9
Globalizimi dhe kërcnimet globale: Sfidat për menaxhimin e pandemive në shekullin 21 Prof.Dr.Rifat Lila Mr.Sc.Nevruz Zogu - Doktorant Kolegji Universitar “BENZESI” 1. Hyrje Shumë nga aspektët e globalizimit ndërlidhen dhe kështu rriten 1 rreziqet për një sërë kërcënimesh ndërkombëtare nga prodhimi i armëve, pirateria internet, dhuna etnike, krimi global, trafiku i drogës, degradimi i mjedisit dhe përhapja e sëmundjeve ngjitëse. Cfarë strategjish dhe veprimesh duhet të ndiqen për tu përballur me to? Teknologjitë e informacionit dhe sistemeve janë tiparet kryesore të globalizimit dhe janë bërë thelbësore për funksionimin e shumë sistemeve civile rëndësishme si komunikimi, energjia, transporti, elektriciteti, uji dhe sistemet bankare. Problemi qëndron në faktin se ato janë tashmë pika prirura ndaj përcarjes e piraterisë elektronike. Rreziqet që vijnë nga degradimi i mjedisit shpesh i kalojnë kufinjtë e një shteti. Rreziku më i njohur është ai i rritjes së temperaturës globale, që po shkakton thatësira shkatërruese, përmbytje dhe stuhira të forta. Të tjera rreziqe për mjedisin janë dhe ndotja e ajrit dhe ujit, zhdukja e pyjeve dhe biodiversitetit dhe mundësia e futjes së substancave toksike në zinxhirin ushqimor të njeriut. 1 Report of the Commission on Macroeconomics and Health, Macroeconomics and Health: Investing in Health for Economic Development, Washington D.C.: World Health Organization, December 20, 2001. 1

Globalizimi dhe kërcnimet globale - Sfidat për menaxhimin e pandemive në shekullin 21

Embed Size (px)

DESCRIPTION

DOC.NEVRUZ ZOGU

Citation preview

Page 1: Globalizimi dhe kërcnimet globale - Sfidat për menaxhimin e pandemive në shekullin 21

Globalizimi dhe kërcnimet globale: Sfidat për menaxhimin e pandemive në shekullin 21

Prof.Dr.Rifat LilaMr.Sc.Nevruz Zogu - DoktorantKolegji Universitar “BENZESI”

1. Hyrje

Shumë nga aspektët e globalizimit ndërlidhen dhe kështu rriten1 rreziqet për një sërë kërcënimesh ndërkombëtare që nga prodhimi i armëve, pirateria në internet, dhuna etnike, krimi global, trafiku i drogës, degradimi i mjedisit dhe përhapja e sëmundjeve ngjitëse. Cfarë strategjish dhe veprimesh duhet të ndiqen për tu përballur me to?

Teknologjitë e informacionit dhe sistemeve janë tiparet kryesore të globalizimit dhe janë bërë thelbësore për funksionimin e shumë sistemeve civile të rëndësishme si komunikimi, energjia, transporti, elektriciteti, uji dhe sistemet bankare. Problemi qëndron në faktin se ato janë tashmë pika të prirura ndaj përcarjes e piraterisë elektronike. Rreziqet që vijnë nga degradimi i mjedisit shpesh i kalojnë kufinjtë e një shteti.

Rreziku më i njohur është ai i rritjes së temperaturës globale, që po shkakton thatësira shkatërruese, përmbytje dhe stuhira të forta. Të tjera rreziqe për mjedisin janë dhe ndotja e ajrit dhe ujit, zhdukja e pyjeve dhe biodiversitetit dhe mundësia e futjes së substancave toksike në zinxhirin ushqimor të njeriut.

2. Përkufizimi i problemit

Po rritet rreziku që sëmundjet ngjitëse të përhapen në të gjithë botën me shpejtësi si pasojë e shtimit të baktereve që u rrezistojnë ilaceve, vonesës në zhvillimin e antibiotikëve të rinj, shpërdorimit të ujit dhe të tokës, ndryshimeve klimaterike, ngritjes së qyteteve të mëdha me mangësi të theksuara në shërbimin shëndetësor, lehtësimit të lëvizjes së njerëzve nga njëri shtet në tjetrin dhe numrit në rritje të refugjatëve. Shërbimet Amerikane të inteligjencës parashikojnë që në 20 vitet e ardhshme fitoret në luftën

1 Report of the Commission on Macroeconomics and Health, Macroeconomics and Health: Investing in Health for Economic Development, Washington D.C.: World Health Organization, December 20, 2001.

1

Page 2: Globalizimi dhe kërcnimet globale - Sfidat për menaxhimin e pandemive në shekullin 21

kundër sëmundjeve ngjitëse apo vdekjeprurese si HIV\AIDS dhe Turbekulozi, të cilat po përhapen me shpejtësi do të jenë më të pakta.

Sot në botë shtetet kundër përgjigjën ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë me veprime parandaluese (si vetëdijesimi i masës së gjerë për rrezikun nga format e ndryshme të ndaj kriminalitetit ,ndërhyrje deri te kundërveprimi, etj. Rreziqet për sigurinë nuk përfshijnë vetëm ato ushtarake, por edhe jo ushtarake siç janë: rreziqet politike, ekonomike, të mjedisit apo rreziqet e shkaktuara nga njeriu dhe ato shoqërore, si konfliktet “shumicë ndaj pakicës”, tregtia e kundërligjshme, imigrimet masive, epidemitë me përmasa të gjëra etj.

3. Kërcnimi dhe perspektiva historike

Si mund të ndodhë: Përgjatë gjithë historisë, epidemitë kanë ulur në gjunjë qytetërimet. Vdekja e Zezë vrau më shumë se gjysmën e popullsisë së Europës në Mesjetë. Në vitin 1918, një epidemi gripi vrau 50 milionë njerz, afro 30% e popullsisë së botës, një impakt shumë më i madh se Lufta e Parë që sapo kish përfunduar. Për shkak të globalizimit, sëmundjet sot përhapen edhe më shpejt – Si pershembull përhapjen e shpejtë të gripit të derrave.

Përshpejtimi në rritje i proceseve të globalizimit sjellë ndryshimin e botës duke ndikuar në sferat e jetës individuale dhe kolektive dhe kanë transformuar rrënjësisht mënyrën se si komunikojmë, ushqimin që hahet dhe kushtet e jetesës dhe mjedisit . Ndikimi i kësaj ndërvarësisë globale është përcaktues edhe për shëndetin e , si rrjedhim edhe të politikave dhe strategjive kombëtare e ndërkombëtare zbatohen për një qasje të re dhe në veçanti në promovimin dhe mbrojtjen e shëndetit. Në këtë kuptim, shëndeti është bërë "global", që kur njerëzit e parë filluan të jetojnë në planet përmendim rastet e fundit që lidhen me HIV ose SARS .

4. Nevoja për veprim

Viruset dhe bakteret nuk ndalen më në kufijtë kombëtarë . Në mënyrë të ngjashme, si ndotës dhe rezultat i aktivitetit të njeriut kanë efekte në të gjithë planetin dhe jo vetëm,në vendet më përgjegjës për çlirimin e tyre në mjedis. Kjo është e mjaftueshme që të mendohet e veprohet për ndryshime në mënyrat e jetesës . Por e drejta e “Shtetësisë Globale” duhet edhe të na garantojë ruajtjen e shëndetit . Për këtë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), dhe Komiteti për Shëndetin në Kombet e Bashkuara kanë përcaktuar një grup të rregullave dhe rregulloreve për të ndaluar ose kufizuar përhapjen ndërkombëtare të sëmundjeve. Kufinjet kombëtarë nuk janë më një pengesë për përhapjen edhe të kujdesit shëndetësor dhe politikave të nevojshme në

2

Page 3: Globalizimi dhe kërcnimet globale - Sfidat për menaxhimin e pandemive në shekullin 21

shëndetësi. Për shembëll Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore kanë vënë në jetë programe strukturore dhe investime në sistemet shëndetësore dhe shërbime në mbarë botën , veçanërisht në vendet me borxhe, duke transformuar dhe rikonfiguruar modelet dhe standardet globale.

Dhuna e shkaktuar nga urrejtja etnike dhe fetare nuk është një dukuri e re . Sot ajo lidhet me lënien në hije të strukturave ekonomike tradicionale në një kohë kur tregtia globale po zgjerohet dhe ka shumë përcarje në strukturat politike ekzistuese të shkaktuara nga përhapja e teknologjive të informacionit.

5. Strategjitë për menaxhimin e këtyre kërcnimeve

Këto kërcënime ndërkombëtare shpesh duket se janë të shperndara dhe të paqarta. Duke qenë se marrëveshjet mungojnë, qeveritë po bëjnë shumë pak për tu dhënë atyre përparësi apo për të ndjekur strategji parandaluese të besueshme. Çështja është nëse komuniteti ndërkombëtar mund të përballojë marrjen e këtyre rreziqeve, duke patur prarasysh se sa pak përparësi iu dha strategjive parandaluese antiterrorizëm para sulmeve terroristë të 11 Shtatorit. Kjo nuk do të thotë se t’u japesh përparësi këtyre kërcënimeve apo të ndjekësh strategji 2 parandaluese do të jetë e lehtë.

Gjatë zbatimit të strategjive parandaluese, qeveritë do të duhet të pregatitën për rrethana vetëm teorikisht të mundshme dhe shpesh do t’u duhet të bëjnë hap të vështirë përpara se të shfaqet rreziku i vërtëtë. Ata duhet të mbledhin informacion të saktë, të besueshëm dhe ta kenë në dispozicion përpara sa t’u jepet mundësia për të vepruar. Ata duhet të fitojnë mbështetjen politike për programet e tyre dhe të sigurojnë burime qe nuk kanë gjasa të jenë të suksesshme dhe pse masat parandaluese që janë të tilla kushtojnë më pak se sa përballja me tragjeditë pasi ato të kenë ndodhur.

Edhe pse gjithmonë është mirë të bëhet një analizë e mëtëjshme, elementët kryesorë të strategjive parandaluese ndaj kërcënimeve jane mëse të qarta. Parandalimi i sulmeve kërkon standartë të reja sigurie dhe sisteme që sigurojnë paralajmërim më të hershëm si dhe strategji sulmi. Qeveritë duhet t’ua japin këtë informacion bizneseve privatë si brenda dhe jashtë vendit.

Zvogëlimi i ngrohjes globale varet nga ndryshimet që duhet të bëhen në akitvitetet njerëzore si djegia e karburantit, gazolinës dhe qymyrit. Me 1997 Protokolli i Kiotos u përqendrua në lëshimin në atmosferë të gazrave të efektit serë dhe prezantoi një strategji parandaluese të besueshme ku zotërimet që mrereshin ishin të Imponueshme dhe të detyrueshme me ligj. Përvec vëzhgimit global dhe sistemeve vepruese ,shpërndarja e ilaceve dhe barnave mjekësore atje ku ato mungojnë ,është

2 Report of the Commission on Macroeconomics and Health, Macroeconomics and Health: Investing in Health for Economic Development, Washington D.C.: World Health Organization, December 20, 2001.

3

Page 4: Globalizimi dhe kërcnimet globale - Sfidat për menaxhimin e pandemive në shekullin 21

thelbësore për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.

Parandalimi i dhunës etnike varet nga të kuptuarit e shkaqeve të saj në cdo shtet, nga krijimi i sistemeve të këshillimit në zbatimin e politikave të duhura, paralajmërimin e nje konflikti si dhe nëse është e nevojshme ndërhyrje nga jashtë. Ndërmarrja e këtyre strategjive në praktikë do të thotë që qeveritë dhe bizneset privatë të marrin masa të reja dhe të kushtueshme për sigurinë e sistemeve të tyre të informacionit. Qeverive do t’iu duhej të shtrinin rregulloret brenda vendit dhe të përballeshin me humbjet tregtare që vijnë si pasojë e reduktimit të përhapjes së toksinave të efektit serë. Atyre do t’iu duhet të gjenin burime të tjera përvec atyre që janë vënë në dispozicion në luftën ndaj sëmundjeve ngjitëse deri më tani.

Një komision mbi Makroekonominë dhe Shëndetin i mbajtur së fundmi përcaktoi se do të duhet një investim i pervitshëm prej 62 milionë dollarësh në shërbimin shëndetsor për të shpërndare mjekimet dhe shërbimet kryesore për më shumë se 2 milionë njerëz të cilët nuk i kanë këto. Kontributi që kërkohet nga vendet e pasura do të shkonte deri në gjysmën e shumës që ata po lëvrojnë në ndihmë të tyre. Qeverive do t’iu duhej të vepronin edhe para se dhuna etnike të shkaktonte vuajtje të mëdha njerëzore. Pra çështja shtrohet nëse këto kërcënime ndërkombëtare janë aq serioze sa për të ndermarrë veprime politike të vështira të cilat janë të nevojshme qe strategjitë parandaluese të bëhen të besueshme.

6. Në sfond: Shkaqe të fshehura të kërcnimeve ndërkombëtare

Fitime ekonomike të mëdha rrjedhin nga shtrirja në të gjithë botën e tregtisë nga3

mundësitë e shumta për investime të huaja të drejtpërdrejta dhe nga lëvizja me lehtësi e kapitalit nga shteti ne shtet.

Por secili nga këto aspekte të globalizimit po lind pasoja ekonomike problematike në formën e papunësisë e zemërimit që vjen si pasojë e perceptimit të pabarazisë ekonomike dhe paqendrueshmërisë financiare. Këto vështirësi ekonomike ndikojnë në shkaqet e fshehura të formave të ndryshme të aktiviteteve kriminale ndërkombëtare, në mungesë vëmendjeje ndaj sigurisë së mjedisit, shkurtime fondesh në shëndetsi dhe shërbime të tjera sociale,migracionin në shkallë të lartë dhe lëvizje të refugjatëve në një shkallë që qeveritë nuk e ndalojnë dot. Si pasojë këto krijojnë ambjentin ku shfaqen disa nga kërcënimet ndërkombëtare. Të trajtosh pasojat ekonomike problematike që sjell globalizimi është e rëndësishme jo vetëm për arsye ekonomike por edhe për arsye të sigurisë. Çrregullimet ekonomike dhe pakënaqësitë mund të trajtohen në parim, nëpërmjet arsimit, programeve të sigurimeve ndaj papunësise dhe shëndetit dhe investimeve për përmirësimin e infrastruktures fizike dhe sociale. Problemi qendron në faktin se mbështetja politike për

3 Report of the Commission on Macroeconomics and Health, Macroeconomics and Health: Investing in Health for Economic Development, Washington D.C.: World Health Organization, December 20, 2001.

4

Page 5: Globalizimi dhe kërcnimet globale - Sfidat për menaxhimin e pandemive në shekullin 21

ndërhyrje të tilla nga ana e qeverive vjen me rënie dhe programet e sigurimeve shoqërore po bëhen gjithnjë e më të vështira për tu përballuar me një ekonomi globale konkuruese dhe të integruar.

7. Konkluzion

Është më rëndësi të veqantë gjithkombëtarë si dhe ndërkombëtarë të përkrahet dhe fuqizohet globazimi kunër sëmundjeve ngjitëse të cilat prej ditës në ditë gjithnjë e më tëpër po e rrezikon shëndetin e njeriut e sidomos jo rrallë shfarosje të popullatës.

Kjo duhet përkrahur nga të gjitha shtetet e botës e sidomos nga ato vende të cilat e kanë globalizimin ekonomik të zhvilluar në shkallë të lartë.

Këto vende medeomos duhet mbështet dhe perkrah OBSH dhe komunitetin ndëkombëtarë të shëndetsisë të OKB financiarisht në luftën kundër globalizimit të sëmundjeve ngjitëse të cilat në mënyrë drastike janë duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e njëriut.

Duhet gjithsesi të luftohet ngrohja globale e cila duke shkatërruar dimëra shumë të ftohtë dhe vera tejet të nxehta favorizon ambijet mjaft të përshtatshëm për zhvillimin rapid dhe të hovshëm të bakterieve,mikrobëve dhe virusëve si shkaktarë të pamohushëm të pandemive të sëmundjeve ngjitëse.

Rekomandime

OBSH Komuniteti ndërkombëtar për shëndetësi OKB-së të jenë të lidhur me institutet kombëtare të shëndetit publik në kontinentet mbi këmbimin e informacioneve në raste të rresikut oër shfaqjen dhe përhapjen e ndonjë sëmundje ngjitëse.OBSH-ja dhe KNSH i OKB medeomos të pais i KSHP me aparaturë medicinale më të sofistikuar për dekorimin me kohë të prekurve prekurve nga ndonjë sëmundje ngjitëse anallog siç është rasti me detektimin nëpër terminale të ndryshëme të personave të cilët mbajnë armë.

OBSH-ja dhe KNSH i OKB-së duhet të mendojë për themelimin e karantinëve në kuadër të tërminaleve ,e të vetmin qëllim për izolimin aty për aty të të prekurëve të dyshimtë për ndonjë sëmundje ngjitëse.

Formimi i grupeve profesionistëve ekspertë të cilët kishin me bërë analizën dhe verifikimin e pratikantëve finale të cilët kanë me u eksportuar në vende të ndryshme të botës mallrat dhe ato të dyshimta do ti asgjësonin.

5

Page 6: Globalizimi dhe kërcnimet globale - Sfidat për menaxhimin e pandemive në shekullin 21

Literatura:

Report of the Commission on Macroeconomics and Health, Macroeconomics and Health: Investing in Health for Economic Development, Washington D.C.: World Health Organization, December 20, 2001.

6