24
Kompozitorja Lejla Agolli shprehet se për artistët duhet të ketë një trajtim më të mirë nga institucionet. Sipas saj, për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore duhet të ketë më shumë trajtim dhe vëmendje nga Ministria e Kulturës. Në intervistën për“SOT”... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Shtunë 10 Gusht 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 14-16 Nga Besi BEKTESHI Nga Ylli MEÇE Patetizmi i një letre nga Shkodra, adresuar fajsisht gabim! Dy republikat e Shqipërisë... dhe tre Kushtetutat tona! Spiunët e ish-Sigurimit ende në administratë, Autoriteti i Dosjeve zbulon të tjerë emra gjatë vitit 2019, nga policia, te ministritë Me ngritjen e SPAK nis puna për Byronë e Hetimit, ja si do dalin jashtë loje OPGJ-të dhe do marrin fund pazaret me informacionet Ja si Enver Hoxha filloi spastrimet në qeveri pas rënies së ndihmave nga Pekini, në vitin 1976 nisën të ftohen marrëdhëniet me qeverinë kineze Kreu demokrat Lulzim Basha ia ka bërë dje të qartë presidentit Ilir Meta se PD nuk do futet në zgjedhjet e 13 tetorit. Në një dalje për media, Basha u shpreh se 13 tetori është datë e ligjshme, por secila parti e ka vetë në dorë nëse do marrë pjesë ose jo, ku theksoi se mes partive opozitare... Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbardhur skan- dalin e ilaçeve të pa kontrolluara dhe të skaduara. Në një raport të publikuar, pas auditit të zhvilluar në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe Qendrën Spitalore Universitare“Nënë Tereza”, KLSH-ja... Lulzim Basha: E njohim 13 tetorin por nuk futemi në zgjedhje, s’ka pakt me Ramën, në shtator u rikthehemi protestave KLSH zbardh skandalin, ilaçet pa kontroll dhe të skaduara, 11.7 milionë lekë dëme në buxhet nga tenderat e barnave Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin e vakancave në Kushtetuese, kërkon të hapet sërish gara Faqe 18 Mediat italiane kanë zbardhur të tjera detaje nga skandali me falimentimin e “Veneto Banka”. “Vicienza Piu”, në një artikull ka treguar se si të gjithë ata që firmosën për batërdinë me bankën italiane janë graduar në detyrë. Më datë 25 shtator 2018 në Tiranë, përpara noterit... LEJLA AGOLLI: Huazimet në këngë të papranueshme, përdorimi i elektronikës pa kriter ka dëmtuar krijimtarinë muzikore Italianët tregojnë të fshehtat, ja si u ngritën në detyrë personat që firmosën për falimentimin e “Veneto Banka” me akte noteriale Brukseli zbardh prapaskenat, angazhohen 6 agjenci ndërkombëtare për ngritjen e SPAK dhe goditjen e korrupsionit, nuk do lejohen pazare me reformën Pas braktisjes nga Basha, Meta sulm dekretesh ndaj qeverisë, rrëzon koncesionin për aksin Orikum- Dukat dhe ligjin për Akademinë e Shkencave Deri në fund të vitit parashikohet që reforma në drejtësi të jetë kompletuar e gjitha. Institucioni ku i kanë sytë të gjithë është padyshim Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Në tetor Prokuroria... Faqe 4,5 Ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë dje se nuk do të lejojnë asnjë pazar në kurriz të re- formës në drejtësi. “Zëri i Amerikës” ka zbardhur ditën e djeshme intervistën me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, njëkohësisht shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera. Gjatë fjalës së saj, shefja e ONM teksa vlerësoi re- formën në drejtësi, zbardhi edhe... Faqe 8 Faqe 3 Faqe 6 Faqe 9 Faqe 10 Faqe 17 Faqe 2 Nga Bardhyl BEJKO Tortura në Sarandë e ka emrin pasaportë

Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

  • Upload
    others

  • View
    10

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

Kompozitorja Lejla Agolli shprehet se për artistët duhet të ketë një trajtim më të mirë nga institucionet. Sipas saj, për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore duhet të ketë më shumë trajtim dhe vëmendje nga Ministria e Kulturës. Në intervistën për “SOT”...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Shtunë 10 Gusht 2019

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 14-16

Nga Besi BEKTESHI

Nga Ylli MEÇE

Patetizmi i një letre nga Shkodra, adresuar

fajsisht gabim!

Dy republikat e Shqipërisë... dhe

tre Kushtetutat tona!

Spiunët e ish-Sigurimit ende në administratë, Autoriteti i Dosjeve zbulon të tjerë emra gjatë vitit 2019, nga policia, te ministritë

Me ngritjen e SPAK nis puna për Byronë e Hetimit, ja si do dalin

jashtë loje OPGJ-të dhe do marrin fund pazaret me informacionet

Ja si Enver Hoxha filloi spastrimet në qeveri pas

rënies së ndihmave nga Pekini, në vitin 1976 nisën të ftohen

marrëdhëniet me qeverinë kineze

Kreu demokrat Lulzim Basha ia ka bërë dje të qartë presidentit Ilir Meta se PD nuk do futet në zgjedhjet e 13 tetorit. Në një dalje për media, Basha u shpreh se 13 tetori është datë e ligjshme, por secila parti e ka vetë në dorë nëse do marrë pjesë ose jo, ku theksoi se mes partive opozitare...

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbardhur skan-dalin e ilaçeve të pa kontrolluara dhe të skaduara. Në një raport të publikuar, pas auditit të zhvilluar në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, KLSH-ja...

Lulzim Basha: E njohim 13 tetorin por nuk futemi

në zgjedhje, s’ka pakt me Ramën, në shtator

u rikthehemi protestave

KLSH zbardh skandalin, ilaçet pa kontroll dhe të skaduara, 11.7 milionë lekë dëme në

buxhet nga tenderat e barnave

Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin e vakancave në Kushtetuese, kërkon të hapet sërish gara

Faqe 18

Mediat italiane kanë zbardhur të tjera detaje nga skandali me falimentimin e “Veneto Banka”. “Vicienza Piu”, në një artikull ka treguar se si të gjithë ata që firmosën për batërdinë me bankën italiane janë graduar në detyrë. Më datë 25 shtator 2018 në Tiranë, përpara noterit...

LEJLA AGOLLI: Huazimet në këngë të

papranueshme, përdorimi i elektronikës pa kriter ka

dëmtuar krijimtarinë muzikore

Italianët tregojnë të fshehtat, ja si u ngritën në detyrë

personat që firmosën për falimentimin e “Veneto

Banka” me akte noteriale

Brukseli zbardh prapaskenat, angazhohen 6 agjenci ndërkombëtare për ngritjen e SPAK dhe goditjen e korrupsionit, nuk do lejohen pazare me reformën

Pas braktisjes nga Basha, Meta sulm dekretesh ndaj qeverisë, rrëzon koncesionin për aksin Orikum-Dukat dhe ligjin për Akademinë e Shkencave

Deri në fund të vitit parashikohet që reforma në drejtësi të jetë kompletuar e gjitha. Institucioni ku i kanë sytë të gjithë është padyshim Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Në tetor Prokuroria...

Faqe 4,5

Ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë dje se nuk do të lejojnë asnjë pazar në kurriz të re-formës në drejtësi. “Zëri i Amerikës” ka zbardhur

ditën e djeshme intervistën me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, njëkohësisht shefe e Operacionit Ndërkombëtar

të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera. Gjatë fjalës së saj, shefja e ONM teksa vlerësoi re-formën në drejtësi, zbardhi edhe...

Faqe 8

Faqe 3

Faqe 6

Faqe 9

Faqe 10

Faqe 1

7

Faqe 2

Nga Bardhyl BEJKO

Tortura në Sarandë e ka emrin pasaportë

Page 2: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

2 GAZETA SOTE Shtunë 10 Gusht 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ja si do funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit

Me ngritjen e SPAK nis puna për Byronë e Hetimit, ja si do dalin jashtë loje OPGJ-të

dhe do marrin fund pazaret me informacionet

Sipas ligjit, drejtori i Byrosë Kombëtare të He-timit është përgjegjës për funksionimin e Byrosë Kom-bëtare të Hetimit. Komisioni i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe dy prokurorë të posaçëm me më shumë vite eksperiencë pune si prokuror, pas një procesi rekrutimi të hapur dhe transparent, rekoman-dojnë një kandidat për Dre-jtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili emërohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Drejtori emërohet për një mandat 5-vjeçar, me të dre-jtë riemërimi një herë. Ligji thekson se një kandidat nuk

mund të caktohet në detyrë si Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit pa përmbushur kushtet e sigurisë dhe kus-htet e aftësive profesionale. Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, pas përfundimit të mandatit, gëzon të drejtën të kthehet në pozicionin e mëparshëm ose të emërohet në një pozicion të të njëjtit nivel, me një gradë që i ko-rrespondon atij funksioni. Drejtori mbikëqyret nga një komision i përbërë prej tre prokurorësh të Prokurorisë së Posaçme, njëri prej të cilëve është drejtuesi i saj dhe dy të tjerët zgjidhen çdo vit me short.

JA SI DO ZGJIDHET DREJTORI I BYROSË SË HETIMIT

Përveç drejtorit, BKH do ketë dhe një zëvendës-drejtor. Ai është përgjegjës për funksionimin e shërbi-meve të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Zëvendësdrejtori është përgjegjës për funk-sionimin e vazhdueshëm të Byrosë Kombëtare të Hetimit gjatë çdo mungese të drejtorit. Zëvendësdre-jtori është hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe ka të paktën 3 vjet ekspe-riencë pune në hetimin e veprave penale të korrup-sionit, krimit të organizuar

apo krimeve të rënda, si dhe duhet të ketë treguar aftësi drejtuese. Zëvendësdrejtori emërohet nga Drejtori i By-rosë Kombëtare të Hetimit, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, pas një procesi të hapur dhe transparent të përzgjedhjes, me mandat 4-vjeçar dhe me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Zëvendësdrejtori, pas mbarimit të mandatit, gëzon të drejtën të kthehet në pozicionin e mëparshëm si hetues. Zëvendësdrejtori raporton te Drejtori i By-rosë Kombëtare të Hetimit.

JA PROCEDURAT PËR EMËRIMIN E ZV/DREJTORIT TË BKH

Kushdo që do jetë pjesë e Byrosë së Hetimit do i nënshtrohet një trajnimi rigoroz. Pasi të bëhet prani-mi, kandidati i nënshtrohet një regjimi rigoroz trajni-mi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsidero-het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit të Byrosë Kom-bëtare të Hetimit miratohen nga drejtori, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë

së Posaçme. Procedurat për shqyrtimin e procedi-meve disiplinore dhe llojet e masave disiplinore për-caktohen në këtë ligj, si edhe në ligjin “Për organ-izimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”. Të gjithë hetuesit janë të de-tyruar të marrin një notë kaluese në secilin prej teste-ve të përmendura në pikën 2, shkronjat “b” dhe “d”, të këtij neni, si parakusht për t’iu rinovuar emërimi i tyre çdo dy vjet. Të gjithë hetuesit japin pëlqimin për t’iu nën-shtruar një testi të poligrafit rreth integritetit çdo dy vjet.

NGRITJA E BKH, JA SI DO TË BËHET TRAJNIMI I HETUESVE

Kliti TOPALLI

Deri në fund të vitit parashikohet që reforma në dre-jtësi të jetë kom-

pletuar e gjitha. Institucio-ni ku i kanë sytë të gjithë është padyshim Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Në tetor Prokuroria Speciale do jetë gati dhe vëmendja e saj do jetë te të korruptuarit. Por SPAK do ketë policinë e saj gjyqësore, që do quhet Byroja Kombëtare e Hetimit. Kjo byro do jetë në dorë të amerikanëve dhe përmes saj do të fundosen pushte-tarët. Momentalisht që flasim prokuroria bashkëpunon me Oficerët e Policisë Gjyqësore për të hetuar dhe mbledhur provat. Jo në pak raste janë zhdukur prova dhe kanë dalë pafund sekrete hetimore. Por BKH do u japë fund paza-reve që janë bërë deri më tani, duke mos lejuar asnjë ndërhyrje nga jashtë. Por si do funksionojë BKH? Çfarë do ndryshojë me ngritjen e saj? Gazeta ka përgatitur një material special mbi gjithë organizmin e BKH. Me pak fjalë mund të thuhet se By-roja e Hetimit do jetë organi që do “gozhdojë” të korrup-tuarit. Ajo do jetë në duart e FBI dhe të gjitha provat do grumbullohen nga anëtarët e saj. Dosjet do shkojnë te prokurorët, të cilët janë të detyruar t’i çojnë në gjykatë.

Ngritja e ByrosëByroja do të vendoset

te godina e ish-Ministrisë së Shëndetësisë, ngjitur me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ajo është gati dhe po ndërtohen dhe tunele të nëndheshme që të ketë lidhje mes BKH dhe policisë. Po ashtu SHBA ka filluar të trajnojë disa efektivë policie, si dhe ekspertë kontabël, financierë, IT dhe të degëve të tjera të cilët më pas do të garojnë për Byronë e Heti-mit. Pra SHBA është duke piketuar njerëzit që do të vihen në organin që do të go-dasë korrupsionin në nivele të larta. Sipas përcaktimeve në ligj, çdo person që ka kaluar testet dhe kushtet për të qenë anëtar i Byrosë, i nën-shtrohet një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsiderohet hetues. Po ashtu çdo dy vjet hetuesit do kalojnë në testim dhe kush ngel, largohet nga detyra. Pra, kjo do të thotë se Byroja e Hetimit do jetë mjaft

zëvendësdrejtori dhe het-uesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit gëzojnë statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore. Byroja Kombëtare e Heti-mit përbëhet nga drejtori, zëvendësdrejtori, hetuesit dhe punonjësit e adminis-tratës. Ajo ka gjithashtu në përbërje të saj shërbime të Policisë Gjyqësore, të për-bëra nga oficerë të Policisë Gjyqësore, nga Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera përkatëse, të cilët janë nën drejtimin administrativ të zëvendësdrejtorit të By-rosë Kombëtare të Hetimit dhe nën varësi procedurale hetimore të Prokurorisë së Posaçme. Punonjësit e shër-bimeve mund të qëndrojnë në mjediset e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ato të Policisë së Shtetit apo ato të institucion-eve përkatëse, sipas nevojave të përcaktuara nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

Policia gjyqësore Byroja Kombëtare e

Hetimit ka në përbërje të saj dhe shërbime të Poli-cisë Gjyqësore. Qëllimi i tyre është të rrisin bash-këpunimin dhe komunikimin midis Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioneve

të tjera, si dhe të ndihmojnë në hetimet e Prokurorisë së Posaçme, që kryhen nga institucione të tjera. Oficerët nga shërbimet e Policisë Gjyqësore konkurrojnë për të punuar pranë shërbimeve të Policisë Gjyqësore të By-rosë Kombëtare të Hetimit për një periudhë pesëvjeçare. Gjatë këtij mandati, ata pagu-hen nga Byroja Kombëtare e Hetimit, raportojnë tek zëvendësdrejtori dhe do të vlerësohen nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Heti-mit. Ata janë të pavarur prej institucionit të tyre dhe ven-dosen nën varësinë proce-durale hetimore të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Hetuesi i BKHByroja ka në përbërje

të saj dhe hetues. Hetuesi gëzon statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore dhe kryen hetime vetëm nën drejtimin e prokurorëve të Prokuror-isë së Posaçme. Sipas ligjit kandidati për hetues i By-rosë Kombëtare të Hetimit përzgjidhet pas një procesi rekrutimi, që mbështetet në praktikat më të mira të rekru-timeve konkurruese, të cilat parashikohen në një rreg-ullore të hartuar dhe mirat-uar nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Një

kontrolli i verifikimit të pasur-isë dhe të figurës;

dhënia e pëlqimit për kon-trollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vet-jake, për të cilën kandidati plotëson dhe nënshkruan një deklaratë me shkrim

dhën ia e pë lq imi t pre j anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, për të cilën anëtari i afërt i familjes plotëson dhe nënshkruan një deklaratë me shkrim.

KUSHTET BAZË PËR KANDIDATËT

kandidat mund të emërohet si hetues vetëm pasi të ketë përfunduar trajnimin për-katës dhe të ketë shfaqur af-tësitë, që garantojnë kryerjen e detyrave sipas standardeve

të kërkuara profesionale. Emërimi i hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit bëhet nga drejtori, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Presidenti i Republikës Kryetari i Kuvendit Kryeministri Anëtari i Këshillit të Min-

istrave Gjyqtari i Gjykatës Kus-

htetuese dhe të Gjykatës së Lartë

Prokurori i Përgjithshëm Inspektori i Lartë i Dre-

jtësisë Kryetari i Bashkisë Deputeti Zëvendësministri Anëtari i KLGJ dhe KLP

Zyrtarët që mund të hetohen nga

Byroja

e përgatitur dhe rol shumë të madh do kenë të huajt. Një agjent i FBI do qëndrojë aty për më shumë se dy vite dhe do japë udhëzime për luftën ndaj korrupsionit. FBI do këtë një zyrë të vetën që do bëjë trajnime.

Përbërja e BKHSipas ligjit, Byroja Kom-

bëtare e Hetimit është një strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që vepron vetëm nën drejtimin e Proku-rorisë së Posaçme. Drejtori,

Page 3: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

GAZETA SOT E Shtunë 10 Gusht 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, është shprehur se vetingu po trondit themelet e një sistemi të korruptuar në Shqipëri. “Procesi i Vetingu ka dhënë një mesazh të fortë për ata që kanë abuzuar me pushtetin e tyre. Sulmet në rritje ndaj reformës në drejtësi dhe vetingut dhe kundër OMN-ës, Vëzhguesve Ndërkom-bëtarë dhe misionet tona të asistencës së BE-

së, në këtë drejtim janë shumë domethënëse. Këto pretendime janë të pabazuara dhe të papranueshme, por ne i shohim ato si një konfirmim që vetingu po trondit themelet e një sistemi të korruptuar. Shpresojmë që ndryshimi në gjyqësor të forcojë profesional-izmin, aftësinë dhe guximin e magjistratëve të sapoemëruar për të luftuar korrupsionin”, deklaroi shefja e ONM.

Shefja e ONM: Vetingu po trondit sistemin e korruptuar

Braçe shpërthen ndaj Bashës: Ke vjedhur 900 milionë euro në rrugën Rrëshen-Kalimash, bindu ligjit dhe dorëzoju gjykatësZëvendëskryeministri Erion Braçe i është

përgjigjur akuzave të bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sipas së cilit qever-ia po vjedh me anë të rrugës Thumanë-Kashar. Përmes një reagim në rrjetet sociale, Braçe deklaroi se një akuzë e tillë është krejtësisht e pavërtetë, në kohën kur sipas tij, kjo rrugë nuk është në ndërtim, e për pasojë, nuk ka se si të vidhet. “Të lexova dje për segmentin Thumane-Kashar; Shkruaje se aty ishin vjed-hur-fakt i kryer, mbi 200 milionë euro! Pas teje dhe një gazete sot, shkruante se në Thu-manë-Kashar, qeveria ka faturuar-fakt i kryer,

mbi 200 milionë euro! E para gjë; Rruga Thu-manë-Kashar nuk po ndërtohet, nuk ka nisur të ndërtohet, nuk ka asnjë volum punimesh, për pasojë, as ka faturuar kush e as ka paguar kush qoftë edhe një qindarkë nga paratë e buxhetit të shtetit! Pra zero lekë, zero euro. Më gjen dot një faturë të paguar për rrugën Thumanë-Kashar Lyrzim? Nëse nuk ndërtohet e nuk paguhet, si vidhet?”, deklaroi ai. Duke u ndalur tek akuzat e njëpasnjëshme që Basha ka bërë mbi rrugën Milot-Balldren, Orikum-Dukat, Braçe i është përgjigjur duke publikuar dokumentin e rrugës Rrëshen-Kalimash, nga ku qeveria e asaj kohe,

kur Basha ishte ministër i Transporteve, për të cilën është paguar më shumë se 900 mln euro, nga 418 euro që ishte kostoja e synuar e rrugës. “Lulzim, a e mban mend këtë kontrate? A e mban mend këtë tabele? Është kontrata e ndërtimit te rrugës Rrëshen-Kalimash; Është tabela në kontratë-faqe 151, e kostos së synuar: 418 milionë euro! Në fakt ti pagove për të 900 milionë euro e ca më shumë! Veç për këtë seg-ment! Tabela në foto, në faqen 151 të Kontratës së Ndërtimit të Autostradës Rrëshen-Kalimash, ka një vlerë të synuar prej 418 milionë eurosh; Ti gjatë prokurimit e më pas ndërtimit, e çove

në 900 milionë euro, ata faturuan dhe ti pagove faturë me fature deri në 900 milionë euro! Në dosje bashkë me kontratën, kam akuzën e ngritur ndaj teje nga Prokuroria e Republikës; aty tregohet si është vjedhur! Ashtu është vjed-hur në rrugë! përgjegjësi për vjedhjen sipas prokurorisë, je ti! Bindu ligjit e dorëzohu para gjykatës Lulzim”, nënvizoi Braçe. Më herët qeveria njoftoi se është tërhequr nga partneriteti publik privat për ndërtimin e aksit rrugor Thu-manë-Kashar, një projekt prej 225 milionë euro dhe se fondi i përcaktuar për këtë aks do të ven-doset në funksion të “Paktit për Universitetin”.

Rigels SELIMAN

Ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë dje se nuk do të lejojnë asnjë pazar në kurriz të reformës në drejtësi. “Zëri i Amerikës” ka zbardhur ditën

e djeshme intervistën me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, njëkohësisht shefe e Operacionit Ndërkom-bëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera. Gjatë fjalës së saj, shefja e ONM teksa vlerësoi reformën në drejtësi, zbardhi edhe prapaskenat mbi mënyrën se si do të luftohet korrupsioni në Shqipëri dhe se si do të funksionojnë organet e reja të drejtësisë që do të luftojnë këtë fenomen. Sipas saj, do të angazhohen plot 6 agjenci ndërkombëtare për ngritjen e SPAK dhe goditjen e korrupsionit. “Në këtë fazë, ne nuk konsidero-jmë se vendosja e një misioni tjetër të ngjashëm me ONM-në është e nevojshme, por mbështetja e BE-së për reformën gjyqësore do të vazhdojë, me të gjitha instrumentet në dispozicionin tonë. Për shembull, misioni ynë EURALIUS ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në afrimin e sistemit shqiptar të drejtësisë me stand-ardet evropiane, duke siguruar një mbështetje dhe ekspertizë të vlefshme teknike. Misioni ynë PAMECA është mbështetja e agjencive të zba-timit të ligjit në luftën kundër krimeve të rënda dhe korrupsionit. Këto misione të asistencës së BE-së janë duke punuar ngushtë me agjencitë tona ligjore të BE-së: Eurojust, Frontex, Europol, Cepol për të zhvilluar kapacitetet e autoriteteve shqiptare në përputhje me praktikën më të mirë evropiane”, deklaroi ajo.

Asnjë pazar me reformën në drejtësiPor shefja e Operacionit Ndërkombëtar të

Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera kishte edhe një mesazh për të gjithë “armiqtë” e reformës në drejtësi. Duke folur për “Zërin e Amerikës”, shefja e ONM u shpreh e bindur se reforma në drejtësi po ecën në rrugën e duhur, ndërsa theksoi se Brukseli nuk do të lejojë asnjë Pazar në kurriz të reformës në drejtësi për të minuar procesin. “Në këto periudha të rëndësishme për vendin, Bash-kimi Europian pret që të gjithë aktorët politikë të tregojnë përkushtim të plotë dhe të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialog pa vonesa të mëte-jshme. Kjo është mënyra e vetme për të kapërcyer ngërçin politik aktual. Nuk duhet të ketë asnjë kompromis që dëmton vendosjen e shtetit të fortë ligjor në Shqipëri. Kjo do të jetë thelbësore për të përcaktuar mbështetjen e Shteteve Anëtare të BE-së në procesin e zgjerimit”, u shpreh ajo.

BE 42 milionë euro për reformënDrejtoresha për Ballkanin Perëndimor në

Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera deklaroi më tej se Bashkimi Europian do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi dhe organet e

Shefja e ONM: Vetingu, makthi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar

Brukseli zbardh prapaskenat, angazhohen 6 agjenci ndërkombëtare për ngritjen e SPAK dhe goditjen e korrupsionit, nuk do të lejohen pazare me reformën

Balliu: Rrëzimi i Ramës nga pushteti,

emergjencë kombëtareIsh-deputeti i PD, Klevis Balliu ka

shpërthyer dje ndaj qeverisë dhe kryem-inistrit Edi Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa komenton një dokumentar televizive që flet për mafien shqiptare që sundon botën e drogës, Bal-liu shprehet i bindur se një nga garant e këtyre grupeve kriminale është shefi i qeverisë shqiptare. Në këtë kontekst, ai theksoi se rrëzimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti është emergjencë kombëtare. “Partneritetin e Ramës me bandat e ka kuptuar dhe demaskuar Europa dhe mbarë bota. a) Dokumentari i “Rai 3”, “Narcotica” faktoi në mënyrë dramatike se Shqipëria po rimbillet me kanabis, se krimi i organizuar shqiptar është i mbështetur në të gjitha nivelet e qeverisjes. b) Nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria është parajsa e krimit të organi-zuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, që veprojnë me garanci politike e qeveri-tare. Edi Rama garant i krimit. Fundi i tij emergjencë kombëtar”, deklaroi Balliu.

Mziu: Së shpejti zgjedhje vendore

dhe të parakohshmeIsh-kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal

Mziu ka komentuar dje situatën politike në vend. Gjatë një prononcimi për mediat, Mziu shprehu bindjen e tij se së shpejti do të ketë zgjedhje vendore dhe qendrore, të cilat do të bëjnë të mundur rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti. “Besoj që prop-aganda e financuar nga Rama ka bërë maksimumin dhe shumë prej tyre që kanë besuar te ai, tani kanë filluar të pendohen, të bëjnë deklarata të kundërta nga ato që dhanë para 30 qershorit. Ne do të shko-jmë në zgjedhje jo vetëm për pushtetin vendor por edhe për atë qendror. Sot që po flasim kemi për shkak të përdorimit të drogës një Parlament të qeverisur nga një parti politike. Kemi këshillat pluralistë që i përkasin një partie politike. Sot qeveris një parti me 13.5 për qind, ndërkohë që edhe në kohën Enver Hoxhës ishte mbi 95 për qind. Madje në kohën e Enverit kishte disa që nuk donin të shkonin dhe kur vinte puna bënin punë bindëse politike për t’i bindur”, deklaroi Mziu.

reja të dala prej saj, sikundër janë SPAK, BKH, KLGJ dhe KLP. Në këtë kontekst, Calavera, e cila është edhe shefja e ONM zbuloi se deri më tani Brukseli ka dhënë plot 42 milionë euro për reformën, ndërsa dha garanci se mbështetja e BE për Shqipërinë e sidomos reformën në drejtësi do të jetë akoma edhe më e madhe, në mënyrë që edhe Shqipëria të bëhet më në fundi si vendet e tjera të Bashkimit Europian. “Ne kemi dhënë kohët e fundit 42 milionë euro nga fondet e BE-së në një program të ri drejtësie që do të ndihmojë në konsolidimin e reformës. Ne gjithashtu do të

vazhdojmë të raportojmë në detaje për situatën e Shqipërisë në raportet e Komisionit. Siç e shihni, angazhimi i BE-së në Shqipëri është i shumëan-shëm dhe shumëdimensional sepse ne duam të shohim rezultate konkrete dhe të matshme për realizimin e shtetit të së drejtës. Kjo është jetike për të mbrojtur qytetarët dhe për të nxitur zh-villimin ekonomik, aq shumë të nevojshëm për të siguruar që brezat e rinj të qëndrojnë në këtë vend të bukur ku kanë lindur pa pasur nevojë të kërkojnë një të ardhme më të mirë jashtë vendit”, nënvizoi shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera.

Shefja e operacionit ndërkombëtar të ONM, Genoveva Ruiz Calavera, në një interv-istë për “Zërin e Amerikës”, mohoi që reforma në drejtësi e sidomos procesi i vetingut të jetë nën ndikime politike, ndërsa theksoi nevojën e reformimit të sistemit të drejtësisë. “Janë marrë masa serioze për të siguruar ekuilibrat dhe garancitë e nevojshme për pavarësinë e organeve të vetingut, në

veçanti për të siguruar mungesën e ndonjë roli vendimmarrës ose përfshirjes së nivelit politik në to. Vëzhguesit tanë ndërkom-bëtarë po monitorojnë nga afër çdo hap të vendimmarrjes në të gjitha rastet e vetingut. Deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë për ndë-rhyrje politike ose presion tjetër të padrejtë të jashtëm apo të brendshëm”, nënvizoi shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera.

Calavera: Politika, zero ndikim mbi reformën në drejtësi

Page 4: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

4 GAZETA SOTE Shtunë 10 Gusht 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Ilir Meta nuk e meriton më zyrën ku rri. Ai që duhet të ishte gardiani i Kushtetutës, nuk e meriton më të jetë figura më e unifikimit të kombit. Ajo që ka bërë është përçarëse, konflik-tuese, është vetëvrasje politike, nga pikëpamje ligjore është nul, është njësoj sikur të ndalësh ndeshjen Is-landë – Shqipëri dhe nga pikëpamja morale është një turp që do t’i mbetet atij. Nuk mundet presidenti të ven-

dosë diçka të tillë, nuk mund ta çojë matanë Kushtetutës. Dikur u futën të gjithë në çadër si në bunker. Ata sot kanë hall të madh. Ata e dinë se tani reforma në drejtësi po bëhet dhe duan t’i shmangen reformës në drejtësi. Ne nuk kemi zgjedhur politikën e bojk-otit, as të molotovit, as të dhunës. Çdo pakicë do të bënte këtë gjë, po qe se ne lëshojmë pe”, deklaroi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.

Rama: Meta nuk e meriton më zyrën ku rri

“Ka një paqartësi juridike për sa i përket rolit dhe funksioneve të vetë Akademisë së Shkencave në lidhje me ngritjen e njësive të kërkim-studimit me aktivitet afatshkurtër e afatgjatë. Ai nuk përcakton se çfarë do të thotë “afatgjatë”. Duke mos i vendosur kufizime kohore këtyre njësive të kërkimit krijohet mundësia që ato të jenë të përhershme. Gjithashtu për njësitë e kërkimit afatshkurtër, që kufizohen me një veprimtari deri në dy vjet, nuk përcaktohet nëse ato mund të transformohen

ose t’u ripërtërihet mandati duke u bërë praktikisht afatgjata. Prandaj ndarja në njësi kërkimi “afatgjatë” dhe “afatshkurtër” nuk e zgjidh juridikisht edhe papërcak-tueshmërinë e krijuar lidhur me atë se kush e ka tagrin për të themeluar këto njësi kërkimi, gjë që në ligjin për arsimin dhe kërkimin shkencor analogjikisht e drejta e hapjes pas propozimit të IAL -ve i jepet Ministrisë që mbulon fushën përkatëse dhe Këshillit të Ministrave”, thuhet në argumentet e Presidencës.

Argumentet e Metës për Akademinë e Shkencave

Shkarkimi i Metës, Kuvendi merr informacione nga policia për pasojat e dekretit, më 9 shtator Komisioni i Venecias në TiranëKomisioni Hetimor për shkarkimin e Presi-

dentit Ilir Meta ka filluar të mbledhë prova kundër kreut të shtetit. Para se deputetët të shkonim me pushime në adresë të disa institucioneve janë dër-guar disa shkresa për informacione mbi pasojat që ka sjellë anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit nga Presidenti Meta. Kështu, mes institucioneve që Kuvendi ka kërkuar informacione janë Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme, ku 2 tit-ullarëve të këtyre institucioneve iu është kërkuar informacion në lidhje me trendin e krimeve zg-jedhore, para dhe pasi Presidenti të anulonte me dekret zgjedhjet e 30 qershorit. “Numri i kallëzi-meve të referuara në organin e Prokurorisë për shkelje penale të procesit zgjedhor gjatë periudhës

kohore 1 janar 2019- 10 qershor 2019 në shkallë vendi; Numri i kallëzimeve të referuara në orga-nin e prokurorisë për shkelje penale të procesit zgjedhor gjatë periudhës kohore 10 qershor 2019 e në vijim, në shkallë vendi”, janë disa nga pyetjet që Komisioni Hetimor iu ka dërguar në kërkesë Prokurorisë dhe Policisë. Por këto institucione i kanë dërguar përgjigje Kuvendit në lidhje me kërkesën me informacione që mazhoranca kërkon t’i përdorë për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra. Më konkretisht, dje ka dalë në media përgjigjja e Policisë së Shtetit, ku sipas shkresës së firmosur nga Ardi Veliu, para se Presidenti të dekretonte anulimin e zgjedhjeve, kishte pasur vetëm 2 kallëzime për krime elektorale, ndërsa

pas 10 qershorit, u proceduan 192 persona. “Në total, për periudhën 01 janar 2019 -10 qershor 2019 janë gjithsej 2 kallëzime që lidhen me procesin zgjedhor, të referuara në Prokurori, zbuluar 1, ose 50% e tyre. Në këto vepra penale është pro-ceduar 1 autor, i cili ndiqet në gjendje të lirë. Në total për periudhën 10 qershor 2019 e në vazhdim, janë gjithsej 32 kallëzime që lidhen me procesin zgjedhor, të referuara në Prokurori, zbuluar 27, ose 84,37% e tyre. Në këto vepra penale janë proceduar 192 autorë, nga të cilët 71 persona të arrestuar, 18 të ndaluar, 60 ndiqen në gjende të lirë dhe 43 janë larguar dhe shpallur në kërkim policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Shtetit për Komisionin Hetimor. Përveç institucioneve

që janë vënë në lëvizje, duke i kthyer përgjigje Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi për shkarkimin e Metës, edhe Komisioni i Venecias është vënë në lëvizje për këtë gjë. Sipas infor-macioneve, mësohet se në 9 shtator, ekspertët e Venecias do të zbarkojnë në Tiranë, ku pritet të takojnë palët para se të japin një opinion mbi ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit Ilir Meta. Por gazeta mësoi se Komisioni i Venecias pritet të japë një raport të ndërmjetëm, në mënyrë që të vijohet sa më shpejt me procesin e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta nga detyra. Po ashtu, mëso-het se mazhoranca qeverisëse është e vendosur për të shkarkuar Metën, pavarësisht vështirësive që po haset për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Rigels SELIMAN

Presidenti Ilir Meta duket se do përdorë deri në fund të vetmen “armë” që i ka mbetur, atë të dekretit, për të sulmuar

qeverinë. Kthimi për rishqyrtim i lig-jeve tashmë është bërë diçka normale për presidentin, i cili po thyen çdo rekord dhe po konfirmon nga dita në ditë se Presidenca është kthyer në seli të PD dhe LSI. Teksa Basha po del me programe qeverisëse dhe u ka dhënë fund “luftërave” politike me të cilat shqiptarët janë mësuar prej 30 vitesh, Meta po mundohet të bëjë rolin e opozitarit dhe të godasë qever-inë më shumë se PD e LSI. Pasi ktheu Kodin Penal, ligjin për koncesionet, koncesionin Milot-Balldren, dje Meta ka rrëzuar dhe ligjin për Akademinë e Shkencave dhe koncesionin Orikum Dukat. Meta ka mbetur i vetëm në luftë ndaj qeverisë, pasi PD e Basha e kanë braktisur dhe po ashtu Sali Berisha. Tani e vetmja rrugë që po përdor është ajo e kthimit të ligjeve edhe pse e di që mazhoranca do i rrëzojë dekretet.

Koncesioni Kreu i shtetit shqiptar në ar-

syetimin e vendimit të tij për konce-sionin e rrugës Orikum-Dukat thek-son se ky koncesion është “minë” për financat dhe interesin publik. Sipas tij, nga ky projekt rrezikohet buxheti i shtetit dhe se kontrata shkel pa-rimet e konkurrencës dhe barazisë. “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 51/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërm-jet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesion-ari, dhe shoqërisë koncesionare “Rru-ga Orikum- Llogara”, sh.p.k., për projektimin, ndërtimin dhe mirëm-bajtjen e rrugës “Porti i jahteve- By-Pass Orikum- Dukat (ura e Shën Elizës)”, me qëllim rishikimin sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti. Në përfundim të shqyrtimit të ligjit nr. 51/2019, Presidenti i Republikës konstatoi se: Mungesa e një vlerësim të qartë ekonomik, krijon rrezik për cenim të financave të shtetit dhe interesin publik; Rriskon seriozisht

Meta tenton të marrë flamurin e kryeopozitarit

Pas braktisjes nga Basha, Meta sulm dekretesh ndaj qeverisë, rrëzon koncesionin për aksin Orikum-

Dukat dhe ligjin për Akademinë e ShkencaveVasili merr në mbrojte Metën për kthimin e koncesioneve

Nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ditën e djeshme, pas dekretit të Presi-dentit Ilir Meta për kthimin ne Kuvend të koncesioneve të rrugëve Milot- Ball-dren dhe Orikum-Dukat. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vasili i quan koncesionet e qeverisë si një mashë, që qeveria përdor për të grabitur paratë e shtetit. “P P P- Paratë e Përlara e të Plaçkitura! Milot-Balldren,Orikum Dukat- Para të përlara e të plaçkitura, këto janë koncesionet e kthyera e të refuzuara me Dekret nga Presidenti i Republikës. Presidenti i qartë dhe i prerë në mbrojtje të interesit pub-lik, ndërsa kryeministri thjesht një çirak,vasal dhe shërbëtor i mbrojtjes së plaçkitjes dhe shqyerjes së pronës dhe interesit publik. Ç’presim më? Të gjithë bashkë kundra kusarisë qeveritare me çdo mjet me çdo formë e me çdo rrugë. Çdo veprim kundër plaçkitjes është legjitim”, deklaroi ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili.

Bushati mesazh politikës me Ismail Qemalin

Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati i ka dërguar dje një mesazh gjithë politikës në “Ditën e Adhuruesve të Librit”. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-kreu i diplomacisë shqiptare sjell në vëmendje fjalët e Ismail Qemalit, i cili thoshte se “kombi është një nyje, një lëmsh që mblidhet në gjoks, që të shtrëngon, gati në dhimbje”. Sipas tij, fjalët e Ismail Qemalit duhet t’i shërbejnë shoqërisë dhe politikës shqiptare për reflektim dhe përulësi përballë historisë, që i ka rezistuar me dinjitet shtrëngatave. “Ismail Qemali në rrugëtimin e tij historik për mëvetësinë e Shqipërisë e shpjegonte në mënyrë elokuente fjalën “komb”, që në shqip do të thotë “nyje”. Një nyjë që të bëhet në fyt. Për shqiptarët e mi- thoshte plaku i urtë- përpara se të jetë një ide, një thelb historik, kombi është një nyje, një lëmsh që mblidhet në gjoks, që të shtrëngon, gati një dhimbje”, deklaroi deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati.

buxhetin e shtetit dhe ekonominë e familjeve shqiptare, pasi nuk ka një përllogaritje të saktë të efekteve të saj në ekonominë e vendit”, thuhet në argumentet e Presidencës. Ndër-

kohë, mes të tjerash Presidenti Ilir Meta thekson se kontrata është bërë në një procedurë jotransparente. “Ky ligj miraton një Kontratë Koncesion-are ku vullneti i Qeverisë Shqiptare

në këtë proces është formuar në kundërshtim të hapur me rregullat që normojnë këtë proces, në shkelje të parimit të konkurrencës së lirë dhe të barazisë përpara ligjit, duke krijuar rrezik për cenim të interesit publik; Kontrata e lidhur mes autoritetit kontraktor dhe operatorit ekono-mik është formalizuar përgjatë një procesi jotransparent ndaj publikut dhe pa një bazë ligjore konkrete për negocimin e kushteve materiale të saj”, u shpreh ai.

Ligji për Akademinë e ShkencaveNdërkohë, po dje Meta ka kthyer

për rishqyrtim në Kuvend edhe ligjin për Akademinë e Shkencave. Sipas Presidentit, ligji për Akademinë e Shkencave bie ndesh me parashi-kimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë dhe cenon kompetencat e Presidentit të Republikës. Po ashtu, Presidenti argumenton se ky ligj nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzis-tues në Republikën e Shqipërisë. “Institucionet e arsimit të lartë do të humbasin përballë Akademisë së Shkencave autonominë e tyre, ndërkohë që sipas parashikimeve të nenit 57, pika 7 të Kushtetutës autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj. Pika 7 e nenit 4, i jep Akademisë së Shkencave një rol më të lartë autoriteti përkundrejt institucioneve të arsimit të lartë, duke bërë që këto parashikime jo vetëm të mos jenë në harmoni me ligjin nr. 80/2015, por të bien në kundërshtim edhe me parashikimet e Kushtetutës përsa i takon autonomisë së veçantë që gëzojnë këto institucione”, thuhet në argumentet e presidentit.

Page 5: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

GAZETA SOT E Shtunë 10 Gusht 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Këshilli i Emërimeve në Dre-jtësi, pas vlerësimit të kushteve dhe të kritereve të emërimit, brenda 10 ditëve nga zhvillimi i mbledhjes harton një listë përfundimtare duke renditur kandidatët. Nëse ka më shumë se një vend vakant, Këshilli harton dy lista të veçan-ta, një prej të cilave është me kandidatët që vijnë nga radhët e gjyqësorit. Lista shoqërohet nga një raport me shkrim ku analizohet plotësimi i kushteve dhe kriter-eve ligjore për secilin kandidat. Raporti i arsyetuar, pasi miratohet me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Emëri-meve në Drejtësi, publikohet. Pres-identi brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kan-didatët e renditur në tre vendet e para të listës. Dekreti i emërimit shpallet i shoqëruar me arsyet e përzgjedhjes së kandidatit. Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar.

PROCEDURA E ZGJEDHJES NGA

PRESIDENTI

Kreu i KED, Ardian Dvorani dhe gjatë raportimit në Kuvend ashtu dhe në intervista gjatë korrikut, shprehej i bindur se në javën e parë të gushtit lista e kandidatëve të Kus-htetueses do ishte gati. Por KED ka vendosur tani të marrë kohë. “Në fillim të gushtit përcjellim renditjet përkatëse tek Presidenti dhe Kuvendi brenda një muaji përfundon pro-

cedura e tyre. Nëse ata nuk e gjejnë shumicën e nevojshme ose nëse nuk shprehen me vendimmarrjet përkatëse, ligji parashikon edhe mekanizmin që nuk e bllokon procesin”, deklaronte Dvorani. Pra të gjithë prisnin që pas intervistave të bëhej renditja. Por KED tani do shqyrtojë dokumentet duke mos dhënë një afat sa do zgjasë kjo procedurë.

Ja si Dvorani premtoi listën e kandidatëve në fillim të gushtit

Ministria e Brendshme iu përgjigjet mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë, sipërfaqja e kanabisit në vend është pakësuarMinistria e Brendshme iu është përgjigjur

ditën e djeshme mediave italiane, duke iu thënë se mbi Shqipërinë po hidhet baltë. Televizioni italian “Rai 3” publikoi dy ditë më parë një reportazh, ku shprehej se kultivimi i kanabisit në Shqipëri ishte rritur. Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda u shpreh se sipërfaqet e kanabisit në vend janë pakësuar, duke shtuar se rekomandimet e progres-raportit kanë qenë pozitive. Gjatë inau-gurimit të zyrave të reja të Aleat në Vlorë, Voda

deklaroi se Shqipëria ndodhet para një momenti historik siç është ajo e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe po tentohet bllokimi i integrimit duke hedhur baltë mbi vendin. Sipas saj, prej dy vjetësh e gjithë vëmendja e Policisë së Shtetit është fokusuar pikërisht në luftën kundër kanabizimit. “Më vjen shumë keq që nga një vend i vogël si Shqipëria, që po bën përpjekje të mëdha për të hapur negociatat në Bashkimin Europian, shpesh herë ndoshta hidhet edhe baltë, hidhet

baltë e pamerituar edhe mbi policinë e shtetit, e cila në shtator do ti nënshtrohet vetingut. Fillon vetingu me gradat e larta të policisë së shtetit dhe kjo është fytyra e vërtetë e policisë së shtetit shqiptar sot. Historia e kanabisit është e shkuar, ky është një lajm i medieve, jo zyrtar, më erdhi keq, u trishtova kur pashë lajmin. Që nga 2017 vazhdon një vëmendje e shtuar e policisë ndaj kanabisit. Rekomandimet e fundit në progres raport kanë qenë pozitive. T'u referohemi

institucioneve zyrtare, jo medieve”, u shpreh zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda. Në dokumentarin e medieve italiane me titull “Nar-cotica” tregohet trafiku i drogës në trekëndëshin Meksike-Kolumbi -Shqipëri me destinacion Italinë dhe Europën. Grupet kriminale shqiptare, sipas dokumentarit janë fuqizuar ndjeshëm në trafikun e lëndëve narkotike, aq sa po kërkonin të blinin një nëndetëse për të trafikuar kokainën e ardhur prej Amerikës së Jugut përmes Mesdheut.

Kliti TOPALLI

Shkarkimi i presidentit Ilir Meta duket se po has mjaft vështirësi. Edhe pse mazhoranca e ka ndarë

mendjen se në shtator do votojë në Parlament shkarkimin e tij, problem mbetet Gjykata Kushtetuese. Prej disa ditësh pritej që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të bënte gati listën e kan-didatëve për Kushtetuesen dhe ajo të dërgohej te Kuvendi dhe Presidenca, por ky proces do të dojë edhe disa kohë. Dje Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar intervistat me kandidatët Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Regleta Panajoti dhe Marsida Xhaferllari. Ndërkohë dy ditë më parë u pyet dhe Besnik Muçi. Por KED ende nuk ka bërë pikëzimin e kandidatëve, pasi do të nisë shqyrtimin e dokumentacionit të dorëzuar prej tyre. Nëse bëjmë një krahasim me KLP, e cila hapi garën për SPAK, ndodhi e kundërta. U shqyrtuan dokumentet dhe në fund u bënë intervistat, duke bërë më pas renditjen e kandidatëve. Po ashtu KED ka vendosur që të mos marrë asnjë vendim, pasi do të pritet mos ketë ankimime në Apel. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të vijojë menjëherë me përmbushjen e detyrimeve të tij për shqyrtimin nga secili anëtar i Këshillit të dokument-acionit voluminoz të çdo kandidati të lejuar, për njohjen e plotë dhe të thell-uar me të dhënat e jetës profesionale, me punimet shkencore dhe dokumen-tet e tjera profesionale të paraqitura për vlerësim nga kandidatët, në funk-sion të përmbushjes së kompetencës së vlerësimit dhe pikëzimit të secilës kandidaturë, për të vijuar pas kësaj me bisedimin kolegjial dhe vlerësimin dhe pikëzimin e kandidaturave për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese”, njoftoi KED. Por duke qenë se vetë KED shprehet se ka materiale tepër voluminoze, do të thotë se lista finale mund të mos jetë gati as në fund të muajit. Vetë kryetari Arian Dvorani pak kohë më parë tha se në javën e parë të gushtit emrat do shkojnë te Kuvendi e Presidenca, por nuk ka ndodhur aspak kështu. Gazeta u in-teresua dhe KED nuk ka ende një datë se kur do rimblidhet. Por këtu lindin disa pyetje: Çfarë kanë bërë anëtarët e KED deri më tani? KED i s’kualifikoi të gjithë kandidatët pikërisht për

Nuk ka ende renditje kandidatësh, KED tani nis shqyrtimin e dokumenteve

Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, kërkon rihapjen e garës

Boçi: Në shtator nisin protestat, s’ka dialog

me qeverinëIsh deputeti i PD, Luçiano Boçi u

shpreh se në shtator opozita do të or-ganizojë protesta të fuqishme kundër qeverisë. Gjatë një interviste televizive, ai deklaroi se nuk do të ketë asnjë dia-log mes Bashës dhe Ramës. “Përderisa ende nuk ka një zgjidhje, sigurisht opsioni i protestave aty është dhe PD ka treguar se di ti organizojë ato. Ndërkohë nuk duhet të ketë iluzione se përgjatë kësaj kohe ka një detante politike, është më shumë ndryshim i mënyrës së të bërit opozitë të vet PD dhe të partive aleate. Kjo pjesë e perceptimit që ka një detante është krejtësisht e gabuar. PD e ka deklaru-ar, nuk ka asnjë hap pas. Nuk lëviz nga qëndrimi i saj, madje unë mendoj që shtatori do të ketë zhvillime të tjera nëse nuk ka zgjidhje në tavolinë, nëse nuk ka përpjekje për dialog dhe nuk ka angazhim serioz nga mazhoranca për të bashkëpunuar për nxjerrjen e vendit nga kriza. Nëse zgjidhjet nuk ofrohen, nëse zgjidhjet nuk vijnë, opozita nuk ka çfarë të humbëse dhe nuk ka sesi të mos organizojë protesta. Protesta, të cilat unë do thoja që do jenë akoma më të fuqishme”, tha Boçi.

Ervin Bushati: Për Kamzën filloi një epokë e re

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati gjatë një takimi me strukturat në Kamëz e ka konsideruar një epokë të re me ardhjen në pushtet të kryetar-in e ri të bashkisë Rakip Suli. Bushati u shpreh se ka përfunduar historia kur zyrat mbeteshin bosh dhe qytetarëve më shumë u shtoheshin hallet dhe jo zgjidhjet. “Krenar që hapet një epokë e re për Kamzën: me gjithë punën në Ekip të qarkut Tiranë, kryetarin e ri të bashkisë Rakip Suli dhe me super skuadrën e Këshillit bashkiak. Sot interesi i qytetarëve të Kamzës mbrohet nga ne. Përfundon historia kur zyrat mbeteshin bosh dhe qytet-arëve më shumë u shtoheshin hallet dhe jo zgjidhjet. Kjo rrjedhë historie e mbrapsht 12-vjeçare merr fund. Sot ju, këshilltarët e bashkisë, keni përgjegjësinë të zgjidhni hallet e çdo qytetari në çdo lagje: kjo përmbushet me vullnet dhe përkushtim të përdit-shëm”, deklaroi deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati.

mbylli intervistat vetëm për 4 vende vakante, ndërsa për 2 të tjera është ndjerë e nevojshme që të rihapet gara, pasi kandidatët janë skualifikuar. Por këtu lind pyetja: KED e dinte që u skualifkuan të gjithë kandidatët, pse nuk u kërkua më herët të hapet gara? Por të gjitha këto vonesa duket se do të bëjnë që të shtyhet shkarkimi i presidentit. Sipas përcaktimeve në ligj, pasi bëhet shkarkimi në Parla-ment, vendimi i shkon Kushtetueses. KED nuk dihet nëse dhe në fund të muajit do e ketë gati listën e emrave. Më pas ato i shkojnë Kuvendit dhe Presidentit, të cilët kanë 1 muaj kohë që të vendosin. Përveç kësaj, nëse Meta për tre vendet vakante të shpal-lura prej tij, do të përzgjidhte emrat e Arta Vorpsit, Besnik Muçit dhe Elsa Toskës, atëherë automatikisht, do të mbetej pa kandidatë vakan-ca e shpallur nga Parlamenti për zëvendësuesin e ish anëtarit Vladimir Kristo. Problemi tjetër është se Besnik Muçi është ankimuar në Kolegjin e Apelimit. Në 3 shtator nisin seancat

për të dhe nëse ai shkarkohet, atëherë rrezikohet një tjetër vend vakant. Pra nëse KED nxirrte tani listën e kandi-datëve, sikundër u premtua, Kuvendi e Presidenca ishin të detyruar që të zgjidhin emrat e parë në javën e parë të shtatorit. Po ashtu, nëse do ishte rihapur më parë gara për 2 vende vakante, në shtator mund të nisnin procedurat dhe për ta dhe në tetor gjithçka do ishte gati. Por pas ven-dimit të djeshëm të KED, nuk ka një ide se kur do ngrihet Kushtetuesja. Përveç kësaj, plotësimi vetëm i 4 ven-deve vakante krijon mjaft vështirësi në shkarkimin e presidentit. Nëse merret e mirëqenë se do plotësohen të katra vakancat, ndërkohë që Vitore Tusha është në detyrë, shkon në 5 numri i emrave. Mazhoranca nuk do rrezikonte të kërkonte një vendim pa u plotësuar Kushtetuesja, pasi duhet që të pestë anëtarët të jenë në një mendje. Pra shtyrja e listës finale dhe rihapja e garës bën që procedurat për shkarkimin e Metës të shtyhen dhe për disa muaj.

shkak të dokumenteve, pra ato janë parë me detaje. E çuditshme është se ky institucion ka 8 muaj që funksion-on dhe anëtarët ende nuk kanë parë të dhënat për kandidatët.

Pengesat për shkarkimin e MetësPërveçse KED ka vendosur të

marrë më shumë kohë për të nxjerrë listën finale, ka kërkuar që të rihapet gara për dy vende vakante të shpallur nga Kuvendi dhe Presidenca. Kus-htetuesja ka 9 anëtarë. 3 do plotëso-hen nga Kuvendi, 3 nga Parlamenti dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Dje KED

Page 6: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

6 GAZETA SOTE Shtunë 10 Gusht 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Mungesa e SPAK-ut është një nga veprat më të mëdha tinëzare të Edi Ramës. Partia Demokratike ka votuar ligjin për SPAK dhe BKH, pikërisht sepse amendamentet tona u morën parasysh, ndërkohë që në 6 ligje të tjera, ato nuk u morën parasysh dhe kanë çuar në kapjen totale të drejtësisë. Ndaj e kam thënë dhe e përsëris, kur them se kjo krizë do të mbarojë me standarde, norma dhe

parime europiane, e kam thënë dhe e përsëris, do të mbarojë me politikanë me pranga në duar. Në qoftë se mbaron me pandëshkueshmëri, do t’i hapë rrugën një krize tjetër. Ata që kanë vjedhur vo-tat e shqiptarëve, ata që kanë vënë dorë mbi pasuritë e shqiptarëve do të shkojnë të gjithë para drejtësisë, nga i pari tek i fundit, pa përjashtim”, u shpreh kreu demokrat Lulzim Basha.

Kreu demokrat: Drejtësia është e kapur

Arben Ristani kundër Bashës: Bojkoti i 30 qershorit la PD jashtë sistemit, opozita nuk do t’i arrijë kurrë objektivat e saj

Kritikat ndaj Lulzim Bashës, nga garda e vjetër e PD po shtohen nga dita në ditë. Pas bojkotit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ku PD i “dhuroi” PS bashkitë që kishte nën menaxhim, të cilat ishin pushteti i vetëm që kishte, kritikat nga ish anëtarët e selisë blu kanë qenë të shumta. Ish sekretari i përgjith-shëm i PD Arben Ristani ka vijuar edhe ditën e djeshme të shpërthejë në sulme të forta në drejtim të Bashës. Përmes një postimi në rr-jetin social Facebook, Ristani u shpreh se me bojkotin e vendoreve, tashmë PD është totalisht

jashtë sistemit, duke shtuar se askush nuk e di rrugën se si mund të rrëzohet qeveria dhe të vijë PD në pushtet. "Bashkitë e fituara nga PD, ikën një nga një dhe përfundimisht PD është jashtë sistemit, si në pushtetin qendror edhe në atë vendor. Ndërkohë PD ka një objektiv të vendosur dhe të shpallur: qeveri kalimtare, pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të par-akohshme të përgjithshme, mundësisht edhe lokale. Objektivin afat shkurtër e kemi, por rrugën se si do e realizojmë dhe mjetet që do përdorim, askush nuk i di, ose se paku nuk

janë transparente për demokratët. Çdo ditë deklarohet se çdo bëjë PD pasi të vijë në pushtet dhe vërtet që vetëm PD mund ti bëjë realitet, por si do vijë PD në pushtet? Këtë askush nuk e di", tha Ristani. Ish sekretari i përgjithshëm i PD deklaroi më tej se opozita nuk mund ti arrijë kurrë objektivat e saj, ku theksoi se për aq kohë sa askush nuk ka më besim te PD nuk do të ketë as fitore. “Duke mos ditur nga do kalojmë, me se do luftojmë, si do organizohemi, kush është përpara, kush mbrapa, kush majtas, kush djathtas, cilat janë aleancat etj, elementë

të luftës opozitare, që demokratët duhet ti dinë, nuk krijohet kurrë besim në arritjen e objektivit. Pa besim nuk ka kurrë fitore. Ta bisedojmë edhe një herë me demokratët çfarë do bëjmë, si do e bëjmë, me kë do e bëjmë, kur do e bëjmë, të jetë e gjitha transparente dhe gjithëpërfshirëse dhe me vullnet dhe dëshirë, ta bëjmë betejën për Shqipërinë europiane. "Shqipëria ndodhet sot në nivelin më të keq të ndotjes morale që ka njo-hur ndonjëherë. Nga kjo gropë ajo, ose duhet të dalë me ngut, ose do të fundoset përgjithmonë" thotë Kadare", u shpreh Ristani.

Elisjeda KIKO

Kreu demokrat Lulzim Basha ia ka bërë dje të qartë presidentit Ilir Meta se PD nuk do futet në zgjedhjet e 13 tetorit. Në një dalje për media, Ba-

sha u shpreh se 13 tetori është datë e ligjshme, por secila parti e ka vetë në dorë nëse do marrë pjesë ose jo, ku theksoi se mes partive opozitare nuk ka asnjë përçarje. Sipas kreut demokrat, vendimi për të bojkotuar zgjedh-jet e 30 qershorit ishte një vendim unanim i opozitës. Por duke iu referuar zgjedhjeve të 13 tetorit, ku vetëm 3 parti opozitare dorëzuan kërkesën për regjistrim, Basha u shpreh se KQZ duhet të nisë procedurat. “Nuk ka asnjë përçarje në gjirin e opozitës. Qëndrimi ynë është i qartë dhe publik. 13 tetori është e vetmja datë kushtetuese për zgjedhjet në Shqipëri. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të gjitha institucionet e tjera duhet të zbatonin dekretin e presidentit. Moszbatimi i ngarkon me përgjegjësi ligjore dhe penale dhe të gjithë do të vihen përballë përgjegjësisë ligjore dhe penale. Zgjidhja mund të vonojë, por nuk do të mungojë momenti kur ata do të vihen përpara përgjegjësisë ligjore dhe penale. Por duhet të dallojmë vendimet partiake, të drejtën e partive politike për të mbajtur qëndrimet e tyre politike në raport me çdo proces, duke përfshirë edhe zgjedhjet, dhe shtetin e së drejtës, detyrimet kushtetuese dhe ligjore të KQZ dhe institucioneve të tjera”, tha Basha.

Basha kundër paktit me RamënKur opozita vendosi të djegë mandatet

parlamentare duke protestuar kundër qever-isë “Rama”, të shumtë kanë qenë zërat që palët të ulen për dialog. Për të shuar të gjitha “zhurmat”, kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se nuk do të ulet në një tryezë për dialog me kryeministrin, ndërsa shtoi se tashmë vendimi i opozitës është marrë; largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. “Ka një vendim të PD dhe nga forumet e saj, që unë i përmbahem. Ky është vendim i opozitës së bashkuar. Në koalicion ka njerëz me përvojë politike që kanë mendimet e tyre, që kanë qas-je të ndryshme. Vendimi është që: askush se ka vendosur në pikëpyetje këtë vendim. E kemi marr të gjithë së bashku. S’janë motivuar nga interesa apo qëllime të momentit apo ndjesi personale. S’ka asgjë personale. Janë shtruar qëllime politike. Përballë kemi një hajdut të certifikuar (Rama). Ka helmuar gjysmën e Tiranës për 5 muaj me gaz”, tha Basha.

Rikthimi i protestaveKryeopozitari Lulzim Basha foli edhe për

aksionin opozitar, ku u shpreh se protestat e tyre do të vijojnë përgjatë muajit shtator. "Që opozita do të vazhdojë me protestat dhe jo

Kreu demokrat: Mes opozitës nuk ka asnjë përçarje

Lulzim Basha: E njohim 13 tetorin por nuk futemi në zgjedhje, s'ka pakt me Edi

Ramën, në shtator u rikthehemi protestaveAlibeaj: Nëse PD hyn në zgjedhje, i fiton

Ish deputeti i PD Enkelejd Alibeja komentoi ditën e djeshme situatën poli-tike në vend dhe aksionin opozitar. Gjatë një interviste televizive, ai deklaroi se nëse sot PD hyn në zgjedhje do të arrijë të mposhtë qeverinë, duke shtuar se opozita po synon të risjellë demokracinë në vend. “Jemi të konsoliduar në këtë lloj pozicioni. Pozicion i deklamuar së paku në 16 shkurt. Sigurisht e kemi artikuluar këtë lloj pozicioni tonin jo si tekë, jo si një arsyetim i pajustifikuar jo logjik jashtë realitetit por se u tregua shumë kohë më parë, me 184, 339 dhe me 30 qershorin se në ka një problem që godet demokracinë sot është pikërisht qenia kryeministër e këtij njeriu. Për këtë arsye është fare minimale dhe proporcionale për të risjellë demokracinë, zgjedhjet e lira, të drejtën e publikut shqiptar të votojë i lirë. Minimumi i garancive kushtetuese të këtij vendi, të fituara këtu e 30 vite më parë është gara e ndershme. Sot po të futemi në zgjedhje e thyejmë në mes këtë regjim por jo aq sa për aftësitë tona po për urrejtjen ndaj këtij regjimi. Por nuk është kjo arsyeja”, tha ai.

Maliqi: Pranvera do sjell zgjedhje të parakohshme

Deputeti Lefter Maliqi u shpreh se pranvera e ardhshme do të sjellë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale. Gjatë një interviste televizive, ai deklaroi se PD-LSI së bashku do e mundim PS, edhe me Ramën kryeministër. “Nuk ka opozitë të re, prandaj unë nuk jam pjesë e dy grupeve parlamentare që janë krijuar në Kuvend, ata nuk përfaqësojnë popullin. Ne jemi 6 vite mbrapa me këtë qeverisje, pasi Berisha kishte vërtet gabimet e saj po shtroi mijëra kilometra rrugë, dhe hoqi vizat për të gjithë shqiptarët. Unë jam që opozita e bashkuar dhe me Ramën kryeministër, opozita do t’i fitonte zgjedh-jet, pasi e treguan edhe numri i votuesve në 30 Qershor. Pranvera e ardhshme do të ketë zgjedhje të parakohshme parlam-entare dhe lokale, do të ketë ndërhyrje të ndërkombëtarëve, është ndërhyrë në BE që të ndalohet publikimi i tyre nga ana e BILD. Kam dijeni se do të ishte në të mirën e shqiptarëve që këto përgjime të mos publikoheshin”, tha Maliqi.

do t’i rikthehet, sepse nuk është larguar asn-jëherë, për këtë nuk ka pikë dyshimi. Ndërsa ajo që thashë, që të jemi të qartë, – t’i do të jesh i qartë pavarësisht se TV do ta shtrem-bërojë, sepse hyn tek klientët më besnikë të qeverisë, ndër më të hershmit e qeverisë, të paktën këtë duhet t’ia njohim si meritë që ka qenë klient i Edi Ramës që në opozitë – është

se në kërkojmë një zgjidhje politike. Ndërsa precedenti që Edi Rama ka vendosur, zapti-min me dhunë të institucioneve të pushtetit vendor, është i rrezikshëm për stabilitetin dhe sigurinë. Dhe mesazhi që i jep qytetarëve është fare i thjeshtë: në një vend ku duhet të ketë barazi para ligjit, duhet të kemi të njëjtin standard", tha Basha.

“Kushtetuta është e qartë. Ka vetëm një institucion që e përcakton ditën e zgjedhjeve me Kushtetutë dhe ky është Presidenti. Ka vetëm një institucion që mund ta kontestojë këtë, është vetëm Gjykata Kushtetuese. Gjithç-ka tjetër ka zero vlerë. Ato vendime kanë aq vlerë sa, po ta shkruash ti vendimin, shkruaje ti një vendim, na e jep ne dhe shkruaje aty, le të themi: Anisa është kryeministre e Shqipërisë

dhe po e marrim e shkojmë në kryeministri dhe themi se ja ku është vendimi. Çfarë lidhje ka? Nuk e ke ti këtë të drejtë?! Asnjë gjykatë nuk e ka këtë të drejtë. Ju e keni parë sesi janë turpëruar gjykatat. Nga njëra anë e kanë kon-testuar mandatin e Durrësit dhe, të nesërmen, në mënyrë të paparë, e njëjta gjykatë, në të njëjtën shkallë ka dhënë një vendim ndryshe”, u shpreh Lulzim Basha.

Basha: Presidenti ka të drejtë të zgjedhë datën e zgjedhjeve

Page 7: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

GAZETA SOT E Shtunë 10 Gusht 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Vitin e shkuar këshilli në qershor identifikoi detyrat e shtëpisë që duhet të bënte Shqipëria. Natyrisht ju keni dëgjuar për pesë prioritetet kyçe, dhe normalisht unë nuk dua ti shpjegoj në detaje, por në këto pesë prioritete Shqipëria ka ar-ritur përparim të mjaftueshëm, pra progres i cili ka arritur në bazë të fakteve të forta dhe është i mjaftueshëm për të hapur nego-ciatat është shumë e rëndësishme

që të bëjmë këto dallime ndërm-jet përparimit të mjaftueshëm për të çelur negociatat dhe përparim-it për tu bërë shtet anëtar e cila do të vijë në fund kur Shqipëria të bëhet shtet anëtare. Specifikat për Shqipërinë janë ato gjëra që janë identifikuar nga ne si detyra shtëpie që vendi duhet të vijojë të bëjë edhe pas çeljes së negociat-ave”, deklaroi pak kohë më parë ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

Soreca: Shqipëria meriton hapjen e negociatave

“Rekomandimi nuk është për t’u marrë si i mirëqenë. Ne kemi marrë rekomandimin e qartë dhe pa kushte nga Komisioni Evropian dhe kjo nënkupton se kemi përmbushur të gjitha detyrimet. Por, tashmë vendimmarrja është e bazuar në gjykimin politik dhe në këtë gjykim ka gjithmonë luftë, këndvështrime dhe

interesa të ndryshme. Do të shpresoja që Shqipëria të mos bëhej peng e asnjë dinamike të brendshme politike dhe të mos përdoret si një ‘kokë turku’ për të avancuar axhenda që nuk kanë të bëjnë aspak me atë që ne kemi bërë”, deklaroi pak kohë më parë kryeministri Edi Rama.

Rama: Shqipëria jo “kokë turku” e politikës së BE

Pjetri i konsideron akuzat e demokratëve si gjyqe publike ndaj tij, PD insiston se është me precedent penal

Kryetari i ri i Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri ende pa e marrë mirë në dorë bashkinë më të madhe në veri është vënë në shënjestër të sul-meve nga Partia Demokratike. Akuzave të PD se ka qenë i ndaluar nga policia italiane apo të jetë dëbuar nga shteti fqinj, Pjetri iu është përgjigjur, duke i mohuar dhe shtoi se është i hapur për çfarëdo lloj kërkese që mund të vijë nga Proku-roria në adresë të tij. Gjatë një deklarate për me-diat, Pjetri hodhi poshtë akuzat e demokratëve, duke thënë se ajo që po ndodh ndaj tij këto javë më shumë ngjan si një gjyq publik “Është e vërtetë se gjatë javës së fundit kam qenë në

qendër të sulmeve nga PD. Kam bërë një reagim timin të nesërmen e këtij lajmi ku kam thënë se jam mëse i hapur për çdo verifikim të mundshëm. Gjëja është zyrtare, shkresa e subjektit partiak është në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Proku-roria është i vetmi institucion i ngarkuar nga ligji për të bërë verifikimet. Kjo më shumë ngjan me gjyq publik. Megjithatë dua të them se asgjë dhe askush nuk na ndal të shkojmë drejt bashkisë së Shkodrës dhe të fillojmë punën”, deklaroi ai. Në fund në daljen e tij për mediet, Pjetri shtoi se nuk është e vërtetë se ai nuk ka udhëtuar drejt Italisë në këto 10 vite dhe kjo gjë mund të verifikohet

përmes sistemit TIMS. “Nuk është e vërtetë, kam shkuar disa herë. Po të shikohet TIMS është e verifikueshme dhe prandaj kam këtë lloj qetësie”, nënvizoi Pjetri. Por deklarata e kryebashkiakut të Shkodrës të zgjedhur më 30 qershor ka sjellë edhe reagimin e Partisë Demokratike, e cila publikoi dokumentet e sistemit TIMS, ku sipas saj, rezulton se Pjetri nuk ka udhëtuar në Itali që nga viti 2002 kur është përzënë nga ky vend. “Shkodranët e dëgjuan sot Valdrin Pjetrin, me zë të mekur e kokën ulur, teksa gënjente për të shkruarën e tij kriminale. Personi që tenton të uzurpojë Shkodrën pas emërimit përmes voti-

meve socialiste të 30 qershorit, mashtroi edhe sot ditën për diell shkodranët. Ai deklaroi se ka lëvizur drejt Italisë në periudhën 2002- 2010 dhe për këtë gjoja ishte i qetë. Valdrini i partisë harron se të gjitha lëvizjet janë të monitoruara nga sistemi TIMS. Valdrini, si përfaqësues ndër më të rinjtë të klanit kriminal Rama, vazhdon në gjurmët e Gjushit me shokë. Partia Demokratike disponon dhe sot, bën publik dokumentin e nx-jerrë nga sistemi TIMS, ku vërtetohet se Valdrin Luigj Pjetri, nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga viti 2002 deri në 2010”, deklaroi ish-deputetja e PD, Izmira Ulqinaku.

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar dje një me-sazh të fuqishëm Bash-kimit Evropian pak javë

përpara vendimit për hapjen e negociatave. Gjatë një interviste për “Euronews”, i pari i qeverisë deklaroi se dhënia e dritës jeshile vetëm për Maqedoninë e Veriut do të destabilizonte rajonin. Në këtë kontekst, Rama shprehet i hidhëru-ar që Maqedonia e Veriut është e favorizuar nga Brukseli, duke vënë në dukje faktin se ndarja e të dyjave vendeve do të ketë pasoja negative për Ballkanin Perëndimor. “Do të ishte shumë e dëmshme për rajonin dhe në të njëjtën kohë do të ishte e padrejtë. Po Maqedonia bëri progres dhe meriton të vlerësohet sepse e meriton por pyetja është: A na duhen konfliktet për tu vlerësu-ar për atë që bën?”, deklaroi ai. Ndërkohë që interesi i Bashkimit Evropian drejt Ballkanit duket se ka ardhur në një ndalesë, kryemi-nistri Edi Rama theksoi se procesi i anëtarësimit nuk është më në duart e rajonit. “Procesi i vendimmarrjes së Këshillit nuk bazohet në atë që bëjmë ne, por në situatën ose në dinamikën e brendshme politike të shteteve të ndryshme anëtare. Për ne, Evropa nuk është thjesht një proces burokratik, ose nuk është thjesht një bashkim i ven-deve të zhvilluara që dëshirojmë, shpresojmë ose ëndërrojmë të bashkohemi. Evropa është ajo që ishte për baballarët themelues, para së gjithash një projekt i paqes dhe bashkëpunimit. Por, anëtarësimi në BE është pikësynimi i Shqipërisë”, nënvizoi kryeministri Edi Rama. Gazetari i “Euronews” Jack Parrock u ul ekskluzivisht me kryeministrin Edi Rama në rezidencën verore shtetërore në qytetin buzë detit në Dhërmi. Ai shkruan nga ana e tij se përtej opinionit publik, ka ende shumë pengesa që Shqipëria do të duhet të kapërcejë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe se Rama duhet së pari të bindë Francën dhe Holandën dhe Gjermaninë, të cilat sot janë kundërshtarët më të fortë ndaj anëtarësimit të vendit tonë.

Rama: Procesi i anëtarësimit nuk është më në duart e rajonit

Rama flet për rrezik destabilizimi në Ballkan nëse hapen negociatat vetëm për Maqedoninë,

Soreca thirrje për të goditur korrupsioninDjegia e mandateve,

Zef Bushati akuza BashësKryetarit i Partisë Aleanca

Demokristiane, Zef Bushati ka sulmuar dje kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Gjatë një deklarate për mediat, Bushati e ka quajtur djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit nga ana e Bashës si tejet të gabuar. “Partia Aleanca Demokristiane e njeh dhe do ta mbështesë opozitën parlamentare. AD deklaron se e njeh opozitën parlamentare, se do të bash-këpunojë me të. AD e ka vlerësuar dhe e vlerëson qëndrim të drejtë të ndërmarrë nga kandidatet e listave të partive të opozitës PD dhe LSI, për të zënë vend ne Parlament, duke plotësuar boshllëkun pa precedent që krijoi Basha. ADK i përshëndet të gjithë deputetët të cilët nuk u bashkuan me qëndrimin tejet të gabuar të Bashës, për të djegur mandatet e deputetëve të opozitës. Këtë veprim ne kundër-shtim me Kushtetutën, Partia Aleanca Demokristiane e ka konsideruar si një veprim te gabuar, pa precedent”, deklaroi kryetarit i AD, Zef Bushati.

Gjosha: Negociatat nuk hapen, shkak është Rama

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha komentoi dje intervistën e kryeministrit Edi Rama për “Eurone-ws”. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjosha deklaroi dje se motoja me të cilën qeveriset vendi sot është “gjithmonë fajin e kanë të tjerët”. Sipas saj, negociatat do të çelen vetëm në momentin që Shqipëria të ketë përfaqësues të përgjegjshëm politikë. “Gjithmonë fajin e kanë të tjerët! Kjo është motoja dhe vizioni me të cilën ne qeverisemi sot. Edhe pse të gjitha pushtetet janë në duart e kryeministrit Rama, edhe pse është kreu i ekzekutivit dhe mban mbi supe përgjegjësinë për mospërmbushjen e asnjë kushti për procesin e integ-rimit europian të vendit, sërish fajin e ka Evropa! Kjo ka qenë kryefjala e intervistës që ka dhënë kryeministri për Euronews! Çelja e negociatave do të jetë e mundur vetëm në momentin kur Shqipëria të ketë përfaqësues të përgjegjshëm politik, të maturuar, që njohin dialogun dhe zgjidhjen e krizave”, deklaroi Gjosha.

sionimit të sistemit të ri elektronik të deklarimit të interesave private të personave të zgjedhur dhe disa nëpunësve publik”, Soreca e kon-sideroi luftën ndaj korrupsionit si prioritet kyç për Shqipërinë. “Lufta kundër korrupsionit është prioritet

kyç, korrupsioni ul reputacionin e vendit. Lufta ndaj këtij fenomeni kërkon vullnet politik. Sistemi i deklarimit të pasurisë është i rëndë-sishëm”, nënvizoi ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca.

Brukseli kërkon luftë ndaj korrupsionit

Por për “Euronews” ka folur edhe ambasadori i Bashkimit Evro-pian në vendin tonë, Luigi Soreca. Ai vlerësoi reformat që ka ndërmarrë Shqipëria, por shtoi se ka ende punë për të bërë. Në këtë kontekst, Soreca foli qartë kur kërkoi që të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, në mënyrë që të përshpejtohet integrimi i Shqipërisë në familjen evropiane. “Ka zona ku institucionet shqiptare në tërësi duhet të vazhdojë të punojnë. Lufta kundër korrup-sionit është një luftë e përditshme, po ashtu lufta kundër krimit të organizuar të cilin trafiku i drogës po ia ndryshon lëkurën”, deklaroi ai. Vendimmarrja për Shqipërinë është shtyrë nga qershori për në tetor. Ndërkohë, pak kohë më parë duke folur në aktivitetin me temë “Rrugëtimi drejt ngritjes dhe funk-

Page 8: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

8 GAZETA SOTE Shtunë 10 Gusht 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Deputeti opozitar, Myslim Murrizi deklaroi dy ditë më parë për gazetën se duhet që verifikimet për politikanët e lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit duhet të jenë të de-tyrueshme. “Verifikimi i politikanëve që kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit duhet të ishte bërë me kohë. Por kjo çështje ka mbetur në vend numëro, pasi kanë qenë spi-unë ata që kanë marrë vendimin, andaj dhe sot e kësaj dite verifikimi për këdo nuk është bërë. Unë kam qenë ndër të parët deputetë që kam kërkuar verifikimin dhe kam shkuar tek Autoriteti i Dosjeve. Kështu që, unë qëndroj stoik dhe do të mbështes çdo nismë që ka lidhje me verifikimin për të gjithë politikanët dhe jo vetëm që kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit”, u shpreh Myslim Murrizi.

MURRIZI: TË VERIFIKOHEN POLITIKANËT E LIDHUR ME ISH-SIGURIMIN

Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentjana Sula deklaroi gjatë muajit janar kur plasi skandali i Bujar Sheshit se në administratë janë gjetur 30 ish-sigurimsa. “Autoriteti, në dy vite ekzistencë ka verifikuar të paktën 1.500 figura. Rreth 30 janë gjetur me probleme. Në asnjë rast nuk ka agjendë politike tek ne, nuk ka asnjë agjendë apo koordinim, absolutisht asgjë. Por, jo vetëm zyrtarë të adminis-tratës. Me probleme kanë rezultuar edhe 4 njerëz të drejtësisë. Për organet e larta të drejtësisë kemi verifikuar rreth 550 figura dhe 4 prej tyre janë gjetur me probleme”, tha Gentiana Sula.

GENTJANA SULA: 30 ISHSIGURIMSA NË ADMINISTRATË

Bilanci i Frontex, brenda 4 muajve u kapën 1300 emigrantë të paligjshëm, 1000 shqiptarë kërkuan azil në BE

Operacioni Frontex ka kapur 1300 em-igrantë të paligjshëm brenda katër muajve. Një gjë të tillë e bëri të ditur ditën e djeshme drejtori i Departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit, Eduard Merkaj, i cili zhvilloi një takim me zv/ drejtorin e Policisë së Republikës Çeke, Martin Vondrasec. Gjatë një inspektimi të kryer së bashku në Kapshticë dhe Kakavijë, Merkaj u shpreh se emigrantët e kapur kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri, për t’u larguar më pas drejt vendeve evropiane. “Pas përfundimit të procedurave të para, një pjesë janë kthyer

vullnetarisht në vendin nga kanë ardhur, një pjesë janë duke plotësuar dokumentacionin, ka dhe nga ata që kanë kërkuar azil në Shqipëri. Gjatë periudhës janar -gusht 2019, në zbatim të masave shtesë për parandalimin e azilkërkimit dhe për mospërmbushjen e kus-hteve për të udhëtuar në zonën “Schengen” dhe vendet e BE-së, nga ana e shtetasve shqiptarë, janë refuzuar dhe janë ndaluar në dalje rreth 1000 shtetas. Unë iu bëj thirrje shqiptarëve të mos kërkojnë azil në vendet e BE-së, pasi Shqipëria futet në listën e shteteve të sigurta,

çka do të thotë se shanset për të përfituar azil janë zero”, deklaroi Eduard Merkaj. Zv/ drejtori i Policisë së Republikës Çeke nga ana tjetër e ndali theksin tek bashkëpunimi mes autoriteteve. Sipas tij, marrëdhëniet duhet të forcohen më tej. “Marrëdhëniet mes dy Policive janë të shkëlqyera dhe ato do të forcohen më tej në të gjitha fushat. Unë si zv/President i Policisë Çeke dhe si pjesëtar i Bordit të FRONTEX, më kënaqësi e theksoj se bashkëpunimi është i mrekullueshëm dhe kështu do ta përmirësojmë e forcojmë edhe më

tej. Policia e Shtetit është një partnere e denjë e Policisë Çeke dhe ne do ta mbështesim me logjistikë, trajnime e operacione të përbash-këta, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin. Së bashku me Drejtor Merkajn ishim në Kapshticë e Kakavijë, ku inspektuam nga afër vijimin e operacionit FRONTEX, në të cilin Policia Çeke është e përfshirë. Policia Çeke në këtë operacion përfaqësohet nga 13 punonjës policie të saj dhe për këtë jemi krenar pas ky është operacioni i parë që operon jashtë vendeve të BE-së”, tha Martin Vondrasec.

Mimoza IBRA

Institucionet e shtetit vijojnë të kenë të punësuar bash-këpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Në muajin janar, kryetar-

ja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), Gentjana Sula deklaroi se në administratë janë 30 zyrtarë me dosje. Por duket se ky numër është rritur kohët e fundit. Autoriteti i Dosjeve ka bërë publik disa vendime, ku rezulton se në Drejtorinë e Përg-jithshme të Policisë së Shtetit dhe në një prefekturë punojnë ish-sigurim-sa. Autoriteti i Dosjeve ka evidentuar 6 raste deri tani. Tre raste i përkasin Policisë së Shtetit. “Autoriteti ven-dosi: Të informojë Institucionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Poli-cisë së Shtetit, për informacionin që kërkohet me shkresën nr. 2/1128-1 prot., datë 17.08.2018, se për zotin G. Z.: Nga verifikimet e kryera deri tani, figuron të ketë materiale, në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, në emër të tij, sipas Nenit 29, pika 2, germa ”c”, të Ligjit Nr. 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Doku-mentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Kopje e këtij vendimi t´i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, thuhet në një prej vendimeve të AIDSSH. Zyrtarët e tjerë të Policisë së Shtetit që rezul-tojnë të kenë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit janë shtetasit me iniciale A. Sh. dhe B. Sh. Për të dy këto raste Autoriteti i Dosjeve ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ish-sigurims në prefekturë Rasti i katërt i pikasur nga

AIDSSH për zyrtarët e lidhur me ish-Sigurimin i përket Prefekturës së Korçës. Aty është gjetur ish-sig-urims, shtetasi me iniciale Dh. S.. Në fakt duhet theksuar se Autoriteti i Dosjeve ka dokumente që e lidhin zyrtarin në fjalë me ish-Sigurimin, por nuk e cilëson atë bashkëpunëtor. “Autoriteti vendosi: Të korrigjojë pjesërisht vendimin nr. 326, datë 01.10.2018, të marrë nga Autoriteti, mbi bazën e kërkesës së paraqitur nga institucioni i Prefekturës Korçë, me shkresën nr. 915/2 prot., datë 14.08.2018, lidhur me ekzistencën

Autoriteti i Dosjeve evidenton 6 ish-sigurimsa në administratë

Spiunët e ish-Sigurimit ende në administratë, Autoriteti i Dosjeve zbulon të tjerë emra

gjatë 2019, nga policia, te ministritëVeliu: Më shumë bashkëpunim me

Turqinë kundër krimitDrejtori i Përgjithshëm i Policisë

së Shtetit, Ardi Veliu zhvilloi ditën e djeshme një vizitë zyrtare në Ankara, ku u prit nga homologu i tij, Mehmet Aktas. Veliu dhe Aktas vlerësuan si mjaft të mira marrëdhëniet mes dy policive. Gjatë takimit u trajtuan fushat më me interes ku kërkohet thellimi i bashkëpunimit mes dy policive përkatëse. Ardi Veliu deklar-oi se dy autoritetet do të forcojnë bashkëpunimin veçanërisht në luftën kundër krimit. “Ky bashkëpunim syn-ohet të thellohet mes dy Akademive të Sigurisë, në fushën e luftës kundër krimit ekonomik e financiar, trajnimi i personelit policor, pajisjet për Policinë e Shtetit”, u shpreh drejtori i Përgjith-shëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit që shoqërohej nga Drejtori i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, zhvilloi një sërë takimesh me drejtues të Policisë turke si dhe vizitoi nga afër Akadem-inë e Policisë.

Hajdarmataj: Policia e Shtetit u inkriminua

gjatë vitit 2016Ish-drejtori i policisë, Arben Ha-

jdarmataj deklaroi ditën e djeshme se Policia e Shtetit është inkrim-inuar gjatë vitit 2016. Gjatë një in-terviste mediatike, teksa komentoi fenomenin e kanabisit, ai tha se duhet shumë punë që ky fenomen të zhduket dhe strukturat e policisë të pastrohen. “Fenomeni i kanabis-it është riaktivizuar, sidomos në këto vatrat kryesore që është jugu, malësia e Krujës. Fenomeni i drogës luajti një rol kryesor në zgjedhjet e Dibrës. Në momentin që shteti mbyll njërin sy, është gati për tu riaktivi-zuar. Është fenomen që do luftë të vazhdueshme. Viti 2016 ka qenë një goditje shumë e madhe për Policinë e Shtetit. E ka inkriminuar kaq shumë policinë e shtetit sa duhen vite e vite të çlirohet nga ky fenomen”, deklaroi Arben Hajdarmataj. Ky reagim vjen pas konstatimeve të televizionit italian “Rai 3” për riaktivizimin e fenomenit të kanabisit në Shqipëri.

e informacioneve në dokumente të ish–Sigurimit të Shtetit, në kuadër të vlerësimit të cilëve etike, morale dhe profesionale të shtetasit Dh. S. duke saktësuar pikën 1 të këtij vendimi: Dh. S. nga verifikimet e deri tan-ishme dhe dokumentacioni arkivor që disponojmë, figuron në doku-mente të ish-Sigurimit të Shtetit si-pas nenit 29 pika 2, germa c, të ligjit 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore

Socialiste të Shqipërisë”, por sipas Vendimit nr.110/42, datë 09.10.1990, për heqje nga Rrjeti Sekret In-formativ dhe veçimin për asgjësim të dosjes personale të BP “studiu-esi, ai nuk mund të konsiderohet bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit”, thuhet në vendim. Nga ana tjetër, një ish-sigurims është gjetur edhe në Ministrinë e Brendshme. Bëhet fjalë për zyrtarin me iniciale V. V.. Po ashtu, Autoriteti i Dosjeve ka evidentuar një bashkëpunëtor

të ish-Sigurimit të Shtetit edhe tek institucioni i Avokatit të Popullit. Pra, ish-sigurimsat që vijojnë të punojnë në administratë janë akoma problem, edhe pse me ligj e kanë të ndaluar. Nga ana tjetër, ndaj tyre nuk merret asnjë masë, të paktën që të jetë publike. Vetë Autoriteti i Dos-jeve po harton disa amendamente që verifikimi për lidhjet e zyrtarëve me ish-sigurimin të jetë i detyrueshëm, me qëllim që këto raste të pakëso-hen a eliminohen.

Page 9: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

GAZETA SOT E Shtunë 10 Gusht 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

500,000 lekë nga mosvendosja e penal-iteteve nga inspektorët e Agjencisë së Kontrollit të Barnave, në rastet e mosrespektimit të kërkesave të Ligjit nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, i ndryshuar, nga subjektet tregtare të sektorit farmaceutik, të kushteve të ruajtjes së bar-nave, si dhe tregtimin e tyre pa pullën e kontrollit;

4,207,434 lekë të shkaktuar nga anëtarët e komisionit të marrjes në dorëzim të barnave në QSUT, të cilët kanë marrë në dorëzim 426 flakon “Asparaginaze” në kundërshtim me përcaktimet e kontratës së furnizimit;

3,505,097 lekë të shkaktuar nga anëtarët e komisionit të planifikimit të nevojave për barna dhe materiale mjekimi për vitin 2017, ku si pasojë

e planifikimit të gabuar dhe në kundërshtim të për-caktimeve të Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të QSUT, nr. 274, datë 20.09.2016 “Për ngritjen e komi-sionit për planifikimin e nevojave të shërbimeve mjekësore për barna dhe materiale mjekimi, për vitin 2017”, është krijuar një stok prej 353 flakonë “L-asparaginaze” të skaduara në farmacinë qen-drore të QSUT;

3,586,016 lekë të shkaktuar nga titullari i Agjencisë së Kontrollit të Barnave, i cili ka lëshuar autorizimin e importit, nr.24592, datë 15.01.2019, për barin “DUODOPA”, në kundërshtim me Urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë nr.81, datë 06.03.2008 “Për bashkëpunimin në regjimin e import-eksportit të barnave dhe zhdoganimin e tyre”.

“Ministri përgjegjës për shëndetësinë të marrë masat për miratimin e akteve nënligjore sipas parashikimeve në ligjin 105/14 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”; Agjencia e Kontrol-lit të Barnave në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, të marrin masat e nevojshme që të fillojnë procesin e akreditimit të laboratorit, si dhe kalibrimin e pajisjeve laboratorike, me qëllim rri-tjen e saktësisë dhe besueshmërisë së rezultateve

të analizave; Agjencia e Kontrollit të Barnave, për barnat të cilat në regjistrin e barnave të autorizuara për tregtim në Republikën e Shqipërisë, janë vetëm për përdorim spitalor, t’i pajisë ato vetëm me pullën “Çmim Spitalor”, si dhe për çdo aplikim nga subjektet tregtare për autorizim përdorimi, në rastet kur bari ka destinacion farmacitë spitalore, të kërkojë nga subjekti kontratën e furnizimit të lidhur me strukturën spitalore”, thuhet në raport.

Ja dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit

Ja masat e rekomanduara nga KLSH

Vijon aksioni kundër informalitetit, Anila Denaj inspektime në Jug, konstaton 755 biznese me probleme ligjore

Pas çlirimit të hapësirës së “Gjirit të Gjipesë”, i cili ishte zaptuar nga katër biznese në mënyrë të paligjshme, ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj zbriti ditën e djeshme në terren së bashku me ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi për të kryer kontrolle në kuadër të aksionit kundër informalitetit. Në fjalën e saj, ministrja e Financave theksoi se në zonën e jugut, nga Vlora deri në Sarandë janë kryer gjithsej inspektime në 755 biznese, prej të cilave është konstatuar se 40 për qind

e tyre janë me probleme ligjore. Ajo parala-jmëroi masa më të ashpra në vijim, ndërsa shtoi se po përgatitet një paketë ligjore që në fokus do ketë të gjithë bizneset që veprojnë kundër rregullave dhe ligjeve të vendit. “Janë 755 biznese të monitoruara për rajonin e jugut, nga Vlora në Sarandë, nga këto 40 për qind e bizneseve tyre janë kapur me shkelje. Për ne është e rëndësishme të vendosim biznesin përballë një ndërgjegje se ne jemi aty për të monitoruar. Brenda muajt gusht do të dalim

me një paketë ligjore për të goditur të gjithë elementë e paligjshmërisë. Kjo paketë ligjore që po punohet do të synojë një goditje të plotë juridike, pa qenë nevoja për një procedurë kaq të koklavitur, e cila në fund nuk e godet palig-jshmërinë”, tha ministrja e Ekonomisë Anila Denaj. Ndërsa ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi u shpreh se ky nuk është një aksion por një betejë kundër paligjshmërisë, të cilën shteti do ta fitojë pa asnjë diskutim. “Jemi këtu për të treguar qartë se informaliteti dhe paligjshmëria do të

marrin fund. Këtu jemi në një zonë të mbrojtur dhe si në shumë vende të tjera të vendit njerëz të paligjshëm kishin zaptuar hapësirat publike. Sot jemi për të treguar qartë se paligjshmëria në këtë vend do të marrë fund përfundimisht. Ky gji i mrekullueshëm iu kthye shqiptarëve. Të gjitha hapësirat publike janë shfrytëzuar sipas ligjit dhe me përqindjet që i përcakton VKM-ja. Ky ishte bastioni i fundit që privati kishte zaptuar hapësirat publike në mënyrë të paligjshme”, u shpreh ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi.

Elisjeda KIKO

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbardhur skandalin e ilaçeve të pa kontrolluara dhe të skaduara. Në një raport të publi-kuar, pas auditit të zhvilluar në Agjencinë

Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza", KLSH-ja doli në përfundimin se mungesa e akteve nënligjore, por edhe veprimet dhe mos veprimet e punonjësve i kanë shkaktuar një dëm ekonomik shtetit në vlerën 11.7 milionë lekë në total në buxhetin e shtetit nga tenderat e barnave. KLSH ka kërkuar që të ndiqen të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe të gji-tha shkallët e gjykimit deri në arkëtimin e vlerës. Po ashtu, gjatë auditit, KLSH konstatoi se Labora-tori i Agjencisë së Kontrollit të Barnave ende nuk është i akredituar për të kryer të gjitha analizat e nevojshme për medikamentet që dalin në treg, si dhe nuk ka mjaftueshëm aparatura për të kryer analizën e cilësisë së barnave. Një tjetër gjetje nga ana e KLSH ishte edhe mungesa e kontrolleve në farmacitë e vendit, në mënyrë që të kontrollohen kushtet në të cilat ruhen dhe qarkullojnë barnat mjekësore. Një tjetër problem që konstatoi KLSH ishte edhe mungesa e një flete udhëzimi në gjuhën shqipe për barnat që qarkullojnë në tregun vendas.

Rekomandimet për dëmshpërblimPas dëmit në buxhetin e shtetit nga tenderat e

ilaçeve, KLSH ka dhënë edhe disa rekomandime për dëmshpërblimin e 11.7 milionë lekëve. KLSH ka kërkuar nga QSUT dhe Agjencia e Kontrollit të Barnave që të dëmshpërblejnë dëmin ekonomik që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit. “Agjencia e Kontrollit të Barnave të kryejë inspektime pranë farmacive spitalore si dhe pranë prodhuesve vendas të barnave, për kushtet e ambienteve, në të cilat prodhohen, ruhen dhe qarkullojnë barnat, me qëllim garantimin e cilësisë dhe sigurisë së tyre. Qendra Spi-talore Universitare, “Nënë Tereza”, të marrë masat e nevojshme dhe të përgatisë raportin e vetëvlerësimit për shërbimin farmaceutik, me qëllim akreditimin e këtij shërbimi. Nga QSUT dhe Agjencia e Kontrollit të Barnave të kërkohet në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe të gjitha shkallët e gjykimit, arkëtimi i vlerës 11,798,547 lekë, dëm ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit, nga veprimet dhe mosveprimet e punon-jësve të këtyre dy institucioneve”, thuhet në raport.

Përmirësimi i shërbimit të barnaveKLSH shprehet në raport se cilësia dhe sigu-

ria e barnave mbetet shqetësimi kryesor në vend, duke parashikuar edhe tre kërkesa kryesore për përmirësimin e shërbimit të barnave. Më konkret-isht, kërkesat e parashikuara janë ulja e çmimit, garantimi i cilësisë dhe rritja e skemës së rimbur-simit. “Reforma e ndërmarrë për përmirësimin e shërbimit farmaceutik e kurorëzuar me miratimin e ligjit për barna ka në thelb të vetë përpjekjen për tu përafruar me kuadrin ligjor të vendeve të BE si

KLSH: Cilësia e barnave mbetet shqetësimi kryesor në Shqipëri

KLSH zbardh skandalin, ilaçet pa kontroll dhe të skaduara, 11.7 milionë lekë dëme

në buxhet nga tenderat e barnaveJa gjetjet e KLSH nga auditimi

1. Ligji i barnave, i cili ka më shumë se 4 vjet që është miratuar, mbetet i pa zbatueshëm plotë-sisht, për arsye se një pjesë e konsiderueshme e akteve nënligjore, që parashikohen për zbatimin e tij, ende nuk janë miratuar, duke ndikuar në garantimin e cilësisë dhe sigurinë e barnave që qarkullojnë në vend.

2. Barnat që qarkullojnë në tregun vendas, në pjesën më të madhe të tyre nuk janë të pa-jisura me fletë-udhëzuesin në gjuhën shqipe, megjithëse ky është një detyrim i përcaktuar në rregulloren për dhënien e autorizimit për tregtim të barit, por që nuk është respektuar nga subjek-tet tregtare të sektorit farmaceutik.

3. Agjencia e Kontrollit të Barnave për peri-udhën 2017-2018, nuk ka respektuar përcaktimet ligjore për kryerjen e numrit të detyrueshëm të analizave të barnave, duke analizuar vetëm 12% të barnave që kanë qarkulluar në tregun vendas, dukuri e cila ka ndikuar negativisht në cilësinë dhe sigurinë e barnave.

4. Procesi i planifikimit për barna dhe ma-teriale mjekimi, në Qendrën Spitalore Univer-sitare “Nënë Tereza” zhvillohet si një procedurë rutinore, pa reflektuar dhe analizuar tregues të rëndësishëm statistikor, si konsumin mesatar vjetor, mujor, dukuri e cila ka sjellë që barnat e planifikuara për konsum, nuk pasqyrojnë real-isht kërkesat e shërbimeve spitalore në QSUT, si dhe ka krijuar sasi të mëdha stoku barnash të skaduara.

5. Sistemi i farmakovigjilencës pranë Agjen-cisë së Kontrollit të Barnave është pothuajse inek-zistente në veprimtarinë e tij, për arsye se nuk ka kryer asnjë monitorim dhe studim për efikasitetin e barnave që qarkullojnë në Shqipëri, duke rritur edhe mundësitë që të cenohet siguria e barnave që qarkullojnë në tregun vendas dhe për rrjedhojë edhe e shëndetit të konsumatorit.

6. AKB nuk ka kryer asnjë kontroll pranë farmacive spitalore, për kushtet në të cilat ruhen dhe qarkullojnë barnat, si dhe për llojin e pullës e sigurisë së vendosur në paketimin e tyre, duke ndikuar negativisht në cilësinë dhe sigurinë e barnave që qarkullojnë në spitalet publike.

7. AKB nuk ka kryer asnjë kontroll tek prod-huesit vendas të barnave, për proceset dhe lëndët e para, që përdoren për prodhimin e barnave, duke cenuar rëndë cilësinë dhe sigurinë e barnave të fabrikuara brenda Republikës së Shqipërisë.

8. Farmacitë e shërbimeve spitalore vuajnë nga mungesa e investimeve për rehabilitimin e ambienteve të cilat janë në kushte jo të përsh-tatshme të ruajtjes së barnave sipas përcaktimeve të akteve normative dhe praktikave të mira në shërbimin farmaceutik.

9. Është shkaktuar dëm ekonomik në buxhe-tin e shtetit në vlerën 11,798,547 lekë në total.

dhe rregullimin e tregut farmaceutik dhe mënyrën e vendosjes së barnave në treg. Ligji i barnave i miratuar në vitin 2014 parashikon që nëpërmjet strukturave përgjegjëse të rrisë sigurinë dhe cilësinë e barnave që qarkullojnë në vend. Kërkesat krye-sore të qytetareve dhe pacienteve para miratimit të ligjit të barnave, fokusoheshin kryesisht tek: Nevoja e uljes së çmimit të tyre si mundësi për të plotësu-

ar më shumë kërkesat e shërbimeve spitalore; Garantimi i cilësisë dhe sigurisë së barnave; Rritja e kategorive përfituese në skemën e rimbursimit dhe aksesi i barabartë për blerjen e barnave. Por cilësia dhe siguria e barnave mbeten ende ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve shqiptarë dhe një problem i vazhdueshëm i sistemit shëndetësor në Shqipëri”, thuhet në raport.

Page 10: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

10 GAZETA SOTE Shtunë 10 Gusht 2019

e k o n o m i www.sot.com.al

Agjencia e Prokurimit Publik ka bërë me dije se, ka përfunduar

verifikimin e zbatimit të ligjshmërisë për procedura prokurimi, të zhvilluara nga autoritete të ndryshme kontraktore, gjatë periudhës kohore 2018 – 2019. “Këto proce-dura u verifikuan në kuadër të zbatimit të një Plani Verifikimi, në të cilin u përfshinë procedura prokurimi të llojit “E hapur” dhe “Kërkesë për propozim”, si dhe procedura prokurimi me vlerë të vogël. Në këtë plan u përfshinë procedurat e hapura dhe kërkesë për propozim, për të cilat autoritetet kontrak-tore përkatëse nuk kanë reaguar/reflektuar ndaj rekomandimeve të APP, në fazën e pub-likimit të dokumenteve të tenderit”, thuhet në raport. Bazuar në gjetjet e konstatuara nga APP në procedurat e verifikuara, me qëllim ndërgjegjësimin e autoriteteve kontraktore në funksion të mirë-zbatimit të legjislacionit të prokurimit publik në procedurat që do të zhvillojnë në të ardhmen, APP sjell në vëmendje të të gjithë autoriteteve të mba-

jnë në konsideratë si vijon: Specifikimet teknike të procedurës së prokurimit duhet të argumentohen dhe të dokumentohen me procesverbal, në përputhje me rregullat e prokurimit publik. Konkretisht, neni 61 i Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar (në vijim “VICM”), parashikon argumentimin e specifikimeve teknike dhe dokumentimin përkatës; Në përllogaritjen e fondit limit, sa i takon procedurave të prokurimit për lidh-jen e kontratave për punë publike, çmimet e përdorura në preventiv duhet të përputhen me çmimet përkatëse në manualet zyrtare. Një mospërputhje e tillë sjell si pasojë rritje të fondit limit. Edhe në rastet kur, preven-tivi është hartuar nga një subjekt i licenc-uar jashtë autoritetit kontraktor, titullari i autoritetit duhet të caktojë një person ose grup pune për të marrë në dorëzim pre-ventivin e punimeve dhe për të verifikuar përputhshmërinë e çmimeve të përdorura.

Agjencia e Prokurimit verifikim tenderëve të 2018-2019, ja rekomandimet për bizneset

Shumica u morën në detyrë nga “Intesa Sanpaolo Banka”

Italianët tregojnë të fshehtat, ja si u ngritën në detyrë personat që firmosën për falimentimin

e “Veneto Banka” me akte noterialeKliti TOPALLI

Mediat italiane kanë zbardhur të tjera detaje nga skandali me falimentimin e

“Veneto Banka”. “Vicienza Piu”, në një artikull ka treguar se si të gjithë ata që firmosën për batërdinë me bankën italiane janë graduar në detyrë. Më datë 25 shtator 2018 në Tiranë, përpa-ra noterit Alket Mancka është nënshkruar një akt noterial, i cili vërtetonte se përfaqësuesit e pranishëm nga Veneto Banca në Lca” dhe “SGA spa” deklarojnë që të gjitha kushtet për transfer-imin e Kredive janë përcaktuar në përputhje me Marrëveshjen e Transferimit të Kredive dhe gjithashtu me Marrëveshjen për Transferimin e Kredive, ndaj këto kredi konsiderohen të miratuara nga ana e Veneto Banca spa në LCA tek SGA spa, e cila është edhe kreditori aktual i kredive, duke filluar nga dt. 1 korrik 2018. Pra kreditë u shitën nga “Veneto Banka” te kompania SGA, e cila menjëherë nis proce-

durat për mbledhjen borxheve. Për të nënshkruar deklaratën noteriale për “Veneto Banca në LCA”, me autorizim ishte z. Alberto Morini, i cili nuk ka ndonjë lidhje me LCA, por në të vërtetë është një punonjës i “Intesa Sanpaolo Bank”. Po këtë person, pra Alberto Morini e gje-

jmë jo rastësisht të cituar në një artikull të Giuseppe Pietrobellit në “Il Gazzettino” më 4 gusht 2016. Alberto Morini, duke iu referuar një takimi në shkurt të vitit 2014 thoshte: “U vlerësua interesi i mundshëm i disa kon-sumatorëve për të nënshkruar aksionet e Veneto Banca me

zotimin për riblerje. Kohëzgjatja e supozuar ishte 6 muaj”. Po kush ishte përpara noterit Alket Mancka nga ana e “SGA”? Një anëtar i bordit të saj? Jo! Një drejtues ekzekutiv i SGA? Jo! Sepse kemi një prokurë italiane të vërtetuar nga noteri, se për-faqësues është z. Andi Ballta i

International Subsidary Banks Division në Intesa Sanpaolo”, thuhet në artikull.

Loja e pisët e Gent Sejkos Në marrëveshjen që është

bërë për shkrirjen e “Veneto Bank”, përmendet dhe Banka e Shqipërisë. Italianët kontak-tuan kompaninë Tranzit për të mbledhur borxhet e tyre në Shqipëri. Por në dokument thuhet se ka qenë Banka e Shqipërisë ajo që ka sugjeruar që të kontraktohet një kompani shqiptare. “Me referencë të Marrëveshjes së Transferimit në Shqipëri më datë 22 nëntor 2017, Veneto Banka merr për-sipër që të bëjë të mundur që rikuperimi i kredive të këqija të Veneto Banka Sh.a të trans-feruara në VB (edhe pas kalimit të tyre të mundshëm në SGA S.P.A sipas ligjit, ti besohen një shërbimi, siç është kërkuar dhe rekomanduar nga Banka e Shqipërisë, një subjekti ligjor shqiptar)”, thuhet në dokument. Pra, pyetja që shtrohet është, a ishte Gent Sejko ai që sugjeroi përzgjedhjen e Tranzit?

“Tranzit Shpk”, kompania e mbledhjes së borxheve të këqi-ja e kontraktuar nga shoqëria italiane SGA spa, për të punuar me kreditë e këqija të Veneto Banka sh.a., për procedurat dhe performancën e këtyre kredive NPL. Sipas “Vicienza Piu” për Veneto Banka sh.a. firmosën para noterit Alessio Maggiolo e Blerina Bardhi. Por italianët janë shprehur se të gjithë emrat e mësipërm janë ngritur në de-tyrë dhe si për çudi kanë shkuar te “Intesa Sanpaolo”. “Alessio Maggiolo tashmë është Shef De-partamenti “Small Business”, në drejtorinë tregtare në Milano të Intesa Sanpaolo. Blerina Bardhi, drejtore Departamenti teknik, IT & Siguri, e ardhur në Shqipëri pas eksperiencës në Banche Estere të Veneto Banca, Monte-belluna, person i deleguar nga CdA di Veneto Banka sh.a për të firmosur bilancet, deklaratat noteriale, është tashmë në Dre-jtorinë e Përgjithshme të Intesa Sanpaolo Bank Albania, shefe IT. Për Alberto Morini thamë më herët që është rritur në detyrë në

1. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hap proces-in e konkurrimit për dhënien me qira, me konkurrim të tokës bujqësore në pronësi të shtetit, në administrim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me sipërfaqe 258.000 m2, për pasurinë me numër 227/15, Zona Kadastrale 1832, e cila ndodhet në fshatin Grabovicë, njësia administrative Çërravë, bashkia Pogradec, Qarku Korçë.

2. Dhënia me qira e tokës bujqësore bëhet me qëllim dhënien në përdorim të tokës bujqësore në pronësi të shtetit për zhvillimin e veprimtarive bujqësore.

3. Konkurrimi do të zhvillohet më datë 26.9.2019, ora 11.00, në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, adresa BLV “Deshmoret e Kombit”, nr.2, Tiranë, Salla e Mbledhjeve Kati i II-të.

4. Vlera fillestare e qirasë, për fillimin e konkurrimit, është 255.420 (dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë e katërqind e njëzet) lekë/vit.

5. Afati i dhënies me qira të kësaj pasurie të jetë në përputhje me parashikimet e Kreut VI, të Vendimit nr. 373, datë 20.06.2018, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të rregullave procedurave dhe kontratës TIP për dhënien me qira të tokave bujqësore në pronësi të shtetit”, në varësi të kulturës bujqësore ose specie e bimëve me të cilat do të lidhet kjo veprimtari.

6. Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, në datën dhe orën e caktuar, me dokumentacionin si vijon :

• Vetëdeklarimin për ekstraktin e regjistrit tregtar të personit fizik apo juridik, që ka paraqitur ofertën;

• Një përshkrim të përgjithshëm të projektit për ve-primtarinë bujqësore që do të zhvillohet mbi tokën, objekt kërkese për qiramarrje, në të cilën të specifikohen kulturat bujqësore ose speciet e bimëve që do të mbillen, teknologjitë, që do të aplikohen në kultivimin e bimëve dhe përpunimin e produkteve, investimet në infrastrukturë (kullim, ujitje, sistem-im etj.), të shprehura në tregues fizikë e monetarë, tregun e shitjes, aftësitë financiare, kreditë dhe burimet e financimit të shprehura në vlerë, që garantojnë investimet, ndikimin e vep-rimtarisë në shtimin e numrit të të punësuarve. Dokumentet që vërtetojnë aftësitë financiare, kreditë dhe burimet e financimit duhet të jenë të lëshuara nga institucionet e ngarkuara nga ligji për këtë qëllim;

• Planin e biznesit të aktivitetit që do të ushtrohet, sipas modelit të miratuar me Udhëzimin nr.12, datë 30.07.2018, të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

• Raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, të hartuar nga specialistë mjedisi të licencuar;

• Projektin e investimeve, të hartuar nga një specialist arkitekt i licencuar;

• Afatin e përdorimit të tokës për qiramarrje;

• Vetëdeklarimin që nuk ka detyrime financiare ndaj organeve tatimore qendrore e vendore, nuk është në ndjekje penale, nuk ka detyrime ndaj qiradhënësit si dhe nuk është në konflikt interesi me Autoritetin Qiradhënës;

• Kohën e fillimit e të mbarimit të mbjelljes së tokës me kulturën bujqësore;

• Nivelin e çmimit (lekë/ha në vit) që ofron për marrjen me qira të tokës bujqësore;

• Sigurimin e ofertës në vlerën e qirasë së një muaji, duke e llogaritur me vlerën e shpallur në njoftimin për konkurrim.

7. Ofertat paraqiten në një zarf të mbyllur jo transparent, i cili duhet të përmbajë një kopje origjinale ose të noterizuar të dokumentacionit të ofertës dhe ku të përcaktohen qartë identiteti dhe adresa e personit, fizik apo juridik të interesuar dhe të dorëzohen në zyrën e Protokollit të MBZHR-së (Kati i parë).

8. Vlerësimi i ofertave do të bëhet sipas parashikimeve të Udhëzimit nr.12, datë 30.07.2018, të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, “Për organizimin dhe funksionimin e bordit të qiradhënies, të komisionit të shqyrtimit të ankesave, kriteret e vlerësimit dhe mënyra e përllogaritjes së ofertave, si edhe kriteret dhe mënyra e llogaritjes së vlerës së qirasë, në procesin e marrjes me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit”, Kreu III “Kriteret e vlerësimit dhe mënyra e përllogaritjes së ofertave”.

9. Subjektet e interesuara për qiramarrje ose për-faqësuesit e tyre të pajisur me prokurë origjinale/fotokopjo të noterizuar dhe dokument identifikimi mund të marrin pjesë në çeljen e ofertave. Asnjë konkurrues nuk do të për-jashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurimit në bazë të shtetësisë.

10. Do të mbahet parasysh zbatimi i Ligjit nr.107, datë 31.7.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar si dhe me përjashtimet sipas parashikimeve të Ligjit nr.8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave të administrimit dhe mbrojtjes së tokës”, i ndry-shuar si dhe Ligjit nr.9244, datë

11. Subjektet e interesuar mund të kërkojnë informacion për procedurën konkurruese pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Person kontakti: Mimoza Kita, email: [email protected].

12. Ky njoftim do të publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike, në ambjentet e njësisë administrative Çërravë, bash-kisë Pogradec, Agjencisë Rajonale të Ekstencionit Bujqësor Ko-rçë, në faqen zyrtare të MBZHR-së dhe në dy gazeta kombëtare.

SEKRETAR I PËRGJITHSHËMEnea Hoti

NË MUNGESË DHE ME POROSIDREJTOR I PËRGJITHSHËM

Ardian Maçi

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALSEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Në zbatim të Vendimit nr. 373, datë 20.06.2018, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të rregullave, procedurave dhe kontratës TIP për dhënien me qira të tokave bujqësore në pronësi të shtetit”, Kreu IV “Procedurat që ndiqen për dhënien me qira të tokave bujqësore në pronësi të shtetit”, pika 4.1, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton fillimin e procesit të dhënies me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit, për parcelat me numër pasurie 4/1, 5/1, 20/1, 20/3, 32/1, 39/1, 40/1, 40/4, 45/1, 45/4, 46/1, 46/4, 47/1, 47/3, 58/1, 59/1, 60/1, 60/7, 61/4, 62/1, 67/1, 67/4, 67/8, 67/9, 68/1, 68/4, 68/7, 68/8, 72/1, 72/8, 72/9, 79/1, 79/4, 81/1, 82/1, 84/1, 447/1, 448/1, 449/1, 449/8, 450/1, 450/3, Zona Kadastrale 2085, të cilat ndodhen në Karavasta e Re, Njësia Administrative Rremas, Bashkia Divjakë, Qarku Fier.

SEKRETAR I PËRGJITHSHËMEnea Hoti

NË MUNGESË DHE ME POROSIDREJTOR I PËRGJITHSHËM

Ardian Maçi

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALMINISTRI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Lënda: Njoftim për fillimin e procesit të qiradhënies

NJOFTIM PËR DHËNIE ME QIRA

Page 11: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

GAZETA SOT E Shtunë 10 Gusht 2019 11

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

I kërkoj italia­nëve të më japin

fuqinë e plotë për të realizuar gjëra si duhen bërë në këtë vend. Nuk pranojmë asnjë lojë të fshe­htë politike e as një qeveri koalicioni mes 5 Yjeve e Partisë Demokratike, që do të ishte një tallje...

Italia drejt zgjedhjeve, Salvini: Kandidoj për kryeministër

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraLëvizja 5-Yje: Jemi të gatshëm të përballemi me Salvinin në zgjedhje

Andi LAMKO

Ministri i brendshëm italian Matteo Salvini ka konk-retizuar dje sinjalizimet e një dite më parë për

prishje të koalicionit Lega-5 Yje, duke dorëzuar në parlament një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Giuseppe Conte. “Kandidoj për kryeministër”, ka deklaruar zëvendës kryeministri italian, lider popullor i Lega-s. “I kërko-jmë italianëve forcën ta marrim në dorë këtë vend e ta shpëtojmë. I kërkoj italianëve të më japin fuqinë e plotë për të realizuar gjëra si duhen bërë në këtë vend”, është shprehur ai, një ditë pas komunikimit zyrtar se Partia Lidhja nuk pranon më të qeverisë me aleatin 5 Yje. Pas deklaratës së Salvinit, kryetarja e Dhomës së Senatit italian Anna Maria Casellati, tha se ka thirrur ditën e hënë 12 gusht një konferencë me kryetarët e grupeve parlamentare ku do të ven-doset se kur do të mblidhet parlamenti për të votëbesuar kryeministrin Conte. Ndërkohë Salvini vijoi me akuzat e tij politike ndaj aleatëve në koalicion, duke paralajmëruar se nuk pranon asnjë lojë të fshehtë politike e as një qeveri koalicioni mes 5 Yjeve e Partisë Demokratike, që sipas tij do të ishte një tallje me italianët dhe e papranueshme për demokracinë. Salvini ka informuar gjithashtu se senatorët e Lega-s prej ditës së hënë 12 gusht do të jenë çdo ditë në Parlament.

Përshkallëzim i kontradiktaveKoalicioni Lega-5 Yje u arrit pas

negociatave të zgjatura në mars, maj e qershor të vitit të kaluar, kur zgjedhjet e përgjithshme në Itali nuk nxorën një fitues të qartë. Realizimi

Koalicioni i Gjirit, Irani paralajmëron kundër përfshirjes së Izraelit

Holandë, i nxehti ekstrem, faktor i vdekjes së 400 personave

Ministria e mbrojtjes e Iranit tha dje se çdo përfshirje e Izraelit në koalicionin detar në Gjirin Persik do të konsid-erohet si “kërcënim i qartë” ndaj sigurisë kombëtare të vendit prandaj vendi do të ketë të drejtën të konfrontohet me kërcënimin. Zhvillimi vjen pasi mediat izraelite citonin ministrin e jashtëm Israel Katz të kishte thënë në një diskutim se vendi është i gatshëm të marrë pjesë në koalicionin e nisur nga SHBA. Ministria e mbrojtjes së Iranit tha se gru-

pi detar i ngritur nga SHBA në Gjirin Persik "do të shtojë pasigurinë" në rajon ndërsa pjesëmarrja e mundshme e Izraelit do të kishte pasoja katastrofike. "Koalicioni ush-tarak që Amerika po kërkon të formojë me justifikimin e sig-urisë për transportin detar, vetëm do të shtojë pasigurinë në rajon, ndërsa përfshirja në të e Izraelit do të konsiderohet si kërcënim sigurie”, tha ministri iranian i mbrojtjes Amir Hatami në një konferencë shtypi me homologët nga Kuvajti, Oman e Katar.

Pothuajse 400 persona më shumë kanë vdekur në Holandë gjatë valës së të nxehtit rekord të Evropës sesa në një javë të zakonshme vere, thuhej dje në raportin e agjencisë holandeze të statistikave CBS. “Në total, 2964 persona kanë vdekur në Holandë gjatë javës që filloi më 22 korrik”, thuhet ndër tjera në raportin e CBS, që i bie rreth 15 për qind më shumë sesa që ndodh në një javë gjatë verës. Temperaturat e regjistruara nëpër Evropë gjatë javës së fun-dit të korrikut ishin 40 gradë cel-

sius, kurse numri i të vdekurve në Holandë gjatë asaj jave ishte i krahasueshëm me normën e dy valëve të nxehtit të viti 2006, që konsiderohen si më të gjata në këtë vend. Rreth 300 viktima shtesë ishin midis personave të moshës 80-vjeç dhe më të vjetër. Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në lindje të Holandës, ku temperaturat ishin më të larta dhe vala e të nxehtit zgjati më shumë sesa në pjesët tjera të vendit. Kjo ishte vala e dytë e të nxehtit ekstrem që ka goditur këtë muaj Evropën.

SHBA sërish kërcënon me tërheqjen e trupave nga GjermaniaAmbasadori amerikan në

Gjermani, Richard Grenell, është ankuar dje për investimin e ulët të Berlinit në mbrojtje, si dhe përsëriti kërcënimin e tërheqjes së trupave amerikane nga vendi. "Aktualisht është në të vërtetë fyese që taksapaguesit amerikanë akoma duhet të paguajnë më shumë se 50,000 forca amerikane në Gjermani”, tha Grenell, në një kohë që Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë më herët se trupat amerikane mund të zh-vendoseshin nga Gjermania

në Poloni. "Polonia po përmbush angazhimet e saj ndaj NATO-s për të investuar dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen. Gjermania nuk po e bën këtë. Ne do të mirëprisnim ardhjen e forcave amerikane nga Gjermania në Poloni", ka thënë ambasadorja amerikane në Poloni, Georgette Mosbacher. Dhjetëra mijëra vende pune në Gjermani varen nga ushtria amerikane teksa janë rreth 35.000 trupa amerikane, 17.000 civilë amerikanë dhe 12.000 gjermanë të punësuar nga Ushtria e SHBA.

i koalicionit ishte një fitore e madhe që evitoi përsëritjen e zgjedhjeve, dhe me shtimin e popullaritetit pas nisjes së punës së qeverisë, mendohej se dy formacionet kishin kapërcyer difer-encat e tyre. Por së fundmi tensionet brenda koalicionit janë përshkallëzuar për disa çështje, ndërsa 5-Yje propozoi një votim për të ndërprerë projektin infrastrukturor të linjës hekurudhore të shpejtësisë së lartë me Francën. Propozimi u refuzua nga Senati me votat e deputetëve të partisë së Salvinit. Dy partitë akuzuan njëra tjetrën për ndarjen e thellë brenda koalicionit, duke shtyrë Salvinin që të bëjë thirrje për zgjedhje të reja. Salvini më pas kreu një takim me kryeministrin Gi-useppe Conte, takim i cili zgjati më shumë se një orë, pas të cilit tha se e ka informuar Conten se qeveria ka

humbur shumicën e saj në parlamen-tin italian. Edhe kreu i Lëvizjes 5-Yje, Luigi Di Maio, zv/kryeministër dhe ministër i Punës dhe Industrisë, tha se partia e tij është e gatshme për zg-jedhje të parakohshme, por parlamenti duhet fillimisht të miratojë reformat për zvogëlim të numrit të deputetëve në një votim në shtator.

‘Lega’ favorite Një nga arsyet e sigurisë së Sla-

vinit për të shkuar në zgjedhje mund të jetë dhe rritja e mbështetjes për të sipas sondazheve, të cilat raportojnë se aprovimi për Lega-n është rritur në 38 për qind, me tendencë për të arritur në 40 për qind. Me një tendencë të tilla në zgjedhjet e mundshme kombëtare Lega mund të shënojë një rekord si partia më popullore e pas-luftës në Itali, duke rivalizuar tashmë partinë e shuar Kris-

Rusia akuzon SHBA për ndërhyrje në

çështje të brendshmeMinistria e Jashtme ruse ka

akuzuar të premten ambasadën amerikane për ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë, pasi ka publikuar në rrjetet sociale një hartë që tregon rrugën e propozuar të përshkohet në një protestë të paautorizuar qeveritare në Moskë. “Ne kemi theksuar se e konsiderojmë publikimin e rrugës si promovim për pjesëmarrje në protestë dhe thirrje për veprim, që rezulton me ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit”, thuhet në deklaratën qeveritare.

Preshevë, Mustafa: Bashkëpunojmë me

Beogradin por pa presione Kryetari i Këshillit Shqiptar

në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, i bëri thirrje ministrit të Pushtetit Lokal të Serbisë, Branko Ruzhic "të përqendrohet në përm-bushjen e detyrimeve të tij ligjore, dhe institucionale” ndaj shqiptarëve që jetojnë në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Në një deklaratë për media nga Këshilli thuhet se "Këshilli Kombëtar është gati për bashkëpunim institucional, por nuk do t'i nënshtrohet presionit dhe kërcënimeve".

Maqedoni, opozita kërkon përgjegjësi për video incizimet

Pas videos së dytë të publikuar dje në rastin “Reket’ opozita e Maqe-donisë së Veriut, VMRO-DPMNE vijon gishtin t’ia drejtojë pushtetit dhe kërkon dorëheqjen e kryem-inistrit Zaev. Ata thanë gjithashtu se prokurorja e përgjithshme Vilma Ruskoska ka humbur kredibilitetin. “Ruskovska me mosveprimin e saj i mundëson Janevës fshehjen dhe shkatërrimin e dëshmive. Ruskovska nuk ka kredibilitet ta udhëheqë këtë rast” , tha zëdhënsi Igor Janushev.

Ish-zyrtari përgjegjës për Ballkanin në Pentagon, Michael Carpenter, tha dje në një intervistë se zgjedhjet e këtij viti në Kosovë, dhe ato në 2020 në Serbi, mund të vonojnë marrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës. Carpenter tha për edicionin serb të Zërit të Amerikës se zgjedhjet janë periudhë e keqe për të negociuar marrëveshje ndërkombëtare. "Fakti që Kosova nuk ka një kryeministër është një pengesë e madhe, dhe koha e zgjedhjeve është gjithashtu e përshtatshme për ata që mbrojnë pikëpamje më të ashpra politike, gjë që është e keqe për të arritur një marrëveshje. Unë nuk do të thoja që një marrëveshje është e pamundur, por duket se nuk ka gjasa", tha Carpenter, duke shtuar se gjithashtu nuk është moment për "shkëmbim territoresh".

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë dje në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të ushtrisë së Kosovës, se vendi nuk e kërcënon askënd, por as nuk do të lejojë askënd të cenojë. Ai shtoi se integriteti territorial dhe kufijtë e shtetit tonë janë të shenjtë e të paprekshëm. “Kosova po ndërton një ushtri e cila pasqyron shpirtin liridashës të popullit tonë, vlerat mbi të cilat qëndron shteti i pavarur e sovran i Kosovës. Ushtria e Kosovës është element i domosdoshëm i stabilitetit dhe paqes në rajon. ajo do të vazhdojë procesin e fuqizimit e profesionalizimit të saj, për t’u bërë gati për fazën e anëtarësimit në NATO”, theksoi Veseli, duke e quajtur ditë krenarie dhe privilegj, të qenit pjesëtarë të ushtrisë më të re në botë.

Carpenter: Zgjedhjet në Kosovë dhe Serbi, vonojnë marrëveshjen Kosovë,Veseli kundër Thaçit: Kufijtë e vendit nuk preken

tian-demokrate e cila shënoi rekordin italian prej 48.51 për qind në zgjedhjet e 1948. Partnerët e tyre aktualë të koal-izionit Lëvizja 5-Yje ishte grupi i vetëm më i madh në zgjedhjet e shkuara por ka shënuar humbje prej atëherë dhe në sondazh merrte vetëm 17.3 pra rreth gjysma e rezultatit të shënuar në zgjedhje. Të majtët italianë të Partisë Demokratike duket se po kalojnë 5-Yje me një mbështetje prej 22 për qind. PD renditej gjithashtu e dyta në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në fillim të vitit, prapa Lega-s. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2018 election, Lega u bashkua në koa-licion dhe me radikalët e tjerë Fratelli d’Italia dhe partinë e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, Forza Italia. Sondazhi i fundit tregon se dhe Fratelli d’Italia e drejtuar nga Georgia Meloni, ka shën-uar rritje të ndjeshme.

Page 12: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

12 GAZETA SOTE Shtunë 10 Gusht 2019

C M Y K

k r o n i k e www.sot.com.al

Policia godet dy raste të tentativës për kulti-vim të bimëve narko-tike. Kapet dhe ndalohet autori i njërit rast. Po punohet me meto-dat speciale të hetimit për do-kumentimin e rastit tjetër. Shër-bimet e Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Libofshë si dhe në bazë të informacioneve të sigu-ruara në rrugë operative, kanë...

Mimoza IBRA

Fenomeni i kultivimit të lëndëve narkotike duket se po rikthehet. Gjatë ditëve të fundit

forcat e policisë kanë goditur disa raste të tilla, duke vënë në pranga edhe autorët. Dy raste u shënuan vetëm ditën e djeshme në Fier. Policia njof-toi se në Libofshë është ar-restuar një shtetas 43-vjeçar sepse është kapur duke kul-tivuar disa kubikë me kana-bis. “Policia godet dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Kapet dhe ndalohet autori i njërit rast. Po punohet me metodat spe-ciale të hetimit për dokumen-timin e rastit tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Libofshë si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të tenta-tivës për kultivim të bimëve narkotike, ku pranë banesës së shtetasit E. M. u gjetën dhe u sekuestruan disa kubikë ku ishin kultivuar fidanë dhe fara të dyshuara Kanabis Sativa. Në përfundim të vepri-meve u bë ndalimi i autorit të dyshuar të kultivimit të tyre, shtetasi E. M., 43 vjeç, banues në Libofshë”, thuhet në njoft-im. Ndërsa rasti i dytë është evidentuar në fshatin Cakran, por uniformat blu janë në kërkim të autorit. “Gjithashtu, po në vijim të kontrollit të ter-ritorit, në fshatin Cakran, në një zonë të pyllëzuar, u gjetën dhe u asgjësuan disa bimë Kanabis Sativa. Po punohet për dokumentimin ligjor të kësaj vepre penale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kul-tivimi i bimëve narkotike””, njoftoi policia.

Rasti i KorçësPo ditën e djeshme, policia

procedoi penalisht edhe katër persona për moskallëzim krimi dhe shpërdorim de-

tyre për rastet e kultivimit të drogës. Masat ndaj tyre u morën në vijim të operacionit të koduar “Denas” nga Policia e Korçës, i cili tri ditë më parë vuri në pranga dhëndrin dhe vjehrrin, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. “Vijon operacioni policor i koduar “Denas” i finalizuar dy ditë më parë, me ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim për veprat penale “Kul-tivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”. Në kuadër dhe në vijim të vepri-meve procedurale e hetimore lidhur me operacionin policor të lartpërmendur, specialistët e Hetimit për Krimet në Ko-misariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: S. Z, (me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujrave dhe Turizmit Korçë), M. B, (me detyrë teknik i pyjeve për zonën e njësisë administrative Voskopojë, Lekas në sektorin pyjor pranë Bashkisë Korçë), F. B, (me detyrë roje i pyjeve për zonën e mësipërme), I. A, (me detyrë kryetari i fshatrave

Denas dhe Xerje)”, njoftoi Policia e Korçës. Ndërkohë, gjatë këtyre katër ditëve janë shënuar edhe tre raste të tjera të kultivimit të drogës. Në fshatin Bestrovë të Vlorës forcat e policisë arrestuan dy shtetas dhe shpallën në kërkim një tjetër për këtë vepër penale. Po ashtu, u procedua penalisht edhe kr-

yeplaku i fshatit Bestrovë për shpërdorim detyre. Nga ana tjetër, në Fier para pak ditësh është goditur edhe një rast tjetër i kultivimit dhe shpërndarjes së narkotikëve. Këtë herë operacioni i koduar “Vunoi” sekuestroi 16 kg lëndë narkotike kanabis në një au-tomjet si edhe vuri në pranga poseduesin e drogës.

Kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet 19-vjeçari turk

Një 19-vjeçar turk ra ditën e djeshme në prangat e poli-cisë shqiptare. Arrestimi i tij u bë pasi ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Sipas njoftimit që policia shpërndau për mediat, turkut të prangosur i është gjetur një pasaportë franceze e falsifikuar, e cila është sekuestruar si provë materiale. “Kapet dhe arrestohet në flagrancë, nga shërbi-met e Policisë e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme shtetasi turk U. S.,19 vjeç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave”. Ky shtetas ka hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Nga kontrolli i ushtruar në dalje në PKK Rinas, Policia Kufitare i gjeti një pasaportë franceze e dyshuar si e falsifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë për mediat.

Në Fier arrestohet 43-vjeçari të cilit iu gjetën disa kubikë me kanabis

Rritet kultivimi i kanabisit, goditen dy raste në Fier, në Korçë procedohen

4 persona për moskallëzim krimi

Shkaktoi aksident rrugor, bie në prangat e policisë 39-vjeçari

Policia e Lezhës bëri të mundur ditën e djeshme arrestimin e një 39-vjeçari. Sipas njoftimit të policisë, ai është prangosur sepse ka shkaktuar një aksident rrugor. Kjo pasi 39-vjeçari ka qenë duke e drejtuar makinën e tij në mënyrë të çrregullt dhe duke mos zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor pranë Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin M. N. vjeç 39, banues në Shkodër për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas, rreth orës 06:00, duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, ka përplasur mjetin e drejtuar nga shtetasi S. S. Për pasojë janë lënduar shtetasi M. N. dhe një pasagjer në mjetin tjetër, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë”, njoftoi Policia e Lezhës ditën e djeshme për mediat.

Forcat e policisë bënë të mundur ditën e djeshme arrestimin e një ish-polici, i cili ishte i shpallur në kërkim. Shtetasi me inicialet S. O., 31 vjeç ra në prangat e policisë pasi një vit më parë Gjykata e Krujës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për të, pasi në makinën e marrë me qira nga ai janë gjetur 421 kg kanabis. Ai akuzohet edhe për dhunë të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij. “Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit në kërkim S. O.,31 vjeç, (ish punonjës policie), pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Gjatë kontrollit të banesës Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë. Njëkohësisht ndaj këtij shtetasi ka bërë kallëzim edhe bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psikologjike sistematike ndaj saj. Materialet i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, tha policia. Ai u shpall në kërkim rreth një vit më parë sepse u filmua në njërën nga makinat që sollën 421 kg drogë në Fushë-Krujë. Asokohe në pranga ra edhe një 40-vjeçar tjetër, i cili ishte në automjetin tjetër që shoqëronte lëndën narkotike. Por duhet theksuar fakti

se për ish-policin ka edhe një vendim nga gjykata që e ka shfuqizuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për të. Kjo pasi provohet që makina me të cilën u trafikua lënda narkotike ishte marrë me qira nga ai, por nuk ka prova që ish-polici të ketë bashkëpunuar. “Gjykata vendosi: Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Sajmir Oruçi, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjeve të narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal. Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, dhënë ndaj të pandehurit Sajmir Oruçi me vendimin nr. 92 datë 09.05.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë”, thuhet në vendim.

Iu gjetën 421 kg kanabis në makinë para një viti, arrestohet ish-polici

Plagosi dy shtetas të tjerë, policia arreston 31-vjeçarin

Forcat e policisë vunë në pranga dje një 31-vjeçar, i cili akuzohet për plagosjen e dy personave të tjerë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 31-vjeçari është konfliktuar me dy persona në datën 6 gusht dhe më pas i ka plagosur ata lehtë. Po dje, u arrestua edhe një 40-vjeçar i cili kishte tentuar të godiste me thikë të atin. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2, arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim i ati,të cilin ka tentuar ta godasë me mjet prerës (thikë) në banesë. Gjithashtu nga Sek-sioni i Forcës Operacionale Speciale në bashkëpunim me Ko-misariatin e Policisë Nr 1 u kap shtetasi në kërkim A. S.,31 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje kryer në bashkëpunim”, pasi me datë 06.08.2019, ky shtetas së bashku me një shtetas tjetër dyshohet se gjatë një konflikti kanë dhunuar fizikisht dy shtetas të tjerë ”, njoftoi policia.

Page 13: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

GAZETA SOT E Shtunë 10 Gusht 2019 13

C M Y K

k r o n i k e www.sot.com.al

Finalizohet operacioni i koduar “Lapardhaja” Ka-pet i kërkuari, i dënuar me 15 vite burg. Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Patrul-lën e Përgjithshme dhe Shigjetat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur finalizimin...

Mimoza IBRA

Policia e Vlorës arrestoi ditën e djeshme një 31-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim. Në

prangat e policisë ra Sandër Li-kaj, i cili kërkohej pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dën-uar me 15 vjet burg për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal. Arres-timi i tij u bë gjatë operacionit të koduar “Lapardhja”. “Final-izohet operacioni i koduar “Lapardhaja” Kapet i kërkuari, i dënuar me 15 vite burg. Sek-sioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme dhe Shigjetat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni ku si rezultat u kap në banesë, në fshatin Lapardha. shtetasi: Sandër Likaj, 31 vjeç, banues në fsha-tin Lapardha, Vlorë. 31 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 15 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narko-tike” dhe “Grup i strukturuar kriminal””, njoftoi Policia e Vlorës. Sipas policisë, Sandër Likaj dhjetë vite më parë është kapur nga autoritetet italiane teksa po tentonte të trafikon-te me anë të gomones sasi kanabisi. Ai ishte pjesë e një grupi kriminal, i cili përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. “Në vitin 2009 është kapur nga Policia italiane një gomone me lëndë narkotike cannabis sativa ku është shkatërruar një grup kriminal i përbërë nga 9 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas italianë. Në atë periudhë ndaj shtetasit Sandër Likaj filloi procedimi penal, ku më pas nga përdorimi i metodave spe-ciale të hetimit rezultoi se edhe ky shtetas ishte i përfshirë në këtë grup kriminal dhe për këtë u bë shpallja në kërkim

e tij”, përfundoi njoftimi i Poli-cisë së Vlorës.

Ngjarja Sandër Likaj, bashkë

me anëtarët e tjerë të grupit kriminal (Fatbardh Kapllanaj, Marenglen Halka, Pilo Zanaj, Daniel Likaj, Artur Demaj, Arben Paluka, Bledar Xhufi dhe Stefan Zoto u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda sepse dyshohet se janë përf-shirë në trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali në vitet 2005-2006. Arrestimi i tyre u bë gjatë operacionit të koduar “Lindja e Diellit” që u shtri në disa shtete, Shqipëri, Itali dhe Greqi. Ata akuzo-hen se janë përgjegjës për transportimin me mjete lun-druese nga Shqipëria në Itali të disa ngarkesave me lëndë narkotike, prej të cilave edhe trafikimin e një sasie prej 351 kg drogë, e bllokuar në janar të 2006 në një qytet të Italisë. Hetimet ndaj këtij grupi nisën nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në fund të vitit 2009, pasi policia italiane solli çështjen me materialet hetimore ndaj tyre në Shqipëri. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rën-da në Tiranë, nëntë personat e

pandehur në këtë dosje kanë trafikuar nga Shqipëria në drejtim të Italisë, pesë ngark-esa me lëndë narkotike nga të cilat katër kanë qenë sasi të konsiderueshme kanabis sativa dhe ngarkesa e fundit ishte 4.5 kilogramë heroinë. Droga është trafikuar me gomone që nise-shin nga Shqipëria dhe mbër-rinin në Itali duke nisur nga viti

2005 e në vazhdim deri në vitin 2007. Në total sasia e drogës së bllokuar nga policia italiane, pasi narkotiku ishte trafikuar në Itali prej nëntë shqiptarëve, është 1013 kilogramë kanabis sativa dhe 4.5 kilogramë her-oinë. Për më shumë se nëntë muaj Krimet e Rënda në Tiranë kanë mbledhur prova për aktiv-itetin e të dyshuarve.

I ofroi ryshfet policit rrugor, arrestohet 22-vjeçari

Tentativa për të korruptuar një oficer të policisë rrugore i kushtoi shtrenjtë një 22-vjeçari dje. Ai u arrestua nga forcat e Policisë së Durrësit sepse kur u kap me shkelje duke drejtuar makinën, i ofroi ryshfet policit. “Policia Rrugore e Durrësit godet një rast të mitëdhënies. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i au-tomjetit, shtetasi V. B., 22 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, i cili i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e masës administrative. Ky shtetas në aksin rrugor Durrës-Plepa, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me Radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin dhe 30 euro, me qëllim shmangien e masës administrative. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal”, njoftoi policia.

31-vjeçari, bashkë me shqiptarë të tjerë dhe italianë, trafikuan drogë nga Shqipëria në Itali

I dënuar me 15 vite burg për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal,

vihet në pranga Sandër Likaj

Gjendet i pajetë një 45-vjeçar në Sarandë, ja dyshimet

Elidon Kotorri, i akuzuar dhe i dënuar për një vrasje të trefishtë të ndodhur në vitin 2000, është liruar nga burgu. Atij i ka mbaruar dënimi me 25 vjet heqje lirie dhe si rrjedhojë ka lënë qelinë e burgut. Elidon Kotorri qëndronte i burgosur në burgun e Peqinit. Ai akuzohet se në vitin 2000 ka vrarë Andi Hasanin, Sokol Alushin dhe Gazmend Zenelin, si edhe ka plagosur Grigor Stefanin. Motiv i këtij krimi sipas prokurorisë ishte hakmarrja pasi Andi Hasani dyshohej se në vitin 1998 kishte vrarë mikun e Kotorrit, Elton Zajmin. Më datë 14 dhjetor 1998, në ambientet e jashtme të klubit sportiv “Partizani” u vra me armë zjarri Elton Zajmi. Për këtë ngjarje, Prokuroria e Tiranës akuzoi Andi Hasanin. 13

muaj më vonë, në një atentat te stacioni i fundit i Tiranës së Re, gjeti vdekjen Andi Hasani, i cili ishte në makinën e tij tip “Volvo”, së bashku me shtetasit Sokol Alushi, Gazmend Zeneli dhe Gregor Stefani. Sipas prokurorisë, Kotorri iu vu pas vrasësit të shokut dhe te “Vasil Shanto”, ka qëlluar me armë zjarri kundrejt tyre. Nga të shtënat mbetën të vrarë Andi Hasani, Sokol Alushi, Gazmend Zeneli, ndërsa Gregor Stefani mbeti i plagosur. Po sipas dosjes së dorëzuar nga prokuroria, Kotorri është kthyer me motor në vendngjarje për të mësuar faktin nëse kishte vdekur apo jo Andi Hasani. Dosja e Elidon Kotorrit ka kaluar disa herë në gjykatat shqiptare derisa në vitin 2007 Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin me bur-

gim të përjetshëm. Por Kotorri e ankimoi këtë vendim në Gjykatën e Strasburgut, e cila gjeti parregullsi në procesin e mbajtur në Shqipëri. Strasburgu në qershor të vitit 2013 pranoi disa nga pretendimet e avokatit të të dënuarit me burgim të përjetshëm, duke rrëzuar disa prova mbi të cilat u mor vendimi i fajësisë. Një ndër këto prova ishte dëshmia e një personi të akuzuar për moskallëzim krimi, i cili ka pranuar në kushtet e torturës se Elidon Kotorri e kishte ngarkuar të vëzhgonte lëvizjet e Andi Hasanit. Për këtë arsye çështja iu drejtua edhe një herë Gjykatës së Tiranës, e cila pranoi kërkesën e Elidon Kotorrit për gjykim të shkurtuar dhe e dënoi atë përfundimisht me 25 vite burg.

I akuzuar për vrasje të trefishtë në vitin 2000, lirohet nga burgu Elidon Kotorri

Bilanci i policisë, brenda 24 orëve u arrestuan 10 persona

Policia e Shtetit ka bërë ditën e djeshme bilancin e të gjithë ngjarjeve kriminale të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë arrestuar 10 persona, ndërsa 80 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë. “Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 93 shtetas, nga këta: 10 janë të arrestuar, 2 të kapur nga kërkimi, 80 ndiqen në gjendje të lirë, dhe 1 është shpallur në kërkim. Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, konkretisht në qarkun Durrës dhe Lezhë, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lire. Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 1 rast i “Plagosjes së lehtë me dashje” është ev-identuar në qarkun Durrës; 5 raste të “Dëmtime tjera me dashje”, janë evidentuar në qarqet Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Dibër; 3 raste të “Kanosjes”, janë evidentuar në qarqet Durrës, Fier dhe Vlorë. Janë evidentuar 4 raste të “Dhunës në familje””, njoftoi policia.

Një person u gjet ditën e djeshme i pajetë në një kanal me ujë në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:38, në vendin e quajtur “Kthesa e Valohovës” Bistricë. Burime zyrtare nga policia thanë se viktima është rreth moshës 45 vjeç, banues në Berat, i cili nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera në trup. Po ashtu dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanalin me ujë si pasojë e arrestit kardiak. Sakaq, po punohet për identifikimin e plotë të tij. Kujtojmë që pak ditë më parë i mbytur u gjet 37-vjeçari me inicialet A. K., i cili vrau gruan e tij në Durrës. Trupi i tij i pajetë u gjend në sektorin Rinia të Durrësit një ditë pas krimit makabër. “Nga kërkimet e pandërprera të Policisë, orët e para të mëngjesit është gjetur i mbytur autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij, ndodhur ditën e djeshme. Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur shtetasi A. K. rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr. 15, Durrës”, njoftoi policia pak ditë më parë.

Page 14: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

14 GAZETA SOTE Shtunë 10 Gusht 2019

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

Nga Pirro PRIFTI

Problemi i largimit të Personelit Shën-detësor mjekë dhe infermierë jashtë

shtetit, nuk është i ri. Ai, si dhe në të gjitha

vendet e vogla të Ballkanit, është bërë një fenomen i zakonshëm, por nëse në vendet e tjera ka gjetur zg-jidhje, në Shqipëri problemet e pa zgjidhura vazhdojnë të krijojnë pakënaqësi si tek pop-ullata përsa i përket kujdesit shëndetësor, po ashtu edhe tek vetë personeli shëndetësor që e sheh veten të pamotivuar. Nuk mund të mohohet fakti se përpjekjet që po bëhen nga mazhoranca për të përmirësuar disa nga figurat statistikore, janë më të mëdha se në të kaluarën, por problemet mbeten dhe ajo që është më zhgënjyese, janë rritja relative e buxhetit në shëndetësi dhe vazhdimi i të një-jtës gjendje të Sistemit Shëndetësor. Sigurisht problem kryesor mbetet keq-menaxhimi i sistemit shëndetësor nga një administratë jo efektive e cila drejtohet nga drejtues jo efe-ktivë. Se si do ta zgjidhë problemin qeveria, është një objekt që nuk do të shqyrtohet këtu, por dihet se drejtimi nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë në këtë kohë mbetet për të dëshiruar, kur sheh se investimet nuk shkojnë aty ku të dhënat statistikore shëndetësore janë më problematike. Vetëm një aspekt mund të paraqes këtu, janë paradoksi i shpërndarjes së buxhetit në raport me parandalimin dhe mjekimin e shkaqeve të mortalitetit, të cilat, në popullatën shqiptare për të gjitha moshat janë : Sëmundjet Kardio/vaskulare në vend të parë; Sëmundjet vaskulo-cerebrale në vend të dytë; Në vend të tretë të gjitha llojet e Kancerëve malinjë; Në vend të katërt traumat;

Për të shpërndarë buxhetin shëndetësor duhen ekipe analistësh statistikorë dhe shën-detësorë (I.SH.P. +M.SH.) që të propozojnë shpërndarjen e buxhetit dhe jo politikanë. Ministria nuk e ka zgjidhur këtë problem. Së dyti Ministria e Shëndetësisë ashtu si dhe tek të gjitha ministritë e tjera nuk ka këshilltarë profesionistë por militantë politikë pa ekspe-riencë, dhe kjo e rrit gamën e gabimeve dhe të dëmeve qoftë në financën e Shëndetësisë qoftë në menaxhim të gabuar, që ndikojnë direkt në kujdesin shëndetësor. Po të shikojmë se përse largohen infermierët dhe mjekët nga Shqipëria, mund të vërejmë gjithashtu po këtë problem: Keqmenaxhim të burimeve njerë-zore dhe të financave. Përse? Sepse rrogat janë të vogla në raport me: shkollën e bërë nga mjekët, dhe teknicienët mjekësorë, sepse nuk jepen bonuse për çdo veprim shëndetësor jashtë orarit dhe suplementar, sepse për infer-mierët gjithashtu nuk është bërë diferencimi në kategori të infermierëve, dhe të gjitha me vjetërsi pune apo pa vjetërsi punë marrin rroga të njëjta, së treti për të mbuluar gjithë territorin me personel shëndetësor (mjekë, infermierë) duhet një paketë speciale në të cilët të jetë kontrata disa vjeçare, rroga e lartë, banesa për personelin shëndetësor, lehtësira për punonjësin e shëndetësisë që punon në zonat rurale, bashkëpunim me prefekturat, etj. Si ka mundësi që Shqipëria ka nevojë për mjekë dhe infermierë për vendin e vet dhe i lejon të largohen personeli i saj në vendet e tjera madje pa kërkuar asgjë në këmbim të emigrimit të tyre nëpërmjet organizatave jo qeveritare apo edhe qeveritare? Si ka mundësi që mjekët dhe infermierët që diplomohen nuk duan të shkojnë në zona të largëta? Si ka mundësi që rrogat janë të vogla dhe nuk ka reformë në pagat në sistemin tonë shëndetësor ? A është ky problem vetëm i yni apo dhe në vende të tjera? Si duhet zgjidhur ky prob-lem? Përse qeveria shqiptare për çdo mjek

Largimet e infermierëve dhe mjekëve-pasojë e krizës në menaxhimin shëndetësor

dhe infermier që largohet nga vendi ynë nuk harton një kontratë me vendin ku personeli ynë shëndetësor shkon dhe të marrë prej atij vendi përkatës një fond disbursimi për çdo personel shëndetësor që punon në atë vend? Pra ideja është se si ka mundësi që shteti ynë i le të ikin badihava dhe pa u interesuar fare për këtë fenomen, për këta njerëz për të cilët shteti shqiptar ka investuar për arsimimin e lartë? Ky është një problem që kërkon zgjidh-je. Dihet që globalizmi dhe shtetet e mëdha kërkojnë punonjës të kualifikuar. Por nëse vendet fqinjë e kanë zgjidhur problemin e largimit të specialistëve dhe profesionistëve në mënyrë institucionale, Shqipëria dhe qeveria jonë megjithëse ka shumë nevojë e ka lënë në rënie të lirë dhe pa kërkuar asnjë zgjidhje institucionale me vendet që marrin këta punonjës profesionistë dhe specialistë të shëndetësisë shqiptare, dhe pa u kërkuar asgjë. Vetëm të ikin. Kjo nuk është gjë e mirë, njëlloj sikur ti braktisësh këta profesionistë dhe specialistë, për të cilat ka investuar shteti, vendi familja, në një kohë kur kemi nevojë për veten tonë për këta njerëz që po ikin.

Ja disa statistika. Shqipëria ka 414 Qendra Shëndetësore (Q.SH.)., 1946 Pika Shëndetësore, 43 Spitale, 8172 shtretër (30 shtretër/10.000 banorë), 275176 të shtruar.

Shqipëria ka numrin e mjekëve për 1000 banorë më pak se çdo vend tjetër në BE dhe jashtë BE: - Mjekë për banore 1.3/1000 in 2013 dhe 1.2/1000 ne 2017, Shqipëria ka numrin më të ulët të infermierëve se sa vendet e BE dhe ato jashtë BE për 1000 banorë: 3.99 ne 2012 dhe 3.2/1000 banore ne 2017. (http://www.in-stat.gov.al/media/3596/vjetari-statistikor-ra-jonal-anglisht-2017-dt13112017.pdf) Sipas të dhënave më të fundit (2017), në Shqipëri ka 1.15 mjekë për 1,000 banorë, krahasuar me 1.39 në vitin 2000 (ose 17.5% më pak). Nëse kjo shifër krahasohet me vendet e rajonit, rezulton se ky tregues është 2.5 në Maqedo-ni, 2 në Serbi, 6 mjekë për 1,000 banorë në Greqi, etj. Ndërkohë në Shqipëri rezultojnë 4 infermiere për 1,000 banorë. Shqipëria është e fundit, me 549 $/frymë ( 640 euro/frymë), dhe ka një diferencë jo të vogël me vendin e dytë, Maqedoninë, rreth 30% me pak. Ende më larg qëndron Mali i Zi, me SHTSH (shpen-zime totale për fryme) 2 herë më shumë apo Greqia, që kryeson listën, me mbi 5 herë më shumë. Në vitin 2015 financimi i shëndetësisë për frymë pritet të shkojë në 14.234 lekë. GDP në 2014- 5.9% dhe në 2019 afërsisht 6.2%. (http://open.data.al/sq/lajme/lajm/lang/sq/id/282/Tregues-të-Sistemit-Shëndetësor-në-Shqipëri) Sipas grafikut më poshtë janë disa elementë statistikorë të Shëndetësisë

Total population (2016), 2,926,000Gross national income per capita (PPP

international $, 2013), 10,520Life expectancy at birth m/f (years, 2016),

74/79Probability of dying under five (per 1 000

live births, 2017) 9Probability of dying between 15 and 60

years m/f (1.000 population 2016), 122/71Total expenditure on health per capita

(Intl $, 2014), 615Total expenditure on health as % of GDP

(2014),5.9https://www.who.int/countries/alb/en/Nga kjo rezulton se me gjithë rritjen e

GDP për Shëndetësinë, Shqipëria e ka më të ulëtin buxhetin për Shëndetësinë : pra jep afërsisht 140 dollarë amerikanë për frymë për sistemin shëndetësor kurse populli harx-hon rreth 615 dollarë për frymë. Kjo është skandaloze.

Këtë mund ta shihni më poshtë se sipas raportit te BIRN (Balkan Investigative Re-porting Network) (https://www.usaid.gov/albania/news/birn-report-numbers-albani-an-doctors-and-nurses-decline-burdens-in-

crease-rural) – Shqipëria ka numrin më të vogël të mjekëve për 100 banorë, 1.2 mjekë për 1000 banorë dhe 3.6 infermierë/mami për 1000 banorë në 2017. Informacionet nuk janë entuziaste dhe këto deklarohen nga M.SH. Ndërkohë që ministrja Manastirliu deklaron që për 10-mujorin e parë të 2018 janë punësu-ar 153 mjekë dhe 820 infermierë, dhe 78% e mjekëve duan të ikin nga vendi” (https://www.lajme.al/ja-sa-mjekë-janë-larguar-këtë-vit-nga-Shqipëria/) Vetëm gjatë 2017-ës, zyrtarisht mbi 600 infermierë u larguan drejt Gjermanisë (http://www.rd.al/2018/01/infer-mieret-po-braktisin-masivisht-Shqipërinë/),

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale lançuan portalin “Infermierë për Shqipërinë”, teksa deklaruan se do të ketë rreth 420 vende të lira pune për 2018 ?!

(https://sot.com.al/aktualitet-politike/qeveria-nxjerr-list%C3%ABn-mbi-400-vende-t%C3%AB-lira-pune-p%C3%ABr-i n f e r m i e r % C 3 % A B - m a m i - l a b o -rant%C3%AB-e).

Mesataret statistikore të rekomanduar nga OBSH dhe OECD (Organisation for Economic Co-operation and Development) rekomandon: 9.1 infermierë për 1.000 banorë, madje dhe Greqia e ka të ulët rreth 3.6 in-fermierë për 1.000 banorë, kurse Zvicra e ka 17.4 infermierë për 1.000 banorë. Ndërsa për mjekë OBSH dhe OECD rekomandon 3.3. mjekë për 1.000 banorë. Sipas të dhënave Greqia ka 6.3 mjekë për 1.000 banorë, Turqia Kina dhe Kolumbia kanë më pak se 2 mjekë për 1.000 banorë. Përsa i përket farmacive ajo luhatet nga 84 farmaci për 100.000 banorë në Greqi, e deri në 6.4 farmaci për 100.000 banorë në Zvicër. Shqipëri luhatet tek 20 farmaci për 100.000 banorë.(http://www.ekathimerini.com/221371/article/ekathimer-ini/community/a-greek-malady-too-many-doctors-too-feë-gps). Pra, shihet diferenca në Shqipëri. Duke e ditur se gjëja më e lehtë është kritika ndaj sistemit shëndetësor pa dhënë rrugëzgjidhje, mund ti rekomando-jmë qeverisë për të ndaluar largimin nga Shqipëria, këtë problem të veçantë për kaq të rëndësishëm për kujdesin shëndetësor disa opsione:

- Duke parë se me paratë publikë spe-cializohen dhe profesionalizohen mjekë dhe infermierë të cilët largohen jashtë vendit për tu punësuar për nevojat e vendeve të BE (apo dhe të ndonjë vendi tjetër) rekomandojmë që i gjithë Edukimi i lartë Mjekësor dhe ai Profesional Mjekësor, të bëhet me bursa si dhe kontratë (income).

- Të bëhen marrëveshje shtetërore punësimi në formë kontratash, me vendet e huaja që përfitojnë nga ardhja e infermi-erëve dhe mjekëve në ato vende përkatëse, në mënyrë që shteti shqiptar të ketë mundësi të marrë fonde nga këto vende me qëllim që ti përdorë për të përmirësuar gjëndjen e Kujdesit Shëndetësor në Shqipëri.

- Rritjen e rrogave dhe futjen e përdorim-in e bonuseve të larta për mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë teknikcienë mjekësorë, në rastet e punëve jashtë orarit, konsultave, shërbimeve mjekësore brenda dhe jashtë vendit të punës.

- Kategorizimi në pagë në disa shkallë e infermierëve, bazuar në eksperiencë pune, tituj shkencorë.

- Heqjen e tatimit për rrogën për Mjekët, infermjerët, dhe punonjësit e tjerë teknicienë mjekësorë

- Aktivizimin e Librezës së Shëndetit ( ajo e sigurimeve shëndetësore), për shtrimet në spital me qëllim të shmangies së mitmarrjes dhe ryshfetit në spitalet shtetërore

Sigurisht kjo paketë dhe sugjerimet e bëra në fillim të shkrimit, mund të përdoret nga M.SH., duke bërë ndryshimet përkatëse në ligjet për kujdesin shëndetësor. “

Për të shpërndarë buxhetin shëndetë­sor duhen ekipe anal­istësh statistikorë dhe shëndetësorë (I.SH.P. +M.SH.) që të propozo­jnë shpërndarjen e bux­hetit dhe jo politikanë. Ministria nuk e ka zg­jidhur këtë problem. Së dyti Ministria e Shën­detësisë ashtu si dhe tek të gjitha ministritë e tjera nuk ka këshill­tarë profesionistë por militantë politikë pa eksperiencë, dhe kjo e rrit gamën e gabimeve dhe të dëmeve qoftë në financën e Shëndetë­sisë qoftë në menaxhim të gabuar, që ndikojnë direkt në kujdesin shën­detësor. Po të shikojmë se përse largohen in­fermierët dhe mjekët nga Shqipëria, mund të vërejmë gjithashtu po këtë problem: Keqme­naxhim të burimeve njerëzore dhe të finan­cave. Përse? Sepse rrogat janë të vogla në raport me: shkollën e bërë nga mjekët, dhe teknicienët mjekësorë, sepse nuk jepen bonuse për çdo veprim shënde­tësor jashtë orarit dhe...

Page 15: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

GAZETA SOT E Shtunë 10 Gusht 2019 15

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

Nga Bardhyl BEJKO

Të parët që zbresin në qytetin e Sarandës, sapo kalon mesnata nuk janë shpër nda-

rës i t e per imeve dhe qumështit, siç është traditë në qytetet bregdetare. Ata që vi-jnë e grumbullohen pranë godinës së bashkisë së qytetit, mysafirët e mesnatës, janë hallexhinjtë e shumtë që pasi udhëtojnë nga shtete të ndryshme të Evropës deri nga SHBA e Australia u drejtohen zyrave të pajisjes me pasaportë e kartë identiteti. Zënë radhën për të marrë këtë shërbim, janë qytetarët e natës që gdhihen e erren në shkallaret e qytetit në një kohë kur bashkëmoshatarët e tyre turistë, shi-jojnë bregun e detit, freskun që vjen me puhinë nga thellësia blu. Mysafirët e parë grisin tisin e natës që në orën 01:00 dhe qëndrojnë deri njëzetë orë në pritje të radhës së gjatë për të nxjerrë një pasaportë. Është vërtetë një sfilitje e barabartë me një torturë që vuan secili që ka planifikuar në muajt e verës të pajiset me pasaportë apo kartë identiteti. Në Sarandë gjendet zyra e “ALEAT”. Është zyra që ka eksk-luzivitetin për pajisje me këto dokumente. Po ky shërbim është rasur në një zyrë disa metër katror, ku punonjësit rropaten pa ia dal t`i përm-bushin kërkesat e shumta të qytetarëve. Janë tre qytete, tri bashki, Saranda, Konispoli, Finiqi dhe më shumë se nëntëdhjetë fshatra që nga Konispoli deri në Muzinë e Çorraj që nisen në mesnatë në një pelegrinazh të dhimbshëm, si në një marshim sonambulësh raspaktës për të mbaruar një punë krejt formale. Po nuk është e mundur të përfundojnë brenda ditës për të dorëzuar dokumentet e nevojshme pasi fluksi i kërkesave është disa fish më i lartë se ditët e zakonshme dhe personeli është fiks i pandrys-huar si në tërë vitin. Në platformat qeveritare, përditë deklarohet me të madhe se shërbimet ndaj qytetarëve janë prioritet i padiskutueshëm dhe marrja e shërbimeve me cilësi në kohë, pa sorollatje dhe mundime është një nga premtimet madhore të qeverisë. Në realitet shërbimi i pa-jisjes me pasaportë, së paku në Sarandë, ka mbetur vetëm propagandë. Zyra e “ALEAT” në Sarandë, gjendet përbri zyrës së Gjendjes Civile të bashkisë. Asnjë komoditet apo kusht qoftë edhe minimal për qytetarët. Pa vende shplodh-je, ndenjëset as që mund të parafytyrohen.

Nga Ylli MEÇE

Nuk është aspak për tu çuditur. Pa-varësisht sistemit konstitucional që

përcakton formën organiza-tive të shtetit, se Shqipëria është Republikë, nëse do të analizonim funksionimin real të saj, do të vërenim se vendi ynë, jo vetëm që është Republikë, por jemi i vetmi vend në botë që brenda këtij përcaktimi konstitucional kemi dy republika funksionale me tre kushtetuta të ndryshme nga njëra-tjetra. “Republika e parë parlamentare,” ka si përfaqësues kryeministrin Edi Rama i cili mbi bazën e kompetencave që i ka dhënë Parlamenti, ushtron funksionet e ekzekutivit, ndërsa re-publika tjetër, pra “republika e dytë” është ajo presidenciale e cila drejtohet nga Ilir Meta. Nuk ka shqiptar sot, si ata më të ethshmit të njërës palë, por edhe ata të palës tjetër, që të mos e kuptojnë “ngërçin intaçor” midis këtyre dy përfaqësuesve të dy republikave, të cilët dhe për çështje nga më të thjeshtat “njeri ja vesh gozhdës dhe tjetri patkoit”. Mosmarrëveshjet dhe mosdakordimet janë të lexueshme dhe këtë gjë ata fare hapur na e kanë bërë të qartë, herë me statuset e veta individuale në rrjetet sociale, herë me “zëdhënsa” grykëçjerrë nga kabinetet e tyre dhe hera-herës ndonjëri i shkruan këto gjëra, mbi rërën përcëlluese të kësaj vere, duke u rrotulluar herë majtas e herë djathtas, ashtu sikurse bënte pesëvjeçarë më parë, duke u shkuar nga mbas partive të mëdha. E vërteta e “Republikës së dytë”, nuk është

Tortura në Sarandë e ka emrin pasaportë

Dy republikat e Shqipërisë... dhe tre Kushtetutat tona!

Qytetarët mbeten jashtë nën diell. Për mjedise e ulëse as që pretendohet. Kjo do ishte një luks i papërfytyrueshëm. Në të punohet me ritëm të pandryshuar me të njëjtin stil si në ditët e dimrit. Gjatë muajve të verës dihet se emigrantët kthe-hen me shumicë për të pushuar në atdheun e tyre dhe më së shumti për t`u pajisur me doku-mentet aq të nevojshme në vendet ku janë rezidentë të përkohshëm apo të përhershëm. Emigrantët shqiptarë, kthehen në atdhe me shumë detyrime mbi shpinë, me besimin se këtu do gjejnë portat hapur dhe gatishmërinë e in-stitucioneve për tu ardhur në ndihmë në kohë rekord. Po ajo që ndeshin në shtëpinë e tyre pas viteve lodhjeje dhe punëve të vështira në shtetet e huaja, është vërtet sfilitëse dhe e dhimbshme. Dhe jo vetëm me zyrën e ALEAT, por edhe në zyrat e tjera, si Zyrat e Kadastrës,ALUIZNIT, Tatime dhe Dogana apo zyra të tjera ku ata paraqiten për të zgjidhur problemet e grum-bulluara për vite të tëra. Nëse hynë mes grum-bullit të qytetarëve të pezmatuar, të djersitur, të lodhur, të mërzitur, të revoltuar nga pritja e gjatë, dëgjon shumë deklarata që nisin me kritika të rrepta për mungesën e shërbimeve deri tek shprehja e famshme se, “ky vend nuk bëhet” e ekstreme të tjera që nisin e mbarojnë me sharje vençe për qeverinë, pushtetin, kom-paninë përgjegjëse deri tek Ministria e Punëve të Brendshme e tërë institucionet të cilët nuk marrin parasysh se vera është stina ku Shqipëria “përmbytet” me qytetarë që vijnë nga e tërë bota. Shqiptarët nuk janë vetëm turistë, as vijnë thjeshtë për ca ditë pushime, po për të zgjidhur hallet e tyre dhe kërkojnë vëmendje maksimale. Më të padurueshmit, ata që presin radhën që pasmesnate, zhurmojnë më shumë dhe kritikojnë mungesën e mjediseve e per-sonelit shtesë dhe mungesën e përgjigjes në kohë për pajisjen me dokumente, pasi u ikën koha dhe duan të kthehen në afatet që kanë parashikuar në shtetet nga vijnë. Të mërzitur me shërbimin, me institucionet që nuk i

thjeshtë një çështje personale. Jo aspak ! Mbas kësaj Republike dhe “koracës” së saj është mbështjellë e gjithë lukunia korrup-tive, të cilën e ka zënë lemeria dhe ka venë në hall të madh dhe vet Evropën bile dhe Amerikën, sepse në Shqipërinë që ata vetë e katandisën ashtu, ka aq shumë të korruptuar, sa që Bankat Botërore dhe ato për “zhvillim”, duhet të ndërtojnë një qytet aq të madh për burgaxhinjtë e këtij lloji të veçantë, sa që do të duheshin miliarda dollarë apo dhe euro dhe kur të ishte ndërtuar ky qytet askush nuk do të ishte më. Mbase qyteti do merrte emrin domethënës ”Elit-burg”, mbase do ngelej dhe bosh ngaqë kusarët dinë ti shmangen e në këtë rast mund të quhej "Boshburg". Ku i dihet se mos dhe Evropa e Amerika e kanë seriozisht ?!!... Megjithatë, duke mos u larguar nga tema, kjo kontradiktë e ashpër midis dy institucioneve ka shkuar deri në atë pikë, saqë njëri propozon e tjetri anulon. Pra shkurt, mungon uniteti midis tyre.(Sikur kanë pasur ata ndonjëherë unitet !! ) Për të përligjur nismat dhe vendimet që marrin, secili shfleton ligje, nene e paragrafë nga Kushtetuta duke i bërë publike, për të mbush-ur mendjen e opinionit publik, se vendimet dhe propozimet e tyre kanë baza ligjore dhe që mbështeten te Kushtetuta. Logjikisht, në

kësi rastesh te çdo qytetar lind dilema në formën e një pyetje: Oree.. po ne shqiptarët sa "Kushtetuta" paskemi në funksionim, një, dy...apo tre ? Mirë dy, se kuptohet nga dyshja zemërake, po e treta cilën përfaqëson? E treta është “Kushtetuta e maleve”, apo si i thonë "Kanuni i Lekë Dukagjinit", për të cilën e ka debulesë “S-ali Baba” e që në shumë disku-time dhe komente prej tij, dëgjojmë shpre-hjen: “Unë, du me ju thanë juve se edhe me kanun t’malsisë, kto’ gjana janë të shkrume e t’dnueshme”. Shkurt, vetëm kjo fjali e lësh-uar nga një ish president, ish kryeministër, ish deputet dhe me kushedi sa “ishe” të tjera, pra vetëm kjo fjali, u transmeton shqiptarëve se dhe “Kanuni”, aktualisht është funksional në Shqipëri, ashtu sikurse dhe dy kushte-tutat tona, që njëra është e Presidentit dhe tjetra e K/ministrit. Doemos, përderisa dhe “Kushtetuta e Lekës” ka dalë në botim, do të thotë se është një kod ligjor, të cilin çdo shqiptar, nëse do të ketë dëshirë mund ta aplikojë atë, si të dojë e kur t’i dojë kokrra e qejfit. ( Thuhet bile... se dikush andej nga malësia, i paska dërguar fjalë dhe vet Salës, për të mos shkelur në atë katund, se ndryshe do veprojë me kanun !! Por mund të mos jetë dhe e vërtetë, mund të jenë dhe shpifje të kazanit mediatik,sikurse ka shumë dëshirë

ta deklarojë kryetari i “Republikës së parë”, (z.Rama ). Situata, me dy republikat tona dhe me tre kushtetuta, pa tjetër që u ka rënë në sy dhe ndërkombëtarëve e sidomos atyre ev-ropianë, të cilët që hershëm dhe historikisht "na e kanë dashur të mirën", por dhe na duan akoma e u digjet shpirti për shqiptarët (si-kurse na shkruan një historiane e cila u thur himne e ditirambe austro-hungarezëve, që na paskëshin qenë aq të mirë!). Këta ndërkom-bëtarë, kanë afro 30 vjet që na këshillojnë të përmirësojmë kodet ligjore dhe të forcojmë institucionet dhe mbas kësaj, si diplomatë karriere që janë, ia futin me nga një peshk e verë te “Diplomati”, bile ngrenë dhe dolli për “Hapjen e negociatave” të cilat do të hapen së shpejti por që dera do të rrijë e mbyllur dhe për një shekull tjetër. Tanët, doemos zhgarravisin herë mbas here në letër dhe ja u nisin atyre të “Komisionit të Venecias” duke u thënë: "Ju lutemi, shikojeni pak ! Po tani çfarë mendimi kini a i kemi bërë mirë detyrat"? Joooo... u thotë Venecia, ne jemi për ligjet dhe kushte-tutat, këto që na kini dërguar ne ja përcillni Brukselit sepse ai merret me këto çështje........ teksa në të njëjtën ditë e në të njëjtën orë, një luftëtar i UÇK thirret në Hagë, se nuk ka ngritur dolli për shovinistët serbë por u kish venë kufi, kufijve dhe mallrave të tyre!

nga Zvicra nuk i kursen kritikat, mllefin dhe pezmin mbi cilindo që nga zyra këtu, deri lart në Ministrinë e Brendshme apo tek kompania të cilën e quan jashtë loje dhe të paorganizuar. E konsideron se punon sipas stilit të vjetër, prit të presim, duke i lënë qytetarët në radhë mullar për një të drejtë që u takon ta zgjidhin në kohë optimale. Ata nuk kërkojnë që këtë shërbim ta marrin në qytetet e tyre në qendrat e bashkive nga vijnë, po së paku ta marrin pa u torturuar dhe sorollatur me orë të tëra këtu në këto zyra. Të ndërgjegjshëm se personeli që u shërben, i reduktuar në një numër të kufizuar edhe pasi i anatemojnë në përfundim u kërkojnë ndjesë se e dinë që ata aq mund të bëjnë. Problemin e kanë me institucionet e shtetit. Atje i adreso-jnë kritikat deri edhe mallkimet pasi ditët e pakta nuk i shfrytëzojnë për tu relaksuar dhe çmallur me fshatin apo të afërmit, aq më pak në plazhet që i kanë marrë si kujtim që nga rinia, po dergjen në serën e nxehtë të asfaltit nën diellin përvëlues të qytetit. Dhe mallkojnë të gjithë ata që kanë mundësinë për t`u dhënë zgjidhje që nuk shtojnë sportelet se vet i pagua-jnë dhe shajnë vençe pasi nuk kërkojnë privi-legje, po vetëm të drejtë njerëzore që shteti duhet t`ua jap këtë zgjidhje sapo të mbërrijnë në portat e zyrave dhe kërkojnë një shërbim që u takon. Për të shpëtuar nga tortura që e ka emrin “pasaportë” ku shkaktarë të kësaj torture janë institucionet, ka një zgjidhje e cila nuk kërkon ligj të posaçëm, dekrete, vendime apo platforma të mëdha. Duhet vetëm interesim, kujdes,dashamirësi, korrektesë. Dhe kjo arri-het vetëm me shtim personeli dhe mjedise në shërbim të qytetarëve. Në kohë piku nuk mund të punohet si në periudha të qeta. Flukset sot nuk janë të njëjta me janarin apo shkurtin. Sot kërkohet tjetër ritëm. Po në se vijohet kështu, qytetarët kanë të drejtën legjitime të ulërasin: Shtet im ku je?! Të kërkojnë me këmbëngulje: Jepni fund torturës së padurueshme që e ka emrin pasaportë!

mirëpresin, i sorollatin, i lodhin, thërresin me zë të lartë. Turma pritësve revoltohet për këtë interesim minimal. Në konceptin e tyre, kjo është papërgjegjshmëri dhe një sjellje jo seri-oze e zyrave të shtetit, të cilat e kanë për detyrë të qëndrojnë në gatishmëri dhe të mos i bëjnë qytetarët të vuajnë për të marrë shërbimet që kërkojnë. Po nëse në institucionet e tjera edhe mund të tolerojnë dhe të presin në ditët që vijnë për dokumentet e identitetit, janë shumë të ndjeshëm,pasi kanë afate strikte dhe duhet të pajisen në kohë. Të shumtë janë qytetarët që e gjykojnë këtë mënyrë shërbimi si neglizhencë dhe mungesë të funksionimit të institucioneve, si indiferentizëm dhe mos ndjekje të problem-atikave me të cilat përplasen qytetarët, veçanërisht emigrantët që marrin rrugën e bëjnë mijëra kilometër për të ardhur në shtëpitë e tyre dhe djegin ditët në radhët e gjata e bez-disëse, vetëm se mungon personeli shtesë dhe mjediset ku t`u shërbehet me kulturë e dinjitet, pa krijuar as një mërzitje apo qejfmbetje. Është zemërim i ligjshëm,i thellë që shumë prej em-igrantëve që shfryjnë ndaj punonjësve të zyrës së shërbimit dhe shtetit për një pasaportë. Për personelin të thonë, edhe pse bëjnë maksi-mumin, mbeten zyrtarë të anatemuar. Qytet-arët nuk mund të falin pritjen me orë pa fund në radhë. Ata revoltohen në rastet kur mendo-jnë se radha prishet apo ndërhyrjet spostojnë rreshtimin në lista të cilat funksionojnë si radhët e gjata kur merrej qumështi, mishi apo produktet me pakicë dhe me mungesa në sis-temin e kaluar. Shumë prej qytetarëve në pritje, flasin për radhët dhe shajnë përse ndodh kështu. Jorgua, një burrë dyzetë-vjeçar vjen nga Franca dhe ka pesë vjet pa shkelur në qytetin e Sarandës, thotë se ndihet i fyer, duke pritur radhën, sikur do blejë tërë qytetin.- Nuk e mendoja kështu. Shpresoja të mbaroja punë menjëherë se kështu kemi dëgjuar dhe kështu na kanë thënë. Po jam i zhgënjyer sot me këtë fyerje që na bëhet. Po kështu Adriani që vjen “

Page 16: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

16 GAZETA SOTE Shtunë 10 Gusht 2019

Nga Besi BEKTESHI

Rri e rri dhe Bash-kia e Shkodrës, e lidershipi i saj, bën ndonjë "lojë" tipike

model patetik në groteskun që ka vite që e ka mbytur këtë institucion. Ajo i drejto-het Ambasadës së SHBA-ve, Delegacionit të BE-së dhe Ambasadës së Italisë! Intere-sant ishte fakti pse dy ambasadave të mëdha dhe asaj të Italisë, ose mikes së madhe tonë, duke qenë se ajo është pjesë e BE-së!? Pse jo asaj të Austrisë, ose Francës, ose pse jo asaj të Britanisë, Kroacisë, Polonisë, Çekisë, Sllovakisë, Sllovenisë ose pse jo Holandës në fund të fundit?! Pse Italia është më afër me Shkodrën?! Nuk më rezulton as gjeografikisht, as me investime, as me prezencë bie fjala si në Vlorë, Fier dhe deri Gjirokastër dhe Korçë?! Pse Shkodra ka qytetar me religjion katolik? Po Italia është shteti laik dhe i mrekullueshëm në këtë drejtim dhe ndoshta për këtë arsye ishte dashur më mirë ti drejtoheshin Ambasadës së Vatikanit? Po nejse, ata e dinë më mirë, veçse që këtu fillon patetizmi deri në marrëzi, për të mos u ndalur në asnjë rresht të letrës?! Ku ka më patetizëm se sa fillimi letrës ku thuhet "ne një grup përfaqësues i qytetarëve të Shkodrës"!? Kush është ky grup i qytetarëve, a kanë emra dhe mbiemra këta pjesëmarrës të këtij grupi, kush janë në fund të fundit ata, që bëjnë një letër në publike që çon një problem të rëndësishëm?! Presupozohet se janë intelektual dhe njerëz të përfaqësimit të qytetarisë shkod-rane dhe padyshim me vlera e rekorde qytetare, që nuk kanë pse të jenë anonim për një "letër kaq të rëndësishme në problematikën qytetare shkodrane"! Por jo, nuk kanë dhe njerëzit që e lexojnë, mund të kuptojnë se dy apo tre veta flasin ( shkruajnë) si të jenë një grup përfaqësues i qytetarëve të Shkodrës - pra gjithë qytetarëve?! Po pra, i japin të drejtë vetes, pa apeluar qytetarët shkodranë - ti përfaqësojnë ata në anonimat! Si bënte ish kryetari i partisë së tyre që gjithmonë dhe sot bile me "popullin shqiptar" dhe flet në emër të tij dhe po ashtu sërish kryetrari i partisë së tyre Lulzim Basha që po ashtu flet, në emër të të gjithë popullit! Absolutisht i sigurt që i ka pyetur që të gjithë një për një!? Po po, mentalitet stalinist dhe bolshevik, por që ky është fatkeqë-sisht në partinë e atyre që kanë bërë letrën e dër-guar Amerikës, Bashkimit Europian dhe Italisë e cila është në Bashkimin Evropian?! Letra nuk di mirë dhe vargjet e poetit të madh Naimit! Sërish filozofët e mëdhenj, që kanë përpiluar letrën ambasadave USA UE dhe Itali nën mësimet fakt-kryera të mentalitetit bolshevik në PD thonë se: Naim Frashëri thoshte "dielli për shqiptarët lind nga perëndon"!? Në fakt si gjithmonë kërkohet që të devijohet e vërteta, manipulohet ajo dhe mundësisht shqiptarët të bëhen idiotë! Vargjet e Naimit te vjersha "Përse" janë këto: Jak'o dit'e uruar, Që lind nga perëndon, At'an e ke ndrituar, E ne pse na harron? Vjershëtorët e Bashkisë së Shkodrës i ulin vlerat edhe Naimit me injorancën tyre emblematike! Frashërlliu lutet, ai përgjërohet që të vijë ajo ditë e uruar që lind nga perëndimi dhe pastaj ankohet se "atë anë e ka ndriçuar e ne pse na harron"!? Pra nuk ka qenë ide e popullit shqiptar, por filozofi e Naimit "për ditën dhe jo për diellin si diell" i cili i përgjërohej pikërisht perëndimit sikundër po i lutet Bashkia e sotme e Shkodrës, me letrën patetike dërguar amba-sadave USA UE dhe Itali?! Sigurisht patetizmi i një letre duket dhe te e vërteta e sakrificave të Shkodrës për lirinë dhe demokracinë! Por këto sakrifica, nuk janë domen i letër shkruesve pa emër sigurisht! Po ti kishin vendosur emrat haaaaaa atëherë ndoshta mund të gjendeshin dhe pronarët e "sakrificave" sidomos personale të tyre!? Nejse, tema ishte kërkesa e pezullimit “

Presupozohet se janë intelektual dhe njerëz të përfaqësimit të qytetarisë shkodrane dhe padyshim me vlera e rekorde qytetare, që nuk kanë pse të jenë anonim për një "letër kaq të rëndësishme në problematikën qytet­are shkodrane"! Por jo, nuk kanë dhe njerëzit që e lexojnë, mund të kuptojnë se dy apo tre veta flasin ( shkruajnë) si të jenë një grup për­faqësues i qytetarëve të Shkodrës ­ pra gjithë qytetarëve?! Po pra, i japin të drejtë vetes, pa apeluar qytetarët shko­dranë ­ ti përfaqëso­jnë ata në anonimat! Si bënte ish kryetari i partisë së tyre që gjithmonë dhe sot bile me "popullin shqiptar" dhe flet në emër të tij dhe po ashtu sërish kryetrari i partisë së tyre Lulzim Basha që po ashtu flet, në emër të të gjithë popullit! Absolut­isht i sigurt që i ka py­etur që të gjithë një për një!? Po po, mentalitet stalinist dhe bolshevik, por që ky është fatkeqë­sisht në partinë e atyre që kanë bërë letrën e dërguar Amerikës...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Patetizmi i një letre nga Shkodra, adresuar fajsisht gabim!

të konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe pastaj dhe marrjes së postit të kryetarit të bashkisë nga Valdrin Pjetri! Arsyet ishin votimi monist, bio-grafia e dyshueshme e kandidatit monist, fitorja me shumë pak vota e tij dhe njolla që mund ti vihej qytetit antikomunist?! Po e filloj nga kjo e fundit?! Në marrëzinë imituese të PPSH-së e cila shpallte Shqipërinë të vetmin shtet ateist dhe në Shkodër ndërtonte pikërisht një muze idiot ateist dhe njerëzit e dyshueshëm të demokracisë, po shpallin qytete antikomuniste në Shqipëri! Është e vërtetë që Enver Hoxha dhe klika e tij në Shkodër kanë arrestuar dhe burgosur e perseku-tuar shumë si për bindje politike dhe për religjion, sepse ata deshën të kthejnë "komunizmin në religjion dhe ide"! Kurse të indoktrinuarit e sotëm në PD-në gjysmagjel të Shkodrës, duan të bëjnë ideal - antikomunizmin! Këta gati gati në një si marrëzi historike, duan të marrin vlerat "mos e thëntë zoti" si të Suhartos, që vrau në Indonezi nga 1965-6 mbi 500.000 anëtarë të Partisë Komu-niste më të madhe në botë mbas Kinës dhe Rusisë si shtete komuniste dhe burgosi dhe persekutoi rreth 1 milion familjarë dhe anëtarë të tjerë të Partisë Komuniste Indoneziane! Pra Suharto shpallin veten "antikomunistin" më të madh në botë dhe Indonezinë vendin më antikomunist në botë?! Shkodra ose qyteti më tolerant, e cila ka pasur sigurisht dhe komunistë të mrekullueshëm që pastaj Enveri i vrau dhe persekutoi - lëviz e shkreta nga dikur komunizmi shpallur, ateizmi shpallur dhe tani antikomunizmi shpallur, në të tre rastet marrisht dhe poshtërsisht! Shkodra e shkretë nuk pushoi së lënguari nga idiotë që i imponojnë të tilla trapllëqe filozofike keqane! E imagjinoni të dashur lexues, se në çfarë marrëzie krijuese janë një dorë njerëzish pa asnjë koncept filozofik që bëjnë dhe letrat të cilat adresohen jo gabim, por në faj! Në fakt zonja kryetare dhe ato mbas saj, jo vetëm kanë bërë një letër patetike, por e dërgojnë dhe në mënyrë të fajshme dhe cinike gabim! E dërgojnë gabim, sepse në fakt adresa duhet të ishte: Lulzim Basha Kryetar i PD-së godina e ish SHQUP Tiranë! Po ti kishte lejuar "antikomunistët" e Shkodrës (që kanë brenda tyre prej kohësh shumë ish spiunë dhe fëmijë jo thjesht komunistësh, por njerëzve që i kanë shërbyer me besnikëri PKSH, armës së sigurimit dhe dikur i shërbyen po me besnikëri ish PFSH-së?! Po po, me origjinë besnikërie Par-tisë Fashiste dhe pastaj në shërbim të PKSH-së dhe më vonë PPSH-së). Kryetari Lulzim Basha, ato do të fitonin ndaj Valdrin Pjetrit të Rilindjes së Ramës, sepse për socialist askush nuk e ka njohur në Shkodër për kontribute dhe raport ngushtësisht dhe tradicionalist të rëndësishëm majtas me qytetin! Pse kryetari i Voltanës dhe PD-së së Shkodrës, i shërben Ramës, duke i falur gjithë Shqipërinë, tani i shkruhet letër USA-s

UE-së dhe Italy-së që të ndalin konstituimin e Valdrinit që paska qenë kandidat monist?! I ankohen USA, UE dhe Italy se kryetari i PD-së (partisë së tyre) nuk i la të fitonin me një person që ata thonë se ka dhe dyshime në biografi dhe që fiton me 6%?! I ankohen USA, UE dhe Italy, pse Lulzimi ja fali edhe Shkodrën, pikërisht Ramës?! Pse Lulzimi nxori PD-në jashtë garës dhe nuk mori pjesë në komisione, KQZ dhe verifikime biografish të kandidatëve, sot "përfaqësuesit e qytetarëve shkodranë antikomunistë" ankohen kur e kishin të kollajtë të fitonin ndaj Valdrinit?!

Ankohen te USA dhe UE dhe Italy duke pasur kaq shumë "fitore" dhe investime si bashki "antikomuniste"!? Kur kanë "shtruar" kaq shumë rrugë dhe kanë bërë kaq shumë punë publike në qytet dhe përreth Shkodrës!? Po kjo është për të qarë me facoletë! Por unë jua kam thënë që ndoshta sërish Voltana do të fitonte me kandida-tin e Ramës edhe pse ajo nuk ka bërë asgjë, edhe pse askush nuk thotë një fjalë për investimet dhe punën e mirë të saj dhe bashkisë së saj! Sepse nuk ka çfarë të thonë, sepse nuk ka bërë asgjë të mbahet mend! Sepse dhe investimet e mëdha si stadiumin dhe rrugën e Velipojës i ka bërë qeveria e "komunistit" Edi Rama i Rilindjes! Por do të fitonte, se një pjesë e madhe e shkodranëve nuk do të votonin Valdrinin se nuk e njihnin ( në pamje të parë sigurisht djalë i mirë e puna në drejtim do të tregojë kush është) dhe se nuk ka pasur lidhje me qytetin në përgjithësi dhe ka mundësi pastaj dhe për dyshimet e sponsorizimit nga persona as-pak të dashur për qytetin! Po pra po, Voltana dhe padyshim çdo kush tjetër demokrat do të mund të fitonte po të ishte në garë! Por garën nuk e lejoi lidershipi Basha dhe padyshim njerëzit e aferave të jashtëzakonshme anti-demokraci, anti-rezist-encë e anti-opozitarizëm konstruktiv e alternativ, që kanë përdhunuar Partinë Demokratike në Tiranë dhe dëmtuar atë në të gjithë Shqipërinë! Duke ditur që humb vetë në çdo palë zgjedhje kryetari i partisë së kryetares së Bashkisë së Shkodrës, bëri që të humbin të gjithë dhe ata që nuk humbin, ose më mirë fitojnë qoftë dhe për modelin "antikomunist" që dikush mundohet të fusë si filozofi urbane dhe që është shumë më qa-rtë një "legjendë urbane" në Shkodër! Letra nuk është infantile jo, ajo është e fajshme si adresë! Por kryetarja sipas meje, nuk duhet të ankohet! Kryeministri ka thënë që "gratë dhe femrat të mos largohen nga bashkitë"! Në fund të fundit, ka diçka të përbashkët si lobim dhe vota nga 2015-ta e Voltanës dhe 2019-ta e Valdrinit, pra nuk janë kaq shumë larg si "dashamirës nga jashtë"! Unë propozoj (e di që nuk më dëgjojnë por po e them) që ta mbajnë si nënkryetare dhe kështu Shkodra do të kishte dhe te bashkia e re rilindase, atë pjesë të "antikomunizmit" që letra, nënkupton se do "ti mungojë" nga kandidati monist!

Page 17: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

GAZETA SOT E Shtunë 10 Gusht 2019 17

d o s s i e r www.sot.com.al

Ja zhvillimet në Shqipëri sa i takon marrëdhënieve me Kinën

Amerikanët kanë hedhur dritë mbi spastrimet në qeverinë e drejtuar nga Enver Hoxha. Sipas “New

York Times”, pasi nisi ftohja me Kinën, Hoxha nisi largimet. Po ashtu trego-hen dhe përplasjet me Kinën më 1976.

1 maj 1976Shqipëria raporton komplotin për t’u

kthyer nga Kina te Sovjetikët Partia Komuniste Shqiptare rapor-

ton së fundmi se ka zbuluar një komplot për promovimin e politikës së distancim-it nga aleanca me Kinën dhe rikthimit te Bashkimi Sovjetik. Kreu komunist Enver Hoxha tha sot se një fraksion i zbuluar promovonte politikën e prishjes me Kinën për rikthimin në bllokun sov-jetik. Ai nuk tha se cilët ishin të përfshirë në komplot ose kur kishte ndodhur ai. Në fjalimin e raportuar në shtypin shqiptar, Hoxha tha: "Në një kohë kur shtetet komuniste përhapin lajme për përkeqësimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Kinës, armiqtë e brend-shëm dhe tradhtarët, punojnë edhe ata për të minuar miqësinë mes vendeve tona". Hoxha vijonte më tej: “Armiqtë dhe revizionistët, si ata që kundërshtojnë linjën e partisë, që duan të sabotojnë ndërtimin e socializmit dhe themelet e atdheut tonë socialist, janë zbuluar nga partia jonë. Ata madje deshën të përkeqësonin marrëdhëniet tona me motrën Kinë, me Partinë Komuniste të Mao Tsetung dhe ta lidhnin vendin tonë me revizionistët sovjetikë”, shtoi Hoxha. Kreu komunist foli gjithashtu për punonjësit shqiptarë dhe kinezë që po ndërtonin kombinatin e ri meta-lurgjik. Politikat e Hoxhës janë radikale pro-kineze dhe anti-sovjetike. Ai njoftoi gjithashtu se dy ministra të qeverisë ishin përjashtuar për “gabime të rënda” në linjën e partisë, dhe ishin shkarkuar nga funksionet e tyre. Shqipëria është një vend i ngushtë malor që shtrihet rreth 225 milje në bregun lindor të Adri-atikut, me popullatë 2.5 milionë banorë dhe kufizohet nga Jugosllavia e Greqia. Hoxha dhe guerilasit e tij komunistë morën pushtetin në 1944. Bashkimi Sov-jetik prishi marrëdhëniet me Shqipërinë në 1961 dhe në 1962 e përjashtoi nga aleanca e traktatit të Varshavës. Në 1970 Kina e Shqipëria nënshkruan traktatin e tregtisë së zgjeruar ku përfshiheshin kredi të mëdha kineze.

4 maj 1976Spastrimet e ministrave lidhen me

rënien e asistencës kinezeShqipëria, vendi i izoluar evropi-

ano-lindor aleat vetëm me Kinën, po kalon trazira të brendshme politike që me shumë gjasa janë të lidhura me zvogëlim-in e asistencës ekonomike kineze, sipas zyrtarëve amerikanë të specializuar në çështjet shqiptare. Duke theksuar se ka pasur ndalim të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë në vitet e fundit, zyrtarët amerikanë thonë se kjo rrethanë ka shkaktuar kërkesë për zgjerim të lidhjeve të jashtme të vendit, përtej mbështetjes te Kina. Kreu 66 vjeçar komunist Enver Hoxha, ka reaguar ndaj situatës së dy viteve të fundit me të tjera spastrime të zyrtarëve. Fushata e fundit u njoftua në një fjalim të tij të enjten në Tiranë. Zyr-

tarët amerikanë thonë se nuk dihet sesa ndihmë ka dhënë Kina për Shqipërinë që prej prishjes së saj me Bashkimin Sovjetik në 1960, por llogaritet se është më shumë se 100 milionë dollarë në vit. Kontrata e fundit ekonomike mes dy vendeve u nënshkrua në 1975, por shumat nuk u publikuan. Edhe zyrtarët e spastruar së fundmi nga Hoxha, duke përfshirë dhe një numër ministrash të kabinetit, kishin të gjithë lidhje me ekonominë. Vëzhguesit amerikanë ka në përjashtuar mundësinë e diskutuar nga diplomatët evropianë, se Hoxha është ende duke luftuar elementët pro-sovje-tikë në parti. “Nuk besoj se kanë mbetur më zyrtarë shqiptarë pro‐sovjetikë. Ata vetëm janë të pakënaqur me atë që po marrin nga Kina. Ata janë pro-shqiptarë por të lodhur me Kinën dhe duan asist-encë nga Perëndimi apo tjetërkund”, tha një zyrtar. Javën e kaluar Hoxha njoftoi spastrimin e ministrit të Bujqësisë Piro Dodbida dhe atë të Arsimit Thome Del-jana. Mes atyre të shkarkuar më parë është dhe kreu i planifikimit ekonomik Abdyl Kellezi. Zyrtarët amerikanë be-sojnë se është domethënëse që Hoxha publikoi javën e kaluar shkarkimet në lidhje me pritjen për punëtorët kinezë që ndërtojnë kombinatin metalurgjik në Elbasan. Hoxha foli aty për ndihmën madhore ndërkombëtare të Pekinit dhe “miqësinë e pandashme” të Shqipërisë me Kinën. Ai foli gjithashtu për “armi-kun e brendshëm” ndërsa në lidhje me spastrimet tha se “këta tradhtarë duan të sabotojnë ndërtimin e socializmit dhe të dëmtojnë miqësinë tonë me motrën Kinë, për ta kthyer vendin në bllokun e Bashkimit Sovjetik”. Në fakt zyr-tarët amerikanë i kanë hedhur poshtë supozimet për spastrime të elementëve pro-sovjetikë dhe komentet e Hoxhës i kanë quajtur tentativë mjegullimi. Ata thonë se spastrimi i fundit i elementëve pro-sovjetikë në Shqipëri ka ndodhur me eliminimin e ministrit të Mbrojtjes Beqir Balluku dhe një numër ndihmesash të tij në forcat e armatosura në 1974. Balluku

kishte qenë aleat i ngushtë i Hoxhës që prej vitit 1941 por kishte gjithashtu lidhje të ngushta me Lin Piao, ministrin kinez të Mbrojtjes që u vra në aksident ajror në 1971 pas një tentative të dështuar grushti shteti kundër Mao Ce Dun. Prej atëherë, specialistët amerikanë thonë se Hoxha “e ka mbyllur Shqipërinë nga brenda” duke shtuar kufizimet me botën e jashtme, përveç Kinës. Zyrtarët amerikanë thonë se ngërçi ekonomik i Shqipërisë koin-cidon me atë që përshkruhet si rritje e zhgënjimit politik me Hoxhën e Shehun. Të dy udhëheqësit nuk kanë qenë mirë me shëndet së fundmi dhe studiuesit amerikanë sugjerojnë se mund të ketë përplasje mes udhëheqësve të rinj për pasuesit e tyre të mundshëm.

8 korrik 1976Shqiptarët dërgojnë urime

të vonuara për PekininUdhëheqësi komunist shqiptar

Enver Hoxha, ka dërguar urime të von-uara për kryetarin e ri të partisë kineze Hua Kuofeng, ku thoshte se dy vendet do të përpiqen së bashku në luftën kundër SHBA dhe BRSS. Një mesazh i shkurtër nga Hoxha u publikua nga agjencia zyrtare shqiptare e lajmeve, që ishte i ngjashëm me ato të dërguara atje nga vende të tjera miqësore komu-niste. Vonesa e mesazhit reflektonte shqetësimin e Shqipërisë për atë që kon-siderohet si eklipsim i fraksionit të majtë të udhëheqjes së Pekinit, me ardhjen në pushtet të krahut të Kuofeng. Shqipëria nuk ka komentuar mbi luftën dramatike për pushtet pas vdekjes së Mao Ce Dung dhe analistët amerikanë besojnë se një kthesë e mundshme e Pekinit, në një pozitë më të moderuar, do të dëmtonte shumë pozitën e Hoxhës në Shqipëri dhe në lidhje me Kinën. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë ftohur vitet e fundit që kur Kina ka nisur politikën e afrimit me SHBA, si kundërpeshë ndaj Bash-kimit Sovjetik. Mesazhi i Hoxhës i ku-jtonte Hua “miqësinë e madhe militante dhe bashkëpunimin vëllazëror” mes Shqipërisë e Kinës. Ai bëri thirrje për

luftë të përbashkët kundër imperializmit amerikan, social-imperializmit sovjetik dhe revizionizmit e reaksionit modern.

2 nëntor 1976Udhëheqësi shqiptar kërkon më pak varësi materiale nga KinaKreu komunist shqiptar Enver

Hoxha, ka sinjalizuar se do të nisë të kërkojë më pak mbështetje dhe varësi ideologjike e materiale nga Kina. Hoxha i sugjeroi politikat e reja në fjalimin e hapjes së kongresit të shtatë të Partisë Komuniste të premten në Tiranë. Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare ai ka thënë se “partia dhe populli ynë shpre-hin mirënjohje të thellë për partinë e popullin kinez për mbështetjen dhe ndihmën e tyre të çmuar. Gjithsesi, me gjithë rëndësinë e saj të madhe, faktori i ndihmës së jashtme internacionaliste është vetëm një element ndihmës dhe suplementar, e jo një faktor përcaktues”. Ai shtoi se është vitale për Shqipërinë që vendi të përqafojë parimin e mbështet-jes në forcat e veta. Kongresi mbajti një minutë heshtje për vdekjen e Mao Ce Dung, i cili u përshkrua më tej si “Udhëheqës i madh i popullit kinez dhe mik i dashur i popullit shqiptar”. Hoxha nuk bëri lavdërime për udhëheqjen e re të Pekinit nën Hua Kua‐feng, dhe në perëndim kanë nisur spekulimet se Tirana anonte nga fraksioni i ma-jtë i udhëheqjes kineze, që tashmë është spastruar. Kinezët nuk kanë dërguar një delegacion në kongresin e partisë shqiptare, por Hua dërgoi një mesazh për kongresin ku thuhej se miqësia shqiptaro-kineze “nuk mund të dëmtohet kurrë.” Hoxha ka refuzuar gjithashtu hapjet e fundit të Moskës për përmirësim të marrëdhënieve. Ai ka denoncuar sovjetikët dhe udhëheqësit evropiano-lindorë se po i hapin rrugë rivendosjes së kapitalizmit.

Shqipëria mbetet sfiduese 14 nëntor 1976

Siç e di mirë dhe presidenti Ford tashmë në Evropën Lindore janë dy vende që nuk varen nga dominimi sov-

jetik. Njëra është Jugosllavia e cila është studiuar gjerësisht nga perëndimorët që pas Luftës II Botërore dhe është vizituar nga miliona turistë perëndimorë gjatë dekadës së fundit, të cilët kanë thënë për të se është një nga shoqëritë komuniste më të hapura. Shteti tjetër në fjalë është Shqipëria, i cili është më pak i studiuari, dhe nga shoqëritë më të mbyllura në Evropë, prandaj dhe ruajtja e pavarësisë kombëtare për të është diçka e pazakontë. Shqipëria ka qenë subjekt i çdo lloj presioni aneksimi nga grekët, jugosllavët e italianët gjatë këtij shekulli. Ndërhyrjet e fuqive të mëdha (Franca, Austro‐Hungaria) e kanë zbutur presionin në vitet e hershme. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore Shqipëria e gjeti veten nën dominimin jugosllav, por më pas kaloi në dominimin sov-jetik pas vitit 1948. Me mënyrat e saj dhe me ndihmën e pazakontë të Kinës së largët, udhëheqja e Enver Hoxhës qëndroi si shtet i pavarur në vitet 1960-të pa toleruar asgjë ndaj fqinjëve të saj apo ndaj formës demokratike të jetës perëndimore. Shqipëria ishte i vetmi vend evropian që bojkotoi Konferencën e Sigurisë e Bashkëpunimit në Evropë dhe samitin e saj në Helsinki. Si, pse ndodhi kjo apo ku do të çojë, mund të jetë subjekti i një libri interesant, por duhet shumë studime për të zgjidhur çështje si karakteri “ilir” i shqiptarëve, pasojat e përzierjes së feve islame, katolike e ortodokse, apo dhe ndarjeve mes gegëve në veri dhe toskëve në jug, këta të fundit dominues nën regjimin e Hoxhës. Faktorë të tjerë të zhvillimit janë rreth 1 milionë shqiptarë përtej kufirit verior në Jugosllavi, zhvillimi i plotë i marrëdhënieve të vendit me Kinën, karakteri elitist i udhëheqjes komuniste të vendit dhe përplasjet brenda asaj hierarkie. Një studim i tillë do të ishte i vështirë dhe në rastin më të mirë jo vetëm prej barrierës gjuhësore por dhe prej Sigurimit, policisë sekrete të Hoxhës që e ka mbajtur vendin më të varfëruar të Evropës të izoluar herme-tikisht. Shumica e atyre që dimë është nënkuptuar nga dokumentet jugosllave e sovjetike, nga studiues perëndimorë si R. V. Burks, William Griffiths e Paul Lendvai, por kushtet kryesore për këtë si liria e lëvizjes dhe e fjalës së lirë, nuk ekzistojnë. Mungesa e një studimi serioz për Shqipërinë nuk mbushet me shkrimet e tyre, të cilat japin teorinë shtetërore sipas dogmës së Hoxhës. Ato bazohen në një vizitë në Shqipëri në shtator 1968, dhe një tjetër në 1974. Por në asnjërën prej tyre autorët nuk kanë arritur t’i shmangen guidave tu-ristike shqiptare të Sigurimit, drejtorëve komunistë të muzeumeve, kryetarëve të kooperativave bujqësore dhe të rin-jve heroikë që ndërtojnë hekurudhat e rrugët. Autoritetet shqiptare u kanë dhënë atyre dokumente me fjalimet e Hoxhës e të Stalinit. Këndvështrimi i au-torëve është admirues, jo për ashpërsinë e shqiptarëve por për “socializmin e vërtetë” që ata përpiqen të ndërtojnë, siç thonë ata vetë, në krahasim me revizionizmin e titistëve e sovjetikëve, apo ‘imperializmin amerikan’ (autorët i përdorin shpesh këto terma, madje pa i vënë fare në thonjëza).

Ja si Enver Hoxha filloi spastrimet në qeveri pas rënies së ndihmave nga Pekini, më 1976 nisën

të ftohen marrëdhëniet me qeverinë kineze

Page 18: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

18 GAZETA SOTE Shtunë 10 Gusht 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

Kompozitorja shprehet se duhet të ketë më shumë mbështetje për Ansamblin Kombëtar

Huazimet në këngë të papranueshme, përdorimi i elektronikës pa kriter ka dëmtuar krijimtarinë muzikore

ROMIR ZALLA:

LEJLA AGOLLI:

Kur e tepron më pas me elektronikën

nuk merret vesh nëse është krijuar si këngë, dëgjon vetëm bum, bum, bum. Këngët sot që janë nga aparaturat elektronike janë të gjitha njëlloj, por duhet të kemi krijimtari profesio­nale, që bazohet në një motiv dhe fabul për këngën...

Kompozitorja Lejla Agolli shprehet se për artistët duhet të ketë një trajtim më të mirë nga institucionet. Sipas saj,

për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore duhet të ketë më shumë trajtim dhe vëmendje nga Minis-tria e Kulturës. Në intervistën për “SOT” kompozitorja flet për punën që duhet bërë për ansamblin e shtetit, që sipas saj kudo skenë që është merr shumë vlerësime. Kompozimet e Agollit përfshi-jnë muzikë kantata, simfonie, koncerte, por sipas saj sot krijimtaria muzikore përballet me jo pak probleme. Ajo shpre-het se në krijimtarinë muzikore sot duket sikur më shumë rendet pas parave se sa punës për të sjellë një krijim të bukur në këngë. Për kompozitoren, krijimtaria duhet të bazohet te tabani kombëtar, tek kjo trashëgimi duhet të bazohet që të vijë me intonacione shqiptare. Lejla Agolli ka studiuar kompozim dhe orkestrim. Ishte fituesja e Festivalit të Këngës Qytetare Kombëtare për këngën "Ah ky mall" kën-duar nga Frederik Ndoci. Në krijimtarinë e saj përmendim dhe “In Memoriam” për klarinetë solo dhe orkestër të vargut, kushtuar Nënë Terezës. Për veprimtarinë dhe kontributin ndër vite është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri i Artë” me mo-tivacionin për kontribut të rëndësishëm në fushën e krijimtarisë muzikore të të gjitha gjinive dhe promovimin e tyre në veprimtaritë brenda dhe jashtë vendit. Kompozitorja Lejla Agolli ka qenë disa vite drejtore artistike e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

-Ministria e Kulturës, në kuadër të organizimit të Festivali Folklorik Kom-bëtar, i cili do të zhvillohet në qytetin e Gjirokastrës në vitin 2020 ka shpallur konkursin për realizimin e logos së festivalit. Për ju sa rëndësi ka ky festival?

Festivali në Gjirokastër për mua është një pasuri kombëtare, sepse është tradita, arti muzikor dhe koreografik i popullit tonë, janë kostumet tona popullore, zakonte, ritet etj. Një festi-val, që përmblidhet trashëgimia jonë shpirtërore. Që vazhdon të zhvillohet ky festival për mua është me shumë rëndësi, sepse do të thotë ta ruajmë këtë trashëgimi. Ministria e Kulturës, që organizon këtë festival ka përgjegjësinë e saj. Por festivali gjithmonë është bërë me ekipe të specialistëve, që janë muz-ikantë, etnografë, koreografë, kostumo-grafë, pra të gjithë specialistët, të cilët punojnë për këtë trashëgimi kulturore. Pra duhet të kemi ekipe të organizuara në mënyrë, që në çdo rreth, në çdo kra-hinë që ka traditën e vet dhe veçantitë e veta, të kalojnë në listë se sa janë ruajtur gjërat autentike, kostumet, ritet tona, etj. Tek pjesa e muzikës, e cila është fusha ime, unë jam për muzikën që shihet sa bukur ekzekutohet akoma, sa është e përcjellë te brezi i ri deri te fëmijët, në mënyrë që kjo të ruhet gjithmonë, sepse

është identiteti ynë.-Artistë të ndryshëm shprehen

se për këtë festival kishte më shumë vëmendje dhe kujdes me organizimin para viteve ‘90. Çfarë ka ndodhur për ju me zhvillimin e festivalit pas kësaj kohe?

Kam punuar te Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore si drejtuese artis-tike disa vite dhe kam qenë gjithmonë në dijeni të festivaleve, dhe më tepër dhe si krijuese, sepse në këtë muzikë ne marrim motivet, marrim temën e veprave që shkruajmë, frymëzimin. Nuk mund të bëjmë krahasime, sepse ne jemi në kohë dhe sisteme të ndryshme, çdo sistem ka mënyrën e vet të organizimit të aktiviteteve të tilla. Në Festivali Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës marrin pjesë edhe shqiptarë nga Kosova, Maqedo-nia, vijnë nga Amerika, etj. Por unë më shumë i mëshoj pjesës, që sa ne e kemi prurë siç duhet këtë traditë. Për këtë ju thashë pak më parë, që duhen ekipe specialistësh. Unë kam qenë vetë më parë në disa rrethe, që kemi parë se sa e kanë ruajtur këtë traditë dhe sa e kanë evoluar. Koha ecën dhe gjërat evolojnë nuk mund të mbeten gjithmonë po të njëjtat. Mua më ka bërë shumë për-shtypje para disa vitesh kur isha e ftuar në një festival, që bëri qyteti i Vlorës me këngën polifonike. Më bëri përshtypje, sepse ishte një festival që Vlora e bëri me grupet nga fshatrat rreth saj dhe ishte një krijimtari, që erdhi goxha mirë dhe më në kohë. Mendoj që e njëjta gjë duhet të jetë në valle dhe koreografi gjithmonë duke ruajtur të krahinës së caktuar, por që dhe të jenë pak më të tërheqëse dhe për brezin e ri, më atraktive. Për këtë mendoj që këto ekipe specialistësh, që

kontrollojnë çdo rreth të kenë mjaft kujdes, ku duhet të bëjnë dhe vërejtjet e duhura aty ku duhet.

-Flasim për folklorin tonë, sa bëhet sot për promovimin dhe ruajtjen?

Duhet një kujdes, që nuk ka fund për mendimin tim. Do gjithmonë vëmendjen kryesore, sepse është fy-tyra jonë si popull. Unë këtë e kam provuar kur kemi qenë me Ansamblin Popullor në festivale jashtë vendit dhe ne jemi dalluar, sepse ishim të veçantë me krijimtarinë tonë, me kostumet tona popullore dhe traditën tonë. Ne jemi vlerësuar me çmime dhe me shumë duartrokitje nga të huajt. Në këtë kuptim nga shteti duhet treguar kujdes pa fund për folklorin tonë.

-Sipas jush kush e dëmton folk-lorin?

Folklorin e dëmton kur e fusin në rit-met e tallavasë, në ritme të aparaturave që janë elektronike, etj. Për mua kjo i bën një masakër folklorit, sepse ia heq komplet origjinalitetin, ndjeshmërinë për të cilën është shkruar, ka kaluar në breza dhe ka një histori të vetën. Në kuptimin, që gjoja po punojmë, por e nxjerrin nga ajo që është folklori jonë. Më vjen keq, që elektronika pa kriter në muzikë ka dëmtuar shumë. Nëse do të shkruash këngë merr motivin të bazuar popullor. Por unë e kam thënë dhe herë tjetër, që dhe te muzika e lehtë ke tema mjaft të bukura në folklorin tonë që mund të ndërtosh një këngë, janë pa fund tema të tilla. Mund të ndërtosh një këngë, që të ndjehet që është shqiptare. Kur e tepron më pas me elektronikën nuk merret vesh nëse është krijuar si këngë, dëgjon vetëm bum, bum, bum. Këngët sot që janë nga aparaturat

elektronike janë të gjitha njëlloj, por duhet të kemi krijimtari profesionale, që bazohet në një motiv dhe fabul për këngën. Çdo krijimtari duhet të bazohet te tabani kombëtar, tek kjo trashëgimi duhet të bazohet që të vijë me intona-cione shqiptare. Kanë humbur shumë vlerat te këngët, sot sepse ndikojnë dhe këto që përmenda më lart. Por unë i takoj atij brezi, që çdo gjë në muzikë e kemi shkruar me laps në letër, dhe kur kemi vënë një notë e kemi menduar 100 herë. Ndërsa sot rendet më shumë pas parave, se sa pas krijimtarisë së mirë muzikore. Mua më vjen keq shumë për këtë, ndoshta janë dhe kalimtare këto faza që do ti kalojë muzika, janë faza tranzitore. Por ajo që më shqetëson është se edukon brezin, që është në rritje me këtë lloj muzike, muzikë tallava, muzikë me sajesa sepse kjo shkatërron shije. Por huazimet janë skandal në këngë, atëherë mos u ul të shkruash fare nëse nuk je i zoti të rreshtosh dy nota si duhet. Huazimet në këngë janë një imitim i shëmtuar i dikujt tjetër. Huazimet për mua janë të papranueshme në këngë. Për mua është e dëmshme plagjiatura në këngë.

-Keni qenë disa vite drejtuese artistike e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Për ju sa vëmendje tregon ministria?

Unë dua të përgëzoj drejtuesin artistik aktual Gerti Druga për punën që bën me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore. Ai ka bërë një punë mjaft të mirë dhe dua ta përgëzoj dhe për shfaqjet e fundit, që janë zhvilluar me artistët e ansamblit. Por problemi qëndron te Ministria e Kulturës, e cila prej vitesh nuk ka treguar dhe vazhdon

të mos ketë atë vëmendje dhe kujdes që duhet për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore. Unë e di vetë se çfarë kemi hequr kur shkonim dikur në turne dhe aktivitete të tjera, që me shumë pak mbështetje ishim. Kur unë isha drejtuese artistike dhe AKVP ishte e ndarë nga opera, ne sa mundësi patëm bëmë dhe disa kostume popullore. Me kujdesin e zonjës Afërdita Onuzi dhe gjithmonë me konsultën e saj i kemi bërë kostumet popullore. Por kostumet duhen rinovuar, duan kujdes dhe duhet të ruajnë dhe tiparin kryesor, përshme-bull mos të përziejmë fustanellën me një jelek të Shqipërisë së Mesme. Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore duhet stimuluar shumë në aktivitetin e tij. Para ‘90 ishte shteti q kishte shumë vëmendje sepse ishte dhe propaganda e kohës. Por kostumet vjetrohen dhe dalin jashtë për-dorimit dhe duhen rinovuar. Investimi për AKVP duhet të jetë më i madh nga Ministria e Kulturës. Për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore duhet bërë shumë më tepër, shteti duhet të jetë mbështetja më e madhe për artistët. Solistët duan trajtim më të mirë, por dhe orkestra po ashtu që mban gjithë peshën. Statusi i artistit në vendin tonë është një kërkesë që përsëritet çdo vit dhe asgjë nuk bëhet. Madje në mos gaboj mos janë bërë gati njëzet vjet, që artistët e kërkojnë dhe nuk është mirat-uar. Mosha e pensionit, që është kërkuar të ndryshojë nga artistët është mjaft e drejtë, sepse nuk mund të kërcejnë me moshë të madhe dhe të rrinë pafund në prova, por edhe skena nuk pranon disa gjëra. Një balerin që shëndoshet nuk mund të dalë të kërcejë në skenë, ndaj mosha e pensionit që duhet rishikuar është mjaft e rëndësishme për artistët.

-Jeni shprehur më herët që duhet të dixhitalizohen veprat muizkore, sepse dëmtohen nëse nuk ndodh kjo. Çfarë kërkoni nga institucionet?

Veprat muzikore të autorëve shqiptarë, që janë në radio “Tirana”, që janë në biblioteka të ndryshme dhe janë shkrime dore origjinale duhet të dixhitalizohen. Ne dikur kemi shkruar me laps dhe gomë dhe janë zbehur, por është gjynah sepse është gjithë ai fond muzikor që ne kemi. Mua më vjen keq, që ato vepra muzikore që janë shkruar nga profesorët tanë ndër vite po kalben dhe po vjetrohen. Më duket se askush nuk kujtohet ti marri dhe ti dixhitalizojë. E them është urgjencë, që çdo institucion që ka vepra muzikore ti marrë dhe ti dixhitalizojë, sepse do kalbet dhe do humbasin.

-Si krijuese si po vijojnë projektet tuaja në fushën e muzikës?

Unë kam disa plane me krijimtarinë time, por është shpejt për të folur për gjëra konkrete me këngët. Jam marrë këto kohë më shumë me pjesë instru-mentale në muzikë, pjesë për fëmijë, etj.

Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

GAZETA SOT E Shtunë 10 Gusht 2019 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Piktori Anastas Kostandini: Ekspozita, me mesazhe të rëndësishme

Anastas Kostandini vlerëson jo pak krijimtarinë e tij, ku ai paraqitej me një cikël punimesh në teknikë mik-se me ngjyra guashi, akriliku dhe bojë kine. Ai shquhet për shtresat piktorike dhe prezanton struktura të shtresëzuara figurale. Sipas piktorit Kostandini, simbolika e tyre ka të bëjë me një meditim ekzistencial. “Për pos pikturave ai ka dhe shumë mendim estetik dhe refleksione kulturore, që shpesh përkojnë me ato që dhe ne si vend i përjetojmë”, pohon Kostandini. Piktori Ion Muraliu shumë i njohur në Bukuresht përfaqësohet me disa piktura në akuarel. Ai ka lënë pas një trashëgimi të pasur tablosh nga shpirti rumun. Ndërsa Aurel Acasandrei sipas

piktorit Kostandini, ka qenë i mirënjo-hur për vizatimet e tij. “Ato afirmojnë lirinë e shprehjes artistike në të njëjtën kohë kur tek ne mohohej dhe kufizo-hej”, tregon piktori. Duke folur për ekspozitën piktori i njohur Anastas Kostadini shton më tej se “Pikëtakime artistike” është një titull fort i saktë, që tregon se dhe në një qytet periferik, ndodhin aktivitete që nxitin dialogun mbi artin, kulturat dhe mentalitetet. “Pozita fort e përshtatshme e Pogra-decit në kërthize apo nyje të Ballkanit tregon që dhe një miqësi artistësh, jep mesazhe me rëndësi, përkundër apatisë burokratike dhe dogmatike të qeverisjes vendore”, shprehet mes të tjerave piktorit Anastas Kostandini.

Filmi “Tuneli” shfaqet për publikun në “Open Cinema”

“Pikëtakime artistike”, me vizatime dhe piktura nga autorë shqiptarë dhe rumunë

Nga Julia VRAPI

Ekspozita “Pikëtakime artis-tike” bëri bashkë autorë të njohur shqiptarë dhe rumunë, që prezantuan krijimtarinë e

tyre për publikun në galerinë e qytetit të Pogradecit. Me rreth 30 vizatime dhe piktura, kjo ekspozitë u përcoll me interesin e artdashësve. Pjesë e kësaj ekspozite ishin disa nga veprat e pik-torëve Ion Muraliu, Aurel Acasandrei, Nicolae Ionescu, Vangjo Vasili, Anastas Kostandini, Gentian Zeka dhe Miron Topçiu. Piktori Anastas Kostandini shprehet se “Pikëtakime artistike” nuk ishte një ekspozitë e thjeshtë, por ballafaqoheshin traditat. “Ekspozita ishte mjaft interesante dhe ajo u vizit-ua edhe nga shumë kolegë tanë që janë këtu në Pogradec, si dhe artistë të tjerë. “Pikëtakime artistike” ishte jo një ekspozitë e thjeshtë, por shumë diverse, jo fort e kundërt, por ndjehej një kulturë që vinte nga një vend tjetër, që ballafaqohej me një traditë tjerë piktorike këtu në Shqipëri”, pohon piktori i njohur pogradecar. Sipas tij, ndoshta ndryshimi ka të bëjë dhe me mënyrën se si përjetohet liria e artit. “Në përgjithësi shkolla e tyre edhe në personalitete që janë zhvilluar paralel me moshën tonë ndjehet që ata kanë pasur një edukim shumë më të lirë, një plastikë më afër abstraksionit, kurse ne jemi ende figurativë dhe realistë me kuptime të qarta dhe duam të themi gjëra konkrete. Kjo është ajo që na diferenconte”, pohon piktori Kostand-ini. Duke folur për ekspozitën,piktori Anastas Kostandini (Taso) shprehet se piktorët rumunë janë emra të njohur në skenën artistike. “Nicolae Jonescu bashkë me gruan e tij ndodheshin disa ditë në Pogradec të ftuar prej profesor Luan Topçiut, një pogradecar që jeton prej shumë vitesh në Bukuresht dhe që drejton Lidhjen e Shqiptarëve të Rumanisë. Nicolae u prit prej shumë vendasve, piktorë, fotografë, letrarë, arkitektë të qytetit, të cilët sollën nga shtëpitë e tyre shumë piktura dhe viza-time të miqve të tyre rumunë dhuruar ndër vite të ndërsjelltë”, tregon piktori.

Ekspozita në aktivitetet, që nxisin dialogun

Ekspozita “Pikëtakime artistike” u kurua nga Nicolae Ionescu, i cili asistonte dhe vetë në çeljen e saj. Duke folur për këtë autor, piktori

Alketa Vejsiu: Festivali i RTSH respekton traditën e muzikës

Margariti: Shqipëria përqafoi idetë e arkitektëve italianë

Alketa Vejsiu do të jetë mod-eratore për herë të parë në fes-tivalin e këngës në RTSH. Ajo e cilëson këtë projekt si një ëndërr për të cilën ka pritur shumë vite, që ta realizojë. “Këtë vit do jem në drejtimin artistik, skenarin dhe drejtimin e festivalit të dh-jetorit në krah të Vera Grabocka në RTSH! Ky festival respekton traditën e muzikës shqiptare dhe hyn në edicionin e 58”, shprehet Vejsiu. Më tej ajo shton se më shumë se sa sfidë është dëshira e madhe për t’i shërbyer këtij festivali si një shqiptare e dev-otshme me ndjeshmëri të lartë

për artin, kulturën, muzikën, tra-ditën. “Për mua do jetë një takim i rëndësishëm me ju 3 net në Pallatin e Kongreseve, që e kam pritur gjatë. Jeta mesa duket na jep gjithmonë një shans për të realizuar ëndrrat tona dhe unë këtë punë se kam parë kurrë si objektiv për të qenë e famshme, por si një pasion të konsumuar aq bukur për të cilin ja vlen çdo sekondë që kam punuar. Unë në televizion nuk punoj, jetoj! Jetoj çdo moment si një privi-legj të jashtëzakonshëm për të komunikuar me ju”, shkruan Alketa Vejsiu.

Gazeta italiane “La Stam-pa”, ka publikuar intervistën e ministres së Kulturës Elva Mar-gariti mbi zhvillimet kulturore në Shqipëri. Ministrja shprehet se Shqipëria është një shtet relativisht i ri, pak më shumë se një shekull, por e ngjeshur me ngjarje të mëdha historike, që kanë lënë gjurmë edhe në arkitekturë. “Nga një vend pa identitet arkitekturor, Shqipëria përqafoi idetë dhe projektet e arkitektëve italianë, në vitet ’30-‘40. Firmën e arkitektëve si Bosio, Brasini, Berte mbajnë kompleksi i ministrive, korpusi

i universitetit, Universiteti i Ar-teve, ndërtesa e kryeministrisë, bulevardi, etj. Uniformiteti i stilit sovjetik dhe kinez i viteve të dik-taturës, u zëvendësua me kaosin ndërtimor të viteve të tranzi-cionit”, pohon Margariti. Gjatë intervistës për gazetën italiane “La Stampa”, ministrja shton se kultura është një motor zhvillimi. “Arti dhe kultura janë thelbësorë në identitetin e një kombi. Për ne, kultura është një motor zhvillimi dhe po përpiqemi të kthejnë në resurse ekonomike, të gjitha asetet e trashëgimisë sonë kul-turore”, vijon Margariti.

Lushnje, një memorial kushtuar Vaçe Zelës

Në “Sheshin e Qytetarëve” në qytetin e Lushnjes do të vendoset së shpejti memoriali kushtuar “Artistes së Popullit” Vaçe Zela. Lajmi bëhet i ditur nga Bashkia Lushnje duke theksuar se në këtë memorial i cili është një vlerë e shtuar për qytetin, Vaçe Zela është me kitarë e cila duket se do të këndojë këngët, që nuk harrohen kurrë. Ky projekt u miratua nga Këshilli Bash-kiak rreth një vit më parë më kërkesë të kryetarit të Bashkisë, Fatos Tushe. Vaçe Zela kishte një zë të rrallë, që

për më shumë se 40 vjet hyri në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë vendit. Vaçe Zela që në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën “Fëmija i parë” ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Zëri dhe repertori i pasur që la trashëgimi vijojnë të mbeten gurë shndritës në gjerdanin e traditës shqiptare të këngës.

Filmi “Tuneli”, një dramë satirë me skenar dhe regji nga Ilir Harxhi u shfaq për publikun në “Open Cinema”. Në vijim të fil-mave, që janë shfaqur deri tani prodhime shqiptare dhe të huaja, mbrëmë ishte radha e filmit të regjisorit Ilir Harxhi. Filmi “Tuneli” sjell në role aktorë të njohur si Robert Ndrenika, Enver Petrovci, Sokol Angjeli, Mehdi Malka, Naun Shundi, etj. Filmi trajton një temë të ditës. Sipas regjisorit Harxhi që është shprehur më herët për filmin, merr gjithë piramidën e shoqërisë shqiptare. “Janë edhe njerëzit, që administrojnë këtë vend, duke filluar nga i ma-dhi. Kjo skemë vertikale, që ne e zbulojmë dalëngadalë në film, niset nga një skemë mashtrimi. Personazhi pozitiv në film është mësuesi i fshatit, që luhet nga aktori Mehdi Malka. Me anë të tij ne shohim çfarë ndodh, është ky personazh në film, që vë gishtin mbi plagët e shoqërisë”, pohon regjisori Harxhi. Korrupsioni është në qendër të fil-mit “Tuneli” dhe xhirimet e film-it janë bërë në Petrelë dhe Pi-callë. Ngjarja në film tregon për Vahitin, një ak-tivist politik, që plagoset gjatë n j ë d e m o n -strate kur par-tia e tij ishte në opozitë. Ai arrin të punësohet si shofer personal kur udhëheqësi i partisë bëhet kryeministër. Dy miqtë e tij të vendlindjes, njëri anëtar i parlamentit dhe tjetri kryetar i ko-munës e nxisin për të siguruar fonde për një projekt të ndërtimit të një tuneli në zonën e tyre. Ata kanë ndërtuar një plan me shumë kujdes për t’u pasuruar me këtë projekt, pa qenë Vahiti pjesë e këtij mashtrimi. Muzika e filmit është shkruar nga Miron Kotani, montazhi është realizuar nga Gjergj Pano, ndërsa kostumogra-fia vjen nga Oriana Kamberi. Si regjisor, Ilir Harxhi deri tani ka realizuar deri tani tetë filma, nga këta një film dokumentar. Edhe në këtë film më të fundit, që vjen me titull “Tuneli” duket se regjisori Ilir Harxhi ka vijuar bashkëpunimin me aktorë, që ka pasur më herët në projektet e tij me filmin artistik. Në sezonin e tretë “Open Cinema” është ndalur këto ditë në Tiranë, ku janë programuar që të shfaqen 18 filma shqiptarë prodhime para dhe pas viteve ’90, si dhe filma të huaj.

“Pikëtakime artistike” ishte jo një ek­spozitë e thjeshtë, por shumë diverse,

jo fort e kundërt, por ndjehej një kulturë që vinte nga një vend tjetër, që ballafaqo­hej me një traditë tjerë piktorike këtu në Shqipëri”, pohon piktori i njohur pograde­car. Sipas tij, ndoshta ndryshimi ka të bëjë dhe me mënyrën se si përjetohet liria...

Page 20: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

20 GAZETA SOTE Shtunë 10 Gusht 2019

SOTSOT sport www.sot.com.al

SOKOL KUSHTA:

Sikurse shprehen mediat italiane, Thomas Strakosha është gati për sezonin e ri në Serinë A. Portieri i Kom-bëtares kuqezi, në një prononcim për mediat, nga selia e grumbullimit të skuadrës bardhekaltër në Marinfeld të Gjermanisë, është fokusuar fillimisht tek gjendja e tij fizike, duke qetësuar jo vetëm tifozët lacialë, por edhe të gjithë tifozët shqiptarë, që presin ta shohin në fushë në shtator kundër Francës dhe Islandës. 24-vjeçari po rigjen hap pas hapi formën sportive dhe dy miqësoret e zhvil-luara së fundmi ndaj Bournermouthit dhe Paderbornit e kanë ndihmuar të hyjë në ritmin e ndeshjeve, diçka që i ka munguar prej disa muajsh. Ndërkohë që nuk mund të mos prekte edhe temën kryesore që përfshin një prag kampionati, objektivin e skuadrës për edicionin e ri. Strakosha theksoi se Lacio synon që të jetë konkurruese

ndaj çdo kundërshtari, për të ndryshuar një tendencë jo shumë pozitive të viteve të fundit, ku janë parë luhatje me bardhekaltrit, që mund të fitonin kundër kujtdo, por edhe të dorëzoheshin ndaj çdokujt. Megjithëse erdhi një trofe ai Kupës së Italisë, portieri evidenton faktin që skuadra e mbylli në vendin e 8-të dhe kjo do t’i shërbejë për t’u zgjuar, ku tashmë synimi është pjesëmarrja në Champions League. Strakosha ka komentuar zhvillimet në merkato në Serinë A italiane, ku thotë se kanë ardhur lojtarë shumë të fortë. “Lojtarët e shtrenjtë në Serinë A: “Më vjen mirë që në Serinë A po vijnë lojtarë shumë të fortë, po bëhemi një nga kampionatet më të bukur. Në tre vitet e fundit kemi treguar se mund të fitojmë ndaj kujtdo, por edhe të humbasim ndaj kujtdo. Është çështje përqendrimi, nëse nuk e humbasim mund t’i shkojmë

deri në fund çdo kompeticioni”, theksoi Strakosha. Ai nuk lë jashtë vëmendjes as shqiptarin tjetër të Lacios, Valon Berishën, të cilin e konsideron si ndihmë për ekipin. “Është një djalë shumë pozitiv. Është ndier keq që nuk mundi ta ndihmojë skuadrën sezonin e kaluar. Është shumë i motivuar dhe dëshiron të tregojë se është i fortë. Flasim bashkë për sezonin e ri, ëndërrojmë të fitojmë trofe dhe të jemi protagonistë. Jeta është shumë e bukur, prandaj ëndërrojmë. Në nivelin personal, shpresoj të arrijmë te katër më të mirat dhe të fitojmë ndonjë trofe”, nënvizoi më tej Strakosha. Në fund ai flet edhe për rregullat e reja të portierëve, sidomos për pasimet. “Kemi luajtur gjithmonë pas dhe normat e reja do të na ndihmojnë. Po përgatitemi taktikisht, duke qenë se portieri sezonin e ardhshëm do të jetë shumë i dobishëm”, përfundoi Strakosha.

Strakosha gjen “ortak” tek Lacio, me Valon Berishën premtojnë trofe

Flamurtari u duk se do të hyjë shpejt në rrjedhën e normalitetit në kampionat, por kjo gjë nuk po vërtetohet. Edhe pse emëroi Gerd Haxhiun në krye të pankinës, klubi vlonjat nuk ka mundur të formatojë në kohë skuadrën, pasi në momentin aktual nuk arrin do të bëjë një 11-she. Organika është e varfër dhe shumë lojtarë vijnë nga akademia e vështirë se përballojnë një sezon në Superiore. Flamurtari pra nuk e ka kaluar krizën dhe për këtë është informuar edhe administratori Sinan Idrizi, i cili pak ditë më parë njoftonte se Flamurtari do t’i kalojë shpejt problemet. Me sit-uatën aktuale, klubi nuk është aspak gati për sezonin e ri.

SULMUESI

QËNDRIMI

KLUBI

Bashkia e Tiranës do një pagesë që sipas sekretarit të FSHB-së është e pajustifikuar

Lanë Kombëtaren e Basketbollit jashtë dyerve të Parkut Olimpik, reagon Llazani:

E paprecedentë dhe e turpshmeAdriatik BALLA

Pasditen e të enjtes Kombëtarja e Basketbollit të Meshkujve është drejtuar për tek Salla Sportive “Feti Borova” pranë

Parkut Olimpik të Tiranës, për të kryer seancën e radhës stërvitore në kuadër të duelit të 10 gushtit përballë Dani-markës, por ka hasur në rezistencë nga punonjësit, që ishin udhëzuar të mos e linin ekipin të stërvitej aty. Kaq ka mjaftuar që lojtarët dhe stafi të ngrenë zërin dhe të kërkojnë të drejtën e tyre, por siç ndodh zakonisht në Shqipëri faji mbetet jetim. Në fakt, nuk duhet të jetë kështu, pasi kemi të bëjmë me një ekip përfaqësues, i cili, i mirë apo i keq në lojë e rezultate, mban mbi shpinë stemën e flamurit kombëtar dhe përfaqëson shtetin shqiptar në veprimtaritë sportive ndërkombëtare. Protagonistët e quajtën një turp atë që po ndodhte, teksa dje, nëpërmjet një komunikate për shtyp në emër të Feder-atës Shqiptare të Basketbollit, sekretari i përgjithshëm, Korab Llazani, sqaroi pozicionin e federatës mbi këtë çështje, duke bërë përgjegjës indirekt Bash-kinë e Tiranës, dhe në mënyrë direkte Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit pranë kësaj bashkie. “Episodi i paprec-edentë i ditës së djeshme, kur ekipit kombëtar të basketbollit për meshkuj iu mbyllën dyert e Sallës Sportive të Lo-jërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës, duke i mohuar edhe mundësinë për të kryer seancën e fun-dit stërvitore, na ka indinjuar pamasë, si Federatë, por edhe si komunitet i këtij sportit”, shprehet që në fillim Llazani,

në emër të FSHB-së. Më tej ai sqaron problemin, duke ia veshur këtë turp Bashkisë së Tiranës e konkretisht ag-jencisë së sipërpërmendur. “Preteksti dhe presioni i përdorur nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit për nën-shkrimin e një kontrate – pagesë, nuk duhej kurrsesi te vendoste mbylljen e dyerve për ekipin kombëtar shqiptar. Duhet theksuar këtu se, gjatë përurimit të sallës në ditët e para të qershorit të 2017-ës, është thënë publikisht nga dre-jtuesit e qeverisë shqiptare, por edhe të pushtetit vendor, se kjo sallë do të ishte shtëpia e sportit dhe shtëpia e ekipeve kombëtare. Kjo është e lehtësisht e verifikueshme, mjafton t’u referoheni kronikave të kohës. Për këtë arsye, e gjejmë plotësisht të pakuptimtë dhe ab-solutisht të papranueshme përpjekjen

për të imponuar një tarifë për stërvitjet apo ndeshjet e ekipeve përfaqësuese te vendit. Sepse nuk mundet te konsidero-het qeraxheshë Kombëtarja Shqiptare në vendin e vet”, thuhet më tej në komu-nikatën e federatës së koshit. Në fakt, FSHB-ja thotë se i ka respektuar rreg-ullat, duke bërë pagesa që “hanë” 10% të buxhetit të saj. “Federata Shqiptare e Basketbollit është e ndërgjegjshme për dhe i respekton ligjet dhe legjislacionin në fuqi dhe për këtë arsye, ne i kemi bërë Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekrea-cionit, pagesat për zhvillimin në këtë sallë sportive të fazës finale të Ligës Ballkanike në Basketboll për Meshkuj, por edhe të Divizionit C të Kampionatit Evropian të Basketbollit për Meshkuj për Nën-16-vjeçarët, edhe pse të dyja

Afro 12 vjet më parë Milani zbarkonte në Shqipëri për të luajtur një ndeshje me Tiranën, e një vit më vonë edhe me Kom-bëtaren B të Shqipërisë. Ndërsa sot, skuadra e madhe italiane do të jetë në Kosovë, për një ndeshje miqësore me kampionët e Superligës së Kosovës. Kështu, mbrëmjen e sotme, Milani do të zbarkojë për herë të parë në Kosovë, teksa kuqezinjtë do të zh-villojnë një ndeshje miqësore me skuadrën kampione të këtij sezo-ni, Feronikelin. Takimi do të luhet në stadiumin e kryeqytetit ‘Fadil

Vokrri’, duke nisur nga ora 20:45. Ndërkohë, një ditë para sfidës kuqezinjtë kanë shpallur edhe listën e lojtarëve të grumbulluar të cilët do të jenë në dispozicion të teknikut Xhampaolo për në Kosovë. Kështu, bie në sy mung-esa e mesfushorit Frenk Kesi, i cili mesa duket ka përfunduar në merkato. Ndërkaq, pjesë e ‘Djallit’ do të jenë dy afrimet e reja të kësaj vere si mesfushori Kruniç dhe sul-muesi Leao. Ndërkaq, të gatshëm janë edhe sulmuesi Andre Silva, i cili ende nuk ka gjetur një akomo-dim të ri dhe lojtarë të marrë nga

të rintë ku spikat djali i legjendës Maldini, Daniele Maldini. Është një moment kulmor për futbollin e Kosovës, i cili ka bërë hapa gjigandi suksesi gjatë tre vjetëve të fundit, pra që kur u anëtarësua në UEFA dhe FIFA. Madje për-faqësuesja e Kosovës fitoi grupin e saj në Divizionin D të Ligës së Kombeve dhe ka 14 ndeshje pa pësuar humbje. Feronikeli është skuadër kampione e Kosovës dhe luajti në Champions League, por pa mundur të kalojë raundin e parë kualifikues. Miqësorja me Milanin i vlen futbollit kosovar për imazh.

Milani në Kosovë, sot miqësorja me Feronikelin

Flamurtari caktoi trajnerin, por ekipi nuk plotëson dot 11-shen

Deputeti socialist, njëherësh zv/kryeministër, Erjon Braçe, ndër të tjera ka ironizuar me kreun e FSHF-së Armand Duka, duke i kujtuar se fut-bolli shqiptar po vuan nga trukimet. “Në gjykimin tim ka dy elementë shumë të rëndësishëm. E para është vërtetësia e garës. Shqipëria ka marrë një goditje themelore, shumë të fortë, pas vendimit të fundit të or-ganeve kompetente që administrojnë drejtësinë sportive pikërisht në këtë aspekt. Këtu përditë dalin lajme mbi njoftime që i kanë vajtur Federatës për paracaktimin e rezultateve në kampionat. E para është kjo, e dyta janë bilancet e pastra. Në qoftë se këto dy kushte nuk plotësohen, nuk do të bëjmë asgjë”, shkruan Braçe.

Braçe ironizon sërish me Dukën: Ka trukime

në kampionat

Trajneri i Rejnxhërs, Stiven Xherard, i quajti të pavërteta fjalët e menaxherit të Eros Grezdës i cili e kishte bërë thuajse punë të kryer trans-ferimin e tij në Francë ku e kërkonin skuadra si Brest dhe Dijon. “Kemi pasur disa kërkesa për huazim, por për mo-mentin shifrat e ofruara nuk i pëlqejnë klubit. Ai ka aktualisht 2-3 mundësi huazimi që janë në zhvillim e sipër. Kjo është situata deri në momentin që unë po flas”, theksoi Xherard, i cili pranoi se ndaj futbollistit shqiptar ka në këtë mo-ment një spirale jo komode. Ndërkohë, mësohet se Grezda nuk është pjesë e ekipit të parë në fazën përgatitore dhe kjo e vështirëson objektivin e lojtarit për të kaluar në Francë.

këto veprimtari ishin më tepër çështje të përfaqësimit të Shqipërisë në arenën sportive ndërkombëtare sesa çështje komerciale. Theksojmë këtu, se këto pagesa kanë gllabëruar 10 % të gjithë buxhetit vjetor të Federatës Shqiptare të Basketbollit të akorduar nga akorduar nga buxheti i shetit”, nënvizohet më tej në qëndrimin e dhënë nga federata, e cila dukshëm u prek nga kritikat pas këtij skandali të përmasave të mëdha. Në fund, FSHB-ja thotë se nuk do të pranojë që Kombëtaren e Basketbollit ta trajtojnë si mall në treg. “FSHB-ja nuk mund të pranojë që Kombëtarja të trajtohet si çështje komerciale, pasi nuk është kurrsesi e tillë, por është çështje e përfaqësimit të vendit, sepse ajo përfaqëson flamurin, ngjyrat dhe himnin kombëtar. Për këtë arsye, e gjejmë të pavend imponimin e kësaj pagese për ekipin kombëtar dhe të turpshme mbylljen e dyerve për ekipin kombëtar, një veprim i paprecedent që ka ardhur në fakt pas disa tentativave të mëparshme të ngjashme. Thekso-jmë se në asnjë vend të botës, ekipi kombëtar i basketbollit nuk paguan për stërvitjet e tij dhe kjo e bën ngjar-jen e së enjtes pasdite të paprecedentë dhe të turpshme. Për më tepër, është e pamendueshme që një sallë sportive, që u përurua pikërisht me një ndeshje basketbolli, e për më tepër një sallë sportive që mban emrin e njërit prej “baballarëve” të basketbollit shqiptar si Feti Borova, t’i mbyllë dyert ekipit kombëtar të basketbollit. Besoj se këto fakte flasin më shumë se gjithçka dhe ne bëjmë thirrje për reflektim”, përfun-don komunikata e FSHB-së.

Grezda sërish në fokus, Xherard:

S’kemi marrë oferta

Page 21: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

GAZETA SOT E Shtunë 10 Gusht 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Dje FSHF i dha drejtim sezonit të ri. Kjo pasi nga qeveria e futbollit në vend u konfirmuan në garën e edicionit të ri të 10 skuadrat, pra nuk ka penalitete. Nuk është një lëvizje përfundimtare, por fakti që sot do të hidhet shorti për sezonin e ri, tregon shumë edhe në aspektin e licencimeve, pasi FSHF po tenton të mbyllë “gropat” që ka futbolli në këtë moment e të bëhet gati për startin e sezonit të ri, i cili nis më 24 gusht. Kuptohet, ky informacion lë të kuptuar se në garë do të jenë të gjithë, prandaj edhe licensimet mund të përmbyllen në mënyrë përfun-dimtare pa ardhur data e startit zyrtar të ndeshjeve të javës së parë të kampionatit të ri. Kështu, Katego-ria Superiore 2019-2020 do të nisë rrugëtimin e saj, dhe në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, këtë të shtunë në orën 11:00, do të hidhet edhe shorti

për kalendarin e sezonit të ri. Nuk ka surpriza, në short do të jenë të gjitha skuadrat e paracaktuara si pjesë e kampionatit elitar të futbollit në vend dhe ky, në fakt, është lajmi i madh. Një sinjal konfirmimi se Tirana, Vllaznia, Flamurtari e Luftëtari, që para pak javësh u treguan nga vetë Federata Shqiptare e Fut-bollit si më problematiket për pajisjen me licencë, do të jenë pjesë e kampionatit. Të katër klubet në fjalë vuajnë probleme financiare, edhe pse të di-mensioneve e karakteristikave të ndryshme. Për Tiranën dhe Vllazninë bëhet fjalë kryesisht për detyrime të prapambetura ndaj organeve tatimore dhe situata e tyre shihej më e lehtë, ndërkohë që te Flamurtari dhe Luftëtari situata është me e rëndë, si dy skuadra që vuajnë një sërë borx-hesh edhe me ish-lojtarë e madje të akumuluara

ndjeshëm edhe në sezonin që lamë pas. Fakti që të katërta skuadrat do të jenë në short, është, në një farë mënyre, se Tirana, Vllaznia, Flamurtari e Luftëtari janë pajisur me licencë, duke plotësuar dokumentacionin e kërkuar. Logjikisht, diçka e tillë mund të jetë arritur nëpërmjet marrëveshjeve të klubeve me palët ndaj të cilave janë debitore. Në këtë mënyrë mund të konsiderohet tashmë fakt i kryer se Kategoria Superiore do të rinisë me skuadrat që e arritën atë sportivisht në fushën e lojës, diçka që ishte vënë në dyshim serioz gjatë kësaj vere, ashtu si edhe mundësia e shtyrjes së kampionatit, një hipotezë kuotat e së cilës tanimë ulen ndjeshëm, për të mos thënë shumëzohen me zero. Makthi merr fund, Kategoria Superiore 2019-2020 merr jetë.

S’ka më ankth, FSHF konfirmon 10 ekipet e sezonit të ri, sot shorti

Situata nuk është më e mira e mundshme, por afrimet e kësaj vere,

ndoshta jo shumë pikante si në të shkuarën, por me elementë që kanë eksperiencë dhe bëjnë diferencë në kampionatin shqiptar, mund t’i japin Tiranës një shans të mirë për...

Skuadra e Milanit zbuloi në faqen e vet zyrtare në “Facebook” listën e 24 futbollistëve me të cilët do të luajë të shtunën në Kosovë për miqësoren ndaj Feronikelit. Por ndërsa shqiptarët filluan përmes komenteve t’i urojnë mirëseardhje gjigantit evropian në Kosovë, njëkohësisht ndërhynë edhe tifozë serbë të klubit italian, të cilës vazh-dojnë t’i shprehin mirëseardhje Milanit në “Serbi”, duke e konsideruar Kosovën si pjesë të Serbisë. Kjo veç i ka shtyrë shqiptarët t’i shtojnë komentet duke vendosur flamuj të Kosovës e Shqipërisë dhe duke iu referuar Kosovës si një shteti të ri, e madje pjesë të Shqipërisë. Dihet, rivaliteti shqiptaro serb në sport lidhet medoemos me politikën.

SULMUESI

LËVIZJA

PËRPLASJA

Mbrojtësi nuk pranon të riveshë bluzën e skuadrës korçare, bëhet bardheblu

Kristi Vangjeli "tradhton" Skënderbeun, firmos me TiranënAdriatik BALLA

Tirana po jep shenjat e një skuadre që pretendon titul-lin në sezonin e ri. Kur kanë mbetur dhe dy javë nga starti

i kampionatit, bardheblutë kanë nisur të bëjnë një seri goditjesh të forta në treg, duke afruar lojtarë të nivelit të lartë për kushtet e kampionatit tonë dhe futbollistë që kanë luajtur edhe në ekipin përfaqësues. Një i tillë ishte mbrojtësi Tefik Osmani, i cili pranoi që në fillim të verës të rikthehej tek Tirana, si dhe disa lojtarëve të tjerë që i janë ngjitur grupit bardheblu, së fundmi një tjetër emër i spikatur i futbollit tonë bëhet pjesë e Ti-ranës. Bëhet fjalë për mbrojtësin korçar Kristi Vangjeli, i cili braktisi me shpejtësi Australinë dhe u bë pjesë e skuadrës bardheblu në kryeqytet. Jo vetëm Aus-tralinë, por Vangjeli këtë herë “tradhtoi” Skënderbeun, skuadër me të cilën arriti shumë suksese brenda e jashtë vendit, duke luajtur dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Europës. për Skënderbeun mund të jetë një goditje “pas shpine”, por në fakt, ardhja në Tiranë tek bardheblutë do të thotë shumë në planin individual dhe për objektivat e vetë klubit. Kjo pasi Vangjeli do të zgjaste karrierën e tij në fushë dhe do të kishte një mundësi të lu-ante në elitë, kurse Tirana do të përfitojë nga eksperienca e një futbollisti cilësor në prapavijë.

Ardhja e Vangjelit dhe situata në kampin bardheblu

Sikurse raportojnë dhe mediumet sportive online, Tirana vazhdon punën e saj në merkato, me ambicie të thella për të formatuar një grup kompetitiv të aftë të fitojë trofeun kryesor të sezonit, pra titullin kampion. Ditën e djeshme bard-

heblutë kanë zyrtarizuar edhe goditjen e radhës, pra bëhet fjalë për mbrojtësin Kristi Vangjeli. Futbollisti vjen si një përforcim nga skuadra e Skënderbeut. Bardheblutë e kanë të qartë strategjinë e kësaj merkatoje, teksa deri më tani kanë afruar lojtarë me shumë ekspe-riencë dhe që e njohin në detaje kam-pionatin shqiptar. 24-herë kampionët e Shqipërisë, nën drejtimin e trajnerit

Ardian Mema kërkojnë të rikthehen te titulli në sezonin e ardhshëm, duke qenë se është edhe një vit special për Tiranën, pasi klubi feston 100-vjetorin e themelimit të tij dhe në këtë përvjetor jubile të njërit prej klubeve historikë e më të suksesshëm të sportit shqiptar, duhet më shumë seriozitet dhe një skuadër e aftë të fitojë trofeun më të rëndësishëm, pra titullin. Njoftimin për

Merkato ka hyrë në një fazë të nxehtë dhe klubet e Superiores po nxitojnë të bëjnë lëvizjet e duhura në treg, në mënyrë që të kenë më shumë shanse për të realizuar objektivat e tyre në sezonin e ri, i cili nis pas dy javësh. Nuk do të jetë aspak e lehtë, por ekipet pretendente e kanë një shans dhe po gjurmojnë rastet deri në fund. Ka dhe nga ata klube që bëjnë “skarcime”. Kështu, skuadra e Partizanit ka zyrtarizuar ditën e sotme huazimin e sulmuesit Lukas Kardozo, Futbollisti i afruar në

merkaton e janarit nga Pelisteri, nuk arriti të gjente minutat e mjaftueshme me të kuqtë gjatë pjesë së dytë të kampionatit. Kështu, klubi ka vendosur ta huazojë drejt kampionatit kosovar, ku braziliani do të veshë fanellën e Dritës. Një zgjidhje e cila ka lënë të kënaqur edhe 25-vjeçarin, i cili do të ketë mundësinë e ak-tivizimit si titullar. Njoftimin për huazimin e Kardozos e ka dhënë vetë klubi i Partizanit, nëpërmjet rrjeteve sociale. “Klubi zyrtarizon transferimin e Lukas Ferreira

Kardozo tek skuadra e Dritës. Sulmuesi 25-vjeçar i cili iu bash-kua kampionëve në janarin e 2018 nga Pelisteri, do të kalojë me formulën e huazimit në radhët e ekipit kosovar Drita. Marrëveshja është arritur sot me pëlqimin e të 3 palëve dhe Kardozo do të jetë lojtar i Dritës deri në përfundim të sezonit futbollistik 2019-2020”, shkruhet në komunikatën e klubit të kuq për mediat. Në fakt, Partizani nuk e ka ulur tempin stërvitor dhe shpreson të fitojë edhe këtë edicion titullin kampion në Superiore.

Partizani “heq qafe” Kardozon, e huazon në Kosovë

Milani në Kosovë, “kacafytje” shqiptaro-

serbe në rrjetet sociale

Arbër Zeneli harron operacionin, nis

riaftësimin

arritjen e marrëveshjes me Kristi Van-gjelin e ka bërë vetë klubi kryeqytetas nëpërmjet rrjeteve sociale. Mbrojtësi do t’i bashkohet Tiranës në ditët e fundit të muajit gusht. Është një afrim cilësor në prapavijë dhe së bashku me Tefik Osmanin krijojnë një dyshe shumë të fortë në mbrojtje që do t’i jepte Tiranës frymëmarrje në një repart që sezonin e kaluar e kishte pikën e vet më të dobët.

Objektivat, synohet titulli dhe pjesëmarrja në Europë

Tirana synon të shfrytëzojë kohën e mbetur nga muaji gusht që të arrijë të fusë në “radarët” e saj lojtarët e nev-ojshëm dhe pastaj t’i regjistrojë ata në FSHF si blerje të reja të klubit. Nuk do të jetë e lehtë, pasi situata nuk është më e mira e mundshme, por afrimet e kësaj vere, ndoshta jo shumë pikante si në të shkuarën, por me elementë që kanë eksperiencë dhe bëjnë difer-encë në kampionatin shqiptar, mund t’i japin Tiranës një shans të mirë për trofeun e kampionatit. Nga ana tjetër, ambicia e klubit bardheblu është kthi-mi në kompeticionet e UEFA-s, si një mundësi e mirë reklamimi të lojtarëve të rinj, por njëherësh edhe si mundësi përfitimi në aspektin financiar. Dihet që UEFA paguan tashmë shuma të majme edhe për skuadrat që luajnë në fazën kualifikuese, shuma që në rastin e ekipeve që fitojnë titull arrijnë deri në 600 mijë euro për një kalim turi, gjë që janë të ardhura të mira për të përballuar shpenzimet vjetore. Dihet që klubet tona kanë përfituar mjaft nga kjo “formulë”. Nga ana tjetër, Tirana synon të lerë pas “thatësirën” e zgjatur, një dekadë, pa titull, prandaj synohet trofeu i 25-të i kampionatit në fund të edicionit të ardhshëm.

Dëshira për të luajtur rregullisht bëri që talenti shqiptar i Bajernit, Meritan Shabani, të kërkonte një sistemim të ri dhe mesfushori nënshkroi dje një mar-rëveshje me skuadrën e Ullvërhempton. Fillimisht ai do t’i bashkohet ekipit U-23 të klubit të Premier Ligës, por me kontratën trevjeçare që ka firmosur, është e qartë se atje do të jetë vetëm për ambientimin me futbollin gjerman. “Jam shumë i kënaqur që më në fund po bëhem një lojtar i Ullvërhempton. Projekti këtu më entuziazmon dhe jam i lumtur që më është dhënë mundësia të tregoj veten. Klubi është fantastik dhe kjo është një mundësi e mirë për t’u zhvilluar si futbol-list, në një ambient të ri ku do të përfitoj eksperienca”, tha Shabani.

Meritan Shabani ikën nga Bajerni, kalon tek

Ullverhemptoni

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, ka nisur nga ushtrimet për të rikuperuar dëmtimin. Sulmuesi ka postuar një video në rrjetet sociale teksa shihet duke bërë ushtrime për muskujt e këmbës, ndërsa pak ditë më parë stërvitja ishte e vendosur në pishinë. “Puna nuk ndalet kurrë, një hap më afër”, ishin fjalët që shoqëronin videon e Zenelit. Kështu, lojtariduket me vullnet për ta kaluar sa më shpejt këtë problem dhe për t’iu rikthyer shkëlqimit të tij, si me klubin francez të Reims po ashtu edhe me Kosovën. Në fakt, Zeneli është një nga lojtarët më cilësorë të kombëtares shqiptare të Kosovës, prandaj rikuperimi i tij pritet me interes të fortë nga trajneri Shalond.

Page 22: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

22 GAZETA SOTE Shtunë 10 Gusht 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Richard Gere, thirrje për të ndihmuar emigrantët në “Open Arms”

Aktori i njohur Richard Gere ka vizituar em-igrantët në një anije, që është bllokuar në Detin Mesdhe prej një jave. Ylli hollivudian mori ushqime dhe produkte të tjera, të cilat ia dërgoi 121 njerëzve, që po qëndrojnë në anijen “Open Arms”. Kjo është një anije shpëtimi, që po qëndron pranë ishullit italian të Lampedusa, pasi nuk lejohet të hyjë në portin e Italisë dhe Maltës. Aktori 69-vjeçar shkoi në bord dhe takoi disa emigrantë, që u larguan nga Libia. Gere i bëri thirrje të gjithëve që të mbështesin “Open Arms”. “Të ndihmojnë këta njerëz, të cilët janë motrat dhe vëllezërit tanë” tha aktori i njohur. Shtetet e tjera euro-

piane nuk i janë përgjigjur ende kërkesës për ti dhënë një zgjidhje anijes, që po qëndron në det të hapur. Gere është i lindur në Philadelphia, dhe i rritur në fermën e babait afërt qytetit Syracuse në shtetin e New Yor-kut. Me aktrim është marrë që nga bankat shkollore në grupin teatror. Është instrumentist dhe u bie disa instrumenteve. Bursa sportive ia mundësoi studimet në filozofi në Universitetin e Massachusettserit. Kar-rierën e aktrimit e filloi më 1969 me role të ndryshme në produkcionet e Broadway-it, ndërsa në film debutoi më 1975. Gere ka fituar dhe është nominuar shumë herë me çmime kinematografike.

Uji i akuariumitNjë çift kishte ditë që kishte

blerë një akuarium të madh. Pasi ka-lon java gruaja i thotë bashkëshortit:

-I dashur, ua ke ndërruar ujin peshqve?

Burri përgjigjet:-Po, ata akoma nuk e kanë

mbaruar atë që i kemi hedhur para një jave.

Vjedhja e biçikletës

Prifti pasi takon një kolegun e tij i thotë:

-Më kanë vjedhur biçikletën.Kolegu pasi dëgjon shqetësimin

përgjigjet:-Nesër gjatë meshës mund të

përmend edhe problemin tënd dhe ke për të parë që hajdutët do të pen-dohen dhe do ta rikthejnë biçikletën.

Të nesërmen takohen dy priftërinjtë dhe i pari i thotë se e kishte gjetur biçikletën:

-Pra, pas meshës hajduti u pen-dua apo jo?

Prifti tjetër i përgjigjet:-Jo, por kur mbërrita tek zona

‘mos shiko gruan e të tjerëve’, u kujto-va se ku e kisha lënë biçikletën time.

7 3 6 1

1 9

5 4 3 7

9 3 4 7 2 1 5

6 8 2 9

7 6

9 3 5

6 4 5

1

2 8 3 1

2 5

9 1 7 8

7 9 8 3

5 8 3 2 7

8 4 2

9 3 4 1

6 1 8 3

3 2 1 4

1 3 7 9

3 6

4 9 8

6

5 8 4 1

3

5 7 9

8 2

7 4 2 5

Leonardo DiCaprio zgjedh Italinë për pushime

Ylli i Hollivudit, Leonardo Di-Caprio ka nisur pushimet. Ai është fotografuar duke shijuar xhakuzi me të dashurën e tij, Camila Mor-rone. Çifti ka zgjedhur Italinë për të qëndruar larg jetës së përditshme. Aktori 44-vjeçar u fotografua me modelen 22-vjeçare. Leonardo dhe Camila kanë filluar historinë e dashurisë që në dhjetor 2017, por konfirmuan romancën vitin e kaluar. Sipas mediave britanike, çifti po shijon rrezet e diellit në një jaht privat. Lidhjet e tij romantike kanë qenë gjerësisht të zbuluara në media. Ai pati një lidhje me modelen Kristen Zang, dhe modelen britan-ike Emma Miller. Në vitin 2001, ai takoi modelen braziliane Gisele Bundchen , me të cilën pati një lidhje deri në vitin 2005. Më pas aktori Di-Caprio filloi një lidhje me modelen Bar Rafaeli në nëntor të 2005. Por pas saj vijuan të tjera lidhje dhe tashmë zgjedhja e tij është Camila Morrone.

1-Ish futbollisti i Tiranës Arjan...2-Lumë në Rusinë Lindore, rrjedh nga malet Al-tai...3-Filiz i njomë që del nga trungu i pemës...4-I thuhet kalit të kuq me qime si të kuqerre-mtë...5-Ngastër e mbjellë...6-Vend i cekët ku mund të kalohet lumi...7-Pasthirrmë që shpreh dhimbje, keqardhjeje...8-...Sharif, ish aktor egjiptian i lauruar...9-Rajon Operativ Ndërkom-bëtar...10-Energji Natyrore...11-Mungesë e theksuar gjaku...13-Një lagje e vjetër në Shkodër afër kalasë...14-Ish aktori elbasanas Hyskja...16-Është figurë tek gurët e shahut...17-Janë me nam ato kubaneze...18-I thonë ndryshe brokës së ujit...20-Një shtet në Lindjen e Largët me kryeqytet Katmandu...21-Është përkrahës i një rryme politike të majte, por pa prekur sistemin kapitalist...22-Është fshat bregdetar në jug gjiton me Dhërmihun...23-Model i një vepre në miniaturë...24-Jo i vërtetë, i rremë...25-Janë dythundrrakë nga Peruja me lesh të mirë...26-Kokona i letrave, njihet edhe si formuluesi i fjalorit frëngjisht...27-Ekip futbolli i Ma-dridit, i pashquar...29-Një gazetë e përditshme...30-Përgjegjësi i një reparti pune...31-Pako, pa fund...33-Ndodhet tek koka e dashit...34-Kafshë gjitarë e egër me brirë të degëzuar...35-Toka të punuara dhe të mbjella...36-Alibali i këngës në inic...37-Tenori Tusha në inic...

1-Usain...kampion absolut, xhamaikani i vrapimeve...4-Sherr, grindje...7-Re-ka e këngës lirike...12-Një fshat afër Tiranës në rrugën për në Elbasan...13-Është figurë tek gurët e shahut...14-Shpirt i keq, shejtan...15-Diçka të panjohura, të fshehta, janë si dukuri të habitshme, shumës...17-Sheshi i shtangës të ngritësit të peshave...18-Komuniteti Europian...19-Aktori që luan tek filmi “Si gjithë të tjerët”...20-Shifër...21-Patrioti...Sadria...22-Çekiç i madh...23-Markë cigareje italiane...24-Lumë në veri, degë e lumit Drin...25-Pikë turistike në veri...26-Mjet transporti ujor...27-Vendqëndrim i anijeve para se të hyjnë në port...28-Një nënë nga Gjirokastra....29-Njëlloj si kapriçiot...30-Ndërtesa ku ushtron funksionet e saj një Institucion apo dikaster...32-Ish Zonja e parë e Amerikës Obama në in-ic...33-I thuhet atij që kryen një punë në vend të një tjetri...34-...Todhri, mësues dhe veprimtar i gjuhës shqipe...36-Formacion i madh ushtarak...37-I thuhet ndryshe kaçureleve, pa fund...38-Kafshë e egër e pyjeve tona...39-Njëlloj si zakon apo huq...40-Ish tenistja amerikane...Graf, pa fund...41-I moshuar...

Page 23: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

GAZETA SOT E Shtunë 10 Gusht 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Nëse keni diçka për ti thënë dikujt, bëni mirë që t’ia thoni gjatë kësaj dite. Do të ketë një ngarkesë të madhe stresi gjatë kësaj fundjave.

23 shattor - 22 tetor

Mos lejoni që të tjerët të përfitojnë nga vullneti juaj i mirë. Ju pret një ditë mjaft e ngarkuar me stres, ndaj bëni mirë që të tregoheni të kujdesshëm.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Kjo ditë do jetë e mbushur me tensione të shumtë. Kush ka përgjegjësi të mëdha, do e ketë të vështirë, që të qetëso-het për shkak të ngarkesës.

Të lindurit e kësaj shenje do të përjetojnë disa tensione. Në punë do të ketë më shumë kom-plikime. Është një fazë e mbush-ur me dyshime të shumta.

Bëni mirë që ti shmangni konfliktet gjatë kësaj fund-jave. Do të ndjeni një debulesë fizike dhe kjo gjë nuk do ju lërë që të ndiheni mirë.

Dashi Demi

Fillimi i gushtit ka qenë mjaft pozitiv, por tashmë do të ndiheni të lirë për të mbyllur një raport. Mund të mbështet-eni drejt horizonteve të reja.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Kjo e shtunë do të shënojë rikuperim të ndjeshëm, meg-jithatë bëni mirë që të kontrollo-ni formën tuaj fizike. Në familje ka pasur disa probleme.

Yjet do të jenë disi konflik-tuale. Pushoni gjatë kësaj peri-udhe dhe të vendosni prioritetet tuaja. Bëni kujdes ndaj të lin-durve të shenjës së Shigjetarit.

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Kjo e premte do të jetë tejet pozitive. Ju pret një ditë e rëndësishme, gjatë së cilës do të jeni bujarë, por bëni mirë që të mos gjykoni të tjerët.

Samsung jo më kufje me tela, në Galaxy Note

Do të jetoni një moment mjaft të tensionuar, por pa-varësisht kësaj do të arrini që të rikuperoni shumë energji pozitive.

Horizontal

Nuk do ju mungojë dëshi-ra për të vepruar. Në punë do të jeni shumë ambiciozë dhe kjo gjë do të ketë rëndësi shumë të madhe për ty.

Do të ndjeni nevojën për t’iu shmangur konflikteve, pasi tensionet do jenë në rritje. Do mundoheni të luftoni monoto-ninë por nuk do ta keni të lehtë.

Ashtu si ishte paralajmëruar, Sam-sung e ka larguar mundësinë e për-dorimit të kufjeve me tela në Galaxy Note dhe Note +. Kjo është bërë pikërisht tri vite e gjysmë, që kur Apple ndërmori këtë veprim shumë të përfolur dhe hoqi nga iPhone hapësirën prej 3.5 milime-trave. Tani që është larguar, nuk pritet që më të kthehet te asnjë nga Galaxy Note të re, apo edhe telefonat e mode-leve tjera. Largimi i këtij sistemi analog të audios mendohet se është bërë, që të lirohet hapësira për bateri shumë më të fuqishme, që janë vendosur në këtë telefon. Megjithëse është larguar kjo hapësirë, lidhja me kufje dixhitale pa tela do të bëhet me lehtësi, meqenëse në Galaxy Note 10 është vënë një sistem shumë më i mirë.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Vertikal

Fjalëkryq i shifruar

1-Udhëheqs që drejton si despot apo ti-ran...6-Nofkë e humoristit anglez Rojan Atkin-son...7-Takije prej cohe zakonisht e kuqe që mbajnë disa banorë të Lindjes së Mesme...8-Fatmija e këngës popullore në inic...9-I thonë kalit që tërheq karrocën me një vend...10-Një firmë e një detergjenti larës, pa fund...11-Lumi që kalon përmes Parisit...12-Ajo pa lidhje nuk ka kuptim...16-Bën pjesë në mjetet e grimit për femrat...17-Pikë turistike në Malësinë e Madhe me disa liqenj karateristikë midis pishave...18-Më shumë se shumë...19-Krasta i RTV...20-Thikë xhe-pi...22-Komuniteti Europian...23-Lajm...24-Në fillim të bisedës...25-Vendqëndrim i anijeve...26-...Valone, aktor, futbollist, gazetar, italian, ka luajtur me Al Paçi-non...27-Krahinat, viset, trevat...29-Roveno e këngës lirike...30-Metal i rëndë me fuqi radioaktive...31-Mo-tra e nënës apo e babait...32-Ai drejton një manas-tir...33-Cipë e hollë që mbështjell disa organe të njeri-ut...35-Fshat turistik buzë liqenit të Pogradecit...36-Fut-bollisti i Bajernit...Myler...37-Gazermat Ndërkom-bëtare...38-Vajzë apo grua e bukur...39-Sokrati, piktor i merituar në inic...40-Shifer...41-E bukura e Butrin-tit...42-Cilësia e zërit...43-Malle, ish ministër i jashtëm

1-Vend i rregulluar para portës së shtëpisë për të ndenjur...2-Vegël...3-Mjergull e lehtë...4-Ro-ma në makina...5-Milo i politikës dhe histori-an...8-Mjet ndriçimi...10-Është lidhëse, gjoja, kinse, domethënë, pra...11-Është perde në Teatër...12-Janë gjuhët e zjarrit...13-Dele me lesh të dredhur...14-Kafshë e egër që ndodhet në pyjet tona...15-Zyber Alluni...16-E lëshon mjeku...18-Ul-tësira të pafund në Kinën Qëndrore, (E=A)....20-Një sisor i madh deti...21-Një sëmundje e rëndë me temperaturë të lartë ngjitëse, me plagë në zorrë...23-Çardak shkodran...24-Me atë luftoi Gjergj Elez Alia...25-Lloj peshku liqeni me pika të kuqe...26-..Peçi, botoi gazetën e parë shqip në Boston të Amerikës mbrapsh...28-Guri i mullir-it...29-Ai drejton një universitet...31-Gjendërr e huaj në trupin e njeriut...32-Janë bimë pa rrënjë që rriten në ujë...33-Guri i mullirit...34-Prerës xhami...36-Një shtet afrikan Togo me kryeqytet...38-Një figurë gjeometrike...39-Gjashtë, për italianët...40-Mustafai analist në inic...41-Durham, një mike e Shqipërisë etnografe dhe publiciste angleze në inic...

400 euro kush ulet në shkallët e Piazza di Spagna

Kushdo që ka vizituar Romën është ndalur padyshim në Piaza di Spagna. 135 shkallët e saj janë një atraksion i fam-shëm turistik e thuajse çdo vizitor i Romës ka provuar të ulet mbi to. Por nëse do të duhet ta provoni sërish, bëjini llogaritë mirë. Kushdo që do të ulet në këto shkallë, që zbresin nga kisha “Trinita de’ Monti” do të duhet të paguajë 400 euro, një çmim edhe më i shtrenjtë se një biletë në teatrin e famshëm “La Scala”. Dhe nuk bëhet fjalë për një biletë, por për një gjobë. Shkalla është klasifikuar si monument kulture dhe për këtë arsye është bërë pjesë e rregullave të rrepta, që Roma ka vendosur mbi këto objekte.

Page 24: Shtyhet shkarkimi i Ilir Metës, KED zgjat procedurat për plotësimin … · 2020. 1. 7. · het hetues. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit

24 GAZETA SOTE Shtunë 10 Gusht 2019

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Ro m e l u L u k a k u ndodhet prej dy ditësh në Milano, pasi ka firmosur

edhe zyrtarisht me Interin, një goditje e fortë e zikaltërve në merkaton e kësaj vere. Madje ardhja e Lukakut ka tensionuar rivalët e Interit në Serinë A italiane, ndërsa e bën akoma më të pasigurt qëndrimin e Mauro Ikardit në radhët e klubit inter-ist. Sulmuesi belg ishte një dëshirë e trajnerit Antonio Konte. Zikaltrit derdhën në arkat e Mançester Junajtid 70 milionë euro, ndërsa së bash-ku me bonuset gjatë sezonit shifrat për belgun shkojnë deri në 80 milionë. Ndërkohë, pas largimit të Lukakut, ka dhënë përshtypjet e tij edhe trajneri i Junajtid Solskjaer, i cili duket shumë i qetë rreth marrëveshjes, teksa thekson se kishte ardhur momenti që sulmuesi të largohej. “ Për Lukakun kishte ardhur mo-menti të largohej. Ishte një biznes i mirë dhe ai është i lumtur. Kështu të dyja palët mbyllën një marrëveshje të kënaqshme. Lukaku ishte i

VLERËSIMI/ Mesi ia kalon Ronaldos, goli

i tij zgjidhet më i bukuri

DEKLARATA Kalimi i David Luiz në radhët e Arsenalit dy ditë më parë bëri bujë të madhe në shtypin sportiv britanik dhe atë europian, pasi bra-ziliani llogaritej si lider i Çelsit dhe nuk ishte përfolur se do të largohej nga blutë e Londrës. Por ndodhi e papritura, pikërisht në momentin e fundit të merkatos në Premier League, ku Luiz zgjodhi të kalojë në radhët e Arsenalit, duke u bërë një tjetër përforcim cilësor për ek-ipin e trajnerit Unai Emeri. Në fakt,

largimi i David Luiz nga Çelsi te rivalët e Arsenalit në ditën e fundit të merkatos në Premier League ka irrituar jo pak tifozët e Bluve të Londrës të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale kanë akuzuar drejtuesit e klubit por edhe mbrojtësin brazil-ian. Megjithatë për të qetësuar ti-fozët dhe për të shpjeguar largimin e David Luiz ka menduar trajneri i Çelsit, Frenk Lampard: Kemi folur shumë herë gjatë javës së kaluar, e njoh mirë David Luizin dhe

gjithmonë jemi sqaruar mes nesh. Kemi shumë mbrojtës në skuadër dhe për këtë arsye ai është larguar. I urojmë gjithë të mirat sepse Luiz bën pjesë në historinë e Çelsit, por tashmë duhet të mendojmë vetëm për veten tonë”, deklaroi numri 1 i stolit të bluve të Londrës, David Luiz. Për Arsenalin llogaritet një superblerja, për më tepër që në këtë moment “Topçinjtë” dëshirojnë të rifuten në skenën e titullit, pas një mungese të gjatë.

SURPRIZA BOKS SULMUESI

Sane do të mungojë 6-7 muaj, e konfirmon Guardiola

Dueli Joshua-Ruiz, në Arabinë Saudite më 7 dhjetor

Reali i Madridit i ka dhënë numrin 7 yllit të ri të skuadrës Eden Hazard. Fantazisti belg që kaloi pak ditë më parë në gjirin e “Los Blancos” do të bartë fanellën e famshme që e kanë bartur në të kaluarën legjendat si Raul e Kristiano Ronaldo. Sezonin e shkuar, numri i takoi Marianos, por tani në vend të tij është ylli belg i transferuar nga Çelsi këtë verë. Hazard kur ishte transferuar te Reali kishte thënë se ka kërkuar numrin 10, por me shaka kishte bërë të ditur se nuk i ishte lejuar nga Luka Modriç. Në faqen e Realit vërehet se listës së lojtarëve i

Boksi është një prej sporteve më të ndjekur në Britani dhe në SHBA, por kjo diktohet dhe nga niveli i lartë i performancës së sportistëve. E një nga më të mirët kërkon revansh, për të kapur sërish majën e botës. Anthoni Joshua dhe Andi Ruiz do të zhvillojnë takimin për titujt IBF, WBA dhe WBO më 7 dhjetor, në Arabinë Saudite. Ruizi e kishte shokuar Joshuan në Nju Jork më 1 qershor duke ia marrë tre titujt. Ai u bë me këtë rast boksieri i parë meksikan që u kurorëzua me çmimin e më të mirit në botë. Ruizi që ka 33 fitore dhe një humbje, e rrëzoi

Një lajm i keq për “qytet-arët” mbërriti dy ditë më parë pas dëmtimit të sulmuesit gjerman, Leroi Sane. Tekniku i Mançester Sitit, Pep Guardi-ola, pret që anësori gjerman i skuadrës së tij të mungojë 6-7 muaj për shkak të lën-dimit në gju. 23-vjeçari lëndoi ligamentin në përballjen e së dielës me Liverpulin në “Community Shield”. Gjerma-ni, që është i lidhur me një kalim te Bajerni, do të opero-het javën e ardhshme. “Është lajm jashtëzakonisht i keq. Nuk e di sa do të jetë jashtë. Zakonisht këto lëndime mar-rin gjashtë apo shtatë muaj

është shtuar Hames Rodriguez që u përfol se do të largohej nga ekipi këtë vit. Ndërkohë, Reali po përpiqet për një sezon me pretendime titulli.

kohë – shpresoj të kthehet në shkurt ose mars”, ka thënë ai para ndeshjes ndaj Uest Hemit në xhiron e parë të Premier Ligës të shtunën.

dëmtuar gjatë turneut dhe shpresoj t’ia nisë sa më mirë me Interin”, tha tekniku norvegjez.

Lukaku i lumtur si zikaltërDy ditë më parë Romelu

Lukaku u prit me entuziazëm nga fansat zikaltër. Dje kanë ardhur edhe deklaratat e parë të Romelu Lukakut si një futbollist zikaltër në një intervistë për “Inter Channel” duke nisur nga vlerësimi për trajnerin Antonio Konte. “Ka ndikuar shumë në zgjedhjen time për të ardhur te Interi.

Solskjaer: Lukaku bëri mirë që iku, Junajtid fitoi shumë nga shitja e tij

Është trajneri më i mirë në botë, ja del të përmirësojë futbollistët e tij dhe karriera e tij flet vetë”. Lukaku shp-jegoi se ngriti mur ndaj Juna-jtid duke zgjedhur Interin për projektin sportiv. “Mendoj se Interi po shkon në drejtimin e duhur, dhe unë kisha nevojë për një sfidë të re. Dua të ndihmoj këtë skuadër për të bërë diçka të rëndësishme dhe këtu janë bazat për të bërë mirë. Do ta ndihmoj skuadrën me impenjimin tim dhe vullnetin e madh.

Trajneri i Mançester Junajtid entuziast pas largimit të sulmuesit belg. Duket qartë se Lukaku shkaktonte stres tek drejtuesit e ekipit

përtokë Joshuan në raundin e katërt, duke ia shkaktuar humbjen e parë anglezit. Josh-ua kishte fituar të gjitha 22 ndeshjet e mëhershme.

I mbajmë këmbët në tokë, por shpresoj që të arrijmë rezultate të mëdha në fund të sezonit”.Interi i heq Ikardit numrin 9,

do e marrë LukakuRaporti mes Interit dhe

Mauro Ikardit ka përfun-duar prej sezonit të kaluar, kur nisi edhe konflikti mes palëve. Megjithatë, klubi po e trajton në mënyrë përçmuese sulmuesin teksa fillimisht i hoqi shiritin e kapitenit, më pas deklaroi publikisht se argjentinasin nuk ishte pjesë e projektit, edhe pse lojtari u mundua të integrohej. Ndër-sa, së fundmi Interi e ka lënë edhe pa numër në fanellë futbollistin. Numri 9, i cili ishte përdorur nga Ikardi, tashmë i ka kaluar transferimit të fun-dit Romelu Lukaku. Në këtë formë, shoqëria zikaltër nuk kalon rast pa e theksuar se nuk e dëshiron argjentinasin. Ndërkohë, Ikardi ka vendosur të qëndrojë në Itali dhe në këtë formë klubet e interesuar për të janë Juventusi dhe Napoli, por nuk duhet përjashtuar Roma. Megjithatë, dëshira e 26-vjeçarit është të vishet bardhezi dhe tek Juventusi numri 9 është i lirë.

Hazard “zëvendëson” Ronaldon, merr numrin 7 të Realit

Lampard: Largimi i Luiz pasi kemi shumë alternativa

Rivaliteti midis Mesit dhe Ronaldos është më i spikaturi në futboll, të paktën në 10 vjetët e fundit, ku secili futbollist ka fi-tuar shumë në planin individual, por edhe ekipor. Argjentinasi ka avantazh kualitetin e lartë teknik, golat e shumtë në pak ndeshje dhe trofetë me Barce-lonën, kurse portugezi punon fort, ka fituar shumë në planin individual me gola dhe çmime, por edhe me skuadrën e Realit të Madridit, ku në 5 vjet fitoi katër trofe të Champions League. Megjithatë, argjentinasi Lionel Mesi fiton duelin e parë me Kristiano Ronaldon për këtë vit. Është i yllit të Barcelonës goli

më i bukur i sezonit futbollistik 2018-2019 Lexuesit e faqes së UEFA-s kanë vlerësuar me çmimin e parë finalizimin e Leo Mesit me goditje standarde në sfidën e parë gjysmëfinale të Champions League e cila u fitua me rezultatin 3-0 nga blaugranat. Në vendin e dytë lexuesit e UE-FA-s kanë pozicionuar Kristiano Ronaldon për golin që realizoi në humbjen 1-2 të Juventusit ndaj Mançester Junajtid në “Allianz Stadium”. Ndërkohë që në vend të tretë është renditur goli i Danilos në sfidën Portu-gali-Serbi 1-1 e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian Euro 2020.