13
FUQIJA E MUJIT Kënga Fuqija e Mujit, i është transmetuar mbledhësit At Donat Kurti, prej rapsodit Mëhill Preka nga Curraj i Epërm, dhe është botuar në revistën “Hylli i Dritës” në vitin 1934. 1 1 Lum e lum për t’lumin zot, 2 Nu’ jem’ kanë e Zoti na ka dhanë! 3 Kur ish kanë Muja djalë i ri, 4 Ma kish çue baba n’rrogë tu nji zotni. 5 Çoban lopësh zotnija e ka ba. 6 Për gjithë ditë bjeshkët Muja tu i kërkue, 7 Për gjithë ditë ndër gurra tu u freskue. 8 Për gjithë ditë ndër mriza tuj pushue: 9 Rrugë as shtek pa njoftë nuk ka lanë, 10 M’i çon lopët gjithherë ku s’in kanë. 11 ‘I natë lopët çobanit i paskan hupë 12 E tu shpija nu’ ka mujtë me dredhë. 13 Buzë nji shkambit m’u ndalë asht ngushtue, 14 Asht ulë djali aty për me fjetë, 15 Paj dy djepa aty kin qillue, 16 E kanë marrë brimën e tuj kajtë. 17 M’asht avitë Muja me i shikjue, 18 M’asht avitë Muja me i pajtue. 19 Po i pajton tuj i përkundë 20 E t’dy djepat i ka vu në gjumë. 21 Bardhë si drita dy zana atherë kanë ardhë. 22 - Ty, qysh të thonë, Mujon e kanë pvetë. 23 Zo’, ç’të ka pru n’ket vend e shka t’ka tretë! 24 Kqyre Muja atherë shka u ka thanë: 25 - Rrogtar lopësh un kam qillue, 26 Për gjithë ditë kto bjeshkë i kam kërkue; 27 Mue rreziku sot ka ardhë me më ndeshë, 28 M’kanë hupë lopët e askund s’kam mujtë me i gjetë; 29 Ktu m’xu nata e u ugja për me fjet, 30 S’mbylla sy prej vajit qi kam ndie, 31 Ishin kanë tuj kajtë këta dy fmij, 32 Kurrkund çajre fmija nu’ m’kanë lanë. 33 M’u kanë dhimtë e jam hudhë me i pajtue, 34 I pajtova e sa grima n’gjumë i kam vdue. 35 Po zo’, shka jeni me gjithë ket dritë? 1 Hylli i Dritës. Shkodër : Shtypshkronja Françeskane, Vjeta X (1934), 11, fq 547-550.

FUQIJA E MUJIT - · PDF fileFUQIJA E MUJIT Kënga Fuqija e Mujit, i është transmetuar mbledhësit At Donat Kurti, prej rapsodit Mëhill Preka nga Curraj i Epërm, dhe është botuar

  • Upload
    hadat

  • View
    238

  • Download
    5

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FUQIJA E MUJIT - · PDF fileFUQIJA E MUJIT Kënga Fuqija e Mujit, i është transmetuar mbledhësit At Donat Kurti, prej rapsodit Mëhill Preka nga Curraj i Epërm, dhe është botuar

FUQIJA E MUJIT

Kënga Fuqija e Mujit, i është transmetuar mbledhësit At Donat Kurti, prej rapsodit Mëhill

Preka nga Curraj i Epërm, dhe është botuar në revistën “Hylli i Dritës” në vitin 1934.1

1

Lum e lum për t’lumin zot,

2

Nu’ jem’ kanë e Zoti na ka dhanë!

3

Kur ish kanë Muja djalë i ri,

4

Ma kish çue baba n’rrogë tu nji zotni.

5

Çoban lopësh zotnija e ka ba.

6

Për gjithë ditë bjeshkët Muja tu i kërkue,

7

Për gjithë ditë ndër gurra tu u freskue.

8

Për gjithë ditë ndër mriza tuj pushue:

9

Rrugë as shtek pa njoftë nuk ka lanë,

10

M’i çon lopët gjithherë ku s’in kanë.

11

‘I natë lopët çobanit i paskan hupë

12

E tu shpija nu’ ka mujtë me dredhë.

13

Buzë nji shkambit m’u ndalë asht ngushtue,

14

Asht ulë djali aty për me fjetë,

15

Paj dy djepa aty kin qillue,

16

E kanë marrë brimën e tuj kajtë.

17

M’asht avitë Muja me i shikjue,

18

M’asht avitë Muja me i pajtue.

19

Po i pajton tuj i përkundë

20

E t’dy djepat i ka vu në gjumë.

21

Bardhë si drita dy zana atherë kanë ardhë.

22

- Ty, qysh të thonë, Mujon e kanë pvetë.

23

Zo’, ç’të ka pru n’ket vend e shka t’ka tretë!

24

Kqyre Muja atherë shka u ka thanë:

25

- Rrogtar lopësh un kam qillue,

26

Për gjithë ditë kto bjeshkë i kam kërkue;

27

Mue rreziku sot ka ardhë me më ndeshë,

28

M’kanë hupë lopët e askund s’kam mujtë me i gjetë;

29

Ktu m’xu nata e u ugja për me fjet,

30

S’mbylla sy prej vajit qi kam ndie,

31

Ishin kanë tuj kajtë këta dy fmij,

32

Kurrkund çajre fmija nu’ m’kanë lanë.

33

M’u kanë dhimtë e jam hudhë me i pajtue,

34

I pajtova e sa grima n’gjumë i kam vdue.

35

Po zo’, shka jeni me gjithë ket dritë?

1 Hylli i Dritës. Shkodër : Shtypshkronja Françeskane, Vjeta X (1934), 11, fq 547-550.

Page 2: FUQIJA E MUJIT - · PDF fileFUQIJA E MUJIT Kënga Fuqija e Mujit, i është transmetuar mbledhësit At Donat Kurti, prej rapsodit Mëhill Preka nga Curraj i Epërm, dhe është botuar

36

- Zana jemi, Mujo, tuj shetitë,

37

Tuj u sjellë na njerzvet me u ndimue.

38

Ti çfarë ndere, Mujo, po na lypë,

39

Qi dy djepat na i ke vu në gjumë?

40

A don forcë, Mujo, me qindrue?

41

A don luftë, Mujo, me luftue?

42

A don gja, Mujo, a don mall?

43

A don dije, Mujo, a don gjuhë?

44

Lyp shka t’duesh, Mujos te i kanë thanë.

45

Kqyr Muji atherë ç’ka qitë e ka thanë:

46

- Shpesh po m’ngucin çobanija,

47

Shum inad çobajt si më kanë,

48

Paj me forcë me jau kalue un due.

49

Njana shoqes zanat atherë i kanë thanë:

50

- Tamël gjiut Mujit për me i dhanë.

51

Tamël gjiut i kanë dhanë me pi,

52

Me tri pika djalin ma kanë ngi

53

E i ka falë Zoti kaq fuqi

54

Sa me e luejtë shkambin ma t’madhin.

55

- Kape gurin, zanat i kanë thanë.

56

Nji mi okësh e ma guri ish’ kanë.

57

E ka kapë gurin nji mi okësh,

58

Badihava peshue me duer e ka,

59

Der n’nye t’kamës veç e nu’ mujt ma.

60

Njana shoqes zanat atherë i kanë thanë:

61

- Edhe do tamël Mujos me ja dhanë.

62

E ka marrë tamlin Muji e e ka pi.

63

E ka kapë gurin me e peshue,

64

Deri në gju ai gurin e ka çue;

65

E ka ugjë prap n’tokë e ka pushue.

66

Kqyre zana sa mirë ka thanë:

67

- Edhe pak gji Mujos me ja dhanë.

68

I ka dhanë prap gji për me pi,

69

Sa don Zoti t’i ka dhanë fuqi

70

E e ka marrë gurin me e peshue

71

Deri në shogë gurin e ka çue.

72

E kanë pa zanat, e kanë kqyrë,

73

Njana tjetrës prap te i ka thanë:

74

- Opet Muji gji lypet me i dhanë.

75

E ka marrë Muji gji me pi,

76

O se ç’po i ep edhe Zoti fuqi,

77

Kenka ba si me kanë drangue.

78

Ka marrë gurin me e peshue,

79

N’cep të krahit Muji e ka vdue.

Page 3: FUQIJA E MUJIT - · PDF fileFUQIJA E MUJIT Kënga Fuqija e Mujit, i është transmetuar mbledhësit At Donat Kurti, prej rapsodit Mëhill Preka nga Curraj i Epërm, dhe është botuar

80

Nji mi okësh gurit i ka qindrue.

81

Njena shoqes zana çka i ka thanë?

82

- Tjetër gji Mujit mos me i dhane.

83

Pse, tjetër gji Mujit për me i dhanë,

84

E batisë dyrnjanë anëmanë,

85

Atherë zanat Mujin po e zhgjertojnë,

86

Se sa t’vogël qi po flasin,

87

Përmbi krye hana tuj i shikjue,

88

Për mbas shkambit hija tu u zgjatue,

89

Sa miqsisht me te kanë kuvendue.

90

Kqyre zanat Mujit shka i kanë thanë!

91

- Probatin na, Mujo, duem me të xanë.

92

Fol ti, Mujo, tash qysh po thue?

93

- Tu t’jem ngusht, zana, me m’ndimue!

94

E ka falë Zoti sabahin,

95

Ferk e ferk Muji kanka çue,

96

I ka gjetë lopët e në shpi ka shkue.

97

N’Fushë t’Jutbinës Muji kur a ra,

98

Bytym shokët e mbledhun i ka pa,

99

Se me Mujin aty in kenë msue,

100

Me ja mujtë Mujit tuj ladrue.

101

Kqyre seri Muji shka ka ba!

102

Ja ka nisë me çobaj me ladrue.

103

Send ma t’fortin me dorë e ka kapë,

104

Pesë konopë përpjetë i ka dhanë.

105

Askurrkush me folë nuk po flet,

106

Se, me thue kur po i bjen,

107

Dekun n’tokë gjinden po i qet.

108

Prej zotnisë, tha, Muji asht largue.

109

Prej zotnisë, tha, burri kur asht da.

110

Ka dredhë n’shpi, tha, nanën për me e pa.

111

Tha, ja ka nisë Muji tuj punue,

112

Tha, ja ka nisë Muji tuj luftue

113

E n’sa lufta Muji si po bjen,

114

Ai gjithëherë me nderë si po del

Zanafilla

Kënga “Fuqija e Mujit” rrëfen historinë e perandorit Justini I dhe njëkohësisht zanafillën e

eposit shqiptaro-sllav. Mes vargjeve dallohen më qartësisht dy motive që e kanë burimin në

Page 4: FUQIJA E MUJIT - · PDF fileFUQIJA E MUJIT Kënga Fuqija e Mujit, i është transmetuar mbledhësit At Donat Kurti, prej rapsodit Mëhill Preka nga Curraj i Epërm, dhe është botuar

ngjarje të jetës të sundimtarit të vjetër dardan; zanatin e rrogëtarit të kafshëve në rini dhe

përkujdesjen për dy heronjtë e tjerë të rëndësishëm të epikës ballkanike; dy nipat e tij,

Justinianin e Madh dhe Germanus Anicin. Gjithashtu të dhënat onomastike të rrëfimit

paraqesin afërsi me ato të historisë së perandorit, ndërkohë që zanafilla e elementëve të

studiuar vërtetohet sidomos prej lidhjes familjare dhe dinastike të perandorit me Germanus

Anicin dhe Murrik Tiberin;2 historia e të cilëve është ruajtur shumë më qartë dhe më e plotë

në kujtesën e malësorëve.

Përtej të dhënave të këngës; ngjarje të veçanta të jetës së Justinit janë transmetuar në pjesët e

para të disa legjendave shqiptare, ndërkohë që origjina dardane e perandorit do të arsyetonte

krijimin e poemës fillestare mbi perandorin dhe transmetimin prej iliro-arbërve dhe

pasardhësve të tyre malësorë shqiptarë dhe sllavë.

Gjithashtu një fakt tjetër i rëndësishëm; është që Justini ka sunduar mbi Bizantin në fillimin e

shekullit VI; kohë e afërt me shekujt VII-VIII të cilët janë hapësira historike e menduar prej

studiuesve të mëparshëm të epikës shqiptare, si Koha e parë e Ciklit të Kreshnikëve3

Në krijimin e saj, kënga përmbante episode të tjerë mbresëlënës dhe gjeste të shquara të jetës

së perandorit por në rrjedhën e kohës, situata të ngjashme janë gërshetuar dhe transmetuar të

unifikuara ndërsa personazhet e shumtë historikë janë reduktuar në një numër të pakët

heronjsh mitikë të përzgjedhur, që gjithsesi paraqiten të mbiveshur me elementë narrativë

domethënës të personazheve të humbur.

Përshkrimi në vargjet e para [1:10] i zanatit të rrogëtarit të kafshëve të Mujit të ri, siç u pohua,

i referohet zanatit të rinisë së perandorit dardan që ishte djali i një fermeri të varfër dhe kishte

punuar në rini si bari derrash dhe buajsh. Sipas kronistit bizantin, Zonaras (Ζωναρᾶς; shek.,

XII) Justini;

“kishte punuar si mëditës, dhe kishte ruajtur kope lopësh dhe derrash. Më pas

ndoqi zanatin e armëve dhe iu dha ofiqi i tribunit dhe pas tij, ai i kontit.” 4

Udhëtimi drejt Kostandinopojës me dy të rinjtë e tjerë dardanë, dhe hyrja në radhët e ushtrisë

bizantine dëshmohet nga kronisti bashkëkohës Prokopi i Cezaresë (Προκόπιος Καισαρεύς;

shek., VI) në këtë pasazh të kronikës Anekdota (Ἀνέκδοτα):

“Në kohën kur Leoni sundonte në fronin e perandorisë, tre fermerë të rinj të lindur

ilirë, Zimarku, Ditibishti dhe Justini nga Bederiana, për ti shpëtuar mjerimit të

2 Do të flitet më tej gjerësisht për Germanusin dhe Murrikun, por për një përmbledhje të historisë së tyre mund

të konsultohet respektivisht: Martindale J. R., et al. The Prosopography of the Later Roman Empire - Volume II, AD 395–527. New York : Cambridge University Press, 1980, fq fq 506-8; Martindale J. R., et al. The prosopography of the later roman empire III. New York : Cambridge University Press, 1992, fq 855-860. 3 Sipas veprës “Historia e Populit Shqiptar” të Akademisë Shqiptare të Shkencave; koha e parë e eposit

shqiptar: “përkon me shekujt VII-VIII, kur ndodhin proceset më të rëndësishme divergjente të brendshme në kulturën etnike, kur vërtetohen shndërrimet cilësore kulturore, si kalimi nga ilirishtja te shqipja.” Shih në: A a ali S stituti i Historisë Akade ia e Shke ave e SH et al Historia e Popullit Shqiptar ira ë Botimet Toena, 2002, fq 305 4 iphili o are osi e ousi trad Histoire ro ai e rite par iphili par o are et par osi e

Traduite sur les originaux grecs par Monsieur Cousin, t. II. Paris : P. Rocolet, 1686, fq 575.

Page 5: FUQIJA E MUJIT - · PDF fileFUQIJA E MUJIT Kënga Fuqija e Mujit, i është transmetuar mbledhësit At Donat Kurti, prej rapsodit Mëhill Preka nga Curraj i Epërm, dhe është botuar

thellë në të cilin ndodheshin në atdheun e tyre, vendosën të hyjnë në shërbimin

ushtarak. Ata shkuan në këmbë deri në Bizant duke mbajtur mbi supe vetëm një

torbë në të cilën kishin marrë pak bukë të thekur. Kur arritën, dhe pasi i pa në

radhët e ushtarëve, perandori i përzgjodhi për Gardën e Pallatit sepse që të tre

ishin të rinj të pashëm”5

Në vargjet [10:20] rrëfehet se bariu i ri i humbet kafshët, i kërkon derisa errësohet dhe më pas

qëndron të pushojë në bjeshkë. Ndërsa përpiqet të flejë dëgjon dy foshnja që grinden, ndaj i

përkundë dhe i qetëson. Janë dy djemtë e zanave, që nuk vonojnë të kthehen pranë foshnjave

të tyre.

Ideja e përkujdesjes për dy djemtë e vegjël i referohet përkujdesjes së perandorit për dy

djemtë e dy motrave të tij; Justinianin e Madh dhe Germanusin. Dy heronjtë e mëpasshëm të

këngëve të kreshnikëve, ungji i mori në Kostandinopojë kur ishte ende pjesëtar i gardës

perandorake, iu mundësoi edukimin e përzgjedhur, dhe më pas gjatë mbretërimit, i vendosi në

poste të larta drejtuese të administratës bizantine. Për të cituar bizantologun James Allan

Evans; “Ai solli pjesëtarë të familjes së tij në Kostandinopojë dhe falë tij përfituan edukimin

që atij vetë i ishte mohuar.”6 Gjatë viteve të fundit të sundimit të Justinit I; Justinani ishte

drejtuesi praktik i perandorisë,7 ndërsa Germanusit, në moshë të re, i është dhënë ofiqi i

drejtuesit ushtarak (magister militium) të provincës së Trakisë.8

Në vargun 19, “Po i pajton tuj i përkundë” për të treguar kujdesin e Mujit ndaj fëmijëve

përdoret fjala “pajton”, e cila mund të kuptohet në tre mënyra; ndalesë grindjesh mes dy të

njohurve dhe rikthim në gjendjen e mëparshme miqësore; qetësim i fëmijëve të vegjël; ose

“marrje në punë, marrje nën kujdes”. Kuptimi i tretë, i referohet ngjarjeve që kanë ndodhur në

realitetin historik, ndaj është e mundur që fillimisht vargu të rrëfente këtij lloj “pajtimi”;

përkujdesjen dhe më pas marrjen në punë të dy të rinjve.

Në 21, “Bardhë si drita dy zana atherë kanë ardhë”, - numri i dhënë për hyjneshat e

malësorëve nuk është i zakontë; ato janë vetëm dy, ashtu siç në asnjë rrëfim tjetër të traditës

shqiptare ku personazhet e mbinatyrshëm femërorë paraqiten të vetme ose në trajtë të

trefishtë, dhe përfaqësojnë - sipas studiuesit Mark Tirta - mbetëzën e një triniteti të shenjtë

parakristian.9 Fakti që në këtë këngë zanat janë dy, përforcon më tej hipotezën e një burimi

apo ndikimi të fortë prej elementëve të historisë së Justinit në kompozimin e personazheve të

tyre. Pa dyshim që në poemën origjinale nënat e heronjve janë përmendur në mënyrë mjaft

nderuese. Është e mundur (hipotezë a) që të jenë krahasuar apo drejtpërsëdrejti konsideruar

“hyjnesha” siç ndodhte me familjet e perandorëve romanë gjatë Antikitetit të vonë, apo siç

vërehet më qartësisht në poemën “De Laudibus Justini Augusti Minoris” të krijuar për lavdinë

5 Anekdota VI. Vepra e Prokopit (De Bellis, De Aedificis, Anekdota) u konsultua në: Procopius, Dewing H. B.,

transl. Procopius with an English translation by H.B. Dewing. London : W. Heinemann ; New York : The Macmillan, 1914-1940, 7 vol. Përkthimet janë kryer me ndihmën e gjuhës angleze. 6 Evans J. A. S. The Emperor Justinian and the Byzantine Empire. London ; Westport ; Conn : Greenwood Press,

2005, fq xxiv-xv. 7 Martindale, 1980, fq 647.

8 Id., fq 506.

9 Tirta M. Mitologjia Ndër Shqiptarë. ira ë stituti i ulturës Popullore 2004, fq 374.

Page 6: FUQIJA E MUJIT - · PDF fileFUQIJA E MUJIT Kënga Fuqija e Mujit, i është transmetuar mbledhësit At Donat Kurti, prej rapsodit Mëhill Preka nga Curraj i Epërm, dhe është botuar

e perandorit Justini II nga bashkëkohësi i tij poeti Koripus (Corippus, shek., VI). Në poemën

latine dy pjesëtare të familjes perandorake, Vigjilantia, e ëma e Justinit II, dhe Sofia e shoqja

e tij, quhen hyjnesha (divae).10

Në pjesën e mëpasshme të këngës zanat e falenderojnë Mujin për kujdesin ndaj foshnjave dhe

i falin fuqinë, dhuratën që vetë heroi ka zgjedhur. Në vargun 27, Muji u shpjegon se ndodhet

në rrezik me fjalët “Mue rreziku sot ka ardhë me më ndeshë”; çka nuk mund të arsyetohet

vetëm me humbjen e kafshëve të cilat duhet të ruante. Më pas zanat i japin tri pika qumështi

të gjirit, dhe i kërkojnë tri herë të provojë forcën e sapofituar. Herën e tretë Muji ngre gurin

njëmijë okësh dhe hyjneshat mendojnë se i kanë dhënë mjaftueshëm fuqi. Në vargun 91,

“Probatin na, Mujo, duem me të xanë” rrëfehet një lidhje vëllazërore mes heroit dhe dy

hyjneshave; të tre bëhen probatinë.

Kjo lidhje vëllazërore mes tre personazheve kryesorë të këngës është e dyfishtë, ose më

specifikisht vargu 91 është mbetëz e rrëfimeve të mëparshme, tashmë nënshtresore, mbi dy

vëllazërime:

1) Lidhja mes Mujit dhe dy zanave, i referohet së pari asaj mes perandorit dhe dy motrave të

tij. Ndërveprimi i një vëllai, dy motrave dhe dy fëmijëve të tyre, i përforcuar në faktet; e

pazakonshmërisë së këtij numri hyjneshash në traditën shqiptare, paraqitjes së tyre mjaft të

veçantë si nëna të dy fëmijëve për të cilat kujdeset ungji i ri, dhe më tej; vetë rëndësia e dy

nipave të Justinit në epikë, - tregojnë për një origjinë të motivit në historinë e familjes

perandorake.

2) Njëkohësisht në gojëdhënat shqiptare edhe të tre shokët vëllazërohen,11

ashtu siç mund të

jenë bërë vëllamë apo probatinë në realitet, Justini, Zimarku dhe Ditibishti përpara se të

udhëtonin për në Kostandinopojë. Përderisa kënga në zanafillë rrëfente me siguri - përveçse

lidhjen familjare të heroit me dy motrat dhe kujdesin për dy nipat - edhe emigrimin e tre

vëllamëve, dhe përderisa përcillet pikërisht ideja e një vëllazërimi të tre personazheve; atëherë

mund të besohet se vargu është mbetëz e kujtimit të gërshetuar të të dy lidhjeve.

Për sa i përket personazheve të dy zanave, është e mundur që ideja e përcjellë e “ndihmës

hyjnore të dhënë heroit” të jetë influencuar nga një ngjarje e tretë mjaft e rëndësishme e jetës

së Justinit. Në veprën e tij, Prokopi dëshmon - përveç dy episodeve të emigrimit dhe marrjes

së fronit - edhe këtë ndodhi të tretë, e cila rrëfen disi mbi karakterin dhe guximin e luftëtarit

dardan. Gjatë luftërave izauriane, ku merrte pjesë si oficer, ai e shqetësonte komandantin e tij

Johanin12

kaq shumë, sa ky i fundit vendosi ta ekzekutojë për ta dënuar për fyerjet që kishte

marrë. Sipas Prokopit; një krijesë e mbinatyrshme ndërhyri tek Johani i dremitur dhe i kërkoi

lirimin e të burgosurit;

10

Sipas: Bury J. B. A history of the later Roman empire from Arcadius to Irene, v. II. London : Macmillan, 1889, fq 69. 11

Në gojëdhë ë e ordhës vëllazëri i përshkruhet e këto fjalë; “haj të bëhemi vëllezër, e të vemi për kësmet mbënjë ... u puthën si tre vëllezër të vërtetë, edhe lidhën besë që sido t'u ngjanjë puna, të vdesin bashkë” dërsa ë “Ça gallozi” të tre heronjtë paraqiten si vëllezër prej fillimit. Shih në: Sako Z., Instituti i Shkencave. Pralla popullore shqiptare. Tiranë: Mihal Duri.1954, fq 8-9 ; fq 13. 12

“ oha us qui et Gibus” Marti dale 1980 fq 617-8.

Page 7: FUQIJA E MUJIT - · PDF fileFUQIJA E MUJIT Kënga Fuqija e Mujit, i është transmetuar mbledhësit At Donat Kurti, prej rapsodit Mëhill Preka nga Curraj i Epërm, dhe është botuar

“Në ëndërr i doli një burrë shtatlartë, në çdo gjë mbinjerëzor, që e urdhëroi ta

lirojë atë që kishte mbyllur në burg. Kur ai u zgjua, nuk e mori seriozisht vizionin,

dhe megjithëse pa sërish të njëjtin ëndërr dhe dëgjoi të njëjtat fjalë një natë më

pas, përsëri nuk iu bind urdhrit. Por vizioni u shfaq për herën e tretë dhe e

kërcënoi me fatkeqësi të tmerrshme nëse ai nuk vepronte siç ishte urdhëruar, dhe e

paralajmëroi se më vonë do t’ia kishte nevojën këtij njeriu dhe familjes së tij, kur

zemërimi i tij të binte mbi të. Kështu Justini i shpëtoi vdekjes”13

Një burim i dytë përmend se fuqia e mbinatyrshme e ëndrrës ishin dy shenjtorët Sergji dhe

Baku, të cilët trembën ne gjumë perandorin Anastas që kishte vendosur të ekzekutonte edhe

Justinianin, përveçse të ungjit.14

Në monografinë e tij mbi Justinin, historiani Aleksandr

Vasiliev shton se; “për ketë arsye këta dy shenjtorë respektoheshin shumë në vendin e lindjes

të Justinit dhe Justinianit dhe ky i fundit ngriti për nderimin e tyre një tempull të

mrekullueshëm në Kostandinopojë”.15

Idetë; e heroit të ndodhur në rrezik, ndërhyrjes tri herë të perëndive për ta ndihmuar, dhe ajo

më e mjegullt e heroit të përgjumur në vargun 14, “Asht ulë djali aty për me fjetë” është e

mundur që të kenë zanafillën prej këtij episodi të veprës së Prokopit. Kronikat e tij kanë

shërbyer, siç do ta shohim më tej, për të krijuar poemat e para ndaj edhe për këtë arsye mund

të besohet se personazhet e mbinatyrshëm të këngës sonë janë kompozuar prej një gërshetimi

të tre grupesh personazhesh origjinalë. Pra megjithëse paraqiten nën një shëmbëlltyrë të

njësuar; ideja e dy zanave që veprojnë në vargjet e para si nënat e dy foshnjave është

shtjelluar nga rrëfimi mbi dy motrat e Justinit: dy zanat që vëllazërohen me Mujin përkujtojnë

sërish dy motrat dhe njëkohësisht Ditibishtin dhe Zimarkun; ndërsa në fund, dy zanat që

ndihmojnë tre herë Mujin e ndodhur në rrezik, mund të kenë qenë origjinalisht personazhi i

mbinatyrshëm i ëndrrës ose shenjtorët Sergji dhe Baku.

Transformimi i heronjve fillestarë njerëzorë në dy hyjnesha pagane, do të shpjegohej atëherë

edhe me një hipotezë të dytë. (b) Është e mundur që fillimisht motivi i ndërhyrjes të

shenjtorëve të jetë modifikuar dhe të jetë korrektuar sipas shembullit të këngëve apo

legjendave të tjera epike ballkanike në të cilat ndërhyjnë perënditë pagane, dhe ndoshta edhe

nën trysninë e procesit të evitimit të elementëve të krishterë. Ideja e heroit që zgjedh mes

dhuratave të propozuara nga perëndeshat - e cila është e ngjashme me zgjedhjen e mirënjohur

të Paridit - është marrë në një moment të transmetimit nga tradita e lashtë dhe e mirënjohur

greke, ose për të qenë më të sigurte, nga një traditë e mëparshme legjendare ballkanike, dhe

më pas ka influencuar dhe sjellë formën e sotme të rrëfimit.

Dhe (c) një motiv apo ide tjetër që mund të ketë ndërhyrë në kompozimin e personazheve të

zanave, është edhe ai i “heroit të lindur nga një hyjneshë”, i cili ndeshet më i qartë edhe në

kujtesën epike të fqinjëve veriorë. Në traditën sllavojugore; e ëma e Markos përshkruhet si një

vilë (zanë) e ujërave, që shtrëngohet të lidhet në martesë me Vukashinin pasi mbreti serb e

13

Anekdota VI. 14

Vasiliev A. A. Justin the First : an introduction to the epoch of Justinian the Great. Cambridge : Harvard University Press, 1950, fq 88. 15

Ibid.

Page 8: FUQIJA E MUJIT - · PDF fileFUQIJA E MUJIT Kënga Fuqija e Mujit, i është transmetuar mbledhësit At Donat Kurti, prej rapsodit Mëhill Preka nga Curraj i Epërm, dhe është botuar

robëron duke i fshehur një objekt të magjishëm; kurorën, tunikën ose krahët.16

Duke pasur

parasysh edhe faktin se në lashtësi në jugun e Ballkanit janë krijuar epope legjendare, heronjtë

e të cilëve ishin lindur nga martesa e një të vdekshmi dhe një perëndeshe - siç janë Akili dhe

Enea - mund të besohet se mite të afërta kanë ekzistuar në folklorin e iliro-arbërve, nëse jo të

krijuara prej kulturës së tyre, të huazuara prej këngëve orale apo teksteve të shkruar epikë të

fqinjëve, dhe nën influencën e këtyre motiveve arbërit kanë modifikuar gjatë transmetimit

këngën tonë.

Shpjegimet për këtë transformim kuptimor prej dy personazheve njerëzorë në hyjnesha

ekzistojnë, dhe mund të jenë disa, por gjithsesi cilado prej hipotezave qoftë e vërteta; mund të

vihet re fakti se personazhet e zanave në këtë pjesëz të epikës shqiptare janë kompozuar duke

u nisur edhe prej personazheve historikë - mes të cilave dallohen dy motrat e Justinit - siç

edhe natyrisht nën influencën e miteve akoma më të vjetra ballkanike.

Në vargjet e fundit të këngës; heroi përshëndetet me zanat, kërkon dhe më pas gjen kafshët e

humbura, dhe kthehet në fushën e Jutbinës. Aty provon forcën me barinjtë e tjerë, mposht më

të fuqishmin dhe i largon të frikësuar të tjerët. Në vargjet e fundit rrëfehet se Muji ikën prej

“zotnisë” dhe shkon të takojë nënën: “Prej zotnis – tha – Mujit asht largue / Prej zotnis –

burri kur asht da / Ka dredhë n’shpi - tha – nanën për me e pa / Tha – I a ka nisë Muji tuj

punue / Tha – I a ka nisë Muji tuj luftue ! / E n’sa lufta Muji si po bjen / Ai gjith here me

ndere si po del” [108:114]

Pasi braktis punën e mëparshme dhe takohet me të ëmën; dinamika e ngjarjeve duhet të

rrjedhë me një largim të dytë, atë prej nënës, dhe më pas të vijojë rrëfimi mbi zanatin e ri apo

punën e re të luftëtarit dhe fitoret e heroit. Përndryshe në vetvete kjo ide e pashtjelluar e

takimit me nënën mund të kuptohet vetëm si mbetëz e një episodi largimi më të mirëshpjeguar

fillimisht. Vargjet e ndërmjetme këtu janë humbur, por duke pasur parasysh historinë e

perandorit Justin, mund të besohet se rrëfenin largimin nga Dardania dhe udhëtimin për në

Kostandinopojë.

Gjeto Basho Muji, heroi i mirënjohur në zonën e eposit, prej Shqipërisë në Bosnjë, i cili është

përzgjedhur nga rapsodët për të zëvendësuar edhe Justinin, siç është e ditur prej këngëve të

tjera të Ciklit të Kreshnikëve, qëndron dhe lufton në vendbanimet e agëve, në Jutbinë dhe

Krahinë. Në fund të procesit të aktualizimeve, Muji është paraqitur i kompozuar si një hero i

një bashkësie të vogël malësorësh, dhe informacioni mbi perandorin që sundon nga një

kryeqytet, tashmë i largët, është përshtatur. Kjo paraqitje e sotme e kryekreshnikut ekziston

sigurisht për arsye se diminutivi i “Murrikut” është mbivendosur edhe mbi emra të tjerë

prijësish lokalë të shqiptarëve dhe sllavëve myslimanë, dhe këngët e këtyre heronjve të

mëpasshëm kanë influencuar në përzgjedhjen e kësaj karakteristike të personazhit të

universalizuar.

16

Popović Pri e Marko he Hero of South Slavi Epi s New York Syra use U iversity Press 1988, fq 45.

Page 9: FUQIJA E MUJIT - · PDF fileFUQIJA E MUJIT Kënga Fuqija e Mujit, i është transmetuar mbledhësit At Donat Kurti, prej rapsodit Mëhill Preka nga Curraj i Epërm, dhe është botuar

Elementët e këngës “Fuqija e Mujit” janë korrektuar për të mundësuar këtë kompromis,

ndërkohë që vargu dhe motivi i papërshtatshëm nuk është transmetuar, duke kaluar kështu

prej një situate mosmarrëveshje njohurish në një racionalizim të tyre.

Këtij procesi kompleks shkëmbimesh, ndërthurjesh dhe korrektimesh mes informacioneve - jo

rrallë të të njëjtës zanafillë - të ruajtura në vendbanime të ndryshme të maleve ilirike, i përket

edhe vetë toponimi mitik “Jutbinë” apo edhe informacione të tjera në të gjithë eposin, ndër të

cilat më interesantët mund të jenë sidomos emri i kudogjendur dhe i shumëfishuar në variante

i Germanusit, por edhe ai i vetë i sinkretizuar i Gjeto Basho Mujit, heroit legjendar të kësaj

kënge.

Gjeto është një epitet i ngurtësuar pranë emrit të kryekreshnikut, që e ndeshim edhe të

përkthyer në formën “nahod” në këngët sllavojugore mbi temën17

e fëmijës së gjetur, siç

Nahod Momir (Momiri fëmija i gjetur),18

dhe të aktualizuar relativisht vonë në formën

çetobasha19

në sintagmën Çetobasha Mujo”. Epiteti e ka origjinën në ngjarjet e birësimit të

Murrik Tiberit prej perandorit Tiber Konstandini dhe është në rrjedhën e kohës përkthyer në

serbokroaten “nahod”, siç edhe aktualizuar në këngët e myslimanëve në trajtën “çetobasha”,

ku fjala me origjinë osmane “basho” dëfton kryetarin, ndërsa “çeto”, - një trupë të vogël

luftëtarësh. Ndërthurja e kryer prej shqiptarëve dhe sllavëve, apo prej lahutarëve dygjuhësh,

ka vijuar më tej dhe prej këtij korrektimi është risjellë në variantet shqiptare forma “basha”,

për të kompozuar pëfundimisht grupin nominal.

Vështirë i shpjegueshëm është ndërkohë zëvendësimi i emrit të Justinit, dhe shumë

perandorëve apo prijësve të tjerë mesjetarë, me diminutivin e perandorit Murrik. Është e qartë

se emrat e heronjve të këngëve ballkanike ndodh të zëvendësohen, siç është i qartë procesi i

evitimit apo mjegullimit të elementëve të krishterë në epikën shqiptare. Por natyrisht është e

vështirë të kuptohet përzgjedhja e emrit “Muj” për të zëvendësuar emrin apo diminutivin e

krishterë të Justinit (dhe më tej Justinianit) ndërkohë që do të ishte më e kuptueshme

mbivendosja e një forme të afërt fonetikisht, siç “Plaku Jemin Aga”, sidomos nëse kemi

parasysh se për ta dalluar perandorin dardan nga Justiniani apo Justini II, ai është emërtuar

nga kronistët pikërisht Justin Plaku apo Justini i vjetër.20

Ndërkohë mund të thuhet se ky

zëvendësim ka ndodhur vonë, përderisa në tekstet mesjetare shqiptare dhe në këngët

sllavojugore të mbledhura në shekullin XIX, pra më herët se këngët tona, përmendet më së

shumti “Dukagjini”, si mbreti i lashtë i shqiptarëve21

apo si hero këngësh.22

17

Temë, ka këtu kuptimin e kryemorivit apo motivit qëndror të rrëfimit. 18

aradžić V S Srpske arod e pjes e k jiga Poe a popullore serbe v Vie a Sta parija jermenskoga Manastira, 1845, n. 30. 19

“I përdorur shpesh për Mujin në epikën serbe” sipas: Skendi S. Albanian and South Slavic Oral Epic Poetry. Philadelphia : American Folklore Society, 1954, fq 103. 20

Përgjithësisht biza ti ët i e ërto i dy su di tarë e e ër të jëjtë; “Plaku” dhe “ riu” ndërkohë që kronikat siriake alfabeti nuk lejonte të bëhej dallmi midis emrave Justin dhe Justinian ndaj Justini emërtohej Justin (apo Justinian) Plaku, për ta dalluar nga Justiniani. 21

Sipas “ ro ikës të Gjo Muzakës 1515 ” ë Elsie . Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries. Wiesbaden: Harrassowitz, 2003, fq 48-9.

Page 10: FUQIJA E MUJIT - · PDF fileFUQIJA E MUJIT Kënga Fuqija e Mujit, i është transmetuar mbledhësit At Donat Kurti, prej rapsodit Mëhill Preka nga Curraj i Epërm, dhe është botuar

Justini dhe Murriku kanë të përbashkët dimensionin prijësor dhe emri “Muj” ishte i

pranueshëm njëkohësisht prej të krishterëve dhe elitave të pasura myslimane. Këta të fundit

mund të konstatonin afërsinë e tij me emrin e antroponimisë islame “Musë” ndërkohë që vetë

rapsodët do të ruanin emrin e vjetër ndër këngët e tyre. Mundet që të jetë edhe fjala shqipe

“mbret” apo në veri “mret” (prej latinishtes imperator) që ka influencuar në përzgjedhjen dhe

mbivendosjen e formës “Muj”. Në këngët e sllavëve të jugut, gjestet e mbretërve të

mëhershëm i mbivishen përgjithësisht heroit Marko Krajleviç, dhe gjithashtu emri “Marko”

është i afërt fonetikisht me titullin shqiptar. Pra ndër vargjet e këngës sonë “Muj” mund të

ketë zëvendësuar titullin “mret” dhe në sinkroni emri i Justinit dhe elementët e tjerë të

krishterë janë hequr gjithashtu.

Një hipotezë tjetër, është që fjala “Muj” mund të jetë në vetvete një epitet ose titull i

mëhershëm i harruar. Lahutarë shqiptarë u kanë shpjeguar mbledhësve në fillimin e shekullit

XX, se; “nuk ka pasë vetëm një Muj, në kohët e vjetra emri Muj i jepej çdo burri të fortë” 23

Një titull apo epitet i tillë “muj” nuk dëshmohet tjetërkund, por është e mundur që të ketë

ekzistuar më parë siç pohohet, dhe çka është më e rëndësishme; mund të thuhet se rapsodët

kanë pasur dijeni mbi një proces zëvendësimi të emrave të heronjve prej një epiteti;

zëvendësime të cilat gjithsesi nuk duhet të jenë kryer jo shumë kohë përpara tekstualizimit të

Ciklit të Kreshnikëve.

Përndryshe e dhëna e traditës e paraqitur këtu me fjalët e rapsodit Vuksan Leka, është e saktë;

Nuk ka pasur vetëm një Muj; ky emër i është mbiveshur shumë prijësve të tjerë, përkundër

asaj që kemi besuar më parë. Përtej varianteve të historive fillestare, edhe vetë Cikli i

Kreshnikëve nuk ka pasur më parë homogjenitetin e sotëm; këngët transmetojnë përgjithësisht

histori të veçanta të personazheve të veçantë. Dhe më specifikisht; në poezinë epike

ballkanike janë të dhënat mbi heronjtë pozitivë që tentojnë drejt përbashkimit. Rapsodët kanë

përzgjedhur elementë shpesh të ndryshëm në burim për të kompozuar një kontekst të ri më të

unifikuar; një kryekreshnik, një familje të rikrijuar heronjsh, një kuadër territorial apo një

trupë ushtarake tridhjetë ose treqind vetash, ... megjithëse në zanafillë këta elementë janë

heterogjenë. Vetë Muji dhe Halili nuk kanë qenë vëllezër n¨realitetin historik - tre vëllezërit

Hërnjici janë personazhe të tjerë - apo Markua dhe Jevrosima nuk kanë qenë familjarë, siç

është e mirëditur prej dëshmive mbi historinë mesjetare serbe. Përndryshe informacionet mbi

kundërshtarët, antroponimia dhe toponimia e armiqve të kreshnikëve, nuk ishte e nevojshme

që të prekeshin dhe janë ruajtur shumë më mirë, përveçse atëherë kur emrat i përngjanin atyre

të bartësve të eposit në mënyrë të tillë saqë mund të keqkuptoheshin.

Harresa e motivit dhe vargut të emigrimit të Justinit duket se ka ndodhur vonë, çka mund të

jetë e vërtetë, por edhe këtu është e vështirë të formulohen pohime të sigurta. Bëhet fjalë për

ngjarje të jetuara në fundin e shekullit V dhe modifikimi mund të jetë kryer kurdoherë pas

momentit të kalimit prej teksteve të shkruara në këngët orale. Më i çuditshëm është fakti që

grupvargjet e pjesëve të para dhe të fundit të këngës janë ruajtur kaq mirë. “Fuqija e Mujit”,

22

Shih për she bull poe ë “Marko i dete Dukadi če” (Marko dhe fëmija Dukagjin) në: Yotov Y. Chansons populaires bullgares. Montreal : Notes du Mont Royal, 2006-2012, fq 420-1 [në web] e aksesueshme në: http://www.notesdumontroyal.com/note/24 [10.11.2013]. 23

Koliqi E. Epica Popolare albanese. Padova, 1937, fq 48-9.

Page 11: FUQIJA E MUJIT - · PDF fileFUQIJA E MUJIT Kënga Fuqija e Mujit, i është transmetuar mbledhësit At Donat Kurti, prej rapsodit Mëhill Preka nga Curraj i Epërm, dhe është botuar

ashtu siç shumica e Ciklit shqiptar të Kreshnikëve është mbledhur në Alpet shqiptare dhe

izolimi i tyre përgjatë shekujve ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e elementëve të

historisë së kënduar. Gjithashtu këto dy pjesëza shpjegojnë ngjarje të mirënjohura dhe një

motiv shumë të rëndësishëm dhe thelbësor për të gjithë pasardhësit e Justinit, qofshin mitikë

apo realë, siç edhe për historinë e heronjve të mëpasshëm të epikës ballkanike. Por përveç

këtyre konstatimeve, do ta shohim edhe më tej; grupvargjet e para dhe të fundit janë shpesh

elementët më të qëndrueshëm në këngët e vjetra ballkanike.

Në vargun 107, përmendet toponimi Jutbinë, që bashkë me “Krahinën”, janë në traditën e

shqiptarëve dhe sllavojugorëve myslimanë vendbanimet mitike të Të parëve të lavdishëm.

Trajta “Jutbinë” është fonetikisht mjaft e afërt me emrin e qytetit ku e ka kaluar fëmijërinë

dhe rininë Justini, siç edhe Justiniani, apo më saktë me emrin me të cilit krijuesit e poemave e

njihnin atë; Justiniana Prima, qyteti i parë i Justinianit. 24

Justiniana Prima u ndërtua prej perandorit afër vendit të lindjes, Tauresium,25

me qëllimin për

të krijuar një qendër të madhe urbane dhe një kryeqytet të ri të provincës së Ilirikut. Në vitin

535, Justiniani vendosi ta ngrejë në rangun e Peshkopatës dhe ti japë Kishës ilire autoqefalinë,

por dhjetë vjet me pas, i detyruar prej protestave të Papës Agapetus, ripranoi juridiksionin e

mëparshëm të Romës mbi vendin.26

Emri i qytetit është përdorur në vargjet fillestare në

formën Justiniana Prima, dhe më pas gjatë transmetimit në rrjedhën e kohës është korrektuar

në Jutbinë ose Gjudbinë27

me shumë gjasa nën ndikimin gjuhësor të emrit të Udbinës, një

qytezë e vogël në Kroaci; dhe duke ndjekur rregulla zhvillimi etimologjik që nuk duket se i

përkasin gjuhës shqipe. Është natyrisht e vështirë në këtë stad të kuptohet se çfarë ka ndodhur

saktësisht gjatë transmetimit të toponimit të vjetër mes lahutarëve, por në mënyrë hipotetike

mund të besohet se ai ka pësuar në një fazë të parë një evoluim gjuhësor që e ka përafruar me

formën Udbinë, dhe më pas është zëvendësuar prej kësaj të fundit. Me siguri, prej rapsodëve

të maleve boshnjake ose malazeze të cilët ndodhen më afër qytezës sesa vetë banorët e maleve

të Mërturit, ku është mbledhur “Fuqija e Mujit”. Këta të fundit mund ta kenë parë formën e

malësorëve në veri si më të saktë - sesa forma e tyre e mëparshme që nuk korrespondonte më

me asnjë qytet të njohur - dhe e kanë huazuar për të korrektuar të dhënat e këngëve shqiptare,

ose mund të ketë ndodhur i njëjti proces selektimi dhe unifikimi (këtu të një konteksti

territorial) dhe toponimia e vjetër shqiptare është mënjanuar në të njëjtën mënyrë siç në rastin

e humbjes apo zbehjes të motivit të udhëtimit të tre vëllamëve.

Shpjegohet ndër legjendat e malësorëve të Currajt të Epërm se i pari i tyre, Gjeshi, ka ardhur

në Curraj nga veriu, duke larguar vendasit mitologjikë, mavriqët dhe luzajt,28

ndaj një

hipotezë e tretë mbetet të jetë; se janë vetë të parët e rapsodëve që i kanë kryer transpozimet

ndërsa jetonin në afërsi të qytezës; megjithëse në fakt Germanusi dhe djemtë e tij nuk janë

vendosur në Luzaj duke ardhur prej veriut, por kanë luftuar me maurët dhe lazët në vendet e

tyre. Justiniana Prima u shkatërrua rreth vitit 615 nga një sulm i avarëve, dhe nuk mund të

24

Ka dan A. P., et al. The Oxford Dictionary of Byzantium. New York: Oxford University Press, 1991, fq 1085. 25

Tauresium ishte sipas Prokopit një fshat i vogël pranë fortesës së Bederianës, Për më shumë: Procopius, De Aedificiis, IV, 1, 17. 26

Ibid. 27

Shih për shembull: Neziri Z. Këngë të kreshnikëve : antologji. Prishtinë : Libri Shkollor, 2009, n. 7. 28

Hylli i Dritës, 1932, 1, fq 5-12

Page 12: FUQIJA E MUJIT - · PDF fileFUQIJA E MUJIT Kënga Fuqija e Mujit, i është transmetuar mbledhësit At Donat Kurti, prej rapsodit Mëhill Preka nga Curraj i Epërm, dhe është botuar

ishte më e njohur nga rapsodët shqiptarë, por vetëm prej qarqeve të ngushta kishtare dhe

elitave të qyteteve të mëdha ballkanike, të cilat e kuptonin si një qendër teorike peshkopale

apo si një qytet i rëndësishëm i kronikave të vjetra, ndaj të dhënat toponimike të malësorëve

shqiptarë janë menduar në një moment kritik sigurisht si më problematike sesa konteksti i

rindërtuar i sivëllezërve veriorë.

Akoma më interesante është trajta e dhënë në gjuhën e banorëve të sotëm të zonës në jug të

qytetit të Nishit ku mund të vizitohen rrënojat e vendbanimit të vjetër. Vendi njihet me emrin

Caričin Grad.29

Fjalët “car” dhe “grad” (qytet) tregojnë se i referohet emrit të mëparshëm

perandorak, ndërsa “çin” mbetet kështu të jetë forma vendase e emrit të perandorit, e

prejardhur prej diminutivit të tij në shqipe, “Gjin”. Më tej; emrërtimi Cariçin dhe informacioni

mbi një qytet të rëndësishëm bizantin të ndodhur në Rashë dhe të quajtur sipas perandorit

Justinian, iu është kaluar sllavëve - të vendosur më vonë përreth tij - sigurisht prej vendasve të

vjetër. Deri në ditët e sotme tradita shqiptare ka ruajtur informacionin se Dukagjini - heroi i

këngëve epike, krijuesi i ligjeve të pashkruara rregullatorë të jetës të malësive shqiptare dhe i

pari mitik i fiseve malësore të quajtura sipas tij, dukagjinas - e ka origjinën prej Rashës, zonë

në të cilën në fakt ndodhen rrënojat.30

Pra edhe vetë malësorët shqiptarë e kanë ruajtur

kujtimin e një trualli apo vendbanimi të rëndësishëm në Rashë që i përkiste njërit prej të

parëve të tyre mitikë, të emërtuar sërish Gjin, megjithëse emri i vendit është zëvendësuar më

vonë në epikë nga forma Jutbinë.

Siç dihet emri Justin është kaluar në shqipen e sotme në dy trajta; Gjystin dhe Gjysh, ndërsa

një formë e tretë mund të jetë edhe Gjin. Për sa i përket emrit Gjin, në rrafshin narrativ, ai ju

referohet personazheve historikë të quajtur ne latinishte Iustinus ose Iustinianus, ndërkohë që

edhe në planin gjuhësor ligjet e evoluimit të gjuhës shqipe e pranojnë kalimin prej Iustinus në

Gjin. Sipas gjuhëtarit Vladimir Orel; në fjalët me origjinë latine të shqipes, bashkëtingëlloret e

ndërmjetme mund të asimilohen dhe: “nëse zanorja e dytë ishte « i » grupi [i. e., midis dy

zanoreve] është reflektuar si shqipja « y »”31

ndërkohë që nëse fonema e parë latine është “j”,

atëherë ajo transformohet në “gj”.32

Pra I(usti)nus mund të jetë transmetuar në trajtën Gj(y)n

siç për shembull j(ūdi)cāre është dhënë në trajtën gj(y)koj apo c(īvi)tātem, - si q(y)tet.

Pas shkatërrimit të Justinianës, banorët dardanë të vendit janë strehuar në qytetet e mëdha të

mirëfortifikuara në perëndim dhe jug të Ballkanit dhe në fortesat malore ilire të Ballkanit

perëndimor, pra në malësitë e eposit; në Shqipërinë e veriut, Malin e Zi dhe Bosnjë, siç

dëshmohet prej kronikave të rralla të mesjetës së hershme dhe prej kërkimeve arkeologjike.33

Një nga dëshmitë e pakta historike mbi Ballkanin e shekullit VII; libri II i hagiografisë së

Shën Dhimitrit të Selanikut, flet për mijëra refugjatë të strehuar në këto zona,34

ndërkohë që

29 ažda 1991 fq 1085 ; ilkes J. J. The Illyrians. Oxford ; Cambridge : Blackwell, 1992, fq 267.

30 Durham E. High Albania. London: Edward Arnold, 1909, fq 26-7.

31 Orel V. E. A Concise Historical Grammar of the Albanian Language: Reconstruction of Proto-Albanian. Leiden ;

Boston ; Köln : Brill, 2000, fq 36. 32

Id., fq 54. 33

Wilkes, 1992, fq 270-8 ; shih edhe: Fine J. V. A. The Early Medieval Balkans: A Critical Survey from the Sixth to the Late Twelfth Century. Ann Arbor: University of Michigan Press, 1983, fq 37-41. 34

“Mira ula Sa ti De etrii” ë Mig e P Patrologiæ ursus o pletus Series Græ a v 116 Parisis Apud Garnier Fratres et J.-P. Migne Successores, 1905, kol. 1325-1384.

Page 13: FUQIJA E MUJIT - · PDF fileFUQIJA E MUJIT Kënga Fuqija e Mujit, i është transmetuar mbledhësit At Donat Kurti, prej rapsodit Mëhill Preka nga Curraj i Epërm, dhe është botuar

edhe fjalët e autorit mesjetar shqiptar, Marin Barletit, japin një ide mjaft të mirë të asaj çka ka

ndodhur pas periudhës së dyndjeve “barbare”:

“Shumë kohë më pas, banorët e krahinës, dhe mbretit e vegjël të atyre vendeve

deshën ta mblidhnin në një vend turmën e shpërndarë si mos keq dhe të formonin

një farë krahine, por, duke qenë se e shikonin të vështirë rindërtimin e

gërmadhave të vjetra dhe gjithashtu se, po të rindërtoheshin ato qytete, do ti ishin

shtruar gjithë mjerimit të dikurshëm dhe dhunës së armiqve, meqë në pjesën më të

madhe ishin në fushë, i ndërtuan këto kështjella në maja shumë të larta malesh, që

i zgjodhën për banim. Prandaj këto i ndërtuan të vogla për shkak se vendi nuk

lejonte një rreth më të madh muresh, por edhe që të mbroheshin më lehtë, kur të

sulmoheshin nga ndonjë fuqi armike. Megjithatë Kruja si kryeqytet i mbretërisë

është më e bukura dhe më e madhja nga të gjitha.” 35

Kënga nuk transmeton përndryshe emrin e qytetit ku tre të rinjtë dardanë u vendosën,

Kostandinopojën, që është po ashtu një vend i rëndësishëm për epikën shqiptaro-sllave; vend

ku zhvillohen shumë prej ngjarjeve të transmetuara prej këngëve më të vjetra. Megjithatë emri

i Kostandinopojës përcillet në pjesë të tjera të eposit; ndër vargjet shqiptare ai është dhënë në

formën “Kunora”, ndërsa në ato sllave si “Kunara”. Shpesh mendohet si një zonë malore,

“Kunora e bjeshkëve” ose “Kunara Planina” (shq., mali Kunara) ku kreshnikët mblidhen për

të kuvenduar ose planifikuar sulmet e tyre mbi Krajlinë. Sipas rregullave zhvillimore të

shqipes; zanorja e parë “o”, është asimiluar në “u”, ndërsa gjysma e dytë e toponimit është

humbur.36

Një provë e dytë që pohon origjinën e toponimit Kunara prej trajtës

Kostandinopojë, është fakti që emri i perandoreshës Aelia Konstandina,37

gruas së perandorit

Murrik, në këngët e kreshnikeve ruhet në trajtat Ajkuna dhe Kuna.

Tiranë, 2 mars 2014 Gjergj Shuka

35

arleti M Prifti S përkth Historia e jetës dhe e vepravet të Ske derbeut ira ë stituti i Historisë dhe i Gjuhësisë 196 , fq 100. 36

Shih për shembull edhe; pushtet < potestatem, kumerq < commercium (Orel, 2000, fq 21-2). 37

Shih për emrin e perandoreshës, dhe për më shumë mbi të, në: Martindale, 1992, fq 337-9.