16
“KAFSHIMI” I RADHËS Emërimi i Sakos vërtetoi se drejtësia ka marrë fund! Faqe 4 GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 KORRIK 2019 Nr. 4488, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Aleanca: Jemi të bashkuar Qeveria çon para planin për prishjen e teatrit. Basha: Gropa që do hapin, gropa e tyre Monika Kryemadhi Domosdoshmëri çlirimi i reformës në drejtësi nga kapja politiko-klienteliste Çlirim Gjata PD: 3 vjet pas miratimit, drejtësia private e Ramës s’ka ndëshkuar asnjë zyrtar të lartë Dyshimet për vdekjen Hetimet për “vrasjen” e Festim Latos, pritet konfirmimi i ADN Sociale Faqe 8 Politikë Faqe 3 Politikë Faqe 2 Aktualitet Faqe 7 CMYK nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN Flamur Noka: Komisioni Hetimor për Presidentin, tregon se sa i neveritshëm është shndërruar sot Parlamenti < < 9 VENDIMI I QEVERISË Kopshti Botanik i kalon bashkisë Tiranë, Shkencat e Natyrës: Vendim arbitrar, cenon autonominë STATISTIKAT E HIDHURA INSTAT: Më pak aksidente, më shumë viktima, pothuajse një i vdekur çdo ditë në qershor Faqe 6 Mesazhi i Presidentit Meta kujton votimin e 22 korrikut 2016: Krenar që këmbëngula për të mos lejuar kapjen e sistemit Faqe 2-3 Rama: Mjafton të shohësh armiqtë e reformës për të kup- tuar sa e drejtë është ajo. Leyla Moses-Ones dhe Calavera: Do e mbështesim, konsolidoni Gjykatën Kushtetuese Ramush Haradinaj Taksa ndaj Serbisë do qëndrojë deri në ditën kur Beogradi të njohë si shtet, Kosovën Politikë Faqe 5 Sëmundjet kronike të veshkave, shenjat që duhet të dini kur nuk funksionojnë. Trajtimi i tyre KUR SËMUNDJA E SHEQERIT DËMTON EDHE ORGANET E TJERA Faqe 12-13 Adi Krasta: Përballja me propagandën Monologu Faqe 16 INTERVISTA

GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 KORRIK 2019 Nr. 4488, … · 2019-07-23 · ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët,

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 KORRIK 2019 Nr. 4488, … · 2019-07-23 · ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët,

“KAFSHIMI” I RADHËS

Emërimi i Sakos vërtetoi se drejtësia ka marrë fund! Faqe 4

GAZETË E PËRDITSHMEE MARTË, 23 KORRIK 2019

Nr. 4488, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Aleanca: Jemi të bashkuarQeveria çon para planin për prishjen e teatrit. Basha: Gropa që do hapin, gropa e tyre

Monika KryemadhiDomosdoshmëri çlirimi i reformës në drejtësi nga kapja politiko-klienteliste

Çlirim Gjata PD: 3 vjet pas miratimit,drejtësia private e Ramës s’ka ndëshkuar asnjë zyrtar të lartë

Dyshimet për vdekjenHetimet për “vrasjen” e FestimLatos, pritet konfirmimi i ADN

Sociale Faqe 8

Politikë Faqe 3

Politikë Faqe 2

Aktualitet Faqe 7

CMYK

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

Flamur Noka: Komisioni Hetimor për Presidentin, tregon se sa i neveritshëm

është shndërruar sot Parlamenti

< <9

VENDIMI I QEVERISËKopshti Botanik i kalon bashkisë

Tiranë, Shkencat e Natyrës:Vendim arbitrar, cenon autonominë

STATISTIKAT E HIDHURA INSTAT: Më pak aksidente, më shumë viktima, pothuajse një i vdekur çdo ditë në qershor Faqe 6

Mesazhi i Presidentit

Meta kujton votimin e 22 korrikut 2016: Krenar që këmbëngula

për të mos lejuar kapjen e sistemit

Faqe 2-3

Rama: Mjafton të shohësh armiqtë e reformës për të kup-tuar sa e drejtë është ajo. Leyla Moses-Ones dhe Calavera: Do e mbështesim, konsolidoni Gjykatën Kushtetuese

Ramush Haradinaj Taksa ndaj Serbisë do qëndrojë deri në ditën kur Beogradi të njohësi shtet, Kosovën

Politikë Faqe 5

Sëmundjet kronike të veshkave,shenjat që duhet të dini kur nukfunksionojnë. Trajtimi i tyreKUR SËMUNDJA E SHEQERITDËMTON EDHE ORGANET E TJERA

Faqe 12-13

Adi Krasta: Përballja me propagandën

Monologu

Faqe 16

INTERVISTA

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 KORRIK 2019 Nr. 4488, … · 2019-07-23 · ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët,

2 E martë, 23 korrik 2019

Meta kujton votimin e 22 korrikut 2016: Krenar që këmbëngula për të mos lejuar kapjen e sistemit

Me rastin e 3-vjetorit të miratimi konsensu-al në Parlament të re-formës në drejtësi, ka

reafuar dje edhe Presidenti Meta, i cili në atë kohë mbante postin e kryetarit të Kuvendit. Kreu i shtet-it e shoqëroi mesazhin e tij me një video ku shpreh qëndrimin e tij si kryeparlamentar në seancën plenare të 21-22 korrikut 2016, që bëri të mundur miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi dhe shmangu kapjen e këtij sistemi nëpërmjet ndryshi-meve kushtetutese.

Qëndrimi“Krenar që 3 vjet më parë, në

detyrën e Kryetarit të Kuvendit, këmbëngula për miratimin me kon-sensus të plotë të Reformës në Dre-jtësi, për të mos lejuar kapjen e sistemit përmes ndryshimeve kus-htetuese.”. Kështu shkruante që në nisje të mesazhit të tij Presidenti Meta duke vënë theksin tek rëndë-sia që pati në atë kohë votimi kon-sensual dhe kundër tentativës së asaj koeh ët PS për kapjen e plotë të sistemit të drejtësisë. “Sot kam një falënderim të veçantë për Komi-

sionin e Venecias, për të gjithë ek-spertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces. I lum-tur që i qëndrova besnik rekoman-dimeve të këtij Komisioni për re-formën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtë-sisë nga politika. Një falënderim të veçantë kam sot edhe për Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjen e Zbatimit të Ligjit në Departamen-tin Amerikan të Shtetit të asaj kohe, z.Ëilliam Broënfield, për mbështet-jen dhe inkurajimin që më dha, që Reforma në Drejtësi të ishte gjith-përfshirëse dhe të miratohej me konsensus të plotë në Kuvendin e Shqipërisë”, pohoi Meta.

Më tej ai tha se se sot pas 3-vjetësh, secili mund të bëjë vlerësimet e tij për këtë reformë. “Bazat e ndryshimit rrënjësor të sis-temit të drejtësisë janë në ligjin the-meltar të shtetit dhe të qarta si drita e diellit. Por vetëm falë atij kon-sensusi prej 140 votash Shqipëria gëzon ende rekomandimin historik për çeljen e negociatave me Bash-kimin Europian prej tre vitesh.”, theksoi ai.

Për negociatatDuke sjellë në vëmendje krizën

aktuale dhe afrimin e datës kur BE do të diskutoje për çeljen ose jo të bisedimeve me shqipërinë, kreu i shtetit theksoi se vendimi pozi-tiv do të vijë vetëm nëse realizohen zgjedhjet e lira. “Lidhur me çësht-jen se kur do të çelen negociatat, kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë qytetarët shqiptarë të ush-trojnë sovranitetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme, demokratike, gjithpërfshirëse dhe të gjithëpranuara, për çdo nivel për-faqësimi politik dhe institucion-al. Fillimi i negociatave do të jetë i mundur kur zbatimi i Reformës në Drejtësi të shkojë në drejtim të

forcimit të shtetit ligjor, mbrojt-jes së interesit publik, dhe garanti-mit të të drejtave demokratike dhe lirive themelore të qytetarëve të Shqipërisë.”-pohoi Meta.

Kujtojmë se Presidenti shfuqiz-oi dekretin për zhvillimin e voti-meve në 30 qershor duke vendo-

sur datën 13 tetor si mundësia më e mirë, por mazhoranca e cilësoi nul këtë veprim duke vijuar me votimet më 30 qershor. Tashmë në tryezën e politikës qëndron propozim për zh-villimin e 3 palë zgjedhjeve në një ditë, vendore, parlamentare dhe për presidentin.

Kryeministri Edi Rama ka kujtu-ar 3 vjetorin votimit të ndryshi-meve kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Në një postim në Twitter, kryeministri u shpreh se mjafton të shohësh e të dëg-josh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Europiane. “3 vjet

nga votimi i ndryshimeve kus-htetuese për Reformën në Dre-jtësi,mjafton të shohësh e të dëg-josh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Europiane. Krenar për PS dhe mirënjohës për miqtë e partnerët në këtë betejë për të ard-hmen,”-shkroi Rama.

Politikë

Mesazhi i Presidentit

Partia Demokratike deklaroi dje se vendimi i Gjykatës së Durrësit, pak ditë më parë, është simboli i drejtë-sisë private që ka ngritur kryem-inistri Edi Rama. Përmes sekreta-rit për ccështjet ligjore në PD Çlirim Gjata, PD theksoi se vendimi skan-daloz, i paprecedentë në historinë e qytetërimit perëndimor, ku vendi-mi i gjykatës ndryshohet të nesër-men nga e njëjta gjykatë, sipas intere-sit të kryeministrit, është dëshmia më tronditëse për kapjen totale të drejtë-sisë nga Edi Rama dhe grupi i struk-turuar kriminal i Rilindjes. “Ven-dimi i Gjykatës së Durrësit për të ndryshuar një vendim pa e apeluar atë dhe dhjetëra vendime te tjera an-tikushtetuese me refomën në drejtë-si, e faktojnë Edi Ramën si armikun

më të madh të drejtësisë së barabartë për të gjithë.”- tha ai. Më tej duke ju referuar reformës në drejtësi, Gjata pohoi se: “3 vjet pas miratimit kon-sensual të ndryshimeve kushtetuese, shqiptarët janë dëshmitarë se dre-jtësia private e Edi Ramës nuk ka ndëshkuar asnjë zyrtar të lartë. Asn-jë ministër, asnjë zyrtar i lartë pub-

lik, asnjë politikan nuk ka dalë para drjetësisë për vjedhjen e përditshme të shqiptarëve. Drejtësia private që ka ndërtuar Edi Rama 3 vjet nga reforma në drejtësi është bërë mbu-rojë e çdo pushtetari apo krimine-li të lidhur me pushtetin që vjedh zg-jedhjet për llogari të Edi Ramës.” Sipas Gjatës, shqiptarët janë dësh-mitarë të imunitetit që Edi Rama i ka dhënë Vangjush Dakos, i cili duhet të ishte sot në burg për krimin e bler-jes së zgjedhjeve me krimin e organ-izuar. “Vetëm një drejtësi e çliruar nga diktati i Edi Ramës dhe i krim-it do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, që mundësojnë qever-isje në interes të qytetarëve dhe ço-jnë përpara axhendën europiane të Shqipërisë.”,- tha ai.

Çlirim Gjata

PD: 3 vjet pas miratimit, drejtësia private e Edi Ramës nuk ka ndëshkuar asnjë zyrtar të lartë

Rama: Mjafton të shohësh armiqtë e reformës për të kuptuar sa e drejtë është ajo

Meta në ditën kur u miratua reforma në drejtësi

Votimi i reformës në drejtësi

Çlirim Gjata

Edi Rama

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 KORRIK 2019 Nr. 4488, … · 2019-07-23 · ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët,

3 E martë, 23 korrik 2019

nr e

faqeveKryemadhi: Domosdoshmëri çlirimi i reformës në drejtësi nga kapja politiko-klienteliste

Kryetarja e LSI-së Mon-ika Kryemadhi përmes një postimi të gjatë në rrjetin social, ka anali-

zuar dje ecurinë e reformës në dre-jtësi në këto 3 vite ku ka theksu-ar se sistemi actual ëhstë tërësisht ën duart e mazhorancës qeverisëse. “Sot, 3 vite pas miratimit të ndry-shimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, nuk është realizuar ende ajo që miratuam me 140 vota dhe konsensus kombëtar në 21-22 korri-kun e vitit 2016. Ky ishte momenti kyç që i dha mundësi Shqipërisë të merrte rekomandimin e parë pozi-tiv, po atë vit nga Komisioni Euro-pian për çeljen e negociatave. Ishte vullneti për konsensus, dialog poli-tik por edhe vendosmëria jonë për të miratuar këtë reformë. Deformi-mi i bërë, me koshiencë të plotë nga rilindasit, në implementimin e pa-ketës së reformës në drejtësi që har-tuam me ndihmën e partnerëve ka çuar në situatën aktuale kaotike dhe pa pasur ende institucionet kyçe të drejtësisë dhe tërësinë e funksion-imit të shtetit të së drejtës.”, tha ajo.

DeklarataSipas Kryemadhit, mungesa e

Gjykatës Kushtetuese, ka çuar në miratimin me forcën e kartonit të verbër të ligjeve antikushtetuese në Parlament, të propozuara nga max-horanca rilindase. “Ligje që janë qartësisht në dëm të interesit pub-lik, por pa asnjë mundësi reale ku mund të mbrohet qytetari përballë arrogancës, paligjshmërisë dhe ar-bitraritetit të qeverisë. Mungesa e Gjykatës së Lartë ka çuar në mbi 30.000 çështje të bllokuara për gj-ykim, ku qytetarët nuk fitojnë dot të drejtën e tyre. Në vend të bara-zisë para ligjit, sistemi i kapur i dre-jtësisë prej organizatës së Rilind-jes është kthyer në promotorin më të madh të pabarazisë ndaj qytetarit dhe interesit publik përballë qever-isë dhe interesave korruptive të pushtetit.”.- theksoi kryetarja e LSI.

Ndërkaq sipas Kryemadhit, tek lig-ji për teatrin prona publike rrëmbe-het për t’ia dhuruar një oligar-ku, i cili tashme na është kthyer si një bashkëpronar 50% me 50% në Bashkinë e Tiranës. “Ligji për Div-idendin është i vetmi në jurispru-dencën botërore që ka fuqi prapa-vepruese. Ata që nuk përfitojnë nga ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët, që jetesën e tyre e sigurojnë nga puna e ndershme, të cilëve çdo muaj u mbahet tatimi mbi të ardhurat direkt nga paga ose të ardhurat e tyre. Koncesionet dhe PPP e tej fryra në kosto për të zhva-tur sa më shumë para drejt llogarive

offshore të qeveritarëve, duke sjellë vrasjen e konkurrencës së ndershme dhe përqendrimin në 3-4 duar oli-garkësh të të gjithë të ardhurave nga taksat e shqiptarëve, janë vetëm disa prej rasteve ku dësh-mohet qartë se çfarë sjell mos-funksionimi i sistemit të drejtë-sisë.”,- deklaroi ajo.

Më tej, kryetarja e LSI-së tha se një deformim i jashtëzakonshëm i konsensusit të reformës në drejtë-si dhe rekomandimeve të Komi-sionit të Venecias është zgjedh-ja e Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme me 69 vota. “Pikërisht prishja e rregullave të lo-jës demokratike nga verbëria e kar-tonëve solli edhe atë që pritej nga ky votim, heshtjen e organit të akuzës përballë skandaleve të kor-rupsionit qeveritar dhe akteve krim-inale të pushtetarëve në deformim-

in e votës së lirë në bashkëpunim me bandat e krimit të organizuar. Tashmë sot çdo qytetar shqiptar e ka të qartë se çdo të thotë deform-imi i qëllimtë i reformës në drejtë-si. Nga njëra anë kemi qytetarët, që ndiqen penalisht se protestojnë të mbrojnë të drejtën e votës së lirë, të pronës, kundër taksave krimina-le dhe heshtjen e plotë me skandalet e pushtetit.”.

Në këtë kontekst, Kryemadhi tha se pas më shumë se një viti ende nuk kemi një të pandehur për skan-dalin e tenderit të ndërtimit të Un-azës së Re dhe të OST në vlerën e 33 milion eurove, ku falsifikuan do-kumentet ditën për diell edhe në sy të gjithë shqiptarëve. “Po ash-tu dosjet e rënda, 184 dhe 339 me blerje votash, intimidim votue-sish me bukën e gojës dhe vendin e punës, me presione të bandave kriminale ndaj votuesve ku shihet qartë si shpërdorohet posti zyrtar, si nëpërkëmbet shteti, si nuk py-etet as për ligj dhe as për të drejta të votuesve, flenë të qeta derisa t’i vijë koha që të mbyllen proceduri-alisht.”.

Kryemadhi kujtoi se tre vite më pare LSI, votoi me bindje, se ky ndryshim që prisnim do të forcon-te Shqipërinë dhe se do të rriste be-simin e brezit të ri për të qëndruar në Shqipëri. “Pavarësisht, të gji-tha defekteve të deritanishme të re-formës, të cilat nuk vijnë si pasojë e ndryshimeve kushtetuese të bëra për t’i hapur rrugë reformës në dre-jtësi, por janë si devijime që i janë bërë kësaj reforme nga mazhoranca për të mbrojtur veten, ortakët e tyre në ekonomi dhe bashkëpunëtoret e tyre në krimin e organizuar, unë dhe LSI sot jemi edhe më të ven-dosur se 3 vite më parë në nevojën imediate për reformën në drejtësi, për çlirimin e saj nga kapja poli-tiko-klienteliste, të pavarësimit dhe rritjes së integritetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.”- bëri thirrje kryetarja e LSI-së.

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor Genoveva Ruiz Calavera deklaroi dje se BE do të vazhdojë të mbësht-esë reformën në drejtësi e cila sipas saj ka arritur një moment kyç. Në ceremoninë e inagurimit të god-inës “Poli i drejtësisë” ajo u shpreh se: “BE ka mbështetur Shqipërinë në reformën në drejtësi jo vetëm në aspektin financiar por edhe me përkrahje në të gjitha aspektet e saj në ndryshimet kushtetuese.”. Ca-lavera nënvizoi konsolidimin e re-formës në drejtësi dhe konsolidimin e Gjykatës Kushtetuese duke nën-vizuar që për shkak të shpejtësisë të mos cënohet cilësia. “. U bë-jmë thirrje aktorëve të ndërmarrin përgjejgësitë e tyre pa vonesa. Të kemi konsolidimin e Gjykatës Kus-htetuese dhe Inspektori të Lartë të

Drejtësisë. Është një mundësi pasi do të jenë brezat e ardhshëm që do të na gjykojnë për këtë reformë. Është një mundësi pasi kjo reformë është mundësia për të celur derën e Shqipërisë në BE prandaj ne nuk mund ta humbasim këtë shans his-torik”- tha ajo.

Calavera: Të kemi konsolidimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Përfaqësuesja e Ambasadës Ameri-kane në Tiranë, Leyla Moses-Ones u shpreh dje se mungesa e Gjykatave në vend tregon se procesi i rivlerësimit ka

funksionuar dhe nga drejtësia janë lar-guar njerëzit e korruptuar. Gjatë inau-gurimit të ndërtesës së re të institucion-eve të drejtësisë,“Poli i Drejtësisë”,ajo

deklaroi se procesi i Vettingut po funk-sion dhe po ashtu theksoi dhe një herë mbështetjen e SHBA gjatë gjithë pro-cesit. “Ne do të vazhdojmë të qëndro-

jmë në krah të Shqipërisë teksa refor-ma në drejtësi i jep një formë të re të ardhmes tuaj”, deklaroi Leyla Mo-ses-Ones.

Leyla Moses-Ones: Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të Shqipërisë

Hapat antikushtetues

Politikë

Genoveva Ruiz Calavera

Leyla Moses-Ones

Monika Kryemadhi

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 KORRIK 2019 Nr. 4488, … · 2019-07-23 · ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët,

4 E martë, 23 korrik 2019

Intervistoi: Albina Elezi

Politika prej kohësh është në një kaos të vërtetë. Asn-jë institucion shtetëror nuk ka mbetur pa u përfolur

nga të dyja palët politike si nga max-horanca po kështu dhe nga opozita. Prej kohësh wshtw debatuaredhe për reformën në drejtësi, e cila shumë shpejt pretendohet të hapë një celule të re siç është themelimi i SPAK-ut. Në një intervistë për gazetën “Stand-ard” ish-deputeti i partisë demokra-tike Flamur Noka ka shprehur opin-ion e tij mbi reformën në drejtësi dhe po kështu ka folur dhe për shumë sfera të tjera të aktualitetit politik. I pyetur se cfarë mendimi ka mbi nismën që ka marrë komisioni he-timor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Meta duke thirrur dhe ekspertë të huaj të shqyrtojnë çështjen , ish-deputeti është shpre-hur se kjo situatë nuk tregon asg-je më tepër veçse sesa i neveritshëm është shëndrruar parlamenti.

1-Në media është përfolur se institucioni me i ri i hartuar nga qeveria SPAK-u do të fillojë funksionimin e tij në shtator, sa besoni ju në vërtetësinë e tij duke i referuar dhe në terësi të gjithë Reformës në Drejtësi ?

Reforma në drejtësi është vrarë dhe është pushkatuar nga Edi Rama . Kjo reformë është privatizuar nga vetë ai. Në ditët e sotme nuk ka një reformë në drejtësi ajo që supozohet të jetë është shkatërruar , pasi mun-gon Gjykata kushtetuese, Gjyka-ta e lartë. Shumë shpejt nuk do të jenë funksionale as gjykatat e ape-lit. Reforma në drejtësi që u nis me shumë zell është një dështim total. Përfundimisht mund të arrij të them që drejtësia në Shqipëri është në një fije peri pasi është shkatërruar thu-ajse plotësisht nga kryeministri ynë Edi Rama.

2-Përse opozita ka vendosur të bëjë një vetting të brendshëm tek anëtarët e saj?

Opozita është i vetmi institucion në këtë vend që vepron mbi bazën e parimeve dhe të vlerave morale dhe njerëzore që duhet të ketë një shoqëri demokratike. Të gjitha institucio-net e tjera, krahas Presidentitn, janë të kapura nga krimi dhe korrupsioni. Opozita është përpjekur vazhdimisht

që të demostrojë parime dhe moral të lartë politik dhe shoqëror kundrejt shqiptarëve. Ky gjest bën diferencën mes partisë Demokratike e cila ka bërë gjithçka që të jetë përfaqësuese e vlerave dhe e pastërtise që është simbol i shoqërisë shqiptare ndryshe nga Rilindja e cila është përfaqësuese e llumit e antivlerave, duke u bërë kështu simbol i krimit dhe i korrup-sionit. Vettingu do ti tregojë saktë-sisht shqiptarëve se kush janë forcat opozitare dhe kush është pjesa tjetër që përfaqëson llumin e popullit .

3-Javën e kaluar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen për t’iu nënshtruar proceseve gjyqësore në Gjykatën e Hagës për të tretën herë , cili është komenti juaj për vendimin që mori?

Burrat e shtetit në ndryshim nga burrecat e karrigeve të pushtetit i ndajnë aktet. Akti i Ramush Harad-inaj tregoi veçse ai është një burrë i madh shteti. Haradinaj ndërmori atë hap vetëm për të mbrojtur vendin e tij , Kosovën. Ndërkohë që nuk ek-zistonte asnjë skandal,asnjë artikulim kundër tij. Ai ishte thjesht një i thirrur si një dëshmitar në Gjykatën e Hagës vendosi që ta kryejë këtë betejë si një qytetar i lirë , jo të mbahej me kthet-ra pas karrigeve të pushtetit. Ra-mush Haradinaj ia vlen të quhet bur-rë shteti ndryshe nga ata burrecërit që

kanë shkatërruar në Shqipëri shtetin vetëm për të mbrojtur karriget e veta të pushtetit.

4- Qeveria ne ditën teksa afroheshin votimet e 30 qershorit deklaroi se do të hartonte një ligj ku të ndiqeshin penalisht të gjithe ata persona që pengonin zgjedhjet elektorale deri ne 10 vjet heqje lirie e tani së fundmi ështe tërhequr nga ky vendim, si ju duket ky ndryshim drastik?

Në ditët e sotme Edi Rama është i izoluari më i madh në arenën ndërkombëtare. Votimet social-iste të 30 qershorit e vërtetuan më së miri këtë fakt po kështu ato vo-time e shpallën kryeministrin përsëri si një të izoluar tashmë në sferën e arenës kombëtare. Pra ai është i brak-tisur nga të gjithë. Duke qenë kështu hakmarrja më e madhe sipas tij ndaj kundështarëve ishte përsëri izolimi.

Pra ai është i braktisur nga të gjithë. Atë çfarë tentoi ta bënte shpirtërisht i ati i tij Kristaqi i cili nuk i la shqiptarët për 45 vjet më rradhnë të dilnin jashtë kufijve. Edi Rama tentoi ta rifitojë keq dhe ta arrijë për 10 vjet. Këto ngjarje janë një turp i madh, ku rrëfejnë qartazi së në Shqipëri nuk ekziston, një qeveri demokratike por ka një regjim hajdutësh, krim-inelësh dhe banditësh që kërkojnë përsëri me çfarëdo çmimi të izolo-jnë popullin vetëm për karriget e tyre të pushteti . Kjo nismë nuk realizohej në mënyrë absolute , do të arrihej në vetëvrasje, dhe u detyruan me bisht ndër shalë që të tërhiqni ,pasi çmen-duri të tillë shqiptarët nuk mund t’ia pranonin atij dhe askujt tjetër.

5-Komisioni Hetimor Parlamentar ka deklaruar se në procesin për shkarkimin e Presidentit Meta do të marrin

pjesë dhe eksperte të huaj, cili është gjykimi juaj mbi komisionin hetimor dhe thirrjen e ekspertëve ?

Komisioni Hetimor Parlamentar i ashtuquajtur i tillë pasi ai është vetëm një turp i madh. Ajo çështje për të cilën ata po hetojnë tregon sesa rëndë është parlamenti, sa i neveritshëm dhe i turpshëm është shëndërruar sot parlamenti. Aty nuk ekzistojnë më përfaqësues të popullit aty tani ekzis-tojnë vetëm përfaqësues të krimit , të bandave , të korrupsionit dhe disa kl-lounë të cilët janë përpjekur të veshin vetë opozitën fallco të emëruar nga Edi Rama. Ai parlament një produkt të ndyrë po nxjerr pasi nuk mundet të nxjerrë diçka më të mirë. Ndaj dhe ky lloj komisioni është një turp , në të shembëllehet imazhi i atij parlamenti që sot shqiptarët e kanë përballë .

6 – Gjykata e Durrësit në vendimin e parë rrëzoi mandatin për kryebashkiake të Valbona Sakos ndërkohë në një vendim te dytë me një gjyqtar tjetër ia njohu atë duke e emëruar kështu kryetaren aktuale të bashkisë së Durrësit cili është opinioni juaj mbi këtë gjykim?

Ky absurditet ndodh vetëm në vendin tonë dhe tregon që Rama-forma është shkatërrimi i drejtë-sisë . E paimagjinueshme në një vend demokratik të ndodhë një gje e tillë brenda një gjykatë për të një-jtën çështje . Një trup gjykues e rrëzoi e më pas më anë të një tele-fonate urdhërohet një trup tjetër për ti dhënë të drejtën asaj . Kjo tregoi fundin e thellë në të cilën Edi Rama ka katandisur drejtësinë , çka vërte-ton më së shumti atë çfarë opozita ka deklaruar se drejtësia është e shkatër-ruar , e vrarë përfundimisht nga Edi Rama. Në Shqipëri populli du-het të jetojë një ëndërr të gjatë që të shpresojë per drejtësi, e cila të jetë e vërtetë, e ndershme pasi kjo e tan-ishmja është e vdekur!!

7- Cili do të jetë skenari i opozitës përgjatë këtij muajve deri në shtator çfarë pritet që të ndodhë ?

Opozita e ka përcaktuar axhendën e saj dhe e ka bërë publike. Do të gjendemi në terren, në shumicën e kohës. Do të merremi me fuqizimin, vitalizmin e strukturave tona për t’u përgatitur për sfidën e rradhës e cila do të përfshijë zgjedhjet e para-kohshme.

Noka: Komisioni Hetimor për Presidentin, tregon se sa i neveritshëm dhe i turpshëm është shndërruar sot Parlamenti

Ish-deputeti i PD: Emërimi i Sakos me vendim të dytë si kryebashkiake vërtetoi se drejtësia ka marrë fund!

Intervista me ish-deputetin e PD-së

Politikë

Flamur Noka

Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 KORRIK 2019 Nr. 4488, … · 2019-07-23 · ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët,

5 E martë, 23 korrik 2019

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës Ramush Ha-radinaj deklaroi dje se këtë vendim e mori pasi

askush nuk mundet me detyruar Kosovën, në këtë rast as kryetarin e qeverisë me kompromise të territorit të kufijve. Në intervistën për Syri TV Haradinaj u shpreh: “Jo. Kam qenë i befasuar. Ka disa ditë që kam mar-rë shkresën por konfirmimin e kam marrë ditën e dorëheqjes. Unë luftoj për paprekshmërinë e Kosovës, sic luftoj për pakreshmërinë e kufijve. Dorëheqja ishte e pashmangshme si akt për të ruajtur sovranitetin e ven-dit tim. Unë me të vërtetë nuk kam aktakuzë, mirëpo nuk mund ta coj kryetarin e një qeverie përballë një Tribunali, se unë po pranoj më bash-këjetuar me këto situata, aty ku het-ohem, këtu qeveris. Nuk kam dashur të japë sinjale askujt, që kurkush nuk mundet me detyru Kosovën, në këtë rast as kryetarin e qeverisë me kom-promise të territorit të kufijve ose për të na marrë tregun me zor. Kosova është Kosovë dhe zgjidhja e vetme ishte të jepja dorëheqjen dhe manda-

tin t’ia jap sovranit. Po shkoj e kryj këtë intervistën, me u kthy tek pop-ulli me i thënë: këtë e kreva dhe nëse më ktheni mandatin e marr. Ne nuk duhet te pranojme nje Dodik Republike”- tha ai.

I pyetur nga gazetari Çim Peka

nëse, ka pasur një ofertë konkrete që të pranojë ndryshimin e kufijve, të hiqet taksa, Haradinaj nuk e mo-hoi diçka të tillë. “Është provuar në mënyra të ndryshme për dobinë e fleksibilitetit. Nuk kanë guxu-ar hapur me ma sjellë në tavolinë.

Unë i takoj një agjende tjetër. Jam i gëzuar shumë që ka një vetëdi-je në popull kundër ndarjes. Nuk është më Kosova as e 17 shkurtit as e GJND. Qëndrimi i taksës nuk është populizëm, ishte qëndrim. Po më kanë pyetur çfarë jepni ju për

njohjen. Sa për Merkel ajo ka një qëndrim shumë të qartë kundër ndar-jes”, u shpreh lideri i AAK-së.

Teksa u ndal edhe te taksa ndaj produkteve serbe, Haradinaj u shpreh i vendosur se ajo nuk do të hiqet de-risa Beogradi të njohë shtetin e Kosovës. “Taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet nga Kosova. Kjo taksë do të qëndrojë deri në ditën kur Serbia

të njohë Kosovën shtet. Ndërkom-bëtarët janë duke bërë gabim duke bërë një presion kaq të madh ndaj Kosovës. Ky presion nuk sjell asnjë gjë të mirë as për Kosovën dhe as për rajonin”, u shpreh Haradinaj.

Ramush Haradinaj

Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Dre-jtësisë 9 vite më parë, e cila i dha fund pretendimit serb mbi palig-jshmërinë e shpalljes së pavarësisë u rikujtua dje nga Presidenti i Re-publikës, Ilir Meta në një postim në Facebook. “Nëntë vite më parë, pretendimit serb mbi palig-jshmërinë e shpalljes së pavarë-sisë së Kosovës, Gjykata Ndërkom-bëtare e Drejtësisë i dha fundin e merituar, duke njohur aktin e shpalljes së pavarësisë dhe sovran-itetit të Kosovës në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”. – shkruante Meta. Më tej kreu i shtetit theksoise ky vendim ishte njohje vlerësim ndaj sakrificave të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik. “Ky vendim his-torik ishte njëkohësisht njohje dhe vlerësim ndaj sakrificave sublime të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik dhe nuk bënë asnjë kompromis me të drejtën e patjetër-sueshme të qytetarëve të Kosovës,

për të jetuar të lirë dhe në paqe si të gjithë evropianët e tjerë. Ishte kën-aqësi për mua ta përjetoja këtë mo-ment historik si Ministër i Jashtëm, asokohe i një qeverie që bëri më të mirën për të forcuar pozitën

ndërkombëtare të Kosovës. Koso-va si shtet i lirë dhe i pavarur është realitet i pakthyeshëm që ka kon-tribuar për më shumë paqe, sig-uri dhe stabilitet në rajonin tonë”, - përfundoi Meta.

Presidenti Meta: Vendimi historik i 22 korrikut 2010 që rrëzoi pretendimet serbe për Kosovën

Taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet nga Kosova, do qëndrojë deri në ditën kur Beogradi të na njohë si shtet

Në tre vjetorin e miratimit të re-formës në drejtësi Partia Demokra-tike ka paralajmëruar hartimin e një pakete antikorrupsion dhe rikuper-imit të parave dhe pasurive të vjed-hura. Në hapin e parë parashiko-het hetimi i korrupsionit qeveritar ku prioritet do të jenë nivelet e lar-ta. Si hapi i dytë renditet hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fon-det publike, duke përfshirë pa asn-jë përjashtim kontratat koncesion-are. Madje selia blu theksoi se çdo kontratë do të konsiderohet si ve-për e mundshme kriminale. Në vid-eon e shpërndarë në prezantimin e nismës kryetari i PD, Lulzim Basha

thekson se në qendër të vëmend-jes do të jetë rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike. “Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari banka-re apo janë investuar ku do nëpër botë do të zbulohen dhe do t’u rik-thehen shqiptarëve”, - thuhet në deklaratë. Projekti përmbyllet me luftën kundër pastrimit të parave ku opozita parashikon të bashkëpuno-jë me ekspertë të huaj dhe me ag-jencitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkombëtar, Eu-ropoli, agjencitë britanike, holan-deze, gjermane dhe amerikane.

PD paralajmëron hartimin e paketës antikorrupsion, Basha: Tre hapat për të rikuperuar paratë e vjedhura

Politikë

Ramush Haradinaj

Presidenti Meta

Lulzim Basha

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 KORRIK 2019 Nr. 4488, … · 2019-07-23 · ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët,

6 E martë, 23 korrik 2019

Numri i aksidenteve rezulton në rënie si në qershor ashtu dhe për 6 mujorin e parë të vitit. Por, ndonëse si numër

bëhen më pak aksidente, ato po rezul-tojnë më fatale. Sipas të dhënave të IN-STAT, Në muajin Qershor 2019 numëro-hen 131 aksidente rrugore nga 142 aksidente të ndodhura në Qershor 2018, duke u ulur me 7,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

ShifratNë gjashtëmujorin e parë 2019,

numërohen 714 aksidente rrugore nga 801 aksidente të ndodhura në gjashtëmujorin e parë 2018, duke u ulur me 10,9 %, krahasuar me të njëjtën peri-udhë të një viti më parë. Por, Në muajin Qershor 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 26 persona, nga 20 persona të vdekur në Qershor 2018. Në qershor të këtij viti, pothuajse çdo ditë është shënuar një viktimë në rrugë. Në gjashtëmujorin e parë 2019, num-ri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 102 persona nga 98 persona, kra-hasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Qershor 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plago-sur) është 187 persona nga 217 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 13,8 %. Numri i të aksidentuarve në gjashtëmu-jorin e parë të vitit 2019, është 960 per-sona nga 1069 persona, duke u ulur me 10,2 %, krahasuar me të njëjtën periud-hë të 2018. Në Qershor 2019, aksiden-tet rrugore, në 91,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve

në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 31,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Ak-sidentet në këtë grup moshe janë rri-tur me 10,8 %, krahasuar me të një-jtën periudhë të një viti më parë. Në gjashtëmujorin e parë 2019, aksi-dentet rrugore, në 14,1 % të raste-ve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periud-he, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 36,1 %, kra-hasuar me një vit më parë.

Në muajin Qershor 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 26 persona, nga 20 persona të vdekur në Qershor 2018. Në qershor të këtij viti, pothuajse çdo ditë është shënuar një viktimë në rrugë. Në gjashtëmujorin e parë 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 102 person

Kronikë

Informacionet e mbërritura nga telefonatat në Policinë e shtetit për vendndodhjen e Klement Çalës, i cilësuar si truri i grabitjes së 6,5 milionë eurove në pistën e Rinasit kanë qenë të pakta. Edhe pse prej 3 Korrikut Policia e Shtetit ka vendo-sur ne dispozicion te qytetarëve një shumë prej 10 mijë eurosh, 3 gra-bitësit janë ende në arrati . Të pa-ktën 100 telefonata janë adminis-truar nga uniformat blu, por pas verifikimeve asnjë prej tyre nuk ka rezultuar e vlefshme për kap-jen e vëllezërve Klement dhe Eldi Çala si dhe mikut të tyre Talo Çela. Sipas policisë të tre këta persona referuar sistemit TIMS rezultojnë në territorin shqiptar, por ka dyshime se janë larguar nga vendi ynë përmes kufirit të

gjelbër. Nga grabitja e 9 Prillit të këtij viti deri tani janë vënë në pranga Ragip Hajdini, Elton Pik-li, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli, Saimir Çela dhe Alkond Bengasi. Ishte dëshmia e këtij të fundit që zbuloi grupin, pasi pranoi të bash-këpunojë me drejtësinë. Më 15 Qershor të këtij viti u arrestua edhe Hasan Kanaçi, personi që dyshohet se informoi grabitësit nga brenda aeroportit për tras-fertën e parave drejt Vienës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Kanaçit, u gjetën rreth 100 mijë Euro, që dyshohet se janë grabitur në pistën e Rinasit. Ditën kur ndo-dhi ngjarja, humbi jetën si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me policinë Admir Murataj, i cilësuar si një nga organizatorët e supergrabitjes.

Mbi 100 telefonata për 3 grabitësit e Rinasit asnjë informacion i vlefshëm për kapjen e tyre

Policia e Vlorës njoftoi se ka ar-restuar 4 persona, të cilët kanë kundërshtuar me dhunë policinë. Uniformat blu të qytetit bregdetar bëjnë me dije se në momentin që policia ka qenë duke shoqëruar një shtetas, kanë ndërhyrë shokët e tij, duke ushtruar dhunë mbi punonjësit policor. Si rrjedhojë, janë arrestu-ar 4 persona. “Kundërshtojnë me dhunë punonjësit e policisë, vihen në pranga 4 shtetas. Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në një lokal afër Portit të Vlorës, punonjësit e Policisë kanë shkuar për të bërë shoqërimin e shtetasit A. C., 36 vjeç, për veprime të mëtejshme si i dyshuar për një vepër penale. Në momentin që punonjësit e policisë do kryenin shoqërimin e shteta-sit A.C, kanë ndërhyrë për ti pen-guar shokët e këtij shtetasi të cilët kanë kundërshtuar me dhunë sho-qërimin e shokut të tyre në Polici, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e policisë të cilët ndodhen në spi-tal jashtë rrezikut për jetën. Men-jëherë në ndihmë të punonjësve të

policisë kanë shkuar shërbimet e tjera të policisë, të cilat kanë bërë shoqërimin e personave në ambien-tet e Policisë. Në përfundim të ve-primeve të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Kri-meve të Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë arrestimi në fla-grancë i shtetasve: A. C 36 vjeç, banues në Vlorë D. M., 25 vjeç, banues në Vlorë. S. N., 23 vjeç, banues në Vlorë. K. M., 22 vjeç, banues në Vlorë. Materialet i kalu-an Prokurorisë për veprime të mëte-jshme”-njoftoi policia.

Në Vlorë, shoqërohet 1 person, shokët e tij dhunojnë policinë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për gj-ykim të shkurtuar. Në gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua sot gjyqi për ish ministrin e brend-shëm Saimir Tahiri. Seanca është shtyrë disa herë, për shkak edhe të mospërkthimit të disa letërpo-rosive nga Italia. Në një deklaratë

për mediat menjëherë pas daljes nga gjykata, Tahiri tha se shtyrja e djeshme ishte e tepërt. “U bënë dy vite besoj se dhe shtyrja e sotme është e tepërt. Me pretendimin se është para gushtit dhe gushti është pushim dhe akoma më e tepërt. Tani është shtyrë për në shtator. Nuk u lodhët me 2 vite që e ndiqni këtë histori?”, tha ai.

Tahirit i shtyhen gjyqi për në vjeshtë, fiton gjykim të shkurtuar

INSTAT: Më pak aksidente, por me më shumë viktima, pothuajse një i vdekur çdo ditë në qershor

Statistikat e hidhura

Grabitja e Rinasit

Policia e Vlorës

Saimir Tahiri

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 KORRIK 2019 Nr. 4488, … · 2019-07-23 · ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët,

7 E martë, 23 korrik 2019

Dyshimet për Festim Laton

Hetimet për vdekjen e “ Presidentit të vetëshpallur të Çamërisë”, pritet konfirmimi i ADN-së

Familja e Festim Latos, të vetë-shpallurit President i Republikës së Çamërisë, ka hapur dyert e mor-

tit. Lato dyshohet se u vra në Holandë dhe kanë qenë pikërisht familjarët e tij që kanë dhënë këtë lajm. Burimet bënë të ditur se per-sonat e parë kanë nisur të mbër-rijnë në shtëpi për ngushëllim, e ndërsa vëllai i madh i kësaj famil-jeje, Xhemil Lato tregoi se ende nuk e kanë konfirmuar 100% se vëllai i tyre është vrarë, por janë duke pritur përgjigjet e ADN-së. Gjithashtu, referuar dëshmisë së një nga vëllezërve, bëhet e di-tur se nuk janë lejuar që të shko-jnë në mort tre fëmijët e Latos për të bërë verifikimin e kufo-mës, e ndërsa vihet re se pranë banesës 3-katëshe dhe në lagjen e tij nuk është vendosur lajmërimi i nekrologjisë. Vdekja e e Latos është rrethuar me mister. Famil-jarët u shprehen se janë kontaktu-ar nga policia e Holandës, ku janë informuar mbi vdekjen e tij, por Ambasada Shqiptare në Holandë nuk konfirmoi, po as e mohoi një lajm të tillë. “Jemi të paqartë për atë që ka ndodhur. Informacio-ni nga autoritete holandeze është katotik. Po presim verifikime të mëtejshme”, u shpreh Ambasa-da Shqiptare në Holandë. Referu-ar një shkrimi të bërë në medi-at holandeze, ai u gjet i vdekur të shtunën pasdite përgjatë Nieuëe Ubbergseëeg. Sipas saj, pas La-tos ishin vënë pas një numër kred-itorësh, pasi bashkëpunonte me biznese që nuk paguanin TVSH.

Në artikullin e medias holandeze thuhej gjithashtu se Lato kishte borxhe me kompani dhe individë

që shkonin deri në miliona euro, ç’ka mund të jetë bërë shkak për vrasjen e tij

Lato i ekzekutuar? Policia holandeze: Ndoshta është një polak

Në një postim në tëitter, poli-cia holandeze ngre dyshimet se

viktima mund të jetë një shtetas polak. Ata bëjnë me dije se he-timi vazhdon për të marrë kon-firmimet përfundimtare. “Heti-mi në identitetin e viktimës po përparon. Ky është ndoshta një njeri nga Polonia; ky hetim po vazhdon ... për të marrë kon-firmim përfundimtar”,- shkru-hej ndër të tjera në deklaratë. Ndonëse policia holandeze është duke vijuar hetime dhe ende nuk ka dalë me një version zyr-tar, familjarët pretendojnë se ata janë lajmëruar mëngjesin e djeshëm nga autoritet holandeze, të fundit këto që i kanë konfir-muar vrasjen. Familjarët e La-tos, vëllai, motra dhe nipi, të cilët deklarojnë se janë vërtet të pikëlluar nga lajmi i vrasjes. Ai lindi në Vlorë në vitin 1976, ndërsa jetonte në Holandë, e fi-toi shtetësinë holandeze, pasi u martua me një turke me shtetë-si holandeze. Lato ishte vetësh-pallur si ‘President i Republikës së Çamërisë”, ndërsa në Shqipëri ka një histori të gjatë me dre-jtësinë. Ai është dënuar disa herë për mashtrim, pas denoncimeve nga shumë persona. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë ai është denoncuar dhe akuzuar për mashtrim me mijëra euro, që u merrte qytetarëve të ndrys-hëm me justifikimin për kauzën e Çamërisë. Në profilin e tij në faqen e Facebook-ut ai ka pub-likuar disa foto nga aktivitetet që sipas tij realizonte në Bruk-sel dhe vende të tjera për kau-zën çame.

Ambasada Shqiptare në Holandë nuk konfirmoi, po as e mohoi një lajm të tillë. “Jemi të paqartë për atë që ka ndodhur. Informacioni nga autoritete holandeze është katotik. Po presim verifikime të mëtejshme”, u shpreh Ambasada Shqiptare në Holandë

Kronikë

“Skifteri” shqiptar i vjedh shtëpinë italianit dhe kapet me 1 mijë euro në makinëNjë shqiptar është arrestuar mbrëm-jen e djeshme nga policia italiane, nën akuzën e vjedhjes. Mediat fqinje rapor-tojnë se shqiptari ishte rreth 34-vjeç, ishte i rregullt në territorin italian dhe banor në krahinën e Milanos. Pas de-noncimit të bërë nga një qytetar për një vjedhje të kryer në një zonë perif-erike iu nënshtruan kërkimit për gjet-jen e veturës Opel Insigna me të cilën po udhëtonte shtetasi shqiptar. Poli-cia gjeti dhe sekuestroi brenda makinës një çantë të një gruaje, brenda së cilës u gjetën rreth 1,000 euro si dhe disa mjete të tjera. Malli i vjedhur i është

kthyer personit të autorizuar, ndërsa shqiptari pasi ka dalë para Gjykatës së Lecces, ditën e djeshme i është dhënë masa e arrestit në shtëpi.

Një trup i pajete është gje-tur në kanalin e Amster-dam-Rhein pranë Nigtevech-tit. Dyshimet e para janë se ai është i një shqiptari 43-vjeçar, por pa dhënë detaje të tjera rreth identitetit të viktimës. Perso-ni i gjetur i pajetë ishte raportu-ar si i humbur prej disa kohësh. Media vendase shkruajnë se ka

qenë një kalimtar që ka parë trupin të pluskonte në ujë dhe ka thirrur menjëherë policinë. Mediat holandeze raportojnë se kjo vrasje mund të ketë lidh-je me ekzekutimin e Festim La-tos, i vetëshpallur President i Çamërisë. Lato, u gjet i vdekur pak ditë më parë në Holandë, vend ku jetonte prej disa vitesh.

Një tjetër shqiptar gjendet i pajetë në Holandë

Të gjithë i druhen policisë, por jo një shqiptar. Ai e tregoi në publik se ku ndodhet teksa shfaqet në një parcelë të mbjellë me kanabis. “S’po bie shi fare”, shkroi mbi foto qytetari që në rrjetet sociale ka em-rin Giulio Nadia Luku, duke u ankuar kështu për motin e thatë e të nxehtë, i cili nuk i bën mirë bimës narkotike. Ndërkohë që krahas këtij postimi bie në sy një koment që mund të zbulojë edhe vendin se ku është shkrepur fotoja dhe ku ndodhet parcela. “Znupi paske fillu kultivimin e hashashit ne itali”, shkroi di-kush krahas fotos, duke nënkuptuar kështu që Giulio e ka publikuar foton nga Italia. Gjithsesi, vendi se ku është bërë fotoja nuk dihet ende me saktësi dhe nëse qytetari thjesht ka qenë kalimtar aty apo ka lidhje me kultivimin e lëndës narkotike.

Qytetari sfidon shtetin hapur, pozon te parcela me kanabis dhe ankohet për motin

Festim Lato

Vendi ku u gjet trupi i pajetë i shqiptarit

Qytetari që sfidoi shtetin

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 KORRIK 2019 Nr. 4488, … · 2019-07-23 · ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët,

E martë, 23 korrik 20198 •

CMYK

Sociale

Gazeta prestigjioze “Daily Mail” ka shkruar sërish një

artikull në lidhje me emigrim-in e shtetasve shqiptarëve drejt Britanisë. Ajo sjell historinë e dhimbshme të katër shqiptarëve që janë trafikuar brenda kutive të kartonit, ndërsa shkruan se kanë paguar nga 700 Euro. “Katër emigrantë shqiptarë u gjetën të regjistruar brenda kutive të mëdha të kartonit në anën e pasme të një furgoni të lidhur për Dover. Rojet kufitare ndaluan furgonin, i cili

Daily Mail: Katër shqiptarë gjenden në kartonë në kamion për Britanipo udhëtonte nga Frankfurti në Derby, në Calais para se të kalonte Kanalin në Britani të Madhe. Më vonë doli se burrat kishin paguar më shumë se £ 600 (700 euro) secili për një bandë të trafikimit të njerëzve, një prej të cilëve tani është burgo-sur”, shkruan Daily Mail. Vladimir T., 39 vjeç, ishte një nga katër njerëz që trafikonin emigrantë të palig-jshëm në Britani. Ai ndodhej në Britani në mënyrë të ligjshme. Por tani ai përballet me dëbimin pasi u dënua me 40 muaj burg.

Qeveria çon para planin për prishjen e teatrit. Basha: Gropa që do hapin do jetë gropa e tyre

Aleanca: Të jemi të gjithë të bashkuar

Ditën e djeshme Aleanca për Teatrin bëri me dije se ka filluar puna për prish-jen e teatrit. Sipas tyre në

fshehtësi të plotë janë kryer të gjitha veprimet formale. “Sot është ditë mobilizimi për mbrojtjen e Teatrit. I kemi të gjithë informacionet që nga ana proceduriale, në fshehtësi të plotë, janë kryer të gjitha veprimet formale. Para 1 ore, disa punonjës me letra nën sqetull, shoqëruar nga 2 patrulla policie, erdhën për të prerë dritat dhe ujin e godinës.”-deklaroi Aleanca. Më tej ata kanë bërë thirrje që të gjithë të bashkohen për kauzën e mbrojtjes së teatrit si kalaja e fundit e rezistencës e gjithë kauzës opozitare. “Duhet të jemi të gjithë të bashkuar sa më shumë tek sheshi i Teatrit, rezistenca është në cikël 24 orësh, nuk ka më kthim. Teatri është Kalaja e fundit e rezistencës e gjithë kauzës opozitare, ne thjesht nuk mund të lejojmë që kjo Kala të bjerë. Tani mbetet e gjitha në ndërg-jegjen tonë të përbashkët. Të gjithë të bashkuar e sigurt që do ia dalim. O sot o kurrë! Bashkohu!”-nënvizon Aleanca në shkrimin në facebook.

Reagimi i BashësMinistria e Kulturës ka dhënë

urdhër për zbrazjen e Teatrit Kom-bëtar, me qëllim për ta shembur, ndërsa aktorët janë më të bashkuar se kurrë. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha. Me një reagim në Facebook, Basha është shprehur se ky është projekt që Edi Rama të zhvasë miliona euro. Sipas tij të projekti është criminal dhe grabitqar dhe Rama ka për qëllim grabitjen e milionave eurosh. “Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro.Një hajdut psikik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.”-u shpreh Basha. Ai ka thënë se që nga arkitekti e deri

tek Edi Rama do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion. “Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtu-esi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtë-sisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike. Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre.”-shkruan ai.

Skenografi ZahajGjithashtu Skenografi Bashkim

Zahaj ka dhënë sërish mbështetjen e tij në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Me një reagim në Facebook, Zahaj shkruan se Teatrin e mbrojnë ata që kanë studiuar, që kanë dhënë provime, që e dinë çfarë është orig-jina dhe ardhmja, ata që nuk lodhen duke shpresuar. “Teatrin e mbrojne ata qe kane studiuar mbi libra, ata qe kane dhene provime. E mbrojne ata qe e njohin, artin e letersine. Ata

qe dine se çeshte intelektualizmi e se çeshte historia, kultura, se çeshte origjina. E mbrojne sigurisht ata qe ne rinine e ture siguronin me veshtiresi nje bilete ne sallen e kuqe. Teatrin e mbrojne ata qe nuk jane te rastesishem ne bulevardin e Tiranes, jane pikerisht ata qe benin dashuri

te parku perbri e qe qarkoheshin ne “broduej”. Teatrin e mbrojne ata qe dine se çeshte e ardhmja, se çishte e shkuara, ata qe pa poste kuptojne me mire. Ata qe shkruajne poezi, ata qe vazhdojne te lexojne e te flasin shqip. Ata qe linden e u rriten ne kete qytet pa e braktisur

asnjehere, Ata qe nuk vune dore ne xhepin e tjetrit por vetem se dhane. Ata qe nuk u lodhen duke shpresu-ar.”-shkruan ai.

Situata e teatrit Debatet për ndërtimin e Teatrit

me partner privat nisën në fillim të vitit 2018 kur artistëve ju prezantua plani i Teatrit të ri Kombëtar por që pas tij do të ishin edhe të paktën katër kulla. Kjo do të sillte përplasje të ashpër madje edhe artistët do të ndaheshin në dy kampe ndërkohë që varianti i kullave përfundoi në shtatë. Prishja e Teatrit Kombëtar është kthyer në një nga temat më të diskutuara nga opinion publik gjatë javëve të fundit. Projekti i Teatrit të ri që po planifikohet të ndërtohet nga Qeveria Rama dhe Bashkia Tiranë parashikon një ndërtesë masive të betonit, që do të shërbejë si teatër, të rrethuar nga kulla shumëkatëshe. Projekti u bë publik muajt e fundit dhe ka shkaktuar kundërshtimin si të aktorëve, ashtu dhe të ekspertëve dhe qytetarëve.

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 KORRIK 2019 Nr. 4488, … · 2019-07-23 · ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët,

E martë, 23 korrik 2019 9•

CMYK

Sociale

Kopshti Botanik nuk do të jetë më pronë e Universitetit të Tiranës. Kjo pasi në mbledhjen

e Këshillit të Ministrave të 17 korrikut të këtij viti, me anë të një VKM-je, Kopshti Botanik i ka kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës. Në këtë VKM thuhet se është marrë vendimi që Kopsh-ti Botanik të jetë pjesë e listës së pasurive të paluajtshme të Bashkisë së Kryeqytetit. Meg-jithatë UT ka një marrëveshje me bashkinë që i garanton ushtrim të aktivitetit mësimor e të vep-rimtarive kërkimore-shkencore të Universitetit të Tiranës në ambi-entet e Kopshtit Botanik sa herë që është e nevojshme. Nga ana tjetër Bashkisë së Tiranës i është ndaluar të ndryshojë destinacionin e pasurive që i kalojnë në pronë-si. Kopshti Botanik i Tiranës u ndërtua në vitin 1964 dhe zë një siperfaqe prej 15 hektarësh bimësi dhe gjelbërim pranë liqenit. I përfunduar në vitin 1971, kopshti ka një koleksion fito-gjeografik me vlerë kulturore dhe shkencore. Kopshti ishte pjesë e Universitetit të Tiranës dhe I shërben shkol-lave në mbarë vendin. Kopshti përdoret për qëllime edukimi, si atraksion turistik dhe konsidero-het si një parajsë e vogël e gjelbër dhe vendi më i preferuar i gjelbër në Tiranë. Pothuaj 2,000 specie dhe gene ekzotike rriten ketu. Në ditët e sotme nuk ka të dhëna sesa lloje bimësh vazhdojnë të kultivo-hen këtu, ose kush është sipërfaq-ja që zë tashmë pas ndërtimit të një blloku banimi në kufijtë e tij.

Ndërkohë Dekanati i Fakultet-it të Shkencave të Natyrës ka reaguar ashpër pas vendimit të Këshillit të Ministrave për t’i kaluar bashkisë së Tiranës Kopshtin Botanik. Dekanati deklaron se pas një mbledhje të jashtëzakonshme i kërkon qever-isë që të tërhiqet sa më shpejt dhe të anulojë vendimin, pasi e cilëson si shkelje të autonomisë dhe lirisë akademike. Dekanati thotë se vendimi është arbtitrar dhe në kundërshtim flagrant me VKM–në. Ai shprehet unanimisht kundër këtij vendimi arbtitrar dhe në kundërshtim flagrant me

Janë riatdhesuar nga Italia në Shqipëri 680 emigrantë të

parregullt shqiptarë. Këto të dhëna zyrtare janë prezantuar në një raport mbi situatën e emigracionit në Itali në Komisionin e Çësht-jeve Kushtetuese në Parlamentin Italian. Deri në fund të 2019, par-ashikohet që numri i emigrantëve të riatdhesuar të jetë rreth 6000, shifër kjo në koherencë me vitet e mëparshme. Në vendin e dytë pas

Italia riatdheson 680 shqiptarë

shqiptarëve renditen emigrantët e parregullt nga Tunizia dhe janë riatdhesuar rreth 300 prej tyre në gjysmën e parë të vitit 2019. Më pas emigrantët nga Peru, Ukrainë, Kina etj. Raporti i Komisionit parlamentar italian informon se emi-grantët e riatdhesuar përbëjnë vetëm 39 % të numrit të emigrantëve të parregullt që kanë marrë urdhrin e dëbimit nga territori italian.Italia riatdheson 680 shqiptarë.

Kopshti Botanik i kalon bashkisë, Shkencat e Natyrës: Vendim arbitrar, cenohet autonomia

“Të anulohet”

VKM–në e datës 15.03.1965 për krijimin e Kopështit Botanik, i vetmi institucion kërkimor-mësi-mor në vend në fushën e florës, unikal në llojin e tij në vend

dhe lirinë akademike, duke rënë ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë. “Vendimi për kalimin në pronësi dhe administrim të Bashkisë jo vetëm cënon rëndë autonominë dhe lirinë akade-mike, duke rënë ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë, por dhe do të bënte të pamundur funksionin e këtij institucioni, produkt i punës së përkushtuar më se 60 vjeçare të brezave të pedagogëve e stu-dentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.”-shkruan dekanati.

Ata pohuan se përvojat e mëparshme kanë treguar flasin në të kundërt të ndonjë mundësie të realizimit të funksionit dhe misionit të Kopshtit Botanik nga ndonjë insititucion tjetër jashtë Universitet-it të Tiranës. “Përvojat e hidhura të deritashme të Fakultetit të tonëme Muzeun e Shkencave të Natyrës, Departamentin e Bioteknologjisë, “ngrënien” e paradokohshme të një cope nga Kopshti në fjalësë bashku me godinën dykatëshe (dhuratë nga Ambasada Amerikane), për kalimin e Unazës së Re, nuk japin

asnjë garanci, përkundrazi, flasin në të kundërt të ndonjë mundësie të realizimit të funksionit dhe misionit të Kopshtit Botanik nga ndonjë insititucion tjetër jashtë Universi-tetit të Tiranës.”-shprehen ata. Më tej ata pohojnë se FSHN-ja ka qenë dhe është e hapur për çdo bash-këpunim me synim mbështetjen dhe zhvillimin e Kopshtit Botanik. Ata thanë se mirëpresin planet dhe investimet e Bashkisë Tiranë, por gjithnjë të dakordësuar dhe pa cënuar funksionin e misionin e këtij institucioni. “Kjo deklaratë është hapi i parëi reagimit zyrtar dhe publik të Fakultetit të Shken-cave të Natyrës të Univeristetit të Tiranës në kundërshtim të këtij Vendimi, me besim që reagimi i Qeverisëpër tërheqjen e tij të jetë sa më i shpejtë. Në të kundërt, ne jemi të vendosur për të ndër-marrë të gjitha hapat e nevojshme për anulimin e kësaj VKM-je në mbrojtje të Kopshtit Botanik, si aset kombëtar kërkimor dhe mësimor i pazëvendësueshëm.”-nënvizoi dekanati.

dhe si i tillë i shpallur në vitin 1995 si institucion i rëndësisë së veçantë. Sipas dekanatit kalimi në pronësi të Bashkisë i Kopshtit Botanik cënon rëndë autonominë

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 KORRIK 2019 Nr. 4488, … · 2019-07-23 · ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët,

10 E martë, 23 korrik 2019

Çfarë fshihet pas kontratës shumëmiliardëshe të rrugës Milot-Balldren?

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me nxitim, në seancën e fundit të këtij sezoni, kontratën kon-

cesionare të formës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për rrugën Mi-lot-Balldren. Kjo kontratë u inici-ua pas një oferte të pakërkuar nga kompania ANK, për miratimin e të cilës u bë një tender, por siç ndodh përgjithësisht, tenderi rezultoi for-mal, pasi fituesi , në tetor 2018, u shpall kompania që kishte bërë ofertën e pakërkuar. Kuvendi mira-toi në 18 korrik të këtij viti kon-tratën e koncesionit/PPP, ndërm-jet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si kon-cesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e seg-mentit rrugor Milot – Balldren”.

Për ironi, kontrata u miratua në të njëjtën ditë që Kuvendi kaloi dhe projektligjin për ndalimin e ofer-tave të pakërkuara për rrugët, një kërkesë kjo e vazhdueshme e Fon-dit Monetar Ndërkombëtar. Sipas kontratës, së miratuar tashmë në Kuvend, kostot e projektit të rrugës Milot – Balldren, me një gjatësi to-tale prej 17.2 km, është 213.6 mil-ionë euro, plus TVSH-në, ose 256 milionë euro përfshirë TVSH-në. Kontrata është e miratuar në euro, dhe pagesat koncesionari do i marrë në euro, ndonëse qeveria shqiptare i merr të ardhurat dhe kryen pagesat në lekë. Me kursin aktual të këm-bimit, ku një euro është rreth 122 lekë, kosto në lekë e kësaj kontrate në total është 31.2 miliardë lekë.

Nga kjo shumë, financimi i kom-panisë është 140 milionë euro, si-

pas specifikimeve në kontratë, nga të cilat një hua bankare prej 70 mil-ionë eurosh, e cila do të merret nga një ose më shumë institucione fi-nanciare, financimi nga furnitorët prej 19.5 milionë eurosh dhe 52 milionë euro kompania premton se i ka nga kapitali i vet. 12 mil-ionë euro janë shpenzime mirëm-bajtje. Pjesa e mbetur prej 60 mil-ionë eurosh do të shkojë për pagim interesash dhe fitimin e kompa-nisë. Koncesioni është për 13 vjet dhe qeveria pritet të fillojë pagesat në vitin e tretë, konkretisht në 2022 për një periudhë prej 11 vitesh.

Por, qeveria në kuadrin e saj afa-mesëm është e përgatitur të pagua-jë deri në 36.5 miliardë lekë për këtë koncesion, sipas tabelave të brendshme të hartuara nga Minis-tria e Financave për llogari të in-stitucioneve ndërkombëtare dhe të siguruara nga Monitor (shiko ta-belën). Pra shuma maksimale që qeveria parashikon të paguajë nga buxheti i saj është dhe 5.3 miliardë lekë, ose gati 44 milionë euro më shumë (e llogaritur me kursin ak-tual 1 euro=122 lekë), sesa ajo e miratuar në kontratën nga Kuvendi, duke e çuar koston në total në 17

milionë euro për kilometër.Edhe në këtë rast “djalli” fshihet

në detajet e kontratës. Ndryshe nga kontratat e mëparshme që janë të konceptit me “çelësa në dorë”, pra që kompania kontraktore ka përg-jegjësinë e realizimit të punëve pa kërkuar asnjë fond shtesë, përveç vlerës së kontratës së prokurimit (si në rastin e rrugës së Arbrit), për Milot-Balldren, kushtet janë ndry-

she. Neni 35 i kontratës, “Ndrys-hime në punimet apo shërbimet” specifikon që Autoriteti Kontraktor mund të kërkojë ndryshime në pro-jekt përmes një kërkesë me shkrim, përpara fillimit të këtyre punimeve, duke lënë në këtë mënyrë të hapur një rritje tjetër të kostove. Kontra-ta parashikon që përballimi i ko-stove për ndryshimin e kërkuar bëhet nga Autoriteti Kontraktor. Edhe shoqëria koncesionare mund të propozojë ndryshime dhe në këtë rast kostot ndahen 50:50. (neni 35, faqja 70-72 e kontratës).

Një tjetër arsye lidhet dhe me monedhën që do bëhet pagesa, e cila është në euro. Me këtë speci-fikim, kompania është e mbroj-tur sepse do të marrë pagesat në euro. Rrezikun e kursit të këmbim-it e mban përsipër qeveria dhe teksa të ardhurat buxhetore janë në lekë, çdo zhvlerësim i monedhës vendase do të rriste automatikisht koston e pagesave ne lekë.

Si u rrit disa herë kostoja Qeveria në strategjinë Sektori-

ale të Transportit dhe Planit të Ve-primit 2016 -2020, e cila u hartua me asistencën e Bankës Botërore, planifikoi të ndërtonte By Passin e Lezhës (aksin Milot-Balldren) me gjatësi vetëm 4 kilometër kundrejt 24 milionë euro, ose 6 milionë euro për kilometër. Më pas projekti u zg-jerua ne gjatësi nga 4 në 17 kilo-metër dhe sipas kostove fillestare, nëse rruga do të ndërtohej me fonde buxhetore, nuk do të kushtonte me

shumë se, 102 milionë euro (pa TVSH), ose më pak se gjysma e asaj që do të duhet të paguajmë të gjithë me taksat tona.

Ne 9 tetor 2018, kompania A.N.K fitoi procedurën konkurruese për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot –Balldre, me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 161.5 milionë euro, (pa TVSH) si-pas buletinit zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Në këtë shumë, sipas parimit të përgjith-shëm në bazë të të cilit funksion-ojnë tenderat, presupozohet që kompania duhet të kishte llogari-tur të gjitha kostot, interesat për huatë e mundshmë dhe fitimin e saj, që qeveria nga ana e saj duhet t’ia kthente me këste për një afat 13 vjeçar.

Por, kontrata është rinegocuar më pas pa garë, një praktikë që nuk mbështetet në asnjë ligj, teksa një pjesë e kontratës është kontraktuar përmes tenderit konkurrues dhe më pas pjesa tjetër është rinegociuar për interesat . “Sipas propozim-it të rishikuar financiar, sipas deklaratës të datës 19.3.2019, norma e interesit e llogaritur për

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me nxitim, në seancën e fundit të këtij sezoni, kontratën koncesionare të formës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për rrugën Milot-Balldren

Ekonomi

Qeveria në kuadrin e saj afamesëm është e për-gatitur të paguajë deri në 36.5 miliardë lekë për këtë koncesion, sipas

tabelave të brendshme të hartuara nga Min-istria e Financave për llogari të institucioneve ndërkombëtare

Edhe shoqëria koncesionare mund të propozojë ndryshime dhe në këtë rast kostot ndahen 50:50. (neni 35, faqja 70-72 e kontratës)

50

Kostot e projektit të rrugës Milot – Balldren, me një gjatësi totale prej 17.2 km, është 213.6 mil-ionë euro, plus TVSH-në, ose 256 milionë euro përfshirë TVSH-në

256

Projekti i rrugës Milot-Balldren

Seancë parlamentare

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 KORRIK 2019 Nr. 4488, … · 2019-07-23 · ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët,

11 E martë, 23 korrik 2019

Autoriteti i Mbikëqyrjes Finan-ciare ka bërë disa ndryshime në “Për procedurat dhe mënyrën e depozitimit të informacionit dhe dokumentacionit në lidhje me burimin e kapitalit për aksion-arët e shoqërisë së sigurimit” e përqendruar në të paktën tre pika. Së pari tek dokumentacio-ni që duhet të paraqesë aksionari themelues dhe ai juridik, së dyti tek kriteret për të qenë aksionar influencues dhe së treti për rastet kur dyshohet për pastrim parash apo kur burimi i kapitalit dysho-het se vjen nga llogari në paraj-sa fiskale.

Konkretisht pas nenit 7 të rregullores, shtohet neni 7/1 ku sanksionohet bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Par-ave. “Në rast se Autoriteti konsta-ton, apo ka dyshime të arsyeshme se aksionari themelues, aksionari influencues dhe/apo burimi i par-ave të tij lidhet me persona të dën-uar për kryerjen e veprave penale, që kanë lidhje familjare apo mar-rëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi me aksionarët e propozuar, njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe pezullon procedurën e licencimit apo mira-timit deri në një përgjigje nga kjo e fundit.

Në rast se Autoriteti konsta-ton, apo ka dyshime të arsyeshme

se struktura e kapitalit të sho-qërisë së sigurimit apo burimi i tij lidhet me kompani të regjistru-ara në parajsa fiskale, njofton dhe kërkon informacion nga Drejto-ria e Përgjithshme e Parandalim-it të Pastrimit të Parave dhe pezu-llon procedurën e licencimit apo miratimit deri në një përgjigje nga kjo e fundit” thuhet në nenin e ri të rregullores.

Nga ana tjetër lidhur me doku-

mentacionin për aksionarët nën-vizohet se ata duhet të vërteto-jnë se nuk janë në ndjekje penale, nuk kanë qenë të dënuar penalisht, ekzekutimi të detyrueshëm për de-tyrime pasurore të pashlyera. Lid-hur me aksionarin juridik ka një seri kërkesash të tjera mbi doku-mentacionin të lidhura me pas-qyrat financiare, me mos të qen-it në mes të një procesi falimenti apo likuidimi.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financare ndryshon rregullat për siguruesit

Interneti do të humbasë pozicionin e tij si sektori më i shpejtë në rritje i tregut global të reklamave për herë të parë gjate dy dekadave, pasi mar-kat që kërkojnë hapësirë pa rreziqe për të shpenzuar buxhetet e tyre të reklamave po kthehen në medi-at tradicionale, si kinema, billborde dhe postera, thotë në një artikull të saj e përditshmja e njohur angleze The Guardian.

Në vitin e ardhshëm tregu botëror i reklamimit në internet, i cili dominohet nga Google dhe Facebook, do të dorëzojë pozi-cionin e tij si media mesatare me rritje më të shpejtë për herë të parë që nga ditët e para të bumit të dot.

com dhe bustit në fillim të shekullit. Reklamimi në internet parashikohet të rritet me 10% në nivel global në vitin e ardhshëm, niveli më i ulët që nga viti 2001, sipas hulumtimit nga grupi global i agjencisë Zenith. Rri-tja e ritmit do të thotë që reklami-mi i kinemasë, i cili parashikohet të rritet më shumë se 12% vitin e ard-hshëm, do të bëhet media mesatare me rritje më të shpejtë.

Gjithashtu, industria e filmave është duke përjetuar një epokë të artë, me pjesëmarrjen e Mbretërisë së Bashkuar vitin e kaluar duke ar-ritur nivelin më të lartë që nga viti 1970 dhe rekordet e zyrave botërore të biletave janë thyer, dhe reklam-

uesit po kërkojnë të holla.Norma e rritjes së reklamave në

internet do të ngadalësohet gjith-monë e më shumë, në vitin 2020 do të përbëjë gjysmën e 650 miliardë dollarëve, të shpenzuara në rekla-mat në nivel global dhe ka shenja të një ndryshimi më të gjerë në treg.

Raporti i Zenith thotë se ndër-kohë që një pjesë e madhe e rrit-jes së reklamave në internet vjen nga bizneset e vogla lokale të gjitha buxhetet e tyre në platforma të tilla si Google dhe Facebook, shumica e markave të mëdha ende preferojnë të shpenzojnë shumicën e parave të tyre reklamuese në mediat tradi-cionale.

The Guardian: Interneti humb terren si përfitues i reklamave

Ekonomi

gjitha burimet e financimit të përcaktuara më sipër është 5%”, thuhet në kontratë (bëhet fjalë për tre burimet e financimit të kompanisë nga kredia, kapitali i vet dhe furni-torët prej 140 milionë eurove). Ky ri-negocim i paprecedentë dhe pa garë e çoi vlerën e kontratës në 213 milionë euro, duke e rritur atë me 32%.

Kompania pa aftësi pagueseZyrtarisht, kompania nuk ka

kapacitetet financiare që të ndërto-jë një projekt të tillë. Ndërsa ANK premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro. Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro.

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 KORRIK 2019 Nr. 4488, … · 2019-07-23 · ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët,

E martë, 23 korrik 201912 •

Shëndet&Estetikë

Sëmundjet kronike të vesh-kave (SKV) janë një humbje progresive e funksionit të veshkave, gjatë një periudhe

kohore që zgjat nga disa muaj deri në disa vite. Secila nga veshkat ka rreth një milion filtra të imëta, të vogla të quajtur nefrone. Nëse nefronet janë të dëmtuara, ato ndalojnë së punuari. Për një farë kohe, nefronet e shëndetshme mund të kryejnë një punë shtesë, por nëse dëmtimi vazhdon, nefronet dalin nga funksioni dhe nefronet e mbetura nuk mund të filtrojnë mjaftueshëm gjakun për të qenë të shëndetshëm. Kur funksioni i veshkave bie nën një nivel të caktuar, bëhet fjalë për pamjaftueshmëri apo insuficiencë të veshkave. Insuficienca e vesh-kave ndikon në të gjithë trupin dhe e bën individin të ndihet i sëmurë. Gjithashtu, insuficienca e veshkave e patrajtuar apo e pamjekuar mund të jetë kërcënuese për jetën.

Sëmundjet kronike të veshkave tek të moshuarit

Afërsisht 1 në 10 persona kanë një nivel të caktuar të SKV-ve. Ato mund të zhvillohen në çdo moshë, mund të shkaktohen nga kushte të ndrys-hme shëndetësore, dhe janë më të zakonshme me kalimin e viteve. Pas moshës 40 vjeç, filtrimi i veshkave pëson një rënie me afërsisht 1% në vit. Sëmundjet e veshkave janë më të zakonshme tek të moshuarit me diabet, me presion të lartë të gjakut dhe me sëmundje të zemrës. Afërsisht, një në pesë burra dhe një në katër gra të moshës 65-74 vjeç, dhe gjysma e individëve mbi 75 vjeç, kanë SKV. Pra sa më shumë plaket individi, aq më shumë të ngjarë ka të zhvillojë sëmundje të veshkave. Kjo është e rëndësishme sepse SKV-të rrisin rrezikun për atak në zemër, dhe në disa raste ato mund të avanco-jnë deri në nevojën për dializë apo transplant. Pavarësisht moshës, një trajtim i thjeshtë mund të ngadalësojë progresin e sëmundjes së veshkave, të parandalojë ndërlikimet dhe të përmirësojë cilësinë e jetës.

10 shenja që veshkët nuk po u funksionojnë siç duhet

Probleme me gjuminKur veshkat nuk u punojnë mirë

atëherë toksinat nuk mund të dalin nga trupi përmes urinimit dhe mbe-sin në gjak. Niveli i lartë i toksinave na e bënë më të vështirë që të na zë gjumi. Andaj edhe kur fle më pak, rriten shancat për sëmundje të rënda të veshkave. Vëmendje: Njerëzit me sëmundje kronike të veshkave shpesh vuajnë edhe nga apnea (vështirësi në frymëmarrje). Apnea është sëmundje që shkakton një apo më shumë pauza të frymëmarrjes gjatë gjumit. Këto pauza mund të zgjasin së paku disa sekonda deri në një minut. Pas çdo pauze, frymëmar-

Sëmundjet kronike të veshkave, shenjat që duhet të dini kur nuk funksionojnë. Trajtimi i tyre

rja normale rikthehet më një gërhatje të madhe. Nëse gërhatni vazhdimisht duhet ta vizitoni mjekun.

Dhimbja e kokës dhe lodhja Veshkat funksionale dhe të shën-

detshme e shndërrojnë Vitaminën D në trupin tonë për t’i mbajtur eshtrat tanë të fortë dhe për të prodhuar hormonin Eritropoetin(EPO). Ky hormon luan një rol shumë të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Kur veshkat nuk punojnë mirë, ato prodhojnë më pak EPO. Rënja e qelizave të kuqe të gjakut (të cilat e bartin oksigjenin) rezulton në lodhje të menjëhershme të muskujve dhe trurit. Vëmendje: Zakonisht njerëzit me sëmundje kro-nike të veshkave kanë anemi. Anemia mund të zhvillohet kur dikush i ka funksionale vetëm 20% deri 50% të veshkave. Nëse ju flini mjaftueshëm mirëpo vazhdoni të jeni të lodhur, të molisur dhe të keni pak energji duhet të vizitoni mjekun, përcjellë.

Lëkura e thatë dhe që kruhetVeshkat kryejnë punë të mad-

he përderisa i nxjerrin mbeturinat dhe lëngjët e tepërta nga trupi dhe mundësojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut si dhe duke e mirëm-bajtur sasinë e duhur të mineraleve në trup. Lëkura e thatë dhe që kruhet sinjalizon se veshkat nuk po i balan-cojnë mineralet dhe lëndët ushqyese, gjë që rezulton në sëmundje të eshtrave dhe veshkave. Vëmendje: Nëse ju këni lëkurë të thatë dhe që u kruhet, provoni të pini sa më shumë lëngje. Por mos harroni të konsull-toheni më mjekun para se të merrni ilaçe për kruarje pasi disa prej tyre mund të keqësojnë funksionimin e veshkave edhe më shumë.

Aroma e keqe e gojës dhe shija metalike

Kur lëndët e panevojshme grum-bullohen në gjak, shija e ushqimeve na duket ndryshe dhe na mbetet një shije metalike në gojë. Aroma e keqe e gojës është një tjetër shenjë e shumë toksinave në sistemin e qarkullimit të gjakut. Madje ndodh edhe që nuk të hahen mishërat dhe të humbet oreksi në përgjithësi, gjë

veshkat është e lokalizuar dhe para-qitet papritur, pa temperature. Nëse keni dhimbje shpine dhe hapat për dhimbje nuk po kanë efekt atëherë vizitoni mjekun.

Sy të fryrëNjë shenjë e hershme që sistemi i

filtrimit të veshkave është i dëmtuar është paraqitja e proteinave në urinë, që rezulton me fryerje në zonën rreth syve. Fryrja rreth syve mund të shpjegohet me faktin se veshkat po lëshojnë një sasi të madhe të proteinave në urinë në vend që ta shpërndajnë atë nëpër trup. Këshillë: Nëse jeni të sigurt që po pushoni mjaftueshem dhe po merrni mjaft proteina, por vazhdoni të keni sy të ënjtur, atëherë vizitoni mjekun.

Shtypja e lartë e gjakutSistemi i qarkullimit të gjakut

dhe veshkat varen në njëra tjetrën. Veshkat kanë nefronet që filtrojnë mbeturinat dhe lëngjët e tepërta nga gjaku. Nëse enët e gjakut janë të dëmtuara, nefronet nuk marrin oksig-jen dhe lënd ushqyese mjaftushëm. Ja pse shtypja e lartë e gjakut është shkatari i dytë i dëmtimit të vesh-kave. Këshillë: Kontolloni shtypjen e lartë të gjakut për tju shmangur dëmtimit të veshkave. Poashtu merrni ushqime të pasura me acid folik pasi lidhet me prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndihmon në parandalimin e anemisë.

Ndryshimi në urinimVeshkat janë ato që prodhojnë

urinën dhe eliminojnë mbeturinat përmes saj. Ndryshimi në frekuencë, aromë, ngjyrë dhe pamje të urinës nuk duhet injoruar. Ndryshimet më të shpeshta janë:

• Rritja e nevojes për të urinuar, sidomos gjatë natës. 4 deri 10 herë në ditë konsiderohet normal.

• Gjak në urinë. Veshkat e shën-detshme filtrojnë mbetjet nga gjaku të prodhojnë urinën, por nëse filteri dëmtohet qelizat e gjakut mund të kalojnë në urinë.

• Urinë e shkumëzuar. Shkuma në urinë sidomos ajo që të bënë ta lëshosh ujin ne tualet disa herë tregojnë se ka proteinat e padëshiru-ara në urinë.

ShkaqetShkaku i semundjeve te veshkave,

shpesh, mbetet i panjohur. Sipas te dhenave glomerulonefriti kronik eshte shkaktar ne 12-15 % te raste-ve, infeksionet urinare kronike, ne 25 %, semundjet e trasheguara dhe kryesisht polikistoza renale ne 17% dhe nefropatia diabetike, ne 20 % te rasteve tek pacientet me semundje kronike te veshkave. Hipertensioni, mbetet gjithashtu nje shkak kryesor ne shfaqjen e insuficiences renale, sidomos ne moshat e rritura. Vitet e fundit verehet nje rritje e numrit te te semureve me insuficience renale, si pasoje e diabetit. eshte vene re se, ndersa infeksionet urinare kane nje

incidence gjithmone ne ulje ne vendet e zhvilluara, ne vendin tone, ato zene ende nje vend te rendesishem dhe mbetet nje nga shkaqet kryesore te in-suficiences renale kronike. Semundjet renale mund te shfaqen ne çdo moshe, por semundje te veçanta shfaqen me teper ne dekada te caktuara te jetes. Ne moshen pediatrike (femijerore) duhet t’i kushtohet nje vemendje e veçante diagnostikimit te hershem te refluk-sit vesiko-ureteral (kthimi i urines nga fshikeza e urines ne veshke), te semundjeve te trasheguara, infeksion-eve te rrugeve urinare dhe sindromit nefrotik. Mbas dekades se dyte, ka nje frekuence te rritur te glomeru-lonefriteve, te infeksioneve urinare, te demtimit te veshkave si pasoje e semundjeve te tjera kronike (diabet, hipertension, etj.,) apo nga perdorimi abuziv i medikamenteve ne semundjet reumatizmale, neoplazite.

Parandalimi i semundjeve te veshkave

Për të parandaluar sëmundjet renale, duhet pasur parasysh se të gjithë ne duhet të bëjmë një ekzam-inim të thjeshtë të urinës, të paktën një herë në vit, në kuadër kjo të një kontrolli të përgjithshëm që duhet të bëhet rutinë. Pacientët me infeksione urinare kronike, duhet të kryejnë kontrolle më të shpeshta, një herë në 6 muaj, të mbajnë një dietë të caktuar, të pinë lëngje shpesh gjatë ditës, dhe të urinojnë gjith-monë përpara se të flenë. Pacientet diabetikë duhet të bëjnë një kontroll të rregullt të albuminurisë, të paktën një herë në gjashtë muaj, të mbajnë në normë shifrat e glicemisë dhe të kenë kujdes me dietën. Po kështu, dhe pacientët hipertensivë, duhet të mbajnë nën kontroll shifrat e tensionit, të kenë kujdes me dietën dhe aktivitetin fizik, pasi të gjitha këto ngadalësojnë progresionin drejt sëmundjes renale kronike. Pacientët me insuficiencë renale kronike, du-het të kryejnë kontrolle të shpeshta tek mjeku nefrolog, të paktën një herë në tre-katër muaj, duke bërë dhe një bilanc të përgjithshëm, për të parë ecurinë e sëmundjes. Në këtë mënyrë, mjekimi i rregullt i tyre

që çon deri të humbja në peshë. Vëmendje: Ka shumë arsye pse ushqimi mund të ketë shije metalike (duke filluar nga alergjitë e deri tek shëndeti i dobët i gojës). Normalisht, shija metalike duhet të hiqet nëse shkaku trajtohet. Mirëpo nëse shija metalike paraqitet prapë atëherë duhet të kontaktoni mjekun.

GulçimiGulçimi sidomos pas një veprimi

si pasojë e sëmundjeve të veshkave shkaktohet për dy arsye. Së pari, lëngjët e tepërta në trup shkojnë në mushkëri kur veshkat nuk puno-jnë siç duhet. Së dyti, anemia e zvogëlon sasinë e oksigjenit në trup që më pas shkakton vështirësi në frymëmarrje. Vëmendje: Ka shumë arsye për gulçim, siç janë: mosfunk-sionimi i veshkave, asma, kancri në mushkëri apo infraktet. Nëse e vëreni që vazhdimisht keni vështirë-si në frymëmarrje pasi keni bërë thjeshtë një punë të vogël atëherë

duhet ta kontaktoni mjekun.Ënjtje në kyçe, këmbë dhe duarVeshkat që nuk e kryejnë punën

e tyre siç duhet nuk i heqin nga trupi lëngjët e tepërta. Kjo çon deri mba-jtja e natriumit që shkakton ënjtjën e kyçeve, këmbëve dhe duarve. Ënjtja në pjesët e poshtme të trupit poashtu sinjalizon edhe sëmundjet e zemrës, mëlqisë dhe problemet e venave të këmbëve. Vëmendje: Nganjëherë, ilaçet që zvogëlojnë sasinë e kripës dhe heqin lëngjët e tepërta nga trupi mund të ndalojnë ënjtjën. Mirëpo nëse nuk kanë ndikim atëherë duhet të përdorësh tretmane tjera.

Dhimbje shpineDështimi i veshkave mund të

rezultoj në dhimbje shpine që zakon-isht është e fort dhe nën kafazin e krahërorit. Mund të ndihet në pjesën e përparme të zonës së ijëve. Dhim-bja e shpinës dhe këmbëve mund të shkaktohet nga cistat e veshkave. Këshillë: Dhimbja e shpinës shkak-tohet nga mosfunksionimi i vesh-kave dhe shoqërohet nga të përziera, të vjella, temperaturë të lart të trupit dhe urinim të shpesht. Dhimbja nor-male e shpinës që nuk ka të bëjë me

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 KORRIK 2019 Nr. 4488, … · 2019-07-23 · ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët,

E martë, 23 korrik 2019 13•

Shëndet&Estetikë

Kur sëmundja e sheqerit dëmton edhe organet e tjera

Rrallë ndonjë sëmundje tjetër sa diabeti arrin të prekë e të dëmtojë aq heshtazi e ngadalë thuajse të gjitha organet kryesore të trupit pa përjashtim, dhe sidomos enët e gjakut.

Çudia është se vetëm pak të sëmurë me diabet e dinë këtë të vërtetë dhe akoma më të paktë janë ata që e besojnë. Diabeti arrin mjaft shpesh t’i mashtrojë viktimat e tij. Kjo vjen prej mos dijes, mosnjohjes se tij. Shumë të sëmurë nuk e dinë që diabeti krijon ndërlik-ime. Nuk i njohin ato, madje dhe kur vuajnë prej tyre, nuk u shkon mendja t’i lidhin me të. Të prekurit gënjehen nga forma apo paraqitja e “ butë “ e diabetit. Ata kujtojnë se vetëm diabeti i “rëndë” “ai që mjekohet me insulinë” është i rrezikshëm, kurse diabeti “i lehtë” pa shenja, me glikemi jo shumë të lartë është jo i dëmshëm. Për vite me radhë diabeti rri i fshehur pa dhënë shenja e shqetësime të dukshme.

Pasojat e diabetitKur diabeti nuk mjekohet mirë, apo më keq akoma, kur nuk mjekohet fare, shfaq ndërlikime

të tjera në shëndetin e njeriut. Diabeti i pa mjekuar ose i mjekuar keq krijon në mënyrë të sigurt ndërlikime. Ato janë të shumëllojshme. Sipas kohës së shfaqjes mund të ndahen në ndërlikime të mprehta (akute, urgjente të shpejta), dhe në ndërlikime të largëta, apo të ngadalshme, të cilat mund të grupohen në tri kategori të ndryshme: ndërlikime që shfaqen në enët e imta të gjakut, në kapilarët e arteriet me kalibër shumë të vogël; ndërlikime aterosklerotike në enët e gjakut me kalibër të madh; infeksione e dëmtime në inde e organe të ndryshme të organizmit.

Dëmtimi i arterieveNdërlikimet që krijohen nga dëmtimet e kapilarëve të gjakut dhe arterieve të vogla, janë

më tipiket për diabetin. Ato shfaqen zakonisht 3-10 vjet pas fillimit të tij, por vetëm në ato raste kur mjekimi nuk është bërë në mënyrë të kujdesshme e të vazhdueshme. Sa më i vjetër të jetë diabeti, sa më shumë vjet të jetë i sëmuri me hiperglicemi, sa më e lartë të jetë niveli i saj pra sa më i çrregulluar të jetë diabeti, aq më të shpeshta , me te përhapura e më të rënda do të jenë këto dëmtime. Preket e dëmtohet sidomos i tërë rrjeti kapilar, i cili është i përhapur në të gjitha pjesët sado të vogla të organizmit, në të gjitha organet, duke shkaktuar çrregullime në funksionin e tyre. Keqësimi i mëtejshëm i gjendjes mund të pengohet vetëm me një masë të thjeshtë, ekuilibrimin e mirë e të qëndrueshëm të diabetit dhe me luftimin e disa faktorëve të tjerë rendues, të tille si duhani, dhe sidomos normalizimi i tensionit të lartë të gjakut.

Diabeti dhe presioni i gjakutRritja e presionit të gjakut që shfaqet që në fazat e para kërkon kufizimin e rreptë të kripës

në ushqim dhe mjekim të veçantë e energjik. Përndryshe ai ndikon nga ana e tij për të rënduar dhe më shumë ecurinë e ndërlikimit. Ata të sëmurë që mjekohen në mënyrë të rregullt i kanë të gjitha mundësitë ta frenojnë e ta ndalojnë deri këtu procesin. Përkundrazi ata që bëjnë mjekim të çrregullt dhe formal shkojnë drejt shfaqjes së edemeve (ënjtjes), dëmtimeve të rënda të funksionit të veshkave, me rritje të shifrave të azotemisë dhe kreatinemisë, të cilat kërkojnë do-mosdoshmërisht mjekim të specializuar e të ndërlikuar.

Ndikimi i fruktozës në kujtesë

Një studim i ri i ekipit studiues nga Universiteti amerikan në Georgia, ka sjellë deri te sigurimi i njohurive të reja në lidhje me burimet energjike nga karbohidratet. Deri më tani (sidomos te

diabetikët), për shkak të absorbimit të ngadalshëm dhe deponimit të kufizuar në raport me glu-kozën, fruktoza ka marrë një konotacion negativ. Fruktoza është sheqer i thjeshtë që deponohet vetëm në mëlçi në formë të glikogjenit dhe siguron rezerva energjike për organizmin. Përveçse është e pranishme në pemë, sot gjejmë gjithnjë e më shumë burime të fruktozës – shurupi nga drithërat, sheqeri i bardhë, shurupi i panjës, lëngjet e pemëve, drithërat e ëmbëlsuar, si edhe disa produkte të qumështit. Studimet e realizuara kanë treguar se me konsumimin e ushqimit të pas-ur me fruktozë, dobësohen përqendrimi, orientimi në hapësirë dhe kujtesa, shkruan në revistën “Neurobiology of Learning and Memory”. Meqenëse fruktoza metabolizohet kryesisht në mëlçi, ajo rrit nivelin e triglicerideve, dhe kështu ndryshon baraspesha insulinike, si pasojë e të cilës vjen deri te zvogëlimi i aftësive trunore që të adaptohet në ngacmime të reja.

me medikamente nefroprotektore, do të ngadalësojë progresionin e sëmundjes. Gjithashtu, pacientët e transplantuar, duhet të ndiqen në mënyrë të rregullt nga mjeku nefrolog, për të vlerësuar efikasitetin e trajtimit, për të parandaluar flakjen e organit të transplantuar, si dhe për të vlerësuar efektet anësore të terapisë me imunosupresorë. Pra, si përfundim, secili nga ne, duhet t’i kushtojë rëndësi aparatit te tij urinar, duke bërë një kontroll, të paktën një herë në vit dhe kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar një sërë sëmundjesh qe prekin veshkat.

4 shprehi që i dëmtojnë rëndë veshkat

Nefronet (qelizat) e veshkave për çdo 45 minuta filtrojnë pesë litra ujë, që i përmban gjaku. Për këtë arsye, organizmi i shëndetshëm mund që çdo 24 orë të largojë rreth dy litra mbetje të panevojshme në formë të urinës. Këtë detoksikim natyral mund ta çrregulloni në së paku katër mënyra.

1. Përdorimi afatgjatë i tabletave kundër dhimbjeve

Përdorimi afatgjatë i tabletave kundër dhimbjeve, veçanërisht në sasi të mëdha, ndikon dëmshëm në indin dhe strukturën e veshkave. Edhe ilaçet që merren me recetë, edhe ato pa recetë, mund të ndikojnë në reduktimin e rrjedhës së gjakut në veshka. Ilaçet josteroide kundër infla-macioneve që përdoren për shërim të dhimbjeve dhe temperaturës së lartë janë shkaktare kryesore të një gjëje të tillë. Ndërmjet 1 dhe 3 për qind të rasteve të reja të sëmundjes kronike të veshkave në vit mund të shkak-tohen me keqpërdorim të ilaçeve kundër dhimbjeve. Efekt të ngjashëm mund të kenë edhe disa ilaçe kundër shtypjes së lartë.

2. CigaretEfekti negativ i cigareve në

mushkëri dhe zemër tashmë është i njohur, por studimet zbulojnë se duhanpirësit janë më të prirë për të pasur proteina në urinë, gjë që është shenjë e dëmtimit të veshkave. Sëmundjet që ndikojnë në punën e veshkave, siç janë diabeti dhe shtyp-ja e lartë, gjithashtu e përkeqësojnë

varësinë nga cigaret, ndërsa duhan-pirësit më shpesh kanë nevojë për dializë ose transplantim të veshkave, kanë zbuluar studimet.

3. Ushqimi i pasur me sheqerSheqeri i tepërt sjell probleme

shëndetësore, siç janë diabeti dhe mbipesha, ndërsa këto janë faktorë për sëmundjen e veshkave. Re-duktojeni konsumimin e sheqerit në organizëm dhe do ta reduktoni rrezikun nga sëmundjet e përmendu-ra. Më pak sheqer i përpunuar do të thotë edhe më pak kalori, substanca kimike dhe kripë, ndërsa mesi dhe veshkat do të jenë mirënjohëse!

4. Kripa e tepërtUshqimi me shumë kripë e rit

shtypjen e gjakut. Shtypja e lartë e gjakut i dëmton veshkat, ndërsa me kalimin e kohës mund të sjellë edhe deri te dështimi i veshkave. Derisa ushqimi i zakonshëm amerikan përmban rreth 3 300 mg kripë në ditë, organizatat shëndetësore re-komandojnë konsumim ditor prej 2 300 mg në ditë, pra rreth një lugë të vogël me kripë. Personat me shtypje të lartë dhe me veshka të sëmura duhet që të konsumojnë edhe më pak kripë – rreth 1 500 mg në ditë. Për fillim, reduktojeni konsumimin e ushqimit të përpunuar.

Trajtimi i sëmundjeve kronike të veshkave

Nuk ka shërim për sëmundjet kronike të veshkave, megjithëse trajtimi mund të ngadalësojë ose të ndalojë përparimin e sëmundjes, si dhe mund të parandalojë zhvil-limin e problemeve të tjera serioze. Trajtimet kryesore janë një dietë e përshtatshme dhe ilaçet, dhe për ata që arrijnë ESRD-në, trajtim dializë afatgjatë ose transplantim i veshkave. Në fazat e hershme të sëmundjeve të veshkave, një dietë e përshtatshme dhe ilaçet mund të ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrave kritikë në trup, gjë që normalisht do ta kontrollonin veshkat. Megjithatë, kur keni dëmtim të veshkave, mbetjet dhe lëngjet grumbullohen në trupin tuaj, prandaj keni nevojë për trajtime të dializës për të hequr këto mbeturina dhe lëng-je të tepërta nga gjaku. Dializa mund

të bëhet ose me makinë (hemodial-izë) ose duke përdorur lëngje në bark (dializë peritoneale). Në pacientët e përshtatshëm, një transplantim i vesh-kave i kombinuar me ilaçe dhe një dietë të shëndetshme mund të riven-dosë funksionin normal të veshkave. Dializa dhe transplantimi i veshkave njihen si terapitë zëvendësuese të veshkave sepse ato përpiqen të “zëvendësojnë” funksionin normal të veshkave. Transplanti i veshkave Transplanti i veshkave është një ndërhyrje ku një veshkë e shën-detshme (e dhuruar) vendoset në trup për të kryer ato funksione të cilat veshka e sëmurë nuk i kryen dot më. Transplanti i veshkave konsidero-het si trajtimi më i mirë për shumë individë me SKV të rëndë, për shkak se cilësia e jetës dhe mbijetesa janë në nivele më të larta sesa te pacientët që trajtohen me dializë. Gjithsesi, ka pak veshka në dispozicion për transplant. Shumë pacientë të cilët janë kandidatë për transplant të ve-shkave, qëndrojnë në listë-pritje për transplant duke marrë dializë deri në momentin që mundësohet transplanti. Një veshkë mund të merret nga një i afërm ose nga një person i panjohur, që jetojnë ose jo. Për të mbijetuar nevojitet edhe vetëm një veshkë. Në përgjithësi, shifrat e transplanteve të suksesshme janë të larta. Transplantet nga dhuruesit që nuk jetojnë kanë një sukses 85-90% për vitin e parë. Kjo do të thotë se pas një viti, 85 deri 90 raste në çdo 100 transplante funk-sionojnë ashtu siç duhet. Transplantet nga dhuruesit që jetojnë kanë një shkallë suksesi 90-95%. Një sukses afatgjatë është i rëndësishëm për pacientët e të gjitha moshave. Dializa Veshkat e shëndetshme pastrojnë gjakun dhe largojnë lëngjet e tepërta në formën e urinës. Po ashtu, të njëjtën gjë bëjnë edhe me substanca të tjera për ruajtjen e trupit në gjendje të shëndetshme. Dializa zëvëndëson funksionet pastruese të gjakut kur veshkat nuk fuknsionojnë më. Ka dy lloje dialize: hemodializa dhe dializa peritoneale. Tek hemodializa, gjaku pompohet nëpërmjet një pajisjeje dialize për të larguar produktet e dëmshme dhe lëngjet e tepërta. Pacienti lidhet me pajisjen e dializës nëpërmjet një ageje në një venë, e cila zgjerohet me anë të kirurgjisë ose nëpërmjet një kateteri plastik të përkohshëm të vendosur në venë. Kjo mundëson që gjaku të largohet nga trupi nëpërmjet pajisjes së dializës, të qarkullojë nëpërmjet kësaj pajis-jeje për t’u pastruar dhe më pas të rikthehet në trup. Hemodializa mund të bëhet në një qendër dialize ose në shtëpi. Kur bëhet në një qendër, zakonisht bëhet tri herë në javë dhe zgjat tri deri dhjetë orë për seancë (përgjithësisht në gjumë). Dializa peritoneale është një tjetër formë e dializës e përdorur për largimin e produkteve të dëmshme dhe lëngjeve të tepërta. Ajo funksionon sipas të njëjtave parime si dializa, por gjaku pastrohet teksa është brenda trupit dhe jo në pajisje duke shtuar lëngje të pastra në abdomen, të cilat mundëso-jnë të mbledhjen e produkteve të dëmshme nga gjaku dhe më pas nxjerrjen e tyre jashtë. Kjo procedurë zakonisht zhvillohet në shtëpi. Disa pacientë mund ta kryejnë dializën peritoneale vazhdimisht ndërsa krye-jnë aktivitetet e përditshme (dializa peritoneale ambulatore).

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 KORRIK 2019 Nr. 4488, … · 2019-07-23 · ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët,

E martë, 23 korrik 201914 •

Aktualitet

Një shqiptar 57 vjeç, i identifikuar si Konstandin Sotiri ka humbur jetën në Itali. Mediat italiane bëjnë

me dije se shqiptari ishte punëtor në Lerma dhe se një aksident në vendin e punës ka rezultuar fatal për të.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 19 Korrikut, ndërsa shqiptari mësohet se ra nga një lartësi. Ai ishte duke punuar për të siguruar rrugën që të çon në varrezat e ko-munës malore, kur ndodhi incidenti. 57-vjeçari po vendoste një rrjetë teli në një mur që kishte rënë në mënyrë të përsëritur, kur ra nga një lartësi prej 20 metrash. Shqiptari bashkë me dy kolegë të tjerë punonin për një kompani që ishte kontraktuar nga bashkia në rikonstruktimin e murit problematik. Ekipi i ndihmës së shpejtë ndërhyri me helikopter në

Një shqiptar i Kosovës ka rënë në prangat e policisë gjermane, në

Mindelheim. Arrestimi u bë mesditën e 20 korrikut 2019, pasi u konstatua se ishte duke udhëtuar me telefon në dorë. Policia gjermane njoftoi se shqiptari është rreth 28-vjeç. Pas kontrollit ushtruar nga autoritetet

Shqiptari i dënuar me burg përjetë kapet në Gjermani

vendase, u zbulua se ndaj 28-vjeçarit, i cili ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Mercedes” ekzistonte një urdhër arresti ndërkombëtar i autoriteteve kosovare për vrasje. Ai ishte dënuar me burgim të përjet-shëm. Shqiptari është dërguar në burg dhe është në pritje të ekstradimit.

Aksidentet

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari ishte punëtor në Lerma dhe se një aksident në vendin e punës ka rezultuar fatal për të. Ndërkohë në një kompani në Elbasan një punonjës ka humbur dy gishtat e një dore, për këtë çështje janë arrestuar 2 punonjës të tjerë

Bie nga një lartësi prej 20 metrash, shqiptari në Itali humb jetën në vendin e punës

vendngjarje për ti ardhur në ndihmë shqiptarit, por aksidenti refuzoi fatal për jetën e 57-vjeçarit.

Aksidentohet në punë, arrestohen dy kolegët e tij të turnit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites të djeshme në Uz-inën e Petëzimit në Elbasan. Elian Methasa, 40-vjeç, punonjës i Uzinës së Petëzimit të kompanisë Kurum ka pësuar një aksident në punë dhe për pasojë ka prerë dy gishtat e një dore. Lidhur me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga dy punonjës të kësaj Uzine. Në pranga kanë rënë Erion Dautaj përgjegjës i kompanisë KU-RUM dhe Gazmend Dautaj punon-jës pranë kësaj kompanie. Dyshohet se ngjarja aksidentale që ka sjellë dëmtimin e 40-vjeçarit ka ardhur si shkak i kushteve të punës.

Aksident në Shkodër, makinapërplas motorin dhe biçikletën

Një aksident është regjistruar mesditën e djeshme rreth orës 13.35, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, fshati Beltojë. Policia bëri me dije se “mjeti motor tip Yamaha, drejtuar nga shtetasi M. S. 31 vjeç, banues në fshatin Mabë, Lezhë, është përplasur me mjetin tip Renault, që drejtohej nga shtetasi N. Gj. 27 vjeç, banues në fshatin Berdicë”. Si pasojë gjatë rrëzimit të motorit është aksidentuar shtetasin D. Gj. 32 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg, i cili ishte duke udhëtuar me një biçikletë. Policia njoftoi se drejtuesi i motorit u dër-gua në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së aksidentit.

Hapja e pjesshme e By Pass-it të Fierit shkak aksidentesh

Hapja e pjesshme e By Passit të Fierit nga ministria e Transporteve pa përfunduar plotësisht punimet ka ndikuar në rritjen e aksi-

denteve. Drejtori i Policisë së Fierit tha se shkak është bërë munge-sa e sinjalistikës dhe punimet që vijojnë. “Ka shtuar një pjesë të ak-sidenteve sepse duke qenë se është hapur rishtazi dhe një pjesë e rrugëve nuk janë të sistemuara siç duhet. Janë disa kalime që kanë kr-ijuar probleme të kësaj natyre”- u shpreh ai. Ndërkohë hapja përfun-dimtare e rrugës Tiranë-Elbasan, është kthyer në rrugën që shpëton një pjesë të kryeqytetasve nga trafiku kur kërkojnë të udhëtojnë drejt plazheve të jugut. Por ky shtim i lëvizjes për policinë e Elbasanit ka bërë të rrezikshëm rrugën drejt Peqinit. “Drejtuesit e mjeteve që vi-jnë në përgjithësi nga jugu i Shqipërisë preferojnë të hyjnë në Tiranë nëpërmjet tunelit të Kërrabës”-vijoi me tej ai. Në Qarkun e Gjirokas-trës, ndërkohë, pika problematike të qarkullimit gjatë sezonit turistik mbeten uji i ftohtë dhe rruga drejt Kakavijës, ku policia ka shtuar kon-trollet. Parakalimet e gabuara, përdorimi i celularit dhe alkoolit në dre-jtimin e mjeteve mbeten shkaqet kryesore të aksidenteve këtë verë “Mosvendosja e rripit të sigurimit, e kaskës mbrojtëse dhe përdorimi i celularit që është kthyer në burim të madh aksidentesh”-përfundoi ai. Sfidë për policinë rrugore mbetet menaxhimi i fluksit të lëvizjes krye-sisht gjatë fundjavës, kur lëvizja rritet kryesisht drejt zonave turistike.

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 KORRIK 2019 Nr. 4488, … · 2019-07-23 · ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët,

E martë, 23 korrik 2019 15•

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1-Spencer, që qe aktor i njohur 5-Një pjesë në skenë. 7- Ashtu si i bie ai që nuk dredhon. 10-Në krye të ministrave. 11-Pentateuko i hebrejve. 15-Ato të arit zunë kërkuesit. 18-Kërcimi i Fred Astaire. 20-Film i Quentin Tarantino-s. 24-Kapen të parat. 25-Ndahet pa det. 26-Në krye të trupave. 27-U shkrua nga Franz Kafka.

29-Kështu përfundon një anglez.30-Eshtë princip. 32-Eshtë shenja plus. 33-Drejton një fakultet. 35-Eshtë shkop për... karambol. 36-Jetojnë të... vetmuar. 37-Një rreze... bisturi. 38-Stadi pa ekstreme. 39-Kush bën... ka kopjuar një tjetër. 40-Një mund të jetë i rrallë. 43-Ngryshet në mbrëmje. 44-Kështu thirret kardinali. 46-Agjenci Ajrore Greke.

48-Janë për të bërë ... zoom. 50-Rupert aktor. 53-Fund ditari. 54-Një fjalë... goxha. 55-Mund të jenë monetare. 56-Ente Sociale Lushnjë. 58-Tregohet një... pa frikë. 60-Kështu është një preparat si helm. 62-Ka shtretër por shoferë një i tillë. 64-Inicialet e Travolta-s. 65-Ka shumë zëra. 67-Famëkeqi Capone. 68-Prishet nga fraksionet.

HORIZONTALE1. Janë peshq për konserva -Përsekutuan kristianët -Emër burri.2. Banderas aktor -Gjysë penale -Janë detarët3. Mbyllin një koment -Bega që qe komik -Një ngrohës -Një shirit me fumetti4. Gjysma e diskut -Anna e Tolstojt

-George që qe shkrimtare5. I paharruari Qiriaqi -Ishte gruaja që i dha ujë nga pusi Jezusit. -Një top në rrjetë -Fillojnë bukur6. Ai i gabuar munë të shkaktojë aksident. -Jo sot.7. Mbahet në fund -Jep alarmin një e tillë. -Gjysma e sallës -Eshtë luftarake me kryqëzorë.8. Skuadra merengue

-Një pjesë e elementëve -Bëjnë arte me re -Mund të jenë fotografikë9. Mund të jetë sheqeri. -Janë indigjenë të Australisë.10. Maria Rilke shkrimtar -Një i sëmurë i përhershëm -Aktet pa çifte -Fillojnë turnin11. Sa më e vjetër aq më e mirë është -Kronikat e Ray Bradbury -Ente Urbane.

-Ramazzotti këngëtar.12. Një verë franceze -Ray piktor -Vërtetojnë firma. -Mund të jetë parabolike.

VERTIKALE1. Mbathen pa çorape të tilla -Fillojnë vetëm2. Janë tutat e astronautëv -Janë binarë3. Kufizojnë rastet -Një pjesë e sipërfaqes. -E trajtuar me ujë e sapun.4. Perignon i champagne-s. -Jackson këngëtare e spirituals. 5. Thirrej Ankiziadi -Luajnë pa ujë.6. Pak literaturë. -Gjysma e sasisë. -Është nënë7. Diftong në teori. -Ngjyra e uniformës ushtarake -Një shtet aziatik.8. Një kabinë në anije.9. Janë klasat që nuk takohen -Sigla e kallajit

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 43 kuti

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

10. Një si mantel -Kriko pa çifte.11. Ishte letra e Jovan Bregut -Nuk i tregohen babait.12. Mund të jetë fetar. -Një biletë mujore.13. E dashura e Nemorino-s -Casey motoçiklist. 14. Një pije freskuese -Fund sipari.15. Demek pa ekstreme. -Janë të ndarë nga feja.16. Igli te Lazio. -Inicialet e Gauguin.17. Larg në kufij -Desnuda e Goya-s.18. Janë të dërguar me veladon.19. Nuk dinë të hapin rrugë.20. Go... me minimakina -Është shosha -Mbarojnë fare21. Veriu pa ekstreme. -Grupi italian i modës me markën Sisley.22. Gjysmë lepuri. -Lidhin brigje -SHBA në SHBA

69-Kështu quhet një kalë që s’ka fit-uar asnjë garë.

VERTIKALE1-Janë edhe ato të fytyrës. 2-Ai dhe ajo. 3-Fausto, që thirrej Campionissimo në në Itali. 4-Hyrë në qendër. 6-Mungon në frazat pa lidhje. 7-Washington aktor. 8-Ruhet në ekstreme. 9-Krijojnë destabilizim. 10-Mund të jenë me sahat. 12-Inicialet e Prost. 13-Duhet të bëjnë për të qeshur të tillë. 14-Një kufi, si cak. 15-Eshtë fituese e medaljes së bronztë. 16-Një pjesë e tifozëve. 17-Robin në Sherwood. 19-Mund të jetë me dy presa. 21-Eshtë kënaqësi. 22-Lourdes e portugezëve.

23-Një vajzë për kopertinat... lond-ineze. 24-Thahen me bonifikime. 28-Janë vitet e... shkollës. 30-Një këngë e Davidit. 31-Kështu thirret... sovrani. 32-Kanë rrënjë të... thella. 34-Ishin armiqtë e babilonasve. 36-Tregojnë nur. 41-Ka mbytur të... varfërit. 42-Ishte filozofi i Miletit. 45-Udhëhiqej nga Sadami. 47-Janë piktura dhe muzika. 49-Pak marramendëse. 50-Ente Lokale Korçë. 51-E ngrirë është brymë. 55-Volumi i shurtër. 57-Sistemi Monetar Europian. 59-Një stacion i famshëm orbital. 60- Në krye të tabelës. 61-Fundi i një fundi. 63-Qendër votimi. 66-Ndezur në aparaturë.

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 KORRIK 2019 Nr. 4488, … · 2019-07-23 · ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët,

E martë, 23 korrik 201916 •

CMYK

Opinion

Askush nuk do kishte menduar se dy qeverisje te dy par-tive qe pretendojne se jane aq te ndrys-hme nga njera tjet-

ra, do kishin rezultuar ne nje drame popullore. Ne nje kerkese mese te natyrshme per rotacion, cdo qytetar i republikes kerkon qe qeverisja qe vjen te jete me e pergjegjeshme, me e kujdesshme, me realiste, me e ndjeshme dhe natyrisht me e perulur se ajo e mepareshme.

Kjo nuk ndodhi. Dalja jashte kontrollit e kanabizimit te territorit te Shqiperise, bashke me vet emer-timin si vend i prodhimit en masse te drogave dhe i trafikut te tyre, ishte nje goditje shume e forte ndaj logos se qeverisjes. Kjo ndodhi qe ne mua-jt e pare dhe u fsheh me nervozizem nga pushteti, madje dhe ne biseda private. Kanabizimi i vendit ishte Gerdeci i kesaj qeverisjeje. Per t’i shkuar tendences popullore per krahasim, do te duhej qe per te qene njesoj si e meparshmja kjo qeverisje te vriste kater njerez ne bulevard, qe ne debatin pro dhe kundra te fajes-ohen njelloj te dy kundershtaret me te njejtin krim. Skene qe nuk kishte gjasa te perseritej dy here. Por largi-mi i me shume se gjysme milioni shqiptaresh dhe mbetja kokeforte e Shqiperise ne krye te listes se azilkerkuesve, bashke me shkater-rimin e shpreses per ndertimin e nje shteti te drejte dhe ligjor u trajtua nga analiste te huaj (te cilet u anatemuan gjithesesi) si nje si-vras-je numerike, por me e sofistikuar, qe nuk kishte konkurueshmeri me te vraret ne bulevard, vetem sepse trupat e te ikurve nuk dergjeshin pllakave te deshmoreve te kombit, por ne kampe te qelbura refugjatesh dhe barqet gjithe tym, benzine e dhe’ te mauneve qe udhetonin per ne Angli nga Kaleja.

Monologu i Adi Krastës: Përballja me propagandën

duam nje vend normal. Ku nuk be-het genjeshtra menyre te qeverisuri dhe ku qeverisesit duhet ta ndjejne se besimi popullor dhe leja per te qeverisur jane te rendesishme por dhe te perkoheshme. Qellimi i in-formimit tone dhe i gazetarise qe be-jme eshte te ndikojme. Jo ne menyre egoiste apo per nje axhende te caktuar. Ne e dime se ne cdo familje shqiptare qe eshte e lumtur pse partia e tyre eshte ne pushtet, ka nje moment qartesimi, qofte ai dhe mo-mental. Ka nje moment analize. Ka nje cast kur veshtrimi kritik mundo-het ta kaloje membranen propagan-distike. Keto familje te majta si dhe ato historikisht te djathta ose inerte jane te rendesishme per fatet e vendit. Militantizmi i tyre e vendos vendin perpara sprovave te pjelljes se diktatoreve. Nese keto familje te majta konformohen, shurdhohen, verbohen, u mbytet analiza, ajo qe e peson goditjen eshte e ardhmja. Ne keto rrethana ne rrisim femije qe do behen burra e gra narciziste, egoiste, siperfaqesore dhe moralisht te devijuar. Sic fatkeqesisht ndodhi me kete brez.

Sidoqofte, ne momentet e presionit me te madh te ushtruar nga qeverisjet, sipas nje aksiome te arte qe do te duhej te ruante ekuilibrin universal,nis dhe carja perfundimtare, si pararendese e vete fundit. Metri i fundit perpara se nje avion te preke token quhet djujmi i fundit. Pra jemi ne djujmin e fundit. Njerezve te inatosur e hakmarres te cdo pushteti, kaq te njejte me njeri tjetrin u themi se “ishin dikur e ardhmja”. Ka ardhur nje kohe tjeter. Shqiperine qe ata nuk e bene dot duhet ta bejme te gjithe si qytetare te angazhuar, qe nuk u shpeton asgje dhe qe kerkojne nga klasa politike profesionalizem dhe ndershmeri

*Monolog në programin “A Show” në News 24

Por nuk do ishte ve-tem arroganca shtet-erore qe shkakton nje stepje te njeriut te zakonshem. As ekonomia ne gjunje. As mungesa e ko-munikimit normal mes shtetit, pushtetit, opozites dhe popul-lates. As mosfunk-sionini i institucion-eve kushtetuese. As dakordesimi i dy-shimte per te ruajtur statukuone prej amba-sadoreve te perfaqe-sive te huaja

Por nuk do ishte ve-tem arroganca shtet-erore qe shkakton nje stepje te njeriut te zakonshem. As ekonomia ne gjunje. As mungesa e ko-munikimit normal mes shtetit, pushtetit, opozites dhe popul-lates. As mosfunk-sionini i institucion-eve kushtetuese. As dakordesimi i dy-shimte per te ruajtur statukuone prej amba-sadoreve te perfaqe-sive te huaja

Ne psiqiken e frustruar e te lodhur te popullit tim, pergjimet dhe zeri i shqueshem i ministrave hajdute, e te panginjur, halabake dhe te trembur per vdekje nga shefi dhe mekembesi i tij i pergjithshem, duket se jane te pamjaftueshme per zemerim. As e folura capraz e dikujt qe duhet te jepte zgjidhje e do te duhej te punonte me shume dhe te fliste shume me pak, ose aspak, nuk duket se ka shkaktuar deri sot nje shqetesim. Psikologet mund te shohin nje marredhenie te cuditeshme mes liderit dhe njerezve te zakonshem ne Shqiperi. Ne i dukemi qeverisjes numra te (polls), te pergjumur e ne trans. Vetem dalja afro 10% ne zgjedhjet e fundit farse e shqetesoi ate. Aspak merzia dhe palumturia, kritikat dhe lenia e vendit, talljet online. Jo. Ishin num-rat ne polls qe e mbanin ne kembe caprazllekun. Pas renies drama-tike te numrave vjen squllja. Dhe hakmarrja. I dhimshem si teater. Kur mendon se kush e ben dhe si ja del.

Por nuk do ishte vetem arro-ganca shteterore qe shkakton nje stepje te njeriut te zakonshem. As ekonomia ne gjunje. As mungesa e komunikimit normal mes shtetit, pushtetit, opozites dhe popullates. As mosfunksionini i institucion-eve kushtetuese. As dakordesimi i dyshimte per te ruajtur statukuone prej ambasadoreve te perfaqesive te huaja. Eshte mungesa e limiteve te fyerjes, te konspiracioneve te tryezave per te thyer kundershtaret dhe ata qe mendojne ndryshe. Eshte toka e djegur e parimeve morale dhe te edukates se domosdoshme qe ne fakt, duhet thene, do te duhej te vinte nga prinderit. Per cdo diktator me vese, e para qe deshton eshte nena. Nuk jane pushtetar te devijuar dhe amorale. Jemi edhe ne te gjithe qe i pranojme. Nuk ka fajtore te pjess-hem dhe faj gjysmak. Ajo cka eshte

paradoksale dhe e pakuptueshme, pra dhe e paturpshme, eshte se qeverisja ka vendosur te kryeje me kokefortesi dy aksione qe e lexojne shemtuar dhe perfundimisht. Nga njera ane hapur ka vendosur te pasurohet dhe pasuroje sherbetoret, dhe nga ana tjeter te lere pa buke dhe pa pune, e per kete shkak pa fjale, ata qe mendojne ndryshe. Ne u cartem kur kjo ndodhi ke qeverisjet e mepareshme. A kemi kujtese apo jo? U tmerruam. Reaguam.

Por ne mandatin e dyte te kesaj qeverisjeje ka edhe elemente komic-iteti pertej presionit. Nuk te sulmon vetem shteti dhe segmente te cmendu-ra te tij, por ne menyre kapilare dhe te mireorganizuar te sulmojne ish shoke e shoqe shkollash, bashke me prinderit e tyre te cuditur, kuneter e kunata te tyre, fqinj te inatosur dhe shoke tavo-linash te vjetra e te vlefshme. Eshte as me pak e as me shume lenia qe gjindja i bente nje njeriu kur pushteti i Enver Hoxhes vendoste ta hidhte ne plehra. Kaq i thelle eshte polarizimi. Pothuaj i pashpetim. Ndaj dhe te trishton.. E njejta sjellje njerezore. Ti, me te verteten tende qe tanime per shkak te Trampit eshte vetem nje nga te vertetat alternative, ndjehesh jo vetem “vetem” dhe i sulmuar por po aq i pakuptuar. Eshte nje beteje jo e lehte, jo e bara-barte. Nuk eshte e vertete qe perballe te qendron vec propaganda e shfrenuar e kakofonike. Perballe e anash, me nje observim te pafshehur te ndjekin ata me te cilet ke ndare dikur nje enderr te madhe per demokraci, pushtet te ndershem e llogaridhenes, shtet te drejtuar nga teknokratet dhe jete qe nuk te trazohet nga zhurma portalesh me sulme te paprincipta.

Po cfare duam ne. Pse i qasemi te vertetave keshtu, perse nuk i sherbejme pushtetit qe tja hedhe pas vjedhjes se votave, anatemimit te individeve, shkaterrimit te bizne-seve dhe fshehjes se skandaleve. Ne