64
Albanian Media Institute Instituti Shqiptar i Medias UDHËZUES PRAKTIK LIGJI PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT

Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

  • Upload
    phamnhi

  • View
    225

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

Albanian Media InstituteInstituti Shqiptar i Medias

UDHËZUES PRAKTIKLIGJI PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT

Page 2: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

1

UDHËZUES PRAKTIK LIGJI PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT

Për përgatitjen e këtij udhëzuesi praktik punoi: Ilir Aliaj

Tiranë, 2014

Page 3: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

2

Rr “Gjin Bue Shpata”, Nr. 8, TiranëTelFax: ++355 4 2229800E-mail: [email protected]

Autor: Ilir AliajRedaktor: Agim DoksaniFaqosja: Bujar Karoshi

Ky libër u botua në kuadrin e projektit “Përmirësimi i Aksesit në Informacion për Median dhe Qytetarët.” Civil Rights Defenders është partner në këtë projekt.

Page 4: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

3

PASQYRA E LËNDËS

HYRJE……………………………………………………………5

KAPITULLI 1 E Drejta e Publikut për t’u informuar ....................11

KAPITULLI 2Detyrimet e Autoritetit Publik ………………………24

KAPITULLI 3Koordinatori dhe Komisioneri i të Drejtës për Informim……………………....................…34

KAPITULLI 4Shkeljet dhe Sanksionet Administrative………..…38

KAPITULLI 5Kufizimet e të Drejtës për Informim mbi Dokumentet Zyrtare ……………......................…43

KAPITULLI 6Ankimimi ……………………………………………………...51

KAPITULLI 7 Formularët tip ……………………………………………....58

Page 5: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

4

Page 6: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

5

HYRJE

E Drejta e Informimit është një nga parimet bazë të respektimit të të drejtave të njeriut. Kjo e drejtë është pjesë e pandarë e Lirisë së Shprehjes, e cila garanton dhe siguron respektimin e të drejtave themelore të njeriut.

Në dekadat e kaluara një numër i madh vendesh në botë krijuan legjislacionin për lirinë e informimit, kështu mund të përmendim shtete si Fixhi, Japonia, Meksika, Nigeria, Afrika e Jugut, Korea e Jugut, Tajlanda, Britania e Madhe si edhe shumë vende të tjera të Evropës Lindore dhe Qendrore që iu bashkuan vendeve ku ky legjislacion kishte kohë që ishte krijuar, të tilla si Suedia, SHBA, Finlanda, Holanda, Kanadaja etj. Këtyre vendeve iu është bashkuar që në vitin 1999 edhe Shqipëria.

E drejta për të kërkuar, për të marrë apo për të shkëmbyer informacion është një e drejtë që i përket të gjithë individëve dhe konsiderohet si një nga themelet e demokracisë. Pikërisht është ky proces që ndihmon në kryerjen e transparencës së autoriteteve publike, bën që nëpunësit civilë të jenë më të vetëdijshëm për faktin që dosjet,

Page 7: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

6

dokumentacionet zyrtare t’iu bëhen të ditura çdokujt pa cenuar jetën private të individit ose sekretin shtetëror kur ky cilësohet si i tillë.

Nga ana tjetër, kjo mënyrë e funksionimit të gjërave në demokraci kërkon që qytetarët të jenë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre, për ushtrimin e kontrollit mbi administratën, me qëllim që të nxitet eficensa e saj dhe të parandalohet korrupsioni i mundshëm, që është i pranishëm në çdo sistem.

Në legjislacionin shqiptar kjo e drejtë është e sanksionuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (neni 23) dhe është rregulluar me ligjin Nr. 8503 datë 30.06.1999 , “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet Zyrtare”.

Miratimi i këtij ligji që në vitin 1999 ishte vetëm hapi i parë drejt përpjekjes për transparencë dhe luftë kundër korrupsionit, por zbatueshmëria e tij, duke mbajtur parasysh vështirësitë e transformimit të kulturës së administratës, nga një kulturë e mbyllur në një kulturë më demokratike, më transparente dhe më të qëndrueshme, ishte një sfidë e madhe dhe vazhdon të mbetet e tillë.

Në këtë kuadër, kur i janë bërë mjaft ndryshime strukturës ekonomike, stadi i zhvillimit është ndryshuar, është zgjeruar gama e dokumentacionit të prodhuar nga administrata publike, kanë

Page 8: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

7

ndryshuar dhe janë kamufluar format e korrupsionit, të gjitha së bashku sollën nevojën e ndryshimit të ligjit ekzistues të vitit 1999, duke e shfuqizuar atë dhe duke miratuar një ligj të ri me frymë të re që përfshin brenda vetes mjaft risi, por edhe shumë plotësime apo saktësime të vërejtura gjatë implementimit të ligjit të vjetër.

E drejta kushtetuese që të jep të drejtën që të informohesh për dokumentet zyrtare vjen nga teoria dhe zbatohet në praktike. Për këtë arsye është parë i nevojshëm botimi:

“UDHEZUESI PRAKTIK MBI LIGJIN PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT”

Ky botim është hartuar për t’u përdorur si një udhëzues praktik për individët, grupet e individëve, gazetarët që duan apo kanë nevojë të marrin informacione për dokumentet zyrtare nga autoritetet publike.

Ky botim do t’i ndihmojë për të orientuar drejt kërkesat e tyre në llojin e informacionit që duan të marrin, me mënyrat e ndryshme të paraqitjes së kërkesës në mënyrë që ato të jenë sa më efektive dhe njëkohësisht do të ndihmojë edhe punonjësit e administratës të rrisin nivelin dhe cilësinë e shërbimit nëpërmjet përmirësimit të metodës dhe të mentalitetit të të punuarit.

Page 9: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

8

Udhëzuesi është hartuar duke zbërthyer praktikisht Ligjin e ri “Mbi të drejtën e Informimit”, dhe është ndarë në 7 kapituj:

Kapitulli 1 “E Drejta e Informimit” përmbledh konceptet bazë mbi të drejtën për t’u informuar, kush ka të drejtë të informohet, si duhet ta ushtrojmë të drejtën e informimit, çfarë elementësh bazë duhet të ketë kërkesa për informacion, afatet kohore të shqyrtimit të kërkesës, tarifat për marrjen e shërbimit të informimit .

Kapitulli 2 “Autoriteti Publik” përmbledh detyrimet dhe kompetencat që i cakton ligji autoritetit publik, hartimi i programeve të transparencës, publikimi i dokumenteve pa kërkesë, shqyrtimi i kërkesave, procedurat, afatet kohore etj.

Kapitulli 3 “Koordinatori dhe Komisioneri i të Drejtës së Informimit ”, përmbledh shpjegime në lidhje me çfarë përfaqëson Koordinatori dhe çfarë përfaqëson Komisioneri si edhe përshkrimi i detajuar i të gjitha detyrave që ligji u ka ngarkuar atyre.

Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një përshkrim të detajuar të përgjegjësive që përcaktohen në ligj në rast të mosrespektimit të dispozitave ligjore, gjobat dhe niveli i tyre, si mblidhen ato etj.

Page 10: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

9

Kapitulli 5 “Kufizimet e të Drejtës së informimit” përmbledh një listë të detajuar të të gjitha kategorive të informacionit që cilësohet sekret shtetëror dhe procedurat e dhënies së informacionit në këtë rast.

Kapitulli 6 “Ankimimi” përshkruan rrugën që duhet ndjekur në rast se kërkuesi nuk është dakord me vendimin e autoritetit publik apo me vendimin e Komisionerit, afatet kohore dhe dëmi i shkaktuar.

Kapitulli 7 “Formularët tip” janë dhënë disa formularë tip të cilat ndihmojnë kërkuesin për të hartuar kërkesën, ankimin apo kërkesë padinë.

Page 11: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

10

Page 12: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

11

KAPITULLI 1

E Drejta e Publikut për t’u informuar

Me ligjin “Për të Drejtën e Informimit” publikut të gjerë, çdo individi, grup individësh, vendas apo të huaj, të çfarëdolloj profesioni qofshin iu është njohur e drejta për t’u informuar në lidhje me dokumentet zyrtare të cilat prodhohen dhe disponohen nga autoritetet publike.

Kjo e drejtë nuk ka ekzistuar deri në vitin 1999, dhe si rrjedhojë pjesa më e madhe e publikut të gjerë nuk e di që ekziston një e drejtë e tillë për të. Të parët që e kanë përqafuar një të drejtë të tillë janë mediat.

Në përgjithësi njerëzit nuk e ushtrojnë të drejtën e tyre për lirinë e informimit në mënyrë individuale apo të drejtpërdrejtë. Atyre u pëlqen të kenë informacion në lidhje me qeverinë, me punën që ajo bën, pra me aktivitetin e saj në tërësi. Këtë informacion ata e marrin kryesisht nga media elektronike dhe media e shkruar. Pra publiku rri në pritje të marrjes së informacionit nga masmedia pa e ushtruar vetë të drejtën në mënyrë individuale dhe aktive.

Page 13: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

12

E Drejta e Informimit është tashmë e pranuar si një mjet i nevojshëm dhe i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të demokracisë dhe për hapjen maksimale të qeverisë ndaj individit apo grupi individësh. Sigurimi i kësaj të drejte ka për qëllim që:

1. Qeveria të bëhet më e përgjegjshme ndaj të qeverisurve

2. Qeveria të jetë më transparente në të gjitha aspektet e veprimtarisë së saj

3. Të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimeve me pushtetin nga funksionarët e qeverisë

4. Të lehtësojë marrëdhëniet e administratës me publikun.

A) Çfarë është e Drejta e Informimit?

Sipas përcaktimit të nenit 3 të ligjit “Për të Drejtën e Informimit”:

“Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet.

Autoriteti Publik është i detyruar të informojë kërkuesin nëse e ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar.

Page 14: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

13

Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik nëpërmjet dokumentacionit origjinal ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit.

Informacioni publik që i është dhënë një personi nuk mund t’i refuzohet asnjë personi tjetër që e kërkon atë, me përjashtim të rastit kur informacioni përmban të dhëna personale të subjektit në përputhje me nenin 17 të këtij ligji”.

Le t’i japim një shpjegim më praktik termave të përdorur në këtë ligj:

1. “Autoritet Publik” në këtë term përfshihen të gjitha: Institucionet e administratës shtetërore,

qendrore apo lokale, të cilat funksionojnë në bazë të ligjit për procedurën administrative.

Organet ligjvënëse. Institucionet në vartësi direkte apo

indirekte të tyre. Entet Publike të krijuara me ligje të veçanta

apo nga detyrimi kushtetues. Kompanitë private ku shteti ka aksione

pavarësisht nga përqindja e pjesëmarrjes së tij për atë pjesë të aktivitetit që lidhet me ushtrimin e funksionit te tij publik.

Page 15: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

14

Gjykatat dhe Prokuroritë e çdo niveli për atë pjesë të aktivitetit që lidhet me funksionin publik të tyre.

Personi fizik apo juridik të cilit në bazë të ligjit i është dhënë e drejta e ushtrimit të funksionit publik.

2. “Informacion Publik”, në këtë term do të përmblidhen të gjitha dokumentet të cilat lidhen me ushtrimin e funksionit publik të autoritetit publik si më poshtë:

Të gjitha llojet e dokumentacioneve që hyjnë dhe dalin nga autoriteti publik të protokolluara në formë të shkruar.

Të gjitha llojet e dokumenteve që harton vetë institucioni për të realizuar objektivat e tij të punës si psh. relacionet, studimet, vlerësimet, udhëzimet, rregulloret, dosjet e ndryshme si dosjet e prokurimeve, të prokurorisë, të gjykatës etj, që konsiderohen si dokumentacion i krijuar nga vetë autoriteti publik.

3. “Person”, është çdo person fizik apo juridik, vendas, i huaj apo pa shtetësi, të cilit i lind e drejta për t’u njohur dhe informuar mbi dokumentet e autoritetit publik.

Page 16: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

15

B) Si ta ushtrojmë të drejtën për t’u informuar?

Ligji “Për të Drejtën e Informimit” i njeh çdo personi fizik apo juridik të drejtën për t’u njohur me informacionin që prodhohet dhe mbahet nga autoriteti publik nëpërmjet një kërkese drejtuar autoritetit publik përkatës. Kërkuesi duhet të jetë i qartë në lidhje me kërkesën që do të bëjë, çka do të thotë se ai mund të kërkojë informacion në lidhje me dokumentet zyrtare të institucionit që i drejtohet ose të kërkojë vetë dokumentin që ka hartuar institucioni.Të gjithë kërkuesit kanë të drejtë të trajtohen në mënyrë të njëjtë pa dallim moshe, gjinie, përkatësie fetare ose etnike, status ose post politik apo ekonomik. Kërkesa për informim duhet të jetë detyrimisht e bërë me shkrim dhe e dërguar tek autoriteti publik dorazi, me postë ose me postë elektronike.Kërkuesi në hartimin e kërkesës duhet të mbajë parasysh që:1. Përpara se t’i drejtohet autoritetit publik me

kërkesë për marrjen e një informacioni do të ishte mirë të bënte një verifikim paraprak me telefon ose në mënyra të tjera, për t’u siguruar edhe njëherë që informacioni që po kërkon disponohet nga ky autoritet publik si edhe për të saktësuar personin përgjegjës se kujt duhet t’i drejtohet kërkesa.

Page 17: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

16

2. Në kërkesën për informacion duhet të jetë i përcaktuar qartë dhe saktë informacioni që kërkohet në mënyrë që personi përgjegjës pranë autoritetit publik ta ketë të thjeshtë identifikimin e nevojës së kërkuesit, të identifikojë nëse autoriteti publik e ka apo jo këtë lloj informacioni dhe në fund t’i kthejë përgjigje me shkrim kërkuesit. Shpesh ndodh që kërkesa për informacion të refuzohet apo të mos marrë përgjigje të plotë për shkak të pasaktësisë në formulimin e saj.

3. Kur përgatitet një kërkesë ajo duhet të jetë sa më specifike që të jetë e mundur. Në rastet kur kërkesa lidhet me dokumente voluminoze është mirë që të përcaktohet qartë çfarë ju duhet dhe çfarë nuk ju duhet nga tërësia e dokumenteve. Është mirë që të evitohen kërkesat me objekt shumë të gjerë të cilat i krijojnë barrierë autoritetit publik, kërkojnë shumë kohë për t’u përgatitur, rëndojnë koston e përgatitjes së materialit dhe njëkohësisht bëhen shkak edhe për refuzim të kërkesës apo moskthim përgjigje nga autoriteti publik.

4. Për kërkesa të veçanta kërkuesi mund t’i referohet burimeve nga është vënë në dijeni në lidhje me ekzistencën e këtij informacioni.

5. Në rastet e kërkesave me problematikë të gjerë, kërkesa mund t’i drejtohet disa autoriteteve publike njëkohësisht për të

Page 18: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

17

përfituar kohë dhe njëkohësisht për të marrë informacionin e kërkuar.

6. Nëse më parë ky informacion i është vënë në dispozicion një personi tjetër dhe ju e dini, atëherë në kërkesë mund të përmendni emrin e personit që e ka marrë informacionin dhe datën e marrjes.

7. Në kërkesën për informim drejtuar autoritetit publik nuk është e nevojshme të vendoset arsyeja apo motivi i kërkesës, por në raste shumë specifike kur duam një informacion shumë shpejt mund të japim arsyet e kërkimit apo motivin e kërkimit të informacionit. Kjo mbetet gjithmonë në dëshirën e kërkuesit.

8. Formalisht kërkesa për informacion duhet të përmbajë: të plotë emrin dhe mbiemrin e kërkuesit; adresën postare apo elektronike ku

kërkuesi pret që t’i kthehet përgjigje për kërkesën;

përshkrimin e informacionit të kërkuar formatin në të cilën preferohet

informacioni, pasi nëse nuk përcaktohet formati që ti kërkon të marrësh informacionin, atëherë autoriteti publik zgjedh formatin që ka kosto shërbimi më të ulët për vetë atë.

Page 19: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

18

9. Në kërkesë duhet të theksohet që kjo kërkesë bëhet bazuar në ligjin “Për të Drejtën e Informimit” dhe se nëse përgjigja nga autoriteti publik nuk vjen brenda afateve kohore të përcaktuara nga ligji ju lind e drejta e ankimimit administrativ.

C) Cila është procedura e depozitimit të kërkesës?

Kërkesa me shkrim mund të depozitohet në tri mënyra:

dorazi pranë autoritetit publik duke u paraqitur personalisht kërkuesi ose një personi i ngarkuar prej tij

me postë me postë elektronike ( e-mail)

Në rastin e dorëzimit të kërkesës dorazi, Koordinatori i të Drejtës së Informimit pranë autoritetit publik, duhet t’ju pajisë me një numër protokolli që vërteton regjistrimin e kërkesës pranë këtij autoriteti.Në rastin e dorëzimit me postë duhet të ruhet fatura e postës.Në rastin e dorëzimit me e-mail, Koordinatori i të Drejtës së Informimit duhet të dërgojë po në atë adresë numrin e protokollit dhe datën e protokollit për kërkesën që ka ardhur.

Page 20: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

19

Koordinatori i të Drejtës së Informimit është i detyruar t’ju vërë në dijeni lidhur me kohën dhe mundësinë e kthimit të përgjigjes. Duhet mbajtur dhe ruajtur e gjithë korrespondenca që kryhet me autoritetin publik, pasi ajo, në rast të ankimimit administrativ, do të shërbejë si provë për mosrespektimin e ligjit nga ana e autoritetit publik.

Në rastet kur informacioni i kërkuar është shumë voluminoz, përbëhet nga disa pjesë, ju mund t’i kërkoni autoritetit publik që t’ua vërë në dispozicion pjesë-pjesë informacionin, duke filluar nga materialet që kanë gati, pa pritur që të përgatitet i gjithë informacioni.

Përgjigjja e kërkesës nga autoriteti publik mund të jetë me shkrim ose riprodhim i dokumenteve të kërkuara sipas specifikimeve që janë bërë në kërkesën për informim apo edhe sipas marrëveshjes që mund të kesh bërë gojarisht me autoritetin publik.

D) Cila është forma e marrjes së dokumentit?

Kërkesa për informim sigurisht që do të shoqërohet edhe me një përgjigje të autoritetit publik të cilit i është drejtuar. Kështu pra autoriteti publik është i detyruar që të vërë në dispozicion një kopje të dokumentacionit të plotë të kërkuar. Këto dokumente mund të jenë të printuara, të shtypura

Page 21: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

20

në makinë shkrimi, në formë fotografish, hartash, programesh, disketash, disqesh në vartësi të teknologjisë që ofrohet nga autoriteti publik për të mbajtur dhe ruajtur dokumentacionin.

Në rastet kur informacioni është i ruajtur në forma të ndryshme dhe në gjuhë të ndryshme, është e drejta e kërkuesit të përcaktojë se në cilën formë dhe në çfarë gjuhe i nevojitet informacioni.

Gjithashtu, përveç formës së shkruar, informacioni mund të merret edhe në forma të tjera si psh: verbale, vizuale, grafike, të përmbledhur ose mund të shkohet dhe të shqyrtohet pranë autoritetit publik dokumenti origjinal, në vartësi të teknologjisë që përdor autoriteti publik.

Në të gjitha format e përmendura më lart përveç formës klasike të dhënies së dokumentit me shkrim, për të gjitha format e tjera duhet më parë miratimi me shkrim i kërkuesit për formën nëpërmjet së cilës institucioni do të sigurojë informacionin.

E) Çfarë pagesash duhen bërë për shërbimin e informimit që ju ofrohet nga autoriteti publik?

Autoriteti publik përcakton tarifa për ofrimin e shërbimit të dhënies së informacionit të kërkuar. Kjo tarifë nuk duhet të përdoret nga autoriteti

Page 22: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

21

publik për të trembur kërkuesit dhe për të kufizuar kërkesat për informim. Tarifa vendoset rast pas rasti, por duhet t’i bëhet e ditur kërkuesit në momentin e pranimit të kërkesës.

Tarifat për shërbimet standarde ose ato për të cilat është krijuar një përvojë duhet të jenë të miratuara nga rregullorja e brendshme e funksionimit të autoritetit publik apo të miratuara me një urdhër të brendshëm të institucionit dhe duhet të bëhen publike.

Tarifa që mund t’i ngarkohet kërkuesit te informacionit si kundërshpërblim i kostos materiale llogaritet duke përfshirë këto shpenzime:

1. Shpenzimet e riprodhimit të kostos së dokumentit zyrtar, fotokopje, printime apo kopjime në format kompjuterik ose forma të tjera.

2. Shpenzime për dërgim informacioni ku hyjnë posta, faksi, telefoni, interneti etj.

Duhet të kemi parasysh se në pagesën për shërbimin e informacionit nuk mund të përfshihen shpenzimet për përgatitjen e materialit nga nëpunësi që do të thotë shtypja në kompjuter, kostoja e kërkimit të dokumentit, kostoja e shqyrtimit të kërkesës dhe kosto të tjera si këto.

Kërkuesi nuk do të paguajë tarifë shërbimi për informacionet që autoriteti publik është

Page 23: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

22

ligjërisht i detyruar t’i publikojë ato duke i vënë në dispozicion të publikut pa kërkesë.

F) Cilat janë afatet kohore për dhënien e informacionit?

Autoriteti publik është i detyruar që brenda 10 ditë pune nga dita e regjistrimit të kërkesës në regjistër, të kthejë përgjigje për informacionin e kërkuar.

Në rastet kur autoriteti publik konstaton se informacioni i kërkuar nuk disponohet nga ai, atëherë ia përcjell kërkesën autoritetit publik përkatës brenda 10 ditëve kalendarike. Autoriteti që merr këtë kërkesë të përcjellë duhet t’i kthejë përgjigje kërkuesit brenda 15 ditëve pune në lidhje me kërkesën për informim.

Në rastet kur autoriteti publik nuk është i qartë për përmbajtjen ose natyrën e informacionit të kërkuar, duhet që brenda 48 orëve të njoftojë kërkuesin për të bërë sqarimet e nevojshme dhe të domosdoshme.

Në rastet kur informacioni i kërkuar është kompleks dhe voluminoz dhe praktikisht nuk është e mundur t’i kthehet përgjigje brenda afateve të parashikuara në ligj, atëherë autoriteti publik është i detyruar të njoftojë me shkrim apo me gojë kërkuesin se ka nevojë për një shtyrje të afatit, por jo më shumë se 5 ditë pune.

Page 24: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

23

Njëkohësisht autoriteti publik kontakton me kërkuesin dhe i propozon:

a. Shtyrjen e afatit të kthimit të përgjigjes deri në 5 ditë pune nga përfundimi i afatit të mëparshëm 10 ditë pune, por duhet të dihet që ky afat shtyhet vetëm një herë.

b. Kërkuesit i kërkohet të modifikojë kërkesën e tij në përshtatje me mundësinë që autoriteti publik ka për t’i kthyer përgjigje.

Kërkuesi zgjedh një nga dy opsionet e mësipërme. Në rastet kur kërkuesi nuk prononcohet për asnjë nga opsionet e mësipërme atëherë autoriteti publik vendos ta shtyjë afatin kohor duke e vlerësuar vetë kohën e nevojshme që i duhet për të plotësuar kërkesën për informim, por jo më shumë se 5 ditë pune nga përfundimi i afatit të mëparshëm.

Page 25: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

24

KAPITULLI 2

Detyrimet e Autoritetit Publik

Autoriteti Publik duhet që brenda strukturës së tij të përcaktojë një person përgjegjës për të drejtën e informimit, i cili në Ligj është quajtur “Koordinatori për të Drejtën e Informimit”. Nuk duhet në asnjë mënyrë të ngatërrohen apo të mbivendosen kompetencat dhe detyrimet e Koordinatorit të Informimit me Zëdhënësin e Shtypit të autoritetit publik. Secili nga këta persona ka kompetenca, detyra dhe detyrime të ndryshme. Zëdhënësi i Shtypit nuk është autoriteti ligjor për të dhënë akses mbi dokumentet zyrtare.

Autoriteti publik, përcakton në një rregullore të brendshme kompetencat dhe detyrat e Koordinatorit të Informimit.

Autoriteti Publik pas caktimit të Koordinatorit për të Drejtën e Informimit duhet të hartojë dhe të miratojë një rregullore për funksionimin e kësaj strukture. Në këtë rregullore duhet të jenë përcaktuar qartë:

1. Procedura e pranimit dhe shqyrtimit të kërkesave për informim, duke filluar nga orari

Page 26: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

25

i pranimit të kërkesave, asistenca në raste të nevojshme, që duhet t’u jepet kërkuesve për hartimin e kërkesës, mënyra e komunikimit me kërkuesin etj.

2. Procedura e kthimit të përgjigjeve, refuzimeve apo të shtyrjes së afateve duke dhënë modelet e tyre.

3. Tarifat e nevojshme për shërbimin e informimit. Në këtë rast mund të ketë tarifa fikse për disa lloj shërbimesh, ndërsa për shërbime të tjera më të ndërlikuara vendosja e tarifës mund të lihet në kompetencë të sektorit përkatës dhe zyrës së financës gjithmonë në përputhje me kufizimet që përcakton ligji për këtë qëllim.

A) Çfarë është Programi i Transparencës?

Një detyrë themelore e Autoriteti Publik, sipas përcaktimit të ligjit “Për të Drejtën e Informimit” është edhe hartimi dhe miratimi i Programit Institucional të Transparencës. Ky program do të përmbajë të gjithë dokumentacionin, që do të bëhet publik pa kërkesën e individit dhe do të përcaktojë edhe mënyrën e bërjes publike.

Forma standarde e publikimit është nëpërmjet faqes së internetit të autoritetit publik duke rritur kështu mundësinë e gjetjes të sa më shumë

Page 27: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

26

informacioneve në këtë faqe, duke dixhitalizuar të gjitha dokumentet zyrtare, aktet ligjore, nënligjore, marrëveshjet etj. sipas përcaktimit të ligjit “Për të Drejtën e Informimit”.

Ky program institucional duhet të mbajë parasysh dy aspekte:

1. Garantimin e njohjes maksimale me informacionin publik

2. Vënien në dispozicion pa kërkesë të sa më shumë informacioneve në mënyrë që të pakësohet nevoja për kërkesa individuale për informim

Ky program duhet të hartohet në përputhje me modelin që ka miratuar Komisioneri i të Drejtës për Informim.

Rishikimi i programit të transparencës do të bëhet sipas të njëjtës procedurë që është bërë edhe miratimi i tij, por afati i rishikimit do të ndryshojë sipas specifikës së autoritetit publik në vartësi të informacionit që prodhon çdo autoritet.

B) Çfarë dokumentesh duhet të publikojë autoriteti publik?

Autoriteti Publik duhet të vërë në dispozicion të publikut pa kërkesën e tij, në të gjitha format e mundshme dokumentacionin apo ta informatizojë

Page 28: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

27

atë në faqen e internetit në mënyrë që të lehtësojë informimin e publikut.

Kështu Autoriteti duhet të publikojë pa kërkesë informacionet e mëposhtme:

1. Vendndodhjen e autoritetit publik dhe listën me numrat e telefonit për çdo sektor dhe drejtori.

2. Strukturën organizative, funksionet dhe detyrat e autoritetit publik.

3. Tekstet e plota të kuadrit ligjor mbi të cilin ushtron aktivitetin e tij autoriteti publik të tilla si ligjet, vendimet, udhëzimet, konventat e ratifikuara, marrëveshjet e nënshkruara, rregulloret e brendshme, kodin e etikës etj.

4. Procedurat e shkruara në lidhje me procesin e pranimit dhe shqyrtimit të kërkesës për informim.

5. Të dhënat për arsimin, pagat dhe detyrimin e funksionarëve të lartë për deklarimin e pasurive, strukturën e pagave për të gjitha nivelet e punonjësve.

6. Raportet e auditit të brendshëm, të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

7. Buxhetin, planet e shpenzimeve, shpenzimet e kryera, realizimin e buxhetit, mbledhjen e të ardhurave nga burime të treta etj.

Page 29: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

28

8. Informacione sipas Ligjit të Prokurimeve Publike dhe të Koncensionit siç janë lista e kontratave të lidhura, shumat e kontraktuara, palët kontraktuese, përshkrimi i shërbimit që kryhet, etj.

9. Përshkrim të shërbimeve që autoriteti publik i ofron publikut dhe cilësinë e shërbimit.

10. Procedurat e ankimimit në rast të mosrespektimit apo moskryerjes së funksioneve publike nga ana e autoritetit publik.

11. Regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve për informim.

12. Informacione dhe dokumente që është konstatuar se zgjojnë interes për publikun dhe kërkohen shpesh.

13. Çdo informacion tjetër që autoriteti publik gjykon se është në interes të publikut.

14. Një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato.

15. Një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si edhe të kategorive të informacionit që bëhen publike pa kërkesë.

Page 30: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

29

16. Çdo mekanizëm apo procedurë përmes së cilës persona të interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo lloj mënyrë tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike, apo të ushtrimit të funksionit të autoritetit publik.

Të gjitha sa kemi përmendur më lart duhet t’i vihen në dispozicion në mënyrë të menjëhershme publikut dhe pa kosto shërbimi, kostoja e tyre i është ngarkuar autoritetit publik.

C) Si është procedura e pranimit të kërkesës?

Koordinatori i të Drejtës së Informimit respekton oraret e marrjes në dorëzim të kërkesave për informim nga kërkues të ndryshëm. Në këtë fazë ai duhet të ketë parasysh:

1. Gjatë kryerjes së këtij procesi ai është në shërbim të kërkuesit dhe duhet ta presë atë me mirësjellje dhe t’i trajtojë të gjithë kërkuesit njëlloj pa diferencime moshe, race, feje, etnie apo pamjeje fizike.

2. Koordinatori është i detyruar ta ndihmojë kërkuesin ose ta këshillojë atë në mënyrë që të hartojë saktë kërkesën për informim në përputhje me ligjin.

3. Nëse kërkesa për informim lidhet me një

Page 31: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

30

informacion që është i publikuar nga autoriteti publik atëherë koordinatori ia vë menjëherë në dispozicion informacionin ose e orienton në drejtim të faqes së internetit që disponon autoriteti publik.

4. Koordinatori duhet të veprojë shpejt, saktë me kërkesat për informacion brenda të gjitha afateve ligjore.

5. Në rastet kur kërkuesit i refuzohet dhënia e informacionit, Koordinatori, i bën të qartë mundësinë ligjore për të ankimuar vendimin e autoritetit publik, vendin ku duhet të ankimohet.

6. Koordinatori duhet të japë informacion për ecurinë e kërkesës dhe shqyrtimin e saj në çfarë faze është.

D) Si është procedura e shqyrtimit të kërkesës?

Shqyrtimi i kërkesës për informacion kalon në disa hapa si më poshtë:

Hapi Nr. 1, Koordinatori për të drejtën e informimit, me marrjen e një kërkese për informim shqyrton në fillim nëse informacioni i kërkuar ndodhet pranë autoriteti publik. Nëse ky informacion nuk ndodhet në autoritetin publik atëherë, Koordinatori e adreson kërkuesin për tek

Page 32: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

31

autoriteti publik përkatës, ose në rastet e dërgimit me postë, e dërgon kërkesën për informim tek autoriteti publik i duhur dhe njëkohësisht njofton edhe kërkuesin.

Hapi nr.2, Koordinatori mbasi ka konstatuar se informacioni i kërkuar ndodhet në autoritetin publik, atëherë bën verifikimin për të parë nëse ky informacion është i publikuar apo jo.

Hapi nr.3, Koordinatori verifikon anën formale të kërkesës për informim, d.m.th verifikon nëse kërkesa i ka të gjitha elementet e saj si: emri dhe mbiemri i personit, adresa, numri i telefonit, forma e përcaktuar e marrjes së dokumentit etj.

Hapi nr.4, pasi kapërcehen këto hapa mund të themi ligjërisht që kërkesa është pranuar ose është refuzuar nga autoriteti publik.

Me pranimin e kërkesës Koordinatori i të Drejtës së Informimit do t’i bëjë të ditur kërkuesit:

1. Kohën maksimale limit brenda së cilës autoriteti publik do të japë përgjigje për kërkesën e tij.

2. Mënyrën e dhënies së përgjigjes.

3. Pagesën për shërbimin e informimit dhe strukturën e pagesës.

Page 33: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

32

E) Si është procedura e dhënies së informacionit të kërkuar?

Në rastet kur kërkuesi kërkon informacione të cilat janë të publikuara nga autoriteti publik, atëherë ky informacion i jepet menjëherë atij nga Koordinatori për të Drejtën e Informimit, duke i dhënë materialin e printuar apo në formë fletëpalosje, apo duke e adresuar te faqja e internetit e autoritetit publik.

Në rastet kur kërkuesi ka kërkuar informacion i cili mbahet nga autoriteti publik, atëherë Koordinatori është i detyruar të vërë në dispozicion të kërkuesit brenda të gjitha afateve kohore ligjore informacionin e kërkuar, në formën e kërkuar të rënë dakord më parë midis kërkuesit dhe autoritetit publik.

Në rastet kur në kërkesë kërkohen informacione, që nuk ndodhen të gjitha në institucionin ku është drejtuar, atëherë ky i fundit do të kthejë përgjigje për informacionin që disponon dhe do ta adresojë kërkuesin tek institucionet e tjera përgjegjëse.

Në rastet kur informacioni i kërkuar është i kufizuar pjesërisht, autoriteti publik do t’i vërë në dispozicion atë pjesë të

Page 34: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

33

informacionit që është i aksesueshëm për publikun dhe do t’i japë argumentet ligjore me shkrim për refuzimin e pjesës tjetër të informacionit.

Page 35: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

34

KAPITULLI 3

Koordinatori dhe Komisioneri i të Drejtës për Informim

A) Cilat janë detyrat e Koordinatorit?

Koordinatori i të Drejtës për Informim është personi i ngarkuar me këtë detyrë nga autoriteti publik, pjesë e stafit të tij, i cili merret në mënyrë ekskluzive me të drejtën e informimit. Ai ka këto detyra:

1. Pranon kërkesat për informim që i vijnë nga kërkues të ndryshëm dhe u krijon mundësinë që në përputhje me ligjin të aksesojnë informacionin e kërkuar.

2. Koordinatori krijon regjistrin e kërkesave duke ndjekur një radhë të caktuar me numra protokollesh dhe njëkohësisht po në këtë mënyrë krijon edhe regjistrin e kthimit të përgjigjeve të kërkesave për informim.

3. Koordinatori përditëson dhe publikon në mënyrë periodike regjistrin e kërkesave dhe përgjigjet e kërkesave për informim.

Page 36: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

35

4. Ai është bashkërenduesi i punës për plotësimin e kërkesave për informacion, ai qëndron midis kërkuesit dhe administratës së autoritetit publik dhe ndjek në mënyrë periodike ecurinë e kërkesës.

5. Në rastet kur autoriteti publik nuk e disponon informacionin e kërkuar, Koordinatori në respekt të afateve kohore e përcjell këtë kërkesë tek autoriteti kompetent që e disponon dhe njëkohësisht njofton edhe kërkuesin.

6. Ndjek të gjitha procedurat e nevojshme për vjeljen e pagesave për shërbimin e informimit, si dhe rastet kur është falas.

7. Kryen njoftimet paraprake.

8. Komunikon me kërkuesin për çdo rast dhe nevojë që ka në lidhje me plotësimin e saktë dhe të plotë të kërkesës për informim

B) Çfarë kompetencash ka Komisioneri për të Drejtën e Informimit?

Komisioneri për të Drejtën e Informimit është pjesë përbërëse e strukturës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si institucion i krijuar me ligj të veçantë.

Page 37: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

36

Në kuadër të zbatimit të ligjit “Për të Drejtën e Informimit” ai ka këto kompetenca:

1. Miraton modelin e programit të transparencës për çdo autoritet publik, pasi llojet e informacioneve, dokumentacioni, forma e mbajtjes dhe ruajtja e tyre, klasifikimi i dokumenteve është specifik për çdo autoritet publik.

2. Përcakton standardin për formatin dhe përmbajtjen e regjistrit të kërkesave si dhe të përgjigjeve për informacion.

3. Shqyrton në mënyrë periodike së bashku me Ministrinë e Financave tarifat e shërbimit që autoriteti publik ka bërë publike dhe në rastet kur konstaton apo kur në gjykimin e tij tarifat janë të larta, atëherë ndërhyn për ndryshimin e tyre. Ndërhyrja e tij është e detyrueshme për t’u zbatuar nga autoriteti publik.

4. Vendos gjoba për personat përgjegjës pranë autoritetit publik për shkelje dhe mos zbatim korrekt të ligjit “Për të Drejtën e Informimit”. Me kalimin e afatit 6-mujor, vendimi i Komisionerit kthehet në urdhër ekzekutiv dhe zbatohet nga zyra e financës së autoritetit publik.

5. Pranon ankimet nga kërkuesit në lidhje me kërkesat për informacion dhe i shqyrton

Page 38: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

37

ato sipas një procedure që ia njeh ligji “Për të Drejtën e Informimit”. Vendimet e tij janë detyruese për autoritetin publik. Gjithashtu vendimet e tij janë të ankimueshme si nga ana e kërkuesit, ashtu edhe nga ana e autoritetit publik. Ankimi i vendimeve të Komisionerit bëhet pranë Gjykatës Administrative të shkallës së parë.

6. Komisioneri raporton përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për ecurinë dhe zbatimin e ligjit “ Për të Drejtën e Informimit ”.

Page 39: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

38

KAPITULLI 4

Shkeljet dhe Sanksionet administrative

Mosrespektimi i neneve të ligjit “ Për të Drejtën e Informimit” sigurisht që çon në përcaktimin e përgjegjësive administrative sipas përcaktimeve që janë bërë në këtë ligj.

A) Çfarë do të konsiderohet kundravajtje administrative?

Kundravajtja administrative është veprimi apo mosveprimi në përputhje me këtë ligj për aq sa nuk përbën vepër penale, dhe dënohet me gjobë.

Në koncept të këtij ligji konsiderohen kundravajtje administrative:1. Refuzimi i dhënies së informacionit në

kundërshtim me ligjin. (gjoba 150.000 – 300.000 lekë)

2. Mosvënia në zbatim në afatin e caktuar sipas ligjit të programit institucional të transparencës (gjoba 50.000 – 100.000 lekë)

3. Mosrishikimi i programit institucional të transparencës brenda afatit ligjor. (gjoba 50.000 – 100.000 lekë)

Page 40: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

39

4. Mosndjekja e procedurave të rishikimit të programit institucional të transparencës (gjoba 50.000 – 100.000 lekë)

5. Moskrijimi, mosmbajtja, mospublikimi dhe mopërditësimi i regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve brenda afateve ligjore (gjoba 50.000 – 100.000 lekë)

6. Mosplotësimi i kërkesave për informacion të regjistruara në regjistër, brenda afateve kohore ligjore. (gjoba 150.000 – 300.000 lekë)

7. Mosregjistrimi i kërkesës për informim, moscaktimi i një numri rendor për të dhe mosdhënia e të dhënave të kontaktit të Koordinatorit për të Drejtën e Informimit sipas ligjit ( gjoba 150.000 – 300.000 lekë)

8. Mosdërgimi i kërkesës për informim tek një autoritet tjetër publik brenda afateve kohore që përcakton ligji (gjoba 150.000 – 300.000 lekë)

9. Dërgimi i kërkesës për informim tek një autoritet tjetër kur vetë autoriteti e ka këtë informacion (gjoba 150.000 – 300.000 lekë)

10. Mosnjoftimi i kërkuesit se kërkesa e tij është dërguar në një tjetër autoritet publik, i cili e disponon informacionin (gjoba 50.000 – 100.000 lekë)

Page 41: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

40

11. Mospërcaktimi paraprak i tarifës, mos publikimi i tarifave apo caktimi i një tarife abuzive në kundërshtim me ligjin (gjoba 150.000 – 300.000 lekë)

12. Mosrespektimi i kërkesave ligjore për dhënien falas të informacionit (gjoba 50.000 – 100.000 lekë)

13. Refuzimi i paarsyetuar i preferencës që kërkuesi ka për të marrë informacionin ( gjoba 25.000 – 50.000 lekë)

14. Mosnjoftimi i kërkuesit për zgjatjen e afatit të plotësimit të kërkesës (gjoba 150.000 – 300.000 lekë)

15. Moskryerja e njoftimeve paraprake sipas përcaktimeve në ligj (gjoba 25.000 – 50.000 lekë)

16. Dëmtimi apo shkatërrimi i dokumenteve zyrtare për të shmangur të drejtën e informimit (gjoba 150.000 – 300.000 lekë)

17. Moszbardhja e dokumenteve zyrtare sipas ligjeve në fuqi për të shmangur te drejtën për informim (gjoba 150.000 – 300.000 lekë)

Procedurat për konstatimin, shqyrtimin, ankimimin dhe ekzekutimin e kundravajtjeve administrative janë ato të parashikuara në ligjin “Për Kundravajtjet Administrative”.

Page 42: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

41

B) Por cilët janë përgjegjësit për shkeljet e konstatuara?

Titullari i autoritetit publik është përgjegjës direkt për shkeljet e konstatuara në pikat 2, 3, 4 dhe 12 të renditura më sipër.

Koordinatori për të Drejtën e Informimit është përgjegjës direkt për shkeljet e konstatuara në pikat 1, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 13, 14 dhe 15 të renditura më sipër.

Çdo nëpunës i autoritetit publik është përgjegjës për shkeljet e konstatuara në pikat 16 dhe 17 të renditura më sipër.

C) Si bëhet shlyerja e gjobës?

Gjoba që u është vendosur personave përgjegjës, titullarit të autoritetit publik, koordinatorit dhe nëpunësit shlyhet prej tyre me këste mujore duke pasur parasysh që familjeve të tyre të mos iu cenohet minimumi jetik.

D) Si ankimohet sanksioni i vendosur?

Sanksioni administrativ që i është vendosur personit përgjegjës, (titullarit të autoritetit publik, koordinatorit apo nëpunësit) është i

Page 43: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

42

ankimueshëm në përputhje me procedurat e ligjit “Për Kundravajtjen Administrative”.

Brenda 30 ditëve kalendarike nga momenti që personi përgjegjës është vënë në dijeni për sanksionin administrativ, ai duhet t’i drejtohet me kërkesë-padi Gjykatës Administrative të shkallës së parë për ta kundërshtuar atë.

Gjoba ekzekutohet nga zyra e financës së autoritetit publik ku punon kundravajtësi brenda 6 muajve nga momenti që kjo gjobë është vendosur. Me kalimin e afatit 6-mujor vendimi kalon në titull ekzekutiv dhe ekzekutohet nga zyra e përmbarimit me kërkesë të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Page 44: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

43

KAPITULLI 5

Kufizimet e të Drejtës për Informim mbi Dokumentet Zyrtare

Është e vërtetë që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji “Për të Drejtën e Informimit” dhe aktet e tjera ndërkombëtare që lidhen direkt apo indirekt me këtë të drejtë, i japin shumë rëndësi të drejtës së publikut për t’u informuar në lidhje me dokumentet zyrtare, të cilat pasqyrojnë qartësisht punën e qeverisë, por nga ana tjetër në asnjë mënyrë nuk duhet të mendohet se kjo e drejtë është absolute.

Duhet pasur parasysh se midis tendencës të hapjes pa kufi dhe mbylljes pa kufi duhet të gjendet një ekuilibër. Ky ekuilibër vendoset:

1. Në radhë të parë, nga zbatimi me korrektësi nga autoritetet publike të legjislacionit në fuqi “Mbi të Drejtën e Informimit”, “Mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, “Për Dokumentacionin e Klasifikuar Sekret Shtetëror”, “Për Grumbullimin, Administrimin dhe Ruajtjen e Informacionit të Klasifikuar Policor”, “Për Arkivat”, si edhe akte të tjera ligjore, të cilat

Page 45: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

44

kufizojnë tërësisht apo pjesërisht të drejtën e informimit.

2. Në radhë të dytë nga sensibilizimi, ndërgjegjësimi dhe njohja e publikut, kërkuesit, me kuadrin ligjor mbi të drejtën e informimit dhe të kufizimeve shoqëruese të tij.

A) Cilat janë kufizimet e të drejtës së informimit?

Ligji “Për të Drejtën e Informimit ”, në nenin 17 të tij, jep në mënyrë të qartë 4 kategoritë për të cilat kufizohet e drejta e informimit.

Kategoria e Parë:

1. Kufizohet dhënia e informacionit në rastet kur:

Cenohet jeta private. Ligji “Për të Dhënat Personale” garanton mbrojtjen e jetës private të personit dhe nuk lejon shpërndarjen për qëllime abuzive të tyre. Të dhënat personale përmblidhen në: origjina racore, jeta seksuale, gjendja familjare, bindjet politike, bindjet fetare, origjina etnike etj.

Cenohet sekreti tregtar, i cili sigurohet nga një sërë ligjesh të tilla si ligjet mbi

Page 46: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

45

funksionimin e bankave, të cilat nuk japin informacion në lidhje me gjendjen e llogarive bankare; ligji për tatim-taksat, i cili kufizon marrjen e informacionit për bilancet e shoqërive tregtare; ligji i prokurimeve publike, i cili kufizon marrjen e informacionit për një kategori të përcaktuar të dokumenteve që konkurruesit depozitojnë pranë enteve prokuruese etj.

Cenohet e drejta e autorit

Cenohet e drejta e patentës

Kufizimet e parashikuara në këtë kategori nuk do të zbatohen kur:

a. Titullari i mbajtjes së këtyre të drejtave, jep pëlqimin vetë për dhënien e informacionit.

b. Kur titullari i mbajtjes së këtyre të drejtave në momentin e dhënies së këtyre informacioneve është quajtur autoritet publik.

c. Në rastet kur dhënia e informacionit ka interes publik më të lartë se sa kufizimi i saj.

Kategoria e dytë:

Kufizohet dhënia e informacionit në rastet kur :

Page 47: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

46

Cenohet Siguria Kombëtare. Ligji “Për Informacionin e Klasifikuar Sekret Shtetëror” përcakton masat e nevojshme për klasifikimin, përdorimin dhe ruajtjen e informacioneve për sigurinë kombëtare, të cilat quhen “sekrete shtetërore”. Shteti është pronari i vetëm i këtij lloj informacioni ku përfshihen, por nuk kufizohen, planet ushtarake, armatimet, kapaciteti i sistemeve, projektet apo planet e ndryshme, aftësia apo dobësia e instalimeve, informacionet e grumbulluara apo të fituara nga marrëveshje ndërqeveritare apo organizata ndërkombëtare me kusht që të mbahen sekret.

Cenohet parandalimi, hetimi dhe ndjekja e veprave penale konfidente, të cilat rregullohen me Ligj të veçantë, Ligji “Për grumbullimin, administrimin dhe ruajtjen e informacionit të klasifikuar policor”. Ky ligj rregullon trajtimin e informacionit policor për të siguruar parandalimin dhe zbulimin e krimit. Këtu bëjnë pjesë të gjitha llojet e informacioneve si dokumente të shkruara me dorë, elektronike, kaseta, CD video dhe çdo lloj tjetër materialesh.

Cenohet mbarëvajtja e hetimit administrativ në rastet e një procedimi disiplinor,

Page 48: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

47

Cenohet mbarëvajtja e procedurave të inspektimit dhe auditimit të autoritetit publik,

Cenohet formulimi i politikave monetare dhe fiskale të shtetit,

Cenohet barazia e palëve në një proces gjyqësor dhe mbarëvajtja e tij,

Cenohet këshillimi dhe diskutimi paraprak brenda ose midis autoriteteve publike për zhvillimin e politikave publike,

Cenohet mbarëvajtja e marrëdhënieve ndërkombëtare ose ndërqeveritare.

Kufizimet e renditura në këtë kategori nuk do të respektohen kur:

a. Ka përfunduar hetimi administrativ dhe është marrë një vendim.

b. Ka përfunduar procedura e inspektimit dhe auditimit të autoritetit publik dhe është marrë vendim.

c. Informacioni i kërkuar në rastin e formulimit të politikave monetare dhe fiskale janë të dhëna statistikore, teknike apo analiza faktesh.

d. Informacioni i kërkuar në rastin e shkeljes së barazisë në gjykim dhe në mbarëvajtjen

Page 49: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

48

e procesit janë të dhëna apo analiza faktesh, të dhëna statistikore etj.

e. Ka përfunduar procesi i këshillimit brenda apo midis autoriteteve publike dhe është marrë një vendim.

f. Në rastet kur dhënia e informacionit ka interes publik më të lartë se sa kufizimi i saj.

Kategoria e tretë:

Kufizohet dhënia e informacionit në rastet kur:

Cenohet sekreti profesional. Ka shumë profesione të cilat për shkak të natyrës së tyre grumbullojnë të dhëna në lidhje me persona të tretë. Grumbullimi, administrimi dhe ruajtja e këtyre informacioneve bëhet sipas ligjeve përkatëse për ruajtjen e sekretit profesional. Ndër profesionet më të spikatura që përfshihen në këtë kategori janë: profesioni i mjekut, profesioni i psikologut, profesioni i avokatit etj.

Kufizimet e renditura në këtë kategori nuk do të respektohen:

a. Në rastet kur dhënia e informacionit ka interes publik më të lartë se sa kufizimi i saj.

Page 50: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

49

Kategoria e katërt:

Kufizohet dhënia e informacionit në rastet kur:

Me gjithë përpjekjen e autoritetit publik për të qartësuar kërkesën e bërë për informim, është i pamundur identifikimi i informacionit që kërkohet nga kërkuesi, pasi ky i fundit nuk e ka shprehur qartësisht se çfarë kërkon apo nuk është vetë i qartë për informacionin që i nevojitet.

Në të gjitha kufizimet që përmendëm më lart, autoriteti publik ka të drejtë të bëjë me shkrim refuzimin e dhënies së informacionit, duke shpjeguar arsyet e mosdhënies së tij, arsye të shoqëruara edhe me referimet përkatëse ligjore që e pengojnë autoritetin të vërë në dispozicion informacionin e kërkuar.

B) Si është procedura e refuzimit për informacionet “sekret shtetëror”?

1. Në rastin e refuzimit të informacioneve që klasifikohen sekret shtetëror, autoriteti publik, nuk e refuzon menjëherë kërkesën për informim, por fillon procedurën për rishikimin dhe vlerësimin e informacionit, nëse vazhdon të jetë ende sekret.

Page 51: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

50

2. Njofton kërkuesin për shtyrjen e përgjigjes së kërkesës deri në 30 ditë pune.

3. Kontakton autoritetin publik që ka bërë klasifikimin për të filluar procedurën e vlerësimit të klasifikimit.

4. I kthen përgjigje kërkuesit sipas rastit:

- duke e refuzuar kërkesën kur informacioni vazhdon të jetë i klasifikuar.

- duke i dhënë akses të plotë në informacion pasi i është hequr kufizimi i sekretit shtetëror.

- duke i dhënë akses të pjesshëm në informacion

C) Çfarë është akses i pjesshëm në informacion?

Kjo është një praktikë që përdoret në rastet kur informacioni i kërkuar për t’u aksesuar nuk ka mundësi që të jepet i tëri, por mund të jepet me pjesë, duke i dhënë mundësi Autoritetit Publik të fshijë apo të shuajë atë pjesë të informacionit, i cili është sekret, ndërsa pjesa tjetër është lehtësisht e aksesueshme nga publiku.

Page 52: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

51

KAPITULLI 6

Ankimimi

Ndodh shpesh në praktikat e përditshme që autoritetet publike të refuzojnë në mënyrë të paligjshme dhënien e informacionit të kërkuar, të heshtin përpara kërkesës së bërë nga kërkuesi apo të nxjerrin justifikime të pabazuara ligjërisht duke dashur të fshehin apo të mos japin informacionin e kërkuar.

Në këto kushte kërkuesit i lind e drejta e ankimimit, e cila kalon në dy faza:

1. Ankimi Administrativ

2. Ankimi Gjyqësor

A) Si është procedura dhe afatet e Ankimit Administrativ?

Kërkuesit i lind e drejta e ankimit administrativ përpara institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale kur konstaton se:

Page 53: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

52

1. Autoriteti Publik ka shkelur afatet kohore të kthimit të përgjigjes për kërkesën e tij dhe kjo kërkesë nuk ka marrë përgjigje.

2. Kur përgjigja e dhënë nga autoriteti publik është përtej afateve të përcaktuara në ligj.

3. Kur autoriteti publik ka refuzuar dhënien e informacionit pa shkaqe të arsyeshme ligjore.

4. Kur autoriteti publik ka shkelur afatet e ndryshme kohore të përcaktuara në ligj.

5. Për çfarëdolloj shkaku tjetër i cili nuk është ligjor.

Ankimi pranë institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duhet të bëhet me shkrim, ku të jepen qartësisht këto detaje:

Autoriteti publik për të cilin ankohet

Shkaku ligjor i ankimimit (p.sh mosrespektim afatesh, dhënie e pjesshme e informacionit, refuzim i kërkesës etj.)

Emri i plotë, adresa dhe numri i telefonit të ankuesit

Bashkëlidhur shkresën e protokolluar pranë autoritetit publik, numrin e protokollit

Page 54: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

53

Ankimi do të protokollohet pranë zyrës së institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale brenda 30 ditëve të punës nga momenti kur:

Ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit

Ka kaluar afati ligjor për dhënien e informacionit

Me marrjen e ankesës, institucioni i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e kalon atë në strukturën që merret me të drejtën e informimit. Kjo strukturë ndjek një procedurë të caktuar në lidhje me shqyrtimin e ankesës, sipas hapave të mëposhtme:

Shqyrton bazën ligjore të ankesës

Shqyrton faktet dhe argumentet e ankuesit

Kur e shikon të arsyeshme i kërkon ankuesit dhe autoritetit publik informacion më të zgjeruar lidhur me çështjen që po shqyrton

Kërkon informacion lidhur me çështjen nga burime të tjera alternative që kanë dijeni

Në raste të veçanta mund të realizojë një seancë dëgjimore midis të dy palëve (kërkuesit dhe autoritetit publik) në prani të Komisionerit.

Page 55: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

54

Në përfundim të kësaj procedure, që e ka afatin 15 ditë pune nga momenti që protokollohet ankimimi, institucioni i Komisionerit del me një vendim. Vendimi mund të jetë:

Për mospranim të ankesës për shkaqe formale (kur ankimi para Komisionerit nuk është kryer brenda afatit 30 ditë pune, nuk është paraqitur në formë shkresore, nuk tregohet emri dhe adresa e ankuesit)

Për pranim të ankesës dhe urdhërimin e autoritetit publik për t’i dhënë ankuesit informacionin e kërkuar në mënyrë të plotë apo të pjesshme

Për rrëzimin e plotë apo të pjesshëm të kërkesës si të pambështetur në ligj dhe në prova.

Vendimi i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale i drejtohet Ankuesit dhe Autoritetit Publik. Në të shprehet qartë vendimi dhe argumentimi ligjor i Komisionerit që ka çuar në marrjen e këtij vendimi. Shënohet detyrimi i Autoritetit Publik për t’i dhënë informacionin kërkuesit duke përcaktuar edhe afatin kohor brenda të cilit duhet ta ekzekutojë këtë vendim.

Vendimi i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është i

Page 56: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

55

ankimueshëm si nga Kërkuesi, ashtu edhe nga Autoriteti Publik, përpara Gjykatës Administrative kompetente.

Kërkuesi ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës administrative kompetente edhe në rastet kur Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk nxjerr një vendim brenda afateve kohore të parashikuara në ligj.

B) Si është procedura e ankimimit gjyqësor?

Ky ankimim realizohet nëpërmjet kërkesë-padisë së drejtuar në gjykatën administrative kompetente. Kërkesë-padia ngrihet duke goditur vendimin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në kërkesë-padi është mirë të përfshihet si palë e tretë edhe autoriteti publik, i cili nuk ka respektuar dispozitat e ligjit “Për të Drejtën e Informimit”.

Është e detyrueshme që procedura e ankimimit administrativ përpara Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të jetë ezauruar përpara se çështja të kalojë për gjykim në gjykatën administrative kompetente.

Afati i dorëzimit të kërkesë-padisë është 30 ditë kalendarike nga momenti kur Komisioneri ka dhënë vendimin e tij.

Page 57: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

56

Ndjekjen e procedurave ligjore përpara gjykatës administrative, kërkuesi mund ta bëjë vetë, të autorizojë një person tjetër apo të përfaqësohet me avokat.

C) Cili është pozicioni i Avokatit të Popullit?

Avokati i Popullit është institucioni që luan rolin e kujdestarit për zbatimin e të drejtës së informimit. Ai mbetet organi që mund të mbikëqyrë, të japë rekomandime për zbatimin sa më mirë të ligjit. Mund të presë ankime nga publiku për moszbatimin dhe mosrespektimin e procedurave të parashikuara në ligjin për të drejtën e informimit, por duhet pasur parasysh se është një organ jo ekzekutiv, por vetëm rekomandues pa fuqi detyruese.

D) Çfarë është shpërblimi i dëmit?

Kërkuesit i lind e drejta t’i drejtohet gjykatës për kërkimin e shpërblimit për dëmin e shkaktuar nga refuzimi i kërkesës së tij për të marrë informacion.

Ky dëm mund të jetë:

Dëm pasuror që do të thotë se kërkuesi ka pësuar humbje financiare nga mosdhënia e informacionit

Page 58: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

57

Dëm jopasuror që do të thotë i është shkaktuar dëm moral duke i cenuar personalitetin dhe ushtrimin e të drejtës së tij.

Kërkesa për dëmshpërblim është e ndryshme për raste të ndryshme dhe e drejta për të kërkuar dëmshpërblim humbet nëse nuk ushtrohet brenda 3 vjetëve nga çasti kur kërkuesi i dëmtuar merr dijeni për dëmin dhe organin që ka shkaktuar dëmin.

Page 59: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

58

KAPITULLLI 7

Formularët Tip

A ) Formulari 1

(shembull për një kërkesë për informim)

Drejtuar: (emërtimi i saktë i autoritetit publik dhe nëse është ë mundur edhe të sektorit përkatës që i drejtohet kërkesa)

Adresa, emri i qytetit

Lënda: Kërkesë për informim

Nga:

(emri mbiemri i plotë/emërtesa e plotë në rastet e personit juridik, adresa e plotë, numri i telefonit)

I nderuar zonjë/zotëri,

Mbështetur ne Ligjin “Për të Drejtën e Informimit” dëshiroj të informohem në lidhje me (vendos objektin e kërkesës suaj në lidhje me çfarë kërkoni të informoheni)

Ose

Në bazë të ligjit “Për të Drejtën e Informimit” dëshiroj të marr dokumentet/informacionin mbi

Page 60: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

59

çështjet e mëposhtme:

1._____________________________________

2._____________________________________

3.______________________________________

Unë dëshiroj të marrë informacionin sipas formës së mëposhtme:

- Të shqyrtoj informacionin në kopje dhe në origjinal

- Konsultim gojor

- Kopje të shkruar

- Kopje elektronike

Data

Page 61: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

60

B) Formulari II

(shembull i shkresës për refuzimin e kërkesës për informim)

Stema (Republika e Shqipërisë, emërtimi i saktë i autoritetit publik, zyra/departamenti që refuzon kërkesën, numri i protokollit dhe data)

Lënda: Refuzim i kërkesës për informim

Drejtuar : (emri i personit apo entit përkatës që ka bërë kërkesën për informim)

Adresa (e personit apo entit përkatës që ka bërë kërkesën)

Mbështetur në kërkesën tuaj për informim në lidhje me (vendoset subjekti i saktë sipas kërkesës që ka bërë kërkuesi), ju sqarojmë se:

Kërkesa juaj për marrjen e informacionit refuzohet (jep të saktë arsyen e refuzimit të plotë apo të pjesshëm duke dhënë edhe referimet e ligjit që të detyrojnë ta refuzosh këtë kërkesë).

Në rast ankimimi administrativ do t’i drejtoheni (jepni emrin e personit përgjegjës dhe zyrën përkatëse).

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.

Emri: i personit përgjegjës, firma dhe vula e autoritetit publik.

Page 62: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

61

C) Formulari III

(shembull për një ankimim administrativ)

Drejtuar: Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Lënda: Ankim për refuzimin/moskthimin e përgjigjes për kërkesën për informim

Nga: (emri mbiemri I plote/emërtesa e plotë në rastet e personit juridik, adresa e plotë, numri i telefonit)

I nderuar zonjë/zotëri,

Mbështetur në Ligjin “Për të Drejtën e Informimit” i drejtohem institucionit tuaj për të bërë të mundur plotësimin e kërkesës për informim qe kam depozituar pranë (emrin e autoritetit publik të cilit i është drejtuar kërkesa)

Ne bazë të ligjit “Për të drejtën e informimit kërkoj të më vihen në dispozicion dokumentet e mëposhtme:

1._____________________________________

2._____________________________________

3.______________________________________

Page 63: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

62

Unë dëshiroj të marr informacionin sipas formës së mëposhtme:

- Të shqyrtoj informacionin në kopje dhe në origjinal

- Konsultim gojor

- Kopje të shkruar

- Kopje elektronike

Ju lutem rishikoni edhe njëherë refuzimin e bërë duke detyruar autoritetin publik të më vërë në dispozicion informacionin e kërkuar (jep argument pse të duket i paligjshëm refuzimi i informacionit)

Data

Firma:

Page 64: Guida e se drejtes - Albanian Media Institute e se drejtes - print.pdf · E Drejta e Publikut për t’u informuar ... Kapitulli 4 “Sanksionet Administrative” përmbledh një

Albanian Media InstituteInstituti Shqiptar i Medias

UDHËZUES PRAKTIKLIGJI PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT