26
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor PUNIM DIPLOME TEMA: ZHVILLIMI FIZIK DHE KOGNITIV NË FËMIJËRINË E MESME Udhëheqësi shkencor: Kandidatja: Prof. Ass. Dr. Behxhet Gaxhiqi Mirvete Krasniqi-Veselaj Gjakovë 2017

Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

  • Upload
    others

  • View
    25

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti i Edukimit-Gjakovë

Programi: Fillor

PUNIM DIPLOME

TEMA: ZHVILLIMI FIZIK DHE KOGNITIV NË FËMIJËRINË E MESME

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr. Behxhet Gaxhiqi Mirvete Krasniqi-Veselaj

Gjakovë

2017

Page 2: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

2

PËRMBAJTJA

Abstrakt.……………………………………………………………………………………….....3

Deklaratë……………………………………………………………………………………….....4

Falënderime dhe mirënjohje……………………………………………………………………....5

Hyrja ……………………………………………………………………………………………..6

KAPITULLI I

1. Zhvillimi në fëmijërinë e mesme………………….….…………...……………….…………...7

1.1 Fëmijëria e mesme………………………….……………………………………...…….........8

1.2 Zhvillimi fizik……………..………………………………………...………………………...9

1.3 Diferencat në zhvillimin fizik mes vajzave dhe djemve………………………………….....10

1.4 Zhvillimi kognitiv dhe karakteristikat e tij…………………………………………………..11

KAPITULLI II

2.Faktorët subjektiv dhe objektiv…………………….……………………………………….....12

2.1 Faktorët subjektiv…….…………………………………………………………………..12-14

2.2 Faktorët objektiv ……………………………………………………………...………..........15

KAPITULLI lll

3. Loja dhe ndikimi i saj në fëmijëri ………………………………………………..………......16

3.1 Raporti fëmijë-fëmijë…………………………………………………………………….17-18

3.2 Format e abuzimit dhe pasojat tek fëmijët………………………………………………......19

KAPITULLI IV

4.Shëndeti …………………………………………………………………………...……...……20

4.1 Obeziteti…………………………………………………………………………………..20-21

4.2 Egocentrizmi dhe eleminimi i tij……………………………………………………………..21

KAPITULLI V

5. Pikëpamjet e Frojdit, Eriksonit dhe Piazhesë……………………………………………..…..22

Përfundimi dhe Jetëshkrimi......................................................................................................23-25

Literatura.......................................................................................................................................26

Page 3: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

3

ABSTRAKT

Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit,

të cilat ndodhin gjatë gjithë jetës.

Zhvillimi fizik përfshin ndryshimet në karakteristikat trupore si : pesha, gjatësia, përsosja e

sjelljeve motorike dhe ndryshimet fiziologjike që shoqërojnë procese të tilla si pubertetin dhe

plakjen. Zhvillimi i të menduarit ka të bëjë me ndryshimet në të menduar, kujtesën, gjuhën dhe

zgjidhjen e problemeve.

Ndryshimet në zhvillim mund të përshkruhen si sasiore dhe cilësore. Ndryshimet sasiore

përfshijnë ndryshimet fizike që maten lehtë, si për shembull: gjatësia, pesha etj.

Ndryshimet cilësore përfshijnë ndryshimet që janë më komplekse(më të ndërlikuara), për

shembull: zhvillimi i fjalorit apo pasurimi i tij, që paraqet pjesën më të rëndësishme në procesin

e rritjes dhe edukimit të fëmijës.

Gjatë fëmijërisë së mesme në fushën kognitive ndodhin ndryshime më të rëndësishme, në

kohën kur fëmija fillon shkollën. Fëmija në këtë periudhë zhvillon rregulla dhe strategji të

përgjithshme për të bashkëvepruar me botën.

Aftësitë kognitive ndërlidhen me proceset mendore që hynë në funksion gjatë marrjes së

informacioneve, interpretimit dhe riprodhimit të tyre.

Fjalët kyçe: zhvillim fizik, zhvillim kognitiv, sjelljet motorike, aftësi kognitive, riprodhim,

procese mendore.

Page 4: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

4

DEKLARATË

Unë deklaroj në përgjegjësi të plotë se i gjithë materiali në këtë punim është marrë dhe

paraqitur në përputhje të plotë me rregullat akademike dhe të sjelljes etike.

Gjithashtu, deklaroj se bazuar në kërkesat e rregullat e punimit të diplomës, kam cituar të gjithë

materialin i cili nuk është origjinal.

Për çdo citat, material, kam vendosur referencat, fusnotat dhe e kam treguar burimin e materialit

tim.

Page 5: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

5

FALËNDERIME DHE MIRËNJOHJE

Rruga drejt përfundimit të studimeve është një rrugë e gjatë dhe sfiduese. Por, gjithçka është më

e lehtë kur e kemi ndihmën, përkrahjen e të tjerëve.

Në këtë drejtim, dëshiroj të shpreh falënderimet e mia për udhëheqësin Prof. Ass. Dr. Behxhet

Gaxhiqin, i cili me këshillat dhe udhëzimet e tij profesionale më ka ndihmuar t’i jap formë këtij

punimi shkencor.

Puna rreth realizimit të punimit shkencor është mjaft stresante dhe përpos që kërkon material të

saktë poashtu kërkon një përgatitje psiqike, sepse pa qenë ky binom “ përgatitja materiale &

psiqike” nuk mund të arrihet një punë e suksesshme.

Meqenëse unë kam gjetur mbështetje tek kuadrot e caktuara dhe adekuate për këtë drejtim, e

kam pasur më të lehtë orientimin dhe kam ndjekur udhëzimet e propozuara.

Por, gjithmonë nevoja për mbështjetjen nga ana e rrethit të ngushtë, është ndihma kryesore,

ndihmë kjo e cila nuk ka ndaluar madje as për një moment. Edhe pse është e vështirë të gjej fjalët

më me peshë, për ta shprehur mirënjohjen time për përkrahjen, motivimin, mbështetjen e

pakushtëzuar dhe ndihmën sistematike falenderimi im i dedikohet këtyre personave,

bashkëshortit Bashkimit dhe katër fëmijëve të mi, vajzave: Doruntinës, Erës, Marigonës dhe

djalit Artit.

Ju kërkoj falje publike nëse i kam lënë të iu mungojë vëmendja ime, por i siguroj se nën hijen e

çdo fjale të këtij punimi janë imazhet e tyre.

Autorja: MIRVETE VESELAJ

Page 6: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

6

HYRJA

Të gjithë besojnë se e ardhmja e shoqërisë varet nga mënyra se si i rrisim dhe i trajtojmë sot

fëmijët tanë. Në të vërtetë rezultati që jep fëmija lidhet me mënyrën e rritjes dhe trajtimit të tij

nga faktorët subjektiv, që janë mësimdhënësit, prindërit dhe shoqëria.

Tema të cilën do mundohem ta trajtoj është “Zhvillimi fizik dhe kognitiv tek fëmijët e moshës

së mesme”. Qëllimi im është t’i specifikoj arritjet, pengesat, faktorët pozitiv dhe negativ,

proceset dhe rezultatin nga puna apo përkushtimi ndaj fëmijëve.

Janë disa pyetje lidhur me këtë temë, që kërkojnë përgjigje jo vëtëm nga prindërit dhe

mësimdhënësit por edhe nga profesionistë që punojnë me fëmijët dhe çështjet që lidhen me

zhvillimin dhe abuzimin e tyre.

Pikëorientimi im në këtë punim diplome lidhet me disa tema si:

1. Çfarë është zhvillimi?

2. Çfarë është zhvillimi fizik?

3. Çfarë është zhvillimi kognitiv dhe karakteristikat e tij?

4. Faktorët subjektiv dhe objektiv?

5. Loja dhe ndikimi i saj në fëmijëri?

6. Format e abuzimit dhe pasojat tek fëmijët?

7. Shëndeti?

8. Egocentrizmi dhe eleminimi i tij?

9. Pikëpamjet e Frojdit dhe të Piazhesë lidhur me zhvillimin fizik dhe kognitiv? etj.

Këto janë pikat e orientimit tim të cilat jam munduar t’i identifikojë dhe t’i sqaroj në punimin

tim. Poashtu, vlen të përmendet se të gjitha nga këto pika kanë një shtrirje të gjerë dhe një lidhje

zingjirore mes vete

Page 7: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

7

KAPITULLI l

1.1 Zhvillimi në fëmijërinë e mesme

1.2 Fëmijëria e mesme

Fëmijëria e mesme përfshin periudhën prej 6 deri 11 vjeç. Këto vite janë të rëndësishme sepse

lidhen, nga njëra anë me fillimin e shkollës dhe nga ana tjetër me futjen në periudhën e

pubertetit. Shkuarja në shkollë përputhet me ndryshimet e rëndësishme në të menduarit e

fëmijës. Fëmija atëherë hyn në fazën e ashtuquajtur “ të menduarit operativ-konkret”. Në këtë

periudhë fëmija zhvillon aftësitë e tij për të menduarit simbolik dhe abstrakt, pastaj pasurohet

edhe fjalori i tij, fillon të posedojë një mënyrë të të shprehurit.

Në këtë periudhë mund të hasim edhe në vështirësitë specifike që lidhen me të mësuarit në

shkollë. Këto mund të jenë vështirësi në orientimin dhe mbajtjen e përqendrimit, hiperaktivitetin,

vështirësi në lexim(disleksi), në të shkruar(disgrafia) dhe llogaritje(diskalkulia).1 Këto vështirësi

mund të lehtësohen ose largohen me shumë sukses përmes ndihmës profesionale, ashtu që fëmija

të mos mungojë në shkollimin e rregullt.

Në sferën emocionale fëmijëria e mesme ndryshe quhet edhe periudha “latente” ose e

“shpresës”. Ndërrimi kryesor ndodh në lidhje me ndjenjën e frikës, humbet frika tipike e

fëmijërisë së hershme (frika nga terri, nga njerëzit e panjohur, nga ndarja prej prindërve).

Mirëpo, këto zëvendësohen me frikën nga shkolla.

Për t’i ndihmuar fëmijët e kësaj moshe për tejkalimin e këtyre frikave është me rëndësi t’iu

ofrohet pjesëmarrje në aktivitet tjera jashtë shkollës, përmes të cilave mund të rritet vetëbesimi i

tyre.

Termi “ zhvillim”, në kuptimin më të përgjithshëm psikologjik, i referohet ndryshimeve të

caktuara që ndodhin në qeniet njerëzore që nga lindja e deri në vdekje. Ndryshimet, së paku ato

që ndodhin në fillimet e jetës, janë në përgjithësi të pranuara si pozitive dhe rezultojnë në

ndryshime të sjelljes që është më adaptive, më e organizuar, më efektive, më komplekse dhe e

një niveli më të lartë.

1 Dean Ajdukovic, Forcimi i fëmijëve, Zagreb, 2001, fq.23

Page 8: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

8

Zhvillimi njerëzor mund të klasifikohet në bazë të shumë kritereve:

Zhvillimi fizik, siç mund të kuptohet merret me ndryshimet në trup.

Zhvillimi personal, është termi në përgjithësi i përdorur për ndryshimet në personalitetin

individual.

Zhvillimi kognitiv(njohës), i referohet ndryshimeve të të menduarit.

Zhvillimi social, i referohet ndryshimeve në mënyrën se si një individ varet ose lidhet me

të tjerët.

Page 9: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

9

1.3 Zhvillimi fizik

Zhvillimi fizik ka të bëjë me shkathtësitë dhe mundësitë e trupit, konkretisht me ndryshimet të

cilat ndodhin në trup. Në këtë periudhë nuk ndodh ndonjë ndryshim fizik i dukshëm ose i

veçantë.2

Ritmi i rritjes është i ngadalshëm në këtë moshë, si rezultat i kësaj, ata bëhen më të zotë në

kontrollin e trupit të tyre. Në vijim, do i paraqes disa karakteristika të zhvillimit fizik, të cilat

janë klasifikuar varësisht nga vitet.

1.4 Karakteristikat e zhvillimit fizik

Rritja fizike është më uniforme. Përmasa e trupit rritet gradualisht.

Rritja me gjatësi: nga periudha 6 deri 12 vjeç fëmija shton rreth 20 cm.

Rritja në peshë: një 6 vjeçar peshon mesatarisht rreth 20 kg. Një 12 vjeçar peshon

mesatarisht rreth 39 kg. Kjo rritje në peshë vjen për arsye të rritjes së muskujve dhe

qelizave të kockave, që shoqërohet nga një rënie graduale e qelizave dhjamore në kohën

që fëmijët zgjaten dhe hollohen (bien në peshë).

Rënia e dhëmbëve dhe erupsioni i dhëmbëve permanentë është një ndryshim mjaft i

ndjeshëm në këtë moshë. Në moshën 5 ose 6 vjeç fëmijët fillojnë të humbasin dhëmbët.

Te vajzat kjo ndodh më para se tek djemtë. Në moshën 12 vjeçare zhvillohen dhëmbët

permanentë, të cilët janë më të mëdhenjë. Kjo i jep fytyrës së fëmijës një pamje më të

rritur.

Kompletimi i neuroneve arrihet mes moshës 6 deri 8 vjeç.

Në moshën 8 vjeç truri pothuajse arrin përmasën e maturimit. Rritet frekuenca e valëve të

trurit dhe kjo shpie në një nivel më të maturuar të aktivitetit të tij.

2 Theodhor Karaj, Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, 2005, fq.260

Page 10: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

10

1.5 Diferencat në zhvillimin fizik mes vajzave dhe djemve

Mes moshës 9-10 vjeç vajzat përjetojnë një rritje të vrullshme fizike. Ato janë më të gjata

dhe kanë më tepër qeliza dhjamore, d.m.th janë më të shëndosha se djemtë.3

Djemtë kanë trup muskuloz dhe forcë më të madhe sesa vajzat.

Zhvillimi i vrullshëm fizik ndodh 2 vjet më parë tek vajzat sesa tek djemtë. Kështu, për

arsye të ndryshimeve trupore shoqërimi i tyre ndodh më rrallë. (P.sh, të jesh një djalë i

shkurtër mes vajzave të gjata është stresante).

Ndryshimet hormonale që shpien në pubertet, mund të fillojnë prej moshës 8 vjeçare tek

vajzat, ndërsa tek djemtë prej 9-10 vjeç.

3 Theodhor Karaj, Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, 2005, fq.261

Page 11: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

11

1.6 Zhvillimi kognitiv dhe karakteristikat e tij

Zhvillimi kognitiv ose njohës ka të bëjë me fushën e dijes, që lidhen me ndryshimet në sferën

e të menduarit, të kujtesës, perceptimit, gjuhës etj. Gjatë fëmijërisë së mesme, në fushën

kognitive, ndodhin ndryshime më të rëndësishme, siç është fillimi i shkollës, e kemi lartcekur

edhe më herët.

Psikologu zvicran Zhan Piazhe (Jean Piaget 1896-1980), e vlerëson këtë periudhë po aq të

rëndësishme nga pikëpamja kognitive, sa edhe zhvillimi i aftësisë për të përdorur simbole.

Piazhe, duke i vëzhguar fëmijët në proceset, lojërat e tyre gjatë përditshmërisë ka nxjerrë 4 faza

të zhvillimit kognitiv:

1. Faza shqisore-motore (nga lindja deri në 2 vjeç)

2. Faza paraoperacionale (2 deri 7 vjeç)

3. Faza operacionale-konkrete (7-11 vjeç) dhe

4. Faza operacionale-formale (adoleshenca dhe mosha e rritur).

Mirëpo, faza në të cilën do fokusohem, është ajo Operacionale-konkrete, që përfshin moshën e

fëmijërisë së mesme.

Faza operacionale-konkrete (7-11 vjeç) karakterizohet me një aftësi të fëmijëve në të

menduar. Ata gjatë kësaj faze mësojnë të gjykojnë më shumë sesa një dimension të problemit në

një kohë edhe arrijnë ta shohin situatën edhe nga këndvështrimi i dikujt tjetër. Kjo është mosha

kur ata bëhen të aftë të kuptojnë parimet e konservimit, si idenë që volumi apo masa e një lëngu

mbetet e njejtë, pavarësisht nga madhësia apo forma e enës në të cilën hidhet. 4

Të tjera koncepte lidhur me konservimin, kanë të bëjnë me numrin, gjatësinë, sipërfaqen dhe

masën. Të gjitha këto lidhen me të kuptuarit se sasitë mbeten gjithmonë konstante, pavarësisht

nga ndryshimet sipërfaqësore, të cilat mund të ndryshojnë gjithmonë. Piazhe, poashtu bën një

caktim të moshës adekuate që fëmija të bëjë një lloj klasifikimi apo dallimi të kafshëve,

objekteve, gjësendeve etj. Ai, cakton moshën 7 deri 8 vjeç si fazë aftësie dalluese.

4 Charles G. Morris dhe Albert A. Maisto, “Hyrje në psikologji” dhe “Të kuptojmë psikologjinë”, Tiranë, 2008,fq.319

Page 12: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

12

KAPITULLI ll

2. Faktorët subjektiv dhe objektiv

Puna mësimore është proces i veprimtarisë dhe i ndikimit të një sistemi të shumfishtë të

faktorëve të ndryshëm.

Faktorët mësimorë, shikuar nga aspekti i strukturës dhe i mënyrës së ndikimit të tyre, paraqesin

një sistem të gjerë lidhur me aspektin didaktik (edukues ose moralizues).

Një shumësi faktorësh krijojnë edhe të ashtuquajturin “trekëndësh didaktik”, në të cilin

përfshihen: nxënësi, mësimdhënësi dhe prindi.

E sot sistemi multifaktorial përbëhet prej:

1. Faktorët subjektiv dhe

2. Faktorët objektiv

2.1 Faktorët subjektiv

Faktorët subjektiv, janë struktura sociale, të cilat shkaktojnë ndryshime dinamike dhe me

funksionalitetin e tyre kreativ bëjnë që puna mësimore të zhvillohet sipas elaboracioneve të

parashikuara.5

Faktorët subjektiv më të rëndësishëm janë:

1. Nxënësi

2. Mësimdhënësi dhe

3. Prindërit

5 Bardhyl Musai, Metodologjia e mësimdhënies, Tiranë, 2003, fq.150

Page 13: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

13

Nxënësi

Nxënësi si faktor subjektiv në punën mësimore, paraqet strukturën më të rëndësishme sociale

të sistemit multifaktorial, për të cilën edhe organizohet e tërë puna mësimore.

Nxënësi, si individ me strukturën e vet individuale dhe nxënësit si kolektiv me strukturën e vet

sociale, përbëjnë unitetin kompleks të faktorit mësimor dhe ata përherë kanë ndikim të

drejtpërdrejtë në procesin mësimorë.

Koncepti nxënës, si subjekt në punën mësimore, përbën një kategori komplekse të teorisë dhe

praktikës, i cili është pjesëmarrës aktiv i projektimit dhe përgatitjes së punës, plus kësaj nxënësi

është një bartës kryesor i realizimit të procesit edukativo-arsimor.

Mësimdhënësi

Mësimdhënësi, është faktor subjektiv me rëndësi në punën mësimore, i cili me aftësitë e tij

profesionale dhe përgatitjen didaktiko-metodike, planifikon, organizon dhe realizon tërë punën

mësimore me nxënës dhe mundëson krijimin e kushteve elementare për kryerjen e suksesshme të

punës mësimore. Teoria e cila merret me studimin e personalitetit të mësimdhënësit është

Pedeutologjia.

Nocioni “mësimdhënës”, nënkupton personelin mësimor të kualifikuar, që mban mësim dhe që

është orientuar me dëshirë dhe vullnet për kryerjen e veprimtarisë edukative, detyrë kjo që

kërkon nder dhe përgjegjësi tejet të lartë.

Krahas këtij profesioni, janë disa veti që do duhej të përmbusheshin, ato do i paraqesim në

vijim:

1. Orientimi i drejtë dhe i vetëdijshëm ndaj zgjedhjes së profesionit arsimor.

2. Përgatitja adekuate profesionale e kushtëzuar nga shkollimi përkatës.

3. Kultura e përgjithshme është veti e domosdoshme, të cilën duhet ta posedojë çdo

mësimdhënës.

4. Puna e mësimdhënësit duhet të ketë mbështetje shkencore.

Page 14: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

14

5. Vetitë e karakterit personal (pajtimi i fjalës me veprën) janë ato veti që pasqyrojnë në tërësi

personalitetin e mësimdhënësit, me të gjitha vetitë pozitive që ai duhet t’i ketë si qytetar i

ndershëm i shoqërisë.

6. Qëndrimi i drejtë ndaj profesionit dhe punës.

7. Aftësia organizative, e cila është pjesë përbërëse e tërë veprimtarisë praktike nga ana e

mësimdhënësit.

8. Aftësia për bashkëpunim me kolektiv.

9. Aktiviteti shoqëror dhe angazhimi i tij në mjedis apo në bashkësi lokale.

Prindërit

Rëndësia e bashkëpunimit me prindër është aq e madhe sepse pa qenë raporti i kordinuar mes

këtyre dy palëve, as suksesi nuk është i garantuar. Roli i tyre pasqyrohet me punën e suksesshme

të nxënësve në klasë.

Prindërit kanë rol të shumanshëm, ndjekin dhe kontrollojnë drejtpërdrejtë punën, zhvillimin e

fëmijëve duke u kujdesur që t’u krijojnë kushte sa më të mira për punë. Raporti mes prindërve

dhe mësimdhënësve përbën pjesën kryesore në edukimin psikomotorik të fëmijës dhe në

formimin e personalitetit të tij.

Janë disa nga mundësitë që prindi duhet të bashkëpunojë me mësimdhënësin, p.sh duke

realizuar takime të posaçme me të dhe duke biseduar me progresin e fëmijës ose stagnimet e tij,

pastaj duke bashkëpunuar me fëmijën në shtëpi përmes dialogut dhe pjesës praktike (përfshirë

aktivitetet e ndryshme).

Page 15: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

15

2.2 Faktorët objektiv

Faktorët objektiv janë pjesë integrale e sistemit bashkëkohor të organizimit të punës mësimore,

që kanë pësuar ndryshime kohë pas kohe, gjë që varet nga shkalla e zhvillimit të teorisë dhe

praktikës mësimore.6Përmbajtja dhe struktura e faktorëve objektiv është e shumëllojshme dhe

përveç rrethit shoqëror përfshinë edhe:

1. Përmbajtjen e punës mësimore

2. Pajisjet dhe bazën materiale për realizimin e plotë të punës mësimore

3. Shkallën e zhvillimit të sistemit të disiplinave shkencore pedagogjike.

6 Bardhyl Musai, Metodologjia e mësimdhënies, Tiranë, 2003, fq.155

Page 16: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

16

KAPITULLI lll

3.Loja dhe ndikimi i saj në fëmijëri

“Puna konsiston nga çfarëdo që një trup është i detyruar ta bëjë. Loja konsiston nga

çfarëdo që një trup nuk është i detyruar ta bëjë”

MARK TWAIN

Loja paraqet mjetin më të fuqishëm, veprimtarinë më të rëndësishme në jetën e fëmijëve. Loja

është përpjekje e madhe për të fituar, në disa raste bëhet më e rëndësishme se ushqimi dhe gjumi.

Loja paraqet “punë” dhe “detyrim” për fëmijët, puna si lojë dhe loja si punë, sepse nëpërmjet

lojës fëmijët njohin botën e jashtme dhe të brendshme, mundëson të shprehurit e ndjenjave dhe

emocioneve më tepër sesa më fjalë.7

Nëpërmjet lojës, fëmijët realitetin e transformojnë në imagjinatë dhe në atë mënyrë në një

ambient të sigurt mësojnë që të ballafaqohen me sfidat reale. Për ta loja është edhe përvojë, edhe

trajnim.

Sipas psikologut Piazhe, fëmija aktivitetin e vet e përvijon përmes 3 llojeve të lojërave:

1. Loja praktike

2. Loja simbolike

3. Loja me rregulla

Loja është një sferë e rëndësishme e zhvillimit sepse është vlerësuar nga shoqëria për shkak të

rolit të saj me lehtësimin e të nxënit në shumë sfera.

Janë disa arsye pse fëmijët i inkuadrojmë në lojë, për shembull:

* Fëmijët përfshihen në lojë sepse shkarkojnë energjitë e tepërta

7 Dean Ajdukovic, Forcimi i fëmijëve, Zagreb, 2001, fq.132

Page 17: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

17

* Për të marrë energji të reja

* Lojërat përgatisin fëmijët për të ardhmen

* Teoria psikoanalitike sugjeron që fëmijët duhet të luajnë për të reduktuar ankthin

* Teoria e zhvillimit kognitiv sugjeron që loja i ndihmon fëmijët për të zgjidhur shumë probleme

kognitive.

Loja ka ndikim pozitiv edhe në zhvillimin intelektual të fëmijës. Përmes lojës fëmijët mësojnë

shumë gjëra të reja dhe të dobishme por edhe jeta bëhet më e këndshme ( në anën tjetër

mosmarëveshjet më të rralla) për shumicën e fëmijëve tanë. Në anën tjetër mosmarëveshjet e

prindërve, tek fëmijët shkaktojnë çrregullime të shumëta, të cilat përcillen me pasoja të

ndryshme në jetën e fëmijës. 8

Kërkohet nga të gjithë prindërit që problemet me fëmijë t’i zgjedhin në mënyrë demokratike,

dhe të jenë sa më tolerant gjatë zgjidhjes së problemeve me fëmijë, sepse ata preken lehtë.

3.1 Raporti fëmijë-fëmijë

Refuzimi apo viktimizimi nga moshatarët shndërrohet në një burim signifikant të stresit për

fëmijët, i cili kontribuon në shfaqjen e ndjenjës së vetmisë dhe të vetëbesimit të ulët. Për më

tepër refuzimi prej moshatarëve mund të lë pasoja të tjera negative në trajektoren e zhvillimit të

fëmjës. Kjo do të thotë se fëmijët me aftësi të dobëta sociale kur refuzohen nga moshatarët ata

njëherit përjashtohen edhe nga mundësia për të përjetuar marrëdhënie pozitive me të tjerët, të

cilat marrëdhënie kanë një rëndësi të posaçme në të mësuarit e aftësive sociale.

Fëmijët e refuzuar zakonisht kanë pak mundësi të gjejnë partnerë në lojë ose fëmijë të cilët i

pranojnë ata.

Përjashtimi i këtyre fëmijëve nga grupet e moshatarëve i deprivojnë ata nga mundësia që të

zhvillojnë sjellje sociale të përshtatshme. Në këtë mënyrë deficiti në kompetencë sociale e

fëmijëve të refuzuar rritet gjatë gjithë kohës, bashkë me ndjenjën e ankthit dhe

papërshtatshmërisë.

8 https://www.slideshare.net/anidaago/vleresimi-i-aftesive-per-lojen.

Page 18: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

18

Të mësuarit e bashkëpunimit, marrja e radhës, negocimi dhe loja me rregulla janë aftësi të

rendësishme sociale të cilat mësohen gjatë lojës. Këto aftësi zhvillohen gjatë kohës së lojës së

fëmijëve. Si rezultat fëmijët mësojnë rolet dhe rregullat e shoqërisë. 9

9 Anica Mikush Kos & bashkëautorë, Shkolla dhe shëndeti mental, Ferizaj, 2007, fq.214

Page 19: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

19

3.2 Format e abuzimit dhe pasojat tek fëmijët

Abuzimi me fëmijët nënkupton veprime të qëllimshme që sjellin si rezultat dëmtimin fizik ose

emocional të fëmijëve. Termi “abuzim me të miturit” përfshin një shkallë të gjerë sjelljesh që

fillojnë nga ndëshkimi fizik i fëmijëve nga prindërit, kujdestarët, edukatorët etj.

Keqtrajtimi fizik dhe lënia pas dore e fëmijëve është dukuri e shpeshtë në mjediset sociale ku

dominon varfëria, kushtet e këqija të banimit, papunësia. Pasojat tek fëmijët vërehen dukshëm në

sjelljet e tyre, rezultatin dhe raportin e tyre me shoqërinë.

Abuzimi shkakton dhembje te fëmijët, vuajtje, dëmtohet shëndeti emocional i tyre, pengohet

realizimi i zhvillimit të potencialit të tyre.

Ka tipe të ndryshme të abuzimit me të miturit dhe disa nga fëmijët përjetojnë më shumë se sa

një nga këto forma:10

Abuzimi fizik- përfshin veprimet e dhunshme të vullnetshme që dëmtojnë ose vrasin fëmijët.

Abuzimi seksual- ndodh kur të rriturit i përdorin fëmijët për të arritur kënaqësi seksuale ose i

ekspozojnë ata me qëllim të realizimit të ndonjë veprimi jashtëligjor.

Abuzimi emocional- shkatërron vetvlerësimin e fëmijëve. Abuzimet e tilla përfshijnë zakonisht

abuzimet verbale tek një fëmijë, si: kërcënimet, sharjet, fyerjet, përbuzja etj.

10 http://arqilekosta.com/pdf/abuzimi-femiljet.pdf

Page 20: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

20

KAPITULLI IV

4.Shëndeti

“Fëmijët e shëndoshë janë pasuria më e madhe që mund të ketë çdo vend”

Uinston Çërçill

Shëndeti është një gjendje e të qenit mirë dhe i lirë nga sëmundjet. Shëndeti konsiston në

kapacitetin e organizmit për të mbajtur një ekuilibër që mund të jetë i lirë nga dhimbja, paaftësia,

kufizimi i veprimit etj.

Shëndeti ndryshe mund të përcaktohet si kapaciteti i individit për t’i rezistuar sëmundjeve,

çrregullimeve apo patologjive të ndryshme.

Kur fëmija gëzon një shëndet të mirë, ai\ajo mund:

* Të ketë mardhënie të mirë me shokët dhe familjarët

* Të luajë dhe të mësojë

* Të zhvillojë ndjenjën e të drejtës, përgjegjësisë dhe të fajit.

* Të pranojë gabimet dhe të mësojë nga ato.

4.1 Obeziteti

Një rrezik i madh për fëmijët në këtë moshë, është obeziteti.

Obeziteti, është termi që përdoret për të emërtuar një peshë trupore 20% më të lartë sesa pesha

normale në raport kjo me gjatësinë e trupit. Obeziteti është një problem shëndetësor serioz me

pasoja afatgjata. Një fëmijë i shëndoshë, ka dy here më tepër rrezik për t’u bërë një i rritur

obez.11

Obeziteti në fëmijëri, apo në moshë të rritur ka tre shkaqe kryesore:

11 Theodhor Karaj, Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, 2005, fq.263

Page 21: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

21

*Trashëgiminë

*Nivelin e aktivitetit

*Dietën

Obeziteti ndikon në eksperiencën sociale të fëmijës gjatë viteve shkollore, gjë e cila mund të

ketë efekte të dukshme në moshën e rritur.

Ushqimi në mënyrë të balancuar dhe jo me tepricë, poashtu edhe ushtrimet fizike janë disa

prej gjërave që ndihmojnë fëmijët me këtë lloj çrregullimi në peshë.

4.1 Egocentrizmi dhe eleminimi i tij

Egocentrizmi është një ndjenjë që qendër të mendimit dhe arsyes e ka unin, egon. Është

vendosja e vetes në qendër. Tendenca për të kuptuar më mirë informacionin që lidhet me veten

quhet EGOCENTRIZËM.12

Një tregues i eleminimit të egocentrizmin është aftësia për të kuptuar këndvështrimet e të

tjerëve. Aty nga mosha 6-7 vjeç fëmija fillon të demostrojë se ka rëndësi edhe përceptimi i të

tjerëve, fillojnë të largohen nga mendimi egocentrik.

Ata fillojnë të bëhen më të hapur ndaj këshillave të të tjerëve (prindërve, mësimdhënësve), për

problemet që iu ndodhin atyre. Imagjinata e tyre arrin ta përceptojë se si është të jesh tjetri, të

vihesh në pozitën e tjetrit.

Zhvillimi i aftësisë për të marrë pozitën e tjetrit, e ndihmon fuqishëm fëmijën që të kuptojë

ndjenjat e të tjerëve dhe të funksionojë në mënyrë sociale. Këtu, fillon edhe rritja kognitive, e

cila shpie në zhvillimin e sjelljes sociale dhe moralit.

12 Theodhor Karaj, Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, 2005, fq.267

Page 22: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

22

KAPITULLI V

5.Pikëpamjet e FROJDIT, ERIKSONIT DHE PIAZHESË

Sigmund Frojd- “Periudha Latente”

Sipas tij në periudhën e fëmijërisë së mesme apo siç e quan ai “Periudha Latente”, instiktet

seksuale pushojnë së vepruari deri në fund të kësaj periudhe, deri në fillim të pubertetit.13

Erick Erikson- Inferioriteti tek fëmijët

Në shkollë, fëmijët zhvillojnë kapacitete për të punuar dhe për të bashkëvepruar me moshatarët

e tyre. Inferioriteti i tyre zhvillohet atëherë kur ndodhin përvojat negative në familje, shkollë apo

në shoqëri që i bëjnë ata të ndihen më pak të aftë.

Ndjenja e inferioritetit luan rol të rëndësishëm tek fëmijët, sidomos në formimin e karakterit të

tyre, ka raste kur bazën e ka në disa të meta fizike që posedojnë fëmijët dhe kjo i bën ata të

ndihen keq.

Zhan Piazhe- Faza Operacionale Konkrete

Tek kjo fazë, fëmijët fillojnë të kenë arsyetime më të logjikshme, që janë më afër të vërtetës.

Fëmijët e kësaj moshe e kuptojnë se sasia e caktuar e një lëngu mbetet e njejtë edhe nëse

ndryshohet forma e enës. Ata gjithashtu i organizojnë objektet në formë të klasave dhe

nënklasave. Megjithatë, nuk e kanë të menduarit sikurse adoleshentët, këta fëmijë janë të prirur

të kenë mendime abstrakte në këtë moshë.14

13 Charles G. Morris dhe Albert A. Maisto, “Hyrje në psikologji” dhe “Të kuptojmë psikologjinë”, Tiranë, 2008,fq.1414 Theodhor Karaj, Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, 2005, fq.264

Page 23: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

23

PËRFUNDIMI

Gjatë këtij punimi jam futur në botën e fëmijëve, botë e cila është mjaft komplekse, me shumë

pyetje, dilema, por njëkohësisht është botë e cila më ofron kënaqësi.

Përpjekja ime ishte t’i vë në pah arritjet dhe karakteristikat kryesore në zhvillimin e fëmijëve

dhe çështjet që kanë të bëjnë me abuzimin por edhe mirërritjen e tyre.

Duke filluar nga spjegimi për fëmijërinë e mesme, pastaj zhvillimi si nocion, llojet e tij

(zhvillimi fizik dhe kognitiv), loja dhe ndikimi i saj, pastaj patologjitë apo çrregullimet që mund

t’i posedojë një fëmijë i kësaj moshe, e deri tek psikologët më të njohur dhe hulumtimet e tyre

për këtë moshë të fëmijëve, jam munduar t’u ofroj gjithë materialin e nevojshëm apo të duhur

për këtë temë, e cila do shtjellim jashtëzakonisht të gjerë.

Një element mjaft i rëndësishëm i kësaj teme, është edhe saktësia në material, zakonisht temat e

këtij lloji kërkojnë precizitet në mendim dhe hulumtim, pasiqë informacioni mund të bartet më

tej dhe mund të keqinterpretohet në rast se nuk e kemi dhënë të saktë. Shumë njerëz gjejnë

zgjidhje përmes atyre që u ofrohet, përmes gjërave virtuale (të shkruara).

Andaj e gjithë ajo çka dua të potencoj me anë të këtij konkluzioni, është ta shpreh seriozitetin

që kam pasur gjatë hartimit të kësaj teme, me të cilën po nxjerr në pah edhe dashurinë për

lëndën në fjalë, Psikologjinë.

Me anë të këtij punimi, jam munduar t’i specifikojë edhe disa elemente që janë të rëndësishme

për fëmijët e moshës së mesme. Duke filluar prej zhvillimit si proces, rritjes, ndryshimeve që

pësojnë ata, raporti me të tjerët dhe shumë elemente tjera që lidhen ngushtë me zhvillimin fizik

dhe atë kognitiv.

Përpos hulumtimeve për pjesën e zhvillimit fizik dhe kognitiv jam fokusuar edhe në psikologët

më të njohur dhe studimet e tyre për fëmijët e moshës së mesme, po e ritheksoj. Një pjesë e

rëndësishme e hulumtimeve dhe përfundimeve që ata nxjerrin është edhe mesazhi që u japin

njerëzve, për shembull: ata na njoftojnë me tërë procesin e fëmijëve të moshës së mesme, me

rritjen, zhvillimin, arritjet dhe pengesat e tyre në proceset fizike ose kognitive.

Page 24: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

24

Përderisa ata na njoftojnë se me çfarë mund të përballet fëmija si individ, çfarë simptomash

mund të kenë për “ngritjet dhe zbritjet e tyre”, ne pastaj shumë lehtë mund t’i menaxhojmë ato

ndryshime në fëmijët tanë.

Ndryshe psikologët janë edhe “udhërrëfyes”, sepse japin ide dhe fakte lidhur me të

mundshmen, atë që mund të ndodh, ose japin ide për atë që ka ndodhur, duke na mësuar qartë se

si të reduktohet apo të bëhet më e lehtë një patologji, një sëmundje, një ngecje në fushën

kognitive, një zhvillim i vonshëm fizik ose mendor, etj.

Pra, gjithçka që ato ofrojnë në mënyrë ekzakte, përmes hulumtimeve dhe analizave është e

vërtetë, nuk ka diçka fiksionale (të trilluar), andaj edhe përzgjedhja ime ishte besoj e duhura, që

të flas për psikologët e lartpërmendur. Nga këta psikologë e përmbyll kapitullin e pestë, për të

kaluar pastaj tek përfundimi im autorial, i cili është ky:

Konkluzioni im lidhur me këtë temë diplome ka primesa të punës paraprake që e kam realizuar

më lart dhe poashtu shfaqet edhe tendenca ime ta realizoj qëllimin tim, që e kam cekur qysh në

fillim tek pjesa hyrëse.

Page 25: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

25

JETËSHKRIMI

Mirvete Krasniqi-Veselaj, u lind më 09.06.1976 në Pejë.

Shkollën e mesme të ulët e përfundoi në shkollën “Pjetër Budi”, në Poçestë.

Shkollën e mesme të lartë e përfundoi në Gjimnazin “Bedri Pejani”, në Pejë.

Ekonomiste e diplomuar në SHLE “Hasan Prishtina”, Pejë, viti 2002.

Absolvente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, Fakulteti i Edukimit-Programi Fillor,

Gjakovë, 2017.

Page 26: Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Programi: Fillor fizik dhe... · 3 ABSTRAKT Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike të të menduarit dhe sociale të individit, të

26

LITERATURA

Prof. Dr. Theodhori Karaj, “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Shtëpia botuese Progres, Tiranë,

2005.

Dr. Sc. Proc. Niman Bardhi, “Çështjet themelore mbi psikologjinë e zhvillimit”.

Anica Mikush Kos dhe grup autorësh, “Shkolla dhe shëndeti mental”, QPEA, Ferizaj, 2007.

Mid’hat Shamiq, “Si shkruhet vepra shkencore”, LOGOS-A, Shkup, 2005.

Zenel Orhani. “Motivacioni” (trajtesë psikologjike), botime Vllamasi, Tiranë, 2011.

Charles G. Morris dhe Albert A. Maisto, “Hyrje në psikologji” dhe “Të kuptojmë psikologjinë”,

botimi CDE, Tiranë, 2008.

Dean Ajdukovic, “Forcimi i fëmijëve”-“Ndihma psikosociale në rrethana të vështira jetësore”,

Shoqata për ndihmë psikosociale, Zagreb, 2001.

Prof. dr. Mimoza Gjokutaj-Prof.. dr. Ladi Shahini-MA. Albana Markja-MA. Aurela Zisi-MA.

Evis Muça, “Mësimdhënia me në qendër nxënësin”, Instituti i studimeve pedagogjike, Tiranë,

2005.

Bardhyl Musai, “Metodologji e mësimdhënies”, Tiranë, 2003.

Burime nga interneti:

Burime nga interneti: http://arqilekosta.com/pdf/abuzimi-femiljet.pdf

Burime nga interneti: https://prezi.com/-2p18ve9or3p/femijeria-e-mesme-6-11-vjeq/

Burime nga interneti: https://www.slideshare.net/anidaago/vleresimi-i-aftesive-per-lojen.