24
E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5841 E mërkurë, 31 korrik 2019 çmimi 0.40 www.epokaere.com Na ndiqni edhe në: facebook.com Gazeta "Epoka e re" SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP SH.A DEGA KOSOVË Rruga "Pashko Vasa", p.n Prishtinë, Kosovë, Tel: +381 (0)38 246 301 Fax: +381 (0)38 246 302, E-mail: [email protected] | www.sigma-ks.net Tel: +389 44 487 300; +389 44 487 009 +389 44 487 755 Fax: +389 44 487 200 Mob: +377 44 501 289 PUTZ PUTZ RE E-mail: [email protected] Maqedoni Xhepçisht Tetovë Gurëz-F Ferizaj INFO: 049-111-101, 044-511-177 www.princesha-ks.com NDËRTIM PROJEKTIM SHITJE 044/256-051 044/367-061 028/532-617 MITROVICË OPINION Marrëveshja Kosovë - Zvicër për pensionet hyn në fuqi më 1 shtator NAFTËTARËT E KUNDËRSHTOJNË PASTRIMIN E REZERVUARËVE ÇDO TRE VJET F. 9 CERTIFIKOHEN 119 OFICERË KORREKTUES TË SHËRBIMIT KORREKTUES TË KOSOVËS F. 7 FILLOJNË DËGJIMET BUXHETORE NË SKENDERAJ F. 6 AKTUALE KULTURË NË NJËVJETORIN E VDEKJES, BEKIM LUMI VLERËSOHET PËR VEPRAT E TIJ NË ARTË F. 5 FAQE 5 EKONOMI FLET PËR "EPOKËN E RE", POLITOLOGU RAMUSH TAHIRI Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka filluar konsultimet me partitë politike në lidhje me zhvillimet pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Thaçi të martën ka nisur takimet me dy parti të komuniteteve joshumicë që përfaqësojnë komunitetin turk dhe atë boshnjak në Kuvendin e Kosovës. Presidenti Thaçi pas këtij takimi ka theksuar se tani shtrohet nevoja për hapa konkretë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për të pasur në vend sa më shpejt një qeveri funksionale dhe efektive Presidenti Thaçi: Sa më shpejt të kemi një qeveri funksionale ‘BANANA REPUBLIKAT BALLKANIKE’ F. 8 Prof. Dr. Blerim REKA FAQE 4-5 SPORT E PREMTJA E MADHE E FERIZAJT, BYLBYL SOKOLI NUK E PRET F. 18 Telekomi i Kosovës shkëput kontratën me ‘Z-Mobile’ FAQE 3 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç Politologu Ramush Tahiri ka thënë se do të dëshironte që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare partitë politike ta masin fuqinë e votës veç e veç pa bërë koalicione parazgjedhore. Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", ai ka theksuar se rruga më e shkurtër për t'i shpallur zgjedhjet e reja është shpërbërja e Kuvendit. Tahiri ka thënë se kjo gjë mund të bëhet duke thirrur seancë të jashtëzakonshme. Ai ka pohuar se në situatën në të cilën gjendet Kosova zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje. Duke folur për ftesën e presidentit për t'i thirrur në konsulta partitë politike, Tahiri ka thënë se Thaçi do të duhej që t'i thërriste në një takim të përbashkët të gjitha partitë në mënyrë që të mos zgjatet procedura për mbajtjen e zgjedhjeve të reja - Të thirret seancë e jashtëzakonshme për shpërbërjen e Kuvendit PRESIDENTI HASHIM THAÇI KANISUR KONSULTIMET ME PARTITË POLITIKE PAS DORËHEQJES SË RAMUSH HARADINAJT NGA POSTI I KRYEMINISTRIT FAQE 9

FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5841E mërkurë, 31 korrik 2019çmimi 0.40 �

www.epokaere.comNa ndiqni edhe në:

facebook.comGazeta "Epoka e re"

SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP SH.ADEGA KOSOVË

Rruga "Pashko Vasa", p.n Prishtinë, Kosovë,Tel: +381 (0)38 246 301 Fax: +381 (0)38 246 302,E-mail: [email protected] | www.sigma-ks.net

Tel: +389 44 487 300; +389 44 487 009 +389 44 487 755

Fax: +389 44 487 200Mob: +377 44 501 289

P U T ZP U T ZRE

E-mail: [email protected]

MaqedoniXhepçisht ––TetovëGurëz-FFerizaj

INFO: 049-111-101, 044-511-177

www.princesha-ks.com

NDËRTIMPROJEKTIM SHITJE

044/256-051044/367-061028/532-617MITROVICË

OPINION

Marrëveshja Kosovë - Zvicër për

pensionet hyn në fuqimë 1 shtator

NAFTËTARËT E KUNDËRSHTOJNËPASTRIMIN E REZERVUARËVEÇDO TRE VJET F. 9

CERTIFIKOHEN 119 OFICERËKORREKTUES TË SHËRBIMITKORREKTUES TË KOSOVËS F. 7

FILLOJNË DËGJIMET BUXHETORE NË SKENDERAJ F. 6

AKTUALE

KULTURË

NË NJËVJETORIN E VDEKJES,BEKIM LUMI VLERËSOHETPËR VEPRAT E TIJ NË ARTË

F. 5

FAQE 5

EKONOMI

FLET PËR "EPOKËN E RE", POLITOLOGU RAMUSH TAHIRI

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ika filluar konsultimet me partitëpolitike në lidhje me zhvillimet pasdorëheqjes së kryeministrit RamushHaradinaj. Thaçi të martën ka nisur

takimet me dy parti të komunitetevejoshumicë që përfaqësojnë komunitetin turk dhe atë boshnjak nëKuvendin e Kosovës. Presidenti Thaçipas këtij takimi ka theksuar se tani

shtrohet nevoja për hapa konkretë nëpërputhje me Kushtetutën dhe ligjet eKosovës për të pasur në vend sa mëshpejt një qeveri funksionale dheefektive

Presidenti Thaçi: Sa më shpejt të keminjë qeveri funksionale

‘BANANAREPUBLIKATBALLKANIKE’ F. 8

Prof. Dr. Blerim REKA

FAQE 4-5

SPORT

E PREMTJA E MADHE EFERIZAJT, BYLBYL SOKOLINUK E PRET F. 18

Telekomi i Kosovësshkëput kontratën me‘Z-Mobile’

FAQE 3

Në këto zgjedhjepartitë ta masinfuqinë veç e veç

Politologu Ramush Tahiri ka thënë se do të dëshironte që në zgjedhjet eparakohshme parlamentare partitë politike ta masin fuqinë e votës veç eveç pa bërë koalicione parazgjedhore. Në këtë intervistë dhënë përgazetën "Epoka e re", ai ka theksuar se rruga më e shkurtër për t'i shpallur zgjedhjet e reja është shpërbërja e Kuvendit. Tahiri ka thënë sekjo gjë mund të bëhet duke thirrur seancë të jashtëzakonshme. Ai kapohuar se në situatën në të cilën gjendet Kosova zgjedhjet eparakohshme janë zgjidhje. Duke folur për ftesën e presidentit për t'ithirrur në konsulta partitë politike, Tahiri ka thënë se Thaçi do të duhejqë t'i thërriste në një takim të përbashkët të gjitha partitë në mënyrë që tëmos zgjatet procedura për mbajtjen e zgjedhjeve të reja

- Të thirret seancë e jashtëzakonshmepër shpërbërjen e Kuvendit

PRESIDENTI HASHIM THAÇI KA NISUR KONSULTIMET ME PARTITË POLITIKE PASDORËHEQJES SË RAMUSH HARADINAJT NGA POSTI I KRYEMINISTRIT

FAQE 9

Page 2: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

02 E MËRKURE, 31 KORRIK 2019 AKTUALE

Botohet nga “Epoka e re” • Kryeredaktor: Mal QORRAJ• Drejtor i përgjithshëm: Sadik ZEQIRI (Tel: 044 127 434, dhe 049 127 434 e-mail: [email protected])

• ADRESA: Prishtinë, përballë ish-Selisë Qendrore të UNMIK-ut• Tel: 038/227-557, e-mail: [email protected] & [email protected]

TIRANË, 330 KORRIK - Kreu i PartisëDemokratike, Lulzim Basha, kaqëndruar të martën në Devoll nëmbështetje të qytetarëve qëkundërshtojnë marrjen e bashk-isë nga Partia Socialiste. Basha ushpreh se sot pushteti vendorështë uzurpuar nga një pakicëkriminale. Kreu i PD-së tha sendaj uzurpuesve qytetarët do tësillen njëlloj si ndaj grabitësve qëhyjnë në banesë. "Mund të futensi hajdutë, por nuk mund të qev-

erisin asnjë ditë", deklaroi Basha.Me tone të ashpra Lulzim Bashadeklaroi se pakica kriminale qëqeveris vendin nuk do të mund t'imarrë të gjitha pushtetet. Aideklaroi se qytetarët do të për-dorin çdo formë dhe çdo mjetpër të mos lejuar pushtimin einstitucioneve nga një bandëkriminale. "Shumë shpejt do tashporrim këtë pakicë nga Devollidhe gjithë Shqipëria", tha lideri iPartisë Demokratike.

Prej dy ditësh në bashkinë eDevollit kandidati i PS-së nëzgjedhjet monopartiake të 30qershorit është marrë me ndihmën e policisë bashkiake.Opozitarët e Devollit kanë zhvilluar disa protesta parabashkisë dhe nuk njohin rezultatine votimeve. Ndërkohë të martëne njëjta situatë tensioni ka qenëdhe në Kavajë, ku qytetarët nukkanë lejuar marrjen e detyrës ngakandidati i Partisë Socialiste.

Basha: T'i shporrim me çdo mjet dhe formë hajdutët e bashkive

TIRANË, 330 KORRIK - Presidenti IlirMeta në një konferencë me gaze-tarë ka folur për procesin e inte-grimit të Shqipërisë në BashkiminEvropian. Ai deklaroi se qëndrimi itij gjatë gjithë karrierës në politikëka qenë i qartë për integrimin evendit në Bashkimin Evropian.Duke u ndalur te pritshmëritë evendeve të BE-së në muajin tetorpër negociatat, presidenti tha se pazgjedhje normale më 13 tetorShqipëria nuk mund ta marrë çel-jen e negociatave. "Për çështjen eintegrimit, siç ka shqiptarë qëmendojnë ndryshe, ka dhendërkombëtarë që mendojnëndryshe. Unë e kam thënë disaherë dhe po jua them prapë dhe

do t'jua them prapë. Nuk realizo-het integrimi në BE as me lobingjedhe as me qoka. Janë disa stan-darde të Kopenhagës që nuk kanëndryshuar dhe nuk do të ndrysho-jnë, sepse nëse ndryshojnë ato,nuk ka më Evropë", tha kreu ishtetit.Presidenti Ilir Meta gjatë konfer-encës me gazetarë ka komentuarvendimin e mazhorancës për tadërguar kërkesën për shkarkimin etij në Komisionin e Venecias. Ipyetur nga gazetarët nëse ka frikënga përgjigjja e një institucionindërkombëtar, Meta është shpre-hur me bindje se as nga Komisionii Venecias dhe as nga Bienalja eVenecias nuk ka frikë.

Ndër të tjera, ai ka sjellë nëvëmendje gjyqin e qeverisë meFrancesko Becchettin, duke thënëse do të jetë një kosto e madhe përshqiptarët nëse dështon Shqipëria."As nga Komisioni i Venecias, asnga Bienalja e Venecias, të cilën uakam mbajtur sekret, por e vizitovatani që mora 'Luanin e Artë' dheështë diçka frymëzuese. Nuk kamhallin e Venecias, por që të dalë mbiujë gjyqi i Bechettit dhe që qeveriata fitojë, se është faturë e madhepër shqiptarët, nëse ka dështimdhe të shikojë të hapë sytë përgjithë proceset e tjera që janë nëgjykatat evropiane, sepse janëkosto të mëdha për të gjithë shqiptarët", tha Meta.

Meta: Pa zgjedhje normale nuk ka integrim në BE

SHKUP, 330 KORRIK - Serbia e kaparaqitur pranë autoriteteve tëMaqedonisë së Veriut kërkesënpër ekstradimin e ish-pjesëtarittë UÇK-së, Tomor Morina, iarrestuar nga Policia maqedonase,në bazë të një fletarrestimi tëlëshuar nga INTERPOL-i, mekërkesë të Serbisë. Detaje tëtjera mbi kërkesën e palës serbenuk jepen, ndërkohë që lidhurme këtë kërkesë duhet të vendosë Ministria e Drejtësisënë Shkup.Këshilli i Gjykatës Penale përkrim të organizuar në Shkup karefuzuar të premten kërkesën epalës mbrojtëse për lirimin ngaparaburgimi 30-ditor të TomorMorinës.Avokati i Morinës, Naser Raufi,për "Radion Evropa e Lirë" kashprehur besimin për një epilogpozitiv në procedimin e mëtejmë lidhur me këtë rast.

"Po punohet shpejt në këtë rastdhe pasi Beogradi ta dërgojëdokumentacionin, unë do t'ishoh së bashku me Tomorin,por unë nuk besoj se do të dërgojnë diçka mbi pretendimete tyre. Në fund vendos ministri iDrejtësisë, pra qeveria. Mendojse punët janë mirë", ka deklaruaravokati Raufi.Zëvendëskryeministri përçështje evropiane i Maqedonisësë Veriut, Bujar Osmani, e kaquajtur "veprim tëpatolerueshëm" arrestimin eMorinës duke kërkuar nga institucionet lirimin e men-jëhershëm të tij. "Morina duhettë lirohet. Është vërtet etmerrshme kjo që ka ndodhur,sepse kjo ndikon në marrëd-hëniet midis Maqedonisë sëVeriut dhe Kosovës. Kërkesa eSerbisë vlen për qytetarët e saj,ndërsa ne qytetarët e Kosovës i

kemi pranuar si qytetarë tëKosovës", ka deklaruar Osmani. Kryeministri Zoran Zaev kathënë se në këtë rast do tëveprohet në përputhje të plotë

me ligjet vendore dhe ndërkom-bëtare. Arrestimi i Tomor Morinës kanxitur reagime të shumta nëPrishtinë e cila ka kërkuar nga

Shkupi lirimin e menjëhershëmtë Morinës si dhe t'i hedhëposhtë urdhrat politike përarreste të lëshuara ngaBeogradi.

Serbia e ka dorëzuar kërkesën përekstradimin e Tomor Morinës

Pasi është arrestuar nga policia maqedonase, nëbazë të një fletarrestimi të lëshuar nga INTERPOL-i,Serbia e ka paraqitur pranë autoriteteve tëMaqedonisë së Veriut kërkesën për ekstradimin eish-pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina

Page 3: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

03E MËRKURE, 31 KORRIK 2019AKTUALE

PRISHTINË, 330 KORRIK (ER) - ZyraFederale e Zvicrës për SigurimetShoqërore (BVS) ka konfirmuarhyrjen në fuqi të marrëveshjesndërshtetërore mbi sigurimetshoqërore Zvicër - Kosovë duke

filluar nga 1 shtator 2019.Shtetasit e Kosovës që nga data 1shtator mund t'i marrin pensionet e moshës dhetrashëgimisë (AHV) si dhe ato tëinvaliditetit (IV) pa qenë të

obliguar të jetojnë në Zvicër. Këtëmarrëveshje të dyanshmeKosovë - Zvicër para dy muajsh eka ratifikuar edhe Parlamenti iKonfederatës Helvetike. Marrëveshja Kosovë - Zvicër për

nga përmbajtja është engjashme me ato të nënshkru-ara nga konfederata zviceraneme të gjitha vendet e tjera dhembështetet në standardendërkombëtare.

Marrëveshja Kosovë - Zvicër për pensionet hyn në fuqi më 1 shtator

Faton DDËRMAKU

PRISHTINË, 330 KORRIK - Presidenti iRepublikës së Kosovës, HashimThaçi, të martën ka takuar për-faqësuesit e KDTP-së dhe ata tëVAKAT-it nga grupi parlamentar6+, ministrin Mahir Jagxhillardhe deputetët Duda Balje dheBahrim Sabani, me të cilët kabiseduar për zhvillimet politikepas dorëheqjes së kryeministrit,pasi që Republika e Kosovës kambetur pa qeveri. Presidenti Thaçi u shpreh se tanishtrohet nevoja për hapakonkretë në përputhje me

Kushtetutën dhe ligjet e Kosovëspër të pasur në vend sa më shpe-jt një qeveri funksionale dheefektive. Ai ka thënë se kjo qeveriduhet ta reflektojë vullnetin epartive politike për një soluciontë ri qeverisës apo atë të një pro-cesi elektoral të ri dhe të bëjë tëmundur që Kosova të bëhet samë shpejt me qeveri.Presidenti ka theksuar se takimetme partitë e tjera politike do tëvazhdojnë në ditët e ardhshme,varësisht nga agjenda dhe zhvil-limet brenda partive politikepërkatëse. Presidenti i Kosovës, HashimThaçi, sot (e mërkurë) do ta tako-

jë edhe kryetaren e KQZ-së,Valdete Daka, për t'i vazhduarkonsultat për hapat e mëtejshëmnë këto rrethana të reja. Më 19 korrik Ramush Haradinajdha dorëheqje nga pozita ekryeministrit, pasi ishte ftuar ngaProkuroria Speciale e Dhomave

të Veçanta në Hagë për t'u inter-vistuar në cilësinë e të dyshuaritpër krime lufte. Që nga ai çastspektri politik i ka bërë thirrjepresidentit Thaçi të ndërmarrëveprime për tejkalimin e gjend-jes qoftë përmes formimit tëqeverisë së re apo shpalljes së

zgjedhjeve të reja.Presidenti i Kosovës, HashimThaçi, më pas njoftoi se do t'indërmarrë të gjitha veprimet enevojshme në pajtim me kom-petencat e përcaktuara nëKushtetutën e Republikës sëKosovës.

Presidenti Hashim Thaçi ka nisur konsultimet me partitë politike pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit

Presidenti Thaçi: Sa më shpejt të kemi një qeveri funksionale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka filluarkonsultimet me partitë politike në lidhje me zhvillimet pas dorëheqjes së kryeministritRamush Haradinaj. Thaçi të martën ka nisurtakimet me dy parti të komuniteteve joshumicëqë përfaqësojnë komunitetin turk dhe atë boshnjaknë Kuvendin e Kosovës. Presidenti Thaçi paskëtij takimi ka theksuar se tani shtrohet nevojapër hapa konkretë në përputhje me Kushtetutëndhe ligjet e Kosovës për të pasur në vend sa mëshpejt një qeveri funksionale dhe efektive

Kryeministri në dorëheqje,Ramush Haradinaj, ka mbajtur tëmartën një takim me liderët ekoalicionit qeverisës, në të cilintakim ka munguar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Ndërkaq të pran-ishëm kanë qenë Fatmir Limajdhe Behgjet Pacolli. "Është njëbindje e gjithë neve që zgjedhjetduhet të ndodhin në kohë. Kabazë të mirë që partitë politike mepajtim të plotë ta shpërbëjnëKuvendin dhe të mos humbetkohë. Pra, të ketë koordinim të

veprimeve në nivel të grupeveparlamentare dhe që gjithë sëbashku të votojnë një mocion përshpërbërjen e Kuvendit", ka thënëHaradinaj pas këtij takimi. Ai kathënë se, pavarësisht se Veseli nukka qenë pjesë e këtij takimi, kadëgjuar deklarimet e tij që vendiduhet të shkojë në zgjedhje të reja."Tani është kohë fushate dhe shi-het se fushata ka filluar. Kamdëgjuar deklarimet e Kadri Veselitqë është për zgjedhje", ka thënëHaradinaj.

Kryetari i NismësSocialdemokrate, Fatmir Limaj,ka deklaruar se ky ishte një takimnormal konsultativ dhe se tëgjithë janë të vetëdijshëm se vendiduhet të shkojë në zgjedhje të reja."Janë takime normale konsulta-tive. E pimë nga një kafe më herëtme kolegë. Biseduam për zhvil-limet se si të ecim përpara. Besojse është e qartë që vendi është nëprag të zgjedhjeve dhe duhet samë shpejt t'i jepet epilog kësajçështje", ka thënë Limaj.

Haradinaj mban takim me Limajn e Pacollin,

mungon Veseli

Page 4: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

04 E MËRKURE, 31 KORRIK 2019 INTERVISTË

Muhamet KKOCI

PRISHTINË, 330 KORRIK - PolitologuRamush Tahiri ka thënë se nësituatën në të cilën gjendetKosova zgjedhjet eparakohshme janë zgjidhje pasinuk ka zgjidhje tjetër. Ai kathënë se partitë politike në këtozgjedhje do të duhej që ta masinforcën veç e veç, tek pas zgjed-hjeve të bëjnë koalicione përformimin e institucioneve tëreja. Në këtë intervistë dhënëpër gazetën "Epoka e re", Tahirika theksuar se rruga më eshkurtër për t'i shpallur zgjed-hjet e reja është shpërbërja eKuvendit. "Procedura më eshkurtër të cilën e njeh ligji dhee cila i shkurton të gjitha proce-durat e tjera është të thirretseancë e jashtëzakonshme dhetë shpërbëhet Kuvendi, të cilëngjë e premtoi të hënën edheKadri Veseli", ka thënë Tahiri. Ai ka thënë se subjektet politiketë PAN-it do të duhej që t'i

dërgonin letër zyrtare presidentitHashim Thaçi pas dorëheqjes sëkryeministrit në mënyrë që t'itregonin se nuk duan të propozojnë kandidat të ri përkryeministër ashtu si e parashehnenin 95 i Kushtetutës sëRepublikës së Kosovës, por qëduan të shkojnë në zgjedhje tëparakohshme.Duke folur për ftesën e presidentit për t'i thirrur në konsulta partitë politike, Tahiri kathënë se Thaçi do të duhej që t'ithërriste në një takim të përbashkëttë gjitha partitë në mënyrë që tëmos zgjatet procedura për mbajtjene zgjedhjeve të reja. "Nëse dëshiron që çdo ditë ta thërrasnga një parti atëherë ai e zgjatprocedurën që, edhe po të dojë t'icaktojë zgjedhjet, nuk mundetpara muajit tetor", ka thënë analisti Tahiri.

"Epoka ee rre": Z. Tahiri, pasdorëheqjes së kryeministritRamush Haradinaj të gjitha partitë politike kanë shprehur

gatishmëri për zgjedhje të reja,por ende nuk kemi parë ndonjëveprim që na çon drejt zgjed-hjeve. Si duhet të ecet tutje?Tahiri: Kosova duhet ta respektojëKushtetutën, ligjet dhe procedurate parapara. Të gjitha partitë kanëdeklaruar se duan të shkojnë nëzgjedhje, por asnjë parti nuk kandërmarrë asnjë iniciativë për taçuar vendin në zgjedhje.Zyrtarisht nuk ka procedurë qëtë shkojë vendi në zgjedhjesepse z. Haradinaj në emër tëpartisë së tij nuk i ka dorëzuarkërkesë me shkrim presidentitse vendi duhet të shkojë nëzgjedhje. Së dyti, asnjë partipolitike, as nga PAN-i dhe as ngapartitë e tjera, nuk i kanëdorëzuar letër zyrtare presidentitpërmes së cilës tregohet se nukjanë të interesuara për asgjëtjetër, përveç mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Subjektetpolitike të PAN-it do të duhej t'idërgonin letër zyrtare presidentit,pra këtë do të duhej ta bëntez. Veseli në emër të këtij të

Flet për "Epokën e re", politologu Ramush Tahiri

NË KËTO ZGJEDHJE PARTITË TA MASIN FUQINË VEÇ E VEÇ

- Të thirret seancë ejashtëzakonshme përshpërbërjen e Kuvendit

Politologu Ramush Tahiri ka thënë se do të dëshironte që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare partitë politike ta masin fuqinë evotës veç e veç pa bërë koalicione parazgjedhore.Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re",ai ka theksuar se rruga më e shkurtër për t'i shpallurzgjedhjet e reja është shpërbërja e Kuvendit. Tahirika thënë se kjo gjë mund të bëhet duke thirrurseancë të jashtëzakonshme. Ai ka pohuar se nësituatën në të cilën gjendet Kosova zgjedhjet eparakohshme janë zgjidhje. Duke folur për ftesën epresidentit për t'i thirrur në konsulta partitë politike,Tahiri ka thënë se Thaçi do të duhej që t'i thërristenë një takim të përbashkët të gjitha partitë nëmënyrë që të mos zgjatet procedura për mbajtjene zgjedhjeve të reja

Page 5: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

05E MËRKURE, 31 KORRIK 2019INTERVISTË AKTUALE

koalicioni. Përmes kësaj letre dotë duhej të tregonin se nuk duantë propozojnë kandidat të ri përkryeministër ashtu si e parashehnenin 95 i Kushtetutës, por duantë shkojnë në zgjedhje tëparakohshme. Po ashtu, 40deputetë të Kuvendit mund tëkërkojnë seancë të jashtëzakon-shme dhe në këtë seancë tëpropozohet shpërndarja eKuvendit me dy të tretat e votaveose, së paku, 80 vota. Passhpërndarjes së Kuvendit, presidenti vetëm e dekretondatën e zgjedhjeve të cilat duhettë mbahen jo më herët se tridhjetë ditë dhe jo më vonë se45 ditë pas shpërndarjes sëKuvendit. Presidenti HashimThaçi ka thënë se këtë javë do t'ithërrasë në konsultime partitëpolitike duke respektuarKushtetutën dhe ligjet e vendit.Presidenti mund t'i thërrasë tëgjitha partitë bashkë. Nëse dëshiron që çdo ditë ta thërrasënga një parti atëherë ai e zgjatëprocedurën që, edhe po të dojët'i caktojë zgjedhjet, nukmundet para muajit tetor.

"Epoka ee rre": Meqenëse të gjithapartitë kanë shprehur gatish-mëri për zgjedhje të reja, cili dotë ishte veprimi më i duhur nëkëtë çast?Tahiri: Unë tregova se çfarëmund të bëjnë. Pra, mund t'idërgojnë presidentit letër secilaparti, mund të dërgojnë letër nëKuvend për të kërkuar seancë tëjashtëzakonshme. Proceduramë e shkurtër të cilën e njeh ligjidhe e cila i shkurton të gjithaprocedurat e tjera është të thirretseancë e jashtëzakonshme dhetë shpërbëhet Kuvendi të cilëngjë e premtoi të hënën edhe

Kadri Veseli. Pra, Veseli si kryetari Kuvendit të Kosovës mund t'ithërrasë në takim të gjitha partitë parlamentare dhe këtëmund ta bëjë brenda pesëditësh. Ligji parasheh që zgjed-hjet e parakohshme nuk mundtë mbahen më herët se 30 ditëdhe më vonë se 45 ditë passhpërndarjes së Kuvendit. Nësedeputetët i bëjnë dy vjet mandatmë 7 gusht, atëherë Kuvendi nukdo të shpërndahet deri me këtëdatë. Me ligj deputetët nuk duanta shpërbëjnë Kuvendin parakësaj date, ngase me këtë datëhyn në fuqi dispozita ligjore ecila thotë se deputeti që nukpunon askund mund ta marrëpagën edhe për një vit.

"Epoka ee rre": Do të thotë kjo separtitë politike deklarimet e tyrepër zgjedhje po i bëjnë vetëmpër konsum të brendshëm politik derisa nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim? Tahiri: Këto parti vetëm po eshqetësojnë popullin duketreguar se janë parimore, ndërsanuk ndërmarrin asnjë veprimkonkret për ta çuar vendin nëzgjedhje. Populli thotë shikojapunën e jo fjalët. Ata kanë folur,por Kadri Veseli nuk mund tathërrasë seancën në bazë tëfjalëve, por duhet që të ketë nëbazë të letrës.

"Epoka ee rre": Si njohës irrethanave politike, sa besoni se zgjedhjet e reja do të jenëzgjidhje për Kosovën?Tahiri: Po. Sepse nuk ka zgjidhjetjetër. Edhe qeveria Haradinaj,pa dashur t'ia mohoj meritat, siqeveri e pakicës ka prodhuarnervozë në popull, sepse nuk ika shtyrë vendimet dhe nuk kaqenë shumë legjitime. Çdoherënëpër seanca është dashur tëpriten deputetë për të filluarseanca. Kurse opozita nuk ekishte shumicën për ta rrëzuardhe ishim në një situatë patpozicion. Besoj se zgjedhjet janëzgjidhje, sepse është prishur pak balanca e forcave politikedhe këtë balancë e ndreqinzgjedhjet.

"Epoka ee rre": Mendoni se subjektet politike do të shkojnë tëvetme në zgjedhje për ta provuarveten apo sërish do të kemi koali-cione të mëdha parazgjedhoresikurse herën e fundit?Tahiri: Nuk do të dëshiroja qëpartitë politike të shkojnë nëzgjedhje me koalicione joparimore,sepse këto koalicione po shkak-tojnë frustrim. Partitë politike dotë duhej që në zgjedhjet e reja tëshkojnë vetë, ndërsa koalicionettë bëhen pas zgjedhjeve. RamushHaradinaj po thotë se po shkojnënë zgjedhje sepse partia e tij,AAK-ja, është rritur, kurse PDK-japo thotë se nuk do të bëjë koalicione, sepse të gjithë erespektojnë forcën e tyre elektorale. Po ashtu, shpresoj qëas LDK-ja nuk do t'i marrë partitëe vogla sikurse i ka marrë mëherët dhe pastaj i kanë ikur. Pra,më mirë të gjitha partitë ta masinfuqinë e tyre veç e veç.

PRISHTINË, 330 KORRIK- Me rastin enjëvjetorit të shkuarjes nëamshim të regjisorit të mirënjo-hur, profesorit universitar,Bekim Lumi, është mbajtur tëmartën manifestim përkujtuesnë Teatrin Kombëtar të Kosovësme moton "Unë besoj nëteatër".Në këtë akademi të pranishëmishin familjarë, aktorë e shumëpersona të tjerë që deshën artine Bekim Lumit.Gjatë kësaj akademie Bekimiështë kujtuar si figurë e rëndë-sishme e artit në Kosovë, duke underuar me këngë e vargjekushtuar atij.Këngëtarja Shpresa Gashi kathënë se Lumi do të kujtohetgjithnjë për punën e tij që kabërë në kulturë. "Ne e njohimBekimin si njeri të artit dhe tëletrës, qoftë i përjetshëm kujti-mi për Bekim Lumin", ka thënëajo.Kurse aktorja Melihate Ajeti katheksuar se të gjithë ata qëpunuan me Bekim Lumin kanëqenë të bekuar. "Bekimi kaqenë i bekuar gjithashtu tëbekuar kanë të gjithë ata qëpunuan me Bekimin, veçanër-isht e ka dashtë gjuhën shqipeai me kujdes e ka kultivuar atëedhe tek aktorët", është shpre-hur ajo.Ndërkaq regjisori Fadil Hysa kavlerësuar aktorin e ndjerë, dukethënë se populli duhet të beso-jë në artë. "Bekimin e kam njo-hur prej kur ka dashtë të bëhetaktor. Ky popull duhet të fillojëtë besoj në artë nëse dëshironpër të parë të ardhme.

Shqiptarët janë dëshpëruar nëgjithçka. Bekim Lumi ka qenëkëmbëngulës. Ai me sëmund-jen e rëndë që ka pasur kapunuar shfaqje, dhe kësaj ithonë dashuri e lartë ndajartit", është shprehur regjisoriHysa.Lumi ishte një ndër regjisorët mëtë vlerësuar në fushën e teatritnë Kosovë, profesor nëFakultetin e Arteve nëUniversitetin e Prishtinës. Ai është vlerësuar me MirënjohjeSpeciale "Sound of MESS" me

shfaqjen "Këmisha e gjakut",Festivali Ndërkombëtar i TeatritMESS, Sarajevë (Bosnje eHercegovinë). Në vitin 2011 ka marrë çmimin"Shfaqja më e mirë muzikore"për shfaqjen "Çifti Martin",Festivali Ndërkombëtar i TeatritKamertal - Vratza (Bullgari). Çmimi "Shfaqja më e mirë" -Shfaqja "Mësimi", FestivalInternational del Teatro -Lugano (Zvicër).Bekim Lumi u nda nga jeta më 30korrik 2018 pas një sëmundje.

NË NJËVJETORIN EVDEKJES, BEKIM LUMIVLERËSOHET PËRVEPRAT E TIJ NË ARTË

Page 6: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

KOSOVË06 E MËRKURE, 31 KORRIK 2019

JUNIK, 330 KORRIK (ER) - Kryetari iKomunës së Junikut, AgronKuçi, ka nënshkruar marrëveshjebashkëpunimi me APPDEC përzhvillimin e platformës digjitaleme qëllim të përmirësimit të

transparencës së veprimeveqeveritare dhe rritjen e pjesëmarrjes publike nëvendimmarrje. Kjo platformë iumundëson banorëve të ndajnëide, diskutojnë dhe votojnë

planet me ndikim në përmirësim të qytetit të tyre,angazhon banorët për hartimine politikave dhe ekzekutimitdhe rrit bashkëpunimin në mestë qytetarëve dhe zyrtarëve

komunalë në mënyrë produktive.Zhvillimi dhe zbatimi i platformës digjitale për pjesë-marrjen e publikut financohetnga misioni i OSBE-së nëKosovë (OMiK).

Juniku nënshkruan marrëveshje për platformën digjitale për pjesëmarrje publike

Vushtrri, 30 korrik (ER) -Ministri i Infrastrukturës dheTransportit, Pal Lekaj, tëmartën ndoqi nga afër asfal-

timin e rrugës magjistraleSamadrexhë - Nadakoc,Komuna e Vushtrrisë. Banorëte kësaj ane e falënderuan min-

istrin Lekaj për asfaltimin ekësaj rruge me rëndësi për ta,rehabilitimi i së cilës ka qenënevojë e kamotshme. Kjo

rrugë është e gjatë afër dy kilometra dhe po realizohet nëkuadër të mirëmbajtjes sërrugëve.

Asfaltohet rruga Samadrexhë - Nadakoc

PRISHTINË, 330 KORRIK (ER) - Për herëtë parë në 15 vjetët e fundit, Pallatii Rinisë është pa borxhe. Kështu kathënë kryetari i Komunës sëPrishtinës, Shpend Ahmeti. Aipërmes një postimi në llogarinë evet në "Facebook" ka bërë me dije

se kanë paguar të gjitha vendimetgjyqësore si pasojë e zjarrit në vitin2000. "Për vite me radhë, paramarrjes në menaxhim, kamata evendimeve është shtuar me ç'rastPallati është rënduar edhe mëshumë. Me vendim të Komunës së

Prishtinës tashmë borxhet janëpaguar dhe gjendja është normalizuar. Me këtë rast ka përfunduar faza emergjente evlerësimit të borxheve dhe pagesave. Kjo ka qenë faza e parëpas kthimit të Pallatit në

Ndërmarrje Komunale. Tashmëkemi filluar fazën e dytë të për-gatitjes së investimeve në pjesën erinisë ku ka qenë ASK dhe ku ështëSalla e Kuqe. Po ashtu, kemi filluarpunët përgatitore për projektin erenovimit të sallës së djegur apo

Sallës së Madhe", ka thënëAhmeti. Ai ka shtuar se po planifikohet edhe renovimi i tëgjitha sallave, zhveshtoreve dheambienteve të tjera në institu-cionin më të madh sportiv nëvendin tonë.

Pallati i Rinisë nuk ka më asnjë borxh

SKENDERAJ, 330 KORRIK (ER) - Komunae Skenderajt, ashtu sikur vitin ekaluar që kishte mbajtur numër tëmadh të dëgjimeve buxhetore, kanisur edhe për këtë vit ciklin e këtyredëgjimeve, me pjesëmarrje tëmadhe të qytetarëve, fillimisht nëBashkësinë Lokale të Prekazit tëEpërm, ku kanë marrë pjesëkryetari i komunës, Bekim Jashari,nënkryetari Nuredin Lushtaku dhedrejtorët komunalë.Në fillim të dëgjimit kryetari Jashari,duke i falënderuar qytetarët përpjesëmarrje, ka folur rreth inves-timeve publike që janë u bërë nëkomunën tonë në çdo segment tëjetës, ndërkohë ka përmendur edhendërtimin e sallës së sportit nëoborrin e shkollës në Prekaz si dheprojekte të tjera në infrastrukturënrrugore, trajtimin e ujërave të zeza,

ujësjellës, bujqësi, arsim dhe tëtjera.Banorët kanë kërkuar mbështetjene komunës sa iu përket disa inter-venimeve në rrjetin e trajtimit tëujërave të zeza, për çka kryetariJashari u premtoi zgjidhje të proble-

meve. Dëgjimi i dytë është mbajtur edhenë Klinë të Epërme, ku edhe në këtëtakim numri i qytetarëve pjesëmar-rës ishte i madh. Kryetari Jashari kapërmendur edhe në këtë dëgjiminvestimet e komunës jo vetëm në

Klinë të Epërme, por në çdo fshat tëkomunës sonë, me qëllim të ngrit-jes së mirëqenies së qytetarëvetanë.Kryetari i komunës ka thënë se janëmbi 95 kilometra rrugë që do tëasfaltohen, projekte këto që do të

fillojnë këtë vit dhe që do të vazhdo-jnë edhe gjatë viteve të ardhshme.Jashari ka theksuar se në Klinë tëEpërme pritet renovimi i Qendrëssë Mjekësisë Familjare dhe inves-time të tjera në rrugë, kanalizime,ujësjellës, bujqësi dhe fusha të tjera.Sa iu përket këtyre dëgjimeve,kryetari Jashari ka vendosur stan-dard të ri, pasi vitin e kaluar janëmbajtur 14 dëgjime të tilla. Edhesivjet do të vazhdohet në të njëjtënmënyrë. Meqë praktikisht me këtodëgjime po fillon hartimi i buxhetitpër vitin e ardhshëm, në këtëmënyrë kryetari Jashari dhe komu-na do të jenë më afër qytetarit dhekërkesave të tyre për investime nëmjediset ku ata banojnë, e rrjed-himisht po përmbushen edhepremtimet e tij për transparencë tëplotë dhe llogaridhënie.

Fillojnë dëgjimet buxhetore në Skenderaj

Page 7: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

07E MËRKURE, 31 KORRIK 2019AKTUALE

Qendresa RRAMA

VUSHTRRI, 330 KORRIK - Tëmartën janë certifikuar 119oficerë korrektues të gjener-atës së 41-të të ShërbimitKorrektues të Kosovës, të cilëtpritet ta fillojnë angazhimin etyre në Burgun e Sigurisë sëLartë dhe në Qendrën eParaburgimit në Gjilan. Në ceremoni morën pjesëministri në detyrë i Drejtësisë,Abelard Tahiri, drejtori iPërgjithshëm i Policisë sëKosovës, Rashit Qalaj, drejtori iPërgjithshëm i ShKK-së, NehatThaçi, drejtori i AKPS-së,Ismail Smakiqi, si dhe përfaqë-sues të tjerë të institucionevevendore dhe ndërkombëtare.Në fjalën e tij ministri i

Drejtësisë, Abelard Tahiri, katheksuar se pjesë etrashëgimisë së tij, krahas ligjeve vitale për qytetarët,është pikërisht avancimi nësistemin korrektues tëRepublikës së Kosovës."Infrastruktura ka shënuarpërmirësim të plotë dhe vazhdontë përmirësohet edhe sot.Qendra të reja janë hapur eato të vjetrat janë rinovuar.Kemi menaxhim efikas të procedurave standarde tëveprimit dhe kemi ulur përherë të parë në një nivel tëplotë, dukuritë negative brenda burgjeve. Sot QendratKorrektuese nuk janë as për sëafërmi ato që kanë qenë dikurdhe të njëjtat i kemi vendosurnë një kurs të pakthyeshëmdrejt avancimit, standardeve

dhe respektimit të ligjit", kathënë ministri Tahiri. Ministri Tahiri ka uruar gjeneratën e re të kadetëve,duke kërkuar nga ta tëpërkushtohen në zbatimin eligjit. "Ngjashëm do të defino-het nga përkushtimi juaj përt'i dhënë njeriut dinjitetin që i

takon, pavarësisht faktit se aimbahet në korrektim. Dhe nëmes të kësaj pune, përkushti-mi juaj është ai që do ta bëjëdallimin, në rast se qendrattona korrektuese do të jenëreferencë e sundimit të ligjitapo degradimit të tij. Prandaj,për fund, duke ju dëshiruar

sukses në karrierë, avancimdhe ngritje profesionale në tëardhmen, ju ftoj ta jepnimaksimumin tuaj që këtij segmenti të rëndësishëm tëzbatimit të ligjit, t'i jepnidimension kuptimplotë, efikasdhe të përgjegjshëm", ështëshprehur ministri Tahiri.

Diplomon gjenerata e 41-të e kadetëve të Shërbimit Korrektues

Certifikohen 119 oficerë korrektues të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Përurohen laboratorët e kalibrimit të radarëve dhe alkoolmetrave

Faton DDËRMAKU

PRISHTINË, 330 KORRIK - Ministri iTregtisë dhe Industrisë, EndritShala, bashkë me drejtorin ePolicisë së Kosovës, ReshatQalaj, kanë bërë të martënpërurimin e dy laboratorëve tëAgjencisë së Metrologjisë sëKosovës. Ministri Shala ka thënë se tash etutje pajisjet e Policisë sëKosovës do të kalibrohen nëinstitucionet shtetërore. "Dukepasur parasysh rëndësinë e sig-urisë në komunikacion,Ministria e Tregtisë dheIndustrisë dhe Agjencia eMetrologjisë së Kosovës kanëkompletuar pajisjet e dy labora-torëve për verifikimin e matësvetë shpejtësisë dhe atë të alkool-metrit, të dy këto pajisje me tëcilat shërbehen Policia eKosovës do të kalibrohen nëAgjenci të Metrologjisë sëKosovës. Qytetarët e vendit sig-urohen që tash e tutje këtopajisje do të jenë të kalibruaranë Republikën e Kosovës", kathënë ministri Shala.

Ai ka bërë me dije se ky ështëedhe një veprim në kuadër tëmbrojtjes së konsumatorit dhetashmë Policia e Kosovës do tëjetë edhe më e saktë sepsemjetet që përdoren nga to do tëjenë të kalibruara. "Me këtëveprim ne sot edhe një herë podëshmojmë gatishmërinë poli-tike dhe institucionale për ngrit-jen e nivelit të zbatueshmërisësë ligjit në funksion të rritjes sësigurisë në rrugët e Republikëssë Kosovës, gjithashtu edhe rrit-jen e transparencës dhepërgjegjësisë ndaj të gjithëngasësve të veturave nëRepublikën e Kosovës", ka thënëministri Shala. Ndërsa kryeshefi i Agjencisë sëMetrologjisë, Ferki Fejza, kathënë se këta dy laboratorëndikojnë në punën e përdit-shme të policisë dhe e rrisinbesueshmërinë e matjeve edhenë konteste gjyqësore. "Sepsematjet që i kryen Agjencia eMetrologjisë janë profesionaledhe janë laboratorë tësofistikuar që janë kompletuarme infrastrukturë moderne",është shprehur Fejza.

E drejtori i Policisë së Kosovës,Reshat Qalaj, tha se policia tashe tutje do t'i shfrytëzojë institu-cionet shtetërore për kalibrimine mjeteve të tyre të punës.

"Edhe në të kaluarën edhe sotjemi duke punuar me instru-mente të kalibruara dhe testuar,mirëpo kemi shfrytëzuar shër-bimet e operatorëve privatë të

kontraktuar. Tash këto shërbimedo t'i kryejmë në institucioneshtetërore dhe sigurisht me njëkosto shumë më të lirë", kathënë Qalaj.

Në një ceremoni të organizuar ngaShërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK)dhe Akademia e Kosovës për SiguriPublike, të martën janë certifikuar 119oficerë korrektues të gjeneratës së 41-tëtë Shërbimit Korrektues të Kosovës, tëcilët pritet ta fillojnë angazhimin etyre në Burgun e Sigurisë së Lartë dhenë Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Page 8: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

08 E MËRKURE, 31 KORRIK 2019 AKTUALE

‘Banana Republikat Ballkanike’

Prof. DDr. BBlerim RREKA

Çereku i Ballkanit iku nëPerëndim, para "perëndizimit"të rajonit. Sa më shumë që elitate korruptuara ballkanike premtojnë afrimin mePerëndimin, aq më shumë qytetarët e tyre largohen ngavendi. Para integrimit tështeteve të tyre, qytetarëttashmë u "integruan" në BE.Ky proces i integrimit individualpara atij shtetëror duket se ukonvenon të dyja palëve.Qytetarëve për të ikur nga joperspektiva, kurse "establish-menteve" për të mbetur mëgjatë në pushtet jashtë radaritkontrollues të Brukselit. Humbikështu një gjeneratë e tërëpostkomuniste, duke i besuaridealit të demokracisë mesundim ligji. Të lindur para tredekadave, ata më nuk janë nëBallkan, por atje ku jetojnë këtoideale. Pas tyre shkuan edhegjenerata të tjera, dukerrezikuar zbrazjen e rajonit.Ndoshta Ballkani edhe do tëintegrohet një ditë në BE, porme shtete të zbrazëta.Ballkanasit e rëndomtë ubesuan me vite broçkullave sesundimi i ligjit është kyç për

integrimin euroatlantik.Sot po binden se mossundimi iligjit i ndëshkoi vetëm ata, porjo edhe qeveritë e tyre. Qytetarëte thjeshtë mbetën të zhgënjyer,por jo edhe qeveritë e tyre.Autokratët lokalë zbuluan se nëvend të sundimit të ligjit, mundtë sundojnë me ligj. Vendosënfeudalizmin e vëllazërive, dukekrijuar shtetarë të pasur nështete të varfra. Nafta, cigarja,droga, kazinot dhe prostitucionikontrolloheshin brenda feudevestrikte të përcaktuara, ndërkaqjashtë, pa marrë parasyshfjalorin nacionalist, lulëzoninaleancat e krimit trans-kufitar të"atdhetarëve të mëdhenj".Kështu, rajoni inauguroi njëfenomen të ri se gjithkund kamafi, por në Ballkan mafitë kanështetet e tyre. Ballkanasitshpikën kazino-kapitalizmin qëmbahet nga larja e parave.Këshilli i Evropës përmes"Raporteve Greco" alarmon mevite se Ballkani është bërë lava-triqe e parasë së pistë. Riciklimii "establishmenteve" shtetërorenë të gjitha zgjedhjet vetëm"legjitimonte" të njëjtit, për tëcilët elektorati nuk zgjidhte programin politik, por votontevazhdimin e zhvatjes së buxhetit. Votat siguroheshin ngaadministrata shtetërore, sepseshteti mbeti punëdhënësi kryesor. Jorastësisht Brukseli mevite alarmon për tejkalimin përdisa herë të numrit të shërbyesvecivilë në raport me numrin epopullsisë. Me kot kjo adminis-tratë shtetërore jo që nukzvogëlohej, por vazhdoj të rritej,

e me të edhe votat e sigurta përpushtetin. Në çdo cikël elektoralvotohej partia në pushtet, sepsevotuesi i tyre varej nga rroga eshtetit.Ky "inxhinjering" elektoralpostkomunist ballkanik i bëriqytetarët vetëm pagues tëtatimeve, të cilat i "admin-istronin" qeveritarët; në emrin etyre, por pa llogaridhënie ndajtyre. Zhvatja e buxhetitzëvendësoi premtimet e mëdhaelektorale. Tenderizmi zëvendë-soi "nacionalizmin". Shitësit eflamujve kombëtarë intereso-heshin për paranë kombëtare.Kryeministri kroat Sanader,ndonëse lider i partisë nacional-iste kroate, përfundoi në burgpër zhvatje buxhetore. Asnjëkoleg i tij nga Ballkani ndërkaqnuk përfundoi në burg.Qytetarët, me votën e tyre, pravazhduan t'i "legjitimojnë"zhvatësit e buxhetit që mbushetnga xhepat e tyre. Kur qytetarëtu ankohen ndërkombëtarëvepër keqqeverisje, përgjigja e tyrestandarde është "ju vetë i kenivotuar". Po, pikërisht, i kishinvotuar, por jo zgjedhur. Votimi:me kuti të mbushura, me shan-tazhe e kërcënime, apo me bler-je votash, nuk është zgjedhje elirë. Aq sa mund të konsidero-hen zgjedhje, ato ku aplikohej"treni bullgar" apo ndalja errymës pak para përfundimit tëvotimit! Mirëpo, tash e tridhjetëvjet pas komunizmit, ODHIRdhe ambasadorët e huaj vetëmkonstatonin parregullsitë tëcilat përsëriteshin në zgjedhjet eardhshme. Në zgjedhjet e reja

pastaj kandidonin madje edhetë dënuarit gjyqësor për shkeljeelektorale. Të gjitha diheshin,pos nga vëzhguesit ndërkombë-tarë. Mandatet e tyre ishin tëpërkohshme dhe ata duhejarsyetuar punën e vet.Diplokracia mbylli sytë para sta-bilokracisë. Sundimi i ligjit dhedemokracia u flijuan para sig-urisë. Qeverisja e mirë paraoligokracisë. Ndërkombëtarëtranë në kurthin e bosëve ballka-nikë, se "pa ta rajoni mund tërrëshqiste drejt alternativave tëtjera strategjike". Por, shan-tazhimi i tyre ishte pikërisht ikundërt: korrupsioni institu-cional i këtyre qeverive ishtedera e hapur për lojtarët jop-erëndimorë. Prandaj, jorastë-sisht shtetet që kundërshtoninintegrimin euroatlantik tërajonit zyrtarisht mbronin koa-licionet e qeveritarëve të kor-ruptuar. Por, pse toleroheshinedhe nga perëndimorët?Zyrtarët ndërkombëtarë itakonin dhe vazhdojnë t'i tako-jnë edhe ata me dosje kriminaleedhe ata që i kishin vendosur nëlista të zeza. Takonin shtetarët ekorruptuar, ndërkaq qëpërsërisin domosdonë e shtetittë së drejtës. Atij që sundohetnga shkelësit e ligjit? Cilit shtet?Atij ku Kushtetuta është bërëmonedhë pa vlerë e tregtisëkonstitucionale të partive?Shtetit ku nuk funksiononGjykata Kushtetuese? Atij kuGjykata Supreme për një vit nukshqyrton asnjë lëndë? KuSupremja interpreton ligjin, nëvend të Kuvendit, e ky i fundit i

raporton qeverisë dhe jo ekundërta? Ku Kuvendi ështëshndërruar në fotokopjues tëligjeve qeveritare? KuProkuroria Speciale, e krijuarmu nga ndërkombëtarët, lejo-het të shuhet nga akshampazaret vendore? Ku shtetidënon për ryshfet minor, poassesi për kurdisje tenderëshmadhorë?Në Ballkan "Republika" mbetivetëm fasadë e një rendi tëdëshiruar ligjor. "BananaRepublikat" e shekullit të kaluaru zëvendësuan nga republikatballkanike në fillim të këtijshekulli. Nga shtete të kapura,ato po rrëshqasin drejt shtetevetë dështuara. Kapotë ballkaniketoleroheshin në emër të sta-bilitetit rajonal, sepse edhe vetëndërkombëtarët ishin të bindurse para shteteve demokratikeduhej mbajtur dosido sigurinërajonale. E pa: "capo di tuticapo", kjo dukej e pamundur.Perëndimi, një herë gaboi nëBallkan, me besimin e parezervëndaj Millosheviqit, pa të cilin,siç raportonin diplomatët eatëhershëm, "nuk mund të arrihet paqja në Ballkan".Fatkeqësisht, edhe sotndërkombëtarët për hir të stabilitetit rajonal, vazhdojnë tëmbyllin sytë para kollumbizimittë rajonit. Nëse kjo edhe mundtë arsyetohej disi para tredekadash, kur Ballkani nukkishte asnjë shtet anëtar tëNATO-s. Pse sot, kur, posSerbisë dhe Bosnjës, të gjitha tëtjerat janë nën ombrellën e sig-urisë së aleancës veriatlantike?

GJAKOVË, 330 KORRIK (ER) - Tëmartën kanë filluar punimet përasfaltimin e rrugëve në fshatinCërmjan të Komunës së Gjakovës.Me rastin e fillimit të punimeve në

këto rrugë ishte i pranishëmkryetari i Komunës së Gjakovës,Ardian Gjini, dhe kryetari i Degëssë Nismës Socialdemokrate nëGjakovë, Fazli Hoxha, parti kjo e

cila është pjesë e koalicionit qeverisës me AAK-në këtë qytet."Jam i lumtur që koalicioni lokalAAK-Nisma Socialdemokrate dhepartitë e tjera po realizon prem-

timet e dhëna për infrastrukturërrugore. Nisma Socialdemokratenë këtë qeverisje lokale është dukedhënë kontributin për mirëqe-nien e qytetarëve të Komunës së

Gjakovës. Deri në përfundim tëmandatit të qeverisjes lokale tëgjitha rrugët si në qytet ashtu edhenë fshatra do të përfundojnë komplet", ka deklaruar Fazli Hoxha.

Fillojnë punimet për asfaltimin e rrugëve në fshatin Cërmjan të Gjakovës

Page 9: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

09E MËRKURE, 31 KORRIK 2019EKONOMI

PRISHTINË, 330 KORRIK (ER) -Shoqata e ndërmarrjeve qëmerren me qarkullim të naftës,derivateve të naftës, gazravedhe lubrifikanteve (ShQNGL),ka kundërshtuar vendimin eministrit të Tregtisë dheIndustrisë, Endrit Shala, qëobligon kompanitë që shesinderivat, t'i pastrojnë rez-ervuarët çdo tre vjet.

Kryetari i Shoqatës, FadilBerjani, në një konferencë përmedia të martën, ka thënë sekanë pasur takim me ministrine Tregtisë dhe Industrisë, EndritShalën, porse nuk janë marrëparasysh kërkesat e tyre. Ai kathënë se është për t'u habitur senjë ministër në largim merr njëvendim të tillë dhe i lë naftë-tarët në një pozitë të keqe, ku

nuk kanë as ku të ankohen."Askund në botë nuk bëhetpastrimi i rezervuarëve.Qytetarët duhet ta kuptojnë sepastrimi i rezervuarëve nuk iubënë mirë qytetarëve, vetëmdëm, pasi një pastrim i tyrekushton rreth 700 euro. Nukështë në rregull që pastrimi irezervuarëve të bëhet çdo trevjet", ka thënë Berjani.

Naftëtarët kkundërshtojnë ppastrimin ee rrezervuarëve ççdo ttre vvjet

Albulena SS. MMAVRAJ

PRISHTINË, 330 KORRIK - Telekomi iKosovës e ka shpallur të përfun-duar kontratën me kompaninë"Z-Mobile", të cilën e kishtevlerësuar shumë të dëmshme.Kjo kontratë ishte nënshkruarpara dhjetë vjetësh, kurse afati iskadonte të martën, më 30 kor-rik.Kryesuesja e Bordit të Telekomittë Kosovës, Besa Shatri-Berisha,në një konferencë për media kapohuar se kontrata me "Z-Mobile" është ndërprerë. Derite ky vendim, sipas saj, erdhipas një periudhe gjashtëmujoretë negociatave në mes tëTelekomit dhe kompanisë "Z-Mobile" në lidhje me kushtet ereja kontratës, por në fund palëtnuk kishin arritur ndonjë mar-rëveshje. "Bordi i drejtorëvenjofton se pas një periudhegjashtëmujore nuk kanë arriturmarrëveshje mbi kushtet e reja,prandaj sot kryeshefi ekzekutivka dërguar njoftim me vendimtë Bordit për shpallje të pasuk-sesshme për përfundim të kon-tratës me 'Z Mobile' nga data 31korrik", ka thënë Shatri-Berisha.Edhe kryeshefi ekzekutiv iTelekomit të Kosovës, BedriIstrefi, ka thënë se pas dështim-it të negociatave, kontrata me"Z-Mobile" shpallet e përfund-uar dhe pa asnjë obligim kon-traktual. "Bordi i Drejtorëve tëTelekomit në mbledhjen edjeshme më ka autorizuar përta shpallur publikisht për-fundimin e pasuksesshëm tënegociatave dhe ndërprerjen eçdo raporti kontraktues mesTelekomit dhe Dardafon-it (Z-Mobile). Kompania Dardafon

është njoftuar zyrtarisht gjatëditës së sotme përmosvazhdimin e çdo raportikontraktues mes dy kompanivetona", ka thënë Istrefi.Ai i ka njoftuar konsumatorëtqë shfrytëzojnë shërbimet e "Z-Mobile" se për ta nuk do tëparaqitet asnjë problem. "Tëgjithë konsumatorët që shfrytë-zojnë shërbimet e Dardafon (Z-Mobile) të mos bien në panik,sepse në bashkëpunim nëAutoritetin Rregullativ tëKomunikimeve Elektronike dhePostare të Kosovës (ARKEP)jemi duke punuar ngushtë që ta

zbatojmë edhe fazën e tranzi-cionit që do të zgjasë nga 30deri 120 ditë", ka thënë Istrefi.Në kundërshtim të vazhdimit tëkësaj kontrate vazhdimishtkanë qenë edhe punëtorët eTelekomit, të cilët që dy ditëkanë mbajtur grevë tëpërgjithshme.Telekomi i Kosovës dhe kompa-nia "Z-Mobile" në vazhdimësikanë pasur mosmarrëveshje nëlidhje me një kontratë të nën-shkruar 10 vjet më parë, e cila ikishte mundësuar kompanisë"Z-Mobile" të ishte operatorvirtual i telefonisë mobile"Vala". Mospajtimet mes palëvekishin nisur kur "Z-Mobile"kërkoi numra shtesë. Çështjakishte shkuar në Arbitrazh dhemë pas Gjykata e Prishtinëskishte vendosur në favor tëkompanisë "Z-Mobile".Ndërkaq për dëmin e shkaktuarndaj kompanisë "Z-Mobile",Telekomi i Kosovës obligohej t'ilëshonte numra shtesë "Z-Mobile", t'i ofronte shërbimet3G dhe 4G dhe të paguante njëgjobë mbi 25 milionë euro në

emër të shpagimit të dëmit,fitimit të humbur dhe shpenz-imeve të procedurës së arbi-trazhit.Pas të gjitha këtyre mosmar-rëveshjeve dhe dëmshpër-blimeve, Telekomi hyri në krizëfinanciare.Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, ka thënë përgazetën "Epoka e re" se gjendjanë Telekom është rënduar dheka probleme financiare. "Netashmë jemi në proces tëristrukturimit të Telekomit tëKosovës në bazë të marrëvesh-jes që kemi me BERZh-in dhebesoj se pas gjashtë muajveTelekomi do të jetë në fazën eprivatizimit", ka thënë ai.Kryetari i KomisionitParlamentar Hetimor përTelekomin, Visar Ymeri, kathënë se kjo kontratë i kashkaktuar dëme të mëdhafinanciare dhe ngarkesa tëpapërballueshme tekniko-teknologjike Telekomit tëKosovës. "Përveçse është dëm-tuar kompania më e suk-sesshme publike e Kosovës,

janë dëmtuar edhe abonuesit esaj, pra qytetarët e Kosovës,shërbimet e komunikimeveelektronike, të cilët kanë pësuarnjë degradim të vërejtshëm", kathënë Ymeri.Ai ka thënë se AutoritetiRregullativ i KomunikimeveElektronike dhe Postare(ARKEP) duhet menjëherë tëvendosë që 300 mijë numrat nëpërdorim të 'Z Mobile' t'i kthe-hen kompanisë që e ka autoriz-imin individual për përdorim tënumeracionit, Telekomit tëKosovës në mënyrë që të shfry-tëzohen nga "Vala 900".Telekomi i Kosovës është kom-pani publike e transformuar nëshoqëri aksionare, në të cilënoperon telefonia fikse dhe ajomobile "Vala". Operatori "Vala"ka mbi 1.2 milion konsumatorënë nivel vendi. Kjo kompani kapërafërsisht 2 400 punonjës,kurse paga mesatare llogaritettë jetë mbi 730 euro. Qeveria eRepublikës së Kosovës ështëpronare e 100 për qind tëaksioneve të Telekomit tëKosovës.

Telekomi i Kosovës shkëput kontratën me ‘Z-Mobile’

Telekomi i Kosovës ka shkëputur të martën kontratën me kompaninë telefonike "Z-Mobile".Në një konferencë për media kryetarja e Bordit tëTelekomit, Besa Shatri-Berisha, ka njoftuar sepas gjashtë muajve bisedime të pasuksesshmeme "Z-Mobile", kanë shkëputur kontratën.Ndërkaq kryeshefi ekzekutiv i Telekomit tëKosovës, Bedri Istrefi, ka njoftuar konsumatorëtqë shfrytëzojnë shërbimet e "Z-Mobile" se për tanuk do të paraqitet asnjë problem

Page 10: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

10 E MËRKURE, 31 KORRIK 2019 FEJTON

Përgatiti: SSelatinNovosella

- Përshtypjet në "librin e zisë"

Bacë, Ti ma largon vdekjen!

27 korrik 2018, (nënshkrimi i palexueshëm)

Respekt për HEROIN EKOSOVËS dhe të SHQIPËRISË!

27 korrik 2018,Basri Misini

Lirinë nuk ua solla unë, por egjeta në mesin tuaj! Do vazhdojmë idealin e nisur ngaJu për Shqipërinë e bashkuar...

27 korrik 2018,Xhemail Aliu, Lipjan

Ju ishit dhe do të jeni liria e Kosovës dhe të gjithëshqiptarëve!

27 korrik 2018,(nënshkrimi i palexueshëm)

Ju ishin dhe mbeteni krenaria eKombit Shqiptar! Respekt!

27 korrik 2018,Vehbi Zeqiri

Lavdi jetës dhe veprës se Heroittë Kombit! Lavdi Bacës AdemDemaçi!

27 korrik 2018,Bali (mbiemri i palexueshëm)

I nderuari, z. Baca AdemDemaçi, ishe dhe mbeteshmodel për të kenë shqiptar!

27 korrik 2018,Ismet Latifi

Ike për të mos vdekur kurrë!Dheu i lehtë të qoftë, BacaAdem!

27 korrik 2018,Bujar Lepaja

Do të iu kujtojmë sa të jetë jeta!Zoti bëftë rahmet në ju për aqshumë që keni bërë për ne!

27 korrik 2018,(nënshkrimi i palexueshëm)

Ishe dhe do të mbetesh për jetënjeriu të cilin e çmova, respek-tova dhe e desha si baba! Lavdi

veprës Tënde!

27 korrik 2018,Fixhrie Bilalli Shala

Shëmbëlltyrë e thjeshtësisë mëtë bukur, veprimit të pareshture vullnetit të paepur, BacaAdem! Qofshi udhëzues ipërhershëm me vlerat që na imësove. Ishe mishërim i vullnetit të pakthyeshëm, atdhedashurisë se pareshtur,pishtar i drejtimit të pakthyeshëm për kombin, flamurin dhe popullin. Baca Adem, idealet dhe veprattuaja na ndriçofshin rrugënpërjetësisht!

27 korrik 2018,Ushtari Yt, Blin B. Shala

Në kujtim të kuptimit të jetësdhe vlerave të pamasë siç janënjerëzorja dhe liria pa kufij, padallim dhe për të gjithë! Gjatëdo jetojë kujtimi për mendjendhe shpirtin tuaj të madh, BacaAdem!

27 korrik 2018,(emri i palexueshëm) Shala

Linde trëndafil, u rrite trëndafildhe vdiqe për të mos vdekurkurrë, prapë si Lulëkuqe e kom-bit tënd! Lavdi, Bacë!

27 korrik 2018,Selajdin Hajrullahu

Do të mbetesh Legjendë si sim-bol i Lirisë së shqiptarëve!

27 korrik 2018,Hashim Krasniqi, Qerret,Kavajë

Lavdi jetës dhe veprës Tënde!Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës.Lavdi!

27 korrik 2018,(nënshkrimi i palexueshëm)

I nderuari Baca Adem! Respektjetës dhe veprës suaj, mik idashur!

27 korrik 2018,Nezir Gashi

Respekt Bacë, nuk u rrëzoveasnjëherë! Përherë qëndrove nëkëmbë!

27 korrik 2018,Xheva Shala

Lavdi jetës dhe veprës Tënde!Lavdi guximit Tënd! Lavdi qën-dresës Tënde!

27 korrik 2018,Endrit Shala

Me vepër nderove gjithë kombinshqiptar! Lavdi e përjetshmeBacë!

27 korrik 2018,R. Misini

Kjo është një humbje e madhepër gjithë kombin shqiptar.Lavdi jetës dhe veprës së BacësAdem Demaçi!

27 korrik 2018,(nënshkrimi i palexueshëm)

Lavdi veprës suaj patriotike!

27 korrik 2018,A. Gashi

Thellë ka lëshuar rrënjë nëmemorien e popullit shqiptar,jeta dhe vepra e juaj kombëtare,Baca Adem! Të pashlyera do tëmbesin kujtimet për të madhinlegjendën e kombit tonë!Përgjithmonë do kemi dhembjepër Ty. Do vazhdojmë veprënTënde më të gjitha fuqitë tona!Unë një bashkëveprimtar i vogëlYti!

27 korrik 2018,Sadik Krasniqi

Nder e Lavdi heroit tonë kom-bëtar, zotit Adem Demaçi!

27 korrik 2018, (nënshkrimi i palexueshëm)

Ndriçim për shqiptarët! Dritëpër Kosovën! Dritë përShqipërinë!Lavdi Bacës Adem Demaçi

27 korrik 2018,Tahir Bajgora

Nder e Lavdi heroit tonë kom-bëtar, zotit Adem Demaçi!

27 korrik 2018,A. Hajzeraj

Do ta kujtojmë Bacën gjith-monë si njeri të papërkulur dhetë pamposhtur në luftën e tij përliri dhe bashkim, i cili tërë jetënia kushtoi kësaj kauze kom-bëtare!

27 korrik 2018,Familja Fazliu

Baca Adem është ajo figurë epavdekshme që do të jetojë për-jetësisht në shpirtin e kombittonë. Është Baca ai i cili mbanflakadanin e lirisë ndezur!

27 korrik 2018.Agim Kuleta, kryesues iKuvendit të Prishtinës

E pata nderin të jetojë në një

shekull me Ty, Baca Adem!Pusho i qetë në dheun eKosovës!

27 korrik 2018,Sadik Islami

Isha i nderuar të të bëjë rojepranë arkivolit të babit tëKosovës! Të qoftë i lehtë dheu iKosovës! Lavdi Bacës, AdemDemaçit!

27 korrik 2018,Nebih Sylejmani, Londër

Baca Adem është kolos i atd-heut, patriot i cili do të kujtohetsa të ketë popull shqiptar. Menderime do të kujtojmë përherë!

27 korrik 2018 Gani Bimbashi

Baca ynë Adem Demaçi kaloi nëpërjetësi. Qoftë i përjetshëmkujtimi për Bacën tonë, për këtëkolos të Shqiptarisë!

27 korrik 2018,Basri Berisha

Na ishin shumë Yje, të cilëtbënin dritë. Një Yll i madhpapritmas u fik! E lanë të vetëmtë shkrijë këtë Yll me dekada nëqeli, por bënte dritë edhe aty!Lavdi!

27 korrik 2018,Agim Vatovci

Lavdi heroit të luftës, paqes dhedemokracisë, z. Adem Demaçit!U shkri për Gjeografinë Etnike tëAtdheut!

27 korrik 2018,prof. Dr. Flori Bruçi

Lavdi Heroit të Kombit, atd-hetarit e shqiptarit të vërtetë që

nuk harrohet kurrë.Ngushëllimet nuk mjaftojnë!

27 korrik 2018,Sahit Menxhiqi

Baca Adem,Vepra Juaj na tregon se mad-hështinë e një kombi të robëru-ar nuk e tregon forca e tij, pordëshira dhe përpjekja për tëqenë i lirë. Ju edhe i mbyllur emundet perandorinë barbareserbe! Nder e respekt veprëstuaj fisnike dhe patriotike!Lavdi!

27 korrik 2018,Ilir Kabashi, regjisor

Adem Demaçi shfaqi fuqinë epamposhtur të popullit shqip-tar, duke kundërshtuar hapurrrugën e okupimit dhe i hapirrugën lirisë, çlirimit dhe u bëNDERI I KOMBIT!

27 korrik 2018,Imer Lladrovci

Iu përkujtoj me dhembje e memall! Prehu në paqe Baca Adem!Ke qenë dhe do të mbetesh përjetë e mot Mendela i Kosovës.Kurrë populli nuk do të të harrojë! Lavdi

27 korrik 2018,Xhyla Demolli

Unë Behram Hoti (Drenica) dyfjalë; Askujt, apo kujt i ka hijeme i thanë ato dy fjalë ishe TI! Epo kush i tha më mirë se Ti - Nëna Shqipëri!Të bekoftë Allahu!

27 korrik 2018,Behram Hoti

(Vazhdon nnë nnumrin eeardhshëm)

ADEM DEMAÇI, HERO I KOSOVËS DHE NDERI I KOMBIT

Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së Adem Demaçit, 26 korrik 2018 (7)

- Përshtypjet në "librin e zisë"

Page 11: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

11E MËRKURE, 31 KORRIK 2019FEJTON

Shkruan: NNaim KRASNIQI, ffizikan

Në fotografi shihet një rreth indritshëm që e mbështjellëHënën. Nëse e shikojmë pozitën etrupave qiellorë saktësisht shihetse toka së bashku me Hënën nëkëtë kohë ndodhet në mes Diellitdhe Jupiterit (shih figurën 53),kurse në distancë 377 837 ndod-het Hëna. Në këtë rast në trupin eHënës takohen të paktën tri fushaantimagnetike e Jupiterit, tokësdhe diellit. Fusha antimagnetike e diellit ebartë dritën dhe e ndriçon Hënënnë anën e përparme e cila shihetedhe nga kjo pozitë. Këtë ndriçimtë Hënës e ndihmon edhe fushaantimagnetike e tokës e cila rrezete diellit i bën më të dendura afërHënës. Ngjashëm edhe fushaantimagnetike e Jupiterit e godetanën e kundërt të Hënës me valëtë errëta në këtë mënyrë e zgjeronfushën antimagnetike të diellit,përkatësisht i zgjeron rrezet e diel-lit për rreth Hënës. Prandaj rrethHënës formohet një mbështjellës indriçuar, që vërehet nga toka,mirëpo për shkak se trupat janënë lëvizje të përhershme edhe for-cat ndërrojnë kohë pas kohe,ashtu edhe mbështjellësi indriçuar i Hënës ndërron kohëpas kohe.

Argument 22Nëse e vëzhgojmë një qytet natënnë kohën me mjegull,apo nësenga një breg e shohim një fshatëposhtë të ndriçuar shumë qartëmund të vërehet se drita e qytetitapo e fshatit ngritët në lartësishumë lartë, në formë të gjysmër-

rethit kurse në anët anësoreshumë pak (shih figurën 54).Kjo na jep për të kuptuar se fushaantimagntike që buron nga tokakalon vertikalisht nga qendra nëdrejtim të periferisë, dhe eshpërndan dritën e qytetit shumëmë shumë në mënyrë vertikale,kurse këtë dritë e zvogëlon nëskaje duke e ngritur përpjetë.Sikurse të mos ekzistonte kjo forcëdrita nuk do të përhapej, por do tëkishte mbetur në lartësinë endërtesave.

Zëri, sshpërndarja dhe sshpejtësia

Ngjashëm sikur dritën që eshpërndan fusha antimagnetikenga dielli në drejtim të trupave tëtjerë qiellor, tërësisht ngjashëmedhe zërin e shpërndan fushaantimagnetike e tokës, nga burimideri te dëgjuesi.

Argument 11Zëri natën në nivele të njëjta tëlartësisë mbi detare, dhe në dis-

tanca të shkurta shpërndahet mëlehtë dhe dëgjohet shumë mëmirë se sa që dëgjohet ditën. Kjondodhë për arsye se fusha anti-magnetike që buron nga toka eshpërndan zërin nga burimi derite dëgjuesi, kurse fusha antimag-netike që vjen nga dielli dhe egodet tokën, në një formë i izolonzërin më shumë se sa natën.

Argument 22Nëse në një ndërtesë të lartë rreth100 metra vendosim njëregjistrues zëri në decibel, kursenë fund lëshojmë një ultra zë,atëherë regjistruesi që është lartënë 100 metra regjistron vlerën mëtë lartë të zërit në decibel, kurseregjistruesi tjetër që ndodhet 100metra distancë horizontale eregjistron vlerën më të vogël,kështu që në ndërtesa të larta mëshumë dëgjohet zhurma se sa nëtë ulëtat.

Argument 33Dy persona ndodhen në distancë1029 metra (shih figurën 55) njërie godet me çekan një metal,vëzhguesi në 1029 së pari e shefpersonin duke goditur me çekan epas tre e më shumë sekondave edëgjon krismën.Kjo ndodhë për faktin se fushaantimagnetike që buron nga tokae shpërndan zërin në drejtim ver-

tikal, kurse zëri që shkon në drej-tim horizontal e humb efektinshkon me vonesë te burimi dheme intensitet shumë më të ulët.

Argument 44Nëse një aeroplan fluturon 10 000metra lartësi, natën dëgjohetshumë pak apo nuk dëgjohetaspak, por ditën nga mesi i ditësdëgjohet më shumë. Kjo ndodhëse fusha antimagnetike e diellitkëtë zhurmë e kthen deri në tokë,prandaj sikur të mos largohej kjozhurmë e aeroplanëve nënveprimin e fushës antimagnetikeqë buron nga toka zhurmat eaeroplanëve do të ishin abso-lutisht të padurueshme për ne.Por si do që të jetë asnjë pikë nëunivers nuk ekziston ku nuk kafushë antimagnetike. Edhe tokanë ç'do vend përpos fushës së sajëfusha antimagnetike, ajo goditennë ç'do kohë nga fushat e tjeraantimagnetike prandaj sikur gjatënatës ashtu edhe gjatë ditës zëridhe valët shpërndahen në tëgjitha anët vetëm se me shpejtësitë ndryshme.Mirëpo intensiteti i zërit dhe kohavaren edhe nëse efektet ndodhinditën apo natën, dhe pozita eTokës që ndodhet në sisteminsolar, si shembull zëri natëndëgjohet më shumë nga qershorideri në gusht 2020. Fund.

Zëri, shpërndarja, drita, zhurma dhe shpejtësia

Fizika simetrike, udhëtim drejt universit (14)

Page 12: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

UASHINGTON, 330 KORRIK -Presidenti i Shteteve tëBashkuara, Donald Trump, do tavizitojë Poloninë më 31 gusht derimë 2 shtator, për të marrë pjesënë ceremonitë e shënimit të 80-vjetorit të përfundimit të Luftës sëDytë Botërore, njoftoi kabineti ipresidentit të Polonisë. Kjo do të

jetë vizita e dytë e presidentitTrump në Poloni, që nga korriku ivitit 2017. E udhëhequr nga njëqeveri e krahut të djathtë, Poloniaështë ndër partneret më të afërtatë Uashingtonit në Evropë.Bashkëpunimi midis dy vendevebazohet në fushën e mbrojtjesdhe të energjisë.

Më 1 shtator presidenti Trump dotë marrë pjesë në një ceremoninë Varshavë e cila shënon 80-vje-torin e pushtimit nazist tëPolonisë, më 1 shtator 1939.Rreth 6 milionë qytetarë polakë uvranë gjatë luftës, gjysma e tyrehebrenj dhe vendi u shkatërruatërësisht përgjatë viteve të luftës.

12 E MËRKURE, 31 KORRIK 2019 GLOB RAJON

Presidenti TTrump ddo tta vvizitojë PPoloninë

MOSKË, 330 KORRIK - Pamjet ngarrugët e Moskës, fundjavën ekaluar, ishin mjaft të njohura.Forcat speciale, veshur me hel-meta, maska të zeza dhe çizme,qëllonin protestuesit meshkopinj; disa i fusnin nëautomjete të blinduara. Demonstruesit, shumica nëpantallona të shkurtra, bluza eatlete, regjistronin me telefonamobilë dhe thërrisnin sloganetë ndryshme. Por, diçka ndrysheka qenë më 27 korrik dhe pyetjetqë shtrohen janë: çfarë saktë-sisht, përse tani dhe çfarëpason?Gati 1 400 njerëz janë ndaluargjatë protestave në Moskë, tëcilat janë nxitur nga aktivistëtpolitikë liberalë që synojnë tëgarojnë në zgjedhjet përkëshillin e kryeqytetit, më 8shtator. Disa nga brohoritjet edëgjuara shprehnin dëshira si:

"Rusia pa Putinin" dhe "Rusiado të jetë e lirë". Me javë të tëra janë grumbullu-ar dëshmi se autoritetet zgjed-hore po bëjnë përpjekje për tëgjetur pretekste për të moslejuar kandidimin e kandi-datëve opozitarë, liberalë osethjesht të pavarur. Aktivistët e opozitës - AlekseiNavalny, Leonid Volkov, LyubovSobol dhe Ilya Yashin - kanëthirrur protesta për ta shprehurpakënaqësinë publike për këtë.Por, autoritetet e Moskës uakanë bërë të qartë para kohe:Mos e bëni një gjë të tillë! Dhe,protestuesit janë ndëshkuarrëndë. Sipas disa llogaritjeve, kjo kaqenë dhuna më e keqe që ngavala e protestave më 2011-2012.Atëbotë zemërimi ka pasur tëbëjë me provat për mashtrim nëzgjedhjet parlamentare dhe me

planet e Vladimir Putinit për t'ukthyer në presidencë.Shumë prej atyre protestave janëmbajtur në Sheshin "Bolotnaja"të Moskës, përfshirë një që kashpërthyer në dhunë midisprotestuesve dhe policisë.Dhjetëra njerëz janë ndjekurpenalisht në atë që është bërë injohur si Rasti Bolotnaja.

Ashpërsia ee bbefasishme

Për vëzhguesit e Kremlinit, reag-imi luftarak i policisë në fund-javë nuk ka qenë befasi.Ashpërsia ka qenë, ashtu si edhenumri i pjesëmarrësve nëprotestë, pavarësisht prej sin-jaleve se mund të ketë reagim tëvrazhdë nga policia.Për analisten politike LiliyaShevtsova reagimi më shumë segjithçka është një sinjal se kujanë kufijtë për Kremlinin. Dhekëta kufij e kanë zanafillën nëvendimet e liderit sovjetikMikhail Gorbachev, në vitet 1980dhe perceptimin se politikat e tijkanë çuar në prishjen e vendit."Kremlini e kujton mirë epokëne Gorbaçovit: Hapeni dritarenpak dhe ata do ta hapin gjithë

derën", ka shkruar Shevtsova nënjë koment të publikuar në ueb-faqen e radio-stacionit EkhoMoskvy.Shifrat e pjesëmarrësve nëprotestat e fundjavës sillen nga 3500 deri në 20 000, varësisht sekush i bën numërimet: zyrtarëtapo grupet opozitare.Një javë më herët, një protestë engjashme në Moskë ka mbled-hur mbi 22 000 njerëz sipasorganizatorëve dhe ka qenë mëe madhja që nga vitet 2011-2012.Vladimir Gelman, i cili ligjëronnë Universitetin Evropian nëShën Petersburg, ka thënë sepjesëmarrja ishte më e madhesesa që prisnin autoritetet dhese reagimi i ashpër ka qenëreflektim i faktit që janë zënë nëbefasi. Siç lë të kuptohetShevtsova, çështja nuk është sekush do të garojë në zgjedhjetlokale në Moskë, apo nëse poli-cia ka të drejtë t'i godasë njerëz-it, apo nëse rusët kanë të drejtëtë mblidhen paqësisht.

Pasiguritë qqë kkanosen

Nuk është ende e sigurt nësePutini do të përpiqet ta ruajë

autoritetin apo kush do ta paso-jë nëse nuk e bën një gjë të tillë.Falë procesit koreografik zgjed-hor dhe kontrollit të Kremlinitmbi mediet, Putini është zgjed-hur me shumicë dërrmuesepresident në mars të vitit 2018.Por, popullariteti i tij është dëm-tuar nga stagnimi i pagave, rritjae moshës së pensionimit, neve-ria me partinë Rusia e Bashkuardhe pakënaqësitë me procesinpolitik, veçanërisht në nivelinlokal. Kjo e komplikon krijimin enjë plani pasardhës ose të njëplani të pas-Putinit. Imazhet epolicisë, duke i bllokuarprotestuesit që ushtronin një tëdrejtë të garantuar me kushte-tutë, e bëjnë atë edhe më tëndërlikuar.E ajo që i bën gjërat edhe më keqështë se Navalny dhe grupe tëtjera opozitare po arrijnë t'ipërçojnë mesazhet e tyre, edhepse Kremlini ua ka bllokuar qas-jen në televizionin shtetëror. Tatyana Stanovaya, analiste qëdrejton një organizatëkëshilluese të quajtur R. Politik,ka thënë se përgjigjja e policisëgjatë fundjavës duket se sug-jeron se Kremlini po humb për-ballë opozitës. "Kremlini duketse nuk e di çfarë të bëjë meopozitën anti-regjim, që kakapacitet të organizojë protestanë rrugë", ka shkruar ajo në njëkoment të publikuar ngaQendra Carnegie në Moskë."Shtypja e tanishme dhe njëraund i ri i ndjekjeve penale tëaktivistëve janë bast i qartë përnjë skenar më të ashpër", kathënë Stanovaya.Qeveria, sipas saj, është e hutu-ar dhe "një konfuzion i tillëbrenda qeverisë është rezultat ifaktit se nuk ka asnjë mënyrë tëlehtë për të dalë nga krizaaktuale".Rusia ka hyrë në një periudhë tëpasigurisë serioze, ka thënë ajo.Grupet e opozitës po përpiqentë marrin mbështetje për njëprotestë tjetër në rrugë brendanjë jave. Autoritetet, ndërkaq,po mbajnë seanca gjyqësore përdisa prej të arrestuarve, kryesisht nën akuzat përkundërvajtje dhe shkeljeadministrative. (rfe).

Pse përgjigjja zyrtare ndaj protestave në Moskë mund të jetë pikë kthese?

Gati 1 400 njerëz janë ndaluar gjatë protestave nëMoskë të cilat janë nxitur nga aktivistët politikë liberalë që synojnë të garojnë në zgjedhjet përkëshillin e kryeqytetit më 8 shtator. Disa nga brohoritjet e dëgjuara shprehnin dëshira si: "Rusiapa Putinin" dhe "Rusia do të jetë e lirë"

Page 13: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

13E MËRKURE, 31 KORRIK 2019PUBLICITET

Auto Shkolla “RITMO - L”

Prishtinë

Eksperienca jonë- përfitimi i juaj.

Ju mirëpret:Stafi i Auto Shkollës " Ritmo -L "

Tel / kontakt: 044 248 173044 200 604044 375 333

Page 14: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

14 E MËRKURE, 31 KORRIK 2019 MEDIALE

qeta.

PESHOR-JA

Mendoni se sot jenizgjuar pa asnjë interesdhe disi të plogësht. Me

fillimin editës do

të shikoniqë gjithç-ka do të

ndryshojë.

AKREPISot ndiheni vetëm dhe

kjo gjëpo ju rën-

don

psikologjik-isht. Do të donit të kishitpranë një mik të mirë,

por do ta keni të vështirëta gjeni.

SHIGJE-TARI

Një zhvil-lim i paprit-

ur sot premtonndryshime radikale në

jetën tuaj. Duhet të mer-rni vendime që kanë të

bëjnëme të

ardhmentuaj.

BRICJAPITë gjithë vëmendjen tuajsot do ta marrë mbrëmja.

Po përgatiteni për një

festëmes

miqshku sigur-

isht do tëjeni protagonist.

UJORISot, për siguri, po qën-

DASHIDisa

ndryshimetë fundit mund ta bëjnë

ditën tuaj më intere-sante. Gjërat që do të

vijojnë do të jenë pasojëe ndryshimeve.

DEMINdjeni qëdisa ini-

ciativa tua-jat janë bllokuar dhe nuk

po dini si të veproni.Duke shmangur debatetthjesht do ta lini punëntuaj të papërfunduar.

BINJAKËTPo luani rolin e viktimëskur në të vërtetë ju nuk

jeni të tillë. Mundohuni tëhiqni dorë sa më shpejt

nga kjo sjellje.

GAFOR-RJAJeni

racionalesot në ato që ndodhin

dhe e kuptoni që jo gjith-monë njerëzit tuaj tëafërt kanë të drejtë.

LUANIDita esotme

është endarë në

dy pjesë, mëngjesi jugjen sa më praktik dhe

me këmbë në tokë, ndër-sa mbrëmja është

euforike.

VIRGJËRESHAKeni qejf të rrini në

shoqëri të mirë sot dhenë mbrëmje mbase të

dilni. Ju mungojnë ditët e

Etiopia ka shënuar një rekord të ri botëror dukembjellë më shumë se 350 milionë pemë të rejabrenda një dite. Fushata e titulluar"Trashëgimia e gjelbër" synon ripyllëzimin evendit për t'i parandaluar katastrofat mjedisoreqë vijnë si pasojë e ndryshimeve klimatike dheprocesit të shkretëtirëzimit. Nismës së gjelbër tëshpallur nga kryeministri i vendit, Abiu Ahmed,iu përgjigjën të hënën miliona qytetarë.

E jashtëzakonshme

Rekord bbotëror,Etiopia mmbjell mmbi350 mmilionë ppemëpër nnjë dditë

FOTO E DITES

Ishin dy shokë dhe po flinin gjumë. Secili ishte i shtrirë nëkrevatin e vet. Natën ngrihet njëri dhe i thotë tjetrit: - Zgjuar je apo ke fjetur?- Pse?, i përgjigjet tjetri.- Sepse më duhen 10 000 euro.- Jam duke fjetur, ia kthen shoku.

Disa fëmijë shihen duke luajtur pranë një kompleksi apartamenteshnë periferi të Yangonit në Myanmar. /AFP/

E rrallë

B A R S O L E TA E D I T Ë S

Çdo ditë në ora 15:30“Spider-Man Far From

Home” 3D, Aksion/Aventurë/Komedi; 2 orë 09 min

Rolet: Tom Holland, Samuel L. Jackson, Zendaya, CobieSmulders, Jon Favreau, JB Smoove, Jacob Batalon, Martin

Starr, Marisa Tomei, Jake Gyllenhaal

Regjia: Jon Watts

Çdo ditë në ora 17:30

“THE LION KING”3D

Aventurë/Dramë; 1 orë 58 min

Rolet: Donald Glover,Seth Rogen, ChiwetelEjiofor, Beyonce Knowles-Carter, JamesEarl Jones, Alfre Woodard, John Oliver

Regjia: Jon Favreau

Në ora 19:30 dhe 22:00

“HOBBS & SHAW” Aksion/Aventurë/Triller; 2 orë 15 min

Rolet: Dwayne Johnson, Jason Statham,Idris Elba, Vanessa Kirby, Helen Mirren, etj.

Regjia: David Leitchu

Nga dt. 08.08.2019 “THE ANGRY

BIRDS MOVIE 2” Horror/Triller; 1 ore 39 min

Rolet: Jason Sudeikis, Josh Gad, LeslieJones, Bill Hader, Rachel Bloom, Danny

McBride, Peter Dinklage, Nicki Minaj

Regjia: Thurop Van Orman

Programi i shfaqjes së filmave në Kino ABC

Për informata dhe rezervime të biletave thirrni FALAS: 0800 22222 dhe [email protected], www.kinoabc.info, fb: Kino ABC.

NASA zzbulon nnjë planet ttë rri ttëngjashëm mme ttokënNASA ka gjetur tre planetë të rinj, duke përfshirënjë lloj të botës së padukshme në sistemin tonëdiellor. Planeti misterioz, i njohur si TOI-270,është një botë "lidhëse që mungon" dhe qëmund të jetë një dhuratë e madhe për ata që ikërkojnë botët e tjera. Të tre planetët gjenden

rreth orbitës rreth një ylli që është vetëm 73 vitdritë larg prej nesh. Planeti i ri është pjesë e'Disneylandit të vërtetë' për hulumtuesit qëkërkojnë botën e huaj, thonë shkencëtarët.

Page 15: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

15E MËRKURE, 31 KORRIK 2019SPEKTËR

Jenniferi befason Alex Rodriguezin me një tortë edhe një ditë

pas ditëlindjes

Muaji i ditëlindjeve po vazhdon për JenniferLopezin dhe Alex

Rodriguezin. Të dielën këngëtarja, ecila mbushi 50 vjet javën e kaluar,surprizoi Rodriguezin gjatë ndeshjes së Yankees dhe Red Sox në

Boston, një ditë pasi ish-sportistimbushi 44 vjet. J Lo ia dërgoi tortën eshoqëruar nga dy vajzat e Rodriguezit,Ella dhe Natasha. "E gjithë vera ishtenjë tortë e madhe", iu tha Rodriguezikolegëve të tij Jessica Mendoza dheMatt Vasgersian.

Motrat Hadid shkaktojnë"tërmet"

Dy supermodelet e tashmejanë në Mykonos, Greqi,duke festuar ditëlindjen e 34

të Alana Hadidit. Bella, 22 vjeç, dhe

Gigi Hadid, 24, u panë të hënën nësuper formë. Ato shkëlqenin nëbikini dhe duket se po shijonin nëmaksimum kohën e pushimit.

Kim Kardashiani tregon se si i fsheh

djegiet e diellit

Kim Kardashiani vazhdon të jetëe përfolur çdoherë. Bukuroshja,e cila fiton milionat nga

produktet e kozmetikës, së fundmi uka treguar fansave se si t'i mbulojë tëdjegurat e diellit me makijazh.

Nëpërmjet një video në "Instagram"Kim shfaq pjesën e gjoksit para dhepas grimit. "Djegie të diellit, nuk mëka ndodhur me vite por, faleminderitZotit! E bëra trupin me makijazh javëne kaluar", ka shkruar Kimi.

Dua Lipa adhurohet nga miliona njerëz për zërindhe projektet që sjellë, e si

shpërblim për këtë këngëtarjashqiptare e njohur botërisht ështëmjaft aktive në rrjetet sociale dukendarë pjesë nga përditshmëria e

vet me fansat. Në postimin e

bërë në "Instastory" këngëtarjashihet se ka filluar javën nëmënyrë të shëndetshme, Dua po epraktikon sportin e boksit.Kujtojmë se në fund të kësaj javefillon 'Sunny Hill Festival', ku këtëedicion Dua pritet të jetë e pranishme vetëm si një mysafire.

Dua LLipa bbëhet ‘boksiere’

Page 16: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

ZGJIDHJAE FJALËKRYQIT:MAKARA, OPOJA, NOTERI, NIKE, H, KAMINA, AL, KAP, BILATERAL, M, E PARA, ILIRI, FRE, UELLSI, LITERAR, LI, ALIU, KRIKET, MU, EMA, MEÇI, ETAT, MISH, GILI, I ZATET, MAZA, DËNIMET, ANITATAKE, RIGA, RUBIN, RUNI, U, A, DILEMAT, PINAR, KATE, MOLLAT, BALADA, AZOTI, AT, ZONA, IN, PARADAT, OMANI, AL, IT, PANAIR, NI, AB, L, T, LARING, KATINARI, EPI, EM, OTO, EDITIM, NAZE, AGRON, TEMENA.

ZGJIDHJAE SUDOKUT:Kolona I:785 691 423; KII:416 325 897; KIII:239 874 516; KIV:923 168 754; KV:854 739 162; KVI:671 542 938; KVII:197 286 345; KVIII:568 413 279; KIX:342 957 681.

Autor:Autor:GAZGAZMMENDENDMORINAMORINA

AKTORJAITALIANENË FOTO(shqip.)

MBARIMII BOTËS(pashq.)

MË VJENGJUMË E MËVARET KOKA

DUKENDENJUR

AMPER,JEMEN,

ELEKTRON

RRALLË(lat.) ZANORE SUDOKU

MEKANIZËMQË SHËRBEN

PËR TËLEHTËSUARNGRITJEN E

PESHAVETË RËNDA

KRAHINËNË KOSOVË I ÇELE

ZYRË NDIHMEJURIDIKE QËMERRET MEVEPRIMET

NOTERIALE

FLUTURUESI IPARË SIPAS

MITOLOGJISË(pashq.)

BASHKËT.SHTIM

NATYROR IPOPULLSISË

MARKË EVESHJEVESPORTIVE

(origj.)FURRË KU

PIQEN TULLA

AKTORIHOLLIVUDIAN

.. P.. PAÇINOAÇINO

ZË MEDORË

QË NUK IPËRKET FESËDHE KLERIT

CEREMONITËFETARE MJET PUNE LIRIDON

(perkdh.)LUMË NËKOSOVË

DYPALËSH

BASHKËT.SPIKERJA

...... MURTEZI- SHALA

KANAT PROVINCËNË ITALI ZANORE

QYTET MËGJERMANI

(pashq.)

PARA TËDYTËS

“I” në mestë dy “E”

PARAARDH-ËSI YNËIKANAK

BISHT IFRUTIT TË

DISA PEMËVEE PERIMEVE

NJËRI NGAKATËR

SHTETET QËFORMOJNË

MBRETËRINËE BASHKUAR

ZANORE

QË KA TËBËJË ME

LITERATURËNRRJETËZË

E SYRIT(sh.shq.)

VARIOLË

SHKRIMTARIALI ....ALI ....LLOJ

KROKODILI

DISIPLINËSPORTIVEAKTORJAITALIANE

ROSELLINIROSELLINI(shqip.)

BRITMËE LOPËS

AUTOMJETI

SOLISTJAQAZIQAZIMM II

DUELI IBOKS

GRIMCOVA(bised.)

SHTET(huaj)

PUNËTOR ITEATRIT TËKUKULLAVE

PJESË ETULTË ETRUPIT

KRYEQYTETII FILIPINEVE

KËNGËTAREE JONA ZANORE

I TAKONBURRË I

GUXIMSHËM

AJKA EQUMËSHTIT

DAULLJA

KËNGËTAREE VJETËR

SHQIPTAREUNIVERSITY

LIMERICKORCHESTRA

NJËPLANET

MASANDËSHKIMO-RE (sh.shq.)SHIU I IMËT

LLOJ GURI IÇMUESHËMBASHKËT.

FUTBOLLISTIANGLEZUEJN ....UEJN ....

(MAN. UTD.)(MAN. UTD.)BASHKËT.

ZANORETRAJNERI

YNË VOKRRIVOKRRI

KOMANDANT INJË ANIJEJE

ZANOREQË ËSHTË

LËNË I LIRË,PA FRE

MËDYSHJETFAZA

FUTBOLLISTISTIVENSTIVEN

(EVERT(EVERTON)ON)AFTËSI EPAGIMIT

(treg.)

SUPERMODELJA

AMERIKANE.... UPT.... UPTONON

(orgj.)

LLOJ PEME(sh.shq.)

SIGURIM IGJËRAVE TËNEVOJSHMEPËR JETESË

POEMË EVOGËL(shq.)

MODELJAKRASNIQIKRASNIQI

NITROGJENI SHPIRTI(Lat.)

AGIMTEJECIARTAN

(perkdh.)

HAPËSIRËE CAKTUAR

TERRITORIALE(shq.)

BASHKËT.

INDIUMFUTBOLLISTI

ITALIANIGNAZIOIGNAZIO(MILAN)(MILAN)

PARAKALIMUSHTARAK

(sh.shq.)

SHTETNË AZI

ISHFUTBOLLISTI

KROAT.... TUDOR.... TUDOR

ALUMINPËRKULJENË NJËRËN

ANË

KRYEQYTETII PERUSË

IGLI TARE

EKSPOZITËE MADHE

AKTORJA &MODELJAANGLEZE

...... HURLEYHURLEY

NAIMISMAJLI

TRUPGJEOMETRIK

AZEMBEJTA

MENDIM

BASHKËT.RINOR

(perkdh.)

BASHKËT.

GABZHERR,GURMAZPAMELA

ANDERSON

DRYNITEFIK

OSMANI

EPOSIERMELINDA

MEKSIZANORE

TRAJNERIGJERMANREHAGELREHAGELBASHKËT.

BOTIM

OJNA MBRET ILIRPËRSHËND-

ETJEALLATURKA

7 1 4 3

1 2 9 7

2 8

9 3 1 8

4 1

7 5 2 9 8

6 4 5

5 6 3 7

3 2 9

16 E MËRKURE, 31 KORRIK 2019 ENIGMATIKË

Page 17: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

17E MËRKURE, 31 KORRIK 2019KULTURË

‘Mbreti’ i verës, përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore të pjeprit

Pjepri është një frut shumë ipërhapur dhe shumë i pëlqyernga të gjithë. Ky frut mund tëpërdoret si shtesë e sallatave,ëmbëlsirave apo në formë tësupës.Këto janë disa nga benefitet mëtë rëndësishme shëndetësore, qëpjepri ka:

Pjepri ppërmban nnjë nnumër ttëmadh ttë vvlerave uushqyese- PPjepripërmban një numër të madh tëpërbërësve ushqyes. Ata përmbajnë0 yndyrë, përmbajnë shumë pakkalori, vitaminë C, vitaminë B sidhe magnez.

Stabilizon sshtypjen ee ggjakut– Nëpërgjithësi shumë fruta dhe perimekanë aftësi të përmirësojnë shtypjen e gjakut.Përmirësojnë sshëndetin ee eshtrave– Pjepri ka disa përbërës

ushqyes, që kanë rol në mirëqe-nien e eshtrave. Prania e vitam-inës K dhe magnezit në pjepër jusiguron eshtrave fortësi.Përmbajnë ssasi ttë llartë ttë uujit ddheelektroliteve– Nëse dëshironi tëmbani trupin të hidratuar, gjëja eparë që ju bie në mend është tëpini ujë. Mirëpo edhe frutat siçështë rasti me pjeprin kanë njësasi të lartë të ujit dhe ju mbajnëtë hidratuar.Pastron llëkurën– Ngrënia epjeprit mund të përmirësojëshëndetin dhe pamjen e lëkurës,për shkak se përmban një sasi tëlartë të vitaminës C.Forcon ssistemin iimun– VitaminaC është e njohur për për-mirësimin dhe forcimin e sistemitimunitar. Shumë hulumtime,kanë treguar se vitamina C mundtë parandalojë infeksionet dheinflamacionet.

Përmirëson ttretjen– Pjepripërmban fibra dhe përbërës tëtjerë, që ndihmojnë në për-mirësimin e funksionit të sistemit

tretës.Përmirëson sshikimin– Pjepripërmban dy antioksidantë shumëtë rëndësishëm siç janë: luteina

dhe zeaksantina. Këto dy antioksi-dantë përmirësojnë shëndetin esyve dhe parandalojnë zhvillimine sëmundjeve të syrit.

300 gra dhe vajza, 2 vjet në udhëtim përtë pastruar oqeanet nga mbetjet plastike

Miliona ton plastikë, dukenisur nga ambalazhet eushqimeve në fibrat e

veshjeve apo pajisjet e peshkimit,hyjnë në det çdo vit. Sipasekspertëve detarë në vitin 2050mund të ketë më shumë plastikëse peshq. Udhëtimi 2 vjetor, do tëorganizohet nga organizatajofitimprurëse eXXpedition efokusuar në ndotjen detare.Lundrimi detar prej 38000 mil-jesh do të përfshijë Arktikun,ishujt Galapagos, ishujt ePaqësorit jugor dhe zonat përrethoqeanit qëndror ku grumbullo-het plastika.“Ajo që më bën shumë përshtyp-je është fakti se edhe pse jemi1000 milje larg qenieve njerëzore,

sërish e gjejmë një pastë dhëm-bësh bosh,” u shpreh drejtuesja emisionit Emily Penn përThomson Reuters Foundation.Ajo shtoi gjithashtu se 8 milionton plastikë përfundojnë çdo vitnë det, atje ku ndahen në copëzatë vogla me përmasa të njëjta tënjë planktoni.Këto copëza të vogla mund tëgëlltiten nga gjallesat që jetojnënë këto ujra, duke dëmtuar rëndëekosistemin dhe zinxhirin ushqi-mor.Gratë nga fusha të ndryshme sishkencat, mësimdhënia, kine-matografia, dizajni, fotografia,atletika etj do ti bashkohen anijesS.V. TravelEdge që do të nisë lun-drimin më 7 tetor. Gjatë lundrim-

it ato do të bëjnë ndalesa, nga kudo të flasin me nxënësit apokomunitetin, apo të bëjnëpastrime. “Nuk është diçka qëzgjidhet me shtypjen e njëbutoni. Ne na duhet të punojmënë çdo sektor, në çdo kënd,” thaPenn.“Ne kemi nevojë për material tëreja, të ndryshojmë politikat,edukimin, na duhet të ndrysho-jmë mendësitë, kemi nevojë përinxhinierë. E vetmja mënyrë qëmund ta zgjidhim është dukepunuar të gjithë së bashku.”

Më shumë se 300 gra e vajza do ti bashkohennjë udhëtimi mbarë botëror i cili pritet të nisë nëmuajin tetor me qëllimin që të nxjerrin në pahndotjen shkatërruese të plastikës nëpër oqeanesi dhe të kryejnë hulumtime shkencore përkrizën përshkallëzuese.

Page 18: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

QENDRA SPORTIVEQENDRA SPORTIVE“BUJQËSIA”

TEL: 045/82 82 82TEL: 045/82 82 82

“BUJQËSIA”

18 E MËRKURE, 31 KORRIK 2019

Osmani prezantohet te Llapi Sulmuesi Labinot Osmani javë më parë kishtearritur marrëveshje me skuadrën e Llapit, porprezantimi është bërë sot nga skuadra "bardhekaltër". "Sulmuesi vushtrrias, LabinotOsmani, i mirënjohur për publikun llapjan,edhe zyrtarisht është pjesë e Llapit, pasi gjatëditës së sotme ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin", thuhet në njoftimin eLlapit. "Labi" në të kaluarën ka luajtur përskuadrat e Hysit, Prishtinës, Feronikelit dhe, sëfundmi, Vushtrrisë, me të cilën u inkuadrua nëSuperligë dhe arriti shifrën e 20 golave dhe 10asistimeve.

Jure Gunjina përforcon KBRahoveci Alo-qendra kroate Jure Gunjina (204 cm) ështëpërforcimi i parë i huaj te skuadra e Rahovecitpër edicionin e ri 2019/2020. "Kroati Jure, 27vjeçar, 204 cm i gjatë, luan në pozitën 3-4. Aiishte pjesë e disa ligave të mëdha, në mesin etyre edhe në Newcastel të Britanisë së Madhe,ndërsa në edicion e fundit ishte i angazhuar nënjë nga skuadrat top në Islandë", thuhet nënjoftimin e KB Rahoveci. Rahoveci është nënkampion i Kosovës dhe edicionin e ardhshëm do të debutojë në FIBAEurope Cup dhe Ligën Ballkanike. Në FIBAEurope Cup do të luajë në raundin eliminator,ku do të përballet me Cluj Napocan ngaRumania.

Magani nuk largohet ngaKosova, prezantohet teBallkani Sulmuesi nga Shqipëria, Artur Magani, nukështë larguar nga futbolli i Kosovës. Sulmuesiqë ka luajtur për Lirinë e Prizrenit dheFeronikelin nga Drenasi është përforcimi i rad-hës për skuadrën e Ballkanit nga Suhareka. "Nëpërpjekje të vazhdueshme për konsolidim tëskuadrës, në veçanti të sulmit para pak çasteshFC Ballkani ka arritur marrëveshje njëvjeçareme futbollistin këmbëshpejtë Artur Magani.Arturi është formuar si futbollist në shtetinamë, duke mbrojtur ngjyrat e ekipeve si KFTeuta, KF Shkumbini, ndërsa Superligën e kashijuar me fqinjët nga Prizreni, FC Liria dhe, sëfundmi, te kampioni i Kosovës, KF Feronikeli",thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Morina lë Zvicrën përKosovën Sami Morina ka vendosur ta përfaqësojëKosovën në sportin e triatlonit. Morina, që derimë tani ka marrë pjesë në gara të ndryshme nështetin zviceran, tani e tutje do ta përfaqësojëKosovën në gara ndërkombëtare. Federata eTriatlonit të Kosovës është formuar muaj mëparë. Morina, i cili ndodhet në Kosovë, e ka vizituar Komitetin Olimpik të Kosovës, ku ështëpritur nga kryetari Besim Hasani dhenënkryetari Gazmend Maxhuni. Hasani përgëzoi Morinën për vendimin e marrë, duke iuruar suksese në garat ndërkombëtare. VetëMorina shprehi optimizëm se do të garojë përta fituar normën olimpike "Tokio 2020", për çkakryetari Hasani shprehu gatishmërinë përhulumtimin e mundësive për ta ndihmuar.

SHKURT

Veton ZZYMBERI

PRISHTINË, 330 KORRIK - KF Ferizaj meshumë bujë bëri publik lajmin përprivatizim më 7 korrik, madjekryetari i Komunës së Ferizajt, AgimAliu, u shpreh i kënaqur që klubi poprivatizohet dhe se tani është njëmundësi më e madhe që Ferizaj tëluajë në Evropë, por problemetduken të paeliminueshme për këtëklub që vitet e fundit luftoi për mbi-jetesë e herë për inkuadrim nëSuperligë. Ferizaj transferoi shumë lojtarë meemër në futbollin e Kosovës siTaulant Dajaku, Përparim Livoreka,Fisnik Papuqi, Fatih Karahoda, ErgonHyseni, Dardan Jashari dhe FilonitShaqiri, por asnjëri prej tyre endenuk është prezantuar nga klubi nëfjalë. Gazeta ka kontaktuar njërin ngafutbollistët që është duke stërviturme Ferizajn, por i njëjti ende nukështë i sigurt se a do të jetë pjesë e

kësaj skuadre. "Kam arritur mar-rëveshje me Ferizaj, por ende nukkemi nënshkruar kontratë. NëKosovë çdo gjë është e mundur dheekziston mundësia që mos të jempjesë e këtij klubi në fillim të kampi-onatit", ka thënë futbollisti që nukdeshi që emri t'i përmendet nëgazetë. Ndërsa Klubi i Ferizajt në faqenzyrtare në "Facebook" ka njoftuar setë premten do të përmbyllet procesi iprivatizimit dhe do të nënshkruhenkontratat me futbollistët. "Ditën epremte do të jenë në Ferizaj aksion-arët anglezë, ku pritet të finalizohen tëgjitha çështjet e hapura për ta përm-byllur procesin e privatizimit, meç'rast do të kemi edhe nënshkrimetzyrtare të kontratave me futbollistët, tëcilët do të jenë pjesë ekipit tonë.Stërvitjet po vazhdojnë me intensitetdhe pritet që pas ditës së premte do tëmerret edhe vendimi për shkuarje nëturneun përgatitor jashtë vendit",thuhet në njoftimin e KF Ferizaj.

Mirëpo të premten e 2 gushtit nuk dota presë trajneri Bylbyl Sokoli, i cili nëorët e vona të ditës së hënë konfirmoilargimin nga Ferizaj. "Profa" ishte mëmeritori për arritjen e mbetjes nëIPKO Superligë, por duket se ai nuk kagjetur gjuhë të përbashkët me drejtue-sit e klubit. "Nuk do të jem më pjesë eKF Ferizaj. Një falënderim për 'Ujqit',për simpatizantët, qytetarët dhe tëgjithë ata që e përkrahin KF Ferizaj,ngado që vijnë, brenda dhe jashtëKosovës. Një falënderim për Bordin(Kryesinë) e KF Ferizaj në krye meMustafë Graincan. Falënderim përdrejtorin Nadir Haxhimusa, shtabinteknik, ndihmëstrajnerët, fizioter-apeutët si dhe sekretarin e klubit.Falënderim futbollistëve të KF Ferizajpër angazhimin e tyre dhe arritjen esynimit për qëndrim në Superligën eKosovës. Falënderim për njëbashkëpunim të derisotëm, duke idëshiruar suksese të gjithëmbarshmee suksese të reja Ferizajt", ka thënëBylbyl Sokoli.

E premtja e madhe e Ferizajt, Bylbyl Sokoli nuk e pret

Dita e premte më 2 gusht pritet të jetë e madhe për klubin e Ferizajt pasi do të përm-byllet çështja e privatizimit të klubit, por këtë ditë nuk e ka pritur trajneri Bylbyl Sokoli, icili ka vendosur ta braktisë klubin që e shpëtoi nga rënia në Ligën e Parë. "Falënderimpër një bashkëpunim të derisotëm. I dëshiroj suksese të gjithëmbarshme Ferizajt", kathënë Bylbyl Sokoli

Ka marrë fund ëndrra evropiane ekampionit të Kosovës, Feronikeli,për sezonin 2019/20.Skuadra nga Drenasi është elimin-uar nga Slovan Bratislava në rrethine dytë kualifikues për Ligën eEvropës.

De Marco dhe Holam shënuan në“Fadil Vokrri” të martën për t’iadhënë fitoren Slovanit 0 me 2.Sllovakët fituan edhe ndeshjen eparë dhe në rrethin e ardhshëmkualifikohen me rezultat tëpërgjithshëm 4 me 1.

Feronikeli eeliminohet nnga LLiga ee EEvropës

Page 19: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

19E MËRKURE, 31 KORRIK 2019SPORT

Setubal, 30 korrik - Trajneri JoseMourinho ka pranuar se po imungon futbolli dhe se është igatshëm për të drejtuar njëskuadër. Ish-trajneri i RealMadridit dhe Chelseat ushkarkua nga ManchesterUnitedi më 18 dhjetor të vitit të

kaluar, kurse ende vazhdon tëjetë i paangazhuar në ndonjëskuadër. "Kjo është në të vërtetëhera e parë që kam kohë për tëmenduar, hera e parë që jam nëSetubal në fund të korrikut osenë fillim të gushtit në më shumëse 20 vjet. Kam ca kohë që të

mendoj, të rimendoj, të analizojdhe ajo që ndiej është saktësishtse 'Ze' (pseudonimi i Mourinhossi fëmijë) është plot zjarr! Tëgjithë më thonë të shijojë këtëkohë, por sinqerisht nuk pomund ta bëj një gjë të tillë", kathënë Mourinho për "Sky Sports

News". "Më mungon futbolli,kam një kompromis me vetentime, me njerëz që më duan, meaq shumë tifozë që kam në tëgjithë botën, aq shumë njerëz sakam frymëzuar. Jam i gatshëmtë rikthehem", ka deklaruarMourinho.

Mourinho: MMë mmungon ffutbolli

Donadoni, trajner i Shenzhenit Pas një viti pushim, Roberto Donadoni i rikthehet punës si trajnerdhe këtë herë e bën në Kinë, ku ka nënshkruar me skuadrën eShenzhen FC. Lajmi është dhënë nga vetë klubi kinez në rrjetetsociale ku, ndër të tjera, thuhet se Donadoni ka mbërritur në Kinëdhe është gati ta fillojë aventurën, për ta zëvendësuar spanjollinJuan Caro. Donadoni, përveç Kombëtares së Italisë, i ka drejtuaredhe Livornon, Genoan, Napolin, Parmën, Cagliarin dhe Bolognan.

Boatengu, afër marrëveshjes meFiorentinën Kevin-Prince Boateng do të largohet nga skuadra e Sassuolos këtëverë, por jo nga Seria A. Siç raportojnë mediet italiane, mesfushoriganez ka gjetur akordin me Fiorentinën. Ekipi vjollcë është nëkërkim të një mesfushori me përvojë dhe Boateng shihet si futbol-listi i duhur. Sezonin e shkuar Boa u rikthye në Serinë A duke nën-shkruar për Sassuolon, por në janar u huazua te Barcelona, trans-ferim që u konsiderua si më i çuditshmi i muajit janar. Pas gjashtëmuajsh si katalanas, Boateng u rikthye te Sasuolo këtë verë, porduket se nuk do të qëndrojë gjatë. Bisedimet mes Sassuolos dheFiorentinës janë drejt fundit.

Mulleri provokon Dortmundin: Titulli nukdiskutohet Sulmuesi i Bayern Munchen, Thomas Muller, ka provokuarkundërshtarët e Borussia Dortmundit në lidhje me konkurrencënpër sezonin e ri. Ish-futbollisti i Gjermanisë mendon se konkurren-ca i bën mirë kampionatit, por "bavarezët" do ta fitojnë sërish tro-feun. "Parapërgatitjet e këtij sezoni janë jashtëzakonisht të mira,pasi është më shumë qejf kur duhet të përballesh me një kundër-shtar të fortë dhe nuk e sheh veten gjithmonë si gur prove", kathënë Mulleri. Ai nuk e diskuton titullin kampion, pavarësisht prejforcimit të Dortmundit, por dilema e vetme për të është nëse earrijnë në mars apo prill. "Bayerni do të jetë kampion pa diskutim.Pyetja e vetme është nëse e fitojmë titullin në mars ose në prill.Është gjë e mirë që Dortmundi e ka shpallur objektivin për ta fituartitullin kampion", ka deklaruar Mulleri.

Problem tjetër për Realin, lëndohetCourtoisiShtohen problemet me lëndime në skuadrën e Realit të Madridit.Sapo kanë kaluar 20 ditë nga nisja e fazës përgatitore, por numri ilojtarëve të dëmtuar, pjesë e ekipit të parë, ka shkuar në pesë:Brahim, Mendy, Asensio, Joviq dhe, së fundmi, Thibaut Courtois.Sikurse konfirmon klubi madrilen, portieri belg ka pësuar një dëm-tim në kavilje (përdredhje) e për pasojë nuk do të jetë pjesës eskuadrës në Gjermani për Audi Cup. "Gardiani" i "Los Blancos"pritet të qëndrojë 1 muaj në infermieri, që do të thotë se do tahumbasë edhe takimin e parë sezonal, atë të kampionatit në"Balaidos" me Celta Vigon.

Jean Todt: Me Schumaherin kam shikuarsë fundi garat e Formulës 1Michael Schumacher ka pësuar një aksident të rëndë gjashtë vjetmë parë, e cila gjë kishte bërë të binte në gjendje kome. Për shën-detin e garuesit të Formulës 1 ka pasur informata kundërthënësegjer në ditën e sotme, ku ka folur ish-presidenti i Ferrarit, Jean Todt.Ky i fundit ka folur për mediat duke thënë se me pilotin gjerman kashikuar disa gara të veturave të shpejta në shtëpinë e tij në shtetinzviceran. "Unë gjithmonë jam i kujdesshëm me deklarata të tilla,por është e vërtetë. Kam parë në garë së bashku me MichaelSchumacher në shtëpinë e tij në Zvicër", ka thënë fillimishtfrancezi. "Michael është në duart e sigurta dhe shumë mirë pokujdesen në shtëpinë e tij. Ai nuk heq dorë dhe vazhdon të luftojë",ka shtuar ai. Kampioni i shtatëfishtë botëror i Formulës 1, i cili këtëvit ka mbushur 50 vjet, gjatë skijimit ka rrëshqitur dhe ka goditurkokën për një shkëmbi gjatë pushimeve në Alpet Franceze.Ndryshe, Todt është drejtuesi i Federatës së FIA-s dhe bën vizita tërregullta te Schumacheri në Zvicër.

SHKURT

PRISHTINË, 330 KORRIK -Nga 3 deri më11 gusht Prishtina do të jetë arenëe ndeshjeve të KampionatitEvropian, Divizioni B, për femratU20. Për tetë ditë me radhë, 12kombëtare do të zhvillojnë shumëndeshje interesante, derisa përherë të parë vashat e Kosovës U20marrin pjesë në një garë të nivelittë tillë. Vashat e Kosovës debutojnënë shtëpi dhe kërkojnë përkrahjenga publiku. Kapitenia e Kosovës U20, BesjanaMartinaj, ka folur për përgatitjet ederitashme. "Jemi në ditët e fundittë përgatitjeve për këtë evropian.Kemi stërvitur dy herë në ditë dhedo të përpiqemi ta përfaqësojmësa më mirë vendin në këtë evropi-an", ka thënë Martinaj për faqenzyrtare të FBK-së. Ajo ka folur edhepër rëndësinë që ka publiku përlojtaret në fushë. "Ne me KosovënU20 për herë të parë po marrimpjesë në një ngjarje kaq madhore.Gjithashtu, jemi vajza më të reja sekundërshtaret, andaj kemi nevojëpër përkrahjen e publikut. Ne do tëpërpiqemi të fitojmë përvojë ngaky evropian dhe të japim më të

mirën në fushë", ka shtuar ajo.Vashat e Kosovës janë në grup meTurqinë dhe Rumaninë. "Do tëmundohemi të bëjmë paraqitje tëmira, sepse kundërshtaret janëshumë të forta dhe kanë mëshumë përvojë se ne. Për ne karëndësi edhe ndihma e publikut

në këso përballje, andaj i ftoj tëgjithë të na përkrahin, derisa ne dota japim maksimumin me forcattona", ka përfunduar Martinaj. Sfida e parë e Kosovës do të jetëndaj Turqisë më 3 gusht, pas ceremonisë hapëse, kurse takimitjetër ndaj Rumanisë më 5 gusht.

Martinaj: Kemi nevojë përpërkrahjen e tifozëve

MADRID, 330 KORRIK - CristianoRonaldo ka dhënë një intervistë tëgjatë për gazetën spanjolle"MARCA". Ylli portugez u vlerësuanga media e njohur me çmimin"legjenda" për ndër të arritjeve tëshumta të 34-vjeçarit në botën efutbollit. I pyetur se a ka qenë aivendimtar në transferimin e DeLigt, Ronaldo është përgjigjur: "Jo,nuk e besoj. Më vjen mirë që mabëtë këtë pyetje. Në finalen e Ligëssë Kombeve bëmë një bisedë, qëështë diçka normale që e bëjnë tëgjithë futbollistët. Ajo duhet tëqëndronte mes nesh në fushë, porai është 19 vjeç dhe e tha thjesht sinjë shaka. Gjithsesi, unë kurrës'kam dhe s'do ta influencoj tra-jnerin ose drejtuesit për merka-ton. Megjithatë, e vërteta është sejam shumë i gëzuar që ai ështëpjesë e jona tani". Ylli portugez foliedhe për transferimin e mund-shëm të Neymarit në Barcelonë.Sipas tij, kjo nuk do të ndodhë dhese ai do të mbetet pjesë e PSG-së."Nuk e di ç'do të ndodhë. Është

një lojtar i madh me të cilin kamraporte shumë të mira. Flitetshumë për të, sikur e kërkon Reali,Barcelona dhe Juventusi, por unëmendoj se këto janë thjesht fjalëmediatike. Është e kuptueshmepasi emri i Neymarit shet shumë.

Unë mendoj se ai do të qëndroj nëParis. S'po kalon një çast të mirë,por nëse nuk dëmtohet më jam isigurt se do t'i rikthehet gëzimi.Dëshiroj që të luajë sa më shumë,pasi ka kaluar kohë të këqija", kadeklaruar Ronaldo.

Ronaldo: Nuk ndikova nëtransferimin e De Ligt,Neymari qëndron në Paris

Page 20: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

20 E MËRKURE, 31 KORRIK 2019 PUBLICITET

Page 21: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

21E MËRKURE, 31 KORRIK 2019PUBLICITET

Page 22: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

22 E MËRKURE, 31 KORRIK 2019 PUBLICITET

Page 23: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

23E MËRKURE, 31 KORRIK 2019PUBLICITET

FoxIT Prishtina L.L.C me seli në Prishtinë,shpall të pavlefshme certifikatën e numit fiskalme nr: 600212865.

Lëshoj garsonjer me qira në lagjen Ulpianakati i parë. Banesa është e mobiluar dhe i plotëson të gjitha kushtet për banim, preferohetpër një qift apo tre studentë, mund të merretpër kohë të shkurt apo të gjatë. Çmimi është180 Euro. Tel: 044-812-875.

Urgjentisht kërkoj një banesë me qera nePrishtine. Banesa duhet të ketë 1 ose 2 dhomagjumi e mobiluar ose bënë edhe e pa mobiluar.Çmimi prej: 200-250 €. Tel: 045-660-188

Lëshoj lokalin më qira. Lokali është i pasiturmë të gjitha kushtet përcjellëse. Lokali gjendet nëlagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë. Për informata mëtë hollësishme mund të na kontaktoni në këtënumër të telefonit: 049-392-275

Lëshoj banesë me qira në Lagjen Dardaniaafër "Bill Clintonit", kati tretë, banesa posedontë gjitha kushtet elementare, dy dhoma,kuzhinë e veçanet me pamje nga parku meçmim sipas marrëveshjes tel: 045-891-338 ose 049-616-139

Shitet banesa në Lakërishte përballëProcredit Bankës, hyrja e parë kati i 9 banesaka 50m2 me dokumentacion të rregullt,çmimi52 000€. Për info 044/672-439.

Lëshohet me qira banesa në lakërishteafër Procredit bankës është e mobiluar50m2 për një çift çmimi është 220€. Përirno 044/672-439.

Lëshoj banesën me qira në lagjen Bregui Diellit te Furra "Qerimi2", i ka dy dhoma tëfjetjes, sallon me kuzhinë, shpajz dhe dyballkona. Për info 044/332-640.

Lëshoj banesën me qira në lagjen Bregui Diellit te Furra Qerimi2, i ka dy dhoma tëfjetjes , sallon me kuzhinë, shpajz dhe dyballkona. Për info 044/332-640.

Lëshoj banesën me qira e cila gjendetprapa AAK-së me kushte të volitshme dhepo ashtu me çmim të volitshëm. Për infor-mata më të hollësishme na kontaktoni nënumrin e tel: viber +37744162783 dhe049/900-994.

Lëshoj banesën me qira ne lagjen Bregui Diellit 2 te banesat e bardha, afër ShkollësIliria banesa është dy dhomshe e mobiluarkomplet, për info lajmërohuni në tel:044/262-940 dhe 049/ 737-867.

Lëshoj banesën me qira, e cila gjendetprapa AAK-së, me kushte të volitshme dhepo ashtu me çmim të volitshëm. Për infor-mata më të hollësishme na kontaktoni nënumrin e telefonit: 044-162-783.

Lëshohet banesa me qira ne qendër tëPrishtinës afër Sheshit Zahir Pajaziti, bane-sa është dy dhomshe e mobiluar, lëshohetme qira prej 1 qershori deri me 1 gusht (dymuaj), çmimi sipas marrëveshjes. Për informata në tel. 044/171-328.

Lëshoj banesën e re me qera në qendërprapa teatrit Kombëtar, me sipërfaqe prej:60 m2. Banesa ka një dhomë gjumi, sallondhe kuzhinë. Ka të gjitha pajisjet. Çmimi:300 €uro. Banesa lëshohet për afate tëgjata dhe të shkurtra. Informata në tel:049\44-888-801 (viber)

Lëshoj banesë me qira, penthouse.Banesa gjendet te Rrethi i Veternikut nëPrishtinë. Banesa ka 150 m2, dhe ka 3dhoma, dy banjo, 2 garazha si dhe shpajz.Për info mund të na kontaktoni në këtënume të tel: 049-440-466.

>> SHPALLJE TË VOGLA <<

Page 24: FAQE 4-5 Në këto zgjedhje partitë ta masin fuqinë veç e veç · shitje 044/256-051 044/367-061 028/532-617 mitrovicË opinion marrëveshja kosovë - zvicër për pensionet hyn

24 E MËRKURE, 31 KORRIK 2019 PUBLICITET