16
E ENJTE 13 MAJ 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 16 (30) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Kjo intervistë është bërë në Prill 2005; Në qershor 2005 fillon nga aktiviteti Lëvizja Vetëvendosje! Badiou do të vizitojë Prishtinën dhe Tiranën me shumë mundësi në Tetor të 2010-ës... Përçudnimi i 1 Majit Alain Badiou: Aksioni politik kolektiv 03 sociale Shtrirja e depolitizimit nuk është vetëm hapësinore e strukturore, por edhe kohore. Depolitizimin e të sotmes sigurisht që e lehtëson depolitizimi retroaktiv... Krahasimi 04 kosovë Kur ekonomitë e zhvilluara perëndimore u goditën nga kriza financiare e para dy viteve, jo pak grupe majtistësh besuan se ky është momenti revolucionar, se rrethanat objektive për revolucion u plotësuan, dhe krejt çka... Solidariteti si e vetmja Rrugë 05 analizë 15 përkthim “Partitë klasike janë një lloj monopoli i dijes politike, dhe monopoli i drejtimit politik” Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! KONTRIBUTORE | Agon Hamza, Albin Kurti, Arbër Zaimi, Ardian Vehbiu, Besarta Vladi, Blendi Salaj, Endrit Kromidha, Dejona Mihali, Gent Carrabregu, Krenar Zejno, Leart Kola, Naim Jakaj, Shkëlqim Cela PERKTHIME | Alain Badiou GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE Shqipëria, nëse ka ndonjë shpresë për rilindje, e ka vetëm tek njerëzit e punës, por fatkeqësisht sot e gjatë gjithë kohës për punën flitet shumë pak. E natyrshme kjo situatë duke patur parasysh që paradigma qeverisëse... LËRJANI POPULLIT ABONOHUNI ABONIM 3 mujor 300 leke ABONIM 6 mujor 600 leke ABONIM 1 vjeçar 1200 leke CEL. + 355 (0) 68 20 55 005 gz30.indd 1 5/11/2010 5:49:12 PM

Gazeta Nr. 30

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

Citation preview

Page 1: Gazeta Nr. 30

E EnjtE 13 maj 2010 - VItI 2 I BOtImIt - nR 16 (30) - ÇmImI 20 LEkë

E mERkURE 15 SHtatOR - GaZEtE E PERjaVSHmE E PaVaRUR - VItI 1 I BOtImIt - nR 1 (1)

Kjo intervistë është bërë në Prill 2005; Në qershor 2005 fillon nga aktiviteti Lëvizja Vetëvendosje! Badiou do të vizitojë Prishtinën dhe Tiranën me shumë mundësi në Tetor të 2010-ës...

Përçudnimi i 1 Majit

Alain Badiou: Aksioni politik kolektiv

03sociale

Shtrirja e depolitizimit nuk është vetëm hapësinore e strukturore, por edhe kohore. Depolitizimin e të sotmes sigurisht që e lehtëson depolitizimi retroaktiv...

Krahasimi04kosovë

Kur ekonomitë e zhvilluara perëndimore u goditën nga kriza financiare e para dy viteve, jo pak grupe majtistësh besuan se ky është momenti revolucionar, se rrethanat objektive për revolucion u plotësuan, dhe krejt çka...

Solidariteti si e vetmja Rrugë

05analizë

15përkthim

“Partitë klasike janë një lloj monopoli i dijes politike, dhe monopoli i drejtimit politik”

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

kontributore | Agon Hamza, Albin kurti, Arbër Zaimi, Ardian Vehbiu, besarta Vladi, blendi Salaj, endrit kromidha, Dejona Mihali, Gent Carrabregu, krenar Zejno, Leart kola, naim Jakaj, Shkëlqim Cela PerktHiMe | Alain badiou

GaZEtE E PERjaVSHmE - BOtUaR nGa InStItUtI “antOnIO GRamSHI”, tIRanE

Shqipëria, nëse ka ndonjë shpresë për rilindje, e ka vetëm tek njerëzit e punës, por fatkeqësisht sot e gjatë gjithë kohës për punën flitet shumë pak. E natyrshme kjo situatë duke patur parasysh që paradigma qeverisëse...

lërjani popullit

ABoNohuNiabonim 3 mujor 300 lekeabonim 6 mujor 600 lekeabonim 1 vjeçar 1200 leke

Cel. + 355 (0) 68 20 55 005

gz30.indd 1 5/11/2010 5:49:12 PM

Page 2: Gazeta Nr. 30

2 e enjte 13 | Maj 2010 |

është një proces i cili do të kërkojë një studim dhe një analizë të gjithanshme

no PasaranBerisha kërkon të forcojë legjitimitetin e vet në sy të aleatëveArdian Vehbiu

Sipas një lajmi të Gazetës Shqip-tare, ekspertë të NATo-s do të vizi-tojnë së shpejti Shqipërinë, për të parë mundësinë e vendosjes atje të sistemit të mbrojtjes anti-raketë.

Edhe pse gazeta në fjalë nuk bën ndonjë specifikim, ka shumë gjasë që të jetë fjala për të njëjtin sistem që ishte planëzuar për t’u vendo-sur në Poloni dhe në Republikën Çeke dhe që, sipas administratës amerikane, ka për qëllim të ofrojë mbrojtje ndaj raketave iraniane Sha-hab.

Siç dihet, ky sistem është kundër-shtuar me forcë nga Rusia, e cila e ka konsideruar dislokimin e tij si ringjallje të Luftës së Ftohtë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare gjeneral brigade Maksim Malaj i paska deklaruar te-levizionit Alsat se:

Është një proces i cili do të kërkojë një studim dhe një analizë të gjithanshme të të tërë faktorëve gjeostrategjikë dhe nëse ekspertët vendosin që Shqipëria duhet të jetë vendi ku duhet vendosur, padys-him është një detyrim i yni. Ne, kra-has masave që merr Aleanca, do të detyrohemi të ofrojmë kapacitetet tona në mënyrë që kjo detyrë të gjejë zbatim.

Sekretari i Përgjithshëm i NATo-s Rasmussen bisedoi për këtë sistem anti-raketë me autoritetet më të larta të Tiranës zyrtare.

Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha i pyetur nga mediat në kon-ferencën e përbashkët për shtyp me Rasmussen, nëse do të pranon-te në territorin shqiptar mburojën raketore, u shpreh se Shqipëria si vend anëtar i NATo do të plotësojë çdo kërkesë që i shtrohet para. “Shqipëria është e gatshme që t’i japë përgjigje pozitive çdo kërke-së të Aleancës së Atlantikut të Ve-riut, që ajo e gjykon të nevojshme apo të domosdoshme për paqen sigurinë dhe stabilitetin”, – deklaroi Berisha.

Edhe pse nuk ka ndonjë arsye për t’u revoltuar menjëherë me ven-dimin për të pranuar dislokimin e këtij sistemi anti-raketë në truallin shqiptar, mënyra si e interpreton kryeministri Berisha anëtarësinë e Shqipërisë në NATo tingëllon e habitshme. Nuk e njoh mirë Kartën

e Atlantikut, por jam pothuajse i bindur se anëtarësia e një vendi në aleancë nuk nënkupton që ky vend duhet t’i japë përgjigje pozitive çdo kërkese që i vjen prej NATo-s.

Prandaj kam përshtypjen se kjo gatishmëri për të ulur brekët nuk më duket se i shërben dinjitetit të Shqipërisë si shtet europian sovran dhe si shtet anëtar i Aleancës Atlan-tike.

Një kryeministër normal do t’u ishte përgjigjur kështu gazetarëve: “Ne si qeveri e vlerësojmë shumë anëtarësinë në NATo dhe do ta shqyrtojmë me seriozitet maksimal propozimin që na është bërë për dislokimin e sistemit anti-raketë në truallin shqiptar, por këtë do ta ven-dosë natyrisht parlamenti.”

Në fakt, në Poloni dhe në Çeki ka pasur kundërshtime të mëdha ndaj vendosjes së këtij sistemi; në një kohë që shumë vende në Europën

Perëndimore – anëtare të NATo-s – nuk e kanë përkrahur projektin, ose e kanë konsideruar të kotë, meqë rrezikun që irani të qëllojë me rake-ta Europën nuk e beson kush, madje as Sali Berisha vetë.

Gazeta Shqiptare gjithashtu njof-ton se, i pyetur për rreziqet që mund të sjellë ndërtimi i sistemit anti-ra-ketë në truallin shqiptar, shefi i shta-bit Malaj garantoi se:

[Ë]shtë mbrojtje kundër-rake-tore, pra është për mbrojtjen. Nuk mendoj se mund të ketë ndonjë rre-zik.

Përsëri habitem që një deklara-të e tillë vjen nga një ushtarak. Më duket elementare që, në rast të një sulmi me raketa, sistemet anti-ra-ketë do të sulmohen të parat; njëlloj sikurse, në rast të një sulmi nga ajri, sistemet e mbrojtjes kundrajrore (raketat, radarët etj.) do të goditen të parat.

Në fakt, kur vendosja e sistemit në truallin polak ishte ende në rend të ditës, gjenerali Anatoli Nogovicin, zëvendës shefi i shtabit të forcave të armatosura ruse, paralajmëroi se:

Duke e dislokuar sistemin, Polo-nia po i ekspozohet goditjes – 100%.

Pse duhet ta pranojë Shqipëria një sistem të tillë, në një kohë kur askush nuk kërcënon ta godasë me raketa, atomike ose konvencionale?

Arsyet janë të ndryshme nga ato që frymëzuan disa forca politike në Poloni dhe në Çekosllovaki, për t’iu rimorkiuar politikisht këtij projekti.

Ato dy vende kanë të drejtë t’i druhen fqinjit të tyre rus, nga i cili historikisht u kanë ardhur shumë rreziqe dhe kërcënime.

Sa për Shqipërinë, duke shprehur gatishmërinë për të pranuar në tru-

allin shqiptar sistemet anti-raketë, qeveria Berisha me siguri kërkon të forcojë legjitimitetin e vet në sy të aleatëve dhe ndoshta edhe të përfi-tojë diçka ekonomikisht, nëpërmjet qerasë për bazën dhe ndonjë shpër-blim tjetër.

Kjo nuk ka shumë lidhje as me Eu-ropën Perëndimore, as me Rusinë, as me raketat iraniane dhe as me NATo-n vetë.

Shqiptarët mund të jenë vërtet të gatshëm ta marrin në sy rrezikun e një sulmi edhe atomik ndaj trojeve të tyre, përkundrejt mbrojtjes dhe stabilitetit që u ofron përkatësia e Shqipërisë në Aleancën Atlantike. Ky vendim nuk mund të merret, me-gjithatë, nga kryeministri Berisha, as të përligjet me “detyrimet” që paska Shqipëria ndaj aleancës; por nga parlamenti shqiptar e madje edhe të ratifikohet me referendum – pas një fushate sqaruese kapilare në popull.

gz30.indd 2 5/11/2010 5:49:13 PM

Page 3: Gazeta Nr. 30

3e enjte 13 | Maj 2010 |

Nuk u ndjenë në Një Maj të vuajturit e rreckamanët

Përçudnimi i Një Majit dhe i Grevës së Urisë

Arbër Zaimi

Shqipëria, nëse ka ndonjë shpresë për rilindje, e ka vetëm tek njerëzit e punës, por fatkeqësisht sot e gjatë gjithë kohës për punën flitet shumë pak. E natyrshme kjo situatë duke patur parasysh që paradigma qeveri-sëse që përcillet deri në çdo qelizë të shoqërisë nëpërmjet instrumentave ideologjikë, mediave, opinionistëve, etj, është një paradigmë individua-liste, fraksionalizuese, zhbërëse për shoqërinë. Ajo është e fokusuar tek privatja, tek konkurenca, siç e dimë të gjithë, tek kompromisi e toleranca - lëvore e shndritshme e korrupsionit gjigand, e vjedhjes së përgjithshme që tash përbën rregullin, e jo tek puna.

Në fakt në Shqipërinë e sotme, më tepër se sa të mendohet e të flitet për punën, për hapjen e fronteve të reja që do të mund të punësonin shqip-tarët e varfër, më tepër se sa të flitet për një arsim efiçient që do të mund të prodhonte të rinj të punësueshëm, e jo injorantë me diploma, më tepër se sa të flitet për të drejtat e punëtorëve e për cilësinë e jetesës së taksapagu-esve, flitet për vjedhjen.

Vjedhja është ideologjia mbi-zotëruese, ne të gjithë jemi nga pak pjesëmarrës në të, dikush duke pagu-ar ryshfet në spital, në polici, në gjyka-të, te gjendja civile, në komunë, apo në ministri, e dikush duke e kërkuar ryshfetin nëpërmjet kërcënimit… Por kjo nuk i bën të gjithë njëlloj fajtorë.

Gjithsesi në këtë situatë dëshpëru-ese nuk ka se si të mos bëjë për-shtypje vjedhja e fundit spektakolare që kryen pasanikët që qeverisin në dëm të viktimës së përhershme, mile-tit. E kam fjalën për vjedhjen e grevës së urisë, këtij mjeti të fundit që më të pafuqishmit përdorin për të bërë të ditur qëndrimin e tyre kur u mbërrin thika në palcë, kur e kanë litarin në fyt. E kam fjalën për vjedhjen e Një Majit, ditës së punëtorëve, ditë që duhet t’i përkushtohej krejtësisht protestave të atyre që punojnë në të zezë e në kush-te çnjerëzore, apo të atyre që kërkoj-në punë e s’gjejnë dot. Në Shqipëri këta nuk janë pak, e megjithatë nuk u ndje kush në Një Maj, pasi mediat e opinioni publik u zhvendosën drejt festave të PD-së që e detyroi dhe një herë administratën të dalë përdhun-shëm për të “festuar” në shesh uljet e rrogave minimale, ngritjen e moshës së pensionit, apo paralajmërimet për pushime nga puna në emër të punësi-mit të tarafeve të qeveritarëve. Nuk u ndjenë në Një Maj të vuajturit e rrec-kamanët, edhe për shkak të hyrjes në grevë të pasanikëve të pushtetshëm, deputetëve dhe drejtuesve zonalë të Partisë Socialiste, që kanë vendosur të “radikalizojnë” qëndrimin e tyre për të ardhur në pushtet thjesht e vetëm për të bërë të njëjtat gjëra që po bën Berisha, por kësaj radhe pa Berishën.

Kjo vjedhje gjithsesi nuk filloi sivjet. Vjedhja e Një Majit prej pushtetit e ka burimin tek 45 vjetët e enverizmit,

këtij sistemi pervers të fokusuar tek paraqitja e jo tek thelbi, që nëpërmjet paradave dhe propagandës synonte të mbillte lumturinë aty ku kish zënë rrënjë varfëria e mjerimi. Mirëpo as-htu siç pritej, tranzicioni termidorian në vend që ta përmirësonte gjendjen e punëtorëve dhe në vend që të insta-lonte një demokraci funksionale për-faqësuese ku komunitetet e klasat të shprehen e të organizohen lirisht, vijoi të ushtronte të njëjtat mënyra pushte-ti, kësaj radhe të stërfryra me anë të përdorimit të teknologjisë së avancu-ar mediatike dhe strategjive aq të stu-diuara të marketingut. Kështu, 20 vjet më vonë gjendja e punëtorëve është më e mjerë, papunësia është stratos-ferikisht më e madhe, dhe në Shqi-përi jo vetëm që vijojnë të organizoj-në parada me pjesëmarrje dhe me buzëqeshje të detyruar, por ka rënë dhe cilësia organizative dhe estetike e këtyre paradave surrogato. Natyrisht, ajo çka dikur paraqitej në formë tra-gjike, sot, në kushte majmunërie të elitës që imiton “etërit”, nuk mund të paraqitet veçse si farsë.

Sa i përket grevës së urisë, çmitizi-mi i saj ka histori më të vonshme, por konsistente në trojet tona. Fillimisht e përdorur sinqerisht prej studentëve që dëshironin një vend më të lirë, më të drejtë e më demokratik, e përdo-rur ashtu siç duhet prej minatorëve e punëtorëve të industrisë, e përdorur bash me vend prej ish të përndjekur-ve, greva e urisë dukej se po merrte funksionin e saj të denjë, atë të armës së fundit të mjeranëve, arma e fundit

e atyre që trokasin e asnjë derë nuk u hapet, e atyre që flasin e nuk gjejnë vesh që t’i dëgjojë, e atyre që zhgë-njehen nga gjykatat, spitalet, policia, shteti, apo e atyre që shtypen arro-ganca e individit të pasuruar rishtazi që mendon se nderi dhe dinjiteti i nje-riut mund të maten me para. Kjo duhet të qe greva e urisë. Mirëpo siç thamë në fillim, jemi në kushte të vjedhjes së përbotshme, ku secili merr pjesë, e ku patjetër që vjedhin më shumë ata që janë më “lart”. Shumë shpejt sh-frytëzuesit, shtypësit e hajdutët filluan të bënin “greva urie” në parlament, herë një palë, herë pala tjetër, greva që përfundonin në mënyrën më qe-sharake të mundshme, e megjithatë askujt nuk iu skuq ndonjëherë faqja. E çuditshme se si miliarderë, njerëz që kanë pas vetes struktura të tëra njerë-zore, politike e ekonomike, arrijnë të jenë kaq të pafytyrë sa të vjedhin dhe armën e fundit të të papërfillurve, ndërkohë që për të arritur qëllimet e tyre kanë mundësi të përdorin medi-at, bizneset, militantët, negociatat, pa-zaret e tyre e shumëçka tjetër.

Është qesharake dhe e tmerrshme në të njëjtën kohë, por çshenjtërimi i mjeteve të popullit, përdorimi i tyre nga “princat” e pushtetit e ka hedhur njeriun e thjeshtë në një amulli ciniz-mi, në një apati të përgjithshme që sh-kaktohet nga dilema të kuptueshme morale… Është e vështirë të ruash besimin tek shoqëria, tek drejtësia sociale kur sheh se si një grush njerë-zish të veshur me rroba të shtrenjta, zbresin nga makinat e tyre luksoze

dhe bëjnë “protestë” përpara analo-gëve të tyre. Dhe gjithë morali i këtyre “protestave” është “zbrit ti të vij unë”, asnjë ndryshim nuk premtohet. Të ti-lla janë përshembull protestat e vazh-dueshme të PS, që synon të zbresë nga froni Saliun dhe ndërkohë nuk premton asnjë ndryshim në sistemin fiskal, apo në atë tatimor, madje as që e përmend taksën e sheshtë, se ka hall mos tremb biznesmenët. Kjo parti pseudosocialiste, që vetëdeklarohet me togfjalëshin paradoksal “e maj-të liberale e qendrës”, nuk premton vende pune, nuk premton reformim të sistemit arsimor, nuk premton rivlerësimin e publikes. Përkundrazi, flamingot rozë premtojnë vazhdimin me përpikmëri të rrugës së Berishës, me ndryshimin e vetëm që këta do të ecin më shpejt në këtë rrugë. Aku-zat e vetme që këta i bëjnë Berishës nuk janë pse ky po shet atdheun për 1 euro, por pse s’po e shet aq shpejt sa duhet.

Ndoshta tingëllon tepër patetike, sepse sot kërkohet një distancim i qartë i analizuesit prej objektit të ana-lizës, por në këto kushte nuk mund të shkruaj ndryshe, pasi jam pjesë e këtij realiteti. Përvetësimi i grevave të urisë, i protestave në rrugë apo i Një Majit nga klasa e gërditshme politi-ke që për fat të keq qeveris atdheun tonë është i pështirë, pse i kuptue-shëm. Por nuk duhet të ketë vend për dëshpërim. Tashmë dihet se cilët janë ata, ajo që mbetet për t’u bërë është forcimi i lëvizjeve gjenuine sindika-liste, që tashmë po lindin prej vetë

ndërgjegjësimit të punëtorëve, është forcimi i lëvizjeve të mirëfillta studen-tore që po nisin të gjallërohen, është radikalizimi i retorikës politike për-kundrejt këtij soji sharlatanësh blu edhe rozë për të cilët e keqja nuk ka kurrë kufi. Ata mund ta vjedhin Një Majin, por për ne të tjerët, Një Maj është çdo ditë e vitit, çdo ditë e kaluar si i papunë, si i pastrehë, si i përbu-zur, në vendin tënd por pa atdhe, me diplomë por injorant, në spital por i pakuruar, duke u ruajtur nga polici që synon të të vjedhë, e nga gjyka-tësi që kërkon ryshfet. Një Maj është çdo ditë që kalon nën propagandën e gënjeshtrave politike, nën arrogan-cën e punëdhënësve gojëkëqij e sh-pirtkëqij që synojnë të ndalojnë çdo organizim sindikalist, madje ndalojnë dhe regjistrimin apo sigurimin e të punësuarëve. Një Maj është çdo ditë që të përball me varfërinë e fëmijës që shkon në shkollë pa fletore, me varfërinë e plakut që s’ka të blejë ilaçet. Një Maj është çdo ditë që të përball me asthmën e betonifikuar të qyteteve ku kanë mbirë qiellgër-vishtësit aty ku duhet të kish parqe. Ata mund të kenë vjedhur Një Majin, por nuk vjedhin dot çdo ditë të vitit. Ata mund të kenë vjedhur protestën, por nuk vjedhin dot revoltën, e cila po mbruhet dalëngadalë në shpirtrat e atyre që vuajnë edhe larg kamera-ve dhe objektivëve të aparatëve. Ata mund të festojnë Një Majin ndërkohë që shqiptarët varfërohen, ashtu siç festojnë ditën e flamurit ndërkohë që shesin vendlindjen tonë. Por po luajnë me zjarrin!

gz30.indd 3 5/11/2010 5:49:13 PM

Page 4: Gazeta Nr. 30

4 e enjte 13 | Maj 2010 |

Albin kurti

Ka edhe më keq. Sepse, ka më keq. Gji-thmonë ka më keq. Sepse, ka keq e më keq. Kjo është terapia e cila bën që të mësohesh me atë pak gjë që ke. Porsa shtohen kërkesat e ankesat e qytetarëve, si politikanët vendas po ashtu edhe ata ndërkombëtarë, popullatës në Kosovë ia përkujtojnë vitet ’98 e ’99. Kur flasin për përmirësimet nga vitet e luftës, në fakt, ata flasin për vitet e luftës. Thonë se si nuk do të kthehet ajo kohë, porse pikërisht duke thënë kështu, e kthejnë në kujtesën e njerëzve mu atë kohë.

Pakënaqësia e qytetarëve është pakënaqësi në raport me pritjet e qytetarëve. Në aspek-tin politik, ekonomik, social, kulturor etj. qyte-tarët kanë pritje të caktuara. Këto pritje janë formësuar edhe nga vetë premtimet e poli-tikanëve në fushata zgjedhore e jashtë tyre. Njerëzit durojnë e shpresojnë, njerëzit presin që t’iu përmbushen pritjet për të ardhmen. Dhe, atëherë kur premtimeve u skadon afa-ti, atëherë kur njerëzit nisin e zemërohen që nuk do të kenë ardhmëri më të mirë, të njëjtit politikanë ua përkujtojnë të kaluarën e keqe. Ky është momenti kur krahasimi i aktualitetit me të ardhmen e premtuar zëvendësohet me

krahasimin me të kaluarën e rëndë. Në vend të suksesit si shkallë e përmbushjes së qëlli-meve që kishim për të ardhmen (që u bë e tashme tani), nisin e flasin për përmirësimin si ndryshim nga e kaluara (jo aq e largët por gjithsesi më e keqja që kishim jo vetëm ky brez yni). Bëhet fjalë, pra, për zhvendosje nga suksesi (që përgjithësisht mungon) te për-mirësimi (që është evident, meqë krahasimi bëhet kundrejt situatës gjenocidale). Kjo lë-vizje është shumë e fuqishme dhe nuk duhet nënçmuar. Zhvendosja e referencës prej të ar-dhmes së imagjinuar ku duhet të arrijmë, tek e kaluara reale dhe shumë e mundimshme ku ishim, edhe 11 vjet pas luftës, paraqet mekani-zëm të rëndësishëm të amortizimit të indinja-tës së popullit. Kthimi i kokës për të shikuar prapa në çastin kur je zemëruar për shkak të asaj që nuk po e sheh përpara, është sabotim shumë efektiv.

Mirëpo, edhe në vitet ’98 e ’99 qytetarët kishin qëllime e pritje. Sigurisht që atëherë, mbase edhe më shumë se sot, njerëzit kishin synime konkrete për jetën, vendin dhe ar-dhmërinë e tyre. Rezistenca paqësore dhe e armatosur patjetër që bëhej në emër të aspi-ratave të caktuara politike, ekonomike, sociale, kulturore etj. Në të gjitha këto sfera bëhej re-

zistencë me veprimtari e metoda të ndryshme për qëllime të caktuara. Mbi të gjitha, qëllimi ishte liria e Kosovës si çështje e drejtësisë dhe të drejtës, e jetës së dinjitetshme dhe mun-dësive për zhvillim. Ama sot krerët partiakë e institucionalë bashkë me politikanët e di-plomatët ndërkombëtarë i kanë reduktuar vi-tet e rezistencës kundër Serbisë në pasojat e tmerrshme të tyre. Ky reduktim i një periudhe në faktet e vuajtjeve dhe humbjeve njerëzo-re e materiale, ky degradim i ngjarjeve në përvojat e hidhura duke ua hequr atyre idetë dhe synimet jetësore e politike, është pjesë e projektit të madh të depolitizimit. Shtrirja e depolitizimit nuk është vetëm hapësinore e strukturore, por edhe kohore. Depolitizimin e të sotmes sigurisht që e lehtëson depolitizimi retroaktiv i së djeshmes.

Por, jo vetëm kaq. Duke e krahasuar të tashmen e pakënaqshme me të kaluarën e hidhur, dhe duke iu sugjeruar qytetarëve ta bëjnë të njëjtën gjë, politikanët dashakëqinj situatën në Kosovë më parë sesa ta krahasojnë me synimet e popullit të Kosovës ose premti-met e vetë atyre, qoftë ai bashkimi kombëtar apo pavarësia, e krahasojnë me qëllimin e Serbisë – bërjen e shqiptarëve pakicë në një Kosovë që bëhet serbe. Natyrisht që ky nuk

është qëllimi i politikanëve dashakëqinj të Ko-sovës, por pa dyshim se e këtillë është pasoja. Ata duan që duke e krahasuar realitetin aktu-al me një të kaluar përplot vuajtje t’i bëjnë njerëzit sadopak të ndjehen mirë përkundër gjithë të këqijave të sotme. Mirëpo, pasoja e kësaj është që ky krahasim, në të vërtet, nuk i referohet asaj që populli e don dhe e de-shi gjithmonë, por asaj që Sebia e don dhe e deshi gjithmonë. Duke u përpjekur që të jenë sa më rehat dhe sa më gjatë në pushtet, duke u orvatur që ta zbrapsin sa më lehtë dhe sa më gjatë trysninë e qytetarëve, poli-tikanët kosovarë me këtë mënyrë na e sjellin Serbinë dhe projektin e saj historikisht an-tishqiptar si referencë karshi së cilës matemi e definohemi.

Vendimtare për ecjen e Kosovës përpara është soliditeti i objektit të krahasimit të ci-lin e bëjnë politikanët dhe shtetasit e saj. Ky objekt nuk duhet të jetë Kosova e viteve ’98 e ’99. Ky objekt nuk duhet të jetë një vend tjetër që njihet si vatër e krizës e ku qëllimi suprem është vetëm stabiliteti (si eufemizëm për mo-sshpërthimin e krizës). Ky objekt duhet të jetë përfytyrimi që ne kemi për të ardhmen tonë. Ky objekt duhet të jetë një shtet normal demo-kratik e i zhvilluar evropian.

<<<krahasimi>>>Shtrirja e depolitizimit nuk është vetëm hapësinore e strukturore, por edhe kohore. Depolitizimin e të sotmes sigurisht që e lehtëson

depolitizimi retroaktiv i së djeshmes

gz30.indd 4 5/11/2010 5:49:13 PM

Page 5: Gazeta Nr. 30

5e enjte 13 | Maj 2010 |

Agon Hamza

Kur ekonomitë e zhvilluara perëndimore u goditën nga kri-za financiare e para dy viteve, jo pak grupe majtistësh besuan se ky është momenti revolucionar, se rrethanat objektive për revolucion u plotësuan, dhe krejt çka na duhet është rizbulimi i një udhëheqësi re-volucionar i cili do të na udhëheq drejt revolucionit socialist. Me një fjalë, ato grupe ishin në kërkim të një Lenini të Ri, një Lenini të sheku-llit XXi. Ky pozicion politik i ka (së paku) tri probleme: a) kriza financi-are nuk është (domosdoshmërisht) hapje e horizonteve të reja revo-lucionare; b) revolucioni socialist (në parim) në shekullin XXi është i tejkaluar sepse ai e nënkupton ek-zistencën e shtetit dhe të pronës si të tillë (çështja është si të lëvizim në një organizim shoqëror të prod-himit ku prona nuk është as pri-vate (kapitalizëm) e as shtetërore (socializëm), por në një organizim shoqëror ku pasuria botërore na takon të gjithëve – ajo ekziston në nivelin e asaj që Marksi në Grun-drisse e quan e përbashkëta (ko-munizëm); c) nuk ka më revolucion të udhëhequr nga Partia si avangar-dë e klasës punëtore. Domethënë, pozicioni politik se kriza financiare ishte moment i humbur revolucio-nar është pozicion naiv politik.

Kriza financiare e shpërfaqi im-potencën e së majtës në përgjithësi, pjesë e së cilës është edhe ideja mbi revolucionin socialist në kohën e krizës financiare. i vetmi aktivitet serioz përgjatë krizës financiare (hiq disa protesta e demonstrata të mëdha) ishte konferenca e mbajtur në Birkbeck College, Londër, në mars të vitit të kaluar, me titullin “Mbi idenë Komuniste”, ku morrën pjesë filozofët më të mëdhenjë të së Majtës. Dhe kaq!

Por, cilat janë pasojat direkte të kësaj krize, për të cilat shkruan dhe folën qysh në fillim Badiou, Zizek, harvey, Callinicos, hardt, etj. For-mula e vjetër se në kohë të krizave, luftërave etj, pasurohen të pasurit është plotësisht e vërtetë. Një anali-zë e thjeshtë ekonomike e dëshmon këtë (ndërsa David harvey e ela-boron këtë tezë në mënyrën më të thjeshtë dhe më të qartë të mundur). Problemi shumë i madh rreth krizës është edhe moralizimi që iu bë asaj (këtu ideologjia është në funksio-nin e vet të shkëlqyeshëm): mediat mainstream, institutet për studime të kush-e-di-se-çfarë-fushe, me një fjalë, aparatet ideologjike, na thonë se kriza ishte rezultat i keqmenax-himit të disa individëve të papër-

organizimi politik është domosdoshmëri – mjafton t’ia hedhim një sy organizimit të punëtorëve grekë

Solidariteti si e vetmja RrugëKriza financiare e shpërfaqi impotencën e së majtës në përgjithësi

gjegjshëm në tregun e aksioneve, të cilët spekuluan me tregun në mënyrë shumë të pamoralshme (a nuk e bëjnë të njejtën formë të mo-ralizimit disa liberalë – natyrisht, në mënyrë shumë më naïve – në raport me qeverinë Thaci?). Dmth, të gjit-hë ata tentojnë ta bindin vetveten dhe neve se problemi nuk është te neoliberalizmi si i tillë (strukturat, totaliteti i sistemit si të tillë), por tek imoraliteti dhe papërgjegjshmëria e disa spekulantëve financiarë, të cilët e rrënuan ngrehinën tonë të lumtur neoliberale. Përgjigja më naïve për ta do të ishte: a nuk është pikërisht struktura e sistemit ajo e cila i bën këta njerëz imoral dhe të papërgjegjshëm (paçka se (i)mora-liteti është kategori religjioze dhe jo politike, ekonomike, filozofike e shkencore. Dmth, morali nuk është kategori e së Vërtetës. Për morali-tet, kërkoni në institucionet religji-oze, edhe pse në fund, as ato nuk po na dalin edhe aq të moralshme). Dëmet nga kriza duhet të riparo-hen domosdoshmërisht. Bankat dhe koorporatat nuk humbën – ato po marrin para nga qeveritë e sh-teteve. Dhe kjo është normale (për kapitalizmin). Janë njerëzit e za-konshëm, punëtorët, të varfërit ata që i a) humbën vendet e punës, b) shtëpitë, c) studentët shkollat/bur-sat, etj. Nuk duhet të brengosemi shumë për të pasurit. Ata janë mirë, për më tepër, ata veçse u pasuruan edhe më shumë. Kriza financiare i thelloi edhe më tepër kontrastet shoqërore – krijoi gremina ndër-mjet klasave shoqërore. Si rezultat i krizës dhe “vdekjes së dytë” të ne-

oliberalizmit (Zizek) bota po hyn në një periudhë shumë të errët, ku do të ballafaqohemi me regjimet au-toritare, forma të reja të aparteidit, racizmit, urisë, deorientimit politik, etj. Në librin e saj “The Shock Doc-trine” [Shok Doktrina], gazetarja kanadeze Naomi Klein e promovon tezën se kur kapitalizmi është në krizë, atëherë institucionet finan-ciare ndërkombëtare japin kredi, në formë të injeksionit financiar, për të shpëtuar ekonominë – por, kushti është që shteti të reduktoj maksimalisht shpenzimet e veta (në shëndetësi, arsim, shërbime publi-ke, etj). injeksioni i cili jepet për të shpëtuar ekonominë e një vendi, arrinë të krijojë forma të ndryshme të aparteidit, të regjimeve diktatori-ale, të varfërisë së skajshme, etj. Kjo formë e injeksionit financiar është ajo që Klein e quan “shok doktrina”. Përderisa “shok doktrina” po zba-tohet në haiti (pas termetit të jana-rit), ndërsa, këtë muaj po ballafaqo-hemi me dy efekte serioze të krizës. Paturpësia neoliberale e shkatërroi komplet një shtet (Greqinë) dhe e mbylli departamentin e filozofisë në universitetin e Middlesex (Lon-dër) – qendrën më të madhe të hu-lumtimit në filozofinë kontinentale në Evropë. Tani, ‘shok doktrina’ po zbatohet edhe në Greqi. Edhe në rastin e Greqisë hasim në morali-zimin e ulët: grekët janë dembelë, orientalë, shpenzojnë më shumë se sa që kanë, etj. E këto moralizime, që në fakt janë arsyetime raciste, bëhen edhe më të gërditshme kur vijnë nga vendet më të varfura eko-nomikisht dhe më të prapambetura

politikisht se Greqia, por që sikurse Greqia, janë në Ballkan (p.sh. ko-mentet që i lexojmë për çdo ditë në portalet e lajmeve të Kosovës e Shqipërisë). Marksi thoshte se gjermanët e zëvendësuan prapam-betjen ekonomike dhe politike nëpërmjet zhvillimit të filozofisë e poezisë. Dmth, sipas Marksit, atë që francezët e bënë në politikë, gjermanët e bënë në poezi/filo-zofi (Das Land der Dichter und Denker). Kurse, ne shqiptarët, që aq shumë kemi qejf t’i shajmë me parulla raciste popujt përreth dhe punëtorët e atyre vendeve (por jo vetëm), duhet të kujtojmë se a) jo vetëm që nuk e kemi realizuar pro-jektin politik kombëtar, por madje as nuk kemi një të tillë, b) ekono-mikisht jemi shumë më dobët se të gjitha këto shtetet që i mallkojmë. Dmth, atë që popujt tjerë e kanë re-alizuar politikisht, ne e kemi zëven-dësuar me format më reaksionare dhe anti-politike: shovenizmit gro-tesk ndaj të tjerëve dhe rënien e daullave të patriotizmit folklorik si kompenzim për mangësitë tona ko-lektive.

Louis Althusser thoshte se disfa-tat e mëdha të klasës punëtore nuk janë si rezultat i disbalancit të for-cave, por ato vijnë si rezultat i de-vijimeve teorike. Në këtë kontekst, në Kosovë disfatat politike nuk janë vetëm si rezultat i balancit të forcave (me Serbinë, strukturat kolonialiste ndërkombëtare, etj), por së pari ato dështime janë si rezultat i munge-sës së ndërtimit të pozicioneve kon-sekuente politike, dhe politikës si inovacion. Edhe sot kur vendi është

në udhëkryqin më të madh të pas luftës, ku klasa punëtore dhe fsha-tarësia nuk është e organizuar poli-tikisht, kur e përbashkëta do të pri-vatizohet nga mercenarët e tregut, kur projekti i Djindjic-it për ndar-jen e vendit është më aktual dhe më i mundshëm se kurrë – ne nuk kemi një teori të mirë dhe një ela-borim e program politik për daljen nga kjo krizë. Për më tepër, ne ende nuk e kemi një elaborim të qartë teorik mbi gjendjen e sotme ideo-politike të vendit. organizimi poli-tik është domosdoshmëri – mjafton t’ia hedhim një sy organizimit të punëtorëve grekë dhe studentëve të filozofisë në universitetin e Midd-lesex. Vetëm organizimi politik dhe krijimi i kolektiviteteve emancipu-ese politike na shpëton nga shn-dërrimi në një banana republikë të tipit të shteteve të Amerikës Latine përgjatë shekullit të kaluar. Për më tepër, organizimi lokal politik për politikë emancipuese është i pa-mjaftueshëm. Sepse predikamenti i sotëm ideologjik i pamundëson zgjidhjet partikulare – siç na mëso-nin dikur lëvizjet emancipuese po-litike, për problemet partikulare ka vetëm zgjidhje univerzale. Në këtë kontekst, ne nuk guxojmë të jetoj-më në luksin se ‘gjërat po ndodhin dikund tjetër (Greqi, etj), dhe ne jemi të patrazuar në hapësirën tonë politike”. Botës i duhet më shumë solidaritet. Dhe është koha të dalim nga provincializmi (partikulariteti) politik – solidaritet me grekët, me studentët e Middlesex-it dhe të gji-thë të shtypurit dhe të eksploatuarit e tjerë!

gz30.indd 5 5/11/2010 5:49:14 PM

Page 6: Gazeta Nr. 30

6 e enjte 13 | Maj 2010 |

Leart kola

Shprehja e famshme e Jezu Krishtit që i drejtohej turmës së njerëzve të cilët kishin ardhur pa-radoksalisht për të përfunduar mi-sionin që vetë Zoti u kishte dhënë, (njësoj si Krishtit dmth.), krijoi pi-këkthimin e moralit politik e social në vazhdim të historisë. Ndoshta pikërisht në këtë pikë filloi rela-tivizimi i argumentit politik. Aty ku u prek ideologjia për të ndër-tuar liderin, aty ku u shkëput nga vërtetësia dogmatike e instituci-onit për t’u marrë me frymëzimin subjektiv të liderit. Në një farë mënyre në atë moment kur Krishti me prepotencë doli para turmës, dhe deklaroi solemnisht se “le ta hedhë gurin e parë ai që është i pamëkatë”, ndërroi historinë njerëzore, pra vendosi ZoTiN për-para institucioneve, duke ndërtuar mbi këtë mit ndjesinë që instituci-oni varet totalisht nga subjektivite-ti i liderit.

Për të sjellë një lloj aktualizimi të çështjes me Shqipërine, neve këtu, më shume se një “Zot”, na duhet një “Kishë”. Në vendin tonë ne kemi dështuar sistematikisht në krijimin e institucioneve, duke fi-lluar që nga Skënderbeu e këndej. Kërkimi i një heroi në mënyrë të dëshpëruar ka sjellë keqkuptime dhe gabime rrënjësore të histo-risë shqiptare, duke bërë kësisoj që duke mos kuptuar historinë ta kemi të vështirë të ndërtojmë një të ardhme. E vetmja iniciativë se-rioze, marrë në mënyrë institucio-nale nga një sistem për të ndërtuar institucione përkarshi mitit të indi-vidit, ishte ai i Regjimit Komunist, megjithëse dhe kjo iniciative u keqpërdor për eleminime të bren-dshme partiake, në favor të po të njëjtit Lider i cili nisi këtë ndër-marrje anti-lider.

Sigurisht që kërkimi i një lide-ri nga shoqëria posaçërisht ajo shqiptare, i ka ardhur për shtat li-derëve të vendit tonë, kjo jo për faktin e të çuarit ndonjë ëndërr përpara por si mungesë e kurajos për të marrë vendime. Në gjithë historinë tonë liderët duke mos pasur kurajon për të marrë vendi-me dhe për të ndërtuar institucio-ne e kanë ndërtuar gjithçka në një terren subjektiv, sepse ndërtimi i institucioneve e mbyt subjektivite-tin individual përkundrejt interesit publik, kësisoj ia heq liderit su-bjektivitetin e lëvizjeve sipas inte-resit por e vë këtë lider në kushtet

Greva në formatin e sotëm nuk ngjall revoltën tek populli, por vetem keqardhjen

kush do e hedhë gurin e parë?Gurët duhen hedhur, dhe revolta duhet të fillojë

e marrjeve të vendimeve të qarta në të mirë të publikut.

Pas viteve ‘90, nuk dimë asnjë institucion që të ketë ruajtur një lloj ravijëzimi të qartë, madje ask-ush nuk mbeti e paprekur. Kjo si pasojë e dëshirës së abuzimeve, por mbi të gjitha si një mungesë kurajoje politike. Lënia në dore e rrjedhshmërisë spontane duke prodhuar jo politiken e krijimit imagjinativ të së ardhmes, por të bukës së ditës, solli në Shqipëri kriza të forta politike dhe morale në shoqërinë tonë tranzitore. Pas krizës së ’97-ës, politika pësoi anu-llimin e vetvetes, duke transformu-ar partitë në shtëpi liderësh, më shumë se sa institucione serioze përfaqësimi, duke sjellë për çdo ditë e më shumë anullimin total të politikes, duke e zëvendësuar atë me simbolikën e liderit.

Sot edhe pse jetojmë një prej ngjarjeve politike më të rën-dësishme, të paktën që nga ‘97 e këtej, kur kemi në mes të sheshit Skënderbej 200 qytetarë të këtij vendi në grevë urie, ajo çka vihet

re është kaosi i përkufizimit të kër-kesës. Në një farë mënyre duke e anulluar politikën, qytetarët që janë në grevë pësojnë hegjemo-ninë e elitave sterile politike, të cilat luftën për zhvillim ekonomik, për alternativa politike, për kthi-min e politikbërjes në vend, duke hartuar programe të qarta zhvillimi e kanë transformuar në një farsë, siç është ajo e ‘Transparencës’.

Në kushtet e një sistemi turbo-fashist, që përkufizimin më të qar-të po e krijon përditë e më shumë në figurën e Kryeministrit Berisha, i cili sot zotëron të gjithë instituci-onet që në letër janë të pavarur, dhe në një format tipikisht fashist që mobilizon masat e militantëve të partisë së tij, në kushte ushtara-ke, duke përdorur forcën e parasë që vjen nga favorizimet që pushte-ti i tij i pakufishëm i ka bërë indi-

vidëve të veçantë në biznes, është luks i papërballueshëm që të mos e thuash të vërtetën, dhe ta adre-sosh problemin në thelbin e tij.

Në këto kushte, të flasësh për “transparencë” pa vendosur nën-

vizimin aty ku është gjeneza e gji-thë mungesës së “transparences”, e bën këtë fjalë ashtu si dhe vetë “demokracinë” një frazë boshe që nuk po shkakton frymëzimin e domosdoshëm të popullsisë para sakrifikimit të kushteve tragjike të grevës. Elita udhëheqëse e grevës, ka nisur një luftë politike dhe kla-sore duke i mohuar këto dy paradi-gma dhe duke e zhvendosur deba-tin në një terren tjetër.

Sot zgjedhjet në Shqipëri vidhen shumë pak në kuti, sepse vidhen para se të shkojnë në kuti. Në kushtet e një varfërie tragjike mo-netare dhe morale pushteti fashist i Berishës e ka shumë të kollajtë të përdorë forcën e saj në bler-jen e këtyre votave, Ky mister nuk ndodhet brenda kutive të votimit, kjo shihet me sy të lirë kudo që i hedh sytë nëpër Shqipëri, ashtu

sikurse në mungesë të një alter-native të qartë zhvillimi dhe pa një përfaqësim serioz qytetarët shqip-tarë e pranojnë rryshfetin e partive sepse askush nuk sheh që interesat e tyre imediate dhe ëndërrimi për

të ardhmen të përfaqësohet nga dikush në sallën e parlamentit.

Aq shumë kaos ka sjelle tek shtresat popullore kjo mungesë e alternativës politike, sa minatorët protestojnë përballë Radio Televi-zionit Shqiptar për statusin e tyre, të papunët festojnë 1 Majin me Berishën, të varfërit kërkojnë tran-sparencë, dhe biznesmenët flasin për shtetin e së drejtës.

Edhe pse greva e opozitës është një nismë shumë e fortë, nuk po krijon dot momentum, përkundrazi po sjell një fenomen që i shkon për shtat zhvillimit të fashizmit, sep-se duke mos ndërtuar një politike klasore, e duke mos dalë garante e shtresave të varfra, e ka ndarë popullsinë në berishiane dhe anti-berishiane. Kjo sigurisht që i shkon për shtat një individi si Berisha, që duke përfituar nga mungesa e ar-

tikulimit politik përfaqësues të së majtës shqiptare në përgjithësi, e ka më kollaj të forcojë pozitat e veta duke mobilizuar militantët dhe duke qëndruar mbi premtime populiste siç është liberalizimi i

Të flasësh për “transparencë” pa vendosur nënvizimin aty ku është gjeneza e gjithë mungesës së “transparences”, e bën këtë

fjalë ashtu si dhe vetë “demokracinë” një frazë boshe që nuk po shkakton

frymëzimin e domosdoshëm

gz30.indd 6 5/11/2010 5:49:15 PM

Page 7: Gazeta Nr. 30

7e enjte 13 | Maj 2010 |

vizave. E majta ka nevojë për soli-daritet social për të triumfuar dhe për ta bërë të mundur këtë i duhet të ndërtojë institucione e platforma të qarta zhvillimi që i flasin klasave të varfra. Ndërkohë që fashizmi e ka të lehtë të mbivendoset nëpër-mjet frikës, terrorit mediatik dhe parasë së biznes-politikës, që bën të mundur ruajtjen e statusquo-së së pushtetit.

Për t’i rënë shkurt një historie të gjatë problemi këtu nuk është greva në vetvete si institucion, pro-blemi qëndron tek zëdhënësit e grevës e posaçërisht tek kryetari i PS-së, i cili jo vetëm është bërë në të shkuarën partner me Berishën për t’ia hequr mjetet e kontrollit popullit opozitar me ndryshimet

kushtetuese, jo vetem ka qenë dhe vazhdon të jetë partizan, i mbylljes së lojës politike në dy aktorë, por as për së largu nuk ka në plan ndërtimin e një platforme serio-ze zhvillimi social-ekonomik. Kjo jo vetëm që ia ka hequr thelbin sakrificës së atyre njerëzve që janë sot në grevë, por çdo ditë që kalon e bën më të fortë par-tinë në pushtet. Greva në forma-tin e sotëm nuk ngjall revoltën tek populli, por vetem keqar-dhjen, dhe keqardhja nuk tremb askënd, sepse është një ndjenjë e pafuqishme për të ndërtuar një ndryshim serioz.

Në luftën tonë të përbashkët kundra Berishës, më shumë se Ra-men, duhet të zhvillojmë partinë,

që duhet të mbështetet tek para-digmat socialiste, e kjo jo si pa-sojë e ndonjë romanticizmi histo-rik, por si një detyrë aktualiteti. Problemet që sot pranohen deri dhe nga klika në pushtet, janë varfëria, papunësia dhe mungesa e drejtësisë, probleme këto thel-bësisht politike dhe ashpërsisht të majta. Transparenca dhe liria janë simbolika të cilat janë të pa-realizueshme kur njerëzit jetojnë në zgripin e ekzistencës, sepse politikanët refuzojnë të merren me politikë. Në këto kushte një grevë që kërkon ruajtjen e kornizës ek-zistente dhe refuzon të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm, duke e shkatërruar pikërisht këtë korni-zë, një grevë e cila drejtohet nga

njerëz që si model kanë pikërisht efiçiencën Berishiane, është e destinuar jo vetëm t’i mungojë mbështetja, por mbi të gjitha të mos arrijë dot siç shohim dhe tani pas dy javësh ndonjë zhvillim të saj, përkufizimin e kërkesave të saj në kushtet e një kastrimi spektako-lar, e tamam si një turmë e hutuar të pësojë hegjemoninë e pushtetit, e cila përdor dhe paradigmën li-berale të hedhjes së gurit të parë nga kush është pa mëkate.

Gurët duhen hedhur, dhe revol-ta duhet të fillojë, ndërtesat duhen shkatërruar që të ndërtohen in-stitucionet, një sistem i ngërthyer dhe i bërë lëmsh, mes interesave të politikanëve e të biznesme-nëve, që përdorin masat popullore

si formë e superegos, duhet bërë fije-fije, se përndryshe është e papërdorshme. Ne nuk na duhet një Jezus në Kryq, ne na duhet një Kishë dhe një Bibël, që qëndrojnë haptazi mbi një paradigmë social-politike të majtë. E për të mbrojtur këtë testament, duhet të tejkalojmë frazat moraliste të mëkatit të për-gjithshëm. Mëkatarët dihen dhe gurët nuk duhen kursyer.

Ndjenja më irrituese gjatë kë-saj kohe është pikërisht keqardhja që edhe unë ndjej për qytetarët shqiptarë që para dy javësh janë mbyllur në çadrat ku po zhvillohet greva. Keqardhja është forma më e pastër e demobilizimit social, të cilën për çdo ditë që kalon po e vëmë re fare qartë, në mungesën e numrit të mbështetësve pranë ven-dit ku ndodh greva. Problemi është që nëse kjo keqardhje nuk trasfor-mohet në një luftë progresiste re-volte anti sistem, me shumë gjasa do venisë sakrificën e kujtdo që me sinqeritet është futur në ato ça-dra. Pra problemi është si të ndrys-hojmë paradigmën moralizuese që po na propozohet në çdo medium publik, ku e verteta e popullit re-lativizohet e subjektivizohet vazh-dimisht. Sot nuk është problemi se kush do të bëjë Jezusin keqar-dhës dhe moralizues, por kush do ketë kurajon të bëjë çifutin që nuk i bindet Jezusit, pra shkurt thelbi i problemit është kush do të ketë kurajon ta hedhë gurin e parë, për të mbrojtur të drejtën për të pasur një dogmë institucionale, një shtet të së drejtës, përkundrejt turbo-fashizmit Berishist, i cili koman-dohet dhe komandon nëpërmjet dorës së fshehtë të tregut.

gz30.indd 7 5/11/2010 5:49:15 PM

Page 8: Gazeta Nr. 30

8 e enjte 13 | Maj 2010 |

Andi kananaj

Dua t’ju tregoj atë që di, që dhe ju ta kuptoni atë që kam kuptuar unë: Lufta është një fiksim i pleqve, të cilët nisin të rinjtë për ta kryer. Tersiti(homeri, ilia-da) Po shoh tek “opinion” disa pleq të idhët që po tregojnë sesi bëhet lajmi në Tv. Po flasin sigurisht për grevën e urisë të socialistëve dhe sesi po pasqyrohet nga media. Duket se gjithçka është te-knike aq sa mund të jenë teknikat e të shkruarit në gazetari. Aq sa mund të jenë rregullat bazë të disa piramidash mbrapsht, apo pyetjet me 5 Ë. Duket sikur jetojmë jetën brenda një ske-me komplet perfekte. Kjo ka një arsye shumë të fortë praktike besoj.

Pas vdekjes së Enver hoxhës dhe rënies së komunizmit në Shqipëri u duk sikur koha e frikës mbaroi. Shqip-tarët u dalluan për akte “trimërie” duke pushtuar territore botës së krimit ndër-kombëtar. Forca (po ta quajmë forcë) e treguar ishte pikërisht tek humbja e çdo hije të “frikës” pas rrënies së siste-mit. Me ardhjen e demokracisë që pati si pasojë vetëm dublikimin e partisë së Punës nuk u reabilitua asnjëherë kon-cepti i Punës. Megjithëse Komunizmi u egzekutua si shpiksi i parazitizmit kolek-tiv, sidomos në zonat e Kavajës dhe Shko-drës, Demokracia u pa si një mënyrë për të marrë lekë borxh dynjasë.

Ajo që solli ndryshimi i sistemeve

endrit kromidha

Në qendër të zhvillimit industrial të shekujve të fundit ka qenë gjithmonë koncepti i akumulimit të kapitalit. Një proces i tillë, në nivelin e shtetit ka patur nevojë të shoqërohet me aku-mulimin e punës, pra të njerëzve qe e kryejnë. Në nivelin individual kjo është shprehur me akumulimin e dijes për të shtuar kapitalin vetjak. Spiralja e akumulimit të kapitalit dhe punës si në nivelin e shtetit, ashtu edhe në nivelin individual ka qenë në bazë të zhvillimit. Këto dy koncepte, kapitali dhe puna ose dija në nivelin indivi-dual janë bërë shkas për zhvillimin e strukturave ekonomike, institucione-ve dhe kulturës sonë moderne. Për shkak të pamjaftueshmërisë së bu-rimeve në krahasim me nevojat dhe dëshirat, problemi kryesor ka qenë gjithmonë ai i zotërimit dhe ushtrimit të pushtetit.

Kalimi nga një sistem komunist në një sistem demokratik është thjesht një mënyrë tjetër për të përqasur të njëjtin problem, atë të akumulimit të kapitalit dhe punës në mënyrën më të efektshme të mundshme. Një gjë e tillë reflektohet më së miri që nga vi-zioni dhe prejardhja e klasës politike, ashtu edhe në pritshmëritë e njerë-zve. Me sistemin e ri sidoqoftë ka një problem që është liria. Nuk është e

Kalimi nga një sistem komunist në një sistem demokratik është thjesht një mënyrë tjetër për të përqasur të njëjtin problem

Lideri-burg dhe liria e demokracisëEkuilibri mes lirisë dhe shtypjes së saj është i brishtë

lehtë për një popull të mësuar të pre-së çdo gjë nga shteti të fillojë të men-dojë vetë në mënyrë të lirë. Nuk është e lehtë as për drejtuesit një gjë e tillë.

Nevoja për një lider karizmatik dhe të pushtetshëm bëhet një e keqe pa të cilën nuk bëhet dot. interesant është fakti se të tilla janë edhe burgjet për një shoqëri. Funksioni i tyre disipli-nues nëpërmjet heqjes së lirisë dhe veçimit nga shoqëria është forma më e pranuar e ndëshkimit, pa asnjë

alternativë tjetër reale. Vizioni i një lideri-diktator dhe të pakundërshtue-shëm është i ngjashëm me funksionin parandalues të burgut. Është pikërisht frika e përjashtimit nga grupi ajo që mban mbyllur gojët e politikanëve në të dyja krahët. Kjo është diçka e keqe pasi sjell mungesën e demokracisë, ose më saktë të ushtrimit të lirisë që rrjedh prej saj. Nga ana tjetër, është pikërisht frika nga përjashtimi prej shoqërisë dhe heqja e lirisë ajo që

parandalon shumë njerëz të kryejnë krime. Kjo është diçka e mirë, pasi mbron shoqërinë. Në të dyja rastet si-stemet nuk mbështeten vetëm në me-kanizmat disiplinuese, institucionet e njerëzit e ngarkuar me mbikëqyrjen. Kjo do ishte shume e kushtueshme së pari, dhe së dyti e vështirë për t’u me-naxhuar në mungesë të eksperiencës. Frika është e mbjellë në mendjet e njerëzve si ndaj liderit të gjithëpush-tetshëm, ashtu edhe ndaj burgut dhe

rritet vetë, pa patur nevojë për ujitje. Sistemi funksionon në mënyrë ideale madje pikërisht kur qendra e pushte-tit arrin të krijojë një frymë të tillë se njeh gjithçka, di gjithçka dhe vëzhgon gjithçka, edhe pa e bërë këtë.

Po a është ky një sistem ku mak-simizohet vlera e shoqërisë, akumu-limi i mirëqenies, zhvillimit dhe dijes nëpërmjet kapitalit dhe punës? Kjo nuk ka aq rëndësi sa ka të menduarit për të gjetur një alternativë. Pikërisht marrja në konsideratë e alternativave, edhe kur situata duket pa rrugëdalje, madje edhe kur jemi të kënaqur me situatën është hapi i parë për të zbuluar diçka më të mirë. Ky është njëkohësisht edhe hapi i parë drejt shfrytëzimit të lirisë së fituar me anë të demokracisë.

Fakti që jetojmë në kohën e shoqërisë së informacionit siguron mjaft infrastrukturë për të ushtruar lirinë e shprehjes dhe demokracisë. Në të njëjtën kohë e njëjta teknologji informacioni vë në dorë të pushtetit instrumentin e mbikëqyrjes, kontrollit dhe manipulimit. Në këtë garë, eku-ilibri mes lirisë dhe shtypjes së saj është i brishtë në një demokraci të re. Ndoshta një kombinim më i mirë i di-jeve, punës dhe kapitalit të akumuluar përtej autoritetit të pushtetit në një shoqëri bashkëpunimi të ndërsjelltë do ishte rruga më e mirë drejt një de-mokracie të vërtetë.

Nje hap para, dy mbrapapolitike ishte vetëm futja në listën e të paprekshëm-ve të disa termave të reja. Fjalori nuk u pasurua se pati shkëmbim kokë më kokë të fjalëve. Prona e për-bashkët i la vendin pronës private që u ngarkua dhe me mbiemrin “e shenj-të”. Fjala demokraci, zëvendësoi fjalën komunizëm. Duke treguar(se di se kujt) sesa serioz jemi kur behet fjalë për për-kufizmime, emërtime, data serioze, leje apo çertifikata pa vlerë.

Pleqtë që përcaktojnë fjalët që do të meren me të mirë, përcaktojnë ingra-nazhet që do të përgatisin mendjet e njerëzve. Ata e dinë që ky popull ynë e ka të vështirë të krijojë përmasa të vetat. Ne shtetin e ndajmë nga bota me jashtë shtetit. Ne jemi këtu, ata janë an-dej...përtej. Ne jemi LART dhe kur jemi poshtë një mali modest si Dajti (por mal gjithsesi) dhe nëse nisesh për diku, do shkosh PoShTË. Të quan MiLioNER për të thënë që je i pasur, pavarsisht se një miljon nuk është vështirë ta kesh. Ne mendojmë më monedhë të huaj. Ashtu si dhe duam të jëmi në rregull me atë që të huajt na duket (dhe na pëlqen) neve se mendojnë. Në fakt nuk duam t’ja dimë re-alisht, se po të donim t’ja dinim nuk do të ishim racistë dhe homofobikë. Do ishim më tolerantë me të tjerët.

Pleqtë që kanë në kontroll sistemin

kalojnë me kopje argumenta si “këtë e do BoTA”. Ata e dinë që populli shqip-tar Botën e sheh si elementi tjetër për-veç NESh. Bota do që ne të jemi me to-lerantë me pushtetarët tanë. Çudi se në Botë nuk janë kaq dashamirës me ata që po i keqtrajtojnë besimin.

Sa të pazakontë që duken minatorët në rrugët e Tiranës që luftojnë për sta-tusin e tyre. Shtyhen me trup me forcat e rendit. Përplasen realisht por askujt nuk i ngjall emocion. Duan që të shohin ndonjë foto ku dikush jep u jep atyre rrushfet që të ndihen mirë. Të besojnë që dikush i përdor dhe në këtë formë do të jenë në rrëgull me ndrimin e kanalit për të parë big brother. Mina-torët nuk janë estetik. Sjellja e tyre nuk është e bekuar nga pleqtë gazetarë që janë sonte tek opinion. Ska sesi të jenë “cool” minatorët, se vdesin shumë poshtë nën tokë, shpësh të pa ushqyer, dhe sigurisht të pa servirur në kohë nga kamarieri i LoLiPoP.

Disa ditë më parë ish presidenti Moisiu tha se Mehmet Shehu shkonte në punë në orar. Kjo shkaktoi protesta poshtë shtëpisë së tij. Para disa ditësh një njeri u shpall Gay, dhe qyteti i tij u ngrit të luftontë kundër këtij turpi që e kish zënë. Ngrihet tensioni, dridhen duar. Dalin pleq që thonë se kanë parë më shumë:

Që etika nuk lejon që të tilla gjëra/Që s’është nder.../Që shqiptari nuk e ka në traditë.....

Ccudi se vitet e para të tranzicionit që në fillim treguan që shqiptarët nuk u kujdesën shumë për vajzat e tyre që u keqtrajtuan rrugëve pa fund të botës. Se di a do meret shkenca e historisë me kalimin e kohës me të tilla zemërata, por di që ata që e kontrollojnë kanë çdo milimetër të llogjikës popullore nën kontroll.

Nuk është për tu çuditur pse jemi në këtë pikë ku jemi. Ne dhe në Legjenda nuk arrijmë të ndërtojmë një mur. Pa-staj për ta zgjidhur marrim mendjen e errët të një plaku që ska nge më për seks. Që të ndërtohej Kalaja duhej të murrosej një grua e re. Sigurisht që kjo do të ishte menyra sesi e konceptonte një plak prehistorik botën pas tij. Ai po të kish ditur do ta kish’ ngritur vetë murin e qytetit. Duhet të murosej një grua? Pse dreqin nuk mjaftoi të vënë pllakat njëra mbi tjetrën. Pse nuk u pre mirë guri, pse su bënë disa matje. Pse kaq skeptik që në fillim me shkencën? Çfarë mungoi që puna të zgjaste me shumë se disa ditë? Pse nuk u gjet pak kohë për ndërtuar më me durim? ose akoma më keq pse nuk gjejnë dashuri për shtëpinë tyre pa lënë kockat nën

mure? Pse kur pushtuesit e pushtuan më pas gati çdo herë me aq lehtësi, du-hej te ndërtohej kjo kështjellë e bukur? Apo për t’i gjetur vetes shkaqe te jash-tme. Fajin e patën Turqit që na pushtu-an. Jo ne që nuk ndërtuam një kala më të fortë. Që dëgjuam plakun e idhët që vrau nusen me të re. Që pas kësaj njëri nga vëllezërit nuk lindi fëmijë të tjerë për të mbrojtur Kalanë. Që djali i tij nuk e deshi asnjëherë kalanë që i vrau të jëmen, sipas këshillës të dhënë nga një media-magjistar plak.

...Ata që janë brenda grevës mund

të vdesin. Ata që janë brenda çadrës mund të mund të dorëzohën. Kjo ska rën-dësi për ata që do të fitojnë luftën e vër-tetë. Çadra prej plastike do të bëhet trofe për pleqtë që janë jashtë. Ata do ta kenë parashikuar dhimbjen dhe do të përfitoj-në përsëri. Do të ketë përsëri debate mbi taktin. Debatet do t’i humbasë ai që nuk do të përmendë mjaftueshëm ndërkom-betarët! Ai që nuk të ruajë qetësinë! Sa më pak të kesh për të thënë aq më mirë. Debatin do ta fitojnë kolegët që skanë ngritur zërin dhe kanë dalë më shpesh. Estetika kallp do të mbizotërojë. Dhuna do të jetë një kahëshe. Vetëm drejt ve-tes. Në shenjë vetdënimi për arsyen se pse nuk e kuptuam asnjëherë veten.

gz30.indd 8 5/11/2010 5:49:16 PM

Page 9: Gazeta Nr. 30

9e enjte 13 | Maj 2010 |

Gent Carrabregu

Që prej ndërhyrjes policore në Ministrinë e Transportit, të gjithë pushtetmbajtësit - qoftë këta të Qe-verisë së Kosovës, qoftë të struk-turave të huaja (EuLEX, iCo) - na flasin pa pushim për atë sesi poli-tika nuk duhet t’i ndërhyjë sundi-mit të ligjit dhe drejtësisë në punët e veta. EuLEX-i e bën këtë për ta arsyetuar ndërhyrjen e vetë të pa-paralajmëruar në zyrat dhe pro-nat e Ministrit Limaj, ndërkohë që hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi e bëjnë të njëjtin argument për të kritikuar të njëjtën ndërhyrje si të padrejtë dhe denigruese. Drej-tësia dhe sundimi ligjit na dalin përnjëherë si një preokupim kaq i rëndësishëm dhe kaq afër zemre i pushtetmbajtësve tanë. Në këto ligjërime politike të ditëve të fun-dit, sundimi i ligjit dhe drejtësia na shfaqen si terme reciprokisht të zëvendësueshme dhe ndonëse që të dy kampet - EuLEX/iCo dhe Qeveria Thaçi - ftojnë për mosn-dërhyrje të politikës në sundim të ligjit/drejtësi, të dyja na ofrojnë in-terpretimet e veta shumë politike të sundimit të ligjit/drejtësisë. Për EuLEX-in, sundimi i ligjit dhe lufta për drejtësi na shfaqen më së bu-kuri në aksione policore të tipit që pamë me rastin e ndërhyrjes në Mi-nistrinë e Transportit dhe kurrsesi, ta zëmë, në shtrirjen e kontrollit në veri të vendit ose në luftën kun-dër strukturave kriminale paralele serbe. Ndërkaq që për Qeverinë Thaçi, sundimi i ligjit dhe lufta për drejtësi na shfaqen më së miri në përndjekjen e Albin Kurtit dhe Lë-vizjes Vetëvendosje!, por kurrsesi në shtrirjen e sovrantitetit në veri të vendit, e aq më pak në cenim të sovranitetit të zyrave të Ministrisë së Transportit. Në fakt, siç po del nga reagimi i ashpër i Thaçit kun-dër ndërhyrjes së EuLEX në një nga ministritë e Qeverisë së tij, për Thaçin më i rëndësishëm është sovraniteti fizik i zyrave të një mi-nistrie, sesa sovraniteti i vendit që përdhunohet çdo ditë nga Serbia, për ç’gjë Thaçi më nuk lodhet as të reagojë.

Ky ligjërim politik që ka për qëllim të prodhojë tek dëgjue-si aq shumë konfuzion sa ta bëjë të besojë njëherazi dy pohime që janë në papërputhshmëri totale, që orwelli e kishte identifikuar si “double-speak” në novelën e tij të famshme politike “1984”, nuk është ndonjë risi e as rrallësi në politi-kë. Njeriu mund të observojë çdo ditë shembuj të kësaj dukurie në li-gjërimin politik të politikanëve gji-thandej botës demokratike. Ajo që Kosovën e bën rast radikal të kësaj dukurie është fakti se jo vetëm që, për dallim nga vendet tjera, pakk-ush lodhet të protestojë kundër kë-saj hipokrizie në ligjërimin politik zyrtar, porse këtu “double-speak” nuk përbën shembull të ligjërimit devijant. Përkundrazi. Në një vend si Kosova, ku gjejnë zbatim disa si-

“Double-speak” dhe pareduktueshmëria e drejtësisë në sundim të ligjit

Mirë se vini në vitin 1984

steme politiko-juridike njëherësh (që nga Kushtetuta Ahtisaariane, ligjet e Kuvendit të Kosovës, Rezo-luta 1244, rregulloret e uNMiK-ut, e deri tek ligjet e Serbisë në veri), “doube-speak” bëhet forma më normale e ligjërimit politik. Për më tepër, “double-speak” është në Ko-sovë shembull i të vetmit ligjërim të inkurajuar dhe të mundshëm politik për ata që bëjnë politikë brenda kornizave të sistemit aktual politiko-juridik. Kur hashim Thaçi kërkon sundim të ligjit, në rastin

më të mirë, ai nënkupton Kushtetu-tën dhe ligjet e miratuara nga Ku-vendi i Kosovës që prej 17 shkurtit 2008; kur Pieter Feith thirret në sun-dim të ligjit, ai nënkupton para së gjithash pjesët e Pakos së Ahtisaa-rit ku atij i rezervohen të drejta prej

perandori, në mesin e të cilave, për t’ia kujtuar Thaçit të befasuar nga ndërhyrja e ashpër e EuLEX/iCo në një nga ministritë e Qeverisë së tij, është edhe e drejta për të sh-karkuar ministra e anuluar ligje të miratuara nga Kuvendi; kur Zanni-eri bën të njëjtën, gjëja e parë që ka ndërmend është Rezoluta 1244 dhe rregulloret e uNMiK-ut. Pra, edhe kur pushtetmbajtësit në Ko-sovë flasin për sundim të ligjit, nuk është aspak e qartë që po flasin për të njëjtin ligj. Në këto kushte,

“double-speak” jo vetëm që inku-rajohet nga sistemi, po bëhet e vet-mja formë e mbijetesës politike. Në këtë konfuzion juridik, të kritikosh pushtetmbajtësit për “double-spe-ak,” është si të fajësosh futbollistin pse po shënon gol me këmbë.

Duke qenë term kaq polivalent në domethënie, sundimi i ligjit në Kosovë është, në fakt, termi më skajshmërisht i politizuar. Përpla-sjet më të ashpra politike i shohim të bëhen publike, si në rastin më të fundit rreth ndërhyrjes së Eu-LEX në Ministrinë e Transportit, pikërisht rreth interpretimit të sun-dimit të ligjit, ku interpretues nuk janë gjykatësit e një Gjykate Kush-tetuese të pavarur, por vetë push-tetmbajtësit e përfshirë (Qeveria në njërën anë dhe iCo/ EuLEX në

anën tjetër), që me sundim të ligjit nënkuptojnë mbrojtje të kompeten-cave të tyre. Ky politizim i skajshëm i ligjit në këtë rast nuk është ndonjë zhvillim shpresëdhënës në vetvete, sepse nuk bëhet fjalë për kontestim në emër të ndonjë drejtësie ideale

që nuk realizohet dot brenda kor-nizave të sistemit aktual politiko-juridik. Përkundrazi, kontestimi i ligjit që bëhet mollë sherri mes Qeverisë dhe EuLEX/iCo është kontestim për ruajtje interesash të ngushta pushteti (ndryshe, pse kjo qeveri nuk reagoi asnjëherë kun-dër përndjekjes së Albin Kurtit?). E megjithatë, në këto kushte, duke e parë qartë edhe përmes vetë sje-lljes së pushtetmbajtësve - dhe kjo është gjëja e vetme produktive që del nga ky konflikt mes Qeverisë dhe EuLEX/iCo - se sundimi i ligjit nuk është kurrsesi sinonim i drej-tësisë, e aq më pak një e dhënë pa-rapolitike që s’mund të kontestohet politikisht, forma më kuptimplotë e rezistencës qytetare bëhet thirr-ja në drejtësinë që nuk realizohet dot brenda këtij sistemi - drejtësi që më pas do ta nxirrte ligjin si vu-llnet popullor, e jo si imponim nga jashtë, siç e kemi tani. Emri i kësaj drejtësie është padyshim parimi i vetëvendosjes - parim që, duke qenë që nuk realizohet dot bren-da kornizave të sistemit aktual, po përndiqet pakushtshmërisht nga aparati pushtetmbajtës, i huaj e vendor.

(Autori është duke ndjekur stu-dimet e doktoraturës në Shkenca Politike, në Northwestern universi-ty të ShBA-ve)

Apo, pse “double-speak”-u Orwellian është e vetmja formë ligjërimi politik që garanton mbijetesë politike në Kosovë? Si dhe çfarë është mësimi produktiv

që do nxjerrë nga përplasja e fundit mes Qeverisë dhe EULEX/ICO?

Kontestimi i ligjit që bëhet mollë sherri mes Qeverisë dhe euleX/iCo është kontestim për ruajtje interesash të ngushta pushteti (ndryshe, pse kjo qeveri nuk reagoi asnjëherë kundër

përndjekjes së Albin Kurtit?

gz30.indd 9 5/11/2010 5:49:16 PM

Page 10: Gazeta Nr. 30

10 e enjte 13 | Maj 2010 |

besarta Vladi Data e përkujtimit të shpalljes

së pavarësisë së Kosovës pritet me entuziazëm nga populli shqiptar, brenda dhe jashtë territorit të saj. Kjo datë shënoi shkëputjen përfun-dimtare të Kosovës nga Serbia dhe i dha fund dilemave për statusin final të saj. Ata që e përjetuan kohën nën regjimin jugosllav dhe luftën, dinë se çfarë të kujtojnë prej asaj periudhe. Por si do të njihen me këto dy peri-udha brezat e rinj në të ardhmen? Si do ju transmetohet atyre e shkuara e dhimbshme e baballarëve, gjyshër-ve dhe stërgjyshërve të tyre?

Natyrisht, përgjegjësinë mbi supe, në situata të tilla e merr për-sipër kryesisht disiplina e historisë dhe historianët. Por si ndikon shkri-mi i historisë në shërbim të krijimit të identitetit të një shteti dhe popu-lli që sapo ka fituar pavarësinë? Ky është shqetësimi intelektual rreth të cilit do të flitet në vijim, me shpre-sën se në fund do mund t’i jepet një përgjigje, jo-definitive, por sa më e pranueshme dhe e qendrueshme në kohë.

Në funksion të pyetjes së shtruar pak më sipër po i referohem kraha-simit të dy teksteve mbi historinë e Kosovës, shkruar nga autorët bri-tanikë N. Malcolm dhe M. Vickers. Të dy janë përpjekur për të bërë një shkrim të detajuar të historisë së Kosovës që në kohët e hershme e deri në ditët e sotme. Pavarësisht se kalojnë nëpër të njëjtat data dhe ngjarje historike, ata e vënë thek-sin në elemente të ndryshme, të ci-lët natyrisht mund të shërbejnë në funksion të krijimit të një identiteti apo të një tjetri.

Cili prej këtyre dy teksteve mund të ishte më i përshtatshëm për t’u mësuar si libër shkollor në një shtet të pavarur si ai i Kosovës. Krahasimi do bëjë të mundur nxjerrjen në pah të diferencavë dhe ngjashmërive mes këtyre dy teksteve dhe arsyet që mund të favorizojnë përzgjedhjen e njërit kundrejt tjetrit. Në fokus do të jenë më tepër dallimet mes tyre në mënyrën e të shkruarit të historisë, sidomos ato dallime që lidhen krye-sisht me çeshtjen e identitetit të po-pullit të Kosovës.

Sygjerimi që mund të bëhet në këtë rast është pothuajse plotësisht në varësi të faktit se çfarë identiteti duam t’i japim popullit të Kosovës apo më saktë, çfarë identiteti do të donte ai t’i njihej nga të tjerët. Duke qenë se u përmend kaq shumë kon-cepti identitet, ndoshta duhet dhënë paraprakisht një përkufizim rreth tij në mënyrë të tillë që përdorimi i tij

Nuk mund të pranohet çdo lloj versioni mbi identitetin vetëm që të tjerët ta njohin ekzistencën e Kosovës

Shkrimi i historisë në shërbim të identitetit

në vijim t’i përmbahet një konteksti të caktuar. Kastells thotë se me iden-titet kuptohet procesi i ndërtimit të kuptimit mbi bazën e një tipari kul-turor, të cilit i jepet përparësi ndaj burimeve të tjera të kuptimit. E thënë në mënyrë më të thjeshtëzuar, të fla-sësh mbi identitetin tënd do të thotë t’i kthesh përgjigje pyetjes “Kush jam unë?”. identiteti është i ndërtu-ar si koncept dhe nuk ka lidhje me trashëgiminë biologjike. Ai ndiko-het nga institucionet e ndryshme të shoqërisë por që duhet të pranohet dhe të përbrendësohet si i tillë nga

vetë individët.Natyrisht, në rastin e qytetarëve

të Kosovës situata është paksa e ndërlikuar pasi aty thuhet se kemi të bëjmë me një “shoqëri multietni-ke”, edhe pse shumicën dërmuese e përbëjnë shqiptarët. Gjithsesi, aty është vështirë të flitet për një iden-titet të pastër kosovar, pra që nuk ka asgjë të përbashkët me shqiptarët apo me serbët. Mundësia për të pa-tur një identitet krejtësisht të ri në Kosovë, pas shpalljes së pavarësi-së, më duket paksa e pamundur. Edhe mundësia për të ndërtuar një identitet të përbashkët për të gjitha

grupet etnike në Kosovë është rela-tivisht e vështirë pasi pothuajse të gjitha këto grupe etnike kanë ndi-kimin e shteteve amëtare. Psh. do të ishte pothuajse absurde të men-dohej krijimi i një identiteti kosovar për serbët e Kosovës kur akoma atje vazhdojnë të funksionojnë strukturat paralele për punonjësit serb të ad-ministratës shtetërore në Kosovë.

Si ndikon shkrimi i historisë në krijimin e identitetit? ( Rasti i Ko-sovës)

“Kush asht kosovari?”, është një përmbledhje e debatit të zhvilluar

në faqet e gazetës javore “JAVA” në Prishtinë, në lidhje me identitetin ko-sovar, ku personalitete të ndryshme të jetës politiko-sociale dhe aka-demike kanë mbajtur qendrime të ndryshme, shpesh kontradiktore dhe përjashtuese të njëra-tjetrës.Ajo që i bashkon ata është domos-doshmëria për të patur një identitet për kosovarët. Në parim, koncepti i identitetit është universal kurse përmbajtja e tij është e ndryshue-shme në kohë dhe në kontekst. Me të drejtë, në fillim të këtij debati, prof. M. Kullashi shtron disa pyetje: “Është fjala për identitetin e të gji-

thë banorëve të Kosovës apo vetëm të disave?”, “Për cilën periudhë është fjala, sepse identitetet, si ato individuale ashtu edhe ato kolektive, ndryshojnë gjatë kohës.” Pra që në fillim duhet ta qartësojmë nëse do flasim për identitetin e shqiptarëve të Kosovës apo identitetin multiet-nik të popullsisë së Kosovës? Këta të fundit, edhe pse kanë vite e vite bashkëjetese me shqiptarët e Ko-sovës, duke ndarë me njëri-tjetrin një kujtesë historike të përbashkët, sërish elemente të caktuara kulturo-re bëjnë qartazi diferencimin midis

tyre. Psh. një shqiptar i Kosovës dhe një serb i Kosovës, të dy bëjnë pjesë në popullsinë e Kosovës por vështi-rë të mund t’i vendosim që të dy mbi një emërues të përbashkët identitar.

Gjatë gjithë kohës, do të kemi parasysh këtë lloj ndarje, pra iden-titeti i popullsisë së Kosovës, si një shoqëri multietnike, nga njëra anë dhe identiteti i shqiptarëve të Ko-sovës, si shumica etnike në Kosovë, nga ana tjetër. Do të shohim në vijim se njëri nga tekstet është më i favor-shëm në krijimin e njërit prej këtyre identiteve dhe teksti tjetër është më i favorshëm dhe ndihmon në krijimin

e identitetit të dytë. Për t’iu rikthyer sërish debatit të cituar pak më sipër, disa mendojnë se Kosova tashmë duhet të ketë një identitet të sajin, të pavarur nga e kaluara e saj histori-ke, që bazohet kryesisht në realitetin kontekstual në të cilin ndodhet dhe duke iu referuar periudhës historike nga shpallja e pavarësisë e në vijim. Të tjerë mendojnë se identiteti ko-sovar është i njëjtë me atë shqiptar dhe vazhdojnë të mendojnë se një ditë do të kemi Shqipërinë e Madhe Etnike. Është edhe një fragment i tretë që mendon se globalizmi na bën të jemi banorë të botës apo in-divid të globit dhe identifikimi si ko-sovar apo si shqiptar është pak ose aspak i rëndësishëm.

Personalisht, mendoj se secili prej nesh, dhe secili prej qytetarëve të Kosovës është larg së qenurit qyte-tar i Europës apo Globit. Secili kër-kon të ketë diçka më konkrete me të cilën të mund të identifikohet. ideja e qytetarit të botës është ende një nocion abstrakt. Përkundër idesë se në Kosovë, identitetet janë të ngurtë dhe të prerë qartazi nga njëri-tjetri, studiuesi Besnik Pula thotë: “histori-kisht, identitetet në trevën e Kosovës kanë qenë fluide. Ndonëse njihes-hin diferenca, sidomos në aspektin linguistik dhe atë fetar, kufijtë mi-dis identiteteve kanë qenë të kalu-eshëm dhe elastik”. E megjithatë, këto identitete nuk mund të projek-tohen në të ardhmen si të shkrirë plotësisht me njëri-tjetrin. Ndosh-ta në të ardhmen, do të përballemi me po të njëjtin fluiditet midis tyre por jo me një mundësi shkrijeje në një identitet të vetëm. Në vijim të debatit, J. Bugajsky, thotë se ekzi-stojnë minimalisht tre përcaktime të mundshme për kosovarët: “si një nëndarje e kombit shqiptar, si një komb i veçantë që po krijohet, ose si një identitet i gjerë territorial pa-varësisht përbërjes etnike.” Duke mos harruar faktin se ky debat është zhvilluar përpara shpalljes së pa-varësisë së Kosovës, duhet thënë se një pjesë e mirë e pjesëmarrësve në të kanë synuar të përkrahin atë alter-nativë që do ta lehtësonte më tepër shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e saj prej shteteve të tjera të arenës ndërkombëtare. Por tani që pavarësia është shpallur dhe njohja është në proçes e sipër, kër-kohet që të ketë një këndvështrim më racional, më pak emocional apo tolerues për “hatër” të mbështetjes së një hapi më të rëndësishëm siç ishte pavarësi. Tani nuk mund të pranohet çdo lloj versioni mbi iden-titetin vetëm që të tjerët ta njohin ekzistencën e Kosovës. Mënyra se

nëse historisë, si një nga elementët bazë të kulturës, i jepet shumë rëndësi në formimin e identitetit të Kosovës, atëherë mënyra se si shkruhet kjo

histori mund të shfrytëzohet në shërbim të këtij identiteti

gz30.indd 10 5/11/2010 5:49:16 PM

Page 11: Gazeta Nr. 30

11e enjte 13 | Maj 2010 |

si do të krijohet ky identitet në vijim ka shumë peshë sidomos për brezat e rinj të cilët nuk e kanë përjetuar periudhën e para-shpalljes së pa-varësisë së Kosovës.

u tha në fillim se shkrimi i histori-së kombëtare mund të shfrytëzohet në shërbim të krijimit apo rikrijimit të identitetit. historia kombëtare mund të shërbejë për të konsoli-duar tipe të caktuara regjimi, pasi ajo legjitimon ardhjen në pushtet të një regjimi të caktuar si rrjedhojë e ligjshmërisë historike. Gjithashtu, mënyra e shkrimit të historisë ofron argument për të mbështetur zotëri-min e një territori të caktuar. Veç këtyre, mësimet e historisë u shër-bejnë kryesisht të humburve për të ringjallur shpirtin kombëtar. Kupto-het, historia në vetvete është vetëm njëri prej elementëve të kulturës. Kjo e fundit përbëhet gjithashtu nga gjuha, mitet kombëtare, simbolet kombëtare, gjeografia apo peisazhi kombëtar etj. Por kultura ndryshon nga identiteti pasi elemente të njëjta kulturore mund të shërbejnë si bazë për identitete të shumta dhe nga ana tjetër një identitet mund të përfshijë brenda vetes elementë të ndryshëm kulturor. Pra identiteti ndryshon por nuk ka bashkësi apo individë pa identitet, formimi i të cilit varet nga elementet kulturore që mund të për-doren.

Nga kjo pikëpamje, nëse histo-risë, si një nga elementët bazë të kulturës, i jepet shumë rëndësi në formimin e identitetit të Kosovës, atëherë mënyra se si shkruhet kjo histori mund të shfrytëzohet në shër-bim të këtij identiteti. Gjithsesi, du-het theksuar që historia si element i kulturës, përmban brenda vetes edhe historinë e gjuhës së përdorur, historinë e miteve të përdorur, histo-rinë e simboleve kombëtare etj. Për këtë arsye, thuhet se shkrimi i histo-risë ka shumë rëndësi në krijimin e identitetit. Nëse historia tregon se populli i Kosovës, që në kohët e hershme, është autokton në terri-torin e Kosovës dhe se vazhdimisht ai ka qënë “viktima” dhe asnjëherë “agresori”, kjo do të krijojë një ndjesi dhimbshurie tek pasardhësit për vuajtjet e paraardhësve por edhe një ndjenjë krenarie dhe dës-hire për tu identifikuar me emrin ko-sovar si popull autokton, i përvuajtur por trim dhe paqedashës.

Pas shtrimit të çështjes kryesisht në aspektin teorik, le të shohim tani konkretisht se si mund të shfrytëzo-het teksti i historisë i shkruar nga Malkolm dhe ai i shkruar nga Vic-kers në shërbim të identitetit të sh-tetit të Kosovës, qytetarit të Kosovës në përgjithsi, dhe shqiptarëve apo serbve të Kosovës në mënyrë spe-cifike. Të dy pranojnë se në Kosovë është mbizotëruese ideja e kombit multietnik përkundër atij thjesht etnik apo politik. Asnjëri nga tek-stet nuk mund të shfrytëzohen në favor të krijimit të një identiteti të përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës. Por ndërkohë që teksti i Malcolm vazhdimisht flet për shqip-tarët e Kosovës si një popull i përvu-

ajtur nën regjimin jugosllav, Vickers në të kundërt thotë se agresori apo fajtori nuk duhet kërkuar gjithmonë tek pala serbe. Edhe shqiptarët e Kosovës kanë qenë inisiator të tra-zirave dhe konflikteve me Serbinë. Por fajtorin kryesor të këtyre kon-flikteve ajo e zhvendos tek një palë e tretë. Në të kundërt Malcolm, faj-tor të konflikteve mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve pothuajse në të gjitha rastet etiketon shtetin dhe elitat e ish-Jugosllavisë dhe më vonë të Serbisë.

“Shpresoja se mungesa e tole-rances që kishte karakterizuar po-licinë serbe karshi shqiptarëve të Kosovës, do të mund të zbutej…”. Kështu e nis Malcolm tekstin e hi-storisë së Kosovës. Gjatë gjithë këtij teksti ai përmend në mënyrë të de-tajuar fakte dhe situate rrënqethëse që të ngjallin një urrejtje të jashtë-zakonshme ndaj elitave dhe forca-ve serbe. “…gjatë kthimit, policët serb vranë një mësues shqiptar që po bënte mësim në klasë.” Nëse kjo frazë analizohet nga pikëpamja gju-hësore, ajo që transmeton tek lexue-sit ka të bëjë me një mungesë tole-rance sistematike të policisë serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës në mënyrë specifike, pra jo ndaj popu-llsisë së Kosovës por ndaj një grupi etnik brenda këtij territori. Për më tepër, ndjeshmëria ndaj elementëve të veçantë si arsimi, dija, shkolla etj., konsiderohen si jetike për ruajtjen dhe zhvillimin e një kulture dhe për krijimin e një identiteti. Cënimi i tyre ngjall emocione negative tek populli shqipfolës i Kosovës. Kësh-tu, me apo pa vetëdije një shqiptar i Kosovës do të insistojë ta identifi-kojë veten si të ndryshëm nga “tje-tri”, që është serb, i dhunshëm dhe

shfrytëzues.Ndërkohë, Vickers shkruan:“Në

të kaluarën, për sa kohë shqiptarët e Kosovës nuk i shqetësuan serbët dhe përmendoret e tyre të shenjta, mbizotëroi një atmosferë ‘jeto e ler të jetojë’, dhe përbërja shumëkom-bëshe e Kosovës nuk e prishte atë atmosferë”. Sipas kësaj fraze, shqiptarët janë fajtor për prishjen e marrëdhënieve paqësore me serbët dhe këta të fundit thjesht kanë luftu-ar në emër të mbrojtjes së vlerave të veta kulturore. Gjithashtu Vickers thotë se ndryshimet e gjuhës, tra-ditave fetare e zakoneve janë mbi-theksuar. Ajo bën një përgjithësim duke thënë se viktimat e këtij proçe-si kanë qënë në mënyrë të vazhdu-eshme popujt e Ballkanit, qofshin ata shqiptarë, sllavë, grekë apo turq. “Ndryshime etnike dhe kultu-rore ka e s’mund të mohohen, por diçka tjetër, gjithashtu, i bashkon këta popuj: një shtresë e përbashkët kulture, një trashëgimi e sundimit së pari bizantin e mandej otoman. Dhe, varrosur thellë nën të, shtrihet robëria dhe vuajtjet e popujve të tërë që iu nënshtruan atij sundimi”. Kështu, Vickers e zhvendos përgje-gjësinë e përçarjeve mes popujve të Ballkanit tek pushtuesit jashtë tij. Veç kësaj, ajo nxit idenë e një iden-titeti përtej shqiptar, përtej serb apo grek, ajo nxit krijimin e një identi-teti ballkanas, si popuj harmonikë, paqedashës dhe që i janë nënshtru-ar historikisht një fati të përbashkët.

Vickers thotë se “rritja e vazhdu-eshme e shqiptarëve të konvertu-ar në myslimanë dhe si shpërblim për këtë ngritja në pushtet e tyre në raport me fqinjët e tyre të krish-terë, shënoi hapat e parë të ndarjes së tyre me serbët” Pra zanafilla e

ndarjes serbo-shqiptare është si-pas Vickers kurth i osmanëve dhe mendjelehtësi e shqiptarëve. Këta të fundit sipas saj, e pranonin që ishin të përzier me popullsinë serbe sa që ata “vetë i mbronin varrezat ser-be se e dinin që atje mund të ishin eshtrat e paraardhësve të tyre”. Gja-të gjithë kohës, autorja paraqet një mënyrë jetese totalisht të përzier mes shqiptarëve dhe serbëve e cila filloi të përçahej nga një fuqi jashtë tyre. Kjo le të kuptohet se nëse ekzi-ston vullneti i mirë i shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës për të bashkëje-tuar, kjo është plotësisht e mundur pasi do përbënte thjesht një rikthim në “habitatin e tyre të hershëm dhe paqësor”. Nga ana tjetër, Malcolm, pothuajse gjatë gjithë kohës e lidh çeshtjen e Shqipërisë me atë të Ko-sovës. Sipas tij, “…shumë nga ngjar-jet më të rëndësishme që mundësu-an shpalljen e pavarësisë shqiptare, nuk ndodhën në Shqipëri por në Kosovë. historia e së cilës, së kën-dejmi, ka një rëndësi të veçantë për të gjithë shqiptarët” Malcolm dhe Vickers operojnë në drejtime pothu-ajse të kundërta. i pari përpiqet të nxjerrë në pah të gjitha të përbash-këtat e mundshme mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë kurse e dyta synon të theksojë për-bashkësitë mes serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës, si dhe të përbashkëtat mes popujve të Ballkanit në vija të përgjithshme. Kuptohet, asnjëri prej tyre nuk le pa përmendur pakicat e tjera etnike të Kosovës por theksi vihet vazhdi-misht mbi shqiptarët dhe serbët.

Nëse i referohemi Kastell mbi tre burimet dhe format e identitetit, mund të thuhet se Vickers favorizon më tepër një identitet legjitimues

në Kosovë kurse Malcolm mbësh-tet idenë e një identiteti historikisht qendrestarë dhe në fund projek-tues. identiteti legjitimues krijon shoqërinë civile që përbëhet nga in-stitucione si kishat, partitë, koopera-tivat, oJF etj.,të cilat janë legjitimue-se të shtetit. Pra këtu, kemi qytetarët, pak a shumë të barabartë mes tyre dhe të pozicionuar përballë elitave. Nga ana tjetër, identiteti qendrestar gjenerohet nga individë apo grupe që gjenden në pozita të shtypura nga pushteti apo shoqëria, ashtu siç kanë qënë shqiptarët e Kosovës sipas Malcolm. Në një fazë të dytë, gjenerohet identiteti projektues i cili është thjesht një zgjatim i iden-titetit qendrestar, ku grupet e shty-pura synojnë ta shndërrojnë të gjit-hë strukturën shoqërore në mënyrë që pozitat e tyre në shoqëri të për-mirësohen. Realisht, në rastin e Ko-sovës, më tepër kemi të bëjmë më një lloj identiteti separatist pasi ata si përfundim arritën të shkëputeshin totalisht nga Serbia.

interesant është edhe qendrimi që mbajnë të dy autorët në lidhje me origjinën e hershme të serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Sipas Mal-colm “origjina e shqiptarëve duhet të kërkohet tek ilirët, veçanërisht në malet rreth e rrotull Kosovës, në Malësi dhe në vargmalet që shtrihen në veri, deri në Mal në Zi”. Kështu, ai flet për origjinën e përbashkët të shqiptarëve e cila është sipas tij e ndryshme nga ajo e origjinës sllave të serbëve. Ndërkohë, Vickers nuk e hedh poshtë versionin e prear-dhjes ilire të shqiptarëve por thotë se shqiptarët e Kosovës “u asimilu-an dalëngadalë nga besimi lindor ortodoks me mënyra të ndryshme, përfshi pagëzimin e fëmijëve me

gz30.indd 11 5/11/2010 5:49:17 PM

Page 12: Gazeta Nr. 30

12 e enjte 13 | Maj 2010 |

emra serbë dhe kryerjen e gjithë ceremonive fetare, si martesat në gjuhën serbe”. Gjithashtu, ajo thotë se në shumë treva, elementët sllavë dhe shqiptarë ishin shumë pranë njëri-tjetrit. Sipas Malkolm, serbët i kanë konvertuar me dhunë popullsi-të muslimane dhe katolike në orto-dokse. Nga ana tjetër, Feraj thotë se ishte pikërisht perandoria osmane ajo që garantoi mbrojtjen dhe vazh-dimësinë e identitetit shqiptar duke frenuar procesin e asimilimit sllav, grek, bullgar, bizantin ndaj tyre. Pra, osmanët veç sa e kanë favorizuar et-nicitetin shqiptar në Kosovë.

Tjetër element i rëndësishëm në krahasimin mes Malcolm dhe Vic-kers ka të bëjë me mënyrën e për-dorimit nga ana e tyre të vet territo-rit të Kosovës. Sipas Malcolm “Vetëm një faktor e bënte kryesor Kosovën për kishën serbe, selia e kryepesh-kopatës e pastaj edhe Patriarkana e Pejës. Sikur të mos ishte kjo, ndoshta Kosova kurrë nuk do të kishte patur atë rëndësi që ka aktualisht për ser-bët e sotëm”. Pra, ai jep kontrastin mes një rëndësie domethënëse të Kosovës për të gjithë shqiptarët dhe një rëndësie të rastësishme të saj për serbët. Në të kundërt, Vickers thotë se territori i Kosovës për Ser-binë është tepër domethënës pasi sipas saj “zemra e ndërgjegjes kom-bëtare serbe ishte miti i Kosovës dhe marrëveshja me të”. Beteja me ushtrinë turke në territorin e Ko-sovës përdorej si element dhimbje por edhe krenarie nga pala serbe. Braktisja e Kosovës nga ana e tyre do të ishte mohim i trashëgimisë së tyre kombëtare e shpirtërore. Pra ka një lloj territorializimi të kujtesës nga pala serbe.

Është interesant edhe qendri-mi që mbajnë autorët në fjalë ndaj çështjes së fesë në Kosovë. Malcolm thotë se “Ndjenja fetare serbe nuk është as e thellë e as e ngrohtë. Kisha ortodokse konsiderohet si një insti-tucion politik, në mënyrë misterioze e lidhur me ekzistencen e kombit të tyre. Ata nuk i lejojnë askujt as ta sulmojë e as ta kompromentojë atë, megjithëse kur nuk sulmohet ajo, ata e harrojnë fare”. Pra, ata nuk janë aq besimtarë sa duken por çeshtjen e fesë ndaj Kosovës e përdorin si pre-tekst apo si justifikim. Ndërsa shqip-tarët sipas tij nuk i bashkon asnjë fe. Ata vazhdojnë të mbeten një popull shekullar. Ndërkohë, sipas Vickers, deri në periudhën osmane, shumica dërmuese e shqiptarëve ishte ende kristiane dhe serbët e shqiptarët jetonin bashkë në një harmoni të konsiderueshme. “Ata nderonin të njëjtët shenjtë, luteshin në të njëjtat kisha, e respektonin një të kaluar me vlera të përbashkëta.” Pra sipas saj, jo vetëm që serbët kanë qënë besimtarë, por bashkë me ta edhe shqiptarët. Por, sipas Feraj, shqip-tarët dhe serbët historikisht kanë patur identitete të ndryshme. Të parët i përmbahen identitetit etno-kulturor ndërsa të dytët identitetit fetar.

Edhe përsa i përket figurave historike, të dy autorët theksojnë

moment të ndryshme të karrierës së tyre politiko-ushtarake gjë e cila ndikon në krijimin e një imazhi pozi-tiv ose negative për ta. Psh. Malcolm ndalon në qendrimin që E.hoxha ka patur në lidhje me shqiptarët e Ko-sovës dhe këtu vlen të citohet fraza e tij: “…ne duhet të bëjmë çmos që të sigurojmë që Kosova të vëllazëro-het me jugosllavët” ndërkohë që pak më herët shkruan” Njëri nga këshilltarët më të ngushtë të Titos ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte që Kosova të bashkohej me Shqipërinë por meqë as faktorët e huaj, as faktori i brendshëm nuk e përkrahin këtë, ajo duhet të mbetet një provincë kompakte në kuadër të Serbisë”. Kështu, automatikisht nxitet një ndjenjë e pakëndshme ndaj figurës së hoxhës dhe një ide mbi legjitimitetin e bashkimit të Ko-sovës me Shqipërinë përderisa vet përfaqësuesi serb e ka pohuar si një veprim të drejtë dhe të duhur. Vic-kers nga ana tjetër thekson të tjera figura historike të Shqipërisë. Ajo thotë se Bajram Curri dhe hasan Prishtina kanë përkrahur dhe kës-hilluar lëvizjen Kaçake të Kosovës të cilët ishin hajdutë dhe që nuk binde-shin për të paguar taksat. Kështu, miti i luftëtarëve si B.Curri dhe h.Prishtina përbalten duke zbehur dëshirën për tu identifikuar me ta dhe me trimërinë e tyre.

Reformat, fillimisht favorizuese dhe liberale, që ndërmori Tito ndaj shqip-tarëve të Kosovës interpretohen sërish në mënyra të ndryshme nga të dy au-torët. Sipas Vickers, ky “liberalizëm” u shfrytëzua nga shqiptarët e Kosovës për tu lidhur më tëper me Shqipërinë dhe jo për të jetuar në paqe me serbët e Kosovës. Ndërkohë, Malcolm thotë se shqiptarët e Kosovës kanë kaluar periudhën më të keqe nën regjimin e Titos pikërisht në vitet 50’-60’. Këtë të fundit Vickers e interepreton në këtë mënyrë:“Duke hequr trysninë e poli-

cisë dhe duke u bërë lëshime shqip-tarëve për të siguruar besnikërinë e tyre ndaj Jugosllavisë, qeveria serbe, padashje po nxiste kosovarët të bëhe-shin më të ndërgjegjshëm jo vetem për të drejtat e tyre kombëtare por edhe për kulturën e tyre shqiptare”. Në njëfarë mënyre, Vickers flet për një lloj abuzimi të shqiptarëve të Ko-sovës ndaj tolerancës së Titos. Nacio-nalizmi i shqiptarëve të Kosovës, sipas saj, filloi në një moment zbutje të po-litikave serbe ndaj tyre. Ndërkohë që Malcolm, fenomenin e nacionalizmit, përveç se e lidh me etno-simbolizmin dhe kulturën shqiptare, ai pohon se si nxitje për këtë ka shërbyer agresivi-teti serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Gjithashtu, bilancin e përleshjeve mes shqiptarëve të Kosovës dhe ser-bëve Malcolm e nxjerr me numrin e viktimavë të vrarë, të masakruar e të plagosur kurse Vickers e deduk-ton atë në shifra ekonomike duke u përqëndruar më tepër tek përkeqësi-mi i gjendjes ekonomike gjatë kohës së luftës. Natyrisht, të dyja pikëpa-mjet mund të kenë qenë të vërteta por theksimi i njërës apo i tjetrës ka shumë rëndësi për ata që do t’i refe-rohen këtyre teksteve gjatë krijimit të një identiteti.

Këto dy këndvështrime ndaj ngjarjeve dhe historisë së Kosovës vazhdojnë të mbeten të papërput-hshme pothuajse përgjatë çdo faqje leximi tek të dyja tekstet. Nuk mund të thuhet se ndonjëri prej autorëve ka thënë gjëra që nuk kanë ndodhur realisht, çdo gjë e thënë prej tyre mund të jetë faktike, por diferen-ca e tyre qëndron në mënyrën e përzgjedhjes së këtyre fakteve dhe theksimit që u bëhet atyre. Psh. është mëse e qartë që gjatë luftës së Kosovës ka patur edhe masakra, edhe renie te nivelit të përgjithshëm të ekonomisë por ndërkohë që Malcolm thekson faktin e parë, Vic-kers preferon të theksojë të dytin.

i njejti lexues, nëse lexon tekstin e Malcolm, fillon të mendoje së shqip-tarët e Kosovës, përveç se janë ba-norët më të hershëm të tërritoreve të Kosovës, si pasardhës të ilirëve, ata janë shkëputur në mënyrë krej-tësisht të padrejtë nga Shqipëria et-nike, u janë nënshtruar në mënyrë të vazhdueshme politikavë spastruese dhe të dhunshme të serbëve, asimi-limit me dhunë të tyre, por sërish kanë rezistuar dhe i kanë ruajtur vlerat e tyre kulturore shqiptare. Nga ana tjetër, nëse po ky lexues përballet me tekstin e Vickers, do të fillojë të mendojë se shqiptarët e Kosovës nuk kanë qënë gjithmonë në rolin e viktimës, edhe ata kanë cenuar popullsinë serbe në simbo-let e tyre të shenjta, kanë vjedhur e kanë grabitur, kanë tradhëtuar alea-tët e tyre shumeshekullor dhe u janë bashkuar ushtrive turke, e më pas atyre italiane, kanë abuzuar me te-lerimet e bëra nga liderët serbë etj. Vickers, në tetntativë për të ruajtur një lloj ekuilibri dhe paanshmërie mes të dy palëve në fakt e nxjerr grupin etnik të shqiptarëve të Ko-sovës si përgjegjës në shumicën e situatave konfliktuale mes tyre dhe serbëve. Në të kundërt, Malcolm, duke dashur të tregohet tejet realist dhe i kujdesshëm ndaj çdo detaji, e nxjerr palën shqiptare të Kosovës pothuajse gjithnjë në rolin e vikti-mës së pafajshme.

Nëse në interesin tonë si lexues nacionalist etnik, do të ishte identi-teti i shqiptarëve të Kosovës dhe jo identiteti i qytetarëve të Kosovës në përgjithësi, atëherë, teksti më i për-shtatshëm do të ishte ai i Malcolm sepse ai do të trajtonte në mënyrë të detajuar gjenezën e shqiptarëve të Kosovës, ndarjen e tyre në mënyrë të padrejtë nga Shqipëria, vuajtjet e vazhdueshme nën regjimin ser-bo-jugosllav, por rezistencen e tij. Ky version i historisë, natyrisht që

do të vazhdonte t’i mbante të ndarë qytetarët shqiptarë dhe ata serb në Kosovë dhe do të rriste dëshirën për një afrim të tyre me Shqipërinë. Nga ana tjetër, nëse ne do të linim mënjanë nacionalist etnik, apo çdo lloj nacionalizmi tjetër, atëherë do guxonim të pohonim se qytetarët e Kosovës mund të identifikohen si ballkanas, ose minimalisht si shqip-tarë dhe serbë që mund të bashkje-tojnë në mënyrë paqsore. Për këtë do të na vinte në ndihmë teksti i hi-storisë i shkruar nga Vickers.

Disa konkluzione të rëndësishme që mund të nxirren janë: Së pari, të njëjtat fakte dhe ngjarje histori-ke mund të përdoren në mënyra të ndryshme gjatë shkrimit të një tek-sti dhe pikërisht kjo mënyrë për-dorimi e tyre ndikon në krijimin e identitetit të një individi, grupi et-nik, shteti apo kombi. Së dyti, nëse marrim përsipër të sugjerojmë se cili tekst histori do të ishte më i mirë mës disa alternativave, duhet të kemi paraprakisht të qartë në mendjen tonë se çfarë pozicionimi do të mbajmë kundrejtë tekstit, pra do ta lexojmë atë si nacionalistë dhe realistë apo si balancues dhe idea-listë . Së treti, kur duam të shohim ndikimin e historisë në formimin e identitetit duhet të kemi parasysh se ky i fundit është tejet fleksibël dhe i shumëfishtë. Në Kosovë nuk mund të flitet për një identitet në rang sh-tetëror pasi ajo mban brenda vetes një shumësi identitetesh heterogje-ne. Në këndvështrimin e Malcolm, bashkekzistenca e tyre do të ishte pothuajse e pamundur pasi e kalua-ra e hidhur e ka dëshmuar një gjë të tillë, kurse në këndvështrimin e Vic-kers, bashkekzistenca edhe mund të funksionojë pasi mbi identitetin serb dhe atë shqiptar ngrihet iden-titeti ballkanas dhe historia sipas saj dëshmon se harmonia mes tyre nuk është e pamundur.

gz30.indd 12 5/11/2010 5:49:19 PM

Page 13: Gazeta Nr. 30

13e enjte 13 | Maj 2010 |

showPriNDërit e Grevistit të urisë KraNarë Për DjaliN

Dhe të luMtur që NuK e KaNë Më Në shtëPi

Berat—Prindërit e edmond llapallapës, njërit prej 180

qytetarëve të futur në grevën e urisë përpara selisë së kryemi-

nistrisë komentuan për klubin e mëngjesit pasditen e djeshme

se janë krenarë për përgjegjesinë e lartë qytetare të 31 vjeça-

rit llapallapa. “Djali ynë që është futur në grevë urie ka treguar

moral të lartë qytetar, na ka nderuar me sakrificën e tij në të

mirë të vendit dhe mbi të gjitha jemi shumë të lumtur që ka tre

netë që nuk vjen në shtëpi se me thënë të vërtetën ishte bërë i

padurueshëm.” Duke folur për solidaritetin dhe shqetësimin e

tyre prindëror për gjendjen shëndetësore të grevistit edmond

llapallapa, babai i tij haxhiu nuk e fshehu kënaqësinë për

qetësinë që ka gjetur familja pas futjes ssë tij në grevë urie. “Na

kanë rënë veshët rehat se kishte gjashtë muaj që nuk pushonte

në lidhje me politikën. Ne si familjarë, e mbështesim fuqimisht

vendimin e tij për të qëndruar në grevë urie deri në fund.”

aGjeNti seKret Kthehet Në shtëPi Pas shërBiMit

PërreNjas—Dilaver Pezhishka nga Përrenjasi, me profesion

agjent sekret pranë shërbimit informativ shtetëror rrëshqiti pa

u kuptuar brenda apartamentit të tij pas një muaji shërbimi,

duke u shfaqur papritur në kuzhinë sikur të kishte mbirë nga

hiçi. “se kush trokiti në xhamin e dritares po nuk pamë nje-

ri,” - tregon vajza 14 vjeçare e Dilaverit, erinda. “Me tu kthyer

në tavolinë e gjetëm babanë ulur, biles e kishte ngrënë edhe

gjysmën e pjatës me groshë.” - tregon i biri Klitoni. “Përveç një

syri që e ka të nxirë sterrë, neve na duket sikur babi ka qënë

këtu gjithë kohës.” Pas mbarimit të pjatës me groshë agjenti

sekret Pezhishka kërkoi nga fëmijët plotësismin e një pyetësori

mbi 10 zënkat e fundit midis tyre. Deri në plotësimin e pyetëso-

rit, Dileaveri u mbyll në dhomën e gjumit për një kontroll të

imët trupor të së shoqes, arjanës.

ish PresiDeNti raMiz alia fle Në autoBuziN e uNazës

tiraNë—Dëshimitarë të shumtë raportuan se kanë parë gja-

të mbrëmjes së djeshme dhe sërish sot në mëngjes presidentin

e parë të shqipërisë pluraliste, shokun ramiz alia ndërsa flin-

te në njërin prej autobuzëve të linjës së unazës. shoku ramiz,

dikur njeriu më i pushtetshëm në shqipëri flinte i mbledhur

kruspull në dy sediljet e fundit të autobuzit, i veshur me një

palloto të vjetër si kërrmë dhe me kokën të mbështetur tek një

shuk gazetash. të gjithë pasagjerët e urbanit e kundruan me

dhimbje pensionistin alia i cili qartaz po vuan pasojat e tran-

zicionit të stërgjatur dhe të krizës ekonomike. sipas fatorinos

ahmet Pillushka shoku ramiz u çua ndenjur kur disa pasagjerë

veteranë lufte po flisnin për shokun enver. Pasi u përmend alia

pshehrëtiu thellë dhe ia futi përsëri gjumit.

NoKet BeNci

tiraNë—Muni aty n’mes t’Bllokut ku kalo i gjithë mileti qe

parku i alamet Benci që dikush e noku mrom n’darke, rapor-

tuan burime të shumta mediatike. Benci, i cili ishte nji nga kto

t’bukurt që sa kon hy ntiron, me ngjyrë kok-rosaku dhe disqe

t’nukelume binte n’sy përiher ndaj është krejt e pabesueshme

që hajdutat arritën ta nokshin aq kollaj. “t’gjithë e dinë qi ky

osht Benci im se nuk ka tjetër n’tiron si puna ktit” - thotë i tron-

ditur 35 vjeçari nga kryeqyteti, alket Piciri. Nji hetim i menji-

hershëm në lidhje me nokjen e Bencit ka nisur në komisariatin

numër 3 në tiranë, por policia u shpreh se “kush e di kush mund

ta ket nok”. e sigurt qi ai qi e ka nok Bencin do e ket sharru me

e shit pjesë pjesë pasi i ka fut i xhiro t’fuqishme notën, se ditën

ai farë bencit bi shumë n’sy.” Disa nga miqtë e alket Picirit u

shprehën në kushte të anonimitetit se mirë ti bohet ktit që do

me shit dongla me makina t’bukura.

Muratori, i siGurt që KëMBa NuK është thyer

Durrës—edhe pse lartësia prej ku u hodh muratori fitim

Gunga ishte mbi 3 metra ai arriti të qëndronte në këmbë pas

hedhjes dhe këmbënguli për mediat se kocka e këmbës së tij

të djathtë nuk është e thyer. “vetëm sa më ther fort kur e shkel

në toke dhe nuk mund ta përthyej më gjurin, por për të thyer

nuk është thyer.” - shprehet 44 vjeçari Gunga, baba i 5 fëmijëve.

“Nuk dëgjova asnjë kërcitje kur u hodha, dhe kur e prek këtu

auuuuuuuu moj nënëëë!!!!!... Por nuk është e thyer. Këmbën e

kam shumë mirë, ju betohem se kam 5 kalamaj për të ushqyer.

Më ndodhi edhe vjet në tetor dhe nuk qe asgjë.” - shton mura-

tori fitim Gunga. Pas intervistës me mediat këmba e z. Gunga

ishte fryrë sa një shalqi.

PresiDeNti Më Në fuND flet Për situatëN

tiraNë- Presidenti i republikës Bamir topi e ka thyer dje he-

shtjen e vetë olimpike për të folur mbi situatat e fundit në vend.

Ndërhyrja e presidentit i hodhi poshtë në këtë mënyrë akuzat

nga disa aktorë të medias për mefshtësi e personalitetit të tij

dhe mungesë kurajoje për t’u ngritur në lartësinë e detyrës.

“unë dua të deklaroj me përgjegjësinë e Presidentit të republi-

kës se kam besim të plotë që interi do t’i tregojë ngjyrat e tij të

vërteta në finalen e champions league. Bayern është skuadër

shumë e fortë, por kësaj rradhe fiton inter. është një ëndërr e

vjetër për tifozat interistë.” – faleminderit.

Një hoBi Koti fare

tiraNë—Drejtori 29 vjeçar i një firme telekomunikimi në

tiranë, Gentian ferradhiu tha për mediat pasditen e së martës

së hobi i tij i koleksionimit të statujave të vogla prej porcelani

është ndoshta “aktiviteti më i kotë, e më i mërzitshëm me të cilin

Gentian ferradhiu është marrë ndonjëherë”. “tani kam lloj lloj

statuetash porcelani gjithandej nëpër shtëpi, ëngjëj, zogj, qe-

nër, xhuxha, më është mërzitur shtëpia!!” - ankohet i riu ferrad-

hiu i cili deri më tani llogaritet të ketë prishur mbi 400,000 lekë

për statueta porcelani, si dhe qindra orë tmerrsisht depresive

duke kërkuar të tilla sende në pazar. “Çfarë dreqin më duhen

këto mua? Mos paça njeri, kjo ka qënë mënyra më e tmerrshme

për të harxhuar kohën e lirë!” i penduar thellësisht për hobin

e koleksionimit të statujave të porcelanit, Gentian ferradhiu

thoëtë se së shpejti do ta lërë këtë aktivitet të urryeshëm për

t’ia dedikuar kohën e lirë thurjes me shtiza.

lajmetnga blendi salaj

infozonanga arianÇani

Sot 30 prill dhe neser 1 maj, ja dy datat që pritet te ndryshojne historinë

Sot, gjatë emisionit te Canit, Zone e Lire nr 256, trendy-deputetet soci-laiste me ne krye trendy kryetarin Edi Rama, te cilet ndodhen perballe Kryeministrise, pritet të rrëzojne Qeverine Berisha.

Edi Rama, i sigurt për marrjen e pushtetit, ka përgatitur kabine-tin e tij të vogël me 5 ministra, nje kabinet qe vete Erion Veliaj, dora e djathte e Rames, e ka quajtur Qeveri të ngushtë dhe minimaliste…

Ministritë do të jenë këto: Mi-nistria e Kohezionit Social që do drejtohet nga i riu dhe energjiku Nard Ndoka, Ministria e Dashurisë

nga vullnet-hekuri Gramoz Ruci, Mi-nistria e ushqimit të Mirë nga Tani i Firences, Ministria 2K me ministër Koco Kokëdhimën, dhe Ministria Sorry Lal me në krye Erion Veliaj.

Kjo qeveri do të punojë cudi-tërisht edhe të shtunën, madje gojet e liga thone se do te punoje vetëm të shtunën. Kjo qeveri pritet të kontribuojë në integrimin e vendit në strukturat europiane, gjë për të cilën do të marrë falenderim dhe mirënjohje nga Berisha në datën 2 maj. Nga ana e tij, Doktori pritet të rikthehet në pushtet neser, në datën 1 maj, nën tingujt e këngës “Al Ka-pone” qe e kendon Elita 5.

Si strateg i madh, Doktori e dinte që Rama do t’ia merrte pushtetin sonte, kështu që kishte përgatitur

kundërrevolucionin e tij të da-tës 1 Maj, ku do të marrin pjesë këngëtarët e mirënjohur Saman-tha Karavello, Ciljeta dhe Elita 5. Kësaj here, Cili nuk do të vijë me mikrofon, por me kallashnikov, dhe do të udhëheqë turmat drejt

katit të parë të kryeministrisë, ku sic është bërë zakon tashmë, do të gatuhet pilaf me kazan nga Flamur Noka. Noka është përzgjedhur ne kete detyre për shkak të eksperiencës së mëpar-shme te vitit ‘98…

Data e sotme 30 prill, por dhe 1 maji neser, do ta zhvendosin vëmendjen e opinionit publike prej konfliktit të dalëboje të 28-29 nëndorit. Këtë punë mund ta ndajë vetëm historiani i famshëm tashmë, presor Beqir Meta.

gz30.indd 13 5/11/2010 5:49:20 PM

Page 14: Gazeta Nr. 30

14 e enjte 13 | Maj 2010 |

Përktheu Dejona Mihali

Kjo intervistë është bërë në Prill të vitit 2005; Në qershor të vitit 2005 fillon nga aktiviteti lëvizja vetëvendosje!

alain Badiou do të vizitojë Prishtinën dhe tiranën me shumë mundësi në te-tor të 2010-ës, pesë vjet prej kësaj in-terviste dhe prej fillimit të aktivitetit të lëvizjes vetëvendosje!.

Ashville Global Review: Ju keni thënë se në mënyrë që të krijo-hen alternativa kundrejt hegjemo-nisë perëndimore duhet krijuar një hapësirë ku të eksperimentohet. A mund ta elaboroni pak më gjatë dhe a mund të na thoni se me çfarë figure do të ngjante?

Alain Badiou: Po. Pyetja e të ela-boruarit të një mënyre të re në fushën e politikës është në fakt dy pyetje njëherazi. Së pari, kemi një pyetje të përgjithshme, e cila është e përsh-tatshme për sferën teorike. Na duhet të gjejmë diçka si: një filozofi të re të aksionit, të ndërhyrjes politike, e kështu me radhë. E kjo është çështje filozofike e teorike. Nuk është thjesht çështja sesi do ta analizojmë situatën, por në fakt mbase ajo çka duhet shtru-ar është: çfarë është sot mundësia subjektive e angazhimit politik?

Çështja e revolucionit ishte dikur më e rëndësishmja, si një alternativë përballë asaj çka bota është. Të ndryshosh botën – që ishte në fakt emri i revolucionit. Por revolucioni është sot një fjalë e errët. Mbase na duhet ta ruajmë fjalën revolucion, nuk e di, veçse kuptimi i kësaj fjale sot nuk është i qartë. Çfarë është ekzaktësisht transformimi i plotë i botës? Cili është totaliteti i ri? Për mua, në orientimin tim filozofik, kjo pyetje është pyetja se çfarë është për ne e vërteta politike. i gjithë konteksti rreth pyetjes së “çfarë është e vërteta politike” ishte, dialektika, teoria e kontradiksionit, Marks, e të tjerë. Koncepti i revolucionit ishte “të kuptuarit si koncept dialektik”. ishte momenti kur kontradiktat themelore qenë të përqendruara. Vështirësia madhore sot për sot është që ne s’mundemi të kuptojmë plotësisht ose të propozojmë një rrugë të re në politikë brenda tipit të kësaj filozofie të kontradiksionit. Nuk mendoj që e kam zgjidhjen, por kam orientimin i cili është vetë filozofia ime dhe diskutimin ndërmjet filozofive të tjera në sferën bashkëkohore të politikes. Ka një pyetje tjetër, e cila është e natyrës praktike. Ajo nuk reduktohet dot në një pyetje teorike apo filozofike. Ka të bëjë me eksperimentimin në sferën shoqërore dhe kolektive, forma të reja organizimi, forma të reja luftimi, forma të reja marrëdhëniesh ndërmjet lëvizjeve, lëvizje të reja, etj. Siç e dini, edhe për Marksin, para determinimit teorik, para ndërtimit të mendimit të ri të politikës dhe shoqërisë, kemi disa fakte. Kemi revoltën e punëtorëve në Francë, kemi disa lëvizje të mëdha, dhe po ashtu Revolucionin Francez. Kështu që, në çdo situatë pyetja e çështja politike është një përzierje e problemeve teorike dhe eksperimentimeve praktike, pra na

partitë klasike janë një lloj monopoli i dijes politike, dhe monopoli i drejtimit politik

Aksioni politik

kolektivIntervistë nga “The Ashville Global Review”

duhet të qartësojmë se çfarë janë sot eksperiencat politike, në cilat sfera, me çfarë njerëzish. E në këtë mënyrë krijimi i mundësive të reja nuk është vetëm çështje e krijimit të hapësirave të reja teorike.

Pyetja madhore është si të kemi disa eksperimente të cilat janë me të vërtetë popullore, me të vërtetë me njerëz të zakonshëm, të cilët nuk janë vetëm në sferën e intelektualëve dhe studentëve. Në periudhën në fjalë, (momenti i marksizmit) egzistonte një koncept i klasës punëtore, ekzistonte një klasë drejtuese, po ashtu ekzistonte dhe një drejtim i cili ishte kuptimplotë. Mbase është një iluzion, mbase është një konstruksion, dhe mbase s’është i vërtetë.

Ky është një diskutim tjetër, por ishte vërtet një koncept i cili është në fund të fundit diçka si organizimi i plotë i fushës praktike. Pra, dinim për shembull, që duhet të organizonim punëtorët në fabrika, duhet të ngrenim organizime të tilla si sindikatat, duhet të organizonim qarqe të intelektualëve revolucionarë me punëtorët. Por, sot është shumë më e errët e gjitha kjo, kështu që mesa duket na duhet të krijojmë një eksperiment të ri të marrëdhënieve me njerëzit e zakonshëm, punëtorët, etj., jo nën një koncept të madh si koncepti i proletariatit, por nën disa nocione të sakta dhe për disa sekuenca përfundimtare.

AGR: Ju keni thënë se pjesa më e

madhe e njerëzve në botë nuk kanë

asgjë, në kuptimin që gjith’ ç’kanë është sensi i tyre i disiplinës, dhe që kjo disiplinë është potenciali për aksion politik kolektiv. A mund të na flisni para së gjithash rreth lëvizjes Anti-Globaliste dhe më pas çfarë shihni si rol të këtyre aktivistëve në Perëndimin e begatë të cilët shprehin solidaritet me sfidat të cilat njerëzit po përballen drejtpërsëdrejti në jugun global?

Alain Badiou: Çështja është gjetja e një marrëdhënieje të re midis lëvizjes anti-globaliste dhe masave të gjera popullore në Jug, sepse politika sot është, si domosdoshmëri, ndërkombëtare. Ne s’mund të kemi shpresa vetëm në një komb, në një hapësirë, sepse kapitalizmi është lëvizja e plotë e globalizimit, kështu që organizimi i një gjëje të ngjashme me diçkanë e re në mënyrën e politikës do të ishte padyshim në nivel ndërkombëtar. Por, është e njëjta pyetje, në fund, për një hapësirë më të vogël. Në Francë, është padiskutim një domosdoshmëri, nëse do të merresh disi me real politikë, të organizosh, për shembull, një marrëdhënie midis ca intelektualëve revolucionarë dhe ca punëtorëve pa dokumente. Pa diçka të ngjashme nuk ekziston mundësia e një eksperimentimi të ri në fushën sociale.

Në shkallë të gjerë është e njëjta gjë sepse na duhet të organizojmë një lidhje midis protestave intelektuale, revoltës intelektuale kundër globalizmit, dhe situatës së njerëzve të varfër dhe të njerëzve të dobët të

Jugut. Në çdo rast, gjetja e një rruge të re, na kërkon krijimin e lidhjeve të reja mes njerëzish të cilët në fakt janë të ndarë. Një student në botën perëndimore dhe një fshatar në Afrikë janë qartazi të ndarë. Ata nuk janë në të njëjtën botë. Kjo lloj ndarje është themelore për zhvillimin e vetë kapitalizimit. Çështja e disiplinës është gjithashtu çështja e unitetit, por çfarë lloj uniteti? Në kohët e vjetra, ishte padyshim uniteti midis disa intelektualëve, një fraksioni të intelektualëve dhe punëtorëve. Gjatë një shekulli e më shumë, ky ishte rasti. Cila është çështja sot? Në nivelin ndërkombëtar ne duhet të gjejmë diçka të re e cila është një lidhje me masat e gjera popullore në Jug. Dhe për disa kohë, pyetja do të jetë: cila është forma e re e internacionalizmit? internacionalizmi afirmativ, organizim i ri, jo vetëm protesta kundër globalizimit, por afirmimi i një vullneti të përbashkët politik. Pwr momentin nuk ekziston praktikisht asgjë. Jemi me të vërtetë në fill të pyetjes.

AGR: A mund të na përshkruani marrëdhënien ndërmjet aksionit krijues spontan dhe organizimit? Bëhet fjalë për arritjen e suksesit në veprimin politik pa iu referuar institucioneve.

Alain Badiou: Çështja e lidhjes midis organizimit dhe spontanitetit, midis organizimit dhe lëvizjes, është me të vërtetë çështja e transformimit të të dyja, dhe jo vetëm e organizimit. Mendoj se ne mund të shpresojmë

në pasjen e Lëvizjeve të reja, dhe jo vetëm të organizimeve të cilat nuk janë si partitë. Partitë klasike janë diçka si një lloj monopoli i dijes politike, dhe monopoli i drejtimit politik. Na duhet ta transformojmë këtë, me patjetër. Krijimi i organizimit të ri është krijimi i një organizimi i cili është shumë afër popullit, jo një monopol i drejtimit politik të lëvizjes. i kemi disa eksperienca rreth kësaj. Kemi disa eksperienca të organizimeve të cilat nuk janë një monopol i dijes.

Pika më e vështirë, mesa duket, është çështja e Lëvizjeve të reja, që është, lëvizje të cilat pranojnë të jenë diçka me hapa të tjerë, diçka e cila nuk është si një moment i bukur që zhduket më pas. Një mënyrë e re për të qenë i pasionuar në politikë, dhe jo vetëm në anën e organizimit, por dhe në anën e Lëvizjes. Për këtë është shumë e rëndësishme që Lëvizjet nuk janë vetëm negativët, jo vetëm një lëvizje, jo vetëm një organizim, por drejtpërdrejtë Lëvizja, duhet të jetë e aftë të propozojë diçka, të jetë afirmative – veprim afirmativ. Mendoj se është mundësia e eksperimentimit në Lëvizje të cilat nuk janë vetëm revoltë e të varfërit kundër situatës së tyre të tmerrshme, por pikërisht diçka që thotë: ne duhet të jetojmë në një mënyrë tjetër, ne duhet të propozojmë një formë të re të botës, ne duhet të eksperimentojmë me diçka tjetër. Ka një diferencë tepër të madhe midis Lëvizjes afirmative dhe lëvizjes vetëm reaguese.

gz30.indd 14 5/11/2010 5:49:20 PM

Page 15: Gazeta Nr. 30

15e enjte 13 | Maj 2010 |

libanezja me buzë të trashaDhe gjinj qumështi të lodhurqë përton të bjerë,Në restorantin “hallall” poshtë diellit “salar”Nuk flet fjalët e mia,Kripa mbi lëkurën e sajMë jep etjesi kikirikët falas në bar.

u zgjova,ana tjetër e shtratitzhubër pa kureshti,librazhdKur mendja kërkon liqer,Gjole me liker,Ndërsa tiDhegrryer prrenjazi,truall i shogët,Me drurët dhe njerëzit transplantuar si flokët,atlanta.

aferat e gjataDuhen prishur natënDhe në kohë të keqe.Natënturpin nga dritat e tua, atlanta,Më mirë e mbajse diellin e nxehtë të zhgënjimit.

North i-85 braktisja,zift e korsi vija-vijatradhëtia,Dritat e tua lënë shpirtrat mbi paqsyrat e mia.

sy dreri të xhamtë flakërijnë në udhë,Dre dashnorrrugësh,Do e vrasë me siguricivilizimi njëdrejtimshMe djegie të brendshme.e megjithatë:

Why don’t we do it in the raod,Why don’t we do it in the raod,No-one will be watching us,Why don’t we do it in the road ?

Djemtë e mirë janë prishur gjysëm shekulli më parë, atlanta,

si fruta harruar mbi tryezë,Dhe vajzat ngrënë përgjysëmMe dhëmbë obezë,fermente djemsh,okside të errëtMbi pjeshkë të kafshuara,Babëzi të penduara.“Welcome to south carolina”,

Një pjeshkë të kafshuar hodha pas,Pështyma ime faqeve do i thahete plasaritet si boja mbi fytyrë të Xho-kondës.

Georgia off my mind.

u shpëtoj paraleleve tek nxitoj drejt veriut,Paralelet si leqeNgushtohen gjerësisht çdo minutë e sekondëshpirtin t’ma marrin në poltë durimit.

Nga mitra e rrugës kilomitrat klonuar,Përsëritje rreshtash,hipnozë,Me drita klonuar gjithashtuqë larg zbehin hotele luksozë.

stacione gazi të dyshimtëzhduken anash, zymtira nate,Dialekt i jugut dhe zezak bashkëMe ashkla copton foljen ‘ask’,Pyetjen e bën sopatë,sopatën pyetje,të dyja godasin mprehtë në asht;Makina me ulçer,Bosh serbatori si stomak superstari,Ndaloj,Këpucë e dyshimit vret e ngushtëNë kallot e frikës,

sy të zbrazur nga mirësia,fytyrat vjedhur nga xha tomi,Ngjitur si gravura të errëta mbi mure të pistë,orvatje për blues,s’pranojnë kartë krediti,Nuk prodhojnë krizë,

Më të mençur se uollstriti,të zinjtë bjerrakohës të karburantit jugorPa emër.

Kam ftohtë.Dy jorganët e Karolinave më rrëshqi-tën nga supet,virginia shpaloset,Çarçaf i përgjakur mëngjesi.

Poezia në mur të Wc-sëNë rest area,Më përmend më shumë se amoniaku,Më vret sinqeritetiPas makinës shitëse të kondomeve,“here i sit/ brokenhearted/ had to shit/ but only farted”,Mungesa e inicialevet’autorit më mundon,ti je i sinqertë, them,të shkruaje më mirë për politikë.

Pse s’gjen politikë,Në muret e nevojtoreve të tua, ameri-kë?

Melankolia e tjetrit shpëlahet,automatikisht,Me relè,rreze e ndërprerëMendimi.Në radion e Nissanitsuzi i vogël u zgjua.

“Get your kicks on route sixtysix”,Get my jive on i-85.

Diku 85-a bëhet 95si dekadë problematike.

si dhjetë vjet ùdhësi kjo fugë,Pse s’e bëmë në rrugë? Pse s’e bëmë në rrugë?

të vdisnim si drerët dashnorë nën hënën e ftohtë,Why didn’t we do it in the road?Why didn’t we do it in the road?

rollin’ north on 85 (Why didn’t we do it in the road?)

Shkelqim Cela

Në botën e vjetër, çështja nuk ishte kjo. Pse? Sepse Lëvizja mund të jetë negative, partia është afirmativja. Do të thotë, partia është drejtimi pozitiv i lëvizjes negative. Ti nuk mund të bësh revoltën edhe pasi partia e merr revoltën si një mjet, diçka si një lloj force e re që afirmon diçka. Në s’mundemi të jemi për këtë lloj ndarje sot. Ekziston diçka si afirmimi; na duhet të jemi bashkë, midis Lëvizjes dhe organizimit.

Po marr një shembull nga vendi im. Në lëvizjen e punëtorëve pa dokumente në Francë, sekuenca e vërtetë e lëvizjës, dhe mundësia e një lidhjeje reale midis organizimit dhe lëvizjes është jo kur punëtorët thonë: “Situata ime është me të vërtetë keq. Dua dokumente...” por “Ne jemi punëtorët e këtij vendi, dhe kur punon në një vend, ti je, në fakt, qytetar i atij vendi”. Nuk janë vetëm duke thënë, “ Dua diçka.” por, ata deklarohen rreth vetvetes, ata afirmojnë që janë me të vërtetë njerëz të Francës, që janë vërtet gra e burra francezë. Dhe pse? Sepse ata punojnë këtu, dhe nëse dikush punon këtu, ai është prej këtu. Kjo është mundësia e një marrëdhënie të re midis lëvizjes dhe organizimit, sepse na duhet të organizojmë jo drejtimin e lëvizjes negative, por aksionin kolektiv për diçka e cila është pozitive.

AGR: A mund të ndani me ne ndonjë reflektim mbi revoltat e Majit 1968 në Paris?

Alain Badiou: Singulariteti madhështor i Majit të 1968 ishte konjuksioni midis dy lëvizjeve. Së pari, lëvizja madhështore e studentëve, e cila ishte lëvizja për një stil të ri studimi, një jetë të re për studentët, etj. si dhe një reagim kundër arkaizimit në shoqëri në lidhje me marrëdhëniet burrë – grua, seksualitetit, artit, krijimtarisë e kështu me radhë dhe së dyti e një lëvizjeje plotësisht e ndryshme, e cila ishtë greva madhështore e miliona punëtorëve. Kështu, patëm një situatë plotësisht të re duke qenë se përgjithësisht këto lloj lëvizjesh janë përgjithësisht të ndara. Singulariteti absolut i Majit ’68 ishte konjuksioni i pjesshëm midis dy lëvizjeve. Në të vërtetë, ishte mundësia e krijimit të diçkaje krejtësisht të re, e cila ishte një marrëdhënie e drejtpërdrejtë midis të rinjve studentë dhe të rinjve punëtorë.

Pse ishte plotësisht e re? Sepse para Majit, përfaqësuesit politik të punëtorëve ishin të monopolizuar nga Partian Komuniste Franceze. Kjo parti kishte organizuar një ndarje strikte ndërmjet organizimit politik të punëtorëve, e cila ishte vetë partia, dhe disa intelektualëve, të cilët qenë intelektualët e partisë, por që nuk kis-hin ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me asgjë nga bota e punëtorëve. Kështu që ajo ishte vertetë, absolutisht peri-udha e partisë. Partia ishte organizimi i lëvizjes së punëtorëve; lëvizja ishte plotësisht nën drejtimin e partisë. Ndodhi diçka si tip shpërthimi i të gjithë kësaj gjatë Majit ’68, diçka krej-

tësisht e re me mundësinë e krijimit të grupeve të vogla me të rinj studentë dhe të rinj punëtorë të cilët qenë së bashku në të njëjtën vendosmëri kun-dër Partisë Komuniste Franceze. Ky pra, qe një fakt i ri politik, një hapësi-rë e re. Në të vërtetë ishte krijimi i një hapësire të re.

Me shumë mundësi, të gjitha paso-jat e kësaj ngjarjeje janë ende sot të paeksploruara plotësisht. Jemi bren-da sekuencës. Padyshim që, dy, tre apo katër vite më pas, qe shumë më e artikuluar, por patëm efektin kla-sik ku lëvizjet nuk ekzistojnë për-gjithmonë. idea e një konceptimi të ri të asaj se çfarë është një lëvi-zje politike, mundësisë së lidhjes së drejtpërdrejtë midis intelektu-alëve dhe punëtorëve, dhe krijimi i mundësisë për një lëvizje të re, filloi padyshim me këtë ngjarje. Këmbëngul në faktin se ekziston një panoramë e gënjeshtërt rreth Majit 1968, e cila përpiqet të thotë se ishte pak a shumë një lloj revolte në lidhje me kërkesa përgjithësisht sociale, një revoltë e të rinjve kundër botës arka-ike, për emancipimin seksual e të tje-ra si këto, diçka si një festë e madhe. Sigurisht që ekziston diçka e tillë, por nuk është aspak përmbajtja e vërtetë politike e Majit ’68. Përmbajtja e vër-tetë e Majit ’68 është shfaqja e Partisë Komuniste Franceze si e përcaktuar për të monopolizuar plotësisht për-katësinë politike të njerëzve të za-konshëm dhe nga krahu tjetër krijimi i mundësive të reja për organizimin e lëvizjeve.

gz30.indd 15 5/11/2010 5:49:21 PM

Page 16: Gazeta Nr. 30

16 e enjte 13 | Maj 2010 |

krenar Zejno

(vijon prej numrit të kaluar)

Egjipti i lashtë besonte se një men-dim i pashprehur nuk kishte vlerë të vërtetë, dhe dimë se egjiptianët ngrehën tempuj dhe gdhendën sh-krimin e gjuhës, përçuese shprehësie e së cilës ishin hieroglifet; dhe shumësinë e këtyre, që e quajtën me-dou neter, ata e mbanin si gjuha e she-njtë. Deshifruesi Shampollion pikasi, zëfilli me intuitë, sesi e tëra në Egjip-tin antik është hieroglifike, simbolike, qoftë një shenjë e vockël përvijuar nga dora e shkruesit, ashtu dhe kur bëhet fjalë për një piramidë gjigande. Pse sipas principeve të këtij tip des-hifrimi simbolist edhe piramida është shenjë, shenjë që si e tillë mundet ta lexojmë, e me sa thuhet është sinonim i dashurisë, i kanalit përmes të cilit rr-jedh energjia.

Një Beatriçe dhe një Beatriçe... tjetër.Duke ruajtur parimin e shenjës si

më sipër, le të vijmë në kohët tona. Një nga tregimet më emblematikë (jo vetëm në kuptimin e figurshëm të kësaj fjale por edhe në atë shënjues e të drejtpërdrejtë, pra edhe thjesht si emblemë) mbetet ai me titull “Aleph” i Borgesit, simbol i rimarrë nga germa e parë e alfabetit antik, si për t’i dhënë gati po atë valencë simbolizuese që në mënyrë direkte e imediate bartin simbolet konvencionale të elemen-tëve kimik të tabelës së Mendelejevit. Mandej, ngarkesës elementare dhe pa ekuivok të germës shenjë, Borge-si – si për t’i dhënë frymë narratives që ka nevojë për tensionin e zgjatjes e jo vetëm për informacionin e she-njës përmes receptimit piktogramik, sa imediat edhe të vetëmjaftueshëm, – e vendosi këtë aleph si pikë brenda një trekëndëshi sitio, pra brenda një tjetër shenjimi, këtë radhë gjeome-trik e arkitekturor. Subjekti i rrëfimit më tej shtjellohet drejt mundësisë që i mençuri i thotë një njeriu të vendo-set brenda këtij trekëndëshi prej nga, duke pritur në terrin e një bodrumi, do të shquajë në një çast tërë uni-versin, e brenda tij gjithë gjërat që do. Së dyti, duke implikuar në këtë mesele subjekti edhe atë lloj dijeje që ekziston si e gatshme para njeriut, Borgesi i mvesh veç të tjerash edhe fuqi parake shenjave të veta duke na lënë trashëgimi tregimin më të pasur në historinë e letërsisë me simbole, shenja e gjësende. Së treti, këtu është rasti të përmendim sesi Borgesi, duke e emërtuar dashurinë e personazhit të tij – Beatriçe, të cilën do e rigjente diku me t’iu shfaqur çasti i pahjes së tërë universit, shpall rimarrjen iden-tike të të njëjtit marraz me Danten. Kështu, ky shumëplanësh simbolesh borgesian na mundëson të pikasim edhe si vendosen te dallimi dy she-njat e shkrimtarëve në fjalë: Dante shenjon përmes ferrit, purgatorit, pa-rajsës – simbole madhore që nuk va-ren nga subjekti njeri dhe fokusohen drejt një pike – Beatriçes, dashurisë, duke u shtyrë gjer në alegori e meta-

“Nuk flas unë gjuhën,porgjuha më flet mua”

forë; ndërsa Borges nëpërmjet gjeo-metrisë së thjeshtë të simbolit tashmë nga e kundërta, si pika e hapjes në projeksionin prej nga do të kundrohet universi. Por edhe në varësi të durimit e qëndrimit intelegjibël të njeriut që di të këqyrë dijen. Së katërti, është mjaft e rëndësishme të vëmë re se të dy shenjat, dashuritë, si të tilla nga një anë rrinë tek identikja, kurse aksi-oni për t’i rrokur ato, pra si me thënë shenjimi, shfaq një dallim të qartë dikotomik. Dhe së pesti, po aq e rën-dësishme të shohim që Borgesi duke e emërtuar edhe ai Beatriçe dashu-rinë e tregimit na shtyn të besojmë edhe në fuqinë e arketipeve si model letrar e gjuhësor si dhe kushtëzimin nga gjuha dhe krijimit e saj. Sigurisht, nën peshën e arketipit, (edhe totemit do thonte Jung), kjo lidhje nga një anë vendoset te analogjia, identiteti, nga tjetra tejkalon edhe dikotominë fille-stare e bëhet gati një antinomi ku di-ferencimi dhe përsëritja dalin në pah

teksa rrahin të puqen nga e kundërta. Edhe dy fjalë në lidhje me dy elemen-të shënjues autoriteti autorial si dhe gjuhësor: duke e njohur autorin, Bor-gesin, ndjehet lehtësisht se Beatriçja e personazhit puqet me dashuritë letrare të autorit, ai mund t’i vinte një tjetër emër por raporti mes subjektit shënjues dhe subjektit të shenjuar do të këmbente krejtësisht, gati sikur të ish një tjetër vepër. Autoriteti autori-al i Dantes shfaqet si totemik, aq më tepër përmes Borgesit si misionar i betuar për të nxjerrë në dukje mitet letrare dhe respektuar vërtet si shpir-ti totemik i klanit. Po të sjellim ndër-mend edhe faktin se tregimi i tij flet për një dije universale si të paracak-tuar por që subjekti njeri mund ta rro-kë, na vjen e qartë se kjo qaset si me idenë e vetëthemelimit të subjektit aq sa dhe me kufizimin që kjo të ndodhë jashtë kushteve tashmë ekzistuese, si dije, gjuhë, modele, mite e arketipe të gjetura nga subjekti dhe të marra si të

MbI KONCEpTIN E dALLIMIT Në gjUhëSI, MES SubJektit ShprEhëS dhE SUbjEKTIT Të ShprEhjES*

shmangur gabimeve prej shpërdori-mit duhet të shihet në realitetin dhe kontekstin ku përdoret, pa harruar eventualisht tonalitetin etimologjik zanafillor… kthimin pas, kah paveto-res lirike, lirikës pavetore.

Ta themi nën pamje më pei-zazhistike: Nëse shkrimtari, kur i ndryshëm nga budallai, hedh një gur në lumë, vendi ku shenjon guri do të ishte vendosja e simbolit në raport me metaforat që do të ishin rrathët e qerthujt anerrotull. Sapo e thashë këtë krejt thjeshtë e nder-shmërisht vetëm e vetëm për të vi-zatuar disi simbolin, por ama është po aq e thjeshtë që lexuesi pafaj-ësisht mund ta receptojë këtë pa-sazh të shkrimtarit që hedh një gurë në lumë si parajamërim i alegorisë së atyre dhjetëra të tjerëve që do e ndjekin e… bla, bla, bla.. kështu shfaqet rreziku i ngatërrimit të sim-bolit me metaforën e aq më keq me alegorinë. Dhe pengon të veçohet simboli si bartës i domethënies që ka lidhje si me një tharm parak të shenjës që ai figuron ashtu dhe me dijen e përparshme, herë të qartë e herë mistike e të marrë si të mirëqe-në. Pengon edhe që të konsiderohet kjo një sferë elitare dhe si e tillë të shtrëngojë lexuesin që, duke qenë koshient për vështirësinë, të jetë më i vëmendshëm ndaj këtij kuptimi të simbolit, forcës dhe estetikës së tij pa i mveshur ngarkesa alegorie, metafore, similitude dhe paranojash që zbehin bukurinë e vërtetësisë dhe e kurvërojnë shkrimin, duke e nxjerrë, gjoja alla Barthes, në një lesheli interpretimesh sipas qejfit të kritikës apo hallit të lexuesit.

Tjetër çështje, për shtesë ndaj rërës origjinale, vërvit dinamit plu-hur, gazetë e dehur a fletushkë e qu-llët cilado përdorur (çdo vet i varur në të hangër në sotqërinë e pijetarit tonë mund ta shohë syparin [...] një voe halli nga Dalbania me një sy en’ ku bëhet darka,[...] të kujtohet ai lloj i tbutë sheqiri që motra na tregonte kur të gjithë ishim biribijat apo nipa e mesat) ka a’ rritur lëndjën tokësore ndërsa ngarriteshim në të shkuarën.

Fragment i shënimeve të gjuhës shqipe në veprën e papërfunduar Finnegan’s Wake.

Përmes të cilit ndjehem pikërisht i mbërthyer nga njëra anë nën fiksa-cionin se këtu Xhojsi na ka paraqitur edhe një simbol ideogramë, shenjë mbi hapjen, siparin, çelnajën filozofi-ke, apo një rrugëtim nga fjala në fjalë (nga shenja në shenjë) në stacionet e metafizikës, mbase çelur mu para tij pikërisht prej kumbit të shqipes, e kjo do të ishte e tepërt dhe rraskapitëse për ta shqyrtuar këtu. Dhe nga tjetra anë të kënaqem thjeshtësisht duke besuar që këtë e bën vetë gjuha si padashje.

(vijon në numrin e ardhshëm)_______*Ky shkrim është shkëputur nga

kumtesa e paraqitur prej autorit në se-minarin universitar me të njëjtin titull.

mirëqena pamvarësisht prej tij.

Kumbisje në kumbin kozmikLetërsia moderne është si një qe-

nie imagjinare, pra “art i ribërë mbi artin”. Duhet interpretuar interpretimi sesa vetë gjësendet – e pat thënë qysh Montenj. Më tepër se subjekt është frymë e ndjesi. Meqë jemi këtu kuj-tojmë edhe se Foucault nën shtysën e librit të qenieve imagjinare nga Borges, do vërente sërish atë afëri të gjërave veçse në non logos të logo-sit, gjuhëzimit, dhe fragmentet e një rendi të mundshëm në përmasa pa ligje e gjeometri, pra në eteroclit ku gjërat janë të kumbisura (e kjo e fun-dit, mesa duket u tha kështu në shqip jo për honor të gjyshes, por të kumbit kozmik të njeriut përgjatë nderjes në gjumë), të kumbisura pra, po të shtrira keq, të keqvendosura, të ndryshme sa nuk mund të gjendet një vend përbash-kësie. Për shembull, Don Kishoti i kapte në ajër këto gjëra, beson Foucault për të cilin ky shenjon divorcin e modernitetit dhe ndarjes mes fjalëve dhe gjësen-deve. i rrokte përmes analogjive dhe përqasjeve prej ngjashmërive të tyre, pse ai i sheh gjësendet siç sheh gjit-hçka – si shenja e fshehur që i duhet zbuluar mbulesa dhe zgjuar që të sh-pallë e shpërfaqë thelbin identitar të fjalëve e të gjërave.

Po le të zh-vendosemi edhe më nëpër territore shenjash arti. A nuk mendonte Kishoti se veç duke u deg-disur e zhvendosur ngeshëm mund të jepte një dorë në rigjetjen e ujdisë së dikurshme mes fjalëve dhe gjërave, mes njeriut dhe kredencave të veta?

Arti tekefundit pikon prej ndjesi-së pikëllimë të tragjikes, dallimi dhe përkimi mes tmerrit dhe haresë së bukurisë ideale të stasis, që zbulo-het me ndjesinë e ritmikës sëritëse dhe pahjes në dukje, dukjes në pah. Por për të ndjekur shenjat e temës që trajtojmë, dallimit mes subjektit shprehës dhe subjektit të shprehjes, kujtojmë se ndjesia poetike përsh-kon rrugën e veçimit të objektit nga të ngjashmit, harmoninë, porpoci-onin tërësi-pjesë dhe çeljen e thel-bit ideal të objektit. E rëndësishme mbetet të kuptuarit e qartë mbi sim-bolin (tepër e shpërdoruar si fjalë e kuptim), si dhe mbërjen e simbolit një realitet që puqet me realitetin, ku realiteti kuptimor i simbolit për t’iu

gz30.indd 16 5/11/2010 5:49:25 PM