20

Fillimet 48

  • Upload
    ativari

  • View
    236

  • Download
    2

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Revistë e Shkollës së mesme "Vëllazërim-Bashkim" (Mars 2014, Nr. 48)

Citation preview

Page 1: Fillimet 48
Page 2: Fillimet 48
Page 3: Fillimet 48

Eldina Efendia dhe Rialda Resulbegoviq nga shkolla jonë janë dy nga 13 fitueset e shpërblimit në

Konkursin artistik regjional me temën “Përkrah paqjen”, të cilën e ka organizuar

Nansen Dialogue Centre Montenegro ndërsa e ka përkrahur Ministria e Arsimit e Malit të Zi.

Eldina Efendia II-4

Riallda Resulbegu II-4

Page 4: Fillimet 48

Adoleshenca është një fjalë që godet fortë kur përmendet. Të vegjëlit e presin me

padurim nga gjërat që dëgjojnë, të tjerët janë duke e jetuar dhe e shijuar ndërsa

grupi tjetër sapo e ka kaluar dhe mendon për gabimet që ka bërë. Moshat e

thyera e kujtojnë me nostalgji si periudhën më të bukur të jetës. Ata na e trego-

jnë aq bukur dhe me emocion, saqë na ngjan me një përrallë e cila pavarësisht

nga ndodhitë, fundi është i lumtur. Një përrallë që do e mbajmë mend përgjith-

monë, sepse duam-s’duam ne, gjurmët janë të pashmangshme. Pse mos ta quajmë

stina më e bukur e jetës?! Mrekullia e tetë e botës, apo dhe fryti më i ëmbël! Pra,

qenka një stinë që nuk e njohim, një notë që s’e kemi mësuar, një mrekulli që

nuk e kemi parë, një fryt që s’e kemi provuar. Dëshmitë tregojnë se adoleshenca

qenka një enigmë që na tërheq gjithmonë për ta zbuluar. Bashkë me ado-

leshencën ndryshojmë edhe ne, si në karakter ashtu edhe në pamje fizike. Pra,

vetëvlerësimi rritet si tek vajzat ashtu edhe tek djemtë. Pamjes fizike i jepet

rëndësi e madhe. Adoleshenca nuk ka rregulla, por ndoshta disa “kufizime”,

kufizime që na i vendosin prindërit me fjalimet e tyre të gjata , fjalime të cilat na

tregojnë dallimet në mes adoleshencës dhe rinisë së tyre me adoleshencën e

tashme, por gjithçka është për të mirën tonë, “të jetojmë sa me mirë dhe sa më

bukur” . Gjithçka që flasin, gjithçka që bëjnë është për të na drejtuar në rrugën e

drejtë, në fund të fundit prindërit janë engjujt mbrojtës... Gabimet janë të pash-

mangshme, ato janë pjesë e jetës, mirëpo madhësia e tyre luan një rol të

rëndësishëm. Ato të voglat do mbesin në kujtesë si diçka gazmore, si pasqyrë e

rritjes dhe përparimit tënd, ndërsa ato të mëdhatë do lënë gjurmë dhe shije të

hidhur dhe përherë do të jenë si një re e zezë ne qiellin e jetës sonë. Kujdes duhet

kushtuar, sepse kjo re nëse nuk është e vetme, i pengon diellit të rrezatojë dhe të

na ndriçojë gjatë gjithë jetës, duke penguar lumturinë tonë! Adoleshencën po ta

jetojmë me rregulla, atëherë ajo do ishte monotone dhe s’do lënte mbresa në

jetën tone. Adoleshenën nuk mundemi ta jetojmë në liri të plotë, sepse kështu do

kthehej në shthurje të pashmangshme. Adoleshenca është koha kur ne e fillojmë

jetën dhe vendosim si do ta jetojmë, është periudha vendimtare e fatit tonë,

periudhë kjo delikate sepse çdokush e mendon ndryshe, çdokush e sheh dhe e

përjeton në mënyrë të vet.Dëgjo këshillat, vendos vetë, jeto lirshëm, por jetoje

jetën për të cilën nuk do të pendohesh. Jeto jetën që do, duaje jetën që jeton!

Fortesa Cakaj

Page 5: Fillimet 48

"Gjithmonë kam menduar se nëse e le të hapur dritaren, heret a vonë do të hyjë i

gjithë qielli"-është kjo një thënie nga Massimo Bissoti. Po imagjino, sikurse tani

qiellin e ke në dorë, kurse vetë gjendesh në disa nga kryeveprat e duarve të njeriut në

këtë botë. Imagjino veten brenda këtij arti të përsosur, duke vizituar guacat e çmuara

të tokës. Portat e vendeve imagjinare, i ke të hapura, kurse ti po hyn në Botën e

Ëndrrave dhe Çudirave, e cila është mahnitësre dhe mbresëlënëse. Përpiqesh të

zgjohesh duke menduar se kjo në fakt është vetëm ëndërr, por jo, kjo në të vërtetë

është pjesë e realitetit tënd. Era të ledhaton lehtë duke përcjellur ngadalë

përshëndetjen e fundit të natyrës me verën, kurse sytë tuaj tentojnë të thithin gjithë

këto ngjyra, gjithë këtë madhështi.. Bota para tyre duket si e larë e tëra me rreze

dielli, me rreze ari. Gjithçka xixëllon nga përsosshmëria, kurse ti vetë je një pjesë e

kësaj parajse. E pabesueshme! Para teje gjendet kurora e diamantëve te çmuar me

ngjyra dhe madhësi të shumëllojshme, ndërsa secili është unik dhe i papërsëritshëm.

Ke dëshirë të ndalesh dhe të shijosh deri në pafundësi bukurinë e secilit vend, secilit

diamant. Ndjehesh sikurse je zotëruesi i gjithë lumturisë, duke mbajtur vazon

delikate të agimit. Je pikërisht në vendet e djepeve te ëndërrave ku fillon gjithçka

ndërsa ti vetë je protagonisti dhe heroi kryesor i këtij filmi, personazhi i romaneve

tua të preferuara. Pikërisht këtë e përjetuam. Përjetuam përrallën më të bukur të jetës

sonë. Se si jemi ndjerë në këto ditë të çmuara, do të mundnim ta përshkruanim,

vetëm nëse fjalori do pasurohej me një fjalë të re që do të nënkuptonte njëkohësisht

gëzim, lumturi, kënaqësi, plotësim, liri të plotë si ajo e zogut në fluturim. Jeta na

dhuroi buzëqeshjen dhe ne ia kthyem duke shijuar përkëdheljen e saj. Kjo

përkëdhelje, zemrave tona ua fali shpresën dhe guximin për të ëndërruar. Plot dhjetë

ditë ishim në këtë avanturë e cila vendosi një dritë në zemrat tona, ndonëse e vogël

por e fuqishme, na dha forcën që të arrijmë suksese në jetë, që t'ia krijojmë vetes

parajsën dhe përhërë ylberi i shumëngjyrëshëm të jetë i pranishëm në jetat tona.

Ekskursioni do të mbesë i vulosur në kujtesën tonë si lule e çmuar e rinisë, një kujtim

ky, që si yll do të na ndriçojë natën dhe si poezi e shpirtit do të na ngroh ditën.

Muradije Tuliq

Page 6: Fillimet 48

Mbrenda 10 ditësh krijuam kujtime të

përjetshme . Lloret de Mar , Monte

Carlo , Barcelona , Nica , Verona ,

Venecia . Janë këto ato vende nga

bukuria e të cilave u befasuan dhe

arritëm të njoftojmë një kulturë të re.

Këtu krijuam edhe kujtimet të cilat do

ti rikujtojmë kur mbas një kohe të

ritakohemi përsëri me shoqërinë të cilën po ndahemi edhe

pak muaj.

Nga t'ja fillojmë , me cfarë fjalësh të

përshkruajmë momentet më të bukura

dhe të paharrueshme . Cdo sekund ,

minut , orë , për ne atje ishte i vecantë

dhe i papërshkrueshëm. Nuk ka

rëndësi se në ç'kohë do të kujtojmë

këtë shëtitje bashkë por rëndësi ka që

kujtimet do të percillen me buzëqeshje

në fytyrë dhe nostalgji për castet e kaluara bashkë.

Një eksperiencë e mrekullueshme

kukemi pasur shumë raste të vizitojmë

jashtëzakonisht vende të bukura , por

gjithashtu të njihemi më mirë me njëri

tjetrin. Sikur të mund të përsëritet dhe

një herë ajo avanturë asnjëri nga ne

nuk do të refuzonte.

Page 7: Fillimet 48

Ëndrrat ndonjëherë bëhen realitet , apo

jo ? Shpeshherë gjatë këtij udhëtimi e

pyesnim veten : ''Ishtë ëndërr apo

realitet ?'' Në të vërtëtë ishte realiteti në

të cilin do të donim të jetonim

përgjithmonë. Ishtë një eksperiencë në

të cilën u njohëm me njerëz dhe tradita

të ndryshme. Tani na mbesin vetëm lotët e mallit dhe fotografisë e bëra

së bashku , si kujtim për ditët që gjithmonë do të na mbesin

tatuazhe në zemër.

E gjithë kjo nisi si një ëndërr , një

ëndërr që mbaroi shumë shpejt. Nisi si

një udhëtim i shkurtër por me shumë

kujtime të mëdha . Me pështypje

magjepsëse , vendet që vizituam ishin

përrallore. Secili vend më i bukur se

tjetri. Edhe pse ato 10ditë ishin ditët me

të shkurtëra , për ne do të dëshironim

që të kthehemi përsëri.

Ishte eksperienca më e bukur e jetës

sonë. Kujtimi më i përhershëm. Patëm

rastin jo vetëm që të njoftohemi me

vendet më të bukura Evropiane , por

edhe që të afrohemi me shoqërinë që

patëm 4vite dhe të mrekullueshmit

mësimdhënës.

Page 8: Fillimet 48
Page 9: Fillimet 48

Ju jeni pishtarë të diturisë

Në një libër kam lexuar se njerëzit janë si qirinjtë. Drita e tyre është e ndryshme.

Disa jetën e kalojnë duke u shkrirë shpejt dhe kot, duke u humbur në harresë. Disa

digjen duke ndriçuar të tjerët dhe duke i dhuruar atyre dritën e nevojshme.

Pajtohem me këtë.Për përparim, për ˝të ardhmen më të mirë˝ na nevojitet drita që

do të jetë e ndezur në korridoret errëta të jetës sonë. Drita që do të jetë ylberi i së

ardhmes sonë. Kjo dritë është dituria. Dituria është fjalori ynë, gjuha jonë me të cilën

do ta shkruajmë librin e jetës sonë. Sa më e gjëre të jetë ajo, aq më e pasur,aq më e

hapur, po aq madhor do jetë libri, dhe e kundërta, libri i jetës po të ishte i zbrazët, i

kotë edhe ne do ta kemi vlerën e njëjtë me do këpucë të konsumuara dhe të vjetra.

Fuqia jonë është pikërisht dituria. ˝Fati është i shkruar në yjet tona˝-jo, i

kundërshtohem kësaj thënije dhe nuk e besoj. Ne jemi shkrimtarët e fatit tonë, kurse

penda është dituria jonë. Koha e vetmja gjë në botë e cila është e pamundur të

ndalohet, dhe të kthehet. Ajo gjithnjë është në lëvizje dhe ne jemi të pafuqishëm ndaj

saj. Me kohë të gjitha ndryshojnë, njerëzit, mendimet si dhe mënyra se si ne i

përjetojmë gjërat. Për asgjë nuk mund të them që ka mbetur e njëjtë dhe e paprekur

nga koha, përveç diturisë. Ajo është e përjetshme. Ndoshta jo të gjithë pajtohen me

mënyren se si unë e përjetoj diturinë, sepse bota ka ndryshuar. Njerëzit kanë filluar

t´i japin rëndësi gjërave materiale, dhe ti lënë pas gjërat që në të vërtet kanë vlerë.

Jam një maturante ambicioze, e cila ka plane dhe dëshira të mëdha për jetën dhe

pasqyrën ardhmërore. Jeta e tipit ˝martoju,kujdesu për shtëpinë, plaku vdiq˝ nuk

më duket e plotë. Dua të kem edhe një arsye përse jetoj, të kem një qëllim për

realizime të cilin luftoj. Jeta është një dhe e shkurtër për t´iu trembur ëndërrave. Deri

sa mundesh të ëndërrosh një gjë, poashtu mundesh ta realizosh, ndërsa çelësi i

realizimit të ënderrave është vetëm dituria. Ndoshta në moshë të mitur nuk e kam

përjetuar në këtë mënyrë, dhe shpesh jam inatosur me prindërit kur më bënin të

mësoj, tash i falenderohem. Se ne jemi e ardhmja të cilën prindërit tanë e presin me

ankth, që t´ia zbardhim fytyrat dhe t´i bëjme krenar. Si fund, dua që ti drejtohem

gjithë moshatarëve të mij me një mesazh: ˝Fuqia jonë është dituria, kurse e ardhmja

e vendit tonë është pikërisht në duart tona, prandaj kuptojeni vlerën e diturisë dhe

thithni atë në masa të mëdha˝.

Muradije Tuliq

Hajdeja Muharremoviq

Page 10: Fillimet 48

Ëndrra si burim motivimi është shumë

efikase, por si argument realiteti shumë

e dobët! Një jetë me ëndrra është e bukur,

ndërsa ëndrra, e vetme, nuk është gjë

tjetër veçse një iluzion i rremë, energji e

akumuluar!

— Anderson Marku

Yjet nuk janë të njëjta për të gjithë

njerëzit. Për ata që udhëtojnë, yjet

shërbejnë si udhërrëfyes. Për të tjerët,

ato nuk janë veçse ca dritëza të vogla.

Për shkencarët, paraqesin problem. Për

biznesmenin që takova unë, ata ishin

flori. Mirëpo të gjitha këto yje atje lart

qëndrojnë të heshtura. Ndërsa për ty,

për ty yjet do të jenë siç nuk ishin për

askënd... -Ç'do të thuash me këtë? -Kur

ti do të soditësh qiellin natën, atëherë,

meqenëse unë do të jem në njerin prej

tyre, meqenëse unë do te qeshem në

njërin prej tyre, atëherë për ty do të jetë

sikur po qeshin të gjitha yjet dhe për ty

yjet do te dinë të qeshin!- qeshi përsëri

dhe ai. -Kur ta kesh gjetur ngushëllimin

atëherë do ndihesh i lumtur që më ke

njohur. Gjithmonë miku im do të jesh,

dhe do kesh dëshirë të qeshesh bashkë

me mua, nganjëherë edhe do hapësh

dritaren ashtu kot, thjesht nga qefi...

Miqtë e tu do të habiten, kur do të sho-

hin si qeshesh duke soditur qiellin.

Atëhere ti do t'u thuash: "Po! Sa herë

që shoh yjet, mua me vjen për të

qeshur." Ato do të të marrin për të

marrë. Ja, do ta kesh nga unë edhe këtë

të keqe.-dhe përsëri qeshi. -Do të të jetë

njëlloj sikur të të kem dhuruar në vend

të yjeve një mori me zilka, të cilat dinë

të qeshin…

— Antoine De Saint-Exupery

Një ditë lexova një libër dhe gjithë jeta

ime ndryshoi.

— Orhan Pamuk

Vjedhja është emëruesi i përbashkët I të

gjitha mëkateve! Kur vret një njeri, ke

vjedhur, i ke vjedhur jetën. Vjedh të dre-

jtën e gruas për të pasur burrë, u vjedh

fëmijëve babanë. Kur i thua një gën-

jeshtër dikuj, i vjedh të drejtën për të

njohur të vërtetën. Nëse tradhton, i

vjedh të drejetën për të gëyuar bes-

nikëri…!

— Khaled Hosseini

Nuk mund ta humbas të vetmen gjë që

më mban gjallë, shpresën. Një fjalë që

shpesh gjendet me ne në mëngjes, vritet

gjatë ditës dhe vdes ngadalë në erresirë,

por për fat, përsëri rilind me agimin…

— Paulo Coelho

Përmbledhëse:

Page 11: Fillimet 48

Shumë herë ndalem dhe mendoj. Mendoj për jetën që ne bëjmë sot, mendoj për rrethin tim

shoqëror, mendoj për vendin ku jetoj, për të ardhmen, të kaluarën dhe shumë e shumë mendime

e pyetje tjera dhe papritmas e gjej veten duke kërkuar për përgjigje, dhe ende po pres.. Përgjigjet

që pres janë të shumta dhe kanë të bëjnë me jetën tonë të përditshme. Pyetjet e mija dhe

mendimet janë të fokusuara tek mënyra e jetesës sonë, tek shoqëria dhe njerëzit sot. Në mënyrën

e jetesës sonë në këto ditë një vend të rëndësishëm ka zënë teknologjia, interneti , pra rrjetet

sociale. Padyshim që këto na mundësojnë që të informohemi për çdo gjë, të komunikojmë me

shokë, shoqe, te afërm dhe shumë gjëra të tjera pozitive por çdo gjë e ka dhe anën e saj

negative, e poashtu edhe teknologjia sot. Komunikimi nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë që ne të

humbim komunikimin real, dhe atë të drejtëpërdrejtë me njerëzit. Teknologjia ka bërë që ne të

mos kemi nevoj të mendojmë, por gjithçka ta gjejmë të servirur dhe në këtë mënyrë po humb

kreativiteti dhe dëshira e njerëzve për të lexuar dhe mësuar. Kjo mënyrë moderne nuk po e

ndihmon rrethin tonë shoqëror. Nuk po na lejon që ne të zhvillojmë diturinë tonë. Aktivitetet, të

cilat janë të nevojshme për njeriun, si bashkëpunimi dhe argëtimi gjithnjë e më shumë po

zvogëlohen. Ku do të na çojë kjo rrugë? Ç’farë të mire po na sjell kjo? Unë shpresoj se

komunikimet virtuale nuk do e mposhtin atë reale, por kjo do të ndodhi vetëm nëse ne nuk

lejojmë që të bëhemi pre e tyre. Ne nuk duhet të harrojmë se sa i rëndësishëm është komunikimi

i drejtëpërdrejtë me njerëzit, bashkëpunimi real me njerëz sepse vetëm ashtu ne i njohim njerëzit

se kush janë në të vertetë për arsye se çdokush mund të fshihet pas një ekrani të një paisjeje

teknologjike. Mos të harrojmë librat, mos të harrojmë se sa mund të mësojmë prej tyre dhe se sa

shumë ne mund të pasurojmë mendjen tonë duke lexuar një libër. Janë vlera që teknologjia nuk

do na i jap kurrë. Prandaj ne jemi ata që nuk duhet të harrojmë këto , sepse ne jemi ata që

vendosim. Jemi e ardhmja dhe duhet ta ndërtojmë këtë të fundit, ashtu siç duam ne. Shoqëria dhe

mënyra e jetesës që po bëjmë është shumë më ndryshe se ajo që bënin dikur. Tashmë jetojmë në

një kohë ku gjërat materiale janë shumë të rëndësishme, në fakt të ‘vrapuarit’ pas tyre është bërë

një mënyrë jetese. Lumturia dhe dashuria gjithashtu mund të konsiderohen si jo reale këto ditë.

Shoqëria nuk është më e pastër dhe e bukur si dikur , sepse secili po lufton që të jetë më i mirë

se tjetri, apo lufton kundër tjetrit, por ironia qëndron se të gjithë jemi njësoj. Nuk duhet të

shikojmë njëri-tjetrin me syrin e atij që urren, por të tregojmë dashuri dhe respekt. Nuk duhet të

bëjmë ndarje në shoqëri , por duhet të jemi një shoqëri dhe rini e bashkuar. Duhet ti ndryshojmë

këto gjëra që po na çojnë drejt mosrespektit në mes njeri-tjetrit dhe prishjes së fjalës “shoqëri”.

Shpresoj që këto gjëra të jenë vetëm kalimtare dhe të luftojmë sa më tepër për më shumë

dashuri, lumturi dhe për shoqërinë tonë , sepse këto janë gjëra që na bëjnë jetën e cdonjërit prej

nesh më të bukur.

Page 12: Fillimet 48

Me shumë pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta e ikonës së muzikës sonë. Në këtë ditë me

dhimbje dhe në zi, ndonëse të pashpallur, kombi ynë i dha lamtumirën Vaçe Zelës, zërit të shekullit

në këngën dhe muzikën tonë të lehtë , këngëtares që me zërin e saj melodioz dhe magjeps, i këndoi si

askush tjetër dashurive të mëdha të njeriut , dashurisë për fëmi, nënën , të dashurin dhe Shqipërinë.

Vaçja u nda nga ne duke marrë me vete mirënjohjen e thellë të një kombi, te cilit ne kohërat më të

vështira të tij ajo i dhuroi me këngën dhe zërin e saj , gëzime , kënaqësi dhe krenari. Ka qenë, dhe

mbetet zëri më origjinal dhe artistja më kuptimplotë në skenën kulturore shqiptare. Vaçe Zela lindi

më 7prill, 1939 . Ishte një këngëtare idhull e skenës shqiptare .Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të

re dhe në vitin 1962, ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi

se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Ajo dha dhe ende ka një

kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e

muzikës së filmave. Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin "Nderi i

Kombit" më 24 dhjetor, 2002 nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: „Për vlerat e rralla si

Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së

muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të

interpretimit muzikor.“ Për nder të këngëtares, viti 2009 u shpall nga Ministria e Turizmit, Kulturës,

Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundmi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj. Vaçe

Zela ka rrezatuar shumë pozitivitet dhe i ka dhënë shpirt çdo teksti dhe melodie.Vdekja e saj ka

tronditur me miliona njerëz, miq e armiq. Lëndoi zemra të mëdha dashurie. Kështu shprehet e

madhja shoqe e saj, Violeta Librazhdi, ku thotë : "E papërsëritshmja Vaçe Zela": "Kënga e saj çante

muret e Teatrit të Operas dhe Baletit, kaptonte rrufeshëm fusha, bregore e male dhe futej në çdo

shtëpi shqiptari brenda e jashtë kufirit. Poashtu të mëdhenjtë e Ambasadës Amerikane në Tiranë

publikuan një mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta e artistes së madhe, Vaçe Zela. Mesazhi

shoqërohet edhe me një kolazh fotosh të momenteve kryesore të jetës artistike të këngëtares. Vaçe

Zela, me krijimtarinë dhe personalitetin e saj i ka thyer kufijtë dhe ka pasuruar jetët tona në çdo

moment.

Emri, zëri dhe gjithë krijimtaria e saj

unike do të mbesin një thesar i çmuar i

përhershëm i yni. Ajo jeton, e do jetojë

përjetë në këngët e saj. Lamtumirë e

dashura Vaçe, ti këngëmadhja e kombit

tonë. Shijo bukuritë e parajsës. Sa bujare!

Zërin engjëllor e lë në këtë botë, që të

u s h q e s h p ë r h e r ë z e m r a t t o n a .

E shtunë , më 8 Shkurt

E përgatiti:

Page 13: Fillimet 48

Edhe këtë vit, vazhdoi tradita e

udhëtimit Ulqin-Vienë, që nxënësve u

ofroi një eksperiencë të paharrueshme

të përcjellur me një numër të madh

kujtimesh. E gjith kjo filloi kur nxënësit austriak erdhën në

Ulqin, ku ishin të mikpritur në nivel dhe patën mundësi që të njihen me kulturën

dhe me traditat tona. Kjo aventur e bukur vazhdoi kur nxënësit e shkollës tonë

udhëtuan në Vienë të Austrisë në prag të Vitit të Ri, në kohën më të bukur të

vitit. Nxënësit tanë patën mundësinë të vizitojnë vendet më të bukura të Vienës,

dhe ishin të mikpritur nga vet kryebashkiaku i Vienës, z. Bishof. Udhëtimi për-

fundoi duke i lënë nxënësve plot mbresa të bukura dhe duke ia siguruar një

shoqëri të përjetshme. Meritat për këtë projekt jashtëzakonisht të suksesshëm i

takojnë profesoreshës Irma Qetkoviq dhe profesorave të Vienës, Birgit Grasmug

dhe Michael Jenner, të cilët me punën e tyre të palodhshme na shoqëruan në

këtë aventurë. Hajdeja Muharremoviq

Page 14: Fillimet 48
Page 15: Fillimet 48
Page 16: Fillimet 48

Edhe pse në kohët e fundit buxheti për sport sa vjen e zvogëlohet në vitin që

lamë pas, por edhe në fillim të këtij viti, në qytetin tonë nuk kanë munguar

aktivitetet sportive. Klubet dhe sportistët që përfaqësojnë qytetin në sporte të

ndryshme kanë arritur rezultate më të mira sesa sezonet e kaluara. Klubi i

Futbollit OFK “Federall”, që me shumë vështirësi arriti të plotësojë kushtet për

pjesëmarrje në Ligën e Tretë të Malit të Zi - Regjioni Jugor, sot udhëheq

bindshëm këtë “beton” ligë me 36 pikë ndaj 20, që i ka “Hajduku” dhe “Slloga”

që janë të pozicionuara në vendin e dytë, respektivisht të tretë. Por për dallim

nga klubi ynë i futbollit, ai i basketbollit KB “Ulqini” dhe ai i hendbollit KH

“Ulqini” marrin pjesë në ligat e para të Malit të Zi. Basketbollistët tani mbajnë

vendin e 7 në ligë dhe për fat të keq matematikisht i kanë humbur shanset që të

kualifikohen në Superligën ballkanike. Hendbollistët tanë gjenden të katërt në

ligë dhe i kanë ende dyert e hapura për tu kualifikuar në Ligën SEHA. Në fillim të

këtij viti, Komuna dhe Federata e Atletikës e Malit të Zi kanë organizar Garën e

Tretë Rrugore, ku kanë marrë pjesë shumë nga nxënësit e kësaj shkolle. Në këtë

garë nga shkolla jonë çmime kanë marrë: si juniorë të rinj Viktor Dukagjin i

(vendi I), Ammar Tivari (vendi II) dhe Kenan Nimanbegu (vendi III); si juniorë

Osman Gurzakoviq (vendi I), Valon Zaga (vendi II) dhe Mili Çaushiq (vendi III);

dhe si juniorë Hantije Ibroçi (vendi I) dhe Antigona Rama (vendi III). Komuna

gjithashtu iu ndau çmime sportistëve më të mirë të vitit 2013 dy , nxënësve nga

kjo shkollë: Rrezart Cungut dhe Teuta Ukoshatës. Në Turneun ndërkombëtar të

Ping Pongut në Ulqin, Ilirjan Llolla, fitoi vendin e dytë. Nuk duhet harruar se

shumë sportistë të tjerë të kësaj shkolle, për shkak të situatës së keqe

ekonomike të vendit, nuk kanë klube për të treguar vlerat e tyre sportive.

Page 17: Fillimet 48
Page 18: Fillimet 48
Page 19: Fillimet 48
Page 20: Fillimet 48