12
NGJALLJA Nr. 6 (221) Viti XIX i botimit QERSHOR 2011 Çmimi 20 lekë † Anastasi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Premtimi i Krishtit të Ngjallur para Ngjitjes së Tij në Qiell, u rea- lizua në ditën e Pentikostisë, me dy forma fuqish: me oshtimën e një ere, “që fryn me fuqi” dhe “me gju- hë si prej zjarri”. Ardhja e Shpirtit të Shenjtë kapërcen çdo lloj mu- ndësie përshkrimi (prandaj edhe Ungjillori Lluka përdor fjalët “si” dhe “porsi”). Era e fortë ripërtërin plotësisht tërë atmosferën, krijon klimë të re dhe ofron një ambient jetëprurës frymëmarrjeje e zhvillimi. Sikurse kjo energji “mbushi të gjithë shtë- pinë që ishin duke ndenjur”, nxë- nësit zhyten brenda saj, pagëzohen në këtë energji hyjnore, siç e kishte paralajmëruar Zoti. “Ju do të pagë- zoheni me Shpirt të Shenjtë, jo shu- më ditë pas këtyre” (Vep. 1:5). “Gjuhët si prej zjarri” simbo- lizojnë formën e fuqisë tjetër. Bë- het fjalë për një shfaqje të energjisë së pakrijuar të Perëndisë. Zjarri djeg, ngroh, ndriçon. “Si” zjarr, Shpirti i Shenjtë vepron brenda botës, duke djegur çdo gjë që ësh- të e pavlerë dhe e rrezikshme, du- ke ngrohur, duke ngushëlluar, duke fuqizuar. Shpirti i Shenjtë do të mbetet kurdoherë burimi i ndriçi- mit, duke zbuluar të vërtetën për misterin e Trinisë së Shenjtë, por edhe të ekzistencës njerëzore. * * * S hpirti i Shenjtë vjen në një çast kur “ishin të gjithë me një zemër në një vend” (Vep. 2:1), gjatë një të kremteje falënderimi, në Pentiko- sti. Vjen në mbledhjen e besimta- rëve - ishin “të mbledhur atje rreth njëqind e njëzet vetë” (Vep. 1:15) - për ta transformuar në Kishë të Perëndisë Triadik. “Era e fortë” nuk vjen nga ndonjë drejtim tokë- sor, por “nga qielli” ku ndodhet “Ati që është në qiej”. Prania e zjarrtë ndahet në gjuhë zjarri “mbi secilin prej tyre”. Kështu zbulohet marrëdhënia e drejtpërdrejtë e Shpirtit me Fjalën e Perëndisë, por edhe karakteri personal i dhuratës Tij. Shpirti do t’u shfaqë njerëz- ve Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar (1Kor.12:3). Ai do të transmetojë hirin e Tij në zemrën njerëzore. Shpirti i Shenjtë vazhdon në kohë dhe në vend veprën shpëtimtare të Krishtit, duke rrezatuar pareshtur energjinë hyjnore, me mënyra ori- gjinale, shpesh të pakapshme nga mendja e njeriut. “Shpirti ku të dojë fryn” (Jn. 3:8). Fuqia, që marrin nxënësit në Pentikosti, me ardhjen e Shpirtit të Shenjtë, nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimin dhe lartësimin e tyre shpirtëror. Nuk bëhet fjalë për ndriçim individual, për një ekstazë gjendjeje lumturie që ta shijojnë të vetëm. Ofrohet për transmetimin e ungjillit të shpëtimit në tërë bo- tën, që të vazhdohet vepra e trans- formimit të botës, të cilën e nisi Krishti. “Do të merrni fuqi, kur të vijë Shpirti i Shenjtë mbi ju, dhe do të më jeni dëshmitarë edhe në Jerusalem, edhe në gjithë Judenë, edhe në Samari, edhe deri në fund të dheut” (Vep. 1:8). Nxënësit që pak më parë ishin të frikësuar, shndërrohen në apostuj të guxim- shëm, që të vazhdojnë veprën e Krishtit në botë. Dhe Kisha bëhet në këtë mënyrë përgjithmonë “apostolike”. * * * Dëshira e fortë e besimtarit ësh- të të bëhet tempull i Shpirtit të Shenj- të, të përsoset personaliteti i tij me pjekjen përbrenda tij të fryteve të Shpirtit të Shenjtë (Gal.5:22). Që të bëhet në vazhdim edhe ai vetë mbartës i Shpirtit të dashurisë, të së vërtetës, të shenjtërimit, të paj- timit në ambientin e tij, të afërm dhe të largët, të kontribuojë në një ripër- tëritje të vazhdueshme të njerëzimit. Çdo kremtim i Pentikostisë of- ron një mundësi të re për çdo ko- munitet kishtar dhe për secilin nga ne, që të përjetojmë, në mënyrë MESAZHI I PENTIKOSTISË 2011* Do të merrni fuqi, kur të vijë Shpirti i Shenjtë mbi ju” (Vep. 1:8) O Shpirt i Shenjtë, falna frymë të re dhe fuqi! (vijon në faqen 2)

Gazeta e Qershorit 2011

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta e Qershorit 2011

Citation preview

Page 1: Gazeta e Qershorit 2011

1QERSHOR 2011 NGJALLJA

NGJALLJANr. 6 (221) Viti XIX i botimit QERSHOR 2011 Çmimi 20 lekë

† Anastasi,Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

Premtimi i Krishtit të Ngjallurpara Ngjitjes së Tij në Qiell, u rea-lizua në ditën e Pentikostisë, medy forma fuqish: me oshtimën e njëere, “që fryn me fuqi” dhe “me gju-hë si prej zjarri”. Ardhja e Shpirtittë Shenjtë kapërcen çdo lloj mu-ndësie përshkrimi (prandaj edheUngjillori Lluka përdor fjalët “si”dhe “porsi”).

Era e fortë ripërtërin plotësishttërë atmosferën, krijon klimë të redhe ofron një ambient jetëprurësfrymëmarrjeje e zhvillimi. Sikursekjo energji “mbushi të gjithë shtë-pinë që ishin duke ndenjur”, nxë-nësit zhyten brenda saj, pagëzohennë këtë energji hyjnore, siç e kishteparalajmëruar Zoti. “Ju do të pagë-zoheni me Shpirt të Shenjtë, jo shu-më ditë pas këtyre” (Vep. 1:5).

“Gjuhët si prej zjarri” simbo-lizojnë formën e fuqisë tjetër. Bë-het fjalë për një shfaqje të energjisësë pakrijuar të Perëndisë. Zjarridjeg, ngroh, ndriçon. “Si” zjarr,Shpirti i Shenjtë vepron brendabotës, duke djegur çdo gjë që ësh-të e pavlerë dhe e rrezikshme, du-ke ngrohur, duke ngushëlluar, dukefuqizuar. Shpirti i Shenjtë do tëmbetet kurdoherë burimi i ndriçi-mit, duke zbuluar të vërtetën përmisterin e Trinisë së Shenjtë, poredhe të ekzistencës njerëzore.

* * *Shpirti i Shenjtë vjen në një çast

kur “ishin të gjithë me një zemërnë një vend” (Vep. 2:1), gjatë një tëkremteje falënderimi, në Pentiko-

sti. Vjen në mbledhjen e besimta-rëve - ishin “të mbledhur atje rrethnjëqind e njëzet vetë” (Vep. 1:15)- për ta transformuar në Kishë tëPerëndisë Triadik. “Era e fortë”nuk vjen nga ndonjë drejtim tokë-sor, por “nga qielli” ku ndodhet“Ati që është në qiej”. Prania ezjarrtë ndahet në gjuhë zjarri “mbisecilin prej tyre”. Kështu zbulohetmarrëdhënia e drejtpërdrejtë eShpirtit me Fjalën e Perëndisë, por

edhe karakteri personal i dhuratëssë Tij. Shpirti do t’u shfaqë njerëz-ve Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar(1Kor.12:3). Ai do të transmetojëhirin e Tij në zemrën njerëzore.Shpirti i Shenjtë vazhdon në kohëdhe në vend veprën shpëtimtare tëKrishtit, duke rrezatuar pareshturenergjinë hyjnore, me mënyra ori-gjinale, shpesh të pakapshme ngamendja e njeriut. “Shpirti ku tëdojë fryn” (Jn. 3:8).

Fuqia, që marrin nxënësit nëPentikosti, me ardhjen e Shpirtittë Shenjtë, nuk ka të bëjë vetëmme zhvillimin dhe lartësimin e tyreshpirtëror. Nuk bëhet fjalë përndriçim individual, për një ekstazëgjendjeje lumturie që ta shijojnë tëvetëm. Ofrohet për transmetimine ungjillit të shpëtimit në tërë bo-tën, që të vazhdohet vepra e trans-formimit të botës, të cilën e nisiKrishti. “Do të merrni fuqi, kur tëvijë Shpirti i Shenjtë mbi ju, dhedo të më jeni dëshmitarë edhe nëJerusalem, edhe në gjithë Judenë,edhe në Samari, edhe deri në fundtë dheut” (Vep. 1:8). Nxënësit qëpak më parë ishin të frikësuar,shndërrohen në apostuj të guxim-shëm, që të vazhdojnë veprën eKrishtit në botë. Dhe Kisha bëhetnë këtë mënyrë përgjithmonë“apostolike”.

* * *Dëshira e fortë e besimtarit ësh-

të të bëhet tempull i Shpirtit të Shenj-të, të përsoset personaliteti i tij mepjekjen përbrenda tij të fryteve tëShpirtit të Shenjtë (Gal.5:22). Qëtë bëhet në vazhdim edhe ai vetëmbartës i Shpirtit të dashurisë, tësë vërtetës, të shenjtërimit, të paj-timit në ambientin e tij, të afërm dhetë largët, të kontribuojë në një ripër-tëritje të vazhdueshme të njerëzimit.

Çdo kremtim i Pentikostisë of-ron një mundësi të re për çdo ko-munitet kishtar dhe për secilin ngane, që të përjetojmë, në mënyrë

MESAZHI I PENTIKOSTISË 2011*“Do të merrni fuqi, kur të vijë Shpirti i Shenjtë mbi ju” (Vep. 1:8)

O Shpirt i Shenjtë, falna frymë të re dhe fuqi!

(vijon në faqen 2)

Page 2: Gazeta e Qershorit 2011

2 NGJALLJA QERSHOR 2011

(vijon nga faqja 1)

eukaristike dhe lavdëruese ardhjen dhe dhu-ratën e Shpirtit të Shenjtë, që të ripërtërijmëbesimin në fuqinë e Tij dhe ta lusim me tërëintensitetin e shpirtit tonë:

Shpirt i Tërëshenjtë, “eja dhe qëndro në nedhe pastrona nga çdo njollë”.

O Shpirt i Shenjtë, falna frymë të re dhe fuqi!

Me bekimin e Kryepi-skopit Anastas së shpejtido të rihapet mensa e tëvarfërve në Tiranë. Punëndrejtuese dhe organizativee kanë marrë përsipër tandjekin gratë e Lidhjes Or-thodhokse të Kryeqytetit.Mensa do të jetë e hapurdy herë në javë, të martëndhe të enjten. Sipas gravetë Lidhjes, në fillim doshërbehet brenda mensëspër 30 persona nevojtarëdhe për 20-30 të tjerë nëmënyrë ambulante. Në li-dhje me këtë iniciativë,Kryepiskopi i bëri thirrjekomunitetit besimtar tëTiranës për të ofruar ndih-mesën e vet, sidomos Ja-vën e Madhe të Pashkës.Nga kjo ftesë, brenda njëdite u mblodhën 70 mijëlekë të rinj, ndërkohë që

Kisha jonë Orthodhoksemori pjesë në “Panairin eFëmijëve 2011”, në Pallatine Kongreseve në Tiranë.

Në një stendë të larmi-shme, fëmijët dhe prindërite tyre nuk kishte si të mosndalonin për të parë ngaafër jetën e gjallë të fëmijë-ve të Kishës sonë dhe sa ajoka ofruar e ofron për fëmi-jët pa dallim fetar dhe nivelekonomik. E gjithë kjo ishte

pasqyruar thjesht, bukurpërmes posterave të më-dhenj dhe sloganit “Për njëshoqëri me dashuri dheshpresë”, prezantimit audio-viziv në kompjuter, fletush-kave informuese, botimevekishtare për fëmijë, punime-ve të tyre të këndshme, du-ke treguar njëra pas tjetrëspjesë nga jeta e fëmijëve nëkopshtet dhe shkollat e Ki-shës, aktivitete të ndryshme,

Kisha mori pjesë në Panairin

“Gjithçka për fëmijët”Do rihapet mensa

e të varfërve në Tiranë

Fuqizo guximin dhe vendosmërinë tonë.

Ripërtërije dhe fal frymë e fuqi të re nëKishën, që ndodhet brenda në botë.

Dhe jepna fuqi të jemi, në botën e sotmeplot vuajtje, “dëshmitarë” të Kryqit dhe tëNgjalljes, dëshmitarë të drejtësisë, paqesdhe shpresës.

12.6.2011

Ajo transmeton për ju 24 orë program.

Do të dëgjoni gjithçka që ju duhet: programe shpirtërore, sociale e kulturore.

Muzikë e zgjedhur kishtare, popullore e klasike, nga vendi dhe bota.

Ndiqni shërbesat kishtare në Radio “Ngjallja”!

edhe gratë vazhdojnë ndër-gjegjësimin e besimtarëve,të cilët herë pas here der-dhin kontributin e tyre.

Për të rritur këto të ar-dhura, gratë aktiviste iupërgjigjën kërkesës sëfirmës AIBA Co për ngjy-rosjen e 6000 kokrravevezë te kuqe. Kjo bëri qëtë ardhurave nga komu-niteti t’i shtohej edhe njëshumë prej 44 mijë lekështë rinj nga fitimi që u si-gurua prej punës vullne-tare 5-ditore plot përku-shtim të grave.

Në vazhdimësi, ftohenbesimtarët dhe dhurues tëtjerë të ofrojnë kontributine tyre pranë Zyrës së Gra-ve të Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë.

Rajmonda Shqevi

punime dore, krijimtari etj.Grupi organizator i prezan-timit kishtar në këtë panairu shpreh i kënaqur për inte-resimin dhe vullnetin pozitivtë shumë fëmijëve (ortho-dhoksë dhe jo orthodhoksë),të cilët panë nga afër punëne jashtëzakonshme që ësh-të kryer në këto vite nga Ki-sha Orthodhokse dhe Krye-bariu i saj, Fortlumturia eTij Anastasi.

Panairi “Gjithçka përfëmijët” u organizua ngaDhoma e Tregtisë dhe Indu-strisë, Tiranë dhe SmartAdvertising nën kujdesin eznj. Liri Berisha, Presidentee Fondacionit “Fëmijëtshqiptarë”, me mbështetjene Ministrisë së Arsimit, tëUNICEF dhe të QendrësKulturore Kombëtare tëFëmijëve.

Qëllimi i këtij aktivitetiështë të forcojë konceptinte prindërit, mësuesit dheshoqëria në përgjithësi, sezhvillimi i shëndetshëm ifëmijëve është investim përtë ardhmen e familjes dhetë shoqërisë shqiptare. Aipërfundoi më 3 qershor.

* Mesazhi i Pentikostisë (2011), që u hartuanga Kryepiskopi Anastas, u nënshkrua dhe ngashtatë presidentët e tjerë të Këshillit Botërortë Kishave. Ai u botua në anglisht, frëngjisht,spanjisht dhe gjermanisht dhe u dërgua në 349kisha dhe komunitete kishtare, në 110 vende,në pesë kontinente, të cilat janë anëtare të këtijorganizmi ndër të krishterë.

Page 3: Gazeta e Qershorit 2011

3QERSHOR 2011 NGJALLJA

I dashur z. Kryetar

Para festës së Pashkës, pas një reklame plotzhurmë në media, u shfaq në kinema të Tiranësfilmi me titull “Ballkan Bazar” i regjisorit EdmondBudina. Ky film është një shpifje e turpshme ndajpriftërinjve orthodhoksë shqiptarë dhe për paso-jë, fyerje e rëndë për Kishën Orthodhokse Auto-qefale të Shqipërisë. Filmi është në mënyrë ek-streme sarkastik, e duke kaluar çdo cak, i shfaqpriftërinjtë si përdhosës varresh, matrapazë koc-kash njerëzore dhe familjet e tyre si imorale.

1. Siç e pohon regjisori i filmit, i cili jetonnë Itali 20 vitet e fundit, në një intervistë të tij(gazeta “Panorama” 14-15.4.2011), financimi ifilmit u bë nga Qendra Kombëtare Kinematogra-fike Shqiptare dhe u mbështet nga TelevizioniPublik Shqiptar dhe Ministria e Kulturës e Italisë(kostoja e filmit arrin 600.000 euro). Në një inter-vistë tjetër të tij (gazeta “Telegraf”, 13.4.2011),pasi informon se filmi është financuar nga shtetishqiptar në sasinë 60%, ndërsa pjesa tjetër, 40%,është dhënë nga Ministria e Kulturës së Italisë,shton: “Ndaj është detyrimi im personal t’i themfaleminderit taksapaguesit shqiptar që më dhalekët për këtë film”. Por harroi të falënderojëedhe taksapaguesit italianë...

Gjatë periudhës së ditëve të festës, si edhetë fushatës parazgjedhore, shmangëm prote-stën publike. Por tanimë, duke shprehur zemë-ratën e 145 klerikëve shqiptarë dhe atë të be-simtarëve orthodhoksë, jemi të detyruar të pro-testojmë me forcë, nëpërmjet Komitetit Shtetë-ror për Kultet, ndaj atyre organeve shtetërore qëu përmendën më sipër, të cilat financuan këtëfilm, si edhe ndaj Institutit Italian të Kulturës.Pohimi i regjisorit të filmit përbën fyerje cinikepër qindra mijë orthodhoksë qytetarë shqiptarë,sepse në një periudhë demokratike dhe meparatë e tyre, fyhet meshtari orthodhoks dhenë përgjithësi Kisha Orthodhokse.

2. Në një intervistë tjetër të tij (Gazeta Shqip-tare, 18.4.2011), regjisori pohon se “faktet qëunë sjell në film janë fakte reale”. Me këtë de-

klaratë, zbulon se vazhdon atë fushatë shpifjeshqë u bë para pesë vjetësh, nga disa qarqe të cak-tuara, me shënjestër një prift konkret ortho-dhoks, atë Vasil Thomollarin (emrin e të cilit fil-mi e ndryshon në Thoma Vasillari). Regjisorirreket të paraqesë si realitet një histori të dhimb-shme, se gjoja, në varrezën e vjetër të fshatitKosinë, bëheshin zhvarrime të paligjshme nëvarret e banorëve të vjetër të fshatit, eshtrat etë cilëve disa i shisnin si eshtra ushtarësh grekë.Por për këtë ngjarje ekziston një vendim i Pro-kurorisë së Rrethit Gjyqësor të Përmetit, i marrëpesë vjet më parë, që vë në vend të vërtetën.Prokurorja, znj. Silvana Pani, pasi mori në shqyr-tim të gjitha të dhënat në lidhje me ngjarjen dhepërfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore, shpallime shkrim se “nga hetimet rezulton se gjatë gër-mimeve të kryera në territorin e kishës së ShënMarisë të fshatit Kosinë, nuk janë kryer vepri-

Komitetit Shtetëror për KultetPër dijeni:Shkëlqesisë së Tij, Kryeministrit të Shqipërisë Z. Sali BerishaMinistrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe SporteveAmbasadorit të Republikës së ItalisëKëshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Filmi “Ballkan Bazar”cenon figurën e klerikut orthodhoks shqiptar

me, të cilat ulin respektin ndaj të vdekurve”. Gji-thashtu, në këtë vendim thuhet se “qëllimi krye-sor i këtyre zhvarrimeve ka qenë ‘jo dhunimi ivarreve’, por nxjerrja e eshtrave të ushtarëvegrekë të rënë në këtë territor gjatë luftës italo-greke, në vitet 1940-1941". Nga hetimet e pro-kurorisë u provua se në rastin konkret mungojnësi ana e elementit objektiv ashtu edhe e atij sub-jektiv të figurës së veprës penale të dhunimit tëvarreve. Për këtë arsye organi i Prokurorisë ve-ndosi edhe pushimin e procedimit penal kundëratë Vasil Thomollarit (shih bashkëngjitur edhevendimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Për-met nr. 32/27.05.2006 për pushimin e çështjes).Me gjithë këtë vendim të organit të Prokurorisëshqiptare, z. Budina guxon, me parà të shtetitshqiptar, ta hedhë poshtë dhe të imponojë meanë të filmit kinematografik (sipas kritikëve, tënjë cilësie të dobët), një histori të gënjeshtërtqë fyen pa drojë të gjallë e të vdekur dhe jo ve-tëm Kishën Orthodhokse, por edhe më gjerëpopullin e Shqipërisë.

3. Për xhirimin e këtij filmi u bë një sakrilegji frikshëm. U përdhos vendi i shenjtë i kishës hi-

- Si është e mundur të lejohet që me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe italianë të financohet një filmqë shpif kundër një komuniteti fetar dhe cenon harmoninë fetare me të cilën mburremi të gjithë -

(vijon në faqen 4)

Kisha historike e Labovës

së Kryqit, shek. XI, e cila

u përdhos me lejen

e autoriteteve shtetërore,

për xhirimin e një filmi

antiorthodhoks.

Page 4: Gazeta e Qershorit 2011

4 NGJALLJA QERSHOR 2011

storike të Fjetjes së Hyjlindëses (shek. 10-të),në fshatin Labovë e Kryqit, madje edhe Altari iShenjtë. Regjisori pohon faktin se “kisha e Labo-vës përbën një monument të kulturës së Shqipë-risë” dhe se brenda saj nuk kryhen meshë. Bë-het fjalë për një justifikim jo vetëm të gënjeshtërt,por edhe mendjengushtë… Siç deklarojnë bano-rët e fshatit, kisha në fjalë përdoret për kryerjene Mistereve të Shenjta dhe të shërbesave të tjeratë Kishës Orthodhokse dhe është restauruar nëvitet e fundit me shpenzimet e Kishës Orthodho-kse Autoqefale të Shqipërisë. Kush ia ka thënëz. Budina se kur një kishë është monument kultu-re, resht së qeni vend i shenjtë kulti ndaj të cilitduhet pasur respekt absolut?! Këtë vend tëshenjtë kulti, që e respektuan për 10 shekuj gje-nerata njerëzish, madje edhe ata që jetuan nëregjimet më armiqësore, ndërsa tani, në vitin2011 vjen një regjisor shqiptar që banon në Italipër ta përdhosur, me paratë e Ministrive të Kultu-rës të Republikave të Shqipërisë dhe të Italisë.

Protestojmë me forcë ndaj organeve për-gjegjëse të Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë,sepse i dhanë lejen zotërisë së lartpërmendurtë xhirojë, brenda vendit të kultit, filmin e tij fyespër Kishën Orthodhokse, i cili ekspozon për keq

në përgjithësi fenë në Shqipërinë moderne. De-noncojmë në të njëjtën kohë shkeljen e qartë tëLigjit 10057/22.1.2009 (Marrëveshja midisKëshillit të Ministrave të Republikës së Shqipë-risë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi-përisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndër-sjella). Ligji, në nenin 23, paragrafi 2, thotë:“Shteti mund të marrë në përdorim një objekttë kultit vetëm për interesa madhore dhe vetëmpasi të ketë marrë paraprakisht pëlqimin eKishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”.Sigurisht nuk përbën “interes madhor” të bëshqesharak një prift orthodhoks shqiptar. As nuku mor paraprakisht “pëlqimi” i Kishës Ortho-dhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Për më shumë rikujtojmë se në po të njëjtinnen, paragrafi 1 thuhet se: “Objektet e kultit qëkanë statusin e monumentit të kulturës t’i kthe-hen në pronësi Kishës Orthodhokse Autoqefaletë Shqipërisë dhe do të mbrohen e trajtohen ngaligji për trashëgiminë kulturore”. Kanë kaluardy vjet nga hyrja në fuqi e ligjit dhe Ministria eKulturës, në vend të kthimit të këtyre vendevetë kultit, ua jep regjisorëve që synojnë minimine autoritetit të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë.Këtu duhet të theksojmë se ky film ua ka kaluarnë shumë aspekte edhe filmave më ekstremistë

propagandistikë kundër fesë që u bënë në pe-riudhën e sistemit ateist.

Në mbyllje, lutemi që Komiteti Shtetërorpër Kultet: a) t’ua bëjë të ditur protestën tonë or-ganeve shtetërore që mbështetën dhe financuankëtë film plot shpifje b) të kujdeset për shma-ngien e shtrembërimeve të tilla në të ardhmenc) të përkujdeset për zbatimin e Ligjit 10057/29.1.2009, për mbrojtjen e vendeve të shenjtatë kultit dhe për kthimin e tyre te Kisha Ortho-dhokse që i ka krijuar dhe së cilës i takojnë.

Në fund, është trishtues, dhe për imazhin evetë Shqipërisë, fakti që ky film është shfaqurtashmë në Festivalin e Sofjes dhe siç është bërëe ditur, regjisori synon ta prezantojë edhe në ve-nde të tjera evropiane. Për këtë arsye, do ta bëjmëtë njohur këtë protestë edhe në organizmat fe-tarë ndërkombëtarë, anëtare e të cilëve është dheKisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

E konsideruam se jemi të detyruar t’ju dër-gojmë këtë protestë, meqë fyerja sarkastike eklerikëve të një komuniteti tradicional fetar tëShqipërisë nuk përbën shprehje kulture që me-riton financimin nga fonde publike. Përkundrazi,filmi “Ballkan Bazar” fyen vendin dhe nxinikonën kulturore të shoqërisë shqiptare, madjenë një kohë kur Shqipëria ka si qëllim integrimine saj në Bashkimin Evropian.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Me urdhër të Sinodit të Shenjtë

Kryesekretari

Protopresviter Jani Trebicka

Filmi “Ballkan Bazar”cenon figurën e klerikut orthodhoks shqiptar

Komitetit Shtetëror për Kultet

Kisha jonë Orthodhokse me faqen e saj zyrtarepërpiqet të përcjellë mesazhin dhe informacionine saj edhe në internet.

Ajo i njeh vizitorët e saj me:- besimin e krishterë orthodhoks,- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave institucionale,- lajmet më të fundit,- arsimin, edukimin dhe shërbimin social ekulturor që ofron në shoqëri,- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe manastireve,- botimet kishtare etj.

Me www.orthodoxalbania.orgdo të gjeni në internet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në moment dhe kudo në të gjithë globin mewww.orthodoxalbania.org

Bashkëngjitur po ju dërgojmë:

1. Vendimin e Prokurorisë së Rrethit

Gjyqësor, Përmet.

2. Protestën e 145 klerikëve të Kishës

Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

3. Protestën e klerikëve të Mitropolisë së

Shenjtë të Gjirokastrës.

4. Deklaratën e besimtarëve të enorisë së

Fjetjes së Hyjlindëses, në Labovë të Kryqit.

(vijon nga faqja 3)

Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazhzanor, muzikor e filmik.

Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip,anglisht e greqisht.

- Si është e mundur të lejohet që me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe italianë të financohet një filmqë shpif kundër një komuniteti fetar dhe cenon harmoninë fetare me të cilën mburremi të gjithë -

Page 5: Gazeta e Qershorit 2011

5QERSHOR 2011 NGJALLJA

Apostujt ishin peshkatarë tëthjeshtë, (Mattheu doganier = tak-sambledhës), të gjithë ishin pa ar-sim dhe ndikim shoqëror, “të paar-simuar” (Vep. 4.13), ashtu siç i tho-shin me përbuzje. Vetëm bijtë eZebedeut ishin disi të pasur, kishinanijet e tyre dhe disa lidhje me prif-tërinjtë e Jerusalemit. Të gjithë ishinme origjinë nga Galilea, e cila ishtee varfër. Por të gjithë kishin interesfetar dhe besim të thellë te Perë-ndia dhe te traditat e tyre mesiani-ke. Ishin shokë dhe të afërm midistyre, të gjithë ishin të rinj, ashtu siMësuesi i tyre, mbasi puna të cilëniu caktoi kërkonte qëndresë të ma-dhe shpirtërore dhe trupore. Ështëkarakteristike që në rrethin e Tij mëtë ngushtë Zoti nga të dymbëdhje-tët kishte tre, Petron, Jakovin dheJoanin. Vetëm ata u gjendën në ras-tet më të veçanta, si në Metamor-fozë (Mark 5.37), në ngjalljen ebijës së Jairit (Mark 5.37) dhe nëlutjen me ankth të Zotit në Gjeth-simani (Mark 14.33).

Puna e të dymbëdhjetë Apostuj-ve ishte të vazhdonin ungjillëzimine njerëzve, të transmetonin Ungjillin“në gjithë botën” (Matth. 16.16).Kur Jisui i ftoi, u tha: “Ejani pas me-je dhe unë do t’ju bëj peshkatarë nje-rëzish” (Matth. 4.19). U thirrën tëvazhdonin punën e shpëtimit të gji-ndjes njerëzore nga mëkati. “Shko-ni”, u tha, “mësoni gjithë kombetduke i pagëzuar ato në emër të Atit,të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtëdhe duke i mësuar ata të ruajnëgjithë sa ju kam njoftuar” (Matth.28.19-20). Punën apostolike e përu-roi Petroja me fjalimin e tij ditën ePentikostisë. Nga Veprat e Apos-tujve mësojmë që “predikonin çdoditë” fjalën e Perëndisë në popull“me guxim”. Në emër të Jisuit tëngjallur shëronin të sëmurë. Qëllimtë tyre kishin shpalljen e së vërtetëssë Krishtit me pagëzimin, rritjen dhembështetjen e Kishës së Tij. Pra-ndaj kishin kundër priftërinjtë, tëcilët i kapnin dhe i çonin në sinedër

dhe i ndalonin të flisnin për Jisuin.Por ata përgjigjen “nuk është e mu-ndur të mos flasim për ato që pamëdhe dëgjuam” (Vep. 4.20) dhe mevendosmëri para tyre shpallën se“duhet t’i bindemi Perëndisë mëshumë se njerëzve” (Vep. 5.29). Kë-të vendosmëri e fituan pas zbritjessë Shpirtit të Shenjtë (Vep. 1.8).Ditën e Pentikostisë dymbëdhjetëNxënësit “u mbushën të gjithë meShpirtin e Shenjtë”, kështu “të zell-shëm në frymë” (Rom. 12.11) u bë-në predikues të flaktë të Fjalës hyj-nore, ndriçues të botës dhe u tregu-an dëshmitarë deri në fund të bo-tës” “duke mësuar dhe ungjillëzuarJisu Krishtin” (Vep. 1.8) dhe madje“në mundime më tepër, në burg mëtepër, në plagë më tepër” (II Kor.11.23). Më parë, kur jetonin meZotin shfaqën të meta personale.Kishin ide botërore për Mesian,treguan prirje për vendet e para,paraqitën frikë, besim të pakët ma-dje dhe mohim, dhe, për më tepër,njëri u bë tradhtar, edhe të gjithëpërveç Joanit në momentet e vë-shtira e të fundit të jetës së Zotit, ebraktisën të tronditur dhe të fri-kësuar. Por pas Pentikostisë u bënëtë njohur, u treguan shumë të zgju-ar dhe të fortë. Rrëzuan idhujt, ri-përtërinë zakonet, mësuan virtytete ungjillit të Krishtit dhe i dhanë tëgjitha për Krishtin, u bënë parare-ndës të Krishterimit dhe themeluestë Kishës së Krishtit.

Përktheu: Rozeta Baba

Dymbëdhjetë Apostujt“Dhe zgjodhi prej tyre dymbëdhjetë, të cilët i quajti Apostuj”

Në Dhiatën e Re quhen dhe “Apostuj të Shenjtë” (Ef. 3.5) dhe“Apostuj të Krishtit” (I Thes. 2.7) dhe “Apostuj të Kishave, lavdia eKrishtit” (II Kor. 8.23). Ungjillorët Matthe, Marko dhe Joanpërdorin termin Dymbëdhjetë, ndërsa Ungjillori Lluka dheApostull Pavli termin Apostuj.

PërlëshorjaO apostuj të shenjtë, lutjuni Zotit tonë Jisu Krisht t’u falë

shpirtrave tanë ndjesën e mëkateve. Amin.

Si do të mundim, pra, ta zbutim inatin dhe zemë-rimin tonë?

Po të hedhim një sy në mëkatet tona dhe po tëmendohemi se sa përgjegjësi të madhe kemi kun-drejt Perëndisë; po të marrim parasysh, se me ze-mërim nuk e dëmtojmë armikun, po veten tonë; potë sjellim ndër mend, se duke u zemëruar kënaqimdjallin; djallin, armikun tonë të madh, për hirin e tëcilit dhe për shkak të të cilit po i bëjmë keq vëllaittonë; pra, po t’i mendojmë këto, do të mundim tazbutim e ta zhdukim krejt zemërimin.

Nga vepra e Shën Joan Gojartit (Krisostomit)

Për zemëriminDëshiron, o vëlla, të jesh armik e hakmarrës?

Të jesh armik, por i djallit, e jo i vëllait tënd! Zoti naarmatosi me zemërim, që ta përdorim si shpatë eta ngulim jo në trupin e vëllezërve tanë, po në atëtë djallit...

Dhe shpatën e ngulim në trupin e djallit vetëmatëherë kur do të tregojmë dashuri e butësi kundrejtvëllezërve, kur do të sillemi në mes tonë me paqe eme urtësi. Le të shkojnë prapa diellit të hollat, lavdiadhe nderimet që na bëjnë bota; për mua vëllai ështëgjëja më e vlefshme se çdo gjë tjetër në këtë botë.

Page 6: Gazeta e Qershorit 2011

6 NGJALLJA QERSHOR 2011

Po ndodh një fenomen i pazakontë, një sulmgrabitjesh që nuk është parë më parë mbi kisha.Po grabiten vlera të rralla të besimtarëve dhetë kulturës. Nuk janë pak, por në harkun prejgjysmë viti kanë ndodhur 10 grabitje kishash,në Mitropolinë tonë. Policia nuk ka zbuluar dhendaluar asnjë autor. Shteti të ndërhyjë. Kështuka pohuar shqetësimin e tij për “GSH” atëKristaqi, klerik i Mitropolisë së Beratit, qëpërfshin Vlorën, Kaninën dhe gjithë Myzeqenë.Alarmi i tij bëhet më shqetësues, pasi theksonse “këto grabitje apo prapa tyre qëndrojnë trafi-kantët që i shesin objektet e grabitura për fitimejashtë vendit”. Ai shton se për çdo rast ështëbërë denoncimi në polici, por në asnjërin prejtyre nuk ka autorë para drejtësisë.

Sa grabitje janë bërë kohët e fundit nëkishat e Mitropolisë së Beratit, dhe sa ështëdëmi i shkaktuar?

- Vjedhjet në seri të muajve të fundit tregojnëpafuqinë e shtetit për të ruajtur këto institucionedhe objektet që ndodhen brenda tyre, por mekëto vjedhje, njëkohësisht vihet në pikëpyetjeedhe ekzistenca e këtyre institucioneve. Ne nëmënyrë të vazhdueshme dhe për çdo rast keminjoftuar policinë, e cila që në momentet e paraka treguar gatishmëri, por nuk kemi asnjë rasttë zbulimit të autorëve që kanë vjedhur nëvazhdimësi objektet e kultit dhe vlerat monetaretë kishave nën juridiksionin e Mitropolisë sëBeratit. Materialisht, dëmtohemi sepse largohennga kisha këto vlera dhe objektet e rëndësishme

Botuar në “Gazeta Shqiptare”, datë 14 qershor

Sulm mbi kisha, 10 vjedhje pa asnjë autor të ndaluarMitropolia: Disa u bastisën dy a tri herë

që marrin pjesë në adhurimin dhe në ftuarjen ebesimtarëve... por zhduken dhe vlera kulturore.

Cilat nga kishat e vjedhura kanë statusin“Monumente Kulture”?

- Janë kisha e Ungjillëzimit në Kozarë, kishae Shën Nikollës në Vanaj, kisha e Shën Gjergjitnë Libofshë, kisha e Shën Nikollës në Toshkëzdhe kisha e Shën Mëhillit në qytetin e Beratit.Meqenëse jemi te kishat “Monumente Kulture”,mendoj se shteti duhet të marrë rolin dhepërgjegjësinë e tij për t’i mbrojtur këto institu-cione, për më tepër që janë edhe vlera kulturore,siç është kisha e Shën Gjergjit, ku ikonostasime vlera të shkëlqyera është asgjësuar totalisht.

Kush mendoni se i kryen këto vjedhje?

- Mendoj se vjedhja e kambanave bëhet ngatrafikantët, të cilët mendojnë se kambanat kanënjë përqindje floriri brenda. Por vjedhësit mundtë kenë edhe qëllime të tjera, siç janë ato tëtrafikimit etj.

Mund të na bëni një përshkrim tëshkurtër të vlerave të grabitura?

Janë shumë. Ne kemi lista të sakta e denon-cimet përkatëse në polici. Ja, kisha e Vokopolësnë Urën Vajgurore është vjedhur tri herë, dukefilluar që më 6 dhjetor të 2011-ës, 10 janar dhe6 mars. Në kishën e Vokopolës janë vjedhurdisa ikona dhe vlera monetare. Janë shumë ...

Cili është apeli që doni të bëni?

- Policia, shteti të ndërhyjnë. Nuk është njëgrabitje apo dy, por së paku 10 të tilla në mëpak se gjysmë viti. Po zhduken vlera të rralla,gjë e cila nuk ndodh në asnjë vend.

Intervistoi: Abedin Kaja

RASTET E VJEDHJEVE7 prill 2011, në kishën e Shën Gjergjit në Libofshë të Fierit është vjedhur kambana e

kishës dhe disa pjesë të ikonostasit.

3 maj 2011, në kishën e Shën Nikollës në Vanaj të Libofshës është vjedhur kambana e

madhe e kishës.

10 maj 2011, në kishën e Shën Nikollës në Frakull të Fierit është vjedhur kambana.

13 maj, në kishën e Shën Nikollës në Lushnjë është vjedhur një kambanë, një ikonë e

vjetër dhe pjesë të ikonostasit.

20 maj, në kishën “Fjetja e Shën Marisë” në Rupaj të Lushnjës, është vjedhur kambana

e një ikone.

1 qershor, në kishën e Ungjillëzimit në Kozarë të Kuçovës është vjedhur një kambanë e

madhe me vlera historike, kulturore dhe teologjike.

3 qershor, në kishën e Shën Mëhillit në qytetin e Beratit, janë vjedhur lekët që ndodheshin

në arkë.

Zervat, Gjirokastër Vanaj, Libofshë

Page 7: Gazeta e Qershorit 2011

7QERSHOR 2011 NGJALLJA

Përvjetor i ringjalljes dhe i garancisë për të ardhmen

13 qershori, dita e të kremtes së Shpirtit të Shenjtë, për të diplo-muarit e rinj të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në ShënVlash të Durrësit, ishte më shumë se një ceremoni tradicionale fes-tive. Në këtë ditë kaq të veçantë, merrte pjesë Kryepiskopi Anastasbashkë me anëtarët e tjerë të Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i BeratitIgnati, ndihmësdekani i Akademisë, Episkop Nikolla, ProtopresviterJani Trebicka, si edhe klerikë të ardhur nga disa qytete të vendit,familjarë të të sapodiplomuarve, pedagogë dhe studentë, si dhe tëftuar të tjerë. Pas Liturgjisë Hyjnore, të gjithë të pranishmit u mblodhënnë sallën “Sion”, për të ndjekur programin e përgatitur.

Fjalën e hapjes e mbajti Hirësi Nikolla. Pas saj, u mbajt fjalimi istudentit më të mirë. Këtë vit ishte studentja Gabriela Dalipi, ngaGjirokastra, e cila dëshmoi si u bë anëtare e Kishës, bekimet që përfitoigjatë katër viteve të shkollës, si dhe gatishmërinë për të kontribuar nëvazhdimësi në vreshtin e Zotit.

Pastaj fjalën e mori Kryepiskopi Anastas, i cili ndau me studentëte diplomuar dhe të gjithë të pranishmit shumë mesazhe dhe përjetime:“Të falënderojmë Perëndinë, sepse Shpirti i Shenjtë brenda situataveshumë të vështira vazhdon të drejtojë Kishën tonë në rrugë të bekuara,me vetësakrifikimin e njerëzve të njohur e të panjohur. Shumë njerëzu gjendën jashtë besimit dhe Shpirti i Shenjtë i ka sjellë dhe orientuarnë Kishë. Ka me mijëra të rinj që presin të njohin të vërtetën dhe ju,duhet të bëheni mbartës të Shpirtit të Shenjtë për të vazhduar misionin.Nevojat në Shqipëri janë të shumta. Kisha e Shqipërisë nuk është e

Korriku i këtij viti, do shënojë një përvjetor shumë të veçantë. 20-vje-torin e ardhjes në Shqipëri të Eksarkut Patriarkal, Episkopit të Andrusës,Anastasit. Në fakt, ky vit ishte i gjithi një përvjetor, sepse ardhja eFortlumturisë së Tij përkoi me rihapjen e kishave pas persekutimit ateistdhe me rifitimin e lirisë së besimit, kur të gjithë shqiptarët kishin mundësipërsëri t’i luteshin pa frikë Perëndisë. Dhe farat e një besimi 2-mijëvjeçar,që kishin mbijetuar nën hirin qe kërkoi të digjte çdo gjë që kishte të bënteme Zotin e ngjallur, në tempujt dhe në zemrat e njerëzve, shpërthyen elulëzuan me një fuqi të paparë nën kujdesin e “kopshtarit” të rrallë dhetë njohur mbarëbotërisht, që me aq përkujdesje dhe dashuri na e dërgoiPatriarkana Ekumenike, si Kisha mëmë që na kishte dhënë Autoqefalinë.

Që kur erdhi Episkopi (i hirotonisur si i tillë më 1972), i ishte shfaqurpërpara një imazh apokaliptik i besimit: Pa kisha, pa objekte administra-tive, pa klerikë, me disa breza njerëzish të mbajtur me dhunë larg besimitdhe të edukuar që të mohonin Perëndinë. Shumëkush do të ishtedekurajuar, por jo veprimtari i dalluar apostullor i ditëve tona, që kishtekaluar më përpara vështirësitë e Afrikës dhe të Lëvizjes Ekumenikebotërore.

Ai e nisi punën pikërisht atje ku kishte ndalur, te formimi i klerit dheringritja e tempujve, për ta shtrirë gjithmonë e më tepër edhe në fushate tjera dhe sidomos në atë të ndihmës sociale.

Ishte pikërisht kjo këmbëngulje, përkushtim dhe aftësi e rrallë, e cila

bëri që besimtarët orthodhoksë të vlerësonin se ai ishte personi ipërshtatshëm për ta vazhduar veprën e saponisur. Ky vlerësim iu shprehPatriarkanës Ekumenike në mars 1992, nga një delegacion i gjerë zyrtarkleriko-laik i Kishës sonë, që bëri një vizitë pranë saj. Më pas, më 30maj 1992, Këshilli i Përgjithshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale tëShqipërisë i drejtohej me një kërkesë zyrtare në emër të besimtarëveorthodhoksë të Shqipërisë, Tërëshenjtërisë së Tij, Patriarkut EkumenikVartholomeut. Në të, pasi lavdërohej e vlerësohej lart puna e jashtë-zakonshme e Eksarkut, theksohej, se, që Kisha t’u përgjigjej nevojave tëshumta, që të shpejtohej riorganizimi i saj mbi baza kanonike, që tërikthehej e barabartë në gjirin e kishave motra, ishte nevoja që të ngrihejsa më shpejt një hierarki e aftë për të përballuar këto detyra. Ndaj, siKisha mëmë, që kishte dhënë Autoqefalinë, i takonte PatriarkanësEkumenike të përdorte të drejtat dhe detyrat e saj për plotësimin kanoniktë strukturave të Kishës sonë, duke nisur nga Kryepiskopi, ku vlerësohejse Prof. Dr. Anastasi ishte personi më i përshtatshëm për të marrë këtëdetyrë.

Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike, pasi shqyrtoi këtë kërkesë,duke pasur parasysh se nuk kishte mbetur i gjallë asnjë episkop meorigjinë shqiptare, duke marrë në konsideratë punën e shkëlqyer të ImzotAnastasit, vendosi më 24 qershor 1992 zgjedhjen e Tij Kryepiskop tëKishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

- 19 vjet më parë Fortlumturia e Tij Anastasi u zgjodh në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë -

vogël, jemi me mijëra, por duhet të jemi llambadhe të ndezura, jo tëfikura. Përpiquni të jeni të bashkuar, vetëm atëherë Shpirti i Shenjtë,është më i kapshëm dhe më i ndjeshëm në jetën tonë. Bekimet ePerëndisë të mos i mbajmë vetëm për vete, por t’i shpërndajmë edhete të tjerët, që t’iu japim më shumë dashuri. Duhet të kemi më shumëshpresë dhe optimizëm”.

Në fund të ceremonisë u shpërndanë diplomat.Isidor Koti

Manastiri i Ri i Shën Vlashit, Durrës

Diplomohenstudentët e Akademisë Teologjike

Page 8: Gazeta e Qershorit 2011

8 NGJALLJA QERSHOR 2011

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISËAKADEMIA TEOLOGJIKE “NGJALLJA E KRISHTIT”

Shën Vlash - Durrës

NjoftimNë datat 12 - 13 shtator 2011 zhvillohet konkursi për pranimin e

studentëve të rinj në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në

Shën Vlash. Pyetjet e konkursit janë rreth Dhiatës së Re dhe katër

vëllimeve Besimi Orthodhoks.

Kandidatët duhet:A. Të jenë të pagëzuar në Kishën Orthodhokse të paktën një vit

më parë.

B. Të jenë pjesëmarrës aktivë në kishën e zonës së tyre.

C. Të kenë mbaruar shkollën e mesme katërvjeçare.

D. Të kenë një rekomandim nga Episkopi i Dioqezës.

E. T’i nënshtrohen konkursit për pranimin.

Kandidatët duhet të paraqiten për konkurs në orën 10:00, të datës

12 shtator, ndërsa një javë para konkurrimit duhet të kenë dorëzuar

në sekretarinë e Akademisë dokumentet përkatëse:

1. Rekomandimi i Episkopit,

2. Kërkesa me shkrim e kandidatit,

3. Dëftesa e pjekurisë,

4. Certifikata personale,

5. Certifikata e pagëzimit,

6. Vërtetimi mjeko - ligjor,

7. Vërtetimi i prokurorisë së rrethit.

Për hollësi të mëtejshme, të interesuarit mund të kontaktojnë në

numrin e telefonit:

Sporteli: 0574 222 55 ose Sekretaria: 0574 223 97.ose në adresën e e-mailit [email protected]

5 fëmijë të gru-pit të katekizmit tëJubës u veshën mëKrishtin pas njëkatekizmi të gjatëqë kishin kryer ngapjesëtarë të Zyrëssë Katekizmit.

Thanasi, Gabri-eli, Nikola, Elena,Elefteria iu drejtuanpagëzimores së kishës së manastirittë Shën Vlashit, për të kryer Miste-rin e madh të Pagëzimit.

Këta fëmijë patën bekimin takryejnë këtë mister me episkopine Apollonisë, Hirësi Nikollën dheatë Gjerasimin. Gjithashtu merrninpjesë të gjithë fëmijët e grupit tëkatekizmit, prindër, të afërm dhekatekistë.

Pagëzime të reja

Gjimnazi “Kryqi i Nderuar”- zgjedhja juaj për të ardhmen

Gjimnazi “Kryqi i Nderuar” ka çelur dyert e tij qysh në shtatortë vitit 2007 dhe nën kujdesin e veçantë të Fortlumturisë së Tij,Kryepiskopit Anastas po ecën drejt mbi themele të forta.

Kjo shkollë e mesme zë një vend të rëndësishëm brenda sistemittë gjerë arsimor të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,që përfshin kopshtet, shkollat dhe Universitetin “Logos”, dukembuluar kështu gjithë hapësirën edukative për nxënësit dhe studentëtnë vendin tonë.

Qëllimet tona janë:• Krijimi i kushteve të përshtatshme që të gjithë nxënësit të arrijnënjë nivel të lartë kulturor dhe shkencor.• Edukimi i brezit të ri me karakter dhe moral të shëndetshëmorthodhoks.• Përgatitja e kuadrove të aftë dhe integrimi i tyre si anëtarë tëdenjë në shoqërinë evropiane.• Evidentimi dhe zhvillimi, brenda një fryme lirie, i nxënësve meprirje dhe talente të veçanta.

Ne ju ofrojmë:• Programe mësimore të mbështetura në planet, programet dhetekstet mësimore për arsimin parauniversitar të miratuara ngaMASh. Krahas këtij programi zhvillohen edhe lëndë të edukimittë krishterë.• Një staf pedagogjik të kualifikuar që e bazon punën e tij mbi me-todologjitë më bashkëkohore të mësimdhënies, duke garantuarkështu sukses.• Një bibliotekë të pasur me libra që mbështesin programetmësimore dhe formimin intelektualo-artistik të nxënësve.• Kushte bashkëkohore për një jetë të shëndetshme konviktore:dhoma fjetjeje, mensë dhe sallë studimi të pajisura me të gjithamjetet e nevojshme.• Aktivitete të larmishme për të qëndruar më pranë botës dhenevojave të të rinjve.

Çfarë kërkojmë prej jush?• Vetëm përkushtim për të rritur cilësinë e brezit të ri në formimine tyre intelektual.

NJOFTIM!Nëse jeni në mëdyshje për shkollimin

e fëmijëve tuaj, zgjedhja duhet të jetëgjimnazi “ Kryqi i Nderuar”, i cili ndodhetnë një kodër piktoreske në Sukth të Du-rrësit, buzë autostradës Tiranë-Durrës.

Të gjithë maturantët e parë të këtijgjimnazi, në vitin shkollor 2009-2010,fituan të drejtën e studimit në universitetet e vendit.

Regjistrimi kryhet para datës 19 gusht 2011 dhe në këtë institucionarsimor pranohen vetëm djem.

Kusht për regjistrimin tuaj është dëftesa e lirimit.Testimi zhvillohet në ambientet e shkollës më datë 19.08.11 ora 10:00.

Nr. kontakti: 05322080, cel 0682005524, 0692340205e-mail: [email protected]

Në fund të shërbesës, HirësiNikolla pasi iu uroi “Parajsë tëmbarë” të porsandriçuarve ndërtë tjera theksoi se: “Pagëzimi ësh-të vetëm fillimi i jetës së krishterëdhe ne duhet të punojmë çdo ditëpër shpëtimin tonë nëpërmjetlutjes, pendimit dhe pjesëmarrjesnë misteret e shenjta të Kishëssonë”.

Page 9: Gazeta e Qershorit 2011

9QERSHOR 2011 NGJALLJA

Në filmin e tij “Ballkan Pazar”,regjisori Edmond Budina pretendonse thotë një histori të vërtetë, kur nëqendër vendos një figurë kleriku,të cilën e denigron me një egërsi tëpaparë ndonjëherë më përpara. Aqi kujdesshëm tregohet për të moslënë asnjë keqkuptim, saqë edhe em-rin e priftit në film e kthen mbrapsht,për të mos i lënë askujt mundësinëqë të ngatërrohet se me kë e ka ka-pur regjisori dhe se kë person dëshi-ron të tallë, shpifë dhe përbaltë. Ma-dje “e vërteta” e tij shkon deri aty,sa të mos mjaftohet vetëm me aku-za për gjoja skandale zhvarrimesh,por edhe për insinuata të ulëta qëprekin integritetin moral të priftitdhe për turpin e realizuesve, edhe tëanëtarëve të tij të familjes, që për-bën sulmin më amoral që mund t’ibëhet një njeriu, kushdo qoftë ai.

Ky film tregon nxitimin e auto-rëve (është realizuar brenda rrethtri javësh) për t’i lënë historisë sëkinematografisë shqiptare ndoshtafilmin antifetar më të ndyrë që ësh-të realizuar ndonjëherë, madje vetëregjisori do të tregojë zellin e tij tëmadh, duke marrë përsipër edherealizimin e shëmtuar të figurës sëpriftit, duke u kthyer kështu në si-mbolin më unikal të një njeriu qënë thertoren e baltovinës që ka kri-juar të vrasë me duart e veta besu-eshmërinë e tij artistike dhe integri-tetin e vet njerëzor e profesional, du-ke marrë kështu edhe nga vetë ko-legët e tij, regjisorë të njohur, kritikatë ashpra për shitjen e lirë që i ka bë-rë vetes tek ata që e kanë blerë atë,skenarin e tij apo filmin e tij. Porajo që harruan autorët e filmit, bre-nda nxitimit të tyre pasionant, ishtefakti që duke i tejkaluar të gjithakufijtë e pranueshëm të goditjes,krijuan efektin e kundërt, duke i bë-rë shikuesit seriozë t’i kthejnë ku-rrizin filmit nga neveria që ai tëshkakton.

Po kush janë porositësit e këtijfilmi dhe çfarë qëllimi fshihet pastyre? Të paktën nga ajo që duketnga vetë deklarimet e regjisorit, filmii tij është sponsorizuar nga Mini-stritë e Kulturës të Shqipërisë dheItalisë dhe nga institucionet në va-

rësi të tyre janë krijuar të gjitha leh-tësitë e mundshme, deri edhe vëniennë dispozicion si shesh xhirimi tëkishës monument kulture të Labo-vës së Kryqit, duke treguar kështuse shteti jo vetëm që nuk e ruan vle-rën e saj unikale historike dhe kul-turore, por pa asnjë problem iadorëzon Budinës për ta përdhosurme skena të padenja për një vendtë shenjtë. Ndërsa ajo që nuk duketmbetet te fakti se kush ka mundurtë fshehë veten pas siglave zyrtaretë këtyre institucioneve shtetëroreqë kanë menduar të prodhojnë “kul-turë europiane” duke nxirë imazhine një kleriku orthodhoks dhe të tëafërmve të tij dhe duke prodhuarantireklamën më fantastike të njëvendi ku të drejtat fetare vazhdojnëe shkelen pa kurrfarë ngurrimi, kusakrilegjet nëpër kisha kryhen ditënpër diell dhe se njeriu këtu nuk gëzonas të paktën paprekshmërinë edinjitetit.

Një film që fyen gjithë komunitetin Orthodhoks

(vijon në faqen 10)

Lexoja përpara disa ditësh njëartikull të stërzgjatur të dikujt që,qahej për kulturën përmetare, “qëqenka në rrezik, meqë pallati ikulturës është kthyer në kishë”.Dhe befas m’u kujtua pallati i kul-turës i Kryeqytetit tonë 1-milio-nësh. Zyra, kafene, librari, një ish-televizor privat dhe asgjë tjetër. Aika reshtur së zhvilluari veprimtarikulturore që prej më shumë se njëdekade. Kështu ka ndodhur në tëgjitha qytetet e fshatrat e Shqipë-risë. Pallatet dhe shtëpitë e kultu-rës, qendrat e mënyrës komunisto-ateiste të të konceptuarit dhe tëbërjes së kulturës, në vitet e demo-kracisë kanë dalë prej kohe jashtëfunksionit, shërbejnë vetëm si salla,janë tjetërsuar apo janë mbyllur fare.

Vetëm Përmeti qenka ndryshe!Në qytetin që e nxjerr kryetarin ebashkisë vetëm me 2 mijë vota (sanjë komunë), ku janë larguar shu-mica e banorëve autoktonë, paskaende nevojë të madhe për një pallattë madh kulture si në kohën e mo-nizmit (sikur Kisha ndër shekuj tëmos ketë qenë qendër e fuqishmekulture, kujto p.sh. kodikët).

Të lind dyshimi se aty nuk kandodhur asnjë ndryshim në këta 20vjet apo se kisha shihet me të njëjtinsy si para dy dekadash.

Në të vërtetë, Përmeti ka ambi-ente të bollshme, madje të restauru-ara, për veprimtaritë kulturore që nukekzistojnë (kujtojmë ish-shtëpinë eoficerëve). Por problemi është se zo-tërinjtë që po qahen nëpër gazetae kishin dhënë pallatin e kulturës meqira për përfitime personale dhe dotë donin të vazhdonin në rrugën efitimeve të paligjshme, mundësi qëua preu ngritja e kishës.

Ndaj këtu nuk është përplasjamidis një “pallati kulture” dhe njëkishe, por midis ngritjes së një qe-ndre shumëfunksionale kishtare (metempull, kopsht, klinikë mjekësore,qendër rinore etj.) dhe një godine tëdhënë me qira për të plotësuar orek-set e individëve, me kafene, bilardo,zyra dhe veprimtari private etj.

Th. Dh.

Njerëz që rrojnëjashtë kohës

(vetëm kur flitet për KishënOrthodhokse)

Nuk mund të jemi aq naivë satë mendojmë se paratë janë dhënëbollshëm nga sponsorët, pa u njohurmë parë me subjektin e filmit dhese regjisori i filmit të ketë dalë paarsye nga rutina njëzetvjeçare siemigrant në Itali, kur ka pranuarnjë porosi të majme dhe joshëse, ecila i dha atij, vetëm me mbarimine punës shumën prej 600.000 eurosh,edhe këto para publike me prejar-dhje nga taksapaguesit shqiptarë,përshirë edhe ata shtetas orthodho-ksë që me pahir kanë paguar për tall-jen që u bëhet. Autorietet shtetëroredo të duhet të bëjnë një autokritikëdhe të hetojnë se si ka mundësi t’uketë shpëtuar një gafë e këtyre për-masave, ku është konsumuar ku-ndravajtje penale për shpifje dhefyerje kundër një personi konkretdhe real, e parashikuar edhe ngaKodi Penal shqiptar, me autor njëartist, i cili mburret nëpër intervista

Këto pamje tregojnë qartë pozicionin e kishës së Hyjlindësesnë qendër të qytetit të Përmetit dhe territorin që e rrethonte.

Page 10: Gazeta e Qershorit 2011

10 NGJALLJA QERSHOR 2011

se çdo gjë e ka bërë falë këtyre fi-nancimeve publike.

Nga ana tjetër do të donim tësqaronim lexuesin për arsyen sepse pikërisht është marrë si shënje-stër atë Vasil Thomollari, që nukështë as prifti i parë dhe as i fundit,që kur i është kërkuar, të ketë kryerdetyrën e tij në drejtimin e lutjeve tëpërshpirtjes për të rënët e besimitorthodhoks, të çfarëdolloj origjine.Kjo praktikë kishtare ndiqet në çdovend dhe kudo që një prifti do t’i kër-kohej, refuzimi do të përbënte shkel-je të detyrave të tij priftërore dhe ba-ritore. Po pse pikërisht do të zgjidhejprifti i Përmetit për t’u bërë shembulldhe pse mbi të do të binte furia e go-ditjes publike në media dhe kine-matografi? Emri i atë Vasilit ështëlakuar në media shumë vite përparaskandalit “të stisur” të Kosinës, përarsyen se ky prift, së bashku mekolegët e tij në Përmet, po kryesonrezistencën ligjore dhe paqësore tëbesimtarëve orthodhoksë që doninrikthimin në pronësi të tyre të kishës“Shën Maria e Pazarit” që u ishtekonfiskuar nga regjimi komunist nëvitin 1960. Kështu me rivendosjene demokracisë, komunitetit ortho-dhoks të Përmetit iu rindezën shpre-sat se me erën e re që po frynte të

Një film që fyen gjithë komunitetin Orthodhoks

mund të futeshin në shtëpinë që etë-rit e tyre kishin ndërtuar për nevojate tyre fetare. Kështu e nisën proce-durën ligjore me durim, duke ndje-kur hap pas hapi çdo hallkë të nevoj-shme që nga vendimi i Gjykatave tëPërmetit (nr. 1033, dt. 18.11. 1996)dhe e Apelit, Tiranë (nr. 521, dt.5.2.1997) e duke u njohur kështu pro-narë të ligjshëm të godinës dhe trua-llit me vendim të Komisionit të Kthi-mit të Pronave (nr. 634, dt. 26.5.1997)prona këto të cilat u regjistruan (pa-si iu pagua shtetit shuma prej751.264 lekësh që kompensonte in-vestimet e tij) në Regjistrat e Trans-kriptimeve të Hipotekës, Përmet mevendime nr. 5 dhe 6 të dt. 17.11.1997.

Këto vendime, megjithëse ki-shin marrë formë te prerë, arritëntë ekzekutoheshin pas vështirësivetë shumta, si pasojë edhe e rezis-tencës së qarqeve antiorthodhoksenë qendër e në periferi, të cilat nukdonin në asnjë mënyrë që të shi-konin të ngritur kishën në qendërtë Përmetit, aty ku ajo ndodhej his-torikisht. Pas qershorit të vitit 2000,kur besimtarëve iu dorëzuan nëprani të Përmbaruesit dhe të auto-riteteve bashkiake çelësat e godi-nës, filloi edhe ekzekutimi mediatikdhe publik i priftit që kishte guxuartë ngrihej kundër rrymës ateisto - ko-

A. C.

muniste që edhe pse nuk ishte mënë pushtet, prapëseprapë i kishte tështrira fijet kudo, edhe majtas edhedjathtas. Edhe pse prifti i kishës dhebesimtarët e tij nuk e pushtuan godi-nën, por e morën atë ligjërisht, sotshfaqen si okupatorë të asaj e cila iupërket me të drejtë si pronë legjiti-me e komunitetit orthodhoks.

Së fundmi, përsëri në disa me-dia të caktuara, siglat e të cilave gje-nden edhe ne radhët e atyre që spon-sorizuan dhe promovuan filmin an-tifetar ka rifilluar një fushatë antiki-shtare, ku në qendër ka ardhur sërishproblematika e kishës “Shën Mariae Pazarit”. Me akuza të shumta, tëcilat iu drejtohen udhëheqësve shpir-tërorë të orthodhoksëve në Përmetdhe kryesisht priftit të kishës, këtomedia kanë tradhtuar edhe njëhe-rë veten, kur edhe pse hiqen se nukkanë asgjë kundër orthodhoksëve,thirrjet e tyre për ripërdhosjen e ki-shës dhe rikonfiskimin e rishtetë-zimin e saj, për shkuljen e kryqevedhe flakjen e ikonave nuk lënë mëhapësira dyshimi për të kuptuar që-llimin e vërtetë që fshihet pas titra-ve dhe arsyen reale të denigrimit tëklerikut përmetar me qëllim impre-sionimin dhe stepjen e tij, për të ulurkështu forcën rezistuese të komu-nitetit orthodhoks atje. Por tentati-

(vijon nga faqja 9)

Edhe këtë vit, Manastiri i ShënJoan Vladimirit në Shijon të Elba-sanit, u mbush plot e përplot me be-simtarë të ardhur nga fshatra eqytete të ndryshme të Shqipërisë,por dhe nga Mali i Zi, si dhe njëgrup studentësh të teologjisë ngaSHBA.

Shërbesa e Agripnisë filloi nëmbrëmjen e datës 3 qershor, nëorën 2100 dhe vazhdoi gjatë gjithënatës, deri në agim të 4 qershorit.

Të nesërmen u zhvillua sërishLiturgjia Hyjnore. Shërbesat uzhvilluan nga një numër i madh kle-rikësh vendës e të huaj dhe u drej-tuan nga Hirësi Nikolla. Ato undoqën me besim e shpresëtari tëmadhe nga besimtarë të panumërtqë rrinin si brenda në kishën emanastirit, ashtu edhe jashtë saj.

Mbresëlënëse ishte litania e shenj-torit përreth kishës, më 4 qershor.

Gjatë gjithë ditës, besimtarëtiknin e vinin, duke u ndjerë më tëmbushur me dashurinë hyjnore.Panairin e nderuan me pjesëmarrjene tyre edhe politikanë, përfaqësues

të pushtetit lokal etj.E kremtja e bekuar e Shën Joan

Vladimirit kaloi e mbushur medritë e me shpresë dhe panairi umbyll me lutjet drejtuar Perëndisë,për më shumë paqe e dashuri.

Atë Stavri Çipi

Besimtarë të shumtë në kremtimin e Shën Joan Vladimirit

vat e herëpashershme nuk kanëdhënë rezultat dhe besimtarët janëmbledhur më fort rreth priftit tëtyre, në mbrojtje të kishës që duant’ua grabisin sërish dhe nuk do tëlargohen nga ai vend i shenjtë, kujanë lutur prej shekujsh.

Ka ardhur koha që problemittë gjatë kishtar në Përmet, që ështëkthyer në një ngërç të madh në ma-rrëdhëniet midis Bashkisë dhe ko-munitetit orthodhoks t’i jepet njëzgjidhje përfundimtare, në frymëne respektimit të së drejtës univer-sale për të ushtruar lirshëm bindjetfetare dhe të drejtës së pronës. Zgji-dhja nuk është më juridike, ajo nukvaret nëse zbatohen apo jo vendimete gjykatave, që të marra së bashkujanë aq shumë, aq të ngatërruaradhe kundërthënëse mes tyre, saqëka humbur kuptimi se çfarë ështëdrejtësi. Këtu nuk mund të prete-ndohet të quhen si të drejta prejkundërshtarëve të kishës, vetëmvendimet e gjykatave pas vitit 2000,të cilat në kundërshtim me parimete së drejtës rigjykuan një çështje tëmbyllur dhe të lihen mënjanë apo tëquhen të padrejta, vendimet e më-parshme që ia kthejnë pronën kishës.E drejtë nuk është vetëm ajo që mëpëlqen mua dhe që përshtatet medëshirën time, kjo është juridikishtdhe logjikisht e papranueshme, edhepse për orthodhoksët e Përmetit nge-let akoma e hapur rruga juridike edenoncimit të kësaj padrejtësie nëStrasburg, pranë Gjykatës Evropia-ne të të Drejtave të Njeriut, ku shu-më shtetas shqiptarë kanë gjetur tëdrejtën e tyre, e drejtë që në Shqi-përi u është refuzuar.

Zgjidhja tashmë mund dhe du-het të jetë sipas vullnetit të mirëpolitik të autoriteteve qendrore dhelokale, të cilat duhet të bashkëpunoj-në me një frymë mirëkuptimi me or-thodhoksët në Përmet, sepse mbyll-ja e këtij problemi është në interesine të gjithëve. Dhe aty ku ka dialogdhe marrëveshje, kryesisht zgjidhjetë pranueshme me konsensus mespalëve, vendimet e panumërta të gjy-katave, të cilat nuk e zgjidhën dotkonfliktin prej 20 vjetësh, do të jenëtashmë të panevojshme.

Page 11: Gazeta e Qershorit 2011

11QERSHOR 2011 NGJALLJA

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

E Diela e Etërve të Sinodit I Eku-menik mblodhi në Kishën e Ungji-llëzimit të Hyjlindëses Mari, në Ti-ranë, 90 të rinj nga Berati, Fieri, Ti-rana, Durrësi dhe Qendra Studen-tore e Kishës sonë në një takim di-tor rinor, organizuar nga Zyra Rino-re e Kryepiskopatës në bashkëpu-nim me Qendrën Studentore në Ti-ranë dhe Zyrën Rinore të Mitropo-lisë së Beratit.

Pas Liturgjisë Hyjnore, të rinjtëvazhduan programin dhe aktivitetete tyre në Qendrën “Thavor”, ku ubashkuan me grupin e studentëvetë ardhur nga Amerika, grup ky idrejtuar nga atë Luka Veronis, i cilika shërbyer në Kishën tonë për mëshumë se 10 vjet.

Pas drekës vijoi referati “T’iapërkushtojmë jetën tonë Krishtit”drejtuar nga vetë atë Luka. Ai e fi-lloi referatin e tij me historinë e njëdjali që kishte jetuar për shumë ko-hë i varur nga droga dhe gjithmonëi shoqëruar nga njerëz që e nxitninnë këtë rrugë. Pasi njohu besimin,Zoti filloi të transformonte jetën e tijdhe tashmë ai shërben si ndihmës gja-të shërbesave adhuruese në kishë.Përpjekja e tij vazhdon ende, dhe ailufton çdo ditë e më tepër që të ndje-kë porositë e Zotit e të jetojë gëzi-min e jetës me Të.

“Zoti zbulon të bukurën qëështë brenda çdo njeriu dhe natrajton me dinjitet. Edhe pse bëj-më gabime, mëkate dhe ligësi tëndryshme, dashuria e Tij e trans-

Takim i të rinjve të Kishës sonëme studentë e vizitorë të ardhur nga Amerika

formon jetën tonë. Jeta me Zotinështë udhëtim i pafund, i cili kër-kon prej nesh përpjekje dhe disi-plinë të vazhdueshme. Nuk duhettë qëndrojmë në vend, por duhettë rritemi çdo ditë e më tepër mëZotin”.

Atë Luka e mbylli bisedën e tij,duke u shpjeguar të gjithë të rinjvepjesëmarrës 10 hapa konkretë qëna ndihmojnë në udhëtimin tonëdrejt Zotit:

1. Përqendrohu në gjërat theme-lore: Bëje lutjen, agjërimin dhe lëmo-shën pjesë të rregullt të jetës sate.

2. Studio dhe rrit vazhdimisht njo-huritë e tua për besimin.

3. Gjej shoqëri të krishterë, qëdo të të mbështesë në besimin tënd.

4. Merr pjesë në jetën e Miste-reve të Kishës - kryesisht në Kungi-min dhe Rrëfimin e Shenjtë.

5. Shërbeju përditë të tjerëve.6. Tregoju të tjerëve për besimin

tënd.7. Ruaje dhe mbroje zemrën

dhe mendjen tënde.

8. Mëso nga çdo sfidë dhe vë-shtirësi e jetës.

9. Kujto gjithmonë gjënë më tërëndësishme në jetë.

10. Asnjëherë mos u kënaq mearritjet e jetës sate shpirtërore, porkërko ripërtëritje të vazhdueshme.

Programi vazhdoi me takimin nëgrupe të vogla, të cilët u drejtuannga të rinjtë tanë në bashkëpunimme studentët nga Amerika. Të rinj-të diskutuan se si po ecin në jetënshpirtërore dhe si do t’i praktikojnë10 hapat e lartpërmendur në jetëntonë të përditshme. Gjithashtu, tërinjtë ndanë me njeri-tjetrin edhevështirësitë që hasin në ambientetku jetojnë, shkollë, familje etj., tëcilët nuk i mbështetin në jetën ekrishterë.

Lutja e Tipikosë mbylli këtë ta-kim rinor, i cili shërbeu si frymëzimdhe ripërtëritje për të gjithë të rinjtëpjesëmarrës. Ashtu si psalmistiedhe ne përjetuam vargun “sa mirëkur bijtë banojnë bashkë”.

Ana Baba

Të martën, më 10 maj në QendrënStudentore të Kishës Orthodhokseu zhvillua nga Kryqi i Kuq Shqiptartrajnimi me temë, “Ndihma e parë”.

Në të morën pjesë anëtarë të stafittë Zyrës së Fëmijëve dhe studentëtë Qendrës Studentore. Trajnimi uu organizua në kuadër të nevojave

të ndryshme që dalin gjatë zhvillimittë aktiviteteve me fëmijë dhe të rinj.

Të pranishmit u pajisën me njëmanual përkatës të përgatitur ngaKryqi i Kuq, i cili mbështetej në udhë-zimet e reja të Këshillit Evropian përshpëtimin e jetës, për ndihmën eparë jetësore.

Pasditen e po asaj dite studentëtpatën bekimin të kenë te Qendra etyre Studentore atë Jani Trebickën.Ai u foli studentëve për disa ngjarjetë jetuara në vitet e para të rihapjessë Kishës dhe lirisë së besimit.

Aktivitete në Qendrën Studentore

Të rinjtë nuk janëvetëm e ardhmja,

por edhe e tashmja

Në këto ditë të bukura pranve-re, në datat 10-11 prill të rinj ortho-dhoksë nga zona të ndryshme tëElbasanit u mblodhën në Manastirine hirshëm të Shën Joan Vladimiritpër të mësuar dhe për të punuarnjëkohësisht artikuj të ndryshëm ki-shtarë. Ky aktivitet drejtohej ngakatekistë të cilët takohen çdo javëme këta të rinj në zonat e tyre për-katëse duke bërë mësime kateki-zmi. Në këtë aktivitet dyditor morënpjesë të rinj nga Gjinari, Shtërmeni,Cërriku, Tirana, Gramshi, Elbasanidhe Shën Joan Vladimiri etj.

Programi u fokusua në mësimine punimeve të ndryshme kishtare si:komboskinë, kryqe dhe ikona mezbukurime.

Megjithëse fokusi i këtij aktivi-teti ishin punimet e dorës, nuk mu-nguan edhe aktivitetet shpirtërore.Në mbrëmje u krye Shërbesa eMbrëmësores dhe më pas për tëgjithë të pranishmit u dha një filmdokumentar me temë shpirtërore.

Të dielën në mëngjes, të rinjtëmorën pjesë në Liturgjinë Hyjnoreqë kryhej në kishën e Shën JoanVladimirit nga atë Stavri Çipi, ditëqë përkiste me javën e pestë tëKreshmëve të Mëdha ku kremto-hej Maria e Egjiptit.

R. Pelushi, E. Shqau

Page 12: Gazeta e Qershorit 2011

12 NGJALLJA QERSHOR 2011

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisëdhe 145 klerikët e saj, në këto vite të Ringjalljessë madhe të Orthodhoksisë, janë bërë shpesh pree sulmeve, shpifjeve dhe denigrimeve pa prece-dent nga disa media të shkruara apo vizive: sul-me e shpifje të cilat gjithmonë kanë pasur një li-një të qartë antiorthodhokse.

Kohët e fundit u përsërit e njëjta histori anti-orthodhokse, por tani në një formë akoma mëfyese, duke realizuar një film, i cili nëpërmjetsarkazmës, poshtërimit dhe denigrimit të imazhittë klerikëve orthodhoksë shqiptarë dhe të famil-jeve të tyre, tregon qartë se realizuesit dhe spon-sorizuesit e tij janë motivuar qëllimisht kundërKishës Orthodhokse.

Kjo gjë na rikujton se akoma edhe sot në njëpjesë të njerëzve ekziston urrejtja dhe dashake-qësia kundër komunitetit të krishterë orthodhoksdhe po vazhdon e njëjta propagandë, të cilën dota kishin zili edhe komisarët më të zellshëm të ko-munizmit. Ata nuk duhen të harrojnë se kanë qenëpikërisht këta klerikë, të cilët kanë krijuar ikonate famshme dhe kanë shkruar kodikët e mrekullue-shëm (nga të paktat gjëra me të cilat mburret e gji-thë Shqipëria), duke dhënë kështu një kontributtë pashembullt në historinë, kulturën, arsimin dheshkrimin shqip. Duke fyer, tallur dhe shpifur kundërklerikëve orthodhoksë, ata fyejnë kulturën shqip-tare të gjithë komunitetin orthodhoks.

Një fyerje dhe një provokacion i tillë kundërnjë komuniteti mund të marrë përpjesëtime tëgjëra dhe pasoja të paparashikueshme. Kjo nuk

Protestëe klerikëve të Kishës

Orthodhokse Autoqefale

të Shqipërisë

Mbaroi restaurimi i kishës së Shën e Premtes në Çetë, Kavajë

shërben në ruajtjen e harmonisë dhe tolerancës ndër-fetare, për të cilën ne mburremi. Ndërsa përpiqe-mi të ndërtojmë ura mirëkuptimi dhe bashkëpu-nimi ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare,si brenda ashtu edhe jashtë vendit, propaganda tëtilla fyese dhe përçarëse nuk i shërbejnë askujt.

Ne 145 klerikët orthodhoksë, ashtu si edhetë gjithë besimtarët orthodhoksë të Shqipërisë,e shohim këtë si një sulm që i bëhet klerit dheKishës sonë dhe, duke u ndjerë të fyer, protestoj-më fort kundër kësaj fushate dashakeqe, fyese dhepërçarëse që bëhet nga njerëz të papërgjegjshëmdhe nga grupime antiorthodhokse. Këtë prote-stë e ndiejmë edhe si një obligim moral ndaj paraar-dhësve tanë, të cilët me aq mund e sakrifica e ruaj-tën besimin dhe moralin orthodhoks.

Në emër të Komunitetit Orthodhoks i bëjmëthirrje të gjithë opinionit të shëndoshë mbarë-kombëtar, që të solidarizohet me protestën tonë përt’i dhënë fund kësaj propagande antiortho-dhokse, e cila nuk i shërben interesave të qyteta-rëve të Shqipërisë.

Në emër të 145 klerikëve të Kishës

Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,

të qyteteve dhe fshatrave

1. Atë Aleksandër Petani Shkodër2. Atë Jovan Koroveshi Tiranë3. Atë Spiro Tola Durrës4. Atë Petro Thanasi Kavajë5. Atë Stavri Çipi Elbasan6. Atë Petraq Simsia Berat7. Atë Kristaq Subashi Ura Vajgurore8. Atë Kostandin Prifti Vlorë9. Atë Tertio Gjoka Lushnjë10. Atë Ilia Bita Fier11. Atë Ilia Kotnani Korçë12. Atë Todi Jovani Pogradec13. Atë Vasil Skordileva Bilisht14. Atë Anesti Dhimitri Ersekë15. Atë Joani Mërkuri Gjirokastër16. Atë Athanas Qerimi Përmet17. Atë Efthim Bixhili Himarë18. Atë Pandeli Mitru Sarandë

Përfundon restaurimin kisha e Shën ePremtes në fshatin Çetë, Kavajë. Kjo kishëme vlera të rëndësishme për trashëgiminëtonë kulturore iu nënshtrua për gati 4 muaj

me radhë një restaurimi intensiv, i cili kryesishtu përqendrua në konsolidimin e mureve tëkishës, duke bërë injektime, qepje, përforcimedhe zëvendësime të pjesëve të dëmtuara. U ribë

çatia, e cila ishte dëmtuar në vazhdimësi ngakoha, por edhe nga zjarri i rënë vitin e kaluar.U zëvendësuan të gjitha tirandat prej hekuritë ndryshkur të cilat nuk kryenin funksionin etyre, me tiranda të reja inoksi dhe me muftashtrënguese, të cilat mundësojnë shtrëngiminose lirimin e të gjithë strukturës për ta ruajturatë në vazhdimësi nga dëmtimet. Problemete lagështisë që kishte ky objekt, u zgjidhënduke bërë përfundimisht drenazhimin nëthemelet e kishës nga jashtë dhe të shoqëruarame kuneta për mbledhjen e ujit të shiut që vij-në nga çatia të cilat shkarkohen në disa gropatë mëdha të përgatitura me çakëll për të filtruarujërat e mbledhura. E rëndësishme është edheringritja e hajatit të prishur në vitet 80-të nëmënyrë të pashpjegueshme nga institucionete atëhershme.

Para restaurimit Pas restaurimit