121
1 UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” Fakulteti i Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit Dr.sc. Armand Krasniqi, Prof.asoc. PËRMBLEDHJE LEKSIONESH NGA LËNDA E DREJTA NË TURIZËM ME ELEMENTE NGA E DREJTA BIZNESORE Tetor / 2013 Pejë Vetëm për vitin akademik 2013 / 2014

E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

1

UNIVERSITETI

“HAXHI ZEKA” Fakulteti i Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit

Dr.sc. Armand Krasniqi, Prof.asoc.

PËRMBLEDHJE LEKSIONESH NGA LËNDA

E DREJTA NË TURIZËM

ME ELEMENTE NGA E DREJTA BIZNESORE

Tetor / 2013 Pejë Vetëm për vitin akademik 2013 / 2014

Page 2: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

2

Hyrje në të drejtën në turizëm

Fenomeni i turizmit ,i cili me këtë emër është paraqitur kah mesi i shek XIV e përcjell zhvillimin e tërësishëm të njeriut. Turizmi në format e veta përcjell edhe mbizotëruesit shoqëror edhe të gjitha formacionet e mëtutjeshme shoqërore të manifestuar tek njerëzit të cilët e plotësojnë kohën e lirë ,përmes epokës së turizmit, prej klasës primitive, deri tek turizmi i sotëm bashkëkohor.

Termi “turizëm” më herët është paraqitur në literaturën angleze, që më pas të paraqitet edhe në literaturën franceze ,ndërsa rëndësia e vërtetë e tij është vërtetuar para 150 viteve me qëllim që kah gjysma e dytë e shek XIV të ketë përdorim të përgjithshëm .

Për kuptimin turizëm përdoren shumë shprehje siç janë “qarkullimi me njerëz”, “qarkullimi me të huajt”, “pranimi i të huajve dhe turistëve”,”turizmi aktiv”, “turizmi receptive”, etj. Megjithatë të gjitha shprehjet e përdorura deri më tani nuk i plotësojnë aktivitetet polivalente të cilat i përfshin në vete turizmi sikur një dukuri e përbërë dhe dinamike.

Por megjithatë , sikur një konvencion i heshtur ,termi turizëm me simbolikën e vet është në përgjithësi i pranuar ,dhe i njëjti si i tillë pranohet ,ndërsa të gjitha tjerat sikur terminë të reja teknike të cilat sillen sikur sinonime ose shprehin vetëm një pjesë të termit turizëm.

Edhe në literaturën e huaj edhe në atë vendore jo shpesh përmendet dhe vërtetohet se turizmi është po aq i vjetër sa edhe historia e vetë ekzistimit të njeriut edhe se turizmi i sotëm bashkëkohor është rezultat i zhvillimit të tij shumë dekator ,sikur nevoja për udhëtim , ndërrimi i ambientit ,pushimi shoqërimi me njerëz dhe kultura etj. Në këtë drejtim ekziston hipoteza e një autori se turizmi në historinë e tij të gjatë tregon veti të veçanta ,ai në të njëjtën kohë është edhe i vjetër edhe modern, i fort si njerëzimi dhe si dukuri sikur të jetë nga dje.

Fillimet e turizmit nuk mundet të vërtetohen saktë me tregues ekzakt, por me një siguri

mund të thuhet se format e tij janë në varshmëri nga shkalla e zhvillimit të marrëdhënieve shoqërore.

Turizmi në mbizotëruesit shoqëror manifestohen përmes udhëtimeve të klasave publik

dhe njerëzit e lirë të lojërave olimpike ,vizita dhe qëndrimi në banjat shëruese dhe burimeve ,udhëtimet masivee prej një shteti në tjetrin etj.

Në feudalizëm, veçanërisht janë të shprehura format e turizmit sikur udhëtimi në aligjak

, turizmi gjahtar etj. Në kapitalizëm sikur një formë ekonomike – shoqërore,përgjatë zhvillimit të fuqishëm të

forcave prodhuese e karakterizojnë edhe zhvillimi i turizmit masiv, sikur dëshira e njerëzve për shfrytëzimin e natyrës, bukurive ,shoqërime të reja etj.

Periudha pas shek. XIV është periudha e turizmit jo vetëm e klasës së lartë .por turizëm i pjesës më të madhe të klasës njerëzore.

Page 3: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

3

Qëllimi jonë nuk është ta prostudiojmë ,as që ta shprehim historinë e turizmit, për arsye se ajo është qëllim i disiplinave tjera shkencore , mirëpo vetëm sikur në të drejtën turistike në mënyrë fragmentuese ta cekim këtë dukuri shoqërore.

Për ne, që është veçanërisht me rëndësi ,turizmi që nga fillimi nuk është i vendosur

vetëm në vete,por është i rregulluar me rregulla e ligje- pozitive, me rregulla të përshtatmë për mbrojtjen e konsumentëve turistik. Është interesant ajo se Greqinë antike edhe në shtetin e vjetër Rim janë të vendosura ligje dhe zakone të veçanta në lidhje me rregullimin e sigurimit te vendqëndrimit të vizitorëve të huaj ,kushtet higjienike ,ligjet divisive etj. Këto ligje munden të konsiderohen sikur hapa fillestar të ligjeve dhe zakoneve të turizmit në numrin më të madh të vendeve.

Edhe pse turizmi në periudha të ndryshme deri më sot në esencë dallohet sipas kushteve ekonomike dhe shoqërore ,sipas numrit të forcave motivuese, qëndrimit social të turistëve ,sipas masivitetit të tij etj, ai çdoherë është duhet të jetë i rregulluar për kah aspekti ligjor në të cilin saktë duhet të dihen ligjet dhe detyrimet e subjekteve në turizëm .Kjo është edhe një ndër detyrat e të drejtës turistike ,ndërsa detyra jonë gjatë përpjekjeve të mëtutjeshme.

Page 4: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

4

1. Nocioni dhe përkufizimet e shtetit

Për të kuptuar konceptet, nocionet, institucionet dhe institutet e shtetit dhe të së drejtës në përgjithësi, të drejtës biznesore në veçanti, parësisht lypset poseduar njohuri përkitazi me shtetin , shtetin e së drejtës si dhe organizmat e institucionet e tjera shoqërore të një vendi.

Format e para të manifestimit të shtetit si një organizëm, fillimisht parashtetëror, rrjedhimisht

shoqëror kanë filluar që në zanafillë të organizimit të shoqërisë njerëzore, përkatësisht të diferencimit brendapërbrenda saj.

Diferencimet në shoqëri shkaktojnë edhe kunderthënie të caktuara, me ç’rast krahas avansimeve

të konsiderueshme kronologjike të organizimit shoqëror, bëhet dekompozimi i modaliteteve të organizimit jo klasor të formacioneve të caktuara shoqërore. Në këtë proçes diversifikativ, të përcjellur me vështirësi, probleme dhe sidomos kontradikta të shumta shoqërore, lindin dhe zhvillohen shtetet e para skllavopronare në botë. Shteti si organizatë shoqërore dhe si institucioni më gjithëpërfshirës dhe më sublim, gjatë historisë, fillimisht, do të kalojë nëpër sfida dhe faza të ndryshme të zhvillimit të tij. Ai gjatë këtij proqesi të gjatë, specifik e të nderlikuar, do të përcillet me luftë të ashpër dhe të vazhdueshme në mes të klasave, kategorive dhe shtresave të caktuara shoqërore. Gjatë këtij proqesi të zhvillimit të tij shteti, përkatësisht ngritja dhe zhvillimi i tij, do të jetë i ndërvarur dhe kushtëzuar nga rrethana dhe faktorë të ndryshëm, sa interesant aq edhe kompleks dhe instruktiv për pasuesit, nxënësit dhe mësuesit e mëvonshëm të historisë dhe të vet shtetit. Ai do të organizohet dhe funkcionojë në forma dhe trajta (modalitete) nga më të ndryshmet: institucionale, kuazi institucionale, madje edhe dezorientuese e të sterkequra. Ecuria zhvillimore e shtetit do të pasohet dhe percillet (pershkohet) ndër të tjera edhe me vështirësi, pengesa, ambicie dhe kunderthënie herë herë edhe të papajtueshme skajshmerisht; por gjithsesi edhe me zhvillime dhe përparime të konsiderueshme, herë graduale e evolutive, e herë të vrullshme, shperthyese dhe revolucionare.

Për shtetin, karakterin, nocionin, definicionin dhe karakteristikat e tij , përndryshe janë paraqitur,

zhvilluar dhe ndertuar pikëpamje e mendime të shumta. Hegeli për shembull konsideron se shteti nuk është produkt hyjnor, por është kreatyrë e shoqërisë klasore, është instrument për zgjidhjen ose zbutjen e kunderthënieve shoqërore. Shteti si një organizëm suprem shoqëror, sovran dhe demokratik, qendron vertikalisht,pra në pikëpamje të kierarkisë, shumë më lartë se klasat, shtresat dhe kastet në një shoqëri të caktuar. Ai është krye procesori dhe krye kordinatori i mekanizmave relevantë, që vepron dhe duhet të veproj, në të mirën,dobinë dhe interesin e të gjithve – pra në të mirë të interesit publik, të përgjithshëm.

Shteti mëtutje përkufizohet edhe si:” personifikim i rendit juridik, funksioni shoqëror i të cilit është mbajtja dhe ruajtja e mënyrës së caktuar të prodhimtarisë, e cila i përgjigjet më së miri eksponenteve të klasës sunduese në pushtet. Po ky autor shtetin mëtutje e definon si një” bashkësi e cila vepron në territorin e caktuar, në formën e organizatës supreme dhe me rend juridik”. Pra shteti është një organizatë e cila disponon monopolin për ushtrimin e dhunës fizike, përkimisht pushtetin sovran i cili sherben për ruajtjen e karakterit dhe mënyrës së caktuar të prodhimtarive e cila është në interes parësor të klasës sunduese.

1.1. Karakteristikat dhe veçoritë kryesore të shtetit Shteti si një kreatyrë specifike, supreme shoqërore e organizuar në mënyrë – sui generis, ka edhe karakteristikat,veqoritë dhe elementet e tij. Karakteristikat dhe veçoritë kryesore të shtetit janë se:

Është organizatë shoqërore e shkallës dhe nivelit të lartë; Është organizatë specifike e shoqërisë, sepse ka forcën më të organizuar Brenda territorit të

vetë;

Page 5: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

5

Forca apo dhuna që ka shteti në dispozicion vehet në lëvizje kurdo që i duhet shtetit; Është organizatë që funkcion kryesor nga aspekti shoqëror ka zhvillimin e procesit të

prodhimit dhe ruajtjen e tij; Është organizatë shoqërore e cila perveq elementeve të dhunës dhe kontrollit të fushave të

ndryshme jetësore, ushtron dhe zhvillon edhe sherbime të ndryshme publike në interes të përgjithshëm.

1.2. Elementet kryesore të shtetit Doktrina e së drejtës deri me tani ka identifikuar si të rëndësishme dhe me peshë edhe elementet kryesore, që e bëjnë një vend shtet. Ato janë:

- Pushteti shtetëror (sovran); - Popullsia dhe - Territori i caktuar.

Që të tri këto elemente janë të ndervarura reciprokisht. Kështu që mungesa e njërit prej tyre ndikon në tërësinë e qështjes. Pra ndikon që shteti i tillë në fakt, të mos trajtohet si shtet.

1.3. Rëndësia e shtetit

Në kushtet bashkëkohore dhe demokratike të organizimit dhe funkcionimit, shteti ka ndryshuar në masë të madhe, ose do duhej ndryshuar ende, jo vetem natyrën dhe strukturën, por edhe karakterin dhe misionin e tij. Shteti sot nuk është represent dhe as prototip i dhunës. Nuk është aparat për destinimin dhe aplikimin e dhunës klasike. Shteti bashkohor, në parim sot e gjithë ditën është ose duhet të jetë institucioni më i organizuar demokratik. Shteti sot po duhet të përmbushë parimet dhe konceptin e kontratës së mirënjohur shoqërore të Zhan Zhak Rusosë. Kjo kontratë shoqërore bazohet në postulatin se shteti duhet të mbrojë të drejtat natyrore të individit. Këto të drejta natyrore themelore dhe fundamentale janë: e drejta në jetë, në liri dhe e drejta në pasuri. Në këmbim për këte mbrojtje të ofruar nga shteti, qytetari duhet ti permbushë disa detyra të caktuara ndaj tij, siq janë pagesa e tatimit etj.

Idea e Rusosë për rrolin e shtetit në kontratën shoqërore pothuajse është pranuar në të gjitha demokracitë perendimore.

Shteti i së drejtës ose shteti ligjor

Në kushte dhe rrethana të avansuara të parimeve dhe postulateve të së drejtës natyrore do të duhej të funkciononte shteti i së drejtës ose shteti ligjor. Teoreticienti i njohur gjerman H. Kelzen lidhur me këtë thotë: çdo veprim i pushtetit shtetëror, duhet të jetë paraprakisht i rregulluar me të drejtën (me normë juridike). Pra e drejta rregullon funkcionimin e pushtetit, përkatësisht të vetë shtetit, si kreatyrë demokratike dhe shoqërore për masën, nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Ky modalitet apo tip i shtetit është pikërisht shteti ligjor ose i së drejtës, që nenkupton organizimin (organizatën) shtetrore, funkcionimi dhe shtrirja e pushtetit të së cilës, katerciperisht janë të determinuara me norma juridike (me të drejtën).

2. E drejta dhe rendi juridik

E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i rregullon marrëdhëniet në mes njerëzve dhe organizatave në shoqëri të caktuar.

Nocioni e drejtë ka më shumë kuptime dhe interpretime të ndryshme. Për teori -cientin juridik Hans Kelzen e drejta është sistem i normave të domethënies së veçantë logjike; është rend i veçantë i imponimit apo dhunës. E drejta sipas Kelzen-it, është kreatyrë ideore e përbërë nga krijesa e frymës njerëzore. Për autorët dhe ithtarët e pikëpamjeve natyrore-juridike e drejta, parësisht është fenomen etik,

Page 6: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

6

gjegjësisht sistem i vlerave. Në teorinë juridike dhe filozofike e drejta percaktohet, jo vetem si dukuri ideale (si tërësi e mendimeve), por edhe si fenomen real. Si fenomen real e drejta është e lidhur me apo për njerëzit, psikën e tyre si dhe për shoqërinë e tyre. Në doktrinë ekzistojnë të paktën tri qasje të ndryshme, për përcaktimin e nocionit e drejta.

Për jusnatyralizmin e drejta është fenomen etik. Për legalizmin dhe normativizmin, ndërkaq e

drejta është tërësi e normave, si dhe të koncepteve psikologjike ose të koncepteve logjike- linguistike. Ndersa për socializmin e drejta është kategori sociale - materiale. Nga disa autorë e drejta këndshikohet si vullnet i klasës sunduese, që ka qëllim mbajtjen e rendit shoqëror të caktuar. Disa të tjerë mendojnë se e drejta si fenomen shoqëror është system i rregullave dhe normave shoqërore, që rregullojnë marrëdhëniet në mes të njerëzve. Në aspektin juridik-teknik e drejta është tërësi e normave juridike, ndersa në aspektin politik, ajo është vullnet i klasës sunduese, që realizohet me forcen që ka shteti, si institucioni më i rëndësishëm i klasës sunduese.

E drejta është faktori dhe rregullatori kryesor i rregullimit të marrëdhënieve shoqërore, si produkt dhe rezultat i sjelljeve dhe rrethanave të shoqërisë klasore, e drejta është e kushtëzuar nga ekzistimi i diferencave klasore dhe shtresore në mestë njerëzve. Për shkak të karakterit klasor e drejta nuk mund të jetë shprehje e vullnetit të përgjithshëm (të të gjitha klasave). E drejta rregullon marrëdhëniet shoqërore, në të cilat mund të vijë, deri te cenimi i interesit gjithëshoqëror; pra i interesit të përbashkët ose të të gjithë anëtarëve të shoqërisë. Ajo definohet edhe si tërësi e rregullave juridike të sjelljeve (normave). Norma juridike është rregullë e sjelljes, të cilën e rregullon dhe sankcionon shteti.

E drejta e një shteti është tërësi e rregullave të detyrueshme të sjelljes (dispozitive juridike), të

cilat i ka percaktuar (sankcionuar) shteti e te cilat e bëjnë një tërësi të gjithëmbarshme dhe të harmonizuar-sistemin juridik të shtetit përkatës. Sistemi juridik i një shteti nga ana tjeter është tërësi e akteve juridike, të cilët i ka paraparë shteti e te cilët e përbëjnë një tërësi konsistente dhe koherente – rendin juridik

E drejta paraqet vullnetin e shtetit, gjegjësisht vullnetin e atyre që janë bartës të funkcioneve shtetërore – establishmentit (shtreses sunduese) ndersa është e shprehur përmes akteve të përgjithshme (kushtetuta, ligji, aktet nënligjore) dhe përmes akteve të veçanta juridike (aktgjykimi aktvendimi, vendimi).

E drejta është postulat i pandashëm nga shteti, ngase shteti nuk mund të ekzistojë pa të drejtën dhe anasjelltas. Shteti përmes së drejtës rregullon marrëdheniet shoqërore, para se gjithash ato marrëdhënie ku ekziston rreziku, që të vije deri te konfliktet eventuale shoqërore. Këto marrëdhënie janë të rëndësishme dhe me peshë për stabilitetin e vendit (rendi publik dhe i sigurisë, bashkimi i qytetarëve, liria e shtypit dhe medieve, tatimet, kontributet, veprat penale etj). Edhe qështjet nga domeni i interesit të përgjithshëm (arsimimi, shëndetësia, mbrojtja e mjedisit jetësor, trafiku dhe lidhjet, mbrojtja e vendit,siguria, si dhe qështjet dhe problemet, që lidhen me sigurinë personale, sociale;me statusin juridik dhe pasuror të qytetarëve (marrëdhëniet pronësore, familjare, trashigimore, të punës, sigurimi shëndetësor, pensional e invalidor etj., bëjnë pjesë në qështjet dhe institucionet e rëndësishme të cilat shteti do të duhej ti rregullonte domosdoshmerisht drejt e shpejtë në dobi të qytetarëve dhe përmes së drejtës-normave juridike). Sipas pikëpamjeve të shumë teoricientëve, pikërisht, për shkak të fërkimit të këtyre interesave shoqërore, për krijimin dhe mbajtjen permanente të një stabiliteti shoqëror e mbi të gjitha, për mbrojtjën dhe avansimin e interesave të elitave (klasës) sunduese, shtetit kur i duhet e perdorë edhe dhunën si mjet dhe instrument për të zgjidhur konfliktet, kontradiktat dhe problemet e ndryshme të mprefta në shoqëri. Në këtë mënyrë vullneti dhe fuqia shtetërore, vjen e manifestohet dhe artikulohet si e drejtë, si normë, si ligj, përkatësisht ligje, të cilat organet shtetërore i propozojnë dhe miratojnë në procedurë përkatëse.

Page 7: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

7

2.1 Rendi juridik (sistemi juridik) Të gjitha dispozitat (normat) juridike të një shtëti e përbëjnë rendin juridik (sistemin juridik të tij). Ky sistem quhet edhe sistem pozitiv-juridik i cili paraqet një tërësi të rregulluar e të sistematizuar të të gjitha rregullave juridike. Elementet e sistemit juridik janë:

Dega e së drejtës, norma juridike (rregulla juridike), institutet juridike etj.

Rendi juridik rezulton nga rendi shoqëror dhe është pjesë përbërëse e tij; nderkaq rendi shoqëror ngërthen në vete realizimin e marrëdhënieve shoqërore përmes të drejtës, duke përfshirë këtu të gjithë realitetin shoqëror (që nënkupton organizimin apo tërësinë sociale, ekonomike dhe politike të një shoqërie). Rendi juridik ashtu sikurse edhe e drejta, duhet të jenë në pajtim të plotë me rendin shoqëror, sepse në të kundërtën ky rend shoqëror dëmtohet deri në rrezikim dhe atëherë, nderhynë shteti edhe me masa të dhunes. Nuk ka ndonjë model gjeneral dhe i gjithëpranueshëm, që do vlente për të gjitha shtetet. Për shkak të specifikave të çdo vendi, rrethanave, kushteve, traditës, sistemit etj. Secili shtet e ka sistemin e vetë juridik dhe atë të së drejtës. Përndryshe, rendi shoqëror, përveq rendit juridik përfshinë në vete edhe rendin ekonomik, politik, moral etj. Rendi juridik nga ana tjeter poashtu është kompleks. Ai përbëhet nga rendi normativ dhe ai material.

Rendin normativ e përbëjnë normat juridike të një shoqërie konkrete, ndersa Rendin material e

përbëjnë veprimet juridike të cilat i ushtrojnë subjektët e së drejtës – personat fizikë dhe juridikë të një vendi. Bashkimi i këtyre dy rendeve e bën rendin juridik i cili përbëhet nga marrëdhëniet juridike, të cilat në vete mishrojnë (amalgamimin e të dy komponenteve të rendit juridik (rendit normativ dhe atij material). Së këndejmi, Rendi juridik është pjesë përbërëse e rendit shoqëror dhe rregullohet me të drejtën /ose përmes së drejtës. Ai paraqet tërësinë e së drejtës se çdo shoqërie dhe sjelljet e njerëzve të cilat rregullohen me të drej

Rendin normativ, si pjesë e Rendit juridik e përbëjnë normat juridike të një shoqërie konkrete. Rendin material nderkaq e përbëjnë sjelljet e njerëzve, me të cilat e drejta i nderlidhë disa rrjedhoja juridike. Veprimet e njerëzve, që kanë efekt juridik, quhën veprime juridike. Nderlidhja kohezive dhe mozaikore e veprimeve juridike në një tërësi e përbën rendin material, ndersa personat, sjellja e të cilëve rregullohet me norma juridike, quhen subjekte të së drejtës.

Rendi juridik i përbërë nga rendi normative dhe ai material (faktik) përbëhet nga marrëdhëniet juridike. Ky rend tejet i rëndësishëm, do të duhej shikuar si rend dinamik dhe dialektikë-në zhvillimin e siper. Ai nuk është rrumbullakuar, perfunduar as perfeksionuar, por modifikohet dhe avansohet në vazhdimsi.

3. Marrëdhëniet juridike Marrëdheniet juridike janë pjesë e marrëdhënieve shoqërore të rregulluara nëpërmjet normave juridike. Ato janë edhe pjesë e rendit juridik dhe krijohen sipas normës së përgjithshme dhe asaj të veçantë juridike. Marrëdhënia juridike është proces i pashmangshëm i sendertimit të normave juridike. Përmes saj, pjesa normative e Rendit juridik, pra normat juridike, lidhen me pjesen materiale ose faktike të këtij rendi. Për të ekzistuar një marrëdhënie juridike, lypset që në te, të marrin pjesë së paku 2 persona. Këta persona duhet që në mes tyre, pra ndaj njëritjetrit, të kenë të drejta, përkatësisht detyrime të caktuara.

Marrëdhëniet juridike, në parim janë marrëdhënie të vullnetshme. Mirëpo, ato mund të krijohen dhe sendertohen edhe në mënyrë imperative – urdhëruese- të pavullnetshme. Psh. relacionet në mes të organit të administratës tatimore dhe personit fizik që duhet ta paguaj tatimin; huadhënësit dhe huamarrësit etj. Janë marrëdhënie juridike që domosdoshmerisht duhet të realizohen. Marrëdhëniet juridike, mund të shkaktohën edhe nga veprimi i ndaluar. Psh. nëse një subjekt, qëllimisht (me dashje) ose nga pakujdesia i shkakton dëm një subjekti tjeter. Dëmi duhet kompenzuar, pavarësisht a don apo jo ai subjekt. Kjo ndodhë kështu sepse kompenzimi i dëmit është paraparë me ligj. Pra nuk merret këtu

Page 8: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

8

parasysh, se a ka vullnet dhe gadishmeri për ta paguar dëmin shkaktari i tij apo jo. Pra, marrëdhëniet juridike pashkëputshmerisht janë të nderlidhura me sjelljet dhe veprimet e njerëzve në shoqëri. Përmes tyre dhe me to krijohen raporte të autorizimeve, detyrimeve dhe të drejtave në mes të subjekteve të së drejtës.

3.1. Elementet e marrëdhënies juridike Marrëdhënia juridike ka elementet e saj. Sipas disa pikëpamjeve elementet kryesore përbërëse të

marrëdhënies juridike janë: Autorizimet dhe detyrimet;

ndersa sipas pikëqëndrimeve të tjera ato janë:

Të drejtat, detyrimet, subjektet e së drejtës dhe objekti i së drejtës (Dr.sc.Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, fq. 146).

Konsiderohet se pikëpamja sipas së cilës elementet qenësore të marrëdhënies juridike janë të

drejtat dhe detyrimet e subjekteve të kësaj marrëdhënie (palëve të saj), është më shumë e pranueshme.( Dr. Mehdi J. Hetemi, E drejta me njohuritë themelore të së drejtës afariste fq. 76.). Marrëdhënia juridike në fakt është marrëdhënie dypalëshe e cila inkorporon të drejtat e një subjekti me detyrimet e tjetrit subjekt pjesëmarrës të kësaj marrëdhënie.

4. Norma juridike

Norma juridike është një lloj i veçantë i normës shoqërore. Ajo rrjedhimisht është rregull e sjelljes së njerëzve (subjekteve të së drejtës), sendertimin e së cilës e siguron dhe e mbron shteti, përmes sankcioneve-masave të tij.

Norma juridike është njëra nga elementet qenësore të së drejtës. Norma juridike lypset të dallohet nga norma morale. Normat morale paraqesin detyrat dhe përgjegjësitë e individit ndaj vetes së tij, por edhe ndaj të tjerëve. Normat juridike nderkaq ngërthejnë detyrat ekskluzivisht ndaj të tjerëve.

Rregullat morale janë të rrënjosura në pikën e njeriut e të ndertuara e të betonuara ( çelnikosura)

me shekuj, gjatë traditës pozitive morale dhe etike të një populli (shoqërie). Si të tilla këto rregulla (norma) ndjehen dhe përjetohen si vetanake (personale); ndaj edhe kultivohen dhe mbrohen me përkushtim dhe intrasigjencë si të tilla. Ato bazohen në bindjen e thellë autentike dhe pa alternativë e jo në detyrim ose dhunë të ushtruar nga jashtë (individit), nga të tjerët . Sankcionet për cenimin e normave morale mund të jenë: shoqërore (gjykimi moral) dhe individuale (brerja e ndergjegjies vetanake). 4.1 .Elementet përbërëse të normës juridike Çdo normë juridike, pa dallim nga lloji që i përket, ka dy elemente qenësore:

Dispozicionin dhe Sanksionin.

Disa norma juridike të karakterit kushtëzues e kanë edhe elementin sipozues ose hipotetik

(hipotezën). 4.1.1. Dispozicioni në fakt është esenca apo pjesa kryesore e normës juridike. Dispozicioni është rrjedhimisht rregull e sjelljes së subjekteve të caktuara të së drejtës.

Page 9: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

9

Subjektët e së drejtës, duhet të sillen në përputhje me dispozicionin e normës juridike (kërkesës),

përndryshe do të përballen me sankcionin. Dispozicioni ose kërkesa (urdhëri) i dedikohet subjekteve të së drejtës. Mosrespektimi apo shkelja

e dispozicionit quhet delikt. Pesha e deliktit përcaktohet duke u bazuar në peshën, respektivisht shkallën e shkeljes së interesave të caktuara, të cilat mbrohen me normën përkatëse.

4.1.2. Sankcioni i normës juridike – paraqet një pjesë të normës. Me sankcion parashihen pasojat në rast të mosrespektimit apo edhe të mosekzekutimit (moszbatimit) të normës juridike. Sankcioni i normës juridike e përshkruan sjelljen e organit kompetent shtetëror, ndaj subjektit i cili nuk e ka ekzekutuar (permbushur) dispozicionin e normës juridike.

Pra, sankcioni është rregull përkitazi me aplikimin e dhunës nga ana e organit shtetëror, drejtuar kunder subjektit të së drejtës i cili e ka shkelur dispozicionin. Edhe shkelja e paqellimt ose nga mosnjohja e dispozicionit të normës juridike denohet.

Si perfundim rezulton postulati që norma juridike, gjithmonë duhet të respektohet e të realizohet.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë vjen deri te aplikimi i sankcionit.

U tha më parë se disa norma juridike (kushtëzuese) e kanë edhe elementin e hipotezës. Hipoteza ose sypozimi, nderkaq është pjesë e normës juridike, në të cilën duhet të parashihen rrethanat, situatat ose faktet (sypozuese), të cilat do të duhej të ndodhnin, të plotësoheshin, (të ekzistojnë) në mënyrë që norma të mund të aplikohej.

Dispozicioni i normës juridike aplikohet vetëm atëherë kur rrethanat, kushtet ose faktet që janë paraparë në hipotezen e normës juridike;si sypozim (hipotezë) të bëhen realitet. Psh. Ligji thot: kush e bënë falcifikimin e dokumentit denohet. Kush lëshon qekun pa mbulesë denohet. Leshuarja e qekut pa mbulesë në të vërtetë do të ishte sypozuese apo probabilitet i mundshëm (hipotezë). Nëse ndodh veprimi i kunderligjshëm (vepra penale), pason sankcioni ligjor. Ose nëse qytetari X.Y., ka biznes të regjistruar dhe aktiv është i obliguar që të paguaj tatimin. Ose pronari legjitim i patundshmerisë është i detyruar të paguaj tatimin në pronë etj.

Andaj, hipoteza e dispozicionit e percakton situatën faktike e cila duhet të ekzistoj, në mënyrë që të mund të aplikohej dispozicioni i normës juridike.

4.1.3.Hipoteza e sankcionit – i përcakton kushtet për aplikimin e sankcionit.Në të vërtetë ajo përmbanë përshkrimin e shkeljes së dispozicionit, ngase kjo shkelje e dispozicionit është kusht për aplikimin e sankcionit. Hipoteza e sankcionit, paraqet pjesën jonormative të normës juridike. Ajo në fakt vetëm e përshkruan sjelljen e cila është kundër dispozicionit.

4.2. Llojet e normave juridike

Sikurse dispozicioni i normës juridike edhe vet normat juridike, mund të jenë të disa llojshme.

Sipas llojit të dispozicionit, normat juridike ndahen në tri grupe normash, në: Normat urdhëruese juridike; Normat ndaluese dhe Normat autorizuese. Normat urdhëruese juridike – janë norma të cilat i urdhërojnë subjektët të caktuar të së drejtës, që

ta kryej një akt ose veprim të caktuar ose të përbëhet nga kryerja e atij veprimi ose akti. Subjektët e të drejtës janë të detyruara, që të sillën sipas normave të tilla, ngase çdo sjellje tjetër paraqet delikt dhe

Page 10: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

10

shkakton pasoja juridike. Psh. Normat në trafik që rregullojnë trafikun (sjelljen e pjesëmarrësve në te) me urdhëra shprehimor janë të natyrës urdhëruese.

Normat juridike ndaluese – janë ato norma që subjekteve të së drejtës ua ndalojnë veprimet ose aktët e caktuara. Rëndomë këto norma fillojnë me: Ndalohet etj. Psh. Ndalohet trafikimi me qenie njerëzore; me mjete narkotike dhe psikoterapike; ose ndalohet puna natën dhe puna e rëndë për fëmijët dhe nënat etj.

Normat juridike autorizuese - iu japin autorizime personave fizikë dhe juridikë, që mund të

ushtrojnë akte dhe veprime të caktuara. Mirëpo, edhe nëse nuk i kryejnë këto veprime qytetarët, nuk pasojnë rrjedhoja juridike. Psh. Perdorimi i lirë i flamurit dhe simboleve të tjerapër çdo qytetarë është e drejtë e tij. Mirëpo edhe nëse nuk e perdorë flamurin ( dispozicioni autorizues) nuk ka pasoja juridike qytetari i një vendi. 4. 3. Sipas përmbajtjes, normat juridike mund të jenë:

Normat abstrakte dhe normat konkrete

4.3.1. Normat abstrakte – shtrihen dhe aplikohen në më shumë situata që duhet të vijnë

(ndodhin). Pra aplikohen në raste të cilat mund të paraqitën. Norma abstrakte në fakt nderlidhet me numer të pacaktuar të subjekteve, ndersa aplikohet në rast konkret, kur subjekti i caktuar nuk sillët në përputhje me rregullat e sjelljes të cilat janë percaktuar në te.

4.3.2. Normat konkrete – kanë të bëjnë me situata konkrete dhe aplikohen në një rast të caktuar.

Normat abstrakte janë të shumta e të shpeshta; ndaj paraqesin rregull, ndersa normat konkrete janë përjashtimi nga rregulli. 4.4. Normat juridike mund të ndahen edhe në norma të përgjithshme dhe të veçanta ose individuale.

4.4.1. Normat e përgjithshme juridike, përbëjnë rregullat e përgjithshme dhe kanë të bëjnë me numer të pacaktuar të subjekteve (personave), që gjenden ose mund të gjenden në situatë të njejtë. 4.4.2. Normat e veçanta (individuale) juridike, kanë të bëjnë me një rast të caktuar dhe paraqesin konkretizimin e normave të përgjithshme juridike, përkatësisht aplikimin e tyre, në rast konkret të caktuar. 4.5. Normat juridike ndahen edhe në:

Norma imperative dhe Norma dispozitive. 4.5.1.Me normat imperative (ius cogens)- subjektët e së drejtës detyrohen për të kryer një akt

sjellje apo veprim të caktuar ose atyre iu ndalohet akti apo veprimi i caktuar. Në këtë rast, subjektët nuk munden që me vullnetin e tyre ta përjashtojnë aplikimin e ketyre normave juridike.

4.5.2.Normat dispozitive (ius dispozitivum) - janë norma të tilla, të cilat subjektët e së drejtës i

aplikojnë sipas vullnetit të tyre të lirë ose nuk i aplikojnë. Psh. Me rastin e kontraktimit, të lidhjës së transakcioneve të tyre ekonomike biznesore.

Page 11: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

11

Ekzistojnë edhe normat juridike alternative. Këto norma konstituohen në bazë të dispericionit alternativ, që do të thotë se subjektët e së drejtës, kanë mundësi të përzgjedhjes së sjelljes apo veprimit, që atyre iu përgjigjen më tepër. Psh. Te lidhja e martesës bashkëshortja mund ta mbaj mbiemrin e saj të vajzërisë, tia shtoj atij mbiemrin e bashkëshortit ose të marrë mbiemrin e bashkëshortit. (Dr. Mehdi J. Hetemi, E drejta me njohuritë themelore të së drejtës afariste, Prishtinë, 1996. fq. 47 – 48.).

5. Akti juridik

Akti juridik është akt me të cilin krijohet norma juridike. Në kuptim më të gjërë, akti juridik nënkupton shprehjen e vullnetit e cila shkakton rrjedhoja juridike. Ky akt është akt i arsyes, vullnetit dhe vetëdijës së perpiluesit, me formë dhe permbajtje të caktuar. Akti juridik është edhe akt psikik, që nënkupton marrjen e ndonjë vendimi që përmbanë ndonjë normë, rregull mbi sjelljen apo paraqet kushtin për aplikimin e ndonjë norme tjeter. Pra, akti juridik, është akt psikik me komponente të brendshme burimore.

Komponenta e brendshme (psikike) e aktit juridik, është në të vërtetë pjesa (inspirative dhe kreative e tij e cila nxitë dhe prodhon rrjedhoja juridike. Akti juridik dhe norma juridike përbëjnë pjesën normative të rendit juridik. Norma juridike dhe akti juridik qendrojnë në korelacion reciprokisht të kushtëzuar, ngase norma juridike është permbajtja e aktit juridik. Kjo do të thotë se pa aktin juridik, ekzistimi i normës juridike, nuk do të kishte kuptim fare. Akti juridik nxirret në bazë të normave të caktuara, që i cakton rendi juridik.

5.1. Përbërja e aktit juridik

Akti juridik përbëhet nga pjesa-komponenta e brendshme ose psikike dhe pjesa e jashtme ose materializuese e tij.

Pjesa e brendshme e aktit juridik ngerthen manifestimin e arsyes, vullnetit dhe gadishmerisë së subjekteve, që e nxjerrin atë akt. Përmes elementit apo pjesës së jashtme manifestohet dhe pervijohet vetë esenca e aktit juridik e rëndësishme dhe e domosdoshme për ta njohur qytetarët, për të vepruar dhe sjellur sipas tij. Çdo akt juridik ka formën dhe përmbajtjën e vetë. Varësisht nga rëndësia dhe renditja (hierarkia vertikale), aktët konsiderohen si akte të fuqisë juridike më të madhe ose më të vogël (ulët). Akti juridik pakë a shumë determinohet nga forma e tij, por vlerësohet dhe valorizohet varësisht nga përmbajtja që ka.

5.2. Forma e aktit juridik – përbëhet nga:

Kompetenca; Procedura dhe Materializimi i aktit juridik

5.2.1.Kompetenca nenkupton –ngerthen autorizimin e një subjekti të caktuar shtetëror, për të

krijuar një normë apo një akt juridik. Kompetenca subjektit-organit të caktuar shtetëror, për faktin se kush e sa do të krijojë akte juridike përkatëse, caktohët me aktin më të lartë përkatës (Kushtetutën, ligjin etj).

Kompetenca mund të jetë lëndore dhe teritoriale.

Procedura e nxjerrjes së një akti juridik – është e rëndësishme për të përcaktuar formën e tij. Aktët

juridike kanë procedura të ndryshme të nxjerrjes së tyre. Ato akte që kanë procedurë të njejtë ato edhe i takojnë llojit të njejtë të akteve juridike, ndersa aktet e ndryshme kanë edhe procedura të tjera të nxjerrjes

Page 12: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

12

dhe miratimit të tyre. Vlen të theksohet veqmas se: forma e aktit juridik e percakton brendinë e tij, sepse në aspektin material akti juridik, mund të jetë i drejtë dhe i ligjshëm. Mirëpo, nëse nga ana formale, ai akt ka të meta dhe lëshime, po ai do të anulohet. Pra, aktet juridike, kompetencën dhe procedurën i kanë ose duhet ti kenë, si elemente rigoroze dhe relevante. Procedura e nxjerrjes së aktit dhe respektimi i saj, kanë një rëndësi të veqantë, për perpilimin e një akti juridik të ligjshëm.

Materializimi i aktit juridik – ngërthen në vete shprehjen e jashtme të tij. Ky materializim i aktit

juridik mund të bëhet me gojë (fjalë), me shkrim, me veprime konkludente; madje edhe me heshtje (quod tacit consentire videtur). Mirëpo, vlenë të theksohet lidhur me këte se, materializimi i akteve juridike bëhet kryesisht me shkrim (ex cribere), përmes kushtetutes, ligjeve, aktgjykimeve, aktvendimeve etj.; sepse kjo menyrë e materializimit i kontribon më shumë fuqizimit të rendit juridik, sigurisë juridike, si dhe avansimit cilësor të lirive dhe të drejtave themelore njerëzore (dr. Sc. O. Ismaili, op. cit.; fq. 168-169.).

Përmbajtja e aktit juridik

Përmbajtja e aktit juridik paraqet domethenien, strukutrën, përkatësisht brendinë e tij. Përbërja e aktit juridik është komponentë apo element esencial dhe substancial i tij. Akti i përgjithshëm rëndom përmbanë normë të përgjithshme, të tillë siq është p.sh. ligji; kurse akti i veqantë përmbanë normë të veçantë, (siq është p.sh. vendimi gjyqësor, ai administrativ etj).

6. Akti i veçantë juridik

Akti i vecantë juridik është akt i cili përmbanë normë të veqantë juridike. Këto akte burojnë, mbështeten dhe krijohen, duke u bazuar në aktet e përgjithshme juridike dhe duke qenë në përputhshmeri të plotë me to. Nëse nuk janë në pajtim me aktet e përgjithshme, atëherë ato janë të kundërligjshme.

Aktet e veçanta në jetën e përditshme juridike- biznesore i nxjerrin organet shtetërore dhe subjektet e tjerë të së drejtës të cilët e zbatojnë ligjin. Këto organe, përkatësisht institucione dhe subjekte janë: gjykatat, organet e administratës, subjektet e ndryshme biznesore-ekonomike. Bazuar në përmbajtjen e akteve të veqanta dhe në nomenklaturën e subjekteve që i nxjerrin ato, aktet e veqanta mund të klasifikohen në:

- Akte të plota individuale juridike dhe - Akte jo të plota individuale juridike.

Aktet e plota juridike Akt i plotë i veçantë-individual juridik është ai akt, që përmban normën e plotë juridike,

përkatësisht edhe dispozicionin edhe sankcionin. Nëse akti përmban vetëm një pjesë të normës juridike, bie fjala vetëm dispozicionin ose vetëm sankcionin, atëherë kemi të bejmë, me aktin e veçantë jo të plotë juridik. Aktet e plota juridike janë më të rralla në qarkullim, por kjo nuk do të thotë që janë të parëndësishme (p.sh. aktet gjyqësore). Me akte të plota,vendosën ato marrëdhenie shoqërore, të cilat paraqesin zbrazëtira juridike.

Aktet jo të plota individuale juridike- caktojnë dispozicionin individual; qoftë duke e analizuar dhe përpunuar dispozicionin e normës së përgjithshme, çoftë (në rastin e zbrazëtirave juridike), duke e caktuar në mënyrë të pavarur.

Page 13: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

13

Me aktin jo tëplotë individual juridik, caktohet vetëm dispozicioni i veçantë, rrjedhimisht urdhëri, autorizimi, ndalimi ose sankcioni i veçantë (p.sh. denimi, marja e të mirave materiale të caktuara etj.)

Përveç organeve shtetërore edhe subjektët e tjera të së drejtës, p.sh. subjektet jashtështetërore biznesore (përsonat privat) fizik e juridik, nxjerrin akte të caktuara juridike. Aktet e subjekteve joshtetërore, quhën: punë juridike, juridike-biznesore dhe veprime juridike.

7. E drejta pozitive

E drejta e një shteti apo shoqërie të caktuar e cila në harkune caktuar kohor, është në fuqi dhe zbatim, quhet e drejtë pozitive. E drejta që nuk zbatohet, që nuk është në fuqi në një vend, përkatësisht shtet të caktuar, është dhe quhet e drejtë historike dhe jo pozitive. Synimi, qellimi dhe efekti i së drejtës, si tërësi e rregullave të ndryshme, në suazaa të një sistemi, është që ajo të aplikohet, rrjedhimisht që ti rregullojë marrëdheniet e ndërllojëshme juridike.

Pra nuk mjafton, që në një vend apo një shoqëri, të ketë vetëm rregulla dhe akte të përgjithëshme

juridike, por ato duhet edhe që të funkcionalizohen dhe zbatohen, nga anëtarët e asaj shoqërie; natyrisht për të rregulluar marrëdheniet e mirëfillta shoqëror dhe juridike (Lukic-Kosutic.,op.cit., fq.331.). Teorikisht ekzistojnë dy shkallë, gradacione apo nivele të sendërtimit të së drejtës pozitive:

zbatimi maksimal ose kulmor i së drejtës pozitive (i cili ende nuk është arritur deri më sot) dhe zbatimi ose niveli i zbatimit minimal i së drejtës pozitive.

Ne qoftëse edhe kufiri ose gradacioni minimal i sendërtimit të së drejtës pozitive, nuk arrihet në

praktikë, përkatësisht nëse ngecë, atëherë sistemi juridik, përkimisht e drejta pozitive aktuale; aktive dhe zbatimore, mund të kolapsojë; të transformohet, në të drejtën historike. Funkcioni dhe rëndësia e ekzistimit të normës juridike, si dhe të së drejtës pozitive, konsiston në zbatueshmerinë e tyre efektive, maksimale dhe të vazhdueshme në praktikë. Mosaplikimi i ndonjë norme juridike, nuk është shkak i arsyeshëm i jopozitivitetit të saj, ngase norma pushon së vepruari, respektivisht së aplikuari, vetëm me heqjën e saj nga fuqia; me abrogimin e saj. Nga ana tjeter, mos aplikimi minimal i së drejtës pozitve të një vendi, ia humbë asaj karakterin dhe natyrën e së drejtës aktive dhe të zbatueshme; duke e shëndrruar atë në të drejtë historike.

BURIMET E TË DREJTËS

VËSHTRIM I PËRGJITHSHEM

E drejta në kuptimin e vet të gjerë konsiderohet një grumbull rregullash dhe sjelljeve të përcaktuara nga shteti dhe fuqia e tyre ligjore është e detyrueshme. E drejta e një vendi mund të krijohet në mënyra të ndryshme. Këto mënyra të krijimit të së drejtës njëkohësisht janë edhe burimet e së drejtës. Burim i së drejtës është çdo element, fakt ose akt që paraqesin një rregull të detyrueshme për anëtarët e shoqërisë. Rregullat e detyrueshme, respektivisht burimet e së drejtës, ndahen në burime formale (burime – akte) dhe burime materiale (burime – fakte).1

A. Burimet e së drejtës në kuptimin material konsiderohen shkaqet apo forcat shoqërore të cilat

ndikojnë në lindjen, krijimin, zhvillimin dhe zbatimin e së drejtës si fenomen shoqëror.

1 Dr.sc. R. Smaka: E drejta , Universieti i Prishtinës, Prishtinë 1998 fq.206

Page 14: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

14

B. Burimet e së drejtës në kuptimin formal janë aktet e përgjithshme juridike respektivisht aktet juridike të cilat në vete përmbajnë normat juridike të përgjithshme në bazë të të cilave krijohen normat apo aktet juridike individuale.

Burimet e të drejtës në turizëm

Format në bazë të të cilave shprehen normat juridike të së drejtës në turizëm konsiderohen burime formale të së drejtës në turizëm. Natyrisht, norma juridike nuk ekziston përderisa ajo nuk është e formuluar por ekzistojnë vetëm kushtet apo rrethanat për formulimin e saj. Burimet formale të së drejtës në realitet janë një konstatim i kushteve dhe i rrethanave materiale që quhen norma juridike. Ndërvarësia e burimeve formale nga ato materiale duhet kuptohet vetëm kushtimisht pasi që burimet formale të së drejtës veprojnë në përgjithësi në të drejtën dhe në vet burimin material të së drejtës. Cili akt juridik mund të jetë burim i së drejtës e përcakton e drejta pozitive. Krijues i burimeve juridike mund të jetë shteti apo ndonjë institucion tjetër sepse në fund të fundit nuk është e rëndësishme kush e krijon atë por kush e zbaton atë.2

Burimet formale të së drejtës në turizëm janë të llojllojshme dhe mund të klasifikohen në burime të brendshme – vendore dhe ato të jashtme – ndërkombëtare. Ekziston dallim i madh për sa u përket normave juridike të cilat rregullojnë fushën e organizimit të turizmit dhe subjekteve të tyre, gjë që nuk është rasti tek normat juridike që e rregullojnë lëmin e marrëdhënieve afariste në turizmin vendor dhe ndërkombëtar. Burimet formale të së drejtës në turizëm mund të klasifikohen edhe nga aspekti se cilën pjesë të materies e rregullojnë. Në këtë mënyrë, pjesën statutore dhe pjesën e të drejtës së instrumenteve të pagesave janë të karakterizuara për nga rregullimi me dispozita të dhunshme që për marrëdhëniet kontraktore në mes të palëve e rregullojnë dispozitat dispozitive. Ekzistojnë burime të së drejtës në kuptimin formal të cilat garantojnë dhe e sigurojnë barazi në realizimin e një raport të caktuar juridik.

Të gjitha burimet formale të së drejtës radhiten sipas fuqisë vepruese në një shkallë hierarkike. Parasëgjithash, është e rëndësishme është përcaktimi i raportit të ne mes të të ashtuquajturave burime të shkruara juridike dhe atyre të pashkruara juridike. Ndër të parat shkallëzohet ligji pastaj aktet nënligjore, doket, uzansat etj,. Në vendet që e kanë sistemin juridik të euro – kontinental të rregullimit (Franca, Gjermania, Italia etj), burimet shkruara juridike kanë fuqi vepruese më të madhe dhe janë të shkallëzuara në fillim. Ndërsa, vendet të cilat kanë sistemin juridik anglo – sakson të rregullimit (Anglia, SHBA-të, etj.), shkallëzimi i burimeve juridike më fushë me të madhe vepruese është i ndryshueshme dhe shpesh herë në dobi të atyre të pashkruara (zakoneve, dokeve etj).

Duke e pasur parasysh që edhe në të kaluarën edhe tani rregullimi i sistemit juridik të Kosovës, por edhe i shumicës së vendeve Evropiane, është i tipit euro – kontinental shkallëzimi dhe radhitja e burimeve të së drejtës në turizëm duket kështu;

2.1.1. Kushtetuta

Kushtetuta është akti më i lartë juridik i një vendi me të cilën sistemohen normat juridike të përgjithshme që përcaktojnë rregullimin shoqëror, pushtetin shtetëror, organizmin shtetëror dhe çështjet e pronësisë. Në mbështetje të kushtetues nxjerrën ligjet dhe aktet tjera juridike që gjithnjë duhet të jenë në pajtim me kushtetutën.

2 Prof.Dr. S. Sušič; Veper e cituar fq. 33

Page 15: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

15

2.1.2. Ligji

Shumica e vendeve turizmin e rregullojnë me ligj. Pra, ligji është burimi themelor i të drejtës në turizëm. Ligji është njëra ndër format e të drejtës i cili ka forcën me të madhe në raport me format tjera të burimeve të shkruara. Ligjin e sjellin organet kompetente – ligjdhënëse.

Pranë rregullave të lartpërmendura tek të cilat normat ligjore në mënyre direket e rregullojnë materien e lëmit të turizmit ekzistojnë edhe rregulla tjera të cilat janë komplementare me lëmin e së drejtën turistike caqet e të cilave në një masë i përkasin së drejtës turistike e ato janë: Ligji doganor; Ligji mbi lëvizjen dhe qëndrimin e të huajve; Ligji mbi mbrojtjen dhe përparimin e ambientit ku jetojnë; Ligji mbi gjuetinë; Ligji mbi shërbimet inspektuese; Ligji mbi mbrojtjen e monumenteve kulturore historike; Ligji mbi mbrojtjen e shëndetit të të huajve; Ligji mbi dokumentet udhëtuese; Ligji mbi kufijtë shtetëror kalimi dhe lëvizja në brezin kufitar; Ligji mbi mbrojtjen e konsumatorëve; Ligji mbi sigurinë; Ligji mbi shfrytëzimin kohor të kapaciteteve turistike etj.

2.1.3. Aktet nënligjore

Çështjet e caktuara që kanë të bëjnë me rregullimin e turizmit është e vështirë të rregullohen tërësisht vetëm me ligj. Andaj, që këto çështje të rregullohen sa më afër dhe në detaje, nxjerrën aktet nënligjore të cilat mund të paraqiten në formë të dekretligjeve, urdhëresave, rregulloreve, vendimeve dhe udhëzimeve. Fuqia juridike e akteve nënligjore nuk është e njëjtë. Fuqinë me të madhe brenda tyre e kanë urdhëresat të cilat i sjellin organet qeveritare. Urdhëresa sipas fuqisë juridike radhitet menjëherë pas ligjit dhe sjellën më qëllim të jetësimit dhe të zbatimit të ligjit.

1.2.4. Kontratat ndërkombëtare

Qarkullimi i madh i njerëzve si rrjedhojë e zhvillimeve dinamike të të gjithë lëmenjtë shoqërore – ekonomike, në këtë kontekst zhvillimi i hovshëm i turizmit, ka qitur në pah nevojën e rregullimit juridik të këtij lëmi edhe në planin ndërkombëtar. Këto çështje rregullohen në mes të shteteve me anët të lidhjes së kontratave bilaterale dhe multilaterale. Kontratat e këtilla e kanë karakterin e aktit të përgjithshëm juridik dhe njëkohësisht shërbejnë si burime juridike. Që një kontratë ndërkombëtare të jetë me fuqi vepruese brenda një shteti duhet të kaloj procedurat e ratifikimit nga parlamenti. Pas ratifikimit kontrata ndërkombëtare konsiderohet burim formal dhe fiton forcën ligjore për shtetin ratifikues.

Sikur burime të shkruara të së drejtës turistike janë edhe burimet ndërkombëtare, përkatësisht – e drejta autonome turistike. Rëndësia e tyre është e një rëndësie të veçantë sepse në marrëdhëniet ndërkombëtare turistike i eliminojnë dallimet në legjislacionin nacional në lëmin e turizmit.

Këtu përfshihen:

1 konventat ndërkombëtare të karakterit unilateral dhe bilateral: 2 konventa për transferim të udhëtarëve dhe bagazhit të tyre në qarkullimin hekurudhor,

bregdetar, tokësor dhe ajror; 3 konventa për unifikimin e përmbajtjes së dokumenteve të udhëtimit; 4 konventa për pushim vjetor të paguar; 5 konventa për hyrjen e automjeteve udhëtuese pa doganë (përkohshëm) 6 konventa për hyrjen e gjërave personale të turistëve pa doganë ; 7 konventa për hyrjen e materialit propagandues dhe informues turistik; 8 rregullorja ndërkombëtare hotelerie; 9 konventa hotelerie ndërmjet AIV dhe FUAAV 10 konventa ndërkombëtare për “ marrëveshjen e udhëtimit “

Page 16: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

16

1.2.5. Doket

Doket janë rregulla shoqërore të sjelljes të cilat janë të krijuara dhe stabilizuar nga zbatimi i gjatë të tyre. Mënyra e caktuar e sjelljes, në një situatë konkrete, të cilat përsëritën shumë herë nga ana e shoqërisë rezultojnë me krijimin e shprehive. Këto shprehi që përsëriten edhe në të ardhmen, në situata të njëjta, konsiderohen doke dhe njerëzit të fillojnë ti konsiderojnë të detyrueshme.

Doket krijohen në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe janë të llojllojshme. Që sjelljet e caktuara të

konsiderohen doke dhe ato të prodhojnë efekte juridike duhet të jenë;

a) Të kuptueshme; b) Në kuptim të përsëritjes së vazhdueshme; c) Të përgjithshme që të gjithë anëtarët e shoqërisë të jenë të bindur mbi detyrimin e zbatimit, në

këtë mënyrë të sjellën të vetëdijshëm dhe të vullnetshëm dhe këto sjellje të mos jenë të kundërligjshme;

d) Që të jenë të njohura. Kur doket dhe e drejta shkrihen në një normë unike atëherë krijohet e drejta doksore. E drejta

doksore ose e drejta e dokeve krijohet me përsëritjen e gjatë të sjelljeve të caktuara nën vetëdijen juridike mbi detyrimin e sjelljes së këtillë të cilën e përcakton shteti. Kur behët fjalë për të drejtën doksore palët janë të vetëdijshme që kanë detyrim të sillen sipas tyre sikurse të ishte në pyetje ndonjë normë tjetër juridike. Që doket të shkrihen në të drejtë doksore duhet që të sanksionohen nga ana e shtetit.

Në të drejtën tregtare doket edhe sot kanë rëndësi si burim i të drejtës. Me doke tregtare kuptojmë

rregullat e caktuara të sjelljes të cilat janë në zbatim për një kohë të gjatë në lëmin e qarkullimit të mallrave. E drejta doksore në afarizmin dhe qarkullimin turistik ka edhe një karakteristikë që konsiston në veprimin e tyre edhe ndaj atyre të cilët nuk kanë njohuri rreth tyre, nuk i njohin dhe nuk janë të detyrueshëm t’i njohin ato.3Sipas teorisë moderne juridike nuk kërkohet që doket të krijohen vetëm sipas sjelljes së gjatë por konsiderohet e mjaftueshme se gjatë praktikës juridike sjellja e caktuar të ekziston.

1.2.6. Uzansat

Uzansat faktikisht janë lloj i dokeve afariste, mirëpo dallohen nga ato sepse janë rregulla të shkruara, të sistematizuara, kodifikuara dhe të publikuara nga organi kompetent i shtetit apo ndonjë organ tjetër i autorizuar p.sh. oda ekonomike, tregtare etj,.

Nëse për rregullimin e çështjes ekzistojnë uzansat atëherë ato do të zbatohen para dokeve tregtare (të

cilat nuk janë të kodifikuara). Por, nëse nuk ka uzansa atëherë zbatohen doket tregtare. Teoria klasike juridike uzansat i paraqet si praktikë të fiksuar biznesore çështje e cila nuk është

qëndrueshme, përkundrazi nxjerrja e uzansave jo vetëm që vërteton praktikat ekzistuese por arrihet që të modifikohen edhe elemente të caktuara që konsiderohen që në të ardhmen mund të zhvillohen si doke biznesore. Gjithashtu, uzansat trajtohen si parime dispozitave dhe zbatohen vetëm nëse palët janë të detyruara.

Uzansat, doket e veçanta të mira biznesore, doket e përgjithshme të mira biznesore dhe doket afariste

ndërkombëtare e krijojnë të drejtën doksore që zakonisht ligjdhënësit udhëzojnë aplikimin e tyre në kuadrin e dispozitave ligjore.

Uzansat e përgjithshme janë të vlefshme për të gjitha degët biznesore ndërsa ato të veçanta – speciale

vetëm për një degët të caktuar biznesore apo vetëm për llojin e veçantë të mallit. Uzansat sipas kuptimit

3 Prof.Dr. S. Sušič; Veper e cituar fq. 38

Page 17: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

17

të teorisë së të drejtës konsiderohen lex contraktus sepse behët fjalë për grupin e rregullave të cilat më dëshirën e palëve mund të zbatohen dhe të shuhen. Për këtë arsye në hierarkinë e rregullave të cilat zbatohen në kontrata, uzansat e veçanta radhiten menjëherë pas kontratës nëse ato nuk janë në kundërshtim me normat dispozitive ligjore. Para së gjithash duhet pasur parasysh se raporti në mes të ligjit dhe uzansave zakonisht rregullohet sipas parimit ku ligjdhënësi citon “ nëse uzansat e përgjithshme, ato të veçanta dhe doket tjera afariste janë në kundërshtim me normat juridike dispozitive të ligjit i cili i rregullon këto marrëdhënie, rregullat e ligjit mund të zbatohen vetëm nëse palët shprehimisht nuk e kanë përcaktuar zbatimin e uzansave.”

1.2.7. Praktika gjyqësore

Më praktikë gjyqësore si burim i të drejtës turistike nënkuptojmë vendimet gjyqësore në të cilat norma e njëjtë juridike është zbatuar disa here në të njëjtën mënyrë. Kuptimet juridike të nxjerra nga një gjykatë lidhur më një rast nuk e detyrojnë gjykatën tjetër që në një rast të ngjashëm të bien vendime të ngjashme sepse analogjia nuk lejohet. Çështja e lartshënuar sjellë deri tek ajo se a është praktika gjyqësore burim i të së drejtës turistike? Këtyre dilemave u përgjigjemi më faktin se praktika gjyqësore mund të jetë burim i së të drejtës turistike vetëm atëherë kur ekzistojnë zbrazëtira ligjore dhe në bazë të ngjashmërisë së zgjedhjes së kontesteve gjyqësore arrihet deri te plotësimi i këtyre zbrazëtirave. Gjykatat e shkallëve më të ulëta edhe pse nuk i obligojnë vendimet e gjykatave tjera, ato u kushtojnë vëmendje vendimeve praktike të gjykatave të shkallëve më të larta duke bërë kështu praktikën gjyqësore si burim plotësues të së drejtës.

1.2.8. Shkenca e së drejtës

Shkenca e të drejtës gjithashtu konsiderohet si burim i së drejtës e cila e interpreton normën juridike dhe në aspektin teorik i shqyrton ato. Edhe pse interpretimet e tilla nuk e detyrojnë askënd, më gjithë atë, ato mund të ndikojnë në praktikat gjyqësore dhe të ligjdhënësit. Kështu që edhe pse shkenca e së drejtës turistike nuk është burim i së drejtës në kuptimin formale – juridike ajo ka rëndësi të veçantë në praktikën gjyqësore dhe në rregullimin legjislativ. E drejta turistike është disiplinë e re e së drejtës para së cilës duhet shqyrtuar dhe sistemuar shumë dispozita të llojllojshme juridike të cilat në çfarëdo mënyre e rregullojnë lëndën e turizmit. Radhitja e burimeve të së drejtës turistike ndërkombëtare ka një rëndësi të shumë anshme. Kështu si p. sh. shërbimet zakonore ndërkombëtare kanë përparësi në raport më uzansat e përgjithshme dhe të veçanta dhe çështjeve të tjera kur raportet janë më elemente të huaja (ndërkombëtare). Kjo natyrisht vlen atëherë kur palët në kontratë nuk e kanë përcaktuar të drejtën e vendit e cila duhet të aplikohet.

1.2.9. Autonomia e të drejtës në turizëm

Autonomia e të drejtës në turizëm, ashtu siç e kemi potencuar edhe më lartë, nuk është e ndërtuar më një sistemi hierarkik të rregullave në pikëpamjet të burimeve juridike. Aplikimi dhe përsosja gjithnjë e më e madhe e shërbimeve zakonore në praktikë tregojnë për një elasticitet tepër dinamik në lidhje më sistemin e hierarkisë të këtij lëmi. Bazuar në këtë gjendjeje, vendosja e një sistemi hierarkik bazuar edhe në burimet ndërkombëtare të së drejtës në turizëm është çështje jashtëzakonisht e ndjeshme dhe delikate. Konstatimi i lartshënuar bazohet në vështirësitë praktike që dalin si rezultat i dominimit të legjislacionit nacional në relacion më atë ndërkombëtar. Problemet të cilat paraqiten në pikëpamje të turizmit që një kohë të gjatë i kanë dhënë këtij lëmi karakterin ndërkombëtar dhe është e vlefshme që burimet juridike ndërkombëtare dhe nacionale të unifikohen në kuptim të rregulloreve juridike më qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore turistike.

Qarkullimi turistik ndërkombëtar në botën bashkëkohore është i rregulluar më konventa bilaterale

dhe multilaterale. P.sh. Konventa për transportin e udhëtarëve dhe bagazhit në komunikacionin hekurudhorë, Konventa për përmbajtjen e dokumenteve të udhëtimit, Konventa për transportin e

Page 18: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

18

përkohshëm pa doganim të mjeteve turistike të udhëtimit, Konventa për importin e lëndëve turistike personale etj. Rëndësia e konventave ndërkombëtare mbi turizmin qëndron në qëllimet në drejtim të shmangies nga legjislacionit nacional dhe në raport më atë ndërkombëtarë.

Rëndësi të posaçme në planin e krijimit dhe dhënies së dokumenteve juridik ndërkombëtarë në lidhje

më shërbimet dhe marrëdhëniet në mes të hotelit dhe mysafirit dhe në mes të hotelit dhe agjencisë turistike dhe anasjelltas, ju takojnë organizatave ndërkombëtare kompetente. Dokumentacioni juridik ndërkombëtar në bazë të ratifikimit të konventave dhe të drejtës së ashtuquajtur konvencionaliste në lëmin e turizmit, përmban rregulloren ndërkombëtare hoteliere dhe rregulloren në lidhje më kontratën në mes të organizatave hoteliere dhe agjencive të udhëtimit etj. Rregullorja ndërkombëtare hoteliere paraqet parimet themelore ndërkombëtare të rendit shtëpiak që njëkohësisht shërben si dokument bazë për nxjerrjen e rregullave shtëpiake në hotele në vende të caktuara natyrisht duke i pasur parasysh edhe kushtet specifike dhe karakteristike të vendit të caktuar.

Rregullorja ndërkombëtare hoteliere e cila në përmbajtjen e vet paraqet zakonet uniforme lidhur më

marrëdhëniet në mes të hotelit dhe mysafirëve, gjithashtu ka rëndësi të madhe edhe në kuptim të “një akti i cili përmban parimet e përgjithshme të kontratës të cilat nëse janë të njohura ose kanë mundur të jenë të njohura (në qoftë se palët janë thirrur në to ose në ndonjë mënyrë tjetër i kanë pasur parasysh ato) në momentin e lidhjes së kontratës, kanë përparësi mbi dispozitat juridike dhe lajmërimet që janë të paraqitura në dhoma të cilat mysafiri i ka njohur pasi që është lidhur kontrata.

Rregullorja ndërkombëtare hoteliere rregullon çështjet bazike në lidhje më hyrjen e tij në hotel, më të

drejtat dhe detyrimet, rezervimin e shërbimeve dhe pensionit, ndërprerjen e kontratës, përgjegjësin e hotelit për pasurinë e mysafirit, pagesën e shërbimeve hoteliere, të drejtat e hotelit për mbajtjen e gjërave të mysafirit i cili nuk i ka paguar faturat, rastet e vdekjes në hotel etj. Këto rregulla kanë rëndësi të madhe si në planin nacional po ashtu edhe ndërkombëtarë për faktin se ato janë krijuar sipas një praktike mjaft të gjatë.

Konventa mbi hotelerinë dhe konventat të tjera të rëndësishme për turizmin dhe të drejtën

turistike e bazuar në marrëdhënie kontraktore në mes të hotelit dhe agjencive të udhëtimit, paraqesin një dokument në të cilën janë mbledhur dhe sistemuar një praktikë e bujshme e cila ka ndërtuar zakone të veçanta dhe uzansa në sferën e qarkullimit turistik. Këto rregullore shërbejnë si burime plotësuese pas dispozitave kontraktuese të cilat i pranojnë dhe aplikojnë gjykatat. Në disa vende zakoni orienton në aplikimin e Konventës (Spanjë, Argjentinë, Danimrakë).

Konventa ndërkombëtare (Kontrata mbi udhëtimin) prodhon efekte dhe të drejta dhe detyrime në

lidhje më të gjithë organizatorët për ndërmjetësimin e udhëtimeve të cilat i karakterizojnë veprimtarinë turistike si veprimtari qendrore, pavarësisht se a merren më të profesionalistet apo jo, duke u angazhuar dhe pranuar konceptet e dokumentit të lartpërmendur.

Page 19: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

19

SUBJEKTET E SË DREJTËS BIZNESORE

DHE TË DREJTËS NË TURIZËM DHE HOTELIERI

1. Shqyrtime të përgjithshme Subjektet juridike të së drejtës, në përgjithësi e subjektet juridike – biznesore të së drejtës biznesore në veçanti janë të shumtë dhe të nduarduarshme. Në marrëdhëniet biznesore, subjektet e së drejtës biznesore, mund të jenë titullar (bartës) të të drejtave apo të autorizimeve të caktuara ose bartës të detyrimeve të caktuara. Subjektet e së drejtës biznesore, rrjedhimisht të marrëdhënieve të ndryshme biznesore, po ta shtrojnë dhe shtjellojnë çështjen si një tërësi, kanë këto veçori apo karakteristika të përbashkëta:

që mund të paraqitën si titullar (bartës) të të drejtave dhe detyrimeve të caktuara në transaksionet biznesore dhe

që janë subjekte të tilla, të cilat duke u paraqitur në marrëdhënie të caktuara, biznesore në esencë dhe në të vërtet ushtrojnë ndonjë aktivitet apo veprimtari biznesore, përkimisht janë në lidhje me te.

Në qoftë se subjektet juridike-biznesore nuk e përmbushin njërin nga dy kushtet e sipërpërmendura apo nuk e kanë njërën nga këto veçori, nuk mund të kenë cilësinë e subjektit biznesor. Subjektet biznesore, si bartës të të drejtave dhe detyrimeve duhet të kenë:

aftësinë (zotësinë) juridike dhe aftësinë (zotësinë) afariste-biznesore, rrjedhimisht aftësinë për të vepruar.

a) Zotësia juridike vetëkupton aftësinë e një personi, që të jetë subjekt i së drejtës. b) Zotësia e veprimit ose aftësia biznesore, nënkupton aftësinë e personit, që të krijoj të drejta dhe

detyrime; rrjedhimisht të kryej punë juridike. Siç u tha më parë, kushti i dytë nënkupton domosdonë e ushtrimit të veprimtarisë së caktuar

biznesore, nga ana e subjekteve të sipërpërmendura. Me sintagmën marrëdhënie biznesore, nënkuptojmë marrëdhëniet juridike dhe marrëdhëniet e tjera, të cilat krijohen në mes të subjekteve me rastin e ndonjë objekti (transakcioni) biznesor ose ndërlidhur me te. Objekti i biznesit (afarizmit), mund të jetë: prodhimi i mallrave; këmbimi (kryerja) e shërbimeve, transferi-qarkullimi i tyre etj. Transaksionet e më sipërme, që kanë të bëjnë me objektin e biznesit, kryhen me qellim të përmbushjes së nevojave të caktuara të veçanta dhe të përgjithshme shoqërore. Nocioni “Objekt i afarizmit apo biznesit” është dukshëm më i gjerë dhe më gjithëpërfshirës, se sa nocioni “veprimtari”. Në të vërtetë nocioni “objekti i biznesit”, paraqet tërësinë e veprimtarive të një subjekti. Objekt i afarizmit është ai “gjësend” ose ajo “lëndë”, në të cilën orientohen dhe fokusohen të drejtat dhe detyrimet e caktuara të subjekteve të caktuara biznesore. Këto mund të jenë:

a. sendet (malli, çmimi); b. veprimet (sjelljet e subjekteve biznesore) të cilat konsistojnë në bërje-facere ose mosbërje-non

facere). c. Të drejtat (sipas rregullit të drejtat pasurore); d. Produktet (invencionet) e mendjes njerëzore (veprat e pronësisë industriale); dhe e. Të mirat (vetanake (private) dhe publike).

Gjatë marrëdhënieve të ndryshme biznesore, subjektet e së drejtës biznesore inkorporohen në

qarkullimin juridik dhe atë ekonomik. Subjektet e tilla janë personat juridik. Këto subjekte, në përputhje

Page 20: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

20

me ligjin, mund të formohen dhe regjistrohen pranë organit kompetent, në forma të ndryshme dhe me emërtime të ndryshme.

Pra, subjektet biznesore mund tëjenë të nderduarta ose të nderllojshme. Po ti trajtojmë nga këndvështrimi i rrolit, peshës specifike dhe rëndësisë që kanë ato mund të ndahen në subjekte biznesore në kuptim të ngushtë dhe në subjekte biznesore në kuptim të gjerë. Me subjekte biznesore në kuptim të ngushtë nënkuptojmë formacionet, asociacionet apo organizatat biznesore (afariste), të cilat në të vërtetë janë edhe persona juridikë, ndërsa subjekte biznesore në kuptim të gjerë janë: personat fizik, shteti ose/dhe organizatat ndërkombëtare.

Organizatat biznesore, mund të paraqiten në qarkullim si: ndërmarrje, shoqëri, grupacione ndërmarrjesh, siç janë p.sh. holdingjet, ndërmarrjet apo kompanitë shumë kombësie etj. Personat fizik janë individët, të cilët kanë cilësinë dhe veçorinë e subjektit të së drejtës dhe të afarizmit (biznesit). Edhe shteti, respektivisht institucionet e tij dhe organizatat dhe organizmat të tjerë ndërkombëtar paraqiten si subjekte relevante të së drejtës biznesore. Pra subjektet e së drejtës biznesore janë personat fizikë dhe personat juridikë.

2. Personat fizikë Nocioni, lindja dhe shuarja e personave fizikë Çdo qenie e shëndoshë fizikisht dhe normale, me aktin e lindjes e fiton subjektivitetin e plotë dhe cilësinë e subjektit të së drejtës; rrjedhimisht edhe të së drejtës biznesore. E drejta tradicionale sikurse edhe kjo bashkëkohore, këtë status madje ia njeh edhe embrionit; pra fëmijës së palindur (nasciturus pro iam nato habetur), poçes ai ka formën, tiparet e njeriut dhe pastaj, në kohën e duhur, lind shendosh e mirë. Pra me person fizikë nënkuptojmë qenien e lindur gjallë njerëzore, që nga paralindja e deri në vdekje. Kjo donë të thotë se subjektiviteti i personit fizikë ndërpritet me aktin e vdekjes, por edhe në rast të humbjes së zotësisë juridike dhe asaj të veprimit (rezonimit). Si pasojë e shuarjes së personit fizik, vjen deri te shuarja e të drejtave të caktuara dhe statusit (pasuria, statusi martesor etj)

Atributet e personave fizikë

Çdo qenie njerëzore, njeri, përkatësisht person fizik ka veçantitë, tiparet dhe karakteristikat vetanake autentike. Nder të tjera kjo është e nevojshme edhe për të konstatuar dhe ushtruar subjektivitetin e tyre në jetë dhe në biznes. Veçoritë e individit apo të personit fizik, ndryshe quhen edhe atribute të tij.

Atributet kryesore të personave fizik janë:

a. Emri b. Vendbanimi i përhershëm (domicili) dhe vendbanimi apo c. vendqëndrimi (rezidenca) dhe d. Nënshtetësia Emri, identiteti i personit fizik përbëhet nga emri personal dhe ai familjar (mbiemri). Pas lindjes

atributet e personit fizikë të emrit dhe mbiemrit shënohen në librin amëz të të lindurve. Pranë shërbimit kompleten komunal civil ekzistojnë edhe librat amëz të kurorëzimit dhe ato të personave të vdekur.

Vendbanimi i përhershëm- është vendi i jetesës së vazhdueshme, në të cilin personi fizik i

realizon të drejtat e tij, i përmbushë detyrimet dhe e ushtron subjektivitetin e tij. Vendqëndrimi, respektivisht vendbanimi i përhershëm duhet të lajmërohet në fillim dhe të ç’lajmërohet në fund, të organet kompetente të punëve të brendshme

Page 21: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

21

Nënshtetësia - e përcakton ndërlidhjen juridiko-publike ndërmjet një personi fizik dhe shtetësisë

të caktuar, rrjedhimisht shteteve të caktuara. Nënshtetasi apo shtetasi i një vendi i gëzon në të, të gjitha llojet e të drejtave dhe beneficioneve që i takojnë me ligjet pozitive, të atij vendi.

Varësisht nga mënyra e rregullimit ligjor, shtetësia fitohet nga babai ose nga të dy prindërit ose sipas përkatësive territoriale të shtetit, në të cilin personi i caktuar-shtetas ka lindur. Këto janë mënyrat e rregullta të fitimit të shtetësisë. Mirëpo ekzistojnë edhe mënyra plotësuese të fitimit të shtetësisë: natyralizimi-parashtrimi i kërkesës për shtetësi dhe fitimi i shtetësisë në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare. Mirëpo në jetën e përditshme, për shkaqe, rrethana dhe arsye të ndryshme, ndodhë që shumë njerëz të mos kenë shtetësi. Ata quhen opatrid. Ata që kanë një shtetësi quhen monopatrid, që kanë dy shtetësi bipatrid dhe qytetar me më shumë se dy shtetësi polipatrid.

As atributi i nënshtetësisë së qytetarit, përkatësisht vetë shtetësia e tij, nuk është kategori absolute

dhe e pandryshueshme. Nënshtetësia ndërpritet ose pushon me aktin e vdekjes së bartësit të saj, me heqjen dorë nga nënshtetësia; me marrjen e nënshtetësisë nga autoritetet e shtetit dhënës të saj dhe në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare.

Zotësia juridike, afariste-biznesore dhe deliktore e personave fizik Zotësia juridike – përkufizohet dhe vetëkuptohet si aftësi e personit të caktuar fizik, që si subjekt i së drejtës, përkatësisht i së drejtës biznesore në rastin tonë, të jetë bartës i të drejtave dhe detyrimeve të caktuara. Kjo zotësi fitohet me aktin e lindjes së personit fizik, ndërkaq humbet apo shuhet me vetë aktin e vdekjes ose të shpalljes së personit gjegjës për të vdekur. Në këto raste të drejtat vetanake të personit shuhen, ndërsa të drejtat të tjera dhe detyrimet e natyrës pasurore, kalojnë në pasardhësit trashëgimtarë të personit të caktuar fizikë. Zotësia për të vepruar ose zotësia biznesore- është aftësi dhe shkathtësi e personit fizikë, që me vullnetin e tij, pra pa presion të askujt, të krijojë të drejta dhe detyrime, gjegjësisht ta sendërtojë praktikisht dhe realisht- në plotën, zotësinë e tij juridike. Mirëpo, zotësinë për të vepruar- z. biznesore nuk e kanë të gjithë personat fizik, pa dallim. Zotësia vepruese ndërlidhet kondicionalisht me pjekurinë psiko-fizike; pra me moshën madhore, që me ligjet tona në fuqi, arrihet me mbushjen e moshës prej 18 vitesh.

Së këndejmi, nga aspekti i zotësisë biznesore, lidhur me moshën, personat fizikë ndahen në tri kategori:

Zotësia e plotë për të vepruar- fitohet me arritjen e moshës madhore, ndërsa para kësaj moshe me emancipim (pavarësim). Kjo nënkupton aftësinë e personit fizik, që me veprimet e tij të vullnetshme e me vetëdije, personi gjegjës hynë në marrëdhënie juridike-biznesore.

Zotësia e pjesërishme për të vepruar- ka të bëj me personat fizik të moshës së mitur nga mosha 14- 18 vjet, si dhe me personat madhor, të cilëve, me vendim gjyqësor, aftësia afariste- biznesore iu është kufizuar. Këtyre kategorive moshore të personave fizikë, duhet t’iu caktohen (nga shteti) kujdestarët ligjor- zyrtarisht.

Personat fizikë – plotësisht të pa aftë për biznes Në këtë kategori personash, bëjnë pjesë, të gjithë personat fizikë, që kanë më pakë se 14 vjet dhe personat e sëmurë psikikë. Këta persona fizikë nuk mund të krijojnë marrëdhënie juridike. Prandaj ata duhet të kenë kujdestarët ose përfaqësuesit ligjorë.

Zotësia deliktore- nënkupton gatishmërinë dhe aftësinë e personave përkatës, që të përgjigjen për pasojat e veprimeve të tyre deliktore. Kjo nënkupton edhe aftësinë e rezonimit, logjikimit dhe të gjykuarit të personave përkatës, lidhur me veprimet e tyre deliktore dhe pasojave eventuale të shkaktuara. Kjo zotësi siç u tha edhe më lartë plotësohet, fitohet në moshën 18 vjeçare, ndërsa pjesërisht nga mosha 14-18

Page 22: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

22

vjeç. Personat fizikë të këtij intervali moshor (14-18 vjeç) mund të kenë aftësi të kufizuara deliktore. Për veprimet e tyre deliktore, kompetent është gjykata për të mitur.

Personat juridikë

3.1. Nocioni, veçoritë dhe karakteristikat

Personat juridikë paraqesin një vistër modalitetesh organizative, veprimore dhe funksionale, të disa personave fizikë (me epitetin e tyre), të organizuar në nivel ndërmarrëse; nivel komune, rajoni apo në nivel qendror.

Personat juridik themelohen, legjitimohen, funksionojnë dhe veprojnë, në bazë të dispozitave ligjore. Pra personat juridikë janë sajesa dhe organizma shoqëror, të cilave sistemi juridik, ua njeh veçorinë dhe cilësinë apo atributin e subjektit të së drejtës, rrjedhimisht të subjektit të së drejtës biznesore. Për tu pranuar dhe njohur nga sistemi juridik i një vendi të caktuar, personat juridik duhet ti plotësojnë këto kushte: ti kenë këto cilësi ose veçori karakteristike:

Të jenë të organizuar si tërësi (grup) i personave fizikë; Të kenë pasurinë e tyre dhe atë të veçantë e cila dallohet nga pasuria e anëtarëve; Që të shërbej për ushtrimin e ndonjë veprimtarie apo aktiviteti; Që rendi juridik tua pranojë cilësinë e subjektit të së drejtës.

Disa nga atributet relevante, të cilat, sikurse personat fizikë edhe ata juridikë, duhet ti posedojnë, në mënyrë që të paktën të dallohen në mes tyre janë:

Emri apo emërtimi afarist-biznesor; Selia e personit juridik-biznesor; Veprimtaria apo aktiviteti operativ dhe Nënshtetësia .

Veprimtarinë dhe aktivitetet biznesore, personi juridik i zhvillon dhe realizon nëpërmjet të organeve të caktuara siç janë:

- Kuvendi; - Këshilli drejtues (bordi); - Këshilli mbikëqyrës; - Drejtori – menaxheri kryesor; etj.

Veprimtaria dhe aktiviteti i personit juridik të caktuar, si subjekt i së drejtës biznesore, duhet doemos të mbështetet dhe të bazohet katerciperisht, në aktet ligjore dhe ato nënligjore në fuqi.

3.2. Llojet e personave juridikë dhe rëndësia e tyre

Varësisht nga karakteri dhe çfarësia e sistemit ekonomik, shoqëror, juridik dhe politik të një vendi, përcaktohet edhe karakteri dhe çfarësia e personave juridikë të një vendi apo shoqërie- të caktuar. Mirëpo, ndarja në dy lloje kryesore dhe relevante të personave juridikë është më e pranueshme:

a) personat juridikë publikë dhe b) personat juridikë privatë.

Veçoria kryesore dhe parësore e përbashkët e personave juridikë të karakterit publikë, siç është shteti me të gjitha modalitetet dhe nivelet e organizimit e të funksionimit të tij (themeltat publike, universitetet, akademitë, shkollat, spitalet, etj), është se e kanë autorizimin shtetëror dhe i nënshtrohen mbikëqyrjes dhe të kontrollit të mekanizmave të autorizuara shtetërore. Këta persona juridik po ashtu mund të kryejnë, vetëm ato punë dhe aktivitete, të cilat me akte ligjore e nënligjore janë të precizuara taksativisht. Objektivat, synimet dhe qëllimet e këtyre personave juridikë është mbrojtja dhe sendërtimi i interesit publik dhe gjithë shoqëror. Personat juridik privat, kanë tjetër natyrë, juridike dhe tjetër

Page 23: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

23

karakter. Synimi dhe qëllimi i tyre kryesor është interesi vetanak- privat në marrëdhënie dhe aktivitete të caktuara biznesore dhe në qarkullim juridik. Ekziston një varg kriteresh për klasifikimin e llojeve të personave juridikë.

Sipas ndarjes së parë, personat juridikë, mund të themelohen, funksionojnë dhe veprojnë si: si organizata dhe si fondacione të pavarura (fondacionet inventive, legatat etj). Në rastin e

parë, si subjekt i së drejtës, paraqitet organizata, ndërsa pasuria e saj, si bazë e saj ekonomike. Në rastin e dytë, si subjekt i së drejtës, respektivisht i së drejtës biznesore, paraqitet pasuria, ndërkaq personat fizikë, të cilët vendosin ose disponojnë me atë pasuri, janë produkt dhe rezultat i ekzistimit të asaj pasurie.

Sipas ndarjes së dytë-, personat juridikë mund të ndahen në persona juridikë të organizuar në shoqata dhe në ente, themelta apo institucione. Shoqatat përbëhen nga anëtarët e tyre, të cilët janë të lidhur në mes vete me interesat e përbashkëta (p.sh. Shoqata e shkrimtarëve, artistëve, juristëve, ekonomistëve, sociologëve, mjekëve, inxhenierëve etj) Enti, themelta apo institucioni tjetër, është person juridik i cili nuk ka anëtarë specifikë, por është e organizuar dhe funksionon, ashtu që, në bazë të ligjit iu sherbën interesave të caktuara publike dhe me interes të veçantë apo të përgjithshëm shoqëror (si p.sh. Spitalet, shkollat, galeritë, teatrorë, muzeumet etj.).

Ndarja e tretë-, ka të bëjë me personat juridikë në ekonomi (siç janë ndërmarrjet dhe shoqëritë biznesore-ekonomike) dhe në ato jashtë ekonomisë ( siç janë : themeltat dhe shoqatat e ndryshme).

Bazuar në destinimin dhe qëllimin e tyre të cilin personat juridikë dëshirojnë ta realizojnë, ato

mund të klasifikohen në : bashkësi shoqërore politike (shteti, qyteti, komuna) ; organizata shoqërore – politike (subjektet e ndryshme politike, rrjedhimisht, partitë politike) organizatat joprofitabile sui generis ( odat dhe sindikatat) dhe organizatat profitabile ( ndërmarrjet, shoqëritë dhe format e ndryshme të tjera të ndërmarrësish).

Rëndësia shoqërore dhe ekonomike e personave juridikë- është tejet e madhe, me peshë specifike

dhe të pazëvendësueshme, ngase e tejkalon fuqinë ekonomike dhe moshë -jetën e një personi fizikë. Personat fizikë pra, mund të zhvillojnë dhe ushtrojnë një spektër më të gjerë aktivitetesh, në interval më të gjatë kohor, se sa individi-personi fizikë. Përfundimisht, nëpërmjet personave juridikë, zhvillohen dhe sendërtohen qëllime të shumta dhe të nduarduarta ekonomike, sociale, politike dhe shoqërore, të një vendi.

Krijimi (Themelimi) i personave juridikë

Themelimi i përsonave juridikë bëhet sipas procedurave dhe dispozitave, paraprakisht të parapara me ligj, rrjedhimisht me aktin e përgjithshëm juridik. Janë tri momente relevante lidhur me formimin (krijimin) e personave juridikë.

Momenti i organizimit, bashkimit të lirë, respektivisht nxjerrjes së vendimit mbi themelimin ose organizimin (sistemi i përbashkimit të lirë);

Momenti i regjistrimit, gjegjësisht sistemi i aktit normative dhe Momenti i lejimit (miratimit) të organit kompetent, rrjedhimisht, sistemi i koncesionit.

Secili nga momentet e siperelaboruara, do të trajtohet si moment i krijimit të personit juridikë, varet nga natyra e vetë personit juridikë dhe kushtet ligjore, të cilat lypset përmbushur. 3.4. Modalitetet e zotësisë së personave juridikë Zotësia juridike – biznesore e personave juridikë -, ashtu sikurse te personat fizikë, vjen e manifestohet edhe te personat juridikë. Mirëpo ajo këtu është më e ngushtë (për nga vëllimi) dhe në lidhje

Page 24: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

24

të drejtpërdrejtë me veprimtarinë me të cilën merret dhe për të cilën është themeluar personi përkatës juridikë. Personi juridik në fakt është bartës (titullar) i vetëm i të drejtave dhe detyrimeve të caktuara, të cilat edhe janë përcaktuar me:

aktin e themelimit; statutin e personit konkret juridik dhe me ligj.

Zotësinë juridike, (personi juridik e fiton në momentin e themelimit, respektivisht të regjistrimit

parën organit kompetent.

Zotësia afariste – biznesore, nënkupton aftësinë e personit juridikë, që të marrë pjesë në marrëdhënie juridike-biznesore; me vullnetin vetanak të fitojë të drejta dhe të krijojë detyrime dhe ti bartë ato. Të drejtat fitohen e detyrimet krijohen me rastin e regjistrimit të personit juridik në regjistrin gjegjës dhe ato janë të ndërlidhura fuqishëm me veprimtarinë, me të cilën personi juridik gjegjes merret.

Zotësia deliktore, nënkupton gatishmërinë dhe aftësinë e personave të caktuar juridikë- biznesorë, që të përgjigjen për veprimet e dëmshme ekonomike dhe kundervajtesore, të cilat të tjerëve iu shkaktojnë gjatë ushtrimit të aktiviteteve të tyre biznesore-ekonomike. Mirëpo, për veprime të caktuara, të cilat me ligj sanksionohen si vepra penale, përgjegjësia është individuale dhe jo kolektive. Përfundimisht përgjegjësia e personit juridik është objektive, ndërsa për personin fizikë ajo është subjektive- individuale.

Shuarja apo ndërprerja e veprimtarisë së personave juridikë - biznesor

Bëhet në përputhje me kushtetutën, ligjin dhe akteve të tjera me rëndësi. Ato mund të ndërpriten

në disa mënyra: Në bazë të dispozitave ligjore; Nëse personi juridik është themeluar me një qëllim I cili në ndërkohë është realizuar; Për shkak të ndryshimeve statusore, nëse bashkohet (fuzionohet) me persona të tjerë juridikë-

biznesorë dhe nëse ndahet ose transformohet në ndonjë formë tjetër; Me vendimin e organit kompetent të personit juridik- biznesor ose të anëtarëve të vetë; dhe Personi juridik- biznesor, mund ndërpresë aktivitetin, rrjedhimisht veprimtarinë e vetë edhe

për shkak të nulitetit (pavlefshmërisë) së regjistrimit në regjistrin e duhur, respektivisht parën organit kompetent të regjistrimit.

Page 25: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

25

1. DEFINICIONI I TURIZMIT Absolutisht nuk është e lehtë që nën një definicion mjaft të ngushtë të përcaktohet kuptimi I turizmit me arsye se ajo paraqet dukuri të përbërë shoqërore, e cila dita ditës e ndërron strukturën, funksionet, qëllimet etj. Definicionet mund të kenë qëllime të ndryshme sikur ato shkencore, praktike, shërbyese, descriptive ose çfarëdo qëllimi tjetër. Për këtë termi I turizmit definohet në aspekte të ndryshme varësisht nga qëllimi I cili përcaktohet. Definimet e shumta dhe të ndryshme të turizmit dalin nga formuesit e ndryshëm shoqëror ,ekonomik, teknik dhe formuesit e tjerë të cilët e kushtëzojnë turizmin ,me dëshirë të atyre që e definojnë turizmin të fusin sa më shumë përmbajtës për rëndësinë e turizmit. Ndryshueshmëria e këtillë tregon edhe faktin se turizmi është fenomen I përbërë dhe dinamik tek e cila definicioni i dhënë sot nuk vlen nesër. Por megjithatë pa marr parasysh se si është dhënë definicioni ,ajo në vete duhet të përfshijë elementet themelore konstituive të tij, për arsye se ajo është një dukuri shoqërore dhe ekonomike,se ai ka qëllimet dhe funksionet e veta të cilat janë ato, format e saj paraqitëse ,karakteristikat turistike ,dallimet ndërmjet dukurive tjera ekonomike – shoqërore etj. Është veçanërisht e vështirë definimi i termit të turizmit tregojnë edhe përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për unifikimin e definicionit të turizmit . Kështu , Nënkomiteti I ekspertëve për turizëm të komitetit Ekonomik të shoqërive popullore në bazë të përpjekjeve kanë dashur ta vërtetoj definicionin e turizmit ,dhe në fund ekspertët nuk pranuan asnjë nga definicionet e dhëna. Akademia ndërkombëtare për turizëm të Monte Karllos ka paraqitur konkurs për zgjedhjen e definicionit të turizmit .Por edhe përgjatë definicioneve të dhëna nuk është zgjedhur asnjë nga to ,mirëpo akademia mbeti e kënaqur me përfshirjen numerative të elementeve të cilat duhet të përfshihen në definicionin e turizmit. Me qëllim të njëjtë përfshihet edhe institute ndërkombëtar për hulumtime turistike në Gjenevë ,por nuk dha kurrfarë rezultate dhe ndërpreu punën në vitin 1960. Vetëm Nënkomiteti I profesionistëve për statistikë në turizëm në Komitetin e ekspertëve statistikor në shoqërinë popullore sikur paraardhës i OON ,me qëllim të shprehjes.. së evidencës statistikore të qarkullimit ndërkombëtar turistik përpunoj dhe propozoi këtë definicion: - turist në aspektin statistikor emërohet secili njeri i cili kalon më shumë se 24 ore në një vend tjetër larg vendit të banimit. Për turistë veçanërisht do të ceken: njerëzit të cilët udhëtojnë për qëllim argëtues, për arsye familjare, arsye shëndetësore dhe të tjera ,njerëz të cilët janë të pranishëm në mbledhje ose marrin pjesë në misione pa marr parasysh të cilit lloj ( shkencore, administrative, religjioze, sportive etj), njerëz shërbyes ,pjesëmarrës në udhëtimet bregdetare edhe atëherë kur koha e qëndrimit të tyre në disa vende është më pak se 24 orë . Sikur turistë në bazë të nënkomitetit të profesionistëve statistikor nuk konsiderohen: njerëz të cilët arrin në ndonjë vend me marrëveshje për punë ose pa marrëveshje ,me qëllim të punësimit ose këtu kryen ndonjë aktivitet profesionist,edhe njerëz të cilët arrin në ndonjë vend tjetër me qëllim të shpërnguljes ,studentët dhe nxënësit (në konvikte internate ) ose në shkolla,banuesit e zonave kufitare të cilët jetojnë në një vend,ndërsa punojnë në vend tjetër, udhëtarët transit pa qëndrueshmëri të gjatë ,por edhe atëherë kur kalimi I tyre zgjat më shumë se 24 orë Po ashtu edhe të gjithë autorët e të drejtës turistike dhe shkencave tjera lidhur me turizmin gati janë duke “arritur” te definicionit te turizmit. Ashtu që,një ndër teoritikët jugosllav të mëhershëm ka cekur mirë se –as literature profesionale ,as shkencore ,as ajo popullore nuk mundet të thotë as një kuptim në të cilin do të përfshihet në përgjithësi turizmi, ose të precizohet sikur definicion I turizmit. Por megjithatë, sikur që përmendem më herët ,se që ta përcaktojmë definicionin e turizmit duhet të fillojmë prej funksioneve të tij të përhershme e ato janë funksionet shoqërore e ekonomike. Komponentë shoqërore e turizmit në vete përfshin dimensionet rekreativo – shëndetësore, edukativo- kulturore ,dimensionet sociale dhe politike. Komponentë e rëndësishme ekonomike shprehet me fuqinë e vet ,që është një arsye dhe një ndër faktorët determinues të veprimeve tjera ekonomike dhe joekonomike ,të cilat zhvillohen dhe ekzistojnë për plotësimin e nevojave të turistit si subjekt.

Page 26: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

26

Por megjithatë ,secili që dëshiron të merret me definimin e turizmit me të gjitha funksionet e tij,nuk munden dhe nuk guxojnë që turizmin ta definojnë pa e vendosur në mes turistin sikur subjekt për të cilin edhe ekzistojnë të gjitha funksionet e turizmit. Në bazë të kësaj me fjalën turizëm duhet të nënkuptohen – pjesë të ekonomisë nacionale të disa vendeve ,sikur përmbledhje veprimtarinë ekonomike, shumëzimin e veprimtarive me detyrë që ti plotësojnë nevojat e turistit ,dhe për vete të realizojnë efektin ekonomik. Më tutje do të prezantojmë disa definicione të turizmit të autorëve të njohur të se drejtës turistike dhe disiplinave shkencore të turizmit ,pikërisht me qëllim për kuptimin e natyrës heterogjene të turizmit dhe përbërjes së saj sikur një dukuri shoqërore. Sipas Skakun turizmi është veprimtari ekonomike në kryerjen e së cilës …turistët dhe ndërmarrjet turistike shërbyese vendosin marrëdhënie obligative dhe ligjore për plotësimin e shërbimeve turistike të parapara në marrëveshje . Vilim Gorenc konsideron se turizmi është veprimtari ekonomike e cila paraqet përmbledhje të veprimtarive heterogjene të cilat kanë funksion të përbashkët që ti plotësojnë nevojat e turistit ,me çka turizmi paraqet pjesë të ekonomisë nacionale. Stojmillov – Marcinoski e pranojnë definicionin e Hunziker dhe Krapf përkatësisht të shoqatës ndërkombëtare të ekspertëve shkencorë të turizmit në bazë së cilës –turizmi është përmbledhje e marrëdhënieve dhe dukurive të cilat paraqiten gjatë udhëtimit dhe qëndrimit të vizitorëve në ndonjë vend, nëse me atë qëndrim nuk merret vendbanimi .. edhe nëse ajo nuk ka lidhshmëri me kryerjen e ndonjë veprimtarie ekonomike. Këtë definicion e pranojnë edhe më shumë teoritik tjerë dhe konsiderohet si një ndër definicionet më komplete të turizmit. Pa dallim të nuancave në definimin e turizmit asnjëra nga definicionet nuk do ti plotësojë nevojat vetanake përderisa sikur bazë nuk do ti ketë kushtet se – turizmi është udhëtim i subjekteve të cilët për një kohë e lëshojnë vendin dhe ky ndryshim është I kushtëzuar nga nevoja e subjektit – udhëtarit për pushim dhe relaksim. Nga ky aspekt ne do të përcaktohemi për definicionin se turizmi është dukuri shoqërore, sikur përmbledhje e marrëdhënieve dhe dukurive të cilat janë rezultat i udhëtimit dhe qëndrimit të njerëzve prej një vendit në tjetrin ,me qëllim që të pushojnë dhe të kryejnë aktivitete rekreative ,i cili udhëtim dhe qëndrim nuk ka lidhshmëri me realizimin e ndonjë aktiviteti ekonomik.

KUPTIMI DHE LËNDA E TË DREJTËS NË TURIZËM

Me të drejtën në turizëm nënkuptojmë tërësinë e normave juridike të cilat rregullojnë pozitën juridike të ndërmarrjeve apo të shoqërive të caktuara që kanë të bëjnë më lëmin e turizmit dhe shërbimeve juridike – turistike të cilat i realizojnë subjektet e autorizuara të së drejtës. Ky definicion i dhënë më sipër rezulton në çështjen se lëndë e të drejtës në turizëm konsiderohet dhe trajtohet rregullativa juridike e marrëdhënieve të caktuara specifike ekonomike të cilat krijohen, ndryshohen ose shuhen në lëmin e turizmit. Nisur nga fakti se turizmi ka pasur ndikim të theksuar në nxjerrjen e shumë dispozitave juridike në lëmin e jetës ekonomike dhe joekonomike, definicioni i përmendur më sipër mund të përdoret vetëm si i përgjithshëm respektivisht definicion i margjinalizuar. Zhvillimi i turizmit në një anë dhe rregullimi i tij nga shumë degë tjera të së drejtës, në anën tjetër, drejtpërdrejt influencuan nevojën e rregullimit juridik të këtyre marrëdhënieve specifike. Shpërndarja e dispozitave juridike të cilat rregullojnë marrëdhëniet shoqërore në turizëm, bazuar nga kompetencat e organeve të ndryshme të cilat i sjellin ato, hedhin në shesh mungesën e një lidhmëni vertikale të të këtyre dispozitave siç është rasti me degët tjera të së drejtës (e drejta penale, civile etj). Kjo është edhe njëherazi argument më i fortë në anën e atyre teoricienëve të cilët e kontestojnë pozitën e të drejtës në turizëm si një sistem të tërësishëm normativ – juridik. Për hir të një zhvillimi dinamik dhe cilësor të turizmit dhe sigurimit të një rregullative bashkëkohore juridike e cila do të garantonte procesin e këtij zhvillimi, mendojmë se mungesa e një lidhmëni vertikale të dispozitave juridike nuk është argument edhe aç i fuqishëm i cili mund të mohoj në tërësi të drejtën turistike dhe legjislacionin turistik vetëm pse normat juridike nga lëmenjtë e turizmit janë në kompetenca të organeve të ndryshme të së drejtës në formë të llojeve të ndryshme të dispozitave ligjore.

Page 27: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

27

E drejta në turizëm paraqet një konglomerat marrëdhëniesh dhe lidhjesh ekonomike të cilat teoria e së drejtës i parashtron para vetës detyrën e sistemimit dhe klasifikimit të dispozitave juridike që kanë të bëjnë me turizmin respektivisht me identifikimin dhe konstatimin e specifikave të të drejtës në turizëm. Sistemimi i tillë kërkon përfshirjen edhe të traditës, kulturës dhe praktikave biznesore me qëllim të ndërtimit të sistemit të të drejtës në turizëm. Kërkimi i sistemit të kësaj lënde e bënë atë që shkenca dhe teoria juridike të hulumtojnë dhe kërkojnë vazhdimisht institutet dhe në praktika legjislative, të cila do të kontribuonin në drejtim të përcaktimit të autonomisë së të drejtës në turizëm. Një qasje të këtillë, sa serioze po edhe aç studioze, të cilën edhe e meriton drejta në turizëm, bazohet në perspektiven dhe rolin të cilin e ka kjo disiplinë shkencore, nga specializimi permanent i veprimtarive turistike si proces dinamik që automatikisht kërkon rregullativë cilësore të bazuar po në këtë dinamikë zhvillimore. Para së gjithash, duhet të pranojmë se teoria e të drejtës në turizëm nuk do ti trajtojë vetëm marrëdhëniet e caktuara specifike juridike në turizëm. Zgjerimi i studimit teorik të këtyre marrëdhënieve bazohet në faktin se është e pamundur që të arrihet deri të kuptimi i të drejtës turistike përmes metodave të caktuara të cilat të në proceset kërkimore janë të mundura të arrihen vetëm pas aplikimit të metodave kërkimore – shkencore sociologjike me qëllim të shpjegimeve sociologjike të fenomeneve konkrete në lëmin e turizmit. Këto metoda mundësojnë qasje efektive në rrethanat shoqërore të cilat kanë pasur ndikim në lindjen e disa normave të caktuara juridike dhe përmbajtjes së tyre juridike, ekonomike etj,. Fjala është për shpjegimin e shkaqeve dhe kushteve që kanë ndikuar në lindjen e këtyre normave juridiko-turistike dhe vërtetimin e ndikimit të tyre në fenomenin e turizmit. Pas shpjegimit të përmbajtjeve të caktuara sociologjike – ekonomike rreth fenomenit të turizmit është e drejtë që të vazhdohet me përshkrimin e normave juridike dhe arsyen e strukturës dhe specificitetit të tyre. Më lartë është konstatuar se marrëdhëniet juridike specifike në turizëm janë të kushtëzuara pikërisht nga karakteri i këtyre marrëdhënieve. Bazuar në këtë, kjo çështje arsyetohet me faktin se lëndë e të drejtës në turizëm është rregullativa e caktuar juridike e marrëdhënieve specifike të cilat krijohen në turizëm, respektivisht, marrëdhënie me të cilat realizohen qëllimet ekonomike të turizmit. Këto raporte shoqërore thënë shkurt janë raporte ekonomike të krijuara në mes të subjekteve të së drejtës në turizëm bazuar nga ofrimi dhe shitja e shërbimeve turistike për realizimin e fitimit. Marrëdhëniet juridiko-turistike krijohen në bazë të iniciativës të subjekteve. Lëndë e rregullimit në turizëm janë edhe marrëdhëniet në mes të subjekteve ekonomike dhe joekonomike në qoftë se këto marrëdhënie janë të lidhura aspektin ekonomiko-turistik.

Me rastin e përcaktueshmerisë të lëndës së të drejtës në turizëm arrihet që të përcaktohet edhe përmbajtja dhe kuptimi i saj. Gjatë procesit të përcaktueshmerisë së kësaj lënde paraqiten vështirësi nga shkaku se marrëdhëniet specifike juridike të kësaj disipline shkencore studiohen edhe në kuadër të së drejtës biznesore dhe të së drejtës biznesore ndërkombëtare të cilat këtyre çështjeve ju qasen nga aspekti i rregullimit të shërbimeve të veçanta turistike në lëmin e qarkullimit si në planin vendor po ashtu edhe ndërkombëtar. Është fare e kuptueshme se ekziston një lidhje e ngushtë në mes të së drejtës në turizëm, të drejtës biznesore dhe të drejtës biznesore ndërkombëtare por në fund, si nevojë e kohës, e drejta në turizëm është pavarësuar duke i identifikuar dhe pranuar elementet specifike të cilat janë karakteristike për këtë lëmi edhe pse ato shpesh i rregullojnë edhe e drejta administrative, penale, reale etj,.

E drejta në turizëm për shkak të zhvillimit tejet intensiv të turizmit sot konsiderohet disiplinë e

veçantë juridike. Në kuadrin e saj studiohen normat juridike të cilat, në pikën e fundit, e kanë determinuar specificitetin e fenomenit turistik, pozitën e subjekteve juridike – turistike, organizimit të këtyre subjekteve dhe normave juridike të cilat i rregullojnë jo vetëm atë raporte ku subjektet e të drejtës në turizëm veprojnë në mes veti por edhe më gjerë duke i përfshirë edhe të gjitha ato marrëdhënie me të cilat zhvillohet turizmi.

Koncepti i gjerë i dhënë më lartë mbi lëndën dhe kuptimin e të drejtës në turizëm i mundëson teorisë të së drejtës të turizmit që më lehtë të përcaktoj ndarjen e kufive të së drejtës në turizëm nga shkencat

Page 28: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

28

tjera të së drejtës brenda kuadrit të një sistemi unik juridik. Përcaktimi edhe më i afërt i lëndës së të drejtës në turizëm mund të arrihet përmes aplikimit të metodave të caktuara që do të ndihmonin në saktësinë e përcaktueshmerisë të lëndës dhe kuptimit të së drejtës në turizëm në drejtim të përforcimit të faktit se kjo disiplinë shkencore është e pavarur dhe e bazuar në çështjet studiuese mbi normat juridike specifike të lëmit të turizmit.

METODAT E STUDIMIT TË SË DREJTËS NË TURIZËM E drejta në turizëm është disiplinë juridike dhe e shkencave shoqërore që rrjedhimisht normat e saja

juridike studiohen në bazë të metodave të ndryshe shkencore si p.sh. asaj sociologjike, historike, materialiste, dialektike etj,. Marrëdhëniet shoqërore-ekonomike në turizëm janë fortë të lidhura me normat juridike të së drejtës në turizëm. Metodat studimore të çdo shkence ashtu sikurse metodat e të drejtës në turizëm janë të pandara nga lënda e tyre. Më konkretisht, metodat e të drejtës në turizëm paraqesin një grumbull veprimesh të caktuara me anë të të cilave studiohet lënda e saj lidhur me fitimin e njohurive të mjaftueshme. Qëllimi i aplikimit më të suksesshëm të metodave shkencore në të drejtën turistike është i mundur të arrihet nëse më parë ju qasemi sistematizimit të normave juridike të cilat rregullojnë raportet specifike si në turizmin vendor po ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Ende, edhe sot e kësaj dite, nuk ekzistojnë kushte respektivisht elemente të mjaftueshme që të

konsiderohet e arsyeshme se studimi metodologjike i lëndës duhet jetë i pjesshëm apo i tërësishme. Ndarja e të drejtës në turizëm në pjesën e përgjithshme ku do të studioheshin çështjet e përgjithshme dhe më të rëndësishme dhe në pjesën e veçantë ku rregullohen çështjet konkrete dhe të përditshme, konsiderohet i paarsyeshëm. Kjo pa arsye konsiston në problematiken se e drejta në turizëm respektivisht, zhvillimi i saj dinamik dhe hetrogjeniteti i saj, nuk lejon një ndarje të tillë për faktin se e drejta në turizëm është vetëm një disiplinë e re e pavarur juridike. Në anën tjetër, pikërisht zhvillimi dinamik i raporteve shoqërore – ekonomike në lëmin e turizmit dhe rëndësia që ka për ekonominë kombëtare aludon në nevojën e krijimit të hapësirave dhe të kujdesit më të madh të teorisë së të drejtës në turizëm lidhur më vendin e merituar të saj në kuadër të shkencave juridike dhe shoqërore. Përpjekje të tilla janë evidente sidomos në vendet e zhvilluara dhe po aty ka rezultate praktike. Ndërsa tek ne, dhe në vendet tjera në tranzicion, ku dinamika e zhvillimit të turizmit është minimale, roli i të teorisë së të drejtës në turizëm mund të jetë i madh dhe i dobishëm në drejtim të dhënies rekomandimeve për funksionimin cilësor të turizmit.

Turizmi si fenomen shoqëror në përgjithësi zë një vend të rëndësishëm në kuadrin e ekonomive

shtetërore. Nisur nga mundësitë dhe kapacitetet turistike që i posedon Kosova është plotësisht e arsyeshme që të pritet se kjo lëmi të rregullohet me norma juridike dhe njëkohësisht në proceset e zhvillimeve të turistike teoria e së drejtës në turizëm të kontribuon si rregullatorë por edhe si faktorë stimulues.

SISTEMI I TË DREJTËS NË TURIZËM Me sistem juridik nënkuptojmë tërësinë e të gjitha normave të përgjithshme juridike që në

përmbajtjen e tyre, lidhur me rregullimin e raporteve shoqërore, operojnë në njësi të shumta më të vogla apo më të mëdha të cilat reciprokisht janë të ndërlidhura, ashtu që, përcaktojnë një tërësi unike të pakundërthënëshme.4

4 Dr.sc. R. Smaka: E drejta , Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 1998 fq.206

Page 29: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

29

Me qëllim të studimit më të lehtë të normave juridike të cilat kategorizohen në kuadër të disiplinës juridike të të drejtës në turizëm është e nevojshme që të behët sistemimi i tyre sipas kritereve të caktuara të objektivizuara. Kjo është e realizueshme përmes aplikimit të metodave sistematizuese që normat juridike tubohen në grupe të vogla e të cilat emërtohen sipas themeltave apo instituteve të caktuara juridike. Këto të fundit përbëjnë grupin e të gjitha normave juridike të cilat qëndrojnë në lidhje më njërin nga raportet shoqërore apo me grupin me të vogël të raporteve të llojllojshme shoqërore. Instituti juridik, që njëherazi është tërësia e normave juridike të cilat kanë të bëjnë me një raport të caktuar shoqëror, është pjesa më e vogël e sistemit juridik si p.sh. kontrata, kontrata mbi alotmanin etj,. Kuptimi i institutit juridik dhe vëllimi i tij nuk është çdo herë i mundur që të saktësisht të vërtetohet sepse kuptimi i një raporti shoqëror, respektivisht raporteve shoqërore të lloje të njëjta, po ashtu pamundësohen që saktësisht të vërtetohen dhe kufizohen nga raportet tjera në shoqëri. Instituti juridik mund të përmbajë grupe të vogla dhe të mëdha të dispozitave juridike në mënyrë që njëri grup i kushtëzon ekzistimin e grupit të dytë. Kështu p.sh. kontrata mbi organizimin e udhëtimit paraqet një institut juridik, ndërsa që kjo kontratë është vetëm njëra nga nënllojet e kontratave të cilat po ashtu paraqesin një institut tjetër juridik.

Normat juridike të së drejtës në turizëm mund të sistemohen duke u bazuar sipas kriterit të

përmbajtjes së tyre me kusht që një raport i njëjtë shoqëror apo grup i saj të jenë të rregulluara sipas normave të përgjithshme juridike. Është e mundur edhe situata kur raporti i caktuar rregullohet sipas parimeve themelore të ndryshme që në këtë rast dy grupe normash juridike të njëjtin raport e rregullojnë në mënyra të ndryshme duke krijuar kështu dy tërësi sistemesh të veçanta. P.sh. marrëdhëniet juridike – turistike mund të rregullohen sipas parimeve të ndryshme: si marrëdhënie të lira në mes të subjekteve të së drejtës në turizëm apo si marrëdhënie të dhunshme të imponuara nga shteti. Normat juridike të cilat i rregullojnë marrëdhëniet e lira dhe të vullnetshme në mes të subjekteve në turizëm radhiten në të drejtë e turizmit ndërsa, normat juridike të cila rregullojnë marrëdhëniet e subjekteve në mënyrë të dhunshme radhiten në të drejtën administrative apo penale.

Mungesa e homogjenitetit të turizmit në sferën e superstrukturës juridike vazhdimisht shkakton

probleme dhe vështirësi në sferën e qëndrueshmërisë së sistematizimit të normave juridike. Dispozitat e të drejtës në turizëm respektivisht të cilat janë të lidhura më turizmin, për nga natyra dhe llojllojshmëria, gjinden të shpërndara në tërë sistemin juridik dhe identifikimi, tubimi dhe sistematizimi i tyre paraqet problem serioz. Edhe sot është aktual mendimi i profesorit të vjetër Antunac i cili në mes të tjerave thotë se “numri i madh i dispozitave juridike në lëmenjtë e ndryshëm të jetës shoqërore janë krijuar nga ndikimi i turizmit dhe nevojës së përcaktimit juridik. Pra të gjitha këto dispozita nuk janë zbatuar sipas një plani të paraparë, por ato janë nxjerrë dhe janë zbatuar kur kjo u është nevojitur ndonjë organi, varësisht nga rasti në rast, sipas nevojës në kuptim të dispozitave ligjore”.5

Mund të konstatojmë se në sistemin e të drejtës në turizëm hyjnë të gjitha ato norma juridike të cilat

rregullojnë raportet të cilat mundësojnë realizimin e qëllimeve turistike. Para së gjithash, duhet pasur parasysh së behët fjalë për norma juridike specifike të cilat janë karakteristike dhe paraqitën në lëndën e të drejtës në turizëm konform karakterit të saj ekonomik por, duke pasur parasysh se këto raporte specifike rregullohen edhe nga degët tjera të së drejtës (fjala është për ato raporte të cilat edhe e drejta ekonomike i rregullon dhe trajton) ekziston mundësia që të drejtën në turizëm ta sistemojmë apo ndajmë në pesë pjesë;

1) Pjesa e parë element e te drjetës biznesore 2) Pjesën e përgjithshme e cila përmban normat juridike me të cilat rregullohen të drejtat dhe

detyrimet e subjekteve të së drejtës në turizëm. 3) Pjesën e statusore të së drejtës që përmban normat juridike me anët të të cilave rregullohet

pozita juridike e subjekteve të së drejtës në turizëm, organizmi i brendshëm i tyre por edhe

5 Dr. Antunac I: Ugostitelsko turističko Pravo, (Predavanja), Opatija 1974 fq.3

Page 30: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

30

normat juridike me të cilat rregullohet statusi juridik jo vetëm i personave juridikë por edhe i atyre fizikë kur ata paraqitën si subjekt i të drejtës në turizëm.

4) Në pjesën e të drejtës kontraktore në turizëm që përmban normat juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet e përbashkëta juridike në mes të subjekteve të së drejtës në turizëm kur është në pyetje rregullimi i veprimtarive të caktuara ekonomike dhe joekonomike në lëmin e turizmit.

5) Në pjesën e të drejtës së instrumenteve të pagesës në lëmin e turizmit që përmban norma juridike me anët të të cilave rregullohet afarizmi, shërbimet dhe përdormi të parave në turizëm.

BURIMET E SË DREJTËS TURISTIKE Në përgjithësi në të gjitha disiplinat shkencore të karakterit shoqëror , e veçanërisht ato disiplinat ligjore ,e me atë edhe në këtë disiplinën e së drejtës turistike burimet mund të ndahen në ato materiale dhe formale. Ende nuk është deplasuar mendimi i thënë nga ana e klasës së marksizmit- se e drejta juaj është vetëm në ligj si dëshirë e vërtetuar nga klasa e juaj ose partia në pushtet, pra në bazë të kësaj burim material i së drejtës turistike është dëshira e kryer nga ana e ligjdhënësit në pushtet , në një moment të caktuar të një vendi. Ky lloj i shpjegimit nuk mund të jetë i plotë përderisa bazohemi në konceptin e mëparshëm, për një unifikim dhe internacionalizim më të fuqishëm të së drejtës turistike në planin ndërkombëtar. Në këtë drejtim burimi material i së drejtës turistike paraqet dëshirën e atyre që janë në pushtet në një vend ,së bashku me një dëshirë të internacionalizuar të pushtetit, e shprehur përmes akteve ndërkombëtare ligjore . Burimet formale të së drejtës janë shprehjet normative, forma e shprehjes së dëshirës së atyre që janë në pushtet përmes normave ligjore turistike dhe të njëjtat mund ti klasifikojmë në bazë të më shumë kritereve, sikur që janë në bazë të vendosjes së tyre , rëndësisë territoriale , lëmia e cila e rregullon , afati i skadimit etj. Më tutje do të drejtohemi në njërën nga këto klasifikime e cila ndahet kështu:

- nacionale dhe ndërkombëtare - ligjet e kushtëzuara dhe autonomitë - të shkruara dhe të pashkruara etj.

Burimet formale nacionale – e së drejtës turistike janë ato burime të së cilës normat ligjore janë të

vendosura nga institute ligjdhënës dhe pushteti të vendit ,ndërsa ato ndërkombëtare ato të cilat janë të vendosura nga ana e njerëzve nacional sikur konventa , marrëveshjet ndërshtetërore , uzanset ndërkombëtare. Rregullat e kushtëzuara ligjore sikur burime janë ato të cilat i deponojnë obligimet e subjekteve turistike në marrëdhëniet turistike ligjore ( marrëdhëniet statusore, forma dhe pjesët përbërëse të marrëveshjes ,mënyra e pagesës etj), ndërsa rregullat autonome ( dispozitive )sikur burime të së drejtës turistike janë ato të cilat u mundësojnë subjekteve që obligimet e tyre ligjore ti kryejnë lirshëm ,në bazë të dëshirave të tyre autonome. Burimet formale të shkruara janë të gjitha ato burime të së drejtës turistike ato rregulla pozitive të cilat e rregullojnë materien e mirëmbajtjes së marrëdhënieve në lëmin e turizmit ,e të cilat janë të vendosura ,përkatësisht të ratifikuara nga ana e institutit ligjdhënës të shtetit , si dhe rregullat e vendosura nga ana e organeve në pushtet ( ligjore, aktet nënligjore, konventat ndërkombëtare, marrëveshjet ndërkombëtare, marrëveshjet në lëmin e turizmit, aktet e vetëqeverisjes lokale të cilat e rregullojnë marrëdhëniet turistike), ndërsa burimet e pashkruara janë zakonet dhe rregullat e zakoneve të turizmit nga rangu vendor dhe ndërkombëtar . Në bazë të hiearkisë burimet e shkruara të se drejtës turistike janë : kushtetuta e Republikës së Maqedonisë; ligji për veprimtarinë hotelerike turistike; ligji për marrëdhëniet obligative; ligji për tregti të jashtme; ligji për shoqëritë tregtare; ligji për marrëdhëniet punuese; dhe një numër i madh i akteve

Page 31: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

31

nënligjore si rregullat siç janë rregullorja për kategorizimin e objekteve hotelerike për vendosjen e tyre; rregullorja për kushtet minimale teknike për ndërtim, mirëmbajtja dhe përgatitjen e objekteve hotelerike, përkatësisht rregullorja për kushtet teknike – minimale për kryerjen e veprimtarisë hotelerike dhe turistike dhe kushtet për kategorizimin e objekteve të ofertës turistike ( sikur Vesnik I R.Maqedonisë . nr. 59/95). Sikur burime të shkruara të së drejtës turistike janë edhe burimet ndërkombëtare, përkatësisht - e drejta autonome turistike. Rëndësia e tyre është e një rëndësie të veçantë sepse në marrëdhëniet ndërkombëtare turistike i eliminojnë dallimet në ligjëdhënien nacionale në lëmin e turizmit . Këtu përfshihen:

11 konventat ndërkombëtare të karakterit unilateral dhe bilateral: 12 konventa për transferim të udhëtarëve dhe bagazhit të tyre në qarkullimin hekurudhor,

bregdetar, tokësor dhe ajror; 13 konventa për unifikimin e përmbajtjes së dokumenteve të udhëtimit; 14 konventa për pushim vjetor të paguar; 15 konventa për hyrjen e automjeteve udhëtuese pa doganë ( përkohshëm ) 16 konventa për hyrjen e gjërave personale të turistëve pa doganë ; 17 konventa për hyrjen e materialit propagandues dhe informues turistik; 18 rregullorja ndërkombëtare hotelerike; 19 konventa hotelerike ndërmjet AIV dhe FUAAV 20 konventa ndërkombëtare për “ marrëveshjen e udhëtimit “

Pranë rregullave të lartpërmendura tek të cilat normat ligjore në mënyre direkte e rregullojnë materien e lëmisë së turizmit ekzistojnë edhe rregulla tjera të cilat janë komplementare me lëmin e së drejtën turistike caqet e të cilave në një masë i përkasin së drejtës turistike e ato janë: Ligji doganor; Ligji mbi lëvizjen dhe qëndrimin e të huajve; Ligji mbi mbrojtjen dhe përparimin e ambientit ku jetojnë; Ligji mbi banjat; Ligji mbi gjuetinë; Ligji mbi shërbimet inspektuese ; Ligji mbi mbrojtjen e monumenteve kulturore historike; Ligji mbi mbrojtjen e shëndetit të të huajve; Ligji mbi dokumentet udhëtuese; Konventat për diplomat; Ligji mbi kufijtë shtetëror kalimi dhe lëvizja në brezin kufitar; Ligji mbi mbrojtjen e harxhimeve; Ligji mbi sigurinë; Ligji mbi shfrytëzimin kohor të kapaciteteve turistike etj. Burime tjera të së drejtës turistike janë edhe zakonet , praktika gjyqësore dhe lënda turistike ligjore . Zakoni shfaqet në bashkësi të caktuara ose në sfera të ndara të veprimeve të përsëritura për një kohë të shkurtë që sillen rreth situatave të njëjta. Sjellja e këtillë më tutje ngadalë jep një vetëdijesim për obligimet në atë pikëpamje me çka edhe shfaqet e drejta e zakoneve. Nëse shteti e pranon këtë zakon ai do të mbetet si rregull ligjore. Në këtë drejtim edhe ligji për marrëdhëniet obliguese parash se - pjesëmarrësit në marrëdhëniet obliguese janë të obliguar që në qarkullimin ligjor të vendosin bashkëpunim me zakonet e rëndësishme. Në bazë të marrëdhënieve obligative zbatohen edhe uzanset ( të cilat paraqesin vetëm zakone të pjesërishme ) nëse pjesëmarrësit në marrëdhëniet obligative e kanë vendosur zbatimin e tyre ose nëse prej rrethanave dalin se e kanë dëshiruar zbatimin e tyre. Përcaktimi i uzanseve të përgjithshme dhe speciale me të cilën vërtetohet edhe hipoteza se palët në marrëveshje janë pajtuar me zbatimin e unzanseve, përderisa nuk i kanë shkyçur me marrëveshje , nuk do të zbatohet me arritjen në fuqi të ligjit për marrëdhëniet obligative. Nëse uzanset të përgjithshme apo speciale ose zakone tjera tregtare apo vepruese janë të kundërta me normat dispozitive të ligjit për marrëdhëniet obligative, do të zbatohen përcaktimet ligjore ,përveç nëse të huajt haptas kanë pranuar në zbatimin e uzanseve ose zakoneve tjera vepruese tregtare. Praktika gjyqësore tek ne , për dallim nga ajo e së drejtës Anglosaksone ,nuk ka karakter të së drejtës precize ,sepse me të nuk shfaqet e drejta ,siç është rasti me sistemin e lartpërmendur ligjore. Por megjithatë, e drejta turistike duhet të ketë parasysh praktikën gjyqësore sepse vendimet e gjygjeve nacionale dhe vendimet e arbitrarëve ndërkombëtar vendosin rregulla mbi sjelljen e subjekteve në drejtën turistike dhe të njëjtët nuk guxojnë të jenë irrelevant në sjelljet e tyre të mëtutjeshme sipas qëndrimeve të dala nga ato vendime. Në bazë të kësaj ,praktika gjygjësore edhe pse jo obligative, prapë

Page 32: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

32

paraqet burim të së drejtës turistike. Në mënyrë racionale duhet të merret parasysh praktika gjygjësore në vendosjen e marrëdhënieve ndërmjet subjekteve turistike. Lëmia turistike ligjore nuk është një burim i domosdoshëm i së drejtës turistike, por në bazë të kësaj kjo lëmi ka për qëllim përpunimin, definimin, shpjegimin, e përkatësisht qëllim kritik dhe ideor në drejtim të marrëdhënieve turistike ligjore, e drejta turistike e kësaj lëmie duhet të kushton vëmendje dhe respekt si dhe ti shfrytëzon rezultatet e saj . Qëllimi i tyre është i përbashkët – zhvillimi i turizmit dhe rregullimi normative i tij, me qëllim të vendosjes dhe mbrojtjes së të drejtave dhe interesat e subjekteve, përkatësisht pjesëmarrësit në qarkullimin turistik.

SUBJEKTET E SË DREJTËS TURISTIKE Në përgjithësi, me fjalën subjekt i së drejtës turistike, në secilin sistem ligjor konsiderohen njerëzit të cilët e drejta pozitive e këtij sistemi ligjor e pranon aftësinë që ata të mund në marrëdhëniet ligjore të jenë bartës të ligjeve , rregullave dhe obligimeve . Po ashtu si subjekte të së drejtës turistike mund të jenë edhe njerëzit fizik dhe ligjor. Po ashtu edhe në të drejtën turistike ,sikur pjesë e sistemit ligjor ,subjekte mund të jenë të asaj drejte mund të jenë edhe njerëzit fizik dhe ligjor. Përveç njerëzve fizik edhe ligjor , subjekte të kësaj drejte mund të jenë edhe ata të cilët marrin pjesë në vendosjen e çfarëdo marrëdhënie ligjore turistike. Marrëdhënia turistike ligjore është marrëdhënie ndërmjet dhënësit dhe shfrytëzuesit e shërbimeve turistike I cili është I formuar si rregull apo ligj nacional e ndërkombëtar , uzans apo zakon . Subjektet e së drejtës turistike arrin në marrëdhënien ligjore turistike sikur shfrytëzues ose si dhënës të shërbimeve turistike. Nuk ekziston marrëdhënie ligjore turistike pa ekzistimin e së paku dy ose më shumë subjekteve turistike. Nga ana fizike e njeriut sikur subjekt I së drejtës turistike mundet të jetë secili njeri I cili ka aftësi drejtuese dhe njëkohësisht paraqitet sikur shërbyes I shërbimeve turistike. Njerëzit ligjor , si subjekt I së drejtës turistike munden të jenë vetëm ata të cilët rregullorja ligjore e një shteti I pranon subjektivitetin ligjor ,përkatësisht në mënyrë vetanake të jenë subjekte të së drejtës turistike ( hotelet, agjensionet turistike, kampet e ndryshme e tjerë). Subjektet drejtuese të së drejtës turistike të Republikës së Maqedonisë janë të caktuara sipas ligjit për veprimtari turistike hotelerike, në qarkullimin e brendshëm turistik dhe me ligjin mbi tregtinë e jashtme punuese në qarkullimin e jashtëm turistik. Në pajtueshmëri me ligjin mbi veprimtarinë turistike hotelerike ,subjekte të së drejtës turistike mund të jenë : të gjithë ofruesit e shërbimeve turistike hotelerike (hotelet, moteli, pansionet, bujtinat e ndryshme, pushimoret, kampet, restauranet, restorant për vetëshërbim, restorant ekspres, restorant qumështor, restauranet verore, kuzhinat popullore, gjellëtoret, snack bar, caffe baret e ndryshme, pizzeriat, ëmbëltoret, çajtoret, kiosqet, disko- klubet, si dhe objektet e ndryshme hotelerike). Në pajtueshmëri me ligjin mbi tregtinë e jashtme punuese ,subjekte të së drejtës turistike në qarkullimin ndërkombëtar mund të jenë të jenë të gjitha subjektet të cilat janë të regjistruara si shoqëri tregtare për kryerjen e shërbimeve turistike dhe hotelerike ,të cilat gjatë kësaj do të definohet si: - Ndërmarrje e cila merret me punë turistike në vendet e huaja dhe e cila mundet të ofroj shërbime njerëzve të huaj ,e posaçërisht: shërbime hotelerike (vendosjen e tyre, ushqyerjen e gjëra tjerat),shërbime tjera që kryhen përmes agjensioneve,të cilat organizojnë udhëtime përgjatë Maqedonisë ,fluturime në botën e jashtme ,të organizojë vizita në manifestimet e ndryshme kulturore,ekonomike, sportive, ose manifestime tjera , të organizojë gjueti sportive, dhe peshkim , të huazojë automjete motorike dhe mjete lundruese, të pranoj të mirëmban anijet e huaja , të ofroj shërbime në formë të lojërave të fatit, si dhe shërbime tjera gjatë udhëtimeve turistike dhe fluturimeve jashtë vendit të njerëzve vendor. Nën fjalën shërbim nënkuptohen edhe shërbimet e turizmit kongresist dhe rekreativo – shëndetësor ,si dhe shërbimet udhëtuese në qarkullimin turistik ndërkombëtar.

Page 33: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

33

NË PËRGJITHËSI SA I PËRKET MARRËVESHJEVE TURISTIKE

Marrëveshjet në sistemin tonë ligjor janë të rregulluar në bazë të ligjit mbi marrëdhëniet obligative ,sikur pjesë përbërëse të së drejtës obligative. E drejta obligative është përmbledhje e normave ligjore të cilat I rregullojnë marrëdhëniet obligative. Marrëdhëniet obligative janë aso lloj I marrëdhënieve tek të cilat njëra palë – subjekt (kreditori ) kërkon nga subjekti-pala tjetër ( borxhliu) që të ofroj ndonjë gjë zakonisht fjala për një përqindje të hollash( dare),ose të kryej diçka për atë (facere),ose diçka të mos kryej – bazohet në atë se çfarë ka drejtë (pati),ose diçka të mos lëshoj( non facere). E drejta obligative nuk I rregullon të gjitha format e mundshme të dukurive të cilat paraqiten gjatë marrëdhënieve obligative, por vetëm ato të cilat parashihen në procesin kryerjen sa më mirë të shërbimeve në procesin e qarkullimit turistik. Për vendosjen apo nënshkrimin e çfarëdo marrëveshje është e nevojshme ekzistimi I një numri të caktuar të elementeve pa ekzistimin e të cilave marrëveshja nuk do të ishte veprimtari ligjore. Secila marrëveshje përmban elemente të caktuara,por megjithatë si themelore të cilat I gjejmë te të gjitha marrëveshjet janë:

- palët që marrin pjesë në marrëveshje; - dëshira apo pajtimi I palës për marrëveshje; - ekzistimi I lëmisë së mundur dhe të lejuar së obligimeve; - baza ligjor; - forma e marrëveshjes;

Sikur palë në marrëveshje mund të merret njerëzit fizik dhe ligjor. Që marrëveshja të jetë e vlefshme është e nevojshme që kjo marrëveshje ti shpreh dëshirat e vërteta të të huajve, që kjo marrëveshje mos të jetë e nënshkruar nën presion,me mos marrëveshje apo ndonjë gjë tjetër. Përfundimi I marrëveshjes është një veprimtari njerëzore pozitive apo negative (aktive apo pasive),të cilit borxhliu duhet ta kryej në bazë të marrëveshjes së nënshkruar më parë me kreditorin. Obligimi I cili kryhet ,çdoherë duhet të jetë I mundur ,I lejuar ,I përcaktuar, përkatësisht I ndarë. Fakti ligjor I cili është I rëndësishëm për përpjekjet, ndryshimet apo ndërprerjen e drejtuesve subjektiv dhe obligimeve thuhet apo merret sikur bazë ligjore. Në drejtën obligative sikur bazë ligjore për vendosjen e marrëdhënieve ligjore obligative është marrëveshja. Marrëveshja është një fakt shumë I rëndësishëm për të cilin lidhen subjektet drejtuese dhe obligimet. Forma zakonisht është një manifestim I jashtëm I ndonjë përmbajtjeje dhe në këtë drejtim secila marrëveshje duhet të ketë përmbajtje të caktuar , ndërsa po e njëjta përmbajtje duhet të jetë e shprehur në ndonjë formë. Në pajtueshmëri me këtë ,marrëveshjet munden të jenë formale dhe jo formale , dallimi I së cilave është në atë se marrëveshjet formale me ligj , më përpara shënohet forma përputhësh sikur parakusht për ekzistimin dhe zhvillimin e veprimtarisë ligjore të marrëveshjes ,ndërsa tek marrëveshjet joformale forma nuk është e përcaktuar më parë dhe nuk është e përcaktuar , dhe këto marrëveshje mund të merret në formë të dëshirave të tyre.

HYRJE NË MARRËVESHJET TURISTIKE

Turizmi ,si një përmbledhje polivalente e marrëdhënieve , të cilat dalin me lëshimin e vendit të banimit dhe qëndrimin në ndonjë vend tjetër ,me qëllim të plotësimit të nevojave të turistit të cilës do natyrë , lajmërohet ne forma të ndryshme. Pa dallim të asaj se trajtimi I turistit a është kalimtar (transit) apo me qëndrim , mysafirë vendor apo I huaj ,se a janë motivet e qëndrimit sportive,shpirtërore, kulturore etj, ai duhet të jetë në aspektin ligjor I rregulluar sikur tek ligjdhënësi , po ashtu edhe në rregullativën tjetër, në sistemin drejtues të një shteti dhe planit ndërkombëtar.

Page 34: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

34

Turizmi sikur veprimtari ekonomike , për shkak të kompleksitetit të tij ,shumë e vështirëson nevojën nga ana e rregullimit të vetëm të tij sikur në planin nacional , edhe më shumë në atë ndërkombëtar. Lidhshmëria e tij ,e shumë shpesh edhe determinimin nga ana e veprimtarive tjera ekonomike ,drejtohet kah rregullimi I tij jo vetëm nga ana e ligjdhënësit turistik dhe së drejtës turistike ,por edhe nga burimet tjera normative të cilat janë komplementare. Ashtu ,turizmi është drejtë I rregulluar për kah aspekti ligjor jo vetëm nga rregullativa e karakterit të fuqishëm turistik por edhe nga lëmit tjera ( Ligji mbi tregtinë e jashtme;Ligji për mbrojtjen dhe përparimin e ambientit jetësor;rregullat për punët devizore, urbanistike ,doganore e tjera.) Kompleksiteti I këtillë I tij nuk mundëson vendosjen e një rregulloreje, e cila do ta rregullonte materien e lëmisë së turizmit. Por megjithatë,mund të bëhet një sistematizim I rregullave ekzistuese në bazë të rëndësisë teorike dhe praktike , të cilat e formojnë të drejtën turistike. Ky sistematizim I tillë mundet të bëhet varësisht nga qëllimi dhe nevojat e sistematizimit. Sikur sistematizim I përgjithshëm I rregullave është : në bazë të organit I cili I vendos ato ( institute ligjdhënës, pushteti I cili I kryen , si dhe drejtuesit lokal etj);në bazë të asaj se rregulli sa e përfshin materien e turizmit ( në përgjithësi e përfshin materien e turizmit; pjesërisht e rregullon materien e turizmit; rregullat të cilat në mënyre indirekte ndikojnë në turizëm);në bazë të asaj se çfarë materie e rregullon rregullën ( ekonomike,ligjore, dënuese e tjera). Marrëdhëniet ndërmjet subjektet në turizëm, turistëve , agjensionit turistik dhe ofruesit e shërbimeve ,në historinë e zhvillimit në mënyrë graduale janë profiluar në bazë të praktikës turistike që pastaj të normatizohen në planin nacional ose ndërkombëtar. Veçanërisht janë dhënë rregulla për rregullimin minimal të marrëdhënieve ,që më vonë këto marrëdhënie të rregullohen edhe në planin ndërkombëtar. Por megjithatë ,marrëdhëniet në lëmin e turizmit, më së shumti janë të rregulluara në bazë të planit nacional dhe marrëveshjeve në lëmin e turizmit të vërtetuara me ligje adekuate si dhe me marrëveshje tjera të cilat participohen në turizëm. Në Republikën e Maqedonisë në këtë lëmi sikur burime të së drejtës turistike në lëmin e marrëveshjeve paraqiten:

- Ligji mbi marrëdhëniet obligative; - Ligji mbi tregtinë e jashtme; - Ligji mbi veprimtarinë turistike hotelerike; - Ligji mbi shfrytëzimin kohor të objekteve turistike - Uzanset e veçanta në hoteleri; etj.

Ligji mbi marrëdhëniet obligative I rregullon këto marrëveshje në lëmin e turizmit sikur marrëveshje të veçanta turistike :

- marrëveshja mbi depozitin hotelerik ( neni 780- 785); - marrëveshja për organizimin e udhëtimit ( neni .915 – 935); - marrëveshja ndërmjetësuese për udhëtim ( 936 – 940 ) dhe - marrëveshja për angazhimin e kapaciteteve hotelerike ( marrëveshja për alotim ) ( neni

941 – 952) dhe marrëveshjet të cilat janë funksione të turizmit siç janë: - marrëveshjet për transferimin e njerëzve ( neni. 737- 741); - marrëveshja për sigurim( neni 953- 1021); etj.

Ligji mbi tregtinë e jashtme nuk përfshin marrëveshje në lëmin e turizmit ,mirëpo vetëm I numëron shërbimet turistike në qarkullimin e jashtëm turistik , të cilat mundet të jenë lëndë e veprimtarisë turistike me elemente të huaja të cilat përfshihen në marrëdhëniet obligativo- ligjore me elemente të huaja Ligji mbi veprimtarinë turistike hotelerike I rregullon kushtet dhe mënyrën e kryerjes së veprimtarisë hotelerike dhe turistike ,subjektet në këto veprimtari , ndarjen dhe llojet e objekteve hotelerike,veprimtarinë turistike si dhe masat ligjore për zbatimin e ligjit dhe masat ndëshkuese të cilat ndërmerren për ato veprimtari të cilat I kundërvihen ligjit. Uzanset e veçanta në hoteleri të cilat I vërtetojnë zakonet e pjesërishme të punëve të cilat si lëndë kanë shërbimet hotelerike dhe rregullojnë këto marrëveshje:

- marrëveshjet për shërbimet hotelerike ( Uzansa .. 7 – 57) ;

Page 35: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

35

- marrëveshja e agjensionit turistik për shërbimet hotelerike (uzansa 58–89); - marrëveshja për alotim ( uzansa 90 – 99) dhe

Ligji mbi shfrytëzimin kohor të objekteve turistike e rregullon marrëveshja për time – sharing – ot. Në përpjekjet, tona të mëtutjeshme do të jemi të drejtuar sikur kah marrëveshjet e emëruara të lëmisë së turizmit , po ashtu edhe marrëveshjet e pa emëruara të cilat sikur fryt të praktikës turistike ekzistojnë në marrëdhënie ndërmjet subjekteve turistike , si dhe marrëveshje të cilat janë si funksione direkte apo indirekte të turizmit . E gjithë kjo , me qëllim , që shfrytëzuesit e mundit të fitojnë njohuri më të gjëra në lidhje me këtë lëmi .

KUSHTET PËR LIDHJEN E KONTRATAVE

1. Vështrimi i Përgjithshëm

Kontrata lidhet me pajtimin e vullnetshëm të palëve kontraktuese lidhur me elemetet thelbësore të kontratës.6 Lidhja e kontratës quhet krijim, lidhje, stipulim. Në lidhjen e kontratës marrin pjesë subjektet e që ato subjekte quhen palë kontraktuese. Për lidhjen e kontratës nevojitet plotësimi i disa kushteve themelore ose ndryshe quhen kushte të përgjithshme dhe ato të veçanta.

2. Kushtet e Përgjithshme për Lidhjen e Kontratës

Në kushte të përgjithshme për lidhjen e kontratës numërohen këto: 1) aftësia punuese e palëve kontraktuese, 2) pajtimi i vullnetit, 3) lënda e kontratës si dhe 4) baza e kontratës.

2.1 Aftësia Punuese e Palëve Kontraktuese

Aftësia punuese e palëve është kusht i përgjithshëm që kërkohet për lidhjen e kontratës. Aftësia

punuese e palëve do të thotë se subjekti që lidh kontratën me vullnetin e vet mund të krijojë të drejta dhe detyrime të caktuara.7 Aftësia punuese e palëve do të thotë se subjekti që e lidh kontratën me vullnetin e vet mund të krijojë të drejta dhe detyrime të caktuara. Çdo person asht i zoti me kontraktue kur nuk asht deklarue i pazoti prej ligjit.8 Për lidhjen e kontratës së plotfuqishme nevojitet që kontraktuesi të ketë zotësinë për të vepruar që kërkohet për lidhjen e kësaj kontrate.9 Personat fizik dhe ata juridik duhet të kenë aftësinë punuese për lidhjen e kontratës. Aftësia punuese në një mënyrë është aftësia për të vepruar e personave fizik, gjegjësisht atyre juridik. Aftësia për të vepruar e personave fizik është aftësi që ti ushtrojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre në mënyrë të pavarur.10 Aftësia për të vepruar fitohet me moshën madhore, ose në bazë të martesës së lidhur midis personave që kanë mbushur moshën 16 vjeçare në bazë të lejes nga organi kompetent (emancipimi). Në të drejtën tonë personat fizik bëhen madhor kur mbushin 18 vjet.11

Përveç aftësisë së plotë punuese, ekziston aftësia e kufizuar punuese. Në literaturë thuhet se brenda

aftësisë për të vepruar ekzistojnë tri nivele:

6 Nerxhivane Dauti, “ E Drejta e Detyrimeve”, Prishtinë, 2001, fq. 63. 7 Po aty. 245 8 Kodi Civil i Shqipërisë, i vitit 1929 ( Kodi i Ahmet Zogut 1929), neni 1087. 9 LMD neni 56, paragarfi 1. 10 Abdullah Aliu, “ E Drejta Civile I”, ( Pjesa e Përgjithshme), Prishtinë, 2008 fq 124. 11 Abdullah Aliu, “ E Drejta Civile I”, ( Pjesa e Përgjithshme), Prishtinë, 2008, fq. 124.

Page 36: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

36

Aftësia e plotë për të vepruar Aftësia e kufizuar për të vepruar Paaftësia e plotë për të vepruar12

Personat me aftësi të kufizuar për të vepruar mund të lidhin punë juridike por ato bëhen të

vlefshme vetëm pasi të marrin pelqimin nga përfaqësuesi i tij ligjor. Këta persona mund të disponojnë lirshëm me të ardhurat të cilat i fitojnë nga marrëdhënia e punës të cilën mund ta krijojnë nga mosha 15 vjeçare. Në këtë rast mund të nevojitet leja e përfaqësuesit ligjor që të konsiderohet puna e tij juridike si e vlefshme.

Personat me paaftësi të plotë për të vepruar mund të lidhin punë juridike dhe nëse ato i lidhin,

konsiderohen punë juridike absolutisht të pavlefshme.13 Janë të pazotë me kontraktue në rastet e caktueme prej ligjit: të mitunit, të ndaluemit, të paaftësuemit dhe gjithë ata, të cilëve ligji nuk u njeh tagrin me lidhë disa kontrata te caktueme.14

Personi me zotësi të kufizuar për të vepruar mundet pa lejen e përfaqësuesit të vet ligjor të lidhë vetëm ato kontrata, lidhja e të cilave i lejohet nga ligji.15

Kontratat e tjera të këyre personave janë të rrëzueshme, në qoftë se janë lidhur pa lejen e përfaqësuesit ligjor, por mund të riaftësohen me autorizimin e tij të mëvonshëm.16

Kontratat e detryrimeve mund mund t’i lidhin edhe personat juridik. Në emër dhe llogari të tyre

kontratat i lidhin organet e autorizuara të tyre (zakonisht drejtori i organiztaës ekonomike). Kushtet që duhet të plotësohen për lidhjen e kontratës nga ana e personave juridik janë: aftësia e plotë punuese, që këta persona të kenë autorizim për lidhjen e kontratës dhe që lidhja e kontratave të tilla t’i përgjigjet veprimtarisë së atillë të personit juridik me të cilin ai merret vazhdimisht.17

1.2. Pelqimi i Vullnetit

Kushti i dytë i përgjithshëm për lidhjen e kontratës është pelqimi i vullnetit. Pelqimi duhet të jetë i dyanshëm, sepse që të lidhet kontrata, vullneti i dy palëve kontraktuese duhet të jetë i përputhur.

Pëlqimi i vullnetit të palëve manifstohet në atë mënyrë që një subjekt ofron diçka në lidhje me

ndonjë marrëdhënie pronësore, në pikpamje të krijimit, ndryshimit apo pushimit, kurse subjekti tjetër atë e pranon dhe pajtohet me të pa shfaqur kurfarë rezervash.18

LMD nuk parasheh elemtet thebësore të kontratës. Mirëpo shkenca juridike konsideron se

elemente thelbësore (esentialia negotia) janë ato pa të cilat kontrata nuk mund të ekzistojë. Vullneti për ta lidhur kontratën mund të deklarohet me fjalë, me shenjat e zakonshme ose me

ndonjë sjellje tjetër nga e cila mund të konkludohet me siguri për ekzistimin e tij. Deklarimi i vullnetit duhet të bëhet lirisht dhe seriozisht.19

12 Martin Vedriš & Petar Klarić, “ Gradansko Pravo”, Narodne Novine, Zagreb, 2003, fq. 36. 13 Abdullah Aliu, “ E Drejta Civile I”, ( Pjesa e Përgjithshme), Prishtinë, 2008, fq. 124. 14 Kodi Civil i Shqipërisë, i vitit 1929 ( Kodi i Ahmet Zogut 1929), neni 1088. 15 LMD, neni 56, paragrafi 2 16 LMD, neni 56 pargarfi 3. 17 Ljubiša Milosević, “ E Drejta e Detyrimeve, (përkthyer nga A. Alishani), Prishtinë 1977,

fq. 41 , Slobodan Perović,” Obligaciono pravo”, Knjiga I, Beograd 1986 , fq. 249. 18 Armand Krasniqi, “E Drejta në turizëm dhe hotelieri”, Universiteti i Prishtinë, Prishtinë, 2004.fq 33. 19 Ligji mbi Detyrimet, Kuvendi i RSFJ , Beograd , 30 mars 1978, neni 28.

Page 37: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

37

Pelqimi i vullnetit duhet të ketë veti të caktuara, pra ai duhet të jetë fakt relevant për lidhjen e kontratës. Këto veti janë: Vullneti duhet të jetë:

serioz, të bëhet lirisht, të jetë i vëtetë dhe të jetë i mundshëm.

Vullneti është i lirë kur nuk është manifestuar nën ndikimin e lajthimit, mashtrimit,

kërcënimit ose dhunës. Vullneti është serioz kur shpreh qëllimin e deklaruesit se dëshiron të lidhë kontratën. Vullneti është i vërtetë nëse palët kontraktuese e kanë shprehur atë dhe në rast se ai është

vullneti i tyre. Vullneti është i mundshëm, do të jetë i mundshëm nëse me anë të kontratës që do të

lidhet do të realizohet një qëllim i mundshëm. Vullneti i palëve duhet të deklarohet.

Për këtë nuk ka një qëndrim unik dhe ekzistojnë dy teori e ato janë:

Teoria e vullnetit Teoria e vullnetiti të deklaruar

Teoria e vullnetit Teoria e vullnetit i jep përparësi vullnetit të brendshëm të palëve kontraktuese ku theksohet se

gjatë interpretimit të kontratës duhet vërtetohet qëllimi i përbashkët i palëve kontraktuese. Kjo teori është shprehur tek e drejta franceze.

Teoria e vullnetit të deklaruar

Teoria e vullnetit të deklauar i jep përparësi vullnetit që është shprehur që është deklaruar. LMD nuk u përmbahet qëndrimeve ekstreme të këtyre teorive, posaçërisht interpretimi i i kontratës. Ligji nuk kërkon t’u përmbahemi domethënieve bukfale, por duhet vërtetuar qëllimin e përbashkët të palëve dhe dispozitën kontraktuese duhet kuptuar ashtu që t’u përgjigjet parimeve të së drejtës së detyrimeve që janë përcaktuar me këtë ligj.

2.3. Lënda e Kontratës

Lënda e kontratës është kusht i përgjithshëm për lidhjen e kontratës. Lënda e kontratës është ajo

për të cilën palët janë marrë vesh ose për çka është lidhur kontrata. Lëndë e kontratës mund të jetë ndonjë send, veprim, mosveprim. Lënda e kontratës konsiston në sjelljen që duhet të mbajë debitori ndaj kreditorit. Dhe që në kuptimin e përgjithshëm është detyrimi për të dhënë diçka ose për të kryer apo mos kryer një veprim të caktuar në favor të kreditorit, i cili nga ana tjetër ka të drejtë gjithashtu, të kërkojë t’i jepet diçka, ose të kryhet, apo të mos kryhet veprimi.20 Detyrimi kontraktues mund të përbëhet nga dhënia, bërja, mosbërja, ose durimi. Ai duhet të jetë i mundshëm, i lejueshëm, i caktuar respektivisht i caktueshëm.21 Objekt i kontratës duhet të jetë i mundshëm, i ligjshëm, i caktueshëm ose që mund të përcaktohet.” 22

20 Ardian Nuni & Ilir Mustafaj & Asim Vokshi, “E Drejta e Detyrimeve I ”, Tiranë, 2008, fq.52. 21 LMD, neni 46. 22 Ardian Nuni & Ilir Mustafaj & Asim Vokshi, “E Drejta e Detyrimeve I ”, Tiranë, 2008, fq.53.

Page 38: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

38

Lëndë e kontratës mund të jetë sendi i luajtshëm, i paluajtshëm dhe sendi i konsumueshëm. Si

lëndë e kontratës te e drejta sendore mund të jetë: e drejta e pronësisë, hipoteka, e drejta e servitutit sendor, e drejta e pengut, ndërkaq te e drejta e detyrimeve lëndë e kontratës mund të jetë çdo e drejtë që mund të bartet, cedohet.23 Asnjëherë nuk mund të jetë lëndë e kontratës: e drejta e autorit, e drejta e mbajtjes dhe e drejta e servitutit personal. Kur objekti i detyrimit është i pamundur, i palejueshëm, i pacaktuar ose i cili nuk mund të caktohet, kontrata është nul.24

2.4. Baza e Kontratës

Baza e kontratës është kusht i përgjithshëm për lidhjen e saj. Bazë e kontratës është qëllimi juridik që e ka shtyrë ndonjë subjekt të marrë detyrimin dhe që e ka caktuar karakterin juridik të punës juridike.

Bazë e kontratës është shkaku, arsyeja për të cilën debitori merr detyrimin. Në terminologjinë

juridike, përveç termit bazë, përdoren edhe termet kauza, shkaku, titulli juridik.

3. Kushtet e Veçanta për Lidhjen e Kontratës

Për lidhjen e kontratës përveç kushteve të përgjithshme duhet të përmbushen edhe kushtet e veçanta të cilat janë:

1) Lidhja e kontratës me dorëzimin e sendit 2) Dhënia e pelqimit për lidhjen e kontratës 3) Forma e kontratës.

3.1. Lidhja e Kontratës me Dorëzimin e Sendit

Përveç kushteve të përgjithshme për lidhjen e kontratës te disa kontrata nevojitet edhe dorëzimi i

sendit. Kontratat e këtilla që lidhen duke e dorëzuar sendin quhen kontrata reale. Në këtë grup të kontratave bëjnë pjesë: kontrata mbi huanë, dhuratën, depozitën, pengun, kaparin.Te ky grup i kontratave vet dorëzimi i sendit simbolizon edhe lidhjen e kontratës dmth pa dorëzimin e sendit ska as lidhje të kontratës.

3.2. Dhënia e Pëlqimit për Lidhjen e Kontratës

Për disa kontrata është e domosdoshme që të merret pelqimi për lidhjen e tyre. Pa marrë pelqimin e nevojshëm kontrata nuk do të krijojë efekte juridike. Për lidhjen e kontratës është e nevojshme pelqimi i personit të tretë.Ky pelqim mund të jetë i dhënë para lidhjes së kontratës si leje ose pas lidhjes së kontratës si pelqim. Kur për lidhjen e ndonjë kontrate nevojitet pëlqimi i personit të tretë, ky mund të jepet para lidhjes së kontratës, si leje, apo, pas lidhjes së saj, si autorizim, në qoftë se me ligj nuk është parashikuar diçka tjetër. Leja, respektivisht autorizimi duhet të jepen në formën e parashikuar për kontrata, për lidhjen e të cilave jepen.25 Pelqimi kërkohet në dy raste:

Për mbrojtejen e interesit individual Mbrojtjen e interesit të përgjithshëm

23 Nerxhivane Dauti, “ E Drejta e Detyrimeve”, Prishtinë, 2001, fq. 66. 24 LMD, neni 47 25 LMD, neni 29 ( Leja dhe autorizimi).

Page 39: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

39

4. Forma e Kontratës

Forma e kontratës është manifestim i jashtëm i përmbajtjes së kontratës. Parimi bazë që ka karakterizuar të drejtën civile në përgjithësi dhe të drejtën e detyrimeve në veçanti, është ai i lirisë së formave. Kjo do të thotë se palët për shfaqjen e vullnetit të tyre në një marrëdhënie juridike, janë të lirë që të përdorin çdo formë që është e përshtatshme për ta nxjerrë në pah këtë vullnet.26 Dimë që kontrata është një nga veprimet kryesore të së drejtës civile.Veprimi juridik është shfaqja e ligjshme e vullnetit të personit fizik ose juridik, që synon të krijojë, ndryshojë ose të shuajë të drejta dhe detyrime civile.Veprimi juridik mund të kryhet me shkrim me gojë dhe me çdo lloj shfaqje tjetër të padyshimtë të vullnetit, skresa mund të jetë e thjeshtë ose me akt noterial.27 Forma e kontratës mund të jetë:

i. Solemne ii. Reale

iii. Provuese iv. Me shkrim v. Ligjore

vi. Kontraktore

Forma solemne është formë thelbësore dhe element konstituiv i kontratës. Forma reale ekziston në ato raste kur dorëzimi i sendit është kusht i veçantë për krijimin e disa

kontratave. Forma provuese shërben si provë për vërtetimin e ekzistimit të kontratës në rast kontesti

ndërrmjet palëve kontraktuese. Forma me shkrim e kontratës është formë e tillë ose redaktimi me shkrim i kontratës i shkruar

me dorë, me makinë dhe e nënshkruar nga palët kontraktuese që e kanë lidhur kontratën. Elementet thelbësore të kontratës me shkrim janë: teksti dhe nënshkrimi i palëve kontraktuese. Teksti mund të shkruhet me dorë, me makinë dhe të jetë i paraqitur në letër. Kusht tjetër për kontratën me shkrim ëahtë nënshkrimi i palëve kontraktuese me të cilin ata vërtetojnë se teksti me shkrim është pajtimi i vullnetit të tyre mbi elementet thelbësore të kontratës që lidhet.28 Nënshkrimi përfshinë emrin dhe mbiemrin e palëve kontraktuese.Vendi i nënshkrimit është në fund të tekstit të deklarimit.

Forma ligjore ekziston kur për vlefshmërinë e një kontrate ligji shprehimisht e parasheh formën e caktuar.

Forma kontraktore ekziston kur palët kontraktuese për vlefshmërinë e kontratës parashohin formën e caktuar . Palët kontraktuese mund të merren vesh që forma të jetë kusht veçantë për vlefshmërinë e kontratës së tyre.29

26 Ardian Nuni & Ilir Mustafaj & Asim Vokshi, “E Drejta e Detyrimeve I ”, Tiranë, 2008, fq.55. 27 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë,neni 80, paragrafi 1 dhe 2. 28 Mihajlo Vuković, “ Obligacioni Pravo”,Knjiga I, Zagreb, fq. 295 29 LMD neni 69.

Page 40: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

40

LIDHJA E KONTRATËS

1. Lidhja e Kontratës

Lidhjes së kontratës i paraprijnë disa veprime paraprake që janë: negociatat, bisedimet dhe parabisedimet e palëve kontraktuese. Pas përfundimit të parapërgaditjeve palët veprojnë drejt lidhjes së kontratës. Kontrata, si burim i lindjes së detyrimeve, ashtu si çdo fakt tjetër juridik, ka një fillim, ekzistencë dhe mbarrim. Fillimi i ekzistencës së kontratës, shënohet nga koncepti i lidhjes së kontratës. Kontrata quhet e lidhur kur palët kontraktuese të jenë marrë vesh mbi pjesët përbërëse esenciale të kontratës.30

Kontrata quhet e lidhur kur palët kanë shfaqur në mënyrë të ndërsjelltë vullnetin e tyre, duke u

marrë vesh për të gjitha kushtet thelbësore të saj.31 Kontrata do të quhet e lidhur kur palët kanë shprehur lirisht vullnetin e tyre, se janë dakord mbi të gjitha kushtet thelbësore.32

Në çastin e bashkimit të vullnetit të tyre kur ligji kërkon plotësimin e ndonjë forme të veçantë

(kontrata formale), ose dorëzimin e sendit (kontrata reale).33 Lidhja e kontratës ka si parakusht realizimin e një procedure të thjeshtë, me anën e së cilës bëhet e mundur që palët t’i parashtrojnë njëra-tjetrës qëndrimet e tyre, lidhur me kontratën që synohet të lidhet.34Palët gjatë zhvillimit të bisedimeve për lidhjen e kontratës duhet të sillen me mirëbesim ndaj njëra tjetrës.

2. Negociatat

Termi “ negociatim” origjinon nga latinishtja, me kuptimin e “ biznesit” apo të punës së leverdishme në të cilën nuk ka elemente të parazitizmit”.35 Negociatimi është diskursi apo këmbimi i komeneteve për të vendosur një interes të përbashkët në funksion të bërjes së biznesit të caktuar.36Lidhjes së kontratës i paraprijnë bisedimet midis subjekteve të caktuara. Subjektet e interesuar mund të bisedojnë për elementet e caktimit të lartësisë së çmimit, për mënyrën dhe vendin e dërgimit, për cilësinë e sendit, për pagesën etj. Këto bisedime e kanë karakterin e parapërgaditjes rreth lidhjes së kontratës. Në këtë fazë të bisedimeve, palët nuk janë në detyrim ndaj njëra tjetrës. Negociatat i paraprijnë lidhjes së kontratës dhe nuk obligojnë. Negociatat që vijnë para se, të lidhet kontrata nuk obligojnë dhe secila palë mund të ndërprejë kurdo që të dëshirojë.37 Rëndësia e negociatave shprehet në faktin që palëve t’u mundësohet njohja se me çka detyrohen, të njihen me pasojat juridike të kontratës që do të lidhet, të njihen me solvencën e palës tjetër etj. Negociatat kanë ndikim me rastin e interpretimit të kontratës dhe të ofertës.38 Në qoftë se ndonjë subjekt pa arsye tërhiqet nga negociatat e bëra, do të bëhet shkaktimi i dëmit. Pala që ka zhvilluar negociata pa pasur qëllim që të lidhë kontratë përgjigjet, për dëmin e krijuar për shkak të zhvillimit të negociatave.39

30 LMD, neni 26. 31 Kodi Civil i Shqipërisë, neni 676. 32 Ardian Nuni & Ilir Mustafaj & Asim Vokshi, “E Drejta e Detyrimeve I ”, Tiranë, 2008, fq. 63 33 Andon Sallabanda, “ E Drejta e Detyrimeve (Pjesa e Përgjithshme)”, Tiranë, fq. 73 34 Ardian Nuni & Ilir Mustafaj & Asim Vokshi, “E Drejta e Detyrimeve I ”, Tiranë, 2008, fq. 63 35 Riza Smaka, “ E Drejta Biznesore”, Prishtinë, 2008 , fq. 238. 36 Riza Smaka, “ E Drejta Biznesore”, Prishtinë, 2008 , fq. 238. 37 LMD, neni 30, paragarafi 1. 38 Nerxhivane Dauti, “ E Drejta e Detyrimeve”, Prishtinë, 2001, fq.77. 39 LMD, neni 30, paragarafi 2.

Page 41: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

41

Përgjigjet për dëmin edhe pala që i ka zhvilluar negociatat më qëllim që të lidhë kontratë, e pastaj

heq dorë nga ky qëllim pa ndonjë shkak të bazuar dhe në këtë mënyrë i shkakton dëm palës tjetër.40 Shpërblimi në këtë rast përfshinë humbjet e pësuara, shpenzimet e bëra dhe dobitë eventuale që

do ti realizonte i dëmtuari. Në shpenzime të lidhjes së kontratës përfshihen: shpenzimet e korrespodencës, udhëtimeve, provizioni, ndërmjetësuesi, përfaqësuesit, taksat gjyqësore, shpenzimet e përpilimit dhe të regjistrimit të kontratës.41 3. Oferta

3.1 Nocioni i Ofertës

Kontratat krijohen në atë mënyrë që një palë i bënë ofertë tjetrës.42Oferta është propozim për lidhjen e kontratës që i bëhet personit të caktuar e cila përmban të gjitha pjesët përbërëse esenciale të kontratës, kështu që me pranimin e saj do të mund të lidhej kontrata.43 Oferta është deklarimi i njëanshëm i vullnetit i drejtuar palës tjetër me qëllim të pranimit.44Pala që bënë propozimin për lidhjen e kontratës quhet propozues ose ofertues. Iniciativa e saj për lidhjen e kontratës quhet propozim ose ofertë.45 Në qoftës se oferta i bëhet bashkëkontraktuesit të pranishëm, bashkëkontraktuesi sipas rregullit duhet të shprehet për të menjëherë, në qoftë se e pranon, atëherë arrihet pelqimi i vullneteve gjegjësisht kontrata.46 Propozimi për lidhjen e kontratës që i bëhet numrit të pacaktuar personash, i cili përmban pjesë përbërëse esenciale të kontratës, i destinuar për lidhjen e saj, vlen si ofertë, në qoftë se nuk rezulton ndryshe nga rrethanat e rastit apo nga zakonet.47

Me ofertë merret inicitiva për lidhjen e kontratës. Oferta duhet t’i plotësoj këto kushte:

a) Që të jetë dhënë nga personi i cili ka për qëllim të lidhë kontratën (ofertuesi) ose nga personi i

autorizuar i tij (autorizuesi i ofertuesit).48 b) Ti përmbaj elementet thelbësore për lidhjen e kontratës (esentialia negoti), të cilën dëshirojnë ta

lidhin; c) Të përmbajë qartë dhe seriozisht vullnetin e shprehur të propozuesit se dëshiron të lidhë kontratë

në bazë të kushteve të propozuara.

Oferta duhet të bëhet në formën me shkrim nëse lidhet kontrata formale.

Malli që është ekspozuar në vitrinën e shitores me çmim të caktuar paraqet ofertën për lidhjen e kontratës së shitjes me çdo konsumues. Nga oferta duhet dalluar ankandet dhe aukcionet. Në ankand dhe aukcion nuk kemi të bëjmë me ofertë, qoftë me shkrim ose në mbledhje të caktuar, me qëllim që të lidhet kontrata me ofertuesin, oferta e të cilit do të jetë e përshtatshme. Ankandi dhe aukcioni ka të bëjë me lidhjen e kontratës me ofertë publike.49

3.2. Mënyra e Paraqitjes së Ofertës

40 LMD, neni 30, paragarafi 3. 41 Nerxhivane Dauti, “ E Drejta e Detyrimeve”, Prishtinë, 2001, fq.77. 42 Andrija Gams, “ Hyrje në të Drejtën Civile”, Prishtinë, 1986, fq. 244. 43 LMD, neni 32, paragarafi 1. 44 Andrija Gams, “ Hyrje në të Drejtën Civile”, Prishtinë, 1986, fq. 244. 45 Ardian Nuni & Ilir Mustafaj & Asim Vokshi, “E Drejta e Detyrimeve I ”, Tiranë, 2008, fq. 64. 46 Andrija Gams, “ Hyrje në të Drejtën Civile”, Prishtinë, 1986, fq. 244. 47 LMD neni 33, paragrafi 1. 48 Nerxhivane Dauti, “ E Drejta e Detyrimeve”, Prishtinë, 2001, fq.78. 49 Ljubisa Milosević, “ E Drejta e Detyrimeve, (përkthyer nga A. Alishani), Prishtinë, 1977, fq. 63.

Page 42: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

42

Oferta mund të paraqitet me shkrim, me gojë dhe në heshtje. Mënyrat e paraqitjes së ofertës ndahen në dy grupe: të drejtëpërdrejta dhe të tërthorta.

Në mënyrën e drejtpërdrejt të paraqitjes së ofertës hyjnë: të gjitha deklaratat e shprehjes së

vullnetit të bëra me gojë, me shkrim dhe me të gjitha mjetet tjera me anë të të cilave mund të tregohet qëllimi për të lidhur kontratë.

Në mënyrat e tërthorta të paraqitjes së ofertës hyjnë të gjitha ato shprehje të vullnetit prej të cilave

nuk mund të kuptohet se shprehin vullnetin për të lidhur kontratë, po mund të kuptohet tërthorazi se ekziston një vullnet i tillë.50 3.3. Efektet Juridike të Ofertës

Oferta është shprehje e njëanshme e vullnetit të ofertuesit, me anë të së cilës ai propozon lidhjen e kontratës sipas kushteve të cilat i ka prashtruar në ofertën e vet. Oferta nuk është kontratë. Që të bëhet kontratë i ofertuari duhet ta paraqesë mendimin e vet dhe ta pranojë ofertën.

Pa pranimin e ofertës nga i ofertuari nuk ka as lidhje të kontratës. Duhet dalluar ofertën kur i

bëhet përsonit jo të pranishëm dhe personit të pranishëm. Konsiderohet se oferta i ofrohet personit të pranishëm jo vetëm kur palët gjenden në të njejtin lokal, po edhe kur gjenden në lidhje të drejtëpërdrejtë me anën e mjeteve teknike të informimit. Nëpërmjet telefonit internetit ose teleprinterit.

Kontrata e lidhur, rregullisht e ka forcën e ligjit për palët. Ajo mund të prishet ose ndryshohet me

pelqimin e ndërrsjellë të palëve ose për shkaqe të parashikuara me ligj.51

Ofertuesin e obligon oferta përveç në qoftë se obligimin e vet për ta ruajtur ofertën e ka përjashtuar, apo në qoftë se ky përjashtim rezulton nga rrethanat e punës.52

Oferta mund të revokohet vetëm në qoftë se i ofertuari e ka marrë revokimin përpara marrjes së ofertës apo njëkohësisht me të.53 Oferta ku është caktuar afati për pranimin e saj, e obligon ofertuesin deri në skadimin e këtij afati.54

Në qoftë se ofertuesi në letër ose në telegram e ka caktuar, afatin e pranimit, do të konsiderohet

se ky afat ka filluar të rrjedhë që nga data e shënuar në letër, respektivisht që nga dita kur është dorëzuar telegrami në postë.55 Në rastin kur letra nuk është datuar afati për pranimin e ofertës rrjedh nga dita kur është dorëzuar letra në postë.56

Oferta e bërë për personat mungimor, ku nuk është caktuar afati i pranimit, e obligon ofertuesin,

për kohën që nevojitet rregullisht, që oferta t'i arrijë të ofertuarit që ky ta shqyrtojë atë, të vendosë mbi të dhe që përgjigjja mbi pranimin t'i arrijë ofertuesit.57 Shtrohet pyetja se çfarë ndodhë me ofertën nëse në ndërkohë prej parashtrimit e deri te pranimi i ofertës ka vdekur ofertuesi, ose e ka humbur aftësinë e punës?

50 Nerxhivane Dauti, “ E Drejta e Detyrimeve”, Prishtinë, 2001, fq.79. 51 Kodi Civil i Shqipërisë, neni 690. 52 LMD, neni 36 paragrafi 1. 53 LMD, neni 36 paragrafi 2. 54 LMD, neni 37 paragrafi 1 55 LMD, neni 37, paragrafi 2. 56 LMD, neni 37, paragrafi 3. 57 Po aty, neni 37, paragrafi 4.

Page 43: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

43

Oferta nuk e humb efektin, pra zbatohet në kontratat intuitu personae. Oferta nuk e humb efektin në qoftë se vdekja ose paaftësia e një pale ka lindur përpara pranimit të saj përveç në qoftë se e kundërta rezulton nga qëllimi i palës, nga zakoni ose nga natyra e punës.58 Efektet juridike shtrihen edhe tek trashëgimtarët me titull universal, përveç kur në kontratë është parashikuar ndryshe.59

Kontrata ka efekt ndaj të tretëve në rastet e parashikuara me ligj.60Kontrata detyron palët jo

vetëm përsa është parashikuar në atë, por edhe për të gjitha pasojat që rrjedhin nga zbatimi i ligjit.61

3.4. Pranimi i Ofertës

Pranimi i ofertës është shprehje e njëanshme e vullnetit të të ofertuarit me anë të së cilës e

miraton propozimin e ofertuesit për lidhjen e kontratës në kushte të caktuara në ofertë. Pranimi i ofertës ndryshe quhet edhe edhe pranim, pelqim, miratim.62 Pranimi është deklarimi që bën personi të cilit i është drejtuar propozimi se deshiron dhe shpreh vullnetin e tij për lidhjen e kontratës së propozuar, sipas kushteve të propozimit.63

Oferta quhet e pranuar kur ofertuesi e merrë deklaratën e të ofertuarit se e pranon

ofertën.64Oferta quhet e pranuar edhe atëherë kur ofertuesi e dërgon sendin ose e paguan çmimin, si dhe kur bën ndonjë veprim tjetër i cili në bazë të ofertës, praktikës së vërtetuar midis palëve të interesuara dhe zakoneve, mund të konsiderohet si deklaratë mbi pranimin.65

Pranimi mund të revokohet në qoftë se ofertuesi e merr deklaratën mbi revokimin përpara

deklaratës mbi pranimet ose njëkohësisht me të.66 Kontrata lidhet pas përputhjes së ofertës dhe pranimit.67 Që deklarata e një personi, e cila paraqet përgjigjjen e një personi, të ofertuar për propozimin e ofertuesit, të jetë pranimi ofertës, duhet të plotësohen këto kushte:

a) Të jetë dhënë nga personi i ofertuar, ose nga personi i autorizuar prej tij.68 b) Që sipas përmbajtjes t’i përgjigjet plotësisht ofertës. c) Që të përmbajë shprehjen e qartë dhe serioze të vullnetit të të ofertuarit se deshiron të lidhë

kontratë në kushtet e parapara në ofertë. d) Që t’i arrijë me kohë propozuesit dmth në afatin e caktuar në ofertë.

3.5 Mënyrat e Pranimit të Propozimit (Akcept)

Mënyrat e pranimit të propozimit, ose të ofertës, mund të jenë: të drejtëpërdrejta dhe të tërthorta. Në mënyrën e drejtëpërdrejtë hyjnë ato deklarata të bëra veçmas me gojë, me shkrim, me

teleprinter ose me shenja të përgjithshme të pranimit. Në mënyrat e drejtëpërdrejta të pranimit të ofertës hyjnë: nënshkrimi i të ofertuarit në ofertën me shkrim të kontratës ose vënia e shenjës së gishtit.

Për tu shprehur në mënyrë të tërthortë pranimi i ofertës duhet, që nga sjelllja e personit të

ofertuar të kuptohet se ai ka dashur të shpreh pajtimin që të lidhet kontrata sipas propozimit të bërë. Psh

58 Po aty, neni 44. 59 Kodi Civil i Shqipërisë, neni 692. 60 Kodi Civil i Shqipërisë, neni 691. 61 Po aty, neni 693. 62 Nerxhivane Dauti, “ E Drejta e Detyrimeve”, Prishtinë, 2001, fq. 81. 63 Ardian Nuni & Ilir Mustafaj & Asim Vokshi, “E Drejta e Detyrimeve I ”, Tiranë, 2008, fq. 73. 64 LMD, neni39, paragrafi 1. 65 Po aty, neni 39, paragarafi 2. 66 Po aty, neni 39, paragarafi 3. 67 Ljubiša Milosević, “ E Drejta e Detyrimeve, (përkthyer nga A. Alishani), Prishtinë 1977, fq. 46. 68 LMD, neni 39, paragrafi 1.

Page 44: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

44

nëse personi e merr në dorë sendin që dikush ia ofron për shitje, nga kjo sjellje nuk jemi të sigurtë se i propozuari pranon që të blejë atë send. Kjo sjellje do të thotë se i propozuari do ta shikojë sendin. Këtë veprim nuk mund ta interpretojmë si pranim të propozimit.69

3.6. Heshtja dhe Pranimi i Ofertës

Heshtja nuk hyn në mënyrat jo të drejtpërdrejta, me anë të së cilës mund të shprehet pranimi i ofertës. Nga kjo rregull ekzistojnë dhe përjashtime:

Nëse palët kanë lidhur ndonjë kontratë në kohë të caktuar, vazhdimi i kësaj marrëdhënieje mund të bëhet duke heshtur psh kontrata mbi qiranë nëse qiramarësi pas shuarjes së kontratës ende nuk e ka mbajtur sendin qirradhënësit dhe e ka shfrytëzuar, ai me këtë veprim jep të kuptohet se shpreh vullnetin, dhe dëshiron ta vazhdojë kontratën.70

Nëse ndërmjet palëve ekzistojnë marrëdhënie të përhershme pune heshtja e të ofertuarit konsiderohet si pranim i ofertës.71

Nëse palët merren vesh që heshtja e të ofertuarit të konsiderohet se kontrata është lidhur dhe se është arritur pajtimi ndërrmjet tyre.72

3.7. Efektet Juridike të Pranimit të Ofertës

Pranimi i ofertës është shprehje e njëanshme e vullnetit të të ofertuarit me anë të së cilës pajtohet

për lidhjen e kontratës sipas kushteve të propozuara në ofertë.73 Pranimi është deklarimi që bën personi të cilit i është drejtuar propozimi se deshiron dhe shpreh vullnetin e tij për lidhjen e kontratës së propozuar, sipas kushteve të propozimit.74 Pasi i ofertuari jep pelqimin për ofertë, lidhet kontrata e cila krijon të drejta dhe detyra ndërmjet atyre subjekteve. Deklarata për pranimin e ofertës mund të revokohet, nëse deklarata për revokimin e pranimit të ofertës arrin te ofertuesi para ose njëkohësisht kur arrin deklarata për pranimin e ofertës.75 Revokimi i vonuar nuk do të krijojë efekte juridike.

4. Vendi dhe Koha e Lidhjes së Kontratës

Caktimi i kohës së lidhjes së kontratës është i rëndësishëm edhe për caktimin e vendit të lidhjes së kontratës. Vendi i lidhjes së kontratës është vendi ku propozuesi ka marrë pranimin e palës tjetër. Kontrata lidhet në çastin që pranimi arrin tek propozuesi dhe ky do të jetë edhe vendi i lidhjes së kontratës. Kjo është e vlefshme si në rastin kur propozimi i bëhet një personi të pranishëm ashtu edhe kur një personi që nuk është i pranishëm.76

Merret se kontrata është lidhur në vendin në të cilin ofertuesi ka pasur vendbanimin ose

vendqëndrimin në çastin e paraqitjes së ofertës.77 Nga çasti kur lidhet kontrata rrjedhin efektet e saj, detyrat për debitorin dhe të drejtat për kreditorin. Prej këtij çasti fillon të rrjedhë afati i kontratës në bazë të së cilës palët kontraktuese janë të detyruara ta ekzesuktojnë detyrimin. Sipas kohës së lidhjes së kontratës vërtetohet aftësia punuese e palëve, e cila është e rëndësishme për zgjidhjen e çështjes, secila normë duhet të zbatohet kur është bërë ndërrimi i normave për këtë lloj kontrate.78 Koha e llidhjes së kontratës është më e lehtë të caktohet kur oferta bëhet

69 Nerxhivane Dauti, “ E Drejta e Detyrimeve”, Prishtinë, 2001, fq. 81. 70 Po aty, fq. 82. 71 LMD, neni 42, paragrafi 3. 72 Nerxhivane Dauti, “ E Drejta e Detyrimeve”, Prishtinë, 2001, fq. 82. 73 Po aty, fq. 82. 74 Ardian Nuni & Ilir Mustafaj & Asim Vokshi, “E Drejta e Detyrimeve I ”, Tiranë, 2008, fq. 73. 75 LMD, neni 39, paragrafi 3. 76 Ardian Nuni & Ilir Mustafaj & Asim Vokshi, “E Drejta e Detyrimeve I ”, Tiranë, 2008, fq. 75. 77 LMD, neni 31, paragrafi 2. 78 Jakov Radisić” Obligaciono Pravo”, Opsti Deo, Beograd 1979, fq. 82.

Page 45: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

45

ndërrmjet palëve të pranishme. Problemi lind kur lidhet kontrata ndërmjet palëve jo të pranishme. Për këtë ekzistojnë disa teori të cilat janë: Teoria e dërgimit, teoria e deklarimit, teoria e marrjes, teoria e njoftimit.

i. Teoria e dërgimit është atëherë kur kontrata është lidhur kur pranuesi ia ka dërguar ofertuesit deklaratën e vet të pranimit të ofertës;

ii. Teoria e deklarimit është atëherë kur kontrata është e lidhur kur personi i ofertuar e ka dhënë deklaratën për pranimin e ofertës.

iii. Teoria e marrjes konsiderohet se kontrata është lidhur nga çasti kur ofertuesi e ka marrë përgjigjjen për pranimin e ofertës.79

iv. Teoria e njoftimit konsiderohet se është lidhur kontrata kur ofertuesi është njoftuar për pranimin e ofertës.80

5. Parakontrata

Mund të ndodhë që palët, për ndonjë arsye të mos lidhin dot kontratën veçse në një kohë të mëvonshme. Në këtë rast ato mund të lidhin një kontratë paraprake, që ka për objekt lidhjen e kontratës më vonë. Parakontrata është kontratë e atillë me të cilën merret përsipër detyrimi që më vonë të lidhet.81

Në këtë mënyrë, nëpërmjet kontratës paraparake, palët marrin përsipër detyrimin që më vonë të

lidhin midis tyre një kontratë të përcaktuar. Pra, objekt i kontratës që do të lidhet më vonë nuk është objekti i kontratës paraprake por objekt i kësaj kontrate është vetë lidhja në të ardhmen e një kontrate tjetër.82 Dispozitat mbi formën e kontratës kryesore vlejnë edhe për parakontratën, në qoftë se forma e parashikuar është kushti i plotfuqishmërisë së kontratës.83

Parakontrata nuk obligon në qoftë se rrethanat prej lidhjes së saj kanë ndryshuar aq saqë nuk do

të lidhej fare po të ekzistonin rrrethana të tilla në atë kohë.84

6. Pjesët e Kontratës

Që të arrihet kontrata, palët duhet të pajtohen mbi pjesët esenciale të kontratës (essentialia negotii).

Pjesët esenciale janë ato pa të cilat kontrata nuk mund të mirret me mend.85 Ato përfshijnë efektet ekonomike, që palët dëshirojnë të arrijnë nëpërmjet kontratës. Palët në kuadrin e së drejtës imperative lidhin punë juridike për çkado që të dëshirojnë.86 Megjithatë, qarkullimi ekonomik dikton disa punë tipike juridike të cilat qysh më parë janë caktuar elementet esenciale. Psh, te shitëblerja janë elemente esenciale sendi që shitet dhe çmimi i blerjes. Në qoftë se palët kanë arritur pëlqim për këto elemente, kontrata ekziston, përveç atëherë kur vetë nuk caktojnë se kontrata sdo të jetë perfekte vetëm atëherë kur të mirren vesh edhe për elementetr e tjera.87 Por, palët mund të mirren vesh edhe për pjesët tjera që janë të rëndësishme për realizimin e kontratës, mënyra e dorëzimit të sendit të blerë, koha dhe mënyra e pagimit të çmimit etj. Këto pjesë quhen pjesë natyrale (natyralia negotii) të kontratës.88

79 LMD, neni 31, 39, pargarafi 1. 80 Bogdan Loza, “Obligaciono Pravo. Opsti Deo, Sarajevo, 1978 , fq. 104. 81 LMD, neni 45, paragrafi 1. 82 Andon Sallabanda, “ E Drejta e Detyrimeve (Pjesa e Përgjithshme)”, Tiranë, fq. 82. 83 LMD, neni 45 , paragrafi 2. 84 LMD, neni 45, paragrafi 6. 85 Andrija Gams, “ Hyrje në të Drejtën Civile”, Prishtinë, 1986, fq. 244. 86 Andrija Gams, “ Hyrje në të Drejtën Civile”, Prishtinë, 1986, fq. 244. 87 Andrija Gams, “ Hyrje në të Drejtën Civile”, Prishtinë, 1986, fq. 245 88Andrija Gams, “ Hyrje në të Drejtën Civile”, Prishtinë, 1986, fq. 245.

Page 46: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

46

Në qoftë se palët nuk mirren vesh për to, atëherë zbatohen rregullat e së drejtës dispozitive (rregulla të cilat vet palët i kanë përcaktuar sipas vullnetit të tyre). Pëveç pjesëve natyrore ekzistojnë edhe pjesët e rastësishme (accidentalia negotii) të cilat nuk është e thënë të ekzistojnë patjetër te ndonjë kontratë, por të cilat palët mund t’i parashohin për kontratën konkrete.

Kontratat e Ndaluara

3.1. Nocioni i Kontratave të Ndaluara

Kontrata është e ndaluar nëse është në kundërshtim me parimet kushtetuese, me dispozitat

dhunuese, me normat e moralit shoqëror dhe me normat e dokeve të mira.89 Kontratat e ndaluara paraqiten në të drejtën e detyrimeve, në të drejtën ekonomike, në të drejtën relae, financiare, administrative dhe në të drejtën e punës.

3.2. Rastet e Kontratave të Ndaluara

Rastet më të shpeshta të kontratave të ndaluara, që paraqiten në praktikë janë:

Është e ndaluar kontrata që lidhet midis avokatit dhe klientit, me të cilën avokati, për shërbimet që ofron, merr më tepër shpërblim, se që parashihet me tarifën e paraparë ë nxirret nga Oda e Avokatëve.90

Është e ndaluar kontrata që lidhet midis avokatit dhe klientit me të cilën avokati e blen tërësisht ose pjesërisht gjënë kontestuese që i është besuar atij në mbrojtje.91

Sipas një rregulle të vjetër dhe tradicionale, merret se kontrata është e ndaluar kur lidhet midis avokatit dhe klientit, në të cilën avokatit t’i paguhet njëra pjesë e shumës të cilën pala e realizon nga ky kontest.

Është e ndaluar kontrata për dhënien e shumës së caktuar të parave ndërmjetësuesit për të lidhur kurorë midis personave të caktuar.

Është e ndaluar kontrata me anë të së cilës një subjekt i premton tjetrit ndonjë dobi pasurore që pala tjetër të lidhë kurorë.

Është e ndaluar kontrata kur lidhet midis dy subjekteve, kur njëri subjekt i premton tjetrit dobi pasurore ose i jep subjektit femër me qëllim të krijojë bashkësi ilegjitime.

Është e ndaluar kontrata kur me të premtohet dobia pasurore dhënë me qira lokalin afarist ose për të zbrazur atë me qëllim që të vendoset qiradhënësi ose personi i tretë.

Është e ndaluar kontrata e lidhur midis personave fizikë dhe personave juridik civilë, e cila ka për lëndë të kontratës sendet në përdorim të përgjithshëm , psh, rrugët, liqejt, sheshet mineralet etj.

Është e ndaluar kontrata midis palëve kontraktuese kur njëra palë merr detyrim mga pala tjetër që të kryejë vepër penale.

Është e ndaluar kontrata midis subjekteve në qarkullimin e mallrave dhe kryerjen e sherbimeve kur caktohet afati më i gjatë ose më i shkurtër i rregullave të parashkrimit, ose kur merren vesh që afati i parashkrimit mos rrjedhë për një kohë të caktuar.92

Këto rregulla janë me karakter imperativ.

3.3. Pasojat Juridike të Kontratave të Ndaluara

89 Nerxhivane Dauti, “ E Drejta e Detyrimeve”, Prishtinë, 2001, fq. 99. 90 Po aty, fq. 99 91 Po aty, fq. 99 92 LMD, neni 364 paragarafi 1 dhe 2 dhe neni 365

Page 47: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

47

Kontratat e ndaluara janë kontrata të pavlefshme. Pavlefshmëria e tyre është relative ose absolute, varësisht nga fakti se çka cenojnë kontratat me rastin e lidhjes. Nëse me lidhjen e tyre cenohen interesat individuale të palëve kontraktuese, kontrata është e me pavlefshmëri realative, kurse në rast se cenohet interesi i përgjithshëm i shoqërisë, kontrata është me pavlefshmëri absolute.93

Anulimi i këtyre kontratave bëhet sipas detyrës zyrtare (ex oficio), në rast se është pavlefshmëria

absolute, ose me iniciativën e palës së dëmtuar kur është pavlefshmëria relative. Anulimi i tyre krijon pasoja juridike. Këto pasoja shprehen në kthimin në gjendjen e mëparshme (Restituito in integrum) Kthimi mund të jetë i njëanshëm ose i dyanshëm.94

4. Pavlefshmëria Absolute e Punëve Juridike (Nuliteti)

Punë juridike absolutisht të pavlefshme janë ato punë me të cilat cenohen parimet e rregullimit shoqëror të përcaktuar me kushtetutë, me dispozitat imperative ose me moralin shoqëror.95 Pavlefshmëria e punëve juridike është sanksion për cenimet e mësipërme, në qoftë se qëllimi i dispozitës së cenuar nuk udhëzon në ndonjë sanksion tjetër, ose ligji në rastin konkret nuk parasheh diçka tjetër.96

Puna juridike e cila është në kundërshtim me rregullimin shoqëror të përcaktuar me kushtetutë

është absolutisht e pavlefshme për shkak se ajo është kundër kushtetuese. Kurse punët juridike të cilat janë në kundërshtim me dispozitat imperartive janë të pavlefshme absolutisht sepse punët e tilla janë të kundërligjshme.97

Mund të ndodh që lidhja e ndonjë pune të caktuar juridike të jetë e ndaluar vetëm për njërin

subjekt të së drejtës. Në atë rast puna e tillë juridike do të jetë absolutisht e pavlefshme vetëm në qoftë se ligji atë pavlefshmëri e ka paraparë në mënyrë shprehimore. Kurse nëse këtë nuk e parasheh ligji atëherë puna juridike është e plotëfuqishme.

93 Nerxhivane Dauti, “ E Drejta e Detyrimeve”, Prishtinë, 2001, fq. 100. 94 Komentar ZOO, Knjiga I, Beograd 1995, fq. 281. 95 Abdullah Aliu, “E drejta Civile (Pjesa e Përgjithshme), Prishtinë, 2008, fq. 159. 96 Po aty, fq 159 97 Shih më gjërësisht tek Abdullah Aliu, “E Drejta Civile (Pjesa e Përgjithshme), Prishtinë, 2008, fq. 159.

Page 48: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

48

KLASIFIKIMI I KONTRATAVE

1. Klasifikimi i Kontratave

Kontarata është akord apo pajtim i vullneteve të dy apo më të më shumë subjekteve të së drejtës, me të cilën arrihet ndonjë efekt përkatësisht qëllim juridik. Kontrata lidhet në raportin juridik-biznesor dhe në të njejtin modifikohet, duke e nënkuptuar edhe shuarjen, mbarimin apo shkëputjen e saj.98 Për të drejtën afariste veprimet më të rëndësishme juridike janë kontratat e së Drejtës së Detyrimeve.99

Liria e rregullimit të marrëdhënieve kontraktuese ka mundësuar krijimin e kontratave të shumta

dhe të shumëllojshme. Rritja e numrit të kontratave, marrëdhëniet që i rregullojnë, mundësia e zbatimit të disa rregullave vetëm në disa kontrata dhe studimi më i lehtë i tyre, janë ndër arsyet kryesore për klasifikimin e kontratave. Klasifikimi i kontratave është i kuptimt dhe i arsyeshëm ngase rregullat e caktuara vlejnë vetëm për një grup të caktuar, e jo edhe për grupet tjera. Varësisht nga kriteret e caktuara kontrata mund të jenë, kontrata: Me emër dhe kontrata pa emër

Konsensuale dhe kontrata formale

Me shpërblim dhe pa shpërblim

Të njëanshme dhe të dyanshme

Komutative dhe Aleatore

Me prestime të përhershme dhe me prestime të përkohshme

Të thjeshta dhe të përziera

Të përgjtihshme dhe të veçanta

Të pavarura dhe aksesore

Parakontrata dhe kontrata kryesore

Intuitu personae dhe jo intuitu personae

Individuale dhe kolektive

Me përmbajtje të caktuar dhe të adezionit

Kauzale dhe abstrakte

Kontrata me Emër dhe Kontrata Pa Emër

Kontrata me emër janë të shpeshta andaj janë tipizuar dhe kanë marrë emër të veçantë, përkatësisht emrin e vet. Kontratat pa emër (inominant), lidhen më rrallë dhe ende nuk janë tipizuar shumë, madje shpeshherë nuk kanë as emër të veçantë.100 Kontrata me emër janë ato kontrata të parapara dhe të rregulluara me dispozita të ligjit ose të kodeve civile.101 Elementet kryesore të kontratave me emër janë përcaktuar me ligj (psh kontratat mbi përfaqësimin), ndërkaq elementet kontratave pa emër nuk janë

98 Riza Smaka, “E Drejta Biznesore”, Prishtinë, 2008, fq. 218. 99 Vilim Gorenc, “Bazat e së Drejtës Tregtare Statusore dhe Kontraktore”, Prishtinë, 2010, fq. 146. 100 Vilim Gorenc, “Bazat e së Drejtës Tregtare Statusore dhe Kontraktore”, Prishtinë, 2010, fq. 148. 101 Nerxhivane Dauti, “ E Drejta e Detyrimeve”, Prishtinë, 2001, fq. 86.

Page 49: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

49

rregulluar posaçërisht me dispozita. Por ekzistojnë kontrata pa emër që janë tipizuar që kanë karakteristika dhe emër psh kontrata mbi shpërblimet hoteliere.102

Kontrata pa emër janë ato kontrata që nuk kanë emrin e tyre dhe nuk janë të rregulluara me ligje e kode civile por krijohen nga palët duke u bazuar në rregullat e përgjithshme të së drejtës kontraktuese. Në këtë grup kontratash bëjnë pjesë: kontrata për sefin, kontrata për ekspozimin, botimin dhe kontrata për angazhimin e kapaciteteve hoteliere.103

Kontratat Konsensuale dhe Formale

Kontratat konsensuale lindin kur palët merren vesh për elementet thelbësore të kontratës. Për lidhjen e kontratës mjafton pranimi i ofertsë dhe nuk nevojitet kurfarë akti. Shumica e kontratave janë konsensuale sepse lindin në momentin e zotimit, e jo në momentin e përmbushjes së tij.104

Kontrata formale është ajo për të cilën parparakisht është përcaktuar forma e caktuar si kusht për

lindjen e kontratës së vlefshme.105 Kontrata joformale është ajo kontratë për të cilën paraprakisht nuk është përcaktuar forma dhe nuk është kusht për lindjen e kontratës. Sipas rregullit për lidhjen e kontratës nuk kërkohet forma paraprakisht e caktuar dhe ky parim quhet parimi i joformalitetit të kontratës. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se një kontratë e ka, kurse tjetra nuk e ka formën e caktuar .106 Çdo kontratë ka një formë, vetëm se për disa prej tyre ajo paraprakisht është përcaktuar ose kontraktuar kurse të tjerat jo.

Kontratat me Shpërblim dhe pa Shpërblim

Kontratat me shpërblim dhe pa shpërblim dallohen varësisht nga fakti se a kërkohet për

veprimin e caktuar kundërveprimi, përkatësisht a jep apo jo pala për veprimin që e merr ndonjë ekuivalent (shpërblim). Kontratat me detyrime të dyanshme janë me shpërblim (shitja), ndërkaq kontratat me detyrime të njëanshme janë pa shpërblim (dhurata).

Kontratat të Njëanshme dhe të Dyanshme

Kontratat me detyrime të njëanshme janë veprime juridike të dyanshme në të cilat njëra palë është vetëm debitor, kurse tjetra vetëm kreditor. Me to krijohet detyrimi vetëm për njërën palë (kontrata mbi dhurimin, kontrata mbi garancinë bankare etj)107.

Kontratat me detyrime të dyanshme janë kontrata të cilat secila palë njëkohësisht është edhe

debitor edhe kreditor. Kështu me rastin e shitjes së mallit blerësi është debitor sa i përket pagimit të çmimit, kurse kreditor sa i përket kërkesës për shitjen e sendit. Shitësi është debitor sa i përket dorëzimit të sendit, kurse kreditor sa i përket kërkesës së pagimit të çmimit. Kjo ndarje është bërë ngase kontrata me detyrime të dyanshme ekziston ndërvarshmëria e detyrimeve të palëve kontraktuese. Përmbushja e detyrimit të njërës palë është bazë për përmbushjen e detyrimit të palës tjetër. Vetëm te kontratat me obligime të dyanshme mund të bëhet kundërshtimi për shkak të mospërmbushjes së kontratës.

Kontratat Komutative dhe Aleatore

Ky klasifikim i kontratave është bërë varësisht nga fakti se në çastin e lidhjes së kontratës, a i dinë palët të drejtat e tyre .108

102 Vilim Gorenc, “Bazat e së Drejtës Tregtare Statusore dhe Kontraktore”, Prishtinë, 2010, fq. 148. 103 Nerxhivane Dauti, “ E Drejta e Detyrimeve”, Prishtinë, 2001, fq. 86. 104 Vilim Gorenc, “Bazat e së Drejtës Tregtare Statusore dhe Kontraktore”, Prishtinë, 2010, fq. 147. 105 Po aty, fq. 148. 106 Vilim Gorenc, “Bazat e së Drejtës Tregtare Statusore dhe Kontraktore”, Prishtinë, 2010, fq. 148. 107 Po aty, fq 148

Page 50: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

50

Kontratat komutative janë ato kontrata në të cilat palët kontraktuese që në çastin e lidhjes së kontratës i dinë të drejtat dhe detyrat e tyre. Emërtimi komutativ rrjedh prej fjalës latine cummutatio, që dmth ndërrim, këmbim.109 Këto kontrata kanë rëndësi më të madhe në qarkullimin e mallrave dhe dhënien e shërbimeve, prandaj edhe numri i tyre është shumë më i madh në krahasim me kontratat aleatore.

Kontratat aleatore janë ato kontrata në të cilat palët në çastin e lidhjes së kontratës nuk i dinë të

drejtat dhe detyrat e tyre, por kjo varet nga një rrethanë e ardhshme dhe e pasigurtë. Emërtimi aleatore rrjedh prej fjalës latine “alea”, që do të thotë bixhoz, lojë fati, prej nga këto kontrata ndryshe quhen edhe kontrata fatore.110 Klasifikimi i këtyre kontratave ka edhe rëndësinë praktike, sepse disa rregulla vlejnë vetëm për kontratat komutative, e jo edhe për ato aleatore.111

Kontratat me Prestime të Përhershme dhe me Prestime të Përkohshme

Sipas kohës së zgjatjes së prestimeve, kontratat e detyrimeve klasifikohen në: Kontrata me prestime të përkohshme Kontrata me prestime të përhershme

Kontratat me prestime të përkohshme janë ato kontrata me të cilat prestimi ekzekutohet aty për

aty, menjëherë. Detyrimi i debitorit përbëhet prej një bërjeje ose mosbërjeje, prej një lëshimi të cilin e ekzekuton për një çast. Rasti i tillë ekziston kur lidhet kontrata për dhuratën, kontrata për huanë dhe kontrata për këmbimin.

Kontratat me prestime të përhershme janë ato kontrata me anë të të cilave prestimi ekzekutohet

me intervale më të gjata kohore. Në këto kontrata, detyra e debitorit përbëhet prej shumë bërjesh, mosbërjesh ose lëshimesh. Kontratat të tilla janë; kontrata për qiranë, shërbimin, ndërtimin, sigurimin. Në kontratën për qiranë, qiradhënësi është i detyruar t’ia dorëzojë sendin qirramarësit me qëllim që ky atë ta shfrytëzoj për një kohë, kurse qiramarrësi është i detyruar të paguaj qiranë.112

Kontratat e Thjeshta dhe të Përziera

Ky klasifikim i kontratave është bërë varësisht se një kontratë a ka elemente të një kontrate apo të disa kontratave..

Kontratat e thjeshta janë ato kontrata që kanë elemente të një kontrate, dhe paraqet një lloj të caktuar kontratash p. sh kontrata e shitjes, e qirasë, e depozitit, e dhuratës, e këmbimit etj.

Kontrata e përzier është një kontratë, e cila sipas përmbajtjes ka elemente të disa kontratave të

thjeshta. Përmbajtja e këtyre kontratave paraqet një tërësi të një kontrate unike. Kontrata të përziera janë; kontrata për pansionin, kontrata për sefin, kontrata për allotmanin, kontrata për inxhinjeringun.113

9. Kontrata të Përgjtihshme dhe të Veçanta

Në bazë të lidhjes së tyre këto kontrata klasifikohen në kontrata të përgjithshme dhe kontrata të veçanta.

108 Nerxhivane Dauti, “ E Drejta e Detyrimeve”, Prishtinë, 2001, fq. 89. 109 Ljubiša Milosević, “ E Drejta e Detyrimeve, (përkthyer nga A. Alishani), Prishtinë 1977, fq. 73. 110 Po aty fq.109. 111 Jakov Radišić,” Obligaciono Pravo”, Opsti Deo, Beograd 1979, fq. 109. 112 Nerxhivane Dauti, “ E Drejta e Detyrimeve”, Prishtinë, 2001, fq. 90. 113 Po aty, fq 90.

Page 51: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

51

Kontratat e përgjithshme (gjenerale) janë ato kontrata në të cilat palët i kanë caktuar, saktësuar, të drejtat dhe detyrat në mënyrë të përgjithshme, për një periudhë të gjatë kohore.114 Këto kontrata lidhen në ndërtimtari, në ndërtimin e rrugëve, urave fabrikave etj.

Kontratat e veçanta janë ato kontrata në të cilat janë konstatuar detyrat konkrete të palëve për një

periudhë të shkurtër kohore prej 1 viti.115 Këto kontrata konkretizojnë kontratat e përgjithshme, gjithmonë duhen të jenë në harmoni me kontratat e përgjithshme. Klazuola rebus sic stantibus zbatohet vetëm në kontratat e përgjithshme.

Kontratat e Pavarura dhe Akcesore

Kontratat e pavarura (kryesore) krijojnë efekte juridike dhe lidhen pavarësisht nga ndikimi i ndonjë kontrate tjetër. Pothuajse shumica e kontratave lidhen si kontrata kryesore.

Kontratat akcesore ekziston dhe gjithmonë varet nga kontrata kryesore. Këto janë kontrata akcesore ose zakonisht lidhen si shtesë e kontratës ose si kontratë e veçantë por akcesore që gjithmonë shkojnë së bashku me kontratën kryesore. Shuarja e kontratës kryesore, ka ndikim edhe te kontrata akcesore (shuhet edhe ajo). Mirëpo e njejta gjë nuk ndodh nëse ndodh e anasjellta.

Parkontrata dhe Kontrata Kryesore

Parakontrata është ajo kontratë me të cilën merret përsipër detyrimi për lidhjen e mëvonshme të

kontratës. Parakontrata krijon detyrime nëse përmban karakteristikat më të rëndësishme të kontratës kryesore. Mirëpo nëse rrethanat nga koha e lidhjes së saj kanë ndryshuar aq shumë sa që ajo nuk do të lidhej sikur ato të ekzistonin në kohën e lidhjes, parakontrata nuk krijon detyrime.116

Lidhjen e kontratës kryesore mund të kërkojë secila palë brenda afatit prej 6 muajsh nga skadimi

i afatit të parashikuar për lidhjen e saj, e nëse afati nuk është parashikuar, atëherë dita kur sipas natyrës së punës, është dashur të lidhet.117

Kontratat Intuitu Personae dhe Jo Intuitu Personae

Kontrata intuitu personae janë ato kontrata për lidhjen e të cilave merret parasysh cilësia e veçantë e palës kontraktuese. Për këto kontrata cilësitë e njërës ose të të dy palëve janë elemente thelbësore të kontratës. Kontrata intuitu personae janë kontrata për autorizimin, kontrata për veprën, ortakërinë, dhuratën dhe kontrata për mbajtjen e përjetshme.

Kontrata jo intuitu personae janë ato kontrata në të cilat nuk merret parasysh cilësia e veçantë e

palës kontraktuese (kontrata për shitjen, këmbimin etj).

Kontratat Individuale dhe Kolektive

Kontrata kolektive janë ato që krijojnë efekte juridike për të gjithë subjektet që i përkasin grupit të caktuar, pa marrë parysh se të gjithë nuk kanë dhënë pelqimin për lidhjen e saj. Këto kontrata lidhen nga përfaqësuesi i grupit.

114 Bogdan Loza, “Obligaciono Pravo. Opšti Deo, Sarajevo, 1978, fq. 113. 115 Slobodan Perović,” Obligaciono Pravo”, Knjiga I, Beograd 1986, fq. 229. 116 Vilim Gorenc, “Bazat e së Drejtës Tregtare Statusore dhe Kontraktore”, Prishtinë, 2010, fq. 148. 117 LMD, neni 268.

Page 52: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

52

Kontrata individuale janë ato kontrata me të cilat saktësohen detyrat ndërmjet subjekteve anëtarëve të grupit në emër të të cilëve është lidhur kontrata kolektive. Kontrata individuale duhet të jetë në pajtim me kontratën kolektive. Nëse kjo ndodh atëherë kjo kontratë do të prodhojë efekte juridike.

Kontratat me Përmbajtje të Caktuar dhe të Adezionit

Kontratat me përmbajtje të caktuar janë ato kontrata të cilat është caktuar përmbajtja nga palët kontraktuese. Në këto kontrata palët me marrëveshje i caktojnë elementet dhe kushtet e saj.

Kontrat e adezionit janë ato kontrata në të cilat njëra palë që më përpara cakton elementet dhe kushtet e kontratës, kurse pala tjetër nuk merr përpilimin e kësaj kontrate e as që ndikon në ndonjë element të këtyre kontratave.

Kontratat Kauzale dhe Abstrakte

Për kontratën kauzale shkaku i drejtpërdrejtë juridik për çka është lidhur kontrata është i njohur, jo vetëm për palët kontraktuese, por edhe për personat e tretë.

Kontratë abstrakte quhet ajo në të cilën nuk është cekur qëllimi për të cilën palët obligohen. Baza e kontratës ekziston në këto kontrata por shkaku nuk është i njohur për palët kontraktuese sepse obligohen.118 Lidhja e kontratës bëhet me vullnetin e palëve kontraktuese por opinioni i gjërë nuk e di shkakun e lidhjes së këtyre kontratave.

118Slobodan Perović,” Obligaciono Pravo”, Knjiga I, Beograd 1986, fq. 239.

Page 53: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

53

SHUARJA E KONTRATAVE

1. Shuarja e Kontratave

Kontratat pasi të lidhen fillojnë të prodhojnë efekte juridike për palët kontraktuese, por ato pasi e kryejnë misionin119 e tyre shuhen. Kontrata e vlefshme120 themi se shuhen. Ndërkaq kontratat që janë të pavlefshme121 nuk shuhen por ato gjithmonë anulohen. Ka mënyra të ndryshme të nërprerjes së kontratave. Kontratat më së shpeshti pezullohet (shuhet) me plotësimin e saj.122Në Krijimin e marrëdhënies detyruese kërkohen veprime të caktuara, ashtu edhe për shuarjen e saj duhet të ndodhin veprime të caktuara.123

Shuarja e marrëdhënies ligjërisht detyruese mund të bëhet edhe me vullnetin e palëve

kontraktuese (përmbushja, kompensimi, falja e borxhit, përtëritja, unifikimi), por edhe për shkak të fakteve dhe veprimeve që nuk varen nga vullneti i palëve (pamundësia e përmbushjes së detyrimit, skadimi i kohës, vdekja etj). Me shuarjen e detyrimit kryesor shuhen edhe të drejtat akcesore siç janë: garancia, përkatësisht dorëzania, pengu, kamata, shpenzimet etj. Shkaqet e shuarjes së kontratës janë të shumta Kontrata sipas LMD shuhet:

me marrëveshjen e palëve, kur zhduket lënda e saj, kur vdes pala kontraktuese me anulimin e kontratës mosekzekutimi i kontratës

2.Shuarja e Kontratës me Marrëveshjen e Palëve

2.1. Nocioni i shuarjes së kontratës me marrëveshjen e palëve kontraktuese

Kontrata krijohet me vullnetin e palëve kontraktuese dhe me vullnetin e tyre edhe mund të

zgjidhet. Shuarja me marrëveshjene palëve kontraktuese ose zgjidhja vullnetare e kontratës, si rregull është një rast i shuarjes së kontratës në të gjitha kontratat, pa marrë parsysh se a janë pjesëmarrësit persona fizik, persona juridik. Shuarja e kontratës me marrëveshjen e palëve kontraktuese gjen shprehje në rastet kur ato nuk dëshirojnë që kontrata të krijojë efekte juridike të cilat i kanë pasur në çastin e krijimit të saj.124

2.2. Efektet Juridike të Shuarjes së Kontratës me Marrëveshjen e Palëve

Shuarja e kontratës me marëveshjen e palëve kontraktuese krijon efekte juridike, të cilat shprehen në faktin se kontrata e krijuar më nuk krijon efekte juridike. Kontrata mund të ketë efekte retroaktive prej fillimit dhe në të ardhmen prej çastit të zgjidhjes.125

119 Kur kreditori dhe debitori i përmbushin të drejtat dhe detyrimet e tyre ndaj njëri tjetrit, të drejta dhe detyrime të cilat janë të numruarar taksativisht në nenet e

kontratës. 120 Kontratat të cilat i përmbushin të gjitha kushtet për plotfuqishmërinë e tyre. 121 Kontratat të cilat nuk i plotësojnë kushtet thelbësore pë tu konsideruar valide. Numërohen ato kontrata të cilat e cënojnë interesin e përgjithshëm shoqëror,

kushtetues, dhe moral. 122 Anrija Gams, “Hyrje në të Drejtën Civle”, Prishtinë 1986, fq. 266. 123 Vilim Gorenc, “Bazat e së Drejtës Tregtare Statusore dhe Kontraktore”, Prishtinë, 2010, fq. 170. 124Slobodan Perović,” Obligaciono Pravo”, Knjiga I, Beograd, 1986, fq. 487. 125 Nerxhivane Dauti, “ E Drejta e Detyrimeve”, Prishtinë, 2001, fq. 143

Page 54: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

54

Në qoftë se njëra palë nuk e përmbush detyrimin e vet të arritur, atëherë shuarjen e kontratës duhet t’ia dorëzojë palës tjetër. Në qoftës së kontrata është përmbushur pjesërisht këtu shuarja ka efekt në të ardhmen ex nunc126Kur kemi të bëjmë me kontratat formale, kontrata formale mund të zgjidhet me marrëveshje joformale përveç në rast se, për rastin konkret me ligj është paraparë diçka tjetër, ose në qoftë se qëllimi për të cilin është paraparë forma për lidhjen e kontratës, kërkon zgjidhjen e kontratës që ajo të bëhet në formë të njejtë.

3. Shuarja e Kontratës kur Zhduket Lënda e Saj

3.1 Nocioni dhe Kushtet

Shuarja e kontratës kur zhduket lënda e saj është një rast i shuarjes se kontratës që mund të shkaktohet nën ndikimin e fuqisë madhore ose të rastit që shkaktohet pas lidhjes së kontratës meqenë se zhdukja e lëndës së kontratës shkakton pamundësinë e përmbushjes dhe shuarjen e kontratës.127

Rezikun për zhdukjen e sendit e ka debitori. Kur në një kontratë të dyanshme detyruese

ekzekutimi i detyrës së njërës palë kontraktuese bëhet i pamundshëm për shkak të shkatërrimit sendit nga fuqia madhore, atëherë as pala tjetër kontraktuese nuk do të jetë e detyruar që ta ekzekutojë detyrën e vet dhe kontrata nuk do të ekzistojë më.

3.2. Kushtet Shuarjes së Kontratës

Që një kontratë e dyanshme detyruese të shuhet për shkak të zhdukjes së lëndës së saj, duhet të plotësohen këto kushte:

që kontrata të jetë e dyanshme me shpërblim, sepse në kontratat e njëanshme nuk zbatohen këto rregulla

Që lënda e kontratës së dyanshme detyruese të jetë send individualisht i caktuar- res in specie .Që sendi që të jetë zhdukur nën ndikimin e fuqisë madhore - vis major.

Shuarja e kontratës për shkak të zhdukjes së lëndës ka efekt retroaktiv, pra krijon efekte prej

fillimit të lidhjes së kontratës. Palët kontraktuese janë të detyruara të kthehen në gjendjen e mëparshme. Zhdukja e lëndës së kontratës shkakton pamundësinë e përmbushjes së saj dhe shuarjen e marrëdhënies së detyrimit në tërësi. Me shuarjen e kontratës kryesore shuhen edhe ato akcesore.

4. Shuarja e Kontratës me Vdekjen e Palës Kontraktuese dhe Konfusioni

Është rregull e përgjithshme që kur vdes pala kontraktuese, kontrata nuk shuhet por kalon mbi

trashëgimtarët e tij universalë. Me vdekjen e debitorit ose të kreditorit pushon detyrimi vetëm në qoftë se ka lindur duke marrë parasysh veçoritë personale të njerës nga palët kontaraktuese ose aftësitë personale të debitorit. Por, sipas rregullit si kërkesa ashtu edhe obligimet kalojnë në trashëgimtarët të cilët në raportin kontraktues fitojnë po atë cilësi që e ka pasur edhe trashëgimlënësi pasardhësi i tyre universal juridik.

Me vdekjen ndërprehet kontratat në të cilat bërja kontraktuese është caktuar duke pasur parasysh

cilësitë personale të debitorit. Edhe obligimet jokontraktuese psh obligimi i mbajtjes, ndërprehet me vdekjen e kreditorit në qoftës së raporti i obligacionit është krijuar duke pasur parasysh cilësinë personale ose pozitën personale të kreditorit.

126 Slobodan Perović,” Obligaciono pravo”, Knjiga I, Beograd, 1986, fq. 487. 127 Slobodan Perović,” Obligaciono Pravo”, Knjiga I, Beograd, 1986, fq. 487.

Page 55: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

55

Nëse palët kontraktuese debitori dhe kreditori bashkohen në personalitet të njejtë, obligimi kuptohet ndërprehet. Kjo ngjet më së shpeshti me trashëgimin apo për shembull kur shteti nacionalizon ndërmarrjen që ka kërkesa ndaj shtetit.128`

5. Anulimi i Kontratës si Formë e Shuarjes së Saj

Kontrata e detyrimeve shuhet edhe me anulim. Anulimi i kontratës shkakton pamundësinë që kontrata që krijojë efekte juridike. Arsye e anulimit të kontratës janë kur cenohet interesi i përgjithshëm shoqëror ose kur cenohet ndonjë interes personal (individual). Ekzistojnë dy lloje të pavlefshmërisë e ato janë: Pavlefshmëria absolute dhe relative.129

6. Shuarja e Kontratës Për Shkak të Mospërmbushjes 6.1. Nocioni i zgjidhjes së kontratës për shkak të mosekzekutimit

Nga çasti i lidhjes së kontratës e deri në çastin e përmbushjes së kontratës mund të paraqiten

rrethana që pengojnë përmbushjen e detyrimeve. Meqë këto rrethana paraqiten për shkaqe të ndryshme objektive dhe subjektive. Në lidhje me këtë, ndaj palës që i ka mbetur besnike kontratës edhe më tutje aplikohet parimi që nënkupton detyrimin e përmbushjes së kontratës nga pala tjetër kështu që pala besnike nuk mundet që për shkak të mospëmbushjes së kontratës nga ana e palës tjetër të prishë arbitrarisht marrëdhënien kontraktuese.130

Poashtu nuk do të ishte oportune që kreditori të kërkojë nga debitori që patjetër ta përmbushë

kontratën në çfarëdo rrethane, kështu që krahas kësaj rregulle themelore ekzistojnë edhe përjashtime të caktuara që shkaktojnë shuarjen e marrëdhënies detyruese.131

Kjo mënyrë e shuarjes së kontratës nuk ka qenë e njohur në kohët e vjetra, sepse në to është

proklamuar se kontrata është ligj për palët. Megjithatë në të dretën romake nuk i janë përmbajtur këtij qëndrimi prandaj është lejuar që në kontratën mbi shitjen ka mundur të hyjë edhe klauzola mbi shkëputjen lex commissoria.

6.2. Kushtet për zgjidhjen e kontratës për shkak të mosekzekutimit

Kushtet për zgjidhjen e kontratës për shkak të mosekzekutimit janë që:

Të ekzistojë kontrata me shpërblim,

Kontrata të mos jetë ekzekutuar pjesërisht as tërësisht,

Debitori të jetë fajtor për mosekzekutimin e kontratës

Kreditori të caktojë afatin plotësues.

Kontrata për mosekzekutim zgjidhet nga gjykata, prandaj vendimi i saj është me karakter konstituiv.

Me zgjidhjen e kontratës për shkak të mosekzekutimit kontrata shuhet dhe konsiderohet se fare

nuk ka qenë e lidhur. Zgjidhja e kontratës ka efekt retroaktiv. Në disa kontrata, zgjidhja e saj për

128 Andrija Gams, “Hyrje në të Drejtën Civle”, Prishtinë 1986, fq. 269. 129 Kontrat absolutisht të pavlefshme (nule) dhe relativisht të pavlefshme i kemi trajtuar gjërësisht në kapitullin V të këtij punimi. 130 Vilim Gorenc, “Bazat e së Drejtës Tregtare Statusore dhe Kontraktore”, Prishtinë, 2010, fq. 173. 131 Vilim Gorenc, “Bazat e së Drejtës Tregtare Statusore dhe Kontraktore”, Prishtinë, 2010, fq. 173.

Page 56: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

56

mosekzekutim ka efekt në të ardhmen ex nunc (Te kontrata me prestime të përhershme). Zgjidhja e kontratës për mosekzekutim nuk ka efekt ndaj personave të tretë.

7. Mënyra Tjera të Shuarjes së Kontratës

7.1.Kompensimi

Kompensimi është ajo mënyrë e shuarjes së marrëdhënies ligjërisht detyruese me të cilin kërkesa e kreditorit dhe kundërkërkesa e debitorit shuhen nëpërmjer përllogaritjes reciproke.132 Debitori mund ta kompensoj kërkesën që ka ndaj kreditorit me atë që kërkon ky prej tij në qoftë se të dy kërkesat kanë si objekt të hollat, ose sendet e tjera të zëvendësueshme të të njejtit lloj ose të njëjtës cilësi dhe në qoftë se të dy kanë rrjedhur për pagesë.133

Kompensimi nuk paraqitet automatikisht porsa të përmbushen parakushtet për këtë, por me

deklaratën e së paku njërës palë. Pas deklaratës për kompensim sipas ligjit konsiderohet se efekti i kompensimit është krijuar në çastin kur janë plotësuar parakushtet për kompensim. Borxhi mund të kompensohet me kërkesë të parashkruar vetëm në qoftë se ende nuk ka qenë parashkruar në momentin kur janë krijuar kushtet për kompensim.

Në qoftë se kushtet për kompensim, janë krijuar, mbasi një nga kërkesat është parashkruar,

kompensimi nuk njihet në qoftë se debitori i kërkesës së parashikuar ka theksuar prapsimin e parashikimit.134

Rastet e përjashtimit të kompesnsimit janë këto:

1) kërkesat që nuk mund të sekuestrohen; 2) kërkesat e sendeve, apo e vlerës së sendeve që i janë dhënë debitorit për ruajtje, ose për

huapërdorje apo të cilat debitori i ka marrë në mënyrë të kundërligjshme, ose i ka mbajtur në mënyrë të kundërligjshme.

3) kërkesat e krijuara nga shkaktimi i dëmit me dashje; 4) kërkesat e shpërblimit të dëmit të krijuar nga prishja e shëndetit ose shkaktimi i vdekjes; 5) kërkesat që rezultojnë nga detyrimi ligjor i ushqimit

Kompensimi më së shpeshti shfrytëzohet ndërrmjet subjekteve që janë në marrëdhënie

kontraktore në kohë të gjatë. Kërkesat dhe borxhet e tyre reciproke kompensohen ndërmjet përllogaritje me virmanë, kështu që në fund të periudhës llogaritare paguhet vetëm diferenca e mbetur.135

Kompensimi mund të jetë i plotë, nëse kërkesat dhe borxhet janë të njejta apo siç ndodh shpesh,

kompensimi është i pjesshëm, nëse pas kompensimit, palës që ka kërkesa më të mëdha i paguhet diferenca. Për vlefshmërinë e kompensimit nevojitet që:

obligimet të jenë reciproke,

objektet e obligimeve reciproke të jenë të njëllojshme,

kërkesat reciproke të kenë aritur për pagesë,

të ekzistojë mundësia e padisë 136

7.2. Falja e Borxhit

132 Vilim Gorenc, “Bazat e së Drejtës Tregtare Statusore dhe Kontraktore”, Prishtinë, 2010, fq. 177. 133 LMD, neni 336. 134 LMD neni 339. paragarafi 1 dhe 2. 135 Vilim Gorenc, “Bazat e së Drejtës Tregtare Statusore dhe Kontraktore”, Prishtinë, 2010, fq. 178. 136 Andrija Gams, “Hyrje në të Drejtën Civle”, Prishtinë 1986, fq. 269.

Page 57: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

57

Falja e borxhit nënkupton shuarjen e detyrimit kur kreditori i deklaron debitorit se nuk do të kërkojë përmbushjen e tij, kurse debitori me këtë pajtohet. Falja e borxhit është kontratë, ngase për vlefshmërinë e saj kërkohet pelqimi i dy palëve, e jo vetëm deklarimi i njëanshëm i vullnetit të kreditorit. Nëse debitori nuk pranon, për ndonjë arsye, ti falet borxhi deklarata e kreditorit nuk ka efekte juridike. Detyrimi pushon kur kreditori t'i deklarojë debitorit se nuk do të kërkojë përmbushjen e tij dhe debitori të jetë dakord me këtë. Për plotfuqishmërinë e kësaj marrëveshjeje nuk nevojitet që ajo të lidhet në formën sikundër është kontraktuar puna nga e cila ka lindur detyrimi.137

Asnjëherë nuk lejohet që falja e borxhit të shkelë interesat e personave të tretë. Në rastin e tillë kjo do të ishte marrëveshje në dëm të personave të tretë.

7. 3. Skadimi i Kohës dhe Dorëheqja

Krahas veprimeve të përmendura në shuarjen e kontratës ndikon edhe skadimi i kohëzgjatjes së kufizuar me ligj. Kohëzgjatja e kontratave mund të parashikohet paraprakisht por mund të kontraktohet edhe për kohë të pacaktuar. Marrëdhënia ligjërisht detyruese me kohëzgjatje të caktuar shuhet me skadimin e afatit. Përjashtimisht mund të kontraktohet ose të përcaktohet me ligj për kohë të pacaktuar nëse dorëheqja nuk bëhet me kohë.

Nga marrëdhënia ligjërisht detyruese me kohëzgjatje të përcaktuar secila palë mund të heqë dorë

me deklarimin e njëanshëm të vullnetit.

7. 4. Konfondimi (confusio)

Konfondimi është bashkimi i kërkesës së pavarur të kreditorit dhe i borxhit të pavarur të debitorit në një person, i cili në këtë mënyrë bëhet njëkohësisht kreditor dhe debitor. Kësisoj shuhet edhe detyrimi, sepse askush nuk mund të jetë kreditor dhe debitor i vetvetes. Detyrimi pushon me uniflkimin kur i njejti person bëhet si debitor ashtu edhe kreditor. Kur dorëzani bëhet kreditor, detyrimi i debitorit kryesor nuk pushon. Detyrimet e shkruara në regjistrat publike pushojnë me anë të unifikimit vetëm pasi të bëhet fshirja e regjistrimit.138

Me konfondim shuhet marrëdhënia ligjërisht ndërmjet kreditorit dhe debitorit të caktuar, andaj nuk mund të jetë në dëm të të drejtave të personave të tretë.

7. 5. Përtëritja (Novacioni)

Përtëritja është marrëveshje e kreditorit dhe e debitorit me të cilën shuhet detyrimi ekzistues dhe zëvendësohet me një detyrim të ri që ka një objekt tjetër ose bazë tjetër ligjore.139 Novacioni është ndërprerje e kontratës së mëparshme në mënyrë që në vend të saj të hyjë në fuqi kontrata e re midis palëve të njejta.140 Kjo do të thotë që palët dëshirojnë që kontratën e vjetër ta zëvendësojnë me të re.

137 LMD, neni 344. 138 LMD, neni 353, paragarfi 1 dhe 2. 139 Vilim Gorenc, “Bazat e së Drejtës Tregtare Statusore dhe Kontraktore”, Prishtinë, 2010, fq. 179. 140 Andrija Gams, “Hyrje në të Drejtën Civle”, Prishtinë 1986, fq. 266.

Page 58: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

58

KONTRATAT NË MES TË OFRUESVE TË SHËRBIMEVE TURISTIKE DHE SHFRYTËZUESVE TË DREJTPËRDREJTË TË SHËRBIMEVE

KONTRATA MBI SHËRBIMET HOTELIERE

Kontrata mbi ofrimin e shërbimeve turistike është aso kontrate në të cilën njëra palë – hotelieri

merr detyrime që ndaj palës tjetër – musafirit ti ofrojë vendosje të përkohshme dhe shërbime të tjera përcjellëse në objektin e vet dhe që musafiri me rastine shfrytëzimit të këtyre shërbimeve ka detyrimin që të paguaj çmimin e kontraktuar.

Lëndë e kësaj kontrate janë shërbimet e vendosjes që njëkohësisht konsiderohen si elemente qensore të kontratës. Vendosje e klientit – musafitit lajmerohet në tri variante:

1. Vendosja me përdorimin e dhomes, me ose pa mengjes (ushqimin); 2. Pansionin, që përfshin vendosjen me tri ushqimet ditore (mengjesin, dreken dhe darken); 3. Gjysëmpansionin, i cili përfshin vendosjen me mengjesin, dreken ose darken.

Detyrimi i vendosjes nënkupton tërësinë e shërbimeve siç janë: pastrimi, dhoma, ndrrimi i

çarafëve, sigurimi i ujit korentit etj. Me hotelerin (hotelerinë) sipas ligjit mbi turizmin nënkuptohet ndërmarrja dhe subjektet tjera

juridike, respektivisht ndërmarrësit të cilët për zhvillimin e veprimtarisë se vet janë të regjistruar të organi kompetent i UNMIK-ut.

Sipas karakteristikave të saja kontrata mbi shërbimet hoteliere është kontratë konsensuale, e paemertuar, me detyrime bilaterale. Duke e pasur parasysh që forma e kësaj kontrate nuk është e rregulluar paraprakisht, kjo kontrat është joformale dhe mund të lidhet në mes të pesonave prezent dhe atyre që nuk janë prezent. Lidhja e kontratës në mes të personave prezent realizohet në momentin kur hotelieri pranon kërkesën e musafirit i cili personalisht kërkon vendosje, pansion ose gjysëmpansion. Nëse oferta është berë përmes telefonit, telefaksit ose postes elektronike (internetit), kontrata konsiderohet të jetë e lidhur në momentin kur musafiri e merr leter konfirmimin e hotelierit rreth ofertes së klientit. Nëse kërkesa mbi rezervimin është e dërguar me leter dergesë pstale, kontrata konsiderohet e lidhur në momentin kur musafiri nga hotelieri pranon pergjigjen mbi pranimin e rezervimit. Për këtë shkak se këto lloje kontratave përmbajnë në vehte grumbull të shërbimeve të ndryshme teoria e së drejtës, gjatë shqyrtimit të tyre, e trajton dhe jep sqarime të ndryshme. Mirëpo, edhe pse ka shumë mendime shumica e teoricienëve pajtohen se kontrata mbi shërbimet hoteliere është unike, autonome dhe kontrat e veçantë SUI GENERIS e cilësuar me specificitetin e saj në kuptim të fizionomisë juridike.

Të kontrata mbi ofrimin e shërbimeve hoteliere është e rëndësishme që të sqarohet roli dhë

rëndësia e rerzervimit. Shiquar juridikisht, kërkesë për rezervimin e shërbimeve për vendosje është oferta e musafirit, ndërsa vërtetimi – konfirmimi i rezervimit të cilën e realizon hotelieri konsiderohet pranim i ofertës. Me vërtetimin – konfirmimin e rezervimit nga ana e hotelierit lidhet kontrata e jo parakontrata në bazë të së cilës merret dertyrimi për lidhjen e kontratës së ardhshme. Me pranimin e rezervimit, kontrata konsiderohet prefekte me mundësi të shkëputjës së një anshme të kontratës nga ana e musafirit, derisa hotelieri rezervimin e pranuar nuk ka mundësi ta shkëput nën detyrimin e realizmit të tërësishëm të detyrimeve kontraktuese. Hoteleieri rezervimin duhet ta pranoj shprehimisht sepse në rast të heshtjes kontrata nuk konsiderohet e lidhur. Pra, heshtja e hotelierit ka disa specifika të caktuara, sepse hotelieri detyrohet që në bazë të kërkesës së musafirit në afat prej tri ditëve të deklarohet shprehimisht për pranimin. Nëse hotelieri në këtë afat nuk paraqitet në oferten të cilën e dërgon musafiri, ai ka të drejët që të këkojë dëmshpërblimin. Hotelierei pra, lidhur me lidhjen e kontratës për shërbime turistike, rreth

Page 59: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

59

rezervimit si veprimtari e saj, ka detyrime që nëse ka vende të lira të përmbush kontratën në mënyrë të ti menjanohet sanksionieve dhe rezervimit të dhunëshem ligjor.

Hotelierei perjashtimisht ka mundësi që të shkëpus kontratën nëse musafiri është në pamundësi ose kur nuk është i kënaqur me çmimine ofruar ose kur hotelieri nuk është në gjendje teknike që të pranoj musafirin. Pranimi i rezervimit – konfirmimit nga ana e hotelierit mund të behët edhe me pagesën e akontacionit. Zakonisht akontacioni duhet të vërtetohet – kofirmohet me pagesën e shumës sa pagesa e një dite të pansionit. Natyra juridike e akontacionit nuk trajtohet nga të gjithë teoricentet në të njejtën mënyrë. Ka botkuptime që edhe në këtë rast bëhet fjalë për kaparin (paradhënjën) të cilën hoteliere në rast të mosrealizimit të kontratës nga ana e musfirit nuk ka detyrimin që ta kthej.

Nga kontrata mbi ofrimin e shërbimeve hoteliere, sikurse edhe të gjitha kontratat tjera të dyanshme, dalin të drejta dhe detyrime si për hotelierin po ashtu edhe për musafirin.

Detyrimet e hotelierit

a). Hotelieri është i detyruar që musafirit ti ofroj në dispozicion hapsirat e nevojshme për vendosje. Me rastin e dhënjes së çelsave të dhomës, hotelieri duhet që ti dorzojë musafirit dhomën e rregulluar dhe mobiluar plotësisht, me çka nënkuptohet vendoseje adekuate dhe cilësore, shtreter, aparatur të rregullt, mbuloja të pastra etj. Nëse vie deri të mungesa e kapaciteteve, hotelieri ka detyrimin që musafirit i cili e ka rezervuar vendosjen, ti ofrojë në dispozicion hapsirat që i disponon për vendosje në të njëjtin vend dhe kategori në të njejtin objekt ose në objektin tjetër të kategorisë së njejtë ose më të lartë.

b). Hotelieri duhet që musafirit ti ofrojë në përdorim të gjitha aparaturat, hapsirat zyrtare të përbashkëta për përdorim të përgjithshem nga të gjithë musafiret siç janë restoranet, baret, bazenet etj.

c). Dhomat dhe hapsirat e përbashkëta hotelieri ka detyrimin ti mirëmbajë në mënyrë që të jenë të përdorëshme. Kjo nënkupton se ka detyrimin e mirëmbajtjes së pullezeve, pastertisë etj.

d). Musafirit nga ana e hotelierit duhet ti mundësohet shfrytëzimi papengesa i shërbimeve të kontraktuara. Kjo nënkupton punën e zyrtare ditore, mbajtjen e qetësisë dhe rendit në hapsira të hotelit etj.

e). Hotelieri ka detyrimin që musafirit ti ofrojë të gjitha shërbimet në përputhje në zakonet dhe doket afariste. Sipas uzansave përcaktohen disa shërbime të cilat hotelieri ka detyrimin to ofrojë musafirit siç janë:

bartjen e bagazhit ose sendeve nga dhe deri në dhomen e hotelit të kategorisë më të lartë;

ofrimin e të gjitha informacioneve lidhur me shfryëzimin e shërbimeve hoteliere pa kompensim;

zgjuarjen nga gjumi në kohën e caktuar nga musafiri;

dhënjën e dergesave për musafirin (letrave, telegrameve);

thirrjne e mjekut në rast të smundjes;

dhënjën e sendeve të cilat i ka harruar në hotel musafiri;

dhënjën e faturës së specifikuar së bashku me çmimin e shërbimeve të shfrytëzuara.

f). Hotelieri ka detyrim që musafirit ti ofrojë shërbime të parapara sipas rendit shtëpiak. Sipas natyrës juridike, rendi shtëpiak është formë e kushteve të përgjithshme të afarizmit hotelier dhe konsiderohet se musafiri i ka pranuar nga momenti i marrjes së dhomës për vendosje.

g). Hotelieri duhet që të përkujdeset për personalitetin e musafirit. Kjo nënkupton se hotelieri ka detyrimin për sigurinë dhe integritetin fizik të musafirit, nëpërmjet garancisë se hapsirat e hotelit janë të sigurta dhe të parrezikshme për banim, që ushqimi është i shëndoshë dhe cilësore, që bazeni është i pastër etj.

h). Hotelierio duhet ti ruaj sendet e musafirit. Disa nga sendet e musafirit menjëherë dorëzohen në ruajtje në dorë të hotelierit me ç’rast automatikisht lidhet kontrata mbi depozitin. Sendet tjera vendosen në vende të dedikuara për to (zakonisht në dhomë). Në rast të humbjes së sendeve të musafirit hotelieri ka detyrimin të kompensojë dëmin e shkaktuar. Përgjegjësia e për sende e humbura të cilat musafiri ka qenë i detyruar ti dorëzojë jë dorë hotelierit, është e musafirit.

Page 60: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

60

Detyrimet e musafirit

a). Detyrimet e paraqitjes: Musafiri është i detyruar menjëherë me rastin e mbritjes në hotel të

paraqitet të zyrtari i recepcionit, dhe me rastin e lëshimit të hotelit çelsin e dhomës të dorëzojë po ashtu te recepcionisti.

b). Detyrimin mbi marrjen dhe dhënjën e dhomës: Musafiri ka detyrimin e dorëzimit të dhomës me rastin e përfundimit të shfrytëzimit në gjendje të cilën edhe e ka pranuar (kujdesin për ruajtjen dhe mosdëmtimin e inventarit). Për dëmin e shkaktuar përgjigjet materialisht.

c). Detyrimin e përdorimit të hapsirave në bazë të destinacionit. d). Detyrimin e respektimit të musafirëve të tjerë, posaqërisht respektimin e rendit shtëpiak. e). Detyrimin e pagesës së çmimit të kontraktuar dhe të çmimit të shërbimeve të shfrytëzuara ekstra.

E drejta në rent e hotelierit

E drejta e rentes (mbajtjes) është e drejtë e kreditorit që sendet e luajtshme të debitorit, të cilat i ka në duar të veta, deri të cilat ka ardhur në mënyrë të ligjshme, ti mbajë më qëllim të realizimit të pegesës duke i respektuar dispozitat ligjore dhe uzansat të cilat e rregullojnë këtë çështje.

Përfundimi i kontrates

Ashtu sikurse edhe të gjitha kontratat tjera, po ashtu edhe kontrata mbi ofrimin e shërbimeve hoteliere mund të përfundoj në njëren nga mënyrat të cilat i kemi cekur me lartë. Mirëpo, kontrata mbi ofrimin e shërbimeve hoteliere ka disa specifika të caktuara të cilat do ti vemë në pah. Kontrata mbi ofrimin e shërbimeve hoteliere mund të lidhet për kohë të caktuar dhe për kohë të pacaktuar nga e cila edhe varet edhe koha dhe mënyra e përfundimit të kontrates. Kontrata e cila është e lidhur për kohë të caktuar p.sh. “për afat tre mujor”, “15 ditorë”, “deri me 31 dhjetor” përfundon me datën e përcaktuar saktësisht.

Kontratat të cilat janë të lidhura për kohë të pacaktuar janë kontrata të cilat lidhur me afatin e tyre palët nuk janë deklaruar.

Shkëputja e kontratës

Kontrata mbi ofrimin e shërbimeve hoteliere mund të shkëputet në bazë të deklarates së vullnetshme të njërës nga palët kontraktuese për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve nga ana e palës tjetër kontraktuese. Hotelieri ka të drejtë që të shkëpus kontratën nëse musafiri:

rëndë shkelë Uzansat e veçanta, rendin shtepiak, dhe posaqërsiht nese i pengon musfiret tjerë me sjellje të tij;

nuk paguan faturen për shfrytëzimin e shërbimeve hoteliere pas shtatë ditë qëndrimi;

sëmuret nga ndonjë smundje dhe smundje ngjitëse të rrezikshme për musafiret tjerë.

Musafiri mund të shkëpus kontraten nese hotelieri nuk i përmbush detyrimet e kontraktuara dhe rëndë e shkelë rendin shtëpiak. Uzansat e veçanta dhe dokët afariste. Për këto shkaqe, musafiri ka të drejtë në kompensim për dëmin e shkaktuar.

Page 61: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

61

Prishja e kontratës

Nese lidhja e kontratës për ofrimin e shërbimeve hoteliere është lidhur për një kohë të pacaktuar secila nga palët kontraktuese mund të prish atë. Prishja është shprehja e një anshme e dekleratës se vullnetit të palës ndaj palës tjetër që ka për pasojë përfundimin e marrëdhënjeve kontraktore e cila është bazuar në kohë të pacaktuar.

Për vlefshmerin e prishjes së kontratës duhet të jenë të plotësuara këto kushte;

deklarata e prishjes duhet ti dorëzohet palës tjetër;

deklarata e prishjes duhet të dorëzohet gjithmonë në një kohë që nuk është përcaktuar më parë;

prishja ndërprehet me rastin e kalimit të afatit të prishjes;

të gjitha veprimet të ndërmarra para deklarates, kreditori ka të drejtë që të kërkojë përmbushjen e tyre nga debitori.

Të kontrata e lidhur në bazë të qëndrimit “ditë për ditë” deklarata e prishjes duhet të jepet deri

në 12 orë para ditës së ardhshme. Para fillimit të shfrytëzimit të shërbimeve, musafiri ka mundsi që të prish rezervimin nën këto

kushte:

deri 12 orë para ditës së parë të shfrytëzimit nese bëhët fjalë për vendosje e cila nuk zgjatë më shumë se dy ditë;

dy ditë para fillimit të shfrytëzimit të shërbimeve nese bëhët fjalë për vendose prej tri deri në shtatë ditë;

shatë ditë para fillimit të shfrytëzimit të shërbimeve nese bëhët fjalë për vendosje nga tetë ditë ose gjatë sezonit turistik.

Hotelieri asnjëherë nuk ka mundësi që të prish rezervimin e pranuar dhe ka detyrimin që ta

përmbush atë. Musafiri i cili nuk ka mundur që më kohë të prish kontratën mbi shfrytëzimin e shërbimeve hoteliere,

ka detyrim që hotelierit ti kompensoj demin e shkaktuar.

KONTRATA MBI SHËRBIMIN ME PIJE DHE USHQIM

Në bazë të kësaj kontrate një nga palët – hotelieri merr detyrimin, që palës tjetër kontraktuese – musafitit, ti ofrojë ushqimin dhe pijet sipas porosisë, ndërsa musafiri me rastin e shfrytëzimit të shërbimeve, detyrohet që hotelierit ti paguaj çmimin e kontraktuar. Natyra juridike e kësaj kontrate është: joformale, e paemertuar, konsensuale, e dyanshme dhe me ngarkesë. Kontrata konsiderohet e lidhur në momentin kur palët dakordohen rreth elementeve themelore të kontratës (drekës, darkës, koktejit, numrit të dhomave, masave, çmimeve të shërbimeve, kohës së shfrytëzmitetj). Sipas rregullit kontrata konsiderohet se është e lidhur në momentin kur hotelieri pranon porosinë e musafirit. Zakonisht çmimi i shërbimeve të rezervuara duhet të jetë më i ulët se çmimi i paraparë në çmimore.

KONTRATA MBI DEPONIMET HOTELIERE

Kontrata mni deponimet hoteliere është aso kontrate e cila i detyron deponim-marrësit që të marrin në ruajtje sendet e luajtshme të musafirit të cilat ai i sjellë me vete në obkektin hotelier. Detyrimi i marrësit të deponimit – hotelierit përfshinë edhe ruajtjen e sendeve nga dëmtimi ose zhdukja e tyre. Kontrata mbi deponimin e sendeve në hotel nënkupton:

Page 62: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

62

deponimin e sendeve të luajtshme në hotel të cilat musafiri i sjellë më vete në objektin hotelier, por të cilat ai nuk i dorzon “në dorë” të hotelierit për ruajtje dhe

deponimin e sendeve të luajtshme në hotel të cilat musafiri i “lë në dorë” të hotelierit për ruajtje.

Hotelieri përgjigjet për zhdukjen ose dëmitimin e sendit në të dy rastet dhe përgjegjësia e tij del nga kontrata mbi ofrimin e shërbimeve turistike. Kontrata mbi deponimin e sendeve të luajtshme në hotel zgjatë deri sa të zgjasë kontrata për ofrimin e shërbimeve turistike.

Hotelieri, deponim-marrësi, për humbjen ose dëmtimin e sendit, pavërësisht nga faji, çka nënkupton se për vërtetimin e fajsisë së tij është e mjaftueshme që musafiri të argumentoj lidhjen dhe shkakun në mes të veprimit dhe dëmit. Hotelieri ka mundësi të lirohet nga faji vetëm sese arrinë që të argumentojë se deri të dëmi ose humbja ka ardhur:

për shkak të fuqisë së lartë;

për shkaqe në vet sendin e deponuar;

për shkak të sjelljes së vet musafirit.

Nga kontrata mbi ofrimin shërbimeve turistike lindin detytimet themelore mbi hotelierin që musafirit ti sigurojë dhe ofrojë shërbimin e kërkuar dhe të kontraktuar dhe në të kundërten, detyrimi themelorë për musafirin është që të bejë pagesën e çmimit të kontraktuar. Nëse musfiri nuk e paguan çmimin që ka për detyrim për shfrytëzimin e shërbimeve të caktuara, hotelieri si kreditorë ka të drejtë që të mbajë sendet e musafirit të cilat i ka sjellë më vete deri sa ai të realizojë pagesën. Ligjëdhënësit e vendeve të jashtme në kodifikimet ndërkombëtare ia njohin të drejtën hotelierit për ti mbajtuer sendet e musafirit, nëse ai nuk i përmbush detyrimet, në mënyrë që ati ti krijojë siguri afariste për të zhvilluar me sukses dhe pa pengesa veprimtarinë e vet.

E drejta për mbajtjen e sendeve të musafirit i cili nuk i përmbushur detyrimet të cilat i ka kontraktuar ka rolin e një mjeti të dhënushem juridik i cili i siguronë mundësinë e realizimit të pagesës nga ana e debitorit – musafirit.

Hotelieri në këto raste ka të drejtë që ti mabjë të gjitha sendet e luajtshme të musafirit përveç: dokumenteve të udhëtimit, leternjoftimit, notesave, fotografive dhe sendeve të tjera të cilat nuk kanë mundësi të shitën.

KONTRATA MBI KUSHTET E KAMPINGUT

Turizmi ekologjik, sportiv dhe rekreativ, posaqërisht i të rinjëve, i njohur me emrin aventuarat e

kampingut ose kamping, sot në botën bashkëkohore radhitën në lëmënjët e turizmit masovik si për nga pjesmarrja e turistëve po ashtu edhe për nga shtrirja në planin hapsinor ndërkombëtar. Ky lloj turizmi ka rrjedhë nga deshira e njerëzve, sidomos e atyre që jetojnë në vise urbane, që një pjesë të kohës të kalojnë në vise me të largëta malore, detare etj, në mënyrë që sado pak të bejnë një ndryshim në jetën e tyre. Në vendet të ashtuquajtura “vende të recepcionit”141 Ligjdhënësit e vendeve të cilat i kanë të zhvilluara lëmënjët e turizmit, kujdes të veçantë i kanë kushtuar edhe kampingut dhe për këtë arsye kjo lëmi është rregulluar me një regjim të veçantë juridik, ndërsa afarizmit i është siguruar mbikqyrje e posaqme.142

Në Kosovë as në ligjin e vjetër që e ka rregulluar turizmin e as në rregulloret administrative të cilat i ka sjellë UNMIK-u çështja e rregullimit juridik të kampingut nuk është përcaktuar. Mëgjithë atë, në bjeshkët e Sharrit në Brezovic dhe në bjeshkët e Nemura në Rugovë, janë organizuar një varg kampigjesh

141 “Vendet e recepcionit” në terminologjinë e të drejtës në turizem dhe hoteleri e identifikon vendin i cili në mas të madhe ka arritur që ti zhvillojë dhe organizojë lëmënjë të ndryshëm të turizmit. Kjo, në kuptimin e ngushtë nënkupton organizmin e mirë të turizmit si nga ana e shtetit po ashtu edhe nga ana e organizatave turistike. 142 Poslovno Pravo u Turizmu i ugostiteljstvo, vepre e cituar fq.63

Page 63: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

63

të cilat më shuëm e kanë pasur karakterin e rekreacionit – humanitar të financuara nga OJQ-të ndërkombëtare ndërsa, kampingjet të cilat janë të karakterit profitabil siç janë ato të Sllovenisë, Austrisë, Gjermanisë etj, tani për tani nuk ekzistojën.

Bazuar në ligjet e vendeve të cilat i cekem kampingu dhe kampi për vendosje rregullohen sipas dispozitave ligjore të cilat i precizojnë kushtet dhe subjektët për zhvillimin e kësaj veprimtarie. Me kushtet e kampit nënkuptojmë elementet tekniko-shëndetësore të shkallës minimale të cilat duhet të plotësohen. Gjitashtu, njëra nga elementet e rëndësishme për funksionimin e kampit është aspekti pronsoro-juridik i vednit të kampit dhe pozita e musafitit dhe organizatorit të kampingut në pikpamje të përgjegjësisë për sendet e musafirit dhe të drejtat e tyre. Faktikisht, këto janë edhe elementet themelore të kësajë kontrate. Elementet tjera eventuale të cilat lajmërohen gjatë lidhjes së kësajë kontrate u është lënë vullnetit të palëve dhe parimeve zakonore të mira.

KONTRAT MBI VENDOSJE NË APARTAMENTE TURISTIKE

Masovitetin i të ashtuquajturit “turizëm rezidencial” e përcjellë vazhdimisht diferencimi i ofertave specifike dhe krijimi i formve më të reja lidhur me ofrimin e shërbimeve të vendosjes së musafirëve të cilët në një mënyrë ndryshojnë nga ato të hotelerisë tradicionale. Duke e pasur parasusysh këtë zhvillim dhe diferencim ofertash kanë lindur apartamente turistike së pari në Francë në vitet e gjatdhjeta të shek XX dhe nga aty janë përhapur pothuajse në tërë territorin e Evropes. Emertimi në kuptimin komercial të apartamenteve turistike në praktiken afariste mund të jetë i ndryshëm (“bungalow”, “studio”, “shtëpizë”, “pavilon”, “vilë” etj), por ato dallohen me posedimin e elementeve të përbashkët lidhur me kushtet e përsosura të objekteve që përbëhën nga shumë hapsira përcjellëse në kuadër të një objekt të përgjithshem, sipas një rregullit nga: qëndrimiet ditore, pjesët e fjetjeve, kuzhines, hapsirave të nevojshme sanitare, etj. Apartamentet e tilla zakonishtë ndërtohen si objekte të veçantapor është e mundshme që ato të ndërtohen edhe në blloqe (bllok apartamentesh). Sipas rregullit, në një lokacion të përshtatshem, të ndara fizikisht njëra nga tjetra me hapsira të gjelbërta dhe pjesë për rekreacion, ndërtohen shumica e objekteve apartamente të cilat krijojnë lagje apartamentesh. Lagje të tilla, në kuader të vetin, zakonisht kanë:

a) qendren e pranimit, porten, recepcionin ku musafiret e pranuar marrin informacione, shërbime të

këmbimit të të hollave, ruajn sendet me vlerë, marrin posten etj ; b) zonen e banimit e cila përbëhet nga apartamentet dhe objektet tjera përcjellëse etj; c) zonat rekreative siç janë plazhet, bazenat, terrenet sportive dhe objekte të tjera të vogla hoteliere

(bife, bare etj).

Kontraten e ofrimit të shërbimeve në apartamente turistike të cilën e lidhin musafiret me ofruesin e shërbimeven është kontratë e joformale, e paemertuar, me ngarkesë e cila lidhet në bazë të shprehjes së vullnetit të palëve. Çështja se pse kjo kontratë është e paemertuar, në teorinë juridike arsytohet me faktin se është institut relativisht i ri juridik që është lajmëruar në praktikën afariste, më qëllim të lehtësimit të kutimit të përmbajtjes dhe zbatimit të saj në praktikë. Çfarë hotelieri, në cilësin e ofruesit të shërbimeve hotelieri, i ofron musfirit për çmimin e caktuar në këtë llojë turizmi? Fillimisht, hotelieri duke i shfrytëzuar këshilltarët dhe informacionet i venë në dispozicion apartamentet turistike me të gjitha mjetet përcjellëse, instalime të rregullta dhe orendi cilësore konform standardeve adekuate në të gjitha hapsirat. Nën këto kushte të ofruara, me teknikë të përsosur klimatizimi, servise piatash të cilësisë së lartë dhe paisjeve të tjera të cilat do të shërbejnë për servisimin dhe pergaditjen e ushqimit, ujit, energjis elektrike, vendosaj dhe banimi në këto apartamente bëhet me një cilësi jashtzakonsht të lartë. Musafiret i pret edhe një numer i caktuar i shërbimeve ditore siç janë: bartja e mbeturinave, pastrimi i apartamentit, ndrrimi i çarrqafve të fjetjes së paku në çdo 7 ditë, përdorimi i telefonit dhe internetit, pranimi dhe dërgimi i postes, punët e këmbimit të parave dhe shërbime të tjara specifike varësisht nga vendi. Në kuadër të këtyre shërbimeve ofrohen edhe terrene sportive për rekreacion, bregdeti, parkime etj. Musafiri pret që sendet e

Page 64: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

64

vlefshme ti dorëzojë në ruajtje të hotelieri. Në përgjithësi mund të themi se në bazë të kontratës mbi vendosjen në apartamente turistike hotelieri ka detyrimin që ti dorëzojë musafirit, më qëllim të përdorimit, për një kohë të caktuar apartamentin dhe ofrojë shërbime të kontraktuara për një çmim të kontraktuar.

Definicioni i sipërpërmednur i kësaj kontrate dhe natyrën e saj juridike, bile në shiqim të parë, krijon pamjen e kompnimit të elementeve të disa kontratave siç është ajo e qirasë, ofrimit të ushqimit dhe pijeve, shfrytëzimit të terreneve sportive dhe rekreative, etj,.

Nga kjo që e shqyrtuam më lartë nuk është e vështirë të përfundojmë që përmbajtja e kontratës mbi qiranamarrjen dhe qiradhënen nuk mund të sqarojë natyrën juridike të kontratës mbi vendosjen e turistëve në apartamente turistike. Detyrimet e hotelieri,t të cilat karakterizohen me një vëllimi të madh dhe të llojllojshem aktivitetesh, që dalin nga marrëdhënja e qiramarrjes dhe qiradhënjes lidhur me kontratën për vendose në apartamente të turistieve, bejnë që ato të jenë specifike dhe mjaft të komplikueshme që në instancë të fundit e vështerësojnë në mas të madhe përcaktimin e sakt përmbajtjen e kësaj kontrate.

Nese e shiqojmë kontraten mbi vendosjen e turistëve në apartamente dhe kontratën mbi ofrimin e shërbimeve hoteliere mund të konstatojmë se të dyjat janë kontrata të paemertuara, kontrata mikse të përbëra nga elemente të njejta, kontratë mbi qiramarrjen, vepren, deponimin dhe shitjen, të cila konform çështjeve të cilat i rregullojnë lidhen në njëren nga këto kontrata. Mirëpo, duke e analizuar përmbajtjen e kontraten për vendosjen e turistëve në apartamente turistike gjejmë elemente të pjesmarrje të turistëve në detyrime të banimit të cilat janë të ngjajshme sikurse të kontrata mbi ofrimin e shërbimeve hoteliere edhe pse për nga natyra e tyre megjithatë nuk janë krejtsisht të ngjajshme. Por, duhet pranuar se shumica e tyre për nga specificiteti dhe vedni i ofrimit të tyre janë transformuar dhe kanë fituar një individualitet funksional karakteristik për realizimin e qëllimit të ofrimit të shërbimeve turistëve për vendosje në apartamente turistike.

Shquar në përgjithësi ndryshiemt në mes të këtyre dy kontratave janë:

kontrata për ofrimin e shërbimeve hoteliere mund të lidhet edhe vetëm për një ditë ndërsa kontrata për vendosjen e turistëve në apartamente turistike lidhet për një afat së paku shatë ditorë,

të e para ka më shumë shërbime akcesore143 se sa të kontrata mbi vendosjen e turistëve në apartamente turistike ku turistet shfrytëzojnë vetëm disa shërbime ndërsa të tjerat i realizojnë vetë në bazë të paisjeve të vendosura në apartamente.

Vërtetimi i natyres mikse të kontrates mbi vendosjen e turistëve në apartamente turistike, arrinë

që të përcaktojë pozitën e saj në mes të kontratave të të drejtës detyrimore dhe në këtë mënyrë përcakton mënyrën e identifikimit të normave juridike të cilat do të ndryshojnë ose përmbushin dëshirat e palëve. Regjimi juridik i kësaj kontrate themelohet nga elementet mikse normative.

Lidhja e kontratës

Kontrata mbi vendosen e turistëve në parartamente turistike konsiderohet e lidhur në atë moment kur palët me vullnenin e tyre pajtohen për mënyrën dhe vendin e vendosjes, kohen të shfrytëzmimit dhe çmimin që duhet paguar. Të gjitha çështjet tjera që kanë të bëjnë me lidhjen e kësaj kontrate duhet të jenë në përputhje me parimet e përgjithshme të së drejtës detyrimore, drejtës kontraktore dhe uzansave të veçanta në hoteleri. Mëgjithatë, disa çështje specifike që dalin nga natyra e kësaj kontrate duhet të mirren parasysh. Të gjitha këto elemente të komponuara edhe me klauzola specifike të kontratave tipe e bëjnë këtë kontratë interesante dhe instrumet efektiv për realizim e këtij lloji të turizmit.

143 Me shërbime akcesore nënkuptohet vëllimi i shërbimeve të cilat duhet ti ofrohen musafirti dhe të cilat zakonisht të shumta.

Page 65: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

65

Palë kontraktuese janë musafiri dhe hotelieri. Nese në apartamentin turistik vendosen shumë persona atëherë përgjegjës për nënshkrimin e kontratës është vetëm njeri (në rast të vendosjes së një familje nënshkruan babai ose nëna). Kontraktuesi bëhet bartës i të drejtave dhe detyrimeve ndaj hotelierit, ndërsa musafiret tjerë të vendosur në atë apartament kanë detyrime dhe të drejta të cilat burojnë nga kontrata për vendosje në apartamentin turistik. Kontrata mund të lidhet nga agjencini turistik në llogari të musafirit kur musafiri është prezent. Sot është dukuri shumë e përhapur lidhja e kontratave më mes të palëve të cilat fare nuk janë prezent në lidhjen e këtyre marrëdhënjeve. Procesi i lidhjes së këtyre marrëdhënjeve kontraktore zakonisht fillon në atë mënyrë që musafiri i dërgon hotelierit kërkesë për rezervim e cila përmbanë klauzolat: mbi apartamentin e dëshiruar, kohën e fillimit dhe mbarimit të shfrytëzimit të apartamentit dhe adresen e musafirit. Hotelieri ka detyrim që të përgjigjet në çdo kërkesë për rezervim pavërësisht se a pranohet rezervimi apo jo.

Duhet potencuar se, hotelieri me rastin e pranimit të kërkesës nga ana e palës kërkuese nuk e lidh automatikisht kontratën mbi vendosje në apartamentin turistik por konsiderohet që është lidhur parakontrata e cila i përmbanë elemntet qenësore të kontratës së ardhshme kryesore (përshkrimin e parartamentit, kohëzgjatjen e shfrytëzimit të apartamentit, çmimin etj), dhe kohën kur do të jetë kontrata kryesore e lidhur – kontrata mbi vendosjen e turistëve në apartamentin turistik.

Me rastin e lidhjes së parakontratës mbi vendosje në apartamentin turistik nuk arrihet deri të një siguri juridike se musafiri do të lidh kontraten kryesore dhe më këtë rast të shfrytëzojë shërbimet e kontraktuara, e edhe më pak se në rast të dështimit të rezervimit hotelierit do ti kompensohet dëmi i shkaktuar. Pranimi i rezervimit praktikisht e detyron vetëm hotelierin në lidhjen e kontratës kryesore, sepse hotelieri nuk ka mundësi reale që pa musafirin, i cili eventualisht do të mungojë, të arrij të lidh kontraten kryesore. Në funksion të shmangjes së rrezikut të till, në praktik zakonisht hotelieri i kushtëzon musafirit lidhjen e parakontrates me pagesen e një paradhënje144.

Hotelieri është i detyruar që kontraten me musafirin ta lidhë në ditën e fillimit të shfryëzimit të apartamentit.

Të drejta dhe detyrimet e palëve

Kontrata mbi vendosjen e turistëve në apartamente turistike është kontratë më ngarkes nga e cila lindin të drejta dhe detyrime të përbashkëta të hotelierit dhe musafirit.

Detyrimet e hotelierit

Detyrimet themelore të hotelierit janë:

ti dorëzojë në përdorim musafirit apartamentin turistik;

ti ofrojë musafirit shërbime akcesore të kontraktuara;

që të kujdeset për personalitetin e musafirit; dhe

ti ruaj sendet e musafirit.

Detyrimet e musafirit Bazuar në kontratën mbi vendosjen e turistëve në apartamente turistike detyrimet themelore të

musafirit janë:

ta përdorë apartamentin me kujdes si shtëpiak i mirë;

që ti kthej hotelierit apartamentin; dhe

të paguaj çmimin e kontraktuar për shfrytëzimin e apartamentit.

144 Çmimi i paradhënjes përcaktohet në bazë të çmimit të apartamentit dhe varësisht nga poltikat ekonomke të hotelierve paguhen nga 10% deri në 60% të çmimit të përgjithshem.

Page 66: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

66

KONTRATA NË MES TË AGJENCIONIT TURISTIK DHE SHFRYTËZUESVE TË DREJTPËRDREJTË TË SHËRBIMEVE

KONTRATA MBI ORGANIZIMIN E UDHËTIMIT

Kontrata mbi organizimin e udhëtimit është aso lloj kontrate me anë të së cilës njëra palë -

organizatori i udhëtimit detryrohet që palës tjetër – udhëtarit, në emër të vet, ti ofrojë një tërësi shërbimeve të cilat krijohen më rastin e transportimit, qëndrimit dhe shfrytëzimit të shërbimeve të cilat janë të lidhura me udhëtimin ndërsa, udhëtari, për shfrytëzimin e këtyre shërbimeve, detyrohet që organizatorit të udhëtimit ti paguaj çmimin e kontraktuar.145

Si organizatorë të udhëtimeve dhe palë kompetente në kuadër të kësaj kontrate përveç agjencionit turistik ka mundësi që të paraqitet edhe ndonjë ndërmarrje tjetër e cila sipas ligjit e ka të regjistruar këtë veprimtari. Kjo kontratë për kah natyra e saj juridike është kontrat dy palëshe, me ngarkesë, joformale dhe kontratë komutative. Elementet qenësore të kontratës janë lënda e kontratës dhe çmimi i kontratës.

Lëndë e kësaj kontrate janë të gjitha shërbimet turistike të cilat janë të lidhura me detyrimet e transportuesit dhe shfrytëzuesit të udhëtimit e të cilat logjikisht përbëjnë një tërsi me një qëllim të caktuar.

Çmimi është shuma e caktuar e të holave (mund të jetë edhe çmim i caktuar paushal) të cilin e paguan udhëtari para se të fillojë udhëtimi në tërsi ose, sipas marrveshjes paraprake, në kiste.

Lidhja e kontratës

Lidhja e kontratës mbi organizimin e udhëtimeve realizohet në bazë të ofertës të cilën njëra palë kontraktuese – udhëtari i bënë palës tjetër – organizatorit të udhëtimieve, apo anasjelltas, më qëllim të shfrytëzimit të shërbimeve transportuese.

Në rastin e parë, palë e ofertuar është organizatori i udhëtimeve dhe lidhja e kontratës arrihet në bazë të negociatave-bashkëbisedave në mes të udhëtarit dhe organizuesit të udhëtimit natyrisht, gjithmonë në duke e respektuar dëshirën dhe autonominë e vullnetin të palëv.

Në rastine dytë, organizatori i udhëtimeve paraprkisht i shet shërbimet mbi transportin e caktuar me çmim unik për të gjithë udhëtarët. Në këtë rast. po ashtu paraprakisht, në një formular të shypur etj., përcaktohen hollësisht kushtet e kontratës që palës tjetër – udhëtarit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të parnoj ose refuzojë të lidh këtë kontratë pa pasur mundësi që ti ndrroj ksuhtet e kontrates dhe të paguaj çmimin. Kjo mënyrë e lidhjes së kontratës është e karakterizuar nga specilaizimi i ndërmarrjeve të udhëtimit dhe aktiviteti që të krijohen procedura efikase dhe lehtësira në marrëdhënie kontraktore të cilat për t’u konsideruar së janë lidhur, palër detyrohen të veprojnë përpara. Në këtë rastë bëhët fjalë për të ashtuquajturat kontrata mbi pranimin apo athenzione në të cilat autonomia e vullnetit të njërës palë është shumë e kufizuar.

Praktikisht, udhëtari i cili dëshironë të udhëtoj i drejtohet organizatorit të udhëtimit – agjencionit turistik i cili zakonisht jep informacione apo katalogje të cilat i përmbajnë kushtet e përgjithshme të udhëtimeve dhe çmimet e caktuara për shfrytëzimin eventual të shërbimeve. Udhëtari i cili dëshiron që me organizatorin e udhëtimit të lidh një kontrat konkrete, plotëson ose nënshkruan dokumentin mbi udhëtimin me të cilën përcaktohet udhëtimi i konkret me dhënjën deklarates se i pranon kushtet e përgjithshme të udhëtimit. Lajmerimi mbi pranimin e lidhjes së kontratës mund të behët më shkrim, dërgimin e letres, telefonit, intenetit, telegramit etj,. Organizatori i udhëtimit me rastin e marrjës së lajmërimit nga udhëtari e njofton udhëtarin ose përfqaësuesit e tij të autorizuar për marrjen e lajmit për pranimin e udhëtimit dhe kjo kohë konsiderohet momenti i lidhjes së kontratës dhe nga ky moment

145 Dr. M.Hetemi; E drejta me njohuritë themelore të së drejtës afariste, Prishtinë 1996, fq. 432

Page 67: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

67

kontrata fillon të prodhoj efekte juridike. Informimi nga ana e organizatorit të udhëtimit me të cilin vërtetohet lajmërimi i udhëtarit për udhëtimin konkret, në kuptimin juridiko-teorik ka rëndësi për faktin se palët kontraktuese janë pajtuar me elementet e përgjithshme të kontratës mbi organizimin e udhëtimit dhe momenti i lidhjës së kësaj kontrate konsiderohet momenti prefekt i kontrates e cila në bie në përfundim së bëhët fjalë për kontratën konsensuale.146

Kontrata mbi organizmin e udhëtimeve duhet të përmbajë këto elemente të esenciale: llojet dhe numrin e shërbimeve, afatin e zbatimit, çmimin dhe kushtet e pageses, afatet e skadimit, detyrimet dhe përgjegjësitë të cilat i ndërmerr agjencioni i udhëtarëve dhe udhëtari.

Në përmbajtjën e ofertës për lidhjen e kontratës duhet të jenë prezente të gjithë elementet esenciale të kontratës sepse oferta është propozim për lidhje të kontratës e dhënë nga personi i caktuar dhe nëse kjo ofertë pranohet atëherë konsiderohet se është e lidhur kontrata. Është e kuptueshme që që oferta duhet të jetë e plotë dhe e përcaktuar që ajo të pasi të pranohet të jetë kontratë.

Organizatori i udhëtimit është i detyruar që më rastin e lidhjes së kontratës udhëtarit ti dorzoj vërtetimin me shkrim mbi udhëtimin. Ky vërtetim duhet ti ketë këto elemente: emrin dhe mbiemrin e udhëtarit, vendin dhe kohën e nisjes dhe mbrritjes, kohën e qendrimit, të dhënët elemntare mbi provizinin, si dhe të dhënë të tjera mbi shërbimet të cilat i përfshin çmimi i paguar. Organizatori i udhëtimit udhëtarit i dorzon edhe programin e udhëtimit.

Konventa ndërkombëtare mbi kontratën e udhëtimit parasheh gjithashtu detyrimin e organizatorit të udhëtimit që me rastin e lidhjes së kontratës të lëshoj dokumentin mbi udhëtimin të nënshkruar dhe të vulosur. Bëhet fjalë për një traditë të vjetër profesionale që nënkupton se lidhja e kontratës vërtetohet më një dokument të caktuar. Në këtë rast bëhet fjalë për vërtetimin e udhëtimit të cilli udhëtari mund të kërkojë nga ofruesi i shërbimeve. Vërtetimi nuk është shenjë legjitimuese, as dokument me të cilën do të mund të vërtetoheshin raportet kontraktore në mes të udhëtarit dhe organizatorit të udhëtimeve, edhe atëherë kur udhëtari ka lidhur kontratë me dhënësin e shërbimeve në llogarin të palës së tretë sepse vërtetimi nuk e individualizon dhënësin e shërbimeve dhe as llojin e shëbrimit. Shenja legjitimuese paraqet një të vërtetim përmbledhës që informon se në mes të dhënëit të tij dhe palës janë lidhur marrëdhënie detyrimore por ato janë të përcktuara në rregulat kontraktore. Vërtetimi mbi udhëtimin është vetëm një argument mbi lidhjen e kontratës mbi organizimin e udhëtimit dhë të prodhimit të efekteve juridike për udhëtarin – poseduesin e vërtetimit dhe organizatorin e udhëtimit – dhënëin e vërtetimit dhe që ku i njejti udhëtar nuk është i individualizuar në momentin e lidhjës së kontratëspor parimishtë është personi i cili do të jetë i individualizuar në momentin e zbatimit të kontratës.

Detyrimet e organizatorit të udhëtimeve

Nga kontrata mbi organizmin e udhëtimeve lindin të drejta dhe detyrime për palët kontraktuese. Detyrimet themelore të organizatorit të udhëtimit janë:

ofrimi i shërbimeve cilësore;

përkujdesja ndaj të drejtave dhe interesave të udhëtarëve;

dhënjen e informacioneve;

ruajtjen e fshehtësisë së udhëtarit;

Detyrimi i ofrimit të shërbimeve cilësore

Detyrimi themelor i organizuesit të udhëtimit është që udhëtarit ti ofrojë të gjitha shërbimet të cilat janë përcaktuar në kontratë mbi organizmin e udhëtimit respektivisht në vërtetimin dhe programin e udhëtimit. Nëse organizatori i udhëtimit u menjanohet kryerjes së zbatimit të disa shërbimeve për palën, drejtpërdrejtë i është përgjegjës shfrytëzuesit-udhëtarit të shërrbimeve për këtë mosbërje e cila ka qenë e përcaktuar në kontratë. Me rastin e ofrimit të shërbimeve udhëtarit, organizatori i udhëtimit është i detyruar që të respektoj standartet doket teknike dhe standartet juridike me të cilat rregullohen disa lloje

146 Prof.Dr. S. Sušič; Veper e cituar fq 84

Page 68: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

68

shërbimesh. Organizatori i udhëtimit është përgjegjës për të gjithë dëmin që i shakohet udhëtarit e cila ka ardhur si shkak i lëndimit të detyrimeve mbi dhënjën e shërbimeve të caktuara sipas kontratës dhe programit.

Detyrimi për përkujdesjen e të drejtave dhe interesave të udhëtarit

Dtyrimi themelor i organizatorit të udhëtimit është që kujdeset për të drejta dhe interesat e udhëtarit në përputhje më shërbimet e mira dosore afarste të cilat vlejnë në turizëm. Behët fjalë për çështjen e cila nënkupton detyrimin e organizatorit të udhëtimit, e cila duhet të vlerësohet në rastin konkret në përmbajtjen e kontratës. Palët kontraktuese në kuadër të marrdhënjëve të detyrueshme janë të detyruara që të sjellen sipas parimeve të përgjegjësisë dhe ndershmërisë në përputhje më dokët e mira afariste. Në këtë kontekst organizatori i udhëtimit duhët ti ndërmarr të gjtha masat që udhëtarin të mos e sjellë në mashtrim me dhanjën e informacioneve të gabushme apo shkurtimin e të drejtave të caktuara të përcaktuara në kontratë dhe programin e udhëtimit. Detyrim i veçantë i organizatorit të udhëtimit është që të kujdeset në zgjedhjen e personit të tretë – dhënës i shrëbimeve dhe të ndërmarr masa tjera për të siguruar udhëtarin.

Detyrimi për dhënjen e informacioneve (sqarimeve)

Organizatori i udhëtimit është i detyruar që udhëtarit ti ofrojë informacione të duhura mbi kushtet e udhëtimit, qëndrimit dhe shërbimeve të veçanta si dhe sqarimeve të cilat kanë të bejnë me cilësinë e mjeteve të udhëtimit dhe vendosjes, orarin e udhëtimeve, formaliteteve doganore, rregulloreve monetare dhe rregullave tjera administrative. Organizatori i udhëtimit është i obliguar që udhëtarit ti ofroj të gjitha sqarimet lidhur me udhëtimin për sigurin e udhëtarit sepse bejhet fjalë për marrëdhënie kntraktore të cilat janë të lidhura në bazë të besimit dhe është e natyrshme që udhëtari pret që organizatori i udhëtimit me të cilin ka lidhur kontratë, profesionalisht, të njoftoj detalisht për të gjitha procedurat dhe rrezikun që mund të ndodhë me raastin e mungesës së informacioneve. Një detyrim i till është edhe për ndërmjetësuesei te kontrata e udhëtimit me ndërmjetsim. Organizatori i udhëtimit i cili tërësisht e ka përmbushëur detyrimin mbi dhënjën e informatave dhe sqarimeve është i liruar nga përgjegjësia në rast se shkaktohet dëmi udhëtarit pasi që ai nuk i’u ka përmbajtur informacioneve dhe sqarimeve. Në të kundërten organizuesi i udhëtimit detyrohet që udhëtarit ti kompenzoj dëmin.

Detyrimi për ruajtjen e fshehtësis

Organizatori i udhëtimit është i detyruar që të ruaj në fshehtësi çdo informacion që e ka njohur nga udhëtari nga lëmia e jetës së tij private (p.sh. mbi të dhënat personale, llogaritë bankare të hapura gjatë udhëtimit, mbi emrat e bashkëudhëtarëve të ngushtë, bagazhin etj). Dhënja e informacioneve të këtilla mbi udhëtarin ka për pasojë shkelje e detyrimit mbi ruajtjen e fshehtesis dhe organizatori i udhëtimit do të jetë përgjegjës për dëmin të cilin i shkaktohet udhëtarit dhe në raste të caktuara mund të përgjegjet edhe penalisht. Organizatori i udhëtimit nuk do ta shkelë këtë detyrim nëse informatat i dedikohen organeve kompetente shtetrore sipas kërkesës së tyre apo personit të tretë me lejen e udhëtarit.

Ruajtja e fshehtesis është interes i udhëtarit dhe është detyrim i organizatorit të udhëtimit që ti sigoroj ato në përputhje me parimet e sjelljeve të përgjegjshme në afarizem. Kjo e fundit paraqet njërin nga parimet fundamnetale të të drejtës kontraktore.

Detyrimet e udhëtarit

Po ashtu sikurse edhe organizatori i udhëtimit që është i ngarkuar me të drejta dhe detyrime, edhe udhëtari ka detyrime që parafillimit të udhëtimit, gjatë udhëtimit dhe në fund të udhëtimit ti plotësojë ato. Ndër detyrimet më të rëndësishme janë:

Page 69: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

69

pagesa e çmimit të kontraktuar;

dhënja e të dhënave personale;

plotësimi i kushteve të udhëtimit sipas dispozitave ligjore dhe kontraktore;

Detyrimi i pagesës së çmimit

Detyrimi themelor i udhëtarit është që organizatorit të udhëtimit ti paguaj çmimin ashtu siç është kontraktuar. Udhëtari zakonisht pagauan paraprakisht çmimin e kontraktuar apo fillimisht paguan vetëm një pjesë të çmimit që parimisht nuk dihet se sa do të jetë çmimi përfundimtar i cili zakonisht llogaritet pas shfrytëzimit të shërbimeve të caktuara.

Vendi, koha dhe mënyra e pagesës të çmimit përcaktohen në kontratë. Në të kundërtën, nëse asnje element nuk është cekur në kontratë do të zbatohen parimet e përgjithshme të së drejtës së detyrimeve. Këto parime zbatohen edhe në raste kur ka botkuptime të ndryshme rreth çmimit i cili është dhënë në programin e udhëtimit, vërtetimin e udhëtimit, kontratë etj, me ç’rast përcaktohet mesatarja e çmimeve të dhëna.

Detyrimi i dhënjës së të dhënave

Udhëtari ka detyrime në lidhje me dhënjen e të dhënave të vërteta dhe të plota organizatorit të udhëtimit i cili në bazë të tyre do të mud të lidhjte kontratën ma lejuar paraqitjen e zbraztirave të caktuara juridike. Marrdhënjët detyrimeore në bazë të të cilave fillon kontrata mbi organizimin e udhëtimit supozon bashkëpunim në mes të udhëtarit dhe organizatorit të udhëtimit pa të cilin elemenr asnjëra nga palët nuk do të mund të përfundonin me sukses të drejta dhe detyrimet. Kështu p.sh. udhëtari i cili organizatorit të udhëtimit nuk i ofron në dispozicion të dhënat e duhura mbi furnizimin me e biletave të udhëtimit, rezervacionet për vendosje, dokumentat valide për kalimin e kufirtit (pasaporta, dokumenta të udhëtimit, viza etj), praktikisht i vështërson dhe pamundëson organizatorit të udhëtimit që të organizoj udhëtim të suksesshem. Nëse të dhënat e sipeshënuara nuk kanë qenë në dispozicion të organizatorit dhe për sjelljen e tyre ka qenë i detyruar udhëtari, në rast të shkaktimit të dëmit, udhëtarit i ngarkohen të gjitha shpenzimet.

Detyrimi i plotësimit të kushteve të udhëtimit sipas dispozitave të parapara ligjore dhe kontraktore

Udhëtari është i obliguar që si pjesmarrësi i udhëtimit të organizuar që për të gjitha çështjet lidhur me

dokumentet e udhëtimit, bagazhin dhe për pregaditjen e të gjitha dokumentacioneve për kalime kufitare dhe formalitete doganore të kujdest vet. Në të kundërten udhëtari do të jetë përgjegjës për dëmin eventual të shkaktuar dhe organizatori i udhëtimit nuk do të jetë i detyruar që ti paguaj dëmin.

Heqja dorë nga kontrata

Kontrata mbi organizmin e udhëtimit mund të ndërpritet sikurse edhe kontratat tjera. Por, shumica e ligjeve marrdhënjët detyrimore147 si mënyrë specifike e ndërprerjës së kësaj kontrate parashef të drejtën për heqje dorë nga kontrata të njërës ose palës tjetër lidhur më kontraten mbi organizimi e udhëtimit. Udhëtari në çdo moment të heq dorë nga udhëtimi, pjesërishtë apo në tërësi para ose gjatë udhëtimit. Heqja dorë para fillimi të udhëtimit mund të jetë i përkohëshëm dhe i përherëshëm. Heqja dorë e përkohëshme konsiderohet akti me të cilin udhëtari përkohësisht i lajmëron organizatorit të udhëtimit, natyrisht para udhatimit, për mundësin e rivendosjes së një afati tjetër të aryshem kohor të udhëtimit. Pasojat juridike nga ky ndrushim i marrëdhënieve janë shpenzimet administrative të cilat i ka realizuar organizatori i udhëtimit. Nëse pala – udhëtari përkohësisht heq dorë nga udhëtimi organizatori i udhëtimit ka të drejtë në kompenzimin e dëmit në përqindjen e caktuar të çmimit e cila përcaktohet

147 Dr.M. Skakun; Poslovno Pravo, Beograd 2000 fq.175

Page 70: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

70

sipas ligjit. Sipas kushteve të përgjithshme mbi udhëtimin kjo përqindje është e rregulluar kështu: 21 – 30 ditë para filimit të udhëtimit zbriten 10 %; 10 – 20 ditë 20 %; 3 – 9 ditë 40 – 50 % dhe pas tri ditëve 60 deri në 80 % nga totali i çmimit.148

Nëse ndodhë që udhëtari të heq dorë nga udhëtimi gjatë udhëtimit organizatori i udhëtimit ka të drejtë të plotë në tërësinë e çmimit të kontraktuar.

Nën kushtet të cilat udhëtari heq dorë nga udhëtimi nga ndikimi i rrethnave të cilat sikurse të ekzistonin në kohën e lidhjes së kontratës do të ishin të arsyeshme që kontrata të mos lidhej, pavarësisht se kur ato kushte paraqiten, organizatori i udhëtimit ka të drejtë kompenzimi vetëm në shpenzime administrative.

Në rastin kur behët fjalë për ndikimin e rrethanave të cilat plotësisht janë jashta kontrollit të udhëtarit, dhe për shkak të tyre duhet të ndërpritet udhëtimi, behet fjalë për mungesen e mundësaive për udhëtim e jo për heqje dorë nga kontrata.

Organizatori i udhëtimit mund të heq dorë nga kontrata mbi organizimin e udhëtimit në dy raste: për shkak të mbizotrimit të gjendjes së jashzakonshme dhe në mungesë të nië minimmi të udhëtarëve. Të gjitha vendet në legjislacionet e veta parashihin mundësin e një gjendjeje të jashzakonshme kur organizatori i udhëtimit jashta vullneit të vet nuk ka mundësi që ti përfundojë detyrimet e kontraktuara. Me mbizotrimin e kësaj gjendjeje palët kanë mundësi që të kërkojnë ndryshimin ose ndërprerjen e kontratës nëse kushtet për lidhjen e kontratës nga koha e lidhjes së kontratës janë ndryshura dhe në këtë mënyrë e kanë vështerësuar në mas të madhe plotësimin e detyrimit të njëres palë apo sipas këtyre kushteve nuk është e mundur që të lidhet një kontratë e re.

Organizatori i udhëtimit mund të heq dorë nga përmbushja e kontratës në rastë se nuk arrinë që të sigurojë minimumin e caktuar të udhëtarëve të paraparë bë vërtetimin e udhëtimit nën respektimin e rregullit se duhet që ti njoftojë udhëtarët në një afat ligjor, së paku pesë ditë përpara, rreth anulimit të udhëtimit. Në të dy rastet organizatori është i detyruar të tregojë rrethanat të cilat e lirojnë nga detyrimet kontraktore ose kompenzimi i dëmit të shkaktuar.

KONTRATA MBI NDËRMJETËSIMIN E UDHËTIMIT

Me kontratën mbi ndërmjetësimin e udhëtimit nënkuptojmë aso kontrate në të cilën ndrërmjetësuesi detyrohet që në emer dhe llogari të udhëtarit të lidhë kontratë, qoftë ajo për organizimin e udhëtimit ose kontratë me të cilën rregullohen shfrytëzimi i një ose disa shërbimeve të cilat do të realizoheshin gjatë udhëtimi ose qëndrimit, e që udhëtari detyrohet që për shfrytëzimin e këtyre shërbimev ndërmjetësuesit ti paguaj çmimin e kontraktuar.149 Në këtë mënyrë ndërmjetësuesi jo vetëm që ndërmjetëson në mes të palëve por ai në emer dhe llogari të udhëtarit lidhë kontrata të caktuara në lëmin e turizmit të cila në rast të mos angazhimit të ndërjetësuesit do ti kishte lidhur vet udhëtari. Mirëpo, angazhimi i ndërmjetësuesit është rezultat i specializimit të subjeketeve të caktuara mbi ofrimin e shërbimeve cilësore që në të kundërtën individit do ti duhe shumë kohë për të lidhur një kontratë cilësore dhe efikase sidomos në lëmin e turizmit.

Shiquar ekonomikisht, kontrata mbi ndërmjetësimin e udhëtimit, si formë juridike, është në funksion të lidhshmërive të aktivitetetev të subjeketeve të specilaiuzuara për ofrimin e shërbimeve të ndërmjetësimit të cilët ofrojnë shumllojshmëri shërbimesh për udhëtarët – turistat. (p.sh. Agjencionet, transportuesit, hotelieret etj). Kjë kontratë është joformale, konsensuale, dypalëshe dhe më ngargesë.

Objekt i kësaj kontrate konsiderohet lidhja e kontratës për organizimin e udhëtimit ose lidhja e kontratës për realizimin e një ose më shumë shërbimeve të veçanta. Çmimi për shfrytëzimin e shërbimeve të kësaj kontrare përcaktohet sipas kontratës por mund të përcaktohet edhe me tarifa të caktuara dhe doke tregrate. Rregullimin e marrdhnëjve kontraktore me ndërmjetësim e rregullon edhe Konventa ndërkombëtare për udhëtimin në neni 17 shprehimisht parashef “ çdo kontratë të cilë

148 Po aty 149 Dr. M. Skakun, Veper e cituar fq.176

Page 71: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

71

agjencioni turistik (në cilësin e ndërmjetësuesit të udhëtimit) e cila lidhet më dhënësin e shërbimeve (transportuesin, hotelierin etj), trajtohen sikurse të jenë të lidhura nga vet udhëtari”.

Subjektet e kësaj kontrate janë udhëtari dhe ndërmjetësuesi i udhëtimit. Udhëtari është personi fizik i cili i është drejtuar dhe ka kërkuar shërbimin e caktuar nga ndërmjetësuesi i udhëtimit. Ndërmjetësuesi i udhëtimit është personi juridik ose përfaqësuesi i ndërmarrjës turistike i cili posedon ndërmarrjën mbi organizimin e udhëtimeve.

Nga kjo del se të drejtë për të ushtruar veprimtarinë e ndërmjetësuesit të udhtimit kanë personat juridik (ndërmarrjet ose agjencionet turistike) në bazë të ligjit mbi themelimin dhe veprimtarinë e tyre. Gjithashtu ligji i vendit përcakton edhe shkallën e pregaditjes shkollore për personat të cilët veprimtarinë e ushtrojnë në bazë të autorizimeve të veçanta.

Detyrimet e ndërmjetësuesit të udhëtimit

Ndërmjetësuesi është i detyruar që të veprojë sipas urdhërave të udhëtarit dhe tërëishtë në pajtim me intesesin e tyre. Mirëpo, urdhërat e udhëtarëve gjithashtu duhet të jenë në përputhje më kontratën, afarizmin e ndërmjetësuesit dhe në fund me interesin e udhëtarëve të tjerë.

Ashtu sikurse ndërmjetësuesi tjerë, agjencioni turistik dhe ai i udhëtarëve, janë të detyruar që më ndërgjegje të bejnë zgjedhjen e personit të tretë të cilët kanë autorizime ti kryejnë shërbimet e udhëtimit të cilat përcaktohen në kontratë. Sipas rregullit agjenti i përgjegjet udhëtarit për personin e tretë por jo edhe për punën e tij. Kjo rregull është e bazuar në faktin se me lidhjen e kontratës udhëtari hynë në raporte juridike të drejtpërdrejta me dhënësin e shërbimeve për çfarë përgjegjësia mbetet në mes të palëve të cilët ofrojnë – shfrytëzojnë shërbime ndërsa ndërmjetësuesi është përgjegjës vetëm lidhur më procedurat e ndërmjetësimit me të dyja palët.

Për shkak të ngjajshmërisë së kësaj kontratë me kontratën për organizimin e udhëtimit edhe të kjo kontratë vlenë parimi se edhe për çështje për të cilat nuk janë paraparë rregulla të veçanta, të aplikueshme do të jenë normat të cilat vlejnë për kontratat mbi organizimin e udhëtimit

Page 72: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

72

KONTRATAT NË MES TË AGJENCIONEVE TURISTIKE DHE OFRUESVE TË SHËRBIMEVE

KONTRATA NË MES TË AGJENCIONEVE TURISTIKE DHE OFRUESVE TË SHËRBIMEVE HOTELIERE

( Kontrata mbi rezervimin)

Me këtë kontratë (e cila zakonisht emertohet kontratë mbi rezervimin) detyrohet hotelierei që në

bazë të kërkesës së agjencionit turistik respektivisht për klientet e saj të bejë rezervimin e vendosjes, ushqimit dhe shërbimeve të tjera sipas çmimit të kontraktuar dhe pagesës së provizimot agjentor dhe që agjencioni të detyrohet që ti përmbush shërbimet e pagesës së drejtpërdrejt ose që në rast se këkohet që pagesa të realizohet drejtpërdrejt në mes të turidtit dhe hotelierit, klientit ti lëshoj fletdërgesën turistike (vauçer). Pasi që për të gjiitha llojet e këtyre kontratave duhet që tu paraprinë kërkesa e agjencionit turistik për rezervacion, kontrata llogaritet e lidhur në momentin e hotelieri e pranon këkesën e drejtuar ndaj tij. Për këtë kontratë shpesh përdoret edhe emertimi “kontratë mbi rezervimin” apo “kontratë rezervuese mbi shërbimet hoteleire”.

Kontrata mbi rezervimin është e datës më të re në raport me kontratat tjera tradicionale. Në praktikën afariste ajo është vazhdimisht prezente dhe po ashtu në Konventën AIN dhe FUAAV ajo është e definuar si kontratë në të cilën hotelieri i caktuar i siguron agjencionit turistik që do ti ofrojë shërbime turistike klientit-turistit të agjencionit turistik. Konventa parashef dy lloje të shërbimeve për; udhatërt individual dhe udhëtaret në grup.

Definicioni i kontratës hoteliere që është dhënë në kuptim të gjerë mund të zbatohet edhe të kontrata mbi alotmanin sidomos lidhur me parimet e përgjithshme të cilat rregullojnë marrdhënjët e grupeve musafirëve. Agjension kontrata për grupe të musafirëve lidhet me anë të agjencionit turistik që më kuptimin e saj funksioni i partnerit kontraktues në këtë kontratë paraqitet në një cilësi të re që nënkupton lindhjen e dy kontratave të reja - kontraten e agjencionit turistik lidhur me shërbimet hoteliere dhe kontraten mbi alotmanin. Ngjashmeria e këtyre kontratave mund të vërhet në lëndën e tyre e të cilat janë shërbimet hoteliere. Në këtë kuptim, kontrata e agjencionit turistik mbi shërbimet hoteliere dhe kontrata mbi alotmainin konsiderohen nënkontrata të kontraës mbi shërbimet hoteliere. Ndryshimi themelor në mes të kontratave mbi shërbimet hoteliere, në një anë të kontratës së agjencionit turistik lidhur me shërbimet hoteliere dhe në anën tjetër të kontratës mbi alotmainin qendëron në atë se të parën mund ta lidh musafiri drejtpërdrejt më hotelierin ndërsa, të parë dhe të dytën mund ti lidh agjencioni i udhëtarëve. Kontratën e agjencionit turistik mbi shërbimet hoteliere dhe kontratën mbi alotmainin i lidhin hotelieri dhe agjencioni në mënyrë që hotelieri në bazë të kësaj kontrate ofron shërbime turistëve – klijentëve të agjencionit turistik. Agjencioni pra. Lidh kontrata me turistet dhe me hotelierin.

Duke e pasur parasysh që kontrata e agjencionit turistik mbi ofrimin e shërbimeve hoteliere dhe kontrata mbi alotmanin përputhen në elemente të shumta, do ti paraqesim ndryshimet me esenciale të tyre:

1. Kontrata e agjencionit turistik për ofrimin e shërbimeve hoteliere lidhet individualisht nga rasti

në rast nderisa kontrata mbi alitmanin lidhet në të shumtën e rasteve për grupe të turistve – persovane të cilat agjencioni turistik i dërgon hotelierit në aspektin kontinuale në kontigjente.

2. Kontrata e agjencionit turistik për ofrimin e shërbimeve hoteliere parashef ofrimin e shërbimeve të caktuar individit ose grupit në kohën e përcaktuar (nga ...deri në ), ndërsa kontrata mbi alotmanin parashef që hotelieri ti vënë në dispozicion agjencionit të gjitha kapacitetet e mundëshme gjatë kohës së zgjatjes së kontratës.

Page 73: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

73

3. Kontrata e agjencionit turistik për ofrimin e shërbimeve hoteliere lidhet për një kohë të shkurt ndërsa ajo e alotmainit lidhet për një afat maksimal deri në pesë vjet.

4. Te kontratat e agjensioneve për ofrimin e shërbimeve hoteliere me rastin e shfrytëzimit të shërbimeve paguan ose agjencioni ose musafiri ndrësa të kontrata mbi alotmanin shërbimet i paguan vetëm agjencioni.150

Palët kontraktuese në kontratën e agjencionit për ofrimin e shërbimeve hoteliere janë: agjencioni

turistik dhe hotelieri. Të dyja palët duhet të jenë persona juridikë dhe të jenë të regjistruar në regjistrin e organit kompetent.

Kontrata e agjencionit turistik mbi ofrimin e shërbimeve hoteliere ka dy variante: kur ka të bejë me udhëtarët - turistet individualë dhe kur ka të bejë me udhëtarët në grup

Udhëtari individual është individi (klienti) i cili nepërmes të agjencionit turistik siguron shërbimet

hoteliere duke mos i shfrytëzuar parasëgjithash privilegjet e parapara për grupin. Grupi konsiderohet një numer i personave të cilët udhëtojnë bashkarisht të cilët agjencioni turistik

dhe hotelieri i konsiderojnë një tërësi të veçantë dhe si të tillë gëzojnë kushte të veçanta në tarifat çmimore të cilat i përcaktojnë sipas kontratës.

Edhe më sipër është theksuar që kjo kontratë lidhet gjithherë në bazë të rezervimit e cilia mund të jetë gojore dhe me shkrim por zakonisht vërtetohet me anë të një dokumenti (letres, internetit, telefaksit etj). Kontrata llogaritet që të jetë e lidhur në momentin kur hotelieri e pranon oferten, e cila detyrimisht duhet të jetë më shkrim. Kjo kontratë është kontratë formale, konsensuale, e dyanshme dhe me ngarkesë.

Detyrimet e palëve

Nga kontrata mbi ofrimin e shërbimeve hoteliere lindin një numer i detyrimeve për të tri anët:

hotelierein, agjencionin dhe musafirin.

Detyrimet e hoteliereit

Hoteliere para së gjithash është i detyruar që klientit të agjencionit ti ofroj shërbimet e rezervuara dhe në të gjitha raportet t’u përmbahet obligimeve kontraktore sepse në të kundërtën është i detyruar që të paguaj dëmshpërblimin varësisht nga dëmi i shkaktuar. Në raste të caktuara, kur kjo është e lejuar së paku tre javë përpara, hotelieri ka mundësi që musafirin ta dergoj në hotelin tjetër të gategorisë së njejtë ose më të lartë.

Shërbimet të cilat i ofron hoteliere për klientet e agjencionit duhet të jenë të cilësisë së njejtë sikurse që ato të cilat i ofron në kushte të njejta klientëve të vet.

Hotelieri gjithashtu është i detyruar që të përmbahet nga sygjerimit ndaj shfrytëzuesit të shërbimeve që ai të jetë klient i tij i drejtpërdrejt. Po ashtu, obligohet që të jep të dhëna të sakta agjencionit mbi kategorizimin e lokacionit dhe të objektit hoteliere dhe mbi llojët dhe cilësinë e shërbimeve. Në të kundërtën hotelieri është përgjegjës për dëmin e shkaktuar.

Hotelieri është i detyruar që ti përmbahet çmimeve të përcaktuara me agjencionin turistik. Në rast se palët përcaktojë një çmim të veçant, ajo duhet të jetë më e ulët se sa e paguan musafiri i drejtpërdrejt. Me rastin e vërtetimit të rezervimit çmimet nuk mund të ndrrohen. Ato mund të ndrrohen vetëm pas kalimit të afatit tridhjet ditor.

Detyrim i hotelierit është që agjencionit ti paguaj provizionin në një përqindje të caktuar nga çmimi i shërbimeve të ofruara sipas kontratës. Lartësia e provizionit përcaktohet me kontrat e nëse kjo nuk është përcaktuar me kontrat, përcaktohet sipas dokeve afariste ndërkombëtare me 10 % nga çmimi i

150 Dr. M. Skakun, Veper e cituar fq.178

Page 74: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

74

shërbimeve pa tatime dhe servis. E drejta në provizion i takon agjencionit edhe në raste kur kontrata zgjatet.

Detyrimet e agjencionit turistik

Dertyrimet e agjencionit turistik në bazë të kontratës së lidhur me hotelierin janë pagesa e

faturave, prejashtimisht në rastet kur është përcaktuar që vet klienti ti paguaj ato. Agjencioni është i deryruar që ti paguaj vetëm shërbime të cilat janë të përcaktuara në dokumentin e rezervimit të dërguar hotelit.

Agjencionit turistik nuk i lejohet që klientit të vet ti ofroj çmime më të larta se ato të cila i ka dhënë hotelieri në tarifat e veta dhe për të cilat agjemsionit turistik i llogaritet provizioni si pjesë e fitimit. Agjencioni turistik është i obliguar që ti dorzoj klientit-turistit urdhëresën turistike (veuçer) për realizmin e qëllimeve të pagesave. Perjashtim benë rasti kur musafiri i paguar drejtpërdrejt hotelierit.

Agjencioni duhet që hotelierit ti ofrojë informacione të plota dhe të sakta për kushtet të cilat i disponon dhe ofron ai, cilësin e tyre, përbërjen e musafriëve dhe të gjitha të dhënat tjera të cilat mund të rëndësishme për kryerjen e regullt të veprimtarisë së hotelierit.

Nuk lejohet që agjencioni turistik të realizoj rezervime të shërbimeve turistike për disa hotelier në të njejtën kohë dhe për të njejtit shfrytëzues. Kjo për shkak se konsideërohet se agjencioni disponon me kohët të mjaftueshme të informoj të gjithë klientet dhe vetëm pas dhënjës së informacioneve duhet të realizoj rezervime por vetëm për një hotelier.

Veçoritë e kontratave të shërbimeve hoteliere të lidhura me individë dhe grupe

Nëse musafiri individual fillon që të shfrytëzoj shërbimet hoteliere para kohës së përcaktuara në

kontratë apo nuk i shfrytëzon më heret, agjencioni detyrohet që hotelierit ti kompenzoj dëmin e shkaktuar. Agjencioni mund të lirohet nga ky kompemzim nëse hotelieri nuk ju ka përmbajtur detyrimeve të përcaktuara kontraktuese. Nëse musafiri nuk arrin në hotel sipas kohës së përcaktuar dhe rezervimi nuk është anuluar apo është anuluar me vonesë, dëmi i shkaktuar i llogaritet agjencionit turistik sipas tarifave mbi paushallin.

Edhe më lartë është cekur se grup turistik konsiderohet një numer i caktuar personash të cilët udhëtojnë së bashku në mënyrë të organizuar, sipas një programi, e të cilin agjencioni turistik dhe hotelieri një tërësi për të cilët hotelieri mundëson shërbime të veçanta dhe zbritje të tarifave çmimore të përcaktuara në kontratë. Grup konsiderohet tërësia e personave jo më pak se 15 (pesëmbëdhjet) nën përcjelljen e udhëheqësit ose të përfaqësuesit e autorizuar të agjencionit. Grupi anjëherë nuk e paguan çmimin e shërbimeve drejtpërdrejtë hoteliereit por paguan vetëm të organizatori. Çmimi i ofruar dhe kontraktuar në mes të agjencionit turistik dhe klientëve nuk duhet të jetë më i madh se sa çmimet e zakonshme të hotelierit të parapara sipas tarifave çmimore. Agjencioni turistik është i obliguar që në një afat sa më potimal (më së paku 14 ditë) para mbrritjës së grupit ti dorzoj orarin e përcaktuar të vendosjes së udhëtarëve-turistëve sipas dhomave (ROOMING LIST). Nëse ky orar nuk realizohet përgjegjësia bie mbi agjencionin. Musafirët vendosen sipas listës së sjellë nga agjencioni ndërsa, ndrrimet eventuale mund të ndodhin por vetëm brenda kuadrit të kapacitetve me të cilat disponon hotelieri.

Të gjithë udhëtarët-turisët të grupit të caktuar duhet të jenë të vendosur në një objekt hotelier por në rast se kjo është e pamundur që të zbatohet, hotelieri këta musafirë mund ti vendos në një objekt tjetër të të njejtës kategori apo të një kategorie më të lartë sipas çmimit të njejtë. Nëse një ose disa musafir nga grupi nuk arrinë më kohë, agjencioni turistik detyrohet që hotelierit ti kompenzoj dëmin e shkaktuar. Nëse musafiri nga grupi ose udhëheqësi i grupit turistik kanë probleme lidhur me shfrytzimin e shërbimeve hoteliere, e obligojnë hotelierin që menjëherë të shqyrtojë kundërshtimet dhe të ndërmarrë masa adekuata, varësisht nga arsyeshmëria e kundërshtimit, ti plotësoj tërësisht të gjitha obligimet kontraktore dhe njëkohësisht udhëtarëve tu kompenzoj dëmin e shkaktuar apo ofrimin e shërbimeve tjera si kompenzim. Marrveshja evendtale ne mes të klientit dhe hotelierit patjetër duhet të përpilohet më

Page 75: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

75

shkrim. Por, nëse kjo marrveshje nuk mund të arrihet, agjencioni turistik detyrohet që hotelierit ti paraqes kundërshtimin e klientit së bashku me rekomandimet e veta mbi pikpamjet se si do të jetë e mundshme që të zgjidhet çështja. Nëse hotelieri nuk përgjigjet në një afat 15 ditorë pas pranimit të kundërshtimit, konsiderohet sa ai nuk e pranon këtë kundërshtim dhe rekomandimet e agjencionit turistik.

Agjencionit turistik nuk i lejohet që ndaj klientëve të vet të faturoj çmime me të larta se sa ato të cilat i ka dhënë hotelieri dhe ku i është i llogaritur edhe provizioni. Agjencioni turistik është i obliguar që ti dorzojë urdhëresën turistike (vauçer) prejashtim bejnë rastet kur musafiri i paguan drejtpërdrejt hotelierit.

Anulimi i kontratës

Kontrata e agjencionit turistik mbi ofrimin e shërbimeve hoteliere mund të ndërprehet për disa

shkaqe të cilat më parë nuk janë paramenduar se do të ndikojnë në ndërprerjen e kontratave juridiko- detyrimore. Njëra ndër mënyrat karakteristike të ndërprerjës së kësaj kontratë është edhe anulimi i kontratës.

Të drejtën për të anuluar kontratën e mban vetëm agjencioni turistik. Kontrata mund të anulohet pjesërishtë apo tërëishtë ndërsa vet anulimi mund të jetë i përkohshëm apo i përherëshëm. Nëse një kontratë anulohet sipas afatit të përcaktuar ligjor, agjencioni turistik lirohet nga të gjitha detyrimet dhe përgjegjësit ndaj hotelierit me kushtë që mjetet financiare të paguara të kthehen të agjencioni. Kur behët fjalë për anulimin e kontratës jashta afateve të përcaktuara ligjore, agjencioni turistik është përgjegjës dhe detyrohet që hotelierit ti realizojë kompenzimin e dëmit. Anulimi i shërbimeve kontraktore duhet të evidentohet në shkrim. Afatet e anulimit të kontratës përcaktohen më ligj dhe ato quhen afate ligjore.

KONTRATA MBI ANGAZHIMIN E KAPACITETEVE HOTELIERE

(Kontrata mbi alotmanin)151

Marrëdhënieve në mes të agjensioinit turistik dhe hotelierit rregullohen me një numer të madh kontratave. Ndërsa vendi më i rëndësishëm në sferen e rregullimit të këtyre raporteve i takon kontratës mbi angazhimin e kapaciteteve hoteliere apo kontrates mbi alotmanin e cila tërësisht është në funksion të kontratës së organizimit të turizmit.

Me kontratën mbi angazhimin e kapaciteteve turistike në lëmin e hotelerisë, apo kontratën mbi alotmanin, nënkuptojmë detyrimet e hotelierit për një afat të caktuar kohor ti vë në dispozicion agjencionit turistik një numer të caktuar të pansioneve-shtretërve në një objekt të caktuar.152 Kjo kontratë gjithashtu nënkupton, përveç elemnteve të cekura më lartë, të ofrojë shërbime hoteliere klientëve të cilët i dërgon agjencioni turistik dhe t’i paguaj agjencionit turistik provizimin e caktuar. Agjencioni turistik është i obliguar që maksimalisht të angazhohet, që në bazë të afateve të përcaktuara kontraktore të plotësojë të gjitha kapacitetet që i ka në disponim dhe të paguaj çmimet e shfrytëzimit të alotmanit mbi kapacitetet hoteliere.

Subjekte të kontratës mbi alotmanin janë hotelieri dhe agjencioni turistik. Edhe pse palët kontraktuese na këtë kontratë janë agjencioni turistik dhe hotelirei, musafiri është

ai i cili i shfrytëzon shërbimet dhe ka të drejtë në zbatimin e shërrbimeve të cilat janë të përcaktuara në kontratë lidhur me vendosjen, ushqimin etj,. Musafri sipas kësaj kontrare nuk është klient i drejtpërdrejt i hotelierit por ai është klient i agjencionit turistik.

Kontrata mbi alotmanin duhet të lidhet në formë të shkruar. Nëse agjencioni dhe hotelieri nuk i kanë selit e ndërmarrjeve në një vend, kontrata konsiderohet e lidhur vetëm në momentin kur hotelieri e

151 Emertimi i kësaj kontrate rrjedhë nga flaja angleze “allotoment” që do të thot ajo “çka është e ndarë” apo e “shpërndarë”. 152 Verona A. Know – how u anglo-në të drejtën Amerikane. Zagreb, 1975 fq..231

Page 76: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

76

pranon oferten e drejtuar. Pranimi duhet të jetë po ashtu në formë të shkruar dhe i bazuar në kërkesën e lidhjes së kontratës dhe gjithashtu, të përmbajë çmimin e shërbimeve të kontraktuara. Nëse hotelieri dhe agjencioni turistik i kanë të rregulluara marrdhënjët e tyre në bazë të parimeve të përgjithshme të veprimtarisë caktuara, ato të jenë pjesë e kontratës së caktuar të alotmainit. Për këtë është e arsyeshme, edhe pse jo e detyrueshme, që parimet e përgjithshme të veprimtarisë të shtypen edhe në formularin e kontratës mbi alotmanin. Kontrata mbi alotmanin është kontratë e pavarur, tipike, e emertuar, konsensuale, e dy anëshme, formale dhe me ngarkesë.

Detyrimet e agjencionit turistik

Kontrata e alotmanit parashef detyrimin e agjencionit lidhur më veprimtarin e saj për të plotësuar kapacitetet e kontraktuara të hotelierit. Nëse deshirohet që kjo veprimtari të sigurohet plotësisht lidhur me angazhimin e kapaciteteve atëherë duhet që kjo të përcaktohet sakt në kontratë. Këto detyrime janë të rëndësishme dhe prodhojnë pasoja juridike të ndryshme në rast të mosplotësimit të tyre. Nisur nga sigurimi i detyrimeve veçojmë: kontratën e përgjithshme mbi alotmanin dhe kontratën e alotmanit me garancione të përmbushjes.

Për shkak të jostabilitetit të tregut turistik, në praktikë aplikohen zakonishtë kontratat e alotmanit në të cilat agjencioni turistik obligote në përmbushjen e tërëishme të kapacitetve të hotelierit. Nëse agjencioni nuk arrinë që të mbledhë numrin e majftueshme të musafirëve dhe për këtë e njofton me kohë hotelierin, agjencioni i kryen detyrimet e veta kontraktore. Në këtë mënyrë agjencioni arrinë të drejtën që në objektin hotelier t’i dërgon vetëm një numer të caktuar të musafirëve duke plotësuar vetëm një pjesë të kapaciteteve të angazhuara, e që hotelieri është i detyruar ti parnoj edhe pse në numer të vogël.

Në rast të rritjes së interesimit për destinacione të caktuara turistike, hotelieri vie deri të situata që të kërkojë nga agjencioni garancione për të përbushur kapacitetet e tija. Kjo rregullohet me sjelljen e kaluzolave të veçanta në kuadër të kontratës mbi alotmanin që detyron agjencioni ti përmbush kapacitetet e angazhuara. Nëse agjencioni nuk i përmbush detyrimet rreth plotësimit të kapacitetve të angazhuara është e obliguar që t’i paguaj dëmin hotelierit për mosshfrytëzimin e shtretërve për çdo ditë.

Te kontrata mbi alotmanin agjencionit turistik i mbetet përgjegjësia që të informoj hotelierin mbi plotësimin e kapaciteteve të angazhuara. Nëse agjencioni arrinë që ti plotësojjë të gjitha kapacitetet që i ka në dispozicion duhet ta informoj hotelierin në një afat paraprak dy mujorë para se të fillojë zbatimi i kontratës mbi alotmanin dhe me vazhdime në çdo 30 ditë. Para mbrritjes së musafirëve, agjencioni detyrimisht duhet t’i dergojnë hotelierit ROOMING LIST e cila përmbanë informacione rreth mbi numrin e musafirëve, shpërndarja e tyre në dhoma dhe të gjitha specifikat e shërbimeve kontraktuese.

Në rast se agjencioni nuk është në gjendje të përmbushë kapacitetet e angazhuara, detyrohet që në bazë të afateve të përcaktuara në kontratë apo sipas afateve doksore të informoj hotelierin dhe t’i parashtroj listen momentale të musafirëve. Këto afate nuk mund të jenë më të shkurta se 14 ditë para arrdhjes së grupit gjatë sezonit dhe 7 ditë pas sezonit. Me kapacitetet të cilat nuk janë të përfshiera në lajmërimin e agjencionit turistik mund të shfrytëzohen lirisht nga hotelieri. Hotelieri, gjithashtu ka të drejtë të disponoj me kapacitet e angazhuara të cilat agjencioni nuk i ka kërkuar sipas afateve t’i shfrytëzoj. Nëse agjencioni brenda afateve të përcaktuara nuk informon lidhur me shfytëzimin e kapaciteteve të angazhuara, nuk e dërgon listen e musafirëve, nuk e lajmëron hotelierin që do të heq dorë nga kapacitetet e angazhuara, detyrohet që hotelierit t’i paguaj dëmin për mos shfrytëzimin e kapacitetve.

Në rastet kur agjencioni rregullisht informon hotelierin mbi shfrytëzimin e kapacitetve, por musafiri nuk arrin, obligohet që të paguaj dëmin e shkaktuar në një lartësi prej 2/3 të çmimit për mosshfrytëzimin e shërbimeve apo lartësia përcaktohet sipas kontratës. Agjencioni lirohet nga ky detyrim nëse tregon se kanë mbretruar kushtet e gjendjes së jashzakonshme.

Agjencioni turistik dhe hotelieri e kontraktojnë çmimin e shërbimeve të njejtë sikurse hotelieri ofron për musafirë të tjerë. Musafiri çmimin e shfrytëzimit të shërbimeve i’a paguan agjencionit e jo hotelierit.

Element themelor i kontratës mbi alotmanin është çmimi i shërbimeve turistike për të cilin palët duhet të arrinë marrveshje. Zakonisht çmimet e agjencionit turistik janë më të lira se sa ato që hotelieri i

Page 77: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

77

inkason nga musafiret e drejtpërdrejtë. Çmimi llogaritet për person dhe për ditët e shfrytëzuara për pansion apo gjysëmpansion dhe rrallë ndahen për vendosje dhe për shërbime ushqimore.

Njëkohësisht, me lidhjen e kontratës mbi alotmanin, agjencioni turistik lidh kontratë edhe me musafirin për shfrytëzimin e shërbimeve turistike. Me rastin e dërgimit të musafirëve në hotel, agjencioni turistik është i deryruar që t’u lëshojë leje të veçantë me shkrim e cila në praktikë njihet si vauçer dhe e cila është forma dhe përmbajtja e saj është e njejtë në të gjitha agjencionet. Vauçeri shërben si argument që personi është klient i agjencionit turistik me të cilin ka lidhur kontratë mbi alotmanin (dokumet legjitimiteti) në bazë të së cilës llogariten shërbimet e ofruara në mes të agjencionit turistik dhe hotelierit.

Detyrimet e hotelierit

Shumica e ligjeve mbi marrdhenjet detyrimore parashohin që hotelieri të marrë përgjegjësin gjatë

kohës së përcaktuar të vejë në dispozicion një numer të caktuar të shtretërve dhe t’u ofrojë shërbime personave të cilët i dërgon agjencioni turistik sipas një forme të caktuar me shkrim. Hoteleieri nuk mund që njëanshëm të ndrrojë ose anulojë pjesrishtë apo në tërësi kontratën mbi alotmanin derisa agjencionit turistik i është lejuar që të angazhojë kapacitete të caktuara pa e pësuar dëmin e shkaktuar. Që të mos vie deri të kjo situat, hotelieri shumicën e herave në praktikë për të njejtat kapacitete dhe për të njejtën kohë lidh kontrata me dy apo më shumë agjensione turistike. Mirëpo, në rast se hotelieri nuk i plotëson kushtet e parapara sipas kontratës mbi alotmanin, është i detyruar që të paguaj dëmin e shkaktuar agjencionit. Ndersa, agjencioni në anën tjetër detyrohet që klientit t’i paguaj dëmin e shkaktuar për ndërprerjen e kontratës.

Hotelieri është i obliguar që t’i ofrojë musafirëve të agjencionit turistik vendosej dhe shërbime sikurse edhe personave të tjerë me të cilët ka lidhur kontrata të drejtpërdrejta mbi shërbimet turistike. Këto detyrime zakonisht nuk zbatohen në praktikë për shkak se klientet e agjencionit turistik nuk paguaj drejtpërdrejtë dhe çmimet e pagesave të shërbimeve janë zakonisht me të vogla derisa musafirët e drejtpërdrejtë paguajnë çmim me të lartë dhe të drejtpërdrejtë.

KONTRATA E BASHKËPUNIMIT NË MES TË AGJENCIONIT TURISTIK DHE QYTETARËVE TË CILËT OFROJNË SHËRBIME

Disa nga ligjet të cilat e rregullojnë turizmin njihohin edhe kontraten e bashkëpunimit në mes të agjensioneve turistike dhe të qytetarëve të cilët sipas kushteve të caktruara me ligj ofrojnë shërbime hoteliero – turistike. Me këtë kontrat zakonisht rregullohe dy llojë marrëdhënieve jurdike.

1. Marrdhënjët lidhur me ofrimin e shërbimeve në turizëm dhe hoteleri, qytetarët i realizojnë

terthorazi nëpermes të agjencionit turistik dhe hotelierit konform dispozitave ligjore në fuqi. Në këtë kontratë rregulohe marrëdhëniet specifike sipas të cilave qytetarët, dhënësit e shërbimeve të caktuara turistiko-hoteliere, ju ofrojnë për shfrytëzim të shërbimet e caktuara të dërguarve - turistë nga agjencioni turistik ose ndërmarrja hoteliere për kohë dhe çmim të caktuar.

Me këtë kontratë palët i definojnë llojet e shërbimeve, kapacitetet e mundëshme për vendosjes dhe të shfrytëzimit, mënyrën e pagesës së shërbimeve, përcaktimin e të drejtave dhe të detyrimeve, kohëzgjatjen e shërbimeve të ofruara dhe të kontratës, provizionin, etj. Njëra ndër obligimet themelore të organizatorit të këtyre marrdhnëjëve specifike qëndorjnë në realizimin e pagesën së shërbimeve të shfrytëzuara në emer të qytetarëve ofrues të shërbimeve dhe për këtë lëshojë faturën. Në kuadër të pjesës së paguar në emrin e shërbimeve të shfrytëzimit të shërbimeve turistike ndahet edhe provizioni për organizatorin respektivisht agjencionit turistik ndërsa pjesa tjetër i paguhet qytetarit.

Page 78: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

78

2. Disa ligje mbi veprimtarinë turistike153heshturazi e lejojnë mundësinë për kontraktimin e të disa marrëdhënieve të drejtpërdrejta në lëmin e turizmit në realcionin agjension turistik – qytetarë. Sipas kësaj qytetarëve të cilët kanë hapsira të mjaftueshme për vendosje, qendrim dhe banim i’u mundësohet që këto kapacitete t’u ofrohen në për shfrtyëzim turistëve. Ligjëdhënësit duke e pasur parasysh specifikat e disa vendeve, dëshirën e turistëve dhe natyren e turizmit lejon mundësin që qytetarët të ofrojnë drejtpërdrejtë shërbime të caktuara dhe specifike. Qytetarët të cilët dëshirojnë që të ofrojnë shërbime të caktuara janë të obliguar që paraprakisht të plotësojnë disa kushte ligjore që kanë të bejnë më infrastrukturën, hapsirën, kushtet sanitaro-teknike që duhet të jenë të kategorizuara. Kategorizimi vlenë për kampshtëpiza, vikendshtëpiza, dhoma, apartamente për pushim të cilat i kategorizon organi kompetent sipas vendimit të bazuar në ligj. Afati i vlershmërisë së kategrorizimieve është gjithashtu i përcaktuar me ligj për një përiudh të caktuar kohore çka nënkupton nevojën që pas kalimit të këtijë afati prap të realizohet procesi i rikategorizimit.

Detyrimet themelore të mysafirit janë të lidhura me pagesen e çmimit të kontraktuar për shfrytëzimin e shërbimeve nga qytetarët dhe koinsiston në respektimin e dokeve që udhëzojnë sjelljet në objekte hoteliere (p.sh. të mos shkakohen dëme, respektimin e rendit shtepiak, respektimin e personalitetit të mysafirit etj).

KONTRATA PËR QIRAMARRJEN E OBJEKTEVE HOTELIERE

Me rastin e lidhjes së kësaj kontrate ndërmarrja hoteliere merr detyrime që agjencionit të caktuar turistik ti vejë në dispozicion objektin e caktuar hotelier për një kohë të gjatë, pjesërishtë ose në tërësi, më qëllim të vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve të akcesore klientëve të agjencionit, nën detyrimin e agjencionit për pagesen e çmimit të kontraktuar hotelit. Lëndë e kësajë kontrate nuk janë vetëm objektet e caktuara (hoteli, moteli, kampi, plazha etj,), por edhe i tërë inventari dhe personeli i nagazhuar në objekt. Personeli i punësuar në objekt mbetet që edhe më tutje të vazhdoj punën në drejtim të ofrimit të shërbimeve për klientet e agjencionit turistik por nën mbikqyrjen dhe udhëzimet e organizatorit dhe menaxherit të agjencionit turistik.

Lidhur me shfrytëzimin dhe angazhimin e kapaciteteve të marra me qera, agjencioni turistik angazhohet që të dergojë numer të caktuar të përsonelit të nevojshme dhe së bashku me personalin e hotelit të arrijë që të ofrojë shërbime cilësore hoteliere-turistike. Me kontratë gjithashtu përcaktohen një varg prestimeve të cilat kanë të bejnë me përcaktimin e obligimeve rreth mirmbajtjes së objektit, hapsirave të gjelbërta, pastërtis së plazhit etj. Të gjitha shërbimet të cilat i ofron agjencioni turistik për shfrytëzuesit njëkohësisht janë marrëdhënie juridike në mes të agjencionit turistik dhe klientëve – mysafirëve të hotelit.

Kjo kontratë është e paemertuar, konsensuale, e dyanshme, me ngarkesë dhe formale sepse detyrimisht duhet të lidhet ipas ligjit dhe në formë të shkruar.

Hotelieri sipas kësaj kontrate ka për obligim dhënjën e objektit në shfrytëzimin agjencionit turistik në gjendje të rregullt dhe të shfytëzueshme në aspektin ekonomik sipas cilësive dhe kapacitetit. Objekti konsiderohet i rregullt nëse i përshtatet kushteve të kontraktuara të cilat sigurojnë gjendje të atillë që objekti të mund të funksionoj dhe të ofrojë shërbime normale hoteliere. Hotelieri mund të jetë përgjegjës në rast të paraqitjes së mungesave materiale të cilat pamundësojnë një funksionim cilësor dhe normal të objektit hotelier sipas kontratës. Gjithashtu, hotelieri është përgjegjës edhe në rast të pengesave eventuale juridike lidhur me personin e tretë i cili konform të drejtave të veta mund të kufizojë ase ndalojë shfrtyëzimin e objektit.

Agjencioni turistik detyrohet që për shfrytëzimin e objektit hotelier t’i paguaj hotelierit çmimin e kontraktuar pavarësisht se sa ka arritur që ta shftytëzojë atë. Agjencioni turistik ka detyime që objektin ta përdorë në përputhje me destinacionin dhe sipas kushteve të përcaktuara në kontratë mbi qeranë. Për dëmet e shkaktuara në objekt gjatë afatit të shfrytëzimit të objektit me qera, është përgjegjës agjencioni,

153 p.sh. Ligji iR të Kroacisë dhe iR. të Serbisë

Page 79: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

79

pavarësisht se kush e ka shkaktuar dëmin personeli shërbyes apo mysafiri. Ndryshe nga natyra juridike e kontratës klasike për qeranë në bazë të së cilës qeradhënësi është i obliguar që të bejë mirmbajtjen e objektit, të kontrata e qerasë së objeketev hoteliere detyrimi i mirmabjtjes kalon në qeramarrësin respektivisht agjencionit turistik. Kjo është rregulluar kështu për shkak se në këto objekte zhvillohet një frekuencë jashtzakonisht e madhe e mysafirëve ndërsa që objekti i nënshtrohet një amortizimi të shpejtë. Pasi që hotelieri mbetet pronar i objektit hotelier, pas përfundimit të afafti të kontratës, agjencioni turistik është i detyruar që objektin ta kthej të pronari në gjendje të rregullt. Agjencioni turistik nuk mund të jetë përgjegjës për amortizimin real të objektit apo për amortizmimin i cili ka ardhur si pasojë e vjetërsimit të objektit.

KONTRATA E PËRFAQSIMIT NË MES TË PËRFAQËSIVE HOTELIERE DHE NDËRMARRJES HOTELIERE

Me përfaqësimin hotelier në planin ndërkombëtar nënkuptojmë veprimtarinë e organizatave të caktuara komerciale ndërkombëtare ose vendore në lidhje me hotelet individuale ose me ato grupe të hoteleve me qëllim të realizimit të mundësive të depertimimit të suksesshme në tregun ndërkombëtar në konkurencë me hotele të tjera të cilat veprimtarinë e tyre e bazë jnë në një sistem tjetër të organizmit dhe rezervimit. Baza e kësaj kontrate është mjaft specifike sepse përfaqësia e hoteleve ndryshonë tërësisht nga agjencioni turistik sepse agjencioni turistik vazhdon vetëm të rezervojë vende në secilin hotel për klientet e vet ndërsa përfaqësia rezervon vende vetëm për hotelet të cilat ajo i përfaqëson dhe ofron shërbime tjera specifike. Shërbimet të cilat i ofron përfaqësuesi janë më komplekse në raport me atë të agjencionit turistik.154

P.sh. përfaqësia e bashkësisë së hoteleve të Britanisë së Madhe ofron këto shërbime për anëtaret e vet:

Informacione të plota mbi e mundëshme për qera-marrje me të gjitha detalet dhe çmimet për çdo hotel, grup, shërbime etj:

Fotoprospekte dhe fotomateriale për hotelet anëtare; Rezervime shumë të shpejta.155

Tani me zhvillimin e marrëdhënieve dinamike në turizëm edhe agjencionet turistike në praktikë, gjithjë e më shumë, orientohen në bashkëpunim me përfaqësitë e hoteleve në mënyrë që të sigurojnë këto raporte dhe duke ju shmangur rrezikut mungesen e vendeve për vendosjen e mysafirëve – klientë të vet, posaqërisht në lidhje me aranzhmanet ndërkombëtare. Hotelieri me lidhjen e kontratës me përfaqësine e hoteleve realizon fitim me të madh. Përfaqësia, praktikisht shëndrrohet në një shërbim të specialiuar rezervimi me një numer të vogël të të punësuarve ofron shërbime të specializuara profit dhe produktivitet me të madh.

154 Fridman. G.H.L. Law of Agency, Butterworts. 1982 155 Holloway. J.C.; The Buisness of Tourism, 1985 London

Page 80: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

80

KONTRATA NË MES TË SUBJEKTEVE TURISTIKE ME TË CILËN MUNDËSOHET OSE LEHTËSOHET ZHVILLIMI I VEPRIMTARISË TURISTIKE

KONTRATAT MBI TRANSPORTIMIN E UDHËTARËVE Më kontratat mbi transportin e udhëtarëve nënkuptojmë ato lloje kontatash në bazë të së cilave njëra palë – transportuesei merr për obligim që palës tjetër - shfrytëzuesit të shërbimeve mbi udhëtimin në mënyrë sa më të sigurtë ti siguroj dhe realizoj transportimin deri në destinacionin e caktuar sipas kushtëve dhe mënyrave të përcaktuara në kontrartë. Më këtë rast shfrytëzuesi i shërbimve të udhëtimit i paguan çmimin transportuesit. Kontratat për udhëtimin e personave në shumicën e legjislacioneve të vendeve të ndryshme është rregulluar më ligj të veçantë sipas specifikave dhe zhvillimeve shoqëroro-ekonomike të secilit vend. Kontrata mbi transportimin e udhëtarëve dhe gjërave të tyre personale edhe pse në praktikë është e realizueshme si një tërësi e shrëbimeve, në terori kjo trajtohet e ndarë dhe bëhët fajlë për dy objekte të një kontrate apo të dy kontratave. Dispozitat e përgjithshme të kësaj kontrate përmbajnë disa kushte themelore dhe elemnetare që transportuesi është i obliguar që ti siguroj gjatë dhënjës së shërbimeve të udhëtimit. Këto janë siguria, komoditeti (të volitshme) dhe higjenike. Kontratat mbi transportin e udhëtarëve janë kontrata joformale, të dyanëshme dhe më ngarkesë dhe më prestime të vazhdueshme. Mënyra e lidhjës së sajë është e bazuar në vullnetin e palëve kontraktuese më rastin e blerjës së tiketës (bletës) së udhëtimit. Më së shpeshti bëhët fjalë për kontratat që lidhën në bazë të deklaratës dhe që përmbajtja e sajë e rregulluar më dispozita të përgjithshme ligjore lidhur më kushtet e pagesës që duhet të jenë transparaente dhe të njohura nga udhëtari më rastin e lidhjës së kësaj kontrate. Transoprtuesit janë të obliguar që të lidhin kontrata mbi transportimin e udhëtarëve, vetëm nëse në mjetin e udhëtarëve ka vende të lira. Palë në këtë kontratë janë transportuesit dhe udhëtarët, por kontratën mund ta lidhin edhe të autorizuarit e palëve siq mund të jetë rasti më agjencionet turistike. Transportuesi është i obliguar që udhëtarit ti dorzoj tiketen (bileten) e udhëtimit e cila paraqet vetëm argument që është lidhur kontrata mbi udhëtimin por nuk është kusht për vazhdimsinë e plotë. Kjo do të kuptohet se në rregullësinë e kontratës nuk do të këtë ndikim humbja e tiketës (biletës) së udhëtimit sepse ekzistimi i kontratës së udhëtimit mund të vertetohet më mjete tjera të arguentimit. Duke i pasur parasysh llojet e ndryshme të veprimtarisë turistike, si transportues i udhëtarëve mund të paraqiten; shërbimet e udhëtimeve detare, lumore, qarkullimit në liqe dhe kanale, transportuesi hekurudhorë, rrugorë, ajror. Më lartë është ceku se secili vend në bazë të dispozitave ligjore i rregullon marrdhnjët ndërmjet udhëtarit dhe transportuesit. Në përgjithësi është i pranuar kuptimi se udhëtarë konsiderohet personi i cili në bazë të kontratës mbi transportin ka të drejtë të udhëtoj. Në këtë grup hyjnë edhe personat të cilët percjellin mjetin e udhëtimit dhe kafshët të cilat udhëtojnë në bazë të kontratës mbi transportimin e sendeve. Transportues është personi i cili merret më këtë veprimtari të bazuar dhe regjistruar sipas ligjit. Më poshtë do ti japin disa informacione të shkurtëra për përmbajtjën e disa kontratave të transportimit të udhëtarëve në bazë të llojve të udhëtimit.

Page 81: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

81

KONTRAT E PËR TRANSPORTIMIN E UDHËTARËVE DHE BAGAZHIT NË KOMUNIKACIONIN DETARË DHE UJORË ( Ujërave të brendshme)

Kuptimi i kontratës Anijetari në një anë obligohet që udhëtarit apo udhëtarëve që gjinden në anijën e tij tij tu siguroj transportin deri në destinacionin e caktuar dhe udhëtarët obligohën që transportuesit ti paguajn çmimin e kontraktuar. Anijetari është personi i cili lidhë kontratë apo me të cilin lidhet kontrata pa varësisht se transportin e caktuar e kryen më mjeta të veta transportuese apo mjete të ndonje subjekti tjetër. Udhëtari ose shfrytëzuesi i shërrbimeve të udhëtimit është personi të cilt anijetari është i obliguar që sigoroj udhëtimin. Më së rezervimet dhe sigurimin e udhëtimit e bënë vet udhëtari po ka raste kur këtë detyrë e kryen edhe agjencioni turistik. ( tek kontratat çartar për kohën e udhëtimit). Detyrimi më i rëndësishëm i anijetarit më rastin e sigurimit të udhëtimit të udhëtarit është ruajtja e integritetit trupor (që ti sigurojë minimumin e komforit në anije, ti sigurojë ushqimin edhe nëse udhëtohet më shumë ditë se që është paraparë etj). Bileta e udhëtimit paraqet një mjetë argumenti për përmbajtjën e kontratës mbi transportimin e udhëtarëve në komunikacionin detarë dhe lumorë brenda vendit. Mëgjitë atë ka mundësi që edhe pa biletë udhëtimi udhëtarri të hyjë në anije por me kusht që menjëherë ti lajmërohet organizatorit të udhëtimit dhe më atë rast është i obligaur që të bëjë pagesën e biletës veprim i cili tregon për lidhjën e kontratës. 6.2.2.Të drejtat e udhëtarit për prishjën e kontratës

Udhëtari ka të drejtë që të heq dorë nga kontrata. Në shumicën e legjislacioneve parashihën dy situata; Njëra qëndron në të drejtën e udhtarit që vullnetarisht të deklaron se heq dorë nga udhëtimi në bazë të rrethanave të caktuara dhe në rastin tjetër kur ka vonesa të mjetit për kryerjën e udhtëimit në kohën e caktuar ose në nderprerjën e tijë që mund të zgjatë një kohë të gjatë. 6.2.3.Të drejtat e anijetarit (transportuesit)

Anijetari detyrohet që ti përmbushë të gjitha detyrimet ndaj udhëtarit të cilat janë shfaqur më rastin e ndonjë aksidenti dhe shaktimit të lëndimeve trupore ose vdekjes së udhëtarit (kontrata mbi sigurin trupore të udhëtarit) dhe njëkohësisht bagazhit të cilin transportuesi është obliguar që ta siguroj. Përgjegjësia e transportuesit është themeluar në atë se vet transportuesi është dahsur që ti ndërmerr të gjitha masat që të mos vie deri tek ndonjë aksident. Nëse përgjegjësia e tij është e sypozuar ai mund të dëshmoj se edhe pse i ka marrur të gjitha masat për të bërë sigurimin e udhëtimit, pafaij e tij ato janë shkaktuar. Në këtë rast transportuesi nuk është përgjegjës. Ndryshe të gjitha të drejtat që dalin nga kontrata lidhur më pagesën që duhet të bëjën shfrytëzuesit e shërbimit të udhëtimit që janë të përcaktuara në kontratë janë edhe të drejtat e transportuesit. 6.2.4.Transporti i bagazhit Transportimi i bagazhit është njra nga prestimet e kontratës mbi udhëtimin. Shumica e legjislacioneve më bagazh nënkupton të gjitha gjërat (edhe automobilin i cili gjindet në anije) të cilat qarkullojnë në bazë të konratës mbi qarkullimin e mallrave dhe shtazëve. Është shumë e arsyeshme që të bëhët dallimi në mes të bagazhit dhe bagazhit të ahtuquajtur të dorës. Bagazhi i dorës konsiderohet ajo të cilën udhëtari e ka në disponim afër vehtës. ( të cilën e ruan në kabinë apo e cila gjindet në automjetin e tij). Më lërtë është cekur se transportimi i bagazhit ndahet dhe rregullohet posaqërisht. Për këtë arsye është e rëndësishme që përgjegjësia e anijetarit të përcaktohet në bazë ta asaj se a bëhët fjalë për bagazhin

Page 82: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

82

apo bagazhin e dorës. Në shumicën e legjislacioneve pajtohën më konstaimin se nëse në kontratë nuk është përcaktuar ndryshe, anijetari është përgjegjës për bagazhin e dorës dhe për sigurimin e integritetit trupor. Më gjithëse bagazhi i dorzohet në ruajtje anijetarit gjatë udhëtimit, anijetari është i obliguar që udhëtarit ti lëshoj vërtetimin për dorzimin e bagazhit. Ky vërtetim verteton pronarin e bagazhit dhe autorizimin e anijetarit që e ka marrur bagazhin. Vërtetimi i bagazhit supozohet të jetë i vërtet më bagazhin e dorzuar nëse nuk vërtetohet e kundërta. Më rastin e përfndimit të udhëtimit është e mundur që;

a) Që bagazhi të humbet ku më këtë rast anijetari është i obliguar që udhëtarit ti paguaj dëmin; b) Që udhëtari nuk e ka marrë bagazhin dhe anijetari është i obliguar që ta ruaj nën rrezikun dhe

pagesë ndaj transportuesit ose ti dorzoj bagazhin për ruajtje ndonjë personi tjeter. Anijetari në të dy rastet mund të lirohet nga përgjegjësia nëse vertetohet se dëmi i shkaktuar pasi që

udhëtari nuk i ka plotësuar obligimet ose në raste të jashtzakonshme.

KONTRATA MBI TRANSPORTIN E UDHËTARËVE NË KOMUNIKACIONIN HEKURUDHOR

Kuptimi i kontratës Më kontratën e transportimit të udhëtarëve në transportin hekurudhor nënkuptojmë atë kontratë ku hekurudha (në cilësin e transportuesit të udhëtarëve) obligohet që rregullisht më bazë të kontratës të transportoj udhëtarin deri tek vendi i caktuar (stacioni hekurudhor) ndërsa udhëtari për shërbimin e shfrytëzuar ti paguaj trasportusin çmimin e kontraktuar. Transportues në transportin hekurudhor zakonisht janë ndërmarrjet publike apo private hekurudhore. Udhëtarë është çdo person i cili në bazë të kontratës mbi të drejtën e udhëtimit ka të drejtë në udhëtim pavarësisht se a e ka bileten e udhëtimit e cila nuk është kushtë për ligjshmërinë e kontratës mbi transportin e udhëtarëve më hekurudhë por veq një argumet i cili tregon se kjo kontratë është e lidhur. Në praktikë lidhur më transportimin e udhëtarëve me hekurudhë më së shpeshti rregullohet më dispozita ligjore mbi transpotin e udhëtarëve me hekurudhë. Obligimet e përgjithshme të transportuesit janë që ti pranoj udhëtarët në bazë të kontratës që e kanë lidhur. Hekurudha nga ndonjë obligim i përgjithshëm mund të lirohet vetëm nëse për këtë nuk ekzistojnë kurfar mundësive (plotësimi i kapaciteteve, mungesa e vendit të lirë etj) ose në rast të ndërprerjës së përkohëshme të qarkullimit hekurudhorë. Ligji u ndalon ndërmarrjeve hekurudhore transportimin e udhëtarëve të cilët janë të smuar më ndonjë smundje ngjitëse ose është i dyshuar se mund të ketë ndonjë sëmundje të tillë. Transportuesi hekurudhorë mund tu nderprejë udhëtimin udhëtarëve të cilët e prishin rendin dhe qetësinë publike, sjellje të pakulturuar ose nën ndikimin e alkoolit. Obligimet më të rëndësishme të transportuesit hekurudhorë janë që më rregullësi dhe më kohë ti dergojën udhëtarët në vendin të cilin e kanë përcaktuar në kontratë në trenin dhe kategorin e cila është lajmëruar në rendin e udhëtimit. Në rastë të biletes së rezervuar transportuesi është i obliguar që udhëtarit ti siguroj vendin e caktuar apo të ngjajshëm. Të drejtat e udhëtarit të heq dorë nga kontrata

Udhëtari ka të drejtë që të heq dorë nga udhëtimi dhe ti kthehet pagesa e bërë nëse transportuesi hekurudhorë nuk niset më kohë e cila është përcaktuar në radhën e udhëtimeve apo sipas kontratës.

Page 83: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

83

Udhëtarit të cilit pa fajin e tij , në rast të ndërmprejës së udhëtimit dhe humbjes së lidhjës që ka pasur me trenin tjetër për shkak të mbrritjë më vonesë duhet ti sigurohet që menjëherë në trenin tjetër të udhëtoj apo ti sigurohet që ai dhe bagazhi i tij të kthehet në venin e nisjes me bileten kthyese apo mund që edhe të heq dorë tërësisht. Udhëtari është i obliguar që transportuesit ti paguaj çmimin e kontrarktuar e cila është e përcaktuar më tarifa mbi transportin e udhëtarëve me tren. Në transportin hekurudhorë është e rregult që pagesa e biletes të bëhët përpara se të udhëtohet. Obligimet e transportuesit hekurudhorë Transportuesi hekurudhorë është përgjegjës në rste të vdekjës, lëndimeve trupore, si dhe gjatë ndërprerjës së udhëtimit në vende të ndryshme. Ngajshëm sikurse edhe anijetari, transportuesi hekurudhore është përgjegjës për dëmin e shkaktur të cilin ai e ka provokuar apo ka qenë i vetdishëm që mund të ndodhë. Në raste që kjo gjë nuk ka mundur për tu ndaluar, apo në raste të jashzakonshme, përgjegjësia nuk bie në transportuesin. Të drejtat e udhëtarit për të procedurën e kërkimit të dëmshperblimit janë të përcaktuara më ligjin e secilit vend. Transportimi i bagazhit

Kuptimi i bagazhit të dorës apo bagazhi është i njejtë sikurse të transporeti detarë dhe lumorë. Andaj udhëtari gëzon të drejtën mospagesës për bagazhin e dorës. Hekurudha është e obliguar që ti paguaj dëmin udhëtarit për bagazhin e dorës në qoftë se ati ju ka dëmtuar apo asgjasuar bagazhi pa fajin e tij. Nga kjo përgjegjësi mund të lirohet hekurudha nëse vertetohet se ky dëmë është shaktuar më fajin e udhëtrit ose në bazë të kushteve të jashtzakonshme të cilat hekurudha nuk ka pasur mundësi që ti parandaloj. Udhëtari është i obliguar që bëjë reklamimin e sendeve të humbura dhe të dëmtuara të bagazhit të dorës mënjerë. Prejashtim bënë rasti kur dëmi është shkaktuar në raste të ndeshjës së trenave dhe kur udhëtari nuk ka qenë në gjendje të rregullt shendetsore të bëjë një gjë të tillë.

KONTRATAT MBI TRANSPORTIN E UDHTARËVE NË KOMUNIKACIONIN AJRORË

Kuptimi i kontratës Më kontratën mbi transportimin e udhëtarëve në komunikacionin ajrorë nënkuptojmë atë kontratë e cila udhëtarit në këtë llojë transporti transportuesi obligohet që më rastin e lidhjës së kontratës për mënyrën e udhëtimit, udhëtarin ta transportoj deri në vendine mbrritjës ndërsa udhëtari ti paguaj transportuesit çmimin për shërbimin e kryer. Edhe tek kjo kontratë në vend të udhëtarit të lajmërohet peroni i autorizuar ose ndërmjetsuesi (agjencioni turistik) të cilëve transportuesi obligohet që të bëjë transportin e udhëtarëve të cilët i dërgon porositësi i udhëtimit. (Më së shpeshti për këtë bëhët fjalë për kontratën çarter për një udhëtim apo disa udhëtime apo për një priudhë më të gjatë kohore). Obligimet e transportuesit në komunikacionin ajrorë janë: që ti transportoj udhëtarët në kohën e përcaktuar në kontratë apo sipas orarit të qarkullimit; të ndajë bileten e udhëtimit individuale apo grupore. Është e rreggult që bileta e udhëtimit të ndahet dhe shënohet sipas emrit dhe nuk do të mund që ndonjë person tjetër të shfrytëzoj shërbimin pa pajtimin e transportuesit. Edhet te kjo kontratë bileta e udhëtimit nuk është kusht për vlershmërinë e kontratës së udhëtimit por ajo vlen vetëm si provë. Bileta e udhëtimit përmbanë edhe informacione të caktuara të cilat janë; data dhe ora e nisjes, ora e mbritjës dhe ndonjë shëmin tjetër.

Page 84: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

84

E drejta e udhëtarit që të heq dorë nga kontrata

Udhëtari ka të drejtë që heq dorë nga kontrata para nisjes se udhëtimit në komunikacionin rrugorë brenda vendit 24 orë përpara, ndërsa në atë ndërkombëtarë 48 orë. Nëse udhëtari vepron sipas rregullave të lartpërmendura ka të drejtë që ti kthehen mjetet financiare respektivisht është e mundur që të paguan vetëm 10 % të shumës së përcaktuar në bileten e udhëtimit. Udhëtari ka të drejtë të heq dorë nga udhëtimi në raste të veçanta të arsyeshme edhe gjatë udhëtimit nëse bëhët fjalë për vdekjen e anëtarëve të familjës ose përcjellësit pa të cilin udhëtari nuk mund të vazhdoj udhëtimin, smundjën e udhëtarit etj, për të cila rrethana transportuesi duhet të jetë i njoftuar më kohë para filimit të udhëtimit. Në rastë kur në relacionin e fluturimit vendor shtyhet për dy orë, ndërsa në qarkullimin ndërkombëtarë për 4 orë pas orarit që ka pasur të fluturoj aeroplani, udhëtari ka të drejtë të heq dorë nga kontrata dhe të këroj që ti kthehen mjetet financiare ose që të kërkoj nga transportuesi airor qe sa më shpejtë ta kthej në vendin ku e ka marrë udhëtarin. Nëse udhëtari nuk e shfrytëzon këtë të drejtë atëhere aviotransportuesi është i obliguar që për një afat më të gjatë udhëtarit ti siguroj ushqimin dhe akomodimin (fjetjen) më së gjati për 24 orë. Aviotransportuesi lirohet nga obligimet e tilla nëse shtyrja e udhëtimit është bërë si rezultat i institucioneve shtetrore apo rrethanave për të cilat është përgjegjës vet udhëtari. Udhëtari ka të drejtë që të heq dorë nga kontrata nëse aviotransportuesi nuk e ka bërë lidhjen e linijave edhe pse ka qene i informuar dhe se në bileten e udhtërait janë dhënë informacionet të tilla. Udhëtari i cili nuk dëshiron që ta shfrytëzojë këtë të drejtë duhet ti sigurohet ushqimi dhe akomodiomi jo më shumë se 24 orë. Ndonjëherë ndodhë që në transportin airorë ndonjëherë të ketë nderprerje të lidhjeve të përcaktuara më parë për shkaqe të cilat ushëtari është i pafashëm. Nëse vie deri tek kjo dhe në transportin airor nacional deri në 3 ore dhe atë ndërkombëtarë deri në 5 orë, udhëtarit i takojnë të drejtat e poshtshënuara;

a) Mund të kërkoj nga aviotransporteri që më mjete të veta ose të tjera të fluturimit të dërgohet deri të destinacioni i kontraktuar;

b) Mund të këroj nga aviotransportuesi që për një kohë të shkurtër atë dhe bagazhin ta kthej deri në vendin e nisjes dhe ti kthehen mjetet e pagesës;

c) Mund të heq dorë nga kontrata dhe nga aviotransportuesi të kërjoj që ti kthehen mjetet e pagesës për pjesën e rrugës të cilën nuk e ka realizuar.

Udhëtari i cili nuk heq dorë nga kontrata i takjonë e drejta zakonore për ushqimin dhe akomodimin (fjetjen) për të cilat është përgjegjës aviotransportuesi. Nëse udhëtri kontratën e ka lidhur përmes përfaqësuesit të autorizuar apo ndonjë agjencioni turistik, atëhetrë ai çdo të drejtë duhet ta realizoj nga personi më të cilin ka lidhur marrëdhënie juridike. Përgjegjësitë e aerotransportuesit Përgjegjësitë e aviotransportuesit janë në relacion të kompenzimit të dëmit udhëtarëve të cilat nga pasojat e ndonjë rrethane vdesin, lëndohën në kohën e udhëtimit. Njëkohësisisht aviotransportuesi mbanë përgjegjësi edhe në rastë të pësimit të dëmit të udhëtarit më rastin e shtyrjës, vonesës etj. Aviotransportuesi mund që tu menjanohet obligimeve të tilla vetëm nëse vertetohet e i kanë ndërmarrur të gjtha masat për të larguar pengesat dhe rreziqet por kjo asesi nuk ka qene e mundur.

Page 85: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

85

Transportimi i bagazhit

Udhëtari ka të drejtë që pa kurfar kompenzimi të bëjë transportimin e bagazhit të dorës. Sasis dhe dimensioni i bagazhit përcaktohet në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe të drejtës zakonore. Është e rëndësishme që bagazhi i dorës të mos paraqet gjëra të cilat mund të jenë të rrezikshme për sigurin e udhëtarëve dhe aviotransporterit. Në vende edhe në transportin ndërkombëtar ekzistojnë norma që e përcaktojnë sasinë dhe dimensionin e bagazhit të dorës. Përgjegjësia e aviotransportuesit për dëmtimin e bagazhit të udhëtarit ekziston vetëm atëherë kur bagazhi është dëmtuat apo zhdukur më fajin e të lartpërmendurit. Gjithashtu aviotransportuesi është përgjregjës që më rastine fatkeqësive të paguaj dëmin për bagazhin nëse dëmi i shkaktuar ka ndodhur më fajin e tij. Përndryshe është obligim i udhëtrarit që vet të kujdeset për bagazhin e dorës për ato ai vet ka përgjegjësi. Udhëtari që në bagazhin e dorës ka gjësende më vlerë të madhe është i obliguar që aviotransportuesin ta lajmërojë dhe nga ai të merr vërtetimin mbi dorzimine gjësendeve për ruajte dhe vlerën e tyre nga aviotranspotuesi. Në transportin airorë duhetë bëhët dallim sa i përketë të ashtuquajturës “ bagazhit të regjistruar” për të cilin aviotransportuesi është i obliguar ta pranoj dhe për këtë të japi vërtetimin e caktuar. Gjithashtu sasia dhe dimensioni i këti lloj bagazhi është i përcaktuar më norma për statndared nacionale dhe ndërkombëtare. Aviotransportuesi ka të drejtë që të shkurtoj të drejtën e marrjës më kohë të bagazhit të regjistruar dhe bagazhi më vlerë për të cilin ekziston vërtetimi nëse e konsideron të dobishme dhe në drejtim të sigurimit të udhëtarvev por më qëllim që në një afat sa më të shpejtë të bëjë dorzimin e bagazhit udhëtarit.

KONTRATAT MBI QARKULLIMIN E UDHËTARËVE NË KOMUNIKACIONIN RRUGORË

Përmbajtja e kontratës Më kontratën për transportimine udhëtarëve në komunikacioni rrugorë kuptojmë atë llojë kontrate ku transportuesi obligohet që në rregull dhe në mënyrë të përshtatshme ti transportoj udhëtarët deri në vednin e caktuar dhe udhëtari për shërbimin e shfrytëzuar duhet ti paguaj çmimin. Kuptimi i udhëtarit është i njetë edhe sikurse tek kontratat e tjera mbi transportimin e udhëtarëve. Ndryshimi qndron të bileta e udhëtimit pasi që te kontratat e tjera në bilet janë të evidentuara emri dhe mbiemri dhe në bazë të biletës që ka emer dhe mbiemer konstatohet lidhja e kontratës. Biletat e atrnsportuesve rrugorë në shumicën e rasteve janë dëshmi e lidhjës së kontratës vetëm më rastin e sjellës së saj. Pra nuk është kusht emeri dhe mbiemri. Transportues i udhëtarëve në komunikacionin rrugorë më së shpeshti mundn të jenë ndërmarrjet të cilat janë të regjistrauara tek organi kompetent pavarësisht se a bëhët fjalë për ndërmarrjët në pronësi shetrore, shoqërore, private dhe personi fizik (taxi). Për lidhjën e kontratës së transportimit të udhëtarëve kriterium për lidhjën e sajë janë që vetë udhtari mund të lidhë kontratë më transportuesin dhe kur ndonjë subjekt tjetër juridik bënë porosinë për një kontratë të tillë për interesin e udhëtarëve. Përgjegjësitë e përgjithshme të transportuesit janë që ti pranoj udhëtarët për udhëtim dhe më ta të lidhë kontratë për transportin rrugorë Të gjitha obligimet dhe të drejtat të tjera mbi këtë kontratë janë të ngjashme më ato të kontratave të tjera.

Page 86: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

86

Të drejtat e udhëtarit të heq dorë nga kontrata Udhëtari ka të drejtë që të heq dorë nga kontrata nëse transportuesi nuk u përmbahet obligimeve mbi nisjen më kohë sipas mënyrës së përcaktuar në kontratë, respektivisht sipas rendit dhe destinacioni të udhëtimit. Udhëtari ka të drejtë që të heq dorë nga udhëtimi në transportin vendor 2 orë përpara dhe në atë ndërkombëtarë 6 orë përpara. Në të dy rastet ka të drejta të kthimit të mjeteve të pagesës më 10 % humbje. Në rast të nderprerjës së udhëtimit për të cilin nuk është fjtorë udhëtari, ka të drejtë;

a) Mund të kërkoj nga transportuesi që më mjete të përshtatshe ta dërgoj deri te destinacioni i kontraktuar;

b) Mund të kërkoj nga transportuesi që së bashku më bagazhin e vet ta kthej në vendin e nisjes dhe ti kthehen mjetet e pagesës;

c) Mund të heq dorë nga udhëtimi dhe nga transportuesi të kërkojë kthimin e mjeteve të pagesës. Detyerimi themelor i udhëtarit është që tarnsportuesit ti bëjë pagesën sipas tarifave mbi transportin apo në bazë të çmimit të kontraktuar. Përgjegjësitë e transportuesit në komunikacionin rrugorë Transportuesi në komunikacionin rrugorë është përgjegjës në raste kur për vonesa ose ndërprerje të udhëtimit vdes ose dëmtohet shëndeti i udhëtarit. Gjithashtu ai është përgjegjës edhe për persnalin zyrtar në automjetin transportues gjatë udhëtimit. Që të jetë transportuesi përgjegjës për dëmin e shkaktuar udhëtarit, udhëtari duhet të jetë brenda automjetit, duke hyrë apo duke dalur nga mjeti i transportit. Në këtë rast është e mundur që përgjegjësia e transportuesit të prejashtohet nëse udhtari është lëndëur më fajin e vet ose kur kjo ka ndodhur si shkak i rrethanave të cilat nuk ka mundur ti evitoj ose parashef transportuesi.

Bagazhi i udhëtarit

Bagazhin të cilin udhëtari ja dorzon transportuesit ky i fundit është i obliguar që të njejtin të ja kthej udhëtarit në ratsin e mrritjës në destinacionin e caktuar në kontratë. Bagazhi mund të transportohet më pagesë apo pa pagesë nëse pagesa për bagazhin është kalkuluar në çmimin e biletes. Transportuesi i jep vërtetimin udhëtarit për bagazhin e regjistruar ndërsa për bagahin e dorës nuk bëhët kurfar pagese. Rastet tjera lidhur më dëmtimin, humbjen apo ruajtjën e bagazhit të dorës apo të regjistruar zgjidhen sipas rregullave të cilat i kemi paraqitur në kontratate lartshënuara.

KONTRATA MBI SIGURIMIN

Zhvillimi i çdo veprimtarie afariste përmban në vete një rrezik të caktuar jo vetëm të natyrës ekonomike por konkretisht rrezikun e dëmtimit ose të zhdukjes së mallrave ose shërbimeve të caktuara. Më qëllim të zvogëlimit respektivisht menjanimit të rrezikut, që nga kohërat antike vie deri të organizimi i disa shoqërive të caktuara të cilat anëtarëve të vet, në raste të ckatuara, u kanë kompensuar dëmin e shaktuar nga shkaktrët e ndryshem. (Edhe Kodi i Hamurabit e ka rregulluar kompensimin e dëmit dhe vjedhjeve për karavanet e udhëtarëve). Ligji i Radosit nga shekulli III, pa.er.so., e ka rregulluar juridikisht përgjegjësinë për hudhjen e mallit në deti dhe rastet e fatkeqësive detare. Në vendet e njohura tregtare siç është Italia, gjatë mesjetës, lindin institucionet e sigurimit të ngjajshme me këto të kohërave të sotme. Kontratat e para të sigurimit lajmërohen gjatë shekullit XIV. Përiudhat e më vonëshme

Page 87: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

87

karakterizohen me komercializimin gjithnjë e më ta mdh të sigurimit, e që rëndësi të veçantë të për zhvillimin e sigurimit bashkëkohor ka LOYD-a (1779). Sigurimin, njëkohësisht mund ta trajtojmë edhe në aspektin apo karakterin sociologjik, ekonomik dhe juridik. Shiquar nga aspekti ekonomik, sigurimi ka për qëllim përfshirjen e pasojave ekonomike të cilat kanë shkaktuar dëmin, në mënyrë që të arrihet deri të kompensimi i dëmëve. Lëndë e studimit të ekonomistëve në këtë lëmi janë aspekti i sigurimit të burimeve të mjeteve dhe akumulimit të tyre, strukturat e premisë, ruajtjes së pasurisë, efekteve ekonomike etj,.

Nga aspekti juridik, elemet i rëndësishëm konsiderohen çështjet statutare të shoqërive të sigurimit (pozita e shoqërive të sigurimit, forma dhe llojet e shoqërive, bashëksitë e rrezikut, shoqëritë e risigurimit etj), pastaj problematika e të drejtës afarsite në sferen ndërkombëtare dhe të drejtës private (veprimtaria e shoqërive të sigurimit jashta shtetit, kontratat me elemente të jashtme – ndërkombëtare etj.), dhe shiquar nga aspekti nacional sigurimi si marrëdhënje obligativojuridike krijohet me rastin e lidhjes kontratës mbi sigurimin.

Kontrat për sigurimin është aso kontrate në të cilën kontaktuesi i sigurimit obligohet që në bazë të pranimit reciprocitetit dhe të solidaritetit të bashkojë një sasi të mjeteve në në bashkësinë e sigurimit, respektivisht në të ashtuquajturën bashëksi të rrezikut (të siguruesi), kurse bashkësia – enti obligohet që në rast të ndodhjës së ngjarjës e cila është e përcaktuar për sigurim, t’ia paguaj të siguruarit apo ndonjë personi të tretë kompensimin (shpërblimin), ose shumën e caktuar apo të bejë diçka tjetër.156

Siguruesi është pala e cila në kontratën e sigurimit merr detyrime dhe përgjegjësi për pagesën e

një pjese të caktuar të mjeteve të pageses apo të bejë diçka konkrete në rast se i ndodh rasti i caktuar të siguruarit.

I siguruari (shfrytëzuesi i shërbimeve) është personi i cili lidh kontratën në emr dhe llogari të

veten duke i paguar premit dhe duke i krijuar vehtës mundësinë e sigurimit të rasteve të caktuara evetuale.

Kontraktuesi i sigurimit është personi i cili lidh kontratë në emer dhe llogari të sigurimit, në emer

dhe llogari të të siguruarit dhe në llogari dhe emer të palës së tretë. Shfrytëzuesi i sigurimit (p.sh. pala e tretë) dallon nga pala e siguruar për atë se është jasht kontratës me rastin e lidhjes së saj, nuk lajmerohet as personalisht as përmes përfaqësuesit përderisa pale e siguruar lidh kontratë në llogari dhe emer të tij.

Personi i siguruar është ai i cili për nevojne e sigurimit të jetës dhe shëndetit të vet duhet ti

parasheh ngjarjet e mundshme (vdekjen, sëmundjen, lendimin, pensionin etj). Sipas të drejtës nuk është e thënë që një person të jetë çdo herë i siguruar sepse ai mund të jetë i siguaruar edhe nga pala e tretë e cila përgjigjet për ndodhjen e ngajrjeve të parapara eventuale të vdekjes, sëmundjes, lëndimit etj, varësisht nga pjesa e pagesës së shumës së caktuar.

Egzistojnë shumë llojet të sigurimeve të cilat aplikohen në botën bashkëkohore. Trajtimi i tyre

pothuajse është i pamundur në këtë tekst për shkak se e drejta në turizëm i rregullon vetëm marrdhënjët specifike andaj këtu do të trajtohen vetëm ato lloje të sigurimit që janë po ashtu specifike për lëmin e turizmit. Llojet themelore të sigurimit janë: sigurimi i obligueshem ligjor dhe sigurimi kontraktor ose vullnetarë. Sigurimi i obligueshem ligjor është rezultat i veprimit të dispozitave ligjore imperative, ndërsa sigurimi kontraktor ose vullnetar është rezultat i krijimit të marrdhënjëve të caktura vullnetare në mes të sigurimit dhe të siguruarit. Kontrata për sigurimin sipas natyrës së saj juridike është konsensuale, e dyanëshme, me ngarkesë dhe e emertuar, me elemnte aleatore (kontrata mbi fatin), dhe formale sepse për tu lidhur prefekt duhet që të respektohen detyrimisht dispozitat ligjore mbi sigurimin.

156 Prof..Dr. M.Hetemi; Veper e cituar fq. 440

Page 88: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

88

Kontrata mbi sigurimin trajtohet si athezion kontratë sepse sipas rregullit i siguruari pranon tërësishtë, pjesërishtë apo kumulativisht plotësimin kushteve të cilat i ka paraparë siguruesi me rastin e nënshkrimit e polisës së sigurimit e cila më parë është e hartuar dhe shtypur.

Zhvillimi i veprimtarive turistike dhe aktiviteti i turistëve gjatë udhëtimeve dhe vendosjeve në vende turistike, potencialisht konsiderohen se mund të ju nënshtrohen rreziqeve të ndryshme. Burimet e këtyre rreziqeve mund të jenë, para së gjithash, mjetet e transportit, aktivitetet e shtuara fizike në kushtet klimatike të ndryshuara, lëndimet trupore etj. Për shkaqe të rreziqeve të sipërpermendura, kontratat mbi sigurimin kanë një rëndësi të veçantë për mbarvajtjen e veprimtarive turistike pikërisht për faktin se në këtë arrihet integritetit dhe personalitetit të turistit t’i sigurohet një trajtim efektiv dhe cilësor. Kontratën mbi sigurmin e lidh vet turisti por edhe agjencioni turistik në emer të tij.

Elementet e sigurimit

Elementet esenciale të sigurimit janë marrdhënjët specifike shoqërore-ekonomike të cilat

shprehen sipas shumës totale e sigurimit, rrezikut, rastit të siguruar, interesit të sigurimit, premis së sigurimit, kompenzimit për sigurimin, polisës së sigurimit, rezervave të sigurimit dhe risigurimi.

Shuma totale është shuma më e lartë e kontraktuar apo e përcaktuar sipas ligjit të cilën i siguruari është i obliguar që ta paguaj për sigurimin e rastit.Vlera reale e interesit të siguruar dhe shuma totale e sigurimit duhet të jenë kompatibile, çfarë në realitet edhe ka mundësi të mos jenë. Këto marrëdhënje emertohen edhe si nënsigurime dhe passigurime. Nënsigurimet ekzistojnë kur shuma tolate e sigurimit është më e ulët se vlera reale e interesit të siguruar dhe në rast të shkaktimit të dëmit sigurimi i kompenson të siguruarit dëmin e caktuar e jo kompensimin e vlerës reale të dëmit të shkaktuar. Passigurimet ekzistojnë kur shuma totale e sigurimit është më e madhe se vlera reale e sigurimit të interesit të caktuar. Jo rrallë kjo formë e sigurimit është e kundërligjshme dhe kundër qëllimeve të sigurimit sepse, duke i shfrytëzuar përparësitë e kësaj forme të sigurimit, i siguruari ka mundësi të mashtrojë dhe të shkaktojë dëmin i cili i shërben të siguruarit për pasurim të paligjshem dhe në dëm të shoqërisë së sigurimit. Nëse shuma totale e sigurimit të kontraktuar është me e lartë se shuma se vlera e interesit të siguruar, dhe në këtë rast të dy palët kanë qenë të pandërgjegjshme, kontrata mbetet në fuqi, shuma totale e sigurimit ulët në vlerën reale për interesin e siguruar dhe premitë zvoglohen po ashtu në shuma reale.

Rreziku konsiderohet mundesia e ngjarjes së papritur të ardhshme e cila mund të sjellë deri të dëmtimi i pasurisë ose lëndimin e të siguruarit. Që ndonjë ngjarje që shkakton dëm të mund të jetë lëndë për sigurim duhet që të plotësohen këto kushte:

a) Të jetë e mundur, sepse rreziqet për të cilat sigurohet pasuria ose personi paraprakisht janë të

ditura botërisht, ndërsa ngjarjet të cilat nuk mund të parashifen nuk ka mundësi që të sigurohen.

b) Ngjarja e siguruar të jetë e pavaruar nga dëshira e sigurimit dhe e personit të tretë të interesuar. Kjo për shkak që të mos vie deri të provokimi i qëllimshem i çështjes së siguruar.

c) Që të jetë i pavetdishëm dhe i paqëllimshem, qoftë në kuptim të veprimeve, qoftë në kuptim të momentit të veprimeve.

d) Që të shkaktohe pasojat e dëmshme në pasurinë ose shëndetin e të siguruarit. e) Që interesi i siguruar dhe rreziku potencial të jetë i lejuar me ligj dhe njëkohësisht moral.

Interesi i sigurimit konsiderohet interesimi i ndonjë personi (subjektet e interesave) që interesi i

siguruar të mos ndodh. Interesi i sigurimit është “causa (kauza) e sigurimit” sigurimi i qëllimeve ekonomike. Nuk ekziston sigurim ku përsoni i siguron sendet e huaja nga të cilat nuk ka asfar të drejta subjektive.

Page 89: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

89

Rasti ose interesi i siguruar është ngjarje që më parë e pritur e përcaktuar në kontratën e sigurimit në bazë të së cilës, nëse rasti ka ndodhur dhe është shkaktuar dëmi, dëtyrimet e sigurimit përcaktohen në drejtim të kompensimit të dëmit të caktuar. Reziku dhe rasti ose interesi i siguruar janë dy elemente të ndërlidhura në mes veti ku rreziku ka mundësi potencoale për shkaktimin e dëmit, ndërsa rasti ose interesi i siguruar, në rast të shkaktimit të dëmit, është real respektivisht i realizuar. Kontrata mbi sigurimin është e pavlefshme nëse në rast të lidhjes së saj ka përfunduar rasti rasti i siguruar ose ai rast veq është në proces, ose ka mbretruar vetdija se rasti do të rrjedh etj. Barra për dokumentimin e rastit i cili mund të ndodh, bie mbi të siguruarin, respektivisht personin e siguruar.

Premia e sigurimit është shuma e pagesës të cilën i siguruari, respektivisht kontraktuesi i sigurimit

në bazë të kontratës mbi sigurimin ose ligjit paguan sigurimin. Premitë e sigurimit paraqesin mjetet në bazë të të cilave formohen fondet e sigurimeve me të cilat realizohen kompensimi i dëmëve nga sigurimi dhe aplikohen masat të tjera preventive.

Kompensimi nga sigurimi është shuma e caktuar në formë të të hollave të cilat i siguruari është i

detyruar ti paguaj sigurimit ose shfrytëzuesit të sigurimit deri në momentin e veprimit të rastit ose interesit të kontraktuar.

Polisa e sigurimit konsiderohet letër me vlerë që dëshon lidhjen e kontratës mbi sigurimin cila

mund të lëshohet me emer, sipas urdhërit dhe sipas prurësit. Polisa e sigurimit i përmbanë këto elemente:

1. Palët kontraktuese; 2. Sendin apo personin e siguruar; 3. Rrezikun e përfshier në sigurim; 4. Kohëzgjatjën e afatit të sigurimit dhe mbuleses; 5. Shuma e sigumimit; 6. Preminë; 7. datën e lëshuarjës së polisës së sigurimit; 8. Nënshkrimin e palëve kontraktuese.

Rezervat e sigurimit janë fontet e sigurimit të cilat formohen nga premitë e sigurimit e të cilat të

siguruarit i bashkojnë në bashksinë e sigurimeve. Risigurimi është kontatë e të siguruarit me risigurimin në bazë të të cilës i risiguruari merr detyrime

që në rast të veprimit të rastit të siguruar, për të cilat ka marrë detyrime, do të marr një pjesë të rrezikut ose rrezikun në tërësi, dhe në këtë rfast detyrohet që të paguaj pjesën shtesë të premis në llogari të sigurimit.

Bashksigurimi është kontratë mbi sigurimin në bazë të së cilës disa sigurime për një lëndë të caktuar

lidh kontratë me një të siguruar në bazë të marrëveshjes e përcakton bartjen dhe ndarjen e rrezikut. Të gjitha sigurimet i përgjigjen të siguruarit në kompensimin e plotë. Ndryshimi në mes të risigurimit dhe bashksigurimit qëndron në atë se në të parin ndarja e rrezikut realizohet në mënyrë horizontale, ndërsa në të dytën ndarje e rrezikut ndahet në mënyrë horizontale.

Llojet kryesore të sigurimit

Sigurimi sot në botën bashkëkohore është aç i zhvilluar sa që ka mundësi sigurimi nga çdo llojë

rreziku. Pikrisht nga llojllojshmeria e sigurimeve të cilat tani ofrohen është e arsyeshme trajtimi dhe klasifikimi i tyre për studime shkencore.

Page 90: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

90

Sipas vendit ku rreziku kërcnon, sigurimi mund të jetë: tokësor, detar dhe ajror. Sipas lëndës dallojmë sigurimin: pasuror dhe personal. Sigurimi pasuror ndahet në: sigurimi i sendeve dhe sigurimi nga përgjegjësia. Sigurimi nga përgjegjësia është ose sigurimi në të cilën i siguruari siguron të sigueuesi bartjen e përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar. Në këto raste sigurimi përgjigjet për dëmin i cili është përcaktuar në kontratë të i dëmtuari duke i kompensuar dëmin.

Karaktersitikat themelore të sigurimit të pasurisë janë:

a) Që rreziku i përfshier në sigurim mund të shkaktohet në pasurinë e ndonjë personi; b) Që qëllimi i sigurimit të jetë kompensimit të dëmit të shkaktuar, që nënkupton se

sigurimi nuk mund të përfshijë nivelin e dëmit më lartë se sa lartësia e dëmit; c) Që të drejta ng asigurimi mund të kenë vetëm personat të cilët kanë interes juridik që të

mos i godet dëmi.

Të sigurimi personat ndryshojnë në: sigurimin e jetës dhe sigurimin nga rastet e fatkeqësive e që karakteristikat tyte të përbashkëta janë:

a) Që rreziku i përfshier në sigurim të shkaktohet në personin e siguruar; b) Që qëllimi i sigurimit nuk është kompensimi i dëmit në rastin e siguruar, por

kundërveprimi i pagesës së premive, që paraprakisht është përcaktuar në shumën totale pavarësisht nga dëmi i mundshëm;

c) Që ekzistimin e interesit material në anën e shfrytëzuesit nuk është kusht për realizimin e të drejtave nga sigurimi.

Për nga mënyra e krijimit sigurimi mund të jetë vullnetarë ose i detyruar.

Detyrimet e palëve

Kontrata mbi sigurimin është kontratë e cila përcakton punët juridike me detyrime dypalëshe me të cilat përcaktohen dy detyrime themelore të palëve: që i siguruari të paguan premin të sigurimi dhe që sigurimi, në rast të caktuar për interesin e siguruar, të paguan shumën totale të kontraktuar. Kështu, si të njëra palë po ashtu edhe të tjetra paraqiten grumbull i detyrimeve të cilat i detyrojnë palët me rastin e lidhjes së kontratës si me rastin e afatit të sigurimit ppo ashtu edhe në momentin e veprimit të rastit të siguruar.

Detyrimet e personave të siguruar

Në momentin e lidhjes së kontratës mbi sigurimin i siguruari ka detyrimin e paraqitjes së rrethanave të cila vlejnë për përcaktimin e rrezikut dhe pageses të premisë së parë sigueuese. Pasi që i siguruari më mirë i njeh rrethanat të cilat janë të vlefshme për përcaktimin e rrezikut ai është në detyrim që ato ti lamëroj të sigurimi me rastin e lidhjes së kontratës. Rregullorja mbi sigurimin157 me dispozita ka përcaktuar të drejtat e sigurimit në raste të cilat mund të sjellin deri të pavlefshmeria e kontratës, respektivisht në raste të shkaktimit të dëmit të qëllimshem ose nga shkaku i mospasraqitjes së plotë të sitautës.

Në momentin e lidhjes së kontratës së sigurimit, i siguruari detyrohet të paguaj premin e parë. Gjatë zgjastjes së sigurimit i sigurauari ka detyrime: të pagesë së rregullt të premive të sigurimit,

të lajmërimit të sigurimit për ndryshimet lidhur me rrezikun dhe shmangjes nga mundësia e veprimit të rastit të siguruar.

157 Rregullorja administrative e UNMIK-ut nr. 2001/25 Mbi licencimin, mbikqyrjen dhe rregullimin e Kompanive të Sigurimit dhe të ndërmjetësuesve të sigurimit

Page 91: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

91

Për të pasur mundësi pritjeje për plotësimin e detyrimeve nga ana e sigurimit, i siguruari është i detyruar, deri sa të zgjatë afati i sigurimit të kontraktuar, ti paguaj premitë sipas afateve kontraktuese pa shtyrje.

Lidhja e kontratës mbi sigurimin nuk e liron të siguruarin nga detyrimi që ndaj lëndës së siguruar të sillet pa kujdes të duhur. I siguruari, vazhdimisht, është i detyruar që të ndermerr masa ligjore, kontraktuese dhe veprime ose mosveprime të tjera më qëllim të shmangjes dhe pengimit së rastit të siguruar. Nëse ai nuk sjellet ashtu, e për këtë nuk ka arsye, detyrimi i sigurimit zvoglohet deri në masë për dëmin e shkaktuar për që ka ardhur si rezultat i mos përmbushjes së detyrimeve të sigurimit.

Nëse paraqitet rasti i siguruar, i siguruari ka detyrim që ta lajmëroj sigurimin për ekzistimin e rastit të siguruar dhe gjithashtu angazhimin, kujdesin dhe marrjen e masave individuale për zvoglimin e dëmit të paraqitur. Afati për paraqitjen e rastit të siguruar si cili është paraqitur në realitet është i përcaktuar në kontratën e sigurimit ose me ligj. Nëse i siguruari nuk i ndërmerr veprimet e kontraktuara ose detyrimet e përcaktuara ligjore për të pataqitur rastin detyrohet që sigurimit ti paguaj dëmin e shkaktuar.

Rasti eventual i siguruar i cili është paraqitur në realitet automatikisht e obligon të siguruarin që aktivisht të sjellet në drejtim të kufizimit të pasojave të shkaktuara. Detyrimet e shoqërive të sigurimit

Në momentin e lidhjes së kontratës mbi sigurimin, sigurimi ka detyrimin që të siguruarit ti

dorzojë kushtet dhe detyrimet e sigurimit në mënyrë që i siguruari vullnetarisht ose detyrimisht që të pranojë oferten për sigurim. Sigurimi duhet që të siguruarin ta njoftojë për përmbajtjen e kushteve të përgjithshme të afarizmit të cilat paraqesin pjesë autonome të së drejtës formunale, të cilën e nënshkruan njëra palë ndërsa detyrohet pala tjetër. Te kontrata mbi sigurimin sigurimi është i detyruar që të njoftoj kontraktorin e sigurimit që kushtet e përgjithshme dhe ato të veçanta të sigurimit janë pjesë integrale respektivisht përbërëse e kontratës dhe mundësish ti dorzojë tekstin e tyre nëse këto kushte nuk shtypura në polisen e sigurimit. Detyrimet që duhet të ekzekutohen duhet të jenë të shtypura në polisën e sigurimit. Sipas ligjit mbi marrdhëdhënjet detyrimore sigurimi ka të drejtë që të refuzoj oferten për sigurimin me çka heshtja në ofertë nuk nënkuptohet si refuzim por pranim i ofertes. Mëgjithatë, konsideojmë se të të siguruarit e detyrueshem, ligjdhënësi e përcakton dhe siguron jo vetëm të siguruain por edhe sigurimin për lidhjen e kontratës mbi sigurimin. Gjatë afatit sa zgjatë sigurimi, sigurimi ka dertyrime për siguruarin dhe në interes të tij të ndërmerr disa veprime. Prasëgjithash, detytimin e gadishmerisë të vazhdueshme financiare lidhur me mbajtjen e rezervave të sigurimit dhe të ndërmarrjes së masave preventive më qëllim të pengimit të dëmit i cili mund të kërcënon dhe pasojave eventuale të tyre. Në raste të humbjes së polisës së sigurimit, sigurimi duhet të lëshoj polisën e re, dhe me kontratë mund të përcaktohen edhe detyrime të tjera të sigurimit për kohën sa zgjat sigurimi. Nëse ndodh rasti i siguruar, sigurimi është i detyruar ti paguaj të siguruarit kompensimin ose shumen totale e cila është përcaktuar në kontratë. Detyrime e tilla siguruesi është i obliguar që ti kryej për kohë të caktuar sipas kushteve të kontratës ose sipas dispozitave ligjore të cilat e rregullojnë këtë çështje. Nëse është e duhur që të përcaktohet lartësia e dëmit të shkaktuar, siguruesi detyrohet që të inkasojë një pjesë të kompensimit në emer të të siguruarit deri në përcaktimin e tërësishëm të dëmit. Pjesa totale e pagesës realizohet me rastin e përcaktimit të dëmit. Në rast se siguruesi dhe i siguruari nuk mund të pajtohen për llojin, shkaqet ose për pasojat fatkeqësisë, çështja zgjedhet në gjykatën kompetente me ndihmen e ekspertit.

Page 92: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

92

Sigurimi vullnetar në turizëm

Për zhvillimin e veprimtarisë turistike sigurimi ka një vend të rendsishëm, parasëgjithash për shkak

se nomat ligjore imperative i detyrojnë organizatat turistike që në raste të caktuara të lidhin kontrata mbi sigurimin.

Ngritja e vetëdijes për arsyeshmerin e shfrytëzimit të sigurimit në turizëm po ashtu edhe në lëmenjtë tjerë të jetës shoqërore dhe ekonomike, ka sjellur deri të lindja dhe lidhja e kontratave të ndryshme mbi sigurimin vullnetar sidomos nga përgjegjësia për dëme, të cilat sikurse të mos ekzitonin këto kontrata, do ti paguante organizata turistike. Gjithashtu, edhe vet turistet arrinë që të sigurohen nga shkalla më e lartë e rrezikshmeris të cilat mund tu kanosen me rastin e shfrytëzimit të shërbimeve turistike gjatë udhëtimeve jashta vendit. Me lidhjen e kontratave të caktuara mbi sigurimin, edhe turistet edhe ofrueseit e shërbimeve turistike munden që në një masë të madhe të sigurohen nga çdo rrezik në mënyrë që të menjanojnë ose të zvoglojnë pasojat e dëmshme nëse ndodh rasti i siguruar.

Njëra ndër parimet themelore për sigurimin në turizëm është mënyra vullnetare e sigurimit. Me rastine shqyrtimit të disa kontratave të cilat e rregulojnë zhvillimin e veprimtarisë turistike konstatohen detyrimet e orrganizatave turistike, hoteleve dhe agjensioneve turistike lidhur me kompensimin e dëmti të shkaktuar material dhe jomaterial në llogari të shfrytëzuesve të shërbimeve. Për këtë arsye organizatat e ndryshme turistike lidhin kontrata mbi sigurimin lidhur me përgjegjësinë e sigurimit për dëmin e shkaktuar me anë të të cilave në masë të madhe arrinë që të minimizojnë shumën e kompensimit e cila del nga detyrimet e përcaktuara në kontratë.

Kontratat e mundëshme mbi sigurimin të cilat konsiderohen interesante që i lidhin organizatat turidtike janë:

a). Sigurimi i musafirëve në hotel nga pasojat e mundëshme në rast të fatkeqësive. Kontraktues mund

të jetë çdo organizatë hoteliere ose person fizik të cilit i ofrohen shërbime hoteliere dhe turistike. Kontrata mbis sigurimin e musafirëve lidhet sipas evidencës së musafirëve e cila fillonë të prodhojë efekte në momentin kur musafiri evidentohet në regjistrin e hotelin respektivisht në momentin e fitimit të statusit të musafirit. Siguruesi ka detyrime ndaj musafirit gjatë tërë kohës sa qëndron ai në hotel ose jasht tij deri në momentin e përfundimit të kontratës. Në sigurimin e musafirëve në hotel përfshihen edhe sigurimi nga përgjegjësia e hotelit në raport me musafirin e siguruar për shkak të lëndimeve dhe dëmtimeve trupore si dhe për humbjen ose zhdukjen e sendeve të musafirit.

b). Sigurimin plotësues i anëtarëve të shoqatëve të ndryshme (shoqatave të gjyatarëve, peshkatarëve

etj) nga pasojat e rastit të fatkeqësisë evetuale. c). Sigurimin plotësues të musafirëve në vende publike për larje dhe freskim nga pasojat e

mundëshme të fatkeqësisë eventuale. d). Sigurimin plotësues të turistëve nga pasojat e fatkeqësis gjatë kohës së organizmit të udhëtimit në

të gjitha llojet e komunikacionit. e). Sigurimin plotësues të personave gjatë kohës së verimit, dimrimit, llogorimit etj., nga pasojat e

fatkeqësive eventuale. f). Sigurimin plotësues të udhëtarëve në sferen e komunikacionit publik nga pasojat e faktkeqësive

eventuale.

Page 93: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

93

Përveç kontratave mbi sigurimin të cilat i lidhin parasëgjithash subjektet juridikë, sot pothuajse në masë të njejtë këto kontrata i lidhin edhe turistes individualishtë. Në praktikë më së shpeshti lamërohen këto forma të sigurimit të turisteve:

sigurimi i bagazhit; sigurimi nga rastet e fatkeqësive gjatë udhëtimit; sigurimi nga përgjegjësia për dëmin të cilin turisti e shkakton gjatë udhëtimit; sigurimin për rastet e smundjes gjatë udhëtimit; sigurimin nga dëmi i shkaktuar nga automobili, ajroplani, anija etj. sigurimin për kthimin e shpenzimeve nëse turisti nuk fillon ose e ndërpren udhëtimin të

cilin e ka organizuar agjencioni i udhëtimit. sigurimin e shpenzimeve për renovime dhe riparime të cilat mund të shkaktohen gjatë

udhëtimit etj.

Turisteve përveç sigurimeve për gjëra individuale është e mundur që tu ofrohen edhe “sigurime në paket” të cilat përfshinë lloje të caktuara të sigurimeve të sipërshënuara. Duhet që të theksohet se, nëse nuk është ndryshe e përcaktuar në kontratë, kontrata mbi sigurimin fillonë të prodhojë efekte juridike nga 24 –orët e para të nënshkrimit të polisës së sigurimit e cila është e përcaktuar në kushtet e polisës së sigurimit.

Nëse në kontatën e sigurimit është përcaktuar kohëzgjatje e sigurimit, marrëdhënjët mbi sigurimin përfundojnë sipas datës së përcaktuar në kontratë. Nëse afati i kohëzgjatjes së kontratës mbi sigurimin nuk është i përcaktuar në kontratë, secila nga palët ka mundësi që ta shkëpusin me rastin e mbrritjes së premisë, nën detyrimin e lajmërimit me shkrim të palës tjetër së paku tre muaj para skadimit të premisë. Kontrata mbi sigurimin nderpritet nëse është zhdukur sendi i siguruar ose sendi në lidhje në bazë të të cilit është lidhur kontrata mbi sigurimin nga përgjegjësia.

KONTRATA MBI FRANSHIZINGUN

Kontrata mbi franshizingun158 është një institut relativisht i ri juridik i krijuar nga autonomia gjithnjë e më e madhe e të drejtës ekonomike. Kjo konsiderohet një sistem i ri kontraktues për distribuimin të mallrave dhe shërbimeve e cila u lind dhe u zhvillua në SHBA prej nga u përhap edhe në vendet tjara të Evropës.159

Më qëllim të të kuptuarit me të afërt të përmbajtjes respektivisht të karakterstikave të kontratës për franshizingun shumë autorë kanë dhënë mendime përafërsisht të njejta. Profesori Skakun lidhur me përmbajtjen e kontratës mbi franshizingun e citon ekspertin amenrikan HAROLD BRAUN i cili thekson se “franshizingu është marrveshja gojore ose me shkrim, për një afat të caktuar ose të pacaktuar, në bazë të së cilës një person i ofron personit tjetër përdorimin e licencës së firmës, shenjave përdoruese ose shenjave të tjera, në bazë të një interesi të përbashkët rreth plasamnit të mallërave dhë shërbimeve”.160

Rregullat e shoqërisë ndërkombëtare për franshizingun (IFA) përmbajnë definiconin mbi franshizingun të cilën e definojnë si ....”marrëdhënje kontraktore në mes të ofruesit dhe shfrytëzuesit të franshizingut në bazë të të cilës ofruesi i franshizingut ofron ose detyrohet të mbajë interesin e vazhdueshem lidhur me afarizmin e pranuesit të franshizingut, sikurse edhe në sferat siç janë KNOW – HOW, dhe të trajnimit deri sa që pranuesi detyrohet që të afaroj nën firmen e përbashkët, pamjen e jashtme të saj ose procedurave të cilat i përkasin ofruesit e të cilat ai i kontrollon, si dhe për burime të veta investon kapitalin në afarizem”.

158 Rrjedhë nga fjala angleze (franchisingu) e cila është përkthyer në frangjishte si (franchise) dhe që përdoret edhe në gjermanishte si (franchise) që nënkupton privilegjin respektivisht koncesionin. 159 Dr. M. Hetemi; E drejta me njohuritë themelore të së drejtës afariste, Prishtinë 1996 fq. 470 160 Dr. M. Skakun, Veper e cituar fq. 203

Page 94: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

94

Sipas shumicë së autorëve, të cilët e kanë trajtuar në aspektin shkencor kontratën mbi franshizingun, aktgjykimi COUR DE PARIS i vitit 1978 konsiderohet si “akt i cili në aspektin përfashirjes të gjithmbarëshme i ka përcaktuar elementet specifike të marrëdhënjëve të përbashkëta juridiko-kontraktore të franshizingut. Sipas këtij aktgjykimi “franshizing definohet si metodë e bashkëpunimit në mes të dy ose më shumë organziatave ekonomike, ofruesve të franshizingut dhe shfrytëzuesve të franshizingut, në kuadër të së cilës paraqiten ofruesi i franshizingut, në cilësinë e pronarit ekskluziv të të drejtave lidhur me përdorimin e firmes, vulës, shenjave përdoruese, simboleve dhe shenjave të tjera të paregjistruara të identifikimit, si dhe të diturive dhe eksperiencave të cilat i ofrohen në dispozicion pranuesit të franshizingut, me të drejtën e shfrytëzimit të tyre, në bazë të një kompensimi të caktuar ose në bazë të realizimit të përparësive lidhur me grumbullin e prodhimeve dhe shërbimeve, origjinale ose specifike, në qëllim të shfrytëzimit të detyruar dhe të plotë të tyre në përputhje me teknikat komerciale të cilat ofruesi i franshizingut i ka të provuara në një treg të caktuar dhe më qëllim të arritjes së një zhvillimi të përshpejtuar të veprimtarisë ekonomike të ndërmarrjes për të cilën konsideron të lidh kontratën –për franshizingun: kjo kontratë mund të përmbajë edhe ndihmen komerciale, financiare dhe industriale në mënyrë që të mundësoj integrimin më të lehtë në veprimtarinë ekonomike të ofruesit të franshizingut, dhe gjithashtu kontrollin e caktuar ofruesit të franshizingut pse që pranuesi i franshizingut e investon edhe një pjesë të teknikave të veta origjinale dhe KNOË – HOË, me të cilën mundëson ruajtjen e imixhit të mallit të vulosur i cili është në shitje, zhvillon klientelen me shpenzime më të vogla dhe rentabilitet për të dy anët, të cilat mbajnë deri në fund pavarësi të plotë juridike”.161

Prof. Vilmi Gorenac kontratën mbi franshizingun e trajton si “ kontratë e cila e detyron ofruesin e franshizingut që të vë në dispozicion një pjesë të caktuar të mallrave ose të ofrojë shërbime të caktuara me përdorimin e emrit, shenjës së mallit, pergaditjeve dhe të drejtave të tjera të mbrojtura, në aspektin teknik, teknologjik dhe organizativ në bazë të njohurive dhe eksperiencave, dhënjës së këshillimeve dhe trajnimeve, dhe që pranuesi franshizingut detyrohet që për shfrytëzimin e tyre të paguaj kompensimin dhe gjatë afarizmit të vet tu përmbahet detyrimeve të marra, siç është rasti i shfrytëzimit të materialeve, pergaditjeve, KNOW – HOW etj.162

Ashtu siç është cekur edhe më sipër franshizingu është lajmëruar kah fundi i shekullit XIX në SHBA dhe deri në gjysmën e shekullit XX ka qenë prezent në sferen e prodhimit dhe qarkullimit të automobilave dhe naftes. Nga viti 1950 franshizingu ka shënuar një zhvillim posaqërisht në lëmin e pergaditjes së ushqimit të shpejtë (Mc Donald’s), ebartur ne Evrop nga firmat amerikane. Pasi që kontrata mbi franshizingun, në shumicen e vendeve, ka mbetur jashta një tretmani të caktuar nga ligjdhënësit, burim supsidiar për këtë punë juridike, përveç parimeve të përgjithshme të afarizmit, shfrytëzohen edhe dispozitat e ligjit mbi të drejtën e detytimeve dhe dispozitat e ligjit mbi veprimtarinë e jashtme tregtare. Kontrata mbi franshizingun është kontratë e paemertuar, formale, e dy anëshme, me ngarkesë, formulare dhe komutative.

Ndarjet më të rëndësishme të kontratës mbi franshizingun janë: franshizingu i mallrave, franshizingu i qarkullimit afarist dhe franshizingu i prodhimit ose franshizingu industrial.

Franshizingu i mallrave është lloj franhizingu në bazë të të cilit ofruesi i franshizingut (prodhuesi

i mallrave) i jep tregtarit të cilin e zgjedh të drejtën e shitjes të ndonjë lloji të prodhimit të caktuar në një territor saktësisht të përcaktuar deri të shfrytëzuesi i fundit-blersi. Lëndë e kësaj kontrate nuk është vetëm transferimi i të drejtave ekskluzive të shitjes, por edhe transferimi i njohurive dhe eksperiencave si dhe procedurat rreth përdorimit të firmes dhe vules. Duhet potencuar se pranuesi i franshizingut është tregtari i pavarur i cili para personit të tretë vepron sipas emrit të vet dhe në llogari të vet.

Franshizingu në qarkullimin afarist, ose franshizingu i shërbimeve është si i cili ofruesi i

franshizingut i ofron pranuesit të franshizingut një tërësi të shërbimeve (të drejtat e shfrytëzimit të njohurive afariste dhe teknike, dhënjës së shërbimeve nën emrin tregtar, vulës dhe shenjave të tjera, mjeteve, reçetave, rregullave, dizajneve, perparimeve teknike etj.). Ky lloj i franshizingut është

161 Dr.M.Vasileviċ, veper e cituar fq.546 162 V.Gorenc & V.Šmid: Poslovno Pravo u Turizmu i Ugostiteljstvo, Zagreb 1999, fq. 191-192

Page 95: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

95

karakteristik për sferen e hotelerisë (Holiday Inn, International Hilton, Mc Donad’s, Maxim, Moule a Gateau), rrjeteve të pikave të furnizimit me karborante, pastrimeve kimike, tregjeve të automobilave etj.

Franshizingu Industrial (prodhues) nënkupton aso lloj të franshizingut lëndë e të cilit përveç

prodhimit dhe shitjes së mallrave të caktuara në pikpamje të rregullimit të procesit të përdorimit dhe aplikimit të disa fazave tekniko-teknologjike në prodhim sidomos të prodhimeve ushqimore dhe të pijeve. Pranuesi i franshizingut në këtë rast zbaton vetëm një pjesë të procesit vetanak tekniko-teknologjik ndërsa pjeën dërmuese e blenë të ofruesi i franshizingut. Ky lloj i franshizingut tani është i kufizuar vetëm në sferen e prodhimtarisë së pijeve joalkoolike (Coca cola, Pepsi Cola), prodhimeve të miellit, birrave etj.

Palët kontraktuese në kontratën e franshizingut janë: ofruesi i franshizingut dhe pranuesi i franshizingut. Detyrimet themelore të ofruesit të franshizingut janë:

përdorimi i të drejtave ekskluzive të shitjes së mallrave dhe shërbimeve;

koncesionet lidhur me të drejtat e përdorimit të vules;

koncesionet lidhur me të drejtat e përdorimit të firmës dhe shenjave të tjera afariste;

koncesionet lidhur me KNOW – HOW (metodat e prodhimit, reçetave, formulave, procedurave të prodhimit, metodat e përfirimit të klientëve, organizimin e plasnamit dhe qarkullimit, medodave të kalkulimit dhe financiare etj).

kryerjen e kontrollit;

ofrimin e shërbimeve plotsuese.

Detyrimet themelore të pranuesit të franshizingut janë:

detyrimin që gjatë afarizmit të vet të aplikoj dhe zbatoj të gjitha udhëzimet, standardet e afarizmit, procedurat teknologjike gjatë prodhimit të pijeve dhe ushqimit dhe arsimimit të njejtë dhe të përbashkët;

detyrimin e furnizimit me mallë nga ofruesi i franshizingut ose presonit të tretë të cilin e përcakton ai;

detyrimin e investimeve të përcaktuara;

detyrimin e ruajtjes të sekretit afarist;

detyrimin e pagesës së kompensimit.

Për nga natyra juridike kontrata mbi franshizingun përmbanë elementet e kontratës mbi licencen, kontratën mbi KNOË – HOË, kontratës mbi përfaqsimin, kontratën mbi punën, kontratën mbi shitjen, kontratën mbi vepren, kontratën mbi shoqërinë, kontratën mbi shërbimet dhe kontratën mbi qiranë. Më qëllim që të mos thellohemi më tutje në analizen e kësaj kontrate, si dhe a bëhet fjalë për natyrën juridike të një kontrate të pavarur ose jo, edhe ne dakorohemi, sikurse shumica e autorëve, se kontrata mbi franshizingun trajtohet si konglomerat respektivisht kontratë e përzier.

Përparësit dhe specifikat e kontratës mbi franshizingun në lëmin e turizmit, e posaqërisht në hoteleri dhe restoranteri janë:

mundësia e shfrytëzimit të firmes hoteleire ose restoranteske, shërbimeve cilësore specifike, ndihmen në arsimimin e edukimin dhe në specializimin e kuadrave të nevojshme në hoteleri dhe turizëm;

ofrimin e ndihmes në afarizem, marketing, kontabilitet, shërbime informative etj;

zbatimin e metodave të reja teknike dhe teknologjike gjatë afarizmit në hotele dhe restorane më qëllim të depertimit në tregje dhe ofrimit të klientëve të rinjë;

shmangien nga gabimet e mundëshme fillestare;

standardizimin e objekteve dhe mjeteve, afarizmit të shërbimeve, të cilat nuk kanë efekte të musafiret të cilët kërkojnë këto lloje të mallrave dhe shërbimeve.

Page 96: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

96

Kontrata mbi franshizingun mund të ketë sukeses jashtzakonisht të madh në qoftë se pranuesi i

tij i’u përshtatet standardeve, ndryshimeve cilësore, punës ekipore, afarizmit duke angazhaur njohuri dhe dituri intelektuale dhe profesionale dhe në fund përdormit të të arriturave më të reja tekniko-teknologjike.

KONTRATA MBI TAJM SHERNING - un

Turizmi si degë e ekonomisë vazhdimisht qendron në proces të përshtatjes ndryshmeve, nevojave dhe kërkesave shoqërore bashkëkohore. Natyrisht, ndryshimi i vazhdueshem i këtyre marrëdhënieve shoqërore ka imponuar edhe ndryshimet e turizmit të bazuar në filozofinë e shërbimeve klasike në forma më të reja, fleksibile dhe cilësore turistike. Njëra nga format e reja të kontraktimit të marrdhenjëve specifike në turizëm dhe praktikën afariste është kontratë mbi tajm-sheringun.163

Kontrata mbi tajm-sheringun është aso kontrate në të cilën njëra palë kontraktuese-dhënesi i tajm-sheringut detyrohet që ti jap në shfrytëzim palës tjetër-shfrytëzuesit të tajm-sheringut të drejtën e shfrytëzimit ekonomik të një objekti të caktuar ekonomik sipas afateve të caktuara kohore të përcaktuara në kontratë ndërsa, pala tjetër kontraktuese - shfrytëzuesi i tajm-sheringut detyrohet që objektin, që është lëndë e kësaj kontrate, ta shfrytëzoj sipas afatit dhe destimimit të objektit ekonomik dhe standardeve profesionale dhe për këtë palës tjetër ti paguaj çmimin e kontraktuar. Kontrata mbi tajm-sheringun është e mundur që të lidhet edhe në mes të subjekteve të cilat nuk zhvillojnë veprimtari ekonomike.164

Në sferen e turizmit kontrata mbi tajm-sheringun trajtohet si kontratë specifike sipas të cilës ofruesi i kapaciteteve turistiko-hoteliere për një kohë të përcaktuar detyrohet që bartësit të të drejtave ti dorzojë në përdorim njesitë vendosese për musafir sipas kushteve kontraktuese për një afat të caktuar (për numer të caktuar vjetesh dhe për numer të caktuar pjesësh të kapaciteve-njesive) nën detyrimin e krijimit të mundësisë të shfrytëzimit të shërbimeve plotësuese (hapsirave të përbashkëta, tereneve sportive etj.) në mirmbajtjen e njesive të vendosjes në objekte të tjera, dhe që shfrytëzuesi detyrohet që për to të paguaj paraprakisht kompensimin e caktuar (para fillimit të shfrytëzimit të njësive të vendosjes) si të shpenzimeve të mirmbajtjes, dhe mundësisë që shfrytëzimin e të drejtave të veta ta bartë në personin e tretë.

Praktika afariste e vendeve të ndryshme kanë krijuar disa modalitete të kësaj kontrate. Rregullimi i kësja kontare me ligj është realizar vetëm në disa vende p.sh. Francë, Portugali etj. Egzistojnë dy lloje karaktersitike të këtyre kontratave:

A. Kontrata mbi tam-sheringun në bazë të të cilave mund të arrihet deri të pronësia apo

bashkëpronësia, dhe B. Kontrata mbi tajm-sheringun në bazë të së cilës mundësohet realizmi i të drejtës në

shfrytëzimin e objektit të caktuar. Edhe pse kontrata mbi taj-sheringun mund të trajtohet si institut i veçantë juridik, përmbajtja e

saj është e përberë nga komponimi i elementet të disa kontratave. Parasëgjithash, dallojmë dominimin e elementeve të kontratës mbi qeranë.

Vendet e caktuara në bazë të legjislacionit varësisht nga interesi i tyre, rregullojnë marrëdhenjët e caktuara për tajm-sheringun në bazë të këtyre dy formave. Por, forma e dytë në praktikë është shumë më e aplikueshme posaqërishtë kur bëhet fjalë për shfrytëzimin e objekteve afariste. Po ashtu, në këto ligje përcaktohen subjektet, kushtet dhe objektet të cilat mund të jenë lëndë e kësaj kontrate.

163V.Gorenc&V.Šmid: Veper e cituar Tajm-shering : Kontratë mbi të drejtën e kufizuar kohore për shfrytëzimin e kapaciteteve të vendosjes dhe kapaciteteve të tjera përcjellëse të objektit të caktuar.fq.195 164 Prof..Dr. M.Hetemi; Veper e cituar fq. 470

Page 97: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

97

Me lidhjen e kësaj kontrate lindin të drejta dhe detyrime për palët kontraktuese. Të drejtat e palës – shfrytëzuese janë këto:

E drejta e shfrytëzimit të objektit të caktuar turistik në përputhje me destinimin;

E drejta që objekti të shfrytëzohet vetëm për vetëm për një përiudhë të caktuar kohore gjatë vitit (p.sh. për 7, 14 ose 21 ditë);

Të drejtën e shfrytëzimit maksimal kohor e përcaktuar sipas kontratës;

Detyrimin themelor që para shfrytëzimit të objektit të paguaj një shumë të caktuar dhe pjesën e shpënzimeve për shërbime të përcaktuara në kontratë.

Më sipër është cekur se kontrata mbi tajm-sheringun i përmbanë pjesën me të madhe të

elemneteve të kontratës mbi qiranë por duhet potencuar se ajo karakterizohet edhe me posedimin e elementeve të kontrateve turistike si p.sh. kontratës mbi shërbimet hoteliere, kontratës mbi alotmanin etj,. Andaj, mund të konstatojmë se kontrata mbi tajm-sheringun është kontratë e emertuar, formale (patjetër duhet të përpilohet më shkrim), e dy anëshme, e vazhduar, me ngarkesë dhe e ka karakterin e kontratave tipe dhe formale.

Kontrata mbi tajm-sheringun duhet të përmbajë të dhënët mbi objektin turistik, çmimin e kohëzgjatjes së shfrytëzimit, kohën dhe mënyrat e pagesave, përiudhat kohore lidhur shfrytëzimin e objekteve turistike, të dhënat mbi përiudhat kohore të shfrytëzimit për njesi të vendosjes, pagesen e shpenzimeve për mirmbajtjen e objeketeve turistike dhe kushtet e specifikuara se si munden personat e caktuar ti shfrytëzojnë këto shërbime në objektin i cili është kontraktuar me tajm-shering. Nëse kjo kontratë nuk i përmbanë elementet e sipërshënuara, nuk prodhon kurfar efekte juridike.

Me të dhëna lidhur me objektin turistik nënkuptohen përshkrimi i afërt i vend-vendosjeve dhe të njesive në objektin hotelier. Çmimi është pjesa nomionale e kompenzimit të cilën ka detyrimin që ta paguan shfrytëzuesi i kontratës. Shfrytëzimi kohor i përcaktuar në kontratë nuk mund të jetë më i shkurtër se pesë ose më i gjatë se tridhjet vjet. Koha gjatë vitit ndajet në 52 javë (njësi kohore), e më kontarë parashihet se në cilën njësi kohore skadon afati i kontratës. Më fillimin e shfrytëzimit të objektit hotelier nënkuptohet koha kur fillon për herë të parë mundësia e vendosjes në njësi të marra nga poseduesi i të drejtave. Shpenzimet e mirmbajtjes duhet ti mbulojnë të gjitha veprimet të cilat e bëjnë më cilësor shfrytëzimin e vendosjeve hotelire, meremetimet, renovimet, pjeset e ndrrimeve dhe mjeteve të tjera. Bartëasi i të drejtave të shfrytëzimit të objeketeve – njesive ka mundësi që ti bartë edhe të personi tjetër për një përiudhë të caktuar kohore.

Përveç elementeve përmbajtëse të kësaj kontrate, në të mund të futen edhe elemente të tjera të shtuquajtura fakultative, varësisht nga rasti në rast. Disa klauzola, duke i pasur parasysh dispozitat e pakta normative të kësaj kontrate, mund të rregullojnë detalisht çështjen. Këto mund të jenë:

Numrin maksimal të personave të cilët mund ta shfrytëzojnë njesinë e kontraktuar me kontratë;

“CHEK – IN” dhe “CHECK – OUT” kohën;

shfrytëzimin e objektit turistik nga ana e bartësit të të drejtave;

pasrtimin, mirmbajtjen dhe drejtimin e objektit;

shërbime të tjera të cilat i ofrohen bartësit e të drejtave;

vendosjen alternative;

pasojat nga mospërmbushja e kushteve të kontratës.

Kontrata mbi të drejtën e shfrytëzimit kohorë të objekteve turistike detyrimisht duhet të jetë e lidhur në formën më shkrim, sepse në të kundërten nuk prodhon efekte juridike. Të drejtën e shfrytëzimit kohor të objekteve turistike nëse kontraktohet për palujtshmeri regjistrohet në librat e tokës, respektivisht në libra të tjerë adekuat pran organit kompetent. Regjistrimi realizohet në bazë të kontratës dhe të drejtat shenohen në listen e ngarkesave. Ligjet e vendeve të cilat e rregullojnë këtë institut juridik, mundësojnë që të drejtat nga kjo kontratë mund të barten edhe në personat juridikë dhe personat fizikë. Në praktikë,

Page 98: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

98

kjo më së shpeshti ndodh me dëshiren e bartësit të të drejtave lidhur me zëvendësimin e njesive kohore të sigurojë shfrytëzimin e pushimeve në vende tjera ose objekte të tjera turistike. Bartja e të drejtave realizohet drejtpërdrejtë ose terthorazi në shfrytëzues të tjerë me një afat lamërimi 10 deri 15 ditë paraprakisht.

Me kontratë përcaktohen edhe kushtet e shfrytëzimit “TIME SHARE EXCHANGE PRIVILEGES” të bartësve të të drejtave, respektivisht anëtarëve ndërkombëtar ose vendor të “EXCHANGE” organizatës.

KONTRATA MBI LIZINGUN

Kontrata mbi lizingun paraqet një mori marrdhenjësh juridiko-ekonomike tipike të cilat zbatohen në praktikë pa e pasur një rregullativ të caktuar juridike. Në kohët e fundit, për shkak të rëndësisë që ka ky institut juridik, disa vende kanë filluar që me dispozita juridike këto marrëdhënie të caktuara ti rregullojnë detalisht. Kontrata mbi lizingun ka lindur si institut juridiko-ekonomik pas luftës së dytë botërore gjatë zhvillimit të formave të reja të transaksioneve ekonomike në vende të zhvilluara ekonomikisht. Emertimi i kësaj kontrate lizing (leasing) ka prejardhjen nga fjala angleze “lease” që nënkupton qiran apo diç që ipet me qira. Përmbajtjes e kësaj fjalije në këtë kontratë inkorporon një tërësi të elementeve kontraktore në bazë të të cilave njëra palë është e detyruar që palës tjetër ti dorzojë sendin për një përiudhë të caktuar kohore më vërje në dispozicion për përdorim, në rastin tonë sendin – objektin turistik. Pala e cila e merr me lizing objektin është e detyruar që palës ofruesi ti paguaj çmimin e qiras sipas kushteve të kontraktuara. Definicioni i sipërshënuar nuk është i përcaktuar tërësishtë për teorinë e shkencës juridike. Kjo papërcaktueshmëri e definicionit është rezultat i lindjës së vazhdueshme të marrdhenjëve ekonimike të reja bashkëkohore e të cilat shpesh janë edhe të komplikuara. Në praktikë, veprimtaria lidhur më përmbajtjen e lizingut i ka të inkorporuara në vehte disa elementet të kontratave të njohura si p.sh. kontratën mbi qiranë, kontratën mbi shitblerjen, kontratën mbi vepren, kontratës mbi ofrimin e shërbimeve etj,. Elementet e kontratave të sipërpërmendura, në kuadër të kontratës së lizingut, mbledhen dhe plotësohen në mënyrë që në fund paraqesin një institut konkret juridik i cili i rrergullon marrdhenjët e caktuara unike juridiko-ekonomike respektivisht një kontratë bashkëkohore të së drejtës afariste. Profesori Rozenberg lidhur me definicionin e kontratës mbi lizingun thot se “me lizing nënkuptojmë një metod të veçantë për financimin e qëllimeve investive si të sendet e paluajtshme po ashtu edhe të ato të luajtshme të cilat sipas kontratës shfrytëzohen për një përiudhë të caktuar kohore, marrëdhënie këto që janë të lidhuar në bazë të lizingut në mes të ofruesit të sendit-objektit dhe marrësit të ati sendi-objekti”.165 Palët kontraktuese në punët e lizingut janë: ofruesit i lizingut dhe marrësi i lizingut. Në mënyrë të caktuar në marrëdhënje juridike marrin pjesë edhe prodhuesit e lëndëve të lizingut dhe financuesit e punëve. Ofruesi i lizingut i lëshon në dorë shfrytëzuesit të lizingut kompensimin e përcaktuar (qiranë) që mund ta kontraktojë ta paguaj në kiste. Ofruesi i lizingut mund të jetë edhe prodhuesi i lëndëve (mjeteve) por edhe personi i cili terthorazi merr pjesë në punët e lizngut. Lëndë e kontratës së lizingut mund të jenë sendet e luajtshme dhe sendet e paluajtshme. Në praktikë, kjo kontratë më shpesh lidhet për sendet e luajtshme si p.sh. makinave, kompjuterëve, makinave ndërtimore, mjeteve të komunikacionit etj,. Qëllimi i lidhjes së kontratës së lizingut është krijimi i mundësisë dhe të drejtës së shfrytëzimit të një tërësie të mjeteve, të cilat subjekti i caktuar nuk mund ti blehen, për të cilat përiudha e amortizimit nuk është me e gjatë se sa koha e qendrueshmërisë së tyre në kontratën e lizingut. Elementet qenësore të kësaj kontrate janë veprimet e caktuara me sendet të cilat dorzohen në shfrytëzim dhe çmimi i shfrytëzimit. Koha e zgjatjës së kontratës së lizingut nuk konsiderohet element shumë i rëndësishem e cila zakonisht zgjatë deri në pesë vjet por jo më shumë se dhjetë vjetë. Kjo kontratë

165 Prof.Vudi Rozenberg :Ugovor o autonomnog prava, Zagreb 1974

Page 99: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

99

mund të shkëputet pa përmbushjen e kushteve të caktuara. Elemente plotësuese mund të konsiderohen përcaktimi i afateve kohore të shfrytëzimit dhe mënyrat e pagesës së çmimit të kontraktuar. Gjithashtu, në mesin e elementeve plotësuese karakteristike për këtë kontratë radhitën edhe: përdorimi i lokacionit; garancionet teknike; servisimi dhe përmbajtja mjeteve; aftësimi i kuadrit; punimi i programeve; e drejta e qerasë; arbitrazhz; etj,.

KONTRATA MBI QIRADHËNJËN E AUTOMOBILAVERENT - A - CAR

Qiradhënja e automobilave (rent –a-car) paraqet punë tejet komplekse me të cilën merren ndërmarrjet e caktuara të cilat janë të specializuara vetëm në këtë lëmi afariste, si dhe turoperatoret të cilët në ekipet e veta kanë njësi të veçanta afaristepër qiradhënjën e automobilave.

Agjencioni i parë në botë RENT – A – CAR është themeluar pas luftës së dytë botrore në SHBA. Për ofrimin e shërbime të udhëtimit nga destinacioni i caktuar deri në ajrport, Avis grumbulloj automobila, pasi që u konstatua se transporti deri në ajroport është jashtzakonisht i dobët, dhe i ofroj ata me qira për oficeret amarikan për kohë dhe relacion të shkurtë. Pas kësaj kjo veprimtari është përhapur dhe ka ardhur deri të themelimi i parë i organizatës për qiradhënjën e automobilave e emertuar “AVIS”. Gjatë viteve të pesdhjeta AVIS kalon në Evrop në një qytet afër Londrës ku nga aty organizon hapjen e AVIS perfaqësive në Evropën perendimore. Në vitet e gjashtdhjeta në Vijen është hapur drejtoria e AVIS-itpër vendet e Evrpoes qendrore dhe lindore.

RENT - A - CAR kompanitë afarojnë sipas dysh sistemit. Sistemi i parë i afarzmit zbatohet në vendet të cilat janë në kuadër të drejtorisë qendrore. Sistemi i dytë i afarizmit zbatohet në vendet të licencuara. Fjalë është për ndërmarrje të veçanta të nga Evropa jug-lindore të cilat licencohen nga drejtoria për të kryer një veprimtari të këtill.

Nga viti në vit po shënohet rritje e veprimtarisë së RENT – A – CAR (për shkak të kërkesës së madhe lidhur me mënyren tejet bashkëkohore të ofrimit të shërbimeve e karakterizuar si INDUSTRIA E RENT – A – CAR-it) që njëkohësisht është shëndrruar në sinonim për marrjen me qira të automobilave sipas motos “Wr try harder”- përpiqemi që të jemi më të mirët.

Secila AVIS i licencuar është i organizuar në mënyrë të veçantë dhe kjo organizatë nuk ka mundësi që të jetë kompatibile me atë të përgjithshme – gjenerale, respektivisht sipas rregullores e cila vlen në tërë botën. Secila organizat e cila e ka të lidhur kontratën me AVIS-in është e organizuar sipas standardeve ndërkombëtare të AVIS-it dhe rregulloreve të vendit në të cilin zhvillon veprimtari.

Çdo shfrytëzues potencial i automjeteve të marra më qira është i detyruar që të nënshkruaj konrtaten mbi marrjen me qira dhe të pajtohet më të gjitha dispozitat e saj. Kontrata RENT – A – CAR është formale, e dyanshme, dhe me ngarkesë. Në atë janë të parapara kushtet e qiras, kushtet e sigurimit, shërbimet plotësuese etj.

Kushtet e qiramarrjes

Çmimi përcaktohet në valutën e vendit në të cilin vepron organizata ose në € (euro) dhe

përfshien: afatin e qiras, kilometrazhen e kaluar, sigurimin nga përgjegjësia lidhur më dëmin e shkaktuar ndaj personit të tretë dhe nga shkatrrimi i automjetit nga zjarri.

Qiramarresi personalisht dhe është materialisht përgjegjës për dëmin e shkaktuar ndaj personit të tretë në raste të fatkesive të komunikacionit.

Çmimi i qiras nuk i përmbanë këto rreziqe të mundëshme: 1.havaritë të cilat ndodhin në rast të ndeshtjes së komunikacionit dhe pala paguan dëmin e tërësishëm të shkaktuar, 2. vjedhjen e automobilit gjatë kohës sa e ka nën qira dhe nëkëtë rast pala paguan vleren e tërësishme të automobilit, 3. invaliditetin ose vdekjen gjatë ndeshjes së komunikacionit.

Page 100: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

100

Vlerësimi i shkallës së dëmitimit dhe vleës së automobilit të vjedhur përcaktohet sipas parimeve të shoqrisë së sigurimeve.

Kushtet e sigurimit

Sigurimi për dëmin e shkaktuar në aksident automobilistik

Çdo rast i ndeshjes së automobilit gjatë kohës së qiramarrjes duhet që ti lamërohet polcisë së

trafikut në mënyrë që të plotësohet dhe pregaditet Raporti mbi ndeshjen lidhur me arsyetimin e afarizmit të agjencionit RENT-A-CAR.

Qiramarrësi ka mundësi që të sigurohet për dëmin në automjet në rast të ndeshjes dhe të evidentohet në ballinen e kontratës mbi qiran me pagesen e sigurimit për dëmin me pjesmarrje ose jo në dëm.

Në rast të ndeshjes së automobilit të marr me qira, në rastin kur qiramarrësi e ka blerë sigurimin për dëmin, caktimi i nivelit të kësaj pjesmarrje në dëm është kompetenc e policisë së trafikut se bashku me shoqërinë e sigurimit në bazë të raportit të bërë në vendin e ngjarjes. Sipas këtij sistemi, qiramarrësi nuk e ka blerë në tërësi sigurimin andaj, paguan një pjesmarrje varësisht nga niveli i dëmit të shkaktuar.

Shuma e pjesmarrjes së paguar për dëmin i kthehet qiramarrësit në rast organet kompetente të gjyqësisë e shpallin fajtorë palën tjetër.

Nga pagesa e pjesmarres në dëm lirohen qiramarrësit të cilët bljenë sigurimin për dëmin pa pjesmarrje në dëm, nën detyrimin që ndeshjen evetuale ta paraqes të policia e trafikut.

Nëse ndeshja nuk i është lajmëruar policisë së trafikut, qiramarrësi paguar shumën e tërësishme të dëmit të shkatuar, pavarësisht se a e ka blerë sigurimin për pjesmarrje ose pa pjesmarrje në dëmin eventual.

Qirammarësi është i detyruar që të sigurojë dekleratën më shkrim lidhur me Raportin mbi ndeshjen, pavarsisht se a e ka blerë sigurimin me pjesmarrje ose jo.

Sigurimi nga rastet e vjedhjes së automobilit

Vjedhja ose zhdukja e automobilit gjatë kohës së qiramarrjes detyrimisht duhet të lamërohet në

organet policore në territorin ku ka ndodhur vjedhja. Qiramarrësi mund të blejë sigurimin për tu siguruar nga vjedhja eventaule e automobilit gjë e cila duhet të evidentohet në kontratën e RENT – A – CAR-it.

Në rast të vjedhjes së automjetit gjatë kohës së marrë më qira, vjedhje e cila është lamëruar në polcinë e trafikut, në rast se qiramrrësi e ka blerë sigurimin e pjesshem, qiramarrësi paguan vetëm pjesërisht në bazë të normave të përcaktuara për grupet e caktuara të automobilave.

Nëse vjedhja nuk u është lajmëruar organeve kompetente policore, qiramarrësi e paguan tërësisht dëmin e shkaktuar agjencionit.

Dias automjete kanë të instaluara aparatuar të sofistikuara të alarmimit. Rastet e vjedhjeve të këtyre automjeteve konsiderohen sikurse qiramarrësi të mos e kishte kyqur sistemin e alarmimit. Në këtë rast qiramarrësi është i detyruar që të paguaj në tërësi dëmin e shkaktuar me rastin e vjedhjes.

Sigurimi i udhëtarëve Qiramarrësi ka mundësi që të sigurojë vozitësin dhe udhëtarët në automjet në rast të invaliditet

ose vdekjes në rast të ndeshjes në komunikacion duke e evidentuar këtë çështje në Kontratën e qirasë dhe pagesen e sigurmit të udhëtarëve sipas listes së çmimeve.

Të gjitha kushtet e sipërshënuara: 1. sigurimi për dëmin ndaj personit të tretë, 2. sigurimi për dëmin në automjet, 3. sigurimin për vjedhjen e automjetit, dhe 4. sigurimin personal nuk vlejnë në rastet kur qiramarrësi ose vozitësi tjetër e shfrytëzojnë respektivisht e ngasin automjetin nën ndikimin e alkoolit, droges ose sjelljeve të papërgjegjshme në komunikacion.

Page 101: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

101

Qiramarrësi ka detyrim që automjetinn e marr me qira nuk do ta shfrytëzojë:

për qëllime kundërligjore (kryerjen e veprave penale, kundervajtjeve kufitare dhe kundërvejtëse);

për transportimin e udhëtrarëve dhe mallrave me kompensim;

për transportimin ose terheqjen e automjeteve të tjera ose pjesëve të tyre;

për pjesmarrje në gara automobilistike;

për auto-shkolla dhe pergaditjen e vozitësve.

Shpenzimi i karborantes nuk është i futur në çmimin e qirasë dhe qiramarrësi është i detyruar para kthimit të automjetit të mbush plot rezervarin e automobilit.

Shuma e karborantit e cila mungon pas kthimit të automobilit paguhet përmes kontratës mbi qiramarrjen. Në rast të kthimit të automjetit me më pak karborant, qiramarrësi paguan pjesën e shpenzimeve të veçanta të plotësimit të karborantit deri në 10 % në çmimin e karborantit të shfrytëzuar.

Pasrtimi i automobilit është nën detyrimin e qiramarrësit. Qiramarrësi nuk ka mundësi që automjetin e marr ta jap me qira peronit tjetër në shfrytëzim pa

lajmërimin paraprak dhe evidentimin e të dhënave të vozitësit të dytë në kontratë. Dëmët të cilat shaktohen nga shfrytëzimi i automjetit nga ana e vozitësit të autorizuar i bartë qiramarrësi.

Vozitja e paautorizuar e automjetit nga ana e vozitësit i cili nuk është i regjistruar në Kontratën mbi qiran, lidhur me dëmin e shkaktuar duhet të paguhet veçanarisht.

Në raste kur voizitësi është deri në moshën 25 vjeqare llogaritet pjesa shtesë e çmimit. Dëmtimi i gomave dhe felneve jashta elemeteve të regjistruara i paguan qiramarrësi. Humbja e çelsit të alarmit të automjetit po ashtu e paguan qiramarrësi veçanarisht.

KONTRATA AJRO - ÇARTER

Çarter airo-kontrata është një kontratë specifike për transportimin e udhëtarëve dhe sendeve në lëmin e transportit ajror përmes marrjes me qera të ajroplanit. Kjo kontratë është e dyanshme, konsensuale dhe me ngarkesë.

Çarteri është institut i cili ka lindur nën ndikimin e zhvillimit të airo-transportit turistik i cili rregullon të drejtat e palëve kontraktore, posaqërishtë të drejtat e ajrotransportuesit gjatë zhvillimit të veprimtarisë së vet. Zhvillimi i komunikacionit ajrotransportues me fluturake të sigurta dhe komoditet të lartë për turistët kanë ndikuar në lindjen e tri mënyrave themelore të lidhjes së kontratës me ajrotransportuesin me anë të:

a) Dhënjës së biletes së udhëtimit; b) Dhënjën e fletdërgesës; dhe c) Marrveshjes për çarter fluturimin.

Historikisht, fluturimi i parë çarter është lajmëruar në SHBA në shtatot të vitit 1967 në relacionin

në mes të Nju Jorkut dhe Çikagos. Zhvillimi më i madh i këtyre marrdhenjëve është shënuar pas luftës së dytë botrore të ndërmarrjet gjermane të cilat kanë marr aeroplanë nën çarter (qera) nga pamundësia e prodhimit të ajroplanëve. Për këtë arsye ata i kanë shfrytëzuar ajroplanët e huaj për një përiudhët të caktuar kohore duke i dhënë të njejtit me nënqera organizatave të tjera të transportit ajror në Gjermani.

Pas promovimit të kësaj mënyrë të veprimtarisë transportuese janë shënuar edhe mënyra të tjera të çarterit të cilat u janë adaptuar formave dhe kërkesave sidomos të udhëtimeve grupore turistike. Njëra ndër format e reja e ashtuquajtur “INCLUSIVE TOURS” nënkupton të drejtën e udhëtimit të turistit me ajroplan me të drejtën e shfrytëzimit të vendosjes hoteliere, ushqimin dhe shërbime të tjera.

Kontrata mbi çarter ajrotransportin është kontratë mbi qeramarrjen e aeroplanëve transportues dhe hapsires së veprimtarisë ajrotransportuese së bashku me personelin përcjellës apo pa te, e cila lidhet

Page 102: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

102

në mes të pronarit të ajrioplanëve, pronarit të hasirës ku zhvillohet veprimtaria ajrotramsportuese dhe shfrytëzuesit të këtyre shërbimeve.

Sipas përmabajtjes së kësaj kontrate, nëse një fluturim shtyhet ose për shkaqe të ndryshme vie deri të ndryshimi i orarit të fluturimit etj, ajrotransportuesi duhet të lejoj fluturimin e ri sipas kërkesës së subjetit i cili ka lidhur çarter kontratë brenda afatit të qirasë dhe që njëkohësishtë mund të vie deri të ndryshimi i çmimit.

Në kuadër të çarter çmimit përfshihen shpenzimet mbi: karburentet, vajrat për mirëmbajtjen e aeroplanëve, taksave të fluturimit, parkimi dhe vendparkimi në ambientet të mbyllura, pagave, çmimin e fluturimit, meditjet e ekuipazhit dhe shpenzimet e shërbimeve zyrtare. Në kuadër të këtij çmimi janë të përfshiera dhe shpenzimet e transportit rrugor nga vendi i nisjes deri të vendi i fluturimit, shpenzimet eventuale të vizave, taksat e kontrollit doganor dhe çdo gjë e cila është e lidhur me udhëtimin dhe bagazhin e udhëtarit për ngarkim-shkakim si dhe sigurimin e tyre. Duhet pasur parasysh se sipas kësaj kontrate në bileten e udhëtimit duhet të kalkulohen edhe shpenzimet e aterimit të dhunëshëm eventual.

Marrësi i ajroplanit nën çarter pajtohet që ajrotransportuesit duhet ti paguaj një çmim më të lartë nëse vie deri të ngritja e çmimeve dhe e ndryshimit të vlerës së parave në nivele ndërkombëtare.

Marrësi i çarterit ka detyrime edhe ndaj magacionerit për ti paguar çmimin për kompenzimin e dëmit në rast se i ka shkaktuar dëm me bagazhe të udhëtarëve.

Në kontratë më ajrotransportuesin, marrësi i çarterit paraprakisht para çdo fluturimi duhet ta paguaj çmimin e kontraktuar sipas valutës së përcaktuar në llogari të tij. Nëse kjo pagesë nuk realizohet sipas afateve të përcaktuara automatikisht paguhet kamata. Ajrotransportuesi ka të drejtë që të shkëpus kontratën në mënyrë të një anëshme, paparalamërim zyrtar ose vendim gjyqësor nëse marrësi i çarterit nuk arrinë që të përmbush detyrimet ndaj ajrotransportuesit. Nëse ajrotransportuesi e ka të pamundur realizimin e fluturimit, kontrata anlohet dhe çarter çmimi rifondohet në llogari të çarter marrësit. Nëse aeroplani është vënë në dispozicion të çarter marrësit sipas kërkesë së tij, ndërsa fluturimi nuk realizohet, marrësi i çarterit është i detyruar që të paguaj edhe shpenzimet e qendrimit të aeroplanit në ambiente të ajroporit, posaqërisht në vende të mbuluara. Nëse marrësi i çarterit ka mundësi që vetëm pjesërisht të shfrytëzojë fluturimin, ai paguan vetëm sipas mundësisë së shfrytëzimit.

Me marrveshje me shkrim në mes të palëve, marrësi i çarterit do të nënshkruan kontratën për shfrytëzimin e pjesërishëm ose të tërësishëm të çarter hapsirave. Në këtë rast, marrësi i çarterit ka përgjegjësi të plotë rreth procedurave me nënkontraktuesit rreth veprimtarisë me të cilen ai merret. Ajrotransportuesi e ruan të drejtën që çdo pjesë ta pakontraktuar të ajrotransportuesit ta shfrytëzojë pa kurfar kompenzimi ndaj çarter marrësit.

Është shumë e rëndësishme dhe pothuajse esenciale se me rastin e lidhjes së kësaj kontrate koha e përcaktuar e fluturimit asnjëherë nuk është e garantuar dhe ajrotransportuesi çdo herë ka të drejtë të heq dorë nga fluturimi. Nëse ajrotransportuesi nuk e përmbush detyrimin e fluturimit ai i paguan çarter marrësit dëmin vetëm atëhere kur janë në pyetje gabimet në kuadër të dispozitave kontraktuese të ajrotransportuesit. Përjashtim nga përgjegjësia kanë ndikimi i rrehtnanave të jashtzakonshme.

Kjo kontratë nuk ka mundësi të anulohet para fillimit të fluturimit nga ana e çarter marrësit. Mirëpo, disa fluturime serike, apo vetëm njëra nga ato, mund të anulohen me pagesen e një përqindje të caktuar të çmimit, varësisht nga afati i cili llogaritet në ditë dhe orë prej nga është anuluar fluturimi.

Pasi që marrësi i çarterit është përgjegjës për kontrollin e udhëtarëve dhe bagazhit të tyre, momentin e grumbullimit dhe vërtetimin e dokumentacionit të udhëtimit në rast të shkaktimit të dëmit nga udhëtarët, detyrohet që të paguaj xhobat dhe kompenzimet rreth dëmëve eventuale të shkaktuara.

Lidhur me aeroplanin përgjegjës është piloti kryesor lidhur me çështjet se a do të fluturoj, ateroj, ku dhe si etj.

Në rast të kontestit në mes të palëve zakonisht tentohet që ajo të zgjidhet sipas rrugëve miqsore. Mirëpo, nëse kjo nuk është e suksesshme Gjykata kompetente është vendi i fundit. Deri të ndryshimi i dispozitave të kontratës është e mundur të arrihet vetëm më pelqimin e palëve.

Page 103: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

103

KONTRATA MBI ÇARTERIN NË KOMUNIKACIONIN RRUGOR

Kontrata mbi transportimin e udhëtrave në sferen komunikacionit të lirë rrugorë sipas parimit komunikacionit çarter është kontratë e dyanshme, konsensuale dhe me ngarkesë. Palët janë: qiramarrësi (ai i cili e shfrytëzon transportin) dhe ofruesi i shërbimeve për realizimin e udhëtimit. Me këtë kontratë rregullohen të drejtat dhe detyrimet e qiramarrësit dhe ofruesit të shërbimeve të udhëtimit. Palët kontraktuese arrin marrëveshje për:

mjetet e transportit që u ipen me qera shfrytëzuesve, respektivisht qiramarrësve, për vende të ulejes dhe relacionin, kohën e nisjes dhe mbrritjes;

shumën e çmimit të kontraktuar lidhur me kryerjen e shërbimeve (vozitjes). Nëse transporti është i përcaktuar për udhëtime jashta vendit, atëherë shfrytëzuesi duhet të paguaj edhe taksat dalëse nga vendi për mjetin e transportit dhe peronat të cilët i transporton. Të gjitha obligimet lidhur me taksat, vizat, karborantin etj, janë detyrime të cilat duhet ti përmbush qiramarrësi.

detyrimi i kompensimit për shfrytëzuesin e udhëtimit është i fiksuar në bazë të vendeve të siguruara. Për seciln udhëtar më shumë se sa që është përcaktruar, duhet të paguhet kompensimi i caktuar në bazë të biletave të shitura;

llogaritja dhe pagimi i detyrimeve të qirasë ndaj qiradhënësit realizohet pas me ardhjen e automjetit në vendin e nisjes, respektivisht mbrritjes sipas marrëveshjes. Shitja eventuale e biletave në vend ndale ose gjatë rrugës llogaritet më vonë respektivisht me rastin e mbrritjes së automjetit në vendin e nisjes;

transportuesi është i detyruar që me kohën e përcaktuar të vë në dispozicion mjetin e transportit të pergaditur teknikisht, të pastër dhe me mjete përcjellëse (mikrofonin, kasetofonin, instrumentet e klimatizimit për nxehje dhe ftohje etj). Vendosja e automjetit respektivisht autobusit në vendin e nisjes sipas rregullit duhet të bëhet 15 minuta para kohës së nisjes. Në rast të vonëses së automjetit më shumë se 15 minuta, shfrytëzuesi i shërbimeve mbanë të drejtën që qiradhënësit me rastin e llogarisë përfundimtare ti ndal p.sh. 10 % të shumës totale të kontraktuar, e në rast të voneses më shumë se 30 minuta mund ti ndalë deri në 20 % të shumës së kontraktuar. Pas 60 minutave vones të qiradhënësit, shfrytëzuesi i udhëtimit ka të drejtë që të angazhoj automjetin tjetër;

nese për shkak të defekteve ose mungeses së pergaditjes transportuesi nuk është në gjendje të realizoj udhëtimin e kontraktuar, është detyrim i tij që të siguroj automjetin tjetër të katrgorisë së njejtë ose më të lartë për të realizuar kontratën. Në rast se transportuesi respektivisht nënshkruesi i kontratës nuk është në gjendje që të sigurojë automjet tjetër adekuat të transportit, shfrytëzuesi i udhëtimit mban të drejtën që të angazhojë ytransportuesin tjetër, dhe ndrrimi eventual në çmim për angazhimin e ri i ngarkohet transportuesit të më parshem respektivisht nënshkruaesit të kontratës;

në rast të defekteve ose fatkeqësive të komunikacionit gjatë udhëtimit të kontraktuar transportuesi ka detyrime, që nëse automjeti nuk është në gjendje që të vazhdoj udhëtimin e kontraktuar, që në llogari të veten duhet të sigurojë automjetin tjetër të transportit i cili do të realizojë deri në fund udhëtimin e kontraktuar. Në rast se transportuesi nuk ka mundësi që të realizojë këtë detyrim, shfrytëzuesi i udhëtimit ka mundësi që vet që marr masa për sigurimin e transportit, respektivisht të angazhojë automjetin tjetër (në territorin e vendit dhe jashta tij). Shpenzimet e bëra për këtë çështje i ngarkohen nënshkrusit të kontratës-transportuesi.

transportuesi është i detyruar që të sigurojë dokumentet e duhura të udhëtimit dhe lejet e nevojshme për realizimin e kontratës si në udhëtim gjatë vendit po ashtu edhe jasht tij. Dëmët e shkaktuara nga mungesa e dokumentacionit të sipërshënuar janë nën përgjegjësin e transportuesit.

Kjo kontratë hynë në fuqi ditën e nënshkrimit të palëve, respektivisht nga datat kur për herë të

parë duhet të realizohet transporti i udhëtarëve. Kontrata është e kufizuar në pikpamje kohore, e

Page 104: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

104

përcaktuar nga minimumi i vozitjeve të cilat duhet të realizohen për përmbushjen e kontratës. Nderprerja e kontraët mund të bëhet me vullnetin e të dyja palëve. Transportuesi mundet, respektivisht ka të drejtë, të kundërshtoj të pranoj sendet e udhëtarëve (mallin) i cili nuk është në përputhje me dispozitat ligjore (p.sh. material shperthyes, karborante, kimikale etj). Shfrytëzuesi i udhëtimit ka detyrime që ti përmbahet në tërësi kushteve të kontratës, e që ndrrimet në udhëtimin janë të mundëshme vetëm me pelqimin e transportuesit. Për tejkalimin e kilometrazhes së kontraktuar, kompenzimi realizohet në fund të udhëtimit. Organizata ofruese e shërbimeve turistike detyrohet që në rast të kërkesës së më shumë mjeteve të transportit, ti sigurojë ato nga firma e vet ose nga ndonjë firm tjetër të një cilësie të njejtë ose me të lartë, respektivisht konform kushteve të parapara në kontratë. Shfrytëzuesi i transportit ka detyrime që të ketë në autotransportues udhëheqësin e udhëtimit i cili ka të drejtë kontakti me udhëtarët që nënkuptonn se personeli drejtues nuk ka të drejtë dialogu të drejtpërdrejtë me udhëtarët. Përcjellësit dhe personeli drejtues i autotransportuesit duhet të jetë i pergaditur në mënyrë që të ruaj imazhin e firems dhe që të jenë në shërbime kompetent të udhëtarëve. Çdo elemet i cili nuk është i rregulluar me kontratë, ka mundësi që të rregullohet me Anekse kontraktuese e cila është pjesë integrale e kontratës kryesore.

Në raste të kontesteve, palët kontraktuese fillimisht duhet të provojnë që të arrinë marrëveshje e nëse kjo nuk është e mundur ata i drejtohen gjykatës kompetente.

KONTRATA MBI SUBAGJENCIONIN

(Nënagjencionin)

Kontrata mbi subagjencionin është një nga kontratat e të drejtës detyrimore. Palët kontraktuese janë dy agjensione turistike, të cilat me kontratë i rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e veta. Përmbajtja e kontratës është bartja e të drejtave të një agjencioni turistik në agjencionit tjetër turistik.

Agjencioni turistik i cili ka të drejtë të shes angazhmane turistike, njëkohësisht ka detyrime që këto angazhmane ti ofroj agjencionit tjerë turistik me të cilin ka lidhur kontartë mbi bashkagjagjencionin.

Agjencioni turistik i cili ka të drejtë që angazhmanet turistie ti shes detyrohet që të lamëroj të gjitha vërtetimet dhe fletpagesat e realizuara gjatë shitjes së angazhmaneve turistike në mënyrën të cilën e ka parapar agjencioni turistik me rastin e lidhjes së kontratës.

Agjencioni turistik i cili i bartë angazhmanet turistike në agjensinit tjetër turistik ka detryrim që ti mundësoj bashkagjencionit realizimin e një përqindje për angazhmane të shitura.

Kontrata lidhet për një vit e nëse nuk shkëputet automatikisht vazhdohet edhe për një vit. Shkëputja e kontraës duhet të bëhet 30 ditë para saktimit të saj.

Kontrata themelohet në bazë të parimeve të përgjithshme të të drejtës detyrimore, moralit afarist, të respektit të ndërsjellë, marrëveshjeve, ruajtjeve të interesave të përbashkëta në raport me personat e tretë dhe ruajtjes së sekretit afarist.

Palët kontraktuese detyrohen që vetëm në raste të cilat nuk mund ti zgjedhin vet kontestet ti drejtohen gjykatës kompetente.

Kjo lloj kontrate është e shpesht në praktiken turistike si në planin ndërkobëtar po ashtu edhe në atë vendor. Kjo kontratë radhitet në kontrata të dyanshme dhe me ngarkesë.

Page 105: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

105

INSTRUMENTET E PAGESAVE DHE DOKUMENTACIONI PËR LEGJITIMIM TË APLIKUESHME NË TURIZEM

VËSHTRIME TË PËRGJITHSHME

Të gjitha vendet në kuadër të sistemeve të veta financiare dhe qakrullimin financiar me botën e jashtme angazhohen që me dispozita ligjore dhe në bazë të praktikave të pranueshme afariste të rregollojnë këtë lëmi në mënyrë sa më efikase dhe cilësore.

Përmbushja e detyrimeve të ndërsjalla më mjete financiare në mes të debitorit dhe krerditorit mund të reralizohet të tri mënyra:

me pagesen e detryimeve financiare me të gatshme duke e bërë pagesën me para të

gatshme qofshin ato të letrës ose monedha metalike. Kjo mënyrë e pagesës është karakteristike për shumë vende e posasqërisht kur bëhët fjalë për pgesën me para të imëta për obligimet ditore të qytetratëve. Mirëpo, kjo nuk do të thot se edhe shumat e pagesve të mëdha të mos përmbushën me para të gatshme në dorë sidomos në mes të personave fizikë;

me pagesen e detyrimeve financiare në formë gjysëm të gatshme e cila realizohet nëpermjet surrogateve të parave sikurse janë çeku dhe kambiali. Që të jetë e mundur të realizohet një mënyrë e tillë e qarkullimit është e domosdoshme që njëra nga palët (debitori ose kreditori) të kenë të hapur llogarinë rrjedhëse nëpërmjet të cilës njëra nga palët paguan në të gatshme;

me pagesën e detyrimeve pa të gatshme nënkuptojmë përmbushjen e obligimeve pa prezentimin e parave të gatshme, nëpërmjet të librezave të llogarive rrjedhëse të debitorit në llogari të kreditorit. Kjo mënyrë e pagesës karakterizohet për detyrimin e posedimit të llogarive rrjedhëse të të dy palëve të ekzekutuesi i urdhërit-banka.

Përmbushja e detyrimeve me gjysëm të gatshme ose me jo të gatshme arrinë që të

zvoglojnë sasinë e të hollave në qarkullim që në anën tjetër ndikojnë që komintent bankat me sasin e parave që disponojnë në llogari të vetat të rrisin potencialin kreditor duke i zvogluar rezervat e parave me qëllim të fundit të sigorojë rentabilitetin bankarë dhe profit real në kuadër të sistemit monetaro-financiar.

Format e pagesave me para të gatshme janë me të përshtatshme dhe më efektive për përmbushjen e detyrimeve në turizem. Kjo për shkak se turizmi nënkupton udhtime të shpejta dhe masovike, qëndrim në vende të ndryshme, pagesa të shpejta dhe të shpeshta në vende të ndryshme të rruzullit toksor. Pikrisht për këtë arsye thuhet se turizmi është “krijues” i formave të pagesave në gjysëm të gatshme dhe në të pagatshme. Në kuadër të turizmit janë zhvilluar format tipike të pagesave siç janë TRAVELLER’S çeqet, respektivisht janë instrumente të tjera të afarizmit pa të cilat zhvillimi i marrdhënjëve turistike bashkëkohore në mes të agjensioneve turistike dhe hoteleve as që mund të mendohet.

Më poshtë do të përpiqëmi që të trajtojmë disa instrumente të pagesave të cilat janë karakteristike në lëmin e qarkullimit dhe afarizmit turistik si p.sh. çekun, evroçekun, fletdergesën – mandaposten, letrat kreditore,vauçerin, dokumentet dhe shenjat të tjera legjitimuese.

Page 106: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

106

1. Ç E K U

Format e herëshme të çeqeve janë lajmëruar që në Egjiptin dhe Babiloninë e vjetër në kuptim të fletdërgesave të punuara dhe përpiluara në lëkur. Dokument i ngjajshme me çekun e sotem paraqitet në kohërat e reja në Holand dhe Belgjik. Përdorimit më masovik i tij është shënuar në Angli në shekullin e XVII. Çeqet ishin ndër dokumentet e para të cilat u janë dhënë anëtarëve – tregtarë pas deponimit të parave në bankën komintente dhe përbushja e detyrimeve është realizuar sipas prurësit i cili e ka sjellur çekun dhe të cilit i është paguar shuma e përcaktuar në çek. Në atë kohë funksioni i çekut është rregulluar sipas parimeve të së drejtës doksore. Ligji i parë mbi çekun është sjellur në Francë në vitin 1865 i cili definohet si dokument i shkruar në formë të urdhërit të pagesës që i shërbën dhënesit që në llogari të vetën ose në llogari të personit të tretë të paguaj një pjesë ose tërësisht shumën e përcaktuar në çek nga llogaria e vet si TRASAT. Fjala çek e ka prejardhjen nga fjala angleze CHECK – vërteto-kontrollo dhe nga fjala franceze ECHEC – revizion shtetror.166

Çeku është leter me vlerë të cilin lëshuersi i çekut – TRASANTI i jep urdhër TRASATIT – zakonisht bankës që nga mjetet e veta të deponuara ti paguaj prurësit të çekut – REMINTENTIT ( i cili mund të jetë edhe trasat) shumën e përcaktuar në çek.

Çeku është letër me vlerë i cili rregullohet sipas ligjit dhe parimeve të përgjithshme të qarkullimit të letrave më vlerë. Zakonisht ligjdhënësit nuk e japin definicionin e çekut dhe rrall e përmendin natyren e tij juridike. Lidhur me zgjedhjen e kontesteve eventuale lidhur me çekun zabtohen parimet e përgjithshme të qarkullimit të letrave me vlerë dhe dispozitat e Ligjit mbi të drejtën e detyrimeve.

Ndryshimet themelore në mes të çekut dhe kambilait qëndron në atë se çeku shërben si instrumet i pagesës dhe për nga natyra e vet është mjet i pagesave, ndërsa që kambiali para së gjithash ka karakterin e mjetit kreditor. Për këtë shkak thuhet se kambialet i lëshon ai që nuk i ka paratë, ndësra çekun e lëshon ai që i ka paratë. Do ti japim edhe disa elemente dalluese në mes të çekut dhe kambilait më qëllim të idenifikimit të këtyrë letrave me vlerë. Nëse bëhet fjalë për çeqet me të cilat paguhet brenda territorit të vendit ato mund të trasohen vetëm në bankë, postë dhe institucione të tjera kompetente. Në momentin e lëshuarjes së çekut, trasanti duhet të këtë mbulesen të trasati, derisa kambiali mund të trasohet në persona tek të cilët trasanti apsolutisht nuk ka mbulesë, por ai e siguron mbulesen në momentin e dorzmimit të kambialit. Për punët lidhur me akceptimin e çekut nuk janë të duhura ( sepse duhet të ekzistojë mbulesa e trasatit ), derisa punët akceptuese për kambialin janë njëkohësisht kushte të pagesës. Çeku mund revokohet, ndërsa kambiali i lëshuar është i parevokueshem. Te kambialet personale trasanti dhe trasati çdo herë duhet të jenë persona të ndryshëm. Të çeku nuk është i rëndësishm udhëzimi i remitentit, deri sa të kambiali kjo është e rëndësishme. Çeku është letër me vlerë sipas pamjes dhe nuk është e nevojshme përcaktimi i afatit të arritjes, ndërsa të kambiali afati i arritjes çdo herë duhet të jetë i përcaktuar saktësisht.

Shtetet moderne ngutshem janë duke krijuar kushte maksimale për aplikueshmerinë e çeqeve në mënyrë që sa më shumë që të jetë e mundur, për shkak të përparësive, sigurisë dhe dobishmerisë, si në planin nacional dhe ndërkombëtar pagesat realizohen përmes çeqeve.

Paratë është shumë më mirë të deponohen dhe të ruhen në banka, dhe të fitohet kamata e caktuar, se sa ato të ruhen dhe të mbahen të pronari i tyre. Kapitali i koncentruar në banka

166 V.Gonenc V. Šmid: “Poslovno pravo u turizmu i ugostitelstvu”. Školska Knjizica, Zagreb 1998, fq.205

Page 107: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

107

investohet në veprimtari ekonomike dhe joekonomike dhe që nga proces përfitojnë jo vetëm deponuesit dhe bankat por edhe ekonomia dhe shoqëria në tërësi.

Me deponimin e parave në banka, bana krijohen kursimet ekonomizon dhe afaron me to duke i pasur parsysh edhe riskun në rast të ndryshme të manipulimit. Me deponime të parave të gatshme në banka zvoglohet efekti i qarkullimit të tyre, me çfarë edhe arritet funksioni i zvoglimit të misionit të masës së pareve. Me pagesat me çeqe neutralizohen problemet të cilat lindin me rastin e qarkullimit të valutave të ndryshme në një vend, e ndërsa pagsa me çekun virman ka rolin e vërtetimit të pagesës me çka, po ashtu, zvogëlohet mundësia e gabimeve deri të të cilat ka mundësi të arrihet me rastin e kryerjes së pagesave në të gatshme.

Në praktikën afariste janë të njohura lloje të ndryshme të çeqeve të cilët mund të klasifikohen sipas kritereve të ndryshme. Sipas personit i cili e shfrtyëzon çekun i ndajmë:

çekun sipas prurësit – sjellësit, çekun sipas urdhërit dhe çekun sipas emrit.

Çeku prurësit respektivisht sjellësit nuk e përmbanë emrin e subjektit sipas të urdhërit të

cilit duhet të paguhet detyrimi i përcaktuar në çek. Çeku i tillë çdo herë shënohet klauzola “Paguajni sjellësit-prezantuesit”. Në rastin ku në çeku nuk është i shënuar remitenti, çeku konsiderohet i referuar nga prezantuesi i tij.

Çeku sipas urdhërit përmbanë klauzolën “Paguani sipas urdhërit”. Kur çeku është dhënë sipas urdhërit, detyrimi i përcaktuar në çek duhet t’i paguhet remintentit apo subjektit në të cilin remitenti i bartur të drejtat e veta duke sipas metodes së indosamente.

Çeku sipas emrit është çeku që në te shënohet emri respektivisht thirrja e subjektit të caktuar në llogari të të cilit jepet dokumenti i çekut. P.sh. “paguani për ADI Coompany në Pejë”.

Përveç çeqeve të sipërshënuara ekzistojnë edhe lloje të tjera të çeqve të cilat janë të

njohura në sferen e qarkullimeve afariste. Ndër më të njohurat janë: Çeku llogarita apo virman shërben për realizimin e pagesave ndërmjet trasantit dhe

remintentit pë përdorimin e parave të gatshme. Në këtë çek vehët klauzola “vetëm për llogaritje”, në bazë të bëhet regjistrimi i shumës së çekut në barrë të llogarisë të mjeteve të trasantit dhe në favor të mjeteve të remintentit. Në këto raste trasanti, zakonisht, është debitor ndaj remitentit.

Çeku i bariruar është çek i gatshme i arkës, i cili, nëpërmjet procesit të baririmit shëndrrohet në çek llogaritar. Ky çek zakonisht ka përdorim në sferen e qarkullimit të pagesave ndërmjet subjekteve juridike. Baririmin e çekut mund ta bëjë poseduesi i çekut si dhe trasanti. Baririmi i çekut realizohet në përgjithësi dhe veçanarisht. Në përgjithësi çeku barirohet kur në të tërhiqe dy viza paralele të pjerrta në të cilat shktuhet klauzola “nëpërmjet bankës”, ndërsa baririmi i veçantë realizohet kur ndërmjet dy vizave të pjerrta paralele shënohet emri i bankës së caktuar.

Çeku i gatshem ose i ashtuquajturi çeku i arkës jepet, kur trasanti e urdhëron trasantin që nga mbulesa e trasantit t’i paguaj remitentit shumën e çekut në të holla të gatshme në llogari të trasatit.

Page 108: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

108

Rekta – çeku është çek i cili e posedon klauzolen “jo sipas urdhërit” me çka nënkuptohet transferimi i tij mund të realizohet vetëm nëpërmjet të cesionit të rëndomtë.

2.1. ELEMENTET E ÇEKUT

Elementet e çekut si leter me vlerë janë: o shënimi së eshtë çek; o udhëzimi i pakusht për t’u paguar shuma e caktuar e të hollave nga mbulesa e trasantit; o emri i subjektit të cilit duhet ti paguhet nga çeku (trasati); o vendi ku duhet të paguhet çeku; o shënimet për ditën dhe vendin e dhënies së çekut; o nënshkrimin e subjektit që e jep çekun (trasantit).

3. FLETDERGESA – MANDAPOSATA Pjesa me e madhe e vendeve të regjionit ku bënë pjesë edhe Kosova167 në Ligjet e veta

mbi të drejtat e detyrimeve, bejnë fjalë për fletdërgesën, rolin dhe rëndësinë e saj në sferen e qarkullimit financiaro-monetar. Në përgjithësi për fletdergesen, mund të konstatohet se urdhëri i shkruar mund të jetë i lëshuar nga prurësi i saj. Në këtë rast, çdo posedues i letrave me vlerë e ka të përcaktuar pozitën sipas urdhërdërguesit. Marrdhenjët në mes të pranuesit të dergesës (mallërave ose shërbimeve) dhe fletdërgesës krijohen vetëm në mes të poseduesve të letrave me vlerë dhe personave të cilët i kanë lëshuar lertrat me vlerë. Fletdërgesa sipas prurësit i përmbanë të gjitha elementet e letrave me vlerë sepse kërkesa në urdhër është e lidhur për vet dokumentin dhe i përketë bartësit të saj. Urdhëri i shkruar që benë fjalë për para, letra me vlerë apo për sende të lujtëshme mund të lëshohet sipas urdhëreses “sipas urdhërit” dhe vetëm nga prurësi i cili është personi që merret me veprimtari të caktuar ekonomike dhe nëse ajo për çka fletdërgesa ka për qëllim të realizon hynë në kuadër të kësaj veprimtarie. Nisur nga qëllimi i realizimit të këtyre aktiviteteve kjo lloj fletdërgese emertohet fletdërgesë tregtare. Të kjo duhet në aspektin komulativ duhet të përmbushen tri kushte;

a) të përmbajë urdhërin të dhënë nga urdhërdhënësi; b) që urdhëri të jetë i dhënë për letrat me vlerë ose sendet e luajtshme; c) që urdhërdhënësi i cili ushtron veprimtari ekonomike duhet ti përmbush detyrimet nga

fletdergesa brenda veprimtarisë së tij ekonomike.

Të fletdergesat e qytetarëve të cilat zakonisht janë të emertuara, transferi i tyre realizohet në bazë të cesionit, ndërsa kur fjala është për fletdërgesat sipas prurësit, transferi realizohet me dhenje të fletdërgesës. 4. LETRAT KREDITORE

Letrat kreditore janë letra me vlerë të cilat i lëshon agjenti (në këtë rast asinganti sipas

rregullave bankare) duke i dhënë urdhërin dërguesit (asigantit sipas rregullit bankës tjetër) që

167 Ligji mbi veprimtarinë turistike të Kroacisë, Sllovenisë, Bosnes e Hercegovinës, Maqedonisë, Serbisë etj.

Page 109: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

109

të shfrytëzojë dokumentacionin (asignatorit) dhe të paguja shumën maksimale të të hollave e ashtuquajtur terësinë e shumës së përcaktuar në letra kreditore. Letrat kreditore karakterizohen për përdorimin e tyre në udhëtime të gjata me vende të rralla të qëndrimit, aty ku ato janë në qarkullim, si në planin kombëtar dhe po ashtu ndërkombëtar. Përpatësitë e letrave kreditore në raport me parat e gatshme janë të njejta sikurse të çeqet. Letrat kreditore dallohen për nga përparësitë në raport me çeqet sepse ato nuk paguhen menjëherë terësishtë, por ndonjë shumë e caktuar mund të paguhet edhe pjesërishtë. Pjesa e paguar evidentohet në lertat kreditore më të cilat realizohet pjesa e pagesës e cila me pastaj i kthehet asignantit për shfrytëzim të mëtutjeshëm derisa ajo të shfrytëzohet maksimalisht. Kur të arrihet që letrat kreditore të shfrytëzohet “maksimalisht” asiganti bilancon llogarinë përfundimtare me asignantin lidhur me qarkullimin e letrave kreditore.

Të letrat kreditore i ndeshim dy raporte të ndërsjalla të pavarura njëra nga tjetra. I pari është raporti ndërmjet asignantit dhe asignatit respektivishtë bankës dhënëse të letrave kreditore dhe bankës së pagesave të detyrimeve nga letrat kreditore. Raporti i dytë në mes të asignantit dhe asignatit është raporti në mes të bankes dhe klientit i cili tek banka e ka mbulesen dhe lartësinë e mjeteve të pagesës të evidentuar në letrat kreditore që në bazë të kësaj banka (asignanti) lëshon letrat kreditore.

Letrat kreditore shërbejnë për pagesa në të gatshme dhe sipas virmanit dhe mund të qarkullojnë sipas urdhërit me emer ose sipas prurësit.

Ligjet e vendeve nuk e përcaktojnë saktësisht përmbajtjen e letrave kreditore por ato duhet të përmbajnë shenjën e përcaktimit të letrave kreditore, afateve, shumës së pagimit, emrit të asiganitit, emrit të asignantit, daten dhe vendin e dhënjës dhe nënshkrimin e asignantit si dhe urdhërin e pakushtë për pagesën e shumës së të hollave “maksimale”.

Asignant letra kreditore shfrytëzohet vetëm nëpermjet të bankës dhe ka rëndësi jashzakonisht të madhe edhe në turizem. Kemi dy llojeve të lertave kreditore. Letra kreditore e thjeshtë është e tillë me anë të së cilës urdhëri për pagesën i është drejtuar një banke të caktuar. Letra kreditore cirkulative është e tillë në bazë të së cilës shfrytëzuesi i letrave kreditore mundet që në një ose disa banka respektivisht në të gjitha bankat komerciale asignante të realizoj qëllimin e letrës kreditore. Është më se e qartë që letrat kreditore paraqesin njërën nga format më të përshtatshme të pagesave në turizem duke krijuar mundësit e realizimit të pagesave efektive dhe të mundëshme në vende të ndryshme gjatë veprimtarisë turistike.

5. ÇEKU I UDHËTARËVE

Çeku i udhëtrarëve është lajmëruar në fund të shekullit XIX në SHBA si instrument specifik i pagesave kur agjencioni turisti AMERIKAN EXPRES COMPANY ka filluar që tu shpërndajë klientëve të vet çeqe të tilla për realizimin e qëllimeve turistike nën emrin Traveller’s checque. Lindja e këti çeku është kushtëzuar nga nevoja e sigurimit të mjeteve të pagesave të turistëve nga humbja e parave të gatshme dhe krijimit të mundësive për lehtësimin e sistemit të pagesave sikurse me lertat kreditore në një ose disa banka komerciale. Ky lloj çeku ka forma të ndryshme të vlerave monetare p.sh. (1, 10, 20, 50, 100). Është interesante se ky çek njifet dhe është në qarkullim që njëqind vjet ndërsa në anën tjetër pjesa më e madhe e legjislacioneve nuk e rregullojnë saktësishtë.

Mëgjithatë, për shkak të rëndësisë që ka në konferencat për organizimin bankar (në Bruksel me 1963 dhe në Stokholm në vitin 1963) është miratuar formulari unik i çekut të udhëtarëve pasi që disa nga bankat vetëm i kishin pranuar qarkullimin e këtyre çeqeve.

Page 110: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

110

Përparësitë e përdorimit të çeqeve të udhtëreve janë të shumë, ndërsa më të rëndësishmet janë këto sepse:

o Me anë të çekut është e mudnur të paguhet gati çdo kund (në hotele, banka, qendra tregtare etj), dhe mund të këmbehet edhe në pare të gatshme. Gjitashtu, çeqet e udhëtarëve mund të shfrytëzohen edhe për pagesen e shërbimeve të caktuara në turizem. Për shkak të mënyrës së realizimit të tyre (nënshkrimit të dyanshëm në kohën e blerëjs dhe pagesës), është e vështirë që të falsifikohet.

o Organizatave të cilave ju shitet në llogari të huaj përfitojnë provizion. o Bankave dhe organizatave turistike për shërbimet e tyre përfitojnë nga shfrytëzuesit

dhe parat i marin menjeherë, ndërsa të çeku i udhëtarëve pagesa realizohet vetëm pasi që turisti të shfrytëzojë ndonjë shërbim dhe për këtë shkak nënkuptohet se për këtë kohë parat e paguara para shitjës së çekut shfrytëzohen pa kamatë për kohë të pacaktuar.

Çeqet me të njohura të udhëtarëve janë ato të cilat i lëshojnë agjencionet turistike (Amerikan

Expres Company, Neë York dhe Thomas Cook and Son Ltd, Londra) dhe bnakave (Bank of Amerika-San Francisko; City Bank-Neë York; Barclays Bank-Londër; Midland Bank Ltd.-Londër; Ëestminster Bank Ltd.-Londër etj).

Çeku i udhëtarëve paraqitet si një instrument i pagesës në sferen e qarkullimit të pagesave në aspektin ndërkombëtar edhe pse për nga natyra është shumë i afrët me çekun e rëndomt. Në shkencën e së drejtës dallojmë disa kuptime lidhur me natyrën juridike të çekut të udhëtarëve. Në këtë rast, nuk do të lëshohemi në trajtimin e këtyre kuptimeve, por do të konstatojmë se shumica e autorëve pajtohen me atë se çeku i udhëtarëve karakterizohet me shumë elemente specifike. Pavarësisht nga këto botkuptime teoriko-shkencore është e vërtet se në praktik edhe më tutje janë duke zhvilluar këto letra me vlerë dhe gjithnjë e ma shumë janë prezente në qarkullimin e pagesave posaqërishtë në afarizmin e organizatave turistike.

Çeqet e udhëtarëve i shesin drejtpërdrejt lëshuarsit e tyre ose nëpërmjet të agjentit të autorizuar për shitjen e tyre. Çeqet e udhëtraëve shitën me para në të gatshme apo nëpermjet të llogarive të veta me autorizim. Blerës të çeqeve të udhëtarëve mund të jenë vetëm subjektet fizike. Nga blerësit paguhet provizioni (sipas rregullit 1 % nga vlera e çekut të shitur). Element themelor i çekut është edhe kontrata e shitblerjës në mes të shfrytëzuesit dhe shitësit të çekut. Në momentin e blerjes së çekut shënohet data e shitjes së tij, shenja e shfrytëzuesit (remintetnitit), afati i pagesës, subjekti trasant etj., dhe më rëndësi të veçantë është vendosaja e nënshkrimit të blerësit në vendin e caktuar të çekut. Kur remintenti e tërheq çekun për pagesë, është i obliguar që edhe një herë të nënshkruan çekun në të njejtën mënyrë sikurse më rastin e blejrës. Me çekun e udhëtarëve mund të paguhet jo vetëm në banka trasate por edhe në vendet tjera të pagesave p.sh. (zyre turistike, këmbimore, hotele etj,), sipas valutës në bazë të së cilës është lëshuar çeku.

Rast të humbjes, vjedhjes ose falsifikimit të çkut të udhëtarëve janë të rralla por prap se prap janë të mundëshme. Në raste të tilla procedurat zhvillohen në drejtim të dëshmimit të faktit se personi i paautorizuar ka arritur që të falsifikoj çekun me anë të nënshkrimit dhe identifikimit të subjektit përgjegjës për krijimin e kësaj mundësie të kundërligjshme. Në çdo rast i dëmtuar është shfrytëzuesi – remintetnti. Të çeku i udhëtarëve nuk është e mundur që të realizohet amortizimi në bazë të të cilit çeku i humbur, vjedhur apo i dëmtuar shpallet i pavlefshem. Procesin e amortizimit në këto raste e zëvendëson instititu i rifondimit (dëmshpërblimit) me çka nënkuptohet pagesa e çeqeve të humbura apo dhënjën e të rinjëve të vlerave të njejta. Pasi që udhëtari paraprakisht i ka paguar çeqet është përgjegjës për vjedhjen ose humbjen e tyre.

Page 111: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

111

Dëmshpërblimin mund të realizohet në bazë të plotësimit të një formulari apo aplikacioni të cilin e dorzon banka. 6. EVROÇEKU

Evroçeku është lloj i letrave me vlerë të cilën emituesi i saj garanton që do të paguaj nën prezentimin e karteles garantuese sipas kushteve të caktuara të sistemit të qarkullimit të evroçeqeve. Karakteristikat themelore të këti lloji të pagesës qëndron në atë se për të realizuar pagesën duhen të egzistojnë dy dokumente: çeku dhe kartela garantuese që nënkupton se çeku pa kartelë garantuese është i papagueshem. Kartelat garantuese të çeqeve janë lajmëruar për herë të parë në Belgjik gjatë vitit 1967 dhe pak me vonë edhe në Gjermani, Luksemburg dhe Holand. Varësisht nga niveli i qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve turistike në mes të shteteve të sipërpermendura dhe po ashtu në mes të shteteve të tjeta tani anëtare të Bashkimit Evropian, që nga viti 1969 me iniciative e shoqërisë bankare gjermane janë themeluar kushtet e afaizmit të evroçekut. Sipas këtijë sistemi të pagesave, qytetarët e kyqur në këtë sistem, u mundësohet që të tërheqin para dhe të paguajn mallra dhe shërbime (posaqërisht turistike) në cilin do vend i cili është i kyqur në këtë sistem. Të gjithat këto pagesa në sistem janë të liruara nga çfaredo ngarkesa të tjeta të provizionit etj. Evroçeku shfrytëzuesve të tij u ofron lehtësira të rëndësishme në pikpamje të shfrytëzimit të mundësive që në bazë të tij të realizojë qëllime në shumë vende me vaulta të ndryshme; të paguaj në mënyrë të drejtpërdrejt me çek; pagesen e çekut e garanton banaka etj,. Që nga 01 prilli i vitit 1974 sistemi i pagesave pa të gatshme në bazë të evroçeqeve funksionon në mbi 36 vende të Evropes dhe më largë.

Po ashtu mund të konstatojmë se jo të gjitha vendet që janë jashta sistemit të BE tërësisht i kanë pranuar zgjedhjet të cilat i aplikojnë Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe vendet e Beneluksit. Para së gjithash, pjesmarrja në sistem të tillë mund të jetë aktive dhe pasive, varësisht nga ajo se në një shtet a është i kyqur në qarkullimin evroçeqeve. Numri i vendet pasive, që për momentin në Evrop janë më shumë, në bazë procesit të integrimit sistematik në BE, vazhdimisht janë duke u zvogluar.

Më lartë kemi potencuar se me rastin e pagesës me evroçek duhet të prezentohen dy lloje të dokumenteve: kertela garantuese dhe çeku. Kartelat garantuese i lëshojnë bankat ose ndonjë organizatë kreditore të vendeve aktive në BE para hapjes së llogarive të posaqme që shërbejnë si mbulesa për realizimin e pagesave të evroçeqeve. Shfrytëzuesi e mbanë kartelen garantuese me vehte dhe ajo njëkohësisht shërben si dëshmi e egzistimit të mbulesës dhe si dëshmi e identitetit të shfrytëzuesit. Kartela garanuese përmbanë i përmbanë këto elemente:

në ballinën e saj është shenja identifikuiese e bankës ose e organizatës kreditore e cila e

ka lëshuar kartelen; emrin e pronarit; vendin ku është nënshkruar; numrin e llogaris; numrin e karteles dhe daten e afatit të përdorimit; në pjesën e prapme shënohen kushtet e lëshuarjes dhe kushtet të cilat emitetnti

garanton për pegesa.

Page 112: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

112

Evroçeku plotësohet në atë mënyrë që pronari të saktoson datën dhe vendin e dhënjës, shenjën e shfrytëzuesit, shumën e valutës në bazë të së cilës çeku është i vlerësuar dhe nënshkrimin i cili duhet të jetë poltësisht identik me nënshkrimin në kartelen garantuese.

Kushtet e përgjithshme të pagesës së çeqeve janë:

a) Çeku është i vlefshem për pagesë të aftashme aç sa vlen edhe kartela garantuese; b) Emertimi i bankës ose organizatës kreditore të cilët e kanë lëshuar çekun duhet të jenë

identike me emeritimin në kartelen garantuese; c) Nënshkrimi i deponuar në kartele garantuese dhe dyuhet të jetë identik me nënshkrimin

në çek; d) Shuma në çek nuk mund të kaloj maksimumin e lejuar; e) Numri i karteles garantuese duhet të evidentohet në pjesën e prapme të karteles; f) Për realizimin e pagesës më më shumë se dy çeqe duhet që identiteti i komintentit të

vërtetohet edhe në bazë të ndonjë dokumenti tjetër siç është leja e njoftimit apo pasaporta që kanë forografi të sakt;

g) Banka e cila paguan në bazë të çekut përfiton provizionin; h) Çeku duhet ti prezentohet bankës-trasate në afatin brenda 20 ditëve nga data e lëshimit.

Pronari i evroçekut dhe karteles garantuese lidhur me mjetet e veta të deponuara në llogarin

rrjedhëse, i krijohen mundësitë që si në vendin e vet po ashtu edhe në vendet tjera pasive të realizojë pagesat e mallrave dhe shërbimeve dhe njëkohësisht shmangjes së këmbimit të devizeve dhe procedurave të tjera adiministrative.

Edhe pse në pamje të parë të dhënët e kartelës garntuese dhe të dhënat e çekut janë të ngjajshme, në mes të tyre egzistojnë dallime. Kartela (çekore) garantuese e evroçekut është dokument me të cilin dëshmohet garanca bankare dhe egzistimi i mbulesës dhe po ashtu në bazë të kësaj kartele mund të blehen drejtpërdrejtë mallra dhe shërbime në ato vende apo hotele të cilat i pranojnë llojet e caktuara të kartelave kreditore 7. KARTELAT KREDITORE

Njëra nga intencat të rëndësishme dhe themelore në botën bashkëkohore në lëmin e një

afarizimi cilësor është edhe krijimi i mundësisë së qarkullimit monetar të mallrave dhe shërbimeve pa perdorimin e parave të gatshme. Ky synim i institucioneve vendore dhe ndërkombëtare monetare është i mundur të arrihet me aplikimin e një numri të caktuar të mënyrëve të pagesave me jo të gatshme disa nga të cilat i kemi përmendur edhe më sipër.

Njëra nga format e pagesës pa të gatshme, e cila është evidentuar në sferen e qarkullimit të pagesave, është edhe instrumenti i pagesës i emertuar si kartelë kreditore. Nën ndikimin e zhvillimit të madh të sistemeve kompjuterike – elektronike dhe mjeteve tjera moderne të komunikimit të shpejtë lidhur me sigurimin dhe llogaritjen e të dhënave, përdorimi i karelave kreditore është përhapur dhe është duke u përhapur shume shpejtë. Për këtë arsye, në ato vende të cilat e kanë arritur këtë zhvillim, egzistojnë një numer i madh i kartelave kreditore në qarkullim e të cilat karakterizohen me ndryshme të caktuara në mes veti. Që të konsiderohet një instrument i pagesës kartelë kreditore duhet të plotësohen një minimum i caktuar i marrdhënjëve dhe veprimeve. Kartelen kreditore e emiton banka, organizata tregtare ose turistike. Kartela kreditore i mundëson pronarit të saj që me rastin e prezentimit të mund të paguaj mallin të shitësi i cili është i kyqur në sistem e të cilit emintenti i paguan shumën e caktuar vetëm pas mbrritjes së faturës, në bazë të një llogaria përfundimtare bilaterale të

Page 113: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

113

emintentit dhe shitësit të mallërave. Kartela kreditore duhet ti ketë këto të dhëna: emertimin dhe shenjën e emintentit, emrin dhe mbiemrin e shfrytëzuesit; nënshkrimin origjinal të shfrytëzuesit; shenjën e vendit të lëshuarjës; datën deri kur vlen kartela; numri i seris së dhënjës; shenjën që nuk lejohet bartja dhe sa a është kartele lokale apo ndërkombëtare. Në praktikë ndeshim edhe të dhëna të tjera të cilat varën ekskluzimvisht nga emitetnti i tyre.

Në të ashtuquajtura kartela kreditore speciale paraqiten dy pjesmarrës në marrdhënje të caktuar, respektivisht shfrytëzuesi dhe shitësi i mallërave apo ofruesi i shërbimeve i cili njëkohësishtë është edhe emitent i kartelës kreditotre. Të kartelat universale marrdhënja juridike krijohet në tre pjesmarrës: marrdhënja e emitentit dhe pronarit të karteles; marrdhënja në mes të pronarit të karteles dhe shitësit të mallit ose ofruesit të shërbimeve dhe marrdhënja në mes të tregtarit ose ofruesit të shërbimeve dhe emitentit. Pronari i karteles kreditore e realizon mallin ose shërbimin për të cilin është i interesuar me rastin e prezentimit të karteles dhe nënshkrimit të faturës. Mënjeherë pas marrjës së raportit mbi shitjen e mallit apo shfrytëzimit të ndonjë shërbimi, emitenti i paguan pjesën e parë të pagesës tregtarit ose ofruesit të shërbimeve duke i ngarkuar llogarinë e shfrytëzuesit të karteles kreditore. Pjesa e dytë dhe përfundimtare e pagesës realizohet në mes të pronarit karteles kreditore dhe emitentit me rastin e mbrritjes së raporteve përfundimtare. Marrë në përgjithësi funksioni i karteles kreditore, në mes të tregtarit respektivisht ofruesit të shërbimeve dhe pronarit të karteles, është ai i dokumentacionit të legjitimimit sepse me rastin e nënshkrimit të faturës nga ana e pronarit të karteles kreditore e detyron emitentin që nga llogaria e tij të bejë përbushjen e detyrimeve. Pasi që shfrytëzimi i kartelave kreditore në një mënyrë është internacionalizuar, posaqërisht në lëmin e turizimit, nënkupton mundësin e përdorimit të saj të të gjitha organiztat ndërkombëtare të cilat kartelat e caktuara kreditore i paranojnë. Me këtë nënkuptojmë se me sistemin e katrelave kreditore praktikisht zëvendësohen të gjitha monedhat dhe krijohet njëkohësisht një sistem i ri të pagesave dhe funksioin i ri i këmbimit. Sipas emitetëve kartelat i ndajmë në:

a) Kartela kreditore të udhëtimit dhe rekreacionit të cilat i lëshojnë organizatat e specializuara (Diners) apo koncernet turistike (American Express Co,);

b) Kartelat kreditore bankare (Bank Credit Cards); c) Kartela kreditore të tjera të shtëpive të mallërave, shitësve të karburantëve,

aviokompanive, renta-a-car, shtëpive hoteliere.

Kartelat kreditore sipas pronarëve ndahen;

a) Personale (e lëshuar sipas emrit dhe mbiemrit); b) Familjare (për anëtarët e familjes së ngushtë); c) Lëndore ( e lidhur për furnizimin ose shfrytëzimin e shërbimeve të caktuara të lidhura

për lëndën e caktuar).

Lidhur më letrat kreditore mund të konstatojmë se ato janë letra të legjitimacionit SUI GENERIS në bazë të të cilave pronari i kartelës kreditore është i autorizuar që nga tregtari ose ofruesi i shërbimeve të kërkojë mallin ose shërbimin ndërsa që tregtari ose ofruesi i shërbimeve kanë detyrimin që të mundësojnë realizimin e kërkeses. Kartela kreditore është dokument me anë të së cilës pronari tregon autorizimin e vet në cilësinë e personit fizik ose juridik, të cilët kanë lidhur kontratë me emitentin e karteles kreditore, për shitjen e mallit ose të shërbimit.

Page 114: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

114

Kartela është e pabartëshme, në kuptim të bartjes së të drejtave, ndërsa që tregtari ose ofruesi i shërbimeve janë të autorizuar që vërtetojnë çmimin e caktuar dhe nënshkrimin e pronarit të katreles në faturën shitëse. Letra kreditore nuk është letër me vlerë por ajo është dokument i rëndësishëm e identifikimit të personit të autorizuar.

7.1. PËRSHTATSHMERITË DHE PËRPARËSITË E KARTELAVE KREDITORE

Pjesmërrësit që zhvillojnë afarizem përmes katrelave kreditore realizojnë nga kjo lehtësira dhe përshtashmeri të cilat do të provojmë që ti sqarojmë më poshtë. Emitentet nuk janë të kufizuar vetëm në pjesmarrjën e tyre për emitimin e katrelave kreditore, por aktiviteti i tyre zgjerohet edhe në drejtimin dhe organizimin e sistemit të tërësishëm dhe të caktuar të kartelave kreditore. Interesi i tyre është rritja e qarkullimit të pagesave, posaqërisht me botën e jashtme, përmirësimin e teknologjisë për punë pa para të gatshme, uljen e shpenzimeve të afarizmit, krijimin e marrëdhënjeve të reja në mes të tregtarëve – ofrueve të shëbimeve dhe blerësve – shfrytëzuesve të shërbimeve, rritjen e numrit të komitentëve sidomos nëse fjala është për bankat emitente të karkelave kreditore. Përparësitë e pronarëve të kartelave kreditore para së gjithash janë ekonomike. Me prezeantimin e katrelës kreditore proari i saj merr mallin, ose shfrtyëzon shërbime, pa rrezikun e bartjës së parave të gatshme, humbjes së kohës për të ndërruar patarë nga një valutë në valutën tjetër dhe procedurave të tjera gjatë udhëtimit në vende të jashtme. Pronari i karteles kreditore mund të blejë mallra dhe shfrytëzojë shërbime, pavarësisht nga fakti se a ka para ose jo. Me këtë arrihet një siguri e nevojshme, posaqërisht gjatë udhëtimit në botën e jashtme. Nëse pronari i karteles kreditore mbet pa para të gatshme mundet që të përfaqësuesi i karteles të terheq para (deri në një mas të caktuar). Në fund, është e qartë se më shfrtyëzimin e karteles pronari i saj fiton kredit për kohë të caktuar me rastin e blerjes të ndryshme. Tregtarët dhe ofruesit e shërbimeve interesin e vet e kanë në rritjen e plasmanit, sigurimin e burimeve stabile në treg lidhur me shit-blerjen dhe ofrimin e shërbimeve. Me kyqjen e tyre në sistemin e karteleve kreditore fitojnë reklama papagesë sepse ato gjinden në vet kartela kreditore, prospekte dhe lista të emitentëve të kartelave kreditore gjatë blerjeve dhe shfrytëzimit të shërbimeve në ato firma. Interes për shfrytëzimin e kartelave kreditore ka edhe shoqëria në tërësi. Interesi themelor del nga përparësitë e mundësive të realizmit të pagesave pa para të gatshme dhe itresave dhe përparësive të tjera siç janë: stimulimi i konsumit, e cila ndikon pozitivisht në procesin e prodhimit, vie deri realizimi më i shpejt i mallrave dhe shërbimeve, evitohet mundësia e humbjeve për shkak të qarkullimit të mjeteve etj. Pasojat negative për përdorimin e kartelave kreditore janë kryesisht të lidhura me përdorimin e paautorizuar të tyre (vjedhjes) ose tejkalimin e mundësisë së shfrytëzimit të tyre të mjete të cilat më pastaj duhet të kompensohen përmes procedurave gjyqësore.

7.2. MARRDHENJËT JURIDIKE NË SISTEMIN E KARTELAVE KREDITORE

Në sistemin e afarizmit të kartelave kreditore lamjërohen katër marrëdhënje juridike kontraktore:

Page 115: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

115

kontrata në mes të emitentit dhe tregtarit ose ofruesit të shërbimeve; kontrata në mes të emitentit dhe pronarit të kartelës kreditore; kontrata në mes të pronarit të karteles kreditore dhe tregtarit; dhe kontrata në mes të organizatorit të jashem dhe emitentit vendas.

7.2.1. Kontrata në mes të emitentit dhe tregtarit ose ofruesit të shërbimeve

I tërë sistemi i kartelave kreditore themelohet në bazë të kontratës emitentit – tregtar, ose ofruesit të shërbimeve dhe në bazë të kontratës shfrytëzues – emitent. Të drejtat dhe detyrimet e veta emitenti dhe tregtari i rregullojnë me kontratë të posaqme të dyanëshme athezione në bazë të së cilën ndërmarrja kontraktuese e cila futet në sistem paranon kushtet e caktuara pa mundësi të ndrrimit dhe plotësimit, sepse i tërë sistemi duhet të jetë unik. Detyrimet themelore të tregtarit, ofruesit të shërbimeve, në bazë të kësaj kontrate janë:

pranimi i kartelës kreditore dhe shitja e mallit;

aplikimi i çmimeve të njejta për mallra dhe shërbime edhe për blerës të tjerë;

pagesen e provizionit të caktuar;

paraqitjen e rregullt të ekstratit respektivisht çertifikatës për kërkesat e emitentëve;

respektimi dhe zbatimi i udhëzimeve të komitentëve etj;

Detyrimi më i rëndësishëm i emitntëve është përgjegjësia personale për pagesen e faturave të arritura, me çka nënkuptohet se tregtari, respektivisht ofruesi i shërbimeve, të drejtat e veta kreditore, të realizuara nga shfrytëzuesi, ti bartë nga emitenti në llogari të veten.

7.2.2. Kontrata në mes të emitentit dhe pronarit të kartelës kreditore

Elementi i dytë i rëndësishëm i marrëdhënjëve në mes të emitentit dhe pronarit të katreles kreditorer themelohet po ashtu me kontratë të veçantë. Ajo krijohet ashtu në mënyrë që personat juridikë ose fizikë paraqesin kërkesë për dhënjën e kartelës kreditore, dhe njëkohësisht i pranojnë kushtet e përgjithshme të emitentit. Natyrisht, kjo kërkesë mund të refuzohet ose pranohet. Paraqitja e kërkesës nga ana e personit të interesuar shiquar juridikisht është ofertë, ndërsa kontrata konsiderohet e lidhur në momentin kur paraqitësit të kërkesës i dorzohet kartela kreditore. Kjo gjithashtu është kontratë e dyanshme dhe athezione në të cilën palët kontraktuese ngarkohen me të drejta dhe detyrime.

Detyrimet themelore të pronarit të karteles kreditore janë:

realizimi i pagesës në dobi të emitentit për shumën të cilën i është paguar tregtarit, ofruesit të shërbimeve, sipas faturave të arritura dhe afateve të përcaktuara;

pagesa e rregullt e antarësisë;

lajmërimin e emitentit për humbjen e karteles etj.

Detyrimet e emitentit bazohen në:

Page 116: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

116

dhënjën e karteles kreditore shfrytëzuesit të saj;

pageset e rregullta dhe të përkohshme të realizuara nga tregtari, ofruesi i shërbimeve turistike;

ofrimin e informacioneve e rëndësishme për shfrytëzuesit e katrelave kreditore.

7.2.3. Kontrata në mes të pronarit të kartelës dhe tregtarit

Është kontratë në të cilën tregtari, respektivisht ofruesi i shërbimeve në bazë të veprimtarisë së vet të rregullt, në raste konkrete, lidhin me shfrytëzuesit e kartelave kreditore. Në praktikë, kjo kontratë ka elementet e kontratave të emertuara ose të paemertuara ( mbi shitjen, përfaqësimin, ndërmjetësimin, shërbimet hoteliere etj).

Të gjitha kundërshtimet nga kontratët e tilla, pronari i kartelës kreditore drejton partnerit në kontratë, e jo emitentit të katreles. Nëse tregtari ka vërjetje në lidhje me pagesat, ai ka mundësi që ti drejtohet vetëm emitentit të katreles kreditore në bazë të kontratës që ka lidhur me te.

7.2.4. Kontrata në mes të organizatorit dhe emitentit vendas

Kartelat kreditore dhe sistemi në bazë të të cilit ato funksionojnë, janë krijesë e specializimit të organizatave të ndryshme, turistike dhe bankave nga Amerika dhe janë zgjeruar në tërë botën. Diner’s Club fillimisht i ka hapur përfaqësitë e veta na Londër (1953), Paris (1954), por që në shpejtësi shumë të madhe në ato vende janë haor edhe organizata të tilla nacionale. Në praktikë marrdhënjët më mes organizatorit dhe emitentit rregullohen me kontratë e cila nuk është e thënë që çdo herë të rregullojë të njëjtën lëndë. Më së shpeshti bëhët fjalë për kontratën e përfaqësimit dhe kontratën e franshizingut. Përfaqësuesi lidh kontratë me personin e tretë në llogari të organizatorit, kështu që efekti juridik i kontratës rrjedhë në drejtim të organizatorit e jo në drejtim të përfaqësuesit.

Me kontratën mbi franshizingun ofruesi i franshizingut bartë të pranuesi i franshizingut në bazë të kompensimit të caktuar të drejtat e shfrytëzimit të formulave komerciale të konkretizuara në firmë, shënjes siguruese, vules, shërbimeve, organizimeve, strategjive komerciale dhe marketingut. Në bazë të kësaj kontrate emitenti i karteles kreditore ka krijuar organizata nacionale të cilat edhe pse juridikisht dhe financiarisht të pavarura, në përgjithësi afarojnë sipas dispoziave të kontratës mbi franshizingun. Ofruesit e franshizingut lidhin kontrata pothuajse të njejta me të gjitha palët në kuptim të parimeve, këshu që i tërë rrjeti shfrytëzues të franshizingut afarojnë pothujase në mënyrë të njejtë, dhe tërë sistemi i funksionimit të kartelave kreditore është sistem i afarizmit të standardizuar. 8. KARTELA DEBITORE

Ashtu sikurse kartela kreditore edhe kartela debitore paraqet një instrumet pagese me jo të gatshme. Me organizimin e afarizmit me kartela bakare merret kompania ndërkomëbate “Visa International Association” nga Sab Francisko, dhe llogaritet të ketë një anëtarësi mbi 100 milion anëtarë (shfrytëzues të kartelave). Kartelë debitore mund të merrin personat fizikë të cilët posedojnë llogari devizore, pasi kërkesës dhe procedurave selektuese. Shfrytëzuesi i

Page 117: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

117

katreles mund të blej mallra dhe të shfrytëzojë shërbime në të gjitha vendshitjet dhe vende të tjera të ngjajshme atu ku ekziston shenja “VISA”, por vetëm në vlerën e cila ështe e shënuar në llogari të karteles. Në mënyrë të njejtë personi ka mundi terheqjeje edhe parave të gatshme por gjithmonë pëe aq sa ka vlerë të shënuar në llogari të katrtelës.

Procedura e shfrytëzimit të kartelave shumë e thjesht. Shfrytëzuesi i kësaj katrele nënshkruan lerten e shitjes e cila paraqet faturen. Vendi i shitjes (akceptant) i dërrgon faturat qenders së VISA-së, dhe qendra i’a dërgon faturat bankave themelore në të cilat janë të hapura llogaritë ose llogaritë devizore e shfrytëzuesve. Bakna themlore të e cila është e hapur llogaria e shfryëzuesit sipas faturave të arritura nga shitësit ose ofruesit e shërbimeve, në llogari të tyre bënë pagesat nga llogaria e poseduesit të katreles debitore në llogari të tyre. Shfrytëzuesi i katreles debitore informohetnë bazë të çertifikatit mbi gjendjen e llogarisë së tij dhe lidhur me kryerjen e dertyimeve të urdhëruara nga ai. Shfrytëzuesi i kartelës debitore nuk i paguan vet pagesat e bërë për në emer të tij këti i kryen banka. 9. FLETDERGESA TURISTIKE - VAUÇER

Fletdergesa turistike është dokument të cilin e lëshon agjencioni turistik për klientin e vet në bazë të së cilës klienti obligohet që dhënësit të shërbimeve (hotelierit) ti paguhen shërbimet e kontraktuara me agjencionin turistik. Shërbimet turistike, për nga natyra e vet paraqesin një seri të nevoja dhe dhe kërkesash të llojllojshme dhe realizimi i gjithmbarëshëm i tyre, në parim, duhet të futet në përmbajtjen e veuçerit. Fletdërgesa turistike është institut specifik për turizimin dhe për veprimtaritë tjera nuk ekziston.

Përparësitë e fletdergesës turistike për udhëtraret janë:

Nuk nevoitet që të kenë para të gatshme me vehte;

Me lehtësi realizojë shfrytëzimin e të gjitha shërbimeve të parapara;

Arrihet siguri me e lartë gjatë udhëtimit.

Përparësit e fletdergeses për agjencionit turistik janë:

Ekonomike, sepse udhëtrai të gjitha detyrimet i paguan paraprakisht, ndërsa agjencioni ofruesit të shërbimeve i paguan detyrimet vetëm pasi që klienti të shfrytëzojë shërbimet me ç’rast agjencioni disonom për një kohë me mjetet e pageses.

Ofruesi i shërbimeve përfiton këto lehtësi:

Paraprakisht është në dijeni se çfarë natyra dhe cilësie të shërbimeve është i obliguar të ofroj për shfrytëzuesin e shërbimeve të evidentuara në vauçer.

Fletdergesen origjinale vauçer e marrin shfrytëzuesit e shërbimeve ndërsa kopjen e parë dhe

të dyten e marrin ofruesit e shërbimeve që më vonë rregullojnë bilancin përfundimtar me emitentin e fletdergeses. Kopje e tretë mbetet të emitenti dhe dergohet e ruhet në shërbimin e kontabilitetit. Kopja e fletdergeses vauçer vlenë edhe në raste se humbet origjinali i vauçerit. Në këtë rast shfrytëzuesi do ti shfrytëzoj të gjitha shërbimet të cilat dalin nga përmbajtja e kopjes së vauçerit të cilat emitenti i ka kontraktuar me orfuesit të shërbimeve. Vauçeri sipas rregullit

Page 118: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

118

është leter me emer kështu që nuk mund të bartet në personin tjetër respektivisht personi tjetër nuk mund të kërkojë që në emrin e dikujt tjetër të shfrytëzoj ndonjë shërbim.

Në praktikë, pothuajse në masën të madhe, nuk ka keqpërdorime të veuçerit sepse para dhënjës së tij partneret në afarizmin turistik i detalizojnë të gjitha elementet esenciale të marrdhënjëve që duhet të realizohen. Shërbimet e caktuara të evidentuara në përmbajtjen e vauçerit janë të pandrrueshme. Nëse mysafiri kërkon shërbime të cilat nuk janë të evidentuara në vauçer, ka për obligim që ti paguan drejtpërdrejtë ofruesit të tyre. Agjencionit turistik mund ti fakturohen vetëm ato shërbime të detajuara dhe të shfrytëzuara sipas vauçerit.

Vauçeri mund të klasifikohet në mënyra të ndryshme. Sipas numrit të shërbimeve ndahet në: individuale dhe grupore; sipas llojit të shërbimeve të cilat duhet tu ofrohen mysafirëve hekurudhore, airore, detare, hoteliere; sipas detyrimeve financiare në plotësisht të mbuluara (në rastin kur agjencioni merr mbi vehte detyrimin që të përmbushë tërësisht pagesen sipas vauçerit), pjesërisht të mbuluar (kur agjencioni vetëm pjesërishtë merr obligim që paguaj shërbimet e përcaktuara në vauçer) dhe të pambuluar (kur pagesen e detyrimeve në tërësi nuk e merr agjencioni por vet klienti).

Egzistojnë një numer i fletdergesave turistike tipe vauçer të cilët kanë edhe përmbajtje të caktuar. Do ti përmendim fletdergesat vauçer hoteliere, të agjencionit, kreditore dhe airo-fletdergesen.

Fletdergesen hoteliere e lëshon agjencioni turistik të emertuar për hotelin me të cilin e ka të lidhur kontratën mbi alotmanin apo kontratën mbi ofrimin e shërbimeve hoteliere. Shërbimet dhe vlerën e tyre maksimale agjencioni i definon saktësishtë në vauçer. Ekziston vauçeri i thjeshtë dhe vauçeri “FULL CREDIT”. Të i pari duhet të jenë të evidentuara saktësisht të gjitha shërbimet që mund të shfrytëzohen sipas datës së fillimit dhe mbarimit të shfrytëzimit. Vauçeri “FULL CREDIT” përmbanë një numer me të madh të shërbimeve doksore hoteliere dhe themelohet në egzistimin e kontratës së posaqme në mes të hotelierit dhe të agjencionit turistik.

Në origjinalin e fletdergeses hoteliere, e cila i dorzohet mysafirit, nuk shifet lartësia e çmimit të shërbimeve hoteliere, por ai çmim evidentohet në kopje të cilat mysafiri nuk i diasponon. Kjo metod është e legalizuar edhe në konventën NOT-79 dhe në ligjet e vendeve të caktuara sipas të cilave as agjencionet turistike e as hotelieret nuk do ta informojnë udhëtarin për çmimet në përmbajtjen e kontratës hoteliere.

Fletdergesen e agjencionit e lëshon agjencioni për shërbime të ndryshme individuale ose në tërësi për shfrytëzuesin e drejtpërdrejt të tyre.

Vërtetimi mbi pranimin e depozitit për shërbime hoteliere ose vauçerin kreditor e lëshon agjencioni turistik lidhur me parnimin e akontacionit edhe pse janë rezervuar shërbimet hoteliere. Klientit me vauçer kreditor i vërtetohet se është paguar një pjesë e depozitit dhe në bazë të saj është berë rezervimi i vendosjes. Nëse klienti e anulon shërbimin, agjencioni nga depoziti i dhënë i paguan hotelierit dëmin e shkaktuar.

Fletdergesa ajrofluturuese përdoret ekskluzivisht në mes organizatës turistike dhe kompanisë airotransportuese ose në mes të kompanive airotranspotoese. Këtu personi i tretë paguan të agjencioni ose airokompania për bileta të airoplanit paraprakisht. Ai i cili pranon parat lëshon biletat e udhëtimit në komunikacionin airor dhe siguron të dhënat dhe i dorzon airokompanisë.

Me dhënja e fletdërdesës turistike realizohen shumë funksione. Ajo shërben si dëshimi e identifikimit, dokument për llogaritje bilancore dhe urdhër për përmbushjen e shërbimeve të caktuara.

Page 119: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

119

Fletdergesa vauçere realizon edhe funksionin e dokumentit të identifikimit që i prezentohet hotelierit lidhur me personin shfrytëzuesin e shërbimeve të cilin e dergon agjencioni të hotelieri në bazë të kontrates paraprake mbi alotmanin.

Në bazë të fletdergeses turistike realizohet edhe llogaria në mes të agjesnionit dhe hotelierit. Në fund, fletdergesa turistike përmbanë urdhërin për hotelierin që ai të ofroj mysafirit shërbimet që janë të evidentuara në të.

Fletdergesa turistike nuk është leter me vlerë sepse ajo nuk përmbanë të drejtat për shërbime, kështu që udhëtarit të cilit i humbet fletdergesa vauçer mund të fitojë shërbime vetëm nëse provon se ai ka të drejtë të disponoj me ato.

Ligjet mbi të drejtat e detyrimeve168dobet i definojnë fletdergesat turistike vauçer. Ato njëzerit potencojnë se vauçeri është dokument i emertuar dhe nuk mund të bartet me ç’rast e humbin karakterin e letrave me vlerë. Njëra nga funksionet me të rëndësishme të vauçerit qëndron në atë që prurësi legjitimohet si person i autorizuar lidhur me shfrytëzimin e shërbimeve të kontraktuara në mes të agjencionit turistik dhe hotelierit. Në bazë të prezentimit të vauçerit dhënësi i shërbimeve është i detyruar që të realizoj disa obligime sipas dokumentit të prurësit dhe njëkohësisht me anë të këtij dokumenti legjitimohet shfrytëzuesi i shërbimeve. Për këtë arsye në ju bashkohemi mendimit të autorëve të ndryshëm që dakordohen se fletdergesa turistike paraprakisht është dokument legjitimimi që përmbanë edhe disa funksione të tjera që janë karakteristike edhe për letrat me vlerë SUI GENERIS. 10. DOKUMENTACIONI PËR LEGJITIMIM DHE SHENJA

Dokumentacioni për legjitimim janë ato dokumente të cilat përmbajnë detyrimin e caktuar të lëshuarsve të tyre, e që në to nuk është i evidentuar shfrytëzuesi dhe që nga ato dokumente nuk mund të arrihet që të drejtat e caktuara të bartën të tjetri. Një dokument të mund të cilësohet si legjitimues duhet të plotsohen këto kushte:

Të përmbajë detyrimin e caktuar të lëshuarsit të dokumentit;

Që në dokument të mos jetë përcaktuar personi shfrytëzues;

Që as nga dokumenti dhe as nga përmbajtja e dokumentit të mos ketë mundësi të bartën të drejtat e caktuara në personin tjetër.

Dokumentacioni për legjitimim është i ngjajshem me letrat me vlerë por ato nuk konsiderohen letra me vlerë. Dallimet themelore ne mes tyre qendrojnë në:

a) Detyrimet nga përmbajtja e dokumentacionit për legjitimim nuk dalin nga vet ajo, por ato vetëm e bejnë me shenjë egzistimin e detyrimit të disa marrdhënjëve detyrimore (kontrata mbi transportimin), me përmbushjen ose ndërprerjen e detyrimeve ato e humbin rëndësin. Të letrat me vlerë e drejta e caktuar buron nga vet letra me vlerë dhe ajo e drejtë është e inkorporuar në të. Dokumentacioni legjitimues përmbanë lloje të detyrimeve dhe lëshuesin e saj, por nuk i përmbanë ato të dhëna të cilat duhet ti përmbajnë letrat me vlerë.

168 Ligjet mbi të drejtat e detyrimeve të Kroacisë, Sllovenisë, Bosnes e Hercegovinës, Maqedonisë etj.

Page 120: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

120

b) Dokumentacioni legjitimues nuk janë të dedikuar për cirkulim në qarkullimin juridik dhe në praktik nuk barten. Përkundër kësaj, letrat me vlerë janë të dedikuara për cirkulim dhe në mënyrë të caktuar bartën nga njëri në tjetrin person.

c) Me rastin e humbjes së letrave me vlerë humbet edhe e drejta ne to, ndërsa me humbjen e dokumentacionit për legjitimim e drejta nuk pushon dhe ajo është e mundur të realizohet ende nëse në ndonjë mënyrë arrihet që të dëshmohet për egzistimin e saj.

Shenjat legjitimuese janë numer i caktuar materialesh (letrave, metaleve, plastikave) nga të

cilat janë të ndërtuara në mënyrën e caktuar për të shenjuar p.sh. gardaroben etj,. dhe që përmbajnë numrin ose shenjen dhe zakonisht nuk përmbajnë asgjë konkrete mbi detyrimet e dhënësit. Shenjat legjitmuese lëshohen në bazë të ndonjë raporti juridik në mes të lëshuersit ( të marrësit të detyrimeit) dhe prurësit ( kreditorit) dhe shërben si dëshmi në bazë të të cilës konstatohet se kush është kreditori.

Ndryshimi në mes të letrave legjitimuese dhe shenjave legjitimuese janë:

Dokumentacioni legjitimues përmbajnë shenjat e detyrimeve të lëshuarsit, deri sa shenjat legjitimuese nuk përmbajnë agjë nga detyrimet e lëshuarsit të saj;

Lëshuarsi i dokumentacionit legjitimues është i detyruar që të përmbush detyrimet, pa mundësin e shqyrtimit se a ka ardhur deri të dokumenti në mënyrë të legale apo jo. Lëshuarsi i shenjave legjitimuese çdo herë ka mundësi të shqyrtojë shenjat materiale të legjitimacionit të sjella nga subjekti i caktuar, kështu që në rast të kontestit prurësi i shenjës duhet të dëshmojë kreditorin karakterin specifik. Kreditori nga shenja legjitimuese mund të kërkojë përmbushjen e detyrimeve edhe nëse i ka humbur shenja legjitimuese (p.sh. numri i gardarobes);

Shenja legjitimuese shërben vetëm vetëm që të tregojë se kush është kreditor, por nuk është dëshmi mbi të drejtën në ndonjë kundërligjshmeri me rastin e kryerjes së ndonjë vepre të paligjshme;

Për shenjat legjiytimuese nuk aplikohen rregullat sikurse për letrat me vlerë por për secilin rast konkret duhet mbajtur dhe kërkuar qëllimin përfundimtar të lëshuarsit dhe pranuesit të shenjës.

Në fund, mund të përfundojmë se të dokumentacioni për legjitimim dhe shenja

legjitimuese e drejta nuk del nga ato, por e drejta e kreditorit lind në bazë të lidhjes së kontratës paraprake dhe që vet dokumentacioni dhe shenjat për legjitimim sherbejne për legjitimin e kreditorit në një marrdhenje detyrimore.

Page 121: E DREJTA NË TURIZËM - Armand Krasniqiarmandi.info/fshab/11.2013/Leksionet-E-drejta-ne-TURIZEM-2013-2014… · E drejta është sistemi i rregullave dhe normave shoqërore, që i

121