30

DORACAK PËR IMPLEMENTIMIN E - ekvalis.org.mk fileFormat dhe metodat e mësimdhënies 17 Rëndësia e implementimit të arsimimit paqësor në sistemin formal edukativo-arsimor 20

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

DORACAK PËR IMPLEMENTIMIN E ARSIMIMIT PAQËSOR NËPËR

SHKOLLA

Redaktues: Angel Dimitrievski dhe Sanja Mihajlovska

Bashkëpunëtorë profesional: Jana Stanoeska, Elizabeta Angeleska, Snezhana Georgievska, Klaudija Guxhevska, Visar Sopaj, Biljana

Nikolovska Prlja, Natasha Mladenosksa Toshevska, dhe Nazime Ajradini

Dizajnimi grafik: Sandra Andonovska

Ky doracak është i krijuar nga Shoqata për zhvillimin edukativ “Ekvalis”, me mbështetje nga Fondacioni Rinor Europian dhe Këshilli i Europës. Ky doracak nuk i pasqyron qëndrimet oficiale të Këshillit të Europës.

3

Përmbajtje 3

Parathënie 4

Çka paraqet arsimimi paqësor? 6

Temat e arsimimit paqësor:

• Stereotipet, paragjykimet dhe diskrimimi

• Gjinia, rolet e gjinisë dhe stereotipet, si dhe maskuliniteti toksik

• Konfliktet, parandalimi dhe zgjidhja e tyre

• Ekskluzioni shoqëror, integrimi dhe inkluzioni

8

8

10

12

15

Format dhe metodat e mësimdhënies 17

Rëndësia e implementimit të arsimimit paqësor në sistemin formal edukativo-arsimor 20

Programi i orëve mësimore të arsimimit paqësor 21

Rekomandime për përfshierjen e arsimimit paqësor 27

Literatura e shfrytëzuar 29

4

PARATHËNIE

Për Shoqatën për zhvillim edukativ “Ekvalis”

Shoqata për zhvillimin edukativ EKVALIS - Shkup, paraqet një organizatë me vendndodhje në qytetin e Shkupit, e cila punon me rininë dhe për të në nivel lokal, nacional dhe ndërkombëtar. Emri “Ekvalis” rrjedh nga fjala latine “Aequalis”, që do të thotë “barabarësi”. Organizata ka për qëllim të ofrojë një qasje të barabartë deri në një lloj të arsimimit që promovon barabarësinë. Misioni i “Ekvalis” është t’i kyçë qytetarët në proceset e ndryshimeve shoqërore me anë të cikleve të arsimimit, qasjeve kritike, analizës dhe një lloj aksioni. Proektin “Arsimimi paqësor për paralele inkluzive” e ndërmorrëm nga nevoja dhe misioni që arsimimi paqësor të ekziston edhe në sistemin tonë formal edukativo-arsimor.

Për fondacionin rinor Europian

Proekti “Arsimimi paqësor për paralele inkluzive” paraqet bashkëpunim mes “Ekvalis”, SHMQSH “Vëllezërit Miladinov” dhe Teatrit të hijeve “Hije dhe mjegulla”, kurse mbështetet nga Fondacioni rinor Europian (EYF) të Këshillit të Europës. Fondacioni rinor Europian (EZF) paraqet një fond i cili është themeluar në vitin 1982 me seli në Strazbur, nga ana e Këshillit të Europës, dhe i cili ka për qëllim të sigurojë mbështetje financiare dhe arsimore për aktivitete të ndryshme të rinisë në Europë. Mes aktiviteteve të shumta të cilat mbështeten, janë edhe aktivitetet në të cilat përfshihet edhe proekti “Arsimim paqësor për paralele inkluzive”. Ky pilot - aktivitet përcakton “intervenime”, të cilat mund të japin zgjidhje për ndonjë sfidë shoqërore tek të rinjtë në nivel lokal.

5

Proekti: Arsimim paqësor për paralele inkluzive

Proekti “Arsimim paqësor për paralele inkluzive” zgjati 6 muaj dhe është i dizajnuar për dhe me nxënësit e SHMQSH “Braqa Milladinovci”. Gjatë këtij proekti, nxënësit kishin mundësi të ndjekin program intenziv për arsimim paqësor, të përbërë nga punëtoritë për ndërtimin e ekipeve, kohezion mes ekipeve, kulturës, shumëllojshmërisë, kyçjes shoqërore dhe luftës kundër paragjykimeve, stereotipeve, diskriminimit dhe segregacionit, për komunikacionin, gjinitë dhe barazitë gjinore, konfliktet dhe zgjedhjen e konflikteve, dhuna dhe mediumet. Të gjitha punëtoritë zhvilloheshin me metoda dhe teknika joformale, si dhe me kyçje të platformave kreative për edukim, siç është teatri i hijeve.

6

ÇKA PARAQET ARSIMIMI PAQËSOR?

Arsimimi paqësor i përfshin elementet kryesore të arsimimit dhe paqes. Nën termin proces arsimor nënkuptojmë përcjellje njohurish dhe aftësish në mënyrë të organizuar, sistematike, institucionale dhe formale, si dhe përcjellje e vlerave dhe normave elementare të cilat janë të pranueshme në një shoqëri të caktuar, por që nuk e përfshin konceptin e paqes. Para së gjithash, duhet të bëjmë dallim të rëndësishëm mes paqes pozitive dhe asaj negative. Paqja negative definohet si mungesë e dhunës së madhe fizike, ose mungesë e gjendjes së luftës. Paqja pozitive nënkupton zhvillimin e një shoqërie ku përveç mungesës së dhunës së drejtëpërsëdrejtë, nuk kemi dhunë strukturore ose padrejtësi shoqërore. Sipas kësaj, arsimimi i paqes mund të definohet si lëmi interdisciplinare e arsimit, qëllimi i së cilës është të arrihet arsimimi për paqe në nivel institucional.

7

Arsimimi paqësor ka për qëllim t’u ndihmojë nxënësve të marrin aftësi për të identifikuar një situatë konfliktuoze, të dijnë se nuk duhet të përdoret dhuna për zgjidhjen e konflikteve dhe t’i forcojnë aftësitë për veprim aktiv dhe të përgjegjshëm në shoqëri për promovimin e vlerave të paqes. Për dallim të konceptit të zgjidhjes së dhunës, i cili mund të konsiderohet si retroaktiv - veprimi për të zgjidhur problemin e dhunës pasi ky ka ndodhur - arsimimi paqësor ka qasje më proaktive. Qëllimi i tij është që prej më përpara të ndalohet konflikti, para se të ndodh ai, dhe më mirë të edukohen fëmijët dhe shoqëria për ekzistencën e jodhunës, bazuar në themelet e jodhunës, në barabarësi gjinore, tolerancë, barabarësi, respektim të të drejtave njerëzore, respektim të dallimeve dhe inkluzion shoqëror dhe

drejtësi.

8

TEMAT E ARSIMIMIT PAQËSOR

Në pjesën shtesë të këtij doracaku do të jenë të përpunuara 4 tema të cilat janë lëndë e studimit të arsimimit paqësor. Arsimimi paqësor paraqet një koncept më të gjërë se këto tema të ofruara, mirëpo në suaza të punës sonë me nxënës dhe profesorë, kishim përshtypjen se këto tema janë ato që më së shumti ndërthurren me përvojat e të gjithë grupeve të nxënësve dhe profesorëve. Në vijim, prezantojmë temat nga të cilat bazohen shembujt e orëve mësimore të përpunuara mëtej në këtë doracak.

TEMA 1 : STEREOTIPET, PARAGJYKIMET DHE DISKRIMINIMI

Stereotipet

„Stereotipet definohen si krijim i një fotografie të gjeneralizuar për një grup njerëzish, e cila njëkohësisht është shumë e thjeshtëzuar ose e rrejshme. Stereotipet shpiejnë deri tek kategorizimi shoqëror që është një nga arsyet e paragjykimeve (psh: mentaliteti “ato” dhe “ne”), i cili shpie deri te “grupi - brenda” dhe “grupi - jashtë” (Bakiu dhe Petrovska).

“Mjediset shkollore janë hapësira në të cilat formimi i grupeve të nxënësve është një paraqitje shumë e shpeshtë, dhe kjo dukuri ndodh sidomos nëpër shkolla ku kemi gjuhë të ndryshme në të cilat zhvillohet mësimi. Meg-jithatë, formimi i grupeve mund të paraqitet edhe mbi bazë të statutit fi-nanciar, suksesi në mësim, gjendja e aftësive të kufizuara, identitetit gjinor ose orientimit seksual. Duhet të kemi parasysh se stereotipet paraqesin gjeneralizime të cilat nuk ekzistojnë për shkak të një nxënësi, por ato bu-rojnë nga besimet ekzistuese të paarsyeshme të një bashkësie. Shembuj të stereotipeve janë: “Nxënëset janë hendbolliste të këqija” ose “Meshkujt nuk kanë ndjenja”.

9

Paragjykimet

Paragjykimet janë të ekzistuarit e stereotipeve rreth një individi ose të grupi të caktuar. Ato paraqesin vlerësime, ide ose parabindje të cilat shpeshherë nuk janë të bazuara në fakte apo informata të sakta, të kontrolluara ose relevante. Jo të gjithë njerëzit janë të vetëdijshëm se janë duke paragjykuar dhe kjo do të thotë se manifestimi i tyre jo gjithmonë është i qëllimshëm, dhe se disa njerëz veprojnë sipas paragjykimeve të caktuara, mirëpo këtë e bëjnë në mënyrë të pavetëdijshme (Bakiu dhe Petrevska). Detyra e arsimimit paqësor është t’i edukojë nxënësit, profesorët dhe të gjithë mjedisin shkollor në lidhje me paragjykimet e tyre dhe të tjerëve, të mundësojë hapësirë për mirëkuptim ndaj paragjykimeve, ta analizojë dhe ta kundërshtojë prejardhjen e tyre, që të mund të vijë deri te tejkalimi i tyre.

Diskriminimi

Diskriminimi paraqet praktikë ose veprim të padrejtë drejtuar një individi ose një grupi. Sjelljes diskriminuese shpeshherë i gjenden rrënjët nga stereotipet dhe paragjykimet ekzistuese (Bakiu dhe Petrovska). Diskriminimi është i lidhur me pozitat e fuqisë, gjegjësisht praktikimi i sjelljes diskriminuese që është i theksuar më shumë te përfaqësuesit e qendrave të fuqisë ose tek anëtarët e grupeve të shumicave, edhepse jo gjithmonë ndodh kjo. Nëse e analizojmë shembullin ekzistues për stereotipin se “Nxënëset janë hendbolliste të dobëta”, dhe duke vepruar sipas kësaj profesori i edukatës fizike nuk lejon të formohet ekipi i femrave të hendbollit, atëherë themi se ky gjest është diskriminues. Ai, në pozitën e tij autoritative të fuqisë si profesor, e mohon të drejtën e nxënësve të kenë ekipin e tyre shkollor të hendbollit.

10

TEMA 2: GJINIA, ROLET E GJINISË DHE STEREOTIPET GJINORE, SI DHE MASKULINITETI TOKSIK

Degëzimi i termeve gjini biologjike dhe gjini shoqërore

Termi “gjini biologjike” përdoret kur bëjmë fjalë për karakteristikat biologjike dhe fiziologjike të cilat i dallojnë burrat (mashkulli) dhe gratë (femra), respektivisht numri dhe lloji i kromozomeve gjinore, hormoneve, anatomia e brendshme riprodhuese dhe gjenitalet e jashtme. Këto karakteristika janë univerzale dhe gjithmonë janë të vërteta. Gjinia biologjike është fakt i anatomisë njerëzore, megjithatë “gjinia shoqërore” nuk është e tillë. Termi “gjini shoqërore” përdoret që të përshkruhen të gjitha karaktersitkat e caktuara shoqërore, si dhe rolet, aktivitetet dhe përgjegjësitë që janë të lidhura me atë ç’do të thotë të jesh burrë (mashkull) ose grua (femër) në një shoqëri të caktuar”. (Ivanovska dhe Dimitrovska, 2015)

Rolet gjinore dhe stereotipet gjinore

Rolet gjinore paraqesin koleksion të besimeve të cilat një individ ose grup i posedon në lidhje me atë se çka do të thotë të jesh “mashkull”, ose çka do të thotë të jesh “femër”. Rolet gjinore prekin deri tek sistemet e vlerave, sjelljet, aktivitetet e përditshme të nxënësve, dhe shkojnë deri aty që i udhëheqin nxënësit në interaksionet e tyre të përditshme. Nxënësit i formojnë qëndrimet e tyre për rolet gjinore nga ambienti i tyre shtëpiak, nga shoqërimi me moshatarët e tyre, dhe në nivel të lartë nga mediat.

Shumë ngjashëm me definicionin paraprak ndaj stereotipeve, edhe ste-reotipet gjinore, janë kategorizime shoqërore dhe gjeneralizime të cilat bazohen në gjininë e dikujt.

11

Ekzistojnë katër tipe të stereotipeve gjinore (Ivanovska dhe Dimitrovska, 2015):

1. Karateristikat personale- për shembull, nga femrat pritet të jenë pa-sive dhe përkulëse, derisa nga meshkujt pritet të kenë vetëbesim të madh dhe të jenë agresivë.

2. Sjella në shtëpi- për shembull, supozohet se femrat kanë aftësi më të zhvilluara dhe njohuri të lidhura me kujdesin ndaj fëmijëve, deri-sa rregullimet nëpër shtëpi më mirë i bëjnë meshkujt.

3. Profesione- shembull, gratë më shpesh kanë prfesione siç janë mo-tra medicinale, sekretaresha, mësuese, kurse profesionet e mesh-kujve janë doktorë dhe punëtorë në ndërtimtari.

4. Pamje fizike- shembull, është e parapëlqyer që femrat të jenë të dre-jta dhe gracioze, kurse për meshkujt pritet të jenë me pamje atle-tike.

Maskuliniteti toksik

Me termin maskulinitet toksik nënkuptohen të gjitha parabindjet, shtypja shoqërore dhe shtypja moshanike për atë ç’do të thotë të jesh “mashkull i vërtetë”. Maskuliniteti toksik është dukuri e cila me masë të njejtë dëmton edhe meshkujt edhe femrat. Së pari, ajo është e dëmshme për meshkujt të cilët janë të detyruar të jetojnë në matricë të caktuar shoqërore, duke e shtypur anën e tyre emocionale, empatinë dhe interesat e tyre të vërteta.Gnjithashtu, kjo dukuri është e dëmshme edhe për femrat të cilat janë nën ndikimin e sjelljes toksike të meshkujve. Disa shembuj të maskulinitetit toksik në mjedisin shkollor janë:

12

• Burrat e vërtetë“ janë të suksesshëm në sportet shkollore. Secili djalë i cili nuk tregon interes për ndonjë sport në shkollë, nuk është “burrë i vërtetë”.

• „Burrat e vërtetë“ nuk tregojnë anën emotive. Hidhërimi paraqet emocionin më të pranuar nga burrat dhe çdo emocion tjetër i bën ato më pak mashkullorë.

• „Burrat e vërtetë“ nuk kanë shumë shoqëri meshkuj-femra, përveçse në raste të caktuara, si për shembull në lidhje romantike. Djemtë të cilët shoqërohen me vajza nuk janë “burra” të vërtetë.

• Nga „burrat e vërtetë“ pritet të jenë aktivë seksualisht dhe joshpre-hja e seksualitetit nuk është sjellje e dëshiruar nga moshatarët.

• „Вurrat e vërtetë“ janë heteroseksualë dhe djemtë të cilët janë biseksual, homoseksual ose transgjinor, gjenden jashtë imazhit tip-ik së asaj se çka do të thotë të jesh mashkull.

TEMA 3: KONFLIKTET, PARANDALIMI DHE ZGJIDHJA E KONFLIKTEVE:

Çka paraqet konflikti?

Fjala konflikt rrjedh nga fjala latine “konflictus”, që do të thotë përleshje. Megjithatë, konflikti është shumë më shumë se një ndeshje e thjeshtë. Disa e definojnë si koncept negativ, në rastet kur mbetet i pazgjedhur ose kur është lëndë e ballafaqimit me përdorim të dhunës. Të tjerët konfliktin e shikojnë si koncept pozitiv i cili përparon një shoqëri. Arsimimi paqësor ka për qëllim t’i largohet konfliktit në formën e tij negative dhe të dhunshme. Nëse themi se konflikti është dukuri e natyrshme dhe se ai ndodh gjithkund, atëherë në këtë rast duhet të bëjmë një distinkcion se në këtë deklarim nuk hyjnë edhe pasojat negative të cilat burojnë nga metodat e zgjedhura

13

dhe mënyrat se si të ballafaqohemi me një konflikt. Kjo shpeshherë do të thotë dhunë, dhe në skenar të fundit edhe luftë. Konflikti mund të jetë nga dimenzione të ndryshme: mund të jetë konflikt mes fëmijësh kur ata diskutojnë për gjëra të ndryshme, mes njerëzve të rinj, si konflikt i lindur nga sistemet e ndryshme të vlerave, konflikte mes grupeve për shkak të identiteteve të tyre të ndryshme dhe mes shteteve dhe grupeve etnike. (Sudbrok dhe Marsh, 2015).

Si vjen deri te konflikti?

Shpeshherë konflikti krijohet për shkak të ndarjes e cila paraqitet në mjediset shkollore. Me implementimin e programit dhe trajnimet për arsimim paqësor në suazat e proektit tonë “Arsimim paqësor për paralele inkluzive”, nxënësit e kanë cekur ndarjen sipas bazës etnike si faktor shumë të rëndësishëm për paraqitjen e konflikteve verbale dhe fizike. Arsyet për paraqitjen e ndarjes nuk kanë prejardhjen në mënyrë direkte nga mjedisi shkollor, megjithatë, për shkak të qëndrimi të gjatë të nxënësve në shkollë, konflikti më shpesh ndodh aty. Shumë shpesh ndarja manifestohet edhe në mjedisin shtëpiak, në propagimet e mediave dhe në proçese specifike historike dhe politike.

Në kuptim më të gjërë, ndarja mundet të paraqitet edhe në shumë grupacione të tjera jo aq komplekse (për shembull, ndarje mes nxënësve të shkëlqyeshëm dhe nxënësve me vështirësi në mësim, ndarja mes nxënësve nga mjediset rurale dhe urbane, ose ndarje mes nxënësve vajza dhe djem).

Ndikimi i konfliktit tek fëmijët dhe të rinjtë

Rritja në mjedis konfliktuoz do të thotë se fëmijët dhe njerëzit e rinj nuk munden ta arrijnë potencialin e plotë të tyre. Kur fëmijtë dhe të rinjtë ballafaqohen me konflikte me partneret ose moshatarët e tyre, dhe sidomos nëse konflikti është për shkak të identitetit të tyre (për shembull gjinia, seksualiteti, religjioni, aftësitë e kufizuara ose përkatësia në një grup

14

të caktuar), kjo mund të rezultojë në izolim, gjithashtu kemi mundësi të mëdha të paraqitet ndjeshmëria, analizimi i vehtes, pakënaqësi nga vetja, dhe kjo në shumë raste përfundon me vetëlëndim ose vetëvrasje (Sudbork dhe Marsh, 2015)

Parandalimi dhe zgjidhja e konfliktit

Arsimimi paqësor ka për qëllim që së pari të parandalojë paraqitjen e konflikteve në mënyrë që do t’i mësojë nxënësit me ndryshueshmërinë e cila është prezente në shkollën e tyre. Si pikë elementare në këtë koncept, edukimi duhet t’i largojë ndjenjat e frikës nga e panjohura, nga mendimi se një grup i caktuar tërë kohës është i kërcënuar, edhepse kanosja në realitet nuk është aty, por thjesht ndodh nga padurimi dhe armiqësia.

Arsimimi paqësor nuk e mohon mundësinë të merret me pasojat e komplikuara të konflikteve që kanë ndodhur. Anashkalimi i konfliktit pasi që ai ka ndodhur dhe mungesa e diskutimit të konfliktit, paraqesin hapa të cilat shpiejnë deri te përsëritja e konfliktit. Zgjidhja e konfliktit në kontekst shkollor duhet t’i kyçë nxënësit, kujdestarët e klasës, shërbimet pedagogjike dhe psikologjike, kuptohet edhe prindërit. Shumë është me rëndësi që qasja për zgjidhjen e konfliktit të jetë serioze, dhe të mos nënkuptojë vetëm dhënie e masave pedagogjike, por rrënjësisht të shqyrtohen arsyet të cilat kanë shkaktuar konfliktin dhe të merret parasysh edhe konteksti shoqëror në të cilin është krijuar ky konflikt. Kjo do t’iu ndihmojë edhe nxënësve dhe shërbimeve pedagogjike që ta përforcojnë trajtimin prevenues ndaj konflikteve

15

TEMA 4: EKSKLUZIONI SHOQËROR, INTEGRIMI DHE INKLUZIONI

Përjashtimi shoqëror (ekskluzioni)Përjashtimi shoqëror parapet përmbledhje e praktikave dhe aktiviteteve negative të cilat përjashtojnë një individ të caktuar nga aktivitetet dhe proceset aktuele ose të përditshme në shkollë. Përjashtimi më shpesh themelohet mbi përkatsisë etnike, gjinisë, aftësive të kufizara, orientimit seksual, gjendjes financiare, vendit të banimit, pamjes fizike dhe faktorë të tjerë. Përjashtimi i bazuar në një ose përmbledhje nga një ose më shumë nga këto veti të identitetit do të thotë se këto individë ose grupe do të kenë qasje të limituara ose aspak nuk do të kenë qasje ndaj : arsimimit, punësimit, socializimit, nuk do të kenë qasje ndaj jetës kulturore, institucioneve, pjesëmarrje në jetën publike, pamundësi për votim në vendvotime dhe pjesëmarrje e parabartë në mediume.

Një shembull i thjeshtë për ekskluzionin shoqëror është pamundësia e nxënësve nga mjediset rurale të ndjekin aktivitete jashtëshkollore, si për shembull një vizitë te shfaqes së teatrit. Nëse të gjithë nxënësit e klasës vizitojnë teatrin për të shikuar shfaqe, dhe nxënësit e mjediseve rurale autobusin e fundit për t’i shpjerë në shtëpi e kanë në orën 20, kurse shfaqja përfundon në ora 22, atëherë kjo i ndalon këta nxënës të marrin pjesë në jetën kulturore dhe të socializohen më shumë me shokët e tjerë të klasës.

Integrimi shoqëror

Integrimi shoqëror definohet si gjendje në të cilën grupet e ndryshme shoqërore koekzistojnë bashkë. Edhepse kjo mund të ndodhë në hapësira të ndryshme, prapseprap aktivitetet e tyre të përditshme, komunikimi thelbësor dhe kuptimi i realiteteve të ndësjella nuk përshtaten. Integrimi paraqet një nga qasjet e shpesha të cilat i praktikojnë institucionet e një sistemi. Në kontekstin e arsimimit paqësor, integrimi nuk paraqet rezultatin e dëshiruar të cilin dëshiron ta arrijë ky koncept edukativ për

16

shkak të kuptimit thelbësor të nxënësve të cilët mësojnë bashkë, brenda dhe jashtë mjedisit shkollor.

Inkluzioni shoqëror

Inkluzioni shoqëror mund të definohet si një numër i njëpasnjëshëm i veprimeve të përditshme, me qëllim që të arrihet barabarësia në qasjen deri te benefitet dhe shërbimet e ndryshme, dhe t’u ndihmohet individëve të marrin pjesë në proceset shoqërore, të kenë kurajo të marrin pjesë në jetën shoqërore dhe kulturore dhe të jenë të vetëdijshëm për format e diskriminimit. Inksluzioni shoqëror efektiv rezulton me atë që secili individ përfundimisht të ketë mundësi të barabarta të bëjë përzgjedhje të cilat do të kenë ndikim në kualitetin e tij jetësor. Inkluzioni shoqëror mundëson pjesëmarrjen e plotë të të gjithë anëtarëve të shoqërisë, duke i përfshirë këtu edhe minoritetet, njerëzit e moshuar, njerëzit me aftësi të kufizuar, refugjatët, minoritetet etnike dhe minoritetet seksualë.

Arsimimi paqësor e përfshin inkluzionin shoqëror si një nga qëllimet të dëshiruara në procesin e edukimit. Realizimi i mjediseve inkluzive shkollore ka nevojë për procese të gjërësishme, të gjata dhe thelbësore të analizimit individual dhe kolektiv, si dhe për përballim dhe ndryshim.

17

FORMAT DHE METODAT E MËSIMDHËNIES PËR ARSIMIMIN

PAQËSOR

Realizimi i arsimimit paqësor implementohet me anë të metodave të arsimit joformal. Arsimi joformal paraqet proces të planifikuar të mësimit në të cilin nxënësit marrin pjesë në mënyrë vullnetare. Gjithashtu, arsimi joformal paraqet proces participues në të cilin nxënësit mësojnë nga përvojat e tyre, ato nuk mësojnë për pikë ose nota, por janë të drejtuar kah pika e vetëreflektimit dhe kuptimit për atë se si do t’i aplikojnë rezultatet e këtij lloji të mësimit edhe më gjerë në jetën e tyre. Në arsimimin paqësor nuk është me rëndësi vetëm përmbajtja e asaj të cilën mundohemi ta përcjellim si njohuri, por edhe mënyra se si e përcjellim atë. Në vijim, ja disa prej formave dhe metodave më të shpesha për punë në arsimimin paqësor.

Puna individuale dhe refleksioni: Qëllimi i kësaj forme të punës është që nxënësi në mënyrë të pavarur të ketë qasje dhe t’i zgjidh detyrat e dhëna të punës. Duke punuar në mënyrë individuale nxënësi pavarësohet, përmirësohet dhe krijon aftësi për krijim indivual dhe të pavarur. Me punën individuale mundemi edhe të krijojmë hapësirë për refleksion individual ku nxënësi do të ketë mundësi të mendojë më thellësisht për vetëvehten dhe do të ketë mundësi ti ndajë mendimet në hapësirë të sigurtë.

Puna në dysh dhe puna në ekip:

Puna në ekip nënkupton punë në dy persona ose në grup. Ajo përbëhet nga folja intenzive, dëgjimi aktiv dhe ndarja e informatave që nxit bashkëpunimin në nivel më të lartë. Përmes punës në ekipe, nxënësit kanë më shumë kohë për shprehjen e mendimit, për dallim kur punohet me të gjithë klasën, ato mësohen se si të udhëheqin dhe si të udhëhiqen nga dikush tjetër, dhe kjo udhëheqje mos të jetë nga ana e profesorit. Kjo u

18

mundëson nxënësve të jenë të pavarur në mësim dhe zhvillim të hershëm, duke u aftësuar të udhëheqin. Ato gjithashtu kanë mundësi të shoqërohen me dikë nga shokët apo shoqet e klasës me të cilët ndoshta zakonisht nuk komunikojnë.

Debatimi Debati është platformë edukative e cila iu ndihmon nxënësve t’i ballafaqo-jnë këndvështrimet në mënyrë që argumentet të vendosen në pozitë që të debatohet për tema nga një perspektivë të cilën ata vetë mund të mos mbështetin, por ta kuptojnë dhe ta argumentojnë njëri-tjetrin për nevojat e debatit. Shprejhja argumentative si qasje gjatë debatimit, i nxit nxënësit të hyjnë në debate me mendime të argumentuara, të cilat janë të bazuara në fakte dhe të dhëna të vërteta. Nxënësit aftësohen të shprehen në mënyrë argumentative me anë të procesit paraprak të hulumtimit, analizimit kritik të informatave dhe prezantimin e tyre para nxënësve të tjerë të klasës. Loja me role:

Loja me role paraqet një teknikë edukative në të cilën nxënësit në mënyrë spontane veprojnë brenda dhe jashtë lidhjeve të tyre njerëzore, veprojnë dhe analizojnë duke marrur vendime, pastaj luajnë role tjera, si lojtarë ose si vëzhgues. “Ecja me këpucët e tjetrit”, paraqet një nga rezultatet e kësaj metode, dhe në të njejtën kohë paraqet mënyrën më të mirë për shqyrtimin e problemeve dhe zgjedhjet e mundshme të problemit. Nxënësit kanë mundësi së paku për disa çaste të kuptojnë se me çka ballafaqohen njerëzit rolin e të cilëve e luajnë ata, dhe përmes kësaj krijohet keqardhja dhe mirëkuptimi i thellë.

Mësimi mes vizuelizimit:

Me anë të vizatimeve, vodeove, grafikave, lëvizjeve dhe e gjithë ajo që mund ta vërejë syri i njeriut, aktivizon qendrën tonë për vizuelizim, dhe menjëherë mësimi bëhet më interesant dhe më i lehtë. Vizuelizimi përfshin krijimin e imazheve reale ose joreale në mendje, ai i përfshin imazhet vizuale, imazhet e krijuara nga zërat, lëvizjet, prekjet, shijes dhe nuhatjes,

19

ku nxënësit i mundësohet të ketë liri të të menduarit dhe kuptimi i materialit mësimor varet nga nxënësi. Shkrimi dhe vizatimi kreativ:

Nxënësi me anë të kësaj metode ka mundësi që me anë të fjalëve ose vizatimeve t’i shpreh ndjenjat, emocionet, t’i shpreh përvojat, idetë ose mendimet të cilat janë fituar në mënyrë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme. Mësimdhënësi krijon hapësirë që nxënësit të munden të shprehen në mënyrë tjetër, e jo vetëm gojarisht. Në këtë mënyrë, nxënësit mund të mbeten anonimë, por prapseprap informatat mund të jenë të ndara, sepse ekziston nevoja për t’u shprehur edhe më ndryshe. Mësimi kooperativ:

Tek metoda e mësimit kooperativ rolin kryesor në mësim e luan bashkëpunimi mes nxënësve, që i motivon ata të realizojnë një qëllim të përbashkët. Në suaza të situatave kooperative, individët kërkojnë informata ose zgjidhje të cilat janë të dobishme për vetë nxënësin, por edhe për nxënësit e tjerë. Me anë të mësimit kooperativ nxënësit mësojnë bashkë që ta shpërndajnë diturinë e tyre dhe mësimin e përbashkët. Kjo mund të jetë në kundërshtim me konkurencën ku nxënësit punojnë njëri kundër tjetrit që të arrijnë qëllim të caktuar. Me këtë metodë, më shumë nxënës do të munden së bashkë të arrijnë një qëllim të përbashkët.

20

RËNDËSIA E IMPLEMENTIMIT TË ARSIMIMIT PAQËSOR NË SISTEMIN

FORMAL EDUKATIVO-ARSIMOR

Përveçse në shtëpi, fëmijtë dhe të rinjtë një pjesë të madhe te kohës së tyre e kalojnë nëpër institucione shkollore të sistemit edukativ formal. Mirëpo, është me shumë rëndësi të madhe që arsimimi paqësor të inkorporohet nëpër shkolla dhe të krijon mjedise inkluzive shkollore. Disa nga përfitimet të cilat do t’i kishin shkollat me aplikimin e arsimimit paqësor, janë: vetënjohja e nxënësve, demistifikimi i “tjetrit”, përkrahja të shprehen emocionet dhe mendimet të cilat nxënësit shpeshherë nuk i manifestojnë, zvogëlimi i ndjenjës së frikës, armiqësisë dhe kanosjes, kyçja e nxënësve si veprimtarë aktivë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit shkollor inkluziv dhe paqësor, pjesëmarrja e profesorëve, shërbimeve profesionale të shkollave dhe prindërve në proceset e edukimit edhe dialogut social për temat të cilat i trajton arsimimi paqësor.

Edhepse arsimimi paqësor mund të përpunohet në lëndë të ndryshme mësimore (edukatë muzikore dhe art, sociologji, gjuhë amtare, gjuhë të huaja ose arsim qytetar), prapseprap propozimi ynë është që arsimimi paqësor të zhvillohet në orët e kujdestarisë, ku kujdestarët e klasës do të parashtrojnë një vlerë themelore në këtë orë, orë e cila në shumë raste vlen si orë e rregullimit administrativo-logjistik mes kujdestarit të klasës dhe nxënësve.Në vazhdim të doracakut do të ofrojmë programe mësimore për për-punimin e 4 temave të cilat janë në suaza të arsimimit paqësor, dhe të cilat paraprakisht ishin përshkruar në këtë doracak. Për secilën temë janë të parapara dy orë kujdestarie (gjithsej 8 orë mësimore). Plan-et mësimore janë të krijuara nga një ekip profesorësh, nga defek-tologu dhe nga drejtoresha e shkollës SHMQSH “Braqa Miladinov-ci”, në suaza të proektit “Arsimimi paqësor për paralele inkluzive”.

21

PROGRAMI I ORËVE MËSIMORE TË AR-SIMIMIT PAQËSOR

TEMA : FRIKAT DHE QËNDRIMET SI PRODHIM I STEREOTIPEVE DHE PARAGJYKIMEVE SHOQËRORE

Qëndrimet specifike:

Emri i aktivitetit: Frikërat tona

Përshkrimi i aktivitetit: nxënësit ndahen në grupe ashtu që seciligrup formohet nga 4 nxënës. Secili grup ka për detyrë të vizatojë njeri, kurse pastaj katër këndet e hamerit t’i ndajnë me vija. Në secilin kënd, çdo nxënës i grupit duhet t’i përshkruajë frikat e tij ndaj një grupi të caktuar të njerëzve ose të një situate. Pasi që nxënësit t’i shënojnë frikat e tyre, ata në grup fillojnë të diskutojnë dhe të gjejnë mënyra për zgjidhjen e tyre me qëllim që t’i tejkalojnë ato frikëra, dhe zgjidhjet i shënojnë afër kornizës së njërit kënd dhe i cili gjendet i vizatuar në mes të hamerit.

Shembull: Nëse në njërin kënd të hamerit nxënësit shkruajnë “Frikohem nga njerëzit homoseksualë”, ose “Frikohem nga njerëzit të cilët mbajnë armë”, atëherë në konturën e njeriut të vizatuar mund të shënojnë “Njohto

• Nxitja e vetëdijes për vlerësimin dhe rrespektimin e dallimeve

• Kuptimi i frikave personale dhe kolektive

• Shkaktimi i arsyetimit të frikave bazuar në stereotipe dhe paragjykime

22

një njeri i cili është homoseksual” ose “Jeto në një botë pa armë”. Kontura e njeriut të vizatuar në vehte duhet të përmbajë zgjidhe pozitive. Pasi grupet të mbarojnë me aktivitetet e tyre, ato e prezantojnë punimin para nxënësve të tjerë. Në këtë mënyrë, nxënësit i identifikojnë stereotipet dhe paragjykimet e tyre dhe mendojnë për mënyra të zgjidhjes së tyre të cilat nuk janë të përcjellura me diskriminim.

Kohëzgjatja e aktivitetit :45 minuta

Emri i aktivitetit: Muri i paragjykimeve

Përshkrimi i aktivitetit: Secili nxënës merr nga një letër, ku duhet të shkruajë çka mendon për personat me aftësi të kufizuara (“Çka munden, çka nuk munden?”, “Me çka dallojnë nga të tjerët?”, “Si duket jeta e tyre tani?”, “Si duket ardhmëria e tyre?”, “Çka mendon rrethina për ta?”). Në një vend të dukshëm janë të vendosur nga dy hamerë me “qëndrim pozitiv dhe negativ”, i cili paraqet “Murin e paragjykimeve”. Pasi që të përfundojnë me këtë, nxënësit ngjesin listat e tyre varësisht nga ajo se shkrimi i tyre jep mbështetje qëndrimit pozitiv apo negativ. Mendimet të cilat mund të shënohen janë këto: janë të ngadalshëm, gjithmonë kanë nevojë për ndihmë, kanë qëndrim pozitiv, nuk munden të punësohen, japin më shumë mund, nuk mund të jenë punëtorë të mirë ose njerëzit largohen nga ata. Pasi të gjithë nxënësit të kenë mbaruar me mendimet e tyre pozitive apo negative, vijon një diskutim ku mësimdhënësi i ndihmon grupit t’i tregojë qëndrimet me diskutim.

Kohëzgjatja e aktivitetit: 45 minuta

23

ТЕМА: PROFESIONET E PARASHIKUARA SIPAS GJINISË DHE PREZANTIMI GJINOR NË MEDIUME

Qëllimet specifike:

• Njohtimi me llojet e profesioneve dhe identifikimi i stereotipeve tek profesionet mashkullore dhe femërore

• Zhvillimi i vetëbesimit gjatë zgjedhjes së profesionit

• Analiza e përvojave pozitive dhe negative në paraqitjen e meshkujve dhe femrave në mediume.

Emri i aktivitetit: Lista e profesioneve

Përshkrim i aktivitetit: Nxënësve iu shpërndahet lista të kopjuara të profesioneve dhe u tregohet se si duhet të rrethojnë profesionin të cilin ata mendojnë së është mashkullor ose femëror. Qëllimi është të diskuto-het rreth stereotipeve gjinore në relacion me profesionin. Në diskutim parashtrohen disa pyetje, si:

- Cilat profesione mendoni se dallohen si „mashkullore“, kurse cilat si „femërore“?

- Cili prej profesioneve ka statusin më të lartë, dhe sa meshkuj dhe sa femra përfaqësojnë atë profesion?

- Cili prej profesioneve ka paga më të larta dhe sa meshkuj/femra kemi në atë profesion?

- Cili profesion kërkon nivelin më të lartë/më të ulët të arsimimit?

Kohëzgjatja e aktivitetit: 40 min

24

Emri i aktivitetit: Paraqitja e meshkujve dhe femrave në mediume

Përshkrim i aktivitetit: Nxënësit ndahen në dy grupe. Të dy grupet fitojnë nga disa gazeta ditore dhe magazina të ndryshme dhe qasje në internet, kurse detyra e tyre është të hulumtojnë se si janë të paraqi-tur meshkujt (grupi 1), dhe si janë të paraqitura femrat (grupi2). E nevojshme është të gjejnë së paku 3 deri më 4 shembuj (fotografi, tekste, video, humor, spote ose video lojëra). Pasi të kenë hulumtuar ata bisedojnë në vetë grupin për paraqitjen e gjinisë mashkullore dhe femërore, dhe më pas e përpunojnë një poster në të cilin i vendosin edhe materialet e gjendura. Grupi duhet të prezantojë atë që ka kuptu-ar gjatë kohës së hulumtimit.

Kohëzgjatja e aktivitetit: 45 minuta

TEMA: INKLUZIONI SHOQËROR TEK NXËNËSIT ME AFTËSI TË KUFIZARA

Qëllimet specifike:

• Krijimi i atmosferës së barabarësisë

• Aktivitete të përbashkëta për të gjithë nxënësit

• Praktikimi i vallëzimit si mjet i aplikueshëm për inkluzion shoqëror të personave me aftësi të kufizara

Emri i aktivitetit: Pika muzikore “Loja”

Përshkrim i aktivitetit: Të gjithë nxënësit e paraleles janë të drejtuar kah përgatitja e pikës muzikore e cila do të jetë e përcjellur me vallëzim në të cilën do të marrin pjesë nxënësit me aftësi të kufizuara dhe nxënësit me zhvillim të zakonshëm. Është shumë e rëndësishme që nxënësit me aftësi të kufizuara të kënaqen në muzikë, ta gjenjë vehten dhe të kënaqen. Nxënësit

25

e zgjedhin këngën me përmbajtje të caktuar për të cilën do të përgatisin vallëzimin, dhe pastaj ushtrojnë edhe koreografinë. Një nxënës vullne-tarisht ndihmon një nxënës me aftësi të kufizuar gjatë pregaditjes së ko-reografisë. Koreografia duhet të zgjasë së paku 3 minuta dhe të jetë e adap-tuar sipas llojit të aftësisë së kufizuar në grup. Përgatitja e koreografisë do të nxisë bashkëpunimin mes nxënësve me aftësi të kufizuar dhe nxënësve me zhvillim të zakonshëm.

Kohëzgjatja e aktivitetit : orë blok (90 minuta)

TEMA: “NË KËPUCËT E TJETRIT”-MARRËVESHJA GJATË KONFLIKTIT

Qëllimet specifike:

• Zhvillimi i dialogut dhe bisedës për anashkalimin e konfliktit (preven-cionin)

• Krijimi i hapësirës së sigurtë për ndarjen e eksperiencave

• Zbulimi i mënyrave dhe metodave për zgjidhjen e konfliktit në mënyrë paqësore

Emri i aktivitetit: Rrota e zgjedhjes:

Përshkrim i aktivitetit: Në rrotë të vizatuar kemi deklarata të shembullit „Kërko ndihmë nga një të rritur“, „Kalo në një tjetër aktivitet“, „Përdor fjalën unë“, „Bën kompromis“, „Bisedo“, „Largohu!“, „Thuaj STOP“ dhe „Kërko falje“. Nxënësit punojnë në dyshe ku secili çift konfrontohet me situatë konfliktu-oze, ku me anë të rrotullimit të “rrotës së zgjedhjes”, kuptojnë se në cilën mënyrë të zgjedhin një problem . Më pas duhet të organizojnë një mini-shfaqe me një situatë të caktuar konfliktuoze duke përdorur deklaratën nga “rrota e zgjedhjes”.

Kohëzgjatja e aktivitetit: 40 minuta.

26

Emri i aktivitetit: “Nevrikosem kur...”

Përshkrim i aktivitetit: Mësimdhënësi me ndihmën e nxënësve mundohet të gjejë definicionin e konfliktit. Me gjuajtjen e topit kah secili nxënës, nxënësit tregojnë një situatë konfliktuoze duke filluar fjalinë me “Hidhëro-hem kur...”. Ka mundësi të madhe që fjalitë të përsëriten sepse nxënësit janë të rrethuar me rrethinë të ngjashme jetësore. Me interpretimin e këtij ushtrimi nxënësit bëhen të vetëdijshëm për mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve dhe me anë të shprehjes kuptojnë se si nuk duhet të veprojnë nëse gjenden në situatë të njejtë ose të ngjashme të konfliktit.

Kohëzgjatja e aktivitetit: 40 minuta.

27

REKOMANDIME PËR IMPLEMENTIMIN E ARSIMIMIT PAQËSOR

Arsimimi paqësor gjithmonë duhet të niset nga problemet dhe situatat aktuale me të cilat ballafaqohen të rinjtë, duke mos i anashkaluar edhe kontestet shoqërore dhe politike të së kaluarës.

Krahas komponentës përmbajtësore të arsimimit paqësor të promovon inkluzion, ai duhet të jetë i reflektuar edhe në grupet ku ai aplikohet, gjegjësisht duhet të kyçet një numër i barabartë i vajzave dhe djemve, vajzave nga mjediset rurale, nxënës të minoriteteve etnike, LGBT+ të rinj, si dhe persona me aftësi të kufizara.Shumë është me rëndësi që arsimimi paqësor të implementohet në mjedise ku të rinjtë asnjëherë nuk kanë pasur kontakt me arsimimin joformal dhe nuk janë takuar me temat të cilat i trajton arsimimi paqësor.Nën arsimim paqësor duhet të inkorporohen edhe problemet e barabarësisë gjinore në të gjitha temat dhe aspektet e punës.Arsimimi paqësor duhet ta sfidojë patriarkatin dhe të rinjve t’ju japë kurajo që t’i shqyrtojnë besimet të cilat në mënyrë të drejtpërsëdrejtë ndikojnë në ardhmërinë e tyre.Arsimimi paqësor duhet t’i ketë parasysh mjediset e mediumeve në të cilat të rinjtë funksionojnë, manifestojnë dhe përballohen me sfidat të cilat i përpunon arsimimi paqësor. Aplikimi efektiv i arsimimit paqësor nënkupton pjesëmarrje me metoda kreative të cilat do t’i edukojnë të rinjtë, siç janë : forumi - teatri, teatri i imazheve të ngrira, teatri i hijeve, poezia slem , grafitet, ekspozitat , inçizimi i videove ose fotografimi.

28

Kuadri i arsimtarëve dhe profesorëve duhet të kalojë nëpër trajnime dhe seminare për trajnim adekuat për prezantimin e arsimimit paqësor nëpër shkolla.Shërbimet profesionale të shkollave (psikologu, pedagogu dhe defektologu) duhet të jenë të sensibilizuar për ndjekjen e nxënësve të cilët janë kyçur në ciklin edukativ të arsimimit paqësor.Shkollat duhet të bashkëpunojnë me organizatat qytetare dhe punëtoritë rinore të cilat kanë përvojë ekzistuese në lëminë e arsimimit paqësor.Institucionet arsimore relevante të sistemit duhet të japin mund më të madh që të implementohet arsimimi paqësor në sistemin formal edukativo-arsimor.

Literatura e shfrytëzuar

Doracaku për dialog dhe bashkëpunim inter-etnik mes të rinjve në Maqe-doni, Instituti për hulumtimin e politikave dhe drejtim të mirë të shtetit

(Bashkim Bakiu dhe Jasna Petrovksa)

Doracak për demokraci gjinore për edukatorë moshanik, Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj femrave dhe dhunës familjare

(Frosina Ivanovska dhe Natasha Dimitrovska, 2015)

Doracaku i arsimimit paqësor për edukatorë, IFM-SEI

(Kristin Sudbrok dhe Frances Marsh, 2015)

Enciklopedia për arsim www.encyclopedia.com

29