54
E Drejta Penale

E Drejta Penale722

Embed Size (px)

DESCRIPTION

fkjdfhlksfhlkrd lofelhfdhl

Citation preview

Page 1: E Drejta Penale722

E Drejta Penale

Page 2: E Drejta Penale722

Kuptimi dhe rendesia e ligjit penal.Percaktim: Me ligj penal nenkuptojme teresine e atyre normave juridike penale, te cilat caktojne; 1.Veprat penale, 2. Bazat e pergjegjesise penale, 3. Sanksionet penale dhe masat e tjera qe zbatohen kunder autoreve qe i shkelin ato.

Page 3: E Drejta Penale722

Kodi Penal i Republikes se Shqiperise

• Miratuar me ligjin 7895 date 27.01.1995, hyri ne fuqi me 01.06.1995.

• Ndahet ne dy dege; Ne pjesen e Pergjithshme, dhe ne Pjesen e Posacme.

• Parimi i ligjshmerise “Nulla poena sine lege”• K.P.Sh ka legjitimitet kushtetues.• K.P.Sh dhe idologjia qe karakterizonte K.P. te

meparshem.

Page 4: E Drejta Penale722

• Synimi per ta dekriminalizuar dhe per njekohesisht per ta pasuruar me institute e vepra te tjera penale.

• Qellimi i riedukimit te te denuarit dhe humanizmi.

• Heqja e denimit me vdekje.• K.P.Sh sanksionon parime, istitute dhe figura

te veprave penale qe permbahen ne te drejten nderkombetare.

Page 5: E Drejta Penale722

Ligji penal si burim kryesor i se drejtes penale

• Burimet e te drejtes penale ne kuptimin e gjere te fjales, (jane marredheniet shoqerore-ekonomike).

• Burimet e te drejtes penale ne kuptimin e ngushte juridiko-formal, (jane vete normat penale), ose sic quhet teknikisht normat penale pozitive.

• Kodi Penal (civil) dhe Kodi Penal Ushtarak

Page 6: E Drejta Penale722

Ndertimi i ligjit penal

• Ligji penal mund te permbaje vetem nje norme juridike e cila parashikon nje veper penale te caktuar, p.sh rrembim personi etj.

• Ligji penal mund te permbaje nje varg normash ndryshuese ose plotesuese te K.P.

• Pjesa e pergjithshme e K.P ndahet ne 8 pjese. Ne Kreun I, kemi Dispozita te pergjithshme. Ne Kreun II, kemi Pergjegjesine penale. Ne Kreun III, kemi Tentativen. Ne Kreun IV, kemi Bashkpunimin e personave per kryerjen e vepres penale. Ne Kreun V, kemi Denimet. Ne Kreun e VI Caktimin e denimit. Ne Kreun e VII, kemi Alternativat e denimit me burgim. Ne Kreun e VIII, kemi Shuarjen e ndjekjes penale te denimeve dhe ekzekutimi i tyre.

Page 7: E Drejta Penale722

Ndertimi i normave penale juridike

• Norma deklarative: Jane normat penale juridike qe permbajne parime te pergjithshme te se drejtes penale.

• Normat pershkruese ose percaktuese: Jane ato norma penale qe bejne perkufizimin e istituteve te se drejtes penale ose te vprave penale.

• Normat penale te vecanta: Permbajne figura te veprave penale dhe masen e denimit, perbehen nga dy pjese: 1. Dispozitivi, 2. Sanksioni penal.

Page 8: E Drejta Penale722

Dispozitivi i normes penale juridike

• Dispozitivi i thjeshte: Nenkupton vetem dhenien e emertimit te vepres penale, pa elementet perberes te saj.

• Dispozitivi pershkrues: Eshte ai ne te cilin jepen karakteristikat percaktuese te vepres penale.

• Dispozitivi referues: Eshte ai qe nuk i permban elemntet perberes te vepres penale, por i referohet nje dispozite tjeter penale. Kjo behet qe te mos kete perseritje te ligjit.

• Dispozitiv i bardhe ose blanket: Eshte ai qe i referohet nje ligji ose akti nenligjor tjeter per te sqaruar permbajtjen e tij.

• Dispozitivi i perbere: Kuptohet ai qe ka lidhje me vepra penale te perbera, ose vepra penale qe mund te kryehen nga disa persona njeheresh.

Page 9: E Drejta Penale722

Sanksionet penale

• Sanksion relativisht i percaktuar eshte ai qe ka te percaktuar llojin e denimit, ndersa masa e tij eshte e parashikur ne maksimumin dhe minimumin e tij. a) sanksione ne maksimumin e denimit, b) sanksione ne minimumin e denimit, c) sanksione ne maksimumin dhe minimumin e denimit.

• Ne shumicen e neneve K.P permban sanksione alternative, me gjobe ose me burgim, sipas lirise te vleresimit te gjykates.

Page 10: E Drejta Penale722

Interpretimi i ligjeve penale

• Ne interpretimin e ligjeve penale zbatohen po ato rregulla qe ndiqen per ligjet e tjera. Cdo interpretim i ligjit penal ka si qellim mbrojtjen e parimit te ligjshmerise, kunder cdo subjektivizmi qe shpie ne arbitraritet.

• Interpretim legal ose autentik: Eshte ai qe ben organi qe ka nxjerre normen.

• Interpretimi shkencor apo doktrinal: Behet nga studjuesit e teorise te se drejtes penale, nepermjet eseve, artikujve etj., shkencore.

• Interpretimi gjyqesor: Eshte intepretimi i jurispudences• Interpretimi i zgjeruar: Ndodh kur norma penale shpjegohet ne nje

kuptim me te gjere nga ai qe duket ne vet tekstin e ligjit.• Interpretim i kufizuar: Kur norma penale shpjegohet ne nje kuptim me te

ngushte nga ai i vet tekstit.• Intepretime te tjera, gramatikor, logjik, historik, sistematik.

Page 11: E Drejta Penale722

Saktesia e qartesia e normave penale juridike

• Ne pergjithesi formulimet qe legjislatori ka vendosur ne K.P jane te sakte dhe nuk lene hapsire per interpretime subjektive. Por ka dhe raste te tjera ku nuk kemi kete saktesi, dhe ngelet hapesire per intepretime subjektive.

Page 12: E Drejta Penale722

Bazat e legjislacionit penal

• Neni 1/a.• K.P bazohet ne Kushtetuten e Republikes se

Shqiperise.• Ne te drejten penale nderkombetare.• Ne marreveshjet e ratifikuara.

Page 13: E Drejta Penale722

Detyrat e legjislacionit penal

• Neni 1/b.• Te mbroje pavaresine e shtetit.• Te mbroje dinjitetin e njeriut.• Te mbroje te drejtat dhe lirite e njeriut.• Te mbroje rendin kushtetues.• Te mbroje pronen private.• Te mbroje mjedisin.• Te mbroje bashkejetesen dhe mirekuptimin e

shqiptareve dhe pakicave kombetare.• Te mbroje bshkejetesen fetare.

Page 14: E Drejta Penale722

Parimet e kodit penal

• Neni 1/c.• Parimet kushtetuese te shtetit te se drejtes.• Parim tjeter kushtetues i K.P eshte ai i barazize

perpara ligjit.• Parimi i drejtesise ne caktimin e fajesise dhe te

denimit. Ne bis in idem • Parimi i humanizmit.

Page 15: E Drejta Penale722

Mosdenimi pa ligj

• Neni 2• Veprat penale te percaktohen vetem me ligjin penal te

shkruar.• Asnje person nuk mund te denohet me nje lloj mase te

paparashikuar ne ligj.• Ligji penal nuk ka fuqi prapavepruese, pervecse kur ai eshte

me i favorshem.• Te mos lejohet zbatimi i analogjise.• Dispozitat e pjeses se pergjitheshme dhe pjeses se posacme

te jene te formuluara qarte dhe sakte per te mos lene hapsire per intepretime subjektive dhe te pasakta.

Page 16: E Drejta Penale722

Kuptimi i vepres penale• K.P aktual, ndryshe nga ai i 1952 dhe 1977nuk jep nje perkufizim te

vepres penale, por permban kete formulim ne nenin 1, paragrafi1: “Ligji penal percakton veprat penale, denimet dhe masat e tjera qe merren ndaj autoreve te tyre”.

• Veprimi ose mosveprimi si elemente te vepres penale. Vepra penale qe shprehet ne veprimin ose mosveprimin e kunderligjshem, sjell pasoja te demshme. Ne kete veshtrim eshte pranuar qe baza juridike qe percakton vepren penale, eshte kunderligjshmeria e saj. Ne cdo rast asnje veprim apo sjellje e njeriut nuk mund te formoje veper penale, pa u parashikuar shprehimisht ne ligj.

• Jo gjithmone veprat e kunderligjshme jane dhe veper penale.(kundervajtje administrative, shkelje civile)

• Perfundimi kryesor qe del eshte se nje veper penale e kunderligjshme mund te quhet penale kur parashikohet si e tille ne ligjin penal. Ne formulimin e neneve te K.P jo kudo shprehet haptazi elementi i kunderligjshmerise, megjithate ai eshte i domosdoshem per cdo veper penale.(nenet 134,166,197..)

Page 17: E Drejta Penale722

• Mirepo per tu konsideruar nje veper si penale, nuk mjafton vetem kunderligjshmeria, por qe te jete edhe shoqerishte e rrezikshme dhe te jete kryer me faj. Rrezikshemria shoqerore eshte elementi thelbesor material i vepres penale. Ky eshte elementi objektiv i vepres penale. Sa me i rendesishem te jete ky objekt, pra, marredheniet juridike te vendosura e te mbrojtura posacerisht nga legjislacioni penal, aq me e rrezikshme eshte vepra per shoqerine dhe anasjelltas.

• Ne vezhgim te kodit del se marredheniet juridike qe vihen ne rrezik nga vepra penale jane elemntet si liria, barazia, jeta, shendeti, nderi dhe dinjiteti, pasuria rendi kushtetues etj.

Page 18: E Drejta Penale722

• Pervecse elemteve perberes te vepres penale qe kemi pare deri ketu, kemi dhe nje element tjeter qe eshte percaktues, dhe jane pasojat qe rrjedhin nga vepra penale. Mungesa e tyre eshte element perjashtues per rrezikshmerine shoqerore te vepres penale. P.sh demtimi i shendetit ne plagosje.

• Rezikshmeria shoqerore e vepres penale merret ne lidhje te ngushte me kohen, vendin dhe rrethanat ne te cilat ajo kryhet.

• Me ndryshimin e rrethanave politiko-shoqerore pesojne ndryshime edhe veprat penale. Per keto arsye nxirret perfundimi se vepra penale eshte dinamike dhe jo statike, pra, ndryshon ne varesi te rrethanave, kohes, vendit.

Page 19: E Drejta Penale722

• Veprat penale kane dhe karakter subjektiv. Per kete arsye kemi veprat penale te kryera me dashje te cilat kane rrezikshmeri shoqerore me te larte, dhe veprat penale te kryera nga pakujdesia. P.sh fyerja dhe shpifja e nevojshme, nenet 119 dhe 120. Rrezikshmeria shoqerore perjashtohet ne rastet e mbrojtjes se nevojshme, nevojes ekstreme, ushtrimi i nje te drejte apo permbushja e nje detyre.

• Rezikshmeria shoqerore e vepres penale eshte e shkallezuar, kemi vepra penale me te renda dhe me te lehta, pra me rrezikshmeri shoreqore te ndryshme.

• Rezikshmeria shoqerore e vepres penale ndikon drejtperdrejt ne caktimin e denimit, neni 47, paragrafi 2.

Page 20: E Drejta Penale722

• K.P i ndane veprat penale ne krime dhe kundervajtje penale. Per dallimin e krimeve nga kundervajtjet sherben ana subjektive, sepse, si rregull, veprat penale qe kryhen nga pakujdesia perbejne kundervajtje, p.sh plagosja e rende nga pakujdesia, neni 91; plagosja e lehte nga pakujdesia, neni 92, Por ka dhe mjaft vepra te tjera qe edhe pse kryhen me dashje, parashikohen si kundervajtje, neni 89, 90, 197, 240 etj.

• Ne baze te K.P.Sh veprat penale pervec ndarjes qe pame deri ketu, ka edhe disa ndarje ne lloje te tjera si, nga natyra e tyre, nga numri i veprimeve qe perbejne figuren e vepres penale, nga ardhja ose jo e pasojave, nga kohezgjatja e tyre.

Page 21: E Drejta Penale722

Ndarja e veprave penale• Vepra penale te pergjithshme: Jane ato qe kane lidhje me jeten e

perditshme, dhe kane karakter universal, sepse parashikohen nga ligjet penale te te gjitha shteteve, si p.sh vrasja, plagosja, vjedhja etj.

• Vepra penale me disa objekte: Jane ato vepraa qe mbrojne ne te njejten kohe dy ose me shume objekte, p.sh vjedhja me arme, e cila mbron si pasurine dhe sigurine publike ose jeten.

• Veprat me karakter politik: Jane ato qe kryhen per motive politike kunder pavaresise dhe integritetit apo rendit kushtetues.

• Veprat penale te perbera: Jane ato qe kryhen me ane te dy ose me shume veprimeve, ku secili prej tyre mund te permbaje elemntet e nje figure te vepres penale te posacme, p.sh vjedhja me dhune me pasoje vdekjen. Karakteristike e ketyre veprave eshte fakti se pavaresisht se kemi dy ose me teper veprime, ka vetem nje veper penale ne fund.

• Vepra penale me dy forma faji: Jane ato ne te cilat veprimi kryhet me dashje, ndersa pasojat vijne nga pakujdesia, p.sh plagosja e rende me dashje qe ka sjelle vdekjen e viktimes, neni 88.

• Vepra penale formale: Jane ato qe konsiderohen te kryera qe nga casti i kryerjes se veprimit , pa qene e nevojshme te shikohen pasojat e demshme, p.sh shpifja, fyerja, moskallezimi i krimit etj.

Page 22: E Drejta Penale722

• Vepra penale materiale: Kosiderohen ato vepra te cilat quhen te kryera kur kane shkaktuar pasojen e caktuar me ligj. Pjesa me e madhe e veprave qe parashikon kodi, jane vepra qe parashikojne ardhjen e pasojes, p.sh vrasja, plagosja,shperdorimi i detyres etj.

• Vepra penale qe demtojne: Jane ato vepra qe efektivisht demtojne ose shkaterrojne objektin ose marredheniet juridike te rendesishme te mbrojtura posacerisht. P.sh tortura me pasoja te renda per shendetin, mjekimi i pakujdeshme etj, nenet 151-153.

• Vepra penale qe rrezikojne: Jane ato te cilat kane vene ne rrezik objektin e vepres penale, pavaresisht se nuk kane ardhe pasoja me vetedijen e subjektit te vepres penale, p.sh shperndarja ne atmosfere e substancave te rrezikshme etj.

• Kemi dhe vepra penale qe kane pasoja te menjehershme, dhe vepra penale te qendrueshme, p.sh ne rastin e pare eshte vrasja, plagosja etj, ndersa ne te dytin rrembimi i personit, heqja e paligjshme e lirese etj.

• Veprat penale vazhduese: Jane ato qe karakterizohen nga veprime te njellojta dhe nga nje mendim i vetem kriminal, dhe perbejne nje veper penale te vetme. P.sh Krimi i vjedhjes pak e nga pak ne menyre te vazhdueshme.

• Veprat penale te cunguara: Jane ato vepra ne te cilat veprimi i drejtuar per arritjen e nje qellimi kriminal te caktuar, formon veper te kryer. P.sh organizimi ose pjesmarrja ne organizate kriminale, neni 333. Pra, konsiderohet krim i kryer qe nga casti i krijimit te bandes se armatosur dhe organizates kriminale.

Page 23: E Drejta Penale722

Veprimi i ligjit penal ne kohe

• Neni 3 K.P.• Ne kete dispozite shprehet parimi i ndalimit te fuqise

prapavepruese ( pervecse kur ai eshte me i favorshem per te denuarin apo te akuzuarin) te ligjit penal. Nuk mund te kemi prapaveprim te ligjit penal sepse kalohet ne arbitraritet.

• Zgjidhja e ceshtjes se me cilin ligj percaktohet ne se vepra eshte penale dhe denohet ose jo, behet me ane te krahasimit te castit te hyrjes ne fuqi te ligjit penal te ri dhe ligjit ne castin e perfundimit te vepres penale.

• Kur nuk dihet me siguri se vepra penale e qendrueshme ka perfunduar pas hyrjes ne fuqi te ligjit te ri me te favorshem, atehere ky nuk mund te zbatohet.

• Konsiderohet ligj penal me i favorshem jo vetem kur masa e denimit behet me e ulet, por edhe per efekte te uljes se denimit nen minimum, lirimi me kusht, te parashkrimit te ndjekjes penale e te ekzekutimit te vendimit.

Page 24: E Drejta Penale722

Mosnjohja e ligjit

• Neni 4 K.P.• Mosnjohja e ligjit penal, nuk perben shkak per

perjashtim nga pergjegjesia, pervecse kur eshte objektivisht e paevitueshme.

• Me mosnjohje te paevitueshme te ligjit nenkuptohet mungesa vetedijes se sjellja eshte e kundraligjshme dhe antishoqerore, pra mungon vullneti per te shkelur ligjin.

• Gjithesesi vendoset rast pas rasti nga ana e gjykates mbi objektivitetin e mosnjohjes.

Page 25: E Drejta Penale722

Veprimi i ligjit penal ne hapesire

• Neni 5 K.P.• Percaktimi i territorit: a) Se pari eshte hapesira tokesore e gjithe

territorit te Republikes se Shqiperise. b) Gjeresia e ujrave territoriale dhe te brendshme, detare, liqenore, lumenjve. c) Hapesira ajrore qe shtrihet mbi hapesiren tokesore dhe detare deri ne 15 milje, te terrirorit te R.Sh. d) Cdo vend tjeter ku shtrihet sovraniteti i Republikes, si selite diplomatike, anijet e floter tregetare dhe ushtarake, avionet e flotes civile dhe ushtarake.

• Cdo veper penale e kryer brenda territorit te R.Sh i nenshtrohet ligjit penal shqiptar edhe pse mund te jete kryer nga persona me nenshtetesi tjeter ose pa nenshtetesi. Perjashtohen vetem rastet kur kemi te bejme me persona me imunitet diplomatik, dhe kur veprat kryhen brenda territorit te selive diplomatike.

• Nenet 6-11 K.P.

Page 26: E Drejta Penale722

Pergjegjesia penale

• Pergjegjesia penale nenkupton zbatimin e ketyre kerkesave: a) proceduren e marrjes nen pergjegjesi penale te parashikur nga K.Pr.P; b) shqyrtimin dhe hetimin e ceshtjes gjate gjykimit; c) marrjen e vendimit gjyqesor; d) vuajtjen e denimit te caktuar nga gjykata; e) kufizimet e tjera te caktuara nga gjykata kundrejt personit te marre si i pandehur.

• Pergjegjesia penale lind nga casti i kryerjes se vepres penale. Pergjegjesia penale eshte personale.

• Pergjegjesia penale mbaron kur: 1. Personi fajtor ka vuajtur denimin e caktuar, dhe kur kane kalur afatet e kufizimeve te tjera te parashikuar ne vendimin gjyqesor. 2. Me lirimin nga pergjegjesia penale duke zbatuar masa te tjera edukuese. 3. Me lirimin nga pergjegjesia per shkak te ndryshimit te rrethanave. 4. Me parashkrimin, amnistine, faljen. 5. Per cdo arsye tjeter te parashikuar me ligj.

Page 27: E Drejta Penale722

Kuptimi dhe rendesia e figures se vepres penale

• Me figure te vepres penale kuptojme teresine e elementeve objektive dhe subjektive te vepres penale te parashikuar nga ligji.

• Konstatimi i figures se vepres penale eshte nje kerkese e domosdoshme e sanksionuar ne K.Pr.P, kur flitet per rrethanat qe nuk lejojne fillimin e procedimit kunder nje personi, kur nuk parashikohet nga ligji si veper penale, ose kur del qarte qe fakti nuk egziston, nenet 290, 388 K.Pr.P.

• Kuptimi i figures se vepres penale eshte i pandare nga kuptimi i vepres penale, jane dy tipare qe plotesojne njeri tjetrin. Kuptimi i vepres penale (pra rrezikshmeria shoqerore e saje) edhe pse nuk percaktohet qarte nga K.P, ai permendet shprehimisht nga nenet 47,52,53,55,63. Ndersa kuptimi i figures se vepres penale eshte forma juridike ne te cilen shprehet vepra penale konkrete e parashikuar nga dispozita e pjeses se posacme te K.P. Si rregull figurat e vepres penale jane te disiplinuara ne pjen e posme te K.P.

Page 28: E Drejta Penale722

Objekti i vepres penale• Me objekt te vepres penale kuptohen marredheniet juridike, si lloji i

marredhenieve shoqerore te vendosura per te siguruar paprekshmerine e te mirave juridike apo vlerave te rendesishme te personit, te shoqerise apo te shtetit, qe preken ose vihen ne rrezik nga vepra penale, dhe qe mbrohen posacerisht nga shteti nepermjet normave te legjislacionit penal.

• Njihen tre lloje objektesh te vepres penale: a) Objekti i pergjithshem; Perbehet nga teresia e atyre te mirave juridike, vlerave shoqerore dhe individuale te rendesishme, te cilat mbrohen posacerisht nga legjislacioni penal. b) Objekt grupor i vecante; Ne kete rast kemi te bejme me grupe marredheniesh juridike te ngjashme. Per kete arsye K.P ben dhe grupimin e veprave penale ne krere dhe seksione, p.sh. krimet kunder njerezimit, veprat penale kunder personit, veprat penale kunder prones etj. c) Objekt i drejtperdrejt i vepres penale; Ne kete rast kuptohet marredhenia juridike konkrete, pra, ajo e mire juridike apo vlere shoqerore e rendesishme , qe preket prej saj, dhe qe mbrohet posacerisht nga legjislacioni. Si rregull cdo veper penale drejtohet kunder nje objekti te drejperdrejt, p.sh vrasja, drejtohet kunder te drejtes per te jetuar.

Page 29: E Drejta Penale722

Kuptimi i veprimit

• Nullum crimen sine actione• Me veprim ne kuptimin juridiko-penal kuptohet ajo sjellje e

personit, e cila shfaqet ne boten e jashtme, dhe perben element te domosdoshem te vepres penale te parashikuar ne ligjin penal. P.sh krimi i vrasjes eshte nje veprim i personit, qe i shkakton vdekjen tjetrit.

• Veprimi, si dukuri e sjelljes se njeriut ne boten e jashtme, ka lidhje me boten e brendshme te tij, me vullnetin dhe vetdijen e tij. Kjo duket qarte ne veprat penale te kryera me dashje. Ndersa kur veprimi eshte i pavullnetshem dhe pa vetdije, nuk eshte element i vepres penale. Gjithashtu jo cdo verprim i kryer me vetedije dhe me vullnet eshte doemos element i vepres penale, p.sh dorezimi i parave nga ana e arketarit ne momentin e kanosjes me arme.

• Tipar tjeter i veprimit ne kuptimin penalo-juridik eshte qe ai te jete i kundraligjshem dhe objektivisht e shoqerisht i rrezikshem.

Page 30: E Drejta Penale722

Kuptimi i mosveprimit

• Vepra penale mund te kryhet si me veprim aktiv, ashtu edhe me mosveprim. Kjo rezulton edhe nga permbajtaja e nenit 13.

• Me mosveprim ne kuptimin penalo-juridik kuptohet moskryerja e atyre veprimeve, apo qendrimi pasiv i personit i cili ishte i detyruar ti kryente, te vepronte, dhe si rrjedhoje e kesaj sjellje eshte shkatuar pasoja e demshme.

• Mosveprimi ashtu si edhe veprimi, eshte sjellje e vetedijshme dhe e vullnetshme, por jo cdo mosveprim eshte element penal, por vetem atehere kur ai konsiderohet i tille nga ligji. Pra kur personi ligjerisht kishte detyrimin te vepronte dhe nuk veproi. P.sh neni 124, braktisjae e femijes nga prindi.

• Detyrimi per te vepruar mund te rrjedhe nga profesioni, p.sh mjekimi i pakujdesshem. Gjithashtu nenet 96, 97,98,181,201,203.

Page 31: E Drejta Penale722

Kuptimi i subjektit te vepres penale

• Me subjekt te vepres penale kuptohet njeriu, personi fizik, i cili ka mbushur moshen e caktuar me ligj per te qene penalisht i pergjegjshem.

• Sipas dispozitave te K.P kane pergjegjesi penale personat shtetas shqiptare, te huaj apo apolid, me kusht qe te kene mbushur moshen e caktuar(16 vjec per kundravajtjet dhe 14 per krimet) dhe te jene te pergjegjshem.

• K.P i ndane subjektet ne te pergjithshem dhe te posacem: Te pergjithshem jane ata qe kane mbushur moshen per pergjegjesi penale dhe jane te pergjegjshem. Ndersa te posacem jane ata qe kane disa cilesi konkrete, dhe ti perdorin ato ne kryerjen e vepres penale, si dhe vepra penale qe kryhet nga ana e tyre kerkoje keto cilesi. Si rasi i mjekimit te pakujdesshem, kontrabanda etj.

• Subjektet aktive dhe pasive te vepres penale: Subjekt aktiv eshte personi qe vepron aktivisht, pra, vret, plagos, vjedh etj. Subjekt pasiv jane ato persona qe demtohen, ose jene viktime e vepres penale.

Page 32: E Drejta Penale722

Lidhja shkakesore

• Neni 13.• Pa lidhje shkakesore te domosdoshme e te drejtperdrejte nuk mund te

kete pergjegjesi penale. Ne cdo fenomen ka nje shkak e nje pasoje dhe lidhja midis tyre quhet lidhje shkakesore. Pa lidhje shkakesore te domosdoshme e te drejperdrejt nuk ka pergjegjesi penale.

• Pranimi i shkakut te domosdoshem e te drejtperdrejt nuk pajtohet as me ate qe quhet shkak tipik, per ardhjen e pasojes, sepse jo cdo shkak i tille mund te sjelle pasojen, p.sh jo cdo goditje e boksierit shkakton vdekjen.

• Kur pasoja vjen nga sjellja e pakujdesshme e viktimes, kemi shkeputjen e lidhjes shkakesore.

• Kur pasoja eshte rezultat i veprimit apo mosveprimit te disa personave, shikohet se cili ka qene veprimi ose mosveprimi vendimtar, i drejperdrejt per ardhjen e pasojes.

• Pervec lidhjes shkakesore, qe te kemi pergjgjesi penale, nevojiten te shikohet edhe aftesia e personit qe te jete ne gjendje te parashikoje ne vija te pergjithshme zhvillimin e lidhjes shkakesore ne kohe dhe ne hapesire.

Page 33: E Drejta Penale722

Pasojat

• Me pasoja te vepres penale kuptohen ndryshimet qe ndodhin nga veprimi ose mosveprimi i paligjshem i personit, dhe qe prekin ose cenojne marredheniet juridike te mbrojtura posacerisht nga ligji.

• Kur vepra penale eshte kryer, atehere kjo sjell edhe pasojat e demshme, ndersa kur mbetet ne tentative atehere rrezikon ne menyre te drejtperdrejt ardhjen e tyre.

• Pasojat mund te kene karakter material ose jomaterial. P.sh shkelja e fshehtesise se korrispondences.

• Ne shumicen e dispozitave te pjeses se posacme te K.P parashikohet si element i domosdoshem ardhja e pasojave te demshme. Per disa vepra penale parashikohen dy ose me shume pasoja te demshme nga i njejti veprim ose mosveprim i paligjshem.

Page 34: E Drejta Penale722

Menyra e kryerjes se vepres penale• Me menyren e kryerjes se vepres penale kuptojme renditjen e

veprimeve, metodave, mjetet e perdorura, kronologjia e ngjarjeve dhe vecorite e levizjeve qe ben personi per kryerjen e vepres penale.

• Percaktimi i menyres se kryerjes se vepres penale eshte shume e rendesishme sepse nga ajo percaktohet me saktesi cilesimi ligjor i vepres penale. Nga menyra e kryerjes se vepres behet edhe dallimi i veprave penale te ngjashme te kryera me dashje apo nga pakujdesia. P.sh vjedhja e kryer me arme dallohet nga ajo e kryer me dhune, nenet 139,140.

• Per disa figurav te veprave penale, menyra e kryerjes se saj sherben si rrethane cilesuese e saj, p.sh shkaterrimi i prones me eksploziv, eshte krim i cilesuar, neni 152.

• Me menyren e kryerjes se vepres penale jane te lidhura ngushte dhe mjetet me te cilat kryhet vepra penale. Kane rendesi ne percaktimin e shkalles se rrezikshmerise shoqerore.

Page 35: E Drejta Penale722

Vendi dhe ambjenti i kryerjes se vepres penale• Me vend dhe ambjent te vepres penale kuptohet teresia e

kushteve konkrete te marra sebashku ne te cilat kryhet veprimi ose mosveprimi i kunderligjshem dhe shoqerisht i rrezikshem , ku dhe zhvillohet lidhja shkakesore me pasoja te demshme.

• Merren parasysh per percaktimin e rrezikshmerise shoqerore dhe denimin. P.sh largimi nga vendi i aksidentit neni, kalimi i kufirit shteteror neni 297.

• Percaktimi i vendit te kryerjes se vepres penale ka rendesi ne lidhje me zbatueshmerine e ligjit penal, si dhe percaktimin e kompetences se gjykates.

• Si vend i kryerjes se vepres penale pranohet ai kur eshte ndermarre veprimi ose mosveprimi, ashtu si edhe vendi ku ka ardhur pasoja.

• Gjithashtu dhe koha e kryerjes se vepres penale ka rendesi sepse ne praktike ne shume raste ndodh qe menjehere pasi eshte kryer veprimi ose mosveprimi vjen pasoja kriminale.

Page 36: E Drejta Penale722

Faji

• Neni 14 dhe 30 i Kushtetutes. Nullum crimen, nulla poena sine culpa.

• Me faj kuptohet qendrimi psikik qe mban personi ndaj veprimit ose mosveprimit te paligjshem dhe pasjave te demshme. Kemi fajin nga pakujdesia dhe ate me dashje.

• Qendrimi psikik i personit shprehet edhe ndaj pasojave, te cilat ai i parashikon dhe i deshiron, ose me vetedije i lejon, gjithashtu pasojat mund te vijne nga pakujdesia e tij.

• Faji ne cdo rast ka karakter personal dhe duhet te vertetohet gjate gjykimit.

• Faji perbehet nga dashja dhe pakujdesia.

Page 37: E Drejta Penale722

Dashja• Neni 15.• Kemi dy lloje dashjeje; Dashje direkte dhe dashje indirekte: Ne rastin e

dashjes direkte personi eshte i vetdijshem se me veprimin ose mosveprimin e tij kryen veper penale dhe parashikon e deshiron ardhjen e pasojave te demshme. P.sh goditje me plumb ne koke. Ky eshte dhe forma me e rende e fajesise. Ne rastin e dashjes direkte kemi nderthurjen e qarte te elementiti intelektual me ate volitiv per kryerjen e vepres penale.

• Me dashje indirekte kuptohet rasti kur personi njeh, kupton karakterin e paligjshmerise se veprimeve ose mosveprimeve te tij dhe parashikon ardhjen e pasojave te demshme, gjithashtu nuk deshiron por me ndergjegje lejon ardhjen e pasojave. Pra, sipas parashikimit te personit pasojat mund te vijne por mund dhe te mos vijne. Ne dallim nga rasti i dashjes direkte, ne rastin e dashjes indirekte personi nuk i deshiron pasojat. P.sh Gjuan me arme per te vrare dike dhe vret personin qe eshte ngjitur.

• Dashja e percaktuar, ka te beje me rastin kur fajtori parashikon ardhjen e nje pasoje konkrete. P.sh plagosjen, demtimin e shendetit etj.

• Dashja e papercaktuar, eshte ne rastin kur fajtori parashikon ardhjen e pasojave te demshme por jo se do te shkaktoje nje dem te caktuar konkret. P.sh helmimi i ujit te pishem.

Page 38: E Drejta Penale722

• Dashja e paramenduar, ne kete rast personi parashikon me kohe vepren, pasojat, mjetet dhe rrethanat ne te cilat do te veproje. P.sh vrasje e nje serial killeri.

• Dashja e menjehershme, eshte rasti kur vepra penale kryhet ne menyre te menjehershme, p.sh ne gjaknxehtesi e siper.

• Rendesi gjithashtu ne vepren penale kane dhe motivet. Motivet jane arsyet psikologjike qe e shtyjne personin te kryej vepren penale, te cilat dalin shfaqen nen ndikimin e faktorve te jashtem. P.sh nga fyerjet. Motivet i gjejme te permendura ne K.P ne pjesen e rrethanave lehtesuese, renduese etj, nenet 48, 50,74.

• Qellimi, eshte synimi qe deshiron te arrije personi me ane te vepres penale, nenet 119, 120, 236.

Page 39: E Drejta Penale722

Pakujdesia

• Neni 16.• Me vetebesim te tepruar kuptohet ajo forme e

pakujdesise, ku personi e parashikon mundesine e ardhjes se pasojave te demshme nga veprimet ose mosveprimet e tij, por nuk e ka deshiruar ardhjen e tyre dhe me mendjelehtesi shpreson t’i shmange ato. P.sh shkaktimi i vdekjes nga ecja me shpejtesi.

• Neglizhenca, ne kete forme pakujdesie personi fajtor nuk e parashikon ardhjen e pasojave edhe pse ishte i detyruar dhe mundej ti parashikonte ato. P.sh vrasja nga nje plumb rikoshet.

Page 40: E Drejta Penale722

Papergjegjshmeria per shkak te gjendjes mendore

• Neni 17.• Per percaktimin e papergjegjshmerise

perdoren dy kritere:• a) ai mjekesor(biologjik)• b) ai juridik(psikologjik)

Page 41: E Drejta Penale722

Kryerja e vepres penale ne gjendje te dehur.

• Neni 18.• Dehje ne rrethana te rastit dhe dehje me paramendim.• Rasti fatkeq, me kete situate nuk mund te kemi pergjegjesi

penale, sepse nuk ka faj.• Gabimi (lajthtitja), kemi dy raste; Gabim juridik, dhe gabim

real. Gabimi konsiston ne parafytyrimin e gabuar qe personi i ben sjelljes se tij, pasojave qe kane ardhe dhe rrethanave faktike ne te cilat ka vepruar.

• Gabimi juridik eshte atehere kur personi ka nje perfytyrim te gabuar te normes penale. P.sh mendon se vepra denohet me burg ose me gjobe, ose per rrethanat renduese dhe lehtesuese.

Page 42: E Drejta Penale722

• Gabimi ne fakt, kuptohet kur personi gabon ne lidhje me faktet e jashtme te figures se vepres penale. Kemi dy ndarje te gabimit ne fakt;

• 1. Gabimi ne objekt. Nenkupton rastin kur personi synon te kryej nje veper penale te caktuar prej tij por perfundon me tjeter veper penale. P.sh synon te kryej vjedhje, dhe kryern vjedhje me dhune.

• Aberratio ictus, Ketu kemi menjanimin nga objekti kunder te cilit i drejtohet veprimi, dhe godet nje objekt tjeter per shkak te nderhyrjes se faktoreve te tjere. Ne kete rast personi ka pergjegjesi per vepren penale te mbetur ne tentative ndaj objektit qe deshironte te godiste, dhe denohet per vepren e kryer nga pakujdesia ne formen e neglizhences. P.sh snajperi qe godet nje dite me ere te forte dhe devijohet plumbi.

• 2. Gabimi ne lidhjen shkakesore. Ne kete rast kuptohet perfytyrimi i gabuar i personit mbi procesin e lidhjes shkakesore qe zhvillohet nga veprimet ose mosveprimet e tij. P.sh gjuan me arme per ta vrare dhe duke e kujtuar te vdekur i ve dhe zjarrin, ose e gjuan per ta plagosur dhe i shakton vdekjen.

Page 43: E Drejta Penale722

Mbrojtja e nevojshme• Neni 19.• Kushtet qe sulmi te kosiderohet mbrojtje e nevojshme: a) Burim i sulmit

jane veprimet e njeriut. Kjo e dallon mbrojtjen e nevojshme nga nevoja ekstreme.

• b) Sulmi duhet te jete i padrejte. Me sulm te padrejte kuptojme veprimin e personit qe drejtohet per te vene ne rrezik direkt te drejtat ose interesat e nje personi te mbrojtur me ligj. Sulm i padrejte konsiderohet cdo veprim i personit qe eshte ne kundershtim me ligjin dhe qe sjell pasoja te demshme. Nepermjet ketij veprimi sulmuesi kerkon te cenoje drejtpersedrejti pa asnje shkak dhe pa asnje baze ligjore te drejta dhe interesa te mbrojtura me ligj.

• Sulmi duhet te jete i castit dhe aktual. Quhet i i castiti kur ka filuar dhe te kryhet dhe vazhdon, si edhe kur pritet me siguri dhe ne menyre te dukshme realizimi i tij, duke u ndodhur drejperdrejt ne rrezik te drejtat dhe interesat e mbrojtura me ligj. P.sh mbushja e armes, nxjerrja e thikes etj.

• Sulmi duhet te jete i vertete. Eshte i vertete kur ekziston objektivisht, shfaqet ne boten e jashtme, dhe jo vetem ne bindjen ose friken e te sulmuarit se dote sulmohet.

Page 44: E Drejta Penale722

• Kushtet e mbrojtjes. Mbrotja duhet te plotesoje keto kushte: 1. Kundersulmi te cenoje vetem te drejtat e sulmuesit. Mbrotja lejohet kunder ndihmesit qe kryen veprime te drejtperdrejta dhe jo ndaj bashpuntorve qe nuk veprojne. 2. Mbrojtja lejohet per sprapsjen e nje sulmi kunder jetes, shendetit, te drejtave dhe interesave te personit. 3. Mbrojtja nuk duhet te kaperceje kufijte e mbrojtjes se nevojshme. Keto kufij percaktohen nga qellimi i cili eshte ai i sprapsies se sulmit dhe menjanimi i rrezikut.

• Kuptimi i kapercimit te kufijve te mbrojtjes se nevojshme. Kapercimi i kufijve ndodh ne dy raste: a) Kur karakteri i mbrojtjes nuk pajtohet haptazi me rrezikshmerine e sulmit. b) Kur mbrojtja behet mbas mbarimit te sulmit dhe nuk perputhet haptazi me te.

Page 45: E Drejta Penale722

Nevoja ekstreme• Neni 20.• Kushtet e rrezikut. Kushtet qe i referohen rrezikut jane: 1.

Rreziku qe kercenon interesa te caktuara mund te linde si rezultat i veprimit te forcave te natyres ose i veprimit te kafsheve, si edhe si rezultat i proceseve patologjike dhe fiziologjike. 2. Rreziku duhet te jete real dhe jo i supozuar nga personi. 3. Rreziku duhet te jete i castit. 4. Rreziku duhet te kercenoje vet personin, nje person tjeter apo pasurine nga nje demtim i rende dhe i pashmangshem me menyra te tjera. 5. Rreziku nuk duhet te jete i provokuar.

• Kushtet per mbrojtjen. Kushtet qe i referohen mbrojtjes ne nevojen ekstreme jane: a) Cenimi i interesave te te treteve per te shpetuar nga nje rrezik interesa te tjera, lejohet kur personi nuk kishte mundesi te largonte rrezikun me menyra te tjera. B) Demi i shkaktuar te mos jete me i madh nga demi i sprapsur.

Page 46: E Drejta Penale722

Ushtrimi i nje te drejte apo permbushja e nje detyre

• Neni 21.• Ushtrimi i nje detyre duhet te behet ne masen

dhe ne formen qe eshte e nevojshme per realizimin e qellimit te njohur nga ligji, sepse ne te kundert do konsiderohet veper penale.

• Rasti i kurimit te nje pacienti.• Rasti i urdhrit te paligjshem.

Page 47: E Drejta Penale722

Tentativa

• Neni 22.• Tentativa perbehet nga veprimi i drejtperdrejt me

synimin per kryerjen e vepres penale, por kjo nuk kryhet per shkaqe qe nuk varen nga vullneti i autorit. Elemente perberes te tentatives jane: a) qe veprimet e drejtperdrejta per kryerjen e vepres penale t’i beje me dashje. b) vepra te mos kryhet per shkaqe te pavarura nga vullneti i autorit.

• Tentativa behet vetem me dashje direkte, dhe jo ne rastin e dashjes indirekte (kerkon te vrase dike dhe vret ate qe eshte prane). Nuk kemi tentative asnjehere kur behet fjale per rastet e pakujdesise.

Page 48: E Drejta Penale722

• Tentativa e plote. Eshte rasti kur veprimet per verpren penale kane filluar dhe kane perfunduar, por nuk kemi pasoja per arsye te pavarura nga vullneti i autorit ( hyne ne shtepi per te vjedhe por nuk gjene pare).

• Tentativa e pjesshme(e cunguar). Autori nuk kryen te gjitha veprimet e parashikuara per kryerjen e vepres penale (matet me thike qe te gjuaj dike, merr nishan me armen e tij, etj).

• Tentative me mjete te pershtatshem. Jane mjete te pershtatshme ato mjete te cilat permbajne te gjitha cilesite e nojshme te parashikuara nga autori per te shkaktuar pasojen e deshiruar.

• Tentative me mjete te papershtatshme. Kur mjete e perdorura nga autori i vepres penale nuk kane te gjitha cilesite e duhura per te shkaktuar pasojen e deshiruar nga autori i ngjarjes, ( gjuan nga nje distance me e madhe sesa rrezja e predhes, e godet me nje thike qe nuk e ka lamen shume te gjate, etj).

Page 49: E Drejta Penale722

• Tentative me objekt te pershtatshem. Kuptohet tentativa e bere kunder marredhenieve juridike te rendesishme qe mbrohen ne menyre te posacme nga ligji penal (vjedhja e prones, vrasja, etj).

• Tentativa me objekt te papershtatshem. Kuptohet tentative e bere kunder nje raporti juridik qe nuk mund te demtohet ne rrethanat konkrete ne te cilat ka vepruar autori (vjedhja e nje kasaforte te boshatisur me perpara, futja e dores ne xhepin e viktimes por pa gjetur para etj).

• Tentativa ndryshon nga pergatitja, sepse ne rastin e tentatives kemi fillimin e egzekutimit te vepres penale. Dhe se ajo synon drejtpersedrejti ne kryerjen e vepres penale te plote, por nuk ja arrine per arsye qe nuk varen nga vullneti i autorit.

Page 50: E Drejta Penale722

Pergjegjesia per tentativen

• Neni 23.• Denimi per tentativen sipas se drejtes penale

ne RSH.• Rrethanat renduese dhe rrethanat lehtesuese.• Nga se percaktohet shkalla e pergatitjes se

vepres penale?• Analizimi i shkaqeve perse nuk u krye veprimi.• Afersia e ardhjes se pasojave.• Shkaqet per moskryerjen e vepres mund te

jene subjektive ose objektive.

Page 51: E Drejta Penale722

Heqja dore nga kryerja e vepres penale

• Neni 24.• Ne nenin ne fjale percsktohen edhe rastet kur personi

ka hequr dore. Kusht themlor eshte qe heqja dore te behet me vullnetin e tij te lire, pavaresisht se eshte influenzuar nga te tjere.

• Nese personi gjate tentatives se kryer per realizimin e nje vepre penale, me veprimtarine e deriatehershme ka realizuar elemntet e ndonje figure tjeter penale, ai do pergjigjet per ate veper.

• Rasti i heqjes dore ne menyre te vullnetshme dhe vepra penale kryhet nga disa persona.

Page 52: E Drejta Penale722

Bashkepunimi i personave per kryerjen e vepres penale

• Neni 25.• Bashkepunimi ne kryerjen e vepres penale eshte nje element qe rrite

rrezikshmerine shoqerore. Kemi bashkepunim ne rastin kur veprimet e secilit prej bashkepuntoreve njihen si te kundraligjshem dhe qe bashkepunimi eshte rezultat i veprimtarise se perbashket te pjestarve ne arritjen e pasojes se demshme.

• Bashkepunimi mund te kryhet si me veprime ashtu edhe me mosveprime.• Bashkeveprimi si element objektiv ne veprat penale materiale perbehet;

1. Nga veprimet e secilit si kusht per kryerjen e veprave nga bashkpuntori tjeter. 2. Pasojat kriminale jane rezultat i perbashket i veprimeve te te gjithe pjestareve. 3. Veprimet e cdo bashkepuntori jane ne lidhje shkakesore me pasojen kriminale te perbashket.

• Bashkeveprimi ne veprat penale me pasoja formale ka si kusht qe; 1. Veprimet e cdo bashkepuntori te jene kusht per kryerjen e veprimeve nga bashkepuntori tjeter. 2. Vepra penale e kryer eshte e njejte dhe e perbashket e te gjtheve bashkepuntoreve.

• Ana subjektive karakterizohet nga faji ne formen dashjes se te gjitheve.

Page 53: E Drejta Penale722

Llojet e bashkepunetoreve• Neni 26.• Organizatori eshte truri i gjithe organizates kriminale, ai

organizon dhe drejton gjithe veprimtarine e bashkepunetoreve per kryerjen e vepres penale, prandaj paraqet dhe rrezikshmerine shoqerore me te madhe. Ai parashikon ardhjen e pasojave te demshme nga veprimet e tij dhe te bashkepunetoreve dhe e deshiron ardhjen e tyre.

• Ekzekutoret jane personat qe kryejne veprimtari te drejtperdrejte per realizimin e vepres penale. E parashikon dhe i do pasojat e vepres penale edhe ne rastin e ekzekutorit indirekt.

• Shtytes jane personat qe nxisin bashkepunetoret e tjere per kryerjen e vepres penale. Nga ana subjektive, shtytesi nxit ekzekutorin ne kryerjen e vepres penale.

• Ndihmesi. Ndihma mund te kete karakter intelektual dhe material. Paragrafi 3.

Page 54: E Drejta Penale722

Pergjegjesia e bashkepunetoreve• Neni 27.• Pergjegjesia e organizatorit, shtytesit, ekzekutorit eshte e

njejte per vepren e kryer, jane qe te gjithe bashkepunetore. Megjithate gjykata duhet te marre parasysh shkallen e pjesmarrjes dhe vendosmerine e secilit.

• Rasti i tejkalimit te marreveshjes midis bashkepunetoreve.

• Bashkepunim i thjeshte, nevojitet pasja e nje marreveshje midis bashkepunetoreve, perndryshe kemi bashkefajesi ku te gjithe kane te njejtin rol.

• Bashkepunimi i vecante permban, organizatat kriminale, organizatat terroriste, banden e armatosur, grupin struktural kriminal.

• Neni 28.