20
REVISTË PERIODIKE NR.22 NËNTOR 2013 Mbulim universal, shërbim falas sipas nevojës Drejtori i ISKSH-së, dr. Astrit Beci flet për ndërhyrjet e para në sistem FoKus

FoKus - fsdksh.com.al · tregu shëndetësor regresiv dhe jo human, përbën dhe nivelin e ri qeverisës së politikave të shërbimit cilësor në shëndetësi. Në këtë këndvështrim,

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

1

REVISTË PERIODIKE NR.22 NËNTOR 2013

Mbulim universal,shërbim falas sipas nevojësDrejtori i ISKSH-së, dr. Astrit Beci flet për ndërhyrjet e para në sistem

FoKus

KujdeseMi për shëndetin tuaj!www.isksh.com.al

Kujdes shëndetësor me mbulim universalShërbim shëndetësor falas sipas nevojës, për të gjithë shtetasit me banim të përhershëm në Shqipëri.�

në brendësiRevista “Fokus ISKSH” është

një botim periodik i Institucionittë Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Synimi i këtij botimi është informacioni i të gjithë aktorëve

që japin dhe marrin shërbimin shëndetësor. Mjekët do të kenë

kesisoj një dritare më shumë për t’u informuar ndërsa pacientët një mundësi

më tepër për të ditur të drejtat e tyre.

“Fokusi ISKSH” përpos kontributit të stafit të Institucionit, është e hapur

për përfshirjen e ideve të gjithkujtprej aktorëve ofrues të shërbimit shëndetësor, të interesuar për të

dhënë kontributin e tyre.

Përgatiti:Etiola KOLA

[email protected]/Fax: +355 4 2259 855

Adresa:Instituti i Sigurimeve të Kujdesit

Shëndetësor (ISKSH)Rruga “Sami Frashëri”, Lagjia 8,

Tiranë.Tel: +355 4 2230 984Fax: +355 4 2274 953

Përktheu:Mimoza Backa

Fokus

Fokus REVISTË PERIODIKE NR.22NËNTOR 2013

prOGraMiJa pikat ku do të ndërhyhet në sistemin shëndetësor.

faqe 6

sFidaBarnat xhenerike dhe nevoja për ndryshim.

faqe 14

sensibiLiZiMiKanceri i gjirit, depistim pranë mjekut të familjes.

faqe 12

MbuLiMi shëndetësOrShqipëria në Forumin e Shtatë Ballkanik.

faqe 18

statistiKaBarnat me rimbursimin më të lartë.

faqe 20

4

Fjala e hapjes e drejtorit të përgjithshëm të isKsh-së

të nderuar lexues,

PRIORITETET

Sistemi ynë shëndetësor përballet sot me sfida shumëplanëshe, dhe ne si institucion do të kemi rolin tonë kyç në përmbushje të politikave të reja qeverisëse për ofrimin e një shërbimi shëndetësor sa më cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Filozofia jonë për modelin shëndetësor është shërbimi mjekësor sa më human dhe falas. Që në koncept, Qeveria e re ka një qasje tjeter ndaj kujdesit shëndetësor, duke e konsideruar atë si të mirë publike dhe faktor themelor zhvillimi, të drejtë të barabartë për të gjithë qytetarët, dhe aset i çmueshëm për zhvillim, për mazhorancën qeverisëse. Një sjellje sa më humane dhe përkujdesje për të gjithë, por edhe respekt ndaj qytetarit si kontribues, paraqitje e plotë e kërkesës për një raport ndryshe në vend të zbatimit të një tregu shëndetësor regresiv dhe jo human, përbën dhe nivelin e ri qeverisës së politikave të shërbimit cilësor në shëndetësi.

Në këtë këndvështrim, do të krijohet Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, një institucion i ri për të përmbushur objektivin e Qeverisë Shqiptare, për të siguruar shërbim shëndetësor për të gjithë popullatën, duke eleminuar padrejtesinë dhe pabarazinë sociale që ekziston sot në shërbimin tonë shëndetësor.

Ne do të ndërmarrim një reformë të thellë në këtë fushë, që synon përsëpari rikthimin e besimit të humbur të njerëzve te shërbimi ynë shëndetësor. Nuk mund të ketë mospërputhje më të madhe reale sesa midis profesionit mjek dhe mosbesimit te ky profesion human, por edhe shërbimit jo fort të tillë, i ardhur deri në këtë kohë te ne. Të gjithë ne, duhet të bëjmë përpjekje maksimale, për rritjen e dinjitetit të mjekut, e kësisoj, krijimin e një klime besimi në raportin mjek-pacient, aq keq të cënuar ndër vite.

5PRIORITETET

Bazuar në parimin e mbulimit universal, ne synojmë të krijojmë kushtet për mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë, përmes një shërbimi shëndetësor gjithëpërfshirës, pa përjashtuar ata që nuk kanë mundësi të paguajnë për të marrë shërbim shëndetësor. Ky është dhe momenti i madh për reflektim, por edhe momenti tashmë i qartë për veprim! Kjo sigurisht do të kërkojë edhe nevojën e krijimit të kushteve optimale për stafin mjekësor, për të ofruar shërbime cilësore për të gjithë popullatën.

Rritja dhe përmirësimi i shërbimeve të kujdesit shëndetësor, do të bëhet duke ruajtur njeherësh qëndrueshmërinë financiare. Por fokusi ynë si ISKSH, do të jetë pacienti dhe nevojat e tij.

Pikërisht për këtë institucion, si strategjia dhe vështrimi koherent, janë tashmë të qarta dhe në kujdesje për pacientin, por edhe në një afrim me modelet më të mira dhe të afruara me kushtet tona.

Ndër prioritetet e mia si drejtor, do të jenë përmirësimi i listës së barnave të rimbursueshme, me fokus në barnat që përdoren për sëmundje të rënda; ne sëmundjet që paraqesin rrezikshmëri të larte për jetën; në sëmundje që shkaktojnë invaliditet; në sëmundje që kanë rrezikshmëri për përhapjen në shoqëri; në sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje; në sëmundje kronike që kërkojnë trajtim të zgjatur. Do të fokusohemi gjithashtu, te përfshirja e më shumë barnave xhenerike, pasi synimi ynë është të mbulojmë një gamë sa më të gjerë të njerëzve në nevojë.

Një vëmendje të veçantë do ti kushtojmë dixhitalizimit dhe fuqizimit të IT si brenda Institucionit, ashtu edhe në sistemin tonë shëndetësor, pasi në këtë mënyrë, përpos shkurtimit të burokracive, por edhe kostove financiare, do të bëjmë të mundur aksesin më të saktë dhe të shpejtë të informacionit, e kësisoj, rritjen e transparencës.

Gjithashtu, me fokus të posaçëm te efikasiteti i financimit në të mirë të pacientëve, do të rakordojmë të dhënat me regjistrin kombëtar të gjendjes civile, e njëherësh, me të dhënat e institucioneve të tjera shëndetësore si ISHP, për të parë incidencën e sëmundshmërive dhe lidhjen e tyre me financimin e shërbimeve shëndetësore.

Në këtë këndvështim, do të jemi në gjendje të bëjmë edhe një planifikim më të mirë të financimit të shërbimit shëndetësor, në mënyrë që financimi të ndjekë pacientin dhe nevojat e tij.

Një vëmendje të veçantë, do të ketë lufta ndaj fenomeneve abuzive. Ne do të fuqizojmë dhe përmirësojmë strukturat tona të kontrollit, si në Qendrat Shëndetësore, farmaci apo spitale, në mënyrë që çdo qindarkë që shpenzohet për shëndetësinë, të shkojë tërësisht në funksion të shërbimit dhe pacientëve që kanë nevojë.

Sfidat për ringritjen e kujdesit shëndetësor janë të mëdha! Por vullneti ynë për ndryshim gjithashtu! Koha është tani…

dr. astrit beciDREJTOR I PËRGJITHSHËM

PROGRaMI I QEvERISË PËR SHËRBIMIn SHËnDETËSOR6

Kujdes shëndetësor me mbulim universal;Shërbim shëndetësor falas sipas nevojës, për të gjithë shtetasit me banim të përhershëm në Shqipëri. ▪ Ngritje e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, që do të jetë blerësi i shërbimit të kujdesit shëndetësor dhe do ta ofrojë pa pagesë për të gjithë qytetarët.

▪ Financim i plotë dhe i qëndrueshëm i sistemit shëndetësor kryesisht nëpërmjet taksimit të përgjithshëm të popullsisë.

▪ Heqje e taksës së sëmundjes: TVSH-së në shkallën 10 % për barnat dhe shërbimet shëndetësore.

▪ Zbatim, brenda vitit të parë të qeverisjes, të një sistemi të përvitshëm kontrolli mjekësor bazë për çdo shqiptar mbi 40 vjeç.

▪ Sistem kontrolli mjekësor bazë me qëllim parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të disa sëmundjeve të shtuara ndjeshëm në 10 vjeçarin e fundit.

▪ Përmirësim i kosto-efiçencës së spitaleve publike me anë të mekanizmit spital-ndërrmarrje (DRG).

▪ Krijim i spitaleve publike-autonome të drejtuara nga borde spitalore dhe me përbërje të gjerë.

▪ Menaxhimi i institucioneve shëndetësore sipas modeleve bashkëkohore të institucioneve autonome.

▪ Institucionalizim i rolit dhe funksioneve të menaxherit të shëndetësisë.

▪ Ristrukturim i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore sipas standardeve bashkëkohore.

▪ Shërbim Urgjence Mjekësore me aparatura moderne të shpëtimit të jetës dhe kombinim të lëvizjeve tokësore e ajrore.

▪ Shërbim Urgjence Mjekësore me stafin e duhur profesional dhe të përgatitur.

▪ Prezencë e shërbimit farmaceutik në të gjithë territorin e vendit.

▪ Rritje e cilësisë së farmakmovigjilencës dhe barna jo më të shtrenjta se në vendin e prodhimit.

▪ Ngritje e një sistemi unik dixhital shëndetësor, me të cilin të ndërlidhen të gjithë aktorët privatë dhe publikë të sistemit shëndetësor.

▪ Ridimensionim i rolit të mjekut të familjes për t’i siguruar dinjitetin që i takon si rojtar i sistemit shëndetësor përsa i përket cilësisë dhe mirëfunksionimit.

▪ Përmirësim i partneritetit shërbim publik – shërbim privat.

▪ Integrim gradual edhe në shërbimin shëndetësor privat i financimit publik sipas standardeve e kritereve profesionale.

▪ Vlerësim, rregullim dhe stimulim i rolit dhe profesionit të specialistit të shëndetit publik dhe karrierës së tij bazuar në meritë.

▪ Stimulim i statusit të profesionistit të lirë për mjekët dhe shërbimit parësor në qytetet e mëdha, duke harmonizuar këtë përvojë dhe me atë të mjekëve.

▪ Modernizim i shërbimit të infermieristikës sipas modeleve të legjislacionit europian dhe në përshtatje me nevojat reale.

REFORMa 7

drejtori i isKsh-së: shërbim shëndetësor KombëtarNë prezantimin e drejtorit të ri të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, u shpreh se: Dr. Astrit Beci ka një profil të spikatur njerëzor dhe professional, me eksperiencë të rëndësishme në drejtimin e Institucioneve Shëndetësore (drejtor i drejtorisë së spitalit rajonal Shkodër dhe drejtor i drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër) e pasuruar me njohuri dhe dije në fushën e shëndetësisë. Këto komponentë, e plotësojnë figurën e drejtuesit të ri të ISKSH-së, i cili, jemi të bindur se, do të dijë të realizojë programin e ri të Qeverisë në fushën e shëndetësisë.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e z. Beci, ministri i Shëndetësisë u shpreh: “Synimi i Qeverisë së re, është të krijojë shërbimin shëndetësor kombëtar, i cili synon të jetë pagues i vetëm i shërbimeve shëndetësore në vend.

Drejtori i ri i ISKSH-së, z. Beci, në fjalën e tij falenderoi ministrin e Shëndetësisë për besimin dhe u shpreh se eksperienca në drejtimin e sektorëve shëndetësor si dhe detyra të tjera drejtuese, do ta ndihmojnë në drejtimin e këtij Institucioni, duke u shprehur i bindur se do të jetë në lartësinë e detyrave që kërkohen nga programi ambicioz i Qeverisë së re.

Sipas z. Beci, në këndvështrimin e programit të ri të Qeverisë, koncepti i ISKSH-së ndryshon dhe krijohet një institucion i ri, i cili sigurisht do të bazohet në punën e bërë ndër vite për ta shndërruar ISKSH-në në pagues të vetëm, gjë e cila nuk është përmbushur gjatë këtyre viteve. Kjo punë do të forcohet, do të çohet më tej, për ta shndërruar realisht ISKSH-në, në një Institucion të ri, në Institucionin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar si pagues të vetëm. Kjo është sfida jonë, e kemi marrë përsipër në të mirë të kujdesit shëndetësor për të gjithë popullatën për të realizuar akses të barabartë dhe cilësor në të gjitha shërbimet shëndetësore që ne ofrojmë dhe do të donim të zgjerohen në të ardhmen.

Ministri i Shëndetësisë gjatë fjalës së tij deklaroi gjithashtu se, shndërrimi i ISKSH-së sigurisht do të kërkojë kohën e vet (një periudhë 2 vjeçare), për tu krijuar një Institucion i ri, i cili do të përmbushë angazhimet e Qeverisë për ofrimin e shërbimit kombëtar shëndetësor.

“Me emërimin e z. Astrit Beci në krye të ISKSH-së, jemi të bindur se do ti përgjigjemi sfidave që dalin përpara nga zotimet e Qeverisë së re, për ofrimin e shërbimit shëndetësor për të gjithë shqiptarët”, tha ministri i Shëndetësisë.

Ministri i shëndetësisë, z. ilir beqaj, prezantoi drejtorin e ri të institutit të sigurimeve të Kujdesit shëndetësor.

Gjatë viteve 2009-2013 z. Beci ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit të Shëndetësisë dhe Punës Sociale).Në vitet 2003-2009, ka kryer detyrën e shëfit të shërbimit të ORL-Okulistikës në Spitalin Rajonal Shkodër.Gjatë viteve 1997-2000 dhe 2001-2003 ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Spitalit Rajonal Shkodër.2000-2001 - Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër1994-1997 - Mjek okulist pranë shërbimit Kirurgjikal në spitalin rajonal Shkodër.1989 - 1992 - Përgjegjës i Qendrës Shëndetësore Pukë.Dr. Astrit Beci zotëron tre gjuhë të huaja (anglisht, italisht dhe frëngjisht).

eksperienca profesionale:

dr. astrit beci, MphZ. Astrit Beci është lindur në Shkodër, më 21.03.1966. Është i martuar dhe ka tre femijë.Ka mbaruar Fakultetin e Mjeksisë në Universitetin e Tiranës (1984 -1989).Është specializuar në QSUT në degën Okulistikë e Përgjithshme (1991-1993).Diploma in community eye health në Universitetin e Londrës (Institute of Ophthalmology) (1993-1994).Gjatë viteve 2000-2002 ka kryer Masterin në Shëndet Publik (Master of Public Health) në National School of Public Health Athens.Nga viti 2012 në vazhdim, është doktorant pranë Universitetit Mjekësor të Tiranës.Gjithashtu z. Beci ka kryer trajnime për administratën shëndetësore, matjen e cilësisë së Shërbimeve, ekonominë Shëndetësore etj.

Curriculum Vitae

8 TAKSIM I PËRGJITHSHËM

Mbulim universal, shërbim falas sipas nevojësNdryshim i modelit të financimit dhe shërbim shëndetësor sipas nevojës. Me këtë filozofi të re, do të nisë të zbatohet programi i Qeverisë për ringritjen e shërbimit shëndetësor në vend.Bazuar në këtë program, do merren të gjitha hapat e duhur ligjorë, për ta kthyer ISKSH-në në një institucion të ri.

Koordinim i ngushtë me Ministrinë e shëndetësisë për shërbim gjithëpërfshirës

Ky institucion, pra Institucioni i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, do të jetë pagues i vetëm i shërbimeve shëndetësore në vend. Aktualisht, financimet e shërbimeve shëndetësore janë të fragmentuara nga disa burime. Kjo problematikë në financimin e shërbimeve shëndetësore, ka bërë që financimi të mos jetë i lidhur me aktivitetet e kryera nga shërbimet shëndetësore dhe performancën e tyre, veçanërisht kjo e theksuar për shërbimet spitalore. Problemi i financimit të fragmentuar, është një nga problemet që ka sjellë për pasojë mungesën e theksuar të barnave dhe materialeve mjekësore në spitale.

bashkëpunimi me MshSipas kreut të ISKSH-së, “krijimi i shërbimit shëndetësor kombëtar – si pagues i vetëm i shërbimeve shëndetësore, do të sjellë garancinë qe askush te mos perballet me pagesa financiare, gjinore, gjeografike, moshore apo kulturore, per te marre sherbimin e nevojshem shendetesor. Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë, sikurse është në programin e Qeverisë dhe ministri Beqaj e ka shprehur qartë në këto javë të të qenurit ministër. Për këto ndërhyrje do të kemi dhe bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë, për të cilën unë vërej se ka munguar në vitet e fundit të funksionimit të ISKSH-së apo Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, sikurse quhet në ligjin e fundit. Ky bashkëpunim dhe koordinim do të jetë dhe një nga pikat e mia të forta në funksionimin e Institucionit që unë drejtoj, bashkëpunim në të mirë të punës”.

Luftë korrupsionitNë prononcimin e parë për median, drejtori i ISKSH-së ka shprehur vendosmërinë e tij në luftë të fenomeneve abuzive. Në intervistën për një të përditshme, z. Beci u shpreh: “Një nga pikat që unë dua te theksoj me të madhe, ka të bëjë edhe me fenomenin e korrupsionit që tashmë njihet në spitalet tona. Edhe pse ISKSH ka një strukturë për të ushtruar kontrolle në spitalet tona, përsëri ky fenomen ekziston, çka ka bërë që të dëmtohet shërbimi për qytetarët, çka tregon një performancë të dobët në këtë drejtim. Në funksionin e Drejtorit të Përgjithshem, unë do të përpiqem të ndikoj fuqishëm në përmirësimin e këtyre kontrolleve, në mënyrë që financat e spitaleve të

9

taksim i përgjithshëm“Ne e kemi deklaruar që do ta transformojmë sistemin aktual që është mix Bismark, në atë Beveridge të cilin e aplikojnë shumë vende të zhvilluara në Europën e më gjerë. Fondet për Institucionin që unë drejtoj parashikohet të vijnë nga taksimi i përgjithshëm, që do të thotë se rritja e të ardhurave në buxhet falë një politike të re, do të sjellë dhe më shumë financime për shërbimet shëndetësore. Qytetari shqiptar nuk do të dijë për mënyrën se si mblidhen dhe grumbullohen fondet, ai është i interesuar për shërbime cilësore dhe pa pagesë. Bashkëpunimi i ngushtë me Qeverinë dhe MSH do të bëjë të mundur një tranzicion gradual të këtij procesi”, tha z. Beci.

shërbim shëndetësor kombëtar, si do të realizohet.“Duke ju përmbajtur atyre që unë shpreha më siper, ligji mbi funksionimin e skemës ka nevojë për ndryshime. Ndryshimi është i domsdoshem edhe për faktin e transformimin të skemes aktuale në Shërbim Kombëtar Shëndetësor, shërbim i cili do të vihet totalisht në funksion të të gjithë qyetarëve shqiptare”.

“Ngritja e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor është pjesë integrale e programit të Qeverisë së re dhe njëkohesisht është ndërhyrja më e drejte për të ringritur një sistem të financimit te sherbimeve në nivelet e kërkuara nga ofruesit dhe përfituesit e shërbimeve shëndetësore. Shndërrimi i këtij Institucioni në paguesin e vetëm të shërbimeve shëndetësore në vend, do të bëjë të mundur një menaxhim më të mirë të burimeve financiare të disponueshme, do të ngrejë në një nivel më të lartë procesin e kontraktimit me ofruesit, duke mundësuar që shërbimet të ofrohen të bazuara në paketa shërbimesh”, perfundoi kreu i ISKSH-së.

TAKSIM I PËRGJITHSHËM

jenë TOTALISHT në funksion të shërbimit dhe pacientëve që kanë nevojë. Këto ndërhyrje të koordinuara dhe përmirësime të tjera, do të bëjnë të mundur dhe eleminimin e fenomenit të mungesave të barnave në spitalet tona, fenomen i cili po shkatërron sistemin dhe që ka bërë të humbasë besimi i qytetarëve tek sistemi shëndetësor në përgjithësi dhe tek ai spitalor në veçanti. Po ashtu dhe bashkëpunimi me stafet mjeksore të spitaleve do të ngrihet në një nivel më të lartë në funksion të kthimit të respektit të merituar që bluzat e bardha dhe veçanërisht mjeket duhet të kenë në sitemin tonë dhe para qytetarëve tanë. Ne do t’i kthejmë spitalet tona në qendra ku do të shprehet jo vetëm cilësia e shërbimit por dhe solidariteti dhe humanizmi i mjekëve tanë.

Riorganizimi i ISKSH-së në këto momente do të ndikonte në ristrukturimin e strukturave të kontrollit dhe auditit, që do të orientohen në kapjen dhe ndëshkimin e rasteve të abuzimit në sistemin që financohet nga skema. Këtë e them pasi dhe kategoritë e siguruara në sistemin aktual, në shumë raste përballen me pagesa të pandershme për të përfituar këshillimin, vizitën, analizën, ekzaminimin, ndërhyrjen kirurgjikale, etj”.

10

ndërgjegjësim

“Dita Ndërkombëtare e Depistimit të Kancerit të Gjirit është një reflektim i një beteje globale me arsyen kryesore të vdekjes nga kanceri, të vajzave dhe grave nga 18 deri në 40 vjeç në shkallë botërore,” u shpreh Kryeministri Rama në Konferencën dedikuar 21 tetorit, ditës botërore të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit.

Duke u ndalur tek rastet konkrete të grave dhe vajzave që kanë luftuar me këtë sëmundje, Rama vuri theksin në domosdoshmërinë e diagnostifikimin e hershëm.

Në sensibilizim të kësaj dite domethënëse, Kryeministri vlerësoi se ajo duhet parë jo vetëm si një mundësi për të ngritur zërin ndërgjegjësues, por edhe për të shprehur gatishmërinë për ta luftuar me më shumë cilësi këtë plagë.

Kryeministri Edi Rama theksoi se është e rëndësishme një qasje e re që të orientojë politikat për shëndetin e gruas, duke vënë në fokusin e tyre faktorët socialë që kanë influencë të drejtpërdrejtë në shëndetin e vajzave e grave.

Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama në konferencën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Qasje e re e Qeverisë për të orientuar politikat për shëndetin e gruas.

për luftën kundër kancerit të gjiritDita Botërore e Depistimit të Kancerit të Gjirit ka mbledhur në një konferencë në Tiranë mjekë të njohur onkologë, drejtues të Institucioneve Shëndetësore, deputete dhe përfaqësues nga shoqëria civile, me pjesëmarrjen e posaçme të Kryeministrit të vendit, z. Edi Rama.

SEnSIBILIZIM

11

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë z. Beqaj, u shpreh: “Kanceri është sot shkaku i dytë madhor i vdekjeve në vend (16.6%), pas sëmundjeve kardiovaskulare (50.2%), me 4,000-4,500 raste të reja të raportuara çdo vit, sipas të dhënave nga sistemi statistikor shqiptar, ndërkohë, që një vlerësim tjetër i incidencës së sëmundjeve tumorale në Shqipëri, ai i Globoscan, flet për rreth 7,000-8,000 raste/vit. Ndërkohë, pjesa më e madhe e sëmundjeve tumorale kur zbulohen, janë në një fazë të vonë për t’u shëruar. Forma kryesuese e kancerit në vendin tonë përsa i përket shpeshtësisë për femrat është kanceri i gjirit. Por, ashtu si për sëmundjet tumorale në përgjithësi, informacioni për treguesit e shëndetit apo kujdesit shëndetësor edhe për kancerin e gjirit, lidhjet e tyre me treguesit bazë socialë, në nivel individual dhe kombëtar janë të mangëta, të pasakta, të fragmentarizuara dhe jokoherente. Për pasojë, edhe vendimmarrja realizohet në mënyrë joprofesionale. Prandaj, një nga zotimet madhore në programin tonë qeverisës, është edhe ngritja e një sistemi unik dixhital shëndetësor, me të cilin, do të ndërlidhen të gjithë aktorët e sistemit shëndetësor, publikë dhe jopublik, ku në qendër të sistemit do të jetë qytetari dhe dosja e tij elektronike shëndetësore. Synimi ynë primar është zgjatja e viteve të shëndetshme të jetës së popullatës shqiptare dhe parandalimi i fataliteteve të parakohshme duke rivendosur, ruajtur dhe përmirësuar shëndetin. Përsa i përket depistimit, ashtu sic kam patur rastin ta theksoj më se një herë, jemi zotuar që brenda vitit 2014 të fillojmë zbatimin e një programi kombëtar për kontrollin bazë periodik falas të shëndetit për popullsinë në intervalin moshor 40-60 vjeç. Trajtimi i sëmundjeve tumorale është një sfidë. Normalizimi i furnizimit të spitaleve (QSUT) me barna citostatike është masë afatshkurtër. Masat afatmesme kanë të bëjnë me përcaktimin e protokolleve kosto-efektive të trajtimit, autonomisë spitalore dhe qeverjes klinike të fuqizuar. Masë afatgjatë, është krijimi i disa qendrave të trajtimit të kancerit”.

Shefi i Shërbimit të Onkologjisë, prof. Agim Sallaku, referoi në konferencë se, në Shqipëri numërohen rreth 400 raste të reja në vit, kryesisht në grupmoshat 45-65 vjeçare dhe rajonet më të prekura janë Tirana, Shkodra, Korça dhe Durrësi.

Në konferencë merrnin pjesë drejtues të lartë të Institucioneve Shëndetësore në vend, mes të cilëve drejtori i Përgjithshëm i ISKSH-së, dr. Astrit Beci, deputete, mjekë onkologë si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

SENSIBILIZIM

12

Disa të dhëna të mamografit në qendrën e specialiteteve nr 3

1342 mamografi të kryera gjatë 9 mujorit 2013.

Mestaraja e ekzaminimeve në ditë – 6 ekzaminime.

Ndërkohë që muaji tetor, muaji i sensibilizimit për kancerin e gjirit, shënon pikun me 24 mamografi në ditë (12 paradite dhe 12 pasdite).

Vëmendja jonë do të jetë maksimale dhe në përmbushje të angazhimeve të Qeverisë, ne synojmë dyfishimin e financimit për citostatikët (barna që shërbejnë për trajtimin e sëmundjeve tumorale), që vitin e parë të qeverisjes.

“ISKSH, si financues i shërbimeve shëndetësore, dëshiron të shprehë vëmendjen dhe qasjen e re të institucionit, për një financim më të mirë të shërbimeve shëndetësore që lidhen me kujdesin ndaj grave në moshë risku për kancer gjiri”, u shpreh drejtori I ISKSH-së, dr. astrit Beci.

Ai vijoi, duke theksuar se: Ne duam të vëmë theksin te parandalimi I sëmundjes dhe kapjes së saj që në stade të hershme dhe për këtë arsye, kemi vendosur një indikator matës të cilësisë së shërbimit në të gjithë qendrat shëndetësore, që lidhet me depistimin (kontrollin) e grave në moshë risku për kancer gjiri.

“Mjekët e familjes do të depistojnë gratë në moshë risku për kancer gjiri. Në lidhje më këtë, ne do të incentivojmë mjekët për realizimin e këtij treguesi – duke paguar bonus të posacëm shtesë mbi pagën, për ata që arrijnë këto tregues”, tha z. Beci.

Por duhet theksuar se, është shumë i rëndësishëm, ndërgjegjësimi i vetë popullatës.

Kanceri i gjirit, kontroll i grave pranë mjekut të familjesNë kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, drejtori i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor vizitoi Poliklinikën e specialiteteve nr 3, ku kryhen mamografitë falas për popullatën në nevojë.

nisma e isKsh-së, bonus për mjekët e familjes që arrijnë indikatorin e cilësisë

“Me këtë rast, si drejtues i institucionit, por edhe si mjek, dëshiroj t’ju bëj thirrje të paraqiteni pranë mjekut tuaj të familjes – për të përfituar falas kontrollin për kancerin e gjirit”, u shpreh drejtori i ISKSH-së.

PaRanDaLIMI

13BaRnaT ME RIMBURSIM

barnat, prioritet të sëmurët me kancer

beci: Lufta kundër kancerit është shpallur si prioritet i Qeverisë dhe jemi të vendosur ta përmbushim këtë premtim

Rimbursimi i listës së barnave është një ndër funksionet kryesore të ISKSH-së. Edhe për vitin e ardhshëm parashikohet të ketë një rishikim të listës së barnave në fuksion të zgjerimit të saj dhe të rritjes së numrit të përfituesve nga këto medikamente. Në varësi edhe të buxhetit të vitit të ardhshëm, ne do të nderhyjmë që kjo listë të pasurohet. “Dua të theksoj se barnat tumorale, do të jenë në fokusin tonë. Ne synojmë dyfishimin e financimit për citostatikët (barna që shërbejnë për trajtimin e sëmundjeve tumorale), që vitin e parë të qeverisjes”, tha z. Beci.

Më tej ai thekson disa ndërhyrje që pritet të bëhen në lidhje me barnat:ndërhyrja e parë dhe e domosdoshme që do të realizohet është ajo që Kryeministri dhe Qeveria e kane premtuar dhe që do të behet realitet në fillim të 2014, ka të bëjë me heqjen e TVSH (10%) të barnave dhe materialeve te tjera mjeksore. Kjo ndërhyrje do të sjellë si pasojë uljen me 10% të çmimit të barnave në vend dhe domosdoshmërisht uljen me 10% të çmimit të barnave në Listën e Rimbursimit.

ndërhyrja e dytë në rishikimin e listës së barnave do te jetë rishikimi i saj bazuar në disa prioritete të tilla si: barna që përdoren për sëmundje të rënda; ne sëmundjet që paraqesin rrezikshmëri të larte për jetën; në sëmundje që shkaktojnë invaliditet; në sëmundje që kanë rrezikshmëri për përhapjen në shoqëri; në sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje; në sëmundje kronike që kërkojnë trajtim të zgjatur.

ndërhyrja e tretë ka të bëjë me procesin e negociateve për çmimet e ofruara e të deklaruara nga kompanitë farmaceutike. Deri më tani nuk ka patur një proces negociimi me kompanitë dhe ndërhyrja në këtë pikë do të sjellë donosdoshmërisht ulje të çmimeve të barnave të rimbursuara. Ky proces do të shoqërohet me rigorozitet edhe me çmimet e barnave të rajonit ku ne jemi apo edhe më gjerë. Kjo do të thotë se fenomeni i deritanishëm, ku shumë barna janë me çmim më të lartë se vendet e rajonit, do të elminohet. Ne nuk kemi luksin që qytetaret tanë të pagujne çmim më të lartë për një medikament që është dhe ne tregun rajonal, Itali, Greqi, Kroaci, Maqedoni, etj.

ndërhyra e katërt që unë mendoj do te jetë në lidhje me rritjen e barnave xhenerike në listën e barnave të rimbursueshme si në shërbimin parësor ashtu edhe atë spitalor. Aktualish, sot në liste raporti i barnave, raporti i barnave Brand Name me Xhenerik është 50% me 50%. Duke rritur numrin e barnave xhenerike, automatikisht do të ketë kursime financiare të cilat mund të përdoren për futjen e barnave të reja në listë, të cilat janë të domosdoshme për kategori të ndryshme pacientësh dhe sëmundje të caktuara”.

reforma do të përqendrohet në rritjen e aksesit të qytetarëve për shërbimet shëndetësore, në përfitimin e këtyre shërbimeve nga të gjithë qytetarët dhe pa pagesë, pra në eleminimin e faktorit që “kush ka para merr shërbime dhe kush nuk ka nuk i përfiton ato, apo të paguajë nën dore”, etj.

reforma jonë është e përqendruar në ofrimin e shërbimeve bazuar në standarte dhe cilësi shërbimi dhe të para në këtë këndvështrim, të gjitha opsionet që çojnë në përmirësim të këtij proçesi dhe në favor të përfituesve të shërbimeve, ngelen të hapura për ne si Institucion”.

14

Kurajë për ndryshim!

Opinion i drejtorit të përgjithshëm të isKsh-së, dr. astrit beci, botuar në gazetën “panorama”

BaRnaT GJEnERIKE

Ishte viti 1924 kur mjekët më të mirë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin mbledhur në konsultë për djalin e Presidentit Calvin Coolidge. Një fshikëz e vogël në këmbë, e shkaktuar nga këpucët e tenisit të veshura pa corape, pak ethe, më pas temperaturë dhe rëndim i gjendjes, septicemia. Calvin junior do të vdiste pas pak ditësh, në moshen 16 vjeçare, i shoqëruar nga një tis trishtimi dhe ankthi që prej ditësh kishin mbuluar të gjithë Amerikën dhe nga një depresion i thellë i presidentit që do ta shoqëronte deri në fund të jetës. Penicilina dhe antibiotiket e tjere akoma nuk ishin zbuluar!

Në qershor të ‘44 penicilina jo vetëm që do të mbushte depot e ushtrisë dhe të popullatës, por, ajo do të sfidonte rregullat e shkencës mjeksore duke ndryshur Botën me të cilën kishte punuar deri në atë kohë industria. Kurrë më parë profesorët e universitetit dhe kërkuesit shkencorë të industrisë nuk kishin provuar të punonin së bashku. Kishte filluar kështu periudha më pjellore për shkencën e jetës, që ndërmjet viteve ’40 dhe ’80, do të sillte rezultate që deri në atë kohë as që mund të imagjinoheshin. Në këtë periudhë, barnat do të profiloheshin si një “instrument i fuqishëm i shëndetit” dhe dëshira për të zbuluar barna të reja, do të arrinte të superonte gjithçka tjetër deri dhe ato për të cilat njeriu ishte krenuar në shekuj!

Fatkeqësisht, zhvillimi i industrisë farmaceutike, në rrugën e saj galopante, nuk i rezistoi dot “ndotjes” së marketingut të paskrupullt nga ana e të interesuarit për shitjen e barnave, i cili jo rrallë kushtëzoi zhvillimin e barnave të reja në drejtime që nuk përkonin me nevojat reale të shëndetit të popullatës, duke i kthyer ato nga “instrumenta të shëndetit” në “të mira të konsumit”.

Pikerisht ky deviacion, do të çonte në rritjen në mënyrë të frikshme të konsumit dhe kostos së barnave, duke u kthyer në sfidë, jo vetëm për vendet në zhvillim, por edhe për vendet e zhvilluara.

Në kohë krize, diferencat ekonomike të mjekimit, nuk janë thërrmija!

Pikërisht kjo kosto dhe ky konsum, shoqëruar me acarin e dimrit ekonomik, ka bërë që dhe në vendet e zhvilluara, ekuivalentet e barnave patentë të ftohen në katedër si alternativë e parë e mjekimit. Adoptimi i barnave ekuivalente në vend të atyre origjinare, atëherë kur atyre i ka skaduar mbrojtja e patentës, rezulton një magji ekonomike per Shërbimin Sanitar Nazional Amerikan. Sipas këtij shërbimi, mbi 80% e barnave të përshkruar në SHBA gjatë vitit 2012, ishin ekuivalente dhe vetëm 20 % barna patentë/origjinare, nëpërmjet të cilëve ekonomia amerikane kurseu 193 miliard dollarë.

15BaRnaT GJEnERIKE

Akoma më imperative bëhet adaptimi i kësaj strategjie në vendet në zhvillim. Në këto vende, t’i hapësh rrugë barnave gjenerike/ekuivalente, do të thotë jo vetëm të ulësh koston e mjekimit në mënyrë të ndjeshme, por, sidomos të kesh mundësi të mjekosh më shumë të sëmurë me të njëjtat cilësi mjekuese.

Konkretisht, për të mjekuar një të sëmurë me leuçemi (New England Journal 2013), një muaj mjekim me një bar patente/origjinar, kushton rreth 2.600 dollarë, përkundër 175 dollarëve që ky bar kushton i prodhur nga një kompani e fuqishme për barna gjenerike/ekuivalente. Ndërsa, për të mjekuar një të sëmurë me AIDS, nga 10.000 dollarë që kushtonte një vit trajtimi me barna patentë, me futjen e ekuivalenteve të tyre, çmimi i mjekimit zbriti në 150 dollarë në vit. Pikërisht në diferencat e mëdha ekonomike të mjekimit me barna ekuivalente nga njëra ana dhe industrisë gjigande të barnave patentë nga ana tjetër, qëndron sfida e politikave të mjekimit, jo vetëm në vendet në zhvillim, por edhe në ato të zhvilluara.

Me çfarë çmimi duhet ta blejmë shendetin? Pyet Daniel Callahan, në librin e tij me të njëjtin titull.

Sa më lirë, do ti përgjigjeshin amerikanët pa as më të voglën medyshje, pasi 80% e barnave që ata përdorin, janë gjenerike. Po ashtu Anglia, Gjermania dhe Franca kanë adaptuar në praktiken e përditëshme të njëjtin qëndrim ndaj barnave ekuivalente. Sipas Sherbimeve Nacionale të këtyre vendeve, rreth 60-70 % e barnave të konsumuara, janë ekuivalente. Barnat patentë në keto vende, kanë ardhur drejt një rrudhjeje graduale. Italia lëkundet nën presionin e madh të politikbërësve të mjeksisë dhe të shpurës së mjekëve që i shkojnë pas nën logon e cilësisë së barnave gjenerike, të ngushtimit të hapësirave krijuese dhe të demotivimit të industrisë së barnave për të prodhuar barna të reja. Dhe kjo pasi, sot në Itali, çdo ditë rreth 30.000 informatorë farmaceutikë, të cilët vizitojnë mesatarisht nga 8 deri 10 mjekë, emetojnë mesazhe të një kulture në të cilën barnat shihen vetëm si bartës të të mirave dhe aspak si, jo rrallë, gjeneratorë të toksicitetit. Gjithsesi, pak ditë më parë, qendra italiane e studimit dhe analizës së tregut (TEVA), publikoi rezultatet e një studimi mbi perceptimin e italianëve rreth barnave gjenerike/ekuivalente. Rezultatet konfirmuan jo vetëm një dakordësi të shprehur të italianëve ndaj barnave gjenerike, por evidentuan një fakt shumë të rëndësishëm; se, vetëm në vitin e kaluar, italianët do të kishin kursyer të pakten 1 miliard euro, nëse ata do të përdornin barna ekuivalente në vend të atyre origjinare. Siç duket, kriza ekonomike, i ka bërë italianët të reflektojnë!

sa kushton ndryshimi?Shumë, sepse preken interesa. Pak dite më parë, më 20 qershor të vitit 2013, Komisioni Europian dënoi ashpër nëntë firma medikamentesh, përfshirë edhe atë daneze Lundbeck, për vonimin e hyrjes në treg të medikamenteve gjenerike, më të lira, të firmave konkurente, duke nxitur kështu jo vetëm një betejë ligjore, por edhe një betejë qytetarie për barnat gjenerike. Lundbeck akuzohet se ka paguar kompanitë e tjera që të vonojnë hedhjen në treg të barit gjenerik, citalopram, i njohur ky në mjekimin e depresionit. Aspak, sepse përdorimi i këtyre barnave, i shndërruar në realitet në SHAB dhe në shumicën e vendeve europiane, i ka superuar paragjykimet e lidhura me cilësinë e tyre, si dhe ka argumentuar se ato nuk ndikojnë në frenimin e investimeve për barna të reja apo dhe në kërkimin shkencor.

së pari, shumë nga kompanitë gjenerike, tashme janë blerë nga kompanitë e mëdha multinazionale që prodhojne barna origjinare, duke konfirmuar faktin se, barnat gjenerike i plotësojnë kërkesat e legjislacionit Europian, «kualitet, efikasitet dhe siguri». Ky kombinim përkthehet në cilësi në favor të një çmimi shumë më të ulur. Eshtë kjo arsyeja, që këto produkte njihen si ekuivalente të patentuar (branded generics). Në vitin 2012, ‘atorvastatines, barit të përdorur për të ulur nivelin e kolesterolit, që prej vitesh ka qenë ilaçi më i shitur në Botë, i skadoi patenta. Efekti i mjekimit me alternativat ekuivalente është i shkëlqyeshëm, edhe pse çmimi është shumë më i ulur.

Gabimisht, në filozofinë popullore, por edhe e lidhur me interesa, vazhdon të dominojë qëndrimi se, çmimi më i ulët dë të thotë cilësi më e ulët. Eshtë detyrë e mjekëve t’ua shpjegojnë të sëmureve. Çmimi i tyre është shumë më i lirë se origjinari, jo për cilësinë, por për faktin se ato nuk kanë harxhuar gjë për zhvillimin dhe marketingun e tyre!

“Gabimisht, vazhdon të dominojë qen-

drimi se, çmimi më i ulet, do të thotë

cilësi më e ulët. Është detyrë e mjekëve,

t’ua shpjegojnë pacientëve se, çmimi i

barnave gjenerike është më i lirë se ai i

barnave origjinare, jo për cilësinë, por

për faktin se ato nuk kanë harxhuar gjë

për zhvillimin dhe marketingun e tyre”

16

së dyti, sipas kompanive multinacionale që prodhojnë barna origjinare, «të mbrohesh nga patenta është fondamentale për të mundur të vazhdosh të investosh në barna gjithmonë e më të reja». A është vërtet kështu? Jo tamam. Industria farmaceutike ka dekada që nuk prodhon fare barna të reja. Përse? Pjesërisht pasi gjërat më të lehta për tu zbuluar, janë zbuluar tashmë, dhe pjesërisht pasi edhe ato që kanë dalë në treg si të reja, kanë vetëm modifikime të vogla që nuk përbëjnë një zbulim të vërtetë, (thonë specialistë të FDA). Sipas tyre, rrezikon më pak dhe fiton më shumë me modifikime, sesa me barna vërtet të reja. Më thoni një emër antibiotiku të ri këto 30 vitet e fundit? Së treti, pretendohet se kosto e barnave origjinare është shumë më e lartë se e barnave ekuivalente, pasi paguhet kërkimi shkencor. Vërtet? ”Për kërkimin shkencor industria shpenzon më pak se gjysmën e asaj që ajo shpenzon për promocion. Informatorët promocionalë janë më të shumtë se kërkuesit shkencorë dhe që për më tepër, jo rrallë, informacioni i tyre është i deformuar me qëllimin e vetëm rritjen e tregut,” insiston Marcia Angell, Professore e Harvard, mbi 25 vjet në revisten Neë England Journal of Medicine, 15 vjet si drejtore e revistës, e klasifikuar nga Time Magazine si ndër 25 amerikanët më me influencë. Disa nga editorialet e saj kanë hapur shtigje të reja në shkencë.

a mundemi ne të përqafojmë ndryshimin?Një ditë pashë një zog me ngjyrë të bukur dhe pyeta një fshatar. Çfarë zogu është ky? Ngriti supet, më pa me habi dhe m’u përgjigj: “Përse të duhet or mik? Ai nuk hahet”.

Pikërisht sot, në zgrip të ekonomisë, ka ardhur koha e rigjykimit të këtij paradoksi ballkanik, përshkruar kaq bukur nga nobelisti grek, Kazanzaqis, pasi konsumi dhe kostoja e barnave ka arritur në qiell, duke u kthyer në sfidë sidomos në vendin tonë. Jemi të detyruar të rishohim shumë nga qëndrimet tona, pasi nuk kemi luksin të bëjme asgjë nga ato që kemi bërë në të kaluarën.

Realiteti i sotëm, si nje erë shiroku që paralajmeron shiun, na shtyn drejt një kulture të re të eficiencës, pjesë e së cilës janë edhe barnat ekuivalente. Gjithsesi nuk duhet të jetë e lehtë, pasi me gjithë sigurinë, efikasitetin dhe përparësitë ekonomike që barnat ekuivalente ofrojnë, ekziston akoma në vendin tonë një mosbesim ndaj tyre, e ushqyer natyrisht nga ata që ju preket fitimi, në raport me barnat origjinare. Dhe në fakt reagimi është i kuptueshëm, pasi me futjen e tyre si zgjedhje e parë, industritë farmaceutike duhet të pakësojnë çmimet dhe kuotat në merkato, farmacistët fitimet e tyre, ndërsa mjekët bonuset. A mjafton ky cënim interesi për t’u bërë bllok kundër “erës” së barnave ekuivalente?

Natyrisht liria e barnave ekuivalente është shoqëruar me një kontroll të rreptë për shmangjen e abuzimive. Vetëm 2 muaj më parë, FDA deklaroi përjashtimin nga tregu të barit ekuivalent të antidepresantit Wellbutrin për abuzime në cilësinë e tij. Por pavarësisht këtij rasti, opinioni i FDA karshi barnave gjenerike mbetet i palëkundur: Gjeneriket janë të sigurtë dhe efektivë!

Ndaj besoj që, implementimi i këtyre barnave (gjenerikë), do të bëjë që ne të sigurojmë një numër më të madh përfituesish, duke na krijuar dhe hapësirën e shtimit të paketave të parësorit dhe spitalorit, për nozologji të veçanta. Kjo do t’i shërbejë përmirësimit të kujdesit shëndetësor për të gjithë popullatën, si dhe do të përmirësojë dhe ndikojë direkt dhe në furnizimin me barna dhe materiale mjekimi të shërbimeve parësore dhe spitalore. Po kështu, prioritet i joni mbetet edhe sigurimi i fondeve për check-up-e bazike, me qëllim depistimin dhe parandalimin e sëmundjeve në përgjithësi, duke u fokusuar në sëmundje me rrezikshmëri për jetën. Besojmë që me një mirëmenaxhim të fondit, do të bëjmë të mundur që në vitin e parë të qeverisjes, rritjen në mbi dyfish të fondit për preparatet citostatike etj, duke kontribuar direkt në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe rritjen e numrit të përfituesve.

BaRnaT GJEnERIKE

17

“rritje e numrit të njerëzve që u shërbejmë”

Gjatë fjalës së tij, drejtori I ISKSH-së deklaroi se: “Puna jonë nuk do të matet vetëm me ruajtjen e vlerave të rimbursimit, por me rritjen e përfituesve nga skema e rimbursimit. Ne duam të mbajmë dhe nëse është e mundur, të shtojmë barnat me rimbursim për kategoritë në nevojë, specifikisht për personat që vuajnë nga sëmundje të vështira. Por prioritet absolut i Qeverisë sonë, është rritja e numrit të popullatës përfituese – për ta shtrirë shërbimin shëndetësor dhe aksesin e qytetarëve ndaj këtij shërbimi, për të gjithë popullatën”, tha në fjalën e tij drejtori i ISKSH-së, z. Beci.

Ndërsa dr. Pjerin Xhuvani, drejtori i sapoemëruar i degës së Tiranës, u shpreh se do të vijojë bashkëpunimin me stafin, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mira dhe se puna do të vijojë pa ndërprerje.

Dr. Pjerin Xhuvani, i cili do të drejtojë degën më të madhe të Institucionit tonë, është mjek me specialitet Psikiatër dhe ka eksperiencë në drejtimin e Institucioneve Shëndetësore, pasi ka drejtuar Spitalin e Elbasanit.

“prioriteti ynë është rritja e numrit të njerëzve që u shërbejmë, për të arritur në mbulimin e të gjithë popullatës në nevojë”, kjo është deviza jonë – u shpreh drejtori i përgjithshëm i isKsh-së, dr. astrit beci, gjatë prezantimit të drejtorit të ri të degës së tiranës, z. pjerin Xhuvani.

drejtori i përgjithshëm i isKsh-së prezanton drejtorin i ri të degës së tiranës z. pjerin Xhuvani

BaSHKËPUnIMI

18

reformimi i sistemit shëndetësor, një vision i ri

isKsh në Forumin e shtatë ballkanik, zhvilluar në bosnje-hercegovinë

FORUMI BaLLKanIK

Nga datat 16 deri 19 Tetor 2013, ne Banja Luka te Republikës Srpska u zhvillua takimi i shtatë i Fondeve të Sigurimeve Shendetesore te Ballkanit. Ky takim ishte ne vazhdim te tradites se krijuar tashme nga ISKSH ne vitin 2007 per organizimin e ketij forumi ne nivel Ballkanik. Ne punimet e ketij forumi ishin te pranishem delegacionet e Fondeve nga Shqiperia, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Federata Bosnje-Hercegovines, Mali i Zi, Maqedonia, si edhe nga Fondi mikpritësi i Republikës Srpska.

Qëllimi i organizimit të këtij forumi është shkëmbimi dhe përfitimi i eksperiencave ndërmjet vendeve të rajonit në zhvillimin dhe modernizimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore. Tema kryesore e këtij takimi ishte “Shembujt e praktikës më të mirë në kapërcimin e vështirësive për një qëndrueshmëri financiare të skemave të sigurimeve shëndetësore në rajon”

Në këtë takim, ISKSH u prezantua me temën: “Një vision i ri për sistemin shëndetesor Shqiptar”. Në këtë prezantim u paraqit situata aktuale në të cilen ndodhet skema jonë e sigurimeve, zhvillimet në financimin e kujdesit shëndetesor paresor dhe spitalor, projektet tona për të ardhmen në permiresimin e menyrës së financimit në shërbimin spitalor, etj. Gjithashtu, një vend të rendesishem në këtë prezantim zunë edhe shpjegimi i politikave të reja të Qeverisë Shqiptare dhe të ISKSH në drejtim të përmiresimit të sistemit tonë shëndetesor; prespektivat e ndryshimit të financimit të skemës nga ai i bazuar në kontribute tek taksimi i përgjithshëm, si edhe transformimet graduale të ISKSH në Shërbim Kombëtar Shëndetesor me fokus drejt kalimit si pagues i vetem i shërbimeve shëndetesore në vend.

Në këtë forum u evidentua se të gjithë vendet e rajonit përballen me kërkesa gjithnjë në rritje të populatës për shërbime cilësore, për implementimin e teknologjive të reja mjeksore në funksion të diagnostikimit dhe mjekimit, dhe nga ana tjeter janë fondet e sigurimeve që duhet të operojnë në kushtet e kufizimeve të burimeve financiare dhe që duhet të bejnë perpjekjet maksimale për të bërë të mundur ruajtjen e kostove të shërbimeve që ata financojnë në nivele të përballueshme.

Zhvillimet në sistemet e informacionit, aplikimi i metodave stimuluese për financimin e ofruesve si dhe përmiresimi i procesit te kontraktimit u paraqiten si sfida te vazhdueshme të fondeve të sigurimeve në garantimin dhe luajtjen e rolit si blerës startegjik të shërbimeve shëndetësore.

19KRaHaSIMI

të dhëna bazë të skemave të sigurimeve shëndetesore në rajonin e ballkanit për vitin 2012

shqiperi Kroaci slloveni Maqedoni serbia bosnje - hercekovina

Të dhëna demografike dhe burimet financiara

Popullsia 4,095,540 4.284.889 2.056.262 2.062.294 7.258.753 2.338.277

Numri i personave të siguruar (Mbajtes të siguracionit) 1,805,663 4.356.486 2.076.273 1.744.237 6.915.920 2.023.049

Përqinda e kontributeve të popullsisë aktive 3.40% 13% 13.45% 12.30% 16.50%

Të ardhurat totale të skemave të sigurimeve viti 2012

207.3 Milion euro

2.59 Miliard Euro

2.3 Miliard Euro

348.6 Milion Euro

1.87 Miliard Euro

611.1 Milion Euro

Të ardhurat nga kontributet viti 2012

46.2 Milion Euro

2.23 Miliard Euro

2.25 Miliard Euro

303.1 Milion Euro

1.29 Miliard Euro

534.7 Milion euro

shqiperi Kroaci slloveni Maqedoni serbia bosnje - hercekovina

rrjeti i institucioneve shëndetesore dhe burimet njerzore

Nr i QSH 412 49 62 37 170 71

Nr. I Mjekeve te familjes 1583 2462 1293 1692 1260 775

Nr. I Spialeve 42 64 2623 + 29(Klinika

Universitare)83 23

Nr. I MPF per capita 0.38 /1000banorë

2.8 /1000banorë

0.5 /1000banorë

1/579banorë

0.3 /1000banorë

Mesatarja e pagas se MPF 442Euro

867Euro

718Euro

Mesatrja e pagesës për specialistë (spital)

415Euro

1134Euro

776Euro

Mesatrja e pagesës për Infermire

254Euro

534Euro

367Euro

Numri i punonjësve të fondeve të sigurimeve 610 2422 862 822 2.457 756

shqiperi Kroaci slloveni Maqedoni serbia bosnje - hercekovina

shpenzimet publike të fondeve të sigurimeve

Shërbimi Paresor 44.6Milion euro

2.6 Miliard Euro

399Milion euro

62.1 Milion Euro

379.8Milion Euro

123 Milion Euro

Shpenzimet e Rimbursimit 56.2Milion Euro

441Milion Euro

1.1 Miliard Euro

30.2 Milion Euro

285.1 Milion Euro

90Milion euro

Shërbimi sekondar dhe terciar 100.4 Milion euro

1.17 Miliard Euro

352 Milion euro

204.3Milion Euro

906.7 Milion Euro

247.3 Milion Euro

20 STaTISTIKa

barnat me rimbursimin më të lartë(Janar - Gusht 2013)

riMbursiMi

Kodi i atC emertim Kimik rimbursimi

V03AC01 Deferasirox 250 mg 345,059,331

C08CA13 Lercanidipine 10 mg 278,800,030

A12AA20 Calcium -3-methyl-2 oxovalerate etj 231,483,879

A10AE04 Insuline Glargine solution 100 UI/ml - 3 ml 215,296,329

A10AB01 Insuline Humane Biosintetike Neutrale 100 Nj.N. / ml - 3 ml 183,566,457

L01XX28 Imatinib 100 mg 175,737,618

B03XA03 Methoxy Polyethylene Glycol - epoetin beta 200mcg/0.3 ml 124,772,154

C09CA08 Olmesartan 20 mg 116,847,062

R03AK06Salmeterol Xinafoate Micronised + Fluticasone Propionate Micronised inh.

(50 mcg + 250 mcg)/ unit dose114,253,584

L01XE08 Nilotinib 150 mg 106,065,567

S01EC04 Brinzolamide 10mg/ml-5ml 97,356,365

S01EE04 Travoprost 40mcg/ml-2.5 ml 89,464,717

C02AB01 Methyldopa 250 mg 77,581,290

B03XA03 Methoxy Polyethylene Glycol - epoetin beta 150mcg/0.3 ml 70,706,002

C03AA03 Hydrochlorothiazide 25 mg 70,256,616

A10AB05 Insuline Aspart solution 100 UI/ml - 3 ml 68,724,277

L03AB07 Interferon beta - 1a 44 mcg (12 MIU) 65,064,319

R03AK06Salmeterol Xinafoate Micronised + Fluticasone Micronised Propionate

inh. (50 mcg + 500 mcg)/ unit dose64,995,575

C09AA02 Enalapril 20 mg 64,873,528

C09CA01 Losartan Potassium 50mg 64,250,067

400,000,000

350,000,000

300,000,000

250,000,000

200,000,000

150,000,000

100,000,000

50,000,000

0

Deferasirox 2

50 mg

Insuline Glargine solutio

n 100 UI/ml - 3 ml

Travoprost 40mcg/ml-2

.5 ml

Hydrochlorothiazide 25 mg

Salmeterol X

inafoate Micronised + Fluticasone Micronise

d

Propionate inh. (50 mcg + 500 mcg)/ unit d

ose

Lercanidipine 10 mg

Insuline Humane Biosintetike neutra

le 100

nj.n. / ml - 3 ml

Methoxy Polyethylene Glycol - epoetin

beta 200mcg/0.3 ml

Salmeterol X

inafoate Micronised + Fluticasone Propionate

Micronised inh. (5

0 mcg + 250 mcg)/ unit dose

nilotinib 150 mg

Methyldopa 250 mg

Insuline aspart solutio

n 100 UI/ml - 3 ml

Calcium -3-m

ethyl-2 oxovalerate etj

Imatinib 100 mg

Olmesarta

n 20 mg

Brinzolamide 10mg/ml-5

ml

Methoxy Polyethylene Glycol - epoetin

beta 150mcg/0.3 ml

Interferon beta - 1

a 44 mcg (12 MIU)

Enalapril 20 mg

Losartan Potassiu

m 50mg

RIMBURSIMI