16
E MERKURE 28 TETOR 2009 - VITI 1 I BOTIMIT - NR 5 (5) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) S’duhet të jesh BURRË që të luftosh për liri. Mjafton të jesh qenie njerëzore inteligjenteLexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! KUTITË KONTRIBUTORE | andi kananaj, arber shtembari, arber zaimi, ardit rada, astrit cani, blendi salaj, flavio qarri, leart kola, krenar zejno, ndue ukaj, vjollca krasniqi GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE ? janë të kujt

Gazeta Nr. 5

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

Citation preview

Page 1: Gazeta Nr. 5

E MERKURE 28 TETOR 2009 - VITI 1 I BOTIMIT - NR 5 (5) - ÇMIMI 20 LEKë

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

“S’duhet të jesh BURRË që të luftosh për liri. Mjafton të jesh qenie njerëzore inteligjente”

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

kutitëkontributore | andi kananaj, arber shtembari, arber zaimi, ardit rada, astrit cani, blendi salaj, flavio qarri, leart kola, krenar zejno, ndue ukaj, vjollca krasniqi

GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE

?janë të kujt

Page 2: Gazeta Nr. 5

e mërkurë 28 | tetor 2009 | 2

kola, Zaimi, kananaj

Romeo nga Lushnja, një shoku i për-bashkët i Andi Kananajt dhe i Slavoj Zhi-zhek, i dërgoi një pako dhuratë, të pake-tuar bukur me zemra të kuqe të vogla të dashurës së tij bukuroshe nga Fier-She-gani. Por i hutuar siç ishte nga dashuria dhe nga fushata elektorale, ngatërroi adresën që kishte shkruar sipër pakos me aq kaligrafi të kujdesshme e me aq dashuri. Posta shqiptare, si i vetmi insti-tucion që s’e privatizon njeri, u tregua korrekte dhe e ktheu pakon te Romeo nga Lushnja. E dashura e tij jo vetëm që u zhgënjye nga që s’i mbërriti dhurata, por kur e gjeti pakon te sirtari i komodinës tek koka e krevatit tek të Romeos, poshtë manjetofonit sherebel të vitit ‘87, i blerë në ‘93 me dhrahmitë e kursyera gjatë fundjavës në sheshin Omonia, ku në atë kohë punonte dhe konsulli që sot garan-ton shitjen e kufirit, tamam në momentin kur poshtë pallatit po kalonte tropojani Ali me levë në dorë për të rrahur Edi Ramën, që nga ana e vet po në atë ditë po medi-tonte për prerjen ose jo të thonjve, bash në momentin kur Nano shijonte lirinë në ato dy metra hapësirë ajrimi të sheshit të burgut në Bence, pra tamam në atë kohë Ylli Rakipi po organizonte drekën e pre-sidentit Berisha, te restorant Lozana, me karkaleca se aragostat nuk ishin shpikur akoma. Kjo ishte ende koha kur Mero ishte numri dy në PD, jo numri një, sepse njëshi ishte vetë Rakipi. Ky manjetofon ishte blerë fiks pesë vjet më parë se të përmbysej pushteti demokratik nga klikat komuniste, të kuqtë që shkaktuan vrasjen e mijëra e mijëra shpirtrave të shqiptarëve të pafajshëm, që nuk patën fatin ta njihnin zonjushën Gjelbra, e cila, atë ditë të ‘93-shit nuk e kishte zbuluar ende organin e vet sek-sual, të cilin sot e quan Princ i Kaltër. Në ko-hën e manjetofonit sherebel Beqiri ende nuk e dinte që do të vinte dita e tij për t’ia bërë fora me një tender publik. Por historinë e kishte gati, deri në vitin 2050. Për vetë Beqirin dëshmitari okular, lustraxhiu i përhershëm përpara selisë blu, thotë se në atë kohë nuk e qasnin as te Partizani i Panjohur, jo më tek zyra e Saliut, po më pas kohët ndryshuan. Nga ajo zyrë doli me vrap Sotir maratono-maku, që pasi e nxorën me shkelma, nuk ndaloi më kurrë. Sot thuhet se është ende duke vrapuar, diku në Sri Lanka.

Nejse, e dashura e Romeos nga Lush-nja, nuk po ia ndante sytë kutisë që siç sqaruam në fillim ishte te komodina prej druri arre, në kokë të krevatit tek të Ro-meos, pranë një manjetofoni të zi shere-bel, pak të përdorur, me dy kaseta, dhe me tre gjatësi vale radio, manjetofon që ka qenë në modë deri në 1997, kur lin-di Top Albania Radio, kjo ndërmarrje e suksesshme që arriti të vilte edhe kontri-butin e Andi Kananajt për më pak se një muaj. Në vitin 1997 vajza nuk e dinte që Romeo nga Lushnja do të takonte Gra-mozin. As Gramozi nuk e dinte që do të

Kan-Zai-Kol (tashmë të konfirmuar si treshe e suksesshme në sulmin e Brazilit të viteve ‘60)

të hapen kutitëArusha Mira ndoshta nuk është personi i duhur për të drejtuar opozitën

takonte Romeon. Këta të dy i prezantoi Fevziu, që edhe pse sot vishet me rroba bojëqielli, në atë kohë sapo kishte bërë dushin e parë të ngrohtë në jetën e vet, dhe kishte zbuluar ujin e vakët dhe ma-sturbimin, dy shpikje që dëshironte t’i regjistronte si trademark. Ujin e vakët e zbuloi duke pritur kasetat që do t’i sill-te nga Italia Kujtim Çashku, që në atë kohë përpiqej të bënte filmin e dhjetë ku tregonte se sa i keq ishte Enveri, gjë që e bënte vetëm e vetëm pse Enveri kishte vdekur, jo se kishte ndonjë inat specifik. Në këtë moment preçiz Niko-llë Lesi përgjonte Nanon që fliste me Abdiun për transportin e armëve, ka-setë që doli më vonë në shesh vetëm ngaqë Nano deshi të dilte si garip para Xhoanës. Pikërisht atëherë Fidel Ylli (që s’ka asnjë lidhje me Ylli Rakipin) bodyguard i Aleksandër Meksit, sot bodyguard i Ramës pështyu në tokë si kafshë dhe hodhi sytë për herë të parë tek një vend bosh pranë partizanit të panjohur, fiks 70 metra larg xhami-së, dhe tha: “e pashë vetë i pari, është vendi im, do bëj një pallat 25 katësh, me lekë të marra borxh nga Dulaku” (që sot rrezikon falimentimin se Frangaj nuk e le-jon që të bëjë biznes me Berishën, duke e shtyrë në krahët e Ramës, që në 97 ia kishte mbathur për në rrethinat e Parisit).

Sigurisht që e dashura e Romeos, duke qenë se ia kishte ngulur sytë kutisë me zemra e trëndafilka të vogla të kuqe nuk e pa prasin që ndodhej pranë abazhurit, që ndodhej majtas manjetofonit sherebel sipër komedinës prej dru arre ku deri para pak kohësh linte protëzën gjyshja e Romeos, që dikur fliste me superlativa për një mësues simpatik të fizikës në fs-hatrat e Lushnjes, një Ylli, Ylli, djalë i gjatë, sykaltër, i interesuar shumë për turizmin, kulturën, rininë dhe sportet. Gjyshja e

Romeos nuk linte rast pa e përmendur se sa i ngjante Romeo Yllit, që dikur i kish dhenë mësim në gjimnaz edhe të jëmës së Romeos. Gjyshja ishte ajo që sillte prasin në shtëpinë e Romeos, dhe kjo perime nuk mungonte kurrë në tryezat e socialistëve lushnjarë, adhurues të fi-lozofisë ekonomike të gjeneral Rrapush Xhaferrit, këtij antiglobalisti të parako-hshëm, që vetëm sot po kuptohet nga politika shqiptare, dhe po përqafohet gjithnjë e më tepër, deri dhe nga Ban-ka Botërore. Prasi i asaj dite nuk ishte tamam ai, por ishte vëllai i atij prasi krenar, që hyri në analet e historisë shqiptare si mjet negociatash midis të deleguarit të PD-së, Tritan Shehut, dhe popullit simpatik të Lushnjës. Ro-meo i lau duart si Ponc Pilati me këtë situatë, duke thënë se “unë atë pras nuk e fus më në gojë”. Zëra thonë që Romeo u zu përgjithnjë me mikun e tij që e keqpërdori perimen në fjalë ndaj një personi aspak vegjetarian, si zoti Shehu. Por Romeo harroi që shoku i tij ishte po ai që dikur i kishte mun-dësuar emigrimin në Greqi, ku punoi si kafshë në sheshin Omonia si skllav part time i konsullit grek që sot po siguron marrëveshjen shqipëri greqi për dhuri-min e pakthyeshëm të detit me gjithë çka në të. Aty siguroi dhe ato dhrahmitë që i mjaftuan për të blerë mobiljen më krena-re të shtëpisë së tij të thjeshtë, manjetofo-nin Sherebel. Një dritë shprese në jetën e Romeos erdhi kur Likja nga Skrapari i ofroi të futej në FRESSH si koordinator i shtëpisë së vet. Likja në atë kohë ishte një peshëngritës ambicioz, që ëndërronte të bëhej një ditë kryetar i FRESSH-it dhe ta mbyllte aty politikën, për t’u zhvendosur në Tibet, e meqë është i aftë në marrëve-shje tokash, t’ia shiste Tibetin skuadrës italiane të Kievos, ku sot luan Bogdani,

që në atë kohë kishte dashnore Sonilën. E kemi llafin për Bogdanin futbollist, jo për Pjetër Bogdanin, as për pastashutin e PD-së që sot është bërë deputet për të balancuar budallallikun naiv të Tahir Baçovës, zëdhënësit të arushës Mira, që ishte basketbolliste të cirku. Arushës Mira në atë kohë nuk ia priste mendja që ndërkohë që vajza nga Lushnja shikonte zemërthyer kutinë e dekoruar me zemra të vogla të kuqe e të lezetshme, që e kishte kthyer mbrapsh posta, që Nano, në vend që t’i jepte një prefse thonjsh, do ta emëronte si Ministër Kulture dhe më pas Kryetare Bashkie në Tiranë. Si përfundim vajza nga Fier-Shegani nuk pranoi abso-lutisht të hapej kutia rozë me topa të kuq, me dy tresha sipër, ajo ulëriti si e marrë, i tha Romeos: “ti më ke tradhtuar, të qofshin haram ndjenjat e mia, se larg dashnisë ty t’lindi n’zemër pabesia. Ke me u pendue, por at’her ka me qen’von. E tuj lotue, do t’bij ndërmend dashnia jon”.

Romeo e gëlltiti ndarjen relativisht rëndë, të nesërmen u zgjua i djersitur, dhe i sikletosur, ndërkohë që shihte nga kutia. Kutia rrinte e palëvizshme përballë Romeos. Kjo situatë vazhdoi për re muaj rresht, duke lënë të kuptohet që bojkoti i vajzës nga Fier-Shegani ishte radikal, fondamentalist, esencial dhe i pakthye-shëm. Gjendja dramatike mes Romeos dhe kutisë vazhdoi deri sa në derë u sh-faq Çiljeta, që pa fjalë mori kutinë dhe e dogji nën tingujt e këngës “Shqipëria po ndryshon”, duke u bazuar tek pika 6 e nenit 178 të kodit zgjedhor. Pas këtij gje-sti të Çiljetës, Romeo doli në përfundimet se: a) Në Shqipëri nuk do të ketë kurrë zgjedhje të lira e të ndershme b) Posta duhet privatizuar, që të mos ndodhin më kthime pakosh të paparalajmëruara c) arusha Mira ndoshta nuk është personi i duhur për të drejtuar opozitën.

BARRIKADA STREET

Burri nën makinë pret që t’i rritet adrenalina që të ngrihetFlavio Qarri

ME GjYSMëN E POSHTME

të trupit të tij nën karro-

cerinë dy-tonëshe të një maki-

ne të përmbysur, Qafir Qafoku

u tha gazetarëve të hënën se

ai ishte akoma duke pritur për

rritjen e adrenalinës që do t’i

jepte atij fuqi të përkohshme sa

kërkohet për të shpëtuar. “Unë

mendova se adrenalina do më

rritje fill pas aksidentit, por

mesa duket trupat tanë janë të

ndryshëm” tha Qafoku, i cili pa-

varësisht humbjes së të gjitha

ndjesive në këmbët e tij ishte i

sigurtë pasi kishte lexuar diçka

në një revistë diku për mënyrën

se si nivelet e epinefrinës së tru-

pit rriten në mënyrë dramatike

në këto situata. “Mund të ndod-

hi nga çasti në çast” Deri sa një

nxitim energjie e adrenaline do

ta pushtojë atë, Qafoku vendosi

të marrë një sy gjumë, nën au-

tomjetin e karamboluar!

Page 3: Gazeta Nr. 5

3e mërkurë 28 | tetor 2009 |

Leart kola

Në kohën kur kam qenë nxënës datë tepër e rëndësishme për mua ishte 1 qershori, data e mbylljes së shkollës, date e cila pritej me ankth në të gjithë institucionin jo vetëm nga nxënësit, por dhe nga mësuesit e drej-tuesit administrativë te Shkollës. Kur afrohej kjo ditë të gjithë bëheshin më të mirë, a thua se nuk kishte ndodhur më parë. Pavarësisht se përseritej e përseritej deri në mërzi, gjithmone të dukej si hera e parë që fillonin pushi-met, e kësisoj planet ishin të mëdha, mendoje për gjithë gjërat që do bëje gjatë asaj periudhe të çmuar verore. Ashtu si unë, jam i sigurt që mendonin dhe mësuesit, drejtorët si dhe gjithë nxënësit e tjerë. Përjetohej si një fillim i ri, një plan ambicioz një atmosferë e ndezur që pak kishte të bënte me rea-litetin. Por ato tre muaj kalonin shumë shpejt e me një pahir të pakundërsh-tueshëm vinte sërish 1 shtatori, i cili datonte fillimin e rutinës, problemeve dhe ankthit pse gjërat nuk po shkonin ashtu siç duhej. Ndjenja e pafuqisë të mbyste, mësuesit bëheshin më mo-skokëçarës e drejtuesit më arrogantë.

Para 3 korrikut të 2005 situata ishte pak a shumë e tillë, njerëz të rinj, me fytyra të reja, të veshur me kostume të shtrenjta, flisnin për verën që nuk do të mbaronte kurrë, për zhdukjen një herë e mirë të “së keqes më të madhe” (e cila më pas doli që ishte “e keqja më e vogël”). Kleptokra-ti, bajlozi i kohërave moderne do të merrte arratinë, e të gjithë do të ishim më të lumtur, mjaftonte… kështu na thanë ata, çunat e rinj, që të prisnim 3 korrikun, vetem kaq, asgjë më shumë, vetëm një datë do të na ndryshonte fatin si nata me ditën.

Ne u bindëm, pritëm. 3 korriku ishte një triumf, e kleptokrati ashtu si qe premtuar mori arratinë, por më pas…?? Më pas dhunë dhe arrogancë kësaj here nga pushtetarë të rinj, të cilët nuk kishin premtuar asgjë, e për pasojë nuk kishin asnjë detyrim, ata na thanë që do të hiqnin Kleptokratin, por kurrë s’na kishin premtuar që nuk do të ktheheshin në kleptokratë dhe vetë. Nuk treguan asnjë plan, asnjë strategji politike, madje me ardhjen e tyre gjërat u bënë më të zymta, korrupsioni arriti standarte kanibale-ske, 26 njerëzve ju mor jeta në emër të “ndryshimit”, ndryshim për ku? Si? Dhe më e rëndësishmja, në çfarë mënyre?

Në katër vjet qeverisje “të djathtë” pësojmë vetëm data, data e Samitit per Naton, data e pranimit në Nato, data e nënshkrimit të MSA, data e martesës së Aldo Bumçit, data e nisjes së aplikimit për në BE, data që na ven-

Përditë e më shumë jetojmë në një sistem që vetëm juridikisht konsiderohet demokraci

Politikanët e 1 qershoritPolitikës shqiptare i intereson që qytetari të budallallepset

dos Olli Rehn për nisjen e aplikimit në BE, data, data e pafund data. Ndërko-hë popullit nuk i kërkohet asgjë, nuk i kërkohet të kërkojë, sepse sapo bëhet gati populli të kërkojë, menjëherë i valëvitet ndonjë datë përpara syve e cila e hipnotizon, e dembelos, e lës-hon në kolltukun e shtëpise. Politikës shqiptare i intereson që qytetari të budallallepset, të mos shqetësohet, të mos interesohet, se në u interesoftë na duhet më pas që ti kthejmë përgjigje për problemet që ka, kështu që më mirë e mban me data, me afate për të cilat as di, as duhet te dijë se si u ven-dosën e nga kush u vendosën.

Por më në fund në krahun “e majtë” erdhi një njeri tjetër, prapë i ri, por i ndryshëm nga ata të tjerët (të pak-tën kështu e shpalli veten), i cili foli për hallet e arsimit për problemet e bujqësisë, për zhdukjen e korrup-sionit që tashmë po e mbyt vendin. Madje ky lider i ri e deklaroi veten shpetimtar të gjithë popullit, duke u zhvendosur nga pozicionet klasike të së majtes e të së djathtes. Kalojmë pertej na tha, as me romakët e as me çifutet.

Lideri i përtejshëm e shkeli me kembët e tij të gjithë territorin shqip-tar, foli me të gjithë ata që ia nxorën përpara pjesëtarët e partisë, u mërzit në Gërdec, u frymëzua në Tropojë, u shqetësua në Korçë e u entuziazmua në Shkodër. Por më në fund lideri u kthye në Tiranë, dhe bash nga foltorja e vjetër e partisë së tij të re, foli dhe tha: “Prisni datën 28 qershor, nëse prisni me durim, aty në atë datë do të mbarojnë vuajtjet tuaja.”

Një “ahhh” e fortë doli nga mush-këritë e të gjithë atyre që po e ndiqnin nga pranë apo nga televizori. Mendu-an se Ai do fliste për politika konkrete për arsimin, bujqësine, shëndetësine, infrastrukturën, krizën ekonomike, pa-punësinë, varfërinë etj. etj. etj. Por ai tha që këto janë të parëndësishme, e rëndësishme është që të ikë “e keqja e re e madhe”, e më pas do zgjidhen si me një shkop magjik të gjithë pro-blemet e shqiptarëve.

Po ne çfarë bëmë? Ne u shtriqëm me ëndje, dikush në një kolltuk të re-hatshëm e dikush në një copë kartoni që e perdor si shtëpi, e me mendje thamë, dhëntë zoti të vijë sa më shpejt kjo datë e re e bekuar e të na i heqë këto vuajtje si me dorë, në këtë po-litikë të re, një herë e përgjithmonë. Fjetëm të qetë se askush s’na kerkoi të bënim diçka, thjesht të prisnim da-tën.

Në keto dy dekada demokraci shqiptarët kanë dështuar në mënyrë të vazhdueshme në vajosjen e mo-torrit të këtij sistemi që me kaq dashu-ri e përqafuam në fillim 90. Por përditë e më shumë jetojmë në një sistem që vetëm juridikisht konsiderohet demo-kraci, se faktikisht nuk është. Zhvendo-sja e debatit prej një argumentim mbi taksat apo politika të tjera konkrete drejt një terreni që ngjason më shumë me spektaklet televizive është bërë i qëllimshëm gjatë gjithë këtyre viteve, në mënyrë që të ruhet stabilimenti i politikanëve mediokër. Një popull që pëson mesatarisht çdo dy vjet nga një fushatë ku flitet për gjithçka përveçse për zgjidhje hallesh politike, e ka ulur

diskursin politik në dy “alternativa” që nuk janë aspak të tilla. Të votojme Ramën se është “çun trendy”, apo të votojmë Berishën se është “burrë i vërtëtë”?

Vetë liderat,nuk duan ti flasin Shqi-petareve ne terma konkrete se si do zhvillohet politika fiskale, në asnjë vend e në asnjë mënyrë, sepse kjo do të sillte më pas një revoltë të vër-tetë, pasi do të duhej të flisnin për mënyrën se si me ligj diskrimonoj-në ata që paguhen më pak në favor të pasanikëve të rinj. Aq më pak të diskutojnë për formën e dhëni-es së konçesioneve, se do t’i duhej që të shpjegonin se si gradualisht po shesin çdo cm të Shqipërisë me ndërmjetësimin e biznes-politikes së dyshimtë. Prandaj nuk diskutohet nga politikanët se si dëmtohet qëlli-misht investimi në pronën e përbas-hkët. Ky lloj diskutimi sigurisht që do të dëmtonte deputetët që janë ndër-mjetës të këtyre shitjeve.

Nuk është rastësi që sot gjysma e përfaqësuesve të popullit janë bizne-smenë që i numërohet pasuria me miliona dollarë. E janë deputetë të zo-nave më të varfra të Shqipërisë? Cila demokraci funksionale përfaqësuese e sjell këtë? Cili është ai që në de-mokracinë përfaqësuese ia dhënka votën atij që ka e jo atij që di? Cili do ta gëzonte hyrjen në NATO, kur nga një fabrikë demontimi armësh be-kuar nga politika e të gjitha niveleve e krahëve, u vranë 26 njerëz e u pla-gosën më shumë se 300 të tjerë? Cili do të ishte ai politikan që do të bën-te spektakël në kurriz të dhimbjes,

ndërkohë qe në një vit, nuk ka ngritur qoftë dhe një komision parlamentar për të hetuar çështjen e Gërdecit? Vetëm ata politikanë që tashmë e kanë krijuar establishmentin e tyre politiko-mediatik dhe përgjumjen e popullit nëpërmjet datave e shohin si hipnozën më të mire për të ruajtur këtë lloj status quo-je vrastare. Një po-pull që demokracinë e luan si bingo me numrat që tjeter kush ia rrotullon është një popull që po jeton ne çdo sistem të mundshëm veç jo demokra-tik apo përfaqësues. Dembelizmi ynë paguhet me jetë njerëzish të dashur bashkëqytetarë, militantizmi ynë i verbër po e shkatërron të ardhmen. E meqë po flasim për të ardhmen a di ndokush prej jush të na thotë se si do shkojë halli tani që dhe data 28 qershor kaloi? Meqenëse na thane të presim deri më tani, se më pas gjithccka do të qe më bukur. A fi-toi ndokush? A humbi kush? tani do presim datën që do të hapen apo do të digjen kutitë, ditën që futet opo-zita në parlament, ditën që Rama do të japë dorehëqjen, ditën që Berisha do të japë dorëheqjen, ditën që do të humbë PD-ja, ditën që ndoshta do të fitojë PS-ja, e gjithë këto data dhe evenimente do t’i kalojmë me pyetjen periferike “po kur do të mbarojne këto afate që të fillojmë të flasim për ccmimin e dritave, varfërinë, taksat apo papunësinë”? Ndërkaq PD-ja ka vendosur 15 nëntorin për të shitur bregdetin shqiptar, e PS-ja e ka lënë më datë 20 nëntor protestën madhe për hapjen e kutive? Deri atëherë gjumë të ëmbël...

Page 4: Gazeta Nr. 5

e mërkurë 28 | tetor 2009 | 4Ndjekja e studimeve universitare tek ne është kthyer në mani, në modë

Diplomat s’vlejnë asgjë, por asgjë s’vlen sa diplomat

Arbër Shtëmbari

Shumë vite më parë, diploma e maturës për cdo gjimnazist paraqi-ste rezultatin e punës konkrete dhe të mundit katërvjecar. Ajo diplomë tregonte nivelin e duhur me kulturë të përgjithshme që i lejonte më pas gjimnazistit të përqafonte studimet universitare. Në ditët e sotme, përvec mbrëmjes së maturës, që festohet për efekt emocional, diploma e maturës në vetvete nuk paraqet më ndonjë gëzim. Ajo konsiderohet si një prag i rëndomë që gjithkush mund ta kalojë. Prindërit nga ana tjetër, duket sikur pak duan t’ja dinë se c’ndodh realisht me bagazhin e njohurive të fëmijëve të tyre, sepse e rëndësishme është të mbarosh « me të gjitha dhjeta ». Por, do të gaboheshim nëse do të mendonim se kjo e fundit, « me të gjitha dhjeta », do të justifikonte regjistrimin në një nga universitet e vendit. Të përfun-dosh studimet me notën maksimale, normalisht tregon një farë ekselence , por a i përgjigjet kjo notë maksimale përgatitjes reale të të rinjve shqiptarë të vlerësuar nga kjo notë? Banalizimi i notës maksimale dhe ushtria e atyre që përfundojnë « me të gjitha dhjeta » bëhet po aq absurde sa dhe klishe-ja tjetër e atyre me notën më të ulët kaluese apo të njohur ndryshe si « pe-sanjosët ». Nota kaluese, a nuk është banalizuar po aq sa dhe nota maksi-male ? Në fakt, përballë banalizimit të vlerësimit të njohurive, nuk është për tu habitur kur sheh se si shumë të rinj pa pasur nivelin e duhur arsimor mund ti kënaqen privilegjit se me një dorë para (apo një mik të fortë) dhe ata mund të vazhdojnë shkollat e lar-ta.

janë me mijëra çdo vit studentët që regjistrohen në universitetet shqipta-re, në ata shtetërorë dhe në ata priva-të. Ndjekja e studimeve universitare nga një marrje përgjegjësish për ka-rakterin e vështirë që tregojnë këto studime, tek ne është kthyer në mani, në modë. Kaq e thjeshtë është bërë kjo punë ! Ndërkohë që diploma e maturës është eklipsuar totalisht, gara për të forcuar ekonominë simbolike të kulturës, tashmë zhvillohet në sfera më të larta të kapitalit kulturor, në atë të diplomave universitare, diplomave të masterave, pse jo dhe të atyre të doktoraturave.

Që prej rënies së komunizmit, pak nga pak, popullsia shqiptare e mbër-thyer masivisht në klasën popullore dhe pjesërisht në atë të mesme in-telektuale, po fillon po polarizohet. Mund të themi pa frikë, se tani kemi një klasë të pasurish të lidhur me in-dustritë dhe financat, kemi një klasë të mesme superiore (kuadro dhe in-telektualë), kemi një klasë të mesme inferiore (një pjesë e të punësuarëve në shërbime, tregtarët e vegjël dhe të mesëm) dhe kemi dhe një klasë po-pullore punëtorësh dhe fshatarësh. Diploma e tetëvjecares dhe ajo e sh-kollës së mesme, dikur një ideal për fëmijët e klasës popullore, sot nuk paraqet të njëjtin ngazëllim. Ata inspi-rojnë për të hyrë në universitete dhe mospranimi në kuotat e studimeve universitare shndrrohet në një dra-

më familjare. Ndërkohë, për fëmijët e klasave të mesme, diploma e uni-versitetit është pragu i normës, kur-se ideali i tyre është prejektuar tek diploma e një masteri dhe si për të krijuar Dallimin (sipas Burdjesë) me të tjerët, mundësisht ata dëshirojnë të bëjnë një master jashtë shtetit. Sistemi i ri pra ka inkurajuar familjet shqipta-re të shtresave më të ulta, të shtyjnë fëmijët e tyre drejt auditoreve uni-versitare me shpresën për tu ngritur një shkallë më lartë në hierarkinë e klasave sociale. Kështu, klasa punëto-re ngjitet drejt asaj të mesme, ajo e mesme, duke mos pasur kapitalitin e duhur ekonomik, përpiqet atëherë të kapitalizojë sa më shumë kulturë për të kapur shtresat më të larta të klasës së mesme duke ju afruar klasave të pasura. Por në fakt ata mbërthehen në kufinjtë e klasave të pasura dhe vihen në shërbim të tyre. Klasat e pasura nga ana tjetër, që zotërojnë kapitalin ekonomik, po investojnë tek fëmijët e tyre duke i regjistruar në shkolla e universitete me famë jashtë vendit, që ata të pasurohen me kapital kulturor, pikërisht me atë kapital që në më të shumtën e rasteve, atyre u mungon.

Qeveritë e dekadës së fundit, kanë trumpetuar gjithandej suksesin e tyre në fushën e arsimit, sidomos me hapjen (lexo : shumëfishimin) e uni-versiteteve të rinj në disa qytete të vendit dhe sidomos hapjen e atyre privatë. Në fakt, hapja e kaq shumë auditorëve u shërben pushtetarëve që kanë dështuar në politikat e punësimit të të rinjve, pasi duke i hedhur të rinj-të auditoreve universitare pa kurrfarë orientimi për të ardhmen, qeveritarët mundohen t’ja zgjasin sa më shumë

kohën e studimeve këtyre të rinjve për të evituar kështu kërkesën e so-tme për punësim. Kjo është dhe një nga arsyet pse shkollat profesionale janë zhvilluar kaq pak në Shqipëri në këto vite, pasi koha e studimeve të tyre është më e shkurtër dhe formimi i tyre manual inspiron direkt për një vend pune. Këtë, pushtetarët janë përpje-kur ta evitojnë duke i lënë në harresë këto shkolla dhe duke propaganduar arsimin universitar. Por, të mos i japësh sot zgjidhje problemit të punësimit duke keqorientuar breza të tërë që po ngjeshen në masë njëri pas tjetrit në shkolla e universitete, kjo do të thotë, që një ditë, do të ketë një fluks të pa-përballueshëm të rinjsh të diplomuar që do të duan të punësohen, por që do ta kenë këtë gjë të pamundur. Kjo do të thotë të mos kesh vizion për të ar-dhmen ! Nuk është habi, që nesër do të shohim me mijëra të diplomuar të punësuar në punë të pakualifikuara ose akoma më keq, « me diplomë në xhep », por të papunë. Frustrimi do të jetë edhe më i madh.

Përgjegjësi për këtë keq menaz-him kanë dhe institucionet arsimo-re që sakrifikojnë cilësinë jo vetëm për shkak të shantazheve që politika u bën, por dhe si pasojë e përpjek-jeve personale të disa personalite-teve të këtyre institucionve që arsi-min e kanë shndërruar në industri dhe mundësi pasurimi personal në kurriz të humbjes së cilësisë. Ky fakt është dhe më i rëndë në arsi-min privat. Në shumë prej tyre, me gjithë përkushtimin që kanë shumë profesorë të rinj apo të vjetër bien viktima të padronëve të institucionit arsimor privat për të cilin ata punoj-

në. Shumë shkolla dhe universitete private kanë humbur gjithë frymën për të cilën ata janë krijuar duke u shndërruar në sfilata mode dhe sallone makinash luksoze të studen-tëve që i frekuentojnë. A mundet një profesor i këtyre institucioneve privatë të ngelë një student që nuk e ka nivelin për të kaluar në stadin tjetër të studimeve ? Nuk mundet ! Pasi studenti është një klient që ka paratë dhe pikërisht paratë e tij fi-nancojnë mbijetësen e institucionit arsimor privat dhe janë këto para burimi i rrogave të profesorëve. Por gjithashtu këto para bëhen edhe burimi i korrupsionit shpirtëror të tyre. Në pamundësinë për ti dhënë vlerësimin adekuat këtyre studen-tëve « me lek », por aspak të inte-resuar për studimet, kompromento-het edhe vetë puna e pedagogëve dhe cilësia e studimeve. Përfundimi është tragjik : nga auditorët del një injorant me diplomë, e sipas para-metrave shqiptarë të punësimit, atij, si i biri apo shoku i dikujt, diploma i jep mundësinë të justifikojë punësi-min e pamerituar në poste kyce të sektorëve të zhvillimit të vendit.

Diploma e shkollës së mesme dhe asaj të lartë janë institucione, evolu-cioni i të cilave reflektojnë dhe evo-lucionin e shoqërisë. Ta pranojmë, në vitet e tranzicionit që po kalojmë, cilësia e institucioneve shqiptare që formojnë të rinjtë shqiptarë ka rënë shumë në krahasim me ato të viteve të komunizmit. Duke u përpjekur të zhduknin inspirimet ideologjike të teksteve të mëparshme, përgjegjësit e sotëm nuk arritën dot të krijojnë një bazë të qëndrueshme për brezat

e sistemit që jetojmë. Kjo ndoshta dhe për faktin se hartuesit e teksteve mësimorë të ditëve tona, i përkasin një brezi që u formuan në një peri-udhë të ngjeshur nga skema ideolo-gjike. Këta persona që pretendojnë se janë « të pastër » ideologjikisht prej së shkuarës komuniste, në fakt thjesht kanë ndërruar padron, por dozën ide-ologjike e mbartin ende. Nga një anë fshijnë cdo gjurmë të së kaluarës ko-muniste, në anën tjetër, në mënyrë as-pak të rastësishme, si në tekstin e Hi-storisë 12, i thurin lavde pushtetarëve aktualë dhe me tone absurdo patetike dizinformojnë nxënësin apo studen-tin mbi ngjarje të caktuara. Mungesa e seriozitetit të këtyre teksteve është e theksuar. Ndërkohë që në përbajtje duhet të gjenim reflektim profesional, teksa i lexojmë na duken gati si slo-gane të një kohe të shkuar, ku Enver Hoxha zëvendësohet me Sali Berishën dhe Balli Kombëtar zëvendësohet me opozitën e majtë. Kulti i diktatorit dhe piketimi i armiqve të tij, jo vetëm vazh-don të jetë i pranishëm, por për fat të keq, po mbillet dhe në mentalitetin e brezit të ri.

Përgjegjësit kryesorë të arsimit në Shqipëri, duhet të kalojnë përtej bindjeve partiake, duhet të formuloj-në tekste profesionalë të hartuar në ekipe dhe duhet të konsultohen edhe me studentë të diplomuar jashtë ven-dit që mund të sjellin eksperiencën e tyre në dobi të arsimit tonë. Arsimi është një pikë themelore të cilit i du-het dhënë rëndësia e duhur dhe për të cilin duhet punuar me seriozitet pasi është pikërisht kjo fushë që përgatit brezat e rinj. Se populli e thotë bukur : C’të mbjellësh, do të korrësh !

Page 5: Gazeta Nr. 5

5e mërkurë 28 | tetor 2009 |

Pak politikë sociale, por jo shumë pasi nuk duhet të preken interesat e kapitalit

E majta europiane në rënie të lirëAs majtas, as djathtas po kurrsesi e qendrës

Të majtat evropiane nuk po gëzoj-në aspak shëndet të plotë. Përkundra-zi, po kalojnë një periudhë febriliteti dhe dyshimi të shtyra nga humbjet zgjedhore të njëpasnjëshme ku dis-kredituese, ku më dinjitoze dhe që kanë si pasojë jo unitetin e nevojshëm që t’i bëjnë ballë betejave të reja por sherrnajën e përditshme, luftën e brendshme për pushtet që vjen dhe nga një arrogancë e mbëshjtellë me një skepticizëm që ka karakterizuar gjithnjë popullin e majtë.

Partia laburiste (për aq sa mund të quhet e majtë…) pas 11 vjet pushte-ti dhe popullariteti shumë të ulët të kryeministrit Gordon Brown si dhe skandalit të trajtimeve financiare të deputetëve po del e rraskapitur dhe me një imazh të tmerrshëm në sytë e popullit anglez. Pas shumë vitesh qeverisjeje të majtë, Londra kaloi djathtas dhe e njëjta gjë pritet dhe në zgjedhjet e përgjithshme...

Partia Demokratike italiane e Vel-tronit, kur ai ishte sekretar i përgji-thshëm i humbi zgjedhjet pasi nuk

diti të afrojë mjaftueshëm të majtën e quajtur ekstreme. SPD-ja gjermane heziton midis radikalizimit të lëvizjes së saj politike apo kalimit lehtësisht më në qendër. Kjo cështje do të jetë problem kryesor i së majtës gjerma-ne këto vjet që ajo do të jetë tashmë në opozitë, pasi shënoi rezultatin më të ulët të këtyre 40 viteve të fundit në përfitim të të majtave radikale dhe të tëgjelbërve. E njëjta gjë mund të thu-het dhe për të majtën franceze, ku janë profilizuar dy drejtime, ai i drejtueses aktuale që kërkon një radikalizim të aksionit politik pra një rrëshqitje ra-dikale majtas dhe drejtimi i Segolene Royal, ish kandidatja për Presidente e cila kërkon një rinovim “europian” të së majtës franceze duke e afruar

me partinë e qendrës së djathtë. Për-jashtimi i vetëm që vlen të theksohet është jose Luis Zapatero në Spanjë, i cili deri më tani po i reziston kohës dhe mjaft mirë.

Një lëvizje e përgjithshme e ngri-tjes në pushtet të të majtave ndodhi menjëherë pas rënies së bllokut lin-dor. Kjo duhet parë më ngushtë me politikat tejet liberale që u ndërmorën nga disa vende të Europës dhe në një-farë mënyre, popujt treguan cfilitjen e tyre kundër ketyre reformave duke menduar se po të votonin majtas do t’i jepnin fund kësaj situate të vështi-rë të diktuar kryesisht nga papunësia e lartë. Dhe kështu ndodhi. Duke fi-lluar nga Anglia, Franca, Spanja dhe duke vazhduar me Gjermaninë dhe

Italinë u ndje një nevojë e madhe për të humanizuar ekonominë dhe për të larguar spektrin e papunësisë dhe të tensioneve sociale që ajo sjell. Megji-thatë, kjo periudhë nuk zgjati shumë pasi u panë defektet e shumta të së majtës.

I pari qëndron te ideologjia e të majtës sot. As majtas, as djathtas po kurrsesi e qendrës, ajo e ka shumë të vështirë të vendoset në skakierën po-litike. Provë e fortë janë ngatërresat në Francë dhe Itali si dhe koalicioni që bëri socialdemokracia gjerma-ne me qeverinë e Angela Merkelit. Mund të themi që e majta është në nje krizë identiteti pasi sot njerëzit e kuptojnë që nuk është një alerna-tivë të vendosësh midis një partie

kapitaliste por jo shumë (të majtat) dhe një partie kapitaliste që di të bëjë dhe humanizëm (të djathtat). Në këtë kuptim, asgjë nuk i ndalon partitë e djathta të qëndrojnë në pushtet derisa koha të bëjë të vetën dhe populli të ketë nevojë të shohë fytyra të tjera udhëheqëse në televi-zion duke i dhënë votën një partie të kahut tjetër politik. Po pyetja qën-dron: a do të dijë kjo parti e majtë të bëjë një politikë ndryshe, apo do të mbetet peng i parimit “tërhiq e mos e këput”, që mund të përkthehet, pak politikë sociale, por jo shumë pasi nuk duhet të preken interesat e kapitalit që po fuqizohet nga dita ditës në saj të mungesës së kufijve.

I dyti, por aspak më pak interesant dhe më pak shqetësues, sherrnajat kolektive dhe kronike që karakte-rizojnë partitë e majta. Të themi se shumë demokraci e vret demokra-cinë do të ishte abuzim nga ana jonë, por ama mungesa e organizimit dhe e drejtimit në këto parti vihet re. Di-kush mund të thotë që është shenjë që partia po ecën drejt një rruge të drejtë emancipimit demokratik. Dhe mund tëjetë e vërtetë. Po partitë, për-tej promovimit të demokracisë kanë për detyrë që të vijnë në pushtet, të drejtojnë dhe të zbatojnë politika në të mirë të popullit. Duket sikur biem në një dikotomi të fortë dhe ka shumë gjasa të jetë kështu. Rasti më i mirë dhe më i afërt (pa përmendur Italinë, Francën, Anglinë dhe shumë vende të tjera), është ai shqiptar. Disa netë më parë, vëmendja e shqiptarëve duhet të ishte e fokusuar në dy stacione tele-vizive ku në njërin ishte ish kryetari i PS-së dhe në tjetrin liderat e të majtës së sotme. I pari shante udhëheqjen aktuale, ndërsa nga stacioni tjetër, i brendshmi i partisë më të madhe të opozitës shante kryetarin në detyrë të saj ndërsa aleatët përpiqeshin ta mbronin. Një situatë e koklavitur që tregon mungesë koherence, inate të forta, mllef, mendjemadhësi dhe rr-jedhimisht asnjë synim për fortësim të të majtës, asnjë diskutim ideologjik mbi dhe kuptohet asnjë vizion për të projektuar një ardhje në pushtet pas disa kohësh. Ishte realisht për të ar-dhur keq…

Dhe së treti, defekt tjetër është men-djemadhësia akute që karakterizon udhëheqjen e majtë. Kjo udhëheqje dikur proletare, sot duke filluar nga revolucionet e 1968-ës nëpër Europë, është kthyer në një udhëheqje e bor-gjezuar, e të drejtave të lirive në letër, e mendimit filozofik, e pseudo aksio-nit, pasi më parë duhet të jetë debatu-ar 400 herë nëpër forume dhe kështu vetvetiu nevoja e aksionit ka kaluar… Një e majtë e tillë është aleati më i mirë i kundërshtarit politik dhe nëse vazhdohet kështu, mund të themi të bindur se e djathta ka ende ditë të bu-kura përpara.

Andi kananaj

Kjo javë ka qënë nga më të qe-tat, që kam jetuar ndonjëhërë; si-gurisht duke marrë për bazë vitet e demokracisë. Këtë javë për të qënë të qartë, nuk pati një 97. Nuk shpërtheu Gërdeci. Nuk u mbytën 20 vetë me një varkë, pas një feste. Nuk pati rrahje të opzitës në shësh. Nuk u privatizua armo për dy lekë. Arriti puna deri aty, sa tatimet shku-an dhe ti merrnin taksat e papagu-ara. Stres i ri ky i shtetit tonë, të pa-pregatitur për kaq stabilitet stabil.

Krimi i organizuar nga ana e vet, e ka kapur situatën e përgjithshme dhe po përmbahet, besoj për aq kohë sa te liberalizohen të uruarat viza. Thuhet që mafjozët megjithse nuk kanë patur të domosdoshme liberalizimin e vizave(se aq lekë i kishin që ti blinin vetë) kanë qënë të parët në radhë për tu pajisur me dokumetin e ri me ccip te koka. Keq e kemi

patur në fakt, këto 7 ditë me kri-min e pa-organizuar, i cili sicc duket nuk e ka marrë seriozisht marrëve-shjen e stabilizim asociimit. Kemi patur të lidhur me zinxhirë një nip e dy mbesa psh; që si të ccmendur që ishin nuk përmbaheshin më me llastik apo me litarë normal. Shoqëria civile që në këto raste nuk e humb shansin që i japin “bu-dallenjtë” ka shkruar disa projekte duke ndihmuar më shumë veten e vet me punësim sezonal.

Një zyrëtari të huaj, nga ata më të rëndësishmit ju kontrollua maki-na në kufi. Sigurisht me lejen e tij, u morrën në shqyrtim dokumenta

Horoskopi bashkoi Ramën me Ngjelën sipas profecisë Maja

Javë Relaksdhe doli që ishte gjithccka në rregu-ll. Sa mirë, që ky veprim tregoi që ne jemi shtet serioz. U desh kamera e klanit e paguar me dietat e ministrisë për të shkuar deri në kufi dhe për të kontrolluar dokumentat e diplomatit të huaj. Ai as që kaloi kufirin, po me-njëherë pas kontrollit ja shtroi për drekë me ministrin Basha në Tiranë. E bukur do jetë sikur Basha ti jetë qarë që ndërkohë që ai është kaq serioz tek kontrolli ndaj vetvetes opozita kër-kon ti marrë dhe imunitetin. Imagjino sa bukur sikur t’ia këtë parashtuar shqetësimin e mësipërm gjatë kthimit në rrugën Kukës-Durrës.

Kjo javë vërtetë që do të kujtohet si koha kur horoskopi bëri bashkë Ra-mën me Ngjelën për të përmbushur profecinë Maja. Poli i veriut do të zhvendosët tek Poli i jugut. E majta që do të bëhej e djathtë. E djathta që ten-ton të bëhet e majtë. Cikël i mbyllur. Të mendosh që e nisëm nga larg, is-him komunistë dhe u bëmë kapitali-stë të vendosur, me aq patos sa vetëm Fordi dhe Sorosi mund të jenë; ja kemi mbyllur me fakte gojën ccdo parashi-kuesi skeptik.

7 ditët që bënë kalimin ndodhën në qetësi dhe mirëkuptim të plotë. Ps në fakt kërcenoi me apokalips, por u tërhoq në Shkodër se shiu ishte më i fortë se demokracia. Vezët e prishu-ra nuk kishin kujt t’ia hidhnin brenda pallatit të sportit, kështu që vendo-sën të dëgjojnë dhe një hërë fjalimin e qytetarit Paskal Milo; që nga ana e vet u kap ngushtë që skishte ccfarë të thoshte ndaj u betua që sdo të futej në parlament asnjëhërë, ashtu si Gjinus-hi dhe Veliaj. Dhe NE, dhe NE, ........therriste turma që donte viza.

Kjo javë ishte për të lëpirë buzët. Stresi fillonte dhe mbaronte me laj-me aksidentesh. Dy vajza u përplasën me makinë. Lajmi sado gjakpirës që të duket, ka të bëjë më shumë me pa-kujdesinë e tyre sesa me dhunim nga ndonjë sulm bandit. Ka dhe femra që i japin makinës. Kjo për perëndimin mund të dukët dhe si lajm, meqë ka-merat i sollën për të parë me sytë e tyre kamikazin e parë nga Shqipëria e mesme.

Kaq javë e qetë ishte sa policia kishte filluar të futej në facebook për zbuluar keqbërësit. Terroristit në fjalë i kushtoi shtrenjtë “gariplliku” në blo-gun personal me karakter fetar. Kaq i pavërtëtë më duket lajmi sa mendoj të vetmin variant serioz të zbulimit. Duke kerkuar në youtube për këngën mbi Adelajdën e Big Bradhërit, një polic që po shkruante në tastjerë me një gisht zbuloi papritur rrezikun e madh

te jihadit, pranë Vogllës në Durrës.

javë super relaks kjo ku një kri-minel i quajtur Coli si heroi kryesor i filmit “Debatik” tregoi të gjithë shokët duke na mohuar ccdo fanta-zi mbi heronjtë e humbur në filma. Coli me tregimin e tij vetëm sa kon-frmoi mërzitjen e madhe që mbi-zotëroi këtë javë. Dajti që njihte Colin që nga ana e vet njihte Lul Berishën. Coli skishte paguar 200 mijë euro për të vrarë Lulin me dorën e Dajtit; po dhe po ti kish paguar ne të tre këta kriminelë i njihnim nga javët e tjera. Duket sikur Coli po tregon tek Deja Vu e Mucc Nanos, dhe njëherë gjëra që i kemi dëgjuar deri në lodhje mendore.

Kjo javë s’pati lavdi, por këtu ishte truku i vërtetë.

Page 6: Gazeta Nr. 5

e mërkurë 28 | tetor 2009 | 6

“Reçensioni ndaloi, ka mbaruar, sh-petuam”.

Ky është mesazhi me të cilin shumica e mediave zgjodhi për të shënuar për-vjetorin e rënies se Lehman Brothers si dhe transformimin “credit crunch” ne krizën më të keqe ekonomike të shënu-ar që nga viti 1930. Qeveritë te cilat po çirreshin për vota u treguan shumë të shpejta për ta kapur mesazhin. “ jemi rrugës së përmirësimit”, tha per TUC Gordon Broën ne Shtator. Por, mesazhi është zhgenjyes.Reçensioni, në kup-timin e tij të pastër teknik në rënien e vazhdueshme të fuqisë ekonomike, ka ndaluar në disa vënde – të paktën për momentin- por krizës më të madhe i du-het kohë për të kaluar.Një pjesë e vogël e rënies së prodhimit akoma nuk është rregulluar (siç e tregon edhe grafiku).

Eurostat raporton se rënia vazhdon-te në Eurozonë në Qershor dhe Korrik. Pretendimet që bankat tashmë janë rikthyer pozitivisht dhe në mënyrë të shëndetshme janë qesharake dhe të parakohshme:Agjensia vlerësuese Mo-ody parashikon humbje të mëtejshme për bankat britanike gjatë viteve të ar-dhshme me të të paktën 130 billion po-und, një shifër që mendohet se mund të shkojë deri në 250 billion pound. Sh-penzimet e madha të qeverisë të ndër-marra në kulmin e panikut një vit më parë duhet të rekuperohen në një farë mënyre. Dhe të gjithë analistët paras-hikojnë një rritje të papunësisë për të paktën 12 muajt e ardhshëm. Zbrapsja ekonomike, sociale dhe politike e kri-zës do të jetë me ne për të ardhmen e parashikueshme.

Frika për të ardhmen shfaqet në të njëjtat faqe financiare që supozojnë në titujt kryesorë një pikë kthese. Nouriel Roubini nuk është i vetmi që paralaj-mëron se “ekziston një rrezik i madh i një recesioni dyfish rënie-” nor është Instituti Kombëtar për Kërkime Eko-nomike dhe Sociale në pritje të një periudhe të ngecjes ekonomike, me “ rritje në disa muaj dhe rënie në disa të tjerë”

Kolapsi total i sistemit financiar i para një viti u parandalua jo nga dina-mizmi i tij i supozuar, por zevëndësimi që shteti i bëri borxheve private me ato shtetërore, të cilat tashmë janë rritur në nivele që nuk janë parë ndonjëherë në kohë paqeje.Shpenzimet e mëtëjshme të shtetit u bënë të nevojshme për të parandaluar një kolaps total në tregjet e industrisë dhe kapitalismin komerçial.

Në Evropën Perëndimore dhe Ame-rikën e Veriut stimujve të tillë si skema “cash for clunkers” të cilat I paguajnë njerëzit për të zëvendësuar makina të vjetra, janë shumë prapa rigjallërimit të kufizuar të fuqisë industriale. Por ata nuk kanë ngritur investime industriale - një parakusht për vetë-mbështetjen e rimëkëmbjes. Për më tepër, rimë-

Çfarëdo që ndodh globalisht, përpjekjet për shkurtime të thella janë të pashmangshme

Mendim i dëshiruar“Reçensioni ndaloi, ka mbaruar, shpëtuam”

kmbja e limituar në prodhim është ek-zagjeruar në statistika. Frika e një rënie të tmerrshme po I udhëheq kompani-të që të minimizojnë rezervat e tyre të lëndës së parë , komponentëve si dhe të mallrave të gatshëm për shitje.Kjo do të thotë se ata u kapën të papërgatitur kur stimujt e krijuar nga kërkesa të reja të cilat kërkuan hov të shpejtë për të ka-pur përmbajtjen. Në momentin që ata të ngrihen atëherë pretendohet dhe pritet që ata të operojnë në nivele të reduktuara.

Në Kinë stimuli ka marrë formën inkurajuese të qeverisë krahinore dhe lokale për të ndërmarrë një rritje ma-sive në shpenzimet e infrastrukturës (rrugët, hekurudhat, aeroportet, digat), për të kompensuar humbjet e tregjeve të eksportit, ndërkohë që lirohen kon-trollet e huadhënies bankare.Kreditimi nga banka ka arritur në 30%. Dhe këtu efekti ishte për të rritjen e investimeve industriale-gjithashtu me 30 për qind. Kjo ka rritur çmimet e lëndës së parë gjetkë në botë, por nuk mund të ve-projë si një lokomotivë duke tërhequr

përpara ekonominë botërore që nga importet kineze kanë, në fakt vazhdi-mësia e kontraktimit dhe ekonomisë së vëndit e cila kontribon vetëm 8% të prodhimit botëror, thjeshtë nuk është aq e madhe sa duhet.

Më e rëndësishmja, mbështetja në stimujt ka ngritur një pyetje të madhe për çdo përbërës të sistemit kombëtar: për sa kohë qeveritë duhet të mbajnë stimujt?

Shteteve ju është dashur ti kthehen huamarrjes për të mbuluar koston e shpëtimit të bankave, stimujt dhe humbja e madhe në të ardhurat e tak-save të shkaktuara nga recensioni. Por ata nuk mund të vazhdojnë kështu për-jetësisht pa dëmtuar shkallën e kreditit të tyre. Kjo po shkakton në brendësi të tyre debate shumë të thella dhe shpe-sh të hidhura. Në njërën anë janë ata që prëtendojnë se e vetmja rrugë për të shmangur pasojat e rrezikshme të inflacionit është nisja e reduktimit të huamarrjes duke prerë shpenzimet pu-blike. Ndërsa në anën tjetër janë ata që

paralajmërojnë që duke vepruar në një mënyre të tillë në një kohë kaq të shpej-të do e kthejë situatën në një recension të thellë , madje edhe neoliberalistët më të thekur si Martin Wolf I Financial Times paralajmërojnë që “ brishtësia ekstreme e sektorit privat” do të thotë “forcimi I parakohshëm monetary dhe fiscal do të shkaktojë një tjetër rënie ekonomike”

Këto nuk janë vetëm argumente in-telektuale. Ato pasqyrojnë presioneve të cilat ballafaqohen nga interesa të ndryshme kapitaliste. Ka nga ata që kanë përfituar nga stimujt dhe ata që nuk kanë. Ka qeveri që kanë shpen-zuar më shumë në stimuj, si SHBA, dhe ata që kanë shpenzuar më pak, si Gjer-mania. Dhe ka nga ata që do të fillojnë përsëri në shkurtimin e shpenzimeve në të ardhmen e afërt-me Britaninë për të marrë drejtimin në fillim të vitit të ardhshëm dhe ata që frikësohen që do vuajnë nga kjo.Duke shtuar presio-net kontradiktore janë bankat që kishin shpëtuar nga dhurata që qeveria u bëri një vit më parë dhe tani ndjehen të rifre-skuar mjaftueshëm për të kërkuar që qe-veritë të ndjekin të didaktet e tyre.

Shkurtimet janë fituese. Partitë e qen-drës së djathtë haptazi pranuan logji-kën e shkurtimeve. Partitë Demokrate Sociale Evropiane sociale dhe partitë e Punës, në kërkim të votave, janë për-pjekur të mos flasin për shkurtime por tashmë po e ndryshojnë tonin e tyre. Në SHBA republikanët kanë filluar të ndjejnë se mund të fitojnë mbështetjen e demokratëve konservativë në Kon-gres duke kaluar në ofensivë. Madje edhe në Kinë, ku niveli i huamarrjes së qeverisë është më pak se një problem, është friga se shkurtimet në paketën e stimujve janë të nevojshme për të nda-luar krijimin e një flluskë spekulative, edhe pse Kryeministri Wen jiabao pa-ralajmëron se “themelet e shërimit nuk janë të qëndrueshme. Ne nuk mund të përballojmë relaksimin apo lëkundjen

më të vogël.”.Çfarëdo që ndodh globalisht, për-

pjekjet për shkurtime të thella janë të pashmangshme në Britani. Të tre parti-të kryesore janë duke hartuar planet e tyre për pas zgjedhjeve të pranverës së ardhshme. Pranimi nga Gordon Broën në TUC se ai planifikon shkurtime,në mënyrë të thjeshtë bën publike një politikë të qeverisë së tij e cila në fakt është vendosur privatisht që në Prill. Kjo nga ana e vet i ka dhënë besim të mëtejshëm për ata që duan të përga-tisin një terren për shkurtime më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore. Kur kreu i Liberal Demokrat Nick Cle-gg foli në shtator për “ndërprerje të egër” ai kishte artikuluar çfarë Tories , Peter Mandelson dhe Alistar Darling të çelësi i Ri i Punës vërtetë dëshironin.

Presionet mbi shtetet për të prerë përsëri shpenzimet publike janë të rrë-njosura në problemet që çuan në krizë. Ne kemi argumentuar në këtë ditar që flluskat financiare dhe dështimi ishin simptoma të një gjendje të sëmurë të thellë për kapitalizmin. Përpjekjet e saj pjesërisht të suksesshme për të rritur profitin për nivelin e nevojshëm për të mbështetur akumulimin mund të arri-het vetëm duke i prerë pjesën e fuqisë punëtore. Kjo la një boshllëk në tregjet për mallra të gatshme për tu shitur të cilat që u mbyllën nga rritja e borxhe-ve nga konsumatorët.

Stimujt janë, në fakt, përpjekjet për të përdorur shpenzimet qeveritare (dhe huamarrjes) për të zëvendësuar borxhet private. Kapitalistët kudo kanë frikë nga dështimi për t’u marrë me borxhin shtetëror do të çojë në rritje të inflacionit ose rritje të taksave I cili do të shkurtojë profitabilitetin, kështu që ata janë zënë ndërmjet mbështetjes së shkurtimeve për të garantuar pro-fitabilitetit dhe kundërshtimi se mos dëmtojnë tregjet.Mënyra më e lehtë për kapitalistët bazuar në cilindo sh-tet për t’u marrë me dilemën është që të mbështeten në shtetet e tjera – dhe kapitalistët e tjerë-për të paguar për stimujt.Por kjo në pasoja kthimi sjell grindje nganjëherë edhe të hidhura ndërmjet shteteve, simptomat e tyre të vogla por domethënëse janë tarifat e SHBA në gomat kineze dhe arrestimi Kinez I drejtuesve të RTZ Australiane.

Ka dy konkluzione nga e gjithë kjo. Së pari, kriza, në kuptimin e ekonomi-së globale, duke qenë në një rrëmujë, është larg përfundimit. Së dyti, për-pjekjet e qeverive për të gjetur një “strategji shpëtimi””daljes” do të çojë në tensione të vazhdueshme brenda dhe midis shteteve si dhe të një dobësim shoqërues i mesazheve ideologjike që kapitali i tërë, do të dojë të përcjellë.

Ne mund të kemi parë fundin e fi-llimit të krizës,por akoma nuk e kemi parë fillimin e fundit.

Page 7: Gazeta Nr. 5

7e mërkurë 28 | tetor 2009 |

Ardit rada

Demokracia në Shqipëri i ngjet një fëmijë te sapoçuar në këmbë ku të gjithë mendojnë nëse do të bjerë apo do të vazhdojë të eci.

Në një vend si Shqipëria ku ende vlerësohet kanuni dhe nënvlerësohet ligji, ku vlerësohet udhëheqeëi dhe nuk vlerësohet institucioni dhe që ky i fundit nuk është produkt i ligjeve dhe i zbatimit të tyre por është produkt i njëshit , në një vend të tillë rreziku i deformimeve e shndërron demokra-cinë në pseudo-deemokraci . Thuhet se tek ne ka demokraci por a mund të flitet për demokraci të vërtetë kur në këto 20 vjet tranzicion, në krye të par-tive politike vazhdojnë të qendrojnë me kokëfortësi të njëjtat figura., për-gjithësisht të diskredituara për paaf-tësi dhe implikimke në korrupsiom, të pamoralshëm dhe të korruptuar dhe me një servilizëm shëmbullor ndaj të huajve.

Por ka edhe me; A ka një vend të dytë në Europë që popullin e vet po-litikanet ta gënjejnë kaq hapur, siç thuhet ditën me diell, për vite të tëra dhe përsëri njerëzit të shkojnë të vo-tojnë pa kërkuar llogari se përse këta zotërinj nuk i kanë mbajtur premti-met? Kjo klasë politike, sië ka qejf ta përsërisë kryetari i opozitës, përtej të majtës dhe të djathtës, e llogarit popullin si një kokë qerosi ku mund të shkruajë me laps kopjativ çfarë të dojë. Në një farë momenti mendova se kjo histori mori fund me zgjedhjet por nejse kjo është histori tjetër…

Në Shqipëri nuk ka pushtete të ba-lancuara.

Kjo shpesh ka çuar dhe po çon në situata konfliktuale dhe paradoksale midis institucioneve kryesore të ven-dit, Pushtetin e vërtetë real e ka dhe e përdor maxhoranca parlamentare por brenda saj drejton “njëshi” që aktua-lisht është kryeministër i vendit.

Presidenti, Këshilli i Lartë i Drejtësi-së, Prokuroria e Përgjithëshme dhe mediat formalisht janë të pavarura por realisht mbi to godet pushteti i maxhorancës parlamentare.falë këtij presioni, jemi dëshmitare të faktit që Prokuroria, ka zvarritur dhe po zvarrit një sërë procesesh tepër të rën-dësishme duke përfshirë dhe dosjen e tragjëdisë së Gërdecit,.

Të dyja partitë kryesore në mënyrë arbitrare ndryshuan Kushtetutën për formulën e zgjedhjes së Presidentit

Jemi vendi i vetëm në lindje që ende përjetojmë tunelin pa fund të tranzicionit

Pasqyrë moj pasqyrëKy populli ynë me sa duket e ka të dobët memorien

duke e bërë të panevojshëm konsen-susin. Po kështu ndryshuan ligjin dhe Kodin Zgjedhor. Pra për këto dy forca politike votimi popullor dhe si rrjed-hojë vota direkte nuk ka as një vlerë. Por.në çdo vend me traditë demokra-tike ky do të quhej as më pak dhe as më shumë veçse një puç tipik institu-cional antikushtetues.

Si pasojë e këtij veprimi u ndryshua ligji dhe kodi zgjedhor nëpërmjet të cilit sistemi proporcional zonal u kalua në përpilimin e listave të mbyllura ku krerët e partive jo sipas një sistemi vlerash por sipas kriterit të njohjes dhe besnikërisë, të caktojnë kandida-turat në listat elektorale. E dini ku të shpie e tëra kjo? Natyrisht në një par-lament të okupuar nga klientelizmi, nepotizmi, lakalizmi dhe më gjërë.

Në Shqipëri ka një sistem të çor-ganizuar ekonomiko shoqëror që tek e fundit pengon dhe zvarrit tranzici-onin. jemi vendi i vetëm në lindje që ende përjetojmë tunelin pa fund të tranzicionit. Baza ekonomike e këtij tranzicioni është ende bashkëjetesa e dy sektorëve; atij publik të trashëguar nga sistemi socialist dhe atij privat të rilindur në kushtet e ndryshimeve so-cial-politike. Edhe pas njëzet vjetëve nuk është mbyllur tërësisht privati-zimi i shumë sektorëve prioritarë si

ato energjitikë të minierave, pyjeve, peshkimit etj. Kjo ka çuar në shpër-dorime dhe përvetësime të jashtëli-gjëshme duke ushqyer një korrup-sion në një nivel mjaft të lartë. Por në aspektin politiko-social kemi një tablo groteske. Nga njëra anë kemi të “djathtë” që vuajnë nga papunësia masive dhe kronike që kërkojnë çdo ditë-front pune, kurse nga ana tjetër kemi “të majtë” që zotërojnë dhe kon-trollojnë biznese të fuqishme. Ose sië quhet ndyshe “e majta luksoze” me në krye Partinë Socialiste.

Fushatat elektorale ku krerët para-pëlqejnë të përplasin brirët

Ne sot jetojmë e shikojme nje loje bajate midis politikaneve kryesorë me akuza të ndërsjellta midis tyre. Berisha (alekum selam) përshembull kur ishte në opozitë akuzonte krerët socialistë me gjithëfarë epitetesh deri në mamuthë të babëzitur. Po ashtu be-tohej se kur do të vinte në pushtet do të kërkonte penalizimin e tyre. Por tek e fundit të gjitha akuzat u harruan. Sot të njëjta akuza bën opozita.

Ka madje një praktikë qesharake nga të dyja partitë në fjalë. Kështu pas njëzetë vjetëve fajtorin e dështimeve të tyre kërkojnë ta gjejnë tek sistemi punist dhe Enver Hoxha. Po pse En-ver Hoxha e ka fajin kur kryeministri

i vendit në mëngjes në pushtet dekla-ron ndërtimin e centralit bërthamor apo TEC-it të Vlorës ndërsa në një darkë opozitare e mohon?! Nuk mund të justifikohen dështimet me akuza të rrëme.

Shikoni se ç’ ndodh, niveli i jetesës në mënyrë drastike ka rënë kurse pushtetarët e sotëm me kokëfortësi duan të na bindin se luksi dhe niveli i tyre i jetesës është nivel i tërë po-pullit. Mirëpo siç thotë një filozof i njohur, ndyshe mendojnë në pallate dhe ndryshe në kasolle. S’dihet o Zot se ç’dimër vjen mbrapa. Tani përpara janë zgjedhjet lokale. Domethënë 2 vjet përpara e mos e dhëntë All’ahu më pare, do na duhet të shikojmë që specia e politikanëve aktualë, është sulur si tufa e karkaleceve mbi fushën e grurit .

Por ky populli ynë me sa duket e ka të dobët memorien historike. Shqip-tarët ende nuk votojnë për alterna-tivat ekonomike dhe politike që ata besojnë por për bajraktarë, kryetarë apo liderët e partive politike. Ndosh-ta shqiptarët e dinë që i gënjejnë por mbase u pëlqen që edhe ti genjëjnë. Në këtë fushatë plotë zhurme ku harx-hohen si asnjëherë miliona euro nga të dyja partitë kryesore , askush nuk flet për programe që synohen të reali-

zohen. Maxhoranca aktuale nuk rapor-ton për arritjet dhe dështimet e saj. Po ashtu opozita e majtë kurrë nuk ka sh-palosur një program konkret për atë që synon nëse do të vijë në pushtet. Njëkohësisht opozita nuk e ngre zërin si dhe sa duhet kundër korrupsionit ndoshta edhe për arsye të konfliktit të interesave të disa krerëve të saj

Sa e do orën zoti Mbret ?Një tipar tjetër i këtyre zgjedhje-

ve ështëe dhe përpunimi i opinionit nëpërmjet testimeve. Këto teste janë tepër subjektive të një anëshme dhe për rrjedhojë japin një tablo të defor-muar. Vlen të përmendet rasti i i fundit skandaloz i testimit të zgjedhjeve prej një OjF-je shqiptare prej të cilës u dis-tancua madje dhe vetë ambasadori i SHBA. Testet kanë qënë pothuajse të tëra të porositura nga partitë preten-dente dmth nga njëshat. Si rrjedhojë testet kishin mospërputhje ekstreme midis tyre .Por ana më qesharake e përfundimit të testimeve janë njerëzit e thjështë. Ato nuk e ditkan se falë këaj qeverisjeje “të suksesëshme” njerëzit jetokan më mirë se më parë , qen-kan më të punësuar se më parë ,janë më të lumtur dhe vendi ynë jo vetëm nuk njeh pasojat e krizës botërore.por anasjelltas; ka ngritje ekonomike dhe prosperitet. Realiteti në të gjitha drejtimet reflekton në sens të kun-dërt. Kësisoj është rritur papunësia. janë rritur çmimet e sendeve të kon-sumit, është zhvlersuar pothuajse në mënyrë të vazhdueshme vendase etj. Rritja e pagave dhe pensioneve nuk mbulon rritjen e çmimeve, shërbime-ve dhe taksave. Për më tepër tek ne nuk ekziston edhe pas njezët vjetëve treguesi i minimumit jetik dhe sistemi i indeksimit të pagave dhe çmimeve. Por ajo që është më e trishtueshme në tërë këtë maskaradë është se ata që duhet të kërkojnë llogari. Pra njerëzit e thjeshtë o vetëm çajnë duart duke duartrokitur gënjeshtrat e përsëritura të zotërinjëve politikanë të korruptu-ar familjarisht por bëjnë edhe propo-gandë agresive në favor të tyre apo tonin. Vetëm në Shqipëri ndodh që njerëzit e thjështë të venë në mitingje dhe të dëgjojnë të ngazëllyer ata që ndezën Gërdecin..

Ç’është demokracia moderne?Një kopaçe në duart e popullit

për të rrahur vetë popullin. Kaq! Më shumë s’kam ç’ju them...

Nese Ne kete hapesire Nuk do te shohesh reklameN e taci oil, agNa group, BmW, uet apo kujtdo kompaNie tjeter,ruaje kete territor te lire.

Page 8: Gazeta Nr. 5

e mërkurë 28 | tetor 2009 | 8Vazhdim i udhëtimit në athinë/ Grekët e Athinës, si qytetarë të një metropoli europian, në krahasim me ata që pashë fshatrave të Greqisë, kanë marrë hijen e Konsumatorit tipik europian

FLete DitAri(ShQiPeri 2009)

nga Arbër Shtëmbari

Athinë.Hap sytë. Me dyshim. jashtë një me-

gafon lëshon mesazhe të zhurmshme në një gjuhë që s’më thotë asgjë. Psherëtij. Duhet të kem fjetur gjatë. Kam fjetur keq. Kam parë ëndrra të frikshme, me ushtarë, me perseku-time dhe lehje qensh. Ndihem ende shumë i lodhur pas udhëtimit Tiranë-Athinë. A ndoshta ndihem i lodhur, sepse kam fjetur gjatë?! Mbështes jastëkun kundër kokës së krevatit. Me përtesë. Shoh përreth. Përballë. Varur në mur, një flamur shqiptar. Siguro-hem. Përkrah, mbi komodinë, një tele-fon, ca karta telefonike, ca monedha...një shënim “Celsat i ke mbi tavolinë. Nëse del, mbyll dyer e dritare...”

Bëj një dush. Përgjumem sërish nën ujin e ngrohtë. Uji duket sikur rrëmben prej trupit cdo kujtim të atyre orëve në doganë, i transporton me vete dhe i shpie në një botë të errët dhe të nën-dheshme. Mbyll rubinetin i sigurtë që urrejtja është larg prej meje. Fshij me pëllëmbë cipën e avullit mbi pa-sqyrë. Por imazhi është ende i turbullt. Vishem, eci këmbëzbathur mbi plla-kat e ftohta, të bardha, i plogësht ngu-lem për disa minuta në kolltukun para televizorit. Ndërroj kanalet. Asgjë in-teresante. Greqishtja më duket si një grumbull fjalësh anonime. Identifikoj omegat, pitë, dhe sigmat.

Dal në ballkon. Zhurmë. Dielli është ngulur majë qiellit. Poshtë, me siguri kokat zjejnë si furrik. Para syve, si prej një kati të katërt, panorama shtrihet deri larg. ja Athina. Në fakt, përshtypja e parë, të shtyn më shumë të thuash “ja Tirana”. Ndërtime pafund. Beton pa fund. Konglomerat materiesh, ar-kitekturash, mbizotëron e bardha, që tek tuk shthurret nga një gri tymrash ndotjeje. Ah, paska një pemë në atë kodrën atje. Pa pasur kohë të gjej një të dytë, vërej që ka një ballkon në të majtë ngjitur me tonin, por paska dhe një tjetër në të djathtë në të cilin një plakë greke vegjeton në heshtje duke parë qiellin. Një kryq i artë i shndërrin në gjoks. E përshëndes me kokë. Ajo mjaftohet me një mbyllje të paqme sysh. Sakaq, një vajzë e re del, komunikon me të në greqisht duke i folur fare pranë veshit, plaka nuk luan, më pas vajza i merr filxhanin e kafesë mbi tavolinë dhe duke zhbllokuar rro-tat e karrikes së plakës, e kthen dhe futen brenda. “Paska qenë e paralizu-ar. Nga mesi e poshtë. Kishte një kafe mbi tavolinë.”

(...)Dal jashtë. Rruga ngjitet e zbret dhe

vapa nuk i lehtëson gjërat. Eci për dy

tri orë. Marr një bulevard, futem në një rrugë, përshkoj një rrugicë, dal në një rrugicë tjetër, një rrugë, sërish një bulevard. Duket sikur qyteti nuk ka fund. Trotuaret janë të shtruar mirë, po kështu dhe rrugët, por pastërtia lë shumë për të dëshiruar. Shëtitja bëhet vërtet e bezdisshme për shkak të va-pës. Kërkoj hije. S’ka. Trotuareve lulë-zojnë portokalle të egra një metroshe që i bëjnë hije vetëm këpucëve. Kush është ky idiot që ka mbjellur porto-kalle të egra një metroshe buzë tro-tuareve? Këtu s’është hera e parë që ka diell. Kërkoj një park. Kam nevojë të pushoj, e të shënoj dicka në ditar. Lagjet në Athinë, ndryshojnë shumë nga njëra tjetra, pak a shumë i kupton limitet e një lagjeje greke (sinonim “të pasurish”)dhe një lagjeje emi-grantësh (sinonim “të varfrish”), ma-dje kam përshtypjen se kalova në një lagje të tërë shqiptarësh dhe pak më tutje në një lagje të tërë afrikanësh...kjo e fundit më përngjau me një farë getoje.

(...)jam ulur në stolin e një parku. Në

fakt, parqe ka plot. Dhe pemët janë më të larta se portokallet një metër e ca. Pyes veten sa parqe ka në Tiranë? Një, parku Rinia (quhet park ky?), dy

parku i liqenit, tre...tre...parku i Daj-tit, por Dajti s’është tamam në qytet...kështu që, më shkon në mendje lu-lishtja para parlamentit...jo! Dy! Në gjithë kryeqytetin tonë, ka vetëm një park, dhe një gjysëm park. Për të ar-dhur keq. Por ta lëmë Tiranën për një cast me gjithë rrëmujën e saj. jam në Athinë. Në fakt, ndoshta do zhgënjej më shumë se një për ata që presin që unë ti përshkruaj grekët si njerëz me brirë, me veshë të gjatë dhe me bisht. Në rrugë sheh popull. Masë. Popull si kudo. Me sa duket grekun “shqiptar-ngrënës” nuk e gjen tjetër përvecse në kufi apo në institucione. Por sapo e kalon atë brez vampirësh, hyn në brendësi të jetës greke, që s’është aspak e ndryshme nga ajo e jona. Dy popuj fqinjë. Kaq të ngjashëm. Grekët janë si ne. Ne jemi si grekët. Sa pranë, por sa larg. Diferanca, rrënja e proble-mit që krijon diferencat, s’është tjetër gjë përvecse disnivelit ekonomik që si rrjedhojë sjell detyrimin për një vizë burokrate që prodhon mentalite-te raciste.

Në fytyrat greke lexohen po ato shprehi që mund ti lexohen cdo shqiptari në Shqipëri. Një nuancë e vogël. Grekët e Athinës, si qytetarë të një metropoli europian, në krahasim

me ata që pash fshatrave të Greqisë, kanë marrë hijen e Konsumatorit tipik europian. është ajo fytyra-maskë pa asnjë lloj ekspresioni që e sheh duke nxituar në rrugë, që e sheh duke u përtypur në metro, duke lexuar ga-zetën falas që shpërndahet në stacio-ne e që më pas zbret për tu zhdukur në turmën shumë ngjyrëshe...Konsu-matori europian është një klishe që përsëritet, është dikush që gdhihet nga zilja e celularit, që konsumon pa ditur c’ha dhe që fle pa ëndrra. Nje-riu-robot që mbjell cdo sistem kapi-talist. Njeriu-masë. Ndërkohë që në Shqipërinë tonë të vogël arrin ende të identifikosh njerëzit, filanët jetojnë në këtë qytet, ja fistekët në atë lagje, ka një lloj thjeshtësie të mrekullue-shme që fatkeqësisht Europa për-piqet ta përkthej si primitivizëm e ta përpunojë si pjesë e programeve të saj multikulturaliste. Ne sot jemi cfarë ata kanë humbur. Kanë nostalgji për të dikurshmen e tyre.

Me gjithë vorbullën e groteskut që ka përfshirë shumë prej nesh, si pasojë e ndryshimit të sistemeve dhe konfu-zionit të vlerave, tek ne gjen në masë ende Njerëz, njerëz që e jetojnë Pasi-onin. Burimi i këtij Pasioni merr fillesa në atë institucion që riprodhon vlerat

që na bëjnë ne të ndihemi shqiptarë, në Familjen Shqiptare, ky monument gjigand brenda shtepive te vogla te parafabrikuara në beton të ftohtë që të mirëpret me krahë të ngrohtë që të përqafojnë, të përkëdhelin, të llastoj-në, me atë “të keqen nëna, të keqen mami, të keqen babi, të keqen motra”, njerëzit janë gati të mbartin të keqen tënde për të të dhuruar prehje, das-huri; tek ne, edhe pse ashtu përmes asaj përdhosjeje urbane dhe varfërie të theksuar, gjen ende Njerëz, të vër-tetë, që ulen rreth e përqark e ngre-në dolli për shëndet, që tokojnë gotat derisa i thyejnë e më pas sherrosen e mbajnë mëri, gjen Njerëz që bëjnë dashuri e jo që thjeshtë qihen, gjen ende njerëz që bëjnë fëmijë e jo ve-cse riprodhohen, njerëz që japin jetën për dashurinë e të tjerë që janë gati të theren për nder, njerëz që ndahen me dhimbje aspak për lojë, tek ne gjen ende Njerëz, jo thjeshtë konsu-matorë, këta frymorë të rëndomë që hanë dhe dhjesin ushqime pa shije, plastikë transgjenike të mbërthyer në kuticka supermarketesh, tek ne ka ende Tek jani, Tek Uranija, Tek Kasapi që pas banakut përpiqet të ta hedhë, dhe ti që ankohesh “ma hiq atë koc-kën icik po deshe”, ...e c’nuk ka tek ne që se ka bota, në vend të anonimit

Page 9: Gazeta Nr. 5

9e mërkurë 28 | tetor 2009 |

që i dëgjon vec kthimin e celsit kur hyn e kur del, ke Shpresën përballë , që vjen të pijë kafen në mëngjes e më pas të hedh filxhanë, “i ka dal cu-nit një rrugë, shoh një pasqyrë”, po ke djalin e saj të vogël që thërret me sa ka në kokë shokët nga ballkoni e që mua më ngre nervat, por ja që të gjithë kemi thërritur ashtu, kemi vra-puar nëpër pluhur me gjunjtë gjithë gjak, kemi sharë nga robtë Xhelalin që na cau topin e kemi thyer xhama dritaresh në dy prill.............as dy ditë në Athinë...po se c’kam një mall për Shqipërinë! Besoj pas dhjetë vjetësh a më tepër do kem edhe më tepër mall. Kemi hyrë në rrugën e zhvillimeve globale, kam shumë frikë se të gjitha këto shqiptarizmat që ca i duam e ca i urrejmë, do të humbasin. Utopike. Sikur të mund të ruanim thelbin tonë, duke përqafuar mekanizmat e zhvi-llimit europian. Utopike...kam shumë mall......idealizoj........

(...)Eci. Ky qytet s’më

ngjit. Mungon esen-ca në këtë qytet, ve-cantia, origjinalja...le ta provoj ta gjej në Akropol, tek gurët, jo tek komercializ-mi turistik. Marr një taksi. Taksia kushtoi lirë për distancën që bëmë. Pagova katër euro për goxha rru-gë. Tre mijë lekë të vjetra nga 21-shi tek Muzeu Kombëtar! Eci sërish. Lagja Plaka. Nuset arvanitase që u plakën duke pritur burrat luftëtarë. Pla-kë gjorat që grekët i shndërruan në plla-ka! Ngjitem. Turistë kudo. Si dele bu-dallaqe që humba-disin dyqaneve plot rranglla e pastaj zënë e cirren ku është gu-ida. Rrugicave rrësh-ket një tren i kuq me ca fytyra idiote për-sipër që bëjnë foto-grafi. Pres biletën. Hyj. Eci. Ndalem. Akropoli, sa madhështor! Besoj se këtu diku endet esenca e sh-pirtit grek, e filozofisë, e demokracisë athinase, por që për fat të keq, këto virtyte janë zbehur, si pasojë, ndoshta, dhe e krizës së rëndë ekonomike që e ka mbërthyer vendin.

Kthehem. Taksi sërish. Tek shoferi dyshoj fort, s’gabohem, është shqip-tar. “Për ku o vlla?”, “për ca ke ardhur në Greqi?”, “Ke të afërm?!”, “Andej rri, c’do në Greqi, ne po na qihet nëna këtu”...

Hip e zbrit nëpër rrugë, asgjë mbresëlënëse në qytet, si rruga e Kavajës, si rruga e Durrësit, të tilla ka Athina plot. Ndoshta dikush që e njeh më mirë qytetin do më këshillon-te c’të vizitoja. Por, mezi më pritet të kthehem në Tiranë. Nuk ndihem rehat. Moment.

(...)Shumë vapë. jam veshur në mënyrë

krejt të papërshtatshme për vapën që bën. jeans, t-shirt, atlete. Tempe-ratura kërkon më lirshmëri. Hyj në një dyqan. I flas shitëses në anglisht. Ajo thërret një Svetllana, dhe Svetlla-na, një bukuroshe bjonde, vjen duke buzëqeshur. Anglishtja e saj ka një theks të fuqishëm sllav, rus a bullgar. Blej këmishën më të lirë në të gjithë dyqanin. Më vjen për të qeshur teksa e provoj. është një këmishë tip hava-jane, me ca palma dhe ca varka. Pagu-aj. Përshëndes Svetlanën. Dal jashtë. Pa bërë as dhjetë hapa, dreqi e mori, harrova të blej një palë pantallona të shkurtra. Kur, një kinez një metër e gjysëm, me nje cantë dy metra që ngrihej kalapic pas shpinës së tij, më afrohet me një tezgë të improvizuar që e mban përpara. Kinezi duket si kioskë ambulante. Si dreqin i mban gjithë ato gjëra?! Ndër të tjera, kinezi

shiste shapka. Një palë shapka blu me gisht. Pa një pa dy ja blej, marr shap-kat dhe vazhdoj rrugën, por 50 metra tutje del një kinez tjetër që përpiqet të më shes një orë dore. Përpjekja e tij vazhdoi, derisa i thash në shqip dicka jo të këndshme, por që ai e “kuptoi”.

(...)(Mbrëmje. Për darkë diku)jam ulur në një restorant të vogël

me tre bashkëkombas. Nardi është nga Fieri, më saktë nga një fshat i Fi-erit, Gëzimi është nga, sic thotë ai me shaka, nga Qyteti Stalin, kurse Petriti, apo sic e thërriste shkurt e dashura e tij angleze ‘Titi, është nga Erseka. janë të tre punëtorë, dy punojnë në një zdrukthtari, i treti punon në një firmë që sharron dhe përgatit trungje pe-mësh. Kanë mbi dhjetë vjet në Greqi dhe sot e kësaj dite gjenden pa letra. “Po ca letrash o Arbër? Po s’bëhet

fjalë fare!” thotë Nardi. “Letrat duhen ripërtërirë cdo gjashtë muaj. Na grinë nga lekët avokatët. Prandaj s’bënë dot lekë në Greqi, se këtu një thes me lekë të ikin vetëm për procedura. Për të marr lejen e qëndrimit 5 vjecare duhet të paguash 900 evro, për atë nje vjecare duhet të paguash 150 evro.”. Titi qesh. “Atë një vjecaren, e bukura është, se ta japin pasi i ka përfundu-ar afati.”. Kamarieri, një bullgar, mik i cunave, na shërben qetësisht duke na e shtruar tavolinën plot e përplot. “ju boft mir” na thotë në shqip bullgari. “E kemi shok të mirë këtë bullgarin. Madje, këtu ka shumë shqiptarë që janë martuar me bullgare, ka goca të mira plot si ato. janë dhe të bukura. E mori një Marsel një Sofie dhe e coi në Kucovë, bën dasëm shqiptarce, u ha-bit familja e saj,se edhe traditat si ne i kishin”. (Hodha një vështrim nga pal-mat e këmishës havajene, e më shkoi në mendje shitësja bukuroshe Svetla-

na.) “Po me greke ka që janë martu-ar?” “Po ka, ka, por ne shqiptarët tek gocat shqiptare shohim. janë të buku-ra shqiptaret, jo përthecka të zeza si këto greket. Me shqiptaret merresh vesh. Një gjuhë, një gjak. Sado të të dojë grekja, s’merresh vesh me këto. U martua një shoku ynë me një greke, e griu ajo, po ja ha të gjitha lekët, po luan mendsh ai budallai”.

Pyes: “Po grekët si sillen me ju?”“Shih o Arbër, këta janë si ne ore, se

budallenj gjen dhe në Shqipëri, apo jo? ja po të them rastin tim. Kur erdha në Athinë unë atëherë, s’gjeja punë, edhe vajta tek kjo firma që sharron trungjet. Po unë kisha punuar në Shqi-përi në mobiljeri, e njihja drurin, kurse ai pronari grek kishte një egjiptian që s’ja kishte haberin. ju futa unë punës, bam e bam, punoja tre herë më fort se arabi, e përzuri greku atë direkt, ty

tha, do të mbaj ty më tha. Ma vuri dhe emrin Anastas, këta tallnin bythën me mua duke më thënë o Anastas gjithë ditën, po greku ma shtoi edhe rrogën, më jepte më shumë se cu jepte dhe grekërve të tjerë. Se ja bëja unë punën tamam. Vinte dreka, piqnim nga një pulë për person, hanim dhe pinim me grekun. Ishte babaxhan. Ai më gjeti dhe shtëpinë. Por, mua më ndodhi një fatkeqësi, mu sëmur babai dhe mu desh të kthehesha në Shqipëri, kur kam ikur, naaa kokrrën e lotit greku, mu lut e mu lut qëndro”. Nar-di apo ndryshe jani ndërhyn: “Kurse unë punoj në zdrukthtari. ja dhe ne kështu me sharra ishim. Madje, (më tregon dorën) i sheh këta dy gishtat ti, po punoja një ditë, kur fap, mi mori sharra dy gishta mi hodhi tutje, gjaku iku curk. Kisha një koleg grek, pa gja-kun ai, u zverdh, u bë dyll, po i binte të fikët. Unë një ti gjetur gishtat, ashtu me tallash i futa në xhep, grisa kana-

tieren, e lidha në dorë, mora urgjen-cën telefon mezi mezi dhe dola jashtë. Erdhi shpejt urgjenca se kishim dhe spitalin afër, këta kujtuan se mos ishtë sëmurur ky greku, kur më panë mua ata me dorë të prerë, luajtën mendsh, si paska qëndruar në këmbë. Gishtat lëviznin në xhep si bisht zhapili, nga nervat e prerë. Më morën në makinë të urgjencës edhe mua edhe grekun. Do ti që bëra mirë që mora gishtat me vete, tak një operacion, sec më futën në gishtërinj ca shufra platini platini thoshin ata, u lidhën gishtat për bu-kuri.” “janë bërë të këqinj grekët se dhe ka rënë evroja fare. Ishin mirë me dhraminë dikur, tani ka hyrë dhe shumë emigracioni afrikan, zezakë, se shqiptarët dhe e kanë kapur veten. Madje, në Athinë artizanët më të mirë i ke shqiptarë. Ca janë këta që merren me duru-aluminin, ndërtimet, mobile-ritë, i ke pronarë shqiptarë tani. Dhe i

mbajnë cmimet shtrenjtë shqiptarët.”.

I tregoj ngjarjen në doganë. Ata rrudhin buzët.

“Ashtu është. Madje s’ke parë gjë hic ti. Po s’ke parë ti ti bëjnë rresh-tore 20 burrave e ti hyjnë në dajak si me qenë kafshë. As kafsha s’trajtohet ashtu. E kape në gabim, ktheje, pse e keqtrajton. Po ca lesh Evrope janë këta?! S’ke parë ti alamet burri që ja kërciti greku në grusht turinjve në sy të gruas e të fëmijëve vetëm e vetëm se u fut keq në rradhë. Po janë më të ndjeshëm andej nga ku-firi ata, plus ata policët cuna të rinj, ja lëri një shkop gome në dorë atyre ti dhe thuaji bjeri shqiptarit, janë cuna të rinj, s’logjikojnë. Kanë rrahur për vdekje kushedi sa shqiptarë vetëm për gallatë.”

Gëzimi, (jani dhe ky), është i mar-tuar, ka lindur dy fëmijë në Greqi, në Athinë.

“Që thua ti, fëmijët që lindin në Greqi me prindër të huaj, s’bëhen grekë. Kështu e ka ligji. Si të integro-hen ata? Kur të bëhen fëmijët 18 vjec, imagjino ti, të lindur këtu, gjithë jetën e tyre këtu, shkollën e punën e fami-ljet, do ju duhet të shkojnë në Shqi-përi, të marrin nënshtetësinë shqipta-re, të marrin vizë greke në ambasadë pa të rikthehen në Greqi”.

Tre miqtë e kanë marr shtruar bi-seden, sikur mezi prisnin që dikush ti dëgjonte. Biseda është e qetë dhe pa mllefe, sipas tyre grekët janë të mirë, por është shteti grek ai që injekton ra-cizmin tek grekët, e ja ku këta bëhen të këqinj, plus dhe mediat gjithashtu bëjnë të tyren. Por, keqardhja më e madhe e tyre qëndron në dobësinë e shtetit tonë dhe mosinteresimin për të marrë në mbrojtje bijtë e tij.

Page 10: Gazeta Nr. 5

e mërkurë 28 | tetor 2009 | 10

Vetëvrasje

(Vijon nga numri i kaluar)

Dhënia e sinJalit Komiteti Qendror nuk ishte i intere-

suar as me vlerën-e të vërtetës objek-tive e as me sinqeritetin subjektiv të shpalljeve të pafajësisë së Bukharinit; ishte i interesuar vetëm se në çfarë lloj ‘sinjali’ i jepte partisë dhe publikut ngurrimi i tij: një ‘sinjal’ që së fundi, si i gjithë ‘gjykimi Trockist-Zinovievist’ është një ritual farsë. Duke refuzuar ta pranojë fajin, Bukharini dhe Rykov i bëjnë sinjal bashkëmendimtarëve të tyre, që do të thotë: Punoni me më shumë fshehtësi. Nëse kapeni, mos pranoni. Kjo është politika e tyre. Ata jo vetëm që hedhin dyshim mbi heti-min duke vazhduar mbrojtjen e tyre. Duke mbrojtur veten, ata gjithashtu detyrimisht hedhin në dyshim gjyki-min Trockist-Zinovievist.

Megjithatë, Bukharini qëndroi hero-ikisht deri në fund në subjektivitetin e tij – në letrën e tij drejtuar Stalinit të 10 dhjetorit 1937, derisa e bënte të qartë se publikisht do t’i bindej ritualit (‘Me qëllim të shmangies nga çdo keqkup-tim, unë do t’iu them se që nga fillimi, dhe sa i përket gjithë botës (shoqërisë), ... nuk kam ndërmend të mohoj asgjë nga ajo që kam shkruar (pranuar)’, ai ende i drejtohej Stalinit si një personi, duke i treguar pafajësinë e tij:

Oh Zot, vetëm sikur të ishte ndonjë pajisje e cila do t’ju bënte të mundur që ta shihni shpirtin tim të rrjepur dhe të ndarë në gjysmë! Sikur vetëm të mund ta shihnit sa i lidhur jam me ju, me trup dhe shpirt... Mirë, aq shumë për ‘psikologji’ – më fal. Asnjë engjëll nuk do të shfaqet tani që të rrok shpa-tën e Abrahamit nga dora e tij. Fati im i mizershëm do të përmbushet.

[…] Ndërgjegjja ime tani është e pa-

stër para jush, Koba. Të lus për herë të fundit për ndjesën tënde (vetëm nga zemra, jo tjetër). Për këtë arsye të përqafoj në mendjen time. Lamtumirë dhe kujto me mirësi të shkretin N. Bu-kharin.

Çfarë shkaktoi një traumë të tillë Bukharinit nuk është rituali i nënçmi-mit të tij publik dhe dënimi, por mun-dësia që Stalini mund vërtetë të be-sojë akuzat kundër tij:

është diçka e madhe dhe e spika-tur në idenë politike për një spastrim të përgjithshëm... E di shumë mirë që planet e mëdha, idetë e mëdha dhe interesat e mëdha janë mbi gjithçka tjetër, dhe e di se do të ishte e ultë për mua që ta vendosi çështjen e vetes time baraz me universalen-historiken e cila qëndron, në fund të fundit, mbi supet tua. Por është mu këtu që unë ndjej agoninë më të thellë dhe gjej veten ballë për ballë me paradoksin tim kryesor agonizues.

[...] Sikur të isha plotësisht i sigurt se mendimet tuaja janë të ngjashme me këto, atëherë do të ndjehesha në paqe me veten. S’ka rëndësi! Le të bëhet çfarë duhet të bëhet! Por beso-më, zemra ime digjet kur më shkon në mendje se mund të besosh se unë jam fajtor për këto krime dhe se në zemrën tënde me të vërtetë beson se unë jam fajtor për të gjitha këto tmerre. Në atë rast, çfarë do të thoshte kjo?

Duhet t’i kushtojmë vëmendje asaj se çfarë thuhet në këto rreshta. Sipas logjikës standarde të fajit dhe për-gjegjësisë, Stalinit do të mund t’i falej sikur ai vërtetë do të besonte në fajin e Bukharinit, por akuzimi i Bukharinit përderisa ai është i vetëdijshëm për pafajësinë e tij do të ishte një mëkat etik i pafalshëm. Bukharini përmbytë këtë logjikë: nëse Stalini akuzon Buk-harinin për krime të tmerrshme për-derisa është plotësisht i vetëdijshëm se akuzat janë të pa vërteta, ai sillet si një bolshevik i vërtetë, duke ven-dos nevojat e Partisë para nevojave të individit, që për Bukharinin është plotësisht e pranueshme. Çka është, në të kundërtën, plotësisht e papra-nueshme për te është mundësia që Stalini vërtetë të besojë në fajin e Bu-kharinit.

Jouissance-a stalinisteBukharini kështu akoma i përmba-

hej logjikës së rrëfimit të mëkatit të përkufizuar nga Foucault – thuaja se kërkesa e Stalinit për pranim të fajit bëhet me qëllim të nxitjes së një vetë-ekzaminimi nga i akuzuari me qëllim të nxjerrjes në dritë të fshehtësive më të thella të zemrës së tij. Më saktësisht, gabimi fatal i Bukharinit ishte mendimi se ai mund t’i bëjë dyjat; deri në fund, derisa shprehte devotshmëri të thellë për Partinë dhe për Stalinin persona-lisht, ai nuk ishte i gatshëm ta braktis minimumin e autonomisë subjekti-ve. Ai ishte i gatshëm të deklarohet i fajshëm në publik nëse Partia kishte nevojë për pranimin e tij, por ai dës-hironte që të bëhej e qartë në rrethin e ngushtë, në mesin e shokëve të tij, se ai nuk ishte fajtor, por që vetëm ka

pranuar ta luaj rolin e kërkuar nga ai në ritualin publik. Por ishte pikërisht kjo ajo që Partia nuk mund t’ia jepte: rituali humbiste fuqinë e vet perfor-mative në momentin që ai kuptohet në mënyrë direkte vetëm si një ritual. Ndaj dhe nuk është çudi që kur Bukha-rini dhe të akuzuarit e tjerë insistonin në pafajësinë e tyre, Komiteti Qendror këtë e perceptonte si një trazim të pa-pranueshëm të Partisë nga të akuzu-arit: në vend se Partia t’i bëjë të aku-zuarit që të vuajnë, është udhëheqja e partisë ajo që bëhet të vuajë nga ata të cilët refuzojnë të pranojnë krimet e tyre. Madje disa anëtarë të Komitetit Qendror lavdëruan Stalinin për ‘duri-min engjëllor’ që i lejoi të akuzuarit të vazhdojnë ta trazojnë Partinë për vite të tëra, në vend të pranimit se ata janë horra, nepërka që duhet shfarosur:

Mezhlauk: Më duhet të them se ne nuk po ju bëjmë të vuajmë. Përkun-drazi, ju na mundoni neve në mënyrën më vulgare dhe më të palejueshme.

Zëra: Ashtu është! Ashtu është![…]Mezhlauk: ju e keni munduar par-

tinë me vite e vite, dhe vetëm në saje të durimit engjëllor të shokut Stalin nuk ju kemi bërë politikisht copë-copë për aktivitetet tuaja të poshtra, terroriste [...] Frikacakë të turpshëm, frikacakë të ultë. Nuk ka vend për ju as në Komitetin Qendror e as në parti. I vetmi vend për ju është në duart e organeve të drejtësisë, ku ju padyshim se do të flisni ndryshe, sepse këtu në plenum nuk keni pasë as guximin më të vogël, me emër Zaitsev – i prishur nga ju, duke folë për veten dhe ju: ‘Unë jam nepërkë dhe pyes fuqinë So-vjetike të më shfaros si një nepërkë’

Faji i Buhkarinit është, në një mënyrë, thjesht formal: nuk është faji për krime të bëra për të cilat ai aku-zohet, por faji për ngulmimin e tij në pozitën e autonomisë subjektive prej nga faji mund të diskutohet në rrafs-hin e fakteve, e kjo është pozitëa e cila haptazi shfaq zbrazëtirën në mes të realitetit dhe ritualit të pohimit. Për Komitetin Qendror, forma themelore e tradhtisë është ky insistim në minimu-min e autonomisë personale. Porosia e Bukharinit për Komitetin Qendor ishte kjo: ‘Unë jam i gatshëm t’ju jap çdo gjë përveç (formën e zbrazët të auto-nomisë personale)!’ – dhe, natyrisht, ishte mu kjo që Komiteti Qendror kërkonte nga ai më shumë se çdo gjë tjetër. Çka është e rëndësishme këtu është se si autenticiteti subjektiv dhe ekzaminimi i fakteve objektive nuk janë në ndajshtim por të vendosura së bashku, si dy anë të sjelljes së njëjtë tradhtare, të dyja në kundërshtim me ritualin partiak. Dhe dëshmia përfun-dimtare se një shpërfillje e tillë e fak-teve kishte një dinjitet etik paradoksal të caktuar është se e gjejmë edhe në të kundërtën, rasti ‘pozitiv’ – të themi i Ethel dhe julius Rosenberg që, edhe pse ishin fajtor për shkak të spiuni-mit, siç demonstrojnë dokumentet e zbuluara së fundi, heroikisht insistoj-në në pafajësinë e tyre deri në dho-mën e vdekjes, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se pranimi i fajit do të mund të kishte shpëtuar jetët e tyre. Ato ishin, në një mënyrë, ‘gënjeshtra të sinqerta’: edhe pse faktikisht fajtor, ata nuk ishin fajtor në kuptimin më të ‘thellë’ – pikërisht në kuptimin në të cilin të akuzuarit në gjykimet e Stali-nit ishin fajtor edhe pse faktikisht të

pafajshëm. Për të vendosë gjërat në perspektivë të duhur: në fund të fun-dit, vërejtja e anëtarëve të Komitetit Qendror për Bukharinin ishte se ai nuk ishte mjaft i pamëshirshëm, se ai mbante dobësi njerëzore të ‘zemër-butësisë’:

Voroshilov: Bukharini është njeri i sinqertë dhe i ndershëm, por nuk shqetësohem hiç më pak për Bukari-nin se sa për Tomskyin dhe Rykov. Pse shqetësohem për Bukharinin? Sep-se ai është njeri zemërbutë. Sa është mirë apo keq kjo nuk e di, por në si-tuatën tonë të tanishme kjo zemërbu-tësi nuk është e nevojshme. është një ndihmësë dhe këshilltare e ligë në çështjet e politikës sepse kjo zemër-butësi minon jo vetëm vetë personin zemërbutë por edhe qëllimin e parti-së. Bukharini është një person shumë zemërbutë.

Vesi i zeMëRbutësisië Sipas mendimit kantian, kjo ‘ze-

mërbutësi’ në të cilën është lehtë të shohesh një jehonë të largët të rea-gimit të Leninit pas dëgjimit të Appa-sionata të Betovenit: njeriu nuk duhet të dëgjojë aq shumë muzikë të tillë, sepse e bën atë të butë dhe, pa pri-tur, ai dëshiron t’i përqafojë armiqtë në vend të shkatërrimit të tyre të pa-mëshirshëm... -, kjo natyrisht është tepricë e sentimentalitetit ‘patologjik’ që errëson qëndrimin e vërtetë etik të subjektit. Këtu, në këtë çështje kri-tike, është më se e rëndësishme të rezistohet joshja ‘humaniste’ e kun-dërshtimit të vetë-instrumentalizimit të pamëshirshëm të Stalinit nga çfarë-do mirësie ‘natyrale’ e ‘bukhariniste’, të kuptimit dhe të dhembshurisë për

Përktheu Vjollca krasniqi

Page 11: Gazeta Nr. 5

11e mërkurë 28 | tetor 2009 |

brishtësi të përbashkët njerëzore, siç qëndronte problemi me komunistët stalinistë në përkushtimin e tyre mi-litant dhe vetëmohues ndaj kauzës komuniste, që i shndërroi ata në ma-kina etike monstruoze dhe që bëri ata të harrojnë ndjenjat dhe simpatitë e përbashkëta njerëzore. Përkundra-zi, problemi me komunistët stalinistë ishte se ata nuk ishin sa duhet ‘të pa-stër’, dhe se ishin robër të ekonomisë perverse të detyrës: ‘E di se kjo është e rëndë dhe mund të jetë e dhem-bshme, por s’kam zgjidhje, kjo është detyra ime...’. Moto standarde e rrep-tësisë etike është: ‘Nuk ka falje për mos kryerje të obligimit!’; edhe pse Du kannst, denn du sollst! (Mundesh, sepse duhet!)’ e Kantit duket se na jep një version të ri të kësaj motoje, ai tër-thorazi e shoqëron me përmbysjen e saj të çuditshme: ‘Nuk ka falje për përmbushjen e detyrës!’ . Referimi nga detyra si një justifikim për të bërë detyrën tonë duhet të përjashtohet si hipokrite; mjafton të sjellim ndër-mend një shembull proverbi të mësu-esit të ashpër sadist cili i nënshtron nxënësit e tij në një disiplinë dhe tor-turë të egër. Natyrisht, shfajësimi që i bën vetes (dhe të tjerëve) është: ‘Mua më vjen vështirë të ushtroj aq shumë presion mbi fëmijët e gjorë, por çfarë mund të bëjë – është obligim imi!’. Një shembull përkatës i kësaj është pikërisht ai i komunistit stalinist i cili do njerëzimin, megjithatë bënë spa-strime dhe ekzekutime mizore; zemra i çahet kur e bënë ato, por nuk mund të bëjë asgjë tjetër, është Obligim i tij drejt Përparimit të Njerëzimit.

Çfarë hasim këtu është qëndrimi i mirëfilltë pervers i adaptimit të po-

zitës së instrumentit të pastër të vull-netit të Tjetrit: ‘nuk është përgjegjësi e imja, nuk jam unë ai që e bën, unë jam vetëm një instrument i nevojës më të lartë historike...’ jouissance-a e lapërdhishme e kësaj situate gjenero-het nga fakti se unë perceptoj veten si të shfajësuar nga ajo që jam duke bërë: ‘a s’është mirë që t’i shkaktoj dhembje të tjerëve me vetëdijen më të plotë se unë nuk jam përgjegjës, se unë vetëm po plotësoj vullnetin e Tjetrit’ – kjo është pikërisht ajo çfarë ndalon etika e Kantit. Pozita e të per-vertuarit sadist jep përgjigje në pye-tjen: si mundet subjekti të jetë fajtor kur vetëm realizon një ‘objektivë’, një nevojë të imponuar nga jashtë? Duke supozuar subjektivisht këtë ‘nevojë objektive’, duke gjetur kënaqësi në atë që i imponohet. Prandaj, etika e Kantit nuk është ‘sadiste’, por pikërisht ajo që pengon supozimin e pozitës së një ekzekutuesi sadist. Atëherë, çfarë na tregon kjo për statusin përkatës në ftohtësinë tek Kanti dhe te Sade? Përfundimi që mund të nxjerrim është se jo që Sade i përmbahet ftoh-tësisë mizore, përderisa Kanti disi duhet të gjejë hapësirë për dhem-bshurinë njerëzore, por pikërisht e kundërta: është subjekti Kantian që është i ftohtë (apatik), ndërsa sadisti nuk është ‘mjaft’ i ftohtë, ‘apatia’ e tij është mashtrim, joshje që mban të fshehur gjithë angazhimin me pasi-on në emër të joiussance të Tjetrit. Dhe, e njëjta vlen për kalimin nga Lenini tek Stalini: kontrapunkti revo-lucionar politik i Lacanit ‘Kant avec Sade’ padyshim është ‘Lenin avec Stalin’, me fjalë të tjera, vetëm me Stalinin subjekti revolucionar leni-

nist kthehet në objekt-instrumentin pervers të jouissance të Tjetrit.

lenini kunDëR stalinitTa qartësojmë këtë çështje në paj-

tueshmëri me Vetëdijën Historike dhe Klasore të Lukács-it, si përpjek-je për të pozicionuar praktikën revo-lucionare leniniste. A mundemi vër-tetë Lukács-in ta denoncojmë si një avokues të pohimit pseudo-hegelian të proletariatit si Subjekt-Objektit absolut të Historisë? Të përqendro-hemi në rrethanat konkrete politike të Vetëdijës Historike dhe Klasore, ku Lukács-i ende flet si një revolucio-nar plotësisht i angazhuar. Që ta the-mi në mënyrë të thjeshtë, zgjedhja, për forcat revolucionare në Rusi në vitin 1917, në situatën e vështirë ku borgjezia nuk mundi ta çojë deri në fund revolucionin demokratik, ishte se: në njërën anë, qëndrimi menshe-vik i bindjes në logjikën e ‘shkallëve objektive të zhvillimit’: revolucioni i parë demokratik, më pas revolucio-ni i proletariatit. Në vorbullën e vitit 1917, në vend të nënvizimit të shpër-bërjes shkallë-shkallë të aparatit sh-tetëror dhe marrjes për bazë të pa-kënaqësisë së gjerë dhe rezistencës së Qeverisë së Përkohshme, të gjitha partitë radikale duhej të rezistonin joshjen për të çuar lëvizjen përpara, më mirë, të bashkimit të forcave me elementet demokratike borgjeze me qëllim që së pari të arrihet revoluci-oni demokratik, duke pritur për një situatë ‘të pjekur’ revolucionare. Nga kjo perspektivë, marrja e pushtetit nga socialistët në vitin 1917, kur si-tuata ende nuk ishte mjaft ‘e pjekur’, do të nxiste kthim mbrapa në terror

primitiv. (Ndonëse kjo frikë e paso-jave të katastrofës terroriste të një kryengritje ‘të parakohshme’ duket të sjell fat hijes së Stalinit, ideologjia e stalinizmit shënon kthimin kah kjo logjikë ‘objektiviste’ e shkallëve të nevojshme të zhvillimit.) Në anën tjetër, pozicioni leninist ishte hedhja, gjuajtja e vetes në paradoksin e si-tuatës, mbërthimi i mundësisë dhe intervenimi, edhe nëse situata ishte ‘e parakohshme’, me bast se ky in-tervenim shumë i ‘parakohshëm’ do të ndryshojë në mënyrë radikale marrëdhëniet ‘objektive’ të forcave, brenda së cilës situata fillestare në dukje ‘si e parakohshme’, do të mi-nonte referencën standarde e cila na tha se situata është ‘e parakohshme’.

Këtu duhet të jemi të kujdesshëm sepse nuk është se, për dallim nga menshevikët dhe skeptikët në mes të bolshevikëve, Lenini mendoi se situata komplekse e vitit 1917 – e pakënaqësisë në rritje të masave të gjera me politikën e pavendosur të Qeverisë së Përkohshme – ofroi një shansë unike të ‘kapërcimit’ të një faze (revolucionit demokratik borgjez), e ‘kondensimit’ të të dy fazave të nevojshme dhe të njëpa-snjëshme (revolucioni demokratik borgjez dhe revolucioni i proletariatit) në një. Një nocion i tillë ende pranon logjikën ‘materializuese’ objektiviste ‘të stadeve të nevojshme të zhvilli-mit’, thuajse nuk lejon për një ritëm tjetër të drejtimit në situata konkrete të ndryshme – me fjalë të tjera, në disa vende, stadi i dytë mund të ndjek me-njëherë të parin. Në dallim prej kësaj, argumenti i Leninit është shumë më i fuqishëm: nuk ka logjikë të ‘stadeve

të nevojshme të zhvillimit’, meqenëse ‘ndërlikimet’ që dalin nga ndërtimi i situatave të ngatërruara dhe/apo nga rezultatet e papritura e intervenimeve ‘subjektive’ çdoherë nxjerr nga rr-jedha drejtimin e gjërave. Ashtu siç Lenini dëshironte të vërente, fakti i kolonializmit dhe eksploatimi i masa-ve në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine radikalisht ndikon dhe ‘zhvendos’ luf-tën e ‘vërtetë’ klasore në vendet e zhvi-lluara kapitaliste – të flasësh për ‘luftën klasore’ pa marrë parasysh kolonializ-min është një abstraksion, që përkthyer politikisht, mund të rezultojë vetëm në bekimin e rolit ‘civilizues’ të kolonializ-mit dhe kështu, duke subordinuar luftën anti-kolonialiste të masave në Afrikë karshi luftës së ‘vërtetë’ të klasave në shtetet perëndimore, de facto pranon se borgjezia është ajo që përcakton konditat e luftës klasore. (Prapë, mund të vërehet një afërsi e papritur me noci-onin e Altusserit të ‘mbipërcaktueshmëri-së’ [overdetermination]: nuk ka rregull përfundimtare përmes së cilës mund të cilësohen rastet ‘devijante’ në histori – në historinë e vërtetë nuk ka tjetër përpos devijimeve të vazhdueshme.) Këtu është rasti që t’i kthehemi Lacan-it: ajo për të cilën bëhet fjalë në këtë alternativë është (jo)ekzistenca e ‘Tjetrit të madh’: menshe-vikët u mbështetën në fundamentin gjit-hëpërfshirës të logjikës pozitive të zhvi-llimit historik, derisa bolshevikët (Lenini, të paktën) ishin të vetëdijshëm se ‘Tjetri i madh nuk ekziston’ – një intervenim poli-tik i mirëfilltë nuk ndodh brenda koordi-natave të një matrice globale, sepse çfarë ajo arrin është mu ‘riorganizimi’ i vetë kë-saj matrice globale.

(Vijon numrin e ardhshëm)

Page 12: Gazeta Nr. 5

e mërkurë 28 | tetor 2009 | 12

Nëse doni të shihni me sytë tuaj, progre-sin dhe evolimin postmodern ndër vite të bi-znesit shqiptar, mos u përpiqni ta zbuloni atë duke dëgjuar e pare, reklamat, jo rrallëherë, të rëndomta e fare pa fantazi në konceptim, që përfaqësojnë produktet e tyre gjithkund ( nëper afishe të stërmëdha, mbi fasada palla-tesh të munduara nga tymi e pluhuri, nëpër autobuza shkatarraqë, nëpër televizione etj., etj ).

Për t’i kuptuar të gjitha këto, ju mundeni, fare mirë, t’i kurseni vetes kohë duke shfle-tuar gazetën “Çelësi”.

Diku andej nga mesi i faqeve të gazetës, qëndrojnë të afishuara ato; të bekuarat, laj-mërime për punë. Mjafton të ndalni pakëz sytë atje dhe ju mund të lexoni gjëra nga më të pabesueshmet; xhavaire shqiptare, të ser-virura fare pa truk, në sfondin e verdhë të kësaj gazete kaq shpresëdhënese.

Për fat të mirë vajzat e gazetës në fjalë, të cilat kanë kontaktin e parë me formulu-esit e këtyre lajmërimeve, nuk e mundojnë fare trurin për redaktimin e tyre, ato i sh-kruajnë këto lajmërime; “shqeto”, ashtu siç i dëgjojnë nga të interesuarit; në telefon apo ne menyrë të drejtpërdrejtë. Kështu, që nga mënyra se si është formuluar lajmërimi, ti mund të kuptosh shumë lehtë, gjendjen e emocionale të formuluesit, euforinë se sa i ka ecur atij së fundmi, apo cili ka qenë libri i fundit që ka lexuar, ( natyrisht, nëse ka lexuar ndonjëherë, ndonjë të tillë në jetën e tij, përveç menusë së restorantit ), etj., etj.

Kushti i pare, i cili sundon në masë, thu-ajse në gjithë lajmërimet, është fjalia ek-zistenciale; të jetë e paraqitshme. Ky kusht kaq i rëndësishem e thelbësor për mbarë-vajtjen e një biznesi ( !! ), i sfumon bindshëm të gjithë kushtet e tjera, si p.sh: eksperien-cën në punë të tjera, kjo e fundit qëndron si kusht vetëm në nja dy prej tyre, natyrisht, renditur sfumueshëm pas kushtit; të jetë e paraqitshme, ndërsa profesionalizmin dhe seriozitetin në punë, vështirë se do ta hasni si kusht në ndonjë nga këto lajmërime…

Në këtë mori të pafund xhevairesh shqip-tare, ato që mund ta quajnë betejën zyrta-risht të humbur, ende pa e filluar, janë pi-kërisht gratë me fëmijë… Të kesh femijë, veçanërisht, femijë të vegjël, është një han-dikap i pandreqshëm për formuluesit e laj-mërimeve.

Por gjeja që më ka bërë të shqyej sytë nga habia, ka qenë një lajmërim të cilin nuk dita ku ta kategorizoja, në të, kushti i parë që kërkohej nga e punësuara e ardhshme, ishte; të qe e gjatë; 1m.75cm, madje në lajmërim thuhej se ajo duhej të qe edhe elegante, mungonte atje, vetëm numri i këmbës. Një çast mendova mos ishte vendosur gabimisht në atë rubrikë. Fare mirë, ai lajmërim mund t’i përkiste njoftimit për ndonjë konkurs bu-kurie, apo rubrikës; “djemtë kërkojnë vaj-za”….

Por jo… lexova më poshtë dhe kuptova që isha gabuar, më poshte sqarohej edhe pozicioni i punes që supozohej të kryente e

Kushti i parë thuajse në gjithë lajmërimet, është fjalia ekzistenciale; Të jetë e paraqitshme

në atdheun e koketavePo shtohen femrat që dinë ta ushtrojnë zotësisht profesionin e koketërisë

punësuara e ardhshme.Kujdes ! Në mënyrë që të jeni sa më të suksesshme

gjatë një intervistë pune në Shqipëri, ju du-het të vishni dekoltenë më të guximshme të mundur, të pispilloseni sikur do shkoni në ballo, dhe mundesisht, apo më mire le te themi; kryesisht, të pulisni sytë, ashtu si “pafajshëm”, e të flisni me fjalë e gjeste prej kokete, teksa duhet, detyrimisht të qeshni si të keni dëgjuar batutën e shekullit, me ndonjë batutë të trashë e të pavend, të intervistuesit.

Vetëm kështu ju mund ta fitoni vendin e punës

Ah po, për pak harrova, gjatë intervistës

ju nuk duhet të fusni ne ligjëratën tuaj asnjë fjalë, të ashtuquajtur; të vështirë, për t’u thithur nga mendja e intervistuesit, nëse e bëni këtë, intervistuesi, thjesht do të rrudhë ballin, do ngrejë pak cepin e vetullës dhe do t’iu pyesë me siklet apo me ironi, sipas rastit ( gjithmonë pa i mbivlerësuar mundësitë e tij për të bërë ironi ) se si përkthehet ajo fjalë.

Në rastin më të keq, ai nuk do t’iu pye-së fare, por thjesht, do t’iu skualifikojë nga gara.

E kështu, falë këtij trendy-zmi të pas-hoq, përditë e më shumë, janë duke u shtu-ar lavdishëm, femrat që dinë ta ushtrojnë, zotësisht, profesionin e koketërisë, ( dhe, të

paktën në këtë gjë, ato janë profesioniste të vërteta ), se, tek e fundit, “ketë profesion dikton tregu”.

Kushtet apo modelet për të qenë një njeri i suksesshëm në Shqipëri, tashmë janë per-caktuar qartë, ato diktojnë bindshëm gji-thkund, janë vetëm dy; nese je tip“i fortë”, quhesh nje mashkull i suksesshem, ndërsa, je femër e suksesshme, nëse e ushtron pro-fesionalisht koketërinë.

Nëse ju, i takoni një kategorie tjetër, të dashur lexues, çfarëdolloj modeli tjetër t’i përkisni, dijeni se do t’iu duhet të luftoni shumë… në këtë; tonin, të shtrenjtin, atdhe-un e dashur…

ndue ukaj

Etimologjia e fjalës imazh, sipas shpjegimit të fjalorëve, rrjedh nga frëngjishtja dhe domethëni-en figurë. Nëse e analizojmë më tutje këtë term, ai nënkupton një figurë të riprodhuar të një sendi, pra diçka që del nga pasqyrimi i tij. Po ta simplifikojmë, ky term nënkupton një lloj shëmbëllimi, i cili mund t’i ngjasoj realitetit, por edhe jo. Duke analizuar këtë kontekst, mu ngulit në mendje vendimi i qeverisë së Kosovës dhe entuziazmi i pashembullt, për të an-gazhuar një kompani ndërkombëtare për promo-vimin e Kosovës në planin ndërkombëtar, pra, për të transfiguruar Kosovën në figurë, në imazh. Dhe me këtë akt, presupozohet se mund të ndikohet në vende të caktuara, për të ndërruar qëndrimin në raport me Kosovën, apo, në variante tjera, për të konsoliduar një qëndrim më të shëndetshëm për vendin tonë. Në të vërtetë, promovimi i Kosovës në planin ndërkombëtar, është një domosdo që s’do alternativë, mirëpo, forma dhe modelet, duket se do të jenë me efekte të pakta. E gjithë kjo, jo për fajin dhe as për mungesën profesionalizmit të kom-panisë izraelite “Saatchi& Saatchi”, mirëpo për for-mën e gabuar, me të cilën institucionet e Kosovës, dëshirojnë të bëjnë asgjë më shumë se veprime të pakuptimta dhe aspak me vlerë, me arsyetimin se gjoja po bëhet diçka e madhe për Kosovën. Në fakt,

Puna e parë që Kosova do të duhej të bënte pas shpalljes së Pavarësisë, do të duhej që të kompletoj një histori të mirëfilltë të saj

loja me imazhekjo edhe mund të duket diçka e madhe për ata që torollasen pas këtyre imazheve në mediat e fuqishme ndërkombëtare, duke u dalldisur me mburrave-cërinë tonë provinciale, mirëpo, për ata që njohin sadopak trendët ndërkombëtare, e dinë fare qartë se janë vetëm shpenzim i kotë i atyre milionave, nga të cilat Kosova s’do të përfitoj asgjë.

Kjo formë e krijimit të imazheve është krejtësisht atipike me modelet perëndimore, me shtet demo-kratike ku na u synoka të përmirësohet imazhi ynë. Sepse, asnjë shtet e shoqëri normale, nuk mund të tjetërsojë bindjen përmes sajimeve të ndryshme dhe reklamave të çfarëdoqofta .

Me këtë reklamë, përveç tjerash, mëtohet të harrohet apo anashkalohet realiteti i brendshëm, i cili është vetë imazhi i Kosovës, të cilin asnjë pasqyrim ndryshe nuk mund ta tjetërsoj. Sepse ai është i tillë çfarë është. Mbase, me këtë formë vetëm demonstro-het fuqishëm se dikasteret e caktuara, të cilat janë përgjegjëse për t’u marr me çështje të këtilla dhe reprezentim të Kosovës jashtë, janë totalisht të paaf-

ta, jo kreative në opinionbërje, sidomos në planin e ndërkombëtar.

Kosova mund të përmirësojë imazhin e saj, më shumë se me çdo lloj reklame, duke çrrënjos njëherë e përgjithmonë shumë fenomene dhe dukuri çorodi-tëse që shoqërojnë jetën e njeriut tonë. Kosova mund të prezantohet denjësisht në planin ndërkombëtar, vetëm duke pasur qeveri funksionale, e cila funksio-non çdo ditë dhe në çdo pore të jetës. Kosova mund të prezantohet denjësisht në planin ndërkombëtar, duke zhvilluar një ekonomi të shëndoshë, duke luftu-ar korrupsionin, politikën mediokre, mburravecërinë e pashembullt, nepotizmin, provincializmin, e dukuri të tjera degraduese. Kosova mund të prezantohet më mirë para botës së përparuar, vetëm atëherë kur ka-osi katastrofal urbanistik fillon të merr kontrua të mi-rëfillta, kur arsimi bëhet shënjues i Kosovës dhe fizio-nomi reale e tij, dhe mbi të gjitha, kur Kosova të ketë një kulturë reprezentative, sport të përparuar, arte të pranuara në botë, etj. Këto janë segmentet esenciale që e tjetërsojnë imazhin e një vendi. Si shembull, të marrim vetëm Kroacinë, e cila vetëm përmes sportit

Page 13: Gazeta Nr. 5

13e mërkurë 28 | tetor 2009 |

DURRËS - Ministri i transporteve Sokol Olldas-hi prezantoi dje projektin e kësaj ministrie për të ndërtuar korsi të veçanta për shoferët e dehur përgjatë të gjitha rrugëve të vendit. “Këto korsi janë mbajtja e premtimit që u bëmë të gjithë sho-ferëve pijanecë e kamikazë në vend” - u shpreh ministri. “Tashmë të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk duan të zbatojnë rregullat e qarkullimit rru-gor, që nuk njohin sinjalet rrugore, apo që janë të dehur në timon, nuk do të jenë më të detyruar të durojnë qytetarët e ngathët që ngasin me kujdes.” Plani për korsitë kamikaze do të kushtojë rreth 273 miljonë euro dhe parashikohet të përfundojë brenda vitit 2011. Shiritin e përurimit të këtij pro-jekti e preu Zv ministri Edmond Haxhinasto me makinën zyrtare, të cilën e ngau pa duar.

TiRanË - Kopshti Zoologjik i Tiranës organizoi mbrëmjen e djeshme banketin e titulluar “Bishat janë si ne” që synonte ngritjen e fondeve për të përmirësuar kushtet e kafshëve dhe shpendëve të këtij kopshti. Biznesmenë të fuqishëm, politi-kanë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe miq të kafshëve morën pjesë në mbrëmien gala që u mbajt në ambientet e Kopshtit Zoologjik. Përveç shampanjës pjesëmarrësve ju servir edhe mishi i mrekullueshëm i dy mjellmave të fundit të Kopshtit. Menyja përfshinte edhe dhelpër të pjekur e qofte me mish nga çakenjtë që ngordhën nga uria në shtator. “Është një ide fantastike u shpreh Z. Henri Çili, i ftuar në banket, - “mishi i dhelprës qënka, ç’qënka! Tres Bon! Merci, merci.” Banketi arriti të grumbullojë rreth 261,000 lekë që do të përdoren për blerjen e një furre me dru aq të madhe sa të nxërë ariun

TiRanË - Lëvizja “Shtrihu!” njoftoi pasditen e djeshme për mediat se një studim i kryer nga kjo lëvizje zbuloi se pohimet e vjetra se librat i çoj-në lexuesit në vende të largëta e misterioze nuk janë veçse gënjeshtra ordinere. “Që në fëmijëri, prindër e mësues, na kanë mashtruar se leximi i librave të çon në vende të panjohura, në zbulim të botëve të reja. Gjepura! Studimi ynë gjeti se lexu-esit nuk shkojnë kurrkund. Jemi të revoltuar, pasi 100% e pjesmarrësve që vëzhguam lexonin ulur ose shtrirë, dhe nuk lëvizën nga vendi asnjë centi-metër gjatë leximit. Është e qartë se ky mashtrim është një komplot i vëllazërisë së bibliotekareve. Titulli i profesionit të tyre flet vetë.” Në mbyllje, Lëvizja “Shtrihu!” bëri thirrje për bojkotimin e panairit të librit që mbahet në muajin nëntor në kryeqytet.

RoMË - Publicisti i njohur Fatos Lubonja u nde-rua dje në Romë me çmimin “TeleSokrati” i cili i jepet personit që shfaqet më gjatë dhe më shpesh në ekranet televizivë. Me mbi 63,000 orë kohë te-levizive dhe mbi 3000 analiza dhe replika Lubonja mundi për sezonin 2008 - 2009 udhëheqësin vene-zuelan Ugo Çavez që grumbulloi 49,153 orë kohë televizive. “Jam i lumtur ta pranoj këtë çmim, por ndërkohë jam i trishtuar për gjendjen mizerrabël të medias shqiptare” - u shpreh Lubonja. “Në me-diat Shqiptare shfaqen vetëm pak njerëz që i bëjnë lavazh truri dhe manpulim publikut për interesave të atyre që e kontrollojnë sistemin mediatik. Per-sonalisht kam shumë më tepër për të thënë, por më censurojnë.” Ndërkohë mësohet se politologu Artur Zheji e ka quajtur këtë çmim një farsë me-diatike.

TiRanË - Në një konferencë për shtyp pas-diten e djeshme budallai i lagjes Ali Demi në kryeqytet, 29 vjeçari Ledion Llapa (asnjë lidhje me Ver Llapën) njoftoi se rreth orës 1:43 të mëngjesit do të postojë një koment idiot në blogun Pesh-kupaujë.com. “Pasi e mendova gjatë, vendosa që gjatë natës të hap forumin dhe pasi të zgjedh një temë do shtyp butonin përgjigju dhe do shkruaj një koment, duke u kujdesur të përdor sa më pak mendim, të përdor vetëm gërma të mëdha dhe asnjë shenjë piksësimi.” - tha Llapa. “Edhe pse nuk e di ende çfarë komenti do të jetë, mund ta them me bindje se do të jetë një çmenduri. Ju garantoj një kombinim të injorancës me agresivitet dhe bu-dallallëk.” I pyetur për detaje të mëtejshme idioti Ledion Llapa, që shkruan me pseudonimin “Men-dimtari”, tha se gjasat janë që komentin ta postojë aksidentalisht dy herë.

WaShingTon - Në seancën e parë dëgjimore mbi taktikat abuzive në burgun Guantanamo, komi-sioni hetimor arriti në përfundimin se i burgosuri Omar Kadër nuk është në gjendje të pranueshme për të dëshmuar mbi torturat psikologjike që ka vuajtur. “Për shkak të gjendjes së brishtë mendore që ky i dyshuar vuan si pasojë e viteve të kaluara nën tortura psikologjike dhe kushte cfilitëse, Zoti Kadëri nuk është i besueshëm si dëshmitar,” - u shpreh kryetari i komisionit Xhorxh Çejni. “E vërte-ta është se një njeriu që i ka vuajtur në kurriz tortu-rat e mbytjes me ujë, pagjumësinë, dhimbjen dhe stresin e shkaktuar nga zhurma nuk mund t’i zihet besë.” Zoti Çejni shtoi se për rrjedhojë dëshmia e mëparshme, ku Omar Kadër pranon aktivitetin e tij terrorist, do të mbetet në fuqi.

gaza - Pas suksesit të emisionit Opinion që vuri përballë ish-drejtorin e Hartografise, Myslym Pashaj dhe Kundëradmiralin Kristaq Gërrvërri, mësohet se gazetari dhe opinionisti i televizionit Klan, Blendi Feviziu, ka marrë një ftesë nga Asam-bleja e përgjitëshme e Kombeve të Bashkuara për të organizuar një emision të tillë edhe mbi territo-ret e pushtuara në rripin e Gazës, çka do të zgjidhë përfundimisht konfliktin midis Palestinës dhe Izra-elit. “Është një dopjo-ftesë,” - u shpreh sekretari i përgjithshëm Ban Ki Mun, - “pasi vjen njëherësh edhe nga Hamasi, edhe nga qeveria Izraelite. Të dyja palët në konflikt, dhe ne si OKB jemi shumë entuziastë dhe të bindur se pasi ta marrë në dorë Fevziu dhe stafi i “Opinionit” çështja e Palestinës do të sqarohet.

LezhË - Kryetari i partisë tjetër demokristiane, emrin e së cilës fatkeqsisht nuk e mbajmë mend, Z. Nikollë Lesi, mori dje postin e Zv. Ministrit të Turz-mit. Pasi u sigurua që në sallën e hotelit të gjueti-së ku u bë prezantimi i shtypit nuk kishte kamera të fshehura, Zv. Ministri Lesi u shpreh se ndihej i nderuar në pozicionin e ri dhe u betua tre herë se do punojë fort për ekspozimin e vlerave shqiptare. “I gjithë stafi im do të jetë i angazhuar në thithjen e turistëve të huaj,” - deklaroi Lesi, pa pranuar të qartësojë ç’forma thithjesh të turistëve do të për-dorë ky dikaster. Në fund të mbledhjes, Lesi dekla-roi para stafit që do punojë nën të se “punën e lënë në mes nga ish ministri Pango do ta shtyj më thellë dhe më fort. Forca vajza”.

lajmetnga blendi salaj

dhe turizmit të zhvilluar, ka thyer gjitha paragjykimet dhe sterotipet e ndryshme karshi këtij vendi.

Institucionet e Kosovës, para se të synojnë të tjetër-sojnë imazhin dhe t’iu hedh këtë imazh mediave ndërkombëtare, duhet të mos vendnumërojnë, por duhet të ecin përpara, duke flakur tej mbeturinat ide-ologjike dhe të formave tjera që na kanë lënë pushti-met e shumëfishta.

Intencë e idesë për të prezantuar Kosovën në pla-nin ndërkombëtar, duket se rrjedh nga domosdoja për të përmirësuar reputacionin ndërkombëtar të Kosovës, pra si referencë e gjithë kësaj mbetet nevo-ja për të përmirësuar apo pasqyruar imazhin tjetër të Kosovës. Shikuar realisht, kjo i vije, përkthyer në retorikën politike allashqiptarçe, për të mashtru-ar botën, se gjoja ata nuk e ditkan realitetin tonë, ndërsa ne tani do t’i yshtim të njohin këtë realitet përmes imazheve të bukura dhe rinisë kosovare. Edhe naivët më të mëdhenj, do të beson pak në këtë mision. Ndërsa ata që e dinë si funksionojnë shoqëritë e zhvilluara, e dinë se këto efekte mund vetëm të imagjinohen.

Kosova nuk është referencë për atraksione turi-stike, për të bërë kureshtare mendjet entuziaste që rrinë para TV-ve me renome që të vijnë dhe ta vi-

zitojnë Kosovën. Madje, vendi ynë me gjymtime të shumta, i dalur nga lufta, para se të bëhet referen-cë e një modeli të këtillë, për njeriun perëndimor është reminishencë lufte, krize, pasigurie, një shteti e shoqërie fragjile. Duke e njohur këtë kontekst, atëherë vetvetiu në shtrohet pyetja e dileme, si duhet lexojmë dhe kuptojmë efektet e kësaj fushate? Ata që njohin mirëfilli modelet kulturore dhe politike perën-dimore, e kuptojnë fare mirë se shoqëritë europiane dhe ajo amerikane, ku synohet të ushtrohet një ndi-kim me këtë lloj fushate, nuk priren të besojnë, e hiq më pak të ndërrojnë mendje nga imazhe të caktua-ra. Madje, përkundër kësaj, elitat politike, kulturore, mediatike, pra këto kategori qenësore, që kanë influ-encë të madhe dhe krijojnë opinion në shoqëritë e caktuara, nuk janë kategori që yshten apo ndërrojnë mendje e qëndrime, nga një reklamë televizive apo gazetareske. Sepse, ato janë kategori që më së paku bazohen te imazhet, ngase shëmbëllimin e kërkojnë nëpër esenca, që i nxjerrin nga kontekste të caktuara, që për barometër matës kanë standardet kulturore, gjendjen sportive, ekonominë, artet, infrastrukturën, etj. Nëse e shikojmë realitetin kosovar në dritën e këtyre kategorive, imazh ynë është trishtë.

Çfarë do të mund të bënte Kosova më mirë për të përmirësuar imazhin, apo për të pasqyruar vetën në planin ndërkombëtar?

Puna e parë, esenciale dhe shumë e rëndësishme që Kosova do të duhej të bënte pas shpalljes së Pa-varësisë, do të duhej që të kompletoj një histori të mirëfilltë të saj, të hartuar nga ekspert të shumtë shqiptar e të huaj dhe e njëjta, të ju dërgohej gjitha bibliotekave, mediave të fuqishme botërore, univer-siteteve, instituteve e organizatave të ndryshme që merren me çështje globale. Kjo do të ishte një refe-rencë e fuqishme për çdo intelektual në botën perën-dimore. Dhe si e tillë, do të shërbente jashtëzakonisht shumë në botën akademike, mediatike e politike, aty ku krijohen opinionet. Nëse dikush mendon se për Kosovën dihet mjaft dhe nuk ka nevojë të bëhen pro-jekte të këtilla, vetëm le të shkojë në ndonjëra nga bi-bliotekat e mëdha në Skandinavi dhe sheh se aty nuk ndodhet, madje asnjë tekst i rëndësishëm që flet për Kosovën, as në planin historik dhe as në atë aktual. Le më nga autorë shqiptar. Përkundër kësaj, ekzistojnë dhjetëra botime nga Serbia që e paraqesin vendin tonë me paragjykime, të cilat i dimë ne, një Kosovë të dizajnuar sipas pasioneve dhe apetiteve të tyre. Dhe, çfarëdo të ndodhte me një student të historisë, ta zëmë, i cili kërkon në Suedi një libër për Kosovën. Suedezet, nga eksperienca që kam, sidomos ata të kategorisë intelektuale, nuk i besojnë asgjëje përpos shkrimit. Ata kanë tejkaluar tanimë dekada më parë oralitetin, imazhet dhe priren nga esencat. Madje, ata përqeshin modelin tonë oral të prezantimit, me me-

galomani tipike ballkanase.

Perëndimi ka ndërtuar një standard të tillë të di-jës e opinionbërjes, që ndërlidhet esencialisht me kulturën, me rrafshet kulturore, prej ku ndërtohen qëndrimet dhe gjykimet për vende e kombe të cak-tuara. Prandaj, më lehtë mund të ndikohet me një libër të mirë në botë, se me reklama vizuale.

Në fakt, ideja për këtë promovim, megjithatë në planin e jashtëm duket e mirë, sepse i jep shans për herë të parë Kosovës të paraqitet në planin ndër-kombëtar, në mediat prestigjioze. Kjo referencë do të jetë funksionale, vetëm atëherë kur ne të heqim mbeturinat e shumta nga vendi ynë, kur të krijojmë një model të kulturës e sjelljes universale dhe duke flakur provincializmat e përçudnuara, të cilat i kemi pjesë të mendësisë.

Akulturimi i një kombi është vrasja më e tmerr-shme e tij. Dhe pra, që të prezantojmë dinjitetshëm vetën, duhet të kthejmë besimin tek idealet e për-bashkëta, të luftojmë akulturimin, i cili po degra-don Kosovën, për të ecur përpara, në edukimin e shoqërisë sipas standardeve të mirëfillta demokra-tike e perëndimore, ku aspirojmë të jetojmë dhe të integrohemi. Në këtë mision, tok të bashkuar duhet të kontribuojmë.

Page 14: Gazeta Nr. 5

e mërkurë 28 | tetor 2009 | 14

ndarja kryer

gjithë jeta e shoqëri-ve ku mbretërojnë kushtet moderne të prodhimit shpallet si një grumbullim i pamatë spektakle-sh. Gjithçka që jeto-hej drejtpërsëdrejti është larguar në një përshfaqje.

2Imazhet të cilat janë shkëputur nga

çdo aspekt i jetës shkrihen në një rr-jedhë të përbashkët, ku uniteti i kësaj jete nuk mund të rivendoset më. Rea-liteti i konsideruar pjesërisht afirmohet në unitetin e vet të përgjithshëm si pse-udo-botë më vete, objekt vetëm i sodi-tjes. Specializimi i imazheve të botës gjendet, i përmbushur, në botën e imaz-hit të autonimizuar, ku gënjeshtari është vetgënjyer. Spektakli në përgjithësi, si përmbysje konkrete e jetës, është lëvi-zja autonome e të-pajetës.

3Spektakli paraqitet njëherit si vetë

shoqëria, si një pjesë e shoqërisë, dhe si instrument unifikimi. Si pjesë e shoqëri-së, ai është shprehimisht sektori që përqendron çdo shikim dhe çdo vetë-dije. Për vetë faktin se ky sektor është i ndarë, ai është vendi i të pamit të abu-zuar dhe i vetëdijes së rreme; dhe unifi-kimi që ai realizon nuk është gjë tjetër përpos një gjuhë zyrtare e ndarjes së përgjithësuar.

4Spektakli nuk është një bashkësi

imazhesh, por një raport social mes per-sonash, i ndërmjetësuar nga imazhet.

5Spektakli nuk mund të kuptohet si

abuzim i një bote pamore, produkt i teknikave të shpërndarjes masive të imazheve. Ai është më së miri një Wel-tanschauung i bërë efektiv, i përkthyer materialisht. është një vizion i botës që është objektivuar.

6Spektakli, i kuptuar në tërësinë e

vet, është njëherit rezultati dhe projek-ti i mënyrës aktuale të prodhimit. Nuk është një shtojcë e botës reale, deko-rimi i ndajshtuar i saj. Ai është zemra e irrealizmit të shoqërisë reale. Nën të gjitha format e veçanta, informacion a propagandë, publicitet a konsumim i drejtpërdrejtë i argëtimeve, spektakli përbën modelin e pranishëm të jetës shoqërisht mbizotëruese. është pohimi i gjithpranishëm i zgjidhjes së kryer tas-hmë në prodhim, dhe konsumimit pasu-es. Forma dhe përmbajtja e spektaklit janë në mënyrë identike justifikimi total i konditave dhe i qëllimeve të sistemit ekzistues. Spektakli është gjithaq prania permanente e këtij justifikimi, si nxënie e pjesës më të madhe të kohës të jetuar jashtë prodhimit modern.

7Vetë ndarja bën pjesë te uniteti i

botës, te praxis-i shoqnor global që është krisur në realitet dhe imazh. Prak-tika sociale, përpara së cilës vendoset spektakli autonom, është gjithaq tërësia reale që e përmban spektaklin. Por skizma në këtë tërësi e gjymton deri në pikën sa e bën me u dukë spekta-klin si qëllimin e saj. Gjuha e spektaklit përbëhet nga disa shenja të prodhimit mbretërues, që janë njëherit finaliteti i mbramë i këtij prodhimi.

8Nuk mund të kundërvihen në mënyrë

abstrakte spektakli dhe veprimtaria shoqnore efektive; ky dublim është në vetvete i dubluar. Spektakli që përmbys

realen prodhohet vërtet. Në të njejtën kohë realiteti i jetuar është materialisht i droguar nga soditja e spektaklit, dhe riprodhon në vetvete rendin spektako-lar duke e pranuar aktivisht. Realiteti objektiv është i pranishëm nga të dyja anët. Çdo nocion i fiksuar kësisoj nuk ka për bazë gjë tjetër përpos kalimit të tij në të kundërtën: realiteti shpifet në spektakël, dhe spektakli është real. Ky tëhuajsim i ndërsjellë është esenca dhe mbështetja e shoqërisë aktuale.

9Në botën realisht të përmbysur, e vër-

teta është një moment i së rremes. 10Koncepti i spektaklit njëson dhe

shpjegon një larmi të madhe fenomene-sh të dukshme. Larmia dhe kontrastet e tyre janë aparencat e kësaj aparence të organizuar shoqërisht, e cila duhet njo-hur në të vërtetën e saj të përgjithshme. I konsideruar sipas vetë termave të tij, spektakli është afirmimi i aparencës dhe afirmimi i çdo jete njerëzore, do-methanë shoqërore, si thjesht aparen-cë. Por kritika që e mbërrin të vërtetën e spektaklit e zbulon atë si mohimin e dukshëm të jetës; si një mohim të jetës që është bërë i dukshëm.

11Për të përshkruar spektaklin, formi-

min e tij, funksionet e tij, dhe forcat që gjakojnë për zhbërjen e tij, duhen dallu-ar artificialisht disa elemente të pandas-hme. Duke analizuar spektaklin, flitet në një farë masë vetë gjuha e spektakola-res, përderisa kalohet në terrenin meto-dologjik të kësaj shoqërie që shprehet në spektakël. Por spektakli nuk është asgjë tjetër përpos sensi i praktikës to-tale të një formacioni ekonomik-social, përdorimi i saj i kohës. është momenti historik që na përmban.

12Spektakli paraqitet si një pozitivitet

i pamatë i padiskutueshëm dhe i pa-

depërtueshëm. Ai nuk thotë asgjë më shumë sesa «ajo që duket është e mirë, ajo që është e mirë duket». Qëndrimi që ai parimisht kërkon është ky pranim pasiv që në fakt e ka fituar tashmë nga mënyra e tij e të dukurit pa replikë, me monopolin e tij të aparencës.

13Karakteri thelbësisht tautologjik i

spektaklit rrjedh nga fakti i thjeshtë se mjetet e tij janë në të njëjtën kohë qëlli-mi i tij. Ai është dielli që nuk perëndon kurrë mbi perandorinë e pasivitetit mo-dern. Ai mbulon të gjithë sipërfaqen e botës dhe laget papërcaktueshëm në lavdinë e vet.

14Shoqëria që mbështetet mbi indu-

strinë moderne nuk është rastësisht apo sipërfaqësisht spektakolare, ajo është thelbësisht spektakoliste. Te spektakli, imazh i ekonomisë mbretëruese, qëllimi s’është asgjë, zhdrivillimi është gjithçka. Spektakli nuk do të dalë tjetërkund për-pos se te vetja.

15Si stolisje e domosdoshme e objekte-

ve të prodhura aktualisht, si ekspoze e përgjithshme e racionalitetit të sistemit, dhe si sektor ekonomik i përparuar që farkëton drejtpërsëdrejti një shumësi në rritje objektesh- imazhe, spektakli është prodhimi kryesor i shoqërisë aktuale.

16Spektakli nënshtron njerëzit e gjallë

në atë masë që ekonomia i ka nënshtru-ar plotësisht. Ai nuk është gjë tjetër për-pos ekonomia që zhvillohet për hesap të vet. Ai është refleksi besnik i prodhimit të gjërave, dhe objektivizimi jobesnik i prodhuesve.

17Faza e parë e mbizotërimit të ekono-

misë mbi jetën shoqërore kishte për-caktuar në përkufizimin e çdo realizimi njerëzor një degradim evident të qenies në pasje. Faza e tanishme e okupimit to-

tal të jetës shoqërore nga disa rezultate të grumbulluara nga ekonomia çon në një rrëshqitje të përgjithësuar të pasjes në dukje, ku çdo «pasje» efektive duhet të përftojë prestigjin e saj imediat dhe funksionin e saj të mbramë. Një të njej-tën kohë çdo realitet individual është bërë social, i varur direkt nga fuqia shoqërore, i modeluar nga ajo. Asaj i lejohet të shfaqet, veç në atë që nuk është.

18Aty ku bota reale shndërrohet në

imazhe të thjeshta, imazhet e thjeshta bëhen qenie reale, dhe motivimet efiçi-ente të një sjelljeje hipnotike. Spektakli, si tendencë për ta treguar botën përmes disa ndërmjetësimeve të specializuara, e cila (bota) nuk rroket më drejtpërsëdrej-ti, gjen normalisht te të pamët shqisën njerëzore të privilegjuar që në epoka të tjera ishte prekja; shqisën më abstrakte, dhe më të mistifikueshmen, që i korres-pondon abstragimit të përgjithësuar të shoqërisë aktuale. Por spektakli nuk është i identifikueshëm me shikimin e thjeshtë, qoftë ky i kombinuar me dëgji-min: është ajo çka i shpëton aktivitetit të njerëzve, rikonsiderimit dhe korrektimit të veprës së tyre. Ai është e kundërta e dialogut. Gjithandej ku ka përshfaqje të pavarur, spektakli ripërvendoset.

19Spektakli është trashëgimtari i të gjit-

hë dobësisë së projektit filozofik perën-dimor që ishte gjithsesi një kuptim i aktivitetit, i dominuar nga kategoritë e të pamit; ashtu siç edhe bazohet mbi zhvillimin e pareshtur të racionalite-tit të saktë teknik që ka dalë prej këtij mendimi. Ai nuk e realizon filozofinë, ai filozofon realitetin. është jeta konkrete e të gjithëve që degradon në univers spekulativ.

20Filozofia, si fuqi e mendimit të ndarë,

dhe mendim i fuqisë së ndarë, nuk ka

mundur kurrë ta tejkalojë vetë teolo-gjinë. Spektakli është rindërtimi mate-rial i iluzionit religjioz. Teknika spekta-kolare nuk i ka davaritur rêtë religjioze ku njerëzit i kishin vendosur fuqitë e veta të shkëputura prej tyre: ajo thjesht i ka lidhur me një bazë tokësore. Kësh-tu është jeta më tokësore ajo që bëhet opake dhe asfiksuese. Ajo nuk e degdis më në qiell, por e strehon në shtëpinë e vet përçmimin e saj absolut, parajsën e vet mashtruese. Spektakli është realizi-mi teknik i mërgimit të fuqive njerëzore në një përtejbotë; skizma e përmbushur në brendësi të njeriut.

21Sa më shumë që nevoja mbërrin me

qenë shoqërisht e ëndërruar, ëndrra bëhet e nevojshme. Spektakli është ëndrra e keqe e shoqërisë moderne të mbërthyer, që nuk shpreh tekembramja pos dëshirës së saj për të fjetur. Spekta-kli është roja e këtij gjumi.

22Fakti që fuqia praktike e shoqërisë

moderne është shkëputur nga vetvetja, dhe është ka ndërtuar një perandori të pavarur te spektakli, nuk mund të shpje-gohet përpos se me këtë faktin tjetër, që kësaj praktike të fuqishme vazhdonte t’i mungonte kohezioni, dhe kishte mbetur në kontradiktë me veten.

23është specializimi më i vjetër

shoqëror, specializimi i pushtetit, që është në rrënjët e spektaklit. Spektakli është kështu një aktivitet i specializuar që flet për tërësinë e të tjerave. është përshfaqja diplomatike e shoqërisë hie-rarkike para asaj vetë, ku çdo fjalë tjetër është përzënë. Më moderni është këtu edhe më arkaiku.

24Spektakli është diskursi i pandër-

prerë që rendi i pranishëm bën mbi veten, monologu i tij elozhues. është autoportreti i pushtetit në epokën e

Page 15: Gazeta Nr. 5

15e mërkurë 28 | tetor 2009 |

menaxhimit të tij totalitar të kushteve të ekzistencës. Aparenca fetishiste prej objektiviteti të kulluar në relatat spekta-kolare fsheh karakterin e tyre prej relate mes njerëzish dhe klasash: një natyrë e dytë duket sikur e dominon këtë mje-dis me ligjet e saj fatale. Por spektakli nuk është ky produkt i nevojshëm për zhvillimin teknik i parë si një zhvillim natyror. Shoqëria e spektaklit është për-kundrazi forma që zgjedh përmbajtjen e saj teknike. Nëse spektakli, i marrë nën aspektin e ngushtë të «mjeteve të komu-nikimit të masës», që janë shpërfaqja e tij sipërfaqësore më shtypëse, mund të duket se po e pushton shoqërinë si një instrumentalizim i thjeshtë, kjo në fakt nuk është diçka asnjanëse, por instru-mentalizimi vetë që i leverdis auto-lëvi-zjes së saj totale. Nëse nevojat shoqëro-re të epokës ku zhvillohen këto teknika nuk mund të gjejnë kënaqje përpos që nga ndërmjetësimi i tyre, nëse admini-strimi i kësaj shoqërie dhe çdo kontakt mes njerëzve nuk mund të ushtrohen përveçse me ndërmjetësimin e kësaj fuqie të komunikimit të çastit, kjo vjen ngaqë ky «komunikim» është esencia-lisht i njëanshëm; kësodore përqendri-mi i tij s’men së grumbulluari në duart e administratës së sistemit ekzistues mjetet që e lejojnë me vazhdue këtë ad-ministrim të vendosur. Skizma e përgji-thshme e spektaklit është e pandashme nga Shteti modern, që don me thanë nga forma e përgjithshme e skizmës brendapërbrenda shoqërisë, produkt i ndarjes së punës shoqërore dhe organ i dominimit klasor.

25Ndarja është alfa dhe omega e

spektaklit. Institucionalizimi i ndarjes shoqërore të punës, formimi i klasave kishin ndërtuar një soditje të parë të shenjtëruar, rendin mistik me të cilin çdo pushtet është mbështjellë qysh nga zanafilla. E shenjta ka përligjur bash-

kërendimin kozmik dhe ontologjik që i korrespondon interesave të të mëdhe-njve, ka shpjeguar dhe zbukuruar atë që shoqëria nuk mund të mos bënte. Çdo pushtet i ndarë ka qenë pra spektakolar, por adezioni i të gjithëve ndaj një imazhi të tillë të palëvizshëm nuk nënkuptonte asgjë pos përnjohjes së përbashkët të një zgjatimi imagjinar për varfërinë e veprimtarisë shoqërore reale, akoma gjerësisht e ndjerë si një konditë unita-re. Spektakli modern shpreh përkundra-zi atë që shoqëria mund të bëjë, por në këtë shprehje leja i kundërvihet abso-lutisht të mundshmes. Spektakli është ruajtja e mosvetëdijes në ndryshimin praktik të kushteve të jetesës. Ai është vetë produkti i vet, dhe është ai vetë që ka vënë ca rregulla: është një pseudo-i shenjtë. Ai shfaq atë që është: fuqinë e ndarë tek zhdrivillohen në vetvete, në rritjen e produktivitetit me anë të rafini-mit të paprerë të ndarjes së punës deri në parcelizimin e gjesteve, të dominuar asobote nga lëvizjet e mosvarme të ma-kinave; dhe duke punuar për një treg gjithmonë e më të gjerë. Çdo komunitet dhe çdo sens kritik janë shkrirë në rr-jedhën e kësaj lëvizje, në të cilën forcat që kanë mundur të rriten duke u ndarë nuk janë rigjetur akoma.

26Me ndarjen e përgjithësuar të

punëtorit dhe të produktit të tij, humbet çdo pikëvështrim unitar mbi veprimta-rinë e kryer, çdo komunikim personal direkt mes prodhuesve. Duke ndjekur progresin e akumulimit të produkteve të ndara, dhe të përqendrimit të pro-cesit prodhues, njësia dhe komunikimi bëhen atributi ekskluziv i drejtimit të sistemit. Suksesi i sistemit ekonomik të ndarjes është proletarizimi i botës.

27Nga vetë suksesi i prodhimit të ndarë

si prodhim i së ndarës, përvoja theme-lore e lidhur në shoqëritë primitive te

një punë kryesore është duke u zëven-dësuar, në polin e zhvillimit të sistemit, drejt mos-punës, mosveprimit. Por ky mosveprim nuk është n’asgjë i çliruar nga aktiviteti prodhues: ai varet nga ai, ai është vetë një produkt i racionalitetit të tij. Nuk mund të ketë liri jashtë ve-primtarisë, dhe në kuadrin e spektaklit çdo veprimtari mohohet, saktësisht si veprimtaria reale është kapur integra-lisht për sendërtimin global të këtij re-zultati. Kështu «çlirimi nga puna» aktual, shtimi i ngesë, nuk është kurrsesi lirimi në punë, as çlirimi i një bote të modelu-ar nga kjo punë. Asgjë nga veprimtaria e vjedhur në punë nuk mund të rigjin-det në nënshtrimin ndaj rezultatit të saj.

28Sistemi ekonomik i themeluar mbi

izolimin është një produkt qerthullor i izolimit. Izolimi bazohet mbi teknikën, dhe procesi teknik izolon në kthim. Nga automobili te televizioni, të gjithë të përzgjedhurit e sistemit spektakolar janë gjithashtu armët e tij për fuqizimin konstant të kushteve të izolimit të «tur-mave vetmitare». Spektakli rigjen gjit-hmonë e më konkretisht premisat e tij.

29Origjina e spektaklit është humbja

e unitetit të botës, dhe ekspansioni gji-gand i spektaklit modern shpreh tota-litetin e kësaj humbje: abstragimi i çdo pune të veçantë dhe abstragimi i përgji-thshëm i prodhimit të së tërës përkthe-hen përsosmërisht te spektakli, mënyra e të qenit konkret e të cilit është pi-kërisht abstragimi. Te spektakli, një pje-së e botës vetpërshfaqet para botës, dhe është eprane ndaj saj. Spektakli s’është tjetër përveçse gjuha e përbashkët e kësaj përshfaqje. Ajo që i afron spekta-torët s’është tjetër përveçse një raport i pakthyeshëm me vetë qendrën që ruan izolimin e tyre. Spektakli e bashkon të ndarën, por e bashkon si të ndarë.

30

Tëhuajsimi i spektatorit në përfitim të objektit të soditur (që është rezul-tati i aktivitetit të tij të pavetëdijshëm) shprehet kështu: sa më shumë ai sodit aq më pak jeton; sa më shumë që pra-non ta njehi veten te imazhet dominu-ese të nevojës, aq më pak ai e kupton ekzistencën e vet dhe të dëshirës së vet. jashtësia e spektaklit në raport me nje-riun veprues shfaqet në atë se gjestet e tij nuk janë më të tijat, por të një tjetri që i përshfaq. Prandej ndodh që spektatori nuk ndihet në shtëpinë e vet asgjëkun-di, sepse spektakli është gjithandej.

31Punëtori nuk prodhon vetveten, ai

prodhon një forcë të pavarur. Suksesi i këtij prodhimi, bollëku i tij, kthehet nga prodhuesi si një bollëk i shpronësimit. E gjithë koha dhe hapësira e botës së tij i bëhen të huaja me grumbullimin e produkteve të tij të alienuara. Spektakli është harta e kësaj bote të re, hartë që e mbulon saktësisht territorin e saj. Vetë ato forca që na kanë shpëtuar duarsh na shfaqen në tërë fuqinë e tyre.

32Spektakli në shoqëri i korrespondon

një fabrikimi konkret të tëhuajsimit. Ek-spansioni ekonomik është kryesisht fiks ekspansioni i këtij prodhimi industrial. Ajo çka rritet me ekonominë që përpa-ron për vete nuk ka çfarë me qenë për-veçse tëhuajsimi që ishte pikërisht në bërthamën e saj origjinale.

33Njeriu i ndarë nga produkti i tij, i

prodhon gjithmonë e më fuqishëm vetë detajet e botës së tij, dhe kështu gjendet gjithmonë e më i ndarë nga bota e tij. Sa më shumë që jeta e tij është tashmë pro-dukti i tij, aq më shumë ai është i ndarë nga jeta e tij.

34Spektakli është kapitali i grumbulluar

në atë pikë sa bëhet imazh.

Flokë të zeza dëbore

Ç’ka rënë bora, e padritë. Një hënëu mbush a dy, qysh kur vjeshta me

zhgun oshënarinjë kumt m’a solli dhe mua, një gjethe nga shkrepat ukrainas:

«Mendo qysh po dimëron edhe këtu, për të njëmijtën herë

në tokë, ku rrjedh përroi më i gjerë:gjaku qiellor i Jakut, bekuar nga

sopatat…O akull i kuq i përtejbotshëm vân

Ataman i tyre me gjithëshpurën e diellit pa dritore… Bir, ah

ja një shall,për t’u mbështjellë, kur të zdris

helmeta,kur krepa, bojërozja, të kriset, kur

pluhur bore të bëhen eshtrate t’et, përnën piskamën pendimqare

të potkojvekëngën e kedrit…

Një shall, një shall i vogël dhe i hollë, që t’a ruaj

tash, që ti t’mësosh me qá, bri mejeankthin e botëmadhes, që më s’do gjelbërojë, o bir, për birin tënd!»

Volli gjak, nëno, vjeshta tutje-tëhu, më dogji bora:

i lypa zemrës, të qante, gjeta frymën, ah të verës.

Ishte si ti, qyqe bre.M’erdh për me qá,

një shall të vogël enda.

***MË KOT pikturon zemra n’dritore:

zotmadhi i heshtjespo merr nizamë në kurtin e hekurt.

Flamur-gjaku i tij valon mbi pemë – një gjethe q ‘i kaltriset kur vjen vjeshta;

kërcejt e helmit i shpërndan ushtarëve, dhe lulet e kohës;

me zogj ndër leshra shkon shpatat me ngulë.

Më kot pikturon zemra n’dritore: një zot marshon përmes reparteve,

mbështjellur në mantelin që të ra nga supet mbi shkallë, natën vonë,

dikur, kur digjej flakë kështjella, teksa ti fole si burrat: e dashur...

S’din gjë për mantelin dhe s ‘e ka lutur yllin dhe gjethin ndjek që

këputet fluturimthi.«O kërcell», i bëhet se dëgjon, «o lule

kohe.»

Paul Ancel, i njohur me emrin e artit Paul Celan (1920-1970), hebre i

Bukovinë s (Rumani), poet gjerman. I mbijetoi Auschwitz-it, por shumë

vjet më pas vrau veten duke u hedhur n ë Senë nga ura Mirabeau. Fjala e tij e shkruar me gjak, përbën

ndër poezitë më tronditëse të të gjitha kohëve dhe vendeve.

Përktheu nga origjinali: astrit Cani

Page 16: Gazeta Nr. 5

e mërkurë 28 | tetor 2009 | 16

krenar Zejno

është një portret, i njëjti portret, ai që i thër-ret drejt të njëjtit model e objekt stime dy kolosët Matisse e Picasso. E ndërsa në të, penelata sylarushe Matisse e shtrin jehonën e tablosë përpara, a thua drejt pop arti, pe-neli i Pablos tërheq në kanavacën e portretit ekon klasike të një koloriti alla Rembrandt. I përket të njëjtit njeri ai portret, me po atë notë inteligjence të shenjuar në ballë: është Gertrude Stein.Ajo, falë së cilës, dy gjenitë e modernitetit kanë sot në panteonin art atë vend që kanë. është Stein, që me flamurin e modës në dorë bën guidë dhe udhërrëfen të posambërri-turit artistë e poetë ndër rrugë Parisi. Pastaj bën ciceronin nëpër atelie dhe në galerinë e saj, e prej këtej në sallone e hapësira të reja të së resë. Ku instalohet dialogu, paradoksi, inskenimi e rivënia ndryshe në skenë e artit mbi art. Si fryt i shpirtit. është amvisa Gertrude dhe artistja Stein e zonja e shtëpisë që u bë pikë referimi dhe konak dialogu për çdo “ardhacak” par ex-cellence në Parisin e pacak.është Parisi, ku ndër më të palodhurit shfaqen Stein e Picasso, polisi që shndërro-het modeli më i mbarë i një poli artistik. Ku artistët janë dhe vijnë me arsyen e artit edhe zejet e tyre për të populluar hapësirën mes Montmartre - rue de Fré – rue des Augustins – Austin’s Kafe e më tej… Si pretendentë në atë rivalitet të shëndetshëm që ngjizi ple-jadën e madhe të modernizmit. Ku nga njëra anë janë traktatet që themelojnë rryma si dhe respekti e mbështetja për to, nga tjetra anë, refuzimi ndaj sistemeve të mbyllur apo apeli për rikthimin te trekëndëshi magjik: e vërteta – shenja – vlera. Prej kozmosi te kaosi dhe sërish nga kaosi te kozmosi – implikime, rregulla, ligjësi, tekni-ka. Nën një renditje elementësh përsëritës, edhe riprodhues edhe ciklikë, si ujdi e një logosi, siç mendoj se edhe Stein e shihte ve-prën e artit. Things are what they are. Gjërat janë ato që janë. A rose is a rose is a rose is a rose… mbetën emblema fjalësh që shoqërojnë em-rin e Gertrudes shkrimtare. Duke e shenjuar të sajën vepër me atë përsëritje tipike, ala Stein, që do ta quanim: kronike. Meqë si nën ritmikë dolëm në këtë pikë, kujtojmë se Kro-nosi si ligj universal, pra edhe në art, ka raport të vijueshëm me atë çka e bën natyrën natyrë. Aq më tepër tek Ajo që tregoi me vepra se nuk mund ta shihte të diferencuar thelbësisht as tablonë e pikturës prej letrës së shkrimit. Por veç të madhërishmen në të: diferencimin kronik të kozmosit nga kaosi dhe rikrijimin e kaosit për të riprodhuar kozmos të ri. E parë kështu, si me thënë nga lart, përsërit-ja bëhet element i saj teknik për ndryrjen në vepër të rimës, ritmikës dhe ritmit, si dhe mitizimit e çmitizimit… dhe pastaj dorëz-imit të takëmeve, prej hyjnive njerëzve apo njerëzit hyjnive. Duke e parë krijimin si gjeometri kozmog-onike dhe gjenerimin si imanente e riprod-huese “epoka e artë greke” ishte endur nën ciklonin e idesë mes zotit që krijon ex-nihilio, prej hiçi, dhe atij zoti demiurg si zot i zejeve edhe zejtar përsëritës e përtëritës idesh. Kozmos prej nga “universi” i artit mbart dhe rolin demiurg të artbërësit, ku qysh tash edhe shkrimtari kish rinisur të shihet e ri-emërtohet si artist dhe piktori poet. është Gertrude Stein një nga të parat emra me të cilët zë fill rendi i artbërësve në dëft-esën e të cilëve mbet e shkruar cilësia: Atraksion i parezistueshëm për të renë dhe eksperimentet këmbëngulëse stilistike. Analizë e hollë dhe e kujdesshme e meka-nizmave dhe strukturës linguistike. është Stein, pozicionuar mes fjalës dhe ngjyrës, ajo “ambasadore” e artit të plejadës së madhe të Parisit, plejadë që patjetër e tun-doi jo pak filozofinë moderne drejt shpalljes së vetvetes si një “skulpturë” e filologjisë. A nuk pat thënë dikur Mikelanxhelo “arti i skulpturës është i thjeshtë, mjaft të heqësh prej gurit pjesët e tepërta”?! është Ajo, që në ndërveprim të ngushtë me artin figurativ realizon një tip “kubizmi të gjuhëzimit”. Fut teknikën e kolazhit si dhe të tjerë destabilizues për të përshfaqur në letër shumanësinë sinkronike të së ashtuquajturës “present continuous”.Besoj në teknikën, si provë e sinqeritetit të një njeriu, thoshte Ezra Pound. Sigurisht, referuar artit të të bërit art. është Stein nga të parat që e përgëzoi këtë aprovim të sinqertë. është Stein, ashtu si dhe Apollinaire, në ato hije të cilat po t’i kërkojmë mund t’i shquajmë edhe pas tablosë së Picassos. Me fjalët e tyre

nakatosur mes grafikës e urtësisë japoneze ndër tingujt mistikë të kozmosit, antikitetit prekolumbian, artit negër e skulpturës afri-kane që aq shumë e joshën mjeshtrin.

është në lëmë të shkrimit automatik, in-spiruar nga dadaizmi dhe surrealizmi, në të cilin Stein po shkelte në fushë të parra-hur më parë, si dhe ndërsjellën e kësaj me pikturën avangardiste të kohës, terreni ku mund të qartësohen edhe përvojat e piktorit tonë Ibrahim Kodra, i cili prej neoklasicizmit, kubizmit e më tej pikturës abstrakte mbër-rin si përvojë fundore tek automatizmi (Paul Raphael, 1962). Kuptohet, çdo trajtesë mbi veprën pikasiane na fton edhe për të vijë-zuar e ravijëzuar paralele analogjie dhe afi-niteti mbi të cilat mund të prehen veglat për njohjen më të thelluar të kubizmit të vonë në veprën e Kodrës. Por edhe veprës, pothuaj të panjohur ndër ne, të një tjetër artisti të madh prej sërës shqiptare të artit, Artur Tashko. Edhe një gjë: është polifonia, pra edhe e jona, që mund të na e zgjerojë diapazonin e kuptimit për të tilla vepra. Meqë jemi këtu, pikërisht ku na lypset shumë të jemi, thuhet se polifonia është futur së pari si term duke iu referuar metodave kompozitive te Schön-berg.Kahnweiler në studim mbi juan Gris (që ishte një nga referimet bazë për Picasson), tentoi të stabilizonte një paralele mes kubizmit dhe muzikës dodekafonike.

Por ishte Clement Greenberg, më i madhi i kritikës amerikane të artit, i cili nga fundi i viteve 40 zuri të shquante e sqaronte më gjerësisht pikturën “integrale”, ku çdo zonë dhe element në tablo zë vend e rëndësi, nëmos të njëjtë, të barabartë në theksimin empatik: “Ashtu si polifonia edhe piktura in-tegrale është një grupim që përbashkon, ku secila nyje kur i vjen rradha përfaqëson edhe skemën e njëjtësuar të kompozimit. Vetë no-cioni i uniformitetit është antiestetik. Por ja që mjaft prej pikturave integrale duken të arrira pikërisht falë këtij uniformiteti të tyre, monotonisë së tyre puro. Shtrirja, shpërhapja e pikturës në një pëlhurë tezgjahu në pahjen e një sensacioni të thjeshtë dhe nën një barrë përsëritjesh, duket dëshmia dhe përgjigjja e diç thellësisht të rrënjosur në sensibilitetin bashkëkohor. Literatura ofron paralelet e saj përmes joyce e Gertrude Stein.” E prej këtej ndoshta një ditë do të na duhej,

edhe përmes këtyre, të thelloheshim tek e anasjella: për të plotësuar studimet fine mbi atë vlerë të pamatë e që do të na interesonte më tepër - Polifonia.

është Gertrude Stein pagëzore për brezin e shkrimtarëve të humbur, qysh prej asaj dite kur emërtoi “Lost Generation” shkrimtarë si Hemingway e Fitzgerald, të cilët dolën të rrëgjuar e të pataksur nga lufta.është Gertrude Stein ajo që e pret edhe Hemingwayin në Paris. Bashkë me Ezra Pound dhe Sylvia Beach. Eshtë nën shtysën e Poundit dhe Gertrudes, si një nga lexueset më të para të asaj çka shpërfaqte universi joycean, që një librare si Sylvia Beach ndër-mori aktin kurajoz të publikimit të Uliksit (Përkth.në shqip Idlir Azizi. Zenit, 2003.) është Stein që i jep drejtim Hemingwayit, këshilla të çmuara dhe të pamëshirshme rreth prozës së vet, e cila duhej thjeshtuar, përzgjedhur, zvogëluar, zhvilluar e krijuar. Pra, shpikur e jo risjellë nga diku. Principet e një realizmi jo natyralistik por selektiv, sido-mos eksperimentet linguistike me anë të përsëritjes obsesive të fjalëve (e patën pagë-zuar qysh vedat e pastaj bibla këtë teknikë, dhe ndoshta ishte de Sade që e risolli hap-tas, “me dhunë”, përsëritjen psallmoide) që fjalët të përçojnë një vlerë jo vetëm logjiko – sinjifikante, por edhe mbresore si në pikturë; edhe fonetike e fonike si në muzikë. Eshtë Stein që do t’ua shtinte këtë sërish e sër-ish në vesh, deri në bezdi, edhe mjeshtrave të romanit: Fitzgerald e Dos Pasos e me rradhë. Po zgjatem pak më tej, me gjithë merakun prej monotonisë së përsëritjes, mbi një shi-në ndoshta interesante dhe solide sa për të mbajtur paralelet: Hemingway - Picasso!Vërtet që i pari është në linjë të plotë me atë lloj tradite amerikane nga Whitman te

Twain, por ama nuk është lënë pa e lidhur me atë kuadër preciz eksper-imentimi dhe infiltrimesh modern-iste prej Parisi dhe Steini.E përsërisim këtë influencë të saj mbi Hemingwayin, i cili e pranon këtë, për faktin e shpërhapjes së qerthullit të ndikimit prej risisë nga proza e tij e thatë, e thek-shme, parataktike, mbi shkruesit anembanë botës. Mes ekzaltimit, aksionit të “zhveshur” e plotërisë vitaliste të rrëfimit të tij si dhe po këtyre tipareve ndër personazhet akrobatë, kllounë dhe portrete plazhistësh apo nudo të Picassos,

duket sikur endet mblesja Gertrude. Me kredon e saj, ku realiteti ka nevojë për forma e shumëformësi për të qenë i asimi-lueshëm dhe për t’u ndjerë multidimen-sionaliteti i reales. Që fjala dhe ngjyra të mos ngjizë rrëfim e tablo që vetëm rrokin e ngrijnë kallkan, gozhdojnë dhe paralizojnë realitetin, por bëhen logos, shesh lufte dhe vdekjeje, fushë mejdani gjithaq real, i gjallë e drithërues. Pra, mes jetës si një sprovë unike e solide provash të mëdha e të vogla, si ritual për t’u përballuar me vetëdije kanonike. “Një kod honori dhe mëshire” i pat kërkuar Wilson amerikanëve, në atë kohë kur fraza kërkonte të zinte vërtet vend.Stein, qysh kur e çeli udhën e saj të shkrimit me Tender Buttons, prozë e poezi, pastaj me The Making of Americans, The Geographical History of America, The autobiography of Al-ice B. Toklas si dhe tekste teatrale, ese, librete për opera, shkoi gjithë e më tepër deri në

shkrirjen e gjinive ndërletrare, ashtu si dhe sjellja e saj ndaj gjinisë, në kuptimin më gjinor të kësaj fjale, asaj seksuale. Një ditë ajo tha – ndër të parat që e thonin – se ishte homo. Letërsia e saj nxorri në pah nga njëra anë mundin për thyerjen e kanoneve tradicio-nale dhe nga tjetra barrierat ndaj kapriçove të rastësisë, rigorozitetin në pikëpjekjen mes rregullsisë dhe rregullit, si indeks i vetëdijes artistike dhe kapacitetit të lirshmërisë. është Gertrude Stein që bart edhe atë ko-shiencë intelektuale e cila do ta bëjë të sakri-fikojë jo pak prej veprës së vet, e jo vetëm në emër të së resë ende të pakuptueshme, vështirësisht të pëlqyeshme, por edhe në emër të mbështetjes që ndih shpërthimin e talenteve më premtues se ajo.

Picasso, për t’iu përgjigjur atyre që mendonin se mos ishte rasti të merrej nën mbrojtje e bukura, tha: “ai që krijon diçka është i de-tyruar ta bëjë atë të shëmtuar. Gjatë për-pjekjeve për ta krijuar, intensiteti dhe beteja për ta krijuar këtë intensitet përherë rezulton me njëfarë shëmtie, ndërsa pasuesit mund ta bëjnë këtë gjë më të bukur sepse ata e dinë se çfarë janë duke bërë, sepse ajo gjë tashmë është shpikur, ndërkaq shpikësi nuk e di se çdo të shpikë dhe kështu, në mënyrë të pashmangshme, gjëja që ai shpik do të ketë anën e vet të shëmtuar”. Tipike pika-siane kjo përgjigje, por duket gjithashtu kaq rokamboleske si frazë, sikur të ishte penel-atë prej shkrimi alla Stein. Sepse kanë dhënë e kanë marrë mes tyre, ashtu si dhe kubizmi i shpërfaqur në letërsinë që po synonte ndër të parat pikërisht Gertrude Stein. Në intervistën me jerome Seckler, kur py-etet se përse pikturonte në atë mënyrë që e bënte pikturën të vështirë për t’u kuptuar, Pi-

pikasjePikASiane

casso ia pret: “pikturoj kështu, sepse është ky rezultati i mendimeve të mia. jam përpjekur vite të tëra të mbërrij këtë rezultat dhe nëse bëj një hap mbrapa kjo do të ishte fyerje për njerëzit. Nuk pikturoj dot në mënyrë tradi-cionale vetëm që të përftoj kënaqësinë e të qenit i kuptuar. …është vështirë ta thuash përse e bën këtë apo atë gjë. Unë shprehem me pikturë e nuk mund të shpjegohem me fjalë”.Në atë tablo skenografie ku nderret dekori i natës për baletin Mercuri, Picasso - si të mos i mjaftonte gramatika disocitiave e figurave, apo kushedi në shenjë miqësie Gertrude a Apollinaire -, vizatoi në vend të një ylli vetë fjalën shumëkëndore, shkruar frëngjisht në cep të tablosë: etoile.

Në këtë fjalë mbi librin e Steinit për Picas-son nuk do doja ose më saktë nuk do të dija të thoja ndonjë gjë të hajrit, kështuqë mjaf-tohem këtu veç me një nga të thënat e tij të thekshme:“Ka piktorë që e bëjnë diellin një pikë të ver-dhë, ka nga ata që me artin e inteligjencës një pikë të verdhë e kthejnë në diell”.Mirë pra, dakord, vijuan ta pyesnin edhe më vonë, po çka ishte ajo që e bënte të pëlqehet pikturën e tij?!Dhe e dimë çfarë tha, apo jo! “Nuk e di. është diçka si kënga e zogjve”.“Things are what they are” mbetet fraza alla Stein përmes së cilës ajo tipizohet. Gjërat janë ato që janë. Gjërat e kësaj bote kanë ndër vete edhe Picasso. Edhe Stein. Që janë ata që janë. E që i shohin gjërat siç janë. Përpara se të treten në iso... A rose is a rose is a rose is a rose…_____________Ese, në vend të parathënies, në librin “Picasso” të Gertrude Stein, Botim Zenit 2009.