24
Për artin dhe kulturën duhet alarm nga institucionet, sepse nuk po vlerësohen dhe njerëzit që japin për të. Kështu shprehet aktori i njohur i humorit Zef Deda për problemet, që po kalon jeta artiske në vend... Disa vite më parë ai shihej dhe vlerësohej nga opinionistët dhe specialistët si e ardhme e madhe e futbollit, nisur nga shpërthimi i hershëm në fushë dhe padyshim kualiteti i lartë. Hair Zeqiri pati të dhëna të mjaftueshme për të qenë lojtar i madh dhe deri diku ai është i kënaqur... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Hënë 15 Qershor 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Pandeli BARDHI Zotërinj pasanikë, bëni diçka për këtë vend që ju lindi dhe ju pasuroi! Britanikët rrëzojnë OBSH: Karantinimi nuk është zgjidhje për valën e dytë të Covid-19, bota rrezikon rrënim ekonomik Rekord të infektuarish me Covid-19, shënohen 57 raste, Pëllumb Pipero kundër qeverisë për rikthimin e masave kufizuese Kurba e të infektuarve me koronavirus ka shënuar rekord rastesh të reja ditën e djeshme. Në raportimin e të dhënave më të fundit Ministria e Shëndetësisë tregoi se bilanci i të prekurve është rënduar ndjeshëm... Britanikët kanë hedhur poshtë deklaratat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila këmbëngul te izolimi për shkak të rrezikut nga koro- navirusi. Gazeta ditore britanike“The Guardian”, i ka kushtuar... Faqe 8 Faqe 9 HAIR ZEQIRI: Jam i befasuar nga niveli i kampionatit pas rikthimit, po ndjek të rinjtë më të mirë për tregun europian Pas plotësimit të 3 emrave nga radhët e ju- ristëve jashtë sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka gati kandidatët për në Gjykatën e Lartë nga radhët e gjyqtarëve brenda sistemit. Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, ku 16 prej tyre duhet të jenë gjyqtarë karriere... Kalendari i Kuvendit, pas kritikave “ngrin” ligji për përgjimet nga policia, shtyhen sërish dekretet për betimin e anëtarëve të Kushtetueses ZEF DEDA: Arti po degradon, Tirana pa teatër e shtëpi kulture, në krye të Ministrisë së Kulturës emërohen njerëz që s’kanë lexuar një libër Gjykata e Lartë drejt funksionimit, zbardhet lista e 15 kandidatëve, nga ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për bllokun 700 mijë euro, nga refuzimi i ekspertizës amerikane, te zhdukja e provave dhe videoja e aferës Faqe 20 Drafti amerikan në rrezik, dalin zërat e parë në PS pro listave të hapura dhe heqjes së koalicioneve, LSI dhe “të vegjlit” drejt shkrirjes Spartak Ngjela: Pas Ardian Dvoranit, duhet t’i ndërpritet mandati edhe Vitore Tushës, ja pse Meta do dalë i humbur nga kjo betejë Faqe 2-3 Faqe 18 Faqe 5 Nga Besi BEKTESHI S’dinë ndryshe, o pronarë, o qiramarrës partie, kurrë drejtues subjekti politik! Nga Fatos ÇOÇOLI Epoka KLSH janar 2012-qershor 2020 Drafti i dakordësuar në rezidencën amer- ikane për reformën zgjedhore vijon të jetë në pikëpyetje. Opozita parlamentare nuk lëshon pe, ndërsa mazhoranca e ka bërë të qartë se nuk do të tentojë asnjë miratim të reformës më vota të trafikuara.Socialistë tashmë janë mes dy zjarreve, nga njëra anë i plotësuan tekat PD-së dhe LSI, por nga ana tjetër është opozita parlamentare që ka vënë disa kushte. Deputetët e saj kanë... Gati zgjedhja e kreut të BKH, mbyllet verifikimi i dekriminalizimit për 4 emrat finalë, pritet raporti për pasurinë e kandidatëve Faqe 6 Mazhoranca qeverisëse duket se ka “ngrirë” ligjin që i jepte të drejtë Policisë së Shtetit për të përgjuar pa vendim prokurorie. Gazeta ka sigu- ruar kalendarin 3 javor të punimeve të Kuvendit nga data 15 qershor-3 korrik 2020... Faqe 10 Faqe 7

Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

Për artin dhe kulturën duhet alarm nga institucionet, sepse nuk po vlerësohen dhe njerëzit që japin për të. Kështu shprehet aktori i njohur i humorit Zef Deda për problemet, që po kalon jeta artiske në vend...

Disa vite më parë ai shihej dhe vlerësohej nga opinionistët dhe specialistët si e ardhme e madhe e futbollit, nisur nga shpërthimi i hershëm në fushë dhe padyshim kualiteti i lartë. Hair Zeqiri pati të dhëna të mjaftueshme për të qenë lojtar i madh dhe deri diku ai është i kënaqur...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Hënë 15 Qershor 2020

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Pandeli BARDHI

Zotërinj pasanikë, bëni diçka për këtë vend që ju lindi dhe ju pasuroi!

Britanikët rrëzojnë OBSH: Karantinimi nuk është zgjidhje për valën e dytë të Covid-19,

bota rrezikon rrënim ekonomik

Rekord të infektuarish me Covid-19, shënohen 57 raste,

Pëllumb Pipero kundër qeverisë për rikthimin e masave kufizuese

Kurba e të infektuarve me koronavirus ka shënuar rekord rastesh të reja ditën e djeshme. Në raportimin e të dhënave më të fundit Ministria e Shëndetësisë tregoi se bilanci i të prekurve është rënduar ndjeshëm...

Britanikët kanë hedhur poshtë deklaratat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila këmbëngul te izolimi për shkak të rrezikut nga koro-navirusi. Gazeta ditore britanike “The Guardian”, i ka kushtuar... Faqe 8Faqe 9

HAIR ZEQIRI: Jam i befasuar nga niveli

i kampionatit pas rikthimit, po ndjek të rinjtë më të

mirë për tregun europian

Pas plotësimit të 3 emrave nga radhët e ju-ristëve jashtë sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka gati kandidatët për në Gjykatën e Lartë nga radhët e gjyqtarëve brenda sistemit. Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, ku 16 prej tyre duhet të jenë gjyqtarë karriere...

Kalendari i Kuvendit, pas kritikave “ngrin” ligji për

përgjimet nga policia, shtyhen sërish dekretet për betimin e anëtarëve të Kushtetueses

ZEF DEDA: Arti po degradon, Tirana pa

teatër e shtëpi kulture, në krye të Ministrisë së

Kulturës emërohen njerëz që s’kanë lexuar një libër

Gjykata e Lartë drejt funksionimit, zbardhet

lista e 15 kandidatëve, nga ish-Avokatja e Shtetit, te

emrat që kanë kaluar vetingun

Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për

bllokun 700 mijë euro, nga refuzimi i ekspertizës amerikane, te zhdukja

e provave dhe videoja e aferës

Faqe 20

Drafti amerikan në rrezik, dalin zërat e parë në PS pro listave të hapura dhe heqjes së

koalicioneve, LSI dhe “të vegjlit” drejt shkrirjes

Spartak Ngjela: Pas Ardian Dvoranit, duhet t’i ndërpritet mandati edhe Vitore Tushës,

ja pse Meta do dalë i humbur nga kjo betejë

Faqe 2-3

Faqe 18

Faqe 5 Nga Besi BEKTESHI

S’dinë ndryshe, o pronarë, o qiramarrës partie, kurrë drejtues subjekti politik!

Nga Fatos ÇOÇOLI

Epoka KLSH janar 2012-qershor 2020

Drafti i dakordësuar në rezidencën amer-ikane për reformën zgjedhore vijon të jetë në pikëpyetje. Opozita parlamentare nuk lëshon pe,

ndërsa mazhoranca e ka bërë të qartë se nuk do të tentojë asnjë miratim të reformës më vota të trafikuara. Socialistë tashmë janë mes dy zjarreve,

nga njëra anë i plotësuan tekat PD-së dhe LSI, por nga ana tjetër është opozita parlamentare që ka vënë disa kushte. Deputetët e saj kanë...

Gati zgjedhja e kreut të BKH, mbyllet verifikimi i dekriminalizimit për 4 emrat finalë, pritet raporti për pasurinë e kandidatëve

Faqe 6

Mazhoranca qeverisëse duket se ka “ngrirë” ligjin që i jepte të drejtë Policisë së Shtetit për të përgjuar pa vendim prokurorie. Gazeta ka sigu-ruar kalendarin 3 javor të punimeve të Kuvendit nga data 15 qershor-3 korrik 2020... Faqe 10

Faqe 7

Page 2: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

GAZETA SOT2 E Hënë 15 Qershor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Spartak Ngjela: Pas Dvoranit, duhet t’i ndërpritet mandati edhe Vitore Tushës, ja pse Meta do dalë i humbur nga kjo betejë

Avokati: Meta ka humbur shumicën e votave në Kushtetuese

Fatmira Hajdari del para KPK, zbardhet skeda e pasurisë për gjyqtaren e Apelit, ja si kanë ndryshuar pronat e saj prej vitit 2003

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari do të përballet të hënën më 15 qershor me Komi-sionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për Znj. Hajdari po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja. Fatmira Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës. Në korrik 2013, Hajdari u dekretua nga presidenti gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës, funksion të cilin e mban edhe aktualisht. Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Hajdari deklaronte pasuri me vlerë prej 2.7 milionë lekësh, ndërkohë që në fund të vitit

2017, pasuria familjare është rritur me 18 herë, duke kapur vlerën e 49.3 milionë lekësh. Pasuria e paluajtshme përbën zërin kryesor të aseteve me vlerë 31.4 milionë lekë, ndërkohë që sub-jekti deklaron edhe 15.1 milionë lekë likuiditete bankare, 2.4 milionë lekë pasuri të luajtshme dhe kursime në cash prej 300 mijë lekësh. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 95 mil-ionë lekë. Pjesa kryesore e të ardhurave buron nga shitja e pasurive të patundshme në masën 31%, e ndjekur nga të ardhurat nga biznesi në masën 24% dhe të ardhurat nga qiradhënia 12%. Paga nga funksioni i gjyqtares zë 14% në totalin

e të ardhurave, ndërsa pagat e fëmijëve 7%. Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të sub-jektit si dhe “flamujt e kuq” që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Znj. Hajdari rezultoi me 5 deklarata me probleme. Subjekti Fatmira Hajdari rezulton me pasuri të pajustifikuar nga burimet e deklaru-ara në 5 vite të deklarimit në një shumë prej 12.5 milionë lekësh. Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” ga-bimet e shumta materiale në deklarimet vjetore,

kreditë bankare në vlera të konsiderueshme si dhe një kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin e një pallati 10-katësh në Tiranë. Konkretisht, në deklaratat e pasurisë rezultojnë gabime të shpe-shta, ku vlerat e shënuara me numra nuk përkojnë me vlerat e shënuara me fjalë, duke krijuar shpesh paqartësi për vlerat e aseteve, kredive bankare apo shpenzimeve familjare. Gjithashtu, Znj. Hajdari deklaron kredi bankare ndër vite prej 30 milionë lekë, mes së cilës edhe një kredi të marrë nga i biri në vitin 2007 në vlerën e 19 milionë lekëve –e cila gjithashtu deklarohet herë me lekë të vjetra dhe herë me lekë të reja.

Elisjeda KIKO

Shkarkimi i Ardian Dvoranit nga Gjykata e Lartë dhe rr-jedhimisht edhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

ka shkaktuar një sërë reagimesh. Këshilli i Lartë Gjyqësor pak ditë më parë me 6 vota pro dhe 4 kundër mori vendimin për ta shkarkuar nga detyra me argumentin se i ka mbaruar mandati. Por Dvorani nuk është i vetëm që i ka mbaruar man-dati dhe po vijonte të qëndronte në detyrë. Edhe Vitore Tusha vijon të jetë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, ndonëse ka 3 vite që i ka mbaruar mandati. Në lidhje me këtë pikë, gazeta kontaktoi ditën e djeshme me avokat Spartak Ngjelën, i cili deklaroi se pas Dvoranit duhet t’i ndërpritet mandati edhe Vitore Tushës. “Normalisht që kur iu hoq mandati njërit, duket t’i hiqet edhe tjetrit, sepse është me mandat të përfunduar”, tha Ngjela në reagimin e tij për gazetën SOT.

Humbja e betejës së MetësNdërkohë që përmes një statusi

në rrjetin social Facebook, Ngjela deklaroi se presidenti Ilir Meta ishte personi i vetëm që kërkonte shkarkimin e Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, pasi sipas tij ai kërkonte largimin nga KED. Por si-pas avokatit, Meta del i humbur nga kjo betejë, pasi largimi i Dvoranit do pasojë me largimin e Vitore Tushës nga Gjykata Kushtetuese, duke shtuar se kjo e fundit do të ishte një votë kundër shkarkimit të Metës. “Në fakt, Meta e donte largimin e Dvoranit nga Gjykata e Lartë, sepse me këtë akt Dvorani nuk mund të ishte më në KED. Por tani, men-jëherë, vijnë e largohen nga KED edhe Dvorani edhe Vitore Tusha, por, në të njëjtën kohë, ndërsa Dvorani largohet nga Gjykata e Lartë, Vitore Tusha largohet nga Gjykata Kus-htetuese. Duke ndodhur kjo, Metë mavria kuptohet se humb dy herë: ai tani humbet një votë në Gjykatën Kushtetuese dhe një votë në KED. Kjo do të thotë se, pas zëvendësimit të Dvoranit dhe Tushës, Meta humb çdo shpresë në KED dhe gjithashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese,

Hazizaj: Ja pse Dvorani nuk mund të ankimojë

vendimin e KLGJVendimi i Këshillit të Lartë

Gjyqësor për shkarkimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Lartë ngriti pikëpyetje nëse mund të ankimohet ky vendim. Të shumtë ishin ata që deklaronin se mund të ankimohej në Gjykatën Administrative të Apelit, por kishte edhe nga ata që deklaronin se nuk mund të ankimohet dhe se ven-dimi i KLGJ ishte i drejtë. Gazeta kon-taktoi me juristin Sokol Hazizaj, i cili në një reagim të shkurtër deklaroi se Dvorani kushte 6 vite që qëndronte në Gjykatën e Lartë me mandat të mba-ruar. Sipas tij, qëndrimi i tij është për shkak të ndikimit të politikës. Sipas tij, është e pamundur që ndonëse ka 6 vjet që i ka mbaruar mandati, Dvorani të jetë edhe pjesë e Gjykatës së Lartë dhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. “Dvorani ka 6 vjet që duhet të kishte ndërprerë mandatin. Për shkak të politikës Dvorani i përmend si emër. Nuk mund të jesh edhe bari edhe kasap”, u shpreh ai.

Vishaj: Dvorani mund të zëvendësohet me një nga 3 anëtarët

Juristi Saimir Vishaj, si pjesë e Komisionit të Pavarur për Koordin-imin, Monitorimin dhe ndjekjen e zba-timit e ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” deklaroi se pas vendimit të KLGJ për shkarkimin e Dvoranit nga Gjykata e Lartë vendin e tij mund ta zërë 1 nga 3 anëtarët që është emëruar në këtë gjykatë. Në një reagim për gazetën, ai tha se zgjedhja për zëvendësimin e tij mund të bëhet përmes shortit, ku njëri do zgjidhet anëtar i Gjykatës së Lartë, ndërsa një tjetër do zgjidhet zëvendësues si kreu i KED. “Ardian Dvorani mund të zëvendësohet me një nga 3 anëtarët që janë zgjedhur në Gjykatën e Lartë. Zgjedhja do bëhet me short. Pas hedh-jes së shortit do të zgjidhet një prej tyre si anëtar i Gjykatës së Lartë në vend të Dvoranit si dhe pjesë e KED zëvendësues. Të 3 do i nënshtrohen shortit dhe 2 do zgjidhen njëri anëtar i Gjykatës së Lartë tjetri pjesë e KED zëvendësues”, tha Vishaj.

sepse në të dyja, Meta tani e tutje nuk ka më asnjë fuqi. Meta të gjithë këtë luftë derëziu e bëri sepse donte të garantonte votat në Gjykatën Kus-htetuese, sepse ajo duhet të gjykojë shkarkimin e tij; por, me rrugën e tij, u fundos përfundimisht. Kuptohet se tani, amerikanët ia plotësuan Metës dëshirën për Dvoranin, por në fakt i morën edhe Vitore Tushën”, tha Ng-jela. Avokati deklaroi se presidenti përfundimisht me nismën që nisi humbi shumicën e votave në favor

të tij jo vetëm në KED, por edhe në Gjykatën Kushtetuese. “Meta ndërkohë ka ulur kokën në jerm, kurse amerikanët sigurisht që po qeshin, sepse Meta përfundimisht i humbi të dyja shumicat për votat: edhe në KED, por edhe në Gjykatën Kushtetuese. Kështu po duket. Por, a mos vallë KLGJ do ta ndërrojë vendimin me të cilin para disa ditësh shkarkoi Dvoranin? Po të ndodhë kjo, Meta kalon nga tragjedia në komedi”, tha Ngjela.

Ngjela: Meta ka humbur sensinAvokati shtoi më tej se presiden-

ti Meta e ka humbur sensin nga frika e shkarkimit dhe për këtë sipas tij ai harroi që edhe gjyqtares së Kus-htetueses ka 3 vjet që i ka mbaruar mandati. “Historia na ka mësuar se kur të korruptuarit në politikë, që

në çdo ditë i vjen rrotull në vërtitje akuza penale, ky e humb sensin logjik, dhe, si rregull, futet vetë edhe më thellë drejt vetëshkatërrimit. Historia tani na ka dhënë shumë shembuj të tillë, dhe dramaturgjia e ka parë rrahur shumë këtë subjekt në teatrin dramatik modern, madje edhe në komedi. Kështu i ndodhi edhe Metës me Dvoranin. Kjo, sepse, Meta, duke bërë përpjekjen një vjeçare që të largonte Dvoranin nga Gjykata e Lartë, me pretekstin që ky e kishte plotësuar afatin nëntë vjeçar të anëtarit të asaj gjykate, i doli në skenë edhe eliminimi i gjyqtares së tij kushtetuese Vitore Tusha. Kjo i ndodhi befas dhe jashtë vullnetit të tij, sepse edhe Tushës ka tre vjet që i ka mbaruar afati për të qenë gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese”, tha Ngjela.

Presidenti Ilir Meta kërkoi largimin e Ardian Dvoranit nga detyra me argumentin se pas zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë në mars të këtij viti, atij i kishte mbaruar detyrimi kushtetues për të qëndruar më në detyrë. Në luftën e ftohtë mes KED-së së drejtuar nga Dvorani dhe presidentit, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të marrë një mendim nga EURALIUS dhe OPDAT. Por si EURALIUS dhe OPDAT refuzuan të

japin opinion në lidhje me rastin e mandatit të Ardian Dvoranit. Kujtojmë që lufta e ftohtë me akuza dhe padi deri në SPAK mes Metës dhe Dvoranit filloi që vitin e kaluar, pasi KED është institucioni që bën përzgjedhjen e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese. Pikërisht për këtë, pra renditjen dhe listat me pikëzimin, që i dër-goi Parlamentit dhe atij, Ilir Meta akuzoi Ardian Dvora-nin dhe çështja shkoi deri në Komisionin e Venecias.

JA SI LINDI KONFLIKTI META-DVORANI

Presidenti Il ir Meta në shkresën drejtuar Venecias pak kohë më parë sulmon ashpër kreun e KED. Meta shprehet se Dvorani është në shkelje të Kushte-tutës, pasi sipas tij ai nuk ka publi-kuar procesverbalet e mbledhjeve, si dhe botoi në Fletoren Zyrtare emërimin e Arta Vorpsit si anëtare të Kushtetueses. “Dërgimi për botim në Fletore Zyrtare i këtij akti nga Kryetari i KED Ardian Dvorani synoi të krijonte idenë e rreme se KED e pati diskutuar këtë çështje në mbledhjen e datës 7 nën-tor 2019 dhe pati vendosur publi-kimin në Fletoren Zyrtare të ven-dimit të tij nr. 132, datë 21 shtator 2019, në funksion të mekanizmit zhbllokues që parashikon ligji. Ky qe një tjetër inskenim nga Ardian Dvorani, pasi në të vërtetë, KED as në mbledhjen e datës 7 nëntor 2019, dhe as në ndonjë mbledhje tjetër, nuk mori ndonjë vendim të kësaj natyre dhe as ka diskutuar mbi këtë çështje”, tha Meta.

JA SULMET E METËS NDAJ DVORANIT

Page 3: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

.............GAZETA SOT E Hënë 15 Qershor 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Gjyqtari i dosjes Meta-Prifti rrëfen të fshehtat dhe parregullsitë e çështjes

Dvorani plas “bombën”, tregon si Meta i shpëtoi ndëshkimit për bllokun 700 mijë euro, nga refuzimi i ekspertizës

amerikane, te zhdukja e provave dhe videoja e aferës

Ardian Dvorani ka hed-hur dritë mbi misterin e shpalljes së Ilir Metës të pafajshëm për aferën e

bllokut 700 mijë euro. KLGJ e shkarkoi atë nga detyra dhe Dvorani ka reaguar për të parën herë për emisionin “Java” në RTSH, ku ka folur mbi vendimin e KLGJ, por dhe për gjyqin e viteve 2011-2012, ku Dvorani ishte relator. Ai është i vetmi që doli me mendim paralel dhe dyshimet janë se lufta e Metës me të ka të bëjë me këtë çështje. Në interv-istë, Dvorani ka treguar parregullsitë e procesit. Sipas tij, nuk u dëgjuan të gjithë dëshmitarët dhe nuk u panë të gjitha provat. Madje sipas tij as videoja në fjalë nuk u transmetua në sallë. Po ashtu ai ka rrëzuar dhe ekspertizën e ekspertëve shqiptarë, pasi është i vetmi që kërkoi ekspertizë nga SHBA.

- Ju u shkarkuat nga KLGJ, një akt që duket se ishte paralajmëruar nga një betejë e gjatë e juaja me Presi-dentin e Republikës, që ka përfunduar edhe në dyert e prokurorisë. A e prisnit rezultatin e KLGJ?

Unë nuk jam shkarkuar nga KLGJ sepse shkarkimi është një masë disiplinore, por kjo i kalon kufijtë. Është shumë e vështirë të japësh një epitet asaj lloj vendimmarrje që ka bërë KLGJ-ja, sepse nuk është masë disiplinore, nuk është caktim në de-tyrë, nuk është asgjë. Sigurisht që nuk e prisja, shpresova që KLGJ të mos e merrte një vendim të kësaj natyre për shumë e shumë arsye. Unë nuk kam betejë me askënd personalisht. Unë thjesht kam ushtruar detyrën time dhe në ushtrimin e detyrës time unë nuk llogaris fare se kush është për-ballë meje. Unë ushtroj kompetencat e mia dhe pres dhe shpresoj që dhe të tjerët të ushtrojnë kompetencat e tyre. Sinorët sipas Kushtetutës janë të ndara.

- Zoti Dvorani, juve iu ka skad-uar mandati si anëtar i Gjykatës së Lartë prej disa vitesh dhe në një sit-uatë normale ose do të kishit dhënë ju dorëheqjen ose duhet të ishit zëvendësuar. Cilat janë arsyet që kanë justifikuar qëndrimin tuaj përtej mandatit kushtetues në këtë detyrë?

Do përpiqem të jap një përgjigje koncize sepse janë shumë vite përtej mandatit 9-vjeçar që parashikon Kushtetuta. Është një gjë e pazakontë. Unë dhe këtë gjë ia kam shpjeguar KLGJ me shkrim në parashtrimin që pata mundësinë t’iu bëj atyre dhe iu kam thënë që kjo është një situatë e pazakontë, por që nuk ka asnjë lidhje me sjelljen time dhe me atë që më takonte mua për të vendosur. Por ka të bëjë me një gjë shumë të rëndë-sishme. Me detyrimin për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjin. Detyrën për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjin e kanë që të gjithë, por për gjyqtarët është e shprehur fjalë për fjalë. Pra, gjyqtarët duhet të zbatojnë vetëm Kushtetutën dhe ligjin. Kushtetuta theksonte në 1998 që mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë është 9 vjet. Nuk parashi-konte që gjyqtari qëndron në detyrë derisa vjen një gjyqtar tjetër. Në vitin 2013, u bë një ndryshim në ligjin për Gjykatën e Lartë dhe u vendos rregulli

që gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e gjyqtarit pasardhës. Mua më kapi në detyrë në vitin 2014 ky rregull. Ajo që ndodhi pas vitit 2014 është që pati 2 dekretime nga Presidenti i Republikës dhe 2 refuzime nga Kuvendi për t’u dekret-uar gjyqtar në këtë periudhë kohore. Sigurisht që nuk është e parashikuar në Kushtetutë, por është e parashikuar në ligj dhe ndryshe nga sa dëgjoj sot që edhe presidenti i ka dhënë vetes të gjykojë një normë ligjore se kur është e parashikuar në Kushtetutë apo jo. Unë kam mendimin se kjo është doktrinale. Kjo iu mësohet edhe studentëve që në vitin e parë që askush në këtë vend, aq më tepër gjyqtari, por edhe presidenti në rastin konkret nuk ka të drejtë të zgjedhë a duhet ta zbatojë ose jo një ligj. Këtë të drejtë nuk e ka as gjyqtari. Gjyqtari në rast se konstaton apo men-don që një ligj që duhet të zbatojë bie në kundërshtim me Kushtetutën nuk e injoron ligjin, por i jepet një zgjidhje, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta gjykuar ajo Kushtetutën.

- Ju nuk keni respektuar një ven-dim të Gjykatës Kushtetuese...

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte për mua, por për shfuqizimin e një norme ligjore dhe Gjykata Kushtetuese nuk përmend askund emrin tim. E dyta, është e njohur për të gjithë ata që e njohin këtë fushë që kur shfuqizohet një ligj, vetëm Gjykata Kushtetuese mund të japë efekt prapaveprues, pra në të kaluarën. Nëse nuk e thotë Gjykata Kushtetuese, antikushtetueshmërisë i fillon efekti ditën që botohet vendimi dhe kjo është shumë e qartë.

- Gjykata Kushtetuese dhe Gjyka-ta e Lartë janë jashtë funksionit dhe e gjitha kjo ka të bëjë me atë që ne e konsiderojmë reforma në drejtësi ende në kantierë, por që nuk është ndërtuar dhe konsoliduar ende...

Disa anëtarë në KLGJ ishin të shqetësuar se unë kam gati 6 vjet, por së paku dua t’i bëj të qartë publi-kut se unë kam 2 vjet që qëndroj në detyrë sepse ata nuk kanë zgjedhur pasardhësin tim. Është një situatë pak e pazakontë dhe i kërkohet llogari një njeriu të cilit Kushtetuta i thotë qën-dro në detyrë derisa të zëvendësohesh dhe ndërkohë që organet e tjera të cilat duhet të vepronin në kohë nuk veprojnë.

- Kjo është një akuzë ndaj in-stitucioneve të reja në drejtësi?

Nuk kam asnjë akuzë për asnjë, por faktet janë fakte. Procesi i vetin-gut filloi me vonesë, KLGJ u formua me vonesë. Këto janë fakte dhe le t’i gjykojë kush të dojë.

- Ju keni bërë një deklaratë që e konsideroni vendimin e KLGJ një gafë të paimagjinueshme. Me pak fjalë, pse e konsideroni të tillë?

Është e pazakontë edhe për mënyrën time të të shprehurit në këtë lloj mënyre. Nuk dija të gjeja një fjalë më të butë në vlerësimin tim, për gjithë këtë procedurë që u ndoq për atë ven-dimmarrje. Sigurisht unë i respektoj institucionet, kjo është e padisku-tueshme. KLGJ është një institucion kushtetues, por unë po flas për një çështje konkrete dhe e konsideroj gafë.

- Kush e merr këtë vendim për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë? Pra një anëtar i Gjykatës së Lartë është subjekt i KLGJ?

Patjetër dhe ky është një nga elementët pozitivë që u bë në reformë sepse përpara vitit 2016 Gjykata e Lartë ishte jashtë sistemit gjyqësor, jashtë Sistemit të Karrierës dhe zg-jidhej në një proces politik Presi-dencë-Kuvend. Me reformën, elementi pozitiv është se edhe Gjykata e Lartë u përfshi në sistemin gjyqësor, pra u minimizua prezenca dhe ndikimi i politikës në përbërjen e Gjykatës së Lartë. Përsa i përket mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, mbarimi i saj deklarohet nga trupa e gjykatës. Në rastin tim është deklaruar që në vitin 2014, pra që ka mbaruar mandati. KLGJ, me aq sa kam parë në media sepse vendim nuk kam, ka vendosur të përfundojë mandati im për të qëndruar në detyrë.

- Ju jeni në këtë detyrë për shkak të qenies tuaj si anëtar i Gjykatës së Lartë. Çfarë do të thotë kjo për qën-drimin tuaj të mëtejshëm në detyrë tjetër në të cilën ju jeni për shkak se jeni anëtar i Gjykatës së Lartë? Tashmë që nuk jeni më anëtar i kësaj gjykate do të duhet të largoheni edhe nga KED?

Në momentin që gjyqtari i Gjykatës së Lartë nuk ushtron më detyrën në këtë gjykatë, ai automatik-isht nuk është më kreu i KED, sepse janë të lidhura. Por nëse gjyqtari i Gjykatës së Lartë zgjedh që të vijojë karrierën gjyqësore në Gjykatën e Apelit qëndron në përbërje të KED për atë vit, por jo në cilësinë e kryetarit dhe këtë detyrë e merr zv.kryetari. Përsa i përket vendimmarrjes së djeshme të KLGJ, barazoi procedurën e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën e Lartë me atë të Gjykatës Kushtetuese dhe ky është një gabim i rëndë. Në Gjykatën Kushtetuese është shumë e rëndësishme kush gjyqtar zëvendëson kë gjyqtar për shumë arsye sepse ti hyn në mandatin e tjetrit. Në Gjykatën e Lartë si në çdo gjykatë dhe proku-rori tjetër nuk ka asnjë rëndësi se kush është gjyqtari i cili është larguar apo pret të largohet. Në gjykata plotësohet numri i vendeve vakante, jo personi dhe për ar-syen e thjeshtë se kushdo që do vijë në Gjykatën e Lartë mandatin e ka 9-vjeçar. Në Gjykatën e Lartë, sipas përbër jes duhet të jenë 4 gjyqtarë që vijnë nga radhët e ju-ristëve të spika-tur. Kanë ardhur 3 dhe ka mbetur vendi i katërt. Nuk ka rëndësi sesi nis procesi i plotësimit të vakancave, por e rëndë-sishme është që të plotëso-het numri i vakancave. Vendimmarrja e KLGJ

dhe e gjithë procedura nuk është e parashikuar në Kushtetutë dhe në ligj. KLGJ është vënë në lëvizje me kërkesën e një institucioni tjetër. KLGJ është një organ i pavarur, nuk mund të ndikohet nga kërkesat e presidentit. Nesër mund ta bëj një kryeministër, një grup parlamentar. Por për çfarë u bë reforma në drejtësi, që KLGJ të vihet në lëvizje mbi kërkesat që vijnë nga jashtë sistemit? Në Kushtetutë është e parashikuar që marrëdhënia e presidentit me KLGJ zgjat vetëm 10 ditë, fillon ditën që i vjen propozimi i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe përfundon ditën që ai dekreton ose jo gjyqtarin. Brenda këtij 10 ditëshi komunikojnë, jashtë kësaj kohe nuk kanë më asnjë komunikim. Presidenca dhe KLGJ për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë janë në të njëjtin nivel.

- Pra meqë ju po thoni që KLGJ u vu në lëvizje me kërkesë të presidentit, ju mendoni që presidenti ishte në rolin e një tutori?

Unë jam gjyqtar dhe nuk dua të hyj në epitete, por unë shpjegoj fakte. Faktet thonë që një kërkesë të presi-dentit KLGJ e bëri çështje kur nuk e ka të parashikuar. Madje edhe vetë e kishin në pikëpyetje nëse e kishin në kompetencë për ta shqyrtuar apo jo. Unë ua bëra të qartë që nuk e kanë kompetencë dhe këtu nuk kishte lidhje me mua, por ka të bëjë me një standard. Presidenti ka kërkuar informacion se kush e zëvendëson Dvoranin dhe iu tha se askush nuk e zëvendëson. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur pas një muaji, pasi u ka tërhequr vëmendje presidenti me këtë

kërkesë që ata u kthjelluan. - Ju jeni në një procedim penal

përballë presidentit për shpërdorim detyre. Presidenti triumfoi mbi ju apo KLGJ është bërë një instrument në shkelje të ligjit?

Unë nuk mund të them që KLGJ është bërë një instrument i shkeljes së ligjit. Unë shqyrtoj rastin konkret që ka të bëjë me mua dhe do të ndaja të njëjtin opinion edhe nëse nuk do të isha subjekt i kësaj vendimmarrje. KED nuk ka lejuar asnjë ndërhyrje politike sepse edhe aty ka pasur po nga Presidenti i Republikës rekomandime apo tërheqje vëmendje se si duhet të zbatohet ligji, ndërkohë që është organ emërtese.

- Ku apelohet ky vendim?Do them 2 qasje ekstreme. Ky

është një vendim më i lehtë për t’u apeluar sepse kur nuk është i par-ashikuar në Kushtetutë dhe në ligj është vendim që mund të apelohet si nul dhe i pavlefshëm. “Problemi” është se ku ta ankimosh sepse nuk është e parashikuar kurrkund që të ankohesh kundër këtij vendimi. Për mua duhet të shkosh në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë. Unë e kam humbur besimin në përbërjen e KLGJ sepse komunikimi i mëtejshëm është po me këtë institucion.

- Ju keni qenë vetë palë e një tjetër gjykimi. Ju keni qenë gjykatës i pres-identit të sotëm dhe ju keni firmosur një proces të gjatë dhe mjaft të bu-jshëm të asaj kohe për pafajësinë e tij.

Ai është një vendim prej më shumë se 100 faqe, ku 80 faqe janë mendim i përbashkët dhe 26 faqe janë mendimi im, ndryshe nga 4 gjyqtarët e tjerë. Shkurtimisht mund të them vetëm këtë që kemi një parim kushtetuese për sa kohë nuk është provuar fajësia, gjyqtari të jep pafajësi sepse gjyqtari nuk paragjykon kërkënd. Gjyqtari është i ftohtë dhe mund të shikojë dhe mund të gjykojë jashtë seancës çfarë të dojë, por brenda seancës gjykon në bazë të dosjes. Ajo që unë kam thënë në mendimin tim ndryshe është se unë jam i detyruar të firmos pafajësinë, por unë kam rezerva për gjithë procesin sepse ndryshe nga shumica unë kam menduar që provat nuk u shqyrtuan të gjitha, debatet gjyqësore me dësh-mitarë nuk u bënë të gjitha, ekspertiza amerikane ishte e vlefshme, ekspertiza shqiptare jo vetëm ishte e pavlefshme, por edhe e padenjë dhe unë kam thënë në fund që vetëm po të ishte bërë një proces i plotë gjyqësor dhe ku duheshin shqyrtuar të gjitha provat dhe të gjitha kundërshtitë e hapura dhe tablatet që ishin në dosje. Unë kam thënë që pasi të shqyrtohen këto gjëra, atëherë një gjyqtar duhet të vendosë nëse i akuzuari është fajtor ose i pafajshëm.

- Ju firmosët pafajësinë, por ishit të bindur që kishte fajësi..

Gjykata e Lartë nuk e ka parë dhe dëgjuar atë që të gjithë e panë dhe dëgjuan. Në sallë nuk u pa dhe nuk u dëgjua. Unë nuk e quaj veten gjyqtar të askujt. Unë kam shqyrtuar shumë çështje të atyre që janë në politikë dhe u kam dhënë të gjithëve atë që kanë merituar.

Page 4: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

GAZETA SOT4 E Hënë 15 Qershor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Thellohen përçarjet brenda opozitës parlamentare, pas 2 votave pro reformës zgjedhore, 2 deputetë

të tjerë tërhiqen nga ndryshimet kushtetuese

Roshi: Jam pro listave të hapura, nuk bie dakord me kërkesën për koalicionet parazgjedhore

Yuri Kim takon Rudina Hajdarin: Diskutuam për reformën zgjedhore dhe integrimin europian, respektoj luftën e saj parimore

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me deputeten njëherësh dhe bash-këkryetaren e reformës zgjedhore, Rudina Ha-jdari. Ambasadorja e SHBA ka dhënë detaje mbi takimin, ku është shprehur se e respekton luftën parimore që Rudina Hajdari është duke bërë sa i takon reformës zgjedhore, ky kryefjalën e saj ajo e ka vendosur tek listat e hapura dhe ndryshimi i sistemit. Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas përfundimit të takimit me anë të një postimi në

rrjetin social Twitter. Yuri Kim është shprehur se në takimin mes saj dhe Hajdarit u diskutua mbi ud-hëheqjen e kësaj të fundit, në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian dhe vendimin e saj për të mbështetur marrëveshjen e reformës zgjedhore. Kujtojmë se ambasadorja amerikane ka luajtur një rol të rëndësishëm sa i takon negociatave mes palëve për marrëveshjen e reformës zgjedhore. Ajo mbajti takime me të gjitha palët sa i takon reformës zgjedhore dhe deklaroi se palët arritën një marrëveshje dhe tha se “topi është në fushën

e Bashës”. Sakaq sa i takon deputetes Rudina Hajdari, e cila është përfaqësuesja e opozitës par-lamentare në reformën zgjedhore, opozitë e cila ka nisur një nismë për ndryshimet kushtetuese dhe është zotuar të mos e votojë marrëveshjen e reformës zgjedhore, ndërkohë që Hajdari nuk ka deklaruar nëse do e votojë apo jo, ambasadorja amerikane e ka mbështetur në nismën e saj duke e cilësuar si një luftë të drejtë dhe parimore. “U takova me Rudina Hajdarin për të diskutuar udhëheqjen e saj të Këshillit Kombëtar për Inte-

grime Europiane dhe vendimin e saj strategjik për të mbështetur 6/5 marrëveshjen e reformës zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të përmbushë parakushtet. Unë e respektoj luftën e saj parimore për më shumë duke mbajtur në mendje një figurë të madhe”, ka shkruar ambasadorja Yuri Kim në postimin e saj në rrjetin social Twitter. Hajdari është shprehur aspak entuziaste për marrëvesh-jen e arritur mes palëve për reformën zgjedhore, ndërsa thotë se ajo nuk mund të quhet e tillë, sa kohë nuk është përfshirë ndryshimi i sistemit

Arbjona ÇIBUKU

Përplasjet brenda opozitës parlamentare sa i takon votimit apo jo të marrëve-shjes për reformën zgjed-

hore, janë thelluar edhe më tej ditën e djeshme. Pas dy deputetëve të pavarur, Lefter Maliqit dhe Su-zana Topit, të cilët deklaruan se do ta votojnë Kodin e ri Zgjedhor, janë shtuar edhe dy deputetë të tjerë të cilët kanë braktisur opozitën parlamentare sa i takon kushteve për ndryshim sistemi. Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka deklaruar se sëbashku me Besnik Troplinin janë tërhequr nga lista e 29 deputetëve të opozitës parlamentare, që fir-mosën për ndërhyrjen në Kushte-tutë. Roshi ka deklaruar dje se nuk kishte ndërhyrje, por vendimi ishte i sforcuar. Sipas Roshit, ai e kishte dhënë firmën për ndryshimet në Kushtetutë sa i takon hapjes së listave, pra ishte pro listave të hapura, por thekson sakaq se nuk bie dakord me kërkesën për ndalimin e koalicioneve parazg-jedhore dhe vendosjen e pragut me 5%, gjë e cila u jep fuqi absolute dy partive të mëdha, e për këto arsye ai shprehet se ka tërhequr firmën e tij. Për këto arsye, Roshi ka deklaruar edhe tërheqjen e emrit të deputetit Troplini. “Ndë-rhyrja në Kushtetutë për hapjen e listave është një iniciativë e sinqertë e opozitës parlamentare, por që parashoh se do të ketë një përballje me pandershmërinë e pushtetit. Të premten 29 deputetë të opozitës parlamentare depozit-uan një kërkesë për ndërhyrjen në Kushtetutë në nenet 64 dhe 68 me qëllim hapjen e listave. Në diskutimet e mia me kolegët tentova që të bënim një kërkesë të qartë, megjithatë firmosa në një marrëveshje xhentëlmenësh se do të qëndrohej në hapjen e listave, që do të thotë se duhet ndryshuar Neni 64 i Kushtetutës dhe paragrafi i dytë i Nenit 68 “Renditja e Kandi-dateve për deputet ne listat shume emërore nuk mund te ndryshohet pas paraqitjes se listës”. Anonçimi në media se do ndërhyhet në Kus-htetutë për të ndaluar koalicionet parazgjedhore dhe vendosja e pragut 5% është shqetësuese sepse

Tërheqja e dy deputetëve, BD: Ja

përse nuk ka vlerë ligjoreAnëtari i këshillit bashkiak të

kryeqytetit, njëkohësisht i Bordit Dre-jtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ka deklaruar se tërheqja e firmës së dy deputetëve Artur Roshi dhe Besnik Troplini nga kërkesa për ndërhyrje në Kushtetutë, nuk ka asnjë vlerë ligjore sepse procedura ka nisur tashmë. “Kjo tërheqja e firmës me frikën se mos ndryshimi i Kushtetutës bëhet keq, jo vetëm ska asnjë vlerë ligjore sepse procedura për ndrys-himin e saj ka nisur tashmë, por është njësoj sikur njeriu të heqë dorë nga seksi prej frikës se mos e zë Sida”, ka shkruar Fabian Topollaj. Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi dhe Besnik Troplini u tërhoqën nga kërkesa e 29 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshime kus-htetuese, mes të cilave dilet edhe kundër koalicioneve parazgjedhore. Tani më kauza e opozitës parlam-entare për ndryshimet kushtetuese është vënë në pikëpyetje, por sipas Topollajt tërheqja e dy deputetëve nuk ka vlerë ligjore.

Protesta e maturantëve, Luan Rama: Qytetarët

të bashkohenNënkryetari i LSI, Luan Rama

ka bërë dje thirrje që qytetarët dhe prindërit duhet t’iu bashkohen në protestën e tyre pas ankesave për provimin e Gjuhë- Letërsisë. Rama thotë se krimi më i madh që mund t’i ndodhë një shoqërie, nuk është kor-rupsioni i kryeministrit e ministrave, por shkatërrimi i shkollës dhe sistemit arsimor. Po ashtu Luan Rama e cilë-son këtë si një dështim të reformës arsimore dhe të vetë sistemit. “Ja që mjafton edhe një test mature, për të kuptuar në thelb dështimin e një reforme të tërë. Mjafton për të kup-tuar politika arsimore të dështuara, të iniciuara prej një tufe dështakësh kokëboshë. Injoranca e mosdija nuk janë as faj dhe as mëkat. Faj dhe mëkat është t’i pranosh. Faj dhe mëkat është të bashkëjetosh me to. Faj dhe mëkat është të mos i refuzosh dhe të mos luftosh kundër injorancës, kundër mosdijes. Krimi më i madh është rrënimi dhe shkatërrimi i sis-temit arsimor”, tha ai.

tregon se dikush është i interesuar. Këtë interes mund ta shfaqi ai që sheh se i afrohet mundësisë dhe fuqisë së kartonit për ta bërë këtë”, është shprehur Roshi.

Tërheqja e dy deputetëveRoshi është shprehur më tej

se listat e hapura, për të cilat ai bie dakord me opozitën parlam-entare, por ndahen për koalicionet parazgjedhore, japin mundësi për kandidatët me integritet. Sakaq ai foli edhe për financimin e par-tive. “Nevoja e vendit kërkon një demokraci të fortë e cila nuk mund të bëhet pa një pluripartitizëm,i cili është i pashmangshëm nëse vota e qytetarëve është e lirë dhe kalon nëpër një formulë zgjedhore që reflekton një përthyerje të papër-

“Interesi i Partive të vogla shkon në përpjesëtim të drejtë me rritjen e demokracisë, për rrjedhojë me interesin e shqiptarëve. Mbajtja me çdo kusht në treg vetëm dy parti, prodhon këtë që kemi sot autokracinë që stimulohet nga pushteti i fortë që i jep ky Kod Zgjedhor që kemi. Ndërhyrjet e këqija në Kushtetutë bëjnë dëme të pariparueshme për shoqërinë. Ato

mund të atrofizojnë demokracinë si elementi bazik i cilësisë së jetës. Në këtë këndshikim ndjehem i pasig-urt se si do të preket Kushtetuta, prandaj dy firmat e deputetëve të Ballit Kombëtar Demokrat, e imja dhe e z.Besnik Troplini do të tërhiqen nga lista e 29 deputetëve të Opozitës Parlamentare për ndërhyrjen në Kushtetutë”, është shprehur Roshi.

PARTITË E VOGLA KËRKOJNË RRITJEN E DEMOKRACISËROSHI:

fillshme në raport me vullnetin e tyre. Liria e votës kërkon lirinë e besimit qytetar, i cili garantohet nga një formulë zgjedhore që nuk lejon vjedhjen e institucionalizuar të votës dhe konkretisht një sistem proporcional kombëtar pa prag të poshtëm. Liria e votës kërkon pro-cedurën e ruajtjes, identifikimin biometrik,votimin dhe numërim-in elektronik,largimin e faktorit njerëzor sa të mundemi nga sis-

temi i numërimit, depolitizimin e komisioneve të zvogëluar me ekon-omistët e bankave dhe avokatë. Financimi i partive me parimin “një votë kushton X-Lekë”, bën që të ruhet konkurrueshmëria në tregun politik, kundrejt financim-it të sotëm që financohen vetëm dy,tre apo dhe katër parti. Listat e hapura na çojnë tek kandidatë me integritet, por që pa lirinë e votës të çojnë sërish tek horrat”, tha Roshi.

Nisma e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese vendo-set në pikëpyetje, pasi tani në listë janë vetëm 27 deputetë, ndërsa dy ditë më parë Andi Përmeti deklaroi në një intervistë televizive se ka firmosur vetëm për hapjen e listave dhe jo vendosjen e pragut dhe ndalimin e koalicioneve parazgjed-hore. Nëse edhe Përmeti tërhiqet si dy deputetët Roshi dhe Troplini.

atëherë nisma dështon, pasi për propozimet për ndryshimet duhen 27 deputetë. Disa nga emrat e de-putetëve që kanë firmosur janë: Edmond Stojku, Nimet Musaj, Eugen Bojaxhiu, Klajd Qama, Majlinda Halilaj, Enada Kapllani, Arlind Çaçani, Halit Valteri, Enver Roshi, Ediola Braha, Arben Elezi, Aurora Mara, Alban Zeneli, Korb Lita, Andi Përmeti etj.

NISMA E OPOZITËS PARLAMENTARE VIHET NË PIKËPYETJE

Liria e votës kërkon procedurën e ruajtjes, iden-tifikimin biome-trik, votimin dhe numërimin elek-tronik, largimin e faktorit njerëzor sa të mundemi nga sistemi i numërim-it, depolitizimin e komisioneve të zvogëluar me ekon-omistët e bankave dhe avokatë...

Page 5: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

.............GAZETA SOT E Hënë 15 Qershor 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Drafti amerikan në rrezik, dalin zërat e parë në PS pro listave të hapura dhe heqjes së

koalicioneve, LSI dhe “të vegjlit” drejt shkrirjes

Adnor Shameti: Duhet të mbështesim propozimet e opozitës parlamentare

PD pret zgjedhje vendore dhe të përgjithshme në maj të 2021? Ja fazat në të cilat do të kalojë përzgjedhja e kandidatëve

Pas paktit për reformën zgjedhore, Partia Demokratike ka nisur fushatën. Nga njëra anë kreu demokrat Lulzim Basha ka zbritur në terren për të takuar qytetarët, ndërsa nga krahu tjetër ka vënë në punë bazën. Pak ditë më parë Basha kërkoi nga degët që të nisin përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin vendor dhe atë qendror. Deri më 15 shtator të gjitha degët duhet të kenë çuar emrat në selinë qendrore. Kjo lëvizje e Bashës u pa si një sinjal se në vjeshtë mund të kemi zgjedhje

të parakohshme. Por duke qenë se mbajtja e dy palë zgjedhjeve në tetor apo nëntor është disi e vështirë, sinjalet janë se PD synon që në maj të kemi dy palë zgjedhje. Zëdhënësja e partisë Ina Zhupa, në një intervistë ka thënë se përzgjedhja e kandidatëve do të kalojë në disa faza, çka të jep përshtypjen se kandidatët janë për vitin tjetër. “Platforma është e tillë ne kemi një afat nga 20 Qershor në 15 Shtator që është faza e parë e përzgjedhjes së kandidatëve. Pasi të mbarojë kjo fazë, pasi ky nuk është një ven-

dim individual që mund të merret nga askush, do të jetë Kryesia e Partisë Demokratike dhe organet e larta si Këshilli Kombëtar që do të marrin vendimmarrjen e ndarjes nëpër zona, e personave përgjegjës në zonat elektorale që të nisë fushata në terren, vendim që do të merret nga strukturat e PD në bazë të Statutit”, sqaron zëdhënësja e selisë blu. Zërat se mund të kemi dy palë zgjedhje janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit. Partitë Popullore Europiane kanë kërkuar që të mos ketë asnjë vonesë në këtë

aspekt. “Si një kusht tjetër për të filluar nego-ciatat e pranimit, Këshilli Europian në mars kërkoi që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Fakti që qeveritë lokale në Shqipëri drejtohen nga një palë e vetme e vendos atë në kundërshtim me nocionin themelor e një demokracie pluraliste. Legjislacioni që kërcënon lirinë e shprehjes duhet të shfuqizohet dhe procedura penale duhet të fillohet për akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara”, ka bërë të ditur PPE.

Kliti TOPALLI

Drafti i dakordësuar në rezidencën amerikane për reformën zgjedhore vijon të jetë në pikëpyetje.

Opozita parlamentare nuk lëshon pe, ndërsa mazhoranca e ka bërë të qartë se nuk do të tentojë asnjë miratim të reformës më vota të trafi-kuara. Socialistë tashmë janë mes dy zjarreve, nga njëra anë i plotësuan tekat PD-së dhe LSI, por nga ana tjetër është opozita parlamentare që ka vënë disa kushte. Deputetët e saj kanë dalë me një draft ku kërkojnë futjen e listave të hapura dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore. PS disa muaj më parë e kishte paralajmëruar se nëse do shkohet te ndryshimi i sistemit, atëherë ajo do të kërkojë të hiqen koalicionet. Burime nga opozita parlamentare i thanë gazetës se palët kanë nisur negociatat dhe arsyeja që në draft është futur heqja e koalicioneve është pikërisht për të bërë për vete PS në mënyrë që të vo-tojë heqjen e koalicioneve. Por çfarë pritet të ndodhë? Dje ka ardhur sin-jali i parë nga mazhoranca. Deputeti Adnor Shameti përmes një reagimi në rrjetet sociale doli në mbështetje të propozimeve të opozitës, duke kërkuar nga partia e tij që t’i pranojë. "E kotë ta mohojmë që hapja e listave gëzon suport qytetar! Pavarësisht se edhe unë kam bindjen që nuk janë ndonjë recetë çudibërëse, listat e hapura s’duhet të jenë tabu për mazhorancën. Ata jashtë Parlamentit e morën çfarë deshën. Madje shumë më shumë se sa u takonte edhe po të ishin sjellë demokratikisht këto 3 vjet. Këtu s'është puna çfarë do marrin këta brenda Parlamentit, po çfarë do marrë populli nga ky proces! Ne nuk duhet të shqetësohemi sa do mërziten ata që janë jashtë apo sa do tronditen ata që nuk hyjnë dot më brenda po u shkëputen nga kërthiza e partive të mëdha. Besoj se është shumë e shëndetshme që të ketë hapje listash dhe natyrshëm si rrjedhojë të mos ketë më koalicione parazgjedhore. Boll besoj u benë 30 vjet me kryetarë partish pa parti që futen nëpër barqet e partive mëmë, me koalicione të mbyllura për të mbyllur pastaj ca ministri dhe dre-jtori! Sikur s'ka më lezet do thoshte gjyshi im", shkruan Shameti.

Maliqi: Po bëhet puç ndaj paktit për “zgjedhoren”

Lefter Maliqi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, me anë të një statusi në “Facebook” i bën thirrje ambasadores amerikane në veçanti, por të gjithë ndërkombëtarëve në përgjithësi të reagojnë ndaj një plani djallëzor, siç e quan ai, të kryeministrit Rama, për të sabotuar marrëveshjen për reformën zgjedhore. “Znj Ambasadore e SHBA, të nderuar ndërkombëtarë! Ka ardhur koha t’i tregoni vendin "Vampirit" politik të pasurisë dhe interesave të shqiptarëve. Plani i tij është djallëzor, intrigues i pabesë i një KM mafioz, kundër SHBA-ve e ndërkombëtarëve. Dhe kjo duket qartë. "Gruaja e Bilalit" po saboton marrëveshjen zgjedhore, të firmosur në Rezidencën Amer-ikane. Pasi nxori shërbëtoret e tij pseudoopozitarë tani nxori hapur deputetët e tij në dëm të marrëveshjes zgjedhore në Rezidencën Amerikane. Tashmë i doli boja "Beut të Surrelit". Populli e njohu më në fund aktrimin, mashtrimet, abuzimet e tij, por tani po e njeh dhe ambasadorja amerikane, si edhe Departamenti i Shtetit, po ashtu edhe KE, PPE, OSCE-ODIHR, VENECIA etj”, tha ai.

Andi Përmeti ironizon Metën për “zgjedhoren”

Me thirrjen e bërë për opozitën parlamentare për votimin e re-formës zgjedhore, presidenti Ilir Meta ka legjitimuar Parlamentin. Kështu e lexon këtë kërkesë depu-teti Andi Përmeti, i cili ka sqaruar dhe kushtet e opozitës për sistemin. “Nuk besoj që Meta ta ketë thënë seriozisht këtë, sepse ka një vit e gjysmë që thotë se ky Parlament nuk është legjitim. Për të ka vetëm 82 deputetë legjitimë. Kjo marrëveshje do 84 vota dhe nuk e di se ku do t’i gjejë dy votat e tjera Meta. Më bëhet qejfi se për herë të dytë, zoti Meta po legjitimon parlamentin, për veten e tij, jo se kemi nevojë për legjitimite-tin e Metës”, tha Përmeti. Deputeti Përmeti sqaron edhe kërkesat e ar-tikuluara nga opozita parlamentare. Sipas tij, kërkohet vetëm ndryshimi i Kushtetutës për 2 pika të saj, kërkesë e cila është firmosur nga 29 deputetë pasditen e së premtes duke mohuar se ata kanë një kërkesë për të hequr koalicionet parazgjedhore.

Goditja për “të vegjlit”Nëse PS do të pranojë propozimin

e deputetëve parlamentarë, atëherë duket se do ketë një goditje të fortë ndaj partive të vogla, përfshirë dhe

LSI. Listat vërtet do të hapen, por sërish emrat do jenë në dorë të kreut të partisë. Nëse marrim PS, emrat po Rama do i zgjedhë. I vetmi ndryshim është se deri tani hynin në Parlament sipas radhës, tani do të hyjnë ata që marrin më shumë vota individualisht. Por heqja e koalicioneve favorizon jashtë mase partitë e mëdha. Shem-bulli erdhi nga zgjedhjet e 2017 ku u shkua pa koalicione. LSI ka fituar shumë mandate deputetësh nga koa-licionet parazgjedhore dhe nëse nuk do lejohet diçka e tillë, atëherë kjo parti do e ketë të vështirë të marrë

shumë mandate. Për të mos thënë pastaj për partitë e tjera që nuk kanë shanse të kenë deputetë. Por sipas informacioneve, një tjetër element që mund të futet në draft është rritja e pragut deri në 5 për qind. Nëse ndodh kjo, atëherë vetëm PS, PD e LSI do mbeten me përfaqësim në pushtetin lokal e qendror. Sa i takon LSI, gjasat janë që kjo parti të ketë një rrudhje të jashtëzakonshme, pasi tashmë nuk ka asnjë lloj pushtetit. Ata pak militantë kanë kaluar me PD e PS dhe situata brenda asaj nuk është fort e mirë.

Neni 64 ndryshohet si vijon:“1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur

sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurrim rajonal.

2. Numri i mandateve të deputetëve që i takojnë çdo rajoni zgjedhor përcaktohet në bazë të numrit të popullsisë së regjistruar në regjistrat shtetërorë. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë partitë që në

rang vendi kanë fituar jo më pak se pesë për qind të votave të vlefshme.

3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zg-jedhor, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumëemërore, sipas përcaktimeve të ligjit për zgjedhjet.”

PROPOZIMI PËR NDRYSHIMIN E SISTEMIT

Paragrafi 1 i nenit 68 ndrysho-het si vijon:

“1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike dhe nga zg-jedhësit. Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcak-tohen në ligjin për zgjedhjet”.

PROPOZIMI PËR HEQJEN E KOALICIONEVE

E kotë ta mohojmë që hapja e listave gëzon suport qytetar! Pavarësisht se edhe unë kam bindjen që nuk janë ndonjë recetë çudibërëse, listat e hapu-

ra s’duhet të jenë tabu për mazhorancën. Ata jashtë Parlamentit e morën çfarë deshën...

Page 6: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

GAZETA SOT6 E Hënë 15 Qershor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Gjykata e Lartë drejt funksionimit, zbardhet lista e 15 kandidatëve, nga ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun

KLGJ gati emrat e kandidatëve për vendet vakante

Komisioni i Ligjeve miraton draftin për të dënuarit, reagon qeveria: Riklasifikim total të burgjeve në vendQeveria shqiptare është e vendosur për të

garantuar një trajtim më të mirë të të drejtave të të burgosurve. Kjo është bërë e ditur ditën e djeshme nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila teksa përshëndeti vendimin e Komisionit të Ligjeve për të kaluar me votë projektligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, theksoi në rrjetet sociale se falë kësaj paketë të burgosurit nuk do të diskriminohen më. Sipas saj, baza e ndryshimeve që janë bërë në këtë projkeligj janë konventat europiane. “Në Komisionin për Çësht-jet Ligjore u shqyrtua nen për nen projektligji

“Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Ky projektligj është pjesë e paketës së reformës në sistemin penitenciar dhe garanton nje trajtim më të mirë të të drejtave të burgosurve, bën një riklasifikim të burgjeve, përcakton strukturën e sistemit penitenciar, sjell ngritjen e komisionit për rrezikshmërinë e të burgosurve dhe garanton një ekzekutim më të mirë të vendimeve penale. Si pjesë e paketës së reformës në sistemin peni-tenciar ishte e nevojshme sjellja e ndryshimeve ligjore në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare, konventat, rregullat evropiane

të burgjeve, por njëkohësisht edhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, shkruan ajo. Kujtojmë që, në 12 qershor Komisioni i Ligjeve në mbledhjen virtuale të radhës, shqyrtoi nen për nen projektligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Të ftuar për të marrë pjesë në diskutime ishin ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Komisionerë të Avokatit të Popullit, përfaqësues nga OSBE, misioni EURALIUS, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Prokuroria e Përgjithshme. Në prezantimin e saj, zonja Gjonaj u ndal shkur-timisht tek nevoja e sjelljes së ndryshimeve

ligjore, të cilat janë pjesë e paketës së reformës në sistemin penitenciar dhe mbi të gjitha janë në përputhje me të gjitha standardet ndërkom-bëtare, konventat, rregullat evropiane të burg-jeve, por njëkohësisht edhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Më tej, ajo theksoi se ajo çka sjell si risi ky projektligj nuk ka të bëjë vetëm me një ristrukturim më të mirë në krahasim me ligjin aktual, por sipas saj, garanton edhe një sërë parimesh që kanë të bëjnë me trajtimin e përsh-tatshëm të të dënuarve dhe të paraburgosurve dhe për të pasur një përkujdesje shëndetësore shumë më të mirë.

Rigels SELIMAN

Pas plotësimit të 3 emrave nga radhët e juristëve jashtë sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka gati kan-

didatët për në Gjykatën e Lartë nga radhët e gjyqtarëve brenda sistemit. Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, ku 16 prej tyre duhet të jenë gjyqtarë karriere dhe 3 nga avokatia, shoqëria civile, pedagogë ose jurist i shquar me mbi 15 vjet punë. Aktualisht Gjykata e Lartë është me 3 anëtarë nga 19 që duhet të ketë dhe prej së premtes është edhe pa kryetar, pasi KLGJ vendosi të largojë Ardian Dvoranin nga drejtimi për shkak të mandatit të mbaruar. Por mësohet se 15 gjyqtarë kanë dorëzuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor kërkesën për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë. 4 janë vendet për të cilat është hapur gara, ndërsa në listën e siguruar nga gazeta dominojnë emrat që vijnë nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme njohur si ish-Krimet e Rënda si Saida Dollani, Klo-dian Kurushi, Dhimitër Lara e Albana Boksi. Po ashtu, në listë është edhe emri i ish-Avokates së Shtetit, Alma Hiçka, e cila pak javë më parë u bë gjyqtare e Tiranës me vendim të KLGJ-së.

Kush janë kandidatët?Megjithatë, ajo që bie në sy në

listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për t’u zgjedhur anëtarë të Gjykatës së Lartë për 4 nga vendet për të cilat është hapur gara, është fakti se ata e kanë kaluar procesin e vetingut. Më konkretisht, kandidati Gentian Medja, i cili është gjyqtar në Gjykatën Administrative e ka kaluar veting-un qysh në korrik të vitit 2018. Po ashtu, edhe Dhimitër Lara, i cili ka shfaqur in-teres për t’u zgjedhur anëtar i Gjykatës së Lartë e ka kaluar vetingun, ndërsa u konfirmua në detyrë me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit qysh në maj të vitit 2019. Një tjetër emër që ka kaluar vetingun qysh në qershor të vitit 2019 dhe që garon për nja nga katër vendet për Gjykatën e Lartë është gjyqtarja e Gjykatës Administrative Durrës, Klodiana Veizi. Ndërsa një emër tjetër që bën pjesë në listën me 15 kandidatët e siguruar nga gazeta, është Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e rrethit Tiranë, e cila e ka kaluar vetin-gun qysh në maj të vitit 2018. Sakaq,

Xhaçka: Qeveria evendosur për të rritur profesionalizmin e FA Akademia e Nënoficerëve

“Thomson” ka rinisur në mjedise të hapura, duke respektuar masat anti COVID-19, kurset fillestare dhe të avancuara të nënoficerit. Lajmin e bëri të ditur dje ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila u shpreh se Akademia e Nënoficerëve “Thomson” është fidan-ishtja e përgatitjes së drejtuesve të rinj, duke u mësuar efektivëve jo vetëm koncepte dhe veprime luftarake, por edhe lidership. “Akademia ka rinisur në mjedise të hapura, duke respektuar masat anti COVID-19, kurset fillestare dhe të avancuara të nënoficerit për të rritur më tej profesionalizmin e Forcave të Armatosura”, deklaroi Xhaçka. Ndërsa kolonel Elton Bregu, u shpreh se prej datës 1 qershor ka filluar kursi fillestar i nënoficerit dhe kursi i avancuar. “Misioni i Akademisë së Nënoficerëve është të përgatisë oficerë në FA dhe fokusi kryesor i këtij institucioni arsimor është te lidershipi ushtarak”, deklaroi Bregu.

Yuri Kim falënderon USAID për mbështetjen

ndaj turizmit Ambasadorja e Shteteve

të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka postuar ditën e djeshme disa foto nga vizita në qytetin e Beratit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zonja Kim e cilëson qytetin e Beratit si magjepsës dhe të mrekullueshëm, ndërsa falënderon USAID për mbështetjen që i ka dhënë turizmit në Shqipëri. “Berati është qytet i mrekullueshëm-magjepsës, udhër-rëfyes i mrekullueshëm, kisha antike dhe ikona që të mbushin sytë me lot. Jam e lumtur të shoh se si USAID ka ndihmuar në zhvillimin e turiz-mit”, tha ajo. Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkom-bëtar (USAID) operon në Shqipëri që në vitin 1992. Që nga ajo kohë, USAID ka dhënë mbi 500 milionë dollarë asistencë për të mbështetur Shqipërinë në tranzicionin e saj dre-jt një demokracie me bazë të gjerë dhe të orientuar nga tregu.

vetingun e ka kaluar edhe kandidatja tjetër, Saida Dollani qysh në qershor të vitit 2019. Ndërkaq, vetingun e ka kaluar që në tetor të vitit 2019 edhe kandidati tjetër, Sokol Ibi. Nga ana tjetër, procesin e vetingut e ka kaluar që në prill të vitit 2019 edhe kandidatja tjetër që garon për një nga katër vendet për Gjykatën e Lartë, Albana Boksi. Po ashtu, edhe gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Margarita Buhali e ka kaluar vetingun që në qershor të vitit 2019. Sakaq, vetingun

e ka kaluar që në dhjetor të vitit 2019 edhe kandidati Klodian Kurushi. Po ashtu, edhe kandidati Enton Dhimitri e ka kaluar vetingun që në nëntor të vitit 2018. Ndërkohë që, emri tjetër është ish-Avokatja e Shtetit, Alma Hiçka, e cila ka shfaqur interes për t’u zgjedhur anëtare për një nga katër vende për të cilët është hapur gara për Gjykatën e Lartë dhe që rezulton që sapo është shortuar për të dalë para organeve të vetingut. Ndërsa kandidati Sokol Ngresi

Partia Socialiste ka lëshuar valë të forta kritikash në drejtim të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami raportoi pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve për punën e këtij institucioni, ku foli edhe për ngritjen dhe funksionimin në Gjykatën e Lartë. Llagami tha se deri në fund të vitit, KLGJ do të emërojë 10 gjyqtarë pranë kësaj gjykate, por për socialistët kjo

nuk është e mjaftueshme. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i dha ultimatum të prerë kryetares së KLGJ që të emërojë sa më parë gjyqtarët në Gjykatën e Lartë, në mënyrë që të plotësohen edhe vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Manjës, plotësimi i Gjykatës së Lartë me 10 gjyqtarë është i pamjaftueshëm sepse nuk plotëson kuorumin e mjaftueshëm për emërimet në Kushtetuese.

KUVENDI I KËRKON KLGJ TË PLOTËSOJË GJYKATËN E LARTË

“Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, ku 16 prej tyre duhet të jenë gjyqtarë karriere

dhe 3 nga avokatia, shoqëria civile, pedagogë ose jurist i shquar me mbi 15 vjet punë. Aktu-alisht Gjykata e Lartë është me 3 anëtarë...

1. Gentian Medja2. Dhimitër Lara3. Klodiana Veizi4. Manjola Xhaxho5. Saida Dollani6. Sokol Ibi7. Albana Boksi8. Alma Hiçka9. Enton Dhimitri10. Klodian Kurushi11. Margarita Buhali12. Sokol Ngresi

Disa nga emrat që kandidojnë për Gjykatën e Lartë

që garon për një nga katër vendet për Gjykatën e Lartë nuk ka dalë ende para vetingut. Zoti Ngresi është një nga pesë gjyqtarët që rrëzuan dënimin me burg përjetë për Dritan Dajtin.

Page 7: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

.............GAZETA SOT E Hënë 15 Qershor 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Gati zgjedhja e kreut të BKH, mbyllet verifikimi i dekriminalizimit për 4 emrat finalë,

pritet raporti për pasurinë e kandidatëve

Prokuroria e Përgjithshme: 4 kandidatët rezultojnë të pastër

PS-PD mbyllin këtë javë nenet për reformën zgjedhore, zbardhet drafti final për strukturën e re të KQZ

Partia Socialiste edhe Partia Demokratike mbyllin këtë javë nenet për reformën zgjedhore. Sot pritet të bëhen gati propozimet e ekspertëve për çfarë është dakordësuar mbi reformën zg-jedhore. Sakaq ditën e sotme do të mbahet edhe mbledhja e radhës e Këshillit Politik. Kjo pritet të japë bekimin, ndërsa drafti do të zhvendoset pak metra më tej, në Kryesinë e Kuvendit, për t’ia lënë radhën institucionit zyrtar, Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore. Mbledhjet e gjata për reformën zgjedhore do të sjellin disa

ndryshime në Kodin Zgjedhor, por edhe pse do të kemi një Kod të ri Zgjedhor, pritshmëritë e të gjitha palëve nuk u përmbushën. Ditën e djeshme kanë dalë në media dhe draftet e përfunduara, sidomos sa i takon përbërjes së KQZ. Amendamentet përcaktojnë se ankimimi i procesit do të bëhet në atë që do të quhet Ko-legj Gjyqësor Zgjedhor, një institucion i ri që do këtë 8 gjyqtarë. Ata do përzgjidhen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe duhet të kenë kaluar pro-cesin e vetingut. Konstituimi i Këshillit do bëhet

pas betimit të anëtarëve dhe thirret nga kreu i KLGJ. Sikurse ishte propozuar, gjyqtarët do jenë imune ndaj lëvizjes në detyrë, hetimit apo procedimit disiplinor. KQZ tanimë do jetë me tre nivele, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Anki-meve. Komisioneri Zgjedhor do ketë mandat 7-vjeçar. Ekspertët kanë rishikuar propozimin fillestar, duke propozuar që nënkomisioneri të ketë mandat 4-vjeçar dhe jo 7-vjeçar. Ai do ketë përgjegjësi për zbatimin e teknologjisë në

zgjedhje dhe për këtë proces do ketë të njëjtat të drejta si Komisioneri. KAS, Komisioni Ank-esave dhe Sanksioneve, ka të drejtë të shpallë të pavlefshme zgjedhjet në një zonë, disa zona zgjedhore ose gjithë vendin. Ndërsa në nenin 24 parashikohet votimi i emigrantëve. KQZ do jetë përgjegjëse për krijimin e kushteve për votën e emigrantëve. Ende nuk është gjetur dakordësim sa i përket kufizimit të së drejtës së kandidatëve apo partive për të realizuar me shpenzimet e tyre transportin e zgjedhësve në ditën e votimit.

Kliti TOPALLI

Byroja Kombëtare e Hetimit pritet që të jetë gati shumë shpejt. Pas një pauze të gjatë për shkak të Covid-19,

institucionet kanë ndezur motorët për të emëruar fillimisht drejtuesin e BKH dhe më pas rekrutimin e stafeve mbështetëse. Prokuroria e Posaçme në fazën e saj finale kualifikoi vetëm 4 emra, më konkretisht: Aida Veizaj; Artur Beu; Ervin Hodaj; Idajet Fas-kaj. Për këta emra vetë SPAK ka nisur një proces vetingu, duke bërë verifikime në të tre kriteret, atë të pasurisë, figurës dhe të karrierës. Sa i takon verifikimit të figurës është kërkuar mbështetje nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka kryer veri-fikime nëse emrat preken nga ligji i dekriminalizimit. Dje kjo e fundit ka bërë me dije se ka mbyllur procesin dhe asnjë prej tyre nuk rezulton i dënuar. Sipas burimeve, paralelisht po vijon verifikimi i pasurisë nga IL-DKP. Ndërkohë edhe DSIK po kryen verifikime mbi figurën e emrave në fjalë, në bashkëpunim me Shërbimin Informativ nëse kanë pasur kontakte me grupe të krimit. Sipas informa-cioneve, tashmë pritet që të mbyllet procesi nga ana e ILDK, e cila po bën verifikim të thelluar për të katër emrat. Sipas planit të qeverisë për integrimin, brenda muajit tetor BKH do marrë formë dhe kjo do të thotë se me gjasë në korrik do të jetë gati emri i drejtuesit. Ndërkohë KLP muaj më parë hapi garën për hetues të BKH. Byroja do të zëvendësojë Policinë Gjyqësore të Krimeve të Rënda. Ky organ do të shërbejë vetëm pranë SPAK dhe do të ketë në fokus krimin e organizuar dhe korrupsionin. Do ketë akses në përgjime, në sistemet elektronike dhe në çdo gjë tjetër. Po ashtu ky organ do të monitorojë anëtarët e SPAK duke u përgjuar tele-fonat dhe duke kontrolluar llogaritë bankare. Nga ana tjetër duhet thekuar se i gjithë procesi po monitorohet nga SHBA-BE. Pranë SPAK është ngritur Komisioni i Pavarur i Rishikimit, i cili ka anëtarë nga ambasada e SHBA dhe nga ajo e BE. Në ligj i janë dhënë shumë kompetenca këtij komisioni. “Një komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe

Haradinaj takon Kryemadhin: Folëm për situatën politikeKryetari i Aleancës për Ard-

hmërinë e Kosovës, njëherësh ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj ka zgjedhur të kalojë këtë fundjavë në bregdetin shqiptar. Kreu i AAK ka qenë në zonën e Durrësit, ku ka shfrytëzuar rastin për t’u takuar edhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Por edhe pse fundjavat shfrytëzohen për momente relaksi, zoti Haradinaj ka diskutuar për situ-atën politike në Shqipëri dhe Kosovë. Përmes një statusi në rrjetin social në “Facebook”, Haradinaj ka publikuar edhe një foto nga takimi me Monika Kryemadhin, e cila dorën e majtë e ka të fashuar, për arsye që nuk dihen. “Përsëri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryema-dhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona. U gëzova, po ashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar”, shkruan ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Fajon zgjidhet kryetare speciale e zonës Shengen

Politikania sllovene dhe anëtar-ja e Parlamentit Europian, so-cial-demokratja, Tanja Fajon është zgjedhur nga Komisioni i Parlamen-tit Europian për Liritë Civile, Drejtë-si dhe Çështje të Brendshme (LIBE) si kryetarja e një task force speciale për zonën e Shengen. Fajon, e cila njoftoi lajmet përmes uebfaqes së saj, u zotua se do të përpiqet të riv-endosë rëndësinë dhe reputacionin e territorit europian pa kufij, duke pohuar se është koha që BE-ja të ecë përpara në këtë drejtim pas një kohe të gjatë në rrezik. “Është koha për të ecur përpara, pasi zona e Shengenit ka qenë në rrezik për një kohë të gjatë, duke vendosur kontrolle të padrejta të kufirit të brendshëm. Unë gjithashtu e kuptoj krijimin dhe menaxhimin e Grupit të Punës si një konfidencë për Parlamentin Europian që të mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit në fushën e Shengenit”, deklaroi anëtarja e Parlamentit Europian, social-demokratja, Tanja Fajon.

Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të japë ud-hëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2-vjeçare, duke nisur nga momenti i themelimit të kësaj Byroje. Komisioni i Pavarur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe miraton materialet e trajnimit të hetuesve dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, thuhet në ligjin e citur nga SPAK.

Asistenca nga FBIPas përzgjedhjes së kreut të BKH,

do të nisë procesi i piketimit të 60 hetuesve që do të hapin dosjet e kor-rupsionit. Por para se të nisin punën, ata do i nënshtrohen një trajnimi rig-oroz në Virxhinia të SHBA. Bëhet fjalë për akademinë e FBI në këtë shtet. Akademia e Trajnimeve është e ven-dosur rreth 36 milje larg Uashingtonit dhe është një strukturë kombëtare me shërbime të plota, ku përfshihen salla konferencash dhe klasa, dhoma për të fjetur, vende për të pushuar,

palestër, pishinë, bibliotekë dhe një sallë ngrënieje. Gazeta po zbardh sot disa detaje sesi oficerët e BKH do të trajnohen në këto ambiente dhe ku do të jetë i fokusuar ky proces. Sipas një dokumenti të siguruar nga gazeta, hetuesit e BKH do të trajnohen për të identifikuar dhe luftuar tendencat e politikës, ekonomisë a faktorëve të tjerë të jashtëm që të ndërhyjnë në punët e brendshme të policisë. Trajnime do të ketë po ashtu edhe për të shmangur ndikimin e organizatave kriminale në radhët e policisë dhe hetuesve.

Për këta emra vetë SPAK ka nisur një pro-ces vetingu, duke bërë verifikime në të tre kriteret, atë të pasurisë, figurës dhe të kar-rierës. Sa i takon verifikimit të figurës është kërkuar mbështetje nga Prokuroria e Përg-

jithshme, e cila ka kryer verifikime nëse em-rat preken nga ligji i dekriminalizimit...

1. Kandidatët për punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit, përf-shi drejtorin, zëvendësdrejtorin, hetuesit, punonjësit dhe oficerët e shërbimeve të Policisë Gjyqësore duhet të përmbushin kushtet e sigurisë, të përcaktuara në nenin 6 dhe kreun VIII të këtij ligji. Një kandidat nuk mund të emërohet në Byronë Kombëtare të Hetimit apo në shërbimet e Policisë Gjyqësore pranë saj, pa përmbushur kriteret dhe pa iu nënshtruar kushteve të sigurisë.

2. Kandidatët për drejtor apo hetues pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet të përmbushin kushtet e pikës 1, të këtij neni, dhe përpara emërimit duhet të kenë përfunduar programin e nevo-jshëm të trajnimit.

3. Kandidatët për oficerë të Policisë Gjyqësore të shërbimeve, të cilët përmbushin kushtet e pikës 1, të këtij neni, brenda 2 muajve nga emërimi, duhet të kenë për-funduar programin e nevojshëm të trajnimit.

PËRZGJEDHJA E ANËTARËVE

TË BKH

Përmes programeve të trajnimit, anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të mësojnë sesi të bien në gjurmët e parave të korrupsionit dhe ta luftojnë këtë fenomen në tërësi. Trajnime do të ketë edhe për përg-jimet, por edhe për të shmangur krimin kibernetik. Për të gjitha këto, do të mbahen orë të specializuara. “Programi Bilateral i Trajnimit mbështet kërkesat e zyrtarëve të atashuar për të trajnuar partnerët e huaj

për zbatimin e ligjit në vendet e huaja dhe në SHBA. Akademitë Ndërkombëtare për Zbatimin e ligjit përmes programeve intensive të trajnimit mësojnë teknika të menjëhershme për udhëheqjen e hetimeve. Po ashtu ofrohen klasa të specializuara për gjithçka, nga korrupsioni e paratë e gjeneruara nga ky fenomen, tek krimi në internet”, theksohet në dokument mbi trajnimet që do të ofrojë FBI.

GJURMIMI I PARAVE NGA BKH

Page 8: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

GAZETA SOT8 E Hënë 15 Qershor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rekord të infektuarish me Covid-19, shënohen 57 raste, Pëllumb Pipero kundër qeverisë për rikthimin e masave kufizuese

Pipero: Nuk do rekomandoja rikthim të masave

Epidemiologu: Nuk duhet të alarmohemi, duhen respektuar rregullat, kufizimet nuk mund të kthehenRritja e numrit të të infektuarve me koronavi-

rus i ka shqetësuar të gjithë, por për epidemiologun Ilir Alimehmeti shtimi i rasteve të reja pritej dhe situata nuk duhet parë si alarmante. Gjatë një interviste televizive ai tha se, pavarësisht shtimit të rasteve, situata në spitale nuk është e rënduar. “Nuk mund ta mohojmë faktin se po infektohen më shumë raste. Por numri i rasteve të reja nuk do të thotë çdo gjë. Duhet të kemi parasysh se e rëndësishme është mospërmbytja e sistemit shën-detësor. Pra, vëmendja është aty, të mos kemi fluks të madh në spitale. Rastet e reja duhet të izolohen

patjetër. Shifrat tregojnë se vetëm 10.6% e rasteve aktive janë të shtruar në spital nga rastet e reja, pra më shumë se 80.4% prej tyre janë në shtëpi”, u shpreh Alimehmeti. Më tej ai sqaroi se ulja apo rritja e rasteve të reja varet nga numri i testeve që do të kryhen për të parë të dhënat reale. “Kjo varet nga testimet. Jemi vendi me numri e testimeve më të ulëta në Europë. Duhet të kemi më shumë testime që të kuptojmë situatën reale. Kurba e virusit do varet nga testimet që do bëjmë”, sqaroi ai. Sakaq ai këshilloi që të kryhen më shumë teste për të kuptuar se në çfarë situate ndodhemi vërtet

dhe për të zbuluar në kohë qytetarët e infektuar. “Ka ardhur koha për testime serologjike në masë. Kështu flasim në errësirë dhe nuk e dimë asnjëherë rezultatin real e mira është që duhet të bëhen testime. Le të marrim një protokoll të një shteti që funksionon dhe ajo është Italia. Duhet të testohet i gjithë personeli shëndetësor, një herë në dy javë, edhe administrata, rojet, kushdo që punon në spital dhe të testohen të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbim spitalor jo urgjent. Sot që flasim kemi 10.6 për qind të rasteve aktive të shtruar në spital. Kjo është e dhëna që duhet të shohim”, tha ai.

Gjithsesi sipas tij, është më i rëndësishëm zbatimi i disa masave që janë shumë të thjeshta për të ecur para, duhet të zbatojmë protokollet e sigùrisë nga të gjitha subjektet, institucionet, ndërgjegjësim më i madh tek e gjithë popullata për të mos u kthyer pas. “Kufizimet nuk mund të kthehen. Nuk ka asnjë kriter praktik, të matshëm që tregon këtë. Shërbimet spitalore janë pika kyçe. Në këtë mo-ment kemi 47 raste gjithsej në spital dhe kemi 8 në terapi intensive, jemi shumë larg asaj që mund ta quajmë përmbytje e sistemit e kapaciteteve spita-lore”, theksoi ai.

Esmeralda HIDA

Kurba e të infektuarve me koronavirus ka shënuar rekord rastesh të reja ditën e djeshme. Në raportimin

e të dhënave më të fundit Ministria e Shëndetësisë tregoi se bilanci i të prekurve është rënduar ndjeshëm, duke shkuar në 57 raste të reja bren-da 24 orëve. Referuar të dhënave të publikuar numri më i lartë i të prekurve shënohet në Krujë, qytet i cili prej fillimit ka qenë vatër e nxehtë infeksioni, me 16 raste që i përkasin kontakteve me të infek-tuar të mëparshëm. “Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 57 raste pozitive. Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier. Ndërkohë që janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë”, raportoi MSH. Ndër të tjera bëhet e ditur se, gjatë 24 orëve janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1044. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shër-bim 47 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 441 per-sona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë. Sakaq referuar situatës së përkeqësuar min-istria u bën thirrje qytetarëve, por më së shumti bizneseve të respektojnë protokollin e përcaktuar nga qeveria në të kundërt do të ndëshkohen si shkelës të ligjit, madje nëse është e mundur të vijohet puna nga shtëpia. “Nisur nga fakti se po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje, subjekte tregtare apo institucione të ndrys-hme publike dhe private, Ministria e Shëndetësisë rekomandon kudo ku është e mundur puna nga shtëpia, të nxisin këtë mënyrë alternative për të frenuar përhapjen e Covid-19. Me organet e rendit po intensifikohet puna për të garantuar respektimin e karantinës së detyrueshme për personat e prekur nga Covid-19. In-spektorët e task-forcës anti-covid do të ndëshkojnë çdo subjekt që thyen rregullat e vendosura”, thuhet më tej.

Shehu: Është ulur me 5-6 herë numri i testeve

Lidhur me situatën e nxehtë të krijuar nga shtimi i të infektuarve me Covid-19 ka reaguar dje Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Shehu krahason Shqipërinë me Kinën për nga numri në rritje i rasteve të reja, por sipas tij vendi ynë ka ulur ndjeshëm numrin e testeve. Kjo sipas tij është veprim i gabuar që na bën më të rrezikuar se sa Kina. “Shqipëria sot barazon me Kinën, me nga 57 raste të reja Covid secila! Po po, është e vërtetë, në 24 orët e fundit jemi me të njëjtin numër rastesh të reja me Kinën. Por me disa ndryshime: Kina njofton se të gjithë personelit mjekësor e qyte-tarëve me temperaturë po u bëhen apo do t’u bëhen testet virusale, im-unologjike etj. speciale, pra dhjetëra milionë të tillë. Shqipëria ul me 5-6 herë numrin e testimeve në Tiranë ku janë vatrat kryesore, për të arritur në nivelin më të ulët të tyre sot, 32 virologjike e 3 imunologjike në 24 orë me një pozitivitet të frikshëm afër 50%”, u shpreh ai.

Vasili: Rama s’mori masat e duhura për të frenuar virusin

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili akuzon kryeministrin e vendit Edi Rama për shtimin e numrit të të infektuarve. Sipas tij jemi në këtë gjendje sepse Rama nuk mori masat e duhura dhe këshillat që u dhanë dhe për këtë arsye situata kaloi në kolaps. Përgjegjës për këtë, sipas Vasilit, është vetë kryeministri prandaj ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen. “Sot 57 raste me COVID-19, Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të ndiqet penalisht. Ai veproi kundër shkencës me vullnet të plotë dhe në funksion të propagandës së tij politikë personale. Çdo person i infektuar është një akuzë për dëmtim të shëndetit me paramendim. Edi Rama nuk beri testime, por i quajti të panevojshme duke iu kundërvënë OBSH; nuk bleu mjete mbrojtëse dhe respiratorë, nuk ndaloi aktivitete ekonomike me risk të lartë, nuk dety-roi përdorimin e maskave, por i quajti të panevojshme, përbuzi çdo sugjer-im e këshillë profesionale publike”, shkruan ai në Facebook.

Ja qëndrimi i Piperos për rikthimin e karantinësMaqedonia e Veriut ka rikthyer

masat kufizuese pas shtimit të raste-

ve të infektuar, në të njëjtën situatë me rritje të numrit po përballet edhe vendi ynë, kështu që të gjithë i dru-hen rikthimit të karantinës. Por, deri më tani qeveria nuk ka dhënë asnjë vendim për rikthim të masave nga ana tjetër. Për këtë çështje ka folur edhe mjeku i njohur Pëllumb Pipero. Gjatë një interviste për “Deutsche Welle” ai u shpreh se nuk është pro rikthimit të masave në Shqipëri, por kërkoi res-pektim të protokollit nga qytetarët dhe punë më intensive dhe të kujdesshme nga autoritetet shëndetësore. “Nuk be-soj, se rikthimi i masave do të ndodhë edhe në Shqipëri. Për Shqipërinë nuk do ta rekomandoja. Masat shtrënguese nuk janë tanimë efikase. Mjafton respektimi nga popullata i distancës sociale, vendosja e maskës në mjedise publike, higjiena e duarve. Kurse për autoritetet e shëndetësisë dhe stafet e mjekëve mjafton ndjekja e rasteve klinike, testimi i tyre, lokalizimi i rasteve të kontaktit dhe i vatrave të infektimit për të vazhduar të kemi nën

kontroll epideminë në këtë fazë të dytë të zhvillimit të saj”, u shpreh ai. Sipas tij në këtë situatë kemi ardhur për shkak se qytetarët shkelin rregullat dhe nuk janë të ndërgjegjshëm në kon-taktet që kanë me mjekët apo dhe të tjerët, prandaj është shtuar edhe numri i të infektuarve nga radhët e bluzave të bardha. “Shtimi i rasteve pozitive ishte i pritshëm, pasi hapja totale ka rritur mundësitë e ekspozimit ndaj virusit. Por shifrat kaq të larta dhe të shoqëruara me shtrime në spital janë të papritura. Mendoj se ka një shku-jdesje që shkon deri tek ideja se virusi “iku”. Por ai vazhdon të qarkullojë, të jetë mes nesh. Duhet respektuar distanca sociale, vendosur maskat në mjedise publike apo në grumbullime në vende publike, duhen respektuar protokollet në bare, restorante, madje edhe në institucionet shëndetësore. Rasti i prekjes nga virusi korona i 15 mjekëve dhe infermierëve në QSUT, nga një paciente pozitive me këtë vi-rus, është më seriozi”, theksoi ai.

Tiranë 230Krujë 55Shkodër 53Kamëz 26Durrës 20Vlorë 15Lushnje 12Pukë 11Elbasan 4Fier 4Lezhë 3Tropojë 2Korçë 1Librazhd 1Mallakastër 1Berat 1Ura Vajgurore 1Gjirokastër 1

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive

Raste pozitive 1521Raste të shëruara 1044Raste aktive 441Humbje jete 36

Statistikat e Covid 19 Nuk besoj, se rikthimi i masave do të

ndodhë edhe në Shqipëri. Për Shqipërinë nuk do ta rekomandoja. Masat shtrënguese nuk janë tanimë efikase. Mjafton respekti-

mi nga popullata i distancës sociale...

Page 9: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

.............GAZETA SOT E Hënë 15 Qershor 2020 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Britanikët rrëzojnë OBSH: Karantinimi nuk është zgjidhje për valën e dytë të

Covid-19, bota rrezikon rrënim ekonomik

“The Guardian” analizon situatën nëse do të kemi një valë të dytë

Maturantët në ditën e tretë të protestës, paralajmërojnë tubim tjetër pas provimit të Matematikës, reagon Ministria e ArsimitMaturantët janë mbledhur sërish ditën e

djeshme përballë Ministrisë së Arsimit, ku tashmë prej tri ditësh po protestojnë aty me orë të gjata. Protesta e tyre ka bërë jehonë në sferën publike dhe atë politike, ku është mbështetur nga shumë zëra publikë si edhe nga partitë opozitare, të cilat janë shprehur se teza e provimit të Letërsisë ishte problematike dhe notat e maturantëve duhet të rishikohen. Sakaq ministrja e Arsimit, Besa Sha-hini, e ka cilësuar protestën si protestë politike të iniciuar nga partitë opozitare. Sakaq protesta e

maturantëve është shtrirë edhe në qytete të tjera, ku maturantët në mbështetje të asaj proteste që ka nisur në Tiranë, kanë dalë për të protestuar në qytetet përkatëse në pamundësi për të ardhur në kryeqytet edhe për shkak të situatës. Ditën e djeshme ka pasur protestë në Kamëz, Lezhë, Dur-rës, etj. Ndërkohë ka reaguar sërish dje Shahini, e cila ka deklaruar se protesta është e stërpolitizuar. “Një stër-politizim të skajshëm dhe të tmerrshëm. Ky debat shpërqendroi nxënësit nga puna që duhet ta bëjnë për t'u përgatitur për provimet e radhës dhe

keqinformoi në debatin kombëtar për arsimin. Me sa pashë të premten para ministrisë, kishte studentë të vitit të fundit në universitet, pjesë e strukturave të partive opozitare, të cilët e kanë bërë Maturën Shtetërore para 7-8 viteve, shumë para se të futej në funksion kurrikula e re. Kam parë gjithashtu dje që para ministrisë kishte dalë një burrë, i cili kishte sharë e ofenduar duke përdorur fjalët më të këqija të mundshme. Unë jam e bindur që maturantët tanë nuk identifikohen me këta persona”, tha Shahini. Sakaq maturantët në reagimet e tyre për mediat

e kanë mohuar deklaratën e Shahinit dhe janë shprehur se nuk kanë asnjë lidhje me eksponentët partiakë dhe se kanë dalë në protestë për të kërkuar një të drejtë që sipas tyre u është cenuar. “Ne zonja ministre nuk jemi këtu që të bëjmë një protestë të nisur nga opozita, por kemi ardhur këtu për të gjetur të drejtat tona. Një pyetje për Turin është shumë absurde. Ne jemi këtu dhe presim që qeveria të tregojë se qeveria na do dhe mendon për ne”, është shprehur një prej maturantëve të pranishëm në protestën e djeshme.

Arbjona ÇIBUKU

Britanikët kanë hedhur poshtë deklaratat e Organ-izatës Botërore të Shën-detësisë, e cila këmbëngul

te izolimi për shkak të rrezikut nga koronavirusi. Gazeta ditore britani-ke “The Guardian”, i ka kushtuar një artikull këtyre deklaratave të OBSH, ku mes të tjerash ka sqaruar se pse një karantinim i dytë do të ishte një rrezik global për rrënimin ekono-mik. Ajo që u pa pas karantinimit të parë, që u bë në të gjithë botën, ishte se pas liberalizimit të masave, shumë qytetarë dhe biznese ishin të rrënuar ekonomikisht dhe paketat ekonomike që u dhanë nga qever-itë e ndryshme, nuk e rimëkëmbën dëmin ekonomik që shkaktoi izoli-mi, si pasojë karantinimi i dytë do të ishte një goditje edhe më e madhe. Sakaq britanikët kanë ngritur edhe shqetësime të tjera, sikurse janë edhe vetëvrasjet. Në artikullin e “The Guardian”, theksohet se num-ri i vetëvrasjeve në botë u rrit më shumë gjatë periudhës së izolimit. Ndërkohë kujtojmë se edhe OBSH në Shqipëri ka bërë deklaratë të ngjashme me OBSH-në qendrore, duke thënë se është i mundur një izolim i dytë, deklaratë e cila vjen pas rritjes se rasteve në vendin tonë. Por për britanikët kjo është gabuar, ata mendojnë se karantinimi nuk është zgjidhje për valën e dytë. “Tre muajt e fundit kanë qenë një eks-periment global për të provuar nëse ekonomitë moderne të ndërtuara nëpërmjet ndërveprimit shoqëror mund të përputhen me metodat e përballimit të një pandemie. Rezu-ltatet tani kanë ardhur: bllokimet janë toksike për një botë në të cilën njerëzit udhëtojnë për të punuar, kalojnë tetë orë me kolegët e tyre në zyrë, kalojnë orën e tyre të drekës duke bërë pazar dhe nisen për në mbrëmje në lokale, teatër apo stadi-ume. A do të imponojë qeveria sërish një karantinë? Përgjigja është: Sig-urisht që jo. Çmimet e aksioneve u rrëzuan në fazat e hershme të krizës sepse investitorët kuptuan se masat e marra për të kontrolluar pandem-inë do të rezultonin në fitime shumë më të dobëta për korporatat. Tregjet më pas u rikuperuan shpejt sepse le-htësimi i parakohshëm i kufizimeve

Shkelja e masave, ISHSH paralajmëron

zero tolerancëMe shtimin e rasteve me COV-

ID-19, Inspektorati Shtetëror Shën-detësor ka bërë të ditur se ka dalë në terren për të kryer monitorim në njësitë tregtare të hapura për zbatimin e protokolleve gjatë pande-misë. Nga 985 inspektime që ISHSH njofton se ka kryer në të gjithë vendin, janë marrë vetëm 17 masa administrative me gjobë. Edhe pse Inspektorati Shëndetësor thotë në një njoftim zyrtar se do të ketë zero toler-ancë ndaj subjekteve, shifra e gjobave të vendosura duket e dyshimtë kur nga vëzhgimet e kryera në bare e restorante në kryeqytet dhe në rrethe, askush nuk është me maska ndër-kohë që nuk ruhet distancimi social. Në total janë kryer 985 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit, ndërsa 17 gjobat janë ndarë si më poshtë: 9 gjoba për supermarket-et, 3 gjoba për furrë buke, pastiçeri, 2 për bare kafe, restorante, 1 për zyrë pagesash, 1 për depo farmaceutike dhe 1 për shërbimet taksi.

Protesta, KMSH: Do rishihet mënyra e

shpërndarjes së notaveKa pasur një reagim nga

Komiteti i Maturës Shtetërore pranë Ministrisë së Arsimit, që deklaroi se do të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre, gjë që ka efekt të njëjtë për të gjithë ata. “Në komunikim me mësues të gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA) është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre, gjë që ka efekt të njëjtë për të gjithë ata. Kjo do të bëhet vetëm pasi të kemi rezultatin e pikëve të marra nga maturantët. QSHA do të publikojë që sot testin e plotë dhe për çdo pyetje përgjigjen e saktë, në mënyrë që çdo maturant duke u konsultuar me to, të mund të bëjë një vetëvlerësim të asaj çka ai është përgjigjur në test”, thuhet në njoftim.

ngriti shpresat për një recesion në formë V. Por tregjet ndërruan mend-je pas një rritje të rasteve të reja Covid-19 në një numër të shteteve të SHBA, kryesisht në jug”, thuhet në artikullin e The Guardian.

Britania kundër karantinimitSikurse u theksua edhe më

sipër “The Guardian” ka dalë kundër OBSH sa i takon karantinimit të dytë, për arsyen kryesore e cila është ajo ekonomike dhe sakaq ka renditur dhe një sërë argumentesh të tjera, të cilat thonë qartazi së një karanitnim i dytë do të ishte fatal

për botën. “The Guardian thekson se gjatë karantinimit të parë u rrit numri i vetëvrasjeve, u rrit po ashtu edhe dhuna në familje, dhe shën-deti mendor është përkeqësuar. Po ashtu është rritur numri i të pap-unëve. “Numri i vetëvrasjeve është rritur. Rastet e dhunës në familje janë rritur. Shëndeti mendor është përkeqësuar. Shifrat e papunësisë brenda kësaj jave do të ilustrojnë koston njerëzore të një rënie prej 20.4% të prodhimit kombëtar në vetëm një muaj. Totali i të papunëve po shkon për 3 milionë këtë verë,

pavarësisht se një e treta e fuqisë punëtore aktualisht paguhet nga qeveria. Siç theksoi Instituti për Stu-dime Fiskale javën e kaluar, kriza ka thelluar ndarjet klasore, etnike, gjinore të Britanisë. Të rinjtë janë grupi më pak i mundshëm demo-grafik që të infektohet me Covid-19, por ata janë veçanërisht të goditur nga karantinimi. Kostoja e mbylljes së shkollave për të gjithë fëmijët, por veçanërisht për ato nga familjet e varfëra, është e lartë. Grupmoshat 18-24 ka të ngjarë të përfundojnë të papunë”, thuhet në artikull.

“Imponimi i të rinjve ndaj një karantinimi të dytë do të ishte problematik. Ata duan të punojnë, të takojnë shokët e tyre, të shkojnë në demonstrata, të argëtohen. Ata e dinë që janë me rrezik të ulët dhe do të bëjnë analizën e tyre kosto-përfitim. Shumë nuk do të pajtohen, duke vendosur se COVID-19 është një rrezik që ata janë të gatshëm ta pranojnë. Kjo nuk është një filozofi e keqe, sepse derisa të gjendet një

vaksinë, ka një zgjedhje. Secili prej vendeve duhet të ndjekë një qasje lokale të gjurmimit të kontakteve të infektuar dhe të imponojë karantinë lokale, në vend që të detyrojë karantinim të përgjithshëm të vep-rimtarive. Kostot ekonomike, sociale, shëndetësore dhe arsimore të mbylljeve të plota janë shumë të larta dhe në një farë mënyre duhet të mësojmë të jetojmë me COVID-19”, thuhet në artikull.

“THE GUARDIAN”: TË NDIQET GJURMIMI LOKAL I RASTEVE

Ualter Ricciardi, anëtar i komitetit ekzekutiv të OBSH tha se të gjithë duhet të përgatitemi për valën e dytë të pandemisë nga koronavirusi dhe se duke filluar nga muaji tetor askush nuk mund të jetë 100% i sigurt, dhe se hipo-teza që virusi të zhduket nuk ka gjasa të ndryshojë. Ric-ciardi tha gjithashtu se në çdo rast duhet ta kemi shtëpinë tonë të përbashkët, rezistente ndaj COVID-19 dhe nëse

ai nuk vjen, aq më mirë. “Hipoteza e parë është që Sars-Cov-2 të zhduket siç ndodhi me Sars dhe Mers, por duke pasur parasysh karakteristikat e ngjitjes së infeksionit, ne e konsiderojmë të pamundur që koronavirusi të fiket pa vaksinë. Hipoteza e dytë është se ai do të rikthehet së bashku me gripin. Por në të dy rastet duhet të përgatitemi për t'u përballur me një tërmet të mundshëm”, tha ai.

JA DEKLARATA E OBSH PËR RIKTHIMIN E MASAVE

Page 10: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

GAZETA SOT10 E Hënë 15 Qershor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kalendari i Kuvendit, pas kritikave “ngrin” ligji për përgjimet nga policia, shtyhen sërish dekretet

për betimin e anëtarëve të Kushtetueses

Zbardhet kalendari 3 javor i punimeve të Kuvendit, shtyhen pa afat 3 dekrete të Ilir Metës

Vendimi i ri i qeverisë, ja masa e kompensimit të qirasë së banesave dhe ushqimet për ushtarakët në vend

Qeveria shqiptare është e vendosur për të mbështetur ushtarakët me mjete financiare. Çështja e strehimit të ushtarakëve dhe dietat kanë qenë gjithmonë mollë sherri, pasi të shumtë kanë qenë zërat se përkujdesja e shtetit në lidhje me këtë problem ka qenë e vakët. Por së fundmi Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për kriteret dhe masën e kompensimit të qirasë së banesës dhe të ushqimit të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Kësh-tu në, vendimin e siguruar nga gazeta thuhet se një ushtarak që shkon të ushtrojë detyrën larg vendbanimit të tij përfiton kompensimin e qerasë

për një periudhë tre vjeçare. “Ushtaraku aktiv i Forcave të Armatosura që, për shkak të detyrës, emërohet ose transferohet larg vendbanimit dhe nuk është trajtuar me banesë ose me kredi nga Ministria e Mbrojtjes dhe kur ai ose ndonjë pjesëtar i familjes nuk ka banesë në pronësi në vendin e punës, përfiton kompensim për qira banese deri në 3 (tre) vjet”, thuhen në vendimin e Këshillit të Ministrave. Më tej, në vendimin e saj qeveria thekson se edhe kategoritë e shtëpive që do të mbulojë shpenzimet për ushtarakët. “Masa e kompensimit të qirasë së banesës të jetë: a) 70 për qind të çmimit mesatar mujor të tregut, për qira

banese, të tipit garsoniere, kur është beqar ose i martuar dhe pa fëmijë; b) 70 për qind të çmimit mesatar mujor të tregut, për qira banese, të tipit 1+1, kur është i martuar dhe ka një fëmijë; c) 80 për qind të çmimit mesatar mujor të tregut, për qira banese, të tipit 2+1, kur është i martuar dhe ka më shumë se një fëmijë”, thuhet në vendim. Ndërkohë, qeveria shqiptare në vendimin e saj thekson se për çmimin e qerasë vendos Ministria e Mbrojtjes. “Çmimi mesatar i qirasë së banesës përcaktohet çdo vit, me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për financat dhe të ministrit të Mbrojtjes. Ushtaraku aktiv i Forcave të Arma-

tosura, që përfiton kompensim për qira banese, duhet të paraqesë pranë strukturës ushtarake përkatëse këto dokumente: a) Kërkesën për kompensimin e qirasë së banesës; b) Certifikatën personale, nëse nuk gjenerohet nga vetë struk-tura ushtarake; c) Certifikatën familjare, nëse nuk gjenerohet nga vetë struktura ushtarake; ç) Kontratën e qirasë së banesës, të noterizuar; d) Vërtetimin përkatës se nuk është trajtuar me banesë apo me kredi nga Ministria e Mbrojtjes; dh) Vërtetimin përkatës se ai/ajo ose pjesëtarët e familjes nuk kanë banesë në pronësi”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Rigels SELIMAN

Mazhoranca qeverisëse duket se ka “ngrirë” lig-jin që i jepte të drejtë Policisë së Shtetit për

të përgjuar pa vendim prokurorie. Gazeta ka siguruar kalendarin 3 javor të punimeve të Kuvendit nga data 15 qershor-3 korrik 2020, si dhe programin e punimeve për periudhën 15 qershor-3 korrik 2020. Por ajo që bie në sy si në kalendarin 3 javor të punimeve dhe në programin e punës është fakti se mazhoranca ka lënë pezull ligjin për përgjimet nga policia. Për këtë ligj ka pasur shumë debate, madje dhe zëra nga brenda mazhorancës dolën kundër marrjes së kompetencës për të përgjuar qytetarët nga policia, në një kohë që ky është atribut i institucionit të akuzës. Mirëpo, si duket pas kriti-kave, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar”” nuk figuron në kalendarin 3 javor të punimeve të Kuvendit. Kujtojmë që, ky projektligj ishte nismë e qeverisës shqiptare dhe është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë që në 2 shkurt të këtij viti. Por tanimë ka “ngrirë” pas kritikave dhe nuk është më në axhendën e Kuvendit, duke u shtyrë kështu miratimi i tij.

Shtyhen sërish dekretet për betimin e anëtarëve të GJKPor ligji për përgjimet nga poli-

cia nuk është i vetmi që është lënë pezull, pasi edhe 3 dekretet e kthy-era për rishqyrtim nga presidenti Ilir Meta, të cilët kanë shkaktuar përplasje me mazhorancën, janë pjesë e axhendës së Kuvendit gjatë kësaj kohe, mirëpo nuk parashikohet koha se kur ata do të diskutohen në komisionet parlamentare dhe votuar sërish në Parlament. Bëhet fjalë për tre dekrete të kthyer nga kreu i shtet-it, sikundër është ai për ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe për ligjin kundër mediave online i njohur ndryshe si paketa “anti-shpifje”. Pra, të tre këta dekrete që Meta i ka kthyer për rishqyrtim janë pjesë e axhendës së punimeve dhe programit të Kuvendit, por janë shtyrë pa afat nga ana e

Balla: Sulmet e PD ndaj biznesit, të patolerueshme

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestat ndaj një kompanie biznesi në Elbasan. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla deklaroi se sulmi i turpshëm politik i Partisë Demokratike ndaj bizneseve, është rast i përsëritur i politikës së haraçit të sojit “Lucky” Luçiano. Sipas Ballës, në këto kohë të vështira kur çdo prodhim “made in Albania” duhet mbrojtur, kjo lloj qasje anti-shqiptare e lidershipit rrugë-humbur të PD që gënjen ditën për diell duhet të ndalojë menjëherë. Sulmi i turpshëm politik i Partisë Demokratike ndaj kompanisë Ro-zafa, është rast i përsëritur i politikës së haraçit të sojit “Lucky” Luçiano. Në këto kohë të vështira kur çdo prodhim “made in Albania” duhet mbrojtur, kjo lloj qasje anti-shqiptare e lidershipit rrugë-humbur të PD që gënjen ditën për diell”, deklaroi Balla.

Golemi: Bashkia Gjirokastër prioritet

agroturizmin Kryetari i Bashkisë së Gjirokas-

trës, Flamur Golemi shprehu edhe një herë vendosmërinë e institucionit që drejton për të mbështetur fer-merët, agroturizmin dhe blegtorinë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Golemi zbuloi disa na investimet e bashkisë në zonën e Lunxhërisë, për të cilat theksoi se janë të do-mosdoshme. “Në Karjan të Lunx-hërisë bëmë një ndërhyrje të vogël, por të domosdoshme për banorët e këtushëm. Shtrimi me çakëll i 4 Km rrugë dhe sistemimi i kanaleve, lehtëson lëvizjen e banorëve drejt tokave të tyre, të cilat në masën rreth 80% janë të mbjella. Zonat rurale të Gjirokastrës kanë një rëndësi shumë të madhe jo vetëm për banorët që jetojnë në këto fshatra e merren me bujqësi e blegtori, por edhe në funksion të zhvillimit të turizmit. Synimi jonë për të rritur kohën e qëndrimit të turistëve në Gjirokastër nuk mund të realizohet pa integruar në paketat turistike edhe fshatrat”, deklaroi Golemi.

mazhorancës, pasi nuk parashikohet një datë fikse se kur ata do të disku-tohen. Megjithatë, gazeta u interesua pranë mazhorancës, burime të së cilës theksuan se arsyeja se përse ata janë shtyrë është se shumica qeverisëse është në pritje të rapor-tit të Komisionit të Venecias, si për ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, ashtu edhe për ato në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe

prokurorëve, si dhe për paketën “anti-shpifje”. Ky komision do të shprehet në fund të këtij muaji për projektligjin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, atë për sta-tusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe projektligjin për Shërbimin e Mediave Audiovizive. Kështu që, socialistët po presin edhe opinion e Venecias përpara se të shprehen përfundimisht për këto tre dekrete.

Dekretet që rrëzohenNga ana tjetër, mazhoranca duket

e vendosur për të rrëzuar disa nga dekretet që presidenti Ilir Meta i ka kthyer ditët e fundit Kuvendit. Sipas kalendarit 3 javor të punimeve të Ku-vendit nga data 15 qershor-3 korrik 2020 të siguruar nga gazeta, mazhoran-ca pritet të diskutojë në datën 18 qer-shor dekretin “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015 ndërmjet Minis-trisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncensionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)” të ndryshuar””. Po në datën 18 qershor, mazhoranca pritet të shqyrtojë edhe dekretin e kthyer mbrapsht nga presi-denti Meta “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë””.

Propozimi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, për përgjime pa autorizim nga prokuroria konsiderohet si antikushtetues nga juristët dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Sipas tyre, miratimi i ndryshimeve të propozuara mund të lërë shteg për

keqpërdorim të përgjimeve nga Policia e Shtetit. Nga ana tjetër, ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit u kundërshtuan të mërkurën edhe nga Prokurori i Përgjithshëm dhe SPAK, të cilët i konsideruan si shkelje të të drejtave të njeriut dhe cenim të pavarë-sisë së institucioneve të tyre nga qeveria.

PËRGJIMET NGA POLICIA, JURISTËT KUNDËR NDRYSHIMEVE LIGJORE

1. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.493, datë 01.06.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”

2. Dekret i Presidentit të Republikës 11.505, datë 08.06.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 63/2020 “Për

përmirësimin e zonave të biznesit (BID)”3. Dekret i Presidentit të Republikës

11.504 datë 08.06.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 64/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”

DISA NGA DEKRETET QË PRITET TË DISKUTOJË KUVENDI

Page 11: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

.............GAZETA SOT E Hënë 15 Qershor 2020 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Esmeralda HIDA

Qeveria ka vendosur të shtojë kontrollin ndaj organizatave jofitim-prurëse në vend. Në

shumë raporte ndërkombëtare thuhet se OJF përdoren për pastrim parash, për këtë arsye Ministria e Drejtësisë ka har-uar një ligj për monitorimin e tyre. Sipas këtij ligji të nxjer-rë për konsultim, organizatat jofitimprurëse që detyrohen të regjistrohen janë shoqatat, fondacionet dhe qendrat si dhe çdo subjekt tjetër, i cili me ligj të veçantë detyrohet të regjistrohet pranë regjistrit të organizatave jofitimprurëse. Ndër të tjera në ligji bëhet e ditur se afati për paraqitjen e këkesës është vetëm 30 ditë pas publikimit të ligjit, i njëti afat është përcaktuar edhe për regjistrime të rasteve të tjera. “Organizatat jofitimprurëse janë të detyruara të paraqesin kërk-esën për regjistrim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë brenda 30 ditëve kalendarike nga data e themelimit, por, në çdo rast, për-para datës së fillimit të ushtrimit të veprimtarisë. Për regjistrimet e tjera të detyrueshme, përveç rasteve kur ky ligj përcakton ndryshe, aplikimi bëhet brenda 30 ditëve kalendarike nga data e ngjarjes së rrethanës faktike dhe e hartimit të aktit të detyrueshëm për t’u regjistruar”, thuhet në projektligj. Sakaq ligji paraqet me aktet e nevojshme për regjis-trim fillestar. Konkretisht OJF-të duhet të bëjnë një kërkesë për regjistrim fillestar me të gjitha të dhënat që u kërkohet, regjis-trimin bëhet në rugë elektrionike. Specifikisht në rastin e fonda-cioneve me akt testamenti do të kërkohet edhe kopje e testamen-tit. “Organizatat jofitimprurëse regjistrohen në regjistrin elek-tronik, duke depozituar kërk-esën për regjistrim fillestar, të plotësuar me të gjitha të dhënat e detyrueshme sipas këtij ligji, statutin dhe aktin e themelimit, aktet e emërimit të organeve vendimmarrëse. Në rastin e fondacioneve që themelohen

në bazë të një akti testamentar, bashkë me kërkesën për regjis-trim fillestar depozitohet testa-menti dhe statuti”, sqarohet në projektligj. Më tej ligji trgeon se, degët e OJF-ve të huaja, përveç përmbushjes së kërkesave të tjera të legjislacionit në fuqi, reg-jistrohen duke depozituar kërk-esën për regjistrim fillestar, të plotësuar me të gjitha të dhënat e detyrueshme sipas këtij ligji si: aktin e themelimit e statutin e organizatës jofitimprurëse të huaj; dokumentacionin që vërteton regjistrimin në jurid-iksionin e huaj; dokumenta-cionin, që vërteton gjendjen aktuale të organizatës jofitim-prurëse të huaj.

Ja si veprohet në rastet e pezullimit të kërkesësGjatë shqyrtimti të kërkesës

të dërguar nga OJF, komisioni i posaçëm për shqyrtim mund të vërejë pasaktësi në të dhë-na, mospagesë të fondeve apo mangës të kushteve të tjera të përcaktuara në ligj. Kështu që në këto raste komisioni ka të drejtë të pezullojë procesin e shqyrtimit dhe të lajmërojë aplikuesin, duke i përcaktuar kështu edhe afatin për rregullimin e mangësive të evidentuara në kërkesë. “Në rastet kur pas verifikimeve të parashikuara në nenin 27, të këtij ligji, rezulton se nuk janë përm-bushur kushtet për regjistrim, nuk janë paguar tarifat përkatëse

Ministrja Anila Denaj: Shtyhet afati për garancinë sovrane, në qershor mbyllet shpërndarja e pagës së luftës

Qeveria shtyn afatin për aplikim të ga-rancisë sovrane. Ditën e djeshme, ministria e Financave, Anila Denaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se bizneset do të kenë kohë deri me 20 qershor për të marrë kredi përmes projektit garancia e parë sovrane. “Afati i aplikimeve për kredi me garanci sovrane 1 është shtyrë deri në datë 20 Qershor. Për kreditë përmes garancisë sovrane për pagat e sektorit privat, qeveria shqiptare: subvencionon plotësisht interesat; garanton

100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar”, thuhet në njoftim. Më tej ajo ka publikuar të dhënat mbi garancinë sovrane deri në 5 qer-shor. Referuar këtyre të dhënave deri më tani janë bërë 712 aplikime me vlerën e 7, 755, 446 lekëve, ndërsa janë miratuar 462 kredi me vlerën e 5, 883, 299 lekëve. Ndër të tjera në takimet e saj të përditshme në terren me bizne-set që kanë përfituar nga paketat financiare, Anila Denaj ka njoftuar se, deri më tani kanë përfituar pagën e luftës mbi 230 mijë qytetarë,

ndërsa siguroi të gjithë ata që janë në pritje të shpërblimit se do të kenë marrë pagën deri në fund të qershorit. “Deri më sot janë shpërndarë pagat e premtuara për mbi 230 mijë shqiptarë, si mbështetje nga paketat e qeverisë gjatë pan-demisë. Ministria dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të përmbyllin procesin brenda muajit qershor”, u shpreh ajo. Konkretisht deri më tani nga Paketa 1 e mbështetjes, këstin e parë e kanë përfituar 64 904 punonjës me një fond total prej 1, 687, 504 lekë; për këstin e

dytë janë paguar 64, 769 punonjës me një fond prej 1, 683, 994 lekë dhe për këstin e tretë janë paguar 364, 077 punonjës me 1, 666, 002 lekë. Ndërsa Paketa 2 e mbështetjes u ka ardhur në ndihmë 41, 797 bizneseve, 166, 571 punonjësve me një fond të paguar prej 6, 662, 840 lekësh. Sakaq ministria vlerëson faktin që në muajin maj është rritur numër i të punësuarve në kra-hasim me të njëjtën periudhë të 2019, ndërsa pritet rritje më e ndjeshëm më hapjen e plotë të ekonomisë në muajt në vijim.

të regjistrimit, apo nuk janë kryer regjistrimet e kërkuara, gjyqtari ose kancelari, sipas rastit, pezullon shqyrtimin e kërkesës dhe e njofton kërkuesin me shkrim për shkakun e saktë të pezullimit, duke i dhënë një afat prej 21 ditësh kalendarike për plotësimin ose ndreqjen e të metave që pengojnë regjistrim-in”, thuhet në relacion. Sakaq më tej bëhet me dije se, në ato raste kur kërkuesi plotëson ose ndreq të metat që pengojnë regjistrimin, brenda afatit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është e detyruar të kryejë regjistrimin brenda një afati 5-ditor nga data e plotësimit ose ndreqjes së dokumentacionit. Në këtë rast, regjistrimi mban datën e paraqitjes së kërkesës së parë për regjistrim. Më tej relacioni sqaron se përveç pezullim të shqyrtimit të kërkesës mund të ketë edhe refuzim të kërkesës. Bazuar në rregullat që përcakton ligji kërkesa për regjistrim refu-zohet refuzohet vetëm në rastet kur: kërkesa nuk është në për-puthje me kushtet e përcaktuara në këtë ligj ose dhe kërkuesi nuk plotëson ose ndreq elementet, që pengojnë regjistrimin brenda afatit; të dhënat, që kërkohen të regjistrohen, janë të ndryshme nga të dhënat e regjistrueshme, sipas dispozitave të këtij ligji.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMinistria e Drejtësisë përcakton kriteret për OJF-të

OJF-të të dyshuara për pastrim parash, qeveria ligj për t’i vënë në kontroll, ja si do të bëhet monitorimi i tyre

Të dhënat e detyrueshme për

organizatat jofitimprurëse

∎ Kur vendoset shpërndar-ja nga vetë organizata jofitim-prurëse, çregjistrimi nga regjistri elektronik i organizatave jofitim-prurëse kryhet vetëm pasi ven-dimi i gjykatës për çregjistrimin e organizatës jofitimprurëse ka marrë formë të prerë.

∎ Në rastet kur gjykata vendos shpërndarjen e organ-izatës jofitimprurëse, çregjis-trimi nga regjistri elektronik i organizatave jofitimprurëse kryhet vetëm pasi vendimi i gjykatës për çregjistrimin e

organizatës jofitimprurëse ka marrë formë të prerë.

∎ Të dhënat e organizat-ave jofitimprurëse të çregjistru-ara mbahen në regjistër, duke vënë shënimin “i çregjistruar”, si dhe numrin e datën e vendimit gjyqësor ose të autoritetit tjetër publik, sipas ligjeve të posaçme, që ka vendosur çregjistrimin nga regjistri. Këto të dhëna ruhen nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në format el-ektronik dhe janë gjithnjë të aksesueshme për publikun.

ÇREGJISTRIMI I SUBJEKTIT

1. Për regjistrimin fill-estar të organizatave jof-itimprurëse janë të de-tyrueshme këto të dhëna:

a) emri;b) forma;c) data e themelimit;ç) të dhënat e identifi-

kimit të themeluesve;d) selia;dh) qëllimi dhe fusha e

veprimtarisë;e) kohëzgjatja, në qoftë

se është e përcaktuar;ë) anëtarët e organeve

drejtuese, duke dhënë në çdo rast emrin, mbiemrin, vendlindjen dhe datëlindjen e tyre;

f) të dhënat e identifi-kimit të personave përgjeg-jës për administrimin dhe përfaqësimin e shoqërisë në marrëdhënie me të tretët, kompetencat e përfaqësim-it, si dhe afatet e emërimit të tyre;

g) në rastin e fondacion-it: përbërja dhe vlera pasu-rore e fondit themelues;

gj) specimenet e nën-shkrimit (firmave) të per-sonave, që përfaqësojnë organizatën jofitimprurëse përpara të tretëve.

2. Për regjistrimin fill-estar të degëve të organiza-tave jofitimprurëse të huaja janë të detyrueshme këto të dhëna:

a) të dhënat e përcaktu-ara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “d”, “dh”, “e”, “ë”, “f”, dhe “g” të nenit 13 të këtij ligji për organizatat jofitimprurëse të huaja, përfshirë numrin dhe vendin e regjistrimit;

b) emrin e degës, nëse është i ndryshëm nga ai i organizatës jofitimprurëse të huaj;

ç) kohëzgjatjen e degës, në qoftë se kjo është e për-caktuar;

d) qëllimin dhe fushën e veprimtarisë së degës;

dh) selinë e degës; e) të dhënat e identifi-

kimit të personave përgjeg-jës për administrimin dhe përfaqësimin e degës në marrëdhënie me të tretët, kompetencat e përfaqësimit dhe afatet e emërimit;

ë) specimenet e nën-shkrimit (firmave) të per-sonave, që përfaqësojnë degën në marrëdhënie me të tretët.

3. Për kundërvajtjet administrative përcakto-het se:

a. Organizata jofitim-prurëse si dhe personat e autorizuar për të bërë reg-jistrimin janë përgjegjëse sipas ligjeve në fuqi, për vërtetësinë e fakteve, të të dhënave të njoftuara dhe të dokumenteve shoqëruese, të depozituara në regjistrin elektronik.

b. Deklarimi në regjis-trin elektronik i të dhënave të pavërteta, kur nuk për-bën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 15 000 lekë.

c. Moskryerja e detyr-imit për regjistrimin fill-estar dhe regjistrimet e tjera të detyrueshme, brenda afateve të parashikuara nga ky ligj, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 15 000 lekë.

d. Gjoba vendoset nga Kancelari, vendimi i të cilit ankimohet drejtpërdrejt në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Page 12: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

GAZETA SOT12 E Hënë 15 Qershor 2020

.............

r a j o n www.sot.com.al

Vijojnë debatet në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet e reja, opozita kërkon

që të votohet në mes të muajit korrik

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraZoran Zaev këmbëngul te mbajtje zgjedhjeve më 8 korrik

Sonila ELEZI

Ndizen debate në Maqe-doninë e Veriut sa i takon zgjedhjeve të par-akohshme. Pas dështimit

të negociatave, kryeministri Zoran Zaev vendosi të çojë vendin në zgjedhje, por për shkak të pande-misë ato u shtynë. Dje ka pasur reagime për këtë çështje. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën për shtyp kërkoi nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme dhe gjatë kësaj kohe të përgatiten protokolle të reja për mbajtjen e zgjedhjeve në përputhje me masat për mbrojtje nga Covid-19, si dhe nën monitorim të plotë të OSBE/ODHIR. Mickoski theksoi se për VMRO-DPMNE-në këto ndryshime do të mund të arr-ihen deri në mes të muajit korrik, raporton agjencia e lajmeve “INA”. Pra opozita kërkon zgjedhje në mes të korrikut. “Keni kohë që deri në fund të ditës të vazhdoni gjendjen e jashtëzakonshme sepse VM-RO-DPMNE ka dy kërkesa, së pari të hartojmë protokolle me çka do të mbrojmë shëndetin e qytetarëve, dhe së dyti të kemi zgjedhje fer, demokratike dhe inkluzive. Kjo do të thotë që ditën e parë kur misioni për monitorimin e zgjedhjeve nga OSBE/ODHIR të arrijë në Maqedo-ni, pas konferencës së parë të tyre, ditën tjetër le të fillojë kampanja dhe atë ditë le të caktojmë datën

Daçiç: Ja kur do të pranojmë korrigjimin e kufijve

Maqedonia e Veriut akoma nuk po mundet të mposhtë koronavirusin

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka deklaruar se qytetarët serbë do të përkrah-nin propozimin e Beogradit për korrigjimin e kufirit me Kosovën, nëse kjo do të nënkuptonte mar-rjen e veriut të Kosovës nga Serbia. Daçiç ka paralajmëru-ar se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojë menjëherë pas zgjedhjeve të 21 qershorit në Serbi. “Kjo nuk është diçka që ne kemi, është diçka për të cilën duhet të luftojmë. Ne nuk kemi pushtet faktik në Prishtinë, por as ata nuk e kanë pushtetin

faktik në veriun e Kosovës … Parashikimet janë se bashkësia ndërkombëtare dhe Prishtina nuk duan ta japin as këtë. Ne kemi bërë që të arrihen 18 tërheq-je të njohjeve të Kosovës. Ata tani nuk kanë shumicë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara “, tha Daçiç. Ndër-kohë më 22 qershor pritet që Beogradin ta vizitojë Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evro-pian për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa të nesërmen Vuçiç do të udhëtojë në Moskë e tri ditë më pas në Uashington.

Shifrat e të infektuarve në Maqedoninë e Veriut mbeten akoma të larta. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 162 raste të reja dhe 9 veta kanë ndërruan jetë. Të dhënat janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 4057, nga të cilët 1710 janë shëruar ndërsa188 pacientë kanë ndërruar jetë. Për momentin në vendin tonë ka 2159 raste aktive me koronavirus. Që nga fillimi i shfaqjes së rasteve të para të infektimit, Maqedonia e Veriut ka pasur numër rekord in-

fektimesh dhe vdekjesh krahasu-ar me vendet e tjera të rajonit. Për shkak të shifrave të larta, qever-ia ka vazhduar pushimin apo mos-shkuarjen në punë të kate-gorive të caktuara të qytetarëve, si të moshuarve, të sëmurëve kronike, lehonave, të grave që janë në pushimin e lindjes si dhe të njërit nga prindërit që janë në punë e që kanë fëmijë deri në moshën dhjetë vjeçare. Në bazë të këtij vendimi, edhe pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme të premten, kopshtet nuk do të nisin me punë.

Kosovë, shënohen 53 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shën-detësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar që të mbyllen se-ktorët e disa ndërmarrjeve ku janë konfirmuar raste pozitive me koronavirus. “Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet krahasohen me mesin e muajit prill, reko-mandojmë Ministrinë e Shën-detësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim dhe mbajtja e maskave është

obligative”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. I njëjti Institut deklaroi se nga 313 mostra të testuara, 53 persona rezultuan pozitivë në 24 orët e fundit ndërsa shtatë persona rezulto-jnë të shëruar. Nëse do ti refero-hemi bilancit të përgjithshëm të Covid-19 në Kosovë, gjithsej janë 1.437 raste infektimesh, 32 viktima dhe 928 të infektuar të shëruar. Ministri i Shëndetë-sisë ka lajmëruar se nuk do të ketë rikthim masash edhe me shtimin e rasteve, madje po shikohet hapja e aeroporteve.

Shkupi lejon udhëtarët

tranzit

Kurti kërkon mbështetjen e diasporës

FSK-ja nuk pengohet nga virusi

Javën e ardhshme pritet që Forca e Sigurisë së Kosovës të fillojë fushatën informuese të rekrutimit për Akademinë Ushtarake. Meg-jithëse pandemia ka prekur edhe në organizmin e aktiviteteve të Forcës, institucioni është në hap me planin e parashikuar vjetor. Komandanti i Forcës, Rrahman Rama, tregon kur pritet të nisin vitin e ri akademik me kadetët e rinj, ndërkohë flet edhe për pranimin e kadetëve në pesë vende partnere.

Në një dalje për mediat ditën e djeshme, Pres-identi i Serbisë Aleksandër Viçiç ka shprehur një frikë të shtuar lidhur me faktin se një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë mund të mos jetë i mundur. Sipas Vuçiç, konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje, mirëpo një zgjidhje gjithsesi mund të mos ekzistojë sipas tij. “S’mund t’i them askujt se do të zgjidhim problemin e Kosovës, sepse nuk e di a do të arrijmë ta zgjidhim”, tha Vuçiç. Ai foli pak edhe për takimin që pritet ta ketë me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, duke thënë se aty do të dis-kutohen edhe format metodologjike teknike. Sipas tij, aty do ketë bisedime edhe për marrëveshjet që deri tani janë nënshkruar, por nuk do të ketë një propozim për një marrëveshje finale.

Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë një nismë e cila synon që të shtojë blerjen e produkteve vendase krahasuar me ato të importit. Nëse blini produkte vendase, kthimi në “TVSh-ja Ime” që do të merret nga qytetarët duke skanuar llogaritë fiskale, do të jetë më i lartë, dhe ajo që ra më shumë në sy ishte fakti se nëse do të blihen produkte të huaja, kthimi i TVSH do të jetë më i ulët se më parë. Masa për TVSH është marrë në kuadër të situatës së jashtëzakonshme. Deri tani, për të gjitha produktet dhe shërbimet, kthimi ishte 15% e taksës, por tani për produktet vendase është rritur me 5%, ndërsa për produktet e huaja është zvogëluar me 5%. Qeveria i miratoi këto vendime duke ndryshuar Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për kthimin e një pjesës së TVSH-së.

Vuçiç: Ndoshta nuk do të arrijmë marrëveshje me Kosovën Maqedonia e Veriut favorizon mallrat vendase

e zgjedhjeve. Sipas VMRO-DP-MNE-së dhe koalicionit, kjo datë do të ishte diku nga mesi i korrikut”, tha Mickoski.

Reagon ZaevNdërkohë, kreu i LSDM-së,

Zoran Zaev ka theksuar se zgjedh-jet e parakohshme parlamentare mund të mbahen më 8 korrik, ditën e mërkurë, ndryshe nga çdo cikël zgjedhorë kur dita e zgjedhjeve është dita e diel. “Një gjë e tillë mund të ndodhte nëse do të arrihet marrëveshje me të gjitha partitë, në të kundërtën, dita e zgjedhjeve do të jetë më 5 korrik, e diel. Votimi mund të zgjas deri në orën 21:00, ndërsa nëse arrihet konsensus për këto ndryshime, heshtja zgjedhore do të fillonte të dielën në mesnatë dhe në vend të ditë së shtunë siç

parashihet në kodin zgjedhorë, të sëmurët dhe të palëvizshmit do të votonin të hënën dhe të martën”, theksoi Zaev duke shtuar se në këtë listë të futen edhe personat të cilët për shkak të koronavirusit ndodhen në vetëizolim.

Kërkohet seancë e posaçmeKatër anëtarë të Komisionit

Shtetëror të Zgjedhjeve deri tek kryetari dhe nënkryetarja e komi-sionit kanë dërguar inicitivë që të thërrasin seancë për zgjedhjet e parakohshme Parlamentare 2020. Boris Kondarko, Janaqe Vitano-vski, Radica Risteska dhe Enver Salihi janë katër anëtarët që kanë nënshkruar për thirrje të seancës. Tre të parët janë anëtarë që i ka propozuar LSDM-ja, ndërsa Salihin në KSHZ e ka propozuar Lëvizja

Besa. Ndërkaq kryetari Oliver Derkoski është nga VMRO-DPMNE ndërsa nënkryetarja Ditmire Shehu nga BDI. “TV21” mëson se përveç që Derkoski e Shehu nuk janë paraqi-tur në punë, janë edhe të pakapshëm në telefon nga kolegët e tyre anëtarë të KSHZ-së. Derkovski të premten pati paralajmëruar për thirrje të seancës për sot (e diel), por këtë gjë nuk e bëri. Kështu 4 anëtarët e KSHZ-së të koalicionit “Mundemi” përmes iniciativës kërkojnë vazhdi-min e aktiviteteve zgjedhore në për-puthje me dekretin e ri të qeverisë, e që gjatë ditës së sotme kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski të thër-rasë seancë dhe të vazhdojë rendin e ditës. Po ashtu kërkohet që në këtë seancë të sillet edhe orari i reviduar ku do të parashikohen të gjitha vep-rimet e mbetura zgjedhore.

Që nga dje, Maqedonia e Ver-iut ka hapur kufijtë për shtetasit e huaj, por me kushtin e vetëm që të kalojnë transit dhe të kenë si destinacion shtetet e tjera. Ky vendim është marrë nga Qever-ia, në formën e një protokolli për transit të papenguar të shtetasve të huaj nëpër territorin e vendit. Me këtë rregullore është hapur edhe Aeroporti i Shkupit. Ud-hëtarët përveç makinave dhe autobusëve, mund të qëndrojnë transit edhe në aeroport.

LVV përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se kanë zh-villuar një sërë takimesh virtuale me strukturat jashtë Kosovës. Në njoftim thuhej se lideri i LVV, Albin Kurti ka informuar mbi situatën politike në vend, për 100 ditëshin e qeverisë së mirë, për rëndësinë dhe mbështetjen e madhe për peticionin ”Duam Zgjedhje!”, si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale e hapat e mëte-jshëm të organizimit tonë brenda dhe jashtë Kosovës.

Pas dështimit të ne-gociatave, kryeminis-tri Zoran Zaev ven-dosi të çojë vendin në zgjedhje, por për shkak të pandemisë ato u shtynë. Dje ka pasur reagime për këtë çështje...

Page 13: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

.............GAZETA SOT E Hënë 15 Qershor 2020 13

b o t e www.sot.com.al

Valë e re protestash në SHBA, Putin krah Trump: Zgjedhjet i fitoi në mënyrë të

ligjshme, ata që humbën krijojnë tensione

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraLideri rus reagon mbi protestat e shumta në SHBA

Sonila ELEZI

Episodet e dhunës të nxitu-ra nga qëndrime tërësisht apo pjesërisht raciste të oficerëve të policisë, janë

gjithmonë e më shumë në rritje në Shtetet e Bashkuara, ose ndoshta së fundmi atyre i është kushtuar më shumë vëmendje mediatike. Ditën e djeshme janë organizuar protesta për vrasjen e një tjetër afro-amerikani 27 vjeçar nga një oficer policie të premten në At-lanta. Vrasja e Rayshard Brooks ka ndezur zemërimin e qytet-arëve dhe ka nxitur një valë të re protestash ndaj racizmit në SHBA, ndërkohë që edhe nuk janë shuar protestat për vdekjen e George Floyd. Protestuesit në Atlanta dolën në rrugë duke bërë thirrje për veprim dhe përgjatë natës së të shtunës protestuesit i kanë vënë flakën restorantit, në ambientet e jashtme të cilit Brooks u qëllua dhe u vra nga policia. Sipas raportit të bërë nga zjarrfikësit protestuesit kanë thyer xhamat e dritareve dhe kanë hedhur brenda ambi-enteve të lokalit fishek-zjarre të përmasave të mëdha. Zjarrfikësit kanë arritur menjëherë në vend-ngjarje shpërthimit të flakëve. Nga raporti i zjarrfikësve, ishin rreth 1.000 persona që gjendeshin në rrethinat e Restorantit Wen-dy’s, ndërsa brenda nuk ndodhej askush. Protestuesit janë përbal-lur me reagime me gaz lotësjellës

Putin: Mund të luftojmë armët hipersonike

Turqia goditet nga tërmet 5.7 ballë, ka të lënduar

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se së shpejti Rusia do të jetë në gjendje që të shkatër-rojë armë hipersonike të vendeve të tjera. Putin shtoi se Moska ishte përpara SHBA në zhvil-limin e armëve të reja. Armët hipersonike mund të marrin një kurs të paparashikueshëm e të manovrojnë me shpejtësi ndërsa i afrohen objektivit. Ata gjithash-tu kanë një trajektore shumë më të ulët sesa raketat balistike. Uashingtoni dhe Moska i kanë zgjeruar aftësitë e tyre mbrojtëse mes përkeqësimit të lidhjeve

mes Rusisë dhe Perëndimit që ka çuar edhe në përfundimin e disa marrëveshjeve lidhur me kontrollin e armëve që datojnë epokën e Luftës së Ftohtë. Vitin e kaluar Rusia dislokoi raketën e saj të para hipersonike me mbushje bërthamore, ndërsa Pentagoni ka si objektiv të dis-lokojë armët hipersonike brenda 2020. “Ka shumë të ngjarë që ne do të disponojmë mjete për t'iu kundërpërgjigjur armëve hipersonike atëherë kur vendet kryesore të botës të kenë armë të tilla”, tha ai.

Turqia së fundmi nuk po merr dot frymë nga tërmetet dhe numri i shtuar i infektimeve nga Covid-19. Një tërmet 5.7 ballë i shkallës Rihter me thellësi 5 km ka goditur ditën e djeshme pjesën lindore të Turqisë, kryesisht provincën e Bingol. Sipas zyrës së Guvernatorit të Bingöl, 3 punonjës së forcave të sigurisë janë plago-sur brenda një kulle vëzhgimi e cila u dëmtua nga tronditjet e forta. Ministri i brendshëm Soylu tha se një prej rojeve ishte bllokuar në kullën e vrojtimit, por që u shpëtua kurse dy të tjerë

morën lëndime të lehta. Epiqen-dra e tërmetit ishte rrethi Karlıova dhe zgjati rreth tetë deri në 10 sekonda, në orën 17:24. Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum ka deklaruar se ekipet e shpëtimit janë dërguar në rajon, dhe autoritetet po ndjekin nga afër incidentin. “Faleminderit Zotit, nuk kemi marrë deri më tani ndonjë lajm për vdekje”, tha Ekinci. Në janar Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm 6.8 ballë i shkallës Rihter ku vrau 41 njerëz dhe 1,607 të tjerë u plagosën në Elazig.

OKB, takim për konfliktet dhe racizmin

Gjatë javës që vjen, Këshilli i OKB-së mbi të Drejtat e Njeriut do të përballet me shumë çështje të rëndësishme të mbetura pe-zull pas pezullimit të sesionit të 43-të të tij në muajin mars për shkak të COVID-19. Takimi, i cili nis sot, do të jetë një qasje hibride, një ndërthurje mes prezantimeve reale e virtuale. Për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve gjatë kësaj peri-udhe pandemie, zyrtarët e OKB-së thonë se masat për distanci-min social do të zbatohen në mënyrë rigoroze. Delegacionet

do të kenë një numër të vogël përfaqësuesish që do të marrin pjesë në seancë dhe qindra ngjarje të tjera nga organizata joqeveritare nuk do të zhvillohen në ambientet e OKB-së. Prezan-timi i raporteve mbi çështje të të drejtave të njeriut do të përfshijë ekspertë që janë fizikisht të pran-ishëm ose që do të flasin përmes video-konferencës. Vendet që do t'i nënshtrohen shqyrtimit përf-shijnë Republikën Demokratike të Kongos, Mali, Ukraina, Libia, Afganistani dhe Republika Qen-drore e Afrikës.

India përdor 500 vagonë trenash si ambiente spitalore

Dy muaj në spital, merr faturën prej

1.1 milion dollarësh

Irak, sulmohet baza ajrore, nuk

raportohet për viktimaBaza ajrore Al-Taji e cila

ndodhet në veri të kryeqytetit irakian Bagdad, është goditur nga disa raketa. Siç njoftojnë mediat lokale, baza u godit nga të paktën dy raketa Katyusha,. Kjo bazë ajrore strehon forca të përbashkëta përfshirë ushtarët irakian dhe amerikanë si dhe forca të tjera të huaja nga koali-cioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Ushtria e Irakut njofton se nuk ka viktima.

15 qershori do të shënojë edhe hapjen e kufijve të brendshëm të Bashkimit Europian. Gjithsesi në heqjen e kufizimeve të lëvizjes, nuk përfshihen vendet jo anëtare dhe për pasojë edhe Ballkani Perëndimor. Komisioni Evropian u ka rekomandu-ar vendeve anëtare që nga 1 korriku, në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëti-mit me vende, situata epidemiologjike e të cilave i përgjigjet mesatares së BE dhe ku ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar virusin. Ndërkohë që janë marrë shumë masa për heqjen e kufizimeve edhe me vendet e tjera të botës, Europa ende nuk ka hequr kufizimet me turistët nga Shtetet e Bash-kuara, Azia dhe Amerika Latine. Disa shtete kanë hapur edhe kufijtë tokësor.

Nuk janë më të çuditshme akuzat e ardhura nga Gjermania për hakerat rusë. Së fundmi Gjermania ka kërkuar nga Bashkimi Europian masa të ashpra kundër hakerave rusë për shkak të sulmit virtual ndaj Bundestagut. Më 13 maj Kancelarja Merkel ka folur për “evidenca të forta” që janë rusët ato që ndodhen pas vjedhjes së të paktën 16 gigabyte dokumente dhe e-maile nga rrjeti i Bundestagut, mes tyre mijëra e-maile të zyrave të deputetëve. Merkel e lidhi këtë sulm kibernetik me një “strategji të zhvillimit hibrid të luftës, që përmban zhvillim të luftës për desori-entim kibernetik dhe shtrembërim të fakteve”. Ajo është shprehur e lënduar dhe se i dhemb fakti që ajo përpiqet për përmirësim të marrëdhënieve, dhe në këmbim ndodhin të tilla gjëra.

BE hap kufijtë brenda saj, ja me kë vijon bllokada Gjermania “e ngopur” me Rusinë, kërkon ndihmën e BE

kundër protestuesve dhe kanë mbyllur rrugën ndër-shtetërore që çonte në restorantin Ëendy’s. Ndërsa 36 persona janë arrestuar përgjatë protestave. Ajo çka ndo-dhi që çoi në vrasjen e Brooks, sipas Byroja e Hetimeve në Xhorx-hia (GBI), është se oficerët ishin thirrur në restorant sepse Brooks e kishte zënë gjumë në makinën e tij, e cila po bllokonte korsinë e makinës. Pamjet e kamerave të publikuara nga departamenti i policisë tregojnë që oficerët bëjnë një provë alkoli ndaj Brooks. Në videon e kamerave të sigurisë, ato mund të shihen duke luftuar me zotin Brooks në tokë ndër-kohë që mundohen ta prangosin. Brooks rrëmben armën elektrike

të njërit prej policëve dhe ndër-sa më vonë oficeri tjetër përdor armën elektrike mbi Brooks. Më vonë i arrestuari u dërgua në spi-tal ku edhe vdiq. Ndaj policëve të përfshirë në vrasjen e të riut, janë marrë masa. Agjenti Garrett Rolfe i departamentit të policisë së Atlantës është pushuar nga puna, ndërsa kolegu i tij Devin Bronsan, i përfshirë në rast, është transferu-ar. Ndërkaq, shefja e Policisë së Atlantës, Erika Shields ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Ajo ishte shefe policie që nga 2016-ta dhe punonte në këtë departament prej 20 vjetësh. Kryetarja e bashkisë, Keysha Lance Bottoms tha se Shields dëshironte që Atlanta të jetë një shembull për reformat e

vërteta dhe sesi duhet të duken ato në mbarë vendin, ndaj vendosi ta jepte menjëherë dorëheqjen, në mënyrë që të rikrijohet me urg-jencë besimi aq i domosdoshëm në komunitetet e prekura. Bottoms gjithashtu kërkoi pezullimin e menjëhershëm të policit të përf-shirë në vdekjen e Brooks.

Reagon PutinMbi ngjarjet e fundit në Shtetet

e Bashkuara ka komentuar edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i cili tha se ngjarjet në SHBA janë një manifestim i disa krizave të thella brenda vendit, transmeton Anadolu Agency. Putin në kanalin shtetëror televiziv rus “Rossiya 1” ka folur për protestat që filluan pasi një afroamerikan humbi jetën si pasojë e dhunës policore në Atlanta të SHBA-së. “Ngjarjet në SHBA janë një manifestim i disa krizave të thella të brendshme”, deklaroi Putin duke shtuar se këto janë bërë evidente që kur erdhi në pushtet presidenti Donald Trump. “Trump i fitoi zgjedhjet në mënyrë demokratike. Ndërsa pala që humbi krijon çdo lloj përralle për të vënë në dyshim legjitimitetin e tij”, tha Putin. Ai tërhoqi vëmend-jen se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) zbuloi shumë probleme në SHBA dhe se vendi ka probleme edhe në sistemin politik. “Unë mendoj se problemi buron nga nxjerrja e interesave të grupeve partiake mbi interesat e shoqërisë dhe popullit”, tha Putin.

Pandemia i ka bërë shpesh shtetet të përdorin resurset në lim-ite të paimagjinueshme. Kryeqyteti indian, New Delhi, do të përdorë 500 vagonë trenash si hapësira për trajtim spitalor pas mungesës së shtretërve në spitale për të sëmurët me Covid-19. Qeveria federale e Indisë njoftoi se do t’ua ofroj au-toriteteve lokale të kryeqytetit 500 vagonë trenash, të cilët do të jenë të pajisur me mjetet e nevojshme për kujdesin ndaj pacientëve që vuajnë nga Covid-19.

Një 70 vjeçar në shtetin e Wash-ington në SHBA, që kaloi më shumë se dy muaj, saktësisht 62 ditë i shtruar në spital dhe një muaj në kujdes intensiv nga COVID-19, pas shërimit ka marrë një faturë spitalore që arrin vlerën e 1.1 milion dollarëve. Pavarësisht se Michael Flor u shpreh se ndihej fajtor që i kishte mbijetuar virusit, ai ka të ngjarë që të paguajë më pak se nga vlera e faturës për shkak të siguri-meve shëndetësore.

Page 14: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

GAZETA SOT14 E Hënë 15 Qershor 2020

.............

k r o n i k e www.sot.com.al

“Hetim ka nisur edhe për kom-paninë e fasonerisë që kishte

bërë porosinë. Shoferi i kamionit që u arrestua pas gjetjes së eurove ne automjetin e drejtuar prej tij, ka mohuar të ketë pasur dijeni për sasinë e eurove të gjetura...

Vrasja e Hekuran Billës, shpallet në kërkim policor vëllai i Prel Markut

Vrasja e Hekuran Billës, mbrëmjen e së en-jtes në zonën e “Komunës së Parisit”, është drejt zbardhjes. Hakmarrja është pista kryesore që po ndjekin hetuesit që po përpiqen të zbardhin vrasjen e Hekuran Billës. Personi që po kërko-het për t’u marrë në pyetje, është Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, që u vra në vitin 2006 në Angli nga Billa. Policia ka bërë disa kërkime për 34-vjeçarin Viktor Marku në zonat veriore të vendit, por nuk e ka gjetur atë. Rezulton se ai nuk ka kaluar asnjë nga pikat kufitare për të dalë jashtë Shqipërisë. Gjithashtu edhe familjarët e tij janë shprehur se kanë kohë që nuk kanë

patur kontakte me të. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se përveç Viktor Kolës, po hetojnë edhe të afërm dhe shokë të tij, që mund ta kenë ndihmuar për të kryer vrasjen. Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket se në makinën Benz që kreu atentatin, ishin dy persona. Ata e qëll-uan Hekuran Billën me breshëri, ku 11 plumba e kanë kapur në trup. Deri tani policia thotë se ka dyshime që 3 persona kanë marrë pjesë në këtë vrasje, si dhe mund të jetë përdorur një au-tomjet i tretë për largimin e autorëve pasi dogjën makinën. Dy persona të tjerë që dyshohen si të përfshirë në vrasje, gjithashtu nuk janë gjetur

nga policia. Ata janë të njohur të Viktor Markut. Hekuran Billa u ekzekutua teksa po priste mo-trën e tij, pranë një qendre tregtare në Tiranë. Skema e ekzekutimit ngjan edhe me vrasjen që iu bë Prel Markut në Angli nga Hekuran Billa, pranë familjarëve të tij. Ndërkohë dy makinat e tjera që mendohet se bllokuan rrugën për BMW X6-ën e Hekuran Billës, rezultojnë se nuk janë të përfshira në ngjarje. Ndërkohë, ekzekutimi i 40-vjeçarit zbuloi një tjetër hije skandali që kishte ndodhur në Gjykatën e Krujës. Hekuran Billa, u lirua nga burgu më shkurt të vitit 2019. Ai u lirua nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha,

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraShoferi mohon akuzat: Nuk kisha dijeni për shumën e parave

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, pranga 7 personave

Shtatë persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytetit. Fillimisht, një 18-vjeçar, me inicialet Xh. Ç., banues në Tiranë, qarkullonte me mjet motor me drejtues shtetasin E. S., dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua 16 gr lëndë narkotike kanabis. Ndërsa në një tjetër rast në pranga u vu 28-vjeçari A. V., pasi theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, që ishte caktuar ndaj tij. Për të njëjtën gjë u arrestua në rrugën “Frosina Plaku” edhe 34-vjeçari O. C.. Ndërkohë janë arrestuar edhe dy të rinj të shpallur në kërkim. Më konkretisht policia arrestoi shtetasit me inicialet K. H., 32 vjeç dhe A. Q., 33 vjeç. Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arres-timi në flagrancë i shtetasve me inicialet D. J., 22 vjeç, pasi tek mbikalimi në Qafë Kashar, aksidentoi këmbësorin Z. Z.. Gjithashtu në pranga përfundoi edhe 21-vjeçari A. L., pasi u kap duke drejtuar makinën pa patentë dhe në gjendje të dehur.

Me shpejtësi tej normave të lejuara, u hiqet patenta 9 shoferëve

Nëntë leje drejtimi janë hequr mbrëmjen e kaluar gjatë kontrolleve me radar të Policisë Rrugore. Shkeljet e evidentuara lidhen kryesisht me shpejtësinë tej normave të lejuara. Këtë herë kontrollet u përqendruan në zonën e Saukut. Prej katër orësh kon-troll, duke u stacionuar me Radar në mbikalime dhe me patrulla mbështetëse në aksin rrugor, janë evidentuar 9 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr Leja e Drejtimit dhe do dërgohen në OASH, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar. Shpejtësia varionte nga 139 km/h deri në 166 km/h, në një orar ku rruga ishte me trafik të plotë dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është i madh. Policia bëri edhe një apel për dre-jtuesit e makinave. “Mos nxitoni për të arritur fundin, vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qa-rkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës”, apeloi policia shoferët.

Fier, sekuestrohen fidanë kanabisi, arrestohet 53-vjeçari, në kërkim djali

Policia e Fierit vijon kontrollin masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Disa bimë kanabis janë sekuestruar në fshatin Ndërmenas, ndërsa është arrestuar një 53-vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit për parandal-imin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur që në fshatin Ndërmenas, të parandalojnë dhe të godasin një tjetër tentativë të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit, në oborrin e banesës së shtetasit R. S, u gjetën dhe u sekuestruan disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa. Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., 53 vjeç, dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi F. S., 21 vjeç, banues në Ndërmenas, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Elvis MYRTA

Prokuroria e Durrësit ka zgjeruar hetimet në lidhje me gjetjen e gjysmë milioni eurove

mesditën e së shtunës në një ka-mion që erdhi nga Bari. Mëso-het se organi i akuzës së qytetit bregdetar i ka dërguar letër-po-rosi autoriteteve italiane, ku i kërkon informacion atyre për lëvizjet e shoferit të kamionit Andon Thanza. Sipas burimeve autoritetet shqiptare kërkojnë informacion për vendet që ka frekuentuar 56-vjeçari në Itali, ku qëndroi i parkuar kamioni dhe kush kreu procedurat e do-ganës në Portin e Barit. Ndërsa për shumën e 498.850 eurove, tashmë ajo është vendosur në sekuestro preventive me ven-dim të Prokurorisë së Durrësit. Gjithashtu nga grupi hetimor mësohet se është dërguar në laboratorin e kriminalistikës edhe telefoni i shoferit për të kuptuar nëse ka pasur telefo-nata, mesazhe me persona që mund të qëndrojnë pas kësaj skeme pastrimi parash. Hetim ka nisur edhe për kompaninë e fasonerisë që kishte bërë po-rosinë. Shoferi i kamionit që u arrestua pas gjetjes së eurove në automjetin e drejtuar prej tij, ka mohuar të ketë pasur dijeni për sasinë e eurove të gjetura. Pasi është marrë disa herë në pyetje 56-vjeçari nga Tirana, ka kërkuar të sekuestrohen të gjitha kamerat e sigurisë të vendeve ku ka qëndruar mjeti në Itali dhe pas kthimit, për të parë se kush janë personat që i kanë vendosur. “Unë jam shofer dhe e gjej kamionin të ngarkuar dhe çoj në destinacion. Nuk kam lidhje unë, asnjë shofer nuk ka lidhje me ngarkesën. Neve na pajisin me dokumentacionin e ngarkesës dhe kaq, përgjegjësi mbajmë për kokën e kamionit, jo për ngarkesën”, mësohet të ketë thënë 56-vjeçari përpara hetuesve. Mësohet se kami-oni kishte dalë para 4 ditësh

nga Shqipëria përmes Portit të Durrësit drejt Barit në Itali dhe ishte kthyer mbrëmjen e së premtes në orën 1:30 të natës. Mjeti kryente shpesh linjën Dur-rës-Bari dhe Bari-Durrës, dhe transportonte nga Italia drejt Shqipërisë materiale më lëndë të parë për fasoneritë, që shër-benin për të prodhuar këpucë. Mjeti ka ardhur i mbushur me materiale të lëndës së parë për prodhimin e këpucëve nga Italia, ku në pjesën e poshtme të sha-sisë së mjetit ishin fshehur dhe paratë. Dyshimet fillimisht kanë nisur nga zhurma qe dëgjohej pas goditjeve të pjesëve bosh

të kamionit, i cili më pas është futur në skaner ku u zbulua një njollë në urën lidhëse të kami-onit dhe rimorkios ku u gjetën dhe 5 qeset ku ishte sasia prej rreth 500 mijë euro. Policia dhe prokuroria po hetojnë në lidhje me një rrjete trafiku të lëndëve narkotike ose prostituoni në Itali që përdorin këto mjete për të sjelle të ardhurat. Hetim ka nisur edhe për kompaninë e fasonerisë që kishte bërë porosinë. Policia deri më tani ka arrestuar vetëm drejtuesin e kamionit, shtetasin me ini-ciale A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa janë duke kryer

veprime hetimore për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Si u gjetën paratë Zbulimi i shumës së konsid-

erueshme të eurove është bërë nga skaneri në orën 01:30 gjatë një kontrolli rutinë, i kamionëve në Portin e Durrësit. Në skaner rezultoi një njollë në kamion që ka bërë që mjeti t'i nënshtrohej një kontrolli më të imtësishëm në vijën e dytë, ku u gjetën dhe qeset me euro në shasinë e mjet-it. Në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara. Pas konstatimit nga Dogana është njoftuar policia, ndërsa opera-cioni është kryer nga sektori i Departamenti kundër Krimeve të Rënda dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës. Kujtojmë se rreth dy vite më parë po në Portin e Durrësit u kapën rreth 3.5 milionë euro në dy automjete tip “Toyota Yaris”.

Kapja e 500 mijë eurove në Portin e Durrësit, prokuroria zgjeron hetimet, u kërkon informacion

autoriteteve italiane për lëvizjet e kamionit

emri i së cilës kohët e fundit ka zënë faqet e para të gazetave dhe kronikave televizive, për ulje të dënimeve të personave që janë dënuar për vepra të rënda penale. Sipas mediave angleze, 40-vjeçari i ekzekutuar në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, akuzohet për vrasjen e një 22-vjeçari dhe plagosjen e tre shqiptarëve të tjerë në vitin 2006. Sipas mediave angleze motivi i këtij krimi të rëndë ishte ndarja e territorit të rrjetit të prostitucionit si dhe trafiku i drogës. Në atë kohë ai ishte 26 vjeç dhe krimin e kreu bashkë me Kujtim Spahiun, i cili vuan akoma dënimin me 33 vjet burg në Angli. Në qershor të vitit 2007 viktima, që në atë kohë ishte vetëm 27 vjeç, u arrestua në vendin tonë, për veprën penale që kishte kryer në Angli, por për shkak se dy vendet nuk kanë pasur marrëveshje ekstradimi autorite-tet angleze sollën në vendin tonë vendimin, ku 40-vjeçari ishte dënuar me dënim të përjetshëm.

Page 15: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

.............GAZETA SOT E Hënë 15 Qershor 2020 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

I dënuar me 6 vite burg për trafik droge, “Novosela” vë në pranga 42-vjeçarin

Një 42-vjeçar i dënuar me 6 vite burg për prodhim e trafik droge është arrestuar dje nga Policia e Vlorës. Në prangat e uniformave blu të qytetit bregdetar përfundoi 42-vjeçari Agron Velaj. 42-vjeçari u arrestua në orët e para të mëngjesit të djeshëm në zonën e Novoselës. Policia mori informacion në rrugë operative për vendndodhjen e Velajt dhe menjëherë organizoi punën dhe bëri të mundur arrestimin e tij. Për shkak se ndodhej në këtë zonë, operacioni për arrestimin e 42-vjeçarit u kodua “Novosela”. Policia tha se arrestimi i tij u bë i mundur nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë. “Finalizohet një

tjetër operacion policor për kapjen e personave në kërkim. Gjatë operacionit policor të koduar "Novosela" u kap dhe u vu në pranga i kërkuari në fushën e narkotikëve, i dënuar me 6 vite burg. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisari-atin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, si dhe në bazë të informa-cioneve të marra në rrugë operative për vendn-dodhjen e një personi të kërkuar dhe të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Novosela", në kuadër të të cilit u bë kapja

dha arrestimi i shtetasit në kërkim Agron Velaj, 42 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë”, sqaroi policia. Sipas burimeve zyrtare, Velaj rezulton i dënuar me 6 vite pasi është shpallur fajtor për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim. Në 2015 në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike kanabis sativa. “Ky shtetas u kap në zonën e Novoselës, pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 6 vite burg, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim. Ngjarja i referohet muajit janar të vitit 2015, kur u gjet dhe u sekuestrua një sasi e

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraDy hajdutët vodhën 8 banesa në një periudhë të shkurtër kohore

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar nga Patosi është arrestuar nga policia me qëllim drejt Italisë, pasi rezulton të jetë i përfshirë në aktivitet kriminal në vendin fqinj. Ndaj të riut rëndojnë akuzat për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafi-kimin e lëndëve narkotike”. Në sajë të bashkëpunimit mes Interpol Tirana, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe zyrës ndërlidhëse Interforza, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “PRIMO”. Si rezultat i operacionit, në qytetin e Patosit, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i I. S., 31 vjeç, banues në Patos. 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e L`Aquila, Itali, më datë 20 Prill 2020 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Për këtë akuzë maksimumi i dënimit është 24 vjet burgim.

Qëlloi me armë drejt makinës së kushëririt, pranga të riut

Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti, i cili mund të kishte pasoja trag-jike. Mësohet se një 20-vjeçar me iniciale A. G., është vënë në pranga pas ka qëlluar me armë drejt mjetit të parkuar të kushëririt të tij. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes të arrestuarit dhe dy kushërinjve, me inicialet E. D., dhe A. D., në një lokal. Pas kësaj i riu ka shkuar në banesë dhe ka marrë një armë gjahu, të cilën e posedonte me leje gjyshi i tij dhe ka qëlluar drejt mjetit në pronësi të A. D. “Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes dhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konf-likti”, thuhet në njoftimin e policisë. Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e zjarrit çifte dygrykëshe, 2 automjete, 2 armë të ftohta dhe 1 sasi fishekësh.

29 kg marijuanë në banesë, arrestohet shqiptari në Greqi

Policia greke ka arrestuar një shqiptar 29-vjeçar, pasi aku-zohet për trafikim të lëndëve narkotike në Selanik. Mësohet se menjëherë pas arrestimit të shqiptarit ende të paidentifikuar janë sekuestruar edhe 27 kg marijuanë. Operacioni është zhvilluar në një banesë në Nikopoli, ku janë sekuestruar edhe 4 pako me 27 kg e 246 gramë marijuanë. Ende nuk dihet nëse droga e kapur kishte si vend origjine Shqipërinë. Ndërkohë policia greke bën me dije se 29-vjeçari, shqiptar, tashmë i arrestuar ndodhej në Greqi pa dokumente që mund të justifikonin ligjshmërinë e qëndrimit të tij në këtë vend. Autoritet greke nuk bëjnë me dije identitetin e shqiptarit për shkak se po punohet për të identifi-kuar bashkëpunëtorët e tij në këtë aktivitet të kundraligjshëm. Kujtojmë që kohët e fundit janë shtuar edhe rastet e kapjes të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Gre-qisë dhe arrestimit të shtetasve me kombësi shqiptare.

Elvis MYRTA

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, të cilët qëndronin pas një sërë vjedhjesh që

kishin ndodhur kohët e fundit në qytetin bregdetar. Dy të arrestuarit të cilët sipas pol-icisë kanë kryer 8 vjedhje, të cilat janë të dokumentuara, siç duket nuk e kanë harruar zanatin e vjetër, pasi ata kanë qenë të dënuar më parë po për të njëjtën vepër penale. Në prangat e uniformave blu të qytetit bregdetar jugor për-funduan shtetasit me inicialet R. A., 39 vjeç dhe A. B., 54 vjeç, të dy banues në Vlorë. Dy skifterët në periudha kohore të ndryshme kanë arritur të futen në tetë banesa, ku kanë mundur të marrin para kesh dhe orendi shtëpiake e sende të ndryshme me vlerë. Sipas burimeve zyrtare, nga përllogaritjet e bëra rezulton se dy hajdutët kanë arritur të vjedhin në këto banesa rreth 10 milionë lekë të vjetra. Dy të arrestuarit janë identifikuar nga kamerat e sigurisë. Policia ka publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku autorët shkonin në banesën ku do kryenin vjedhjen. Ata hynë të qetë në pallatet ku ishte preja e tyre, ku ecnin me duar në xhepa e kokën poshtë, duke mos lënë përshtypje se do kryenin vjedhje. Në bash-këpunim me njëri- tjetrin dy vlonjatët bënë kërdinë duke vjedhur madje edhe në kohën e karantinës në pandemi. Dy hajdutë u arrestuan mëngjesin e djeshëm në sajë të opera-cionit të koduar “Orenditë”. Ata vidhnin banesa, kryesisht ato të cilat i kishin pronarët jashtë shtetit duke marrë pa-jisje elektroshtëpiake, veshje, bizhuteri, lekë etj.

Vjedhjet për të cilët akuzohen dy hajdutëtPolicia e qytetit bregdetar

të Vlorës ka dokumentuar me

prova të pakundërshtueshme plot tetë raste për të cilat akuzohen dy personat e vënë në pranga nga uniformat blu mëngjesin e djeshëm. Sipas policisë dy “skifterët”, në gati 4 muaj kanë arritur të vjedhin orendi shtëpiake e bizhuteri të ndryshme që kapin vlerën e rreth 8 milionë lekëve të vjet-ra. Dy autorët vjedhjet i kanë kryer në kohë dhe në banesa të ndryshme. Më konkret-isht sipas burimeve zyrtare 39-vjeçari dhe 54-vjeçari më datë 11.01.2020, kanë hyrë në banesën e shtetasit me inicialet H. Gj., i cili jeton jashtë shtetit. Në banesën e cila ndodhet në lagjen “Parti-zani”, në Vlorë, autorët kanë arritur të vjedhin disa oren-di shtëpiake të cilat kapin

vlerën e rreth 1 milion le-kësh të vjetra. Tre javë më vonë, më datë 29.01.202, ata kanë kryer vjedhjen e dytë, e cila ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, në Vlorë. Në këtë vjedhje ata kanë hyrë në banesën e shtetasit me inicialet K. Sh., ku kanë arritur të marrin materiale që kapnin vlerën e rreth 2 milionë lekëve të vjetra. Më 13 mars të këtij viti, dy skifterët vlonjatë kanë mundur të hyjnë në banesën e shtetasit me inicialet E. C., duke marrë nga aty një shumë prej 1000 eurove, 1.2 milion lekë të vjetra dhe disa bizhuteri që kapnin vlerën e 500 mijë lekëve të vjetër. Pas dy muajsh pushimin, dy skifterët, i janë rikthyer

“zanatit” të tyre ku vetëm në tre javorëshin e fundit të muajt majë kanë vjedhur 5 banesa në qytetin bregdetar. Më datën 08.05.2020 këta dy shtetas kanë hyrë në banesën e shtetasit me inicialet A. S., banesë e cila ndodhet po në lagjen “Partizani” në Vlorë. Dy hajdutët në këtë banesë kanë arritur që të marrin orendi shtëpiake të cilën ka-pin vlerën e 400 mijë lekëve. Dy ditë më pas, më datë 10 maj, pre e dy “skifterëve”, ka rënë pre banesa e shteta-sit me inicialet S. B., e cila ndodhet në lagjen “Lirimi” të qytetit bregdetar jugor. Në këtë banesë ata kanë arritur të marrin disa sende shtëpiake që kapin vlerën e rreth 870 eurove. Pas një jave “pushim”, dy hajdutët piketuan banesën e shtetasit me inicialet T. T., në lagjen “29 Nëntori”. Pronari i kësaj banese jeton jashtë shtetit. Në shtëpinë e këtij shtetasi ata kanë arritur të merrnin dy televizorë, që kapin vlerën e 500 mijë lekëve të vjetra. Pas tre ditësh, më 20 maj, ata kanë shkuar në lagjen “10 Korriku”, të qytetit. Preja e tyre e radhës ishte banesa e shtetasit me inicialet R. B.. Në banesën e këtij shtetasi hajdutët serial kanë arritur të marrin disa bizhuteri që kap-in vlerën e rreth 1 milion le-këve të vjetra. Vjedhja e tyre e fundit është kryer në datë 29.05.2020, në lagjen “15 Te-tori”, të qytetit bregdetar. Dy skifterët të cilët rezultojnë të dënuar për vjedhje edhe më parë kanë hyrë në banesën e shtetasit me inicialet E. K., ku kanë arritur të marrin disa sende me vlerë që kapin vlerën e rreth 1. 5 milionë lekëve të vjetër. Në ditët në vijim këta dy shtetas do të dalin përpara gjykatës, ku do të njihen me masën e sigurisë dhe akuzat e ngritura ndaj tyre nga ana e prokurorisë.

Vodhën para kesh, sende me vlerë e orendi shtëpiake, pranga dy “skifterëve”

që bënë namin gjatë kohës së pandemisë

konsiderueshme me lëndë narkotike canabis sativa (150 kg), në banesën e shtetasit Agron Velaj”, thanë uniformat blu të Vlorës pas arrestimit të 42-vjeçarit. Materialet ndaj tij i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme

Page 16: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

GAZETA SOT16 E Hënë 15 Qershor 2020

.............

Nga Fatos ÇOÇOLI

Në janar 2012 , në korridoret e ngushta dhe të er-rta të katit të tretë

të godinës së ish-Komitetit Qendror nga përballë (në atë kohë mjediset e Kontrollit të Lartë të Shtetit) zhvilloheshin analizat vjetore të departa-menteve të kontrollit (audit-imit). Për herë të parë në këto analiza ishin të ftuar gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Gazetarët shihnin me kërshëri derën e madhe prej hekuri ku hynë në katin e katërt, si dhe korridoret e ngushta, ku ishin vënë rresht karrige për të ulur pjesëmarrësit në këto takime. Në prani të gazetarëve, kontrol-lorët e shtetit diskutonin disi të ndrojtur për problemet e tyre, duke parë herë gazetarët e herë njëri-tjetrin. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë. Kryetari i ri i KLSH (i sapozgjedhur në detyrë) u jepte zemër të flisnin hapur. Që nga ajo kohë, ky institucion i shtetit shqiptar, historikisht ndër më të mbyllurit dhe enigmatikët, ka folur gjithnjë hapur. KLSH, edhe pse një nga institucio-net shtetërore më të rëndësishme në vend, me ardhjen e demokracisë në vitin 1991 e deri në dhjetor 2011, kishte patur pak ose asfare vizionin për të konsideruar median dhe transparencën me publikun si aleatë të tij. Madje aleatë themelorë. Në pjesën më të madhe të këtyre dy dekadave, zyra e kontrollit më të lartë shtetëror u shërbeu mazhorancave që u alternuan, ose, në ras-tin më të mirë, nuk u ndesh me to. Përmes 86 viteve të ekzistencës së tij (KLSH është themeluar në vitin 1925), deri në dhjetor 2011, institucioni trashëgoi vetëm 4 ose pesë kontrollorë në vitin 2011, që kishin dëgjuar apo dinin diçka për standardet ndërkombëtare të auditimit më të lartë publik, ISSAI-t. Brenda një viti, vitit 2012, kryetari i ri arriti të realizonte 25 ditë tra-jnimi në vit për çdo kontrollor/auditues të institucionit. Në trajnime brenda dhe jashtë vendit. Për herë të parë në jetën e tyre, audi-

Nga Besi BEKTESHI

I gjithë tranzicioni absurd politik dhe ekonomik në Shqipëri, është bërë kaq i lodhshëm, kaq i mër-

zitshëm dhe kaq në humbje të shpresës për shqiptarët, sepse në fakt ka një faj të madh në elitokracinë e së-murë politike shqiptare! Pardje kishin ditëlindjet një-kohësisht Lulzim Basha dhe Partia Socialiste e Shqipërisë. Po, këtë gjë e kanë të përbashkët. Por nëqoftëse Basha ka realisht ditën e lindjes PS-ja ka ditën e rithemelimit dhe pse nuk duan të pranojnë socialistët dje dhe rilindistët sot. Nejse është fobi e tyre që nuk pranojnë haptas dhe me burrni themelimin në 1941-in dhe rithemelimin apo ndryshimin në 1991-in. Por ky nuk është problemi që në fakt dua të shtroj! Problemi është se tranzicioni jonë vjen kaq i zgjatur dhe kaq i korruptuar dhe kaq i lodhshëm ose stërmundues sepse elita politike e këtij vendi dhe kësaj shoqërie ka "data të për-bashkëta" në fajin e madh të saj. Një nga këto faje është sjellja dikur si pronarë të partisë të Sali Berishës dhe deri diku Fatos Nanos dhe pse ky i fundit sigurisht është ku e ku me Berishën në sundim tiranik dhe anti demokraci! Berisha ishte pronar (tiran) partie që në fund të fundit e krijoi ose ishte pjesmarrës aty për aty, ose e shfrytëzoi, por ishte realisht. Ishte një pronar partie dhe nuk pranonte të - mos sillej si i tillë!

Ju dha shembull të gjithë "pronarucëve të tjerë më poshtë". Por njeriu numër dy i modeleve të sundimtarëve është Edi Rama, që nuk ishte pronar! Ai kur PS-ja ndryshoi nga PPSH në pikërisht PS, i akuzonte dhe urrente të gjithë aty brenda. Në vitin 1991, Edi Rama urrente edhe kalimin e PPSH-së në PS! Po ta dëgjosh dhe ta lexosh e kupton qartë dhe mirë. Ai e mori me qera në një lloj tenderi të ndikuar nga pikërisht "ish-pothuaj pronari jo i kujdesshëm i PS-së ose Nano" që sipas tij e mori me "thonj të palarë" dhe e bëri ministër Kulture. Pra Rama nuk është një pronar, as ish-pronar i PS-së, por realisht një qiramarrës i saj. E mori me tender që e fitoi me zotësi! Po po, dhe padyshim e meritonte ta kishte me qera. Ndërkohë që qiramarrësi tjetër ose Lulzim Basha, veproi në sajë të një marrëzie të shpikur nga Berisha, që ishte "bashkëpronësia" mes tij dhe një qira-marrësi pa merita si Lulzim Basha në PD. Sot në fakt, në sajë të këtij budallallëku politik, Basha nuk është as pronar dhe as qiramarrës i PD-së ndërkohë që Edi Rama me Rilindjen e tij po blen në mos po i ka blerë të gjitha aksio-net e PS-së që në 1991-shin kur Lulzimi ishte i vogël - e shante më tepër se sa Luli partinë që sot është kryetar, dhe Luli nuk komandon dot normal, partinë që i lanë si bashkëpronësi. Kjo është një nga marrëzitë më të qelbura që ka politika shqiptare këto tre dekada! Marrja me qera dhe kthimi në pronë e PS-së, sigur-isht është më e leverdishme dhe megjithëse qëndron si një nga paudhësitë më të mëdha politike në kahun e kundërt të demokracisë

funksionon në Shqipëri. Po funksionon në mar-rëzinë kolektive të demek të majtës shqiptare! Kurse marrja me bashkëpronësi mes Berishës dhe Bashës (i cili ishte outsider si Rama në PS) dhe në fund të fundit, sjellja si qiraxhi me partinë e tij, është e keqja e madhe që ka lënë shqiptarët pa alternativë dhe pa mundësi që të zgjedhin mes dy qiraxhinjve që kanë marrë dhe demokracinë me qera në Shqipëri. E këtë gjë e dinë tashmë dhe ambasadorët, e dinë në BE dhe USA, por dhe miqtë e armiqtë tanë kombëtarë. Ata e dinë se Shqipëria me partitë të drejtuara nga qiraxhinj apo qiramarrës, pa sensin as të pronës së vërtetë dhe mundësinë e qenies pronar vetëm për fitime dhe jo prej ndjesisë si pronar legjitim - gjithçka është e vështirë në rrugë të demokracisë. Kur në fakt nuk u bënë kurrë drejtues subjekti politik. Ashtu sikundër janë në botën e kulturuar dhe të qytetëruar perëndimore. Asnjëherë në këto tridhjetë vite. Duke mos qënë kështu, nuk dre-jtuan njëherë të vetme subjektin në demokraci dhe në legjitimitet politik dhe ligjor me rregulla dhe zgjedhje të hapura e të ndershme! Por mirë transformimi nga qiraxhiu Rama i PS-së në Rilindje që është një koncept për t’u studiuar në "akademitë politike ndërkombëtare", por ajo që ka rëndësi është marrëzia e plotë e qiraxhiut të PD-së, që ka sjellë mungesën e pluralizmit në Shqipëri. Sot PD-ja, ka pothuaj "outside" të gjithë ose pothuaj të gjithë themeluesit dhe pse shumica janë gjallë nga të vjetrit dhe shumë nga të rinjtë armiq politikë të saj. Ka shumë të tjerë që janë me aksione të mëdha në parti të

larguar dhe të përjashtuar ose në periferi të lar-guar nga grupi sundues në parti! Po pra dhe në kohë të qiramarrësit medemek bashkëpronar që është Basha. E kjo është e pafalshme! Ashtu sikundër raporti përmbys me demokracinë brenda saj, i cili nuk krijon dot "Rilindje në PD" si modeli Ramës, por njëkohësisht krijon dyzim dhe dëshpërim dhe pse vazhdon të ketë vetëm një model drejtimi që nuk është asgjë përveç se sundim dhe aspak i zgjuar që të sjellë dhe besim në ata poshtë ose masën e madhe të anëtarësisë! Të dy qiramarrësit (pronarë jetësorë partie) bashkë me elitokratët e tyre, kanë bërë krijimin e një plutokracie, e cila ka në bazë krijimin e të pasurve politikë në sundim. Kanë ndryshuar krahët politikë, që nuk kanë kuptim në Shqipëri, sepse në fund të fundit, qiramarrës janë dhe nuk kanë lidhje me parimet, por vetëm me fitimin në sajë të fabrikës parti. Rama ka krijuar partinë e të pasurve ose lumpen pasunarët e së majtës së pasur korruptive, arrogante në pasuri dhe Lulzim Basha drejton partinë, e cila sillet si revolucionare dhe bolshevike në parulla dhe sjellje demonstrative! Po po, duke filluar nga molotovët dhe sulmin ndaj institucioneve apo daljen nga Kuvendi dhe deri në kohën e sotme të shërbimit ndaj pozitës së të pasurve të Rilind-jes plutokratike të Shqipërisë! Ata do të mbeten të tillë dhe për shumë kohë! E para, se nuk dinë ndryshe dhe e dyta, se kanë dhe shoqërinë tonë si retro-kulturore dhe filozofikisht të palexuar e pa dalë akoma në Perëndim, si politikisht dhe kulturalisht!

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Epoka KLSH janar 2012-qershor 2020

Nuk dinë ndryshe, o pronarë, o qiramarrës partie, kurrë drejtues subjekti politik!

tues me 25 dhe 30 vite eksperiencë, dilnin jashtë shtetit dhe takonin kolegë auditues të institucioneve të zhvilluara të auditimit publik të Europës. Dijet për auditimin, që nga ditët e para të 2012-ës, u shndërruan në lajtmotivin e institucionit, në asetin më të rëndësishëm dhe krenarinë e KLSH-së. Kolana e librave dhe manualeve të KLSH, nga 11 tituj të periudhës 1991-2011, u pas-urua në këto tetë vite, 2012-2019 me 109 tituj të rinj. Këta tituj janë libra për auditi-min, për standardet ndërkombëtare ISSAI, për institucionet moderne të auditimit në Europë e më gjerë, manuale të llojeve të ndryshme të auditimit publik, raporte performance e përmbledhje analizash auditimi, përmbledhje kumtesash nga të 6 konferencat vjetore ndërkombëtare shken-core të institucionit, libra të historikut të KLSH, etj. Në këto tetë vite, KLSH i kërkoi Kuvendit të vendoste me ligj një tavan me 60% të Produktit të Brendshëm Publik për borxhin publik. Ishte institucioni i parë në vitin 2012 që foli për riskun e detyrimeve të prapambetura dhe kërkoi shlyerjen e menjëhershme të tyre. Kërkoi për shtatë vite rresht përgatitjen dhe miratimin nga Parlamenti të Ligjit mbi Përgjegjësinë Ma-teriale të Nëpunësit Publik, që do shërbente si një digë e madhe kundër abuzimeve dhe korrupsionit. Kërkoi hartimin e një buxheti realist dhe të besueshëm dhe, sidomos në dy vitet e fundit, mos deformimin e treguesve kryesorë të tij, si deficiti vjetor dhe borxhi publik. Një institucion auditimi suprem publik, për shkak të natyrës së punës së tij, është gjithnjë mes tallazeve të politikës dhe përpjekjeve të saj për ndërhyrje. Në këtë periudhë 2012-2020, asnjë auditues i institucionit nuk është ndjerë i shantazhuar

apo i pambrojtur nga institucioni dhe nga kryetari, gjatë ushtrimit të detyrës së vet. Kryetari ka përballuar çdo presion politik mbi punën e institucionit më të lartë kus-htetues të kontrollit. Sidomos sfidues ka qenë viti 2014, kur segmente të caktuara të politikës u përpoqën të denatyronin karakterin thellësisht reformues dhe pro-gresiv të projektligjit për Kontrollin e Lartë të Shtetit, i cili ishte në përputhje të plotë me standardet ISSAI, të vërtetuar dhe nga SIGMA dhe DG-Budget (Drejtoria e Përg-jithshme e Buxhetit e Komisionit Europian) në Bruksel. Qasja e institucionit më të lartë të Auditimit të Shtetit në vitet 2012-2019, e bazuar në Kushtetutën e vendit, në ligjin bazë të institucionit të vitit 2014, në Stand-ardet Ndërkombëtare të Auditimit ISSAI-t, në Rezolutat e OKB-së për institucionet supreme të auditimit dhe në Rezolutat e Kuvendit, ishte dhe mbeti modernizimi i in-stitucionit në punën audituese, si dhe thelli-mi i transparencës dhe llogaridhënies. Nga të 1242 auditimet e kryera për periudhën janar 2012-mars 2020, KLSH ka identifikuar mungesë përgjegjshmërie nga titullarët e institucioneve publike të çdo niveli, mos-njohje të kërkesave të ligjit të menaxhimit financiar, nivele të ulta dhe ineficiencë të sistemeve të kontrollit të brendshëm, duke krijuar risqe për shpenzime jo në përputhje me kërkesat ligjore dhe efektivitet të ulët në shpenzimin e fondeve buxhetore. Çdo raport auditimi është lexuar, konspektu-ar me shënime përbri dhe ripunuar nga kryetari i institucionit. Të shumtë mund ta kenë të vështirë për ta besuar, por në tetë vite, Kryetari i KLSH ka lexuar me-satarisht 150-200 faqe raporte auditimi në ditë, përveç korrespondencës së përditshme

dhe raporteve të njësive ndihmuese në institucion. KLSH ka zbuluar një dëm ekonomik mbi 1.2 miliardë euro në këto vite, si dhe praktika dhe vendim-marrje institucionale me efekte negative në fondet publike mbi 2.1 miliardë euro. Në tetë vite 2012-2019, KLSH ka kryer 340 kallëzime penale ose mesatarisht një kallzim penal në javë, duke vënë përpara përgjegjësisë për shkeljet e kryera dhe dëmin ndaj fondeve dhe pronës së të gjithëve rreth një mijë nëpunës të lartë, të mesëm dhe të ulët të administratës shtetërore. Nga ministra e sekretarë të përgjithshëm ministrish, tek drejtues drejtorish, përgjegjës sektorësh, ekspertë e punonjës të thjeshtë. Nuk mund të jesh shërbestar i denjë për qytetarin, pa u vetuar (kontrolluar) në nivel të mungesës së konfliktit të interesit dhe integritetit. KLSH renditet ndër të parat institucione supreme të auditimit (SAI) që në mënyrë vullnetare, që nga viti 2014 ka adoptuar metodologjinë e vetëvlerësimit të integ-ritetit (INTOSAIT), e konsideruar si një nga metodat inovative dhe të efektshme, me impakt në zhvillimin e politikave të integ-ritetit. Me nismën e kryetarit, institucioni ka ndërtuar partneritet real me shoqërinë civile aktive në luftën për transparencë dhe kundër korrupsionit në vend, me botën akademike, me universitet publike, si dhe me institucionet simotra europiane. KLSH dha kontributin e tij modest në hartimin e draftit të ri të standardit ISSAI 30 “Kodi i Etikës”, i cili u miratua në Kongresin e XX-II-të të INTOSAI-t, organizatës botërore të institucioneve supreme të auditimit në dh-jetor 2016. Katër vite më parë, institucioni u bë anëtar i Grupit të Punës së EUROSAI-t “Mbi rolin e Institucioneve Supreme të Auditimit në përhapjen e kulturës etike në sektorin publik”. Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë grup, KLSH ka synuar zba-timin e auditimit të etikës dhe integritetit në subjektet e auditimit të sektorit publik, duke kryer trajnime intensive, që kanë synuar edukimin e audituesve me frymën e standardeve etike dhe vlerave morale. Në pesë vitet e fundit, me nismën e kryetarit,

Page 17: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

.............GAZETA SOT E Hënë 15 Qershor 2020 17

“Nga Pandeli BARDHI

Kështu u drejtohej redaksia e gazetës “Bashkimi i Kom-bit” e datës 11

Gusht të vitit 1944, biznes-menëve dhe pasanikëve të kohës duke patur parasysh gjendjen e mjerueshme të Bibliotekës Kombëtare dhe Muzeut Kombëtar. Dhe më tej ajo vazhdon: “Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu Kombëtar” është një turp për tërë kombin. Është një shëmtim dhe rrezik që mund të vijë nga zjarret në këtë ndërtesë me dërrasa të vjetra që ndodhet në pikë të hallit... Një ditë, mund të zhduket tërë ky thesar i mbledhur çika çika. Atëherë”. Atëherë, po e vazhdojmë ne të nderuar kolegë të gazetës “Bashkimi i Kombit” plot mbas 76 vitesh qysh kur juve e keni shkruar. Nuk më durohet të nderuar kolegë t’ju them që në fillim megjithëse fatkeqësisht juve nuk jetoni, meritoni t’ju quajmë patriotë të vërtetë. A e dini pse? E bëni këtë konstatim, në një kohë që ishit pa shtet, në një kohë që vendi ishte në luftë dhe të ngrije një problem të tillë është si të thuash, “fshati digjet dhe kurva kërkon krehër”! Por, nuk është kështu. Qysh kur juve e quani artin dhe kulturën një “thesar të mbledhur cika-cika”, kjo do të thotë të jesh më shumë se një atdhetar i vërtetë. Siç u shpreha, qysh atëherë kemi ecur vërtet 76 vite përpara, por kur bëhet fjalë për kulturën, përjashtuar periudhën e diktaturës, e cila bëri shumë përsa i përket artit dhe kulturës, ndërsa këto tridhjetë vitet e fundit, kemi ecur 76 vite më mbrapa nga koha kur juve shkruani. Diktatura, me aq sa mundi ndërtoi institucione kulture jo vetëm në qytet, por nuk kishte fshat pa vatër kulture. Sot, as në kryeqytet, as në qytet, as në fshat, nuk kanë mbetur më institucione të kulturës. Në kohën e diktaturës u ndërtuan edhe Pallati i Kulturës, edhe Muzeu His-torik Kombëtar edhe një Shtëpi Qendrore e Ushtrisë Popullore, përveç shumë të tjerave. Qeveria e “merhumit” demokrat, këtë të fundit, kur nuk i kishin mbetur më shumë se dy tre javë për t’u larguar nga pushteti e grabiti atë dhe e ktheu në seli të partisë së tij për të fabrikuar shpifje, mashtrime dhe përbaltje për kundërshtarët politikë. Janë me qindra ushtarakë që kryejnë misione paqeruajtëse në vende të ndryshme të botës. Mbas kthimit ata dhe fëmijët e tyre që bëhen me mijëra kanë nevojë për trajnime nga më të ndryshmet. Pikërisht për këto dhe shumë aktivitete kulturore ishte kjo shtëpi që “baltaxhinjtë” e kthyen në “kënetë” për t’u promovuar “zhapikët” se si të shajnë e të shpifin për kundërshtarët politikë. Jo vetëm kjo, por të gjitha institucionet e kulturës që funksiononin në të kaluarën u kthyen në kioska për perfeksionimin e dallavereve. Asgjë nuk u bë për artin dhe kulturën në

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

këto tridhjetë vite që sot dalin si “luftëtarë” në mbrojtje të institucioneve të kulturës siç është prishja e teatrit. Në vend që të dalin artistët dhe aktorët e vërtetë, na dalin partiakët që u dhimbset arti dhe kultura. O tempora o mores!

Të kuptohemi, sot kemi shtet, kemi një klasë të tërë pasanikësh apo oligarkë si i quajnë me gjuhën e sotme dhe askush, as shteti, as oligarkët, as kjo klasë politike, që pasurohen jo vetëm me djersën e tyre, por më shumë me djersën e popullit fukara, as që e kanë mendjen të bëjnë diçka për kulturën në përgjithësi e për historinë në veçanti. Fjala është për Pallatin e Kulturës dhe Muzeun Historik Kombëtar, mu në qendër të kryeqytetit. A e dini pse ndodh kjo? Kjo ndodh qysh nga vlerësimi që i bëjnë të cilët, nuk i vlerësojnë ashtu si juve si “thesare”, por në të kundërtën e tyre, si “vrima e fundit e kavallit” si “të tepërta” në këtë kohë korrupsioni vjedhjesh në rrugë e forma nga më të ndryshmet pikërisht nga ata që kanë në dorë të bëjnë diçka për këto dy institucione që sot ndihen të braktisura. Për të mos ju kthyer më gazetës në fjalë, po citoj edhe një konkluzion të saj: “Qysh kur është krijuar shteti shqiptar, janë shpen-zuar miliona e miliarda, por për artin dhe kulturën asgjë. Sigurisht do të shpenzohet për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga lufta, por duhet të shpenzohen edhe për kulturën dhe artin, të cilat ndodhen në mëshirën e fatit”.Në fund shkrimi mbyllet me fjalët: “Zotërinj pasanikë. Bëni diçka për këtë vend që ju lindi dhe ju pasuroi. I hiqni nga një kat pallateve tuaja dhe bëni diçka për artin dhe kulturën.”! Kështu qenka e thënë për këtë shtetin shqiptar qysh kohë, që pasanikët të shohin vetëm “thesaret” e xhepave të tyre dhe jo “thesaret” e kombit. Ca më shumë kjo, këta vitet e fundit të ash-tuquajtura të demokracisë, e cila na ka tre-guar që një kombi, “nuk ka pse i duhet arti dhe kultura sepse investimet në këtë fushë, janë para të hedhura në lumë”! Lavdi Zotit, në kohën tuaj, nuk ra ndonjë zjarr apo nuk u bë ndonjë përmbytje në “dërrasat e vjetra” të atyre institucioneve. Kjo, falë kujdesit dhe vlerësimit që juve i bënit këtyre “thesareve”! Po sot? Të dy “vizitorët” edhe zjarri edhe uji, erdhën njëri pas tjetrit, nuk na i rrëmbyen e t’i dërgonin në det të gjithë arkivin e li-brave apo t’i kishin kthyer në tym siç digjen kazanët e plehrave. Të përmbyten sallat e librave të Bibliotekës Kombëtare, me një shi në mes të kryeqytetit, aty ku qëndron Heroi Kombëtar, kjo nuk ishte parë e dëgjuar. Megjithatë, “forcat e ndërhyrjes së shpejtë” kovat plastike dhe tharëset e flokëve të grave, erdhën në kohë dhe bënë të mundur të shpëtonin ç’të shpëtonin nga kjo “pasuri e vënë çika çika”, siç thoni juve të dashur kolegë të redaksisë “Bashkimi i Kombit” nga këto dy “mëkate” jo të natyrës, për të pro-vuar gatishmërinë e shtetit! As ne, që kemi qënë prezentë, nuk mund t’i imagjinonim

Zotërinj pasanikë, bëni diçka për këtë vend që ju lindi dhe ju pasuroi!

këto fatkeqësi e jo më juve që keni jetuar më shumë se shtatëdhjetë vite më parë. Por, do thoni juve, a e futi kush dorën në xhep, dhe a u morën masa të kompletohej fondi i librave dhe materialeve shumë të rëndësishme si dëshmitarë të historisë dhe kulturës së këtij kombi? Askush! “E mo se libra janë, sikur janë thesare me florinj”! Me këtë mentalitet e vlerësojnë kulturën! Ja pra krahasoni kujdesin tuaj për bibliotekën dhe muzeun me “dërrasa të vjetra e të kalbura” me këto godinat tona me pllaka mermeri që edhe mbyten edhe marrin zjarr sepse është “mbytur” vlerësimi që i bëjnë kulturës dhe ka marrë “flakë” truri i atyre që janë përg-jegjës. Në vitin 1944 numëroheshin me gish-tat e dorës pasanikët dhe çifligarët, kurse sot kemi një armatë të tërë me pasanikë e të kamur që jo vetëm nuk i “heqin ndonjë kat pallateve të tyre” siç thoni juve, por nuk heqin as edhe një tualet për macen. E dini pse e them këtë? Një prej oligarkëve, në një prej dhjetra vilave dhe çifligjeve që ka, njëmbëdhjetë tualete, ka vetëm për macet dhe ka borxh që edhe njëzet e katër t’i bëjë, por vetëm për kulturën të mos investojë as edhe një qindarkë. Nuk është i vetëm ky, të gjithë të tillë janë, por mjerë ata që i zë halli në këtë vend ku i ka rënë “lotaria” të jetojnë. Në këto momente që flas të gjithë pasanikë e politikanë, deputetë e shtetarë, janë të gjithë të përfshirë në luftë me njëri tjetrin. Kjo luftë bëhet me akuza e kundërakuza me shpifje e sharje etj. me qëllimin e vetëm që të shtojnë pasuritë e tyre, por jo për ato që ka shqetësim kombi. Pallati i Kulturës ishte një nga të parat që u ndërtua nga dik-tatura, dhe asaj i takon merita. Po kështu, edhe Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua po nga diktatura dhe atyre u kushtohej rëndësi e madhe për edukimin e brezave të ardhshëm. Po sot? Sot, as më shumë e as më pak, janë kthyer si “mall pa zot”! Janë dëshmitarë dhe dhjetra e qindra studiues, shkrimtarë e historianë sot që shohin se në ç’gjendje është katandisur qëndra më e madhe e kulturës në vend. Gjithmonë është bërë propagandë që “do të çojmë internetin në shkollat e fshatrave më të largëta të ven-dit”! Përralla me mbret. As në Qendrën e Kulturës në kryeqytet, nuk ka internet! Në pikun e vapës në sallat shkencore duhet të marrësh me vete freskuesen dhe në ditët e ftohta duhet të mbash veshur kapotën! Edhe grilave edhe xhamave u vendosim nga një shkop poshtë që të mos bien… Muzeu Historik Kombëtar, është vepër e bërë në fundin e Diktaturës. Ylli i Mozaikut “Shqipëria” në ballë të Muzeut, shkaktoi jo pak polemika midis të majtëve dhe të djathtëve, të hiqej apo të qëndronte derisa e “zgjidhi” Vodafoni. Edhe ky institucion, më shumë se për pasqyrimin e historisë sipas periudhave, është bërë “arenë” e luftës partiake siç është ajo e pasqyrimit të Luftës Nacional-Çlirimtare. “Lavdi Zotit” që disa salla të tij jepen me qira kur ndonjë depu-

tet, politikan apo oligark bën ndonjë takim dhe e paguan si “frëngu pulën”. Këto katër muajt e fundit, kaluam një epidemi nga një virus i quajtur “Covid-19” dhe ca nga frika ca nga ajo “rroftë sebepi” politikanët tanë që “jetën e qytetarit e kanë gjënë më të shtrenjtë” “kujdesen edhe për ata që duan të lexojnë ndonjë libër”.Të shkojë lexuesi apo studiuesi atje duhet të vishet si kozmonaut dhe duhet të komunikojë vetëm me “isharete” (me shenja, pa zë) dhe vetëm tre katër orë. A e dini juve zotërinj të gazetës “Bashkimi i Kombit” që Pallati i Kulturës, vetëm emrin e ka të tillë sepse bëjmë fjalë vetëm për dy salla shkencore dhe të gjitha sallat e tjera, janë biznese dhe kafene? Nuk do të kishim hiç të drejtë të ankoheshim sikur të kishim vetëm çerekun e sallave të kafeneve për studime! Siç na thonë, edhe këto dy salla shkencore që janë, shumë janë, sepse për dije sot, askush “nuk ka nevojë”! Sa për kul-lat shumëkatëshe në qendër të kryeqytetit, të dashur kolegë të redaksisë “Bashkimi i Kombit” që fatkeqësisht juve nuk më dëgjoni, por më dëgjon historia, sikur të ishit në jetë do të shihnit se me çfarë shpejtësie marra-mendëse ngrihen. Sot, kullat shumëkatëshe janë fitimi, institucionet e kulturës, nuk të japin gjë. Makineritë e rënda punojnë “non stop” dhe zhurma e vinçave kërcet ditë e natë aq sa na e kanë bërë edhe jetën të mërzitshme në kryeqytet. Ata, nuk kanë faj, sepse po afron koha të lënë mandatin dhe duhet të shfrytëzojnë “kohën e humbur” duke mbushur xhepat, por jo të “mbushin” boshllëkun që është krijuar në art e kulturë. Sikur është vetëm kultura mangët këtu…

Diktatura, me aq sa mun-di ndërtoi institucione kulture jo vetëm në qytet, por nuk kishte fshat pa vatër kulture. Sot, as në kryeqytet, as në qytet, as në fshat, nuk kanë mbe-tur më institucione të kulturës. Në kohën e dik-taturës u ndërtuan edhe Pallati i Kulturës, edhe Muzeu Historik Kombëtar edhe një Shtëpi Qendrore e Ushtrisë Popullore, përveç shumë të tjerave...

KLSH realizoi ngritjen e infrastruk-turës moderne të teknologjisë së infor-macionit në ambientin e godinës së re, si dhe investimin në krijimin e një sistemi informacioni bashkëkohor, për menax-himin dhe mbështetjen e proceseve të au-ditimit, nëpërmjet një platforme softëare të integruar dhe me proces pune (ëorkfloë) të automatizuar, në përputhje me manua-let dhe rregulloren në fuqi, në lidhje me disponueshmërinë, integritetin dhe kon-fidencialitetin e sistemit. Forca shtytëse përpara e institucionit dhe motori i mirë-filltë i modernizimit të tij janë kapacitetet profesionale të audituesve të vet. Sistemi i trajnimit dhe i zhvillimit profesional në

KLSH reflekton efektivitetin e politikave të rritjes së kapaciteteve audituese ndër vite. Ditët mesatare të trajnimit për auditues janë në nivele rreth 14 herë më të larta, krahasuar me vitin 2011, kur ky nivel ishte vetëm 2,1 ditë mesatare trajnimi për auditues. Gjatë viteve 2018-2019, çdo auditues ka ndjekur mesatarisht 29 ditë trajnimi, një tregues ky i pranishëm në institucionet e zhvilluara të auditimit të vendeve të Bashkimit Europi-an. Kjo qasje ka mundësuar që audituesit e KLSH të kenë akses në praktikat më të mira të fushës së auditimit në sektorin publik dhe të kontribuojnë në zhvillimin institucional të qëndrueshëm, duke patur në qendër të vëmendjes rritjen e shërbimit ndaj qytet-

arit në miradministrimin e parasë publike. Dija bashkëkohore në auditim është arma e vetme e Kontrollit të Lartë të Shtetit për të qenë i pavarur dhe shembull i profesionaliz-mit, integritetit, etikës dhe shërbimit të përk-ushtuar dhe efektiv ndaj qytetarit. Njeriu që mundësoi këtë transformim epokal të KLSH, që i dha institucionit ligjin e ri integral të vitit 2014, tërësisht në përputhje me standardet e INTOSAI-t, mbi 100 auditime të perfor-mancës, që krijoi Departamentin e Teknolog-jisë së Informacionit, që realizoi nga një kallzim penal në javë ose një kallzim në çdo tre auditime, që përgatiti vetë në një pjesë të madhe, si dhe mundësoi, nxiti dhe promovoi të 116 librat e kolanës “Botime KLSH” deri në

mars 2020 dhe mbi 630 shkrime, artikuj, ese dhe publicistikë të audituesve në shtypin tonë me qarkullim kombëtar në vitet 2013-2020, që botoi Revistën shkencore “Auditimi Publik” dhe 24 numrat e saj shqip/anglisht në tetë vjet, që realizoi fillimisht Javën e Hapur dhe pastaj Muajin e Hapur për qytetarët për vite me radhë, që organizoi gjashtë konferenca shkencore ndërkombëtare për auditimin dhe financat publike, që realizoi bashkëpunim të hapur dhe konkret me OJF-të aktive në luftën për transparencë dhe kundër korrupsionit, që u siguroi audituesve ndërtesën e re të KLSH, me kushte moderne pune dhe trefish më shumë hapësira, quhet Bujar Leskaj.

Page 18: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

GAZETA SOT18 E Hënë 15 Qershor 2020

.............

Po sot sa bëhet për artin? Ministria e Kulturës jo vetëm kjo që është sot por dhe që kanë qenë, si e ka emrin, a njihet kush, kush është drejtor, kush është ministër? Vihen aty ministra njerëz që nuk kanë lexuar një libër, se njohin fare. Mbase kanë lexuar ndonjë gjë për artin, por nuk e kanë idenë...

k u l t u r e www.sot.com.al

Aktori shprehet se është një situatë e vështirë për artin dhe kulturën në vend

Arti po degradon, Tirana pa teatër e shtëpi kulture, në krye të Ministrisë së Kulturës

emërohen njerëz që s’kanë lexuar një libërPër artin dhe kulturën duhet

alarm nga institucionet, sepse nuk po vlerësohen dhe njerëzit që japin për

të. Kështu shprehet aktori i njohur i humorit Zef Deda për problemet, që po kalon jeta artiske në vend. Në intervistën për “SOT” aktori Zef Deda “Mjeshtër i Madh”, shprehet se është e padrejtë që për jetën artistike ka kaq pak vëmendje nga shteti. Një turp e quan aktori Zef Deda shem-bjen e Teatrit Kombëtar, që sipas tij duhej të ishte ruajtur. Për aktorin ndërsa në botë teatrot e vjetër i ru-ajnë dhe i mirëmbajnë, sot në Tiranë nuk ka më një Teatër Kombëtar. Me problemet që përballen sot artistët, aktori Zef Deda pohon se kemi një Ministri Kulture që është e dobët dhe sipas tij në vendin tonë arti dhe kultura nuk stimulohet. Për aktorin buxhetet janë të pakta dhe për kri-jimtarinë, ku autorët duhet të kenë më shumë vlerësim. Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Ai gjithashtu gjatë këtyre viteve ka interpretuar në komedi të suksesshme si "Vëllai nga babai", "Kollovari", "Big Brother Shkodra 1", "Big Brother Shkodra 2", “Lufta dhe paqja pa pilaf...”, etj. Me një shkathtë-si dhe me një plas-tikë të shkëlqyer psiko-fizike ai ka realizuar qindra figura artistike.

-Si kanë kaluar ditët gjatë kësaj kohe?

Unë jam një tip shumë i gjallë edhe pse kam pasur pak probleme shëndetësore, por kur erdhi kjo kohë me pandeminë sigurisht që kam ndjekur dhe këshillat e mjekëve, të OBSH, që kanë thënë të rrimë bren-da, të bëjmë kujdes, etj. Unë kam qëndruar dhe kam zbatuar këshillat e mjekëve gjatë kësaj kohe, kam qenë i bindur për çfarë kanë thënë. Për pandemitë duhet patjetër të mba-het karantinë, megjithatë edhe për gjendjen që kam unë duhet të rrija në shtëpi. Por kam dalë pak poshtë pal-latit sipas kohës që mundeshim. Kam dalë të blej diçka, por shumë pak. Tani masat kanë filluar të hapen, por po shikoj që po bëhen disa gabime, sikur jemi hapur pak si rëndë. Nëse janë hapur vendet duhet të mbahet edhe një farë rregulli.

-Disa ditë më parë iu bashkuat protestës të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para teatrit “Migjeni” në Shkodër. Çfarë humbi jeta artistike me shembjen e tij?

Ne kemi një histori të ndikuar fort nga politika dhe udhëheqësitë e ndryshme, që në kohën e lashtë kjo. Ne kemi ndërtime dhe nga romakët e ilirët e vjetër dhe janë ruajtur disa. Por tek ne vjen një politikë në kohë të monizmit, që thotë shembe këtë

dhe atë, prishe këtë e atë, por ato objekte si një xhami apo një

kishë nuk është ndërtuar thjesht për shkak të fesë, por dhe për të mbajtur dhe nocionin gjallë, karakter-in gjallë, tipin gjallë, ka objekte edhe për të mba-jtur dhe shqiptarin gjallë. Pra historia e një kombi varet dhe tek një objekt i

kultit, varet tek një objekt i artit. Dhe ajo ishte një

fatalitet i jashtëzakonshëm për me iu nënshtruar oli-

garkëve, hajdutëve, mafiozëve të ndërtimeve, që nuk e kanë

idenë se çdo të thotë qytetërim i pastër

dhe i bukur dhe i integruar

në Europë

ZEF DEDA:

dhe botë, por dhe i mbështetur tek tradita e jashtëzakonshme e sido-mos e atij teatri. Sa mirë është për shembull xhamia midis Tiranës, sa mirë që ajo u ruajt. Nuk po them vetëm për një xhami që është objekt kulti, por janë dhe tërë ato ministri që janë ndërtuar që në 1939. Janë bërë mjaft të bukura. Jo se ishin të fashizmit, por të mbahen si ndërtesa. Kurrë shteti jonë nuk ka bërë gjë. Tani pasi iu doli qejfi i Bllokut po kalojnë te teatri. Mendojnë për të bërë kulla aty dhe një teatër të vogël. Në atë që thuhet se do ndërtohet nuk ka asgjë për artin skenik. Nga ai Teatër Kombëtar dolën gjithë ata korifenj të jashtëzakonshëm nga më të vjetrit e deri te Ndriçim Xhepa, Arben Derhemi, etj. Pra që nga të vjetrit dhe duke ardhur te më të rinjtë kanë bërë një epokë ata aktorë, regjisorë dhe skenografët, që kanë mbajtur artin lart. Ata furnizuan edhe ekranin dhe e bënë ekranin shqiptar të fortë dhe të fuqishëm, e bënë jashtëzakonisht të pëlqyer nga pop-ulli. Aty ka luajtur Tinka Kurti, Roza Xhuxha, Margarita Xhepa, Prokop Mima, Kadri Roshi, etj.

-Ju keni qenë në teatro të ndry-shëm jashtë vendit, si mbahen dhe ruhen këto institucione?

Unë kam hyrë në teatro të ndryshëm të botës. Teatrot që kanë vite e vite që janë ndërtuar aty i mbajnë dhe nuk i luan kërrkush, madje më mirë të hysh në ato teatro të vjetër që i mbajnë dhe ka privilegj, se sa te një ri që është bërë më pas.

Shkoni në Milano keni La Scala mbi 400 vjet, shkoni në Angli keni

teatrin e Shekspirit. Ata i mbajnë dhe i ruajnë dhe nuk guxojnë ta prekin. Pse? Sepse është teatri i Shekspirit. Kemi teatër në Romë, teatri i Var-shavës etj. Edhe teatri jonë ka bërë namin, është i mrekullueshëm, ra edhe tërmeti asgjë se gjeti. Por është gjë tjetër që qeveritë e lanë pa riparu-ar, por teatri duhej ruajtur. Nuk mund ti them askujt apo dhe tim biri, me dalë në rrugë ku është shemb teatri dhe t’i tregoj me dorë në tokë këtu ka luajtur i madhi Ndrek Shkejzi, Naim Frashëri, Margarita Xhepa, etj, të gjithë aktorët e mëdhenj. Të kenë trup ata që e shembën. Ka pas teatri dy salla brenda, një sallë ka qenë për prova. Turp që se rregulluan atë dhe ta mbanin në këmbë, që ne të kreno-heshim që kemi teatër dhe do të kemi çdoherë. A doni me ditur kush është Tirana sot? Tirana sot nuk ka Teatër Kombëtar, nuk ka Opera sepse ajo që kanë riparuar vetëm e kanë lyer e stukuar dhe kanë harxhuar 1 mil-iard lekë. Me kaq para do të thotë të bësh tre salle opera me tërë teknikën, që ka brenda. Tirana nuk ka shtëpi kulture, si më parë. Estradën e bënë mizerabël, iku dhe ajo. Kultura dhe arti është ta mbash njeriun këtu. Çfarë ti mësosh fëmijës kur s’kemi më si më parë ato institucione të artit. Ka pas artistë të mëdhenj, që kanë thënë duam teatër të ri, por ata nuk kanë thënë të shembet i vjetri, por i ka manipuluar politika. Të gjithë janë të ndërtohet teatër i ri, por jo të prishësh të vjetrin. Lum Tirana që të ndërtohet jo një teatër i ri, dhjetë të ndërtohen të rinj dhe të bukur, por është turp që shembet i vjetri.

-Ju jeni jo pak kritik me çfarë ka ndodhur në jetën artistike, si e shikon Ministrinë e Kulturës?

Asnjë prej ministrive tona nuk ka pasur njerëz të aftë, që të jenë ekzigjent, të fuqishëm, intelektual të artit dhe kulturës, që ta zhvillojnë ministrinë e tyre për hatër të pop-ullit, kulturës e rinisë sonë. Vetëm në sistemin monist qenë interesuar me bërë art dhe kulturë, duhej të plotësonte dhe vijën e partisë, por ama aktivitete janë bërë. Ne kishim estradat ato vite që kanë pas aq shumë aktivitet, humor. Kemi bërë skeçe edhe si ai “Kunati i shokut Xhemal”, për ata që përfitojnë nga pushteti. “Kunati i shokut Xhemal” shkruar nga mjeshtri Paulin Selimi është një risi e asaj kohe, sepse kri-tikonte disa marrëdhënie, komedia kritikonte lart. Si sot që sa vjen një parti në pushtet vendos në punë njerëzit e saj. Sa vjen partia tjetër në pushtet i heq këta njerëz dhe vendos njerëzit e vet. Ndaj dhe ko-media “Kunati i shokut Xhemal”, ku unë luaja rolin e Lonit është aktuale edhe sot. Komedia u mirëprit shumë nga publiku ato vite, në mënyrë të jashtëzakonshme. Po sot sa bëhet

për artin? Ministria e Kulturës jo vetëm kjo që është sot por dhe që kanë qenë, si e ka emrin, a njihet kush, kush është drejtor, kush është ministër? Vihen aty ministra njerëz që nuk kanë lexuar një libër, se njohin fare. Mbase kanë lexuar ndonjë gjë për artin, por nuk e kanë idenë. Për artin dhe artistët është një sulm i jashtëzakonshëm për ta thyer. Arti dhe kultura nuk ndihmohet. Artisti është i nëpërkëmbur, është njeriu më i varfër. Unë jam 70 vjeç dhe kur kaloj në rrugë të gjithë më respektojnë, të gjithë i duan artistët dhe kur dëgjojnë që askush nuk i ndihmon artistët është turp. Projektet duhet me i drejtuar shteti jo individi, ministritë tona janë të dobëta. A je ministër? Po. Për artin dhe kulturën të jepen paratë atëherë çoje artin lart, çoje librin lart, bandën lart, të tërë forcat. Një komb pa art, kulturë dhe pa arsim është i mbytur, i destinuar për të vdekur, por dhe injorant. Është turp kjo që ndodh. Për artin dhe kul-turën duhet alarm, jo të bëhen kulla e beton. Arti dhe kultura ka mbaruar, sepse nuk vlerësohen edhe njerëzit që japin për të. Por arti dhe kultura duhen aktivizuar në vend, i japin jetë këtij vendi, i japin frymë, i japin kurajo popullit.

-Më herët ju jeni shprehur se krijimtaria nuk paguhet sa duhet. Si ndikon kjo?

Për çdo vit merret një dramë me atë fond që është, vihet premierë një herë, 2-3 shfaqje në skenë dhe kaq. Ndërsa kur vihet shfaqje estrade mbushet salla, se duan njerëzit humor dhe këngë. Por vijnë drama të dobëta, derisa paguhet dobët. Një dramë nëse paguhet 800 mijë lekë nuk mund të shkruhet mirë. Krijimtaria duhet paguar, që të jetë e mirë. Por shteti nuk ka para të paguajë autorin. Nëse jepen para për projektin, duhet ti rrish mbi krye se si po shfrytëzohet 5 lekëshi i projektit. Pra shteti ato para që jep duhet ti kontrollojë edhe se si përdoren. Tek ne projektet vidhen.

-Ministria e Kulturës sipas jush sa duhet ti ndihmojë teatrot në rrethe edhe pse varen nga bashkitë?

Ministria e Kulturës me kryem-inistrinë është pronari. Bashkisë i lënë teatrin, e ke në territorin tënd shfrytëzoje. Bashkia shiti biletat, paratë shkojnë në thesar sa është fituar. Ministria e Financave dhe kryeministria i jep bashkisë x buxhet për artin. Nuk ka të drejtë bashkia ta mbajë e shfrytëzojë vetë sa të dojë nga ajo që merr, sepse nëse është pronari bashkia atëherë bëhet laçanishte shteti. Por sigurisht, që shteti duhet të ndihmojë shumë më tepër artin dhe teatrin edhe në rrethe nga sa bëhet sot. Situata është tepër e vështirë prej vitesh për artistin dhe artin në vend.

Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

.............GAZETA SOT E Hënë 15 Qershor 2020 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Është një humbje e madhe për letrat shqipe, sepse është një njeri që iku shumë shpejt. Vetëm 44 vjeç dhe të mendosh, që

deri në atë moshë kishte gjithë atë kri-jimtari, si në prozë dhe në poezi...

Skandal u cilësua shkatërrimi i kolonave të Nymfeut në Apolloni, por deri tani ka munguar një reagim i Ministrisë së Kulturës për çfarë ka ndodhur. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, i cili denon-coi këtë rast shprehet se për këtë krim ende nuk ka reaguar ministrja e Kulturës Elva Margariti, duke e cilësuar një mungesë përgjegjësie. “Po mbushen 72 orë nga denoncimi për shkatërrimin e kolonave të Nymfeut në Apolloni dhe ende asnjë reagim publik nga ministrja e Kulturës Elva Margariti. Pas sensibilizimit, që ka ngjallur në opinionin publik ky krim, si dhe deklaratës së djeshme të Presidentit të Republikës, është e paimagjinueshme kjo mungesë përgjegjësie”, shprehet Forumi. Por ajo që po ndodh me këtë shkatërrim është jo vetëm që nuk ka një reagim deri tani nga Ministria e Kulturës, por Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shkruan se drejtoria e parkut po tenton tua lërë fajin lopëve. “Pas dy muajsh hetimesh infor-mohemi se drejtoria e parkut të Apollonisë po tenton t’ua lërë fajin për dëmtimin e kolonave lopëve të fshatit aty pranë. Duhet të ketë qenë lopë kriminele se-riale, derisa ka rrezuar jo një po dy kolona”, vijon reagimi i Forumit. Ajo që ndodhi me këtë shkatërrim në Apolloni ka ngjallur dhe interesin edhe të mediave të huaj në shtetin grek. Foru-mi në vijim ka publikuar një tjetër material nga mediat greke, ndërsa shprehet po mungon reagimi nga ministria jonë. “Ende asnjë prononcim nga nivelet e larta të ekzekutivit shqiptar për vandalizmin ndaj sitit më të rëndësishëm arkeologjik të Adriatikut Jugor, Apollonisë (Pojan). S’ka problem, se prononcohet media greke, siç duket ata e ndjejnë më afër kulturën e Apollonisë se ministria jonë e linjës!” cilëson Forumi. Por ndërsa ka munguar një reagim nga ministria për shkatërrimin e kolonave në Apolloni, gjatë këtyre ditëve ministrja Margariti ka vijuat ne ftesa për të vizituar parqet arkeologjike në vend. Me shkatërrimin që ndodhi, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shprehet se po u vazhdua kështu nuk do të kemi më çfarë të vizitohet në parqet arkeologjike në vend. “Ministrja e Kulturës po na fton sot të vizitojmë parqet arkeologjike falas. Përsëri asnjë fjalë për dëmtimin e Nymfeut në Apolloni. Po vazhduat kështu mbrojtjen e monumenteve nuk do kemi ç'të vizitojmë më në sitet tona arkeologjike zonja Margariti!”, shprehej dje Forumi. Dëmtimi i dy prej kolonave të fontanës monumentale të Apollonisë gjatë këtyre ditëve ka ngjallur shumë reagime nga arkeologë të njohur, që kanë pohuar përgjegjësinë e Ministrisë së Kulturës.

Aktori Laert Vasili: Një autor me një krijimtari të pasur në poezi dhe prozë

dhe është autor i 15 volumeve në zhanre të ndryshme si, poezi, dramë, novelë si dhe tregimeve të shkurtra.

Mbrëmjet poetikeAktori Laert Vasili shprehet se

mbrëmjet artistike me krijimtarinë e autorëve të ndryshëm, që po zh-villon Teatri Kombëtar kanë rëndësi gjatë kësaj kohe kur aktiviteti është ndërprerë për shkak të pandemisë. Aktori shprehet se ka rëndësi që ti kushtohet vëmendje krijimtarisë së autorëve shqiptarë. “Për mua është shumë e rëndësishme të komuniko-het dhe të bëhet e qartë tek shikuesit gjithë krijimtaria që ka të bëjë me letrat shqipe, sepse ke breza sido-mos tek brezi i ri, që larg qoftë nuk i njohin fare këto lloj krijuesish. Këtu lind një detyrë tek të gjithë vendet

e vogla sa i përket kulturës së tyre. Kjo sepse një bombardim të tillë, që ke nga industria kinematografike ku nëpërmjet platformave televizive njerëzit rrinë dhe shikojnë mini-mumi 3-4 komedi amerikane në ditë, detyra e një Teatri Kombëtar është ajo që thashë dhe herës tjetër kur u bë mbrëmja për arvanitasit dhe arbëreshët, që të qëndrojë dhe të ketë përhapjen e kulturës së asaj gjuhe, në rastin tonë të gjuhës shqipe”, shpre-het aktori i njohur Laert Vasili, i cili është angazhuar gjatë kësaj kohe me mbrëmjet, që po zhvillohen Teatri Kombëtarë me veprat e autorëve të ndryshëm. Mbrëmjet poetike, që po zhvillon Teatri Kombëtar mund të ndiqen online edhe në kanalin e tetarit në YouTube.

Shkatërrimi i kolonave të Nymfeut, Forumi:

E paimagjinueshme mungesa e përgjegjësisë së Margaritit

Teatri Kombëtar, një mbrëmje dedikuar krijimtarisë së poetit të njohur Teodor KekoJulia VRAPI

Një mbrëmje dedikuar kri-jimtarisë së poetit të njo-hur Teodor Keko u zhvil-lua nga Teatri Kombëtar.

Aktorët e teatrit këtë herë sollën për artdashësit, që e ndoqën këtë program online disa nga poezitë e poetit të njohur Teodor Keko. Kjo mbrëmje artistike u përgatit nga regjisori Spiro Duni dhe Laert Vasi-li, ku aktorët interpretuan poezitë: Të dashuruar, Përqafimi, Ndjenjë e pathënë, Dashuri e përjetshme, E dashur erdha, Zgjohu, Pa kthyer kokën, Shumë të kam dashur, Tej bukurisë, Nëna dhe Djali, si dhe Të kam dashur. Në këtë mbrëmje inter-pretuan aktorët Anila Bisha, Helidon Fino, Laert Vasili, Niada Saliasi, Lulzim Zeqja dhe Genti Deçka. Pak para kësaj mbrëmje, që solli kri-jimtarinë e poetit të njohur Teodor Keko gjatë fundjavës, Teatri Kom-bëtar shprehej se vinte e veçantë për publikun. “Të dashur miq fundjava nis sonte me një mbrëmje mjaft të veçantë dedikuar krijimtarisë së po-etit të mirënjohur Teodor Keko. Mos e humbisni. Na ndiqni live stream në faqen tonë të Facebook”, shprehej teatri për mbrëmjen e së shtunës. Kjo mbrëmje poetike me interpre-timin e aktorëve të njohur u zhvil-lua në vijim të programit të Teatrit Kombëtar gjatë kësaj kohe, që është pezulluar aktivitetit në skenë. Aktori i njohur Laert Vasili thotë se poeti Teodor Keko la pas një krijimtari të pasur. “Është një humbje e madhe për letrat shqipe, sepse është një njeri që iku shumë shpejt. Vetëm 44 vjeç dhe të mendosh, që deri në atë moshë kishte gjithë atë krijimtari, si në prozë dhe në poezi”, tregon aktori Laert Vasili. Teodor Keko (2 shtator 1958 - 22 gusht 2002 ka qenë shkrimtar dhe publicist shqiptar. Te-odor Keko lindi në Tiranë. Prindërit e tij ishin regjisorët e kinematografisë Endri dhe Xhanfize Keko. Ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare “Drita”, dhe në gazetën e përditshme “Koha jonë”, më vonë ka punuar në gazetën “Aleanca” si redaktor. Për një periudhë kohe ka qenë pjesëtar i Parlamentit shqiptar. Teodor Keko i filloi publikimet e tij në vitin 1980

Ikona “Pendikosti” e 1770, për një ngjarje hyjnore

Ambasada e Japonisë, libra dhuratë bibliotekës së Korçës

Muzeu i Artit Mesjetar ka publikuar ikonën “Pendikosti” (Pesëdhjetorja). Muzeu shpre-het se kjo ikonë paraqet një ngjarje të madhe hyjnore, që ndodhi pas vdekjes së Krishtit, momentin kulmor të formimit të kishës së Krishterë. “Kjo ng-jarje përshkruhet në Dhiatën e Re ku thuhet se dishepujt e Krishtit ishin mbledhur në Cenakulum, në dhomën ku Krishti pati Darkën e fundit, një ditë para kryqëzimit. Në këtë kohë nga qielli ushtroi një zhurmë si stuhi dhe Shpirti i Shenjtë në formë gjuhësh

flakësh zbriti mbi secilin prej tyre. Ikona është nënshkruar dhe jep vitin 1770 maj 12. Ikona i atribuohet mjeshtrit Konstandin nga Korça, i cili ka pikturuar edhe ikonat e tjera të vogla të Ikonostasit të Kishës së Mitropolisë”, shprehet in-stitucioni. Muzeu i Artit Mes-jetar në Korçë është një vend mes modernes e të vjetrës, i cili brenda ambientit të tij bash-këkohor mban ende të gjallë frymën bizantine. I ndërtuar në vitin 1980 dhe rindërtuar në 2016, ai shtrihet përgjatë bulevardit “Fan Noli”.

Biblioteka “Thimi Mitko” në qytetin e Korçës është pasuruar me libra të rinj nga Ambasada e Japonisë në Tiranë. Ambasada japoneze dhuroi 74 libra të rinj, që janë të përzgjedhur nga zhanret e botimeve japoneze dhe të përkthyera në anglisht. Seti i botimeve të veçanta me tema-tikës historike, i shtohet fondit të bibliotekës së qytetit të Ko-rçës që numëron mbi 15 mijë libra e revista, me rreth 6 mijë tituj dhe do të shërbejë si një mënyrë komunikimi me kul-turën orientale. Gjatë vizitës

së tij në Korçë, ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Ma-koto Ito krahas vizitës në godinën e re të bibliotekës u ndal edhe tek teatri dhe muzeu “Bratko”, ku nxënës të talentuar sollën një ek-spozitë të veçantë rreth 20 punime pikture frymëzuar nga objektet e këtij muzeu. Biblioteka publike e Korçës që mban emrin e folkloristit të shquar Thimi Mitko është krijuar në vitin 1921 nën kujdesin e federatës “Vatra” dhe ishte vendosur pranë Bashkisë.

Ambasadorja Kim: Berati, një qytet i mrekullueshëm

Qyteti i Beratit këtë fund-javë u vizitua nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kul-turore Berat ka publikuar foto gjatë kësaj vizite, ku ambasa-dorja Kim u njoh me vlerat e Beratit. Ambasadorja Yuri Kim e impresionuar nga vlerat e tij u shpreh se është një qytet i mrekullueshëm. “Berati është qytet i mrekullueshëm-mag-jepsës, udhërrëfyes të mrekul-lueshëm, kisha antike dhe ikona që të mbushin sytë me lot”, pohon ambasadorja Kim. Berati, deklaruar qytet muze në 1961

nga qeveria shqiptare, iu shtua listës së trashëgimisë kulturore të UNESCO-s në 2008. Kalaja përbën një nga pamjet më të mrekullueshme të qytetit. Ajo ka ruajtur të pandryshuar planin e saj origjinal të shekullit IV para Krishtit. Me kalimin e kohërave ajo ka pësuar disa ndryshime gjatë shekujve VI, VIII, XV dhe XIX. Ajo nuk është vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por një arkiv në gurë, e cila ofron një varietet stilesh dhe kontribute të epokave të ndryshme romako-bizantine, shqiptare dhe otomane.

Page 20: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

GAZETA SOT20 E Hënë 15 Qershor 2020

.............

SOTSOT sport www.sot.com.al

Vlonjati është tërhequr nga futbolli i luajtur dhe synon të bëhet agjent lojtarësh i suksesshëm

Jam i befasuar nga niveli i kampionatit pas rikthimit, po ndjek të rinjtë më të mirë për tregun europian

HAIR ZEQIRI:

Disa vite më parë ai shihej dhe vlerësohej nga opinionistët dhe specialistët si e ard-

hme e madhe e futbollit, nisur nga shpërthimi i hershëm në fushë dhe padyshim kualiteti i lartë. Hair Zeqiri pati të dhëna të mjaftueshme për të qenë lojtar i madh dhe deri diku ai është i kënaqur me karrierën që ka bërë, por nga një anë dëmtimet e shumta, e nga ana tjetër mung-esa e këshillave të nevojshme i lanë peng arritjen në një nivel akoma më të lartë. Sidoqoftë, ai ia doli të veshë edhe fanellën e ekipit kombëtar, luajti për ekipin e zemrës, Flamurtarin, pati kar-rierë me Kukësin e deri në Turqi, teksa në kampionatin shqiptar ka qenë ndër më cilësorët. Tani Hair Zeqiri e ka lënë futbollin e luajtur, ndoshta në një moshë kur kishte ende mundësi, por nuk është larguar nga ky profesion. Vlonjati ka zgjedhur të bëhet ag-jent lojtarësh, një mision të cilit i është përkushtuar dhe duket se për këtë po gjurmon edhe lojtarë të kampionatit shqiptar. Në këtë intervistë për gazetën “SOT”, Ze-qiri rrëfen pjesëza nga karriera e tij, lidhjen me Flamurtarin dhe padyshim tentativën për të hyrë në industrinë e menaxherëve. Nuk mungon në këtë intervistë mendimi i tij për kampionatin dhe rivalitetin për një vend në Ligën e Europës.

-Para pak vitesh ju ishit ndër emrat kryesorë të kampionatit. Patët eksperiencë edhe jashtë vendit, por askush kohët e fundit s’ka dëgjuar për Hair Zeqirin. Me çfarë merreni aktualisht dhe cila është lidhja juaj me futbollin?

Unë vijoj të jem i lidhur me futbollin, tashmë jo më në futbol-lin aktiv në fushë, por jo larg tij, pasi kam vendosur të qëndroj në rol menaxheri sportiv. Aktualisht jam i fokusuar në një projekt në futbollin shqiptar, për gjetjen e elementëve të mirë këtu, por edhe jashtë dhe shpresoj e uroj që ky projekt të marrë vlerë. Jam opti-mist se diçka e mirë do të ndodhë.

-Në moshën tuaj janë ende duke luajtur në fushë, ç’ne që ju u tërhoqët nga futbolli i luajtur kaq shpejt?

Tërheqja erdhi pasi kisha ulje-ngritje, dua të them më mun-gonte vazhdimësia, element thel-bësor në futboll. Por nuk është vetëm kjo, mungonte edhe motiv-imi. E kuptova këta vitet e fundit dhe për këtë vendosa të tërhiqem. Besoj se ishte vendimi i duhur, një lojtar e kupton edhe vetë kur është momenti të thotë “stop”.

-Ju keni luajtur me shumë skuadra, brenda e jashtë ven-dit. Keni pasur kulmet tuaja,

të mirat dhe dështimet. A jeni i kënaqur nga karriera juaj?

Kam pasur një karrierë fut-bollistike që në majën e saj u konkretizua me veshjen e fanellës së skuadrës përfaqësuese. Unë e pata këtë fat. Nuk kam luajtur në shumë ndeshje, kryesisht në disa miqësore, por për një futbollist, ar-ritja deri në nivelin e Kombëtares është kulminacion dhe fakti që unë e kam veshur fanelën kuqezi tregon se e kam kapur këtë majë. Në nivel klubesh momentin më të mirë e pata kur kalova në Turqi, kisha mundësi të bëja më shumë, por në fund të fundit llogaritë bëhen me atë që ke përjetuar.

-Për vlonjatët Flamurtari është dashuri, ju vetë keni dalë nga ky klub. Cila është mar-rëdhënia juaj me këtë skuadër?

Flamurtari është ekipi ku u rrita si lojtar. Por nuk është vetëm marrëdhënia e lojtarit me ekipin e tij, është një lidhje përtej kësaj. Lidhja mes meje e Flamurtarit është shpirtërore. Flamurtari është skuadra e Vlorës, qyteti ku unë jam formuar, qyteti dhe skuadra që më dhanë mundësinë të bëj karrierë sportive. Pa Fla-murtarin unë vështirë se do të bëja karrierë futbollistike, por siç thashë, kjo është një lidhje përtej sportit, është lidhje shpirtërore sepse është skuadra e zemrës në qytetin e zemrës. Këtë sezon nuk është në rregull, por ky ekip ka ditur dhe më parë të ringrihet dhe shpresoj të bëhet më e mira.

-Ndoshta s’i ka shkuar mendja ndokujt t’ju pyesë për emrin tuaj, Hair, disi i veçantë. Pse mbani këtë emër?

Ky është emri i gjyshit tim, pra unë mbaj (trashëgoj) em-rin e gjyshit. Unë jam fëmija i tretë i familjes dhe ai propozoi që unë të mbaja emrin e tij dhe kështu u bë. Besoj e kam mba-jtur me krenari këtë emër dhe përfaqësues i denjë për gjyshin tim. E parë në këtë formë, ndihem vërtet krenar për emrin tim.

-Sa e ndiqni kampionatin shqiptar? Çfarë mendimi keni për nivelin e tij pas kthimit nga pandemia e koronavirusit?

Kampionatin unë e ndjek rregullisht, për më tepër që më intereson personalisht, pasi gjur-moj lojtarët e rinj për çështje tregu. Pra e ndjek kampionatin pasi dua lojtarë. Gara kthehet pas një pauze të gjatë si pasojë e pandemisë dhe të them të drejtën nuk e besoja se do të kishte këtë start të mirë, të fortë. Performanca e skuadrave është e mirë dhe jam i kënaqur për nivelin që paraqitet. Nga ana tjetër, më bëhet qejfi që nuk ka dëmtime. Të paktën në ndeshjet e para nuk kemi pasur raste dëmtimesh dhe kjo është pozitive, pasi kjo periudhë e gjatë ndërprerjeje mund të kishte dhe pasoja në këtë drejtim. Mendoj se gara është në rrugën e duhur dhe urojmë që të ketë futboll sa më cilësor deri në fund.

-Për titullin duket se nuk ka shumë dilema, nisur nga epërsia që ka krijuar Tirana me rivalët. Por rivaliteti për vendin e dytë e të tretë që sigurojnë Europa League është i madh. Si e shihni fundin?

Tirana është për titull dhe mua më bëhet qejfi që kjo skuadër është në rrugën e duhur për të realizuar objektivin e saj. Ka lo-jtarë cilësorë, është ekip emblemë, e meriton vendin e parë me atë që ka treguar deri tani. Tirana

si skuadër bën lojë dhe shënon gola, gjë që e ka konfirmuar edhe në këto ndeshje të luajtura pas kthimit nga pandemia. Loja dhe golat që realizon janë dëshmi e suksesit të saj. Sa u takon ekipeve të tjera, dua të veçoj Kukësin, i cili ka skuadër cilësore. Unë e njoh mjedisin atje, kanë grintë, hapësirë manovrimi dhe bindje që mund të shkojnë tek suksesi. Edhe pse janë larg, unë shoh që Kukësi mund të rivalizojë për tit-ull. Kurse Partizanin nuk e shoh dhe aq mirë, pavarësisht fitores së fundit. Ka pasur oshilacione në ecurinë e tij dhe këtu ka ndi-kuar edhe ndryshimi i trajnerëve. Partizani vinte si kampion këtë edicion, por skuadrës iu prishën ekuilibrat. Megjithatë, mendoj se Partizani do të dijë të manovrojë për të kthyer besimin dhe efika-sitetin e vet sezonin e ardhshëm. Duhet të mendojë që tani për edi-cionin tjetër. Edhe ekipet e tjera janë ende brenda objektivave, gara mbetet e fortë dhe e hapur, të shohim deri në fund si do të jenë verdiktet.

-Ju thatë pak më lart se po ndiqni elementët cilësorë për tregun. A ka elementë cilësorë kampionati shqiptar?

Shqipëria ka elementë cilësorë, brenda dhe jashtë vendit, por infrastruktu-ra mungon. Futbolli ynë ka nevojë për terrene, për suport financiar etj. Vende si Kroacia dhe Sllovenia kanë ecur më shumë se ne dhe janë

më lart. Gjithsesi, në Shqipëri ka dëshirë për të pasur futboll cilësor, të rinjtë e kanë ëndërr këtë sport dhe e dashurojnë atë. Por që të shkojmë në nivelin e duhur kemi ende shumë rrugë për të bërë. Që të arrihet ky nivel duhen gërshetu-ar forcat nga të gjitha institucionet si Ministria e Sportit, FSHF, spon-sorët, klubet etj.

-Ju thatë që po ndiqni të rinjtë, keni ndonjë emër konkret?

Siç thashë po vrojtoj në kam-pionatin shqiptar por edhe nga shqiptarët që luajnë jashtë. Fok-usimi kryesor i momentit ka qenë në futbollin shqiptar. Megjithatë, elementët më të spikatur luajnë në skuadrat e ligave më të for-ta. Meqë kërkuat një emër, po përmend Oresti Doko, i cili luan me ekipin U-19 të Atromitosit të Athinës dhe është pjesë e U-17 të Shqipërisë. Është element cilësor dhe besojmë që mund të ketë të ardhme të mirë. Lojtarët e tjerë janë interesantë, gjithashtu, po i vëzhgojmë, unë vetë i kontaktoj, flas dhe me prindërit e tyre në mënyrë që lojtarët të gjejnë vetvet-en në të ardhmen, me qëllim që të zhvillohet talenti i tyre.

-A keni ndonjë peng nga kar-riera juaj, ndonjë gjë që nuk e realizuat dot?

Kur flasim për peng duhet të gjejmë faktorët që ndikuan në mos arritjen e majës që një lojtar pretendonte. Arsyeja pse nuk pata karrierë në nivel shumë të lartë, sikurse e parashikonin special-istët, janë dy. E para, kur shkova në Turqi pretendimet e mia ishin shumë të mëdha, por unë s’pata afër këshilluesit e duhur. E dyta, për një lojtar është domethënëse vazhdimësia, që mua më mungoi. Kjo lidhet dhe me mungesën e njohurive të brendshme. Një lojtar duhet të dijë shumë gjëra. Por, duke nisur nga eksperienca ime dhe shumë faktorë të tjerë, unë i këshilloj të rinjtë t’i përkushtohen karrierës.

-Së fundmi, meqë po flisnim për të rinjtë, çfarë këshilloni?

Mentaliteti dhe filozofia e të paraqiturit në fushë janë thel-bësore. Ata duhen të jenë të bind-ur në vetvete, pra të kenë vetëbe-sim dhe vijimësi në paraqitjet e tyre. Që të ndodhë kjo, futbolli kërkon sakrificë. Unë për këtë kam dhe një këshillë specifike, që ata të arrijnë të kuptojnë talentin e tyre, të përqendrojnë forcën në drejtimin e duhur, të kuptojnë objektivin dhe rëndësinë e tij dhe të tregohen të vendosur t’i shko-jnë deri në fund ëndrrës së tyre. Që të ndodhë kjo, duhet jo vetëm përqendrim, por edhe një disiplinë shumë e fortë sportive, shkurt duhet sakrificë. Vetëm atëherë do të mund të kapin majat në futboll.

Intervistoi: Adriatik BALLA

“Shqipëria ka ele-mentë cilësorë, bren-da dhe jashtë vendit, por infrastruktura mungon. Futbolli ynë ka nevojë për terrene, për suport financiar etj. Vende si Kroacia dhe Sllo-venia kanë ecur më shumë se ne dhe janë më lart. Gjithse-si, në Shqipëri ka dëshirë për të pasur futboll cilësor, të rinjtë e kanë ëndërr këtë sport dhe e dashurojnë atë...

Page 21: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

.............GAZETA SOT E Hënë 15 Qershor 2020 21

TË DIELËNPartizani-Luftëtari 8-1

TË HËNËNSkënderbeu-LaçiKukësi-FlamurtariVllaznia-BylisTeuta-Tirana

RENDITJA1.Tirana 592.Kukësi 503.Skënderbeu 474.Laçi 455.Teuta 416.Partizani 417.Bylis 398.Vllaznia 389.Luftëtari 1410.Flamurtari 11

JAVA 29

SOTSOT sport www.sot.com.al

Xhevdet Shabani dhe Kastriot Rexha mbajnë në krye të IPKO Su-perligës së Kosovës Dritën e Gjilanit. Golat e tyre, u siguruan suksesin 0-2 “Intelektualëve” në fushën e Trepçës ’89, që tani e sheh veten më të rrezi-kuar për të rënë nga Kategoria. Për miqtë gjithçka u bë me e lehtë kur 9 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Riçard Asare i Trepçës ’89 u ndëshkua më karton të kuq. Fitore edhe më të thellë arriti Gjilani në fushën e Ferizajt (0-3), me ekipin e drejtuar nga Mezani ende në garë për titullin kampion, edhe pse i duhet të rikuperojë katër pikë ndaj Dritës kryesuese. Për “Skifterët” shënuan Gerhard Progni qysh në minutën e dytë, Darko Nikaç në të 30-ën dhe Fiton Hajdari në të 52-ën.

TRAJNERITë kuqtë fituan 8-1 ndaj Luftëtarit, Olsi Rama optimist për realizimin e objektivit

Adriatik BALLA

Java e 29-të e Superiores nisi dje me ndeshjen Partiza-ni-Luftëtari, e cila në fund prodhoi rezultatin më të

thellë të këtij edicioni, një fitore të madhe të të kuqve, që shënon jo vetëm largimin nga kriza, por edhe një kthim 8-ballësh për objektivat sezonale në këto javë të mbetura të garës. Të kuqtë, që vinin në këtë përballje pas një serie nega-tive rezultatesh (një barazim dhe pesë humbje radhazi), nuk hasën rezistencën më minimale ndaj një kundërshtari që edhe matema-tikisht ka rënë nga kategoria. 8-1 fituan të kuqtë, ku katër nga golat e vendasve u shënuan nga Eraldo Çinari (shënuan edhe Broja, Cara dy herë dhe Solomon), por kjo ndeshje e ky rezultat nuk mund të merren për bazë për t’i dhënë ndonjë meritë të veçantë ekipit të drejtuar nga Adolfo Sormani. Gjithsesi, mbetet një fitore që vlen si të tjerat, tri pikë, me Partizanin që ngjitet të paktën përkohësisht në vendin e pestë, me 41 pikë, aq sa ka grumbulluar edhe Teuta e një pozicioni më poshtë. I vetmi moment pozitiv për ekipin gjiro-kastrit ishte goli i Gresild Likës, për rezultatit e përkohshëm 3-1, i realizuar nëpërmjet një goditjeje të lirë spektakolare, e pakapshme nga Teqja. Duhet theksuar që nga minuta e 41-të bluzinjtë luajtën me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Hysenit me karton të kuq.

Olsi Rama: Jemi me një këmbë në Europë

Pas ndeshjes së djeshme foli edhe drejtori sportiv i të kuqve, Olsi Rama, i cili shprehu optimizëm për pjesëmarrje në Europa League. “Luajtëm të përqen-druar, luajtëm që në fillim të vendosur, edhe morëm një fitore të merituar. Deri tani është një sezon zhgënjyes për ne. E filluam mirë me fitimin e Superkupës dhe nuk kemi ecur ashtu siç duhet të ecnim në fazën e tretë dhe të katërt. Do të bëjmë çmos në ndeshjet që vijnë, për të arritur rezultatet maksimale. Kemi 41 pikë tani dhe jemi me një këmbë në Europë. Por duhet të mendojmë gjithmonë ndeshjen e radhës. Ndesh-jet janë të ngarkuar psikologjikisht, lojtarët vijnë nga një sezon atipik, ku kanë qëndruar afro 2 muaj në shtëpi. Që të gjesh përsëri një sezon të mirë si skuadër, do të duhet një kohë më e gjatë. Duhet të vlerësojmë çdo ndeshje

që mos përzihemi në ujërat e pista. Synimi jonë është ndeshja e radhës, që është ajo me Flamurtarin”, tha Rama. Më pas ai komentoi çështjen e portierit Alban Hoxha. “Albani është lojtari më i vjetër i ekipit. Padiskutim është pjesë e planeve tona për të vazhduar më tej. Unë kur i kam folur djemve unë i kam thënë që ka disa lojtarë që ka ende kon-tratë me Partizanin. Unë i kam thënë që edhe për ata 2 muajt e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen. Janë mar-rëdhënie burrnore. Duke u bazuar jo vetëm te kontrata, por edhe te respekti reciprok. Alban Hoxhën unë e kam parë edhe të Kombëtarja, te Tirana nuk e di. Unë mendoj që Alban Hoxha të ardhmen do e ketë te Partizani”, shtoi ai.

Çinari: Partizanit s’i mungon asgjë, e meriton Europën

Ai që spikati dje me katërgolëshin e tij ishte shkodrani Erald Çinari që tashmë ka edhe statusin e shënuesit më

Trajneri Xhani de Biazi ka hyrë në historinë e përfaqësueses kuqezi, pasi nën drejtimin e tij në vitin 2016, Kombëtarja kuqezi ia doli të sigurojë pjesëmarrjen në fazën finale të Kampionatit Euro-pian. Në analizën e përgjithshme, mbi drejtimin e përfaqësueses, duket qartë se Xhani De Biazi është trajneri më i suksesshëm në historinë e kombëtares shqiptare. Italiani në vitin 2016 arriti të dërgojë për herë të parë kom-bëtaren kuqezi në një Kampi-onat Europian dhe të shkruajë

emrin e tij me germa “të arta” në futbollin modest tonin. Trajneri, i cili është lidhur ngushtë edhe me personalitetin dhe kulturën shqiptare, kujton me nostalgji largimin nga kombëtarja si sot para tre vitesh nëpërmjet një postimi në “Facebook”. De Biazi ka falënderime për tifozët dhe tregon se i ka kushtuar jo pak vendimi për të lënë Shqipërinë në atë kohë. “Tre vite më parë vendosa të largohem nga kom-bëtarja shqiptare, një moment i trishtë dhe shumë i vështirë për

mua. Objektivi ishte që t’i jepja mundësinë zëvendësuesit tim që të kishte kohë për të njohur fut-bollistët. Më ka kushtuar shumë ai vendim, por si të gjithë gjërat e jetës ka një fillim dhe një fund. Një histori e bukur, së cilës i kishte ardhur fundi. Faleminderit Shqipëri, faleminderit president Duka, faleminderit të gjithë djemve të përfshirë në rrugëtimin drejt një ëndrre, faleminderit që më bëtë të përjetoja emocionet më të bukura të sportive të jetës time“, shkruan De Biazi.

De Biazi mesazh emocionues për Kombëtaren: Pasi u largova vuajta shumë

Drita i merr Prishtinës kreun e IPKO Superligës

Sormani: Partizani gjithnjë bën lojë të mirë

Kumbulla mund të shkëmbehet me një lojtar të Lacios, Verona pranon

KOSOVË

MBROJTËSI

të mirë të të kuqve. Në prononcimin që ka dhënë pas ndeshjes, ai ka pohuar: “Ishte ndeshja e parë për mua që unë shënoj katër gola. Besoj që kjo erdhi nga e gjitha skuadra sepse punuam fort. Në çdo ndeshje, ne kemi dhënë më të mirën. Në këtë sfidë na doli goli dhe shpresoj që të vazhdojmë me këtë ritëm. Besoj se gjendja jonë ishte e rënduar nga disa humbje radhazi. Ishte një ndeshje e vështirë, shfrytëzuam rastin dhe normalisht në raste që na u paraqitën dhamë më të mirën. Ishte Partizani në një ditë të mirë dhe një fitore mëse e mer-ituar nga ana jonë, – tha fillimisht Erald Çinari. Ai foli më pas për objektivat e skuadrës dhe dëshirën për të luajtur në Europa League. “Përderisa matematika na lejon të besojmë për Europën do të vazhdojmë që të besojmë”, tha Çinari.

Lacio e Igli Tares nuk është dorëzuar asnjëherë për të marrë Kumbullën dhe tani duket se ka një mundësi thuajse perfekte për të arritur te talenti. Mar-rëdhëniet e mira mes Tares dhe dre-jtuesve veronezë kanë sjellë frytet e veta dhe mediet italiane raportojnë se klubi verdheblu është gati të negociojë për një ndërrim, plus para, në mënyrë që Kum-bulla të kalojë në “Olimpico”. Igli Tare në këtë operacion pritet të propozojë dy shqiptarë të tjerë. Riza Durmishi dhe Va-lon Berisha nuk kanë mundur “të çajnë” mes yjeve të Lacios dhe janë huazuar drejt Francës e Gjermanisë. Në verë ata do të kthehen dhe njëri prej tyre pritet të kalojë te Verona, për t’i hapur rrugën Kumbullës për në kryeqytet.

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, më në fund sheh skuad-rën e tij të shkëlqejë në fushën e lojës me gola. Por sipas tij, të kuqtë kanë treguar gjithmonë lojë, thjesht sot e konkretizuan me gola. “Nga pikëpamja e paraqitjes kemi bërë gjithmonë paraqitje të mira. Sot shih-ni golat e duket gjithçka ndryshe, unë vazhdoj të them se Partizani shpreh gjithmonë lojë. Skuadra dhe lojtarët stërviten mirë gjatë javës. Ekipi është përgatitur për të kaluar sfida të lehta dhe të vështira. Unë jam i bindur se në fund puna duket. Europa? Mendoj se skuadra ka forcën dhe shprehet për ta arritur, duket të gjejmë vazh-dimësi, duhet të gjejmë sidomos besim te ajo që bëjmë”, tha ai.

Një vit më parë, kur FSHF vendosi t’i jepte “Digitalb”-it të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Superiores, pati jo pak debate dhe protesta. Madje televizioni publik shprehu keqardhje dhe pakënaqësi të thellë, por pas kaq kohe, më në fund FSHF detyrohet të ndërpresë lidhjet për shkak se nuk ka marrë pagesat që i takonin e ndeshjet ka vendosur t’i transmetojë në faqen e saj zyrtare. Sa e çuditshme, por aq dhe për të ardhur keq. Sidoqoftë, njoftimi i FSHF-së hedh dritë mbi këtë prishje kontrate. “Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me çështjen e transmetimit të ndeshjeve te Kategorisë Supe-riore. Duke filluar nga ndeshja e ditës së diel,

datë 14.06.2020 mes Partizanit dhe Luftëtarit, FSHF ka vendosur pezullimin e transmetimit te ndeshjeve te javës së 29-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë nga shoqëria “Digitalb”. Ky ven-dim vjen si pasojë e neglizhencës kontraktore nga ana e subjektit të licencuar për zbatimin e kushteve të dakordësuara në kontratë dhe ezaurimit të të gjitha hapave të nevojshme ligjore. Më konkretisht, përmes njoftimeve Nr. 725 Prot. datë 17.05.2019, Nr.1099 Prot. datë 02.09.2019 dhe Nr.337 Prot. datë 09.03.2020 me lëndë “Përmbushje detyrimi” FSHF ka kërkuar pagimin e shumës së akumuluar si pasojë e mospagesës, por pa pasur asnjë përgjigje

zyrtare nga ana e “Digitalb”. Pavarësisht sa më sipër, duke mos dashur “black-out”-in e aktivitetit futbollistik FSHF ka propozuar më datë 04.06.2020 një skedul pagesash për të amortizuar borxhin duke vendosur një afat të arsyeshëm për pagimin e tyre. Me kalimin e këtij afati dhe në mungesë të një përgjigje zyrtare, FSHF njofton me keqardhje se është e detyruar të pezullojë transmetimin për “Dig-italb””, thuhet që në fillim të njoftimit të feder-atës. Më pas vijohet në këtë qëndrim, por edhe me zgjidhje konkrete për fansat ku adresohen në faqen zyrtare për të parë ndeshjet, si duket një zgjidhje e përkohshme. “Pa paragjykuar hapat e nevojshëm ligjor, ky ndalim i trans-

metimit do të vijojë deri në përmbushjen e detyrimeve kontraktore. FSHF dëshiron të nënvizojë se borxhi i akumuluar është i kon-siderueshëm dhe se në kushtet kur këto janë të ardhura të drejtpërdrejta të klubeve anëtare, të cilat privohen padrejtësisht prej tyre, aq më shumë në situatën e vështire ekonomike të shkaktuar nga përhapja e COVID-19. Sakaq, krahas përpjekjeve për kapërcimin e kësaj situate, FSHF ka marrë përsipër kostot për transmetimin e ndeshjeve në faqen e saj zyrtare në internet ëëë.fshf.org pa pagesë në mënyrë që futbolldashësit shqiptarë të mos humbasin mundësinë për të ndjekur skuadrat e tyre të zemrës”, përfundon njoftimi i federatës.

FSHF ia heq të drejtën transmetimit “Digitalb”-it, ndeshjet në faqen zyrtare

Rikthim 8-ballësh i Partizanit, “demat” mund ta arrijnë Europa League

Page 22: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

GAZETA SOT22 E Hënë 15 Qershor 2020

.............

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

HORIZONTAL VERTIKAL

Kourtney Kardashian: Respektoni rregullat ndaj COVID-19, lani duart

1- Automjet me qera, mbrapsht. 2- Vënia në qarkullim e kartëmonedhave të reja. 3- Ka edhe një forum të tillë. 4- Lëng me erë të rëndë që të sjell në vete në raste asfiksie. 5- Stacioni televiziv Al ... 6- Industria e Ndërtimit. 7- Patentë për ushtrim profesioni, pa të fundit. 8- Mosha më e bukur, mbrapsht. 9- Mister ..., nofka e hu-moristit anglez Roman Atkinson. 10- Robinson ..., një roman i Defosë në inic. 11- Ai i Pojanit. 13- Riprodhim fjalë për fjalë i një mendimi apo shprehjeje të një tjetri. 14- Pjatë. 15- Roberto ....., ish-futbollisti italian, ka luajtur me Juventusin. 16- Qytet në Kosovë. 18- Model i një vepre në shkallë të zvogëluar. 19- I thonë plëndësit të pulës. 20- Moçal. 22- Qytezë në rrethin e Korçës. 23- Barishte ngjason me majda-nozin, përdoret për gjellë për erë të mirë. 25- Pyll i vogël me dushk dhe pemë jo të mëdha. 26- lloj cigareje e jashtme. 27- Tip automjeti francez. 28- Titull fisnik në një perandori. 29- Nofkë e humoristit italian Antonio Dekurti. 30- Mënyrë veprimi, i pashquar. 32- “Mbreti ...”, dramë me 5 akte nga Shekspiri. 33- Qymyr industrial. 34- Simboli kimik i hekurit. 35- Kidman, aktore dhe këngëtare australiane në inic.

1- Përkujdesje dhe përkrahje për dikë. 7- Ato janë miqtë më të mirë të njeriut. 12- Lloj jeleku me mëngë dhe kopsa përpara. 13- Njeri mospërfillës dhe përbuzës. 14- Dëftesë dore që vërteton marrjen e parave. 15- Diçka e njëjtë apo që ngjet me një tjetër. 16- Aktori Radoja në inic. 17- Fillestar, diletant. 19- Një brejtës i vogël shumë i shkathët. 20- Lloj çokollate. 21- Baçova, miku i ariut Siva në cirk. 22- Diku atje tej. 23- Ndërtesa me personelin që drejtonte organet e tjera vartëse. 24- Zotëroj. 25- Është brinjë në skuadër. 26- Ngjyrosës flokësh. 27- Lumë në Gjermani. 28- Bashkëpunëtor, shok pune. 29- Veti e veçantë natyrore për të përvetësuar diçka, prirje apo aftësi të veçanta natyrore. 31- Ernest Telman. 32- Canaj i futbollit. 33- Luftëtar që del malit për liri. 34- Një fshat midis Sarandës dhe Delvinës. 35- Njësoj si përgjumen. 36- Çmim, punë apo detyrë që të propozohet. 37- Mjeke specialiste për tumoret.

Kourtney Kardashian u arratis nga Los Ange-les në Wyoming me fëmijët e saj Penelope, shtatë vjeçe dhe djemtë Mason, 10 vjeç dhe Reign, pesë. Por, edhe ndërsa udhëtonte Kourtney Kardashian u kujtoi fansave që të lanin duart, pasi pandemia e koronavirusit vazhdon të ketë akoma rritje në SHBA. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ndau një seri fotografish në Instagram të shtunën, të realizuara në tualet nga më i vogli i saj, Reign. 41-vjeçarja dukej qartë se ishte në gjendje të relaksuar sipas fotos. Kourtney kishte veshur pantallona të zeza, një triko të bardhë të thjeshtë me një çantë shpine të zezë. Në kokë kishte vënë

një shami blu të errët, ndërsa zgjodhi një palë syze dielli drejtkëndëshe të zeza. Në një postim me tri fotografi, në murin e tualetit ku ajo ishte shkruante “Respektoni rregullat. Ju lutem pastroni duart tuaja”. Paralajmërimi i Kourtney vjen pasi në Amerikë çdo ditë e më shumë po shtohen raste të reja dhe viktima të koronavirusit. Pak ditë më parë fansat e Scott Disick dhe Kourtney Kardashian aluduan se dyshja janë rikthyer së bashku pasi, po kalojnë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Por, burime të afërta të Scott kanë treguar se ai vetëm po e rrethon veten me persona, të cilët po e mbësh-tesin atë gjatë trajtimit shëndetësor.

DhuratatNë kohën e Krishtlindjeve një

prift shkon në Afrikë. Përshëndet fëmijët duke i thënë:

-Shpresoj se jeni të kënaqur tani, që e dini se ju kam sjellë shumë dhurata.

Fëmijët e shkretë, të dobët dhe të uritur mbeten të çuditur. Dhe një pjesëtarë i asaj krahine i afrohet dhe i pëshpërit:

-E dini se fëmijët nuk hanë....?Prifti i drejtohet edhe një herë

fëmijëve: -Nuk ka dhurata, nëse nuk

hani ushqim.

Në kinema për filmin

Një kalë hyn në kinema dhe shkon për të blerë një biletë për filmin, që do të shfaqet. I drejtohet shitëses:

-Një biletë të lutem!Shitësja u thotë shoqeve të saj

tepër e habitur:-O zot, një kalë, që flet.Dhe kali pasi ka marrë në dorë

biletën dhe niset për në sallën e filmit i përgjigjet:

-Mos u shqetësoni zonjë, në sallë do të hesht.

Robbie Williams, me telefon personal

pas 14 viteshKëngëtari anglez Robbie

Williams ka blerë telefonin e tij personal për herë të parë, pas 14 vitesh. Krijuesi i hitit “Angels” e ka bërë të ditur një gjë të tillë përmes “Instagram Live” gjatë javës së kaluar, shkruan “Daily Mail”. Ai kishte treguar se ishte i fiksuar pas këtyre pajisjeve, ndërsa një gjë e tillë nuk e kishte bërë të lumtur gruan e tij, Ayda Field. “Kam një telefon tani, sepse nuk kisha për një kohë të gjatë. Mbrëmjen e djeshme gruaja ime më tha se jam duke e përdorur shumë dhe ka të drejtë. Kështu që tani nuk dua ta përdor aq shumë, edhe pse jam në të , ndërsa duhet të zbuloj se cili është fiksimi im i radhës”, u shpreh këngëtari. Ayda dhe Robbie janë prindër të katër fëmijëve, Theodora, Char-lton dhe Brau, me të cilët kanë qenë të izoluar gjatë pandemisë së koronavirusit.

k u l t u r e www.sot.com.al

9 6 7

7 6 3 9

4 8 7 1

3 8 6

2 7 8

6 1 5 2

8 7 9 3

2 5 4

5 3 6

6 7 1 8

4 6 9

6 8 9

5 7

4 3 7

8 9 3

8 2 5 4

1 4 2

9 6 3 1

5 8

1 3 7

1 4 5

2 6 7

5 4

3 6 9

6 8 2 5

22 GAZETA SOTE Martë 10 Mars 2020

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Giorgio Armani dhuron 1.25 milionë euro, për të luftuar koronavirusinGiorgio Armani dhuroi një shumë të majme

për të ndihmuar Italinë, për të luftuar korona-virusin. Dizajneri italian Giorgio Armani ka dhuruar 1.25 milion euro për katër spitale dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për të ndihmuar në trajtimin e shpërthimit të korona-virus në Itali. Paratë do të shkojnë për tre spitale me qendër në Milano dhe spitalin “Spallanzani” në Romë, si dhe Agjencinë e Mbrojtjes Civile, tha një zëdhënës i kompanisë së Armanit. Në pak më shumë se dy javë, numri i të infektuarve në Itali është rritur në 7.375 me 366 viktima. Giorgio Arm-

ani më herët lajmëroi se anulloi sfilatën e prezan-timit të koleksionit vjeshtë-dimër 2020, nga frika e koronavirusit. Ndërkohë që stilistë të shumtë kinezë, përfshirë Ricostru, Angel Chen dhe Hui nuk kanë qenë të pranishëm në Javën e Modës në Milano, Armani është stilisti i parë italian që merr këtë vendim për shkak të gjendjes në vend. Marka njoftoi publikun se koleksioni do të prezantohej “me dyer të mbyllura”, në një pasarelë të bos-hatisur dhe të gjithë mund ta ndiqnin live stream në faqen zyrtare të Armanit ose në kanalet e med-iave sociale të brandit.

6 5 4

9 1 5

1 4

1 3 6 7

8 5 1 3

2 1 8 5

3 9

3 8 2

6 7 4

8 5 3 9

7 5 2 4

3 5

7 4

2 4 6 1

5 1

9 1

7 3 5 9

6 2 7 3

9

1 7 6

9 8 4 2 7

9 8 3

5 7

3 4 9

8 6 3 2 4

4 5 6

8

Ndahet nga jeta aktori

Max Von Sydow Aktori i njohur i Hollivudit, Max Von Sydow, i cili u shfaq në filma dhe seriale televizive duke përfshirë “The Exorcist”, “Flash Gordon” dhe “Game of Thrones”, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Familja e tij njoftoi, se aktori me origjinë suedeze ndërroi jetë të dielën. Ai u nominua për dy çmime “Oscars” gjatë karrierës së tij, përfshirë “Aktorin më të mirë” në 1998, për “Pelle The Conquer-or”. Nominimi tjetër i tij për akademinë ishte ai për “Aktorin më të mirë dytësor”, për rolin e tij në “Extreme Loud & Incre-dently Close” të vitit 2011. Max Von Sydoë njihet edhe për role te tjera në filmat, “Hannah and Her Sisters”, “The Seventh Seal” dhe “Star Wars: The Force Awakens”. Ai njihej shpesh në Hollivud për rolet negative.

1- Njeri i zgjuar por dhelparak 2- Njeri që flet me qesëndi, nënqeshje 3- Është brinjë në skuadër 4- Soto, i ngatërruar 5- Bujtinë primitive 6- Ernest Telman 7- Plazh në Lezhë 8- Regjizori Musliu 9- Repoblika Arabe Abisinise 10- Futbollist i Bajernit, Myler në inic 11- Mjet udhëtimi 13- I thonë plëndësit të pulës 14- Qytezë me njësi bashkiake pranë Tiranës 15- Luftëtar që del malit për liri 16- Një fshat i Fierit 18- Është fshat në rrethin e Pogradecit, i thonë edhe guri i mullirit 19- Ish futbollisti gjerman Rudi ... 20- Shkrimtari turk Aziz ... 22- Këngëtari Ruso 23- Një shtet në Gadishul-lin Arabik me kryeqytet Doha 25- Një shtet pothuajse në zemër të europës 26- Plak që e ka lënë mendja 27- Dëshirë e madhe për të arritur diku 28- Gjykatës turk 29- Virna ... aktore italiane 30- Janë ato të kuzhinës 32- Mjet sinjalizues për anijet 33- Legjendë, gojëdhënë 34- Aktori amerikan Eastwood në inic 35- Adelina e shkrimeve në inic...

1- I kushtohet 7- Qytet në juglindje të vendit 12- Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit 13- Akullore e ngrirë 14- Pambuk italian 15- Një shtet në Gadishullin Arabik me kryeqytet Doha 16- Koka e çengelit 17- Porosi e fundit 19- Resmet 20- Çdo ligj e ka një të tillë 21- Luftëtar që del malit për liri 22- Është ndajfolje, gjoja, domethënë, kinse 23- Specialist i Sigurimeve Shoqërore Fadil ... 24- Revani 25- Një metal shumë i fortë që del nga bashkimi i hekurit me karbon 26- Filipe ... i Formulës Uno 27- I vogli i pelës 28- Moçal 29- ata që janë pasardhësit e romakëve 31- Humoristi anglez Atkinson në inic 32- Fukara 33- Lloj jeleku me mëngë dhe me kopsa përpara 34- Një qytet bregdetar në jug të Spanjës, pothuajse në brigjet e Gjibraltarit 35- Tas i thellë për çorbë 36- Kështu quhej vendi ynë përpara 37- Janë makina metalprerëse, shumës...

Burri gënjeshtarTre mikesha po bisedonin

midis tyre për jetën familjare. Njëra prej tyre e cila ankohej po-thuajse çdo herë, flet e para dhe i thotë shoqeve të saj:

- E kam vërtetuar më në fund se bashkëshorti im është gënjesh-tar i madh.

Dy shoqet e tjera mbeten të habitura nga kjo deklaratë dhe e pyesin shoqen e tyre:

- Por si e vërtetove këtë që po thua?

Dhe gruaja tepër e qetë i tre-gon ndodhinë e një dite më parë:

- Kur u kthye dje në shtëpi, e pyeta burrin se ku kishte qenë natën e kaluar kur nuk kishte ardhur në shtëpi. Dhe ai mu përg-jigj se kishte qenë në ditëlindjen e Bob.

Dhe shoqet ndërhyjnë:- Por kjo mund të mos jetë

gënjeshtër, me të vërtetë ai mund të ketë qenë tek ditëlindja e Bobit.

Dhe gruaja tepër e qetë ndërhyn:

- Po si mund të ketë qenë tek ditëlindja e Bobit, unë me mikun e tij Bob isha mbrëmjen e kaluar kur bashkëshorti im nuk erdhi në shtëpi.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

12 13

14 15 16

17 18 19 20

21 22 23

24 25 26

27 28 29 30

31 32 33

34 35

36 37

Page 23: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

.............GAZETA SOT E Hënë 15 Qershor 2020 23

`

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Hëna e kundërt e ndërlikon situatën në dashuri. Dashuritë e reja mund të jenë të vështira për t’u vazhduar, vëmendja është e nevojshme dhe disa aspekte duhet të sqarohen këtë ditë.

23 shattor-22 tetor

Ditë e rëndësishme për ndjenjat dhe marrëdhëniet me të tjerët. Sot ju doni të dilni dhe të përfshiheni. Në vendin e punës gjatë kësaj kohe ju duhet të bëni një përpjekje shtesë.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gusht

Luani 22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Parashikohen lajme të mëdha në vendin e punës. Ndoshta po vjen një promovim? Përpjekjet tuaja gjatë muajve të fundit mund të sjellin një ndry-shim rrënjësor në punën tuaj.

Nëse jeni beqarë, në orët e ardhshme një lajm i mirë mund të vijë. Nëse keni kohë, kushto-jini një mesazh atij personi që dëshironi të shihni përsëri pas një kohe të gjatë mungese.

Për Demin fillimi i kësaj jave do të jetë shumë i veçantë. Këshillat janë të mendoni me kujdes përpara se të merrni ven-dime të rëndësishme për jetën tuaj këtë kohë me probleme.

Dashi Demi

Parashikohet një ditë e madhe rinovimi, veçanërisht falë Hënës në shenjë. Do të jetë një ditë me lajme, me siguri një mundësi e re për punë do të manifestohet brenda 24 orëve.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Është koha që beqarët të bëjnë miq dhe të njohur të rinj, së shpejti ata mund të shndërrohen në diçka më shumë. Në punë, një rikonfirmim për ju këtë kohë është në rrugën e duhur.

Në dashuri, është koha për të zgjidhur problemet që lidhen me të kaluarën. Në punë duhet të jeni të durueshëm, për momentin nuk ka asnjë lajm të mirë për ju dhe duhet të keni kujdes.

VERTIKAL

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj Yjet e favorshëm ju ndi-

hmojnë në dashuri, e cila do të jetë themelore. Mundohuni të bëni gjëra në mëngjes. Në punë, përpiquni të mos i bëni prob-lemet ekzistuese më keq.

Background Eraser, për të fshirë sfondin nga fotot

Hëna e favorshme ju ndi-hmon nëse bëni pak përpjek-je të kapërceni problemet në dashuri dhe të merrni vendime me rëndësi këtë kohë. Një përg-jigje ndaj një padie mund të vijë.

HORIZONTAL

Në dashuri duhet të vazh-doni me kujdes. Jeni mjaft të lodhur dhe të shqetësuar. Në punë duhet shumë durim dhe Jupiteri ju ndihmon të zgjidh-ni problemet.

Me personin e duhur ju doni të bëni plane. Gjërat në punë po shkojnë mirë, por do të ishte më mirë të mos merrni rreziqe të panevojshme këtë kohë. Ju duhet të merrni vendime.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Indiani, që ka koleksion 2371 telefona

1- I thonë edhe margaritar, gjendet në guaskat e detit. 5- Fukara, i mjerë. 9- I thonë edhe karavidhe. 11- Aleanca Demokratike. 13- Njëlloj si paradhënie. 14- Markë cigareje. 15- Një fjalë pa qëllim. 17- Një numër i papërfunduar. 18- Fuçi druri për verë. 19- Grupi drejtues i një institucioni. 21- Dredhi për të mashtruar. 22- Tanushi, Princi i Skënderbeut. 23- Qytezë në rrethin e Kurbinit. 24- Stacioni ndërplanetar rus në hapësirë. 26- Harar, pa hyrje. 27- Shok i sinqertë. 28- Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente. 30- Vilhelm ..., Heroi Kombëtar i Zvicrës. 32- Ernest Telman. 33- ... kampari. 35- Pohojnë italianët. 36- diametri i brendshëm i grykës së pushkës. 38- Aparat që mat shtypjen atmosferike. 40- Analisti Kongoli. 41- Një gjarpër i madh aziatik pa helm. 43- Sheshi i luftimit të gladiatorëve. 45- Stadiumi ... Dovana. 46- Kongoli i muzikës, pa fund. 47- Fillon ose ... 49- Stacioni televiziv Al ... 50- Ushtria e Kosovës. 51- Shtëpi banimi. 53- Në fillim të detyrave. 54- ai mban qëndrim të rrëptë ndaj normave dhe rregul-lave të vendosura. 56- Karrocë e hapur e tërhequr nga dy kuaj. 57- Është kryeqyteti i Libanit.

1- Njeriu me kalimin e moshës ... 2- Ish-futbollisti spanjoll Gonzales në inic. 3-v Kular në qafën e kaut që tërheq qerren. 4- Kohë e caktuar për të kryer një punë. 5- Prift françeskan. 6- Ajo e kokosit, e pashquar. 7- Komuniteti Europian. 8- Ato vijnë rrallë prandaj duhen shfrytëzuar. 10- Hapur për anglezët. 12- Mineral me ngjyrë hiri në të bardhë që përmban kalcium dhe magnez, përdoret për xhamat. 14- ... Ibaruri, politi-kane dhe komuniste spanjolle në luftën e Spanjës, me origjinë baske. 16- Diçka thelbëësore nga të tjerët, model. 18- Gurët e bilardos. 20- Automjetet e transportit ndërkombëtar. 21- Bukuri, hijeshi. 25- Njësoj si dhënie fjale. 27- Qendër. 28- Magazinë e madhe drithi, hangar. 29- Shkak, arsye. 31- Dushk ose ... 33- Titull fisnik në një perandori. 34- Cipa e kokërdhokut të syrit. 36- I thonë plëncit të pulës. 37- Pjesë e syrit. 38- Ndërtesë me dër-rasa, pa fund. 39- Veprim taktik në shah për të mbrojtur mbretin. 40- Tregim i shkurtër në vargje e prozë, që ka si personazhe kafshë, bimë apo sendë. 42- Zyrë juridike që vërteton origjinalitetin e dokumentave. 44- Tepsi e cekët prej bakri me buzë të kthyera. 47- Bija e Kelmen-dit. 48- Autobusi urban. 51- Është figurë gjeometrike. 52- Zotëroj. 54- Pjetër Arbnori. 55- Përemër vetor.

k u l t u r e www.sot.com.al

Indiani Jayesh Kale është një kolek-sionist, i cili ka kaluar të paktën pesë vjet duke mbledhur telefona celularë, duke i quajtur pajisjet si “bebet” e tij. Ai u shpreh për CNN se nuk mund të shohë dikë ti dëm-tojë telefonat. “Unë jam shumë emocional, unë nuk mund ta shoh dikë duke i hedhur telefonat e mi, nuk mund ta shoh dikë duke i thyer ata. Ata janë fëmijët e mi”, tha Kale për CNN. Kale është një koleksionues nga Thane në Indi dhe deri më sot ai ka mbled-hur gjithsej 2371 telefona celularë. Kale tha se ka pothuajse 5 vite që ka filluar të mbledhë telefonat. “Kam mbledhur telefona nga e gjitha bota, Evropa, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Dubai dhe shtete të tjera”, u shpreh Kale.

Ka aplikacione të ndryshme falas, që mund të jenë të dobishme për të hequr në disa hapa, sfondin e fotografive tuaja, si dhe elemente të tjera që nuk dëshironi të jenë aty. Background Eraser është një aplikacion Android i zhvilluar nga HandyCloset. Plat-forma ka mënyra të ndryshme redaktimi: manual, i cili siç nënkupton emri i tij kërkon që përdoruesi të rrëshqasë gishtin mbi sipërfaqen, që do të hiqet. Funksioni repair rikthen zonat, që janë fshirë gabimisht dhe duan të rikuperohen. Ky mjet, i zhvilluar nga BG Studio lejon të hiqen objekte të ndryshme nga foto shumë lehtë. Përdoru-esi mund të fshijë një objekt, një person në sfond, një pemë, një poster etj.

Page 24: Dvorani plas “bombën”, tregon si Ilir Meta i shpëtoi ndëshkimit për … · 2020. 6. 15. · ish-Avokatja e Shtetit, te emrat që kanë kaluar vetingun Dvorani plas “bombën”,

GAZETA SOT24 E Hënë 15 Qershor 2020

.............

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Lionel Mesi dhe Kris-tiano Ronaldo kanë dominuar botën e futbollit prej 12

vjetësh, duke fituar secili shumë trofe të rëndësishëm individual, por edhe ekipor, ndërkohë që janë rikthyer sërish në fushë për të qenë lider të skuadrave të tyre. Por Mesi duket se ka ende shumë për të dhënë. Kështu, referu-ar edhe medieve spanjolle, Lionel Mesi e ka vendosur një rekord tjetër në La Liga, pas fitores së Barcelonës kundër Real Majorkës të shtunën mbrëma. Barça fitoi 4:0 në ndeshjen e parë të saj që prej muajit mars, kur se-zoni u pezullua për shkak të pandemisë koronavirus. Pas golit hapës të shënuar nga Arturo Vidal, Lionel Mesi asistoi për Martin Brejthueit dhe Jordi Alban para se të shënonte vetë për ta vulosur triumfin e Barçës në kohën shtesë. Për Mesin ky ishte goli i 20-të në La Liga në sezonin 2019/20. Superylli argjentinas është lojtari i vetëm që i shënon 20 apo më shumë gola në ligën eli-

Zyrtare/ PSG dhe Leonardo e pranojnë:

Kavani e Silva largohen

MESFUSHORI Merkato ka nisur të futet në binarët e shpejhtë ende pa u hapur zyrtarisht periudha e transferimeve. Shkak janë ambiciet e klubeve për të pasur superioritet në treg, por edhe kontratat e lojtrarëve që skadojnë në fund të qershorit. Tek Juventusi ka pretendime, por ka dhe lojtarë që dëshirojnë largimin. Një vit më parë Aron Ramsi u transferua me bujë te Juventusi, pasi i kishte për-funduar kontrata me Arsenalin dhe zgjodhi pikërisht bardhezinjtë për

të vijuar karrierën, por bilanci në kampionatin italian nuk është as-pak pozitiv. Në sezonin e tij të parë në Serinë A, mesfushori 29-vjeçar uellsian nuk ka arritur të përshtatet si duhet dhe numëron vetëm 15 pa-raqitje në fushën e lojës, një pjesë të të cilave i ardhur nga stoli. Trajneri Sarri nuk beson më te Ramsi dhe pikërisht për këtë arsye drejtuesit e Juventusit po mendojnë shitjen e tij gjatë merkatos së kësaj vere, duke qenë se për uellsianin interesohen

klube të shumta në Premier League. Mançester Junajtid është njëri prej tyre që ka treguar gatishmërinë për të paguar 25-30 milionë euro për kar-tonin e Ramsi, një mesfushor që ka shumë vite karrierë në kampionatin anglez dhe mund të jetë një vlerë e shtuar për “djajtë e kuq”. Në Torino ëndërrojnë ende rikthimin e Pol Pogba dhe po mendojnë të përfshijnë pikërisht uellsianin Ramsi në nego-ciata, për të ulur sadopak çmimin e kartonit të kampionit të botës.

TEKNIKU LA LIGA AMERIKA

Atletiko ngec në transfertë, Bilbao i merr pikë

Zinedine Zidane u ul mbrëmë në stolin e Realit për herë të 200 në karrierë (132 fitore), duke qenë shumë i suk-sesshëm. Ai ka fituar tre trofe të UEFA Champions League, 2016, 2017 dhe 2018 – het-triku që ka mbetur në mendjen e çdo madrileni. Ai gjithashtu ka fituar edhe trofe të tjerë si; Dy herë Kupën e Botës për Klube, 2 Superkupa të Evropës, 1 La Liga dhe 2 Superkupa të Span-jës. Trofeu i fundit i Zidanit me Realin erdhi në janar të këtij viti pasi Madridi e mposhti Atletikon me penallti në fina-le të Superkupës së Spanjës. Zidane është trajneri i tretë në

Në Spanjë kanë nisur ndeshjet e para dhe ka surpriza. Kështu, Atletiko e Madridit ngeci në transfertën e Bilbaos, duke mos marrë maksimumin dhe duke u larguar ndjeshëm nga kryesuesit (Barcelona dhe Reali i Madridit). Kështu, dueli mes Atletikos së Madridit dhe Athletik Bilbao ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1:1, në ndeshjen e raundit të 28-të të La Ligës spanjolle. Athletik Bilbao dhe Atletiko Madrid u takuan në Bilbao këtë pasdite në stadiumin “San Mames”. Iker Muniain solli skuadrën vendase në epërsi në minutën e 37-të. Vetëm dy minuta më

X h o r x h F l o j d , n j ë 46-vjeçar me ngjyrë, vdiq pasi një polic i bardhë e shtypi me gju për tetë minuta rresht gjatë arrestimit. Pati protesta të mëdha në Amerikë dhe në gjithë botën. Ndërkohë, Feder-ata e Futbollit e SHBA-së habi-ti me vendimin e fuqishëm kur njoftoi në fillim të javës se lojtarët nuk detyrohen më të qëndrojnë në këmbë gjatë këndimit të himnit kombëtar para ndeshjeve. Trump e ka kritikuar federatën për këtë qëndrim, duke u zotuar se nuk do t’i shkojë ndeshjet e futbollit derisa ky vendim të tërhiqet. “Nuk do të shikojë

histori të klubit që është ulur më së shumti herë në stolin e Real Madridit, pas vetëm Del Boske (246 ndeshje) dhe Miguel Munoz (605).

më ndeshje futbolli! Duhet se e njëjta do të vlejë edhe për NFL-në, por jo me mua duke i shikuar ndeshjet”, shkroi Trump në Tëitter.

tare spanjolle në 12 sezone radhazi. 32-vjeçari e pati një paraqitje të shkëlqyer kundër Majorka, duke asis-tuar dy herë po ashtu, që e çon në 14 numrin e asisteve në total këtë sezon. Kështu, Mesi është golashënuesi më i mirë dhe asistuesi më i mirë në La Liga këtë sezon. në rivalitetin me Ronaldon duket se Mesi është rikthyer më në formë se portugezi. Për më tepër, Mesi i krijoi katër raste të mëdha dhe i kompletoi plot nëntë drib-lime në këtë takim. Ronaldo, ndërkohë, nuk pati paraqitje

Rekordi i ri i Mesit, shënon golin e 20-të në ligën spanjolle për herë të 12-të radhazi

të pëlqyeshme në gjysmë-finale të Kupës së Italisë kundër Milanit, në të cilën përveç se nuk shënoi, e hum-bi edhe penalltinë si rrallë herë. Përkundër barazimit pa gola, Juventusi kaloi në finale falë golit si mysafir në ndeshjen e parë në “San Siro” e cila kishte përfunduar 1:1. Ndërkohë, ngjarjet brenda klubit nuk janë të tilla që të krijohet bindja se gjithç-ka është perfekte. Merkato është në prag dhe disa lojtarë po shihen si objektivë për t’u shitur e të tjerë po mendojnë largimin. Madje njërin Barce-

Argjentinasi e rinisi aty ku e la më parë, me gola dhe asiste, duke u konfirmuar si ylli kryesor dhe i pazëvendësueshëm i Barçës. Vijon të thellojë rekordet

vonë, Diego Kosta barazoi shifrat në 1:1. Athletik Bilbao është në vendin e 10-të me 38 pikë, ndërsa Atletiko e gjashta me 46 pikë.

Zidane mbush 200 ndeshje në pankinën e Realit

Aron Ramsi s’u përshtat me Juven, do të kthehet në Angli

Merkato nuk është hapur zyrtarisht, por kampionët e Francës po pranojnë që tani se do të kenë “firo”. Rinovimi i kontratave nuk erdhi dhe Tiago Silva e Edinson Kavani do të largohen nga PSG. Largimin e dyshes e ka njoftuar vetë drejtori sportiv, Leonardo, i cili është shprehur: “Kavani dhe Tiago Silva do të largohen nga PSG në fund të sezonit, është e konfirmuar.” Kontratat e dy yjeve skadojnë në fund të këtij muaji dhe ata do të lihen të lirë për t’i hapur rrugën afrimeve të tjerë në kryeqytet. Vendin e uruguaianit te kryeqytetasit do e zërë Mauro Ikardi, i cili u ble për 57 milionë euro nga

Interi, pas një viti huazim në Francë. Ndryshe nga sul-muesi, zëvendësuesi i Tiago Silvës nuk ka ardhur ende në “Parc de Princes”, por flitet të jetë Kalidu Kulibali, i cili së fundmi është bërë edhe pronar i një apartamenti gji-gant në qendër të Parisit. Sa i përket të ardhmes së dyshes në largim ka disa skuadra që duan shërbimet e tyre. Kavani ishte pranë kalimit te Atletiko Madrid në verë, një operacion që pritet të finalizohet në javët e ardhshme. Tiago Silva ka disa ide në kokë, me Milanin, Ever-tonin e Ançelotit dhe Napolin, që presin një shkëndijë sado të vogël nga 35-vjeçari.

Trump irritohet me federatën: Nuk shkoj më në stadium

lona dëshiron ta largojë që në ditët e para të hapjes së tregut. Kështu, mediat span-jolle raportojnë se Barcelona është duke ushtruar trysni ndaj Arthur Melos për ta pranuar kalimin në Juventus, si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi mes dy klubeve për Miralem Pjaniçin. Gji-ganti dhe lideri i La Ligës është goditur fort nga kriza e shkaktuar nga pandemia koronavirus dhe si pasojë ka nevojë t’i rrisë financat. Muajin e fundit shumë me-diat të ndryshme në Spanjë dhe Itali kanë raportuar se Barça dhe Juve kanë arrit-ur marrëveshje tashmë për shkëmbimin kokë me kokë Pjaniç-Arthur. Pjaniç është i etur t’i bashkohet kampionit spanjoll, por Arthur është duke refuzuar. Sipas gazetës katalanase “Sport”, Barcelona nuk mund të presë më dhe ka filluar të ushtrojë trysni ndaj Arthurit për ta pranuar kalimin në Serie A. Nuk do të jetë e lehtë, por hapi i parë u hodh mbrëmë, kur trajneri Kuike Setien e la a të në bankën rezervë në fitoren e thellë të Barçës 4:0 kundër Real Majorka.