të demokracisë në nivel lokal.

Me Ligjin për vetëqeverisje lokale prej v. 2002 me të cilin në mënyrë të drejtëpërdrejtë rregullohen kompetencat e komunave si dhe çështje tjera të rëndësishme për vetëqever-isjen lokale, parashihet edhe formimi i KMMB, si segment në shoqëri i cili do të duhet të kontribonte në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe demokracisë multietnike. Konform Ligjit për vetëqeverisje lokale, neni 55 parashihet në një komunë në të cilën më së paku 20% nga numri i përgjithshëm i banorëve në komunë i përcaktuar nga regjistrimi i fundit i kryer i popullatës, të përkatësisë së një bashkësie të caktuar, formohet Komision për marrëdhënie midis bashkësive.

Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe betejës ak-tive në procesin e decentralizimit të pushtetit, si njëri ndër qëllimet kryesore të BNJVL-së, paraqesin shtylla kryesore dhe njëkohësisht edhe sfida për t’u arritur në vitet vijuese.

Duke pasur parasysh rolin e KMMB për funkcionimin e demokracisë lokale në shoqëritë me strukturë multietnike të popullatës ose shoqëri me diferenca kulturore dhe duke pa-sur parasysh nevojën për përkrahjen e KMMB, BNJVL ka ndërmarr një varg aktivitetesh për përkrahjen e këtyre komisioneve, në suazat e të cilave është edhe shtypi i këtij dora-caku, të cilin me kënaqësi Ju prezantojmë.

Njëkohësisht shfrytëzojmë rastin të falenderojmë Agjencinë Zvicërane për Zhvillim dhe Bashkëpunim- SDC të cilët financiarisht ndihmuan botimin e këtij doracaku, aktivitet i paraparë me projektin ,,BNJVL pavarësi dhe shërbime”

Dushica PerishiqDrejtor ekzekutiv

Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë (BNJVL)

Page 5: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe
Page 6: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

7

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

Përmbajtje:

Parathënie 3

Përmbajtje 5

1.Arsyet dhe nevojat për formimin e KMMB 7

2. Rregullativa ligjore për formimin dhe funkcionimin e KMMB. 7

2.1. Statuti i komunës 10

2.1.1 Bashkësitë etnike 10

2.1.2 Zgjedhja e përfaqësuesve 10

2.1.3 Numri i anëtarëve të KMMB dhe numri i përfaqësuesve të secilës bashkësi 11

2.2. Rregullorja 12

2.3. Përkrahje nga ana e komunave 14

3. Komunat në të cilat në pajtim me ligjin duhet të formohen KMMB. 15

4. Formim i KMMB në komunat të cilat sipas ligjit kanë obligim të formojnë organe të këtilla 16

5. Mandati i KMMB. 17

5.1.Çështje juridike-obligative 17

5.2. Preventim dhe zgjidhje e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve 19

6. Rekomandime deri te Këshilli i komunës për zgjedhjen e anëtarëve të KMMB 21

6.1.Profilo i anëtarit përkatës të KMMB 22

7. Komunikimi midis KMMB dhe këshillit të komunës 23

8. Bashkëpunimi i KMMB me palët tjera të interesuara 24

8.1. Bashkëpunim me mediat 24

8.2. Bashkëpunim me shoqatat e qytetarëve 25

9. Rekomandime për punën e ardhshme dhe funkcionimin e KMMB 26

10.Përvoja nga vendet tjera 27

Republika e Serbisë – Këshilla për marrëdhënie ndërnacionale 27

Republika e Kroacisë – Kuvendi dhe përfaqësues të minoriteteve nacionale 28

11. Linkë të dobishëm 29

12. Bibliografia 30

Page 7: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe
Page 8: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

9

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

1 Arsyet dhe nevojat për formimin e KMMB

Procesi i decentralizimit të pushtet në shumë vende zhvillohej me qëllim që të përforco-het pushteti lokal dhe të sigurohen kushte më të volitshme për njerëzit në suazat e bashkësive të tyre lokale, përderisa në disa vende arsyet kryesore për decentralizim ishin politike. Decentralizimi dhe pushteti lokal me kohë bëhen edhe më të pranuara si komponente themelorë të demokratizimit efikas, sepse sigurojnë kushte në të cilat sjellja e vendimeve dhe dhënia e shërbimeve bëhen më të afrueshme për qytetarët. Në të vërtetë, me procesin e decentralizimit, pushtetet lokale fituan përgjegjësi për nevojat dhe çështjet e qytetarëve, por edhe mundësi për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e vendosjes për çështje me rëndësi lokale.

Amandamentet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë prej nëntorit të vitit 2001, nxitën reformën për vetëqeverisje lokale e cila filloi në v. 1999, kur Qeveria e RM e solli Strategjinë për reformën e vetëqeverisjes lokale. Në janar të v. 2002, pas miratimit të amandamentit të Kushtetutës së RM u soll Ligj i ri për vetëqeverisjen lokale.

Ligji për vetëqeverisje lokale ndihmon në përforcimin e demokracisë në mbarë vendin dhe i afron shërbimet publike pranë qytetarëve. Qëllimi kryesor është që të sigurohet që vendimmarrja lokale të jetë e harmonizuar më mirë me nevojat lokale, veçanërisht në lidhje me ato vendime të cilat kanë efekt disproporcional mbi bashkësitë etnike të pakicës. Nga kjo, decentralizimi fiskal, përforcimi i përgjegjësive të komunave, ndërtimi i institucioneve dhe organeve siç janë Komisionet për marrëdhënie midis bashkësive (KMMB) dhe parimi i përfshirjes dhe ndarjes së drejtë të pushtetit pritet t’i afrojë bash-kësitë e ndryshme etnike.

Në afat të gjatë, pritet që decentralizimi t’i zvogëlojë tensionet ndëretnike. Duke jetuar dhe punuar pranë popullatës lokale, nga politikanët lokal pritet që të mundohen t’i af-rojnë bashkësitë e ndryshme etnike në komunat e tyre për dallim nga politikanët nacio-nal, të cilët janë më të distancuar dhe shpesh janë më pak të interesuar me problemet lokale. Arsye tjetër për vlerësimin pozitiv të ndikimit të politikanëve lokal mbi marrëdhëniet ndëretnike është se procesi i decentralizimit u siguron më tepër të drejta politike, sociale dhe ekonomike njerëzve me prejardhje të ndryshme etnike. Gjithashtu, decentralizimi siguron më tepër ingerenca për pushtetet lokale, të cilat tani pritet të fokusohen në zvogëlimin e tensioneve etnike.

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

Page 9: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

10

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

Në bazë të Ligjit pë vetëqeverisje lokale, neni 55 (,,Gaz.zyrtare” nr. 5/2002) 1, është paraparë formim i Komisionit për marrëdhënie midis bashkësive (KMMB). KMMB është trup pranë Këshillit të komunës ku më tepër se 20% nga struktura e popullatës janë përfaqësues të bashkësisë së caktuar etnike. Formimi i tij është themeluar në zgjidhjen efikase të nevojave, problemeve dhe çështjeve të cilat u interesojnë përkatësve të bash-kësive etnike. Në komunat ku numri i përfaqësuesve të bashkësive etnike është ndër 20% nuk janë të obliguara, por mund të formohet një komision i këtillë.

Komsioni për marrëdhënie midis bashkësive ka për qëllim që t’i zhvillojë dhe t’i përmirë-sojë marrëdhëniet midis bashkësive të ndryshme etnike dhe të sigurojë pjesëmarrje ak-tive të bashkësive të pakicës në procesin e sjelljes së vendimeve në lidhje me çështjet të cilat kanë të bëjnë me natyrën etnike dhe të cilat gjenden në agjendën e këshillit. Një organ i zhvilluar i vetëqeverisjes lokale krijon kushte të volitshme për dialog të hapur so-cial, për demokracinë konsenzuale dhe pjesëmarrje aktive të qytetarëve.

Sistemi proporcional zgjedhor për zgjedhjet lokale nuk garanton se të gjitha bashkësitë etnike, të cilat jetojnë në një komunë do të arrijnë të jenë të përfshirë në mënyrë propor-cionale në Këshillin e komunës. KMMB janë të formuara për të krijuar pjesëmarrje të të gjitha bashkësive etnike në procesin e sjelljes së vendimeve dhe t’u japin mundësi të diskutojnë në nivel të njejtë për çështjet të cilat kanë të bëjnë me përkatësinë e tyre etnike, pa marrë parasysh se a janë apo nuk janë anëtarë të Këshillit të komunës. Kështu KMMB luajnë rol të dyfishtë në kontekstin socio-ekonomik. Sigurojnë dialog institucional midis bashkësive të ndryshme etnike dhe mundësive për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në procesin e sjelljes së vendimeve. Prandaj është e nevojshme që mekaniz-mat siç është KMMB, të formohen dhe të funkcionojnë në mënyrë efikase.

1 Ligjin mund t’a gjeni në internet faqjen:http://www.pravo.org.mk/download/Zakoni/lokalna_samouprava.pdf, si dhe në internet adresën e BNJVL-së: www.zels.org.mk

Page 10: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

11

2 Rregullativa ligjore për formimin dhe funkcionimin e KMMB

Ligji për vetëqeverisje lokale (,,Gaz.zyrtare” nr 5/2002), parasheh formim të Komisionit për marrëdhënie midis bashkësive sipas nenit 55 i cili thotë:

“(1) Në komunën në të cilën më pak se 20% të numrit të popullatës së komunës së cak-tuar me regjistrimin e fundit të kryer të popullatës i takojnë bashkësisë së caktuar etnike, formohet Komision për marrëdhënie midis bashkësive.

(2) Komisionin nga alinea 1 e këtij ligji e përbëjnë numër i barabartë i përfaqësuesve nga secila bashkësi e përfaqësuar në komunë.

(3) Mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të komisionit rregullohet me statut.

(4) Komosioni i shqyrton çështjet të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis bashkë-sive të përfshira në komunë dhe jep mendime dhe propozime për mënyrën e zgjidhjes së tyre.

(5) Këshilli i komunës është i obliguar t’i shqyrtojë mendimet dhe propozimet nga alinea 4 e këtij ligji dhe të vendosë në lidhje me to. (nga LVL, neni 55, ,,Gaz,zyrtare” nr. 5/2002).

Aktivitetet e KMMB janë drejtuar nga realzimi i përgjithshëm i të drejtave dhe nevojave në nivel kulturor, edukativ, fetar dhe social në pajtim me Kushtetutën e RM: Liria e shpre-hjes së identitetit (neni 48 (1)); E drejta e përdorjes së simboleve të bashkësisë së tyre (amandamenti VIII), E drejta për themelimin e institucioneve kulturore dhe artistike dhe shoqatave (neni 48(3)): E drejta për themelimin e institucioneve arsimore (Amandamenti VIII), E drejta për mësim në gjuhën e tyre (neni 49) dhe e drejta për shfrytëzimin e gjuhës së tyre si zyrtare (Amandamenti V).

Krahas komunave të cilat kanë obligim ligjor të formojnë KMMB, secila komunë e cila konsideron se ka nevojë të përmirësojë dialogun midis bashkësive të cilat jetojnë në territorin e saj, mund të formojë komision të këtillë. Do të ishte mirë që në komunat me përqindje të madhe të bashkësive etnike të joshumicë të formohet KMMB, si mënyrë efikase për kyçjen e bashkësive më të vogla etnike të cilat nuk janë paraqitur në mënyrë përkatëse në Këshillin e komunës dhe vendosjen e dialogut midis bashkësive.

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

Page 11: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

12

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

2.1 Statuti i komunës

Formimi i punës së Komisionit është rregulluar me Statutin e komunës me të cilin cak-tohet kjo:

» Cilat bashkësi etnike, të cilat jetojnë në komunë do të jenë të paraqitura në komi-sion;

» Procedura për zgjedhjen e përfaqësuesve nga secila bashkësi si anëtarë të KMMB;

» Anëtarët e komisionit: numri i anëtarëve dhe numri i përfaqësuesve (anëtarëve nga secila bashkësi.

2.1.1 Bashkësitë etnike

Përcaktimi se cilat bashkësi duhet të jenë të përfaqësuara në komision, paraqet sfidë të madhe, duke pasur parasysh se në çdo komunë ekzistojnë bashkësi të cilat janë për-faqësuara me një numër mjaft të vogël. Statuti i komunës duhet të caktojë se cilat bash-kësi do të jenë të përfshira në komision, duke marrë parasysh rezultatet nga regjistrimi i fundit i bërë i popullatës dhe pronës. Këshilli duhet të vendosë cilat bashkësi janë të përfshira me numër të konsiderueshëm në komunë. Shpallja e thirrjes publike mund të ndihmojë të parandalohet lëshimi i çdo bashkësie relevante.

Kushtetuta i numëron këto bashkësi: Maqedonasit, Shqiptarët, Turqit, Vllehët, Romët, Serbët dhe Boshnjakët.

Këto bashkësi janë grupet të cilat janë përfaqësuar në numër më të madh në nivel na-cional. Ekzistojnë edhe grupe etnike të cilat nuk kanë pjesëmarrje në nivel nacional, por konsiderueshëm janë përfaqësuar në komunë të caktuar dhe janë të përmendura në resgjistrimin e popullsisë si ,,të tjerë” p.sh; egjiptianët, kroatët etj.

2.1.2 Zgjedhja e përfaqësuesve

Zgjedhja e përfaqësuesve përkatës të bashkësive paraqet sfidë plotësuese. Përfaqësuesit e zgjedhur duhet të jenë qytetarë të respektuar dhe me ndikim në suazat e bashkësisë së tyre. Me statut komuna duhet të vendosë cilat bashkësi do të jenë të përfaqësuara, për procedurën e zgjedhjes, për numrin e anëtarëve si dhe për numrin e përfaqësuesve

Page 12: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

13

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

nga secila bashkësi. Diferenca midis këtij dhe komisioneve tjera është në atë se anëtarët nuk duhet të jenë vetëm anëtarë të këshillit të komunës, rekomandohet që një pjesë e KMMB të jenë persona të jashtëm, për shkak të asaj se jo të gjitha bashkësitë etnike të cilat jetojnë në komunë kanë përfaqësuesin e tyre në këshillin e komunës.

Ekzistojnë disa mënyra të mundshme dhe metoda për zgjedhjen e anëtarëve të Komi-sionit:

• Nominim nga komisioni i komunës për emërim pas konsultimit paraprak me palët e interesuara relevante (shoqata të regjistruara dhe organizata qytetare të bashkësive të cilat jetojnë në territorin e komunës);

• Konkurs publik për paraqitjen e kandidatëve;

• Tubim i qytetarëve të përfaqësuesve nga bashkësia përkatëse;

• Propozim i kryetarit të komunës i cili përcaktohet me votimin e këshilltarëve;

• Anketa për mbledhjen e mendimeve të përfaqësuesve të bashkësive.

Gjatë zgjedhjes së anëtarit të KMMB është me rëndësi të vihen re edhe këto kritere:

• Personi të jetë shtetas i R. së Maqedonisë;

• Të ketë vendbanim të përhershëm në komunë;

• Të mos ketë kundër tij vendim të plotëfuqishëm gjyqësor për vepër e cila dëno-het me dënim me burg në kohëzgjatje mbi 3 vite.

2.1.3 Numri i anëtarëve të KMMB dhe numri i përfaqësuesve të secilës bashkësi

Ligji parashikon që secila bashkësi duhet të jetë në mënyrë të barabartë e paraqitur në KMMB, pa dallim të pjesëmarrjes në popullatën e përgjithshme të komunës, me qëllim që të mundësohet e drejtë e barabartë e votës për të gjitha bashkësitë. Numri i barabartë d.m.th se secila bashkësi do të ketë një ose dy ose tre ose më tepër përfaqësues në Komision.

Gjatë zgjedhjes së numrit të përgjithshëm të anëtarëve të KMMB, duhet të mbahet llog-ari që të ketë numër të mjaftueshëm, që të mundësohet diskutim. P.sh. për deri sa në komunë ka vetëm dy ose tri bashkësi dhe çdonjëra prej tyre nga një përfaqësues në komision, atëherë mundësitë për diskutim janë të kufizuara në dialog me nga dy ose tre përfaqësues dhe ashtu të vendoset një lloj forumi për diskutim. Në tjetër rast, për deri sa në komunë janë përfshirë 6-7 bashkësi, nominimi i më tepër se dy përfaqësuesve nga secila bashkësi, do të sjell deri te formimi i një Komisioni tejet të madh dhe do të jetë

Page 13: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

14

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

mjaft rëndë për punë dhe diskutim. Statuti i komunës duhet të caktojë numër optimal të anëtarëve të KMMB që të mundësohet debat i hapur dhe i sinqertë, duke mundësuar që secila bashkësi të nominojë përfaqësues me qëndrime të ndryshme.

2.2 Rregullorja

Rregullorja paraqet dokument formal të domosdoshëm për konkretizimin e të gjitha çështjeve të domosdoshme për punën e KMMB, pa e ngarkuar përmbajtjen e Statutit të komunës. Për dallim nga statuti, rregullorja nuk paraqet obligim ligjor, por më tepër është akt për atë shkak se është për përdorim të brendshëm të KMMB dhe prandaj do të duhet të përpunohet dhe të miratohet nga vetë KMMB.

Dobia kryesore e ekzistimit të këtij dokumenti është ajo se me atë shpjegohen rregul-lat themelore për punën e KMMB, jepet përshtypje e një trupi të organizuar mirë dhe transparent, mundësohen debate më efikase dhe më efektive dhe shmangen interpre-time të gabuara rreth tretmanit të çështjeve të cilat i shqyrton KMMB. Në rastin konkret, rregullorja duhet të përmbajë dispozita për detajet rreth përbërjes, organizimit dhe punës (thirrjes së seancave, afatet të drejtat dhe obligimet e anëtarëve në kuadër të KMMB, udhëheqje me seancat, përkrahja administrative-teknike e punës së KMMB, mënyra e komunikimit të këshillit komunal dhe trupave tjerë relevant). KMMB mund të kërkojnë ndihmë teknike gjatë përpunimit të rregulloreve të tyre.

Me rregulloren e punës rregullohen këto çështje:

• Cila gjuhë duhet të kujdeset në seancat e KMMB dhe çështja eventuale për përkthim;

• Detaje për përbërjen e KMMB: kush mund të thërret seancë konstitutive, pro-cedurë për konstituim, kuorum minimal të duhur për konstituim;

• Procedurën për zgjedhjen e kryetarit të KMMB;

• Autorizime dhe obligime të anëtarëve të KMMB – kryetari duhet të jetë ,,i pari midis të barabartëve”, vetëm të udhëheq me seancat dhe gjithashtu të ketë autorizim të informojë publikun për punën e KMMB. Pas listës standarde të të drejtave dhe obligimeve, në këtë kontekst edhe parimet e tolerancës, mirëkup-timit, dialogut, argumentimit, duhet të jenë të theksuara në veçanti;

• Me këtë rast duhet të mblidhet KMMB, sa shpesh dhe ku;

• Seanca të KMMB – kush thëret seancën, cilat janë afatet dhe procedurat për informimin e anëtarëve të seancës, si definohet dhe plotësohet agjenda, si dhe kush e përgatit dokumentacionin i cili është relevant për seancën, cili është

Page 14: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

15

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

kuorumi për mbajtjen e seancës2, kush e mban procesverbalin, si verifikohet i njejti, kush dhe si jep përkrahje teknike dhe administrative, si debatohet dhe vendoset për lloje të ndryshme të çështjeve, si dorëzohen dokumentet deri te Këshilli dhe deri te palët tjera të interesuara etj.

• Si i identifikon KMMB dhe zgjedh çështjet relevante.

Kjo do të duhet të bëhet në njërën prej këtyre mënyrave:

a) ndjekje e agjendave të Këshillit komunal;

b) në iniciativë të këshilltarëve komunal ose të komunikimit me

administratën komunale;

c) në iniciativë personale të anëtarëve të KMMB;ç) me shqyrtim të propozimeve/iniciativave të dorëzuara nga qytetarët;

d) me shqyrtimin e propozimeve të grupeve joformale dhe formale të

qytetarëve, partive politike, OJQ, bashkësive vendore

dh) me shqyrtimin e akteve të përgjithshme dhe dispozitave në

komunë dhe vlerësimin e ndikimit të tyre gjatë zbatimit të tyre në

bashkësitë e ndryshme etnike dhe marrëdhënieve të tyre.

• Lloji dhe formati i dokumenteve të dhëna nga KMMB;

• Lloji i dorëzimit të rezultateve nga puna e KMMB deri te Këshilli dhe te palët tjera të interesuara;

• Procedura për pranimin dhe ndryshimin e Rregullores për punë,

• Shfrytëzim i teknikave dhe input nga ekspertët (nga administrata ose ekspertë të jashtëm);

• Bashkëpunim i KMMB me palët tjera të interesuara, komunikimi me qytetarët, transparenca gjatë punës.

• Arkivim i rregullt, përkatës dhe në kohë të dokumentimit të përgjithshëm të KMMB në pajtim me Ligjin për punën arkivore.

2 E rekomandueshme është që në seancat të jenë të pranishëm të gjithë anëtarët që të mbahet balancimi midis bashkësive

Page 15: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

16

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

2.3 Përkrhaje nga ana e komunës

Që të mund që KMMB të funkcionojë në mënyrë përkatëse, duhet të sigurohen kushte të caktuara për punë dhe komunikim. Që t’a mundësojë punën e komisionit, komuna do të duhet t’i sigurojë këto kushte:

• Hapësirën për punë –hapësirë për mbajtjen e mbledhjeve të Komisionit, materi-ale të punës, qasje deri te ligjet e duhura, qasje në internet, hapësirë për punët përgatitore të anëtareve të komisionit.

• Pëkrahje administrative – të emërojë person përgjegjës nga ana e administratës komunale i cili do t’i kryejë punët administrative të komisionit, si p.sh. dërgimin e ftesave dhe korespondencë tjetër, mbajtje e procesverbalit të mbledhjeve, sigurim të dokumenteve të nevojshme dhe materiale tjera të nevojshme për punë.

• Buxhet për punën e Komisionit – puna e komisioneve bart shpenzime të cak-tuara lidhur me shpenzimet ditore të anëtarëve të KMMB, anëtarët nuk kanë të drejtë për rrogë, por ekziston mundësia për kompensimin e shpenzimeve të tyre ditore (për transport dhe ushqim) për shkak të pjesëmarrjes në mbledhje, duke marrë parasysh atë se në komunat rurale në KMMB marrin pjesë persona nga vendet e banuara të cilat janë më larg komunës.3 Buxhet për aktivitetet e propozuara nga Komisioni – komuna do të mund të përfshijë në programin e saj vjetor për punë, aktivitete të propozuara nga ana e KMMB, në pajtim me buxhetin e planifikuar.

3 Shih Ligjin për kryerjen e Buxhetit të R.M., 2007, neni 13-14

Page 16: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

17

3 Komunat në të cilat konform Ligjit duhet të formohen KMMB

Sipas LVL, 20 komuna janë të obliguara të themelojnë KMMB. Mirëpo, ato nuk formohen çdokund. Komunat të cilat kanë obligim të formojnë KMMB janë këto:

Nr. rend.

KomunaStruktura etnike e komunës/bashkësive të paraqitura në KMMB

1. Bërvenica Maqedonas, Shqiptarë, Serbë

2. Vraneshtica Maqedonas, Shqiptarë, Turq

3. Dibra Maqedonas, Shqiptarë, Turq, Romë

4. Dollneni Maqedonas, Shqiptarë, Turq, Boshnjakë

5. Zelenikova Maqedonas, Shqiptarë, Romë, Serbë, Boshnjakë

6. Jegunovca Maqedonas, Shqiptarë, Serbë, Romë

7. Kërçova Maqedonas, Shiptarë, Turq, Romë, Vllehë, Serbë

8. Krusheva Maqedonas, Shqiptarë, Turq, Vllehë, Boshnjakë

9. KumanovaMaqedonas, Shqiptarë, Turq, Romë, Vllehë, Serbë

10.Mavrova dhe Rostusha

Maqedonas, Shqiptarë, Turq

11. PetroveciMaqedonas, Shqiptarë, Turq, Romë, Serbë, Boshnjakë

12. Sopishta Maqedonas, Shqiptarë, Turq

13. StrugaMaqedonas, Shqiptarë, Turq, Romë, Serbë, Boshnjakë

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

Page 17: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

18

14. Tetova Maqedonas, Shqiptarë, Turq, Romë, Serbë, Boshnjakë

15. ÇashkaMaqedonas, Shqiptarë, Turq,Serbë, Boshnjakë

16. Çuçer SandevaMaqedonas, Shqiptarë, Serbë

17. ShkupiMaqedonas, Shqiptarë, Turq, Romë, Vllehë Serbë, Boshnjakë

18. ButeliMaqedonas, Shqiptarë, Turq, Romë, Vllehë Serbë, Boshnjakë

19. ÇairiMaqedonas, Shqiptarë, Turq, Romë, Vllehë Serbë, Boshnjakë

20. Shuto OrizareMaqedonas, Shqiptarë, Turq, Romë,Serbë, Boshnjakë

4 Formim i KMMB në komunat të cilat sipas Ligjit nuk janë të obliguara të formojnë trupa të këtillë

Disa komuna kanë formuar komisione edhe pse sipas ligjit nuk kanë qenë të obliguara ta bëjnë atë, deri më tani këtë e kanë bërë këto komuna: Vrapçishti, Konçe dhe Saraji. Në mandatin e kaluar KMMB kishte formuar edhe në Gostivar, Studeniçan, Vrapçisht, Drugovë dhe në komuna tjera. Bashkësitë e pakicës në këto komuna paraqesin më pak se 20% të popullatës. Kjo marrë përgjithësisht, paraqet shenjë pozitive për respektimin e bashkësive etnike të pakicës. Bashkësitë e pakicës në Gostivar dhe Studeniçan janë në prag të kufirit: bashkësitë e pakicës në Gostivar, sipas regjistrimit të v. 2002 arrijnë deri më 19,59%, për deri sa bashkësitë etnike të pakicës në Studeniçan arrijnë deri më 19,05%.

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

Page 18: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

19

5 Mandati i KMMB

Mandati dhe roli i KMMB, i pranuar si trup konsultativ i Këshillit të komunës dhe si Forum i të gjitha bashkësive në komunë do të mund të sumohen në këto tema:

» Çështje juridike-obligative lidhur me nenin 41 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (LVL)

» Preventim dhe zgjidhje e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve;

» Promovimi i tolerancës, bashkëpunimit dhe dialogut midis bashkësive.

5.1 Çështje juridike obligative

Roli i KMMB është që të paraqiten mendimet nga bashkësitë e ndryshme dhe në mënyrë plotësuese të informohen edhe vetë bashkësitë, veçanërisht tu shpjegohen gjendjet dhe situatat të cilat nuk kanë konotacion etnik, por ndoshta kanë qenë të interpretuara si të tilla. Lënda e diskutimit të anëtarëve të KMMB, janë çështjet të cilat kanë të bëjnë me nenin 41 të LVL-së:

Neni 41(Puna e bashkësive të Këshillit)

Regjistrimet të cilat kanë të bëjnë me kulturën, përdorja e gjuhëve dhe shkrimeve të cilat i flasin më pak se 20% të qytetarëve në komunë, përcaktimi dhe përdorja e flamurit dhe stemës së komunës, miratohen me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm të Këshil-lit, me çka patjetër duhet të ketë shumicë votash nga anëtarët e pranishëm të Këshillit të cilët u përkasin bashkësive të cilat nuk janë popullatë e shumicës në komunë.

Në rastet kur sillen vendime në lidhje me çështjet që janë me interes të veçantë për bashkësitë, Këshilli komunal është i detyruar ta përdor principin e shumicës së dyfishtë (e ashtuquajtur ,,Badinteri”). Këto iniciativa do ishte e dëshirueshme paraprakisht të jenë lëndë e rishikimit nga ana e anëtarëve të KMMB dhe mendimi i tyre të merret parasysh nga ana e Këshillit gjatë votimit të vendimeve. Ligji për vetëqeverisje lokale i paraqet çështjet vijuese:

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

Page 19: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

20

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

• Kulturë;

• Përdorimin e gjuhëve dhe alfabetin e bashkësive etnike joshumicë;

• Emrat e rrugëve dhe objekte tjera publike;

• Ndarjen dhe përdorimin e stemës dhe flamurit të komunës.

Shumicë e dyfishtë ose ,,Principi i Badinterit” paraqet procedurë për votim e parashi-kuar në Marrëveshjen kornizë të Ohrit, pika 5 (Procedura të veçanta parlamentare). Sipas kësaj dispozite për miratimin e ligjeve ose rregullave ku në mënyrë direkte ndikojnë ndaj çështjeve që kanë të bëjnë për bashkësitë jo shumicë, duhet të sigurohen vota shumicë me çka duhet të ketë vota shumicë nga ana e përkatësive të bashkësive që nuk janë shumicë. Kjo rregull vazhdon si në nivel qendror si dhe në atë lokal.

Në pjesën e kulturës kjo rregull zbatohet në rastet vijuese:

• Përkrahje institucionale dhe financiare e institucioneve dhe projekteve

kulturore;

• Promovim i folklorit, traditave, zanatet e vjetra dhe vlera të ngjashme kulturore;

• Organizimi i manifestimeve kulturore;

• Përkrahje të formave të ndryshme të veprimtarisë.4

Në pikëpamje të përdorimit të gjuhëve dhe shkrimit, Ligji për vetëqeverisje lokale jep rregulla të qarta:

• Në komunat, gjuhë zyrtare, përveç gjuhës maqedone dhe alfabetit të saj qirilik, është edhe gjuha dhe alfabeti që i përdorin më së paku 20% nga qytetarët e komunës;5

• Për përdorimin e gjuhëve dhe shkrimin që përdoren nga më pak se 20% qytetarë në komunë, vendim sjell këshilli komunal.

Emrat e rrugëve, sheshet, urat dhe objektet tjera publike përcaktohen me vendim të këshillit komunal, me përdorimin e ,,Shumicës së Badinterit” dhe me rregullat vijuese:

4 Relevantë janë ligjet vijuese: Ligji për kulturë, Ligji për biblioteka, Ligji për muzejet, Ligji për përmendoret, Ligji për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore 5 Sipas të dhënave nga regjistrimi i amvisërisë dhe popullata e R.M-së nga 2002, 55% nga popul-lata jeton në komuna ku së paku një bashkësi është paraqitur me më shumë se 20%

Page 20: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

21

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

• Emri i objektit infrastrukturor mundet të jetë i përcaktuar me: rëndësi gjeografike, etnografike, historike ose rëndësi tjetër, emër te personit të njohur nga historia, shkenca dhe kultura, emra tjerë të përshtatshëm, si dhe ngjarje e rëndësishme dhe data, në bazë të listës së emrave të përcaktuar nga Këshilli komunal me marrjen e pajtueshmërisë nga Qeveria.

• Nuk është e lejuar në objekte infrastrutkurore të lihen emra që e fyejnë dinjitetin e shtetit, i fyejnë ndjenjat nacionale të qytetarëve maqedonas dhe qytetarëve të shteteve tjera, si dhe nëse i keqësojnë marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, traditat dhe moralin publik.6

Përcaktimi dhe përdorimi i stemës dhe flamurit të komunës janë të rregulluara me Ligjin për përdorimin e flamujve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë, në të cilën qëndron kjo: Këshilli komunal miraton vendim për përcaktimin e trupit kompetent për theksimin e flamurit të bashkësisë në komunat ku shumica e qytetarëve (mbi 50%) i takojnë bashkësisë së caktuar.

Çështjet e lartëpërmendura konsiderohen për relevante për marrëdhëniet ndërmjet bash-kësive, që do të thotë se çdo herë Këshilli miraton dispozitë të lidhura me këto çështje, është i detyruar ta merr parasysh mendimin e Komisionit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive.

5.2 Preventim dhe zgjidhje të konflikteve dhe mosmarrveshjeve

Ekzistojnë shumë ngjarje dhe raste të cilat drejtpërdrejtë ose në mënyrë indirekte mund të nxisin jotolerancë dhe jobesim ndër etnik, ose të gjenerojnë humbje të besimit ose konflikteve. Në përditshmëri (si rezultat i ndikimit politik, nxitje, paragjykime ose stereo-tipe), ka ngjarje dhe raste të cilat njerëzit i interpretojnë si motivime etnike ose si konflikt ndër etnik. Analizat e mëtejme të këtyre rasteve mund të tregojnë se ato nuk kanë qenë motivime etnike si dhe zgjidhja mundet të gjendet me diskutim konstruktiv. Në periudhën e kaluar, si më karakteristike, ishin vërejtur këto raste vijuese:

• Kontestet ndërmjet fëmijëve nëpër shkolla dhe kontestet ndërmjet fëmijëve në rrugë;

• Segregimi i fëmijëve dhe nxënësve;

6 Ligji për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekte tjera infrastrukturore, Gazeta zyrtare e RM-së, 66/2004

Page 21: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

22

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

• Konteste rreth kullotjes së bagëtisë;

• Shkatërrimi / vandalizmi i varreza dhe shenja rrugore;

• Shkatërrimi i autobusëve (hudhja e gurrëve ndaj autobusëve dhe trenave)

Me qëllim që të veprohet në mënyrë preventive ndaj këtyre rasteve, KMMB komunale duhet të diskutojnë për këto probleme, t’i japin mendimet e tyre dhe të propozojnë zgjid-hje të mundshme dhe masa preventive deri te Këshilli i komunës. Gjithashtu, KMMB mundet të organizon takime të përbashkëta me përfaqësues nga bashkësite e ndryshme etnike për të debatuar dhe të parandalojnë tensione të mëtejme me përfaqësues nga bashkësitë e ndryshme etnike për të debatuar dhe të ndalojnë tensione të mëtejme ose ngjarje dhe situata të ngjashme. KMMB mundet të luan rol kryesor duke punuar me të gjitha planet e involvuara dhe përgjegjëse, të ndërmjetëson dhe të kyqet në diskutime me to.

Shembuj pozitiv:Në mandatin e kaluar, KMMB nga Komuna e Sopishtës ishte një ndër më aktivet me mbajtjen e më shumë se dhjetë seanca të KMMB, si dhe më e njohur ishte me përkrahjen e iniciativës së komunës për promovimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet bashkësive dhe njohjen e traditave fetare nëpërmjet organizimit të takimit të Bajramit në vendin e banuar Shën.Petka dhe takimi i Krishilindjeve në komunën e Sopishtes me çka qytetarët nga besime të ndryshme shkojnë që t’ua urojnë festën bashkban-orëve, si dhe janë të pritur me të gjitha traditat që i mirëmbajnë bashkësitë në lidhje me këto festa

Page 22: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

23

6 Rekomandime deri te këshilli i komunës për zgjedhjen e anëtarëve të KMMB

Për shkak të mosekzistimit të udhëzimit nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe për shkak të fleksibilitetit që e ofron statuti i tyre, komunat kanë formuar KMMB në bazë të gjendjeve lokale dhe karakteristikave. Anëtarsimi në KMMB kryesisht përbëhet nga anëtarë të këshillit dhe anëtarë të jashtëm. Në përbërjen e komisioneve, anëtarët të cilët janë edhe këshilltarë, shpesh herë kanë më shumë informacione dhe ndikim më të madh politik. Nga ana tjetër, këta anëtarë mund të paraqesin edhe rrezik për punën e KMMB për shkak të ndikimeve të mundura politike.

Roli i Komisionit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive do të merr mendim dhe rëndë-si në qoftë se plotësohen kushtet dhe të njejtat paraqesin formë nëpërmjet së cilës qytetarët e bashkësive etnike joshumicë do të sigurojnë participim efektiv në zhvillimin lokal të komunës.

» Kandidimi dhe zgjedhja e anëtarëve të jetë e vendosur në bazë të gjërë (të del nga kornizat e ngushta të Këshillit dhe partive politike: të përfshihen qytetarët, liderët lokal, organizatat qytetare (OQ), publiku, mediat etj.);

» E domosdoshme është të ekziston thirrje publike për paraqitje të interesit, nëpërmjet komunikimit intensiv me OQ dhe partitë politike të bashkësive më të vogla etnike dhe liderëve lokal dhe rekomandime për person të caktuar i respektuar dhe i pranuar në bashkësi;

» Për anëtarë të Komisionit të jenë të propozuar dyherë më shumë kandidatë nga numri i nevojshëm dhe më së paku gjysma të jenë kandidate femra;

» Të jetë i formuar nga numër i njëjtë i anëtarëve nga të gjitha bashkësitë,

» Kryetari të mos jetë nga bashkësia shumicë në komunë;

» Komisioni, nga rradhët e anëtarëve të saj, secilin vit, me princip alternimi t’a zgjedh kryetarin dhe zëvendës kryetarin;

» Për shkak të pavarësisë politike, mandati i anëtarëve të KMMB, të vazhdojë 3 ose 5 vjet, respektivisht të mos ndeshet me mandatin e anëtarëve të këshillit të komunës.

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

Page 23: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

24

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

6.1 Profil i anëtarit përkatës të KMMB

Anëtari përkatës i KMMB e rekomandueshme është që t’i përmbush kriteret vijuese, por jo edhe të kufizohet me ato:

• Të jetë i respektuar dhe i pranuar nga bashkësia e tij dhe nga bashkësitë tjera;

• Të ketë njohuri në gjendjet lokale dhe nevojat e qytetarëve;

• Njohje e mirë e vlerave dhe traditave të të gjitha bashkësive etnike të cilët je-tojnë në komunën e dhënë;

• Njohje e përgjithshme e teknikave dhe metodave për preventim dhe zgjidhje të konflikteve, si dhe meditim;

• Aftësi dhe shkathtësi për punë në ekip;

• Mirëkuptim për nevojat e tjetrit;

• Tolerant;

• Përvojë ose dëshirë për punë vullnetare

Page 24: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

25

7 Komunikim ndërmjet KMMB dhe këshillit të komunës

Me rëndësi të madhe për funksionimin e KMMB është vëzhgimi i rregullt i rendit të ditës në seancat e Këshillit të komunës që të mundet të identifikon çështje relevante që janë në kompetencë të saj. Gjithashtu, anëtarët e Këshillit mund të kërkojnë mendim nga KMMB në qoftë se në agjendën e Këshillit të komunës gjendet çështja që është në kompetencë të saj. Në të dy rastet e nevojshme është ekzistimi i komunikimit të zhvilluar në formë të shkruar në relacion Këshill – KMMB – Këshill.

Në këtë mënyrë, Komisioni do të kishte hapësirë të mjaftueshme të takohet dhe t’i dis-kuton çështjet si dhe të konsultohet me ekspertë për çështje të caktuar konkrete. KMMB gjithashtu, është i autoirizuar të kërkon edhe ndihmë nga administrata komunale gjatë elaborimit të çështjeve të caktuara. Si hap konkret procedural në këto raste, KMMB e dorëzon mendimin/propozimin e vet deri te Këshilli para se ai të sjell vendim për çështje të caktuar.

Mënyra e dorëzimit të rezultateve nga puna e KMMB deri te Këshilli definohet me Rregul-loren për punë të KMMB, por rekomandohet rregullisht, përkatësisht dhe në kohë të duhur arkivimin e dokumentacionit të plotë të KMMB konform Ligjit për punë arkivore.

Emërimi i personit përgjegjës nga ana e administratës komunale e cila do t’i kryen punët administrative të Komisionit mundet shumë ta lehtëson punën e KMMB nga aspekti logjistik dhe administrativ, si për shembull, dërgimin e ftesave dhe korespodencën tjetër, udhëheqjen e procesverbalit nga mbledhjet, sigurimin e dokumentave të nevojshëm dhe materiale tjera të nevojshme për punë. Kjo del nga neni 60 nga Ligji për vetëqeverisje lokale, ku është parashikuar administrata komunale t’i përgatit seancat e këshillit, si dhe seancat e komisioneve ekzistuese dhe të përkohshme.

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

Page 25: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

26

8 Bashkëpunim i KMMB me palë tjera të interesuara

8.1 Bashkëpunim me mediat

Mediat paraqesin burim të rëndësishëm të informacioneve për anëtarët e KMMB për lëmitë relevante me interes për punën e KMMB. Nga ana tjetër prap, mediat janë mjetet kryesore për prezantimin e zërit të KMMB, duke mundësuar qasje të informacioneve për punën e KMMB, qëndrimet e çështjeve të caktuara dhe mundësitë që qëndrimet e tyre të arrijnë në audiencën më të gjërë. Mu nëpërmjet mediave, KMMB mund të ndërtojnë ura deri de qëllimi i tyre grupor, përkrahës, donatorë dhe personalitete ndikuese, si dhe të ndikojnë ndaj mediave të njoftojnë për shembujt pozitiv në raportet ndërmjet bashkë-sive.

Duke pasur parasysh rëndësinë e mediave, si kanale kryesore për informacione/komu-nikim, aktorët relevant shoqëror, si dhe partnerë dhe aleatë potencial, dhe për shkak të transparencës në punën e tyre, e domosdoshme është KMMB t’i ndërmarrin aktivitetet vijuese:

- Të vendosin komunikim të rregullt me mediat;

- KMMB të paraqet organ relevant për dhënien e mendimeve për punë që kanë të bëjnë për çështjet e bashkçsive joshumicë;

- Të sigurohet pjesëmarrje e rregullt e mediave në seancat e KMMB;

- Të caktohet person për kontakt, përgjegjës për kontaktet me mediat;

- Kontakt detaje të anëtarëve të KMMB të jenë të theksuara në vende të pashme (tabelë shpallëse e komunës, internet faqe, portale komunale, informatorë të mediave lokale etj).

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

Page 26: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

27

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

8.2 Bashkëpunim me shoqatat e qytetarëve

Organizatat qytetare (OQ) janë formë e rëndësishme për pjesëmarrje dhe ndikim në pro-cesin e vendosjes në bashkësinë lokale. Në vitet e kaluara, sektori qytetar e zmadhoi aftësinë e vet të kryen aktivitete përkrahëse dhe lobuese, si dhe të bashkëpunon me pushtetet lokale.

OQ kanë marrë pjesë në diskutime publike për identifikimin e prioriteteve për zhvillim lokal. E kanë të kultivuar marrëdhëniet me pushtetet lokale dhe shumica e kryetarëve e kuptojnë nevojën për partneritet me sektorin e qytetarëve. Disa nga ata kanë krijuar vende të punës për lidhje me OQ për t’i koordinuar aktivitetet ndërmjet OQ dhe pushtetin komunal.

Rreth 300 OQ aktive (nga 6000 të regjistruara) luajnë rol të rëndësishëm në kërkesat e të drejtave të qytetarëve dhe në nxitjen e qytetarëve të marrin pjesë në procesin e vendim-marrjes. Me programe dhe projekte të mira, këtu OQ do të mundeshin të jenë akoma më aktive në promovimin e vetëdijes dhe sigurimin e informacioneve për aktivitetet e vetëqeverisjes lokale.

Anëtarsimi në këto shoqata lokale siguron mënyrë të organizuar të lobimit dhe kryerje të presionit për t’u promovuar interesat lokale. Pushteti lokal duhet t’i përfshin të gjitha interesat e tillë në shoqërinë qytetare për të ndihmuar në mobilizimin e resurseve për zhvillimin ekonomik lokal dhe social. Për shkak se institucionet e vetëqeverisjes lokale janë relativisht të dobëta, ndikimi i këtyre aktorëve të dhënë mundet të ketë ndikim të rëndësishëm ndaj zhvillimit lokal dhe kualitetit lokal të jetës së qytetarëve.

Në këtë kontekst, e rëndësishme është pjesëmarrja e përfaqësuesve të sektorit qytetar në KMMB, të cilët me përvojën e tyre do t’a avancojnë punën e vet komisionit dhe një-kohësisht do të kontribojnë për ballafaqim efikas me sfidat dhe problemet, përfshirja më e madhe e sektorit OQ në punën e KMMB do të thotë edhe shikim më të madh dhe afrim deri te qytetarët.

Kjo rrjedh nga fakti se organizatat e qytetarëve disponojnë me ekspertë dhe përvoja në lëminë e standardeve të pranuara ndërkombëtare të të drejtave njerëzore dhe të minoriteteve, mënyra të komunikimit konstruktiv, si dhe preventim dhe zgjidhje të konf-likteve.

Page 27: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

28

9Rekomandime për punën e ardhshme dhe funksionimi i KMMB

» Mandati ligjor i KMMB komunale duhet të forcohet. Ndikimi i tyre në zgjidhjen e çështjeve nga natyra etnike, duhet të kontribon dhe mandati i tyre ligjërisht të sigurohet. Mendimi ose rekomandimi nga ana e KMMB deri te këshilli komunal, në lidhje me çësht-jet specifike të komunës, mundet të bëhet i detyrueshëm para se të votohet për masa.

» Me rëndësi të veçantë është që Komisionet të kenë një dokument themelor që i përmban regullativat kryesore për punën e tyre, përderisa në secilin dokument ta ako-modon në gjendjen lokale, në kuadër të ligjit.

» Të gjithë anëtarët e KMMB duhet të trajtohen njësoj kur bëhet fjalë për kompen-simin. Sipas ligjit, anëtarët e këshillit marrin kompensim për secilën seancë, por jo edhe anëtarët e jashtëm. Nenet 45 dhe 55 nga LVL duhet të reformulohen me qëllim të siguro-hen të drejta të njejta për të gjithë anëtarët e KMMB.

» KMMB duhet të kenë buxhet të vetin për implementimin e projekteve. Pushtetet lokale dhe organizatat ndërkombëtare duhet të jenë të vetëdijshme për potencialin që e posedojnë KMMB në promovimin e marrëdhënieve të mira në nivel lokal.

» E nevojshme është të implementohen fushata për ngritjen e vetëdijës për rolin dhe funksionin e KMMB si dhe për atë se si ato mund të kontribojnë që KMMB në kultivimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike në shoqëri, duke përfshirë të gjitha bashkësitë në procesin e sjelljes së vendimeve në lidhje me çështjet etnike.

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

Page 28: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

29

10 Përvoja nga shtete tjera

Republika e Sërbisë – Këshillat për marrëdhënie ndërnacionale

Republika e Sërbisë sipas shënimeve demografike ndodhet në shtet etnik relativisht het-erogjen. Sërbët përbëjnë rreth 83% nga popullata. Bashkësia minoritare më e madhe në Sërbi është ajo hungareze, e cila vetëm në strukturën e popullatës merr pjesë me më shumë se 3%, pastaj vijojnë boshnjakët dhe romët, ndërsa gjysma tjetër e popullatës minoritare e përbëjnë jugosllovenët, kroatët, shqiptarë, sllovakë, vlleh, rusë, ukrainas, maqedonas, romun etj. Në përshtatje me këtë Sërbia ka të zhvilluar praktikë të caktuar multikulturore të nivelit normativ dhe institucional.

Këshillat për marrëdhënie ndërnacionale janë relativisht organe të reja dhe paraqesin formë të vetme institucionale për ruajtjen e marrëdhënieve stabile ndërnacionale dhe mbrojtje të të drejtave të pakicava në nivel të vetëqeverisjes lokale në R. e Sërbisë. Këto këshille janë hyrëse në Ligjin për vetëqeverisje lokale nga viti 2002. Sipas kritereve, që ky ligj i vendosi, nga gjithsej 169 komuna në Sërbi, 68 kanë strukturë multietnike të popullatës (41 në Vojvodinë dhe 27 në Sërbinë Qendrore). Me procesin e themelimit të këshillave fillohet në gjysmën e dytë të 2004 dhe deri më sot këshilla janë formuar në 43 komuna, nga të cilat 33 janë nga Vojvodina.

Në Këshillat marrin pjesë përfaqësues nga populli serb dhe pakicat nacionale. Anëtarët propozohen nga ana e trupit punues për çështje administrative dhe kadrovike pranë Kuvendit komunal.

Kompetencat e këshillave janë që të shqyrtojnë çështje të lidhura me realizimin, mbrojtje dhe promovim të barazisë nacionale në pajtueshmëri me ligjin, t’a informojnë kuvendin komunal për propozimet dhe qëndrimet e tyre me të cilat kuvendi duhet të shprehet si të fillojnë procedurë para Gjyqit Kushtetues për legalitetin e vendimeve të kuvendit komu-naë në rast që t’i shkelin të drejtat e popullit serb ose pakicave nacionale.

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

Page 29: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

30

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

Republika e Kroacisë – Kuvendi dhe përfaqësuesit e pakicave nacionale

R. e Kroacisë e garanton të drejtën e përfshirjes së përkatësive të pakicave nacionale në trupat përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe rajonale. Me qëllim avancimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e pozitës së pakicave nacionale në shoqëri, përfaqësuesit e pa-kicave nacionale zgjedhin, në mënyrë dhe kushte të caktuara me ligjin kushtetues për të drejtat e pakicave nacionale nga 2002, përfaqësues të tyre për shkak të pjesëmarrjes në jetën publike dhe menaxhimin e nivelit lokal nëpërmjet kuvendit dhe përfaqësues të pakicave nacionale në njësitë e vetëqeverisjes.

Në njësitë e vetëqeverisjeve në rajonin e të cilit përfaqësuesit e pakicave të caktuara nacionale marrin pjesë me më së paku 1,5% nga e tërë popullata e vetëqeverisjes, në njësitë e vetëqeverisjes lokale në rajonin e së cilës jetojnë më shumë se 200 përkatësive të pakicave të caktuara nacionale, si dhe në njësitë e vetëqeverisjes rajonale në rajonin e së cilës jetojnë më shumë se 500 përfaqësues të pakicave nacionale, secila pakicë mund të zgjedh kuvend në pakicë nacionale.

Në kuvendin e pakicave nacionale të komunës zgjedhen 10 anëtarë, në kuvendin e pa-kicave nacionale të qytetit zgjedhen 15 anëtarë, përderisa prap në komunë zgjedhen 25 anëtarë të përkatësive të pakicave nacionale.

Kuvendi i pakicave nacionale paraqet person juridik joprofitabil. Cilësinë e personit juridik e fiton me regjistrimin në regjistrin e kuvendit të pakicave nacionale, të cilin e udhëheq ministria kompetente për udhëheqje të përgjithshme.

Kuvendi i pakicave nacionale ka të drejtë të propozon masa për avancimin dhe pozitën e pakicave, të propozon kandidatë për organet e drejtorisë shtetërore dhe vetëqeverisjes, të jetë i njoftuar për të gjitha çështjet që i shqyrtojnë trupat punues të njësive vetëqever-isëse, dhe kanë të bëjnë me pakicat nacionale, mund të japin propozime dhe mendime për programet e radios dhe televizionit në nivel lokal dhe regjional, të cilat kanë të bëjnë me çështjet e pakicave, përderisa prap ministria njësive të vetëqeverisjeve është e de-tyrueshme nga kuvendi të kërkon mendim dhe propozime për aktet që i rregullojnë të drejtat dhe liriteë e pakicave nacionale.

Page 30: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

31

11 Adresa të përdorura:

» Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) www.zels.org.mk

» Agjencioni zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) www.swisscooperation.org.mk » OSBE Misioni në Maqedoni www.osce.org/skopje/gov.mk

» Ministria e vetëqeverisjes lokale (MVL)

www.mls.gov.mk

» Qeveria e R. së Maqedonisë www.vlada.mk » Kuvendi i R. së Maqedonisë www.sobranie.mk » OSBE Misioni në Serbi www.osce.org/serbia

» Këshilli i Europës www.coe.int

» Instituti për zhvillim të bashkësive (IZHB) www.mic.org.mk

» Vlera të përbashkëta www.cv.org.mk

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

Page 31: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

32

12 Bibliografia

Komisionet për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Vendosja, mandati dhe përvoja ekz-istuese, Shoqata “Instituti për zhvillim të bashkësive”, Tetovë, 2007;

Komisioni për marrëdhënie ndërmjet bashkësive – mundësi për participim efektiv të bashkësive etnike (pakicave) në procesin e vendosjes në nivel lokal në Republikën e Maqedonisë, Vlera të përbashkëta, 2007;

Saveti za me|unacionalne odnose, Modeli, Odluke o osnivawu i Pravilnika o radu, Organizacija za evropsku bezbednost i saradwu Misija u Srbiji, Beograd, 2009;

Ueb faqja e Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) - www.zels.org.mk;

Ligji për vetëqeverisje lokale , Gazeta zyrtare 5/2002;

Ligji për ekzekutim të buxhetit të R.M-së 2007;

Ligji për kulturë, Gazeta zyrtare 59/2003;

Ligji për biblioteka, Gazeta zyrtare 66/2004;

Ligji për përmendore, Gazeta zyrtare 66/2004;

Ligji për mbrojtje të trashigimisë kulturore, Gazeta zyrtare 20/2004;

Ligji për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastruk-turore, Gazeta zyrtare 66/2004.

Doracak praktik për punën e komisioneve për marrëDhënie miDis bashkësive

Page 32: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe
Page 33: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

CIP - Katalogizacija vo publikacija

Nacionalna i univerzitetska biblioteka “SV. Kliment Ohridski” , Skopje

352.075.2:323.1(497.7) (036)

DORACAK praktik për punën e Komisioneve për

mardhënie mes bashkësive / [pergatiti Lulzim Haziri ... [i dr.] ; përkthyen Arta

Kiki, Naim Etemi ].- Shkup: Baskhësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të

Republikës së Maqedonisë – BNJVL, 2009. – 32 str.: tabeli ; 21 sm

Fusnoti kon tekstot. - Lulzim Haziri, Margita Stojanoviç, Skender Mehmeti,

Abdulazis Fejzulahu. - Bibliografija: str. 30

ISBN 978-9989-186-37-0

1. Haziri, Lulzim � avtor �

a) Komisii za odnosi me|u zaednicite - Op{tini - Makedonija-

Vodi~i

COBISS.MK-ID 78937610

Page 34: DORACAK PRAKTIKzels.org.mk/Upload/Content/Documents/Изданија/AL... · 2009-09-17 · Roli kyç i BNJVL-së për krijimin e sistemit më të mirë politik në nivel lokal dhe

DORACAK PRAKTIK P�R PUN�N E KOMISIONEVE P�R MARR�DH�NIE MIDIS BASHK�SIVE

DORACAK PRAKTIK P�R PUN�N E KOMISIONEVE P�R MARR�DH�NIE MIDIS BASHK�SIVE

BNJVL e R.M.Zhenevska pn, 1000 ShkupTel. 02 30 99 033 Fax. 02 30 61 994e- mail: [email protected]: www.zels.org.mk