16
E ENJTE 22 PRILL 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 14 (28) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Kur në fillim të vitit 2007 u publikua Plani i Ahtisaarit, në histerinë e përgjithshme shoqërore e politike që e kishte kapluar Kosovën, ne pak vet që e kundërshtuam këtë Plan, përveç se u shpallëm... Krijohet Sindikata e Taksistëve Kosova irracionale e Maliqit 02 intervista Rrëmeti i sheshit Skënderbej, që i ngjan aq shumë sherrit të dikurshëm mbi Zogun e Zi kuptohet lehtë që s’është veç farsa e radhës, për ta tërhequr vëmendjen nga problemet reale të qytetit... Frëngjtë, belgët dhe Tirana që dua 03 sociale “Në kushtet e Shqipërisë, në këto momente, nuk mendojmë se ka vend për përçarje dogmatike apo sektariste të majtës që po krijohet nga e para”... Shqipëri, koha e duhur për të majtën 04 intervista Në variantin e tij të parë, ky shkrim titullohej « Metafizikë e Vetvehtes ». Ai erdhi fill pas botimit të « Historia e Tjetrit » të I. Kadaresë dhe në ngut e sipër, as furra e mendimit nuk e mirëpoqi, as edhe tharmi kadarejan nuk arriti të sjellë... Tjetri 12 arte 07 kosovë Aleatët e vetëm të vërtetë të muslimanëve jane ata që duke e përkrahur idealin e lirisë së të shprehurit, ribotuan karikaturat” Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! KONTRIBUTORE | Agon Hamza, Andi Kananaj, Arber Shtembari, Arber Zaimi, Arlinda Guma, Artan Pine, Artan Sadiku, Blendi Salaj, Ermira Danaj, Gjergji Xexo, Krenar Zejno, Leart Kola, Shkelqim Cela PERKTHIME | Slavoj Zizek GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE Intervistë ekskluzive me drejtuesin e sindikatës së taksistëve, z. Gëzim Bardhi Socialistët kalojnë Djathtas RAMA VENDOS

Gazeta Nr. 28

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

Citation preview

Page 1: Gazeta Nr. 28

E ENJTE 22 prill 2010 - ViTi 2 i BOTiMiT - Nr 14 (28) - ÇMiMi 20 lEkë

E MErkUrE 15 SHTATOr - GAZETE E pErJAVSHME E pAVArUr - ViTi 1 i BOTiMiT - Nr 1 (1)

Kur në fillim të vitit 2007 u publikua Plani i Ahtisaarit, në histerinë e përgjithshme shoqërore e politike që e kishte kapluar Kosovën, ne pak vet që e kundërshtuam këtë Plan, përveç se u shpallëm...

Krijohet Sindikata e Taksistëve

Kosova irracionale e Maliqit

02intervista

Rrëmeti i sheshit Skënderbej, që i ngjan aq shumë sherrit të dikurshëm mbi Zogun e Zi kuptohet lehtë që s’është veç farsa e radhës, për ta tërhequr vëmendjen nga problemet reale të qytetit...

Frëngjtë, belgët dhe Tirana që dua

03sociale

“Në kushtet e Shqipërisë, në këto momente, nuk mendojmë se ka vend për përçarje dogmatike apo sektariste të të majtës që po krijohet nga e para”...

Shqipëri, koha e duhur për të majtën

04intervista

Në variantin e tij të parë, ky shkrim titullohej « Metafizikë e Vetvehtes ». Ai erdhi fill pas botimit të « Historia e Tjetrit » të I. Kadaresë dhe në ngut e sipër, as furra e mendimit nuk e mirëpoqi, as edhe tharmi kadarejan nuk arriti të sjellë...

Tjetri12arte

07kosovë

“Aleatët e vetëm të vërtetë të muslimanëve jane ata që duke e përkrahur idealin e lirisë së të shprehurit, ribotuan karikaturat”

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

kontributore | Agon Hamza, Andi kananaj, Arber Shtembari, Arber Zaimi, Arlinda Guma, Artan Pine, Artan Sadiku, blendi Salaj, ermira Danaj, Gjergji Xexo, krenar Zejno, Leart kola, Shkelqim Cela PerktHime | Slavoj Zizek

GAZETE E pErJAVSHME - BOTUAr NGA iNSTiTUTi “ANTONiO GrAMSHi”, TirANE

Intervistë ekskluzive me drejtuesin e sindikatës së taksistëve, z. Gëzim Bardhi

Socialistët kalojnë DjathtasrAmA VenDoS

Page 2: Gazeta Nr. 28

e enjte 22 | Prill 2010 | 2

(Vijon në faqe 10-11)

Kur letërsia piqet me filozofinë

Tjetri

Në datën 15 prill ju keni forma-lizuar Sindikatën e Taksistëve. Pse ndërtuat një sindikatë dhe nuk ade-ruat tek një sindikatë aktuale?

Sindikalizmi në Shqipëri ka vdekur. Motivi i vdekjes së tij është pikërisht tek të ashtuquajturit sindikalistë që janë të emëruar nga pushteti. Nuk kanë dalë nga gjiri i puntorëve. Nuk i dinë problemet dhe hallet e atyre që përfaqësojnë. Sindikatat e sotme janë një inerci e sistemit të kaluar. Më ndryshimin që tani ato përdorin dhe pronat e krijuara nga puna e brezave të klasës punëtore. Duke parë situatën vendosëm që të organizohemi për të krijuar sindikatën tonë. Kjo sindikatë do të mbrojë me të vërtete interesat taksistëve. Kjo sindikatë nuk do të shesë pronat e askujt, sepse kjo sin-dikatë nuk ka prona. Kjo sindikate do të merret eksluzivisht me të drejtat e taksisteve, sepse kjo sindikatë buron nga taksistët, e nga padrejtesite qe i është bërë këtij grupi nga gjithë qe-veritë që gjatë këtyre 20 viteve janë ndërruar në Shqipëri.

Si do të jetë e organizuar Sindika-ta e taksistëve?

Kjo sindikatë do të ketë shtrirje në të gjithë Shqipërinë, që në ditët e para të krijimit të Sindikatës së taksistëve, nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, tak-sistët për çdo ditë që kalon po bash-kohen masivisht me Sindikatën. Për herë të parë në Shqipëri po krijohet një sindikatë që nuk është emëruar nga lart, e me “lart” nënkuptohet po-litika, por është krijuar nga “poshtë” dhe me poshtë nënkuptojmë taksistët, punëtoret të cilët gjatë gjithë këtyre viteve nuk janë ndjerë të mbrojtur nga asnjë institucion shtetëror. Sindikata siç thamë dhe më lart, është e për-hapur në të gjithë Shqipërinë. Shumë aktivë janë treguar taksistët e Korçës me përfaqësues Ilia dhe Astriti, po ashtu Besimi në Vlorë, Bujari në Patos, Zijai dhe Meti në Durrës. Gjithashtu aktivë që në ditët e para kanë qenë taksistët e Elbasanit. Pas mbledhjeve të sukseshme që patëm në asamble, përfaqësuesit e lartpërmendur janë në postet e të zgjedhurve si drejtues dhe përfaqësues të taksistëve nëpër rrethe, këta janë zgjedhur nga vetë taksistët si përfaqësues të interesave të tyrë. Kjo bëri që Sindikata që në di-tët e para të krijimit të tregojë forcën e vet.

Cilat janë problemet që do të për-piqet që të zgjidhë kjo Sindikatë?

Qëllimi i parë i Sindikatës është mbrojtja e taksistëve të liçensuar nga ata që janë të paliçensuar, pra lufta ndaj informalitetit i cili po falimen-ton biznesin tonë, e tjetra që është në qëllimet tona më kryesore, është

Gjergji Xexo

Në variantin e tij të parë, ky shkrim titullohej « Metafizikë e Vetvehtes ». Ai erdhi fill pas botimit të « Historia e Tjetrit » të I. Kadaresë dhe në ngut e sipër, as furra e mendimit nuk e mirëpoqi, as edhe tharmi kadarejan nuk arriti të sjellë brumin e ideve aq sa duhej. Për fat - dhe në dallim nga buka toçe që përfundon ushqim për derrat, një shkrim ndonëse i paarrirë, mund të shërbejë si lëndë për të tjera shkrime – si nxitje për të tjera lexime. Tashmë është lexuesi që gjykon mbi të.

* * *Cila është fytyra e « Tjetrit » ? Ja

edhe pyetja që ngacmon shkrimtarin e shquar Kadare dhe ve në lëvizje pe-

nën e tij tek « Historia e tjetrit ». « Tjetri » primitiv që çfaqet në hyrje të shpe-llës ; « Tjetri » si fantazëm mesjetare që bredh natën në muret e kështje-llës së mbretit danez, drama e të cilit intrigon spektatorët e « Globusit » të Londrës ; « Tjetri » historik që ngjyros epopetë, që jetëson ngjarjet ; « Tjetri » nacionalist që drithëron gjakun dhe ushqen doktrinën, së fundi « Tjetri » komunist që frymëzon masën e ver-bër proletare masakruese e borgjezi-së. « Tjetri » kadarejan.

Ku është « vehtja » në këtë ske-

më? Pasi edhe filozofi më i rëndomtë është në gjendje të thotë se « tjetri » egziston vetëm përkundrejt dhe në lidhje me « vehten » : si vetëkundrim i saj - « vetvetja », si përzgjatim i saj - « tjetërqënia », si dyzim i saj - « alter ego », si projektim i saj mbi botën - « stereotipi », si tjetërsim i saj - « tjetri ». Nga ana tjetër, « vehtja » afirmohet, përcaktohet – bile edhe përmaso-het - vetëm përkundrejt « tjetrit ». Ja pra edhe dialektika përbërëse e çdo gjallese identitare, e sejcilit prej plu-ralizmave.

Dy nga figurat më të gjalla të shkri-mit të I. Kadaresë janë gjeneza e « Tje-trit » - mishërimi njerëzor që i çfaqet njeriut primitiv, si dhe transcendimi eterik i tij – fantazma hamletiane që shëndrron dramën njerëzore në tra-gjedi jashtëkohore. Në dy kohë dhe katër lëvizje, shkrimi mjeshtëror ri-tmon mendimin dhe fton lexuesin t’i nënështrohet logjikës së mëposhtme :

- Imazhi i « tjetrit » është po aq i las-htë sa edhe vetë njerëzimi...

intervistë me Gëzim bardhin

Krijohet Sindikata e TaksistëveDrejtuesi i saj flet për GAZETA

anullimi i vendimit të Ministrit të tran-sporteve të dates 4 Mars 2009. I cili në mënyrë të njëanshme pa pyetur grupet e interesit bëri liberalizimin total të liçensave të shërbimit taksi, pa pyetur grupin e interesit dhe në kundërshtim me standartet europi-ane që përcaktojnë një taksi për një mijë banorë. Me paturpësinë më të madhe na u tha që është vendim po-litik, në kurriz të biznesit tonë dhe në kurriz të qytetarëve. Më këtë ligj që ka bërë ministri, na ka trasformuar në lypsarë, sepse ne do të kemi vështi-rësi të nxjerrim dhe bukën e gojës, sepse këto liçensime bëhen pa asnjë lloj studimi e në kurriz të atyre që prej vitesh kanë paguar taksa, në favor të atyre që s’kanë paguar asnjëherë

taksa publike. Në terma ekonomikë përgjysmohet përfitimi i taksistëve, që dhe në këto kushte është në nivel shumë të ulët. Ne kemi një qeveri që deklaron mbrojtjen e biznesit, po ku dhe si po mbrohet ky biznes?

Raporti i taksisteve me politiken si eshte?

Ne kemi tentuar vazhdimisht të ndërtojmë një komunikim konstruktiv me institucionet e shtetit. Duke qenë se ne si biznes kemi qenë gjithmonë shumë korrektë me zbatimin e ligjit e pagesën e taksave. Për fat të keq gjatë gjithë kësaj kohe shteti ka qenë shumë indiferent me biznesin e vogël në përgjithësi e me biznesin tonë në veçanti, ku shpesh herë takimet që

kemi kërkuar dhe kemi zhvilluar me funksionarët e shtetit, nuk kanë qenë asnjëherë të frytshme. Ne jemi pro ligjit dhe institucioneve shtetërore, e ajo që pretendojmë është që dhe vete shteti të jetë serioz me zbatimin e ligjit dhe institucionet që vete kanë krijuar. Ky seriozitet ka munguar nga një pjesë e policisë së shtetit, të cilët jo vetëm s’na kanë dalë krah në disa raste, por dhe shfrytëzojnë postin duke përdorur makina private si tak-si. Për këtë problem ne kemi folur me drejtorinë e policisë, por deri tani nuk ka pasur rezultate të prekshme, dhe situata jonë në rrugët e qytetit për-herë e më shumë bëhet e vështirë. Në veçanti sjellja e Ministrit te Transportit lë shumë për të dëshiruar, sepse ai jo

vetem që nuk ka bërë asgjë për tak-sistët, por as nuk ka begenisur të na takojë për të dëgjuar kërkesat tona, ne jemi shumë të indinjuar me sjelljen e këtij funksionari që në fund të çdo muaji merr rrogën, që paguhet nga taksat e taksisteve që ai as nuk de-njon t’i takojë. Ku është sovrani këtu? Për këtë arsye sindikata është krijuar që të dërgojë zërin e taksisteve në in-stitucionet me të larta, që funksionarët të dëgjojnë zërin e taksistëve e jo zërin e atyre “sindikalistëve” që politika i emëron dhe i drejton. Në fund të kësaj interviste i përshëndes gjithë taksistët për mbështetjen e kësaj iniciative dhe i ftoj që të regjistrohen në mënyrë ma-sive në sindikatë, si e vetmja formë për të arritur objektivat tona dhe drejtësinë.

Page 3: Gazeta Nr. 28

3e enjte 22 | Prill 2010 | 3Arbër Zaimi

Rrëmeti i sheshit Skënderbej, që i ngjan aq shumë sherrit të dikur-shëm mbi Zogun e Zi kuptohet lehtë që s’është veç farsa e radhës, për ta tërhequr vëmendjen nga problemet reale të qytetit, e për të përfituar sa më shumë mbështetje në hyrje të kë-saj periudhe paraelektorale. Fokusi i debatit nuk është dhe aq te ambien-ti, te hapësira publike, te rregullimi e urbanizimi i qytetit, por tek krijimi i hapësirës për qiellgërvishtës të rinj, ndërtimi i të cilëve do të mbushte xhepat e biznesmenëve pranë parti-ve, e do të bënte të mundur financi-min e fushatave, që sa më të shtrenjta bëhen, aq më idiot e kanë mesazhin që përcjellin.

Megjithatë, në rastin në fjalë, po-litikanët kujdesen të duken si të shqetësuar për Tiranën, për kryeqyte-tin tonë të dashur dhe të urryer njëhe-razi, për këtë burim të madh pushteti, fondesh dhe votash për të cilin do të garojnë brenda më pak se një viti. To-llovia e ngritur rrotull sheshit, fondet e marra dy vjet më parë, justifikimet për vonesën, demek mungojnë lejet nga institucione të tjera, gjoba e Fatmir Mediut, deklaratat gjysëm korrekte të Bojaxhiut, gjithë ky lëmsh tregon për mungesën e mirëkuptimit dhe të mirëdashjes, si nga ana e Ramës, që edhe një herë tregon oportunizmin e vet politik, ashtu edhe nga ana e Be-rishës, që kur flitet për oportunizëm është në shtëpi të vet. Për të dalë sipër zhurmës, e për t’u informuar apo për të ndërtuar një ide më të qartë për atë çka ndodh në të vërtetë natyrisht që fika televizorin, dhe vendosa të lexoj e të pyes urbanistë e arkitektë, duke u kujdesur që të përzgjedh prej miqve të mi ata që nuk kanë interesa të drej-tpërdrejta a të tërthorta në ndërtimin e kullave, apo në fitoren e njërës apo tjetrës palë.

Natyrisht që opsionet për Tiranën janë shumë, dhe pse duhet theksuar që çdo dite që kalon i zvogëlon këto alternativa. Këto opsione të zhvillimit dhe të menaxhimit urban do të duhet të paraqiteshin në programet elekto-rale te partive që garojnë për bash-kinë, por tashmë i zhgënjyer nga af-tësitë dhe nga vullneti i garuesve, unë mendoj që e kam më të thjeshtë të kërkoj, se sa të pres për premtime që nuk ka gjasa as të formulohen. Çfarë do të kërkoja unë për Tiranën?

Sipas disa teorive të zhvillimit ur-ban, siç janë ato të Principeve të Ur-banizmit Inteligjent, apo ato të Neour-banizmit hapësirat që i duhen ofruar qytetarit janë të disa llojeve, të gjitha jetike dhe të lidhura ngushtë me mi-rëqenien në qytet.

Si fillim, qytetarit i duhet krijuar hapësira për vetmi. Nën stresin e për-ditshëm, nën frenezinë e deadlines-ve, mes ankthit të pamjaftueshmërisë ekonomike, qytetari i Tiranës e ka nevojë primare për qetësim psikolo-gjik një shëtitje në një park, a në një kopsht të madh, ku të mund të rrijë

Tirana ka nevojë për një plan urban të fokusuar te qytetari, e jo te biznesmeni i ndërtimeve

Frëngjtë, belgët dhe tirana që dua

vetëm, të meditojë, të qetësohet dhe të mbushet me frymë. Për fat të keq Tirana të tillë hapësirë ofron vetëm te Parku i Liqenit Artificial, një park ek-straurban, që ndodhet jashtë qytetit. Dikur kanë qenë dhe kodrat rrotull Tiranës, që në vend që të shpalleshin parqe, u lanë në dorë të babëzisë së kryetarëve të komunave që mbollën aty mbretëritë e veta mbytëse, ngje-shur me pallate, me supermarkete, me shkolla private, me kazino e me barraka. Gjithsesi, me ose pa mi-ratimin e komunave, apo bashkive, Tirana ka nevojë dhe për një park tjetër jo aq të madh ndoshta, por gji-thsesi të konsiderueshëm në hapësi-rë, mundësisht brenda qytetit. Këtë nevojë e dikton popullsia e Tiranës dhe dendësia e saj e përqendruar. Natyrisht që do hidheshin përpjetë pasuesit e njërës palë apo palës tjetër, ku do të gjendet hapësira për park në Tiranë? Le të shfrytëzojmë atë hapësirë që ende nuk është nxi-rë mes Tiranës dhe Yzberishtit, apo në zonën mes Kamzës dhe Rrugës së Durrësit. Ose, në rast se urbanistët tanë duan të jenë radikalë, ashtu siç prishin monstra të vjetër për të ndër-tuar monstra të rinj, le të prishin ndo-një nga këto shkarravinat e quajtura lagje për të ndërtuar një park tjetër, ky qytet ka nevojë për të.

Së dyti, qyteti ka nëvojë për hapësi-rën e miqësisë intime. Nuk e kam fjalën për motelet apo për birraritë, që e kanë gjetur rrugën e tyre drejt lulëzimit, por flas për kopshtet, lu-

lishtet, apo edhe strukturat urbane ku njerëzit të mund të bisedojnë li-risht, ku të mund të luajnë domino, ku fëmijët të mund të vrapojnë, dhe ku çiftet të mund të puthen e të përqafo-hen. Në raport me popullsinë, Tirana do të kishte nevojë për 7 a 8 kopshte të madhësisë së Parkut Rinia, mun-dësisht pa Tajvan në mes, kopshte të mbushura me pemë e me vepra arti, hapësira të nevojshme për shëndetin mendor, por edhe për edukimin am-biental e estetik të qytetarit.

Së treti, qytetarët kanë nevojë për hapësirën komunitare. Sipas parimit të urbanizmit policentrik, për të cilin është folur aq gjatë në fushatat e shku-ara të Ramës, Tirana do të ndërtohej rreth shumë qendrave më të vogla, megjithatë, si të gjitha premtimet e fushatave, edhe këto rezultuan llogje në erë. Lagjet e Tiranës sot e kanë humbur funksionin komunitar. Fëmijët nuk luajnë me njëri tjetrin, njerëzit nuk njihen, janë zhveshur nga solidariteti, dhe nga çdo lloj aktiviteti në të mirë të bashkësisë. Hapësirat komunitare, qendrat e vogla të lagjeve, sheshe të konceptuara si shumësi objektesh, me një vend të përshtatshëm për të luajtur fëmijët, me hapësira tregtare, e me pak gjelbërim i mungojnë Tira-nës, ndërkohë që do të ishin më se të nevojshme për ta ringjallur ndjenjën e përkatësisë qytetare në këtë komu-nitet tashmë të viviseksionuar që nuk e bashkon më as tifozeria për ndonjë skuadër futbolli.

Së katërti, Tirana duhet t’i ofrojë qytetarit hapësirën e vet politike. Për-derisa Tirana pretendon të jetë qytet, atëherë qytetarët duhet të kenë akses në polis. Dhe këtu vijmë tek çështja e sheshit Skënderbej. Tirana ka nevojë për dy ose tre sheshe të tillë, duke ruajtur konceptin e sheshit aktual. Këto sheshe kanë funksion politik e social, të rrethuara nga institucione këto krijojnë hapësirën e tubimit, por edhe mundësinë e protestimit apo fe-stimit qytetar. Pra debati nëse duhet apo jo të ketë shesh, dhe a duhet të “funksionalizohet” ky shesh me ku-lla e me dyqane është jokorrekt dhe keqdashës. Sheshi është funksional në konceptin që ka, si shesh, nuk ka nevojë për shopping centers apo për qiellgërvishtësa që t’i mbyllin pa-mjen. Natyrisht që këto sheshe kanë nevojë për monumente, për art, si dhe për institucione që të reflektojnë na-tyrën e tyre nëpërmjet zgjidhjes ar-kitektonike. E ndoshta të gjitha këto nuk i parashikon plani frëng apo pla-ni belg. Por mua nuk më interesojnë aspak këto plane, që sipas të gjitha gjasave këtij qyteti brengashumë i ndryshojnë vetëm cipën, po jo përm-bajtjen, madje ia vështirësojnë jetën, duke shtuar dendësinë e popullsisë në qendër të tij.

Së pesti, Tirana duhet të ofrojë stre-him dinjitoz për qytetarët e saj. Nuk mund të tolerohen getot e Breglanës, Qytetit të Nxënësve, Bathores, Pa-skuqanit, Saukut etj. Nuk mundet që në një kryeqytet europian të sheku-

llit të XXI, të mbushur me kulla luk-soze e me exclusive lounges të ketë njerëz që jetojnë në kushte mesjete aziatikoqëndrore. Por si do të mund të akomodohen me strehim dinjitoz këta njerëz, në kushtet kur metri katror në Tiranë kushton mbi 1000 euro? Edhe kjo e ka një zgjidhje. Do të mjaftonte që shteti të bëhej aktor aktiv në tre-gun e ndërtimeve. Në rast se do të kishte një ndërmarrje shtetërore që do të ndërhynte në treg, kjo jo vetëm që do të vinte nën kontroll çmimet fluturake që nuk përputhen me rea-litetin, por edhe do të shërbente për të punësuar njerëz në mënyrë të ligj-shme, ndryshe nga firmat private të ndërtimit, që kryesisht punojnë me fatkeqë të paregjistruar.

Tirana ka nevojë për një plan urban të fokusuar te qytetari, e jo te bizne-smeni i ndërtimeve. Një plan urbani-stik të që të mbajë parasysh raportin me natyrën, jo nëpërmjet statistikave mashtruese të projekteve idiote “një qytetar një pemë”, që synojnë të qu-ajnë gjelbërim çdo kallam të ngulur në beton, por nëpërmjet krijimit të hapësirave reale, kopshteve e parqe-ve. Një plan urbanistik që të mbajë pa-rasysh zhvillimin ekonomik të Tiranës, dhe trafikun e transportin. Tirana me pallate shumëkatëshe është Tiranë e dendur në njerëz e në makina, është Tiranë pa vende parkimi, është Tiranë ku rruga i ha hapësirë trotuarit. Është Tiranë e tmerrshme për këmbësorin, dhe stresuese për shoferin. Për këtë arsye Tirana duhet të ruajë tendencën e shtrirjes territoriale, e jo të lartësi-mit, që duhet kufizuar urgjentisht. Por mbi të gjitha, Tirana ka nevojë për urbanistë e politikanë që të fillojnë ta trajtojnë qytetin me dashuri, për arki-tektë që të punojnë sipas parimit të Oscar Niemeyerit, të formës dhe vëlli-mit arkitektonik që ndjek bukurinë, e jo funksionalitetin komerçial. Kjo do të ishte Tirana për të cilën unë do të votoja në zgjedhjet e ardhshme, një Tiranë që ofron akses në shkolla, në universitete, në biblioteka, në kinema, te Marubi (që po prishet) apo te klubi Partizani (që po i dalin pronarët). Një Tiranë që kënaq ndjenjat estetike dhe në të njëjtën kohë rrit mirëqenien e individit dhe të shoqërisë, që sot për sot jeton në kushtet e një fjetoreje të një spitali gjigand...

Dhe meqë ra fjala te spitali, ditët e fundit më është dashur të qëndroj gja-të tek Spitali Ushtarak, një kompleks i mbushur plot me oborre e kopsh-te të gjelbëruara së brendshmi. Një kushëri i vogël katërvjeçar që erdhi për vizitë, me të parë njërën prej lu-lishteve brenda mureve të spitalit, një lulishte e thjeshtë me një shatërvan e rreth 20 pemë e stola, klithi “Ua, këtu qenka si Paris”. Natyrisht, fëmijës nuk i bëri përshtypje spitali, dhe meqe-nëse nga Parisi nuk mban mend as Luvrin as Eifelin, por pikërisht kopsh-tet ku luante, reagimi ishte i shpjegu-eshëm. Ama më erdhi keq që kur pa gjelbërimin djalit të vogël nuk iu kuj-tua Tirana, ky qytet që në ‘89 ishte nga më të gjelbrit në Europë (sot gjendet në skajin tjetër të listës)...

Page 4: Gazeta Nr. 28

e enjte 22 | Prill 2010 | 4

Interviste per gazeten gjermane Solidaritat;

Shqipëri, koha e duhur për të majtën

1. Solidarität: Z. Kola, si një ndër themeluesit e institutit “Antonio Gramshi”, i cili publikon edhe ga-zetën GAZETA, a mund të na tre-goni se cili është qëllimi i institutit tuaj dhe sa keni arritur ta shtrini lexueshmerinë e GAZETA-së?

Instituti Antonio Gramshi eshte nje iniciative e nje grupi individesh, shoqe dhe shoke te angazhuar qe me pare ne studimin dhe ne publikimin e politikave te majta apo dinamikave sociale. Prej kohesh te gjithe ne, ne menyra te ndryshme, neper parti te ndryshme politike, neper akademi, ne shoqeri civile apo ne media jemi perpjekur te percjellim mesazhe te nevojes urgjente te Shqiperise per nje qasje te majte në politikë dhe ne ekonomi, por ka qenë një mesazh që ka hasur në barriera të pakapërcye-shme nga politika ekzistente. Kjo bëri që të kërkonim një mënyrë tjetër, dhe e arritëm nëpërmjet krijimit të Institu-tit Antonio Gramshi. Instituti Antonio Gramshi është fokusuar në përcjelljen e politikës së majtë nëpërmjet publi-kimit të kritikave, studimeve, opinio-neve apo përkthimeve. Emri që kemi zgjedhur për institutin tonë është i rëndësishëm, pasi në të njëjtën kohë shpreh qëndrimin tonë anti-hegjemo-ni si në nivelin ndërkombëtar, ashtu dhe në atë shtetëror, brenda Shqipëri-së. Gjithashtu Antonio Gramshi është një prej figurave të rëndësishme me origjinë nga Shqipëria, siç thotë dhe vetë në veprat e tij. Organ publik i Institutit Antonio Gramshi që prej shtatorit të 2009 është GAZETA, një publikim që del në treg çdo të enjte. GAZETA ka mbërritur të mbledhë kontributet e më shumë se 200 au-torëve që janë të interesuar për të majtën, për ekonomine, politikën dhe sociologjinë. Gazeta aktualisht boto-het në 2000 kopje, sipas kushteve tona modeste, falë mbështetjes me kontri-

bute nga lexuesit tanë që vijnë duke u shtuar. Ajo shpërndahet në Shqipëri e në Kosovë, dhe ne vlerësojmë që lexohet kryesisht nga studentët, por edhe në qarqe të tjera shoqërore, siç janë pensionistët, apo punëtorët. Në Kosovë kryesisht marrëdhëniet tona janë me Lëvizjen Vetëvendosje. Gjit-hashtu Gazeta jonë shpërndahet elek-tronikisht nëpërmjet blogut tonë të përbashkët saktivista.com , ku vazh-dimisht lexohet nga shumë emigrantë shqiptarë, kryesisht nga Greqia, Italia, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Zvicra e Austria.

2. Solidarität: Në çfarë mënyre jeni të përfshirë si institut në politi-kën shqiptare?

Nëpërmjet Gazetës, nëpërmjet një emisioni radiofonik të përdyjavshëm që transmetohet në një radio shqip-tare, nëpërmjet blogjeve, por edhe nëpërmjet pranisë sonë të vazhdu-eshme në mediat e mëdha Shqipta-re, ne përcjellim mesazhin e kritikës ndaj aktualitetit dhe ndaj sistemit neoliberal që tashmë është instaluar në Shqipëri. Hapja e debateve mbi ekonominë, privatizimet, abuzimet me politikën arsimore, shëndetësore e sidomos mbi punësimin janë kon-tributet tona kryesore, dhe për këtë kemi mbërritur të gjejmë hapësirë në media të rëndësishme në vend. Kriti-

ka për ne është tepër e rëndësishme, sepse mendojmë se cdo zgjidhje e mundshme fillon nga kritika ndaj pro-blemit, hapi i parë politik është kriti-ka.

Përvec kritikës politike dhe socia-le, aktiviteti ynë kryesor politik ka të bëjë me përpjekjen tonë për të kriju-ar një atmosferë funksionale sindika-le në Shqipëri. Sindikatat aktuale në Shqipëri nuk përfaqësojnë interesat e punëtorëve, ato janë të kapura nga politika, dhe nuk kanë domethënie, pasi janë braktisur nga vetë punëtorët. Ne po përpiqemi që nëpërmjet infor-mimit dhe ndihmës sonë të krijojmë sindikata funksionale. Deri më tani nëpërmjet përpjekjeve tona kemi mbërritur të regjistrojmë sindikatën e taksistëve (shoferët taksi), sindikatën e punëtorëve të bankave, sindikatën e ish-ushtarakëve. Ndërkohë kemi organizuar dhe grupime studentore nëpër universitete të ndryshme të Shqipërisë. Deri më tani, kemi zhvillu-ar disa aktivitete protestash me sindi-katat, ndërsa me studentët kemi patur edhe më shumë interaksion, nëpër-mjet aktiviteteve informuese.

Disa prej anëtarëve të IAG, që vij-në prej një profili juridik, kanë ngri-tur studion ligjore “Res Publica”, nëpërmjet të cilës ofrohet shërbim

pro-bono për komunitete në nevojë. Aktualisht kjo studio prej dy vjetësh përfaqëson ligjërisht dhe shoqatën e familjarëve të viktimave të Shpërthi-mit të Gërdecit (2007)

3. Solidarität: Si vlerësoni se do të kalojë 1 Maji i këtij viti në Tiranë, kur e dijmë se Sali Berisha planifikon ta kthej 1 Majin në ditë feste?

Në datën 30 prill në Shqipëri del në protestë opozita (Partia Socialiste), e cila kërkon dorëheqjen e partisë në pushtet. Kjo protestë pritet të jetë simbolike, dhe bosh, ashtu siç është dhe politika aktuale e Partisë Socia-liste, parti e cila nuk përfaqëson më askënd, dhe është pozicionuar në qendrën liberale, duke mbledhur rreth vetes individë pa përkatësi po-litike dhe pa asnjë lloj vizioni. Si re-aksion ndaj kësaj proteste bosh, në datën 1 maj Partia Demokratike do të organizojë festë, për të treguar që nuk ka pse të dorëhiqet, pasi njerëzit janë të gëzuar. Kjo është një farsë, një demonstrim pushteti nëpërmjet spek-taklit, që denoncon edhe një herë ngjashmëritë e mëdha të politikës shqiptare me fashizmin. Kjo politikë është absurde, dhe nuk përfaqëson më askënd, është politikë e spekta-klit. Në një maj punëtorët do të festoj-

Në kushtet e Shqipërisë,

në këto momente,

nuk mendojmë se ka vend

për përçarje dogmatike

apo sektariste të të majtës që

po krijohet nga e para

Page 5: Gazeta Nr. 28

5e enjte 22 | Prill 2010 |

në për varfërinë e tyre, do të festojnë për reformat që do t’i lënë pa punë. Praktikisht PS dhe PD nuk ofrojnë al-ternativa të ndryshme, ato janë në thelb njësoj. Gara mes këtyre partive nuk i intereson punëtorit shqiptar. Fat-keqësisht në 1 maj nuk do të ketë pro-testa për të drejtat e punëtorëve, pasi sic thamë më lart, sindikatat që duhet të organizonin këto protesta janë ka-pur nga politika, ndërsa punëtorët janë ende të paorganizuar dhe vik-timë e propagandës neoliberale që bëhet nga politika e nga biznesi në Shqipëri.

Konfrontimi mes këtyre dy partive politike tashmë po e çon vendin në kolaps, pasi institucionet nuk po funk-sionojnë, ekonomia po shkon përditë e më keq, dhe njerëzit po varfërohen. Ajo çka do ndodhi në 30 prill dhe në 1 maj do të jenë të rëndësishme për të parë se çfarë do të ndodhë me tej në Shqipëri, edhe pse shpresa jonë është që të kthehet vëmendja tek nevojat e qytetarëve, tek puna e tek njeriu.

Në rast se Berisha dhe Rama e vjed-hin 1 majin e punëtorëve, atëherë ne do të punojmë që çdo ditë e vitit të jetë 1 maj, çdo ditë e vitit të karakterizohet nga organizim, protesta, e shprehje të rezistencës ndaj abuzimeve.

4. Solidarität: Na falni, por a mund të na tregoni se si është gjen-dja e punëtorëve dhe e të varfërve në Shqipëri?

Kriza globale ka bërë që Shqipëria të varfërohet, dhe kuptohet që qeveria e ka transferuar brengën ekonomike tek më të varfërit dhe tek punëtorët. Reformat ligjore të qeverisë kanë hequr pagën minimale, dhe kanë fla-kur kështu në mjerim shumë familje shqiptare. Gjithashtu, të etur për in-vestime të huaja, qeveria shqiptare ka bërë tolerim në kriteret e kushte-ve të punës, për shembull vit për vit dhjetëra punëtorë të minierave, apo të ndërtimit humbasin jetën në aksi-dente sepse nuk zbatohen kushtet e punës. Gjithashtu me ligjet e fundit është ngritur mosha e pensionit, për gratë dhe burrat, duke ndikuar kështu dukshëm në përkeqësimin e mirëqe-nies së tyre.

Aplikimi i Taksës së Sheshtë gjit-hashtu e zbraz barrën e krizës tek më të varfërit, ndërkohë që ditët e fundit është miratuar një ligj i ri që favori-zon bizneset e huaja, me një përqasje thuajse raciste ndaj vetë shqiptarëve. Mbitoka e nëntoka shqiptare po shitet me çmim shumë të lirë, duke dorë-zuar kështu tek korporatat ndërkom-bëtare edhe resurset, por edhe kra-hun e punës, i cili gjithnjë e më pak ka shpresë tek mbështetja e shtetit.

Situata e punëtorëve dhe e të var-fërve është realisht e keqe. Tregu shqiptar është në një sasi të madhe in-formal, ashtu siç është dhe vetë politi-ka në Shqipëri. Shumica e punëtorëve janë të paregjistruar, nuk marrin pensione apo shërbim shëndetësor. Me mijëra gra punojnë në kushte të

tmerrshme, për 16 orë në ditë, duke qepur rroba e këpucë për firma euro-piane, dhe paguhen 5 dollarë në ditë. Shumë punëtorë të specializuar, sido-mos grafistë, vijnë në mënyrë të ilega-le nga vende aziatike, dhe punojnë në kushte skllavërore për biznesmenë shqiptarë. Nëpër minierat e kompani-ve ruse, italiane apo austriake përmu-aj vdesin punëtorë, dhe fëmijët e tyre mbeten pa kushte minimale jetese. Mësuesit e shkollave janë të keqpa-guar e të abuzuar, ata mund të hiqen nga puna pa paralajmërim, për të li-

ruar vendet për militantët e partisë në pushtet.

Strehimi është i pamundur për të varfërit, në kushtet kur çmimet dik-tohen krejtësisht nga tregu dhe nga bizneset dhe metri katror kushton 500 deri në 2000 euro. Kushtet e varfëri-së janë ekstreme, më tepër se 18% e popullsisë jeton me 1 dollar në ditë, sipas shifrave zyrtare, ndërkohë që kosto e jetesës është e krahasueshme me vendet më të zhvilluara, si Italia

apo Greqia. Vitin e shkuar, sipas sta-tistikave zyrtare, ka patur mesatarisht më shumë se një vetëvrasje në ditë. Kjo vjen jo vetëm për faktin se ka varfëri dhe depresion ekonomik, por edhe prej mungesës së një alternative për të ardhmen, para një politike që po thellon distancën mes të pasurve dhe të varfërve, ndërkohë që po zh-duk dita ditës klasën e mesme, e cila konsiderohet luks në kushtet e një demokrature “putiniane” si kjo që po përjetojmë.

5. Solidarität: Cili është vlerësi-mi juaj për mundësinë e krijimit të një organizate të mirëfilltë marksi-ste në Shqipëri?

Është e çuditshme se si në Shqi-përi, pas 45 vjetësh funksionimi të propagandës staliniste sot nuk ka një diskutim marksist. Kjo vjen edhe sep-se shumica e ish-pushtetarëve të dje-shëm vijojnë të ushtrojnë pushtet, me të njëjtën metodë totalitare, por me një fashion të ri. Në fakt pushteti në

Shqipëri, si në 45 vjet enverizëm, ash-tu edhe në 20 vjet pseudodemokraci, ka qenë gjithnjë në duar të fare pak njerëzve, që formojnë klanet e tyre mafioze dhe kontrollojnë ekonominë e shtetin prej pozitave formale dhe informale.

Sa i përket një organizate marksi-ste, Instituti jonë është duke krijuar themelet për një diskurs të majtë, për një këndvështrim politik, ekonomik dhe social marksist. Natyrisht që ekzi-ston një moment i përshtatshëm, pasi

është atmosfera politike që ka nevojë për një organizatë të tillë. Por duhet të jemi absolutisht modernë, duhet të kemi parasysh situatën. Nuk bëhet fjalë për të përsëritur të shkuarën, në asnjë lloj mënyre. Çdo lloj aksioni që duhet bërë në të ardhmen, duhet të jetë një risi, që jep një përgjigje për situata problematike të cilat Shqipëria po i kalon për herë të parë në histo-rinë e vet. Ne besojmë që të qenit dogmatik nuk i shërben kauzës sonë në Shqipëri, dhe nuk dëshirojmë të

hyjmë në debate të ndryshme sekta-riste apo empirike mbi koncepte që nuk i përkasin realitetit dhe kontekstit Shqiptar.

6. Solidarität: A ka me të vërtetë zhvendosje kah e majta në PS apo si e shihni ju PS-në sot?

PS-ja aktualisht është partia më e madhe në Shqipëri. Ajo trashëgon strukturat dhe anëtarësinë e Partisë së Punës së Shqipërisë, por që prej 1991 është futur në një proces të gja-të të ndryshimit të vijës politike. PS-ja është shndërruar në një parti të spek-taklit, të biznesmenëve të mëdhenj, një parti që nuk përfaqëson më shtre-sat e majta dhe që përkrah korrupsi-onin dhe informalitetin, si nën liderin aktual Edi Rama, ashtu dhe nën liderin e shkuar Fatos Nanos. Kjo parti aktua-lisht operon në mënyrë të centralizuar hierarkike, ku vendosin vetëm qarqet e larta, dhe jo anëtarët. Megjithatë, e majta mbetet e vetmja përgjigje për problemet e shqiptarëve. Për shkak të devijimit të PS nga e majta drejt qendrës liberale, shumë individë, madje dhe drejtues të forumeve të ndryshme të PS e kanë braktisur atë parti për t’u bashkuar me Institutin Antonio Gramshi që ka qenë kritiku i parë i politikave të PS. Pas publiki-mit konsistent dhe të vazhdueshëm të kritikave tona shumë zëra brenda PS, midis të cilëve edhe një grup prej 7 deputetësh të kësaj partie i janë bas-hkangjitur qëndrimit tonë kritik, dhe kërkesave për lëvizjen e PS-së drejt së majtës.

Mundësia ekziston për një lëvizje të PS-së drejt së majtës, por aktualisht kjo mbahet peng nga kryetari aktual, një liberal i lidhur ngushtë me intere-sat e shumë biznesmenëve shqiptarë e të huaj.

7. Solidarität: Çfarë qendrimi keni për këto tri personalitete: En-ver Hoxha, Stalini dhe Leo Trotcki?

Të tre personalitetet janë komplek-së, për t’u vlerësuar në një intervistë të shkurtër.Natyrisht që gjatë aktivi-tetit të tyre të gjatë, ka momente ne-gative dhe momente të vlerësueshme, duke e kontekstualizuar vlerësimin me kohët kur kanë jetuar.

Në kontekstin Shqiptar të tre këto personazhe, ashtu edhe të tjerë, du-hen studiuar në mënyrë që të mos përsëriten gabimet e tyre. Siç shpre-het dhe filozofi marksist Alain Badi-ou, e majta moderne duhet të gjeje mënyrën dhe mjetet për të sjellë një alternativë serioze përkundrejt kapi-talizmit.

Duke qenë se situata kapitaliste ka evoluar që prej kohës së personali-teteve në fjalë, ne prej tyre mbajmë vetëm atë çka është e nevojshme të mbahet. Gjithsesi, siç u shprehëm dhe më sipër, në kushtet e Shqipërisë, në këto momente, nuk mendojmë se ka vend për përçarje dogmatike apo sektariste të të majtës që po krijohet nga e para.

Page 6: Gazeta Nr. 28

e enjte 22 | Prill 2010 | 6

Artan Sadiku

Më në fund erdhi dhe u shpreh pu-blikisht ajo që dihej gjithësisht por thuhej vetëm individualisht. Dështi-min përfundimtar të partisë politike shqiptare në Maqedoni para disa ditësh doli dhe publikisht e shprehu vetë Ali Ahmeti përmes asaj që ishin klithma të fundit pjesës së mbetur të partisë së tij në vdekje. Partia nuk vdes si vdesin njerëzit, partia vdes si përmbajtje e gjithë asaj që në fillim ka vënë në lëvizje masat popullore. BDI-ja doli në skenë si një lëvizje masovike popullore duke u thirur në luftën për të drejtat shqiptare në Maqedoni dhe ne të gjithë i besuam dhe e votuam. Por sot, BDI ka mbetur një klub i ngushtë interesash perso-nale dhe një bashkim banditoz, saqë edhe anëtarët e saj të devotshëm ndihen ngushtë nga dreqllëqet që bëhen përbrenda dhe as vetë nuk i besojnë vetes së tyrë kur qytetarëve ua tregojnë tregimin për BDI-në. Pre-sionin që gjoja po ja bën Gruevskit, Ahmeti duheshte ta bën brenda në Qeveri duke vendosur linjën e kuqe të interesit shqiptar, duke paranda-luar kështu Enciklopedinë, gjuhën maqedonasë nga klasa e parë dhe Shkupin 2014. Dërgimi i mesazheve dhe kërcënimeve përmes mediu-meve shfaq një klithmë të dobësisë, një vërtetim të mungesës së forcës politike reale, konfirmim i asaj që kemi mbetur pa përfaqësim politik në qeveri që është zëvendësuar me përfaqësim në media, një turpërim kolektiv për shqiptarët. Ahmeti mori rolin e vëllaut që askush nuk e pyet për asgjë në shtëpi dhe i cili në she-një proteste del jashtë në lagje dhe çirret e qan dhe kërcnohet që do ikë nga shtëpia. Ahmeti e ka ngatëru-rar vendin dhe metodat e bërjes presion dhe me këtë shkakton huti tek njerëzit që ende presin nga ai të bën të paktën një gjë nga ajo që u ka premtuar.

Ahmeti, që nga dalja nga lufta u ka premtuar familjeve të dëshmorëve dhe ish-ushtarëve rregullimin e sta-tusit të tyre, dhe këtyre ditëve, pas thuajse një dekade, e shohim se si ai përsëri po e fillon para-kampa-njën parazgjedhore me po të njejtin premtim të mjerrë për rregullimin e statusit. Aq është vyshkur kjo parti saqë nuk zbulojnë dot as premtime të reja dhe lëshohet në perverzite-tin e ripërsërtitjes së mjerimeve. Prapë se prapë, shqipëtarët janë në nivel më të lartë të vetëdijësimit politik se maqedonasit. Rejtingu i partisë shqiptare në pushtet po bie shpejtë ndërsa ai i asaj maqedona-se po qëndron fuqishëm i lartë. Me gjithë dëmet që aktivisht po ia bën

nëse i marrim të gjitha deklarimet e këtyre aktivistëve si të sinqerta, atëherë punët qëndrojnë mirë

Klithjet e fundit dhe fillimi i ri Ata që nuk janë të sinqertë në kauzën qytetare-popullore duhet ti braktisin rradhët e saj

kjo qeveri shoqërisë, partia kryesre VMRO-DPMNE nuk po has në asnjë tendencë serioze shoqërore për ku-fuizim të forcës së saj destruktive dhe kjo tregon për një deficit seri-oz të vetëdijes demkratike tek pjesa maqedonase e shoqërisë. Por, a du-het parë kjo tendencë kontrolluese tek shqiptarët ni një shpëtim apo jo!? Nëse kihet parasysh se kush po fiton ngritje të rejtingut në krahasim me BDI, atherë nuk kemi arsye për tu qetësuar, sepse mu PDSH-ja ishte partia që instaloi sistemin e luftës së pakusht për marrjen e pushtetit, në shpërfilljen absolute të interesa-ve të qytetarëve shqiptarë dhe në zhbërjen e fuqisë së votës shqiptare në Maqedoni. Kthimi tek PDSH-ja do të ishte po aq fatal e destruktiv sa edhe vazhdmimi me BDI-në. Përvoja prej dy dekadave tregoi që sistemi partiak i instaluar në Maqedoni ka përjetuar dështimin total, zhveshjen nga çdo normë etike, shkëputjen efektive nga populllata dhe intere-si popullor si dhe mbështjelljen në krim dhe bandiditzëm.

Në këtë predikament, të gjendur në pozitë, në dukje pa rrugëdalje ne duhet të kuptojmë disa gjëra lidhur me politikën dhe demokracinë. Par-titë politike janë vetëm një nga ak-

torët në spektrin e saj dhe ato aspak nuk kanë ekskluzivitet mbi bërjen e politikës. Kur ne ballafaqohemi më shterrjen e përmbajtjes politike të partive shqiptare tek ne, nuk duhet të dëshpërohemi sepse nuk është fundi i botës. Por, përkundrazi është një moment i volitshëm për një fillim të ri. Një fillim të vetëdijësimit poli-tik gjithëpopullor dhe të mobilizimit politik dhe jopartiak. 50% e populla-tës shqiptare në Maqedoni ka rezul-tuar të mos ketë vullnet dhe dëshirë të del në zgjedhje, ndërsa si pasoje e zgënjimit definitiv nga partitë në vietet e fundit kjo përqindje është ritur në mënyrë rapide. Forma e ve-primit politik të drejtpërdrejtë, në kushtet e Maqedonisë, është shumë më e favorshme se sa pjesëmarrja nëpërmjet partive politike. Së pari duhet të ngriten të gjitha kriteret dhe kapacitetet politike shoqërore duke i lënë partitë që të ndjekin trendin e aktivizimit shoqëror. Ndjekja e linjës së fuqizimit të partive me kuadro të suksesshme shoqërore, në struk-turën e tanishmë partiake, do të re-zulton vetëm në djegjen e tyre në zjarret e interesave dhe kalkulimeve të brendshme partiake.

Një fillim të mbarë shënon gru-pi i organizatave joqeveritare nga

Maqedonia, të mbledhura në këshi-llin kundër gjykimit të Albin Kurtit. Ky grup duhet të paraqet një plat-formë për veprime të mëtutjeshme qytetare në formë të demokracisë së drejtpërdrejtë ku të gjithë veproj-në ( duke kundërshtuar praktikën e deritanishme: unë votoj, ti voton, ti voton, ne votojmë, ju votoni, ata PER-FITOJNË). Nëse të gjithë këta njerëz janë të sinqertë në atë që e bëjnë dhe i janë dhënë kauzës për të mi-rën e përgjithshme përmes aktiviz-mit dhe lëvizjeve qytetare, ata duhet ti qëndrojnë besnik këtij parimi. Ndërsa, nëse i shfrytëzojnë këto or-ganizata dhe lëvizje si dërrasë kër-cyese për tu futur më pas në parti, ashtu si Erioni me G99 në Shqipëri apo ndonjë kuazi-Erion i ngjashëm në Maqedoni, apo edhe bile si Ve-tvendosja që mund të bën gabimin e daljes në zgjdhje në Kosovë, at-herë ata do ta tradhëtonin kauzën qytetare. Nëse kanë në plan një gjë të tillë, atëherë ata, sa më shpejtë duhet të dalin nga kjo platformë dhe të futën ne parti politike. Ekziston një dallim thelbësor në mes levizjes qytetare dhe partisë politike. Partia vrapon pas votave dhe në këtë vrap bën kompromise të panumerta për gjithçka, ndërsa lëvizja qytetare e

mbron vetëm interesin e përgjit-hshëm qytetar dhe nuk bën kom-promise me asgjë. Nëse shfrytë-zohen platformat qytetare për të promovuar kandidatë të ardhëshëm zgjedhorë, këta atëherë bëjnë dëm të dyfishtë, sepse kështu edhe e vra-sin vetë konceptin e qytetarisë dhe demokracisë së drejtpërdrejtë duke e dhunuar atë si një mjet harxhues në rrugën për në demokracinë par-tiake.

Nëse i marrim të gjtiha deklari-met e këtyre aktivistëve si të sinqer-ta, atëherë punët qëndrojnë mirë. Kemi një numër të madh të popu-llatës të zhgënjyer nga partitë dhe një numër të konsiderueshëm akti-vistësh qytetarë që duan nga per-spektiva qytetare të bëjnë politikë, përmes mekanizmave të demokra-cisë së drejtpërdrejtë. Kështu do të hapet rruga për ditë më të mira të politikës shqiptare në Maqedoni. Ata që nuk janë të sinqertë në ka-uzën qytetare-popullore duhet ti braktisin rradhët e saj sa më shpej-të, të pozicionohen qartë, sepse në të kundërtën do të mbajnë përgje-gjësi për vrasjen kolektive të kon-cepteve qytetare demokratike që për momentin janë opcionet e ve-tme progresive.

Page 7: Gazeta Nr. 28

7e enjte 22 | Prill 2010 |

Agon Hamza

Kur në fillim të vitit 2007 u publikua Plani i Ahtisaarit, në histerinë e përgji-thshme shoqërore e politike që e kish-te kapluar Kosovën, ne pak vet që e kundërshtuam këtë Plan, përveç se u shpallëm të çmendur, idealistë, njerëz që nuk marrin erë në të ashtuquaj-turën realpolitik, provincializmi poli-tik e ‘intelektual’ i Kosovës na shpalli edhe njerëz që me qëndrimin tonë politik (refuzues ndaj Planit të Ahtisa-arit), jemi në harmoni me pozicionet zyrtare të Serbisë. Plani i Ahtisaarit i garanton Kosovës njëfarë pavarësie. Por, pavarësia të cilën na e garanton ky Plan është e tillë që në perspek-tivë do të na ngjallë neveri ndaj po kësaj pavarësie. Pse? Pavarësia e Ko-sovës e garantuar nëpërmjet Planit të Ahtisaarit, ose siç e quan Besnik Pula, pavarësi pa vetëvendosje, është for-ma e asaj që ne e dëshirojmë, por jo vet objekti i dëshiruar. Rrjedhimisht, përpjekjet për ta realizuar tërësisht pavarësinë e Kosovës përbrenda Pla-nit të Ahtisaarit e kanë një destinim të sigurtë: dështimin. Gjithkush që e ka marrë mundimin ta lexoj atë doku-ment vetëm njëherë, e ka shumë të qartë këtë përfundim. Sepse, me Pla-nin e Ahtisaarit, vetëm dështimi është i garantuar.

Cili është pozicioni i Shkelzen Ma-liqit në këtë debat, i cili në Kosovë po zhvillohet që prej fillimit të negociata-ve me Serbinë në vitin 2005, ndërsa që nga viti 2007 e tutje, ky debat rin-gjallet pas secilës ngjarje politike? Që nga viti 2005, dmth që nga themelimi i Lëvizjes Vetëvendosje!, Maliqi shkru-an kundër Vetëvendosjes! – jo për ar-syen se ËSHTË kundër saj, por sepse duke e kundërshtuar Vetëvendosje-n, atij i’u mundësua dalja në pozicionin e mbrojtjes së proceseve që ishin atëherë, dhe atyre që janë tani, dmth mbushja e zbraztësisë ideologjike të procesit të Ahtisaarit. Maliqi është sh-tojcë ideologjike e proceseve politike, ose thënë Althusserian-çe, Maliqi e bën me shumë sukses atë punë që në kohën e negociatave Grupi Negocia-tor nuk arriti ta bënte, dhe tani, Qeve-ria e Kosovës dështon ta bëjë. Dmth, puna e Maliqit si analist politik është aprovimi dhe arsyetimi i veprimeve të Qeverisë së Kosovës dhe organizata-ve kolonialiste ndërkombëtare.

Në kolumnën e tij të fundit, “Shqi-përia racionale e Zizek-ut” ai nuk bën asgjë tjetër përveç se racionalizon qëndrimin zyrtar të bashkësisë ndër-kombëtare në raport me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Për më tepër, ai edhe i moralizon qëndrimet politike të Zizek-ut, duke i quajtur ato qëllim mira. Ndërsa pajtohem me Maliqin se teza e Zizek-ut nuk është asgjë e re për ne (për kontekstin po-litik të Kosovës), unë mendoj se në momentin dhe rrethanat në të cilat ai e propozon këtë zgjidhje, është më radikale se sa kjo të propozohej gjatë negociatave. Zizek-u e njeh situatën në Kosovë si ‘tejet irracionale’ (me çka Maliqi ironizon në mënyrë shumë të pakuptimtë!) dhe ky irracionalitet sipas tij ka të bëjë më imponimin e

ëndrrave të Perëndimit në Ballkan. Kur dëshirat e Perëndimit imponohen si politika në Ballkan, dhe si pasojë dështojnë, sipas Zizek-ut, fajtor mbe-temi ne (natyrisht, në perspektivën e Perëndimit). Kush është sot fajtor për situatën tejet të rëndë ekonomike, so-ciale e politike në Kosovë? Pasi na u vendosë korniza e veprimit, na u për-caktuan limitet, dështimet e pashman-gshme i atribuohen faktit se ne, në Kosovë, nuk kemi vetëdije shtetëro-re, nuk kemi aftësi menaxhuese, jemi shoqëri e cila nuk i ka arritur standar-det e caktuara demokratike (lexo: nuk është shoqëri mjaftueshmërisht e ci-vilizuar!), etj. Kurrë në Kosovë nuk ka pasur kaq shumë ‘hulumtues’ të huaj, të cilët vijnë dhe na studiojnë si ‘qenie të veçanta’, antropologë të cilët janë të obsesionuar me çështjen e miteve në Kosovë, me studiues të shkencave politike që na e masin shkallën e de-mokratizimit, me Universitete të hua-ja në Kosovë që organizojnë shkolla verore me tituj si “Living Laboratory” (Laborator i Gjallë). Në anën tjetër, numri i ‘studiuesve/shkollarëve’ ven-dorë të interpeluar është gjithnjë e më i madh, e sidomos ata që e kanë përfunduar ndonjë vit shkolle jashtë Kosovës. Ata na mësojnë se problemi i padrejtësive politike e ekonomike na qenka problem i (mos)tolerancës; se pasojat e padrejtësive politike dhe eksploatimit ekonomik na qen-kan çështje të dallimeve kulturore; na tregojnë se si varfëria në Kosovë na qenka rezultat i mosliberalizimit të mjaftueshëm të tregut, dhe sofizma të tjerë zemërmirë. Në anën tjetër, ana-listët kosovarë e kanë përbrendësu-ar tërësisht diskursin e burokratëve Perëndimor: ata flasin tërë ditën për stabilitetin e Kosovës dhe rajonit, për imazhin e Kosovës, për tolerancën, etj.

Ose, kujtojeni KFOR-in, këtë apa-rat tejet efikas represiv dhe në të njejtën kohë aparat ideologjik. Nuk është vetëm kampanja e saj ideolo-gjike (posterat, billboardat, reklamat në TV e gazeta) aspekti më proble-matik i KFOR-it, sepse kjo është në harmoni të plotë me misionin të cilin e ka KFOR-i. Shumë më problematike është fakti trajnimi të cilin ata e bëjnë nëpër vendet e tyre para se të vijnë në mision. Organizojnë kampe trajni-mi, ku simulohet jeta në Kosovë, dhe ata duhet të sillen sipas të të ashtuqu-ajturave zakone lokale. Paçka se në ekipet përgatitore, aty ka racistë të llojeve të ndryshme: antropolog, soci-ologë, psikolog, etj. Thjeshtë, ne traj-tohemi si kafshë, si qenie në zhdukje e sipër (sikur pandat), të cilat për t’i mbajtur gjallë, duhet t’i kuptojmë, stu-diojmë, etj.

Por, pse sipas Maliqit, teza e Zi-zek-ut na qenka asgjë më shumë se sa shpirtëmirë? Është e kuptueshme se si mbrojtës i devotshëm i Planit të Ahtisaarit, ai e ka problem ta njoh gjendjen e sotme në Kosovë si tejet irracionale. Madje, edhe ky konstatim i Zizek-ut më duket paska i moderuar. Situata socio-ekonomike në Kosovë është si pasojë direkte e të gjitha do-kumenteve ndërkombëtare të impo-nuara këtu, që nga viti 1999 e tutje, për t’u kurorëzuar me të madhërishmin

Plan i Ahtisaarit. Unë jam i bindur se as vet Martti Ahtisaari nuk beson kaq shumë në Planin e vet sa besojnë li-derët e Kosovës dhe aparatet e tyre ideologjike, me Maliqin si njërin prej përfaqësuesve më të devotshëm. E kjo situatë, bëhet edhe me tragjiko-komike kur kujtohet se Serbia nuk e ka pranuar Planin, vendet të cilat na kanë njohur pavarësinë si produkt i këtij Plani nuk e respektojnë atë – të vetmit që obligohen ta zbatojnë në përmikmëri Planin jemi ne. Pasojë e Planit janë Plani 6 Pikësh i Ban Ki Moo-nit, protokollet ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, etj. Për më tepër, Plani i Ahti-saarit e legalizon gjendjen në Veriun e Kosovës, duke i garantuar Serbisë sovranitetin në atë pjesë.

Por, çka nënkuptojnë të gjithë këta analistë politik kur e damkosin dekla-ratën e Zizek-ut si irracionale? Kjo de-klaratë ngjalli shumë reagime. Edhe aty ku nuk pritej. Madje edhe buro-kratët e EULEX-it dhe ICO-së ishin të shqetësuar. Shumë prej tyre e akuzu-an atë si një “ballkanas” – që në për-kthim, do të thotë i çmendur. Por, ajo që Maliqi&Co harrojnë (ose nuk duan ta shohin) është se kur një situatë, nje gjendje instalohet dhe etablohet si e mirëqenë, nuk ka kthim mbrapa. Për çdo lëvizje përpara, duhet nisur prej gjendjes ekzistuese. Sot është e pamundur të kthehemi në situatën e vitit 2005, dmth para fillimit të nego-ciatave me Serbinë. Ose, absurdite-ti i së tashmes politike nuk mund të përmirësohet përbrenda logjikës së kontinuitetit. Nuk është as çështje e lidershipit të mirë përbrenda këtyre koordinatave politike. Çarja e ligjeve, të cilat e determinojnë situatën tonë, është çështje e urgjencës më të the-llë politike. Genc Kadriu, lexues i de-votshëm i Badiou-së, thotë se i vetmi akt i vërtetë politik në Kosovë është shkatërrimi i shtetit të Kosovës. A nuk është kjo çfarë realisht po propozon Zizek-u? Përbrenda koordinatave po-litike të instaluara nëpërmjet Planit të Ahtisaarit, shteti i Kosovës kurrë nuk do ta arrijë nocionin e vet: pra, kurrë nuk do të bëhet shtet. Thënë në termet e vet Zizek-ut, struktura ekzi-stuese politike e juridike e imponuar mbi Kosovën, e krijon atë që ai e quan “Kosovë e dekafeizuar”. Kështu që shkatërrimi i shtetit të Kosovës i nën-kupton dy opsione: 1) shkatërrimin e Planit të Ahtisaarit dhe krijimin e një shteti të vërtetë, ose 2) shkatërrimin e Shtetit të Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë. Alternativa e tretë nuk ek-ziston! Nëse bashkimi me Shqipërinë do të arrinë të etablohet si alternativë politike, atëherë kjo nuk do të ketë kurrëfarë lidhje me atë që analistët e njërit kamp e quajnë “etno-centri-zëm”, e as me kurrëfarë pasioni ose ëndrre për unifikim etnik. Kjo do të jetë produkt direkt i planit të Ahtisa-arit, i politikave ndërkombëtare në Kosovë dhe këtyre analistëve që na paraqiten si pararojë të politikave kolonialiste në Kosovë. Thjeshtë, irra-cionaliteti i situatës së tanishme nuk mund të mbrohet me kërcënimin e përhershëm të destabilizimit të situa-tës në Kosovë dhe rajon.

kosova irracionale e maliqit

Çarja e ligjeve, të cilat e determinojnë situatën tonë, është çështje e urgjencës më të thellë politike. Genc Kadriu, lexues i devotshëm i Badiou-së, thotë se i vetmi akt i vërtetë politik në Kosovë është shkatërrimi i shtetit të Kosovës. A nuk është kjo çfarë realisht po propozon Zizek-u?

Page 8: Gazeta Nr. 28

e enjte 22 | Prill 2010 | 8Arber Shtembari

28 janar 2010, Tiranë

(Në oborrin e një institucioni të rëndësishëm shtetëror)

Pa hyrë ende mirë brenda ndërtesës, që në shkëmbimet e para me personelin, ndjen që ka diçka të çuditshme në këtë mes. Teksa për-piqesha të hapja portën kryesore të institucionit, dëgjoj nga pas një thirrje kategorike “ej, ku sh-kon ti mër?”. Kthej kokën. Një zotëri i mbështe-tur pas një muri, duke thithur një fund cigare dhe me dorën tjetër në xhep më vështron ashpër “Ku vete kështu?”. Aty për aty preferova, për mirësjellje, të mos t’i ktheja përgjigjen e parë që më shkoi ndërmend, por, duke treguar me kokë nga porta kryesore, iu gjegja “Unë po…”. “Aaaa mirë, mirë, shko shko” ma kthen zotëria. Marr për nga shkallët drejt portës kryesore kur dëgjoj sërish zotërinë: “Ej, po për pronat je ti?”. “Jo” ja kthej, “jam për..”. “Ah je për…dakort, da-kort” më ndërpret dhe aludon sërish me kokë drejt një drejtimi të pacaktuar “e po mirë, vazh-do, ja aty hyr, hyr”.

Ora 09 e 15.

Jam ulur në një sallë të vogël, që duket si një nga ato klasat e varfra dhe të ftohta të gjimnaze-ve të dikurshëm, me tavolina të gjata të drunjta dhe karrike të rreshtuara ngjiturazi njëra pas tje-trës. Në krah të rangjeve të tavolinave ndodhet një si tip banaku i vockël ku ngjeshen supet e imta të dy grave të reja të personelit të recepsio-nit. Janë Xhevrija dhe Dhuri’ që në pamje të parë të kujtojnë pak personazhin e dordolecit dhe atë të druvarit prej teneqe tek “Magjistari i Ozit”.

Afrohem tek recepsioni ku dy zotërinj të moshuar, njëri me kapele republikë në kokë, tje-tri me flokët e bardha pak të rëna, kanë mbësh-tetur bërrylat dhe diskutojnë me zë të lartë më njërën nga punonjëset. Ata shtrëngojnë fort në duar ca dokumenta ku dallohen qartë firmat e shpejta mbi ca “Republika e Shqipërisë” në blu Kine.

-O Dhuri, aman të keqen, po mi gjej ato që kam…kam nja dy javë që ti kam dhënë, se s’kam fuqi të vij përditë këtu.

-Po të kam thënë njëqind herë mo zotëri, po ti s’merrke vesh fare, ato do dalin pas tre javësh, ça të të bëj unë ty që s’merr vesh ti? S’ta kam unë fajin që s’kupto ti.

-Po shih se ti më the që dalin shpejt ato doku-mentat. Tani u dashkan tre javë?

-Po ta thash mër zotëri, ta thash që ndonjëherë edhe vonojnë. A ta thash apo jo ?

-Po s’i vjen turp mi, që na flet kështu, ne mund të ishim babai yt, -ja pret tjetri.

-Po mo po, babai im, babai im…eee ëhë...-Po shih edhe njëherë, se unë ato i lash, ja këtu

mbi banak, - vazhdon të lutet plaku me kapele republikë. -Do ta shpërblejmë, veç gjeji ti. Hë të keqen.

-E mirë do shoh, po na bëtë me dhimbje koke mo zotëri! Vini këtu përditë.

-Hajt mos u mërzit, dalëngadalë, ja më thuaj ti kur të vij unë, ju e hapni në 10 e mbyllni në tre,- ja kthen plaku me ironi.

-Jo mo jo s’e hapim në dhjetë, shif mirë oraret, i ke aty te xhami.

Nga salla ngrihet një zotëri tek të pesëdhjetat.-Dhuri, po dalin ato që porosita?- pyet ai me

një zë të sigurt.-Po dalin! – ajo e shoqëron përgjigjen e saj

me një lëvizje koke pohuese dhe me një shkelje syri. –Po merrem vetë me atë punë, pa merak. Ja prit pak se vijnë ato tani.

-Epo mirë, -zotëria ulet.

I drejtohem punonjëses tjetër (me një farë pa-randjenje).

-Mirëmëngjes zonjë.Ajo pa ngritur sytë i thotë koleges:-O Dhuri’ shif içik ça do ky mi se po merrem

me tjetër gjë tani.-Po ça thu mi Xhevrije, s’e shef që kam kta

tani?” ja pret shkurt Dhuri.Atëherë Xhevrija ngre sytë, efektivisht Dhuri

duket e zënë me dy të moshuarit, më hedh një vështrim ku përzihen mllefi dhe dukshëm mër-zia dhe ma kthen:

-Mirë çuni, shih, ulu aty, edhe do të them unë kur tvish”.

Ulem. Një farë trishtimi më mbërthen të tërin. Pyes veten si është e mundur vallë që në një nga institucionet më të rëndësishme të vendit të punësohen të tillë njërëz ? A thua mungokan të rinjtë dhe të rejat e edukuar dhe të shkolluar brenda dhe jashtë vendit që do të mund ta krye-nin këtë punë në mënyrë korrekte? Në bazë të çfarë kriteresh ishin përzgjedhur Xhevrija dhe Dhuri për ti punësuar në një nga pozicionet çelës të këtij institucioni, atij të marrëdhënieve me publikun, pasi të gjitha operacionet kryhes-hin pikërisht prej tyre mbi banakun e vockël të kësaj byroje recepsioni. Shoh Xhevrijen që del nga banaku dhe drejtohet drejt meje, por ajo

nuk ndalet tek unë, po vazhdon të ec pas kurrizit tim, për të shkuar e për tu ngjeshur mbi radia-torin në qoshe të sallës. “Uuu sa ftoft mi Dhuri. Na vdiqën dhe këta. S’e ndezin hiç kët ngrofsin”. Pasi ngrohet ajo rikthehet pas banakut. Ngrihem e shkoj sërish drejt saj që teksa më sheh të afro-hem shfryn dhe fillon të prek me nervozitet disa shkresa.

-Më fal zonjë, se kam fare pak kohë”.-Hë më ça do?I shpjegoj se çfarë kërkoja.-Hajde nesër se përgjegjësja e atij sektorit që

do ti nuk ndodhet këtu për momentin.-Po si nuk ndodhet aty? Ndoshta dikush tjetër

e ka zëvendësuar.-Ka hikur, s’di ku ka hik, o Dhuri, ku ka hik Lela

mi?Dhuri shkëputet nga biseda me dy burrat e

moshuar, që teksa e shohin të largohet rrudhin buzët dhe diç i përshpërijnë njëri-tjetrit, dhe afrohet pranë Xhevrijes e duke më vështruar mëshirshëm më thotë :

-Ku kapet ajo?! Hajde nesër herët nga ora 8 se përndryshe s’e gjen atë.

-O Dhuri la nam dhe ajo Lela, -i thotë Xhevrija nëpër dhëmbë.

-Nuk kam ardhur ta kap, kam ardhur për punë. Shihni, ora nuk është as 10. Si është e mundur që

nuk ndodhet në punë?.-Ka ik, ka dal për kafe rrezik. Se tani ka pus-

himin ajo.-Pushimin ? Cfarë është ky pushim në orën 10

të mëngjesit? – i pyes i habitur.-Po këtu në kemi 20 minuta pushim për të

hëngër drekën, po secili e bën kur të dojë pus-himin. Ajo ka zgjedh ta bëjë tani. Ca t’i bësh.

Hap sytë nga habia! Nervoz, por nuk arrij dot të mos ja plas gazit! Largohem…

Në unazë, diku aty tek zona e trenit, është një lemeri. Duket sikur Dajti i bardhë i mbuluar prej dëborës së fundit, prej së largu, bën kontrast me pluhurin e rrugës dhe tymin e zit ë makinave. Trafik i dendur. Benca të ngecur në të, makina të tjera luksoze përbri furgonave të Kamzës, brenda të cilëve disa fytyra varen si portrete na-tyrash të vdekura. Semafori i kuq nuk i ndal mo-toçikletat e punëtorëve që gjarpërojnë përmes makinave e këmbësorëve që kalojnë rrugën flu-turimthi. E gjelbra e këmbësorve, e vanitur prej zhulit, pulson si një zemër e plakur. Përpiqem të hidhem në krahun tjetër, por befas ngulem në vend pasi polici rrugor i fryn bilbilit dhe me ta-belë i bën shenjë makinave të avancojnë. Lumi i ndotur mekanik derdhet atëherë si i etur drejt Zogut të Zi. Eci përkrah tyre.

FLETE DITARI 10 (Tirane, janar-shkurt 2010.)

në unazë, diku aty tek zona e trenit, është një lemeri. Duket sikur Dajti i bardhë i mbuluar prej dëborës së

fundit, prej së largu, bën kontrast me pluhurin e rrugës dhe tymin e zit ë makinave. Trafik i dendur

Page 9: Gazeta Nr. 28

9e enjte 22 | Prill 2010 |

Artan Pine

Këtë muaj qeveria demokratike dhe libera-

le e Izraelit ndërmori një tjetër iniciative për “forcimin e demokracisë dhe paqes” në rajon: ndërtimin e banesave të reja për kolonët e ar-dhshëm hebrej në Jeruzalemin lindor. Palesti-nezët arabë, të irrituar për të disatën herë nga arroganca dhe mospërfillja e kabinetit Neta-nyahu, organizuan protesta dhe tubime kun-dër këtij vendimi arbitrar. Çuditërisht edhe diplomacia ndërkombëtare u tregua paksa e bezdisur, por jo e habitur nga kjo manovër ko-lonialo-populiste. Normalisht reagimet e qe-verive perëndimore i përmbahen kontureve të hipokrizisë që karakterizon marrëdheniet me Lindjen e Mesme, pra bëhet fjalë vetëm për reagime të shkruara në atë gjuhën e ftohtë zyrtare, apo thjesht qëndrime politike të çori-entura ndaj aleatit dhe mikut Izrael. OKB tregoi edhe njëherë pafuqinë e saj në këtë dramë që konsumohet prej rreth 60 vitesh. Është e pa-mundur të merret një masë çfarëdo kundër

Izraelit përderisa SHBA do të përdorë veton e saj në Këshillin e Sigurimit.

Ndërkohë që vëmendja botërore ishte përqendruar në mënyrë paksa negative mbi Netanyahu & Company, disa integralistë isla-mikë budallenj që nuk e kuptojnë situatën e vështirë të Izraelit përballë opinionit publik ndërkombëtar, vendosin që të lëshojnë një ra-ketë artizanale nga Gaza. Raketa bie në terri-tor izraelit dhe vret një bujk tajlandez. Edhe pse integralistët nuk i përkisnin Hamas-it, qe-veria izraelite dënon këtë të fundit dhe rret-hon rripin e Gazës. Jam pak skeptik mbi këtë akt idiot dhe pa kuptim. Sikur mban pak era Mossad. Ngjarja duket si një thriller tragjiko-mik, por këto janë faktet në atë tokë ku, pas 11 shtatorit 2001 dhe luftës kundër terrorizmit “alla texana”, një edhe një mund të bëjnë tre. Tashmë që Al-Fatah me liderin kukull, gati kui-sling Mahmud Abbas (ish pseudonimi luftarak Abu Mazen) nuk është më organizatë terro-riste, por forcë e moderuar, aparati ushtarak mund të testojë armët e tij mbi një shënjestër politike si Hamas dhe territoriale siç është

Gaza. Kjo e fundit është kthyer prej kohësh në një kamp përqendrimi në qiell të hapur, ku mundësia e vetme për të mbijetuar është kontrabanda. Në 2006 Hamas fitoi zgjedhjet politike, por kjo nuk ishte e pranueshme nga Izraeli dhe SHBA që detyruan Al Fatah-un të eliminonte edhe fizikisht pjesëtarët e Hamas që kishin fituar postet parlamentare nëpër-mjet votës së palestinezëve. Si shpërblim për punën e paqme, dhjetra pjesëtare të Al-Fatah u liruan prej burgjeve izraelite. Pas një lufte të përgjakshme Hamas arriti të kontrollojë vetëm rripin e Gazës. Pas këtij mësimi izraelo-amerikan mbi demokracinë që bazohet mbi vullnetin e popullit, Gaza është kthyer në një territor fantazëm, ku vdekja është bërë mik shtëpie. Edhe këtë herë vëmendja iku prej Je-ruzalemit lindor dhe kaloi mbi terroristët pa-lestinezë, sepse në fund të fundit, është vetëm faji i tyre nëse ndodhin gjëra te tilla.

Historianët dhe gjuhëtarët i janë përveshur punës për t’i vënë emrin kësaj gjakderdhjeje në burgun e Gazës, ku ora e ajrimit për një mi-lion të burgosurit quhet armëpushim. E quajnë

luftë kundër terrorizmit, unë do e quaja spa-strim etnik. Më duket pak e veshtirë që një fuqi bërthamore si Izraeli të ndihet e rrezikuar nga disa militantë të armatosur me raketa artizana-le. Por nuk habitem nga fakti që këta militante janë justifikimi i vetëm për të përndjekur një politikë koloniale dhe shoviniste që gllabëron metër pas metri atë pak tokë që u ka mbetur arabo-palestinezëve. Çështjes zioniste i duhet një armik me mjekër të gjatë, fanatik dhe që nuk ha mish derri (sa qesharake që stereotipi i arabit mysliman ngjason me atë të çifutit or-todoks). Derisa të ekzistojnë armiq të tillë kaq të rrezikshëm, gjithçka mund të justifikohet në sytë e botës. Një holokaust i ri po përgatitet të hyje në faqet e errëta të historisë, por me sa duket ndërgjegjia perëndimore nuk është lënduar ende. Ndërkohë që presim momentin e një ndërgjegjësimi njerëzor të diplomacive botërore, unë po hap atlasin gjeografik dhe po kërkoj një copë tokë ku të mund të dërgojmë palestinezet arabë. Pas kaq vuajtjesh edhe ata e meritojnë që të kenë një tokë të tyren dhe një shtet sovran... Si ju duket Kanadaja?!

tokë e premtuar apo tokë e harruar

Page 10: Gazeta Nr. 28

e enjte 22 | Prill 2010 | 10

Çdo element i qenies individuale e thekson dhe e shumëfishon – ngjyra e lëkurës (e dallu-ar nga syri), gjuha (e ndjerë nga veshi), feja (e përçuar nga mendja)… dhe kur këto të fundit janë të pamjaftueshme, ky imazh i bën thirrje edhe elementëve të jetës shoqërore - ide, dok-trina, qytetërime.

- « Tjetri » përbën tharmin e vetë Historisë, elementin aktiv të memorjes së shkruar (dhe të pashkruar), një memorje e strukturuar dhe e ri-tmuar nga lufta : vargjet e robërve, parakalimet e humbësve kokulur, flamurët armiq - plaçkë luf-te, të prangosurit komandantë gjuhëprerë apo mbretër të qorruar… Veçse, asnjë antidot misti-fikues nuk është në gjendje të thyejë qerthullin fatal dhe shkatërrues të hakmarrjes, të ngjallur nga dhuna e « tjetrit » - as « gjaku » i mistershëm si kriter i grupit, as identiteti i përbashkët si vlerë përbashkuese e tufës, as edhe doktrina si shenjtërim i identitetit.

- Forma më e verbër dhe më shkatërruese e hakmarrjes është ajo e predikuar nga Marksi në Manifestin e tij të famshëm, i cili tashmë duhet lexuar jo më në kontekstin utopik të komunizmit të origjinës, në të largëtin vit 1848, por në funk-sion të « eksperimentit gjakatar » që ai frymëzoi – rregjimet totalitare komuniste.

Nëse shkrimi është i shkathët dhe mjeshtëror, a mund të thuhet e njejta gjë për logjikën e brendshme që banon mendimin dhe që frymë-zon dorën ?

TjETRi Si GjENEZë.Le të kqyrim « alegorinë e shpellës » kadare-

jane që çel shkrimin dhe që kushtëzon imagji-natën fillestare të lexuesit :

Në të vërtetë… trazimi për “tjetrin” duhet të jetë tepër i motshëm. Ka gjasë të jetë po aq i vjetër sa zbulimi i seksit, i tmerrit ose i vdekjes. Ka gjasë që historia të ketë nisur qysh atë ditë kur njeriu i shpellës është kthyer te të vetët, me një fytyrë të lemeritur, për të njoftuar se ka parë një gjë tejet të frikshme, tejet të përçudur, diçka që desh ia ka marrë gojën. Ndaj dhe kur shpe-llarët e tjerë i bërtasin: “Ç’ishte ajo? Que-est ce que était ça? Cto eto byllo? Wer da? Who’s the-re? Stand and unfold yourself!”

Por njeriu primitiv nuk e ka lehtë të shpjego-het. Nuk ka parë as vetëtimën, as bishën e egër, as vullkanin, por diçka më tronditëse: një qenie që duhej të ishte ai, por që s’ishte ai, një trajtë, që ngjante si e dalë, e pjellë prej atij vetë, por që në vend që të ishte si i tillë, të ishte i pranu-eshëm, ishte i kundërt, i papranueshëm, madje kërcënues.

Njeriu i shpellës ndeshej për herë të parë me “tjetrin”.

Përse « tjetri » - qoftë edhe ai i feksur për-para shpellarit - duhet imagjinuar forcërisht i frikshëm, i përçudur, tronditës, i papranue-shëm, i kundërt – me një fjalë kërcënues ? Sep-se horizonti i ndërgjegjes tonë lidhur me këtë temë filozofike në mos kufizohet nga ankthi përzgjedhës heideggerian mes të qenit dhe qe-nies, kushtëzohet nga ndeshja dialektike hege-liane mes Skllavit dhe të Zotit. Me fjalë të tjera, jemi mësuar të vemë në themel të ndërgjegjes së vetvehtes jo reflektimin e brendshëm por ra-portet ndaj Tjetrit. Sepse tashmë e kemi bërë tonën aksiomën : përpara se të jetë i arsyeshëm, realiteti njerëzor është shoqëror. Shoqëror dhe luftarak, për të mos thënë i dhunshëm. Me të tje-ra fjalë, jeta është një roman ku gjithçka është ndeshje : ja edhe mësimi i ashpër i Hegelit sipas të cilit, lufta ka inauguruar historinë.

Sikundër dhe Hegeli, Levinas - një filozof bas-hkëkohor, çvendos dhe ngjiz intrigën origjinale pikërisht në takimin me « tjetrin ». Por sipas tij, pa qenë aspak idilike, kjo intrigë mbetet sidoqoftë e veçantë, por jo forcërisht një konflikt. Pasi Le-vinas refuzon t’i njohë përparësinë modelit lufta-

TjetriKur letërsia piqet me filozofinë

rak : « nuk është aspak e sigurt që në origjinë të ketë qenë lufta ». Marrëdhënia shoqërore, sipas tij, është « ajo mrekulli e daljes nga vetvehtja » dhe që vetëm në mënyrë dytësore luhatet mes dy poleve të mirëkuptimit dhe të luftës. Përpara se të jetë fuqi tjetërsuese që kërcënon, agreson ose llahtaris « unin », tjetri është fuqi sipërore që këput lidhjen e unit me qenien në vetvehte, që thyen atë pasqyrë unikale refleks-kthyese të ve-tvehtes, duke çliruar të qenit nga pesha e vetë-egzistencës.

Nën këtë kënd ndriçimi, loja e dritë-hijeve të projektuara mbi muret e shpellës kadarejane nxjerr në pah disa linja kontradiktore :

1. Trazimi i ndjerë – rezultat i takimit me Tje-trin (dhe aspak i « ndeshjes » të lartpërmendur) - përbën njëkohësisht edhe përvojën e parë shoqërizuese. « Nëpërmjet trazimit, ne pohojmë prezencën e padyshueshme të tjetrit » - thotë diku Sartri, i cili koncepton një vështrim të huaj që gurëzon, që mpin lirinë e brendshme të qe-nies. « Përpara se të jetë vështrim, tjetri është fytyrë » - përgjigjet Levinas i cili kqyr një fytyrë, tjetrin që ve në pikpyetje sigurinë e të drejtës të të qenit. Ajo çka trazon të vetvetishmen, nuk është vështrimi sendërzues i tjetrit por vetmia e tij, lakuriqësia e pambrojtur. Çka më turbullon nuk është tjetërsimi i lirisë time, por vetë liria ime : në vend të ndjehem i agresuar, jam unë agresori. Fytyra e tjetrit më akuzon për këmbën-guljen në vetëqenien, për mospërfilljen ndaj gji-thçka tjetër që nuk përbën « unin ».

Fytyrë dhe jo vizatim, figurë plastike e ofru-ar admirimit sikundër dhe përçmimit ; fytyrë dhe jo tekst ku reflekset e shpirtit shfaqen dhe i ekspozohen durimit të deshifrimit : një gjah që shpëton gjithmonë vështrimit-gjahtar, kundër-shtim i përjetshëm i vështrimit që hedh mbi të. Është ajo pjesë e trupit ku shpirti njëkohësisht çfaqet dhe fshihet – rezistenca e ushtruar prej të afërmit ndaj shfaqjes të tij, që në çdo çast më ri-kujton pafuqinë e shquar për t’ju afruar diçkaje por pa mundur askurrë ta zotëroj dhe asimiloj

Fytyra më imponohet dhe s’jam në gjendje të qëndroj shurdh ndaj apelit të saj, as edhe ta harroj, dua të them, e kam të pamundur të mos ndjehem përgjegjës për mjerimin e saj. [Emma-nuel Levinas – Humanisme de l’autre homme, Fata Morgana, 1972]

Besa, me kohë është harruar se për herë të parë, edhe Adami biblik e kqyri vetvehten në pasqyrën e fytyrës së Evës dhe jam thuajse i bindur se refleksi i tij i parë ka qenë të ngrejë dorën – jo për të rrëmbyer kopaçen për t’i dërr-muar eshtrat – por për t’i përvijuar format, me gishtat e pasigurt. Sipas Levinas-it, ka qenë e Mira pra – dhe jo e Keqja – në zanafillë të për-vojës fillesëharruar të takimit me Tjetrin ; është etika ajo që përbën edhe rrënjën e ndjenjës ori-gjinale të qënies për të singjashmin. Edhe nëse ky moment i parë diku gjeneron dhunën, kjo dhunë etike i paraprin ndeshjes së ndërgjegje-ve dhe raportit të kundështisë.

Dhe në këtë rast, lemeria që shfaqet në fytyrë shpreh ngjalljen në vetvehte të shqetësimit moral. Vetë trazimi nuk dëshmon për lindjen e konfliktit, të asaj lufte të pamëshirshme mes ndërgjegjeve, por për gjallimin e skrupujve, të shfaqjes së ndërgjegjes ndaj padrejtësisë na-tyrore.

2. Si ka mundësi që primitivi ynë i lemeritur të ndeshet me « tjetrin » në hyrje të shpellës të tij kur ai ndërkohë e kish tjetrin brenda, mes atyre që Kadare i quan aq natyrshëm « të vetët » - në gjirin e tufës matriarkale ; në krah të tij – për të mos thënë nën të – gjatë përvojës së parë të tij seksuale ? Cili është ai mekanizëm çrregullues i instiktit mëmësor të afërisë biologjike, të ori-gjinës së përbashkët, i aftë të ngjizë « unin » e përveçëm dhe të krijojë diferencën thelbësore me « tjetrin » e singjashëm, të të njejtit bark ? Në ç’mënyrë, një hap më tutje, ai arrin të shes-hojë këtë diferencë, të përzgjedhë subjektivite-tin mes gjithë përmasave të tjera të mundshme - atë modalitet të kushtëzimit njerëzor që quhet dashuri për të afërmin ? Në ç’mënyrë përftohet

angazhimi i pavullnetshëm por fatal - i zhveshur nga çdo nismë interesi – ndaj fytyrës të një tjetër « tjetri » ; ajo tërheqje e vetvetishme dashurore, ajo lidhje paradoksale që duke u thelluar, tenton të tjetërsojë vehten dhe të vehtësojë tjetrin – si-pas asaj formulës të shquar « bashkë, por ende jo.. », në kërkim të një mëmësie të re ? Së fundi, në ç’mënyrë antinomia origjinale « vehtja-tjetri », karakteristike e qenies individuale, projekto-het mbi grupin duke u shëndrruar në antagoni-zëm mes « ne » dhe « të tjerëve » ? Pyetje mund të intrigojnë cilindo por jo shkrimtarin…

Ja përse, e ashtuquajtura alegori e mësipërme – megjithëse në pamje të parë, e frymëzuar nga Platoni dhe nga Tjetri platonian si subjektivitet që duhet nënshtruar - bile me forcë nëse jepet rasti, mbetet diku në erë, e varur me fillin e « pa-dukshëm » të fiksionit, në atmosferën e errët të shpellës sonë të gjenezës. Në agim të egzisten-cës së tij, njeriu i shpellës ndeshej ndoshta me frikën, me forcën, me tmerrin, me dhunën, pse jo me të panjohurën – bile edhe me vetë Zotin – por njëkohësisht me kqyrjen e “tjetrit” metafi-zik, ai përvijon konturet ende të turbullta të me-tafizikës së « vetvetes ».

Sipas të gjitha gjasave, Historia nuk ka filluar me zbulimin e Tjetrit (dhe aq më pak me fjalimin mbi Tjetrin) por me marrëdhënien me Tjetrin.

TjETRi Si DHuNë.Po aq vështirë e kam të pranoj se Fantazma

e shumëpërfolur e mbretit hamletian, simboli i dyfishtë jetësor-vdekësor i Shekspirit, të mund të përfaqsojë « tjetrin ». Është e vërtetë se mbështjellja jomateriale kumtsjellëse e të atit të Hamletit tremb rojet mbi bedena, prish gjumin e këshjellarëve dhe trazon shpirtin e vetë Princit. Veçse gjithçka dëshmon se nuk bëhet fjalë për « tjetrin » por për « alter egon » e personazhit, dyzimin i tij të dhunshëm që kërkon shpagë – vdekjen : “I am thy Fathers Spirit”. Ndërkohë, « vetvehtja » njerëzore tërhiqet nga jeta – dashu-ria, pushteti. Ky është edhe thelbi i dramës shek-spiriane që mbetet gjithsesi një dilemë dhe që shëndrrohet në tragjedi nga momenti që vdekja fiton mbi jetën, nga çasti që personazhi vendos t’i përgjigjet pyetjes “To be or not to be…”. Në se drama merret me luftën e brendshme, tragje-dia merret me vrasjen – me asgjësimin e « tjetrit » që në rastin tonë është « alter ego » i « alter egos », vëllai uzurpator i mbretit të vrarë.

Elementin e këtij arsyetimi na e ofron vetë Hamleti, me qëndrimin e tij ndaj Ofelisë. Dilema e tij egzistenciale nënvizon atë fakt se dashuria ndaj qënies së afërt nuk është aspak një atribut i brendshëm dhe i pazgjidhshëm, por i imponuar – sidoqoftë, një farë detyre të cilës ai nuk mund t’i vidhet « pa lenë gjurmë të dezertimit të tij » (Emmanuel Levinas – Autrement qu’être au-delà de l’essence, Martinus Nijohff, la Haye, 1978), pasi « vetëm një un i pambrojtur mund të dojë të afërmin ». Fillimisht i pambrojtur dhe i plogësht, por më tej sipërmarrës apo imponues : nuk jam unë që projektohem drejt tjetrit, i frymëzuar nga ndonjë impulsion zemërgjerë, ; është Tjetri që hyn pa trokitur, që shthur qëllimet e mia dhe që trondit ekuilibrin tim. Dashuri – ndoshta, fundja pse jo, por sidoqoftë dashuri pa dashje, rraska-pitëse :

« Dashuri, emri më i zakonshëm i asaj dhu-ne, me anë të të cilës i afërmi - Tjetri më gjuan, më shpall të vetin, më përndjek deri edhe në qoshen më intime të vehtes. Burimi i atij agre-siviteti që mund të ushqej ndaj atij personi të paturpshëm, të kësaj mungese të gjithëgjendur, të këtij të padëshirueshmi : i afërmi. Nga rrjedh, me një fjalë të vetme, e Keqja. Dashuria për të afërmin ndriçon urrejtjen, pasi ajo vjen përpara saj… e Keqja është revoltë, protestë e një sovra-ni të shkurorëzuar – unë – kundër shfronësimit nga Tjetri ». [Alain Finkielkraut – La sagesse de

Page 11: Gazeta Nr. 28

11e enjte 22 | Prill 2010 |

Shokët e dhomëS, në kërkim të një mënyre burrërore për të thënë “nAtën e mirë”

DURRËS—Për tu ruajtur nga ndonjë keqkuptim i mundshëm që mund të ndodhë, dy konviktorët që ndajnë me njëri tje-trin një dhomë në Universitetin e Durrësit, 22 vjeçari Ruben Zyba dhe 21 vjeçari Alfred Kruja po kërkojnë një mënyrë më burrërore për t’i uruar njëri tjetrit natën e mirë. “Në fillim thoshim thjeshtë, “Natën e mirë Alfred - Natën e mirë Ruben” dhe pastaj flinim” - tregon për mikrofonin tonë Ruben Zyba, “Por kur ndodhi kjo puna e Klodit të Big Brother, nisëm të tho-nim “Natën e mirë o burrë i dheut”, “Natën e mirë plako” ose “Notën daku”. “Kjo na duket më burrërore dhe nuk ka vend për keqkuptime” - ndërhyn Alfred Kruja duke trashur zërin. Dy të rinjtë konviktorë shtojnë se për shkak të nivelit të lartë të ho-mofobisë në opinionin shoqëror, kanë anulluar plotësisht uri-min “Mirmëngjesi”. “Në mëngjes nuk flasim thuajse fare, jemi burra apo ça jemi?” - na thonë të dy njëzëri.

Abuzimi verbAL dhe dhunA rriSin produktivitetinTIRANË—Studjues të Universitetit Publik të Tiranës publiku-

an të hënën rezultatet e një kërkimi shkencor që tregon se ngri-tja e zërit deri në nivelin e ulurimave, grushtat surratit dhe për-plasja e duarve në tavolinë i bën vartësit më të bindur dhe më efiçentë në punë. “Këto rezultate provojnë të kundërtën e asaj që besohej gjerësisht, që qingji i urtë pi dy nëna,” - tha studjue-si Halim Dajaku syri i të cilit dukej qartë se ishte i nxirë. Studimi i cili u krye në një kohë rekord falë ulërimave të vazhdueshme nga rektorati i universitetit tregoi se stimulimi me grushta i bën njerëzit të punojnë 71% më shpejt. Studimi doli në përfundimin se sharjet e rënda i bëjnë vartësit 40% më të bindur në punë.

i Sëmuri pA SigurAcion ShëndetëSor Shikon “dr houSe” duke ShpreSuAr për diAgnozë

KORÇË—Pasi ka mbi dy vjetë që ka mbetur pa punë për sh-kak të reforms në administratë dhe në pamundësi për të pagu-ar sigurimet shëndetësore, 44 vjeçari nga qyteti i Korçës, Kosta Karavidhi ka nisur të ndjekë rregullisht trelefilmin “Dr. House” në televizionin kombëtar KLAN, me shpresën se ndonjëri nga pacientët e filmit do ketë simptomat e tij. “Para nuk kam të vete në privati, në spital të shtetit nuk më qasin se nuk paguaj dot sigurimet. Kështu që shikoj “Dr. Hausin” te Klani se mos ma gjej-në ata se ç’kam. Para dy javësh ishte një grua aty me dhimbje koke, therje shpine dhe që nuk bënte dot ujët e hollë - tamam si mua. Mendova se gjeta derman. Do ta shërojë Hausi këtë thash, dhe do ia hedh edhe unë. Po doli pasandaja që kjo gruaja ishte me barrë.” - na tregon i zhgënjyer Kosta Karavidhi. Edhe pse ka nisur të humbasë shikimin, Kosta Karavidhi shprehet i vendosur që në javët në vazhdim të ndjekë “Dr. hausin” për një shërim të mundshëm.

AnA FrAnk: moS mA Lexoni ditArin, ju Lutem!BERLIN - Shpirti i përvuajtur i Ana Frankut mbajti një konfe-

rencë shtypi dje në Berlin për të thënë se është e shokuar nga fakti që për 50 vjetë rrjesht, miljona njerëz kanë lexuar ditarin e saj. “Të gjithë e kanë marrë vesh se cila ishte puthja ime e parë, kur më erdhën periodat për herë të parë. Kjo që po ndodh me ditarin tim është e turpshme, a nuk e dini që ditari është intim? Turp t’ju vijë!” - tha fantazma e Ana Frankut. Në fund të kon-ferencës për shtyp shpirti i përvuajtur i Ana Frankut adresoi të gjithë lexuesit anë e mbanë botës me kërkesën që të mos e shfletojnë më ditarin e saj por ta vënë në vendin e vet, pasi gjërat e të tjerëve nuk preken.

proteStA për numurimin e votAve të big brotherTIRANË - Jo ndryshimi i rezultatit të votimeve por hetimi i

numërimit të votave të teleshikuesve ka qënë çështja për të cilën një grup i madh tifozësh meshkuj të Oltës së Big Brot-herit janë mbledhur në një portestë spontane para piramidës. “Kërkojmë hetimin e plotë të zgjedhjeve të 10 prillit 2010 ku Olta doli nga Big Brother. Është e qartë se vëllai i madh ka ma-nipuluar votat në favor të asaj jevgjites nga jordania.” - klithi për mikrofonin tonë Alahmet Palloshi ndërsa puthte në mënyrë të turpshme një foto të Oltës. Protestuesit kërcënuan se në rast se vëllai i madh nuk hap kutitë e sms-ve protestat do të për-shkallëzohen deri në marrjen peng të Eno Popit ose Arbana Osmanit. “Ne nuk tërhiqemi. Populli tifoz i Oltës kërkon tran-sparencë të plotë të votimeve. Të hapen sms-ërat, të hyjë Olta prap në shtëpi.”

preSjet ShFAqen kudoTIRANË— Përveç krizës ekonomike tashmë edhe një krizë

gramatikore i kanoset vendit, thanë të djelën pasdite linguistë, gjuhëtarë dhe shkrimtarë të mbledhur për të adresuar proble-min. Duket sikur shfaqje të shpeshta dhe të pajustifikueshme të presjeve kanë nisur të sulmojnë shkrimet e shtypit dhe me-diave të tjera. Epidemia e presjeve ka nisur të shfaqet , kudo , që javën e parë të muajit , Prill. I pari që , u sulmua nga presjet ishte, një artikull i Mustafa , Nanos në, gazetën Korrieri. “Sulmi i presjeve nuk ka pse të na çudisi,” thotë për Klubin e mëngjesit , publi , cisti Fatos Lubonja. “Kjo vjen nga autoritarizmi i qartë i Ed Ramës në Partinë Socialiste.” Nga ana e saj , Partia Socialiste ,, fajësoi krizën e ,ve tek korrupsioni i , votës që, shkaktoi Sali Berisha ,.

lajmetnga blendi salaj

l’amour, ed. Gallimard, Folio – essais, Paris 1984]Ku gjendet « tjetri » kadarejan në këtë skemë

të ndërlikuar dashuri – dhunë, e Mirë – e Keqe ? Askërrkund, pasi i vetmi qëllim i tij është identi-fikimi me tjetërsimin përjashtues, me antagoniz-min mes qënies dhe tjetërqënies armike, gjene-rator atavik i dhunës dhe i dhimbjes i cili sipas tij është po aq i vjetër sa edhe vetë njerëzimi. Eshtë një nga mënyrat e leximit të realitetit të sotëm, por jo e vetmja dhe aq më pak kodi uni-versal deshifrues, i pranuar si i tillë nga filozofia, nga antropologjia, nga sociologjia – për të mos numëruar të tjera lëmi të dijes njerëzore. Krahas këtij deshifrimi praktik, shpjegues i njëanshëm dhe komod i konflikteve, luftës, përgjakjeve qën-drojnë një varg figurash elementare : « tjetër-sim ndaj të jashtmes » - vende, popuj, grupime njerëzore që i përkasin kulturave dhe traditave të ndryshme ; « tjetërsim ndaj të brendshmes » - tjetri i vulosur nga tjetërsia fizike, trupore, zako-nore; « tjetërsim ndaj të qenurit » - përkatësisë kombëtare, etnike, fetare. Raportet diferencuese dhe integruese të këtyre elementëve krijojnë një tjetërsi – e kundërta e njëjtësisë (identitetit) - që nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë as në kohë as në hapësirë.

Në fund të fundit, cili është « tjetri » : një indi-vid ? një gjini ? një grup social ? një shtresë ose klasë sociale ? një shoqëri ? apo një qytetërim ?

« ..Askush nuk është pazgjidhshmërisht Tjetri ; ai është vetëm pasi nuk jam unë ; duke thënë që ai është tjetri, ende nuk kam thënë diçka të

vërtetë ; edhe më keq, nuk di asgjë dhe nuk dua të di asgjë, pasi çdo karakterizim pozitiv do të më pengonte që ta vendosja në këtë kategori relative të pastërt siç është tjetërsimi » [Cvetan Todorov -

Përse duhet atëhere të lëshohemi në një flu-turim të tillë kohor sikundër Kadareja dhe të kqyrim nga lart me syrin e zogut rojet danezë mbi bedenat e Elsinorit, vargjet e robërve në Romën e lashtë, grekët e vjetër në qytet-shtetet e tyre, ushtritë fantomatike hitito-urite bile deri dhe Homo Sapiensin në pragun e shpellës së tij ? Thjesht për t’i kujtuar lexuesit profan se fytyra e armiqësore e Tjetrit faqet kudo dhe mbi çdo send : mbi ajrin e ngrirë nordik, mbi sheshin me diell mesdhetar, mbi rërën e përvëluar lin-dore deri edhe mbi gurin parahistorik ; që kjo fytyrë gjendet brenda vetë objektit dhe çfaqet sikundër imazhi i Krishtit mbi cohën që i kish shërbyer si qefin ; që edhe rruaza e kuqe e gja-kut përmban mesazhin origjinal të Tjetrit – gje-netikën vrastare. A nuk është Niçe që pohon se është ndjesia që rrjedh nga forca që ngjiz das-hurinë ndaj të afërmit ? Sekreti i moralit është imoraliteti. Njeriu për njeriun është ujk. Në fillim ishte dhuna – e Keqja.

Çka gjendet në origjinë të kësaj lufte uni-versale ? Instikti ? Urrejtja kafshërore e panën-shtrueshme që karakterizon qënien ? Përplasja e interesave dhe ndeshja e egoizmave ? Përse njeriu është i dhunshëm ?

Sepse thelbi njerëzor është moral dhe etik –

na përgjigjet Levinas me anë të një prolepsi – ai moral dhe ajo etikë që vendos pamundësinë e të qenit indiferent në origjinë të marrëdhënies së njeriut me të singjashmin. Me fjalë të tjera, duhet të nisemi nga nga arsyetimi se armiqësia rrjedh nga tërheqja, nga lidhja. Është pra das-huria, tërheqja nga i singjashmi - përgjegjësia e pashmangshme, që ngjall zemërimin, mbetjen e hatrit, urrejtjen deri edhe dhunën. Pasi sikun-dër edhe gjatë pasionit, nuk mund t’i vidhem Tjetrit që mbetet sidoqoftë i pakapshëm, pasi nuk mund të jem i barabartë me të afërmin, por veçse i përzgjedhuri, rob i tij, borxhliu i tij – që më ngjallet hera-herës agresiviteti. Sekreti i imoralitetit është pikërisht morali. Njeriu për njeriun është i afërt. Në fillim ishte tërheqja, sim-patia, dashuria - e Mira.

TjETRi Si KuMToLoGji.Në se projektimi kohor gjithëhapsinor për-

vijon kuadrin e shkrimit, thur indin e intrigës, « alegoria e Fantazmës » hamletiane i shërben Kadaresë per t’i vënë fre irracionalitetit ; së fun-di, për të kanalizuar hakmarrjen e verbër të përçudnisë komuniste – duke i bërë thirje një Fantazme tjetër jashtëpersonale, anonime pasi kolektive :

“Një fantazmë po vërtitet në Evropë, fantaz-ma e komunizmit”. Me këto fjalë fillon Manifesti Komunist i Marksit e Engelsit. Të kujton disi fi-llimin e “Hamletit” të Shekspirit. Ashtu si rojat e kështjellës së Danimarkës, shumë njerëz do të

kenë pyetur në kohën e botimit të tij: “Ç’është kjo fantazmë e re ?” Dhe më pas, pa dyshim do të vinte pyetja tjetër : Përse po shfaqet, ç’kumt po sjell ? Fantazma te “Hamleti” u shfaq për të kumtuar një krim dhe, natyrisht, për të kërku-ar gjakmarrje. Manifesti komunist gjithashtu kumton një krim dhe kërkon një përmbysje, thënë ndryshe, një revansh. Këtë herë dhe krimi dhe përmbysja që kërkohet janë botërore. Dhe revanshi, merret me mend, ashtu do të jetë: i le-merishëm.

Tufa e gjerë e admiruesve të Kadaresë për-shëndeti pa asnjë dyzim përqasjen mjeshtërore mes dy « fantazmave » të shquara. Gjithë duke vlerësuar figurën e stilit, në shkrimin tim të parë, unë kritikova mungesën e lidhjes – besa një farë lajthitjeje, që u shkoqit pas leximit të një teksti të Derrida-s mbi fantazmat e Marksit. E pra, në dallim me Kadarenë, Derrida tejkalon përqa-sjejen lineare me « Hamletin » e Shekspirit dhe vëren se jo vetëm dramaturgjia e fantazmave është një konstante në veprën e Marksit (që nga « 18 Brumeri i Luis Napoleon Bonapartit », « Ide-ologjia Gjermane » deri edhe « Kapitali ») por edhe se më e dukshmja mes këtyre fantazmave është vetë « shpirti » i marksizmit – ai që është transportuar në kohë dhe që i ka rezistuar çdo praktike të vulgut dhe çdo interpretimi të do-gmatikut....

(Vijon numrin e ardhshem)

Page 12: Gazeta Nr. 28

e enjte 22 | Prill 2010 | 12

Arlinda Guma

Si të gjithë ata që e kanë zakon të hedhin ndo-një rresht, në një file të çfarëdoshme kompiuteri, titulluar provizorisht si; “document 1”, e më pas, formëzuar e rradhitur në ndonjë faqe gazete ( në faqe të fundit ose të parafundit, pasi kreun e gazetave e uzurpon gjithmonë ideologjia ), më ndodh edhe mua të lexoj herë pas here për-shtypjet e lexuesve.

Dua t’i lë mënjanë polemikat, debatet apo vrullet nevralgjike të atyre, të pickuarve keqaz prej ndonjë fraze a ndonjë rreshti gërvishtës e çapraz, e të merrem pakëz me përshtypjet po-zitive, të llojit; “uhh, sa kam qeshur me shkrimin tënd !”.

Natyrisht, vlerësimet bëjnë mirë e përkëdhe-lin sedrën e çdokujt që merr mundimin të hapë një file të re, me titull; “document 1”, në kompi-uterin e tij. E sigurisht që edhe sedra ime nuk ka se si të bëj përjashtim nga e gjithë kjo, në të mijtën e çastit ajo do ndihet e përkëdhelur. ( edhe pse e ka zakon të fluturojë ulët… pasi për fluturimet e ulëta nuk nevojitet biletë e shtrenjtë e klasit të parë ).

Por vetëm në të mijtën e çastit ama…Më pas gjithçka shfryhet si një tullumbace e

çpuar, e cila i lë vendin ndonjë pyetjeje me mën-djen time; - Po mirë që u gajase sa të dolën lotë, por në fund, a e rrudhe ndopak ballin ?

Sepse nëse qëllimi i shkrimit tim, me titull pro-vizor; “document 1”, do të ishte thjesht e vetëm; gajasja e lexuesit, unë, fare mirë mund të gjeja mënyra të tjera, më të lehta, e shumë më zba-vitëse se qëndrimi spoliatrozik mbi ekranin e laptopit, si përshembull; të vishesha me rroba me kuadrata, “të mballosja” një hundë të kuqe si klloun dhe; “u kry”; edhe ashtu do arrija ta gaja-sja lexuesin, komodshëm madje...

Ose, ose, një mënyrë tjetër, mund të qe edhe të vizatuarit e një palë mustaqeve mbi buzë, e hyrja në parlament për të plotësuar kuotën e tridhjetë përqindëshit, të grave shqiptare në vendim-marrje.

Sigurisht edhe ashtu do arrija t’i gajasja lexu-esit unë.

Sepse siç edhe e dimë të gjithë, për të qenë përfaqësuese e denjë e gjinisë së ashtuquajtur; “delikate”, në parlamentin tonë, kusht themelor janë dhe mbeten; mustaqet.

Pyetja që bëra diku më lart mbi vetull-rrudhjen, është një pyetje që më përsëritet vazhdimisht në tru, e që po vazhdimisht më bën të mendoj se ndonjëherë, “document 1” nuk ia ka arritur qëllimit. Por nuk dua të hallakatem këtu e të merrem me luftën që i ka shpallur ve-tull-rrudhjes, botoksi, sepse ndoshta për këtë mund të flas më poshtë…

Ndoshta them… se ndoshta jo…ose-ose, në ndonjë shkrim tjetër… ku i dihet…

Por sidoqoftë, që të mos e haroj; ja një ide se si mund të formulohet një slogan publicitar, i suksesshëm mbi këtë produkt kaq frytdhënës; “ - Me botoks, juve nuk ju duhet të mendoni” – do të ishte slogani, shkruar me gërma të mëdha, mbi ballin e hekurosuar të një gruaje, e cila du-ket sikur nuk mendon qyshkur ka lindur. Ndërsa pas shpinës së saj, duket një turmë e stërmadhe njerëzish, edhe ata me ballë të sheshuar, e që nuk mendojnë gjithashtu...

Kështu pa e zgjatur shumë, sot, o i dashur lexues, unë kam vendosur t’i thërras mendjes e të ndryshoj mënyrën e të shkruarit.

Po, po, mos më shiko si i çoroditur nëpër ger-ma. Sot, unë kam vendosur të të bëj me çdo kusht të rrudhësh vetullat ose të qash. Ndaj bëj gati për çdo rast, një shami të madhe, me të cilën të shfrysh hundët e të fshish lotët njëherazi.

Prit…priiit…. më ndiq pra… ku po ikën ? Kafja e mbasdites dhe uji pa gaz në tavolinën ve-gjetative, të barit që frekuenton ti, apo pamja që

shihet përtej xhamave, e cila me që ra fjala, ash-tu si mua, të ka ardhur në majë të hundës, mund të presin. ( e me që ra fjala sërish; sa e shtrenjtë kafja atje... )

Prit pra ! Kemi gjëra më madhore për të zgjidhur ne, o bashkëvuajtës ! Unë nuk mund të të lë të ikësh pa më lexuar deri në fund. Unë nuk mund të të lë të ikësh pa të bërë, për një herë të vetme, të qash, apo të rrudhësh vetullat.

Mjaft më me të qeshura !Pra, ku e e lamë, o bashkëvuajtësi im, lexues ?…-Tek shamia - do thuash ti i bezdisur.Dhe nuk mund të them se nuk ke të drejtë. Ti

sidoqoftë, mbetesh një ndjekës i vëmendshëm.Mirë e ke ti, por puna është se unë akoma

nuk kam vendosur për çfar të të flas. Më prit të mendohem pakëz. Po mendoj për ty, si për ve-ten time. Ja përshembull; çfar teme do më bënte mua të qaja pa shumë mundime?

Hmm…Më duket se e gjeta.Do të të flas për qentë. Dhe pikërisht për qen-

të e rrahur.I ke vrejtur ndonjëhere sjelljet e një qeni që e

kanë rrahur për vdekje ? E ke vënë re si sillet ai kur merr goditjen e parë ? Se si, në fillim i kun-dërvihet me aq dinjitet rrahësit, e pastaj, me go-ditjen dytë, të tretë, të katërt, ai vetëm sa kuiset mbyturazi, e dinjiteti i rrëzohet i gjithi përtokë, atje ku ai përplas putrat nga dhimbja e nuk arrin t’i rezistoje më rrahësit? E ke vënë re ?

Nëse ndonjë studies kafshësh do të vëzhgon-te kujdesshëm sjelljet e tij, të mëvonshme, ai do arrinte në dy përfundime që dihen, që të dy të vërtetë, por krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri;

Rasti a;

- Pas rrahjes, qeni do t’i lehë egërsisht çfarë-dolloj qënijeje që do t’i afrohet, e sapo t’i jepet mundësia do ta kafshojë...

Rasti b;- Pas rrahjes, qeni do t’i tundë bishtin gjithë

përulje e do t’i serviloset çfarëdolloj qëniejeje që do t’i afrohet, e madje do t’i lëpijë edhe kë-pucët.

Sudiuesi do arrinte në përfundimin se të dy rastet; edhe ai a, edhe ai b, janë shenja të pastra, dalluese, të shformimit të personalitetit të qëni-es.( kujdes këtu; qënies dhe jo qenit ).

Natyrisht, ti bashkëvuajtës do më pyesësh përhumbur, nëse të qënit shqiptar përfshihet tek qënia.

- Po, sigurisht - do të të përgjigjem unë, - edhe pse kjo mund të të ngjajë si një lojë fjalësh për të të hutuar ( në të vërtetë është… pse mos të të manipuloj njëçikë ?. si komb historikisht kemi dhënë prova se dimë mjaft mirë të manipulohe-mi, e vetë-manipulohemi, ashtu si asnjë komb tjetër. ).

Kështu ji i duaruar e më lër ta vazhdoj mani-pulimin...

Po pse, a nuk ke parë ti lexues, kur ke shkuar jashtë shtetit, ndonjë tabelë ku shkruhej; “- Nda-lohen qentë dhe shqiptarët”? Po ç’them dhe unë, të pyes për jashtë shtetit, kur ti fare mirë, mund ta kesh vënë re këtë gjë, edhe këtu; bren-da shtetit. Edhe këtu “shqiptarët” nuk është se i kanë dhe aq qejf “shqiptarët”.

Kështu nëse do e pyesnim atë vëzhguesin e sjelljeve të qenve, se në cilin rast bëjmë pjesë ne, ( shqiptarët që nuk i durojmë dot shqiptarët ), ai do përgjigjej pa u menduar shumë; - tek ra-sti b. Për ta shpjeguar më saktë; studiuesi do n’a

klasifikonte tek rasti i bisht-tundjes.- Të rrahur nga gjithfarë ideologjish - do

thoshte ai, - nga ideologjia komuniste, ( rasti a, - qeni që i leh gjithkujt ) dhe nga një mish-mash, anestezik, i mëvonshëm, ( rasti b - qeni që i tund bishtin të gjithëve ), shqiptarët kane arritur në një fazë ku i japin të drejtë gjithkujt që u kër-cënohet me një rrahje të re… ose edhe mund të mos u kërcënohet fare, por sidoqoftë, tashmë, nuk rrinë dot pa e tundur bishtin.

- Pa prit pak, unë ende nuk të kam bërë të qash ? Po si është e mundur ? Mua gjithmonë më vjen për të qarë kur dëgjoj përfundimet e studi-uesve për qenin e rastit b… dhe një dëshirë e çuditshme për ta braktisur apo dhuruar dikujt, nëse ai është qeni im...

Por nëse do të rrekeshim të shpjegonim bisht-tundjen me shembuj konkretë, një shembull bindës do të ishte ky zelli ynë i madh për t’iu bisht-tundur të huajve.

Ja përshembull; kohët e fundit u tha nëpër me-dia se një studiues i huaj e ka quajtur gegnishten dialekt seksi. Me sa duket, nuk n’a ka qenë kurrë e mjaftë gegnishtja elegante e Martin Camaj-t për të n’a bindur për këtë gjë ne shqiptarëve.

Jo, duhej me çdo kusht të vinte një i huaj e të n’a e thoshte këtë, që pas kësaj, ky fakt të tin-gëllonte lehtësisht i besueshëm në veshët tanë, shumë më i besueshëm se opinioni i ndonjë shqiptari “të parëndësishëm”. ( po aq “të parën-desishëm” saç, ndoshta, ai studiuesi i huaj në atdheun e tij ).

E menjëherë pas kësaj o lexues, duhej të sh-kuleshin me qindra krijues e krijuese ( zot, sa e urrej këtë fjalë, a thua se të vetë-quajturit e kanë rrëmbyer me dhunë eskluzivitetin e saj )

Ngrihu e dil njëherë përpara pasqyrës dhe kqyre me kujdes atë boshllëkun tënd midis vetullave

me botoks, nuk ju duhet të mendoni!

Page 13: Gazeta Nr. 28

13e enjte 22 | Prill 2010 |

e të shkruanin derisa t’u këputeshin gishtat në gegnisht, madje nga shkruesit e zellshëm, pati plot dhe nga ata që u bënë qesharakë në sytë e botës, pasi këtë dialekt nuk e kishin “të mëmës” siç i thonë një fjale në toskërishte.

Upss… më fal që shkrova; “toskërishte”, në vend që të shkruaja; “tosknishte”, sipas modës së fundit.

Gjithashtu, pati plot dhe nga ata që kërkuan ta bënin gegnishten gjuhën tonë, zyrtare. Aq sa një ditë, në tirat përkthyese të një filmi në një sta-cioni shumë të dëgjuar, televiziv, vura re që qe shkruar; “troq” në vend të fjalës; “troç”.

Duhej të n’a e thoshin të huajt këtë, ashtu siç duhej të n’a thoshin që atdheu ynë ka vaj-za shumë të bukura. Që kur e thanë të huajt këtë, djemtë shqiptarë filluan t’i shohin me më vëmendje vajzat rrotull tyre, por e theksoj, edhe një herë; kjo ndodhi vetëm se këtë n’a e thanë

të huajt…Pa duhej të n’a thoshin gjithashtu që ne kemi

alpe të bukura. Menjëherë u shkulën shqiptarët siç e kërkonte moda, të gjithë nëpër kampin-gje malore, edhe këtë duhej të n’a thoshin ata, se ç’është e vërteta ne kujtonim se male kishin vetëm të huajt, sepse ashtu siç n’a duket se ata dinë e kanë gjithçka… ata fare mirë mund të kenë edhe male...

Pa duhej të vinte në një studio televizive, shqiptare, Fabrizio Corona, një kapadai i pag-dhendur, e ta gjunjëzonte intervistuesin shqiptar mu aty në shtëpinë e tij, e askush nuk do t’i thosh-te gjysëm fjale, por vetëm do ta duartrokiste me duartokitje entuziaste; të blera e të pa-blera, e mbas duartrokitejve, publiku do t’i lëshonte një “uuuuuu”, ulërimë ekzaltuese, e miratuese, të stërzgjatur, kapadaiut, çdo herë që ai i kthente një përgjigje fyese intervistuesit, dhe s’ka gjë se

prezantuesi shqiptar mund të kishte lexuar rafte të tëra me libra, më shumë se ai.

Ç’është e vërteta lexues, ato çaste nuk di pse pata një dëshirë të fortë të merrja telekoman-dën e të ndëroja stacion, dhe po ta mendosh ho-llë-hollë, ndjesia që pata, ishte e ngjashme me dëshirën për braktisje, ndaj qenit në rastin b ( lexo më sipër ).

Po sa shkoi ora ? Pse nuk thua që qenka bërë vonë…

Tani, më, unë nuk di ç’të të them tjetër, pasi më duhet ta ndryshoj këtë qëndrim spoliatrozik mbi kompiuter, se nuk dua të sakrifikohem deri në këtë pikë për hir të një manipulimi.

Po nëse nuk të kam manipuluar deri tani, e nëse nuk të kam bërë sadopak të vetull-rrudhe-sh, do të thotë që do e lë këtë mision për shkri-min tjetër.

Në shkrimin tjetër, në “document 2”, ndoshta

do të të flas për Big Brother-in, për ngohësit e divanëve dhe gromësimat e tyre, “artistike”.

Ndoshta them… ose ndoshta jo… ku i dihet…Po deri atherë, tani, përpara se ti t’ia mbathësh

në atë kafenenë e mërzitshme, me pamje po të mërzitshme, por që kushton shtrenjtë, ngrihu e dil njëherë përpara pasqyrës dhe kqyre me kuj-des atë boshllëkun tënd midis vetullave; - hë, a është rrudhur ndopak ?

Nëse jo… me kë merrem dhe unë…

Shënim i autores: Ka shumë të ngjarë që edhe ky shkrim, njëlloj si

shumë shkrime të tjera, të shkaktojë ndonjë valë të re, protestash, të cilat shprehin “vullnetin e tyre, të lirë” duke i vendosur gjithfarë epitetesh autores.

Por kjo është fare e parëndësishme.E rëndësishme është që; -Me botoks, juve nuk

ju duhet të mendoni !

Me shekuj na thonë që pa fe ne nuk jemi gjë tjetër pos kafshë egoiste në luftim e sipër për hisen tonë, kurse moraliteti ynë ai i një lukunie; vetëm feja, thuhet, mund të na ngrisë në nivel më të lartë shpirtëror. Sot, kur feja gufon si bu-rim i dhunës vrastare përreth botës, sa vinë e tingllojnë më zbrazët siguritë që na jipen se fun-damentalistët e krishterë, muslimanë apo hindë vetëm janë duke i keqpërdorur dhe mbrapsh-tuar kumtet fisnike të besimeve të tyre. Po sikur ta rimëkëmbnim dinjitetin e atheizmit, njërës nga trashëgimitë më të mëdhaja të Europës dhe ndoshta gjasës sonë të vetme për paqe?

Para më se një shekulli, në «Vëllezërit Ka-ramazov» dhe veprat e tjera, Dostojevski na e tërhoqi vërejtjen mbi rreziqet e nihilizmit moral të patenzonë, duke argumentuar në qenësi që nëse Zoti nuk ekziston, atëherë çdo gjë është e lejuar. Madje filozofi francez, André Gluck-smann, kritikën e Dostojevskit për nihilizmin e patenzonë e zbatoi në rastin e 11 Shtatorit, siç mund të merret me mend edhe nga titulli i librit të tij «Dostojevski në Manhatan».

Ky argument nuk ka se si të jetë më i gabuar: Mësimi që na e jep terrorizmi i sotëm është ai që, nëse Zoti ekziston, atëherë çdo gjë, përfshi-rë aty edhe hedhje në ajër të mijra kalimtarëve të pafaj, është e lejuar—së paku për ata të cilët pohojnë të jenë duke vepruar drejtpërdrejt në emër të tij, meqë, qartazi, lidhja e dretjpërdrejtë me Zotin justifikon shkeljen e cilavedo nga kufi-zimet apo konsideratat që mendohen të jenë jo më shumë se njerëzore. Shkurt, fundamentalistët nuk mbetën aspak më të mirë se Komunistët Sta-linistë “të patenzonë”, të cilëve u lejohej çdo gjë, meqë e mendonin vehten si instrumentë të drej-tpërdrejtë të hyjnisë së tyre, Nevojës Historike të Kalimit në Komunizëm.

Fundamentalistët, ato që u duken vepra të mira i bëjnë për hir të dëshirës së Zotit dhe për shëlbim; atheistët i bëjnë thjesht sepse ashtu duhet. A nuk është kjo gjithashtu edhe përvoja e jonë më elementare e së moralmes? Kur bëj mirë, nuk e bëj me qëllim që t’i hyj në qejf Zotit; e bëj se po nuk e bëra, s’e shiqoj dot vehten në pasqyrë. Vepra e mirë është, sipas përkufizimit,

Paradoksi është se aleatët e vetëm të vërtetë të muslimanëve jane ata që duke e përkrahur idealin e lirisë së të shprehurit, i ribotuan

Zizek: Ateizmi është trashëgimi për të cilën vlen të luftohet

shpërblim i vetvehtes. David Hume e tha thum-bueshëm kur shkroi që mënyra e vetme t’i bëhet Zotit nder i vërtetë është të veprohet moralisht duke mos e përfillur ekzistencën e tij.

Para dy vitesh, Europianët po e debatonin nevojën e përmendjes së Krishtërimit në para-thënjen e Kushtetutës Europiane. Si zakonisht, u arrit gjer te një kompromis, të përmendet “tras-hëgimia fetare” e Europës me terme të përgji-thshëm. Po ku mbeti trashëgimia më e çmuar e Europës moderne, ajo e atheizmit? Europën moderne e bën unike ajo që është qytetërimi i parë dhe i vetëm në të cilin atheizmi është opci-

on plotësisht i ligjshëm e jo pengesë për pozitë të udhëheqjes.

Atheizmi është trashëgimí e Europës për të ci-lën vlen të luftohet, jo vetëm për arësye se krijon hapësirë të sigurtë publike për besimtarët. Ta marrim parasysh debatin që e kaploi Lubljanën, kryeqytetin e Sllovenisë, atdheut tim, gjersa po vlonte polemika rreth kushtetutës: a do të duhej t’u jeohej muslimanëve (shumica e tyre ardha-cakë nga republikat e vjetra të Jugosllavisë) të ndërtonin xhami? Gjersa kundërshtimi i konzer-vativëve ndaj xhamisë ishte për arësyet kultu-rore, politike, madje edhe arkitekturore, revista

liberale javore «Mladina» ishte vazhdueshëm e zëshme në përkrahjen e saj për xhami, në pajtim me kujdesin e treguar që më parë për të drejtat e atyre që vinin nga republikat ishjugosllave.

Nuk ishte befasi, duke qenë me qëndrime li-berale, që «Mladina» ishte poashtu ndër publi-kimet e pakta Sllovene që i ribotuan karikaturat e Muhametit. Dhe, anasjelltas, ata që e shprehën ‘mirëkuptimin’ më të madh për protestet e dhunme të muslimanëve që u shkaktuan nga këto karikatura ishin poata të cilët rregullisht shprehnin brengosje për fatin e Krishtërimit në Europë.

Këto aleanca të përçudnuara i ballafaqoj-në muslimanët e Europës me një zgjedhje të vështirë: e vetmja fuqi politike që nuk i rrudhë në qytetarë të dorës së dytë dhe ua lejon hapësirën e shprehjes së identitetit fetar është ajo e liberalëve atheistë të patenzonë, gjersa më të afërmit me ushtrimin e tyre social fetar, shem-bëllimi i tyre i krishterë, janë armiqët e tyre më të mëdhej politikë.

Paradoksi është se aleatët e vetëm të vërtetë të muslimanëve nuk janë ata që të parët i botu-an karikaturat për vlerë të goditjes, por ata që, duke e përkrahur idealin e lirisë së të shprehu-rit, i ribotuan.

Gjersa atheisti i vërtetë nuk ka nevojë t’ia bëjë vehtes qejfin duke i provokuar besimtarët me blasfemi, ai gjithashtu refuzon ta rrudhë pro-blemin e karikaturave të Muhametit në problem të respektit për bindje të tjetrit. Respekti për bindje të tjetrit, si më e larta ndër vlerat, mund të jetë vetëm një nga këto dy: Ose trajtim i tjetrit në mënyrë paternaliste me shmangie të lëndi-mit të tij që të mos i shkatërrohen iluzionet, ose përqafim i qëndrimit relativist mbi ekzistencën e shumë “regjimeve të së vërtetës”, duke disku-alifikuar si ndërhyrje të dhunme çfarëdo ngul-mimi të pastër për të vërtetën.

E po t’ia nënshtronim Islamin—bashkë me fe të tjera—një analize kritike plot respekt, por për atë arësye edhe jopak të ashpër? Kjo, dhe vetëm kjo, është mënyra e vetme t’u bëhet muslima-nëve respekt i vërtetë: të trajtohen si të rritur dhe përgjegjës për bindjet e veta.

Shqipërimi: Florent Rizvanolli

Page 14: Gazeta Nr. 28

e enjte 22 | Prill 2010 | 14

Andi kananaj, Arbër Zaimi – featuring ermira Danaj 2010.

Jemi tek Radio. Përjashta bie shi, një shi i imtë e acarues, si nervat e lodhura të banorëve të vjetër të Ti-ranës, të dhunuar tash e 575 vjet prej dhunës gjakpirëse osmane të Prof.Dr. Sulltanit Mehmet i Gjashtëmbedhjetë. Jemi pa çadra, kështu që konjaku i famshëm nuk bie mbi çadra, por drejt e në gurmazet tanë të tharë prej mallit dhe dëshirës për një Shqipëri të lirë. Shoqja jonë, Mira, sapo u bë fan në Facebook e konjakut të famshëm Remy Martin, i njohur për shijen e tij antishqiptare. Konjakut Skënderbeu i ranë menjëherë aksionet. Meqenëse është prill, pra muaji i dorëzimit të aplikimeve për projekt propozime për financim te donatorët e huaj në Shqipëri, çeta e G99 është tërhequr nga jeta sociale, dhe merret me 48 orë punë në ditë, 24 orë në ditë pro-testë, 24 orë në ditë shkruajnë pro-jekte, sepse i ka ngarkuar Rama me

protestën e 30 prillit. Hapësirën e lënë bosh nga trimat e Erionit, po e zëmë ne, trimat e Kaçit, meqë ka dalë llafi që jemi me Blenblushin.

Duke dashur që të bëjmë diçka të mirë për këtë vend, lal, vendosëm që të mblidhemi me stafin në mëngjes, diku midis orës 16:00 dhe 20:00, dhe të përcaktojmë grupet e punës. Duhet krijuar një situatë win-win, dhe duhet të diskutojmë tete-a-tete, që të japim një zgjidhje quid-pro-quo për këtë amulli pranverore që shkaktojnë calls for applications. Duke gërmuar nëpër rrënojat e arkivit të Partisë Demokra-cia Sociale gjetëm të shkruar në një pergamenë minutat e takimit mes çetës së Çerçiz Topullit, një mëngjez të ftohtë prilli, këtu e shumë vjet më parë. Kuriozë siç jemi vendosim të shpenzojmë këto pak orë të lira që kemi, duke lexuar minutat e trimave të Çerçizit.

Para se të shkruante projektin e vet

me titull “Eliminimi i Bimbashit për një shoqëri civile më transparente, në prag të integrimit në Europë, dhe sfi-dat e qeverisjes në kuadër të emanci-pimit të gruas së Bimbashit pas vdek-jes të së shoqit në krye të detyrës” shefi i logjistikës së Çetës, providoi për trimat cigare Marlboro të bardhë pa pullë, malako greke, dhe konjak skënderbeu me tre ylla, që të mos hallakateshin gjatë punës. Hajredini kërkoi dhe një pica hallall dhe pak amita qershie që të hollojë konjakun. Dihet si e kanë këta të rinjtë, nuk pinë më alkol të fortë. Çerçizi ishte me di-ete, dhe porositi vetëm bukë integrale me djathë danez dhe një suko pjesh-ke, se i ishte ngritur sheqeri në gjak. Hito Labi kërkoi të mbante me vete librin e Naomi Klein, dhe parfumin e tij të preferuar Idole nga Dior dhe kërkesa për të mbajtur facebookun hapur nuk u pranua, se bënte vetëm chat. Bajua kishte veshur pandoflat e tij rozë të cilat këmbëngul që i rrisin fantazinë kur i mban veshur. Mihali

nuk hiqte nga veshët kufjet e Ipod-it të tij, dhe mbllaçiste orbit pa sheqer me shije pjepri, i mërzitur sepse pas-dite iu dogj takimi me një konviktore bukuroshe nga Mallakastra.

Rreth orës 10:43 minuta paradite, fi-lloi takimi, pas një shtriqjeje të gjatë e konsistente. Shtellungat e tymit mbu-lonin fytyrat e vrazhda të trimave të as-hpër. Mustaqet e tyre të spërdredhura linin të kuptohej që nuk kishte për të qenë një ditë e qetë. I pari foli Çeçoja, me zë të hollë e të qëruar, meqë ishte nga qyteti. Nga këtu e tutje, po riprod-hojmë fjalë për fjalë diskutimin:

Çerçizi – Jemi keq me lekët vëlla, nuk po botojmë dot as gazetën Ga-zeta. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Unë po jap dorëheqjen.

Hito Labi – Jam dakord me dorëheqjen e Çeços, kandidoj unë për kryetar. Kam disa platforma të mira përtej të majtës dhe të djathtës,

përshembull të mbjellim nga një rrap për çdo qytetar të Tiranës. Le të quhet platforma “Një qytetar një rrap – mun-dësuar nga ambasada hollandeze në bashkëpunim me Coca Cola”.

Hyn Mihali dhe thotë – A fusim ndo-një trim në Big Brother, që të fitojë 100 000 mexhite floriri duke u shpallur he-tero? Se ne maleve rrimë, burra jemi të tërë, kështu që e besueshme është.

Çeta nis të bisedojë me zë të lartë, nis konfuzioni. Disa janë pro, disa janë kundër sepse nuk e kuptuan fjalën hetero. Si përfundim vendoset që Çerçizi të mos largohet, ndërsa hyrja në Big Brother shtyhet për në një mo-ment më të vonë, pasi ende s’njihnin asnjë mik te TopChannel që të siguro-nin fitoren.

Çerçizi i mërzitur kthehet në sallë me zinxhirin e pantallonave gjysëm zbërthyer. Ai tha:

Projekti: eliminimi i bimbashit për një shoqëri civile më transparente, në prag të integrimit në europë, dhe sfidat e qeverisjes në kuadër të emancipimit të gruas së `bimbashit pas vdekjes të së shoqit në krye të detyrës

Shkrimi i së dielës

Page 15: Gazeta Nr. 28

15e enjte 22 | Prill 2010 |

Fjalët gotike me plagë sqeparësh,Gjymtyrët e shkronjave gjymtuar,Ashkla zanoresh, gjak i murrmë alfa-beti,Tabelat në sheshe si udhëzime kampi,S-të dyfishe SS mbi strasse,Gasthaus u bë vetiu Gasthausen“Shtëpi gazi”, fantazmash,Por bujtësish kurrësesi.Kordon blu, Bratwurst, Schnitzel krema-toriumi,Ndërsa Klaudia, tirolezja, që bënte shoqëriMori një hije gardiane të hekurt.

Austri fine, ngrirje e bukur,Simetri harrezash drejtvizore – Maut-hauseniZile mëngjesi në tëmthat qull me gjumë,Rrjetë merimange mbi fytyrën me avuj zgjimi,Zhavor në sytë që ngrenë trarët e rën-dë të qerpikëve,Këmishë zmerili,Këpucë e ngushtë,E çarëQë fut gozhdë dhe shi të imëtSqufuri,Serë e shkrirë ku mbesin tabanët,Gjurmët e tua në ligatinë xhurasiku,Gjyle plumbi në këmbë skllavi.

Kërkova të kaltrën më kotNëpër qiell e Danub.Mesditë e mugëtE pagëdhirë pasNatës vrastare me seks shterrues,Djegie gjenitalesh, shiringa, morseta,Ku mashkulli poroz u shtrydh nga limfaDhe gërshëra femërore nuk njohu mës-hirë;Ngjyrat e botës i thithi vrima e zezë Ma-uthausen.

Ferra, transhe, ujë pellgu me okside he-kuri,Brisqe xhilet me shkumë pis nga gjakuDhe presje qimesh; frikërat e fëminisëMe ndryshk tetanozi, pus për rast lufte dhe qen vetullverdhëNë pragje armiqsorëGjitonësh.Filli i frikësSi spango tërheq balonën e fëminisë.Të rrëgjonMauthauseniSikur ujin e burrit ta thithPrej poresh,Gur mbi sfungjerin e gjoksit,Kohë negative, hipnozëRegresive gjarpëri,Të bën embrionMe ankthe çizmesh që afrohen në rru-gicat e rropulliveTë mëmës,Trok mongolësh në luginat e placentës,Persë dhe ters në qafat e mitrës,

Të çon në origjinat e frikësMe bulurima rrëshqanorësh me luspaTë ftohtaThonjsh prej çeliku,Ku skeletet e angushtisë kërcore vrasin shpatullat e qeniesPara se të bëhen vertebraFrikeFshehur nën mish e lëkurë.

Klaudia,Flokët e tu,Dhe bari, mullagat,Gjithë bardh’ e ziSi TV daltonikMe film depresioni.Një leckë çimentojeMë fshin dyshemetë e retinësNga lëngjet dhe orvatjet e ngjyrave.

Është një grua kokërruar me uniformë vija vijaQë fshin dhe shtrydh në kovëNgjyrat e mia.

Austri pa bjonde si alpe pa borë,Pa bjondet e rremeNë veçanti.Bën vapë, thuhet, globalisht,Akulloret në Schonbrunn ta shtojnë etjen,Nuk ftohin,Qymyrgur në qiellDhe në telat e violinës së Mozartit,Linjit pa limitRe e errët hiri të ngurtë nga vullkani TobaDiku afër Linzit.Kuqset qukseZhdukur gjithashtu,Shalëbardhat me hundë majuce,Një zdrukth rruspoi vargmalet e por-treteveTë preferuar të femrës,E di që lëndina shënbrunseSi dhe livadhet supozohen të jenë të gjelbër,Lopët paqësore të fshatarëve organikë supozohet të muallijnë belbër,

Asaman moj luleverdhë, luleshurdhë, luleverbër.

“I could kiss you, but not kill you”Fraza hyrëse nuk vrau askëndVeç ftohtësisë së saj që mbaronte me “ung”,Si fjala “tung” që s’e shqiptova dot kurrë;Në mbaresën cung të puthjes saksoneDy SS u ngritën, u ngrinë, Achtung!Gatitu si dy “l”, krongjij të akulltNën pullazet e së dashunës botës son’Në vdekje një rrokëshe, teksa Mautha-useniPërpinte diellin në perëndimin pa zëTë Austrisë së Sipërme si një umlautMe dy yje vetmorë dhe trist mbi të…

Pas vizitës në MauthausenShkelqim Cela

- Pa mua s’bëni dot asnjë çap për-para, jeni të paaftë. Se ju nuk dini të punoni si unë, që zgjohem në 7 të mëngjesit dhe deri në 7 :30 kam taku-ar 5 donatorë.

Hajredini ndërkohë bërtet game over. U zbulua më vonë që nën tavo-linë po luante me nintendon e tij.

Si përfundim u vendos unanimisht që projekti duhet të kishte të bënte me një qeverisje më të mirë, dhe me dënimin e korrupsionit. Vendosën që si fazë të parë të projektit të instalo-heshin disa kuti jeshile nëpër qytet ku katundarët të mund të denonconin korrupsionin. Projekt shtesë për të nxjerrë pak lekë më shumë ishte fikja e telefonave mbasdite për të shtuar kursimin.

Hajredini, si radikal që ishte, vendo-si status në Facebook, “Jam trim”. Me-njëherë i bënë like të gjithë gazetarët, dhe nisi një seri artikujsh me titullin “Jam trim”, në mbrojtje të të drejtave të trimave në këtë shoqëri frikacake. Artikulli që e prishi ritmin ishte i Ed-mond A., katundar, që shkruajti nën titullin “Jam dhjaks”, në mbrojtje të establishmentit.

Objektivi kryesor i projektit ish-te vrasja e Bimbashit, objektiv që synonte përmbushjen e kërkesave të donatorëve për një qeverisje më tran-sparente, për involvimin e aktorëve të ndryshëm në vendimmarrje, për rritjen e ndërgjegjësimit të policisë së shtetit mbi të drejtat e veta, për një media më të lirë, e për arritjen e standardeve të mirëkuptimit midis niveleve lokale e qendrore të qeveri-sjes në Mashkullorë. Metodologjia e vlerësimit që do të përdoret është në dy nivele, sasiore dhe cilësore. Sasio-re është numri i trimave që do marrin pjesë në aksion, si dhe numri i të vrarëve, ndërsa cilësore është kënga që do këndohet më vonë nëpër me-diat publike.

Buxheti kuptohet që u fry pak, që të mbeten ca lekë për Gazetën. Sh-penzime të nevojshme për realizimin e aktiviteteve janë ato logjistike, për të blerë tre kuaj, një mushkë, dhe benzinë. Gjithashtu kosto telefonike, kancelari, dhe një palë opinga të reja shajaku për Hajredinin që i ishte rri-tur numri i këmbës. Rrogë do marri vetëm Çerçizi, që është i martuar, ndërsa të tjerët do paguhen me ho-norare. Bajua kërkoi të blinte dhe një sfungjer për në vaskë në formë rosa-ku. Pistoletat i kemi vetë, na jepni gra-so që ti pastrojmë. Mihali le të merret me nxjerrjen e NIPT-it, si i vetmi që di të shkruajë e të këndojë. Shoqata e krijuar do ta ketë emrin “Lëvizja Ci-vile te Rrapi 99”, do të jetë e pavarur. Vizito www.LCTR99.org.

Ky projekt do të ketë këta përfitues:

1. Fëmijët dhe të rinjtë e zonës, që do shofin gallatë.

2. Fëmijët dhe të rinjtë e zonës, që do shpëtojnë nga dhuna represive anadollake e bimbashit të policisë së

shtetit.3. Nënat e fëmijëve dhe të rinjve të

zonës, që do jenë më të lumtura kudo që ndodhen.

4. Të rinjtë lazaratas që do mund të vijojnë trafiqet e tyre të padëmshme, pa i vënë kush re.

5. Këta që parkojnë keq kuajt anash rrugës, që s’do marrin më gjoba, se u grinë.

6. Babi i Hajredinit, që do i vritet çuni në aksion, dhe do marri pension qyl gjithë jetën.

7. Kalamajtë e Bimbashit që do marrin bursë të UET se janë fëmijë polici të rënë në krye të detyrës.

8. Çerçizi që do marri rrogën.9. E majta në përgjithësi.10. Do ketë qeverisje më të përgje-

gjshme në raport me qytetarin duke mbajtur parasysh rekuizitat e Bashki-mit Europian në lidhje me trajtimin e të burgosurve minorenë në burgjet mbushur me perversë.

11. Donatori do përfitojë reklamë të pamerituar për sa kohë të vazhdojë kënga.

12. Kënga që do marri pjesë në Fe-stivalin Europian të Muzikës dhe do votohet nga vendet armike.

Ky projekt ka këta stakeholders:

Stakeholders primarë:

Çeta, sidomos Çerçizi që kontro-llon nga plazhet e Antalyas gjithë ope-

racionin.

Stakeholders Sekondarë:

Hajredini që vdes, dhe vetë Bim-bashi, pa bashkëpunimin e të cilit nuk do mund të kryhej vrasja e tij.

Stakeholders terciarë:

Bashkia Tiranë, dhe cirku i Kiço Londos.

pikat e kontaktit:[email protected]

Projekti ka perspektivë vazhdimi, sepse me financimin e komunitetit evropian Çerçizi do të ketë mundësi të vrasë gjithë shokët e vet, si dhe gjithë krerët e policisë rajonale në emër të integrimit. Kjo do të kontribuojë në rri-tjen e kreativitetit artistik vendor, sepse Arben Duka do bëjë një tjetër vjershë pa shije, por me rimë, me të cilën do të qeshë gjithë partia e skraparlinjve në koalicion.

Këtu trimat e lanë konjakun. U çuan më këmbë. Dhe e shpallën mbledhjen të mbyllur. I ngarkuar me punë për projektin ishte Mihali, autori i poezisë “për mëmëdhenë”. Këtu dhe autorët e këtij shkrimi e mbaruan konjakun. Te tavolina përballë u ulën tre konviktore. Nuk rrihet më… pastaj dhe shiu sikur u rrallua…

Page 16: Gazeta Nr. 28

e enjte 22 | Prill 2010 | 16

krenar Zejno

Mesa duket më njëzetetre të pri-llit paskan vdekur në të njëjtën datë dy kolosët, Shekspir dhe Servantes. Kështu e thotë edhe UNESCO, dhe prej disa vitesh këtë ditë e ka prokla-muar dhe shpallur:

Dita Botërore e Librit. Shumë e thjeshtë: për të mos kriju-

ar ndonjë problem “diplomatik” dhe për të qenë politically correct, si dhe për t’i lehtësuar punën burokracisë së sërës së lartë, dy kryegjenitë pa-skëshin vendosur të ikin nga kjo jetë në të njëjtën datë, a thua kanë vdekur vërtet, me gjithë këtë peshë imortali-teti të tyre! Sa kurioze do të ish të di-nim sesi ne, njerëzia, mund të kishim qenë pa ta, e si do të ngjanim jashtë atij kuadrati Otello - Makbeth - Sa-nço - Don Kishot?! Meqë, në fakt, jemi pashmangshmërisht ndërtuar apo vetëthemeluar si projeksion i miteve dhe bëmave që gjenitë patën pjellë përmes kryeveprave të tyre. Dhe që tashmë janë edhe tonat. Ose, më sak-të, ngaqë neve jemi ne që jemi e këta që jemi pikërisht edhe për hir të tyre. Shekspir dhe Servantes: njëri shpikës i njeriut dhe tjetri i fjalës së kësaj sh-pikjeje, romanit.

Përtej vdekjes apo përjetësisë, ini-ciativave të mira dhe të mirës së bu-rokracisë, e vërteta është se 23 prilli mbetet dita e Shën Jordit dhe legjen-dës së tij. Dhe siç dihet, legjendat dhe mitet na kanë ngelur si të vetmet të vërteta absolute. I vetmi proces-ver-bal që s’ka nevojë për vërtetimet tona, pasiqë ne i lindëm ose i gjetëm për të mbetur vetë pengu i tyre. Për ta njohur veten dhe të tjerët përmes tyre.

E kështu, sipas legjendës në fjalë, kur Jordi e vrau dragoin për të shpëtu-ar princeshën e Katalonjës, ne thamë, ose legjenda na tha, se nga gjaku i përbindëshit që pat kërcënuar das-hurinë bulbëzoi një syth trëndafili. Një trëndafil që djaloshi e rroku sa hapembyll sytë dhe ia dorëzoi, do-methënë dhuroi, princeshës së tij. Dhe, kësisoj, ky u bë trëndafili i das-hurisë, i një dashurie prej princeshe të vërtetë dhe princi të kaltër që po vërtetësohej. Ashtu si jeta që pjell kaltërinë e pavdeksisë nëpër librat qiellor, në të cilët mandej rriten ato të vërtetat më të vërteta se vetë jeta.

Sot në Katalonjë është dita e Saint Jordit, e cila latinitetit të Italisë i kum-bon San Giorgio dhe këtu ndër ne Shën Gjergji. Ndërsa botës së artit dhe librit kjo ditë i është veshur me petkun e nismës “një trëndafil për një libër”. Si një realitet këmbimi në këtë klering sa arkaik aq metaforik të ndjenjës me kulturën. Brenda të njëj-tit trekëndësh metafore princërore, le ta quajmë DEA: Dashuri, Emocion, Atraksion.

Janë gjithandej çiftet në mbarë botën e kulturuar që sot i dhurojnë njëri-tjetrit shkëmbimin e një libri me një lule ose të një luleje me një libër. Legjendë apo nismë, lulja mbetet po lule, libri po libër dhe dashuria po ajo. Gjëra pa të cilat ajo që e quajmë kul-tura nuk do t’ia mbërrinte dot të ishte edhe kulturë.

23 Prill. Zenit, Tiranë

një shenjë trëndafil për një shenjt librofilPërtej vdekjes apo përjetësisë, iniciativave të mira dhe të mirës së burokracisë, e vërteta është se 23 prilli mbetet dita e Shën Jordit dhe legjendës së tij. Dhe siç dihet, legjendat dhe mitet na kanë ngelur si të vetmet të vërteta absolute