4
Aktivitete profesionale Fleta e punës: Situata mësimore: Montimi i një Lavamani Emri dhe Mbiemri i nx. Gr : .............................................................. ................................................ Kërkimi dhe të kuptuarit e informatës 5 Kërkohet: - montimi i tubave fleksibel në rubinet - vendosja dhe përforcimi i rubinetit në Lavaman - montimi i mbyllësit të sifonit në Lavaman - pozicionimi dhe vendosja e bulonave përforcues - nivelimi dhe përforcimi i Lavamanit në mur të ishullit - lidhja e tubave fleksibël me rrjetin e furnizimit - lidhja e sifonit me Lavaman dhe rrjetin e kanalizimit Punët përgatitore: - punimi i vizatimit dhe skicës - hartimi i ecurisë së punës - përzgjedhja e lavamanit, rubinetit dhe sifonit - përzgjedhja e mjeteve, pajisjeve dhe veglave Identifikimi – zgjedhja e veglave 5 Organizimi i vendit të punës 10 Skica e skemës së montimit Pozicionimi dhe shpimi i vrimave Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit 1

Flete Pune.montimi i Lavamanit

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Mesimi Praktik

Citation preview

Page 1: Flete Pune.montimi i Lavamanit

Aktivitete profesionale Fleta e punës:

Situata mësimore: Montimi i një Lavamani

Emri dhe Mbiemri i nx. Gr: ..............................................................................................................

Kërkimi dhe të kuptuarit e informatës 5

Kërkohet:- montimi i tubave fleksibel në rubinet- vendosja dhe përforcimi i rubinetit në Lavaman- montimi i mbyllësit të sifonit në Lavaman- pozicionimi dhe vendosja e bulonave përforcues- nivelimi dhe përforcimi i Lavamanit në mur të ishullit- lidhja e tubave fleksibël me rrjetin e furnizimit- lidhja e sifonit me Lavaman dhe rrjetin e kanalizimit

Punët përgatitore:- punimi i vizatimit dhe skicës- hartimi i ecurisë së punës- përzgjedhja e lavamanit, rubinetit dhe sifonit- përzgjedhja e mjeteve, pajisjeve dhe veglaveIdentifikimi – zgjedhja e veglave 5

Organizimi i vendit të punës 10

Plotësimi i fletës së punës 20

Punët e instalimit:- matja dhe vizimi e vend pozicionimit të lavamanit ë muri për përforcim- shënimi dhe shpimi i vrimave me shpojës dore- montimi i tubave fleksiv në rubinetin përzierës për ujin e ngrohtë dhe të ftoftë- montimi i rubinetit në enën e lavamanit- montimi i tapës s; sifonit në enën e lavamanit- vendosja e tipllave në vrimat e shpuara në mur- nivelimi dhe përforcimi i lavamanit në mur- kyçja e tubave të furnizimit në rrjetin e ujit- montimi i sifonit dhe kyçja e lavamanit në rrjetin e kanalizimit

Skica e skemës së montimit

Pozicionimi dhe shpimi i vrimave

Vendosja e bulonave dhe shtrëngimi

Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit

1

Page 2: Flete Pune.montimi i Lavamanit

Aktivitete profesionale Fleta e punës:

Demonstrim: Montimi i lavamanit 60

- Duke i respektuar kuotat në skicën e instalimit, varësisht nga dedikimi i lavamanit, në murin mbajtës shënojmë pikat e vrimave ku do të përforcohet lavamani. Matja dhe shënimi bëhet nga linja referuese.- Me shpojës elektrike të dorës, shpohen vrimat në të cilat do të vendosen përforcuesit (bulonat mbajtës të lavamanit)- Në vrimat e shpuara vendosen tipllat. Duhet pasur kujdes që tipllat të sharrojnë në vrima , mos të mbesin jashtë sipërfaqes së qeramikës. Vendosen lehtë pa goditje me çekan, që mos të deformohen- Në tavolinën e punës montohen tubat fleksiv në rubinet, dhe rubineti montohet në lavaman. Në vrimën e shkarkimit të lavamanit montohet tapa mbyllëse e sifonit duke siguruar lidhje hermetike.- Lavamanin e kompletuar e mbështetim në mur në vend pozicionimin e vrimave. Duke bërë nivelimin e lavamanit i shtrëngojmë bulonat përforcues në murin mbajtës- E kyçim lavamanin në rrjetin e ujësjellësit duke i lidhur tubat fleksiv në ek ventile, duhet pasur kujdes që shtrëngimi i dadove të tubave të kryhet me dorë e vetëm pakëz me çiles, ashtu që mos të dëmtohen gomisteritë mbyllëse.- E lidhim sifonin në tapën mbyllëse të lavamanit, duke siguruar mbyllje pa pikim, ndërsa skajin tjetër të sifonit e kyçim në rrjetin e kanalizimit.- Me metër dhe libelë bëjmë kontrollimin e kuotave të montimit të lavamanit- Bëjmë kontrollin funksional të rubinetit (grup baterisë) së ujit të përzier dhe shkarkimin e ujit të përdorur nga lavamani nëpër sifon drejt rrjetit të kanalizimit. Nuk lejohet të ketë rrjedhje ose pikim të ujit ne elementet lidhëse

Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit

2

Page 3: Flete Pune.montimi i Lavamanit

Aktivitete profesionale Fleta e punës:

Kontrollimi i kuotave të montimit

Riza Haxhiu inxhi. i dipl. / Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit

3